Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave...

41
Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë (KCDP) Numri i kontratës: 2014/344-574 “Vlerësimi ligjor i legjislacionit ekzistues në fushat që ndërlidhen me Kodin Civil në aspektin e standardeve ligjore evropiane dhe praktikave më të mira: Ligji i Detyrimeve” _______________________________________________________________ ____________ Komponenti B, Aktiviteti B.3: “Të ndërmerret një vlerësim ligjor në aspektin e standardeve ligjore evropiane dhe praktikave më të mira për identifikimin mospërputhjeve dhe mangësive” (TeR, Aktiviteti 2.3) Nën-komponenti: "Ligji i Detyrimeve" Faqe 1 nga 41

Transcript of Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave...

Page 1: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Mbështetje Kodit Civil dhe të Drejtat e Pronësisë (KCDP)

Numri i kontratës: 2014/344-574

“Vlerësimi ligjor i legjislacionit ekzistues në fushat që ndërlidhen me Kodin Civil në aspektin e standardeve ligjore

evropiane dhe praktikave më të mira: Ligji i Detyrimeve”___________________________________________________________________________

Komponenti B, Aktiviteti B.3: “Të ndërmerret një vlerësim ligjor në aspektin e standardeve ligjore evropiane dhe praktikave më të mira për identifikimin

mospërputhjeve dhe mangësive” (TeR, Aktiviteti 2.3)

Nën-komponenti: "Ligji i Detyrimeve"

Prishtinë, 31 korrik 2015

Realizuar nga:

Faqe 1 nga 27

Page 2: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Përmbajtja

1. Hyrje.............................................................................................................................. 4

2. Metodologjia.................................................................................................................4

3 Historiku........................................................................................................................ 5

4 Ligji i BE-së për kontratën me konsumatorë.................................................................6

5 Qasjet në transpozim....................................................................................................7

6 Situata aktuale në Kosovë.............................................................................................7

7 Opsionet e mundshme për inkorporimin e acquis-së së BE-së....................................8

8 Vlerësimi ligjor në pikëpamjen e standardeve dhe praktikave më të mira evropiane10

9 Tabela.......................................................................................................................... 11

Faqe 2 nga 27

Page 3: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

HEQJE E PËRGJEGJËSISË

Ky raport është përgatitur nga Ekipi i Ligjit të Detyrimeve dhe Kontratave, nën udhëheqjen e Udhëheqesit të Ekipit & Ekspertit të Lijgit të Detyrimeve, Victor Chimienti. Të gjeturat, përfundimet dhe interpretimet e shprehura në këtë dokument janë vetëm të autorëve dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të konsiderohen se pasqyrojnë politikat apo qëndrimet e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Faqe 3 nga 27

Page 4: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

1. Hyrje

Ky raport është hartuar në kuadër të Aktivitetit B.3: "Të ndërmerret një vlerësim ligjor në aspektin e standardeve ligjore evropiane dhe praktikave më të mira për identifikimin mospërputhjeve dhe mangësive" (TeR, Aktiviteti 2.3), me vëmendje të veçantë në nën- komponentin e Ligjit të detyrimeve. Aktiviteti B.3 ka për qëllim të ofrojë këshilla Ministrisë së drejtësisë (MD) për harmonizimin e Ligjit të detyrimeve me standardet ligjore të BE-së dhe me praktikat më të mira evropiane.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që të fuqizohet sundimi i ligjit dhe "ta përafrojë legjislacionin vendor të Kosovës me standardet evropiane në fushën e drejtësisë dhe të drejtave të pronësisë" (shih TeR, seksioni 3.1, f. 14.). Më konkretisht, një ndër qëllimet e kësaj kontrate është edhe hartimi i Kodi gjithëpërfshirës civil "në përputhje me acquis-në e BE-së" (shih TeR, seksioni 3.2, f. 14). Neni 5.3 i TeR, ripërsëritet në f. 20 thotë se qëllimi i komponentit të Kodit Civil është që ta ndihmojë MD-në në hartimin e një Kodi gjithëpërfshirës civil "në linjë me acquis-në e BE-së" dhe praktikave më të mira evropiane.

Bazuar në gjetjet e këtij raporti dhe në raportin e kaluar nga Aktiviteti B.2, Projekti do të zbatojë logjikisht dhe materialisht Aktivitetin vijues B.4: "Të ofrohen këshilla Ministrisë së drejtësisë në thjeshtimin dhe harmonizimin e legjislacionit ekzistues lidhur me Kodin Civil" (TeR, Aktiviteti 2.4). Qëllimi përfundimtar i Aktivitetit B.4 është që të ofrohen këshilla për MD në përmirësimin teknik, modernizimin dhe harmonizimin e legjislacionit ekzistues në fushën e së drejtës së detyrimeve.

2. Metodologjia

Ky raport është hartuar nga Ekipi për Ligjin e detyrimeve (në tekstin e mëtejmë "Ekipi"), i përbërë nga dy (2) ekspertë të lartë për Ligjin e detyrimeve, përkatësisht nga Prof. Helmut Ruessmann dhe Prof. Marko Brus, si dhe dy (2) ekspertë lokalë për Ligjin e detyrimeve, përkatësisht Prof. Nerxhivane Dauti dhe z. Sefadin Blakaj, nën mbikëqyrjen e Ekspertit Kyç 1 (Udhëheqës i ekipit/ ekspert për Ligjin e detyrimeve), Dr. Victor Chimienti. Ky raport është shqyrtuar dhe rishikuar më tutje edhe nga udhëheqësi i ekipit në cilësinë e tij si Ekspert për Ligjin e detyrimeve dhe udhëheqës i komponentit për të siguruar që raporti është plotësisht në linjë me Termat e Referencës së Projektit dhe nevojat e Përfituesit.

Hapi i parë ishte kur ekipi u mblodh dhe diskutoi për aktet ligjore të BE-së në lidhje me Ligjin për detyrimet. Ekipi ishte mbledhur edhe më vonë dhe kishte diskutuar për aktet relevante ligjore të Kosovës si dhe zbatimin (e mundshëm) të acquis-së. Takimet kishin dëshmuar se kjo do të jetë punë mjaft e vështirë, sepse nuk ekziston përmbledhje gjithëpërfshirëse apo bazë e të dhënave të legjislacionit evropian në lidhje me Ligjin e

Faqe 4 nga 27

Page 5: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

detyrimeve. Ekipi kishte përdorur përmbledhje të ndryshme të profesorëve të drejtësisë (sidomos atyre gjermanë) në internet si dhe doracakun zyrtar të legjislacionit të BE-së për të identifikuar aktet relevante juridike për Ligjin për detyrime të BE-së. Në lidhje me aktet përkatëse ligjore në Kosovë, Ekipi kishte kërkuar edhe në faqet e internetit të organizatave të ndryshme vendore (sidomos të Bankës Qendrore të Kosovës). Ekziston një listë e akteve ligjore të miratuara nga Kuvendi. Kjo listë, megjithatë, nuk përmban vegëza ose referenca tek aktet nënligjore.

Ky raport është rezultat i një kombinimi të "punës në terren", si takimeve/ intervistave të bëra me homologët relevantë, si dhe “punës në zyrë”, siç është shqyrtimi dhe analiza e legjislacionit në fuqi. Ai është përgatitur si:

përmbledhje e plotë e të gjitha Direktivave dhe Rregulloreve të BE-së në lidhje me Ligjin e detyrimeve në fuqi gjatë kohës së shkrimit të raportit.

përmbledhje e plotë e gjithë legjislacionit ekzistues primar dhe sekondar në fushën përkatëse, e cila është e zbatueshme në Kosovë gjatë kohës së shkrimit të raportit.

Gjatë përgatitjes së këtij raporti, Ekipi ka përdorur një numër të mjeteve shtesë për të marrë të dhënat dhe informatat në lidhje me çështjet kryesore që prekin ligjin e detyrimeve në Kosovë, siç janë shkrimet shkencore, legjislacioni ndër-ministror dhe dokumentet për politikat të punës si dhe raportet e prodhuara nga projektet tjera dhe OJQ-të. Për qëllime të vlerësimit të përputhshmërisë së ligjit të detyrimeve në Kosovë me acquis-në e BE-së, veçanërisht të rëndësishëm janë Memorandumi shpjegues i MD-së të Projektligjit për marrëdhëniet e detyrimeve; Memorandumi shpjegues i Projektligjit për marrëdhëniet e detyrimeve përgatitur nga Programi SEAD i USAID-it; Deklarata për pajtueshmëri dhe opinioni ligjor i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorëve hartuar nga Ministria e integrimit evropian; Deklarata e pajtueshmërisë me legjislacionin e BE-së të Procedurës së ligjit për mbrojtjen e konsumatorit nxjerrë nga Ministria e integrimit evropian dhe Memorandumi shpjegues i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorëve përgatitur nga Ministria e tregtisë dhe industrisë.

Gjatë kryerjes së detyrës, Ekipi ka vazhduar të ketë kontakte të afërta dhe ka pasur ndërveprim me aktorët kryesorë që operojnë ose që kanë interes në fushën e të drejtës së detyrimeve.

Faqe 5 nga 27

Page 6: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

3 Historiku

Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve (tani e tutje: "LMD") është instrument i rëndësishëm për funksionimin efektiv të një ekonomie të lirë të tregut në Kosovë dhe nuk duhet të mbetet jashtë sferës së ndikimit të acquis-së së BE-së në fushën e të drejtës private, sidomos duke pasur parasysh se hartimi i legjislacionit dhe krijimi i politikave në Kosovë është dhe duhet të drejtohet drejt procesit të integrimit evropian.

Karta e të drejtave themelore dhe traktatet evropiane që nga Aktit Unik Evropian garantojnë nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorit në BE. Ky është gjithashtu objektiv i përgjithshëm që përcaktohet në nenin 12 të Traktatit për funksionimin e EU-së. Legjislacioni evropian për konsumatorë është i rëndësishëm në mënyrë që të tejkalohen pengesat në zhvillimin e tregut të brendshëm. Pas më shumë se 25 vjetësh të aktivitetit legjislativ në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, ligji për konsumatorët përfaqëson shumicën dërmuese të së drejtës private të BE-së , si dhe ligjin e detyrimeve në veçanti.

Ligji i BE-së për konsumatorët mund të kategorizohet në tre grupe kryesore të rregullave: (1) grupi i parë rregullon kontrollin e cilësisë së produkteve të shitura dhe shërbimeve të ofruara për konsumatorët; (2) grupi i dytë rregullon informacionin e dhënë për konsumatorët ('ligji i marketingut'); (3) grupi i tretë ka të bëjë me rregullat ligjore që rregullojnë kontratat mes shitësit (ose furnizuesit) dhe konsumatorit ('kontrata e konsumatorëve').

Përveç ligjit për konsumatorë, këtu hyjnë edhe instrumentet tjera ligjore të BE-së në lidhje me ligjin për detyrimet, duke përfshirë edhe disa direktiva tjera (p.sh. ajo kundër diskriminimit), rregulloret, dhe 'aktet jo detyruese’ si Parimet e ligjit evropian për kontrata (PECL) dhe Projekt korniza e përbashkët e referencave (DCFR). DCFR-ja (në librin e tij të dytë dhe të tretë) përfshin PECL-në në një formë pjesërisht të rishikuar (shih paragrafët 49-53)1.

4 Ligji i BE-së për kontratën me konsumatorë

Ndërhyrja e ligjvënësit të BE-së në fushën e kontratave me konsumatorë mund të jetë vertikale apo horizontale. Është 'vertikale' (ose sektoriale) kur Direktiva ka të bëjë me

1 DCFR-ja përmban shumë rregulla që rrjedhin nga PECL-ja. Këto rregulla janë miratuar me marrëveshjen urgjente të Komisionit për ligjin evropian për kontrata, grupi pasardhës i të cilit është Grupi i Studimit. Megjithatë, PECL-të nuk munden që thjesht të inkorporohen ashtu siç janë. Devijimet ishin të pashmangshme në atë pjesë për shkak të qëllimeve të ndryshme, strukturës dhe mbulimit të DCFR-së dhe pjesërisht për shkak se qëllimi i PECL-ve ka nevojë të zgjerohet në mënyrë që të përqafojnë çështjet për mbrojtjen e konsumatorit.

Faqe 6 nga 27

Page 7: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

një kontratë të veçantë ose transaksion ekonomik. Ky është rasti, për shembull, i Direktivës për të drejtat e konsumatorit (që ka të bëjë si me kontratat në distancë ashtu edhe me kontratat e negociuara larg ambienteve afariste); Direktiva për pakot e udhëtimit; Direktiva e ndarjes kohore apo Timeshare; Direktiva për kredi konsumuese; etj.

Ndërhyrja është 'horizontale' nëse Direktiva rregullon aspekte të caktuara të përgjithshme të negociatave, pavarësisht nga lloji i kontratës ose transaksionit ekonomik që lidhet. Shembujt përfshijnë Direktivën për kontratat me kushte të padrejta edhe Direktivën për vendimet gjyqësore për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.

5 Qasjet në transpozim

Direktivat e konsumatorëve kanë potencial që ndikojnë në ligjet vendore për kontratat përmes transpozimin të tyre në legjislacionin vendor. Ekzistojnë kryesisht dy modele të ndryshme të transpozimit: (a) "ndarja" e ligjit për konsumatorë nga ligji i detyrimeve përmes miratimit të një ligji gjithëpërfshirës për mbrojtjen e konsumatorit (ose edhe ligje tjera të veçanta), dhe (b) "integrimi" i ligjit për konsumatorë në kornizën ekzistuese ligjore ose ligjit të detyrimeve apo aty ku ekziston, në Kodin Civil.

Nuk ka asnjë standard evropian që duhet ndjekur në këtë drejtim, pasi shtetet anëtare të BE-së ndjekin të dy qasjet: Franca, për shembull, mban qëndrim për ndarjen ndërsa Gjermania, për shembull, mban qëndrim për integrim. Vende tjera si Italia në fillim ka ndjekur qasjen gjermane, por gradualisht ka shkuar drejt modelit francez duke miratuar akte të veçanta ligjore siç janë Dekretet legjislative dhe dekret-ligjet derisa më në fund ka braktisur krejtësisht qasjen e tillë me miratimin e Kodit gjithëpërfshirës për konsumatorë në vitin 2005, për shkak të shtimit të vështirësive teknike të përfshira në ndryshimin e shpeshtë të Kodit Civil dhe nevojës për të bashkuar dhe modernizuar kornizën ekzistuese ligjore.

6 Situata aktuale në Kosovë

Edhe pse grupi punues ndër-ministror përgjegjës për hartimin LMD-së ka përfunduar projektligjin i cili nuk ka cenuar parimet themelore të legjislacionit të BE-së 2, LMD-ja nuk inkorporon asnjë standard të BE-së lidhur me kontratat e konsumatorëve apo ligjit të detyrimeve në përgjithësi.

Shpjegimi qëndron në atë se ligji për marrëdhëniet detyrimore, verbërisht është i bazuar në kodin slloven mbi detyrimet, dhe i cili është "importuar" në sistemin ligjor të Kosovës, pa asnjë infrastrukturë shtesë ligjore duke ia siguruar përputhshmërinë me

2 Burimi: Memorandumi shpjegues, Ministria e drejtësisë së Kosovës.

Faqe 7 nga 27

Page 8: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

acquis-në e BE-së. Në fakt, ligji i detyrimeve është plotësuar dhe/ose zëvendësuar në Slloveni me një numër të ligjeve të veçanta dhe të gjithë janë në përputhje me ligjin e BE-së.

Përveç kësaj, Kosova ka ndjekur modelin slloven të transpozimit të Direktivave mbi kontratat me konsumatorë përmes miratimit të legjislacionit i cili ka kaluar pothuajse në të njëjtën kohë si LMDja, sidomos Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit (në tekstin e mëtejmë, "LMK"), i cili ka hyrë në fuqi më 06.12.2012, dhe Ligjin për shërbimet e shoqërisë informatike (në tekstin e mëtejmë: "LSHSHI"), i cili ka hyrë në fuqi më 26.04.2012. Të dy ligjet kanë inkorporuar një pjesë të madhe të acquis-së së BE-së që ka ekzistuar në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

7 Opsionet e mundshme për inkorporimin e acquis-së së BE-së

Në nivelin e ligjit primar ekzistojnë disa burime të mundshme të përshtatjes së standardeve ligjore të BE-së, të gjitha të miratuara nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2012 ose më vonë, domethënë LMD-ja, LSHSHI-a, Ligji për sistemin e pagesave (në tekstin e mëtejmë, "LSP") , Ligji nr. 04/L-176 për turizmin (në tekstin e mëtejmë: "LT") dhe LMK-ja. Madje, Kosova ka miratuar në vitin 2004 edhe Ligji kundër diskriminimit (në tekstin e mëtejmë: "LKD").

Kosova mund të vazhdojë transpozimin e direktivave që kanë të bëjnë me kontratat e konsumatorëve përmes ndryshimit ose zëvendësimit të LMK-së dhe LSHSHI-së ekzistuese. Model i tillë transpozimi është përdorur shpesh në Kosovë si dhe gjetiu në rajon dhe mund të arsyetohet me qasjen "fragmentare" të ligjvënësit të BE-së drejt miratimit të Direktivave për konsumatorin, e cila është bërë pothuajse e pamundur për ligjvënësit kombëtarë për ''ta sistemuar” në dispozitat e tyre vendore duke zbatuar Direktivat.

Kodi slloven për detyrimet është shembull i qartë në Ballkan: kodi i tillë nuk është në përputhje me acquis-në e BE-së, thjesht sepse sa herë që ligjvënësi slloven dëshiron që ta përafrojë ligjin slloven me acquis-në e BE-së, miraton një ligj të ri të veçantë. Për shembull: dispozita për kamatë-vonesën (neni 382 i LMD-së së tanishme), e cila nuk është në përputhje me standardet evropiane, është plotësuar dhe/ ose zëvendësuar në Slloveni me statut të veçantë, dmth. ligji për kamatë-vonesën, i cili ofron kamatë fleksibile në përputhje me standardet e BE-së.

Megjithatë, në aspektin e koherencës, qëndrueshmërisë dhe plotësimit të kornizës ligjore lidhur me rregullimin e kontratave, do të ishte e këshillueshme që të gjithë të kenë Ligjin për kontrata, duke përfshirë edhe rregullimin e kontratave të konsumatorëve, të kodifikuar brenda një organi të specializuar të ligjit për detyrime, i cili do të jetë pjesë e kodit të ardhshëm civil. Argumenti më i mirë në dobi të integrimit është që të gjitha (ose shumica e) dispozitave përkatëse në një instrument të vetëm

Faqe 8 nga 27

Page 9: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

(Kodi Civil) të lejojë që ligji për konsumatorin të mësohet nga studentët e universitetit, si pjesë e kurikulës së tyre të së drejtës civile dhe e drejta civile të zbatohet nga gjyqtarët civilë me vetëdije të plotë për standardet evropiane relevante ekzistuese në fushën e kontratave të konsumatorëve. Përveç kësaj, rregullat përkatëse të acquis-së së BE-së do të integrohen plotësisht dhe në mënyrë koherente në kornizën e përgjithshme rregullatore të ligjit për kontrata, që si rezultat do ta bëjë më të lehtë për praktikuesit ligjorë që të dinë rregullat e tilla dhe t'i zbatojnë ato në praktikë.

Përveç kësaj, këshillohet që për arsye të veçanta mos të ndiqet modeli slloven, i cili bazohet më shumë në modelin e ndarjes se sa në atë të integrimit. Këto përfshijnë problemet e hasura nga praktikuesit ligjorë gjatë zbatimit të Kodit të obligimeve dhe rezulton nga kompleksiteti i kornizës së përgjithshme rregullative për Ligjin e detyrimeve. Siç u vu në dukje, disa ligje të veçanta janë nxjerrë në Slloveni që mbulojnë çështje specifike3. Këto ligje nuk mund të ekzistojë në mënyrë autonome dhe të pavarur nga Kodi për detyrime, sepse nuk ofrojnë spektër gjithëpërfshirës të normave që rregullojnë të gjitha aspektet e mundshme të marrëdhënieve të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata përkatëse. Shumica e këtyre ligjeve janë miratuar me qëllim të përafrimit të sistemit ligjor slloven me acquis-në e BE-së. Ky është rasti, për shembull, i Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, Ligji për kontratat kreditore të konsumatorëve dhe Ligji për kamatë-vonesën. Përveç ligjeve të tilla ka edhe ligje tjera që nuk kanë fare të bëjnë me ligjin e BE-së (p.sh. Ligji për qiranë e lokaleve afariste, Ligjin për bujqësi, etj). Të dy llojet e ligjeve të veçanta shtojnë, ndryshojnë ose zëvendësojnë disa nga rregullat që gjenden në kodin slloven për detyrimet, ose expressis verbis (shprehimisht) ose, siç ndodh më shpesh, në formë implicite.

Rrjedhimisht, zbatimi i duhur i dispozitave të kodit slloven për detyrimet është mjaft problematik. Pas kaq shumë amendamentimeve, ky ligj paraqet enigmë organizative, gjuhësore dhe sistematike që mund të korrigjohet vetëm me ri-punim të plotë. Operatorët ligjorë duhet ta dinë nëse kontrata ose ndonjë marrëdhënie tjetër detyrimore mbulohet me ndonjë ligj i veçantë. Më pas ata duhet të zbatojnë dispozitat e veçanta të këtij ligji, në koordinim me dispozitat më të përgjithshme të Kodit mbi detyrimet. Kjo paraqet vështirësi edhe për praktikuesin ligjor e lëre më për laikun. Situata sllovene është komplikuar edhe më shumë me faktin se ka dy ligje të ndryshme për mbrojtjen e konsumatorit (fjala vjen, Ligji për mbrojtjen e konsumatorit dhe Ligji për kontratat e kredisë konsumatore). Deri më sot, nuk është bërë asnjë përpjekje për t’i bashkuar këto dy ligje në një pjesë të vetme të legjislacionit e që ka të bëjë tërësisht me mbrojtjen e konsumatorit.

Sistematika e LMD-së në Kosovë është shumë e ngjashme me ato që e karakterizojnë kodin slloven për detyrimet. Përveç LMD-së, i cili është ligji i përgjithshëm, ekzistojnë

3 Kodi slloven për detyrimet është korniza më gjenerale e ligjit për detyrimet. Dispozitat e tij “do të zbatohen tek marrëdhëniet e detyrimeve të rregulluara me akte të tjera ligjore në lidhje me çështjet që nuk rregullohen në këto akte. ” (neni 1 par. 2; ngjashëm neni 1 par. 2 LMD-së).

Faqe 9 nga 27

Page 10: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

edhe ligje të veçanta. Njëri nga këta është LMK-ja, por (sikur në Slloveni), nuk është ligji i vetëm që merret me mbrojtjen e konsumatorit. Ka edhe disa ligje tjera të veçanta, që mund të jenë të ndikuar nga ligji BE-së për mbrojtjen e konsumatorit (psh. LSHSHI-ja dhe LT-ja). Disa dispozita materiale mund të gjenden edhe në rregulloret e nxjerra nga agjenci të ndryshme si Banka Qendrore e Kosovës. Kjo do të thotë se problemet e hasura për zbatim në Kosovë duhet të jetë gati të njëjta me ato në Slloveni. Në Kosovë, megjithatë, ato janë edhe më të ashpra për shkak të mungesës së sigurisë ligjore, p.sh. nuk ka bazë të dhënave të besueshme dhe të plotë të ligjeve, rregulloreve dhe praktikës gjyqësore, ashtu që e vështirë për shfrytëzuesin e fundit të ligjit për të gjetur se cila është gjendja e saktë e çështjeve në lidhje me një çështje të caktuar ligjore.

Sistematika e LMD-së mund të përmirësohet me integrim në Kodin Civil, legjislacionin e BE-së për kontratat e konsumatorëve dhe çështjet tjera të përgjithshme që kanë të bëjnë me ligjin për detyrimet. Zhvillimet e fundit në fushën e të drejtës së konsumatorit të BE-së duket të jetë e dobishme me ndryshimin e tillë të qasjes. Edhe pse fushëveprimi e aplikimit dhe përmbajta e Direktivës së miratuar rishtazi për të drejtat e konsumatorit - e cila hyri në fuqi në qershor të vitit 2014 - janë më modeste se sa që janë paralajmëruar fillimisht si dhe zhvillimi i pjesës së përgjithshme që përmban dispozita për të gjitha llojet e kontratave (zakonisht të njohura si 'dispozita horizontale') është ende në fazën e hershme, Direktiva e re ofron bazë të mirë për zhvillimin e mëtejmë të një pjese të përgjithshme të ligjit për kontratë të konsumatorëve, dhe si e tillë do të duhej ta bënte më të lehtë sistemimin e acquis-së së BE-së në fushën e kontratave të konsumatorëve brenda Kodit Civil të Kosovës.

Se a është kjo është mënyra më e mirë për ta ndjekur është pyetje që kërkon debat të detajuar në kuadër të Komisionit qeveritar për hartimin e Kodit Civil të Kosovës. Vis attractiva (fuqia tërheqëse) e fushave specifike të ligjit (p.sh. ligji për financa, ligji për transport apo ligji për turizëm), ku ekziston legjislacioni i ndarë special, mund të ketë "kundërpeshë" me nevojën për t’i futur në Kodin Civil të gjitha rregullat përkatëse dhe në këtë mënyrë të këshillojë në fuqizimin e ligjit përkatës të BE-së për konsumatorin në ligjet e veçanta në fuqi të Kosovës. Sidoqoftë, duhet theksuar se kodifikimi që nga fillimi (ex novo) i një Kodi gjithëpërfshirës Civil hap një dritare të madhe të mundësive për sistemimin sa më madh të ligjit të BE-së për kontrata të konsumatorit në fushën më të gjerë të ligjit të detyrimeve. Komisioni për Kodin Civil duhet të vendosë në këtë çështje sa më herët që është e mundur dhe vendimi i tillë duhet të merret para se të fillojë hartimi i Kodit Civil.

Është interesante, se nisma e parë me qëllim të hartimit të Kodit Civil për Kosovën ishte ndërmarrë në vitin 2003-2004 në kuadër të projektit "Mbështetje për Zyrën e Kryeministrit" financuar nga BE, menaxhuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim dhe implementuar nga GTZ. Në atë kohë, veçse ishte propozuar që dispozitat në lidhje me kontratat e konsumatorëve (si dhe dispozita të tjera që kanë të bëjnë me acquis-në e BE-së në çështjet e së drejtës civile) nuk duhet të rregullohet veç e veç, por të

Faqe 10 nga 27

Page 11: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

integrohen në korpusin (përmbledhjen) e draftit të Kodit Civil (i cili kurrë nuk është miratuar).

8 Vlerësimi ligjor në pikëpamjen e standardeve dhe praktikave më të mira evropiane

Ekipi ka vlerësuar përputhshmërinë e LMD-së dhe legjislacionin tjetër relevant me standardet ligjore evropiane. Veçanërisht është kryer vlerësimi kundër standardeve përkatëse të përcaktuara në direktivat për konsumatorin si dhe direktivat dhe rregulloret tjera që në përgjithësi kanë të bëjnë me ligjin për detyrimet.

Ky vlerësim nuk jep ndonjë vlerësim kundër akteve jo detyruese (soft law) të BE-së p.sh. PECL dhe DCFR- sepse ligj i tillë, sipas nevojës, përdoret tashmë si "pikë referuese" në kontekstin e raportit paraprak për vlerësimin e ndikimit të legjislacionit ekzistues në fushat që ndërlidhen me Kodin Civil (TeR, Aktiviteti 2.2).

Tabela e bashkëngjitur paraqet rezultatet e vlerësimit të Ekipit dhe i shërben nevojave të Përfituesit për të identifikuar akinë (acquis communautaire) përkatëse si dhe mospërputhjet dhe mangësitë e LMD-së dhe legjislacionit tjetër në lidhje me ligjin e detyrimeve në pikëpamjen akisë së tillë, siç parashihet me Aktivitetin 2.3 të TeR së projektit. Tabela radhitë instrumentet ligjore të BE-së në kolonën e majtë dhe legjislacionin e Kosovës në lidhje me instrumentet ligjore përkatëse të BE-së në kolonën e djathtë. Në disa raste janë nxjerrë rekomandime duke pasur parasysh se rekomandimet e hollësishme do të jepen në një fazë të mëvonshme të projektit (pra, në kontekstin e zbatimit të Aktivitetit pasues 2.4 të TeR).

9 Tabela Instrumentet ligjore përkatëse të BE-së që kanë të bëjnë me ligjin e detyrimeve

Aktet ligjore përkatëse në Kosovë (nëse ka)

Jo diskriminimi dhe trajtimi i barabartë

Direktiva 2006/54/EC e Parlamentit dhe

Ligji kundër diskriminimit (“LKD”)

"Ligji Kundër Diskriminimit" i Kosovës (Ligji nr.

Faqe 11 nga 27

Page 12: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

e Këshillit Evropian e datës 5 korrik 2006 për zbatimin e parimit të mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë të meshkujve dhe femrave në çështjet e punësimit dhe profesionit (rivotim)

(OJ L 204, 26.07.2006, fq. 23-36)

Direktiva e Këshillit 2004/113/EC e datës 13 dhjetor 2004 për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë mes meshkujve dhe femrave në qasje dhe furnizim me mallrave dhe shërbime ("Direktiva gjinore") (OJ L 373, 21.12.2004, fq. 37-43) (OJ L 153, 07.06.2006, fq. 294-300)

Direktiva e Këshillit 2000/43/EC e datës 29 qershor 2000 për zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë ndërmjet personave pa marrë parasysh prejardhjen racore ose etnike

(OJ L 180, 19.07.2000, fq. 22-26)

2004/3) adreson të gjitha pyetjet e Direktivave, duke përfshirë pasojat në të drejtën civile siç janë rimbursimi i shpenzimeve dhe dëmeve.

KOMENT I PËRGJITHSHËM:Integrimi në ligjin e detyrimeve (Kodin Civil) e LKD-së nuk është vërtetë opsion, sepse pasojat për detyrimet civile ligjore (rimbursimi, dëmtimet) përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të ligjit.Mbrojtja e konsumatorit Direktiva 2011/83/EU e Parlamentit

dhe e Këshillit Evropian e datës 25 tetor 2011 për të drejtat e konsumatorëve, duke ndryshuar dhe plotësuar Direktivën e Këshillit 93/13 / EEC4 dhe Direktivën 1999/44 / EC5 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian si dhe shfuqizimi i Direktivës së Këshillit 85/577 / EEC6

Ligji për mbrojtjen e konsumatorit (“LMK”)

Ligji i Kosovës nuk ka transpozuar Direktivën 2011/83/EU ("Direktiva e të drejtave të konsumatorëve"), por të paraardhësve të saj, pra, direktivën 85/577/EEC dhe 97/7/EC. Çështje që mbulohen nga Direktivat e tilla janë adresuar pjesërisht në LMK dhe pjesërisht në LSHSHI.

4 Direktiva e Këshillit 93/13/EEC e datës 5 prill 1993 për kushtet e padrejta në kontratat e konsumatorëve (OJ L 95, 21.4.1993, fq. 29).5 Direktiva 1999/44/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 25 maj 1999 në aspektet e caktuara të shitjes së mallërave konsumuese dhe garancitë që ndërlidhen me to (OJ L 171, 7.7.1999, fq. 12).6 Direktiva e Këshillit 85/577/EEC e datës 20 dhjetor 1985 për mbrojtjen e konsumatorit në lidhje me kontratat e negocuara jashtë hapësirave afariste (OJ L 372, 31.12.1985, fq. 31).

Faqe 12 nga 27

Page 13: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

dhe Direktivës 97/7/ EC7 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian(OJ L 304, 22.11.2011, fq. 64-88)

LMK nuk është ligji gjithëpërfshirës për mbrojtjen e konsumatorit. Ai adreson çështje si kontratat për kredi konsumuese; kushtet e padrejta të kontratës konsumuese; praktikat tregtare të padrejta, mashtruese dhe agresive; reklamat krahasuese dhe mashtruese; blerja dhe shitja përmes internetit. Megjithatë, disa kontrata konsumuese janë të rregulluara me ligje tjera: për shembull, kontratat në distancë janë të rregulluara edhe me LMK-në (përcaktuar vetëm në nenet 36 dhe 37) edhe me LSHSHI (rregullat substanciale të parapara sipas neneve 29 e kështu me radhë). Shembull tjetër është kontrata e pakove të udhëtimit që rregullohen në LT.

Mangësi të tjera të LMK-së janë edhe:a) adresimi i detyrimeve të shitësit ndaj

konsumatorit pa ndonjë koordinim me LMD-në;

b) nuk është përmendur që ka kamatë për pagesat avans.

KOMENT I PËRGJITHSHËM:Direktiva e të drejtave të konsumatorit ka shfuqizuar dhe ndryshuar Direktivat e transpozuara nga ligjvënësit e Kosovës në kohën e hartimit të LMK-së dhe LSHSHI-së. Prandaj, Ligji i Kosovës duhet të ndryshohet në lidhje me kontratat në distancë dhe kontratat jashtë hapësirave afariste8. Duke pasur parasysh natyrën e 'horizontale' të kësaj Direktive, kjo mund të transpozohet lehtë në ligjin për detyrime të Kodit Civil.

Direktiva 2008/122/EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian të datës 14 janar 2009 për mbrojtjen e konsumatorëve në lidhje me aspekte të caktuara të kohës së ndarë, produkteve afatgjate për pushime, rishitje dhe kontratave të shkëmbimit(Tekst me relevancë të EEA)

Nuk ka asnjë ligj në Kosovë që adreson dhe rregullon kontratat e kohës së ndarë (timeshare) dhe kontrata tjera të ngjashme.

7 Direktiva 97/7/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të datës 20 maj 1997 për mbrojtjen e konsumatorëve sa i përket kontratave në distancë (OJ L 144, 04.06.1997, fq. 19).8Direktiva për të drejtat e konsumatorëve kërkon harmonizim të plotë dhe nuk lë hapsirë për devijime nga shtetet anëtare.

Faqe 13 nga 27

Page 14: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

(OJ L 33, 03.02.2009, fq. 10-30)

KOMENT I PËRGJITHSHËM:Kontratat e kohës së ndarë dhe kontratat tjera të ngjashme mund të rregullohen me Kodin Civil sipas ligjit të detyrimeve.

Direktiva 2008/48/EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 23 prill 2008 për marrëveshjet e kredive për konsumatorë dhe shfuqizimi i Direktivës së Këshillit 87/102 / EEC(OJ L 133, 22.5.2008, fq. 66-92)

Direktiva 2008/48/EC ("Direktiva e kredive për konsumatorë") është transpozuar në LMK. Kontratat e kredive për konsumatorë janë të rregulluara në mënyrë të veçantë në kreun e IX, nenet 38-49 të LMK-së.

Ekzistojnë megjithatë, disa mangësi.LMK nuk e përmend informatat që duhet dhënë gjatë reklamës (shih nenin 4 të Direktivës). Nuk përmendet as informata standarde evropiane për kreditë për konsumatorë të përcaktuara në Shtojcën II të Direktivës dhe të i referohet nenit 5 të Direktivës.

Duket se Kosova ka të zhvilluara rregullat e saj për kontrata të kredive për konsumatorë në bazë të një ish-direktive, dhe sipas të gjitha gjasave në bazë të Direktivës së Këshillit 87/102/EEC të datës 22 dhjetor 1986 për përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të Shteteve Anëtare në lidhje kreditë për konsumatorë (OJ L 042, 1987/12/02, fq. 48-53.

LMK kërkon disa informata të caktuara që do të jepet me shkrim, kurse Direktiva, kërkon harmonizim të plotë me nenin 22, dhe thekson e sa vijon: "Informata e tillë, në letër ose në ndonjë tjetër medium të qëndrueshëm, do të sigurohet përmes mjeteve në formën e standardit evropian për informacionin e kredisë konsumuese përcaktuar në Shtojcën II"

Për sa i përket informatave para-kontraktuese, LMK-ja nuk kërkon "identitetin dhe adresën gjeografike të kreditorit si dhe,

Faqe 14 nga 27

Page 15: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

nëse nevojitet, identitetin dhe adresën gjeografike të ndërmjetësit të përfshirë në kredi", siç kërkohet nga neni 5 (1) (b) i Direktivës.

Neni 45 par. 2 i LMK-së jep një rregull të rëndësishëm për Bankën Qendrore të Kosovës: "Mënyra e përllogaritjes së normës efektive të interesit dhe përkufizimi i elementeve të shfrytëzuara për llogaritjen e saj përcaktohen me aktet nënligjore të nxjerra nga Banka Qendrore e Republikëssë Kosovës." Ligji e BE-së nuk e ndalon këtë. Megjithatë, akti nënligjor i Bankës Qendrore duhet të jenë në përputhje me nenin 19 të Direktivës. Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një Rregullore për normën efektive të interesit dhe kërkesat e deklarimit të 29 nëntorit 2012, e cila është në përputhje me standardet e BE-së.

Madje ekziston edhe një Rregullore për normën efektive të interesit dhe Kërkesat për Deklarim të datës 29 gusht 2013 që kanë të bëjnë me institucionet mikrofinanciare, e duhet që gjithashtu të jetë në përputhje me standardet e BE-së.

Direktiva 2014/17/EU e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 4 shkurt 2014 për marrëveshjet kreditore për konsumatorët që kanë të bëjnë me pronën banesore të paluajtshme dhe ndryshimin e Direktivave 2008/48/EC dhe 2013/36/EU dhe Rregulloren (e BE-së) nr. 1093/2010Tekst me relevancë të EEA(OJ L 60, 28.2.2014, fq. 34–85)

Direktiva 2014/17 / EU ("Direktiva e kredisë me hipotekë") është transformuar plotësisht në ligjin e Kosovës me një rregullore të Bankës Qendrore të Kosovës, gjegjësisht Rregullores për kreditim me hipotekë të datës 26 Shkurt 2015, dhe ka hyrë në fuqi më 1 tetor 2015.

KOMENT I PËRGJITHSHËM:Direktiva për kredinë konsumuese dhe Direktiva për kredinë me hipotekë mund të konsiderohet si pjesë e akisë (acquis communautaire) në fushën e veprimtarisë bankare dhe shërbimeve të përgjithshme financiare. Prandaj e udhëzojmë lexuesin më poshtë tek

Faqe 15 nga 27

Page 16: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

komenti i përgjithshëm sipas seksionit për çështjet e sistemit bankar.

Direktiva 1999/44/EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 25 maj 1999 për aspektet e caktuara të shitjes së mallrave të konsumit dhe garancive që ndërlidhen me to.(OJ L 171, 1999/07/07, fq. 12-16)

Direktiva 1999/44/EC përcakton mjetet juridike të blerësve në kontratat e konsumatorëve dhe jep dispozita të hollësishme se si dhe në cilat afate kohore mund të përdoren këto mjete. Kjo nuk është pasqyruar në LMD. LMK-ja përmban vetëm një dispozitë (sipas gjitha gjasave) në lidhje me këtë Direktivë, domethënë neni 5 (Obligimet e shitësit)9.

Ky nen, megjithatë, nuk e plotëson atë që konsumatori pret nga Direktiva. Mjetet juridike nuk janë të rregulluara qartë dhe kuptueshëm. Shprehjet kryesore për konformitet dhe jo-konformitet nuk janë definuar10.

Përveç kësaj, afatet kohore për zbatimin e të drejtave dhe mjeteve juridike (2 vjet) dhe njoftimin e të metave (2 muaj) nuk janë të rregulluara. Si rrjedhojë, afatet kohore të LMD-së aplikohen kështu: 1 vit nga njoftimi për ushtrimin e të drejtave të blerësit dhe mjeteve juridike (neni 483 i LMD-së) dhe 8 ditë për njoftimin (nenet 464 dhe 465 LMD-

9“1. Shitësi duhet të përmbushë detyrimet ndaj konsumatorit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, ligjeve dhe akteve tjera nënligjore.2. Shitësi, me kërkesë të konsumatorit pas konstatimit për të metat e mallit është i detyruar të ndërrojë me mall ose të i'a kthejë paratë e paguara për mall ose me pëlqimin e konsumatorit, ta ulë çmimin e mallit për të kompensuar mangësitë dhe defektet e mallit.3. Shitësi për shkak të mangësive në shërbimet e ofruara, me kërkesë të konsumatorit, është i obliguar të i’a kthejë shumën e paguar për shërbimin, për të eliminuar mangësitë në shërbimet e ofruara, ose ta ulë çmimin sipas maarrëveshjes me konsumatorin.4. Konsumatori në pajtim me paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni, mund të kërkojë kthimin e shumës së paguar vetëm nëse shitësit u ka dhënë afat i arsyeshëm për të i eliminuar defektet e mallit apo të shërbimit ashtu që të përmbushet kontrata.5. Në rast të kontestit ligjor dhe jo-ligjor, të metat e mallit ose shërbimit të ofruar certifikohen me dëshminë nga ekspertët gjyqësorë ose me ndihmën e vlerësuesit të certifikuar. Shpenzimet e ekspertizës do të mbulohen nga konsumatori ose shitësi, varësisht nga rezultati i ekspertizës.6. Nëse gjatë periudhës së garancisë shitësi nuk mund të riparojë mallin dëmtuar për të cilën ai ka dhënë garanci, atëherë është i detyruar të i'a japë konsumatorit një mall të ngjashëm ose të i'a kthejë paratë me kompensim. "10Definicionet mund të gjenden në Direktivë.

Faqe 16 nga 27

Page 17: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

së). Kjo qartë shkel standardet e BE-së për konsumatorin.

Gjithashtu mungon supozimi për jo-konformitet në kohën e dorëzimit të mallrave nëse defekti është zbuluar brenda 6 muajve të dorëzimit (shih nenin 5 (3) të Direktivës).

KOMENT I PËRGJITHSHËM:Është e këshillueshme që të transpozohet Direktiva 1999/44/EC në ligjin e detyrimeve të Kodit Civil dhe të hiqet çdo dispozitë për zbatim të pjesërishëm të saj nga LMK-ja.

Direktivën 98/6/EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian të datës 16 shkurt 1998 për mbrojtjen e konsumatorit në treguesin e çmimeve të produkteve të ofruara për konsumatorët(L 80, 18.03.1998 OJ, fq. 27-31)

Kjo Direktivë ("Direktiva për treguesin e çmimit") në të vërtetë nuk ka të bëjë me ligjin e detyrimeve. Është më tepër si pjesë e së drejtës publike që rregullon bizneset e afaristëve. Duket se është zbatuar nga LMK-ja në nenet 9 dhe 10.

KOMENT I PËRGJITHSHËM:Nuk ka nevojë për të futur Direktivën për treguesin e çmimi në Kodin Civil (ligjin e detyrimeve).

Direktiva e Këshillit 93/13/EEC e datës 5 prill 1993 për kushtet e padrejta në kontratat konsumuese(L 95, 21.04.1993 OJ, fq. 29-34)

Direktiva 93/13/ECC ("Direktiva për kushtet e padrejta në kontratë") adreson pyetjet dhe çështjet që i përkasin ligjit për detyrime. Kjo është zbatuar në Kapitullin X të LMK-së (neni 50 dhe 51).Megjithatë, neni 50 par. 6 dhe neni 51 inkorporojnë dispozita pothuajse identike, ndoshta edhe me pasoja të ndryshme ligjore. Lista treguese dhe jo e plotë e kushteve që mund të konsiderohen si të padrejta (shih Aneksin e Direktivës) është riprodhuar me një formulim tjetër të fjalëve në të dy nenet.

Në veçanti, neni 50 par. 6 i definon kushtet e tilla si "kushte të padrejta në kontrata" (nëse kanë të bëjnë me të drejtat e tregtarit), ndërsa neni 51 i referohet titullit të saj në kushte të njëjta duke theksuar se ato "mund të konsiderohen si të padrejta". Kjo duplikim është i panevojshëm dhe duhet të hiqet.

Faqe 17 nga 27

Page 18: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

KOMENT I PËRGJITHSHËM:Ne do të këshillojë transpozimin e Direktivës për kushtet e padrejta të kontratës në ligjin e detyrimeve të Kodit Civil dhe heqjen e çdo dispozite që implementohet nga LMK-ja. Direktiva e Këshillit 90/314 / EEC të

datës 13 qershor 1990 për pakon e udhëtimeve, pakon e pushimeve dhe pakon turistike(OJ L 158, 23.06.1990, f. 59-64)

LMD përmban dispozita për pakot e udhëtimit (dmth nenet 880-905 LMD lidhur me kontratën për udhëtimin e organizuar). Dispozitat për pakon e udhëtimit në LMD, megjithatë, nuk japin siguri ndaj paaftësisë paguese të organizatorit të udhëtimit që kërkohet me nenin 7 të Direktivës 90/314/EEC ("Direktiva për pakon e udhëtimit").

Përveç kësaj, LT-ja rregullon kontratën e pakos së udhëtimit pavarësisht nga dispozitat pothuajse identike në ligjin LMD. Ky ligj me sa duket ndikohet nga Direktiva e pakos së udhëtimit. Megjithatë, përsëri nuk ka asgjë në këtë ligj duke reflektuar nenin 7 të Direktivës: "Organizatori dhe/ose pala shitëse në kontratë do të sigurojnë dëshmi të mjaftueshme për sigurinë e kthimit të hollave të paguara dhe për riatdhesimin e konsumatorit në rast të paaftësisë paguese" Ligji i BE-së kërkon siguri të efektshme, qoftë me sigurim apo garanci bankare11.Më 28 maj 2015, Këshilli i BE-së ka mbështetur Direktivën e re për pakon e udhëtimit për ta azhurnuar me renditjen e tregut të udhëtimeve që të plotësojnë nevojat e konsumatorëve dhe bizneseve në epokën digjitale. Rregullat do ta zgjasin mbrojtjen e Direktivës 25-vjeçare të pakos së udhëtimit për të mbuluar jo vetëm pakot tradicionale të udhëtimit, por edhe forma të tjera të udhëtimit të kombinuar si shitjet online të pushimeve, p.sh. një kombinim i vetëzgjedhur nga një faqe interneti të një kompanie ajrore plus hoteli apo marrja e makinave me qira

11 Neni 20 par. 1 i Ligjit për shërbime turistike ka siguruar që agjencia turistike, për çdo pako aranzhimi, "kërkohet të sigurojë garancion bankar për zhdëmtimin e udhëtarëve për: 1.1. shpenzimet e bëra, në rast se agjencia turistike nuk arrin të sigurojë shërbimet e kontraktuara; 1.2. dëmet që rezultojnë nga mospërmbushjes së programit në tërësi, në përputhje me llojin, sasinë, cilësinë dhe metodat e parashikuara në program; ... ". Megjithatë, ky ligj u shfuqizua nga LT-ja në vitin 2013.

Faqe 18 nga 27

Page 19: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

(njohur si shitja në internet "përmes klikut,'aranzhmanet që kanë të bëjnë me udhëtim', etj 12 .Teksti do të kalojë një kontroll ligjor-linguist para se Këshilli formalisht ta miratojë. Ajo duhet të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së para përfundimit të vitit 2015.

KOMENT I PËRGJITHSHËM:Është diskutabile nëse dispozitat përkatëse të LMD-së, nëse dhe kur të kodifikohen në kuadër të Kodit Civil, duhet të sillen në një linjë me Direktivën e vjetër të pakos së udhëtimit ose me Direktivën e re të pakos së udhëtimit (sapo të hyjë në fuqi).

I gjithë spektri i dispozitave në LMD për kontratat e udhëtimit (=kontratat e udhëtimit të organizuar, kontratat e agjencisë së udhëtimit dhe kontratat e vendosjes në hotel) (nenet 880-917), mund të fshihet për ta modernizuar LMD-në dhe për të iu shmangur dyfishimit me LT-në. Në këtë skenar, standardet e BE të zbatueshme për lloje të tilla të kontratave do të duhej më mirë të futen në LT sesa në Kodin Civil (ligjin e detyrimeve).

Shoqëria Informative (e-biznesi dhe nënshkrimet digjitale)

Direktiva 2000/31/EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 8 qershor 2000 për disa aspekte ligjore të shërbimeve të shoqërisë informative, në veçanti, biznesi elektronik në tregun e brendshëm ("Direktiva për biznesin elektronik")(OJ L 178, 17.07.2000, fq. 1-16)

Direktiva 1999/93/EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 13 dhjetor 1999 për kornizën e komunitetit për nënshkrimet elektronike(L 13, 19.01.2000 OJ, fq. 12-20)

Ligji për shërbimet e shoqërisë informatike (“LSHSHI”)

LSHSHI dhe LMK duket se janë hartuar nga grupe të ndryshme pa komunikuar njëri me tjetrin. Dikush mund të gjejë dispozita të mbivendosura (ku të dyja adresojnë kontratat në distancë dhe kontratat e internetit), ka mungesë dispozitash (për shembull, në detyrat e informacionit para-kontraktuese në lidhje me kontratat e veçanta), dhe një përzierje e dispozitave të ligjit publik me dispozitat e ligjit privat të cilat për hir të qartësisë duhet të jenë të rregulluar në ligje të veçanta (infrastruktura për nënshkrimet elektronike, vendosjen dhe kompetencat e organizatave mbikëqyrëse, nga njëra anë, dhe

12 Rregullat ekzistuese mbulojnë konsumatorët të cilët kanë rezervuar udhëtimin 'paketë' (e që është, ofertë gjithë-përfshirëse të kombinuar të paktën me dy nga elementet e mëposhtme - transportin, akomodimin dhe shërbime të tjera të tilla si turne vizitash). Megjithatë, me paraqitjen e internetit, konsumatorët gjithnjë e më shumë janë duke përdorur tregtarët online për të rezervuar pushimet dhe shumë rezervime të tilla nuk bien në përkufizimin e pakos, siç përcaktohet në Direktivë. Pasi që këto rezervime janë vlerësuar se janë rreth 118.000.000 udhëtime në vit, BE-ja ka marrë masa për të siguruar që konsumatorët të kenë mbrojtje shtesë, të ngjashme me ato që u ofrohen udhëtarëve për pako udhëtimi.

Faqe 19 nga 27

Page 20: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

pasojat ligjore për palët kontraktuese dhe detyrimet e dokumentacionit, në anën tjetër).

Sa i përket ligjit të detyrimeve, LSHSHI trajton çështjet si në vijim: Kërkesat për formularë dhe zëvendësimi i

shkrimit dhe nënshkrimit në formë elektronike;

Koha dhe vendi i dërgimit dhe marrjes së mesazheve të të dhënave;

Kontratat e lidhura me mjete elektronike; Transporti i mallrave (marrëdhënia me

LMD e paqartë); Përgjegjësia e ofruesve ndërmjetësues të

shërbimeve; Kontratat në distancë (në përputhje me

Direktivën e shfuqizuar, por jo edhe me Direktivën në shfuqizim);

Faturimi elektronik; Pagesat elektronike (sidomos kartat e

kreditit); Nënshkrimet elektronike dhe kërkesat me

shkrim.

Ideja udhëzuese duket se ka qenë për të trajtuar të gjitha pyetjet në lidhje me teknikat moderne të komunikimit dhe dokumentacionit në një ligj pavarësisht natyrës "sistematike" të çështjeve të përfshira (çështjet teknike të zbatimit të nënshkrimeve digjitale, çështjen e së drejtës publike të krijimit të organeve mbikëqyrëse, çështjet e së drejtës publike në faturimin elektronik, çështje e së drejtës private dhe publike të dokumentacionit elektronik si dhe çështjen e së drejtës private të kontratave në distancë, kërkesat për formularë dhe kërkesat për nënshkrim).

Kjo ide duhet të largohet dhe çështjet të ndahen sipas natyrës së tyre sistematike.

KOMENT I PËRGJITHSHËM:

Faqe 20 nga 27

Page 21: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Siç është cekur tashmë në Raportin e vlerësimit të ndikimit (shih seksionin 3.3.3), dispozita të caktuara për formimin e kontratës dhe kërkesat formale (kapitujt III, VI dhe VII të LSHSHI-së) duhet të zhvendosen në pjesën e ligjit të detyrimeve të Kodit Civil.

Ngjashëm, dispozitat për kontratat në distancë (kapitulli IX) duhet të zhvendoset ose tek ligji i detyrimeve të Kodit Civil ose tek ligji për mbrojtjen e konsumatorit, varësisht se cila qasje zgjidhet eventualisht, dmth integrimin ose ndarjen e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Aktivitetet bankare

Direktiva 2008/48/EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 23 Prill 2008 për marrëveshjet e kredisë për konsumatorët dhe shfuqizimi i Direktivës së Këshillit 87/102/EEC(OJ L 133, 22.05.2008, fq. 66–92)

Direktiva 2002/65/EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 23 shtator 2002 në lidhje me marketingun në distancë të shërbimeve financiare të konsumatorit dhe ndryshimi i Direktivës së Këshillit 90/619/EEC dhe Direktivës 97/7/EC si dhe 98/27/EC(OJ L 271, 09.10.2002, fq. 16–24)

Direktiva 2014/17/EU e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 4 shkurt 2014 për marrëveshjet e kredisë për konsumatorët që kanë të bëjnë me pronën banesore të paluajtshme dhe ndryshimin e Direktivave 2008/48/EC dhe 2013/36/EU dhe Rregulloren (e BE-së) nr. 1093/2010Tekst me relevancë të EEA(OJ L 60, 28.02.2014, fq. 34–85)

Direktiva 2007/64/EC e Parlamentit dhe

LMK / Rregulloret e Bankës Qendrore /LMD

Në transpozimin e Direktivës 2008/48/EC ("Direktiva e kredisë konsumuese"), shih komentin tonë më lart në seksionin "Mbrojtja e konsumatorit" të kësaj tabele.

Edhe pse LMK-ja ka transpozuar me të madhe kërkesat e Direktivës 2002/65/EC ("Direktiva për marketingun në distancë")13, mund të vërehen mangësi të caktuara. Për shembull, Kreu IX i LMK-së vetëm e parasheh "kontratën e kredisë konsumuese” si mjet për shërbime financiare14. Më e rëndësishmja është se, kontratat në distancë janë të rregulluara si lloj i veçantë i kontratës (kapitulli VIII) dhe jo si modalitet për lidhje duke e zbatuar për kontrata të ndryshme, duke përfshirë edhe kontratat financiare. Përveç kësaj, Kapitulli IX nuk parasheh në mënyrë eksplicite lidhjen e kontratave të kredisë konsumuese në distancë. Si argument përforcues që kontratat e kredisë konsumuese nuk mund të lidhën në distancë mund të citohet neni 41 paragrafi 1 të LMK-së: "Kontratat e kredisë që përbëjnë objektin e këtij kreu të këtij ligji bëhen në të gjitha rastet, me shkrim dhe një kopje të kontratës të nënshkruar nga palët i jepet personalisht konsumatorit në momentin kur e lidhjes së kontratës".

13 Sipas Deklaratës për përputhshmërinë e Projektligjit të LPK-së me acquis-në e BE-së (26 prill 2012), në procesin e harmonizimit të Ministrisë së e Integrimit Evropian (MIE) është marrë parasysh, ndër të tjera, edhe Direktiva për marketingun në largësi.14  Neni 38 i LPK përcakton kontratën e kredisë konsumatore si: "... çdo kontratë, ku kredi dhënësi i jep ose premton t’i japë një konsumatori një kredi, në formën e një pagese të shtyrë apo të afatizuar, huadhënie ose marrëveshje tjetër të ngjashme financiare ".

Faqe 21 nga 27

Page 22: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

e Këshillit Evropian e 13 nëntorit 2007 për shërbimet e pagesave në tregun e brendshëm duke ndryshuar Direktivat 97/7/EC, 2002/65/EC, 2005/60/EC dhe 2006/48/EC dhe shfuqizon Direktivën 97/5/EC(Teksti me relevancë të EEA)(OJ L 319, 05.12.2007, fq. 1–36)

Direktiva 2014/92/EU e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 23 korrik 2014 për krahasueshmërinë e taksave që lidhen me llogaritë e pagesave, ndërrimin e llogarisë së pagesave dhe qasje në llogaritë e pagesave me vetitë themeloreTeksti me relevancë të EEA(OJ L 257, 28.08.2014,fq. 214–246)

Për transpozimin e Direktivës 2014/17/EU ("Direktiva për kreditë me hipotekë"), shih komentin tonë më lart nën seksionin "Mbrojtja e konsumatorit" në këtë tabelë.

Transferi i parave nuk është i rregulluar me LMD-në. Ligji nr. 04/L-155 për sistemin e pagesave që nga 3 maji 2013 rregullon shërbimet financiare jashtë LMD-së. Ky ligj është në përputhje me standardet e BE.

Më 23.07.2014 BE-ja ka miratuar Direktivën 2014/92/EU për krahasueshmërinë e taksave që ndërlidhen me llogaritë e pagesave, ndërrimin e llogarisë së pagesave dhe qasje në llogaritë e pagesave me vetitë themelore ("Direktiva për llogaritë e pagesës"). Kjo direktivë është hap i madh drejt një tregu të vërtetë të vetëm për shërbime financiare të shitjes me pakicë duke sjellë përfitime të shumta për qytetarët e BE-së. Me sigurimin e së drejtës për llogari me bazë pagese pavarësisht vendqëndrimit të qytetarit apo gjendjes financiare, janë hequr pengesat me të cilat janë përballeshin shumë njerëz, në qasjen e shërbimeve themelore bankare në të gjithë kufijtë. Direktiva gjithashtu ndjeshëm përmirëson transparencën e tarifave të llogarive bankare dhe e bën më të lehtë ndërrimin e llogarisë nga njëra bankë në tjetrën15.

Sigurimi

Direktiva 2002/83/EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 5 nëntor 2002 në lidhje me sigurimin e jetës(OJ L 345, 19.12.2002, fq. 1-51)

Direktiva 2002/92/EC e Parlamentit dhe e

LMD

Kapitulli 4 i kësaj Direktive (nenet 32 e kështu me radhë) parasheh rregulla të caktuara në të drejtën e kontratës, përfshirë rregullat që kanë të bëjnë me kushtet e sigurimit dhe shkallët e primeve, periudhës së anulimit dhe informacioni për policë-mbajtësit. Nuk duket

15 Sipas nenit 18 të Direktivës për llogaritë e pagesave, e cila hyri në fuqi më 18 shtator 2014, Shtetet Anëtare do të ketë dy vjet për të zbatuar këtë të fundit në legjislacionin e tyre vendor.

Faqe 22 nga 27

Page 23: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

Këshillit Evropian të datës 9 dhjetor 2002 për ndërmjetësimin në sigurime(OJ L 9, 15.1.2003, fq. 3–10)

Direktiva 2009/138/EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 25 nëntor 2009 në të hyrat dhe ndjekjen e biznesit në sigurime dhe risigurime (Aftësi pagimi II)(Teksti me relavancë të EEA)(OJ L 335, 17.12.2009, fq. 1-155)

Direktiva 2002/65/EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 23 shtator 2002 në lidhje me marketingun në distancë të shërbimeve financiare të konsumatorit dhe amendamentin Direktivën e Këshillit 90/619/EEC dhe Direktivat 97/7/EC dhe 98/27/EC(OJ L 271, 09.10.2002, fq. 16-24)

të jetë asnjë ligj në Kosovë që zbaton Direktivën 2002/83/EC.

Rregullorja e kontratave të sigurimit në LMD nuk përmban asnjë standard evropian për ndërmjetësimin në sigurime të përcaktuar në Direktivën 2002/92/EC ("Direktiva për ndërmjetësimin në sigurime"). Megjithatë, ekziston një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës për ndërmjetësuesit në sigurime (i cili është në dispozicion vetëm në gjuhën shqipe). Direktiva për ndërmjetësimin në sigurime është transpozuar vetëm pjesërisht në këtë rregullore BQK-së16.Rregullorja e kontratave të sigurimit në LMD gjithashtu nuk përmban dispozita mbi detyrat e informacionit siç përshkruhet në Direktivën 2009/138/EC.

Në transpozimin e Direktivës për marketingun në distancë, shih komentin tonë më lart nën seksionin "Veprimtaria bankare" të kësaj tabele.

KOMENT I PËRGJITHSHËM:

Pyetja shtrohet nëse kontratat që kanë të bëjnë me shërbime financiare17 (aktivitete bankare, sigurim, etj) duhet të rregullohen në ligjin e detyrimeve të Kodit Civil.

Rregullimi i këtij lloji të kontratave në Kodin e ardhshëm Civil do të shmang fragmentimin e kornizës që ka të bëjë me të drejtën kontraktuale. Megjithatë, kontratat e tilla kërkojnë sasi të madhe të dispozitave të larta teknike të cilat mund ta shpijnë Kodin Civil në dimensione të papërshtatshme për nevojat praktike.

Nga ana tjetër, kjo duket e arsyeshme për t’i lënë çështjet e së drejtës kontraktuale lidhur me shërbimet financiare të qeveriset nga ligje të posaçme për aktivitetet bankare dhe 16 Kriteret që duhet të përmbushen nga ndërmjetësit dhe brokerët për qëllime të regjistrimit janë shpjeguar edhe në Rregulloren e Bankës Qendrore, e cila plotëson standardet e Direktivës. Megjithatë, rregullorja e BQK-së nuk përfshijnë kërkesat e nenit 4 (4), nenit 10, nenit 11, nenit 12 dhe nenit 13 të Direktivës. Bile, kërkesën për mbulimin e përgjegjësisë së sigurimit të parashikuar për ndërmjetësues është shumë më e ulët në Rregulloren e BQK –së (deri në 500.000 euro), ndërsa Direktiva kërkon një shumë deri në 1,500,000 euro.17 Neni 3 i Direktivës thotë kështu:."(B) 'shërbim financiar" nënkupton çdo shërbim i natyrës bankare, kredi, sigurim, pension personal, investim apo pagesë; "(nënvizimi është shtuar)

Faqe 23 nga 27

Page 24: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

çështje të sigurimeve. Kjo gjithashtu do të sigurojë një qasje më gjithëpërfshirëse për çështje të tilla dhe rregullimin detal të çështjeve kontraktuale. Kjo gjithashtu do të thotë se përafrimi me standardet e BE (veçanërisht ato që kanë të bëjnë me konsumatorë) ekzistues në fushën e veprimtarisë bankare dhe të drejtës për kontratë sigurimi nuk duhet të realizohet me LMD, por me legjislacion të veçantë për veprimtaritë bankare dhe çështjet e sigurimit.18

Qasja e tretë qëndron diku në mes të dy të parave. Kjo do të përbëhet në rregullimin e kontratave financiare në Kodin Civil, por jo edhe në thelb (i cili do të rregullohet nga legjislacioni i veçantë), por vetëm nga pikëpamja e mbrojtjes së konsumatorit.

Komisioni për hartimin e Kodit Civil të Kosovës do të duhej të vendosë se cilat qasje duhet ndjekur, duke pasur parasysh se inkorporimi i kontratave për aktivitete bankare dhe të sigurimit në Kodin Civil mund të kërkojë ekspertizë shtesë në këto fusha shumë të veçanta të së drejtës private (për biznes).

Reklamat dhe informatat. Praktikat e padrejta tregtare

Direktiva 2005/29/EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe ndryshon Direktivën e Këshillit 84/450/EEC, Direktivat 97/7/ EC, 98/27/EC dhe 2002/65/EC të Parlamentit dhe e Këshillit Evropian si dhe Rregulloren (EC) nr. 2006/2004 e Parlamentit dhe Këshillit Evropian ("Direktiva për praktikat e padrejta tregtare")(Teksti me relevancë të EEA)(OJ L 149, 11.06.2005, fq. 22-39)

Direktiva 2006/114/EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 12 dhjetorit

LMK / Ligji për tregtinë e brendshme

I zbatuar në LMK, në kapitujt XI-XIII.Integrimi në ligjin e detyrimeve të Kodit Civil nuk është i nevojshëm pasi që dispozitat e kësaj direktive zbatohen tek praktikat komerciale të cilat kryhen para negociatave dhe lidhjes së kontratës. Përveç kësaj, praktikat e padrejta tregtare janë të rregulluara tashmë në Kosovë me ligjin nr. 2004/18 për tregtinë e brendshme (16.06.2004), i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04 / L-005 (23.06.2011).

Direktiva 2006/114/EC ("Direktiva për reklamim çorientues dhe krahasues") zbatohet në LMK, kapitulli XIV. Integrimi në ligjin e detyrimeve të Kodit Civil nuk është i duhur për shkak se kjo Direktivë e rregullon

18 Këto standarde përfshijnë obligimet për informim të vendosura tek siguruesi dhe tërheqjes së të drejtave të dhëna për policë-mbajtësit nga Direktiva për marketing në distancë (2002/65/EC) dhe Direktiva për sigurimin e jetës (2002/83/EC). Janë paraparë edhe standarde tjera në dispozitat që kanë të bëjnë me sigurimin të Direktivës Gjinore (2004/113/EC), Direktivës për kushtet e padrejta të kontratës (93/13/EEC), si dhe Direktivës për vendime gjyqësore (98/27/EC). Të gjitha standardet e lart-përmendura i ofrojnë konsumatorit nivel të lartë të mbrojtjes ose, thënë më saktë, mbrojtjen e policë- mbajtësit.

Faqe 24 nga 27

Page 25: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

2006 në lidhje me reklamat çorientuese dhe krahasuese (version i kodifikuar) (Tekst me relevancë të EEA)(OJ L 376, 27.12.2006, fq. 21-27)

Direktiva 2004/39/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të datës 21 prill 2004 për tregjet në instrumentet financiare duke ndryshuar Direktivat të Këshillit 85/611/EEC dhe 93/6/EEC dhe Direktivën 2000/12/EC të Parlamentit dhe Këshillit Evropian dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit 93/22/EEC(OJ L 145, 30.04.2004, fq. 1–44)

tregtinë e padrejtë. Në veçanti, ofron nivel të thjeshtë minimal të mbrojtjes kundër reklamave çorientuese për tregtarët dhe rregullon reklamat krahasuese.

Kjo Direktivë i drejtohet kompanive për investime. Vetëm një pjesë të vogël ka të bëjë me marrëdhëniet në mes klientit dhe kompanive për investime. Kjo është kontratë e veçantë e cila nuk ka nevojë të rregullohet në Kodin Civil.

KOMENT I PËRGJITHSHËM:Asnjë nga direktivat e mësipërme të përmendura nuk duhet të transpozohen në ligjin e detyrimeve të Kodit Civil për arsyet e shpjeguara më lart.Pagesat e vonuara dhe kamatë-vonesa

Direktiva 2011/7/EU e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian të datës 16 shkurt 2011 për luftimin pagesës me vonesë në transaksionet komercialeTeksti me relavancë EEA(OJ L 48, 23.02.2011, fq. 1–10)

LMD

Kodi Civil do të ishte vendi i duhur për rregullimin e mospagesës së borxhit dhe kamatë-vonesës në pajtim me ligjin e BE-së, pavarësisht se si dhe ku duhet rregulluar çështjet për mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë (modeli i integrimit ose ndarjes).

KOMENT I PËRGJITHSHËM:Është e këshillueshme që të ndërrohen rregullat në LMD për kamatë vonesë në kuadër të Kodit Civil (ligji i detyrimeve), në pajtim me propozimin e Komisionit për një Rregullore për Ligjin Shitjeve të Përbashkëta Evropiane, nenet 166-171, i cili plotëson standardet e acquis communautaire.

Përgjegjësia për produkt

Direktiva e Këshillit 85/374 / EEC e datës 25 korrik 1985 mbi përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të Shteteve Anëtare sa i përket përgjegjësisë për produkte me defekt.(OJ L 210, 07.08.1985, fq. 29–33)

LMD

Përgjegjësia për produkt është trajtuar dobët në nenin 160 të LMD-së. LMK-ja nuk i rregullon çështjet që lidhen me përgjegjësinë për produkt19. Megjithatë, vetëm një nen nuk mjafton për të përmbushur standardet e Direktivës 85/374/EEC ("Direktiva për përgjegjësinë e produktit"). Importuesit e

19 Sllovenia ka rregulluar çështjen e përgjegjësisë për produktin sipas Direktivës në aktin e saj për mbrojtjen e konsumatorit.

Faqe 25 nga 27

Page 26: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

mallrave, për shembull, nuk janë adresuar.

KOMENT I PËRGJITHSHËM:Neni 160 i LMD-së, kur kodifikohet në kuadër të Kodit Civil (ligji i detyrimeve), mund të ndryshohet në përputhje me Direktivën për përgjegjësinë e produktit. Përndryshe, kjo Direktivë mund të zbatohet në kuadër të LMK-së.

Agjentët tregtarë

Direktiva e Këshillit 86/653 / EEC e 18 dhjetorit 1986 për koordinimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në lidhje me agjentët e vetë-punësuar tregtarë(OJ L 382, 31.12.1986, fq. 17–21)

LMD

Rregullat përkatëse në LMD, sidomos nenet 804-833 të LMD-së, duket të jenë në përputhje me ligjin e BE-së.

KOMENT I PËRGJITHSHËM:Nuk ka nevojë për ndërhyrje.

Transporti 20

Rregullorja (e BE-së) nr. 181/2011 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 16 shkurt 2011 lidhur me të drejtat e udhëtarëve në autobus dhe transportit me karrocë dhe ndryshimi i Rregullores (EC) nr. 2006/2004Teksti me relevancë EEA(L 55, 2011/02/28 OJ, fq. 1-12)

Rregullorja (e KE-së) nr. 1371/2007 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 23 tetor 2007 për të drejtat dhe

Ligji për aviacionin civil dhe ligji për hekurudhat e Kosovës

Kosova ka inkorporuar disa nga rregulloret e BE-së për transportin e personave në Ligjin për aviacionin civil (Ligji nr. 03/L-051) - me anë të një reference të drejtpërdrejtë (pavarësisht faktit se rregulloret në mënyrë të qartë nuk janë në dispozicion në gjuhën shqipe!) - dhe në Ligjin për hekurudhat e Kosovës (Ligji nr. 04/ L-063), përmes miratimit të akteve nënligjore të nxjerra në bazë të acquis-së së BE-së. Mjete tjera të transportit duket se nuk mund të rregullohen.

20  Veprimi i BE-së në fushën e transportit të personave, ndër të tjera, ka për qëllim të sigurojë nivel të lartë të mbrojtjes së udhëtarëve që udhëtojnë me autobusë ose karroca si edhe udhëtarët me vagona treni, kudo që udhëtojnë. Pasi që udhëtari është pala e dobët në kontratën për transport, të drejtat e udhëtarëve në këtë drejtim janë të mbrojtura. Mohimi, anulimi apo vonesa gjatë fluturimeve shkaktojë probleme serioze dhe shqetësim për udhëtarët. Prandaj, BE-ja ka ngritur standardet e mbrojtjes për të fuqizuar të drejtat e udhëtarëve që udhëtojnë me aeroplan. Madje, tregu i vetëm për fluturime ajrore duhet të jetë në dobi të qytetarëve në përgjithësi. Tutje, personat me aftësi të kufizuara dhe personave me lëvizshmëri të reduktuar kenë të njëjtat të drejta si gjithë qytetarët tjerë në lëvizjen e lirë, lirinë e zgjedhjes dhe mosdiskriminimit. Si rrjedhojë, personat me aftësi të kufizuara dhe personave me lëvizshmëri të reduktuar duhet tu jepet mundësi më të mëdha në udhëtimit me aeroplan krahasuar me qytetarët tjerë.

Faqe 26 nga 27

Page 27: Hyrje · Web viewe Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 majit 2005 sa i përket praktikave të padrejta tregtare në relacionin biznes-konsumator në tregun e brendshëm dhe

Projekti i financuar nga BE-ja nën menaxhimin e Zyrës Evropiane në Kosovë dhe realizuar nga një konzorcium kryesuar nga GIZ IS

obligimet e udhëtarëve me tren(OJ L 315, 03.12.2007 fq. 14-41)

Rregullorja (e KE-së) nr. 261/2004 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 11 Shkurtit 2004 për krijimin e rregullave të përbashkëta për kompensim dhe asistencë udhëtarëve në rast të moslejimit të hipjes apo anulimit si dhe shtyrjes për një kohë të gjatë e fluturimit, dhe shfuqizimin e Rregullores (EEC) nr. 295 / 91(Teksti me relevancë të EEA)- Deklarata e Komisionit(OJ L 46, 17.02.2004, fq. 1–8)

Rregullorja (e KE-së) nr. 1107/2006 e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e 5 korrikut 2006 në lidhje me të drejtat e personave me aftësi të kufizuar dhe personave me lëvizshmëri të reduktuar kur udhëtojnë me aeroplan(Tekst me relevancë të EEA)(OJ L 204, 26.07.2006, fq. 1-9)

KOMENT I PËRGJITHSHËM:Nuk ka nevojë për këto dhe Rregullore tjera të BE-së për transportin e personave që do të kodifikohen në Kodin Civil.

Faqe 27 nga 27