Hyrje ne Ekonomi - Investimet

40

Click here to load reader

Transcript of Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Page 1: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Investimet

Investimet përfaqësojnë të mira materiale të cilat shfrytëzohen për zhvillimin e lëmenjve ekonomik dhe joekonomik.

Andaj, investimet si faktorë material zënë vend të konsiderueshëm në sigurimin e riprodhimit të zgjeruar.

Me fjale të tjera, investimet paraqesin të mira material të cilat në procesin e prodhimit shërbeje për rritjen e mjeteve prodhuese, të të mirave material të konsumit afatgjate dhe të rezervave (stoqeve).

Investimet janë pjesë e produktit shoqërorë apo të ardhurave kombëtare, të cilat mbeten pas plotësimit të konsumit individual apo shoqëror (shtetërorë) dhe e cila është përdor (në periudhën e kaluar) apo do të përdoret (në të ardhmen) për zhvillimin ekonomik apo shoqëror të vendit.

Me investime kuptojmë atë pjese të produktit shoqërorë (në bazën bruto) apo të ardhurave kombëtare (në bazën neto) që shërben për rikonstruimin, modernizimin apo zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese dhe për ngritjen e kapaciteteve të reja.

Nga kjo del konstatimi se investimet paraqesin pjesën e produktit shoqëror apo të të ardhurave kombëtare të një periudhe të caktuar kohore gjate se cilës ajo nuk është shpenzuar.

Investimet e përgjithshme në kuadër të ekonomisë së një vendi mundë të jene:

- Prodhuese,- Konsumuese

Investimet prodhuese

Kanë për qellim të ngrisin aftësinë prodhuese të ekonomisë kombëtare, duke mundësuar prodhimin e mjeteve dhe të lëndës së punës.

Investimet konsumuese

Ndikojnë në prodhimin e të mirave materiale konsumuese që mundë të kenë karakter të konsumit të menjëhershëm dhe afatgjate.

Investimet e avancuara në prodhimin e të mirave material për konsum dhe të investimeve të avancuara për zgjerimin e prodhimit të mjeteve për prodhimin e mjeteve, kanë dallim të madh.

Page 2: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Çdo investim, dedikuar zgjerimit të prodhimit të mallrave për konsum, vetëm një herë, në një proces, do të shprehet në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe në rritjen e prodhimtarisë materiale dhe atë vetëm në atë vit në të cilin investimi është kryer.

Ndërkaq, me investimet e dedikuara për zgjerimin e prodhimit të mjeteve të prodhimit potencial prodhues do të ritet gjate disa viteve, duke krijuar reaksion zingjiror në shtimin e përgjithshëm të prodhimtarisë së ekonomisë kombëtare.

Zhvillimi ekonomik është i lidhur ngushtë me tempin e riprodhimit të fondeve kryesore (objekteve, pajisjeve, etj.) veçmas të atyre prodhuese, përkatësisht me aktivizimin e investimeve.

Investimet paraqesin faktorin kryesor material të zhvillimit ekonomik e shoqëror të një vendi, krahas faktorëve ekonomik, natyrore dhe njerëzor.

Zhvillimi ekonomik është funksion i investimeve, dhe është pranuar si parim se investimet paraqesin faktorë shumë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik.

Zgjerimi i kapaciteteve prodhuese dhe rritja e prodhimit qëndrojnë në lidhshmëri funksionale me investimet.

Nga kjo del konstatimi se qëllimet e zhvillimit ekonomik, qofshin afatshkurtra apo afatgjate, munde ta arrihen nëpërmjet të madhësisë dhe strukturës (ekonomike dhe teknike) përkatëse të investimeve. Andaj, investimet paraqesin faktorin më të rëndësishëm material të zhvillimit ekonomik të çdo vendi.

PRODHIMI:

Proces i transformimit të burimeve natyrore të tokës në mallra të kënaqshme të konsumit apo të mallrave kapitale prodhuese.

Ky proces transformimi përfshin katër burimet e pakta ose faktorët e prodhimit - puna, kapitali, toka, dhe sipërmarrjen.

Edhe pse prodhimit është përgjithësisht transformimi fizik i materialeve, ajo shpesh përfshin vendosjen e hapësinore, ose të transportit, të mallrave.

Pamjaftueshmëri është adresuar më mirë dhe standardet e jetesës janë zgjeruar duke i shndërruar burimet natyrore të tokës në mallrat më të vlefshme dhe më të kënaqshme.

Në formën e tyre natyrore lëndët e para në përgjithësi japin kënaqësi më pak se dëshirat dhe nevojat, se ata e bëjnë të përpunuara një herë, transformuara, ose të fabrikuara në produkte.

Page 3: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Për shembull, shumica e njerëzve marrin kënaqësi më të madhe nga drejtimi i automjetit të një makinë të sportive se ajo që ata mund të jenë në gjendje të marrin direkt nga shkëmbi i mineral hekurit, dioksid silikoni, ose boksit, dhe materiale të tjera të nxjerra nga kora e Tokës.

Shumica e njerëzve preferojnë të hanë një gjellë të ëmbëlsire përgatitur mirë se ajo që ata mund të jenë në gjendje të marrin direkt nga, fasule të papërpunuara kakao, fasule vanilje, arra bajame, dhe qershi varur në pemë apo shkurret.

Edhe pse e prodhimit është parë në përgjithësi si e transformimit fizik të burimeve natyrore, ajo mund të përfshijë edhe transportin e mallrave hapësinor. Një mall duhet të jetë në formën e dëshiruar, si dhe në vendin e dëshiruar që do të përdoret në mënyrë efektive.

Në të njëjtën mënyrë që resurset e pakta janë përdorur për të transformuar materialet në një formë më të përshtatshme fizike, burimet e pakta është e nevojshme edhe për të transportuar si një mall për një vend të përshtatshëm hapësin

Page 4: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Literatura: “HYRJE në EKONOMI” Prof.dr. Musa Limani

Kreu IV të ARDHURAT, SHPRERNDARJA E TYRE DHE FAKTORET E PRODHIMIT

1. Nocioni dhe shpërndaja e të ardhurave

1.1.Nocioni i të ardhurave

Në këtë rast nuk kemi të bëjmë kuptimin e të ardhurave kombëtare, por për të ardhurat që i fiton një person në forma të ndryshme.

Në këtë rast aspekt me të ardhurat kuptojmë të gjitha të marrat (fitimet) e një personi apo familje për një periudhe të dhënë kohore.

Baza kryesore e të ardhurave është marrëdhënia e punës, si paga dhe format e tjera të punës si:

- Të ardhurat nga pasuria- Renta- Kamata (interesi)- Dividendi- Si dhe nga transferët,- Sigurimi social, invalidor, pensionet etj.

Pjesa kryesore e të ardhurave të individëve sigurohet nga marrëdhënia e punës.

PASURIA paraqet vlerën materiale që zotëron ndonjë person në momentin e dhënë kohore.

Pasuria paraqet vlerën e akumuluar të pasurisë që ka një person. Pasuria e një individi ose e një familje përfshinë begatinë e patundshme (shtëpinë etj.) të gjitha të mirat materiale afatgjate, si dhe të gjitha kërkesat financiare (paratë, kursimet, dividenta etj.). E tërë pasuria e një personi ose familje ndahet në: aktive dhe pasive.

Të gjithë zërat që kanë vlerë quhen aktivë, kurse të gjithë zërat me të cilat dikujt i ke borxh quhen pasivë. Andaj, ndryshimi ndërmjet aktives dhe pasives paraqet pasurinë e një individi ose të një familje në periudhën e caktuar apo si quhet ndryshe, vlera neto.

1.2.Shpërndarja e të ardhurave

Shpërndarja e të ardhurave paraqet njërin ndër faktorët kryesorë, si në tëori ashtu edhe në praktiken ekonomike, nëpërmjet të së cilës përcaktohet baza materiale (mirëqenie) e shtresave të ndryshme të popullsisë dhe e shoqërisë në përgjithësi.

Bazën e shpërndarjes së të ardhurave e paraqet prodhimtaria. Në qoftë se nuk kemi prodhimtari nuk kemi çka të shpërndajmë, por nëse kemi prodhimtari shtrohet pyetja se si duhet të bëhet shpërndarja.

Page 5: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Për të kuptuar shpërndarjen duhet të përkujtojmë se faktorët kryesorë të prodhimit (teoria klasike) janë toka, puna dhe kapitali.

Teoria e prodhimit mbështetet në funksionimin e prodhimit.

Nga aspekti i teknologjik, funksioni i prodhimit përfaqëson sasinë e prodhuar, e cila mundë të prodhohet në kuadër të një lëmi apo të ekonomisë në tërësi, në nivelin e dhënë tëknik.

Thënë më thjesht, funksioni i prodhimit të një produkti do të thotë se për prodhimin e 2.0 t. Çelik duhet të shpenzojmë 2.5 t xehe metali, 15 kvh energji elektrike dhe 1.5 orë pune.

Në kushtet e ekonomisë së tregut çmimi i faktorëve të prodhimit caktohet në tregjet e imputove. Ashtu si në tregun e mallrave, ku çmimi i produkteve caktohet në bazë të ofertës dhe kërkesës, ashtu edhe për faktorët e prodhimit (imputet) oferta dhe kërkesa e tyre janë ata që përcaktojnë çmimin e tyre.

Marrë parimisht tregjet e imputove funksionojnë në mënyrë identike me tregjet e mallrave, me disa veçori, kur kemi të bëjmë me ofertën dhe kërkesën e faktorëve të prodhimit. Çmimi i çdo imputi (faktori) do të përcaktohet nga kundërvlera që sjell ai në produktin final, përkatësisht në të ardhurat e realizuara. Nga kjo dalin edhe veçorit e imputove kur kemi të bëjmë me shpërndarjen e të ardhurave.

2. Paga dhe tregu i punës

Puna paraqet burimin kryesor të pagës.

Andaj çështja e punësimit, përkatësisht e pa-punësimit paraqet problemin vital për ekzistencën e njeriut si qenie njerëzorë e shoqërore.

Të ardhurat nga puna paraqesin burimin kryesor të fitimit për pjesën dërmuese të njerëzve. Në kuadër të tyre pagat dhe të marrat tjera nga puna përfaqësojnë edhe pjesën me të madhe të të ardhurave kombëtarë të çdo vendi.

Pra punësimi, përkatësisht papunësia nuk paraqet vetëm problem ekonomik, por edhe social, shoqëror, psikologjik etj.

Përcaktimi i pagës behet në tregun e punës, përmes ndërveprimit të ofertës dhe kërkesës për pune.

Për shkak të rëndësisë së vet zë vend të konsiderueshëm në tëorinë e zhvillimit ekonomik dhe zë vend të veçante në shqyrtimet dhe analizat makroekonomike.

Të kuptuarit e çështjes së pagesë, bëhet përmes analizës së tregut të punës.

Lartësia e pagave, marrë parimisht, shpreh nivelin e zhvillimit të përgjithshëm të forcave prodhuese të vendit.

Page 6: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Larmënia e nivelit të pagave nuk është i ndryshëm vetëm ndërmjet shteteve të ndryshme të botës por edhe në kuadër të një vendi, lëmi dege, territori, shtresave të ndryshme të popullsisë etj.

Faktorët kryesor që ndikojnë në lartësinë e pagave mundë të jenë:

- Niveli i zhvillimit ekonomik,- Niveli arsimor,- Gjinia, etj.

Dallimi në lartësinë e pagave kuptohet duke analizuar tregun e punës në kushtet e konkurrencës së plotë.

Tregu i punës konkurrenciale paraqet at treg në të cilin ekziston numër i konsiderueshëm i punëtorëve edhe punëdhënëseve, ku asnjeri prej tyre nuk ka forcë

të ndikoj në caktimin e nivelit të pagesë.

Ky përkufizim në vete eliminon ndikimin e sindikatave dhe të tregut në kushte të konkurrencës jo të plotë, që në fakt veprojnë në jetën praktike.

Ne tregun identik të punës dhe të njerëzve, tregu konkurrencial do të caktoj saktësisht paga të njëjta për orë pune.

Paga reale paraqet fuqinë blerëse të pagesë, d.m.t.h. se çka munde të blejë punëtori me atë nivel të pagesë. Me fjale të tjera përfaqëson pagën nominale të vërë në raport me koston e jetës.

Prandaj paga reale është e ndryshme nëpër vende të botes për shkak të nivelit të ndryshëm të zhvillueshmërisë, që si rrjedhoje ka nivele të ndryshme të pagesë dhe standardit jetësorë të popullsisë.

a) Kërkesa për punë.

b) Oferta e punës paraqet popullatën aktive të një vendi e cila është e aftë dhe dëshiron të punoj në punët që sjellin dobi (fitim). në thelb oferta e punës varet nga kontegjenti i punës (mosha 15-59 të femrat; 15-62 të meshkujt).

Page 7: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Oferta e punës varet nga faktorët të shumtë, por më kryesorët janë:1. Numri i popullsisë2. Mënyra e alokimit të kohës se disponueshme

1. Numri i popullsisëNumri i popullsisë së një vendi varet nga lëvizjet e natyrore (nataliteti, mortaliteti dhe shtimi natyror) dhe mekanike (migrimet, imigrimi etj) të popullsisë.Diferenca në mes numrit të lindjeve dhe vdekjeve përfaqësojnë shtimin natyrore të popullsisë.

Numri i madh i popullsisë ofron mundësi për të pasur kontingjent më të madhe të punës dhe i cili paraqitet si element kryesor i ofertës së punës.

Migracioni, kërkesa për fuqi të punës me hapjen e kufijve si lëvizje mekanike e popullsisë, për plotësimin e kërkesave të tregut të punës.

Kosova ka rreth 400 mije emigrant.

Lëvizjet mekanike, migracioni dhe imigracioni, shtojnë konkurrencën në tregun e punës, dhe ndikon në uljen pagave. Si pasoje (pasluftës së parë botërore) nxirën ligjet për përkufizimin e imigrimit, me qellim të mbajtjes së ofertës së punës në nivel të ulet.

2. Alkimi i kohës së disponueshme

Duke u nisur nga individi, mundë të themi se ai ndodhet para alternatives, ku ta kaloj kohen e lirë në disponim, të punoj apo të argëtohet. Këtu nuk mundë të jetë në dileme, pasi që puna është i vetmi burim i ekzistencës.

Pra ku dhe çka të punoj?

Përcaktimi i llojit të punës që do të bëjë individi varet nga shumë faktorë: aftësia fizike, niveli arsimor, etj. Që kushtëzohet nga natyra e vendit të punës.

Ne kushtet konkurrenciale oferta e punës varet nga dy faktorë kryesore:- Efekti i zëvendësimit (substituimit)- Efekti i të ardhurave

Page 8: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

2.2.Diskriminimi në punë

Diferencat e mëdha në paga janë rezultat i llojit dhe natyrës së ndryshme të punës, përvojës nivelit arsimore dhe të të punësuarve.

Ne ekonominë e tregut janë të paevitueshme diferencat e pagave.

Diferencat shërbejnë si nxitëse për procese progresive ekonomike e shoqërore.

Këto dallime të pagave nuk janë - paraqesin - diskriminim punë.

Dallimet në paga janë dukuri universale.

Nëse diferencat krijohen në bazë të :- përkatësisë racore, - gjinore,- religjioze

Paraqesin diskriminim

“Deklarata universale mbi të drejtat e njeriut”

Diskriminimi ekonomik i femrës

Shikuar historikisht Femra është diskriminuar ekonomikisht,

Faktiket që kanë ndikuar:- Ndikimi i dokeve dhe i zakoneve,- Religjioni,- Niveli arsimor,- Aftësimi dhe përvoja e punës etj.

Diskriminimi nga përkatësia etnike

Diskriminime në vendet multietnike dhe racore.

Entiteti pushtetmbajtës diskriminon entitetin me të vogël si në fushën politike, ashtu edhe ekonomike.

Page 9: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

3. Sindikatat dhe negociatat (marrëveshjet) kolektive

Punëtori afron aftësinë e tij mendore dhe fizike për të krijuar në të mire materiale, që si kundër vlerë merë pagën.

Punëtori nuk munde të blihet, ai shet (ofron) punën e tije për pagë.

Sindikata përfaqëson asociacion të të punësuarave që mbron interesat e tyre ndaj punëdhënësve, para së gjithash në rritjen e pagave, mbrojtjen me rastin e largimit nga puna, kur në ndërmarrje paraqitet tepricë teknologjike, si dhe rreth përmirësimit të kushteve të punës dhe padrejtësive tjera që bëhen nga punëdhënësi dhe udhëheqësia e ndërmarrjes.

Sindikata vepron në tregun e punës, si përfaqësuese e punëtorëve, ashtu si monopoli në tregun e mallrave.

Nga aspekti ekonomik, sindikata insiston në rritjen e pagave të anëtareve të vet mbi nivelin e konkurrencës. Pra bënë presion në tregun e punës për rritjen e pagave.

Ky qëllim mbështetët në katër objektiva kryesore:

1. Përkufizimi i ofertës së punës2. Rritja e pagave standarde3. Rritja e kërkesës për pune4. Lufta kundër ndërmarrjes monopoliste

4. Toka dhe renta

Toka është një resurs natyror – dhënur, e cila nuk mundë të prodhohet, dhe nuk është rezultat i punës së njeriut dhe paraqet një të mirë natyrore.

Toka nuk mundë të rritet as nuk mundë të zvogëlohet për shkak të çmimit të sajë, të ulët apo të lartë.

Nga kuptimi ekonomik toka përfshinë të gjitha llojet e resurseve natyrore, pra paraqet burimin kryesor të lendeve të para dhe bazën në të cilën kultivohen shumë të mira materiale, që janë to domosdoshme për ekzistencën e njeriut.

Sipas teorisë klasike borgjeze, toka paraqet faktorin fiks, kurse të ardhurat që sjell ky faktor më i rëndësishëm i prodhimit behet RENTE apo ndonjëherë edhe si “rente e pastër ekonomike”.

Çdo pagesë në përdorim të faktorit fiks është rentë

Page 10: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Renta e tokës nga aspekti ekonomik shprehë të ardhurat e fituara nga toka, për periudhë afatgjate të cilën e përvetëson pronari i tokës.

Në shpërndarjen e mbivlerës bënë pjese edhe renta e tokës që e përvetëson pronari i tokës vetëm pse ka monopol mbi pronën e tokës.

Toka është madhësi e dhënë dhe nuk mundë të ritet, në një anë, dhe se nuk kemi sipërfaqe të pakufishme të tokës për kryerjen e aktiviteteve bujqësore dhe aktiviteteve të tjera ekonomike, në anën tjetër.

Prona mbi token kapitalizohet duke u shenduar në objekt shitblerje në baze të rentës që ajo sjelle pronarit të tokës.

Shitblerja e vlerës përdoruese e tokës, e jo vlerës së tokës, i sjelle pronarit të sajë të ardhura, pra rentën. Duke u mbështetur vetëm në pronën mbi token.

Historikisht renta paraqitet në tri forma:

a. Renta e punës,b. Renta në natyrëc. Renta në para

Të ardhurat që janë të nevojshme për ta nxitur zotëruesin e një faktori prodhimi për ta ofruar këtë faktorë për përdorim quhen të ardhura transferuese.

5. Kapitali, interesi dhe profiti1. Kapitali

Ne teorinë e zhvillimit ekonomik faktorët tradicional të prodhimit janë kategorizuar në tri grupe kryesore: tokë, punë dhe kapital. Dy të paret quhen faktorë parësorë ose burimore, të cilët janë në disponim dhe para fillimit të prodhimit.

Faktori i trete i prodhimit është kapitali, përkatësisht të mirat kapitale, që është rezultatë i punës së njeriut dhe praqet begatinë e prodhuar të një vendi.

Të mirat kapitale paraqesin të mirat e prodhuara afatgjatë, të cilat prapë mundë të shfrytëzohen si impute në procesin e prodhimit.

Kohëzgjatja është e ndryshme, afatgjate dhe afatshkurtër.

Page 11: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Karakteristika kryesore e të të mirave kapitale është se ato janë edhe impute edhe outpute.

Te mirat kapitale mundë të kategorizohen në tri grupe kryesore:

1. Objekte ndërtimore2. Pajisjet3. Rezervat

a) Rezervat afariste të ndërmarrjes b) Të mirat konsumuese në amvisni (afatgjate dhe gjysme afatgjate dhe të mira

aktuale)

Te gjitha të mirat materiale të prodhuara sipas destinimit i ndajmë në dy grupe:

a) Fonde kryesoreb) Fonde xhiruese

Të mirat kapitale paraqesin faktorin material të prodhimit të çdo ekonomie kombëtare, nga e cila varet edhe dinamika dhe tempi i zhvillimit të atij vendi.

Masa e cila tregon efikasitetin apo mosefikasitetin e investimeve të avancuara është norma e të ardhurës nga kapitali, që ndryshe quhet edhe norma e kthimit, që shpreh të ardhurën neto vjetore të njësisë monetare, në secilën njësi monetare të kapitalit të investuar.

Poseduesi i kapitalit para vete ka shume alternativa për avancimin e investimeve, që para tij parashtron pyetjen a thua cila është zgjedhja më e mirë?

Përgjigjën në këtë pyetje më së miri do të na jap:a) Norma e kthimitb) Norma e interesit

Page 12: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Literatura: “HYRJE në EKONOMI” Prof. dr. Musa Limani

PJESA E TRETE

Kreu III PARAJA DHE SISTEMI BANKAR

1. Paraja dhe funksioni i saj

1.1.Kuptimi i parasë

Shikuar historikisht, para se të paraqitet paraja si ekuivalent i përgjithshëm i këmbimit, shkëmbimi i mallrave bëhej në forme trampi, pra mall-mall (M-M).

Në një ekonomi natyrore, ku nuk ka para, çdo transaksion duhet të përfshijë një shkëmbim ose shkëmbim mallrash në të dy anët e transaksionit.

Kjo formë paraqet vështirësi të mëdha të këmbimit të mallrave me mall (M-M) ose të shërbimeve.

P.sh.

Rrobaqepësi qe dëshiron të shikoj filmin duhet të gjejë një aktore që dëshiron një kostum dhe kështu me radhë.

Pra në këmbimin mall-mall ka qenë e nevojshme ekzistenca e një “koincidence” të dyfishtë apo të më shumë nevojave, që duhej të harmonizoheshin në mënyrë të barabartë.

Gjate historisë sende të ndryshme kanë luajtur rrolin e parasë, duke përfshi këtu guaskat, gurët e deri të metali.

Pra paraja është diçka (ndonjë send që luan rolin e parasë – nënvizoni M.L.) përgjithësisht e pranueshme për pagesën e mallrave dhe të shërbimeve ose për shlyerjen e borxhit.

Më vonë me paraqitjen e parasë si ekuivalent universal procesi i shkëmbimit të të mirave materiale dhe të shërbimeve të ndryshme bëhet me ndërmjetësimin e parasë.

Si çdo proces tjetër ekonomik, ashtu edhe procesi i këmbimit ka evoluuar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit njerëzor.

Paraja si kategori ekonomike është paraqitur në periudhën e caktuar të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, pra në fazën e kalimit nga prodhimi natyror në atë të mallrave.

Pra paraja zanafillën e sajë e ka në paraqitjen e mbiprodhimit, përkatësisht të prodhimit për treg.

Rolin e parasë përveç tjerash, e kanë luajtur edhe metalet fisnike (ari, argjendi) etj.

Page 13: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Ari është produkt i punës së njeriut, por mori rrolin e parasë për dy arsye:

a) Në saje të vetive fizike qe i ka, është i qëndrueshëm, nuk ndryshket etj.b) Është i rrallë në natyre dhe për prodhimin e tij nevojitet një mase e madhe e punës që

i shton vlerën këtij metali fisnik.

Duke i mbështetur në këto veti, arit iu besua roli i parasë si ekuivalent i përgjithshëm i këmbimit.

Nga ky moment këmbimi i mallrave behet me ndërmjetësimin e parasë dhe kemi ketë formë: mall-para-mall (M-P-M).

Në marrëdhëniet kapitaliste të prodhimit, praja fitoi pos rolit të sajë ndërmjetësues të këmbimit, veti të re, pra vetin e kapitalit-fitimit.

Në rolin e ri të prasë forma e këmbimit shprehet P-M-P, i cili në marrëdhëniet bashkëkohore ekonomike parasë i jep një funksion të ri ekonomik.

Forma monetare e shprehjes së vlerës njëherit paraqet edhe mënyrën përfundimtare dhe definitive të këmbimit të të mirave materiale dhe shërbimeve në treg.

Cili është kuptimi i parasë në momentin aktual?

C`kuptojmë me para?

A ka paraja veti mistike apo mbinatyrore?

Përkufizimi bashkëkohorë i parasë jep përgjigjen.

Aktualisht sipas kuptimit modern të parasë, me para kuptojmë çdo objekt standard, përgjithësisht të pranuar si mjet këmbimi ose pagese.

Paraja në ar ishte e vështire të ruhej, të transportohej etj. Kështu u zëvendësua me paranë letër ose, si quhet ndryshe kartëmonedhë.

Kartëmonedha lindi si zëvendësim i parasë në ar në procesin e qarkullimit.

Ka disa veti lehtësuese në krahasim me arin:

- Është më lehtë të transportohet- Është me i lehtë zëvendësimi me rastin e dëmtimit, etj.- Në kontekstin e kësaj mundë të themi se kartëmonedha është përfaqësuese e parasë

ar, sepse mundë të këmbehet në çdo kohë me sasinë e arit që ajo përfaqëson.

Page 14: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Çdo shtet ka kartëmonedhën e vet kombëtare, i cili ka formën standarde të përcaktuar nga shteti, dhe si e tillë shërben për transaksionet e brendshme ekonomike.

Paraja e letrës ka vlerë vetëm kur është në përdorim (funksion si ndërmjetësuese në këmbim). Kur del nga ky funksion nuk ka kurrfarë vlere.

Për këtë praja e letrës nuk duhet dhe nuk guxon të ruhet si thesare, sepse me zëvendësimin e sajë ose ndryshimin e sajë e humbe tërë vlerën.

Zhvillimi i forcave prodhuese beri intensifikimin e këmbimit të të mirave materiale dhe shërbimeve, me këtë edhe vlerën e kartëmonedhës dhe bëri mundësin për falsifikimin e sajë.

Kjo paraqiti nevojën për evitimin e sajë dhe shkaktoi shfaqjen e një forme të re të parasë, paraja bankare ose çeqet bankare.

Është letër me vlerë që e emiton banka speciale ( e autorizuar nga qeveria, zakonisht banka qendrore) e autorizuar me ligj për emitim.

Bankënota paraqet detyrim me shkrim të bankës emituese qe prurësit (poseduesit) me kërkesën e tij t`ia arkëtoj vlerën e caktuar të masës së parasë ari, për çka edhe vet shërben si mjet. Çeqet bankare shërbejeni si para, sepse nëpërmjet të tyre mundë të tërhiqen para nga depozitat e qekueshme në bankë ose mundë të bëhen pagesa, duke funksionuar kështu si mjet këmbimi.

1.2.Funksionet e parasë

Paraja si ekuivalent i përgjithshëm i këmbimit kryen disa funksione, e ndër më të rëndësishmet janë:

a) Paraja si masë e vlerësb) Paraja si mjet qarkullimi (këmbimi)c) Paraja si thesar (mjet kursimi)d) Paraja si mjet pagesee) Paraja botërore

a) Paraja si masë e vlerës

Nëpërmjet të çmimeve paraja shpreh vlerën e mallrave, pasi çmimi nuk është asgjë tjetër pos vlera e mallit e shprehur në para.

p.sh. Duke shëtitur vitrinave vërejmë çmimet për çdo artikull (mall), por pran tyre nuk është sasia përkatëse e parasë. Andaj çmimi shpreh vetëm raportin real (çmimi i tyre është), fjala vjen 50 € një pale këpucë, 20 € një bluze etj.

Page 15: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

f) Paraja si mjet qarkullimi (këmbimi)

Sot nuk mund të paramendohet këmbimi i mallrave apo shërbimeve pa praninë (ndërmjetësimin) e parasë. Pra në rastin e shitblerjes së mallrave në treg, karshi mallit të shitur, qëndron dhe merr pjesë drejtpërdrejt edhe praja si mjet për këmbimin e një malli, përkatësisht si mjet qarkullimi. Pra, paraja nga funksioni i masës së vlerës shendohet në pra si mjet qarkullimi në momentin kur çmimet e një malli paguhen me para të gatshme. Andaj në kryerjen e këtij funksioni paraja duhet të jetë e pranishme.

Paraja funksionin si mase e vlerës e kryen pa pjesëmarrjen e tyre (parasë), pra në mënyrë të imagjinuar, kurse në funksionin si mjet këmbimi (qarkullimi) ajo duhet të jetë e pranishme.

g) Paraja si thesar (mjet kursimi)

Paraja si thesar paraqet atë mase të parasë e cila pas fazës së shitjes nuk përcillet në fazën e blerjes, pra parat e fituara nga shitja e mallrave nuk hyjnë në këmbim, por tërhiqen dhe si të tilla shndërrohen në thesar, apo ndryshe, shndërrohen në mjete kursimi.

Kursimi paraqet veti pozitive ekonomike, ai tash paraqet sinonimin e pasurisë. Thesari (akumulimi) mundëson individit apo ndërmarrjes të rrisë fuqinë blerëse dhe aktivitetet e tyre ekonomike.

Nga aspekti mikroekonomik dhe makroekonomik, funksioni i parasë luan rolin të rëndësishëm në proceset ekonomike dhe në ngritjen e standardit jetësorë.

h) Paraja si mjet pagese

Zhvillimi i këmbimit të mallrave bëri të mundshëm ndërprerjen kohore të aktit të shitjes dhe të pagesës së mallit, pra kalimi i mallit nga shitësi të blerësi, pa kushtëzimin e kalimit të parasë nga blerësi të shitësi. Pagesa më vonë.

Pra paraja me këtë rast së pari paraqitet si masë e vlerës dhe më vonë si mjet qarkullimi, d.m.th. pagese.

Ku funksion i parasë si mjet pagese mundësoi zhvillimin e marrëdhënieve kreditore në këmbimin e mallrave.

Me zhvillimin e procesit të kredisë blerësi behet si debitorë (huamarrës), kurse shitësi kreditore (huadhënës).

Kjo mundësoi shfaqjen e letrave të ndryshme me vlerë që në mënyrë ligjore rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet kreditoreve dhe debitorëve.

Page 16: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Inflacioni paraqet problem në vete në këtë rast, pasi pagesa e më vonshme mundë të godas si shitësin ashtu edhe blerësin.

i) Paraja botërore

Asnjë vend në botë nuk mund ti plotësoj nevojat e veta, popullatës, me prodhimet dhe shërbimet që i krijon në ekonomin e vet. Kjo i detyron të këmbejnë mallra dhe shërbime të ndryshme (import dhe eksport) dhe kështu të hyjnë në marrëdhënie ekonomike mes veti (ndërkombëtare).

Me qfar parash kryhen transaksionet ndërkombëtare pasi nuk ekziston ndonjë monedhë ndërkombëtare?

Kartëmonedhat e çdo vendi kanë vlere këmbimi, pa mare parasysh a janë konvertibile, dhe funksionon vetëm brenda kufijve të vendit përkatës, por jo edhe si para ndërkombëtare.

Edhe pse nuk ka ndonjë para botërore vendet bëjnë transaksionet ekonomike me njeri tjetrin pa problem në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve të ndryshme.

Marrë në përgjithësi qarkullimi i pagesave ndahet në:

a) Pagesa të brendshmeb) Pagesa të jashtme - me botën

a) Pagesa të brendshme – të gjitha pagesat në valutë brenda një vendi pa marrë parasysh a janë persona fizik apo juridik të vendi apo të jashtëm.

b) Pagesa të jashtme - me botën Qarkullimi i këmbimit ndërkombëtarë, përkatësisht pagesat e transaksioneve ekonomike ndërmjet vendeve të ndryshme, të cilat munde të bëhen në tri forma kryesore: 1. Deviza të lira –konvertibile; 2. Deviza kliring; 3. Kompensim

1. Pagesa me deviza të lira konvertibile.Paraqet formën me të vjetër dhe me adekuate të sistemit të pagimit në marrëdhëniet ndërkombëtare ekonomike. Mundëson zgjedhjen më të mirë të partnereve në marrëdhëniet ekonomike.

2. Pagesa me deviza kliringËshtë forme e pagesës ndërmjet dy vendeve, për pagesat reciproke në marrëdhëniet e tyre ekonomike të cilat realizohen nëpërmjet të llogarisë

Page 17: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

kliring të hapura pran bankave qendrore apo institucioneve të tjera të autorizuara për këto shërbime.Është marrëveshje e arritur paraprakisht ndërmjet vendeve. Kryesisht një vjeçare.Të gjitha llojet e pagesave në mes të këtyre vendeve bëhen përmes kompensimit reciprok. Me bilancin përfundimtar bëhet realizimi i obligimeve, plus apo minus.

3. KompensimiËshtë ndërrim i mallit në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, por nuk duhet të kuptohet si tramp. Partneret e dy vendeve mirën vesh të bëjnë shitblerjen e mallit, në vend se ta bëjnë kompensimin e shkëmbimit me valutë.Duhet të kuptohet si shitblerje, njeri partner i shet, tjetri ia kthen për të njëjtën vlere një mall të llojit tjetër.

Page 18: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

1.3.Komponentët e agregateve monetare1.3.1. Oferta monetare dhe kërkesa për para

Në procesin e zhvillimit ekonomik, pos imputove (faktorëve), ekziston edhe një spektër i gjere aktivitetesh financiare duke filluar nga paraja në dorë deri tek aktive të tjera financiare të ndërlikuara.

Stoku (sasia) i parasë paraqet një variabël të rëndësishme dhe po aq të ndërlikuar në proceset dhe analizat makroekonomike.

Ne këtë kontekst, oferta dhe matja e saktë e parasë, që afrojnë institucionet monetare, paraqet problem në vete, kompleksë dhe mjaft të ndërlikuar si nga aspekti teorik ashtu edhe nga politika e zbatuar makroekonomike.

Oferta monetare llogaritet si shumë e instrumenteve të ndryshme, që në momentin e caktuar shërbejnë si para dhe që shprehen nëpërmjet të disa komponentëve që në literaturën ekonomike quhen agregate monetare.

Aktualisht në SHBA ekzistojnë katër agregate kryesore monetare: a) M1, b) M2; c) M3; d) L.

a) M1, paraqet masën e transaksionit të parasë, përbehet prej 4 (katër) komponentëve kryesore:

1. Paraja në dorë2. Depozitat në të parë3. Çeqe udhëtarësh4. Depozita në para të qarkullueshme

M1= (1)+(2)+(3)+(4)

Nga kjo është vështirë të konstatohet se M1 përfshinë ato instrumente monetare që mundë të përdorën direkt, menjëherë pa kurrfarë përkufizimesh për të bërë pagesën.

Për një aktivë themi se është likuide, në qoftë se instrumentet e tij mundë të përdoren drejtpërdrejt, me lehtësi, pavarësisht nga kryerja e pagesave.

M1 i korrespondon më përafërt përcaktimit tradicional të parasë si mjet pagese ose aktualisht siç mund të quhet sot “para në dorë”.

Page 19: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

b) M2, ndryshe quhet “masa e parasë në kuptimin e gjerë”, “mjet likuidimi” dhe drejtpërdrejtë edhe masë e “përafërt e parëse”. Si agregat i ofertës së parasë, pos elementeve të M1, në vete përfshinë edhe aktivet që nuk janë menjëherë likuide.

Konkretisht në agregatin monetar M2. përfshihen:5. Marrëveshjet ditore të riblerjes (RP ose REPO)6. Llogarite e depozitave të tregut monetare (MMDA)7. Depozitat e kursimeve8. Depozitat e vogla me afat

M2 = M1 + (5) + (6) + (7) + (8)

c) M3, paraqet një agregat monetar që përfshinë M2 dhe depozitat më të mëdha, pra aktivet që zërat nuk i shikojnë shumica e njerëzve, që kryesisht mbahen nga korporatat e mëdha ekonomike, si dhe nga individ (firma) të pasura. Në këtë agregat përfshihen:

9. Depozita të mëdha me afat10. Depozita të mëdha me afat

M3 = M2 + (9) + (10) + MMMF (që mbahen nga institucionet)

MMMF – fondet e përbashkëta të tregjeve monetare

d) L, paraqet agregat monetar ku përfshihen elementet e M3 dhe aktivet që kanë tipare të likuiditetit. Në këtë agregat përfshihen:

11. Obligacionet e kursimit12. Pranimet bankare13. Letrat tregtare14. Letrat me vlere afatshkurtra të thesarit

L= M3 + (11) + (12) + (13) + (14)

M = oferta monetare

L = kërkesa për para

Tregjet e aktiveve përfaqësojnë tregjet në të cilat tregtohet paraja, obligacionet, aksionet, shtëpitë dhe format e tjera të pasurisë”

Page 20: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Mbajtja e parasë qe gatshme ka koston e vet. Interesi që humb individi ose ndërmarrja të mbaj para, në vend se ti avancoj në aktive që sjellin interes, paraqesin koston e mbajtjes së parasë.

Kërkesën për para e kushtëzojnë dy faktorë kryesorë:

a) Nevoja për blerje të mallrave dhe shërbimeveb) Nevoja për kursim (thesar)

a) Nevoja për blerje të mallrave dhe shërbimevePër plotësimin e nevojave rrjedhëse (aktuale njerëzit kane nevoje të blejnë mallra dhe shërbime të ndryshme.Prandaj kërkesa për para rrjedhë nga këto nevoja, sepse në jetën e përditshme janë shumë gjera që blihen me para të gatshme.

Ky motiv për para quhet kërkesë transaksionesh.

Kështu konsumatoret për të blere gjerat e nevojshme konsumuese duhet të kenë para të gatshme, kurse ndërmarrjet ekonomike që të paguajnë faktorët e prodhimit (punën, lëndën e parë etj.) po ashtu duhet të kenë të zotërim para të gatshme.

Njerëzit e mbajnë paranë për fuqinë e saj blerëse, për sasinë e të mirave që munde të blejnë me të.

Dallojmë dy kërkesa për para:

- Kërkesa nominale për para paraqet sesinë e mjeteve monetare që ka individi

- Kërkesa reale për para paraqet fuqinë blerëse të parasë për të mira materiale. Me fjale të tjera, kërkesa reale e parasë paraqet raportin ndërmjet kërkesës nominale dhe nivelit të çmimeve.Kërkesa për para, përkatësisht kërkesë e transaksioneve, varet nga tre faktorë kryesorë: 1. Lartësia e të ardhurave dhe niveli i GNP reale, 2. Niveli i çmimeve dhe 3. Lartësia e normës së interesit.

1. Lartësia e të ardhurave reale. Sasia e të ardhurave reale e përcakton edhe kërkesën për para, sepse nga sasia e tyre varet edhe mundësia për blerjen e të mirave materiale dhe të shërbimeve të ndryshme. Po ashtu, rritja e GNP, përkatësisht rritja e vëllimit dhe e strukturës së mallrave dhe e shërbimeve, rrit kërkesën për blerjen e tyre dhe njëherit rrit kërkesën ( sasinë) e parasë për kryerjen e transaksioneve të tyre.

Page 21: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

2. Niveli i çmimeve. Ngritja e çmimeve drejtpërdrejt kushtëzon edhe ngritjen e sasisë nominale të parasë. Kështu, sa më i lartë të jetë niveli i çmimeve, aq më e madhe do të jetë kërkesa nominale për para, nëse dëshirohet të blihet një sasi e dhënë e të mirave. Nëse në vitin aktual, në krahasim me vitin paraprak, dyfishohet niveli i çmimeve, atëherë, për të blerë sasinë e njëjtë të të mirave, individi në vitin përkatës duhet të dyfishojë kërkesën nominale të parasë. P.sh, në qoftë se në vitin 2001 një pale këpuce kanë kushtuar 50$, një palë rroba 150$, shpenzimet e ushqimit në vit 1.500$ etj., për ti blerë të gjitha këto të mira gjatë vitit individit i është dashur të ketë një bilanc nominal të parasë 1.700$, ndërkaq, në qoftë se në vitin 2002 çmimi i këtyre artikujve është dyfishuar, atëherë individi për t’i blerë të gjitha këto të mira, i duhet të ketë një bilanc nominal të parasë 3.400$. Nga kjo nuk është vështirë të konstatohet se kërkesa për sasi nominale të parasë rritet në përpjesëtim me rritjen e nivelit të çmimeve me qëllim që të mbahet fuqia blerëse.

3. Lartësia e normës së interesit (kamatës). Po ashtu, kërkesa për para varet edhe nga lartësia e normës së interesit. Sa më e lartë të jetë norma e interesit, aq më pak do të mbahet para në dorë. Kur norma e interesit ritet, njerëzit i shmangen mbajtjes se parave ne dorë, duke deponuar ato ne banke, ose duke blere aksione, me q`rast do të sjellin dobi nga kapitali. Norma e lartë e interesit i destimulon njerëzit që të mbajnë para të gatshme në dorë. Më këtë rast njerëzit do të mbajnë para në dore vetëm në vlerën që ju nevojitet për ti përmbushur transaksionet financiare ditore, ose më së shumti javore. Në këtë mënyrë niveli i lartë i normës së interesit zvogëlon kërkesën për para të gatshme.

b) Nevoja për kursim. Motivi me rëndësi për kërkesë të parasë është kursimi, apo funksioni i parasë si thesar. Njerëzit janë të prirur që një pjese të pasurisë së tyre të ruajnë në forme të parasë. Kjo behet për qëllime të ndryshme. Qe t`i shmangen rrezikut, njerëzit pasurinë e tyre nuk e mbajnë vetëm në një forme të aktiveve, por e shpërndajnë në disa sosh. Kjo e bene të mundshme t`u shmangen humbjeve eventuale. Një nga elementet e aktiveve më të sigurta paraqet paraja se elementet e tjera. P.sh., aktiveve si obligacione, aksione etj., në situata të caktuara mund t'u bjere vlera për shkak të ndryshimit të·çmimeve të tyre, kurse rreziku i vogël që mund të ketë nga aktivet është paraja. Njerëzit kursejnë, për qëllime të ndryshme, p.sh, për nevoja me rastin e daljes në pension, për kohe të vështira (thatësi, luftëra etj.), siç. thotë fjala popullore “paraja e mire për ditë të vështirë", për shkollimin e fëmijëve etj. Këto nevoja për mbajtjen e parasë në kursim apo si thesar paraqesin teorinë e portofolit. Andaj, ekonomia moderne i jep vend të konsiderueshëm teorisë se portofolit, që tregon se njerëzit të mënyrë më racionale si t'i shfrytëzojnë mjetet e deponuara.

Page 22: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

>

Teoria e portofolit mbështetet të faktin se njerëzit janë të interesuar të përfitojnë nga avancimet e tyre investive, por, nga ana tjetër, ata nuk dëshirojnë të investojnë aty ku shkalla e rrezikut është e lartë. Kështu, zgjedhja e alternatives është e qarte. Në qoftë se kemi të bëjmë me avancimin e dy investimeve që sjellin fitime (të ardhura) të njëjta, do të zgjidhet investimi, që është me i sigurt, d.m.th. me shkalle më të ulet rreziku. Mirëpo, kjo nuk është e tëra që përmban teoria e portofolit. Kjo teori tregon se investitori (individi) duhet të bëjnë mënyrë sa më racionale alokacionin e parasë, d.m.th. të mjeteve financiare. Sipas kësaj teorie ai nuk duhet që paratë e kursyera t'i mbaje vetëm një element të aktives, por duhet t`i shpërndajë nëpër lloje të ndryshime të letrave me vlerë. Një pjesë e ndan të ato forma të aktiveve qe sjellin përfitime larta, po ku rreziku është më i madh, kurse një pjesë në ato ku sjellin përfitime më të vogla por rreziku është me i vogël. Logjika e kësaj teorie ka kuptimin se “nuk duhet vërë të gjitha vetë në një shportë", sepse rreziku është më i shprehur, bie shporta nga dora. Pra, kjo teori sugjeron mbajtjen e kursimeve, duke kombinuar ndërmjet letrave me vlerë, që janë me shkallë më shumë dhe më pak të rrezikut. Në letrat me vlerë, që kanë shkallë të ulët rreziku, janë llogaritë e qekueshme. Prandaj “paraja është vetëm një prej shumë mjeteve që mund të përdoren si mjete rezervë". Paraja e kursyer ka një rrezik të zhvlerësimit të saj në paraqitjen e inflacionit.

1.3.2. Bankat dhe multiplikatori i ofertës monetare

Transaksionet ekonomike, qofte kur është fjala·e qarkullimit të brendshëm, apo me boten, nuk mund të kryhen pa ndërmjetësimin e mjeteve financiare. Emitimin, grumbullimin dhe shpërndarjen e tyre e bëjnë institucionet përkatëse publike financiare që mund të jenë të llojeve të ndryshme: bankave, kursimoreve, institucioneve të sigurimit etj. Andaj, në kuadër të ekonomisë kombëtare, për t'i krijuar transaksionet financiare, duhet përcaktuar edhe ofertën monetare, proces i cili ky zakonisht shkon nëpërmjet sistemit bankar.

Zhvillimi ekonomik, pos faktorëve të tjerë varet edhe nga shkalla e akumulimit apo e kursimit, qe paraqesin investimet të të ardhshmen. Pra, ekziston një ndërlikueshmëri e ngushtë ndërmjet kursimeve dhe investimeve. Procesi i prodhimit i një ndërmarrjeje ose firme nuk mund të sigurohet në tërësi nga vete akumulimi, për arsye, për të siguruar riprodhimin e zgjeruar, nevojitet huazimi (kredia) i mjeteve financiare. Tash shtrohet pyetja si të behet organizimi rreth grumbullimit të kursimeve dhe të alokacionit të tyre të ekonomi. Lidhur me këtë ekzistojnë dy metoda kryesore të transformimit të fondeve monetare tek ekonomia, d.m.th. deri tek afarizmi ekonomik. E para ka të beje me investimet direkte të fondeve të publikut të gjerë të bizneset. Kjo ndodh kur firmat emitojnë letra të reja me vlerë që blihen prej investitorëve; ose kur individët investojnë në partnership, ose të pronën e tyre. Metoda e dyte ka të beje me transferimin indirekt, nëpërmjet një ndërmjetësi financiar, i cili transferon fondet nga individët, pra zotëruesit e parasë ose firmat, që aktualisht nuk i përdorin fondet (mjetet), tek firmat ose huamarrësit e tjerë.

Page 23: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Në sistemin bashkëkohor-ekonomik vendin kryesor të ndërmjetësimit financiar e luajnë bankat, të cilat mund të jenë të llojeve të ndryshme, por më kryesore janë bankat afariste dhe të kursimeve. Ndonëse këto dy lloj bankash dallohen midis tyre nga lloji i depozitave që pranojnë dhe nga lloji i huas (kredive) që japin, në të vërtetë kryejnë të njëjtin funksion. Që të dy këto banka qëndrojnë midis ofruesit dhe përdoruesit të mjeteve financiare. Për ta kuptuar rolin dhe rëndësinë e sistemit bankar në procesin e transaksioneve financiare, duhet ta përkufizojmë kuptimin e bankave.

Bankat. Në teorinë e·financave ekzistojnë përkufizime të ndryshme për bankat si institucione financiare. Bankat për nga përmbajtja dhe funksioni i tyre dallohen nga subjektet e tjera ekonomike. Përkufizimi i bankës është i lidhur me funksionin që kryen ajo në riprodhimin e zgjeruar dhe të sferën e transaksioneve. Në këtë drejtim mund të themi se banka paraqet institucion financiar të veçante, i cili merret me mobilizimin e mjeteve monetare, përkatësisht me ndërmjetësimin e marrjes dhe të dhënies se kredisë dhe qarkullimit të pagesave të komitentëve. Me fjale të tjera, banka është institucion financiar qe bën marrjen dhe dhënien e kredive. Pra, banka si institucion ndërmjetësues financiar bën mobilizimin e mjeteve të lira të popullatës, të ndërmarrjeve dhe të subjekteve të tjera ekonomike dhe ato ua huazon në forme kredie personave fizike apo juridike. Në të vërtetë bankat janë institucione financiare që bëjnë transferin e parasë nga huadhënësit të huamarrësit. Kështu, marrja dhe dhënia e kredisë paraqet veprimtarinë thelbësore të bankës.

Bankat dhe institucionet e tjera financiare janë të njëjta sikurse edhe ndërmarrjet e tjera ekonomike. Ato kryejnë shërbime të caktuara për të realizuar profit. Aktiviteti kryesor i çdo banke është: a) marrja (pranimi) e depozitave dhe b) dhënia e kredive (huave).

a) Pranimi i depozitave. Për ta realizuar funksionin e saj, banka të radhe të pare, bën pranimin e depozitave si nga ndërmarrjet ekonomike ashtu edhe nga individët (popullata). Depozitat përfaqësojnë deponimin e parave të lira (kursimeve) në banke si nga personat juridike ashtu edhe nga ata fizikë. Kemi disa lloje depozitash, por më kryesore janë: 1. depozita të paafatizuar- në të parë ose qekushëm dhe 2. depozita të afatizuar.

1. Depozita të paafatizuar- në të parë. Këto mjete pronari i tyre mund shfrytëzojnë në çdo moment, të cilat mund të kthehen në para të gatshme ose shërbejnë për të bëre pagesa të ndryshme. Depoziti në të parë funksionon plotësisht si mjet këmbimi dhe pronari i tyre mund t'i përdorë në formën e transaksionit në çdo moment deri në sasinë e vlerës përkatëse. Për këto depozita banka ofron norma të ulëta interesi.

2. Depozita me afat. Me këtë rast ndërmjet bankës dhe depozituesit lidhë kontrata në të cilën përcaktohet koha e afatizimit dhe elementet e tjera që dalin nga ky lloj depoziti. Këtu depozituesi nuk mund t'i tërheqë në formë paraje ose të beje pagesa brenda kohës së afatizuar, por vetëm pasi të skadojë ky afat P.sh., ju keni deponuar

Page 24: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

në një bankë afariste 5.000$ në një afat dy vjet. Këto mjete nuk mund t'i shfrytëzoni brenda këtyre dy vjetëve. Nëse e prishni kontratën e afatizimit të mjeteve të deponuara, jeni të detyruar të paguani një gjobe, cila përcaktohet me rastin e nënshkrimit të kontratës. Për këto depozita norma interesit është dukshëm më e madhe se për depozitat në të parë.

b) Dhënia e kredisë (huas). Funksioni tjetër më rëndësi i bankës është dhënia e kredive. Këtu, përparësia e bankës, qëndron në faktin se ajo huamarrësit i ofron mjete në sasi shumë më të mëdha se sikur ai të kërkonte prej individi P.sh., çdo të ndodhte sikur një korporatë (ndërmarrje), t'u drejtohet vazhdimisht zotëruesve individual të kursimeve të marre një kredi (hua) të vlerë caktuar parash. Në këtë drejtim avantazhet e bankës mbështetën në atë se ajo pranon depozita të shumë zotëruesve të kursimeve (parave), d.m.th. mobilizon mjetet e lira monetare dhe kështu krijon shuma të mëdha parash dhe mundësi për liferim të sasive shumë më të mëdha të kredisë. Në këtë mënyrë bankat mundësojnë zhvillimin ekonomik, duke krijuar kushte materiale për kontinuitetin e procesit të riprodhimit në kuptimin e modernizimit të kapaciteteve ekzistuese, zgjerimit dhe ngritjes së kapaciteteve të reja.

Ndërmjetësit financiare (bankat) për shërbimet e bëra kërkojnë kundërvlerën të punës së tyre, që në teorinë e financave quhet interes. Norma e interesit për huat e dhëna është më e lartë se norma e interesit për huat e marra. Diferenca ndërmjet këtyre dy normave të interesit paraqet të ardhurat e bankës. Ndërkaq diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve (pagat, shpenzimet materiale pajisjet etj.) përben fitimin e bankës. Si çdo subjekt tjetër, ashtu edhe banka synon të realizoje fitim sa më të lartë (maksimal), për arsye është e interesuar të jap sa më shumë kredi me normë sa më të lartë të interesit. Mirëpo, banka në këtë drejtim nuk mund të jetë plotësisht e lirë, sepse ka faktorë përkufizues në përcaktimin e sasisë së akordimit të kredisë, ashtu edhe të lartësisë së normës së interesit.

Banka nuk mund të jap kredi pa kufi. Lartësinë e tyre e përkufizon likuiditeti i saj ndaj kërkesës së depozituesve. Për t'iu përballur tërheqjes së depozituesve, çdo bankë afariste për këtë qellim duhet të·ketë mjete të caktuara që në teorinë e financave quhet rezervë e detyrueshme. Kjo shumë përcaktohet me ligj. Nëpërmjet Bankës Qendrore vendoset norma e detyrueshme për depozitat, që përbehet prej mjeteve (fondeve) në para apo mjeteve tjera që bankat afariste i mbajnë në formë të parave të gatshme apo si depozita në Bankën Qendrore të vendit. Një sasi të vogël të kësaj rezerve bankat afariste e mbajnë për të mbuluar kërkesat rrjedhëse të depozituesve.

Si kemi theksuar edhe më lart, banka paraqet subjekt ekonomik, sikurse edhe ndërmarrjet e tjera ekonomike. Andaj, bilanci i gjendjes, ndoshta mëe pak ndryshime, i bankës afariste është sikurse bilanci i gjendjes së ndërmarrjeve të tjera. Ajo që bilancin e bankës e dallon nga bilancet e tjera është zëri i quajtur "rezerva", që është në anën e aktives. Të shohim në një shembull si duket bilanci i gjendjes së një banke afariste të gjeneratës së parë.

Page 25: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

Tabelë - Bilanci i gjendjes së bankës afaristeAktiva Pasiva

1. Rezervat 100 1. Depozita të qekueshme 1,0002. Huat (kreditë) 3,000 2. Depozita të kursimit dhe me afat 2,5003. Letrat me vlere 1,000 4. Pasiva të tjera 1,4005. Aktive të tjera 800

Gjithsej: 4,900 Gjithsej: 4,900

Instrumente më të rëndësishme të politikes monetare paraqesin depozitat të qekueshme, që në biznesin e bankave afariste zënë vend prioritar. Siç shihet edhe nga shembulli në tabelë. Në bilancin e gjendjes së bankës afariste njeri ndër zërat e aktives është edhe ai i rezervave. Rezervat paraqesin atë pjesë të depozitave që nuk mund të jepen hua (kredi), por mbahen që banka në qo moment të jetë likuide ndaj kërkesave të depozituesve të vet. Me fjale të tjera, banka pjesën dërrmuese të sasisë së depozitave mund ta japë hua, kurse një pjesë më të vogël e mban në formë rezerve për të përballuar tërheqjen rrjedhëse të parave nga klientët e saj. Në këtë mënyrë banka afariste i krijon vetës mundësi që nga sasia e depozitave pjesën më të madhe t'ua akordoje në formë kredie individëve dhe subjekteve ekonomike dhe në këtë mënyrë të shpejtësojë proceset zhvillimore ekonomike. Në vazhdim do të paraqesim një bilancin fillestar të bankës (1)

TabelaBilanci fillestar i bankës (1)

Aktiva Pasiva

1. Rezerva 1,000 1. Depozita 1,000

Gjithsej: 1,000 Gjithsej: 1,000

Në vijim të shohim si kreditohen depozitat të bankat afariste të gjeneratës së parë. Bilanci fillestar i bankës afariste (1) tregon së të sistemin bankar, në një periudhë të caktuar, është deponuar (futur) një sasi parash, që do të thotë se është shtuar rezerva bankare. Të supozojmë se Banka Qendrore e vendit ka blere një bono thesari në vlerë prej 1.000 $ nga personi "N", i cili këto para i deponon në bankë. Me ketë rast kemi një rritje të ofertës monetare të vlere prej 1.000$ (si kemi thënë me parë depozita paraqet pjesë të M ₁). Në qoftë së banka këto depozita do t'i mbante në tërësi (100,0%) në rezervë, atëherë depozita prej 1.000$ do të mbulonte rezervat prej 1.000$ dhe asgjë tjetër. Mirëpo, si cekem më lart, në sistemin bashkëkohor bankar, bankat nuk i mbajnë 100,0% depozitat në rezervë, por vetëm një pjesë të vogël të tyre. Kjo caktohet me ligj. Por, për të llogaritur më lehtë dhe që problemi të jetë më i qartë, po e marrim se norma e rezervës së obligueshme është 10,0%. Me këtë rast banka afariste (1) për rezervë do të mbajë 100 $ (1.000·10/100) nga vlera e përgjithshme e depozituar (1.000$). Tash të shohim se cila është procedura e mëtutjeshme e bankës (1). Kur

Page 26: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

zbritet vlera e rezervave të obligueshme (100$), bankës (1) i ngelin me 900$ depozite. Që të realizojë fitim, kjo bankë do t'i japë hua 900$ që i kanë mbetur mbi vlerën e rezervës së obligueshme. Pra, depozitën prej 900 mund t'ua akordoje personave të interesuar në formë kredie, e cila do t'i sjelle fitim (si e dimë depozitat rezerve nuk sjellin kurrfarë interesi). Personi që e merr këtë vlerë (900$) në formë kredie në të gatshme apo nëpërmjet çekut të tërën e depoziton në bankën ku e ka llogarinë rrjedhëse të tij. Për interes të vetin banka (1) shumë shpejtë ia bartë (arkëton) 900$ në xhiro-llogarinë rrjedhëse në bankën përkatëse të personit që ka marre këtë kredi (hua). Pas këtyre transaksioneve të shohim si do të duket bilanci përfundimtar i bankës afariste (1).

TabelaBilanci përfundimtarë i bankës afariste (1)

Aktiva Pasiva

1. Rezerva 100 1. Depozita 1,0002. Hua (kredi) 900

Gjithsej: 1,000 Gjithsej: 1,000

Tani në vazhdim të shohim si duket bilanci fillestare i bankës afariste të gjeneratës së dytë.

TabelaBilanci fillestar i bankës afariste (2)

Aktiva Pasiva

1. Rezerva 900 1. Depozita 900Gjithsej: 900 Gjithsej: 900

Depozita në bankën e gjeneratës së dytë funksionojnë plotësisht siç ishte rasti edhe me bankën e gjeneratës së parë. Kjo bankë po ashtu për rezerva të obligueshme duhet ndarë 90 $ (10%), kurse sasinë prej 810 $ do të përdorë për hua (kredi). Pos këtyre transaksioneve bilanci përfundimtar i bankës se gjeneratës së dytë do të jetë:

TabelaBilanci përfundimtar i bankës afariste (2)

Aktiva Pasiva

1. Rezerva 90 1. Depozita 9002. Hua (kredi) 810

Gjithsej: 900 Gjithsej: 900

Pos këtyre transaksioneve bankiere, vlera prej 1.000$ nëpërmjet depozitave bankare, prej dore në dore paraqet një sasi shtese të parasë në duar të huamarrësit në vlerë 2.710$ (1000 + 900 + 810. Në këtë mënyrë kemi rritjen e masës së parasë M₁. Ky proces i multiplikatorit ka karakter kontinuel dhe shkon duke u rritë gjithnjë e më shumë. Pra, në të njëjtën mënyrë vazhdon procesi i multiplikatorit të depozitave edhe për bankat e gjeneratës

Page 27: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

së tretë, katërt e kështu me radhë. Që të jemi më të qartë, këto procese multiplikative të depozitave mund të jepen në mënyrë përmbledhëse si më poshtë.

TabelaProcesi i shumëfishimit të parasë (depozitave)

Bankat Depozitat Huat (kreditë) e reja

Rezervat e reja

1. Banka iniciale 1,000.00 900.00 100.00 2. Banka e gjeneratës së dytë 900.00 810.00 90.00 3. Banka e gjeneratës së tretë 810.00 729.00 81.00 4. Banka e gjeneratës së katërt 729.00 656.10 72.90 5. Banka e gjeneratës së pestë 656.10 590.49 65.61 6. Banka e gjeneratës së gjashtë 590.49 531.44 59.05 7. Banka e gjeneratës së shtatë 531.44 478.30 53.14 8. Banka e gjeneratës së tetë 478.30 430.47 47.83 9. Banka e gjeneratës së nëntë 430.47 387.42 43.0510. Banka e gjeneratës së dhjetë 387.42 348.68 38.7411. Vlera e përgjithshme e 10 gjeneratave të

para6,513.22 5,861.90 651.32

12. Vlera e gjeneratave të mbetura të bankave

3,486.78 3,138.10 348.68

13. Gjithsej për sistemin bankar në tërësi 10,000.00 9,000.00 1,000.00

Nga të dhënat në tabelë vërehen ekspansioni i shumëfishtë i depozitave bankare nëpërmjet sistemit bankar. Ky proces tregon se sasia që mund të japë hua (kredi) do banke shkon duke u zvogëluar dhe shkon kah zeroja dhe shuma përfundimtare e depozitave të reja është 10.000$ (1000 + 900 + 810 + ... +). Nga pikëpamjet logjike mund të themi se procesi i krijimit të depozitave të reja mbaron kur shtesa fillestare e parasë, në rastin tonë prej 1.000$, të jetë shpërndarë si rezerve e detyrueshme në të gjitha gjeneratat e bankave të përfshira në ketë proces. Me fjale të tjera, do të thotë se, sistemi bankar do ta arrijë ekuilibrin, kur vlera fillestare e parasë prej 1.000$ të shfrytëzohet plotësisht si rezervë e obligueshme për formimin e depozitave të reja. Pra, sistemi bankar do të ketë gjendjen ekuilibrike në piken në të cilën 10,0% të depozitave të rikreiruar (D), do të plotësojnë rezervat e reja prej 1.00$. E tërë kjo tregon se në fund të procesit do të kemi që shtesa e rezervës së detyrueshme (∆R) në sistemin bankar do të jetë e barabartë me shtesën fillestare të depozitave.

Page 28: Hyrje ne Ekonomi - Investimet

>

>

Kur dihet norma e rezervës së detyrueshme, mundë të shfrytëzohet:

∆D r = ∆R∙

Simbolet paraqesin:∆D = shtesa e depozitave në sistemin bankar,∆R = shtesa e rezervave të detyrueshme në sistemin bankar,r = norma e rezervës së detyrueshme,

Në qofte se edhe më tutje e zhvillojmë ekuacionin e më sipërm, do të kemi:

∆D =∆R

ose ∆D =1

∆∙ Dr r

Kjo në rastin tonë konkret do të jetë:

∆D

=1

1000=10.000∙$0,

1

Andaj, raporti 1/r, që në rastin tonë konkret është 1/0,1 = 10, tregon sa shumëfishohet shtesa fillestare e rezervave të sistemin bankar nëpërmjet mekanizmit të dhënies së huasë, përkatësisht kredisë. Pikërisht raporti 1/r paraqet multiplikatorin e ofertës monetare. Konkretisht, "raporti ndërmjet shumës së depozitave të rikreiruar dhe shumës së rezervave të rikreiruara paraqet multiplikatorin e ofertës monetare". Multiplikatori i ofertës monetare sipas algjebrës elementare mund të zgjidhet në formën:

1000$ + 900$ + 810$ + ... + kjo mund të shkruhet të formën:

1000$ [1 + 9/10 +(9/10)² +(9/10)³ +...) =

= 1000$ [1/(1- 9/10)) = 1000$ (1/0,1) = 10.000$.

Në fund të këtyre proceseve do të kemi bilancin e konsoliduar të gjendjes, që tregon gjendjen e fundit në sistemin bankar.

TabelaBilanci i konsoliduar i gjendjes

Aktiva Pasiva

1. Rezerva 1.000 1. Depozita 10.0002. Hua (kredi) 9.000

Gjithsej: 10.000 Gjithsej: 10.000

Page 29: Hyrje ne Ekonomi - Investimet