HYRJE - EEN...HYRJE Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e...

9
ALBANIA Newsletter Prill - Qershor 2020 #EENCanHelp EEN-ALBANIA HYRJE Enterprise Europe Network Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter- in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020. Në këtë Newsletter do të gjeni informacione rreth aktivitetit të Rrjetit për tre mujorin e dytë të vitit 2020, takimet e organizuara duke respektuar rregullat e vendosura në këtë periudhë pandemie, përditësime dhe informacione të rëndësishme mbi sipërmarrjen. Enterprise Europe Network Albania në përshtatje edhe me situatën e krijuar nga COVID -19 ka monitoruar vazhdimisht zhvillimet më të fundit dhe ka vazhduar të jetë proaktiv dhe në dispozicion me të gjitha shërbimet dedikuar bizneseve dhe palëve të interesit. Edhe pse pandemia ka ndryshuar prioritetet dhe nevojat e shumë bizneseve, Enterprise Europe Network (EEN) ka ofruar mënyra inovative në mbështetje të bizneseve, për të përballur sfidat gjatë periudhës COVID-19. Me një qasje virtuale, Rrjeti EEN do të vazhdojë të mbështesë bizneset për të gjetur tregje evropiane dhe mënyra të reja inovative të punës.

Transcript of HYRJE - EEN...HYRJE Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e...

Page 1: HYRJE - EEN...HYRJE Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020. Në

ALBANIA

Newsletter

Prill - Qershor 2020

#EENCanHelp

EEN-ALBANIA

HYRJE

Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-

in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020.

Në këtë Newsletter do të gjeni informacione rreth

aktivitetit të Rrjetit për tre mujorin e dytë të vitit 2020, takimet e organizuara duke respektuar

rregullat e vendosura në këtë periudhë pandemie, përditësime dhe informacione të rëndësishme

mbi sipërmarrjen.

Enterprise Europe Network – Albania në përshtatje edhe me situatën e krijuar nga COVID -19 ka

monitoruar vazhdimisht zhvillimet më të fundit dhe ka vazhduar të jetë proaktiv dhe në dispozicion me të gjitha shërbimet dedikuar bizneseve dhe palëve të interesit.

Edhe pse pandemia ka ndryshuar prioritetet dhe nevojat e shumë bizneseve, Enterprise Europe

Network (EEN) ka ofruar mënyra inovative në mbështetje të bizneseve, për të përballur sfidat

gjatë periudhës COVID-19.

Me një qasje virtuale, Rrjeti EEN do të vazhdojë të mbështesë bizneset për të gjetur tregje evropiane dhe mënyra të reja inovative të punës.

Page 2: HYRJE - EEN...HYRJE Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020. Në

ALBANIA

Newsletter

Prill - Qershor 2020

Takim me partnerët e Konsorciumit Shqiptar EEN-Albania

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e koordinatores së projektit

Enterprise Europe Network Albania (EEN-

Albania), si edhe në kuadër të zbatimit dhe

implementimit të këtij projekti, zhvilloi një takim me partnerët e konsorciumit shqiptar. Në këtë

takim ishin pjesëmarrës katër përfaqësues nga

institucione publike dhe private të konsorciumit shqiptar, i cili përbëhet nga: Agjencia Shqiptare e

Zhvillimit të Investimeve, Dhoma e Tregtisë dhe

Industrisë Tiranë, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Instituti për Politikat

Publike dhe Mirëqeverisjen.

Drejtori Ekzekutiv i AIDA-s Z. Sokol Nano, ndau me të pranishmit objektivat dhe prioritetet

kryesore të projektit, mundësitë që rrjeti ofron për

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) shqiptare në gjetjen e partnerëve strategjikë dhe

zgjerimin në tregje të reja, transferimin e

teknologjisë, si edhe rritjen e aftësive konkurruese

dhe inovative të tyre në tregun Evropian dhe më gjerë. Në përfundim të takimit u dakordësua edhe

për hapat dhe planin që duhet të ndiqet me qëllim

implementimin dhe zbatimin e objektivave të projektit.

Takim mes Ekspertëve të Komunikimit të Rrjetit EEN

Në kuadër të projektit Enterprise Europe

Network u zhvillua në muajin Qershor nëpërmjet platformës online Zoom takimi me

Communication Champions të Rrjetit.

Ky takim mblodhi të gjithë përfaqësuesit e komunikimit të Rrjetit për të diskutuar mbi

qëllimin dhe vizionin e rrjetit, komunikimin e

brendshëm, mënyrat e reja inovative për të qënë sa më pranë sipërmarrjeve, si edhe për

të krijuar e promovuar histori suksesi

nëpërmjet asistencës që Rrjeti ofron.

Page 3: HYRJE - EEN...HYRJE Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020. Në

ALBANIA

Newsletter

Prill - Qershor 2020

Industria Tekstile në Shqipëri dhe dinamiket gjatë dhe pas COVID-19

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të

Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me

partnerin Expocity Albania organizoi

webinarin me temë “Industria Tekstile në

Shqipëri dhe dinamikat gjatë dhe pas

COVID-19”. Gjatë webinarit në kuadër të

këtij sektori, si një nga sektorët me rëndësi

për ekonominë shqiptare sidomos në drejtim

të punësimit, u diskutua mbi zgjidhje të reja

alternative, pritshmëritë për të ardhmen,

situatën e industrisë tekstile në tregjet

ndërkombëtare, si edhe ndikimin që ka

shkaktuar pandemia në mbarëvajtjen e

sektorit.

Në panelin e diskutimit në këtë webinar,

Znj. Desarta Rapushaj, eksperte e AIDA-s

dhe EEN - Albania, theksoi rendësinë e

sektorit të tekstileve në ekonominë shqiptare

kryesisht në eksport, rolin dhe kontributin që

Agjencia dhe Rrjeti ka ofruar në këto kohë

pandemie nëpërmjet gjetjes së partnerëve të rinj, mënyrave inovatore të punës, si edhe

promovimin e produkteve dhe shërbimeve të sektorit. AIDA dhe Rrjeti EEN ka bërë vizibël shumë

platforma virtuale me qëllim takimet B2B për sektorin e tekstileve.

Qëllimi i këtyre takimeve është zgjerimi i partneriteteve, tregjeve të reja dhe për të ndarë ide dhe

zgjidhje alternative pune në kohë pandemie. Gjithashtu u prezantuan edhe paketat financiare në

mbështetje të bizneseve, aktiviteti i të cilave është prekur nga pandemia.

Platforma Virtuale ʺCare Industry together Against Corona”

EEN-Albania dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në cilësinë e

bashkëorganizatores, ju fton të bëheni pjesë e

platformës më të re virtuale ‘Care & Industry

together against CORONA’ për diskutime dhe këshillime në kuadër të situatës COVID-19.

Platforma online ofron mundësinë për të

realizuar kontakte të synuara në kohë efektive

me të gjithë aktorët në shëndetësi, industri,

akademi dhe qeveri. Rrjeti EEN është në shërbimin tuaj për t'ju mbështetur në kërkimin dhe identifikimin e partnerëve të mundshëm dhe për të nxjerrë në pah nismat më të përshtatshme dhe

me ndikim në këtë situatë të pandemisë. Bëhuni pjesë e kësaj platforme nëpërmjet regjistrimit: https://care-industry-together-against-corona.b2match.io/

Page 4: HYRJE - EEN...HYRJE Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020. Në

ALBANIA

Newsletter

Prill - Qershor 2020

COVID-19 - Si të merrni dhe ofroni mbështetje gjatë pandemisë

Në kuadër të situatës së pandemisë

COVID-19, rrjeti EEN ka ndërmarrë disa

veprime për të zbutur sadopak efektet negative të pandemisë dhe për të

mbështetur sipërmarrjet. Artikulli në vijim

i publikuar nga Rrjeti Enterprise Europe Network ju vjen në ndihmë të gjitha

bizneseve të vogla dhe të mesme (NVM)

me informacione mbi qasjen në financa dhe masat e likuiditetit; platforma që

bashkojnë aktorë të ndryshëm për të ndarë

problematikat dhe nevojat gjatë kësaj

periudhe, nisma mbështetëse evropiane për industrinë e kujdesit shëndetësor dhe

shumë më tepër.

Informohuni më shumë duke klikuar linkun: https://een.ec.europa.eu/news/covid-19-pandemic-how-receive-and-offer-support?fbclid=IwAR14r--

XWnlbajys92YNVjKXZr4w0c2KCYiKS_S4Q8mwEnp1Dyk6bJZq-0A.

E- Translation Përkthimi Automatik në mbështetje të bizneseve

E-Translation, është një

shërbim automatik i

përkthimit, i vënë në dispozicion nga Komisioni

Evropian në mbështetje të

Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme europiane.

Bizneset mund të përkthejnë

çdo dokument ose tekst të

thjeshtë në një mënyrë të thjeshtë dhe të Sigurt në

më shumë se 24 gjuhë.

E- Translation, është një nismë e Komisionit Evropian, në ndihmë të sipërmarrjeve të vogla dhe

të mesme për të përkthyer dokumenta dhe teskte të ndryshme pa asnjë kosto, duke garantuar konfidencialitetin dhe sigurinë e të gjitha të dhënave që përkthehen. Më shumë informacion gjeni

në linkun: https://ec.europa.eu/cefdigital/wiki/display/CEFDIGITAL/eTranslation

Page 5: HYRJE - EEN...HYRJE Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020. Në

ALBANIA

Newsletter

Prill - Qershor 2020

Digjitalizimi dhe sfidat kryesore me të cilat po përballen bizneset

Digjitalizimi është një nga sfidat kryesore me të cilën përballen në

këtë periudhë ndërmarrjet e vogla

dhe të mesme evropiane.

Projekti i COSME “Skills for

SMEs”, synon të hulumtojë dhe

mbështesë bizneset mbi mënyrën se si mund të marrin dhe zhvillojnë

aftësitë digjitale.

Për t’u njohur më tepër vizitoni

linkun, në të cilin gjendet dhe

broshura e vlefshme për të gjitha

sipërmarrjet që duan të zhvillojnë

aftësitë e tyre digjitale.

https://ec.europa.eu/easme/en/news/supporting-digital-skills-development-european-

smes?fbclid=IwAR2VtC_Em9t_7u6phTV9xLK-hkwCKOGgpCYAYp8Ti24RRus6ksL8UDocWdg

Platforma Virtuale ʺB2 WORTH” në sektorin e modës dhe dizajnit

Rrjeti Europian i Ndërmarrjeve në

Shqipëri (EEN - Albania) në

cilësinë e bashkëorganizatores, lançoi platformën virtuale “B2

WORTH 2020” për të gjitha

bizneset e sektorit, të interesuara

për të zgjeruar biznesin në tregun evropian, për të gjetur partner të

rinj dhe teknologji të reja, për të

prezantuar dhe zhvilluar ide të reja të produkteve dhe shërbimeve.

Takimet B2B, si pjesë e kësaj platformë u zhvilluan në datat 17 -18 Qershor dhe temat kryesore që u zhvilluan ishin: tekstili, aksesorët e modës, këpucët, lëkura, fashion, dizajni, eko dizajni,

dekorimi dhe smart manifaktura. Platforma është një iniciativë e Simple Consortium EEN, pjesë

e projektit WORTH, e financuar nga programi COSME. Kjo platformë synon të krijojë

bashkëpunime ndërkombëtare ndërmjet modës, prodhuesve dhe stilistëve industrialë, firmave të teknologjisë dhe start -up, për të zhvilluar produkte unike të nivelit të lartë në sektorët e modës

dhe tekstilit, këpucëve, leshit dhe lëkurës, mobiljeve dhe dekorimit te shtëpive, pajisjeve dhe

aksesorëve.

Page 6: HYRJE - EEN...HYRJE Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020. Në

ALBANIA

Newsletter

Prill - Qershor 2020

Bëhuni pjesë e takimeve B2B në sektorin ICT

Enterprise Europe Network (EEN-

Albania) dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në

cilësinë e bashkëorganizatores, ju

fton të bëheni pjesë e eventit ICT Spring 2020, i cili do të zhvillohet në

datat 15-16 Shtator 2020 në

Luksemburg.

ICT Spring 2020 është një ndër konferencat më të mëdha globale të teknologjisë, në të cilën marrin pjesë një numër i lartë pjesëmarrësish ndërkombëtarë për të ekspozuar trendet dhe inovacionet më

të fundit, si edhe për të gjetur partnerë të rinj biznesi në sektorin ITC. Përgjatë eventit do të

organizohen takime biznesi me fokus katër (4) temat: Fintech, AI & Digital, Space & Cyber Security, duke mundësuar për kompanitë pjesëmarrëse krijimin e marrëdhënieve dhe gjetjen e

partnerevë të rinj në sektorin ICT në Europë dhe më gjerë, si edhe njohuri për zhvillimet më të

fundit në inovacion dhe teknologji. Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të eventit.

https://www.b2fair.com/ictspring2020/Home/Index/1.

Enterprise Europe Network dhe Fondi për Zhvillimin Rajonal

Enterprise Europe Network si rrjeti më i madh në

botë për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ka kontribuar në hartimin dhe zbatimin

e programeve të Fondit Evropian për Zhvillimin

Rajonal (ERDF). Aktorët e rrjetit mbulojnë një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga

shërbimet klasike të këshillimit të biznesit,

shërbime ndërkombëtarizimi, deri te shërbimet e

krijuara të aftësive për menaxhimin e inovacionit.

Njihuni me broshurën Enterprise Europe Network

- enriching ERDF programmes, e cila përmban

informacione mbi kontributin e partnerëve të Rrjetit në hartimin dhe zbatimin e programeve të

Fondit Evropian për Zhvillimin Rajonal (ERDF).

Broshura gjendet në linkun: https://op.europa.eu/en/publication-detail/-

/publication/d0d489f6-837a-11ea-bf12-

01aa75ed71a1/language-

en?fbclid=IwAR08FnFvc1TqPNLWoQqC_zFFfJxK1oTil70ZKgbqIPlZIXlSRfEPxbQPlLg

Page 7: HYRJE - EEN...HYRJE Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020. Në

ALBANIA

Newsletter

Prill - Qershor 2020

Manuali online ʺMbi praktikat dhe inovacionin në vendin e punës”

Për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme të

interesuara për inovacionin në vendin e punës si

edhe këshilla praktike mbi mënyrat për të

përmirësuar proceset organizative dhe për të rritur konkurrencën, ju vjen ndihmë manuali online "Mbi

praktikat dhe inovacionin në vendin e punës". Ky

manual përmban raste studimi dhe shërben si një mjet i dobishëm për bizneset, si edhe të punësuarit

që kanë nevojë për këshilla praktike mbi

implementimin e inovacionit dhe mbi veprimet

konkrete që duhet të ndërmerren. Në këte manual bizneset do të gjejnë një përzgjedhje të praktikave

të inovacionit në vendin e punës, së bashku me një

pyetësor të vetëvlerësimit interaktiv që i lejon ata

të identifikojnë nevojat e tyre specifike.

Njihuni me manualin online në linkun:

https://www.innovasouthproject.eu/wp-content/uploads/manual/INNOVASOUTH-MANUAL-

english.pdf?fbclid=IwAR2J8FSnXxwwTyHirdp9JMORGzD9lr3KDqwN9DUP52ym8rdxrJ6GeK7O8_k

Dita Botërore e Mediave Sociale

Në datën 30 Qershor Rrjeti Enterprise

Europe Network festoi Ditën Botërore të

Mediave Sociale. Rrjeti EEN zhvilloi një fushatë mbi Mediat Sociale duke theksuar

rëndësinë e tyre, si edhe duke dhënë

mesazhe mbi prezencën e Rrjetit në media

sociale si një pikë shumë e rëndësishme për të rritur vizibilitetin dhe për të promovuar

më tej Rrjetin.

#WorldSocialMediaDay #EENCanHelp

Për t’u informuar më shumë rreth Rrjetit

Evropian të Ndërmarrjeve në Shqipëri

(EEN-Albania) na vizitoni në faqen zyrtare: www.een.al ose në mediat sociale:

Facebook eenalbania

LinkedIn enterprieseuropenetworkalbania

Twitter eenalbania

Page 8: HYRJE - EEN...HYRJE Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020. Në

ALBANIA

Newsletter

Prill - Qershor 2020

ENTERPRISE EUROPE NETWORK (Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve)

Çfarë është Rrjeti Europian i

Ndërmarrjeve?

Si funksionon Rrjeti?

▪ Rrjeti më i madh në botë për

nxitjen e konkurrueshmërisë dhe

sipërmarrjen.

▪ Nxit rritjen e bizneseve dhe punës

duke ofruar shërbime për

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, si dhe burime për biznese

të tjera, universitete dhe qendra

kërkimore.

▪ Ofron shërbime mbështetëse për

të ndihmuar NVM-të të bëjnë

biznes në Tregun Unik BE, si dhe të përmirësojnë konkurrencën e

NVM-ve Europiane.

▪ Për t’u bërë pjesë e Rrjetit duhet

të krijoni profilin e biznesit tuaj në

databazën e Rrjetit.

▪ Profili krijohet nga biznesi në

bashkëpunim me ekspertët e

Konsorciumit Shqiptar.

▪ Profili vendoset në Rrjet nga ekspertët e Konsorciumit Shqiptar

në bashkëpunim me ekspertët e

BE.

▪ Ky shërbim nuk ka asnjë kosto për

biznesin.

Page 9: HYRJE - EEN...HYRJE Enterprise Europe Network – Albania sjell për publikun, bizneset dhe palët e interesuara Newsletter-in elektronik për periudhën Prill - Qershor 2020. Në

ALBANIA

Newsletter

Prill - Qershor 2020

Vizitoni:

www.een.al

een.ec.europa.eu