Historiku I Adriatic Christian...

6
Adresa: Lagjia 13, Rruga “Pavarësia”, Sek. Hekurudha, Pallati pranë BKT (përballë ALBtelecom) Plazh – Durrës Tel. (052) 260 901 Botimi nr : I Durrës 15/11/15 Humor & Kuriozitete Fq .8 Si të gatuajmë Nga Diana Zike Fq.10 Kendi i Letersise Fq.5-6 Vargje nga Bibla Fq 7 Historiku I Adriatic Christian Academy Nga Alfred Zike PAGEZIM Rrëfim K. Ibrahimi Fq . 2 Aktivitete Fq . 3-4 Fjalekryq Fq. 11

Transcript of Historiku I Adriatic Christian...

Adresa: Lagjia 13, Rruga “Pavarësia”, Sek. Hekurudha, Pallati pranë BKT (përballë ALBtelecom)

Plazh – Durrës Tel. (052) 260 901 Botimi nr : I Durrës 15/11/15

Humor & Kuriozitete Fq .8

Si të gatuajmë

Nga Diana Zike Fq.10 Kendi i Letersise Fq.5-6 Vargje nga Bibla Fq 7

Historiku I Adriatic Christian Academy

Nga Alfred Zike

PAGEZIM

Rrëfim K. Ibrahimi Fq . 2

Aktivitete Fq . 3-4

Fjalekryq

Fq. 11

Historiku I ACA

Qysh prej themelimit në mars 2007, Kisha e Krishtit “Adriatik” ka ndërmarrë një mision të gjerë në fushën e edukimit në komunitetin e saj në zonën e Plazhit në Durrës. Pjesë aktive e këtij misioni është Fondacioni Arsimor Jofitimprurës “Adriatic Christian Academy” (ACA) themeluar në vitin 2012. Misioni dhe puna e ACA është humanitar dhe jofitimprurës, dhe synon edukimin shpirtëror dhe arsimor të nxënësve në sistemin arsimorë parauniversitarë duke promovuar standardeve të larta akademike në edukimin, inkurajimin dhe zhvilli-min e shkathtësive dhe aftësive në mendimin krijues dhe kritik të nxënësve. Proçesi edukativ mbështetet në parime të drejta dhe të vërteta themelore që sigurojnë këndvështrime të drejta dhe të rëndësishme për jetën, në mënyrë që fëmijët të mund të jenë përgatitur të marrin vendin e tyre të duhur në familje, shoqëri dhe shtet dhe ofrojnë kontributin e tyre qytetar.

Prej themelimit në bangat e ACA janë ulur rreth 350 nxënës të moshave 7-18 vjeç, të cilët kanë ndjekur mësime dhe kurse intensive në Gjuhën Angleze, në lëndën e Matematikës, në Informatikë e Kompjuter dhe Arte Figurative, si dhe mësime shpirtërore mbi parime të perëndishme për jetën. Me dhjetra nxënës që kanë studjuar në ACA janë diplomuar apo ndjekin studimet e tyre të mëtejshme në universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Puna në ACA kryhet nga një staf i përgatitur mësuesish edukatorë që i duan fëmijët dhe me pasion punojnë për edukimin dhe rritjen e tyre shpirtërore. Mbarëvajtja e punës dhe ak-tivitetit në ACA drejtohet dhe mbikqyret nga një Bord Drejtues i përbërë nga anëtarë të Kishës së Krishtit “Adriatik” dhe gëzon mbështetjen e plotë dhe të va-zhdueshme të gjithë anëtarësisë së kishës. Gjithë proçesi mësimor dhe edukativë në akademi është i ndërthurur me veprimtari argëtuese, formuese dhe sportive.

Misioni dhe puna e ACA gëzon respektin dhe simpatinë në komunitetin e zonës së Plazhit dhe rrethinat përreth e më gjerë. Falenderojmë Zotin për punën e bërë dhe shprehim mirënjohjen tonë ndaj mësuesve dhe nxënësve të ACA si dhe ndaj familjeve të tyre për mbështetjen dhe bashkëpunimin në punën tonë të përbashkët, duke nxitur dhe inkurajuar partneritetin e tyre të mëtejshëm.

Alfred ZIKE

Drejtor i ACA

Fq. 1 Fq. 2

Pagezimi I Kleovis Ibrahimi

Më 11 Tetor 2015, përpara shumë dëshmitarëve anëtarë të Kishës së Krishtit

“Adriatik” dhe nxënës të ACA, Kleovisi rëfeu besimin e tij se, “Jezusi është

Krishti, Biri i Perëndisë, dhe Shpëtimtari i botës për mëkatin”. Ai gjithashtu iu

përgjigj thirrjes së ungjillit të Krishtit për t’u penduar për mëkatet dhe për t’u

pagëzuar në emër të Krishtit Jezus. Më pas, ai u pagëzua me zhytje në ujrat e

Detit Adriatik, dhe Zoti e shtoi qysh nga ai moment mbas pagëzimit në kishën e

Tij, familjen e Tij në zonën e Plazhit, Kisha e Krishtit “Adriatik”, duke e quajtur

birin e Tij.

Unë besoj në Zot

Zoti është ai që më ka krijuar e më ka dhuruar gjithçka, që më ka dhënë

ngrohtësinë e familjes.Ai është shpëtimtari ynë dhe miku im më i mirë. Në çfar-

do situate dhe kurdo ai më gjendet pranë dhe më ndihmon. Perëndia më jep forcë

për të përballuar çdo sfidë në jetë. Unë besoj në Zot!

Por kohë më parë, nuk dija asgjë për të. Kur vajta në një akademi të krisht-

erë “Adriatic Christian Academy” mësova shumë gjëra që më mësuan të ver-

tetën. Mësova të ndaja të mirën nga e keqja, mësova se asgjë s’është e pamun-

dur, mësova se nëse unë pendohem për gabimet që mund të bëj do të jem I falur.

Mësova se nëse besoj në Zot dhe në birin e tij, unë do të jem I shpëtuar.

Zoti është miku im më i mirë dhe besimin ndaj tij nuk do ta shkëmbej me asgjë.

Unë dhe Zoti,miq të mirë përgjithmonë!

Fq. 3 Fq. 4

aktivitetE - Dite verore ne aca, 22/06– 03/07, 2015

Me duart drejt Jezusit se bashku mesojme, se bashku lodrojme!

Mbas perfundimit te vitit akademik 2014-2015, ne ambientet e ACA u organi-

zuan Ditet Verore me femije te moshave 5-16 vjec. Femijet nen drejtim e

mesuesve, Edlira Cuni, Arber Bushkolaj, Diana Zike dhe me kontributin e nx.

Iva Cuni mesuan per Perendine dhe Birin e Tij, Krishtin Jezus, kenduan dhe

lodruan se bashku. Ishin vertete dite te bukura dhe me shume kujtime te bukura

per te gjithe pjesemarresit. Lavdi Perendise!

aktivitetE - KAMPI VEROR, BUNEC - sARANDE

Kampi Veror, Bunec - Sarande

27 korrik—3 gusht 2015

Me 27 korrik - 3 gusht, nje grup prej nxenesve te ACA nen drejtimin e mesuesve Edlira dhe

Arber morren pjese ne Kampin Veror te Krishtere organizuar dhe drejtuar nga Kishat e

Krishtit ne Shqiperi. Nen drejtimin e mesuesve te krishtere femijet kaluan nje jave me mesi-

me, aktivitete argetuese dhe shijuan ne plazhin e Bunecit rrezet e ngrohta te diellit dhe ujrat e

kaltra te Detit Jon. Mesuan se bashku, lodruan se bashku dhe krijuan shoqeri te reja me miq

moshatar nga kasha te tjera lokale nga qyetetet e Durresit, Tiranes, Lushnjes, Fierit, Vlores,

Policanit, Ures Vajgurore, Kucoves. Nje jave e bukur dhe shume argetuese per nxenesit e

akademise e cila do te mbetet e paharuar ne kujtesen e tyre.

Ese & Vjersha

I believe in God

I believe in God and I always will , no matter what. Sometimes if we don’t see something we always don’t believe it. Many people say that God doesn’t exist ,but I tried my best to convince them that he does. We are loved by so many people ,but where are they when we need them? We believe in love even when we are alone. The only one that is there for us every minute, every second ,is God. Maybe he is close to us ,but we can not see him. We all know that he is always in our hearts and souls. When you are alone the best thing to do is to pray. Pray every day , every night be-cause God does not forget to wake you up every morning. Nobody is perfect but God loves us anyway . He loves the way we are. Sometimes we can not show our love for God, but He can listen through our hearts. It will come a day when we will be alone, without a person in our life, no one who can smile with ,laugh with you, or just stay with you. But God is there for us everywhere we go. We say the things are impossible but with God everything is possible. We always want something, that is why we pray to God but, we should thank him for every-thing that we have. Thank you God for blessing me much more then I deserve!

Sara Osmani

Nëse e do Zotin

Nëse e do Zotin

Bëj ç’të thotë ai

Nëse e do Zotin

Mëso nga Ai

Nëse e do Zotin

Ndiqe atë kudo

Nëse e do Zotin

Kurrë mos mëkato

Nëse e do Zotin

Mëso te falësh

Nëse e do Zotin

Mëso dashuri të japësh

Nëse e do Zotin

Bëhu njeri mirë

Nëse e do Zotin

Ndiq fjalën e tij

Se vetëm kështu

Do të shkosh në mbretërinë e tij

Tani… e në përjetësi!

Nga Edenada Përkola

KENDI LETERSISE Djemtë e rrugës Pal Autori : Ferenc Molnar Personazhet : Boka, Kselin, Nemeceku, Ksona-kosin, Gereb, Kolnin, Veisin, Ceko Aci dhe banda e tij Në këtë roman problemi që zhvillohet është ai që shokët e bandës së Bokës donin të mbronin tokën e tyre Nga Ceko Aci i cili ishte një njeri i keq dhe nga banda e tij mizore. Banda e Bokës donte të shpëtonte parkun ku ata luanin gjithmonë i cili për ta ishte e gjithë bota e tyre.

Permbajtja: Historia zhvillohet në një qytet të Hungarise dhe tregon për aventurat e një bande të formuar nga disa shokë . Banda e tyre u quajt “ Djemtë e Rrugës Pal ” Në lagjen e tyre kishte një shesh plot me kollona dru-ri dhe shtigje që përcaktonin një labirint të vërtetë. Në qëndër të sheshit kishte një shtëpi të vogël . Djemtë e kishin kthyer atë shesh në botën e tyre të vogël ku ata luanin gjithmonë. Secili prej djemve kishte grada ushtarake përvec të voglit Nemecek i cili ishte ushtari i vetëm që i bindej urdhërave të komandantëve të tij por asnjëherë me mërzi. Por këta djem kishin nje armik shumë të fortë i cili quhej ……………..!!!. LEXOJENI DHE PLOTËSONI Mesazhi : Fëmijëria është koha më e bukur e jetës , prandaj duhet ta jetosh sa më bukur që të jetë e mundur. Ideja : Jeta e cdo femije është e mbushur me imagjinatë dhe fantazi të cilat janë një thesar shumë i madh.

Fq. 5 Fq. 6

Çdo mbrëmje, puntori i lodhur nga puna e rëndë në fabrikë, sapo hynte ne dhomën e tij hiqte

këpucët e vjetra e tërë baltë. Dhe i përplaste ato gjithë zhurmë e pa kujdes në dysheme, por...

pa ditur se zhurma e shkaktuar nga veprimi i tij kalonte nëpër dyshemenë e hollë me beton të

dobët duke ndërprerë kështu punën e studentit të ri që jetonte pikërisht poshtë tij.

“Buuumm”...(kërciste këpuca e parë), studenti poshtë lëshonte menjëherë lapsin mbi tavolinë

dhe me të dyja duart mbyllte veshët. “Bum” (këpuca e dytë përplasej pas pak), mirëpo pas një

farë kohe kjo rutinë u bë goxha shqetsuese për studentin që, vendosi pra të flasë me puntorin

një ditë e ti kërkonte të bënte pak kujdes.

- "Tjeta, jam një student që banoj në katin poshtë, pikërisht poshtë jush është dhoma ku unë

studioj çdo mbrëmje deri vonë."

- "Po, çfarë mund të bëj për ju?" - i përgjigjet punëtori paksa i hutuar.

- "Epo ja, duhet të dini se zakoni që keni..., ju lutem! Kur i hiqni këpucët mos i përplasni aq

fortë në dyshemenë tuaj. Zhurma është shumë e fortë dhe detyrohem të mbyll veshët duke

pritur që ju ti gjuani të dyja këpucët. Duhet të kuptoni se ngarkesa e lëndëve të mia kërkon

qetësi dhe përqëndrim!" - shtoi ai me një frymë.

- "Më vjen shumë keq për këtë gjë! Unë nuk isha në dijeni për pasojat e veprimit tim.

Megjithatë mos u shqetsoni, nuk do të përsëritet më." - thotë puntori i sigurtë dhe largohet

qetë-qetë për në punë.

Po atë natë sapo hyn nga puna, pa asgjë në kokë nga lodhja e tepërt, ai heq njërën këpucë

dhe...

“Buuumm!!!” - "Ah, more...!" - Skërmit nëpër dhëmbë studenti duke ngjeshur duart fort pas

veshëve.

Sapo heq këpucën tjeter, e ajo ish gati të përplasej si e para... - "Uh, harrova fare, nuk duhet ti

përplas këto të bekuara!" - pasi tha këto, ai e ul këpucën që kish në dorë, dhe me kujdes e

mbështet në dysheme.

- "ÇFARË PRET??!! - thërriste i zemëruar studenti, me shikimin e ngritur për nga tavani me

duart ende të ngjeshura pas veshëve.

- "GJUAJE TJETRËN! ÇFARË PO PRET?! GJUAJE PRA EDHE TJETRËN!!!"

Humor

Fq. 7 Fq. 8

VARGJE BIBLIKE

* Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë

dhe arsimin. Fjalët e urta 1:7

* Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate, sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde. Fjalët e urta 1: 8-9

* Ai që më dëgjon do të banojë në një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe". Fjalët e urta 1:33

* Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. Fjalët e urta 3:5-6

* Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij,sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen. Fjalët e urta 3:11-12

*Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzh-gon të gjitha shtigjet e tij. Fjalët e urta 5:21

* Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij. Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia. Fjalët e urta 9: 9-10

* Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t’u zbuluar. Fjalët e urta 10: 9

* Puna e të drejtit i shërben jetës, fitimi i të pabesit mëkatit.

Fjalët e urta 10:16

* Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t’i nënshtrohet punës së detyrueshme. Fjalët e urta 12:24

Fq. 9 Fq. 10

TË DUAM KAFSHËT

Thuhet se qeni është miku më besnik i njeriut. Këtë s’do kishte guxim ta diskutonte

askush me adhuruesit e qenve, prandaj po e marrim si të vërtetë. Dashamirësit e qenve

flasin me orë të tëra për bëmat e kafshëve që mbajnë në shtëpi, ndërsa ata që nuk i kanë

shumë qejf mendojnë se kush e di sa të vetmuar ndihen njerëzit përderisa kalojnë kaq

kohë me ta, madje edhe flenë me ta. Ekspertët thonë se ekzistojnë 109 raca të ndryshme,

pa përmendur me qindra racat hibride të tyre. Shumë pak raca ekzistojnë në Shqipëri

dhe tregtia e tyre ende nuk ka përmasat që ka në botë, por gjithkush duhet të dijë karak-

teristikat dhe personalitetin e secilës prej tyre. Racat e pastra janë më të cënueshme ndaj

sëmundjeve, ndërsa avantazhi i hibridëve është se kanë gjithnjë e më pak probleme me

shëndetin. Por duhet theksuar fakti se kërkimet thonë se kafshët përgjithësisht vuajnë nga

sëmundjet e të zotërve që i rrisin. Për shembull nëse dikush në familje vuan nga diabeti,

edhe qeni ka gjasa të preket nga e njëjta sëmundje, duke qenë se njerëzit u japin kafshëve

ato që hanë vetë dhe po aq shumë sa hanë vetë.

1. Qentë kufitar të gjahut -Kjo racë e qenve kufitarë është inteligjente dhe e kujdesshme.

Koka e rrumbullakët, sytë e shndritshëm, gëzofi i ashpër dhe personaliteti i gjerë në një

trup të vogël e bën këtë qen numrin një.

2. Qentë hibridë -Këta qen janë ndërthurje e racave të ndryshme. Hibridët e llojeve të

ndryshme të qenve kufitarë janë të shkathët, besnikë dhe miqësorë. Pjesa më e madhe e

tyre janë të pastrehë, pasi s’janë qen race.

3. Qentë labrador të gjahut -Si raca më popullore në Mbretërinë e Bashkuar, labradorët

vështirë se munden si kafshë familjare. Inteligjenca dhe shëndeti i tyre ka bërë që të

përdoren si kafshë pune për sportistët, të verbrit etj.

4. Languat -Languat janë të butë, të heshtur, qen besnikë që ngjajnë me zagarët gri.

Pamja e tyre elegante, me kocka të imëta dhe lëkurë të hollë i bën të kenë një stil plot hir.

5. Qentë skocezë të stanit -Duhet të kujtoni se këta qen janë di-

zenjuar të mbledhin delet përmes kodrave. Energjia dhe inteligjen-

ca e tyre do të thotë se kanë nevojë për shumë sfida dhe stimuj.

Nëse mundeni të merreni me ta, qentë e stanit janë më besnikët..

6. Zagarët -Edhe pse kjo racë është rritur për të qenë atletë, kafshë

garash, ata kanë personalitete të buta dhe të ndjeshme. Shumë

zagarë të dalë në pension shërbejnë si kafshë familjare.

7. Pastorët gjermanë -Të përdorur si kafshë roje për punët e policisë, ata shërbejnë edhe

Si te gatuajme ZUPA

(Për 4–6 persona )

BAZA

1 pako biskota

50 gr. gjalp

KREMI

1 Litër qumësht

12 lugë supe sheqer

6 lugë supe niseshte

2 lugë supe kakao

1 vanile

PËR NGA SIPËR

200 gr. arra

50 gr. rrush të thatë (të zhytur në konjak)

2 të bardha vezësh (marengë)

Reçel të ndryshëm

ZHVILLIM

Coptojmë biskotat në mikser bashkë me gjalpin.

Pastaj I vendosim në të gjitha fundet e tasave.

Ngrohim (1/2 lt.) qumësht bashkë me 6 lugë(supe) sheqer, 3 lugë(supe)

niseshte dhe një vanile. E trazojmë kremin derisa të marre valë.

E hedhim masën nëpër tasa. Marrim pjesën tjetër të qumështit (1/2 l)

hedhim

3 lugë(supe) niseshte, 6 lugë(supe) sheqer dhe kakaon. E trazojmë kre-

min derisa të marre valë. E hedhim nëpër tasa.

Sipër hedhim arrat dhe rrushin e thatë.

Pastaj hedhim marengën dhe sipër reçelin.

Ju bëftë mirë!