Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

64
TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _______________________________________________________ __________ HISTORIA E SHQIPERISE NGA JOHANN THUMANN (1774) 1

description

“… Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qënë vetëm për të hedhur dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentash të renditura në mënyrë kronologjike të cilat çjerrin errësirën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull, duke u përpjekur që ta bëj të njohur këtë vënd përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili është ndër banorët më të vjetër të Evropës dhe që kanë ditur të mbijetojnë, me gjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëvet dhe turqve…” JOHANN THUMANN (1774)

Transcript of Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

Page 1: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

HISTORIA E SHQIPERISENGA

JOHANN THUMANN(1774)

1

Page 2: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

TË HUAJTPËR SHQIPËRINËDHE SHQIPTARËT

Edicioni i Dytë

PIRO TASE

UNITED STATES

2010 http://outskirtspress.com/PIROTASE

2

Page 3: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

 “… Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qënë vetëm për të hedhur dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentash të renditura në mënyrë kronologjike të cilat çjerrin errësirën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull, duke u përpjekur që ta bëj të njohur këtë vënd përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili është ndër banorët më të vjetër të Evropës dhe që kanë ditur të mbijetojnë, me gjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëvet dhe turqve…”

JOHANN THUMANN(1774)

3

Page 4: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

Historia e Shqipërisë

nga Johann Thumann(*)

 “… Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qënë vetëm për të hedhur dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentash të renditura në mënyrë kronologjike të cilat çjerrin errësirën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull, duke u përpjekur që ta bëj të njohur këtë vënd përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili është ndër banorët më të vjetër të Evropës dhe që kanë ditur të mbijetojnë, me gjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëvet dhe turqve…”

JOHANN THUMANN(1774)

[Fragment nga “Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen “(Mbi Historinë dhe Gjuhën e shqiptarëve dhe të vllehëve), me autor Johann Thunmann, botuar në Leipzig, më 1774 dhe e përkthyer në gjuhën angleze nga Dr.Robert Elsie.]

“Unë tani do të doja të kthehesha në historinë aktuale të shqiptarëve dhe të vendit ku ata banojnë. Ata janë pasardhësit e ilirëve të lashtë, ndërsa fqinjët e tyre, vllehët, me historinë e lashtë të të cilëve unë do të merrem më vonë, janë fëmijët e Thrakasve. Në këtë shkrim do të përpiqem sa të mundem për të provuar këtë dëshmi. Njerëzit që jetojnë midis Detit Jon dhe Maqedonisë, në mes Chernagora [Mal i Zi] dhe Neo-Kastros, në Evenus [Evinos] edhe pse flasin shqip, jo gjithmonë janë quajtur me emrin shqiptar. Ata jetonin në terrene malore, duke ruajtur veten dhe emrin e tyre, pavarësisht nga të gjitha luftrat që kishin bërë në shekuj me popujt fqinjë. Ata mbetën në këto kufij të ngushtë që kurse, këta të fundit, i shikojmë të përmenden më pas, shekuj me radhë, nga shkrimtarët bizantinë dhe në korespondencën e papëve. Në vitin 1250, krahinat e Pulat-it [Pult] dhe Chounavia-s nuk u përfshinë në territorin e quajtur, Shqipëri. Por, shpejt pas kësaj, ky emërtim u bë më i përhapur dhe do të përdorej për ta dhe për trevat e tjera në Veri. Në vitin 1254, Kroja [Krujë] tashmë, referohet si një qytet shqiptar. Në vitin 1273, “Albania” shtrihej deri në Durrës [Durrës], më 1340, deri

4

Page 5: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

në Kaninë dhe Beligrad [Berat], dhe nga 1340 deri në Acarnania dhe poshtë, për në Achelous. Në vitin 1357, John Cantacuzenus shkruan se shqiptarët kanë qënë fqinjët e Thesalisë dhe në vitin 1332 kanë banuar në këto zona malore. Pas kësaj kohe, ata u shpërndanë dhe u përhapën aq shumë sa pushtuan edhe Aetolinë, Acarnaninë, Thesalinë dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë dhe Peloponezit, duke përfshirë edhe disa ishuj në Egje dhe në Jon. Chalcocondylas mund të ketë qënë i keqinformuar, por ai të paktën e dinte se atdheu i këtij populli ishte rajoni rreth Durrësit.

Grekët, ishin të parët që bien në kontakt me shqiptarët aktualë si një komb i pavarur, me një popull të përkushtuar për luftë dhe të devotshëm për vendin e vet, duke e përdorur emrin e tyre për t'iu referuar në përgjithësi banorëve të zonave malore dhe të Epirit, të cilët përdornin të njëjtën gjuhë dhe kishtin të njëjtat zakone si dhe “Albanians” dhe që, së bashku me ta, zbrisnin për të jetuar poshtë në fusha dhe në vendbanime të reja që i merrnin nga grekët. Edhe kombet e tjera të Evropës ndoqën shembullin e grekëve. Vetëm turqit i quanin ata Arnautë, që vjen nga emri i princit të fundit të Shqipërisë Jugore, Arianiti. Vendasit e quanin veten e tyre ‘Skipatars’ por as ata vetë nuk e dinë se nga vinte kjo fjalë, Në fillim, përgjithësisht, emërtimi ‘Shqipëtar’, ashtu sikurse edhe ai ‘Albanian’ nuk ishin shumë të përdorshëm. Ndoshta nuk do të bëja gabim po të shprehja dyshimin se, fillimisht, banorët e trevës malore të Ceraunisë mund ta kenë quajtur veten sit të tillë, duke e marrë këtë emër nga një fshat aty afër, i quajtur Sipjatos, i cili i referohet dokumentave si i tillë që në vitin 870. Ka mundësi, gjithashtu, që mund të rrjedhë edhe nga emri i famshëm Spata [Shpata], familje e cila, në fund të shekullit të 14-të, kishte në pronësi, pjesën më të madhe të Shqipërisë. Një gjë është e sigurtë - se Chalcocondylas i referohet atyre si Spatai. Sido që të jetë e vërteta, unë unë nuk pretendoj se di gjithçka në këtë çështje mjaft të panjohur në lidhje me origjinën e fjalës.

Por kush janë këto Skipatars, këta ‘Albanians’? Askush nuk ka pretenduar të dijë ndonjë gjë të besueshme apo për të dëshmuar lidhur me të vërtetën rreth tyre pa u bërë pre e spekullimeve. Ngjashmëria e emrit ka bërë që disa vëzhgues të kërkojnë të parët e tyre në Kaukaz dhe në Detin Kaspik. Të tjerë i nxjerrin ata me prejardhje nga Kalabria. Disa mendonin se ata ishin sllave apo me

5

Page 6: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

prejardhje nga kroatët, serbët apo bullgarët. Disa, madje, shkuan aq larg sa të pretendojnë se shqiptarët mbërritën në këtë rajon në shekullin e 7-të. Në kohën e Chalcocondylas-it, ishin të shumtë ata të cilët e konsideronin këtë popullsi si Ilirët e vërtetë, por ai nuk ishte dakord sepse pëlqente që t’i shikonte sllavët të shtrirë deri në Detin Jon e më tej.. Më vonë, ai pranon se ata ishin mbetjet e maqedonasve të lashtë. Do të ishte e tepërt për të shtuar këtu edhe pikpamje të tjera. Në këtë çështje, vetëm sa ngriheshin pikpyetje dhe bëheshin spekullime. Historia e këtij populli dhe gjuha e tyre nuk ishin hetuar ashtu siç duhet... Jo çdo gjë që thuhej duhej të merrej si e sigurtë.

Unë kam arritur të bëj atë që të tjerët nuk kanë mundur ta realizojnë dhe që kanë dështuar. Unë nuk kam gjetur asnjë gjurmë imigracioni në tërë historinë e tyre. Është, mbi të gjitha, gjuha e tyre, e cila ka lënë të tilla gjurmë lidhur me fatin e këtij populli sa që mua nuk më mbetet gjë tjetër veç se t’i shikoj ata si fqinjët e grekëve dhe subjekte të Romës antike. Këto dy fakte, së bashku, përcaktojnë origjinën e tyre të lashtë nga Ilirët. Ata janë po aq jo-sllave sa dhe Finns-it, dhe, sikurse këta të fundit, shqiptarët kanë huazuar disa fjalë sllave në gjuhën e tyre, gjë që, sidoqoftë, ka ndodhur sepse, duke filluar nga shekulli i 7-të, kanë qënë fqinjë me sllavët. Përveç kësaj, është një popull i veçantë, të cilët, nga njëra anë, edhe pse për një kohë të gjatë kanë qënë evropianë, nga ana tjetër, ishte një vend me më pak lidhje me popujt e tjerë të Evropës, se sa këta të fundit kanë mes njëri – tjetrit. Unë do të bëja këtu një përjashtim për vllehët të cilët, ndoshta kanë të njëjtën origjinë si dhe shqiptarët, por që me kalimin e kohës dhe nga përzjerja e tyre me popujt e tjerë, kanë evoluar ndryshe nga këta të fundit. Që të dyja, historia dhe gjuha e folur e tyre janë prova më e saktë për këtë dëshmi. Unë e shikoj tepër të rëndësishme që të paraqes këtu ato ngjarje kryesore të cilat shquajnë popullin shqiptar, me qëllim që të hedh një dritë të mjaftueshme mbi historinë e tyre. Kjo është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemit. Kush janë shqiptarët? Si u shfaqën ata? Cila është prejardhja e gjuhës së tyre?

Njerëzit e parë që njeh historia në këtë rajon janë ilirët, një komb i madh dhe i fuqishëm që ka jetuar në Detin Adriatik, nga Po deri në Gjirin Ambracian, dhe në veri deri në Danub. Straboni beson se kjo popullsi përhapet deri, tutje në perëndim, në Liqenin Constance,

6

Page 7: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

përmes Noricum-it dhe Vindelicia-s. Ai, gjithashtu, pohon se Pannonians-it e kanë prejardhjen nga ky popull. Appiani dëshmon qartë se Pannonians ishin ilirë. Istrians, Japodes, Dalmatët, Liburnians, Dardanians, Ardiaei, Autariates, me pak fjalë, të gjitha popujt deri në malet Ceraunian konsiderohen në përgjithësi si ilirët. Por ata, gjithashtu, patën një shtrirje të gjerë edhe në Maqedoni , Epir dhe Thesali. Vetëm një pjesë e vogël e Maqedonisë ishte e banuar nga grekët. Pjesa më e madhe e popullsisë ishte ilire dhe trake. Dassaretae, Lyncestae, Bryges ose Phrygians, Pelagones, Eordi, Elimiotes, Atintanes, banorët e rajonit rreth Candavise, Pella, Edesa dhe Verva kanë qenë, që të gjitha, të referuara, shprehimisht, si ilire. Deri në një shtrirje të madhe, ishin, pothuajse, vetëm qytetet bregdetare që kishin banorë grekë. Maqedonasit kishin një gjuhë të tyren që është folur edhe në rajonet përgjatë detit Jon, deri në Korfuz dhe, po ashtu, në Iliri dhe në Epirin grek. Në Epir, ku, siç u përmend edhe më lart, flitej gjuha maqedonase apo gjuha ilire e cila ka të ngjarë të jetë e njëjta gjë, ka pasur edhe shumë popuj të tjerë jo-greke. Por kolonitë greke këtu dhe dinastia e Aeacides, kur ishte fjala për të prezantuar gjuhën, thoshin se popullsi të ndryshme flisnin dy gjuhë. Amphilochansit që shtrihen më poshtë, në drejtim të jugut, gjithashtu, i përkisnin këtij grupi, ndaj edhe për këtë arsye janë referuar nga Tuqididit si barbarë. Në Thesali kishte edhe të tjera popullsi me origjinë të huaj, të tilla si Perrhaedans, të përmendura nga Appiani si ilirët, Athamanes, Aethices, Tymphaei dhe Penestae, Helots e Thessalians, të cilët ka mundësi që të kënë qënë me të njëjtën origjinë si Penestae ilire. Scylax vëren se vetëm përtej Ambracia-s, Peneus-it dhe qytetit ose malit Homotion në Magnezi, kishte popullsi të mirëfilltë greke. Në kohën e Strabonit, barbarët zotëronin hapësira të mëdha të Greqisë, dhe ai dëshmon se në atë kohë, Maqedonia dhe pjesë të Thesalisë banoheshin nga Thracians. Ilirët dhe Thracians kishin qenë gjithmonë popujt më të mëdhenj në Evropë. Por, ata kishin të njëjtën origjinë, apo rridhnin nga popuj të ndryshëm? Asnjë nga shkrimtarët e lashtë nuk ka deklaruar ndonjëherë në se këta dy popujt kanë të njëjtën origjinë apo që Ilirët dhe Thracians ishin po aq të afërt me njëri-tjetrin sa edhe Ilirët dhe Dalmatët, ose Thracians dhe Getae. Por shpesh, shkrimtarët e lashtë nuk tregonin vëmendje për popujt më të vegjël duke cilësuar Thracians si Ilirë, dhe anasjelltas. Dardanians-it, për të cilët nga

7

Page 8: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

Nicholas Damascenus, Straboni, Appiani dhe të tjerët është thënë se janë ilirë, janë konsideruar nga Dio Cassius si Moesians. Edhe Stephanus thotë se qytetet e tyre, Naissus [Nishi] dhe Skupi [Shkupi] ishin Thrakas. Triballi që, pothuajse, në të gjitha kohërat është quajtur Thracians, nga Aristofani, Livy dhe Stephanus, është konsideruar si ilire. Istrians dhe Daorsi, të cilët ka shumë të ngjarë të kenë qënë Ilirë, janë quajtur nga të tjerët Thracians. Tralli nga ana e tyre, janë të referuar prej autorëve të tjerë si ilirë, edhe pse dihet mirë që janë Thracians. Popujt, të cilët dikur kishin jetuar në Azinë e Vogël dhe që u përkisnin racës Phrygian, të tilla si Phrygians ose Bryges midis Taulantëve, Paeones që e quajti veten koloni Teucriane, dhe Henetae Paphlagonian në Adriatik janë konsideruar si ilirë... Unë kam përshkuar të gjitha ato vendbanime në Iliri që kanë të njëjtët emra si në Thrakë. Thracians dhe Ilirët e pranojnë se kanë zakone të përbashkëta. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto, unë nuk mund të shikoj asnjë arsye për të arritur në përfundimin se të dy popujt kanë një origjinë të përbashkët. Ajo që sot vlerësohet më shumë është mundësia se këta dy popuj kanë qënë të lidhur shumë me njëri-tjetrin, se janë përzjerë me njëri-tjetrin dhe se, aty ku shkrimtarët e lashtë grekë i klasifikojnë këta si dy popuj të ndryshëm, kjo përsëritet më shumë si për forcë zakoni se sa për shkak të ndonjë ndryshimi thelbësor në origjinë. Vendi që tani quhet Shqipëri ishte i banuar nga popuj të ndryshëm të cilët ishin të gjithë pjesë e racës ilire. Encheleans pranë Rhizano, Labeates në Liqenin Zenta, Phrygians dhe Parthini përreth Krujës, Taulantët rreth Durrësit, për të mos përmendur Bylliones, Amantes dhe Atintanes përgjatë bregdetit. Në brëndësi jetonin Almopes, një fis Paeonian, Albanët, Penestae, Dassaretae që banonin në Liqenin Lychnitis [Ohrit] dhe Mela që shtrihej në bregdet, për të mos përmendur Elimiotes dhe Eordi. Disa prej këtyre popujve u bënë të famshëm, të tjerët mbetën në hije, dhe që, sipas rrëfimeve, luajtën më shumë se një rol në historinë e tyre. Cadmus, thuhet se ka mbretëruar mbi Encheleansit. Për Colchians-ët, të cilët ndoqën Argonaut-ët, thuhet se janë vendosur në Orikum [...], Olchinium [Ulqini] dhe në rajonin e Amantes. Janë këta Amantë për të cilët thuhet të kenë qënë Euboean Abantes dhe Locri Epicnemides që mbetën këtu për shkak të stuhisë që i zuri gjatë rrugës së kthimit nga Troja dhe që më pas e harruan gjuhën e tyre dhe zakonet greke, duke u kthyer në barbarë. Por

8

Page 9: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

informacione të tilla i takojnë fantazisë së poetëve greke dhe etimologjistëve. Me kalimin e kohës, edhe grekët u vendosën këtu dhe krijuan kolonitë e tyre në bregdet. Epidamnus ose Dyrrhachium [Durrës], dhe Apollonia, fillimisht qytete ilire, të okupuara nga kolonistët e ardhur prej Korinti e Korfuzi, u bënë vendbanimet e tyre më të famshme. Grekët u vendosën, gjithashtu, edhe në Orikum , Bylis dhe Aulona [Vlore]. Por ishte popullsia ilire ajo që bënte ligjin. Ata i sulmonin shpesh kolonistët grekë dhe i vinin nën shërbimin e tyre. Më të fuqishëm dhe më të famshëm ndër të gjitha këto fise ilire ishin Taulantët. Rreth viteve 650 para e.re, të udhëhequr nga Mbreti i tyre Gelaurus lufuan kundër Argeusit, djalit të themeluesit të monarkisë Maqedonase. Në vitin 435 para e.re, ata u erdhën në ndihmë fisnikëve që ishin dëbuar nga populli i Durrësit duke i ndihmuar ata që të ngrejnë rrethimin përreth qytetit. Rreth pesëdhjetë vjet më vonë, Bardylis, një grabitës kryerrugësh, krijoi një mbretëri të fuqishme duke bashkuar fiset ilire të provincave të lindjes, në veçanti Dassaretët dhe Eordët, të cilave në këtë kohë edhe Maqedonia u paguante haraç. Pas disfatës së tmerrshme në luftë dhe vdekjes së Perdiccas, në vitin 360, mbretëria Maqedonase e pushtuar nga kaosi dhe e rrezikuar për t’u kthyer në një provincë Ilire, u shpëtua nga Philipi i II. Ai e mposhti Mbretin nëntëdhjetë-vjeçar Bardylis në një betejë të përgjakshme duke e detyruar atë që të pranojë të tërhiqet nga gjithë territoret përtej liqenit të Ohrit. Më pas, Clitus, i biri i Bardylis-it ', u bë vasal i Maqedonisë. Ai hipi përsëri në fron, në vitin 355 para e. re. duke patur mbështetjen e Glaucias, mbretit të Taulantëve dhe Autariates. Por Aleksandri e mundi atë, i zaptoi tokat dhe zgjeroi mbretërinë e Maqedonisë deri në kufirin me Taulantët. Këta të fundit asnjëherë nuk u vunë në vartësinë e maqedonasve. Mbreti i tyre Glaucias ishte ai që strehoi Pirron e famshëm në vitin 316 para e. re, duke e mbrojtur atë me bujari nga Cassandri dhe duke e vendosur atë përsëri në fronin e të jatit.. Në vitin 314, ai u mund nga Cassandri dhe, në këtë mënyrë, atij iu desh t’i lëshojë maqedonasve të dy qytetet që kishin pushtuar: Durrësin dhe Apolloninë. Por, dy vjet më vonë, Durrësi u çliruan kurse Apollonia u gjend nën sundimin e Glaucias. Cassandri u orvat përsëri të ripushtojë Apolloninë, por dështoi. Në vitin 294, në një traktat me Aleksandrin, të birin e Cassandrit, Pirrua mori gjithë territorin përgjatë brigjeve ilire që ishin nën zotërimin e

9

Page 10: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

maqedonasve. Ptolomy Ceraunus bëri luftë me Mbretin Ilir Monius, por unë nuk e di se çfarë fitoi ai nga kjo. Pastaj, në të gjithë vendin u vendosën Celtët. Në këtë kohë, sigurisht, u bënë shumë kryengritje rreth të cilave nuk dimë gjë. Vendbanimet greke përgjatë bregdetit e ruajtën pavarësinë e tyre.

Në vitin 266, Apollonia hyri në aleancë me romakët. Në vitin 231, Agroni, i biri i Pleuratus-it, themeloi një shtet në Ilirinë Juglindore, që u futi frikën të gjithë fqinjëve rreth tij. Të gjithë, që nga Ardiaei deri tek Atintanes iu nënshtruan sundimit të tij. Mposhti krenarinë e Aetolianëvë dhe anijet e tij lëshuan frerët në të gjithë detet. Ai arriti të bëhet mbreti më i fuqishëm në të gjithë para-ardhësit e tij. Por pushteti i tij u shëmb menjëherë në kohën e mbretërimit të Teutës, gruas së tij, që e zëvendësoi. Në vitin 228, romakët, të cilët morën hak mbi ilirët për shkak të piraterisë së tyre, e detyruan Teutën që të braktisë fronin mbretëror, detyruan, po ashtu, edhe Pinnes-in, të birin e Agronit, që të paguajë një haraç vjetor, dhe i shkëputën rajonet e banuara nga Atintanes dhe Parthini, ishullin e Korfuzit, që ilirët sapo e kishin pushtuar, Issan dhe Pharosin, dhe i dhanë lirinë popullit të Durrësit dhe të Apollonisë. Demetrius, i cili kishte mbështetur romakët, mori Pharosin, shumë shpejt u martua me Triteutën, nënën e Pinnes, mori frenat e pushtetit, bindi Atintanesit që ta mbështesnin, përfundoi një aleancë me Philipin e Maqedonisë dhe iu vërsul romakëve duke i bërë copë. Në vijim të luftimeve, Demetrius, humbi çdo gjë dhe iku i frikësuar. Romakët rimorën përsëri jo vetëm vendet e sipër-përmendur, por edhe Pharos dhe Dimallum, dhe pjesën tjetër ia dhanë Pinneas. Skerdilaidi, i cili sundoi mbi këtë pjesë të Ilirisë pas tij, fillimisht, ishte aleat i mbretit të Maqedonisë dhe më pas u bë aleat i Romakëve. Në vitin 217, ai mori nga maqedonasit një sërë qytetesh në territorin e Pelagones dhe Dassaretaes. Por, më pas, Filipi V i pushtoi ato dhe të gjitha zotërimet e Skerdilaidit mbi Liqenin e Ohrit. Në vitin 214, Filipi bëri një sulm të befasishëm kundër Orikumit dhe rrethoi Apolloninë, por romakët i shpëtuan të dy këto qytete.. Në vitin e ardhshëm, duke përdorur një dinakëri, ai mori qytetin Lissus (Lezha), dhe, disa vendbanime të tjera të Ilirisë u dorëzuan vetë. Në vitin 210, Iliria më shumë u bë prehë e sulmeve të Maqedonisë së harbuar, qëkur se Skerdilaidi dhe i biri i tij Pleuratus ishin lidhur hapur me romakët. Në vitin 204 u nënshkrua një traktat i cili u dha fund këtyre

10

Page 11: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

armiqësive. Atintanesi iu dha Maqedonisë.. Romakët pranuan të marrin Dimallum e, Bargulum, Eugenium, dhe territorin e Parthinit. Lufta shpërtheu përsëri në vitin 200 dhe Pleuratus lidhi përsëri aleancë me romakët. Në atë kohë, nga të gjita fiset ilire, Dassaretae, Eordi, Elimiotes, Orestae, Penestae, Atintanes, Lyncestae dhe Parthini ishin nën pushtetin e Filipit. Në traktatin e vitit 196, Pleuratus mori këta dy fiset e fundit. Ai, gjithashtu, vendosi sundimin e tij edhe mbi Dalmatët, por kur djali i tij, Genti, mori fronin, ata u ngritën në revoltë dhe mundën t’i shpëtojnë nënshtrimit. Gjatë kohës së sundimit të tij, mbretëria e Ilirisë u shpërbë tërësisht. Ai ishte bërë aleat i Persius-it. Romakët e sulmuan atë dhe pushtuan tërë mbretërinë brënda tridhjetë ditësh, duke e detyruar Gentin të dorëzohej. Kjo ndodhi në vitin 168 para e.re. Fati i Ilirisë do të vendosej në vitin pasardhës. Taulanti, Daorsi, Issani, Rhizoni, Olciniati, si dhe Pirusti që ishte ndënë Dassaretae u shpallën të lira. Fiset e tjera Dassaretae , Scodrani (Labeates), Selepitani dhe të gjithë subjektet e tjera Ilire, tani duhej që t’i paguanin Romakëve gjysmën e taksave që jepnin për mbretin e tyre, dhe Iliria u nda në tre distrikte. Ato rajone të vendit që i përkisnin Perseu-sit, të tilla si territoret e Eordi, Lyncestae, Elimiotes dhe Atintanes, mbetën pjesë e Maqedonisë edhe pas pushtimit. Një nga katër distriktet në të cilat ishte ndarë vendi, banohej vetëm nga fiset ilire. Këto fise, gjithashtu, gëzonin disa liri. Ata duhej vetëm që të paguanin gjysmën e taksave të zakonshme. Pelagonia u bë kryeqyteti i tyre, vendi ku ata mbanin kuvendet, ku dërgohej haraçi dhe ku ishin zgjedhur autoritetet e tyre. Gjithashtu, u ishte dhënë e drejta për të mbajtur tokat kufitare në mënyrë që të mbronin veten nga dyndjet barbare. Por atyre nuk u lejohej që të mbanin kontakte me fiset ilire që jetonin në një nga distriktet e tjera. Kjo pjesë e Maqedonisë i pati ruajtur këto privilegje për një kohë të gjatë, ndaj dhe për këtë arsye, ishte e njohur si Maqedonia e Lirë. Unë kam vënë e se një pjesë e Ilirisë që i përkiste Perseus-it, iu dha Maqedonisë nga Romakët. Gjithashtu, më vonë ishin përfshirë vendbanimet greke në bregdet dhe ato që synoheshin prej romakëve nga njëra anë dhe nga Gentiusi dhe Perseusi para lufte. E gjithë kjo ishte pjesë e Maqedonisë së Lirë, prandaj dhe ra, ashtu si dhe pjesa tjetër e provincës së Maqedonisë, fillimisht nën sundimin e një guvernatori, pastaj të një pretori, pastaj e një guvernatori përsëri, dhe në fund të një vicarius, i cili gjatë sundimit

11

Page 12: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

të Konstandinit, mbajti edhe titullin e comes. Ka pasur një ndryshim të dukshëm në qeveri në këtë vend nën këtë perandor. Emri Illyricum iu dha një prefekture që përfshinte të gjitha tokat midis deteve Jon dhe Egje. Prefekti banoi për disa kohë në Sirmium [Sremit] por u zhvendos në Selanik gjatë trazirave të shkaktuara nga Attila. Një nga dy dioqezat e kësaj prefekture është quajtur Maqedoni dhe brënda saj, si një krahinë më vete, ishte Iliria maqedonase, e cila atehere ishte quajtur Epiri i Ri dhe që ishte qeverisur nga një praeses. Por ilirët e veriut nuk ishin kaq me fat. Pas humbjes që Genti pësoi me romakët, ata ishin të detyruar të paguajnë gjysmën e haraçit vjetor. Shumë shpejt, në vitin 156, ata u pushtuan nga Dalmatët, të cilët e shkatërruan krejt vendin e tyre. Më pas Dalmatët u mundën dhe u detyruan të nënshtrohen. Por, qëkur se Romakët e kthyen vendin e tyre në një provincë, kjo pjesë e Ilirisë së Gentit, që shtrihej midis Durrësit dhe Lezhës, gjithashtu, u bë pjesë e asaj province. Vetë Cezari kishte qënë këtu për disa kohë guvernator i vendit. Por sipas Konstandinit të Madh, kjo pjesë veriore e Ilirisë së Gentit ishte shkëputur përsëri nga Dalmacisa. Qëkur se Dalmacia ishte konsideruar si pjesë e dioqezës së Illyricum-it perëndimor dhe pjesë e prefekturës së Italisë, pjesa tjetër u vu nën prefekturën e Illyricum-it dhe pjesë e Dioqezës së Dacia-s, dhe iu dha emri i ri Praevalis. Kjo krahinë e vogël, që në kohën e Justinianit I ishte bërë pjesë e dioqezë kishtare e kryepeshkopit të ri, Justiniana Prima, sundohej nga një praeses.

Por këta Ilirë, si subjekte të Romakëve, ende nuk ishin të mbrojtur nga dyndjet barbare. Ardiaei dhe Palarians i sulmuan ata rreth vitit 135. Qëkur se këta të fundit u mundën nga romakët, Scordiscans Celtic zunë vendin e tyre duke u bërë rreziku kryesor për këta ilirë. Dassaretae dhe Hybrians ishin pjesërisht të prekur nga këto goditje dhe territoret e tyre ishin pothuajse plotësisht të çpopulluara. Me kalimin e kohės, rajonet e çpopulluara ishin mbuluar nga pyje të pashkelura që do të duheshin ditë të tëra për t’ i përshkuar. Epiri dhe Iliria që dikur kishin qënë treva të mbipopulluara, në kohën e Strabonit, ato pothuajse kishin mbetur fare shkretë. Ajo popullsi që kishte mundur të mbijetonte, rronte nëpër fshatra apo nëpër rënojat e qyteteve të shkatërruar.

Për këtë arsye, shumë koloni romake shpejtuan të venë atje dhe të vendosen përgjatë bregdetit dhe në qytetet e boshuara. Në kohën e

12

Page 13: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

Pliny's, qytetet e Rhizon [Risani], Ascrivium [Kotorrit], Butua [Budva], Olchinium [Ulqini], Skodra [Shkodra], Lissus [Lezhe], Dyrrhachium [Durrës] dhe Bylisi u pushtuan nga kolonë romakë. Por,ende përreth,kishte shumë prej banorëve të vjetër ilirë. Straboni i referohet Taulantëve, Parthini, Bylliones, Phrygians, Lyncestae, Elimiotes, Eordi dhe të tjera fiseve që ishin ende aty në kohën e tij. Pliny, nga ana e tij, vë në dukje se në rajonin e Apollonisë, në kohën e tij, ishin popullsitë barbare (jo- greke), Amantes dhe Bylliones. Ai i quan Dassaretae, Amantes dhe Orestae, popuj të lirë. Ptolemeu përmend Taulantët, Elimiotes, Eordi, Orestae, Dassaretae, Lyncestae dhe Albanians, të cilët referohen në këtë mënyrë për herë të parë. Ata me siguri e kanë marrë këtë emër nga qyteti i Albanopolit, i cili më von u quajt Albanon dhe Arbanon. Ata jetonin në malet e vendosur përgjatë kufirit me Maqedoninë. Është pikërisht egzistenca e këtyre maleve të cilëve ata u atribojnë mbijetesën e tyre dhe fatin e lumtur për të egzistuar si komb.

Romakët futën ligjet dhe zakonet e tyre kudo mes fiseve jo të qytetëruara ku ata shkuan. Gjuha e romakëve filloi të mbizotërojë kudo ku janë themeluar kolonitë e tyre, ose, të paktën, gjuha lokale filloi të përzihej në mënyrë të ndjeshme me elementë latinë. Këtë influencë e ndjeu edhe gjuha Greke që, natyrisht, ishte më e pasur dhe më tërheqëse. Me t’u përzierë me gjuhën latine ajo e humbiste gjallërinë dhe kthehej në një gjuhë barbare. Ndikimi i gjuhës latine, natyrisht, ishte më i fuqishëm në gjuhët e atyre fiseve qe ishin më pak të zhvilluar. Gali, Spanja, Dakia, Thrace dhe vende të tjera, janë shëmbuj të mirë të kësaj dukurie. .

Gjuha depërtoi në rajonet malore të Ilirisë duke u përzjerë me gjuhën e folur të vendasve, por nuk arriti asnjëherë ta zëvendësojë gjuhën lokale ashtu siç ndodhi në Pyrenees dhe në malet Cantabria. Në fjalorin shqiptar që kam botuar, gjënden më shumë se 100 fjalë me origjinë të pamohueshme romake. Gjatë gjithë periudhës kur grekët ishin fqinjë me këtë popull, më pak se një e treta e fjalëve të përdorshmë të gjuhës greke mundën të depërtonin në të folurën e tyre. Por, para kohës së Perandorisë së Lindjes, grekët kurrë nuk mundën të vendosin pushtetin e tyre në këtë rajon.

Ndërsa shtegtimi i fiseve filloi të bëhej shkatërrues, Perandoria Romake, Epirit i Ri dhe Praevalis i shpëtuan dyndjeve të tilla për shkak të largësisë gjeografike dhe izolimit të tyre nëpër male. Por

13

Page 14: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

qëkur se Theodosiius e ndau këtë perandori të pafund mes bijve të tij, edhe këto krahina ranë duart e fiseve Gothe. Ato u bënë pjesë të Perandorisë së Lindjes. Rufinus, i cili qeveriste në kohën e perandorit të dobët Arcadius, bëri përpjekje duke ndezur kryengritjet e brëndshme, për të marrë fronin, inkurajoi Alarichun e famshëm për të pushtuar Greqinë me Visigoths-it e tij. Alarichu bëri çfarë deshi me këto hapësira toke të bukura pasi Rufinusi i kishte hapur që më parë rrugët për të. Më në fund, në vitin 396, Stilicho erdhi për të ndihmuar Greqinë, dhe Alarich tërhoqi ushtrinë e tij në të të dy Epiret, duke i plaçkitur të gjitha qytetet e tyre. Menjëherë pas kësaj, u arrit një marrëveshje me gjykatën Bizantine dhe Alarich u bë praeses i Ilirise. Ai e mbajti Epirin të qetë dhe në vitin 401 dhe 402 sulmoi dy herë Italinë, por pas një përleshje të pasuksesshme pranë Pollenza-s, u kthye në shtëpi. Në marrëveshje me Stilicho, ai qëndroi këtu deri në vitin 408. Por duke parë që Stilicho nuk po e respektonte marrëveshjen e arritur mes tyre, ai sulmoi Italinë edhe një herë. Kësaj radhe, Roma u pushtua, Italia u plaçkit, dhe Gothet e Alarichut formuan mbretërinë e tyre të fuqishme në Gaul dhe Spanjë. Në Epirin e Ri mbetën shumë Gotë. Ndër pasardhësit e tyre, Malchusi i referohet Sidimund-it dhe Gento-s, dy lordë të fuqishëm. I pari rridhte nga e njëjta dinasti me Theodorichun e Madh dhe zaptoi shumë toka përreth Durrësit. Ai konsiderohej si një mik i Romakëve. Kurse Gento, i cili ishte martuar me një grua romake, kishte një pjesë të ushtrisë nën komandën e tij. Qëkur se Theodorichu i Madh sulmoi Maqedoninë me qëllim që të hakmerrej ndaj Romakëve për tradhëtinë gjatë fushatës së tij kundër gotëve thrakë, Sidimundi u bashkua me atë në një aleancë dhe i ka dhënë mundësinë, mes një hileje, që të marrë Durrësin. Banorë u larguan, ashtu sikurse pat ndodhur gjithandej nëpër viset e Epirit të Ri për mos iu nënshtruar Gotëve. Por Sabinianus, gjeneral i fiseve Ilire, nëpërmjet një truku, bëri që Theodoriku të avancojë në Moesia dhe prej andej, në fund të vitit 488 të fillojë fushatën e tij kundër Italisë. Por gjatë kësaj periudhe dukej qartë se Gothët, gjithashtu, kontrollonin pjesën tjetër të Ilirisë si dhe provincat e Epirit dhe Praevalis deri sa Justiniani I filloi luftën kundër tyre në vitin 535. Që nga kjo kohë, këto krahina u bënë pjesë të Perandorisë së Lindjes.

Ndërkohë, kjo pjesë e Ilirisë, ashtu si, pothuajse, të gjitha provincat romake, u bënë objekt sulmi nga të tjera fise barbare.

14

Page 15: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

Bullgarët apo Hungarezët e shkatërruan Epirin në vitin 517. Ka mundësi që të jetë prekur edhe një herë pas dhjetë vjetësh nga një dyndje e përbashkët nga ana e Bullgarëve, Gepidae, dhe Herulans. Në vitin 539, hungarezët kurtigurë shkatërruar gjithçka midis Detit Jon dhe rrethinave të Konstandinopojës. Lombards, të cilët perandori Justinian i kishte vendosur në Pannonia, gjithashtu, shkatërruan Ilirichumin deri në kufijtë më Durrësin. Pastaj erdhën sllavët, të cilët në vitin 548 ndëshkuan banorët dhe dogjën tërë zonat e Illyricumit, poshtë qytetit të lartëpërmendur. Ata u pasuan nga Avaret. Pushtimi Avar i Dalmacisë rreth vitit 630 kishte, gjithashtu, pasoja edhe për Epirin e Ri dhe Praevalis-in. Romakët në Dalmaci, shpesh gjenin strehim në Durrës. Në vitin 640, kroatët dhe serbët rrëmbyen Dalmacinë nga Avaret, duke e mbajtur atë për vete. Romakët bënë të mundur që të mbajnë për vete, vetëm disa porte. Nga kjo kohë e më pas, serbët u bënë fqinjët më të afërm të ilirëve në veri dhe veriperëndim. Kufiri midis këtyre dy popujve në vijën bregdetare ndodhej në mes Antivari [Bar] dhe Budua [Budva], në rajonin e Dioclaeans sërbe. Me kalimin e kohës, sllavët u shtrinë në pjesën më të madhe të Praevalis, dhe vunë nën kontrollin e tyre të gjithë Zentan dhe qytetet: Shkodër [Shkodra], Antivari, Dolcigno [Ulqini], Drivasto [Drishtit], Pulati [Pult], dhe Podgoricë. Kjo u quajt pjesë e Kroacisë së Kuqe. Shkodra shpesh ka shërbyer si vendi ku mbretërit kishin selinë e tyre. Rreth vitit 1360, Zenta e Poshtëme dhe, tetë vjet më vonë, Zenta e Sipërme u morën me forcë prej sërbëve nga një prijës shqiptar i fuqishëm, Balsha, dhe që nga ajo kohë ajo është konsideruar si pjesë e Shqipërisë. Shumica e banorëve të këtij rajoni janë ende sllavë, por edhe shqiptarët jetonin atje në periudhën e pushtimit sërb. Kjo afërsi me sërbët, sundimi i tyre mbi Shqipëri dhe në disa raste, edhe sundimi bullgar, kanë bërë që në gjuhën shqipe të kenë depërtuar shumë fjalë sllave.

Bullgarët, një popull me origjinë të njëjtë si hungarezët, kaluan Danubin në vitin 679 dhe u përhapën nga Deti i Zi në Timok. Ata do të bëheshin fqinjët dhe kundërshtarët më të këqij të Bizantit. Ata ishin, pothuajse, vazhdimisht në lëvizje përgjatë Trakës dhe Maqedonisë.Pas marrjes së Sardicas në vitin 809, ata u shpërndanë në Dardani dhe iu afruan Ilirëve në brigjet e detit. Përderi sa dioqeza e Dacias dhe Praevalis ishin harruar krejt për shkak të pushtimit nga ana e tyre, kjo krahinë ishte, ndoshta, më e mundshme për t’iu

15

Page 16: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

bashkangjitur dioqezës së Maqedonisë. Kjo nuk është e regjistruar, dhe Konstandini Porphyrogenetos i quan qytetet e Praevalisit si të Epirit të Ri ose në Temë të Durrësit, duke përfshirë qytetin e Lychnidus [Ohrit] në brëndësi.

Bullgarët vazhduar të shtrihen më tej, por ka shumë pak informacion për ta në librat e varfër që flasin për historinë e Bizantit. Në vitin 838, nën drejtimin e Michael (Bogoris), ata kishin arritur në Selanik. Së fundi, në një traktat të vitit 861, Michael III i kishte detyruar ata që të shpërngulen në rajonet e shkretuar, përtej maleve në Thrakë, Maqedoni dhe Iliri. Bullgarët, të cilët morën me vete edhe të folurën e tyre sllave, e quajtën këtë rajon Zagora. Ajo shtrihej nga Durrësi për në Develtos, nga Jerikos (Orikumit) pranë Thessalonik-as. Përjashto Durrësin, të cilin Bizanti u përpoq ta mbante gjithmonë për vete, bullgarët duket se duhet të kenë shtrirë pushtimin e tyre në të gjithë Epirin e Ri. Mbretërit e tyre e kishin rezidencën në Ohër. Dhe, kur populli miratoi besimin e krishterë, Mbreti bullgar, Borises, rreth vitit 870, krijoi një Archdiocesë, territori i së cilës pushtonte gati një të tretën e gjithë Perandorisë Bullgare: nga Selaniku deri në Jerikos (tani RIGO), Kanina dhe Sipjatos. Edhe sot, njëra anë e detit Jon është në kufi të Bullgarisë, dhe Epiri i Ri ishte në një shtrirje të gjerë, një provincë bullgare.

Bullgarët pushtuan Sërbinë në vitin 920. Shumë prej atyre që, nën drejtimin e Michaelit, vëllait të mbretit, u ngritën në revoltë dhe pas vdekjes së udhëheqësit të tyre, pushtuan territorin grek, e plaçkitën atë dhe u vendosën, përfundimisht, në Nicopolis. Në atë kohë, ky ishte emri i një theme që përbëhej nga i gjithë Epiri i Vjetër. Qëkur se këta bullgarë flisnin gjuhën sllave dhe, në pjesën më të madhe, ishin me origjinë sllave, Straboni vë në dukje se Epiri ishte gjithashtu, pothuajse, tërësisht nën zgjidhën sllave. Shumë pak kohë përpara kësaj periudhe, thuhet se edhe hungarezët ishin vendosur në disa zona të Epirit të Ri. Ata, nën udhëheqjen e Zuard dhe Cadusa, pushtuan Thrakën, Philippopolisin dhe u vendosën midis Durrësit dhe rajonin e Raitza. Thuhet se ata qëndruan aty deri në shekullin e 13-të . Ata u bënë të njohur si ‘Mogera Soba’ apo ‘ hungarezët e trashë.’

Por kulmi i lavdisë së sundimit bullgar u shëmb papritur në vitin 968 prej rusëve, nën drejtimin e kryekomandantit Svetoslav. Rusët, për të arritur në këtë përfundim, ishin provokuar nga grekët, dhe

16

Page 17: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

megjithatë ata e mbajtën nën kontroll këtë vend edhe për tre vjet të mira deri sa ia rrëmbeu përsëri John Tzimiskes. Sundimi i bullgarëve mori fund me vdekjen e Tzimiskes në vitin 976. Nën Mbretin e tyre të ri, Samuel, ata u bënë më të fuqishëm se kurrë. Ai pushtoi pjesën më të madhe të Trakës, Maqedonisë, Thesalisë, Hellas dhe Peloponezit. Çrregullimet që goditën nga brënda Perandorinë Bizantine parandaluan djaloshin e guximshëm, Basil, për t’i bërë ballë ekspansionit bullgar. Në Epirin e Ri, Samueli pushtoi edhe Durrësin, por shpejt pas kësaj, qyteti ra, përsëri, në duart e grekëve. Basilit i duhej të bëntë luftëra për tridhjetë vjet rrjesht që të arrintë të rimerrte ato që kishte humbur. Më 1015, ai mori Ohrin, kryeqytetin e tërë Perandorisë Bullgare, dhe John Vladislav, Mbreti i bullgarëve, bie gjatë rrethimit të Durrësit, në vitin 1017. Kjo ndodhi vetëm në atë kohë kur Basili kishte marrë rajonet përreth maleve të Ceraunianias, e cila kishte rrezistuar shumë për t’i dhënë atij mundësinë që të shtinte në dorë edhe territoret bullgare të Danubit (1019). Ai nuk kërkoi nga popujt e nënshtruar më shumë haraç se sa ata ishin të detyruar, dikur, të paguanin për mbretin e tyre.

Në vitin 1036, Sërbia ra përsëri nën vartësinë e Greqisë. Megjithatë, katër vjet më vonë, jo vetëm që ky vend i shpëtoi këtij sundimi, por, gjithashtu, edhe Bullgaria u ngrit në revoltë, dhe mbret i ri, Peter Delean pushtoi Durrësin. Të gjitha krahinat që i përkisnin Epirit të Vjetër, me përjashtim të Naupactus, u dorëzuan pa bërë asnjë rrezistencë. Arsyeja për këtë pushtim kaq të lehtë nga ana e Deleanit ishte për shkak të haraçeve të rënda që kishte vënë mbi ta Michael Paphlagonian. Por Bullgarët u mundën përsëri në vitin 1041. Pas një viti, Michael, guvernator i Durrësit, sulmoi Sërbinë me 60.000 burra që ai i kishte mbledhur në krahinën e tij dhe në rajonin përreth, por u zbraps nga Dobroslav, mbreti i atij vendi. Një kryengritje e re bullgare, nën udhëheqjen e Pjetri Vodin, u shtyp në vitin 1073 me ndihmën e pushtetarëve të Ohrit dhe të Diavolit [Devollit]. Do të doja të theksohet këtu se ajo që tani quhet Albania, në atë kohë thirrej ‘ West ‘(‘Perëndim’). Rajoni, gjithashtu, thirrej ende Ilirichum. Me kalimin e kohës, pasardhësit e banorëve të lashtë të kësaj pjese të Ilirisë u bënë të njohur si shqiptarë apo Arbanians.

Me qënë se të gjitha vendet e Perandorisë Bizantine po vuanin nën keq-qeverisjen e Michael Ducas, Nicephorus Bryennius, Duka i Durrësit, vendosi t’i japë zgjidhje kësaj gjëndje duke marrë fronin e

17

Page 18: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

Perandorit për veten e tij. Vetë Michael, tanimë, kishte krijuar besim tek Nicephorus Bryennius, burri më i guximshëm i Perandorisë, duke i dhënë qeverisjen e Durrësit që kishte vuajtur shumë prej sulmeve të sërbëve, kroatëve dhe Dioclaeans. Vendasit e pranuar atë me gëzim dhe u bashkua me të në mësymjen e tij kundër sllavëve, kundër të cilëve ai bëri shumë përparime. Akuzat e armiqve të tij, mjaftë të besueshme, dhe fyerjet e përsëritura e bindën atë se ishte koha për të rrëzuar Perandorin. Në përpjekje për të bërë këtë gjë, ai u mund nga Alexius Comnenus i cili, në këtë kohë, kishte gradën e një fisniku shumë të lartë (nobilissimus), u zu rob dhe u verbua me urdhër të Perandorit Nicephorus Botaniates. Pasardhësi i tij si guvernator, Nicephorus Basilacius, nuk hoqi dorë nga ai plan dhe u shty nga shëmbulli i para-ardhësit të vet. Ai mblodhi një ushtri të re, të madhe, të përbërë nga normanët, bullgarët, grekët dhe Albanians, duke marshuar përmes Ohrit deri në Selanik. Por këtu, ai pati të njëjtin fat si Bryenniusi. Kjo ndodhi në vitin 1079.

Normanët, të cilët kohët e fundit ishin vendosur në pjesën e poshtme të Italisë, tani filluan të shfaqin interes për Epirit e Ri. Në vitin 1081, Robert Guiscard, Duka i Kalabrisë dhe i Puglias, kaloi detin me një numër të konsiderueshëm ushtarësh dhe anijesh. Sulmi i parë ishte kundër Durrësit. Donte ta shpëtonte këtë qytet nga pushtimi, ndaj dhe marshoi kundër Robertit në krye të një ushtrie të panumërt, duke përfshirë aty edhe turqit që jetonin në Ohër. Ai u tregua i pakujdesshëm në këtë përballje. Sikur ai të kishte pritur deri sa shqiptarët dhe forcat ndihmëse të Mbretit sërb, Vodin, të ishin bashkuar me të, ai ndoshta do të kishte qënë fitimtar. Ai vërtet u mund por, megjithatë Durrësin e mbrojti. Ai ia dha komandën për mbrojtjen e qytetit një shqiptari të quajtur Komiskortes, por në dimër qyteti u detyrua t’i dorëzohej normanëve. Me pushtimin e Italisë nga ana e mbretit gjerman, Henri V, Roberti ishte i detyruar të kthehet në territorin e tij dhe i dha të birit, Boemund, komandën për të vazhduar luftën kundër grekëve. Të gjithë pranuan t’i binden kësaj figure heroike. Ai pushtoi Janinën, mundi Alexius-in për herë të dytë, mori e Ohrin dhe përparoi në drejtim të Sërbisë, Berrhoia-s (Veria) dhe Edesa-s (Vodena) deri në Lumin Axius (Vardar). Ai mundi përsëri Perandorin pranë Larisës, por, pas kësaj, shpejt u detyrua të kthehet në Aulona [Vlorë] në Epirin e Ri sepse princat e tij ishin ngritur në revoltë. Robert erdhi edhe një herë, por u vra gjatë ekspeditës së

18

Page 19: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

vitit 1083. Djali i tij, Boemund u kthye në Itali dhe, më pas, me një akt mashtrimi, Durrësi ra përsëri në duart e Perandorit. Në këtë mënyrë, pushtimi norman mori fund dhe Epiri i Ri u shndërrua edhe një herë në një provincë greke. Banorët e këtij rajoni treguan gjatë kësaj lufte një besnikëri të pashëmbullt ndaj Alexiusit.

Në vitin 1107, Boemundi u kthye në Epirin e Ri. Para së gjithash, i gjithë territori përreth Durrësit iu nënshtrua atij menjëherë. Pastaj u rrethua qyteti dhe u sulmua në mënyrë të tmerrshme. Rrethimi zgjati deri në vitin e ardhshëm. Gjatë kësaj kohe, Alexius kishte marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kishte pushtuar gjithë ato toka. Rrugët e ngushta malore që kalonin pranë Albanon-it ishin pushtuar nga Eustathius Kamykis. Boemund donte që t’i vinte nën konrollin e vet. Shumë qytete të vogla në rajonin e Shqipërisë u ishin dorëzuar normanëve.. Banorët e tyre, të cilët i njihnin të gjitha kalimet e fshehta përmes tokave shqiptare, u treguan të gatshëm për t’i treguar Boemundit gjithçka ai donte të dinte rreth tyre dhe rreth situatës në vend deri në Devra [Dibra]. Pastaj, normanët sulmuan Kamykis nga para dhe nga prapa, duke e detyruar atë që të largohet e duke marrë në zotërim të gjitha vendkalimet.

Fushata nuk ishte e kënaqshme. Boemund, përfundimisht, pranoi të bëjë paqe dhe u kthye në Itali, në vitin 1109 dhe, menjëherë pas kësaj, ai vdiq. Duke patur parasysh gjithçka që përshkruhet për këto treva, në këtë kohë, duket qartë se fjala ‘Albania’ i referohej vetëm një distrikti të vogël mes malesh.

Për një shekull të tërë, në Epirin e Ri, nuk ndodhi asgjë e veçantë në mënyrë që t’u jepte historianëve mundësinë për të përmendur emrin e Shqipërisë. Në vitin 1119, që këtej, u ndërmor një fushatë kundër Sërbisë. Mbreti Roger i Sicilisë pushtoi Korfuzin në vitin 1149, dhe shkatërroi bregdetin e Epirit të Ri.. Nipi i tij Uilliami i Mirë, mori Durrësin nga duart e tiranit Androniku, në vitin 1185. Në vitin 1203 flota e Venedikut detyroi këtë qytet të njohë si perandor Alexius Angelus, birin e Isakut,. Kur frengët pushtuan Kostandinopojën, në vitin 1204 dhe Perandoria e Lindjes u copëtua, Shqiperia dhe rajonet përreth, më në fund, patën sundimtarin e tyre. Ky ishte Michael Angelus Comnenus, djali natyral i John Sevastocrator, dhe vëlla i Isakut II dhe i Perandorit Alexius IV. Ai ishte dërguar në Azinë e Vogël nga Alexius IV për të mbledhur taksat në krahinën e Mylassenia-s. Por ai u ngrit në revoltë dhe bëri

19

Page 20: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

luftë të hapur kundër perandorit me ndihmën e Sulltanit Soliman Iconian Rokneddin. Pas rrëzimit të Alexius-it, ai u kthye për në Evropë. Këtu ai nuk e pati të vështirë që të merrte Aetolian, Epirin e Vjetër dhe Epirin e Ri, duke pushtuar, përveç qyteteve të tjera, Janinën, Artën dhe Naupactus-in (Lepanto). Ai ishte një armik i vazhdueshëm i bizantinëve freng dhe ishte gjithmonë ngacmim për territorin e tyre. Me qënë se ai nuk kishte fëmijë, zgjodhi Theodorin, vëllain e tij, si bashkë-regjent dhe pasardhës. Ai u vra në vitin 1205. Djali i tij natyral, Michael, i cili ishte ende shumë i ri, mori vetëm një pjesë shumë të vogël të vendit.

Theodori i zgjeroi zotërimet e veta, kryesisht, në disfavor të francezëve dhe bullgarëve. Ai pushtoi Thesalinë, Ohrin, Prilapo-n [Prilep], Shqipërinë dhe Durrësin, ky i fundit, më vonë u muar nga venedikasit. Më 1217, Theodori mundi në malet e Shqipërisë, Kontin Peter të Auxerre-ës, të cilin Papa sapo e kishte kurorëzuar Perandor të Bizantit dhe që kishte filluar të pushtonte tokat e tij dhe, me anë të një dinakërie, e vrau atë. Vitin në vazhdim, Papa Honorarius III i ngarkoi Theodorit mbrojtjen e ‘Holy See’ dhe ndaloi venedikasit që të shkelnin në territorët e tij. Pas disa kohësh, Theodori nënshtroi Selanikun, Thesalinë, që i mori nga Mbreti Demetrius, dhe të gjithë Maqedoninë, me përjashtim të tokave të Despotit Sllave, një bullgar i cili sundonte Melenikun [Melnik] dhe që kishte lidhje krushqie me të. Ai tani mori titullin e perandorit dhe ceremoninë e kurorëzimit e bëri në Selanik. Ai, pastaj, mori Adrianopolin [Edirnenë], por në vitin 1230 shpejt u përfshi në një konflikt fatkeq me Mbretin bullgaro-vllah, John Asan, i cili, me ndihmën e Comans-ve e kapi dhe e verboi atë. Bullgarët pushtuan Adrianopolin, Pelagoninë dhe qytete të tjera; rrëmbyen Vallachian e Madhe, zunë Shqipërinë dhe kaluan mespërmes Ilirisë. Asani, gjatë sundimit të tij, u tregua i butë. Kështu që, vëllai i Theodorit, Manuel, mbajti për vete të gjitha ato territore të cilat Asani i la jashtë kontrollit të vet, dhe mbretëroi atje në paqe. Por në vitin 1237, Asani martohet me Irenën, të bijën e Theodorit, tanimë të verbër, i cili me këtë rast fitoi lirinë dhe rimori tokat e tij. Theodori tani kishte djalin e tij, John, të kurorëzuar si perandor në Selanik dhe dërgoi vëllain i tij, Manuelin, në mërgim për në Attalia. Ai ishte i kënaqur me titullin despot. Me ndihmën e perandorit John Nicaean, Manueli u kthye dhe e mori Vallachinë e Madhe. Përveç kësaj, disa nga territoret e tij të vjetër duket se i

20

Page 21: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

kishin mbetur besnik pas fatkeqësisë që i ndodhi. Ai u bë edhe një herë i fuqishëm, por, pas kësaj, vdiq shpejt, dhe Michael, nipi i tij, djali natyral i Michaelit të lartpërmendur, Despot i Epirit, trashëgoi territoret e tij. Michael, në këtë mënyrë, vihet në zotërim të gjithë Epirit, shumicës së Thesalisë dhe të ndonjë pjese të Maqedonisë, duke marrë titullin Despot.

Por ai nuk i mbajti dot këto vende për një kohë të gjatë. Kur John Vatatzes i Niceas mundi Perandorin John të Selanikut, duke e detyruar këtë të fundit që të dorëzojë kurorën e perandorit, dhe pasi burgosi vëllanë e Johnit, formoi një aleancë me Michael, por, shumë shpejt, e prishi këtë aleancë dhe, pasi e shkatërroi atë marshoi me ushtrinë e tij kundër Maqedonisë. Si gjithmonë, zakonisht, ai ishte i suksesshëm edhe në këtë fushatë. Kosturi dhe Diavoli [Devoll] u dorëzuan. Gulam, princi shqiptar, gruaja e të cilit ishte e lidhur me Comnenasit, forcat shqiptare të të cilit ishin pranë Kosturit, u bashkua me të. Michael u detyrua, kështu, të kërkojë paqe dhe t’i japë perandorit, Prilapus-in [Prilep] dhe Velesus-in [Veles] si edhe Krujën në Shqipëri. Kjo ndodhi në vitin 1254.

John Vatatzes vdiq vitin e ardhshëm. Bullgarët shpejt thyen traktatin e paqes dhe sulmuan tokat në pronësi nga perandori Nicaean në Greqi. Theodori, i biri i Gjonit Vatatzes, shpejton për të vajtur atje dhe për të marrë gjithçka ai e kishte humbur, me përjashtim të Tzepaina. Një marrëveshje është përfunduar pastaj me bullgarët. Ky perandor nuk i ka të gjitha cilësitë e mira të babait të tij. Kur Irene, bashkëshortja e Despotit Michael, e vizitoi atë (1257) për të rregulluar martesën e djalit të saj me të bijën e perandorit, ai e arrestoi në mënyrë të pabesë atë dhe birin e saj. Për lirimin e saj u vu si kusht që t’i jepej Sërbia dhe Durrësi. Donte, s’donte, Michael u detyrua të bjerë dakord. U bë martesa dhe pastaj perandori i dha dhëndërit të tij , Nicephorus, djalit të Michael, titullin Despot.

Kur Perandori u kthye në vitin 1257, ai ia kalon qeverisjen e Shqipërisë Konstantin Kavaronit, por emëron George Acropolitis si pretor të gjitha krahinave Evropiane. Acropolitis që atë vit filloi të shkelë Ohrin dhe Shqipërinë dhe, prej andej, i shoqëruar nga burrat më besnikë të atij vendi, vazhdoi rrugën për në Durrës me qëllim që të vinte rregullin në të gjithë rajonin. Që andej, ai u kthye nëpërmjet Chounavias dhe Dibrës në Prilep. Këtu ai mësoi se guvernatori shqiptar, Konstandini, ishte burgosur nga Despoti Michael, pas një

21

Page 22: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

aksioni të ndërmarrë nga kunati i tij, dhe se të gjitha fiset shqiptare ishin ngritur në revoltë e ishin bashkuar me Despotin. Acropolitis shpejtoi të vejë në Shqipëri duke u mbështetur nga disa prej fiseve të tij që të shtypte këtë revoltë por ishte vonë, kryengritja kishte marrë përmasa të mëdha.. Acropolitis vendosi të kthehej nga Dibra, nëpërmjet Ohrit në Prilep. Ky ishte i vetmi qytet në atë rajon ku ai mund të ndjehej i sigurtë. Qytetet dhe kështjellat e tjera iu dorëzuan të gjitha despotit. Më në fund i erdhi radha edhe Prilep-it. Acropolitis, i tradhtuar nga ata që e rrethonin, u zu rob.

Tani, Despoti Michael u bë edhe një herë sundimtar i Shqipërisë dhe i të gjithë territorit që nga lumi Vardar, në perëndim. Në këtë kohë (1259), Perandori Theodor, vdiq. Mbretërimi i pasardhësit të tij tetë-vjeçare ishte i dobët dhe nuk pati mbështetje. Michael Palaeologus, i cili ishte caktuar mëkëmbës për perandorin ende fëmijë, e mori mbi vete perandorinë më 1 Janar të vitit 1260 duke e verbuar edhe burgosur ish-perandorin tetëvjecar. Despoti shfrytëzoi tani rastin për të zmadhuar territoret e veta. Ai u ndihmua edhe nga dy dhëndurët e tij, Mbreti Manfred i Sicilisë dhe William Villehardouin, Princ i Achaeas. Por ata ishin të pasuksesshëm kundër John Sevastocrator, vellai i Michael Palaeologus, i cili ishte dërguar për të luftuar kundër tyre. Princi i Achaea dhe John, biri natyror i Despotit, u zunë robër. Despotati, pastaj, humbi të gjitha territoret që zotëronte në Maqedoni, Thesali dhe në Epirin e Ri. Ai do të bëhej edhe një herë kërcënim për ta kur Sevastocrator u rikthyenë Azi. Cezari Alexius Strategopoulos e sulmoi atë në vitin 1261 duke pushtuar, në të njëjtën kohë edhe Konstandinopojën, por, pas kësaj, shumë shpejt e humbi luftën dhe u burgos nga Despoti. Më në fund u rivendos paqja dhe Nicephorus, djali i Despotit, u martua me motrën e tij dhe njëkohësisht, e bija e perandorit.

Që nga kjo kohë, shqiptarët ishin të varur nga perandori. Por, shumë shpejt, ata e flakën tutje këtë zgjedhë dhe filluan të jetojnë të pavarur. Kur Durrësi u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm në vitin 1273, shqiptarët e fise të tjera në rajonet përreth e plaçkitën atë. Më vonë Shqiptarët e rindërtuara qytetin dhe e mbajtën bashkë me fiset e tjera përreth aleatëve të tyre. Nga i gjithë Epiri i Ri, duket se, Despoti Michael kishte mbajtur nën zotërim vetëm Kaninën. KurAdmirali i Madh i Sicilisë, bashkë me pasuesit e tij iku përgjithmonë nga trojet e Epirit të Vjetër, menjëherë pas humbjes së

22

Page 23: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

Manfredit dhe u bashkua me despotin, ky i fundit, duke iu trembur fuqizimit të tij, i dha motrën e gruas së vet, e bashkë me të, si dhuratë, edhe Kaninën e Korfuzin. Shpejt pas kësaj, admirali Michael e vrau Admiralin e Madh. Por Kanina dhe Korfuzi i u dorëzuan Mbretit Charles të Sicilise, pronësimi i të cilave u konfirmua në vitin 1267 nga Mbreti në egzil Baldwin II. Charles dërgoi atje një kontigjent të fortë të trupave të tij, të përbërë nga 3000 burra. Ata udhëhiqeshin nga një kalorës trim, Rousseau de Soli. Ai kishte synim të shtonte territoret në këtë vend dhe për këtë qëllim e ngriti rrethimin e tij përreth kështjellës së Beligradit [Berat] në Polina ose lumi Asuni, në Epirin e Ri.. Por forcat e Perandorit Michael e mundën atë, duke i detyruar që ta braktisin rrethimin, dhe Soli u kap rob.. Në këtë kohë, më 1276, Despoti Michael vdes. Ai ia la Epirin e Vjetër dhe Acarnanian, Despot Nicephorus Angelus, djalit të tij të madh, pra tokat ndërmjet maleve Ceraunian dhe lumit Achelous, duke përfshirë edhe Cephalonia dhe Ithaca. Djali i tij natyror, John Sevastocrator Angelus, mori Vallachian e Madhe ose Thesalinë, si dhe vendin e Locrians Ozolian. Por historia e këtij princi ka pak lidhje me historinë shqiptare.

Pas vdekjes së Charles I të Sicilisë në vitin 1285, i biri i tij dhe trashëgimtari i fronit, Charles II, u bë zot i tokave siciliane dhe atyre të Epirit të Ri. Por më 1294, ai ia kalon të gjitha këto toka si dhe të drejtat e kërkesat e tij mbi to,- Principatën e Achaias, Dukatin e Athinës, Vallachinë dhe Mbretërinë e Shqipërisë – djalit të tij më të ri, Princit Philip të Tarantos. Ky princ, gjithashtu, mori një pjesë të konsiderueshme të këtyre zotërimeve edhe nga martesa e tij me Tamarën, vajzën e Despotit të fundit Nicephorus, në vitin 1288. Philip më pas mori titullin Despot i Rumanisë dhe Zot i Durrësit dhe gjithë Mbretërisë së Shqipërisë. Në 1313, ai u martua me Catharine e Valois, trashëgimtare të Perandorisë Bizantine, dhe e shpalli veten perandor. Ndërkohë, ai hoqi dorë nga kërkesa e tij mbi Achaian. Në vitin 1318, bëri aleancë me Mbretin Charles të Hungarisë, Maladinin, Ban-in e Bosnjës, Mentulas Musacchin, Kont i Klissanisë, Andreas Musacchën, Marshall i Mbretërisë së Shqipërisë, Vladislav Konovicin, Kont i Diocleas dhe Shqipërisë bregdetare, dhe zotër të tjera serbë , kundër Urosh-it, Mbretit të Serbisë. Vdiq më 26 Dhjetor 1332. Ai u pasua nga vëllai i tij, John, i cili kishte qenë Princ i Achaias, dhe që pas tij u bë Dukë i Durrësit

23

Page 24: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

dhe Zot i Shqipërisë dhe me vdekjen e John-it më 5 prill 1335, nga Charles, djali i tij më i madh, të cilit, në vitin 1347 i prenë kokën në Aversa me urdhër të Mbretit Louis të Hungarisë. Vajza më e madhe e Charls-it u martua me Princin Louis të Navarrës, i biri i Mbretit Philip IV, në vitin 1366. Ky Princ, ishte i etur për luftëra dhe ndërmori jo vetëm kundër Shqipërisë, por edhe kundër Zent-ës, që kishte kaluar në duart e prijësit shqiptar, Balsha. Për këtë qëllim, ai dërgoi 600 ushtarë Navarrans të guximshëm, drejt e në në Durrës, që, pas vdekjes së tij, shumë shpejt pas këtij pushtimi, më 1373, iu shit George Balshës, Kontit të Zentës, për 6.000 ducate. Unë do të flas më pas, më shumë e me detaje mbi këtë Balshë.

Princat e Sicilisë vunë nën zotërimin e tyre vetëm një pjesë të vogël të Epirit të Ri. Mbretërit sërbë, gjithashtu, herë pas here përvetësuan pjesë të konsiderueshme të tij, ndaj Uroshi, në vitin 1319 e kishte quajtur veten Mbret të Shqipërisë, kurse Stefan Dushani, më 1346, Perandori i Shqipërisë.. Perandorët greke, gjithashtu, kishin nën zotërimin e tyre një sërë qytetesh në Shqipëri. Që nga viti 1322, kur Perandoria ishte e ndarë dhe kur mosmarrëveshja midis dy Andronikëve, gjyshit dhe nipit , u zgjidh, kjo e fundit ishte gati të merrte për vete gjithë provincat perëndimore deri në Durrës dhe Dalmaci. Më 1327, shpërtheu një konflikt tjetër ndërmjet dy perandorëve. I riu nxitoi të marrë Maqedoninë dhe, duke konfiskuar Selanikun, Edesa-n (Vodena) dhe Kastoria-n, ai vazhdoi deri në Ohrit dhe e mori edhe atë. Këtu ai u mbështet nga disa shqiptarë, të cilët ishin nomadë që jetojnë në Kolonea [Kolonjë], dy Devollet dhe në rajonin e Ohrit. Ata paguan haraç tek ai dhe premtuan se do t’i shërbenin me besnikëri.. Ai u dërgoi letra të gjithë atyre që jetonin në skajet më të thella të Perandorisë Romake e duke i thirrur të mblidheshin në Selanik ku ata nuk hezituan të vijne me dhurata dhe nderime për të. Shumë shpejt pas kësaj, serbët filluan të dalin përsëri në skenë dhe të përparojnë gjithnjë e më shumë. Në 1330, Mbreti i tyre Stephen, rrethoi Ohrit-in dhe shkatërroi rajonet përreth. Por Andronikut i Ri erdhi me shpejtësi duke e detyruar atë që të heqë rrethimin, pushtoi disa nga fortesat aty përreth që i takonin serbëve, dhe u kujdes për pjesën tjetër të qyteteve në rajonet perëndimore. Në të njëjtin vit, Syrgiannis, një gjeneral dhe burrë shteti i madh, dhe një Coman i lindur, i cili kishte qënë diskretituar si pasoje e intrigave të bëra kundër tij, u largua menjëherë nëpërmjet Euboea-s, Locris-ës

24

Page 25: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

dhe Acarnania-s drejt e tek shqiptarët që banonin rreth Thesalisë. Që nga kjo kohë e tutje, ata mbajtën marrëdhënie miqësore me të, qëkurse në vitin 1320, ai ishte ende guvernator i këtyre banorëve të perëndimit, të cilët morën përsipër ta lidhin atë me mbretin sërb. Syrgiannis nuk e pati të vështirë ta bindë mbretin të fillojë luftën kundër Greqisë. Vetëm një shqiptar dhe një ushtri sërbe e ndoqi atë deri në Vardar, ku u vra i tradhtuar. Pas kësaj u rivendos përsëri paqja.

Në vitin 1332, Stefan Gabrielopoulos, i cili, pas vdekjes së John Angelus II, i biri i Gjonit Angelus I dhe nipi i despotit Michael, kishte marrë kontrollin e një pjese të Thesalisë, vdiq. Andronikut i Riu, i cili tani ishte sundimtar i vetëm i Perandorisë Bizantine, shpejtoi të shkonte në ndihmë të Thesalisë dhe të bashkojë me tokat e tij gjithë atë konglomerat shtetesh që kishin qënë nën vartësinë e Gabrielopoulos. Sapo mbriti atje, dymbëdhjetë mijë shqiptarë nga rajonet malore të Thesalisë, vijnë për ta nderuar dhe i premtojnë se do t’i shërbenin me besnikëri. Ata ishin nga tre fise: Malakasi, Bovii dhe Mesaritai, që quheshin kështu sipas emrave të kryetarëve të tyre të fiseve, edhe pse, aktualisht, në krye të tyre nuk qëndronte asnjë nga ata. Ishin të shqetësuar se mos grekët do t’i sulmonin dhe do t’i zhduknin gjatë periudhës së dimrit, pasi ata nuk kishin vendbanime urbane dhe jetonin nëpër male dhe zona të thella dhe të izoluara, me përjashtim të sinës së dimrit. Ka mundësi që të kenë qënë këta shqiptarë të cilët, pas vdekjes së John Angelus II, penguan avancimin e Cataloniansve që kishin vërshuar mbi Thesali.

Shqiptarët e Epirit të Ri, prej kohësh i kishin thyer të gjitha betimet dhe marrëveshjet e arritura me Perandorinë Bizantine, dhe po i shkatërronin provincat e saj. Nicephorus Gregoras i quajti ata dinakë dhe djaj grabitës të rrugëve. Cantacuzene i quajti të paqëndrueshëm, shqetësues dhe të dhënë pas aventurave. Ai shënon se ata banonin zonat përreth Beratit dhe Kaninës. Në vitin 1337, ata kishin sulmuar dhe plaçkitur një sërë qytetesh të tjera. Një ushtri që u dërguar për t'iu kundërvënë atyre, bëri që ata t’i ndërpresin reprezaljet e tyre, por menjëherë, sapo ushtria ishte larguar, ata dolën përsëri nga vendet ku ishin fshehur dhe vërshuan gjithandej duke i sjellë më shumë dëme Beratit, Kaninës, Skeparionit [Skrapar] dhe Klisurës [Këlcyra], dhe morën kështjellën e Timoron-it [Tomor] pranë Beratit. Në të njëjtën kohë, John II Dukas, Despot i Epirit dhe

25

Page 26: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

Aetolias vdiq dhe la pas tij princin e vogël dymbëdhjetë vjeçar Nicephorus. Pikërisht, në këtë kohë, Androniku vendosi të inkurajojë shqiptarët që të pushtojnë Despotatin. Për këtë fushatë ai kërkoi ndihmën e dymbëdhjetë mijë këmbësorëve turq nga Amuri, biri i Ajdinit, një emir Seldjuk në Azinë e Vogël. Në pranverën e vitit 1338, ai kaloi mes Thesalisë dhe sulmon shqiptarët, duke shkatërruar vendin e tyre deri në Durrës. Shqiptarët u tërhoqën nëpër male, por Turqit i ndoqën pas, duke vrarë burrat dhe duke zënë rob gratë dhe fëmijët e tyre. Por shumë prej tyre u blenë dhe u shpëtuan prej bashkatdhetarëve të tyre që i kishin qëndruar besnik Perandorit. U zu një sasi e madhe kuajsh, lopë dhe dele, sepse këto ishin burimet kryesore ekonomike të shqiptarëve. Ata u detyruan që të nënshtrohen dhe t’i binden Perandorit. Kjo fitore bëri jehonë të madhe dhe solli dorëzimin e gjithë despotatit. Nicephorus i Ri u ngrit në revoltë vitin e ardhshëm dhe ka marrë përsëri pronat e babait të tij, por Cantacuzene ishte trim dhe mjaft i zgjuar duke arritur ta mposhtë atë në vitin 1340 dhe për ta kthyer të gjithë Despotatin në një provincë bizantine. Nicephorus u detyrua të qetësohet duke pranuar titullin Panhypersevastos. Perandori sapo e kishte tërhequr ushtrinë e tij nga Epiri i Vjetër dhe Acarnania, kur, shqiptarët që banonin rajonet rreth Pogonianës dhe Livisda-së, sulmuan qytetet e këtyre krahinave dhe Epirin e Ri, kryesisht Beratin, dhe filluan të torturojnë banorët e qytetit me sulme dhe plaçkitje të përditshme. Ata vazhduan ta bëjnë këtë gjë edhe pas vdekjes së Perandorit Andronikus, më 1341. John Cantacuzene, i cili ishte caktuar nga mbreti që po vdiste si regjent për birin e tij, John Palaeologus i ri, do të hakmerrej rëndë mbi ta po të mos ishte penguar nga rivali i tij. Më 1342, pas marrjes së fronit perandorak, ai bëri kushëririn e tij, John Angelus, guvernator të Valachisë së Madhe ose të Thesalisë. Ishte bërë me fjalë që para se të bëhej ky emërim se guvernatori do të vinte në ndihmë të perandorit sa herë që këtij të fundit do t’i duhej të luftonte për të nënshtruar grekët dhe shqiptarët në shtrirjet perëndimore të perandorisë. Kur lufta në afërsi të provincave pranë Konstandinopojës ishte gati për të nisur, ai ishte atje për ta ndihmuar me të gjitha forcat që kishte mundur të bashkonte. Unë besoj dhe arrij në përfundimin se shqiptarët jo vetëm se ishin të shumtë në numër ne Thesali, në atë kohë, por ishin edhe më të kërkuarit për të mbushur rradhët e ushtrisë për shkak të trimërisë që i karakterizonte.

26

Page 27: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

Ata tani ishin shumë të fuqishme në Despotat. Cantacuzeni, bile, kishte caktuar si guvernatorë, edhe një numër shqiptarësh pas marrjes se rajoneve nga Nicephorusi. Gjin Shpata mori rajonin e Janinës, dhe Musacchi Thopia mori rajonin e Artës. Shpata, shumë shpejt shpalli pavarësinë e trojeve të tij dhe mori per vete edhe rajonin që qeverisej nga Thopia. Sundimi i John Angelus dhe më vonë ai i sërbëve mbi Despotat, nuk e pengoi përparimin e shqiptarëve. Qëkurse Simoni, apo Siniscian [Sinisha], vëllai i Mbretit Stefan të Serbisë, të cilit i ishte dhënë despotati pas vdekjes së vëllait të tij, më 1356, u përfshi në një luftë të madhe për trashëgimni me Urosh-in, të birin e Stefanit, ish-despot Nicephorus, i biri i John II, bëri ç’ishte e mundur që të rimerrte territoret e babait të tij. Fillimisht, pa asnjë vështirësi, ai pushtoi Thesalinë.. Shqiptarët rrezistuan më shumë në despotat dhe nuk donin ta pranonin atë si sundimtar të tyre. Në mënyrë që ta bënte më të lehtë këtë gjë, ai vendosi të martohet me një princeshë serbe dhe e mohoi gruan e tij të mëparshme, të bijën e Cantacuzenit, të cilën ai e po e mbante nën arrest, në Arta, por që, me ndihmën e shqiptarëve dhe Acarnanians-ve, ajo arriti të shpëtonte duke shkuar tek i vëllai i saj, Despot Manueli, në More. Nga kjo kohë e më tej, shqiptarët e braktisën tërësisht Nicephorus dhe duke e kërcënuar se do të zhvillonin një luftë të hapur kundër tij, nëse ai nuk do të merrte përsëri gruan e tij të parë. Nicephorus, në fakt, do të dëshironte që të arrinte një marrëveshje me gruan e tij, por jo si rezultat i presionit nga ana e shqiptarëve, ndaj dhe vendosi t’i sulmojë ashpër duke kërkuar mbështetje tek turqit. Ai sulmoi kundërshtarët e tij në një vend të quajtur Achelous, ku ai u vra dhe bashkë me të u mund edhe ushtria e tij. Kjo ndodhi në vitin 1357.

Në këtë kohë, (rreth vitit 1346), serbët nën Stephen Dushanin kishin marrë Despotatin dhe shumicën e Thesalisë e të Maqedonisë, dhe ishin tani gati që ta shtrinin sundimin e tyre edhe mbi Epirin e Ri. Ata morën Durrësin, rrethinat e tij. Të inkurajuar nga një fitore e tillë, Stephen mori titullin e perandorit të Rumanisë, Sllavonisë dhe Shqipërisë. Është folur se duke ja dhënë vajzën e vet, Rusna, perandorit Mateu Cantacuzene, në vitin 1355, Dushani vendosi që t’ia dhurojë Shqipërinë dhëndërit të tij. Por, burime të tjera kanë shprehur dyshime për këtë fakt. Serbët e mbajtën nën sundimin e tyre këtë zonë për kohën që Dushani ishte gjallë. Autoriteti i Sërbisë u shua që me vdekjen e tij, më 1356. Për trashëgimin e fronit filluan

27

Page 28: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

kontraditat e brëndshme mes Urosh-it dhe Sinisha-s, të nxitura më shumë nga Helen, e veja e perandorit. Shumë nga zotërimet sërbe në Greqi kaluan në dorë të Despot Nicephorus. Durrësi ra nën nën sundimin e Princ Louis të Navarrës, i cili ishte martuar me të bijën e Dukës Charles të Durrësit. Prijësi shqiptar, Balsha, i cili, ka mundësi që të ketë qënë me origjinë frenge, me shpirt aventuresk dhe trim, pushtoi Shkodrën dhe pjesën e poshtme të Zentës deri në Catarro [Kotorrit]. Kur Uroshi u mund nga Vukashini në vitin 1368, Balsha mori pjesën e sipërme të Zentës, me ndihmën e tre bijve të tij trima, Strazimir, Gjergji dhe Balsha. Në të njëjtin vit, këta tre vëllezër e braktisën besimin grek dhe u lidhën me kishën romake dhe u betuan për besnikëri ndaj Papës në praninë e një peshkopi. Balsha, para se të vdiste, mori nga Charles Thopia edhe qytetin e Krujës. Thuhet, gjithashtu, se ai ka bërë luftë të ashpër edhe kundër Despot Stefanit të Sërbisë. Duke pasur parasysh natyrën e tyre harmonike dhe kurajoze, tre bijtë e tij i rritën trojet dhe fuqinë e tyre në mënyrë të ndjeshme. Pas vdekjes së mbretit sërb Vukashin, në vitin 1371, ata, duke u lidhur me Shpatajt dhe me prijësa të tjerë të mëdhenj shqiptarë, sulmuan territorin e tij, dhe pushtuan disa toka. Pastaj rrethuan perandorin e lartpërmendur, bullgar, Sisman në Durrës i cili i kishte kërcënuar ata dhe e detyruan që të të largohesh për në Bullgari. Ata bindën trupat Navarreze të këtij qyteti për të blerë prej tyre qytetin e Durrësit. Shqiptarët, brënda për brënda vendit të tyre ishin bërë pushtues. Nga ana tjetër,ata morën pjesën më të madhe të Maqedonisë së brendshme dhe qytetet e Argyropolichna dhe Kastorias. Pastaj avancuar mbi Thesali. Pushtuan gjithë rajonin duke ndarë midis tyre qytetet dhe kullotat. Thesalia ishte shumë e rëndësishme për ta, sepse ishin barinj dhe nuk kishin vendbanime fikse.

Kur morën Acarnaninë, ata arritën një marrëveshje me Biagio Matarango të Musacchi-së, i cili ishte zoti i kësaj zone dhe që sipas së cilës atyre u jepej mundësia që të kullotnin aty kafshët e tyre. Shumë shpejt kërkuan të vendosin pushtetin e tyre në të gjithë vendin. Udhëheqësi i tyre, Shpata, vrau Musacchën ndërsa ai kishte dalë për gjah, dhe mori për vete gjithçka ishte nën pronësinë e Musacchës, burgosën të gjithë njerëzit që gjetën nëpër fusha dhe rrethuan e pushtuan qytetin e Artës. Pastaj ata sulmuan tokat e Kont Charles Tocco të Cephalonisë, si dhe ato përreth duke i shkatërruar të

28

Page 29: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

gjitha. Ky Tocco, zotëronte këtë ishull, si edhe Zantën, Santa Maurën dhe disa zona të Epirit të cilat i përkisnin dikur princave sicilianë Anjoui-në. Babai i Tocco-s i kishte marrë ato nga Perandori Robert II, Princi i Tarantos. Ai vendosi të hakmerrej ndaj shqiptarëve duke rrethuar Artën, por Shpata mbrojti qytetin me guxim dhe në fund, shqiptarët, të mbështetur nga Prialupas, princi i Aetolias, një zotëri sërb, sulmuan ushtrinë e Toccos dhe e bënë atë që të merrte arratinë. Por, më në fund, Tocco mori Acarnaninë me ndihmën e vendasve të cilët ishin lodhur nga sundimi i ashpër i shqiptarëve dhe u bë vetë Zoti i Aetolias. Në vitin 1376, Republika e Raguzës negocioi për një marrëveshje paqeje midis Toccos dhe shqiptarëve. Tocco u martua me Catherinën, motrën e Gjergjit dhe Balshës. Djali i Toccos, Charles II, i cili mori titullin Despot nga Perandori Manuel Comneni, pushtoi Angelokastrën dhe Janinën në Shqipëri. Ai vdiq në vitin 1430. Ndën zotërimin e djalit dhe nipit të vëllait të tij, i cili sundoi pas tij, tokat u pushtuan ca e nga ca prej osmanëve.

Turqit kishin filluar, tashmë, të bënin mësymje në Shqipëri nën komandën e Murat Ghazi, por, për aq kohë sa bijtë e Balshajt ishin ende gjallë përparimi i tyre në tokat shqiptare ishte shumë i ngadalshëm. Pas vdekjes së Nikolla Altoman, Kontit të Uscitz-ës, në vitin 1374, George pushtoi Trebignën, Kanalin dhe Dracevitza. Tivarku, Ban i Bosnjës, megjithatë, i rimori përsëri.. Pastaj, bashkë me kunatin e tij, Charles Thopia dhe me një ushtri prej 10.000 vetash, George sulmoi dhe u shtri deri në Banat. Ai vdiq në Shkodër më 1379, menjëherë pas kthimit të tij nga kjo fushatë. U pasua nga vëllai i tij më i ri, Balsha i cili nuk e kishte karakterin e fortë të vëllait të tij të madh. Osmanët po beheshin gjithnjë e më shumë një rrezik në rritje. Dyzet mijë ushtarë turq nën komandën e Vrenes, njëri prej komandantëve ushtarakë më të zotë që kishte Murati, sulmoi Shqipërinë dhe mundi ushtrinë shumë të vogël të shqiptarëve në ultësirën e Beratit. Balsha ra në betejë, ashtu si edhe Ivanishi, i biri i Vukashinit. Kjo ndodhi në vitin 1383. George Strazimir Balsha, bir i Strazimirit, erdhi në pushtet, u përfshi në një luftë të re me osmanët, më 1386, por ishte i pafat, pasi humbi Kosturin, Beratin, Krujën dhe Durrësin, që, edhe pse e mori përsëri këtë të fundit, ia premtoi venedikasve. Djali dhe pasardhësi i tij, Balza, mori përsëri qytetin nga venedikasit, por humbi në luftime me ta shumë toka, i dha Chernagorën [Malin e Zi] Stephen-it të Maramontit dhe më

29

Page 30: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

1421, vdiq gjatë një udhëtim që po bënte për të vizituar xhaxhain e tij, Despot Stephenin, në Serbi. Venedikasit shfrytëzuan vdekjen e tij për të pushtuar Zentën. Por, Despoti sërb mori përsëri, gjithshka prej tyre, përveç Shkodrës, Dulcigno [Ulqini] dhe Budua [Budva] dhe ia dha të gjitha djalit të vëllait të vet, George Vukovich, më 1425, i cili më vonë u bë Despot i Sërbisë. Gjatë sundimit të tij, mundën të mbajnë vetëm Shkodrën dhe Durrësin. Në vitin 1458, territoret e tij u kthyen në një provincë turke nën qeverisjen e djalit të tij, Lazar. Ndërsa pushteti i Balshajve po dobësohej, dy dinasti të tjera shqiptare filluan të fuqizohen në Shqipëri: Arianitasit, që, gjithashtu quheshin edhe Komnenë, dhe Kastriotët. Thopia dhe Spani, gjithashtu, u forcuan në pushtet, por nuk ishin aq të shquar sa ata të parët, që nën udhëheqjen e dy heronjve të famshëm, Gjergj Kastrioti ose Iskender-Beu [Skënderbeu], dhe vjehrri i tij, Arianit Golem Thopia, arritën të futin tmerrin në zëmër të pushtuesve Osmanë në kohën e Muhamedit II. Në atë kohë, Vavissa, lumi (Aous) [Vjosa] mes Pollonisë [Apollonia] dhe Valonës [Vlore] përbënte kufirin ndërmjet territoreve të këtyre dinastive, në mënyrë të tillë që çdo gjë në veri, deri në Zenta, me përjashtim të qyteteve nën kontrollin venecian, i takonte Kastriotëve, dhe tokat në jug, deri në Gjirin e Artës i përkisnin Arianitasve. Unë nuk dua të ndalem në historinë shqiptare të kësaj periudhë, sepse është e njohur mjaftë mirë nga gjithçka është shkruar për jetën e Iskender-Beut. Shqiptarët luajtën një rol të mrekullueshëm në këtë kohë. Luftuan për atdhenë dhe për lirinë e vet dhe të frymëzuar nga heroizmi i udhëheqësve të tyre, ata u kthyen edhe vetë në heronj. Ata u bënë një mbështetje për prijësat e tyre të kthyer nga egzili, për aleatët e shumë kërkuar të mbretërve të mëdhenj dhe një pengesë e fuqishme që ndaloi vërshimin e çpenguar të ushtrisë osmane drejt perëndimit.. Gjithë koha e lavdishme mbretërimit të Iskender-Beut, të cilin populli i tij e ka quajtur ‘mbret’ dhe që u bë i njohur si i tillë nga fuqitë e tjera (1443-1467), u karakterizua nga fitoret e njëpasnjëshme të shqiptarëve.. Por ky fat i madh për të gjithë shqiptarët nuk zgjati përgjithmonë. Sapo ata humbën liderët e tyre të mëdhenj, Iskender-begun në vitin1467 dhe Arianitin në vitin 1469, pjesa më e madhe e tyre u detyrua të pranojë epërsinë e Muhamedit II dhe krerët e tyre u detyruan të strehohen në Itali. Por, lavdia dhe fama për trimërinë dhe guximin e tyre, përsosmëria që e karakterizoi këtë popull në atë kohë nuk ka për

30

Page 31: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

t’u shuar kurrë. Këto cilësi, më mirë se kushdo i njohën edhe pushtuesit osmanë, të cilët për shqiptarët shprehin respektin më të thellë se për çdo popull tjetër të nënshtruar prej tyre. Është, pikërisht, kjo arsyeja përse shqiptarët, shumë shpesh, kanë arritur postet më të larta të qeverisjes në Portën e Lartë. Vlen të theksohet se, shumë krahina të këtij populli trim dhe mikpritës, në veçanti Chimariotët, banorët e maleve Ceraunian, e kanë mbrojtur lirinë e tyre deri në ditët e sotme, dhe këtë më mirë se kushdo e dëshmon fakti se ata bënë që të dështojnë edhe fushatat më të mëdha të drejtuara kundër tyre nga vetë sulltanët Bayezid II (1492) dhe Sulejman Magnificent (1537).

Unë do të doja të shtoj edhe diçka në lidhje me shqiptarët në Morea. Ne nuk e dimë kur erdhën ata për herë të parë në këtë rajon. Thuhet se Matthew Cantacuzene që arriti ta merrte Shqipërinë nëpërmjet gruas së tij serbe, dëboi prej atij vendi të gjithë fisnikët shqiptarë që ai i shikonte të dyshimtë. Në vitin 1391, në gadishull, pothuaj se ishte një numër i madh shqiptarësh. Demetrius Raul, komandant i Despot Theodorit të Moresë, formoi një ushtri të përbërë nga shqiptarë dhe Leontarianë dhe, me ta sulmoi Princin Asan Centerion të Achaias i cili kishte pushtuar Morenë me ndihmën e një komandanti turk që quhej Vrenes, dhe pushtoi Akuvan. Por Vrenes së shpejti solli një humbje shkatërruese për shqiptarët. Në vitin 1423, Murati II dërgoi për në More, Turachanin [Turhan]. Ata, gjithashtu, sulmuan Turhanin por u smbrapsën. Kur Konstandini Dragases, biri i perandorit Manuel, arriti në More si despot, më 1443 dhe mori kontrollin e Isthmus (Hexamilion), ai gjithashtu, mori nën kontroll edhe shqiptarët që jetojnë në Pindi, të cilët ishin quajtur Arabaeans. Forca e tij gjithnjë e në rritje bëri që Sulltan Murati të ndërmerte një sulëm kundër tij dhe Despotit të Achaias, me një ushtri prej 60.000 vetash. Ata u orvatën që t’i rrezistojnë, por të braktisur dhe të tradhtuar nga shqiptarët e tyre, shumë shpejt ranë në duart e turqve. Muhamed II, i biri i Muratit, pushtoi përfundimisht Kostandinopojën më 1453. Të gjithë prijësat grekë u tronditën. Princat e Moreas, Thomas dhe Dhimitri Palaeologus, ikën menjëherë në tokat prane brigjeve të detit për t’u përgatitur që të hidheshin në Itali. Shqiptarët vendosën që të mos të jenë më të nënshtruar nga ata dhe morën përsipër ta qeverisin vetë Morenë. Ata zgjodhën Manuel Cantacuzenin si komandantin e tyre,

31

Page 32: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

një nip i Mateut, dhe mendohet se i shpallën luftë Palaeologut. Në atë kohë, ata ishin të gjithë barinj dhe nuk kishin vende të caktuara për t’u strehuar. Ata kishin patur mbështetjen e disa prej sundimtarëve të mëdhenj të Peleponnesit, si Martin Asan Centerion, kunati i Despotit Thomas, Nicephorus Lucanis dhe Bochalis, Zoti i Leontarit. Morea, më në fund humbi kur despotët, pranuan të gjejnë mbështetje tek ushtria turke e komanduar nga Turhani më 1454. Fat i keq për Shqiptarët. Ata dërguan përfaqësuesit e tyre tek princat duke i informuar ata se do të pranonin t’i nënshtroheshin përsëri atyre në se do t’u liheshin të lira të gjitha territoret që kishtin pushtuar dhe gjënë e gjallë që zotëronin. Në këto kushte u nënshkrua një traktat. Por paqja nuk u realizua. Të nxitur nga Lucanis, shqiptarët dhe banorët e tjerë të Moresë refuzuan t’u binden princave dhe kërkuan një ndarje të barabartë të territoreve dhe po ashtu refuzuan që t’u paguanin turqve haraçin vjetor prej dymbëdhjetë mijë dukatë. Muhamed Pushtuesi u kërkoi që të paguanin në avancë haraçin për tre vjet. Më 1453, ai pushtoi, përfundimisht, Peleponnesin me një ushtri të madhe. Rrezistenca dështoi, por ai e pagoi shtrënjtë këtë fitore. Shqiptarët e kundërshtuan atë në çdo hap që ai hidhte. Këtë herë, Muhamedi bëri paqe me despotët, mbajti disa nga pushtimet e tij dhe tërhoqi Omarin, birin e Turhanit, dhe ushtrinë e tij. Në vitin e ardhshëm, plasi lufta mes dy despotëve: Thomas dhe Dhimitri. Thomas prishi miqësinë me Mohamedin. Shqiptarët e respektuan vendimin e këtij despoti, por shpesh shpirti i tyre i rrëmbyeshëm bënte që ata të ndronin mendjen herë pas here në varësi të marrëveshjes më të mirë që u ofrohej. Përveç kësaj, shpërthimet e tyre ishin të pashembullta. Muhamedi, në fund, e sheshoi këtë konflikt të brëndshëm në vitin 1460. Ai e mori këtë vend nga duart e dy despotëve duke e bërë Morenë një provincë otomane. Ai filloi t’i trajtojë shqiptarët më keq se kushdo, duke therur bile edhe ata që i dorëzoheshin. Atij i kushtoi shumë shtypja e rrezistencës së shqiptarëve, por më në fund, Muhamedi mundi t’i nënshtrojë edhe ata. Shqiptarët kanë jetuar në atë trevë qysh nga ajo kohë dhe akoma edhe sot kanë vend-ndodhjet e tyre atje.

 Kjo është gjithçka që mund të thuhet tani për tani lidhur me shqiptarët. Materiali është jo i plotë. Në të vërtetë, ky është vetëm një fragment, dhe ngjarjet nuk janë të lidhura siç duhet. Megjithatë, ky

32

Page 33: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

nuk ishte faji im, por vjen si rezultat i mungesës së informacionit të duhur dhe që ka penguar cilindo që ka dashur deri tani që të shkruajë historinë e plotë të shqiptarëve. Unë u përqëndova më shumë në hisorinë e kohës së vjetër pasi kjo është periudha më pak e njohur. Unë vetëm sa preka pak periudhën e tyre më të lavdishme duke e ndërprerë këtë histori pikërisht në atë pikë ku historia e këtij populli fillonte të behëj më interesante. Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qënë vetëm për të hedhur dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentash të renditura në mënyrë kronologjike që çjerrin errësirën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull, duke u përpjekur që ta bëj të njohur këtë vënd përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili është ndër banorët më të vjetër të Evropës dhe që kanë ditur të mbijetojnë, megjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëvet dhe turqve

(*)Johann Thunmann (1746-1778) u lind në Thoresund (Södermanland, Suedi) dhe ndoqi studimet në Uppsala (Suedi) dhe Greifsëald (Gjermani). Më 1772, ai u emërua profesor i Retorikës dhe Filozofisë në Universitetin Halle (Gjermani), ku ai shkroi traktatin e tij "Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen" (Mbi Historinë dhe Gjuhën e shqiptarëve dhe të Vllehëve), Leipzig 1774. Ky është një nga studimet më të hershme të dijetarëve mbi Shqipërinë, të cilët ishin pak të njohur në Evropë në atë kohë. Pas një hyrje të shkurtër, Thunmann na sjell Fjalorin e Theodor Kavalliotis nga Voskopoja (Moschopolis) me disa shënime në gjuhën shqipe dhe vllahishte (arumune), dhe pastaj ofron një histori të shqiptarëve që është, çuditërisht, tepër e hollësishme për atë periudhë. Seksioni mbi “Historinë e Shqipërisë” është dhënë në mënyrë të plotë, edhe pse pa shënime.

33

Page 34: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

]

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT. EDICIONI 2 By PIRO TASEView this Author's Spotlight

Paperback, 502 Pages

Preview “Flasin në gjuhën shqipe” historianë të lashtësisë: që nga Herodoti e Tit Livi e deri tek historianët bashkëkohorë,Hammond e Arnold Tonybee. Për herë të parë 'flet shqip' Wiliam Plomer me "Diamandin e Janinës". "I ftuar" është edhe albanologu i shquar Robert Elsie. Është historia e një vendi të lashtë dhe portreti I një populli autokton,

34

Page 35: Historia e Shqiperise nga Johan Thuman

TË HUAJT PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT _________________________________________________________________

i ndërtuar përmes shënimeve të “kronikanëve” të huaj në shekuj dhe që ka si 'protagonistë" gjeneralë të ushtrive pushtuese apo të atyre ndërluftuese në këto treva. Më shumë se 40 udhëtarë të huaj përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij...

Per ta blere librin ON LINE, kliko:……………. More >Cmimi: $26.00

35