Harta e Shtegut kulturor në qytetin e Pejës o PEJAMitrovica Montenegr Harta e Shtegut kulturor në...

2
Mitrovica Montenegro Harta e Shtegut kulturor në qytetin e Pejës Legjenda 4 6 8 7 5 9 15 14 13 12 11 10 Të dashur vizitor të qytetit të Pejës, mirë se erdhët në qytetin e kulturës, të traditave dhe të bukurive natyrore. Në këtë fletushkë mund të gjeni të prezantuar “Shtegun Kulturor” të qytetit të Pejës . Në këtë shteg janë të paraqitura 14 pika të trashëgimisë kulturore, ku secila nga këto objekte flet për një periudhë të caktuar të historisë së Pejës gjatë shekujve. Ju dëshirojmë kënaqësi dhe përjetime të veçanta në qytetin e Pejës. Kosova shtrihet në Juglindje të Evropës, respektivisht në pjesën qendrore të Ballkanit dhe kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Ka popullsi prej 2 milionë banorë. Kryeqyteti i saj është Prishtina Peja shtrihet në perëndim të Kosovës, respektivisht në regjionin e Dukagjinit dhe kufizohet me komunën e Deçanit, të Klinës dhe të Istogut, ndërsa me kufij shtetëror me Malin e Zi. Njihet ndër qytetet me popullat më të madhe në Kosovë ndësa përfshin territor prej 603 km2. Është njëri nga qytetet më të bukura të Kosovës dhe shquhet për historinë, kulturën dhe pasuritë natyrore. Komuna e Pejës Drejtorati për Zhvillim Ekonomik / Divizioni i Turizmit Web: www.pejatourism.org Email: [email protected] [email protected] Tel: +381 39 423 949 Instituti për mbrojtjen e monumenteve kulturo historike Email: [email protected] Tel: +381 39 434 147 SHTEGU I MONUMENTEVE KULTURORE PEJA

Transcript of Harta e Shtegut kulturor në qytetin e Pejës o PEJAMitrovica Montenegr Harta e Shtegut kulturor në...

Page 1: Harta e Shtegut kulturor në qytetin e Pejës o PEJAMitrovica Montenegr Harta e Shtegut kulturor në qytetin e Pejës o Legjenda 4 6 8 7 5 9 15 14 13 12 11 10 Të dashur vizitor të

Mitrovica

Mon

tenegroHarta e Shtegut kulturor në qytetin e Pejës

Legjenda

4

6

8

7

5

9

15

14

13

12

11

10

Të dashur vizitor të qytetit të Pejës, mirë se erdhët në qytetin e kulturës, të traditave dhe të bukurive natyrore. Në këtë fletushkë mund të gjeni të prezantuar “Shtegun Kulturor” të qytetit të Pejës . Në këtë shteg janë të paraqitura 14 pika të trashëgimisë kulturore, ku secila nga këto objekte flet për një periudhë të caktuar të historisë së Pejës gjatë shekujve.

Ju dëshirojmë kënaqësi dhe përjetime të veçanta në qytetin e Pejës.

Kosova shtrihet në Juglindje të Evropës, respektivisht në pjesën qendrore të Ballkanit dhe kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Ka popullsi prej 2 milionë banorë. Kryeqyteti i saj është PrishtinaPeja shtrihet në perëndim të Kosovës, respektivisht në regjionin e Dukagjinit dhe kufizohet me komunën e Deçanit, të Klinës dhe të Istogut, ndërsa me kufij shtetëror me Malin e Zi. Njihet ndër qytetet me popullat më të madhe në Kosovë ndësa përfshin territor prej 603 km2. Është njëri nga qytetet më të bukura të Kosovës dhe shquhet për historinë, kulturën dhe pasuritë natyrore.

Komuna e PejësDrejtorati për Zhvillim Ekonomik / Divizioni i Turizmit Web: www.pejatourism.orgEmail: [email protected] [email protected]: +381 39 423 949

Instituti për mbrojtjen e monumenteve kulturo historikeEmail: [email protected]: +381 39 434 147

SHTEGU I MONUMENTEVE KULTURORE

PEJA

Page 2: Harta e Shtegut kulturor në qytetin e Pejës o PEJAMitrovica Montenegr Harta e Shtegut kulturor në qytetin e Pejës o Legjenda 4 6 8 7 5 9 15 14 13 12 11 10 Të dashur vizitor të

Shtegu kulturor fillon që nga qendra e qytetit, ku në anën perëndimore keni hotelin e parë të ndërtuar në vitin 1929, nga ku mund t'i shihni edhe bukuritë e bjeshkëve të Rugovës, ndërsa në anën veriore memorialin e demonstratave të vitit 1968. Shtegu vazhdon nga ana lindore përgjatë hotelit “Dukagjini” për të arritur tek sheshi “Haxhi Zeka”, ku gjendet përmendorja e patriotit pejan, ndërsa në anën e majt gjendet muzeu etnografik.

Kanë qenë 960 dyqane të cilat kanë ushtruar zeje të ndryshme. Edhe tani në Çarshi gjinden disa nga këto dyqane në të cilat i ushtrojnë zejet e tyre. Në mesë të Çarshisë së Vjetër gjendet “Bajrakli Xhamia” apo siç njihet tani me emrin “Çarshi Xhamia”, e ndërtuar në vitin 1471. Përveç arkitekturës ndërtimore, karakteristikë e kësaj xhamie, është edhe stilizimi i mureve në kupolat e saja.

Jo shumë larg nga kjo gjami gjendet “Kurshumli Xhamia”, e ndërtuar në shek XV, njëra nga xhamitë më të bukura në qytet, gjatë restaurimit të së cilës janë gjetur themelet e vjetra, gjë që tregon se aty do të ketë qenë një objekt shumë më i vjetër se që njihet nga historia.

Në të majtë të Muzeut apo përmendores së Haxhi Zekës gjendet hyrja në Çarshinë e Vjetër e cila paraqet një zonë me trashëgimi kulturore. Çarshia e Vje tër është e n johur për rëndësinë e zhvillimit ekonomik që ka ndikuar në qytetin e Pejës dhe në regjion, prandaj ka një vlerë të trashëgimisë e cila identifikon zhvillimin në Pejë. Kjo zonë është ndërtuar gjatë kohës së Perandorisë Osmane në shk.XIV dhe ka qenë e përbërë nga 4 pjesë ( Çarshia e madhe, Çarshia e Gatë, Okoli dhe Çarshia e Shatërvanit).

Shtegu vazhdon me vizitën e mullirit të Haxhi Zekës, si mulliri i parë industrial me ujë, që i pë rke t kohës së Aus t ro -Hungarisë, ku i gjithë regjioni i ka kryer shërbimet e bluarjes së drithit dhe prodhimit të miellit. Mulliri është restauruar dhe është nën mbrojtje dhe shërben për ekspozita dhe vizita të ndryshme .

Pas vizitës së kullës së Zenel Beut, shtegu vazhdon me vizitën e kishës katolike “Shën Katarina” e ndërtuar mbi themelet e një kishe të vjetër të konfeksionit katolik-shqiptar në vitin 1928. Si famulli kisha e “Shën Katarinës” ekziston që nga koncili i parë i Arbërit (viti 1703 i udhëhequr nga Papa Klementi). Kisha është e tipit bazilikë, me tri anijata. Shtegu kulturor vazhdon me vizitën e kishës ortodokse, e njohur si “Patrikana a Pejës”, e ndërtuar në fillim të shek. XIII, e cila gjendet në hyrje të grykës së përmendur natyrore - Grykës së R u g o v ë s . Ë s h t ë n j ë n d ë r monumentet më të rëndësishme t ë p e r i u d h ë s s ë v o n s h m e Bizantine në Evropë. Të katër ndërtesat e objektit reflektojnë k u l t u r ë n e l a r t ë k i s h t a r e bizantino-romake me një stil të veçantë të pikturave murale.

Kullat po ashtu paraqesin një rëndësi në trashëgiminë kulturore të qytetit të Pejës. Në qytet dhe rrethinë gjenden shum kulla, ku secila karakterizohet me një arkitekturë të veçuar, të ndërtuara me një mjeshtëri të madhe nga mjeshtërit shqiptarë të njohur për gdhendjen e gurit.Shtegu kulturor përfshinë vizitën e 3 kullave më interesante në qytet, duke filluar nga kulla e Limanëve, Gockajve të cilat mund të vizitoni edhe brenda dhe kulla e Zenel Beut, e cila është njëherit edhe kulla më e vjetër në qytetin e Pejës.

Hamami i Haxhi Beut është po ashtu një nga objektet me vlera kulturor, i cili është e përfshirë në shtegun kulturor. Është objekt i ndërtuar në shek. XV, në kohën e Perandorisë Osmane, dhe është shfrytëzuar nga qytetarët si banjë publike. Ka një histori mjaft të hidhur pasi që disa herë është tentuar të zhduken gjurmët e tij, mirëpo falë angazhimit të qytetarëve është ruajtur dhe tani funksionon si objekt për mbajtjen e ekspozitave të ndryshme. Afër hamamit gjendet edhe shkolla e parë shqipe në qytetin e Pejës, e ndërtuar nga Haxhi Zeka e njohur si “Shkolla e Vogël”. Shtegu vazhdon me vizitën e xhamisë më të vjetër në qytet -“Deftedarit” e cila, po ashtu, ka qenë e djegur dhe , në v i t in 2009 , ësh të restauruar dhe tani gjendet në listën e objekteve të mbrojtura me ligj.

Konaku i Tahir Beut paraqet llojin më të bukur të shtëpive të vjetra të qytetit në Pejë. Shtëpia paraqet një monument kulturor të ndërtuar nga mjeshtërit shqiptar. Në fillim ishte i vendosur në qendër të qytetit, ku tani ndodhet posta, prej nga është zhvendosur në vitet e 60-ta në sheshin “Haxhi Zeka”. U përket ndërtimeve të stilit të objekteve të tipit ballkanik, me elemente të veçuara vendore. Këtë lloj ndërtimi e karakterizon kurora e kulmit e punuar nga druri, dritaret harmonike dhe divanhania e sipërme.Konaku gjendet në sheshin “Haxhi Zeka” në të cilin është i vendosur muzeu etnografik regjional, në të cilin janë të ekspozuara në galeri të veçanta artizanatet e ndryshme dhe veshjet karakteristike të Rugovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit.

Në sheshin “Haxhi Zeka” gjendet shtatorja e themeluesit të lëvizjes për mbrojtje dhe çlirim të trojeve shqiptare në vitin 1899, me emrin “Lidhja e Pejës” ose “Besa- Besë”. Njihet si patriot dhe pjesëmarrës në shumë aktivitete të rëndësishme për çësh t jen kombëtare shqip ta re . I sh te ndër industrialistët e parë, i cili shkriu gjithë pasurinë e tij për çështjen kombëtare. U vra nga dora e armikut me 1902 .

Baj

rakl

i X

ham

iaQ

arsh

ia e

Vje

tër

Qen

dra

e qy

teti

t të

Pej

ësK

onak

u i

Tah

ir B

eut

Shta

torj

a e

Hax

hi Z

ekës

Kur

shum

li X

ham

iaH

amam

iX

ham

ia e

Def

teda

rit

Mul

liri

i H

axhi

Zek

ës

Kullat në Pejë

Kis

ha K

atol

ike

Shë

n K

atar

ina

Pat

riak

ana