HAND IN HAND for rIVErS - see-river.net · mbeturinave, ndryshime në përdorimin e tokës, si dhe...

13
Menaxhimi i Qëndrueshëm i Integruar i Korridoreve Lumore në vendet e Evropës Juglindore HAND IN HAND FOR RIVERS -

Transcript of HAND IN HAND for rIVErS - see-river.net · mbeturinave, ndryshime në përdorimin e tokës, si dhe...

Menaxhimi i Qëndrueshëm i Integruari Korridoreve Lumore në vendet

e Evropës Juglindore

HAND

IN

HAND

for

rIVErS

-

SEE rIVEr

-

NgA NIVEl lokAl

Në Atë NDërkufItAr,

NgA top DowN

Në bottom up

-

-Një lumë - SHumë INtErESA

Çdo lumë ka karakteristikat e veta natyrore. Por është njeriu ai i cili ndryshon dhe ndikon në mënyrë të konsiderueshme te lumi. Uji i pijshëm, mbrojtja nga përmbytjet, bujqësia, ndërtimi i hidrocentraleve, turizmi, shfrytëzimi i inerteve, peshkimi dhe përdorime të tjera ekonomike të ujit, si urbanizimi, turizmi, ruajtja e natyrës dhe biodiversiteti, si dhe interesa të tjera, të gjitha këto lidhen me lumenjtë dhe tokat anash tyre.

Përveç shumëllojshmërive të interesave në nivele lokale, menaxhimi i korridoreve lumore në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar influencohet gjithashtu nga një gamë e gjerë e legjislacionit kombëtar, nga direktivat e BE-së, si dhe nga marrëveshjet ndërkombëtare. Shpesh duket se këto interesa dhe rregullore janë të papajtueshme, veçanërisht në rastin e korridoreve lumore ndërkombëtare. Por ato kanë një pikë të përbashkët, përdorimin e ujit dhe tokës në zonat që përshkohen nga lumi.

Këto janë çështjet ku është bazuar projekti SEE River.

ZHVIllImI

I Një

moDElI

të qëNDruESHëm

DHE uDHëZImE

-

HArmoNIZImI

I INtErESAVE

përmES

trAjtImEVE

të kombINuArA

-

-projEktI SEE rIVEr

Kushtet aktuale kërkojnë një menaxhim të integruar dhe strategjik të lumit, duke u bazuar në një kombinim të qasjeve lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në njohuritë dhe përvojat ndër-sektoriale. SEE River ka për qëllim të arrijë marrëveshje të përbashkëta mbi menaxhimin e korridorit lumor për të siguruar harmonizimin e dy interesave, zhvillimit dhe mbrojtjes, në të gjashtë lumenjtë e përzgjedhur. Kjo do të arrihet përmes bashkëpunimit të ngushtë mes ekspertëve nga vende dhe fusha të ndryshme, si dhe përfshirjes aktive të grupeve të interesit dhe autoriteteve përkatëse. Projekti gjithashtu është duke prezantuar: a. një rrugë të re për përdorimin e tokës anash lumenjeve dhe b. planifikimin e menaxhimit duke u fokusuar në korridorin lumor si pjesë thelbësore mbi të cilën ushtrohet më shumë presion.

-uDHëZuESI SEE rIVEr

Konkluzionet e projektit do të përmblidhen në SEE River Toolkit, një model i ri dhe përgjithësisht i zbatueshëm, me udhëzime për të arritur një përdorim të qëndrueshëm të korridoreve lumore në të ardhmen, duke harmonizuar interestat e palëve, në nivele të ndryshme. Ato do të testohen nëpërmjet aplikimit të Toolkit në të gjashtë korridoret lumore ndërkombëtare dhe do të integrohen në punën e përditshme nga 26 organizata të 12 vendeve. Toolkit-i do të promovojë teknikat për komunikim dhe dialog. Ai do të jetë mjaft i përgjithësuar, në mënyrë që të sigurohet përdorimi i tij në çdo vend.

Projekti synon arritjen e marrëveshjeve midis palëve të interesit në veprime konkrete në të gjashtë korridoret lumore si bazë për zbatimin dhe financimin e fondit të BE-së në periudhën 2014-2020.

ÇFARË ËSHTË NJË KORRIDOR LUMOR?Korridori lumor është një zonë përgjatë dy brigjeve të lumenjve, ku proceset fluviale kanë ndodhur ose ndodhin. Ajo është e përcaktuar nga kufijtë e jashtëm të fenomeneve hidrologjike, morfologjike, fito-ekologjike, pedologjike ose ekologjike. Gjerësia e një korridori lumor varet dhe ndryshon sipas rrjedhës së një lumi dhe mund të ndryshojë shumë herë në varësi të ndërhyrjeve të njeriut. Si territor i një lumi, korridori duhet të menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme. Në projektin SEE River korridori lumor është përcaktuar si zona kryesore në interes të njeriut, si dhe me ndikim përgjatë lumit.

rEAlIZImI

I Një

pArImI

puNE

-

SHkëmbImI

I EkSpErIENcAVE

DHE

NjoHurIVE

-

-rEZultAtEt kryESorE të prItSHmE

• SEE River Toolkit; • Plani i veprimit për menaxhimin integrues të

lumit Drava;• Pesë planet lokale të veprimit - marrëveshjet

multi-sektoriale të palëve të interesit për menaxhimin e pesë zonave pilot përgjatë korridorit të lumit Drava;

• Pesë planet e veprimit të projektit për menaxhimin integrues të korridoreve lumore të Bodrogut, Neretvas, Prutit, Sosha (Soča) dhe Vjosës;

• Direktoria e praktikave më të mira të menaxhimit të integruar të korridoreve ndërkombëtare të lumenjve, seminaret mbi kapacitetin e ndërtimeve për përhapjen/shpërndarjen e Manualit udhëzues, ndjekja e propozimeve të projektit të përgatitura në bazë të planit të bashkëpunimit të ardhshëm, qëndrueshmëria e skemës për bashkëpunim në të ardhmen e rrjetit SEE River etj.

-përfSHIrjA E grupEVE të INtErESIt

SEE River është një proces i hapur, ku bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe i ngushtë me grupet e interesit është një parim pune jo thjesht një metodë. Ndërmarrja e aktiviteteve të ekspertëve nga fusha të ndryshme është bërë me qëllim inkurajimin dhe sigurimin e përfshirjes në të gjitha fazat e projektit të grupeve të interesit. Një parim i tillë i punës përmirëson të kuptuarin e qëndrimeve dhe opinioneve kombëtare dhe njohurive të të gjitha palëve të përfshira.

Nëse duam të mbrojmë natyrën dhe ekosistemet dhe në të njëjtën kohë të nxisim zhvillimin, atëherë shumë sektorë dhe interesa duhen respektuar, diskutuar dhe zgjeruar, për të siguruar një menaxhim të qëndrueshëm të korridorit lumor. Aktivitetet e zhvilluara me grupet e interesit në korridorin lumor do të kryhen në disa nivele. Së pari, ato do të jenë në nivelin e Evropës Juglindore, duke vazhduar në nivel ndërkombëtar, kombëtar, rajonal dhe atë lokal.

-pArtNErItEtI I EkSpErtëVE

Ekspertët nga 26 institucionet përkatëse dhe organizatat ndërkombëtare të përfshira në menaxhimin e korridoreve lumore nga 12 vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore kanë ndërtuar një partneritet për të arritur qëllimin e projektit. Ata do të kombinojnë dhe do të shkëmbejnë njohuritë, të dhënat, informacionet dhe përvojat e ekspertëve nga fushat e ndryshme si: menaxhimi i ujërave, mbrojtja e natyrës, energjia, planifikimi i territorit etj. Partneriteti mbi projektin siguron bashkëpunimin ndër-sektorial, ndër-institucional në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, siguron qëndrueshmërinë e rezultateve të projektit për vendet pjesëmarrëse dhe rajonin e Evropës Juglindore, përmes përfshirjes së partnerëve në institucionet dhe rrjetet përkatëse. Projekti drejtohet nga Instituti i Ujërave të Republikës së Sllovenisë.

DukE u fokuSuAr

Në korrIDorEt

lumorE

të gjASHtë

lumENjVE SEE

-

-DrAVA, boDrog, NErEtVA, prut, SoSHA DHE VjoSA

Zhvillimi dhe implementimi i Udhëzuesit për SEE River, projektet e kërkimit, puna në terren dhe përfshirja aktive e palëve të interesuara do të realizohen në të gjashtë korridoret lumore të lumenjve ndërkufitarë në vendet e Evropës Juglindore: Drava, Bodrog, Neretva, Prut, Sosha (Soča) dhe Vjosa.

Lumenjtë e përzgjedhur janë shumë të ndryshëm përsa u përket mjediseve të tyre natyrore, sociale, kulturore dhe administrative, gjë e cila do të mundësojë zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve të projektit nga perspektiva të ndryshme. Shumica e aktiviteteve do të zhvillohen dhe zbatohen në pjesët e përzgjedhura pilot të korridorit të lumit Drava, në të pesë vendet që përshkohen nga lumi: Italia, Austria, Sllovenia, Kroacia dhe Hungaria. Në lumenjtë e tjerë pilot aktivitetet do të çojnë në zhvillimin e planeve të veprimit për të ndihmuar në krijimin e Udhëzuesit SEE River.

1) Një korrIDor lumor2) përDorIm bujqëSor bAZë3) NgA rEHAbIlItImI lumor4) luNDrIm I brENDSHëm5) lIqENI Hc-I6) lumë romANtIk 7) lumë I rEStAuruAr8) lumë AlpIN9) rrjEDHë lumI Në ultëSIrë

HArtA

E SEE rIVEr

-

-DrAVA(Itali, Austri, Slloveni, Kroaci, Hungari)

-boDrog(Ukrainë, Sllovaki, Hungari)

-NErEtVA(Bosnja dhe Hercegovina, Moldavi)

-prut(Ukrainë, Rumani, Moldavi)

-SoSHA(Slloveni, Itali)

-VjoSA(Shqipëri, Greqi)

300 km

Itali

SlloveniKroaci

Serbi

AustriHungari

Sllovaki

Bullgari

Rumani

Ukrainë

Moldavi

Shqipëri

Maqedoni

Greqi

Bosnja dheHercegovina

lumI

DrAVA

-

lumI

boDrog

-

-DrAVA

• Gjatësia: 893 km; sipërfaqja ujëmbledhëse: 41.238 km2; vendet që përshkohen nga lumi: Italia, Austria, Sllovenia, Kroacia dhe Hungaria.

• Drejtimi i rrjedhës fillestare të lumenjve u ndryshua fuqishëm nga hidrocentralet, prej të cilëve 22 të tilla janë ndërtuar në Austri, Slloveni dhe Kroaci, ndërkohë që përgjatë tyre janë ruajtur dhe mbrojtur habitatet natyrore, duke mirëpritur zhvillimin e faunës dhe florës unike, si edhe të disa specieve endemike.

-boDrog

• Gjatësia: 67 km; sipërfaqja ujëmbledhëse: 13.579 km2; vendet që përshkohen nga lumi: Ukraina, Sllovakia, Hungaria.

• Zona përgjatë lumit Bodrog po përballet me zhvillimin intensiv të bujqësisë, erozionin, dhe përmbytjet. Është i vështirë implementimi i masave strukturore dhe jo strukturore për shkak të ndryshimeve të së drejtës së pronës. Çështjet mjedisore nuk janë shqetësimi kryesor, për shkak të kushteve të kufizuara ekonomike dhe sociale. Subvencionet për fermerët pengojnë qëndrueshmërinë.

• Sfida kryesore për zonën e lumit Bodrog është arritja e bashkëpunimit ndërmjet përdoruesve të ujit, rojave të zonave të mbrojtura dhe fermerëve për të menaxhuar në mënyrë të integruar përdorimin e tokës dhe të ujit. Sfidë tjetër është ndryshimi i praktikave bujqësore për të arritur një gjendje qetësie ndaj përmbytjeve.

-ZoNAt pIlot të DrAVëS

ITALIAProblemet që lidhen me rrjedhën e ujit zgjidhen me anë të identifikimit të masave mbrojtëse, bazuar në analizën transparente kosto-përfitim dhe në një vlerësim të shërbimeve të ekosistemit. Planet duhet të vlerësojnë dhe minimizojnë ndikimin e risqeve natyrore dhe ndryshimet që shoqërojnë sistemin si: përmbytjet, rrëshqitjet, rënien e gurëve etj. Kjo është mënyra për të gjetur një ekuilibër midis përdorimit të ujit, të tokës dhe ZM.

AUSTRIAPër pjesën e sipërme të Dravës, integrimi ndër-sektorial ekziston në bazë të përdorimit të procedurave të menaxhimit të tokës. Kjo i referohet skemës integruese të zhvillimit lumor, i cili është në varësi të planit kombëtar të menaxhimit të basenit lumor, të planifikimit të zonave me rrezik dhe atij të menaxhimit në rast përmbytjesh. Për më shumë janë dhe planet e menaxhimit Natura 2000, si dhe planet urbane rajonale dhe lokale. Në zonën pilot duhet riparë plani për të arritur një integrim të tillë.

SLLOVENIA Ekziston konkurrenca midis qëllimeve sektoriale të përdoruesve kryesorë të ujit në zonën pilot. Arritja e një konsensusi të përbashkët në menaxhimin e korridorit lumor Drava me aspektet e tij multi-sektoriale, duke respektuar qëllimet në mbrojtjen e ujërave dhe natyrës, reduktimin e rrezikut nga përmbytjet dhe prodhimin e energjisë hidrike, me synim menaxhimin e qëndrueshëm të pasurive natyrore përgjatë zonës pilot, mbetet një sfidë.

KROACIA:Planet e disa sektorëve në zonë janë reciprokisht të papajtueshme. Kjo kërkon një përmirësim të bashkëpunimit ndërsektorial përgjatë korridorit lumor Drava. Konkretisht, do të identifikohen potencialet për zhvillim të qëndrueshëm dhe do të promovohen si alternativa kundrejt një përdorimi të paqëndrueshëm të pasurive natyrore. Theksi do të bjerë në rivitalizimin e shtratit të lumit të vjetër, si dhe në ngadalësimin e fenomenit të erozionit.

HUNGARIA: Korridori i Dravës në pjesën hungareze është i pyllëzuar. Ai është zonë unike natyrore, pjesë e një rezerve biosfere ndërkufitare, ku aktivitetet ekonomike dhe çlodhëse janë të kufizuara. Për shkak të afërsisë së kufirit shtetëror, zhvillimi në rajon ka qenë i penguar për disa dekada. Përfshirja e grupeve të interesit nuk është një prioritet në procedurat e planifikimit. Ka plane për rigjallërimin e brigjeve përgjatë lumit.

lumI

NErEtVA

-

lumI

prutI

-

-prutI

• Gjatësia: 967 km; sipërfaqja ujëmbledhëse: 27.820 km2; vendet që përshkohen nga lumi: Ukraina, Rumania, Moldavia.

• Bujqësia është një nga aktivitetet më të rëndësishme ekonomike, e praktikuar shpesh në mënyrë të papërshtatshme, por cilësia e ujit është e kushtëzuar nga mostrajtimi ose nga trajtimi i pamjaftueshëm i ujërave të zeza, industriale apo dhe të kafshëve, vendet e papërshtatshme për grumbullimet e mbetjeve (landfillet), hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndryshime në përdorimin e tokës, si dhe të inxhinierisë lumore. Fushat lidhen ngushtë me digat mbrojtëse ndaj përmbytjeve, ndërsa habitatet natyrore dhe speciet janë të ruajtura ende mirë, pasi janë shpallur si zona të Natura 2000, si parqe natyrore ose rezervate.

• Një nga qëllimet më të rëndësishme është zhvillimi i integruar i menaxhimit të korridorit lumor, duke i kushtuar vëmendjen e duhur, në termat e një përqasjeje të integruar, edhe koordinimt të mjaftueshëm midis grupeve të interesit.

-NErEtVA

• Gjatësia: 240 km; sipërfaqja ujëmbledhëse: 8100 km2; vendet që përshkohen nga lumi: Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia.

• Korridori lumor Neretva është i pasur me burime natyrore, por i kërcënuar dhe i shfrytëzuar në mënyrë të paqëndrueshme. Problemet janë të dukshme dhe akoma zgjidhen në mënyrë sektoriale, pa një integrim me të tjerët. Korridori lumor vuan nga përdorimet ekzistuese dhe ato të planifikuara të hidrocentraleve, si dhe nga shfrytëzimi i inerteve; reagimi i lumit është rezultat i përdorimit të fushave për bujqësi, banim, lundrim, ujitje, menaxhim jo i mirë i peshkimit etj.

• Ndër zgjidhjet e ardhshme do të jetë harmonizimi i përqajseve të të dy vendeve ndërkufitare, për të siguruar ruajtjen e natyrës në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm. Marrëveshja e sektorëve të ndryshëm do të ndihmojë ruajtjen e zonave të mbrojtura dhe pasurive natyrore.

lumI

SoSHA

-

lumI

VjoSA

-

-SoSHA

• Gjatësia: 137 km; sipërfaqja ujëmbledhëse: 3400 km2; vendet që përshkohen nga lumi: Sllovenia, Italia.

• Duke qenë një lumë tipik alpin, me ngjyrë smerald të gjelbër të ujit të tij, lumi Sosha (Soča) e ndryshon karakterin e tij në mënyrë dramatike pas digës së parë, jo vetëm për shkak të hidrocentraleve, por edhe si pasojë e specifikave gjeografike dhe hidrologjike. Ndikimet dhe interesat e grupeve të interesit ndryshojnë sidomos në rrjedhën e sipërme. Lumi dhe korridori i tij janë të prekur nga nxjerrja e zhavorrit, zhvillimet e sportit, turizmit, peshkimit, çështjet e mbrojtjes së natyrës dhe planifikimit urban.

• Sfida kryesore është rritja në një nivel më të lartë e menaxhimit të korridorit lumor Sosha (Soča), përfshirë grupet e interesit, për të përcaktuar një përdorim më të qëndrueshëm të korridorit lumor. Ekziston gjithashtu një nevojë për të përgatitur një bazë për nxitjen e menaxhimit integrues në zonën ndërkufitare.

-VjoSA

• Gjatësia: 260 km; sipërfaqja ujëmbledhëse: 6519 km2; vendet që përshkohen nga lumi: Greqia, Shqipëria.

• Në lumin Vjosë zhvillohen aktivitetet urbane, industriale dhe bujqësore. Problematikat kryesore që takohen janë: ndotjet që vijnë nga shkarkimi i ujërave të patrajtuara, prerjet ilegale, degradimi i rrjeteve kulluese, erozioni dhe rrëshqitjet e tokës, mbishfrytëzimi i shtretërve të lumenjve për inerte, urbanizimit dhe lëvizjeve të pakontrolluara të popullsisë, energjisë hidrike (HC e planifikuar) etj. Përmbytja si fenomen natyror është prezente dhe ndikon drejtpërdrejt në uljen e cilësisë së jetës. Rritja e turizmit ndihmon ekonominë, por ajo ka impakt në cilësinë e mjedisit.

• Zgjidhjet kryesore për korridorin e lumit Vjosa do të jenë mbrojtja e cilësisë së ujit nga ndotjet urbane, si dhe nga depozitimi i pakontrolluar i mbetjeve, nga shpyllëzimet me ndikimet e tyre negative mbi florën dhe faunën dhe mbi normën e erozionit të tokës. Sfida kryesore do të jetë arritja e një menaxhimi të përbashkët nga të gjitha grupet e interesit në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkufitar.

-HyrjE

Në kuadër të këtij projekti, korridori i lumit Vjosë është përzgjedhur si zona pilot, pasi ai është lumi i dytë më i gjatë në Shqipëri (272 km) dhe rrjedh midis dy vendeve Shqipëri – Greqi. Vjosa hyn në Shqipëri pranë Çarshovës dhe derdhet në veri të qytetit të Vlorës.

Korridori lumor i Vjosës ofron një peizazh të larmishëm dhe shquhet për biodiversitetin e pasur, sidomos në pjesën e sipërme, me pyje mesdhetare, me lloje endemike, të rralla dhe të rrezikuara, dhe me lloje bimore aromatike dhe mjekësore. Takojmë gjeomonumente, zona me rëndësi historike dhe arkeologjike, si dhe objekte të kulteve fetare. Ujërat natyrore të Vjosës, me ngjyrën karakteristike të smeraldit, dallohen për pastërtinë e lartë dhe janë të përshtatshme për të gjitha llojet e përdorimit.

Ekonomia lokale bazohet në përdorimin tradicional të resurseve natyrore. Bujqësia dhe blegtoria janë aktiviteti kryesor në këtë zonë. Lumi Vjosë zotëron një potencial të lartë hidroenergjetik i cili duhet shfrytëzuar në mënyrë të qëndrueshme.

-problEmAtIkAt kryESorE

Ndër problematikat kryesore që takohen në lumin Vjosë janë ato që vijnë nga aktivitetet humane dhe shkaqe natyrore si: ndotja nga shkarkimet e ujërave të patrajtuara dhe nga mbetjet urbane; prerjet ilegale në pyje; degradimi i sistemeve të kullimit; rreziqet natyrore, si erozioni, rrëshqitjet e tokës, përmbytjet; mbishfrytëzimi i shtretërve të lumenjve dhe hapja e guroreve në pellgun ujëmbledhës; ndërtimet dhe lëvizjet e pakontrolluara të popullsisë; shfrytëzimi i energjisë hidrike etj.

Kërkesat për burime natyrore, nga njëra anë dhe mbrojtja e natyrës, nga ana tjetër, krijojnë konflikte të cilat duhen menaxhuar duke harmonizuar interesat ndërsektoriale në nivel lokal dhe ndërkufitar.

Problematikat e mësipërme mund të përshkallëzohen edhe si rezultat i mungesës së bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet greke, të cilat përgjigjen për menaxhimin e pellgut të Vjosës në anën greke. Sfida kryesore e këtij projekti eshte përpilimi i një dokumenti teknik për bashkëmenaxhimin e korridorit të Vjosës.

SEE rIVEr

Në SHqIpërI

-

-qëllImI DHE rEZultAtEt

Projekti synon arritjen e një vizioni të përbashkët me objektivat e tij, nëpërmjet menaxhimit ndërsektorial integrues të lumit Vjosë, duke marrë parasysh vlerat e tij natyrore, si dhe nevojën për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

Hartimi i një platforme të përbashkët për menaxhimin e qëndrueshëm dhe të integruar të korridorit ndërkufitar të lumit Vjosë, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, kryesisht atyre evropiane. Kjo platformë do të dalë si rezultat i një procesi vlerësimi të thelluar, komunikimi intensiv, ndërgjegjësim i komunitetit vendas, duke synuar një gjithëpërfshirje. Platforma do të përmbajë një vizion të përbashkët afatgjatë dhe objektiva të mirëpërcaktuar.

-grupI I puNëS

Partner për palën shqiptare: Shërbimi Gjeologjik Shqiptar me adresë: Rruga e Kavajës, nr. 153, Tiranë.Mbikqyrës: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.Grupi i punës: Lavdie Moisiu- koordinatore; Albert Avxhi; Enkelejda Grazhdani; Adil Neziraj; Apostol Qirko; Megli Bele.Specialist për financën: Nafie GjapiRedaktim shkencor: Sajmir HoxhaRedaktore letrare: Yllka Avxhi

-koNtAktILedi MoisiuE: [email protected]ërbimi Gjeologjik Shqiptar Nr. 153Tiranë, Shqipëri

SEE rIVEr

Në SHqIpërI

-

1) lumI VjoSë2) burImEt E poÇEmIt3) gurI Në qytEtIN E përmEtIt4) urA E kADIut, përmEt5) DrAgot

pArtNErët

E SEE rIVEr

-

projEktI

SEE rIVEr

-

-INformAcIoNE të përgjItHSHmE

Emri i Projektit: Menaxhimi i Qëndrueshëm i Integruar i Korridoreve Lumore Ndërkombëtare në vendet e Evropës Juglindore.Kohëzgjatja e projektit: Tetor 2012 deri në Shtator 2014. Vlera: 2.107. 354.30 euro Financimi: Programi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Evropën Juglindore. Web-site: www.see-river.netAnëtarësim: www.facebook.com / pages / SEE-River-Project

-koNtAktE

Ales Bizjak, menaxheri i projektit, E: [email protected] i Ujërave të Republikës së Sllovenisë Hajdrihova 28c, SI-1000 Ljubljana, Slovenia

Mateja Softic, koordinatore ndërkombëtare, E: [email protected]

-koNtrIbuAN

Teksti: Marovt Lucija me kontributet e Aleš Bizjak, Mateja Softic dhe Primož SkrtPërkthimi: R. Avxhi dhe L. Moisiu Dizajni grafik: Vladan Srdić, www.studio360.siFotot: A. Bizjak, D. Lesar, A. Mohl, K. Dapra, S. Dobrotka, P. Skrt, B. Mitendorfer, AKL8/Tichy, L. Messina, W. Petutschnig, M. Snape, L. Moisiu dhe A. AvxhiPrintimi: TO ADDTirazhi: 500

-Ky publikim reflekton vetëm pikëpamjet e autorëve dhe Autoritetet Menaxhuese të Evropës Juglindore nuk mund të mbajnë përgjegjësi për ndonjë përdorim që mund t’i bëhet informacionit që kjo broshurë përmban.

Inst

itut

e fo

r W

ater

of

the

Repu

blic

of

Slov

enia

Haj

drih

ova

28c,

SI-

1000

Lju

blja

naw

ww

.izvr

s.si

, inf

o@iz

vrs.

siw

ww

.see

-riv

er.n

et