Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde...

13
Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin 1 www.PerlatMuslimane.com Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420) Përgatiti:

Transcript of Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde...

Page 1: Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin

1 www.PerlatMuslimane.com

Gjykimi i Islamit mbi

magjinë dhe fallin

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përgatiti:

Page 2: Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin

2 www.PerlatMuslimane.com

Të gjitha format e lavdërimit i takojnë Allahut, Falësit të mëkateve dhe

Atij që e pranon shumë pendimin. Selamet dhe salavatet e Tij qofshin mbi

profetin tonë Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem), vula e të gjithë

profetëve dhe të dërguarve dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Si rezultat i rritjes së numrit të magjistarëve dhe të fallxhorëve në kohët e

fundit, të cilët pretendojnë se kanë aftësi për të mjekuar njerëzit me

ndihmën e magjisë dhe fallit dhe për shkak të përhapjes së tyre në disa

vende Islame dhe mënyrën se si ata shfrytëzojnë disa njerëz

mendjengushtë dhe injorantë, e pashë të nevojshme që të sqarojë

rrezikun e madh që këta njerëz i shkaktojnë Islamit dhe muslimanëve.

Sepse kjo sjell që njerëzit të lidhen me dikë tjetër pos Allahut dhe që të

kundërshtohen urdhërat e Tij dhe urdhrat e të dërguarit të Tij.

Është e lejuar për të kërkuar ilaç për të gjitha llojet e sëmundjeve, dhe

muslimani mund të vizitojë mjekun internist, kirurgun apo neurologun e të

tjerë për diagnozë, si dhe mund të përdorë barna të lejuara sheriatikisht.

Kjo marrje e shkaqeve të zakonshme nuk bie në kundërshtim me

mbështetjen tek Allahu, sepse Allahu është Ai i cili ka krijuar sëmundjet

sikurse edhe shërimin e tyre, qoftë e ditën njerëzit atë apo jo. Prandaj,

nuk është e lejuar për të sëmurin që të kërkojë ndihmë nga fallxhorët të

cilët pretendojnë se e dinë të fshehurën. Është gjithashtu e ndaluar që të

besohet në atë që thonë ata, sepse ajo është vetëm supozim ose ndihmë

nga xhinët, përmes së cilës ata marrin ndihmë në fallin dhe magjinë e

tyre. Njerëzit të cilët pohojnë dhe kryejnë këto gjëra janë pabesimtarë

dhe të devijuar.

Page 3: Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin

3 www.PerlatMuslimane.com

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhi

ue selem) ka thënë:

"Ai që shkon tek një magjistar apo falltor dhe beson atë që thotë

ai, nuk besonë në atë që i është shpallur Muhammedit." 1

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu ka thënë:

"Nëse dikush shkon tek një parashikues ose një fallxhor dhe

konsultohet me të, namazi i tij nuk do ti pranohet për dyzet ditë.” 2

Imran bin Husajn (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti (salAllahu

alejhi ue selem) ka thënë:

"Nuk është prej nesh ai që besonë në ogure (bestytni), ai që

shkonë tek fallxhorët dhe magjistarët. Ai që shkon tek një fallxhor

dhe beson në fjalët e tij, ka bërë kufër në atë që i është shpallur

Muhammedit." 3

Këto transmetime paralajmërojnë kundër shkuarjes tek fallxhorët apo

magjistarët për t'u konsultuar apo për t’u besuar atyre. Nuk duhet

mashtruar nga fakti se disa nga gjërat që ata thonë janë të vërteta, as

nuk duhet mashtruar nga numri i madh i personave që kërkojnë ndihmën

e tyre. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka ndaluar për t'i vizituar ata

apo për t’u besuar fjalëve të tyre për shkak se është mëkat i madh, rrezik

i madh dhe ka pasoja të mëdha dhe se ata janë mashtrues".

1 (Ahmedi) 2 (Muslimi) 3 (el-Bezar)

Page 4: Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin

4 www.PerlatMuslimane.com

Transmetimet gjithashtu tregojnë edhe kufrin e fallxhorëve dhe të

magjistarëve, pasiqë ata pretendojnë të kenë njohuri për të fshehtën, e

cila është një akt i qartë i kufrit. Këta individë nuk mund të arrijnë

qëllimet e tyre pa ndihmën e xhinëve, të cilët ata i adhurojnë karshi

Allahut. Ata që u besojnë atyre në pretendimin e tyre se ata e dinë të

fshehurën, janë tamam si ta, dhe profeti (salAllahu alejhi ue selem) heq

dorë prej të gjith këtyre. Muslimanit nuk i lejohet që të nënshtrojë veten

ndaj asaj që supozohet të jetë mjekim, të tilla si shkrirja e plumbit dhe

hajmalitë, sepse kjo është vetëm fall dhe mashtrim i njerëzve. Ai që e

pranon atë që ata bëjnë, në faktë e ndihmon gënjeshtrën dhe kufrin e

tyre. Siç thotë Allahu në lidhje me dy engjëjt (Harutin dhe Marutin):

ن يعل مان وما ن إنما يقولا حتى أحد م نح نة فر فل فت هما فيتعلمون تك ن قون ما م يفر

ن ۦبه ء ٱ بي مر ه ل ج ين هم وما ۦوزو ن ۦبه بضاار ن إل أحد م ٱ بإذ ما ويتعلمون لل

هم تر ٱ لمن علموا ولقد ينفعهم ول يضر رة ٱ فى ۥ له ما ه ٮ ش خ ن ل ق م ـ س خل ما ولبئ

ا ۦبه شرو

”E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t'i thonin: "Ne

jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fe!" E, mësonin (njerëzit)

prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet,

por pa lejën e Allahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm dhe

ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata

(jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë

(magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën

e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç'ka e shitën vetveten, ajo është

shumë e keqe.” 4

Ky ajet dëshmon se magjia është një vepër e kufrit, dhe se magjistarët e

ndajnë burrin nga gruaja e tij. Ky ajet gjithashtu tregon se magjia

vetvetiu nuk mund të ndikojë, por vetëm me lejen e Allahut, sepse Ai e ka

krijuar të mirën dhe të keqen.

4 2:102

Page 5: Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin

5 www.PerlatMuslimane.com

Për fat të keq, dëmi i magjistarëve, të cilët kanë trashëguar njohuritë e

tyre nga idhujtarët, është rritur dhe ata kanë arritur ti mashtrojnë njerëzit

mendjelehtë. Ajeti gjithashtu dëshmon se ata të cilët e mësojnë magjinë,

në fakt mësojnë gjëra që i dëmtojnë ata dhe nuk u bëjnë dobi, dhe se ata

nuk do të kenë hise në shpërblimin e Allahut në Ditën e Ringjalljes. Kjo

është me të vërtetë një paralajmërim i tmerrshëm që tregon një humbje

të madhe në këtë jetë dhe në tjetrën, dhe se këta individë kanë shitur

veten për një çmim të lirë. Kjo është arsyeja pse Allahu ka folur me

përçmim kundër këtyre njerëzve, kur Ai thotë:

تر ٱ لمن علموا لقد و رة ٱ فى ۥ له ما ه ٮ ش خ ن ل ق م ـ س خل ا ما ولبئ ۦ به شرو

”Po ta dinin ata se për ç'ka e shitën vetveten, ajo është shumë e

keqe.” 5

Allahu u ka ligjësuar mënyra robërve të Tij, me të cilat ata mund të

mbrohen kundër magjisë para se të ndodhë ajo. Ai gjithashtu nga mëshira

e Tij, mirësia, dhe për të përmbushur të mirat e Tij, ka sqaruar se si ata

mund të kurojnë veten e tyre pasi të ndodhë ajo. Këto që vijojnë janë disa

nga mënyrat me të cilat ata mund të mbrojnë veten kundër magjisë para

se të ndodhë ajo, sikurse dhe shërim për magjin pas ndikimit të saj në

njerëzit me mjete të lejuara Islame.

5 2:102

Page 6: Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin

6 www.PerlatMuslimane.com

Një nga mënyrat më të rëndësishme për t’u mbrojtuar nga magjia para se

ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet

profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

ٱ ه لا لل ـ حى ٱ هو إل إلقيوم ٱ ل خذه ل ل ۥ تأ

نة م ول س و ٱ فى ما ۥ له نو ـ فى وما ت ٲلسم

ض ٱ ر ىٱ ذا من ل فع لذ نده يش نه إل ۥ ع لم ۦبإذ ن ما يع م بي يه د فهم وما أي ول خل

يطون ء يح ن بشى ه م م ل ع شااء بما إل ۦع يه وس س و ٱ كر ـ ض ٱو ت ٲلسم ر يـوده ول ل

ظهما ۥ ف على ٱ وهو حيم ٱ ل عظ ل

”Allahu është një, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Atij. Ai

është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as

kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij.

Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të

tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di,

tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Arshi i Tij përfshijnë qiejt

dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është

më i larti, më i madhi.” 6

Ky ajet duhet të lexohet pas çdo namazi farz, pas lutjeve të mbrëmjes dhe

mëngjesit dhe para se të biesh në gjumë. Ky ajet është ajeti më

madhështorë i Kuranit.

Gjithashtu duhet lexuar tre suret nga Kurani, nga një herë pas çdo namazi

farz (pas namazit të drekës, ikindisë, jacisë), si dhe tre herë pas faljes së

sabahut dhe pas namazit të akshamit:

ٱ هو قل ٱ أحد لل مد ٱ لل أحد فواڪ ۥ له يكن ولم يولد ولم يلد لم لص

”Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i

drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s'ka lindur kë, as nuk

është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” 7

6 2:255 7 112:1-4

Page 7: Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin

7 www.PerlatMuslimane.com

ت ـ ث ـ ن شر ٱلنف ق إذا وقب وم ن شر غاس ن شر ما خلق وم فلق م ٱل قل أعوذ برب

د إذا حسد ن شر حاس عقد وم فى ٱل

Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit. Prej dëmit të çdo krijese që

Ai e krijoi. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe

prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. Edhe prej dëmit të

smirëkeqit kur sipas smirës vepron.” 8

أعوذ قل ه الناس ملك لناس ٱ برب ـ ن لناس ٱ إل واس ٱ شر م وس خناس ٱ ل ىٱ ل لذ

س و ن لناس ٱ صدور فى يوس نة ٱ م ج لناس ٱو ل

”Thuaj: Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e

njerëzve. Të adhuruarin e njerëzve. Prej të keqes së cytësit që

fshihet. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve. Qoftë ai (cytësi) nga

xhinët ose nga njerëzit." 9

8 113:1-5 9 114:1-6

Page 8: Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin

8 www.PerlatMuslimane.com

Përveç kësaj, duhet lexuar dy ajetet e fundit të sures el-Bekare ku Allahu

(më i Larti), thotë:

سول ٱ ءامن ل بماا لر ه أنز ن إلي ب ه م نون ٱو ۦر م مؤ ٱب ءامن كل ل ا لل ـ ۦوكتبه ۦكته ٮ ومل

ق ل ۦورسله ن نفر ن أحد بي سله م نا وقالوا ۦر ع نا سم رانك وأطع ك ربنا غف وإلي

ير ٱ مص ٱ يكل ف ل ل سا لل عها إل نف ہا كسبت ما لها وس تسبت ٱ ما وعلي ل ربنا ك

ا نا ذ ا إن تؤاخ ينا نا أو نس طأ ل ول ربنا أخ م ا علي تح ا نا ر ته كما إص ين ٱ على ۥ حمل ن لذ م

لنا نا ول ربنا قب ل ف ٱو ۦبه لنا طاقة ل ما تحم فر ٱو عنا ع ا ٱو لنا غ نا حم ل أنت ر ناٮ مو

ناٱف م ٱ على نصر قو ين ڪ ل ٱ ل فر ـ

”I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe

besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij,

të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të

dërguarit e Tij, dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam

urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është

ardhmëria jonë. Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë

së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe)

që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!

Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që

ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne

nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na

mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit

pabesimtar!" 10

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Ai që gjatë natës e reciton Ajetul-Kursin, do të jetë i mbrojtur nga

Allahu, dhe shejtani nuk do ti afrohet."

10 2:285-286

Page 9: Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin

9 www.PerlatMuslimane.com

Ai (salAllahu alejhi ue selem) gjithashtu ka thënë:

"Leximi i dy ajeteve të fundit të sures El-Bekare është i

mjaftueshëm (si mbrojtje nga e keqja) për një person që i lexon

ato gjatë natës."

Duhet gjithashtu ti kushtohet rëndësi shtesë që për çdo ditë dhe natë, ose

në qoftë se ai vjen në një vend të ri (gjatë udhëtimit) pavarësisht nëse je

në tokë, deti apo ajr, që të kërkosh mbrojtje tek Allahu me emrat e Tij të

përsosur, nga e keqja që Ai ka krijuar. Në bazë të fjalëve të profetit

(salAllahu alejhi ue selem):

"Ai që mbërrin një vend dhe thotë: "Audhu bi kelimeti Lahi-it-Tameh

min sherri ma khalak." (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të

Allahut nga e keqja që ka krijuar), nuk do të dëmtohet deri sa ai të

largohet nga ai vend." Kjo lutje thuhet tre herë.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) na ka nxitur që në fazën e hershme të

ditës (para lindjes së diellit), dhe në mbrëmje që të themi:

"Bismilahil ledhi ja jeduruh mea ismihi shejh'un fil erdi ue la fis

semai ue huue semiul Alim." (Në emër të Allahut, emrin e të Cilit

askush nuk mund të dëmtojë qoftë në tokë ose në qiell. Ai dëgjon

çdo gjë dhe është Gjithëdijshmi)," dhe tha se këto fjalë do ta mbrojnë

atë kundër të keqes.

Lutjet dhe Kurani janë mënyrat më të mira për të parandaluar të keqën e

magjisë dhe të këqijat e tjera, me kusht që rregullisht ti bësh ato dhe me

sinqeritet dhe besim të vërtetë në Allahun. Ato janë gjithashtu një armë e

madhe kundër largimit të magjisë, pasi ajo të ketë ndodhur, përveç

ibadetit ndaj Allahut dhe ti lutesh Atij që të ta largoj të keqen dhe dëmin

nga ti.

Page 10: Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin

10 www.PerlatMuslimane.com

Ka edhe lutje të përgjithshme të sakta të cilat i ka thënë profeti (salAllahu

alejhi ue selem), në mënyrë për të mjekuar magjinë dhe sëmundjet, si atë

të cilin ai e përdori mbi një prej shokëve të tij:

"Allahumme Raban Nas, edh-hib il-bas, ueshfi ente esh-Shefi, la

shifa'e ila shifauk, shifa'an la jughadiru sakamen." (O Allah! Zoti i

njerëzve, largoje të keqen; shëro Ti je i vetmi që mund të shëroj, nuk ka

shërim përveç shërimit Tënd, që nuk lë më pas asnjë sëmundje.” Kjo

duhet të thuhet tre herë.

Dhe lutjen me të cilën Xhibrili i bëri rukje të dërguarit (salAllahu alejhi ue

selem):

"Bismilahi erkike min kuli shejin judhhike, ue min sherri kuli

nefsin au ajnin hasidin, Allahu jeshfik, Bismilahi arkik." (Në emër të

Allahut të bëj rukje, nga çdo gjë që të shqetëson, nga e keqja e çdo

shpirti apo nga syri i keq, Allahu të shëroftë. Në emër të Allahut, të bëj

rukje." Kjo duhet të thuhet tre herë.

Ndër mjetetve kundër magjisë pasi që ajo të ndodh, e cila është

gjithashtu një ilaç i dobishëm për burrin i cili niden se ai nuk mund të prek

gruan e tij gjatë marrëdhënieve seksuale, është që të mirren shtatë

gjethe jeshile nga pema Sidr (pema lotus) 2, t'i shtypë, ti vendos ato në

një tas, të derdh ujë mbi to dhe recitonë suret dhe ajetet e mëposhtme në

tas;

1. Ajetul-Kursi: 11

2. El-Ikhlas 12

3. El-Felek 13

4. En-Nas 14

11 2:255. 12 112:1-4. 13 113:1-5. 14

Page 11: Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin

11 www.PerlatMuslimane.com

… dhe ti shtojë ajetet që flasin për magjin

ا نا حي ا إلى وأو ق أن موسى ذا عصاك أل قف هى فإ فكون ما تل حق ٱ فوقع يأ ما وبطل ل

ملون كانوا ين نقلبوا ٱو هنالك فغلبوا يع ر غ ـ ص

E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin ”

tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsur. Atëherë u

Aty u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.

mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të15 poshtëruar.”

قوا ماا أنتم ا أل وسى ا جااء ٱلسحرة قال لهم م ر عليم فلم ح ـ تونى بكل س ن ٱئ عو وقال فر

لح ل يص له ۥ إن ٱلل ط سيب ر إن ٱلل ح تم به ٱلس ئ ا قال موسى ما ج قو اا أل قون فلم ل م

مون ر مج ه ٱل ته ۦ ولو ڪ ر ـ م حق بكل ٱل ق ٱلل ين ويح د س مف عمل ٱل

”Faraoni tha: "Sillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë. E kur

erdhën magjistarët, Musai u tha: "Hidhni ç'keni për të hedhur” E

kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është

magji!" Po Allahu do ta asgjësojë këtë, sepse Allahu nuk e përkrah

veprën e të prishurve. Dhe me argumentet e veta Alllahu e fuqizon

të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.” 16

15 7: 117-119 16 10:79-82

Page 12: Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin

12 www.PerlatMuslimane.com

بالهم ذا ح قوا فإ قى قال بل أل ل من أل اا أن نكون أو قى وإم اا أن تل ا إم موسى ـ قالوا ي

نا ل وسى قل ميفة ه ۦ خ س جس فى نف عى فأو م أنہا تس ه ر ح ن س ه م يهم يخيل إلي ص وع

ر ح ـ د س ا إنما صنعوا كي قف ما صنعوا ينك تل ق ما فى يملى وأل ع تخف إنك أنت ٱل

ث أتى ر حي لح ٱلساح ول يف

”Ata thanë: "O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?”

Ai (Musai) tha: "Jo, hidhni ju!" Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji

e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj). E Musai ndjeu

në vete njëfarë frike. Ne i thamë atij: "Mos ke frikë, është më se e

sigurt se ti do të jesh triumfues!" Tani hidhe atë që e ke në dorën

tënde të djathtë (shkopin), që t'i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse

ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e

magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.” 17

Pastaj, pasi të këtë recituar këtë në ujë, ai duhet të pijë nga ai tri herë

dhe të lahet me pjesën tjetër. Përmes kësaj, çdo e keqe - me lejen e

Allahut – do të zhduket, dhe nuk ka të keqe që të përsëris këtë dy ose tri

herë derisa të shërohet.

Një nga mënyrat më të mira për të trajtuar magjinë është që të dish

vendin ku magjia është fshehur, qoftë në një mal, në det apo ndonjë vend

tjetër. Sepe kur e di këtë, ajo mund të hiqet dhe të eliminohet, dhe me

këtë zhduket efekti i tij. Këto janë disa nga mënyrat për t’u mbrojtur dhe

për të mjekuar veten kundër magjisë.

Disa magjistarë zbusin efektin e magjisë duke therrur kurban për xhinët

dhe duke therur kurban në emër të tyre. Megjithatë, kjo është e ndaluar,

pasiqë kjo është nga shejtani, dhe kjo është një vepër e shirkut, kështu

që duhet qenë në roje kundër kësaj. Është e ndaluar gjithashtu që ti

kërkohet një magjistari, fallxhori apo një shortari që të kurojë ty, apo të

bësh atë që ai të urdhëron, për shkak se ata janë kufarë, gënjeshtarë dhe

mëkatarë, që pretendojnë se e dinë të fshehurën dhe i hutojnë njerëzit.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) paralajmëroi që të shkohet tek ta, që të

pyeten ata apo që tu besohet asaj që ata thonë, siç u përmend në fillim të

këtij libri.

17 20:65-69

Page 13: Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin · ajo të ndodhë, është që të mbrosh veten tënde me Kuran dhe lutjet profetike, sikurse leximi i Ajetul-Kursisë ku Allahu thotë:

Gjykimi i Islamit mbi magjinë dhe fallin

13 www.PerlatMuslimane.com

Njëherë profeti (salAllahu alejhi ue selem) u pyet në lidhje me en-Nushrah

(për të kërkuar ndihmë nga magjistarët për të eliminuar një magji me

ndihmën e një tjetër magjie), për të cilën ai u përgjigj:

"Ky është veprim i shejtanit." 18

Nga ana tjetër, është e lejuar për të prishur sihrin duke e bërë leximin e

ajeteve dhe lutjeve autentike nga Suneti. Kjo është ajo që është thënë

nga shumë studiues, si Ibn el-Kajjim (Allahu e mëshiroftë), si dhe

studiues të tjerë.

18 (Ahmedi dhe Ebu Davudi)