GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te...

147
2007 GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Transcript of GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te...

Page 1: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

2007 

   GJYKATA E LARTE                      REPUBLIKES SE SHQIPERISE 

Page 2: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

2

P E R M B A J T J A

1. PARATHENIA NGA KRYETARI 4

2. VIZIONI 6

2.1 Qellimi 6

2.2 Vlerat 6

3. HISTORIKU 7

4. FUNKSIONET DHE DETYRA E GJYKATES SE LARTE. 10

4.2 Perberja e gjykates 11

4.3 Funksionimi i Kolegjeve 13

4.4 Trupi gjykues 14

4.5 Administrimi i Sherbimeve te Gjykates se Larte dhe struktura 22

5. ORGANIZIMI, PERCAKTIMI I DETYRAVE SIPAS SEKTOREVE 23

5.1 Struktura organizative dhe gjyqtaret 23

5.2 Sektori i Personelit 23

5.3 Sektori i Studimeve dhe Marredhenieve me Jashte 25

5.4 Sektori i Marredhenieve me Publikun dhe Median 27

5.5 Sektori i Informatizimit 29

5.6 Sektori Finances 31

5.7 Sektori i Regjistrimit 32

5.8 Sektori i Sekretarise Gjyqesore 32

5.9 Sektori i Arkiv Protokollit 33

5.10 Sektori i Ruajtjes se Rendit te Brendshem 34

Page 3: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

3

5.11 Sektori i Administrates 35

5.12 Sektori i Bibliotekes 36

6. ADMINISTRIMI I FONDEVE NE GJYKATEN E LARTE 38

7. BILANCI I PRAKTIKES GJYQESORE 42

7.1 Cilesia e Drejtesise. 42

7.2 Statistika mbi zgjidhjen e çeshtjeve 43

8. TEKNOLOGJIA NE GJYKATE 48

8.1 Menaxhimi i levizjes se çeshtjeve gjyqesore (proçedurat). 48

8.2 Sistemi Informativ i Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore Civile (CCMIS) 50

9. AKSESI NE DREJTESI 52

10. KONFERENCA GJYQESORE KOMBETARE 54

10.1 Funksionimi i Konferences Gjyqesore Kombetare (KGJK) 54

10.2 Objektivat dhe detyrat e KGJK-se 55

10.3 Organet e konferences 55

10.4 Mbledhja vjetore e Konferences Gjyqesore Kombetare per vitin 2007. 56

10.5 Mbledhje te Keshillit Ekzekutiv te Konferences Gjyqesore Kombetare 59

11. KALENDARI I AKTIVITETEVE 61

11.1 Dita e Drejtesise. 61

11.2 Ceremonite e betimit te gjyqtareve te rinj 61

11.3 Mbledhje te Bordit ZABGJ (Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor) 62

11.4 Pjesemarrje ne aktivitete te ndryshme nderkombetare 64

11.5 Vizita te delegacioneve te ndryshme ne Gjykaten e Larte 64

12 Vendime te Kolegjeve te Bashkuara dhe Vendime Unifikuese 64

Page 4: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

4

RAPORT - VJETOR

1. PARATHENIA NGA KRYETARI I GJYKATES SE LARTE

dhenien e drejtesise. Keto vitet e fundit eshte bere nje progres i dukshem ne drejtim te menaxhimit te ceshtjeve gjyqesore nepermjet zbatimit te projekteve te ndryshme, me te cilat eshte siguruar te adoptohen teknologjite moderne te informacionit. Eshte permiresuar aksesi i publikut ne gjykate, si dhe publikimi elektronik i vendimeve me te rendesishme.

Ne kete botim nje vend te rendesishem ze edhe publikimi i permbledhur i disa vendimeve te Kolegjeve te Bashkuara, si dhe i te gjitha te dhenave statistikore.

Gjyqesori shqiptar, i perbere nga tre shkalle, ne krye te te cilave ka qendruar e qendron Gjykata e Larte (me emertime te ndryshme sipas legjislacionit te kohes), i ka fillesat e tij ne kohen e miratimit te akteve te para juridike te shtetit te ri shqiptar pas shpalljes se pavaresise, me 28 nentor 1912. Ai eshte formuar e ka funksionuar sipas akteve kushtetuese e ligjore te periudhave te ndryshme historike, te cilat meshironin mendimin filozofik e politik dhe ideologjine qe ka udhehequr regjimet e kohes dhe praktikat e ushtrimit prej tyre te pushtetit shteteror.

Paraqitja e nje pershkrimi te shkurter historik eshte konsideruar e nevojshme thjesht per te treguar se populli shqiptar, permes veshtiresish e sakrificash te jashtezakonshme, edhe ne periudhat me delikate kur eshte vene ne pikepyetje vete ekzistenca e kombit dhe e shtetit te vet, ne perpjekjet per mbijetese, ka vene ne plan te pare krijimin e konsolidimin e institucioneve te shtetit e te drejtesise.

Permbysja e regjimit diktatorial komunist ne fillim te viteve 90, hapi rrugen per reformimin e thelle edhe te sistemit ligjor e te drejtesise, gjersa u arrit qe me Kushtetuten e re te miratuar perfundimisht me referendumin e vitit 1998, gjyqesori te konsiderohej jo thjesht si strukture shteterore, por si pushtet me vete, krahas dy pushteteve te tjera, legjislativit e ekzekutivit.

Botimi i kesaj broshure, synon t`i transmetoje publikut te gjere ne menyre te thjeshtesuar informacionin per organizimin, kompetencat dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise. Nepermjet saj jepet informacion jo vetem per organizimin e funksioniminin e trupes gjyqesore, qe perbehet nga 17 gjyqtare, perfshi edhe Kryetarin, por edhe per stafin administrativ e per sherbimet.

Ne Gjykaten e Larte eshte siguruar nje ndarje e qarte midis funksionit gjyqesor, qe eshte kryesori dhe atij administrativ qe perbehet nga sherbimet e ndryshme te domosdoshme qe krijojne kushtet materiale, teknike e logjistike, per te siguruar efektivitet,performance dhe transparence ne

Page 5: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

5

Kushtetuta dhe, ne zbatim te saj, ligji per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte, e vendosin kete gjykate ne krye te pushtetit gjyqesor, si shkalla me e larte e dhenies se drejtesise, duke i siguruar asaj dhe gjyqtareve te saj pavaresi te plote, autoritet te larte dhe integritet, imunitet dhe garanci kushtetuese e ligjore, te cilat mundesojne organizimin dhe funksionimin e saj sipas standarteve te perparuara te nje shteti demokratike juridik.

Gjykata e Larte ka nje rol te rendesishem dhe te pazevendesueshem per permiresimin e standarteve te gjykimit ne gjykatat me te ulta. Eshte kjo arsyeja qe Kushtetuta, krahas juridiksionit fillestar per nje kategori te kufizuar çeshtjesh penale kunder disa funksionareve te larte te shtetit, i ka dhene Gjykates se Larte kryesisht juridiksion rishikues per te kontrolluar ligjshmerine e vendimeve te gjykatave te apeleve e te rretheve gjyqesore dhe ne menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

Interpretimet e unifikuara te ligjit prej Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte jane te detyrueshme per t`u zbatuar nga gjykatat gjate gjykimit te çeshtjeve te ngjashme. Ne kete periudhe tranzicioni me ndryshime te medha ekonomike shoqerore, me nje prodhimtari te konsiderueshme legjislative, vendimet unifikuese te Gjykates se Larte kane nje rol vendimtar per interpretimin e zbatimin e ligjeve ne pershtatje me kerkesat e kohes per zhvillim e progres shoqeror.

Gjykata e Larte, nepermjet veprimtarise se saj, luan gjithashtu nje rol te rendesishem per rritjen e besimit te publikut tek drejtesia, per rritjen e integritetit moral e profesional te sistemit gjyqesor, per mbrojtjen e statusit te gjyqtareve e disiplinimin e tyre, duke pasur nje ndikim pozitiv edhe per mirefunksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise dhe te Konferences Gjyqesore Kombetare.

Kryetari i Gjykates se Larte kryen ex officio edhe detyren e Kryetarit te Konferences Gjyqesore Kombetare, te anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, te Kryetarit te Bordit te Zyres se Administrimit te Buxhetit Gjyqesor dhe te Kryetarit te Keshillit Drejtues te Shkolles se Magjistratures. Eshte kjo arsyeja qe ne kete botim ka zene vend edhe ndonje veprimtari e ketyre institucioneve.

Gjykata e Larte e Republikes se Shqiperise ka krijuar lidhje te ngushta bashkepunimi e shkembimi pervoje me nje sere gjykatash homologe te vendeve perendimore e te rajonit, me institucione e organizata te rendesishme nderkombetare dhe me personalitete te shquara te drejtesise se SH.B.A e te vendeve te Bashkimit Europian.

THIMJO KONDI

KRYETAR I GJYKATES SE LARTE

Page 6: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

6

2. VIZIONI

Marredhenia hierarkike ne sistemin e pushtetit gjyqesor ka nje kuptim te ndryshem nga ai i sistemit te pushtetit administrativ. Ne sistemin e pushtetit gjyqesor mungon çdo lloj lidhje, ose detyrim i varesise funksionale te gjykates me te ulet ndaj gjykates me te larte dhe çdo gjykates, ne ushtrimin e funksioneve te tij, i nenshtrohet vetem Kushtetutes dhe ligjeve. Ne funksion te dhenies se drejtesise, ekziston koordimim i veprimtarise se organeve gjyqesore te niveleve te ndryshme, ku gjykata me e larte qe shqyrton çeshtjen e investuar me ane te mjeteve te ankimit, ka te drejte te ndryshoje ose te prishe vendimin gjyqesor te gjykates me te ulet qe e ka gjykuar me perpara çeshtjen.

2.1 Qellimi  

Hierarkia e organeve te pushtetit gjyqesor realizohet nepermjet nje piramide, ne kulm te se ciles eshte vene Gjykata e Larte, si organi gjyqesor unik dhe me i larte i pushtetit gjyqesor, i cili ben qe te realizohet qellimi i sistemit te mjeteve te ankimimit per te siguruar nje vendim te drejte ne lidhje me nje veper penale apo ceshtje tjeter te natyres civile, administrative, tregtare, te punes, familjare, etj. Nepermjet vendimeve te Gjykates se Larte synohet qe interpretimi i se drejtes ne dhenien e drejtesise te jete i njehsuar.

2.2 Vlerat 

Gjykata e Larte, nepermjet veprimtarise se saj, luan nje rol te rendesishem per rritjen e besimit te publikut tek drejtesia, rritjen e integritetit moral e profesional te sistemit gjyqesor, mbrojtjen e figures se gjyqtarit dhe statusit te tij. Drejtesia eshte nje sherbim i rendesishem publik, prandaj eshte e drejte e publikut ta monitoroje e ta kontrolloje ate ne çdo hap te saj. Publiku duhet te sigurohet se vendimet e Gjykates jane dhene ndershmerisht, qe stafi eshte i pakorruptueshem dhe te dhenat e Gjykates jane te sigurta.

Si nje institucion publik dedikuar dhenies se drejtesise, Gjykata e Larte perpiqet te realizoje nje sherbim cilesor. Gjyqtari udhehiqet kurdohere nga kerkesat parimore te individualizmit te pergjegjesise ligjore dhe te respektimit te nje proçesi te rregullt ligjor.

Kushtetuta e 22 Nentorit 1998 e vendos Gjykaten e Larte ne krye te pushtetit gjyqesor, si shkalla me e larte e dhenies se drejtesise, duke i siguruar asaj dhe gjyqtareve pavaresi te plote, autoritet e integritet te larte, imunitet dhe garanci kushtetuese e ligjore, te cilat i garantojne asaj organizim dhe funksionim sipas standarteve te perparuara te nje shteti demokratik e juridik. Gjykata e Larte synon te rrise me tej cilesine e punes se saj me synim perafrimin me standartet e vendeve perendimore.

Page 7: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

7

3. HISTORIKU

Gjykata e Larte, ashtu siç pervijohet ne rindertimin teorik dhe praktik te perditshem te gjykimeve, eshte rezultat i nje evolucioni te zhvilluar gjate tre shekujve. Ajo e ka zanafillen ne France, tek Ligji i 27 Nentorit/Dhjetorit te vitit 1790 te Asamblese Kushtetuese Franceze, i cili krijoi Gjykaten e Kasacionit, me detyre vetem per te prishur vendimet e dhena ne kundershtim me Ligjin ose ne shkelje te normave te procesit qe parashikojne pavlefshmerine e tij, por duke mos patur te drejten per shqyrtuar mosmarreveshjen nga pikepamja e faktit, gje te cilen asokohe e benin vetem gjykatat e shkalles se pare.

Pak Histori.

Periudha 1913-1920 shenon hapat e para per krijimin e institucioneve te shtetit te ri shqiptar. Kuvendi i Vlores dhe Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, moren masa per riorganizimin e drejtesise se shtetit te pavarur shqiptar. Me “Kanunin e Zhurise”, te miratuar ne vitin 1913, u parashikua krijimi i Gjykates se Diktimit, si dhe gjykatave te shkalles se pare te Nenprefekturave, te cilat ishin kompetente per gjykimin e çeshtjeve civile dhe kundervajtjeve e delikteve, si dhe gjyqi popullor me zhuri, i cili do te gjykonte çeshtjet penale me perfaqesues te popullit. Ky sistem, per te cilin kemi informacion se u zbatua te pakten ne nje çeshtje ne Elbasan, nuk dha rezultatet e duhura. Si rrjedhim, ky lloj gjykimi u anullua me dekretin date 4 qershor 1914, ku u vu ne zbatim ligji per gjykatat e drejtesise ne Shqiperi, sipas te cilit u krijuan gjyqi Fillor i Apelit dhe Diktimi. Me kete dekret parashikohen edhe disa ndryshime ne organizimin e gjykatave te vitit 1913.

Periudha 1920-1939

Ne vitet 20-40 problemet kryesore ne fushen e se drejtes qe paraqisnin rendesi te madhe per shtetin tone, ishin reforma ligjore dhe riorganizimi i organeve gjyqesore dhe aftesimi i

Page 8: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

8

kuadrove te tyre. Pavaresisht se fillimet e para i ka patur me Kanunin e Zhurise, ne vitet 20-te filloi te kristalizohej me mire organizimi dhe funksionimi i sistemit gjyqesor.

Deri ne vitin 1925 gjyqesia ne çeshtjet civile e penale administrohej prej Gjykatave te Paqit;

Gjykatave te Shk. se I-re, te cilat ndaheshin ne Gjykata Fillore dhe Gjykata Kolegjiale.

Gjykates se Diktimit (keshtu emertohej Gjykata e Larte), e cila ndahej ne dy dege, Dega Civile dhe Dega Penale.

Gjyqet e Paqit organizoheshin ne çdo qender nenprefekture dhe ne baze te ketij organizimi ndaheshin ne Gjykata Paqtuese te shkalles se I-re, se II-te dhe te III-te. Gjykatat e Paqit dhe ajo Fillore perbeheshin nga nje gjyqtar, ndersa Gjykata Kolegjiale perbehej prej nje gjyqtari dhe dy anetareve. Çdo dege e Gjykates se Diktimit perbehej prej Kryetarit, kater Anetareve dhe nje Ndihmes-anetari. Pas vitit 1925 dhe konkretisht me dekret-ligjin “Mbi organizimin e gjykatave te drejtesise”, date 2 maj 1925, pushteti gjyqesor kishte strukturen e meposhtme:

• Gjyqe te Shk. se I-re; • Gjyqe te Apelit; • Gjyqi i Diktimit (sot Gjykata e Larte), me qender ne kryeqytet.

Gjykata e Diktimit ndahej perseri ne dy dege: Dega e çeshtjeve Civile, Dega e çeshtjeve Penale.

Çdo dege e Gjykates se Diktimit perbehej prej nje Kryetari, kater Anetareve, nje Ndihmes-Anetari, nje Kryesekretar dhe numri i nevojshem i sekretareve, ftuesve e sherbetoreve. Prane Gjykates se Diktimit ndodhej nje Kryeprokuror, nje Nd/Kryeprokuror, nje sekretar, nje protokollist-arshivist dhe nje sherbetor. Secili prej Kryetareve te Diktimit kryesonte degen e tij, por ne rastin e mbledhjes se pergjithshme, detyra e Kryetarit i perkiste Kryetarit te Deges Civile. Ne vendimet e Gjykates se Diktimit verehet cilesia e larte e tyre ne nje proçes te rregullt gjyqesor. Karakteristike e pergjithshme e praktikes gjyqesore ishte se gjyqtaret benin perpjekje per te mbrojtur pavaresine e gjykatave ne dhenien e drejtesise. Ne vendimet e saj Gjykata e Diktimit ka deshmuar per ndershmerine dhe paanesine e saj.

Periudha 1944-1990

Me ligjin per organizimin gjyqesor, viti 1951, Gjykata e Larte ndahej ne keto kolegje gjyqesore:

• Kolegji penal • Kolegji civil • Kolegji ushtarak • Kolegji disiplinor

Secili prej Kolegjeve shqyrtonte çeshtjet e veta te kompetences lendore me trup gjykues te perbere nga Kryetari, nje Anetar i Gjykates se Larte, dhe dy ndihmesa.

Page 9: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

9

Kolegji disiplinor shqyrtonte fajet disiplinore te gjyqtareve popullore, te kryetareve dhe anetareve te gjykatave ushtarake dhe te anetareve te Gjykates se Larte, me nje trup gjykues te perbere nga Kryetari ose zevendesi i tij dhe dy anetare te Gjykates se Larte, te caktuar nga Kryetari.

Gjykata e Larte gjykonte gjithashtu ne Plenumin e saj, i cili perbehej nga Kryetari, nen-kryetaret dhe gjithe anetaret e Gjykates se Larte.Udhezimet e Plenumit te Gjykates se Larte, ashtu si mendimi juridik ne teresi, ishin te udhehequra nga politika dhe ideologjia e regjimit komunist.

Veçanerisht ky ndikim ka qene me i fuqishem ne fushen penale, duke dhene interpretime te zgjeruara te Kodit Penal. Pergjithesimet e praktikes gjyqesore, te bera nga Gjykata e Larte, kane sherbyer per t’i orientuar gjykatat e shkalleve me te uleta per gjykimin e çeshtjeve sipas kerkesave politike, ideologjise dhe legjislacionit te kohes te nje shteti diktatorial. Plenumi i Gjykates se Larte ka nxjerre udhezime edhe ne lende civile, familjare, trashegimore, te punes e proçedurale.

Periudha e pas viteve 90-te

Permbysja e sistemit totalitar komunist solli nevojen e ndryshime te medha ne te gjitha fushat e jetes dhe pershtatje me sistemet demokratike bashkekohore. Ne fushen e drejtesise u ndje nevoja e ndryshimeve rrenjesore per te vendosur nje sistem gjyqesor te pavarur, ne menyre qe drejtesia t’i permbahej parimeve te ligjshmerise dhe barazise se personave para ligjit mbi bazen e respektimit te se drejtes.

Me Ligjin nr.7491, date 29.04.1991 “Per dispozitat kryesore kushtetuese”, Kuvendi Popullor vendosi qe sistemi gjyqesor ne Shqiperi te perbehej nga Gjykata e Kasacionit, Gjykata e Apelit, Gjykatat e shkalles se pare dhe Gjykatat Ushtarake. Emri i Gjykates se Larte ndryshoi ne Gjykata e Kasacionit. Me kete ligj, Kryetari dhe zv.kryetaret e Gjykates se Kasacionit zgjidheshin nga Kuvendi Popullor me propozim te Presidentit te Republikes. Gjyqtaret zgjidheshin nga Kuvendi Popullor. Ata zgjidheshin ne detyre nje here ne 7 vjet me te drejte rizgjedhjeje. Gjykata e Kasacionit nuk mund te shqyrtonte asnje çeshtje ne shkalle te pare, kurse ne shkalle te dyte gjykonte vetem çeshtjet e parashikuara me ligj.

Sot, Gjykata e Larte e Republikes se Shqiperise funksionon ne baze te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise”. Ajo organizohet ne Kolegjin Civil dhe Penal, si dhe ne Kolegjet e Bashkuara, te cilat gjykojne çeshtje te percaktuara me ligj.

Ne kushtet e sistemit te ri demokratik drejt nje Evrope te bashkuar dhe demokratike, Gjykata e Larte e Republikes se Shqiperise vazhdon perpjekjet e saj per aplikimin e parimeve te shtetit juridik.

Page 10: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

10

4. FUNKSIONET DHE DETYRA E GJYKATES SE LARTE. 

Veprimtaria e Gjykates se Larte bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe ne aktet e tjera qe rrjedhin prej saj, sic eshte Ligji nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizmin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise”.

4.1. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise

Neni 135

1. Pushteti gjyqesor ushtrohet nga Gjykata e Larte, si dhe nga Gjykatat e Apelit e Gjykatat e shkalles se pare, te cilat krijohen me ligj. 2. Kuvendi mund te krijoje me ligj Gjykata per fusha te veçanta, por ne asnje rast Gjykata te jashtezakonshme.

Neni 136

1. Anetaret e Gjykates se Larte emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit. 2. Njeri nga anetaret emerohet Kryetar, sipas proçedures se parashikuar ne paragrafin 1 te ketij neni. 3. Kryetari dhe anetaret e Gjykates se Larte qendrojne ne detyre per 9 vjet, pa te drejte riemerimi. 4. Gjyqtaret e tjere emerohen nga Presidenti i Republikes me propozim te Keshillit te Larte te Drejtesise. 5. Gjyqtare mund te emerohen vetem shtetasit me arsim te larte juridik. Kushtet dhe proçedura e zgjedhjes caktohen me ligj.

Neni 137

1. Gjyqtari i Gjykates se Larte mund te ndiqet penalisht vetem me miratimin e Kuvendit. 2. Gjyqtari i Gjykates se Larte mund te ndalohet ose te arrestohet vetem ne qofte se kapet ne kryerje e siper te nje krimi, ose menjehere pas kryerjes se tij. Organi kompetent njofton menjehere Gjykaten Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pelqimin brenda 24 oreve per dergimin ne Gjykate te gjyqtarit te arrestuar, organi kompetent eshte i detyruar ta liroje ate. 3. Gjyqtaret e tjere mund te ndiqen penalisht vetem me miratim te Keshillit te Larte te Drejtesise. 4. Gjyqtari mund te ndalohet ose te arrestohet vetem ne qofte se kapet ne kryerje e siper te nje krimi, ose menjehere pas kryerjes se tij. Organi kompetent njofton menjehere Keshillin e Larte te Drejtesise. Ne qofte se Keshilli i Larte i Drejtesise nuk jep pelqimin brenda 24 oreve per dergimin ne gjykate te gjyqtarit te arrestuar, organi kompetent eshte i detyruar ta liroje ate.

Page 11: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

11

Neni 139

1. Mandati i gjyqtarit te Gjykates se Larte mbaron kur:

a) denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi; b) nuk paraqitet ne detyre pa arsye per me shume se 6 muaj; c) mbush moshen 65 vjeç; c) jep doreheqjen; d) deklarohet i paafte per te vepruar me vendim gjyqesor te formes se prere. 2. Mbarimi i mandatit te gjyqtarit deklarohet me vendim te Gjykates se Larte.

Neni 140

Gjyqtari i Gjykates se Larte mund te shkarkohet nga Kuvendi me dy te tretat e anetareve te tij per shkelje te Kushtetutes, per kryerjen e nje krimi, per paaftesi mendore e fizike dhe per akte e sjellje qe diskretitojne rende poziten dhe figuren e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur verteton se ekziston nje nga shkaqet e mesiperme, deklaron shkarkimin nga detyra.

Neni 141

1. Gjykata e Larte ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kunder Presidentit te Republikes, Kryetarit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave, deputeteve, gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese.

2. Per njehsimin ose ndryshimin e praktikes gjyqesore, Gjykata e Larte ka te drejte te terheqe per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara çeshtje te caktuara gjyqesore.

Neni 142

1. Vendimet gjyqesore duhet te jene te arsyetuara. 2. Gjykata e Larte duhet t’i botoje vendimet e saj, si dhe mendimet e pakices. 3. Organet e shtetit jane te detyruara te ekzekutojne vendimet gjyqesore.

4.2 Perberja e gjykates

Ne baze te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizmin dhe funksionimin e Gjykates se Larte”, Gjykata e Larte perbehet nga 17 gjyqtare, te cilet emerohen nga radhet e gjyqtareve me vjetersi jo me pak se 10 vjet ose nga radhet e juristeve te shquar, qe e kane ushtruar kete profesion jo me pak se 15 vjet.

Page 12: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

12

Gjyqtari i Gjykates se Larte emerohet nga Presidenti i Republikes, pasi eshte marre me pare pelqimi i Kuvendit. Mandati i gjyqtarit te Gjykates se Larte fillon me hyrjen ne fuqi te dekretit te Presidentit per emerimin e tij. Mandati i Kryetarit te Gjykates se Larte llogaritet brenda mandatit te gjyqtarit te kesaj gjykate.

Mbarimi i parakohshem i mandatit te gjyqtarit te Gjykates se Larte. Ne rastet e parashikuara ne nenin 139 te Kushtetutes, Kryetari i Gjykates se Larte ose çdo gjyqtar i saj i propozon Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte te deklarojne me vendim mbarimin e mandatit te gjyqtarit te kesaj gjykate.

Kryetari i Gjykates se Larte. Gjykata e Larte perfaqesohet nga Kryetari. Kryetari i Gjykates se Larte kryen keto detyra:

a) Drejton Kolegjet e Bashkuara. b) Ben ndarjen e gjyqtareve ne Kolegje. c) Kujdeset per funksionimin normal te Gjykates se Larte. d) Emeron dhe shkarkon ndihmesit ligjore. e) Emeron dhe shkarkon personelin e sherbimeve ndihmese. f) Ben kerkesat per buxhetin vjetor te Gjykates se Larte dhe mbikqyr zbatimin e tij. g) Miraton strukturen, organiken dhe rregullat e brendshme te Gjykates se Larte.

Kryetari i Gjykates se Larte kryen dhe detyra te tjera qe parashikohen me ligj. Kryetari i Gjykates se Larte ne ushtrimin e funksioneve te tij ndihmohet nga keshilltaret dhe personeli ndihmes.

Keshillimi me gjyqtaret

Kryetari i Gjykates se Larte keshillohet me gjyqtaret per:

a) strukturen e Gjykates se Larte; b) rregullat e brendshme te funksionimit te Gjykates se Larte;

Page 13: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

13

c) kerkesat per buxhetin e Gjykates se Larte; d) ndarjen dhe levizjen e gjyqtareve ne Kolegje.

Zevendesimi i Kryetarit

Ne rastet kur Kryetari nuk mund te kryeje detyrat e tij, zevendesohet nga Kryetari i Kolegjit Civil.

Kushtetuta percakton qenien e Kryetarit te Gjykates se Larte per funksion te tij (ex ufficio) edhe anetar te Keshillit te Larte te Drejtesise.

4.3 Funksionimi i Kolegjeve

Gjykata e Larte organizohet ne Kolegjin Civil dhe Kolegjin Penal. Çeshtjet penale ushtarake gjykohen nga Kolegji Penal, ndersa çeshtjet me karakter tregtar, administrativ, familjar, te punes, etj., gjykohen nga Kolegji Civil. Kryetari i Gjykates se Larte, pasi merr mendimin e gjyqtareve, mund t`i levize ata nga nje kolegj ne tjetrin per arsye te ngarkeses se punes dhe funksionimit normal te gjykates.

Kryetari i Kolegjit Çdo Kolegj ka kryetarin e vet. Kryetari i Kolegjit zgjidhet nga anetaret e tij me shumice votash per nje periudhe nje vjecare, me te drejte rizgjedhjeje. Kolegjet e Gjykates se Larte gjykojne ankimet per çeshtje gjyqesore sipas rregullave te parashikuara ne Kodin e Proçedures Civile dhe ne Kodin e Proçedures Penale.

Page 14: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

14

4.4 Trupi gjykues

Kolegjet e Gjykates se Larte gjykojne me trup gjykues te perbere nga 5 gjyqtare. Kur trupi gjykues nuk mund te formohet nga gjyqtaret e nje Kolegji, ai plotesohet me gjyqtare te Kolegjit tjeter. Keta gjyqtare caktohen me short. Kur ne gjykim merr pjese Kryetari i Gjykates se Larte, ai kryeson trupin gjykues. Ne te gjitha rastet e tjera, trupin gjykues e kryeson kryetari i kolegjit perkates dhe, ne mungese te tij, gjyqtari me i vjeter. Kolegjet e Bashkuara Gjykata e Larte gjykon ne Kolegjet e Bashkuara:

a) rastet e parashikuara ne Kodin e Proçedures Civile dhe Kodin e Proçedures Penale; b) ankimet kunder vendimeve te Keshillit te Larte te Drejtesise; c) kerkesat per njehsimin ose ndryshimin e praktikes gjyqesore; d) raste te tjera te parashikuara me ligj.

Kur Gjykata e Larte gjykon ne Kolegje te Bashkuara, seanca kryesohet nga Kryetari i Gjykates se Larte. Ne mungese te tij, seancen e kryeson Kryetari i Kolegjit Civil. Kur Gjykata e Larte gjykon ne Kolegje te Bashkuara, caktohen me short dy relatore, te cilet, ne menyre te pavarur, pergatisin relacionet dhe i paraqesin ato ne gjykim. Kolegjet e Bashkuara gjykojne kur ne to marrin pjese jo me pak se dy te tretat e te gjithe gjyqtareve te Gjykates se Larte (korumi). Vendimi merret me shumicen e votave te gjyqtareve qe marrin pjese ne gjykim. Kolegjet e Bashkuara bejne njehsimin ose ndryshimin e praktikes gjyqesore ne keto raste: a) kur kerkohet nga secili Kolegj i Gjykates se Larte; b) kerkohet nga Kryetari i Gjykates se Larte; c) Kolegjet e Bashkuara e çmojne te nevojshme nje gje te tille.

Statusi i Gjyqtarit te Gjykates se Larte

Paga e gjyqtarit te Gjykates se Larte eshte e barabarte me pagen e ministrit, ndersa ajo e Kryetarit te Gjykates se Larte, 20 per qind me e larte se paga e gjyqtarit te kesaj gjykate.

Page 15: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

15

Gjyqtaret e Gjykates se Larte dhe bashkeshortes (bashkeshortit) te tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaporte diplomatike edhe per tre vjet pas mbarimit te mandatit.

Trajtimi protokollar dhe shendetesor i anetareve te Gjykates se Larte eshte i njejte me ate te deputetit.

Me plotesimin e mandatit, sipas kushteve te parashikuara ne nenin 136, pika 3 te Kushtetutes, gjyqtari i Gjykates se Larte, me kerkesen e tij, emerohet gjyqtar ne gjykaten e apelit.

Gjyqtari i Gjykates se Larte ka deri ne dy ndihmes ligjore dhe personin e sherbimit.

Foto te gjyqtareve te Gjykates se Larte:

Ushtroi profesionin e avokatise ne periudhen 1995-1997 me cilesine e Keshilltarit Ligjor/Avokat mbrojtes per Qendren e Dokumentimit te te Drejtave te Njeriut. Gjate Maj-Qershor 1997 ka qene Sekretar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe nga 1997-1999 ka ushtruar detyren e Ministrit te Drejtesise se Republikes se Shqiperise. Me dekretet nr. 2385, date 21 May 1999 dhe nr. 2386 date 7 Qershor 1999, te Presidentit te Republikes se Shqiperise, u emerua anetar dhe kryetar i Gjykates se Larte.

Mban, per shkak te detyres, postin e Kryetarit te Konferences Gjyqesore Kombetare, Anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kryetar i Keshillit Drejtues te Shkolles se Magjistratures dhe Kryetar i Bordit te Zyres se Administrimti te Buxhetit Gjyqesor.

ne Drejtorine e Kodifikimit Ministria e Drejtesise dhe ka ushtruar profesionin e avokatit nga 1995-1997. Gjate 1997-1999 ka qene Drejtor i Drejtorise se Kodifikimit ne Ministrine e

THIMJO KONDI, Kryetar i Gjykates se Larte, ka lindur ne Nivan, Gjirokaster, Shqiperi, me 7 Shkurt 1948. Ai eshte i martuar dhe ka dy femije. Eshte diplomuar ne Drejtesi ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Drejtesise, me 1977. Ka punuar Gjyqtar prane Gjykates se Shkalles se Pare Fier nga 1978-1982. Ne periudhen 1982-1990 ka punuar si Studiues/Keshilltar prane Gjykates se Larte, dhe ne periudhen 1990-1992 ka qene Drejtor i Drejtorise se Studimeve ne Ministrine e Drejtesise. Nga 1992 deri me 1994 ka punuar Anetar i Gjykates Kushtetuese.

ARTAN HOXHA, Anetar i Gjykates se Larte, ka lindur ne Tirane, Shqiperi, me 18 Korrik 1960. Eshte i martuar dhe ka dy femije. Eshte diplomuar ne Drejtesi ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Drejtesise me 1983. Ka punuar si Prokuror prane Prokurorise se Rrethit nga 1983-1987 dhe prane Zyres se Prokurorit te Pergjithshem nga 1987-1991. Prej 1991 deri me 1992 ka qene Koordinator i Ministrise se Drejtesise ne Keshillin e Europes. Ne periudhen 1992-1994 ka qene Ekspert

Page 16: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

16

Drejtesise. Eshte pedagog i jashtem prane Shkolles se Magjistratures dhe Fakultetit te Drejtesise dhe nga 1992-1997 Anetar i Komisionit per hartimin e Kodit te Procedures Penale. Qe prej 1994 eshte Anetar Nderi ne Shkollen John Marshall, Chicago, USA, dhe qe nga 1997 eshte Anetar i Komisionit te Eksperteve per veprimin e Konventave Evropiane ne fushen Penale, Keshilli Evropes, Strasbourg.

Me dekretin nr.2376, date 21 Maj 1999, te Presidentit te Republikes se Shqiperise, u emerua anetar i Gjykates se Larte.

Ka qene Kryetari Byrose Juridike prane Keshilllit te Ministrave nga 1985-1990, duke vazhduar me pas profesionin e avokatise ne periudhat 1991-1992. Pas kesaj emerohet Drejtor i Departamentit te Administrates Publike 1998-1999.

Me dekretin nr.2375, date 21 Maj 1999, te Presidentit te Republikes se Shqiperise, u emerua anetar i Gjykates se Larte.

punuar si Keshilltare prane Zyres se Ndihmes Juridike Tirane. Ne periudhen 1979-1983 ka shoqeruar bashkeshortin ne Ambasaden e Republikes Popullore te Shqiperise ne Athine, Greqi. Ka punuar si gjyqtare prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane nga Gusht 1984 deri me Janar 1988. Nga Shkurt 1988 deri me Maj 1999 ka qene gjyqtare ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe ne vitet 1990-1996 ka qene dhe Zv/Kryetare e kesaj gjykate.

Me Dekretin nr. 2377 date 21.05.1999 te Presidentit te Republikes se Shqiperise eshte emeruar Anetare e Gjykates se Larte.

Dr. AGRON A. LAMAJ, Anetar i Gjykates se Larte, ka lindur ne Elbasan, me 11 Mars 1954. Eshte i martuar dhe ka kater femije. Eshte diplomuar ne Drejtesi nga Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Drejtesise, me 1976 dhe ka marre Titullin Doktor i Shkencave Juridike nga Universiteti i Kostances Gjermani 1992-1996. Ka punuar fillimisht si Keshilltar Ligjor prane Gjykates se Rrethit Lushnje 1976-1981 dhe me pas emerohet Gjyqtar ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane nga 1981-1985.

NIKOLETA KITA, Anetare e Gjykates se Larte, ka lindur ne Korce, ne 01.09.1950. Eshte e martuar dhe ka dy femije. Eshte diplomuar ne Unversitetin e Tiranes, Fakulteti i Drejtesise me vitin 1972. Ne mbarim te studimeve eshte emeruar Kryesekretare prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce ku ka punuar deri me 1973. Nga muaji dhjetor 1973 deri me 1976 eshte emeruar gjyqtare prane Gjykates se Rrethit Korce. Ne periudhen prill 1976 deri me Prill 1979 ka

Page 17: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

17

Parlamentit. Ka ushtruar profesionin e avokatise nga 1994-1996 dhe ka qene Kryetar i Grupit te Avokateve Shqiptare mbi te Drejtat e Njeriut nga 1994-1996. Ne periudhen 1995-1996 ka qene Drejtor i Projektit mbi Raportimin e Vendimeve Gjyqesore, financuar nga Qeveria Amerikane dhe Redaktor i revistes “Jurisprudenca”. Ka qene Keshilltar Ligjor prane Gjykates se Kasacionit nga Nentor 1996 deri me Tetor 1998 dhe u emerua Kancelar i kesaj Gjykate nga Presidenti I Republikes ne Tetor 1998 deri me Qershor 2000 . Ka qene anetar i grupit te eksperteve qe hartuan Kushtetuten e Shqiperise, anetar i grupit per perafrimin e legjislacionit shqiptar me Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut, dhe njeri prej hartuesve te ligjit Kushtetues “Te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut ne Republiken e Shqiperise”. Ai eshte Pedagog i jashtem prane Shkolles se Magjistratures ne lenden e “Drejta Kushtetuese” qe nga viti 1996 e ne vazhdim.

Me dekretin nr.2678, date 6 Korrik 2000, te Presidentit te Republikes se Shqiperise, u emerua anetar i Gjykates se Larte. Eshte anetar i Keshillit Konsultativ te Gjyqtareve Europian (CCJE).

prane Gjykates se Larte. Ka qene Pedagoge e jashtme prane Fakultetit te Drejtesise nga 1994-2000 dhe ka kryer disa kualifikime pas-univesitare ne Programe per te Drejtat e Njeriut dhe Ligjin brenda dhe jashte vendit.Qe prej vitit 2005 eshte Kryetare e Komisionit te Etikes te Konferences Gjyqesore Kombetare.

Me dekretin nr.2962, date 9 Prill 2001, te Presidentit te Republikes se Shqiperise u emerua anetare e Gjykates se Larte.

IRMA BALA(HEBOVIJA), Anetare e Gjykates se Larte, ka lindur me 19 Maj 1963 ne Shkoder. Eshte e martuar. Eshte diplomuar ne Drejtesi ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Drejtesise, me 1985 dhe ka marre titullin Master per Shkenca Juridike prane ketij fakulteti. Ka punuar si Hetuese prane Zyres se Hetuesise Shkoder ne periudhen 1985-1988. Nga 1988-1994 ka ushtruar funksionin e Gjyqtares prane Gjykates se Rrethit Shkoder. Ne periudhen 1994-2001 ka qene Keshilltare Ligjore

PERIKLI ZAHARIA (POLLOSHI), Anetar i Gjykates se Larte, ka lindur ne Tirane, me 7 Janar 1955. Ai eshte i martuar dhe ka dy femije. Eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Drejtesise me 1977. Ka qene Keshilltar Ligjor nga 1977-1979. Eshte emeruar Gjyqtar ne Gjykaten e Shkalles se Pare me 1979 dhe ka vazhduar deri ne 1983. Nga 1983-1986 ka qene inspektor prane Gjykates se Larte. Ka punuar si Keshilltar Komisioni te Perhershem Parlamentar nga 1986-1991. Nga 1991-1993 ka qene Pergjegjes i Keshillimeve te

Page 18: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

18

1996 deri me 2001 ka qene Notere prane Dhomes se Noterise Gjirokaster. Nga 2007 eshte pedagoge e jashtme ne universitetin jo publike “Universiteti Europian i Tiranes”

Me dekretin nr.2987, date 2 Maj 2001, te Presidentit te Republikes se Shqiperise, u emerua anetare e Gjykates se Larte.

i Hetuesise Vlore. Eshte emeruar Anetar i Gjykates se Larte nga 1991-1992 dhe prej 1992-2001 ka qene Keshilltar Ligjor per gjashte shoqeri tregtare. Nga 1997 ka qene Pedagog i jashtem prane Fakultetit te Drejtesise. Nga 1986-1990 ka qene edhe drejtues i kursit trajnues per pergatitjen e hetuesve te rinj te diplomuar me pare ne fakultete te ndryshme te Universitetit te Tiranes, perveç Fakultetit te Drejtesise. Vazhdon te jete pedagog ne universitetet jo publike “Luarasi” dhe “Universiteti Europian i Tiranes”.

Me dekretin nr.3109, date 2 Tetor 2001, te Presidentit te Republikes se Shqiperise, u emerua anetar i Gjykates se Larte.

gjykaten e rrethit gjyqesor Tirane. Ne vitin 1994 eshte emeruar gjyqtare ne gjykaten e Apelit Tirane. Ne vitin 1989 ka kryer kursin pas Universitar ne specialitetin gjyqtar.Ne vitin 2004 eshte emeruar Anetare e Keshillit te Larte te Drejtesise, detyre te cilen e ka ushtruar deri ne vitin 2006

SPIRO SPIRO, Anetar i Gjykates se Larte, ka lindur ne Delvine, me 8 Tetor 1944. Eshte i martuar dhe ka dy femije. Eshte diplomuar ne Drejtesi ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Drejtesise, me 1966. Ka punuar si ndihmes Prokuror prane Prokurorise se Rrethit Gjirokaster dhe Shkoder nga 1996-1969. Nga 1969-1975 ka qene Pedagog i brendshem ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes. Prej 1975-1991 ka qene Hetues prane Sektorit te Hetuesise Durres dhe Kryetar

SHPRESA BEÇAJ, Anetare e Gjykates se Larte, ka lindur ne Kukes ne vitin 1961. Nga martesa ka dy femije. Eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Drejtesise, ne vitin 1983. Me mbarimin e fakultetit eshte emeruar K/Sekretare ne gjykaten e rrethit gjyqesor Gramsh. Ne vitin 1985 eshte emeruar Keshilltare Ligjore po ne gjykaten e rrethit gjyqesor Gramsh. Ne vitin 1987 eshte emeruar si gjyqtare ne gjykaten e rrethit gjyqesor Gramsh detyre te cilen e ka ushtruar deri ne vitin 1990. Ne vitin 1990 eshte emeruar gjyqtare ne

EVJENI SINOIMERI, Anetare e Gjykates se Larte, ka lindur ne Gjirokaster, me 25 Qershor 1963. Ajo eshte e martuar dhe ka dy femije. Eshte diplomuar ne Drejtesi ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Drejtesise, me 1985. Ka punuar si Prokurore prane Prokurorise se Rrethit Gjirokaster nga 1985-1990 dhe nga 1990-1994 eshte emeruar Gjyqtare prane Gjykates se Apelit Gjirokaster. Nga 1994-1996 ka qene Gjyqtare prane Gjykates se Shkalles se Pare Gjirokaster. Nga

Page 19: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

19

ku ka dhene doreheqjen me daljen e ligjit “Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike”.

Me Dekretin nr.4156 date 23 Mars 2004, te Presidentit te Republikes se Shqiperise, eshte emeruar Anetare e Gjykates se Larte.

prane Keshillit te Ministrave ne periudhen mars 1998-shtator 1999. Ka ushtruar funksionin e drejtorit te Drejtorise se Pergjithshme te Kodifikimit ne Ministrine e Drejtesise ne periudhen shtator 1999- shkurt 2005 dhe, gjate vitit 2004, per nje periudhe 6 mujore, edhe funksionin e drejtorit te Departamentit Juridik ne Kuvendin e Shqiperise. Gjate viteve 1999-2005, ndermjet te tjerave, ka qene zevendeskryetar i Keshillit Mbikqyres te INSIG sha, Albetelekom sha dhe SICRED sha, kryetar i Bordit Kombetar te Monitorimit Antikorrupsion, kryetar i delegacionit shqiptar ne GRECO si dhe raporter i kesaj organizate nderkombetare per mbikqyrjen e respektimit te standarteve antikorrupsion dhe antikrim per nje numer vendesh anetare te tij. Deri ne shkurt te vitit 2005 ka qene anetar i perhershem i grupit negociator per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit me BE per çeshtjet e drejtesise dhe puneve te brendshme. Eshte kryetar i Komisionit per Permiresimin e Vazhdueshem Profesional te Konferences Gjyqesore Kombetare dhe nga nentori 2005 anetar i Keshillit Drejtues te Shkolles se Magjistratures.

Me dekretin nr.4481, date 17 Shkurt 2005, te Presidentit te Republikes se Shqiperise u emerua anetar i Gjykates se Larte.

Kryetar i Gjykates se Apelit Durres. Gjate periudhes 2000-2006 ka qene Anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise. Dhe qe prej vitit 2000 eshte pedagog i jashtem prane Shkolles se Magjistratures.

Me dekretin nr.4482, date 17 Shkurt 2005, te Presidentit te Republikes se Shqiperise, u emerua anetar i Gjykates se Larte.

ARDIAN DVORANI, anetar i Gjykates se Larte. Ka lindur ne Korçe ne 20 shkurt 1966. Eshte i martuar dhe ka nje femije. Ne vitin 1988 eshte diplomuar jurist ne Universitetin e Tiranes. Ka sherbyer si prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Shkoder ne periudhen 1988-1991. Ka ushtruar funksionet e keshilltarit ligjor dhe drejtorit te Departamentit Juridik prane INSIG sha ne periudhen 1991-1994. Ka ushtruar profesionin e avokatit ne vitet 1994-1998. Ka sherbyer si keshilltar ligjor

BESNIK IMERAJ, Anetar i Gjykates se Larte, ka lindur me 6 Dhjetor 1954 ne Tirane. Eshte i martuar dhe ka dy femije. Eshte diplomuar ne Drejtesi ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Drejtesise, me 1977. Ka punuar Hetues prane Prokurorise se Rrethit Elbasan nga 1977-1986. Nga 1986-1991 ka qene Drejtor Drejtorie ne Hetuesine e Pergjithshme Tirane. Ka qene Jurist prane shoqerise tregtare “TRANS-ALBANIA” nga 1991-1995. Gjate periudhes 1 Janar 1998 deri me 1 Mars 2005 ka qene

Page 20: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

20

Avokatise me emrin "SCFL Zyra e Mbrojtjes Ligjore" nga 1994 deri 1999. Nga viti 1999 deri 2002, gjate luftes se Kosoves, ka punuar prane Zyres Qendrore te Emigracionit te Kanadase dhe Malton Neighborhood Services me asistence ligjore per emigrantet e porsardhur ne Kanada. Ka qene anetar i disa shoqatave si e Mbrojtjes se Mjedisit dhe Shoqata Kombetare e Gjeografeve. Nga viti 2002 deri 2006 perseri avokat prane Dhomes se Avokatise Tirane me emrin "SCFL Zyra e Mbrojtjes Ligjore". Gjithashtu ka qene i zgjedhur nga Parlamenti i Shqiperise anetar i Keshillit Kombetar te Radio Televizionit.

Me dekretin nr.4730, date 15 Dhjetor 2005, te Presidentit te Republikes se Shqiperise, u emerua anetar i Gjykates se Larte.

Pergjithshem. Ka ushtruar profesionin e avokatise nga 1999-2006 si anetar i Dhomes se Avokateve Tirane. Qe prej 2006 eshte Anetar i Komisionit te Reformes Ligjore, Kryetar i Nen-Komisionit Penal.

Me dekretin nr.4732, date 15 Dhjetor 2005, te Presidentit te Republikes se Shqiperise, u emerua anetar i Gjykates se Larte dhe nga Qershor 2007 Kryetar i Kolegjit Penal te Gjykates se Larte.

Gjykates se Rrethit Tirane. Nga viti 1993 deri ne vitin 2007 ka qene pedagog i brendshem ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit te Tiranes, ku ka ushtruar funksionin e zevendesdekanit te

FATOS LULO, Anetar i Gjykates se Larte, ka lindur ne Tirane, me 2 Shtator 1961. Eshte i martuar dhe ka dy femije. Jurist, diplomuar prane Fakultetit te i Drejtesise ne Tirane. Ka qene Drejtor i Emigracionit ne Komitetin e Punes dhe Perkrahjes Sociale prane Keshillit te Ministrave. Me pas jurist prane Ministrise se Punes, Perkrahjes Sociale dhe Emigracionit nga viti 1989 deri 1992. Jurist prane Komitetit te Mbrojtjes se Mjedisit nga 1992 deri 1994. Avokat prane Dhomes se

GANI DIZDARI, Anetar i Gjykates se Larte, ka lindur ne Tropoje, me 30 Prill 1949. Eshte i ve dhe ka nje femije. Eshte diplomuar ne Drejtesi ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Drejtesise me 1972. Ka punuar si Prokuror prane Prokurorise se Rrethit Tropoje ne periudhen 1973-1982 dhe si Prokuror prane Prokurorise se Pergjithshme, Departamenti Gjyqesor nga 1982-1989. Nga 1989-1995 ka qene Prokuror prane Gjykates se Kasacionit, dhe prej 1995-1999 ka qene Zevendes-Prokuror i

ARDIAN NUNI, Anetar i Gjykates se Larte, ka lindur ne Korçe me 01 janar 1969. Eshte i martuar dhe ka nje femije. Eshte diplomuar per drejtesi ne Universitetin e Tiranes ne vitin 1991. Ne vitin 1997 ka marre graden shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe ne vitin 2004 titullin “Profesor i Asociuar”. Z. Nuni eshte emeruar gjyqtar ne Gjykaten e Rrethit Korçe ne vitin 1991, ndersa ne vitet 1992-1993 ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe pastaj zevendeskryetar i

Page 21: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

21

fakultetit (1993-1996 dhe 2003-2007) dhe funksionin e pergjegjesit te Departamentit te se Drejtes Civile (2002-2007). Z. Nuni ka kryer disa kualifikime pasuniversitare jashte shtetit ne fushen e se drejtes, ka qene anetar i senatit te Universitetit te Tiranes dhe i nje vargu organizatash te tjera profesionale. Ai eshte autor dhe bashkautor i disa librave dhe monografive ne fushen e te drejtes civile dhe ka dhene mesim ne programe universitare dhe pasuniversitare. Nga viti 1993 deri ne vitin 2007 ka ushtruar profesionin e avokatit prane Dhomes se Avokatise Tirane dhe nga viti 1998 e ne vazhdim eshte pedagog i jashtem i Shkolles se Magjistratures. Me vendimin nr. 48, date 13.07.2006 te Kuvendit te Republikes se Shqiperise eshte emeruar anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, funksion nga i cili u largua me doreheqje per shkak te emerimit si anetar i Gjykates se Larte.

Me dekretin nr. 5252, date 04.04.2007 te Presidentit te Republikes eshte emeruar anetar i Gjykates se Larte.

Ndihmesi ligjor

Kancelari

Sherbimet ndihmese ne Gjykaten e Larte kryhen nga sekretaria gjyqesore, sektori i administrates, i finances, i informatizimit, i regjistrimit, i ruatjes se dokumentave, i ruajtjes se rendit te brendshem, i marredhenieve me publikun dhe median, i studimeve dhe marredhenieve me jashte dhe biblioteka. Per sherbime te tjera ndihmese, Kryetari i Gjykates se Larte, me propozimin e Kancelarit, mund te krijoje sektore te tjere.

Ndihmesit ligjore perzgjidhen nga vete gjyqtaret e Gjykates se Larte ndermjet juristeve qe plotesojne kushtet ligjore per t`u emeruar gjyqtare te gjykates se shkalles se pare ose te gjykates se apelit. Ata emerohen nga Kryetari i Gjykates se Larte.

Ndihmesit ligjore studiojne ankimet, dosjet gjyqesore, pergatisin relacionet per çeshtjet qe jane ne gjykim duke dhene mendimin e tyre, u pergjigjen ankesave, pergatisin materialet e nevojshme, si dhe kryejne çdo detyre tjeter qe u ngarkohet nga gjyqtari i Gjykates se Larte.

- Kancelar, emerohet nje jurist, i cili e ka ushtruar profesionin e juristit per nje periudhe jo me pak se 7 vjet; - Emerohet dhe shkarkohet nga Kryetari i Gjykates se Larte; - Drejton sherbimet ndihmese ne Gjykaten e Larte; - Organizon shortin gjyqesor; - I propozon Kryetarit te Gjykates se Larte emerimin dhe shkarkimin e personelit te sherbimeve ndihmese te Gjykates se Larte.

Page 22: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

22

4.5 Administrimi i Sherbimeve te Gjykates se Larte dhe struktura

Administrimi i sherbimeve ne Gjykaten e Larte kryhen nga Kancelari, ne ndryshim nga gjykatat e shkalleve me te uleta, ne te cilat nje pjese te mire te administrimit te sherbimeve i kryen Kryetari i gjykates. Roli i Kryetarit te Gjykates ne kete drejtim ka qene ne trajtimin e problemeve te rendesishme, sic jane ato te hartimit dhe miratimit te projekt-buxhetit per institucionin, miratimin e Struktures, Organikes dhe nivelin e pagave te personelit, miratimin e rregullave te brendshme te funksionimit te Gjykates se Larte, etj. Disa nga pikat kryesore ne te cilat ka konsistuar veprimtaria e Kancelarit ne Gjykaten e Larte kane qene si me poshte:

1. Menaxhim te burimeve njerezore, rekrutimin, perzgjedhjen e punonjesve te administrates se gjykates, administrimin e pagave, efektivitetin e vleresimit dhe sistemet e shperblimit, si dhe lehtesımın e zgjıdhjes se çeshtjeve per stafin gjyqesor. Ne menyre qe njesite e administrates te jene sa me efiçiente ne ndihme te nje sherbimi sa me te mire te trupes se gjykimit, i jane propozuar kryetarit ndryshime apo permiresıme ne strukturen dhe organigramen e gjykates.

2. Administrimi financiar i gjykates - pergatitja e buxhetıt te gjykates. Ky proçes eshte realızuar ne bashkepunım me Kryetarın dhe trupen e gjyqtareve, duke ju dhene rendesı prıorıtare nevojave te cılesuara emergjente per ınstıtucıonın. Administrimi i bilancit, blerjet, pagat, kontrolli i proçedurave te nderhyrjes ne ınfrastrukturen e ınstıtucıonıt kane qene gjithashtu pjese e rendesishme e veprimtarise se Kancelarit per vitin 2007.

3. Menaxhimi i rrjedhes se çeshtjeve gjyqesore-vleresimin e vellimit te çeshtjeve qe hyjne ne gjykate, çeshtjeve ne pritje per gjykım, çeshtjeve prıorıtare per gjykım, etj. Aplikimi i sistemit te automatizuar ne Gjykate per çeshtjet civile fillimisht dhe tashme per çeshtjet penale ka bere te mundur qe menaxhimi i levizjes se çeshtjeve te jete sa me efektiv. Nje vend te rendesıshem ne kete drejtım ze rrıtja e transparences ne realızımın e hedhjes se shortıt. Sistemı i automatızuar CCMIS, implementuar ne Gjykaten e Larte, ka siguruar transparence ne ndarjen e çeshtjeve per gjykim si ndaj gjyqtareve, ashtu edhe ndaj paleve te ınteresuara ne proçes.

4. Menaxhimi i teknologjise - vleresimit te mundesive te teknologjise qe zgjerojne kapacitetin e sistemit te gjykates. Ketu perfshihen: perdorimi i kompjuterave, sigurim i transmetimit elektronik dhe krijimi i aksesit te marjes se te dhenave, rikuperimi i regjistrimit te automatizuar nepermjet rregullimeve te herepashershme te sistemit, etj. Ne kete drejtim eshte pare e nevojshme edhe trajnimi i personelit me njohjen e perdorimit dhe te rejat e teknologjise. Kjo eshte realizuar nepermjet specialisteve te IT-se te vete gjykates.

5. Menaxhimi i informacionit - duke mundesuar shperndarjen e informacionit personave te interesuar. Kjo eshte realizuar ne menyra te ndryshme, qofte elektronike dhe manuale. Hapja e web-sitit te gjykates me gjithe informacionin e nevojshem qe nga listat çeshtjeve qe hyjne dhe dalin nga gjykata, njoftimet mbi proçesin e gjykimit, perfundimet e gjykimit, vendimet e gjykates per çdo çeshtje, vendimet unifikueses te Gjykates se Larte, etj., perbejne nje informacion te sakte, transparent dhe te nevojshem si per palet, avokatet e çeshtjeve te ndryshme, median dhe pulikun ne teresi.

6. Nje tjeter element i rendesishem qe ka shoqeruar veprimtarine e Kancelarit ka qene koordinimi me institucionet e ekzekutivit dhe institucionet e tjera te pavarura, duke luajtur rolin e koordinatorit per te promovuar bashkepunimin, nderkohe qe i permbahet parimit te integritetit te gjykates si nje pushtet i veçante , por i barabarte qeverises.

Page 23: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

23

7. Marredhenia me komunitetin dhe komunikimi me publikun - te vepruarit si nje vend shkembimi per shperndarjen e informacionit per median dhe publikun.

Kancelari e realizom misionin e vet nepermjet funksionimit te sektoreve ndihmes, si dhe administrates ne teresi.

5. ORGANIZIMI, PERCAKTIMI I DETYRAVE SIPAS SEKTOREVE

Struktura e Gjykates se Larte eshte ndertuar ne pershtatje me detyrat qe ka kjo gjykate dhe miratuar me Urdherin nr.2, date 18.06.2007 te Kryetarit te Gjykates se Larte, sipas nenit 7, shkronja “e” te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise”, te Ligjit nr.9584, date 17.07.2006 “Per pagat, Shperblimet dhe Strukturat e Institucioneve te pavarura, te krijuara me ligj”, ndryshuar me vendimin nr.19, date 03.05.2007 te Gjykates Kushtetuese, dhe te Ligjit nr.8436, date 28.12.1998 “Per organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” (ndryshuar), VKM nr.726, date 21.12.2000 (ndryshuar), VKM nr.450, date 14.06.2006, si dhe dispozitave te Kodit te Punes ne Republiken e Shqiperise.

5.1 Struktura organizative dhe gjyqtaret

1. Kryetari i Gjykates se Larte; 2. Gjyqtaret 3. Kabineti i Kryetarit; 4. Kancelari; 5. Ndihmesit Ligjore; 6. Sektori i Personelit; 7. Sektori i Studimeve dhe i Marredhenieve me Jashte; 8. Sektori i Marredhenieve me Publikun dhe MEDIA-n; 9. Sektori i Informatizimit; 10. Sektori i Finances; 11. Sekori i Regjistrimit; 12. Sektori i Sekretarise Gjyqesore; 13. Sektori i Ruajtjes se Dokumentave e Protokollit; 14. Sektori i Ruajtjes se Rendit te Brendshem; 15. Sektori i Administrates; 16. Sektori i Bibliotekes.

Page 24: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

24

Persa i perket menyres se organizimit te administrates se Gjykates se Larte, struktura e saj eshte sipas percaktimeve te meposhtme:

Pergjegjes sektori, specialist te nivelit te larte, ku marredheniet e punes se tyre rregullohen mbi bazen e Ligjit nr.8543, date 11.11.1999 mbi “Statusin e Nepunesit Civil”, ne specialiste te nivelit te mesem dhe punonjes. Marredheniet e ketyre te fundit rregullohen ne baze te dispozitave te Kodit te Punes se Republikes se Shqiperise.

Sektoret bashkerendojne punen me qellim permbushjen e misionit ndihmes ne funksion te Gjykate se Larte.

Detyrat dhe pergjegjesite e stafit te Gjykates se Larte jane te percaktuara ne Rregulloren e Gjykates se Larte.

5.2 Sektori i Personelit

Pergatit pershkrimet e vendit te punes sipas percaktimeve te bera ne strukturen organike dhe e aktualizon nepermjet hapjes se regjistrit te personelit. Ploteson dhe administron dosjet e punonjesve te administrates, ploteson librezat e punes te punonjesve. Pergatit dhe zhvillon standartet e rekrutimit te personelit duke vendosur terma reference per çdo pozicion sipas sektoreve perkates. Zhvillon dhe percakton kritere per vleresimin e rezultateve te punes per çdo pozicion te percaktuar ne strukture, ne perputhje me kuadrin ligjor ne fuqi dhe kujdeset per proceduren e vleresimit. Kujdeset per vendet vakante ne institucion dhe per procedurat e emerimit dhe largimit nga puna sipas dispozitave ligjore ne fuqi.

Zyra e personelit prane Gjykates se Larte perfaqesohet nga 1 specialist personeli. Numri i punonjesve te administrates se Gjykates se Larte eshte 65 punonjes. Çdo gjyqtar i Gjykates se Larte, ne baze te ligjit, ka ne organike dy ndihmesa ligjore. Gjate vitit 2007, zyra e personelit eshte angazhuar ne permbushjen e te gjitha detyrave te percaktuara ne Rregulloren e institucionit, duke zbatuar ne menyre rigoroze ligjin “Statusi i nepunesit Civil”, si dhe Kodin e Punes te Republikes se Shqiperise. Si rrjedhoje e ndryshimeve te bera ne organiken e Gjykates dhe largimit me kerkese te disa punonjesve, duke zbatuar procedurat e parashikuara nga Ligji nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit civil”, sektori ka qene i angazhuar ne zhvillimin e konkurseve per stafin e ri, veçanerisht ne Sektorin e Studimit dhe Marredhenieve me Jashte, Sekretarise Gjyqesore, Rendit dhe Sigurise.

Page 25: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

25

Vendosja e termave te references per çdo pozicion pune, ka qene nje nga prioritetet e zyres se personelit per kete vit, duke percaktuar specifikime te veçanta sipas struktures organike.

Per punonjesit e sherbimit te gjyqtareve, u hartuan dhe u nenshkruan kontrata pune me afate te percaktuara deri ne momentin e perfundimit te mandatit te gjyqtarit.

Ne fund te ketij viti, bazuar dhe ne Vendimin nr.2, date 07.07.2000, jane kryer procedurat e vleresimit te punes se punonjesve te administrates.

Me qellim zhvillimin e metejshem profesional te ketij stafi, ka marre kontakte me Institutin e Trajnimit te Administrates Publike per realizimin e disa trajnimeve te nevojshme ne fusha te ndryshme.

5.3 Sektori i Studimeve dhe Marredhenieve me Jashte

Ben pergatitjen per botim te vendimeve te Gjykates se Larte ne buletinin qe ua dergon Gjykatave te Apelit dhe te Rretheve, prokurorive te te gjitha instancave, Fakultetit te Drejtesise, Shkolles se Magjistratures, si dhe avokateve (kundrejt pageses). Studion vendimet penale dhe civile te Kolegjeve dhe te Kolegjeve te Bashkuara dhe nxjerr prej tyre probleme te karakerit te zbatimit te ligjeve per kategori apo grup çeshtjesh. Harton programe bashkepunimi me organe dhe organizma analoge.

Gjate vitit 2007, ka qene i angazhuar ne realizimin e studimeve ne fusha te ndryshme te se drejtes me interes per veprimtarine gjyqesore te Gjykates dhe ne konsolidimin e metejshem te lidhjeve te kesaj Gjykate me institucione homologe ne vende te ndryshme, si dhe institucione, natyra e punes se te cilave ka lidhje direkte apo indirekte me aktivititen e saj.

Ne profilin e studimeve jane kryer tre studime te rendesishme ne fushen e pronesise, proçesit te rregullt gjyqesor dhe te drejtes per informim ne dokumentat zyrtare. Me konkretisht jane trajtuar tematikat ne kendveshtrim teorik dhe krahasues me tema te tilla si:

“Mbrojtja e se drejtes se prones, implementimi i standarteve nderkombetare ne te drejten shqiptare”.

Studimi u fokusua ne trajtimin e standarteve nderkombetare per garantimin e se drejtes se pronesise te mbrojtura ne akte te rendesishme si: Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut, Karta Afrikane per te Drejtat e Njeriut dhe Popujve, Konventa Amerikane per te Drejtat e Njeriut, Konventa Europiane per te Drejtat Themelore te Njeriut dhe Protokolli nr.1 i saj. Gjithashtu, nje vend i rendesishem ju kushtua jurisprudences se Gjykates se Strasburgut, ku eshte bere interpretimi dhe unifikimi i standarteve ne konfliktet e ndryshme qe i jane paraqitur asaj ne kete fushe. Duke kaluar ne studimin e kuadrit ligjor e gjyqesor shqiptar te se drejtes se prones nga Kushtetuta, Kodi Civil, Ligji per kthimin dhe kompesimin e pronave, Ligji per shpronesimet, vendimet unifikuese te Gjykates se Larte, eshte bere dhe krahasimi i praktikes nderkombetare me ate te brendshme per menyrat efektive te mbrojtes se kesaj te drejte.

Page 26: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

26

“E Drejta per nje proçes te rregull gjyqesor, Neni 6 i Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe praktika shqiptare”.

Qellimi kryesor i ketij studimi ishte trajtimi i nje prej te drejtave kryesore themelore te qytetareve, pikerisht e drejta qe lidhet me nje proçes te rregull gjyqesor. Ne kete aspekt u trajtuan kriteret e vendosura nga Neni 6 i Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut, si dhe jurisprudenca e Gjykates se Strasburgut, ku eshte bere interpetimi dhe konsolidimi i standarteve qe duhet te ndiqen nga çdo shtet anetar i Konventes per t’u garantuar shtetasve te tyre nje proces te rregull gjyqesor. Pare ne kendveshtrim krahasues, studimi eshte ndalur gjeresisht ne te drejten shqiptare, menyren se si standartet nderkombetare gjejne zbatim ne kete te drejte, praktikat e gjykatave dhe detyrimet e tyre per te garantuar parimet baze per realizimin e nje proçesi te drejte per te gjithe qytetaret.

“E Drejta e informimit ne dokumentat zyrtare”.

Studimi eshte fokusuar ne analizen e dispozitave te Ligjit nr.8503, date 30.06.1999 “Per te Drejten e Informimit ne Dokumentat Zyrtare”, me synimin per te pare perputhshmerine e tij me standartet e kerkuara nga Neni 10 i Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencen e Gjykates se Strasburgut ne kete fushe. Gjithashtu, nje trajtim i shkurter ju be praktikes gjyqesore bullgare, duke qene se praktika shqiptare ishte shume e paket, ku me ane te çeshtjeve te ndryshme u dhane perkufizimet per disa koncepte baze, si: “informacion publik”, “interesi publik”, “sekret shteteror”.

Ne drejtim te trajtimit dhe shqyrtimit te çeshtjeve per statusin e gjyqtareve te liruar nga detyra ne kuader te reformes ne sistemin gjyqesor, çeshtje te cilat u gjykuan nga Kolegjet e Bashkuara, sektori i studimeve dha kontributin e vet nepermjet perkthimeve te rekomandimeve europiane dhe jurisprudences se Strasburgut.

Ne profilin e Marredhenieve me Jashte, gjate viti 2007 jane organizuar dhe realizuar nje sere aktivitetesh te rendesishme brenda dhe jashte vendit. Ne kete kuader vlen te permendet vizita e Kryetarit te Gjykates se Larte ne Strasburg ne hapjen e vitit te ri gjyqesor te kesaj gjykate, pjesemarrja ne Konferencen Gjyqesore Nderkombetare, Konferencen e CEELI Institute ne Prage. Gjithashtu jane organizuar dhe nje sere aktivitetesh nderkombetare me pjesemarrje te anetareve te gjykates, si: Seminari per çeshtjet e ambientit ne lidhje me vendimet gjyqesore ne Venecia, Konferenca nderkombetare mbi Drejtesine ne Sofie - Bullgari, Dubrovnik - Kroaci, Barcelone dhe Madrid - Spanje, Beograd - Serbi, Bremen - Gjermani.

Institucioni i Gjykates se Larte gjate vitit 2007 eshte vizituar nga nje numer i madh personalitetetsh te huaja te fushes se gjyqesorit te interesuar per bashkepunim dypalesh. Ne keto takime do te veçonim: takimin me Ambasadorin e OSBE-se, Italise, Selise se Shenjte, Spanjes, Serbise, Çekise, si dhe takimin me Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara ne Tirane, Sh.T.Z. John L. Withers. Gjithashtu jane organizuasr takime te vecanta me grupe te ndryshme ekspertesh te KE, BE, Bankes Boterore, projektit EURALIUS, me perfaqesuesit e ABA-CEELI-t, USAID. Gjate takimeve te organizuara me USAID, jane paraqitur projekte konkrete ne fushen e gjyqesorit, ku Gjykata e Larte ka luajtur nje rol te rendesishem ne fokusimin e ketyre projekteve ne fushat prioritare te sistemit gjyqesor.

Page 27: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

27

5.4 Sektori i Marredhenieve me Publikun dhe Median

Ben pritjen e popullit, sqaron te interesuarit dhe, sipas rastit, ve ne dijeni sektorin apo personin zyrtar kompetent te Gjykates se Larte per zgjidhjen e çeshtjes. Studion letrat qe i drejtohen Gjykates se Larte nga subjekte te ndryshem. U pergjigjet me shkrim kerkesave, ankesave dhe deklarimeve te shtetasve. Studion shtypin e ardhur dhe nenvizon ato probleme qe kane te bejne me drejtesine, me veprimtarine gjyqesore ne pergjithesi dhe ne menyre te veçante ate te Gjykates se Larte. Ben komunikata apo njoftime ne mjetet e informimit publik, asiston ne konferenca shtypi qe organizon Kryetari i Gjykates se Larte. Me porosi te Kryetarit jep konferenca per shtyp per probleme te veçanta te aktivitetit te Gjykates se Larte dhe te Kryetarit te saj.

Krahas profesionalizmit te larte te treguar ne dhenien e vendimeve gjyqesore, nje rol te rendesishem ne rritjen e besimit tek publiku eshte edhe sigurimi i rrugeve te informimit te publikut. Ne kete kontekst, Gjykata e Larte per te qene sa me transparente ndaj publikut ka punuar ne disa drejtime:

1. Te drejten e shtetasve per t’u informuar.

Permbushja e ketij detyrimi nga Gjykata e Larte realizon te drejten e informimit te shtetasve, te cilet kane lidhje te drejtperdrejte me çeshtjen ne gjykim. Kjo e drejte nuk perfshin te drejten qe te merret informacion privat mbi qytetare te veçante. E drejta per te marre informacion eshte pare si nje balancim midis se drejtes se shtetasit per te ditur dhe per te marre informacion nga njera ane dhe se drejtes se individit per jeten e tij private nga ana tjeter.

Gjykata e Larte ka punuar per te siguruar akses te plote te publikut ne gjykate nepermjet:

- pergjigjes se kerkesave - ankesave drejtuar Gjykates se Larte me ane te letrave;

- pritjes se qytetareve qe kane patur nevoje per informacione te ndryshme.

- Pajisjen e paleve apo avokateve te çeshtjes me informacionin e nevojshem nepermjet fotokopjeve te dokumentave te arshivuara ne dosje.

Page 28: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

28

- Venien e dosjes ne dispozicion te avokateve te paleve per studim.

- Dhenies se vendimeve gjyqesore si per çeshtjet penale, ashtu edhe per ato civile.

- Orientimin e popullit per rastet ne te cilat do t’i drejtohen Gjykates se Larte per shqyrtim te çeshtjeve.

Per vitin 2007, prane Gjykates jane paraqitur 766 letra te ndryshme, per te cilat jane marre pergjigjet si vijon:

- 524 letrave u jane kthyer pergjigje sipas problemeve qe parashtrojne ne permbajtjen e tyre. Institucioneve u eshte kthyer pergjigje per informacionet e kerkuara. Personave qe ankohen per gjykime ose veprime te parregullta, u eshte rekomanduar kryesisht te konsultohen me avokat, pasi kerkesat nuk jane ushtruar konform ligjit. Dhe nje pjese tjeter e ketyre letrave, per te cilat eshte verejtur qe Gjykata e Larte nuk eshte kompetente, u jane derguar organeve perkatese, si psh: Inspektoriatit te Keshillit te Larte te Drejtesise, Prokurorise se Pergjithshme e Gjykatave te tjera.

- 163 letra ose dokumenta te ndryshme, per te cilat eshte konstatuar se kane çeshtje ne proçes, i jane bashkengjitur dosjes perkatese per t’u pare gjate studimit te çeshtjes nga ndihmesi ligjor ose relatori i çeshtjes.

- 79 letra jane arshivuar, pasi nje pjese u eshte kthyer disa here pergjigje, nje pjese tjeter qe eshte arshivuar jane ato letra qe ne permbajtjen e tyre nuk parashtrojne probleme per zgjidhje.

Me qellim permiresimin e punes, perpilohen statistika mujore ku pasqyrohen informacione te sakta, me numer protokolli per letrat e ardhura, permbajtja e tyre dhe drejtimi i dhene.

Ne 6 mujorin e dyte te vitit 2007, eshte futur sherbimi i ri ne ndihme te personave te interesuar, qe konstiton ne fotokopimin e dokumentave te dosjeve gjyqesore te cilat ndodhen prane Gjykates se Larte, kundrejt nje pagese prej 5 leke/A4.

2. Permiresimi i raporteve me median ne drejtim te informimit eshte nje tjeter aspekt i punes se Gjykates se Larte per rritjen e besimit tek publiku.

Page 29: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

29

Media e shkruar dhe ajo vizive eshte mbajtur ne korrent me te rejat dhe aktivitetet e organizuara ne Gjykaten e Larte.

Gjate vitit 2007, media e shkruar dhe ajo vizive ka qene prezent ne aktivitete te tilla, si:

- Konferenca Gjyqesore Kombetare, si nje nder aktivitetet me te rendesishme te sistemit gjyqesor ne Shqiperi. Ne organizminin e Konferences u mundesua pjesemarrja e gjere e gazetareve te medias se shkruar e vizive, duke realizuar njoftimet per shtyp dhe komunikimet e sqarimet e vazhdueshme per pasqyrimin sa me te plote te te gjithe konferences gjate veprimtarise dy ditore te saj.

- Mbledhja e zgjeruar e Keshillit Ekzekutiv te Konferences Gjyqesore Kombetare, me pjesemarrjen e perfaqesuesve te zyres se USAID-it dhe Misionit EURALIUS.

- Reagimi i Mbledhjes se Jashtezakonshme te Keshillit Ekzekutiv te Konferences Gjyqesore Kombetare per aktet e dhunes ndaj gjyqtareve.

- Ceremonia e betimit te gjyqtarit te ri te Gjykates se Larte z.Ardian NUNI (11.06.2007).

- Mbledhja e Zgjeruar e Keshillit Ekzekutiv te Konferences Gjyqesore Kombetare dhe drejtuesve te gjykatave (22.06.2007).

- Vizita e Kryetares se Gjykates se Larte te Serbise, znj. Vida Petrovic-Skero.

Keto aktivitete jane pasqyruar dhe ne faqen e internetit te Gjykates se Larte.

5.5 Sektori i Informatizimit

Ben kompjuterizimin e veprimtarise se Gjykates se Larte. Analizon problemet qe kane te bejne me perpunimin e informacionit qe do te informatizohet. Kujdeset per mirembajtjen e administrimit e rrjetit. I paraprin punes per ndertimin e bazes se te dhenave per vendimet gjyqesore, ligjet dhe aktet e Keshillit te Ministrave. Administron te gjitha programet e instaluara ne stacionet e punes apo ne server. Administron kompjuterat dhe printerat. Ne bashkepunim me sektoret e tjere organizon trajnimin e punonjesve te Gjykates se Larte me njohurite e nevojshme per perdorimin e kompjuterave dhe te te dhenave kompjuterike.

Page 30: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

30

Ne Gjykaten e Larte eshte aplikuar teknologjia e informatizimit te sistemit te menaxhimit te çeshtjeve gjyqesore nepermjet programit “CCMIS” te implementuar nga misioni EURALIUS. Gjithashtu ne ndihme te publikut apo paleve dhe institucioneve te interesuara per informimin me vendimet e marra nga Gjykata e Larte eshte ne funksionim programi “JUDIS”.

Nje tjeter program elektronik “Alba-Lex”, shume i rendesishem per veprimtarine e perditshme te stafit te gjykates dhe veçanerisht per gjyqtaret dhe ndihmesat ligjore, ofron gjithe informacionin e duhur per legjislacionin ne fuqi, si dhe ndryshimet e reja ne te. Programi “ALFA-DotNet”, ka rritur efiçiencen e punes se Sektorit te Finances, nepermjet kontabilizimit elektronik te mjeteve themelore materiale dhe monetare te institucionit.

Per menaxhimin, perditesimin e te dhenave, si dhe mirefunksionimin e programeve te mesiperme, Sektori i informatikes merr masa te vazhdueshme me qellim mbarevajtjen e veprimtarise se institucionit. Konkretisht ne lidhje me:

Programi “Sistemi Informativ i Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore Civile” (CCMIS). Eshte nenshkruar kontrata me firmen “DATECH” per mirembajtjen e ketij sistemi. Per menyren e funksionimit te tij, ka vazhduar t’i jape ndihmen e nevojshme te gjithe perdoruesve te ketij sistemi per paqartesi, apo probleme te vogla qe mund te jene hasur gjate punes. Gjithashtu, eshte kujdesur qe te behet nje ruajtje e databases ditore per mos humbje te informacionit pas orarit zyrtar (16:00).

JUDIS (programi i publikimit te vendimeve te Gjykates se Larte). Sektori eshte kujdesur per azhornimin e ketij programi me vendimet e vitit 2006 dhe publikimit te tyre ne nje CD qe ju shpernda gjyqtareve te Gjykates, si dhe institucioneve qendrore qe kane lidhje me gjyqesorin. Gjithashtu, nga ky program u mundesua nxjerrja e vendimeve te vitit 2003-2005, duke qene se vendimet e Tetor-Dhjetor 2005 nuk ishin publikuar ne liber. Nje CD me permbajtjen e ketyre vendimeve i eshte shperndare te gjithe gjyqtareve ne detyre.

Programi “Alba-Lex”. Eshte perkujdesur per azhornimin tre-mujor te tij per t’i ardhur ne ndihme sa me shpejt gjyqtareve dhe administrates se Gjykates.

Programi ALFA-DotNet, blerja dhe instalimi i te cilit u pa e nevojshme per t’i ardhur ne ndihme Sektorit te Finances.

Faqja zyrtare (web page) e Gjykates se Larte. Eshte kryer vazhdimisht azhornimi i faqes se internetit me datat e gjyqeve, vendimet e Gjykates se Larte per 2 vitet e fundit, vendimet unifikuese, te gjithe çeshtjet e ardhura deri ne fund te vitit 2007, mospranimet, rishikimet, pezullimet. Gjithashtu jane shtuar menu te reja ne kete faqe: nje per te dhenat statistikore qe nxjerr Gjykata e Larte, dhe nje menu Ndihmese per Publikun.

Eshte punuar ne drejtim te hapjes dhe mirembajtjes se adresave te postes elektronike per çdo sektor te gjykates, si dhe trajnimi i stafit per perdorimin me efikasitet te tyre.

Ne baze te ligjit “per organizmin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te R.SH.”, vendimet e Gjykates se Larte botohen ne vellime te veçanta dhe persa i perket vendimeve unifikuese ato

Page 31: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

31

botohen edhe ne Fletoren Zyrtare. Ne kete drejtim eshte punuar per botimin e gjithe vendimeve gjyqesore te marra gjate vitit 2007.

Nepermjet sistemit CCMIS, jane marre raporte te sakta statistikore ne lidhje me menaxhimin e levizjes se çeshtjeve, ngarkeses dhe punes se kryera nga Kolegjet, civile dhe penale, si dhe veprimtarise se ndihmesave ligjore dhe gjyqtareve ne veçanti.

5.6 Sektori Finances

Harton buxhetin vjetor per t’u paraqitur per miratim ne organet perkatese, brenda afateve te caktuara. Analizon periodikisht shpenzimet e bera sipas zerave te buxhetit dhe i paraqit raportet perkatese Kancelarit. Paraqet studime per shtesa fondesh dhe shpenzime te paparashikuara. Merret me administrimin e te ardhurave te mundshme dhe ben shitjen e buletineve te vendime te Gjykates se Larte kundrejt pasqyrimit financiar te te ardhurave. Kontrollon periodikisht vjeljen e taksave te pulles nga punonjesit e ngarkuar nga Gjykata e Larte.

1. Hartimin e bilancit vjetor te Gjykates se Larte, duke u bazuar ne kontabilizimet e kryera sipas ditareve te arkes, te bankes, pagave, magazines, etj. 2. Kryerjen e inventarizimit fizik te mjeteve kryesore, inventarit te imet dhe materialeve te magazines. 3. Hartimin e regjistrit te prokurimeve publike sipas nevojave dhe fondeve te vena ne dispozicion nga buxheti i shtetit. 4. Hartimin e situacioneve mujore dhe progresive. 5. Perpilimin e evidencave te kerkuara nga Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor dhe Institucione te tjera. 6. Realizimin dhe likuidimin ne kohe si te shpenzimet operative, ashtu dhe investimeve ne zerin pajisje me prokurim “blerje te vogla”. 7. Realizimin dhe likuidimin ne kohe te fondeve qe ishin parashikuar sipas regjistrit te prokurimeve per vitin 2007 me proçedure tenderimi. 8. Hartimin e projektbuxhetit per vitin 2008, ku u parashikuan fondet per institucionin ne zerat: paga e shperblime, sigurime shoqerore, shpenzime operative, si dhe investime ne menyre analitike, duke u mbeshtetur ne kerkesat e gjyqtareve dhe sektoreve. 9. Venien ne perdorim te programit financiar AlphaNet, ne perputhje me ligjet ne fuqi mbi mbajtjen e kontabilitetit, si dhe ne perputhje me planin kontabel. Ky program ploteson kerkesat per nje informacion me te plote jo vetem kontabel, por edhe menaxhues e kontrollues.

Gjate vitit 2007 ka marre te gjitha masat per planifikimin dhe realizimin e shpenzimeve buxhetore, duke zbatuar me perpikmeri legjislacionin ne fuqi. Gjate ketij viti ka realizuar:

Page 32: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

32

Paraqet studime per shtesa fondesh dhe shpenzime te paparashikuara. Merret me administrimin e te ardhurave te mundshme dhe ben shitjen e buletineve te vendimeve te Gjykates se Larte kundrejt pasqyrimit financiar te te ardhurave. Kontrollon periodikisht vjeljen e taksave te pulles nga punonjesit e ngarkuar nga Gjykata e Larte.

5.7 Sektori i Regjistrimit

Ky sektor ben regjistrimin e rekurseve dhe dosjeve qe hyjne ne Gjykaten e Larte. Pasi te jene kryer keto veprime, dosja se bashku me rekursin dergohen ne Sektorin e Regjistrimit te Gjykates se Larte, ku dosja regjistrohet ne regjistrin perkates. Nje here ne jave, çdo te merkure, Sektori i Regjistrimit afishon ne vendin e caktuar nje liste ku shenohen dosjet qe kane mbrritur ne Gjykaten e Larte. Nje kopje e listes i jepet Kancelarit per te planifikuar hedhjen e shortit per keto dosje. Ne perfundim te shortit, perpilohen listat e ndarjes se çeshtjeve. Sektori i Regjistrimit harton listat e gjykimeve, komunikon me publikun (palet ose perfaqesuesit e tyre) vetem nepermjet afishimit te listave te çeshtjeve te perfunduara me mospranimin e rekursit dhe listat e çeshtjeve sipas planifikimit te gjykimeve ne Kolegje.

Gjithashtu, per çdo kerkese rishikim vendimi, civile dhe penale, qe eshte vendosur gjykimi i çeshtjes, jane bere komunikimet per palet ndergjygjese meqenese trajtimi i kesaj kategorie çeshtjesh behet si shkalle e pare prane Gjykates se Larte. Per me teper, ne bashkepunim dhe me sektoret e tjere, eshte mbajtur komunikimi me publikun, duke ju dhene personave te interesuar informacionet perkatese dhe mundesimin per studim te dosjeve nga ana e avokateve. Pas perfundimit te vitit kalendarik behet mbartja e dosjeve penale, masave te arrestit dhe kerkesave per rishikim vendimi per vitin pasardhes.

Per vitin 2008 rezulton te mbarten 922 dosje penale, 6 masa arresti, 42 kerkesa per rishikim vendimi.

5.8 Sektori i Sekretarise Gjyqesore

Vendimet e Kolegjit Seleksionues per mospranimin e rekursit dhe vendimet e Kolegjit Penal ose Civil, apo i Kolegjeve te Bashkuara qe e ka zgjidhur çeshtjen ne themel, dorezohen ne Sektorin e Sekretarise Gjyqesore ku numertohen dhe dergohen per zbardhje tek sekretaret e ketij sektori. Shefi i Sektorit te Sekretarise Gjyqesore merr masa qe brenda 3 diteve nga zbardhja e vendimit, ky t'i dorezohet per nenshkrim gjyqtareve qe kane marre pjese ne perberjen e trupit gjykues. Nje here ne jave Sektori i Sekretarise Gjyqesore afishon ne vendin e caktuar listat me te dhenat e nevojshme kur Kolegjet kane vendosur mospranimin e

Si instrument sherbimi ne Gjykaten e Larte, gjate ketij viti ka realizuar te gjitha detyrat e ngarkuara sipas Rregullores se Brendshme te Gjykates. Me konkretisht, eshte realizuar brenda afatit mbartja e dosjeve te vitit 2006 per vitin 2007, hapja e te gjitha llojeve te regjistrave te rinj te domosdoshem per 2007, regjistrimi i dosjeve te reja dhe shpallja e listave per gjykimin sipas shortit, pergatitja dhe shpallja e çeshtjeve per te cilat eshte vendosur mospranimi i rekursit.

Page 33: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

33

rekursit. I jep kopje te vendimeve çdo personi te interesuar dhe ne çdo vendim aplikohet taksa e pulles.

Jane zbardhur nga kjo zyre mbi 2200 vendime gjyqesore civile dhe penale. Njoftimet ne lidhje me mospranimet merren nepermjet faqes se internetit, pasi hidhen ne sistem dhe numertohen nga ndihmesit ligjore.

Per vitin 2007 jane kthyer mbi 2600 dosje ne gjykatat e shkalleve te para dhe te apeleve. Pajisja me vendimet gjyqesore e paleve ne proçes, si dhe e institucioneve te interesuara, ka qene nje pjese e veçante e punes se sektorit.

Perpunimi dhe hartimi i statistikave tremujore ka qene nje nder detyrat e tij, te cilat i jane derguar brenda afatit Ministrise se Drejtesise. Keto statistika shprehin volumin e punes te çdo gjyqtari dhe ndihmesi ligjor ne tre, gjashte dhe dymbedhjete mujore.

5.9 Sektori i Arkiv Protokollit

Sektori i Ruajtjes se Dokumentave e Protokollit regjistron dhe mban korrespondencen zyrtare, si edhe letrat e shtetasve qe hyjne ne Gjykaten e Larte, ose qe dalin prej saj. Mban regjistrat ku fiksohen: numri dhe data e dokumentit qe hyn, data e regjistrimit, shkurtimi i lendes, subjekti qe e dergon dhe cilit person zyrtar i eshte kaluar per kompetence. Po keshtu fikson ne regjistrat edhe dokumentet qe dalin nga gjykata. Ruan me shume kujdes e pergjegjesi vulen e gjykates, me te cilen vulosen shkresat e ndryshme.

Protokolli

Drejtimi kryesor i veprimtarise se sektorit ka qene evidentimi, numertimi, zbardhja e vendimeve dhe pergatitja e dosjeve per nisjen e tyre ne gjykatat perkatese.

Gjate vitit 2007 jane numertuar ne total 2623 dosje civile, penale, masa arresti, vendime te Kolegjeve te Bashkuara, rishikime penale dhe civile, duke u numertuar mbi 80 vendime me shume se viti 2006.

Gjate vitit 2007 jane protokolluar ne Librin e Protokollit te shkresave zyrtare (korrespondeca mes institucioneve), ne Librin e Urdherave te Brendshem dhe jane derguar prane institucioneve perkatese dosjet e perfunduara si me poshte:

Page 34: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

34

Protokolli Urdhra te brendshem Dosje te derguara

90 123 2516

Gjithashtu, gjate kesaj periudhe ne librin e “Regjistrimit te Letrave” te qytetareve, jane regjistruar ne total 1948 letra me keto zera:

- kerkesa per rishikim vendimi - 161 - kerkese per shtyrje gjyqi - 96 - kerkese per pershpejtim - 56 - kerkese per pezullim - 397 pjesen tjeter e zene kerkesat per bashkim te materialeve me dosjen dhe kerkesa e ankesa te ndryshme.

Arkiva

- Ndarja sipas zerave e dokumentave qe dorezohen ne arkiv;

- Mbyllja sipas renditjes se caktuar te shkresave te vitit te kaluar dhe vendosja ne dosjet perkatese;

- Kodekset e vendimet gjyqesore te viteve 2002 – 2003;

- Marrja ne dorezim nga sekretaria e vendimeve gjyqesore te vitit 2005 se bashku me regjistrat perkates.

5.10 Sektori i Ruajtjes se Rendit te Brendshem

Sektori i Ruajtjes se Rendit te Brendshem kujdeset per mbajtjen e rregullit e qetesise dhe per funksionimin ne rregull te çdo sherbimi ne institucion, me synim qe ky lloj sherbimi te jete i perpikte, korrekt dhe i vazhdueshem. Per te siguruar rregullin dhe rendin kur zhvillohen seancat gjyqesore nga Kolegjet e Gjykates se Larte, punonjesit e ruajtjes se rendit jane nen dispozicionin dhe urdherat e kryesuesit te Kolegjit. Punonjesit e ruajtjes se rendit te brendshem kane per detyre te therrasin dhe te shoqerojne ne sallen e gjykimit perfaqesuesit e pjesemarresve ne proçes dhe njoftojne palet te ngrihen ne kembe kur futet ne salle trupi gjykues.

Gjate vitit 2007, zyra e arkivit ka plotesuar ne kohe kerkesat e shtetasve dhe institucioneve per dhenien e kopjeve te vendimeve civile dhe penale te viteve te ndryshme. Ne aktivitet kryesore te arkives kane qene:

- Dhenia e vendimeve civile dhe penale te viteve nga 1945 – 2004;

Page 35: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

35

e gjykates, u realizua kompletimi i ndriçimit nga perpara me prozhektor me hapje te pavarur (ne baze te sasise se drites).

Eshte bere e mundur qe gjate vitit 2007, te kompletohen te gjithe autoveturat e Gjykates me me mjete fikese te zjarrit, mase me se e domosdoshme per te parandaluar ngjarje te jashtezakonshme. Me personelin e rendit, gjate vitit 2007 jane organizuar disa tema profesionale per sigurine e personave VIP. Eshte mbajtur nje bashkeveprim i mire me Komisariatin e Policise se Objekteve, i cili eshte pergjigjur ne kohe per problemet qe kane dale.

Detyra paresore e stafit te ketij sektori eshte siguria ne gjykate jo vetem ne seancat gjyqesore, por dhe ne momentet e hyrjes apo daljes se gjyqtareve nga ambientet e Gjykates. Per te realizuar kete detyre eshte bere nje pune e mire-organizuar, ku perveç konfirmimit te personit me dokument identifikues me foto behet edhe shoqerimi i tij deri ne zyren e personit qe ka takimin.

Jane marre masa per mbrojtjen e objektit nga zjarri. Per kete qellim eshte pajisur e gjithe godina me mjete fikese te zjarrit, si dhe here pas here kryhen sondazhe e kontrolle per detyrat e vendosura, si dhe per masat qe duhen marre.

5.11 Sektori i Administrates

Ky sektor perbehet nga punonjesit e mirembajtjes, shoferet dhe punetoret e pastrimit. Merr masat e nevojshme per furnizimin me energji elektrike, mbajtjen ne gadishmeri te furnizimit rezerve, per rregullshmerine e lidhjeve telefonike dhe riparimin e difekteve, si dhe per plotesimin e çdo nevoje tjeter qe ka te beje me lehtesimin e punes se personelit te gjykates.

Puna gjate vitit 2007, kryesisht eshte perqendruar ne:

- Hapjen dhe mirembajtjen e kartelave perkatese per automjetet e udhetimit te gjyqtareve te Gjykates, ku jane shenuar dhe serviset e sherbimet qe u jane bere seciles prej tyre gjate kesaj periudhe.

- Blerjen dhe shperndarjen e mjeteve te nevojshme sanitare per te siguruar mirembajtjen dhe pastertine ne ambientet e Gjykates. - Blerjen dhe pajisjen e administrates me mjetet e kancelarise.

Gjate vitit 2007 ka punuar mire per zbatimin e kerkesave te Rregullores se Brendshme te Gjykates se Larte. Ka patur prioritetet e veta per 2007 dhe ne baze te nje pune te detajuar ne plane pune mujore e ditore ka bere te mundur qe keto objektiva te realizohen.

U realizua kompletimi me kamera vezhguese te te gjitha objekteve te Gjykates, gje e cila ka rritur ndjeshem masat e sigurise. Gjithashtu u be e mundur vendosja e kabines se policit te sherbimit qe kryen sherbimin nga hyrja e pasme

Page 36: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

36

- Riparimin, nga ana e punonjesve te mirembajtjes, e difekteve qe mund te jene hasur nga funksionimi e pajisjeve elektrike dhe teknike.

5.12 Sektori i Bibliotekes

Biblioteka grumbullon, pasuron e perpunon materialet bibliotekare, i regjistron, i kartelizon dhe i ruan ato sipas rregullave qe zbatohen ne standartet e perpunimit bibliotekar-bibliografik. Ve ne sherbim te perdoruesve librat dhe koleksionet qe disponon, sidomos botimet juridike dhe ndihmon ne pergatitjen e informacionit bibilografik juridik. Kujdeset per pajisjen e bibliotekes me librat dhe revistat e drejtesise ne aq kopje sa jane te nevojshme, si dhe mirembajtjen e librave, duke i ruajtur nga demtimet, sipas kushteve qe kerkojne.

Biblioteka e Gjykates se Larte eshte ne sherbim te lexuesve te saj brenda institucionit dhe jashte tij. Ajo frekuentohet nga personeli i gjykates, studentet e magjistratures, prokurore, avokate e juriste te tjere. Lexuesit brenda institucionit te gjykates kane te drejte te terheqin literature, ndersa te tjere duhet te shfrytezojne materialet ne ambientet e bibliotekes.

Puna per kete viti ka nisur me abonimet ne shtypin e perditshem, fletoret zyrtare, si dhe revistave juridike (Tribuna Juridike), perpilimi i dokumentacionit te nevojshem deri ne kohen e pageses.

Aspekt kryesor i punes ne biblioteke eshte konceptimi dhe pranimi i kerkesave per pasurimin e fondit te bibliotekes dhe per nevoja te gjyqtareve me literaturen juridike te nevojshme ne punen e perditshme. Per kete qellim jane blere:

- Indeksi alfabetik i Legjislacionit Shqiptar 1990-2006 (Per gjyqtaret); - Vendime Unifikuese 1999-2006 (Per gjyqtaret); - Kushtetuta e Shqiperise (Shqip dhe Anglisht) per biblioteken; - Permbledhese e Konventave per drejtesine (per biblioteken); - Kode te azhornuar me ndryshimet e fundit legjislative.

Page 37: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

37

Krahas materialeve te permenduara me lart, fale bashkepuntoreve te ndryshem te Gjykates, kane ardhur falas per Biblioteken dhe gjyqtaret keto libra: - Veshtrim Krahasues mbi Proceduren Civile; - Arbitrazhi dhe Ndermjetesimi; - Permbledhese legjislacioni per sigurimet shoqerore; - Vendime te Gjykates Kushtetuese vitit 2006 (per gjyqtare, ndihmes ligjore, sekktori i studimeve dhe biblioteka). Te gjitha librat e bibliotekes katalogohen duke perdorur Sistemin e Klasifikimi Universal Decimal.

Gjithashtu, Bibloteka eshte pajisur me programin “Pro-Cite”, qe lehteson gjetjen me ane te nje fjale kyçi te materialeve ne libra ne baze te identifikimit te autorit, titullit, botuesit, vitit te botimit dhe subjektit te librit. Ne kete kuader eshte punuar per azhornimin e vazhdueshem te tij.

Çdo vit ne biblioteke vijne revista juridike, nga te cilat eshte mbajtur kopje ne fondin e revistave dhe te tjerat jane shperndare per gjyqtaret, si:

- Tribuna Juridike nr.62-67/2007; - Gjykimi i drejte dhe te drejtat e njeriut ne procesin gjyqesor; - Jeta Juridike; - E drejta e Informimit: raste gjyqesore nga Bullgaria. Per me teper, nje aspekt tjeter i rendesishem i punes se bibliotekes, eshte shperndarja falas per te gjitha gjykatat dhe institucionet qe kane lidhje me gjyqesorin e buletineve te vendimeve te Gjykates se Larte. Nderkohe qe avokatet apo institucione te tjera mund te pajisen me keto buletine kundrejt nje pagese.

Page 38: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

38

6. ADMINISTRIMI I FONDEVE NE GJYKATEN E LARTE Administrimi i Fondeve ne Gjykaten e Larte kryhet nga zyra e Kancelarit ne bashkepunim me sektoret perberes te institucionit, si dhe me Zyren e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor. Kryetari i Gjykates dhe Gjyqtaret kane rolin e vet shume te rendesishem keshillues ne momentin e hartimit te projektbuxhetit vjetor, diskutimin per probleme te veçanta qe lidhen me administrimin e fondeve duke ju permbajtur ligjeve, rregullave dhe udhezimeve per zbatimin e buxhetit te shtetit. Ne kete drejtim merren masa per hartimin e buxhetit vjetor ne baze te kerkesave dhe prioriteteve qe ka institucioni, monitorohet dhe analizohet ne periudha kohore te percaktuara realizimi dhe mosrealizimet e mundshme dhe merren masa per plotesimin e gjithe objektivave te vendosura ne fillim te vitit.

Gjithe veprimtaria administrative dhe menaxhuese e institucionit kryhet ne perputhje me parimet, kriteret dhe legjislacionin ne fuqi.

Per te gjitha problemet me karakter ekonomik dhe financiar te konstatuara nga kontrollet vjetore te auditit te ZABGJ-se, merren masa per zbatimin ne kohe te tyre, si dhe per shlyerjen ne kohe te debi-kredive te institucionit.

Me poshte eshte paraqitur nje pasqyre e realizmit te fondeve te vena ne dispozicion te Gjykates se Larte per vititn 2007.

Per vitin 2007, fondi total i vene ne dispozicion te Gjykates se Larte eshte ne masen 172.900 mije leke, ndare sipas artikujve: 000/leke

Art. 600 Pagat 115.739

Art. 601 Sigurimet shoqerore 13.109

Art. 602 Shpenzime te ndryshme 31.515

Art. 231 Investime 1.789

Per zhvillimin e aktivitetit ekonomiko financiar te Gjykates se Larte gjate vitit 2007 realizimi i shpenzimeve buxhetore eshte si me poshte:

Paga e shperblime

Planifikuar Realizuar Realizimi

000/leke Ne leke ne %

115.739 88.997.451 76,9

Kursimi i shpenzimeve per paga vjen si rezultat i mungesave ne organike.

Page 39: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

39

Sigurimet shoqerore

Planifikuar Realizuar Realizimi

000/leke Ne leke ne %

13.109 11.494.516 87,68

Mallra dhe sherbime te tjera

Planifikuar Realizuar Realizimi

000/leke Ne leke ne %

3.151 29.968.243 95,09

Deviacioni prej 1.546 mije leke vjen si rezultat i kursimit te shpenzimeve per telefon. Per realizimin e buxhetit jane zbatuar proçedurat e prokurimit sipas parashikimit te bere ne regjistrin e parashikimeve te prokurimeve publike.

Fondi limit i pergjithshem

Vlera e prokuruar

Proçedura e prokurimit

I Shpenzime 000/leke Ne leke Proçedure 1 Shtypshkrime 50 50.000 blerje te vogla 2 Kancelari 300 299.080 blerje te vogla 3 Tonera 650 636.400 I hapur 4 Leter 230 229.950 blerje te vogla 5 Uniforma, veshje 20 20.000 blerje te vogla 6 Abonime, libra e publikime 800 728.547 7 Botime vendime 2000 1.999.805 I hapur 8 Materiale per pastrim, ngrohje 300 282.786 blerje te vogla 9 Karburant e vaj 5800 5.421.110 I hapur 10 Goma makine 400 399.972 blerje te vogla 11 Pjese kembimi 2000 1.937.254 I hapur 12 Siguracion makine 400 386.173 blerje te vogla

13 Shpenzime mirembajtje Mjete transporti 300 28.330 blerje te vogla

14 Shpenzime mirembajtje godine 140 193.264 blerje te vogla

15 Shpenzime instalim dhe mirembajtje interneti 400 399.625 kontrate

16 Shpenzime mirembajtje Pajisje elektronike 200 192.400 blerje te vogla

17 Shpenzime mirembajtje. Pajisje elektrike 200 198752 blerje te vogla

18 Shpenzime sistemi mirembajtje informatike 300 300.000 blerje te vogla

Page 40: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

40

Ne zbatim te procedurave te prokurimit u zhvilluan nga institucioni proçedura e tenderimit ne zerat: riparim e pjese kembimi makinash, botimet e vendimeve te Gjykates se Larte dhe blerje tonerash.

Proçedura e tenderimit per karburant dhe blerje pajisje zyrash u zhvillua nga Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor.

1. Shpenzime per Investime

Investime

Planifikuar Realizuar Realizimi

000/leke Ne leke ne %

1.789 1.782.512 99,63

Per vitin 2007 u planifikuan fonde per investime ne shumen 1.789.000 leke, te cilat u realizuan sipas zerave:

Nr Objekti i prokurimeve Fondi limit i pergjithshem i planifikuar

Vlera e prokuruar Diferenca

I INVESTIME 1.789.000 1.782.512 -6.488

PAJISJE (totali) 1.677.000 1.671.750 -5.250 Pajisje elektronike 788.400 788.400 0 Kompjutera 745.200 745.200 0 U P S 43.200 43.200 0

Nr. Pajisje te tjera 888.600 883.350 -5.250 1 Televizor 50.000 49.800 -200 2 Fikse zjarri per makinat 55.000 55.000 0 3 Program financiar 250.000 250.000 0 4 Makine grirese letre 60.000 60.000 0 5 Kamera 124.600 120.038 -4.562 6 Kabine polici 80.000 80.000 0 7 Piktura 50.000 50.000 0 8 Bolier 8.000 7.992 -8 9 Hard disqe 35.000 34.528 -472 10 Abazhure 53.000 52.992 -8 11 Kalorifere 9.000 9.000 0 12 Mobilje te ndryshme 114.000 114.000 0

II Rikonstruksion 112.000 110.762 -1238

Page 41: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

41

Investime jane realizuar ne masen 99.6 %, ç’ka do te thote se keto fonde, ashtu si dhe shpenzimet operative, jane mire administruar nga ana e institucionit tone.

II. Te ardhurat e realizuara

Gjykata e Larte ka realizuar edhe te ardhura, te cilat pas rakordimit me Degen e Thesarit u derdhen ne buxhetin e shtetit.

Keto te ardhura u realizuan nga:

1- Shitja e vendimeve te Gjykates se Larte 18.135 leke.

2- Shitja e dokumentave te tenderit 2.000 leke.

3- Qera lokali 132.000 leke.

4- Fotokopimi i dokumentave te dosjeve gjyqesore 4.955 leke.

5- Shitja e pullave te vendimeve 195.700 leke.

Page 42: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

42

7. BILANCI I PRAKTIKES GJYQESORE

7.1 Cilesia e Drejtesise.  

Gjykata e Larte e Republikes se Shqiperise eshte organi me i larte i pushtetit gjyqesor. Funksionet dhe detyrat qe i jane caktuar Gjykates se Larte ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe ne Ligjin “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte ne Republiken e Shqipersise” jane si me poshte:

a) vendos mbi juridiksionin, pra nese çeshtja hyn ose jo ne juridiksionin gjyqesor; b) vendos mbi kompetencen, duke riderguar çeshtjen ne gjykaten kompetente nese nuk jane

respektuar dispozitat proçedurale mbi kompetencen; c) rishikon gjykimin nga pikepamja e se drejtes te perfshire ne vendimin gjyqesor te

rekursuar dhe nese ligji nuk eshte respektuar ose eshte zbatuar keq, ben sipas rastit ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe te gjykates se apelit dhe vendos vete mbi çeshtjen, duke respektuar dhe zbatuar drejt ligjin ne çeshtjen konkrete;

d) shqyrton veprimtarine proçedurale te kryer ne proçes dhe nese ndesh ne pavlefshmeri qe nuk mund te rregullohet e qe ka ndikuar ne dhenien e nje vendimi gjyqesor te padrejte, prish vendimin dhe ridergon çeshtjen per rishqyrtim ne nje gjykate tjeter me te ulet per zhvillimin e proçesit.

Nje rendesi te veçante marrin vendimet e Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, sidomos vendimet unifikuese, rendesia e te cilave shkon pertej rastit te veçante te vendosur nga Gjykata e Larte, e cila ne kete menyre ushtron nje funksion te rendesishem ne rendin juridik dhe ne drejtimin e jurisprudences. Vendimet unifikuese te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte perfaqesojne zgjidhje qe kane nje peshe te madhe dhe qe influencojne shume mbi veprimtarine e te gjithe organeve gjyqesore.

Por autoriteti i vendimeve te Gjykates se Larte ka nje ndryshim nga ato te gjykatave te sistemit “common law”, ne te cilat vendimet e gjykatave me te larta formonje preçedent te detyrueshem per te gjitha rastet analoge qe do te shqyrtohen ne te ardhmen.

Qendrimet e Gjykates se Larte kontribuojne, se bashku me ate te doktrines, ne interpretimin e perpunuar te se drejtes ne fuqi qe gjykatat duhet te ndjekin dhe te zbatojne ne raste te shumta qe çdo dite jane ne gjykimin e tyre. Formula e ngurte e ligjit adoptohet ne kete menyre dhe zbatohet ne rastet e panumerta konkrete dhe me kalimin e kohes ne evolucionin e vazhdueshem te kushteve ekonomike sociale dhe te domosdoshmerive praktike te jetes.

Gjykata e Larte eshte nje gjykate e vetme, e cila ka kryesisht juridiksion rishikues. Ajo gjykon ne shkalle te trete çeshtje qe ankimohen nga palet, per shkak te vendimeve te dhena nga Gjykata e Apelit. Megjithate, Gjykata e Larte ka edhe juridiksion fillestar ne rastet kur gjykon akuzat penale kunder Presidentit te Republikes, Kryetarit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave, deputeteve, gjyqtareve te Gjykates se Larte dhe te Gjykates Kushtetuese (Neni 141).

Page 43: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

43

Pushteti gjyqesor eshte nje nga pushtetet me te ndjeshem ne lidhje me qytetaret, prandaj Kushtetuta kujdeset te percaktoje disa nga parimet me te rendesishme te pushtetit dhe funksionit gjyqesor. Me i rendesishmi eshte parimi i pavaresise se gjyqesorit dhe shoqerohet me nje varg te drejtash dhe parimesh te funksionit gjyqesor. Kushtetuta, si ligj themelor i vendit, nuk mund te mjaftohet vetem me afirmimin formal te pavaresise se gjyqesorit. Ajo duhet te parashikoje edhe disa garanci per realizimin dhe aplikimin e kesaj pavaresie.

7.2 STATISTIKA MBI ZGJIDHJEN E ÇESHTJEVE.

Çeshtjet Civile te Regjistruara sipas Kategorive per vitin 2007

Nr. Kategoria e Çeshtjes

Ardhur + Mbartur

2006

Vendosur me

Mospranim

Vendosur Kalim per

Gjykim

Gjykuar Çeshtje ne pritje

1 Çeshtje Civile 3453 911 424 403+2 2139 2 Çeshtje

Familjare 108 39 6 7 62

3 Çeshtje Administrative 617 132 66 107 378

4 Çeshtje Tregtare 12 2 - 3 7 TOTAL 4190 1085 496 520+2 2585

Shenim: Jane rregjistruar 305 kerkesa per pezullim ekzekutim vendimi civil, nga te cilat 123 kerkesa jane pranuar, kurse 182 kerkesa jane refuzuar. Kolegji Civil ne Dhome Keshillimi ka shqyrtuar 1.581 çeshtje. Kolegji Civil ka gjykuar 522 çeshtje, ku 2 çeshtje jane çeshtje te prapambetura qe nuk jane te regjistruara ne Sistemin Informativ te Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore Civile. Jane gjykuar dhe 7 çeshtje ne Kolegjet e Bashkuara.

Page 44: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

44

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

Ardhur +Mbartur 2006

Vendosur meMospranim

VendosurKalim per

Gjykim

Gjykuar Çështje nëpritje

Çeshtje Civile

Çeshtje Familjare

Çështje Administrative

Çështje Tregtare

Çeshtjet Civile te Regjistruara sipas Mjetit Ankimimit per vitin 2007

Nr. Mjeti i Ankimimit

Ardhur

+ Mbartur 2006

Vendosur me Mospranim

Vendosur Kalim per

Gjykim Gjykuar

Çeshtje ne pritje

1. Rekurs 3.888 1.033 487 364+2 2.491 2. Kerkese per

Rishikim Vendimi te Formes se Prere

137 52 9 12 73

3 Ankim ndaj vendimeve per Juridiksion dhe Kompetence

159 - - 141 18

TOTAL 4.184 1.085 496 517+2 2.582

Page 45: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

45

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

4000

Ardhur +Mbartur 2006

Vendosur meMospranim

VendosurKalim per

Gjykim

Gjykuar Çështje nëpritje

Rekurs

Kërkesë Për Rishikim Vendimi Të Formës SëPrerë

Ankim Ndaj Vendimeve Për Juridiksion dheKompetencë

Çeshtjet Civile te Ardhura nga Gjykata Kushtetuese per vitin 2007

Nr. Mjeti Ankimimit Ardhur + Mbartur

2006 Gjykuar

Çeshtje ne pritje

1 Prishje e vendimit nga Gjykata Kushtetuese

5 3 2

2 Prishje e Rishikimit te vendimit nga Gjykata Kushtetuese

1 - 1

TOTAL 6 3 3

Page 46: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

46

0

0.5

1

1.5

2

2.5

3

3.5

4

4.5

5

Ardhur + Mbartur2006

Gjykuar Çështje në pritje

Prishje e Vendimit nga GjykataKushtetuesePrishje e Rishikimit te Vendimitnga Gjykata Kushtetuese

Çeshtjet Penale te Regjistruara sipas Kategorive per vitin 2007

Nr. Mjeti i Ankimimit

Ardhur + Mbartur

2006

Vendosur me Mospranim

Vendosur Kalim per

Gjykim

Gjykuar Çeshtje ne pritje

1. Çeshtje Penale (Rekurs) 1.732 617 195 166 922

2. Kerkese per rishikim penale 85 41 4 2 42

3. Kerkese per pezullim penale 36 17 19 - -

4. Masa Arresti/ Lirim me kusht 146 116/12 16/2 14 5/1

5. Kerkesa per transferim te çeshtjeve penale

7 6 1 - -

6. Ankim ndaj vendimeve per juridiksion dhe kompetence

26 11 13 13 2

7. Raste te tjera te parashikuara me ligj

8 5 - - 3

TOTAL 1.732 797 195 195 922

Page 47: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

47

Shenim: Kolegji Penal ne Dhome Keshillimi ka shqyrtuar 797 çeshtje. Kolegji Penal ka gjykuar 195 çeshtje.

0

200

400

600

800

1000

1200

1400

1600

1800

Çeshtje Penale (R

ekurs)

Kerkese per rishikim penale

Kerkese per pezullim penale

Masa Arresti / Lirim

me

kusht

Kerkesa per transferim te

ceshtjeve penale

Ankim ndaj vendim

eve përjuridiksion dhe kom

petencë

Raste te tjera te

parashikuara me ligj

Ardhur + Mbartur 2006

Vendosur me Mospranim

Vendosur Kalim per Gjykim

Gjykuar

Çështje në pritje

Page 48: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

48

8. TEKNOLOGJIA NE GJYKATE

Nje nga hapat me te rendesishme drejt rritjes se cilesise dhe aksesit ne gjykate eshte dhe implementimi dhe zhvillimi i teknologjise se informacionit (IT) ne mbeshtetje te sistemit gjyqesor. Investimet ne infrastrukture dhe teknologjine e duhur jane shume te rendesishme per te ardhmen e sistemit gjyqesor. Sistemet e menaxhimit te çeshtjeve ne gjykata duhet te jene te integruara dhe te koordinuara me njeri-tjetrin, ne menyre qe efikasiteti i ketyre sistemeve te jete sa me i dukshem dhe te shkurtoje kohe ne regjistrimet e çeshtjeve nga sekretaria. Te dhenat e gjykatave duhet te jene te unifikuara dhe te te njejtit standart, ne menyre qe te dhenat statistikore te nxjerra prej sistemit te jene unike.

Gjyqtaret neper gjykata duhet te kene ne dispozicion te tyre pajisjet dhe teknologjine e nevojshme. Duhet bere dallimi midis teknologjise qe mund te implementohet shpejt dhe asaj qe kerkon me shume analize dhe kohe.

8.1 Menaxhimi i levizjes se çeshtjeve gjyqesore (proçedurat).

Menaxhimi i levizjes se çeshtjeve gjyqesore parashikon mbikqyrjen e ngjarjeve apo fazave qe perfshihen ne levizjen e nje çeshtjeje ne gjykate nga fillimi deri ne perfundim te proçesit, pavaresisht nga perfundimi i çeshtjes.

Qellimi i menaxhimit te levizjes se çeshtjes gjyqesore eshte parashikimi i afateve kohore dhe ngjarjeve qe shoqerojne çeshtjen ne gjykate ne menyre qe çdonjera prej tyre te jete sa me efikase dhe e shpejte njekohesisht.

Ky menaxhim nuk duhet te ndikoje drejtpersedrejti ne gjykimin thelbesor te çeshtjes apo ne proçedurat e gjykimit.

Nje levizje e parashikueshme, e rregullt per çdo çeshtje, qe nga regjistrimi deri ne perfundim te saj, perveç perfundimit te shpejte permbush ne vetevete qellime te rendesishme.

Page 49: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

49

Ne Gjykaten e Larte ky proçes kryhet ne menyre korrekte, transparente dhe eshte arritur te sigurohet:

- Trajtim i barabarte i te gjitha paleve pjesemarrese ne proçes gjykimi; - Perfundim te çeshtjeve ne afate te pranueshme, kjo ne perputhje me rrethanat e çeshtjes; - Permiresim te cilesise ne procesin gjyqesor; - Besimi i publikut mbi institucionin e Gjykates se Larte. Levizja e çeshtjeve civile ne Gjykaten e Larte kryhet nepermjet nje sistemi elektronik, i cili ben te mundur edhe monitorimin e progresit te çdo çeshtje qe nga momenti i regjistrimit deri ne dhenien e vendimit.

E njejta praktike do te ndiqet edhe per çeshtjet penale per vitin 2008.

Dosja e çeshtjes, ne momentin e ardhjes ne Gjykaten e Larte, regjistrohet ne sistem duke hedhur te gjithe te dhenat (informacioni mbi çeshtjen, baza ligjore, palet ndergjyqese, vendimet e meparshme te dhena nga gjykatat, etj.) dhe sistemi i vendos çeshtjes automatikisht nje numer dhe i’a cakton kete çeshtje gjyqtarit perkates ne menyre te menjehershme dhe te rastesishme, pra duke realizuar qe ne kete moment shortin e pare (dhome keshillimi).

Ky short eshte elektronik dhe nuk mund te behen modifikime apo nderhyrje ne te, po ashtu nuk mund te llogaritet gjyqtari te cilit do t’i bjere per shqyrtim nje çeshtje e caktuar.

Ne rastin kur gjyqtari dhe ndihmesi ligjor perkates paraqesin kerkese me shkrim sipas ligjit per heqje dore nga kjo çeshtje, perseritet shorti elektronik dhe ndryshohet gjyqtari po ne menyre te rastesishme.

Proçedura e mesiperme zbatohet edhe per çeshtjet civile qe kalojne per gjykim me marrjen e vendimit nga trupi gjykues ne dhome keshillimi, shorti i dyte elektronik (gjyq).

Shqyrtimi i çeshtjes ne dhomen e keshillimit vendos vijueshmerine e proçesit te levizjes se çeshtjes, nese kjo çeshtje kalon per gjyq (kur ka shkaqe ligjore), apo kthehet mbrapsht me mospranim (kur mungojne shkaqet ligjore).

Edhe ky proçes ndjek nje radhe te caktuar, ne varesi te kohes se paraqitjes se çeshtjes prane Gjykates se Larte, objektit te padise, pasi per disa çeshtje te veçanta gjykata ndjek proçedure te pershpejtuar.

Proçedura e pershpejtuar zakonisht aplikohet ne keto raste:

1. Çeshtje per te cilat gjykata e apelit ka vendosur kthim per rigjykim. 2. Çeshtje qe kane ardhur per here te dyte ose te trete ne Gjykaten e Larte. 3. Konflikte pune e sigurime shoqerore. 4. Çeshtje me ankime kunder vendimeve te Komisionit te Sherbimit Civil. 5. Lenie femije per rritje, edukim e detyrim per ushqim. 6. Vertetime fakti. 7. Kundershtim te veprimeve permbarimore. 8. Kundershtim te vendimeve te ndermjetme.

Page 50: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

50

9. Interpretime vendimi. 10. Çeshtje te gjykuara si shkalle e pare ne apel (firmat piramidale). 11. Pjestim pasurie (faza e pare). 12. Moskompetence e mungese juridiksioni. Megjithese ne juridiksionin shqiptar nuk ka standarte kohore te imponuara per gjykimin e çeshtjeve civile, me perjashtim te pak rasteve, Gjykata e Larte punon me parimin “gjykimi i vonuar eshte drejtesi e mohuar”.

Gjykata e Larte ka krijuar faqen e saj zyrtare www.gjykataelarte.gov.al, ne te cilen pasqyrohen dhe publikohen te dhenat e nevojshme per publikun.

Ne Gjykaten e Larte ekzistojne edhe programe te tjera qe ndihmojne ne punen e stafit, nder te cilat:

Program i publikimeve te vendimeve te kolegjeve ne CD-ROM me mundesi kerkimi te çeshtjeve, i cili eshte pritur shume mire nga gjyqtaret, avokatet dhe juristet qe kane siguruar akses ne marjen e nje vendimi te Gjykates se Larte;

Programin e librarise se akteve ligjore,

Programin financiar.

8.2 Sistemi Informativ i Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore Civile (CCMIS) 

Aktualisht ne gjykate eshte implementuar dhe po punohet me Sistemin Informativ te Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore Civile (CCMIS), rezultat i implementimit te nje projekti te Bankes Boterore. Ky sistem ka kerkuar shume kohe dhe analize ne implementimin e tij dhe mund te themi se perfitimet prej tij nuk kane qene te menjehershme.

Ne fazen e pare te projektit u perfshine vetem tre gjykata pilot dhe nje nga keto ishte Gjykata e Larte, ku ky sistem u implementua dhe filloi menjehere nga puna me te, ne shtator te vitit 2005. Ne gjykatat e tjera pilot kishte veshtiresi per shkak te mungeses se punonjesve te specializuar ne fushen e IT.

Disa nga avantazhet e ketij sistemi

Çdo informacion qe vjen ne Gjykaten e Larte regjistrohet dhe menaxhohet ne forme elektronike.

Ky sistem ka rritur transparencen si per publikun, ashtu edhe per perdoruesit e brendshem te sistemit.

Ofron te dhena statistikore ne kohe me te shkurter dhe ne forme me te zgjeruar. Ruajtjen e veprimeve te bera nga perdorues te ndryshem, ne kohe te ndryshme per nje

çeshtje te caktuar. Nuk lejon perdoruesit qe nuk jane te autorizuar te punojne ose modifikojne te dhenat

per nje çeshtje te caktuar.

Page 51: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

51

Short te rastesishem (random) ne menyre elektronike.

Eshte e natyrshme megjithate, qe si çdo sistem ne fazen e pare te zbatimit, edhe CCMIS ka patur probleme, te cilat jane shfaqur gjate punes. CCMIS ka nevoje per permiresime, si dhe per perfshirjen ne kete sistem te te gjithe çeshtjeve, si ato civile ashtu edhe penale. Faza e dyte e projektit, shtrirja e sistemit ne gjithe gjykatat e Republikes dhe futja e çeshtjeve penale, eshte projekt i Komunitetit Europian dhe pritet te perfundoje dhe te vihet ne funksionim ne fillim te vitit 2008.

Page 52: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

52

9. AKSESI NE DREJTESI

Aksesi ne drejtesi eshte nje e drejte themelore e qytetareve, qe ju siguron atyre mekanizmat dhe mjetet e nevojshme per te realizuar ne menyre efektive mbrojtjen e interesave legjitime te cenuara.

Nder tre pushtete shteterore, eshte pikerisht pushteti gjyqesor ai qe mbart peshen me te madhe per te realizuar nje akses efektiv ne drejtesi, duke qene i ngarkuar me detyren kryesore per zgjidhjen perfundimtare te konflikteve, mbrojtjen e interesave te qytetareve dhe dhenien e drejtesise.

Ne kete kuader sistemi gjyqesor ne teresi duhet te mbeshtete dhe te siguroje disa parime, si: 1) te jete i rregullt ne rezultatet qe nxjerr; 2. te jete i drejte me palet ndergjyqese; 3. te ofroje proçedurat e duhura me koston me te ulet; 4. te veproje me nje shpejtesi te pranueshme me çeshtjet; 5. te jete i kuptueshem per ata qe e perdorin; 6. te jete i pergjegjshem per nevojat e atyre qe e perdorin; 7. te jete efektiv ne organizim dhe ne burimet qe ka.

Gjykata e Larte, duke u mbeshtetur ne keto parime dhe duke synuar nje zbatim te tyre ne praktike, ka marre nje sere masash per te lehtesuar kontaktimin dhe informimin e publikut per funksionimin, organizimin dhe veprimtarine e saj.

Keshtu publiku mund t’i adresohet faqes zyrtare te kesaj gjykate, http://www.gjykataelarte.gov.al/, per te siguruar informacionin e nevojshem rreth Kushtetues, ligjit organik te kesaj gjykate, gjyqtareve, njoftimeve te ndryshme, informacion mbi çeshtjet dhe veprimet me to, vendimet e Kolegjeve te Gjykates se Larte, Kolegjet e Bashkuara, Vendimet Unifikuese, Vendimet e Kolegjit Civil dhe atij Penal.

Per me teper, te gjithe ata persona qe nuk mund te kene akses ne internet, kane mundesine qe te marrin informacion duke ju adresuar strukturave perkatese te Gjykates, si: Sekretarise Gjyqesore, Sektorit te Marredhenieve me Publikun dhe Median, si dhe terheqjes se fletepalosjeve prane institucionit.

Me konkretisht, ne Sekretarine Gjyqesore publiku njihet me listat e te dhenave te nevojshme per çeshtje te ndryshme, per seancat gjyqesore, per çeshtjet kur Kolegjet kane vendosur

Page 53: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

53

mospranimin e rekursit. Publiku ka mundesine per te marre kopje te vendimeve ne baze te nje kerkese dhe pagimit te takses per pullen.

Per çdo ankese, sqarim per probleme ne lidhje me çeshtje te caktuara, personat adresohen prane Gjykates dhe sipas objektit te ankimimit, ankesa trajtohet nga keshilltaret e Kryetarit, Kancelari, si dhe nga Sektori i Marredhenieve me Publikun dhe Median.

Fleteplasoja e Gjykates jep nje informacion te plote dhe te nevojshem per rastet ne te cilat publiku i adresohet Gjykates se Larte me rekurs, rishikim etj; rrugen qe ndjek nje çeshtje e caktuar pasi vjen ne Gjykate; rastet kur gjykata vepron me proçedure te pershpejtuar; si dhe informacion te permbledhur mbi Kolegjet e Bashkuara dhe rastet e mbledhjes se tyre.

Me qellim njohjen e studenteve me proçesin gjyqesor te zhvilluar ne Gjykaten e Larte, grupe stundentesh nga Shkolla e Magjistratures dhe universiteteve te ndryshem marrin pjese ne seance gjyqesore te Gjykates se Larte, ne rastet e gjykimit te çeshtjeve ne Kolegjet e Bashkuara.

Page 54: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

54

10. KONFERENCA GJYQESORE KOMBETARE

Konferenca Gjyqesore Kombetare organizohet ne baze te Ligjit nr.9399 te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise date 12.05.2005, si nje organ shteteror perfaqesues i gjyqtareve te Republikes, me personalitet juridik te veçante.

Konferenca Gjyqesore Kombetare, e organizuar si institucion shteteror perfaqesues i te gjithe gjyqtareve, e ndertuar me struktura vepruese e me detyra te percaktuara qarte, eshte e afte per te ndermarre vete, apo per te mbeshtetur politika shteterore konsistente dhe koherente per mbrojtjen, zhvillimin dhe konsolidimin e pushtetit gjyqesor, per te siguruar veteorganizimin, vetemenaxhimin e vetedisiplinimin e tij, per te perfaqesuar dhe mbrojtur denjesisht interesat e gjyqesorit perballe legjislativit dhe ekzekutivit.

Konferenca Gjyqesore Kombetare eshte e afte t`i bashkoje e t`i mirekuptoje te gjithe gjyqtaret e Republikes, pavaresisht diferencave individuale ne mendime qe mund te ekzistojne, apo qe mund te lindin per çeshtje te ndryshme.

Rregullimi ligjor i Konferences Gjyqesore Kombetare eshte nje garanci me teper per mirefunksionimin e gjyqesorit e per mbrojtjen e pavaresise se tij.

Ne kete menyre, Konferenca Gjyqesore Kombetare do te sherbeje si burim idesh per reforma te perpunuara dhe te ndermarra nga ata qe jane me prane e ndeshen perdite me problemet e shumta te funksionimit te gjyqesorit e qe jane te detyruar te perballojne sfidat e kohes per ndryshim e progres.

Kjo do te garantoje qe gjyqtaret te konsiderohen si pjesemarres aktive ne proçesin e reformave ligjore, institucionale, organizative e strukturore te sistemit.

Ligji mbi te cilin funksionon Konferenca Gjyqesore Kombetare, i sherben qellimit te rrenjosjes tek gjyqtaret te ndjesise se pushteti gjyqesor u perket vetem atyre dhe se ata duhet t`u perkushtohen idealeve te drejtesise, duke vepruar me paanesi e duke shmangur ndikimet e presionet e jashtme.

10.1 Funksionimi i Konferences Gjyqesore Kombetare (KGJK)

KGJK-ja mblidhet te pakten nje here ne vit ne mbledhje vjetore. Mbledhje te tjera te KGJK-se mund te zhvillohen ne çdo kohe. KGJK-ja mund te veproje edhe me vota te shkruara pa mbledhje, perveç rasteve te zgjedhjes se anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise, e cila zhvillohet ne seance plenare.

Kryetar i KGJK-se eshte Kryetari i Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise. Ne mungese te tij, KGJK-ja drejtohet nga zevendeskryetari.

Mbledhjet e KGJK-se thirren nga Kryetari i Gjykates se Larte me nismen e tij, ose me kerkese me shkrim nga te pakten nje e treta e anetareve te Keshillit Ekzekutiv te KGJK-se.

Per mbledhjen vjetore te KGJK-se, te gjithe anetaret e saj njoftohen me shkrim te pakten nje

Page 55: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

55

muaj perpara dates se caktuar per mbledhjen vjetore, sipas nenit 4 te ketij ligji. Per çdo mbledhje tjeter, anetaret njoftohen me shkrim te pakten 10 dite perpara zhvillimit te mbledhjes.

10.2 Objektivat dhe detyrat e KGJK-se 

⇒ Perkushtimi ne zbatimi i drejte te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe ligjeve te saj;

⇒ Zgjedhja e gjyqtareve anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise; ⇒ Mbrojtja e te drejtave te njeriut sipas standarteve me te larta nderkombetare; ⇒ Forcimi i shtetit ligjor dhe mbeshtetje e te drejtave dhe detyrave te njeriut; ⇒ Forcimi i pavaresise se gjyqesorit; ⇒ Funksionimi me efikasitet i gjyqesorit dhe sistemit ligjor ne pergjithesi; ⇒ Mbrojtja dhe forcimi i reputacionit, standarteve etike, efikasitetit, njohurive,

infrastruktures dhe gjendjes materiale e shoqerore te gjyqesorit; ⇒ Bashkepunimi mes gjykates dhe shoqatave te gjykatave ne nivel lokal dhe nderkombetar; ⇒ Rritja e ndergjegjesimit dhe njohurive te avokateve dhe publikut te gjere mbi

legjislacionin, ndergjegjesimi per rolin e gjyqtareve ne shoqeri dhe ne pergjithesi arritja e qellimeve dhe detyrave te drejtesise.

Punimet e Mbledhjes Vjetore te Konferences Gjyqesore Kombetare zhvillohen nje here ne vit, çdo fillim dhjetori, ku marrin pjese gjyqtare te zgjedhur nga Konferencat Gjyqesore Rajonale, te cilat zhvillohet gjate muajve shtator-tetor ne 6 rrethet ku kane juridiksionin Gjykatat e Apelit te Shqiperise.

10.3 Organet e konferences  

Keshilli Ekzekutiv dhe funksionet e tij

Keshilli Ekzekutiv i KGJK-se perbehet nga Kryetari i Gjykates se Larte dhe kater nga kryetaret e gjykatave te apelit, duke perfshire gjykatat e tjera te apelit, si dhe dhjete kryetare te gjykatave te shkalles se pare. Keta te fundit zgjidhen nga KGJK-ja ne mbledhjen vjetore dhe kryejne nje mandat 1-vjeçar pa te drejten e rizgjedhjes se njepasnjeshme.

Keshilli Ekzekutiv vepron ne emer te KGJK-se nepermjet mbledhjeve te saj. Kryetari i Gjykates se Larte kryeson Keshillin Ekzekutiv dhe ne mungese te tij, zevendeskryetari. Zevendeskryetari zgjidhet prej Keshillit Ekzekutiv, nga radhet e tij.

Keshilli Ekzekutiv mblidhet kur thirret nga Kryetari ose zevendeskryetari. Njoftimi i mbledhjes u jepet me shkrim te gjithe anetareve te Keshillit Ekzekutiv te pakten nje jave perpara dates se caktuar per zhvillimin e mbledhjes. Keshilli Ekzekutiv mund te marre vendime me shkrim mbi bazen e votave te shkruara pa mbledhje, kur ato jane te firmosura nga Kryetari dhe nga shumica e te gjithe anetareve te tjere. Keshilli Ekzekutiv vendos detyrat dhe kompetencat e komisioneve te KGJK-se.

Komisionet e KGJK-se

Komisionet e KGJK-se kane per detyre te keshillojne dhe t’u bejne rekomandime KGJK-se dhe Keshillit Ekzekutiv ne lidhje me politikat dhe programet, sipas fushave te tyre te

Page 56: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

56

kompetences. Ato dorezojne nje raport me shkrim me rekomandime, sipas rastit, ne çdo mbledhje vjetore te KGJK-se. Anetaret e komisioneve te KGJK-se propozohen nga Kryetari i Gjykates se Larte dhe emerohen nga Keshilli Ekzekutiv. Kryetari i komisionit zgjidhet nga vete anetaret e komisionit. Ne komision bejne pjese gjyqtare dhe persona te tjere me njohuri dhe pervoje te spikatur ne fushen qe mbulon veprimtaria e komisionit. Kriteret dhe proçedurat e perzgjedhjes dhe shperblimit te personave te tjere qe marrin pjese ne komision percaktohen ne Rregulloren e KGJK-se.

KGJK-ja krijon keto komisione te perhershme:

a) Komisionin e buxhetit, i cili udhezon dhe ndihmon Zyren e Buxhetit per percaktimin e nevojave te gjykatave dhe enteve te tjera qe lidhen me gjykatat. Anetaret e bordit te Zyres se Buxhetit jane anetare per shkak te detyres te komisionit te buxhetit;

b) Komisionin per permiresimin e vazhdueshem profesional, i cili shqyrton e rekomandon programe te reja, si dhe ndryshimet ne programet ekzistuese per permiresimin e vazhdueshem profesional te gjyqtareve dhe te punonjesve te tjere te gjykatave. Komisoni mban lidhje dhe koordinon me Shkollen e Magjistratures dhe asistohet prej saj;

c) Komisionin e etikes, i cili mban lidhje, koordinon, si dhe i jep mendime keshillimore Inspektoratit te KLD-se. Komisioni keshillon dhe rekomandon, kur paraqitet nevoja, ndryshime ne Kodin e Etikes. Komisioni mund te jape mendime keshilluese nese nje veprimtari ndalohet ose jo nga Kodi i Etikes;

ç) Komisionin per marredheniet me institucionet shteterore dhe organizatat nderkombetare, i cili ndihmon per hartimin dhe kalimin e legjislacionit qe ndikon ne veprimtarine e gjykatave, si dhe mban lidhje dhe koordinon me Drejtorine e Kodifikimit ne Ministrine e Drejtesise. Komisioni informohet per programet dhe rekomandimet e institucioneve shteterore dhe organizatave nderkombetare per sa ato ndikojne ne Gjykatat e Shqiperise, si dhe keshillon ne lidhje me to KGJK-ne dhe Keshillin e saj Ekzekutiv;

d) Komisionin per marredheniet me mediat, organizatat jofitimprurese dhe publikun, i cili promovon arritjet e gjyqesorit si sherbim publik dhe ndikon ne rritjen e besimit te publikut te drejtesia. Komisioni siguron qe veprimtaria e gjykatave te pasqyrohet ne menyren e duhur ne media, ne keto organizata dhe ne publik, si dhe mban lidhje me to.

Sipas nevojave, KGJK-ja mund te krijoje edhe komisione te tjera, te perhershme ose ad hoc.

10.4 Mbledhja vjetore e Konferences Gjyqesore Kombetare per vitin 2007.

Konferenca Gjyqesore Kombetare zhvilloi punimet e saj ne datat 6 dhe 7 Dhjetor 2007 ne ambjentet e “Tirana Inetrnational Hotel”. Kryetari Konferences, njekohesisht Kryetar i Gjykates se Larte, z. Thimjo KONDI hapi punimet e Konferences Gjyqesore Kombetare. Ne fjalen e tij Z. Kondi ka theksuar se Konferenca Gjyqesore Kombetare ne permbushje te detyrimit te saj ligjor eshte e angazhuar qe, nepermjet Keshillit Ekzekutiv dhe Komisioneve te saj, te jape kontributin per permiresimin e kuadrit ligjor e institucional te pushtetit gjyqesor, per riorganizimin e sistemit dhe per mireadministrimin e gjykatave. Nga ana tjeter, dy pushtetet e tjera, Legjislativi dhe Ekzekutivi, kane detyrimin kushtetues e ligjor per te bashkepunuar ngushte me Keshillin e Larte te Drejtesise me

Page 57: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

57

Konferencen Gjyqesore Kombetare e me institucione te tjera te Drejtesise, per çdo reforme qe do te ndermerret.

Zgjedhja e dy anetareve te rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise nga radhet e gjyqesorit eshte nje moment tjeter i rendesishem i kesaj konference, i cili kerkon transparence te proçesit dhe ndjenje te larte pergjegjesie.

Me pas fjala e Kryetari te KGJK-se eshte pasuar nga pershendetja e Sh.T.Z. John L. WITHERS II Ambasador i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, si dhe Sh.T.Z Helmuth LOHAN Ambasador i Komisionit Europian.

Raporti me teme “Roli i Konferences Gjyqesore Kombetare ne proçesin e reformimit te gjyqesorit, sfidat per te konsoliduar nje pushtet gjyqesor te pavarur dhe me integritet te larte” eshte prezantuar nga Z. Sander Simoni – Zv/Kryetar i Keshillit Ekzekutiv te KGJK.

Ne raport u theksua se gjyqesori vazhdon te jete ne qender te debateve dhe te konsideratave te ndryshme ne lidhje me te. Faktori nderkombetar, po ashtu, vazhdon te jete i ndjeshem ndaj zhvillimeve ne gjyqesor e ne nismat e pushteteve te tjera qe ndikojne mbi te. Raporti i Progresit te Shqiperise per vitin 2007 ka konstatuar se ne pergjithesi jane bere disa hapa drejt permiresimit te efikasitetit te gjyqesorit duke vleresuar tendencat e rritjes se eficences pas reduktimit te gjykatave, rritjen e aftesive te menaxhimit te buxhetit gjyqesor, sistemin e ri te vleresimit profesional te gjyqtareve, sesionet e trajnimit te gjyqtareve, shtrirjen e sistemit te menaxhimit te çeshtjeve civile.

Ne raport u evidentua dhe ndryshimi ne organizimin e gjykatave ne kuader te reformes strukturore, i cili solli reduktimin e rretheve gjyqesore ne 21 rrethe te tilla. Ne te njejten kohe kjo reforme solli dhe problemin e vendit te punes per gjyqtaret e ketyre gjykatave te reduktuara. Vendimi i KLD-se “Per sistemimin e gjyqtareve te gjykatave te rretheve gjyqesore te suprimuar sipas Dekretit Presidencial,” se fundmi u anulua nga Gjykata e Larte mbi bazen e ankeses se gjyqtareve te mbetur pa pune, duke shtruar keshtu nevojen e trajtimit dhe nje here te pasojave te tij.

Keshilli Ekzekutiv i Konferences Gjyqesore ka ndjekur zhvillimet e ndodhura ne sistemin gjyqesor dhe ka debatuar rreth problemeve te lindura nga ky proçes ne mbledhjet dhe takimet e zhvilluara gjate vitit 2007. Ne permbushje te rolit te tij si organ drejtues i KGJK, ne baze te Ligjit “Per organizimin dhe funksionimin e Konferences Gjyqesore,” Keshilli Ekzekutiv eshte perpjekur qe te kontribuoje realisht ne çeshtje qe lidhen me interesat e gjyqtareve, si dhe duke hedhur ide e identifikuar fusha veprimi qe ky organ te kete nje

Page 58: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

58

rol me aktiv veteveprues dhe vetekorrigjues nepermjet mbledhjeve, strukturave e grupeve te punes.

KGJK ka struktura te gatshme, siç jane Komisionet. Perveç kesaj, jane institucionalizuar mbledhjet periodike te drejtuesve te gjykatave si nje strukture e re veprimi formale, me qellim lehtesimin dhe nderveprimin e rregullt ndermjet drejtuesve te gjykatave, duke iu ofruar mbeshtetje e ndihme ne veprimtarine e perditshme. Struktura te reja brenda Konferences Gjyqesore mund te krijohen. Keto struktura, si dhe masa e pergjithshme e gjyqtareve jane te gatshem te japin kontributin ne proçesin e reformimit te sistemit ligjor me qellim mirefunksionimin e pushtetit gjyqesor.

Konferenca Gjyqesore Kombetare mbeshteti proçesin e reformes ne sistemin e drejtesise, duke inkurajuar zhvillimin e saj ne tri drejtime kryesore: reforme ne lidhje me legjislacionin ne kuader te sistemit te drejtesise, reforme institucionale dhe reforme ne kapacitetet njerezore e profesionale. Reformimi duhet te synoje ne ate qe veprimtaria e perditshme gjyqesore duhet te bazohet mbi parime normative te caktuara etike. Kodi i Etikes duhet bere i detyrueshem e me pasoje, duke synuar qe ne te ardhmen gjyqtari te disiplinohet vetem per sjellje joetike ne profesion. Respektimi i rregullave etiko–proçeduriale e solemnitetit lidhen drejtperdrejt me krijimin e besimit ne dhenien e drejtesise. Prandaj duhen percaktuar norma sjelljeje qe garantojne nje gjykim solemn e te pershtatshem. Duhen shkruar rregullat etiko-proçeduriale qe lidhen me solemnitetin e qe nuk perbejne çeshtje proçeduriale.

Ne Konference nje vend te rendesishem ju kushtua edhe luftes ndaj korrupsionit ne radhet e gjyqtareve. Korrupsioni nuk mund te luftohet pa nje strategji te parapergatitur e cila do te jete objekt i diskutimeve ne mbledhjet e zgjeruara te Keshillit te Konferences. Kjo strategji ka te beje me permbushjen e detyres se gjyqtarit , garantimin ndaj publikut per nje standart transparence e sherbimi ne administrimin gjyqesor e veprimtarine e perditshme gjyqesore, duke e konsideruar kete si nje element baze ne rritjen e besimit te publikut ndaj gjykatave dhe qe ndikon drejtpersedrejti ne rritjen e informimit, ndergjegjesimit dhe pergjegjshmerise, te cilesise se sherbimit, si dhe ne shmangien e veprimeve abuzive te punonjesve te gjykates apo te te treteve.

Mbledhja vjetore e Konferences Gjyqesore per kete vit korrespondoi edhe me zgjedhjen e anetareve te rinj te KLD-se, pasi dy anetareve te KLD-se, te zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore para pese viteve, u ka mbaruar mandati. Menyra e zgjedhjes se anetareve te KLD-se behet duke u bazuar ne Ligjin “Per organizimin dhe funksionimin e KGJK” dhe ligjit per KLD-ne. Pas proçedurave te ndjekura , ne perfundim te proçesit te votimit u zgjodhen anetare te KLD-se Z. Shkelqim Miri, gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Durres me 99 vota dhe Znj. Dhurata Haveri, gjyqtare ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda me 56 vota.

Nje nga çeshtjet e funksionimit te KGJK qe eshte debatuar gjate ketyre dy viteve ka qene ajo e funksionimit te Konferences Gjyqesore mbi bazen e perfaqesimit te gjyqtareve ne veprimtarine e Konferences. Ne lidhje me kete çeshtje ka pasur reagime te forta nga gjyqtaret, duke pretenduar qe te gjithe gjyqtaret e Republikes se Shqiperise duhet te jene anetare te KGJK, duke bere te mundur qe Konferenca te realizoje misionin e vet si organ perfaqesues i te gjithe gjyqtareve. Kjo duhet pare si nje interesim dhe pergjegjshmeri e gjyqtareve shqiptare per t’u angazhuar ne veprimtarine e organit qe duhet t’i perkasin. Meqenese edhe ne konferencat rajonale te ketij viti u debatua dhe diskutua rreth kesasj çeshtjeje, ne konferencen kombetare u pa e nevojshme ndryshimi i Ligjit “Per organizimin

Page 59: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

59

dhe funksionimin e KGJK”. Kjo ne funksion te realizimit te qellimit per te cilin eshte krijuar ky organ, duke bere te mundur qe te gjithe gjyqtaret te votojne per perfaqesuesit e tyre ne KLD e qe pjesa me e madhe e tyre te angazhohet ne aktivitetet e Komisioneve te Konferences.

Gjate punimeve te dites se pare date 6 dhjetor 2007, kryetaret e komisioneve te Konferences Gjyqesore Kombetare prezantuan nje raport te hollesishem ne lidhje me punen nje vjeçare te komisionit qe ata drejtojne. Anetaret e K.GJ.K.-se diskutuan ne lidhje me vendimin e Keshillit Ekzekutiv te Konferences se dates 12.11.2007 ne te cilin ishte vendosur, ne perputhje me nenin 5 te Ligjit per “Organizimin dhe funksionimin e Konferences Gjyqesore Kombetare”, qe tre nga nente kandidaturat per anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise te mos vazhdojne garen. Ky vendim i Keshillit Ekzekutiv te Konferences u rrezua me votim, duke i lene rruge te hapur per kandidim dhe tre anetareve te tjere te K.GJ.K.-se, duke e çuar ne nente numrin e kandidateve ne gare per dy vende vakante ne KLD. Konferenca ka votuar me pas edhe per perberjen e Keshillit te ri Ekzekutiv.

Ne diten e dyte te punimeve te Konferences Gjyqesore Kombetare date 7 dhjetor 2007, Presidenti i Republikes SH.T.Z. Bamir TOPI ka mbajtur nje fjale pershendetese. Gjithashtu kane pershendetur me fjalen e tyre, duke sjelle pervoja e rekomandime nderkombetare dhe perfaqesues te misioneve te huaja ne vendin tone, si: Znj. Delphine FREYMANN perfaqesuese e Keshillit te Europes; Z. Roland MIKLAU, Drejtor i Misionit EURALIUS; Z. Frank DALTON, Misioni OSBE; si dhe Znj. Phyllis COX, Projekti “Rule of Law”, Shqiperi. Ne mbledhjen vjetore u bene prezantime edhe nga te ftuarit e nderit te K.GJ.K.-se, i nderuari Z. Paul MAGNUSON, gjyqtar federal; si dhe z. Roger SHERRARD avokat i shquar nga SH.B.A. Me pas Konferenca Gjyqesore Kombetare ka votuar per te zgjedhur dy anetaret e rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise.

10.5 Mbledhje te Keshillit Ekzekutiv te Konferences Gjyqesore Kombetare

Keshilli Ekzekutiv i Konferences me komisionet perkatese ka zhvilluar nje sere takimesh per vitin 2007. Me konkretisht:

Date 22.01.2007

Tema: Diskutime dhe reagime ne lidhje me aktin e papreçedent te ndodhur ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Fier.

Date 04.05.2007

Tema: Mbledhja e Keshillit Ekzekutiv me kete rend dite:

1. Shkembim i mendimeve me perfaqesuesit e organizates USAID qe operon ne Shqiperi, persa i perket projekteve te tyre pilot qe kane te bejne me transparencen dhe performancen ne gjykata dhe rritjen e besimit publik tek organet e drejtesise.

Page 60: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

60

2. Raporti i punes se Komisioneve te KGJK-se.

3. Pergatitjet per festimin e Dites se Drejtesise.

Date 22.06.2007

Tema: Mbledhje e zgjeruar e Keshillit Ekzekutiv dhe Kryetareve te Komisioneve te KGJK-se dhe Kryetareve e Kancelareve te Gjykatave.

Date 08.10.2007

Tema: Mbledhje e Keshillit Ekzekutiv mbi pergatitjet e Konferences Gjyqesore Kombetare vjetore.

Page 61: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

61

11. KALENDARI I AKTIVITETEVE

11.1 Dita e Drejtesise.

Prej disa vitesh sistemi gjyqesor ne Shqiperi feston Diten Kombetare te Drejtesise. Kjo feste organizohet me daten 10 Maj. Ajo lidhet ne menyre simbolike me nje ngjarje te rendesishme per popullin shqiptar, me fillesat e institucioneve te shtetit te ri te krijuar pas shpalljes se pavaresise prej perandorise otomane.

Me 10 Maj 1913 qeveria e Ismail Qemalit miratoi aktin e pare juridik per organizimin gjyqesor, dekretin e titulluar “Kanuni i Zhurise”.

Diten e festes se drejtesise, ambientet e gjykatave dhe institucioneve te tjera ne ndihme te drejtesise kane shume vizitore, ne veçanti te rinj, nxenes e studente. Ne kete dite nuk zhvillohen gjyqe sipas kalendarit, por zhvillohen kudo aktivitete te shumta e te larmishme, me vlera njohese e edukative. Qellimi edukativ i ketyre aktiviteteve eshte ai i njohjes se publikut me Kushtetuten dhe ligjet, per funksionimin e institucioneve ne nje shtet demokratik e juridik, per ndarjen e balancimin e pushteteve, per pavaresine e pushtetit gjyqesor, ne veçanti per te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, per mbrojtjen e tyre, por edhe per respektimin e te drejtave e lirive te te tjereve. Duke afruar ne menyre te organizuar prane institucioneve te drejtesise sa me shume njerez te profesioneve, moshave e niveleve te ndryshme, jo vetem ne kuader te veprimtarive festive per Diten e Drejtesise, por ne vazhdimesi, i sherbehet qellimit qe njerezit te ndergjegjesohen per t`i njohur e zbatuar ligjin, qe drejtesia te behet me publike, me transparente, me e pergjegjeshme dhe me e besueshme.

11.2 Ceremonite e betimit te gjyqtareve te rinj 

Betimi i Gjyqtarit:

“Betohem solemnisht se gjate kryerjes se detyres do t’i qendroj kurdohere besnik Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ligjeve ne fuqi dhe do te respektoj rregullat e etikes profesionale”.

Betimi i gjyqtareve te rinj, anetare te Gjykates se Larte, eshte nje nga momentet me te rendesishme te aktivitetit te saj. Gjyqtari i Gjykates se Larte emerohet nga Presidenti i Republikes, pasi merr me pare pelqimin e Kuvendit. Mandati i gjyqtarit te Gjykates se Larte fillon me hyrjen ne fuqi te dekretit presidencial per emerimin e tij. Perpara marrjes se detyres gjyqtari i ri ben betimin perpara anetareve te Gjykates se Larte.

Eshte bere tradite qe, ceremonite e betimit zhvillohen ne sallen e Kolegjeve te Bashkuara, perballe portretit te shenjtores Nene Tereza.

Page 62: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

62

Portreti i Nene Terezes ne Sallen e Kolegjeve te Bashkuara ne Gjykaten e Larte

Lutja e Nene Terezes

Zot, Degjoje lutjen time per gjykatesit U duhet te degjojne shume çeshtje; jepu atyre veshe per ta ndjere te verteten e ndershme U duhet ta perhapin drejtesine Ashtu si mbreti Solomon; jepu mendjeve te tyre diturine e duhur. Duhet te denojne mizorite dhe padrejtesite; jepu atyre meshiren dhe forcen. Duhet t`u marrin vite jete te tjereve qe vepruan keq; perdor shpresen per te mos i hedhur ne vrerosje ata njerez qe ata denuan. Dhe ti, Zot Jezu Krisht, qe je dhe do te jesh mes gjykatesve me i madhi perhere, ne diten e trete te botes fali mekatet tona dhe udhhiqna lumturisht per ne shtepine e Atit. Ashtu u befte!

Kete vit eshte organizuar ceremonia solemne e betimit te gjyqtarit te ri te Gjykates se Larte, z.Ardian Nuni.

11.3 Mbledhje te Bordit ZABGJ (Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor)

Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor eshte krijuar me ligj te veçante me qellim administrimin e buxhetit te gjykatave. ZABGJ-ja studion dhe percakton nevojat per buxhet te te gjitha hallkave te gjykatave ne bashkepunim me sektoret finaciare te gjykatave te te gjitha niveleve, perpunon treguesit financiare qe kane lidhje me kerkesat dhe veprimtarine e gjykatave, si dhe kontrollon perdorimin e fondeve qe u jane dhene gjykatave sipas

Page 63: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

63

destinacioneve.Zyra drejtohet nga nje bord i perbere nga Kryetari i Gjykates se Larte, nje anetar i Gjykates se Larte, dy kryetare te gjykatave te apelit te zgjedhur nga mbledhja e perbashket e kryetareve te gjykatave te apelit, kater kryetare te gjykatave te rretheve te zgjedhur nga mbledhja e perbashket e kryetareve te gjykatave te rretheve dhe nje perfaqesues i Ministrise se Drejtesise.

Kryetari i Gjykates se Larte eshte njekohesisht edhe Kryetar i bordit. Vendimet ne bord meren me shumice votash dhe ne rastet kur numri i votave pro dhe kunder eshte i barabarte, vota e Kryetarit te bordit eshte percaktuese. Disa nga detyrat e bordit jane:

1. Miraton projektbuxhetin e paraqitur nga Zyra per çdo nivel te gjykatave dhe ia dergon ate per shqyrtim organit kompetent per miratimin e buxhetit te shtetit.

2. Kontrollon perdorimine fondeve te akorduara dhe analizon kerkesat e gjykatave per fonde qe mund te lindin gjate vitit buxhetor.

3. Miraton transferimin e fondeve buxhetore brenda kompetencave qe lejon ligji dhe perdorimin e fondit rezerve.

4. Emeron dhe shkarkon drejtorin e Zyres. 5. Percakton strukturen e Zyres, si dhe numrin e personelit administrativ te saj, kriteret e

emerimit te tyre. 6. Percakton pagat e personelit te Zyres ne perputhje me kriteret e pergjithshme te caktimit

te pagave per punonjesit e administrates. 7. Miraton rregulloren e funksionimit te Zyres.

Disa nga mbledhjet e bordit te ZABGJ-se per vitin 2007 kane qene si me poshte:

Date 10.01.2007

Tema: Detajim i fondit buxhetor korrent dhe kapital per pushtetin gjyqesor.

Date 06.02.2007

Tema: Miratim i planit te kontrollit. Realizimi i rekomandimeve te ERALIUS.

Date 16.03.2007

Tema: Studim i vizibilitetit te menaxhimit te buxhetit gjyqesor, qe eshte bere nga misioni EURALIUS.

Date 23.03.2007

Tema: Riciklim i fondit te invenstimeve per Gjykaten e Rrethit Vlore.

Date 27.04.2007

Tema: Detajim i fondit shtese, miratuar nga Keshilli i Ministrave per pushtetin gjyqesor.

Date 04.07.2007

Page 64: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

64

Tema: Problemet qe krijohen nga riorganizimi i gjykatave. Transferimi i fondeve te investimeve.

11.4 Pjesemarrje ne aktivitete te ndryshme nderkombetare  

1. Me ftese te Institutit CEELI nje delegacion i Gjykates se Larte, kryesuar nga Kryetari i Gjykates se Larte z. Thimjo Kondi dhe me pjesemarrjen e gjyqtarit Ardian Dvorani, mori pjese ne Konferencen Nderkombetare “Vjetore mbi Drejtesine”, te organizuar ne Prage, Çeki ne datat 7-8 Qershor 2007.

2. Me ftese te Institutit BILI nje delegacion i Gjykates se Larte, kryesuar nga Kryetari i Gjykates se Larte z. Thimjo Kondi dhe me pjesemarrjen e gjyqtarit Artan Hoxha, mori pjese ne Konferencen Nderkombetare “First Central and East European Rule of Law”, te organizuar ne Sofie, Bullgari ne datat 14-16 Qershor 2007.

3. Me ftese te Ministrise se Drejtesise te Republikes se Gjermanise, nje delegacion i Gjykates se Larte, me pjesemarrjen e Kancelares Adriana Solis dhe Shefes se Sektorit te Informatizimit Denada Muço, mori pjese ne Konferencen Nderkombetare “Work on Justice”, te organizuar ne Bremen, Gjermani, ne datat 29-31 Maj 2007.

4. Me ftese te z. Amadeo Postiglione, Drejtor i CEF-it, nje delegacion i Gjykates se Larte me pjesemarrjen e gjyqtareve Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo, mori pjese ne Konferencen Nderkombetare “Protection and Suistanable Development of Mediterranean-Black Sea” te organizuar ne Venecia, Itali ne datat 24-26 Maj 2007.

5. Shkembim eksperience (vizitat respektive te gjyqtareve ne vende te ndryshme, AHJUCAF).

Foto te ndryshme. 

Vizita e Delegacionit te Gjykates se Larte te Shqiperise ne Gjykaten e Larte te Shteteve te Bashkuara te Amerikes (prill 2008)

Kryetari i Gjykates se Larte Z. Thimjo KONDI, Kryetari i Gjykates se Larte te SHBA Z. John G. Roberts Jr., dhe anetari i Gjykates se Larte Z. Artan Hoxha (prill 2008)

Page 65: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

65

 

 

         

 

    

11.5 Vizita te delegacioneve te ndryshme ne Gjykaten e Larte

1- Me kerkese te Kuvendit te Shqiperise, ne ambientet e Gjykates se Larte, ne date 17.05.2007 u organizua nje pritje per nder te nje perfaqesie te Parlamentit Çek. Delegacioni u prit nga disa gjyqtare, te kryesuar nga z.Artan Hoxha, ku u diskutua rreth çeshtjeve te ndryshme mbi drejtesine dhe gjyqesorin.

2- Ne date 29.05.2007, ne ambientet e Gjykates se Larte, u organizua nje takim per nder te vizites se Kryetarit te KLD-se se Spanjes dhe Ambasadorit spanjoll ne Shqiperi. Takimi u kryesua nga Kryetari i Gjykates se Larte, z. Thimjo Kondi. Ne te u shkembyen mendime ne lidhje me zhvillimin e metejshem te drejtesise shqiptare dhe perafrimin e saj me nivelet europiane.

Kryetari i Gjykates se Larte Z. Thimjo KONDI me Kryetarin e Gjykates se Larte te SHBA Z. John G. Roberts Jr. (prill 2008)

Kryetari i Gjykates se Larte Z. Thimjo KONDI me Z. John M. Walker Jr. Kryetar i Gjykates Federale te Apelit (Distrikti II) New York, Connecticat, Vermont Nentor 2006

Kryetari i Gjykates se Larte Z.Thimjo KONDI me ambasadorin e SHBA-se ne Tirane Sh.T.Z.John Withers II

Gjate vizites se Presidentit te SHBA George W. BUSH. Foto nga pritja ne Presidence. (qershor 2007)

Nga vizita e delegacionit te Malit te Zi ne Gjykaten e Larte, kryesuar nga Ministri i Drejtesise se Malit te Zi (mars 2008)

Page 66: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

66

3- Me kerkese te Prokurorise se Pergjithshme te Shqiperise, ne ambientet e Gjykates se Larte u organizua nje pritje per nder te vizites se Prokurorit te Pergjithshem te Kroacise. Delegacioni u prit nga disa gjyqtare te kryesuar nga Kryetari i Gjykates se Larte z. Thimjo Kondi, ku u diskutua rreth çeshtjeve te ndryshme mbi drejtesine, gjyqesorin dhe raportet e politikes me pavaresine e sistemit gjyqesor.

4- Ne date 11.10.2007, ne ambientet e Gjykates se Larte u zhvillua nje takim me delegacionin e Luftes kunder Krimit te Organizuar ne Evrope, me qender prane ambasades Franceze ne Zagreb.

5- Nje nder takimet me te rendesishme ka qene edhe vizita ne Shqiperi e Kryetares se Gjykates se Larte te Serbise, te nderuares Znj. Vida Petrovic-Skero, me ftese te Gjykates, ku u be nje shkembim i vlefshem pervoje ndermjet institucioneve, si dhe u organizuan takime te rendesishme me personalitete te larta te drejtesise dhe Shtetit Shqiptar.

Gjykata e Larte e Republikes se Shqiperise, anetare e Shoqates se Gjykatave te Larta dhe Kasacionit te vendeve frankofone.

Shoqata e Gjykatave te Larta dhe te Kasacionit te Vendeve Frankofone (AHJUCAF) eshte krijuar ne maj 2001 dhe sot perbehet nga 47 anetare. Gjykata e Larte e Republikes se Shqiperise eshte anetare themeluese e kesaj shoqate dhe merr pjese aktive ne te gjithe aktivitetet qe nga themelimi i saj. Kryetari i Gjykates se Larte te Shqiperise, z. KONDI eshte zgjedhur si Zv/Kryetar i kesaj Shoqate qe ne themelimin e saj, duke treguar ne kete menyre vleresimin dhe besimin e vendeve anetare ne sistemin gjyqesor shqiptar dhe ne vlerat qe ai perfaqeson si ne kuader te frankofonise, ashtu edhe me gjere. Ne kete Shoqate jane te anetaresuara disa prej gjykatave te larta me te rendesishme te botes, si p.sh. Gjykata e Kasacionit e Frances, Gjykata e Larte e Kanadase, te cilat perbejne nje shembull te qarte referimi per sistemin tone te drejtesise, i cili ka aq shume per te perfituar nga eksperienca dhe tradita shekullore e tyre. Vendi yne ka nje kulture e tradite te theksuar frankofone persa i perket drejtesise. Perveç faktit se vete sistemi yne eshte i natyres kontinentale, ashtu siç jane edhe shumica e vendeve frankofone dhe si i tille gjendet perballe sfidash e problemesh te ngjashme me ato te vendeve te tjera qe perbejne te njejten tradite, nje pjese e madhe e elites se drejtesise sone, qe ne fillimet e shtetit te pavarur shqiptar, eshte formuar dhe edukuar ne France. Per kete arsye, mendimi juridik shqiptar eshte i lidhur ngushte me ate francez dhe frankofon ne pergjithesi. Gjykata e Larte e Shqiperise tashme ka krijuar marredhenie shume te mira me gjykatat anetare te kesaj Shoqate. Ne kuader te ketyre marredhenieve, Shqiperia eshte vizituar nga vete Kryetari i Pare i Gjykates se Kasacionit te Frances, i Nderuari Guy CANIVET, nga Kryetarja e Gjykates se Larte te Kanadase, Shume e Nderuara Beverley McLachlin, si dhe nga mjaft gjyqtare te larte franceze, ku mund te permendim dy Kryetaret e dhomave civile te Gjykates se Kasacionit te Frances, te nderuarit Roger Bouvois dhe Pierre Guerder, te cilet kane shprehur vleresimet e tyre me te larta per ndryshimet e ndodhura ne drejtesine shqiptare, si dhe per arritjet e saj ne rrugen e gjate e te veshtire drejt standarteve te nje drejtesie bashkekohore.

Ne kuader te AHJUCAF-it funksionojne sot disa projekte dhe programe, nga te cilat do te theksonim si me te rendesishem programin JURICAF. Ky program konsiston ne krijimin e nje baze te dhenash, e cila permban vendimet e dhena nga Gjykatat e Larta te vendeve anetare. Paraqitja ne forme informatike e ketyre te dhenave permes nje faqeje interneti

Page 67: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

67

lehtesisht te perdorshme nga te gjithe te interesuarit, perben nje baze me shume vlera per te gjithe gjyqtaret e çdo shkalle te gjyqesorit, te cilet mund t’i shfrytezojne keto te dhena per te zgjeruar me tej dijet e tyre, per te arsyetuar me mire vendimet, apo edhe per te gjetur referencat e duhura sipas natyres se çeshtjeve qe kane ne shqyrtim. Kjo baze te dhenash mund te shfrytezohet gjithashtu edhe nga studiuesit e drejtesise apo edhe nga publiku i gjere, i cili permes kesaj faqeje mund te gjeje material te zgjeruar ne lidhje me formen dhe natyren e vendimeve, problemeve qe dalin, si dhe risive ne fushen e drejtesise dhe te perceptimit te ligjit dhe te se drejtes. Gjykata e Larte e Republikes se Shqiperise ka dhene dhe vazhdon te jape kontributin e saj perkrah Gjykatave te tjera te Larta frankofone, duke shprehur idete dhe mendimet e saj ne lidhje me problematikat e lindura, duke u bere keshtu nje nga anetaret me aktive dhe te çmuara te kesaj Shoqate.

Page 68: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

68

VENDIME TE KOLEGJEVE TE BASHKUARA DHE VENDIME UNIFIKUESE

Page 69: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

69

VENDIME TE KOLEGJEVE TE BASHKUARA

Vendimet e dates 13.11.2007 dhe 14.11.2007 te Kolegjeve te Bashkuara kunder vendimit nr.215/2, date 30.08.2007 te K.L.D.

Kolegjet e Bashkuara moren ne shqyrtim ankimin e paraqitur nga:

Ankues: Arjan Qafa, Bari Shyti, Miranda Çekrezi, Ahmet Jangulli, Fatbardh Çoniku, Ramazan Avdiu, Pellumb Zaimi, Durim Hasa, Ilir Perdela, Llesh Jaku, Hysen Saliko, Maksim Qirjazi, Arqile Basho

Kunder: Vendimit Nr.215/2, date 30.08.2007 te K.L.D.

Arjan Qafa, Bari Shyti dhe Ahmet Jangulli kane punuar si gjyqtare prane Gjykates se rrethit gjyqesor Bulqize.

Avni Sejdi ka punuar si gjyqtar prane Gjykates se rrethit gjyqesor Mirdite.

Miranda Çekrezi, Ramazan Avdiu, Fatbardh Çoniku kane punuar si gjyqtare prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Gramsh.

Pellumb Zaimi, Durim Hasa, Ilir Perdela, Llesh Jaku, kane punuar si gjyqtare prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Skrapar.

Hysen Saliko dhe Maksim Qirjazi kane punuar si gjyqtare prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Kolonje.

Arqile Basho ka punuar si gjyqtar prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Tepelene.

Rrethanat e çeshtjes:

Keshilli i Larte i Drejtesise, me vendimin nr.215/2, date 30.08.2007, ka vendosur:

Gjyqtaret e gjykatave te rretheve gjyqesore qe suprimohen nga dekreti i Presidentit te Republikes nr.5350, date 11.06.2007 “Per krijimin e rretheve gjyqesore, caktimin e kompetencave tokesore dhe te qendres se ushtrimit te veprimtarise se tyre” te paraqitur ne listen bashkelidhur ketij vendimi, te sistemohen sipas dispozitave ligjore ne fuqi, t`u paguahet paga qe marrin ne daten 01.09.2007, per nje periudhe 1 vjeçare.

Sistemimi i gjyqtareve sipas ketij vendimi behet deri me date 1 shtator 2008. Me kalimin e ketij afati, ose ne momentin kur gjyqtari hyn ne marredhenie pune ne nje detyre tjeter shteterore, brenda administrates publike ose ne sektorin privat, Keshilli i Larte i Drejtesise nuk ka detyrimin per sistemimin e ketyre gjyqtareve.

Ngarkohet Administrata dhe Inspektoriati i Larte i Drejtesise te kryejne njoftimin e secilit prej ketyre gjyqtareve, te paraqitur ne listen bashkengjitur, mbi vendet vakante dhe proçedurat qe do te ndiqen sipas ketij vendimi.

Page 70: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

70

Gjyqtaret qe kerkojne te konkurojne ne vendet vakante, sipas ketij vendimi, duhet te depozitojne prane Keshillit te Larte te Drejtesise kerkesen me shkrim per secilin prej vendeve vakante. Ne rast se gjyqtari kerkon te aplikoje ne me shume se nje nga vendet e shpallura vakante, kerkesa e tij eshte e vlefshme per secilin nga vendet.

Kunder ketij vendimi gjyqtaret Arjan Qafa, Bari Shyti, Ahmet Jangulli, Miranda Çekrezi Ramazan Avdiu, Fatbardh Çoniku, Pellumb Zaimi, Durim Hasa, Ilir Perdela, Llesh Jaku, Hysen Saliko, Maksim Qirjazi dhe Arqile Basho, i jane drejtuar Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, te cilet konstatuan se ata gabimisht e kane paraqitur kundershtimin e tyre ne formen e padise, pasi neni 147 (pika 6) i Kushtetutes ku ata jane mbeshtetur, ben fjale per ankim. Per kete arsye, ketej e tutje ata do te permenden si ankues, meqenese edhe vete gjyqtaret e lartpermendur e sqaruan dhe e pranuan kete pozite.

Pretendimet:

Pala ankimuese pretendon se:

Vendimi nr.215/2, date 30.08.2007 i Keshillit te Larte te Drejtesise eshte antikushtetues, ne kundershtim me nenin 147 dhe nenin 138 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, duke cenuar rende parimin e patundshmerise ose te palevizshmerise se gjyqtarit.

KLD eshte i detyruar qe, ne rastet e riorganizimit te sistemit gjyqesor te sistemoje apo transferoje gjyqtaret ne gjykatat paralele te rretheve te tjera gjyqesore pa qene nevoja te marre pelqimin e tyre dhe pa e lidhur kete me ndonje afat te caktuar, siç ka vendosur ne piken 3 te ketij vendimi (deri me 01 shtator 2008).

Vendimi i KLD-se na trajton si te shkarkuar. Ne interpretim te pikes perkatese te vendimit te kundershtuar te KLD-se del se, ne de facto nuk vazhojme te jemi gjyqtare qe nga data 01.09.2008, ndersa de jure pas dates 01.09.2008

Ndryshe nga sa parashikon vendimi i mesiperm i KLD, ne piken 1, germa “b”, sistemimi i gjyqtareve per nevoja te riorganizimit te sistemit gjyqesor duhet te behet brenda pushtetit gjyqesor si gjyqtare ne gjykatat e tjera te rretheve gjyqesore, me qellim qe te mos preket statusi i gjyqtarit.

KLD, nepermjet vendimit te mesiperm, shprehet per mundesi sistemimi nepermjet konkurimit dhe nuk merr persiper detyrimin per sistemimin ose transferimin tone ne rrethe te tjera gjyqesore, sipas nenit 147 te Kushtetutes, pika 5.

Faktikisht ne jemi te shkarkuar si gjyqtare ne kundershtim me nenin 147, pika 6 te Kushtetutes, prandaj i kerkojme Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te vendimit nr.215/2, date 30.08.2007 te KLD dhe detyrimin e kesaj te fundit te marre persiper detyrimin kushtetues per sistemimin tone ne gjykatat e tjera te rretheve gjyqesore.

Baza ligjore: Ankuesit e bazojne kundershtimin e tyre ndaj vendimit te KLD-se ne nenet 147, pikat 4, 5 & 6, 138, 131/f, 135/1 dhe 44 te Kushtetutes dhe ne Ligjin nr.8436, date

Page 71: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

71

28.12.1998 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” (i ndryshuar), por ne kete te fundit pa iu referuar ndonje dispozite konkrete.

Kundershtimi paraprak i perfaqesuesit te KLD-se:

Ankuesit nuk legjitimohen per t’iu drejtuar Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte sipas nenit 147, pika 6 te Kushtetutes, sepse ata nuk jane shkarkuar si gjyqtare.

Lidhur me kete pretendim parapak, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, pasi e vune ne bisedim, nuk e pranuan kerkesen paraprake qe permbante kete kundershtim, sepse ky i fundit lidhet me shqyrtimin ne themel te ankimit ndaj vendimit te KLD-se e per rrjedhoje nuk mund t’i jepet pergjigje qe ne fazen paraprake te seances degjimore.

Perfaqesuesi i KLD-se kerkoi gjithashtu paraprakisht qe te thirrej ne kete seance si person i trete Ministri i Drejtesise, meqenese ky i fundit eshte ngarkuar nepermjet dekretit te lartpermendur me zbatimin e ketij dekreti.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, pasi e biseduan, e hodhen poshte kete kerkese paraprake, sepse, mbeshtetur ne nenin 147, pika 6 te Kushtetutes, ne kete rast jemi perpara shqyrtimit te nje ankimi te gjyqtarit kunder vendimit te KLD-se dhe jo te nje padie. Pra, ne juridiksionin e Gjykates se Larte ne kete rast eshte shqyrtimi i vendimit te KLD-se mbi bazen e ankimit te paraqitur nga ankuesit.

Vleresimi i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte.

I. Lidhur me nenin 147, pikat 4 & 5 te Kushtetutes:

Kushtetuta ka parashikuar ne menyre te shprehur se kur dhe si mund te kryhet transferimi i gjyqtarit, duke sanksionuar edhe ne kete rast parimin e palevizshmerise se gjyqtareve. Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konstatojne se KLD, nepermjet vendimit te mesiperm qe shprehet per sistemimin e gjyqtareve te gjykatave qe suprimohen me dekretin e mesiperm, nuk i ka transferuar ankuesit ne respektim te kritereve qe parashikon Kushtetuta e Shqiperise, neni 147, pika 5, duke cenuar ne kete menyre statusin e gjyqtarit, qe i garanton palevizshmerine.

Po keshtu, Karta Europiane mbi Statutin per Gjyqtaret, qe bazohet ne nenin 6 te Konventes Europiane per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut, parashikon ne piken 3.4, ne pjesen qe ben fjale per caktimin ne detyre dhe palevizshmerine si gjyqtare, se nje gjyqtar/e qe ushtron kete funksion ne nje gjykate nuk mundet, ne parim, te caktohet ne nje nje tjeter pozite gjyqesore ose te caktohet diku tjeter, madje as nepermjet ngritjes ne pozite, pa patur dhene lirisht pelqimin e tij/saj. Perjashtim nga ky parim lejohet vetem ne rastin kur transferimi parashikohet dhe eshte shprehur si sanksion disiplinor, ne rastin e nje ndryshimi te ligjshem te sistemit gjyqesor dhe ne rastin e nje caktimi te perkohshem per te perforcuar nje gjykate fqinje, me kohezgjatje maksimale te ketij caktimi te kufizuar rigorozisht me ligj. Ky perjashtim ka gjetur shprehjen edhe ne dispoziten kushtetuese te mesiperme, te ciles i jane referuar ankuesit. Por, edhe ne kete rast KLD eshte i detyruar qe t’i sistemoje ose transferoje gjyqtaret ne gjykatat paralele te rretheve te tjera gjyqesore, pra

Page 72: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

72

brenda pushtetit gjyqesor, me qellim qe te mos preket statusi i gjyqtarit dhe pa e kushtezuar kete sistemim ose transferim me konkurimin e tyre ne disa prej vendeve vakante te shpallura dhe me ndonje afat te caktuar, siç ka vendosur ne piken 3 te ketij vendimi. Ne kete kuptim, gjyqtari nuk mund te konkuroje per te fituar ate qe e ka fituar njehere qe me rastin e caktimit te tij si gjyqtar dhe qe i garantohet nepermjet statusit te gjyqtarit, i cili nuk mund t’i cenohet ose hiqet veçse ne raste rigorozisht te percaktuara ne Kushtetute.

Ne keto kushte, kur nuk jane respektuar keto kritere kushtetuese, nuk kemi te bejme me transferim, por me shkarkim te gjyqtareve. Prandaj, ankuesit e mesiperm legjitimohen plotesisht te ankohen perpara Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte.

II. Lidhur me nenin 147, pika 6 te Kushtetutes:

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte vleresojne se, ky shkarkim i gjyqtareve vjen ne kundershtim me rastet taksative qe parashikon neni 147, pika 6 e Kushtetutes. Ne vendimin nr.3, date 20.02.2006 qe i perket gjyqtarit Thoma Nika, Vlore, Gjykata Kushtetuese rithekson se per çdo rast, kur rregullimi kushtetues parashikohet shprehimisht ne Kushtetute, ai detyrimisht do te zbatohet drejtperdrejt. Permbajtja e dispozites kushtetuese nuk mund te menjanohet ose te tejkalohet duke i dhene perparesi akteve juridike qe dalin ne baze dhe per zbatim te Kushtetutes. Ky detyrim rrjedh nga permbajtja e nenit 4/3 te Kushtetutes. Ne rastet kur Kushtetuta le hapesira me qellim delegimin e kompetences ligjvenesit te zakonshem, atehere nuk eshte e nevojshme referimi tek kjo dispozite, pra e zbatimit te drejtperdrejte te saj. Nese ndodhemi para kesaj situate, eshte e pritshme qe aktet normative qe do te dalin per kete qellim te respektojne hierarkine e akteve normative.

Edhe ne kete rast Gjykata Kushtetuese vlereson se, funksioni i gjyqtarit trajtohet nga Kushtetuta si funksion kushtetues. Si i tille, ai gezon perveç te tjerave, mbrojtje te posaçme nga Kushtetuta, gje qe del qarte nga permbajtja e dispozites qe parashikon shkarkimin e gjyqtarit.

III. Lidhur me nenin 138 te Kushtetutes:

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konstatojne se, pas dates 01.09.2008 ankuesit humbasin perfundimisht qendrimin e tyre ne detyren e gjyqtarit dhe njekohesisht statusin e gjyqtarit. Ne kete menyre, nepermjet vendimit te mesiperm te KLD-se, ankuesve u eshte kufizuar koha e qendrimit ne kete detyre, gje qe vjen ne kundershtim me dispoziten e mesiperme kushtetuese dhe Karten Europiane mbi Statutin per Gjyqtaret. Kjo e fundit, ne piken 7/1, ne pjesen qe ben fjale per mbarimin e funksionit si gjyqtar, parashikon nje liste shteruese te rasteve kur nje gjyqtar/e pushon perfundimisht se ushtruari funksionin, siç jane rastet e doreheqjes, vertetimit mjekesor te paaftesise fizike, arritjes se moshes se caktuar, perfundimit te afatit te caktuar ligjor, ose shkarkimit te shpallur ne kuadrin e nje proçedure disiplinore. Keto raste jane parashikuar edhe ne Ligjin nr.8436, date 28.12.1998 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” (i ndryshuar), (nenin 27), ku e kane mbeshtetur ankimin ankuesit, si raste perjashtimore te levizjes nga detyra te gjyqtareve. Ne fakt, asnje nga keto raste nuk rezulton te jene vertetuar per ankuesit, ne menyre qe

Page 73: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

73

mbarimi i funksionit te tyre si gjyqtar te konsiderohej i ligjshem dhe ne pajtim me Kushtetuten.

Nga ana tjeter, ankuesve nuk mund t’i kufizohet as pagimi i pages se gjyqtarit, persa kohe ata gezojne statusin e gjyqtarit.

IV. Lidhur me neni 131 te Kushtetutes:

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konstatojne se, kjo dipozite nuk eshte e aplikueshme ne kete rast. Ankuesit, siç u permend, jane ankuar perpara Gjykates se Larte jo thjesht si individe, por si gjyqtare, pra jo per shkeljen e te drejtave te tyre si individe. Nga ana tjeter, ata nuk kane pretenduar per shkeljen e nje proçesi te rregullt ligjor.

V. Lidhur me nenin 44 te Kushtetutes:

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte vene ne dukje se, ankuesit i jane drejtuar drejtperdrejt ketyre Kolegjeve me cilesine e gjyqtarit te shkarkuar nga detyra, sipas nenit 147/6 te Kushtetutes dhe jo si individe. Ne kete menyre, ata perfitojne nje mbrojtje te veçante kushtetuese, qe perfshin jo vetem rikthimin e tyre ne detyren e gjyqtarit, por edhe pagimin e pages qe nga data e shkarkimit, kur ky shkarkim konsiderohet jo ne pajtim me kushtetuten.

Prandaj, ne kete rast nuk ka vend te aplikohet neni 44 i Kushtetutes.

Ne keto kushte, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte e gjejne vendimin e KLD si te papajtueshem me Kushetuten dhe Karten Europiane mbi Statutin per Gjyqtaret e per rrjedhoje, hedhin poshte kundershtimet e perfaqesuesit te tij. Nepermjet ketij vendimi, KLD ka cenuar statusin e gjyqtarit, i cili siguron pavaresine e pushtetit gjyqesor.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konstatuan se, vendimi nr.215/2 i KLD-se per sistemimin e ankuesve eshte nxjerre me 30.08.2007, ndersa dekreti i Presidentit te Republikes nr.5350, date 11.06.2007 “Per krijimin e rretheve gjyqesore, caktimin e kompetencave tokesore dhe te qendres se ushtrimit te veprimtarise se tyre” ka hyre ne fuqi me 01.09.2007. Megjithate, duke mbajtur parasysh se, me ane te ketij vendimi i eshte paraprire marrjes se masave ne respektim dhe zbatim te ketij dekreti dhe meqenese pasojat lidhur me sistemimin ose transferimin e ankuesve realisht kane pasur efekt pas hyrjes ne fuqi te dekretit, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte nuk e konsideruan vendimin e mesiperm te KLD-se te pavlefshem per shkakun e mesiperm.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 147/6 te Kushtetutes se R.SH. vendosen:

Anullimin e vendimit nr.215/2, date 30.08.2007 te K.L.D., kunder te cilit jane ankuar Gjyqtaret Arjan Qafa, Bari Shyti, Miranda Çekrezi, Ahmet Jangulli, Fatbardh Çoniku, Ramazan Avdiu, Pellumb Zaimi, Durim Hasa, Ilir Perdela, Llesh Jaku, Hysen Saliko, Maksim Qirjazi, Arqile Basho.

Page 74: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

74

7.3 VENDIME UNIFIKUESE.

Nr.8/1 i Regj.Themeltar Nr.3 i Vendimit

VENDIM

NE EMER TE REPUBLIKES

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Kristaq Ngjela Anetar Spiro Spiro Anetar Besnik Imeraj Anetar Ardian Dvorani Anetar Agron A. Lamaj Anetar Perikli Zaharia Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare Gani Dizdari Anetar Fatos Lulo Anetar Ylvi Myrtja Anetar Irma Bala Anetare Artan Hoxha Anetar Shpresa Beçaj Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 24.01.2007, moren ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

Padites: Kontrolli i Larte i Shtetit, I Paditur: Komisioni i Sherbimit Civil, ne mungese Person i Trete: Vjollca Haxhiu, ne mungese

Objekti: Kundershtimin e vendimit nr.25, date 18.02.2005

te Komisionit te Sherbimit Civil Tirane. Baza Ligjore: Neni 8 i Ligjit nr.8549, date 11.11.1999

“Per statusin e nepunesit civil”, Nenet 154, 156, 324 te K.Pr.Civile,

si dhe neni 12 i Ligjit nr.8270, date 23.12.1997 “Per Kontrollin e Larte te Shtetit”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.70, date 06.07.2005 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.25, date 18.02.2005 te Komisionit te Sherbimit Civil.

Page 75: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

75

Detyrimin e Departamentit te Administrates Publike t’i ofroje personit te trete, Vjollca Haxhiu, nje vend te te njejtit nivel ne ministri, apo institucione te administrates qendrore, duke gezuar te drejtat e vendit te saj te punes, por jo me teper se nje vit.

Kunder vendimit nr.70, date 06.07.2005 te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs pala e paditur, Komisioni i Sherbimit Civil, i cili kerkon ndryshimin e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.25, date 18.02.2005 te Komisionit te Sherbimit Civil, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. - 1. Veprimtaria e personit te trete Vjollca Haxhiu, si nepunese civile prane institucionit te

Kontrollit te Larte te Shtetit, rregullohet me ligjin organik nr.8599, date 01.06.2000 “Per disa shtesa e ndryshime ne Ligjin nr.8270, date 23.12.1997 “Per Kontrollin e Larte te Shtetit”.

- Ne baze te V.K.Ministarve nr.360, date 14.07.2000 “Per lirim nga sherbimi civil”, titulli “Ristrukturimi i institucionit”, D.A.P. ka detyrimin te menaxhoje sherbimin civil vetem per nepunesit e institucioneve te Administrates Qendrore (siç jane Aparati i Keshillit te Minstrave, Ministrite, … etj), ndersa ne rastin e institucioneve te pavarura, pjese e te cilave eshte edhe K.L.SH., nepunesit menaxhohen nga njesia e personelit e ne raste si te ankueses Vjollca Haxhiu, e cila eshte larguar ne kuader te ristrukturimit te institucionit, regjistrohen ne nje liste pritjeje qe mbahet nga Drejtoria e Personelit prane ketij institucioni.

- Sa me siper, nuk eshte D.A.P. qe do t’i ofroje personit te interesuar Vjollca Haxhiu nje vend te te njejtit nivel ne ministri apo institucione te administrates qendrore, siç pa te drejte ka vendosur gjykata e apelit ne vendimin objekt i ketij rekursi.

- 2. Po e ngreme perseri çeshtjen e krijimin te ndergjyqesise ne keto gjykime, pasi gjykata e apelit e ka vene K.Sherbimit Civil ne cilesine e pales se paditur. Eshte e vertete se K.Sh.Civil ka per kompetence qe, konform Ligjit nr.8549, date 11.11.1999, te zgjidhe ankimet ndaj vendimeve lidhur me te drejtat e nepunesit civil, por kjo nuk do te thote se ka interesa per çeshtjen.

- Formimi i ndergjyqesise ne kete menyre perben parregullsi proçedurale dhe duhet te sherbeje si shkak per cenimin e vendimit. Nga vendime te tilla institucioni yne eshte vene shpesh ne situata jo normale, pasi Zyra e Permbarimit ka kerkuar prej nesh zbatimin e detyrimeve qe permbajne keto vendimeve, duke kerkuar qe te merren edhe masa te renda, si gjobe, deri ne fillim te ndjekjes penale. Per kete problem eshte shprehur dhe Gjykata e Larte ne vendimin nr.2067, date 23.12.2004.

KOLEGJET E BASHKUARA TE GJYKATES SE LARTE

pasi degjuan relacionin e gjyqtareve Evjeni Sinoimeri dhe Kristaq Ngjela dhe pasi biseduan çeshtjen ne teresi,

V E R E J N E

Vendimi nr.70, date 06.07.2005 i Gjykates se Apelit Tirane me te cilin eshte vendosur ndryshimi i vendimit nr.25, date 18.02.2005 te Komisionit te Sherbimit Civil dhe detyrimi i Departamentit te Administrates Publike t’i ofroje personit te trete Vjollca Haxhiu nje vend pune te te njejtit nivel ne ministri, apo institucione te administrates qendrore, duke gezuar te

Page 76: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

76

drejtat e vendit te saj te punes, por jo me teper se nje vit, duhet te prishet per formim te gabuar te ndergjyqesise dhe çeshtja duhet te kthehet per rigjykim prane asaj gjykate.

Pala paditese, Kontrolli i Larte i Shtetit, duke mos qene dakort me vendimin e dhene nga Komisioni i Sherbimit Civil per ish punonjesen Vjollca Haxhiu, e ka ankimuar kete vendim ne gjykate dhe ka kerkuar qe largimi i saj nga detyra te trajtohet si i kryer ne kuadrin e ristrukturimit te ketij institucioni. Ne kete gjykim, me cilesine e te paditurit eshte thirrur Komisioni i Sherbimit Civil, ndersa personi qe ka perfituar nga ky vendim eshte thirrur me cilesine e personit te trete.

Ne rekursin e paraqitur para Gjykates se Larte ne cilesine e te paditurit, Komisioni i Sherbimit Civil ka pretenduar formim jo te drejte te ndergjyqesise, per shkak se ky institucion nuk mund te thirret si pale ne gjykimet ku shqyrtohen ankimet kunder vendimeve te dhena prej tij.

Duke vleresuar rendesine e ketij pretendimi, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i cili e dergoi çeshtjen per unifikimin e praktikes gjyqesore para Kolegjeve te Bashkuara, ka shtruar pyetjet:

1. Ne gjykimet me objekt kundershtimi te vendimeve te Komisionit te Sherbimit Civil eshte e detyrueshme te thirret si pale ky i fundit?

2. Nese po, cila do te jete pozita proçedurale e ketij institucioni ne gjykim? 3. Ne kuadrin e krijimit te ndergjyqesise, cila do te jete pozita proçedurale e

nepunesit civil, i cili ka perfituar nga vendimi objekt i shqyrtimit gjyqesor? Per t’u dhene pergjigje ketyre pyetjeve e rendesishme eshte te kuptohet se pari se

çfare perfaqeson Komisioni i Sherbimit Civil sipas percaktimeve qe i jep atij Ligji nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit Civil”.

Neni 5 i ligjit te mesiperm parashikon: “Komisioni i Sherbimit Civil eshte nje institucion i pavarur, i ngarkuar me mbikqyrjen e menaxhimit te sherbimit civil ne te gjithe institucionet qe hyjne ne fushen e veprimit te ketij ligji. Ai eshte organi administrativ qe zgjidh ankimet ndaj vendimeve lidhur me nepunesit civile”. Nga permbajtja e kesaj dispozite rezultojne qarte veçorite e ketij institucioni si nje

- organ administrativ; - institucion i pavarur; - ka juridiksion fillestar per zgjidhjen e ankimeve ndaj vendimeve lidhur me

nepunesit civile. Pak veshtrim historik mbi menyren e krijimit dhe kompetencat do te ishte nje

argument i rendesishem per te plotesuar fizionomine e ketij institucioni. Komisioni i Sherbimit Civil, si nje institucion i ri ne strukturen shteterore, u

parashikua per here te pare ne Ligjin nr.8095, date 21.03.1996 “Per Sherbimin Civil ne Republiken e Shqiperise” (neni 20). Sipas percaktimeve te kesaj dispozite anetaret e tij emeroheshin nga Keshilli i Ministrave dhe dy ishin detyrat qe ai kishte: se pari, perzgjedhja e kandidateve qe emeroheshin si nepunes ne sherbimin civil dhe, se dyti, garantimi i mbrojtjes se te drejtave te nepunesit civil. Nga sa u theksua me lart, shihet qarte se Komisioni i Sherbimit Civil perfaqesonte nje institucion te varur nga Keshilli i Ministrave dhe te anshem per gjykimin e konflikteve qe dilnin gjate zbatimit te ligjit te sherbimit civil. Kjo pasi duke qene vete perzgjedhes i kandidaturave qe do te emeroheshin si nepunes, ne eventualitetin e lindjes se nje konflikti lidhur me keto kandidatura ai mund te shnderrohej ne nje pale me interesa te njejta me kandidatin e perzgjedhur, apo te kunderta me kandidatin e skualifikuar.

Ligji i ri nr.8549, date 11.11.1999 qe shfuqizoi ne pjesen me te madhe te tij ligjin e vitit 1996, parashikoi si parime te sherbimit civil ate te profesionalizmit, te pavaresise dhe integritetit, te paanesise politike, te transparences, te sherbimit ndaj publikut, te vazhdimesise se karrieres, te pergjegjesise dhe korrektesise ne zbatimin e legjislacionit ne

Page 77: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

77

fuqi (neni 3). Ishte kjo arsyeja qe garantimi i zbatimit te ketyre parimeve kerkonte ngritjen e institucionit te Komisionit te Sherbimit Civil bazuar ne parime te reja, nder te cilet me i rendesishmi do te ishte ai i pavaresise. Por mbi te gjitha, nje rregullim i tille ishte zbatimi i nje detyrimi kushtetues qe rrjedh nga neni 107/3 i Kushtetutes, i cili parashikon “Garancite e qendrimit ne detyre dhe trajtimi ligjor i nepunesve publike rregullohen me ligj”. Parashikimi ne nenin 5/2 te ligjit te emerimit te anetareve te Komisionit nga Kuvendi, si dhe i kompetencave te ketij institucioni, tashme te fokusuara vetem ne mbikqyrjen e menaxhimit te sherbimit civil e zgjidhjen e ankimeve ndaj vendimeve lidhur me nepunesin civil, flet qarte per sanksionimin e ketij parimi te rendesishem. Sa me siper perforcohet dhe me elemente te tjere po kaq te rendesishem, si: mbrojtja ligjore ne detyre e anetarit te K.Sh.C., apo dhe elemente qe lidhen me miratimin e struktures organizative, vendeve te punes e buxhetin.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne konkluzionin se, i veshur me tiparet e nje organi administrativ, te pavarur dhe te ngarkuar me zgjidhjen e ankimeve ndaj vendimeve lidhur me nepunesin civil, Komisioni i Sherbimit Civil ka tiparet e nje arbitri administrativ, apo te nje trupe (organi) me funksion dhe kompetenca quasi gjyqesore.

Te tille kete Komision e ben gjithashtu edhe fakti se, ne ndryshim nga rregullimet e bera per disa fusha te tjera te marredhenieve te punes, te rregulluar me ligje te posaçme, ku ankimi fillimisht i drejtohet nje organi epror, ky institucion zgjidh ankimet ndaj vendimeve lidhur me nepunesit civile ne te gjithe instutucionet e administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilat rregullohen me kete ligj, pavaresisht nga fusha e veprimtarise qe zhvillojne, pa qene nje organ epror i ndonjerit prej tyre.

E ndervarur nga ky percaktim eshte edhe pergjigja e pyetjes se shtruar para Kolegjeve te Bashkuara se, a duhet thirrur si pale e paditur ne gjykimet me objekt kundershtim te vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil vete ky Komision?

Parim i pergjithshem i legjislacionit procedurial civil eshte se palet ne nje gjykim, objekti dhe shkaku i padise, percaktohen qe me fillimin e gjykimit dhe mund te ndryshojne vetem ne kushtet qe parashikojne dispozita te veçanta te tij. Nisur nga ky parim dhe duke e trajtuar Komisionin e Sherbimit Civil si nje shkalle e pare e nje gjykimi administrativ, mund te thuhet se qe ne momentin e paraqitjes se ankeses para ketij Komisioni, pala qe inicion proçesin duhet te kete te qarte palen te ciles i kundrejton kerkimet e saj.

Percaktimi i natyres juridike te mosmarreveshjes eshte ajo qe percakton se cilat do te jene palet e kesaj mosmarreveshje. Ligji nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” ne nenin 1, paragrafi 2, parashikon: “Ky ligj percakton skemen e administrimit te sherbimit civil, si dhe rregullon marredheniet juridike ndermjet nepunesve civile dhe institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te percaktuara ne nenin 2 te ketij ligji”.

Nga percaktimi i mesiperm ligjor, rezulton se fusha e rregullimit te ligjit “Statusi i nepunesit civil” eshte ajo e marredhenieve te punes ne administraten publike. Edhe konfliktet qe lindin gjate zbatimit te ketij ligji ne institucionet qe hyjne ne fushen e veprimit te tij, nuk mund te jene gje tjeter veçse mosmarreveshje qe lidhen me nje kontrate punesimi.

Eshte e qarte se palet ne kete mosmarreveshje do te jene nga njera ane punedhenesi (i cili ka marre nje vendim te çfaredo natyre, qofte ne dem te punemarresit) dhe nga ana tjeter punemarresi qe eshte cenuar nga ky vendim. Pavaresisht se vendimi i institucionit te administrates publike ne kuptimin me te gjere perfaqeson nje akt administrativ, kundershtimi i tij nuk mund te behet referuar dispozitave te Kodit te Procedurave Administrative, por dispozitave qe rregullojne marredhenien kontraktore punedhenes-punemarres. Duhet thene se dispozitat administrative jane te pergjithshme, ne nje kohe qe ligjvenesi i ka bere nje rregullim te posaçem marredhenieve te punes ne kete fushe.

Trajtimi i posaçem i zgjidhjes se ketyre mosmarreveshjeve, sikunder u theksua, eshte bere me ligjin e mesiperm. Ligjvenesi, duke dashur t’i jape fund mosmarreveshjes brenda

Page 78: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

78

organeve te administrates publike, pra pa iu drejtuar pushtetit gjyqesor, ia ka lene ate ne kompetence organit administrativ me funksione gati te nje gjykate (por qe kuptohet se nuk eshte pjese e sistemit gjyqesor), siç eshte Komisioni i Sherbimit Civil. Ky eshte pikerisht organi qe ka juridiksionin fillestar te zgjidhjes se mosmarreveshjes nepermjet dhenies ne perfundim te ketij proçesi te nje vendimi. Ky vendim ngjason me vendimin e dhene nga gjykata e shkalles se pare, nisur nga tiparet e tij dhe nga fuqia detyruese qe ligjvenesi i ka dhene ne rastet kur ai nuk ankimohet. Kjo gjen pasqyrim ne nenin 8 te ligjit, ku eshte parashikuar rasti kur vendimi i K.Sh.Civil nuk ankimohet nga ndonjera prej paleve - gje qe i jep fund proçesit dhe zgjidh mosmarreveshjen pikerisht para ketij organi. Paragrafi i 3-te i kesaj dispozite parashikon: “Vendimet e Komisionit te Sherbimit Civil, marre ne perputhje me piken 1, shkronja “a” te ketij neni jane te detyrueshme per institucionet e administrates publike vendore dhe qendrore”.

Nese do te ndodheshim para ketij rasti, problemi do te ishte me i thjeshte. Ajo ç’ka paraqet interes per unifikimin e praktikes gjyqesore eshte rasti kur vendimet e K.Sh.C. kundershtohen qofte nga njera pale, apo dhe nga tjetra.

Ligjvenesi ne keto raste ka parashikuar procedurat e metejshme te ankimimit para gjykates se rrethit nga personi i interesuar (parashikuar ne piken 2 te kesaj dispozite), apo dhe para gjykates se apelit nga institucioni (parashikuar ne piken 3, paragrafi 2). E rendesishme eshte te kuptohet se edhe ne keto raste objekt kundershtimi nuk eshte akti (vendimi) i nxjerre nga institucioni i administrates publike, por vendimi i dhene nga Komisioni i Sherbimit Civil, i cili e ka zgjidhur çeshtjen. Sa me siper rezulton nga permbajtja e paragrafit 2 te pikes 3, ku thuhet: “Institucionet e administrates qendrore apo vendore mund te ankohen ne gjykatat e apelit kunder vendimeve te Komisionit te Sherbimit Civil te marra ne perputhje me piken 2 te ketij neni, brenda 30 diteve nga komunikimi i vendimit”. Po kjo gje parashikohet dhe ne piken 2, ku thuhet: “… Vendimet e Komisionit te Sherbimit Civil mund te kundershtohen ne gjykate brenda 30 diteve pune nga njoftimi i vendimit”. Per rrjedhoje, palet ne konflikt do te mbeten po ato te momentit te krijimit te marredhenies juridike administrative - pra dhe te fillimit te proçesit, pavaresisht nga instancat ne te cilat kalon çeshtja. Sa me siper, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne perfundimin unifikues se, ne rast ankimimi te vendimeve te Komisionit te Sherbimit Civil qofte nga personi i interesuar ne gjykaten e shkalles se pare, apo nga institucioni i administrates publike, ne gjykaten e apelit, palet do te jene po ato te fillimit te proçesit te zgjidhjes se mosmarreveshjes, punedhenesi dhe punemarresi. Ne te ardhmen duhet te kihet parasysh se, Komisioni i Sherbimit Civil nuk duhet te thirret ne gjykim me cilesine e pales se paditur, apo te personit te trete.

Veç sa u theksua me lart, nje argument tjeter qe perforcon konkluzionin unifikues te arritur eshte edhe fakti se palet ne nje proçes kane te drejta, por edhe marrin persiper detyrime, sikunder parashikon vendimi i organit qe zgjidh konfliktin. Thirrja e Komisionit te Sherbimit Civil si pale e paditur, pavaresisht nga perfundimi qe do te arrihej lidhur me drejtesine e vendimit te dhene prej tij, asnjehere nuk mund ta ngarkonte ate me detyrime qe do te lidheshin me ekzekutimin e vendimit. Kjo, pasi vete Ligji nr.8549 nuk i ka dhene asnje te drejte ketij Komisioni per emerimin, apo pranimin ne pune te nepunesve civile.

Duke mos patur poziten proceduriale te te paditurit, Komisioni i Sherbimit Civil nuk mund te gezoje as te drejten e ankimimit te vendimit te gjykates, ne rastet kur kjo e fundit ndryshon vendimin e tij (sikunder ka ndodhur ne çeshtjen ne gjykim, ku rekursi eshte ushtruar prej tij). Ligji procedurial civil, parashikon si kushtin kryesor per legjitimimin e paleve per te ushtruar te drejten e ankimit, interesin e ligjshem te pales qe ushtron kete te drejte. Duhet thene se ne asnje rast K.Sh.Civil nuk ka drejtperdrejt nje interes te tille, me perjashtim te interesit qe do te kishte çdo instance gjyqesore per te mos iu cenuar vendimet e saj. Kjo pasi interesi i ligjshem lidhet, nder te tjera, edhe me detyrimin e personit fizik apo

Page 79: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

79

juridik per kryerjen e veprimeve konkrete ne zbatim te vendimit gjyqesor, detyrime keto qe, siç theksuam me lart, Komisioni nuk i merr persiper per shkak se vete ligji nuk parashikon nje gje te tille.

Me tiparet e nje trupe gati gjyqesore, Komisioni i Sherbimit Civil duhet te karakterizohet nga pavaresia, paanshmeria, transparenca dhe ndershmeria ne zgjidhjen e konflikteve, si dhe pergjegjesia dhe korrektesia ne zbatimin e legjislacionit ne fuqi. Per te qene i tille e domosdoshme eshte zhvillimi i nje proçesi te rregullt ligjor, respektimi i nje minimumi rregullash proçeduriale dhe ruajtja e disa standarteve ne shqyrtimin e çeshtjeve. Keto standarte lidhen me thirrjen (njoftimin) e paleve, degjimin e pretendimeve te tyre, lejimin e provave, marrjen e nje vendimi perfundimtar dhe arsyetimin e tij, si dhe komunikimin e ketij vendimi paleve. Sa me siper jane te parashikuara ne kreun III te Rregullores “Per organizimin dhe funksionimin e Komisionit te Sherbimit Civil”, te miratuar nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise me vendimin nr.47, date 20.06.2002.

Duke qene se vepron si nje shkalle e pare shqyrtimi, vendimet e te cilit ankimohen ne gjykate dhe i nenshtrohen shqyrtimit gjyqesor, eshte e detyrueshme qe kjo e fundit te administroje dhe t’i nenshtroje hetimit materialet e çeshtjes se shqyrtuar nga Komisioni i Sherbimit Civil, ne menyre qe t’u jape pergjigje te bazuar pretendimeve te paleve.

Per sa argumentuam me lart, rezulton se ne çeshtjen ne shqyrtim nuk eshte formuar drejt ndergjyqesia, pasi si pale e paditur eshte thirrur pikerisht Komisioni i Sherbimit Civil. Duke qene se perben shkelje te rende proçeduriale, siç parashikon neni 472 i K.Pr.Civile ne lidhje me nenin 476 te po ketij Kodi, vendimi duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Ne rigjykim, krahas krijimit te drejte te ndergjyqesise qe eshte ne disponibilitetin e paditesit, per zgjidhjen ne themel te çeshtjes eshte e domosdoshme zbatimi i urdherimeve te vendosura ne kete vendim lidhur me materialet qe duhen administruar gjate gjykimit.

PER KETO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 141 te Kushtetutes, nenit 485/c te K.Pr.Civile dhe nenit 17/a te ligjit nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise”,

V E N D O S E N

Prishjen e vendimit nr.70, date 06.07.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Ky vendim per unifikimin e praktikes gjyqesore te dergohet per botim ne Fletoren Zyrtare.

Tirane, me 24.01.2007

Nr.10 i Regj. Themeltar Nr.5 i Vendimit

VENDIM NE EMER TE REPUBLIKES

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues Spiro Spiro Anetar

Page 80: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

80

Perikli Zaharia Anetar Besnik Imeraj Anetar Fatos Lulo Anetar Artan Hoxha Anetar Ardian Dvorani Anetar Shpresa Beçaj Anetare Gani Dizdari Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare Agron A Lamaj Anetar Ylvi Myrtja Anetar Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 22.01.2007, shqyrtuan çeshtjen civile qe i perket:

Padites: Besnik Kaçurri, perfaqesuar nga Av. Vitore Tusha. E Paditur: Gjykata eLarte e Republikes se Shqiperise,

ne mungese.

Objekti i Padise: Shperblim i demit te ardhur

nga largimi nga detyra pa arsye te perligjura. Baza Ligjore: Neni 20 i Ligjit nr.8588, 15.03.2000,

“Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte ne Republiken e Shqiperise”.

Neni 143, 144, 145, 153, 154, 154/a te Kodit te Punes. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, me vendimin nr.6005, date 07.12.2004, ka vendosur:

“Pranimin e padise se paditesit Besnik Kaçurri. Detyrimin e pales se paditur Gjykata e Larte e R.Sh. te demshperbleje paditesin Besnik Kaçurri me pagen e nje viti pune”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.457, date 07.04.2005, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.6005, date 07.02.2004 te Gjykates se shkalles se pare Tirane si vijon: Detyrimin e pales se paditur Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise t’i paguaje paditesit Besnik Kaçurri pagen e 5 muajve demshperblim per zgjidhje te menjehershme e te pajustifikuar te kontrates se punes. T’i paguhet 3 muaj page per mosrespektim te proçedures per afatin e njoftimit. T’i paguhen dhe tete pesembedhjete ditesha page si shperblim per vjetersi ne pune”.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles se pare,

brenda afatit ligjor, ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.C., ka paraqitur rekurs pala e paditur, Gjykata e Larte, e cila kerkon ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

Page 81: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

81

- Gjykata ka lejuar shkelje te rende te normave procedurale. Ne gjykimin ne gjykaten e apelit ka marre pjese gjyqtari Metush Saraçi, ish anetar i Gjykates se Larte. Eshte fakt i njohur qe paditesi per nje periudhe kohe ka qene ndihmes ligjor i gjyqtarit Metush Saraçi. Ne keto kushte gjyqtari Saraçi kishte ndalim ligjor te merrte pjese ne gjykimin e kesaj çeshtje, pasi ai ka qene punedhenes i paditesit (neni 72, pika 5, 6 i K.Pr.Civile), ne baze te nenit 73 te K.Pr.Civile ai duhej te vleresonte dhe te hiqte dore nga gjykimi i kesaj çeshtje.

- Nuk eshte respektuar ligji, gjykatat kane dhene nje vendim haptazi te kundraligjshem. Gjykatat nuk kane percaktuar drejt marredhenien juridike midis paleve mbi te cilen ka lindur konflikti. Gjykatat gabimisht i referohen dhe interpretojne dispozitat e K.Punes dhe te ligjit per Sherbimin Civil. Ndihmesit ligjore kane status te veçante, bazuar ne ligj te veçante, duke lidhur nje kontrate te veçante sherbimi publik, afati i te se ciles nuk mund te jete me i gjate se vete mandati i gjyqtarit perkates. Gjykata i eshte shmangur interpretimit te nenit 20 te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000.

- Neni 20 i ligjit ben nje rregullim te plote te nje kontrate specifike te punesimit te nje funksionari publik, siç eshte ndihmesi ligjor i Gjykates se Larte, duke i dhene atij nje status te percaktuar qarte. As kjo dispozite e as ndonje tjeter nuk te referon ne K.Punes.

Ne mbeshtetje te nenit 477 te K.Pr.C., brenda afatit ligjor, ka paraqitur kunderrekurs

pala paditese, Besnik Kaçurri, duke kerkuar mospranimin e rekursit per keto shkaqe: - Argumentat ligjore te paraqitura ne rekurs jane paraqitur dhe ne ankimin ne apel, duke u

analizuar nga gjykata si te pabazuara. - Qofte ne padi dhe ne vendimet e gjykatave eshte percaktuar sakte marredhenia juridike

per te cilen ka lindur mosmarreveshja dhe eshte pikerisht marredhenia e punes se paditesit si punemarres dhe institucionit Gjykata e Larte perfaqesuar nga Kryetari i saj, me cilesine e punemarresit. Paditesi ka pretenduar dhe gjykatat kane pranuar se keto marredhenie nuk rregullohen nga nje ligj i vetem.

- Persa i perket shkeljes proçedurale te pretenduar nuk eshte i vertete fakti qe une kam qene ndihmes ligjor i gjyqtarit Metush Saraçi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne dhome keshillimi date 25.11.2005, ka vendosur:

“Kalimin per gjykim te rekursit te paraqitur nga Gjykata e Larte”. Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.2049 regj. them., date 06.06.2006,

ka vendosur: “Kalimin e çeshtjes, me pale Besnik Kaçurri - padites dhe Gjykata e Larte - e paditur, per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka konstatuar se ne nje çeshtje analoge, ku Gjykata e

Kasacionit (sot Gjykata e Larte) e Shqiperise ka qene e paditur nga ish-kryesekretari i saj, Plenumi i kesaj gjykate ka arsyetuar nepermjet vendimit nr.3454, date 30.09.1994, si me poshte: “Per te siguruar nje gjykim te paanshem, Gjykata e Kasacionit nuk mund te beje vleresim te ri te rrethanave qe ka pranuar gjykata e apelit” dhe se “ndodhemi perpara nje rasti te veçante, ku kjo gjykate, per te mos cenuar paanesine e saj, duhet t’i bindet vendimit te gjykates se paanshme, asaj te apelit, pavaresisht se kjo eshte nje hallke me e ulet”.

Ne zbatim te nenit 17 te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise”, Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka konkluduar se: “Nuk mund ta shqyrtoje kete çeshtje, per arsye se ne respektim te nje gjykimi te drejte, sic parashikohet nga neni 6 i Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut

Page 82: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

82

(KEDNJ), per te siguruar paanshmerine ne gjykimin e kesaj çeshtjeje dhe ne ballafaqim me praktiken e mesiperme te Plenumit te Gjykates se Kasacionit (sot Gjykata e Larte), del e nevojshme qe çeshtja t’i kaloje per gjykim Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. Me kete rast, Kolegjeve te Bashkuara i jepet mundesia te njehsojne, ose te ndryshojne praktiken gjyqesore ne frymen e KEDNJ”.

KOLEGJET E BASHKUARA TE GJYKATES SE LARTE

pasi degjuan relatoret e çeshtjes, gjyqtaret Fatos Lulo dhe Agron A. Lamaj; perfaqesuesen e pales paditese, qe kerkoi mosshqyrtimin e çeshtjes nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne mungese te pales se paditur; si dhe shqyrtoi dhe analizoi çeshtjen ne teresi,

V E R E J N E

Vendimi nr.457, date 07.04.2005 i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi nr.6005, date 07.12.2004 i Gjykates se shkalles se pare Tirane duhen ndryshuar, duke u rrezuar padia e paditesit Besnik Kaçurri.

Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore, rezulton se paditesi Besnik Kaçurri ka filluar pune prane pales se paditur me cilesine e keshilltarit juridik ne baze te Urdherit nr.6, date 01.09.1996 te Kryetarit te Gjykates se Kasacionit. Me hyrjen ne fuqi te Ligjit nr.8588, date 15.05.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte ne Republiken e Shqiperise”, paditesi ka vazhduar marredheniet e punes me cilesine e ndihmesit ligjor. Megjithese ne dosjen gjyqesore nuk figuron te jete administruar akti formal, eshte konstatuar e pranuar edhe nga palet se paditesi e ka kryer kete detyre prane gjyqtarit Bashkim Caka deri ne perfundimin e mandatit te ketij te fundit. Nuk provohet gjithashtu qe paditesi te kete punuar ndonje periudhe kohe si ndihmes ligjor i gjyqtarit Metush Saraçi, ne ate kohe gjyqtar i Gjykates se Larte, aktualisht gjyqtar qe ka gjykuar çeshtjen ne fjale ne gjykaten e apelit. Per rrjedhoje, ndryshe nga sa pretendohet ne rekurs, gjyqtari Saraçi nuk kishte pengese ligjore per gjykimin e kesaj çeshtjeje ne apel.

Me urdherin nr.152, date 01.09.2004 te Kryetarit te Gjykates se Larte eshte urdheruar nderprerja e marredhenieve financiare per paditesin, me arsyetimin se gjyqtarit Bashkim Caka i ka mbaruar mandati i detyres se gjyqtarit e per rrjedhoje edhe ndihmesi i tij ligjor nuk duhet te vazhdoje marredheniet e punes prane Gjykates se Larte.

Paditesi ka pretenduar se eshte larguar nga detyra padrejtesisht. Ne baze te pretendimeve te parashtruara ne kerkese padi paditesi ka vleresuar se, meqe ne ligjin organik te Gjykates se Larte nuk jane parashikuar dispozita te posaçme per proçedurat e largimit nga detyra te ndihmesit ligjor, duhet te ishin zbatuar per analogji dispozitat e Kodit te Punes. Paditesi e ka konsideruar largimin e tij nga detyra si zgjidhje te menjehershme te marredhenieve te punes pa shkaqe te arsyeshme. Sipas paditesit, meqe ligji hesht lidhur me afatin e kesaj kontrate te punes, duke iu referuar terthorazi parimeve te pergjithshme te parashikuara ne nenin 140 te Kodit te Punes, konsiderohet “me kohezgjatje te pacaktuar” çdo kontrate, e cila nuk ka te percaktuar nje afat te caktuar.

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.6005, date 07.12.2004 ka pranuar padine e paditesit duke vendosur detyrimin e pales se paditur te demshperbleje paditesin me pagen e nje viti pune. Gjykata e shkalles se pare ka arsyetuar se vete fakti qe neni 20/5 i Ligjit organik nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise” parashikon largimin nga detyra pa shkaqe te perligjura, pa percaktuar se ne cilat raste do te konsideroheshin keto shkaqe te perligjura, te çon ne perfundimin se ne kete trajtim dispozitat kryesore do te jene ato te parashikuara ne K.Punes. Sipas gjykates se shkalles se pare nga faktet dhe provat e paraqitura ka rezultuar se, nga ana e

Page 83: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

83

punedhenesit (Kryetari i Gjykates se Larte, Neni 7/ç i Ligjit nr.8588, date 15.03.2000), nuk eshte respektuar proçedura e njoftimit, parashikuar nga Neni 143, 144 i Kodit te Punes, por zgjidhja e kontrates eshte bere e menjehershme. Duke analizuar motivacionin e kesaj nderprerjeje (per shkak te mbarimit te mandatit te gjyqtarit Bashkim Caka), gjykata e shkalles se pare ka konkluduar se ai nuk perben shkak te justifikuar te parashikuar nga neni 153, 154 i K.Punes. Gjykata ka konstatuar se ky motivacion nuk perben shkak te parashikuar shprehimisht as ne ligjin organik, neni 20, duke e trajtuar rastin konkret si zgjidhje te menjehershme te pajustifikuar te kontrates se punes nga punedhenesi, parashikuar nga neni 155 i Kodit te Punes.

Gjykata e apelit ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare, duke arsyetuar se megjithese kjo gjykate citon dispozitat e Kodit te Punes, ka vendosur te pranoje padine duke u bazuar ne nenin 20 te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise”, pa u shprehur per kerkimet e tjera qe permban kerkese padia, si demshperblimi per moszbatimin e proçedurave te njoftimit, vjetersine ne pune, largimin pa shkaqe te perligjura. Gjykata e apelit argumenton ne vendimin e saj se duhet te percaktohet natyra e marredhenies juridike, natyra e konfliktit, menyra e zgjidhjes dhe baza ligjore perkatese. Sipas gjykates se apelit, per nje percaktim te drejte te marredhenies juridike dhe te pozicionit juridik te ndergjyqesave ne marredhenien e krijuar, ne rastin konkret duhet te merret si reference Ligji nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise”, dispozitat e Kodit te Punes dhe ato te parashikuara ne Ligjin per Statusin e Nepunesit Civil, si dhe praktika gjyqesore, vendimet e Kolegjeve te Bashkuara, si dhe zgjidhjet e dhena nga Kolegjet Civile te Gjykates se Larte per raste analoge. Gjykata e apelit ka vleresuar se ne rastin ne gjykim ndodhemi para nje marredhenie juridike te punesimit, e cila gjen mbeshtetje ligjore dhe duhet te trajtohet ne baze te Kodit te Punes. Gjykata e apelit ka konkluduar se paditesi gezon mbrojtje ligjore vetem per te drejtat qe burojne nga nenet 143, 145/1 dhe 155 te K.Punes, shperblimin per mosrespektim te proçedures per afatin e njoftimit, te pages per vjetersi sherbimi dhe per zgjidhjen e menjehershme e te pajustifikuar te kontrates se punes, pasi punedhenesi ka perjashtuar mundesine e shqyrtimit ne themel te substances se çeshtjes, d.m.th. nese ekziston nje shkak i perligjur i arsyeshem per zgjidhjen e kontrates se punes.

Konstatohet se çeshtja nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka kaluar per gjykim ne Kolegjet e Bashkuara, ne zbatim te nenit 141/2 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe nenit 17 te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise”. Ne arsyetimin qe i ka bere Kolegji Civil vendimit per kalimin e çeshtjes per gjykim ne Kolegjet e Bashkuara, argumentohet nevoja e njehsimit te praktikes ne lidhje me respektimin e parimit te gjykimit te çeshtjes nga nje gjykate e pavarur dhe e paaneshme.

Ne kete perfundim eshte arritur pasi gjate gjykimit te çeshtjes nga ana e Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, nepermjet perfaqesuesit te tij, paditesi ka paraqitur paraprakisht pretendimin se çeshtja konkrete nuk duhet te shqyrtohet nga kjo gjykate. Kete kerkese paraprake, pala paditese e mbeshtet ne arsyetimin se Gjykata e Larte nuk mund te jete e paaneshme ne gjykimin e kerkimeve te tij, per shkak se ne kete gjykim ky institucion eshte ne poziten e te paditurit.

Sipas pales paditese, shqyrtimi i kesaj çeshtjeje nga ana e Gjykates se Larte do te cenonte parimin e paanshmerise, si element i rendesishem i proçesit te rregullt ligjor te parashikuar ne Konventen Europiane te Mbrojtjes se te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore, Kushtetuten e Shqiperise, Kodin e Proçedures Civile, si dhe ne praktiken e Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe te Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise.

Page 84: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

84

Per te argumentuar kete pretendim, pala paditese ka paraqitur nje vendim te Gjykates se Kasacionit (sot Gjykata e Larte) e Republikes se Shqiperise. Me vendimin nr.3454, date 30.09.1994 te Plenumit te Gjykates se Kasacionit eshte vendosur: “Lenia ne fuqi e vendimit nr.1698, date 29.07.1994 te Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit”.

Ky vendim i Plenumit te Gjykates se Kasacionit eshte marre gjate shqyrtimit te çeshtjes civile me pale: padites - Ylli Mahmuda (ish kryesekretar i gjykates), pale e paditur - Gjykata e Kasacionit dhe objekt padie-rimarrje ne pune. Gjate gjykimit te kesaj çeshtjeje, Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr.5046, date 23.12.1993 ka vendosur: “Rrezimin e padise”. Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.294, date 29.03.1994, ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.5046, date 23.12.1993 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt - rimarrjen e paditesit ne punen e meparshme”. Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit me vendimin nr.1309, date 26.05.1994 ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.294, date 29.03.1994 te Gjykates se Apelit Tirane e lenien ne fuqi te vendimit nr.5046, date 23.12.1993 te Gjykates se Rrethit Tirane”. Plenumi i Gjykates se Kasacionit me vendimin nr.1652, date 26.07.1994 ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.1309, date 26.05.1994 te Kolegjit Civil te Gjykates se Kasacionit e dergimin e çeshtjes per rigjykim po ne kete kolegj, me trup gjykues tjeter”. Kolegji Civil i Gjykates se Kasacionit me vendimin date 29.07.1994 ka vendosur “Lenien ne fuqi e vendimit nr.294, date 29.03.1994 te Gjykates se Apelit Tirane”.

Kunder ketyre vendimeve ka ushtruar kerkese per mbrojtje te ligjshmerise Kryetari i Gjykates se Kasacionit, duke kerkuar prishjen e vendimeve dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.5046, date 23.12.1993 te Gjykates se Rrethit Tirane. Perfundimisht, Plenumi i Gjykates se Kasacionit ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.1698, date 29.07.1994 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte. Me kete vendim Kolegji Civil i Gjykates se Larte kishte vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.294, date 29.03.1994 te Gjykates se Apelit Tirane.

Ne kete vendim, Plenumi i Gjykates se Kasacionit arsyeton si vijon: “Duhet te mbahet ne konsiderate neni 40 i Ligjit nr.7692, date 31.03.1993 “Per dispozitat kryesore kushtetuese”, garancia per nje gjykim te drejte. Ne kete gjykim Gjykata e Kasacionit eshte vete pale ne gjykim. Ne qofte se kjo gjykate do te prishe vendimin e gjykates se apelit dhe do te zgjidhe çeshtjen ne disfavor te paditesit do te tregohej e njeanshme. Per te siguruar nje gjykim te paanshem Gjykata e Kasacionit nuk mund te beje nje vleresim te ri te rrethanave qe ka pranuar gjykata e apelit. Ndodhemi para nje rasti te vecante ku Gjykata e Kasacionit, per te mos cenuar paanesine e saj, duhet t’i bindet vendimit te gjykates se paanshme, asaj te apelit, pavaresisht se kjo eshte nje hallke me e ulet”.

Pala paditese pretendon gjithashtu se kerkesa per mosshqyrtimin e çeshtjes konkrete ne Gjykaten e Larte gjen mbeshtetje dhe ne praktiken e Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut dhe konkretisht ne çeshtjet “Findley vs BM”, “Piersack vs Belgjikes”, “Hauschildt vs Danimarkes” dhe “Demicoli vs Maltes”, megjithese vetem sa i permend keto çeshtje, pa bere asnje analize e pa dhene asnje argument se ku qendron ngjashmeria e çeshtjes ne shqyrtim nga kjo gjykate me çeshtjet e shqyrtuara nga Gjykata e Strasburgut.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte verejne se keto çeshtje jane te ndryshme, prandaj vendimet e dhena per to nuk mund te sherbejne si preçedente (case law) per zgjidhjen e çeshtjes ne fjale.

Ne rastin konkret, per te gjykuar ne lidhje me respektimin e parimit te zhvillimit te gjykimit nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte u referohen dispozitave te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe Konventes se Mbrojtjes te te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore te Keshillit te Evropes dhe legjislacionit ne fuqi te Republikes se Shqiperise.

Page 85: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

85

Ne nenin 33 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise sanksionohet se: “Kushdo ka te drejte te degjohet para se te gjykohet”. Ne nenin 135 te Kushtetutes parashikohet se: “Pushteti gjyqesor ushtrohet nga Gjykata e Larte, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkalles se pare, te cilat krijohen me ligj”. Ne lidhje me konceptin “gjykate e paaneshme”, e cila do te vendose per mosmarreveshjen, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte çmojne dhe permbajtjen e dispozitave te Konventes se Mbrojtjes se te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore te Keshillit te Evropes. Kjo konvente eshte nenshkruar nga Republika e Shqiperise ne date 13.07.1995, duke hyre ne fuqi ne daten e ratifikimit te saj me 02.10.1996. Ne zbatim te nenit 116 dhe 121 te Kushtetutes se Shqiperise, dispozitat e kesaj Konvente jane pjese e sistemit te brendshem juridik te vendit.

Neni 6, paragrafi i pare i kesaj Konvente parashikon te drejten per nje proçes te rregullt. Nder te tjera, dispozita e ketij neni parashikon: “Çdo person ka te drejte qe çeshtja e tij te degjohet drejtesisht, publikisht dhe brenda nje afati te arsyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe e paaneshme, e krijuar ligjerisht, e cila do te vendose qofte per mosmarreveshjet mbi te drejtat dhe detyrimet e tij me karakter civil, qofte per bazueshmerine e çdo akuze te natyres penale te drejtuar kunder tij”.

Duke u mbeshtetur pikerisht ne kete dispozite, paditesi ka pretenduar se ne gjykimin e çeshtjes se tij Gjykata e Larte nuk mund te konsiderohet si nje gjykate e paaneshme, per shkak se eshte pale ne proçes.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte vleresojne se parimi i gjykimit te çeshtjes nga nje gjykate e paaneshme gjen zbatim dhe ne nenin 72/6 te K.Pr.C., ku parashikohet se “Gjyqtari eshte i detyruar te heqe dore nga gjykimi i nje çeshtjeje konkrete kur: … 6. ne çdo rast tjeter kur vertetohet, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njeanshmerie”.

Ne vleresimin e elementit te paanshmerise se gjykates qe zgjidh mosmarreveshjen, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte çmojne dhe qendrimin e mbajtur ne jurisprudencen e Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Ne çeshtjen LANGBORGER kunder SUEDISE, Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut arsyeton se “Per te vleresuar nese nje organ mund te konsiderohet “i pavarur”, duhet te shqyrtohet inter alia, menyra e zgjedhjes se anetareve te tij dhe kohezgjatja e mandatit, ekzistenca e garancive ndaj presioneve te jashtme dhe nese organi paraqitet si i pavarur”. Persa i takon parimit “gjykate e paaneshme” Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne po kete çeshtje argumenton se “ne lidhje me çeshtjen e paanshmerise, duhet te behet nje dallim mes nje testi subjektiv, qe ka te beje me bindjen e nje gjykatesi te caktuar mbi nje çeshtje te caktuar dhe nje testi objektiv, qe sherben per t’u siguruar nese nje gjykates ofron garancite e mjaftueshme per te perjashtuar çdo dyshim te ligjshem ne kete drejtim”.

Ne rastin konkret, paditesi ka kundershtuar nje urdher te Kryetarit te Gjykates se Larte per perfundimin e kontrates se tij te punes ne kete institucion. Kjo vendimmarrje e Kryetarit te Gjykates se Larte nuk eshte rrjedhoje e ushtrimit te pushtetit gjyqesor, qe parashikohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ky urdher i Kryetarit te Gjykates se Larte eshte marre ne zbatim te nenit 7/ç te ligjit organik te kesaj gjykate. Sa me lart, Kryetari i Gjykates se Larte ka vepruar si organi qe me ligj eshte ngarkuar te kujdeset per funksionimin normal te Gjykates se Larte, ne rastin konkret te nje pjese te administrates se saj te perbere nga ndihmesit ligjore qe punojne secili prane çdo gjyqtari te Gjykates se Larte nen autoritetin, mbikqyrjen dhe besimin e tij.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte nenvizojne faktin se asnje nga gjyqtaret e Gjykates se Larte qe gjykojne kete çeshtje, nuk ka qene dhe ligjerisht nuk mund te ishte pjese e procesit vendimmarres qe ka te beje me mbarimin e kontrates se punes me paditesin. Asnjeri nga anetaret e Gjykates se Larte nuk ka qene i detyruar dhe nuk rezulton qe ndonjehere te kete shfaqur mendimin e tij persa i takon kesaj çeshtjeje, duke vene keshtu ne

Page 86: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

86

dyshim paanesine ne gjykimin e kerkimeve te paditesit. Paditesi ka pasur lidhje te drejtperdrejta pune vetem me gjyqtarin Bashkim Caka, te cilit i ka mbaruar mandati. Njohjet personale qe paditesi mund te kete krijuar me gjyqtaret e tjere nuk mund te konsiderohen te tilla qe te vene ne dyshim paanesine e tyre ne zgjidhjen e kesaj çeshtjeje.

Ne gjykimin e kesaj çeshtje nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte eshte mbajtur parasysh dhe respektuar parimi “gjykate e paaneshme” dhe ne nje tjeter aspekt. Keshtu, Kryetari i Gjykates se Larte, urdheri i te cilit, bazuar ne ligj, ka vendosur zgjidhjen e marredhenies se punes mes paditesit dhe Gjykates se Larte, nuk merr pjese ne trupen gjyqesore te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte qe merr ne shqyrtim kete konflikt gjyqesor.

Duke i`u referuar çeshtjes HAUSCHILDT kunder DANIMARKES, verehet se Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ka vleresuar si vijon: “çdo gjykates, per te cilin ekziston nje arsye e ligjshme per te dyshuar mungese te paaneshmerise, duhet te dale nga trupi gjykues”. Veç Kryetarit te Gjykates se Larte, si punedhenes i paditesit, i cili objektivisht eshte i perjashtuar nga gjykimi i kesaj çeshtjeje, per secilin nga te trembedhjete gjyqtaret e tjere qe perbejne trupen gjyqesore te shqyrtimit te kesaj çeshtjeje ne Kolegjet e Bashkuara, nuk ekziston asnje arsye e perligjur qe te krijoje dyshime per mungese te paanshmerise. Ne kendveshtrimin subjektiv, ashtu si parashtrohet edhe me lart, asnje nga gjyqtaret nuk rezulton te kete shfaqur paraprakisht mendimin per zgjidhjen e kesaj çeshtjeje, as te kete interes te vetin per zgjidhjen e saj dhe as te kete ndonje lidhje personale, apo arsye personale qe te vinte ne dyshim sadopak paanesine e tij. Ne kendveshtrimin objektiv e gjithe trupa gjyqesore ne teresi, ashtu si dhe çdo gjyqtar i veçante perberes i saj, zoteron integritetin dhe garancite e mjaftueshme per te perjashtuar çdo dyshim per mungese paanesie ne gjykim.

Gjithashtu paditesi nuk parashtroi ndonje arsye konkrete mungese paanesie per ndonje gjyqtar te çeshtjes. Per me teper, eshte e paarsyeshme, e paperligjur dhe e papranueshme te pretendosh ne pergjithesi per mungesen e paanesise se gjithe trupes gjyqesore, nisur vetem nga fakti qe ke qene pjesetar i administrates se gjykates si institucion, por pa pasur lidhje pune te drejtperdrejta dhe vartesie administrative me asnjerin gjyqtar qe gjykon çeshtjen.

Ne rastin konkret, edhe persa i takon parimit “gjykate e pavarur”, Kryetari i Gjykates se Larte nuk ushtron asnje pushtet a ndikim kushtetues/ligjor ndaj anetareve te Gjykates se Larte. Menyra e emerimit te anetareve te Gjykates se Larte, kohezgjatja e mandatit dhe shkaqet e perfundimit te tij, parashikohen nga nenet 136-140 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

Ne funksionin e tij gjyqesor, Kryetari i Gjykates se Larte substancialisht nuk ushtron asnje te drejte me teper se gjyqtaret e tjere te kesaj gjykate. Kryesimi nga Kryetari i trupit gjykues te Kolegjit perkates kur ai merr pjese ne gjykim (neni 13/3 i Ligjit nr.8588, date 15.03.2000), drejtimi dhe kryesimi i Kolegjeve te Bashkuara (neni 7/a dhe neni 15/1 i ligjit ne fjale), jane te drejta me karakter procedurial. Keto dhe disa te drejta te tjera me karakter administrativ dhe organizativ, te percaktuara me ligj, nuk kane asnje ndikim ne veprimtarine dhe vendimmarrjen e gjyqtareve te tjere, si dhe ne funksionin e Kryetarit si gjyqtar, veçse formalisht i japin atij pozicionin e te parit ndermjet te barabarteve (primus inter pares) ne trupen gjyqesore, kur e kryeson ate.

Per Kryetarin si gjyqtar, per te siguruar dhe garantuar paanesine e tij ne gjykim, per heqjen dore nga gjykimi dhe per perjashtimin e tij me kerkese te paleve, zbatohen te njejtat kritere dhe rregulla si per te gjithe gjyqtaret e tjere. Kryetari e çmoi vete mospjesemarrjen ne gjykimin e kesaj çeshtjeje, ndersa per gjyqtaret e tjere nuk rezulton te ekzistoje ndonje arsye per heqje dore, apo per te kerkuar perjashtimin e tyre nga gjykimi.

Page 87: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

87

Si perfundim, gjykimi i mosmarreveshjes per largimin nga detyra te ndihmesit ligjor te gjyqtarit te Gjykates se Larte prej nje trupe gjyqesore te kesaj gjykate, ne Kolegjin Civil apo ne Kolegjet e Bashkuara, nuk cenon parimin e pavaresise e te paanesise ne gjykim, te sanksionuar ne nenin 6-te Konventes Europiane te te Drejtave e Lirive Themelore te Njeriut dhe nenin 42/2 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Ne respekt te ketyre parimeve, ne shqyrtimin e çeshtjes nuk mund te marre pjese Kryetari i Gjykates se Larte qe ka te drejten e vendimmarrjes per shkak te ushtrimit te detyres si punedhenes i ndihmesit ligjor, gjyqtari per te cilin ka punuar ndihmesi ligjor, si dhe çdo gjyqtar tjeter qe, per arsye te perligjura, krijon dyshime per mungese paanesie ne gjykim.

Veprimet proçeduriale per heqje dore nga gjykimi i nje çeshtje te caktuar apo per perjashtim nga pjesemarrja ne gjykimin e saj, per shkaqe te perligjura objektive apo subjektive, qe vene ne dyshim mungesen e paanesise ne gjykim, nuk jane te drejta qe ushtrohen ne menyre kolektive per te gjithe trupen gjyqesore, por te drejta qe ushtrohen ne menyre individuale, duke bere vleresimet perkatese rast pas rasti.

Ne kendveshtrimin e ndertimit institucional, ne pajtim me dispozitat e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe ne zbatim te ligjit organik te saj, ne Gjykaten e Larte te Republikes se Shqiperise trupa gjyqesore, qe ushtron vetem funksione gjykimi, eshte ndare qartesisht nga administrata dhe sherbimet e tjera ndihmese. Kryetari i Gjykates se Larte, me cilesine e drejtuesit te institucionit ka kompetencen ekskluzive per te miratuar strukturen, organiken dhe rregullat e brendshme te Gjykates se Larte (neni 7/e i ligjit organik). Si punedhenes, ai ka gjithashtu te drejten ekskluzive per emerimin dhe shkarkimin e nepunesve te administrates gjyqesore e te punonjesve te sherbimeve te tjera ndihmese (neni 7/c, d). Ndersa drejtimi, organizimi dhe mbikqyrja e perditeshme e veprimtarise administrative kryhet prej kancelarit, si nepunesi me i larte administrativ i institucionit. Ne harmoni me kompetencat e Kryetarit te Gjykates se Larte si drejtues i institucionit dhe me funksionin e tij administrativ te punedhenesit, jane miratuar edhe dispozitat per fitimin e nje statusi te barabarte me ate te nepunesve te sherbimit civil (te administrates publike) per nepunesit e Gjykates se Larte si institucion kushtetues e i pavarur, veçanerisht persa u perket pagave dhe shperblimeve (Neni 10 i Ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit Civil” dhe neni 9/1 i Ligjit nr.9584, date 17.07.2006 “Per pagat, shperblimet dhe strukturat e institucioneve te pavarura kushtetuese …”).

Neni 20 i ligjit organik te Gjykates se Larte ka rregulluar proçeduren e emerimit, te mbarimit te kontrates, shkarkimit nga detyra, kriteret e perzgjedhjes, pagen, si dhe perfitime te tjera te ndihmesit ligjor te gjyqtarit ne kete menyre: “Neni 20/ Ndihmesit ligjore.

Gjyqtari i Gjykates se Larte ka deri ne dy ndihmes ligjore dhe personin e sherbimit. Ndihmesit ligjore perzgjidhen nga vete gjyqtaret e Gjykates se Larte ndermjet

juristeve qe plotesojne kushtet ligjore per t'u emeruar gjyqtare te gjykates se shkalles se pare ose te gjykates se apelit. Ata emerohen nga Kryetari i Gjykates se Larte.

Ndihmesit ligjore perfitojne perkatesisht pagen e gjyqtarit te shkalles se pare ose te gjykates se apelit. Ndihmesi ligjor largohet nga detyra me urdher te Kryetarit te Gjykates se Larte, me propozimin e gjyqtarit perkates.

Kur largimi nga detyra eshte bere pa arsye te perligjura, ai ka te drejten vetem te shperblimit te demit deri ne shumen e pages vjetore”.

Ndersa neni 21 percakton detyrat e ndihmesit ligjor. Sipas kesaj dispozite, “Ndihmesit ligjore studjojne ankimet, dosjet gjyqesore, pergatisin relacionet per çeshtjet qe jane ne gjykim duke dhene mendimin e tyre, u pergjigjen ankesave, pergatisin materialet e nevojshme, si dhe kryejne çdo detyre tjeter qe u ngarkohet nga gjyqtari i Gjykates se Larte”.

Page 88: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

88

Nga permbajtja e dispozitave te mesiperme dhe nga interpretimi i tyre gramatikor, logjik e sistematik, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konfirmojne praktiken e punes se deritanishme ne zbatim te ketij ligji persa i perket problematikes ne shqyrtim, duke nenvizuar perfundimet si me poshte:

1. Veprimtaria e çdo gjyqtari te Gjykates se Larte funksionon e organizuar si nje zyre me vete nen drejtimin, kujdesin dhe kontrollin e tij, me nje personel te perbere prej deri ne dy ndihmesa ligjore dhe personel tjeter sherbimi.

2. Perzgjedhja e ndihmesit ligjor ndermjet kandidaturave qe plotesojne kriteret ligjore e morale te pranimit behet nga vete gjyqtari perkates, i cili i ben Kryetarit propozimin per emerim.

3. Kryetari i Gjykates se Larte, si punedhenes, formalizon emerimin pa pasur diskrecion per mospranimin e kandidatures.

Mospranimi i kandidatures behet vetem ne rast se kandidati nuk ploteson kriteret. 4. Me daljen e aktit te emerimit, ndihmesi ligjor lidh kontrate punesimi ne nje

sherbim publik, e cila ka afat deri ne perfundim te mandatit te gjyqtarit per te cilin ai punon. 5. Kontrata mbaron rregullisht vetem me mbarimin e mandatit te gjyqtarit. Ky

konkluzion rezulton ne menyre implicite nga interpretimi ne teresi i nenit 20 te ligjit. 6. Kontrata mund te zgjidhet para afatit nga gjyqtari perkates dhe te formalizohet me

urdher te Kryetarit te Gjykates se Larte. 7. Zgjidhja para afatit e kontrates se punesimit te ndihmesit ligjor eshte ne

diskrecionin e gjyqtarit perkates. Kryetari i Gjykates se Larte nuk ka te drejte te urdheroje gjyqtarin per ta mbajtur ne pune ndihmesin ligjor jashte vullnetit te tij (gjyqtarit), edhe ne qofte se ai nuk parashtron shkaqe te perligjura e bindese per largimin para afatit te ndihmesit ligjor. Ky rregullim behet per arsye se marredhenia e punes gjyqtar-ndihmes ligjor bazohet ne mirebesimin. Humbja e besimit, per çfaredo lloj shkaku apo motivi, passjell prishjen e kontrates.

8. Vetem largimi nga detyra i ndihmesit ligjor para mbarimit te mandatit te gjyqtarit, pa arsye te perligjura, apo pa dhene arsyet, i jep atij te drejten e kerkimit te demshperblimit deri ne shumen e pages vjetore.

Si perfundim, ndihmesi ligjor i gjyqtarit te Gjykates se Larte e ushtron funksionin e tij bazuar ne nje kontrate punesimi me afat te nje funksionari publik, e cila gjen rregullim te posaçem ne dispozitata e ligjit organik te Gjykates se Larte (nenet 20-21).

Gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit, duke mos percaktuar drejt natyren e marredhenies juridike per shkak te te ciles ka lindur mosmarreveshja qe paditesi ka kerkuar te zgjidhe gjyqesisht; duke mos percaktuar drejt shkakun e padise, d.m.th. te drejten e tij subjektive dhe gjendjen e faktit te pretenduar, qe i kundervihet kesaj te drejte; duke mos bere nje cilesim te fakteve e veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen, pa qene e lidhur me percaktimin e propozuar nga paditesi; duke mos konstatuar bazen juridike te gabuar te padise, kane arritur ne zgjidhjen e gabuar te çeshtjes.

Gjykatat i kane bere vleresim te gabuar faktit juridik te perfundimit te kontrates se punesimit publik te paditesit, duke e konfonduar me rastin kur kjo kontrate zgjidhet ne menyre te njeaneshme (nderpritet) nga punedhenesi para kohe, gjate vazhdimit te mandatit te gjyqtarit, sipas paragrafeve 4 e 5 te nenit 20.

Siç pretendohet me te drejte ne rekurs, rasti ne shqyrtim nuk eshte i tille. Ndihmesi ligjor Kacurri nuk u largua para kohe nga detyra me propozim te gjyqtarit Caka. Ai iku bashke me kete te fundit pas mbarimit te mandatit te tij, ashtu siç kane ikur edhe ndihmes te tjere para tij, me mbarimin e mandatit te gjyqtareve perkates.

Page 89: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

89

Detyrimi per t`i mbajtur ende ne pune keta ndihmes ligjore, qe me kalimin e viteve do te behen shume, apo demshperblimi i tyre eventual, nuk ka asnje baze ligjore. Mbarimi i kontrates eshte nje fakt juridik i ligjshem dhe jo veprim i fajshem dhe i kunderligjshem i punedhenesit te tyre, sic ka pretenduar paditesi dhe kane pranuar gjykatat.

Eshte i gabuar arsyetimi qe bejne gjykatat ne lidhje me vleresimin e mbarimit te marredhenies se punes se paditesit, si zgjidhje e menjehershme e kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme. I gabuar eshte gjithashtu dhe argumentimi qe ato i bejne nje qendrimi te tille, duke iu referuar dispozitave perkatese te Kodit te Punes ne lidhje me trajtimin e ketyre elementeve. Kur ligji organik e ka bere rregullimin perkates te marredhenies se punes dhe ai ligj nuk te referon ne dispozitat e Kodit te Punes, keto dispozita nuk mund te zbatohen ne analogji.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, çmojne se gjykatat duhet te kishin konkluduar se me mbarimin e mandatit kushtetues te gjyqtarit te Gjykates se Larte, do te konsiderohet ipso jure se ka mbaruar dhe kontrata e punesimit e ndihmesit te tij ligjor. Ne keto raste, urdheri i Kryetarit te Gjykates se Larte per nderprerjen e marredhenieve financiare te ndihmesit ligjor per shkak te mbarimit te kontrates se punesimit, ne vetevete vetem konstaton mbarimin e kontrates se punes qe ndihmesi ligjor ka me institucionin. Per keto arsye, gabimisht gjykatat kane pranuar pretendimin e paditesit se nga ana e punedhenesit duhej te ishte zbatuar proçedura e zgjidhjes se kontrates se punes dhe afatet perkatese te njoftimit.

Edhe sikur te ishte i zbatueshem Kodi i Punes, nuk ishte rasti i zbatimit te ketyre kerkesave te nenit te Kodit te Punes, sepse ato zbatohen ne rastet e zgjidhjes nga punedhenesi te kontrates se punes me kohezgjatje te pacaktuar (Neni 141 i Kodit te Punes).

Nderkohe parashikimi i paragrafit te fundit te nenit 20 te ligjit organik duhet te zbatohet vetem ne rastet kur perpara mbarimit te mandatit te gjyqtarit, ky i fundit kerkon nga Kryetari i Gjykates largimin nga detyra te ndihmesit. Ne kete rast, ndihmesit ligjor i lind e drejta per te kerkuar gjyqesisht hetimin e justifikueshmerise se shkakut te largimit nga detyra, duke perfituar eventualisht dhe demshperblimin e caktuar ne ligj.

PER KETO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/d te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S E N

Ndryshimin e vendimit nr.457, date 07.04.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit nr.6005, date 07.12.2004 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe rrezimin e padise.

Ky vendim per unifikim te praktikes gjyqesore te dergohet per botim ne Fletoren Zyrtare.

Tirane, me 22.01.2007

MENDIMI I PAKICES

Ne vendimin Unifikues, nr.5, date 22.01.2007 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte.

Nuk jemi dakord me vendimin e shumices te gjyqtareve te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, per arsyet qe do t’i parashtrojme me poshte:

Page 90: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

90

Çeshtja civile me padites ish ndihmesin ligjor te Gjykates se Larte, Besnik Kaçurri dhe te paditur Gjykaten e Larte te Republikes se Shqiperise, ka kaluar per gjykim ne Kolegjet e Bashkuara me arsyetimin se, Kolegji Civil ″ ... pasi vleresoi kerkesen paraprake te paraqitur nga perfaqesuesja e paditesit, gjykon se nuk mund ta shqyrtoje kete çeshtje, per arsye se: Ne respektim te nje gjykimi te drejte, siç parashikohet nga neni 6 i Konventes Europiane te te drejtave te Njeriut (KEDNJ), per te siguruar paanshmerine ne gjykimin e kesaj çeshtjeje edhe ne ballafaqim me praktiken e ... Plenumit te Gjykates se Kasacionit (sot Gjykata e Larte) ... Kolegjeve te Bashkuara u jepet mundesia te njehsojne ose te ndryshojne praktiken gjyqesore ne frymen e KEDNJ″.

Nga aktet rezulton se perfaqesuesja e paditesit, ne kerkesat paraprake (gjate gjykimit ne Kolegjin Civil), vuri ne dukje se, ne nje çeshtje analoge ne te cilen Gjykata e Kasacionit (sot Gjykata e Larte) e Shqiperise ka qene e paditur nga nje ish punonjes i saj (kryesekretari), ne vendimin nr.3454, date 30.09.1994, ka arsyetuar se: ″Per te siguruar nje gjykim te paanshem, Gjykata e Kasacionit nuk mund te beje vleresim te ri te rrethanave qe ka pranuar gjykata e apelit dhe se, ndodhemi perpara nje rasti te veçante, kur kjo gjykate, per te mos cenuar paanesine e saj, duhet t’i bindet vendimit te gjykates se paanshme, asaj te apelit, pavaresisht se kjo eshte nje hallke me e ulet″.

Rezulton gjithashtu se, ne rekursin e paraqitur nga Kryetari i Gjykates se Larte kunder vendimeve te dy shkalleve te gjykimit te kesaj çeshtjeje, shkaku i pare per te cilin, sipas tij (rekursit), kerkohej prishja e tyre, ishte pjesemarrja ne trupin gjykues te gjykates se apelit qe gjykoi çeshtjen, e gjyqtarit M. Saraçi, pasi, sipas rekursit, gjate kohes qe ky i fundit ishte gjyqtar ne Gjykaten e Larte, paditesi, per nje periudhe kohe, ka qene ndihmes ligjor i tij. Kjo shkelje e rende proçedurale (sipas rekursit) lidhur me formimin e trupit gjykues, perben shkak absolut per prishjen e vendimit.

Si shkak te dyte, rekursi parashtron se, gjykatat nuk kane percaktuar drejt marredhenien juridike midis paleve, mbi bazen e se ciles ka lindur konflikti, duke konsideruar referimin ne Kodin e Punes si arbitrar dhe, per me teper, duke u nisur pikerisht nga kjo, vendimet e dy gjykatave i konsideron haptazi te kunderligjshme.

Mirepo shumica, meqenese konstatoi se nuk ishte e vertete qe paditesi te kishte qene ndihmes ligjor i gjyqtarit M. Saraçi, ne arsyetimin e vendimit te saj, u perqendrua kryesisht ne argumentimin e kuptimit te parimit te paanesise se gjyqtarit (duke patur parasysh gjyqtarin e Gjykates se Larte ne raport me Kryetarin e kesaj gjykate) dhe ne mos interpretimin e sakte te kuptimit te dispozites se nenit 20 te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise″.

Per arsye metodike, si dhe per shkak te zgjidhjes qe iu dha çeshtjes (duke rrezuar padine), pakica do ta filloje arsyetimin e saj kunder nga shkaku i dyte qe permban rekursi.

Shumica arriti ne perfundimin unifikues, sipas te cilit, ndihmesi ligjor i Gjyqtarit te Gjykates se Larte e ushtron funksionin e tij bazuar ne nje kontrate punesimi me afat te nje funksionari publik, e cila gjen rregullim te posaçem ne dispozitat e ligjit organik te Gjykates se Larte (nenet 20 - 21), perfundim me te cilin eshte plotesisht dakord edhe pakica. Mirepo, argumentet qe perdor shumica per te arritur ne kete perfundim, sipas mendimit te pakices, jo vetem qe jane rrjedhoje e interpretimit te gabuar te kuptimit te permbajtjes se dispozitave te neneve 20 dhe 21 te ligjit te permendur, por vijne ndesh edhe me praktiken e ndjekur, ne disa raste te tjera, kur ndihmes ligjore te veçante, me te drejte, nuk jane larguar nga puna, deri ne zevendesimin e gjyqtarit, duke i a lene, ne kete menyre (perseri me te drejte), praktikisht te drejten atij per t’i mbajtur apo larguar ata nga puna. Pakica e konsideron te drejte kete lloj praktike, pasi, veç interesit personal qe mund te kete dhe ka per vete ndihmesin ligjor qe mbahet ne detyre dhe mbas mbarimit te mandatit te gjyqtarit, ndihmes i te cilit ai ka qene, ajo i sherben edhe vijimesise se krijimit te nje pervoje (per aq sa mund t’u takoje ndihmesve

Page 91: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

91

ligjore ne kete proçes) ne lidhje me sistemimin e praktikes se Kolegjeve te Gjykates se Larte dhe sidomos te plotesise dhe cilesise se relatimeve qe pergatiten prej tyre per çeshtjet qe u ngarkohen.

Persa i perket interpretimit te dispozites se nenit 20 te ligjit organik, megjithese shumica, ashtu sikurse edhe rekursi e citon, ne menyre te perseritur ate, elementit thelbesor qe ka lidhje te drejtperdrejte me objektin e gjykimit te çeshtjes konkrete, i jep kuptim, sipas pakices, te gabuar. Ky element gjendet i shprehur ne paragrafin e parafundit te dispozites se permendur, ne pjesen e fundit te te cilit, ne forme krejtesisht te qarte, percaktohen modalitetet e proçedures qe duhet te ndiqet per largimin e ndihmesit ligjor nga detyra. Keshtu, eshte e vertete qe ai largohet nga detyra me urdher te Kryetarit te Gjykates se Larte (i cili, veç te tjerave, vepron edhe si perfaqesues i ketij personi juridik publik si ne marredheniet me te tretet, ashtu edhe me punonjesit e vete Gjykates se Larte, jo gjyqtare), por ky i fundit mund te nxjerre urdherin e largimit jo me iniciativen e tij, por vetem pasi t’i jete bere propozimi nga gjyqtari perkates per nje gje te tille. Ky kusht, ne rastin e paditesit nuk eshte permbushur, pasi nje propozim i tille nuk ka ekzistuar. Arsyetimi i shumices, sipas te cilit me perfundimin e mandatit te gjyqtarit qe e kishte perzgjedhur si ndihmes, perfundojne, automatikisht edhe marredheniet e posaçme te punes se ndihmesit ligjor prane tij me Institucionin e Gjykates se Larte, per mendimin e pakices, nuk perputhet me kerkesen proçedurale te permendur pak me lart. Edhe ne aspektin e funksionimit normal te Institucionit, ne kushtet kur dihet se vendi bosh i gjyqtarit te larguar do te zevendesohej dhe fondi i pages per ndihmesin ligjor qe perkohesisht mbetet pa gjyqtar, ishte i miratuar tashme, do te ishte logjike qe t’i lihej gjyqtarit qe do te mandatohej rishtaz e drejta per te vendosur nese do ta mbante, apo per te bere propozimin per largimin e tij nga detyra.

Keshtu qe, per arsyet qe u renditen shkurtimisht me lart, argumenti i perdorur nga shumica, sipas te cilit paditesi iku bashke me gjyqtarin Caka, pas mbarimit te mandatit te ketij te fundit, ashtu siç kane ikur edhe ndihmes te tjere para tij me mbarimin e mandatit te gjyqtareve perkates, nuk gjen mbeshtetje ne ligj dhe nuk i pergjigjet te vertetes lidhur me praktiken qe eshte ndjekur ne raste te ngjashme (sado te pakta qofshin ato), me ndihmesa ligjore te tjere pas mbarimit te mandatit te gjyqtareve qe i kishin perzgjedhur.

Per me teper i pabazuar eshte ky argument po te kihet parasysh permbajtja e shkreses nr.T-251 Prot., date 02.12.2004 e Kancelarit te Gjykates se Larte, sipas se ciles paditesi ka qene ne marredhenie pune ne Gjykaten e Larte me shume se kater vjet (qe nga 01.09.1996) para daljes se ligjit organik te ketij institucioni (15.03.2000) dhe, fakti qe, mbas daljes se ligjit, ai eshte emeruar (dhe jo perzgjedhur) ndihmes ligjor prane gjyqtarit B. Caka, fakt ky qe tregon per vijimesi te marredhenies se punesimit te tij me Gjykaten e Larte. Pikerisht kushtet specifike qe kane paraprire dhe mbi te cilat vazhdoi (pavaresisht ligjit organik) marredhenia e punesimit te paditesit me Gjykaten e Larte, ndryshe nga perfundimi i shumices, sipas te cilit, me daljen e aktit te emerimit ndihmesi ligjor lidh kontrate punesimi ne nje sherbim publik, i japin kesaj marredhenieje karakteristika te veçanta, te cilat duhej te ishin marre parasysh nga shumica si argumente plus ne favor te kerkeses ne çeshtjen objekt gjykimi.

Sikunder u permend, shkaku tjeter qe parashtrohet ne rekurs, ka te beje me aspektin e rendesishem te paanesise se gjykates, i cili sherbeu edhe si shkaku i vetem per kalimin e çeshtjes ne Kolegjet e Bashkuara, duke shtruar para tyre mundesine e njehsimit apo ndryshimit te praktikes gjyqesore ne frymen e KEDNJ.

Lidhur me kete, pakica eshte e mendimit qe, edhe ne zgjidhjen e çeshtjes objekt gjykimi duhej te ishte ndjekur praktika e Plenumit te ish Gjykates se Larte, i cili, per te mos cenuar paanesine e tij si gjykate (ne kushtet kur shqyrtohej nje mosmarreveshje e lindur midis titullarit te vete Gjykates se Larte dhe nje punonjesi te saj), çeshtjen e konsideroi rast te

Page 92: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

92

veçante dhe per te mos cenuar parimin e paanesise, i u bind vendimit te gjykates se apelit, pavaresisht se ajo ishte hallke me e ulet se vete e para.

Zgjidhja qe i dha Plenumi i ish Gjykates se Larte çeshtjes konkrete, per pakicen, vendosi standart te perparuar ne raport me kohen, ndersa, ne kushtet aktuale kur çeshtja eshte duke u gjykuar, mbasi Konventa Europjane e te Drejtave te Njeriut (KEDNJ) eshte bere pjese e legjislacionit te brendshem te Republikes se Shqiperise, standarti i vendosur tashme lidhur me paanesine e gjykatave behet dhe me i detyrueshem per gjykatat shqiptare, perfshire edhe Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

Perikli Zaharia Ylvi Myrtja Spiro Spiro

Nr.9/2 i Regj. Themeltar Nr.6 i Vendimit

VENDIM

NE EMER TE REPUBLIKES

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Kristaq Ngjela Anetar Spiro Spiro Anetar Artan Hoxha Anetar Perikli Zaharia Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare Irma Bala Anetare Besnik Imeraj Anetar Ardian Dvorani Anetar Shpresa Beçaj Anetare Gani Dizdari Anetar Fatos Lulo Anetar Agron A. Lamaj Anetar Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 24.01.2007, moren ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

Paditese: Qefsere Dingu, Perfaqesuar nga

Av. Ilir Selenica Te Paditur: Fatmir Maçi, Piro Dode, perfaqesuar nga

Av. Viktor Ikonomi Person i Trete: Shoqeria “Al&Gi” Tirane, ne mungese

Objekti i Padise: Dorezim pasurie qe rrjedh nga trashegimia.

Pavlefshmeri e kontrates se dhurimit date 13.11.1997. Baza Ligjore: Nenet 349 dhe 92 te K.C.

Page 93: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

93

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2756, date 17.06.2003 ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1259, date 09.12.2003 ka vendosur: Prishjen e vendimit dhe kthimin per rigjykim ne ate gjykate, me arsyetim - shkelje proçeduriale.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2843, date 04.06.2004 ka

vendosur: Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.514, date 14.04.2005 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit.

Kunder vendimit nr.514, date 14.04.2005 te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs paditesja Qefsere Dingu, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata ka gabuar kur ka trajtuar padine e kerkimit te trashegimise si nje padi te njohjes bashkepronare, duke pare momentin e kompensimit si nje marredhenie juridike detyrimi dhe jo pronesie.

- Vendimi i K.K.K.P.-ve qe kompenson vetem njerin nga trashegimtaret duke veçuar te tjeret, eshte ne kundershtim me ligjin, pasi kompensimi nuk mund te behet vetem per njerin nga trashegimtaret ku prona dhe pjeset perkatese nuk jane ndare nga gjykata, e per pasoje trualli prej 1200 m2 i takon te gjithe trashegimtareve.

KOLEGJET E BASHKUARA TE GJYKATES SE LARTE pasi degjuan relatimin e çeshtjes nga gjyqtaret Agron Lamaj dhe Ylvi Myrtja; perfaqesuesin e paditeses, i cili kerkoi pranimin e rekursit; perfaqesuesin e te paditures, i cili kerkoi rrezimin e rekursit; dhe pasi shqyrtoi e bisedoi ne teresi çeshtjen:

V E R E J N E

Paditesja Qefsere Dingu dhe i padituri Fatmir Maçi jane moter e vella dhe trashegimtare ligjore te trashegimlenesit Myslim Maçi.

Komisioni i Kthimit e Kompensimit te Pronave te Rajonit nr.1 te Bashkise Tirane me vendimin nr.1345, date 30.11.1996 ka njohur pronar babain e tyre Myslim Maçi, nder te tjera, edhe per nje truall te zene me siperfaqe 17.980 m2 se bashku me vellezerit e tij Xhelal, Hysen, Maliq e Hasan Maçi, e cila do t’i kompensohej me nje nga menyrat e parashikuara nga neni 16 i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve”.

Ne zbatim te se drejtes se kompensimit qe kishte fituar babai i tij, trashegimlenesi Myslim Maçi, i padituri Fatmir Maçi i eshte ridrejtuar K.K.K.Pronave per kompensimin e siperfaqes se tij te pandare dhe me vendimin nr.114, date 28.08.1997 i eshte kompensuar ne natyre nje siperfaqe prej 1200 m2. Ne piken nr.2 te vendimit te K.K.K.Pronave thuhet ne menyre te shprehur:

“Ish pronari Fatmir Myslim Maçi, mbas kompensimit sipas pikes 1 te ketij vendimi, humbet te drejten e kompensimit te fituar ne baze te vendimit nr.1345, date 30.11.1996 te atij komisioni per siperfaqen 1200 m2. Nga siperfaqja 4495 m2 (1/4 pjese e sip. 17.890 m2 pershkruar me lart) mbeten 3295 m2 (4495-1200=3295) per kompensim te pritshem

Page 94: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

94

trashegimtareve te Myslim Maçit. Ndersa, nga e gjithe prona e percaktuar per kompensim (vendimi 1345) mbeten 16.890 m2 per te gjithe bashkepronaret (17.890-1200=16.890)”.

Sipas vendimit te mesiperm te K.K.K.Pronave mbetej per kompensim te pritshem per trashegimtaret e Myslim Maçit 3295 m2 dhe per te gjithe bashkepronaret (trashegimtaret), etj., 16.890 m2.

Me daten 13.11.1997 i padituri Fatmir Maçi, truallin me sip. 1200 m2 te marre me vendimin e mesiperm te K.K.K.Pronave me nr.114, date 28.08.1997 ja ka dhuruar te paditurit tjeter Piro Dode. Ky i fundit me kontrate sipermarrje me shoqerine “AL&GI” ka perfunduar ndertimin e dy pallateve mbi kete truall.

Me padine objekt gjykimi, paditesja Qefsere Dingu ka kerkuar dorezimin e pasurise trashegimore, qe mbahet prej te paditurve ne menyre te paligjshme dhe pavlefshmerine e kontrates se dhurimit. Kerkimet paditesja i ka mbeshtetur ne nenet 92 dhe 349 te Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.2756, date 17.06.2003 ka vendosur pranimin e kerkese padise se ngritur nga paditesja Qefsere Dingu, detyrimin e te paditurit Fatmir Maçi t’i dorezoje pasurine trashegimore ne 1/8 pjese dhe konstatimin absolutisht te pavlefshem te veprimit juridik te dhurimit te kryer midis te paditurve me arsyetimin se:

“Ky veprim juridik eshte absolutisht i pavlefshem, pasi pasuria truall prej 1200 m2 qe eshte dhuruar nga Fatmir Maçi nuk eshte e Fatmir Maçit, por e te gjithe trashegimtareve ligjore te Myslim Maçit, pasi Fatmir Maçi nuk ka qene pronar i vetem i kesaj pasurie dhe e ka dhuruar kete pasuri pa pelqimin e trashegimtareve ligjore”.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1259, date 11.12.2003 ka vendosur prishjen e vendimit nr.2756, date 17.06.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim per shkelje te renda te normave proçeduriale ne lidhje me perberjen e trupit gjykues, te parashikuara nga nenet 181/3, 467/b dhe 472/b te Kodit te Procedures Civile.

Pas rigjykimit, Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.2843, date 04.06.2004 ka vendosur rrezimin e padise te ngritur nga paditesja si te pambeshtetur ne ligj, me arsyetimin se:

- Trualli objekt konflikti i eshte dhene ne pronesi te paditurit Fatmir Maçi ne baze te se drejtes se kompensimit qe ai ka pasur. I padituri Fatmir Maçi kete truall e ka fituar jo sepse ky ka qene dikur i trashegimlenesit te tij. I padituri eshte bere per here te pare pronar mbi kete truall, sepse deri atehere ka qene ne pronesi te shtetit.

- Ne baze te vendimit nr.114, date 28.08.1997 te K.K.K.Pronave, kompensimi eshte bere per llogari te Fatmir Maçit dhe jo te trashegimlenesit te tij Myslim Maçi. Mbi truallin e kthyer per efekt te kompensimit, ish-pronari Myslim Maçi nuk ka pasur ndonjehere ndonje te drejte pronesie.

- Ish-pronari Myslim Maçi nuk kishte si te linte me trashegim nje te drejte qe nuk e kishte pasur ndonjehere.

- Trualli prej 1200 m2 objekt konflikti asnjehere nuk ka qene ne pronesi te Myslim Maçit dhe as i eshte njohur atij me vone ne emrin e tij.

- Paditesja Qefsere Dingu nuk heq nga trashegimlenesi i saj Myslim Maçi asnje te drejte mbi sendin konkret objekt konflikti.

- Duke qene se nuk gjendet i bazuar kerkimi i pare i padise, automatikisht rrezohet edhe kerkimi i dyte, pavlefshmeria absolute e kontrates se dhurimit, pasi eshte kerkim i ndervarur nga kerkimi i pare.

Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane ka paraqitur ankim paditesja Qefsere Dingu, e cila ka kerkuar prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim, duke parashtruar se:

Page 95: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

95

- Baza ligjore e kerkimeve te mia te parashtruara ne padi per zgjidhjen e konfliktit qe kam me palen e paditur jane dispozitat e Kodit Civil dhe jo ligji “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”.

- Gjykata e ka zgjidhur gabim çeshtjen, pasi ligji “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve” kthen dhe kompenson vetem ish pronarin dhe nuk ben pjestim prone per secilin trashegimtar.

- I padituri ka marre me shume se ½ e siperfaqes qe i takon te kompensohen te 8 (tete) trashegimtaret e familjes “Maçi”.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.514, date14.04.2005 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.2843, date 04.06.2004 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, me arsyetimin se:

- Me vendimin nr.114, date 28.08.1997 te K.K.K.Pronave, kompensimi eshte bere per llogari te te paditurit Fatmir Maçi dhe jo te trashegimtareve te trashegimlenesit Myslim Maçi.

- Paditesja Qefsere Dingu mbi siperfaqen e kompensuar nuk ka patur dhe nuk ka ndonje te drejte pronesie.

- Qendrimi i mbajtur nga Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.2843, date 04.06.2004 eshte ligjor.

- Prona me te cilen eshte kompensuar ne natyre i padituri Fatmir Maçi nuk bazohet tek trashegimia, por ne nje marredhenie detyrimi qe ka shteti per te kompensuar privatin.

- Perderisa origjina e prones e te paditurit Fatmir Maçi nuk rrjedh nga trashegimia, por e perfituar si kompensim ne njeren nga menyrat qe parashikon neni 16 i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993, paditesja nuk gezon te drejten ne kerkimet e saj sipas objektit te padise.

Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs paditesja Qefsere Dingu, e cila ka kerkuar prishjen e te dy vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne shkalle te pare, duke parashtruar se gjykatat kane gabuar ne zbatimin e ligjit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin dates 13.06.2006, ka vendosur kalimin e çeshtjes per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte per efekt te njehsimit te praktikes gjyqesore, duke shtruar per zgjidhje pyetjen: nese ne rastin e kompensimit qe i behet prones se zene te njerit prej bashkepronareve do te ndodhemi para pasurise trashegimore, d.m.th. trualli qe jep shteti nga prona e tij do te quhet se eshte pasuri trashegimore, apo do te trajtohet si kompensim (marredhenie detyrimi).

Rekursi i paraqitur nga paditesja Qefsere Dingu, u mor per shqyrtim nga Kolegjet e Bashkuara me daten 24.01.2007. Mbrojtesi i paditeses pretendoi se trualli me siperfaqe 1200m2 qe i eshte kthyer vetem te paditurit eshte pasuri trashegimore dhe u takon te gjithe trashegimtareve, ndersa mbrojtesi i te paditurit pretendoi se ai (trualli) nuk eshte pasuri trashegimore, dhe se ne çeshtjen objekt gjykimi kemi te bejme me nje marredhenie detyrimi te shtetit me klientin e tij Fatmir Maçi.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte çmojne se, pretendimet e ngritura ne rekurs dhe gjate gjykimit ne Gjykaten e Larte nga paditesja Qefsere Dingu jane te drejta, te bazuara ne ligj dhe ne prova.

Gjykatat arsyetojne se, i padituri Fatmir Maçi te drejten e pronesise mbi truallin objekt konflikti e ka fituar ne baze te se drejtes se kompensimit te sanksionuar ne Ligjin nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”. Sipas gjykatave, ky kompensim ne siperfaqen prej 1200 m2, i vendosur per here te dyte nga K.K.K.Pronave per te paditurin Fatmir Maçi, eshte individual dhe e perjashton ate nga çdo lloj kompensimi qe do te jepet nga organet shteterore per te gjithe trashegimtaret e tjere te te ndjerit Myslim Maçi.

Page 96: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

96

Arsyetimi i gjykatave eshte haptazi jologjik dhe zgjidhja e dhene prej tyre eshte ne kundershtim me ligjin.

Te drejten e kompensimit nuk e ka fituar vetem i padituri Fatmir Maçi, por te gjithe trashegimtaret, perfshire edhe paditesen. Paditesja Qefsere Dingu ka kerkuar dorezimin e pasurise qe rrjedh nga trashegimia, pasi K.K.K.Pronave i ka njohur asaj dhe trashegimtareve te tjere te 5 (pese) ish pronareve Myslim, Xhelal, Hysen, Maliq dhe Hasan Maçi te drejten e kompensimit per siperfaqen e truallit te zene.

Me vendimin nr.1345, date 30.11.1996 te K.K.K.Pronave, ish pronareve (trashegimlenesve) te trashegimtares (paditeses) Qefsere Dingu i eshte njohur e drejta e pronesise per nje pjese te siperfaqes dhe kompensimi per pjesen tjeter qe nuk mund te kthehej. Paditesja Qefsere Dingu trashegon ne 1/8 pjese te pasurise trashegimore te rrjedhur nga trashegimlenesi i saj, i ndjeri Myslim Maçi.

Sipas gjykatave, i padituri truallin objekt konflikti gjyqesor e ka fituar jo sepse ky ka qene dikur i trashegimlenesit.

Ne te kunderten, trualli objekt konflikti vertet nuk ka qene i trashegimlenesit, por eshte marre nga i padituri si trashegimtar per shkak te kompensimit te sanksionuar ne Ligjin nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”.

Kolegjet e Bashkuara çmojne se pasuria e trashegimlenesit nuk perfshin vetem te drejten e pronesise mbi sende te caktuara prone e tij, por edhe teresine e te drejtave reale e te detyrimeve qe zoteronte apo mbante ai ne gjallerine e tij. Ne baze te nenit 332 te Kodit Civil dhe Ligjit nr.7698, date 15.04.1993, trashegimtari mund te fitoje te gjithe pasurine e trashegimlenesit, ose nje pjese te saj, ose vetem nje send te caktuar, apo nje te drejte tjeter pasurore siç mund te jete e drejta per t’u kompensuar.

Gjykatat e kane pranuar si te vertete faktin, se i padituri eshte bere per here te pare pronar i truallit objekt konflikti.

I padituri Fatmir Maçi nuk eshte ish-pronar, por trashegimtar, si edhe vete paditesja. Te gjithe trashegimtareve u eshte njohur e drejta e pronesise se trashegimlenesve te tyre Myslim, Xhelal, Hysen, Maliq dhe Hasan Maçi ne siperfaqen 17.980 m2, por atyre nuk u eshte kthyer kjo prone (restitution integrum), sepse ishte e zene me ndertime te tjera. Per kete shkak, trashegimtaret e Myslim Maçit, ku futen dhe paditesja se bashku me te paditurin, kane fituar ne masen 1/8 pjese secili te drejten e kompensimit, e cila ne rast se behet e mundur te realizohet pas ushtrimit te saj, u kthen automatikisht ose pronesine mbi truallin, ose te drejten e kompensimit te truallit te zene ne njeren nga menyrat e parashikuara ne nenin 16 te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”.

Arsyetimi i bere nga gjykatat se kompensimi eshte bere vetem per llogari te te paditurit Fatmir Maçi dhe jo per llogari te trashegimlenesit Myslim Maçi eshte sa i gabuar, aq dhe ne kundershtim me ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve.

E drejta e kompensimit, e parashikuar ne nenin 16 te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993, eshte nje e drejte e mundshme per t’u realizuar ne potence nga te gjithe trashegimtaret. E drejta e kompensimit eshte nje e drejte e fituar qe me daljen e vendimit nr.1345, date 30.11.1996 te K.K.K.Pronave, sepse perben marrjen persiper nga shteti te nje detyrimi te percaktuar me ligj, siç eshte kompensimi, per ta realizuar ate ne nje kohe te ardhshme ne favor te ish-pronareve apo trashegimtareve te tyre.

Ne çeshtjen objekt gjykimi kjo e drejte ka kaluar ne favor te trashegimlenesve Myslim, Xhelal, Hysen, Maliq dhe Hasan Maçi (neni 1 i vendimit nr.1345, date 30.11.1996 te K.K.K.Pronave). Paditesja Qefsere Dingu dhe i padituri Fatmir Maçi jane trashegimtare te njerit prej ish-pronareve dhe konkretisht te te ndjerit Myslim Maçi.

Me padine objekt gjykimi paditesja Qefsere Dingu ka kerkuar te drejtat e tjera pasurore te fituara ne menyre te prejardhur nga e drejta e pronesise se trashegimlenesit te saj

Page 97: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

97

Myslim Maçi, te njohura nga shteti me vendimin nr.1345, date 30.11.1996 te K.K.K.Pronave dhe te mohura nga i padituri Fatmir Maçi.

Me konkretisht, paditesja ka kerkuar pjesen e saj ne te drejten e kompensimit per truallin e zene. Padia per kerkimin e trashegimit e ngritur nga paditesja eshte nje mjet mbrojtje i pasurise trashegimore. Kete padi mund t’a ngrene te gjithe ata trashegimtare ligjore apo testamentare qe thirren ne trashegim, qe iu mohohet kjo cilesi nga te paditurit qe jane posedues te paligjshem te pasurise trashegimore.

Padia, si nje mjet proçedurial mbrojtje i te drejtave subjektive te shkelura dhe i marredhenenieve juridike - civile, eshte nje institut i se drejtes proçeduriale civile, qe gjen rregullim ne dispozitat e Kodit te Procedures Civile (neni 32).

Gjykatat kane pranuar se, kompensimi eshte bere vetem per llogari te te paditurit Fatmir Maçi dhe jo te trashegimlenesit te tij, ne nje kohe qe pronar legjitim ishte ky i fundit.

E drejta e kompensimit e ish-pronarit ose e trashegimtareve eshte nje e drejte e njohur me Ligjin nr.7698, date 15.04.1993. Kjo e drejte, d.m.th. e drejta e pretenduar nga paditesja, buron nga e drejta e pronesise se ish-pronarit dhe lind per shkak te pamundesise se kthimit (restitucionit) te prones qe i eshte marre pa te drejte nga shteti. Eshte e vertete se mbi truallin (objekt konflikti) qe i eshte kthyer te paditurit ne cilesine e trashegimtarit, ish pronari Myslim Maçi (trashegimlenesi) nuk ka pasur te drejta pronesie, por kjo pasuri ka lidhje me te drejten e tij te pronesise qe nuk mund te kthehet per shkaqe objektive, d.m.th. eshte pasuri trashegimore dhe shkon ne favor te bashketrashegimtareve sipas pjeseve takuese.

Kompensimi qe behet ne baze te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993 eshte nje kompensim ekzekutiv e detyrues ne favor te ish-pronareve ose trashegimtareve te tyre. Kur ish-pronari vdes, pasuria e fituar prej tij me kompensim behet pasuri trashegimore dhe shkon ne favor te te gjithe trashegimtareve, sipas pjeseve takuese. Edhe ne çeshtjen objekt gjykimi, e drejta e kompensimit dhe realizimi i saj ka lindur dhe eshte bere pas vdekjes se ish-pronarit Myslim Maçi.

I gabuar dhe ne kundershtim me ligjin eshte edhe arsyetimi i bere nga gjykatat, se paditesja Qefsere Dingu nuk heq nga trashegimlenesi Myslim Maçi asnje te drejte mbi truallin objekt konflikti.

Ne kete perfundim u arrit pasi paditesja dhe i padituri jane moter e vella dhe kane fituar me titull te prejardhur disa te drejta me trashegim, si pasoje e vdekjes se trashegimlenesit te tyre Myslim Maçi. Dihet se fitimi i te drejtave me trashegim behet sipas kushteve te parashikuara ne dispozitat e pjeses se trete te Kodit Civil.

Sipas neneve 316 e vijues te Kodit Civil, trashegimia eshte institut i se drejtes civile qe perfshin edhe padine per kerkimin e trashegimit. Ne kete kuader te drejtat qe vijne nga ky institut mbrohen me padine per kerkimin e trashegimit.

I padituri Fatmir Maçi, ne kundershtim me vendimin nr.1345, date 30.11.1996 te K.K.K.Pronave dhe dispozitave ligjore te Kodit Civil mbi trashegimine, ka marre ne zoterim truallin objekt konflikti sikur te ishte trashegimtar i vetem.

Si paditesja Qefsere Dingu (Maçi) dhe i padituri Fatmir Maçi, jane femije te te ndjerit Myslim Maçi, babait te tyre. I padituri Fatmir Maçi e ka marre kete prone ne emer te te atit, duke u mohuar trashegimtareve te tjere (8 femijeve) te te ndjerit Myslim Maçi te drejtat trashegimore qe ata kane mbi te. Me te drejte paditesja pretendon se i padituri ka shtene ne dore te gjithe pasurine qe vinte trashegim nga babai i tyre dhe u takonte te gjithe trashegimtareve.

Shteti shqiptar kishte detyrimin qe t’i kthente pasurine jo vetem te paditurit, por gjithe trashegimtareve te trashegimlenesit ish-pronar Myslim Maçi. Kurse ne rastin konkret vetem i padituri Fatmir Maçi ka perfituar si trashegimtar me kompensim 1200 m2 truall nga pasuria qe do t’i takonte te ndjerit Myslim Maçi (trashegimtareve te tij).

Page 98: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

98

Ne kete kontekst i padituri nuk ka marre vetem pjesen e tij, por ka marre edhe pjeset e trashegimtareve te tjere. Prandaj e drejta e paditeses per te kerkuar pasurine trashegimore eshte nje e drejte e njohur nga ligji. Pretendimi i ngritur nga ajo mbeshtetet ne nenet 350 e vijues te Kodit Civil (neni 32 K.Pr.Civile).

Te drejtat e kaluara tek trashegimtaret me vendimin nr.1345, date 30.11.1996 te K.K.K.Pronave vertet nuk jane te percaktuara persa i perket volumit te tyre, por gjithsesi keto te drejta jane te percaktueshme ne nje kohe te ardhshme me ane te pjestimit te trashegimit.

Ne zbatim te nenit 353 te Kodit Civil, cilido nga trashegimtaret ka te drejte te kerkoje ne çdo kohe pjestimin e pasurise trashegimore, edhe sikur trashegimlenesi te kete urdheruar ndryshe.

Nuk eshte detyre e Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te pjestoje pasurine e ish-pronareve dhe t’ua ktheje ate te gjithe trashegimtareve veç e veç.

Vetem pasi te pjestohet pasuria e trashegimlenesit dhe te formohen pjeset takuese te çdo trashegimtari (neni 356 i K.Civil), keta te fundit mund te hyjne ne marredhenie me shtetin per t’u kompensuar veç e veç dhe ne pajtim me nenin 16 te Ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

Perderisa nuk eshte pjestuar pasuria e fituar me vendimin nr.1345, date 30.11.1996 te K.K.K.Pronave, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne konkluzionin se, me vendimin e dyte te K.K.K.Pronave me nr.114, date 28.08.1997 qe ka kompensuar njerin nga trashegimtaret (te paditurin), shteti ka permbushur detyrimin e tij ligjor kundrejt te gjithe debitoreve (trashegimtareve), pasi kompensimi nuk mund te behet vetem per njerin nga trashegimtaret, kur prona dhe pjeset perkatese nuk jane ndare nga gjykata.

Meqenese ne kete rast kompensimi i eshte bere njerit prej trashegimtareve dhe konkretisht te paditurit Fatmir Maçi, trashegimtaret e tjere, ndermjet te cileve edhe paditesja Qefsere Dingu, mund t’ia kerkojne atij pjesen e pasurise trashegimore me padine objekt gjykimi.

Nuk eshte ne kompetencen e K.K.K.Pronave te caktoje pjeset e trashegimise dhe te ndaje pasurine ndermjet tyre. Detyra e ketyre komisioneve eshte percaktimi i menyrave dhe masave per kthimin apo kompensimin e prones se ish-pronareve apo trashegimtareve te tyre (neni 1 i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993).

Trualli objekt konflikti ,me siperfaqe 1200 m2, i dhene si kompensim i takon te gjithe trashegimtareve ligjore te ish pronarit dhe jo vetem njerit prej tyre.

Qendrimi i mbajtur nga gjykata e shkalles se pare dhe gjykata e apelit vjen ne kundershtim jo vetem me konkluzionet e mesiperme te Kolegjeve te Bashkuara, por edhe me vete bazen juridike te padise se ngritur nga paditesja Qefsere Dingu. Si gjykata e faktit, ashtu dhe ajo e apelit konkluzionet e tyre i kane mbeshtetur ne arsyetimin se prona me te cilen eshte kompensuar ne natyre i padituri Fatmir Maçi nuk bazohet tek trashegimia, por ne nje marredhenie detyrimi qe ka shteti per te kompensuar ish-pronaret, ose trashegimtaret e tyre.

Marredhenia juridike e krijuar ndermjet paleve ndergjyqese eshte ajo e trashegimise dhe jo ajo e detyrimit, ku mbeshteten gjykatat ne arsyetimet e tyre. Marredhenia e detyrimit eshte ndermjet shtetit (debitor) dhe ish-pronareve, apo trashegimtareve te tyre (kreditor).

Padia per kerkimin e trashegimit eshte nje e drejte qe kane trashegimtaret per te kerkuar para gjykates njohjen si trashegimtare nga te paditurit dhe dorezimin e pasurise trashegimore te cilen ata e posedojne padrejtesisht, duke u sjelle sikur te ishin trashegimtare te vetem.

Page 99: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

99

Ne ratin konkret, gjykatat kane ngaterruar dy koncepte juridike qe kane te bejne me njohjen e pronesise dhe kompensimin. Keto dy koncepte jane te ndryshme nga njeri tjetri, pasi ne konceptin juridik te njohjes se pronesise kemi te bejme me rregullin juridik te perkatesise se sendit ndaj nje personi, ne baze te se ciles zgjidhet se kujt i perket e drejta e pronesise. Ndersa ne konceptin juridik te kompensimit kemi te bejme me njohjen dhe pranimin e detyrimit te shtetit (debitorit) ndaj personit (kreditorit ish-pronar ose trashegimtar), per demin e shkaktuar (nga shtetezimi, shpronesimi, konfiskimi apo menyrave te tjera te padrejta).

Shteti, me vendimin nr.114, date 28.08.1997 te K.K.K.Pronave, i ka kaluar te drejten e pronesise per efekt te kompensimit (per truallin e zene) njerit prej trashegimtareve dhe konkretisht te paditurit Fatmir Maçi. Me kete vendim shteti ka permbushur detyrimin e tij jo vetem kundrejt njerit prej trashegimtareve, por per te gjithe trashegimtaret ligjore qe heqin te drejta nga trashegimlenesi Myslim Maçi.

Sa me siper, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konkludojne se marredhenia juridike e detyrimit eshte ndermjet shtetit dhe trashegimlenesve Myslim, Xhelal, Hysen, Maliq dhe Hasan Maçi, ose trashegimtareve te tyre dhe jo ndermjet shtetit dhe te paditurit Fatmir Maçi.

Te paditurit Fatmir Maçi te drejtat pasurore mbi truallin me siperfaqe 1200 m2 i burojne nga trashegimlenesi i tij Myslim Maçi dhe jo nga shteti.

Kodi i Procedures Civile ka sanksionuar rregulla te detyrueshme, te njejta e te barabarta per gjykimin e mosmarreveshjeve. Objekti i mosmarreveshjes ndermjet paleve ndergjyqese eshte percaktuar nga paditesja. Ne kete kuader, gjykata ka qene e detyruar te zgjidhe mosmarreveshjen ne perputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera ne fuqi, qe jane te detyrueshme te zbatohen prej saj, duke bere nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen, pa u lidhur me percaktimin qe kane propozuar palet (neni 16 i K.Pr.Civile).

E drejta e kompensimit ka si qellim, ne radhe te pare, te mbuloje ne nje fare mase demin qe ish-pronari ka pesuar si pasoje e shtetezimit, shpronesimit, konfiskimit, etj. Ne radhe te dyte kompensimi sherben per rivendosjen e se drejtes. Struktura e se drejtes se kompensimit njeh dy forma: si forme e pare eshte kthimi i gjendjes se pare, d.m.th. te marredhenies juridike qe ekzistonte para shtetezimit, shpronesimit, konfiskimit, etj. (restitucioni natyral) dhe kur kjo forme nuk eshte e mundur aplikohet forma e dyte, qe behet nepermjet zevendesimit te demit nepermjet kompensimit.

Gjykatat kane gabuar kur e kane trajtuar padine e kerkimit te trashegimise si nje padi per njohjen bashkepronare. Paditesja ka ngritur padine objekt gjykimi, mbasi i mohohet cilesia si bashketrashegimtare mbi pasurine trashegimore te pandare, te fituar me vendimet nr.1345, date 30.11.1996 dhe nr.114, date28.08.1997 te K.K.K.Pronave.

Paditesja, qenien e saj si bashkepronare me te paditurin Fatmir e pretendon pikerisht ne baze te cilesise se bashketrashegimtares. Me çeljen e trashegimise, pasuria trashegimore kalon ne pronesi te trashegimtareve dhe keta trashegimtare jane bashkepronare ne pasurine trashegimore. Paditesja ka pretenduar se eshte trashegimtare e trashegimlenesit Myslim Maçi dhe trashegon bashke me te paditurin Fatmir pasurine trashegimore.

Ajo, d.m.th. paditesja, njohjen si bashkepronare e pretendon me cilesine e bashketrashegimtares. Duke qene padia per kerkimin e trashegimit nje e drejte e trashegimtareve, ajo futet si e tille ne permbajtjen e marredhenies juridike-civile te trashegimise.

Ligji per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve kishte si qellim kthimin e prones tek i zoti duke perfshire dhe trashegimtaret, duke rregulluar keshtu, ne masen e mundshme, situaten e paligjshmerise. Ligji ne fjale merr ne mbrojtje si ish-pronaret, ashtu

Page 100: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

100

edhe trashegimtaret e tyre. Kjo del ne menyre te shprehur nga neni 1 i ligjit, ne te cilin thuhet: “Ky ligj u njeh ish-pronareve apo trashegimtareve te tyre te drejten e pronesise per pronat e shtetezuara, te shpronesuara apo te konfiskuara”. Per rastet kur kthimi nuk eshte i mundur, ligji parashikon alternativen e kompensimit.

Menyra e fitimit te pronesise nga paditesja dhe i padituri eshte bere me titull te prejardhur, meqenese ka vdekur trashegimlenesi, nepermjet çeljes se trashegimise. Ne kete rast sendet dhe te drejtat e tjera pasurore jane transferuar nga pronari tek disa pronare te tjere, te cilet konsiderohen si fitues te pronesise me trashegim. Paditesja, i padituri dhe trashegimtare te tjere qe nuk kane marre pjese ne kete gjykim kane fituar te drejta sipas pjeseve takuese ne menyre te prejardhur nga e drejta e pronesise se trashegimlenesit te tyre.

Trashegimtaret e ish-pronarit kredine e tyre ndaj shtetit e kane te lindur per shkak te se drejtes se kompensimit te prones qe nuk mund t’u kthehet. Nga vendimi nr.1345, date 30.11.1996 te K.K.K.Pronave rezulton se paditesja dhe i padituri jane kreditore solidare kundrejt shtetit, i cili detyrohej t’u kompensonte atyre dhe te tjereve trashegimtare nje siperfaqe trualli qe nuk mund te kthehej.

E thene me qarte, e drejta e kompensimit eshte e drejte e ish pronarit ose e trashegimtareve kundrejt shtetit. Kjo e drejte paraqitet si e drejte e personave (pronar ose trashegimtar) kundrejt detyrimeve shteterore per nje sjellje te caktuar, qe perfshin detyrimin per te kthyer pronen (neni 4 i Ligjit nr.7698), ose kompensuar ate (neni 16 i Ligjit nr.7698), pronen e tyre. E drejta e kompensimit, ndonese eshte nje e drejte kredie, prejardhjen dhe bazen e ka ne te drejten reale te pronesise mbi truallin, qe nuk u kthehet ish-pronareve vetem per shkakun se nga ligji konsiderohet i zene.

Ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve e drejta e kompensimit eshte formuluar ne menyre te tille: kur trojet, ose tokat bujqesore te tjetersuara ne truall, jane zene me ndertime te perhershme, pronaret kompensohen me obligacione, siperfaqe trojesh ekuivalente dhe menyrave te tjera te parashikuara nga Ligji nr.7698, date 15.04.1993.

Nga permbajtja e dispozites ligjore te cituar me siper, del se detyrimi i marre persiper nga shteti kundrejt ish-pronareve apo trashegimtareve te tyre eshte alternative, sepse mund te behet jo vetem me obligacione shteterore por edhe me siperfaqe trojesh ekuivalente, apo me çdo menyre tjeter te parashikuar ne ligjin perkates per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve.

Kur kreditoret jane solidare si ne çeshtjen objekt gjykimi, secili prej tyre ka te drejten te kerkoje permbushjen e te gjithe detyrimit, ose te nje pjese te tij dhe ne qofte se permbushja e detyrimit i behet njerit prej tyre (kreditoreve), debitori lirohet ndaj te gjithe kreditoreve (neni 428/2 K.Civil).

Sa me siper, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne perfundimin se siperfaqja prej 1200 m2 qe i eshte dhene te paditurit Fatmir Maçi eshte pasuri trashegimore dhe u takon te gjithe trashegimtareve.

Kjo pasuri te paditurit i ka ardhur me trashegim nga trashegimlenesi i tij Myslim Maçi. Shteti nuk ka pasur asnje detyrim kontraktual, apo ligjor kundrejt te paditurit Fatmir Maçi. Detyrimin ligjor shteti e ka patur kundrejt trashegimlenesit ish-pronar, Myslim Maçi. I padituri ne fjale pronen objekt gjykimi e ka fituar me trashegim si te gjithe trashegimtaret e tjere, ndermjet te cileve hyn edhe paditesja Qefsere Dingu.

Ne keto rrethana, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte çmojne se duhet te prishen si vendimi i Gjykates se Apelit Tirane me nr.514, date 14.04.2005 dhe vendimi i Gjykates se shkalles se pare Tirane me nr.2843, date 04.06.2004 dhe çeshtja te dergohet per t’u rishqyrtuar nga nje tjeter trup gjykues ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane.

Page 101: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

101

Konkluzioni se siperfaqja prej 1200 m2 qe i eshte dhene te paditurit Fatmir Maçi eshte pasuri trashegimore dhe u takon te gjithe trashegimtareve eshte i detyrueshem per trupin gjyqesor qe do te rigjykoje çeshtjen (neni 486 i K.Pr.Civile).

Nga çeshtja objekt gjykimi ka dale se i padituri truallin me siperfaqe 1200 m2, pasuri trashegimore, e ka tjetersuar me kontrate dhurimi tek kunati i tij Piro Dode dhe ky i fundit me nje kontrate sipermarrje ia ka kaluar shoqerise “AL&GI” per ndertimin e disa pallateve.

Nga doktrina juridike eshte pranuar se edhe ne keto raste mund te ngrihet padia per kerkimin e trashegimit ndaj çdo personi qe e ka fituar ate nga nje trashegimtar aparent.

Per kete shkak, paditesja, per te realizuar te drejten e saj qe rrjedh nga e drejta e trashegimise, ka thirrur ne cilesine e te paditurit perveç bashketrashegimtarit Fatmir Maçi dhe kunatin e tij Piro Dode dhe ne cilesine e personit te trete shoqerine tregtare “AL&GI”.

Legjitimimi pasiv i te tretit, eshte parashikuar shprehimisht ne nenin 350 te Kodit Civil. Ne keto kushte, me te drejte eshte ngritur nga paditesja padia per kerkimin e trashegimit kunder te paditurve dhe kunder personit te trete qe ka pefituar pasurine trashegimore me kontraten e sipermarrjes. Per kete arsye, krahas njohjes si trashegimtar dhe dorezimit te pasurise trashegimore, nga paditesja eshte kerkuar edhe konstatimi i pavlefshem i veprimit juridik me te cilin eshte tjetersuar pasuria trashegimore (trualli me siperfaqe 1200m2) tek personi i trete, shoqeria “AL&GI”.

Meqenese paditesja (trashegimtarja) e fiton pronesine mbi pasurine trashegimore qe nga koha e çeljes se trashegimise, ajo, si pronare e prejardhur e kesaj pasurie, mund ta mbroje ate mbi bazen juridike te padise se ngritur. Kjo eshte arsyeja qe ligjvenesi nuk e ka penguar ngritjen e padise per kerkimin e trashegimit direkt edhe ndaj personave te trete.

Ne lidhje me kerkimin e dyte mbetet per t’u verifikuar ne rigjykim, nese personi i trete shoqeria tregtare “AL&GI” e ka fituar me mirebesim dhe kundershperblim pasurine trashegimore objekt gjykimi (neni 350/2 i K.Civil).

PER KETO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te neneve 481 dhe 485/c te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S E N

Prishjen e vendimit nr.514, date 14.04.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit nr.2843, date 04.06.2004 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, me tjeter trup gjykues.

Ky vendim per unifikimin e praktikes gjyqesore dergohet per botim ne Fletoren Zyrtare.

Tirane, me 24.01.2007

MENDIM I GJYQTAREVE NE PAKICE

Kemi mendimin se vendimi i gjykates se apelit duhej lene ne fuqi me arsyetim tjeter. Nga objekti dhe shkaku i padise rezulton se, paditesja Qefsere Dingu duke pretenduar

bashkepronesi me te paditurit Fatmir Maçi e Pirro Dode, ka kerkuar dorezimin e pasurise trashegimore e si rrjedhoje, pavlefshmerine e kontrates se dhurimit te lidhur midis pales se paditur dhe personit te trete, referuar neneve 349 e 92 te K.Civil.

Ashtu sikurse pranohet ne gjykimet e meparshme, por edhe nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, rezulton se palet ndergjyqese jane trashegimtare te babait te tyre, trashegimlenesit Myslym Maçi. K.K.K.Pronave ka njohur pronesine e ish pronarit, si dhe te

Page 102: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

102

drejten e kompensimit per nje siperfaqe prej 17.980 m2 ish pronarit, per shkakun se prona ishte e zene. Me pas njeri prej trashegimtareve, i padituri Fatmir Maçi, pjesen e tij ne natyre te pasurise trashegimore te njohur me vendimit te K.K.K.Pronave, ka kerkuar t’i kompensohet fizikisht me nje prone tjeter. K.K.K.Pronave, ka vendosur t’ia pranoje kerkesen dhe e ka kompenuar me 1200 m2 truall, duke percaktuar njekohesisht se pjesa tjeter e prones e mbetur pa kompensuar fizikisht, ju mbetet per t’u kompensuar ne te ardhmen bashkepronareve te tjere, duke perjashtuar palen e paditur.

Çeshtja e shtruar per zgjidhje ne gjykate ka qene nese kompensimi i pasurise sipas ligjit per K.K.K.Pronave per njerin nga trashegimtaret e ish pronarit do konsiderohet si pasuri ne bashkepronesi mes tyre, apo si prone e vetem atij per te cilin ka disponuar K.K.K.Pronave veçmas nga trashegimtaret e tjere.

Lidhur me kete fakt jane mbajtur dy qendrime ne gjykimin e kesaj çeshtje, njeri nga gjykata e shkalles se pare dhe e apelit, te cilat kane rrezuar padine duke mos e konsideruar si pasuri trashegimore dhe tjetri, ai i Kolegjeve te Bashkuara, qe e ka konsideruar te tille.

Pakica, pa dashur te mbaje qendrim lidhur me kete fakt, ka mendimin se menyra se si eshte kerkuar e drejta nga pala paditese, referuar objektit dhe shkakut te padise, duhej te çonte te gjitha gjykatat ne perfundimin se kjo padi duhej rrezuar. Pala e paditur me nje vendim te K.K.K.Pronave eshte bere pronar i vetem i sendit te paluajtshem si kompensim i nje pjese te pasurise qe trashegonte se bashku me te tjere, por qe per shkak te pamundesise per t’u kthyer fizikisht, nuk i eshte kthyer ish pronareve. Bashkepronesia per shkak te trashegimise lidhet me sendin qe trashegohet, nderkohe qe ky send nuk i eshte kthyer trashegimtareve te trashegimlenesit. Ne keto kushte, kerkimi i pasurise trashegimore, kur nuk behet fjale per nje te tille referuar nenit 349 te K.Civil, eshte nje padi qe s’mund te ngrihet, pasi sendi qe kerkohet nuk eshte ai i lene ne trashegim nga de cujus. Nga ana tjeter, eshte i vertete fakti qe pasuria e paluajtshme e dhene ne kompensim pjeserisht te pasurise trashegimore te pakthyeshme per shkak te ligjit, rrjedh nga pasuria trashegimore. Eshte ligji ai qe parashikon se ne rast se pasuria e paluajtshme nuk mund te kthehet fizikisht, ish pronarit i lind e drejta te kompensohet me nje pasuri tjeter te barasvlefshme me te, perfshi dhe pasuri tjeter te paluajtshme. Per kete, ligji parashikon nje proçedure te percaktuar dhe mbi te gjitha vendimmarrje te organit kompetent administrativ, qe eshte K.K.K.Pronave. Pra, kerkohet nje vendim i ketij te fundit per te kompensuar ne natyre ish pronarin.

Ne keto kushte, mendojme se eshte e gabuar padia e ngritur per kerkimin e sendit qe rrjedh si kompensim i pasurise trashegimore me dispoziten e nenit 349 te K.Civil. Sipas ketij neni, trashegimtari mund te kerkoje me padi nga kushdo qe posedon teresisht, ose pjeserisht pasurine trashegimore qe te njihet si trashegimtar dhe dorezimin e saj. Ne rastin ne fjale, edhe pse pasuria e kompensuar rrjedh nga trashegimia, ajo nuk eshte pasuri trashegimore. Per t’u konsideruar e tille, padia duhej ngritur kunder vendimit te Komisionit te Kthimit te Pronave dhe pales se paditur duke kerkuar ndryshimin e vendimit e tij si te pabazuar ne ligj, per shkakun se organi administrativ ka disponuar te drejten qe ligji njeh per kompensimin e prones se zene vetem ne favor te njerit prej trashegimtareve.

Vetem me kete padi mund te behet lidhja ndermjet pasurise trashegimore dhe pasurise se fituar ne kompensim te saj per shkak te ligjit.

Ne konkluzion, pakica ka mendimin se, nuk mund te kerkohet drejtperdrejt e drejta e njerit prej trashegimtareve mbi pasurine e ardhur si kompensim i pasurise se trasheguar me nenin 349 te K.C. Ne keto kushte, me kete objekt dhe shkak padie ajo duhej rrezuar, per pasoje vendimet e dyja gjykatave duhej te ishin lene ne fuqi me arsyetimin e mesiperm.

Artan Hoxha Thimjo Kondi

Page 103: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

103

MENDIMI I PAKICES Nuk jemi dakord me vendimin e shumices per arsyet e meposhteme: A. Paditesja pretendon se ne rastin konkret eshte cenuar e drejta e bashkepronesise.

Pra dalin disa pyetje, te cilave shumica nuk i ka dhene pergjigje: 1. Cili eshte kuptimi juridiko civil i zhdemtimit; 2. Kuptimi i pasurise trashegimore; 3. Natura juridiko civile e kompensimit; 4. Legjitimiteti i pjesemarreseve ne proçes. Per sqarimin e ketyre pyetjeve i referohemi Nenit 1 te Ligjes nr.7698, i cili percakton: - se pari: “njohjen e se drejtes te pronesise per ish pronaret dhe kthimin e prones (kur

eshte e mundur, d.m.th. e lire), - se dyti: kompensimin. Pra nepermjet ketij ligji, ligjvenesi ka permiresuar kuptimin e te drejtes se

zhdemtimit, qe eshte detyrimi i shtetit per te marre persiper likuidimin e demeve te shkaktuara ne pasurine e ish pronareve nga veprime te padrejta te organeve te tij.

E drejta e zhdemtimit nuk ka nje karakter te pavarur, ajo eshte e lidhur dhe eshte plotesuese e permbushjes se nje detyrimi dhe pergjegjesie qe shkaktohet nga shkelja e nje marredhenie juridike e krijuar mbi bazen e ligjit ose kontrates.

E drejta e zhdemtimit, ka si qellim ne rradhe te pare, te mbuloje ne nje fare mase demin qe i demtuari ka pesuar si pasoje e veprimit te kryer ndaj tij. Ne rradhe te dyte, zhdemtimi sherben per vazhdimin e te drejtes. Ne pretendimin per zhdemtim kemi te bejme me te drejten subjektive, e cila u demtua, por qe i kthehet te demtuarit ne nje forme tjeter, duke ruajtur plotesisht vleren e saj. I tille eshte ne rastin konkret kthimi i te drejtes se pronesise dhe i sendit.

Struktura e te drejtes se zhdemtimit njeh dy forma: e para eshte kthimi i gjendjes se pare, d.m.th. te marredhenies juridike qe ekzistonte para shkaktimit te demit (restitucioni natyral) dhe kur kjo forme nuk eshte e mundur kemi zevendesimin e demit nepermjet te hollave, ose ne forme tjeter qe eshte kompensimi. Pra keto dy forma jane te ndryshme nga njera tetra dhe kane gjetur pasqyrim edhe ne ligjin ne fjale.

E drejta e pronesise eshte percaktuar si e drejte vetem e ish pronarit, qe ne kushtet e parashikuara ne kete ligj do t’i rikthehet atij.

Lidhur me kompensimin, ligji ka percaktuar menyren e kompensimit dhe masen e tij. Ne kete rast kompensimi nuk njihet dhe percaktohet si e drejte vetem e ish pronarit, por eshte nje detyrim i shtetit ndaj veprimeve te kryera prej tij qe sot, d.m.th. ne frymen e ligjit konsiderohen si te gabuara dhe qe shkaktojne dem. Keshtu, kompensimi i njihet si ish pronarit dhe personave te tjere (te trete), kur keto detyrohen t'i kthejne pronen ish pronarit.

Pra e drejta e kompensimit eshte pjese e demshperblimit qe shteti u njeh ketyre subjekteve, por edhe te tjereve qe demtohen ne pasurine e tyre. Ne kete kuptim nepermjet kompensimit, ne kundershtim me restitucionin natyral, nuk rregullohen marredhenie te pronesise te ish pronarit me pronen e tij, por detyrirni i shtetit qe nepermjet nje forme te pershtatshme te permiresoje gjendjen ekonomike te te demtuarit.

Pra kompensimi nuk eshte e drejte qe lidhet me sendin, por me detyrimin ligjor te shtetit per permbushjen e detyrimit dhe te pergjegjesise se tij ligjore. Ne kete menyre e drejta e kompensimit nuk i nenshtrohet dispozitave mbi pronesine, trashegimine, ose bashkepronesine.

Ne keto rrethana, te drejtat reale te pjesemarresve ne proçes u jane njohur vetem mbi pronen qe u eshte kthyer me vendim te organit kompetent. Pra vetem nepermjet ketij akti, ne-zbatim te ligjes, eshte njohur e drejta e pronesise. Per pjesen tjeter kemi vetem kompensim, pra zbatim te (marredhenies) se detyrimit juridik te shtetit si pasoje e shkaktimit te demit te

Page 104: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

104

kryer ne pasurine e pjesemarresve ne proçes. Nese e drejta e kompensimit e shprehur ne nje forme te caktuar nga organi perkates

eshte e ligjshme, ose jo duhej te behej objekt i shqyrtimit gjyqesor, ne baze te dispozitave perkatese (Neni 27 a).

- Trashegimia eshte kalimi me ligj ose me testament i pasurise te personit te vdekur, trashegimtareve. Ne formen e zhdemtimit te pasurise kemi kalim te se drejtes se pronesise, pra ne rastin konkret kemi te bejme me zbatim te normave juridike te pronesise. Ne rastin e kompensimit nuk kemi te bejme me marredhenie reale ose pronesie, por me marredhenie detyrimi (shkaktim demi), per pasoje nuk mund te gjeje vend zbatimi i se drejtes se pronesise. Per me teper ne rastin ne gjykim, organi perkates ka kaluar ne formen e kompensimit pronen shteterore. Siç e thame dhe me lart, nese ky veprim eshte i drejte ose jo nuk eshte objekt i ketij gjykimi.

Pra pergjigja eshte se ne rastin konkret nuk kemi te bejme me pasuri trashegimore, pasi rrethi i kesaj pasurie eshte percaktuar me pare. Shteti, ne kuptim te kompensimit, ka percaktuar disa forma te saj. Si e tille mund te ishin edhe obligacionet, por ne asnje menyre keto obligacione do te ishin ne bashkepronesi te gjithe trashegimtareve. Shteti (ligjevenesi) nuk ka patur si qellim te rregulloje perkatesine e sendit prone e tij kundrejt gjithe pjesemarresve ne proçes, por vetem te shperbleje demin qe ai i ka shkaktuar ketyre personave.

Paditesja pretendon se pasuria shteterore e dhene nga nje organ shteteror kompetent ne formen e kompensimit eshte pasuri e trashegimlenesit Myslym Maçi.

Kompensimi eshte realizuar mbi bazen e kerkeses se kerkuesit (te paditurit) drejtuar organit. Eshte e drejta e organit te zgjedhe nje forme te caktuar te dhenies se kompensimit. Por nga ana tjeter ligji ka njohur edhe te drejten e pjesemarresve ne proçes te ankohen kunder vendimit te komisionit per kthimin dhe kompensimin e prones, te drejte te cilen paditesja nuk e ka vene ne perdorim. Ky vendim edhe sot eshte ne fuqi dhe i pacenuar. Gjykata nuk mund t’i jape vehtes kompetenca qe ligja ja ka deleguar nje organi administrativ. Ne keto rrethana, gjykoj se paditesja nuk arrin te provoje gjyqesisht pretendimet e saj, per sa kohe vendimi i kompensimit eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Per keto arsye çmoj se rekursi nuk duhej te pranohej, pasi vendimi i gjykates eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.

Agron A. Lamaj

Nr.1 i Regj.Themeltar Nr.8 i Vendimit

VENDIM NE EMER TE REPUBLIKES

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Gani Dizdari Anetar Spiro Spiro Anetar Besnik Imeraj Anetar Ardian Dvorani Anetar Agron A. Lamaj Anetar Perikli Zaharia Anetar

Page 105: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

105

Evjeni Sinoimeri Anetare Ylvi Myrtja Anetar Nikoleta Kita Anetare Irma Bala Anetare Artan Hoxha Anetar Fatos Lulo Anetar Ardian Nuni Anetar

ne seancen gjyqesore date 12.09.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

Padites: Ilir Gjerazi, perfaqesuar nga Av.Xhemal Gazidete E Paditur: Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, perfaqesuar

nga juriste Ervina Domi e Shamet Shabani.

OBJEKTI: Shfuqizim i aktit administrativ nr.8477/15, date 10.07.2006

i Drejtorit te Pergjithshem te Doganave, kthim ne vendin e meparshem te punes

dhe pagesen per kohen e qendrimit pa pune si efekt i ketij akti administrativ te paligjshem. Baza Ligjore: Neni 14.2 e vijues i K.Doganor,

V.K.M. nr.205, date 13.04.1999, V.K.M. nr.360, date 14.7.2000,

Ligji nr.8549, date 11.11.1999, nenet 21, 22, 23 e vijues, nenet 117, 108, 109 e vijues te K.Pr.Administrative,

neni 324 i K.Pr.C, V.K.M. nr.172, date 29.03.2006.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendim nr.6811, date 01.12.2006 ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me padites Ilir Gjerazi me nr.8863, date 03.11.2006, pasi kjo çeshtje hyn ne juridiksionin e Komisioni Sherbimit Civil.

Kunder vendimit ka ushtruar ankim te veçante pala e paditur, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, e cila kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke parashtruar keto shkaqe: - Perfundimi i gjykates se - paditesi gezon statusin e nepunesit civil- eshte rrjedhoje e

kuptimit te keq te ligjit. - Ne kuptim te nenit 2 te Ligjit nr.8549, date 11.11.1999, punonjesit e Doganes nuk

perfshihen ne nepunes te sherbimit civil. Dhe ne fakt, punonjesit e administrates doganore nuk e kane perfituar statusin e nepunesit civil.

- I gabuar eshte dhe referimi tjeter i gjykates ne V.K.M. nr.172, date 29.03.2006, pasi dihet se rregullimi i marredhenieve te punes behet me ligj, qe ne rastin konkret behet me dispozita te K.Doganor.

- Ne asnje dispozite te K.Doganor nuk gjejme te percaktuar shprehimisht, madje as ne kuptim te gjere te tij, se nepunesi doganor gezon statusin e nepunesit civil.

- Ne nenin 14 te K.Doganor jane percaktuar vetem rregullat e konkurimit per punesim dhe nuk ka te percaktuar se nepunesi i Administrates Doganore perfshihet ne punonjes me

Page 106: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

106

status te sherbimit civil. Per me teper se ligji ne te cilin referohet kjo dispozite e K.Doganor eshte shfuqizuar.

- Per keto arsye çeshtja hyn ne juridiksionin gjyqesor.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendim date 15.02.2007 ka vendosur: Dergimin e çeshtjes per gjykim Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, me qellim unifikimin e praktikes gjyqesore.

KOLEGJET E BASHKUARA TE GJYKATES SE LARTE

pasi degjuan relacionin e gjyqtareve Evjeni Sinoimeri dhe Ardian Dvorani; perfaqesuesin e pales paditese Av.Xhemal Gazidede, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke u shqyrtuar ankimi i paditesit ne rruge administrative prane Komisionit te Sherbimit Civil; mbrojtesit e pales se paditur, juristet Ervina Domi e Shamet Shabani, qe kerkuan prishjen e vendimit te Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane dhe dergimin e çeshtjes ne ate gjykate per vazhdimin e gjykimit dhe pasi biseduan çeshtjen ne teresi,

V E R E J N E Vendimi nr.6811, date 01.12.2006 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me te cilin

eshte nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor çeshtja civile me pale paditese Ilir Gjerazi, te paditur Drejtorine e Pergjithshme e Doganave, me objekt kundershtimin e aktit administrativ te largimit nga puna te paditesit dhe zgjidhjen e pasojave qe rrjedhin prej tij, duhet te prishet per zbatim te gabuar te ligjit dhe çeshtja duhet te dergohet prane asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Paditesi Ilir Gjerazi ka qene ne marredhenie pune prane pales se paditur me detyren e punonjesit te Departamentit Operativ Hetimor. Me vendimin e dates 10.07.2006 te Drejtorit te Pergjithshem te Doganave eshte larguar nga detyra me motivacionin ″per shkurtim te vendit te punes, per mosplotesim te kriterit arsimor dhe performance te dobet”. Referenca ligjore e pales se paditur ne aktin e largimit nga detyra ka qene V.K.M. nr.686, date 02.11.2005, i cili ka ndryshuar V.K.M. nr.205, date 13.04.1999 me te gjithe ndryshimet e bera me vendimet e mevonshme, si dhe V.K.M. nr.360, date 14.07.2000.

Aktin e mesiperm paditesi e ka kundershtuar gjyqesisht, duke pretenduar qe nepermjet shfuqizimit te tij te rikthehet ne detyren e meparshme, si dhe te perfitoje pagen per kohen e qendrimit pa pune.

Gjykata e rrethit, me te drejten ligjore te verifikimit, qofte edhe kryesisht te juridiksionit te çeshtjes qe gjykon, ka konkluduar se paditesi padrejtesisht ka paraqitur padi drejtperdrejt ne gjykate, pa ju drejtuar me pare Komisionit te Sherbimit Civil. Sipas gjykates, paditesi eshte marre ne pune mbi bazen e konkurimit ashtu siç parashikon neni 14/2 i Kodit Doganor, si dhe ligji nr.8549, date 11.11.1999 ″Statusi i nepunesit civil”. Si i tille ai gezon statusin e nepunesit civil, duke u perfshire ne kategorine C2, prandaj dhe ankimi duhet te behet, ashtu sikunder parashikon ky ligj, fillimisht prane Komisionit te Sherbimit Civil.

Ne vendimin e gjykates argumentohet pse ajo nuk e merr parasysh rregullimin e bere me V.K.M. nr.172, date 29.03.2006, i cili i jep te drejte paditesit te drejtohet ne gjykate. Sipas gjykates, ligjet ne hierarkine e akteve normative qendrojne mbi aktet normative te nxjerra nga Keshilli i Ministrave e per rrjedhoje keto te fundit nuk duhet te vijne ne kundershtim me ligjet. Per kete shkak edhe procedura e ndryshme e ankimimit qe parashikon ky vendim nuk mund te merret ne konsiderate, sepse vjen ne kundershtim me proçedurat e ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”.

Page 107: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

107

Pala e paditur Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, qe gjate gjykimit ne gjykaten e rrethit, por edhe ne ankimin e paraqitur para Gjykates se Larte ka pretenduar se paditesi, sikunder te gjithe punonjesit e saj, nuk e gezon kete status, pasi nuk ja ka dhene ligji dhe per rrjedhoje çeshtja duhej te shqyrtohej nga gjykata.

Çeshtja e juridiksionit i eshte paraqitur per zgjidhje Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, bazuar ne nenet 59 e vijues te K.Pr.Civile.

Ky Kolegj, duke vleresuar rendesine e pretendimeve te pales se paditur dhe duke pare se praktika si e gjykatave me te ulta, ashtu edhe e Kolegjeve te veçanta prane kesaj gjykate, jo vetem pas daljes se V.K.M. nr.172 te vitit 2006 por edhe me pare, ka patur luhatje lidhur me proçedurat e ankimimit kunder vendimeve te administrates doganore, e ka derguar çeshtjen para Kolegjeve te Bashkuara per unifikimin e praktikes gjyqesore. Kolegjeve ju jane shtruar per zgjidhje keto probleme:

1- Ligji nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” nuk i perfshin ne menyre te shprehur ne fushen e veprimit te tij punonjesit e administrates doganore, ne nje kohe qe aktet nenligjore referojne ne kete ligj lidhur me proçedurat e rekrutimit, kategorizimin e vendeve te punes, masat disiplinore apo proçedurat e ankimimit kunder tyre. Ne keto rrethana a do te konsiderohen punonjesit e administrates doganore si nepunes te sherbimit civil?

2- Referimi ne ligjin “Statusi i nepunesit civil” lidhur me proçedurat e ankimit kunder vendimeve te administrates doganore per largimin nga puna, eshte bere me Vendime te Keshillit te Ministrave. Nese punonjesit e administrates doganore do te konsideroheshin si nepunes te sherbimit civil, çfare fuqie do te kishte V.K.M. nr.172, date 26.03.2006, i cili parashikon ankimin drejtperdrejt ne gjykate?

Per t’u dhene zgjidhje pyetjeve te shtruara u vleresua e rendesishme hedhja e nje veshtrimi historik dhe analizues mbi gjithe legjislacionin qe rregullon marredheniet e punes se punonjesve te administrates doganore, si dhe mbi aktet ligjore dhe nenligjore ne te cilat ai referon.

Kolegjet e Bashkuara verejne se nuk ka nje ligj te posaçem qe te rregulloje marredheniet e punes te punonjesve te administrates doganore ne gjithe elementet qe perfshijne keto marredhenie. Ne Kodin Doganor, i cili eshte ligji qe rregullon veprimtarine doganore ne Republiken e Shqiperise, eshte vendosur nje seksion i veçante i titulluar ″Organikat, punesimi dhe marredheniet e punes se personelit te administrates doganore”. Vetem ne nje dispozite te ketij seksioni e konkretisht ne nenin 14/2 parashikohet: “Personeli i administrates doganore, me perjashtim te personelit ndihmes, punesohet nepermjet nje konkurimi publik, sipas proçedurave te percaktuara nga ligji “Per sherbimin Civil” dhe nga aktet nenligjore per zbatim te tij, si dhe nga aktet nenligjore ne zbatim te ketij Kodi dhe dispozita te tjera te posaçme qe rregullojne funksionimin e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave”. Kjo dispozite, e cila siç shihet, eshte referuese (referon tek ligji “Per sherbimin civil) ne fakt rregullon vetem nje aspekt te marredhenieve te punes qe lidhet me rregullat dhe proçedurat qe zbatohen per t’u marre ne pune. Ne te parashikohet qarte se konkurimi publik do te ishte menyra e punesimit, ndersa proçedurat si do te behej ky konkurim do te ishin ato qe ishin parashikuar per punonjesit qe do te perfshiheshin ne sherbimin civil me Ligjin nr.8449 te vitit 1996 “Per sherbimin civil”.

Ky ligj, ne kuadrin e nje skeme te veçante per pranimet ne sherbimin civil, kishte parashikuar per here te pare krijimin dhe funksionimin e Departamentit te Administrates Publike (DAP), si dhe te Komisionit te Sherbimit Civil, i cili ne bashkeveprim me Keshillat emeruese qe do te krijoheshin prane çdo organi, apo institucioni te sherbimit civil do te bente emerimin ne sherbimin civil te personave qe do te perzgjidheshin nga konkurimi. Sigurisht perfshirja e ketyre organizmave ne proçeduren e emerimeve dhe çentralizimi i proçedurave te

Page 108: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

108

pranimit ne sherbimin civil, kishte parasysh marrjen mbi vete nga shteti te nje pergjegjesie te veçante per ate rreth nepunesish qe do te perfshiheshin ne kete sherbim. Por eshte nje fakt tashme i pranuar, se ky ligj asnjehere nuk funksionoi ne praktike dhe organizmat qe permendem me lart asnjehere nuk u krijuan dhe nuk funksionuan. Ishte kjo arsyeja qe ai u shfuqizua ne pjesen me te madhe te tij (perjashtuar pjesen e funksionareve politike), dhe, vetem pak muaj pas daljes se Kodit Doganor, u miratua ligji i ri - ai me nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”.

Vlen te theksohet se dispozita e Kodit Doganor cituar me lart, e cila referon ne kete ligj, nuk ndryshoi as me daljen e Ligjit te ri “Statusi i nepunesit civil” dhe asnjehere me vone. Ajo vazhdon te jete ne fuqi edhe sot.

Por edhe nese do te ndodhte e kunderta e atyre qe u trajtohen me siper (pra Ligji “Per sherbimin civil” ne teresine e tij do te kishte gjetur zbatim ne praktike), perseri nuk mund te arrihet ne perfundimin se punonjesit e administrates doganore do te konsideroheshin nepunes civile ne kuptimin qe parashikonte ai ligj. Kjo per faktin se Kodi Doganor i referohej Ligjit “Per sherbimin civil” vetem lidhur me nje aspekt te tij - me procedurat e punesimit. Duhet theksuar se koncepti “status i nepunesit civil” eshte me i gjere dhe perfshin rregulla te njejta per kushtet dhe proçedurat e pranimit ne sherbimin civil, menyren e fillimit dhe te mbarimit te marrdhenieve te punes, zhvillimin e karrieres, per garantimin e te drejtave dhe percaktimin e detyrimeve. Pikerisht Ligji i ri “Statusi i nepunesit civil”, nepermjet vendosjes se rregullave te njejta ne te gjithe aspektet qe perfshin koncepti “status” dhe parashikimit te krijimit te institucioneve qe do te menaxhonin dhe mbikqyrnin menyren e funksionimit te tij, kishte per qellim krijimin e nje sherbimi civil te qendrueshem, profesional dhe efficient, te ndryshem nga ai ekzistues.

Ligji i ri “Statusi i nepunesit civil”, sipas nenit 1, paragrafi 2 percakton skemen e administrimit te sherbimit civil, si dhe rregullon marredheniet juridike ndermjet nepunesve civile dhe institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor te percaktuara ne nenin 2 te ketij ligji. Sqarimi i koncepteve te “nepunesit civil”, apo dhe “institucione te administrates publike te nivelit qendror apo vendor” jepet ne nenin 2 te ligjit. Sipas paragrafit 1 te nenit 2: “Nepunes civile” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik me detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ketij ligji”. Ndersa sipas paragrafit 2 te nenit 2 “Institucionet e administrates publike te nivelit qendror apo vendor” ne kuptim te ketij ligji jane: Administrata e Kuvendit, Administrata e Presidentit, Aparati i Keshillit te Ministrave, ministrite, institucionet qendrore te pavarura, bashkite dhe qarqet”. Siç shihet, ky ligj ka percaktuar qarte, ne menyre eksplicite dhe pa lene vend per interpretim te zgjeruar rrethin institucioneve, punonjesit e te cilave do te perfshihen ne sherbimin civil. Punonjesit e administrates doganore nuk perfshihen ne te. Edhe dispozita kalimtare e tij (neni 27) qe parashikon se “Punonjesit ekzistues, te cilet ne daten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, punojne ne vende pune, te cilat konsiderohen pjese e sherbimit civil, jane nepunes ne periudhe prove dhe per ta zbatohen dispozitat e nenit 14 ...”, nuk ka vend per t’u zbatuar ne rastin e punonjesve te administrates doganore. Ajo ka parasysh punonjesit e atyre vendeve te punes qe me kete ligj dhe jo me ligje te meparshme konsiderohen pjese e sherbimit civil. Prandaj me siper ne kete vendim argumentohet se administrata doganore nuk konsiderohet pjese e sherbimit.

Ne ndryshim nga kjo situate ligjore, ne aktet nenligjore ne fushen e doganave, qe jane kryesisht vendime te Keshillit te Ministrave, gjenden referime ne dispozita konkrete si te ligjit te meparshem “Per sherbimin Civil”, apo dhe te ligjit “Statusi i nepunesit civil” qe lidhen qofte me menyren e rekrutimit, sistemin e karrieres, masat disiplinore apo dhe menyren e ankimimit kunder tyre. Shpesh keto percaktime jane te drejtperdrejta, te qarta dhe

Page 109: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

109

te tilla qe te krijojne pershtypjen se punonjesit e doganave e gezojne statusin e nepunesit civil.

Keshtu ne V.K.M. nr.205 te vitit 1999 “Per miratimin e dispozitave zbatuese te Kodit Doganor” eshte bere nje klasifikim i personalit te administrates doganore ne:

a- drejtues te larte: Zyrtare te kategorise A dhe B. b- doganiere drejtues: zyrtare te kategorise C1. c- doganiere: zyrtare te kategorise C2. d- personel tjeter doganor: personel i kategorise D1 e D2 (neni 10). Ne paragrafin 3 te po kesaj pike parashikohet: Ligji “Per sherbimin civil” dhe aktet e

tjera nenligjore te nxjerra per zbatim te tij duhet te zbatohen “mutatis mutandis” per Drejtorin e Pergjithshem, nendrejtoret dhe personelin e kategorise A, B dhe C. Personeli i kategorise D mbulohet nga Kodi i Punes ne fuqi”. Referime ne Ligjin “Per sherbimin civil” gjenden edhe lidhur me masat disiplinore, duke shkuar edhe me larg se percaktimet e cituara me lart, pasi per here te pare perdoret shprehja “heqje e statusit te punonjesit civil”. Keshtu, neni 18, pika 1/e parashikon si mase disiplinore “largimin nga puna dhe heqje e te drejtes per te punuar ne sherbimin civil. Kjo mase shoqerohet me heqje te statusit te punonjesit civil dhe çdo te drejte qe garanton kete status”.

Edhe pse Kodi Doganor nuk pasqyroi ndryshimet e rrjedhura nga shfuqizimi i Ligjit “Per sherbimin civil″ dhe hyrja ne fuqi te Ligjit “Statusi i nepunesit civil”, ne V.K.M. qe ndryshuan vendimin nr.205, gjenden referenca ne kete te fundit.

Keshtu ne V.K.M. nr.222, te vitit 2004 “Per disa shtesa dhe ndryshime me V.K.M. nr.205, date 13.04.1999” eshte bere njehsimi i kategorizimit te personelit te administrates doganore me nivelet e nepunesve civile sipas Ligjit “Statusi i Nepunesve Civile”. Neni 10/1 i ketij vendimi parashikoi: “Personeli i administrates doganore, ne perputhje me paragrafin e dyte te nenit 13 te Kodit Doganor kategorizohet si me poshte vijon:

- Kategoria A i pergjigjet klasifikimit - nepunes civil i nivelit te mesem drejtues. - Kategoria B i pergjigjet klasifikimit - nepunes civil te nivelit te ulet drejtues. - Kategoria C1 i pergjigjet klasifikimit - nepunes civil i nivelit te ulet drejtues. - Kategoria C2 i pergjigjet klasifikimit - nepunes civil i nivelit zbatues. Me tej neni 10/3 parashikoi ″Nese proçedurat per administrimin e burimeve njerezore

nuk rregullohen shprehimisht nga dispozitat e ketij vendimi, atehere ato rregullohen ne perputhje me dispozitat e Ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” dhe akteve nenligjore per zbatim te tij, perfshi edhe çdo ndryshim te mundshem”.

Referime konkrete ne ligjin e ri u bene edhe lidhur me masat disiplinore dhe menyren e ankimimit kunder vendimeve te administrates doganore. Neni 18/1/2, paragrafi 3 parashikoi: ″Bazuar ne faktet e vertetuara dhe ne te dhenat e grumbulluara, sipas natyres dhe rendesise se shkeljes, komiteti disiplinor i rekomandon Drejtorit te Pergjithshem te Doganave hedhjen poshte te çeshtjes, apo vendosjen e njeres prej masave te percaktuara ne piken 3 te nenit 25 te Ligjit nr.8549, date 11.11.1999 ″Statusi i nepunesit civil”. Ndersa neni 19 parashikon: ″Procedurat e apelimit ndaj vendimeve te administrates doganore rregullohen me Ligjin nr.8549, date 11.11.1999 ″Statusi i nepunesit civil”.

Me V.K.M. nr.686 te vitit 2005, i cili ndryshoi po vendimin nr.205 me ndryshimet e mevonshme, edhe pse gjenden formulime dhe terma qe te referojne te Ligji “Statusi i nepunesit civil”, vihet re tendenca per t’u shkeputur prej tij ne shume drejtime. Keshtu pika 10 e cituar ne dy vendimet e mesiperme me te cilen tentohet drejt njehsimit te kategorive me shkallet e nepunesit civil eshte shfuqizuar, ndersa masat disiplinore sipas nenit 18 nuk i referohen me atyre te parashikuara ne nenin 25 te Ligjit nr.8549, por jane te reja dhe specifike per fushen e doganave. Mbetet e pandryshuar nga vendimi i mesiperm proçedura e apelimit ndaj vendimeve disiplinore.

Page 110: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

110

Se fundi V.K.M. nr.172 te vitit 2006 shkoi edhe me tej, duke ndryshuar edhe proceduren e apelimit te vendimeve dispilinore qe deri me tani i referohej Ligjit “Statusi i nepunesit civil” dhe parashikoi si rruge ankimi ate gjyqesore; citoj nenin 19: “Kunder vendimeve te administrates doganore mund te ushtrohet ankim ne gjykaten e rrethit brenda 30 diteve nga komunikimi i vendimit”.

Te gjithe aktet nenligjore qe cituam me lart, ne kuptimin formal, sikunder rezulton dhe nga emertimi i V.K.M. nr.205, “Mbi miratimin e dispozitave zbatuese te Kodit Doganor” kane dale ne baze e per zbatim te ketij Kodi, por ne kuptimin substancial ato kane dale tej urdherimeve te tij. Kodi Doganor ne nenin 298 parashikon: ″Ne periudhen e ndermjetme nga miratimi i ketij Kodi ne Kuvend deri ne diten e hyrjes ne fuqi, ngarkohet Keshilli i Ministrave te miratoje aktet nenligjore ne zbatim te ketij Kodi, ne fushen e organizimit te administrates doganore, te faktoreve mbi bazen e te cileve zbatohen detyrimet doganore, te dispozitave te zbatueshme per mallrat qe hyjne dhe dalin nga territori doganor, te destinacioneve doganore, te operacioneve te privilegjuara dhe borxhit doganor, si dhe ne fushen e shkeljeve doganore, te cilat hyjne ne fuqi ne te njejten dite me hyrjen ne fuqi te ketij Kodi”.

Kushtetuta e Republikes se Shqiperise percakton ne nenin 116 te saj hierarkine e akteve normative qe kane fuqi ne gjithe territorin e Republikes dhe ne kete hierarki ligjet qendrojne mbi aktet normative te Keshillit te Ministrave. Eshte detyrim kushtetues (buron nga neni 118/2 i saj) qe ligji duhet jo vetem te autorizoje nxjerrjen e akteve nenligjore dhe organin kompetent qe do ta nxjerre, por edhe te percaktoje çeshtjet qe duhet te rregullohen dhe parimet ne baze te te cilave duhet te nxirren keto akte.

Ne fakt, dispozita kushtetuese e lartpermendur e autorizon Keshillin e Ministrave, nder te tjera, me nxjerrjen e akteve ne fushen e organizimit te administrates doganore. Ne menyre me konkrete kete gje e parashikon dhe paragrafi i pare i nenit 13 te ketij kodi, sipas te cilit: ″Brenda 15 ditesh nga data e hyrjes ne fuqi te ketij Kodi, Keshilli i Ministrave, me propozim te Ministrit te Financave, percakton organiken e administrates doganore ne menyre qe te garantoje, nga njera ane, mbrojtjen e interesave fiskale te Republikes se Shqiperise dhe nga ana tjeter, nje organizim te pershtatshem per dinamizmin dhe veçantine e veprimtarise doganore…”

Por verehet se aktet e nxjerra nga Keshilli i Ministrave i kane kaluar kufijte e autorizimit te dhene nga ligji, pasi jane shtrire per çeshtje qe ligji nuk i ka parashikuar dhe tej parimeve qe vete ligji ka pranuar. Neni 14 /2 i Kodit Doganor ka vendosur nje rregullim te pergjithshem per menyren e punesimit nepermjet konkurimit te personelit te administrates doganore. Vetem lidhur me procedurat e ketij konkurimi ka referuar, veç Ligjit “Per sherbimin civil”, ne aktet nenligjore per zbatim te tij dhe ne aktet nenligjore ne zbatim te vete Kodit Doganor. Prandaj, perfshirja dhe rregullimi me akte nenligjore i problemeve te tjera siç do te ishte statusi i ketyre punonjesve, i ben keto akte nenligjore, per kete pjese, qe te dalin mbi ligjin, ç’ka do te ishte anti kushtetuese.

Lidhur ngushte me çeshtjen e statusit, aktet nenligjore te permendura me lart i kane deleguar per zgjidhje (pikerisht per shkak te referimit ne nenin 25 te Ligjit “Statusi i nepunesit civil”) Komisionit te Sherbimit Civil edhe ankesat ndaj vendimeve disiplinore te administrates doganore. Kjo ne nje kohe kur vete ligji me te cilin ky komision eshte krijuar e ka ngarkuar ate me menaxhimin e sherbimit civil ne te gjithe institucionet qe hyjne ne fushen e veprimit te Ligjit “Statusi i nepunesit civil”, si dhe me zgjidhjen e ankesave ndaj vendimeve lidhur me nepunesin civil.

Sikunder rezulton me lart nga analiza qe ju be ketij ligji, punonjesit e administrates doganore nuk perfshihen ne fushen e veprimit te tij. Pra me aktet nenligjore eshte percaktuar nje tjeter juridiksion per kete institucion, i ndryshem nga çfare ligji ka parashikuar.

Page 111: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

111

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konkludojne se si statusi i nje kategorie te caktuar punonjesish, ashtu dhe juridiksioni i organeve qe shqyrtojne dhe zgjidhin ankimet ndaj vendimeve lidhur me kete kategori, jane çeshtje qe, nga natyra e tyre, percaktohen me ligj dhe jo me akte nenligjore.

Gjykata e rrethit, ne çeshtjen objekt gjykimi, ka arsyetuar se punonjesit e administrates doganore, pra dhe paditesi e kane fituar statusin e nepunesit civil me legjislacionin qe analizuam me lart. Kolegjet e Bashkuara verejne se ky perfundim eshte i pabazuar ne ligj. Kjo jo vetem per sa analizojme me lart dhe konkludojme ne sentencen unifikuese, por dhe per faktin tjeter se aktet nenligjore qe kane dale ne kete fushe (edhe nese do te ishte e mundur te percaktonin statusin), nuk kane qene asnjehere konsekuente ne qendrimet e mbajtura per kete problem. Me to disa here eshte tentuar drejt ketij statusi e me pas me ndryshimet e bera eshte verejtur largim prej tij. Pikerisht per evidentimin e kesaj situate ligjore jemi te detyruar t’i rikthehemi edhe njehere analizes se V.K.M. me kryesore ne fushen e doganave.

Eshte fakt se me aktet nenligjore te cituara me lart, te cilat perbejne nje pjese te rendesishme te legjislacionit doganor, eshte synuar drejt perafrimit te parimeve baze ne kete fushe me ato ne fushen e sherbimit civil. Tendenca e legjislacionit doganor ka qene fillimisht (me V.K.M. nr.205 te vitit 1999 me ndryshimet e mevoneshme, deri tek ai me nr.222 i vitit 2004), drejt nje perqasje teper te madhe me Ligjin “Statusi i nepunesit civil”, aq sa ne to per shume çeshtje (p.sh. per masat disiplinore apo ankimet kunder tyre) beheshin referime direkte tek ky ligj, e per te tjera siç eshte p.sh. çeshtja e kategorive te punonjesve te administrates doganore, synohej drejt krijimit te nje paralelizmi me nivelet e punonjesve te sherbimit civil. Por, mbas vitit 2005, po me ato akte normative nenligjore (me V.K.M. nr.686 me ndryshime deri tek ai me nr.172 i vitit 2006), u verejt nje tendence e krijimit te nje fizionomie origjinale ne fushen e doganave, larg referencave tek Ligji “Statusi i nepunesit civil” dhe shpesh here edhe larg perdorimit te asaj terminologjie qe ishte huazuar nga ky ligj. Keshtu nder te tjera, me V.K.M. nr.686 u shfuqizua neni 10 i ndryshuar disa here i V.K.M. nr.205, qe bente paralelizmin e kategorive me nivelet e sherbimit civil apo neni 18 lidhur me masat disiplinore, duke u hequr referimet ne Ligjin “Per sherbimin civil” dhe duke u parashikuar masa specifike per fushen doganore.

Ndersa me V.K.M. nr.172 u shkua edhe me larg, me shfuqizimin e nenit 19, i cili per ankimet kunder masave disiplinore referonte ne Ligjin nr.8549 dhe u parashikua si rruge ankimi ajo gjyqesore. Pra siç shihet, vete aktet nenligjore te mevonshme shfuqizuan ato dispozita te akteve te meparshme, me te cilat synohej perafrimi me Ligjin “Statusi i nepunesit civil”.

Megjithe kete tendence mund te thuhet se, ne gjendjen qe eshte sot legjislacioni doganor, me afersite dhe ndryshimet e tij me Ligjin “Statusi i nepunesit civil”, pervijon nje fizionomi te ndryshme rregullimi nga ajo e sherbimit civil.

Nisur nga argumentat e mesiperme Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne perfundimin se Ligji nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” nuk shtrihet mbi punonjesit e administrates doganore. Keta te fundit nuk e kane fituar ndonjehere kete status me ligjin e meparshem dhe nuk e gezojne as me kete ligj.

Lidhur me çeshten objekt gjykimi, Kolegjet e Bashkuara arrijne ne perfundimin se gjykata ka gabuar kur ka konkluduar se paditesi nuk ka ankimin administrativ ne Komisionin e Sherbimit Civil para se t’i drejtohej gjykates. Ky Komision zgjidh ankimet ndaj vendimeve lidhur me nepunesit civile. Paditesi nuk e gezon kete status, prandaj me te drejte i eshte drejtuar gjykates dhe eshte kjo e fundit qe ka juridiksionin per ta gjykuar çeshten.

Page 112: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

112

PER KETO ARSYE Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 141/2 te Kushtetutes,

nenit 17 pika a te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000 te ligjit “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise” dhe nenit 63 te K.Pr.Civile,

V E N D O S E N

Prishjen e vendimit nr.6811, date 01.12.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe dergimin e çeshtjes ne po ate gjykate, per vazhdimin e gjykimit.

Ky vendim per njehsimin e praktikes gjyqesore, dergohet per botim ne Fletoren Zyrtare.

Tirane, me 12.09.2007 Nr.4 i Regj.Themeltar Nr.10 i Vendimit

VENDIM

NE EMER TE REPUBLIKES

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Artan Hoxha Anetar Gani Dizdari Anetar Ylvi Myrtja Anetar Nikoleta Kita Anetare Agron A. Lamaj Anetar Spiro Spiro Anetar Perikli Zaharia Anetar Evjeni Sinoimeri Anetare Irma Bala Anetare Ardian Dvorani Anetar Besnik Imeraj Anetar Fatos Lulo Anetar Ardian Nuni Anetar

ne seance gjyqesore date 12.09.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

Padites: Jorgji Kore, perfaqesuar nga Av. Genc Çifligu E Paditur: Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, perfaqesuar

nga juristet Ervina Domi e Shamet Shabani.

OBJEKTI I PADISE: Detyrimin e pales se paditur Drejtorise se Pergjithshme te Doganave

te me shperbleje demin per shkak te zgjidhjes se menjehershme dhe pa shkaqe te kontrates se punes nga punedhenesi

Page 113: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

113

ne masen 20 e ½ e pagave mujore, si dhe rikthimin ne pozicionin e meparshem te punes.

Baza Ligjore: Nenet 144, 145, 146, 155 te Ligjit nr.7961, date 12.07.1995

“Kodi Punes i Republikes se Shqiperise” (i ndryshuar), pika 19 e V.K.M. nr.172, date 29.03.2006

“Per disa shtesa dhe ndryshime ne V. K.M. nr.205, date 13.04.1999 “Per dispozitat zbatuese te Kodit Doganor” (i ndryshuar),

nenet 32 dhe 153 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.2340, date 02.04.2007 ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes civile me nr.709 akti. Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit

te Procedures Civile, kane ushtruar ankim te veçante pala e paditur, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave si dhe pala paditese, Jorgji Kore, te cilet kerkojne prishjen e ketij vendimi dhe kthimin e çeshtjes per vazhdimin e gjykimit ne kete gjykate, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

Shkaqet e parashtruara ne ankimin e te paditurit Drejtoria e Pergjithshme e Doganave:

- Gjykata ka gabuar ne perfundimin e arritur, duke ju referuar Kodit Doganor, se nepunesi doganor i kategorise C2, gezon statusin e nepunesit civil, pasi sipas nenit 2 te Ligjit nr.8559, date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit te Sherbimit Civil” punonjesit e Doganes nuk perfshihen ne nepunes te sherbimit civil.

- I gabuar eshte dhe referimi qe gjykata ju ben VKM-ve me nr.686, date 02.11.2005, nr.172, date 29.03.2006 “Per disa shtesa dhe ndryshime” ne VKM nr.205, date 13.04.1999, pasi dihet se rregullimi i marredhenieve te punes behet me ligj qe ne rastin konkret me dispozita te Kodit Doganor dhe qe parashikon Kodin e Punes dhe jo Ligjin nr.8559, date 11.11.1999 “Statusi nepunesit sherbimit civil”.

- Nese do t’i referoheshim dispozitave perkatese te Kodit Doganor, ne asnje dispozite te tij nuk gjejme te percaktuar shprehimisht, madje as ne kuptim te gjere te tij, se nepunesi doganor gezon statusin e nepunesit civil.

- Dhe po t’i referohemi nenit 14 te Kodit Doganor, nuk mund te mos konstatojme se ligjvenesi ne kete dispozite nuk ka percaktuar se nepunesi i Administrates Doganore perfshihet ne punonjes me status te sherbimit civil, per me teper qe ligji te cilit i referohet kjo dispozite e Kodit Doganor eshte çfuqizuar aktualisht.

Shkaqet e parashtruara ne ankimin e paditesit Jorgji Kore:

- Vendimi i i gjykates per nxjerrjen jashte juridiksionit te padise se ngritur nga paditesi Jorgji Kore, eshte nje vendim i marre ne interpretim te gabuar te ligjit dhe konkretisht te dispozitave te cilat rregullojne marredhenien e punes ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave dhe te degeve te saj vartese.

- Te gabuara jane dhe arsyetimet e gjykates qe mbeshtetet ne nenet 13/2, 3 dhe 14 te Kodit Doganor, ne nje kohe ne asnje nga keto nuk percaktohet qe personeli gezon statusin e nepunesit civil, por vetem qe rekrutimi i ketij personeli behet mbi bazen e rregullave te parashikuara ne Ligjin “Per Sherbimin Civil”.

- Gjykata duhej te kishte patur parasysh Ligjin nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit te sherbimit civil”, pasi eshte ky ligj qe percakton se cilet persona gezojne kete

Page 114: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

114

status dhe mbi cilat institucione ky ligj shtrin fushen e veprimit te tij dhe eshte neni 3 qe percakton.

- Ne vendimet e Keshillit te Ministrave qe kane dale ne zbatim te Kodit Doganor, qe eshte nje ligj i posaçem mbi bazen e te cilit rregullohen dhe marredheniet e punes se personelit doganor, ku eshte rregulluar dhe proçedura e largimit te nepunesve te nivelit C2 ne Dogane qe nuk eshte e njejte me proceduren e percaktuar ne Ligjin nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin e dates 03.07.2007 ka vendosur:

“Dergimin e çeshtjes per gjykim Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte me qellim unifikimin e praktikes gjyqesore”.

KOLEGJET E BASHKUARA TE GJYKATES SE LARTE

pasi degjuan relacionin e gjyqtareve Ardian Dvorani dhe Evjeni Sinoimeri; mbrojtjen e perfaqesuesit te pales paditese, avokatin Genc Çifligu, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe dergimin e çeshtjes ne ate gjykate per vazhdimin e gjykimit; mbrojtjen e perfaqesuesve te pales se paditur, juristet Ervina Domi e Shamet Shabani, qe kerkuan prishjen e vendimit te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe dergimin e çeshtjes ne ate gjykate per vazhdimin e gjykimit; dhe pasi biseduan çeshtjen ne teresi,

V E R E J N E

Vendimi nr.2340, date 02.04.2007, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me te cilin eshte nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor çeshtja civile me pale paditese Jorgji Kore dhe te paditur Drejtorine e Pergjithshme te Doganave, me objekt kundershtimin e aktit administrativ te largimit nga puna te paditesit dhe zgjidhjen e pasojave qe rrjedhin prej tij, duhet te prishet per zbatim te gabuar te ligjit dhe çeshtja duhet te dergohet prane asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Rezulton nga vendimi i gjykates se faktit dhe aktet e administruara gjate shqyrtimit te çeshtjes objekt gjykimi se, paditesi Jorgji Kore ka qene ne marredhenie pune prane pales se paditur me detyre doganier i verifikimit ne Degen e Doganes Gjirokaster. Ky pozicion pune i perket kategorise C2 “nepunes civil ekzekutues”, sipas dispozitave te Ligjit nr.8449, date 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikes se Shqiperise” dhe atyre te akteve nenligjore te nxjerra ne baze e per zbatim te tij.

Me urdherin nr.4877/12, date 08.05.2006 te pales se paditur eshte vendosur qe ndaj paditesit te jepet masa disiplinore e “largimit nga puna” me motivacionin “per marrje pjese aktive ne fushaten elektorale”. Sipas permbajtjes se urdherit, ky akt motivohet dhe gjen mbeshtetje ne kryerjen e veprimeve te lartpermendura si akte qe vijne ne kundershtim me Kodin e Etikes ne Sherbimin Doganor (pikat 7, 7.1 dhe 7.2), me urdherat e Drejtorit te Pergjithshem te Doganave nr.3619, date 24.05.2002 “Mbi kodin e sjelljes ne zgjedhjet parlamentare 2005”, atij me nr.4028, date 09.06.2005, me Ligjin nr.9131, date 08.09.2003 “Per rregullat e etikes ne administraten publike”, me dispozitat e vendimit te Keshillit te Ministrave nr.686, date 02.11.2005 qe ka ndryshuar vendimin e Keshillit te Ministrave nr.205, date 13.04.1999, si dhe te vendimit te Keshillit te Ministrave nr.305, date 13.06.2000 “Per disiplinen ne sherbimin civil”.

Paditesi e kundershton gjyqesisht urdherin me te cilen i eshte dhene masa disiplinore e largimit nga puna, duke u mbeshtetur jo vetem ne Kodin e Punes, por, ndermjet te tjera edhe ne piken 19 te kreut VI, titulli II, pjesa I te vendimit te Keshillit te Minstrave nr.172,

Page 115: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

115

date 29.03.2006, sipas se ciles: “kunder vendimeve disiplinore te administrates doganore mund te ushtrohet ankim ne gjykaten e rrethit brenda 30 diteve nga komunikimi i vendimit”.

Ne vijim te gjykimit te çeshtjes, mbeshtetur ne nenin 59 te Kodit te Proçedures Civile, gjykata e faktit, kryesisht, ka marre ne shqyrtim nese kjo çeshtje ben pjese ne juridiksionin gjyqesor apo ne ate administrativ. Gjykata e faktit ka arritur ne perfundimin se paditesi nuk duhet te ngrinte padi drejtperdrejt ne gjykaten e shkalles se pare, sepse paraprakisht duhet te ezauroje rrugen administrative te ankimimit te aktit administrativ objekt shqyrtimi, duke iu drejtuar Komisionit te Sherbimit Civil. Ne kete perfundim, gjykata e faktit ka arritur pasi ka çmuar se paditesi nuk eshte punonjes i zakonshem i administrates doganore por gezon statusin e nepunesit civil, me te gjitha te drejtat dhe detyrimet qe burojne nga ky status.

Sipas gjykates se faktit, paditesi eshte marre ne pune mbi bazen e konkurimit, ashtu siç parashikon Kodi Doganor (neni 14/2), si dhe Ligji nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”. Lidhur me dispozitat e vendimit nr.172, date 29.03.2006 te Keshillit te Ministrave, i cili parashikon ankimin e drejtperdrejt ne gjykate per kete kategori punonjesish, gjykata argumenton se, ne hierarkine e akteve normative, ligjet qendrojne mbi aktet normative te Keshillit te Ministrave dhe, per rrjedhoje, keto te fundit nuk duhet te vijne ne kundershtim me ligjet. Gjykata ka konstatuar se ky akt vjen ne kundershtim me Ligjin nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” qe parashikon nje proçedure te ndryshme ankimimi, ndaj dhe nuk duhet te merret ne konsiderate.

Ndaj vendimit te gjykates se faktit kane bere ankim te veçante te dy palet ndergjyqese, te cilat pretendojne se te gjithe punonjesit e administrates doganore nuk perfshihen ne kategorine e nepunesve te sherbimit civil te parashikuar nga dispozitat e Ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”. Vendimi i Keshillit te Ministrave nr.205, date 13.04.1999, i ndryshuar me vendimin nr.686, date 02.11.2005, si dhe aktet e tjera nenligjore te dala per zbatim te Kodit Doganor, nuk bejne rregullimin e marredhenieve te punes. Rregullimi i ketyre te fundit behet me ligj qe ne rastin konkret eshte Kodi Doganor per aq sa ai shprehet dhe Kodi i Punes.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, duke vleresuar rendesine e pretendimeve te parashtruara ne ankimet e vecanta te te dy paleve ndergjyqese, si dhe duke çmuar se praktika gjyqesore, ne gjykatat me te ulta ashtu edhe ne Kolegjet e veçanta te Gjykates se Larte, jo vetem pas daljes se vendimit te Keshillit te Ministrave nr.172, date 29.03.2006, por edhe me pare, ka patur luhatje lidhur me proçedurat e ankimimit kunder vendimeve te administrates doganore, e ka derguar çeshtjen para Kolegjeve te Bashkuara per unifikimin e praktikes gjyqesore. Kolegjeve u jane shtruar per zgjidhje keto probleme:

1. Ligji nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” nuk i perfshin ne menyre te shprehur ne fushen e veprimit te tij punonjesit e administrates doganore, ne nje kohe qe gjithe aktet ligjore e nenligjore qe u cituan me lart referojne ne kete ligj lidhur me proçedurat e rekrutimit, kategorizimin e vendeve te punes, si dhe masat disiplinore e proçedurat e ankimit kunder tyre. Ne keto rrethana a do te konsiderohen punonjesit e administrates doganore si nepunes te sherbimit civil?

2. Referimi ne Ligjin nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, lidhur me proçedurat e ankimimit kunder vendimeve te administrates doganore per largimin nga puna, eshte bere me Vendime te Keshillit te Ministrave. Nese punonjesit e administrates doganore do te konsiderohen nepunes te sherbimit civil, çfare fuqie do te kishte Vendimi i Keshillit te Ministrave nr.172, date 26.03.2006, i cili parashikon ankimin drejtperdrejt ne gjykate?

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte verejne se, per efekt te unifikimit te praktikes gjyqesore, te njejtat çeshtje si me siper, ne thelb, ato i kane vene ne bisedim duke u dhene pergjigje ezauruese me vendimin nr.8, date 12.09.2007 te ketyre Kolegjeve.

Page 116: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

116

Ne vendimin unifikues nr.8, date 12.09.2007, Kolegjet e Bashkuara konkludojne se “si statusi i nje kategorie te caktuar punonjesish, ashtu dhe juridiksioni i organeve qe shqyrtojne dhe zgjidhin ankimet ndaj vendimeve lidhur me kete kategori, jane çeshtje qe, nga natyra e tyre, percaktohen me ligj dhe jo me akte nenligjore”.

Me tej, ne ate vendim unifikues “Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne perfundimin se Ligji nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” nuk shtrihet mbi punonjesit e administrates doganore. Keta te fundit nuk e kane fituar ndonjehere kete status me ligjin e meparshem dhe nuk e gezojne as me kete ligj”.

Ne kete gjykim, per efekt te unifikimit te praktikes gjyqesore, Kolegjet e Bashkuara vune ne bisedim menyren se si do te proçedohet me çeshtjet qe jane ne shqyrtim.

Ne lidhje me punonjesit e sistemit doganor, apo me raste te tjera kur punonjesit nuk jane subjekte te legjislacionit per statusin e nepunesit civil, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte çmojne proçedura ankimore ndaj aktit me te cilin eshte dhene masa disiplinore, duke ju drejtuar fillimisht juridiksionit administrativ, Komisionit te Sherbimit Civil dhe me pas, ankimi ne gjykate, perben zbatim te gabuar te ligjit. Duke qene se proçedura e ndjekur ka qene qe ne fillim e gabuar, e ben te gjithe proçesin te kunderligjshem.

Ne keto raste, juridiksioni per shqyrtimin e ankimit ndaj aktit te dhenies se mases disiplinore eshte ai gjyqesor dhe jo ai administrativ. Per pasoje, si baza ligjore e percaktuar, ashtu edhe ndergjyqesia, qe eventualisht mund te krijohet ne gjykimin e mosmarreveshjes me perfshirjen e Komisionit te Sherbimit Civil, konsiderohen te gabuara.

Bazuar ne sa arsyetohet me siper, Kolegjet e Bashkuara arrijne ne perfundimin unifikues se:

Padia, ne kete rast, eshte vete ankimi qe paditesi mund t’i kete drejtuar fillimisht Komisionit te Sherbimit Civil per kundershtimin e aktit administrativ te dhenies se mases disiplinore, por qe gabimisht ne vend qe t’i jete drejtuar gjykates kompetente te rrethit gjyqesor, ne fakt i eshte drejtuar ketij Komisioni. Duke qene se nje ankim i tille konsiderohet kerkese padi, mosmarreveshja hyn ne juridiksionin gjyqesor dhe duhet te shqyrtohet nga gjykata kompetente, sipas rregullave proçeduriale per gjykimin ne shkalle te pare.

Kolegjet e Bashkuara çmojne se perben shkelje te ligjit, me pasoje cenueshmerine e vendimit te gjykates dhe te vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil, ndjekja e rruges administrative per kundershtimin e aktit te dhenies se mases disiplinore ne ate Komision dhe, me pas, ajo e rruges gjyqesore.

Padia duhet te ngrihet ne gjykaten kompetente te rrethit gjyqesor duke ju referuar dispozitave te K.Punes, K.Pr.Civile dhe atyre te ligjeve te tjera te posaçme, qe eventualisht permbajne rregulla specifike te lidhura me mosmarreveshjen qe i parashtrohet shqyrtimit gjyqesor.

Ndersa, nese jane dhene, vendimet e Komisionit te Sherbimit Civil dhe te gjykatave me objekt, shkak ligjor e ndergjyqesi si me siper, duhet te prishen dhe shfuqizohen respektivisht dhe aktet e gjykimit te çeshtjes duhet t’i kalojne per juridiksion e kompetence gjykates perkatese te shkalles se pare, referuar neneve 36, 43/2, 53 e 54 te K.Pr.Civile. Ne rigjykim, gjykata duhet te orientoje palet lidhur me sa eshte konkluduar dhe mbetet ne disponimin e paditesit qe te beje rregullimet perkatese lidhur me shkakun dhe objektin e padise, referuar dispozites se nenit 185 te K.Pr.Civile.

Ne rrethana te tilla, per efekt te zgjidhjes se çeshtjes ne gjykim, Kolegjet e Bashkuara çmojne se gjykata e faktit ka gabuar kur ka arritur ne perfundimin qe “paditesi nuk duhet te ngrinte padi drejtperdrejt ne gjykaten e shkalles se pare, sepse paraprakisht duhet te ezauroje rrugen administrative te ankimimit te aktit administrativ objekt shqyrtimi, duke iu drejtuar Komisionit te Sherbimit Civil”.

Page 117: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

117

Komisioni i Sherbimit Civil eshte i ngarkuar me ligj qe te zgjidhe ankimet ndaj vendimeve qe lidhen vetem me ata punonjes qe gezojne statusin e “nepunesit civil”. Meqenese paditesi Jorgji Kore nuk e gezon kete status, eshte e bazuar ne ligj zgjedhja e tij per ngritjen e padise drejtperdrejt ne gjykaten e shkalles se pare, me shkak ligjor dhe objekt te mbeshtetur posaçerisht edhe ne dispozitat e Kodit e Punes dhe te Kodit Doganor. Prandaj, çeshtja objekt gjykimi eshte ne juridiksionin gjyqesor dhe gjykata e faktit duhet te vazhdoje shqyrtimin e saj.

PER KETO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te pikes 2 te nenit 141 te Kushtetutes, te shkonjes “a” te nenit 17 te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise” dhe te nenit 63 te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S E N

Prishjen e vendimit nr.2340, date 02.04.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe dergimin e çeshtjes ne po ate gjykate, per vazhdimin e gjykimit.

Ky vendim per njehsimin e praktikes gjyqesore, dergohet per botim ne Fletoren Zyrtare.

Tirane, me 12.09.2007

Nr.12/5 i Regj. Themeltar Nr.19 i Vendimit

VENDIM

NE EMER TE REPUBLIKES

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryetar Artan Hoxha Anetar Gani Dizdari Anetar Nikoleta Kita Anetare Spiro Spiro Anetar Perikli Zaharia Anetar Agron A. Lamaj Anetar Irma Bala Anetare Besnik Imeraj Anetar Fatos Lulo Anetar Evjeni Sinojmeri Anetare Shpresa Beçaj Anetare Ardian Nuni Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 15.11.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket:

Page 118: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

118

Padites: Murat Klobocishta, perfaqesuar nga Av. Luan Hasanaj.

I Paditur: Instituti Italian i Tregtise se Jashtme, perfaqesuar nga Av. Erinda Ballanca.

OBJEKTI I PADISE:

Konstatim i pavlefshmerise se zgjidhjes se kontrates se punes, si dhe detyrimi i punedhenesit per dhenien e demshperblimit ne masen e nje viti page. Baza Ligjore: Neni 146 i Kodit te Punes.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.2668, date 27.05.2005 ka

vendosur: Rrezimin e kerkese padise si te pambeshtetur ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.745, date 16.06.2005, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.2668, date 27.05.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit nr.186, date 03.05.2005 te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te

K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs Murat Klobocishta, i cili parashtron sa me poshte: - Te dyja gjykatat nuk kane bere nje analize te plote te provave te administruara ne dosje. - Te dy gjykatat kane gabuar ne rastin e rrezimit te padise, duke vepruar ne kundershtim

me ligjin, nenin 146 te K.Punes, pasi zgjidhja pa shkaqe te arsyeshme e kontrates se punes perben detyrim per punedhenesin per pagimin e pages se nje viti.

- Arsyetimi i gjykates, duke u bazuar ne nenin 141, 143 dhe 144 te K.Punes, eshte teresisht i gabuar, pasi ne seance u provua qe zgjidhja e kontrates eshte bere pa shkaqe te arsyeshme.

- Ne keto kushte kerkoj ndryshimin e te dy vendimeve te dhena nga gjykatat dhe pranimin e padise sipas objektit te saj.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin date 28.09.2006 ka vendosur:

Kalimin e çeshtjes per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara per efekt te unifikimit te praktikes.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me vendimin date 24.01.2007 kane

vendosur: Pezullimin e gjykimit te çeshtjes dhe dergimin e saj Gjykates Kushtetuese per t’u shprehur per papajtueshmerine me nenin 18 te Kushtetutes te neneve 141, 143, 144 dhe 146/1 te Kodit te Punes.

Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj nr.33, date 13.09.2007 ka vendosur:

Dispozitat e lartpermendura te Kodit te Punes nuk jane te papajtueshme me nenin 18 te Kushtetutes.

KOLEGJET E BASHKUARA TE GJYKATES SE LARTE

pasi degjuan relatimin e çeshtjes nga gjyqtaret Thimjo Kondi dhe Besnik Imeraj; pretendimet e perfaqesuesit te pales paditese, qe kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se

Page 119: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

119

rrethit dhe te apelit dhe pranimin e padise sipas objektit te saj; perfaqesuesen e pales se paditur, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te apelit, dhe pasi e biseduan çeshtjen ne teresi,

V E R E J N E

Gjate gjykimit ne shkalle te pare dhe ne apel kane rezultuar faktet dhe rrethanat e çeshtjes si me poshte:

Paditesi Murat Klobocishta eshte punesuar prane pales se paditur, Instituti Italian i Tregtise se Jashtme, ne detyren e analistit te tregut, ne daten 01.03.2002, fillimisht me nje kontrate pune me afat 9 mujor. Me daten 02.12.2002, midis punedhenesit e punemarresit eshte lidhur kontrata e punes pa afat. Pala e paditur (punedhenesi) me shkresen e dates 06.10.2003 ka njoftuar paditesin (punemarresin) per zgjidhjen e kontrates se punes dhe ka kerkuar prej tij te paraqitet ne daten 13.10.2003 per bisedime rreth arsyeve te zgjidhjes se kontrates. Bisedimet midis paleve nuk kane çuar ne nje zgjidhje miqesore te mosmarreveshjeve, perfundimisht pala e paditur e ka konsideruar kontraten te zgjidhur, dhe ka vendosur nderprerjen e marredhenieve financiare me paditesin me date 21.12.2003.

Pas kesaj, paditesi ka ngritur padi me te cilen ka kerkuar detyrimin e pales se paditur per t`i paguar atij si demshperblim pagen e nje viti per zgjidhjen e kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme, bazuar ne nenin 146/3 te Kodit te Punes.

Pala e paditur ka prapesuar ne gjykim se zgjidhja e kontrates se punes me paditesin eshte e vlefeshme, eshte respektuar afati i njoftimit dhe, meqenese nuk ndodhemi perpara zgjidhjes se kontrates se punes ne menyre abuzive, paditesi nuk mund te perfitoje demshperblimin sipas nenit 146/3 te Kodit te Punes.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise me arsyetimin se: 1. Sipas nenit 141 te Kodit te Punes kontrata e punes me afat te pacaktuar quhet e

perfunduar kur zgjidhet nga njera pale dhe ka perfunduar afati i njoftimit. Pala e paditur ka respektuar proçeduren dhe afatet e parashikuara ne nenet 143 dhe 144 te Kodit te Punes.

2. Nuk u provua nga paditesi qe i padituri e ka pushuar ate nga puna per shkak te pretendimeve te tij qe rrjedhin nga kontrata e punes (neni 146/1 i Kodit te Punes).

Paditesi ka patur dijeni per kushtet e kontrates se tij te punes kur e ka nenshkruar ate. Gjykata e apelit e ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, duke

pranuar arsyetimin e saj. Per zgjidhjen e mosmarreveshjes te dy gjykatat, i jane referuar nenit 141 te Kodit te

Punes, sipas te cilit: “Kontrata me kohezgjatje te pacaktuar perfundon kur zgjidhet nga njera pale dhe kur ka perfunduar afati i njoftimit”, si dhe nenit 146 te Kodit te Punes, qe parashikon zgjidhjen e kontrates pa shkaqe te arsyeshme. Ato kane arritur ne perfundimin se nuk eshte vertetuar asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 146, prandaj paditesit nuk i lind e drejta te perfitoje shumen e demshperblimit deri ne nje vit page.

Paditesi ne rekurs, ka pretenduar sa me poshte: Duke i`u referuar kontrates se punes, citon se sipas saj, pranohet zgjidhja e kontrates

pa kusht demshperblimi nese “Aktiviteti i ketij institucioni mund te nderpritet, ndalon, apo misioni per çfaredo lloj arsye anullohet”. Sipas tij, arsyetimi i pales se paditur per nderprerjen e kontrates me paditesin per shkak te vendimit per minimizimin e shpenzimeve te funksionimit dhe te pakesimit te kostos se personelit te zyres, nuk perkon me shkakun e zgjidhjes se kontrates te cituar me lart. Per me teper, sipas paditesit, pala e paditur ka punesuar ne vendin e tij, qe ne muajin e pare te largimit te tij edhe pese persona te tjere. Kjo, sipas tij, eshte nje situate qe konsiderohet zgjidhje e kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme, sipas nenit 146/1 (a), 2, 3 te Kodit te Punes.

Page 120: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

120

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka vendosur se kjo çeshtje ka vend te shqyrtohet ne Kolegjet e Bashkuara per efekt te unifikimit te praktikes gjyqesore, per t`u dhene pergjigje pyetjeve te meposhtme:

1. Ne qofte se punedhenesi, referuar nenit 141 te Kodit te Punes, zgjidh ne menyre te njeanshme kontraten e punes me afat te pacaktuar, duke respektuar afatin e njoftimit (neni 143 i Kodit te Punes), a ka te drejte punemarresi te kerkoje perfitimin e nje demshperblimi deri ne nje vit page?

2. Referuar nenit 141 te Kodit te Punes, kjo dispozite parashikon vetem se, ne respektim te kerkesave te saj, kontrata quhet e perfunduar dhe nuk mund te rilidhet me pa pelqimin e paleve, apo edhe se pala, pa pelqimin e se ciles eshte zgjidhur kontrata, nuk ka te drejte te kerkoje demshperblimin per demet eventuale qe i shkaktohen.

3. Ne rast te zgjidhjes se kontrates se punes nga punedhenesi, pas respektimit te afatit te njoftimit dhe te proçedures perkatese, cila pale e ka barren e proves per te provuar se zgjidhja e kontrates eshte bere me shkaqe te arsyeshme apo pa shkaqe te arsyeshme?

Ne cilat raste punemarresi ka te drejte te perfitoje demshperblim? Nese pranohet demshperblimi, ne cilat kushte ai pranohet, cilat jane shkaqet e

pranimit te tij dhe cilat jane kriteret ne baze te te cilave behet vleresimi i demit? Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte verejne se rasti ne shqyrtim i referohet

rregullimit ligjor te zgjidhjes jo te menjehershme te kontrates se punes me kohezgjatje te pacaktuar, pas respektimit te afatit te njoftimit nga punedhenesi dhe te proçedures perkatese. Per kete duhet t`i referohemi nenit 141 te Kodit te Punes (“Kontrata me kohezgjatje te pacaktuar perfundon kur zgjidhet nga njera pala dhe ka perfunduar afati i njoftimit”), ne lidhje me nenet 143-144 te Kodit te Punes.

Sipas nenit 12 te Kodit te Punes “kontrata e punes eshte nje marreveshje midis punedhenesit e punemarresit, ku punemarresi merr persiper te ofroje sherbimet e tij per nje kohezgjatje te caktuar, ose te pacaktuar, ne kuadrin e organizimit dhe te urdherave te nje personi tjeter, punedhenesit, i cili merr persiper te paguaje nje shperblim”.

Pavaresisht veçorive qe ka kontrata e punes, per zgjidhjen e saj veprojne parimisht te njejtat arsye zgjidhjeje si per marredheniet e tjera te detyrimit.

Zgjidhja e kontrates eshte shprehje e vullnetit te njeres pale ne menyre te njeanshme dhe e detyrueshme per njoftim pales tjeter, duke respektuar formen dhe afate te caktuara per njoftim.

Ligji, per zgjidhjen e kontrates parashikon dy menyra: 1) ate normale (duke respektuar afatin dhe proçeduren e percaktuar shprehimisht ne

ligj) 2) ate te jashtezakonshme, qe quhet zgjidhje e kontrates me efekt te menjehershem

(pa respektuar afate njoftimi). Kodi i Punes ne nenin 140 parashikon se: kontratat lidhen me “kohezgjatje te

pacaktuar” dhe me “kohezgjatje te caktuar”. Kontrata me kohezgjatje te caktuar eshte lehtesisht e kuptueshme se perfundon ne fund te kohes se parashikuar (menyra normale e zgjidhjes se saj parashikohet ne nenet 149-152). Ndersa kontrata me kohezgjatje te pacaktuar, qe na intereson ne rastin konkret, perfundon kur zgjidhet nga njera pale, ne fund te afatit te njoftimit (menyra normale e zgjidhjes se saj parashikohet ne nenet 141-148). Nderkohe qe forma e jashtezakonshme e zgjidhjes se kontrates parashikohet ne Kreun XIV, pika “C”, “Zgjidhja e menjehershme e kontrates” (nenet 153-158) dhe vlen si per kontraten me kohezgjatje te caktuar, edhe per ate me kohezgjatje te pacaktuar”.

Ne çeshtjen ne shqyrtim diskutohet rasti kur kontrata me kohezgjatje te pacaktuar eshte zgjidhur nga punedhenesi duke respektuar proçeduren dhe afatin e njoftimit, pra

Page 121: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

121

zgjidhja normale e kontrates pa afat te percaktuar, qe parashikohet ne nenin 141 e vijues te Kodit te Punes.

Sipas nenit 141: “Kontrata me kohezgjatje te pacaktuar perfundon kur zgjidhet nga njera pale dhe ka perfunduar afati i njoftimit”.

Ky nen jep ne parim menyren e zgjidhjes se kontrates. Ligji e le ne vullnetin e njeanshem te pales qe te zgjidhe kontraten, duke respektuar afate te caktuar taksative njoftimi. Sipas nenit 143 te Kodit te Punes afati i njoftimit varion, ne vartesi te kohezgjatjes se marredhenies se punes, nga 1 deri ne 3 muaj.

Nga formulimi i kesaj dispozite kuptohet se mjafton qe njera pale te kerkoje zgjidhjen dhe kontrata perfundon kur mbaron afati i njoftimit (afati midis njoftimit te zgjidhjes, duke filluar qe nga marrja e letres se dyte me shkrim sipas nenit 144 dhe perfundimit te kontrates).

Pra ka dy kushte qe duhet te plotesohen per te patur zgjidhjen e kontrates: i. shprehje e vullnetit te njeres pale ii. respektimi i afatit te njoftimit. i. Formulimi “zgjidhet nga njera pale” nenkupton se cilado prej paleve, si

punedhenesi, ashtu dhe punemarresi, ne menyre te njeanshme, mund te zgjidhin kontraten. Por ka dy momente shume te rendesishme qe duhet te sqarohen. Se pari, a kerkon ligji nje forme te caktuar te shprehjes se vullnetit te pales qe kerkon zgjidhjen? Se dyti, a kerkon ligji paraqitjen e nje shkaku per zgjidhjen e kontrates?

Ne nenin 141 nuk kerkohet ndonje forme e caktuar, por kjo dispozite nuk mund te shihet e shkeputur, por ne harmoni me dispozitat e tjera. Keshtu, ne nenin 144 te Kodit te Punes parashikohet per punedhenesin respektimi i nje proçedure te caktuar te zgjidhjes se kontrates. Kjo eshte garanci qe ligjvenesi ka parashikuar ne favor te punemarresit, si pala me e “dobet” ne kontraten e punes, qe ne kushtet e ekonomise se tregut, duhet te jete me e mbrojtur perballe punedhenesit.

Ne kete nen, pika 5, parashikohet se: “Punedhenesi, qe nuk respekton proçeduren e percaktuar ne kete nen, detyrohet t`i

jape punemarresit nje demshperblim prej dy muaj page, qe i shtohet demshperblimeve te mundshme. Zgjidhja e kontrates me kete dispozite mbetet e vlefshme.

Pra, ligjevenesi ka lene te vlefshme zgjidhjen e kontrates edhe pa respektimin e proçedures, por punedhenesit i vihet nje sanksion per mosrespektimin e saj. Ky eshte nje ndryshim qe i eshte bere kesaj dispozite ne vitin 2003, duke pare mangesine qe sillte formulimi i meparshem.

Shtrohet per diskutim nese neni 141 nenkupton qe palet mund ta zgjidhin kontraten per çfaredolloj shkaku. Kjo dispozite nuk e kerkon patjeter motivimin e zgjidhjes se kontrates me nje shkak formal. Palet, nese zbatojne proçeduren dhe afatin e njoftimit, mund ta zgjidhin kontraten pa dhene ndonje arsye.

Ne rastin ne shqyrtim, ne permbushje te proçedures se zgjidhjes se njeanshme te kontrates nga punedhenesi, gjate bisedimeve te paleve, punedhenesi ka paraqitur si shkak te zgjidhjes se kontrates riorganizimin e institucionit dhe pakesimin e shpenzimeve. Paditesi nuk e ka kundershtuar kete shkak dhe as ka pretenduar se punedhenesi e largonte nga puna per ndonje shkak apo motiv tjeter, te konsideruar si shkak i paarsyeshem ne kuptim te nenit 146/1 te Kodit te Punes.

Ai thjesht ka pretenduar se punedhenesi nuk kishte te drejte ta zgjidhte ne menyre te njeanshme kontraten e punes, sepse kjo zgjidhje nuk gjente mbeshtetje ne nenin 6 te kontrates individuale te punes dhe ne modalitetet e Aneksit B te kesaj kontrate.

Po t`i referohemi nenit 6 te kontrates, verejme se kjo dispozite parashikon rastet e zgjidhjes se menjehershme te kontrates pa asnje lloj paralajmerimi per shkaqe te quajtura

Page 122: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

122

objektive, siç jane nderprerja, ndalimi i aktivitetit apo anullimi i misionit, si dhe per shkaqe te tjera subjektive te shkaktuara nga sjellja e papershtatshme e te punesuarit (Aneksi B).

Me te drejte te dy gjykatat e faktit nuk i kane marre ne konsiderate keto referenca te Aneksit B, sepse ato lidhen dhe e gjejne bazen ne nenet 153-154-155 te Kodit te Punes.

Si neni 6 i kontrates, ashtu edhe Aneksi B i saj nuk kane lidhje me çeshtjen ne shqyrtim. Punedhenesi e ka zgjidhur kontraten e punes me afat te pacaktuar, ne kushtet e nenit 141 te Kodit te Punes.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte e konsiderojne te drejte qendrimin e gjykates se shkalles se pare dhe te apelit, te cilat nuk e kane pranuar pretendimin e paditesit, sipas te cilit gjersa punedhenesi nuk ka respektuar nenin 6 te kontrates se punes dhe gjersa nuk ndodhemi ne kushtet e Aneksit B te saj, atehere zgjidhja e kontrates ne menyre te njeanshme nga punedhenesi, edhe pse ai ka respektuar modalitetet e neneve 141, 143, 144 te Kodit te Punes, i jep te drejten punemarresit qe te perfitoje domosdoshmerisht edhe demshperblimin deri ne nje vit page, sipas nenit 146/3 te Kodit te Punes.

Si perfundim, kur punedhenesi, referuar e ne zbatim te nenit 141 e vijues te Kodit te Punes, zgjidh ne menyre te njeanshme kontraten e punes me afat te pacaktuar, punemarresi jo ne menyre te domosdoshme ka te drejte te perfitoje edhe demshperblimin deri ne nje vit page. Ne vijim te ketij konkluzioni, respektimi i kerkesave te nenit 141, 143, 144, 145 te Kodit te Punes nga punedhenesi, si rregull, passjell perfundimin ne menyre te natyrshme te kontrates se punes dhe respektimin e te gjitha te drejtave te punemarresit. Ne kete dispozite e gjen mbeshtetjen edhe neni 4 i Aneksit C te kontrates individuale te punes te paditesit, i cili, nder te tjera, parashikonte se “... Zyra ICE, ne rast te mos rinovimit te kontrates duhet te lajmeroje me shkrim nje muaj para, ose te zhdemtoje te punesuarin duke paguar nje muaj page e duke shtuar edhe periudhen e pushimeve te maturuara e te pashfrytezuara deri ne ate date.

Çdonjera nga palet ka te drejte te zgjidhe marredheniet e punes pasi ka lajmeruar me shkrim, siç eshte thene edhe ne artikujt 142, 143, 144 dhe 153 te Kodit Shqiptar te Punes, Ligji nr.7961, date 12.07.1995”.

Perfitimet materiale qe i sigurohen punemarresit ne kete rast, siç jane demshperblimi prej 2 muajsh page (neni 144/5) dhe shperblimi per vjetersine (neni 145), perbejne, si rregull, masen e njohur nga ligji te rimbursimit te demeve eventuale qe mund t`i vine punemarresit nga zgjidhja e kontrates pa ndonje motiv apo shkak abuziv (te paarsyeshem), siç parashikon neni 146 i Kodit te Punes. Vetem kur vertetohet zgjidhja e kontrates pa shkaqe te arsyeshme, siç jane shkaqet e percaktuara ne menyre taksative ne nenin 146 te Kodit te Punes, punemarresi ka te drejten e perfitimit te demshperblimit deri ne nje vit page.

Ne rastin ne shqyrtim, ne gjykimin ne shkalle te pare e ne apel, paditesi nuk pretendoi ekzistencen e ndonje motivi apo shkaku abuziv nga ana e punedhenesit.

Pavaresisht references ne pergjithesi ne nenin 146 te Kodit te Punes per efekt te perfitimit te demshperblimit per zgjidhjen e kontrates nga punedhenesi pa shkaqe te arsyeshme, vetem ne rekurs paditesi ka pretenduar per here te pare motivin abuziv te punedhenesit per zgjidhjen e njeanshme te kontrates se punes, qe, sipas tij, ka qene hakmarrja e drejtoreshes se ICE ne Tirane pas denoncimit te bere prej paditesit per vjedhje nga ana e saj te fondeve publike (neni 146/1b i Kodit te Punes), qe parashikon rastin kur punemarresi ka permbushur nje detyrim ligjor. Ne fakt paditesi ne rekurs i referohet rastit te pikes “a”, sipas te ciles punemarresi ka pretendime qe rrjedhin nga kontrata e punes.

Ky pretendim i ngritur per here te pare ne rekurs nuk mund te merret ne shqyrtim nga Gjykata e Larte, jo vetem per arsye se kjo gjykate nuk shqyrton faktet dhe rrethanat e çeshtjes, por vetem interpretimin dhe zbatimin e ligjit ne dy shkallet e gjykimit, por edhe per arsye se, ne kuptim te nenit 459 te K.Pr.Civile, edhe sikur pretendimi te ishte ngritur ne

Page 123: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

123

menyre te shprehur ne shkalle te pare e te mos ishte perseritur ne ankimin drejtuar gjykates se apelit, ai do te konsiderohej si i rene ne dekadence. Sipas kesaj dispozite, “Kur kerkesat dhe pretendimet e pa marra parasysh ne vendimin e shkalles se pare nuk perseriten ne ankim, konsiderohet sikur eshte hequr dore prej tyre”.

Duke i`u rikthyer kerkimit per demshperblim, ligji parashikon si perjashtim nenin 146, ku percaktohet se: kur zgjidhja e kontrates behet pa shkaqe te arsyeshme (duke percaktuar cilat shkaqe quhen te paarsyeshme ne piken 1), punemarresi mund te ngreje padi ne gjykate (pika 2, 3) dhe te perfitoje nje demshperblim deri ne nje vit page, qe i shtohet pages qe ai duhet te marre gjate afatit te njoftimit. Pra, ai vazhdon te marre pagen gjate afatit te njoftimit (deri ne zgjidhjen e kontrates) dhe, nese vertetohet se zgjidhja eshte bere pa shkak te arsyeshem, punedhenesi do te detyrohet t`i jape edhe demshperblimin ne masen qe do te vendose gjykata (maksimumi 1 vit page).

Si perfundim, nga analiza e neneve 141 dhe 146 te Kodit te Punes, rezulton se zgjidhja e kontrates mund te behet per çfaredolloj shkaku, me perjashtim te rasteve qe parashikohen ne piken 1 te nenit 146, qe konsiderohen si shkaqe abuzive. Keto ligjvenesi i ka parashikuar si garanci per t`u mbrojtur nga abuzimi (tejkalimi) i te drejtes se punedhenesit per te nderprere marredhenien e punes. Pra, demshperblimi deri ne nje vit page vendoset vetem ne rastet kur punedhenesi, nisur nga pozita superiore, mund te abuzoje duke zgjidhur kontraten pa shkaqe te arsyeshme (te tilla quhen vetem rastet abuzive te listuara ne dispoziten ne analize), duke garantuar nje mbrojtje te nevojshme.

ii. Respektimi i afatit te njoftimit eshte kushti tjeter qe parashikon neni 141 per te zgjidhur kontraten pa afat te percaktuar. Ne kete lloj kontrate, ku nuk percaktohet nje afat per mbarimin e saj, normalisht qe do te jete ligji qe do te parashikoje nje menyre perfundimi me qellim qe te rregullohen pasojat e zgjidhjes per palet.

Ligji ka lene ne dore te paleve zgjidhjen vetem me kushtin e respektimit te afatit te njoftimit, pra palet te njoftohen ne nje periudhe te caktuar (paralajmerimi) perpara zgjidhjes perfundimtare te kontrates, me qellim qe te kene mundesi te marrin masa per rregullimin e situates se tyre personale.

Gjate afatit te njoftimit, kontrata e punes eshte ne fuqi, megjithe faktin qe njera pale ka bere te ditur zgjidhjen e saj dhe ajo perfundon me perfundimin e afatit te njoftimit.

Sipas nenit 143, pika 4, zgjidhja e kontrates pa respektuar afatin e njoftimit trajtohet si zgjidhje e kontrates me efekt te menjehershem (qe parashikohet ne nenet 153-156). Ne rastin ne shqyrtim, nuk eshte kjo lloj zgjidhjeje e kontrates qe na intereson, por do te ndalemi shkurtimisht per faktin se shpesh ne praktike ngaterrohet zgjidhja pa shkaqe te arsyeshme (nenin 146) me ate te menjehershem, te pajustifikuar (neni 155) te kontrates.

Sipas ligjit, ne parim palet duhet te respektojne afatet e njoftimit dhe zgjidhja e menjehershme e kontrates eshte e ndaluar, megjithate perjashtimi eshte se ajo lejohet per shkaqe te justifikuara (neni 153) dhe ne kete rast pala qe ka zgjidhur kontraten nuk ndeshkohet, pavaresisht mosrespektimit te afatit.

Ndersa zgjidhja e menjehershme, e pajustifikuar sjell pasoja per palet. Keshtu, punedhenesi detyrohet te paguaje dy demshperblime ne rast se nuk provon ekzistencen e nje shkaku justifikues (neni 155), se pari: shperblimin e demit te shkaktuar nga mosrespektimi i afatit te njoftimit (pagen per periudhen e afatit - neni 155, pika 1) dhe se dyti: demshperblimin me karakter ndeshkues per punedhenesin dhe ndreqes i demit moral te shkaktuar punemarresit, (maksimumi nje vit page - neni 155, pika 3).

Me ndryshimet qe iu bene kesaj dispozite ne vitin 2003, “per punemarresit ne administraten publike, kur ka nje vendim te formes se prere per kthimin ne vendin e meparshem te punes, punedhenesi eshte i detyruar ta zbatoje” (neni 155, pika 3).

Page 124: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

124

Sipas paragrafit te 4 te nenit 143 te Kodit te Punes “Kur njera nga palet zgjidh kontraten pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontrates me efekt te menjehershem”, por kjo nuk do te thote qe ne menyre automatike, kur kontrata eshte zgjidhur nga punedhenesi, duhet te zbatohet neni 146/3 i K.Punes, duke u vendosur detyrimi i punedhenesit te demshperbleje punemarresin ne masen e pages deri ne nje vit. Duke qene se ne keto raste ligji e trajton zgjidhjen e kontrates si zgjidhje te saj me efekt te menjehershem, gjykata eshte e detyruar qe, sipas percaktimeve te bera ne nenin 153/2 te K.Punes, te kerkoje prej punedhenesit te provoje nese kontrata eshte zgjidhur per shkaqe te arsyeshme apo jo. Ne kete drejtim, neni 153, paragrafi 3, i K.Punes, i le hapesire gjykates qe duke patur ne konsiderate rastin konkret dhe ligjin, te vendose vete nese kane ekzistuar shkaqe te arsyeshme per zgjidhjen e kontrates. Vetem ne rast se zgjidhja e menjehershme e kontrates eshte e pajustifikuar, gjykata, ne baze te nenit 155 te K.Punes, ka te drejte te vendose detyrimin e punedhenesit per pagimin e demshperblimit.

Nje tjeter problem qe ngrihet per diskutim eshte se cila pale ka barren e proves per te provuar qe zgjidhja e kontrates eshte bere me shkaqe te arsyeshme, apo te pa arsyeshme.

Ne nenin 146, pika 1 parashtrohet se: “(1) Zgjidhja e kontrates nga punedhenesi, konsiderohet pa shkaqe te arsyeshme kur: a) punemarresi ka pretendime qe rrjedhin nga kontrata e punes; b) punemarresi ka permbushur nje detyrim ligjor; c) per motive te pandashme nga personeli i punemarresit, por qe nuk kane lidhje

legjitime me raportet e punes. Konsiderohen si motive te tilla raca, ngjyra, seksi, mosha, gjendja civile, detyrimet familjare, shtatzania, besimi fetar, bindjet politike, kombesia, gjendja shoqerore.

d) Per motive qe lidhen me ushtrimin nga punemarresi te nje te drejte kushtetuese, por qe nuk sjell shkeljen e detyrimeve qe rrjedhin nga kontrata e punes;

e) Behet per motive te antaresimit ose jo te punemarresit ne sindikate per te krijuar ne baze te ligjit ose per shkak te pjesemarrjes se tij ne veprimtari sindikale ne baze te ligjit...”.

Ne te gjitha keto raste i takon punemarresit, i cili do te jete ne rolin e paditesit, barra e proves per te provuar qe kontrata eshte zgjidhur per nje prej ketyre shkaqeve te paarsyeshme qe i kane cenuar atij te drejten per pune. Natyrshem, gjate gjykimit, do t’i takoje punedhenesit e drejta qe te provoje te kunderten, pra qe ka pasur nje shkak tjeter te arsyeshem per zgjidhjen e kontrates. Kjo eshte rrjedhoje logjike e asaj qe parashtruam me siper se kontrata (sipas nenit 141) mund te zgjidhet per çdo shkak, pra nuk ka nevoje qe te motivohet apo arsyetohet zgjidhja e kontrates. Te vetmet raste qe ligji mbron punemarresin jane ato te parashikuara ne piken 1 te nenit 146, rastet abuzive te zgjidhjes se kontrates prej punedhenesit. Pretendimi i ekzistences se nje (apo me shume) prej tyre do te vije gjithmone nga punemarresi, i cili edhe duhet te provoje fillimisht pretendimet e tij se zgjidhja eshte bere pa shkaqe te arsyeshme.

Sa me siper ka te beje vetem me pretendimet substanciale lidhur me kontraten e punes, pasi ne lidhje me pretendimet mbi proçeduren e zgjidhjes se kontrates, ligji barren e proves ia le ne menyre te shprehur punedhenesit (neni 144, pika 5/1).

Nje tjeter problem per diskutim eshte edhe masa dhe kriteret e vendosjes se demshperblimit kur kontrata pa afat te percaktuar zgjidhet nga punedhenesi pa shkaqe te arsyeshme, duke mos respektuar afatin dhe proçeduren e njoftimit. Nga sa u tha me siper, del se kemi disa lloj demshperblimesh qe i takojne punemarresit:

1) demshperblimi deri ne 2 paga mujore per mosrespektim te proçedures nga punedhenesi qe i shtohet demshperblimeve te tjera (neni 144/4).

Page 125: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

125

2) Demshperblimi deri ne nje vit page qe paguan punedhenesi qe zgjidh kontraten pa shkaqe te arsyeshme (neni 146/1 e 3), e cila i shtohet pages qe merr punedhenesi gjate afatit te njoftimit.

3) Shperblimi per vjetersi ne pune (neni 145), qe paguhet nga punedhenesi kur marredheniet kane zgjatur mbi tre vjet, te cilit i shtohet shperblimi qe jepet per zgjidhjen e kontrates pa shkaqe te arsyeshme (demshperblimi i mesiperm).

Per demshperblimin e parashikuar ne nenin 146, pika 3 parashikohet si mase maksimale paga e 1 viti, por ligji nuk specifikon kritere te caktimit te saj.

Ne praktike eshte pranuar se masa e demshperblimit, qe sipas ligjit paracaktohet ne menyre te perafert, sipas diskrecionit te gjykates, per shkak te pamundesise objektive per vleresimin e sakte te saj, si rregull, nuk perben objekt rivleresimi te mevonshem. Megjithate, ne keto raste gjykates nuk i lejohet te caktoje nje demshperblim qe kapercen kriteret e vendosura ne ligj. Gjithsesi, brenda ketyre caqeve duhet te paracaktojme nje mase shperblimi te arsyeshme dhe jo siç ndodh rendom ne praktike qe gjykatat vendosin maksimiumin e demshperblimit me pagen e nje viti.

PER KETO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.C., dhe te nenit 17 te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Gjykates se Larte”,

V E N D O S E N 1. Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.745, date 16.06.2005 te Gjykates se Apelit

Tirane. 2. Ky vendim eshte unifikues per praktiken gjyqesore dhe dergohet per botim ne

Fletoren Zyrtare. Tirane, me 15.11.2007

Nr.5 i Regj.Themeltar Nr.20 i Vendimit

VENDIM NE EMER TE REPUBLIKES

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Artan Hoxha Anetar Gani Dizdari Anetar Nikoleta Kita Anetare Perikli Zaharia Anetar Spiro Spiro Anetar Agron A. Lamaj Anetar Irma Bala Anetare Besnik Imeraj Anetar Shpresa Beçaj Anetare Evjeni Sinoimeri Anetare Fatos Lulo Anetar Ardian Nuni Anetar

Page 126: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

126

ne seancen gjyqesore te dates 15.11.2007, moren ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.5 Akti, qe u perket paleve:

Padites: Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, ne mungese I Paditur: Komisioni i Sherbimit Civil, ne mungese Pale E Trete: Arben Pinari, ne mungese

OBJEKTI:

Kundershtimi i vendimit nr.303, date 30.12.2005 te K.Sh.Civil dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.319, date 11.11.2005

te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Baza Ligjore: Neni 8, pika 3 e Ligjit 8549, date 11.11.1999,

nenet 328, 442, 442/a te K.Pr.Civile. Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.52, date 01.06.2006 ka vendosur:

Pushimin e gjykimit. Kunder vendimit te mesiperm ka ushtruar rekurs pala paditese, Drejtoria e

Pergjithshme e Tatimeve, e cila kerkon prishjen e vendimit dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim duke parashtruar keto shkaqe: - Ne kete gjykim nuk u paraqitem, pasi ate dite perfaqesuesi yne ka qene ne nje gjykim

tjeter, ora 12.00, ne Gjykaten e Rrethit Tirane. Per kete shkak nuk u paraqitem dot, megjithese kemi pasur dijeni.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.11241-01253-00-2006 te

Rregj.Themeltar, date 05.09.2007 ka vendosur kalimin e çeshtjes per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

KOLEGJET E BASHKUARA TE GJYKATES SE LARTE

pasi degjuan relacionin e gjyqtareve, Agron A. Lamaj dhe Shpresa Beçaj; ne mungese te paleve ndergjyqese dhe pasi biseduan çeshtjen ne teresi,

V E R E J N E

Vendimi nr.52, date 01.06.2006 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte vendosur pushimi i gjykimit te çeshtjes me nr.66 akti, date 31.03.2006, bazuar ne nenin 179/1 te K.Pr.Civile, eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.

Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore rezulton se, personi i trete Arben Pinari ka punuar prane pales se paditur ne detyren e pergjegjesit te sektorit te tatimeve te tjera dhe me pas, ka kaluar ne detyren e pergjegjesit te sektorit te kontrollit tatimor po ne Degen e Tatimeve Tirane.

Me vendimin nr.319, date 11.11.2005 te Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve eshte urdheruar lirimi i tij nga detyra me motivacionin “… se ka marre pjese ne veprimtari politike, e konkretisht ka qene anetar komisioni ne nje qender votimi per Partine Socialiste”.

Mbi ankimin e personit te trete ne kete gjykim, Komisioni i Sherbimit Civil me vendimin nr.303, date 30.12.2005 ka pranuar ankimin, “duke shfuqizuar vendimin nr.139, date 11.11.2005 te Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, si akt i nxjerre ne kundershtim me

Page 127: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

127

ligjin. Kthimin e ankuesit ne pozicionin e meparshem te punes. Pagimin e pages per gjithe kohen e qendrimit pa pune, padrejtesisht, duke filluar nga momenti i nderprerjes se marredhenieve financiare, deri ne ekzekutimin e ketij vendimi”.

Me padine e paraqitur per gjykim para Gjykates se Apelit Tirane, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka kerkuar kundershtimin e vendimit nr.303, date 30.12.2005 te K.Sh.Civil dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.319, date 11.11.2005 te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, duke e konsideruar kete vendim si te nxjerre ne kundershtim me ligjin.

Gjykata e Apelit Tirane ne seancen e dates 01.06.2006, ka vendosur pushimin e gjykimit te çeshtjes, pasi Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve nuk eshte paraqitur ne gjykim pa shkaqe te arsyeshme, megjithese kishte dijeni per diten dhe oren e gjykimit. Vendimin e saj, gjykata e ka bazuar ne nenin 179 te K.Pr.Civile, dispozite e cila rregullon pasojat juridike te mospraqitjes se paleve ne gjykimin ne shkalle te pare.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.11241-01253-00-2006 te rregj.themeltar, date 05.09.2007, ka vendosur kalimin e çeshtjes ne Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte per te unifikuar praktiken gjyqesore lidhur me gjykimin e ketyre çeshtjeve nga gjykatat e apelit, duke marre per baze faktin se jane mbajtur qendrime te ndryshme ne kete drejtim.

Pyetja qe i shtrohet per zgjidhje ketij Kolegji eshte: Kur institucionet e administrates qendrore apo vendore ankohen ne gjykaten e apelit

kunder vendimeve te K.Sh.Civil, kjo gjykate (gjykata e apelit) do te zbatoje proçeduren e gjykimit ne shkalle te pare apo do veproje me proçeduren e shqyrtimit te zakonshem? A duhet te zbatoje gjykata e apelit nenin 179 te K.Pr.Civile ne rast te mosparaqitjes se paleve, apo nenin 461 te Ligjit nr.8431, date 14.12.1998, ku eshte pranuar se mosparaqitja e paleve nuk pengon shqyrtimin e çeshtjes, ne rast se gjykata nuk eshte njoftuar per ndonje shkak te ligjshem?

Per t’i dhene pergjigje kesaj pyetje, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ju referohen praktikes se tyre te meparshme unifikuese, ku kane trajtuar poziten proçeduriale te Komisionit te Sherbimit Civil ne gjykimet me objekt kundershtim i vendimeve te dhena prej tij dhe poziten proçeduriale te nepunesit civil ne kuadrin e krijimit te ndergjyqesise.

Duke ju referuar parimeve te legjislacionit te Sherbimit Civil dhe parimit te pergjithshem te legjislacionit proçedurial civil, me vendimin nr.3, date 24.01.2007 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte eshte arritur ne perfundimin unifikues se: “ne rast ankimimi te vendimeve te Komisionit te Sherbimit Civil qofte nga personi i interesuar ne gjykaten e shkalles se pare, apo nga institucioni i administrates publike ne gjykaten e apelit, palet do te jene po ato te fillimit te proçesit te zgjidhjes se mosmarreveshjes, punedhenesi dhe punemarresi. Komisioni i Sherbimit Civil nuk duhet thirrur ne gjykim me cilesine e pales se paditur, apo te personit te trete”.

Duke arritur ne kete perfundim, del qe Komisioni i Sherbimit Civil nuk ka drejtperdrejt nje interes te ligjshem te pales qe ushtron te drejten e ankimit. Per kete, dhe referuar trajtimit qe i ben Ligji nr.8549, date 11.11.1999 ne nenin 8 te tij, Kolegjet e Bashkuara ne pjesen arsyetuese te vendimit nr.3, date 24.01.2007 kane arritur ne konkluzionin se: “I veshur ne tiparet e nje organi administrativ, te pavarur, dhe te ngarkuar me zgjidhjen e ankimeve ndaj vendimeve lidhur me nepunesin civil, Komisioni i Sherbimit Civil ka tiparet e nje arbitri administrativ, apo te nje trupe (organi) me funksion dhe kompetenca quasi gjyqesore”.

Si rrjedhoje e ketij konkluzioni se “K.Sh.C. vepron si shkalle e pare shqyrtimi, vendimet e te cilit ankimohen ne gjykate dhe i nenshtrohen shqyrtimit gjyqesor”, ne vendimin unifikues thuhet se: “eshte e detyrueshme qe gjykata te administroje dhe t’i nenshtroje

Page 128: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

128

hetimit materialet e çeshtjes se shqyrtuar nga Komisioni i Sherbimit Civil ne menyre qe t’u jape pergjigje te bazuar pretendimeve te paleve”.

Nisur nga konkluzioni i mesiperm, ku K.Sh.Civil eshte trajtuar si nje shkalle e pare e nje gjykimi administrativ dhe se vendimi i dhene prej tij eshte pare i ngjashem me vendimin e dhene nga gjykata e shkalles se pare, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte çmojne se, ne pergjigje te pyetjeve ne gjykimin e çeshtjes, gjykata e apelit duhet te zbatoje rregullat qe parashikon Kreu II, ne nenin 452 e vijues te K.Pr.Civile per paraqitjen e ankimit dhe gjykimin ne apel. Pra, gjykata e apelit duhet te shqyrtoje ankimin ndaj nje vendimi te dhene nga K.Sh.Civil sipas nenit 461 te K.Pr.Civile dhe mosparaqitja e paleve, te cilat kane njoftim te rregullt per gjykimin e çeshtjes, nuk pengon shqyrtimin e çeshtjes nga gjykata.

Sa me siper, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne perfundimin unifikues se, proçedura e shqyrtimit nga gjykata e apelit e mosmarreveshjeve qe lidhen me ankimin ndaj nje vendimi te dhene nga K.Sh.Civil do te jete ajo e parashikuar nga neni 461 te K.Pr.Civile, ku kjo gjykate do veproje me proçeduren e shqyrtimit te çeshtjes si gjykate apeli.

Persa u arsyetua me lart, arrihet ne perfundimin se, Gjykata e Apelit Tirane ka zbatuar keq dispozitat e K.Pr.Civile kur ka vendosur pushimin e gjykimit te çeshtjes ne ate gjykate. Per pasoje, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe çeshtja duhet t’i dergohet per shqyrtim asaj gjykate.

Ne gjykimin e çeshtjes, gjykata e apelit duhet t’i referohet vendimit unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr.3, date 24.01.2007 dhe nr.20, date 15.11.2007.

PER KETO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne baze te nenit 484/”c” te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S E N

Prishjen e vendimit nr.52, date 01.06.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per shqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Ky vendim per unifikimin e praktikes gjyqesore te dergohet per botim ne Fletoren Zyrtare.

Tirane, me 15.11.2007 Nr.2/2 i Regj.Themeltar Nr.1 i Vendimit

VENDIM NE EMER TE REPUBLIKES

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte te perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues Kristaq Ngjela Anetar Spiro Spiro Anetar Artan Hoxha Anetar Evjeni Sinojmeri Anetare

Page 129: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

129

Agron A. Lamaj Anetar Perikli Zaharia Anetar Irma Bala Anetare Shpresa Beçaj Anetare Besnik Imeraj Anetar Ardian Dvorani Anetar Gani Dizdari Anetar Fatos Lulo Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 25.01.2007, moren ne shqyrtim çeshtjen penale me nr.2/2, me:

Kerkues: Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se

Pare per Krimet e Renda Tirane, perfaqesuar nga prokurori Artur Selmani

Kundra: Personit nen hetim Xhevdet Troplini, perfaqesuar nga Avokati Skender Demiraj

Persona te Trete: Shefqet Troplini, Lule Troplini, Majlinda Troplini, te perfaqesuar nga Avokati Skender Demiraj.

OBJEKTI:

Sekuestrim i pasurive: Objektet e ish Ndermarrjes se Rritjes

dhe Zenies se Peshkut Durres me siperfaqe te pergjithshme prej 9.900 m2,

vlerat monetare prej 23.726.600 Leke, 20.505 Euro dhe 203 Dollare amerikane.

Baza Ligjore: Nenet 7 dhe 13 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004 “Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar”.

Gjykata e shkalles se pare per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.39, date 12.06.2006 ka vendosur:

Vendosjen e mases se sekuestros mbi pasurite e personit nen hetim Xhevdet Troplini si me poshte: Pasuria e Paluajtshme, ndodhur ne Zonen Kadastrale nr.8517, me n.147/1 pasurie, me adrese ne Spitalle Durres, ish “Ndermarrja e Rritjes dhe Zenies se Peshkut” Durres, me objektet qe ndodhen ne te me siperfaqe totale 9900 m2, nga te cilat 1850 m2 jane nen objekt dhe 8050 m2 truall i lire, me kufizime: Veri - pasuria nr.147/12, lindje - pasuria nr.217, jugu - pasuria nr.238/1, perendim - pasuria nr.147/12. Sasia ne vlere monetare prej 23.726.600 (njezet e tre milion e shtateqind e njezet e gjashte mije e gjashteqind) leke, 20.505 (njezet mije e peseqind e pese) euro, 203 (dyqind e tre) dollare amerikane. Per administrimin dhe perdorimin e kesaj pasurie caktohet agjensia per administrimin e pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara prane Ministrise se Financave Tirane”.

Page 130: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

130

Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.37, date 10.07.2006 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.39, date 12.06.2006 te Gjykates se shkalles se pare Per Krime te Renda Tirane.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs personi nen hetim Xhevdet Troplini, duke

kerkuar prishjen e ketij vendimi dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt te vendoset rrezimi i kerkeses se prokurorit per sekuestrimin e pasurise, duke parashtruar keto shkaqe:

Shkelje te ligjit proçedurial:

- Ligji ku mbeshtetet prokurori dhe dy gjykatat eshte Ligji nr.9284, date 30.09.2004 “Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar”. Prokurori duhej t`i referohej nenit 35 te K.Pr.Civile, ku percaktohet se objekti mbi 10 milion leke gjykohet nga tre gjyqtare. Prandaj, perberja e gjykates per gjykimin e kesaj çeshtje eshte ne kundershtim me ligjen, pasi Ligji nr.9284, date 30.09.2004 nuk te referon tek K.Pr.Penale, por tek K.Pr.Civile. Çeshtja duhet te gjykohej me 5 gjyqtare.

Shkelje te ligjit material:

- Gjykates iu paraqiten te gjithe dokumentat zyrtare se familja Troplini eshte nje familje bujqesore qe nga viti 1992. Ne i kerkuam gjykates se shkalles se pare dhe prokurorit qe te bente verifikimin ne vend te kesaj pasurie. Organet e pushtetit vendor mbi kerkesen tone verifikuan ne vend pasurine e kesaj familje, ku rezultoi ekzistenca e familjes buqjesore.

- Meqenese e gjithe pasuria e familjes Troplini eshte prone e familjes bujqesore, sipas nenit 207 e 222 vijues te K.Civil, nuk eshte i mbeshtetur ne ligj dhe prova perfundimi i gjykates se mjetet monetare te gjetura ne banese jane te Xhevdet Troplinit. Ne ate banese banojne edhe Shefqeti, Lulja, Majlinda dhe 2 femijet e tij.

- Gjykata e Apelit per Krime te Renda, ne mbrojtje te vendimit te gjykates se shkalles se pare, mundohet te interpretoje nenin 13 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, duke arsyetuar se prokurori mund t`i kerkoje gjykates te sekuestroje çdo pasuri te personave qe kane lidhje gjaku e krushqie me personin nen hetim, pavaresisht se pasuria e tyre eshte vene ne rruge krejt te ligjshme dhe nuk ka asnje lidhje me krimin.

Kunder ketij vendimi kane paraqitur rekurs personat e trete, duke kerkuar prishjen e

ketij vendimi dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt te vendoset rrezimi i kerkeses se prokurorit per sekuestrimin e pasurise, duke parashtruar keto shkaqe: - Kerkesa e prokurorit per venien ne sekuestro eshte per objekte me vlere mbi 35 milion

leke, prandaj kompetente per ta gjykuar nuk eshte gjyqtari, por gjykata me trup gjykues. - Familja Troplini eshte familje bujqesore qe nga viti 1992 me mbi 15 krere lope, mbi 300

krere dele, mbi 1000 krere pula, te gjitha keto te provuara me dokumenta shkresore. E gjithe kjo pasuri na perket te gjitheve dhe jo vetem personit nen hetim Xhevdet Troplini. Edhe objektet e sekuestruara ish Ndermarrja e Peshkimit Durres jane pasuri e familjes tone bujqesore, pasi jane blere ne vitin 2002 dhe paguar me keste duke shitur nga pasuria jone, te vertetuara me dokumenta zyrtare.

- Pasuria e familjes nuk rrjedh nga burime te kundraligjshme. Gjykata shprehet se edhe vlerat monetare jane te personit nen hetim Xhevdet Troplinit. Por ato nuk kane emer, ndonese jane gjetur ne banese. Nese ky person eshte marre me veprimtari kriminale, te identifikohet pasuria e tij e lidhur me krimin dhe te ndahet nga ajo qe i perket familjes bujqesore.

Page 131: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

131

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne seancen gjyqesore te dates 25.10.2006, vendosi ta kaloje çeshtjen per gjykim ne Kolegjet e Bashkuara, per te unifikuar praktiken gjyqesore lidhur me sa poshte:

1. Te sqarohet dhe te interpretohet kuptimi i nenit 4, pika 3 dhe nenit 28, pika 1 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004 ″Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar″. Sipas ketij ligji dhe, me posaçerisht, ne kuptim e zbatim te dispozitave te mesiperme, cila do te jete gjykata kompetente per hetimin e gjykimin e masave parandaluese pasurore te sekuestrimit dhe konfiskimit te pasurive: gjykata penale per krime te renda, duke hetuar e gjykuar çeshtjen sipas rregullave te proçedures civile, apo eshte gjykata civile. Nese eshte Gjykata e Krimeve te Renda, a mund te veproje si gjykate civile? Po keshtu, nese ky gjykim do te jete ne kompetence te Gjykates per Krime te Renda, a do te gjykohet çeshtja me nje gjyqtar, ne baze te nenit 13 pika 3 paragrafi ″2″ te K.Pr.Penale, si nje kerkese e prokurorit e bere ne fazen e hetimit paraprak, apo do te gjykohet ne baze te kritereve ligjore te percaktuara nga neni 35/2 te K.Pr.Civile.

2. Cili eshte kuptimi dhe interpretimi i neneve 7 e 10 te ketij ligji, nese sekuestrimi paraprak (neni 7) dhe sekuestrimi (neni 10) jane faza te domosdoshme te nje proçesi qe i paraprin konfiskimit, apo jane masa te shkeputura nga njera tjetra dhe si te tilla veprojne ne menyre te pavarur.

3. Nese konfiskimi behet vetem ne rastet pasi me pare eshte vendosur pezullimi dhe sekuestro (neni 9 e 10), apo edhe ne rastet kur me pare eshte vendosur vetem sekuestro paraprake, neni 7.

4. Cili eshte kuptimi i ″pezullimit te perkohshem te administrimit dhe disponimit te pasurive″ (neni 9) dhe lidhja e tij me sekuestrimin (neni 10). Nese jane hallka te nje proçesi qe duhen zbatuar patjeter per te arritur tek konfiskimi, apo mund te veprojne pavaresisht nga njera tjetra.

KOLEGJET E BASHKUARA TE GJYKATES SE LARTE

pasi degjuan relatimin e ceshtjes nga gjyqtaret Gani Dizdari dhe Thimjo Kondi; prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda; mbrojtesin e personit nen hetim Xhevdet Troplini dhe te personave te trete, avokatin Skender Demiraj, i cili kerkoj prishjen e vendimeve te dhena ne te dy shkallet e gjykimit dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt rrezimin e kerkeses se prokurorit per sekuestrimin e pasurise; dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V E R E J N E

Vendimi nr.37, date 10.07.2006 i Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, eshte dhene ne respektim te ligjit, prandaj duhet te mbetet ne fuqi.

Nga gjykimi i çeshtjes ne Gjykaten e shkalles se pare per Krimet e Renda dhe Gjykaten e Apelit per Krimet e Renda, rezultojne te provuara faktet dhe rrethanat e meposhtme:

Me daten 14.10.2005, Prokuroria prane Gjykates se Barit Itali ka percjelle ne Prokurorine e Pergjitheshme kopjen e dosjes penale qe lidhet me veprimtarine kriminale te shtetasit shqiptar Xhevdet Troplini. Sipas akteve te vena ne dispozicion nga autoritetet italiane, rezultonte qe ky shtetas ne bashkepunim me te tjere te kene trafikuar ne drejtim te Italise lende narkotike te tipit heroine ne sasine prej 11 kg, e cila eshte sekuestruar nga autoritetet italiane me date 08.03.2004.

Mbi kete baze Prokuroria e Krimeve te Renda, me vendimin e saj te dates 02.11.2005, ka filluar proçedimin penal nr.88, ne ngarkim te shtetasit Xhevdet Troplini, duke e akuzuar per vepren penale te ″Trafikimit te narkotikeve″, ne bashkepunim, parashikuar nga neni

Page 132: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

132

283/a, paragrafi 3 i Kodit Penal. Ne vijim te proçedimit penal, ndaj personit nen hetim Xhevdet Troplini, ne daten 17.01.2006, gjykata ka vendosur masen e sigurimit arrest ne burg, nderkohe qe po ne kete date, pas kryerjes se kontrollit ne banesen e tij, i jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale 23.726.600 leke, 20.505 euro dhe 203 dollare amerikane.

Ne rrethana te tilla, nderkohe qe vijon proçedimi penal, duke e konsideruar personin nen hetim Xhevdet Troplini edhe si “person te dyshuar”, subjekt te nenit 3, pika 1 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004 “Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar”, Prokuroria e Krimeve te Renda ka filluar e zhvilluar verifikimin dhe hetimin mbi pasurite e disponuara prej tij sipas kritereve dhe procedurave te ketij ligji.

Fillimisht, prokurori ka kerkuar para gjykates sekuestrimin paraprak te nje pasurie te paluajtshme qe rezulton te jete privatizuar dhe ne pronesi te personit nen hetim Xhevdet Troplini, e cila perbehet nga objekte te ish Ndermarrjes se Rritjes dhe Zenies se Peshkut Durres, me nje siperfaqe te pergjithshme 9900 m2.

Gjykata e shkalles se pare per Krimet e Renda, me vendimin nr.39, date 10.04.2006 ka shqyrtuar kerkesen e prokurorit dhe ka vendosur sekuestrimin paraprak te kesaj pasurie te paluajtshme, duke caktuar kryesisht edhe daten e seances gjyqesore (26.04.2006) per shqyrtimin e vendosjes se mases se sekuestros, sipas ligjit te lartpermendur.

Gjate shqyrtimit te çeshtjes ne kete seance gjyqesore, prokurori i ka kerkuar gjykates jo vetem qe te konfirmoje sekuestron paraprake, pra te vendose masen e sekuestros mbi pasurite e paluajtshme, objektet e ish Ndermarrjes se Rritjes dhe Zenies se Peshkut Durres, por edhe sekuestrimin, sipas proçedurave dhe standarteve te ketij ligji, te vlerave monetare prej 23.726.600 leke, 20.505 Euro e 203 Dollare amerikane, mbi te cilat, ne proçedimin penal ishte vendosur me pare masa e sekuestrimit te tyre si prova materiale.

Gjykata e shkalles se pare per Krimet e Renda, me vendimin nr.39, date 12.06.2006, ka vendosur te pranoje kerkesat e prokurorit, duke sekuestruar pasurite e lartpermendura. Gjykata e Apelit per Krimet e Renda, me vendimin nr.37, date 10.07.2006, ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare, duke çmuar te pambeshtetura ne prova dhe ne ligj pretendimet e personit nen hetim Xhevdet Troplini dhe ato te personave te trete te parashtruara ne ankimet perkatese drejtuar kesaj gjykate.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda Tirane, kane ushtruar rekurs si person nen hetim Xhevdet Troplini, ashtu edhe personat e trete, duke i parashtruar Kolegjit Penal te Gjykates se Larte pretendime se gjykatat kane zbatuar ne menyre te gabuar ligjin material dhe proçedurial.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, pasi ka shqyrtuar çeshtjen, ne seancen gjyqesore te dates 25.10.2006 ka vendosur ta kaloje çeshtjen per gjykim ne Kolegjet e Bashkuara, per te unifikuar praktiken gjyqesore.

Pasi shqyrtuan çeshtjen, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte i gjejne te pambeshtetura ne ligj pretendimet e parashtruara ne rekurs nga personi nen hetim dhe ate te personave te trete dhe vleresojne te drejte e te bazuar ne ligj vendimin e Gjykates se Apelit se Krimeve te Renda.

Sipas rekursit, referuar nenit 4, pika 3 dhe nenit 28 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, ligji proçedurial i zbatueshem ne kete gjykim eshte ai proçedurial civil, ne te gjitha aspektet e tij, perfshire kompetencen e gjykates civile per gjykimin e çeshtjes, perberjen e detyrueshme kolegjiale te trupes gjykuese (sipas nenit 35 te K.Pr.Civile). Por edhe nese eshte gjykata penale, perseri perberja duhet te jete kolegjiale, pra nga gjykata e krimeve te renda gjykimi duhet te behej me 5 gjyqtare.

Lidhur me kete pretendim, te ngritur edhe ne ankim, Gjykata e Apelit per Krimet e Renda ka arsyetuar se nuk jemi perpara nje padie civile, por nje kerkese per vendosje te nje mase provizore sekuestro. Sipas nenit 13 te K.Pr.Penale, gjykata e krimeve te renda i

Page 133: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

133

shqyrton kerkesat e prokurorit me gjyqtar te vetem, sikurse eshte edhe kjo kerkese e prokurorit e bere ne fazen e hetimit paraprak. Prandaj edhe Gjykata e Apelit per Krimet e Renda i gjykon keto kerkesa me tre gjyqtare.

Ne kete kontekst, Kolegji Penal i Gjykates se Larte ka shtruar si çeshtje per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara, per efekte te unifikimit te praktikes gjyqesore, sqarimin dhe interpretimin e kuptimit te nenit 4, pika 3 dhe nenit 28, pika 1 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte çmojne se, pavaresisht nga formulimi dhe gjuha e perdorur, ne permbajtje pika 3 e nenit 4 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004 perben nje norme me karakter rregullues te pergjithshem qe duhet kuptuar e interpretuar jo ne menyre literale, por sipas qellimit dhe vullnetit te ligjvenesit, duke marre parasysh edhe permbajtjen ne teresi te dispozitave te ketij ligji.

Ky ligj lidhet me zbatimin e nje regjimi juridik te posaçem per sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive qe burojne apo lidhen me disa nga fenomenet me te renda kriminale, me nje lloj proçedimi te posacem te natyres parandaluese dhe goditese ndaj ketyre fenomeneve. Ndonese nuk eshte proçedim penal, me ane te te cilit caktohen rregulla per menyren e ushtrimit te ndjekjes penale, per hetimin dhe gjykimin e veprave penale, etj., ne çdo rast, proçedimi parandalues eshte i lidhur me ekzistencen dhe perfundimet e atij penal.

Prandaj Kolegjet e Bashkuara arrijne ne perfundimin se, ne kuptim dhe interpretim te pikes 3 te nenit 4, perveç parimeve dhe rregullimeve te parashikuara shprehimisht ne kete ligj, hetimi dhe gjykimi parandalues mbeshtetet, sipas referimeve konkrete apo sipas rastit, edhe ne norma te proçedimit administrativ, civil dhe penal qe lidhen apo i sherbejne zhvillimit te nje proçesi te rregullt ligjor ne proçedimin parandalues. Pra si rregull zbatohen kriteret, proçedurat, kompetencat e parashikuara apo te referuara nga ky ligj dhe, si plotesim e perjashtim, ato te dispozitave te tjera ligjore. Ndonese ky eshte nje gjykim i veçante, thelbesore eshte qe nepermjet njohjes e zbatimit te ketyre dispozitave te garantohet zhvillimi i nje proçesi te rregullt ligjor.

Gjithashtu, Kolegjet e Bashkuara çmojne se ne pajtim me qellimin dhe rregullimin e pergjithshem te dispozites se nenit 4, pika 3 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, neni 28 eshte pikerisht njera nga dispozitat e ketij ligji qe ben nje referim konkret per zbatimin ne gjykimin parandalues te disa prej rregullave te parashikuara nga K.Pr.Civile, vetem lidhur me disa elemente te permbajtjes dhe proçedures se paraqitjes se ankimit ndaj vendimit te Gjykates se shkalles se pare te Krimeve te Renda, si dhe per aspekte te caktuara te shqyrtimit te çeshtjes ne shkalle te dyte nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda (neni 424/3 i K.Pr.Penale).

Keto rregulla proçeduriale civile jane te zbatueshme ne gjykimin parandalues vetem ne shkalle te dyte dhe vetem per aq sa jane te pajtueshme e ne funksion me natyren dhe qellimin e ketij lloj proçedimi. Pervec kesaj, “afatet” dhe “kushtet e gjykimit” sipas K.Pr.Civile, te treguara ne piken 1 te nenit 28 te ligjit, gjejne zbatim atehere kur nuk parashikohet ndryshe ne kete ligj.

Prandaj ne kete dispozite parashikohet, ne menyre origjinale, shprehimisht, se: “ankimi nuk pezullon zbatimin e vendimit”, pra qofte i ndermjetem (sekuestro apo pezullimi i administrimit), qofte perfundimtar (konfiskimi). Ky rregullim perjashton zbatimin e parimit te pergjithshem te pezullimit te ekzekutimit te nje vendimi themeli ne gjykimin civil (neni 449 i K.Pr.Civile), apo ne ate penal (neni 417 i K.Pr.Penale), duke aplikuar ne çdo rast vetem rregullin e mospezullimit te ekzekutimit sikurse ndodh me vendimet e ndermjetme (neni 471 i K.Pr.Civile), apo te mases se sigurimit (neni 276 i K.Pr.Penale).

Po keshtu, nisur nga natyra, qellimi, objekti i ndryshem i hetimit e gjykimit krahasuar me proçedimin penal, si dhe nga dispozitat e neneve 4/3 dhe 28 te ligjit, ne gjykimin

Page 134: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

134

parandalues nuk gjen zbatim parimi i mosrendimit te pozites se personit (te dyshuar apo te trete) qe ka paraqitur ankimin (neni 425/3 i K.Pr.Penale), parimi proçedurial penal per shqyrtimin ne teresi te çeshtjes ne apel pa u kufizuar vetem ne shkaqet e ankimit (neni 425/1 i K.Pr.Penale). Perkundrazi, gjykata e apelit, ne gjykimin parandalues, i jep pergjigje vetem çeshtjeve te ngritura ne ankim (neni 6, 20, 28, 29 i K.Pr.Civile), afati i paraqitjes se ankimit eshte 15 dite dhe jo 10 dite si ne proçedimin penal, etj.

Ne rekurs, personi nen hetim dhe personat e tjere kane ngritur pretendimin se çeshtja objekt gjykimi eshte ne juridiksionin civil dhe ne kompetencen e gjykates civile, pretendim i cili nuk eshte pranuar si i mbeshtetur ne ligj nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda.

Njekohesisht, Kolegjeve te Bashkuara i jane parashtruar nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte per shqyrtim per efekt te unifikimit te praktikes gjyqesore, çeshtja se cila eshte gjykata kompetente per hetimin e gjykimin e masave parandaluese pasurore te sekuestrimit dhe konfiskimit te pasurive: gjykata civile apo gjykata penale per krime te renda, duke hetuar e gjykuar çeshtjen sipas rregullave te proçedures civile. Nese eshte Gjykata e Krimeve te Renda, a mund te veproje ajo si gjykate civile?

Gjykata civile nuk mund te kete juridiksion dhe kompetence per gjykimin e masave parandaluese sipas Ligjit nr.9284, date 30.09.2004. Ky ligj nuk ka per objekt çeshtje te se drejtes civile, konflikte mbi marredheniet pasurore e personale jopasurore mes subjekteve te se drejtes (civile), pra nuk trajton zgjidhjen e mosmarreveshjeve civile, administrative, etj., ndermjet tyre, ne kuptim te nenit 1 dhe 36 te K.Pr.Civile. Ky ligj synon zbatimin e masave te natyres parandaluese e goditese qe drejtohen ndaj pasurise se pajustifikuar ligjerisht te nje kategorie te posacme te personave shoqerisht te rrezikshem, per shkak te pjesemarrjes ne veprimtari kriminale, te njohura edhe per konvencion si fenomene te krimit te organizuar.

Kolegjet e Bashkuara vleresojne se, masat parandaluese pasurore te parashikuara nga ky ligj, ne parim, mund te gjejne zbatim pasi ka filluar nje proçedim penal, ashtu edhe pas perfundimit te tij. Zbatimi i tyre eshte i lidhur me ekzistencen e te dhenave te mjaftueshme, pra te dyshimit te arsyeshem per kryerjen nga personi i dyshuar te njeres prej veprave penale te treguara ne nenin 3 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, apo edhe me vertetimin e fajesise se tij per kryerjen e ketyre veprave penale. Pra, keto masa zbatohen ndaj pasurise se nje personi te dyshuar, i cili, si rregull, i eshte nenshtruar apo i nenshtrohet hetimit a gjykimit per kryerjen e ketyre veprave penale. Madje, ne keto raste, kur ka te dhena te bazuara per kryerjen e nje veprimtarie kriminale - te veprave penale te lartpermendura - masat parandaluese pasurore gjejne zbatim jo vetem ndaj personit te dyshuar, por edhe ndaj familjareve, te afermeve e personave te tjere te trete te lidhur me te, sipas kritereve dhe kushteve te caktuara ne kete ligj te posaçem.

Prandaj Kolegjet e Bashkuara arrijne ne perfundimin se, duke qene se masat parandaluese pasurore jane te lidhura me dyshimin per kryerjen nga personi te nje vepre penale (neni 3, pika 1 e Ligjit nr.9284, date 30.09.2004), me dyshimin dhe prezumimin per zoterimin e prejardhjen e paligjshme te pasurise per shkak e ne lidhje me kete veprimtari kriminale, si dhe me ekzistencen e nje proçedimi penal, me ecurine dhe perfundimet e tij, atehere edhe ne proçedimin parandalues hetimi dhe gjykimi i çeshtjes se masave parandaluese pasurore jane kompetence e gjykates penale.

Ne gjykimin parandalues, krahas dispozitave te posaçme te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, njekohesisht, gjejne zbatim edhe norma te caktuara te ligjit proçedurial civil dhe te atij proçedurial penal. Prandaj, ne kete kuptim, gjykimin e masave preventive sipas ketij ligji nuk mund ta zhvilloje gjykata civile, por vetem ajo penale.

Nga ana tjeter, ndonese nuk tregohet ne menyre te shprehur gjykata penale dhe prokuroria perkatese kompetente, Ligji nr.9284, date 30.09.2004 nuk ndalon qe shqyrtimin e kerkesave te prokurorit per vendosjen e masave parandaluese te jene ne kompetence te

Page 135: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

135

gjykates se krimeve te renda. Per sa kohe ne ligj nuk parashikohet ndryshe, atehere per gjykimin e ketyre masave do te jete kompetente gjykata, e cila, sipas K Pr.Penale (neni 75/a), ka ne kompetence gjykimin e krimeve te renda, si dhe te atyre veprave penale (neni 3, pika 1 e Ligjit) per te cilat gjejne zbatim masat parandaluese te parashikuara nga Ligji nr.9284, date 30.09.2004. Pra, kompetente per gjykimin e kerkeses per vendosjen e masave parandaluese eshte gjykata e krimeve te renda.

Ne rekursin e personit nen hetim dhe personave te tjere parashtrohet pretendimi se perberja e gjykatave ne te dy shkallet e gjykimit eshte ne kundershtim me ligjin, sepse si gjykate civile duhet te shqyrtonte me trup gjykues te perbere nga 3 gjyqtare ne shkalle te pare dhe me pese gjyqtare ne shkalle te dyte.

Kolegji Penal, per efekte te unifikimit te praktikes gjyqesore, ka shtruar perpara Kolegjeve te Bashkuara pyetjet se, nese ky gjykim eshte ne kompetence te Gjykates per Krime te Renda, a do te gjykohet me nje gjyqtar ne baze te nenit 13, pika 3, paragrafi ″2″ te K.Pr.Penale, si nje kerkese e prokurorit e bere ne fazen e hetimit paraprak, apo gjejne zbatim kriteret ligjore per perberjen kolegjiale te gjykates, te percaktuara nga neni 35/2 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Apelit per Krimet e Renda, per kete çeshtje arsyeton se: “Neni 35/2 i K.Pr.Civile parashikon rastet kur padite gjykohen me trup gjyqesor kolegjial ne shkalle te pare. Por, çeshtja objekt gjykimi nuk eshte padi, por kerkese per vendosje te nje mase provizore sekuestro. Ndersa sipas nenit 13 te K.Pr.Penale, gjykata e krimeve te renda i shqyrton kerkesat e prokurorit me gjyqtar te vetem, sikurse eshte kjo kerkese e prokurorit e bere ne fazen e hetimit paraprak. Prandaj edhe gjykata e apelit per krimet e renda i gjykon keto kerkesa me tre gjyqtare”.

Kolegjet e Bashkuara, per te arritur ne perfundimet e tyre mbi kete pretendim dhe per qellime te njehsimit te praktikes gjyqesore, çmojne te nevojshme interpretimin sistematik te dispozitave te lartpermndura ne lidhje me qellimin, permbajtjen dhe zbatimin ne teresi te dispozitave te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004 “Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar”.

Sipas nenit 13 te K.Pr.Penale, gjykata penale gjykon me trupe kolegjiale perveç kur, shprehimisht, ligji kerkon nje perberje me trup gjykues monokratik. E kunderta sanksionohet ne gjykimin civil, ku gjykata e shkalles se pare shqyrton çeshtjen me gjyqtar te vetem, perveç kur ne K.Pr.Civile (neni 35), apo ne ligje te veçanta parashikohet shprehimisht gjykimi me trup kolegjial.

Ndersa ne gjykimin parandalues, persa kohe ne ligj nuk parashikohet shprehimisht ndryshe, shqyrtimi i çeshtjes ne gjykaten e shkalles se pare per krimet e renda behet me trup gjykues monokratik, ndersa ne shkalle te dyte me trup gjykues te perbere nga tre gjyqtare.

Gjykimi parandalues nuk kushtezohet nga parimet dhe rregullat e shqyrtimit te kerkesave te paleve gjate hetimeve paraprake (neni 13/2/b i K.Pr.Penale), sepse gjykimi parandalues eshte nje proçedim autonom, nuk eshte pjese e ushtrimit te ndjekjes penale, pra nuk eshte as faze hetimesh paraprake e proçedimit penal. Ne kete kuptim, megjithese ka zgjidhur drejt çeshtjen, nuk perben nje interpetim te drejte te ligjit arsyetimi i gjykates se apelit qe referon gjykimin e saj ne lidhje me fazen e hetimeve paraprake te proçedimit penal. Njekohesisht, proçedimi parandalues eshte autonom edhe ne raport me proçedimin civil, pasi nuk ka per objekt zgjidhjen e mosmarreveshjeve civile. Prandaj perberja e trupit gjykues ne proçedimin parandalues nuk mbeshtetet, nuk referohet drejtperdrejt, ne nenin 13 te K.Pr.Penale, apo ne nenin 35 te K.Pr.Civile.

Prandaj, Kolegjet e Bashkuara arrijne ne perfundimin unifikues se gjykimi i kerkesave per vendosjen e masave parandaluese sipas Ligjit nr.9284, date 30.09.2004 realizohet ne gjykaten per krimet e renda nga gjyqtari i vetem ne shkalle te pare dhe

Page 136: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

136

trup gjykues te perbere nga tre gjyqtare ne shkalle te dyte. Kjo perberje e gjykates vleresohet se respekton dhe eshte ne pajtim te plote me standartet per garantimin e nje proçesi te rregullt ligjor edhe ne gjykimin parandalues.

Ky perfundim gjen mbeshtjetje edhe ne praktiken tone gjyqesore lidhur me shqyrtimin e kerkimeve te veçanta per vendosjen e masave preventive qe drejtohen ndaj pasurise, ne mungesen e parashikimit te shprehur ne ligj per gjykimin e ketyre çeshtjeve me trup kolegjial, pavaresisht nga vlera e pasurise (K.Pr.Civile), apo ne parashikimin e shprehur per shqyrtimin e tyre nga gjyqtari i vetem (K.Pr.Penale).

Gjithashtu, duke qene se, sipas neneve 19 e vijues te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, gjykata e krimeve te renda ka ne kompetence edhe çeshtje qe lidhen me administrimin e sendit te sekuestruar, Kolegjet e Bashkuara çmojne se nuk perben shkelje te ligjit qe e njejta gjykate te shqyrtoje e vendose si per kerkesat lidhur me masat parandaluese pasurore, ashtu edhe per ato qe kane te bejne me çeshtje te administrimit te pasurive te sekuestruara ne zbatim te ketyre masave, per shkak se vendimet qe jepen lidhur me keto te fundit nuk jane te tilla qe mund te ndikojne ne motivimin ligjor dhe ne fakt te vendimit eventual per konfiskimin e pasurive te sekuestruara.

Kolegjet e Bashkuara, gjate shqyrtimit te çeshtjes objekt gjykimi, çmuan te vene ne diskutim dhe te shprehen lidhur me ekzistencen dhe respektimin e ligjit persa i perket autonomise dhe lidhjeve eventuale te proçedimit paradalues dhe proçedimit penal.

Ligji nr.9284, date 30.09.2004 ka per objekt zbatimin e masave parandaluese pasurore ndaj personave te dyshuar per kryerjen e nje kategorie te caktuar veprash penale. Ne kete kuptim, proçedimi parandalues sipas ketij ligji eshte i lidhur domosdoshmerisht me qenien e nje proçedimi penal, pavaresisht se ne cilen faze ndodhet ky i fundit, apo nese ka perfunduar.

Masat ndaj pasurise (sekuestrimi, pezullimi i perkohshem i administrimit dhe disponimit, konfiskimi), qe vendosen ne proçedimin parandalues nuk mbeshteten, nuk i referohen, nuk jane pjese dhe as nuk i nenshtrohen ndonje proçedure vleftesimi ne proçedimin penal. Ne kete kuptim, perveç te tjerave, proçedimi parandalues vijon ne menyre autonome, pavaresisht nga ecuria e hetimit paraprak apo shkalla e shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes penale, sepse nuk eshte pjese e fazes se hetimeve paraprake ne proçedimit penal, nuk eshte nje mase e sigurimit pasuror ne zbatim te neneve 270-276 KPr.Penale.

Prandaj, Kolegjet e Bashkuara arrijne ne perfundimin se, proçedimi parandalues sipas Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, eshte autonom ne raport me proçedimin penal (dhe ate civil). Proçedimi preventiv mund te filloje, vazhdoje e perfundoje, si gjate ashtu edhe pas perfundimit te nje proçedimi penal. Nga ana tjeter, duke qene proçedime autonome ato nuk jane proçedime te tilla qe perjashtojne fillimin, vazhdimin dhe perfundimin e njera tjetres, persa kohe pretendohet a vertetohet se ka nje person te dyshuar ne kuptim te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004 per kryerjen e nje vepre penale, ndaj te cilit eshte duke u zhvilluar apo ka perfunduar nje proçedim penal.

Autonomia e proçedimit penal dhe atij parandalues, rezulton edhe nga permbajtja e dispozites se nenit 27 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004. Kjo dispozite, nder te tjera, konfirmon edhe faktin qe keto dy pro cedime nuk e perjashtojne njera-tjetren, perkundrazi. Nga dispozita e nenit 27 rezulton se proçedimi penal ka perparesi, perderisa masat perkatese pasurore te vendosura gjate gjykimit parandalues mbeten te pezulluara, nuk ekzekutohen, derisa te perfundoje proçedimi penal dhe gjykata penale te shprehet, ndermjet te tjerave, edhe per masat e sigurimit pasuror te vendosura ne ate gjykim penal.

Ne zbatim te nenit 27, masat pasurore te vendosura ne proçedimin parandalues shuhen vetvetiu vetem nese gjykata penale vendos konfiskimin per te njejtat pasuri. Por keto

Page 137: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

137

masa nuk shuhen ne kete menyre nese gjykata e proçedimit penal nuk vendos konfiskimin, apo vendos heqjen e masave te sigurimit pasuror. Ato mbeten ne fuqi, mund te kthehen ne masa konfiskimi, apo mund te rishikohen pas shqyrtimit autonom te çeshtjes nga gjykata e proçedimit parandalues, e cila çmon ne teresi te gjitha rrethanat dhe provat e paraqitura nga subjektet pjesemarres ne gjykimin parandalues, perveç atyre qe kane te bejne me cilesine e personit te dyshuar, te rezultuara ne perfundimet e arritura nga gjykata e proçedimit penal lidhur me dhenien e nje vendimi denimi, pafajesie, a pushimi te çeshtjes ne ngarkim te personit te dyshuar.

Ne rekurs, personi i dyshuar (nen hetim) dhe personat e tjere kane pretenduar se, ne hetimin dhe gjykimin e çeshtjes, prokurori dhe gjykata, megjithese kishin detyrimin te vertetonin te kunderten, nuk kane bere verifikimin e pretendimeve te tyre lidhur me origjinen e ligjshme te pasurise se sekuestruar.

Lidhur me kete pretendim, gjykatat e shkalles se pare dhe ajo e apelit per krimet e renda kane arsyetuar se, sipas nenit 13 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, personi ne hetim dhe personat e tjera kane barren e proves te provojne se pasuria e tyre eshte vene ne menyre te ligjshme. Te ardhurat e tyre, edhe sipas akteve e provave qe kane paraqitur vete ne gjykim, jane shume me te ulta sesa vlera e pasurive te vendosura nen masen e sekuestros. Pra, ata nuk provuan se pasurite objekt gjykimi u pergjigjen te ardhurave te deklaruara.

Ne kete kontekst, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte konstatojne se ne Ligjin nr.9284, date 30.09.2004 parashikohen rregulla te posaçme mbi kompetencat dhe proçeduren, te drejtat dhe detyrimet e pjesemarresve ne proçedimin parandalues, ndermjet te cilave evidentohet percaktimi i barres se proves se personave te dyshuar dhe personave te tjere lidhur me justifikimin e origjines se ligjshme te pasurise se tyre.

Per efekte te gjykimit parandalues, nese prokurori arrin te vertetoje se ndaj nje personi ka nje proçedim penal, masa sigurimi, apo nje vendim denimi per njeren nga veprat penale te parashikuara nga neni 3, pika 1 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, atehere kjo perben prove me vlere te plote per te vertetuar para gjykates “dyshimin e arsyeshem te bazuar ne prova” per kryerjen e ketyre veprave penale, pra subjekti i proçedimit penal ka edhe cilesite e “personit te dyshuar” (nenet 1, 2, 3 te ligjit).

Sa me siper, sjellin Kolegjet e Bashkuara ne perfundimet se i perket prokurorit barra e proves per te vertetuar ne gjykate se nje person ne hetim, apo i denuar, permbush kushtet per t’u cilesuar si “person i dyshuar” per kryerjen e veprave penale te parashikuara nga pika 1 e nenit 3 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004

Ne proçedimin parandalues mjafton te vertetohet dyshimi i arsyeshem per qenien si “person i dyshuar”, mundesia e zoterimit te pasurive prej tij dhe mos justifikimi i prejardhjes se ligjshme te ketyre pasurive ne raport me veprimtarine, sjelljen, te ardhurat dhe menyren e jeteses, me kohen dhe llojin e vepres qe i atribuohet, apo vertetohet se ka kryer personi i dyshuar. Por ne gjykimin dhe dhenien e vendimit per vendosjen e masave pasurore, gjykata nuk mund t’i hyje bazueshmerise se perfundimeve qe jane arritur ne proçedimin penal lidhur me ato elemente qe ne fakt justifikojne vendosjen e mases preventive pasurore, veçanerisht persa i perket kualifikimit te personit si "person i dyshuar”.

Ne kete aspekt, ne objektin e hetimit dhe gjykimit preventiv eshte vertetimi i "dyshimit te arsyeshem” per pjesemarrje, kryerje te veprave penale sipas nenit 3 te Ligjit nr.9284, por jo edhe vertetimi lidhjes shkakesore te veprimeve te tij me pasojat e ardhura per efekt te pergjegjesise penale te tij. Ndersa proçedimi penal eshte i lidhur me nje fakt te caktuar qe perben, apo i atribuon personit kryerjen e nje vepre penale, proçedimi preventiv eshte i lidhur me vleresimin e rrethanave, rrezikshmerise se nje personi te dyshuar,

Page 138: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

138

qe shfaqet edhe ne veprimtari, sjellje e qendrime te cilat jo domosdoshmerisht jane te lidhura me pergjegjesine penale, domethene perbejne veper penale.

Prandaj gjykata preventive, per qellime te vendosjes se mases parandaluese pasurore, duhet te shqyrtoje dhe vleresoje ne menyre autonome te gjitha faktet, rrethanat, indicjet, etj., per te nxjerre perfundimet e saj mbi elementet qe mbeshtesin ne ligj e ne fakt vendosjen e mases preventive pasurore.

Nga ana tjeter, ne kuptim te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, ne ndryshim nga proçedimi penal, prezumohet se pasurite e personit te dyshuar kane nje lidhje me pjesemarrjen, kryerjen e veprave penale te parashikuara ne piken 1 te nenit 3 te ketij ligji. Prandaj, Kolegjet e Bashkuara vijne ne perfundimin se personi i dyshuar (neni 3, pika 1) dhe personat e tjere (neni 3, pika 2 dhe neni 8), kane barren e proves per te justifikuar origjinen e ligjshme te pasurise se tyre, per te provuar mungesen e lidhjes se pasurise me cilesimin si produkte te veprave penale a investim te tyre dhe, vetem per "personat e tjere” te provojne se, jo vetem nga pikepamja formale, por edhe ne fakt, nuk jemi perpara zoterimit ne çdo menyre te ketyre pasurive prej personit te dyshuar.

Por, per zbatimin e drejte te ligjit, mbeshtetur ne hetimet e kryera, edhe prokurori ka detyrime per te parashtruar kerkime te motivuara dhe prova mbeshtetese perpara gjykates, lidhur me identifikimin e pasurive te personit te dyshuar e te personave te tjere, te tregoje nga ana e tij se ka baze per dyshime te arsyeshme dhe, ne kete menyre te dhena, prova te mjaftueshme per efekte te gjykimit parandalues, se ato nuk jane pasuri te fituara ne rruge te ligjshme, gje qe motivon ekzistencen e prezumimit qe buron nga Ligji nr.9284, date 30.09.2004 dhe, si rezultat, kerkesen per zbatimin e masave pasurore te sekuestrimit, pezullimit te perkohshem dhe konfiskimit, duke i kerkuar gjykates t’i kaloje ne kete menyre edhe barren e proves personave te dyshuar dhe personave te tjere (neni 8, neni 13). Nga ana e saj, gjykata duhet te siguroje zhvillimin e nje proçesi te rregullt ligjor, te kryeje nje hetim te gjithanshem dhe te plote, per dhenien e nje vendimi te mbeshtetur ne prova dhe ne ligj.

Ne zbatim te normave materiale e proçeduriale penale, gjykata qe shqyrton nje çeshtje penale, me dhenien e vendimit te denimit dhe, kur jane rrethanat, edhe ne rast te nje vendimi per pushimin e çeshtjes apo te pafajesise, mund te urdheroje konfiskimin e pasurive. Masa e konfiskimit jepet nese vertetohet se ka nje lidhje shkakesore, logjike e kronologjike, ndermjet pasurise qe konfiskohet dhe vepres penale te kryer.

Ndryshe nga standartet e te provuarit dhe pergjegjesise ne dhenien e nje vendimi penal, perfshire urdherimin per konfiskimin ose jo te sendeve te sekuestruara, ne proçedimin parandalues, sipas Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, vendosja e mases pasurore ka ne themel te saj mundesine, dyshimin e arsyeshem, te mbeshtetur ne te dhena te mjaftueshme qe rezultojne nga teresia e provave te marra dhe te verifikuara gjate shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes.

Prandaj Kolegjet e Bashkuara vleresojne se ligji ka parashikuar prezumimin qe, per shkak e pasoje te kryerjes se nje veprimtarie kriminale (vepre penale) e cila i atribuohet apo eshte vertetuar kundrejt personit te dyshuar, kemi te bejme me pasuri te cilat lidhen apo jane produkt i veprimtarise kriminale, a perbejne perdorimin e tyre, te zoteruara direkt apo indirekt nga personi i dyshuar, te cilat formalisht, fiktivisht mund te mbahen edhe nga persona te tjere (neni 3, pika 2 dhe neni 8), te fituara ne menyre te paligjshme, pra qe nuk justifikohen ligjerisht dhe qe jane ne shperpjestim vleror me veprimtarine e mundesite ekonomike, me te ardhurat e deklaruara per qellime fiskale, etj., nga ana e ketyre personave.

Pra, ne ndryshim nga proçedimi penal, gjykimi parandalues mbeshtetet ne dyshime te arsyeshme, prova te mjaftueshme e prezumime, duke iu ngarkuar personit

Page 139: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

139

te dyshuar dhe personave te tjere barra e proves per te vertetuar ligjshmerine, per justifikimin e origjines se pasurise. Ne proçedimin parandalues nuk ka vend per vertetimin domosdoshmerisht nga prokurori e gjykata te lidhjes shkakesore, te drejtperdrejte, te dukshme e imediate, logjike e kronologjike, ndermjet pasurise, prejardhjes se saj dhe vepres penale per te cilen se paku ekziston dyshimi i arsyeshem si e kryer nga personi i dyshuar.

Ne rekurs, si personi i dyshuar dhe personat e tjeret kane parashtruar edhe pretendime per zbatim te gabuar te ligjit material, si dhe per çmimin e provave nga gjykata. Sipas tyre eshte e vertete se pasurite objekt i mases se sekuestros jane ne emer te tij, por ato nuk jane produkt i vepres penale, as investim i tyre, por vijne nga puna e ligjshme e tij dhe e familjes. Ish Ndermarrja e Rritjes dhe Zenies se Peshkut eshte blere perpara vitit 2004, kohe kur akuza pretedon se ai ka kryer vepren penale. Pasuria nuk i perket vetem atij, por te gjithe familjes bujqesore. Perveç kesaj presonat e trete pretenduan se ne çdo rast pjeset takuese te tyre nuk duhet te sekuestrohen, sepse, persa i perket se paku pjeses se tyre, ato jane vene ne rruge te ligjshme, perfshire vlerat monetare.

Gjykata e shkalles se pare dhe ajo e Apelit per Krimet e Renda, ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor te provave dhe pretendimeve te pjesemarresve ne gjykim, kane çmuar dhe arritur ne perfundimin se shtetasi Xhevdet Troplini eshte person nen hetim ne gjendje arresti ne burg ne proçedimin penal ne ngarkim te tij per kryerjen e vepres penale te trafikimit te narkotikeve (neni 283/a paragrafi i trete i K.Penal). Kjo veper penale perfshihet ne nenin 3, pika 1/ç te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, prandaj edhe pasurite e rezultuara ne emer te tij duhet t’u nenshtrohen masave te parashikuara nga ky ligj. Po keshtu, personat e trete bejne pjese ne rrethin e personave te dyshuar, ndaj edhe jane subjekte te zbatimit te ligjit.

Gjykatat kane çmuar se nga te gjitha provat shkresore dhe aktet zyrtare rezulton se objektet e ish Ndermarrjes se Peshkimit te jene blere nga personi nen hetim ne vitin 2002 dhe 2003 dhe te jene ne pronesi te tij. Nderkohe, ne proçedimin penal jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale ne banesen e personit nen hetim vlera monetare qe, sipas Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, i nenshtrohen edhe mases se sekuestros ne proçedimin parandalues.

Sipas gjykatave, pretendimet e personit ne hetim dhe personit te trete nuk gjejne mbeshtetje ne ligj dhe ne prova, sepse nuk provohet qe kemi te bejme me nje familje bujqesore me tiparet e saj ligjore dhe ekonomike. Nese pasurite do te ishin prone e familjes bujqesore ato do te figuronin ne emer te personit tjeter, Shefqet Troplini, dhe jo ne emer te personit te dyshuar nen hetim, Xhevdet Troplini. Jo vetem ne kete rast, por per te gjitha pasurite objekt i sekuestros ne kete gjykim, personi nen hetim dhe personat e tjere nuk provuan se jane te justifikuara me te ardhurat e deklaruara nder vite deri ne kohen e gjykimit.

Se fundi, gjykatat kane çmuar se, personi ne hetim eshte i dyshuar per nje veprimari kriminale, e cila nga provat e shqyrtuara, pra nga te dhenat e hetimit, rezulton se ka dyshime te bazuara qe kjo veprimtari ka filluar perpara vitit 2004 dhe vlera e trafikimit te narkotikeve e ka kaluar shumen 800.000 euro. Ky eshte nje dyshim i arsyeshem dhe perfundimet ne kete gjykim mund te ndryshojne vetem nese ne proçedimin penal rezulton se rrethanat jane te ndryshme nga ato qe pranon gjykata.

Kolegjet e Bashkuara konstatojne se qendrimi i Gjykates se shkalles se pare dhe te Apelit per Krime te Renda jane te mbeshtetura ne ligj dhe, nisur nga arsyetimi i rekuruesve e qendrimi perkates i gjykatave ne lidhje me pasurite qe mund te jene objekt i masave pasurore preventive, ne vijim çmojne te shprehen lidhur me disa aspekte thelbesore te tyre per efekte te unifikimit te paktikes gjyqesore.

Ligji nr.9284, date 30.09.2004 parashikon se masat parandaluese pasurore ndaj personave te dyshuar zbatohen per pasurite mbi te cilat, ky i fundit, disponon apo mund te

Page 140: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

140

disponoje direkt apo indirekt, vlera e te cilave eshte e pajustifikuar ligjerisht krahasuar me te ardhurat, ose me veprimtarite ekonomike te deklaruara ose qe jane produkt i vepres penale, apo perbejne venien ne perdorim te tyre.

Megjithate, hetimi dhe gjykimi preventiv duhet te jete me i thelluar ne rastin e dyshimit te arsyeshem, te dhenave te mjaftueshme, per venien ne perdorim (investimin) te pasurive qe jane produkt i veprave penale apo ne rastin e pasurive qe ne aspektin formal, ne shfaqjen e jashtme, i perkasin personave te tjere, por ne fakt zoterohen nga personi i dyshuar per pjesemarrjen, kryerjen e veprave penale (neni 3, pika 1).

Kolegjet e Bashkuara çmojne se, ne rastin e pare, meqenese venia ne perdorim e pasurive produkt i vepres penale (sipas nenit 287 te K.Penal) realizohet edhe me ane te shtimit, rritjes, trasformimit, permiresimit, etj., mbi pasuri qe tashme jane ne disponim te ligjshem te personit te dyshuar, zbatimi i masave parandaluese pasurore duhet te kufizohet ne ato vlera te pasurise qe jane arritur si pasoje e venies ne perdorim te pasurise produkt i vepres penale, pra, vetem mbi ate pjese te pasurise qe rezulton te jete rezultat i rritjes ne menyre te pajustifikuar ligjerisht te saj.

Ne rastin e dyte, ekziston prezumimi qe mbeshtetet ne dyshimin e arsyeshem, bazuar ne te dhena te mjaftueshme se, pasuria formalisht i perket personave te tjere, por ne fakt eshte ne disponim te personit te dyshuar dhe ka nje lidhje, rrjedh nga veprimtaria e tij kriminale. Pavaresisht nga ky prezumim, ne gjykim duhet te vertetohet lidhur me çdo pasuri te veçante, se cilat prej tyre jane apo mund te jene ne kontrollin, disponimin faktik te personit te dyshuar dhe cilat realisht e jo thjesht formalisht ne ate te personave te tjere te treguar ne piken 2 te nenit 3 dhe ne nenin 8 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004.

Gjithashtu, per zbatimin e masave pasurore ndaj personave te tjere ne gjykim nuk eshte e mjaftueshme te vertetohet thjesht fakti i lidhjes familjare, gjinore, te krushqise, etj., per te provuar ekzistencen e zoterimit ne fakt te pasurise nga personi i dyshuar dhe vendosjen fiktive te saj ne emer te personave te tjere.

Gjykata, perpara se te vendose masen pasurore, duhet te verifikoje dhe te arrije ne perfundime te mbeshtetura ne prova se ekziston nje shfaqje e jashtme, formale, e zoterimit, titullit te pronesise se pasurise ne emer te personave te tjere, nderkohe qe nga teresia e rrethanave disponimi autonom, efektiv, i pjesshem a i plote, direkt a i terthorte, sikur te ishte pronar i tyre eshte i personit te dyshuar. Keto prova duhet te permbajne te dhena te mjaftueshme, jo thjesht ne trajten e dyshimeve, indicjeve, por edhe fakte e rrethana konkrete, te sakta, te cilat ne harmoni me njera tjetren perbejne prova indirekte qe mbeshtesin kete prezumim te parashtruar nga prokurori ne kerkesen e tij drejtuar gjykates se proçedimit preventiv.

Nese rezulton e kunderta, duke mos qene vete persona te dyshuar sipas ketij ligji, ndaj pasurise se personave te tjere nuk mund te gjejne zbatim masat e parashikuara nga Ligji nr.9284, date 30.09.2004.

Po keshtu, duke qene se personat e tjere jane subjekte te ketij ligji per shkak te prezumimeve lidhur me personin e dyshuar, keto masa nuk gjejne zbatim edhe kur vertetohet se nuk kemi te bejme me me nje person te dyshuar ne kuptim te nenit 3, pika 1 te ligjit, qofte edhe sikur te kete rezultuar ne hetim e gjykim se personat e tjere nuk justifikojne prejardhjen e ligjshme te pasurise, apo se ajo pasuri eshte produkt i nje vepre tjeter penale.

Ne kuptim te nenit 8 dhe 13 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, prokurori ka detyrimin te parashtroje perpara gjykates dhe te kerkoje te shqyrtohen prej saj provat ne mbeshtetje te kerkeses per vendosjen e mases pasurore ndaj pasurise se personave te tjere. Mbi kete baze, ligji i njeh prokurorit edhe te drejten qe, ne menyre te motivuar, t’i kerkoje gjykates te detyroje personat e tjere, pra t’u kaloje atyre barren e proves, qe

Page 141: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

141

te justifikojne menyren e fitimit, prejardhjen e ligjshme te pasurise se tyre, se kjo pasuri nuk ka lidhje me veprimtarine kriminale te personit te dyshuar, se ajo pasuri eshte ne zoterimin efektiv, pra jo ne menyre fiktive (formale) ne emer te personave te tjere. Sipas ketij ligji ekziston prezumimi se edhe ne keto raste kemi te bejme me pasuri te fituara ne menyre te paligjshme nga personi i dyshuar. Ne kete menyre rrjedh, formesohet, edhe prezumimi se pasuri te cilat formalisht jane ne emer te personave te tjere, ne fakt, jane ne zoterimin direkt a te terthorte te personit te dyshuar per kryerjen e veprave penale te treguara ne nenin 3, pika 1 te ligjit.

Nga ana tjeter, ne interpretim dhe zbatim te drejte te ligjit, ne rastin kur rezulton se personi i dyshuar zoteron nje numer pasurish, masa preventive pasurore nuk vendoset vetvetiu mbi te gjitha pasurite e tij, por çmohet e vendoset per secilen prej tyre dhe vetem per ato qe, nga hetimi dhe gjykimi, rezulton se nuk u justifikohet origjina, prejardhja e ligjshme. Kjo per shkak se nuk mund te perjashtohet mundesia qe nje person i dyshuar sipas ketij ligji, te disponoje edhe pasuri te fituara ne menyre te ligjshme.

Gjithashtu, per gjykaten nuk mund te jete i mjaftueshem thjesht perfundimi se ekziston mosperputhje ndermjet te ardhurave te personit te dyshuar dhe pasurive te fituara prej tij, per te çmuar se te gjitha pasurite duhet te sekuestrohen dhe konfiskohen. Krahas kesaj, gjykata duhet te individualizoje, sipas rrethanave, ne menyre te mjaftueshme per efekte vetem te proçedimit parandalues, edhe ekzistencen e nje lidhje shkakesore te caktuar ndermjet veprimtarise kriminale te personit te dyshuar (sipas nenit 3, pika 1) dhe perfitimit te pajustifikuar ligjerisht te pasurise prej tij.

Pra, masat preventive pasurore sipas Ligjit nr.9284, date 30.09.2004 gjejne zbatim nese menyra e fitimit, prejardhja e pasurise se personit te dyshuar apo personave te tjere (neni 3), e cila zoterohet direkt a terthorazi prej personit te dyshuar, nuk eshte e justifikuar ligjerisht, si dhe ka lidhje me pjesemarrjen, kryerjen nga personi i dyshuar te nje kategorie te caktuar veprash penale.

Ne kete kuptim, pavaresisht nga permbajtja e nenit 3, pika 3 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, keto masa nuk mund te zbatohen nese nga proçedimi parandalues dhe gjykimi i kerkeses se prokurorit per vendosjen e tyre rezulton se, pasuria eshte fituar (ne menyre te justifikuar ligjerisht ose jo), eshte vendosur ne çdo menyre ne zoterim te personit te dyshuar perpara kryerjes se vepres penale qe i atribuohet apo per te cilin ai eshte denuar (neni 3, pika 1 e ligjit).

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka parashtruar si çeshtje per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara per efekt te unifikimit te praktikes gjyqesore, edhe interpretimin e neneve 7 e 10 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, nese sekuestrimi paraprak (neni 7) dhe sekuestrimi (neni 10) jane faza te domosdoshme te nje proçesi qe duhet kryer per te arritur te konfiskimi, apo jane koncepte te shkeputura nga njeri tjetri dhe si te tilla veprojne pavaresisht njeri-tjetrit. Po keshtu, nese konfiskimi behet vetem ne rastet pasi me pare eshte vendosur pezullimi dhe sekuestro (neni 9 e 10), apo edhe ne rastet kur me pare eshte vendosur vetem sekuestro paraprake (neni 7).

Ne çeshtjen objekt i ketij gjykimi, rezulton se Gjykata e shkalles se pare per Krimet e Renda, me kerkesen dhe pranine vetem te prokurorit ka vendosur masen e sekuestros paraprake mbi pasuri te personit te dyshuar Xhevdet Tropolini, duke caktuar daten e seances se shqyrtimit (vleftesimit) te saj ne pranine edhe te personit te dyshuar. Ne daten e caktuar, duke thirrur edhe personat e tjere te lidhur me personin e dyshuar dhe pasurite subjekt i masave pasurore, gjykata çmoi te vendose masen e sekuestros mbi pasurite pasi u dha ne

Page 142: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

142

gjykim pjesemarresve ne proçes mundesine te parashtronin provat e pretendimet e tyre, sipas detyrimeve dhe barres perkatese te proves.

Ne zbatim te drejte te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, proçedimi parandalues fillon me nismen e prokurorit, i cili kryen te gjitha veprimet e çmuara prej tij per te verifikuar ekzistencen ose jo te rrethanave dhe kushteve te lartpermendura. Por, sipas ketij ligji, prokurori ne asnje rast nuk mund te vendose masa mbi pasurite qe i nenshtrohen hetimit parandalues. Keto masa, me kerkesen e tij, vendosen vetem nga gjykata.

Si pjese e domosdoshme e proçedimit parandalues, nese ekzistojne rrethana dhe kritere te verifikueshme “per te cilat parashikohet zbatimi i mases se konfiskimit” (neni 7, pika 1), si dhe ato te nenit 13, me kerkesen e prokurorit, gjykata mund te vendose si mase sigurimi pasuror ate te sekuestrimit te pasurise (neni 13).

Por, duke mbajtur parasysh kriteret e mesiperme, me kerkese te motivuar posaçerisht nga ana e prokurorit, gjykata mund te vendose me pare edhe masen e sekuestrimit paraprak te pasurise, per shkak se, deri ne plotesimin e hetimeve mbi nje pasuri konkrete, rrezikohet qe ajo te humbase, pervetesohet, tjetersohet e te tjera rreziqe qe lidhen me natyren e nje sekuestroje preventive (neni 7, pika 1) (neni 10).

Prandaj, Kolegjet e Bashkuara arrijne ne perfundimin se, ne çdo proçedim parandalues, sekuestrimi paraprak (neni 7, pika 1) dhe sekuestrimi (neni 10), (neni 13), nuk jane masa sigurimi pasuror te domosdoshme, ne kuptimin qe, edhe kronologjikisht, duhet t’i kerkohen e vendosen nga gjykata njera pas tjetres, perpara se prokurori t’i kerkoje gjykates konfiskimin e pasurise. Sekuestrimi paraprak, sipas ketij ligji, vendoset vetem nese ekzistojne rrethana te posaçme (neni 7, pika 1), mase e cila ka efekte te perkohshme deri ne konfirimimin, ose jo te saj ne sekuestro, ne seancen gjyqesore te caktuar per kete qellim nga gjykata qe ka dhene vendimin e sekuestros paraprake.

Nenet 7 dhe 10 te Ligjit nr.9284, date 30.09.2004 kane te perbashket, trajtojne, çeshtje qe lidhen me kritere e procedura per vendosjen e mases se sekuestros. Por, nga ana tjeter, lidhur me natyren e pasurise, neni 7 gjen zbatim per cdo lloj pasurie, perveç atyre qe lidhen me rrethanat, subjektet dhe masat e parashikuara ne nenet 8 dhe 9 te ligjit, per te cilat zbatohet neni 10.

Masa e sekuestros sipas nenit 10, nese çmohet e bazuar, zbatohet pasi te jete vendosur me pare ajo e pezullimit te perkohshem te administrimit te pasurise (neni 9, pika 1). Nga ana tjeter, masa e sekuestros, sipas nenit 10, kur ekzistojne rrethanat e treguara ne nenin 7, pika 1, mund te paraprihet nga ajo e sekuestros paraprake.

Prandaj, Kolegjet e Bashkuara arrijne ne perfundimin unifikues se, masa e konfiskimit te pasurise jepet nga gjykata mbi kerkesen e motivuar te prokurorit, nese permbushen kriteret ligjore te tregura ne nenet 24 deri 26 te ligjit, pasi te jete vendosur me pare masa e sekuestrimit mbi pasurine (neni 13), ndersa ne rastin e pasurive sipas nenit 8, pasi te jete vendosur me pare masa e pezullimit te perkohshem te administrimit dhe disponimit te pasurise (neni 9, pika 1), apo nese eshte urdheruar me pas, eventualisht, edhe ajo e sekuestrimit te tyre (nenet 10, 13).

Sekuestro paraprake vendoset nga gjykata nese jane te mbeshtetura ne ligj motivet dhe rrethanat qe permban kerkesa e posaçme per kete qellim nga ana e prokurorit (neni 7, pika 1 ne lidhje me nenet 13 e 26). Gjykata, brenda 5 diteve nga paraqitja e kerkeses mund te vendose sekuestron paraprake, ne nje seance gjyqesore, te zhvilluar vetem me “pranine e prokurorit” (neni 7, pika 2), pra “perpara caktimit te dates se seances gjyqesore” (neni 7, pika 1). Ne kete vendim, gjykata percakton edhe daten e zhvillimit te seances pasardhese gjyqesore.

Page 143: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

143

Ndonese ligji nuk parashikon ndonje afat konkret, nisur nga natyra dhe efektet e proçedimit parandalues, parimet universale te gjykimit te panderprere, afatet e pergjithshme te vlefshmerise se masave te sigurimit pasuror, si dhe emergjenca, perkohshmeria e motivet ku mbeshtetet vendosja e sekuestros paraprake, duke çmuar edhe rrethanat konkrete te çeshtjes dhe kohen objektive ne dispozicion te paleve per pjesemarrje ne gjykim, gjykata duhet te caktoje daten e seances gjyqesore dhe atyre eventualisht pasardhese ne nje afat sa me te shkurter. Ne afatin e vlefshmerise se mases se sekuestros (neni 13) llogaritet edhe periudha qe ka kaluar nga dita e vendosjes se sekuestros paraprake (neni 7, pika 4 dhe 5, 9, 10, 13, 14).

Keto seanca gjyqesore mundesojne qe prokuori te parashtroje ne menyre te detajuar motivet dhe provat qe mbeshtetin kerkimet e tij, mbrojtjen e personit te dyshuar, thirrjen per te nderhyre ne proçes, edhe kryesisht, te personave te trete qe rezultojne te jene subjekt i maseve te sigurimit pasuror, nese kerkohet nga prokurori kohen e nevojshme ne dispozicion te tyre per permbushjen e detyrimit per te justifikuar prejardhjen e ligjshme te pasurise, si dhe veprime te tjera ne funksion te zhvillimit te nje proçesi te rregull ligjor, ne nje afat sa me te shkurter, per dhenien e nje vendimi te mbeshtetur ne ligj dhe ne prova lidhur me vendosjen ose jo te mases se sekuestros (nenet 7, pika 1 dhe 3, 10, 13, 14 dhe 16).

Se fundi Kolegji Penal, ne vendimin e tij ka parashtruar si çeshtje per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara per efekt te unifikimit te praktikes gjyqesore edhe ate per interpretimin e mases ″pezullim i perkohshem i administrimit dhe disponimit te pasurive″ (neni 9) dhe lidhja e tij me sekuestrimin (neni 10), nese jane hallka te nje proçesi qe duhen zbatuar patjeter per te arritur tek konfiskimi, apo mund te veprojne pavaresisht nga njera tjetra.

Masat pasurore, sipas Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, zbatohen se pari: ndaj personave te dyshuar dhe personave te tjere (neni 3, pika 1, dhe neni 3), se dyti: ndaj personave dhe veçanerisht subjekteve te tjere juridike qe nuk perfshihen ne nenin 3, por ndodhen ne rrethana kercenimi e ndikimi nga personat e dyshuar. Ne rastin e dyte gjejne zbatim te posaçem edhe dispozitat e neneve 8 deri 13 te ligjit.

Ne kete kontekst, Kolegjet e Bashkuara vleresojne se, ne rastin e personave juridike, pavaresisht nga respektimi i formes ne strukturimin dhe menyren e funksionimit, ne proçedimin parandalues synohet e duhet te provohet qe organet drejtuese te tij, persona konkrete qe ushtrojne funksionet perkatese ne keto organe, jane ne gjendje, ne kushtet juridike e faktike qe te drejtojne subjektin, pra dhe te veprojne per llogari te personave te dyshuar, duke treguar keshtu se ky subjekt kontrollohet, disponohet ne fakt nga personi i dyshuar, sherben si nje mjet, nje baze, per te lehtesuar dhe realizuar qellimet dhe produktet e veprimtarite se tij kriminale sipas nenit 3, pika 1 e ligjit.

Mbeshtetur ne te dhenat e mjaftueshme qe rezultojne nga hetimet e kryera, prokurori i kerkon ne menyre te motivuar gjykates qe, ne gjykimin i cili zhvillohet ndaj personit te dyshuar, te thirren edhe ata persona qe jane pronare e zoterues te te drejtave pasurore te subjektit juridik, anetaret e organeve drejtuese te tij, etj., duke i detyruar qe te justifikojne ligjshmerine e disponimeve pasurore dhe te veprimtarise te tyre, si dhe te paraqesin prova se subjekti nuk eshte nen ndikimin dhe kercenimin e personave te dyshuar (neni 8).

Ne vijim, nese rezultojne te dhena te mjaftueshme te kercenimit, ndikimit, kontrollit mbi subjektin nga personi i dyshuar, prokurori mund t’i kerkoje gjykates edhe vendosjen e mases se pezullimit te perkohshem te administrimit dhe disponimit te veprimtarise dhe pasurive te subjektit (neni 9, pika 1). Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor, gjykata mund te vendose konfiskimin e ketyre pasurive dhe veprimtarive.

Prandaj Kolegjet e Bashkuara vijne ne perfundimin se, nese ne hetim dhe gjykim rezultojne te dhena te mjaftueshme dhe motive te tjera se ekzistojne rreziqe

Page 144: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

144

reale per humbjen, pervetesimin, tjetersimin, etj. e pasurive dhe te drejtave te subjektit, prokurori mund te kerkoje edhe sekuestrimin e tyre (neni 10), pa perjashtuar edhe sekuestron paraprake (neni 7). Por masat e sekuestros nuk jane hallke, mase e domosdoshme perpara se t’i paraqitet gjykates kerkesa per konfiskimin e pasurise dhe veprimtarive te personave dhe subjekteve te treguar ne nenin 8 te ligjit.

PER KETO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 141, pika 2 te Kushtetutes, nenit 17, shkronja “a” te Ligjit nr.8588, date 15.03.2000, “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte” dhe te nenit 263 te Kodit te Procedures Penale,

V E N D O S E N

1. Lenien ne fuqi te vendimit nr.37, date 10.07.2006 te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda.

2. Unifikimin e praktikes gjyqesore sikurse percaktohet ne kete vendim. 3. Dergimin per botim ne Fletoren Zyrtare te ketij vendimi qe njehson praktiken

gjyqesore.

MENDIM I GJYQTAREVE NE PAKICE Nga aktet e ndodhura ne dosje, rezulton qe ndaj shtetasit Xhevdet Troplini mbi bazen

e nje bashkepunimi me autoritetet italiane, ne daten 02.11.2005 ka filluar çeshtja penale regjistruar me nr.88, me te cilin Xhevdet Troplini eshte marre i pandehur dhe eshte arrestuar per vepren penale te trafikimit te lendeve narkotike, parashikuar nga neni 283/a, paragrafi i trete i Kodit Penal. Gjate vazhdimit te hetimit per veprimtarine kriminale te te pandehurit, pasi prokuroria e krimeve te renda ka evidentuar se i pandehuri kishte pasuri te luajtshme dhe te paluajtshme dhe duke vleresuar se ajo rridhte nga veprimtaria e tij kriminale, i ka kerkuar Gjykates se Krimeve te Renda, ne daten 07.04.2006, sekuestrimin e kesaj pasurie dhe me vendimin nr.39 akti, date 10.04.2006, Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur te sekuestroje pasurine e te pandehurit Xhevdet Troplini.

Si prokuroria, ashtu edhe gjykata e krimeve te renda, kane mbeshtetur respektivisht kerkesen dhe vendimin ne Ligjin nr.9284, date 30.09.2004, nenet 3, 7, 13 te tij. Kete vendim e kane ankimuar si i pandehuri, ashtu edhe familjaret e tij, kerkuesit Shefqet Troplini, Lule Troplini dhe Majlinda Troplini, duke pretenduar se pasuria nuk rrjedh nga krimi dhe se ajo pasuri nuk eshte vetem e te pandehurit, por edhe e familjareve te tij. Vendimi i Gjykates se Krimeve te Renda eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda dhe po ashtu u la ne fuqi nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte.

Gjyqtaret ne pakice nuk jane dakort me te gjitha keto vendime, per shkakun se te treja gjykatat kane aplikuar gabim ligjin e per rrjedhoje edhe perfundimet e tyre jane te kunderligjshme. Ligji mbi te cilin jane bazuar per te arritur ne perfundimin se pasuria e te pandehurit duhet sekuestruar, eshte Ligji nr.9284, date 30.09.2004 “Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar”. Sipas ketij ligji, personave te dyshuar si pjesemarres ne krimin e organizuar dhe personave te lidhur me ta, mund t’iu sekuestrohet e me pas konfiskohet pasuria qe lidhet me keto krime.

Kemi mendimin se ligji ne fjale, nuk eshte i aplikueshem per rastet kur ndaj personit qe dyshohet per pjesemarrje ne krim te organizuar ka filluar çeshtja penale. Mendojme se ky ligj ka efekte per te gjitha rastet e tjera qe nuk lidhen me proçedimin penal. Ne momentin e marrjes se personit me cilesine e te pandehurit apo personit nen hetim, apo personit te cilit i

Page 145: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

145

atribuohet vepra penale, te cilet sipas nenit 34 te K.Pr.Penal barazohen ne pozite proçedurale, i ben ata subjekte te proçedimit penal sipas kreut IV te K.Pr.Penale, seksioni i II-te i titullit I-re e per pasoje, ndaj tyre aplikohen te gjitha te drejtat dhe detyrimet qe Kodi parashikon per te pandehurin. Te gjitha rregullimet e tjera qe Kodi ka ne raport me pozita te caktuara te proçeduriale te te pandehurit, gjate gjithe fazave te proçedimit te tij, jane te parashikuara ne vete permbajtjen e kodit dhe ne dispozita te posaçme te tij. Nderkohe qe nje nga parimet themelore mbi te cilin ngrihet proçedimi penal percaktohet ne nenin 1 te Kodit, i cili ka sanksionuar se “Legjislacioni procedural penal ka per detyre te siguroje nje proçedim te drejte, te barabarte e te rregullt ligjor, te mbroje lirite personale, te drejtat dhe interesat e ligjshme te shtetasve, te ndihmoje per forcimin e rendit juridik dhe zbatimin e Kushtetutes e te ligjeve te shtetit”.

Brenda ketij parimi, Kodi ka bere rregullimet e tij per te garantuar nje proçes te barabarte per te gjitha subjektet qe i nenshtrohen atij, duke percaktuar kufizime te cilat lidhen kryesisht me mbrojtjen e deshmitareve dhe bashkepunetoreve me drejtesine, ne menyre te veçante ne raport me te akuzuarit per vepra penale qe lidhen me trafiqet dhe krimin e organizuar. Gjithesesi, ne te gjitha rastet e rregullimeve te posaçme, ato jane te parashikuara brenda ketij korpusi normash qe perbejne K.Pr.Penale, qe sipas Kushtetutes eshte nje ligj qe miratohet me vote te cilesuar dhe qe ne hierarkine e normave vjen pas Kushtetutes se Shqiperise, neni 81 i saj.

Ne keto kushte, kemi mendimin se ne kete çeshtje, derisa per te pandehurin e arrestuar ka filluar nje proçedim penal, çdo kerkese dhe vendimmarrje per lirine dhe te drejtat e tij perfshi dhe ato pasurore duhet te mbeshtetet ne dispozitat e K.Pr.Penale.

Neni 208 e ne vazhdim i ketij Kodi dhe dispozita te tjera te tij, nuk parashikojne rregullime te posaçme per ketegori te caktuar te personave te akuzuar per vepra te ndryshme penale, por kane percaktuar rregullat se si veprohet si persa i perket sekuestrimit dhe me pas, konfiskimit, kur rezultojne kushtet qe parashikon ligji ndaj pasurise qe rrjedh apo lidhet me nje krim.

Edhe pse çeshtja penale kishte 6 muaj qe kishte filluar per te pandehurin Xhevdet Troplini dhe ndaj tij po zbatoheshin normat e K.Pr.Penale, sekuestrimi i pasurise se te pandehurit ne kundershtim me keto norma eshte kerkuar te behet me nje ligj te posaçem dhe jo brenda korpusit te dispozitave te cilat udheheqin dhe mbi te cilat bazohet proçedimi penal. Kjo menyre e te vepruarit, te pranuar edhe nga gjykatat, padrejtesisht dhe ne menyre te kunderligjshme e ka vene te pandehurin ne pozite te pabarabarte dhe ne menyre te diskriminuar ne raport me poziten e tij proçedurale dhe te drejtave qe burojne per personin e pandehur.

Ky qendrim shkel parimin themelor mbi te cilin ngrihet proçedimi penal, te sanksionuar ne nenin 1 te K.Pr.Penale. Lenia ne vleresim te organit te akuzes qe ne rastet analoge, per te cilat ka filluar nje çeshtje penale, te kerkoje sekuestrimin e pasurise se te pandehurit apo personit nen hetim qe te aplikoje dispozitat e K.Pr.Penale apo dispozitat e Ligjit nr.9284, date 30.09.2004, mendojme se eshte shume e rrezikshme dhe i hap rrugen nje subjektivizmi me pasoje te drejtperdrejte diskriminimi dhe vendosje ne pozita te pabarabarta te subjekteve te njejta proçedurale, duke shkelur parimin themelor te ndjekjes penale dhe te drejtat dhe lirite proçedurale e Kushtetuese, per personat qe dyshohen te kene kryer vepra penale.

Ligji per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar i vitit 2004, sipas mendimit te gjyqtareve ne pakice, duhet te interpretohet si nje ligj qe aplikohet per personat e dyshuar si pjesemarres ne krimin e organizuar ku futen jo vetem drejtperdrejt ata qe jane pjesemarres ne keto organizata kriminale, por edhe te tjere, qe edhe pse nuk jane drejtperdrejt pjesemarres, kane lidhje te aferta me ta, sikurse jane bashkeshorti, femijet, personat gjini e

Page 146: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

146

krushqi te afert, por edhe personat fizike e juridike pasurite e te cileve zoterohen drejtperdrejt, pjeserisht ose plotesisht nga personat qe dyshohen te kene kryer krim te kesaj natyre.

Sikurse lehtesisht konstatohet ne nenin 3 te ligjit, te titulluar “rrethi i personave te dyshuar”, sekuestrimi i pasurise shtrihet edhe ndaj personave dhe subjekteve te cilet nuk kane kryer vepra qe lidhen me krimin e organizuar, duke treguar keshtu se aplikimi i ketij ligji nuk lidhet me vete proçedimin penal, por eshte jashte tij. Kete qendrim me te drejte mbajne edhe Kolegjet e Bashkuara ne unifikim te praktikes gjyqesore, duke e konsideruar proçedim parandalues dhe autonom me proçedimin penal dhe ate civil.

Ky ligj, duke qene me karakter te forte represiv dhe qe eshte bazuar ne nevojen per te parandaluar dhe luftuar me mire krimin e organizuar, ka efekte te kufizuara ne kohe duke percaktuar afate me te shkurtra sesa ato te K.Pr.Penale per kohen e venies se sekuestros mbi pasurine, por nga ana tjeter, ka lehtesuar mundesine e venies se saj ne raport me dispozitat e K.Pr.Penale. Mendojme se ky eshte edhe shkaku qe ligjvenesi ka kufizuar kohen gjate te ciles pasuria mbahet ne sekuestro. Qe ky ligj nuk lidhet me rastet kur ka nje proçedim penal, e tregon qarte, ndryshe nga sa pranon shumica, neni 27 i tij, ku ne paragrafin e pare percaktohet se masa e sekuestrimit ose konfiskimit mund te vendoset edhe ndaj pasurive te sekuestruara ne nje proçedim penal. A kontrario, duhet kuptuar se ne nje proçedim penal aplikohen dispozita te tjera, K.Pr.Penale dhe vetem ne nje rast ky ligj ben lidhjen me proçedimin penal kur i jep te drejte gjykates qe te vendose sekuestro apo te konfiskoje pasuri mbi te cilat ajo ka disponuar me pare ne proçedimin penal, duke bere keshtu te mundur zbatimin e normave te ketij ligji te lidhura me ato te K.Pr.Penale. Sipas mendimit te pakices, ky eshte i vetmi rast kur keto dy ligje mund aplikohen se bashku ne nje proçedim penal. Pra ne thelb ai eshte nje ligj parandalues, ashtu sikurse ka edhe titullin dhe nuk eshte nje ligj qe shtrihet gjate proçedimit penal.

Pakica ka mendimin se ne eventualitetin qe K.Pr.Penale dhe Ligji nr.9284, date 30.09.2004, aplikohen se bashku, sikurse praktikisht kane vendosur dhe unifikuar praktiken gjyqesore edhe Kolegjet e Bashkuara, duke qene se dispozitat e ketij ligji rendojne dukshem poziten e te pandehurit qe dyshohet te jete pjesemarres ne nje krim te organizuar, duhet vleresuar paraprakisht kushtetueshmeria e ligjit dhe çeshtja i duhej referuar Gjykates Kushtetuese.

Nga ana tjeter, pakica ka mendimin se edhe sikur te pranohet qe te dy keto jane ligje te aplikueshme, por qe ne thelb kane rregullime me diferenca te medha ne raport me lirite dhe te drejtat e te pandehurit, ligji i aplikueshem, jo vetem per shkak te rendesise se tij sipas hierarkise qe percakton neni 81 i Kushtetutes, por edhe per shkak te aplikimit te ligjit favorizues, ben qe K.Pr.Penale te jete ligji i zbatueshem.

Ligji shqiptar nuk eshte nje ligj origjinal. Per hartimin e tij ka sherbyer ligji italian, por situata ligjore dhe kushtetuese mes dy vendeve eshte e ndryshme. Italia, per te gjitha kodet e saj parashikon qe te shoqerohen me ligje aplikues, te cilat shpjegojne dhe zhvillojne me tej dispozita edhe insitute te kodeve, duke i plotesuar ato ne aspekte te caktuara, duke i bere normat e ligjit te barasvlefshme me ato te kodeve. Ne keto kushte, ligjet komplementare, lejohen te vene rregulla te reja ose te detajuara ne raport me kodet, por pa u konsideruar ato kontradiktore me kodin per shkak te diferences se hierarkise se normes juridike.

Ne sistemin ligjore shqiptar, nje gje e tille nuk lejohet nga Kushtetuta. Neqoftese ligjvenesi do te donte te ndryshonte standartet e sekuestrimit dhe konfiskimit te pasurise qe rrjedh nga nje krim per disa vepra penale te renda, siç eshte rrethi i atyre qe rregullon ligji ne shqyrtim, ato duhet te beheshin ne vete K.Pr.P. dhe jo me nje ligj qe miratohet me shumice te thjeshte ne Kuvend. Ne te kundert, nuk mund te ndryshohen apo te vihen norma represive ne

Page 147: GJYKATA E LARTE REPUBLIKES SESHQIPERISEgjl.altirana.com/web/raporti_2007_1_30.pdf · menyre te vecante i ka ngarkuar asaj misionin e njehsimit e ndryshimit te praktikes gjyqesore.

147

raport me ato te kodit, me nje ligj te posaçem. Nese kjo ndodh, prevalon zbatimi i normave te K.Pr.P., si ligj me i larte ne hierarki.

Ne keto kushte, pakica ka mendimin se: Ne rastet kur eshte aplikur Ligji nr.9284, date 30.09.2004 dhe me pas fillon proçedimi penal ndaj personave te akuzuar apo dyshuar per veprat penale per te cilat zbatohet ky ligj, pas ketij momenti, te gjitha veprimet lidhur me sekuestrimin, konfiskimin e prones dhe te drejtat e personit nen hetim, duhet te mbeshteten ne dispozitat e K.Pr.P.

Bazuar mbi kete afirmim, duke konstatuar se si kerkimi, ashtu edhe vendimmarrja per sekuestrimin e pasurise se te pandehurit Xhevdet Troplini eshte bazuar ne zbatim te gabuar te ligjit, kemi mendimin se te dy vendimet gjyqesore duhej te ishin prishur e per pasoje masa e sekuestros mbi pasurine duhej hequr. Organi i akuzes ne çdo kohe, bazuar ne prova se pasuria eshte e lidhur me veprat penale per te cilat i pandehuri Xhevdet Troplini akuzohet, mund te kerkoje venien e masave te sekuestros mbi to, duke i dhene atij mundesi, por edhe te treteve qe preken ne interesat e tyre pasurore, per te kundershtuar dhe kerkuar verifikimin e vendimeve ne gjykatat me te larta.

Artan Hoxha Gani Dizdari Kristaq Ngjela

Besnik Imeraj Agron A. Lamaj Evjeni Sinojmeri