Gjithçka që do të dini për flokun tuaj Speak Science 4 Tabela e përmbajtjes Floku 2 Parafjala...
-
Upload
truonghanh -
Category
Documents
-
view
242 -
download
0
Transcript of Gjithçka që do të dini për flokun tuaj Speak Science 4 Tabela e përmbajtjes Floku 2 Parafjala...
We Speak Science
1
2016
We Speak Science
12/1/2016
Gjithçka që do të dini për flokun tuaj
We Speak Science
2
Floku
We Speak Science
3
Parafjala
Ky punim është i bërë nga Detina Zalli, Argita Zalli, Brisilda Pashaj, Besiana Zekaj, Inva
Mamica për publikun shqiptarë. Në këtë punim ju mund të mësoni në lidhje me problemet që
mund t’iu ndodhin me flokun tuaj, çfarë e dëmton skalpin dhe si trajtohen sëmundjet, fungjet e të
tjera.
E korrigjoi dhe e bëri të gatshme për shtyp Ahmet Murati dhe Besa Emini.
We Speak Science
4
Tabela e përmbajtjes
Floku ............................................................................................................................................... 2
Parafjala ...................................................................................................................................... 3
Tabela e përmbajtjes ................................................................................................................... 4
Flokët .............................................................................................................................................. 6
Rënia e flokëve ............................................................................................................................... 7
Llojet e rënies së flokëve ............................................................................................................ 8
Rënia e flokëve tek fëmijët me kancer .................................................................................. 20
A janë këto arsyet përse flokët tuaj po bien? ................................................................................ 22
Shkaktarët kryesorë që prekin miliona njerëz. .......................................................................... 22
Humbja e lokalizuar e flokëve .................................................................................................. 31
Gjithashtu e njohur si alopecia areata ................................................................................... 31
Rrallimi i flokëve ...................................................................................................................... 32
Gjithashtu e njohur si humbja difuze e flokëve .................................................................... 32
Skalpi i shndritshëm .................................................................................................................. 34
Gjithashtu e njohur si humbja e flokëve me dhëmbëza ........................................................ 34
Rënia e flokëve sipas modelit femëror ...................................................................................... 35
Gjithashtu i njohur si alopecia androgjenike ........................................................................ 35
“Kura e parë” kundër humbjes së flokëve, një zbulim i fundit ................................................. 42
Ilaçet që shkaktojnë rënien e flokëve. ........................................................................................... 46
Trajtimi i rënies së flokëve ....................................................................................................... 49
Sistemi bazë i flokëve në paruke. ............................................................................................. 49
Materialet .............................................................................................................................. 49
Mesh Fabric .......................................................................................................................... 49
Avantazhet: ........................................................................................................................... 50
Disavantazhet: ....................................................................................................................... 50
Polimerët ............................................................................................................................... 50
Avantazhet: ........................................................................................................................... 50
Disavantazhet: ....................................................................................................................... 50
Parukat .................................................................................................................................. 50
Ngjitja e parukës ................................................................................................................... 51
Paruke të ngjitura gjysmë të përhershme .............................................................................. 51
We Speak Science
5
Paruke e përhershme e ngjitur............................................................................................... 51
Ngjitja me kapse ................................................................................................................... 51
Kthimi i flokëve në mënyrë kirurgjikale ............................................................................... 52
Historia e transplantit të flokëve ........................................................................................... 53
Si të kuptojmë më mirë transplantin e flokëve?.................................................................... 54
Ku janë sajtet e mia donatore? .............................................................................................. 55
Ku i vendos kirurgu flokët e mi gjatë transplantit?............................................................... 56
Si ndikon drejtimi në të cilin rriten flokët natyralisht në transplant? ................................... 56
A ka ndonjë rol në transplant ngjyra e flokëve apo lëkurës? ................................................ 56
Çfarë duhet të marrim tjetër në konsideratë lidhur me pamjen vizuale? .............................. 56
Si e vendosin doktorët cila pjesë e kokës do të marrë transplantin e flokëve? ..................... 57
Për sa procedura kam nevojë?............................................................................................... 57
Çfarë duhet të pres gjatë takimi të parë me kirurgun e transplantit të flokëve? ................... 57
Procedura që duhet shmangur ............................................................................................... 57
Procedurat e mëposhtme duhet të shmangen ............................................................................ 58
1. Flap Flokësh.................................................................................................................... 58
2. Graftet lineare ose të drejtë. ............................................................................................ 59
3. Graftet rrethore apo katrore ............................................................................................ 59
4. Reduktimi i skalpit .......................................................................................................... 59
5. Heqja e flokëve ............................................................................................................... 60
6. Zgjeruesit e skalpit .......................................................................................................... 60
Gjetja e kirurgut .................................................................................................................... 60
Kërkimet shkencore për rënien e flokëve ................................................................................. 63
Trajtimet e ardhshme kozmetike ........................................................................................... 64
Trajtimet e ardhshme mjekësore ........................................................................................... 64
Llojet e klonimit .................................................................................................................... 66
Terapia gjenetike ................................................................................................................... 67
We Speak Science
6
Flokët
Flokët kanë rëndësi të madhe në paraqitjen estetike tek meshkujt dhe femrat. Luajnë rol edhe në
bartjen e informatave sensore dhe identifikimin e gjinisë.
Folikulët e flokëve janë të formuar tërësisht në javën e 22 të zhvillimit intrauterin. Në këtë fazë
të zhvillimit në gjithë trupin gjenden 5 milionë folikula të flokëve. Nga këto, 1 milion folikule
gjenden në kokë.
Flokët janë të përberë nga dy struktura të ndryshme: nga rrënja (vetë folikuli), e cila është e
vendosur në brendësi të lëkurës dhe bishti i cili është pjesa që shihet dhe gjendet jashtë lëkurës.
Folikuli është strukturë në formë tuneli dhe gjendet i vendosur në epidermë dhe mund të
vazhdojë deri në dermë. Bishti është pjesa e flokut të cilën ne e shohim dhe përbëhet nga
proteina e quajtur keratinë e cila formon pjesën strukturore të flokut dhe i jep fortësinë.
Floku rritet nga 3-4 mm/ditë. Për dallim nga kafshët tek të cilat rritja e flokëve është sezonale,
tek njerzit flokët rriten në vazhdimësi duke kaluar nëpër këto faza:
1. Faza anagjene, e njohur si faza aktive e rritjes së flokëve është perudha në të cilën
qelizat në rrënjën e flokut ndahen shumë shpejt. Floku rritet 1 cm për 28 ditë, dhe
qëndron në këtë fazë për 2-6 vjet. Flokët që gjenden nën sqetulla, këmbë, qerpikët
dhe vetullat kanë fazën anagjene 30-35 ditë, dhe kjo është arsyeja pse këto flokë nuk
rriten shumë në gjatësi, krahasuar me flokët që gjenden në kokë.
2. Faza katagjene, është fazë kalimtare dhe 3% e gjithë flokëve në trupin tonë në një
moment të caktuar kohorë gjenden në këtë fazë. Kjo fazë zgjat 2-3 javë.
3. Faza telogjene është faza e qetësisë e rritjes së flokëve dhe në këtë fazë gjenden 6-
8% e gjithë flokëve në trupin tonë në një moment të caktuar kohor. Kjo fazë zgjat
100 ditë për flokët që gjenden në kokë, dhe mbi 100 ditë për qerpikë, vetulla, flokët
që gjenden në këmbë, nënsqetulla.
We Speak Science
7
Rënia e flokëve
We Speak Science
8
Llojet e rënies së flokëve
Alopecia është termi i cili përdoret në mjekësi për të përshkruar rënien e flokëve. Ekzistojnë disa
lloje të rënies së flokëve:
1. Efluvium
Është formë e rënies së flokut që prek flokët në faza të ndryshme të rritjes së tyre. Tek ky
çrregullim rrënja e flokut nuk bën rritjen e flokut në mënyrë të vazhdueshme. Në kushte
fiziologjike në tërë kokën 80-90% e flokëve gjenden në fazën e rritjes (fazën aktive), kurse 10-
20% e flokëve gjenden në fazën e qetësisë (telogjene) ku nuk bëhet rritja e flokut. Tek efluvium
këto faza janë të çrregulluara.
Varësisht se cila fazë e rritjes është prekur nga efluvium ky çrregullim ndahet në:
a) Efluviumi telogjen
b) Efluviumi anagjen
Efluviumi telogjen – është çrregullim që paraqitet kur flokët gjenden në fazën telogjene të rritjes
për një kohë më të gjatë se sa në kushte fiziologjike. Efluvium telogjen që paraqitet për një kohë
të shkurtër shkaktohet nga lindja e fëmijës, vaksinimi, dietat jo të shëndetshme, traumat fizike,
pas ndërhyrjeve kirurgjike, marrja e antidepresantëve etj. Efluvium telogjen që paraqitet për një
kohë të gjatë mund të shkaktohet nga sëmundjet kronike si stresi dhe defiçiencat në ushqim.
Shumë dermatolog mendojnë se zvogëlimi i konsumit të mishit të kuq dhe marrja e vazhdueshme
vetëm e pemëve dhe perimeve ndikon që këta pacient të kenë një disbalancë të materive
ushqyese dhe kështu të paraqitet ky çrregullim. Disa dermatolog mendojnë se edhe mungesa e
hekurit, e zinkut, aminoacideve lizine, vitaminave B6 dhe B12 mund të shkaktojnë këtë
sëmundje. Eflivium telogjen mund të paraqitet edhe tek pacientët që vuajnë nga alopecia areata,
çrregullimet e funksionimit të hormoneve të gjëndrës tiroide dhe nga helmimi me toksina të
ndryshme.
Trajtimi i efluvium-it telogjen akut bëhet duke pritur që folikulat e flokëve të kthehen në gjendje
fiziologjike, kurse për efluvium-in telogjen kronik shkaktari etiologjik duhet që të largohet. P.sh.
nëse sëmundja është shkaktuar nga stresi, atëherë duhet të merren masa në trajtimin dhe
eliminimin e tij; nëse pacienti po vuan nga ndonjë defiçiencë e materieve ushqyese që mund të
shihet nga analizat e gjakut, atëherë duhet të bëhet trajtimi i kësaj disbalance; nëse është
shkaktuar nga ndonjë çrregullim në balancim e hormoneve të gjëndrës tiroide atëherë trajtimi
bëhet me marrjen e hormoneve të kësaj gjëndre.
Nëse shkaktari etiologjik nuk mund të identifikohet atëherë dermatologët e trajtojnë efluvium-in
telogjen me monoksid direkt në folikulin e flokut.
We Speak Science
9
Efluvium anagjen – është rënia e flokëve gjatë fazës anagjene të rritjes së flokut. Shihet më
shpesh tek njerëzit që marrin medikamente për trajtimin e kancerit dhe tek njerëzit që kanë
gëlltitur helmet për mbytje të minjve.
2. Alopecia areata
Është sëmundje autoimune e lëkurës e cila shkakton humbje të flokëve në pjesë të lokalizuara të
kokës, fytyrës dhe pjesë të tjera të trupit që kanë qime. Mund të prek meshkujt, femrat dhe
fëmijët. Nëse sëmundja prek të gjithë flokët në kokë dhe si rezultat humbin të gjitha flokët
atëherë sëmundja quhet “alopecia totalis”. Kur prek qimet në të gjithë trupin atëherë quhet
“alopecia universalis”. Shumica e hulumtimeve kanë gjetur se si shkaktar kryesor i shfaqjes së
alopecia areata është stresi. Mirëpo ka edhe faktorë të tjerë që ndihmojnë zhvillimin e saj si
çrregullimet hormonale, alergjitë, viruset dhe inflamacionet e ndryshme.
Ka shumë mënyra të trajtimit mirëpo asnjë prej tyre nuk është plotësisht efektive, dhe ka edhe
pacientë që nuk reagojnë në asnjë prej këtyre trajtimeve. Trajtimi më i shpeshtë bëhet me
përdorimin e kortikosteroideve në formë kremi në vendin ku alopecia areata është shfaqur.
Mënyrë tjetër është injektimi i kortikosteroideve në vendin ku sëmundja shfaqet, mirëpo
kortikosteroidet mund të përdoren edhe në formë tabletash në rastet shumë të rënda.
We Speak Science
10
3. Alopecia cikatrizuese-
Paraqet 3% te të gjitha çrregullimeve që mund të hasim në flokë. Mund të haset në femra dhe
meshkuj të të gjitha moshave. Mund ta hasim në vendin ku kemi bërë drenimin e celulitit, pas
folikuliti pustular, lihenit planopilaris, tek lupusi eritematoz kronik. Dallohet nga alopecia areata,
sepse këtu skajet e alopecisë janë të parregullta.
Diagnoza caktohet me anë të ekzaminimit, por në disa raste indikohet edhe biopsia që të jemi më
të saktë. Biopsia merret në lëkurë të kokës zakonisht me madhësi 2-4mm dhe më pas shikohet
nën mikroskop.
Trajtimi bëhet ose me aplikimin lokal të kortikosteroideve në formë të kremrave në vendin ku
shfaqet sëmundja ose edhe me aplikimin e tyre në formë të injeksioneve. Në disa raste përdoren
edhe antimalarikët dhe isotretinoin.
4. Hipotrihosis kongjenital
Është sëmundje e lëkurës në të cilën nuk ka fare rritje të flokëve. Për dallim nga alopecia areata
në të cilën në fillim ka pasur flokë, tek hipotrihosis kongjenital flokët mungojnë që nga lindja.
Shkaktarë janë çrregullimet gjenetike dhe çrregullimet gjatë zhvillimit embrional. Zakonisht këta
pacientë kanë edhe ngecje mentale.
Ekzistojnë disa forma të Hypotrichosis kongjenital:
a) Aplazia kongjenitale – është anomali që paraqitet gjatë zhvillimit embrional gjatë së
cilës lëkura nuk formohet në mënyrë të rregullt.
b) Alopecia triangulare – është e ngjashme me aplazinë kongjenitale por këtu defektet e
flokëve kanë formë trekëndore.
c) Atrichia kongjenitale – është sëmundje që shkaktohet nga çrregullimet gjenetike.
Këtu pacientët lindin me flokë, por gjatë fëmijërisë së hershme i humbin të gjitha
flokët.
5. Rënia e flokëve nga infeksionet e ndryshme
Shumë inflamacione mund të shkaktojnë rënie të flokëve. Të tilla janë:
a) Defektet në lëkurën e kokës në formë të krimbit – është infeksion fungal dhe nuk ka
të bëjë asgjë me krimbat, vetëm formën si të krimbit. Ky infeksion mund të paraqitet
në çdo vend në lëkurë, por kur prek lëkurën e kokës, atëherë shkakton rënie të
flokëve. Fillon si një papulë që më pas zgjerohet në gjerësi dhe thellësi dhe kështu
prek edhe folikulat e flokëve dhe si rezultat vjen deri te rënia e flokëve. Vendet e
prekura me këtë infeksion janë të skuqura dhe të inflamuara, kruhen dhe mund të
formohen edhe bula. Shkaktarë janë kërpudhat Microsporum audouini, Trichophyton
tonsurans, Trichophyton schoenleinii, Trichophyton megninii, Trichophyton
We Speak Science
11
violaceum, Microsporum gypseum. Nganjëherë ky infeksion largohet vetvetiu dhe
nuk ka nevojë fare për trajtim, mirëpo në rastet e rënda jepet Griseofulvin. Mund të
përdoren edhe antifungal të rinjë si Terbinafine, Itraconazole, dhe Fluconazole.
b) Folikulitis – është inflamacion i lokalizuar i folikuleve të flokëve. Në stadet e
hershme të zhvillimit të folikulitis rrënja e flokut mund të jetë e paprekur, por me
progresimin e sëmundjes atëherë rrënja e flokut dëmtohet dhe floku bie, por ky
proces është kthyeshëm (reversibil).
Trajtimi bëhet me përdorimin e antibiotikëve.
c) Trichomycosis Nodularis – është infeksion i fibrave të flokëve me fungje. Sipas
ngjyrës që kërpudha formon në reaksion me fibrat e flokëve mund të jetë me ngjyrë
të bardhë ose të zezë. Ky infeksion mund të prek flokët e kokës, trupit dhe të
organeve gjenitale.
Trajtimi bëhet me rruarjen e pjesëve ku gjendet infeksioni dhe aplikimin në ato
vende të acidit salicilik ose formaldehidit.
d) Demodex folliculorum – është sëmundje parazitare e shkaktuar nga paraziti
Demodex, që prek lëkurën dhe rrënjët e flokëve duke shkaktuar kështu rënie të
flokëve. Demodex ushqehet me qelizat e vdekura të lëkurës (stratum corneum) dhe
yndyrën e lëkurës. 70% e të rriturve kanë Demodex në lëkuren e tyre si florë normale
e organizmit, mirëpo kur forcat imunitare bien atëherë ky parazit fillon të shumohet
me shpejtësi dhe kjo shkakton që të shfaqet sëmundja.
We Speak Science
12
e) Seborrheic dermatitis – nuk është sëmundje infektuese, por ndonjëherë ndodh që të
përfshihet me infeksion. Është sëmundje që zakonisht prek lëkurën, por ndodh që kur
prek lëkurën e kokës të shkakton rënie të përkohshme të flokëve. Shfaqet në formë të
luspave në kokë, ndonjëherë me lëkurë yndyrore në atë regjion të kokës, lëkurë të
inflamuar e cila kruhet dhe në prekje është e dhimbshme. Është sëmundje
inflamatore, shkaku i së cilës ende nuk dihet, por mendohet se ka origjinë gjenetike
sepse zakonisht paraqitet në popullatat kelte dhe kaukaziane. Mendohet se
shkaktohet si rezultat i funksionit të rritur të gjëndrave yndyrore që janë të lidhura
për folikulin e flokut. Këto gjëndra në këtë sëmundje prodhojnë yndyrë që ka me pak
acide yndyrore dhe më shumë trigliceride dhe kolesterol. Sëmundja mendohet se
nxitet nga hormonet seksuale, kjo e sqaron edhe paraqitjen e sëmundjes gjatë
pubertetit kur nivelet e hormoneve në qarkullimin e gjakut janë më të rritura. Mirëpo
sëmundja është vërejtur edhe tek foshnjat e sapo lindura, tek të cilat i kanë marrë
hormonet seksuale nga prindërit. Edhe sëmundja e Parkinsonit, lëndimet e kokës dhe
infarkti i miokardit janë të shoqëruara me seborrheic dermatitis, dhe stresi dhe lodhja
vetëm sa e keqësojnë sëmundjen.
Sasitë e tepërta të yndyrës shkaktojnë rritjen e baktereve dhe kërpudhave që bëjnë pjesë në florën
normale të lëkurës. Kërpudha Pityrosporon ovale është parë se rritet në mënyrë drastike tek
seborrheic dermatitis. Ky prodhim i shtuar i kërpudhave shkakton më shumë irritim dhe
inflamacion.
Ekzistojnë disa metoda të trajtimit. Metoda fillestare është përdorimi i shampove kundër zbokthit
për të rregulluar proliferimin e lëkurës dhe luspimin e saj. Këta shamponë përmbajnë sulfur,
sulfit të selenit, zink pirithione, katran, acid salicilik, vaj qengji. Disa dermatolog përshkruajnë
edhe antibiotikë për të rregulluar florën normale të lëkurës dhe kështu për të reduktuar
inflamacionin. Inflamacioni mund të kontrollohet edhe me përshkrimin e kremrave
kortikosteroide ose përdorimin e kortikosteroideve në formë të lëngut për fërkim të regjionit ku
shfaqet sëmundja.
We Speak Science
13
6. Defektet në bishtin e flokut
Janë defekte në bishtin e flokut që rezultojnë me rënie të flokëve dhe shkaktohen nga faktorët
gjenetikë.
a) Sindromi e shthurjes së fazës anagjene të zhvillimit të flokut – këtu kemi shthurje të
flokëve të cilat gjenden në lëkurën e kokës, dhe si rezultat këto flokë bien lehtë nga
koka. Kjo sëmundje zbulohet herët në fëmijëri, dhe zakonisht prek më shumë femrat
sesa meshkujt. Flokët e këtyre pacienteve zakonisht nuk rriten kurrë, dhe shumë
rrallë iu duhet të presin flokët e tyre, iu shihet lëkura e flokëve për shkak të mungesës
së flokëve. Flokët që gjenden në kokë nuk rriten shumë në gjatësi dhe është shumë e
vështirë për tu krehur dhe stilizuar. Më së shpeshti preken fëmijët biond në moshat 2-
5 vjeç, por nga kjo sëmundje mund të preket kushdo. Ende nuk dihet se pse bishti i
flokut në këtë sëmundje është i shthurur, mirëpo edhe rrënja e flokut këtu nuk është e
formuar tërësisht, dhe si rezultat rrënja dhe bishti i flokut nuk komunikojnë tërësisht
dhe prandaj kemi shfaqjen e sëmundjes. Mendohet se ky çrregullim ka prejardhje
gjenetike, por ka edhe raste që nuk kanë pasur baza gjenetike. Ende nuk dihet ndonjë
mënyrë e trajtimit.
b) Alopecia që shkaktohet me tërheqjen e flokëve dhe trikotilomania – alopecia që
shkaktohet me tërheqjen e flokëve rezulton nga tërheqja, shtrëngimi shumë i madh i
flokëve gjatë kapjes dhe çdo gjë tjetër që i tërheq tej mase rrënjët e flokëve. Nëse
këto shprehi vazhdojnë për një periudhe të gjatë kohore mund të shkaktojnë rënien e
përhershme të flokëve. Trikotilomania është sëmundje që shkaktohet nga shkulja e
flokëve pa kontroll tek njerëzit shumë të stresuar, ku vet pacienti shkul flokët e veta.
Pacientët më shpesh shkulin flokët që gjenden në kokë, por mund të ndodh që të
shkulin edhe qerpikët, vetullat, qimet pubike ose çdo regjion tjetër ku ka qime. Ende
ka shumë mëdyshje nëse trikotilomania është thjesht një sjellje jo fort e mirë apo
çrregullim psikologjik. Sidoqoftë shumica e njerëzve që bëjnë një gjë të tillë nuk janë
të vetëdijshëm që e bëjnë, dhe edhe kur dikush ua tërheq vëmendjen është shumë
vështirë për ta që të ndërpresin. Disa prej tyre pasi i shkulin flokët edhe i hanë dhe ky
çrregullim quhet trikofagia. Kjo është një gjendje shumë serioze dhe pacientet e tillë
duhet të lajmërohen menjëherë tek mjeku sepse nëse vazhdon për një kohë të gjatë
mund të vjen deri te grumbullimi i këtyre qimeve në lukth dhe si rezultat formohet
një top prej qimesh që mund të irritojë lukthin dhe të sjellë deri tek ulceracionet e në
disa raste edhe vdekje. Trajtimi i trikotilomanise është shumë i vështirë dhe kërkon
këshillimin e shumë dermatologëve dhe psikologëve mes vete.
c) Moniletrix – është çrregullim autosomal dominant ku bishtat e flokët janë shumë më
të hollë se normalisht. Kështu rrënja e flokut dobësohet dhe këta pacient kanë rënie
shumë të madhe të flokëve. Zakonisht kanë rënie të flokëve në regjionin e pasmë të
kokës dhe qafës, por sëmundja mund të prek çdo regjion të trupit ku ka qime. Më
shpesh paraqitet tek fëmijët dhe mosha rinore, por mund të prek të gjithë moshat e
tjera. Sëmundja ka bazë trashëguese, pra përcillet nga një gjeneratë në tjetrën, por në
zhvillimin e saj luan rol edhe stina, ku në stinën e dimrit keqësohet shumë sëmundja,
We Speak Science
14
kurse në verë përmirësohet. Sëmundja përmirësohet vetvetiu me kalimin e kohës, por
pacientët zakonisht gjatë gjithë jetës vuajnë nga ajo.
d) Përpunimi i tepërt i flokëve dhe flokët me flluska – Përpunimi i tepërt i flokëve është
shkaktari kryesor i dëmtimit të flokëve. Gjatë përdorimit të proceseve kimike si
drejtimit të flokëve, zbardhimit, ngjyrosjes së tyre gjithmonë ndodh dëmtimi i
flokëve. Nëse këto procedura përdoren shumë shpesh mund të shkaktojnë dëmtime të
pakthyeshme në flokë. Sa më të dëmtuara që të jenë flokët, aq më të brishta dhe më
lehtë thyhen. Edhe proceset fizike mund të dëmtojnë flokun, të tilla si krehja e
tepruar e flokëve dhe përdorimi i stileve të flokëve që bëjnë tërheqjen e tepërt të
flokëve, përdorimi i shpeshtë i tharëses së flokëve. Kur ne pastrojmë flokët një sasi e
ujit hyn në brendi të bishtit të flokut që të mbajë flokun të shëndoshë (të hidratuar).
Mirëpo kur ne përdorim tharësen e flokëve atëherë kjo sasi e ujit do të avullon dhe si
pasojë kemi tharje të flokëve dhe zhvillimin e flluskave në bishtin e flokut. Këto
flluska e bëjnë flokun më të thyeshëm. Dëmtimi do të jetë edhe më i madh nëse
dëmtimet kimike dhe fizike të flokëve kombinohen së bashku. Trajtimi i këtyre
probleme është shumë i vështirë dhe mënyra më e mirë bëhet me prerjen e flokëve të
dëmtuar. Mos përdorni kimikate në flokë që dëmtojnë flokun, dhe trajtoni me butësi
flokun.
e) Trichorrhexis nodosa – është çrregullim në ndërtimin e bishtit të flokëve ku në flokë
kemi disa zona me trashje të flokut dhe në disa vende hollim të flokut duke marrë
formë nyjore bishti i flokëve. Shkaktarët mund të jenë të lindur (gjenetik) ose të
fituar.
Shkaktarët gjenetik janë shumë të rrallë por ndodh që disa njerëz të lindin me dëmtime në
ndërtimin e bishtit të flokut. Kjo formë paraqitet që në fëmijëri të hershme dhe e gjithë familja ka
këtë çrregullim.
Mirëpo ky çrregullim paraqitet edhe tek pacientet me sëmundje metabolike siç janë çrregullimet
në metabolizmin e uresë, çrregullimet në metabolizmin e bakrit dhe zinkut, çrregullimet në
përfshirjen e cisteinës dhe sulfurit në bishtin e flokut. Trichorrhexis nodosa e fituar zhvillohet
nga stilizimi i tepërt i flokëve dhe përpunimi i tepërt i tyre. Krehja e tepërt e flokëve dhe tërheqja
e tepërt e flokëve gjatë stilizimeve i dobëson shumë flokët sepse vendos peshë shumë të madhe
mbi to, pastaj larja e tepërt e flokëve, ngjyrosja e tyre mund të bëjë largimin e rrënjës së flokut
nga vendi i tyre.
We Speak Science
15
Trajtimi varet nga shkaktari i sëmundjes. Kur trichorrhexis nodosa (kjo sëmundje shkaktohet nga
faktorët gjenetike dhe jo gjenetik) rrjedh si pasojë e faktorëve gjenetik, duhet fokusuar vetëm në
folikulin (rrënjën) e flokut dhe ruajtjen e tij sepse folikuli është i shëndoshë. Kur trichorrhexis
rrjedh si pasojë e faktorëve jo gjenetik, duhet punuar në mënjanimin e faktorëve që po dëmtojnë
flokun.
Humbja e flokëve tek meshkujt
Quhet edhe alopecia androgjenë dhe përfshin 95% të rasteve të rrënjës së flokëve tek meshkujt.
Shkaktohet nga përdorimi i ilaçeve të ndryshme, si pasojë e disa sëmundjeve, nga stresi, por
shumica e rasteve ka prejardhje gjenetike. Meshkujt që kanë humbje të flokëve nga shkaktarët
gjenetik trashëgojnë folikule të flokëve që janë të ndjeshme në dihidrotestosterone (DHT).
Folikulet e flokëve që janë të ndjeshme në DHT kanë të zvogëluar jetëgjatësinë e tyre, dhe
kështu këto folikule ndalin prodhimin e flokut. Folikulet e flokëve në pjesën e përparme të kokës
janë më të ndjeshme në DHT prandaj meshkujt zakonisht kanë rënie të flokëve më shpesh në
këtë regjion.
DHT është derivat i testosteronit. Testosteroni shndërrohet në DHT me anë të enzimës tipi II 5-
alfa-reduktaza. Kjo enzime gjendet në gjëndrat yndyrore të folikuleve të flokëve. Mekanizmi i
rënies së flokëve i shkaktuar nga DHT ende nuk dihet saktësisht, mirëpo studimet e fundit
sugjerojnë se DHT i tkurr folikulet e flokëve dhe se kur largohet veprimi i DHT në folikule të
flokëve, atëherë flokët rriten sërish.
Diagnoza arrihet me ekzaminim të kokës ku me sy mund të shihet rënia e flokëve në regjionin e
përparmë të kokës, bashkë me anamnezë të detajuar. Në regjionin pa flokë duhet të bëhet
ekzaminimi i detajuar me një aparat zmadhues që quhet densitometër.
Në raste më të detajuara për diagnostikim merret biopsi e lëkurës në regjionin ku kanë rënë
flokët. Kjo analizë bëhet në rastet kur dyshohet për ndonjë helmim, zakonisht me arsen, sepse
këto helmime shkaktojnë rënie të flokëve.
Trajtimi përfshin përdorimin e inhibitorëve të 5-alfa-reduktazës, përkatësisht barnat e grupit të
finasteride, i cili ne treg mund të gjendet me emrin Propecia. Mundësi të tjera përfshijnë
përdorimin e metodave kirurgjike për të zëvendësuar flokët në regjionin ku ato mungojnë.
We Speak Science
16
Shkalla Norwood e rënies së flokëve:
Rënia e flokëve tek femrat
Edhe pse njerëzit në përgjithësi mendojnë se vetëm meshkujt vuajnë nga rënia e flokëve, kjo nuk
është e vërtetë sepse edhe femrat vuajnë nga ky çrregullim. Humbja e flokëve mund të jetë:
kohëshkurtër dhe e zgjatur. Humbja kohëshkurtër e flokëve është shumë lehtë për tu mjekuar
nëse zbulohet shkaktari, ndërkaq gjërat komplikohen kur etiologjia është e panjohur. Nëse
etiologjia e saj nuk dihet, humbja e zgjatur e flokëve mund te zgjatet për shkak të pamundësisë së
caktimit të diagnozës.
Rënie të flokëve për një periudhë të shkurtër kohore mund të shkaktojë stresi, shtatzënia, marrja
e disa ilaçeve që si efekte anësore kanë rënie të flokëve.
Rënie të flokëve për një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojnë disa sëmundje të ndryshme,
marrja e disa substancave siç janë hormonet, ilaçet të cilat interferojnë në fazat e ndryshme të
zhvillimit të flokëve etj.
We Speak Science
17
Shkaktarët më të shpeshtë të rënies së flokëve tek femrat janë:
a) Alopecia androgjene – karakterizohet me rrallim të flokëve që gjenden në kokë tek
femrat. Tek meshkujt kjo sëmundje paraqitet me rënie të flokëve më shumë në pjesën
e përparme të kokës dhe jo me rrallim të të gjitha flokëve në kokë. Disa femra kanë
të dy format e sëmundjes, por këto raste janë më të rralla. Shkaktarë i këtij
çrregullimi është testosteroni i cili tek femrat gjendet vetëm në gjurmë. Shkaktarë të
tjerë janë cistet e ovareve dhe marrja e sasive të larta të tabletave kontraceptive, por
ka raste kur rrënja e flokëve mund të ndodh edhe gjatë periudhave fiziologjike si
gjatë shtatzënisë dhe në menopauzë.
b) Telogjen efluvium – Kjo ndodh kur ne kalojmë nëpër ndonjë ngjarje traumatike si
lindja e fëmijës, keq ushqyeshmëria, infeksion të rëndë, ndonjë operacion kirurgjik të
rëndë. Në këtë rast, 90% e flokëve tonë që gjenden në fazën anagjene (të rritjes) dhe
katagjene kalojnë në fazën telogjene të zhvillimi të flokut. Sëmundja paraqitet
zakonisht 6 javë deri në 3 muaj pas ngjarjes traumatike.
c) Anagjen efluvium – shfaqet pas ndonjë dëmtimi mitotik apo metabolik të folikulit të
flokut. Zakonisht ndodh pas kemoterapisë. Meqenëse kemoterapia i mbyt qelizat që
ndahen me shpejtësi të madhe në trup, atëherë kjo prek edhe fazën anagjene të
folikulit të flokut duke e çrregulluar këtë fazë dhe si rezultat ndodh rënia e flokëve.
d) Alopecia si rezultat i tërheqjes së flokëve – shkaktohet nga traumat lokale në flokët e
kokës e cila paraqitet si rezultat i tërheqjes së madhe tek stilizimet e flokëve. Nëse
shprehia ndalet atëherë flokët mund të rriten sërish.
Diagnostikimi i rënies së flokëve tek femrat arrihet me anë të:
* Testeve diagnostikuese:
- nivelet e hormoneve në gjak (DHEA-dehidroepiandrosterone, testosteron,
androstenedione, prolaktin, hormoni stimulues folikular, hormoni leutinizues)
- sasia e hekurit në serumin e gjakut
- aftësia lidhëse e hekurit (TIBC- Total Iron Binding Capacity)
- prania e hormoneve të gjëndrës tiroide në gjak (T3, T4, TSH)
- VDRL (test për diagnostikimin e siflisit)
- numërimin e elementeve të gjakut në gjak (CDC- Complete Blood Count)
* Biopsia e lëkurës së kokës - merret një pjesë e vogël e lëkurës së kokës ku ka pasur flokë,
zakonisht me diametër 4mm dhe shikohet nën mikroskop për të zbuluar shkaktarin e
rënies së flokëve
* Tërheqja e flokëve – ky test realizohet ashtu që merret një pjesë e flokëve dhe tërhiqet.
Pas tërheqjes normalisht mund të bien vetëm 2-3 fije floku që është një gjendje normale.
We Speak Science
18
Nëse gjatë tërheqjes na bien më shumë flokë atëherë kemi të bëjmë me ndonjë sëmundje
që po shkakton rënie të flokëve.
* Densitometri – është pajisje që përdoret për të diagnostikimin e rënies së flokëve.
Trajtimi i rënies së flokëve tek femrat bëhet me:
* Aplikim lokal të Minoxidil 2% - minoxidil së pari është përdorur për trajtim të shtypjes
së lartë (si antihipertensiv), dhe është parë se si efekt anësor kishte rritjen e flokëve, dhe
tani ka filluar të përdoret për trajtim të rënies së flokëve tek femrat. Tek meshkujt nuk e
ka të njëjtin efekt si tek femrat prandaj nuk përdoret. Aplikohet lokalisht në vendin ku ka
rënie të flokëve në përqendrim 2%.
* Aldaktone / Spironolaktone – Spironolaktone është sinonim i ilaçit Aldaktone. I takon
grupit te ilaçeve të grupit të diuretikeve (që largojnë ujin nga organizmi). Diuretikët
përdoren për të larguar sasinë e tepërt të ujit nga trupi me ruajtje të kaliumit. Diuretikët
përdoren për të trajtuar edhe hipertensionin, edemet, defiçiencën e kaliumit, dhe
hiperaldosteronizmin (çrregullim hormonal). Spironolaktone përdoret për trajtim të rënies
së flokëve për shkak të dy efekteve të tij: ngadalëson prodhimin e testosteronit në
gjëndrat mbiveshkore dhe ovare si dhe pengon veprimin e testosteronit në organizëm
duke bllokuar lidhjen e tij për receptorë.
* Tagamet / Cimetidine – Cimetidine është shitur nën emrin e kompanisë Tagamet prandaj
sot edhe mund të përdoren si sinonime këto dy emra. I takojnë grupit të ilaçeve bllokatorë
të histaminës dhe përdoren zakonisht për trajtimin e ulcerave të lukthit. Por ky ilaç
përdoret edhe për trajtimin e rënies së flokëve tek femrat sepse ka treguar efekt në
pengimin e lidhjes se dihidrotestosteronit për receptorët e tij në rrënjët e flokëve. Përdoret
edhe për trajtimin e hirsuitizmit (rritjen e qimeve tek femrat në çdo pjesë të trupit). Por,
Cimetidine nuk duhet të përdoret për trajtimin e rënies së flokëve tek meshkujt sepse
mund të shkaktojë feminizëm si efekt anësor.
* Ciproterone acetati – bllokon lidhjen e DHT (dehidrotestosterone) për receptorët e tij.
* Estrogjen/Progesterone – përdoren për trajtim të rënies së flokëve në formë të kremrave
që aplikohet në mënyrë lokale ose përdoren në formë tabletash.
* Kontraceptiv oral – duhet pasur kujdes duhanpirëset sepse nëse përdorin edhe
kontraceptiv oral ato kanë rrezik të lartë për të zhvilluar koagulo gjaku që mund të
përfundojë me fatalitet.
* Nizoral/Ketokonazole – zakonisht përdoret si antifungal për trajtimin e infeksioneve me
kërpudha. Por, hulumtimet e fundit kanë treguar se ka edhe efekt në zvogëlimin e
We Speak Science
19
prodhimit të testosteronit tek meshkujt dhe femrat dhe prandaj përdoret edhe për trajtimin
e rënies së flokëve tek femrat.
* Propecia/Proscar – ku ilaç nuk e shkatërron enzimën 5-alfa reduktazë dhe si pasojë edhe
DHT.
* Ciproterone acetati dhe etiniloestradioli – këto dy barëra gjenden së bashku në përbërje të
një tablete që vepron duke bllokuar veprimin e hormoneve mashkullore.
Shkalla e rënies së flokëve sipas paraqitjes klinike:
Rënia e flokëve tek fëmijët
Paraqet 3% e të gjitha sëmundjeve tek fëmijët. Disa nga sëmundjet që shkaktojnë rënie të flokëve
tek fëmijët janë:
a) Tinea capitis (defektet në lëkurën e kokës në formë të krimbit)
b) Alopecia areata
c) Trauma
d) Efluviumi telogen
We Speak Science
20
Rënia e flokëve tek fëmijët e prekur me sëmundje malinje
Zakonisht shkaktohet gjatë përdorimit te ilaçeve kemoterapeutike që përdorën për trajtimin e
kancerit. Kemoterapeutikët mbysin qelizat që ndahen shpejt, duke shkatërruar kështu edhe
qelizat në folikulet e flokëve dhe duke shkaktuar rënien e tyre. Shumicës së pacienteve flokët iu
rriten disa muaj pas ndërprerjes së kemoterapisë.
Trajtimi përfshin disa hapa:
- Njoftoni mësuesin e fëmijës se çfarë po përjeton fëmija, në mënyrë që ai pastaj të njoftoj
klasën dhe reagimi i klasës të jetë më i mirë ndaj fëmijës
- Kur flokët fillojnë të bien pastrojini më rrallë dhe më shumë butësi
- Nëse fëmija juaj më parë ka ngjyrosur flokët, kjo duhet ndërprerë sa më shpejt sepse
shkakton dëmtime të mëtejme të flokëve
- Mos përdorni drejtues të flokëve, tharëse flokësh dhe mjete të tjera që dëmtojnë flokët
- Qëndroni larg diellit ose mbuloni kokën e fëmijës me kapelë ose diçka tjetër sepse kjo do
të dëmtoj më shumë lëkurën tashmë të acaruar të fëmijës
- Pyesni fëmijën tuaj për mundësinë e bartjes së parukës, nëse ajo e bën të ndihet më i
sigurt
- Diskutoni me fëmijën edhe nëse dëshiron të bart kapele ose ndonjë formë tjetër të
veshjeve të kokës
Vaji i kastorit dhe efektet e tij
Vaji i kastorit ka shumë efekte pozitive në shumë sëmundje duke përfshirë këtu edhe efektet e tij
në flokë dhe lëkurë. Ky vaj është i pasur me proteina, minerale, vitamine E, ka veti antifungale
dhe antibakteriale. Acidet yndyrore omega 9 që gjenden në vajin e kastorit ushqejnë folikulin e
flokut duke stimuluar kështu rritjen e qerpikëve, flokëve dhe vetullave. Për të realizuar këtë
duhet që të fërkoni kokën me disa pika nga vaji i kastorit, dhe kjo do të mundësojë që vaji të hyjë
në pore dhe folikule të flokëve.
Vaji i kastorit është i pasur edhe me trigliceride të yndyrave të pangopura, ku falë këtij përbërësi
ky vaj ka veti që të përtërij vendet e dëmtuara të lëkurës ose flokëve ku aplikohet. Acidi rinoleik
që gjendet në vajin e kastorit ka veti antifungale dhe lufton infeksionet bakteriale.
Vaji i kastorit shquhet për vetitë antiinflamatore dhe kështu përdoret për të ndihmuar tretjen dhe
për të parandaluar infeksionet në zorrë.
Vaji i kastorit ndihmon edhe në:
- qarkullimin e limfës në organizëm
- lehtëson kokëdhimbjen
- trajton infeksionet në lëkurë
- parandalon shfaqjen e akneve dhe papulave tjera
- zvogëlon dhimbjen që shkaktohet nga djegiet e diellit
- trajton infeksionet në traktin gastrointestinal
We Speak Science
21
- përdoret gjatë dhimbjeve menstruale sepse relakson muskujt dhe kështu zvogëlon
dhimbjen
- trajton infeksionet fungale në këmbë
- parandalon paraqitjen e zbokthit dhe përdorët edhe për trajtimin e pacientëve që kanë
probleme me zbokth
Përgatitja e pastave me vaj kastori:
* Kjo pastë përdoret tek problemet me traktin gastrointestinal, infeksionet e zorrëve,
dhimbjet menstruale, gurët në veshka, tumoret fibroide, nyejt e ënjtur dhe ulcerat e
ovareve. Derdhim vaj kastori në një gazë dhe e vendosim në lëkurë. Për të rritur efektin e
saj vendosim një shishe me ujë të nxehtë mbi gazë dhe e lejmë kështu një orë. Këtë
procedurë duhet përsëritur tre herë në javë për të shëruar tërësisht sëmundjen.
* Pastën tjetër e përgatisim për të shpejtuar rritjen e qerpikëve dhe vetullave. Në këtë rast
duhet përzier 15 pika lëng hudhre, 20ml pantenol, dhe 30ml vaj kastori. Këtë përzierje
duhet aplikuar vazhdimisht në qerpik dhe vetulla.
Punuar nga: Besiana Zekaj (Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë)
We Speak Science
22
A janë këto arsyet përse flokët tuaj po bien?
Shkaktarët kryesorë që prekin miliona njerëz.
Çdo ditë na bien rreth 100 flokë në ditë - shumica si pasojë e larjes apo krehjes së flokëve
Miliona vuajnë nga humbja e tepërt e flokëve ose problemet autoimune, alopecia
Nëse po ju bien flokët më tepër se zakonisht mund të jetë një problem me ciklin e flokëve
Ekspertët ofrojnë këshillat më të fundit se cilët janë hapat që ju duhet të ndiqni
Nuk ka asgjë të pazakontë të humbasësh flokë - ne të gjithë humbasim një mesatare prej 100
qime në ditë. Shumica e këtyre, rreth 80 për qind, bien gjatë larjes ose krehjes së flokëve tuaj;
pjesa tjetër thjesht do të largohen gjatë gjithë ditës.
Kjo nuk do të ndikojë në pamjen e përgjithshme të flokët tuaj, sepse ajo është vetëm një
përqindje e vogël e qimeve mbi kokën tuaj - si të rritur, ne fillojmë me deri në 150,000 fije floku.
E rëndësishmja, më shumë qime janë në rritje sesa në rënie.
Megjithatë, miliona individë vuajnë nga humbja e tepruar e flokëve, ose alopecia, ku ata i
humbasin flokët më shpejt sesa shkalla e zëvendësimit të tyre.
Ndonjëherë humbja e flokëve është e parandalueshme ose e rikthyeshme. Në raste të tjera, mund
të jetë e përhershme. Në shumicën e rasteve, rezultati përfundimtar është më i mirë kur gjendja
diagnostikohet herët dhe trajtimi fillon.
Stadet e ndryshme të rënies së flokëve
We Speak Science
23
Ne do të shpjegojmë kur ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, si dhe atë që ju duhet dhe nuk
duhet të bëni nëse flokët tuaj po bien.
Hapi i parë është të mësoni se cili mund të jetë shkaku i rënies së flokëve.
Rënia e flokëve në të gjithë kokën
Humbja e flokëve zakonisht shkaktohet nga probleme me ciklin natyral të flokëve, por ai
gjithashtu mund të jetë i lidhur me shëndetin tuaj kokës.
Në çdo kohë, rreth 90% e qimeve në kokën tuaj janë në fazën e rritjes dhe afërsisht 5 deri në 9
përqind janë në fazën e qetësisë. Pjesa e mbetur janë ato që humbasin.
Megjithatë, disa faktorë mund të shkurtojnë ciklin e rritjes dhe të zhvendosin flokët para kohe në
fazën e rënies. Kjo njihet si efluvium telogjen dhe duket të jetë më shumë i zakonshëm te gratë.
Shkaqet e mundshme: Një mangësi
në vitamina dhe minerale, të tilla si
vitamina D, vitamina B12 ose
hekuri, mund të çojë në këtë lloj
humbje të flokëve, thotë Dr Vicky
Jolliffe, një dermatolog konsulent në
spitalin e Londrës Mbretërore dhe
një specialist i alopecisë. Stërvitja e
tepërt, dietat, sëmundjet dhe
kirurgjia gjithë mund të zvogëlojnë
furnizimin me këto lëndë ushqyese
të nevojshme për rritjen e flokëve.
Stresi mund të shkaktojë humbjen e
flokëve. Dr Martin Wade, një
dermatolog konsulent në lëkurë në
Klinikën e flokëve dhe të lëkurës në
Londër, shpjegon: "Faza e rritjes mund të zhvendoset në fazën e humbjes nga një ngjarje që e
nxit këtë event.
"Tre muaj më vonë, flokët fillon të bien. Tre muaj pas kësaj, ato normalisht rimëkëmben."
Effluvium telogen mund të shkaktohet nga probleme me lëkurën e kokës (lexo më poshtë).
Effluvium telogen
Rënia e papritur e përgjithshme e flokëve mund të lidhet me gjendjet mjekësore, të tilla si një
tiroide hipoaktive - kjo ngadalëson përtëritjen normale të qelizave, duke përfshirë edhe qelizat e
We Speak Science
24
flokëve. Sindromi e ovares plocistike (PCOS), ku cistet e formuar në vezore që ndikojnë në
nivelet e hormoneve mashkullore qarkulluese të një gruaje, mund të çojnë në rënien e
përgjithshme të flokëve. Gjithashtu barna të caktuara, të tilla si anti-depresantët dhe roaccu-Tane,
e rekomanduar për aknet e fytyrës, mund të shkaktojnë humbjen e flokëve.
Si të veprohet: Pasi të keni identifikuar shkakun, problemi zakonisht mund të korrigjohet dhe
cikli i flokëve duhet të normalizohet brenda gjashtë muajve deri në një vit, thotë Dr Jolliffe. Ajo
pohon se ndërsa është joshëse të provoni menjëherë një 'suplement për rritjen e flokëve', ju
patjetër duhet të bëni një vizitë të mjeku juaj për të përjashtuar ndonjë gjë serioze, të tilla si një
problem me tiroiden ose sindromën policistike të vezores.
Megjithatë, nuk është gjithmonë e mundur të gjesh një shkak dhe një zgjidhje të përshtatshme
Rënia e flokëve në formë pullash ose rënia totale e tyre
Rënie e flokëve në formë të pullave mbi lëkurën e kokës (ose në të gjithë trupin) njihet si
alopecia areata. Ky është një problem auto-imun ku sistemi imunitar sulmon folikujt e flokëve,
duke shkaktuar inflamacion dhe ndërprerjes së ciklit normal të rritjes së flokëve.
Lëkura në këto pulla duket normale (ndryshe nga skalpi i irrituar), edhe pse disa pacientë
raportojnë një ndjesi shpimi gjilpërash. Alopecia areata ndikon deri në 2 për qind e të rriturve,
zakonisht ata të moshës 15 deri në 29.
Me alopecia areata difuze, flokët humbasin në të gjithë kokën, e cila është dhe arsyeja pse
ngatërrohet shpesh me telogen effluvium, por kjo krijon më shumë pulla. Në disa raste, preket e
gjithë lëkura e kokës (alopecia totale) dhe ndonjëherë edhe i gjithë trupi (alopecia universale).
Shkaqet e mundshme: Këto forma të humbjes së flokëve mendohet që të ketë një bazë
gjenetike dhe 20 për qind e të prekurve kanë një histori familjare. Lidhet edhe me kushtet e tjera
të auto-imune, të tilla si ekzema dhe dermatiti.
Çfarë duhet bërë: Trajtimi më i zakonshëm është receta me steroide që aplikohen në lëkurën e
kokës, me anë të injektimit ose ndonjëherë merren nga goja. Këta qetësues të inflamacionit janë
efektive në rreth 70 përqind të rasteve.
Një tjetër alternativë është imunoterapia, ku një lëndë kimike aplikohet në lëkurën e kokës për të
krijuar një reaksion irritues, që vendosin folikujt sërish në funksion.
Megjithatë, NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani) vlerëson më pak se gjysma e atyre
që trajtohen me këtë lloj terapie do të shohin rezultate të vlefshme, kështu që nuk është gjerësisht
e disponueshme.
Dr. Wade thotë se një zgjidhje aktuale është ajo që përmban minoxidil (në dispozicion pa recetë
ose me recetë) mund të ndihmojë për të stimuluar rritjen e flokëve.
We Speak Science
25
Humbja e flokëve sipas modelit gjinor
Humbja e flokëve sipas modelit gjinor është lloji më i zakonshëm. Gjysma e të gjithë meshkujve
preken nga mosha 50 vjeç e sipër, me rreth një të tretën e femrave kaukaziane të prekura, sipas
një studimi në Revistën Britanike të Dermatologjisë.
Te burrat, flokët fillojnë të zvogëlohen në volum në pjesën e kurorës dhe të tëmthave duke lënë
flokë në pjesën e pasme dhe në anët e kokës. Te gratë, flokët bien në majë të kokës dhe në kurorë
dhe zakonisht fillon me një zgjerim përreth këtyre pjesëve.
Rënia e flokëve sipas modeleve gjinore shkaktohet nga ngushtimi i folikujve të flokëve, deri sa
në fund ato ndalojnë së funksionuari.
Shkaqet e mundshme: Problemi mendohet të jetë pjesërisht i lidhur me dihidrotestosteronin
(DHT), një formë më e fuqishme e hormonit testosteron. Kjo nuk do të thotë që ju keni nivele të
larta të DHT, por ju mund të jeni më i ndjeshëm ndaj tij. Ndërkohë që mund të jetë një bazë
gjenetike si shkak i mundshëm ka raste të rënies së flokëve sipas këtij modeli pa histori familjare
të mëparshme.
Shumë gra pësojnë humbje të flokëve në menopauzë, për shkak të rënies të hormoneve femërore
të estrogjenit dhe progesteronit. Kjo lejon që hormonet mashkullore, të tilla si DHT, të
dominojnë më shumë, thotë Dr. Jolliffe Modeli femëror i humbjes së flokëve mund të jetë i
lidhur edhe me sindromën policistik të vezoreve.
Humbja e përhershme e flokëve mund të shkaktohet si një komplikacion i një tjetër gjendjeje, të
tillë si infeksionet fungale.
Kjo lloj humbjeje mund të ndodhë gjithashtu edhe kur fijet e flokëve tërhiqen nga folikujt, të tilla
si nëpërmjet mbajtjes së lidhëseve të flokëve të shtrënguar ose përdorimi i flokëve shtesë (e
njohur si alopecia nga tërheqja).
Çfarë duhet bërë: Ka dy barna kryesore, Finasteride dhe Minoxidil, që mund të ndihmojnë me
modelin gjinor të humbjes së flokëve. "Finasteride vendos frenat në humbjen e flokëve dhe
parandalon avancimin, ndërkohë që minoxidili përmirëson atë që ka mbetur, thotë Dr Jolliffe.
"Unë shpesh i përdor të dy së bashku."
Finasteride është një bar që merret me recetë, shpesh i shitur nën emrin e markës Propecia. Që ta
merrni atë, ju duhet të vizitoheni te një dermatolog i cili është i specializuar në humbjen e
flokëve (trikologët nuk mund të përshkruajnë atë). Ju gjithashtu mund ta merrni atë nga një
farmaci online.
We Speak Science
26
Rezultatet nga përdorimi i Finasteride
Ajo bllokon konvertimin e testosteronit në DHT, por është e licencuar vetëm për burrat, pasi
ekziston rreziku i defekteve të lindjes (ajo mund të përdoret për gratë të cilët nuk do të lindin
fëmijë).
"Kjo nuk do t’i japë dikujt me një rënie masive të flokëve një kokë plot me flokë, por ajo mund
të çojë në përmirësime modeste", thotë Profesor Andrew Messenger, një dermatolog konsulent i
cili është i specializuar në çrregullimet e flokëve në Spitalin Mbretëror të Hallammshire në
Sheffield.
Sa më shpejt që ju të filloni ta përdorni atë, aq më i madh do të jetë përfitimi, sepse përtej një
pike të caktuar folikujt nuk mund të shpëtohen.
Barit mund t’i duhet deri në dy vite për të arritur përgjigje maksimale, thotë profesori Messenger.
Ndërsa nga ana tjetër nëse ju nuk e merrni më, do të filloni t’i humbni flokët përsëri.
Efektet anësore përfshijnë libido të ulët, disfunksion erektil dhe probleme me ejakulimin, por
efekte janë parë në më pak se 1% e meshkujve, thotë NHS. Ka pasur deklarata se në disa raste
këto efekte vazhdojnë edhe pas ndalimit të përdorimit të barit. Megjithatë, një shqyrtim i
autoriteteve përkatëse ka sugjeruar se nuk ka dëshmi për këtë.
Minoxidil, e cila është në dispozicion edhe pa recetë, duket të funksionojë duke zgjeruar folikujt
e flokëve, duke rezultuar në një fije floku më të trashë dhe zgjat gjithashtu fazën e rritjes së ciklit
të flokëve, duke rezultuar në qime më të gjata dhe më të shumta.
We Speak Science
27
"Disa njerëz kanë acarim të kokës, por shpesh kjo vjen për shkak të përbërësve të tjerë," thotë
profesor Messengeri.
Të tjera efekte anësore përfshijnë rritjen e padëshiruar të flokëve në fytyrë dhe në trup edhe pse
kjo është parë në përqendrime më të larta sesa në formën e markës, të tilla si Regaine.
“Kërkohet disa muaj para se të vëreni dallimet," thotë profesor Messenger. Rezultatet më të mira
shihen pas rreth një viti.
Skalpi i irrituar
Humbja e flokëve zakonisht shkaktohet nga probleme me ciklin natyral të flokëve, por mund të
jetë i lidhur gjithashtu me shëndetin e skalpit.
Një shkak i tillë mund të jetë një infeksion fungal që zakonisht transmetohet nga peshqirët, furçat
ose çarçafët. Mjeku juaj do të trajtojë atë barna që merren me anë të gojës dhe një shampo
mjekësore.
Skalp i irrituar si pasojë e infeksioneve fungale
Psoriasis, një gjendje inflamatore e lëkurës që formon pllakëza të vogla të irrituara, gjithashtu
mund të shkaktojë humbjen e flokëve.
Ajo trajtohet me steroide për të reduktuar inflamacionin.
Edhe pse ata nuk shkaktojnë humbjen e flokëve, gjendje të tilla si ekzema dhe dermatiti mund të
çojë në dobësimin e flokëve për shkak të irritimit që i bëjnë lëkurës së kokës, duke shkaktuar
kruarje.
We Speak Science
28
Gjëja e parë që duhet të bëni është të identifikoni ndonjë shkak alergjik - ndoshta një lëndë
ruajtëse apo një aromë në një produkt të flokëve - dhe ta hiqni atë.
Ankthi i grave që humbasin flokët e tyre, një tregues ky i një sërë problemesh
shëndetësore.
Humbja e flokëve është larg nga të qënurit një problem ekskluzivisht mashkullor- është vlerësuar
që deri në gjashtë milionë gra në Britani janë prekur. Megjithatë, pavarësisht se sa e zakonshme
është, për gratë ky subjekt mbetet kryesisht tabu dhe shumë vuajnë në heshtje, shpesh duke
përfunduar në shpenzimin e shumave të mëdha parash në trajtime, të cilat janë në masë të madhe
të paefektshme, thonë ekspertët.
Humbja e flokëve te gratë ndikon në vetëbesimin e tyre
Nuk ka asnjë dyshim për efektin shkatërrues që humbja e flokëve mund të ketë në besimin e një
gruaje. Elaine Nixon, e cila kishte flokët të tilla të shndritshëm në adoleshencën e hershme të saj
aq sa ajo ishte modelja e një parukiereje, gjallërisht kujton kur një i huaj në një bar i shprehu:
"Nuk paske shumë flokë përpara apo jo e dashur?"
Edhe pse Elaine ishte vetëm 24 vjeçe në atë kohë, një pjesë ovale ngjyrë rozë e skalpit ishte
qartazi e dukshme në pjesën e përparme, prapa vijës së flokëve të saj. "Pas kësaj ngjarje unë nuk
dola më," kujton Elaine, 15 vjet më vonë. "Ju vini re që njerëzit shikojnë vijën e flokëve tuaj, jo
në sytë e tu. Kjo ju bën kaq të vetëdijshëm. Besimi im në vetvete ishte cenuar ", thotë infermierja
dentare nga Liverpool.
We Speak Science
29
"Unë u vizitova te mjeku im në atë kohë, por ishte e kotë. Gjithashtu shkova te një kirurg
kozmetik, por kur shkova sërish pas takimit fillestar, recepsionistja më tha: "Oh po, konsulenti
tha se nuk mund të bëjmë asgjë."
"Isha e tmerruar. Frika ime e vërtetë ishte se do të përfundoja me një paruke '.
Problemet e Elaine vinin nga një trajtim me hormone mashkullorë të dhëna për një problem
gjinekologjik (një deformim i lindur i gypave të fallopit). Mjekët shpenzuan vite duke u
përpjekur për të diagnostikuar se çfarë po shkonte keq dhe ndërkohë që përshkruanin në recetë
këtë trajtim.
Humbja e flokëve është e lidhur shpesh me ndryshimet hormonale, zakonisht me menopauzën.
Flokët tentojnë të hollohen me moshën –në një studim të 1.008 grave u pa se kishte humbje të
flokëve në pothuajse një të pestën e femrave të moshës 30-49 vjeç, në një e katërtën e femrave të
moshës 50-69, dhe në 28 përqind e atyre të moshës 70-79.
Nivelet në rënie të hormoneve femërore estrogjen dhe progesteron nënkupton se testosteroni (që
të gjitha gratë e prodhojnë) ka më shumë ndikim - kjo mund të dëmtojë folikujt e flokëve, duke
shkaktuar hollim të moderuar të fijeve të flokëve deri në hollim ekstrem të tyre.
Sindromi i vezores policistike, e cila prek rreth 10 përqind të grave, mund të shkaktojë humbjen
e flokëve. Vezoret në këtë sindrom prodhojnë testosteron me tepri duke shkaktuar, në mesin e
simptomave të tjera, shtim të tepërt të qimeve të fytyrës dhe trupit si dhe një rënie të lokalizuar të
flokëve në pjesën e përparme të skalpit.
Çelësi në problemet që lidhen me humbjen e flokëve është vendosja e diagnozës së duhur, thotë
Dr Mateu Harries, një dermatolog konsulent në Royal NHS Foundation Trust Salford dhe
ligjërues nderi në Universitetin e Mançesterit. Ai thotë se një hipotiroidizëm, mungesa e hekurit,
ose anemia potencialisht të gjitha mund të shkaktojnë hollimin e tepërt të flokëve. "Unë
zakonisht hetoj me disa teste gjaku për të kërkuar një shkaktar themelor", shpjegon ai.
Por mjekët nuk e konsiderojnë humbjen e flokëve te gratë si një problem veçanërisht serioz,
sepse “ju kurrë nuk mund të vdisni prej kësaj gjendjeje", thotë Iain Sallis, një trikologjist
konsulent në klinikën e flokëve Medic. "Gjithashtu, përveç alopecisë – rënie e lokalizuar e
flokëve - ata shpesh nuk e dinë nga t’ia nisin.
"Shumë gra vuajnë nga humbja difuze e flokëve (në të gjithë skalpin) dhe vërejnë rënie të
flokëve. Disa vite më vonë, ata do të kenë humbur një volum të madh flokësh. Por, kur ata
shkojnë në konsultë me një mjek kirurg, ai do të thotë: "Ju keni ende flokët - ku është problemi?
Dr Harries shton: "Nuk ka një numër të madh trajtimesh në dispozicion dhe trajtimet kryesore
për humbjen e flokëve te femrat nuk janë të përshkruara në NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit
në Britaninë e madhe).
We Speak Science
30
"Problemi është shumë gra që dekurajohen nga mjeku i tyre, atëherë përfundojnë duke kërkuar
zgjidhje te personat që nuk i përkasin fushës mjekësore."
Ka disa trikologjistë të kualifikuar, thotë ai. "Por ka edhe njerëz që ofrojnë trajtime që kushtojnë
shumë pa pasur shumë dëshmi për efektivitetin e tyre. Njerëzit mund të jenë mjaft të ndjeshëm
karshi atyre lloj mashtrimesh.
Shoqëria jonë është e përqendruar te imazhi dhe humbja e flokëve është shumë më e vështirë për
gratë sesa për burrat. Ajo ka një ndikim të jashtëzakonshëm në vetëbesim dhe në cilësinë e jetës '
Ai shton: "Një studim që kemi bërë ku jemi përqendruar te një formë e humbjes së flokëve të
quajtur humbja e flokëve në formë dhëmbëzash tregoi se këto gra kishin nivele më të larta të
ankthit dhe depresionit."
Përvoja e Elaine Nixonit ishte tipike. Në pamundësi për të marrë ndihmë nga mjeku i saj apo nga
një specialist, ajo u përpoq të trajtonte veten.
"Kam marrë vitamina dhe hoqa dorë nga ushqimet e thata. Nëna ime më filloi të më gatuante më
shumë perime - çdo gjë që ajo lexoi në lidhje me çfarë e nxiste rritjen e flokëve, ajo e provoi.
"Ka pasur raste kur unë mërzitesha para se të dilja- nuk kishte më argëtim në përgatitjen time, në
rregullimin e flokëve të mi - kështu që unë thjesht nuk dilja jashtë."
Ajo thotë se ishte me fat ajo që u takua me burrin e saj të ardhshëm në moshën 15 vjeçare. Ata u
martuan kur ajo ishte 28. Vetëm diçka e trazoi ditën e madhe.
"U detyrova të vendosja flokë fallco," thotë Elaine. "Kushërira ime është një stiliste flokësh dhe
ajo bëri një mbulim të mirë të defektit. Isha e kënaqur me rezultatin, por në të njëjtën kohë e
mërzitur, sepse e dija se nuk do të ishte siç e kisha ëndërruar gjithmonë. "
Pastaj pesë vjet më parë, Elaine u takua me Dr. Bessam Farjo - një mjek dhe anëtar i Shoqatës
Britanike të Kirurgëve të rifitimit të flokëve- i cili diagnostikon modelet e humbjes së flokëve te
femrat. Humbja e flokëve te Elaine kishte arritur në stadin ku alternativa e vetme e trajtimit ishte
transplanti i flokëve.
Ashtu si me çdo operacionin të rifitimit të flokëve, transplanti nuk bëri që Elaine të kishte më
shumë flokë, por ato rishpërndahen në atë mënyrë që ato të duken më të plotë. Dy transplante më
vonë, ajo shprehet thjeshtësisht: "Rifitova besimin tim."
Ekzistojnë trajtime të duhura që mund të ndihmojnë me humbjen e tepërt të flokëve. Këtu,
ekspertët flasin për format e zakonshme të humbjes së flokëve te femrave dhe se si duhen trajtuar
ato.
We Speak Science
31
Humbja e lokalizuar e flokëve
Gjithashtu e njohur si alopecia areata
Duket si: një pjesë rrethore pa flokë kudo në lëkurën e kokës, që ndryshojnë nga madhësia e një
monedhë 10 lekëshe në humbjen totale të flokëve. Kjo mund të ndodhë në çdo moshë, edhe pse
është shumë e zakonshme te gratë e reja.
Shkaku: Një shkak autoimun, ku qelizat që mbrojnë organizmin sulmojnë folikujt e flokëve. Një
fije floku te njeriu rritet për një periudhë dy deri në gjashtë vite. Në çdo kohë, 90 për qind e
flokut tonë është në rritje, ndërsa pjesa tjetër është në një gjendje pushimi për dy deri në gjashtë
muaj para se të bien.
Në alopecia areata folikujt shkojnë para kohe në fazën e pushimit, sepse në këtë fazë nuk ka
mundësi të sulmohen, shpjegon Dr Paul Farrant, një konsulent dermatolog në Spitalet e NHS në
Brighton dhe Universitetin e Sussexit.
Paciente me alopecia areata
Por, rezultati është që ju humbni flokët tuaj, "thotë ai. "Kur ajo kthehet përsëri në fazën e rritjes,
shpesh ajo sulmohet përsëri."
We Speak Science
32
Kjo mund të ndodhë pas një infeksioni (p.sh. gripit), vaksinimit apo stresit. Kjo mund të jetë për
shkak se këto kanë një ndikim në sistemin imunitar të grave të ndjeshme, sesa një shkak i
drejtpërdrejtë, thotë Dr. Farrant.
Trajtimi: "Ka një rritje të re spontane prej rreth 70 për qind e flokëve, pas 12 muajsh", thotë Dr.
Farrant.
Injektimi i steroidëve në lëkurën e kokës mund të qetësojë inflamacionin dhe të shkaktojë ri-
rritjen, por mund të kenë nevojë të përsëritet çdo katër deri në gjashtë javë.
Një tjetër alternativë është imunoterapia, ku një lëndë kimike aplikohet në lëkurë çdo javë për të
nxitur një reaksion alergjik. Teoria është se qelizat imune që sulmojnë folikujt e flokëve
drejtohen për të sulmuar lëkurën.
Ky trajtim është në dispozicion në NHS në disa qendra. Privatisht, ai mund të kushtojë £ 600 në
£ 1,000 në vit.
Trajtimi duhet të jetë i vazhdueshëm për të ruajtur benefitet që përftohen, por frekuenca e
aplikimit mund të reduktohet në dy herë në muaj ose në mujore. Pacientët mund të trajnohen për
të trajtuar veten.
Rrallimi i flokëve
Gjithashtu e njohur si humbja difuze e flokëve
Duket si: Rënie e përgjithshme e flokëve, qoftë e përkohshme apo kronike.
Shkaku: Në mënyrë tipike kjo shkaktohet nga një gjendje mjekësore. Për shembull, një
çrregullim i metabolizmit të tillë si diabeti (lloji 1 dhe 2), ose një mangësi në lëndë ushqyese të
tilla si hekur (i rëndësishëm për funksionimin e qelizave që kanë një formim të shpejtë, të tilla si
qelizat e flokëve dhe lëkurës).
Megjithatë, shumë barna të ndryshme - rreth 100 prej tyre - janë të lidhura edhe me problemin
(kjo përfshin pilulat për shkak të efektit të tyre në hormonet femërore).
Humbja e flokëve mund të shkaktohet gjithashtu nga trauma psikologjike të tilla si humbja e të
afërmeve apo stresi.
We Speak Science
33
Humbje difuze e flokëve
Siç Dr. Farjo shpjegon: "Në përgjigje të stresit ekstrem, hormonet e quajtur neuro-peptide mund
ti largojnë qimet jashtë fazës së rritjes të ciklit të tyre dhe ti çojnë në fazën e pushimit. Rënia
ndodh në fund të fazës së pushimit, kështu që humbja e flokëve ndodh katër deri në pesë muaj
pas ngjarjes stresuese. "
Ajo gjithashtu mund të ndodhë në post-shtatzëni. Kur një grua është duke pritur një fëmijë,
ndryshimet hormonale bëjnë që flokët të qëndrojnë në fazën e rritjes më shumë se normalisht.
Pas lindjes të gjitha këto qime, atëherë të dalë në të njëjtën kohë – bien njëkohësisht rreth pesë
herë më shumë se normalja.
Trajtimi: "Në shumicën e rasteve trajtimi është koha. Hekuri ose suplementet e tjera nuk janë të
nevojshme nëse nuk ka një defiçiencë, "thotë Dr. Farrant.
Për rënien e përgjithshme të flokëve, minoxidil (emri i markës Regaine), i vetmi medikament i
licencuar për humbjen e flokëve të femrave në Britani, mund të ndihmojë duke i mbajtur flokët
në fazën e rritjes për më gjatë.
Përdoret çdo ditë (ajo vjen si një locion ose shkumë) dhe në 80 për qind të rasteve kjo do të
ngadalësojë ose ndalojë humbjen e flokëve, por vetëm për sa kohë që ju vazhdoni ta përdorni atë.
Mund të ndodhë një trashje prej 10-20 përqind te pacientët që i përgjigjen mirë trajtimit, por kjo
mund të marrë deri në dy vite kohë për të dhënë rezultat.
We Speak Science
34
Shkaqet e rënies së flokëve mund të jenë të ndryshëm të lidhur me dietën, gjenetikën apo stilin e
jetës.
Gratë rekomandohen të përdorin përqendrimin prej dy përqind (burrat, pesë për qind), pasi
përqendrimet e larta mund të shkaktojnë rritjen e qimeve të fytyrës dhe acarimin e lëkurës së
kokës. Ky medikament nuk është në dispozicion në NHS, por gjendet në farmaci ose me një
recetë private (çmimi £ 25.95 për 60 ml).
Një trajtim me laser në nivel të ulët (LLLT) reklamohet gjerësisht për rënien e përgjithshme të
flokëve. Kjo mund të ndihmojë duke rritur prodhimin e proteinave në qelizat e flokëve. Por, ka
pak prova të pavarura klinike që ky trajtim funksionon, thotë Dr. Farrant.
Skalpi i shndritshëm
Gjithashtu e njohur si humbja e flokëve me dhëmbëza
Duket si: Lëkurë e kokës shkëlqen dhe mbulohet me pjesë ovale pa flokë.
Shkaku: Kjo ndodh kur folikujt e flokëve nën lëkurë janë shkatërruar. "Në mes të folikujve e
flokëve gjenden qeliza të veçanta burimore që janë të nevojshme që një fije floku e re të rritet,"
shpjegon Dr. Farrant. Megjithatë në kushte të caktuara të lëkurës - të tilla si lichen planopilaris
(një skuqje dhe irritim i lëkurës) dhe lupus diskor (një gjendje autoimune) - këto qeliza
shkatërrohen.
We Speak Science
35
Trajtimi: Fokusohet në supresimin e inflamacionit për të limituar numrin e folikujve që
shkatërrohen. "Shpesh na duhet të përdorim tableta të fuqishme imune-supresore (p.sh.,
antibiotikët tetracycline) për të zbehur sistemin imunitar," shprehet Dr Farrant.
Në disa raste femrat mund të bëjnë një transplant të flokëve, por vetëm nëse gjendja nuk është
më aktive, përndryshe flokët e rinj do të sulmohen.
Në rënien ku nuk ka inflamacion (p.sh. një aksident me makinë apo djegie), mund të kryhet me
sukses transplanti i flokëve për pjesët ovale ku nuk ka folikuj.
Rënia e flokëve sipas modelit femëror
Gjithashtu i njohur si alopecia androgjenike
Duket si: Flokët bien pas vijës së flokëve, zakonisht në pjesën e përparme dhe ka një zonë të
rënies në formë ovale apo pishe, në mënyrë tipike në majë të kokës. Ky është modeli femëror i
rënies së flokëve ekuivalent i atij mashkullor.
Shkaku: Kjo mund të jetë trashëguar nga ose prind (në qoftë se një grua ka një baba ose gjysh
me rënie të flokëve, ajo mund të jetë e prekshme). Kjo është më e zakonshme pas menopauzës,
kur gratë ndalojnë prodhimin e hormonit femëror estrogjen.
Rënia e flokëve sipas modelit femëror
Estrogjeni i kundërvihet efektit të testosteronit që prodhohet te gratë. Kur ndikimi i estrogjenit
ikën, mbizotëron ndikimi i testosteronit. Kjo mund të shkaktojë tkurrjen e folikujve të flokëve
deri sa ata të ndalojnë prodhimin e flokëve.
We Speak Science
36
Gratë me sindromën e vezores policistike mund të përjetojnë këtë lloj humbje të flokëve.
Trajtimi: Minoxidil (shih seksionin më parë, 'rënia difuze e flokëve') mund të ndihmojë, por
vetëm për aq kohë sa ju të vazhdoni ta përdorni atë. Finasteride (emri i markës Propecia), një
medikament sintetik merret në mënyrë orale, është i licencuar vetëm për burrat, për të luftuar
modelin mashkullor të rënies së flokëve, por disa mjekë e përshkruajnë atë për gratë në
periudhën post-menopausale me shkallë suksesi të ndryshme.
Një masë e fundit është transplanti i flokëve. Si me pacientët meshkuj, flokët dhe lëkura e
dhuruesve merret nga pjesa e prapme e kokës. Procedura mund të shkojë pesë deri në gjashtë orë
dhe bëhet nën anestezi lokale.
Flokët e transplantuar nuk do të bien për shkak se është tipi i rënies që nuk i përgjigjet hormonit
mashkullor. Megjithatë, pjesa e mbetur e flokëve në majë të kokës mund të vazhdojë të bjerë
pavarësisht transplantit.
Për më tepër, te humbja e flokëve te femrat mund të kontribuojnë një numër faktorësh dhe
transplanti mund të mos funksionojë - është e rëndësishme që ju keni pritshmëri realiste për atë
që mund të arrihet.
Terapia me nivel të ulët të laserit mund të funksionojë nëse humbja e flokëve është minimale dhe
përdoret së bashku me Minoxidilin.
Trajtimet e viteve të fundit kundër rënies së flokëve
Pas 20 vitesh përpjekjeje duke përdorur çdo bar, suplement, dietë dhe procedurë kundër humbjes
së flokëve - duke përfshirë ngjarje katër orë dy herë në javë për terapi me laser - Lina Telford,
një artiste grafike, hoqi dorë nga "krehja me krehër" (përshkrimi i saj) dhe rruajti kokën e saj.
Prej asaj dite, ajo alternon mes një parukeje $ 1,500 dhe një tjetre $ 4,000.
"Kur dëgjoj njerëz që ankohen nga një ditë e keqe e flokëve, pothuajse nuk mund përmbaj dot
veten “, thotë ajo. "Ti përgjigjesh," Zemër, ti nuk mund ta imagjinosh dot. "
Në shkurt, edhe pse, znj. Telford, 46, fluturoi nga shtëpia e saj në Londër, Ontario, për në
Sarasota, Fla, për një trajtim të ri $ 1,400 që zgjaste për 1 orë të njohur si plazmë e pasur me
trombocite (P.R.P.), për të cilën thuhet se stimulon folikujt e fjetura të flokëve. Procedura
përfshin marrjen e gjakut, centrifugimin e tij për nxjerrjen e plazmës, shtimin e ushqyesve të
ndryshme (si shumë proteina), pastaj injektimin e kësaj përzierje të përftuar në një zonë në majë
të kokës, e cila do jetë nën anestezi me anestezikë lokal.
Ashtu si mikja e saj që vuante prej një kohe të gjatë që e frymëzoi atë t'i nënshtrohet procedurës,
znj Telford pa një përmirësim të shpejtë në flokët e saj. Rritja e re e flokëve kërkon të paktën
katër muaj, por që në periudhën dy-mujore, ajo ka vërejtur tashmë disa qime të vogla. "Nuk është
një numër i madh," tha ajo, "por është një fillim i mbarë." Znj. Telford ka planifikuar të kthehet
We Speak Science
37
për trajtimet vijuese çdo gjashtë muaj dhe ka shpresa të mëdha për të hequr parukat dhe për t’i
kapur flokët e saj në një lidhëse flokësh.
Rezultatet e trajtimit me teknikën e P.R.P pas 8 muajsh
Joseph Greco, mjeku i znj Telford, i cili ndan një patentë për një proces për të larguar faktorët e
rritjes nga trombocitet, deklaroi që ai merr rezultate në 80 për qind të pacientëve, më shumë se
gjysma e të cilëve janë femra. Afërsisht gjysma e tyre vijnë shpesh në të njëjtën ditë, tha ai, për
shkak se procedura nuk kërkon shumë kohë dhe ka efekte anësore minimale. (Studime të vogla
klinike sugjerojnë se janë të nevojshme hulumtime të mëtejshme, por pranojnë se procedura ka
"profil të shkëlqyer sigurie.")
P.R.P. është një ndër trajtimet e reja që marketohet për femrat, që vuajnë humbjen e flokëve në
numër më të pakët, por shpesh me problem më akut sesa meshkujt për shkak se, për ato, humbja
e flokëve është më pak e pranueshme në shoqëri dhe historikisht ata kanë pasur më pak zgjidhje
mjekësore të fuqishme.
Rreth 30 milionë gra në Shtetet e Bashkuara kanë humbje të flokëve të trashëguar (në krahasim
me 50 milionë meshkuj), sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, edhe pse kjo shifër nuk
përfshin miliona të tjerë të cilët luftojnë me rënien e flokëve, për shkak të shtatzënisë,
menopauzës, stresit dhe kushteve të tjera shëndetësore. Rreth 5 për qind e grave mund të jenë
kandidate të mira për kirurgji për transplantin e flokëve, sepse gratë humbasin flokë në mënyrë
difuze, që do të thotë se, ndryshe nga meshkujt, rrallë ekziston një vend në anën e pasme të
kokës nga e cila mund të marrësh një numër të madh qimesh për transplant.
Dr. Carlos Wesley, një kirurg i ripërftimit të flokëve në Manhatan, shprehet se gratë në praktikën
e tij i përgjigjen më mirë teknikës së P.R.P. në krahasim me meshkujt. Kjo mund të ketë të bëjë
me faktin se gratë me humbje të flokëve si pasojë e gjenetikës kanë tendencë që të ketë më
shumë qeliza inflamatore rreth folikujve. Nga viti 2013 deri në vitin 2014,ai shprehet se ka pasur
një rritje prej 83 përqind në pacientet femra, pjesërisht për shkak të P.R.P.
P.R.P., konsiderohet si një trajtim jo kirurgjik, nuk mbulohet nga kompanitë e sigurimit dhe
studimet klinike mbi efektivitetin e saj (dhe jetëgjatësisë së rezultateve) nuk janë përfundimtare,
sepse mjekët të ndryshëm përdorin përzierje të ndryshme. Por, P.R.P. ka një kohë të gjatë (edhe
pse jo vendimtare) të përdorimit diku tjetër në trup. Atletët si Kobe Bryant e kanë marrë trajtimin
në një përpjekje për të mjekuar plagët.
We Speak Science
38
"Është jashtëzakonisht shumë premtuese," tha Spencer Kobren, themelues i Shoqatës së pavarur
të humbjes së flokëve", por unë nuk dua të them se është gjëja më e mirë që pas shpikjes së
bukës me feta." Për shkak se P.R.P. ndryshon aq shumë, mund të jetë e vështirë të dini se çfarë
po merr dikush dhe disa mjekë "janë fleksibël me ndjeshmërinë e pacientëve", tha ai.
Barnat për humbjen e flokëve kanë ardhur vonë, sepse studiuesit nuk janë në gjendje të rrisin
qimet në enët e Petrit për t’i përdorur për prova. Barnat e flokëve të miratuara deri më tani kanë
qenë gjetje rastësore: si efekte anësore të komponimeve që përdoren për trajtimin e gjendjeve të
tjera.
Barnat për problemet e flokëve te femrat janë edhe të ngadalshme për tu zhvilluar, pjesërisht për
shkak se është më e lehtë për të bërë matjet e flokëve te meshkujt në provat klinike.
Finasteride, i njohur më mirë me emrin e markës Propecia, nuk është miratuar nga Administrata
e Ushqimit dhe Barnave për gratë. (Për shkak se ajo vepron te hormonet)
Por, në nëntor, pas 10 viteve të hulumtimit, Rogaine paraqiti një formulim të ri Minoxidil 5 % te
gratë. Kjo është një shkumë (në vend të formës së mëparshme lëng) që duhet të aplikohet vetëm
një herë në ditë në vend të dy herë, që do të thotë se ajo mund të përfshihet më lehtë në rutinën e
mbrëmjes së kujdesit për lëkurën të një gruaje. Ngjyra e ëmbël gurkali zëvendëson blu-në dhe
ngjyrën argjendi në Rogainën për meshkuj dhe paketimi mban një lule zambak uji. (Vitin e
kaluar, Pantene futi në treg produktin e saj për rirritjen e flokëve për Gratë, e cila përmban dy për
qind minoxidil.)
We Speak Science
39
Minoxidili i ri 5% për femra i formuluar në trajtë shkume
Angela Ledford, 34, një blogere bukurie kishte përdorur formulimin për meshkuj të Rogaine
(Produktet kundër rënies së flokëve për meshkujt nuk janë aprovuar nga F.D.A.(Food and Drug
Administration) për gratë, por kjo nuk i ka ndaluar gratë të blejnë atë.)
"Unë nuk jam e shqetësuar më për efektin anësor siç është rritja e qimeve në fytyrë," pohon znj
Ledford. Kohët e fundit ajo pa një video të saj në të cilën ajo shikon poshtë dhe është e kënaqur
me qimet e reja që dalin në të gjithë kokën.
Dr. Melissa Piliang, një dermatologe në Klinikën Cleveland, pohon se Rogaine punon më mirë
në majë të kokës dhe në kurorë (për arsye që nuk kuptohen plotësisht, pjesa e përparme ka
tendencë të jetë më rezistente ndaj trajtimit) dhe në mënyrë ideale duhet të fillohet sa më shpejt
që të vërehet rënie e flokëve te femrat. "Çdo rritje e re që ju do të merrni do jetë në sasi
minimale", shprehet Dr. Piliang. "Pra, në sa më shumë dendësi të jenë flokët kur ju filloni
trajtimin, aq më të mira do të jenë rezultatet që ju do të merrni."
Latisse, një recetë e përdorur që nga viti 2008 për të rritur qerpikë më të gjatë e më të plotë, tani
është duke u testuar për lëkurën e kokës. (Mjekët raportojnë se pacientët e kanë provuar atë vetë,
por një faktor kufizues është se Latisse vjen në një shishe shumë të vogël, kështu që nuk është
shumë praktike).
Dr. Piliang thotë se pret që rezultatet e Latisse do të jenë më pak të mrekullueshme në kokë sesa
në qerpikë për shkak se bari punon duke zhvendosur fazën në të cilën gjenden folikujt nga faza e
pushimit në fazën e rritjes. Për qerpikët, vetëm rreth 30 për qind e tyre është në fazën e rritjes, në
çdo kohë të dhënë, tha ajo, por në lëkurën e kokës, kjo shifër është 80 ose 90 për qind.
Latisse, një alternativë kundër humbjes së flokëve
We Speak Science
40
Disa trajtime në zhvillim e sipër duket se premtojnë shumë veçanërisht për gratë. Angela
Christiano, një gjenetiste e flokëve dhe profesoreshë e dermatologjisë në Universitetin e
Colombias, shpreson të fillojë provat klinike brenda një apo dy vitesh në një procedurë në të
cilën ajo merr qelizat burimore nga folikujt e flokëve, i rrit ato në laborator derisa të përftohen
disa milionë, pastaj i injekton ato në lëkurën e kokës, ku, në një studim shumë të vogël të bërë
me një model të lëkurës njerëzore ka treguar, se ata nxisin qime të reja.
Kjo terapi me qeliza burimore ka nevojë vetëm për një pjesë shumë të vogël në lëkurën e kokës:
50 deri në 100 qime, në krahasim me procedurën më të përgjakshme, më të dhimbshme që
kërkon dhjetë ose 12 cm lëkurë nga ku merren 1,000 qime që janë të nevojshme për transplantin
e flokëve.
"Ka qenë, do të thosha, një lloj Grail i shenjtë në këtë fushë për të në gjendje të gjeje diçka që
është më pak invazive, që kërkon më pak kirurgji intensive dhe mund të përvetësojë veçoritë
natyrore të këtyre qelizave burimore", thotë profesoreshë Christiano, e cila vuan vetë nga
alopecia areata, një sëmundje autoimune që shkakton humbjen e plotë ose të pjesshme të flokëve.
Shpresa e saj është se procedura (ajo ka ndihmuar në themelimin e një kompanie të quajtur
Rapunzel për ta zhvilluar atë) do të bëhet një tjetër trajtim i zakonshëm kozmetik. Pasi që një
pacienti i merren qelizat dhe vendosen në kulturë, ata mund të ruhen kohë të pacaktuar; pastaj,
pas një muaji (koha që duhet për të përftuar numrin e kërkuar prej 1 milion), pacienti mund të
vijë për injeksione. Shpenzimet ka të ngjarë që do të jenë në të njëjtin nivel me transplantet e
flokut, rreth 10.000 $ ose më shumë.
Kompanitë e trajtimit që përdorin Laser, të cilat pretendojnë se pajisjet e tyre mund të ndalojnë
ngushtimin e folikujve, nxisin rritjen e flokëve dhe më shumë, gjithashtu po targetojnë gra me
kapele dhe krehëra. Për shembull, Theradome $ 895, një kasketë që duket si maja e një helmete
biçiklete, është pranuar nga F.D.A. për përdorimin te gratë. Përdoruesit e veshin atë për 20
minuta dy herë në javë.
Nëse kjo tingëllon pak a shumë si një reklamë, konsideroni faktin se Dr. Shani Francis, një
dermatolog në Skoki, shpesh i rekomandon trajtimet me laser të kombinuar me Minoxidil në
praktikën e saj, që është 90 për qind femra.
Skeptikët (në mesin e tyre, Dr. Wesley) kanë filluar të dorëzohen pasi një studim dyfish i verbër i
randomizuar publikuar në Gazetën Amerikane të dermatologjisë klinike gjeti një ndryshim "të
rëndësishëm statistikor" në dendësinë e flokëve për gratë që përdoret një krehër laser në
krahasim me ato që përdorën një pajisje mashtrimi. ("Krehër" është një term i gabuar. Pajisja
duket si një furçë flokësh e kombinuar me një telefon pa kordon. Ajo kalohet para dhe mbrapa,
me radhë në të gjithë kokën, afërsisht një gjysmë inç në një kohë, zakonisht rreth 15 minuta tri
herë në javë).
We Speak Science
41
Injeksione me qeliza burimore
Disa nga pacientët e Dr. Piliang morën pjesë në studim, por në praktikën e saj si një e tërë ajo
nuk e ka parë rezultate të ngjashme nga përdorimi i krehrit, ndoshta për shkak të mungesës së
bashkëpunimit.
Pajisjet laser, një praktikë moderne kundër rënies së flokëve
"Është një përpjekje për të përdorur këto gjëra," tha ajo. "I them pacientëve se kjo përfundimisht
nuk do të funksionojë në qoftë se ajo qëndron në sirtarin tuaj."
We Speak Science
42
“Kura e parë” kundër humbjes së flokëve, një zbulim i fundit
Mund të kemi një kurë të re në horizont për rënien e flokëve, pasi një medikament i ri, ruxolitinib
premton rifitimin e flokëve në rreth katër muaj.
Ky lajm ofron shpresë për miliona njerëz, në mënyrë të veçantë për ata që janë diagnostikuar me
alopecia.
Medikamenti pas 4 muaj trajtim në pacientët me alopeci.
Alopecia, një sëmundje autoimune shkakton humbje të flokëve në formë pullash dhe, në disa
raste, humbje totale të flokëve. Megjithatë shkencëtarët besojnë se ata mund të rikthejnë flokët
në sajë të një trajtimi të ri.
Zbulimi shënon hapin e parë drejt një kure për rënien e flokëve, me fazën e ardhshme të
kërkimeve për të gjykuar efektin e barit në format më të zakonshme të humbjes së flokëve te
meshkujt.
Kërkuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kolumbias gjetën se 75 përqind e pacientëve
me forma të moderuara deri në të rënda të alopecisë treguan “rritje të rëndësishme" pas marrjes
së medikamentit ruxolitinib.
Deri në fund të trajtimit rritja mesatare e flokëve në mesin e pacientëve ishte 92 për qind.
We Speak Science
43
Dr Julian Mackay-Wiggan, profesor në Qendrën Mjekësorë të Universitetit Kolumbia dhe një
dermatolog në New York-Presbiterian tha: "Edhe pse studimi ynë ishte i vogël, ai jep prova të
rëndësishme që frenuesit JAK mund të përbëjnë trajtimin e parë efektiv për njerëzit me alopecia
areata.
"Ky është një lajm inkurajues për pacientët të cilët ballafaqohen me efektet fizike dhe
emocionale të kësaj sëmundje autoimune."
Alopecia areata, forma e dytë më e zakonshme e humbjes së flokëve, mund të ndodhë në çdo
moshë dhe në mënyrë të barabartë te meshkujt dhe gratë.
Rezultatet pas trajtimit me ruxolitinib në vetëm pas 3 muajsh
Sëmundja zakonisht shkakton humbjen e flokëve në lëkurën e kokës, por disa pacientë mund të
përjetojnë humbje të qimeve të fytyrës dhe trupit, me pasoja shkatërruese.
Aktualisht, nuk ka trajtime të njohura që mund të rivendosin plotësisht rritjen e flokëve.
Më parë, studiuesit e Kolumbia identifikuan qelizat specifike imunitare dhe rrugët inflamatore
sinjalizuese dominuese përgjegjëse për sulmin e folikujve të flokëve, duke i vënë ata në një
gjendje të fjetur.
Kërkimet e tyre me folikujt e flokët të minjve dhe të njeriut ka treguar se barnat që aplikohen
drejtpërdrejt në lëkurë dhe ato që merren në mënyrë orale që bllokojnë familjen e enzimave të
kinazava Janus (JAK), të njohur si frenuesit Jak, ndihmojnë për të rizgjuar këto folikuj të fjetur.
We Speak Science
44
Ata e bëjnë këtë duke bllokuar sinjalizimin inflamator që ndalon rritjen e flokëve.
Në SHBA, dy barnat të cilat bllokojnë frenuesit JAK janë miratuar tashmë për përdorim nga
Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
Ata janë ruxolitinib, një bar i përdorur për trajtimin e sëmundjet malinje të palcës kockore dhe
tofacitinib, një trajtim për artritin reumatoid.
Në Britani, ruxolitinib është miratuar edhe nga Nice për trajtimin e çrregullimeve të palcës
kockore.
Dr Raphael Clynes, profesor i dermatologjisë në Kolumbia, tha: "Të dy këto çrregullime
karakterizohen nga rrugët sinjalizuese të çrregulluara, të ngjashme me alopecia areata, e cila
dominohet nga rrugët e sinjalizimit të interferonit.
"Edhe pse sëmundjet janë shumë të ndryshme, ky tipar i përbashkët na dha idenë fillestare për të
testuar inhibitorët JAK në njerëzit me alopecia."
Për të arritur në rezultatet e tyre, shkencëtarët testuar ruxolitinib në 12 pacientë me alopecia
areata të moderuara deri në ekstreme, me më shumë se 30 për qind humbje të flokëve.
Të gjithë pacientët e morën medikamentin dy herë në ditë për tre deri gjashtë muaj.
Nëntë prej pacientëve shfaqën rirritje të flokëve prej 50 përqind ose më shumë.
Gail Portman është një ndër njerëzit e famshëm që është diagnostikuar me alopecia, sëmundja
imune që shkakton humbje të pjesshme ose totale të flokëve në kokë, fytyrë dhe trup.
Ky lajm është inkurajues për pacientët të cilët ballafaqohen me efektet fizike dhe emocionale të
kësaj sëmundje autoimune.
We Speak Science
45
Deri në fund të periudhës së trajtimit 77 për qind e atyre që iu përgjigjën barit panë më shumë se
95 përqind rritje të re flokëve.
Një në tre pacientë të cilët iu përgjigjën trajtimin patën humbje të konsiderueshme të flokëve në
periudhën ndjekëse, pasi ilaçi u ndalua.
Por, humbja e tyre e flokëve nuk arriti nivelet e periudhës para-trajtimit.
Hulumtuesit thanë se medikamenti u tolerua mirë në të gjithë pjesëmarrësit me efekte anësore të
dukshme jo serioze.
Efektet anësore që u panë që ishin të rralla dhe përfshinin infeksionet bakteriale të lëkurës,
simptomat e alergjisë së lëkurës, si dhe nivele të ulëta të hemoglobinës.
Dr Mackay-Wiggan tha: "Gjetjet tona sugjerojnë se trajtimi fillestar shkakton një shkallë të lartë
të lehtësimit të sëmundjes në pacientët me alopecia areata të moderuar deri në ekstreme, por një
terapi mirëmbajtjeje mund të jetë e nevojshme.
"Ndërkohë që nevojiten eksperimente klinike të randomizuara të mëtejshme për të konfirmuar
sigurinë dhe efikasitetin e ruxolitinib në njerëz alopecia areata të moderuar deri në ekstreme,
rezultatet tona fillestare janë shumë inkurajuese."
Gjetjet mbështesin një tjetër studim të kryer në universitetet Stanford dhe Yale, të cilat gjithashtu
kanë treguar që pacientët me këtë sëmundje iu përgjigjën një tjetër medikamenti frenues të
enzimave JAK.
Dr. Christiano, i cili mori pjesë në këtë studim, tha: "Së bashku, të dy studimet tregojnë se ne
jemi në rrugën e duhur."
Kërkuesit e Kolumbia thanë se tani kanë në plan për të provuar medikamentin në kushte të tjera,
duke përfshirë vitiligon, alopecinë me dhëmbëza dhe rënien e flokëve sipas modeleve gjinore.
Dr Christiano shtoi: "Ne presim që frenuesit e JAK të ketë dobi të gjerë në shumë forma të
humbjes së flokëve të bazuar në mekanizmin e tyre të veprimit në të dy komponentët kryesorë:
folikujt e flokëve dhe në qelizat e imunitetit."
Gjetjet janë publikuar në Revistën e Hetimit të Eksperimenteve Klinike
Punuar nga: Inva Mamica (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë)
We Speak Science
46
Ilaçet që shkaktojnë rënien e flokëve.
Shumë barna të shkruara nëpër receta mund të shkaktojnë rënien e përkohshme ose të
përhershme të flokëve. Ilaçet që do të gjeni të shkruara më poshtë nuk përdoren në kemioterapi
dhe radioterapi për trajtimin e kancerit.
Përpara se të përdorni barna të ndryshme është e rëndësishme të dini efektet anësore që kanë
(ndoshta doktori juaj mund të mos ua ketë treguar). Ju mund të merrni një informacion të kësaj
natyre duke lexuar me kujdes letrën që ndodhet brenda medikamentit, mund të pyesni
farmacistin ose mund të gjeni libra udhëzues për ilaçet e ndryshme, të cilët janë burim i
rëndësishëm informacioni.
Medikamentet janë listuar në kategori duke u bazuar në atë çfarë trajtojnë. Pastaj nga emri i
markës dhe emri i origjinës. Duhet pasur parasysh se të gjitha këto barna kanë si efekt anësor
rënien e flokëve.
Aknet trajtohen me medikamente, të cilat e kanë origjinën nga vitamina A, ku përfshihet:
• Accutane (isotretinoin)
Gjaku
Për hollimin e gjakut përdoren antikoagulantët ku bëjnë pjesë:
• Panwarfin (warfarin natrium)
• Sofarin (warfarin natrium)
• Kumandin (warfarin natrium)
• Heparin me injeksion
We Speak Science
47
Kolesteroli
Ilaçet që ulin nivelin e kolesterolit janë:
• Atronid-S (klofibrate)
• Lopid (gemfibrozil)
Konvulsionet / Epilepsia
Antikonvulsantë përmendim:
• Tridone (trimethadione)
Depresioni
Ndër ilaçet antidepresive futen:
• Prozac (hydrochloride fluoxetine)
• Zoloft (hydrochloride sertraline)
• Paxil (paroxetine)
• Anafranil (clomipramine)
• Janimine (imipramine)
• Tofranil (imipramine)
• Tofranil PM (imipramine)
• Adapin (doxepin)
• Sinequan (doxepin)
• Surmontil (trimipramine)
• Pamelor (nortriptyline)
• Ventyl (nortriptyline)
• Elavin (amitriptyline)
• Endep (amitriptyline)
• Norpramin (desipramine)
• Pertofrane (desipramine)
• Vivactil (protriptyline hydrochloride)
• Asendin (amoxapine)
• Haldol (haloperidol)
Dieta
• Amfetaminat
Fungjet
Për trajtimin e fungëve përdoren antifungealët
We Speak Science
48
Glaukoma
Ilaçet beta bllokues përfshijnë:
• Pika timoptic në sy (timolol)
• Timoptic Ocudose (timolol)
• Timoptic XC (timolol)
Guta
• Lopurin (allopurinol)
• Zyloprim (allopurinol)
Zemra dhe Hipertensioni
Shumë medikamente përdoren për zemrën duke përfshirë edhe beta bllokuesit për hipertensionin
janë:
• Tenormin (atenolol)
• Lopressor (metoprolol)
• Korgard (nadolol)
• Inderal and Inderal LA (propanolol)
• Blokadren (timolol)
Ndryshimet hormonale
Të gjitha ilaçet që përmbajnë hormone dhe ato të cilat kanë të bëjnë me riprodhimin dhe gjendjet
specifike të mashkullit e femrës shkaktojnë rënien e flokëve.
• Pilula kontraceptive
• Terapia zëvendësuese e hormoneve te gratë (estrogen ose progesteron)
• Hormone androgjenike për meshkujt dhe të gjitha format e testosteronit.
• Steroidet anabolikë
Inflamacioni
Ilaçet anti inflamatore për dhimbjen e lokalizuar, ënjtjet, plagët janë:
• Medikamente për artritin
• Anti inflamatorët josteroidë
• Naprosyn (naproxen)
• Anaprox (naproxen)
• Anaprox DS (naproxen)
• Indocin (indomethacin)
• Indocin SR (indomethacin)
• Klinoril (sulindac)
We Speak Science
49
Sëmundja e Parkinsonit
• Levadopa / L-dopa (dopar, larodopa)
Ulçera
Rënia e flokëve shkaktohet edhe nga barnat për tretjen, ulçerën, sidomos kur përdoren më shumë
se doza e kërkuar.
• Tagamet (cimetidine)
• Zantac (ranitidine)
• Pepcid (famotidine)
Trajtimi i rënies së flokëve
Zëvendësimi i flokëve në mënyrë jo kirurgjikale është një mundësi e mirë për ata që vuajnë nga
humbja e madhe e flokëve dhe do të donin të rifitonin pamjen e tyre me flokë pa kirurgji. Edhe
pse ka pjesë flokësh natyrale të prodhuara në ditët e sotme, shumica e personave që vuajnë nga
humbja e flokëve nuk dinë çfarë të kërkojnë kur vjen puna për të blerë flokë. Industria e humbjes
së flokëve është e pabesueshme dhe e njohur për të përfituar nga ata që vuajnë për këtë problem.
Më shumë se 70% e përdoruesve të zëvendësimit të flokëve në mënyrë jo kirurgjikale janë të
pakënaqur me cilësinë, shërbimin dhe çmimin në sallonet e zëvendësimit të flokëve.
Për të gjithë të interesuarit, që të blejnë pjesë flokësh duhet të jenë në dijeni të çështjeve të
ndryshme. Në këtë pjesë do të gjeni informacionin e nevojshëm për të marrë vendimin e duhur
kur blini flokë.
Sistemi bazë i flokëve në paruke.
Baza e sistemit të flokëve është thjesht krijimi i protezave në të
cilat flokët ngjiten ose injektohen.
Materialet
Sistemet e sotme të flokëve përdorin dy materiale për të ndërtuar
bazën: polimer ose struktura të gërshetuara ose një kombinim i të
dyjave.
Mesh Fabric
Pëlhura me strukturë të gërshetuar janë tipikisht të përbëra nga poliestër ose najlon dhe zakonisht
përdoren për të krijuar vijën e flokëve të një produkti të mirë. Në disa raste ata përdoren në gjithë
sistemin, i cili siguron një pamje të pabesueshme natyrale, vetëm se nuk është praktike për një
përdorim të zgjatur.
We Speak Science
50
Avantazhet:
Siguron një vijë natyrale dhe të padetektueshme.
Është e lehtë, e freskët dhe e rehatshme për t'u veshur.
Disavantazhet:
E shtrenjtë.
Delikate dhe pak e durueshme
Reagon me acidet e trupit duke sjellë degradim të hershëm dhe të tjera dëme.
Duhet të zëvendësohet herë pas here.
Polimerët
Polimerët janë të përbërë prej silikoni ose poliuretan dhe përdoren për të krijuar një material që
imiton pamjen e lëkurës ose skalpit.
Avantazhet:
Konsiderohen më pak të shtrenjtë
Shumë jetëgjata.
Lehtësisht të lidhshme (Polyurethane)
Disavantazhet:
Mund të jetë jashtëzakonisht e ngrohtë dhe e parehatshme për t'u veshur.
Parukat
We Speak Science
51
Parukat më të mira janë bërë prej flokëve humane të një cilësie të shkëlqyer të cilat shkojnë me
flokët e klientit. Kjo përshtatje përfshin ngjyrën, ndërtimin, natyrën e flokëve kaçurrela apo të
drejta si dhe trashësia e tyre merret parasysh.
Parukat më të lira mund të jenë të përbëra nga flokë të një cilësie të dobët, flokë kafshësh ose
fibra artificiale. Parukat më të shtrenjta prodhohen në Evropë. Parukat më pak të shtrenjta
përbëhen nga flokë të errët të drejtë aziatikë të lyer ose të zbardhur.
Flokët e njeriut janë të brishta, kështu që edhe parukja më e shtrenjtë dhe e punuar me mjeshtëri
ka nevojë për një mbajtje të rregullt dhe duhet zëvendësuar me kalimin e kohës.
Ngjitja e parukës
Mbani mend se mënyra se si e ngjitni parukën do të ndikojë direkt në flokët që ndodhen në bazë
ose ngjitur me të. Një paruke mund të përshpejtojë humbjen e flokëve në pjesën e kokës poshtë
saj.
Paruke të ngjitura gjysmë të përhershme
Parukat të cilat janë gjysmë të përhershme të ngjitura nuk janë dizajnuar për t'u hequr vetëm,
përveçse prej një tekniku flokësh apo stilist, zakonisht një herë në 6 javë.
Në shumicën e rasteve ato fiksohen në skalp duke përdorur likide të ndryshme ngjitëse.
Kjo mund të jetë shumë e pashëndetshme për ju, kokën tuaj dhe flokët. Larja me shampo nuk
mund të heqë akumulimin e qelizave të sheshta të lëkurë s, vajit dhe mbeturinave të tjera
organike që grumbullohen midis parukës dhe skalpit. Nëse keni këtë lloj parukeje sugjerohet që
ta zëvendësoni çdo 5 ditë në mënyrë që të mund të pastroni skalpin poshtë.
Paruke e përhershme e ngjitur
Një shirit i dyfishtë përdoret për të ngjitur parukën. Kjo është një ngjitje e lehtë dhe ju mund ta
hiqni dhe ringjitni përsëri kur të dëshironi. Shiriti mund të çngjitet nëse ju djersitni shumë dhe
noti mund ta zgjerojë atë gjithashtu.
Ngjitja me kapse
Kapset metalike të cilat janë të ngjitura në pjesën e poshtme të parukës kapen pas flokëve tuaj
ose ngjiten në paruke. Ato janë të sigurta por shumë të lehta për t’u lëvizur një lloj si shiriti
ngjitës.
Parukat janë metoda me e njohur e zëvendësimit të flokëve dhe kostoja apo pamja e flokëve
varet gjerësisht bazuar në materialet e përdorura.
We Speak Science
52
Kthimi i flokëve në mënyrë kirurgjikale
Shumica e njerëzve që e marrin parasysh rikthimin e flokëve me ndërhyrje kirurgjikale nuk janë
në dijeni të metave të mundshme të këtij specialiteti mjekësor. Ndërsa disa pacientë mund të
kuptojnë bazën shkencore të procedurës, shumë pak kërkojnë estetikisht dhe mjeshtërisht të
punojnë me to. Fatkeqësisht, shumë fizikanë që i kryejnë këto procedura janë më keq të
informuar se pacientët.
Shoqata Amerikane e Humbjes së Flokëve miraton ndërhyrjen kirurgjikale për rikthimin e
flokëve vetëm për ata pacientë që mund të përfitojnë prej procedurës. Duhet të përmendim se
janë të paktë kirurgët e kualifikuar dhe stafi kirurgjikal që kryen këto lloj operacionesh në SHBA
dhe mbarë botë n.
Folikulat e flokëve të dhuruara, indet përreth dhe lëkura quhen grafte.
Arti i transplantit të flokëve është aq i rëndësishëm sa edhe mekanika e kësaj teknike mjekësore.
Nuk duhet të harrojmë se dy koka nuk janë të njëjta dhe secila procedurë duhet të bazohet në
karakteristikat e individit.
Densiteti i flokëve është numri i folikulave për centimetër katror të skalpit.
Butësia e skalpit përcakton fleksibilitetin apo zgjerimin e tij dhe sa më fleksibël skalpi aq më e
lehtë është të mbillen folikulat donatore. E kundërta ndodh kur skalpi është më i fortë dhe kjo e
bën më të vështirë mbjelljen e folikulave të flokëve si dhe mbylljen e zonës pas çarjes.
Më shumë flokë mund të transplantohen nëse skalpi është i gjerë dhe me densitet të lartë.
Flokët rriten në drejtime të ndryshme nga skalpi; para në majë, poshtë, në mes, anash kokës,
prapa ose poshtë në shpinë.
We Speak Science
53
Flokët e trashë zënë natyralisht sipërfaqe më të madhe dhe mund të transplantohen duke përdorur
më pak grafte.
Flokët e hollë dukshëm zënë sipërfaqe më të vogël dhe rrjedhimisht sigurojnë mbulim më të
lehtë të skalpit sesa flokët e dendur.
Flokët kaçurrela dhe me onde zakonisht japin rezultate superiore më shpejt gjatë transplantimit të
tyre sepse një fije floku kaçurrel ka tendencë të dridhet dhe si pasojë mbulon një sipërfaqe më të
madhe skalpi.
Flokët e drejtë kanë tendencë të shtrihen përkundrejt skalpit duke siguruar një paraqitje më pak
të dendur se flokët kaçurrela apo me onde.
Sa më e përafërt ngjyra e flokëve me ngjyrën e lëkurës, aq më mirë duket pamja e mbulimit.
Për shembull, flokët afrikanë janë të errët dhe shumë kaçurrelë, dhe tregojnë kontrast krahasuar
me nuancat e tjera të ngjyrës së errët.
Kjo do të sillte rezultatet më të mira të transplantit të flokëve vizualisht.
Meshkujt me flokë të drejtë biond kanë gjithashtu një kontrast të ulët midis flokëve dhe ngjyrës
së lëkurës. Edhe tek ata transplanti është i suksesshëm. Meshkujt aziatikë me flokë të drejtë dhe
të errët kanë një kontrast të lartë midis flokëve dhe lëkurës dhe zakonisht transplanti tek ata ka
më shumë sfida, por rezultatet pozitive mund të arrihen nëse realizohet nga një kirurg i zoti dhe
një skuadër e mirë.
Është e rëndësishme të mbajmë mend që një vijë floku natyrale ndryshon nga personi në person.
Kur një doktor zgjedh sajtin marrës për vendosjen e vijës së flokëve, duhen marrë në
konsideratë: forma e fytyrës, mosha e pacientit dhe prognoza e humbjes së ardhshme të flokëve.
Kurora e kokës asnjëherë nuk duhet transplantuar nëse pacienti nuk është i stabilizuar me
humbjen e flokëve (gjë që është e vështirë për ta kuptuar).
Pjesa e parme dhe maja e kokë s‘duhet të merren në
konsideratë për transplantin. Kjo është zona që kufizon
fytyrën dhe e bën më dramatik ndryshimin në paraqitjen e
gjithsecilit.
Historia e transplantit të flokëve
Transplanti i flokëve po përdoret nga shumë persona që
vuajnë nga humbja e tyre. Po ku qëndrojnë rrënjët e
restaurimit të flokëve me anë të kirurgjisë? I pari që hodhi
We Speak Science
54
dritë mbi këtë metodë ishte Dr. Okuda, një dermatolog japonez në vitet '30. Ai përshkroi punën e
tij inovatore në rikuperimin e flokëve me kirurgji për viktimat e djegura. Për të realizuar këtë, dr.
Okuda përdori një teknikë shpuese për të hequr pjesë përreth flokëve të lidhura me lëkurën, të
cilat u implantuan në vrima pak më të vogla. Këto vrima u përgatitën në zonat e djegura të
skalpit të pacientëve të tij. Pasi grafti i lëkurës u shërua, ai vazhdoi të prodhojë flokë në zonat ku
mungonin në skalp.
Në 1943, një tjetër dermatolog japonez përmirësoi teknikën e Okudës duke përdorur grafte më të
vegjël që konsistonin në një në tre flokë për të zëvendësuar humbjen e qimeve pubike në
pacientet e tij femra. Dr. Tamura kreu një incizion eliptik për të hequr indin donor dhe pastaj
analizoi graftin e çdo individi. Teknika e Dr. Tamurë s’ishte shumë e ngjashme me teknikat e
përdorura sot.
Puna madhështore e të dy këtyre doktorëve japonezë humbi për më shumë se një dekadë dhe
mbeti plotësisht e panjohur në mjekësinë perëndimore, për shkak të rolit të Japonisë në Luftën e
Dytë Botërore. Më pas, kur lufta mbaroi dokumentacioni i këtyre zbulimeve shkencore u gjet dhe
u shpërnda.
Në 1952, në New York një tjetër dermatolog Dr. Norman Orentreich kreu transplantin e parë të
flokëve të njohur ndonjëherë në SHBA tek një njeri që vuante nga mungesa e flokëve. Ajo ishte
dita kur Dr. Orentreich rishpiku transplantimin modern të flokëve.
Shtatë vjet më vonë, pas shumë kritikave doktori publikoi zbulimet e tij dhe shpjegoi teorinë e tij
Dominanca e Donorit në Annals, New York Academy of Science. Puna e tij demonstroi se flokët
nga shpina dhe anët e skalpit të meshkujve ishin pjesët më rezistente ndaj humbjes së flokëve.
Në fund të viteve 1960-të transplanti kirurgjikal i flokëve kishte zënë vend në kozmetikën
kirurgjikale. Fatkeqësisht, teknika e Dr. Orentreich tregoi si më pak të pranueshme teknikën e
Dr. Okudës krahasuar me atë të Dr. Tamurës.
Dr. Orentreich ishte i aftë të vendoste dhe rriste flokë edhe atje ku më parë nuk kishte asnjë,
megjithatë teknika e tij e ashpër e papërpunuar solli rezultate të panumërta tragjike që i dhanë
fushës së restaurimit të flokëve reputacionin e keq që pati deri vonë.
Më pas deri nga mesi i viteve '90 kjo teknikë doli prej periudhës së saj të errët për të shfaqur
rezultate të shkëlqyera pothuajse të njëjta me natyralet.
Mikrografti folikular dhe ekstraksioni folikular e ka bërë
transplantimin virtualisht të padetektueshëm, një opsion të
zbatueshëm për shumë pacientë që vuajnë nga humbja e flokëve.
Si të kuptojmë më mirë transplantin e flokëve?
Transplanti i flokëve mund të realizohet vetëm duke mbjellë
flokë rezistente ndaj DHT nga pjesa e pasme e skalpit dhe pastaj
transplantimi i tyre në zonat pa flokë ose flokët mund të
We Speak Science
55
transplantohen midis binjakëve identikë me të njëjtin material gjenetik.
Në përgjithësi, besohet se transplanti i flokëve nga një person në tjetrin kundërshtohet nëse nuk
merren medikamente kundër flakjes për tërë jetën. Risku i marrjes së këtyre medikamenteve
është sepse ndikon në përfitimet e arritura nga transplanti, sidoqoftë shkencëtarët po kërkojnë së
fundi mënyra për të transplantuar flokë nga një person në tjetrin pa refuzim.
Meshkujt që vuajnë nga humbja e flokëve do të mbeten më një njollë përreth anëve dhe pjesës së
pasme të kokës, atje ku është bërë mbjellja. Këto flokë janë programuar gjenetikisht të vazhdojnë
të rriten edhe në rastin më të keq të sëmundjes së humbjes së flokëve tek meshkujt. Përjashtim,
ka për meshkujt që vuajnë nga humbje të përhapur të flokëve. Këta meshkuj vuajnë nga e njëjta
formë e humbjes së flokëve si femrat.
Humbja e flokëve është e shtrirë në të gjithë skalpin duke lënë anët dhe pjesë e pasme me shumë
pak flokë. Nëse këto flokë do të transplantoheshin, nuk do të ishte e sigurt nëse ato do të rriteshin
në zonat marrëse për shkak të faktit që ato duket se janë të paqëndrueshme dhe po aq të
ndjeshme ndaj DHT sa dhe humbja e flokëve në majën e skalpit. Për këtë arsye shumica e
femrave që vuajnë nuk duhet të kryejnë kurrë transplant flokësh.
Si në çdo procedurë mjekësore, sa më shumë të dish aq më mirë është. Kohët kur njerëzit nuk
dinin rreth trupit të tyre, trajtimeve dhe kushteve tashmë kanë kaluar. Një person i edukuar dhe i
mirëinformuara tani është aktiv në kujdesin ndaj shëndetit të tij/ të saj, gjë e cila jo vetëm sjell
një shëndet më të mirë por përbën edhe një avantazh të madh edhe për doktorët sepse asnjë nuk e
njeh më mirë trupin tonë sesa vetja jonë.
Më poshtë do të gjeni disa pyetje përgjigje, të cilat do t'ju ndihmojnë të kuptoni procedurën e
transplantit dhe metodat.
Flokët e kujt do të transplantohen në kokën time? A është kjo procedurë si transplantet e
organeve ku ka një dhënës dhe një marrës?
Ndryshe nga transplantet e organeve, në transplantin e flokëve ti je vetë donori. Nëse ti i merr
flokë, folikula, inde nga dikush tjetër (jo vëlla\ motër binjak identik), trupi juaj do t'i refuzonte pa
përdorimin e imunosupresorëve. Flokët merren në sajtet donatore.
Ku janë sajtet e mia donatore?
Si për femrat ashtu edhe për meshkujt ekziston modeli pa flokë. Ndoshta do ta keni vënë re
sidomos te meshkujt se pavarësisht sa flokë u bien në majë apo përpara kokës, anët dhe pjesa e
pasme mbeten flokë dhe ndonjëherë shumë madje. Mostra shoge sise për meshkuj dhe ajo për
femra janë terme që përfshinë mostrën e fjalës. Anët dhe pjesa e pasme janë më pak të prekshme
nga DHT në folikulat e flokëve. Prej këtyre vendeve merren flokët që transplantohen së bashku
me folikulat dhe pak inde.
We Speak Science
56
Ku i vendos kirurgu flokët e mi gjatë transplantit?
Menjëherë sapo ekstraktohet, ai transplantohet në pjesët pa flokë të skalpit të kokës suaj, në
prerje të vogla që doktori i ka përgatitur me mjetet e tij kirurgjike. Flokët e dhuruar, folikulat,
indet përreth dhe lëkura quhen grafte dhe secili prej tyre përmban një ose më shumë folikula me
flokë, inde lëkurë. Dy koka nuk janë të njëjta, dhe ju do të shihni se arti i transplantit të flokëve
është aq i rëndësishëm sa aspektet mjekësore dhe shkencore.
Disa njerëz kanë flokë të dendur dhe disa jo? Si ndikon ky faktor në mundësinë që të kemi një
transplant të suksesshëm?
Densiteti i flokëve është numri i folikulave të skalpit për centimetër katror. Butësi e skalpit është
fleksibiliteti dhe gjerësia. Kur butësia e skalpit është e lartë dhe densiteti po ashtu, atëherë më
shumë grafte mund të transplantohen.
Si ndikon drejtimi në të cilin rriten flokët natyralisht në transplant?
Flokët e dendur janë më të rëndë dhe mund të transplantohen duke përdorur më pak flokë si
grafte meqë zënë më shumë sipërfaqe në skalp. Flokët jo të dendur zënë një hapësirë më të vogël
në skalp dhe mund të japin një pamje më natyrale. Flokët me onde dhe kaçurrela kanë pothuajse
gjithmonë rezultate të mira vizuale në transplant pasi një fije prej tyre zë më shumë skalp se një
fije e drejtë. Flokët kaçurrela ngrihen nga skalpi dhe ruajnë formën e tyre. Këto faktorë i japin
pamjen e një mbulese të shkëlqyer.
A ka ndonjë rol në transplant ngjyra e flokëve apo lëkurës?
Sa më e afërt të jetë ngjyra e flokëve me atë të lëkurës, aq më e mirë do të jetë pamja e mbulesës.
Flokët afrikane janë të errëta dhe kaçurrela, kjo siguron pak kontrast në nuancat e ndryshme të
ngjyrës së lëkurës, duke dhënë rezultatet më të mira vizuale të transplantit. Nga kjo pikëpamje,
njerëzit me flokë të errët të drejtë paraqesin sfidat më artistike në transplantin e flokëve sepse
kanë një kontrast të madh midis ngjyrës së flokëve dhe lëkurës.
Çfarë duhet të marrim tjetër në konsideratë lidhur me pamjen vizuale?
Kur kryen procedurën, doktori duhet të ketë parasysh modelin e ardhshëm të flokëve dhe
shkallën potenciale të humbjes së tyre. Dizajnimin i vijës së flokëve është vendimtar. Vija e
përparme natyrale e flokëve varion nga forma dhe densiteti nga personi në person. Doktori juaj
do të zgjedhë sajtin ku do të vendoset floku i transplantuar bazuar në një dizajnimin të
përgjithshëm, i cili mund të marrë më shumë se një seance transplanti për t'u arritur. Këto seanca
tipikisht zgjasin muaj me radhë madje edhe vite në varësi të progresionit të humbjes së flokëve.
We Speak Science
57
Si e vendosin doktorët cila pjesë e kokës do të marrë transplantin e flokëve?
Pjesa e përparme dhe maja e kokës do të jete vendi ku do merren flokët e transplantuara në
fillim, sepse ato kufizojë fytyrën tuaj dhe luajnë rolin më të madh në pamje. Pjesa e kurorës së
kokës zakonisht mbetet e fundit për të marrë flokë në procedura të mëvonshme.
Për sa procedura kam nevojë?
Numri i procedurave varet nga shtrirja e humbjes së flokëve tuaj, shkalla e humbjes së flokëve,
sasia e flokëve që do të jepni për transplant, dhe kushte të tjera artistike dhe mjekësore. Meshkujt
mund të përftojnë rezultatet që kërkojnë në një ose dy sesione transplanti, në të cilat mijëra fije
flokësh transplantohen në njësitë folikulare një deri në katër fije secila. Femrat kanë nevojë për
më shumë sesione për të arritur densitetin e duhur. Këto sesione mund të zgjasin pesë deri në
dhjetë orë secila. Nëse është e nevojshme mund të ketë edhe sesionet të tjera.
Çfarë duhet të pres gjatë takimi të parë me kirurgun e transplantit të flokëve?
Gjatë konsultës së parë, doktori duhet të ekzaminojë kokën tuaj plotësisht dhe të shkruajë një
anamnezë të detajuar. Ekzaminimi i kokës duhet të përfshijë përdorimin e një instrumenti të
quajtur Densitometri i Flokëve. Ai mat densitetin e flokëve dhe lejon doktorin të vlerësojë
saktësisht numrin e fijeve të flokëve në secilën njësi folikulare, që rritet normalisht dhe modelin
e humbjes së flokëve, që mund të përjetoni me kalimin e kohës nëse aplikohet tek ju. Ky
instrument krahason flokët e dendur me ata jo të dendur, duke matur shkallën e minimizimit të
fillimit të flokëve të shkaktuar nga tkurrja e folikulave të tyre, zvogëlimin progresiv të çdo
gjatësie dhe diametri. Doktori duhet të shkruajë dizajnin e flokëve tuaj të transplantuar dhe një
kohështrirje të vlerësuar të procedurave që mund të jenë të nevojshme. Ai duhet gjithashtu të
shpjegojë të gjithë procedurën e transplantit së bashku me rreziqet që mund të ketë dhe t'ju
tregojë se cilat duhet të jenë pritshmëritë tuaja në muajt në vazhdim.
Procedura që duhet shmangur
Fatkeqësisht shumë fizikanë në këtë vend dhe jashtë përdorin teknika të rrezikshme për rikthimin
e flokëve. Shkaqet janë ekonomike. Në mënyrë që të kryhet transplanti i një njësie folikulare, një
fizikan ose një grup pune duhet të riorganizojë infrastrukturën e praktikës së tyre. Ata duhet të
marrin dhe trajnojnë një staf teknikësh me kohë të plotë, duhet të kenë stereomikroskopë
binokularë dhe duhet gjithashtu të kenë gjithë lehtësirat e mundshme për të kryer transplantin.
Koha e nevojshme për të kryer këtë procedurë është pesë deri në dhjetë orë. Mbani mend se ka
një kurbë që duhet të mësuar për ta përfshirë në praktikë. Për këtë fizikanëve dhe stafit të punës u
duhen muaj për të realizuar teknikat e reja në mënyrë eficente. Qëllimi është të kryejnë
procedurën për sa më pak orë, sepse koha është para dhe shumë fizikanë që zgjedhin të punojnë
në këtë punë nuk janë të gatshëm të humbasin para.
We Speak Science
58
Procedurat e mëposhtme duhet të shmangen
1. Flap Flokësh
Një flap flokësh, e marrë nga lëkura është hequr nga ana e skalpit për t'u vendosur në vijën e
përparme duke e prerë në tre anët duke mos e shkëputur nga furnizimi me gjak dhe largimin
plotësisht nga skalpi. Procedura është pothuajse kirurgjikalë dhe prandaj kryhet në spital. Një
flap është 2.54 cm e gjerë dhe afërsisht 7.62 cm deri në 10.16 cm e gjatë. Ajo duhet të përthyhet
në mënyrë që flokët, të cilat lidhin anën e flapit me fundin, të shfaqen jashtë kokës sapo janë
zhvendosur dhe qepur në zonën e hequr kirurgjikale pa flokë. Një nyje e shëmtuar do të formohet
atje ku do të përdridhet flapi. Probleme të tjera serioze përfshijnë:
• Nekroza: Ka një shans të madh që flapi të vdesë plotësisht ose pjesërisht, duke lënë
një pamje të shëmtuar.
• Flokët rriten në drejtim të kundërt me drejtimin normal të vijës së flokëve.
• Infeksion
• Humbje e përhershme dhe dhëmbëza ekstreme në zonën e dhuruar.
• Zgjerimi i lëkurës në ballë ndodh dhe varet mbi vetull duke marrë pamjen e njeriut
Frankenstein apo të Neandertalit.
• Pozicionim i keq i flapit është shumë i zakonshëm
• Vija e përparme e flokëve gjithmonë duhet të rivendoset për të fshehur një
dhëmbëzim linear.
• •Integriteti i skalpit është gjithmonë i komprometuar.
Një lloj i njohur flapi është forma e flapit të lirë i cili krijohet kur të katërta anët priten dhe ai
është plotësisht i lëvizur nga zona dhuruese kështu që pozicionimi i ri në zonën pa flokë mund të
vendosët sipas drejtimit natyral të rritjes së flokëve. Kjo nuk është një procedurë e rekomanduar
për meshkuj apo femra me alopeci androgjenike të zakonshme dhe duhet të ruhet për pacientë të
shpërfytyruar rëndë si për shembull viktimat e djegura apo aksidentuara.
Nëse kirurgu juaj i flokëve ju ofron një procedurë të tillë për humbje të zakonshme flokësh,
largohuni menjëherë.
We Speak Science
59
2. Graftet lineare ose të drejtë.
Një vijë lineare 3-4 mm e flokëve të dhuruara hiqet nga anët ose pjesa e pasme e kokës dhe në
vend të ndarjes së stripit në njësitë folikulare, i gjithë stripi apo pjesa më e madhe e tij
transplantohet. Meqë një graft i madh nuk mund të vendoset në sajtet marrëse, një kanal duhet të
pritet në zonën pa flokë dhe grafti i madh të vendoset aty në kanal. Kur flokët rriten, duket si një
vijë flokësh e bërë prej njeriut dhe nuk është estetikisht e pranueshme.
3. Graftet rrethore apo katrore
Këto janë grafte origjinale të dala jashtë mode. Çdo graft 3-5 mm është i bërë nga një vrimë sa
një grusht, që i korrespondon një sasie flokësh në përmasat e një gome lapsash. Nëse këto grafte
të mëdha janë katrore apo rrethore sidoqoftë janë tepër të mëdha dhe nuk i përshtaten mënyrës së
rritjes së flokëve natyrale nga koka. Kur transplantohen, ngaqë graftet janë të mëdha
komprometojnë furnizimin me gjak, flokët në mes të graftit shpesh nuk rriten, duke e lënë
pacientin me efektin donut. Këto grafte të mëdha janë përgjegjëse për flokët si të kukullave.
Cobble-stoning është një forma më e zakonshme e deformimit të skalpit në pacientët që kryejnë
rikthimin e flokëve me kirurgji, gjithmonë nëse përdoret procedura e sipërpërmendur.
Edhe pse së fundi po zhvillohen versione akoma më të vogla graftesh, ato mund të japin një
pamje shumë pak të përafërt me natyralen prandaj dhe rekomandohet që transplantet të bëhen me
grafte që përmbajnë 1-4 fije floku në njësitë folikulare.
4. Reduktimi i skalpit
E njohur ndryshe si alopecia reduktuese (AR), galeoplasti (GP), ose modeli i flokëve i reduktuar
i meshkujve, reduktimi i skalpit janë shpërfytyruese. E kryer në zyrën e doktorit me anestezi
lokale, pjesa pa flokë e skalpit në majë apo në kurorën e kokës hiqet dhe anët e afërta të lidhura
me lëkurën qepen së bashku, duke e sjellë skalpin nga anët të bashkohen në mes. Në disa raste
rezultatet jo fort të këndshme njihen me termin qeni i veshit.
Problemet e reduktimit të skalpit gjithashtu përfshijnë:
• Humbja e shpejtë e flokëve, më shpejt se humbja e tyre natyrale. Kjo lloj humbjeje
mund të zgjasë javë ose muaj dhe nuk ripërsëritet shpesh.
• Hollimi i skalpit
• Një pamje jo natyrale sepse drejtimi i flokëve
• Infeksion
• Hemorragji dhe hematoma
We Speak Science
60
• Pothuajse 100% e rasteve me skalp të reduktuar përfundojnë me tërheqjen pas në të
cilën, pjesa e tërhequr e flokëve të lidhur me skalpin humbet ngushtësinë e saj dhe
zgjerohet pjesërisht apo totalisht, duke lënë një zonë pa flokë dukshëm të dëmtuar që
është e krijuar nga tërheqja, e cila merr pamjen e veshit të qenit që është tmerrësisht i
vështirë të riparohet.
• Reaksioni i bashkimit, në të cilin ngjitjet në shtresat e thella poshtë lëkurës mund të
shkaktojë dhimbje dhe ënjtje. Trupi mund ti kundërshtojë qepjet duke shkaktuar
vrima në sajtet e qepura të skalpit.
• Reduktimi i skalpit nuk i ruan flokët për përdorim në transplantet e ardhshme, ashtu
si shumë fizikanë mund të pohojnë. Kurora e njëjtë me atë të flokëve të përhershme
zgjatet për të mbuluar një zonë më të gjerë, duke holluar flokët e përhershme që
normalisht do të përdoreshin si donatorë për transplantin e flokëve.
5. Heqja e flokëve
Kjo është formë më radikale e reduktimit të skalpit, në të cilën prerja apo zgjerimi i lëkurës së
skalpit bëhet në nivel të arterieve madhore të skalpit. Për të shmangur dëmtimin e këtyre enëve
nervat priten dhe lidhen. Kjo gjë e mpin kokën tuaj përgjithmonë. Ai lë shenja të dukshme rreth
veshëve dhe humbja e mëtejshme e flokëve është shpesh pasojë e kësaj procedure të këshilluar
keq.
6. Zgjeruesit e skalpit
Ato janë pjesë silikoni si tullumbace që futen në xhepa të vegjël të krijuar midis skalpit dhe
kafkës suaj në mënyrë që të tërhiqet lëkura në skalp në reduktimet e ardhshme të skalpit, heqja e
flokëve me kirurgji. Pasi që incizioni shërohet, për disa javë, pjesët si tullumbace me silikon
fryhen gradualisht me një sërë solucionesh kripe duke i injektuar në to. Koka zmadhohet tre herë
më tepër se përmasat normale. Kjo procedurë radikale rekomandohet vetëm në rastet e traumave
kur pacienti ka pësuar djegie të rënda në skalp. Të gjitha formate zgjerimit të skalpit nuk janë të
rekomanduara, me përjashtim të traumave.
Gjetja e kirurgut
Aktualisht në SHBA fusha e mbjelljes së flokëve është
plotësisht e parregullt nga të dyja palët si nga shteti ashtu
edhe nga institucionet mjekësore. Të gjithë fizikanët e
licencuar në SHBA mund kryejnë legalisht transplantin
kirurgjikal të flokëve pa ndonjë trajnim primar apo ndonjë lloj
akreditimi. Çdo fizikan, MD ose DO, ka të drejtën legale të
marrë bisturinë dhe ta quajë veten kirurg të kualifikuar për
transplante flokësh.
We Speak Science
61
Ka plot fizikanë të aftë dhe me etikë që kryejnë transplante të shkëlqyera flokësh në vend. Arti i
teknikës së tyre është vërtet jete ndryshues. Këta fizikanë kanë bërë trajnime intensive dhe të
zgjeruara për mbjelljen kirurgjikale të flokëve dhe qëndrojnë në krye të listës së kirurgëve për
këtë lloj transplanti.
Shoqata Amerikane e Humbjes së flokëve e miraton transplantin e flokëve kur realizohet nga
fizikanë të aftë dhe me etikë. Sidoqoftë, të gjesh një kirurg transplantesh të kualifikuar nuk është
e lehtë. Mos i nënvlerësoni këto pika që do përmenden më poshtë:
"Shmangni të shikoni faqet e verdha kur kërkoni një kirurg për transplantin e flokëve.”
"Shmangni referencat nga dermatologu apo mjeku i familjes”
Ndërsa mjeku i familjes dhe dermatologu mund të thonë mirë, në fakt janë fizikanët më së
shumti ata që dinë shumë pak rreth mundësive dhe të metat e kësaj procedure kozmetike.
"Shmangni këshillat nga stilisti juaj i flokëve.”
Në shumë raste stilistët e flokëve marrin shpërblim nga kirurgët që bëjnë këto transplante flokësh
për rekomandimet. KINI KUJDES!
"Shmangni transplantin e flokëve me grupe të mëdha pune ose praktike që punësojnë ose marrin
fizikanë për të kryer transplante flokësh nën një punë të përbashkët.”
"Shmangni praktikat që reklamohen në televizor.”
Nëse këto grupe të mëdha kanë aftësinë të blenë opinionin publik me anë medias vizive, medias
së shkruar, radios, prezenca e tyre e fuqishme në treg zakonisht nuk rezulton me rezultate
superiore kirurgjikale. Në përgjithësi këto organizata apo biznese konsiderohen nga ekspertët e
fushës si fabrikë flokësh.
Mbani mend: Të qenit një kompani e madhe nuk do të thotë se është më e mira. Përsëri në
shumë raste kjo nuk mund të jetë shumë larg të vërtetës.
Shoqata e Humbjes së Flokëve e pranon se këto organizata të mëdha punësojnë fizikanë të aftë
dhe është e mundur të përftohen rezultate të kënaqshme. Shmangia e një katastrofë është vetëm
gjysma e betejës në kërkimin për një kirurg të transplantit të flokëve.
Tani që jeni në dijeni të asaj që duhet të evitoni le të diskutojmë çfarë duhet të kërkojmë kur
duam të gjejmë një kirurg për transplant flokësh.
We Speak Science
62
A jam unë kandidat për t'iu nënshtruar një transplanti të tillë?
Kandidati i duhur për transplant kirurgjikal flokësh do të
ketë pamje të përmirësuar dhe një gjendje më të mirë
humori dhe vetëvlerësimi. Megjithatë jo çdokush është një
kandidat i mirë dhe ata që janë duhet të kenë pritshmëri
realiste përpara se të hedhin hapin për të kryer një
transplant të tillë.
Mbani mend se nëse një sasi e përcaktuar flokësh që duhet
të lëvizë në zonat më të holla të skalpit. Nëse flokët nuk
përdoren në mënyrë efiçente rezultati nuk do të përkojë me
pritshmëritë.
Është shumë e rëndësishme që ta shihni si mundësi të fundit transplantin kirurgjikal të flokëve,
pasi të keni bërë gjithë përpjekjet me mënyra të tjera për të ndaluar progresionin e rënies së
flokëve.
Nëse keni përshtypjen se kirurgjitë e vogla superojnë humbjen tuaj të flokëve jeni krejtësisht
gabim. Pacientët që kanë një sasi të madhe flokësh në skalpin e tyre rrezikojnë të përjetojnë
shokun e humbjes së pak ose shumë flokëve ekzistuese për shkak të procedurës kirurgjikale. Në
disa raste këto flokë të humbura nuk do të rikthehen dhe ju do të mbeteni me flokë më të hollë se
pëpara procesit kirurgjikal. Kjo është një prej arsyeve për të kuptuar nëse ju jeni apo jo një
kandidat i mirë për t'iu nënshtruar një procedure kaq të rëndësishme.
Kandidatët më të mirë për transplantin e flokëve janë:
Meshkujt që kanë humbur flokët për shkak të MPB për më shumë se 5 vjet ose kanë progresuar
me Noorwood 3.
Meshkujt me pritshmëri realiste, të cilët e kuptojnë se humbja e flokëve të tyre mund të
progresojë edhe pse ata janë duke marrë medikamente për ta ndalur progresionin.
Meshkujt që kanë qenë pa flokë për shumë vjet dhe janë të interesuar të shtojnë disa flokë për të
sigurar një pamje pak më të re.
Meshkuj dhe femra të cilët kanë humbur flokët për shkak të traumave apo djegieve.
Meshkuj dhe femra të cilët kanë humbur flokët për shkak të proceduave të tjera kozmetike.
We Speak Science
63
Përgatitja për kirurgji
Ju do të merrni udhëzime specifike nga kirurgu juaj për transplantin e flokëve. Është shumë e
rëndësishme të ndiqni këto udhëzime në letër që t’ju lehtësojnë sigurimin e një transplanti të
sigurt e pa komplikacione.
Udhëzimet përfshijnë edhe pirjen, duhanin, shmangien e vitaminave dhe medikamenteve të
caktuara. Nëse pini duhan duhet patjetër ta ndaloni të paktën dy javë para kirurgjisë dhe të
paktën një muaj pas procedurës. Duhanpirja pengon rrjedhën e gjakut në lëkurë dhe mund të
ndikojë në shërimin dhe rezultatin përfundimtar të transplantit.
Ju duhet të lani flokët në mëngjes para kirugjisë dhe sigrisht shmangni përdorimin e mjeteve
stiluese atë ditë. Shumë kirurgë nuk sugjerojnë prerje e flokëve për të paktën një muaj pas
kirurgjisë për të sigurar mbulimin në sajtin donator ose të mos ngisni makinën pas kirurgjisë për
të shkuar në shtëpi.
Edhe pse shumë doktora pohojnë se ju mund t'i ktheheni punës pas një ose dy ditësh, realisht ju
duhet të planifikoni të merrni 1 javë leje nga puna.
Kërkimet shkencore për rënien e flokëve
Trajtimet e ardhshme për humbjen e flokëve mund të kenë shumë kufizime në metodat
kozmetike mjekësore dhe kirurgjikale që janë aktualisht në përdorim dhe do të përfshijnë disa
metoda krejtësisht të reja si psh klonimi i folikulit të flokut apo terapia e gjeneve, të dyja këto
metoda kanë potencialin për të kuruar humbjen e trashëguar të flokëve përgjithmonë.
Do të ishte me vend pyetja se pse shoqëria njerëzore shpenzon
mjaft mund për kërkime biomjekësore dhe fondet e kufizuara
për trajtimet kundër rënies së flokëve kur së mundje
vdekjeprurëse si AIDS, kanceri, diabeti, sëmundjet e zemrës
gjithashtu kanë nevojë për zgjidhje. Ndërkohë që konceptet
ekonomike si tregu i lirë dhe kërkesë ofertë janë disa
përgjigje, ndodh që folikulat e flokëve të njeriut janë një
model i pasur shkencor për të kuptuar aspekte të rëndësishme
të biologjisë qelizore të njeriut, biologjinë e zhvillimit të
organeve dhe sistemeve, përgjigjet imunitare mjekësore,
procesi i kontrollit të regjenerimit dhe diferencimit dhe
veçanërisht gjenetika mjekësore.
Një karakteristikë unike e folikulit të flokut është mënyra se si në këto organe në miniaturë flokët
rriten me cikle zhvillimi dhe cikle pushimi. Për më tepër, flokët e rritura në këtë fazë dhe pastaj
të shpërndara, folikuli vetë shpërbëhet pothuajse plotësisht në fund të fazës së regresionit dhe
krijohet një folikul pothuajse plotësisht i ri në fillim të fazës së re të rritjes. Krijimi i folikulit të
flokëve në fillim të fazës së rritjes, jep një mundësi unike për të aplikuar teknika mjekësore të
avancuara të biologjisë molekulare siç është klonimi apo terapia gjenetike. Sa më shumë të
zbulojmë se si punojnë pjesë të ndryshme të trupit, aq më shumë do të gjejmë se çdo gjë është e
We Speak Science
64
lidhur me njera-tjetrën dhe ajo çfarë mësojmë në një fushë të mjekësisë mund të aplikohet edhe
në shumë fusha të tjera.
Trajtimet e ardhshme kozmetike
Trajtimet kozmetike për humbjen e flokëve janë të
përkohshme dhe të rikthyeshme, dhe kjo nuk do të ndryshojë
as në të ardhmen. Por përmirësime do të bëhen patjetër. Në të
ardhmen do të ketë produkte për stilimin e flokëve që bëjnë që
pamja juaj e kokës të jetë më e bukur, krahasuar me produktet
që përdoren sot. Parukat aktualisht kanë disavantazh sepse
janë të shtrenjta dhe me kalimin e kohës nga përdorimi
konsumohen dhe përdorimi i tyre vazhdon të shkaktojë frikën
e të dalluarit prej të tjerëve. Në të ardhmen, aplikimet
kozmetike të flokëve si parukat do të ndërtohen më të mira
dhe me materiale më të durueshme të cilat do të duken më afër
natyrales dhe do të jenë më pak të dallueshme. Metodat me ngjitje do të vazhdojnë të jenë shumë
të sigurta por mund të bëhen më të lehta dhe të shpejta për t'u realizuar duke përmirësuar
higjienën dhe duke reduktuar përpjekjen për ta mbajtur apo zëvendësuar.
Trajtimet e ardhshme mjekësore Shumë nga medikamentet e sotme për trajtimin e humbjes së
flokëve kanë efektivitet të kufizuar. Aktualisht nuk dimë akoma plotësisht se pse sëmundje të
caktuara humbjen e flokëve. Në shumë raste ne trajtojmë simptomat por jo shkakun e sëmundjes.
Medikamentet e sotme kundër alopecisë androgjenike me prejardhje gjenetike kërkojnë përdorim
të vazhdueshëm për të pasur përfitime prej tyre. Dhe kostoja e këtyre ilaçeve që duhet të
përdoren gjatë shkon jashtëzakonisht shtrenjtë për gjithë jetën. Në të ardhmen, si fizikanët ashtu
edhe shkencëtarët pasi të kenë kuptuar më mirë se si kontrollohet cikli i rritjes së flokëve
normalisht, dhe se si sëmundje të ndryshme ndikojnë tek procesi i rritjes së flokëve, do të
zhvillohen medikamente të reja kundër rënies së flokëve, të cilat janë me efektive dhe me më pak
efekte anësore.
Ndoshta një nga medikamentet më shpresëdhënëse të së ardhmes, i cili është aktualisht në treg,
për trajtimin e gjëndrave beninje të prostatës, është ilaçi i GlaxoSmithKline, Dutasteridem
aktualisht i shitur me emrin Avodart. Njësoj si Propecia, edhe ai është një inhibitor i alfa 5
reduktazë i marrë si hapje dhe përdorimi i tij ka treguar një ulje shumë të madhe të testosteronit
që shndërrohet në DHT në gjak. Nivelet e larta të DHT në gjak mund të shkaktojnë zmadhim të
gjëndrës së prostatës tek meshkujt pas shumë vitesh. DHT në gjak sinjalizon folikulat e flokëve
të reduktojnë rritjen e tyre duke shkaktuar mosrritjen e tyre tek njerëzit që kanë trashëguar
folikula flokësh të ndjeshme ndaj DHT.
Reduktimi i DHT në gjak bën që mesazhi kimik për të ndaluar rritjen e flokëve të dobësohet, në
një shkallë të tillë që të mos ndikojë te folikulat e flokëve. Qëllimi i reduktimit të DHT është të
përdoret një medikament që pengon enzimën alfa 5 reduktazë të katalizojë reaksionin e
We Speak Science
65
shndërrimit të testosteronit në DHT. Nëse testosteroni nuk kthehet në DHT mesazhi kimik nuk
shkon në qelizat e folikulave të dyshuara dhe ato vazhdojnë rritjen normale të flokëve.
Ka dy tipa të alfa 5 reduktazës që katalizojnë këtë reaksion. Nëse Propecia bllokon tipin e dytë të
enzimës, Dutasteride bllokon edhe tipin e parë edhe të dytë të alfa 5 reduktazës. Nëse përdorimi i
Propecia rezulton me 65-70% ulje në gjakun e meshkujve, Dutasteride shkakton një ulje prej
90% ose më shumë. Efektet anësore të Dutasteride janë të ngjashme me të Propecias, megjithatë
doza e duhur për përdorim nuk është përcaktuar ende dhe efektet anësore varen nga doza e
marrë.
Një mënyrë për të rritur efektivitetin e medikamenteve për humbjen e flokëve dhe për të
reduktuar efektet anësore është të detektohen qelizat që shkaktojnë këtë humbje. Në të ardhmen
do të ketë locione që do të aplikohen në sipërfaqe të skalpit dhe do të jenë më efektive për të
bllokuar mesazhin e DHT të përcillet në qelizë. Medikamente në formë tabletash si Propecia apo
Dutasteride ndikojnë në nivelet e DHT në gjak, rrjedhimisht ndikojnë në nivelet e DHT në indin
e skalpit, i cili si pasojë çon në uljen e përqendrimeve të DHT në folikulat e flokëve. Si rezultat i
trajtimit të gjithë sistemit me medikamente, efekte të padëshirueshme anësore do të ndodhin në
zona të tjera përveç qelizave folikulare të flokëve.
Në të ardhmen do të jemi në gjendje të ulim nivelet e DHT direkt në qelizat flokulare, kështu do
të shmangim efektet anësore dhe do të kemi një kontroll më të mirë të humbjes së flokëve.
Ndoshta medikamentet e së ardhmes do të kombinohen me shampo ose produkte të tjera flokësh
dhe ato do të jenë një mënyrë e zakonshme për të ruajtur flokët nga rënia, si p.sh. fluori në pastën
e dhëmbëve shërben për të mbrojtur ata nga rënia.
Në të ardhmen do të zbulohen medikamente që do të sinjalizojnë fuqishëm qeliza të caktuara në
folikulat e flokëve për të filluar procesin e rritjes dhe për ta vazhduar atë edhe kur marrin sinjale
për të kundërtën si p.sh. nga gjendje të menjëhershme stresante. Dhe do të bëjmë përparime në
prodhimin e medikamenteve që trajtojnë si sëmundje të cilat shkaktojnë si humbjen e
përkohshme të flokëve edhe atë të përhershme.
Se mundjet që shkaktojnë humbje të përkohshme të flokëve janë quajtur alopeci jocikatricale.
Këto sëmundje duket se nuk dëmtojnë apo lënë shenjë në folikulat e flokëve përgjithmonë. Nuk
kanë flokë po ato rriten përsëri vetë ose me sinjalet e duhura kimike, mund të rriten. Alopecia
areata është një lloj alopecie jocirkatricale. Te disa persona me një sëmundje të tillë flokët janë
rritur edhe pas shumë vitesh që kanë pasur humbje të vazhdueshme flokësh. Humbja e flokëve si
rezultat nga kemoterapia, dozat mesatare të trajtimeve me rrezatim i përkasin këtij grupi pra nuk
lënë shenja apo cikatrice. Flokët që tërhiqen ose këputen nga folikulat nuk e dëmtojnë
përgjithmonë folikulin. Pasi këputet folikuli e rimerr veten pas pak pushimi dhe një fije e re
rritet.
Alopecia jocikatricale ndikon në sasinë e bazës së folikulit të flokut, i cili është i lokalizuar në
thellësi të lëkurës. Qelizat e specializuara në pjesën bazale të folikulit kanë funksionin të rritin
flokët për 4 deri në 6 vjet gjatë çdo cikli të rritjes së tyre por në fund të ciklit duket se
shkatërrohen kur folikuli zvogëlohet në përmasa dhe hyn në fazën e pushimit të ciklit normal të
We Speak Science
66
rritjes. Pjesa bazale e re e folikulit formohet në fillim të ciklit pasardhës të rritjes. Medikamentet
e ardhshme që detektojnë dhe mbrojnë qelizat në pjesën bazale të folikulit mund të rezultojnë në
trajtime më efektive për alopecine areata, por edhe për më pak rënie flokësh nga ngjarjet
stresante apo trajtimet kanceroze.
Sëmundjet që shkaktojnë humbje të përhershme të flokëve quhen alopeci cikatricale nga doktorët
sepse sëmundja alternohet ose folikuli i flokut dëmtohet aq shumë sa humbet aftësinë për të rritur
flokë të rinj. Disa sëmundje si LES (lupus eritematoz sistemik) nxisin një përgjigje imunitare, në
të cilën qelizat e bardha të gjakut atakojnë pjesën e fryrë të folikulit të flokut. Pjesa e fryrë është
e lokalizuar pranë mesit të folikulit poshtë gjëndrave yndyrore dhe pranë pikës së atakimit me
musculus arrector pili (muskuli që lejon flokët të qëndrojnë në fund).
Alopecia androgjenetike konsiderohet gjithashtu alopeci cikatricale sepse ajo zvogëlon
prodhimin e folikulit të flokëve me kalimin e kohës deri sa flokë të rij nuk rriten më. Kërkimet e
reja shkencore sugjerojnë se zona e inflamacionit në këto humbje të përhershme flokësh është
pjesa e fryrë e folikulit dhe qeliza të caktuara në të besohet se janë përgjegjëse për rritjen në çdo
fillim të ri të ciklit të rritjes. Në të ardhmen, medikamentet që mbrojnë qelizat në pjesën e fryrë të
folikulit do të trajtojnë në mënyrë më efektive humbjen e përhershme të flokëve duke përfshirë
dhe humbjen e flokëve me prejardhje gjenetike.
Transplantimi i flokëve tek femrat
Transplantimi i flokëve është mundësi shumë e mirë e mbi 90% e meshkujve që nuk kanë flokë,
kjo gjë nuk mund të thuhet edhe për femrat, sepse tek femrat rënia e flokëve është e shpërndarë
në gjithë kokën e jo vetëm në vende të lokalizuara siç ndodh tek meshkujt. Gjithashtu tek
meshkujt flokët që merren për transplantim nuk janë të prekura nga ndikimi i DHT, kurse kjo gjë
nuk mund të thuhet edhe për femra.
Vetëm 2% e femrave janë kandidate të duhur për transplantim te flokëve. Femrat që mund të
bëjnë transplantim të flokëve janë:
- Femrat që kanë pasur rënie të flokëve si rezultat i alopecisë së shkaktuar nga tërheqja
e flokëve me forcë të madhe (jo nga shkaktarët hormonal)
- Femrat që kanë rënie të flokëve në vendin e incizonit të mëparshëm, zakonisht tek
femrat që kanë pasur operacione plastike
- Femrat që kanë rënie të flokëve si tek meshkujt, pra në pjesën e përparme të kokës
- Femrat me rënie të flokëve për shkak të traumave siç janë të mbijetuarit nga zjarri,
vragat nga aksidentet, ose nga dëmtimet me substanca kimike
- Femrat me alopecia marginalis
Llojet e klonimit
Trajtimet kirurgjikale në ditët e sotme janë të kufizuara. Metodat aktuale kirurgjikale nuk mund
të prodhojnë flokë të dendur. Arti i mbjelljes së flokëve është të përcaktosh dhe të vësh në
balancë sasinë e folikulave të flokëve rezistente ndaj DHT për një pamje më të mire dhe me
flokë më të dendur. Por nuk shtohen flokë të reja. Këto metoda kërkojnë punë intensive janë të
We Speak Science
67
kushtueshme, dhe pak të sikletshme pas operacionit për t'u shëruar. Pika kyçe e përmirësimit të
trajtimit kirurgjikal është klonimi i folikulave të flokëve. Klonimi i shumë folikulave të flokëve
nga zona donatore të programuara për të vazhduar rritjen e flokëve të reja përgjithmonë në
mënyrë të suksesshme, do të rezultonte me furnizimin në mënyrë të pakufizuar me grafte flokësh
për transplant, e për rrjedhojë dendësi të pakufizuar. Folikulat e klonuar mund injektohen
individualisht direkt ne skalp duke eliminuar kirurgjinë.
Pra, nëse shkencëtarët tashmë mund të klonojnë një dele, pse nuk është klonimi i folikulave të
flokë ve të njerëzve një realitet komercial? Përgjigja është e komplikuar dhe kërkon shpjegim me
anë të biologjisë mjekësore, gjenetikës, replikimit qelizor dhe një rishikim të disa tipave të
ndryshme klonimi që mund të aplikohen në të ardhmen për të matur dyfishimin e folikulave të
flokëve të njeriut.
Terapia gjenetike
Një teknikë akoma më e avancuar për të trajtuar humbjen e flokëve me prejardhje gjenetike në të
ardhmen është terapia gjenetike. Terapia gjenetike është procesi i ndryshimit të gjeneve në
qelizat e trupit duke ndryshuar funksionin e qelizës. Ky është një trajtim mjekësor i përdorur që
në fazën e fetusit, dhe vetëm pak raste ku ajo është përdorur ka pasur sukses. Por ia vlen të
provohet si metodë me një potencial të lartë për të trajtuar humbjen flokëve.
Terapia gjenetike kërkon të dihet si ndodh ky defekt gjenetik i trashëguar në ADN dhe pastaj të
rregullohet. Me terapinë gjenetike folikulat e fokë ve me qeliza të ndjeshme ndaj DHT do të
ndryshojnë në folikula rezistente ndaj DHT dhe folikulat do të vazhdojnë të prodhojnë flokë të
reja përgjithmonë. Por, nuk është kaq e lehtë sa duket sepse kjo lloj terapie ka hapa tepër të
vështirë për tu realizuar. Hapi i parë është të gjendet se cili nga mijëra gjenet që ndodhen në fijet
e ADN së është defektoz, hapi i dytë është të gjendet se si do të ndryshohen gjenet për të
prodhuar proteina të tjera, të cilat do të japin efektin e kërkuar. Hapi i tretë është të integrohen
gjenet e reja në qelizat e organizmit dhe gjenet e reja do të zëvendësojnë gjenet e vjetra
defektuoze.
Identifikimi i gjeneve
Të zbulosh se cilat gjene që duhen ndryshuar nuk është e lehtë. Pavarësisht avancimeve në hartën
gjenetike kohët e fundit, jemi akoma shumë larg njohurive se çfarë mund të bëjnë më shumë këto
gjene. Ne sigurisht nuk kemi mundë si të kuptojmë të gjitha gjenet që ndikojnë ciklin e rritjes së
flokëve, veçanërisht gjenet që janë përgjegjëse për humbjen e flokëve me prejardhje gjenetike të
trashëguar. Studime të ardhshme do të përfshijnë krahasimin e gjeneve dhe proteinat përkatëse
në folikula të ndryshme nga një individ i vetëm.
Në një individ me alopeci androgjenetike disa qeliza të folikulave shprehin karakteristikat DHT
rezistente (folikulat në pjesë ne prapme të ndërsa të tjera qeliza folikulare shprehin
karakteristikat të ndjeshme ndaj DHT (folikulat në vijë n e flokëve). Të dyja folikulat përmbajnë
qeliza me ADN identike por shprehin karakteristika të ndryshme. Kështu që identifikimi i
gjeneve përgjegjëse do të ishte i ndërlikuar. Edhe pas identifikimit të tyre ne duhet të gjejmë
We Speak Science
68
mënyrën se si t’i ndryshojmë që të japin proteina që prodhojnë folikula rezistente ndaj DHT. Por,
shkencëtarët po progresojnë me identifikimin e gjeneve.
Modifikimi i gjeneve
Në një shkrim të paraqitur në 30 Janar 1998 në të gazetën "Science", shkencëtarët të udhëhequr
nga Angela Christiano, PhD identifikuan një defekt në një gjen të vetëm përgjegjës për një lloj të
rrallë humbjesh të flokëve të trashëguar të quajtur atrichia e gjeneralizuar, e vërejtur në një
familje pakistaneze në të cilën individët lindnin me flokë të cilat u binin dhe më pas nuk u
rriteshin më. Gjeni, u lokalizua në kromozomin 8p21, dhe ishte shembulli i parë i identifikimit të
një defekti të tillë si shkak për humbjen e flokëve. Ky ishte hapi i parë drejt identifikimit të
gjeneve që ndikonin në humbjen e flokëve. (Science, January 30,1998, vol 279, No. 5351)
Më vonë në shtator të të njëjtit vit në "American Journal of Human Genetics", skuadra e
Christianos raportoi anëtarë te një familjeje udhëtare nga Irlanda të cilët shfaqën atrichia
kongjenitale ku flokët binin dhe nuk rriteshin më. Analiza gjenetike e familjes irlandeze zbuloi
një mutacion të gjenit përgjegjës për rritjen e flokëve. Por, në këtë rast, gjeni ishte i ndryshëm
nga ai i zbuluar në familjen pakistaneze.
Në 25 nëntor 1998 kërkuesit të udhëhequr nga Elaine Fuchs, PhD arritën të formonin folikula të
reja flokësh në minj, të cilat ishin të ngarkuara me energji për të prodhuar vazhdimisht një
proteinë të quajtur beta katenin. Ajo është një proteinë shumë funksionale, por shpërbëhet shpejt
pasi prodhohet. Kërkuesit gjithashtu ndryshuan gjenet e miut që përmbante udhëzimet për të
formuar një beta katenin në mënyrë të tillë që ajo t’i rezistonte shkatërrimit. Grumbullimi i një
sasi të madhe beta katenin shkaktoi një rritje masive të folikulave të flokëve tek miu.
Gradualisht, minjtë zhvilluan tumore të folikulave të flokëve si rezultat i mbiprodhimit të beta
katenin. (Fuchs, University of Chicago 1998) (Gat, Dermatology Focus Vol. 19, No. 2, Summer
2000).
Në tetor të vitit 1999 në revistën shkencore” Revista e hulumtimeve klinike” hulumtuesit e
udhëhequr nga Ronald Crystal i kthyen folikulet e flokëve nga faza e qetësisë në fazën aktive tek
minjtë, duke i ekspozuar minjtë në proteina të prodhuara me Sonic Hedgehog Gene (SHG).
Këto hulumtime janë paraqitur edhe nga tre hulumtime të tjera. Në grupin e parë të hulumtimeve
të udhëhequr nga Angela Christiano kanë gjetur një gjen përgjegjës për rënien e flokëve kur
ndodh ndonjë mutacion në të. Hulumtime e grupit të dytë janë udhëhequr nga Elaine Fuchs kanë
shkaktuar mutacione në një gjen, dhe pastaj ky gjen ka shkaktuar prodhimin e disa proteinave që
kanë ndikuar në formimin e folikuleve të reja të flokëve. Hulumtimet e grupit të tretë kanë
treguar se ekspozimi i flokëve në disa proteina shkakton kalimin e flokëve nga faza e qetësisë në
atë aktive(të rritjes).
Një përmbledhje: Trajtimet e së ardhmes për humbjen e flokëve janë premtuese që nga
medikamentet si Dutasteride tek klonimi apo terapia gjenetike. Por, shumë prej këtyre trajtimeve
janë shumë vite ndoshta edhe dekada larg trajtimit praktik. Metoda të trajtimit aktual si Propecia,
kirurgjia janë të mundshme nëse dëshironi të bëni diçka për humbjen e flokëve. Hapi i parë është
We Speak Science
69
kryerja e një ekzaminimi te një dermatolog i kualifikuar dhe i informuar për trajtimin e humbjes
së flokëve.
Punuar nga: Brisilda Pashaj (Msc. Medical Biology, Plovdiv University, Bulgaria)
We Speak Science
70
Referencat:
• http://www.americanhairloss.org/hair_science/
• https://www.dermnetnz.org/topics/telogen-effluvium/
• https://www.dermnetnz.org/topics/anagen-effluvium
• http://saimaahmed.blogspot.com/2010/03/stem-cells-hair-follicles.html
• https://www.naaf.org/alopecia-areata
• http://diseasesdoctor.com/alopecia-areata-causes-symptoms-treatment-pictures-remedies/
• http://www.apaxmedical.com/skinconcerns_hairloss_alopecia
• https://www.linkedin.com/pulse/hair-beard-loss-treatment-alopecia-areata-scalp-anik-it
• http://medical-dictionary.thefreedictionary.com/ringworm
• https://www.welcomecure.com/diseases/ringworm/overview
• http://www.webmd.com/skin-problems-and-treatments/ss/slideshow-ringworm
• https://en.wikipedia.org/wiki/Folliculitis
• http://medicalpicturesinfo.com/folliculitis/
• http://homeremedyshop.com/10-home-remedies-for-scalp-folliculitis/
• http://allspecies.wikia.com/wiki/Demodex_folliculorum
• http://www.precisioncataractsurgerytt.com/vision-conditions/blepharistis/
• http://www.e-ijd.org/article.asp?issn=0019-
5154;year=2014;volume=59;issue=1;spage=60;epage=66;aulast=Rather
• http://www.findhomeremedy.com/effective-home-remedies-for-seborrheic-dermatitis/
• http://scalpconditionspictures.com/seborrheic-dermatitis-scalp-pictures.php
• http://emedicine.medscape.com/article/1118500-overview
• http://www.hairscientists.org/hair-shaft-defects/trichorrhexis-nodosa
• http://www.huidziekten.nl/zakboek/dermatosen/ttxt/TrichorrhexisNodosa.htm
• http://www.hishairclinic.com/androgenetic-alopecia/
• http://www.advancedhairclinics.gr/en/androgenetic-alopecia/
• http://hairisthemanetopic.com/
• http://www.healthyfoodhouse.com/prevents-hair-loss-ingredient-hair-eyebrows-grow-
rapidly-recipe/
• http://www.stylecraze.com/articles/amazing-benefits-of-castor-oil/
• http://www.americanhairloss.org/drug_induced_hair_loss/
• http://www.americanhairloss.org/hair_loss_treatment/
• http://www.americanhairloss.org/hair_replacement/
• http://www.americanhairloss.org/surgical_hair_restoration/
• http://www.americanhairloss.org/hair_loss_research/