Gjergj Kastrioti - Ati i Kombit - revistadrini.info · madhështinë e fitoreve të tij, Skenderbeu...

9
1 Simpoziumi Shkencor “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” Këshilli Organizator, Michigan PROMEMORJE Tema: Propozim Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për inicimin e Procedurave vendimmarrëse - ligjore për shpalljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, “At i Kombit Shqiptar”. Drejtuar: -Kryeministrit të Rep. së Shqipërisë, Z. Edi Rama -Kryeministrit të Rep. së Kosovës Z. Ramush Haradinaj Për dijeni: -Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta -Presidentit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi -Kryetarit të Parlamentit te Rep. së Shqipërisë Z. Gramoz Ruçi -Kryetarit të Parlamentit te Rep. së Kosovës Z. Kadri Veseli -Ish-Presidentit të Rep. së Shqipërisë, Z. Sali Berisha -Kryetarit të Opozitës në Rep. e Shqipërisë, Z. Lulzim Basha Ministrit te Diasporës së Rep. Shqipërisë, Z. Pandeli Majko Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Z. Isa Mustafa Kryetarit të Lëvizjes Vetvendosje, Z. Albin Kurti DocuSign Envelope ID: 70532384-8C91-4D59-A550-DA5EF00BFCF8

Transcript of Gjergj Kastrioti - Ati i Kombit - revistadrini.info · madhështinë e fitoreve të tij, Skenderbeu...

Page 1: Gjergj Kastrioti - Ati i Kombit - revistadrini.info · madhështinë e fitoreve të tij, Skenderbeu shfaqet qartazi si nje "Ledh i Evropës" (antemurale). Papa Klisti III shkruante:

1

Simpoziumi Shkencor “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

Këshilli Organizator, Michigan

PROMEMORJE

Tema: Propozim Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për inicimin e Procedurave vendimmarrëse - ligjore për shpalljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, “At i Kombit Shqiptar”.

Drejtuar: -Kryeministrit të Rep. së Shqipërisë, Z. Edi Rama-Kryeministrit të Rep. së Kosovës Z. Ramush Haradinaj

Për dijeni: -Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta -Presidentit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi-Kryetarit të Parlamentit te Rep. së Shqipërisë Z. Gramoz Ruçi-Kryetarit të Parlamentit te Rep. së Kosovës Z. Kadri Veseli-Ish-Presidentit të Rep. së Shqipërisë, Z. Sali Berisha-Kryetarit të Opozitës në Rep. e Shqipërisë, Z. Lulzim BashaMinistrit te Diasporës së Rep. së Shqipërisë, Z. Pandeli MajkoKryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Z. Isa MustafaKryetarit të Lëvizjes Vetvendosje, Z. Albin Kurti

DocuSign Envelope ID: 70532384-8C91-4D59-A550-DA5EF00BFCF8

Page 2: Gjergj Kastrioti - Ati i Kombit - revistadrini.info · madhështinë e fitoreve të tij, Skenderbeu shfaqet qartazi si nje "Ledh i Evropës" (antemurale). Papa Klisti III shkruante:

2

I nderuar Shkelqësia Juaj Z. Edi Rama, I nderuar Shkelqësia Juaj Z. Ramush Haradinaj, Të nderuar drejtues të Institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës:

-Bazuar në Dispozitat kushtetuese të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dheRepublikës së Kosovës që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes;

- Nisur nga fakti që kombi ynë, figurën më madhore dhe më unifikuese, GjergjKastriotin-Skënderbeun, me të cilin, në mënyrë më kuptimplote identifikohet gjatë gjithë historisë së tij, duhet t’a mbajë në piedestalin e kolosëve më të merituar;

- Duke qenë botërisht e ditur se, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, është dhe mbetetpersonaliteti më i madh i kombit;

- Të sigurtë se, figura e Kryeheroit tone, ka qenë, është dhe do të mbetet më erespektuara edhe në të ardhmen;

- Të përkushtuar që vepra madhore e Kryetrimit, në formimin e shtetit shqiptar dhembrojtjen e tij, sikur edhe në mbrojtjen e vlerave të civilizimit europian, do të vlerësohet përgjatë gjithë ekzistencës së kombit shqiptar;

- Duke mbetur strateg suprem ushtarak e burrështetas, që motivon dhe frymëzonvepra madhore në përmasën e njerëzimit si dhe idealin liridashës;

- Duke dashur që kombi ynë të institucionalizojë në përjetësi memorien dherespektin e tij monumental ndaj kryeprotagonistit të historisë së vet;

Këshilli Organizator i Simpoziumit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, jeta dhe vepra”, i mbajtur më 27 dhe 28 Janar 2018 në Southfield, Michigan (SHBA), në kuadër të vitit mbarëkombëtar kushtuar Kryeheroit tonë të kombit, i propozon Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, të iniciojë procedurat vendimmarrëse - ligjore për Shpalljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, “At i Kombit Shqiptar”.

Ideja e propozimit: Mbështetur në përvoja pozitive nga e kaluara historike euro-amerikane e shprehur me emra cilësues si: “Father of the Nation” dhe “Pater Patriae”; në burime të ruajtura në më se 20 gjuhë, sipas të cilave dëshmohet se, janë të paktë ata personalitete historike, që kanë gjetur një pasqyrim kaq të gjerë e jetëgjatë në shkencën dhe kulturën botërore, siç ka gjetur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Si i tillë, “Pater Patriae” ishte përqafuar nga popullata e çliruar arbërore (1443-1468); pastaj, sulltan Mehmeti II, e kishte njohur për princ të Epirit dhe të Arbërisë (1461); papa Pius II, kishte vendosur për ta shpallur mbret të Arbërisë dhe të Maqedonisë. Në mënyrë të ngjashme kishte

DocuSign Envelope ID: 70532384-8C91-4D59-A550-DA5EF00BFCF8

Page 3: Gjergj Kastrioti - Ati i Kombit - revistadrini.info · madhështinë e fitoreve të tij, Skenderbeu shfaqet qartazi si nje "Ledh i Evropës" (antemurale). Papa Klisti III shkruante:

3

vepruar Republika e Venedikut dhe Republika e Raguzës, si dhe Mbretëria e Hungarisë e ndonjë vend tjetër i periudhës së Heroit. Ideja e propozimit është përkrahur plotësisht dhe fuqimisht nga gjithë studiuesit pjesëmarrës në Simpoziumin Shkencor “Skënderbeu, Jeta dhe Vepra”, të cilët përfaqësonin Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, Republikën e Maqedonisë, Republikën e Malit të Zi, Arbëreshët e Italisë, si dhe qendrat fetare e shoqatat shqiptaro-amerikane që veprojnë në Michigan e më gjerësisht në SHBA dhe Kanada. Propozimi është pëlqyer dhe përkrahur unanimisht edhe nga shumë shoqata e personalitete të shquara të diasporës shqiptare në SHBA: Federata Pan-shqiptare e Amerikes Vatra, Gazeta “Dielli”, Institucioni Mediatik “Zëri i Amerikës”, z. Ekrem Bardha, Prof. Sami Repishti, ish-kongresmeni amerikan z. Joe Dioguardi, i përndershmi At Arthur Liolin, e të tjerë.

Jeta dhe vepra: Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka lindur në vitin 1405 në një familje bujare e princërore të origjinës arbërore. Vitet e para të fëmijërisë së Skënderbeut shoqëroheshin me lulëzimin e principatës së Kastriotëve. Disa vite pas rënies së Krujës nën osmanët (1415), ai qe detyruar të shkonte peng në oborrin e sulltanit. Atje, Gjergji ishte konvertuar në musliman dhe mori emrin Skënder (nga Aleksandër), ku u edukua në shkollën e iç-ogllanëve. Për talentin, zotësinë dhe veprat e tij ushtarake, ai ishte nderuar me titullin bej, dhe kështu me emrin Skënderbej (Scanderbeg), do të bëhej i njohur në gjithë botën. Në vitin 1438, mbasi kishte fituar besimin e Muratit II (1421-1451), Skënderbeu ishte emëruar komandant ushtarak i kështjellës së Krujës, si dhe kishte vendosur kontakte me Venedikun (1438) dhe Raguzën (1439); Raguza më 1439 e kishte shpallur Skënderbeun qytetar nderi, ndërsa një vit më parë këtë e kishte bërë edhe Venediku. Pas Betejës së Nishit (nëntor 1443), kur trupat osmane kishin pësuar humbje me rastin e një ofensive hungareze të Janosh Huniadit, Skënderbeu, dhe nipi i tij Hamza, si dhe 300 kalorës kishin braktisur forcat osmane, për tu drejtuar në Krujë, dhe atje më 28 Nëntor 1443 u ngrit përsëri flamuri i Kastriotëve, që më pas do të ruante simbolikën historike në luftëra të popullit shqiptar për liri: “Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta këtu në mes tuaj, armët nuk jua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në krahnor, në ballë, në shpatë, në ushtat”.

Kryendërtues i shtetit: Ishte meritë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, që mori përsipër për të themeluar Lidhjen e princave arbërorë në Lezhë, më 2 Mars 1444. Nga këndvështrimi historik, këtu rifilluan rrugën proceset politike, ushtarake dhe fetare drejt formimit të një shteti të njësuar arbëror, të cilin, pushtimi osman dhe venedikas e kishte ndërprerë në kapërcyellin e shek. XIV. Pikënisja e rifillimit të këtij procesi ishin ngjarjet

DocuSign Envelope ID: 70532384-8C91-4D59-A550-DA5EF00BFCF8

Page 4: Gjergj Kastrioti - Ati i Kombit - revistadrini.info · madhështinë e fitoreve të tij, Skenderbeu shfaqet qartazi si nje "Ledh i Evropës" (antemurale). Papa Klisti III shkruante:

4

e vitit 1443, të cilat kulmuan më 28 Nëntor 1443. Kuvendi i Lezhës u mbajt mbi bazën e traditave më të hershme arbërore. Aty, morën pjesë shumë princër nga pjesë të ndryshme të Arbërisë. Kuvendi i Lezhës mori një sërë vendimesh të rëndësishme, duke krijuar një lidhje midis sundimtarëve arbër, të cilët pranuan të heqin dorë nga partikularizmi i mbjellë me kohë dhe të formonin, sipas traditave të lashta arbërore, një lloj federate për të luftuar së bashku kundër sunduesit të huaj deri në çlirimin e plotë të vendit, me një kryetar të vetëm, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Në të vërtetë, ky ishte vetëm “Primus inter pares” (I parë ndërmjet të barabartëve).

Vendimet e Kuvendit i dhanë një mbështetje të fortë juridike e morale pozitës së Skënderbeut në marrëdhëniet e tij me sundimtarët e tjerë arbërorë. Me krijimin e Lidhjes së Lezhës ishte bërë hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në rrugën e bashkimit kundër pushtuesve të huaj. Kështu, Lidhja e Lezhës do të mbetet gjithnjë një model i fuqishëm edhe për kuvende të tjera gjatë shekujve vijues, (Kuvendi i Dukagjinit, Kuvendi i Kuçit, Kuvendi i Arbënit, Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kuvendi i Lidhjes së Pejës, Kuvendi te Verrat e Llukës, Kuvendi i Drenicës, etj), të cilat ruajtën motivin themelor të Kuvendit të Lezhës, unitetin kombëtar, luftën çlirimtare dhe ndërtimin e shtetit të përbashkët. Rilindja Kombëtare Shqiptare, si artikuluese e nacionalizmit të konsoliduar shqiptar të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe ideja e krijimit të shtetit-komb, nuk mund të konceptohet pa frymëzimin kryesor që buronte nga Kuvendi i Lezhës, dhe lufta e Skënderbeut për unitet, liri dhe mëvetësi të Arbërisë - Shqipërisë etnike.

Politika e Jashtme: Krahas politikës së brendshme, rëndësi të madhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i ka kushtuar edhe politikës së jashtme. Në skenën europiane, Heroi ynë kishte hyrë kur ajo ishte e përçarë, sikurse edhe Arbëria. Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun do ta shoqëronin një sërë ambasadorësh e diplomatësh arbërorë, siç ishte argjipeshkvi, Pal Engjëlli, abati Lazar, abati Gjergj Pelini i Novobërdës, vëllezërit Gazulli (Gjoni e Pali), e ndonjë tjetër, të cilët u shquan për njohësit më të mirë të marrëdhënieve të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut meRepublikën e Venedikut, Republikën e Raguzës, Shtetin e Papës, Mbretërinë eHungarisë, e ndonjë tjetër. Me këtë të fundit, përkatësisht me Janosh HuniadinSkënderbeu, u pajtua për të luftuar së bashku edhe në Fushë Kosovë (1448).

Arritjet ushtarake: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i njohur nga historianët e luftës, si njëri prej gjenive më të mëdhenj të artit të luftës, pati sukses t’u vinte përballë fuqive kolosale të sulltanit me një ushtri arbërore prej 15 000 deri 20 000 vetash. Me këtë ushtri, përgjatë 25 vjetëve, kishte përmbysur dhjetëra sulme osmane gjatë viteve 1444-1446, 1446-1448, 1450-1457, 1462-1465 (Krujë, Sfetigrad, Dibër, Pollog, Fushë të

DocuSign Envelope ID: 70532384-8C91-4D59-A550-DA5EF00BFCF8

Page 5: Gjergj Kastrioti - Ati i Kombit - revistadrini.info · madhështinë e fitoreve të tij, Skenderbeu shfaqet qartazi si nje "Ledh i Evropës" (antemurale). Papa Klisti III shkruante:

5

Domosdove, Fushë të Kosovës, Livadh të Ohrit, Fushë të Vajkalit, etj.). Nga vargu i gjatë i fitoreve duhet veçuar, sidomos atë në Ujëbardhë (1457), të cilën e kishte vlerësuar lartë John Newport, kalorës anglez, pjesëmarrës vullnetar i betejës. Gjatë qëndrimit të tij në Romë (1458), ai kishte deklaruar: “Po të bjerë kështjella arbërore, pushtimi i Europës nga osmanët është i sigurtë, pasi nuk ka fuqi tjetër që ta bëjë këtë rezistencë”. Në gjithë madhështinë e fitoreve të tij, Skenderbeu shfaqet qartazi si nje "Ledh i Evropës" (antemurale). Papa Klisti III shkruante: "Ne po shohim se si ai (Skënderbeu), pothuajse i vetëm, po i reziston furisë osmane, si të ishte një mur i patundur, që u ka zënë atyre rrugën dhe nuk i lejon te vërshojnë në botën e krishterë (Evropë)". (D. Ferlati, Illiricum Sacrum, vol.7, f.422).

Përkrahja ndërkombëtare: Në luftërat çlirimtare, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kishte pasur mbështetjen e Shtetit të Papës, Republikës së Venedikut e të Raguzës, Mbretërisë së Napolit, si dhe Mbretërisë së Hungarisë. Në këtë kontekst, Papati e kishte graduar për kapiten të përgjithshëm të Selisë së Shenjtë. Ndërkaq, pasuesi i Alfonsit V, mbreti Ferdinand I (1458-1494), i kërkonte ndihmë për të mposhtur rivalin e tij, dukën Giovanni d’Angiò, që aspironte ta sundonte Napolin. Pas suksesit të arritur në Itali, si një shenjë e njohjes, mbreti Ferdinandi I, i kishte dhuruar Skënderbeut feudet e veta në San Giovanni Rotondo dhe Monte Sant’Angelo në Puglia.

Pas mbrojtjes heroike të Krujës gjatë rrethimit të parë dhe të dytë (1466/7), ku sulltani kishte angazhuar rreth 150.000 ushtarë, Skënderbeu iu kishte drejtuar për ndihmë shteteve mike. Në Romë, popullata e të gjitha shtresave kishte vërshuar qytetin për ta parë Heroin e lavdishëm. Ndërsa, në një akt të Senatit të Republikës së Venedikut (1467), nënvizohej: “Nëse pushtohet bregdeti i Arbërisë, Ruana o Zot!, armikut nuk i mbetet tjetër veçse të hidhet kur të dojë në Itali”. Skënderbeu, vdiq në Lezhë më 17 Janar 1468 i sëmurë nga ethet violente, dhe u varros po aty.

Impakti në botë: Qëndresa çerekshekullore, si dhe vizioni europian i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është shpërblyer, që nga koha kur ishte gjallë dhe deri në ditët e sotme. Së këtejmi, veprat e shkëlqyeshme nga lëmi i historiografisë, letërsisë, arteve figurative, muzikës, të shoqëruara me ngritjen e përmendoreve e shesheve në qendra të Europës e të botës kushtuar Heroit kombëtar shqiptar, janë mrekulli që dëshmojnë ekzistencen e palcës sonë etnike duke e përjetësuar qenien tonë europiane, të cilën as vargu më dërrmues i ekstremeve historike nuk arriti ta mposhtte. Pra, nuk janë të rastësishme mesazhet që dalin nga goja dhe penat e burrave të shquar të botës, se: “Do të ishte jo vetëm mëkat, por çështje e pamundshme po të mendonte kush ta zvogëlonte personalitetin e Skënderbeut [...]. Skënderbeun e ka gjithë Europa, e ka bota të

DocuSign Envelope ID: 70532384-8C91-4D59-A550-DA5EF00BFCF8

Page 6: Gjergj Kastrioti - Ati i Kombit - revistadrini.info · madhështinë e fitoreve të tij, Skenderbeu shfaqet qartazi si nje "Ledh i Evropës" (antemurale). Papa Klisti III shkruante:

DocuSign Envelope ID: 70532384-8C91-4D59-A550-DA5EF00BFCF8

ACTV Albdreams TV Co.,

6

Page 7: Gjergj Kastrioti - Ati i Kombit - revistadrini.info · madhështinë e fitoreve të tij, Skenderbeu shfaqet qartazi si nje "Ledh i Evropës" (antemurale). Papa Klisti III shkruante:

Në mbështetje të kësaj Promemorje, bashkohen Profesorët dhe studiuesit, të cilët mbajtën ligjëratat e tyre në Simpoziumin Shkencor për Skënderbeun, si dhe personalitete të shquara te Diasporës në SHBA së dhe Arbëreshë të Italisë:

Ligjëruesit e Simpoziumit:

Imzot Papas Antonio Beluschi_________________________ Prof. Sami Repishti__________________________________ Prof. Jahja Drançolli_________________________________ Prof. Nijazi Muhamedi_______________________________ Prof. Italo Saro_____________________________________ Prof. Pëllumb Xhufi_________________________________ Ing. Mërgim Korça___________________________________ Prof. Moikom Zeqo__________________________________ Prof. Romeo Gurakuqi_______________________________ Prof. Frashër Demaj_________________________________ Dr. Eduard Grishaj__________________________________ Prof. Martin Berishaj________________________________ Prof. Gjon Berishaj__________________________________ Prof. Italo Fortino___________________________________ Gen. Asllan Bushati__________________________________ Z. Rafael Floqi______________________________________Z. Zef Pergega______________________________________Z. Altin Zaloshnja___________________________________

Personalitete Shqiptare në SHBA dhe Kanada:

Z. Joseph (Joe) Dioguardi, Ish-kongresmen, President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane______________________________________________________________Very Rev. Arthur E Liolin, Boston_________________________________________Prof. Naum Prifti, Shkrimtar, New York______________________________________Z. Dritan Mishto, Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare, Vatra, New York______________Z. Jim Xhema, Biznesmen, New York________________________________________Z. Harry Bajraktari, Biznesmen, New York __________________________________Dr. Gjon Buçaj, Ish-Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare, Vatra, New York____________Z. Mark Gjonaj, Anëtar i Këshillit Qytetit të New York-ut_______________________Z. Alfons Grishaj, Pishtar i Demokracisë, Michigan_____________________________

DocuSign Envelope ID: 70532384-8C91-4D59-A550-DA5EF00BFCF8

7

Page 8: Gjergj Kastrioti - Ati i Kombit - revistadrini.info · madhështinë e fitoreve të tij, Skenderbeu shfaqet qartazi si nje "Ledh i Evropës" (antemurale). Papa Klisti III shkruante:

Z. Dalip Greca, Kryeredaktor i Gazetës Dielli, New York_______________________ _Z. Visar Zhiti, Shkrimtar, Diplomat pranë Ambasadës Shqiptare SHBA______________Znj. Rafaela Prifti, e e, e e New York__________________________Znj. Merita Bajraktari, Shkrimtare, anëtare e Këshillit Kombëtar te Vatrës, DC_______Z. Dritan Demiraj, PhD, “Nderi i Kombit ___________Dr. Ruki Kondaj, Moderatore, Presidente Nderi e Shoq. Shqiptaro-Kanadeze_________Z. Ramazan Këllezi, Kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze______________________Z ë im ikaZ. Agim Rexhaj, ______________________________Z. Zef Balaj, Biznesmen, New York____________________________ _____________Z. Marjan Cubi, Biznesmen, New York_________________________ _____________

r . r. Za a ra heri Li _ _________Z. Gjekë Gjonlekaj, Studiues, gazetar i rrjetit mediatik “Zëri i Amerikes”____________Z. Beqir Sina, Gazetar, New Yor ______________________________Z. Halil Mula, Drejtor i TV 21, New York _ ___________________________________Z. Vehbi Bajrami, , New York________ ______

r. Ri a La i i _ __________Dr. Gjekë Gje aj, Michigan__ _______ ______________________Z. Niko Bulka, Kisha Ortodokse Shqipta, Michigan_____________________________Z. Joseph Dedvukaj, Avokat, aktivist, Michigan________________________________Z. Pal Shkreli, Biznesmen, Michigan_________________________________________

Z. Fadil Berisha, Fotograf profesionist, New York______________________________Z. Ilir Zherka, Avokat, _____________ _______________________Z. Peter Malota Aktor në Hollywood_________________________________________r. u ejma e aj

Z. Sejdi Bytyqi, Biznesmen, New York _______________________________________Z. Sabit Bytyqi, Biznesmen, New York _______________________________________Z. Rrustem Gecaj, Biznesmen, New York ___________________________________Z. Bruno Selimaj, Biznesmen, New York _____________________________________Z. Martin Shkreli, Biznesmen, New York __________________ __________________Z. Vedat Gashi, Jurist, New York______________ _____________________________Z. Avni Mustafa, Drejtor i NAAC, New York__________________ _______________Z. Iljaz Kadriu, , Chicago_ ________________________________Z. Ramazan Hajdini, Liga Qyterare Shqiptaro-Amerikane, Chicago_________ _______Z. Ramazan Bekteshi, , Chicago _ __________________________Z. Richard Luka,Z j. eri a a i iZ. jergj e ajZ. rek j kaj,Z. j k ar i i

DocuSign Envelope ID: 70532384-8C91-4D59-A550-DA5EF00BFCF8

8

Page 9: Gjergj Kastrioti - Ati i Kombit - revistadrini.info · madhështinë e fitoreve të tij, Skenderbeu shfaqet qartazi si nje "Ledh i Evropës" (antemurale). Papa Klisti III shkruante:

Formuloi tekstin: Prof. Dr. Jahja Drançolli Asistoi: Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Kordinator: Gjevalin Gegaj Përshtatja elektronike: Valentin Lumaj Redaktoi: Merita Bajraktari McCormack

Michigan, më 12 Shtator, 2018

DocuSign Envelope ID: 70532384-8C91-4D59-A550-DA5EF00BFCF8

9