GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

206
1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË PUNIM NË KËRKIM TË GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE GJEOGRAFIKE GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS Përgatiti: Drejtoi: MA. Arben BELBA Prof. Dr. Sabri LAÇI Tiranë, 2013

Transcript of GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

Page 1: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

1

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

PUNIM NË KËRKIM TË GRADËS

DOKTOR

I SHKENCAVE GJEOGRAFIKE

GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

Përgatiti: Drejtoi: MA. Arben BELBA Prof. Dr. Sabri LAÇI

Tiranë, 2013

Page 2: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

2

PËRMBAJTJA Parathënie 4 Kapitulli hyrës 6

Koncepti mbi sektorin terciar të ekonomisë. Struktura e sektorit terciar: degët dhe nëndegët e tij. Rëndësia teorike dhe praktike e studimit të sektorit terciar. Teoritë kryesore mbi rolin dhe rëndësinë e sektorit terciar në jetën ekonomike të

vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim. Modele të zhvillimit të sektorit terciar në vendet mesdhetare. Dinamika e zhvillimit të sektorit terciar në Shqipëri: problemet dhe alternativat e

zhvillimeve të tashme dhe të ardhshme. Kapitulli i dytë Ndikimi i kushteve natyrore dhe humane në zhvillimin e sektorit terciar II.1 Sektori terciar 12 II.1.1 Koncepti & Përmbajtja 12 II.2 Rajonizimi i hapësirës gjeografike të marrë në studim 15 II.2.1 Koncepti & Përmbajtja 15 II.2.2 Analiza e elementëve rajonformues 16 II.3 Ndikimi i kushteve natyrore II.3.1 Pozita gjeografike dhe roli i saj në ekonominë e rajonit të Korçës 26 II.3.2 Kushtet natyrore dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e sektorit terciar 39 II.3.3 Problematika mjedisore në Rajonin e Korçës 52 II.4 Burimet njerëzore dhe ekonomike për zhvillimin e Sektori terciar në Rajonin e Korçës 54 II.4.1 Roli i trashëgimisë historiko - kulturore në zhvillimin e sektorit terciar në rajonin e Korçës 54 II.4.2 Burimet njerëzore dhe kushtet sociale si faktorë kyç në zhvillimin e sektorit terciar në rajonin e Korçës 63 II.4.3 Roli i sektorëve të tjerë të ekonomisë në zhvillimin e sektorit terciar në rajonin e Korçës 76 Materiale plotësuese 2 84 Kapitulli i tretë Ecuria dhe roli i sektorit terciar në rajonin e Korçës III.1. Roli dhe ecuria e sektorit terciar në ekonominë shqiptare gjatë: 101 III.1.1 Periudha 1920 – 1945 101 III.1.2 Periudha 1945 – 1990 105

Page 3: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

3

III.1.3 Periudha e tranzicionit 110 III.2. Analizë krahasuese mbi rolin e sektorit terciar në ekonominë e Shqipërisë, dhe të vendeve fqinje: Greqisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. 116 III.3. Pozita e sektorit terciar në ekonomitë e vendeve të zhvilluara dhe ato të vendeve në zhvillim 122 III.4. Roli i sektorit terciar në hapësirën ekonomike të Europës Juglindore 123

III.5. Pesha e sektorit terciar në hapësirën gjeografike të rajoni Korçës 126 III.5.1 Kuadri i përgjithshëm i zhvillimit të sektorit terciar 126 III.5.2 Ecuria në hapësirën urbane 132 III.5.3 Ecuria në hapësirën rurale 136 Materiale plotësuese 3 140 Kapitulli i katërt Tiparet e sektorit terciar në stadin aktual IV.1 Degët përbërëse të sektorit terciar në rajonin e Korçës 145 IV.1. 1 Tregtia 145 IV.1. 2 Transporti 152 IV.1. 3 Shërbimet 167 IV.1. 4 Turizmi 172 IV.1. 5 Modeli i zhvillimit rajonal. 182 IV.2 Problemet me të cilat ballafaqohet sektorit terciar në stadin aktual 185 IV.3 Përfundime dhe sugjerime 188 Materiale plotësuese 4 189 Burimet e shfrytëzuara 204

Page 4: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

4

PARATHËNIE Transformimi dhe integrimi i shpejtë i ekonomive kombëtare në njësi të reja

ekonomike në kuadrin e globalizimit që ka përfshirë ekonominë botërore, po shoqërohet nga një dinamizëm i lartë ndyshimi ekonomik. Ekonomitë e vendeve më të zhvilluar prej kohësh kanë ndjerë nevojën për zgjerimin e aktivitetit të tyre ekonomik në hapësira gjithnjë e më të mëdha gjeografike. Ato ushtrojnë presion të fuqishëm për ristrukturimin e tregjeve tradicionalë. Si pasojë, hapësirat ekonomike janë në proces ndryshimi strukturor në nivel kombëtare dhe rajonal.

Evidentimi i tipeve të strukturave ekonomike në vendet e zhvilluara dhe në ato në zhvillimtë shoqërohet me një kontrast të fortë. Në njërin krah, në vendet e zhvilluara, shohim dominimin e sektorit terciar të ekonomisë, përballë një sektori primar që shpeshherë është në nivele simbolike në vendet e pasura. Sektori terciar në vendet më të pasura Gjermani, Britani, SHBA e Francë luhatet në nivele të larta 69–78 %, kurse niveli maksimal të peshës specifike të sektorit terciar e hasim tek Andora, Bahamas e Barbados me respektivisht 82.2; 81.5 e 79.8 % të GDP-së. Ndërkohë që sektori primar i ekonomisë zë 3–5 % të GDP-së. Madje në në Luksemburg arrin në 0.4 %, në Gjermani, Britani arrin në 0.9 %; në SHBA vlera e tij arrin në 1 % dhe në Japoni e Izrael 1.6 e 1.7 % secila.

Në krahun tjetër struktura ekonomike e vendeve në zhvillim është krejtësisht e ndryshme nga grupi i parë. Njëherazi ekonomitë e tyre dallohen edhe për peshë të lartë specifike në sektorin primar, që shpreh ruralitetin e theksuar, tipar i ekonomive të dobëta, deri primitive. Këtu gjejmë mbizotërim të sektorit primar si në Birmani, Somali dhe Liberi në nivelin 52.6; 60.1 e 65.2 % të GDP –së dhe njëherazi edhe një peshë të vogël të sektorit terciar në ekonomi, ku në Liberi e Guinea – Bisau gjejmë një nivel prej 21.5 e 26.7 %, ndërsa në Guinenë Ekuatoriale ato arrijnë në 3 % të GDP-së 1.

Pas ndryshimeve politike të viteve ’90, edhe ekonomia shqiptare po përjeton ndryshime të mëdha, jo vetëm në drejtim të konsolidimit të ekonomisë së tregut dhe iniciativës së lirë të individit, por edhe në integrimin ekonomik rajonal dhe europian.

Rrjedhojë e këtij proçesi është edhe ndryshimi strukturor i ekonomisë. Madje, për herë të parë në historinë e zhvillimit ekonomik të vendit pas Luftës së II Botërore, sektori terciar zë vendin e parë në raport me sektorët e tjerë. Për më tepër, pesha e këtij sektori ka prirje të rritet, duke kaluar nga 40,4 % në 1999 në 59 % të PBB–së në vitin 2007. Dinamika e këtij ndryshimi strukturor është mjaft e lartë për vendin tonë krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Megjithëse pesha specifike e sektorit terciar të ekonomisë sonë në nivelin 59 % lë pas Maqedoninë e Rumaninë me përkatësisht 58 e 55.7 % secila, përsëri nivelin maksimal të sektorit terciar e gjejmë në ekonominë e Sllovenisë, Malit të Zi e Greqisë me respektivisht 66.5; 69.5 dhe 79.9 % të të GDP-së së tyre.

Aktualisht, sektori terciar arrin një peshë specifike modeste në ekonominë e rajonit të Korçës ku gjejmë funksionale 28201 njësi ekonomike produktive. Prej tyre vetëm 8328 njësi ekonomike veprojnë në sektorin terciar të ekonomisë rajonale duke arritur në një nivel prej 29.5 %. Shtrirja e madhe gjeografike e rajonit tonë e dominuar prej aktivitetit rural, migrimit të thellë të popullsisë deri në braktisje të plotë të vendbanimeve në zonat perëndimore të rajonit, periferike e të thella malore me

1 Të gjitha të dhënat e përdorura janë marrë nga ISTITUTO GEOGRAFICO DE AGOSTINI NOVARA, Calendario Atlante De Agostini

Page 5: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

5

infrastukturë të dobët rrugore janë shkaqet kryesore që kanë kushtëzuar këtë shpërpjestim të madh në strukturën ekonomike rajonale.

Qëllimi i këtij punimi është pikërisht analiza e zhvillimit të sektorit terciar në hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës. Sigurisht që, realizimi i kësaj analize kërkon njohjen e rolit të faktorëve natyrorë (pozita gjeografike dhe kushtet natyrore) dhe humanë (historikë, socialë dhe ekonomikë) që kanë ndikuar dhe ndikojnë në zhvillimin e këtij sektori. Gjithashtu, me rëndësi është trajtimi i ecurisë së peshës së këtij sektori në ekonominë e vendit dhe të rajonit. Kjo mënyrë të trajtuari të problematikës së sektorit terciar lejon të nxirren përfundime dhe të bëhen sugjerime për prirjet e zhvillimit të tij në të ardhmen.

Punimi do të jetë një material i dobishëm në duart e drejtuesve dhe vendimmarrësve në nivel qarku, rrethi, bashkie dhe komune, si dhe në duart e investitorëve dhe të gjithë personave të interesuar për zhvillimin e sektorit terciar në hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës.

Page 6: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

6

Kapitulli hyrës

“Bota ekonomike është duke ia lënë historisë ekonomitë nacionale relativisht të izoluara prej njëra tjetrës nga pengesa të shumta … dhe po lëviz drejt situatës ku ekonomitë po shkrihen në një sistem të ndërvarur ekonomik global” 2.

Prirjet globalizuese që kanë përfshirë ekonominë botërore po shoqërohen me ndryshime të shpejta dhe mjaft cilësore. Pjesë e këtyre ndryshimeve është bërë edhe ekonomia e Evropës Lindore, e cila gjithashtu ruan edhe imazhin e ekonomisë socialiste që kaloi pas Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë hapësirë gjeografike ku kanë ekzistuar ekonomia socialiste dhe marrëdhënie shoqërore të pronës dhe prodhimit, shtrihet edhe vendi ynë, Shqipëria. E kaluara jonë e afërt flet për një ekonomi autarkike, e kushtëzuar nga një prej diktaturave më staliniste në gjithë bllokun lindor dhe me një mbizotërim të madh të dy degëve kryesore, bujqësisë dhe industrisë, si dhe me një mungesë gati totale të sektorit të shërbimeve.

Aktualisht pas ndryshimeve politike të viteve ‘90, ekonomia shqiptare u ndikua prej këtyre ndryshimeve, me synimin për të kaluar nga ekonomia e planifikuar socialiste drejt ekonomisë së tregut dhe iniciativës së lirë të individit.

Pikërisht, krijimi i alternativave të reja ekonomike ku iniciativa e lirë e individit është parësore, solli edhe prishjen e raporteve tradicionale të sektorëve kryesorë të ekonomisë. Kontributi i këtyre sektorëve në prodhimin e përgjithshëm kombëtar të vendit, reflekton rritjen më të madhe dhe më të shpejtë pikërisht tek sektori terciar i ekonomisë.

Mbi këtë bazë mendoj se është e arsyeshme të analizohet zhvillimi i sektorit terciar në hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës, ndikimi i kuadrit fizik me pozitën gjeografike dhe kushtet natyrore; roli i kuadrit human me ndikimin e faktorëve historikë dhe social–ekonomikë dhe sfondin social ku kryet ky zhvillim; evolucioni i sektorit terciar në hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës dhe vendi që ai ka në strukturën e ekonomisë sonë kombëtare.

Pyetja e parë që normalisht lind pas këtij parashtrimi është: Pse është i nevojshëm ky studim i sektorit terciar të ekonomisë? Disa prej argumenteve përligjëse janë:

Sepse ka ndryshuar pesha specifike e sektorit terciar të ekonomisë shqiptare në PBB-ë,

Sepse sektori terciar i ekonomisë paraqet: ♦ rekreacion, ♦ të ardhura të mira, ♦ këndvështrim modern të zhvillimit ekonomik lokal, ♦ emancipim përballë tradicionales.

Sepse mbizotërimi i sektorit terciar, sjell një menaxhim më racional e më të plotë të burimeve humane e fizike të hapësirave gjeografike në përgjithësi dhe atyre rurale e periurbane në veçanti.

Nga ana tjetër nevoja për një studim të tillë lind edhe prej faktit se sektori terciar i ekonomisë më së shumti është trajtuar në kuadrin e gjithë ekonomisë dhe në ndonjë rast 2 Ilia Kristo: Biznesi Ndërkombëtar, SHBLU, Tiranë, 2002, fq 17

Page 7: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

7

edhe në kuadër të ndryshimeve strukturore të ekonomisë shqiptare në tranzicion. Brenda këtij këndvështrimi, sektori terciar është trajtuar edhe në nivelin rajonal të ekonomisë korçare. Mbi këtë bazë lind natyrshëm domosdoshmëria e trajtimit të sektorit terciar të ekonomisë rajonale.

Para së gjithash sektorin terciar mund ta përkufizojmë si ajo pjesë e ekonomisë, që zakonisht nuk prodhon të mira materiale dhe produkte me natyrë fizike, por krijon në proces produkte përgjithësisht të paprekshme dhe mundëson funksionimin e ekonomisë në tërësi e të sektorëve përbërës të saj në veçanti.

Degët përbërëse të sektorit terciar të ekonomisë janë: - tregtia që mundëson blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve duke

siguruar lidhjen midis prodhuesit e konsumatorit; - transporti që është veprimi i lëvizjes ose zhvendosjes së njerëzve dhe mallrave

nga një vend në një tjetër duke shtuar njëkohësisht vlerën e produktit; - shërbimet që janë përgjegjëse për rritjen e pasurisë dhe të punësimit në shoqëri,

duke zbutur efektet e rënieve apo dhe të krizave ekonomike, duke mbajtur lart punësimin; - turizmi një aktivitet i rëndësishëm ekonomik, por edhe i domosdoshëm për

rimarrjen fizike të energjive të njeriut, njëherazi me ndikime të mëdha në anën sociale, mjedisore etj.

Në aspektin teorik rëndësia e këtij studimi qëndron në trajtimin e koncepteve të reja teorike siç është edhe koncepti i sektorit terciar të ekonomisë në nivel rajonal, përkufizimi i konceptit të sektorit terciar, por njëherazi edhe përkufizimi i rajonit ku do të realizohet ky studim nëpërmjet rajonizimit gjeografik të hapësirës. Analiza e elementëve rajonformues nxjerr në pah sfondin historik, social dhe psikologjik të faktorit njerëzor që ka ndikuar në krijimin e traditave lokale për zhvillimin tradicional të tij, gjendjen aktuale të këtij sektori dhe prirjen e zhvillimit të tij në ardhmen.

Ky studim përpiqet të hedhë vështrimin mbi peshën e faktorëve ndikues dhe rolin e tyre në ecurinë e sektorit terciar të ekonomisë shqiptare në përgjithësi dhe sidomos në ekonominë e rajonit të Korçës, në veçanti. Korelacionet e sektorit terciar në hapësirën gjeografike të përcaktuar si rajoni i Korçës shfaqen në lidhjet direkte dhe indirekte që ekzistojnë midis tij dhe faktorëve të tjerë ndikues si: mjedisi gjeografiko – natyror; popullsia me ndryshimet e veta demografike; infrastruktura rrugore dhe niveli cilësor e sasior i saj, si dhe punësimi.

Ekziston një varësi lineare midis sektorit terciar rajonal dhe infrastrukturës rrugore. Në atë pjesë të hapësirës gjeografike ku intensiteti i kësaj infrastrukture është në sasi e cilësi më të lartë, gjejmë edhe një nivel të kënaqshëm të zhvillimit të këtij sektori në përgjithësi, apo të degëve të tij përbërëse në veçanti (siç është konkretisht transporti). Në korelacionin, sektor terciar – punësim, arsimimi dhe niveli i tij ndikojnë në cilësinë e forcave të punës sidomos në funksionimin dhe efektivitetin e këtij sektori.

Popullsia gjendet në një raport të drejtë me sektorin terciar të ekonomisë rajonale. Ajo mund të konsiderohet si faktori mbizotërues i zhvillimit të veprimtarisë njerëzore. Popullsia sinjalizon disponueshmërinë e shërbimeve. Sa më e madhe popullsia, aq më e madhe paraqitet edhe disponueshmëria e shërbimeve financiare, arsimore, shëndetësore, të marketingut, turizmit, tregtisë dhe transportit, që sjell si rrjedhojë një zhvillim më cilësor të sektorit terciar në përgjithësi. Bazuar në këto argumente shohim se lokalizimi më i madh i sektorit terciar është në dy rrethet kryesore të Korçës dhe Pogradecit, si dhe në dy qytetet e tyre në kontrast të thellë me periferitë e përfshira nga emigrimi thellë.

Page 8: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

8

Vënia në dukje e tipeve të strukturave ekonomike në vendet e zhvilluara dhe atyre në zhvillim shoqërohet me një kontrast të fortë. Në njërin krah shohim mbizotërimin e fuqishëm të sektorit terciar të ekonomisë përballë një sektori primar që shpeshherë është në nivele simbolike në vendet e pazhvilluara. Vende të tilla si SHBA-ja, Franca, Danimarka dhe Belgjika kanë një sektor terciar që arrin në mbi 72% të GDP-së së tyre, ndërkohë që sektori primar i ekonomisë arrin në Gjermani 0.9%, ndërsa në SHBA, Britani e Belgjikë vlera e tij është 1%.

Në krahun tjetër, struktura ekonomike e vendeve në zhvillim është krejtësisht e ndryshme nga grupi i parë. Njëherazi ekonomitë e tyre dallohen edhe për peshë të lartë specifike në sektorin primar, që shpreh ruralitetin e theksuar, tipar i ekonomive të dobëta, deri primitive. Këtu gjejmë mbizotërim të sektorit primar si në Birmani dhe Liberi në nivelin 52.6% dhe 65.2% të GDP-së dhe njëherazi edhe një peshë të vogël të sektorit terciar në ekonomi, ku në Guinenë Ekuatoriale ai arrin në 3% të GDP-së.

Ndërsa në hapësirën gjeografike të vendeve të Mesdheut shohim se përgjithësisht modeli ekonomik i zhvillimit të vendeve mesdhetare është i përafërt. Struktura ekonomike kryesohet në gjithë brigjet e Mesdheut nga sektori terciar i ekonomisë. Ekzistojnë shumë faktorë që përcaktojnë një tendencë të tillë të zhvillimit të ekonomive të tyre. Civilizimet e hershme të antikitetit me qytetërimin helen e romak, që pasqyrohen në rrënojat e shumta arkeologjike në shumë vende, historia e pasur me ngjarje në çdo periudhë historike, së bashku me kushtet e mrekullueshme të klimës mesdhetare dhe peizazhin tipik mesdhetar me plazhet e shumta përgjatë vijës bregdetare të gjatë, janë shkaqet kryesore të fluksit të lartë të turizmit duke e përcaktuar atë një destinacion botëror të turizmit. (Shih tab1.1 dhe grafikun e mëposhtëm).

Burimi: De Agostini, 2011, fq. 152,154,156,158.

Panorama që ofrojnë vendet mesdhetare është e tillë:

• sektori primar zë mesatarisht (për vendet e prezantuara në grafik) 6.6% të ekonomisë së këtyre vendeve. Pesha e këtij sektori fillon nga 0% në Monako deri në 18.5% në Shqipëri. Për fat të keq ruraliteti dhe zhvillimi bujqësor e blegtoral i kësaj hapësire ka një peshë të madhe në vendin tonë megjithë tendencën e fuqishme të zvogëlimit të saj.

• sektori sekondar arrin mesatarisht në 24.9% të totalit të ekonomisë së këtyre vendeve. Diapazoni i peshës specifike të këtij sektori luhatet nga 6.5% në Monako në 35.3% në Egjipt. Vendi ynë arrin një nivel të përafërt me mesataren e këtij treguesi.

14.7 10 18.5 6 6.4 9 9.4

2.4 1.8 1.7 1.7 3.8 0

35.3 32.1 22.5 30.3 28.6 25

21.1 25.9 25.1 23.4 18.8 16.3 6.5

50 57.9 59 63.7 65 66 69.5 71.7 73.1 74.9 79.5 79.9

93.5

0

20

40

60

80

100

Egjipt Tunizi Shqipëri Bullgari Kroaci Turqi Mali i Zi Spanje Itali Izrael France Greqi Monako sektori primar sektori sekondar sektori terciar

Grafiku 1,1 Paraqitja e ndarjes sektoriale e ekonomisë së vendeve

Page 9: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

9

• sektori terciar i vendeve mesdhetare të përcaktuara më lart është mbizotërues në ekonomitë e tyre. Mesatarja e këtij sektori arrin në 68.5%, duke filluar nga 50% në Egjipt deri në 93.5% në Monako. Megjithëse Shqipëria lë pas dy vende të Afrikës Veriore, Egjiptin dhe Tunizinë, ajoështë poshtë mesatares 9.5%. Kjo do të thotë se ka hapësirë të gjerë për t’u fokusuar më tepër drejt zhvillimit të sektorit terciar dhe për të rritur peshën e tij në ekonominë shqiptare si dhe për të ofruar më shumë shërbime dhe me cilësi më të lartë.

Përsa i takon dinamikës së zhvillimit të sektorit terciar në Shqipëri, shohim një transformim të shpejtë dhe mjaft cilësor midis periudhave të ndryshme historike. Pamja e strukturës sonë ekonomike në fundin e periudhës së ekonomisë së centralizuar ishte tipike e vendeve të Evropës Lindore. Dega bazë e ekonomisë ishte industria ose sektori sekondar (me 56% të GDP-së) dhe pozita e sektorit terciar paraqitej në nivelet më të ulëta (me 16.1% të GDP-së). (Shih grafikun 3.15.)

Falimentimi i ekonomisë së centralizuar solli ndryshimin e piramidës së saj sektoriale. Deformimi i plotë i strukturës sektoriale të ekonomisë u përçua përmes mbizotërimit të sektorit primar (42.5 % e GDP-së) dhe përsëri me pozitat më të ulëta të sektorit terciar në nivel të ekonomisë kombëtare dhe rajonale (vetëm 18.9% e GDP-së). Një piramidë e tillë tregon një ekonomi të pashpresë, të ngjashme me ato të vendeve në zhvillim. (Shih grafikun 3.16.)

Një dekadë më vonë, në vitin 2001, shohim një hop cilësor në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Tashmë në piramidën strukturore të ekonomisë sonë sektori kryesor është ai terciar me 42.3% të totalit të saj. Megjithatë pozita e këtij sektori është e brishtë dhe me diferencë të madhe krahasuar me vlerën e këtij sektori në vendet fqinje ( –22.7% me Bullgarinë dhe –28.7% me Greqinë). (Shih grafikun 3.17).

Panorama që prezanton ekonomia shqiptare në vitin 2007 është ajo e një transformimi edhe më të thellë të ndarjes së vet strukturore. Tashmë sektori terciar arrin në 59% të totalit të ekonomisë shqiptare dhe me një diferencë që ulet ndjeshëm me peshën e këtij sektori në ekonominë bullgare dhe greke, respektivisht –2.8% e –14.3%.

Dinamika e ndryshimit të stukturës ekonomike pasqyrohet edhe në nivel rajonal. Por imazhi i ekonomisë rajonale është i ndryshëm nga ai i nivelit kombëtar. Peshën kryesore në ekonominë e rajonit të Korçës e zë sektori primar me 66.6%, i ndjekur prej sektorit terciar dhe atij sekondar me respektivisht 29.5% dhe 3.9% të totalit rajonal. Ajo që bie lehtësisht në sy është kryesimi i sektorit primar ndaj sektorëve të tjerë të ekonomisë rajonale krahasuar me strukturën ekonomike të vendit ku pesha e tij arrin në 18.5%, ndërkohë që sektori ynë primar është gati 3 herë më i madh. Arsyeja e një pozite të tillë është shtrirja e madhe hapësinore e rajonit tonë; prania e relievit fushor me mundësi reale për zhvillimin e degëve të bujqësisë dhe blegtorisë; mendësia shoqërore me traditën e punës në kapitalin human të këtij rajoni.

Edhe sektori sekondar rajonal paraqitet në një pozicion diametralisht të kundërt me nivelin e këtij sektori në nivel kombëtar. Ai kontraston me një peshë specifike mëse modeste prej 3.9% kundrejt 22.5% të sektorit sekondar kombëtar. Një dallim më pak kontrastues shfaq sektori terciar i rajonit të Korçës me 29.5% përballë 59% të peshës së këtij sektori në nivel vendi. Ky nivel është gati i përgjysmuar. Kjo panoramë është pasojë e drejtpërdrejtë e lëvizjeve të mëdha migruese të popullsisë së rajonit tonë. Njëherazi ajo mund të përbëjë arsyen kryesore të hartimit të strategjive të reja për zhvillimin rajonal.

Page 10: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

10

Përafrimi strukturor i ekonomisë rajonale me shfaqjen e nivelit kombëtar mund të realizohet nëpërmjet zhvillimit të industrisë agropërpunuese, por jo vetëm. Njëherazi një investim i tillë do të krijonte kushtet e përshtatshme për mbajtjen e një popullate urbane në një nivel të qëndrueshëm dhe me cilësinë e kërkuar të jetesës. Gjithashtu kërkesat e kohës përcaktojnë zhvillimin e sektorit terciar në nivele të reja, por dhe me cilësi më të larta shërbimi.

Page 11: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

11

Kapitulli i dytë NDIKIMI I KUSHTEVE NATYRORE DHE HUMANE NË ZHVILLIMIN E SEKTORIT TERCIAR II.1 Sektori terciar II.1.1 Koncepti dhe Përmbajtja

Sektori terciar është aktualisht kryefjala e ekonomisë botërore në procesin e globalizimit të saj. Ky togfjalësh dhe degët që e përbëjnë atë, janë në rendin e parë për trajtimin e dinamikës ekonomike, ritmeve të larta të zhvillimit dhe efekteve çliruese mbi ekonominë gjatë periudhave të vështira. Njëherazi, ky sektor, për shumë specialistë, merret si “drita e tunelit” në prezantimin e ideve racionale për ofrimin e modeleve të zhvillimit ekonomik në të ardhmen etj. Duke e parë në këtë këndvështrim dhe duke pranuar dinamikën dhe fizionominë e ekonomisë sonë, në të shumtën e rasteve, si peng i së kaluarës së saj të afërt e të largët, si dhe i së ardhmes së saj përgjatë procesit të hapjes dhe globalizimit rajonal e evropian, mendoj se është mëse normale trajtimi dhe analiza e kësaj pjese të ekonomisë sonë. Sektori terciar i ekonomisë përbën pjesën më dinamike dhe më të shumëllojshme të gjithë ekonomisë botërore. Rritja e fuqishme e peshës specifike të tij në produktin e përgjithshëm kombëtar, në shkallën e punësimit, në shtimin e jashtëzakonshëm të numrit të shërbimeve (vetëm në SHBA në ditët tona, Departamenti i Punës ka regjistruar 20.000 profesione), në të ardhurat individuale, ka sjellë edhe interesin e lartë për të përcaktuar drejt kuptimin e tij. Ky sektor sipas Nouvelle Encyclopedie BORDAS, përkufizohet: “Sektori terciar, është tërësia e punonjësve që nuk prodhojnë të mira materiale, por që lejojnë që me punën e tyre të ekzistojë sektori primar (bujqësia, minierat) dhe sekondar (industria). Ata sigurojnë shërbimet: arsimin, postën, transportin etj,” 3.

Dinamizmi sektorial vërteton jo vetëm zhvillimin e shpejtë e të qëndrueshëm të këtij sektori, por shfaq edhe ndryshimet novatore në jetën ekonomike e sociale të shoqërisë, i krahasuar ky me sektorët primarë e sekondarë të karakterizuar nga një tkurje konstante për shkak të zhvillimit teknoologjik dhe automatizimit të proceseve të punës. Lulëzimi ekonomik i pasluftës së dytë botërore si dhe kalimi drejt shoqërisë pasindustriale, kushtëzoi edhe zgjerimin e bazës së këtij koncepti, “sektorit terciar, përfshin pra shërbimet të tilla si ato qeveritare, komunitare, individuale; administrimi; financat dhe sigurimet shoqërore; tregtia me pakicë dhe shumicë; komunikacioni dhe telekomunikacioni; shërbimet komunale (furnizim me ujë, energji elektrike, lëndë djegëse); arsimi dhe shëndetësia, turizmi dhe media, që zinin pjesën më të madhe të vëllimit të GDP–së”4.

Rritja e shpejtë e punësimit, krijimi i modeleve të reja të punës, shpeshherë edhe në shtëpi me anë të internetit, lëvizjet në distanca të mëdha larg vendit tradicional të punës, rritja konstante e nivelit të jetesës, shoqërizimi i shpikjeve të reja dhe globalizimi i tyre në fushën e informatikës dhe komunikacionit, i ka dhënë botës së sotme moderne

3 Nouvelle Encyclopedie BORDAS, Paris 1988, fq. 5446. 4 Llambo Filo, Historia për shtetin e mirëqënies sociale, Panteon 1999, fq. 143.

Page 12: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

12

tiparet e një shoqërie konsumatore. “Jakat e bardha”, dikur shtresa e privilegjuar e vendeve të përparuara perëndimore, sot gjenden edhe në vendet me nivele jo shumë të larta zhvillimi.

Ky zhvillim i shpejtë ekonomik u bë bazamenti i një evolucioni të gjerë e të thellë shoqëror, që u shpreh edhe në mënyra të ndryshme përcaktimesh për sektorin terciar të ekonomisë. Kështu sipas World Book Encyclopedia 2000, “shërbimet përfshijnë: shërbimet komunitare, të bisnesit dhe ato individuale, financat, qeverisjen, tregun, transportin, komunikimin si dhe përdoruesit”. 5

Në fakt përkufizimet janë të shumta, sepse ekonomistët, gjeografët dhe sociologët kanë koncepte të ndryshme në lidhje me përkatësinë e një grupi ose të një tjetri, që bëjnë pjesë në sektorin terciar. Sipas trajtimit gjeografik organizimi sektorial i ekonomisë bazohet mbi ekzistencën e tre sektorëve, primar, sekondar dhe terciar, ku “në sektorin terciar të ekonomisë, bëjnë pjesë të gjithë aktivitetet ekonomike të shërbimit, si: transporti, tregtia, turizmi etj”. 6 Mbi një shumëllojshmëri të tillë përcaktimesh, mund të përkufizojmë se, sektori terciar është ajo pjesë e ekonomisë, që zakonisht nuk prodhon të mira materiale dhe produkte me natyrë fizike, por krijon në proces produkte përgjithësisht të paprekshme dhe mundëson funksionimin e ekonomisë në tërësi dhe të sektorëve përbërës të saj në veçanti.

Sektori terciar gjen hapësirën e vet të veprimit, në degët tipike të ekonomisë si: transporti, tregtia, turizmi dhe shërbimet. Kështu “transporti është veprimi i lëvizjes ose zhvendosjes së njerëzve dhe mallrave prej një vendi në një tjetër”. 7 Transporti shërben për lëvizjen e njerëzve nga një destinacion në tjetrin, si dhe bën të mundur edhe sjelljen e mallrave që njerëzve u nevojiten ose i duan. Në këtë mënyrë “Vlera e mallrave parësore rritet, ndërsa ato transportohen në vende ku ato janë të dobishme”. 8 Pra, transporti ka rëndësi në procesin e vlerësimit të mallit, sepse i shton vlerës fillestare të produktit edhe koston e tij.

Ndërsa tregtia, përfaqëson çdo veprimtari të personave fizikë e juridikë, me qëllim shitblerjen e organizuar të mallrave e të shërbimeve të llojeve të ndryshme (mjete prodhimi, mallra konsumi, pasuri të patundshme, disa lloje shërbimesh dhe shitblerje letrash me vlerë) me qëllim nxjerrjen e fitimeve. Në mënyrë më të saktë koncepti i tregtisë jepet në The World Book Encyclopedia 2000: “Tregtia është të blerit e të shiturit e mallrave dhe shërbimeve”.9 Pra, tregtia shfaqet sepse njerëzit kanë nevojë dhe dëshirojnë sendet që i prodhojnë të tjerët dhe ata vetë ose shërbimet që kryhen prej të tjerëve dhe prej tyre.

Në bazë të kësaj veprimtarie të rëndësishme është krijuar “tregu, që përfaqëson territorin konkret (vendin, lokalin) ose rrjetin e njësive dhe të institucioneve të ndryshme mjediset ku kryhen llojet e ndryshme të shitblerjeve të mallrave, shërbimeve, objekteve, letrave me vlerë dhe valutave” 10. Njëkohësisht tregtia dhe tregu kanë ndihmuar shumë në zhvillimin e civilizimit. Këta tregtarë i mbartën me vete idetë dhe shpikjet e kulturave

5 World Book Encyclopedia 2000, Çikago, fq. 315. 6 Draçi B, Doka Dh, Yzeiri E, Bazat e gjeografisë humane, shblu, 2001, fq. 127. 7 The World Book Encyclopedia 2000, Çikago, fq. 382. 8 Eqerem Yzeiri, Gjeografia Rajonale e Botës, Tiranë 2002, fq. 42. 9 The World Book Encyclopedia 2000, Çikago, Fq. 361. 10 Aristotel Pano, Fjalor Ekonomiko – Financiar, Tiranë 2002, fq 519.

Page 13: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

13

të ndryshme dhe në të njëjtë kohë u bënë përçues apo lajmëtarë të këtyre ideve, shpikjeve dhe kulturave në tregjet ku ata zhvilluan veprimtarinë e tyre.

Por natyra e sektorit terciar përcaktohet kryesisht prej shërbimeve. Para së gjithash sektori terciar dhe sidomos shërbimet janë përgjegjëse për rritjen e pasurisë dhe të punësimit në shoqëri. Në periudhat e krizave ekonomike, sektori terciar e shërbimet kanë zbutur efektet e rënieve ekonomike duke mbajtur lart punësimin dhe duke i dhënë shtysë çdo rimëkëmbjeje ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa në ditët tona përjetohet një evolucion shumë i shpejtë i kompanive të shërbimit. Kështu sipas Normann “kompanitë e shërbimit kanë si tipar të tyre faktin se njëri prej outputeve të tyre janë marrëdhëniet e reja sociale dhe për këtë ato duhet të zgjerojnë aftësinë e tyre organizative jashtë kompanisë së tyre” 11.

Nisur nga kjo, rëndësia e shërbimeve në stadin aktual të zhvillimit të sotëm ekonomik është e madhe. Kështu sipas Giarinit “nëse shohim të gjithë sektorët e veprimtarisë ekonomike bashkëkohore, ne shumë thjesht zbulojmë se shërbimet e çdo lloji përfaqësojnë pjesën kryesore të prodhimit dhe të sistemit të shpërndarjes së mallrave dhe shërbimeve”. 12 Është interesant fakti se për çdo mall që ne blejmë, shpenzojmë për koston reale të prodhimit vetëm 20 – 30 % të çmimit, pjesa tjetër prej 70 – 80 % përfaqësohet nga kostoja e shërbimeve të punës dhe të shpërndarjes. Kjo do të thotë se funksionet e shërbimeve janë bërë pjesa kryesore edhe brenda kompanive industriale tradicionale. Madje “marrëdhënia midis shërbimeve dhe prodhimit të mallrave nuk është një betejë për dominancë” 13.

Njerëzit tradicionalisht kanë si domosdoshmëri ushqimin, veshmbathjen dhe strehimin. Por ata dëshirojnë shumë gjëra të tjera që e bëjnë jetën të këndshme dhe kuptimplote. Ata gjithashtu dëshirojnë shërbime të tilla si: rregullim flokësh, shëtitje me autobuz etj, duke u bërë kështu pjesëmarrës në procesin e shërbimit. Si individë, njerëzit nuk mund t’i prodhojnë këto mallra e shërbime. Në vend të kësaj ata japin para për të blerë sendet, mallrat e shërbimet që duan, ose ju nevojiten, sepse nuk mund t’i prodhojnë ato dhe për më tepër janë realizuar prej të tjerëve.

“Një shërbim, sipas Blois, është një aktivitet i ofruar për shitje që sjell të mira dhe kënaqësi, pa e çuar drejt një ndryshimi fizik në formën e një malli”14. Shërbimet kanë tipare dalluese prej mallrave fizike të prodhuara nga sektorët e tjerë të ekonomisë. Ato janë procese ku prodhimi, shpërndarja dhe konsumi janë të njëkohshme. Njëherazi shërbimet janë të paprekshme, p.sh.: akomodimi në hotel, mundësia e komunikimit lëvizës, mundësia e informimit në rrjet ndërkombëtar me anë të internetit, ose transferimi i parave nga llogaria jonë bankare, në cashtronik. Këto shërbime e kanë të shpërndarë vlerën e tyre në proceset ndërvepruese blerës – shitës, ose në të gjitha hallkat e prodhimit, transportimit, magazinimit, reklamimit, tregtimit. Gjithashtu për shërbimet nuk mund të ketë transfertë pronësie.

Shumëllojshmëria e shërbimeve në shoqëritë më të civilizuara është tradicionalisht më e madhe dhe në rritje. Meqënëse qëndrat urbano-industriale janë zotërueset kryesore të prodhimit dhe të të rejave teknologjike, në to ekziston prirja drejt profilizimeve sa më të ngushta profesionale. Kjo çon në ofrimin e shërbimeve më të reja

11 Normann R, Service management, New Jork, 1984, fq 16. 12 Giarini O, Quality in Sevice: Mulit – disciplinary and Multinational Perspectives, 1990, fq 24. 13 David J. Rachman, Business Today, 1993, fq 34. 14 Christian Grönroos, Service management and marketing, USA, 1990, fq 26.

Page 14: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

14

e më të shumta, si p.sh. me përhapjen e shpejtë të kompjuterave, kemi edhe shërbime gjithnjë e më specifike si programues, teknik, operator kompjuteri dhe nëse pranojmë këtu edhe specialitetet sipas programeve specifike kompjuterike, numri i shërbimeve dhe zanateve të reja shtohet edhe më shumë.

Në këtë mënyrë rritja e pozitave të shërbimeve në hapësirën e sektorit terciar dhe në gjithë ngrehinën ekonomike, të bëjnë të besosh se qysh tani sektori terciar i ekonomisë dhe shërbimet “do të jenë faktori i vetëm i rëndësishëm në ekonominë e re dhe si rrjedhim prodhimi industrial do të jetë i një rëndësie më të vogël në shoqëri dhe në pasurinë e gjithanshme”15. II. 2 Rajonizimi i hapësirës gjeografike të marrë në studim II. 2. 1 Koncepti dhe Përmbajtja

Studimi i konceptit “sektor terciar i ekonomisë” kërkon para së gjithash përcaktimin e hapërisës gjeografike ku ai do të realizohet. Ndryshimet e shpejta ekonomike, politike, sociale, etnokulturore e mjedisore janë duke u përjetuar me intensitet në mënyrë globale. “Globalizimi i shpejtë i ekonomisë botërore nëpërmjet shtrirjes së kapitaleve, teknologjive dhe informacioneve ka sjellë dhe po sjell ristrukturimin e përgjithshëm të shumë hapësirave gjeografike”16. Rënia e rëndësisë së kufijve shtetërorë dhe nacionalë është shoqëruar me ndryshime të shpejta dhe të fuqishme të rajoneve ekzistuese dhe po krijon rajone të tjera me tipare të reja.

Pikërisht të gjitha këto kanë çuar gjithnjë e më shumë në rritjen e rëndësisë dhe domethënien e rajonit dhe rajonizimit. Rëndësia e përcaktimit të rajonit si koncept lidhet edhe me synimin e shprehur qartë të vendit tonë për t’u integruar në Evropë. Ka ardhur koha e ridimensionimit të përmbajtjes dhe konceptit të rajonit edhe në Shqipëri. Lipset që vendin e rajoneve tradicionale të përcaktuar politikisht, “ta zenë rajonet funksionalë me problematika të caktuara, të cilët i kalojnë kufijtë e një rajoni apo vendi të vetëm dhe marrin kuptim shumë më të gjerë ndërrajonal”17.

Fitimi i statusit të vendit kandidat për në strukturat e Bashkimit Evropian nga ana e vendit tonë përcakton domosdoshmërinë e unifikimit të hapësirave gjeografike nëpërmjet rajoneve dhe njehsimin e të dhënave statistikore që do t’i paraqesin këto hapësira me qëllim krahasueshmërinë e tyre. Në nivelin e rajonit, të dhënat duhet t’u përshtaten treguesve të Nomenklaturës së Njësive Statistikore Territoriale (NUTS) i përcaktuar prej Eurostat. Për nga numri i popullsisë NUTS 1 përfshin vendet apo rajonet me 3 deri 7 milion banorë18, ku mund të përfshihet i gjithë vendi ynë, kurse rajoni ynë i marrë në studim gjen përputhje me nivelin NUTS 3 nga 150 – 800 mijë banorë19. II. 2. 2 Analiza e elementëve rajonformues

15 Christian Grönroos, Service management and marketing, USA, 1990, fq. 7. 16 Perikli Qiriazi, Probleme të zhvillimit aktual në botë e në Shqipëri dhe ndihmesa e studimeve gjeografike regjionale për zgjidhjen e tyre, Studime Albanologjike, Tiranë, 1999/1, fq. 103 17 Dhimitër Doka, Zhvillime socio-ekonomike dhe rajonale të Shqipërisë pas vitit 1990, Postdam, 2005, fq. 91. 18 INSTAT, Treguesit sipas qarqeve 2003 – 2004, Tiranë, 2005, fq. 10 19 Po aty, fq. 13

Page 15: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

15

Ekzistojnë përcaktime të shumta mbi rajonin. Njëri prej tyre është ai i dhënë prej

Vidal de la Blanche, sipas të cilit: “Rajon është ajo pjesë e natyrës në të cilin vendoset një harmoni midis natyrës dhe realizimeve humane” 20.

Në hapësirën tonë gjeografike njeriu ka krijuar peizazhin e vet antropogjen duke ndikuar mbi mjedis. Gjurmët e këtij aktiviteti i gjejmë si tek vendbanimet e shumta rurale dhe ato urbane, ashtu edhe tek peizazhet bujqësore e blegtorale (të bimëve të arave, pemëtarisë, vitikulturës, etj). Njëherazi në këtë peizazh gjejmë edhe realizime të tjera humane, si rrjetin infrastrukturor të rrugëve, energjitikës, ujësjellësave, komunikacionit etj.

Shpesh harmonia e vendosur midis mjedisit dhe peizazheve antropogjene të krijuara në to paraqitet e kompromentuar rëndë. Si kudo edhe në hapësirën tonë gjeografike njeriu ka krijuar peizazhin e aktivitetit të vet antropogjen duke ndikuar fuqishëm mbi mjedisin, madje në disa raste edhe duke e dëmtuar atë.

Harmoninë midis natyrës dhe realizimeve humane mund ta shohim edhe në

përcaktimin e rajonit, të dhënë tek Larousse21, që e sheh atë si shtrirjen vendore, tërësia (uniteti, bashkimi) e së cilës u detyrohet shkaqeve:

• fizike (reliev, klimë, hidrografi, bimësi, etj), • njerëzore (popullimit, ekonomisë, strukturave politike ose administrative etj), • ndërgjegjies lokale, me traditat historike, zakonet, etnografinë, formimin

gjuhësor. Pikërisht në hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës, shkaqet fizike paraqiten

me: Kompleksitetin fiziko – gjeografik, i cili tek Gropat Juglindore shprehet

nëpërmjet “ndërthurjes së strukturave rrudhosëse më të vjetra dhe strukturave shkëputëse Horst – Graben natyrisht më të reja„22. Thyerjet tektonike dhe depresionet midis tyre të përfshira fuqishëm nga lëvizjet diferencuese neotektonike përbëjnë boshtin e zhvillimit gjeotektonik e gjeoklimatik të të gjithë albanideve JL.

Ky zhvillim specifik ka kushtëzuar edhe modelimin e peizazhit. Relievi i larmishëm me male, vargje malore e malësi me pasuri të shumta minerale e cilësi të lartë të peizazhit turistik, si dhe lugina dhe fushëgropa, që ofrojnë mundësi më të mëdha për zhvillimin e bujqësisë.

Identitetin klimatik të Gropave Juglindore që paraqitet mjaft origjinal. Zona

përfshihet në tipin e klimës mesdhetare kodrinore, malore e tërësisht ajo paramalore JL. Klima merr nuanca të theksuara kontinentaliteti me minimumin absolut termik me –

20 Perikli Qiriazi, Probleme të zhvillimit aktual në botë e në Shqipëri dhe ndihmesa e studimeve gjeografike regjionale për zgjidhjen e tyre, Studime Albanologjike, Tiranë, 1999/1, fq. 107. 21 Le Petit Larousse, Grand Format, Paris, 1996, fq. 870. 22 Perikli Qiriazi, Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Afërdita, Tiranë, 2001, fq. 184.

Page 16: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

16

26.8° C dhe atë pluviometrik me 608.7 mm rreshje në vit, të regjistruar në stacionin e Sheqerasit.

Pasuritë ujore janë të shumta: jo vetëm nëntokësore të tipit freatik e artezian,

por edhe ato sipërfaqësore mes liqeneve të shumta tektonikë dhe rrjedhjeve të pakta sipërfaqësore ku mbizotëron si arterie kryesore lumi Devoll me degët e tij dhe afluentët periferikë të Osumit.

Tokat e shumëllojshme, pjellore në fushëgropat e luginat dhe pjesërisht në gropat e zonat shpatore të degraduara. Bimësi karakteristike me përzierje të specieve të trevave të ndryshme veriore dhe jugore dhe shkallë të lartë të degradimit të saj.

Ekzistenca e depresioneve të relievit, plot fushëgropa e gropa të lidhura me qafa e gryka të shumta, ka ndikuar e lehtësuar në vendosjen e lidhjeve tradicionale të popullatës nga periferitë drejt qendrës. Në secilën prej nënrajoneve, apo zonave depresive, kemi nga një qendër “graviteti” në vendbanime të tilla si: Korça, Pogradeci, Bilishti dhe Erseka.

Niveli i lartë i zhvillimit ekonomiko – shoqëror pasqyrohet nga një rrjet i dendur rrugor, që mundëson lidhjet e brendshme rajonale të të gjitha zonave depresive, madje edhe komunikimin ndërrajonal të trevave të tjera. Ndër gjithë nënrajonet e lartpërmendura, krejt natyrshëm Korça mbizotëron dhe madje luan rolin parësor.

Si përfundim, mund të themi se: shtrirja e hapësirës gjeografike të Rajonit të Korçës lokalizohet tërësisht në zonën jugore të Krahinës Malore Qendrore, të përcaktuar si Gropat Juglindore, por duke mos u përputhur plotësisht me të.

Një element tjetër mjaft i rëndësishëm për rajonizimin e hapësirave gjeografike

është edhe përcaktimi i identitetit lokal. Në mënyrë shumë të qartë ky përcaktim jepet nga Pol Klaval (Paul Claval), i cili e sheh rajonin si “fermentin e ndjenjave njerëzore të identitetit dhe këto ndjenja, megjithë lehtësitë e zhvendosjes dhe tendencës së fuqishme për uniformizëm, vazhdojnë të rriten dhe të forcohen”.

Përcaktimi i fermentit të ndjenjave njerëzore apo ADN-së së identitetit lokal të popullatës së rajonit të Korçës mund të paraqitet me një kompleksitet elementësh, si p.sh.: ai moral, kulturor, juridik e politik.

Natyrisht, që në nivel lokal tiparet fizike vijnë duke u zbehur, ndërsa del më në pah identiteteti kulturor e qytetar, i cili qëndron në një nivel pak më të lartë. Pavarësisht prej saj identiteti kulturor e qytetar nënkupton:

gjuhën e banorëve, trashëgiminë historike, kulturën popullore, mendësinë shoqërore, mënyrën e jetesës, të drejtën e pashkruar23. Baza e jetës kulturore e një kombi është gjuha amtare. Shqipja është një nga

gjuhët më të vjetra dhe nga më specifiket e gjuhëve të trungut indoevropian. Nga pikëpamja gjuhësore e gjithë kjo hapësirë gjeografike përfshihet në dialektin

e toskërishtes (e lokalizuar në Jug të Shkumbinit). Të folmet e Korçës bëjnë pjesë në

23 Kristo Frashëri, Identiteti Kombëtar Shqiptar dhe Çështje të Tjera, Edisud – Tiranë 2006, fq. 15.

Page 17: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

17

nëndialektin e toskërishtes veriore 24, duke u dalluar qartë nga të folmet e toskërishtes jugore (labërishtes dhe çamërishtes).

Në formësimin e të folmeve të Korçës dhe të trevave të saj kanë ndikuar edhe veçoritë etnografike, folklori etj. Për lidhjen dhe marrëdhëniet gjuhësore mes banorëve të zonave malore të Gramozit, Ostrovicës, e Malit të Thatë kanë luajtur rol “gravitativ” dy qendra ekonomike, Korça dhe Manastiri.

Tiparet e përbashkëta gjuhësore në hapësirën e izoglosës dhe izoerget e rajonit të Korçës ndeshen në grupet kryesore të të folmeve, të Oparit, Mokrës, Pogradecit, Kolonjës, Korçës e fushës së saj dhe Devollit.

Njëherazi ato shoqërohen edhe me praninë e disa grupeve të folmesh që përbëhen nga veçanti gjuhësore në areale më të vogla, si: Mokra, Devolli etj. Në të folmen e Devollit, ndonjë dallim fonetik midis banorëve të fshatrave të ndryshëm lidhet me përkatësinë e tyre fetare.

Pra nëse shohim përputhshmërinë e shtrirjes fizike dhe tipareve gjuhësore, bie në sy se hapësira gjeografike e rajonit të Korçës lokalizohet në pjesët më lindore të toskërishtes veriore.

Përcaktimi i shtrirjes gjeografike të rajonit të Korçës mund të kryet duke u bazuar:

tek veçoritë historike që prezanton ky rajon, me moshën e banimit të këtyre trevave, evolucionin e rajonit në periudha të ndryshme historike dhe në veçoritë e zhvillimit ekonomiko – shoqëror e kulturor të kësaj popullate, që sintetizohen në identitetin apo ndërgjegjen rajonale.

Që në fillim mund të përkufizojmë se: Identiteti apo ndërgjegjia rajonale e kultivuar mes shekujsh prezantohet qartë nga trashëgimia historike mjaft e pasur e rajonit të Korçës.

Kjo duket para së gjithash nga: popullimi i hershëm i këtij rajoni që në antikitet, i karakterizuart nga vazhdue-

shmëria e pandërprerë e jetës qysh nga neoliti i hershëm. Pjesa juglindore me epiqendër pellgun e Korçës rezulton si zona më e pasur me vendbanime prehistorike e protohistorike. Ky densitet i madh i popullimit të këtij rajoni është favorizuar nga kushtet gjeoklimatike që ka patur dhe ka kjo hapësirë që nga Oloceni deri sot. Nga analiza gjeoklimatike e shtresave të nxjerra nga shpimet me sondë të kryera nga ekspedita franceze në vitin 2005, në Podgorie rezulton se klima në periudhën gjeologjike të Olocenit të Erës gjeologjike të Quaternarit, pra rreth 10.000 vjet më parë ka qënë + 2°C deri + 3°C më e lartë se sa sot 25. Vendbanimet antike të rajonit të Korçës janë të shumta dhe disa llojesh26. Burimet arkeologjike paraqesin rajonin e Korçës me nivel zhvillimi të konsiderue-

shëm krahasuar me zonat e tjera të vendit. Banorët neolitikë të këtij pellgu, bazën e zhvillimit të tyre ekonomik kishin bujqësinë. Begatia e kësaj zone të pasur bujqësore, duket nga përmasat e mëdha të qypave të gjetura shpesh në gërmimet arkeologjike. Në rajonin e Korçës dalin të dhënat e para të metalurgjisë prehistorike. Diferencimi shoqëror

24 Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia, shblu, Tiranë, 2003, fq. 158. 25 Petrika Lera, Raporti i ekspeditës shqiptaro – franceze, Korçë, 2006 26 Për më tepër shih tek pika: II.3.2 Burimet njerëzore dhe kushtet sociale si faktorë kyç në zhvillimin e sektorit terciar në rajonin e Korçës.

Page 18: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

18

tregon zhvillimin e lartë social të kësaj popullate. Gjithashtu dalja e akropolit si element arkitektonik urbanistik dëshmon për shtresëzimin shoqëror të elitës së fisit. Janë pikërisht këto sinjale nga burimet arkeologjike që tregojnë se ky rajon më parë se çdo njësi tjetër e Ilirisë kaloi në formacionin politik të Mbretërisë së Enkelejdëve. Cilësia e lartë e jetës së banorëve të lashtë të pellgut të Korçës del në pah përsëri në periudhën qytetare të Mbretërisë Ilire. Dëshmia më e qartë e saj është zbulimi i dy thesareve nomizmatikë më të mëdhenj të Ballkanit. Thesari i gjetur pranë kalasë së Hollmit, në Qinam të Kolonjës, ku u gjetën 8000 copë monedha argjendi në një kohë që të tilla njiheshin vetëm 35 monedha argjendi. Ndërsa thesari i dytë është gjetur në Hijen e Korbit, pranë fshatit Klocë, në pjesën Perëndimore të fushës së Korçës. Këtu janë gjetur monedha të kohës së Diadokëve.

Zbulimet në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme në pellgun e Korçës, si ato në Gradishtën e Symizës e në kalanë e Zvezdës dëshmojnë për praninë e vendbanimeve të rëndësishme që pasqyrojnë nivel të mirë zhvillimi.

Në periudhën e bizantit nuk ka shumë burime historike. Megjithatë në fshatin Voskop, 9 km në perëndim të Korçës, është zbuluar një bazilikë paleokristiane me përmasa të mëdha për kohën.

Gjatë pushtimit bullgar, në shek IX – XI pellgu i Korçës u përfshi në mbretërinë bullgare. Në këtë kohë qendrat më të rëndësishme urbane në territoret e Arbërit ishin, Sellasfori në zonën e Korçës dhe Gllavinica në Ballsh.

Megjithëse ekzistojnë burime historike për gjenezën e qytetit të Korçës rreth viteve 128027 në memorjen “Historia e gjenealogjia e shtëpisë së Muzakjave” e shkruar nga Gjon Muzaka, princ i Epirit, ky qytet mori një zhvillim të shpejtë sidomos në mesjetën e vonë nga shek XVIII.

Fillimisht në mesjetën e avancuar në rajonin e Korçës “procesi i shthurjes së ekonomisë natyrore dhe forcimi i lidhjeve fshat – qytet përfundoi me shndërrimin e disa fshatrave në qytete që në shek. XVIII, siç qenë Llënga, Grabova, Niça, Nikolica, Dardha e Vithkuqi”28. Ndërsa Voskopoja “arriti të shndërrohej në Metropolin tregtar të Epirit„29, qendrën më të rëndësishme qytetare në gjithë hapësirën e Ballkanit Jugperëndimor.

Nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik, Korça u shndërua në një qendër të rëndësishme tregtare dhe artizanale qysh nga fundi i shek. XIX. Pesha e ndikimit të saj u rrit fuqishëm jo vetëm në rajonin e Korçës, por edhe jashtë tij. Karvanet e produkteve të saj drejtoheshin drejt Turqisë, Greqisë, Rusisë dhe Austrisë.

Fillimi i shek. XX u shoqërua me rritjen graduale të popullsisë urbane që ekzistonte, por edhe me migrimin e lirë të banorëve të saj. Destinacioni i parë ishin natyrisht vendet fqinje, si Greqia, Vllahia (Rumania), Bullgaria, Maqedonia, por edhe qytetet dhe vendet e tjera të botës si: në Europën Perëndimore e sidomos perëndimi i largët në Amerikë dhe Argjentinë. Nga emigracioni korçarët sollën jo vetëm kapitale të shumta, por edhe idetë, vizionin e përvojën më të përparuar të shoqërisë në vendet më të zhvilluara të kohës. “Në këtë kohë pati një bum ndërtimesh në qytet dhe Korça mori

27 Arben Gjata, Mbi themelimin e Korçës, Korçë 2006, fq.16 28 Ligor Mile, Zejtaria fshatare shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare, Marin Barleti, Tiranë, 2001, fq. 19 29 Pokëvili, Udhëtim nëpër Shqipëri, Tiranë, 2001, fq. 19

Page 19: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

19

fizionominë e një qyteti të rregullt, me plan urbanistik, rrugë të drejta e të shtruara me kalldrëme”30.

Rritja e shpejtë demografiko – ekonomike vazhdoi edhe në fillimshekullin XX. Veçanërisht, në vitet ’20 – ’30 Korça arriti të jetë qyteti me popullsinë më të madhe në vend në regjistrimin e vitit 1923 me 25.598 banorë.

Edhe në peridhën e pas Luftës së Dytë Botërore, shohim një rritje graduale të popullsisë qytetare dhe qyteti i Korçës mbeti në elitën e qyteteve kryesore të vendit.

Në përfundim mund të themi se historikisht rajoni i Korçës dhe trevat e tij kanë bërë pjesë në hapësirat më të zhvilluara ekonomikisht të kombit shqiptar. Potencialet natyrore, kapitalet e shumta e burimet humane janë shfrytëzuar në nivele mjaft të larta në një tendencë konsolidimi e rritje. Harmonia funksionale e këtij trinomi ka qënë baza e suksesit. Rajoni dhe sidomos Korça si poli i saj i zhvillimit, ka shkëlqyer veçanërisht në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, duke krijuar edhe modelin e zhvillimit kapitalist në të gjithë vendin tonë si një shembull për rajonet e krahinat e tjera të vendit.

Nga pikëpamja etnografike rajoni i Korçës përfaqëson një mozaik të veçantë të

kulturës popullore, e cila shfaqet në: në jetën praktike, punë, veshje, gatim, doke e zakone p.sh. në organizime ceremonish familjare.

Gjithashtu, në këtë kuadër përfshihet edhe: kënga, melodia, vallja, loja në instrumentet popullore, fjalët e urta, gjëegjëzat, baladat, përrallat, pra gjithë trashëgimia kulturore, të paktën ajo gojore, është pjesa më e qëndrueshme e paraqitjes së rrjedhave historike. “Folklori përbën kronikën e gjallë, përvojën e transmetuar në mënyrë gojore„31 duke u bërë përfaqësuesi më i saktë, më i paanshëm, nga pikëpamja sociale, etnokulturore etj.

Në qoftë se do përqëndroheshim te kjo krijimtari do të vërenim se ky rajon përfaqëson një larmi muzikore. Në shumicën e fshatrave kryesisht gjejmë muzikë polifonike toske32, me këndim 2 – 3 zërash, të emocioneve lirike, dramatike, tragjike ankuese siç mund të jetë vaji. “Zakonisht këngët fillojnë me bashkim zanoresh oi –, oe –, ose një e – ”33. Në fillim fillon zëri i parë ose marrësi i këngës, më pas prerësi dhe më tej hyn i gjithë grupi. Këndohet qetë e pa bërtitje, me zë gjoksi dhe më rrallë me zë koke.

Nga ana tjetër, në Korçë, Pogradec, Drenovë, Boboshticë, Progër, Hoçisht janë kënduar dhe këndohen këngë qytetare krejt të ndryshme nga këngët polifonike të fshatit. Shumica e këngëve të burrave e grave janë accapela d.m.th. pa shoqërim me vegla muzikore. “Poezia është përgjithësisht gjashtë ose tetërrokëshe dhe e përsëritshme nga pjesa tjetër”34. Formacionet orkestrale ose sazet me disa instrumenta janë përdorur kryesisht brenda dhe afër qyteteve, për të përcjellë çastet më të spikatura të jetës, si: fejesa, dasma, lindje, pagëzime, festa etj.

30 Turizmi Shqiptar, Korça e Serenatave, Nr 12, 2005, fq. 5 31 Alfred Uçi, Mitologjia, folklori, letërsia, Tiranë, 1982, fq. 172 32 Vaso Tole, Iso polifonia, Tiranë, 2003, fq. 46 Përafrimi më i madh etnografik i popullatës së rajonit të Korçës është me Myzeqenë, Gramshin e Beratin ku gjejmë elementë të përbashkët në konceptimin emocional, në traditën zakonore, brenda familjes, në dasma, lindje etj. Shkak është bashkëveprimi sidomos në proçeset bujqësore, blegtorale, në traditat e ushqimit, të modelimit të mjediseve shtëpiake. Kjo është më e qartë në zonat kufitare, ku Moglica e Gora ngjajnë me Gramshin, Shtylla, Treska, Trebicka në kufij me Beratin. 33Jorgo Panajoti, Këngë popullore të rrethit të Korçës, Tiranë, 1982, fq. 14 34Vaso Tole, Muzika dhe letërsia, Tiranë, 1998, fq. 17

Page 20: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

20

Vallja kërcehet në dy forma. “Valle e kënduar me 2 – 3 zëra burrash e grash dhe vallja tjetër e kërcyer duke u shoqëruar me formacionet orkestrale me disa instrumenta të tillë si: fyelli, gajde, pipza, bakllama etj” 35. Kjo valle është në dy forma: burrash e grash dhe kërcehet përgjithësisht rrethore.

Brenda një strukture të njëjtë gjejmë edhe veçantitë. Devollinjtë këndojnë me theksime zonale të të folurit e të kënduarit. “Ndryshe nga kolonjarët, Vithkuqi më shumë afrohet me Gorën e Oparin, sesa me Devollin, Zboqërinë apo Pogradecin” 36.

Edhe ekzekutimi i valleve ka diferenca, “ndryshe kërcehet devolliçja, ndryshe gorarçja, ndryshe përplas këmbën në Osman Taka, ndryshe kolonjarët në vallen e Dados” 37.

Po kështu disa ekzekutime në fyell, kavall, pipzë, dallohen edhe nga trevat e këtij rajoni si: Gora, Devolli, fshatrat e fushës, Oparit etj.

Ecuria e përparimit ekonomik, tregtaro – industrial ndikoi edhe në mendësinë

shoqërore dhe mënyrën e jetesës. Qyteti e rajoni i Korçës përjetoi shumë çaste kulmore në dinamikën e zhvillimit ekonomiko – socialkulturor jo thjesht të rajonit, por në disa periudha edhe në nivel kombëtar38. Mendësia shoqërore e mënyra e jetesës që ka mbizotëruar në rajonin e Korçës, është ajo e njerëzve punëtorë. Madje qysh nga neoliti gjurmët arkeologjikë tregojnë se njerëzit janë marrë edhe me bujqësi. Kështu në tumën e Kamenicës prania e skeleteve të njerëzve kockëmëdhenj flet qartë se ata kanë punuar rëndë në fushën e kësaj zone. Popullsia e kësaj zone në rrjedhat e historisë ka krijuar profilin e vet social. Ajo mund të karakterizohej nga “kursimi, jeta e përkorë dhe larg luksit të tepruar”39, të cilat janë tipare të një shoqërie të prirur për zhvillim.

E drejta e pashkruar, për rajonin e Korçës e krahasuar me krahina të tjera, ku mbizotëronte kanuni, paraqitet përgjithësisht e zbehtë. Popullata e këtij rajoni karakterizohej nga respektimi i ligjit. Martesat vërtet bëheshin në moshë të vogël. Divorci ishte i rrallë dhe i papajtuar me zakonet e vendit si për ortodoksët ashtu edhe për muslimanët.

E drejta e pronës ka qenë e zbatuar kryesisht drejt ligjit. Nga thellësia e shekujve e drejta e pashkruar paraqitet në mënyrë të ndërprerë për popullatën e rajonit të Korçës dhe veçanërisht për qytetin e Korçës. Mbizotërimi i zejtarisë në shek XVII – XVIII krijoi një ndjenjë solidariteti të fuqishëm deri në nivelin e bamirësisë40.

Në procesin e rajonizimit të hapësirave gjeografike, përveç mjedisit dhe identitetit lokal, si faktorë përcaktuese të tij, shpjegimi i dhënë në enciklopedinë franceze (1988) për rajonin parasheh edhe elementë të tjerë, kur e paraqet atë si: “një harmoni e përkohshme dhe funksionale e lokalizuar në qytetet dhe në rrezatimin e tyre përreth; e përqëndruar në një tip drejtimi ekonomik, social, administrativ të hapësirës gjeografike”.

Përkohshmëria e harmonisë së binomit qytetet – periferi caktohet nga:

35 Ramazan Bogdani, Vallet shqiptare – Koreografia, Tiranë, 2002, fq. 11 36Jorgo Panajoti, Këngë popullore të rrethit të Korçës, Tiranë, 1982, fq. 16. 37 Ramazan Bogdani, Vallet shqiptare – Koreografia, Tiranë, 2002, fq. 24 38 Për më tepër shih tek II.3.1, Roli i trashëgimisë historiko - kulturore në zhvillimin e sektorit terciar në rajonin e Korçës 39 Pirro Thomo, Korça Urbanistika dhe Arkitektura, Tiranë 1988, fq. 21 40 Për më tepër shih tek II.3.1, Roli i trashëgimisë historiko - kulturore në zhvillimin e sektorit terciar në rajonin e Korçës fq. 56.

Page 21: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

21

o Rënia e Produktit të Përgjithshëm shoqëror, si pasojë e falimentimit të ekonomisë së centralizuar, si dhe nga tranzicioni që përjeton akoma zhvillimi ekonomik i vendit.

o Falimentimi dhe tranzicioni i ekonomisë lokale të centralizuar në fundin e viteve ’80,

rënia e Produktit të Përgjithshëm Shoqëror, si në Bujqësi, Blegtori e Industri, mbyllja definitive e degëve bazë të ekonomisë së centralizuar, si ajo

mekanike, nxjerrëse etj, rënia e peshës së Industrisë së Lehtë e Ushqimore, o Tranzicioni i shoqëruar me dëmtime serioze të trashëgimisë natyrore dhe

trashëgimisë historiko – kulturore. o ekzistenca e identitetit rajonal si shprehje e identitetit kulturor e qytetar, por

me një prirje të qëndrueshme zbehjeje për shkak të migrimeve masive dhe të qëndrueshme. “Vetëdija rajonale, duke vepruar njësoj gjithandej, mund të ketë vetëm një ndikim të dorës së dytë në diferencimin e hapësirës rajonale„41.

Brenda grupit të faktorëve humanë është e rëndësishme të dallohet roli që ata luajnë në strukturimin e hapësirës. Në këtë mënyrë ana funksionale e harmonisë qytet – periferi, shfaqet edhe tek evolucioni: i urbanizmit (dinamikën demografike, shtrirjen territoriale të vendbanimeve kryesisht urbane dhe mënyrën e jetesës apo cilësinë e jetës); i ekonomisë; ai social – kulturor dhe administrativ.

Historikisht në pjesë të ndryshme të vendit tonë profilizimi rajonal u zhvillua në mënyrë të natyrshme në rrjedhën e shekujve. Në gjysmën e parë të shekullit XX zhvillimi dukej më qartë në disa qendra kryesore urbane si Shkodra në veri dhe Korça në juglindje, Tirana e Durrësi në pjesën qendrore. Ndërsa në Korçë shohim krijimin e niveleve mjaft të larta të zhvillimit ekonomik e social krahasuar me pjesët e tjera të vendit, madje në disa raste edhe me rajone të tjera të shteteve fqinje.“Korça është konsideruar me të drejtë në periudhën para Luftës së Dytë Botërore, si rrethi ku borgjezia kishte ndërtuar marrëdhëniet më të zhvilluara kapitaliste në Shqipëri i cili ishte shembull në të gjithë vendin tonë„42. Por pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore këto procese të profilizimit rajonal filluan të deformohen.

Nga pikëpamja funksionale rajonet në Shqipëri deri në fundin e viteve ’80 të shekullit të kaluar janë ndikuar ndjeshëm në diferencimin dhe specializimin e tyre nga politika. “Për deri sa janë bërë ndarje administrative përgjithësisht arbitrare dhe për deri sa është ndjekur vetëm politika e ushtrimit të pushtetit qendror, faktori politik nuk mund të çonte në Shqipëri në diferncimin e specializimin e njësive administrative„43. Në gati gjysmën e dytë të shekullit të XX ndikoi sistemi socialist i ekonomisë së centralizuar, me nivele të ulëta zhvillimi e me një sistemi transporti joefikas. Mbi të gjitha mungesa e strategjive të zhvillimit dhe të mjeteve financiare të nevojshme si dhe dominimi i parimeve të barazitizmit do të shpinte në një uniformizëm ekstrem të rajoneve. Në gjithë vendin “mbinë„ jo vetëm struktura dhe njësi të njëjta ekonomike, por edhe vendbanimet po karakterizoheshin nga shabllonizmi arkitektonik me ndërtesa identikisht të njëjta.

41 Perikli Qiriazi, Probleme të zhvillimit aktual në botë e në Shqipëri dhe ndihmesa e studimeve gjeografike regjionale pë rzgjidhjen e tyre, Studime Albanologjike, Tiranë, 1999/1, fq. 110 42 Kujtim Shkodra, Hoxha, gogoli i arit shqiptar, Gazeta RD, 31 Tetor 1997, fq. 7 43 Perikli Qiriazi, Probleme të zhvillimit aktual në botë e në Shqipëri dhe ndihmesa e studimeve gjeografike regjionale për zgjidhjen e tyre, Studime Albanologjike, Tiranë, 1999/1, fq. 110

Page 22: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

22

Edhe periudha e tranzicionit me gjithë problematikën e saj nuk mundi të krijojë një specializim racional, por më së shumti ishte spontaniteti ai që dominoi specializimin rajonal.

Në lidhje me procesin e rajonizimit të rajonit të Korçës, një nga elementët kryesorë që paraqet qartë proceset e urbanizimit është edhe dinamika demografike e rajonit. Popullsia e Rajonit të Korçës prezanton një dinamikë të fuqishme në dy regjistrimet e fundit (2/04/1989 dhe 1/04/2001). Kjo pasqyrohet nga një zvogëlim prej 47.579 banorë (312.843 banorë44 – 265.182 banorë45).

Në këtë “rrjedhje” të fuqishme demografike janë përfshirë të gjitha nënrajonet (rrethet) përbërëse të kësaj hapësire. Nivelin më të lartë të largimeve e ndeshim në rrethin e Korçës me – 33.9 % dhe në atë të Kolonjës me – 31 %. Ndërsa fluksi më i ulët i largimeve haset në rrethin e Pogradecit me vetëm – 1.9 %.

Në nivel rajonal rezulton se nga Rajoni i Korçës ka migruar 17.4% e gjithë popullsisë46. Drejtimi i fluksit të kësaj popullsie ka patur për destinacion shtetet fqinje. Destinacioni kryesor është Greqia me 83.6% dhe pasohet nga SHBA –ja me 9.5%, Italia me 3.6%, Gjermania me 1.4% etj47.

Përveç migrimit të jashtëm ekziston edhe ai i brendshëm. Popullata e këtij rajoni është përfshirë nga lëvizje të brendshme territoriale të drejtuara drejt vendbanimeve rurale fushore, nga fshatrat malore dhe fushore drejt qyteteve, duke synuar qytetet më të mëdha të rajonit dhe jashtë tij tek qytetet kryesorë të vendit dhe sidomos drejt Tiranës si kryeqendra ekonomiko – administrative e vendit. Orientim tjetër janë edhe qytetet bregdetare si Durrësi e Vlora (popullsia e Gorës).

Një element tjetër që ndikon në anën funksionale të rajonit është edhe e evoluimi i nivelit administrativ. Nga ana historike, Korça ka ruajtur identitetin krahinor (rajonal), duke ruajtur vazhdimisht shtrirjen e vet gjeografike, si njësi unike e pandarë në njësi të tjera. Në rrjedhjat e historisë Korça përfshihej në këto njësi politiko - administrative:

♦ në Antikitet rajoni i Korçës përfshihej në Mbretërinë e parë Ilire, atë të Enkelejve, ♦ në Mesjetë, përfshihej në principatën e Muzakjave48 që në zanafillën e saj, duke

qëndruar për dy shekuj në zotërimin e tyre (1280 – 1485), ♦ më tej ishte përkohësisht pjesë e Vilajetit të Korçës (Korçë, Kolonjë, Konicë,

Përmet)49, ♦ gjatë gjithë pushtimit osman, rajoni i Korçës ishte pjesë e rëndësishme e

Sanxhakut të Manastirit. Në vitin 1870, Korça u bë Prefekturë, duke patur nën juridiksion Kosturin, Bilishtin, Kolonjën dhe Krahinën e Oparit50,

♦ krahina autonome e Korçës 10 Dhjetor 1916 – 26 Maj 192051, ♦ nga fillimi i funksionimit normal të shtetit shqiptar nga vitet 1920 e në vazhdim

rajoni i Korçës ka ruajtur statusin e prefekturës.

44 ISTITUTO GEOGRAFICO DE AGOSTINI NOVARA, Calendario Atlante De Agostini 1999, fq. 180 45 INSTAT, Popullsia e Prefekturës Korçë 2001, Tiranë, 2004, fq. 111 46 Qarku Korçë, Strategjia e zhvillimit Korçë – Objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit, Korçë, 2005, fq. 12. 47 CRMS, Studimi – Rritja e aftësive vlerësuese dhe strategjitë vepruese të komunitetit, Korçë 2003, fq. 7. 48 Arben Gjata, Mbi themelimin e Korçës, Korçë 2006, fq 17. “Në pjesën e testamentit, Gjon Muzaka, i lë djalit të tij, Adrian Muzaka; me shpresë për t’u rikthyer në atdhe trashëgim rajonin e Korçës dhe qytetin e Korçës”. 49 Arben Gjata, Mbi themelimin e Korçës, Korçë 2006, fq 27. 50 Nuçi Naçi, Korça edhe katundet e Qarkut, Korçë, 1923, fq 73. 51 Nikollaq Zoi, Një faqe historie, Shtypshkronja Kotti, Korçë, 2001, fq. 157

Page 23: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

23

Elementi kryesor që përcakton karakterin funksional të një rajoni dhe nënrajoneve përbërëse të tij është aktiviteti ekonomik që zhvillohet në këtë hapësirë. Përgjithësisht ekziston një uniformitet në gjithë hapësirën e marrë në studim, të katër nënrajoneve përbërëse të rajonit të Korçës në pikëpamje të zhvillimit lokal.

Së pari ato kanë ngjashmëri në përputhshmërinë e nënrajonit me depresionet

fiziko – gjeografike përkatëse; të fushëgropës së Korçës, të fushëgropës së Pogradecit dhe Devollit dhe gropës së Kolonjës.

Së dyti, ekziston një ngjashmëri lidhur me zhvillimin ekonomik “gravitativ”, të dominuar nga relievet fushore dhe qendrat urbane të lokalizur në pjesën qendrore të nënrajonit. Ndërsa periferitë kodrinore dhe ngritjet e fuqishme malore që i pasojnë ato, prezantojnë tipare të tjera në tipin e vendbanimit dhe aktiviteteve ekonomike që zhvillohen në to.

Përveç ngjashmërisë del në pah edhe diversiteti ndërmjet tyre. Të katër këto nënnjësi të rajonit të Korçës shprehin një tipizim të qartë të strukturës së tyre ekonomike. Shih tabelën 2.1.(hartën), në materialet plotësuese 2.

Periferia e secilit nënrajon mbizotërohet prej sektorit primar të ekonomisë, ekonomisë buqësore. Në ndonjë rast si në Rehovë (Kolonjë), Lozhan (Korçë) Alarup, Çervenakë (Pogradec) dhe Bitinckë (Devoll) shohim edhe praninë e industrisë minerale. Aktiviteti mbizotërues është ai blegtoral, i fokusuar në mbarështimin e të imtave dhe më pak të gjedhëve. Paralelisht me të zhvillohen edhe pylltaria, apikultura dhe pemëtaria. Përgjithësisht në zonat më të thella malore pemëtaria ka karakter natyror, si p.sh. me kumbullat, arrat, por edhe ajo e kultivuar sidomos me mollën, hardhinë. Sidomos në Kolonjë ku nga 6 komuna 4 prej tyre Novoselë, Mollas52, Barmash kemi strukturën funksionale simbiozën bujqësi – frutikulturë dhe veçanërsisht në komunën Qendër Leskovik53 struktura ekonomike është vreshtari, prodhim i verërave, frutikulturë. Në zonat ku relievi është fushor ndryshon edhe drejtimi i ekonomisë lokale. Këtu është bujqësia veprimtaria dominuese e përbërë prej drithërave, perimeve, drufrutorëve kryesisht në Devoll, Pogradec dhe pjesërisht në fushëgropën e Korçës.

Ndërsa kalimi nga vendbanimet rurale periferike drejt qendrës ku lokalizohen përgjithësisht vendbanime urbane, shoqërohet edhe me ndryshimin cilësor të funksionimit ekonomiko - administrativ të tyre. Veçanërisht në qytetet kryesore, si p.sh. Korça54, mbizotëron industria e lehtë, tregtia dhe shërbimet, në Pogradec55 struktura ekonomike përbëhet nga turizmi, peshkimi, shërbimet. Kurse qytetet më të vogla si Maliqi e Bilishti56 aktiviteti ekonomik mbizotërohet nga bujqësia dhe industria e lehtë ushqimore, përpunimi i drurit në Ersekë57, prodhimi i verës, rakisë dhe vreshtaria në Leskovik58.

Karakteri funksional i rajonit mund të evidentohet jo vetëm nëpërmjet vlerësimit të veprimtarisë njerëzore sipas nënrajoneve të veçanta, por edhe nëpërmjet hierarkive 52 Almanak i bashkive dhe komunave të Shqipërisë, Shqipëria Bashkitë dhe Komunat, Romë, 2005, fq. 108-109 53 Po aty, fq. 107 54 Po aty, fq. 91 55 Po aty, fq. 110 56 Po aty, fq. 93 – 102 57 Po aty, fq. 105 58 Po aty, fq. 106

Page 24: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

24

ndërrajonale. E parë në këtë këndvështrim, rajoni i Korçës paraqet një dinamikë të fuqishme. Nga funksionet urbane që luajnë qytetet kryesore të këtij rajoni, del qartë se Korça e Pogradeci mbizotërojnë ndër qendrat e tjera urbane. Ndërsa Erseka karakterizohet nga një rënie e theksuar, Bilishti përkundrazi nga rritja. Qyteti i Korçës ka një strukturë ekonomike më komplekse dhe pas tij vjen qyteti i Pogradecit me një strukturë ekonomike e mbizotëruar prej turizmit e shërbimeve. Korça e ruan ende karakterin industrial në zhvillimin e vet ekonomik, por ka një rënie të ndjeshme në lidhje me dinamikën e vet të zhvillimit, si dhe krahasuar me qytetet e tjera kryesore në pjesën perëndimore të vendit.

Ndërsa dinamizmi demografik prezanton një “zbrazje„ në numrin e popullsisë së

pranishme për qytetin e Korçës, për Pogradecin kemi një rritje më të shpejtë të popullsisë qytetare, përsëri hierarkia tradicionale e këtyre vendbanimeve urbane ruhet ende. Nëse më parë mund të thuhej se ky rajon kishte një pol të vetëm mbizotërues, sot në kushtet e një lëvizjeje të lirë të individëve, rajoni po merr tipare bipolare. Tashmë përveç Korçës është dhe qyteti turistik i Pogradecit i cili ka thithur një numër të madh banorësh të zonave malore të këtij rrethi kryesisht nga Mokra, por edhe nga rrethet e tjera të këtij rajoni.

Por pavarësisht këtij ndryshimi në hierarkinë e brendshme të rajonit, përsëri qyteti i Korçës ende kryeson në ekonominë rajonale. Disa prej përparësive që ka Korça ndaj “konkurrentëve„ të tjerë të këtij rajoni janë:

1. Numri më i madh i popullsisë qytetare (e pranishme në regjistrimin e vitit 2001) me 55.017 banorë ose 55.4% të popullsisë qytetare të gjithë rajonit, kundrejt 23.764 banorëve të Pogradecit, i cili zë 23.9 % të totalit. Në total Korça ka 31.255 banorë më shumë se Pogradeci.

2. Numri i popullsisë banuese është në rritje, gjë që ka kushtëzuar edhe rritjen e sipërfaqes urbane. Korça ka një sipërfaqe urbane prej 15.3km² ndaj 2.5km² të qytetit të Pogradecit, ose mbi 6 herë më të madhe.

3. Shtrirja territoriale e nënrajonit të Korçës është 1.752 km² duke përbërë njëherazi edhe njësinë me shtrirjen më të madhe në vend, ose 1.027 km² më të madhe sesa Pogradeci.

4. Megjithëse nga forma e relievit janë të dyja njësi depresive, fushëgropa e Korçës është jo vetëm më e madhja e rajonit (edhe e gjithë vendit) me 300 km², por kontraston fuqishëm ndaj fushëgropës së Pogradecit me rreth 20 km². Pra kjo sipërfaqe fushore është 15 herë më e madhe dhe shpreh një potencial të jashtëzakonshëm në zhvillimin perspektiv rajonal e më gjerë.

5. Qenia në vazhdimësi në pozitat e kryeqendrës rajonale nga pikëpamja administrative, me statusin e Prefekturës.

6. Megjithë rritje e shpejtë të Pogradecit në popullsi dhe shërbime, Korça ruan ende zhvillimin industrial, i cili po rikuperohet ngadalë, por në vijueshmëri.

7. Rreth 3/4 e gjithë aktivitietit ekonomik të Rajonit të Korçës është përqëndruar në rrethin e Korçës. Pesha specifike e sektorit terciar të këtij rrethi arrin në 62% të ekonomisë rajonale, ku vetëm në qytetin e Korçës zhvillojnë aktivitetin ekonomik 3.763 biznese të sektorit terciar, që përfaqësojnë 45.2% e totalit të këtij sektori të ekonomisë rajonale.

Page 25: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

25

8. Korça mbizotëron në gjithë jetën shoqërore të rajonit duke qenë një qytet universitar.

9. Mbizotërimi rajonal i investimeve të fuqishme për rikrijimin e infrastrukturës moderne, si: ujësjellës dhe kanalizime me vlerë 61.5 ml €; çarja e linjës së tensionit të lartë në Zëmblak 20 mil €, rrjeti 20 Kw i shpërndarjes së energjisë elektrike në vlerën 5.5 ml€, landfield i parë rajonal në Shqipëri në grumbullimin e përpunimin e mbeturinave urbane 16.5 mil €, etj.

10. Ruajtja e vlerave urbane krahasuar me pjesët e tjera të vendit që tentojnë edhe drejt kaosit urban.

11. Cilësi e lartë e jetës me ujë 24 orë (2002), furnizim me tension normal të energjisë elektrike, pastërti në hapësirat e qytetit dhe shfrytëzimin e trashëgimisë historiko – kulturore në zhvillimin e turizmit qytetar.

Të gjithë këta tregues dëshmojnë se megjithë ndryshimet në aktivitetin ekonomiko – social – kulturor të popullsisë së këtij rajoni, Korça mbetet si një pol kryesor i zhvillimit rajonal.

Në përfundim mund të themi se: gjeografikisht Rajoni i Korçës lokalizohet

pjesërisht në zonën jugore të Krahinës Malore Qëndrore, të përcaktuar si Gropat Juglindore. Përputhshmëria e Rajonit të Korçës me Gropat Juglindore ndodh administrativisht me rrethet e Korçës, Kolonjës, Pogradecit dhe Devollit, duke lënë jashtë saj në veri, pjesë të rrethit të Librazhdit (fushëgropën e Përrenjasit dhe pjesë të Luginës së Shkumbinit dhe vargjet malorë në dy anët e saj) dhe në perëndim pjesë që administrativisht u përkasin rretheve Gramsh, Skrapar dhe Përmet. Nga ana tjetër në Rajonin e Korçës përfshihet edhe Bashkia e Leskovikut dhe komuna me të njëjtin emër, si dhe pjesë të komunës së Barmashit, që në rajonizimin fiziko – gjeografik i përkasin Krahinës Malore Jugore, apo Rajonit gjeografik të Jugut.

Ka ardhur koha që toponiminë gjeografike të rajonit tonë, të quajtur deri tani si rajoni Juglindor, ta përcaktojmë në mënyrë më racionale duke u bazuar në anën funksionale të zhvillimit rajonal. Në pikëpamjen funksionale, megjithëse rajoni po merr trajtat e bipolaritetit, hierarkia rajonale mbizotërohet fuqishëm nga qyteti i Korçës. Gjurma që ka lënë qyteti i Korçës në zhvillimin ekonomiko – politiko – social – kulturor në të gjithë hapësirën rajonale historikisht është mjaft e thellë dhe për këtë arsye do të ishte më me vend që tashmë rajoni ynë gjeografik të emërtohej Rajoni i Korçës.

II. 3 Ndikimi i kushteve natyrore II. 3. 1 Pozita gjeografike dhe roli i saj në ekonominë e Rajonit të Korçës

Për çdo vend pozita gjeografike përbën një element ndikues në ecurinë e ekonomisë dhe degëve të saj. Roli i saj shpeshherë është përcaktues në prirjet e rritjes, stanjacionit apo edhe të rrënimit ekonomik.

Periudha që ne jetojmë është e mbushur me ndryshime të mëdha ekonomike, politike, sociale, psikologjike, mjedisore etj. Pjesa më e madhe e tyre përfshihen në tendencat e globalizimit. Integrimi përbën një motiv për shumë vende dhe ndikon tek zhvillimi i tyre ekonomik, politik e ushtarak. Mbi këtë bazë hapësira gjithnjë e më të mëdha gjeografike, në nivel shteti apo edhe grupshtetesh, janë përfshirë në procesin e

Page 26: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

26

ristrukturimit ekonomik. Pesha specifike e rajoneve gjeografike ndaj njëri – tjetrit gradualisht ka ndryshuar dhe mbetet në një tendencë të tillë.

Pikërisht ky proces i fuqishëm globalizimi po kushtëzon edhe rikonceptimin e vlerës së vendndodhjeve gjeografike të rajoneve ekonomike pranë dhe brenda vendit tonë. Dhe në këtë kuadër edhe pozita gjeografike e rajonit të Korçës ka rëndësinë e vet, e cila mund të shprehet sipas këndvështrimeve të mëposhtme.

A.1 Duke e parë në këndvështrimin gjeopolitik rajonal, mund të themi se: hapësira gjeografike e rajoni të Korçës ndodhet pranë fluksit të fuqishëm të lëvizjes së mallrave, njerëzve, kapitaleve, informacionit etj, që kalojnë nga perëndimi në lindje përgjatë Korridorit VIII.

Përshkimi horizontal që Korridori VIII i kryen vendit tonë dhe njëkohësisht edhe pjesës veriore të rajonit të Korçës është mjaft i rëndësishëm, madje do të thoja jetik. Mbi bazën e ekzistencës së këtij korridori, nëpër Shqipëri kalojnë dy flukse të rëndësishme që lidhin perëndimin me lindjen. “Njëri fluks, siç shprehet A. Fuga është fluksi i mallrave dhe i kapitaleve që kalon nga perëndimi në lindje dhe nga ana tjetër kemi një fluks popullsie, emigracioni, grup demografik që kalon nga lindja në perëndim”59. Prania e një korridori të tillë është një element nxitës për zhvillimin ekonomik të gjithë rajonit ballkanik në përgjithësi dhe atë të vendit tonë në veçanti. Gjithashtu ky korridor përbën një shans të madh zhvillimi edhe për ecurinë e sektorit terciar të ekonomisë sidomos në hapësirën urbane dhe rurale të rajonit të Korçës.

Ndërtimi i aksit të ri rrugor Durrës – Kukës – Morinë – Prishtinë në pjesën veriore të vendit mund të konsiderohet edhe si një version modern i korridorit VIII. Ai mund të konsiderohet si një lidhje e re që tenton të kalojë nga Prishtina drejt Nishit dhe njëkohësisht më optimale midis Korridorit VIII dhe Korridorit X.

Rëndësia e këtij korridori është e jashtëzakonshme për një mori vendesh ballkanike, sepse “do të ndikojë në rritjen e tregtisë së tyre dhe të vendit tonë, sidomos me Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë, e vendet e tjera ballkanike si Rumaninë, Bullgarinë e më gjerë”60. Qëndrueshmëria dhe zhvillimi ekonomik ndërrajonal nëpërmjet këtij investimi do të sjellë njëherazi edhe uljen e tensioneve politike dhe paqe të garantuar për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërtimi i këtij Korridori do të sjellë rritjen e fluksit të qarkullimit ndështetëror të mallrave dhe pasagjerëve, si dhe përfshirjen e arterieve kryesore të komunikacionit në rang vendi. Nga pikëpamja ekonomike aksi rrugor Durrës – Morinë paraqitet mjaft efikas. Nëpërmjet tij pritet të realizohet lidhja e dy tregjeve të rëndësishme Shqipërisë dhe Kosovës, e cila do të ndihmojë në futjen në shfrytëzim të burimeve ekonomike, si industrisë minerare, pyjore dhe në veçanti turizmit. Njëherazi ai “do ndikojë në uljen e distancës dhe gati përgjysmimin e kostos së transportit të mallrave dhe pasagjereve nëpërmjet portit të Durrësit për në Kosove, trafik ky që aktualisht kryhet nga Porti i Selanikut, tranzit përmes Maqedonisë”61.

Portet kryesore të vendit, si ai i Durrësit dhe Vlorës do të kenë mundësi për zgjerime të mëtejshme dhe investime cilësore, sidomos në krijimin e hapësirave portuale për lëvrim kontenierësh. Gjithashtu sigurohet një prespektivë zhvillimi edhe për portin e 59 Artan Fuga, Pa emigrantët, Shqipëria në kolaps politik, Tema, 14 Gusht 2003, fq. 5. 60MPPTT, Strategjia e transportit dhe infrastrukturës rrugore, Tiranë, 1982, fq. 6. 61Po aty, fq. 6.

Page 27: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

27

Shëngjinit, për të cilin kanë shfaqur interes për të investuar në ndërtim kalatash portuale, jo vetëm Republika e Kosovës, por edhe ajo e FYROM – it, e cila gjithashtu pretendon të krijojë në bazë të këtij investimi edhe zanafillën e flotës së saj detare.

Korridori Durrës – Kukës – Morinë përfshin, si një pjesë të rëndësishme të arterieve kryesore të komunikacionit në rang vendi, edhe aeroportet ndërkombëtare “Nënë Tereza” në Rinas dhe së fundmi (me marrjen e statusit aeroport ndërkombëtar) edhe ai i Kukësit.

Krijimi i korridori të ri nga ana e shtetit shqiptar përbën sipërmarrjen më të madhe ekonomike në gjithë periudhën e tranzicionit. Një zhvendosje kaq masive e cilësore e kapitalit ndodh për herë të parë në Shqipëri. Ana më pozitive e gjithë kësaj ndërmarrjeje historike është jo vetëm prespektiva e zhvillimit ekonomik në nivel kombëtar, por edhe zhvillimi i një prej rajoneve më të varfra të vendit si rajoni Verior dhe Verilindor. Ndërsa mbi rajonin e Korçës prania e një aksi të tillë do të çojë në rënien e fluksit të qarkullimit të mallrave e njerëzve dhe njëherësh edhe në zbehjen e rëndësisë së këtij rajoni në nivel kombëtar.

Megjithatë rajoni i Korçës ndodhet në kontakt me gjurmën tradicionale të korridorit VIII Durrës – Qafë Thanë. Në hapësirën e tij ndodhen edhe disa pika të rëndësishme doganore si ajo e Qafë Thanës (pranë të cilës realizohet edhe qarkullimi më i madh për pjesën lindore të këtij korridori), Tushemishtit dhe Goricës në një distancë 45 – 60 km nga qyteti i Korçës me anë të cilave realizohet komunikimi me FYROM. Ndërsa pikat doganore të Kapshticës dhe të Tre Urave vendosin kontaktin me Greqinë. Shih hartën 1*.

Në pamje të parë distanca rrugore prej 61 km e qytetit të Korçës, qyteti më i madh i këtij rajoni, nga pika kryesore doganore e Qafës së Thanës, ku kalon edhe korridori i VIII, të lë përshtypjen e një largësie jo të vogël. Por nëse flasim për hapësira gjeografike që “globalizohen” në shtrirje horizontale gjithnjë e më të mëdha, atëherë është e kuptueshme që kemi të bëjmë me afërsi relative të përshtatshme për zhvillimin lokal bile dhe nacional.

Megjithë ndryshimet cilësore në flukset rajonale të qarkullimit dhe përmasat hapësinore modeste të rajonit të Korçës, ai ruan ende disa përparësi të zhvillimit të përgjithshëm rajonal ekonomik e shoqëror, të tilla si: ♦ ndodhet në kontaktin fizik me flukset e fuqishme perëndim – lindje dhe anasjelltas,

përgjatë korridorit VIII dhe, më gjerë, Europën me Azinë në bashkimin e korridoreve VIII e IV.

♦ Nëpër rajonin e Korçës, kalon një nga degët që lidh korridorin VIII me akset e tjera të rëndësishme europiane (korridori X, IV) dhe portin e Selanikut. Duke qenë dega e vetme shqiptare që kryen këtë funksion, si dhe duke marrë parasysh distancat më të shkurtra të mundshme, ajo mund të konsiderohet edhe si “një prej valvulave shqiptare të sigurimit”62 në lidhjet e komunikimin me boshtet e zhvillimit ekonomik të vendeve të tjera ballkanike.

Kjo degë e korridorit VIII, ka një funksion të dyfishtë. Ajo është njëkohësisht pjesë e komunikimit midis:

62 Selami Xhepa, Zhvillimi i korridoreve të transportit në Evorpën Qëndrore e Lindore dhe në Ballkan, Drejt, 2001, fq 26. * A. B, Të gjitha hartat dhe pasqyrat në materialet plotësuese

Page 28: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

28

- dy boshteve të zhillimit ekonomik të Shqipërisë dhe Greqisë në linjën Tiranë–Korçë–Selanik,

- deteve Adriatik e Egje në përgjithësi dhe të porteve të Durrësit dhe të Selanikut në veçanti.

Në aksin e komunikimit midis Shqipërisë e Greqisë (Durrës–Selanik, ose deti Adriatik – deti Egje), Korça përbën stacionin qëndror. Prania e këtij aksi është me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e sektorit terciar dhe nëndegëve të tij. Në saj të tij, tregtia dhe transporti marrin vlera të veçanta për ecurinë e ekonomisë lokale, por edhe të asaj kombëtare. Prania e dy vendeve fqinje (Greqia dhe Maqedonia) dhe e mundësive për komunikim me to tradicionalisht nëpërmjet pesë pikave doganore, krahas ekzistencës së mundësive për të dalë në portin e Selanikut, ndikojnë në uljen e kostos së transportit. Pikërisht për këto arsye, në fillimet e periudhës së tranzicionit, në qytetin e Korçës ka patur një zhvillim shumë të shpejtë të tregtisë.

Bazuar në sa më sipër, del se pozita gjeografike e rajonit të Korçës është e përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive ekonomiko-tregtare, turistike etj. Nëse Shqipëria është “Gateway” për gadishullin e Ballkanit, Korça është një “gateway – cities” për rajonin në fjalë. Pozita e qytetit dhe e rrethit të Korçës në ndërthurjen e akseve kryesore të lëvizjes është e rëndësishme edhe në raport me Euroregjionin II Ohër – Prespë, i cili integron rajonet ndërkufitare midis Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë.

Për shkak të pozitës gjeografike rajoni i Korçës ka ndjerë një fluks investimesh të huaja direkte (IHD) dhe shtetërore. Në nivel kombëtar Korça ka thithur 8% të totalit të IHD63. duke u renditur e treta pas Tiranës dhe Durrësit me respektivisht me 53% dhe 12% secila. Në IHD** dominojnë dukshëm ndërmarrjet e investitorëve grekë. Vetëm në Korçë kapitali grek numëron 4064 ndërmarrje që përbëjnë 26.7% të të gjithë investimeve greke në Shqipëri65.

Në këtë mënyrë Korça renditet e para në shkallë vendi për investimet greke. Gjithashtu në Korçë është i pranishëm edhe kapitali italian, francez, turk, maltez, maqedonas, etj.

Midis investimeve shtetërore, rol parësor kanë ato gjermane, me vlerë rreth 45 mil €. Investimet kryesore janë përqendruar në infrastrukturën nëntokësore. Ndërtimi i ujësjellësit të Korçës66 i përfunduar në vitin 2002 me një donacion të qeverisë gjermane, financuar prej bankës gjermane Kfw me 25 mil €. Rrjeti i ri i kanalizimeve të ujërave të përdorura67 kap vlerën 36.5 mil € (20 mil € janë financim i bankës gjermane Kfw nga të cilat 5 mil € dhuratë, ndërsa pjesa tjetër prej 14.5 mil € janë financuar nga BEI dhe 2 mil € nga qeveria shqiptare). Në sistemin energjitik rajoni ka përfituar investime prej 20 mil € të bankës gjermane Kfw në çarjen e linjës së tensionit të lartë në Zëmblak. Rikonstruktimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike68 20 KW për qytetin e Korçës, Banka Botërore prej 5.5 milion €.

63 Endrita Xhaferaj, Analizë vrojtimi – Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri, Tiranë, 2006, fq. 10. ** A. B, Investime të Huaja Direkte, më poshtë do të përdoret IHD 64 Zyra Rajonale e Biznesit Dega Korçë, 2008 65 Endrita Xhaferaj, Analizë vrojtimi – Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri, Tiranë, 2006, fq. 9. 66 Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve, Korçë, Arkivi 67 Po aty, Arkivi 68 Gazeta 55, Miliona euro investime për në rajonin juglindor të Korçës, 15 Tetor 2006, fq 4.

Page 29: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

29

Investimet në infrastrukturën rrugore në vlerë 160.6 mil € janë të konsiderueshme. Aksi Kapshticë – Korçë, i rikonstruktuar në 2001 dhe financuar nga Phare69 me një vlerë prej 20 mil €; aksi Korçë – Qafë – Plloçë70 prej 30 km i financuar nga qeveria shqiptare dhe i përfunduar në fillimin e 2009-tës me vlerë 24.2 mil € financuar nga Banka Europiane e Investimeve; rruga Bigëll – Goricë71 përfunduar në vitin 2009 me vlerë 3.4 mil €; rruga Voskopojë – Voskop përfunduar në vitin 2009 financuar nga qeveria shqiptare me vlerë 3 mil €; aksi Qafë – Plloçë – Qukës kontraktuar në vitin 2009 në vlerën 20 milion €, si dhe aksi Korçë – Leskovik – Përmet kontraktuar në vitin 2009 në vlerën 90 milion €.

Në fushën mjedisore veçojmë: krijimin e vendgrumbullimit të mbetjeve në landfield-in e ri72, financuar prej qeverisë suedeze në shumën 16.5 milion €, si dhe investimet e qeverisë gjermane prej 150 000 € në Parkun Kombëtar të Prespës etj.

A.2 Pozita gjeografike e rajonit të Korçës është e rëndësishme edhe në raport me pesë akset e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Sipas Petrakis73, “është interesante që, në gadishullin e Ballkanit, si një makroregjion europian, këto akse të zhvillimit ekonomik nuk takohen ose kryqëzohen asgjëkundi”.

Formimi i akseve të zhvillimit ekonomik në këto vende është kryer në sipërfaqe të kufizuara, të përqendruara kryesisht pranë zonave metropolitane, ku aktiviteti ekonomik është më dinamik. Ato janë të shkëputura prej njëra – tjetrës, jo si rezultat i barrierave natyrore, por si pasojë ose reflektim i ndërprerjes së lidhjeve ekonomike e sociale të këtyre vendeve prej realiteteve të pas Luftës II Botërore. Shih hartën 2

Pikërisht ky “vakuum” në përputhjen e akseve të zhvillimit ekonomik të rajonit, i shkaktuar nga mungesa totale e besimit në marrëdhëniet e ndërsjellta midis këtyre vendeve ballkanike, ofron tashmë mundësi më të mëdha për nivele të larta zhvillimi ekonomik dhe sidomos të sektorit terciar.

Aksi shqiptar i zhvillimit ekonomik shtrihet vertikalisht, i pozicionuar në pjesën perëndimore të vendit dhe përfshin brigjet e Adriatikut nga Shkodra në Vlorë, i zgjeruar në qëndër, midis Durrësit e Tiranës.

Aksi maqedon i zhvillimit ekonomik është gjithashtu meridional, por i dyfishtë Shkup – Manastir (Bitola) dhe Shkup – Tetovë – Gostivar.

Aksi bullgar74 i zhvillimit ekonomik paraqitet në shtrirje horizontale dhe përfshin zonën nga Sofia në portet e Detit të Zi, Varna e Burgas.

Ndërsa aksi i zhillimit ekonomik grek75 është përafërsisht vertikal, i orientuar drejt lindjes dhe përfshin hapësirën nga Athina në Selanik përgjatë brigjeve të Egjeut.

Rënia e Murit të Berlinit solli falimentimin e sistemit të centralizuar ekonomik të vendeve të Evropës Lindore. Futja në rrugën e zhvillimit sipas rregullave të ekonomisë së tregut, demokratizimi i shoqërive, rritja e lëvizjes së lirë të individëve, solli pashmang- 69 Selami Xhepa, Zhvillimi i korridoreve të transportit në Evorpën Qëndrore e Lindore dhe në Ballkan, Drejt, 2001, fq 21. 70 Gazeta Korça Europiane, Investimet në Qarkun e Korçës nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Qershor 2009, fq 4. 71 Po aty, fq 4. 72 Kfw, GOPA, Projekti për menaxhimin e mbetjeve në Rajonin e Korçës, të dhënat e fundit për linjën bazë dhe Raporti i Planifikimit, Korçë, Mars 2008, fq 8. 73 Georgos C. Petrakos, The new geography of the Balkans, Chania 1996, fq 108 74 Po aty, fq. 108. 75 Po aty, fq. 109.

Page 30: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

30

shmërisht jo vetëm rritjen e shkallës së komunikimit midis vendeve të rajonit në përgjithësi (nën efektin e globalizimit të hapësirave me diverstitet ekonomik), por edhe midis vetë vendeve ballkanike, me nivele e tipare të ndryshme të zhvillimit ekonomiko-shoqëror.

Prania e këtij “vakuumi” ekonomik dhe nevoja që ndiejnë vendet e ish-bllokut lindor, si: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova për t’u interguar në ekonominë e tregut të lirë përbëjnë faktorët shtytës për zhvillimin e këtij rajoni. Pikërisht intensiteti i lartë i punimeve në ndërtimin e rrjetave të reja të komunikacionit në gjithë vendet e Europës Juglindore, synon lidhjen e këtyre akseve të zhvillimit ekonomik nga një nivel kombëtar në nivel rajonal e më gjerë. Një korrelacion efikas ekonomik rajonal do të krijonte mundësi të mëdha për zhvillimin ekonomik në tërësi dhe veçanërisht në zhvillimin e sektorit terciar në të gjithë këto vende, midis të cilave edhe në Rajonin e Korçës.

Përveç distancës së shkurtër me Korridorin e tetë, kjo hapësirë ka njëkohësisht privilegjin të jetë pjesë e rëndësishme në lidhjen lindore të boshteve të zhvillimit ekonomik shqiptaro–grek. Nëpër rajonin e Korçës kalon rruga që lidh Tiranën (kryeqyteti i Shqipërisë) me polin lindor të boshtit grek të zhvillimit, Selanikun.

Lidhja me Selanikun është e rëndësishme, pasi, përveç se është qyteti i dytë për ekonominë greke në tërësi, ai me portin e vet, përfaqëson megapolin rajonal të gadishullit ballkanik. Kjo për faktin se qyteti lidhet: me Korridorin VIII, me linjën shqiptare Tiranë – Korçë – Kapshticë –Selanik dhe me

linjën maqedonase Shkup – Follorinë – Selanik; me Korridorin X, me linjën Shkup – Selanik; me Korridorin IV, me linjën bullgare Sofie – Plovdiv – Selanik.

Këto lidhje i japin portit të Selanikut rol rajonal shumë të rëndësishëm në qarkullimin e mallrave, njerëzve etj.

Por në këtë tërësi marrëdhëniesh të ndërsjellta nuk mund të neglizhojmë edhe megapolin ndërkontinental të Stambollit. Nëse lidhjet ballkanike respektojnë jo vetëm kompleksitetin e marrëdhënieve tradicionale midis tyre, por edhe qenien në një segment horizontal me polaritet të fuqishëm ekonomik të sensit europiano–aziatik, atëherë duhet pranuar se një pjesë e mirë e lëvizjes së mallrave dhe kapitaleve lëvizin drejt lindjes për në Azi nëpërmjet këtij tregu gjigand euroaziatik.

Stambolli në këtë mënyrë është jo vetëm pranë “sifonit” rajonal të Selanikut, por është edhe pika qëndrore ku bashkohen korridoret kryesore europiane, është destinacioni i disa prej këtyre korridoreve dhe njëkohësisht pika ku kanalizohen qarkullimet e mallrave dhe kapitaleve nga Europa drejt kontinentit aziatik.

Lidhje të tilla ballkanike, europiane e ndërkontinentale në vetvete dhe ndërthurja e tyre, nxjerrin në pah vlerën e vendndodhjes së hapësirës gjeografike shqiptare dhe mundësitë potenciale të zhvillimit ekonomik të vendit në përgjithësi dhe të rajonit të Korçës në veçanti.

A.3 Pozita e rajonit të Korçës në raport me Shqipërinë Jugore.

Në Shqipërinë Jugore, përveç Rajonit të Korçës që zë pjesën lindore të saj, bën

pjesë edhe Rajoni Jugor. Shtrirja gjeografike e këtyre rajoneve paraqet një ndryshim të

Page 31: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

31

madh. Rajoni i Korçës me një sipërfaqe prej 3.711 km2, zë gati gjysmën (53%) e Rajonit Jugor që arrin në rreth 7.000 km2.

Nga ana demografike* paraqitja e Rajonit të Korçës është më pozitive. Në këtë hapësirë jeton një popullsi prej 361.914 banorësh76, e cila arrin në 2/3 (66.7%) e popullsisë së rajonit jugor që popullohet prej 547.669 banorësh77. Diferenca e numrit të përgjithshëm të popullsisë midis rajoneve në fjalë rezulton me një popullsi prej 185.755 banorësh më shumë në Rajonin Jugor.

Megjithatë niveli i popullimit të Rajonit të Korçës rezulton të jetë më i lartë. Dendësia e popullsisë së kësaj hapësire arrin në 97.5 banorë/km2, kundrejt 77.5 banorë/km2 të rajonit Jugor, pra me një diferencë mjaft të theksuar prej 20.0 banorë/km2. Shpopullimi i të dy rajoneve është i lartë prej një migrimi konstant, drejt Greqisë si destinacioni kryesor por edhe drejt SHBA-së, Evropës Perëndimore etj.

Në hapësirën gjeografike të këtyre rajoneve midis vendbanimeve të shumta spikatin edhe një numër qytetesh, përgjithësisht të vogla. Ndër to veçohen padyshim, Korça dhe Gjirokastra. Shih Tab 2.2. Njëkohësisht të dy këto qytete përbëjnë edhe dy polet kryesore të rajoneve respektive, të Korçës dhe atij Jugor. Krahasimi i tyre nxjerr në pah faktin se Korça ka një vlerë relative më të madhe se Gjirokastra. Korça është qyteti me popullsinë më të madhe në gjithë hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës me 84.02978 banorë ose rreth 2 herë e gjysëm më të madhe sesa Gjirokastra 34.24379.

Tradicionalisht Korça ka përfaqësuar një trevë më të zhvilluar ekonomikisht, me një industri më të plotë dhe të fuqishme se Gjirokastra. Megjithëse në të dy këto rrethe kushtet klimatiko - edafike janë të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Zona e Korçës përfaqësohet me një bujqësi më prodhuese, kurse zona e Gjirokastrës, me pak sipërfaqe të punueshme, përmendet për blegtori ekstensive.

Këto qytete janë bërë të rëndësishme sepse nëpër to kalojnë akset kryesore të fluksit të mallrave dhe udhëtarëve që lidhin boshtet e zhvillimit shqiptaro–grek dhe shqiptaro – maqedon; metropolin shqiptar, Tiranën me metropolin e Greqisë Verilindore, Selanikun; megalopolin grek, Athinën dhe kryeqendrën ekonomike të Maqedonisë, Shkupin. Përveç kësaj, të dy këto qytete janë të rëndësishme edhe për faktin se pranë tyre ndodhen disa pika doganore, më kryesore prej të cilave janë Qafë –Thana, Kapshtica dhe Kakavija.

Në krahasim me Gjirokastrën, Korça ka një fluks më të madh të qarkullimit të mallrave dhe të njerëzve për disa arsye:

- së pari, Korça është jo vetëm pranë Korridorit VIII dhe pikës doganore të Qafë-Thanës, por edhe në kontakt fizik me linjën shqiptare të këtij korridori që shkon drejt portit të Selanikut;

76 Almanak i bashkive dhe komunave të Shqipërisë, Shqipëria Bashkitë dhe Komunat, Romë, 2005, fq. 89. * Shënim: Pamundësia e gjetjes së të dhënave të numrit të popullsisë në nivel vendbanimi, na detyroi të krahasojmë të dhënat e popullsisë së përhershme banuese në nivel njësie administrative (bashki e komuna) të paraqitur prej Almanakut të Bashkive e Komunave të Shqipërisë, Romë, 2005 77 Llogaritja e popullsisë së Rajonit Jugor është realizuar duke parë përputhshmërinë midis shtrirjes fiziko – gjeografike të paraqitur nga KMJ dhe shtrirjes së njësive adminitrativo – territoriale në rangun e Komunave e Bashkive (autori) 78 Almanak i bashkive dhe komunave të Shqipërisë, Shqipëria Bashkitë dhe Komunat, Romë, 2005, fq. 91. 79 Po aty, fq. 185.

Page 32: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

32

- së dyti, qyteti i Korçës ndodhet në përthyerjen e flukseve të mallrave dhe njerëzve midis katër akseve kryesore të zhvillimit ekonomik: shqiptar, grek, maqedon dhe bullgar.

- së treti, Korça ndodhet në aksin më të shkurtër që lidh detin Adriatik me atë Egje dhe portin e Durrësit me atë të Selanikut (afërsisht 280 km), madje ajo përbën edhe mesin e segmentit tokësor: Durrës–Selanik dhe Tiranë–Selanik (nëpërmjet Kapshticës);

- së katërti, linja Tiranë–Korçë–Selanik, 414 km e gjatë, merr një vlerë më të madhe sesa linja tjetër Tiranë–Gjirokastër–Athinë, 802 km e gjatë. Gjithashtu distancat respektive vijëdrejta janë Tiranë–Selanik: 271 km e gjatë dhe Tiranë–Athinë: 503 km e gjatë80. Vlera këtu qëndron jo vetëm në faktin se distanca Tiranë-Selanik është gati gjysma e distancës Tiranë-Athinë, rreth 388 km më e shkurtër, ose në dallimin e distancës vijëdrejtë prej 232 km, por edhe për faktin e thjeshtë se, në aspektin rajonal, rëndësia e portit të Selanikut është shumë më e madhe se sa ajo e Athinës, sepse në të parin përfundojnë të gjitha korridoret që përshkojnë Evropën Juglindore;

- së pesti, 217.1 km ose 87.9% e rrugës Durrës–Korçë–Kapshticë81 prej 247.1 km, (nga të cilat 211.1 km janë pjesë e Korridorit VIII), është rehabilituar me përparësi në rrugë cilësore të tipit superstradë. Në një kohë që në aksin Durrës–Gjirokastër–Kakavijë82, me gjatësi 227 km, pjesë e korridorit veri–jug gjithashtu në rikonstruksion, janë ribërë vetëm 147 km ose 62.6%. Kështu, përveç distancës më të shkurtër, cilësia e rrugës përbën një element tjetër që e rrit vlerën e aksit lindor që kalon nëpër qytetin e Korçës.

Megjithatë, mungesa e kontaktit fizik të Rajonit të Korçës me vijën bregdetare, karakteri më malor dhe kontinental të përcaktuar prej shtrirjes në pjesën më lindore të Shqipërisë Jugore kushtëzojnë një pozitë gjeografike më pak të favorshme kundrej rajonit jugor.

Distanca vijëdrejtë nga qyteti i Korçës që përbën edhe qendrën e rajonit të Korçës drejt Sarandës arrin në 106.2 km83. Ndërsa gjatësia konkrete arrin në 247 km84 si pasojë edhe e kalimit nëpër një terren mjaft të thyer malor. Ky “izolim bregdetar” prej largësisë horizontale prej detit mund të lehtësohet apo edhe zvogëlohet nëpërmjet krijimit të gjurmëve të reja rrugore. Rajoni i Korçës mund të afrohet fizikisht me Sarandën me anë të hapjes së dy tuneleve në Qafën e Qarrit dhe në Nemërçkë pjesë të një korridori të ri Sarandë – Korçë. Degëzimet e mëtejshme të tij mund të vazhdojnë më tej drejt Manastirit, Follorinës e Kosturit.

Aksi i ri rrugor ose korridori i ri mund të jetë në një gjurmë të tillë: Korçë – Ura e Floqit – Tuneli i Qafës së Qarrit – Ersekë – Shals (duke shmangur Barmashin e duke kaluar direkt drejt Gërmenjit, nëpërmjet Qafës së Leshnjës) – Leskovik – Vjosë – Petran – Ura e Vjosës – Tuneli i Dhëmbelit – Zagori – Gryka e Suhës – Gjirokastër –

80 Distancat vijëdrejta të përcaktuara nga Auto route, Microsoft 2002. * Rajoni Jugor përbëhet prej Qarkut të Gjirokastrës dhe rretheve të Sarandës e Delvinës, e Bashkisë së Himarës, pjesë përbërëse të Qarkut të Vlorës, sipërfaqja e përgjithshme e tyre arrin në 3769 km2 81 Selami Xhepa, Zhvillimi i Korridoreve të transportit në Europën Qendrore e Lindore dhe në Ballkan, Drejt, Tiranë, 2001, fq. 21. 82 Po aty, Selami Xhepa, Zhvillimi i Korridoreve të transportit në Europën Qendrore e Lindore dhe në Ballkan, Drejt, Tiranë, 2001, fq. 21. 83 Distancat vijëdrejta të përcaktuara nga Eciklopedy of students 2006, Microsoft 2007 84 Manuali i distancave sipas Dispeçerisë së Transportit të mallrave, Dega Korçë, 1989, fq. 50.

Page 33: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

33

Paleokastër – Kardhiq – Vergo – Delvinë – Sarandë, me gjatësi 160.3 km. Diferenca mes gjatësive të gjurmës së re dhe asaj ekzistuese arrin në rreth 87 km. Por “revolucionin” në këtë komunikim të ri do ta përbënin jo vetëm shkurtimi sasior i distancës por edhe koha e përshkimit të rrugës së re në rreth 2 orë nga 8 deri 9 orë aktualisht. Shih tabelën 2.3.

Njëherazi impakti ekonomiko – social nga ndërtimi i këtij aksi të ri rrugor është

mjaft i lartë. Një sipërmarrje e tillë do të mundësojë edhe rivlerësimin territorial të një hapësire me vlerë të jashtëzakonshme natyrore, gjeografike, demografike, etnografike në nivel kombëtar e më gjerë. Do të jetë e afërt dita që qeveritë shqiptare do të hartojnë plane për shfryrjen e pjesës perëndinore dhe konkretisht të aksit Durrës – Tiranë. Kjo do të kryet duke investuar në rivlerësimin e hapësirave të brendshme të vendit, duke investuar veçanërisht në modernizimin e rrjeteve infrastrukturore.

Korridori i ri rrugor Korçë – Sarandë prezanton një rëndësi të vlerësueshme edhe në aspektin ndërrajonal. Distanca aktuale Kostur – Igumenicë arrin në 304 km. Tendenca është në shkurtimin e gjatësisë së këtij aksi dhe kohëzgjatjes së përshkimit të saj, nëpërmjet rrugës së re të quajtur Rruga Egnatia. Por pavarësisht kësaj, investimi në krijimin e një gjurme të re rrugore midis Korçës dhe Sarandës, do të sjellë edhe riaktivizimin e aksit të famshëm të viteve ’30 të shek. XX Manastir – Korçë – Janinë. Kjo për faktin e thjeshtë sepse në një rrugë të re dhe moderne, sipas kërkesave të kohës, do të kemi një shkurtim drastik të distancave e kohës së udhëtimit dhe njëherazi edhe përgjysmimin e kostos së transportit të mallrave e udhëtarëve. Kështu distanca Sarandë – Korçë – Goricë do të jetë rreth 151 km, ose 50% më pak se gjatësia aktuale prej rreth 300 km. Njëkohësisht kohëzgjatja e udhëtimit do të ishte rreth 3 orë nga 10 orë aktualisht.

Në gjendjen ekzistuese të rrjeteve rrugore Korça ndodhet në një largësi reale gati të barabartë me Sarandën dhe Selanikun respektivisht 247 km dhe 250 km. Por kohëzgjatja e udhëtimit është cilësisht e ndryshme përkatësisht 8 – 9 orë dhe 3 – 3.5 orë me një ndryshim 5 – 5.5 orë më gjatë në territorin shqiptar. Krijimi i një korridori të tillë të ri midis Korçës dhe Sarandës prej 160.3 km do të çonte në realitete të tjera. Jo vetëm distanca që do të shkurtohej ndjeshëm por edhe koha e udhëtimit nga Korça do të ishte tashmë rreth 1 orë më pak nga Saranda kundrejt Selanikut.

Kostoja e përgjithshme e pritshme për ndërtimin e këtij korridori do të jetë përafërsisht 488 mil €. Vlera e ndërtimit të dy tuneleve (gjatësia respektive e tunelit të Qarrit dhe atij të Nemërçkës është 4.8 km dhe 1.4 km) mund të arrijë në 179.8 mil €, ndërsa vlera e gjatësisë së superstradës arrin në 308.2 mil €.

Si përfundim, pesha e rajonit të Korçës në gjithë hapërsirën jugore të Shqipërisë është më e madhe. Qyteti i Korçës si kryeqendra ekonomike, sociale dhe kulturore e këtij rajoni dhe poli kryesor i tij, ka një rëndësi të dorës së parë në gjithë këtë hapësirë gjeografike dhe ndërkohë prezanton shanse të mëdha zhvillimi të mëtejshëm në aspektin rajonal e më gjerë. A.4 Pozita gjeografike e Rajonit të Korçës në raport me boshtin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe me Tiranën.

Një dimension tjetër i rëndësishëm i pozitës gjeografike të rajonit të Korçës është edhe ai kundrejt boshtit të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe aksit më të zhvilluar të tij Tiranë – Durrës.

Page 34: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

34

Largësia fizike e rajonit të Korçës dhe nënrajoneve të tij kundrejt, kryeqendrës ekonomike të Shqipërisë, Tiranës rezulton të jetë e ndryshme. Distancat luhaten nga 140 km85 prej Pogradecit, në 179 km86 nga Korça dhe 206 km e 223 km respektivisht nga Bilishti dhe Erseka. Largësia mesatare e rajonit tonë prej Tiranës rezulton të jetë 187 km. Kurse largësia e rajonit të Korçës prej portit kryesor të vendit, atij të Durrësit, paraqitet në një distancë mesatare prej 215.8 km. Mesatarisht rajoni i Korçës ndodhet 201.3 km ose rreth 200 km larg prej megapolit ekonomik Durrës – Tiranë. Shiko tabelën 2.4.

Përparësitë kryesore janë sidomos për Pogradecin dhe Korçën me afërsi më të madhe dhe relativisht edhe për Bilishtin ku cilësia e infrastrukturës rrugore kushtëzon dhe kohëzgjatjes e përshkimit të saj. Ndërsa Kolonja dhe qendra e saj urbane Erseka paraqet një largësi më të madhe dhe njëherësh edhe një kohëzgjatje më të madhe prej Tiranës.

Largësia fizike e qytetit të Korçës me kryeqendrën ekonomike të Shqipërisë, Tiranën, tradicionalisht ka qënë 179 km. Por transformimet ekonomike lokale e rajonale të viteve të fundit, sidomos në infrastrukturën rrugore, kanë bërë që distanca të ketë tendencën e shkurtimit të vazhdueshëm. Aktualisht Korça tenton të jetë më afër metropolit shqiptar.

Shkurtimi fizik i rrugës Korçë – Tiranë është kryer së pari; nëpërmjet shndërrimit të saj në nivel superstrade në 64% të gjatësisë së saj, së dyti nëpërmjet eliminimit të kthesave të shumta pas rindërtimit të segmentit rrugor Librazhd – Qafë – Thanë, si pjesë prioritare e Korridorit VIII dhe të segmentit Korçë – Qafë Plloçë. Së treti, fillimi i punimeve në aksin e ri rrugor Qafë Plloçë – Qukës me gjatësi 40 km ul me 10.6 km distancën Tiranë – Korçë tashmë në 168 km. Gjithashtu ndërtimi i superstradës së re Tiranë – Elbasan87 prej 31.5 km, së bashku me dy tunelet prej 2.5 km të gjatë do të zvogëlojë edhe më tej distancën midis Korçës dhe kryeqytetit. Në këtë mënyrë rruga Korçë – Tiranë brenda vitit 2013 do të arrijë në rreth 145.5 km gjatësi.

Nga ana tjetër ndërtimi i rrugës në parametra gjithnjë e më optimale sjell edhe në uljen e kohës së përshkimit të kësaj distance. Distanca Korçë –Tiranë mund të përshkohet normalisht për rreth 2 orë, prej të cilave 18 minuta do të jenë në stacionet Elbasan – Tiranë. Një kohëzgjatje e tillë përbën një përgjysmim kohor krahasuar me periudhën e para rindërtimit të fragmenteve rrugore të lartpërmendura.

Përgjysmimi i kohës së komunikimit me Tiranën ka ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e sektorit terciar të ekonomisë dhe veçanërisht në degën e transportit në gjithë Rajonin e Korçës. Kjo duket qartë në krijimin e lidhjeve të fuqishme midis tregut lokal e atij rajonal dhe megapolit prodhues e tregtar Tiranë – Durrës.

Hapësira gjeografike e rajonit të Korçës tenton të jetë pjesë integrale e linjave të qarkullimit shqiptaro–ballkaniko–europian. Pozita gjeografike e tij duhet rivlerësuar në nivel kombëtar e më gjerë duke shfrytëzuar të gjitha përparësitë ekzistuese.

A.5 Pozita e Korçës në aspektin ndërkufitar

Intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike dhe demografike ndërkufitare gjatë

viteve të fundit e bën të nevojshëm trajtimin e pozitës së Korçës në raport me hapësirat gjeografike rreth saj, sidomos me ato kufitare. 85 Manuali i distancave sipas Dispeçerisë së Transportit të mallrave, Dega Korçë, 1989, fq. 73 86 Po aty, fq. 13 87 Fatos Salliu, Tiranë – Elbasan për 18 minuta, Gazeta Koha Jonë, 11 Tetor 2009, fq, .

Page 35: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

35

Edhe në raport me këto hapësira, pozita gjeografike e Korçës është mjaft e përshtatshme. Rrethi i Korçës është në kontakt fizik të drejtpërdrejtë me zonat kufitare, në të cilat gjenden katër pika të rëndësishme doganore, në një distancë mesatare nga qyteti i Korçës prej 46,25 km. Vendkalimi kufitar më i afërt, ai i Kapshticës, gjendet 32 km larg Korçës, ndërsa më i largëti, ai i Qafë - Thanës, gjendet 61 km larg Korçës. Dy vendkalimet e tjera, Tushemishti dhe Gorica, janë respektivisht 47 km dhe 45 km larg. Distanca mesatare vijëdrejtë e këtyre vendkalimeve doganore nga qyteti i Korçës është 33,6 km. Shmangia prej 12,65 km që ekziston midis distancave reale dhe atyre vijëdrejta tregon koeficientin e vështirësisë së elemetëve përbërës të relievit, si copëzimi horizontal, pjerrësia e shpateve, hipsometria etj.

Nëpërmjet vendkalimeve doganore të lartpërmendura, Korça vendos kontakte dhe zhvillon marrëdhënie me qytetet e tjera ndërkufitare, që ndodhen në një distancë mesatare prej prej 74,4 km, ndërsa distanca mesatare nga vendkalimet doganore ndërmjetëse është 28,15 km. Në një paraqitje grafike në formë rrathësh bashkëqëndrorë, me qendër në qytetin e Korçës, rrethi i jashtëm (më i madhi), me rreze 70 km, do të kufizonte hapësirën gjeografike ku përfshihen të gjitha qytetet ndërkufitare, si: Follorina (57,0 km) dhe Kosturi (42,7 km) në Greqi; Struga (62,2 km), Ohri (55,5 km), Resnja, Manastiri (66,5 km)* në Maqedoni; Pogradeci, Bilishti, Erseka etj. në Shqipëri. Shih hartën 4

Ky grafik tregon se Korça ndodhet përafërsisht në qendrën e rrethit, në perimetrin e të cilit ndodhen pikat më të rëndësishme doganore të pjesës lindore të vendit (Qafë-Thana, Tushemishti, Gorica, Kapshtica) por edhe të rrugëkalimeve kryesore të Korridorit VIII (në Qafë-Thanë) dhe të degës shqiptare që lidh këtë korridor me portin e Selanikut, nëpëmjet doganës së Kapshticës.

Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, në këtë hapësirë gjeografike, në lidhjen trepolare: Korçë – Manastir88 – Follorinë, kanë ekzistuar marrëdhënie ekonomiko – tregtare intensive. Gjatë gjithë periudhës së pasuftës, kjo hapësirë rezultoi e izoluar dhe me nivelin më minimal të shkëmbimeve tregtare. Prapambetja e theksuar ekonomike dhe dëshira rajonale për t’u integruar në Europë u bënë shtytëse për hartimin e projekteve rajonale, si: Projekti për Krijimin e Zonës së Lirë Ekonomike, i Euroregjionit të Dytë Ohër–Prespë, i cili integron rajonet ndërkufitare midis Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë.

Ekzistenca e marrëdhënieve të reja ekonomike ndërkufitare në të gjitha vendet e Evropës Juglindore si dhe tempi i ri që i ka përfshirë ato, kanë një rëndësi shumë të madhe. “Këto marrëdhënie mund të zgjidhin pjesërisht problemet që ndeshin bizneset në rajonet ndërkufitare që përfshijnë kërkesat e pakta në treg, nivelin e ulët të kapitalit dhe vështirësitë e eksportit dhe njëkohësisht ekziston një interes strategjik për nxitjen dhe zhvillimin e një tregu të madh rajonal i cili është i arritshëm”. 89

Pikërisht të gjitha përparësitë e lartpërmendura, që i ofron pozita gjeografike e rajonit tonë, i mundësojnë atij dhe qytetit të Korçës një vendndodhje të privilegjuar krahasuar me gjithë qytetet e tjera të kësaj pjese të Ballkanit. Ky pozicion strategjik, në

* Në kllapa janë shënuar distancat vijëdrejta të përcaktuara nga Auto route, Microsoft 2002. 88 Manastiri, për shumë kohë, ka qenë qendër Vilajeti, qytet i konsullatave perendimore dhe qendër shumë e rëndësishme tregtare, sidomos e mallrave që vinin nga vendet e zhvilluara perëndimore 89 George Petrakos & Stoyan Totev: Economic structure and change in the Balkan Region: implications for integration, transition and economic cooperation, International Journal of Urban and Regional Researsch, vol 24, fq 96

Page 36: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

36

kontaktin e ndërprerjes së akseve të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe Greqisë, përputhet me qendrën e këtij tregu të madh rajonal. Përveç vlerës së kuadrit fizik, edhe lidhjet tradicionale sociale, ekonomike dhe demografike që vijnë nga historia, nuk e zbehin rëndësinë e kësaj pozite gjeografike.

Niveli i popullimit ndërrajonal prej 763.875 banorësh, në hapësirën e kontaktit ndërkufitar, sjell një panoramë interesante. Popullsia e Rajonit të Korçës rezulton të jetë dominuese kundrejt popullsive të dy rajoneve të tjera ndërkufitare me 361.914 banorë90, ose 47.4% të popullsisë së këtyre rajoneve. Popullsia greke e Rajonit të Maqedonisë Perëndimore91 vjen e dyta me një numër prej 293.864 banorësh, që përbëjnë 38.5% të totalit. Ndërsa popullsia e rajonit Ohër – Resnjë92, në FYROM prej 108.097 banorë është shumë më modeste krahasuar me popullsitë e rajoneve të tjera ndërkufitare shqiptaro – greke. Pesha specifike e kësaj popullsie arrin në 14.1% të popullsisë së përgjithshme ndërrajonale.

Ndërsa qyteti i Korçës ka një popullsi banuese të përhershme prej 84.029 banorë93, ndërkohë që në regjistrimin e popullsisë në vitin 2001 popullsia banuese e pranishme rezultoi në 55.130 banorë94. Pavarësisht këtij ndryshimi kaq të madh të popullsisë të shkaktuar prej migrimit të fuqishëm në periudhën e tranzicionit, Korça përbën qytetin me popullsinë më të madhe ndër gjithë qytetet e lartpërmendura ndërkufitare. Ajo është mbi 3 herë më e madhe se popullsia e Follorinës (16.400 banorë)95 dhe ajo e Kosturit (17.038 banorë)96. Krahasuar me qytetet kufitare me Maqedoninë, Korça ka një popullsi më të madhe se Ohri97, Struga dhe Resnja me 54.380, 36.892 dhe 16.825 banorë secila.

Të gjitha këto përparësi të pozitës gjeografike të qytetit të Korçës, janë në antitezë me atë të qytetit të Manastirit, i cili sipas Task Forcës Ekonomike të Prespës, “mund të jetë vendi më i mirë për krijimin e një zone të lirë tregtare dhe industriale”.98

Një përcaktim i tillë, mund të pranohet brenda strategjisë së zhvillimit ndërkufitar, si një prej mundësive. Kurse interesat tona kombëtare duhet të pranojnë jo thjesht zhvillimin “breg – perëndimor” të Shqipërisë, por edhe të cepit juglindor të vendit, me qytetin e Korçës që ofron shanset më të mira për këtë qëllim.

Zhvillimi ekonomik i rajonit të Korçës në përgjithësi dhe qytetit të Korçës në veçanti kërkon domosdoshmërisht edhe ndryshimet aktuale të akseve rrugore. Dinamika e ekonomisë kombëtare dhe rajonale kushtëzon në funksion të hartimit të strategjive të zhvillimit ekonomiko – social edhe procesin e identifikimit, planifikimit dhe krijimit të gjurmëve të reja rrugore.

Një nga mundësitë është krijimi i një gjurme të re në nivel autostrade në linjën Kapshticë – Qafthanë. Brenda motivit të shkurtimit të distancave ajo mund të devijojë

90 Almanaku i Bashkive dhe Komunave të Shqipërisë, Tiranë, 2005, fq. 91 91 Calendarion Atlante De Agostini, 2009, fq. 607. 92 Po aty, fq. 728. 93 Almanaku i Bashkive dhe Komunave të Shqipërisë, Tiranë, 2005, fq. 91 94 Calendarion Atlante De Agostini, 2009, fq. 271 95 Po aty, fq. 607 96 Po aty, fq. 607 97 Po aty, fq. 728 98 Raporti i Task Forcës Ekonomike të Prespës, Tiranë, 2002, fq. 69

Page 37: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

37

gjurmën ekzistuese duke shmangur kalimin përmes qytetit të Korçës konkretisht nga Gryka e Cangonjit drejt pragut të Grabovicës.

Paralelisht me të do të ishte normale edhe paraqitja e një kalimi të ri rrugor mespërmes vargmaleve të Moravës, në linjën Kapshticë – Bilisht – Hoçisht – Korçë. Në vargun perëndimor të Moravës mund të shfrytëzohet gryka depërtuese e luginës së përroit të Mborjes një prej afluentëve të Dunavecit. Ndërsa në vargun lindor është plotësisht e mundshme ndërtimi i një tuneli të vetëm me gjatësi 3.5 km, pranë Hoçishtit tek përroi i Guriçkës. Një aks i tillë rrugor do të shkurtojë distancën e rrugës ekzistuese Kopshticë – Korçë (prej 37 km) me 9 km ose në 1/4 e gjatësisë së saj dhe përgjysmon kohëzgjatjen e udhëtimit nga Kapshtica në Korçë në rreth 15 min. Kostoja e krijimit të kësaj gjurme të re rrugore shkon afërsisht 121.5 mil € ku vlera e tunelit arrin në 101.5 mil €, ndërsa autostrada me dy kalime arrin në 20 mil €.

Shndërrimi i Korçës si një pol zhvillimi ekonomik, do t’a afronte atë më shumë drejt “qendrës gravitative” të të gjithë këtij tregu ndërkufitar. Njëkohësisht ky pol i ri ekonomik, do t’i shërbente në rradhë të parë ekonomisë shqiptare, për ta nxjerrë nga pika e vdekjes ku ndodhet, por edhe zhvillimit ekonomik të vetë hapësirës gjeografike të rajonit të Korçës. Në këtë mënyrë kuadri human do të plotësojë edhe detyrimin e vet të vënies në mënyrë funksionale të kësaj hapësire më të madhe gjeografike.

Nga ana tjetër shndërrimi i rajonit të Korçës në nivelin e një kryeqendre ekonomike, industriale, tregtare dhe turistike për gjithë euroregjionin Ohër – Prespë duhet të shoqërohet pazgjidhshmërisht me politika konkrete dhe të sakta zhvillimi. Përveç përmirësimit të rrjeteve rrugore duhet të shtohet edhe llojshmëria e transportit brenda hapësirës ndërkufitare.

Korça duhet detyrimisht të rivendosë në shfrytëzim aeroportin e Dunavecit

funksional nga vitet ’20 – ’80 të shek. XX. Qytetet konkurentë pranë kufirit si Ohri në FYROM dhe Kosturi në Greqi, përdorin edhe transportin ajror me aeroportet përkatëse. Mungesa e transportit hekurudhor dhe lidhjeve fizike midis Korçës dhe qyteteve kryesore të brezit ndërkufitar e zbeh edhe më tej bashkëpunimin ndërqytetas e pozitat e një kryeqendre ekonomike rajonale të hamendësuar.

Duke marrë në konsideratë lidhjet tradicionale social–ekonomike dhe demografike që Korça ka patur me gjithë këto qytete ndërkufitare deri fundin e 1944, si dhe tendencën aktuale për rikrijimin e tyre në frymën e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkufitar, pas kësaj analize të pozitës gjeografike të rajonit të Korçës mund të nxirren këto përfundime:

• Pozita gjeografike e Korçës është mjaft e përshtatshme për zhvillimin ekonomiko-

shoqëror në përgjithësi dhe të sektorit terciar në veçanti. • Me pozitën që ka, Korça ka të gjitha shanset për të qënë jo vetëm kryeqendra e

gjithë pjesës lindore të vendit, por edhe e gjithë Shqipërisë Juglindore dhe Jugore.

• Në kuadër të nismave rajonale integruese dhe trajtimit me përparësi të marrëdhënieve ndërkufitare, Korça ka të gjitha premisat për të qenë kryeqendër ekonomiko-tregtare dhe turistike e Euroregjionit të Dytë Ohër–Prespë, rol të cilin e ka kryer për një periudhë të gjatë para Luftës së Dytë Botërore.

Page 38: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

38

• Zhvillimi ekonomik për sot dhe të ardhmen kërkon rivlerësimin e hapësirës gjeografike të rajonit të Korçës dhe më gjerë dhe shfrytëzimin e pasurive natyrore, humane, si dhe vlerave historike, kulturore dhe etnografike në funksion të zhvillimit të turizmit, kryesisht me anë të krijimit të rrjeteve të reja infrastrukturore.

• Rajoni i Korçës mund të afrohet fizikisht me vijën bregdetare dhe portin e Sarandës me anë të hapjes së dy tuneleve në Qafën e Qarrit dhe në Dhëmbel pjesë të një korridori të ri Sarandë – Korçë.

• Në kuadrin e projektimit të rrjeeave të reja komunikuese, do të ishte normale rivlerësimi i kapaciteteve zhvilluese të rajonit të Korçës, me anë të aksit të ri rrugor që kalon nëpërmjet tunelit të Moravës, aks i cili shkurton distancën në 9 km ose në 1/4 e gjatësisë së saj dhe përgjysmon kohëzgjatjen e udhëtimit nga Kapshtica në Korçë në rreth 15 min.

II.3.2 Kushtet natyrore dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e sektorit terciar

Kuadri fizik i hapësirës gjeografike të rajonit të Korçës ka ndikimin e vet, në zhvillimin e sektorit terciar, jo vetëm me vendndodhjen gjeografike, por edhe me mjedisin fizik (kushtet natyrore) të hapësirës në fjalë. Kushtet natyrore në tërësinë e tyre kushtëzojnë, por edhe ofrojnë mundësi zhvillimi për ekonominë në përgjithësi dhe për sektorin terciar si pjesë përbërëse e ekonomisë në veçanti.

Elementet përbërëse të mjedisit gjeografik që kanë rolin e tyre në ecurinë e degëve të sektorit terciar janë ndërtimi gjeologjik, relievi, klima, hidrografia ose pasuria ujore dhe bota bimore dhe shtazore.

Ndërtimi gjeologjik, ka një vlerë jo të vogël në zhvillimin ekonomik të hapësirës gjeografike të marrë në studim. Në pamje të parë duket sikur ndërtimi gjeologjik dhe sektori terciar me natyrën e shërbimeve që ofron, janë mjaft larg njëri tjetrit, por nuk është kështu.

Ndërtimi gjeologjik ndikon me kompleksitetin e vet mbi cilësinë e infrastrukturës rrugore në funksion të zhvillimit të tregtisë, transportit, ndërtimit, turizmit etj, madje edhe në ndotjet mjedisore urbane e rurale. Fortësia e shkëmbinjve dhe qëndrueshmëria tektonike e shtresave gjeologjike kushtëzon cilësinë dhe jetëgjatësinë e infrastrukturës turistike, ndërtimeve hoteliere, argëtuese, pistave të skive, rrugëve automobilistike dhe hekurudhore, tuneleve dhe aeroporteve ekzistuese dhe në të ardhmen. Shih hartën 5.

Rajonit gjeografik i Korçës, si pjesë përbërëse e nënnjësisë jugore të Krahinës Malore Qëndrore, dallohet për një ndërtim gjeologjik të larmishëm. Kjo hapësirë në pjesën më të madhe të saj është pjesë e zonës tektonike Mirditë-Korab99, si dhe pjesërisht e zonës tektonike të Krastës dhe Krujës100 në pjesën Jug Perëndimore të saj.

Dinamika e lartë e evolucionit gjeotektonik e gjeoklimatik në rajonin e marrë në studim, pasqyrohet edhe prej ndikimit të fuqishëm të tektonikës. Struktura e vjetër rrudhosëse është prezente sidomos në pjesën perëndimore të rajonit me “rrudhat e lartrreshqitjeve – mbihipjeve”. Ajo zëvendësohet e rimodelohet në pjesët qëndrore dhe 99 Perikli Qiriazi, Morfologjia dhe morfogjeneza e Gropave Juglindore dhe e maleve përreth tyre, Monografi, Tiranë, 1985, fq. 15. 100 Perikli Qiriazi, Gjeografia Fizike e Shqipërisë, shblu, Tiranë, 1998, fq. 184.

Page 39: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

39

lindore të përfshira nga thyerje të fuqishme tektonike nga struktura shkëputëse e tipit horst-graben me moshë pliokuaternare.

Fomacionet shkëmbore në këtë hapësirë dominohen prej shkëmbinjve sedimentarë që zenë gati 3/4 e territorit. Më shumë se 80% e tyre përfaqësohen prej terrigjenëve, ku hyjnë reshpet paleozoike101, depozitimet flishore J – Cr 102 (sidomos në cepin juglindor dhe jugperëndimore të rajonit) me reliev mjaft të copëzuar dhe depozitimet molasike (Pg – N) në zonat depresive në aksin qendror të rajonit, të ndara në molasat e gropave më të vjetra të Mokrës dhe e Librazhdit103 të ndikuara nga lëvizjet tektonike (paratortoniane) dhe në molasat e gropave më të reja Kolonjë, Korçë, Ohër, Prespë, Përrenjas të përfshira prej lëvizjeve neotektonike në pliocen e kuaternar, me tendencë të fuqishme zhytëse të tipit fushëgropë si ajo e Korçës, Pogradecit, Përrenjasit dhe me tendencë ulëse dhe më pas ngritëse si gropa e Kolonjës, Prespës, Çërravës e pjesës jugore të luginës e Devollit. Këto formacionet zenë mbi 65 % e territorit.

Karbonatikët përfaqësohen prej gëlqerorëve të T3 – J1. Ata zenë pjesën tjetër prej 20% të shkëmbinjve sedimentarëve në një shtrirje prej rreth 25% të territorit. Gëlqerorët formojnë dy breza në pjesën lindore dhe perëndimorë të rajonit në fjalë, në trajtën e vargjeve malorë, masivëve ose majave të shkëputura. Ato janë të dërmuara tektonikish dhe shpesh të karstifikuara.

Vend kryesor zë Horsti i Malit të Thatë në pjesën lindore të rajonit të Korçës dhe zgjatimet më jugore të malësisë së Rakickës dhe Llapishtit. Ato dominohen prej gëlqerorëve të triasit të sipërm – jurasit të poshtëm (T3 – J1) dhe më pak nga gëlqerorët e kretës Cr. Ndërsa në vargun perëndimor prezenca e gëlqerorëve paraqitet në mënyrë “pulsante”, veçanërisht në kreshtat e maleve të Gurit të Zi, Gurit të Topit, Lenies. Në mënyrë lineare gëlqerorët shfaqen në kurrizet malorë që fillojnë me malet Ujë Bardhë – Gjanç dhe kulmojnë në pjesën më perëndimore në ngritjet më të fuqishme që fillojnë me malin e Bofjes e Ostrovicë e përfundojnë në malësinë e Rungajës.

Vlera e tyre ekonomike qëndron në praninë e rezervave të boksideve që presin të futen në qarkullim ekonomik e veçanërisht në shfrytëzimin e gurëve dekorativë për ndërtim dhe në shfrytëzimin e gëlqerorëve për prodhimin e gëlqeres. Zhvillimi intensiv i degës së ndërtimit në gjithë hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës dhe nevojat që ajo ka për lëndët e para të materialeve ndërtimore i ka dhënë një rëndësi të dorës së parë këtyre shkëmbinjve gëlqerorë (T3 – J1), për prodhim çaklli, granili të dimensioneve të ndryshme, si dhe të gëlqeres. Janë më tepër se 35 firma private që prodhojnë materialet e mësipërme dhe i tregtojnë ato në pikat e tyre të shfrytëzimit.

Fuqizimi i këtyre firmave private do të sjellë edhe përdorimin e këtyre gëlqerorëve dhe si gurëve dekorativë për prodhime blloqesh dhe pllaka, të cilat, deri më sot, sillen nga jashtë. Përgjithësisht, banesat e reja dhe veçanërisht ndërtimet hoteliere e ato turistike ruajnë traditat e vjetra të ndërtimit me gurrët e gëdhendur dhe ndërthurjen e tyre me drurin dhe hekurin, më të përhapura këto sidomos në restaurimet dhe ndërtimet e reja hoteliere në fshatin Voskopojë, qendrat e reja rezidenciale në Dardhë dhe në gjithë ndëtimet turistike të rajonit tonë.

101 Po aty, fq. 59. 102 Perikli Qiriazi, Morfologjia dhe morfogjeneza e Gropave Juglindore dhe e maleve përreth tyre, Monografi, Tiranë, 1985, fq. 17. 103 Po aty, fq. 25

Page 40: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

40

Page 41: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

41

Ndërsa shkëmbinjtë sedimentarë të Kretës (Cr) me moshë më të re shtrihen në

zonën e Rehovë – Vithkuq – Voskopojë dhe përfaqësohen nga formime të shkëmbinjve konglomeratikë (copëzorë) me mbizotërim të magmatikëve e më pak të sedimentarëve. Nga vet përshkrimi ato deri tani nuk kanë patur interes praktik.

Kreta e sipërme (Cr2) përfaqësohet nga ndërthurje të shtresave gëlqerore me ato konglomeratike dhe shpesh sidomos në pjesën e sipërme nga gëlqerorë po copëzorë. Karakteristikë e veçantë e tyre është se si copëtueshmëria ashtu edhe materiali çimentues nuk përbëhet nga lëndë karbonatike. Kjo ka bërë që ky material të sjellë një përdorim të gjerë jo vetëm si material ndërtimi, prodhimi gëlqereje, por edhe si gur dekorativ. Dallohet sidomos guri dekorativ i Polenës, aq i punueshëm me daltë, që ka zbukuruar me vepra arti të skalitura mjediset publike në çdo pjesë të Korçës, Polenës e më gjerë, si dhe mermeret e Vithkuqit, të vëna tashmë në shfrytëzim.

Formacionet shkëmbore me moshë më të re përfaqësohen nga formime molasike terigjene, duke filluar që nga Eoceni (Pg²2) e Oligoceni (Pg3), Neogjeni (N) dhe Pliocen – Kuaternari. Këto depozitime molasike kanë një histori të veçantë zhvillimi gjeologjik dhe marrin pjesë në ndërtimin e gropave të brendshme të Albanideve. Eoceni tek ne ka

karakter konglomeratik me zaje kryesisht karbonatikë e më pak magmatikë, por çimentimi i tyre është vetëm karbonatik. Ndërsa në zonat e tjera ai është terigjen me

pamje flishoidale (ranorë, alevrolite, argjila e më pak karbonate) dhe për vet përbërjen ai paraqet interes sidomos në zhvillimin e artizanatit, nëse kemi parasysh që në zonat rurale

të rrethit të Korçës por edhe në ato urbane, funksionojnë edhe disa pika të përpunimit artizanal të qeramikës si dhe ato të prodhimit të tullës në të dy fabrikat e qytetit.

Oligoceni (Pg3) me gjithë katet e nënkatet e tij përfaqësohet nga fomime terigjene të formuara në ish detet e liqenet apo lagunat në lidhje të ngushtë me detin. Këto formime janë baza e vendburimeve të lëndëve energjitike, si qymyrguri në Mborje – Drenovë, Boboshticë – Mal i Kuq dhe Babien, Qenckë, Lozhan, Selcë, Mesmal në zonën e Gorrës, që shtrihen deri në Pogradec. Këto rezerva energjitike vite më parë mbështesnin fuqimisht TEC-in e Korçës, Kombinatin e Sheqerit Maliq, zhvillimin e prodhimit të tullave Korçë e gjithë furrat e gëlqeres në rreth e më gjerë. Sot nxjerrja e qymyrgurit është minimizuar dhe shfrytëzimi i tyre përcaktohet prej kërkesës së tregut lokal e më gjerë.

Neoceni nuk na ka falur ndonjë lëndë të parë minerale apo energjitike, por me zhvillimet e sotme të ekonomisë së tregut ai mund të rifutet në qarkullim sidomos për përdorim si gur dekorativ. Të gjitha kollonat, trotuaret, përmendoret që ka përdorur qytetari i vjetër korçar janë prej këtij materiali.

Formimet më të reja sedimentare që marrin pjesë në ndërtimin e kësaj treve janë ato të Pliocen – Kuaternarit (N2 – P1). Këto ndërtojnë pothuase gjithë fushën e Korçës dhe kanë një përbërje terrigjene me një ndërthurje rërash, zhuri, zhavorre, argjili e rrallë konglomerate. Këto depozitime liqenore – kënetore, fundi i të cilave ka qënë ish këneta e Maliqit, përbëhen nga disa shtresa qymyri në thellësi e torfat në sipërfaqe. Ato mund të futen në qarkullimin ekonomik, jo vetëm në shfrytëzimin energjitik, por mund të përdoren gjerësisht edhe për prodhim dhe tregtim plehu të kompostuar me leverdi të madhe ekonomike.

Page 42: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

42

Pjesa tjetër e ndërtimit gjeologjik ose 1/4 e territorit zihet prej shkëmbinjve magmatikë. Ata përfaqësohen kryesisht prej intruzivëve të dominuar prej ultrabazikëve dhe më pak bazikëve, si dhe prej efuzivëve. Magmatikët shtrihen në rreth 10% të territorit. Gjeografikisht shtrihen në malësitë e Voskopojës dhe Vithkuqit, në malin e Valamarës, në Gorë, Mal i Zi në Rehovë, në Masivin e Devollit në Moglicë, si dhe në vargun perëndimor të Moravës.

Kjo përbërje gjeologjike ndikon në cilësinë e peizazhit duke kushtëzuar edhe vlerat turistike të hapësirave të caktuara, si dhe në zhvillimin e tregtisë e transportit me cilësinë e rrugëve, përgjithësisht të karakterit rural. Gjithashtu ato kanë vlera për të ardhmen për shfrytëzimin e alumino – kromiteve, platinoidet etj. Këto formacione mund të paraqesin interes edhe në përdorimin e tyre si materiale ndërtimi apo shtrim kalldrëmesh, praktikë kjo, tashmë e vërtetuar në lagjet muze të qytetit Korçë.

Relievi përbën një nga elementët kryesorë të kapitalit natyror, me ndikim të madh

në zhvillimin e sektorit terciar të ekomonisë rajonale. Rajoni i Korçës dominohet nga një reliev kryesisht malor. Afërsisht 58% e

sipërfaqes së kësaj hapësire përbëhet nga zona malore, 17% përbëhet nga zona kodrinore dhe vetëm 25% nga zona fushore104. Pika më e ulët e rajonit kuotohet 398 m në luginën e Devollit, tek Ura e Zerecit në pjesën Veriperëndimore të rrethit të Korçës, deri në 2.523 m mbi nivelin e detit në majën e Qukapecit në Gramoz. Këto vlera ekstreme përcaktojnë një amplitudë shumë të madhe hipsometrike prej 2.125 m (prej 2.523 – 398 Ura e Zerecit = arrin në 2.125 m) gjë që tregon qartë zhvillimin e fuqishëm vertikal të kësaj pjese të albanideve.

Lartësia mesatare105 e rajonit të Korçës arrin në 1162.48 m (1162.5 – 708= 454.5m) ose mbi 1.5 herë krahasuar me lartësinë mesatare të vendit prej 708 m. Rajoni i Korçës përbën pjesën më të lartë hipsometrikisht në gjithë truallin shqiptar.

Dinamika e proçeseve gjeologjike, neotektonike, në të gjithë depresionet e relievit dhe në gjithë rajonin në përgjithësi e bëjnë mjaft interesante gjendjen aktuale të relievit.

Rajoni i Korçës është përbërë nga një mozaik formash relievi të ndërthurura me njëra – tjetrën. Format pozitive të relievit, si male, vargmale e malësi të pozicionuara në lindje dhe perëndim të formave depresive si luginave, fushëgropave dhe gropave, që shtrihen në qender të rajonit “në trajtën e një zinxhiri ku ndërpriten me njëra – tjetrën me qafa e pragje karakteristike e në ndonjë rast me gryka të ngushta”106. Ato ndahen në dy kategori: fushëgropat, ku më e rëndësishmja është fushëgropa e Korçës dhe gropat e shumta si ajo e Pogradecit, Prespës së Madhe, Prespës së Vogël, Kolonjës dhe Lugina e Devollit të Sipërm.

Në pjesën lindore kemi një varg ngritjesh malore, duke filluar nga cepi më jugor i vagut Jabllanicë – Belicë në Qafën e Thanës dhe më tej me Malin e Thatë, malësinë e Rakickës, malësinë e Llapishtit dhe mbyllet në pjesën më jugore me Malin e Gramozit.

104 Këshilli i Qarkut Korçë, Programi i zhvillimit rajonal, Tendencat, vizioni dhe strategjia e zhvillimit pë Qarkun e Korçës, Korçë, 2004, fq. 32 105 Llogaritja e lartësisë mesatare të rajonit është kryer prej autorit 106 Perikli Qiriazi, Morfologjia dhe morfogjeneza e Gropave Juglindore dhe e maleve përreth tyre, Monografi, Tiranë, 1985, fq. 26. * Shih përcaktimin e rajonit gjeografik të Korçës

Page 43: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

43

Vargu perëndimor fillon në pjesën veriore të rajonit me malin e Gurit të Zi, më tej me malin e Gurit të Topit, që vazhdon në jug më malin e Valamarës, Lenies, malësitë e Mokrës, Gorës, Voskopojës, Vithkuqit dhe malësitë e Kolonjës. Ai ndërpritet fuqishëm prej tre lumenjve më të mëdhenj Shkumbinit, Devollit dhe Osumit me prerje të thella erozive. Diversiteti litologjik dhe i strukturave gjeologjike kanë përcaktuar shumëllojshmërinë e formave të relievit. Më së shumti cilësia estetike e peizazheve malore është majft e lartë duke përbërë një potencial të madh për zhvillimin e turizmit.

Evolucioni gjeotektonik ka përcaktuar ekzistencën e një sërë depresionesh tektonike të rrethuara përgjithësisht nga ngritje pozitive. Zhytjet depresive përputhen me shtrirjen administrative të çdo rrethi; të Korçës, Kolonjës, Pogradecit, dhe Devollit.

Ashtu si proceset natyrore edhe proceset humane të shtrirjes së popullsisë në vendbanime të rangjeve të ndryshme dhe të marrëdhënieve ekonomike të krijuara në to, ndjekin një zhvillim “gravitativ” drejt pjesëve më depresive të relievit. Pikërisht kjo ka ndikuar në vendosjen e lidhjeve tradicionale të popullatës të gjithë këtyre zonave nga periferitë drejt qendrës së tyre. Për secilën prej këtyre depresioneve të relievit kemi nga një “qendër graviteti”, me vendbanimet si Korça, Erseka, Leskoviku, Pogradeci e Bilishti për njësinë përkatëse.

Përtej zhvillimit vertikal të proçeseve natyrore e humane, fushëgropat e gropat nuk shprehin ndonjë izolim gjeografik. Përkundrazi komunikimi midis tyre ka qenë i qëndrueshëm. Megjithëse relievi malor është dominues, lidhja e pjesëve depresive me njëra – tjetrën realizohet prej qafave e grykave të shumta. Prania e tyre mundëson ekzistencën e një rrjeti rrugor që siguronte jo vetëm lidhjet e brendshme, por dhe komunikimin ndërrajonal. Në lidhjet e brendshme Korça ka përbërë kryeqendrën e gjithë rajonit, madje “nga viti 1870, Korça u bë Prefekturë, duke patur në juridiksion Bilishtin, Kolonjën dhe Kosturin”107.

Jo rastësisht nëpër hapësirën e këtij rajoni kanë kaluar rrugë të rëndësishme tregtare ndërrajonale, si ajo që lidhte Manastirin me Korçën dhe Janinën. Padyshim që pozita e qytetit të Korçës e pozicionuar në mes të gjithë ndërprerjeve të këtyre rrugëve lokale e rajonale, ka qenë e favorizuar. Ky origjinalitet në zhvillimin natyror të relievit në rajonin tonë ka kushtëzuar dhe është materializuar me një zhvillim më të shpejtë ekonomiko – social të Korçës krahasuar me vendbanimet e tjera lokale, por edhe me ato ndërrajonale si Manastiri, Ohri, Kosturi, Follorina dhe Kozani

Midis shtrirjes gjeografike të njësive kryesore të relievit dhe përhapjes së vendbanimeve ekziston një lidhje e rëndësishme, e prezantuar prej dendësisë së shpërndarjes të rrjetit rrugor. Kjo lidhje përbën edhe bazën e krijimit dhe funksionimit të tregut rajonal si dhe të tregjeve lokale në veçanti dhe të sektorit terciar në përgjithësi.

Rajoni i Korçës ka një nivel të kënaqshëm të dendësisë së rrjetit rrugor me 0.71km/km², ose 1.5 herë më të madhe se mesatarja e vendit108 prej 0.48 km/km². Shkallën më të lartë të dendësisë së rrjetit rrugor, madje nën mesataren rajonale e kanë rrethi i Devollit dhe i Kolonjës me përkatësisht 0.46 km/km² dhe 0.51 km/km². I vetmi rreth i rajonit tonë që ka dendësi të rrjetit rrugor më negative se mesatarja kombëtare është rrethi i Devollit. Indirekt kjo tregon shtrirjen më të vogël sipërfaqësore, prezencën e një raporti më pozitiv midis vendbanimeve në sipërfaqet fushore kundrejt atyre në

107 Nuçi Naçi, Korça edhe katundet e Qarkut, Korçë, 1923, fq 73. 108 INSTAT, Treguesit sipas Qarqeve, viti 2006, fq. 7, 72

Page 44: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

44

sipërfaqe kodrinore e malore. Mbi nivelin e mesatares rajonale shohim rrethet e Korçës dhe Pogradecit me 0.82 km/km² dhe 0.88 km/km². Karakteri malor i një sipërfaqe të konsiderueshme në rrethin e Korçës dhe kontrasti i thellë hipsometrik i pjesëve bregliqenore dhe relieveve malore që ngrihen pranë tyre në rrethin e Pogradecit janë shkaqet e një niveli të tillë të dendësisë së rrjetit rrugor. (Shih tabelën 2.5.)

Niveli më i lartë i dendësisë së rrjetit rrugor në rajonin tonë i përket hapësirës urbane me një mesatare prej 5.1 km/km². Ekziston një kontrast mjaft i thellë midis hapësirës urbane dhe asaj rurale, e cila ka një denduri të rrjetit rrugor prej 0.56 km/km² ose 9 herë më të vogël. Një dallim kaq cilësor është i natyrshëm për shkak të përqendrimit të lartë të popullatës në vendbanimet urbane, por edhe për shkak të ndryshimit të sipërfaqeve që këto hapësira zotërojnë. (Shih tabelën 2.6.)

Qyteti me dendësinë më të madhe të rrjetit rrugor është ai i Korçës me 29.1 km/km², ose 6 herë më të madhe se mesatarja urbane e rajonit. Pogradeci është qyteti i dytë më i madh dhe më i rëndësishëm i rajonit me dendësi të rrjetit rrugor prej 14.4 km/km². Qytetet e Ersekës dhe Bilishtit ndërkohë kanë gati të njëjtën dendësi të rrjetit rrugor prej përkatësisht 2.9 km/km² dhe 2.8 km/km². Por tendencat e urbanizimit të tyre janë diametralisht të kundërta; Erseka nga njëra anë vuan largimet e popullsisë së saj urbane dhe njëherësh thith një pjesë të vogël të popullsisë rurale të territoreve më periferike të rrethit, Bilishti përkundrazi me një rritje migruese pozitive ka një tendencë të një rritje të shpejtë të popullsisë së tij dhe njëkohësisht edhe rritje të hapësirës së vet urbane.

Në një nivel edhe më të ulët të dendësisë së rrjetit rrugor shfaqet qyteti i Maliqit me 0.95 km/km² dhe ai i Leskovikut me 0.24 km/km². Qyteti i Maliqit mund të themi se “vuan” pasojat e migrimit të popullsisë për shkak të transformimeve të mëdha ekonomiko – sociale të tranzicionit që kaloi vendi pas ndryshimeve politike të fillimit të ’90-tës. Ndërsa qyteti i Leskovikut mund të hyjë në kategorinë e vendbanimeve të riskuara rëndë nga proceset e trazicionit dhe prej pozicionit periferik e ndërkufitar edhe nga proceset e globalizimit.

Nëse nga tërësia e rrjetit të vendbanimeve urbane do të hiqnim dy qytetet me dendësinë më të ulët të rrjetit rrugor (Bashkinë e Leskovikut dhe të Maliqit) atëherë diferencat midis kësaj dendësie në territoret urbane e rurale do të ishin edhe më të mëdha 18.6 me 0.56 km/km², pra thjesht 33 herë.

Ndërsa panorama e dendësisë së rrjetit rrugor lidhës mes vendbanimeve në hapësirën rurale prezanton një imazh tjetër. Dendësia mesatare e rrjetit rrugor për Rajonin e Korçës është 0.56 km/km². Nivel më të ulët se mesatarja rajonale kanë rrethet e Devollit, Kolonjë e Korçës me përkatësisht 0.44 km/km²; 0.5 km/km² dhe 0.52 km/km². Vetëm rrethi i Pogradecit paraqet një nivel më të lartë se mesatarja e rajonit tonë me 0.83 km/km². (Shih tabelën 2.7.)

Ky tregues shfaq lidhje të ndryshme midis vendbanimeve dhe formave të relievit në rrethet e ndryshme të rajonit të Korçës. Në rrethin e Korçës shohim se dendësia më e madhe e rrjetit rrugor është kryesisht në komunat që shtrihen kryesisht në fushëgropën e Korçës, si komuna Pirg, Pojan me 1 km/km² dhe maksimumin e hasim në komunën e Libonikut me 1.6km/km². Niveli më i ulët i dendësisë së këtij rrjeti ndeshet në komunat Voskop, Vithkuq, Lekas, Qendër Bulgarec, Gorë, Liqenas, Voskopojë e Moglicë, me përkatësisht 0.24 km/km²; 0.3 km/km²; 0.36 km/km²; 0.38 km/km²; 0.42 km/km²; 0.42 km/km² dhe 0.47 km/km². Në këtë grup është interesant gërshetimi i komunave fushore e

Page 45: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

45

kodrinore si ajo e Voskopit dhe komuna Qendër Bulgarec ku dendësia e rrjetit rrugor është e ulët. Kjo ndodh për shkak të largësisë së vogël të vendbanimeve që, ose shtrihen në kodrat buzë fushës si në komunën e Voskopit, ose shtrihen përgjatë rrugëve kombëtare si në komunën Qendër Bulgarec. Ndërsa komunat e tjera dendësinë e ulët të rrjetit rrugor e kanë si rezultat i karakterit malor dhe periferisë që i karakterizon. (Shih tabelën 2.8.)

Shpërndarja e vlerave të dendësisë së rrjetit rrugor në rrethin e Pogradecit luhatet

nga 0.24 km/km² deri në 2.38 km/km². Nivelin më të ulët ky tregues e shfaq në komunat e Çërravës dhe Udënishtit me përkatësisht 0.24 km/km² dhe 0.39 km/km². Shkaku i një vlere kaq të ulët të dendësisë së rrjetit rrugor është vendosja e vendbanimeve rurale në periferi të territoreve fushore dhe sipas shtrirjes lineare të rrugëve nacionale që i përshkon ato. Komunat më malore si Velçani dhe Trebinja kanë të njëjtën vlerë dendësie të rrjetit rrugor prej 0.64km/km², ndërsa komunat Dardhas dhe Proptisht përveç karakterit malor të relievit ndiejnë edhe peshën e periferisë të pasqyruar në një dendësi më të madhe të rrjetit rrugor prej 0.75 km/km² dhe 1.37 km/km². Relievi fushor në komunën e Buçimasit ndikon në dendësinë maksimale të rrjetit rrugor për rrethin e Pogradecit me 2.38 km/km².

Në rrethin e Devollit hapësira rurale karakterizohet nga një dendësi e ulët e rrjetit rrugor 0.32 km/km² – 0.42 km/km², që lidh vendbanimet që janë ngritur në pjesën më periferike të zonës fushore, për të kryer një shfrytëzim maksimal të potencialeve bujqësore të saj. Përjashtim bën vetëm komuna malore e periferike e Mirasit me një dendësi pak më madhe prej 0.57 km/km².

Shtrirja gjeografike e rrethit të Kolonjës ka përcaktuar një dendësi të rrjetit rrugor që luhatet nga 0.28 km/km² deri në 0.84 km/km². Dendësinë më të ulët në këtë njësi administrative e kanë komunat Qendër Ersekë dhe Leskovik me 0.28 km/km² dhe 0.36km/km², të cilat shtrihen edhe përgjatë aksit të rrugës kombëtare Korçë-Leskovik-Përmet. Nivelin mesatar të këtij treguesi e ndeshim në komunat e Barmashit dhe Novoselës me respektivisht 0.51 km/km² dhe 0.59 km/km², i përcaktuar prej karakterit malor por njëherazi edhe me një afërsi ndaj rrugëve kryesore të qarkullimit kombëtar. Kurse komunat malore e më periferike të rrethit të Kolonjës, Çlirim dhe Mollas prezantojnë një dendësi të rrjetit rrugor prej 0.81 km/km² e 0.89 km/km².

Analiza e strukturës së rrjetit rrugor nxjerr në pah edhe ndikimin e relievit në dobësinë e infrastrukturës rrugore. Megjithë investimet e shumta të kryera në rrjetin rrugor dhe përmirësimet e dukshme në të gjatë viteve të fundit, vetëm 30.4% e rrjetit rajonal është i asfaltuar. Përjashtim bën vetëm komuna Drenovë (Korçë) që nga 46 km gjithsej ka të asfaltuara të gjitha rrugët lidhëse midis vendbanimeve të saj ose 100% e tyre. Në një nivel po kaq të lartë të rrugëve të asfaltuara janë edhe komuna Qendër Bulgarec dhe Voskop (Korçë) me respektivisht 31 km dhe 11.5 km ose 93.4% dhe 65.3% të totalit të fondit të tyre rrugor, si dhe komuna Qendër Bilisht nga 32 km gjithësej ka 22 km ose 68.8% të asfaltuara. (Shih tabelat 2.12 – 2.15.)

Është intresant fakti se në zonat malore kemi edhe një numër të lartë vendbanimesh fshatare, ku komunat e Gorës dhe Moglicës kanë edhe numrin më të lartë respektivisht 18 dhe 17 fshatra, Vithkuqi 13 dhe Lekasi 12 të tilla; komuna Qendër Leskovik ka 14 vendbanime fshatare, komuna Trebinjë 15 të tilla. Pikërisht ndër to gjejmë edhe numrin më të madh të vendbanimeve të braktisura që minimalisht janë 25 të

Page 46: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

46

tilla ose 7.2% e 345 fshatrave109 të rajonit. Kjo tregon qartë se infrastruktura rrugore është jo vetëm e dobët, por edhe inekzistente në një pjesë të mirë të saj.

Kështu në komunën e Lekasit në rrethin e Korçës nga 34 km rrugë gjithsej nuk ka asnjë km rrugë të asfaltuar dhe 32 km ose 94.1% janë rrugë pa çakëll; komuna Qendër Leskovik në rrethin e Kolonjës nga 78 km rrugë nuk ka asnjë km rrugë të asfaltuar dhe 70 km ose 89.7% janë rrugë pa çakëll; komuna Trebinjë në rrethin e Pogradecit me një fond rrugor prej 75 km ka vetëm 1 km rrugë të asfaltuar dhe 44 km ose 58.7% e gjithë rrjetit rrugor janë me çakëll dhe pa çakëll.

Kurse në komunën e Moglicës me 47 km rrugë gjithsej nga të cilat 87.2% e totalit të rrugëve janë me çakëll e pa çakëll; komuna Mollaj nga 48.3 km të fondit rrugor 39 prej tyre ose 80.7% janë me çakëll e pa çakëll; komuna Libonik që nga 115 km rrugë gjithsej 84.5 km ose 73.5% janë me çakëll; komuna e Gorës që nga 72 km rrugë gjithësej ka vetëm 7 km të asfaltuara ose 9.7% të totalit dhe 2/3 ose 66.7% e gjithë rrjetit rrugor janë me çakëll e pa çakëll; komuna periferike e Vreshtasit nga fondi rrugor prej 36.6 km 27.6 km ose 73.8% i ka me çakëll; komuna Vithkuq nga totali rrugor prej 72 km, 47 km ose 65.3% e tyre janë me çakëll e pa çakëll.

Megjithëse këto zona të thella malore ofrojnë një potencial real turistik me larminë e theksuar të peizazheve me bukuri të spikatur turistike, ato prezantohen si më të prapambeturat në hapësirën e marrë në studim e ndoshta edhe në shkallë vendi. Një dukuri e tillë shfaq ndikimin e vet përcaktues negativ për zhvillimin në tërësi të këtyre zonave dhe veçanërisht për sektorin terciar dhe degëve të tij përbërëse. Këto shifra shprehin qartë domosdoshmërinë e strategjisë së zhvillimit rural të këtyre hapësirave dhe kryesisht të sektorit terciar dhe degëve të tij. (Shih tabelat 2.9 – 2.11.) Në tërësinë e kësaj tabloje “gri” pozitivitet shfaq ndërtimi i një rrjeti të ri rrugor të asfaltuar në tre destinacionet kryesore malore të rajonit tonë, Voskopojë, Dardhë e Liqenas. Shembull që duhet ndjekur në zhvillimin human edhe të hapësirave të tjera malore e periferike.

Parë në një fokusim më të lartë, relievi rajonal shpreh përshtatshmëri për zhvillimin normal të gjithë aktivitetit ekonomik e social të popullatës së Rajonit të Korçës.

Hapësira e Rajonit të Korçës karakterizohet nga një origjinalitet i spikatur

klimatik. Klima është mesdhetare paramalore e malore sipas njësive përkatëse të relievit. Vera është e ngrohtë dhe e thatë duke qenë e lakmuar për banorët e pjesës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore të vendit. Kurse dimri është i ftohtë, i gjatë e me rreshje bore. Këto karakteristika kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë rajonale në përgjithësi dhe sektorit terciar në veçanti.

Rajoni i Korçës prezanton një diapazon të gjerë të ndryshimit të vlerave termike110. Kështu temperatura mesatare vjetore luhatet nga 7.5°C dhe 8.3°C dhe 8.7°C në stacionet metereologjike të Voskopojës, Dardhës e Vithkuqit, në vlerat maksimale të regjistruara në stacionet Pogradec e Leskovik me përkatësisht 11.6°C dhe 11.2°C secili. Vlera mesatare e temperaturës mesatare vjetore për gjithë rajonin në fjalë arrin në 9.8°C. Krahasuar me të, kontrastin më të fortë e kanë vlerat ekstreme të Voskopojës dhe 109 INSTAT, Treguesit sipas Qarqeve, viti 2006, fq. 6. 110 Shiko tabelën 2.16. Vlerat e temperaturave dhe rreshjeve për stacionet metereologjikë të Rajonit të Korçës, për periudhën 1960 – 1990, tek materialet plotësuese 2.

Page 47: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

47

Pogradecit, me një vlerë ndryshimi 2.3°C dhe 1.8°C secili. Nëse për stacionin e parë janë karakteri malor dhe hapja nga lindja faktorët që kushtëzojnë edhe vlerat më të ulëta të këtij treguesi, për Pogradecin është ndikimi zbutës i liqenit të Ohrit ai që përcakton vlerat më të larta të temperaturës mesatare vjetore.

Vlerat e temperaturës mesatare të janarit luhaten nga 2.1°C në Leskovik dhe Pogradec, në –1.9°C dhe –1.1°C respektivisht në Voskopojë e Dardhë të Korçës. Temperaturat minimale absolute, për gjithë rajonin në fjalë shprehen në vlera negative. Ato ndryshojnë nga – 4.5°C për Pogradecin, në vlerën –26.8°C regjistruar në janar të 1987 në Sheqeras, e cila përbën edhe minimumin absolut të temperaturës për gjithë vendin.

Në dallim nga vlerat termike që shfaqin stacionet metereologjike në relievet e ulëta apo edhe atyre pranë vendbanimeve të ndryshme, në pjesët më malore vlerat e temperaturës janë edhe më të ulta, sepse përcaktohen nga shtrirja rajonale hipsometrike më e larta për gjithë vendin dhe nga kontinentaliteti i kushtëzuar prej largësisë maksimale prej rreth 100 km nga deti.

Panorama e vlerave të temperaturës mesatare të korrikut për rajonin e Korçës prezanton gjithashtu një kontrast të fortë. Vlerat e këtij treguesi ndryshojnë me 4.4°C nga niveli më i ulët i regjistruar në Voskopojë me 16.4°C krahasuar me nivelin maksimal të regjistruar në stacionet e Leskovikut dhe Pogradecit me 20.8°C secili. Ky dallim është qartësisht i ndikuar prej pozicionit gjeografik dhe hipsometrik midis këtyre stacioneve. E njëjta situatë paraqitet edhe në analizën e vlerave të temperaturës maksimale absolute në nivel rajonal. Nivelet më të ulta prezantohen në zonat më malore si Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq me 34.2°C; 34.5°C dhe 36.0°C secili. Ndërsa vlera më e lartë e temperaturës maksimale absolute regjistrohet përsëri në stacionin e Pogradecit me 39.6°C.

Krahasimi i amplitudatave të vlerave ekstreme të temperaturës tregon qartë se rajoni i Korçës paraqet vlerat maksimale të këtij treguesi për gjithë vendin. Amplituda midis temperaturave skajore për stacione të ndryshme në nivel kombëtar111 arrin në 69.7°C. Ndërsa brenda të njëjtit stacion është regjistruar vlera 64.4°C; 64.0°C dhe 63.2 °C në Sheqeras, Zvirinë dhe Bilisht, duke përbërë një rekord për gjithë vendin. Niveli mesatar rajonal arrin në 57.9°C, kurse vlera më e ulët e amplitudës së vlerave ekstreme të temperaturës për rajonin tonë regjistrohet në stacionin e Leskovikut me 53.4°C. Dallimi i vlerave të këtij treguesi shpreh qartë edhe shtrirjen gjeografike të dukurisë në ndryshimin nga pjesët më të ulëta e perëndimore të rajonit tonë në stacionin e Leskovikut drejt ekstremiteteve më malore e njëherazi më lindore të rajonit dhe të gjithë vendit si stacionet Sheqeras, Zvirinë dhe Bilisht.

Këto karakteristika termike kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë

lokale në përgjithësi dhe sektorit terciar në veçanti. Kështu periudha e gjatë e dimrit, duke pasur parasysh edhe cilësinë e dobët të infrastrukturës rrugore rurale, krijon probleme për qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave, veçanërisht në pjesët më malore e periferike të rajonit të Korçës. Ditët e akullta gjejnë maksimumin e tyre nacional pikërisht në Voskopojë me 131 ditë112 me ngricë. Ngricat e ajrit e kryesisht ajo e tokës ndikojnë në ecurinë e transportit. Procesi i ngrirjes së tokës113 në thellësinë 10 cm, me koeficient 111 Perikli Qiriazi, Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Tiranë, 2001, fq. 75. 112 Po aty, fq. 75. 113 Arben Belba, Sektori terciar në hapësirën urbane dhe rurale të rrethit të Korçës, Tiranë, 2004, fq. 18.

Page 48: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

48

sigurie 50%, fillon më 16 dhjetor dhe mbaron më 21 shkurt pra, me një gjatësi prej 67 ditësh. Por, së bashku me këtë proces, prania e rreshjeve dhe trashësisë së borës, e bëjnë më komplekse ndikimin e klimës ndaj ecurisë së sektorit terciar të ekonomisë rajonale.

Rajoni i Korçës paraqet gjithashtu origjinalitetin e vet klimatik edhe nëpërmjet elementit të rreshjeve. Kjo hapësirë përbën pjesën më të thatë nga ana pluviometrike për gjithë vendin, me rekordin prej 608.7 mm të regjistruar në stacionin e Sheqerasit. Nëse sasia mesatare shumëvjeçare vjetore e rreshjeve në rang vendi114 është 1.480 mm, mesatarja rajonale shumëvjeçare vjetore e rreshjeve115 prej 781.7 mm përbën gati gjysmën e saj.

Shpërndarja gjeografike e sasisë shumëvjeçare vjetore të rreshjeve116 është mjaft interesante. Nivelin më të lartë të këtij treguesi e hasim në pikat më perëndimore me 1109.1 mm të regjistruar në Leskovik, si dhe në pikat më malore të rajonit tonë me vlerat 1082.3 e 1012.5 mm mesatarja shumëvjeçare e regjistruar përkatësisht në Vithkuq dhe Dardhë. Në kontrast të thellë me të shohim nivelin më të ulët të mesatares shumëvjeçare të rreshjeve, i cili lokalizohet në pjesët qëndrore e lindore të rajonit, me 608.7 mm; 618.3 mm të regjistruara në Sheqeras dhe Bilisht, si dhe vlerat 747.8 mm dhe 752.1 mm respektivisht për stacionet Pogradec e Korçë.

Rreshjet e borës përbëjnë një dukuri të përvitshëm për rajonin e Korçës, i cili shfaqet nga muaji tetor deri në muajin maj117. Numri i ditëve me rreshje bore si një mesatare rajonale arrin në 26.1 ditë. Ai luhatet nga 20 ditë për relievet depresive (18.7 ditë Pogradeci, 21;21.4 e 25.5 ditë me rreshje bore për Zvirinën, Liqenasin e Sheqerasin) në 29.3 ditë me rreshje për Ersekën në 31.3 ditë të tilla për Korçën e Bilishtin. Numri maksimal i ditëve me rreshje bore ndeshet në dy pikat më të spikatura për zhvillimin e turizmit në Voskopojë e Dardhë me 38.6 e 39.6 ditë. Për relievet e larta malore si në vargjet e Moravës, Malin e Thatë118 shohim një nivel edhe më të lartë prej 70 ditësh dhe në pikat më të larta malore e sidomos ato të vargut perëndimor në mbi 80 ditë.119

Fillimi e mbarimi i shtresës së borës në qytetin e Korçës ndodh në datat 3 dhjetor deri në 18 mars pra, për 105 ditë dhe për zonat malore, në Voskopojë, Dardhë nga 20 – 23 nëntori në 9 – 10 prill me një kohëzgjatje prej 141 ditësh.120 Trashësia e borës në pjesën fushore arrin në mbi 25 cm lartësi, kurse në zonat e tjera malore kjo trashësi arrin në mbi 50 cm dhe në kuotat më të larta shkon mbi 1 m lartësi.121 Brenda një sfondi të tillë klimatik është e qartë se vështirësitë e dimrit për pjesën më të madhe të rajonit të Korçës janë përcaktuese në aktivitetin ekonomik. Më së shumti ndikimi klimatik mbi elementët përbërës të sektorit terciar si transporti dhe tregtia me bllokimin e rrugëve është negativ.

Por për zhvillimin e turizmit dukuria e ditëve me rreshje bore, të shtresëzimit dhe kohëqëndrimit të saj, veçanërisht në pikat turistike malore dhe në pistat e skive në to, ky ndikim është pozitiv dhe madje kushtëzon edhe sezonalitetin turistik.

114 Perikli Qiriazi, Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Tiranë, 2001, fq. 76. 115 Vlerat mesatare rajonale janë llogaritur në bazë të vlerave të siguruara nga stacionet metereolgjike që gjenden në Rajonin e Korçës, sipas të dhënave të Institutit të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Tiranë, 2009 116 Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Arshiva, Periudha 1960 – 1990, Tiranë, 2009 117 Arben Belba, Ndikimi i kushteve natyrore mbi bimësinë e kultivuar në rrethin e Korçës, Tiranë 1991, fq. 54. 118 Po aty, fq. 55. 119 Po aty, fq. 55. 120 Po aty, fq. 57. 121 Po aty, fq. 57

Page 49: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

49

Potenciali hidrografik i Rajonit të Korçës është mjaft i lartë dhe njëherazi i rëndësishëm për ecurinë e sektorit terciar të ekonomisë. Nëpër hapësirën tonë gjeografike shohim praninë e një rrjeti të pasur lumor. Dendësia mesatare e këtij rrjeti lumor122 është më e madhe se vlera mesatare nacionale123 prej 1.7 km/km2, duke aritur në rreth 2 km/km2. Ndër lumenjtë kryesorë mund të përmendim rrjedhjet e sipërme të lumenjve, Shkumbin, Osum dhe në cepin jug-perëndimor edhe disa afluentë të Vjosës, si lumi i Çarshovës dhe i Langaricës. Midis tyre veçohet rrjedha e lumit Devoll, që përshkon gati mespërmes rajonin tonë në një gjatësi prej 120.8 km124.

Një pasuri e jashtëzakonshme hidrografike për këtë rajon janë edhe dy prej liqeneve më të mëdha të vendit dhe gjithë Ballkanit, liqeni i Ohrit dhe i Prespës. Origjina e tyre tektonike ka kushtëzuar pozicionimin hipsometrik të pasqyrave të tyre ujore nga 695 m mbi nivelin e detit të liqenit i Ohrit125, në rreth 853 m të Prespës së Madhe e të Vogël126.

Liqeni i Ohrit me një sipërfaqe prej 362.6 km2 është i dyti për nga madhësia në rang vendi dhe njëkohësisht regjistron edhe thellësinë më e madhe liqenore për gjithë Ballkanin prej 294 m127. Ndërsa liqeni i Prespës së Madhe dhe i Prespës së Vogël regjistrojnë përkatësisht një sipërfaqe prej 285 km2 dhe 44 km2 dhe me një thellësi shumë modeste prej 35 m. Nga gjithë pasqyra liqenore e sistemit hidrologjik Ohër – Prespë prej 691.6 km2, pjesë e territorit shqiptar është vetëm 23.3% e tij ose 160.9 km2.

Gjeosistemi Ohër – Prespë përbën një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit rajonal dhe më gjerë. Tejdukshmëria e ujërave liqenore e kushtëzuar prej furnizimit nëntokësor prej ujërave të liqenit të Prespës nga burimet karstike të Drilonit dhe Tushemishtit dhe fauna e veçantë me mbi 70% e llojeve të peshqve endemikë dhe kolonive të vetme në Bashkimin Europian të shumimit të pelikanit (Pelecanus crispus, Pelecanus onocrotalus)128 në Prespë i japin mundësi zhvillimi sektorit terciar të ekonomisë me një gamë shumë të gjerë shërbimesh, veçanërisht ato të turizmit. Shpella e Trenit buzë liqenit të Prespës së Vogël e pasur me vlera unikale të prehistorisë dhe veçoritë natyrore me stalagtitet e stalagmitet e shumta, liqenet në sallat e brendshme përbëjë një nga destinacionet natyrore më të kërkuara sidomos prej speleologëve dhe vëzhguesve të specializuar të monumenteve natyrore.

Liqeni i Gjançit me sipërfaqe129 0.4km2 përbën një njësi të rëndësishme në hidrografinë e këtij rajoni. Përveç shfrytëzimit energjitik të ujërave të tij nëpërmjet hidrocentralit të Gjançit me kapacitet130 modest prej 6-10 KW, brigjet e liqenit shfrytëzohen edhe për peshkim nga banorët vendas dhe vizitorët lokalë. Gjithashtu

122 Perikli Qiriazi, Morfologjia dhe morfogjeneza e Gropave Juglindore dhe e maleve përreth tyre, Monografi, Tiranë, 1985, fq. 14. 123 Perikli Qiriazi, Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Tiranë, 2001, fq. 92. 124 Perikli Qiriazi, Morfologjia dhe morfogjeneza e Gropave Juglindore dhe e maleve përreth tyre, Monografi, Tiranë, 1985, fq. 14. 125 INSTAT, Tregues sipas qarqeve 2005 – 2006, Tiranë, 2007, fq. 8. 126 Po aty, fq. 8. 127 Perikli Qiriazi, Morfologjia dhe morfogjeneza e Gropave Juglindore dhe e maleve përreth tyre, Monografi, Tiranë, 1985, fq. 14. 128 GTZ, Prespa Park Newsletter, Aghios Germanos Prespa, Greece, 2003, pg. 2. 129 Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Qarku Korçë, Iventari, Korçë, 2009 130 Po aty

Page 50: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

50

peizazhi piktoresk i ujërave të këtij liqeni dhe mjedisit përreth mundësojnë edhe frekuentimin turistik përgjithësisht gjatë periudhës së verës por edhe në pranverë e vjeshtë.

Përveç liqeneve tektonike në hapësirën e rajonit gjeografik të Korçës gjenden edhe liqenet akullnajore në vargjet perëndimore. Në shpatet e Gurit të Zi veçohet liqeni i Lukovës dhe liqeni i Madh, tre liqenet e Gurit të Topit, dhe në Valamarë – Lenie dominojnë ndër 10 liqenet akullnajore, liqeni i Zi dhe dhe liqeni i Lenies të frekuentuar prej bukurisë mahnitëse natyrore kryesisht prej banorëve vendas e më gjerë.

Elementët e tjerë përbërës të mjedisit natyror si bimësia e tokat kanë ndikimin e

tyre mbi dinamikën e sektorit terciar. Bimësia dallohet për një shkallë të lartë të biodiversitetit e lokalizuar sidomos në dy vargjet malore që përshkojnë rajonin e Korçës, në perëndim dhe në lindje të depresioneve të relievit qendror. Në këtë hapësirë gjejmë prezencën e të gjitha kateve bimore. Megjithëse me një shtrirje mjaft të kufizuar prej 51.4 km2 veçanërisht në luginat lumore në pjesën jugperëndimore të rajonit131 shohim katin e shkurreve mesdhetare. Gjerësisht në gjithë rajonin e Korçës shohim praninë e katit të dushkut në brezin e tokave të kafenjta. Mbi tokat e murrme pyjore ngrihet kati i ahishteve dhe i halorëve me pyje të dendura në ngritjet më malore në vargjet lindore e perëndimore të zonës. Ndërsa mbi lartësinë 1600 m në tokat livadhore malore, gjejmë kullotat dhe livadhet alpine me një shumëllojshmëri të madhe barishtesh dhe lulesh.

Sipërfaqet e gjera pyjore me nivel të lartë të biodiversitetit janë shpallur në mbrojtje nga shteti. Në kategorinë e dytë, të Parqeve Kombëtare nga 14 të shpallur në gjithë Shqipërinë dy prej tyre janë në rajonin tonë. Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës”

132 (21.11.1960) dhe Parku Kombëtar i Prespës133 (18.02.1999) me një sipërfaqe respektive prej 1380 ha dhe 27750 ha. Brenda hapësirës së këtyre parqeve janë shpallur si monumentet natyrore edhe objekte të veçanta si Guri i Cjapit dhe Bredhi i burimit të Çardhakut tek i pari, ashtu edhe Ishulli i Maligradit, Zgavra e Zaverit, Dushqet e Manastirit dhe Venjat e Kallamasit tek parku i dytë (20.12.2002).

Në kategorinë e rezervateve natyrore të menaxhuara nga 22 gjithsej në gjithë vendin 4 prej e tyre ndodhen në rajonin e Korçës: rezervati Krastafillak, Dardha,134 “Pylli i Fazanit” në Maliq, në rrethin e Korçës, rezervati Cangonj në rrethin e Devollit dhe rezervati i Shelegurit në Kolonjë.

Ndër pesë peizazhet e mbrojtura në shkallë vendi në rajonin e Korçës janë shpallur dy të tilla: Pogradeci dhe Nikolica, ndërsa kategoria “zona të mbrojtura të resurseve të menaxhuara”, përfaqësohet prej Gurit të Nikës. Shih hartën X (harta e zonave të mbrojtura natyrore).

Këto hapësira për vetë bukurinë natyrore, burimet e shumta natyrore dhe peizazhin e veçantë piktoresk që ato paraqesin një potencial efektiv për zhvillimin e turizmit nga ai liqenor, malor, shëtitës, vizitonjës, rural e deri në atë aventurier. Aktualisht ekziston një fluks i qëndrueshëm vizitorësh ditorë gjatë gjithë vitit, kryesisht banorë vendas të rajonit dhe jashtë tij. 131 Drejtoria e Shërbimit Pyjor Kolonjë, 2009. 132 Porf. Maxhun Dida, ing. Nihat Dragoi, ing. Genti Kromidha, ing. Gjon Fierza, Zonat e mborjtura natyrore, Parqet Kombëtare të Shqipërisë, Tiranë 2003, fq. 77. 133 Po aty, fq. 105. 134 Për më tepër shiko ndikimin e trashëgimisë natyrore në ofertën gjeografiko natyrore, Kapitulli III, fq..

Page 51: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

51

II.3.3 Problematika mjedisore në Rajonin e Korçës Shpesh peizazhet antropogjene në hapësirën tonë gjeografike të marrë në studim

vendosen në harmoni me mjedisin rrethues. Megjithatë presioni human mbi mjedisin paraqitet mjaft i fuqishëm, madje në disa raste edhe duke e dëmtuar atë. Shih hartën X e dëmtimit mjedisor135.

Dëmtimet mjedisore me karakter natyror përgjithësisht janë shumë të rralla. Shembull mund të marrin erozionin, një dukuri mjaft e përhapur gati në të gjitha zonat malore që shtrihen në rajonin tonë, në zonën e Liqenasit, Gorë – Opar, Mokër, Kolonjë etj.

Punimet publike si: rindërtimi i akseve të ndryshme rrugore, ujësjellësave, rrjetit të kanalizimeve nëntokësore në nivel kombëtar, apo edhe lokal, madje edhe brenda vendbanimeve urbane e rurale në pjesën dërrmuese të rasteve shoqërohet me dëmtime mjedisore. Ndërhyrjet e njeriut paraqiten në shfrytëzimin e burimeve natyrore të përshtatshme për proceset ndërtuese si marrja e gurëve, çakullit, si dhe krijimi i ndotjeve të ajrit jashtë çdo lloj norme të lejuar, të dëmshme për kalimtarët apo edhe banorëve përreth.

Djegiet e sipërfaqeve pyjore dhe biocenozave të shumta në këto habitate përbën një nga dëmtimet më të rënda. Dukuria e zjarreve tashmë është një realitet i përvitshëm. Zjarri përfshin pyjet në zonat më malore e periferike ku terreni i thyer më së shumti nuk është favorizues dhe infrastruktura rrugore është e dobët dhe zonat përgjithësisht janë të shpopulluara dhe me fshatra gati të braktisura. Një nga vitet më të vështira ka qënë veçanërisht vera e viti 2007, ku në gjithë rajonin e Korçës, u dogjën 3.800 ha136 pyje, kullota e livadhe si në rrethin e Kolonjës në malin e Gërmenjit, kreshta e Moravës në një sipërfaqe prej 90 ha në rrethin e Devollit137.

Prerja e pemëve dhe shfrytëzimi i bimëve mjekësore sidomos i çajit të malit138 (Sideritis raeseri Boiss et Heldr) është një dëmtim tjetër mjaft i përhapur mjedisor. Prerja e drurëve bëhet për të siguruar lëndën e nevojshme djegëse për përdorim familjar. Por një pjesë e vogël individësh e shohin edhe si një mundësi për të siguruar të ardhura financiare.

Dëmtimet mjedisore antropogjene gjenden me shumicë si kudo në gjithë vendin edhe pranë vendbanimeve të çdo rangu. Ato fillojnë me djegien pa kriter të mbeturinave dhe plehrave në pjesët e brendshme të banesave dhe më shpesh në vendgrumbullimin e tyre. Periferia e qytetit të Korçës është shumë e rrezikuar nga ky fenomen që po shndërrohet në gangrenë mjedisore e gati edhe shëndetësore për banorët e këtyr pjesëve suburbane. Fillimi i ndërtimit të landfilldit të planifikuar në zonën e periurbane të qytetit të Maliqit, do të shpinte në zgjdhjen përfundimtare për gati gjithë rajonin e Korçës.

Ekosistemet bregliqenore pranë liqeneve të Prespës dhe Ohrit, me vlera të jashtëzakonshme eko – turistike gjenden të kërcënuara prej hedhjes së mbeturinave jashtë vendgrumbullimit përkatës. Ambalazhet e produkteve ushqimore, shishet e qeset plastike, janë, si pranë sipërfaqes, ashtu edhe nën sipërfaqen ujore duke ulur vlerat turistike të

135 Për më tepër shih fotot e dëmtimit mjedisor në Rajoni e Korçës, të paraqitura në materialet plotësuese. 136 Gazeta Koha Jonë, Zjarret, evakuohen shtatë familje, 03.09.2007, fq. 12. 137 Gëzim Ashimi, Koha Jonë, Zjarret, katastrofë në qarkun e Korçës, 27.08.2007, fq. 12. 138 Prof. Dr. Xhafer Qosja, Prof. Dr. Kole Paparisto, Prof. Dr. Jani Vangjeli, As. Prof. Dr Babi Ruci, Flora e Shqipërisë, Akademia e Shkencave të RSh, Instituti i Kërkimeve Biologjike Vol 3, Tiranë, 1996, fq.124.

Page 52: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

52

këtyre zonave dhe shpesh janë edhe rrezik për shëndetin e fëmijëve dhe gjithë turistëve e banorëve të tjerë.

Dëmtimi më i rëndë mjedisor, është transformimi i pjesës liqenore në Liqenin e Prespës së Vogël. Gjendja aktualisht ka precipituar në nivelin e një katastrofe të vërtetë ekologjike, ndoshta unikale në llojin e vet. Pjesa shqiptare e Liqenit të Prespës së Vogël është gati e kënetëzuar. Pasqyra liqenore është në 5 – 10 % të sipërfaqes ujore së këtij ekosistemi.

Kjo ka ndodhur si rezultat i derdhjes sistematike për disa dekada të lumit Devoll mbi basenin ujor të Prespës. Qëllimi ishte përdorimi i kësaj mase ujore gjatë stinës së verës për ujitjen artificiale të sipërfaqeve bujqësore të fushëgropës së Korçës dhe Luginës së Devollit të Sipërm. Por aluvionet e shumta në ujërat e lumit Devoll në këtë sektor, kryen mbushjen sistematike të fundit të këtij liqeni.

Përdorimi pa kriter i kullotjes shpeshherë ka çuar në zvogëlimin e vlerave ekologjike të kullotave e livadheve malore, por edhe krijimin e “shkaqeve” për zjarret e rëna në to. Gjithashtu në zonat me potenciale turistike si në Liqenas, Voskopojë, Vithkuq etj. zhvillimi i blegtorisë dhe kullotja e të imtave mund të shkaktojë edhe humbje të vlerave të mirëfillta të turizmit nga cilësia e peizazhit dhe deri tek ndotjet organike që ato krijojnë.

Në tërësinë e ndotjeve mjedisore nuk mund të lihen pa u përmendur edhe dëmtimet njerëzore të shkaktuara prej aktiviteteve minerale. Meqënëse rajoni i Korçës dallohet për pasuri të shumta minerale, shfrytëzimi i tyre në karierë dhe në thellësi ka bërë që zonat përreth të kenë prishje të ekuilibrave natyrore.

Dëmtimet hidrologjike janë të shumta, jo vetëm në zvogëlimin e rezervave nëntokësore e sipërfaqësore të ujit, por edhe në helmimin kimik nga ujërat acide139 të këtyre ujërave dhe përkeqësimin e cilësisë së tyre.

Dinamika e proceseve minerare shkakton çlirimin e gazeve të dëmshme si CO2, NO2, SiO2, H2, etj, si dhe krijimin e pluhurave e tymrave të shumta që çojnë në ndotje mjaft të madhe të ajrit140 dhe atmosferës në përgjithësi.

Zhvillimi i punimeve minerare në karierë dhe nëntokë sjell degradimin e tokave bujqësore, të pyjeve e kullotave. Ato shoqërohen nga njëra anë me uljen e pjellorisë dhe nga ana tjetër me zvogëlimin e sipërfaqeve të tyre141. Hedhja e sterileve minerare shpeshherë krijon peizazhet e dampave minerare142, të cilat kanë cilësinë më të ulët të peizazhit në zhvillimin e turizmit.

Së fundi, në të gjithë shtrirjen gjeografike të rajonit të Korçës ashtu si në gjithë vendin, gjatë përiudhës së diktaturës u ndërtuan një numër shumë i madh pikash dhe objektesh ushtarake. Përhapja mjaft e gjerë e tyre ka kushtëzuar dëmtimin e mjedisit, bile duke krijuar edhe një peizazh tepër zhgënjyes. Ekzistenca e magazinave, tuneleve, bunkerëve dhe pikave ushtarake të mbushura me material ushtarak krijon një rrezik potencial, jo vetëm për zonat me vlera të larta turistike si në Voskopojë, Vithkuq, Moravë, Prespë e gjithandej, por edhe për çdo lloj vendbanimi.

139 Edmond Hoxha, Mbrojtja dhe rehabilitimi i ambjentit të dëmtuar nga shfrytëzimi minerar, Monografi, Tiranë, Ilar, 2005, fq. 51. 140 Po aty, fq. 29. 141 Po aty, fq. 25. 142 Po aty, fq. 101.

Page 53: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

53

Sensibiliteti i komunitetit por edhe pushteti vendor duhet të jenë në një nivel më të lartë për të shmangur rreziqet natyrore e humane dhe njëherazi për të rritur shkallën e shfrytëzimit të kësaj hapësire gjeografike në funksion të zhvillimit cilësor të sektorit terciar të ekonomisë.

II.4 Ndikimi faktorëve humanë në zhvillimin e sektorit terciar II.4.1 Roli i trashëgimisë historike dhe kulturore në zhvillimin e sektorit terciar në rajonin e Korçës Kapitali human ka realizuar zhvillimin e vet në rajonin e Korçës mbështetur në pasuritë që natyra i ka ofruar me dashamirësi, si dhe në pozitën gjeografike të përshtatshme me ndërprerjen e rrugëve të rëndësishme rajonale. Trashëgimia mjaft e pasur historike e kulturore e krijuar ndër shekuj prej kapitalit human të këtij rajoni ndikon drejtpërdrejt edhe në ecurinë e sektorit terciar rajonal, veçanërisht në zhvillimin e degës së turizmit.

Megjithëse kërkimet arkeologjike janë më të vonshme krahasuar me hapësira të tjera të vendit, rajoni i Korçës përbën një prej trevave me popullim mjaft të dendur të vendbanimeve prehistorike. Ndërsa vendbanimi i Dunavecit përbën edhe vendbanimin më të vjetër për gjithë vendin dhe madje edhe jashtë tij. Materialet arkeologjike të gjetura në këtë hapësirë gjeografike të datuara nga neoliti i vonë 2800 – 2700 p.e.s e deri në fillimet e shek IX p.e.s janë të shumta dhe me shtrirje kohore të pandërprerë. Ato kanë shërbyer edhe si argument kryesor për tezën se ilirët nuk ishin formuar në një vatër jashtëballkanike e të konsiderohen të ardhur, por janë një popullsi autoktone me vijueshmëri të pandërprerë.

Gërmimet e para arkeologjike në këtë rajon filluan në vitin 1948. Rastësisht gjatë punimeve bonifikuese për tharjen e kënetës së Maliqit, draga nxori pjesë të banesave

mbiujore (të tipit palafit), objekte qeramike, vegla pune etj. Më pas gërmimet arkeologjike vazhduan me shpellën e Trenit (Devoll) në 1966, në kalanë e Hollmit në rrethin e Kolonjës në vitin 1967, ndërsa në kodrën e Linit dhe kalanë e Pogradecit gërmimet arkeologjike filluan në vitin 1968. Megjithatë, vendbanimet më të rëndësishëm të epokës Neolitike (2800 – 2700 para Kr.) të Shqipërisë e më gjerë në rrafshin ballkanik, paraqiten ai i Podgories dhe vendbanimi palafit i Dunavecit, me sipërfaqe respektive 1 ha dhe 1.4 ha dhe me nivel të shtresës kulturore 3.2 m e 2.5 m trashësi143. Analizat laboratorike të kampioneve të marra nga Dunaveci, e datojnë atë në vitet 4830 para

143 Skënder Aliu, Kërkimet e studimet arkeologjike në Shqipërinë Juglindore dhe vlerat e tyre në fushën e prehistorisë, fq 3.

Harta 1 - Harta arkeologjike e Shqipërisë juglindore

Page 54: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

54

Kr. e për rrjedhojë ai përbën vendbanimin më të vjetër në Ballkan e më gjerë 144.

Kurse fortifikimi i parë mbrojtës në vendin tonë me gjatësi 45 m dhe gjerësi 1.7 m i ruajtur pjesërisht në lartësinë 0.4 m gjendet në vendbanimin e Kamnikut në Kolonjë145. Ai datohet në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të tretë, rreth viteve 2800 – 2700 para Kr. i njëkohshëm me fortifikimin mbrojtës të Diminit në Thesali.

Materiali arkeologjik i mbledhur në këto vendbanime prehistorike neolitike është i

shumëllojshëm, nga qeramika me larminë e ngjyrave, motiveve lineare e gjeometrike dhe formave të jashtme të enëve, tek veglat e ndryshme të punës prej stralli, kocke, briri, së bashku me farërat e karbonizuara (grurë, elb, thekër etj) dhe kockat e kafshëve (gjedh, dele, dhi, der etj). Ato provojnë se bashkësitë neolitike të rajonit të Korçës merreshin me bujqësi, gjueti, blegtori, peshkim dhe dinin të bënin veshje të ndryshme prej gëzofi e bimësh të ndryshme.

Prodhimi i qeramikës veçanërisht në Neolitin e vonë realizohej në punishte me disa komplekse furrash si në Kamnik të Kolonjës, fakt që mund të konsiderohet unikal në Shqipëri dhe që “përfaqëson një nga dukuritë kulmore të qytetërimit neolitik”146. Një arritje tjetër kulmore e Neolitit është edhe “ekzistenca e marrëdhënieve të këmbimit të banorëve të rajonit tonë madje edhe me bashkësitë fqinje e të largëta egjeane” 147.

Kultura e epokës së bakrit si vazhduese e drejtpërdrejtë e asaj Neolitike karakterizohet nga shtimi mjaft i madh i vendbanimeve, por që kryesori mbetet vendbanimi shumështresor i Maliqit. Në një sipërfaqe prej 11 ha zhvillohet në vijimësi të pandërprerë 4000 vjeçare deri në fillimet e periudhës arkaike shek. VI para Kr. Pjesën më të rëndësishme e zë vendbanimi mbiujor palafit i Maliqit me sipërfaqe prej 900 m2 i cili rezulton të jetë më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm brenda vendit, por edhe i krahasuar me njësitë analoge në Kostur të Greqisë, Ustie në grykën e Drinit në afërsi të Strugës, apo në atë të Varnës në Bullgari. Veglat e punës prej bakri të zbuluara këtu dhe në Kamnik (Kolonjë), janë të vetmet e këtij lloji të zbuluara deri më sot në Shqipëri dhe që i kanë dhënë natyrshëm emrin epokës. “Numri i madh i stolive dhe shumëllojshmëria e formave të tyre ... tregojnë për praninë e prodhimit lokal të tyre dhe për ekzistencën e një veprimtarie metalurgjike dhe artizanale të mbështetura në një traditë të gjatë, fillimet e së cilës mund të ndiqen në këtë krahinë që në epokën e vonë të bronxit të ushtruara në punishte të organizuara mirë” 148.

Ky material arkeologjik tregon se krahas zhvillimit të bujqësisë e blegtorisë, po zhvillohej gradualisht edhe metalurgjia prehistorike. Rajoni ynë mund të konsiderohet si një vatër e rëndësishme e prodhimeve të bakrit dhe hekurit. Zbulimet e “skorjeve të bakrit si dhe kallëpët prej guri, të zbuluar në shtresat eneolitike të Maliqit” 149, kanë shërbyer për derdhjen e veglave dhe stolive janë dëshmi e prezencës së kësaj metalurgjie dhe njëherazi edhe e niveleve të larta të zhvillimit të shoqërisë ilire të këtyre trevave. 144 Po aty, fq 3. 145 Po aty, fq 3. 146 Skënder Aliu, Kërkimet e studimet arkeologjike në Shqipërinë Juglindore dhe vlerat e tyre në fushën e prehistorisë, fq, fq 4. 147 Po aty, fq 4. 148 Zhaneta Andrea, Kultura Ilire e tumave në pellgun e Korçës, Tiranë, 1985, fq 209. 149 Skënder Aliu, Kërkimet e studimet arkeologjike në Shqipërinë Juglindore dhe vlerat e tyre në fushën e prehistorisë, fq 5.

Page 55: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

55

“Epiqendra” e gjithë materialit arkeologjik të periudhës së Bronzit në Shqipëri është vendbanimi shumështresor i Maliqit. Nga njëra anë prania e armëve prej bronzi, si shpata, thika, heshta etj, të zbuluara nëpër tumat e shumta në gjithë rajonin tonë si në Barç, Kuç i Zi tregon ekzistencën e organizimit fisnor, por nga ana tjetër hedh dritë edhe për diferencimin e thellë social që kishte përfshirë marrëdhënie fisnore. Materialet e shumta arkeologjike të gjetura në varet e aristokratëve shumë të pasur flasin qartë jo vetëm për interesin e tyre për mallra të importuara nga trevat e tjera jashtë rajonit, por edhe për fuqinë ekonomike për blerjen e objekteve të kushtueshme.

Gjithashtu prania e madhe e materialeve qeramike në varrezat tumulare në Korçë e Kolonjë e dizenjuar me pikturën mat, me tone të çelura dhe forma e motive të larmishme pikturimi, mund të konsiderohet si “një frymëzim i pavarur nga qeramika mikene” dhe përfaqëson përbërësin kryesor lokal të kulturës së epokës së Hekurit, që përcaktojnë veçoritë specifike të qytetërimit ilir juglindor ose të quajtur ndryshe “Devollit” 150. Prania e kategorive të tjera gjetjesh prej qeramike, bronxi, ari, argjendi etj. në varrezat tumulare janë me prejardhje ose të frymëzuara nga qytetërimi miken dhe konsiderohen si import i drejtpërdrejtë nga punishte dytësore të Thesalisë151.

Kjo tregon se banorët e kësaj treve kishin një nivel të lartë të zhvillimit ekonomik e social dhe se ndien nevojën për të qenë të hapur me fqinjët e për të vendosur intesifikimin e marrëdhënieve veçanërisht me botën e qytetëruar të Egjeut. Megjithatë në asnjë rast ato nuk kanë ndryshuar karakterin etnik dhe kulturën e tyre ilire. Tërësia e zhvillimit human bazohej në aktivitetin bujqësor, blegtoral, peshkimin, përsosjen e qeramikës për enët e përdorimit të përditshëm dhe atyre të luksit, zgjerimin e metalurgjisë, ndërtimet dhe fortifikimet e shumta në pikat kyçe të rrugëkalimeve të rëndësishme.

Mbi këtë bazament zhvillimi ekonomiko – social mund të konkludojmë se qytetërimi ilir në trevat e rajonit juglindor gjatë periudhës arkaike (paraqytetare) kishte të njëjtin nivel zhvillimi me krahinat fqinje. Përveç burimeve arkeologjike trashëgimia e burimeve të shkruara tregon se ky rajon më parë se çdo njësi tjetër e Ilirisë kaloi në formacionin politik si ish Federata e Enkelejdëve. Qyteti i Pelionit sipas Kurt Rufit ishte qendra mbretërore e shtetit ilir152. Mbreti i parë ilir, sipas Tuqididit, ka qënë Sira, i cili ka qenë në luftën e ilirëve me Maqedoninë në vitin 423 në përkrahje të lynkestëve153. Interesant për çdo turist që mund të vizitojë hapësirën e rajonit tonë është fakti se mbreti Sira më pas lidhi marrëdhënie me Maqedoninë duke martuar vajzën e tij Euridika me Amynten II, mbret i maqedonëve e që njëri nga djemtë e saj ishte Filipi i Dytë, i ati i Aleksandrit të Madh154. Kulmin e fuqisë ushtarake kjo mbretëri e arriti në shek IV p.e.s kur mbret ishte Bardhyli, i cili fitoi disa herë me maqedonët në vitin 393, 369 dhe në fitoren e vitit 360 p.e.s lanë në fushën e betejës 4.000 të vrarë e midis tyre edhe mbretin Perdika III155.

150 Skënder Aliu, Qytetërimi Ilir në trevën e Korçës, Konferenca I Shkencore, Korça përmes vlerave të saj shpirtërore dhe materiale, Korçë, 1995, fq, 62. 151 Skënder Aliu, Kërkimet e studimet arkeologjike në Shqipërinë Juglindore dhe vlerat e tyre në fushën e prehistorisë, fq, 8. 152 Skënder Aliu, Qytetërimi Ilir në trevën e Korçës, Konferenca I Shkencore, Korça përmes vlerave të saj shpirtërore dhe materiale, Korçë, 1995, fq, 66. 153 Po aty, fq, 66. 154 Po aty, fq, 67. 155 Po aty, fq, 67.

Page 56: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

56

Cilësia e lartë e jetës së banorëve të lashtë të pellgut të Korçës del në pah përsëri në periudhën qytetare të Mbretërisë Ilire. Dëshmia më e qartë e saj është zbulimi i dy thesareve nomizmatikë më të mëdhenj të Ballkanit.

Thesari i gjetur pranë kalasë së Hollmit, në Qinam të Kolonjës, evidentoi pasuritë e jashtëzakonshme për kohën në këto treva. Në një kohë që njiheshin vetëm 35 monedha argjendi në Holm të Kolonjës u gjetën 8.000 copë të tilla. Ato ishin të prerjeve të ndryshme që tregonin fuqinë e tregtisë dhe prodhueshmërinë e lartë që balanconte një pjesë të këtij prodhimi.

Thesari i dytë është gjetur në Hijen e Korbit, pranë fshatit Klocë, në pjesën Perëndimore të fushës së Korçës. Këtu janë gjetur monedha të kohës së Diadokëve. Gjithashtu, ky vendbanim me sipërfaqe prej 18 ha përbën një qytet ilir të periudhës helenistike dhe mendohet se ai mund të jetë Pelioni, kryeqyteti i Mbretërisë Enkelejase.

Zbulimet në antikitetin e vonë e mesjetën e hershme në pellgun e Korçës, si ato në Gradishtën e Symizës e në kalanë e Zvezdës dëshmojnë për praninë e vendbanimeve të rëndësishme që pasqyrojnë nivel të mirë zhvillimi.

Në periudhën e bizantit nuk ka shumë burime historike. Megjithatë në fshatin Voskop, 9 km në perëndim të Korçës, është zbuluar një bazilikë paleokristiane me përmasa të mëdha për kohën.

Kjo dëshmon se Voskopi nuk mund të ishte një qendër rurale, por urbane. Gjithashtu edhe prania e varreve shumë të pasura dhe banesave me mozaik të hasura në fshatin (fqinjë) Polenë tregojnë qartë për nivelin e lartë të jetës qytetare të kësaj treve.

Gjatë pushtimit bullgar, në shek IX – XI pellgu i Korçës u përfshi në mbretërinë bullgare. Në këtë kohë qendrat më të rëndësishme urbane në territoret e Arbërit ishin, Sellasfori në zonën e Korçës dhe Gllavinica në Ballsh. Niveli i zhvillimit qytetar ishte mjaft i lartë pasi nga burimet historike shihet prania e shkollave dhe konvikteve në Sellasfor, madje në to vërtetohet se kanë ushtruar aktivitetin arsimor edhe Kirili dhe Kirovi. Përveç kësaj, në këtë qytet është nënshkruar traktati i paqes midis perandorit Bizantin dhe Carit bullgar Vasili II.

Megjithëse ekzistojnë burime historike për gjenezën e qytetit të Korçës rreth viteve 1280156 në memorjen “Historia e gjenealogjia e shtëpisë së Muzakjave” e shkruar nga Gjon Muzaka, princ i Epirit, ky qytet mori një zhvillim të shpejtë sidomos në mesjetën e vonë nga shekulli XVIII.

Materialet arkeologjike të gjetura në hapësirën e sotme urbane të Korçës dëshmojnë për ekzistencën e një vendbanimi të periudhës së antikitetit të vonë. Ndërsa “zanafilla e qytetit mesjetar të Korçës lidhet me kalanë e banuar me 26 shtëpi, e cila përmendet në regjistrin e Korçës dhe Përmetit në periudhën 1431 – 1432, ku fill mbas pushtimit u vendos qendra e administratës osmane për krahinat përreth”157. Bazuar në burime të shumta historike, mund të thuhet se Korça, në krahasim me qytetet e tjera, si: Durrësi, Shkodra, Berati etj, “është një qytet relativisht i ri, i formuar gjatë mesjetës së vonë”. 158

Njoftimi më i hershëm mbi ekzitencën e qytetit të Korçës, vjen i shkruar nga Gjon Muzaka më 1510, në kronikën “Gjenealogjia e familjes Muzaka”, ku ai e përmend Korçën si qytet dhe pjesë e territoreve të zotërimeve të Andrea Muzakës, me titull 156 ArbenGjata, Mbi themelimin e Korçës, Korçë 2006, fq.16 157 Pirro Thomo, Korça urbanistika dhe arkitektura, Tiranë, 1988, fq 23. 158 Zija Shkodra, Esnafet Shqiptare, Tiranë, 1973, fq. 292.

Page 57: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

57

“Sebastokrator” më 1280 –1281. Pozita në pjesët më lindore të vendit kushtëzoi pushtimin e Korçës prej ushtrive turke qysh në mësymjen e parë, më 1385. Turqit, jo rastësisht zgjodhën Korçën si qendër të krahinës. Sipas studiuesit Pirro Thomo, në atë kohë “Korça përbënte një qendër tashmë të formuar e të rëndësishme ekonomike, në një pozitë të favorshme, me kala dhe pazar dhe me ekonomi të fuqishme pranë, siç ishin fshatrat Mborje dhe Peshkopi” 159.

Një moment të rëndësishëm për ecurinë e qytetit të Korçës përbën dhurimi i fshatit Peshkopi nga sulltan Bajaziti i dytë Mirahor Iliaz Beut, në fundin e shekullit XV. Iliaz Mirahori shpërnguli në fshatin Peshkopi edhe pazarin e Korçës, i cili ishte pranë pronave të tij. Ky veprim solli jo vetëm shtimin e të ardhurave të Iliaz Beut, por edhe shtoi sigurinë për zhvillimin normal të tregut dhe gjithë jetës së qytetit të Korçës.

Korça e ruajti karakterin e një qyteti të vogël tregtar gjatë dy shekujve pasardhës, kur tregtarët elbasanas, për të shkuar në Venedik160 ndiqnin rrugën Elbasan – Korçë – Sajadhë – Korfuz – Venedik. Gjatë rrugës, në tregun e Korçës ata blinin prodhime blegtorale (lëkurë, dyllë), prodhime zejtare (mutafë, litar, hararë) dhe shisnin prodhime manifakture (stofra e letër)161.

Korça ishte kryeqendra administrative dhe me funksion të rëndësishëm tregtar

edhe gjatë shekujve XVII-XVIII, në kohën e lulëzimit të qytetit mesjetar të Voskopojës.162 Pas shkatërrimit të Voskopojës u krijuan kushtet e favorshme për një rritje më të shpejtë të Korçës dhe, sipas francezit Pouqueville163, në fund të shekullit XVIII ajo u bë një qendër me 1300 shtëpi. Në këtë periudhë u zhvilluan zejet dhe sektori i shërbimeve. Zejtarët përbënte pjesën kryesore të popullsisë dhe luanin rol të dorës së parë në ekonominë e qytetit. Sipas anglezit Lik,164 “zejtarët korçarë ishin në gjendje të prodhonin pjesën më të madhe të artikujve të veshmbathjes dhe të mobilimit të kësaj qendre”165. Tregtia njohu rritje të mëtejshme. Korça në atë kohë kishte marrëdhënie tregtare kryesisht me Beratin e Vlorën dhe, që nga periudha 1820–1822, me Durrësin, Shkupin, Prishtinën dhe Prizrenin.

Një element i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik ishte aktivizimi i zejtarive fshatare në zonat malore periferike të rajonit të Korçës. Ky proces lidhet me ndarjen shoqërore të punës në jetën e fshatit, konkretisht me shkëputjen e zejtarisë prej bujqësisë dhe ushtrimin e saj si veprimtari prodhuese suplementare, të lidhur ngushtë me tregun. Zejtaria zhvillohet sidomos në fshatrat malore të Vithkuqit, Shipskës, Zvezdës, Nikolicës e deri në Niçë, Grabovicë e Llangë, ku, sipas studiuesit Zija Shkodra “nën ndikimin e fuqishëm të sistemit esnafor, u dukën edhe format fillestare të organizimit korporativ”

166.

159 Pirro Thomo, Korça urbanistika dhe arkitektura, Tiranë, 1988, fq 15. 160 Në kohën e luftës vendiko – turke (1644 – 1669), porti i Durrësit ishte i mbyllur. 161 S.Naçi, Të dhëna mbi Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, Bul shken shoq, nr II, 1958, fq 223 – 225 162 Voskopoja në shek XVII ishte në kulmin e lulëzimit të saj, me akademinë, shtypshkronjën e vetme në Ballkan, me rreth 30 kisha e bazilika, biblioteka, azil, kopshte etj 163 Zija Shkodra: Esnafet Shqiptare, Tiranë, 1973, fq 295 164 Koloneli Lik ishte instruktor i artilerisë në ushtrinë e Ali Pashë Tepelenës 165 Zija Shkodra, Esnafet Shqiptare, Tiranë, 1973, fq 295 166 Po aty, fq 284.

Page 58: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

58

Rajoni i Korçës dallohej në tregun shqiptar të asaj kohe për: punimin e qilimave dhe sixhadeve, në Korçë; punimin e pëlhurave të trasha prej leshi dhe sidomos i shajakut të Voskopojës i njohur në tregjet turke edhe më parë me emrin “arnaut kebesi” 167; prodhimet e poçerisë së bradvicarëve të Korçës dhe punimet e drurit prej zvezdarëve; burnotin e famshëm të krahinave të Korçës168; bulmeti i krahinës së Korçës, mishi i Gramozit169 etj.

Në vitin 1860, kur Korça doli nga varësia administrative e Janinës dhe u fut nën adiministrimin e Manastirit, veprimtaria tregtare e saj mori impulse të reja zhvillimi. Nga fillimi i shekullit XIX Korça vendosi marrëdhënie të rregullta tregtare me Manastirin dhe Selanikun. Fakti që Selaniku ishte i lidhur me hekurudhë me Manastirin, krijonte lehtësi të mëdha tregtare dhe i ndihmoi tregtarët korçarë për të zgjeruar tregtinë dhe për të rritur nivelin e qytetërimit.

Njëkohësisht, paria e qytetit e shihte si domosdoshmëri lidhjen e Korçës me njërin prej porteve të vendit: Durrësin, Vlorën ose Sarandën. Në librin e Nuçi Naçit “Korça edhe katundet e Qarkut”, të botuar për herë të parë në Sofie më 1901 dhe të ribotuar më 1923, thuhet: “Korça duke qenë Shqipëri duhet të tregëtonjë pas këtaj me një nga limanete e Shqipërisë… Qeveria Qentrale duhet të bënjë ç’do therori për të lidhurit e këtij qyteti me një nga këta limane, që kështu të hollat që prishin tregëtarët e saj me qindra mijë franga ar, duke shkuar për Greqi e Sërbi, të prishen në Shqipëri e në Limanet e saj. Por kur Korça të lidhet me një nga limanet, atëherë ato të holla do derdhen për zbukurimin e limanevet t’anë”.170 Gjithashtu, qysh në atë kohë filloi të ndihej domosdoshmëria e krijimit të lidhjeve ekonomiko – tregtare me Perëndimin. “Interes i Shqipëris’ dhe i shqipëtarëvet për rrojtjen kombëtare e do të çkëputemi me ç’do lidhje që kemi pasur me Orientin = Lindjen, edhe të lidhemi e të shtrëngojmë ç’do farë tregëtije e miqësije me Perëndimin”.171

Ndryshimet që përjetoi hapësira urbane e Korçës në fillim të shekullit të kaluar, si rezultat i këtij zhvillimi të shpejtë ekonomik ishin në nivelin e thënies së Miss Durham,172 e cila thotë: “Korça është qytet që të habit. Është qytet i pastër, shumë i pastër, madje qyteti më i pastër që kam parë në Perandorinë Turke, me rrugë të drejta të shtruara mirë, pa qen e plehra nëpër këmbë”.173

Në vitet ’20 të shekullit të kaluar, Korça ishte një qytet në zhvillim të shpejtë. Popullsia e saj u rrit shpejt nga rreth 15.000 mijë banorë në vitin 1888,174 në 25.598 banorë në vitin 1923, duke u bërë qyteti më i madh i Shqipërisë175. Ndërsa në vitin 1927 Rajoni i Korçës ishte organizuar në 4 nënprefektura; Pogradecit, Bilishtit, Kolonjës e

167 Po aty, fq 284. 168 Po aty, fq 285. 169 Ligor Mile, Zejtaria fshatare shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare, Monografi, Tiranë, 2001, fq 14. 170 Nuçi Naçi, Korça edhe katundet e Qarkut, Korçë, 1923, fq 9. 171 Po aty, fq 10. 172 Miss Durham ka vizituar qytetin e Korçës në vitin 1904. 173 Edith Durham, Brenga e Ballkanit,Tiranë, 1990, fq 47. 174 Sipas përcaktimit të Karmicit në librin “Gjeografia e Korçës dhe e rrethit” 175 Pirro Thomo, Korça urbanistika dhe arkitektura, Tiranë, 1988, fq 79.

Page 59: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

59

Leskovikut; 2 krahina; Opari e administruar nga Korça dhe Gora e administruar nga Pogradeci; 338 katunde, 23 406 shtëpi, 127,864 banorë176.

Në atë kohë Korça ishte një nga qytetet më të bukur, më të mëdhenj dhe më të civilizuar të Shqipërisë, prandaj dhe u quajt “Parisi” i Shqipërisë. Një nga arsyet e këtij emërtimi është se në Korçë kishte një bashkëjetesë fetare të përkryer, që, përveç të tjerave, dukej edhe në ceremoninë e bashkimit të të gjithë kishave në ceremoninë e së Premtes së Zezë gjatë Pashkëve Ortodokse, ceremoni që ishte zhvilluar për herë të parë në kryeqytetin francez, Paris.

Tregu i qytetit në këto vite megjithëse përbënte një njësi të veçantë ishte i ndarë midis dy ngastrave, 1/3 në të djathtë të lumit të Drenicës, bashkë me Varoshin dhe 2/3 në të majtë të lumit, e bashkuar me Kasabanë. Dy pjesët e tregut i bashkonin një urë e madhe prej guri dhe 4 ura të vogla, prej druri. Sipas burimeve të kohës “Tregu i Korçës, u dogj 3 herë, në 1879 ishte edhe dëmi më i madh. Zjarri i tretë dogji afro 700 dyqane, edhe zjarri i 1894 dogji vetëm 30 – 35 dyqane. Sot tregu është i ndërtuar i bukur edhe ka afro 900 dyqane. Si nga bukuria ashtu edhe nga begatia Korça ka tregun e shkallës së parë në gjithë Shqipërinë e sotme”.177

Një element tjetër që ka ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe civilizimin e trevave të rajonit të Korçës është emigracioni. “Mërgimtari i parë shqiptar në SHBA ka qënë nga fshati Katund i zonës së Vakëfeve të Korçës (1884)”178. Por fluksi i emigrantëve u shtua veçanërisht pas Luftës së Parë Botërore, kur gjendja ekonomike e popullatës u bë e pashpresë, sepse “si pasojë e e rekuizimeve të prodhimeve bujqësore nga ana e ushtrive pushtuese, qarkullimi i tyre në treg bëhej në një masë krejt të pamjaftueshme… dhe se kushedi sa vdiqën prej të pangrënit”.179

Shumë korçarë e kanë ushtruar tregtinë edhe në mërgim, në shtete, si: Rumania, Egjypti dhe Bullgaria. Ndërsa në fillimshekullin e kaluar “shumë korçarë u hodhën në SHBA, sot amerika ka shkallën e parë të migrimit që tregëtojnë korçarët”.180 Nga gjiri i tyre dolën dhuruesit e parë shqiptarë që investuan në emancipimin e jetës shpirtërore e shoqërore të bashkëkombasve të vet, bile shpeshherë i falën qytetit të tyre dhe gjithë kapitalin që zotëronin.

Brez pas brezi janë futur në kujtesën popullore dhe në shkrimet e shumta, emrat e Jovan Bankës, që solli ujin për gjithë qytetin në 1869 nga lumi i Moravës dhe la 900 napolona ar për ndërtimin e Liceut vetëm të kishte emrin e tij; Anastas Lakçe, i cili dha një shumë të madhe të hollash për të ndarë për të vobegtët miell e para për çdo Krishtlindje e Pashkë, dhe prikë martese për çdo vit për 3 vajza të varfra, si dhe dha paratë për vazhdimin dhe përfundimin e kishës së Shën Gjergjit në 1885, e cila siç thotë edhe Nuçi Naçi edhe sot (ky përcaktim është kryer në vitin 1922 – shënimi A.B) është një nga më të bukurat kishë në Shqipëri. Në e kalon këtë nga bukuria e nga Madhërija, është vetëm kisha katedrale në Shkodër të cilën thuhet se e ka ngrahur me të hollat e veta Franc Jozefi i II”. 181 176 Tahir Zavalani, Shqipëria më 1927, Tiranë, 1928, fq 311. 177 Nuçi Naçi, Korça edhe katundet e Qarkut, Korçë, 1923, fq 45 – 46 178 Ligor Mile, Zejtaria fshatare shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare, Monografi, Tiranë, 2001, fq 28. 179 Muin Çami, Lufta çlirimtare antiimperialiste e popullit shqiptar në vitet 1918 – 1920, Tiranë, 1969, fq 30 180 Nuçi Naçi, Korça edhe katundet e Qarkut, Korçë, 1923, fq 45 – 46 181 Po aty, fq 31

Page 60: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

60

Gjithashtu përmendim edhe vëllazërinë Duro, Grigor Nukon, Gjorg Dokua etj, si dhe emrin e Dhimitri Çiçkës, që solli ujë për qytetin në 1900 nga burimi i Çardhakut dhe fali një shumë të madhe për themelimin e spitalit të qytetit, ide e cila u pasua në vitet ‘30 të shekullit të kaluar nga dhuruesi tjetër Thoma Turturlli që ndërtoi godinën e shkollës teknike në të cilën funksionon edhe sot spitali rajonal, Bibliotekën e fëmijëve dhe lulishten e ngritur para saj. Dhurimet të këtyre bijve të nderuar të Korçës u derdhën jo vetëm në ngritjen e objekteve sociale si spitale, jetimore, mensa për të varfërit, të objekteve shpirtërore si kisha të shumta, por edhe për ujin e pishëm e sidomos për ngritjen arsimore, për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e shkollave të shumta në qytet e jashtë tij. Kjo duket edhe në përcaktimin e bërë prej Nuçi Naçit, në librin e tij “Korça edhe katundet e Qarkut”, ku thuhet “se istoria e Korçës nis nga 1885 kur disa bij të saj Tregëtarë, në Rumani e në Egjyptë zunë të përkujdesen për shkrimin’ e këndimin e gjuhës shqipe, kështu pra me këtë veprë të bijvet saj Korça do të ketë emër të math në istorinë kombëtare, për shekujt e arthme”182.

Qëndrimi i korçarëve në emigracion bëri që ata të sillnin prej këtyre vendeve emancipimin qytetar, fillesat e urbanizimit me anë të pastërtisë, rregullsinë urbane. Dhe kjo nuk u pasqyrua vetëm në hapësirën urbane të qytetit, por edhe në pjesët periferike si psh fshati Dardhë, i pari vendbanim me rrjet të plotë të kanalizimeve të ujërave të bardha e të përdorura, ndoshta në shkallë vendi.

Një dimension tjetër i emigracionit ishte se si rezultat i shpirtit tregtar të korçarve, qysh në çerekun e parë të shekullit të kaluar, në Korçë erdhën dhe ekskluzivitetet e para tregtare. Kështu mund të përmendim, ekskluzivitetin e makinerive bujqësore (traktor) të firmës “Ford” për gjithë Ballkanin të marrë prej shoqërisë “Zëmblaku” ose ekskluziviteti i shpërndarjes së makinave qepëse të tipit “Singer” të shoqërisë “Stefallari” qysh nga viti 1923.

Përveç qytetit të Korçës ku zhvillimi ekonomiko social ishte më i prekshëm, pjesa tjetër e rajonit tonë zhvillohej në rritme më të ngadalshme. Qyteti i Pogradecit në vitet ’30 gjatë monarkisë mori statusin e bashkisë183. Në këtë kohë qyteti filloi të krijonte fizionominë e vet si një qendër tregtare e zejtare me banesa qytetare me tipare të veçanta të arkitekturës lokale. Banorët e tij filluan gradualisht të riorientonin aktivitetin e tyre prodhues nga bujqësia e vreshtaria drejt zejtarisë, duke i ngjasuar qyteteve përreth. Pogradeci ishte nga qytetet e paktë në Shqipëri i elektrifikuar184. Dekada e viteve ’20 – ’30 shënoi edhe orientimin e parë turistik nëpërmjet “shtëpive të para të verimit” 185 të krijuara prej borgjezisë së kohës nga Korça e Elbasani. Qysh nga kjo kohë në qytet e rrethina nisi të formohej kultura e pritjes së miqve të verës. Aktivitetet kulturore ishin të pranishme me shoqatat kulturoro – sportive186 si “Trupi gjimnastikor” krijuar në 14.03.1915, shoqëritë “E pritmja” dhe ajo e grave “Lulëzim” në vitet 1919 e 1920. Gazeta e parë doli më 1923 e botuar prej Xhevat Starova dhe titullohej “Liqeni”. Në 1927 me përkushtimin e muzikantit Luigj Filaj u ngritën grupet e fanfarës dhe të mandolinës. Grupi teatral në këtë kohë shfaqi dramat “Lulja e kujtimit”, “Detyra e mëmës” e “Piro” në kinemanë “Afërdita”.

182 Nuçi Naçi, Korça edhe katundet e Qarkut, Korçë, 1923, fq 57. 183 Guida Tursitike, Pogradeci, Tiranë, 2008, fq 24. 184 Tomorr M. Starova, Pogradeci vështrim ekonomik, etnografik e folklorik, Tiranë, 2000, fq 55. 185 Guida Tursitike, Pogradeci, Tiranë, 2008, fq 26. 186 Tomorr M. Starova, Pogradeci vështrim ekonomik, etnografik e folklorik, Tiranë, 2000, fq 55.

Page 61: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

61

Edhe në krahinën e Devollit shohim një jetë intensive të komunitetit në vitet ’20 – ’30 të shekullit të kaluar. Kështu Noli në fushatën elektorale të vitit 1924 organizoi një takim elektoral me popullin e Devollit, duke shprehur konsiderata për banorët dhe patriotët që kishin dalë nga gjiri i tij. Kjo krahinë nxori emra të shquar si p.sh., Sotir Peci deputet dhe Ministër i Arsimit në vitet 1920 – 1921187. Në vitin 1927 u krijua Klubi Sportiv Devolli me iniciator Mysret Mullain.

Gjatë gjithë periudhës së monarkisë dhe zhvillimit të Luftës së Dytë Botërore zhvillimi u përqëndrua kryesisht në qytetet kryesore të vendit, si Shkodra në veri dhe Korça në juglindje, së bashku me Tiranën e Durrësin në pjesën qendrore. Krahasuar jo vetëm me pjesën tjetër të rajonit, por edhe më gjerë në nivel kombëtar, bile edhe me rajonet e tjera të shteteve fqinje Korça arriti nivele mjaft të larta të zhvillimit ekonomik e social. Qyteti në këtë periudhë përjetoi një zhvillim galopant nëpërmjet orientimit perëndimor, jo vetëm në sferën e tregtisë, ku ai ishte si një metropol tregëar mes Selanikut dhe Italisë, por edhe në atë të zhvillimit industrial nëpërmjet punishteve të shumta, ku gërshetohej kapitali italian e ai vendas.

Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore ashtu si për gjithë vendin edhe për rajonin e Korçës solli centralizimin gradual të ekonomisë. Në dy dekadat vijuese rajoni ynë për inerci vijoi një rritje sasiore në zhvillimin e vet. Dominimi i sistemit të ekonomisë së centralizuar socialiste të bazuar mbi pronën shoqërore dhe me një sistem transporti joefikas, me një tendencë mbyllje deri në autarki çoi në mpirjen e iniciativës së lirë ekonomike dhe në rënien e standarteve të krijuara para luftës. Sektori terciar përsoi një rrënie të ndjeshme pas eleminimit të pronës private nëpërmjet dekretit numër 4263, datë 11 Prill 1967 për “Shtetëzim lokalesh për ushtrim tregtie, industrie, zejtari ose profesioni, për zyra ose depo”. Kjo e çoi sektorin terciar dhe gjithë ekonominë drejt uniformizimit ekstrem tipar që përfshiu edhe rajonin tonë. Komformizmi ekonomik shfaqej jo vetëm në struktura dhe njësi të njëjta ekonomike, por edhe në imazhin e vendbanimeve, të cilat po karakterizoheshin nga shabllonizmi arkitektonik me ndërtesa identikisht të njëjta.

Rënia e sistemit të centralizuar ekonomik në pragfillimin e viteve ’90 vijoi me periudhën e tranzicionit ku u tentua të ”riformatohej” ekonomia e tregut të lirë. Rajoni i Korçës si gjithë Shqipëria përjetoi transformime të jashtëzakonshme të strukturave ekonomike, në kalimin nga “centralizmi e gjigandizmi” drejt pronës individuale; nga dominimi i industrisë së rëndë drejt mbizotërimit të sektorit terciar të ekonomisë drejt shërbimeve megjithëse më së shumti jo në cilësinë dhe strukturën e kërkesave të kohës. Periudha e tranzicionit me gjithë problematikën e saj nuk mundi të krijojë një specializim racional por më së shumti ishte spontaniteti ai që dominoi specializimin rajonal.

Nga pikëpamja sociale kapitali human i kësaj hapësire jeton duke u ballafaquar me sfidat e kohës, ku “si fruti që ha sheqerin e vet në dimër, qyteti shpenzon për mëse 50 vjet, qelizë pas qelize, palcën e organizimit të tij, të sharmit të tij, të trashëgimisë e famës së tij, të gjenit të tij epitetik prej “Parizi të Vogël”, për ti shpëtuar zbehjes, deformimit të fytyrës së tij individuale, origjinale” 188. Megjithatë kodi gjenetik i tij i ka rezistuar deri tani kohës e historisë. Në përfundim mund të themi se roli i trashëgimisë historiko – kulturore në zhvillimin e sektorit terciar në rajonin e Korçës është mjaft i rëndësishëm. Burimet arkeologjike të shumta në numër e lloje dhe në një shpërndarje të gjerë gjeografike në 187 Tahir Zavalani, Shqipëria më 1927, Tiranë, 1928, fq LXIII. 188 Kristaq Balli, Korça-Qyteti shumëkulturor dhe shpirti i tij evropianist, Gazeta Korça, Tetor 2009, fq 10.

Page 62: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

62

gjithë rajonin janë një mundësi reale për zhvillimin e turizmit vizitonjës të gërshetuar edhe me tipet e tjera të tij. Burimet historike dhe pasqyrimi i tyre në muzeumet e shumta janë një infrastrukturë interesante për turistin e huaj.

Gjithashtu edhe trashëgimia kulturore materiale e shpirtërore tepër e pasur e këtij komuniteti punëtor, patriot dhe artdashës përbën një motiv për të zgjuar kërshërinë e vizitorit vendas dhe të huaj. Njëherazi komuniteti i rajonit të Korçës i karakterizuar nga identiteti diversiv shumëdimensional ka ruajtur tharmin e identitetit të vet etnokulturor përballë forcës globalizuese që dominon gjithandej.

Kërkesat e kohës kërkojnë një përgjegjësi edhe më të madhe prej kapitalit human të rajonit tonë në aspektin institucional, universitar, por edhe politik, në funksion të ruajtjes së gjithë vlerave të identifikuese të rajonit të Korçës dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të tyre në të ardhmen për brezat që do vijnë.

Ndoshta do të duhet një përkushtim e investim edhe më i madh në nxjerrjen në dritë të materialeve të tjera arkeologjike në të cilat rajoni ynë është i pasur. Përveç qendrës së promovimit të trashëgimisë kulturore në krijuar pranë Tumës së Kamenicë, duhet synuar edhe krijimi i një parku arkeologjik aq i nevojshëm për fluksin turistik që është gjithnjë në rritje. Nga ana tjetër duhet që gjithë arritjet të reklamohen në mënyrën më moderne sipas mendësive të kohës në funksion të zhvillimit të shërbimeve gjithnjë e më cilësore. II.3.2 Burimet njerëzore dhe kushtet sociale si faktorë kyç në zhvillimin e sektorit terciar në rajonin e Korçës

Në dinamikën e zhvillimit të sektorit terciar të ekonomisë rajonale ndikim cilësor

shfaq edhe kapitali human. Në këtë këndvështrim është fokusuar edhe analiza e aftësive njerëzore për të përdorur gjithçka që ofron natyra, në funksion të përmbushjes së kërkesës së tregut për produkte dhe shërbime, të cilat drejtpërdrejt ose tërthorazi pasqyrojnë edhe cilësinë e jetës.

Burimet njerëzore të rajonit të Korçës zhvillohen në një hapësirë gjeografike189 prej 3.711 km², të dominuar nga një reliev i larmishëm malor dhe me nuanca kontinentalitetit. Bazuar në ndarjen aktuale administrativo – territoriale të vitit 1992, rajoni ynë ka shtrirjen hapësinore më të madhe në republikë. Kjo hapësirë paraqet potenciale të mëdha për zhvillimin e veprimtarive të shumllojta, që nga ato tradicionale në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe artizanatit, deri tek ato të kohëve moderne: industri, tregti, turizëm, shërbime etj.

Fondi i përgjithshëm i tokës190 në rajonin tonë arrin një sipërfaqe prej 324.453 ha ose 87.4% të totalit. Pjesa tjetër prej 12.6% zihet prej sipërfaqeve ujore të liqeneve të Ohrit dhe Prespës dhe lumenjve të Devollit e degës së tij Dunavecit, si dhe të rrjedhjeve të sipërme të lumenjve Osum e shkumbin që rrjedhin në këtë hapësirë. Sipërfaqja e tokës bujqësore në nivel rajonal arrin në 91.771 ha ose 28.3% të totalit, duke qenë në një nivel më të lartë prej 4% krahasuar me mesataren e republikës191 prej 24.3%. Sipërfaqja pyjore

189 INTAT, Treguesit sipas qarqeve 2003 – 2004, Tiranë, 2005, fq. 18. 190 Qarku Korçë, Strategjia e zhvillimit të Qarkut Korçë, 2004, fq. 32. 191 INTAT, Treguesit sipas qarqeve 2005 – 2006, Tiranë, 2007, fq. 55.

Page 63: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

63

e rajonit tonë është 135.947 ha duke zënë 41.9% të totalit, me një dominim të dukshëm prej 5.9% mbi mesataren e republikës që zë 36% të sipërfaqes së përgjithshme.

Gjithashtu sipërfaqja e kullotave e livadheve me fondin prej 74.196 ha ose 22.8% të totalit, dominon me 6.8% mesataren e vendit të përcaktuar në 16%. Pjesa e tokave të pashfrytëzuara për rajonin e Korçës është vetëm 20.049 ha ose 6.2% të totalit dhe sipërfaqja e zënë me troje është 2.490 ha ose 0.8. (Shih tabelën 2.17.)

Ana më pozitive e strukturës së ndarjes së tokës është se niveli i inproduktivitetit territorial ka një peshë përfaqësimi mjaft modest prej vetëm 4.4%. Krahasuar me mesataren e republikës të këtij treguesi prej 24% të sipërfaqes së përgjithshme të vendit shohim një diferencë të ndjeshme prej 19.6%.

Si përfundim, mund të themi se një strukturë e tillë e ndarjes së tokës është e përshtatshme dhe me mundësi të mëdha për zhvillimin human të komunitetit të këtij rajoni.

Në hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës zhvillon aktivitetin jetësor një popullatë prej 361.914 banorësh192, e cila përbën 8.7% të popullsisë së përgjithshme. Popullimi kryesor i Rajonit të Korçës është lokalizuar në hapësirën e rrethit të Korçës me 201.028 banorë, ose 55.5% të totalit, i ndjekur prej rrethit të Pogradecit me 89.504 banorë ose 24.7%. Dy rrethet e tjera vijuese Devolli dhe Kolonja popullohen respektivisht nga 42.567 dhe 28.815 banorësh, që zenë 11.8% dhe 8% të totalit rajonal. (Shih tabelën 2.18.)

Popullsia e rajonit të Korçës dominohet nga gjinia femërore193. Koeficienti i mashkulloritetit arrin në 49.8% në një kohë që koeficienti i feminilitetit arrin në 50.2% të popullsisë totale. Dominimi i gjinisë femërore është karakteristikë për të gjitha qendrat urbane të rajonit tonë, ku pa përjashtim femrat dominojnë ndaj meshkujve194. Por diferencat janë edhe më të mëdha midis qyteteve kryesore dhe zonave rurale përreth tyre. Kështu në qytetin e Korçës195, femrat përbëjnë 51.0% të popullsisë (1.089 femra më shumë se meshkuj). Në kontrast të plotë me zonat urbane në hapësirat rurale të çdo rrethi shprehet qartë dominimi i meshkujve.

Hapësira gjeografike e rajonit të Korçës dallohet për një densitet të ulët, me 97.5 banorë/km² ose 12.5 banorë/km² nën mesataren e republikës. Shkaku i një fenomeni të tillë demografik është karakteri tepër malor i këtij rajoni, që njëherazi përbën pjesën më të lartë të të gjithë albanideve. Pikërisht ky reliev malor ka kushtëzuar gjithë veprimtarinë humane të kësaj hapësire dhe shpërndarjen e popullsisë së këtij rajoni në mënyrë shumë të pabarabartë.

Rrethet me nivelin më të lartë të dendësisë së popullsisë për rajonin e Korçës janë Pogradeci e Korça me respektivisht 123.5 e 114.7 banorë/km² secili. Mbi mesataren rajonale të dendësisë së popullsisë është edhe rrethi i Devollit me 99.2 banorë/km². Dallim cilësor paraqet niveli i popullimit në rrethin e Kolonjës me vetëm 35.8 banorë/km², ose me një denduri 3.5 herë më të vogël krahasuar me dendësinë e popullsisë së rrethit të Pogradecit dhe 61.7 banorë/km² më pak mesatarja rajonale e këtij treguesi. Në një nivel të tillë përveç karakterit malor ka ndikuar edhe largësia nga qendrat kryesore urbane të rajonit dhe të vendit, si dhe tradita migruese e popullsisë së kësaj zone.

192 Almanaku i Bashkive dhe Komunave të Shqipërisë, Tiranë, 2005 193 Gazeta Korça, Sami Meçollari, Treguesit demografikë Qarku Korçë viti 2006, Korçë, Maj 2007, fq. 7. 194 INSTAT, Popullsia e Prefekturës Korçë 2001, Tiranë, 2004, fq. 110. 195 Po aty, fq. 110.

Page 64: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

64

Shkalla më e lartë e përqendrimit të popullsisë* së rajonit të Korçës gjendet pikërisht në vendbanimet urbane të çdo rrethi përkatës. Qyteti i Pogradecit dallon për nivelin më të lartë të përqendrimit urban me 14.804 banorë/km² i ndjekur prej qytetit të Korçës me 5.492 banorë/km². Krahasuar me qytetet e lartpërmendura, popullsia e qyteteve të Bilishtit dhe Ersekës gjenden në një nivel më të ulët të dendësisë urbane me përkatësisht 2419.7 e 1680.8 banorë/km².

Lëvizja e lirë e njerëzve pas fillimit të proceseve demokratike ka çuar në një

migrim të fuqishëm nga zonat rurale më periferike e malore drejt vendbanimeve urbane të çdo rrethi, por edhe sipas madhësisë rajonale e kombëtare e më tej jashtë vendit. Nivelin më të ulët të përqendrimit të popullsisë e gjejmë në qytetet e Maliqit dhe Leskovikut me një dendësi prej 233.3 dhe 62.2 banorë/km². Në këtë rast falimentimi i ekonomisë së centralizuar dhe objekteve industrialë në to shkaktoi jo vetëm largimin e fuqishëm të popullatës, por gati edhe humbjen e tipareve urbane të funksionimit të këtyre vendbanimeve.

Ndërsa hapësira rurale në gjithë rajonin prezanton një kontrast të thellë në dendësinë e popullsisë midis hapësirave fushore e atyre kodrinoro – malore. Në komunat me shtrirje në relievet fushore shohim një dendësi të lartë të popullsisë. Në rrethin e Korçës ky tregues varion nga 157.7 banorë/km² në Komunën Qendër Bulgarec në 200.3 banorë/km² në Komunën e Pojanit. E njëjta panoramë shfaqet edhe në komunat fushore dhe bregliqenore me mundësi më të mëdha zhvillimi human në rrethin e Pogradecit. Kështu dendësia e popullsisë luhatet nga 100.3 banorë/km² në Komunën e Udënishtit në 236.3 banorë/km² në Komunën e Buçimasit. Ndërsa në rrethin e Devollit përqëndrimi i popullsisë në qytetitn e Bilishtit është shoqëruar me një nivel modest të dendësisë rurale, e cila arrin në 90.8 banorë/km² në Komunën Qendër Bilisht.

Pjesa tjetër e hapësirës rurale paraqitet e zhveshur nga “erozioni human”. Niveli i dendësisë së popullsisë është mjaft më i ulët krahasuar me hapësirat fushore. Zonat rurale më malore e më periferike të rrethit të Korçës luhaten nga 11.7 banorë/km² në Komunën e Lekasit në 31.4 banorë/km² në Komunën e Moglicës. Me gjithë burimet natyrore që kanë këto 6 njësi administrative (Moglicë, Voskopojë, Liqenas, Gorë, Vithkuq e Lekas) me një shtrirje territoriale prej 50.4% të sipërfaqes së këtij rrethi, ato paraqesin burime humane gati inekzistente. E njëjta pamje shfaqet edhe në Komunat malore të rrethit të Kolonjës dhe Pogradecit. Dallimet e dendësisë së popullsisë luhaten respektivisht nga 6.4 banorë/km² në Komuna Qendër Leskovik në 36.8 banorë/km² në Komuna Qendër Ersekë dhe nga 43.5 banorë/km² në Komunën Trebinjë në 47.3 banorë/km² në Komunën Dardhas të rrethit të Pogradecit.

Përjashtim bën deri diku shpërndarja e popullsisë në rrethin e Devollit, ku vërtet ekziston një dallim midis hapësira rurale, por shumë më i moderuar nga 63.1 banorë/km² në Komunën Miras në 72.4 banorë/km² në Komunën e Hoçishtit.

Një shpërndarje e tillë e popullsisë ka deformuar gjithë zhvillimi human në hapësirën rurale, e sidomos pjesët më periferike e malore të lokalizuar në gjithë pjesën perëndimore të rajonit të Korçës. Kjo hapësirë prej 1557 km², ose gati 2/5 e sipërfaqes totale të rajonit tonë në pjesën më të madhe të saj gjendet në kufijtë e ekzistencës jo vetëm të shërbimeve kryesore publike si arsimi e shëndetsia, por edhe në nivelin e qënies administrative të tyre. Shteti duhet detyrimisht të ndërhyjë në balancimin e proceseve

Page 65: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

65

demografike të këtyre zonave, nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe gjithë aktivitetin e tyre ekonomik.

Popullsia urbane e Rajonit të Korçës është mëse modeste. Ajo arrin në 150.961 banorë ose në 41.7% të popullsisë së kësaj hapësire, kundrejt 210.953 banorë që jetojnë në fshat dhe që zenë 58.3% të popullsisë rajonale. Ruraliteti demografik është dominues me një ndryshim prej 6.8% më shumë se mesatarja e republikës. Një nivel kaq i lartë i popullsisë rurale mund të shpjegohet me hapësirën e konsiderueshme të rajonit me shtrirjen territoriale më të madhe në vend dhe me numrin e lartë të vendbanimeve fshatare, i cili arrin në 342 vendbanime të tilla196. (Shih tabelën 2.19.)

Përqendrimin më të madh të popullsisë urbane* e gjejmë në rrethin e Korçës me 92 429 banorë që përbëjnë 25.5% të popullsisë rajonale ose 61.3% të popullsisë urbane të rajonit.

Popullsia urbane e rajonit tonë dominohet nga popullsia e qytetit të Korçës me 84.029 banorë, ose 55.7% të popullsisë urbane të rajonit. Në fakt ky numër tregon popullsinë banuese të përhershme, sepse regjistrimi i fundit i popullsisë dhe banesave nxorri 55.130197. Qyteti i dytë për nga madhësia në rajonin e Korçës është Pogradeci me 37.010 banorë, të cilët zenë 24.5% të popullsisë urbane të rajonit. Të dy këto qytete së bashku arrijnë një popullsi urbane prej 121.039 banorë, e cila është 33.4% të popullsisë rajonale, ose 80.2% të popullsisë urbane të rajonit.

Ndryshe nga gjithë qendrat e tjera urbane të këtij rajoni që kanë oshilacione vjetore të vogla të numrit të popullsisë, Pogradeci si një nga destinacionet turistike në Shqipëri dallohet për një dyfishim të popullsisë së vet sidomos gjatë pikut turistik në muajt Korrik – Gusht.

Shkalla e lartë e përqendrimit urban është kushtëzuar prej traditave të zhvillimit urban të këtij rajoni, prej zhvillimit më së shumti industrialo – administrativ të qytetit të Korçës dhe prej zhvillimit turistik në qytetin e Pogradecit. Njëherazi të dy këto qytete përbëjnë edhe polet kryesore urbane të Rajonit të Korçës, me rritme të larta urbanizimi në qytetin bregliqenor të Pogradecit dhe me një dominim tradicional të qytetit të Korçës si poli kryesor i këtij rajoni.

Tablonë e popullsisë urbane banuese të përhershme e plotësojnë në mënyrë modeste qytetet e Ersekës me 6.8 % të totalit dhe Bilishtit e Maliqit me 5.6% secili të totalit të këtij treguesi. Qyteti më i vogël i rajonit tonë është ai i Leskovikut me 2800 banorë, ose 1.8% të popullsisë urbane të rajonit.

Megjithë dinamizmin e lartë të ndryshimit të popullsisë urbane në rajonin tonë gjatë dy dekadave të fundit, interesant është fakti i rritjes së peshës së kësaj popullsie. Krahasimi i të dhënave për vitet 2005 dhe 2006 tregon një rritje prej 0.4% në totalin e popullsisë urbane të rajonit. Popullsia urbane për vitin 2006198, është karakterizuar nga rritja në qytetin e Korçës me 0.5%, në atë të Pogradecit me 0.8%, Bilishtit me 2.4% dhe në Maliq e Leskovik me 0.4 dhe 0.35% secili. Qyteti i vetëm në rajonin tonë që ka shënuar rënie është qyteti i Ersekës me 4.3% më pak krahasuar me një vit më parë.

Shtimi i numrit të popullsisë qytetare ka sjellë mundësi për një zhvillim deri diku më të stabilizur të këtyre hapësirave gjeografike, por ka sjellë një zbehje edhe më të 196 INSTAT, Popullsia e Prefekturës Korçë 2001, Tiranë, 2004, fq. 140. * Popullsi banuese e përhershme. 197 ISTITUTO GEOGRAFICO DE AGOSTINI NOVARA, Calendario Atlante De Agostini 2009, fq. 271. 198 Gazeta Korça, Sami Meçollari, Treguesit demografikë Qarku Korçë viti 2006, Korçë, Maj 2007, fq. 7.

Page 66: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

66

madhe për hapësirën rurale ku zhbalancimi midis burimeve natyrore dhe atyre humane tenton të shkojë edhe më tej drejt pamundësisë së zhvillimit të përgjithshmë të këtyre hapësirave.

Pjesa më e madhe e familjeve gjendet në rrethin e Korçës: 56.104 ose 56.4 e 99.397 familjeve të rajonit tonë. Pjesa tjetër gjendet në rrethet e Pogradecit, Devollit e Kolonjës me përkatësisht 26.677;10.670 e 5.946 familje ose 26.8%; 10.8% e 6.0 % e familjeve të rajonit. Në krahasimin midis viteve 2005 e 2006 shohim se rrethet ku shtohet numri i familjeve janë Korça e Pogradeci me 562 e 257 familje secili. Ndryshe nga to në rrethet e Devollit e Kolonjës numri i familjeve është zvogëluar me 19 dhe 154 familje secili. Ky tregues shpreh qartë edhe orintimin e lëvizjes demografike brenda rajonit, ku destinacionet kryesore janë pa dyshim rrethet e Korçës e Pogradecit dhe origjina e migrantëve të brendshëm rajonalë është veçanërisht rrethi i Kolonjës. (Shih tabelën 2.20.)

Popullsia e rajonit të Korçës banon në 50.027 banesa199, të cilat zenë 9.9% të gjithë banesave në vend. Më shumë se gjysma e tyre, 25.861 banesa ose 51.6% janë të lokalizuar në rrethin e Korçës. Ndërsa një e katërta e gjithë banesave të rajonit gjenden në rrethin e Pogradecit me 12.834 banesa ose 25.7% e totalit.

Tërësia e banesave të rajonit plotësohet prej dy rretheve më të vegjël, Devollit e Kolonjës me 8.032 e 3.300 banesa secili, me një peshë specifike përkatësisht prej 16.1% e 6.6%.

Pjesa kryesore e banesave natyrshëm janë lokalizuar në hapësirën rurale të Rajonit të Korçës: 39.299 banesa ose 78.6% e 50.027 banesave të rajonit tonë. Theksimi i karakterit rural të këtij rajoni duket edhe nga pesha e banesave në zonat rurale kundrejt totalit të vendit me 369 .93 banesa200, që arrin në 10.6% e banesave në hapësirën rurale të gjithë vendit.

Përgjithësisht gjithë rajoni dallohet për ekzistencën e banesave të vjetra. Banesat e ndërtuara para viteve ’80 në rajonin tonë201 arrijnë në 32.415, ose 64.8% e gjithë banesave rajonale, duke qenë shumë larg prej nivelit prej 52.0% në shkallë vendi. Ndërtimet e tri dekadave të fundit pra pas 1981, shkojnë në 17.567 banesa duke zenë 35.2% të banesave të rajonit. Ndërkohë që pesha specifike e kësaj kategorie banesash në nivel vendi arrin në 48% të të gjithë banesave të republikës, konstatojmë një shmangie prej 12.8% më pak se niveli kombëtar. Po kaq i theksuar është dallimi edhe në ndërtimet më të reja të pas 1991, ku gjejmë 6.234 banesa në gjithë rajonin tonë ose 12.5% të totalit rajonal, në një kohë që nivel kombëtar ky tregues është dy herë më i lartë dhe arrin në 25.2% të gjithë banesave ekzistuese në vend.

Periudha e pas ndryshimeve demokratike tregon se burimet humane të rajonit të Korçës kanë qenë shfaqur një interesim shumë më të ulët për të investuar në ndërtimin e banesave të reja, duke patur një peshë specifike të këtyre ndërtimeve në gjysmën e këtij treguesi në nivel kombëtar. Niveli i lartë i migrimit të kësaj popullsie është edhe shkaku i një gjendje të tillë. Megjithatë ekzistenca e banesave të vjetra përbën njëherazi edhe një motiv për realizimin e ndërtimeve të reja në të ardhmen.

199 INSTAT, Popullsia e Prefekturës Korçë 2001, Tiranë, 2004, fq. 135. 200 INSTAT, REPOBA Popullsia e Shqipërisë 2001, Tiranë, 2004, fq. 165. 201 INSTAT, Popullsia e Prefekturës Korçë 2001, Tiranë, 2004, fq. 135.

Page 67: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

67

Në hapësirën rurale të rajonit tonë banesat e vjetra202 të para viteve ’80 kapin 64.7% të gjithë banesave rajonale, ose 10.1% më shumë krahasuar me këtë kategori banesash që në shkallë vendi kap 54.6%. Ndërkohë që banesat e reja të pas 1981 në të gjitha rrethet e kësaj hapësire gjeografike zenë 35.3% të totalit të tyre, në nivel kombëtar kjo peshë specifike e këtyre banesave është 45.4%, pra 9.9% më i ulët. Ndërsa banesat e ndërtuar pas vitit 1991 në gjithë zonën tonë rurale kapin vetëm 9.3% të të gjitha banesave, për gjithë vendin kjo shifër është 19.9%, ose 10.6% më e ulët.

Edhe në zonat urbane të rajonit tonë shohim të njëjtën pamje të këtij treguesi, veçse në totalin e banesave të vjetra të para viteve ’80, rajoni ynë rezulton të ketë 20% më shumë banesa të vjetra krahasuar me vendin (65.2% – 45.2% ). Në banesat e reja të ndërtuara pas 1991, vërtet ka një ndryshim pozitiv krahasuar me zonat rurale të po këtij rajoni me (24.1% kundrejt 9.3% të zonës rurale), por është shumë mbrapa zhvillimit kombëtar në këtë drejtim duke qënë 15% më poshtë këtij treguesi (24.1% kundrejt 39.1% në nivel kombëtar).

Kategoria dominuese e banesave të rajonit të Korçës është ajo e shtëpive individuale me 48.575 banesa, që zenë 97.2% të 49.982 banesave të gjithë rajonit, duke patur një vlerë 0.5% më të lartë sesa mesatarja e republikës. Pjesa tjetër prej 1.452 janë banesa kolektive, ose pallate me një peshë specifike mjaft të ulët prej 2.8% të totalit. Krahasuar me mesataren e republikës prej 3.3% kemi një vlerë prej 0.5% më të ulët. Kjo tregon se dominon më shumë prezenca e shtëpive individuale ndaj banesave kolektive.

Zakonisht në zonat komunare shohim dominimin e theksuar të shtëpive individuale ku në rrethet Kolonjë, Pogradec e Devoll janë përqëndruar 82.1%; 83.2% e 84.4% e shtëpive në nivel rrethi. Vetëm rrethi i Korçës ka një raport më të ulët shtëpive individuale në zonat rurale prej 76.5% të kësaj kategorie në nivel rrethi.

Në zonat urbane rritet pesha e banesave kolektive. Kështu përkatësisht 61.6% dhe 65.5% e gjithë pallateve të rrethit të Pogradecit dhe Korçës gjenden në zonat e tyre urbane. Kjo shpërndarje tregon se pjesa tjetër e këtij tipi banesash janë në zonat rurale të lokalizuara kryesisht në zonat e shfrytëzimit të mineraleve. Në dallim me to dy rrethet e tjerë Devolli e Kolonja kanë 74.4% e 75.9% të banesave kolektive të përqëndruara në zonat urbane, por në vlerë absolute numri i tyre prej 29 dhe 154 pallatesh është mëse modest.

Në çdo banesë, në rajonin e Korçës, jetojnë mesatarisht 2 familje, në një kohë që në rang vendi numri mesatar i familjeve për një banesë203 është 1.04. Kjo tregon se në shkallë rajoni bashkëjetesa familjare në të njëjtën banesë (familje disakuroreshe) është dominante. Interesant është fakti se shumica e familjeve shumë kurorëshe jetojnë në dy rrethet me popullsinë më të madhe, në Korçë e Pogradec me përkatësisht 2.2 dhe 2.1 familje për banesë. Dominimi i ruralitetit në dy rrethet e tjerë (e më të vegjël të rajonit tonë), Kolonja e Devolli ndikon edhe përafrimin numrit të familjeve me banesat e tyre, duke arritur në respektivisht 1.8 dhe 1.3 familje për banesë.

Tërthorazi, ky tregues zbulon nivelin e të ardhurave familjare dhe njëherazi faktorët që i pengojnë familjet për të patur seicila banesën e vet: “të ardhurat, të cilat

202 INSTAT, Popullsia e Prefekturës Korçë 2001, Tiranë, 2004, fq. 135. 203 INSTAT, REPOBA Popullsia e Shqipërisë 2001, Tiranë, 2004, fq. 21.

Page 68: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

68

janë burimi i parë për të mundësuar një jetesë komode, tradita, çmimet e liberalizuara të banesave etj” 204.

Përdorimi familjar i automjeteve është një tregues i rëndësishëm për ecurinë dhe pavarësinë e sipërmarrjeve individuale në sektorin terciar dhe nëndegët e tij. Ai indirekt prezanton gjithë ndikimet natyrore e sociale që kanë ndikuar mbi veprimtarinë humane të popullatës së këtij rajoni. Kushtet natyrore me ashpërsinë e relievit e klimës malore, kanë kushtëzuar zhvillimin human me prezencën e migrimin e popullsisë por edhe të elementëve të tjerë infrastrukturorë midis më kryesorëve edhe të rrjetit rrugor. Cilësia e dobët e këtij rrjeti rrugor ka qënë edhe shkak për “rritje” distancash, që shtojnë kostot e prodhimit dhe jetesës së banorëve të zonave sidomos malore e periferike, duke krijuar një konstrast të thellë me zonat qendrore e fushore të çdo rrethi. Shih tabelën 2.20.

Në rajonin e Korçës një në 8 familje ka një automjet dhe në nivel kombëtar205 ky tregues është 2.5 familje për automjet. Me përjashtim të rrethit të Korçës ku gjejmë edhe treguesin më pozitiv të rajonit ku një automjet u takon 7 familjeve gjithë rrethet e tjerë paraqesin një nivel më të dobët. Në Devoll kemi një automjet për 8.6 familje, ndërsa në dy rrethet e tjerë Pogradec e Kolonjë një automjet u takon përkatësisht 10 dhe 11.7 familjeve.

Edhe përdorimi familjar i automjeteve ruan trendin e zhvillimit human sipas shtrirjes gjeografike. Paraqitjen më të mirë të përdorimit familjar të automjeteve e kanë qendrat urbane, me Bashkinë e Bilishtit, Korçës dhe Pogradecit me përkatësisht një automjet për çdo 4.9; 5.2 dhe 5.9 familje secila. (Shih tabelën 2.21.)

Kurse hapërisa rurale prezanton një panoramë mjaft të kënaqshme sidomos në pjesën qendrore të fushëgropës së Korçës me komunat Qendër Bulgarec, Libonik, Drenovë e Voskop, që kanë respektivisht një automjet për çdo 5.2; 7.3; 7.7, 7.7 familje.

Në pozicion diametralisht të kundërt qendrojnë komunat malore e periferike, kryesisht në pjesën perëndimore të rajonit, si komuna Moglicë, Lekas, Çlirim, Proptisht, Velçan, Qendër Leskovik e Trebinjë në të cilat një automjet zotërohet përkatësisht nga 23.1; 27.2; 28.1, 28.4; 35.1; 38.6 e 46.2 familje. Indirekt ky tregues flet qartë për situatën demo – sociale të këtyre njësive administrative që janë gati inekzistente.

Interesante është edhe shpërndarja e vlerave të këtij treguesi për komunat me destinacione të veçanta turistike. Një nivel shumë të kënaqshëm shohim në komunat e Drenovës dhe Liqenasit ku komuniteti i tyre zotëron një automjet për çdo 7.7 e 8.4 familje. Në një gjendje mesatare mund të konsiderohet edhe komuna e Voskopojës ku në çdo 10.4 familje gjendet një automjet. Ndërsa në komunën e Vithkuqit ky tregues është edhe më i dobët, sepse një automjet u përket çdo 14.7 familjeve.

Megjithëse ky tregues paraqet gjendjen aktuale të mundësive që ka kapitali human i komuniteteve përkatëse për të zhvilluar aktivitetin e vet kompleks, duket qartë se rajoni ynë është larg intensitetit të duhur të zhvillimit human.

Lëvizja natyrore e popullsisë shpreh fuqinë riprodhuese të popullsisë, që ndikon drejpërdrejt në rritjen e burimeve njerëzore. Në rajonin e Korçës lindshmëria është 11.0‰, duke patur 4.1‰ lindje më pak niveli kombëtar206 prej 15.1‰. Vdekshmëria rajonale me 5.6‰ është pak më e lartë (0.4‰) se ky tregues që në nivel kombëtar arrin 5.2‰. Ndërsa shtimi natyror prej 5.4‰ në rajonin e Korçës kontraston dukshëm me 204 CRMES, Studimi-Rritja e aftësive vlerësuese dhe strategjive vepruese të komunitetit, Korçë, 2003, fq. 6. 205 www.INSTAT.gov.al, INSTAT, Treguesit sipas Qarqeve, viti 2006, fq. 11, 75. 206 ISTITUTO GEOGRAFICO DE AGOSTINI NOVARA, Calendario Atlante De Agostini 2009, fq. 272.

Page 69: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

69

nivelin 9.9‰ të shtimit natyror të vendit tonë. Kjo panoramë demografike prezanton një popullsi me vitalitet të përgjysmuar krahasuar dinamizmin demografik të popullsisë së vendit tonë.

Në brendësi të rajonit zhvillimet demografike janë mjaft interesante. Rrethet e Pogradecit dhe Devollit dallohen për lindshmërinë207 më të lartë me 14.3‰ e 12.2‰ secili. Ndërsa në Kolonjë lindshmëria arrin në 9.5‰, në rrethin e Korçës gjejmë lindshmërinë minimale të gjithë rajonit me 9.4‰, ose 1.6‰ më pak se mesatarja rajonale.

Vdekshmëria208 më e ulët në rajonin e Korçës është në rrethin e Kolonjës me 3.9‰ e ndjekur nga rrethi i Pogradecit ku ky tregues rezulton të jetë 5.1‰. Mbi vdekshmërinë mesatare rajonale e kombëtare paraqitet rrethi i Devollit me 5.7‰. Nivelin më të lartë të vdekshmërisë për gjithë rajonin tonë e regjistron rrethi i Korçës me 6.0‰.

Shtimi natyror i popullsisë, si një rezultante e dy treguesve të mësipërm, paraqet një ndryshueshmëri të lartë vlerash në nivel rrethi. Është rrethi i Pogradecit që prezanton vitalitetin demografik më të lartë për gjithë rajonin tonë me shtimin natyror prej 9.2‰, duke patur një dallim të vogël prej 0.7‰ ndaj këtij treguesi në nivel kombëtar. Rrethet e Devollit e Kolonjës kanë një shtim natyror mbi mesataren rajonale, me 6.5‰ dhe 5.6‰ secili. Shtimin më të ulët natyror për gjithë rajonin e ka rrethi i Korçës me vetëm 3.4‰, duke treguar njëherazi vitalitetin më të ulët rajonal dhe tendencën e kalimit drejt plakjes të popullsisë. (Shih tabelën 2.22.)

Diferencat në shtimin natyror lidhen ngushtë me migrimet e popullsisë. Rajoni i Korçës karakterizohet nga një migrim i fushiqëm. Vetëm në periudhën midis dy regjistrimet e fundit të popullsisë së vendit saldoja migruese është negative prej 46.266 banorë, ose – 14.86% të popullsisë209. Nga një proces i tillë janë përfshirë të gjithë rrethet e rajonit. Nivelin më të ulët të emigrimit e ndeshim në rrethin e Pogradecit me – 1.36%, i ndjekur prej rrethit të Devollit me – 9.06% të popullsisë. Emigrimi i popullsisë së rrethit të Korçës rezulton mbi vlerën mesatare të rajonit në – 19.32% të popullsisë. Volumin më të madh të emigrimit rajonal e ndeshim në rrethin e Kolonjës ku shpopullimi ka arritur në – 30.75% të popullsisë.

Dukuria e migrimit ka vazhduar edhe në vitet në vijim. Interesant paraqitet krahasimi midis emigrimit dhe imigrimit për rrethet e rajonit tonë gjatë viteve 2005 e 2006210. Si rajon shohim se saldoja migruese mbetet përsëri në të njëjtën tendecë, atë negative. Në vitin 2006 në Rajonin e Korçës janë vendosur 6769 persona dhe janë shpërngulur 7168 persona, në një raport 1 me 1.1 në favor të emigruesve, ose me – 399 banorë211. Ndërsa dallimi i migrimit në nivel rrethi është i ndryshëm.

Rrethet e Pogradecit, Korçës e Devollit janë përfshirë nga saldoja migruese pozitive, ku imigrimet kanë dominuar emigrimet me përkatësisht 87, 55 e 38 banorë. Ndryshe prej tyre rrethi i Kolonjës vazhdon trendin e largimeve të popullsisë me një saldo migruese negative prej 579 banorësh. (Shih tabelën 2.23.)

Raporti midis lëvizjes natyrore dhe migrimit të popullsisë212 të rajonit të Korçës për vitin 2006 është pozitiv. Shtesa natyrore rezulton në 1931 vetë, ndërsa migrimi

207 Gazeta Korça, Sami Meçollari, Treguesit demografikë Qarku Korçë viti 2006, Korçë, Maj 2007, fq. 7. 208 Po aty, fq. 8. 209 Qarku Korçë, Strategjia e zhvillimit Korçë – Objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit, Korçë, 2005, fq. 12. 210 Gazeta Korça, Sami Meçollari, Treguesit demografikë Qarku Korçë viti 2006, Korçë, Maj 2007, fq. 8. 211 Po aty, fq. 8. 212 Gazeta Korça, Sami Meçollari, Treguesit demografikë Qarku Korçë viti 2006, Korçë, Maj 2007, fq. 8.

Page 70: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

70

prezantohet me 399 persona të emigruar. Diferenca midis tyre e dominuar prej lëvizjes natyrore të popullsisë arrin në 1532 persona. Në shpërndarjen rajonale të këtij treguesi shohim që rrethet e Pogradecit, Korçës e Devollit kanë një shtim të popullsisë prej përkatësisht 926; 723 e 312 banorësh secili. Përsëri përjashtim bën rrethi i Kolonjës i cili ka patur një pakësim me 429 banorë.

Struktura moshore e popullsisë, përveç të tjerave, tregon peshën e popullsisë nën moshën e punës, në moshën e punës dhe mbi moshën e punës. Grupmosha 0 – 14 vjeç, që tregon kontigjentin e popullsisë së mbajtur213 përbën 25.9% të popullsisë rajonale; popullsia në moshën e punës: 15 – 60 vjeç, që përbën një komponent të rëndësishëm i potencialit human të rajonit, zë 64.8% të popullsisë; ndërsa grupmosha mbi 60 vjeç, që përbën pjesën e popullsisë në pension214, zë 9.3% të popullsisë. (Shih tabelën 2.24.)

Dinamizmi human që prezantohet prej këtyre shifrave është një garanci për të mbështetur zhvillimin ekonomik të të gjithë hapësirës gjeografike të rrethit të Korçës në përgjithësi dhe sektorit terciar të zonave urbane dhe rurale në veçanti.

Piramida demografike e popullsisë së Rajonit të Korçës dallon prej piramidës demografike të popullsisë së Shqipërisë. Duke patur kontigjentin e popullsisë së mbajtur 3.4% më të vogël krahasuar me këtë kategori në nivel kombëtar ajo ka një bazament më të ngushtë. Ndërsa në moshën e punës dhe të pensionit ajo ka një gjerësi më të madhe përkatësisht me 1.6% e 1.8% seicila.

Piramida demografike e rrethit të Pogradecit ka një përafrim gati të plotë me atë në nivel kombëtar me një shmangie të papërfillshme. Ndërsa piramida demografike e rretheve të Korçës e të Devollit është gati identike midis tyre. Por krahasuar me formën e piramidës demografike të popullsisë së Shqipërisë, shmangiet janë shumë të mëdha. Ndryshimi më i madh është në bazamentin e piramidës e cila në rastin e dy rretheve të lartpërmendur është 4.5% më e vogël, duke u zgjeruar me 2% e 2.5% në dy grupmoshat e mësipërme. Kjo tregon se burimet humane të popullsive të tyre janë më të reduktuara dhe me një garanci më të vogël për zhvillimet ekonomike të pritshme në periudhat në vijim. Njëherazi duket qartë edhe tendenca e kalimit drejt mplakjes së popullsisë.

Ndërsa piramida demografike e rrethit të Kolonjës është edhe më komplekse. Ajo paraqitet me një bazament pak më të gjerë prej 0.7% krahasuar me rrethet e Korçës e Devollit, por gjithsesi më ngushtë se bazamenti i piramidës kombëtare. Në këtë rreth shohim një prezencë 1.1% më të madhe në grupmoshën e punës ndaj këtij treguesi në nivel nacional. Ndërsa pesha specifike e popullsisë në moshën e pensionit në rrethin e Kolonjës është më e larta në gjithë rajonin tonë me 10.2% të popullsisë dhe me diferencën më të madhe ndaj treguesit nacional prej 7.5%. Migrimi i fuqishëm i banorëve të këtij rrethi tenton të arrijë kufijtë e mplakjes së popullsisë.

Në rajonin e Korçës, në moshë pune215 janë 171.902 banorë, ose 64.8% të

popullsisë, ekonomikisht aktive216 janë 120.264 banorë, ose 45.4% e popullsisë; të

213 Pjesa e popullsisë që nuk punon, por me kontributin e prindërve dhe të shoqërisë përgatitet për t’u futur nga grupmoshën aktive 214 Sipas ligjit të ri për pensionet, mosha e daljes në pension është 60 vjet për femrat dhe 65 vjet për meshkujt 215 INSTAT, Popullsia e Prefekturës Korçë 2001, Tiranë, 2004, fq. 110. 216 Po aty, fq. 121.

Page 71: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

71

punësuar217 janë 92.455 banorë ose 34.9% e popullsisë (53.8% të fuqisë punëtore të rajonit); të papunë218 janë 27.809 banorë ose 10.5% e popullsisë dhe në emigracion219 janë 46.266 banorë ose 17.4% të popullsisë.

Në shkallë rajoni, mbizotërojnë të punësuarit në sektorin bujqësor, që janë gjithsej 53.664 ose 71.7% të të punësuarve; në vend të dytë janë të punësuarit në sektorin publik (shtetëror) gjithsej 11.042 punonjës ose 14.8% të të punësuarve; në vend të tretë janë të punësuarit në sektorin jobujqësor (10.095 vetë ose 13.5%). Një shpërndarje e tillë e forcave të punës tregon qartë edhe karakterin rural të rajonit të Korçës. Sektori që ka angazhuar numrin më të madh të të punësuarve ashtu si në gjithë Shqipërinë sektori privat bujqësor (57.5%), por me një diferencë prej 14.2% më shumë se ky tregues në nivel kombëtar.

Burimi: INSTAT, Treguesit sipas Qarqeve, viti 2006, fq. 14.

Krahasimi i spektrit të të punësuarve nxjerr njëherazi në pah edhe përfshirjen e

kësaj popullate nga migrimi mjaft i thellë. Punësimi në sektorin publik është 9.4% më i ulët nga niveli kombëtar (24.2%), ndërsa në sektorin privat jobujqësor diferenca është pak më e vogël me vetëm 4.8% më poshte se niveli kombëtar i këtij treguesi (18.3%).

Në hapësirën urbane konkretisht në qytetin e Korçës220, punësimi sipas sektorëve paraqitet si vijon: në sektorin jobujqësor respektivisht 48.4%; në sektorin publik 25.9%. Punësimi publik në këtë hapësirë tenton t’i përafrohet nivelit kombëtar me një ndryshim prej 1.7% më shumë.

Ky tregues evidenton burimet e mjaftueshme njerëzore për të përballuar hapjen e bisneseve të reja, veçanërisht në sektorin terciar, që përbën pjesën më atraktive të ekonomisë.

Punësimi rajonal sipas grupmoshave 15 – 19; 20 – 29; 30 – 44; 45 – 54; 55 – 64 dhe mbi 65 vjeç është respektivisht 10.8%; 15.7%; 39.6%; 26.3%; 7.0% dhe 0.6 %.

217 Po aty, fq. 131. 218 Po aty, fq. 131. 219 Qarku Korçë, Strategjia e zhvillimit Korçë – Objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit, Korçë, 2005, fq. 12. 220 Arben Belba, Sektori Terciar në hapësirën urbane dhe rurale të rrethit të Korçës, Tiranë, 2004, fq. 25.

Sektori publik 14.8 %

Sektori privat jobujqësor

13.5 %

Sektori privat bujqësor 71.7%

Grafiku 2.3.1. Punësimi sektorial në Shqipëri, për vitin 2006

Sektori Publik Sektori privat jobujqësor Sektori privat bujqësor

Page 72: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

72

Megjithëse të punësuar janë përfaqësues të gjitha intervalet e grupmoshave të lartpërmendura, pjesa kryesore e tyre i përket grupmoshës më aktive të popullsisë: 30 – 44 vjeç. Pesha specifike e punësimit është më e lartë në dy grupmoshat superiore: 33.3%, kundrejt 26.5% në grupmoshat më të reja. Arsyeja e këtij dallimi qëndron në peshën specifike të lartë të të punësuarve në sektorin privat të ekonomisë: 85.2%, që lidhet me traditën e vjetër të karakterit individual të punës së fermerëve dhe artizanëve korçarë, që krahas iniciativës së lirë, i lejon ata të punojnë në profesionet e tyre. (Shih tabelën 2.25.)

Krahasimi i punësimit sipas grupmoshave nxjerr në pah angazhimin më të vogël në punësimin rajonal të grupmoshave më aktive dhe më të reja, që natyrshëm janë përfshirë në emigracion. Njëherazi shihet një angazhim më i madh të grupmoshave superiore në punësimin rajonal krahasuar me punësimin kombëtar.

Ndërsa shpërndarja e të punësuarve sipas grupmoshave në nivel rrethi prezanton një larmi të madhe. Peshën specifike më të madhe të të punësuarve në grupmoshën e më të rinjve 15 – 19 vjeç e ka rrethi i Pogradecit (13.3%), kurse nivelin më të ulët e shohim në rrethin e Kolonjës (7.5%). Në grupmoshën 20 – 29 vjeç peshën specifike më të madhe të të punësuarve e shohim tanimë në rrethin e Korçës (17.1%) dhe përsëri më pak të punësuar gjejmë në rrethin e Kolonjës (12.4%). Indirekt kjo tregon qartë se niveli i emigrimit familjar për rrethin e Kolonjës është mjaft i lartë, krahasuar me rrethet e tjera të rajonit tonë. Në grupmoshën më aktive të popullsisë 30 – 44 vjeç nivelin më të lartë të të punësuarve e hasim në rrethin e Kolonjës (43.2%) dhe nivelin më të ulët në rrethin e Devollit (35.7%). Qënia e Devollit në kufi më Greqinë i jep mundësi emigrimi një pjese të mirë të popullsisë që është në nivelin më aktiv të punësimit.

Grupmosha 45 – 54 vjeç prezanton nivelin më të lartë të të punësuarve në rrethet e Kolonjës e Devollit; 29.6% e 29.7% dhe nivelin më të ulët të kësaj kategorie në rrethin e Korçës me 25.2%.

Në grupmoshat superiore 55 – 64 e mbi 65 vjeç ekstremet e të punësuarve i kanë rrethet e Devollit me nivelin më të lartë me respektivisht 11.1% e 1.1% të të punësuarve dhe në antitezë me të rrethi i Pogradecit me përkatësisht 5.7% e 0.5%.

Sipas nivelit arsimor rajonal, peshën kryesore e kanë të punësuarit me shkollë fillore: 144.530 vetë ose 60.3% e të punësuarve; të punësuarit pa diplomë dhe me arsimin e mesëm të përgjithshëm: përkatësisht 33.350 e 33.295 vetë ose 13.9% secili; të punësuarit me shkollë të mesme teknike: 13.115 vetë ose 5.4%; të punësuarit me universitet dhe pasuniversitar: 10.944 vetë ose 4.6% dhe të punësuarit me shkollë të mesme profesionale: 4.583 vetë ose 1.9%. Krahasuar me mesataret në nivelin kombëtar të shkollimit rajoni i Korçës paraqitet në një nivel më të lartë. Ndërsa në brendësi të rajonit shohim dallime midis rretheve përkatës. Kështu rrethi me numrin më të lartë të të punësuarve pa diplomë është Pogradeci: 9.793 vetë ose 15.6%, kurse nivelin më të ulët të punësuarve pa diplomë e ka rrethi i Kolonjës: 1.988 vetë ose 12.6% të të gjithë të punësuarve në shkallë rrethi. Të punësuarit me shkollë fillore dominojnë në rrethin e Devollit: 21.042 vetë ose 67.2% të gjithë të punësuarve në rreth, ndërsa nivelin më të ulët e ka rrethi i Pogradecit: 36.072 vetë ose 57.4% të të punësuarve në rreth. (Shih tabelën 2.26.)

Të punësuarit me arsim të mesëm të përgjithshëm dominojnë në Pogradec; 9.805 vetë ose 15.6% të të punësuarve në rreth dhe nivelin më të ulët me këtë nivel shkollimi e ndeshim në rrethin e Devollit: 3.785 vetë ose 12.1%.

Page 73: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

73

Numri më i madh i të punësuarve me shkollim të mesëm profesional e teknik dhe universitar e pasuniversitar me ndeshet në rrethin e Kolonjës me respektivisht 377; 953 e 841 vetë ose 2.4%; 6.1% e 5.4 % e totalit të të punësuarve në rreth. Nivelin më të ulët të punësimit të këtyre kategorive e ndeshim në rrethin e Devollit: 377; 1040 e 934 vetë ose 1.2%; 3.2% e 3.0 % të gjithë të punësuarve në këtë rreth.

Në një optikë të përgjithshme shohim se rrethi që ka të punësuarit me nivelin më të lartë të shkollimit është rrethi i Kolonjës dhe në pozitat e kundërta gjendet rrethi i Devollit.

Në strukturën e të punësuarve sipas nivelit arsimor ka ndikuar emigrimi i fuqishëm i popullatës në qytetet e tjera (kryesisht në shtetet fqinje) i pjesës më të kualifikuar të fuqisë puntore.

Për zhvillimin e degëve të veçanta të sektorit terciar të ekonomisë rajonale, sidomos në sferën e shërbimeve, është e nevojshme një rikualifikimi i punonjësve, në përputhje me kërkesat e kohës dhe standartet perëndimore.

Një problem i mprehtë social për rajonin e Korçës është papunësia, kategorizimi dhe shpërndarja gjeografike e saj. Numrin më të madh të të papunëve për gjithë rajonin e gjejmë në rrethin e Korçës, me 15.129 persona ose 54.4% të të gjithë të regjistruarve të papunë. Natyrisht që numri më i madh i popullsisë nxjerr natyrshëm një nivel të tillë papunësie. Por nëse shohim papunësinë sipas peshës specifike që papunësia ka në rrethet përkatëse pamja është e ndryshme. Kështu rrethi me nivelin më të lartë të papunësisë është rrethi i Pogradecit, me 8.263 persona ose 16.5% të të gjithë personave që kanë një lidhje me statusin e punësimit. Rrethi i Korçës është nën nivelin e papunësisë rajonale (14.2%), me 15.129 persona ose 14.1%. Ndërsa nivelin më të ulët e gjejmë në rrethet e Devollit dhe Kolonjës me përkatësisht 2.970 e 1.447 persona, ose 11.4% e 11.3% secili. (Shih tabelën 2.27.)

Por është intersant fakti se vetëm 26.% e të papunëve të qytetit të Korçës janë të rregjistruar si të papunë. Ndërsa pjesa tjetër “mund të konsiderohet si fuqi punëtore e disinkurajuar”221 dhe që një pjesë e atyre që rezultojnë si të papunë, defakto janë të punësuar në sektorin informal të ekonomisë. Një pjesë e mirë e të imigruarve sidomos në zonat fushore e urbane të rajonit të Korçës jeton në saj të të ardhurave të realizuara në sektorin informal të ekonomisë. Kjo ndihmon për të krijuar një ide më të qartë për peshën e sektorit informal në ekonominë lokale.

Në hapësirën urbane nivelin më të lartë të të punësuarve e gjejmë në rrethin e

Devollit me 2.503 persona ose 50.5% dhe nivelin më të ulët e ndeshim në rrethin e Korçës me 19.531 persona ose 42.7% të të gjithë të punësuarve në qytete. (Shih tabelën 2.28.)

Pjesa më e madhe e të papunëve në qytete janë regjistruar në rrethin e Pogradecit me 3.891 persona ose 22.2%, ndërsa pjesa më e vogël e të papunëve në qytete ndeshet në rrethin e Devollit me 822 persona ose 16.5% të totalit të kësaj kategorie. Nivelin më të lartë të fuqisë punëtore të disinkurajuar për hapësirën urbane e gjejmë në rrethin e Korçës 17.228 persona ose 37.6% të këtij totali dhe nivelin më të lartë e ndeshim në rrethin e Devollit me 33.0% të të gjithë të papunëve të paregjistruar si të tillë.

Panorama e shpërndarjes së të punësuarve në zonat rurale është e larmishme. Numrin më të madh të të punësuarve në hapësirën rurale e hasim në rrethin e Korçës, me 221 Arben Belba, Sektori Terciar në hapësirën urbane dhe rurale të rrethit të Korçës, Tiranë, 2004, fq. 26.

Page 74: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

74

34.851 persona ose 56.4% e të gjithë individëve në moshë pune, ndërsa numrin më të vogël të të punësuarve për zonat rurale e gjejmë në rrethin e Pogradecit, me 13.320 persona ose 40.9% të totalit të punonjësve në moshë pune. Tek të papunët numri më i madh i tyre i përket rrethit të Pogradecit, me 4.372 persona ose 13.5% e personave në moshë pune, kurse numri më i vogël i të papunëve gjendet në rrethin e Kolonjës me 438 persona ose 6.0%. (Shih tabelën 2.29.)

Në strukturën e të papunëve sipas nivelit arsimor222, shumicën dërrmuese e përbëjnë ata me arsim 8 vjeçar: 61.1%, ndërsa ata pa arsim dhe me arsim fillor përbëjnë respektivisht 10.4% e 9.7%. Pesha specifike e të papunëve me arsim të mesëm dhe të lartë është respektivisht 18.2% dhe 0.6%, por ka prirje të zvogëlohet.

Një aspekt i rëndësishëm për gjithë ecurinë e zhvillimit ekonomiko – social të hapësirës së marrë në studim është edhe emigracioni. Nga të dhënat e deritanishme223 rezulton se ka emigruar vetëm në rrethin e Korçës 16.6% e popullsisë së tij ose 30.1% të fuqisë punëtore. Destinacioni kryesor224 është Greqia me 83.6% të totalit të emigrantëve e pasuar prej SHBA – së me 9.5% dhe Italisë me 3.6%, ndërsa Gjermania dhe Kanadaja kanë përkatësisht nga 1.4%. Në këtë fluks emigrimi predominon grumosha 25 – 34 vjeç me 37.2% të të emgruarve, e ndjekur prej grumoshave 20 – 24; mbi 34 vjeç dhe ajo deri në 19 vjeç me përkatësisht 27.3%; 26.0% dhe 9.5% të të emigrantëve. Nga pikëpamja arsimore mbizotëron me 43.1% të këtij fluksi individët me 8 vjeçare të ndjekur me 26.8% prej individëve me arsim të mesëm. Emigrantët me arsim të lartë zenë një nivel prej 7.3% nga të cilët 87.8% janë nga qyteti i Korçës dhe 4.1% janë nga komuna e Voskopojës. Numri i tyre është sa të gjithë të emigruarit e kësaj kategorie për komunat e Gorës, Vithkuqit, Mollajt, Drenovës dhe Libonikut të marra së bashku.

Në hapësirën rajonale migrimi kryet jo vetëm në modelin zonë rurale – zonë urbane, por edhe në atë zonë rurale – zonë rurale. Modeli i dytë përfshin zonat më malore e më periferike të rajonit si zona origjinë i orientuar drejt destinacioneve të zonave rurale fushore. Popullsia rurale e Rajonit të Korçës225 rezulton të jetë pakësuar midis dy rregjistrimeve të fundit me rreth 53.398 banorë ose me 22.1% të saj. Pjesët me migrimin më të lartë janë rrethet e Kolonjës dhe Korçës dhe sidomos zonat më të thella malore të tyre Lekas, Moglicë, Piskal, Mokër etj. Destinancioni i këtij migrimi226 kanë qënë kryesisht Tirana 59%, Durrësi 15.8%, Vlora etj. Ndërsa imigrantët e rajonit tonë janë më të shumti nga zonat kufitare me Qarkun e Elbasanit 8.7%, Beratit 4.5% etj.

Migrimi i popullsisë dhe sidomos largimi i moshave të reja drejt zonave urbane ka çuar në shtimin e popullsisë së tyre dhe njëherazi ka privuar zonat rurale në zhvillimin e tyre human duke i lënë ato ose me një popullsi të mplakur, ose deri në braktisje totale.

Nga analiza e treguesit “mbi të ardhurat”, konkludojnë se popullsia e rajonit tonë e ka bazuar jetën kryesisht në të ardhurat e siguruara prej sektorit bujqësor, “prej nga buron edhe fenomeni i varfërisë, i cili përbën një problem real”227. Kështu vetëm 4.6% e familjeve të shkallë rrethi janë të pasura, 36.2% konsiderohen me nivel mesatar, 36.7%

222 Arben Belba, Sektori Terciar në hapësirën urbane dhe rurale të rrethit të Korçës, Tiranë, 2004, fq. 26. 223 Po aty, fq. 26. 224 CRMS, Studimi – Rritja e aftësive vlerësuese dhe strategjive vepruese të komunitetit, Korçë, 2003, fq.7. 225 Qarku Korçë, Strategjia e zhvillimit Korçë – Objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit, Korçë, 2005, fq. 12. 226 Po aty, fq. 12. 227 CRMS, Studimi – Rritja e aftësive vlerësuese dhe strategjive vepruese të komunitetit, Korçë, 2003, fq.7.

Page 75: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

75

nën mesatare dhe 22.5% si familje të varfëra. “Rasti më ekstrem është komuna e Moglicës ku 90% e familjeve janë në nivel nën mesatar dhe të varfra dhe vetëm 8% e 2 % janë familje me nivel mesatar dhe të pasura”228. Por edhe në komuna të tjera shohim nivele shumë të larta të varfërisë, si në komunën e Lekasit, Vithkuqi ku 85% dhe 69% e familjeve janë nën mesatare e të varfëra dhe familjet e pasura zenë 0% e 3% të totalit. Kurse në qytetet niveli i varfërisë është shumë i lartë, për qytetin e Maliqit dhe të Korçës respektivisht 71% dhe 57% e familjeve janë nën mesatare dhe të varfëra.

Migrimi i jashtëm i popullsisë rurale ka sjellë edhe efektev pozitive, ku nëpërmjet remitancave prej emigrantëve ka ndikuar në përballimin dhe zvogëlimin e kësaj varfërie. Për zonën rurale të rajonit të Korçës, të ardhurat nga remitancat përbëjnë burimin e dytë, pas bujqësisë me 18.6%. Raporti midis të ardhurave që vijnë prej emigrantëve me të ardhurat nga sektori bujqësor për komunat dhe janë nga 1.7 herë më të larta në komunën e Voskopit në 10 herë dhe 12 herë më të larta në komunat e Lekasit dhe Pirgut. Kurse për qytetet e Maliqit dhe të Korçës të ardhurat prej emigrantëve janë 1.2 dhe 1.9 herë më të larta se të ardhurat prej sektorit jo shtetëror. Emigrantët ilegalë të anketuar229 dërgojnë mesatarisht 2370 € në vit, të cilat shpenzohen në 70% të tyre për blerjen e mallrave të konsumit, blerje pajisjesh e mobiljesh shtëpiake 17.7%, ndërtim e zgjerim shtëpie 10% etj.

Gjithashtu një ndikim tjetër pozitiv në të ardhmen e ekonomisë lokale dhe sidomos të zhvillimit të sektorit terciar është edhe përfitimi i profesioneve të ndryshme të emigrantëve të rikthyer. Kjo është shoqëruar edhe me hapjen e bizneseve të reja, por edhe me mentalitetin e ri dhe eksperincën e kulturën e punës dhe atë qytetare që sjell kjo fuqi punëtore e “trajnuar” në punën e përdishme në vendet e zhvilluara ku është instaluar. II.4.3 Roli i sektorëve të tjerë të ekonomisë në zhvillimin e sektorit terciar në rajonin e Korçës

Bazuar mbi gjithë ndikimin gjeografik të elementëve natyrorë, demografikë e infrastrukturorë, shpërndarja gjeografike e ekonomisë lokale në Rajonin e Korçës prezanton një panoramë mjaft interesante. Sektori primar

Sektori primar i ekonomisë lokale, përfaqësohet nga 18.790 njësi ekonomike që operojnë në fushën e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë e pylltarisë230. Pesha specifike e tyre zë në totalin e biznesit rajonal saktësisht 2/3 ose 66.6% të tyre. (Shih tabelën 2.30.)

Një dominim i tillë i sektorit primar të ekonomisë është i kuptueshëm. Ekzistenca e fushës së Korçës (me sipërfaqe prej 300 km2 e dyta për nga sipërfaqja në Shqipëri pas Myzeqesë), luginës gati tërësisht fushore të Devollit, fushës liqenore buzë liqenit të Ohrit dhe deri diku edhe të pllajës së Kolonjës, përbëjnë shkakun e një pranie kaq të madhe të aktivitetit bujqësor në ekonominë e Rajonit të Korçës. Njëherazi prezenca e zonave kodrinore e malore që rrethojnë relievet depresive mundësojnë zhvillimin blegtoral të ekonomisë rajonale.

228 Po aty, fq.9. 229 Qarku Korçë, Strategjia e zhvillimit Korçë – Objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit, Korçë, 2005, fq. 12. 230 Bilal Draçi, Dhimitër Doka, Eqerem Yzeiri, Bazat e Gjeografisë Humane, Shblu, Tiranë, 2001, fq. 126.

Page 76: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

76

Sektori primar i ekonomisë rajonale pasqyron një dinamikë të lartë ndryshimesh, ashtu si në gjithë vendin. Pesha specifike e sektorit primar të Rajonit të Korçës krahasuar me totalin e republikës ka ndryshuar nga 11.7% në vitin 1990231 në 10.5% në vitin 2006232. Nga njëra anë kjo rënie tregon se është kushtëzuar prej largimit të madh të popullsisë veçanërisht nga zonat malore e ato më periferike. Nga ana tjetër tregon qartë potencialet e mëdha të pashfrytëzuara të këtij sektori, që gjithsesi mbeten mundësi reale për zhvillimin e ekonomisë bujqësore e blegtorale në të ardhmen. Si burimi kryesor natyror i rajonit, bujqësia do të mbetet edhe për disa kohë dominuese në ekonominë e Rajonit të Korçës.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009 Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Dega Korçë, Arshiva Korrik 2009

Aktiviteti ekonomik i sektorit primar është klasifikuar në tre kategori biznesesh.

Kategoria e parë është ajo e bizneseve të licensuara pranë zyrës së Tatim Taksave me 73 të tilla, ose 0.4% të totalit të njësive të sektorit primar të ekonomisë. (Shih tabelën 2.31.)

Pjesa dërrmuese e bizneseve të licensuar për aktivitet ekonomik brenda sektorit primar në rajonin e Korçës, janë përqëndruar vetëm në rrethet e Korçës dhe Pogradecit me përkatësisht 40 dhe 22 biznese, që përbëjnë 54.8% dhe 30.1% të totalit të tyre. Dy rrethet e tjerë, Devolli dhe Kolonja përfaqësohen me një numër modest biznesesh respekticisht 7 dhe 4 të tilla, ose 9.6% dhe 5.5% të totalit të tyre.

Në shpërndarjen sipas nëndegëve përbërëse të aktivitetit bujqësor, shohim një ndryshueshmëri të lartë midis rretheve të këtij rajoni. Peshën specifike më të lartë të licensimeve në degën e bujqësisë e shohim në rrethin e Devollit me 57.1% të totalit të bizneseve. Pjesa tjetër e tyre zihet nga dega e blegtorisë, e rritjes së peshkut dhe kërmillit me 14.3% seicila.

Në rrethin e Kolonjës kemi një shpërndarje më racionale të licensimeve në sektorin primar të ekonomisë midis katër degëve të bujqësisë, blegtorisë, pylltarisë dhe bletarisë prej 25% secila. Një pamje të përafërt shohim edhe në rrethin e Pogradecit, ku licensimet më të shumta i gjejmë në degën e pylltarisë dhe bujqësisë me 36.4% e 31.8% secila dhe pas saj vjen rritja e peshkut me 27.3% të të gjithë bizneseve të licensuara.

231 INSTAT, Vjetari Statistikor i Shqipërisë 1991, Tiranë, 1991, fq. 116. 232 INSTAT, Treguesit sipas Qarqeve, Tiranë, 2006, fq. 59.

66.60%

3.80%

29.60%

Sektori primar Sektori sekondar Sektori terciar

Grafiku 2.4.3.1. Ndarja sektoriale e ekonomisë së rajonit Korçë

Page 77: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

77

Ndërsa në rrethin e Korçës numri më i licensimeve i përket degës së blegtorisë që zenë 45% të totalit, e ndjekur prej pylltarisë dhe bujqësisë me 22.6% e 20% secila. Pjesa tjetër e licensimeve të këtij rrethi i përket bletarisë e rritjes së peshkut me 5% secila dhe rritjes së kërpudhave dhe me 2.5% të totalit të të gjithë bizneseve të licensuara.

Kategoria e dytë është ajo e fermave bujqësore të krijuara nga shpërndarja e tokës bujqësore me ligjin 7.501. Fermat bujqësore të krijuara nga ndarja e tokës në 1991 e në vijim në Rajonin e Korçës arrijnë në 44.022 njësi233.

Shpërndarja gjeografike e fondit të fermave bujqësore sipas rretheve të këtij rajoni mbizotërohet prej rrethit të Korçës me 24.004 ferma, që zinin 54.5% të totalit të tyre. Dy rrethet e tjerë, Pogradeci dhe Devolli vijojnë me 8.637 dhe 7.622 ferma seicila, që në totalin e përgjithshëm të fermave bujqësore arrijnë respektivisht 19.6% dhe 17.3%. Në përmbyllje të kësaj kategorie vijon rrethi i Kolonjës me 3.759 ferma, ose me 8.5% të totalit të përgjithshëm.

Si rezultat i migrimeve të fuqishme, që sipas CRMS vetëm në rrethin e Korçës

“rezulton se ka emigruar 16,6% e popullsisë” 234 dhe në zonat malore të të gjitha rretheve ka një rrjedhje që arrin nga 50 – 65% të popullsisë të përgjithshme të tyre, shumica e këtyre fermave janë jo produktive. Po të shtojmë këtu edhe karakterin malor të relievit e klimës së tyre, si dhe infrastrukturën shumë të dobët, produktiviteti bujqësor i këtyre fermave është akoma edhe më i ulët duke mos patur mundësi për dalje në treg dhe duke synuar vetushqyerjen.

Mbi këtë bazë për të evidentuar fermat me produktive kam veçuar njësitë ekonomike të këtij sektori që funksionojnë në relievin fushor. Njësitë që shtrihen në zonat kodrinore e malore janë konsideruar si produktive në 10% të tyre. Ndërsa në rrethin e Kolonjës ku migrimi është edhe më i fuqishëm dhe karakteri malor është edhe më dominues ky produktivitet bujqësor është konsideruar inekzistent.

Nga ky përcaktim kanë rezultuar si njësi ekonomike me efektivitet bujqësor 16618 njësi, që përbëjnë 88.4% të totalit të gjithë njësive përbërëse të sektorit primar të ekonomisë rajonale. (Shih tabelën 2.30.)

Shpërndarja gjeografike e fermave bujqësore me efikasitet më të lartë ekonomik ka dendurinë maksimale në rrethet e Korçës dhe të Devollit, me 13.278 dhe 2.500 njësi të tilla, që zenë respektivisht 79.9% dhe 15% të totalit të tyre. Në këtë hapësirë gjeografike kushtet natyrore me dominimin e relievit fushor krijojnë përshtatshmërinë më të lartë për zhvillimin bujqësor. Jo rastësisht këtu gjejmë 94.9% të të gjitha fermave bujqësore me produktivitetin më të lartë bujqësor për të gjithë Rajonin e Korçës. Në dy rrethet e tjera pesha specifike e fermave me produktivitet bujqësor është shumë e ulët. Në rrethin e Pogradecit gjejmë një numër të kufizuar njësi të tilla ekonomike me 840 të tilla që zenë 5.1% të totalit rajonal. Ndërsa prezenca e fermave të tilla në rrethin e Kolonjës në përcaktimin statistikor të kryer është gati inekzistent.

Kategoria e tretë përbën fermat e subvencionuara nga shteti gjatë tre viteve të fundit (2007 – 2009). Ato arrijnë në 2099 njësi të tilla dhe zenë 11.2% të të gjithë ekonomive bujqësore në Rajonin e Korçës. Sigurimi i subvencionit nga fermerët shoqërohet me plotësimin e disa kritereve të vendosura nga Ministria e Bujqësisë, që para së gjithash synon futjen e teknologjive të reja në fermat bujqësore. Këto njësi mund të 233 QARKU KORÇË, STRATEGJIA Rajonale e Zhvillimit – Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, Maj 2005, fq. 5. 234 CRMS, Rritja e aftësive vlerësuese dhe strategjive vepruese të komunitetit, Maj 2003

Page 78: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

78

konsiderohen si modeli i zhvillimit intensiv për të ardhmen e sektorit bujqësor e blegtoral. (Shih tabelën 3, II. II.4.3. tek materialet plotësuese II.) (Shih tabelën 2.32.)

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009 Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Dega Korçë, Arshiva Korrik 2009

Nivelin më të lartë të subvencionimit, apo gati gjysmën e tyre, në gjithë hapësirën gjeografike të rajonit tonë e ndeshim në rrethin e Korçës me 1.263 subvencione gjithsej, ose 60.2% të totalit të tyre. Pjesa tjetër e financimeve të këtij sektori është shpërndarë në tre rrethet e tjerë Pogradec, Kolonjë e Devoll me 413; 217 e 206 secili, me një peshë specifike prej 19.7%; 10.3%; e 9.8 % secili. (Shih tabelën 2.32.)

Tendenca e subvencionimit të fermave bujqësore në nivel rajoni paraqitet e orientuar drejt bujqësisë dhe blegtorisë. Numri i fermerëve përfitues në degën e bujqësisë dhe të blegtorisë është respektivisht 842 e 1133, të cilët kanë një peshë specifike prej 40.1% dhe 54.0% secili. Interesant është fakti i shfaqjes së interesit për të investuar në bletari me 124 subvensione, ose 5.9% të totalit të tyre. Ekzistojnë shumë aplikime për mbështetje financiare në këtë fushë, por mos përmbushja e standardeve të vëna për këtë sektor ka sjellë mungesën aktuale të financimit. Brenda një të kohe shumë të shkurtër në gjithë hapësirën gjeografike të Rajonit të Korçës do të gjejmë edhe fermerë përfitues në fushën e bletarisë. (Shih tabelën 2.33.)

Interesant është edhe orientimi i subvencioneve sipas degëve përbërëse të ekonomisë bujqësore në fermat e mbështetura financiarisht nga qeveria. Përgjithësisht blegtoria është dega që ka ngjallur interesin kryesor të fermerëve për sigurimin e subvensionit në rrethet e Pogradecit, Kolonjës e Korçës me 291; 151 e 691subvencione secila, ose respektivisht me 70.5%; 69.6% dhe 54.7% secila. Përjashtim bën vetëm rrethi i Devollit, i cili është i vetmi që në nivel rajonal ka të përqëndruar 100% të totalit të subvencioneve vetëm në degën e bujqësisë. (Shih tabelën 2.34.)

Mbështetja financiare në degën e bujqësisë në gjithë hapësirën e rajonit të Korçës është fokusuar në disa skema që përfshijnë: mbjellje pemëtore, mbjellje vreshte dhe hapje pusi dhe ujitje me pika.

Dega e pemtarisë në rrethin e Devollit ka siguruar nivelin maksimal të mbështetjes financiare me 206 përfitues, që zenë 100.0% të të gjitha subvencioneve në nivel rrethi. Pemëtaria zihet kryesisht nga kultura e mollëve, por edhe nga kumbullat, qershitë e dardhat, të cilat përbëjnë 196 subvencionime, ose 95.1% të gjithë përfituesve.

60.2 19.7

9.8 10.3

Korçë Pogradec Devoll Kolonjë

Grafiku 2.4.3.2 Niveli i financimit nga shteti për fermat

Page 79: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

79

Pjesa tjetër zihet prej subvencioneve në vreshta në 10 përfitues, ose një peshë specifike prej 4.9% të totalit të tyre. (Shih tabelën 2.37.)

Në rrethin e Korçës pemëtaria ka siguruar një mbështetje financiare në 439 fermerë përfitues, që zenë 34.8% të totalit të subvencioneve në nivel rrethi. Edhe këtu dominojnë fermerët që kanë investuar kryesisht në mbjelljen e mollëve, dhe më pak në qershitë, dardhat e kumbullat, me 256 përfitues, që përbëjnë 95.2% totalit të përfituesve të sektorit të pemtarisë. Në këtë rreth gjejmë vetëm 13 përfitues që kanë investuar në vreshtari, ose 4.8% të totalit të pemëtarisë.

Një panoramë krejt tjetër paraqesin rrethet e Pogradecit dhe Kolonjës me një dominim të subvencioneve blegtorale, me 291 dhe 151 përfitues seicila, duke bërë që në peshë specifike raporti i blegtorisë të arrijë përkatësisht në 70.5% dhe 69.6% të të gjitha subvencioneve të këtyre rretheve.

Pavarësisht ngjashmërisë të paraqitur më lart ekzistojnë edhe dallime midis këtyre rretheve. Kushtet natyrore tokësore, klimatike e pedologjike kanë kushtëzuar edhe shpërndarjen nënsektoriale të financimeve bujqësore e blegtoralë në nivel rajoni dhe rrethi në këtë hapësirë të marrë në studim.

Në rrethin e Kolonjës dominon mbështetja financiare e fermave blegtorale të lopëve të qumështit, e cila arrin në 89 përfiues në fermat e lopëve, që përbëjnë 41.0% të të gjitha subvencioneve për këtë rreth, ose 58.9% të gjithë financimeve në blegtorinë e këtij rrethi. (Shih tabelën 2.38.)

Kurse në rrethin e Pogradecit mbizotërojnë subvencionet në fermat e dhenve dhe

dhive në tufat mbi 50 krerë, me 100 – 150 krerë dhe ato mbi 150 krerë. Numri i përfituesve të fermave blegtorale të dhenve në këtë rreth arrijnë në 277 përfitues, ose 67.1% të të gjitha subvencioneve për këtë rreth, ose 95.2% të gjithë financimeve në blegtorinë e këtij rrethi. (Shih tabelën 2.36.)

Paralelisht me shtimin sasior të këtyre fermave, në mënyrë të qëndrueshme në krejt hapësirën e rajonit tonë kryhet edhe përmirësimi racor nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë. Fondi autokton për rajonin tonë përbëhet nga lopa e Prespës, në të imtat nga delja merinoz dhe ajo reckë, si dhe nga dhija e Liqenasit, Caporja e Mokrës dhe Knuta në Kolonjë.

Deri fundin e viteve ‘80 është kryer përmirësimi racor me racat Jers, Obrental, Simental, Laramanja e zezë, Sharole dhe Limuzin nga kryqëzimi i dy racave të fundit sigurohej rritja e viçave për mish në ish NRGJ (Ndërmarrja e Rritjes së Gjedhit në Maliq). Vitet e fundit përveç përdorimit të fondit ekzistues janë futur edhe raca të pastra gjenetikisht si Holshtejn dhe taranteze në gjedhët dhe Hawasi, Chios, Il de France dhe Dhija Alpine në të imtat.

Një karakteristikë tjetër që paraqet panorama e subvencioneve bujqësore e blegtorale është edhe investimi që është kryer nga banorë të qyteteve të Bilishtit, Korçës e Maliqit brenda hapësirave urbane të Rajonit të Korçës. Kështu rezultojnë përfitues në nivel rajonal 22 iniciativa, që përbëjnë 2.44% të të totalit. Megjithëse kjo është një shifër modeste, aktiviteti bujqësor në zonat periurbane tregon se traditat e bahçevanëve të famshëm të Korçës e qyteteve të tjera, jo vetëm është ruajtur, por tenton të përqafojë edhe tendencat e zhvillimit intensiv në fushën e bujqësisë apo edhe të blegtorisë. Pjesa dërmuese prej 15 përfituesish, ose 68.2% të kësaj kategorie janë të fokusuar në kultivimin e pemtarisë dhe 2 prej tyre, ose 9.1% kanë investuar në vreshtari. Dega e bujqësisë

Page 80: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

80

plotësohet edhe me investimet e kryera në ujitjen me pika me 3 përfitues, ose 13.6% të përfituesve urbanë prej subvencioneve bujqësoro – blegtorale.

Natyrshëm pjesa më minimale e këtyre përfituesve është fokusuar në sferën e blegtorisë të fermave të lopëve për qumësht me 2 sipërmarrje të tilla, ose 9.1% të totalit të subvencioneve bujqësoro – blegtorale të hapësirave periurbane. Një risi në zhvillimin bujqësor është edhe mbështetja financiare për investimet në ujitjen me pika. Në rrethin e Korçës dhe Pogradecit evidentohen 51 dhe 1 përfitues të ujitjes me pika, që përbëjnë 4.0% dhe 0.2% të gjithë subvencionimeve bujqësore në nivel rrethi. Sektori sekondar

Krahasuar me sektorët e tjerë, pesha e sektorit sekondar235 në ekonominë rajonale është mëse modeste. Tendenca e ecurisë së këtij sektori prezanton një dinamikë ndryshimi gjatë dy ekstremeve kohore të tranzicionit shqiptar, duke u karakterizuar nga rënia. Nëse pesha specifike e sektorit sekondar në rajonin e Korçës në vitin 1991 arrinte në 8.7% të totalit të republikës236, aktualisht237 arrin në më pak se gjysma e tij pra vetëm 3.8%, pra me një rënie të ndjeshme me prej 4.9%.

Tanimë238 ky sektor përfaqësohet nga 1.083 njësi ekonomike, të cilat janë të fokusuar në fushën e industrisë nxjerrëse, përpunuese, në aktivitetin ndërtues dhe atë të lehtë e ushqimore. (Shih tabelën 2.30.)

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Shpërndarja gjeografike e aktiviteteve të përfshira në sektorin sekondar realizohet në të gjithë hapësirën e Rajonit të Korçës. Pjesa dërmuese e njësive ekonomike të këtij sektori zhvillohen në rrethin e Korçës me 707 njësi ose 65.2% të totalit të tyre. Një prezencë e tillë është krejtësisht normale. Nëse marrim parasysh faktin se rrethi i Korçës ka shtrirjen gjeografike më të madhe për gjithë rajonin dhe gjithashtu popullohet me gati 2 fishin e popullsisë totale dhe qytetare krahasuar me atë të rrethit vijues Pogradecit. 235 Bilal Draçi, Dhimitër Doka, Eqerem Yzeiri, Bazat e Gjeografisë Humane, Shblu, Tiranë, 2001, fq. 127. 236 INSTAT, Vjetari Statistikor i Shqipërisë 1991, Tiranë, 1991, fq. 113. 237 INSTAT, Treguesit sipas Qarqeve, Tiranë, 2006, fq. 70. 238 Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave dhe Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Korçë, arshiva 2009

S hpërndarja e biz nes it s ipas nëndeg ëve të S ektorit T erc iar të ekonimis ë s ë R ajonit të K orç ës

Ushqimore29%

Tekstile & Veshjeve

11%

Materialeve të Ndërtimit

25%

Kimike 1%

Lëkurë Këpuca 1%

Minerare 4%

Elektroenergjitike1%

Letrës 3%

Përpunim Druri18%

Mekanike7%

Minerare ElektroenergjitikeMekanike Materialeve të NdërtimitUshqimore Tekstile & VeshjevePërpunim Druri Lëkurë&KëpucëveLetrës&Amballazhit&Shtypshkronjës Kimike

Page 81: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

81

Një e treta e njësive ekonomike të sektorit sekondar të ekonomisë rajonale shpërndahet në një progresion zbritës në të tre rrethet e tjera të Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës. Numri i këtyre njësive ekonomike është respektivisht 189; 105 dhe 78 dhe në vlerë relative ato kanë një peshë specifike respektive prej 17.5%; 9.7% dhe 7.2% secila. Një zvogëlim i tillë nuk përputhet me ndryshimin hapësinor të këtyre njësive administrative, por është gati indentik në rendin zbritës të popullatave të tyre respektive. Grafiku 1. Shpërndarja e biznesit sipas nëndegëve të sektorit sekondar të ekonomisë së Rajonit të Korçës.

Në totalin e njësive ekonomike të sektorit sekondar të ekonomisë gjejmë edhe 4 njësi të bizneseve që shtrijnë aktivitetin e tyre të ndërsjelltë prej vendit origjinë drejt destinacionit që në këtë rast është hapësira gjeografike e rajonit të Korçës. Pesha specifike e tyre është e papërfillshme prej vetëm 0.4% të totalit. Nëndegët ku ato shtrijnë aktivitetin e vet janë industria minerare, mekanik, përpunim drurit dhe industria e letrës dhe shtypshkrimit. Ndërsa origjina e këtij biznesi orientohet drejt Tiranës me 2 njësi dhe Vlorës dhe Lushnjës me nga 1 të tillë.

Panorama e shpërndarjes së nëndegëve të sektorit sekondar të ekonomisë rajonale aktualisht dominohet prej industrisë ushqimore me 309 njësi ekonomike ose 28.5% të totalit, si dhe prej industrisë së materialeve të ndërtimit dhe industrisë së përpunim drurit, me përkatësisht 272 dhe 192 njësi ekonomike seicila ose 25.1% dhe 17.7 % të totalit. Të tre këto nëndegë përbëjnë gati 3/4 e gjithë ekonomisë rajonale me një total prej 773 biznesesh ose 71.3% të totalit të tyre. 2.37.

Ana tjetër e kësaj panorame plotësohet prej industrisë së lehtë. Kjo industri dominon në grupin e dytë të ndëndegëve të sektorit sekondar të ekonomisë rajonale me 167 biznese, ose 15.5% të totalit të tyre. Ajo përbëhet nga Industria e Tekstileve dhe Veshjeve; Industria e Këpucëve dhe Industria e Letrës, Amballazhit dhe Shtyshkrimit ku operojnë respektivisht 123; 16 dhe 28 biznese, me një peshë specifike prej 11.4%; 1.5 dhe 2.6 % secila.

Sektori sekondar i ekonomisë rajonale plotësohet me Industrinë Mekanike, Minerare, Kimike dhe Industrinë Elektroenergjitike, në të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre përkatësisht 75; 42; 15 e 12 njësi ekonomike, që kanë një peshë specifike prej 6.8%; 3.9%; 1.4% dhe 1.1% secila.

Në nivel rrethi shohim se vetëm rrethi i Devollit ruan të njëjtën shpërndarje të nëndegëve të sektorit sekondar identikisht të ngjashme me shpërndarjen sektorale të Rajonit të Korçës. Në të renditja e tre nëndegëve të para është e njëjtë: industria Ushqimore, Industria e Materialeve të Ndërtimit dhe Industria e Përpunim Drurit.

Një ngjashmëri të tillë strukturore e shohim edhe në rrethin e Pogradecit, ku nëndega e parë është gjithashtu ajo e Industrisë Ushqimore, por e ndjekur nga Industria e Përpunim Drurit dhe Industria e Materialeve të Ndërtimit.

Në dy rrethet e tjerë të Rajonit tonë, e përkatësisht në rrethin e Korçës dhe Kolonjës shohim një renditje të ndryshme strukturore të nëndegëve të sektorit sekondar në nivel rrethi. Në rrethin e Korçës shohim të listuar të parën Industrinë e Materialeve të Ndërtimit e ndjekur prej Industrisë Ushqimore dhe Industrisë së Tekstileve dhe Veshjeve. Kjo shpërndarje e tillë paraqet një strukturë sektoriale deri diku cilësore dhe njëherazi edhe më dinamike e të kryeqendrës ekonomike të rajonit.

Page 82: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

82

Ndërsa në rrethin e Kolonjës nëndega primare e sektorit sekondar del Industria e Përpunim Drurit, që pasohet nga Industria Ushqimore dhe Industria e Materialeve të Ndërtimit. Një ndarje strukturore e tillë e sektorit sekondar është normale për një hapësirë gjeografike të pasur më pasuri të shumta natyrore, por mangësi të mëdha të burimeve humane.

Përtej rëndësisë specifike të këtyre nëndegëve, shohim se Rajoni i Korçës ekonomikisht është i orientuar drejt aktiviteteve tradicionale të zhvillimit me “volum” të madh e vlerë reale prodhimi më të vogël. Ndërsa pesha e nëndegëve me rëndësi strategjike në zhvillimin ekonomik është dukshëm më e vogël dhe ka përjetuar një tendencë tkurjeje.

Në përfundim mund të themi se ndikimi i sektorëve primar dhe sekondar në zhvillimin e sektorit terciar të ekonomisë së Rajonit të Korçës është i prekshëm. Ata ndikojnë me aktivitetin e tyre në zhvillimin ekonomiko – social të komunitetit të këtij rajoni.

Trasformimi ekonomik i dy dekadave të fundit është i jashtëzakonshëm. Nëse vitet e fundit sektori primar karakterizohet nga rënia në nivel kombëtar, në nivel rajonal ai paraqitet dominues kundrejt sektorëve të tjerë. Zhvillimi rural ka një ngjyrë të fortë në tablonë ekonomike të rajonit tonë. Por transformimin më të madh e kanë përjetuar sektorët e tjerë ekonomikë. Kështu sektori sekondar ka përjetuar jo thjesht rënien në nivelin kombëtar, por na prezanton një transformim të thellë strukturor. Vendin e industrisë mekanike, ndërtimit të makinave, apo edhe të industrisë nxjerrëse, e plotësojnë industria e lehtë dhe ushqimore.

Kontributi i këtyre sektorëve ekonomikë ndaj dinamikës së zhvillimit të sektorit terciar rajonal është i drejtpërdrejt me produktivitetin bujqësoro – blegtoral. Dinamika e zhvillimit të brendshëm sektorial këto 3 – 4 vitet e fundit, tregon se po tentohet të kalohet drejt një produktiviteti më të madh, por edhe më cilësor me mbizotërimin e produkteve biologjikisht të pastra. Një pjesë e fermave janë duke u orientuar drejt tregut, pra duke kaluar nga niveli i prodhimit familjar, drejt prodhimit për qëllim fitimi. Rritja e nivelit të jetesës krijon një garanci më shumë për investime të tjera ekonomike, por edhe në sektorët e tjerë e para së gjithash në sektorin terciar të ekonomisë dhe degët e tij.

Megjithë metamorfozën e thellë ekonomike të tranzicionit shqiptar, aktiviteti ekonomik i sektorëve primar e sekondar kushtëzon edhe praninë e burimeve të mjaftueshmë humane për zhvillimin edhe të aktiviteteve dhe shërbimeve të sektorit terciar.

Page 83: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

83

Kapitulli i tretë ECURIA DHE ROLI I SEKTORIT TERCIAR NË HAPËSIRËN URBANE DHE RURALE TË RRETHIT TË KORÇËS III.1. Roli dhe ecuria e sektorit terciar në ekonominë shqiptare dhe rajonale gjatë

III.1.1 Periudha 1920 – 1944

Fillimi i shekullit të kaluar e ballafaqoi rajonin tonë ashtu si gjithë vendin me

ngjarje të shumta kombëtare e lokale. Ato ishin një peshë e rëndë për zhvillimin ekonomiko – social, i cili ecte me rritme të ngadalshme. Shpallja e pavarësisë në 1912 kurorëzoi përmbushjen e objektivit kryesor të lëvizjes sonë kombëtare, konsolidoi ndjenjën kombëtare në ballafaqimin me sfidat historike në vitet e ardhshme. Rrjedhave të historisë, kontributi i popullsisë së rajonit tonë ka qënë i prekshëm në momentet më delikate të ekzistencës së shtetit shqiptar, madje në ndonjë rast edhe përcaktues.

Fryma e lartë kombëtare ka patur rrënjë të thella në këtë komunitet. Ajo është pasqyruar qysh nga hapja e shkollës së parë shqipe në qytetin e Korçës në 7 Mars 1887 dhe një numri shkollash të tjera gjithandej (14 Mars 1887 u hap shkolla në Pogradec239). Kongresi i Manastirit (1908) ishte një eveniment tjetër historik ku kapitali human i rajonit tonë tregoi vlerat e qytetarisë dhe emancipimit që kishte krijuar. Në të nga 32 delegatët që përfaqësuan trevat shqiptare 11 ishin korçarë. Mes tyre ishte edhe e vetmja femër Parashqevi Qiriazi, pjesëmarrja e së cilës tregon gjithashtu edhe nivelin e lartë të emancipimit shoqëror të femrës për rajonin tonë.

Lufta e Parë Botërore dhe periudha pas saj, lanë pasoja mbi zhvillimin human të komunitetit të rajonit tonë. Humbjet e jetëve njerëzore, sëmundjet e shumta dhe shndërimi i territorit në shesh beteje, ku çdo ushtri la gjurmën e saj, kushtëzuan zhvillimin ekonomiko – social. Përtej këtij sfondi gri, mund të konstatojmë se ndjenja kombëtare u rrit dhe ishte përcaktuese në momentet më delikate të rajonit madje për gjithë Shqipërinë. Kulmi i gjithë situatave ishte shpallja në dhjetor 1916 prej Themistokli Gërmenjit e krahinës “autonome” të Korçës, që shpëtoi rajonin tonë nga rreziku i aneksimit dhe Shqipërinë në ekzistencën e saj.

Njëherazi kjo periudhë tregoi qartë jo vetëm formimin kombëtar të popullsisë së rajonit e veçanërisht të banorëve të qytetit të Korçës, por edhe aftësinë e tyre qeverisëse, sidomos në administrimin e financave të krahinës autonome të Korçës. Gazetari francez Robert Vaucher shkruante në periodikun frances “Illustration” të datës 7.04.1917 se: “Republika e Korçës është sot ndoshta i vetmi shtet në Europë që ekuilibron buxhetin e tij dhe nuk ka defiçite ...” 240. Bashkimi i krahinës me qeverinë e Tiranës, përveç unifikimit territorial i solli arkës bosh të shtetit shqiptar edhe shumën prej 4 111 800 franga ar të tepricave të buxhetit krahinor241, si dhe një shumë prej 1 290 000 frangash ar në bono thesari, që qeveria e Korçës ja kishte dhënë hua trupave franceze.

Entuziazmi që karakterizoi jetën shoqërore të këtyre trevave me bashkimin kombëtar u pasqyrua edhe në zhvillimin ekonomik në vitet në vijim. Funksionimi gradual 239 Tomorr M. Starova, Pogradeci, vështrim ekonomik, etnografik e folklorik, Dituria, Tiranë, 2000, fq. 49. 240 Nikollaq Zoi, Një faqe historie, Korçë, 2001, fq. 4. 241 Po aty, fq. 106.

Page 84: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

84

i strukturave shtetërore solli edhe investimet e para në fushën ekonomike. Rajoni ynë e sidomos qyteti i Korçës në këtë periudhë përjetoi një zhvillim galopant nëpërmjet orientimit perëndimor, jo vetëm në sferën e tregëtisë, ku ai ishte si një metropol tregëtar mes Selanikut dhe Italisë, por edhe në atë të zhvillimit industrial nëpërmjet punishteve të shumta, ku gërshetohej kapitali italian e ai vendas.

Gjatë viteve ’20, me investimet e borgjezisë vendase, u ngritën një sërë fabrikash të vogla të industrisë së lehtë242 si: fabrika leshi, tullash, mielli, alkooli, lëkurësh, duhani, sharra mekanike, fabrika vaji e sapuni, fabrika tekstili etj. Mbi të gjitha vend të veçantë ze investimi shqiptaro – italian i “Birra – Korçës”, që në vitin 1935 arriti vlerën prej 950 000 franga ari243. Bira Korça mund të konsiderohet edhe një produkt simbol për gjithë rajonin, e famshme për cilësinë e saj edhe nga tre medaljet e arit të marra në panairin e Selanikut në vitet 1933, 1934 dhe 1936.

Në rajonin tonë pas mbarimit të krizës botërore 1929 – 1934 u shtuan njësitë prodhuese edhe me një punishte zdruktharie, një oficinë mekanike, tre punishte leshi, dy fabrika lëkurësh dhe një fabrikë gozhdësh. Ndërsa në vitet 1936 – 1938 në Korçë u ngritën njësi të reja industriale si fabrika e këpucëve të kauçukut “STIK”, një fabrikë trikotazhi, ajo e qirinjve, e niseshtesë, e mëndafshit artificial, e litarëve dhe e piperit244.

Gjatë gjithë kësaj periudhe zhvillimi u përqëndrua kryesisht në qytetet kryesore të vendit, si Shkodra në veri e Korça në juglindje, së bashku me Tiranën e Durrësin në pjesën qendrore. Krahasuar jo vetëm me pjesën tjetër të rajonit, por edhe më gjerë në nivel kombëtar, bile edhe me me rajonet e tjera të shteteve fqinje, Korça arriti nivele mjaft të larta të zhvillimit ekonomik e social. “Korça është konsideruar me të drejtë në periudhën para Luftës II Botërore, si rrethi ku borgjezia kishte ndërtuar marrëdhëniet më të zhvilluara kapitaliste në Shqipëri i cili ishte shembull në të gjithë vendin tonë„245.

Së bashku me Shkodrën, qyteti i Korçës qysh në prillin e vitit 1926246 krijuan ndriçimin urban me centralet elektrike, ndërsa në rajon qyteti i dytë i elektrifikuar ishte Pogradeci247 (viti 1927). Qendra e Korçës zbukurohej me ndërtesa të mëdha, sidomos laike, si: klube, kafe e salla luksoze, kinema, prefektura, bashkia etj. Në pjesët më qendrore u krijuan lulishte të vogla publike dhe në to u vendosën monumente si: ai i Ushtarit të Panjohur (ose Luftëtarit Kombëtar), i Themistokli Gërmenjit (1932). (Shih fotot 1,2 në materialet plotësuese 3).

Është e qartë se zhvillimi ekonomik solli jo vetëm një prodhueshmëri të lartë, por edhe një rol përcaktues në ekonominë rajonale. Zgjerimi i kontakteve midis banorëve të ndryshëm nuk çoi vetëm në shtimin e volumit tregtar, por edhe në zgjerimin e horizontit kulturor të njerëzve dhe afrimin e tyre.

Jeta qytetare e viteve ’30 – ‘40 del gradualisht nga kuadri i ngushtë familjar. Njerëzit filloi t’i tërheqë jeta publike. Koha e lirë nga burrat kalohej në kafene dhe pijetore. Në gjithë rajonin (prefekturën) e Korçës në 1927248 kishte 229 kafene dhe

242 Pirro Thomo, Korça Urbanistika dhe Arkitektura, Tiranë 1988, fq. 154. 243 Bashkim Jahollari, Ndryshimet ekonomiko – shoqërore në rrethin e K orçës gjatë viteve 1944 – 1950, Disertacion, fq. 16. 244 Bashkim Jahollari, Ndryshimet ekonomiko – shoqërore në rrethin e K orçës gjatë viteve 1944 – 1950, Disertacion, fq. 15. 245 Kujtim Shkodra, Hoxha, gogoli i arit shqiptar, Gazeta RD, 31 Tetor 1997, fq. 7 246 Arkivi i Muzeut Historik, Korçë, Fondi 1, viti 1926, dosja 15, nëndosja 415 fq. 4. 247 Tomorr M. Starova, Pogradeci, vështrim ekonomik, etnografik e folklorik, Dituria, Tiranë, 2000, fq. 55. 248 T Selenica, Shqipëria më 1927, Tiranë 1928, fq 338.

Page 85: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

85

pijetore. Prej tyre 98 ishin kafene, ose 42.8 % dhe 131 ishin të përcaktuara pijetore me një peshë specifike prej 57.2 % e totalit rajonal. Në nivel kombëtar kafenetë e rajonit tonë zinin një peshë specifike prej 18.3% të 536 kafeneve që funksiononin në gjithë vendin.

Pjesa kryesore e tyre ishin lokalizuar në qytetin e Korçës që kishte 60 kafene, ose 61.2 % e tyre. Shpërndaja e pjesës tjetër të kafeneve në hapësirën e rajonit ka qënë e tillë; 15 kafene kishte nënprefektura e Bilishtit, ose 14.7 % të totalit, e ndjekur prej nënprefekturave të Leskovikut me 10 kafene dhe Pogradeci e Kolonja me 9 të tilla, me një peshë specifike prej 10.2. e 9.2 % e totalit rajonal. Dinamikën e zhvillimit ekonomik të rajonit ndoqi edhe pjesa e sektorit terciar. Kështu në vitin 1932 në tregun e Korçës kishte 80 kafexhinj, ose 20 më shumë se pesë vjet më parë.

Pijetoret ishin një aktivitet tjetër mjaft i përhapur në hapësirën tonë gjeografike. Rajoni i Korçës kishte 131 pijetore, që zinin 30.0% të 437 njësive të tilla në gjithë vendin, duke qënë Prefektura e parë në këtë tregues. Gati i gjithë numri i pijetoreve në nivel rajonal gjendej në nënprefekturën e Korçës, që numëronte 129 të tilla, apo 98.5 % dhe vetëm 2 pijetore ishin në nënprefekturën e Pogradecit.

Pozitiv ishte fakti se vetëm në këto dy aktivitete ishin punësuar 436 punëtorë përkatësisht 232 persona në kafene dhe 204 në pijetore, përveç 229 pronarëve të tyre.

Jeta qytetare gjallërohej edhe nga qarkullimi i parë i automobilave. Në 1927 nga rreth 420 automobila që kish në vend, në rajonin tonë kishte 55 të tilla249, ose 13.1 % të totalit. Në shpërndarjen rajonale numrin më të madh e hasim në nënprefekturën e Korçës me 48 automobila, ose 87.3 % e totalit rajonal. Ndërsa një numër modest automobilash kishte edhe në nënprefekturën e Pogradecit dhe Leskovikut me 4 dhe 3 mjete të tillë, që zinin përkatësisht 7.3 dhe 5.4 % seicili të shumës së automobilave të rajonit. Përveç automobilave në qytetin e Korçës kishte edhe 38 makineri bujqësore, 13 traktorë dhe 25 makina shirëse250.

Jeta kulturore ishte më e mirë nëpërmjet frekuentimit të kinemave, theatrove, kafenetë luksoze, ballot zyrtare të organizuara nga bashkia ose klube të ndryshme dhe deri tek shëtitjet e përditshme në bulevard. Në vitin 1927 në gjithë rajonin tonë kishte vetëm dy kinema në qytetin e Korçës251, kinema “Luksi” (1926) dhe kino – teatrin “Majestik”(1927), ndërkohë që gjithë vendi kishte 5 të tilla252. Ndërsa në vitin 1938 Shqipëria kishte 17 kinema, dy muze dhe pesë biblioteka253, rajoni i Korçës numëronte gjithësej katër kinema dhe një bibliotekë254 dhuratë e filantropit M. Turtulli ndërtuar në vitet (1927 – 1930). Shpërndarja rajonale e kinemave ishte e tillë; tre prej tyre, kinema “Majestik”, “Gloria”e “Lux” në qytetin e Korçës dhe kinema “Afërdita” në qytetin e Pogradecit.255 Përveç shfaqjes së filmave të ndryshëm, këto objekte shërbenin edhe për shfaqje teatrale, dhënie koncestesh etj.

Aktivitet tjetër ishin edhe ballot që organizoheshin nga bashkia apo edhe shoqëri e klube të ndryshme, ku veçoheshin ballot e organizuara prej klubit të Voskopojarëve, të

249 Po aty, fq. 73. 250 Bashkim Jahollari, Ndryshimet ekonomiko – shoqërore në rrethin e K orçës gjatë viteve 1944 – 1950, Disertacion, fq. 47. 251 Pirro Thomo, Korça Urbanistika dhe Arkitektura, Tiranë 1988, fq. 157. 252 T Selenica, Shqipëria më 1927, Tiranë 1928, fq CLVI. 253 Hubert Neuwirth, Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri (1939 – 1944), Tiranë, 2006, fq. 14. 254 Pirro Thomo, Korça Urbanistika dhe Arkitektura, Tiranë 1988, fq. 157. 255 Tomorr M. Starova, Pogradeci, vështrim ekonomik, etnografik e folklorik, Dituria, Tiranë, 2000, fq. 55.

Page 86: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

86

cilat kishin “namin të ishin më të përsosurat e gjithë ballove që bëheshin në këtë qytet”. 256

Sektori terciar i ekonomisë në këtë periudhë plotësohej edhe me hotelet, hanet e gjellëtoret, ku rajoni i Korçës dilte gjithashtu i pari me 61 njësi të tilla, që zinin 22.6 % të 270 njësive të shpërndara në gjithë Shqipërinë e 1927 – tës. Më shumë se gjysma e hoteleve dhe haneve në gjithë rajonin tonë gjendeshin në nënprefekturën e Korçës; 25 (15+10) nga 44 (24+20) gjithësej. Pjesa tjetër e hoteleve e haneve ishin lokalizuar: 6 (2+4) në Pogradec dhe 6 (4+2) në Kolonjë. Leskoviku kishte 4 (2+2) hotele e hane dhe Bilishti 3 (1+2).

Gastronomia përveç shërbimit hotelier shfaqej si një shërbim më vete edhe me gjellëtoret. Në gjithë hapësirën e vendit kishte 17 gjellëtore dhe të gjitha ishin brenda prefekturës së Korçës. Ndërsa në shtrirjen gjeografike rajonale shohim se ato ishin lokalizuar kryesisht në nënprefekturën e Korçës, me 15 gjellëtore ose 88.2 % e totalit dhe vetëm dy prej tyre ishin në nënprefekturën e Pogradecit, ose 17.8 % e totalit rajonal.

Gjithashtu organizimi i pikniqeve, si dhe i ditëve festive ishte masiv. Kurse për elitën e shoqërisë ishte e zakonshme verimi në fshatrat klimaterikë, si Dardha, Voskopoja, Vithkuqi apo në Pogradec.

Është e qartë se zhvillimi ekonomik solli jo vetëm një prodhueshmëri të lartë, por edhe një rol përcaktues në ekonominë rajonale. Zgjerimi i kontakteve midis banorëve të ndryshëm nuk çoi vetëm në shtimin e volumit tregtar, por edhe në zgjerimin e horizontit kulturor të njerëzve dhe afrimin e tyre.

Aktiviteti tregtar ishte drejtimi më përfaqësues për gjithë ekonominë e rajonit tonë dhe kryesisht të kryeqendrës ekonomike të saj, qytetit të Korçës. Për vetë stadin e zhvillimit ekonomik të kësaj periudhe është e vështirë të diferencosh aktivitetin zejtaro përpunues prej aktivitetit tregtues të produkteve të prodhuara në mënyrë artizanale.

Në vitin 1911 qyteti i Korçës numëronte 297 dyqane tregtie e zejtarie.257 Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i dekadës së dytë që karakterizoi sidomos rajonin tonë u pasqyrua edhe në shtimin e numrit dhe llojeve të aktiviteteve zejtaro – tregtare. Vetëm gjatë vitit 1926 u ndërtuan mbi 150 – 200 dyqane të reja në qytetin e Korçës. 258

Ndërsa nga 45 – 46 lloje aktivitetesh ekonomike që njiheshin në Shqipëri, prefektura e Korçës kishte të vlerësuara 55 të tilla, ose edhe 9 aktivitete më shumë. Kështu ndër 37 aktivitete të grupuara në sektorin terciar sipas vlerësimeve të vitit 1927 në prefekturën e Korçës ishin rregjistruar 5682 vetë të përfshirë në aktivitetin zejtaro – tregtar. Ndërsa sipas nënprefekturave shohim këtë rrenditje: në Korçë zhvillonin aktivitetin zejtaro – tregtar 4302 vetë, ose 76.1 % e totalit të prefekturës; në Bilisht 613 vetë, ose 10.8 %; në Pogradec ishin 305 vetë, ose 5.4 %; në Kolonjë 284 vetë ose 5.0 % dhe në Leskovik 148 vetë ose 2.7 % të totalit. Shih tabelat III. 1.1 – III.1.3. Midis mjeshtërive në aktivitetin zejtaro – tregtar një vend të rëndësishëm kishin endësit, që arrinin në 146 vetë, si dhe rrobaqepësit dhe këpucarët, të cilët në këtë periudhë numëronin përkatësisht 99 e 96 mjeshtër dhe 413 e 444 punëtorë.

Gjatë viteve të para të krizës ekonomike botërore 1929 – 1933, kur rënimi i njësive zejtaro tregtare nuk ishte masiv, gjejmë një prani ende të lartë të tyre. Statistikat e

256 Andromaqi Gjergji, Mënyra e jetesës në Shek XIII – XX, Tiranë 2002, fq 76. 257 Bashkim Jahollari, Ndryshimet ekonomiko – shoqërore në rrethin e K orçës gjatë viteve 1944 – 1950, Disertacion, fq. 19. 258 Pirro Thomo, Korça Urbanistika dhe Arkitektura, Tiranë 1988, fq. 157.

Page 87: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

87

vitit 1932 paraqesin vetëm në qytetin e Korçës 1100 tregtarë të vegjël259 dhe 130 rrobaqepës e 110 këpucarë 260. Ndërsa mbarimi i krizës shënon një rënie prej 1074 tregtarësh në vitin 1936261.

Vitet postkrize dhe vitet e Luftës II Botërore sollën vërtet një dinamikë të re ekonomike. Por brenda rritmeve të zhvillimit gjendej edhe vështirësia në përballimin e mallrave të shumtë industrialë që vërshuan nga Italia pas pushtimit fashist të vendit. Në rregjistrimin e vitit 1940 “në dyqane ndodheshin vetëm 762 punëtorë, kur para dy vjetësh ky numër ishte 40 % më i madh” 262. Ndërsa sipas Odës së Tregtisë në Korçë në vitin 1941, “zejtarët përgjithësisht janë në dekadencë dhe në fundin e vitit 1941 ushtronin veprimtarinë e tyre 651 zejtarë, shumë më pak se në të kaluarën” 263.

Vitet në vazhdim krijuan vështirësi edhe më të mëdha në furnizimin e tregut, apo edhe në dëmtime të objekteve ekonomikë. Megjithatë mbarimi i luftës e gjeti qytetin e Korçës me një treg të konsoliduar dhe një numër të konsiderueshëm artizanësh. Në vitin 1945 në nënprefekturën e Korçës ndodheshin 3017 zejtarë, 78.7 % e të cilëve ndodheshin në qytet264. Vetëm në Korçë kishte 214 rrobëqepës, 140 këpucarë, 102 marangozë, 62 punues leshi, 44 bakërpunues etj265. Njëherazi në vitet e luftës ushtruan një aktivitet të dëndur tregtar 97 firma të kapitalit të madh tregtar266.

Në përfundim mund të themi se zhvillimi ekonomik në përgjithësi dhe sidomos i sektorit terciar në veçanti, ishte një eksperiencë e shkëlqyer për kapitalin human që e shndëroi këtë rajon në një nga më të zhvilluarit në vend. Njëherazi standartet e arritura do të shërbenin edhe si një bazament për ecurinë e mëtejshme të ekonomisë rajonale, ndërsa për sektorin terciar viti 1944 do të ishte momenti i “perëndimit të diellit” dhe “fillimi i muzgut” në periudhën historike në vazhdim.

III.1.2 Periudha 1945 – 1991

Pas Luftës së Dytë Botërore ekonomia shqiptare dhe ajo e rajonit tonë u zhvillua sipas modelit të vendeve të Europës Lindore, por, ndryshe nga këto vende, Shqipëria ishte i vetmi vend europian i bllokut komunist që nuk ndërmori asnjë reformë liberalizuese. Përkundrazi, Shqipëria “zbatoi me mjaft rigorozitet sistemin stalinist të ekonomisë deri në fund”,267 gjë që solli pasoja katastrofike për ekonominë e vendit.

Një nga direktivat e zbatuara të teorisë Marksiste – Leniniste, në instalimin e ekonomisë socialiste, ishte se: “klasa punëtore pasi merr pushtetin shtetëror në duart e veta, e përdor atë si një armë të fuqishme për të shkëputur nga duart e borgjezisë gjithë kapitalin, për të përqëndruar mjetet e prodhimit në duart e shtetit, domethënë të proletariatit të organizuar si klasë sunduese”268.

259 AQSH, Fondi 628, viti 1932, dosja 15, fq. 4-5. 260 Po aty, fq. 6. 261 AQSH, Fondi 628, viti 1937, dosja 7, fq. 13. 262 262 Bashkim Jahollari, Ndryshimet ekonomiko – shoqërore në rrethin e K orçës gjatë viteve 1944 – 1950, Disertacion, fq. 27. 263 AQSH, Fondi 648, viti 1942, dosja 43, fq. 3. 264 AQSH, Fondi 895, viti 1945, dosja 27/3, fq. 5. 265 AQSH, Fondi 890, viti 1945, dosja 337, fq. 3. 266 AQSH, Fondi 895, viti 1945, dosja 27/3, fq. 42. 267 Dhimitër Doka, Zhvillimi strukturore në ekonominë e Shqipërisë, Studimi Gjeografike Nr 14, fq. 261. 268 K. Marks – F. Engels, Vep të zgjedhura, vëll. I, botim i vitit 1975, fq. 42.

Page 88: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

88

Koha tregoi se zhvillimi i ekonomisë së centralizuar, të bazuar në reforma radikale jo demokratike të eleminimit të të gjitha formave të pronës private, në abuzimin me punën e punëtorëve dhe vullnetarizmin e popullit të thjeshtë, në ndërprerjen e kooperimit dhe lidhjeve me gjithë vendet e tjera, u shndërua në një ekonomi tipike autarkike dhe jo efektive.

Grafiku 3.1. i ecurisë së Produktit të Përgjithshëm Bruto gjatë periudhës së sistemit të ekonomisë së centralizuar shpreh qartë ndryshimin cilësor midis shpenzimeve dhe të ardhurave. Përjashtim bën vetëm viti 1950, kur të ardhurat ishin më të larta se shpenzimet, sepse koston e industrializimit e përballoi kryesisht sektori primar. Në të gjithë vitet e tjera, niveli i të ardhurave kombëtare ka qenë më i ulët se shpenzimet e kryera për sigurimin e produktit të përgjithshëm kombëtar. Niveli i të ardhurave kombëtare ka qënë 62 % e vlerës së produktit të brendshëm bruto të vitit 1990, duke prezantuar saktësisht “efektivitetin” e kësaj ekonomie.

Burimi: Vjetari Statistikor 1991, faqe 345

Burimi: Vjetari Statistikor i Shqipërisë, viti 1991, fq. 346, 347 UNDP, Raporti i zhvillimit njerëzor 2000, fq. 84. Gjatë periudhës 1950-1960 (industrializimi i vendit), sektorët sekondar dhe terciar

të ekonomisë përjetuan edhe rritjen më të madhe. Pesha specifike e sektorit sekondar në produktin e përgjithshëm bruto pësoi një ngritje të menjëhershme, duke u dyfishuar brenda dekadës së viteve ’50, nga 29.3 % në vitin 1950 në 58.5 % në vitin 1960. Sektori

Grafiku 3.1. Ecuria e Produktiti Shoqëror, shpenzimeve dhe të ardhurave kombëtare gjatë viteve të socializmit.

05000

10000150002000025000300003500040000

1950 1960 1970 1980 1985 1986 1987 1988 1989 1990Vitet

Prod

ukti

Shoq

ëror

në m

ilion

lek

ë

PP Shoqëror shpenzimet materiale Të ardhurat kombëtare

Grafiku 3.2. Ecuria e sektorëve kryesorë të ekonomisë shqiptare gjatë periudhës së socializmit.

42.540.2

24.724

25.424.323.424.1

27.5

60.1

38.6

43.8

66.4

67.866.6

66.1

67.168.462.5

58.5

29.3

18.9168.9

8.28

8.58.68.213.41410.6

01020304050607080

1950 1952 1954 1956 1958 1960 1962 1964 1966 1968 1970 1972 1974 1976 1978 1980 1982 1984 1986 1988 1990 1992

vitet% n

daj P

PK -

sektori primar sektori sekondar sektori terciar

t

Page 89: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

89

terciar u rrit gjithashtu, por në një nivel më të ulët, nga 10.6 % të produktit të përgjithshëm bruto që zinte në vitin 1950, arriti në 14 % në vitin 1960. Intensteti i rritjes së peshës specifike në PPB, për sektorin sekondar dhe terciar ishte përkatësisht 2.92 dhe 0.34 % në vit.

Ndërsa pesha specifike e sektorit primar të ekonomisë shënoi rënie të ndjeshme, duke rënë nga 60.1 % të PPB (produkti i përgjithshëm bruto) në vitin 1950, në 27,5 % në vitin 1960, pra me një rënie mesatare prej 3.26 % në vit. Ndryshimet në ecurinë e sektorëve primar dhe sekondar shprehin politikën ekonomike të sistemit të kaluar për atë periudhë, synimi kryesor i të cilës ishte industrializimi i vendit.

Në ecurinë e sektorit terciar gjatë kësaj periudhe evidentohen disa faza: Faza e parë përfshin periudhën 1951–1960, kur pesha e këtij sektori shenon

një rritje prej 0,34 % në vit dhe në vitin 1960 arrin në vlerën më të lartë prej 14,0 % të PPB.

Faza e dytë përfshin periudhën 1961–1970, kur pesha e këtij sektori stanjon ose njeh rënie të lehtë prej 0,06 % në vit.

Faza e tretë përfshin periudhën 1971-1980, kur pesha e sektorit terciar njeh rënie edhe më të thellë prej 0,52 % në vit deri në 1980. Kjo rënie tregon qartë se sektori terciar nuk bënte pjesë në sektorët prioritarë të ekonomisë së centralizuar.

Faza e katërt, përfshin periudhën 1981–1991, gjatë të cilës pesha e sektorit terciar rritet në masën 10,7 %. Deri në vitin 1985 rritja e sektorit terciar ishte praktikisht e pandjeshme, me vetëm 0.3 %. Përjetimi i krizës së thellë ekonomike pas vitit 1986 e në vijim, si rezultat i falimentimit të industrisë së rëndë dhe të vetë modelit ekonomik në përgjithësi, solli si domosdoshmëri shtimin e rolit të turizmit, si mundësi për të siguruar valutë të fortë aq e nevojshme për përballimin e krizës. Në këtë mënyrë shohim edhe rritjen më të madhe të sektorit terciar me 10.3 % nga 1986 – 1991, ose me 2.1 % në vit.

Burimi: Vjetari statistikor 1991. fq. 348-349.

Megjithëse ekonomia shqiptare bazohej në shoqërizimin e punës dhe të kapitalit,

ajo, “për inerci”, në fazën e parë ruajti tipare të zhvillimit të periudhës së paraluftës, kur në sektorin terciar të ekonomisë mbizotëronte sektori privat. Prandaj, në periudhën e pas luftës, roli i sektorit privat në ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe në sektorin terciar

Page 90: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

90

në veçanti, ka qënë i konsiderueshëm. Kështu, sipas të dhënave të vjetarit 1971–1972, në vitin 1950 sektori privat jepte 71 % të të ardhurave kombëtare, duke qënë në simbozë ekonomia e vogël private me atë të centralizuar shtetërore.

Burimi:1. Vjetari statistikor 1964, faqe 345

2. Vjetari statistikor 1971–1972, faqe 141 3. Vjetari statistikor 1967–1968, faqe 107

Por roli i sektorit terciar ishte i destinuar të zvogëlohej me shpejtësi, për të arritur në 11,9 % të të ardhurave kombëtare në vitin 1960, ose 6 herë më pak kundrejt vitit 1950. Një nga detyrat prioritare të pushtetit të pas luftës ishte shtetëzimi i industrisë, tregëtisë së brendshme dhe asaj të jashtme. Në dokumentat e asaj kohe shkruhej se: “Kapitalit privat duhet t’i presim të gjitha mundësitë që të zhvillohet dhe të forcohet. Çdo lëshim në këtë drejtim do të thotë të lësh borgjezinë të forcohet, të lësh të krijohet një klasë e re borgjeze industriale që të pengojë shkuarjen tonë drejt socializmit”.269 Për të përmbushur këtë detyrë, brenda një kohe shumë të shkurtër (1944–1946) dhe pa asnjë shpërblim, u bënë: “shtetëzimi i pasurive – pronë e fuqive pushtuese dhe e shtetasve të tyre; shtetëzimi i mjeteve kryesore të prodhimit – pronë e borgjezisë së vendit; shtetëzimi i bankave; reformat në lëmin e monedhës dhe të kreditit; tatimi i jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës të realizuara nga borgjezia; monopoli i shtetit mbi tregëtinë e jashtme etj”. 270

Në këtë kohë, paralelisht me eleminimin e sektorit privat, filloi zvogëlimi i peshës specifike të sektorit terciar të ekonomisë në produktin e përgjithshëm bruto. Ulja e ndjeshme e peshës specifike të sektorit terciar në PPB prej 21.1 % nga vitet 1950 në 1955 është pasojë e goditjes që i bëri regjimi komunist këtij sektori në përgjithësi dhe artizanatit e tregëtisë së vogël në veçanti, në zbatim të direktivave të Pleniumit të 5-të të KQ të PPSH, të shkurtit 1946.271

Midis viteve 1955 dhe viteve të dekadës ‘60, pesha specifike e sektorit privat erdhi në rënie të pandërprerë, nga 49.9 % deri në 0 % në vitin 1968. Mungesa e kontributit të sektorit privat në të ardhurat kombëtare, tregon se ky sektor ishte eleminuar. Rol përcaktues për këtë ka patur dekreti numër 4263, datë 11 Prill 1967, për “Shtetëzim lokalesh për ushtrim tregëtie, industrie, zejtari ose profesioni, për zyra ose depo”.

269 Enver Hoxha, Vepra, Vëll. 3, fq. 269. 270 Iliaz Fishta Veniamin Toçi, Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912 – 1944, prapambetja e saj, shkaqet dhe pasojat, Tiranë, 1983, fq 254 271 Po aty, fq 256

Grafiku 3.4. Evolucioni i sektorit privat në të Ardhurat Kombëtare, gjatë periudhës së socializmit.

01.47.28.29.59.910.310.811.9

71

49.9

01020304050607080

1950 1952 1954 1956 1958 1960 1962 1964 1966 1968 1970

Vitet

% n

daj P

PK -

Page 91: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

91

Është interesant fakti se, megjithëse sektori terciar kishte një kontribut modest në ndarjen sektoriale të ekonomisë, pesha e tij në të ardhurat kombëtare ishte e ndjeshme.

Burimi: Vjetari Statistikor 1991, faqe 345

Gjatë gjithë periudhës 1950 – 1960 kur iniciativa private ekzistonte ende, të

ardhurat që vinin prej këtij sektori përjetuan rritjen më të madhe me 17.9 % më shumë në vitin 1960, ose me një intensitet rritje prej 1.8 % në vit. Diferenca midis peshës specifike ndaj PPK – së dhe të ardhurave gjeti maksimumin e vet pikërisht në 1960 – tën me 13.7 % më shumë.

Ndërsa deri në fundin e ekzistencës së sipërmarrjes së lirë (1968) ky kontribut ishte ende relativisht i lartë 25.4 %, duke pësuar gjithsesi një rënie prej 6.1 %.

Megjithëse kontributi i sektorit terciar të ekonomisë ndaj PPK – së përjetoi një “tkurje” ndaj të ardhurave, ndihmesa e tij ishte gjithnjë pozitive nga + 5.4 % në 1975 – tën në + 5 % në 1980 – tën.

Ky tregues përbën një argument mbi efektivitetin ekonomik të sektorit terciar të shërbimeve përballë sektorëve të tjerë “gjigandë” në shtrirje, por me mungesë të plotë të efektivitetit ekonomik.

Në atë kohë, ndoshta ky mund të ishte argumenti më bindës për të justifikuar përparësinë që duhet të kishte zhvillimi i sektorit terciar, në raport me sektorët e tjerë, veçanërisht me atë sekondar, i cili tradicionalisht ka përfituar investimet me vlerën më të lartë, por ka kontribuar më pak në të ardhurat kombëtare.

Gjatë dekadës së fundit 1980 – 1990, ndarja sektoriale kundrejt produktit të përgjithshëm bruto, përjetoi ndryshime esenciale. “Shtylla” e ekonomisë së centralizuar, sektori sekondar përjetoi edhe kolapsin më të thellë duke përjetuar një rënie spektakolare me 29.8 %, nga 68.4 % që ajo zinte në PBB – së në vitin 1980, në 38.6 % në vitin 1991. Këtë “gropë” në PBB e plotësoi sektori primar i ekonomisë, i cili përjetoi ngritjen më të shpejtë me 19.1 %, nga 23.4 % të PBB – së në vitin 1980, në 42.5 % në vitin 1991. Rritje në peshën e vet specifike pësoi edhe sektori terciar i ekonomisë me 10.7 % të PBB – së, nga 8.2 % që ai zinte në vitin 1980 në 18.9 % në vitin 1991, duke arritur nivelin më të lartë të gjithë periudhës së ekonomisë së centralizuar socialiste. (Shih grafikun 3.6).

Grafiku 3.5. Ecuria e peshës specifike të sektorit terciar ndaj PPK - së dhe AK - së gjatë periudhës së socializmit.

10.3

17.8 16.310.8 9.7 9.5

13.6

31.525.4

16.2 14.6 14.5

0

10

20

30

40

1950 1960 1970 1975 1979 1980

Vendet

Sekto

rët në

%

% e sektorit terciar ndaj PPK - së % e sektorit terciar ndaj AK - së

Page 92: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

92

Burimi: INSTAT, 1999 Ky ndryshim në raportet midis sektorëve kryesorë të ekonomisë sonë është

rezultat i dështimit të modelit të ekonomisë së centralizuar socialiste në gjithë Europën Lindore në përgjithësi dhe modelit shqiptar të ekonomisë autarkike në veçanti. Rënimi ekonomik i fillimit të viteve ’90 e gjeti Shqipërinë krejtësisht të vetizoluar dhe si vendin më të panjohur në Europë dhe rrjedhimisht një nga vendet më të panjohura në botë. III.1.3. Periudha e tranzicionit

Në momentin e kalimit nga socializmi në kapitalizëm të dhënat mbi zhvillimin ekonomik të kampit socialist tregonin një ndryshim cilësor ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera socialiste. Madje edhe rënia ekonomike dhe kolapsi që e shoqëroi atë në vendin tonë ishte më i thellë kundrejt vendeve të tjera të kësaj hapësire ekonomike. Shih

grafikun 3.7.

Burimi: FMN, Arkivi i të dhënave, periudha 1980 – 2009

Grafiku 3.6. Piramida sektoriale e ekonomisë shqiptare në vitin 1991.

-30 -20 -10 0 10 20 30

% e çdo sektori ndaj PPB - së

Sektori primar

Sektori sekondar

Sektori treciar

54 %

28 %

18 %

Grafiku 3.7. Rritja e GDP - së gjatë periudhës së socializmit për disa vende të Europës Lindore.

-30-25-20-15-10-505

10

1980 1981 1982 1983 1984 1985 1986 1987 1988 1989 1990 1991 1992

Vitet

% e

rri

tjes e

kono

mik

e

Shqipëri Bullgari Rumani Poloni Hungari

Page 93: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

93

Zhvillimi ekonomik i vendit tonë gjatë periudhës së tranzicionit shfaq një dinamikë mjaft komplekse. Produkti i Brendshëm Bruto përgjithësisht ka patur prirje drejt një rritje pozitive. Veçanërisht në dekadën e parë të tranzicionit kjo rritje “nuk ka qënë e qëndrueshme”272. (Shih grafiku 3.8).

Burimi: FMN, Arkivi i të dhënave, periudha 1980 – 2009

Falimentimi i ekonomisë së centralizuar të para ’90 – tës u shoqërua me një rënie

të frikshme të PBB – së në intervalin kohor të viteve 1989 – 1992 në masën 50 %273. Por ndërkohë që pas 1993 – shit shohim një stabilizim të ekonomisë, e cila po shfaqte një rritje të shpejtë ekonomike madje në nivele mjaft të kënaqshme, që luhatej nga 9.1 – 9.6 %. Një ecuri e tillë e klasifikoi “Shqipërinë si një nga nxënësit model të FMN- së” 274.

Për fat të keq rritja impresionuese e këtyre viteve u pasua në 1997 nga rënia masive e skemave financiare piramidale. Rënia ekonomike arriti këtë vit në – 10.2 %, duke e çuar ekonominë e brishtë shqiptare brenda disa muajve vite mbrapa. Megjithëse në vlera relative rritja ekonomike në dy vitet në vazhdim ishte e lartë 12.7 dhe 10.1% masat strukturore e financiare në ndërmarra në këtë moment nuk i zhdukën problemet politike, ekonomike e sociale që vijonin të ekzistonin. Goditja e shpresës, mbi një transformim të shpejtë ekonomik të vendit më të izoluar në Europë, u shoqërua me një valë të re migrimi dhe me një qetësi e siguri ekonomiko – sociale të dëmtuar mjaft rëndë. Kështu rritmi i rritjes ekonomike në vitet 2000 e 2001 respektivisht 7.3 e 7.0 % rezultonte të ishte më i ulët se rritja ekonomike e para krizës financiare të ’97. Përveç kësaj kriza energjitike që tronditi vendin gjatë viteve 2001 – 2002 u shoqërua nga “kolapsi i përgjithshëm i prodhimit dhe falimentimi i biznesit të vogël dhe të mesëm”275. Njëherazi ajo u pasqyrua edhe në në rënien e mëtejshme të rritjes ekonomike që në vitin 2002 arriti në 4.2 %. Faktorët kryesorë që rrezikonin rritjen e ekonomisë shqiptare, sipas Sh. Canit,276 ishin: “Niveli i ulët i investimeve publike dhe investimeve të huaja, situata e vështirë në sektorin e industrisë, problemet në sektorin energjitik, gjendja e rënduar e likuiditetit në sistemin bankar, si dhe ngadalësimi i rritjes së ekonomisë botërore janë faktorët kryesorë që rrezikojnë rritjen e ekonomisë shqiptare”.

272 Raporti i Zhvillimit Njerëzor të Shqipërisë, viti 2000, fq 9 273 UNICEF, Vlerësimi i situatës sociale & ekonomike në rajonet e Shqipërisë, Tiranë, 2000, fq. 7. 274 UNICEF, Vlerësimi i situatës sociale & ekonomike në rajonet e Shqipërisë, Tiranë, 2000, fq. 7. 275 Arben Belba, Probleme të krizës energjitike dhe mundësitë e zgjidhjes së saj në rrethin e Korçës, Buletini Shkencor Nr, 5, 2003, fq. 61. 276 Ish – Drejtor i Bankës së Shqipërisë.

Grafiku 3.8. Rritja vjetore e PBB - së gjatë tranzicioni.

-10

36.86.55.55.85.75.8

4.277.310.112.7

-10.2

9.18.99.4

-7.2

-28

9.6

-35

-30

-25

-20

-15

-10

-5

0

5

10

15

1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Vitet% e

rri

tjes e

kono

mik

e

Page 94: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

94

Periudha e viteve 2003 – 2005 u shoqërua prej një rritje të lehtë e të qëndrueshme, në nivelin 5.7 – 5.8 %. Ndërsa periudha 2006 – 2008 shënon një rritje të qëndrueshme, por me një tendencë më të fortë rritjeje, prej 5.5 – 6.8 %. Administrimi tepër efikas financiar në këtë moment zvogëloi ndjeshëm informalitetin e lartë ekonomik, si dhe përballoi një krizë tjetër të fuqishme energjitike në vitet 2006 – 2007. Zhvillimi ekonomik jo vetëm që nuk u kompromentua, por rritmet e rritjes ekonomike ishin në nivele shumë të larta. Reformat e thella ekonomiko – financiare së bashku me realizimin e niveleve më të larta të investimeve të huaja dhe të qeverisë shqiptare të kryera ndonjë herë në tranzicion ishin shkaku i këtij suksesi.

Megjithëse gjithë bota ekonomike është zhytur në recensionin dhe krizën më të thellë të 50 viteve të fundit, Shqipëria është vendi më rritjen më të lartë ekonomike në gjithë kontinentin europian, që sipas parashikimeve të FMN – së277 dhe BERZH – it278 mendohet të arrijë në fundin e 2009 – tës rreth 3 %.

Dinamika ekonomike ka qënë po kaq aktive edhe në zhvillimin e vet sektorial. Ajo shfaqet qartë edhe në diferencat ndërmjet sektorëve të ekonomisë, në vlerë, në prirje dhe në ecurinë e tyre gjatë periudhës së tranzicionit.

Në grafikun 3.9, duket qartë se vetëm sektori terciar i ekonomisë dallohet për një ecuri konstate pozitive, me përjashtim të thyerjes së viteve ’97 – 98. Gjithashtu, vihet re një rritje e qëndrueshme të peshës specifike të këtij sektori në PBB. Madje, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, sektori terciar arrin të dominojë kunddrejt sektorëve të tjerë të ekonomisë duke patur një peshë specifike më të lartë: 40,4 % në vitin 1999, kur sektori primar jepte 37,2 % dhe ai sekondar 22,4 % të PBB – së. Për më tepër, pesha e sektorit terciar në PBB është rritur nga 40,4 % në vitin 1999, në 57.5 % në vitin 2002, në 59 % të PBB – së në vitin 2007 dhe ka prirje të rritet më tej në të ardhmen. Sektori primar, deri në vitin 1998, kishte ecuri deri diku pozitive dhe siguronte një pjesë të rëndësishme të PBB-së (54,4 %). Pas një dekade pesha specifike e tij bie me 3,6 % në vit, për të arritur në 23.5 % në vitin 2003 dhe në 18.5 % në vitin 2007.279 Ndër shkaqet e kësaj rënie, për t’u përmendur janë: karakteri kryesisht ekstensiv i këtij sektori, parcelizimi i tokës bujqësore dhe braktisja e saj, mungesa e teknologjive të përparuara, e sistemeve ujitëse, e farërave, kimikateve etj. Përfshirja e Shqipërisë në marrëveshjet e tregëtisë së lirë me vendet e rajonit, në kuadër të Paktit të Stabilizim-Asociimit, e gjeti sektorin primar të ekonomisë jo vetëm të brishtë, por edhe të papërgatitur.

277 www. IMF, Arkivi i të dhënave, periudha 1980 – 2009 278 Gazeta Koha Jonë, BERZH: Shqipëria, me rritjen më të lartë ekonomike në Europë, Tiranë, 07.11.2009, fq. 279 www.instat.gov.al, Produkti i brendshëm bruto, 2007

Page 95: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

95

Burimi: UNDP, Raporti i Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë 2000, fq. 84. vitet 1990 – 1991

Banka e Shqipërisë, Buletini ekonomik, dhjetor 2002, vitet 1992 – 2001. fq. 6. www, Shqipëria në shifra 2007, fq. 26. www.instat.gov.al viti 2007 Ecuria e zhvillimit të sektorit sekondar ka qenë e kundërt nëse e krahasojmë me dy sektorët e tjerë të ekonomisë. Ajo karakterizohet nga një rënie e shpejtë dhe e madhe në periudhën 1990 – 1995. Ky sektor përjetoi përgjysmimin e peshës së vet specifike duke kaluar nga 43.8 % të PBB –së në 1990, në 22 % në vitin 1995, me një rënie prej 4.36 % në vit. Intervalin kohor 1995 – 2001 mund t’a ndajmë në dy “segmente” që dallohen për të tendencë të njëjtë, rritje e zbehtë me tipare stanjacioni. Periudha 1995 – 1998 karakterizohet nga një rritje e lehtë prej 2.6 % nga 22 % të PBB – së në 1995, në 24.6 % në 1998 që njëherazi përbën edhe vlerën maksimale të arritur nga ky sektor në gjithë periudhën e tranzicionit. Edhe në periudhën 1999 – 2001 shohim përsëri një rritje të lehtë nga 22.4 % në vitin 1999, në 23.5 % në vitin 2001. Konjukturat e favorshme të tregut ndërkombëtar për mineralet janë arsyeja e një ngritje të tillë të këtij sektori. Mungesa e energjisë elektrike e shkaktuar nga kriza e thellë energjitike e viteve 2001 – 2002 ka lënë gjurmë edhe në ecurinë e sektorit sekondar. Pesha specifike e këtij sektori pësoi një rënie prej 4.6 % ndaj PBB – së duke arritur në vitin 2002 në nivelin e 18.9 % ndaj PBB –së. Periudha e fundit nga 2003 – 2006 është shoqërua nga një rritje tjetër e lehtë, ndërsa pesha e këtij sektori ndaj PBB – së është luhatur nga 22.3 – 24.5 %.

Por, ndërsa pesha specifike e industrisë në PBB gjatë gjithë tranzicionit ka shënuar rënie konstante me rreth 1.5 % në vit (vetëm disa rritje ciklike prej 0,2 % në vitet 1996 – 1997; 3.2% për vitet 1998 – 2001 dhe 3.1% në vitet 2002 – 2004), pesha specifike e ndërtimit ka njohur rritje prej 0,5 % në vit (nga 6,6 % në vitin 1991, në 12,6 % në 1998 dhe nga 8.9 % në vitin 1999, në 14.3 % në vitin 2005), duke siguruar ecurinë në rritje të sektorit sekondar të ekonomisë.

Analiza e raportit të sektorit sekondar me atë terciar evidenton dinamikën komplekse të ndryshimit të peshës specifike të tyre në PBB, gjë që pasqyrohet edhe në grafikun nr 3.10. Si reminishencë e ekonomisë së centralizuar, në periudhën 1990 –1991 ka mbizotëruar sektorit sekondar (industria dhe ndërtimi), që siguronte 43,8 % (v. 1990) dhe 38,6 % (v. 1991) të PBB-së.

Grafiku 3.9. Evolucioni i tre sektorëve të ekonomisë gjatë tranzicionit.

18.519.820.722.3

23.523.434.235.937.2

54.456

51.5

54.654.654.654.2

42.540.222.5

24.124

22.318.923.522.922.4

24.623.6

23.42222.223

24.5

38.643.8

23.9

59

16 18.9 21.3 22.4

23.2 23.425.1

20.4 21

40.4 41.3

57.5

42.3

55.8

53.8

55.3 56.1

0

10

20

30

40

50

60

70

1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008

Vitet

Sekt

ori n

ë %

sektori primar sektori sekondar sektori terciar

Page 96: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

96

Burimi: UNDP, Raporti i Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë 2000, fq. 84. vitet 1990 – 1991 Banka e Shqipërisë, Buletini ekonomik, dhjetor 2002, vitet 1992 – 2001. fq. 6.

www, Shqipëria në shifra 2007, fq. 26. www.instat.gov.al viti 2007

Si rezultat i falimentimit të industrisë së rëndë të projektuar në vitet e regjimit

komunist, “i shkatërimit të ndërmarrjeve të mëparshme shtetërore dhe i fillimit të gjithçkaje nga zero”, 280 pesha e sektorit sekondar u zvogëlua ndjeshëm në vitet 1992 – 1995 (nga 24.5 % në v. 1992, në 22.0 % në v. 1995). Në të njëjtën kohë, sektori terciar përjetoi një “rizgjim” për shkak të punësimit të shpjetë në këtë sektor të një pjese të ish – punonjësve të sektorit sekondar.

Në periudhën 1994–1996 vihet re një mbizotërim i përkohshëm i sektorit terciar ndaj atij sekondar të ekonomisë nga 1 deri në 1,7 %.

Periudha 1997–1998 dallohet për një rënie të ndjeshmë të peshës specifike të sektorit terciar të ekonomisë kundrejt sektorit sekondar, me një diferencë prej –3,2 në vitin ’97 dhe –3,6 % në vitin ’98. Kjo rënie ishte pasojë e dëmtimit serioz të njësive private të sektorit terciar, në kushtet e mungesës totale të rendit. Edhe sektori sekondar u prek nga vala e shkatërrimeve, por goditjen e madhe shkatëruese ai e kishte përjetuar në fillimet e periudhës së tranzicionit.

Në periudhën 1999 – 2007, pesha specifike e sektorit terciar në PBB del mbizotëruese. Diferenca e tij me sektorin sekondar për vitet 1999 – 2001281 është luhatur nga 18 – 18.8 %, për vitet 2002 – 2003 diferenca është rritur ndjeshëm me 38.6 e 33.5 %; në vitet 2004 – 2006 diferenca ka qënë respektivisht sipas viteve në 29.9; 31.3 e 32 % më e madhe. Kurse në vitin 2007282 shohim një rritje tjetër të ndjeshmë midis peshës specifike që këta sektorë kanë ndaj PBB – së që arrin në 36.5 %.

Pesha specifike e sektorit terciar të ekonomisë ndaj PBB –së ka një risk të qëndrueshëm prej informalitetit ekonomik. Në ekonominë shqiptare sektori informal ka patur pozita të forta. Gjatë vitit 2001 “tregu valutor informal preferohej nga 39,6 % e operatorëve të tjerë të tregut valutor dhe qarkullonte mesatarisht rreth 2,1 miliard USD nga 1,2 miliard USD që qarkullojnë në vit bankat tregtare dhe zyrat e këmbimit valutor, si dhe 1,75 herë më shumë transaksione krahasuar me tregun zyrtar”.283 Kjo është pasojë 280 Dhimitër Doka, Zhvillimi strukturore në ekonominë e Shqipërisë, Studime Gjeografike Nr.14, faqe 264. 281 Banka e Shqipërisë, Buletini Ekonomik (Shtojca Statistikore), Dhjetor 2002, fq. 6. 282 www.instat.gov.al viti 2007. 283 Buletini Ekonomik i Bankës së Shqipërisë, fq 106, Dhjetor 2002

Grafiku 3.10. Dinamika e zhvillimit të sektorëve sekondar dhe terciar të ekonomisë gjatë tranzicionit.

22.524.124

22.318.923.522.922.4

24.623.6

23.42222.2

2324.5

38.643.8

23.9

59

16 18.921.3 22.4

23.2 23.425.1

20.4 21

40.4 41.3

57.5

42.3

55.8 53.8 55.3 56.1

0

10

20

30

40

50

60

70

1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008

Vitet

Sekt

ori n

ë %

sektori sekondar sektori terciar

Page 97: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

97

e karakterit individual, madje familjar të bisneseve që përfshihen në sektorin terciar, si tregëtia me pakicë (ambulatore) e shumicë, disa lloje të transportit, hoteleria, shërbimet etj. Ekonomia informale ka qënë e favorizuar nga dobësitë e theksuara të sistemit bankar, mungesa e kreditimit, dinamika e taksave lokale e qëndrore, infrastruktura e dobët dhe me progresion të zbehtë zhvillimi, nivelet e larta të papunësisë, varfërisë dhe migrimit të popullatës, kuadri ligjor në ndryshim të vazhdueshëm, nga karakteri importues i ekonomisë dhe tregëtisë etj.

Megjithëse mbi këto “rrënjë” të ekonomisë informale është fokusuar e gjithë reforma financiare e kryer vitet e fundit dhe pavarësisht transformimit të thellë të gjendjes së operimeve financiare on line në sistemin bankar, për vetë natyrën e funksionimit të sektorit terciar ende ekziston informalitet ekonomik. Kjo sjell një reduktim të peshës specifike të sektorit terciar në GDP (PBB), e cila në fakt do të duhet të ishte edhe më e lartë.

Një këndvështrim tjetër i studimit të sektorit terciar është krahasimi i tij me degën e industrisë, të paraqitur në grafikun 3.11. Krahasimi nxjerr në pah faktin se gjatë viteve 1990 e 1991 industria ka patur përparësinë e ndaj sektorit terciar, me një diferencë në kontributin në PBB prej 21,2 dhe 13,2 %. Kjo është e natyrshme, pasi gjatë këtyre viteve kanë vazhduar të funksionojnë për inerci mekanizma dhe strukutra ekonomike të sistemit të kaluar, që i jepte përparësi industrisë.

Burimi: UNDP, Raporti i Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë 2000, fq. 84. vitet 1990 – 1991 Banka e Shqipërisë, Buletini ekonomik, dhjetor 2002, vitet 1992 – 2001. fq. 6.

www, Shqipëria në shifra 2007, fq. 26. www.instat.gov.al viti 2007

Ndërsa duke filluar nga viti 1992 dhe deri më sot, sektori terciar ka qenë

mbizotërues ndaj industrisë. Diferenca midis tyre ka përjetuar një rritje që shkon nga 4,4 % në vitin 1992, në 12,9 % në vitin 1996.

Në vitet ’97 – ’98 shohim një zvogëlim të kësaj diference që ulet në 8 e 9 %. Kurse pas kapërcimit të këtij kolapsi financiar sektori terciar i ekonomisë dominon dukshëm mbi industrinë me një diferencë që tenton të rritet nga 26.9 % në vitin 1999, në 29.1 për vitin 2001, për të arritur maksimunin prej 50.6 % në vitin 2002 dhe për t’u reduktuar në vitin 2005 në 45.6 % të peshës specifike që ato zenë respektivisht ndaj GDP – së. Diferenca midis peshës së sektorit terciar dhe asaj të degës së industrisë brenda periudhës 1997–2005 arrin në 34,9 %, dmth është rritur me 4,4 % në vit.

Grafiku 3.11. Dinamika e zhvillimit e sektorit sekondar dhe degës së industrisë gjatë tranzicionit.

9.78.6

6.9

13.213.213.5

1212.412.211.712.513.916.9

32.137.2

1016 18.9

21.3 22.4 23.2 23.425.1

20.4 21

40.4 41.3

57.5

42.3

55.8 53.8 55.3

0

10

20

30

40

50

60

70

1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005

Vitet

Sekt

ori n

ë %

sektori primar sektori sekondar sektori terciar

Page 98: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

98

Diferenca midis peshës specifike të sektorit terciar dhe degës së industrisë arrin në nivele mjaft të larta, duke shprehur kështu ndryshimet strukturore që kanë ndodhur në ekonominë shqiptare. Gjithashtu, ajo tregon se prirjet e zhvillimit të tyre janë të kundërta. Nëse industria prezanton prirjen e vet me:

rënien e shpejtë në periudhën 1990–1993, me një ndryshim prej –23,3 % ose –5,8 % në vit;

rënien e ngadalshme gjatë periudhës 1993–1995, me një ndryshim prej 2,2 % ose –0,7 % në vit;

stanjacionin dhe një rritje të zbehtë në periudhën 1996–1997, prej 0,7 %; rritjen e lehtë prej 1,5 % gjatë periudhës 1998–2001 dhe ruajtjen e këtij niveli

konstant të rritjes prej 13,2 % në vit. përgjysmimin e peshës së vet në 2002 në nivelin më të ulët historik të kësaj

dege me 6.9 % për shkak të krizës energjitike (2001 – 2002). rikuperimin e industrisë në vitet 2003 – 2005 në nivelet 8.6; 10.0 e 9.7 % ndaj

GDP – së. Kundrejt kësaj tabloje shohim se pesha specifike e sektori terciar në përgjithësi ka

ecuri progresive (me një përthyerje në vitin 1997) dhe ka prirje të rritet shpejt në të ardhmen, duke “eklipsuar” sektorët e tjerë të ekonomisë. Kjo duket qartë edhe në piramidën e ndarjes strukturore të ekonomisë shqiptare në vitin 2007. Shih grafikun 3.12. Burimi: www.instat.gov.al viti 2007

III.2. Analizë krahasuese mbi rolin e sektorit terciar në ekonomitë e Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë.

Krahasimi i treguesve të sektorit terciar të Shqipërisë me ato të Bullgarisë – ish

vend i Europës Lindore me ekonomi të centralizuar, tashmë pjesë e BE –së dhe të Greqisë – vend me ekonomi liberale, të integruar në BE, krijon një ide më të qartë për ndryshimet në peshën dhe ecurinë e këtij sektori.

Paraqitja grafike e ecurisë së sektorit terciar në të tri vendet e lartpërmendura në grafikun 3.13, evidenton peshën më të ulët specifike të këtij sektori në ekonominë e Shqipërisë krahasuar me ekonominë e Bullgarisë (që ndodhet në pozitë të ndërmjetme) dhe të Greqisë, ku ky sektor ka peshën më të lartë.

Grafiku 3.12. Piramida sektoriale e ekonomisë shqiptare në vitin 2007.

-40 -30 -20 -10 0 10 20 30 40

% e çdo sektori ndaj PPB - së

Sektori primar

Sektori sekondar

Sektori treciar

18.5 %

22.5 %

59 %

Page 99: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

99

Burimi: The new geography of the Balknas, 1996, fq 30 Vjetari statistikor 1981, fq 42 Raporti i zhvillimit njerëzor për Shqipërinë, 2000, fq 84 Sfidat e konkurencës në tregun ballkanik, 2003, fq 34

Gjatë periudhës 1981–1991, pesha e sektorit terciar të ekonomisë shqiptare është

dyfishuar duke u rritur nga 9,1 % në 18.9 %; në ekonominë bullgare rritja ka qënë nga 24 % në 31,4 % të GDP–së, ndërsa në ekonominë greke pesha e këtij sektori është rritur nga 53,9 % në vitin 1981 në 58,2 % në vitin 1991.

Pesha e sektorit terciar gjatë periudhës 1981–1991 është rritur në të tre vendet ballkanike (Shqipëri, Bullgari, Greqi) respektivisht 9.8; 7,4 dhe 4,3 %, por megjithatë pesha e këtij sektori në GDP-në e Shqipërisë edhe në vitin 1991 ka mbetur shumë më e ulët se në GDP-të e vendeve fqinje.

Rritja e peshës së sektorit terciar në ekonominë bullgare (megjithëse e tipit të centralizuar) gjatë viteve ’80 ka qenë e ndjeshme (vendi kishte filluar të hapej ndaj perëndimit), ndërsa në ekonominë greke, që bazohej në tregun e lirë, dinamizmi sektorit terciar ka qenë në trendin normal, sidomos pas futjes në BE.

Periudha 1991 – 2001 është karakterizuar prej një rritje shumë të shpejtë e sektorit terciar në të tre ekonomitë e marra në studim; në Greqi me 14.8 %, në Shqipëri me 23.4 % dhe në Bullgari 26.5 %.

Ekonomitë e Shqipërisë dhe Bullgarisë në këtë periudhë kanë përjetuar fazën e tranzicionit drejt kalimit në tipin e ekonomisë së tregut të lirë. Ndryshimet strukturore të ekonomive të tyre shoqërohen me një nivel më të lartë të rritjes së sektorit terciar krahasuar me Greqinë. Megjithatë kjo rritje nuk përbën një tregues konkret për kapërcimin e tranzicionit të tyre ekonomik. Përkundrazi rritja e peshës specifike të sektorit terciar në këto ekonomi tregon shkallën e vështirësive që ato po përjetojnë në proçesin e vështirë të transformimit të tyre.

Paraqitja grafike e piramidave sektoriale në ekonomitë e këtyre vende, tregon saktë edhe natyrën e ekonomive të tyre dhe vendin që ze sektori terciar në to. Këto ekonomi dallojnë midis tyre nga sektorët prioritarë dominues.

Grafiku 3.13. Ecuria e sektorit tericiar në ekonomitë ballkanike të Shqipërsë, Bullgarisë dhe Greqisë, gjatë

periudhës 1981 - 2006.

59

55.8

42.321

2318.9

8.38.49.1

61.86557.95653

31.431.1

28.124

53.9 56 56.4 58.2 6273 73 71

73.3

01020304050607080

1981 1983 1985 1987 1989 1991 1993 1995 1997 1999 2001 2003 2005 2007Vitet

% n

daj P

BB -

së k

ombë

tare

Shqipëri Bullgaria Greqi

Page 100: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

100

Ndërtimi i piramidave sektoriale të çdo vendi (Grafiku 3.14), nxjerr në pah faktin se raportet sektoriale të ekonomisë Shqiptare dhe Greke janë diametralisht të kun dërta, kurse piramida sektoriale e Bullgarisë është tipike e një ekonomie lindore. Burimi: The new geography of the Balknas, 1996, fq 30.

UNDP, Raporti i Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë 2000, fq. 84. Piramida sektoriale e Shqipërisë (në momentin e falimentimit të sektorit sekondar

sektor bazë i ekonomisë së centralizuar socialiste) është e bazuar kryesisht në sektorin primar, ndërsa sektori sekondar dhe ai terciar mbivendosen duke u zvogëluar progresivisht mbi të. Një piramidë e tillë tregon një ekonomi të dobët, tipike për vendet në zhvillim.

Piramida sektoriale e ekonomisë greke paraqet formën tipike të një ekonomie liberale. Ajo dominohet prej sektorit terciar dhe dy sektorët e tjerë vendosen nën të duke zvogëluar progresivisht peshën specifike që ata zenë në GDP – i.

Ndërsa piramida sektoriale e ekonomisë bullgare, prezanton një raport sektorial tipik për vendet e evropës lindore, që synonin të krijonin mundësi për një zhvillim të shpejtë nëpërmjet zhvillimit të sektorit sekondar me prioritet të veçantë në strukturimin e gjerë të industrisë, por duke vendosur një ekuilibër midis dy sektorëve të tjerë, atij terciar dhe atij primar.

Krahasimi i raporteve sektoriale të ekonomive të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë për vitet 1981, 1991 dhe 2001 paraqet dinamikën e ndryshimeve që kanë pësuar ekonomitë e tyre.

Shkallën më të lartë të oshilacioneve në ecurinë e raporteve sektoriale e paraqet ekonomia shqiptare, e ndjekur prej ekonomisë bullgare në një nivel më të ulët. Kurse shkallën më të lartë të qëndrueshmërisë së raportit sektorial e ka ekonomia greke. Ecuria e kësaj ekonomie paraqet një rritje progresive drejt theksimit të pozitave të sektorit terciar ndaj sektorëve të tjerë.

42.5

38.6

18.9

21.8

46.8

31.4

12.5

29.3

58.2

0102030405060708090

100

% n

daj G

DP

- së

Shqipëri Bullgari Greqi Vendet

Grafiku 3.14. Piramidat sektoriale të ekonomive të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë në vitin 1991.

sektori primar sektori sekondar sektori terciar

Page 101: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

101

Paraqitja e mëposhtme grafike 3.15. shfaq ngjashmërinë midis ndarjes sektoriale të ekonomisë shqiptare dhe të asaj bullgare në vitin 1981, me strukturë ekonomike tipike lindore. Burimi: The new geography of the Balknas, 1996, fq 30

Këto vende kishin zbatuar të njëjtin tip zhvillimi ekonomik, të ekonomisë së

centralizuar me degën bazë të industrisë ose të sektorit sekondar dhe me ekzistencën e sektorit terciar në nivelet më të ulta. Por dallimi midis tyre, qëndronte në faktin se nëse sektori terciar në ekonominë bullgare ishte gati i barabartë me sektorin primar, në strukturën ekonomike të Shqipërisë shohim se sektori terciar kishte një peshë shumë më të vogël ose 57.7 % krahasuar me sektorin primar. Një dallim tjetër qëndronte edhe në peshën specifike të sektorit terciar ndaj GDP – së, ku në Shqipëri ky sektor ishte në 67 % të peshës së sektorit analog të Bullgarisë.

Kurse ekonomia greke ruante përsëri tiparet e një ekonomie të bazuar mbi tregun e lirë, duke patur përsëri dominim mbi sektorin terciar, në një nivel gati 4 herë më të lartë se sa ai shqiptar.

Në vitin 1991 struktura sektoriale e ekonomive bullgare dhe greke nuk pati ndryshime cilësore dhe mbeti përgjithësisht e njëjtë. Sektori primar dhe sekondar ishin përfshirë nga ulja, e cila kompesohej prej rritjes së sektorit terciar të ekonomisë. Shih tabelën 3.9. Burimi: The new geography of the Balknas, 1996, fq 30

UNDP, Raporti i Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë 2000, fq. 84.

Grafiku 3.15. Tabloja e ndarjes sektoriale të ekonomive ballkanike për vitin 1981.

27.9 25.114.2

5650.9

31.9

16.124

53.9

0102030405060

Shqipëri Bullgari Greqi Vendet

Sekt

orët

%

sektori primar sektori sekondar sektori terciar

Grafiku 3.16. Tabloja e ndarjes sektoriale të ekonomive ballkanike për vitin 1990.

42.5

21.812.5

38.646.8

29.318.9

31.4

58.2

0

20

40

60

80

Shqipëri Bullgari Greqi

Vendet

Sekt

orët

%

sektori primar sektori sekondar sektori terciar

Page 102: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

102

Ekonomia greke në vitin 1991, pësoi një zvogëlim të peshës së sektorit primar e sekondar me 1,7 dhe 2,6 % dhe njëkohësisht një rritje të sektorit terciar me 4,3 %, krahasuar me vitin 1981. Kjo shpreh qëndrueshmërinë e lartë dhe ridimensionim normal të kësaj ekonomie pas integrimit në Bashkimin Europian.

Ekonomia bullgare, me gjithë ndryshimet politike që përfshinë gjithë vendet e bllokut lindor në fund të viteve ’80-të, nuk paraqet ndryshime të mëdha në formë, por vetëm tkurrje të sektorëve sekondar dhe primar me 4,1 e 3,3 % dhe natyrisht një rritje më të ndjeshme të sektorit terciar, me 7,4 %.

Kurse në ekonominë tonë, siç e kemi përmendur edhe më lart, ndryshimi ishte më cilësor. Ndryshimet politike prej falimentimit të ekonomisë socialiste kushtëzuan një deformim të plotë të strukturës sektoriale të ekonomisë. Ndyshimi themelor i strukturës së re sektoriale ishte kalimi i rolit dominues nga sektori sekondar në atë primar, që tashmë zinte 42.5 % të PBB – së. Dy sektorët e tjerë vendosen mbi të në progresion zvogëlues, me përkatësisht 38.6 e 18.9 % të PBB – së. Rritja e peshës specifike të sektorit terciar ishte e pandjeshme me vetëm 2.8 % më shumë. Kjo tregon qartë mungesën e vizionit në hartimin e reformave liberalizuese gjatë ekzistencës së ekonomisë së centralizuar, si një “frymëmarrje” e domosdoshme për ekonominë e falimentuar shqiptare. Gjithësesi forma e strukturës ekonomike të vitit 1991 është tipike për një ekonomi të pashpresë të ngjashme me ato të vendeve në zhvillim.

Panorama ekonomike e ndarjes sektoriale të ekonomive ballkanike të marra në analizë paraqet një dinamikë aktive edhe gjatë vitit 2001. Përsëri ekonomia greke vazhdoi të ruajë strukturën e saj duke rritur më tej peshën specifike të sektorit terciar në 71 % ose me 12.8% më shumë sesa në vitin 1991, kundrejt rënies së sektorit primar e sekondar respektivisht me 5.5 e 7.3 % seicila. Burimi: Bank of Albania, buletini ekonomik shtojca statistikore, fq 6.

De Agostini 2005, fq.118, 120 Ekonomia bullgare pas kolapsit të sektorit sekondar në pragun e viteve ’90 shfaq

tashmë një formë të re të ndarjes sektoriale të njëjtë me atë të ekonomisë greke, duke nxjerrë në pah prirjen e kalimit drejt ekonomisë së tregut të lirë. Rënia e sektorit sekondar e primar ndaj vitit 1991 arrin në masën 21.8 dhe 11.8 % që shoqërua me rritjen e shpejtë të sektorit terciar të ekonomisë në vitin 2001 në nivelin 33.6 %.

Grafiku 3.17. Tabloja e ndarjes sektoriale të ekonomive ballkanike për vitin 2001.

34.2

10 7

23.5 25 22

42.3

6571

01020304050607080

Shqipëri Bullgari GreqiVendet

Sekt

orët

në %

sektori primar sektori sekondar sektori terciar

Page 103: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

103

Ndërsa transformimi i ekonomisë shqiptare ishte edhe më i thellë. Ulja e sektorëve primar dhe sekondar në totalin e GDP – së, respektivisht me 8.3 dhe 15.1 % krahasuar me vitin 1991, u kompesua prej sektorit terciar të ekonomisë me një rritje prej 23.4 %. Megjithë rritjen e peshës specifike të sektorit terciar dhe krijimin për herë të parë të pozitave superiore të tij në GDP – i, ekonomia shqiptare nuk ka dalë ende prej fazës së tranzicionit. Ekonomia shqiptare është në një gjendje “asfiksie”. Pesha e sektorit terciar të ekonomisë bullgare është e barabartë me peshën specifike të sektorëve primar dhe sekondar të ekonomisë sonë. Këta sektorë janë karakterizuar nga një rënie e shpejtë dhe me problemet e mbartura dhe të sotme kanë një pozitë tepër statike në dinamizmin tonë ekonomik. Ky krahasim shpreh qartë ngërçin që ka përfshirë ekonominë shqiptare dhe njëherazi mungesën e një të ardhme optimiste për një zhvillim të shpejtë ekonomik.

Transformim shohim në strukturat ekonomike të këtyre tre vendeve edhe në panoramën e vitit 2007. Nëse ekonomia greke tenton të shkojë drejt strukturës ekonomike të vendeve më të zhvilluara, nëpërmjet reduktimit të peshës specifike të sektorit primar 3.4 % dhe rritjes së peshës specifike të dy sektorëve të tjerë sekondar e terciar me përkatësisht 1.1 e 2.3 % më shumë sesa viti 2001.

Ekonomia bullgare ka pësuar gjithashtu ndryshime strukturore në periudhën 2001 – 2007. Sektori primar ka ndjerë përsëri ulje në masën 3.5 % të GDP –së, nga 10 % në vitin 2001 në 6.5 % në 2007 –tën. Rënie ka pësuar edhe sektori terciar i ekonomisë nga 65 % në 61.8% me një ndryshim të vogël prej 3.2 %. Këto ndryshime janë kompensuar prej rritjes së përjetuar nga sektori sekondar në shkallën 6.7 %, duke patur në vitin 2007 një vlerë prej 31.7 % të GDP –së. Futja e këtij vendi në hapësirën ekonomike të BE dhe synimi për përafrim strukturor me ekonominë europiane është ndoshta edhe shkaku i këtij ndryshimi të ndarjes sektoriale të ekonomisë bullgare.

Ndërkohë që ekonomia shqiptare prezanton një transformim më të thellë të ndarjes së vet strukturore. Kështu sektori primar dhe sekondar është reduktuar me respektivisht 15.7 dhe 1 % më pak krahasuar me vitin 2001. Rritjen më të shpejtë e ka pësuar sektori terciar i ekonomisë me 16.7 % më shumë, duke treguar pozicionin lider tashmë në ekonominë tonë. Njëherazi kjo ndarje strukturore e ekonomisë sonë tenton të ndjekë edhe strukturën ekonomike të BE ku synojmë të integrohemi ekonomikisht.

Grafiku 3.18. Tabloja e ndarjes sektoriale të ekonomive ballkanike për vitin 2007.

18.56.5 3.6

22.531.7

23.1

59 61.873.3

0

20

40

60

80

Shqipëri Bullgari Greqi Vendet

Sekt

orët

%

sektori primar sektori sekondar sektori terciar

Page 104: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

104

III.3. Pozita e sektorit terciar në ekonomitë e vendeve të zhvilluara dhe ato të vendeve në zhvillim

Krahasimi i strukturës sektoriale të ekonomisë së Shqipërisë me modelet strukturore të ekonomive të vendeve të ndryshme ndihmon, jo vetëm në përzgjedhjen, por shërben njëherazi edhe për caktimin e një modeli të përshtatshëm për zhvillimin e vendit tonë në të ardhmen.

Roli i sektorit terciar ndryshon sipas vendeve. Kjo pasqyrohet në format strukturore të ekonomive të ndryshme, të cilat mund të grupohen në dy grupe: të vendeve të pasura dhe të vendeve të varfëra.

Karakteristika themelore e vendeve të pasura, ku hyjnë vendet e G8–tës, ato të industrializuara, të BE–së etj, është roli mbizotërues i sektorit terciar ndaj një sektori primar që shpesh herë ka peshë simbolike prej 1 deri në 2 % (0.9 % në Gjermani, Britani e Belgjikë; 1.0 % në SHBA; 1.4 % në Norvegji e Suedi, 1.6 % në Japoni; 1.7 % në Izrael; 2 % në Austri; 2.2 % në Francë e Kanada; 0.1 % Singapori, 0.4 % në Luksemburg e Bahrein dhe 0.6 % në Andorë). Në vendet më të pasura pesha e sektorit terciar arrin në nivelin 69 – 78 % të GDP-së. Ndërsa nivelin më të lartë të peshës specifike të sektorit terciar e hasim tek Andora, Bahamas e Barbados me respektivisht 82.2; 81.5 e 79.8 % të GDP-së; Franca me 77.2 %; SHBA – të me 76 %; Belgjikë e Danimarka me 75 e 73.3 % të GDP-së.

Njëherazi në vendet më të pasura ekonomikisht në botë gjejmë nivelin më të lartë të punësuarve pikërisht në sektorin terciar të ekonomisë. Në katër vendet e paraqitura në grafik kemi një nivel punësimi që luhatet nga 72.4 % në Gjermani në 80.7 % në Britaninë e Madhe.

Burimi: Calendario atlante De Agostini 2009, fq 152 – 158. Krejt e kundërta ndodh me strukturën ekonomike të vendeve të varfëra, në të cilat

ka peshë të lartë specifike sektori primar, që shpreh ruralitetin e theksuar të tyre, tipar i një ekonomie të dobët deri në primitive, si vendet Afrikane: Liberia, ku sektori primar përbën 65.2 % të GDP –së; Guinea – Bisau e Somalia me 61.8 e 60.1 % dhe Birmania në Azi me 52.6 % të GDP –së. Ekonomia e këtyre vendeve paraqet një sektor sekondar mjaft të dobët, i cili jep rreth 7 e 8 % të GDP-së dhe njëkohësisht një sektor terciar të

Grafiku 3.19. Ndarja sektoriale e ekonomive në vendet më të pasura dhe më të varfëra të botës për vitin 2006.

6977.2 76 75

26.7 32.621.5

34

52.665.260.161.8

0.912.20.90

20

40

60

80

100

Gjermani Francë SHBA Britania eMadhe

Guinea-Bisau

Somalia Liberia BirmaniVendet

% n

daj G

DP

- së

Sektori primar sektori sekondar sektori terciar

Page 105: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

105

pafuqishëm, që jep rreth 21.5 –26.7 % të GDP-së në Liberi e Guinea – Bisau, ndërsa vlerat minimale arrijnë në Guinenë Ekuatoriale me 3 % të GDP-së.

Interesant është fakti se në vendet e varfëra gjejmë edhe nivelin më të lartë të punësimit pikërisht në sektorin primar, si në vendet afrikane: Ruanda e Kamerun me 89.8 e 89.6 %; Guinea e Guinea – Bisau me 81.8 e 81.5 %; Kamboxhia me 84.8% dhe Malawi me 80.8%; në Azi ndeshim Laosin me 75.6 % të punësuarve në sektorin primar. Me përjashtim të Kamboxhias në gjithë vendet e lartpërmendura pesha specifike e të punësuarve në sektorin terciar është 0 %.

III.4. Roli i sektorit terciar në hapësirën ekonomike të Europës Juglindore

Në hapësirën ekonomike të Evropës Juglindore evidentohet një pamje e tillë e

ndarjes sektoriale si në grafikun nr. 3.20.

Burimi: Calendario atlante De Agostini 2011, fq 152 – 158.

Interesant është fakti që pesha specifike më e ulët e sektorit terciar në gjithë Europën Juglindore shfaqet në shtrirje horizontale tek ekonomitë e Maqedonisë, Shqipërisë e Rumanisë, ndërkohë që nivelin më të lartë të këtij sektori e gjejmë në brigjet perëndimore të gadishullit ballkanik në shtrirje vertikale tek ekonomitë e Greqisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë e Kroacisë. Niveli më i ulët i sektorit terciar të ekonomisë i përket Rumanisë me 55.7 % të totalit të kësaj ekonomie e ndjekur nga Shqipëria, Maqedonia e Sërbia me 57.6; 58 e 60 % seicila, ndërkohë që mesatarja e këtij treguesi në këtë hapësirë ekonomike arrin në 64.0 %.

Tradicionalisht ekonomia e vendit tonë ka patur një peshë specifike të ulët të sektorit terciar, kundrejt vendeve të rajonit e më gjerë. Prapambetja e theksuar e sektorit terciar të ekonomisë shqiptare shpjegohet me: ecurinë e zhvillimit ekonomik të vendit pas Luftës së Dytë Botërore, deri më sot; mungesa totale e sektorit privat deri më 1990;

18.5 11.7 8.9 9.4 6.4 6 3.8 2.1

7 11.2 8.7

22.5 30.3 27.5

21.1 28.6 30.3

16.3

31.4 37.3

28.8 26.6

59 58 63.6

69.5 65 63.7

79.9

66.5

55.7 60

64.7

0

10

20

30

40

50

60

70

80

90

Shqipëri Maqedoni B& H Mali i Zi Kroaci Bullgari Greqi Slloveni Rumania Sërbia Kosova

sektori primar sektori sekondar sektori terciar

Grafiku 3,20, Paraqitja e ndarjes sektoriale e ekonomisë së vendeve të Europës Juglindore, për vitin 2007.

% n

daj G

DP -

Page 106: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

106

traditë shumë e pakët në zhvillimin e turizmit gjatë periudhës së monizmit, ndërkohë që fizikisht lokalizohemi në rajonin mesdhetar me nivelin më të lartë të zhvillimit të turizmit botëror;

goditjen gati shkatërruese që bisnesi i vogël dhe i mesëm morën në vitin 1997; dobësitë e theksuara që shfaq ekonomia shqiptare në proçesin e integrimit në tregun e

lirë rajonal dhe më gjerë; brishtësia e stabilitetit të brendshëm politik; krizat energjitike të viteve të fundit; niveli i ulët i investimeve publike dhe investimeve të huaja, veçanërisht deri në 2005.

Megjithatë është pozitiv fakti se hendeku me vendet e tjera të rajonit në peshën e sektorit terciar ndaj GDP –së është zvogëluar në maksimum. Kështu ndaj Rumanisë që është edhe vendi i fundit në rajon kemi një peshë të sektorit terciar prej 1.9 % më shumë, në një kohë që diferencat me FYROM janë të papërfillshme me vetëm 0.4 % më pak dhe me Sërbinë me 1.4 % me pak. Kurse me vendet që kapin nivelin më të lartë të peshës së sektorit terciar si Greqia dhe Mali i Zi kjo diferencë ka arritur në përkatësisht 22.3 e 11.9 % më pak, në një kohë që në vitin 2001 diferenca me Greqin ishte jo pak por 28.7 %.

Pesha specifike e sektorit sekondar të ekonomisë shqiptare ndaj GDP –së për vitin 2008 është 23.9 % (De Agostini 2011) duke u pozicionuar nën mesataren prej 27.5 % të këtyre vendeve të Europës Juglindore me një shmangie të lehtë prej 3.6 %. Edhe në këtë tregues Shqipëria nuk është vendi i fundit në ekonominë e europës juglindore, duke patur një peshë specifike të sektorit sekondar ndaj GDP -së më lart sesa Mali i Zi e Greqia me përkatësisht 21.1 e 16.3 % seicila.

Ndërsa pesha e sektorit primar është më e larta: 18.5 %, duke qënë 6.8 % më shumë se në Maqedoni dhe 7.3 % më shumë se në Sërbi, që përbëjnë edhe dy vendet e tjera të parafundit. Kurse difernca me Slloveninë, që është vendi me peshën më të ulët të këtij sektori, arrin në 16.4 % më shumë.

Pavarësisht prej kësaj panorame të ndarjes strukturore të ekonomisë shqiptare si sektori sekondar ashtu edhe ai primar ofrojnë mbështetje të zbehtë për sektorin terciar. Përkundrejt rënies së tyre shohim një rritje artificiale të sektorit terciar.

Gjithsesi, në diferencat ekzistuese ndikon pesha shumë më e lartë e sektorit informal në ekonominë shqiptare krahasuar me ekonomitë e vendeve të tjera të rajonit. Eleminimi i këtij deformimi do të sillte ngushtimin edhe më të madh të dallimit midis sektorit terciar të ekonomisë shqiptare dhe atyre të vendeve të tjera.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë për ndryshime substanciale në strukturën ekonomike të vendit. Ndryshimet strukturore dinamike shprehin një prirje pozitive të ecurisë së ekonomisë shqiptare, ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit (Greqia dhe Bullgaria), prirja pozitive është shumë më e dobët.

Një mënyrë tjetër për evidentimin e pozitës së sektorit terciar në ekonomi është edhe shpërndarja e fuqisë punëtore sipas sektorëve. Siç dihet, sektori terciar është mjaft i rëndësishëm për ekonominë, pasi, përveç të tjerave, zbut nivelin e papunësisë, rrit nivelin e punësimit, të të ardhurave, zhvillimin ekonomiko dhe sociokulturor të popullatës në nivel lokal etj.

Niveli i punësimit sektorial shpreh qartë jo vetëm dinamizmin ekonomik të vendeve, por edhe prirjen e zhvillimit të tyre. Kështu, bie në sy fakti se vetëm Shqipëria dhe Rumania shumicën e popullsisë e kanë të punësuar në sektorin primar të ekonomisë: përkatësisht 58 % dhe 36.7 %. Një strukturë e tillë punësimi është jehonë e ndikimit të

Page 107: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

107

ndarjeve të vjetra sektoriale të ekonomisë dhe punësimit qysh nga periudha e centralizmit të tyre ekonomik. Ndër gjithë vendet e tjera, të punësuarit në sektorin primar kanë peshë specifike të vogël: 4.6 % në Slloveni; 8.1 % në Mali i Zi dhe 11.4 % në Greqi etj.

Punësimi në sektorin sekondar tregon se Europa Juglindore është një rajon me nivel të ulët industrializmi. Kjo karakteristikë është kushtëzuar nga: falimentimi i ekonomive të centralizuara në të gjitha vendet e ish-KNER-it; periudha e tejzgjatur e shndërimit të ekonomive të centralizuara në ekonomi të tregut të lirë; luftrat e përgjakshme gjatë shpërbërjes së ish–Jugosllavisë; mungesa tradicionale e një sektori sekondar dominues në ekonominë greke etj.

Burimi: Calendario atlante De Agostini 2009, fq 152 – 158.

Ndërsa punësimi në sektorin terciar në vendet e rajonit (përjashtim bëjnë vetëm

Shqipëria dhe Rumania me 28.4 dhe 28.7 %) është në nivele të larta. Niveli i punësimit në sektorin terciar të ekonomisë shqiptare është më i ulti në gjithë rajonin. Gjithsesi, roli i sektorit terciar në ekonominë shqiptare është i rëndësishëm sepse kontributi i tij në PBB është dy herë më i lartë se treguesi i punësimit: 56,1 %. Përfundime dhe rekomandime

• Ekonomia e brishtë shqiptare, pas Luftës së Dytë Botërore u zhvillua sipas

parimeve të modelit sovjetik të ekonomisë së centralizuar. • Megjithëse sektori terciar ka ofruar një kontribut më të lartë në të ardhurat

kombëtare, pozita e tij ka qenë vazhdimisht inferiore në strukturën sektoriale të ekonomisë shqiptare.

• Izolimi politiko–ekonomik i vendit i dha ekonomisë tipare autarkike, që shumë shpejt e çuan drejt krizës dhe falimentimit.

• Pavarësisht pozitës dhe kushteve natyrore mjaft të përshtatshme Shqipëria nuk ka arritur t’i shfrytëzojë ato në interes të zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe të sektorit terciar në veçanti.

• Deri në vitin 1990, në ekonominë e Shqipërisë, sektori terciar asnjëherë nuk është konsideruar prioritar, sepse për tipin e atëhershëm të ekonomisë

Grafiku 3.21. Paraqtija e ndarjes sektoriale të punësimit sipas vendeve të Europës Juglindore për vitin 2006.

36.728.4

47.956.3 59.8

6657.558

18.2

9.9 8.114.2

18.6

11.4 4.6

74.3

50.5

28.7

0

10

20

30

40

50

60

70

80

Shqipëri Maqedoni B&H Mali i Zi Kroacia Bullgari Greqi Slloveni RumaniaVendet

% n

daj G

DP

- së

sektori primar sektori sekondar sektori terciar

Page 108: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

108

nuk kishte rëndësi shpërndarja ose marketingu i produktit, por domosdoshmërisht prodhimi i produkteve jetike (bukës).

• Krahasuar me vende si Bullgaria dhe Greqia, gjatë viteve të sistemit të kaluar Shqipëria ka patur nivelin më të ulët të zhvillimit të sektorit terciar.

• Në vitin 1980 struktura sektoriale ishte tipike e një vendi lindor, ndërsa në vitin 1990, kur mbizotërues ishte sektorit primar, struktura ishte tipike e vendeve në zhvillim. Aktualisht sektori terciar është në pozicion lider ndaj sektorëve të tjerë të ekonomisë shqiptare me 59 % të GDP –së.

• Ndarja strukturore e ekonomisë shqiptare shfaq tendencë zhvillimi të ngjashme me strukturën ekonomike të vendeve më të zhvilluara të rajonit e më gjerë.

III.5. Pesha e sektorit terciar në hapësirë gjeografike të rajonit të Korçës III.5.1 Kuadri i përgjithshëm i zhvillimit të sektorit terciar Analizia e sektorit terciar në hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës, ka një rëndësi të veçantë. Nëpërmjet prezantimit të stadit të zhvillimit të këtij sektori është e mundur të nxjerrim konkluzione mbi nivelin e tij ndaj sektorëve të tjerë të ekonomisë rajonale, njëherazi mund të krijojmë një vizion edhe më të qartë për të ardhmen.

Megjithëse kushtet natyrore kanë ofruar mundësi të mira zhvillimi për sektorin primar (kryesisht në bujqësi, blegtori, pemtari, vreshtari, bletari e pylltari) dhe sekondar të ekonomisë, ky dimension nuk ka qënë i vetmi për ekonominë tonë rajonale.

Prania e një sektori sekondar të zhvilluar në rajonin e Korçës shfaqet nga periudha e mbretërisë shqiptare (1928 – 1944) dhe deri në ndryshimet politike të viteve ’90. Proçesi i “industrializimit” të ekonomisë lokale, i ka krijuar themelet e veta, në rrethin e veçanërisht në qytetin e Korçës, në ngjashmëri të plotë me vendet perëndimore, bazuar tek kapacitetet e fuqishme financiare të sektorit terciar të ekonomisë e sidomos atij tregtar, që ishte në pozita dominuese gjatë periudhës midis dy lufrave botërore.

Borgjezia e shkolluar në perëndim, ishte mjaft energjike dhe me vizionin perëndimor të kohës. Ajo shfrytëzoi kapitalet e mëdha ekzistuese, traditat e prodhimit artizanal të zonës dhe fuqinë punëtore të pranishme në të. Dega e artizanatit, gjatë dekadës së dytë të shekullit të kaluar, u shndërua gradualisht në një industri të brishtë, por të shumëllojshme duke patur tendencë fuqizimin e mëtejshëm sidomos në fundin e periudhës së mbretërisë shqiptare.

Rritja e prodhimit industrial e shndëroi Korçën në një prej qyteteve më të rëndësishëm të vendi, sepse “në 1938 ajo dha 11.3 % të prodhimit industrial të vendit”.284 Mbi këtë bazë zhvillimi, periudha e pasluftës u shoqërua me rritme të shpejta të zhvillimit të industrisë. Ajo zgjeroi gjithnjë e më shumë jo vetëm kapacitetet e saj, por edhe llojshmërinë e prodhimit. Ndërsa prania dhe ndikimi i sektorit terciar në ekonominë lokale, në periudhën e pasluftës, ka patur të njëjtën prirje ashtu si në nivel kombëtar, duke u karakterizuar prej një prirje tkurëse, deri në mosekzistencën e sektorit privat.

284 Bashkim Jahollari, Aspekte të gjendjes ekonomike në nënprefekturën e Korçës, gjatë viteve 1925–1939, Buletini Shkencor Nr 2, Korçë, 1999, fq. 18.

Page 109: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

109

Por ndryshimet politike që përfshinë Shqipërinë në fillimin e viteve ’90, sollën një transformim rrënjësor ekonomik. Ky proçes u pasqyrua edhe në dinamikën e ekonomisë korçare. Në fillimet e tranzicionit edhe në ekonominë tonë lokale u ndjenë pasojat e falimentimit të një pjese të mirë të industrisë në përgjithësi e sidomos të asaj të rëndë në veçanti. Njëkohësisht ajo shënoi dhe krijimin dhe zhvillimin e vrullshëm të sektorit terciar të ekonomisë dhe degëve të saj përbërëse.

Kështu reduktuan e më pas ndërprenë prodhimin, ndërmarrje të mëdha si: minierat, Uzina e Preçizionit, UMB – ja (Uzina e mekanikës bujqësore), SMT – ja, por edhe pjesë të industrisë së lehtë e ushqimore si: Kombinati i Trikotazheve, NPV- ja (Ndërmarrja e Veshjeve), Kombinati i Sheqerit në Maliq, Frigoriferët, Konservimi, etj.

Proçesi i transformimit të këtyre ndërmarrjeve kaloi përmes privatizimit të tyre nga njëra anë dhe krijimit ndërmarrjeve të reja nga ana tjetër. Por ky proçes u kompromentua rëndë prej zbatimit të një strategjie jo efektive, bile me nuanca antikombëtare, siç ishte “terapia shok”.

Megjithatë nga kjo ecuri shohim ndryshimin e raportit midis sektorit shtetëror dhe atij privat. Sektori shtetëror mbizotërues deri në pragun e dekadës së viteve ‘90, filloi të zvogëlohej në mënyrë të vazhdueshme. Pozitat e tij i zuri sektori privat tanimë dominues në çdo sektor të ekonomisë, aq sa në vitin 2002 ndërmarrjet private zinin 99 % ndërsa ato shtetërore vetëm 1 % të numrit të përgjithshëm të tyre.285

Aktualisht286 numri i aktiviteteve ekonomike që operojnë në ekonominë rajonale arrin në 28201. Shpërndarja gjeografike e këtij biznesi ruan të njëjtën formë. Pjesa dërmuese e bizneseve që operojnë në ekonomi janë përqëdruar në rrethin e Korçës, ku gjejmë 20449 njësi të tilla, ose 72.5 % të totalit të tyre. Dy rrethet vijuese janë Devolli e Pogradeci me përkatësisht 3525 e 3496 biznese, ose 12.5 e 12.4 % seicila në numrin e përgjithshëm të bizneseve të rajonit. Rrethi i Kolonjës shfaq një prani simbolike prej 718 biznesesh, që vlerësohen në 2.5 % të totalit të tyre. Ekonomia rajonale plotësohet edhe prej një numri të papërfillshëm biznesesh; 13 njësi ose 0.05 % të numrit të përgjithshëm të bizneseve vepruese në rajonin tonë. Ato mund të konsiderohen “alloktone” me qendër në qytetet e tjera kryesore të vendit, por me aktivitet veprues edhe në rajonin tonë. Shih grafikun 3.22.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009 Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Dega Korçë, Arshiva Korrik 2009

285 Vjetari Statistikor 1991 – 1999, Tiranë, 2002, f 34 286 Shih tabelën 2.30, kapitulli II

Page 110: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

110

Ndërsa gjeografia e shpërndarjes së biznesit veprues në sektorin terciar të ekonomisë rajonale shfaq një pamje të ndryshme nga shpërndarja e përgjithshme biznesit rajonal. Shih grafikun 3.23. Pesha kryesore e gjithë bizneseve të sektorit terciar është lokalizuar përsëri në rrethin e Korçës me 5161 njësi të tilla, ose 62 % e totalit rajonal. Krahasuar me numrin e gjithë bizneseve vepruese në rajonin tonë shohim se në rrethin e Korçës prania e bizneseve të sektorit terciar ka një rënie prej 10.5 %. Kjo ulje shkaktohet prej madhësisë territoriale që paraqet Korça si njësia më e madhe administrative e rajonit, si dhe prej ndikimit të sektorit të tij primar me një peshë të ndjeshme në ekonomivë e vet lokale. Të njëjtën dukuri e shohim edhe në rrethin e Devollit, ku pesha specifike e bizneseve operuese në sektorin terciar të ekonomisë së vet arrin në 8.5 % kundrejt 12.5 % të peshës së bizneseve të këtij rrethi në ekonominë rajonale. Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Në dy rrethet e tjera Pogradec e Kolonjë shohim dukurinë e kundërt, atë të rritjes së peshës së bizneseve të sektorit terciar të ekonomive të tyre ndaj peshës së subjekteve që veprojnë në to në nivel rajoni. Në rrethin e Pogradecit pesha që ze biznesi i fokusuar në sektorin terciar të kësaj ekonomie me 24.4 % është gati dy fish i nivelit të biznesit të këtij rrethi (12.4 %) në ekonominë rajonale. Një rritje kaq e madhe e përqëndrimit të bizneseve në sektorin terciar të këtij rrethi është mëse normal nëse kemi parasysh edhe nivelin e zhvillimit të shërbimeve në përgjithësi dhe të turizmit në veçanti për shkak edhe të mundësive më të mëdha që ofron gjeosistemi turistik ndërkufitar i Liqenit të Ohrit. Gjithashtu edhe në rrethin e Kolonjës shohim një rritje të peshës specifike që paraqet biznesi veprues në sektorin terciar që arrin në 5 % kundrejt nivelit prej 2.5 % që ka i gjithë biznesi kolonjar në ekonominë e rajonit të Korçës. Megjithë dyfishimin e prezencës së sektorit terciar të këtij rrethi, përsëri modestia e ekonomisë së saj është mëse e prekshme.

Përsa i përket ndarjes strukturore të ekonomive të çdo rrethi të rajonit tonë shohim se ekzistojnë dy tablo të ndryshme. Në njërën anë qëndrojnë rrethet e Devollit dhe të Korçës, që pjesën dërmuese të bizneseve të tyre e kanë të fokusuar në sektorin primar të ekonomisë me përkatësisht 77.0 e 71.3 % seicila. Kjo ndodh për shkak të kushteve shumë të përshtatshme klimatiko – tokësore për zhvillimin e aktivitetit bujqësor e blegtoral. Pesha specifike e sektorit sekondar është shumë e vogël kundrejt totalit me respektivisht 3.1 e 3.9 % të ekonomive të tyre. Ndërsa pesha e sektorit terciar të ekonomisë luhatet nga 25.2 % në rrethin e Devollit në 20.1 % në rrethin e Korçës. Njëherazi një shpërndarje e tillë e biznesit tregon edhe mundësitë e mëdha që mbart hapësira gjeografike e këtyre rretheve për të zhvilluar edhe më tej të gjitha llojet e aktiviteteve vepruese të sektorit

Grafiku 3.23. Pesha specifike e biznesit operues në sektorin terciar në nivel rrethi për rajonin e Korçës në vitin 2009.

62.0 %

0.1 %24.4 %

5 %

8.5 %

Devolli Korça Të tjera Pogradeci Kolonja

Page 111: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

111

terciar dhe për të rritur peshën e këtij sektori në ekonomitë lokale respektive. Shih grafikun 3.24.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009 Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Dega Korçë, Arshiva Korrik 2009

Pjesa tjetër e tablosë së shpërndarjes sektoriale në ekonominë e këtij rajoni

prezantohet prej rretheve të Pogradecit dhe Kolonjës, bizneset e të cilave janë të fokusuar kryesisht në sektorin terciar të ekonomive të tyre. Kështu në rrethin e Pogradecit 58.1 e bizneseve janë të përqëndruara në aktivitetet e sektorit terciar dhe kjo është krejt normale për një hapësirë me potenciale të mëdha në fushën e turizmit. Ndërsa niveli i sektorit terciar në rrethin e Kolonjës arrin në 58.4 % të totalit. Një peshë e tillë e sektorit terciar mund të konsiderohet si pjesë e shformimit të gjithë veprimtarisë së burimeve humane të përfshira në një migrim tepër të lartë. Sektori sekondar në të dy këto rrethe është 2 deri 3 herë më i lartë krahasuar me peshën e këtij sektori në rrethet e Korçës dhe Devollit, duke arritur në Pogradec 5.4 % dhe në Kolonjë 10.9 % të totalit të ekonimive të tyre lokale. Kurse sektori primar i ekonomisë pavarësisht mundësive që ofron natyra prezanton një peshë specifike 2 herë më të vogël se dy rrethet e tjera të lartpërmendura, duke arritur respektivisht në 36.5 % në Kolonjë e 30.8 % në Pogradec.

Brenda kësaj panorame të përgjithshme ekonomike, shohim se sektorit terciar i ekonomisë së Rajonit të Korçës zë gati 1/3 e saj me 8328 biznese, që arrijnë në 29.6 % të biznesit operues në këtë hapësirë gjeografike287. Por shpërndarja gjeografike e këtyre subjekteve ekonomike prezanton një pamje tjetër nga paraqitja e mësipërme e biznesit total. Shih grafikun 3.25.

Në sektorin terciar të ekonomisë sonë rajonale vendin kryesor e mban dega e tregtisë me 51.7 % e ndjekur prej shërbimeve, turizmit dhe transportit me përkatësisht 18.8; 15.8 dhe 13.7 % seicila. Shkaku i një shpërndarje të tillë është vetpunësimi i individëve sipas iniciativës së lirë dhe profesioneve që ata ushtrojnë, si dhe

287 Shih grafikun 2.30

77 71.3

66.6

36.5 30.8

3 3.5 3.9 5.4 10.9

20 25.2 29.5

58.1 58.4

0 10 20 30 40 50 60 70 80 90

Devoll Korçë Rajoni Pogradec Kolonjë

sektori primar sektori sekodar sektori terciar

Rrethi

Grafiku 3.24. Paraqitja e shpërndarjes sektoriale të bisneseve në ekonominë e rajonit të Korçës, në nivel rrethi për vitin 2009.

% G

DP-

Page 112: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

112

domosdoshmëria e një kapitali jo shumë të madh për fillimin dhe ushtrimin e aktivitetit. Gjithashtu këtu ka ndikuar edhe prania tradicionale e artizanatit me shumëllojshmërinë e theksuar të profesioneve që ajo zotëronte. Këto shërbime mbijetuan edhe gjatë periudhës së socializmit, nëpërmjet funksionimit në ndërmarrjet e mëdha të industrisë lehtë e ushqimore.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Ndërsa pesha që mban seicila prej degëve përbërëse të sektorit terciar të ekonomisë, në nivel rrethi na paraqet një pamje interesante. Në të duket qartë se i gjithë aktiviteti i këtij sektor është lokalizuar kryesisht sektori në rrethin e Korçës, si njësia kryesore administrative rajonale, jo vetëm nga shtrirja gjeografike, por edhe nga zhvillimi ekonomik, kapaciteti dhe llojshmëria e madhe e prodhimit. Më tej të gjithë aktivitetet përbërëse të këtij sektori ndjekin një rend zbritës në rrethet e Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës. Më së shumti kjo shpërndarje ndjek pozicionimin e njëjtë që këto rrethe kanë nga ana demografike. Shih grafikun 3.26.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Dega kryesore e çdo rrethi të rajonit tonë është tregtia. Dallim në gjithë rajonin tonë bën sidomos rrethi i Korçës, ku më shumë se gjysma e gjithë aktiviteteve përbërëse të sektorit terciar janë përqëndruar në degën e tregtisë me 2795 njësi tregtuese. Në një progresion zbritës tre herë më të vogël njëri pas tjetrit vijon numri i bizneseve tregtare në rrethet e Pogradecit dhe Devollit me respektivisht 962 e 371 njësi tregtuese. Megjithëse

Grafiku 3.26. Shpërndarja e numrit të biznesit sipas degëve të sektorit terciar, në nivel rrethi, gjatë vitit 2009.

962

371177118 62

756

96 86

961

122 94

2795

307

649380383

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

Korçë Pogradec Devoll KolonjëRrethet

Nr i

biz

nesi

t sip

as d

egëv

e

Tregtia Transporti Turizmi Shërbimet

Grafiku 3.25. Shpërndarja e biznesit sipas degëve të sektorit terciar të ekonomisë rajonale, gjatë vitit 2009.

-30 -20 -10 0 10 20 30

pesha e çdo sektori në %

Transporti

Turizmi

Shërbimet

13.7 %

15.8 %

18.8 %

51.7 % Tregtia

Page 113: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

113

tregtia ruan të njëjtin pozicion dominues edhe në rrethin e Kolonjës raporti me rrethin pararendës është në gjysmën e nivelit të njësive tregtuese, pra me 177 të tilla.

Shërbimet janë dega e dytë e rëndësishme e sektorit terciar në nivel rrethi. Edhe tek shërbimet, në tre rrethe e parë (Korçë, Pogradec e Devoll), ruhet e njëjta tendencë si tek tregtia. Dallimi i vetëm është se nëse njësitë tregtuese midis rretheve që kanë numrin ekstrem përkatësisht Korçë e Kolonjë ndryshimi ishte rreth 16 herë, në bizneset e shërbimeve ndryshimi është pak më shumë se 10 herë.

Ndërsa bizneset që operojnë në fushën e turizmit renditen të tretat ndër aktivitetet përbërëse të sektorit terciar të ekonomive të tyre lokale. Përjashtim bën vetë rrethi i Devollit ku këto biznese renditen të fundit në nivel sektorial. Pjesa dërmuese e këtyre bizneseve lokalizohen në rrethet e Korçës dhe Pogradecit me 756 e 380 njësi të tilla. Pavarësisht vlerës absolute më të madhe të numrit të bizneseve që operojnë në fushën e turizmit i gjejmë të lokalizuara në rrethin e Korçës, në vlerë relative pesha specifike e tyre është më e lartë në rrethin e Pogradecit me 18.7 % kundrejt 14.6 % në rrethin e Korçës. Një dukuri e tillë është krejt normale, po të kemi parasysh treguesit e shtrirjes gjeografike, nivelin e popullimit të tyre dhe rolin e hapësirave turistike që janë në funksionim. Në dy rrethet e tjerë Devoll e Kolonjë këto biznese prezantojnë një nivel mëse modest prej 96 dhe 86 njësiv të tilla.

Transporti për nga frekuenca e përdorimit përbën degën e fundit të sektorit terciar në ekonomitë përkatëse lokale. Edhe në këtë lloj aktiviteti në tre rrethet e parë Korçë – Pogradec – Devoll ruhet niveli zbritën me rreth tre herë më pak krahasuar me njëra tjetrën të njësive operuese në fushën e transportit. Gjithashtu niveli i rrethit të fundit Kolonjë prezanton gati gjysmën e subjekteve vepruese të rrethit pararendës (Devolli), duke ju përafruar në këtë rast korelacioni demografik midis tyre.

Pjesë interesante e kësaj panorame ekonomike është edhe pjesa e biznesit të madh që funksionon në ekonominë rajonale. Në këtë hapësirë gjeografike veprojnë 1131 biznese të mëdha. Nga ky total 738 biznese, ose 65.3 % operojnë si pjesë e sektorit terciar të ekonomisë, ndërsa në dy sektorët e tjerë primar e sekondar gjejmë praninë e 18 e 375 subjekteve, që përfaqësojnë një peshë specifike prej 1.5 e 33.2 % seicila. Shih grafikun 3.27. Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Shpërndarja e biznesit të madh është krejtësisht e ndryshme prej ndarjes sektoriale që karakterizon ekonominë tonë rajonale. Nëse në ekonominë tonë sektori primar arrinte në 65.1 % të totalit të saj, në biznesin e madh është sektori terciar i ekonomisë që arrin në 65.3 % të gjithë këtyre bizneseve. Ndësa pesha e dy sektorëve të tjerë është gjithashtu i ndryshëm. Kështu në nivelin rajonal të ekonomisë shohim se sektori terciar e sekondar

Grafiku 3.27. Paraqitja e ndarjes sektoriale të biznesit të madh në rajonin e Korçës, për vitin 2009.

sektori terciar, 65.3 %

sektori sekondar, 33.2

%

sektori primar, 1.5 %

sektori primar sektori sekondar sektori terciar

Page 114: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

114

paraqitej në një peshë specifike prej 30.9 e 4.0 % seicili, në hapësirën e biznesit të madh, pesha e sektorëve primar e sekondar luhatet nga 1.5 deri në 33.2 % seicili. Arsyeja e një shmangie të tillë është mundësia më e madhe e operimit të biznesit në madh në sektorin terciar të ekonomisë duke shfrytëzuar edhe lehtësitë që krijohen prej investimeve në degët e tij.

Për të realizuar një vëzhgim sa më racional, analizën sektoriale të ekonomisë dhe veçanërisht të degëve përbërëse të sektorit terciar, do ta kryejmë sipas hapësirës urbane dhe rurale të rrethit të Korçës.

III.5.2 Hapësirën urbane

Hapësira urbane e rajonit tonë përbëhet prej qyteteve të Korçës dhe Maliqit në rrethin e Korçës, prej qyteteve të Pogradecit e Bilishtit në rrethet Pogradec e Devoll, si dhe prej qyteteve të Ersekës e Leskovikut në rrethin e Kolonjës. Zhvillimi ekonomik në këtë hapësirë mbizotërohet prej sektorit terciar të ekonomisë. Ky sektor përfshin 88.8 % të të gjithë bizneseve të liçensuara në Zyrën e Tatim Taksave të rajonit të Korçës, të cilat funksionojnë në hapësirën urbane. Shih grafikun 3.28.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Në nivel sektorial shohim gjithashtu një rritje graduale të peshës së subjekteve për çdo sektor në kalim progresiv. Në hapësirën urbane funksionojnë 23 subjekte të liçensuara288 pranë sektorit primar, ose 31.5 % të numrit të përgjithshëm të tyre dhe 70 subjekte të subvencionuara, ose 2.8 % të totalit të tyre. Pesha e gjithë subjekteve vepruese në sektorin primar ndaj gjithë bizneseve që funksionojnë në hapësirën urbane është mëse modeste me 93 njësi gjithësej, të cilat zenë vetëm 1.3 % të numrit të përgjithshëm të bizneve urbane të rajonit tonë. Prania e kufizuar e tyre gjen vendodhjen në qytetet e këtij rajoni, thjesht si qendra përfaqësimi të bisneseve që veprojnë realisht në pjesën suburbane të tyre.

Në sektorin sekondar natyrshëm gjejmë një rritje prej 694 subjektesh, që përbëjnë 64.1 % të totalit të sektorit sekondar, ose një shtatëfishim të peshës sektoriale krahasuar me sektorin primar. Pesha e këtij sektori në totalin e bizneseve vepruese në hapësirën urbane të rajonit të Korçës është tepër i kufizuar duke arritur në 9.9 % të numrit të përgjithshëm të bizneseve urbane. Në këtë nivel ka ndikuar mbyllja e objekteve të mëdha të ekonomisë, por edhe privatizimi dhe riaktivizimi i pjesshëm i disa prej tyre, si dhe

288 Shih materialet plotësuese 2, tabelën

Grafiku 3.28. Piramida sektoriale e ekonomisë së rajonit të Korçës për vitin 2009.

-60 -40 -20 0 20 40 60

pesha e çdo sektori në %

Sektori primar

Sektori sekondar

Sektori treciar

1.3 %

9.9 %

88.8 %

Page 115: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

115

hapja e njësive të reja, kryesisht në degën e industrisë së lehtë dhe ushqimore. Njëkohësisht, faktor tjetër që ka ndikuar në uljen e peshës specifike të sektorit sekondar është edhe krijimi i njësive të këtij sektori në hapësirën rurale të rajonit dhe tendenca e zhvendosjes së tyre nga hapësira urbane jashtë saj.

Në sektorin terciar të ekonomisë rajonale pesha e subjekteve vepruese në hapësirën urbane rritet edhe më shumë me 6241 njësi, që zenë 75 % të gjithë subjekteve që operojnë në këtë sektor. Ndërsa në krahasimin me totalin e subjekteve që funksionojnë në hapësirën urbane pesha e sektorit terciar arrin në një dominim maksimal prej 88.8 % të numrit të përgjithshëm të tyre.

Shpërndarja gjeografike e biznesit të sektorit terciar të ekonomisë rajonale prezanton një shpërpjestim shumë ekstrem. Pjesa dërmuese e të gjitha aktiviteteve që përfshihen në sektorin terciar janë lokalizuar pranë zonave urbane dhe suburbane. Ndërsa hapësirat rurale paraqesin një zbrazëti të madhe të aktivitetit human, e cila është në përpjestim të drejtë me distancën në qendrat kryesore urbane. Shih hartën X. Përsa i përket peshës që kanë degët sektoriale në qendrat e ndryshme urbane kemi një përqëndrim shumë të madh sidomos në qytetin e Korçës, që përbën qytetin më të madh dhe kryesorin në rajon me 3763 njësi ose 60.3 % të gjithë njësive të këtij sektori. Ndërsa si rreth është gjithashtu Korça që në hapësirën e vet urbane ka të lokalizuar 62.8 % të gjithë njësive që operojnë në sektorin terciar të gjithë rajonit.

Diferenca midis qyteteve të Korçës dhe Maliqit është ekstremisht e lartë. Subjekte të sektorit terciar të lokalizuar në qytetin e Maliqit janë 157 njësi, që zenë 2.5 % të totalit të përgjithshëm të sektorit tercial rajonal. Arsyeja e një diference të tillë qëndron në faktin se hapësira urbane e qytetit të Korçës ka nivelin më të lartë dhe më cilësor të urbanizimit. Gjithashtu edhe struktura e degëve përbërëse të sektorit terciar të ekonomisë së këtij qyteti është tipike për një qendër urbane. Në një kohë që në hapësirën urbane të qytetit të Maliqit gjejmë një nivel shumë më të ulët të urbanizimit dhe një ndarje sektoriale të degëve të sektorit terciar tipike për zonat rurale.

Vendin e dytë e zë qyteti i Pogradecit me 1546 njësi të këtij sektori dhe me një peshë specifike rajonale prej 24.8 %. Vetëm në hapësirën urbane të këtyre dy rretheve është vendosur 87.6 % e gjithë sektorit terciar të rajonit të Korçës. Pjesa tjetër zihet prej qyteteve të Bilishtit, Ersekës, Maliqit që kanë përkatësisht 432; 292 e 157 njësi sektoriale, duke patur si peshë specifike respektivisht 6.9; 4.7 e 2.5 % të totalit të përgjithshëm të sektorit tercial rajonal. Qyteti me nivelin më të ulët të njësive të këtij sektori është ai i Leskovikut me 51 njësi të tilla, që zenë vetëm 0.8 % të totalit sektorial. Edhe në hapësirën urbane të rajonit të Korçës shfaqet e njëjta tendencë në raportin midis degëve përbërëse të sektorit terciar. Tregtia shfaqet e diferencuar ndjeshëm prej degëve të tjera të këtij sektori me më shumë se gjysmën e subjekteve, ose 54.2 % të totalit të tyre. Shërbimet dhe turizmi vijojnë me një peshë specifike prej 20.1 dhe 16.2 % seicila të numrit të përgjithshëm të njësive të sektorit. Dega e transportit plotëson tërësinë e sektorit terciar me një peshë specifike modeste prej 9.5 % të totalit sektorial. Shih grafikun 3.29.

Page 116: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

116

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Dinamika e zhvillimit të sektorit terciar në hapësirën urbane dallon prej zhvillimit të këtij sektori në nivel rajonal. Bie në sy një peshë më e madhe e tregtisë në hapësirat urbane prej 2.5 % më shumë se pesha e këtij aktiviteti në nivelin rajonal. Gjithashtu edhe shërbimet e turizmit kryejnë një volum më të madh aktiviteti prej 1.3 dhe 0.4 % më shumë sesa pesha që ato kanë në nivel rajoni. Vetëm transporti rezulton të ketë një nivel zhvillimi më të lartë në nivel rajoni sesa në hapësirat urbane të tij, me 4.2 % më shumë.

Një shmangie e tillë e nivelit të zhvillimit të këtyre degëve të këtij sektori është krejtësisht normale. Shkaku qëndron në një kompleksitet faktorësh si: numri i popullsisë dhe denduria e saj, niveli i ndryshëm infrastrukturor, lehtësitë e krijuara në komunikim prej afërsisë së subjekteve që zhvillojnë një shumëllojshmëri shërbimesh, prania e institucioneve qendrore e administrative etj, që favorizojnë mundësi më të mira në zonat urbane për zhvillimin e tregtisë, shërbimeve e turizmit. Ndërsa në pjesët periferike dhe ato më malore zhvillimi i transportit zbut diferencat e krijuara në sektorët e tjerë dhe njëherazi çon në përmbushjen e kërkesave të popullsisë rurale.

Shpërndarja e bizneseve të sektorit terciar të ekonomive lokale në hapësirat urbane në nivel rrethi përgjithësisht ngjason me formën e ndarjes në nivel rajoni, si në rrethet e Korçës, Pogradecit e Devollit. Në to dominon ndjeshëm si degë tregtia, e ndjekur prej shërbimeve e turizmit dhe me një peshë modeste të degës së transportit. Shih grafikët 3.30 – 3.33.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Grafiku 3.29. Shpërndarja e biznesit sipas degëve të sektorit terciar të ekonomisë rajonale në hapësirat urbane

në nivel rrethi, gjatë vitit 2009.

-30 -20 -10 0 10 20 30

pesha e çdo dege të sektorit terciar në %

Transporti

Turizmi

Shërbimet

9.5 %

16.2 %

20.1 %

54.2 % Tregtia

Page 117: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

117

Me gjithë ngjashmëritë në strukturë të të tre rretheve, shohim edhe ndryshime të

peshave specifike të degëve përbërëse të sektorit tercial. Kështu tregtia paraqet nivelin maksimal në rrethin e Korçës me 57.2 % të këtij sektori e ndjekur prej Pogradecit e Devollit me 50.6 e 49.8 % seicila. Shërbimet prezantohen në një nivel gati të përafërt, kurse turizmi natyrshëm ka peshën e vet maksimale në rrethin e Pogradecit me 17.7 % dhe një peshë që zvogëlohet në rrethet e tjera të Devollit e Korçës me 16.9 e 14.8 % seicila. Ndërsa transporti shënon vlerën më të ulët të peshës së vet specifike në hapësirën urbane të rrethit të Korçës me 7.9 %. Një vlerë e tillë tregon indirekt edhe ndikimin përcaktues të hapësirës urbane në gjithë aktivitetet ekonomike të këtij sektori në përgjithësi dhe peshës së tyre ndaj gjithë ekonomisë lokale në veçanti. Gjithashtu dominimi i hapësirës urbane në nivelin e zhvillimit ekonomik lokal ndiqet për pasojë nga një volum i madh transporti rural. Për dy rrethet e tjerë Pogradec e Devoll pesha e transportit vjen në një rritje të ndjeshme krahasuar me rrethin e Korçës dhe me një dallim të vogël ndaj njëra – tjetrës në nivelin 12.1 e 13 % secila.Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim

Përjashtim bën vetëm rrethi i Kolonjës ku renditja e këtyre degëve është e ndryshme, por me një mbizotërim jo aq të theksuar të tregtisë që përsëri mbetet dega e parë në nivel sektorial. Ndryshe për rretheve të tjera dega e turizmit del e dyta me një dallim shumë të vogël prej shërbimev që renditen e treta dhe me një peshë edhe më të ulët të transportit. Një shformim i tillë i ndarjes sektoriale të biznesit të sektorit terciar në këtë njësi administrative është pasojë e transformimit më të ndjeshëm demografik që ka përfshirë këtë hapësirë.

Një anë tjetër e rëndësishme e ecurisë së sektorit terciar të ekonomisë urbane të rajonit të Korçës është edhe prania e kapitalit të huaj. Në hapësirën urbane të këtij rajoni gjejmë prezencën e 70 bizneseve të mëdha me kapital plotësisht të huaj, ose 9.5 % e gjithë bizneseve që përfshihen në sektorin terciar. Degët kryesore ku operon biznesi i madh rajonal janë shërbimet me 74.2 % të totalit të tyre, e ndjekur prej tregtisë me 20.0 % dhe transporti e turizmi me 2.9 % seicila. Shih grafikun 3.34.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Prej tyre 31 subjekte, ose 4.2 % e të gjithë totalit të sektorit terciar të biznesit të madh konsiderohen si biznes vip dhe janë banka të huaja të nivelit të dytë. Pjesën kryesore të tyre e zenë bankat greke, me 4 tipe bankash nga 9 gjithësej që operojnë në gjithë rajonin tonë. Në to hyjnë Banka Kombëtare Greke NGB, Tirana Bank, Alfa Bank me shtrirje të plotë në qytetet e Korçës, Pogradecit dhe Bilishtit dhe Emporiki Bank që ofron shërbimet e veta vetëm në qytetin e Korçës.

Grafiku 3.34. Paraqitja e ndarjes sektoriale të biznesit të madh në rajonin e Korçës, për vitin 2009.

Transporti 2.9 %

Tregtia 20.0 %

Turizmi 2.9 %Shërbimet 74.2 %

Tregti Turizmi Shërbimet Transporti

Page 118: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

118

Pesë bankat e tjera janë me kapital austriak – Raiffeisen, gjermane – Prokredit, italiane – San Paolo, turke – BKT dhe franceze – Banka Popullore. Me përjashtim të San Paolo bank që operon në qytetin e Korçës, gjithë të tjerat funksionojnë edhe në qytetet e Pogradecit e Bilishtit. Rrethi që ka numrin më të vogël të bankave të nivelit të dytë është Kolonja ku vetëm në Ersekë funksionojnë tre banka: Raiffeisen, Alfa Bank dhe Banka Popullore. Qyteti me nivelin më të ulët të shërbimeve bankare është Maliqi ku operon vetëm banka Raiffeisen. III.5.3. Hapësirën rurale

Hapësira rurale e rajonit të Korçës, paraqet në mënyrë të qartë përcaktimin e kryer prej ruralistëve, si “territore me dëndësi të vogël të popullsisë dhe të vendbanimeve, me aktivitet bujqësor dominues dhe zhvillim të dobët të sferës së shërbimeve”. 289

Ecuria e sektorit terciar të ekonomisë në hapësirën rurale të rrethit të Korçës shfaq tipare dalluese prej zhvillimeve në hapësirën urbane. Numri i subjekteve që funksionojnë në këtë hapësirë prej 2078 njësi përbën 1/4 e gjithë numrit të subjekteve të sektorit terciar rajonal dhe arrin në 25 % të këtij numri.

Megjithëse hapësira rurale ka një shtrirje të konsiderueshme, rreth 99 % të hapësirës gjeografike të rrethit tonë, dendësia e subjekteve që veprojnë në sektorin terciar të ekonomisë është shumë i vogël. Kjo “zbrazëti” e thellë territoriale në zhvillimin e sektorit terciar, përbën edhe një tipar të rëndësishëm të veprimtarisë së tij dhe njëkohësisht mbart “rezerva hapësinore me mundësi të mëdha urbanizimi në të ardhmen” 290. Njëkohësisht, raporti i degëve kryesore të këtij sektori krahasuar me raportin e tyre në nivelin rajonal janë të mëdha. Ndërsa krahasimi me hapësirën urbane, prezanton dallime edhe më të ndjeshme. Në hapësirën rurale shohim një vendosje të re të degëve përbërëse të sektorit terciar në piramidën sektoriale. Përsëri dega më e rëndësishme është tregtia me 44.4 %, e ndjekur ndryshe prej hapësirë urbane prej transportit dhe turizmit me 26.2 dhe 14.9 %. Dega e fundit në këtë hapësirë është ajo e shërbimeve me 14.5 % të totalit të saj. Por nëse tregtia shënon një ulje prej 9.8 % krahasuar me nivelin që ajo paraqet në hapësirën urbane, turizmi dhe shërbimet kanë gjithashtu një peshë specifike më të vogël përkatësisht – 1.3 dhe – 5.6 %. Shih grafikun 3.35.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

289 Sabri Laçi: Gjeografia Rurale, Tiranë 1998, fq 13 290 Po aty, fq 15

Grafiku 3.35. Shpërndarja e biznesit sipas degëve të sektorit terciar të ekonomisë në hapësirat rurale të

rajonit të Korçës, gjatë vitit 2009.

-30 -20 -10 0 10 20 30pesha e çdo dege të sektorit terciar në %

Tregtia

Transporti

Shërbimet

44.4 %

26.2 %

14.5 %

Turizmi 14.9 %

Page 119: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

119

Ky shformim na tregon diferencimin funksional të ekonomisë rajonale midis këtyre dy hapësirave. Njëherazi ajo paraqet edhe mungesën e zhvillimit të një ekonomie produktive. Kjo vjen si rezultat i ofrimit të një sasie dhe cilësie më të ulët shërbimesh të këtyre hapësirave rurale në përgjithësi, të kushtëzuar prej kushteve të vështira natyrore, mungesës së burimeve humane të përfshira në migrim dhe nivelit të ulët të infrastrukturës, rrugore, energjitike, ujore, telefonike etj. Përjashtim bën vetëm dega e transportit, e cila shfaq një dyfishim të peshës së saj krahasuar me pozicionin e saj në hapësirën urbane, nga 9.5 % në 26.2 % me një dallim prej 16.7 % më shumë. Pikërisht diznivelin e gjithë aktiviteteve të tjera ekonomike që zhvillohen në hapësirën rurale, të përmendura më lart si tregtia, turizmi e shërbimet, e kompeson me prezencën më të madhe dega e transportit. Lidhur me shpërndarjen gjeografike të degëve të sektorit terciar të ekonomisë në nivel rrethi shohim natyrshëm ekzistencën e një panorame komplekse në pozitat e tyre ndaj totalit të ekonomisë. Rrethi i Korçës i afrohet më shumë nivelit rajonal për faktin se prania e bizneseve operuese të këtij sektori në hapësirën e vet rurale është e ndjeshme me 59.7 % të totalit rajonal. Një tendencë të tillë kërkon ta shfaqë edhe rrethi i Pogradecit, cili ka një peshë rajonale prej 23.4 % të biznese që veprojnë në hapësirën rurale. Pesha modeste e dy rretheve të tjerë më të vegjël, si Devolli e Kolonja me 13.2 e 3.7 % secili, i detyron ata më së shumti të paraqesin pozicione ekstreme. Tregtia rurale e rrethit të Korçës përputhet me atë të rajonit në nivelin 44.4 %. Një pozitë të përafërt prezanton edhe zhvillimi i tregtisë në rrethin e Kolonjës me 46.1 %, pra me vetëm 1.7 % më shumë se niveli rajonal i kësaj dege të sektorit terciar. Vlerat ekstreme të nivelit të zhvillimit të tregtisë rurale i gjejmë në rrethet e Devollit dhe Pogradecit që kanë nivelin maksimal dhe miniminal të totalin sektorial të ekonomive respektive. Nëse në rrethin e Devollit dega e tregtisë arrin në 56.7 % të gjithë numrit të bizneseve që zhvillojnë aktivitetin në zonat rurale, në rrethin e Pogradecit ky nivel është minimal duke arritur në 37 %. Shkaku i nivelit maksimal të tregtisë për Devollin mund të jetë aktiviteti i lartë prodhues sidomos i sektorit primar të ekonomisë, si dhe i pozicionit gjeografik të tij në kufi me Greqinë, që i jep mundësinë e ekport importit të një game të gjerë artikujsh. Kurse nivelin minimal të tregtisë rurale në rrethin e Pogradecit mund të argumentojmë me karakterin malor e periferik të hapësirës rurale të tij, si dhe me mundësitë e kufizuara të prodhimtarisë rurale të kësaj hapësire gjeografike. Shih grafikët 3.36 – 3.39.

Page 120: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

120

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009 Turizmi në zonat rurale gjen nivelin maksimal në rrethin e Pogradecit me 21.8 %. Shkaku kryesor është prania fizike e zhvillimit të turizmit liqenor, në gjithë distancën bregliqenore prej 23.5 km që përfshin territoret e komunave të Buçimasit dhe Udënishtit. Niveli mesatar shfaqet përsëri në rrethin e Korçës me 14.3 % ose 0.6 % më pak se niveli rajonal, ndërsa në Devoll pesha e turizmit rural arrin në 8.4 %, ose pak më shumë se gjysma e nivelit rajonal. Nivelin minimal të prezencës së aktivitetit turistik në zonat rurale e hasim në rrethin e Kolonjës me 3.9 % të totalit të sektorit terciar, ose rreth 4 herë më pak se mesatarja rajonale dhe 5 herë më pak se niveli maksimal rajonal. Në fakt potenciali gjeografiko – natyror turistik në gjithë rajonin tonë është i lartë, me larmi të madhe të peisazheve dhe monumenteve natyrore. Njëkohësisht edhe potenciali gjeografiko – kulturor me shumëllojshmëri të monumenteve arkeologjike, historike, etnografike e religjioze ofron mundësi konkrete për zhvillimin e turizmit rural. Por shfrytëzimi i tyre paraqitet i ndryshëm sepse burimet humane aq të nevojshme dhe mbështetëse për zhvillimin e turizmit paraqiten në dallime cilësore (të trajtuara më lart – shih pikën II. 3.2). Pikërisht këtu mund ta gjejmë arsyen e peshës kaq modeste të turizmit rural në rrethin e Kolonjës aq i pasur me pasuri natyrore, arkeologjike, historike, kulturore. Shërbimet në hapësirën rurale të rajonit tonë paraqiten në një kontrast të thellë midis ekstremeve që prezantohen prej minimunit në Devoll me 12.4 % dhe maksimumit në Kolonjë me 22.4 %, me 10 % shumë. Peshës mesatares rajonale prej 14.5 % tentojnë ti afrohen rrethet e Korçës dhe Pogradecit me 13.8 e 16.5 % seicili. Niveli maksimal i Kolonjës nuk mund të konsiderohet si një tregues zhvillimi, sepse në fakt tregon të kundërtën, moszhvillimin për shkak të “emoragjisë” së lartë të burimeve humane të përfshira në lëvizjet më të fuqishme migruese rajonale e më gjerë. Prania e 12 fshatrave të braktisura në këtë rreth, ose 15.8 % e 31 fshatrave të braktisur në gjithë rajonin dhe numri i vogël i popullsisë prezente do të kushtëzojë në të ardhmen edhe zvogëlimin e mundësive të pranisë së shërbimeve më të domosdoshme (si arsimi e shëndetsia) për popullatën. Konstrasti midis rretheve të Devollit e Kolonjës është edhe në përpjestim të drejtë me numrin e vendbanimeve rurale në seicilin prej tyre. Lidhur me transportin rural shohim se tabloja që paraqet pesha specifike e kësaj dege të sektorit terciar është interesante. Përgjithësisht niveli i zhvillimit të transportit në këto hapësira ndjek me përpikmëri ndryshueshmërinë e shtrirjeve të tyre gjeografike. Niveli maksimal i peshës së transportit rural ndeshet në rrethet e Kolonjës dhe të Korçës me 27.6 dhe 27.5 % seicili të totalit të tyre sektorial. Sipërfaqet dhe vendbanimet e tyre rurale janë maksimale dhe kushtëzojnë edhe një prani më të madhe të ecurisë së transportit rural. Në një nivel mesatar gjejmë peshën e transportit në rrethin e Pogradecit

Page 121: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

121

me 24.7 %, ose 1.5 % më pak se mesatarja e rajonit. Niveli minimal të transportit rural e hasim në sektorin terciar të rrethit të Devollit me 22.5 %. Në këtë nivel ndikojnë jo vetëm sipërfaqja më e vogël prej 429 km2, por edhe shtrirja e vendbanimeve të tij përgjatë një aksi kryesor shtrirje që përputhet me rrjedhjen e lumit Devoll që përshkon mespërmes këtë hapësirë dhe përcakton një distancë të ulët midis tyre.

Shtrirja gjeografike e hapësirës rurale të rajonit tonë është në përpjestim të zhdrejtë me shtrirjen e biznesit të madh në të. Prania biznesit të madh në hapësirën rurale rajonale arrin në 176 njësi të tilla, që zenë 23.8 % të numrit të përgjithshëm të gjithë subjekteve të biznesit të madh. Ndarja e tyre sipas degëve përbërëse të sektorit terciar të ekonomisë rajonale dominohet prej shërbimeve dhe tregtisë që kanë seicila 85 e 77 njësi, ose 48.3 e 43.8 % seicila të gjithë bizneseve të mëdha që veprojnë në hapësirën rurale. Dega e tretë renditet turizmi me 9 biznese, ose 5.1 % dhe e plotëson këtë panoramë dega e transportit me 5 biznese që zenë vetëm 2.8 % të totalit të bizneseve të mëdha vepruese në hapësirën rurale të rajonit tonë.

Përsa i takon pranisë së biznesit të madh të huaj që funksionon si pjesë e sektorit terciar në hapësirës rurale të rajonit ajo është mëse modeste. Në nivel rajoni janë vetëm 5 biznese të mëdha që funksionojnë në hapësirën rurale. Ato përbëjnë vetëm 7.1 % të 70 bizneseve të mëdha që operojnë në sektorin terciar të ekonomisë rajonale. Pjesa dërmuese e tyre janë përqëndruar në degën e tregtisë me 4 subjekte, që përbëjnë njëkohësisht 80 % të numrit të tyre në hapësirën rurale. Vetëm një prej tyre vepron në sferën e shërbimeve, apo 20% e totalit të tyre. Në hapësirën rajonale biznesi i madh rural është i lokalizuar kryesisht në rrethin e Korçës me 4 njësi të tilla, ose 80 % e totalit të tyre dhe pjesa tjetër në rrethin e Devollit. Shih tabelën 3.X Megjithë kapacitetet e mëdha që ofron hapësira rurale e rajonit të Korçës për zhvillimin në tërësi me shfrytëzimin e pasurive natyrore dhe potencialet e shumta historiko – kulturore ende biznesi i madh është i tërhequr. Shkaku i një “stepje” të tillë deri tani ka qënë niveli i ulët i infrastrukturës rrugore sidomos në zonat malore e periferike të rajonit. Si përfundim mund të thuhet se hapësira rurale e prekur nga proçesi i “rrjedhjes” demografike, ndodhet në një nivel të ulët zhvillimi të përgjithshëm, veçnërisht sektorit terciar. Megjithatë ajo, me shumëllojshmërinë e formave të relievit, të klimës dhe peisazheve, ka pasuri të mëdha për zhvillimin e sektorit terciar në të ardhmen. Futja në shfrytëzim e këtyre potencialeve bëhet e mundur nëse zbatohen politika dhe strategji të zhvillimit rural 291 të qëndrueshëm dhe të integruar. Niveli i lartë i subvencioneve shtetërore në hapësirën rurale në këto tre vitet e fundit kanë çuar në motivimin e lartë të fermerëve për të shfrytëzuar maksimalisht pronat e tyre bujqësore dhe blegtorale. Pikërisht një strategji e tillë rurale jep shpresën se një gjendja ekzistuese në këtë hapësirë gjeografike të rajonit tonë do të ndryshojë shpejt dhe cilësisht në të ardhmen e afërt.

Në këtë kuadër duhen zbatuar edhe prioritetet e Strategjisë Rajonale të Zhvillimit Ekonomik e Social në Qarkun e Korçës, si: “zhvillimi i infrastrukturës rurale si kusht për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e biznesit, zhvillimi i shërbimeve për zhvillimin social të komuniteteve rurale, etj” 292 do të ndikonte në uljen e varfërisë, në pakësimin e eksodit rural nëpërmjet rritjes së të ardhurave personale dhe familjare. 291 Sabri Laçi, Gjeografia Rurale, Tiranë 1998, fq. 52. 292 Qarku Korçë, Strategjia Rajonale e Zhvillimit Qarku i Korçës 2005 – 2015, Korçë, 2005, fq 15.

Page 122: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

122

Kapitulli i katërt TIPARET E SEKTORIT TERCIAR NË STADIN AKTUAL IV.1. Degët përbërëse të sektorit terciar në rajonin e Korçës

Zhvillimet ekonomike në periudhën aktuale janë komplekse. Ato ndikohen prej burimeve natyrore e humane nga njëra anë, por edhe prej mënyrës së menaxhimit të tyre, nga ana tjetër. Kjo e fundit merr një rëndësi të veçantë, tani që hapja e ekonomisë tonë është gjithnjë dhe më e plotë, si dhe për të përballuar sfidat që po kalon vendi ynë gjatë proçesit të integrimit europian dhe globalizimit që ka përfshirë botën.

Pikërisht në një gjendje kaq dinamike të zhvillimeve ekonomike rajonale e botërore, sektori terciar ka zgjeruar edhe më shumë pozitat e veta, duke qënë dominues në ekonomi. Nëse më parë kjo përbënte një karakteristikë për gjithë vendet e zhvilluara, pas vitit 1999 edhe në ekonominë shqiptare ky sektor është mbizotërues. Aktualisht pesha specifike e sektorit terciar ka arritur në 59 % të totalit të ekonomisë kombëtare. Por sektori terciar në hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës ndodhet në nivele krejt të ndryshme nga ato në nivel kombëtar. Në ekonominë rajonale pesha e sektorit terciar shkon në vetëm 32.2 %. Shtrirja shumë e madhe territoriale e rajonit tonë, mbizotërimi i relievit malor dhe karakteri i tyre periferik ka sjellë në të një mbizotërim të ruralitetit.

Paraqitja e ecurisë së sektorit terciar në hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës, të realizuar deri tani, na jep mundësinë të vlerësojmë shkallën e menaxhimit të kësaj pjese të ekonomisë dhe të nxjerrim përfundime të sakta të cilat mund të jenë të dobishme për të ardhmen. Për të përfunduar plotësisht ciklin e trajtimit të sektorit terciar të ekonomisë, do të ishte racionale edhe trajtimi i degëve të saj përbërëse.

Sektori terciar i ekonomisë përbëhet nga disa degë, pesha specifike e të cilave kundrejt këtij sektori nuk është e njëjtë. Mbi këtë bazë do t’ë kryejmë edhe trajtimin e tyre, sipas renditjes së mëposhtme:

IV.1.1 Tregtia

Rajoni i Korçës përbën një nga trevat shqiptare me tradita të vazhdueshme tregtie. Kjo veprimtari i ka bërë tregtarët korçarët, të shquar si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në rrjedhat e historisë gjejmë shumë momente të lulëzimit të tregtisë dhe paralelisht me të, të gjithë jetës urbane. Emra të tregtarëve të shquar korçarë të shek XIX, si: Jovan Banka, Anastas Lakçe, Dhimitri Çiçka, u pasua me breza po kaq të denjë të gjysmës së parë të shek XX si Rakua, Katundët, Fundot, Pllahat, Kajnot, Stefallarët, etj në Korçë, Galja dhe Koshollarët në Kolonjë.

Me punën dhe inteligjencën e tyre ata krijuan jo vetëm emrin e nderuar të tregtarit korçar, por njëkohësisht edhe begatuan rajonin e tyre. Shumë interesat është fakti se dita e tregut të qytetit të Korçës tradicionalisht ka qënë dita e shtunë. Kjo ditë është caktuar dhe mbajtur me fanatizëm prej tregëtarve korçarë. Arsyeja ka qënë kërkesa e vazhdueshme e tregtarëve izraelitë të Selaniku, Manastirit, e të Janinës që gjatë periudhës osmane kërkonin të ndryshonin ditën e tregut të Korçës për të marrë pjesë në të. “Sado që

Page 123: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

123

u përpoqnë dhe dhanë rushfete në Stamboll nuku muntnë të fitonin qëllim’n e tyre, sepse Korçarët tregëtarë të bashkuar i suall kundërshtit e duhura”.293

Gjatë shekujve, XIX – XX, si pasojë e zhvillimit të vrullshëm ekonomik, Korça forcoi edhe më shumë pozitat e saj, jo vetëm si qendër administrative e krahinës, por edhe si qendër e madhe prodhimi e shkëmbimi për Shqipërinë Juglindore, madje pas rënies së Pashallëkut të Janinës edhe për gjithë Shqipërinë e Jugut. Ky zhvillim i dukshëm pasqyrohej edhe në shqetësimin e tregtarve të Janinës, të cilët e konsideronin Korçën si “një konkurente të rrezikshme të Janinës, përsa i përket tregtisë me viset e Veriut”.294 Në këtë mënyrë ajo siguroi një rol parësor në tregtinë ndërkufitare. Vlerësimi i Durham – it “Ndërsa Ohri është ende mesjetar, Korça është e qytetëruar”295 tregon objektivitet për nivelin e zhvillimit tregtar ku është lartësuar ky qytet, i cili kishte krijuar filialet e veta në gjithë vendet fqinje dhe më larg. “Nga gjithë Shqipëtarët që tregëtojnë në mërgim, Korça me Qarkun e saj përfaqëson 75 % edhe 25 % mundet të jenë njerëz nga Prefekturat e tjerra përgjithësisht”.296 Këto tradita u ruajtën brez pas brezi dhe krijuan fizionominë e shtresës së tregëtarve, e cila “luajti një rol të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së lirë të tregut”.297 Frytet e këtij zhvillimi të shpejtë të tregtisë në qytetin e Korçës u morën shumë shpejt. “Në panairin e Selanikut (të vitit 1933 – AB), qilimat dhe velenxat korçare fituan medaljen e artë”.298 Ky sukses u përsërit për dy vite rresht, në po këtë panair edhe për prodhimin e Birra Korçës. “Në këtë periudhë numri i zejtarëve dhe tregëtarëve zinte më shumë se gjysmën e popullsisë aktive të qytetit të Korçës, ose 3500 vetë”.299

Por panairet u bënë një ritual i zakonshëm edhe në vendin tonë dhe veçanërisht në gjithë hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës, në çdo qytetet dhe fshatrat përreth tyre. Ato shpesh herë organizoheshin gjatë ditëve të festave fetare të ritit orthodhoks. Çdo kishë e qytetit kishte panairin e vet, që zhvillohej në oborin e tyre ku tregëtarët shisnin mallra të ndryshme. Ndërsa pranë kishave më të mëdha organizoheshin disa panaire, madje edhe në festat më kryesore kishtare si gjatë Pashkës, Shën Marisë dhe Krishtlindjeve.

Ky proçes u ndërpre pas luftës së II Botërore si pasojë e ndryshimeve politike në vend. Gjatë periudhës së socializmit, siç e kemi përmendur më lart tregtia private si pjesë e rëndësishme e ekonomisë u karakterizua prej një zvogëlimi konstant, për tu zhdukur përfundimisht në prillin e vitit 1967. Ndërsa me ndryshimet politike që shoqëruan jetën e vendit pas rënies së komunizmit në 1991, filluan të ndihen rritme të reja dhe shumë të shpejta të transformimit strukturor të ekonomisë në përgjithësi dhe impulse të shpejta zhvillimi për sektorin terciar të ekonomisë në veçanti. Aktualisht tregtia në rajonin e Korçës është dega më e rëndësishme ndër gjithë degët e tjera përbërëse të sektorit terciar të ekonomisë rajonale. Ashtu siç e kemi përmendur edhe më lart, tregtia me 4305 aktivitete vepruese zë 51.7 % të gjithë sektorit

293 Nuçi Naçi, Korça edhe katundet e Qarkut, Korçë, 1923, fq. 46. 294 Pirro Thomo, Korça urbanistika dhe arkitektura, Tiranë, 1988, fq. 61. 295 Edith Durham, Brenga e Ballkanit, Tiranë 1990, fq. 78. 296 Nuçi Naçi, Korça edhe katundet e Qarkut, Korçë, 1923, fq. 75. 297 Bashkim Jahollari, Ndryshimet ekonomike – shoqërore në rrethin e Korçës, gjatë viteve 1944 – 1950, Disertacion, Korçë, 1996, fq 18 298 Po aty, fq. 19. 299 Po aty, fq. 19.

Page 124: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

124

terciar rajonal. Ndërsa tregtia në hapësirën urbane prezanton një nivel edhe më të lartë zhvillimi duke arritur në 54.2 % e diferencuar ndjeshëm në nivelin e tregtisë rurale që shkon vetëm në 44.4 % të ekonominë rajonale. Shih tabelat III.5.1. – III.5.3.

Në nivel rajonal tregtia ka një peshë specifike më të lartë krahasuar me mesataren rajonale prej 51.7 %, në ekonomitë e rretheve të Korçës e Devollit me respektivisht 54.2 e 52.5 % seicila. Aktiviteti tregtar është nën mesataren rajonale në dy rrethet e tjera, Pogradec e Kolonjë ku niveli i tregtisë arrin në 47.3 dhe 42.3 % seicili. Një nivel i tillë i tregtisë në këto rrethe përcaktohet prej produktivitetit ekonomik, informalitetit, ndarjes sektoriale të ekonomive lokale, nivelit urban dhe pranisë ndërkufitare që ato kanë. Tregtia urbane e rajonit tonë shkallëzohet duke ndjekur nivelin e popullimit të rretheve përkatës. Aktiviteti tregtar ka një peshë specifike më të lartë në hapësirat urbane të rretheve të Korçës dhe të Pogradecit. Pikërisht në to, dy qytetet përkatëse mbajnë njëherazi edhe shkallën më të madhe të urbanizimit. Respektivisht në to tregtia urbane arrin në 57.2 e 50.6 % seicila. Niveli i tregtisë urbane në dy rrethet e tjerë Devoll e Kolonjë vijon në rendin zbritës përkatësisht 49.8 e 41.1 % seicili. Ndërsa tregtia rurale e rajonit paraqet një tendencë tjetër. Produktiviteti bujqësor ka kushtëzuar edhe nivelin më të lartë tregtar në rrethin e Devollit me 56.7 %. Edhe në rrethin e Kolonjës shohim se dominimi i ruralitetit shkon në rritje të peshës së tregtisë rurale me 45.9 %. Në nivelin e mesatares rajonale prej 44.4 % është tregtia rurale e rrethit të Korçës. Kurse nivelin minimal të këtij aktiviteti e gjejmë në rrethin e Pogradecit me vetëm 37 %. Një nivel i tillë përcaktohet prej rritjes së peshës specifike të degëve të tjera të sektorit terciar në nivel lokal.

Zhvillimi i tregtisë kryet në gjithë hapësirën gjeografike të rrethit tonë prej 4305 subjekteve, të ndara sipas volumit të aktivitetit në tregti me pakicë dhe shumicë. Tregtia me pakicë kryet prej 3540 subjekteve, që përbëjnë edhe 82.2 % e gjithë njësive tregtuese në rajon. Kurse tregtia me shumicë realizohet nga 765 subjekte ose 17.8 % e këtij totali. Shih tabelën IV. 1.1.

Përveç një ndarjes së volumit të aktivitetit tregtar me pakicë dhe shumicë ekzistojnë edhe një numër modest subjektesh tregtare që kanë deklaruar zhvillimin e tregtisë me shumicë e pakicë. Një konfuzion i tillë deklarimesh duhet standartizuar në databaze kombëtar të Tatim Taksave në të ardhmen.

Shpërndarja gjeografike e tregtisë me pakicë në nivel rrethi ndjek me përpikmëri trendin e hasur edhe më parë, atë të përqëndrimit të aktivitetit tregtar sidomos në rrethin e Korçës, që ka edhe pjesën dërmuese të popullsisë rajonale. Në rrethin e Korçës funksionojnë 2263 njësi të tregtisë me pakicë, që njëherazi përbëjnë edhe 63.9 % të totalit të tyre rajonal. Në progresion zbritës vijojnë tre rrethet e tjerë, Pogradeci, Devolli e Kolonja me përkatësisht 792; 322 e 163 njësi tregtare dhe me një peshë specifike prej 22.4; 9.1 e 4.6 % seicila.

Interesant është raporti i zhvillimit të tregtisë sipas hapësirës urbane e rurale ku ajo kryhet. Gati 4/5 e tregtisë me pakicë, ose 79.1 % janë lokalizuar në zonat urbane të rajonit me 2801 njësi tregtare, kundrejt 739 njësive tregtare që aktivitetin e tyre e kanë në zonat rurale ose 20.9 % e gjithë numrit të tyre. Ndërsa tregtia me shumicë është gjithashtu e përqëndruar në zonat urbane, në një raport tjetër prej 3/4 me 580 njësi

Page 125: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

125

tregtare ose 75.8 % e totalit të tyre. Një lokalizim i tillë është i pranueshëm duke ditur infrastrukturën më të mirë që ekziston në qytete. Por bie në sy një numër më i madh i subjekteve të tregtisë së madhe në hapësirat rurale në 185 njësi, ose me 24.2 % të totalit të saj. Dominimi i ruralitetit rajonal, niveli më i lartë i përdorimit të hapësirës rurale e shoqëruar edhe me një produktivitet më të lartë bujqësor e blegtoral krahasuar me rajonet e tjera e sidomos ato kodrinore e malore të vendit, gjejnë argumentet e veta në një prezantim të tillë të tregtisë rurale me shumicë.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Struktura e degëve përbërëse të tregtisë me pakicë në nivel rajoni kryesohet prej

tregtisë së artikujve ushqimorë dhe tregtimit të veshjeve e konfeksioneve me përkatësisht 1092 dhe 1061 njësi tregtare, që kanë një peshë specifike respektive prej 30.8 e 29.9 % seicila, ndaj numrit të përgjithshëm të njësive të tregtisë me pakicë. Vendin e tretë në degët e tregtisë rajonale me pakicë e ze tregtia e artikujve industrialë me 562 njësi tregtuese, që arrijnë në 15.8 % të totalit.

Të tre këto degë së bashku, tregtia e artikujve ushqimorë, veshjeve dhe atyre industrialë përbëjnë grupin kryesor të tregtisë me pakicë duke arritur në mbi 3/4 të kësaj dege të sektorit terciar të ekonomisë rajonale. Në to ushtrojnë aktivitetin e vet 2715 njësi tregtare, me një peshë specifike prej 76.5 % të totalit të njësive tregtuese në tregtinë me pakicë.

Grupi i dytë i degëve të tregtisë me pakicë zihet prej tregtimit ambulant, materialeve të ndërtimit dhe mobiljeve, që kanë respektivisht 303; 157 e 145 njësi tregtimi dhe njëkohësisht kapin një peshë specifike prej 8.6; 4.4 e 4.3 % seicila të totalit rajonal. Të treja së bashku ato i përafrohen nivelit të tregtimit të artikujve industrialë.

Ndërsa në grupin e tretë hyjnë tregtimi i kancelarive, lëndëve djegëse dhe suvenireve me një numër modest njësish tregtimi, prej përkatësisht 79; 60 e 38 njësish që kapin një peshë specifike prej 2.2; 1.7 e 1.1 % seicila. Prania e njësive të tregtimit të

Grafiku IV.1.1. Shpërndarja gjeografike e strukturës së tregtisë me pakicë në rajonin e Korçës, për vitin 2009.

Mobileri, 4.3Këpucë, 0.3

Materiale ndërtimi, 4.4Inpute bujqësore, 0.3

Suvenire, 1.1

Artikuj industrial, 15.8

Farmaci& produkte mjeksore, 0.2

Veshje&Konfeksione, 29.9

Ambulante, 8.6

Artikuj të përzierë, 0.4

Kancelari, 2.2Lëndë djegëse, 1.7

Artikuj të përzierë, 0.4 Artikuj ushqimorë, 30.8

Artikuj ushqimorë Farmaci& produkte mjeksore Artikuj industrial Suvenire

Veshje&Konfeksione Artikuj të përzierë Ambulante Inpute bujqësore

Materiale ndërtimi Këpucë Mobileri Artikuj të përzierë

Kancelari Lëndë djegëse

Page 126: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

126

suvenireve megjithë karakterin modest që përfaqësojnë në vetvete është një element ndihës për zhvillimine degës së turizmit në rajonin tonë.

Grupi i fundit i llojeve të tregtisë me pakicë përbëhet prej tregtimit të artikujve të përzierë, këpucëve, inputeve bujqësore e produkteve farmaceutike. Numri total i njësive tregtuese të këtyre kategorive arrin në 43 njësi tregtimi, që kapin së bashku një peshë specifike prej 1.2 % të totalit të njësive të tregtisë me pakicë.

Tek kategoria e tregtisë me shumicë gjeografia e shpërndarjes së tregtisë me shumicë në nivel rrethi shohim një përqëndrim edhe më të madh të këtij aktiviteti tregtar në dy rrethet kryesore të rajoni tonë, në Korçë e Pogradec. Në këto dy rrethe zhvillojnë tregtinë me shumicë përkatësisht 533 e 168 njësi tregtuese, me një peshë specifike prej 69.7 dhe 22 % seicila. Nëse në rrethin e Pogradecit shohim që nuk ka ndonjë ndryshim midis peshës specifike të tregtisë me pakicë (22.4 %) dhe tregtisë me shumicë (22.0 %), tek rrethi i Korçës rritja është e ndjeshme në aktivitet tregtuese me shumicë nga 63.9 në 69.7 %, pra me 5.8 % më tepër. Pikërisht niveli më i lartë i urbanizimit, popullimi më i madh dhe traditat dominuese rajonale e administrative janë shkaku i një dominimi kaq të madh të tregtisë me shumicë në këtë njësi administrative të rajonit tonë.

Në një pozicion edhe më modest shfaqen dy rrethet e tjerë të rajonit, Devolli dhe Kolonja me 50 dhe 14 njësi tregtare me shumicë, që kapin vetëm 6.5 e 1.8 % seicila në këtë aktvitet tregtar. Krahasuar me nivelin që këto rrethe kishin në tregtinë me pakicë (9.1 e 4.6 %) shohim që rënia është e ndjeshme duke arritur në gati përgjysmimin e e tij. Rënia e peshës specifike të tregtisë me shumicë në rrethin e Devollit dhe të Kolonjës është e përafërt nga 2.6 në 2.8 %. Në vlerë absolute niveli prej 1.8 % i tregtisë me shumicë në Kolonjë është një tregues i qartë i tendencës së fortë të shpopullimit prej zhvillimeve sociale, ekonomike e politike të ndodhura në këto dy dekadat e fundit në një sfondin tanimë të globalizimit që ka përfshirë gjeopolitikisht edhe këtë pjesë të Ballkanit.

Tendenca e zhvillimeve demografike tenton të “zbrazë” pjesët malore e sidomos ato periferikë të rajonit tonë, kryesisht në pjesën perëndimore të tij, duke patur si pasojë humbjen e kapaciteve administrative të këtyre njësive prej mungesës së burimeve njerëzore. Shumë shpejt shumë prej komunave apo edhe njësive të tjera administrative do t’a kenë të pamundur të plotësojnë standartet e ekzistencës së tyre dhe do të shkojnë drejt shkrirjes së tyre.

Zhvillimi i tregtisë me shumicë në nivel rajonal prezanton një strukturë të ndryshme prej asaj të tregtisë me pakicë. Në nivel rajonal lider në tregtimin me shumicë janë degët e tregtimit të artikujve industrialë, ushqimorë dhe lëndëve djegëse, të cilat kanë respektivisht 285; 179 e 163 njësi tregtimi seicila dhe me një peshë specifike prej 37.3; 23.4 e 21.3 % seicili. Së bashku këto tre degë arrijnë në 627 njësi tregtimi ose në 82 % të të gjitha njësive tregtuese me shumicë.

Tre të katërtat e tregtimit të këtyre degëve të tregtisë më shumicë zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në zonat urbane me 468 njësi tregtimi ose 74.6 %. Pjesa tjetër prej 159 njësive tregtuese funksionojnë në hapësirat rurale të rajonit, me një peshë specifike prej 25.4 %. Midis këtyre degëve të tregtimit me shumicë bie në sy niveli më i lartë i zhvillimit të tregtisë me shumicë të lëndëve djegëse në zonat rurale, që arrin në 41.1 % të totalit rajonal të kësaj kategorie. Arsyeja e një zhvendosje e tillë është e lidhur

Page 127: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

127

ngushtë me potencialet e mëdha pyjore në gjithë hapësirën gjeografike të rajonit tonë, të përqëndruar natyrshëm në zonat rurale.

Grupi i dytë i degëve përbërëse të tregtisë me shumicë formohet prej tregtimit të materialeve të ndërtimit, inputeve bujqësore dhe tregtimit të veshjeve. Këto degë kanë përkatësisht 53; 40 dhe 34 njësi tregtimi, me një peshë specifike prej 6.9; 5.2 e 4.4 % seicila. Në nivel grupi këto degë arrijnë në 127 njësi tregtimi dhe në një peshë specifike prej 16.5 % të totalit të njësive rajonale të tregtimit me shumicë. Shpërndarja gjeografike e këtyre degëve dallon qartësisht prej grupit të mësipërm, duke u lokalizuar kryesisht në hapësirën urbane me një peshë specifike prej 81.1 %, ose 6.5 % më shumë sesa degët e grupit të parë. Por brenda degëve përbërëse të këtij grupi ekzistojnë raporte të ndryshme në shpërndarjen e njësive sipas hapësirave urbane e rurale të rajonit në fjalë.

Në hapësirën rurale gjejmë funksionale vetëm 18.9% e njësive tregtuese të këtyre degëve. Nëse tek tregtia rurale me shumicë e materialeve të ndërtimit funksionojnë vetëm 24.5 % e njësive tregtare, tek inputet bujqësore gjejmë 20 % të njësive tregtuese dhe kjo peshë specifike ulet në 8.8 % tek dega e tregtimit të veshjeve.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Grupi i tretë dhe më modesti zihet prej tregtimit me shumicë të suvenireve dhe mineraleve me 6 e 5 njësi tregtimi seicila, që kapin një peshë specifike prej 0.8 e 0.7 % të gjithë njësive tregtuese të kësaj kategorie, ose vetëm 1.5 % e gjithë njësive të tregtisë rajonale me shumicë. Vendosja e tyre gjeografike është përqëndruar kryesisht në vendbanimet urbane të rajonit, duke arritur në 90.9 % të totalit të tyre. Vetëm tek tregtia e mineraleve gjejmë një njësi tregtuese me shumicë në zonat rurale. Një lokalizim kaq i madh i këtyre subjekteve tregtuese në hapësirat urbane ka lidhje me mundësitë dhe lehtësitë më të mëdha që ofron infrastruktura në këto zona dhe komunikimi më i drejtpërdrejtë me partnerët e tjerë tregtarë brenda e sidomos jashtë vendit.

Zhvillimi i aktivitetit tregtar me pakicë e shumicë në nivel rajonal realizohet në një diversitet hapësirash gjeografike urbane e rurale; në një strukturë komplekse të nëndegëve përbërëse të këtij sektori, si dhe një “mozaik” njësish tregtimi. Infrastruktura tregtare është e plotë në gjithë diapazonin e saj. Ajo fillon nga njësitë më të vogla ose

Veshje&Konfeksione, 4.4 %

Materiale ndërtimi 6.9 %

Lëndë djegëse, 21.3 %

Suvenire, 0.8 %

Artikuj ushqimorë, 23.4 %

Mineralet , 0.7 %

Inpute bujqësore, 5.2 %

Artikuj industrialë, 37.3 %

Artikuj industrialë Inpute bujqësore Mineralet Artikuj ushqimorëSuvenire Lëndë djegëse Veshje&Konfeksione Materiale ndërtimi

Page 128: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

128

dyqanet e tregtimit në gjithë hapësirën gjeografike të marrë në studim, duke nisur gati në çdo rrugë dhe pallat banimi, nga minimarketet si njësi tregtimi më të strukturuara nga pikëpamja e marketingut dhe deri tek supermarketet, të cilat kanë nivelin më të lartë të cilësisë së shërbimit dhe të llojshmërisë së produkteve që tregtojnë. Në qytetin e Korçës funksionojnë disa supermarkete, të vendosura në brendësi apo edhe në periferi të tij. Edhe në qytetet e tjerë si Pogradeci apo edhe Bilishti gjejmë të pranishme njësi të mëdha tregtimi. Përveç tyre në zonat suburbane, përgjatë akseve të rrugëve kombëtare, gjejmë edhe një njësitë më të mëdha të tregtimit të produkteve bujqësore, blegtorale, industriale që luajnë rolin e distributorëv kryesore të produkteve të caktuara. Në hapësirën rurale të rretheve Korçë dhe Devoll me asistencën financiare të qeverisë suedeze në vitin 2003 u ndërtuan dhe janë venë në funksionim tregjet ruralë ku fermerët të kishin mundësinë e tregtimit me shumicë të produkteve bujqësore e blegtorale. Në rrethin e Korçës janë ndërtuar dy qendra të tilla moderne në Komunën Pojan e Pirg, ndërsa qendra e tretë tregtare rurale ndodhet në qytetin e Bilishtit. Një iniciativë e tillë aktualisht mund të konsiderohet e dështuar. Këto qendra nuk kanë mundur të realizojnë funksionin e tyre për të cilin u ndërtuan “Përmirësimi i strukturave dhe metodave të marketingut të produkteve agro – ushqimore do t’i japë përparësi: rritjes së nivelit të tregëtimit të këtyre produkteve nëpërmjet ngritjes së tregjeve të reja të shumicës në Shkodër, Lushnjë, Vlorë dhe Korçë”.300 Mungesa e fermerëve në këto tregje nuk justifikohet me mungesën e produkteve bujqësore e blegtorale, por me gjithë problematikën që shoqëron zhvillimin rural në këtë zonë. Problemet me pronën dhe ngastërzimin e tokës bujqësore derivuan mungesat në përdorimin e mekanikës dhe ujitjes efektive dhe kanë kushtëzuar edhe nivelin e produktivitetit të produkteve agroushqimore. Një ndër shkaqet e mosfunksionimit të tyre është edhe paaftësia e menaxhimit të pushtetit vendor, “indiferenca dhe interesat abuzive të pushtetarëve përgjegjës”. 301

Aktualisht hapësira rurale përjeton një impuls zhvillimi i shkaktuar prej subvencioneve të fuqishme rurale të qeverisë shqiptare. Kjo ka krijuar një panoramë të re në zhvillimin rural. Produktiviteti bujqësor e blegtoral është rritur, sidomos në pemtari dhe blegtori. Mbështetja financiare shtetërore tani është fokusuar drejt krijimit të një rrjeti të gjerë impjantesh konservimi (frigoriferë) që arrijnë në 22 njësi në pjesën rurale e urbane të rretheve Korçë e Devoll me kapacitet përpunues prej 340 ton mollësh. Parashikohet që pas 2 – 3 vjetësh të futjes në prodhim sipërfaqeve të reja të pemtarisë do të duhet për konservimin e mollës rreth 40 frigoriferë me një kapacitet përpunues maksimal prej 6 – 800 ton mollësh. Në këtë zinxhir të mbështetjes së industrisë agropërpunuese hyn për herë të parë edhe krijimi i impiantit të përpunimit të lëngut të mollës në rrethin e Korçës. Ky model zhvillimi i degës së bujqësisë do të duhet të ndiqet me të njëjtin intensitet zhvillimi edhe për degën e blegtorisë, e cila në fakt ka përjetuar një dinamikë zhvillimi në rritje të njëtrajtshme në një interval më të gjatë kohor gjatë këtyre dy dekadave të fundit.

300 Strategjia Kombëtare e Zhvillimit Ekonomik dhe Social, Tiranë, 2003, fq. 84. 301 Gazeta Korça, Mentalitete dhe praktika regresive, Korrik, 2009, fq. 12.

Page 129: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

129

IV.1.2 Transporti

Transporti është aktiviteti që realizon shpërndarjen gjeografike të mallrave, njerëzve dhe aktualisht edhe të komunikimit midis tyre. Në këtë mënyrë mobiliteti territorial është mjaft i rëndësishëm në funksionimin e gjithë aktivitetit të kapitalit human, të ekonomisë në përgjithësi dhe të sektorit terciar në veçanti. Njëherazi ky mobilitet zhvillohet nën varësinë fizike të formave të relievit, të përcaktuara prej evolucionit gjeotektonik rajonal, si dhe kushtëzimit prej nivelit të fluksit të qarkullimit të ndikuar nga prezenca e kapitalit human (numri i popullsisë prezente dhe dendësia e saj) dhe pesha e veprimit të faktorit human në aktivitetin ekonomik që ai zhvillon në hapësirën gjeografike të vendbanimeve përkatëse. Në tërësinë e vet transporti përfshin dy dimensione: atë të komunikacionit dhe të telekomunikacionit.

Komunikacioni ka patur ecurinë e vet të zhvillimit, me oshilacione të shumta, të ngjashme me ato të ekonomisë dhe të vetë jetës së shoqërisë njerëzore. Në hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës lidhjet rrugore kanë ekzistuar qysh nga krijimi i vendbanimeve të ndryshme qytetare ose fshatare. Në gjithë Shqipërinë Juglindore pozitat rajonale por sidomos të qytetit të Korçës dhe gjatë lulëzimit edhe Voskopoja kanë qënë tepër të veçanta, për shkak të vendndodhjes së tyre si një udhëkryq, në qendër të kësaj hapësire. “Por megjithëse krahinat e Shqipërisë Juglindore kishin lidhje dhe shkëmbime më të lehta me Maqedoninë, nuk mungonin që në mesjetë edhe lidhjet rrugore me bregdetin e Adriatikut”.302

Në principatën e Muzakajve qendra kryesore administrativo – ekonomike ishte Berati. Dhe në marrëdhëniet ekonomike e tregtare që ajo kishte me trevat e tjera shqiptare por edhe ato ballkanike dy rrugë ishin kryesoret: “njëra shkonte për në lindje, për në fushën e Korçës dhe tjetra për në juglindje, gjatë Osumit, shkonte në Kolonjë”.

Gjatë shekujve XVII e XVIII Voskopoja u shndërua në një prej qyteteve më të rëndësishme tregtare e kulturore, jo vetëm të rajonit tonë por edhe në nivel kombëtar dhe pse jo edhe përtej hapësirësh shqiptare në trevat e jugore e lindore të ballkanit. Tregtarë voskopojarë zhvilluan me sukses tregtinë me vendet më të zhvilluara të kohës, si me Venedikun, me Vjenën, me Budapestin, me Transilvaninë, me Beogradin madje edhe me Lajpcigun e Berlinin e largët. Madje “disa prej tyre u vendosën në këto vende, ku arritën të bëhen tregtarë dhe bankierë me rëndësi”. Përveç tregtisë voskopojarët spikatën edhe në lëvrimin e transportit. Ata “kishin edhe monopolin e “qiraxhillëkut” në lidhjet midis Venedikut, Durrësit dhe Stambollit, madje shërbyen edhe si “korrierët diplomatikë të Republikës Venedikase.

Në këtë periudhë Korça përbënte një nga stacionet e rrugëtimit që lidhte Durrësin ose Vlorën me Voskopojën dhe Stambollin. Por ndërprerja e kësaj linje prej rrugës Manastir – Korçë – Kolonjë – Janinë dhe asaj Korçë – Fushë e Devollit – Kostur (ose Follorinë) – Selanik, gradualisht rritën e forcuan pozitat e qytetit të Korçës që pas shkatërimit të Voskopojës mbeti kryeqendra rajonale për gjithë Shqipërinë juglindore.

Shpallja e pavarësisë më 1912, e gjeti shtetin shqiptar “veçse me 160 Km rrugë që mund të kalohej më qerre, dmth pjesën Gorricë – Korçë – Urë e Peratit”303 e ndërtuar prej administratës turke më 1892. Por lidhjet e brendshme kombëtare rrugore midis Korçës dhe qyteteve të tjera kanë filluar në vitet ’20 të shekullit të kaluar. “Më 1923 302 Jovan Adami, Rrugë dhe objekte arkeologjike në Shqipëri, Tiranë, 1983, fq. 62. 303 Po aty, fq. 71.

Page 130: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

130

qeveria filloi ndërtimin e pjesëve që mungonin në rrugën Durrës – Elbasan – Korçë dhe në gusht të vitit 1926 u hap trafiku me automjete midis Tiranës dhe Korçës”.304 Por interesant ishte fakti se Korça përbënte trevën e parë në Shqipëri ku filloi ndërtimi dhe hapja e rrugëve me rëndësi lokale dhe rrugëve rurale. Kështu “përjashim bënte vetëm qarku i Korçës, ku pasi ishin ndërtuar rrugët kryesore, filloi ndërtimi i një numri rrugësh që lidhnin fshatrat me rrugët publike ose me qendrën e administrative”.305

Një risi më vete në zhvillimin e transportit në rajonin tonë është edhe zhvillimi i shërbimit ajror. Niveli i transportit rrugor kishte jo thjesht mangësi, por edhe një kohëzgjatje të madhe (për të shkuar nga Tirana në Korçë duheshin katër ditë udhëtimi me kalë). Për stadin e zhvillimit ekonomik që kishte arritur borgjezia korçare në atë kohë transporti aktual përbënte një pengesë mjaft e madhe në komunikimin dhe lëvizjen dhe ardhja e aeroplanit të parë u prit me entuziazëm.

Kështu gjatë viteve 1924 – 1935 fluturimet ajrore lidhën Korçën me Tiranën të paktën 2 herë në javë, mbi bazën e koncesionarit gjerman Adria – Aero – Lloyd306 dhe atij italian Ala Litoria S. A. 307 për periudhën 1935 – 1944. Transporti ajror i dha një impuls pozitiv në zhvillimin ekonomik lokal e rajonal. Në rajonin tonë në periudhën midis dy lyftërave botërore ekzistonin dy fusha aviacioni, njëra në pjesën suburbane të qytetit të Korçës në veriverilindje të saj dhe tjetra në fushën e madhe të aviacionit pranë urës së Bulgarecit 4 – 5 km larg saj.

Ardhja e aeroplanit të parë në 1924 në aeroportin e Lumalasit, Korçë. Ndërsa transporti hekurudhor megjithë ekzistencën e projekteve të shumta nuk

pati asnjëherë mundësinë e realizimit. Pas përfundimit të luftës së II Botërore ndryshimet në gjatësinë e rrugëve

nacionale që kalojnë nëpër rajonin e Korçës kanë qënë jo shumë të mëdha. Për nga pesha specifike transporti rajonal ze nivelin më modest midis nëndegëve

të sektorit terciar rajonal me 1136 njësi ekonomike të liçensuara, apo me 13.7 % të totalit rajonal. Shih grafikun e mëposhtëm 3.29.

304 Po aty, fq. 78. 305 Po aty, fq. 79. 306 Jovan Adami, Rrugë dhe objekte arkeologjike në Shqipëri, Tiranë, 1983, fq. 89. 307 Po aty, fq. 90.

Page 131: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

131

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Shpërndarja gjeografike e subjekteve që operojnë në degën e transportit rajonal ruan gati të njëjtin trend rajonal. Rrethi i Korçës mbart pjesën kryesore të subjekteve të transportit me 649 të tilla, ose 57.1 % të totalit. Tendenca ruhet nga vijueshmëria e rretheve Pogradec, Devoll e Kolonjë që respektivisht kanë: 307; 118 e 62 subjekte vepruese në fushën e transportit, apo në vlerë relative 27.0; 10.4 e 5.5 % të totalit rajonal secili. Shih tab. 4.2.1.

Në dallim nga dega e tregtisë, tek shpërndarja rajonale e transportit shohim një vlerë të përafërt midis hapësirave urbane e rurale në nivelin 52.1dhe 47.9 % secila. Interesant është fakti se për rrethet Korçë dhe Devoll dominojnë subjektet e transportit në hapësirën rurale 52.5 % secila. Indirekt kjo tregon se pavarësisht migrimit të fuqishëm të popullsisë rurale nga këto rrethe popullsia prezente banuese në këto vendbanime ka nevojë për komunikim me pjesët qëndrore e urbane, për shërbime dhe shkëmbime tregtare të produkteve që kërkon tregu apo edhe konsumatori. Ndërkohë që në rrethet e Kolonjës dhe Pogradecit dominimi është i subjekteve që lokalizohen në hapësirën urbane me përkatësisht 66.1 e 60.9 % secila. Në rastin e Kolonjës kjo tregon se migrimi është i plotë dhe i thellë në zvogëlimin real të burimeve humane, kurse në rastin e Pogradecit migrimi ka përfshirë periferitë dhe kryesisht krahinën e Mokrës dhe të Gorës në zhvendosjen e tyre drejt qytetit të Pogradecit kryesisht por edhe në destinacione të tjera.

Për hapësirën gjeografike që mbulon dega e transportit kjo është diçka që pritej. Megjithë lëvizjet e fuqishme migruese të popullsisë rurale në zonat periferike e malore popullsia prezente banuese në këto vendbanime ka nevojë për komunikim me pjesët qëndrore e urbane, për shërbime dhe shkëmbime tregtare të produkteve që kërkon tregu apo edhe konsumatori. Por nëse këtë shpërndarje do ta vlerësonim për njësi sipërfaqeje kuptohet qartë se përsëri në hapësirat urbane shkalla e koncentrimit të aktivitetit transportues është shumë herë më e lartë krahasuar për të njëjtin tregues në hapësirën rurale. Shih tab. 4.2.2.

Aktualisht transporti rajonal realizon lidhjet midis të katër rretheve të rajonit të Korçës duke respektuar ndërthurjen e kryqëzimin e formave të relievit depresiv. Kjo prezantohet prej lidhjeve rrugore që realizohen në një hapësirë të ngjashme me një trekëndësh ku përgjysmoret në çdo kulm bashkohen në një pikë që përbën qendrën e këtij rajoni që është qyteti i Korçës.

Distanca mesatare midis qendrave të të gjitha njësive administrative rajonale të komunave dhe bashkive prej qendrës rajonale të qytetit të Korçës është 43.2 Km. Në fakt brenda rrezes prej 43.2 Km gjenden të gjitha qendrat kryesore urbane të rajonit (me përjashtim të qytetit të Ersekës dhe Leskovikut përkatësisht 45 e 90 Km larg Korçës), si

Grafiku 3.29. Shpërndarja e biznesit sipas degëve të sektorit terciar të ekonomisë rajonale në hapësirat urbane

në nivel rrethi, gjatë vitit 2009.

-30 -20 -10 0 10 20 30

pesha e çdo dege të sektorit terciar në %

Transporti

Turizmi

Shërbimet

9.5 %

16.2 %

20.1 %

54.2 % Tregtia

Page 132: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

132

dhe 22 nga 37 komunat e rajonit, ose gati 3/5 e komunave (59.5 %) të rretheve Korçë, Devoll e Pogradec.

Përtej distancës mesatare të qendrave të njësive administrative për qendrës rajonale (qytetit të Korçës) mbetën 15 komuna e bashki, që përbëjnë edhe 40.5 % të totalit të tyre rajonal. Jashtë kësaj rrezeje mbeten plotësisht të 8 –të njësitë vendore të rrethit të Kolonjës. E njëjta panoramë gjendet edhe në rrethin e Pogradecit ku 5 komuna malore e periferike nga 8 njësitë administrative gjithësej, apo 2/3 e tyre janë jashtë distanës mesatare rajonale. Për rrethet e Korçës dhe Devollit gjejmë vetëm nga një komunë periferike, si Moglica e Mirasi që shtrihen jashtë kësaj distance.

Kjo distancë mesatare luhatet nga 19.6 Km që përbën largësinë mesatare të komunave e bashkive të rrethit të Korçës prej qendrës së rajonit; në 28.8 Km mesatarja e njësive administrative të rrethit Devoll, 59.9 Km prej njësive të rrethit Pogradec dhe për të përfunduar në distancën 64.4 Km të njësive administrative të rrethit të Kolonjës.

Distancën reale më të shkurtër nga qyteti i Korçës e kanë qendrat komunare të Drenovës me 4 Km, ajo Qendër (Bulgarec) me 5 Km dhe Mollaj me 7 Km. (Tabela IV. 2.1 – IV. 2.5. Në këto komuna gjejmë njëkohësisht edhe nivele të larta të popullimit dhe të dendësisë së saj. Me mjaft rëndësi është edhe niveli i kënaqshëm i aktivitetit të tyre ekonomik. Shkaku i larmisë dhe produktivitetit të tyre rezulton të jetë afërsia më e madhe me tregun kryesor rajonal që kushtëzon kostot më të ulta të transportit të produkteve bujqësore e blegtorale që ato kanë, apo edhe lehtësitë më të mëdha në zhvillimin e tregtisë më shumicë të lokalizuar buzë rrugëve kombëtarë që kalojnë përgjatë këtyre komunave.

E njëjta dukuri duket edhe në qendrat e tjera urbane të rajonit të Korçës, ku pranë qyteteve të Pogradecit, Bilishtit dhe Ersekës gjejmë praktikisht edhe praninë e dendurinë më të madhe të popullatave urbane e rurale dhe ekzistencën e tregjeve të tjerë lokalë që nivelin e volumit të tyre e kanë në përjestim të drejtë me praninë e kapitalit human.

Kurse distancën mesatare më të madhe prej qendrës së rajonit e kanë komunat më malore e periferike të pozicionuara në perëndim të rajonit. Ato fillojnë nga komuna Trebinjë, Çlirim e Proptisht me respektivisht 67; 75 e 85 Km dhe përfundojnë me Bashkinë dhe Komunën Qendër Leskovik 90 Km larg Korçës, për arritur në komunën më të largët Velçanin 111 Km.

Gjatësia e përgjithshme e rrugëve në rajonin e Korçës arrin në 2 394.83 Km. Nga këto rreth 1/3 e tyre janë të asfaltuara, në një gjatësi prej 744.2 Km ose 31.1 % e totalit të rrugëve në shkallë rrethi. Shih grafikun IV. 2.1. dhe tabelën IV. 2.6. në materialet plotësuese 4.

Madje një pjesë e tyre klasifikohen në kategorinë e superstradës nga Kapshtica në Qafë Plloçë në një distancë prej 67 Km. Njëherazi ky segment rrugor përbën edhe aksin kryesor të gjithë rajonit. Në të fluksi i qarkullimit është në intensitet të lartë, për shkak të gjerësisë optimale dhe shpejtësisë më të madhe të lejuar nga projektuesi. Përveçse është pjesë e aksit kombëtar lindor në lidhjen fizike të Korridorit VIII me portin e Selanikut segmenti Qafë Plloçë – Kapshticë përtej rëndësisë së qarkullimit kombëtar e ndërkombëtar ofron edhe mundësi reale të përdorimit rajonal dhe në uljen e kostos së prodhimit për prodhuesit rajonalë që lokalizohen pranë tij.

Nga krahasimi i rrjetit rrugor të asfaltuar midis hapërsirave urbane e rurale (përkatësisht 31.7 e 30.9 % seicila) shohim që dallimi nga mesatarja rajonale prej 31.1 % është e vogël. Arsyeja e një dallimi të tillë të papërfillshëm qëndron në dominimin e

Page 133: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

133

gjatësisë së konsiderueshme të rrugëve me kalldrëm të qytetit të Korçës që ruhen si një karakteristikë dalluese e zhvillimit urban të këtij qyteti.

Burimi: Bashkitë & Komunat e Rajonit të Korçës, Korrik 2009

Nëse do të shihnim peshën e rrugëve të asfaltuara në gjithë hapësirën urbane të rajonit tonë pa llogaritur gjithë gjatësinë e rrjetit rrugor të qytetit të Korçës, do të shfaqej një panoramë krejt tjetër. Niveli i kategorisë së rrugëve të asfaltuara në hapësirën urbane të paraqitur do të rritej vrullshëm në 49.3 % të gjatësisë së përgjithshme të fondit rrugor të kësaj hapësire. Dallimi është i ndjeshëm me një vlerë prej 18.2 % më tepër sesa mesatarja rajonale e kësaj kategorie. Kjo tregon saktësisht se rrjeti rrugor i qyteteve të rajonit tonë dallohet për një zhvillim të qartë urban. Disa prej këtyre qyteteve megjithëse të vegjël në popullsi dhe shtrirjen urbane kanë një nivel shumë të mirë rrjetit të brendshëm rrugor si Erseka me 56.2 % të fondit të saj rrugor. performancën më të mirë e gjejmë tek qyteti i Bilishtit i cili ka të asfaltuara 82.5 % të fondit të tij të rrugëve.

Një nivel i tillë i rrjetit rrugor urban krijon mundësi më të mëdha për zhvillimin urban në përgjithësi dhe ndikon cilësisht në zhvillimin e sektorit terciar dhe të gjithë ekonomisë lokale. Gjithashtu ai tregon qartë indirekt nivelin e mundësive të zhvillimit të këtyre hapësirave. Pjesa tjetër e rrugëve në rajonin e Korçës mund të kategorizohet në rrugë me kalldrëm, me çakëll dhe pa çakëll. Ato zenë përkatësisht 491.03; 629.1 dhe 530.7 Km, ose 20.5; 26.2 dhe 22.2 % të fondit të përgjithshëm rrugor të rrethit.

Burimi: Bashkitë & Komunat e Rajonit të Korçës, Korrik 2009

Grafiku IV. 2.1. Fondi rrugor në hapësirën urbane e rurale të rajonit të Korçës, për vitin 2009.

Çakëll26.2 %

Asfaltuar 31.1 %

Kalldrëm 20.5 %

Pa çakëll 22.2 %

Asfaltuar Kalldrëm Çakëll Pa çakëll

Grafiku IV.2.2. Shpërndarja e fondit rrugor sipas llojeve përkatëse në hapësirat urbane të rajonit të

Korçës, gjatë vitit 2009.

-40 -20 0 20 40

pesha e çdo kategorie të fondit rrugor në %

Asfaltuara31. 7 %

5. 8 %

4. 7 %

Kalldrëm

Çakëll

Pa çakëll

57. 8 %

Grafiku IV.2.3. Shpërndarja e fondit rrugor sipas llojeve përkatëse në hapësirat rurale të rajonit të

Korçës, gjatë vitit 2009.

-20 -10 0 10 20

pesha e çdo kategorie të fondit rrugor në %

Asfaltuara30. 9 %

32. 4 %

27. 4 %

Kalldrëm

Çakëll

Pa çakëll

9. 3 %

Page 134: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

134

Shpërndarja e fondit rrugor sipas këtyre kategorive është gati e përafërt. Por në totalin e tyre ato kapin një gjatësi prej 1650.63 Km, ose 68.9 % e gjithë rrjetit rrugor rajonal. Një nivel i tillë tregon qartë se mundësitë e ripërtëritjes funksionale të hapësirës urbane të këtij rajoni janë ende shumë të mëdha.

Krahsimi i peshës specifike të çdo kategorie të përshkurar më lart midis hapësirës urbane e rurale të rajonit të Korçës shfaq dy pamje krejt të kundërta. Në hapësirën urbane të rajonit tonë, sidomos në rrugët karakteristike të qytetit të Korçës, bie në sy një peshë specifike tepër e lartë e rrugëve me kalldrëm. Një formë e tillë është shprehje e urbanizimit të lartë të periudhave të shkuara historike, si dhe përbën edhe një nga tiparet më orgjinale të trashgimisë së jetës qytetare të këtij qyteti që mbart e përçon vlera turistike. Në zonat rurale kjo kategori është me peshën specifike më të ulët kundrejt gjithë kategorive të tjera me vetëm 9.3 % të gjithë fondit rrugor rural.

Por dallimi është thelbësor midis këtyre hapësirave në dy kategoritë e tjera, rrugëve me çakëll e pa çakëll. Pesha e tyre në hapësirën urbane është përkatësisht në 5.8 e 4.7 % seicila, kundrejt 32.4 e 27.4 % në hapësirën rurale. Së bashku gjatësia e rrjetit rrugor me çakëll e pa çakëll në qytete arrin në gati 1/10 e fondit rrugor të këtyre qyteteve, duke kontrastuar dukshëm me nivelin prej 59.8 % të tyre në fshatrat e gjithë komunave të rajonit. Një nivel i tillë tregon qartë dallimin funksional të qendrave urbane përballë vendbanimeve tipike rurale. Ajo shpreh pamjaftueshmërinë e zhvillimit të infrastrukturës rrugore në zonat rurale. Natyrisht që në këtë vlerë kaq të madhe ka ndikuar edhe shtrirja e madhe gjeografike e hapësirës ruale rajonale.

Por zhvillimi rural kërkon zvogëlimin e një peshe të tillë specifike dhe rritjen e rrjetit rrugor rural të asfaltuar në funksion të shtimit të produktivitetit rural në përgjithësi dhe i sektorit terciar në këtë hapësirë në veçanti. Për më tepër shih Kapitullin II.2.2. ndikimi i relievit në shpërndarjen e vendbanimeve dhe rrjetit rrugor që lidh këto vendbanime.

Në zhvillimin e mobilitetit territorial rol përkatues luan edhe fondi i mjeteve të transportit, i cili në rajonin e Korçës arrin në 12 671 mjete308. Nga këto 7 781 mjete, ose 61.4 % ushtrojnë veprimtarinë në hapësirën urbane dhe pjesa tjetër prej 4 890 mjetesh ose 38.6 % në hapësirën rurale. Shih tabelën IV.2.7. në materialet plotësuese 4.

Fondi i mjeteve urbane lokalizohet kryesisht në dy polet kryesore urbane të rajonit tonë, në qytetin Korçë e Pogradec që zotërojnë 4976 e 1624 automjete seicili, ose përkatësisht 63.9 e 20.8 % të totalit urban. Në qytetin e Bilishtit gjejmë 572 mjete, ose 7.4 % e totalit të mjeteve që janë në hapësirat urbane të rajonit. Ndëra qytetet e Ersëkës dhe Maliqit kanë respektivisht 278 e 269 mjete, ose 3.6 e 3.5 % seicili. Këto qytete së bashku kanë një fond mjetesh më të vogël krahasuar me mjetet në qytetin e Bilishtit. Numrin më të vogël të automjeteve për të gjithë qendrat urbane e gjejmë në qytetin e Leskovikut me vetëm 62 të tilla, ose 0.8 % e gjithë mjeteve të hapësirës urbane rajonale. Mjetet e këtij qyteti janë 80 herë më pak sesa fondi i mjeteve që posedon kryeqendra urbane e rajonit Korça, ose 26 herë më pak krahasuar me mjetet e qytetit të dytë rajonal Pogradecit dhe 9 here më pak sesa mjetet e qytetit të Bilishtit. Ndërkohë që panorama që krijohet nga shpërndarja gjeografike e mjeteve të transportit në hapësirën rurale të rajonit tonë është më e larmishme. Në një fokusim të përgjithshëm shohim se gjithë rrjeti i komunave të rajonit tonë mund të ndahen në katër grupe kryesore. Grupi i parë është me nivelin më të ulët të mjeteve që jo rastësisht 308 D.R.SH.T.RR.KORÇË, Kontrolli teknik i mjeteve deri më 31Dhjetor 2008, Arkivi, Korçë, 2008

Page 135: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

135

përfshin komunat më malore e periferike të lokalizuar në pjesën më perëndimore të rajonit. Ky grup fillon me komunën Qendër Leskovik, Çlirim, Novoselë e Barmash të rrethit Kolonjë, me 5; 7; 13 e 24 mjete seicili; vazhdon me komunat Lekas e Moglicë të rrethit Korçë me 12 e 20 mjete seicila dhe përfundon me komunën Trebinjë të rrethit Pogradec me vetëm 23 mjete. Ky grup komunash është nën nivelin e 25 mjeteve për komunë. Të shtatë komunat e lartpërmendura kanë 104 mjete gjithësej dhe mesatarja e grupit arrin në 14.8 mjete për komunë. Kjo shifër mund të merret njëherazi edhe si argumenti më i mirë i erozionit të thellë demografik që karakterizon këtë pjesë të rajonit. Prania e kapitalit human dhe aktiviteti i tij në këto hapësira janë gati inekzistente. Grupi i dytë mund të konsiderohet ai i komunave që kanë më pak se 100 mjete për komunë. Edhe në këtë grup shohim praninë e komunave që të gjitha janë lokalizuar në perëndim të rajonit. Grupi fillon me komunat Velçan, Gorë e Vithkuq me 26; 46 e 50 mjete seicila dhe përfundon me komunat Dardhas, Proptisht e Voskopojë që kanë seicila 62; 66 e 67 mjete. Të gjithë këto komuna (8) zotërojnë 432 mjete me një mesatare grupi prej 54 mjetesh për komunë. Krahasuar me grupin e parë të hapësirës rurale rajonale, grupi i dytë ka rreth katër herë më shumë mjete në vlerë absolute dhe me shumë se 3.5 herë se niveli i mesatares komunale. Numri i mjeteve midis 100 e 200 të tilla evidenton përbërjen e grupit të tretë me shtatë komuna. Grupi fillon me komunat e Liqenasit dhe Udënishtit me 159 e 162 mjete seicila. Me gjithë mundësitë e shumta natyrore e kulturore që ato kanë për zhvillimin e turizmit, janë tepër larg shfrytëzimit real të resurseve turistike dhe turizmi lokal mbetet në nivelin “potencial”. Ky grup mbyllet me komunat e Hoçishtit dhe Mirasit me 183 e 185 mjete seicila. Numri i përgjithshëm i mjeteve të këtij grupi arrin në 1211 mjete dhe mesatarja e grupit shkon në 173 mjete për komunë. Dallimi i këtij grupi me pararendësin në fondin e mjeteve që zotërojnë është gati tre herë më i madh. Grupi i katërt dhe i fundit është edhe më i madhi me 9 komuna dhe kanë mbi 200 mjete për komunë. Katër komunat fillestare të grupit Qendër Bilisht, Voskop, Pirg e Çërravë kanë dallime shumë të vogla me 200; 202; 204 e 205 mjete seicila. Pjesa tjetër e grupit kontraston thellë me të parat. Në to hyjnë komunat Drenovë, Libonik, Pojan, Buçimas e Qendër Bulgarec që kanë përkatësishtë 392; 434; 438; 445 e 623 mjete seicila. Fondi i madh i mjeteve që në totalin e grupit arrin në 3143 mjete dhe me mesataren prej 349 mjete për komunë është shprehje e pranisë së popullsie të shumtë dhe me dendësi të lartë, si dhe i produktivitetit të lartë ekonomik e social të tyre. Nëse e krahasojmë me grupin e mëposhtëm bie në sy një rritje prej më tepër se 2.5 herë më shumë mjetesh dhe në vlerë relative një rritje prej 2 herë më shumë. Si konkluzion i krahasimit të fondit të mjeteve të transportit rajonal në hapësirën urbane e rurale mund të themi se ekziston një dallim i qartë midis kapaciteteve motorike që zotërojnë këto hapësira. Por dallime edhe më të mëdha ruhen brenda vetë hapësirës rurale. Komunat periferike janë drejt humbjes së burimeve humane dhe drejt “shkrirjes” apo humbjes së funksioneve të tyre administrative. Krejt e kundërta ndodh me komunat “suburbane” që janë duke “thithur” një pjesë të popullsisë migruese nga zonat malore e periferike dhe po përjetojnë proçese zgjerimi dhe urbanizimi brenda venbanimeve të tyre. Nga ana funksionale këto komuna dallojnë edhe për një produktivitet të lartë ekonomik ku ndër të tjera gjejmë edhe praninë e degëve përbërëse të sektorit terciar, si rezultat edhe i afërsisë gjeografike me qendrat urbane që njëherazi janë edhe tregjet ku realizohen e materializohen shkëmbimet e këtyre hapësirave.

Page 136: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

136

Nga numri total i mjeteve të rajonit evidentohen si mjete në shërbim 11 981 të tilla, që përbëjnë 95.6 % të fondit të mjeteve të targuara në nivel rajoni. Shpërndarja gjeografike e mjeteve në shërbim në nivel rajonal ruan të njëjtën tendencë me hapësirat urbane e rurale të rajonit të Korçës. Pjesa kryesore e mjeteve rajonale të transportit që janë në përdorim është e përqëndruar në rrethin e Korçës me prej 7743 mjete, duke përbërë gati 2/3 e gjithë mjeteve të rajonit, ose 64.6 %. Tre rrethet e tjerë Pogradeci, Devolli e Kolonja renditen në zvogëlim progresiv me 2482; 1274 e 482 mjete me një peshë specifike përkatësisht prej 20.7; 10.7 e 4.0 % seicila të fondit rajonal të mjeteve.

Burimi: Bashkitë & Komunat e Rajonit të Korçës, Korrik 2009

Prej mesatares rajonale treguesit e mjeteve të transportit në hapësirat urbane e

rurale të çdo rrethi kanë një shmangie të vogël. Në rrethin e Korçës dominimi i fondit të mjeteve ruhet në të dyja këto hapësira. Por kemi një nivel më të lartë të pranisë së mjeteve në hapësirën urbane me 67.4 % kundrejt 61.2 % në hapësirën rurale. Në rrethin e Pogradecit dhe të Kolonjës dallimet në fondin e mjeteve të transportit sipas hapësirave urbane e rurale janë më të vogla, me respektivisht 20.9 e 4.3 % të mjeteve tek urbani dhe 20.2 e 3.4 % seicila tek zonat ruale.

Grafiku IV.2.5. Shpërndarja e fondit të mjeteve të transportit rrugor në hapësirat urbane të rretheve

të rajonit Korçë, gjatë vitit 2009.

-40 -20 0 20 40

pesha e çdo rrethi ndaj fondit të mjeteve rrugore në %

Korça67.4 %

7. 4 %

4.3 %

Pogradeci

Devolli

Kolonja

20.9 %

Grafiku IV.2.6. Shpërndarja e fondit të mjeteve të transportit rrugor në hapësirat rurale të rretheve

të rajonit Korçë, gjatë vitit 2009.

-40 -20 0 20 40

pesha e çdo rrethi ndaj fondit të mjeteve rrugore në %

Korça61.2 %

15.2 %

3.4 %

Pogradeci

Devolli

Kolonja

20.2 %

Grafiku IV.2.4. Shpërndarja e fondit të mjeteve të transportit rrugor në përdorim sipas rretheve të

rajonit Korçë, gjatë vitit 2009.

-40 -20 0 20 40

pesha e çdo rrethi ndaj fondit të mjeteve rrugore në %

Korça64.6 %

10. 7 %

4.0 %

Pogradeci

Devolli

Kolonja

20.7 %

Page 137: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

137

Interesante është shpërndarja e mjeteve transportuese në hapësirat e lartpërmendura në rrethin e Devollit, ku në hapësirën urbane gjejmë më pak mjete krahasuar me hapësirën rurale. Në qytetin e Bilishtit pesha specifike e mjeteve të transportit është vetëm 572, që përbëjnë 7.4 % të totalit të tyre rajonal. Ndërsa në hapësirën rurale gjejmë prezencën e 744 mjeteve, ose 15.2 % e numrit të përgjithshëm të tyre për rajonin. Shohim se në vendbanimet rurale ka 172 mjete transporti më shumë sesa qyteti i Bilishtit, ose 7.8 % apo gati dyfishi i peshës specifike që ato zenë në nivel rajonal. Një dukuri e tillë nuk është e papritur, për shkak të aktivitetit të lartë të kapitalit human në këtë hapësirë gjeografike të rajonit, e konvertuar në një produktivitet më lartë ekonomik e social.

Nëse do të vendosnim një lidhje midis fondit të mjeteve dhe popullsisë lokale atëherë do të nxirrnim treguesin e numrit të familjeve për mjet. Ky tregues është më pozitiv i në komunat fushore dhe me një kontrast të thellë me komunat periferike e malore të rajonit. Në territoret fushore të fushëgropës së Korçës, Pogradecit dhe luginës së Devollit të Sipërm ndeshemi me dendurinë më të lartë të popullsisë e vendbanimeve dhe me produktivitetin më të lartë bujqësor e blegtoral gjejmë natyrshëm edhe treguesin më pozitiv të numrit të mjeteve për familje që luhatet nga 4.9 në 7.3. Në këtë hapësirë shtrihen qendrat urbane kryesore, si dhe komunat që lokalizohen pranë tyre (si Komuna Qendër Bulgarec, Libonik e Drenovë), gjejmë një nivel të kënaqshëm edhe të degëve të sektorit terciar të ekonomisë, ku transporti mbështet edhe aktivitetet e tjera të tregtisë, turizmit e shërbimeve. Në këto hapësira periurbane gjejmë shumë destinacione turistike natyrore si rezervatet “Pylli i fazanëve” në Maliq dhe ai i Cangonjit në Devoll, parkun Kombëtar “Bredhi i Drenovës”, fshatra turistikë si Boboshtica e një mori biznesesh që operojnë në gastronomi e hoteleri.

Një nivel mesatar të këtij treguesi gjejmë edhe në destinacionet rajonale turistike si Liqenasi, Voskopoja, Dardha, Buçimasi e Prespa e Vogël, ku ky tregues luhatet nga 8.4 deri në 11.7 mjeteve për familje. Megjithëse fuqia motorike zvogëlohet duke u përgjysmuar në krahasim me hapësirat fushore, përsëri numri i mjeteve mund të konsiderohet si një ndihmë e vlefshme për mbështetejen e aktivitetit turistik, apo edhe të degëve të tjera të sektorit terciar të ekonomive lokale.

Ndërsa në pjesët më malore dhe periferike të rajonit (sidomos në pjesën perëndimore të tij) megjithë potencialet e jashtëzakonshme natyrore e turistike ky tregues paraqitet edhe më i dobët. Tendenca vjen në rënie të thellë nga komuna e Vithkuqit që ka një automjet për çdo 14.7 familje dhe deri në komunën Qendër Leskovik ku gjejmë një tregues edhe më të dobët, duke rregjistruar një automjet për çdo 38.6 familje. Pikërisht në hapësirën e kësaj komune lokalizohen zona me potencial të mirëfilltë turistik si masivi i Gërmenjit dhe burimet e Sarandoporos, që gjithsesi vizitohen edhe prej turistëve vendas e të huaj.

Një dimension tjetër i analizës së transportit rajonal është edhe shpërndarja e fondit të mjeteve të transportit sipas llojeve të tyre. Shih grafikun IV.2.7. Në hapësirën tonë rajonale janë në përdorim një llojshmëri e madhe mjetesh. Pjesa dërmuese e këtyre mjeteve të transportit ushtrojnë direkt e indirekt veprimtarinë e tyre në sektorin terciar të ekonomisë. Shih tabelën IV.2.9. materialet plotësuese 4.

Në kontrast të plotë me fillimin e viteve `90, kohë kur ishte absurde idea e qënies së makinave personale, aktualisht në rajonin e Korçës vetëm autovetura ka 8206 copë, ose 68.5 % të të gjithë mjeteve. 5440 automjete ose gati 2/3 e gjithë mjeteve të kësaj

Page 138: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

138

kategorie janë rregjistruan në rrethin e Korçës ku gjejmë edhe koncetrimin më të madh të popullatës rajonale. Pjesa tjetër e fondit të automjeteve të rajonit tonë shpërndahet gjeografikisht në rrethet e Pogradecit, Devollit e Kolonjës, të cilat zotërojnë përkatësisht 1621; 867 e 278 mjete, me një peshë specifike seicila prej 19.8; 10.6 e 3.4 % ndaj totalit të tyre.

Kategoritë e mjeteve të transportit që ndihojnë në lëvizjen e njerëzve janë furgonat, autobuzat & mikrobuzat, të cilat kanë përkatësisht 601; 151 e 94 mjete seicila me një peshë specifike prej 5.0; 1.3 e 0.8 % të fondit të përgjithshëm të mjeteve rajonale. Të treja së bashku këto kategori mjetesh arrijnë në 846 mjete, ose 7.1 % të totalit rajonal. Shtrirja e madhe territoriale e rajonit tonë pasqyrohet edhe në numrin e autobuzëve me 151 të tillë nga 855 të autobuzë309 në shkallë vendi, ose 17.7 % e totalit të tyre. Vetëm në rrethin e Korçës, me sipërfaqen më të madhe 1752 km2 në shkallë vendi, ushtrojnë aktivitetin transportues 118 autobuzë, që zenë 13.8 % e gjithë fondit kombëtar të tyre.

Shpërndarja e mjeteve të transportit të udhëtarëve sipas rretheve është e tillë: në rrethin e Korçës gjejmë 434 mjete, ose gati gjysmën e tyre (51.3 %); në rrethin e Pogradecit janë në përdorim 247 mjete të tilla, të cilat arrijnë në një peshë specifike prej 29.2 %; rrethi i Devollit ka 105 mjete të këtyre kategorive, me një peshë specifike 12.4 % dhe në rrethin e Kolonjës janë vetëm 63 mjete, ose 7.4 % e totalit rajonal të tyre.

Burimi: DPSHTRR e Rajonit të Korçës, Arkiva, Korrik 2009

309 MPPTT, Strategjia sektoriale e transportit 2008 – 2013, Tiranë, fq. 7.

Grafiku IV. 2. 7. Tipet e mjeteve në përdorim sipas çdo rrethi të rajonit të Korçës, për vitin 2008.

Tërheqës rrugor 1.6%

Rimorkio 2.3 %Mjete transporti të përzjerë 10.7

%

Kamiona 7.0 %Motomjete 1.6 %

Autobuz 1.3 %

Mikrobuz 0.8 %Furgona, 5.0 %

Autovetura 68.5 %

Makina teknologjike 0.2

%

Autovetura MikrobuzFurgona AutobuzKamiona Motomjete Automjet transport i përzjerë Rimorkio&gjysëm rimorkioAutomjet për përdorim të veçantë Tërheqës rrugorMakina teknologjike

Page 139: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

139

Pavarësisht peshës së tyre modeste ato kanë një ndikim thelbësor mbi zhvillimin e turizmit rajonal dhe funksionimin e destinacioneve turistike jo vetëm në qendrat kryesore urbane, por edhe në vendbanimet rurale dhe pikave turistike në zonat më të thella malore e periferike.

Fondi i mjeteve të transportit të mallrave dallohet për një volum të madh mjetesh. Ai përbëhet nga kategoritë; kamiona, rimorkio&gjysmërimorkio, tërheqës rrugor (kokat e mjeteve të rënda të transportit – truck, makinat e ndihmës - help), motomjete (mjete me kapacitet të vogël mbajtës me tre e katër rrota) e, që në nivel rajonal kanë përkatësisht 842; 270;194 e 190 mjete me një peshë specifike 7.0; 2.3 dhe dy kategoritë e fundit 1.6 % seicila. Një kategori tjetër e mjeteve të transportit është edhe ai i automjeteve të transportit të përzierë me 1289 mjete të rregjistruara dhe me një peshë specifike prej 10.7 % të fondit rajonal të të gjithë mjeteve. Funksioni primar i kësaj kategorie është transportimi i mallrave, por edhe transporti i kufizuar i njerëzve. Të gjitha këto kategori së bashku arrijnë në 2785 mjete, ose 23.2 % e gjithë mjeteve transportuese të rajonit.

Çdo rreth për seicilën nga këto kategori kap nivele të ndryshme të peshës së tyre specifike. Kështu rrethi i Korçës arrin vlerat më të larta të peshës specifike në kategoritë rimorkio & gjysmërimorkio e tërheqës rrugor me 77.4 e 75.3 % dhe nivelin më të ulët me 58.7 % në kategorinë e automjeteve të transportit të përzierë. Në rrethet e Pogradecit dhe Devollit gjejmë të njëjtën panoramë, me nivelet maksimale në kategorinë e automjeteve të transportit të përzierë me 23.2 e 12.4 % dhe nivelin minimal e hasim në kategorinë rimorkio & gjysmërimorkio me 13.7 e 6.3 % seicila. Ndërsa në rrethin e Kolonjës nivelin maksimal e ndeshim në kategorinë e kamionëve me 6.7 % të peshës së mjeteve të kësaj kategorie, kundrejt mungesës totale të tërheqësve rrugorë.

Grupi i fundit i mjeteve të transportit rajonal përfshin kategoritë e automjeteve për përdorim të veçantë, makina teknologjike dhe bujqësore. Sasia e mjeteve në kategori është mëse modeste me respektivisht 116; 21 e 4 mjete seicila dhe me një peshë specifike prej 1.0; 0.2 e 0.03 % seicila në tërësinë e mjeteve rajonale të transportit. Së bashku ato arrijnë në 141 mjete, ose 1.2 % e totalit.

Interesante është inekzistenca e makinerive bujqësore të rregjistruara, për më tepër që rajoni i Korçës dallohet për ruralitetin e theksuar. Pikërisht pjesa dërmuese e mjeteve të konsideruara jashtë funksionit (690 mjetesh, ose 4.4 % të fondit të përgjithshëm rajonal) mund të jenë përbërëse të katëgorisë së makinave bujqësore të rajonit tonë. Gjithsesi përveç informalitetit të përdorimit të kësaj kategorie mjetesh, kjo shifër indirekt shpreh edhe nivelin jo të kënaqshëm të mekanizimit të këtij sektori.

Analiza e zhvillimit të transportit rajonal plotësohet me llojshmërinë e subjekteve që operojnë në aktivitetin transportues. Në gjithë hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës ushtrojnë aktivitetin e tyre 1136 subjekte të liçesuar pranë Zyrës rajonale të Tatim Taksave. Prej tyre 592 subjekte, ose 52.1 % e totalit veprojnë në hapësirën urbane të rajonit tonë, kurse 544 subjetet e tjera, ose 47.9 % e totalit rajonal funksionojnë në hapësirën rurale të tij.

Në nivel rajonal shpërndarja e subjekteve të lartpërmendura sipas llojit të transportit që ushtrojnë dominohet prej transportit të udhëtarëve me 931 liçensa, ose 82.0 % të të gjithë subjekteve rajonale. Pjesa tjetër plotësohet nga transporti i mallrave me 205 subjekte, që arrijnë një peshë specifike prej 18.0 % e totalit rajonal. Subjektet e liçensuara

Page 140: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

140

që operojnë në fushën e transportit të udhëtarëve kanë përqëndruar aktivitetin e tyre në transportimin e udhëtarëve me taksi e furgona me 663 liçensa, ose me peshë specifike prej 58.4 % të të gjithë njësive rajonale. Dy kategoritë e tjera të këtij grupi janë transporti kombëtar dhe ai ndërkombëtar i udhëtarëve me 254 e 14 subjekte seicila, me një peshë specifike prej 22.3 e 1.2 % seicila të totalit rajonal.

Megjithëse transporti ndërkombëtar i udhëtarëve në rajonin tonë paraqitet me peshën specifike më modeste ndër kategoritë e lartpërmendura gjithsesi krahasuar me zhvillimin e tij në nivel kombëtar ai rezulton të jetë mjaft i zhvilluar. Ky aktivitet menaxhohet prej 14 shoqërive, pra 26.9 % e 52 shoqërive310 që operojnë këtë lloj transporti në gjithë vendin. Përveç transportit të udhëtarëve në linja të përcaktuar ndërkombëtare me destinacion Greqinë, shumë prej këtyre shoqërive organizojnë edhe udhëtime turistike në vende të ndryshme të rajonit, kryesisht FYROM, Turqi, vendet e Europës Juglindore apo edhe ato Qendrore. Shoqëritë më të shumta të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, apo gati 3/4 e tyre kanë si qendër të aktivitetit të tyre qytetin e Korçës me 10 subjekte të tilla, ose 71.4 % e totalit të tyre rajonal. Ndërsa 4 prej këtyre shoqërive, ose 28.6 % e tyre të favorizuara edhe prej qënies në pozitat ndërkufitare, janë lokalizuar në qytetin e Bilishtit.

Kategoritë e grupit të dytë janë transporti i mallrave dhe transporti e tregtimi i

mallrave me 194 e 11 subjekte, ose me 17.0 e 1.0 % e gjithë njësive rajonale. Mjaft interesante është edhe panorama që krijohet nga krahasimi midis strukturës

së subjekteve të transportit në hapësirat urbane dhe rurale të rajonit tonë. Tipari i përbashkët midis tyre është fakti se në të dyja këto hapësira transporti i udhëtarëve prezanton me ekzistencën e subjekteve të liçensuar një nivel pjesëmarrje më të madhe sesa transporti i mallrave. Por niveli i raportit midis tyre është i ndryshëm. Kështu në qendrat urbane të rajonit pesha e transportit të mallrave arrin në 20.5 % të subjekteve urbane të transportit, ndërkohë që ky tregues në hapësirën rurale të rajonit është 15.1 % e totalit të tyre rural. Një disnivel i tillë i transportimit të mallrave është normal. Nga njëra anë kemi përqëndrimin e aktivitetit tregtar pikërisht në qytetet e sidomos ato më kryesore të rajonit. Nga ana tjetër zonat rurale sidomos ato malore e periferike prezantojnë një 310 MPPTT, Strategjia sektoriale e transportit 2008 – 2013, Tiranë, fq. 7.

Page 141: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

141

nivel të ulët të produktivitetit të tyre agrar, gjë që nxit funksionimin e komplementaritetit rajonal prej tregut të shumicës nëpër qytete. Ndërsa volumi më i madh i transportit të udhëtarëve në hapësirat rurale me 84.9 % kundrejt 79.5 % në qendrat urbane ka lidhje parësore me shtrirjen gjeografike dhe numrin e madh të vendbanimeve të këtyre zonave.

Njëkohësisht prania më e madhe e popullatës të lokalizuar në këto hapësira sjell edhe domosdoshmërinë e lëvizjes së saj në funksion të përmbushjes së aktivitetit të vet social. Një strukturë e tillë e volumit transportues është pasqyrë e nivelit të mobilitetit territorial të njerëzve e mallrave në nivel rajonal e kushtëzuar prej hapësirës mjaft të madhe gjeografike, larmisë të formave të relievit dhe kushteve klimative që ndikojnë në veprimtarinë e kapitalit human.

Në dimensionin tjetër të këtij aktiviteti hyn shërbimi i telekomunikacionit. Ai

përbëhet prej shërbimit postar dhe atij telefonik. Gjurmët e institucionit të shërbimit postar në qytetin e Korçës janë të pandërprera,

që nga koha e shkëlqimit të Voskopojës ku “qiraxhinjtë voskopojarë shpinin postën zyrtare të Venedikut nga Durrësi në kryeqytetin turk Stambollin”.311 Më tej shërbimin postar në qytetin e Korçës e gjejmë me ndërtesën e parë të postë – telegrafit “e ngrehur më 1871 nga qeveria turke dhe e rindërtuar më 1892”.312 Aktualisht shërbimi postar tenton të mbulojë të gjithë hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës. Cilësia e këtij shërbimi është rritur ndjeshëm sidomos gjatë 5 viteve të fundit, ku posta shqiptare ka futur edhe një numër shërbimesh të reja, si shërbime ekspres për legalizim dokumentesh në institucione të caktuara brenda e jashtë rajonit, dëshmi penaliteti, realizim pagesash nga qytetarët për subjekte të caktuara si KESH, Albtelekom, gjobat e policise; pagesa të pensione të ndryshme, këmbime valutore, shërbime interneti falas etj. Përtej shumëllojshmërisë së shërbimeve postare e rëndësishme është edhe mbulimi i hapësirës gjeografike me këto shërbime. Përgjithësisht mbulimi më i mirë gjendet në zonat fushore e kodrinore të rajonit në fushëgropën e Korçës, Pogradecit, luginën e Devollit të Sipërm dhe në pjesën fundore të gropës së Kolonjës. Ndërsa pjesa perëndimore e rajonit me reliev të lartë malor dhe gjeografikisht në periferi të qendrës rajonale gjendet e mbuluar zbehtë nga shërbimi postar. Burimet humane të kësaj hapësire

311 Jovan Adami, Rrugë dhe objekte arkeologjike në Shqipëri, Tiranë, 1983, fq. 64. 312 Nuçi Naçi, Korça edhe katundet e Qarkut, Korçë, Korçë, 1923, fq 41

Page 142: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

142

gjeografike janë reduktuar ndjeshëm prej migrimit gjë që kushtëzon edhe një qarkullim më vogël postar. Përveç shërbimit shtetëror ashtu si në gjithë vendin ofrojnë shërbime postare edhe sipërmarrjet private si DHL, EMS, Ëestern Union, të cilat janë më të shumta në hapësirën urbane, veçanërisht të qytetit të Korçës e Pogradecit.

Shërbimi telefonik e ka zanafillën qysh në centralin e parë telefonik me 100 numra, në kohën e mbretërisë shqiptare. Në periudhat e mëtejshme ky shërbim ka patur një rritje të vazhdueshme, por ecuria e tij është mjaft dinamike sidomos në periudhën e tranzicionit. Pas rënies së ekonomisë së centralizuar, si në gjithë Shqipërinë edhe në rajonin e Korçës pati dëmtime serioze në shërbimin telefonik. Teknologjia e vjetëruar, kapacitetet e ulta dhe lidhjet ajrore, sollën mbulimin gati inekzistent me këtë lloj shërbimi kryesisht të hapësirës rurale, e cila në zonat më të thella malore u privua dhe vazhdon të privohet.

Por niveli i këtij shërbimi ndryshoi cilësisht pas vitit 1996 kur si në gjithë vendin edhe në rajonin tonë filloi funksionimin teknologjia e re dixhitale në fushën e telekomunikacionit. Investime të fuqishme e plotësuan atë, në shtrirjen e rrjetit të ri kabllor në qytetin e Korçës dhe të Maliqit, krijimi i rrjetit të kartfonave, si dhe linjat e reja ndërkombëtare e rajonale me radiorele. Hapësira gjeografike e rajonit të Korçës mbulohet prej vitit 2000 edhe nga shërbimi telefonik i lëvizshëm i kompanive AMC e Vodafon dhe prej vitit 2007 edhe nga kompania Eagle.

Në rajonin e Korçës shërbimi tradicional telefonik kryet prej kompanisë Albtelekom dhe operatorëve privatë në zonat rurale. Shërbimi telefonik fiks i ofruar prej tyre siguron në shkallë rajoni një kapacitet prej 31920 numrash telefoni nga të cilat janë funksionalë 27168 numra telefonikë, ose 85.1 % e totalit të kapacitetit rajonal. Shih tabelën IV.2.10.

Ky shërbim në rajonin e Korçës arrin në 75.1 telefona për çdo 1000 banor. Me gjithë oshilacionet që kanë të gjithë rrethet e rajonit të Korçës është shqetësues fakti se ata të gjithë janë nën nivelin mesatar në shkallë vendi. Një nivel i tillë është tepër modest nëse e krahasojmë me mesataren kombëtare prej 98.6 telefona për çdo 1000 banor313, ose 23.5 telefona më pak për çdo banor. Numrin më të lartë të këtij treguesi e ndeshim në rrethin e Korçës, i cili ka 93.5 telefona për çdo 1000 banor, ose gati sa niveli i Pogradecit dhe Kolonjës të marrë së bashku. Ndërsa rrethet e Pogradecit e Devollit janë gati në të njëjtin nivel prej 55.1 e 54.8 telefona për çdo 1000 banor. Nivelin më të ulët e hasim në rrethin e Kolonjës me 38.2 telefona për çdo 1000 banor.

Përveç ndryshimit në nivel rrethi shërbimi telefonik stacioner rajonal prezanton dallime të ndjeshme edhe midis hapësirave urbane e rurale. Ato kontrastojnë cilësisht midis tyre me 145.3 telefona për çdo 1000 banor në hapësirën urbane kundrejt vetëm 22.4 telefona për çdo 1000 banor që është niveli i këtij shërbimi në hapësirën rurale. Pjesa urbane e rajonit tregon një nivel shërbimi telefonik 6.5 herë më të lartë krahasuar me pjesën rurale. Nëse do të vlerësojmë edhe koncentrimin demografik të këtyre hapësirave dhe shtrirjen gjeografike të tyre do të bindemi se dallimi i këtij shërbimi është edhe më i lartë. Një gjë e tillë kushtëzohet jo thjesht prej shkallës së popullimit, por njëherazi edhe prej nivelit të zhvillimit social e ekonomik të kapitalit human në këtë pjesë të rajonit tonë. Një ndikim real në këtë shpërndarje asimetrike të shërbimit telefonik midis hapësirave

313 Calendarion Atlante De Agostini, 2010, fq. 274.

Page 143: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

143

urbane e rurale është edhe prezenca e fuqishme e shërbimit telefonik mobilitar, veçanëisht në hapësirën rurale dhe periferike.

Brenda hapësirës urbane shfaqen diferenca të ndjeshme. Nivelin më të lartë shërbimi telefonik fiks urban e ndeshim në rrethin e Devollit dhe të Korçës me 212.3 e 152.6 telefona për çdo 1000 banor seicili. Ndërsa nën nivelin rajonal gjejmë rrethet e Pogradecit e Kolonjës më përkatësisht 133.4 e 84.6 telefona për çdo 1000 banorë. Në volumin e numrave telefonikë të hapësirës urbane të rajonit shpërndarja e këtij fondi ndjek të njëjtin trend si edhe në treguesit e tjerë të përmendur deri tani. Por ndryshimi i popullsisë urbane të rretheve të këtij rajoni kushtëzon nivelin e shërbimit telefonik urban të këtyre njësive administrative. Por veçantia e dominimit të shërbimit telefonik fiks urban në qytetin e Bilishtit ka lidhje me lokalizimin ndërkufitar të këtij vendbanimi me shtetin grek dhe praninë e një numri të madh emigrantësh nga Devolli në Greqi. Gjithashtu ndikim ka edhe koncetrimi i lartë urban pranë këtij qyteti si rezultat i migrimit të fuqishëm lokal prej fshatrave malorë e periferikë drejt qendrës kryesore Bilishtit.

Në rrethin e Korçës hapësira urbane paraqitet në një nivel të kënaqshëm por në brendësi të saj shfaqen dallime teje të mëdha. Kështu niveli i shërbimit telefonik fiks urban luhatet nga 167.9 telefona për çdo 1000 banorë në qytetin e Korçës, në vetëm 59.5 telefona për çdo 1000 banorë në qytetin e Maliqit, ose gati 1/3 e të parit. Nëse krahasimin midis këtyre dy vendbanimeve urbane do ta shihnim në numrin absolut të telefonave funksionalë dallimi do të ishte edhe më i thellë; nga 14100 numra telefonikë në qytetin e Korçës në vetëm 500 të tillë në qytetin e Maliqit, ose thjesht 28 herë më pak sesa qyteti i parë.

Megjithë performancën e mirë të mbulimit me telefoni fikse të hapësirës urbane ende ka vend për ndërhyrje dhe shtim sasior dhe cilësor të këtij shërbimi.

Në antitezë me të hapësira rurale ka siguruar nivel shërbimi telefonik shumë më të ulët. Në nivel rajonal në këtë hapësirë janë instaluar nga operatorët privatë 4730 numra telefoni familjarë, ose 22.4 % telefona për çdo 1000 banorë. Mbulimin më të mirë telefonik të hapësirës rurale e hasim në rrethet e Korçës dhe Devollit. Në to gjejmë përkatësisht 4200 dhe 530 numra telefoni të instaluar prej operatorëve privatë ruralë, ose 88.8 e 11.2 % seicila të totalit rural. Në dy rrethet e tjerë ky shërbim nuk del i evidentuar.

Në komunat malore dhe njëherazi më periferike të rajonit si në Moglicë, Liqenas, Lekas, Vithkuq dhe Gorë të rrethit të Korçës dhe në gjithë hapësirën rurale të pjesës perëndimore të rajonit të lokalizuar në rrethet e Pogradecit dhe Kolonjës telefonat familjarë mungojnë krejtësisht. Ndër këto komuna malore përjashtim bën Voskopoja në të cilën gjejmë 50 numra telefonikë. Zhvillimi i aktiviteteve turistike ka bërë që ky shërbim të ekzistojë në një zonë të tillë.

Pjesa rurale ku ky shërbim gjendet me mbulimin më të mirë është pranë komunave fushore të të dy rretheve të lartpërmendura si: Pirg, Vreshtas, Libonik, Pojan, Progër dhe Qendër Bilisht në të cilat operatorët privatë sigurojnë shërbim telefonik me telefona familjarë, por në nivele deri diku modeste nga 30 – 40 telefona në Tërovë, Ravonik e Shëngjergj në 300 në Plasë e Drenovë, 500 në Bulgarec dhe 700 telefona në Pojan.

Niveli i ulët i shërbimit telefonik në hapësirën rurale të rajonit të Korçës krijon një apati zhvillimi social dhe njëherazi shanse negative për zhvillimin edhe të aktiviteteve të tjera ekonomike, kryesisht në fushën e sektorit terciar të ekonomisë.

Page 144: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

144

Një shërbim tjetër në fushën e telefonisë është edhe ai i kartfonave. Në prefekturën e Korçës funksionojnë gjithësej 109 kartfona, ose 7.3 % e numrit të përgjithshëm të tyre në shkallë vendi (1295 karfona). Në rrethin e Korçës janë instaluar 66 kartfona, ose 60.6 % e tyre në shkallë prefekture dhe të gjithë janë të instaluar në hapësirën urbane të tij. Pjesa kryesore e tyre natyrisht është instaluar në hapësirën urbane të qyteteve të Korçës me 53 copë kartfona ose 93.0 % dhe 2 të tilla në qytetin e Maliqit. Ndërsa në gjithë hapësirën rurale gjejmë nga 2 kartfona në Libonik dhe Kapshticë.

Në dallim prej shërbimit të kartfonave, shërbimi telefonik i lëvizshëm mobilitar mbulon të gjithë hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës. Ky shërbim plotëson edhe mungesat e shfaqura në këtë sektor dhe mundëson jo thjesht komunikimin personal por edhe atë në fushën e bisnesit dhe sidomos të pjesës terciare të ekonomisë.

Risia e fundit teknologjike në fushën e komunikimit është edhe interneti. Aktualisht përdorimi i tij po njeh ritme mjaft të shpejta, jo vetëm nëpërmjet ofrimit të këtij shërbimi prej Albtelekomit, kompanive të shërbimit telefonik të lëvizshëm dhe operatorëve të tjerë, por edhe prej investimeve të fuqishme të qeverisë shqiptare në këto 2 – 3 vitet e fundit nëpërmjet përhapjes së këtij shërbimi edhe në shkolla me anë të projektit “Mosha dixhitale”.

Si përfundim mund të themi se megjithëse transporti mbulon të gjithë rajonin e Korçës, hapësira urbane shfaq një nivel më cilësor zhvillimi krahasuar me hapësirën rurale. Një strukturë e tillë e volumit transportues është pasqyrë e nivelit të mobilitetit territorial të njerëzve e mallrave në nivel rajonal e kushtëzuar prej hapësirës mjaft të madhe gjeografike, larmisë të formave të relievit dhe kushteve klimative që ndikojnë në veprimtarinë e kapitalit human. Njëherazi mjedisi natyror e social përbën parakushtet për ecurinë e transportit si degë e rëndësishme e ekonomisë rajonale dhe si shërbim mjaft specifik për gjithë sektorin terciar të kësaj ekonomie.

Përsa i takon dimensionit të telekomunikacionit luan rolin e vet në ecurinë e ekonomisë në përgjithësi dhe sektorit terciar në veçanti në gjithë hapësirën gjeografike të marrë në studim. Por megjithë përmirësimet ky rol ende nuk është i mjaftueshëm për një zhvillim më cilësor sidomos në hapësirën rurale e cila ka burime humane që presin rritje edhe në cilësore të shërbimeve të reja në komunikim.

Gjithashtu gjendja aktuale e zhvillimit të transportit në këtë hapësirë gjeografike, mund të shërbejë si bazë për hartimin e strategjive të reja edhe më funksionale të zhvillimit të integruar rural në rrethin e Korçës.

IV.1.3 Shërbimet Shërbimet në hapësirën gjeografike të marrë në studim kanë një bazë të gjerë

trashëgimie. Gjatë periudhave të lulëzimit ekonomiko – tregëtar të ekonomisë rajonale, zejet (shërbimet e këtyre kohëve A.B) duke qënë mjaft cilësore i kanë shndëruar ato në pjesën më të rëndësishme të ekonomisë. Zejtaria i ka rritur famën dhe vlerën qytetit të Korçës apo e krahinave të tjera të rajonit tonë në trevat dhe qytetet e tjerë përreth tij.

Aktualisht shërbimet zenë një peshë specifike të vlerësueshme në sektorin terciar të ekonomisë lokale në rajonit të Korçës. Shërbimet si aktivitet ekonomik i sektorit terciar renditen të dytët në ekonominë rajonale pas tregtisë. Në kuadër të tyre ushtrojnë aktivitetin 1560 subjekte të liçensuar pranë Zyrës së Tatim Taksave, të cilat përbëjnë afro

Page 145: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

145

1/7 e subjekteve vepruese në sektorin terciar, ose 18.8 % e tyre. Shih grafikun e mëposhtëm 3.29.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Shpërndarja e shërbimeve në hapësirën rajonale ruan tendencën e shprehur edhe

më lart. Pjesa dërmuese apo gati 3/5 e gjithë biznesit rajonal që operon në sferën e shërbimeve është lokalizuar në rrethin e Korçës, me 961 njësi ose 61.6 %. Tre rrethet e tjera respektivisht Pogradeci, Devolli e Kolonja vijnë në sferën e shërbimeve me 383; 122 e 94 njësi seicila ose në vlerë relative me përkatësisht 24.6; 7.8 e 6 % seicili. Ndërsa shpërndarja e tipeve të shërbimeve rajonale dominohet prej shërbimeve publike me 423 njësi, ose 27.1 % të totalit, e ndjekur prej shërbimeve profesionale, të riparimit dhe të çastit me 419; 296 e 269 njësi seicila, ose 26.9; 19.0 e 17.2 % seicila. Shërbimet mjekësore me 153 njësi, ose 9.8 % të totalit përmbyllin tërësinë e llojeve të shërbimeve rajonale. Shih tabelën IV.1.3.1314. Shih grafikun e mëposhtëm.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Struktura e shërbimeve sipas rretheve të rajonit tonë është e tillë: në rrethin e

Pogradecit forma e strukturës së shërbimeve është gati e njëjtë me atë të rajonit por me një kontrast shumë më të vogël. Ndërsa rrethi i Korçës për shkak edhe të dominimit të njësive të shërbimeve në totalin e rajonit, shohim që struktura e shërbimeve ngjason me strukturën rajonale. Dallimi i vetëm është dominimi i shërbimeve profesionale me 29.5 %

314 Materialet ndihmëse tabela IV.1.3.1

Grafiku 3.29. Shpërndarja e biznesit sipas degëve të sektorit terciar të ekonomisë rajonale në hapësirat urbane

në nivel rrethi, gjatë vitit 2009.

-30 -20 -10 0 10 20 30

pesha e çdo dege të sektorit terciar në %

Transporti

Turizmi

Shërbimet

9.5 %

16.2 %

20.1 %

54.2 % Tregtia

20,7 %

9,7 %

18 % 27,1 %

24,5 %

Grafiku IV.1.3.1. Niveli i shërbimeve në hapësirën e rajonit të Korçës, viti 2009.

Të çastit mjekësore riparimi profesionale publike

Page 146: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

146

dhe jo ato publike që renditen të dytat në rreth me 26.1%. Në në rrethin e Devollit vërejmë se në dallim nga struktura rajonale (ku vendin e parë e zenë shërbimet publike), këtu dominojnë shërbimet e riparimit të ndjekura prej atyre publike me përkatësisht 39 e 38 njësi seicila, ose me 32.0 e 31.2 % të totalit të shërbimeve.

Struktura e shërbimeve në rrethin e Kolonjës shfaq një pamje krejt të ndryshme. Ashtu si në rrethet e Korçës dhe Pogradecit edhe këtu bie në sy dominimi shërbimeve publike me 34 njësi. Por pesha specifike e këtyre shërbimeve në nivelin 36.3 % të totalit përbën nivelin më të lartë midis rretheve të rajonit tonë. Mbizotërimi i shërbimeve publike në diferencë të qartë me shërbimet e tjera shpreh saktësisht “zbrazëtinë demografike” dhe mbetjen e shërbimeve më të domosdoshme të ngjashme me “skeletin” e një organizmi njerëzor.

Megjithatë shmangiet nga struktura rajonale e shërbimeve janë shumë të mëdha. Nëse në nivel rajonal shërbimet e çastit dhe të riparimit zenë 36.2 % të gjithë shërbimeve. Nivelin e këtyre shërbimeve në rrethin e Kolonjës e gjejmë në nivelin e 27.6 % apo gati 1/4 e tyre. Diferenca prej 8.6 % më pak shpreh qartë shpërpjestimin e këtyre shërbimeve dhe nxjerr njëherazi shformimin demografik dhe ndikimin e tij në strukturën e shërbimeve.

Pjesa dërmuese e shërbimeve rajonale prej 1259 njësish, apo 80.7 % e totali të tyre ushtrojnë veprimtarinë e tyre në hapësirën urbane. Vetëm 301 subjekte shërbmesh funksionojnë në hapësirën rurale, duke përbërë 19.3 % të gjithë totalit të subjekteve rajonale, apo 1/5 e tyre. Kjo shpërndarje përbën ndoshta raportin më të zhdrejtë në gjithë degët e tjera e trajtuara më lart. Arsyet e një shpërndarje të tillë shpërpjestimore janë të shumta. Tradicionalisht tregu i Korçës për gjithë hapësirat përreth ka ushtruar jo vetëm funksionin tregtar por edhe ka ofruar shërbime mjaft cilësore. Shpeshherë prodhuesit zejtarë kanë tregtuar vetë prodhimet e tyre. Por edhe kushtet infrastrukturore në hapësirën urbane kanë qënë përgjithësisht më të mira. Shih tabelën IV.1.3.2315. Shih grafikun e mëposhtëm.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Në hapësirën urbane të rajonit të Korçës spektri i shërbimeve është i gjerë dhe i

plotë. Pjesa më e madhe e subjekteve vepruese është përqëndruar në kategorinë shërbime profesionale me 341 njësi apo 27.1 % të totalit. Kjo tregon dominimin e asaj pjese të

315 Materialet ndihmëse tabela IV.1.3.2.

17,2 %

9,8 %

19 % 26,9 %

27,1 %

Grafiku IV.1.3.2 Niveli i shërbimeve në hapësirën urbane të rajonit të Korçës, viti 2009.

Të çastit mjekësore riparimi profesionale publike

Page 147: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

147

shërbimeve më cilësore të mishëruara në profesione të tilla si: arkitekt, projektues dhe inxhinier ndërtimi, shërbime juridike, të konsulencës ekonomike, sigurimeve dhe të përkthimit. Prezenca e këtyre shërbimeve është normale në hapësira urbane e veçanërisht në një qytet kryesor rajonal si ai i Korçës, ku funksionojnë 222 subjekte shërbimi nga 419 në nivel rajoni, ose 53 % e tyre.

Grupi i dytë i shërbimeve urbane zihet nga ato publike në një nivel prej 24.5 %, në dallim me dominimin e tyre në nivel rajonal prej 27.1%. Përqëndrimi i burimeve humane në qytete, sjell si domosdoshmëri edhe praninë e institucioneve publike që njëherazi kanë oportunitetin e nivelit më të lartë të arsimimit dhe kualifikimit të popullatës së tyre.

Një grup tjetër interesant për shërbimet urbane është edhe grupi i shërbimeve të çastit dhe të riparimit me 260 e 227 subjekte secili, apo me një total të përbashkët prej 38.7% e totalit të tyre, kundrejt 36.2% në nivel rajonal. Ky nivel i lartë i këtyre shërbime është indikatori i cilësisë së shërbime dhe i koncentrimit të tyre që ofron hapësira urbane përgjithësisht në kontrast me hapësirën rurale.

Grupi i fundit i shërbimeve urbane është ai i shërbimeve mjeksore. Pesha specifike e tyre prej 9.7 % është gati e njëjtë me nivelin rajonal prej 9.8 %. Një shpërndarje e tillë uniforme kushtëzohet prej numrit të popullsisë urbane që kërkon praninë e shërbimeve të tilla si: dentar, farmaci, sipërmarrje të huaja e private mjeksore, së bashku me qendrat shëndetsore dhe shërbimet sociale që ofrohen prej tyre.

Përsa i takon shërbimeve rurale ato ruajnë përgjithësisht tendecën e shpërndarjes

së llojeve të shërbimeve në nivel rajonal. Dallimi me shërbimet në hapësirën urbane është teje i madh. Nëse do të shikonim raportin midis peshës specifike të llojit kryesor dhe atij më modest në hapësirën urbane dhe rurale ato janë përkatësisht 1:3 dhe 1: 13. Shërbimet rurale dominohen nga shërbimet publike në një nivel 37.9 % kunddrejt 27.1 % në nivel rajonal, ose 10.8 % më shumë. Një përqëndrim i tillë i shërbimeve tregon qartë shbalancimin demografik të këtyre territoreve dhe mbetjen e institucioneve që ofrojnë shërbimet më të domosdoshme për popullatën. Shih tabelën IV.1.3.3. Shih grafikun e mëposhtëm.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

3 % 10,3 %

22,9 %

25,9 %

37,9 %

Të çastit mjekësore riparimi profesionale publike

Grafiku IV.1.3.3 Niveli i shërbimeve në hapësirën rurale të rajonit të Korçës, viti

Page 148: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

148

Nëse do të evidentonim raportin midis subjekteve që ofrojnë shërbime në hapësirën rurale kunddrejt totalit rajonal shohim se mbi nivelin mesatar prej 19.3 % qëndrojnë vetëm shërbimet publike me 27% dhe shërbimet mjeksore me 20.3 %. Kjo tregon se në hapësirën rurale dominon shërbimi publik ndaj atij privat. Konkluzioni që mund të nxjerrim nga kjo dukuri është se këto territore ruajnë ekzistencën e tyre administrative (deri tani) falë përkujdesit të shtetit dhe jo aktivitetit të burime humane prezente në to.

Nën nivelin mesatar të shërbimeve në hapësirën rurale gjejmë shërbimet profesionale dhe ato të çastit me një peshë specifike secila prej 18.6 e 3.3 %. Për shërbimet profesionale rënia nga niveli mesatar është mëse modeste prej 0.7 %. Kjo është mëse normale për faktin se mundësitë më të mëdha për zotërimin e shërbimeve proafesionale e kanë vendbanimet urbane tradicionalisht më të arsimuara. Nga ana tjetër migrimi i fuqishëm i popullsisë rurale ka mundësuar që një pjesë e mirë e “elitave” që zotëronin profesione të tilla si inxhinier, ekonomist, jurist etj të ofrojnë shërbimet e tyre në qytete. Shpërpjestimi më i madh i shërbimeve rurale haset tek shërbimet e çastit që në raport me totalin rajonal zenë vetëm 3.3 %. Ky është treguesi më i qartë i migrimi të thellë rural dhe të pranisë së popullsisë rurale në kufijtë minimalë të ekzistencës së saj. Ndoshta investimet në infrastruktuë të kryera vitet e fundit dhe subvencionet e shumta të dhëna nga shteti në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë do të frenojnë dukurinë e emigrimit rural dhe stabilizimin e kësaj popullate në aktivitetin e saj ekonomik në vendbanimet rurale.

Edhe tek dega e shërbimeve gjejnë karakterin informal të ushtrimit të aktivitetit. Zhvillimi i një seri shërbimesh kryen në mjediset shtëpiake dhe ato ofrohen në një vlerë më të ulët, duke sjellë mbijetesën e aktivitetit dhe “rrjedhje fiskale” nga ana tjetër.

Page 149: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

149

IV.1.4 Turizmi

Megjithëse koncepti “turizëm” është relativisht i ri në Shqipëri, në rajonin tonë dhe veçanërisht për qytetarinë korçare ai është i pranishëm nga fillimet e shekullit të kaluar. Të dashuruar pas natyrës, korçarët kanë frekuentuar shumë pika me bukuri të spikatur natyrore sidomos në Moravë, si: Manushaqka, Çardhaku, Izvori, Guri i Cjapit, Brozdoveci, Dardha, etj. Destinacione të tjera kanë qënë edhe vendbanime të afërta si fshatrat Voskopojë, Vithkuq apo edhe qyteti i Pogradecit. Në këtë mënyrë këto lëvizje merrnin tipare të turizmit familjar. Shpeshherë përzgjedhja e destinacionit lidhej me festa të caktuara fetare. Më së shumti në fshatrat përreth Korçës, apo në një largësi më të madhe deri në manastirin e Shën Naumit (aktualisht pranë pikës doganore Shqipëri – Fyrom të Tushemishtit) duke i dhënë këtij fluksi turistik tipare të turizmit fetar.

Përveç karakterit familjar lëvizjet turistike kishin edhe karakter shoqëror. Vetë zhvillimi i madh zejtar i Korçës, qysh në fillimet e shekullit të kaluar, kishte kushtëzuar edhe krijimin e shoqërive të shumta zejtare sipas profesioneve të anëtarëve të tyre. Këto shoqëri planifikonin piknikë në pika të caktuara natyrore, në mënyrë të organizuar. Caktohej vendi dhe ora për nisjen e organizuar dhe vendosnin edhe stimuj për të rinjtë që arrinin të parët, duke i dhënë këtij fluksi turistik edhe ngjyra sportive. Të gjitha këto tradita të krijuara ndër vite i rezistuan kohës dhe sot janë baza e motivi për frekuentimet e pikave të shumta natyrore e turistike sidomos gjatë fundjavës.

Aktualisht në rajonin e Korçës ofrojnë shërbime turistike 1318 subjekte të regjistruar pranë zyrës së Tatim Taksave, ose 15.8 % të totalit të sektorit terciar rajonal. Shërbimet turistike renditen të tretat në llojet e shërbimeve, pas tregtisë dhe shërbimeve duke lënë pas llojin e transportit316.

Shih grafikun e mëposhtëm.

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Spektri i shërbimeve turistike në nivel rajonal mbizotërohet prej kategorisë kafene

dhe bar – bufe me 941 njësi, apo 71.4 % të totalit të këtyre shërbimeve. Siç shihet gati 3/4 e këtyre shërbimeve janë të tipit kafene. Përhapja e tyre është normale për shkak të 316 Shih grafikun 3.25, në kapitullin e tretë.

0.0%

20.0%

40.0%

60.0%

80.0%

0.6%

71.4%

2.2% 14.2% 11.6%

Grafiku IV.1.4.1. Shpërndarja e shërbimeve turistike të rajonit të Korçës, gjatë vitit 2009.

Totali Rajonal %

Page 150: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

150

karakterit individual të sipërmarrjes, nivelit jo shumë të lartë të investimeve dhe menaxhimit familjar të kësaj veprimtarie ekonomike. Një tendencë e tillë mbizotërimi vihet re qartësisht në të gjitha rrethet e rajonit tonë. Nivelin më të lartë me 84.4 % të kësaj kategorie shërbimi e ka rrethi i Devollit. Dy rrethet e tjera Kolonja dhe Pogradeci janë në një nivel mbi mesataren rajonale, përkatësisht 80.2% e 73.7% secila. Ndërsa nivelin minimal e hasim në rrethin e Korçës me 67.6%. Gjithsesi, në këtë rreth kjo kategori shërbimesh gjendet në vlerë absolute pak më tepër se gjysma e totalit rajonal, apo 54.3%. Pesha specifike e kësaj kategorie për dy rrethet kryesore të rajonit tonë (Korçë dhe Pogradec) arrin në 84.1% të totalit rajonal (54.3% dhe 29.8%).

Vendin e dytë në shërbimet turistike e zenë qendrat e rekreacionit me 187 subjekte vepruese, ose 14.2% të totalit rajonal. Larmia e këtyre shërbimeve plotësohet prej: kënde lojrash, qendra lodrash dhe pistë për fëmijë, minifutboll, palestra, bilardo, disko dhe lojëra fati sportive. Shpërndarja e tyre kontraston në nivel maksimal në rrethet e Kolonjës dhe Korçës me 16.3% e 15.9% secila. Nën nivelin mesatar rajonal të shërbimeve turistike gjenden rrethet e Devollit dhe Pogradecit me përkatësisht 11.5% dhe 11.1% secila. Një tipar tjetër që mund të konstatojmë është se në të gjitha rrethet e rajonit shërbimet turistike renditen në vend të dytë. Përjashtim bën rrethi i Pogradecit ku këto shërbime renditen të tretat pas shërbimeve gastronomike. Në totalin rajonal pjesa dërmuese apo mbi 2/3 e qendrave të rekreacionit ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethin e Korçës me 120 subjekte vepruese, ose 64.2%. Numri i këtyre subjekteve në rrethin e Pogradecit arrin në 22.5%. Së bashku me rrethin e Korçës arrijnë në 86.7 % të totalit rajonal.

Gatronomia renditet e treta në shërbimet turistike të rajonit tonë me plot 153 aktivitete, të cilat zenë 11.6% të totalit. Në këtë fushë përfshihen restorantet, tavernat, piceritë, kantinat, qebaptoret, fast – food, byrektoret, shërbimet ndaj studentëve dhe pasticeritë. Edhe në këtë kategori rrethi i Korçës ka pjesën më të madhe me 100 njësi të tilla, apo me 65.4%, i ndjekur prej Pogradecit me 30.7%. Shohim se gastronomia e ofruar në këto dy rrethe arrin në një total prej 96.1%, gati 10% më shumë krahasuar me peshën specifike të qendrave të rekreacionit.

Tendenca e renditjes së këtij shërbim ruhet e pandryshuar në tre rrethet e rajonit: Korçë, Devoll e Kolonjë duke qenë e treta në tërësinë e shërbimeve turistike. Përjashtim bën rrethi i Pogradecit. Megjithatë, mbi mesataren rajonale prej 11.6% janë rrethet e Korçës dhe Pogradecit me përkatësisht 13.2% dhe 12.4 % secili. Kjo duhet konsideruar si një dukuri normale për shkak të potencialeve reale që zotërojnë hapësirat e tyre gjeografike në zhvillimin e turizmit në nivel rajonal, si dhe në nivel kombëtar. Në dy rrethet e tjera, Devollit dhe Kolonjës, gastronomia shfaqet në nivele modeste, respektivisht 4.2% dhe 2.3% të totalit rajonal. Ky nivel i ulët nuk përputhet me shpërndarjet demografike të rajonit. Ekziston mundësia që ky shformim të krijohet nga informaliteti i zhvillimit të këtij aktiviteti. Kategoria e hotelerisë është e katërta në shërbimet turistike të këtij rajoni me 29 njësi, apo 2.2% të totalit rajonal. Shërbimi hotelier plotësohet prej hoteleve, hotele e motele me restorant apo edhe pa restorant. Tendenca e shpërndarjes rajonale ruhet edhe në shërbimin e hotelerisë. Pjesa dominuese e tyre funksionojnë në rrethin dhe qytetin e Korçës, plot 18 njësi, apo 62.1% të të gjithë hoteleve të rajonit tonë. Natyrshëm më pas vjen rrethi i Pogradecit me 10 hotele, ose 34.5%. Por në dallim nga shpërndarja e shërbimeve të tjera, hoteleria paraqet një ndryshim të madh. Në rrethin e Kolonjës gjejmë

Page 151: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

151

funksionimin e një hoteli, që ze një peshë specifike prej 3.4% të të gjithë totalit rajonal. Mungesa e këtij shërbimi në rrethin e Devollit është e pa kuptimtë dhe e papërligjur. Realisht ky shërbim ofrohet në mënyrë informale. Do të duhet që organet lokale e qendrore që mbikëqyrin funksionimin e biznesit, si Drejtoria e Tatim Taksave, apo edhe njësitë e pushtetit vendor të regjistrojnë dhe detyrojnë çdo sipërmarrës që të bëjë jo vetëm funksionale, por edhe legale veprimtarinë ekonomike. Shërbimet turistike përmbyllen me kategorinë e agjensive turistike. Në të gjithë rajonin tonë funksionojnë 8 njësi të tilla, nga të cilat 7 agjensi, ose 87.5% në rrethin e Korçës dhe vetëm një prej tyre, ose 12.5% e totalit rajonal në rrethin e Pogradecit. Kjo shpërndarje gjeografike e funksionimit të agjensive turistike përputhet me shpërndarjen e popullsisë apo edhe me rëndësinë që këto dy qytete kanë tradicionalisht edhe në zhvillimin turistik të vendit. Gjithsesi organizime të flukseve turistike krijohen edhe në rrethet e Devollit e Kolonjës, por jashtë licensimit që duhet të kenë bizneset përkatëse.

Panorama e shërbimeve turistike në hapësirën urbane të rajonit tonë paraqet me ngjashmëri të lartë tendencën e këtyre shërbimeve në nivel rajoni. Shkaku i një ngjashmërie të tillë është dominimi e theksuar i këtyre shërbimeve pikërisht në një hapësirë të tillë si ato urbane.

Burimi: Zyra e Tatim Taksave, Korçë, 2009 Edhe këtu shërbimet turistike dominohen prej kafe e bar- bufe, që ofrohen në 703

njësi, apo 69.7% e gjithë shërbimeve turistike urbane të rajonit. Në nivel rajoni të gjitha rrethet e tij janë mbi këtë mesatare rajonale, si Pogradeci 73.4%; Kolonja 79.5% e Devolli me nivelin maksimal prej 83.5%. Përjashtim bën vetëm rrethi i Korçës me 64.8% ku shërbimet e tjera kanë një peshë specifike më të lartë krahasuar me rrethet e tjera të rajonit, por njëherazi ato ofrojnë edhe cilësi më të lartë shërbimi, nivel më të lartë punësimi dhe të ardhurash për bizneset vepruese.

Shërbimet vijuese në hapësirën urbane janë ato të qendrave të rekreacionit me 160 biznese vepruese, ose në një peshë specifike prej 15.9% të totalit. Mbi këtë nivel mesatar qëndrojnë rrethet e Kolonjës e Korçës me përkatësisht 16.9% dhe 17.4% secili, apo me 1% dhe 1.5% më shumë. Dy rrethet e tjera të rajonit, Pogradeci dhe Devolli, janë nën

Page 152: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

152

nivelin mesatar rajonal me 13.5% e 11.0% secili, ose me 2.4% e 4.9% më pak se kjo mesatare. Një shpërndarje e tillë e qendrave argëtuese në hapësirën urbane të rajonit tonë nuk ndjek tendencën e prezantuar në shërbimet e tjera e kushtëzuar më së shumti prej kërkesës së tregut, apo nivelit më të lartë të popullsisë së vendbanimeve përkatëse.

Në hapësirën urbane bizneset që ofrojnë shërbimet gastronomike renditen të tretët me 117 njësi, ose me 11.5% të totalit të shërbimeve turistike. Ajo që bie në sy është fakti se vetëm rrethi i Korçës qëndron mbi këtë nivel mesatar me 82 biznese vepruese ose me një peshë specifike prej 14.2% (2.7 % më shumë se mesatarja rajonale). Një mbizotërim i tillë është mëse normal për faktin se qyteti i Korçës prezanton përqëndrimin më të madh të popullsisë rajonale, njëherazi është një prej qyteteve kryesore të vendit që ofron nivelin më të lartë të të gjithë shërbimeve rajonale dhe “thith” një fluks të lartë të qarkullimit të popullsisë në përgjithësi dhe asaj turistike në veçanti. Në një pamje të kundërt me të qëndrojnë gjithë rrethet e tjera të rajonit. Kështu rrethi i Pogradecit qëndron pranë nivelit mesatar rajonal me 10.5% të bizneseve që ofrojnë shërbime gastronomike, apo 1% më pak se kjo mesatare. Por, kontrasti është shumë i thellë me Devollin dhe sidomos me Kolonjën ku pesha specifike e shërbimeve gastronomike është përkatësisht 5.5% dhe 2.4% secili. Një niveli i tillë nuk përligjet me shpërndarjen rajonale të popullsisë dhe shpërndarjen e saj në këto rrethe. Ndoshta informaliteti në këto shërbime do të ishte shkaku i vërtetë i një shmangieje kaq të madhe.

Shërbimet e hotelerisë renditen në hapësirën urbane në vend të katërt ashtu si në nivel rajonal dhe me një peshë specifike gati identike prej 2.1% të totalit rajonal. Bie në sy zotërimi i këtij shërbimi në rrethin e Korçës me 14 hotele ose 66.6% të totalit rajonal, i ndjekur nga rrethi i Pogradecit me 6 biznese hotelerie ose me 28.6% të totalit rajonal. Përtej mesatares rajonale qëndron rrethi i Kolonjës me vetëm 1 biznes operues në hoteleri, apo 4.8% të totalit rajonal. Është e pakuptimtë mungesa e këtij shërbimi në rrethin e Devollit, për më tepër që pozicioni gjeografik i tij pranë kufirit me Greqinë ofron edhe flukse të larta të qarkullimeve të popullsisë në këtë aks kombëtar. Informaliteti i këtij shërbimi është një arsye më shumë për të patur të dhëna të sakta nga institucionet lokale e rajonale që monitorojnë funksionimin e aktiviteteve ekonomike në këtë njësi administrative të rajonit tonë.

Në përmbyllje të shërbimeve turistike nuk mund të lemë pa trajtuar edhe agjensitë turistike që operojnë në rajonin tonë.

Burimi: Zyra e Tatim Taksave, Korçë, 2009

1.2 0.4 0.0 0.0 0.8

64.8 73.4

83.6 79.5

69.7

2.4 2.2 0.0 1.2 2.1

17.4 13.5 11.0

16.9 15.9 14.2 10.6 5.5

2.4

11.6

0.0

20.0

40.0

60.0

80.0

100.0

Korça Pogradeci Devolli Kolonja Rajoni

% e

shër

bim

eve

turi

stik

e

Rrethet

Grafiku IV.1.4.3. Shpërndarja e shërbimeve turistike në hapësirën urbane sipas rretheve të rajonit Korçë, në vitin 2009.

Agjensi turistike Kafene & bar-bufe Hotel

Page 153: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

153

Në hapësirën urbane të rajonit funksionojnë 8 agjensi turistike, apo 0.8% të shërbimeve turistike rajonale. Ky shërbim dominohet gati totalisht nga qyteti i Korçës me 7 agjensi turistike, ose 87.5 % të këtij shërbimi në nivel rajonal. Në rrethin e Pogradecit funksionon një agjensi turistike, e cila përmbyll këtë shërbim në nivel rajonal. Në dy rrethet e tjerë të rajonit, Devollit dhe Kolonjës nuk vihet në dukje prania e ndonjë shërbimi të tillë. Me gjithë modestinë demografike e ekonomike të këtyre njësive administrative në nivel rajonal është plotësisht e mundshme prania e këtij shërbimi në to.

Në hapësirën urbane të rrethit të Korçës funksionojnë 13 hotele, të cilët paraqesin një mozaik interesant arkitektonik. Me moshën e tyre ata sjellin historinë dhe traditat e veçanta të fluksit turistik për qytetin e Korçës. Kështu ndërtesa më e vjetër është tek hotel Elbasani i ndërtuar në 1800 dhe pas tij vijnë hotel Pallas, i cili daton vitin 1928 dhe hotel Valbona i vitit 1936. Hotel Elbasani me restaurimet e shumta ruan edhe sot tiparet e kohës së ndërtimit. Ai është hani tipik me oborrin me kalldrëm, pusin në mes të tij dhe gjithçka të përbërë prej drurit. Një pamje krejt tjetër paraqesin hotelet Pallas dhe Valbona të stilit klasik italian të viteve ’20 – ’30 të shekullit të kaluar.

Periudhën e socializmit e prezanton ish – hotel Iliria i ndëtuar në 1970, sot i ndarë në dy hotele Grand dhe Koçibelli dhe hotel Kristali i ndërtuar në 1976. Kurse tranzicionin e paraqesin në shumëllojshmëri formash arkitektonike, hotelet Regency në 1997, Pacili në 1999 dhe Gold në 2001.

Kapaciteti hotelier i tyre përbëhet prej 266 dhomash dhe 515 shtretër. Nga këto vetëm 205 dhoma janë në gjendje pune, ose 77.1% e tyre. Prej tyre 55 dhoma janë njëshe, 126 janë dyshe dhe 24 janë të tipit suitë. Cilësia e shërbimit që ata ofrojnë për klientët e tyre është njëherazi edhe kriteri i klasifikimit të fluksit turistik për qytetin e Korçës. Kështu hotelet që ofrojnë komoditetin më të ulët frekuentohen prej kategorisë së refugjatëve, si p.sh.: hotel Elbasani dhe Krimea. Një nivel më të lartë komoditeti ofrojnë hotel Pacili, George, dhe pjesërisht Koçibelli që vizitohen prej udhëtarëve të rastësishëm.

Burimi: Zyra e Tatim Taksave, Korçë, Tetor 2003 Ndërsa hotelet Regency, Koçibelli, Konti, Goldi, Valbona pëlqehen prej

kategorisë së biznesmenëve dhe funksionarëve shtetërorë. Hotelet Grand dhe Kristal si

dhoma njëshe 21%

dhoma dyshe 47%

swite 9%

të papërdorura 23%

Grafiku IV.1.4.4. Kapaciteti hotelier në hapësirën urbane të qytetit të Korçës, për vitin 2002.

dhoma njëshe dhoma dyshe swite të papërdorura

Page 154: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

154

rezultat i kapaciteteve mbajtëse më të mëdha vizitohen edhe nga grupe turistike dhe familjarë.

Fluksi turistik i qytetit të Korçës mbizotërohet prej turistëve vendas nga 20.0% në hotel George në 100% në hotel Elbasani dhe Krimea. Ndërsa fluksi i turistëve të huaj përbëhet prej turistëve grekë, të cilët akomodohen në hotel Konti, Koçibelli, Goldi e Pacili, turistëve italianë në hotel George dhe Goldi, kurse turistët amerikanë parapëlqejnë hotel Regency, Goldin dhe hotel Valbonën. Shërbimet turistike në hapësirën rurale të rajonit tonë prezantojnë një pamje interesante. Krahasuar me mesataren rajonale të këtyre shërbime shohim se ekzistojnë ngjashmëri e kontraste të forta sipas shërbimeve përkatëse. Kështu si në të gjithë rajonin, shërbimet kafene e bar – bufe zenë vendin kryesor. Nga njëra anë shohim ngjashmërinë e këtij shërbimi me vendin që zenë në nivel rajonal, madje edhe në hapësirën urbane, por nga ana tjetër shohim një kontrast të fortë me të dy treguesit e krahasuar.

Burimi: Zyra e Tatim Taksave, Korçë, 2009 Ky lloj shërbimi në hapësirën rurale shfaqet me një dominim absolut në 77.0% të

të gjitha shërbimeve turistike që ofrohen në këtë hapësirë gjeografike, ose 5.6% më shumë sesa mesatarja rajonale. Në dallim nga pesha specifike e këtij treguesi në hapësirën urbane e cila gjendet nën mesataren rajonale (71.4% dhe 69.7%), shërbimi kafene e bar –bufe në hapësirën rurale pozicionohet dukshëm mbi nivelin e hapësirë urbane me një diferencë të lartë prej 7.3% më shumë. Ofrimi i një shërbimi të tillë në hapësirën rurale nuk mund të konsiderohet si shërbimi më efikas mbi zhvillimin e turizmit lokal. Ai ka rëndësinë e vet për vetëpunësimin e individëve, për ofrimin e një shërbimi modest për fluksin turistik të këtyre zonave, por realisht kërkesat e turistëve vendas apo të huaj janë shumë më të mëdha dhe specifike. Konkluzioni që mund të nxjerrim në këtë rast është se një shpërpjesëtim kaq i madh i këtij shërbimi tregon dobësinë e zhvillimit turistik të kësaj hapësire. Njëkohësisht ndryshimi i këtij raporti drejt forcimit dhe rritjes së peshës specifike të shërbimeve të tjera më cilësore do të duhet të jetë objektivi kryesor i zhvillimit turistik të hapësirave rurale. Përsa i takon shpërndarjes së këtij shërbimi sipas rretheve të rajonit shohim se kafenetë e bar –bufetë zenë nga 100.0% të tyre në Kolonjë, duke qënë shërbimi i vetëm

0.0%

20.0%

40.0%

60.0%

80.0%

0.0%

77.0%

2.6% 8.7% 11.7%

Grafiku IV.1.4.5. Shpërndarja e shërbimeve turistike në hapësirën rurale të rajonit të Korçës, gjatë vitit

2009.

Totali Rajonal %

Page 155: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

155

turistik për këtë njësi administrative, në 87.0% në Devoll ku ato zenë një mbizotërim gati absolut. Dy rrethet më të mëdha të rajonit, Korça dhe Pogradeci janë në këtë shërbim nën mesataren rajonale, me respektivisht 76.8% dhe 74.5% secila, ose me – 0.2% dhe – 2.5% më pak sesa kjo mesatare. Në dallim nga mesatarja rajonale dhe ajo e hapësirës urbane, në hapësirën rurale shohim se shërbimi i dytë turistik është ai i gastronomisë dhe jo ai i qendrave të rekreacionit që këtu renditen të tretat. Të dy këto shërbime zenë përkatësisht 11.7% dhe 8.7% secili. Ndërsa në gastronomi shohim që pesha e këtij shërbimi në hapësirën rurale është mbi mesataren rajonale me 0.1% më shumë, në qendrat e rekreacionit gjejmë një diferencë prej 6.0% më pak sesa mesatarja e rajonit.

Shpërndarja gjeografike e shërbimit të gastronomisë në hapësirën rurale të rajonit të Korçës është e lokalizuar vetëm në rrethet: Korçë dhe Pogradec me 18 biznese secila, ose 50% për çdo njësi administrative. Një shfaqje e tillë është mjaft interesante.

Së pari, shohim se ky aktivitet zhvillohet në ndihmë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e turizmit.

Së dyti, interesi i turistit vendas apo të huaj është i plotë për natyrën, peizazhin malor, rural, për turizmin bregliqenor në të dy liqenet më të madha të rajonit, në Liqenin e Ohrit dhe të Prespës. Gjithashtu ky interes është i lartë edhe për turizmin kulturor e religjioz, në Voskopojë, Vithkuq, Dardhë e shumë pika të tjera në mbarë rajonin.

Së treti, përhapja e gastronomisë në rrethin e Korçës dhe të Pogradecit është normale për vetë vlerat turistike që zotërojnë hapësirat e tyre gjeografike, por me potenciale të mëdha turistike të pashfrytëzuara ende.

Së katërti, mungesa totale e këtij shërbimi të domosdoshëm për zhvillimin e turizmit në rrethet Devoll dhe Kolonjë, tregon ekzistencën e informalitetit nga njëra anë, por tregon njëherazi edhe mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e sektorit terciar në përgjithësi dhe turizmit specifikisht në hapësirën e gjerë gjeografike të këtyre rretheve që zë 32.1%, apo gati 1/3 e sipërfaqes së gjithë rajonit të Korçës. Shërbimi turistik nëpëmjet qendrave të rekreacionit përqëndrohet dukshëm në rrethin e Korçës me 19 aktivitete të tilla, ose 70.4% e totalit rajonal. Pjesa tjetër funksionon në rrethet: Pogradec dhe Devoll me përkatësisht 5 dhe 3 qendra rekreacioni secila, ose 18.5% e 11.1% secila. Ndërsa në rrethin e Kolonjës nuk gjejmë një shërbim të tillë turistik.

Burimi: Zyra e Tatim Taksave, Korçë, 2009

0.0 0.0 0.0 0 0.0

76.8 74.5 87.0

100

77.0

2.3 3.8 0.0 0 2.6 10.7

4.7 13.0

0 8.7 10.2

17.0

0.0 0 11.7

0.0

20.0

40.0

60.0

80.0

100.0

120.0

Korça Pogradeci Devolli Kolonja Totali Rajonal

% e

shër

bim

eve

turis

tike

Rrethet

Grafiku IV.1.4.6. Shpërndarja e shërbimeve turistike në hapësirën rurale sipas rretheve të rajonit Korçë, në vitin 2009.

Agjensi turistike Kafene & bar-bufe Hotel

Page 156: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

156

Shërbimi hotelier është shërbimi i fundit turistik i lokalizuar përsëri vetëm në dy rrethe: Korçë e Pogradec me nga 4 hotele secili, ose 50% të totalit rajonal. Prania e tyre tregon qartë se turizmi malor në Korçë me të gjitha llojet e tij dhe turizmi bregliqenor në rrethin e Pogradecit, janë jo vetëm funksionalë, por mund të shërbejnë si një model për zhvillimin e turizmit malor në gjithë hapësirën rurale të mbarë rajonit tonë.

Në dallim nga hapësira urbane ku gjenim praninë e agjensive turistike, në hapësirën rurale ky lloj shërbimi turistik nuk ekziston. Megjithatë prania e fluksit turistik vendas dhe të huaj në këto hapësira gjeografike të rajonit tregon se bizneset që ofrojnë shërbimet turistike në këto vendbanime rurale janë të lidhur ngushtë me operatorët turistikë dhe agjensitë e ndryshme turistike të rajonit e përtej tij.

Një analizë më e plotë e turizmit rajonal do të përfshinte edhe trajtimin e fluksit turistik sipas motivit, llojeve e formave të turizmit që zhvillohen në hapësirën gjeografike të marrë në studim.

Nga pikëpamja kohore shohim se fluksi turistik i orientuar drejt vendmbërritjeve turistike të rajonit tonë gjen si motiv një llojshmëri të lartë lëvizjeje. Ekziston një fluks i lartë turistik në kohën e pushimit pas përfundimit të punës, apo shëtitjet tradicionale të mbasdites dhe frekuentimi i lokaleve brenda e jashtë vendbanimeve urbane e rurale. Për më tepër fluksi turistik gjatë fundjavës është i pranishëm drejt periferive urbane në një mori lokalesh në fshatrat pranë qytetit të Korçës, Pogradecit, apo edhe në vendmbërritje më të largëta drejt komunave malore si Voskopojë, Liqenas, Dardhë, Vithkuq, Gërmenj (Kolonjë), Gorë etj.

Në intervalin e pushimeve vjetore ky fluks është i pranishëm kryesisht drejt bregut të liqenit të Ohrit si një vendpushimi i vlerësueshëm edhe në nivel kombëtar e rajonal. Përveç fluksit të pushuesve rajonalë prej popullsisë urbane e rurale, sidomos nga Korça dhe Devolli, gjejmë edhe praninë e turistëve nga rajone të tjera të vendit. Mbizotërojnë këtu pushues sidomos nga Elbasani, por edhe pushues nga qytete të tjera apo edhe bregdeti. Shkak për këtë lëvizje është freskia gjatë natës përballë vapës së madhe në vendbanimet e origjinës së tyre, por edhe shumë motivet të tjera që nxisin këtë fluks ndaj këtij vendpushimi të rëndësishëm rajonal. Një vendpushim i dytë i rëndësishëm bregliqenor është edhe ai i liqenit të Prespës së Madhe dhe të Vogël.

Një interes i lartë shfaqet prej fluksit turistik drejt destinacioneve tipike malore. Në këtë rast turisti vendas dhe i huaj motivohet nga fluksi i turizmit kurativ, si p.sh.: Voskopoja, Dardha, Vithkuqi, Gërmenji, Gora etj.

Motivi i lëvizjes turistike është kompleks. Rajoni i Korçës frekuentohet nga

turistë që kanë motiv vizitonjës, të orientuar drejt: • qendrave arkeologjike, si Muzeu Arkeologjik në Korçë, tuma e Kamenicës

(Korçë), kalaja e Trajanit tek Gryka e Ujkut në Prespën e Vogël (Devoll), etj317. • qendrave historike, lapidaret e monumentet e shumta në qytetet e Korçës,

317 Shih, Hartën arkeologjike të Qarkut të Korçës, me 92 pika dhe site arkeologjike, materialet plotësuese kap. IV, fq

Page 157: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

157

Pogradecit, për ngjarje e figura të ndritura të historisë, kudo në hapësirën e vendbanimeve të rajonit, Muzeu i Mësonjëtores së Parë Shqipe, Muzeu i Etnografisë popullore, Muzeu Bratko, në Korçë etj.

• veprimtarive kulturore e artistike të shumta në këtë hapësirë. Organizimi i festës së birrës në 10 – 15 Gusht në qytetin e Korçës, festës së verës në qytetin e Pogradecit,

• veprimtarive sportive që po ndiqen nga një numër i vlerësueshëm i sportdashësve. Ato janë një mundësi argëtimi, jo thjesht për popullsinë e qytetit të Korçës, por për gjithë popullsinë që jeton në hapësirën rreth tij.

• Motivi i punësimit ka sjellë që në hapësirat urbane të qyteteve kryesorë të rajonit si p.sh.: Korçë, Pogradec të kemi një numër të madh banorësh të rinj që jetojnë në qytet, por ruajnë veprimtarinë ekonomike në zonat e tyre të origjinës, në fshatrat pranë apo larg vendbanimit të tyre të ri. Kjo prani bëhet e prekshme sidomos në listat zgjedhore gjatë fushatave elektorale, ku ka shumë ndryshime midis popullsisë banuese të përhershme dhe popullsisë banuese prezente.

• Motivi i arsimimit është mjaft i ndjeshëm sidomos për popullsinë urbane në qytetin e Korçës, si qendër e rëndësishme universitare, por tashmë edhe në qytetin e dytë të rajonit, në atë të Pogradecit ku është hapur edhe filiali i universetit “Fan S. Noli” Korçë. Gjithashtu ndihet edhe prania e nxënësve nga fshatrat dhe qytetet përreth Korçës që studiojnë në shkollat e mesme profesionale. (Në Korçë funksionojnë 6 të tilla dhe një në qytetin e Pogradecit).

• Motivi shëndetësor, në të gjitha qytetet kryesore të çdo rrethi e veçanërisht në spitalin rajonal të Korçës, apo edhe klinikat private të këtij qyteti, si dhe në ato të qytetit të Pogradecit. Por më shumë sesa këto janë pikat e veçanta turistike që ofrojnë tradicionalisht edhe turizmin kurativ. E veçantë midis shumë të tjerave është Voskopoja, me klimën e thatë e të freskët plot oksigjen nga pyjet halorë. Së bashku me të ofrojnë mundësi kurative edhe Dardha, Vithkuqi, Lenia, Ostrovica, Gërmenji, Kozeli etj. Por një pikë tradicionale në turizmin kurativ është edhe pika e Sarandaporos në kufirin shqiptaro – grek në afërsi të Leskovikut, ku llixhat me ujërat termominerale janë përdorur vazhdimisht në kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

• Motivimi i individëve drejt turizmit religjioz është i fuqishëm në mbarë rajonin tonë. Festat fetare të të gjitha besimeve, si dhe pelegrinazhi drejt objekteve përkatëse të kultit janë të ndjekura prej besimtarëve. Vizitat në Teqenë e Turanit, Melçanit, Gorës ditën e ashures për besimtarët bektashinj; vizitat e besimtarëve muslimanë drejt xhamive në ditën e Bajramit; vizitat e ortodoksëve në Krishtlindje dhe Pashkë, apo edhe për festat e veçanta si në Manastirin e Shën Prodhomit në Voskopojë, në kishën e Shën Pjetrit në Vithkuq, ditën e Shën Marisë në Boboshticë, për Shën Naum në kufirin shqiptaro – maqedonas në pikën kufitare të Tushemishtit, vizitat në Satrivaç në Hoçisht (Devoll) e plot të tjera përbëjnë njëherazi edhe momente pelegrinazhi për një mori besimtarësh, por janë edhe plot aktivitete të tjera nga tradita me organizimin e ceremonive fetare, panaireve që organizohen në mjediset përreth, piknikëve mes familjarëve etj.

Përsa i përket strehimit, nëse para viteve ’90 kishim vetëm hotelet dhe kampet e

pushimit për fëmijë dhe të rritur, si në Pogradec, Korçë, Voskopojë, Dardhë, Sarandoporo në Leskovik, aktualisht është rritur shumë edhe gama e strehimit.

Page 158: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

158

Sot përveç hoteleve e moteleve me (ose pa) restorant, janë funksionale edhe shtëpi private që ofrojnë shërbime hoteliere të tipit turizëm familjar, sidomos në fshatrat turistikë, në Voskopojë, Dardhë, Gërmenj, Vithkuq, Boboshticë, Drenovë, Liqenas, Goricë e Vogël, Goricë e Madhe, Gollomboç, Kallamas, Zaroshkë, Tushemisht, Lin, Zagradec etj.

Përtej hotelerisë standarde, me të cilën jemi përballur deri tani, janë të zakonshme për syrin e çdo banori të rajonit tonë edhe prania e thjeshtë e spontane e turistëve të huaj, që lëvizin me biçikleta, e më tej me makina dhe pushojnë kudo në kampingje të improvizuar deri tek karavanet që marrin me vete.

Rajoni i Korçë me shtrirjen e vet gjeografike luan më së shumti roli e “rajonit tranzit” në fluksin turistik. Zakonisht ai përshkohet nga mjetet automobilistike, shumë pak nga mjetet ujore të lokalizuara në liqenet e Ohrit, Prespës, apo edhe në liqenet e tjerë natyrorë e artificialë. Brenda rajonit tonë stacioni hekurudhor që na lidh me gjithë pjesët e tjera të vendit është në Gur të Kuq në Pogradec. Ndërsa në afërsi të qytetit të Korçës ekziston ende aeroporti i Lumalasit, i cili ka funksionuar qysh nga viti 1929 dhe aktualisht është i përdorshëm për emergjenca të ndryshme civile, apo edhe për fluturime në funksion të bujqësisë, ushtrisë etj. Aeroporte të tjerë pranë rajonit tonë janë ai i Ohrit në FYROM, apo edhe ai i Kosturit në Greqi.

Sezonaliteti turistik i rajonit tonë është gati gjithë vjetor. Ai kulmon me dy

sezonet turistike: Veror i cili për vetë specifikat klimatike të rajonit është më i reduktuar

krahasuar me pjesën bregdetare perëndimore. Megjithëse hapja e sezonit figuron në fillim të muajit qershor, ai realisht është funksional në fundin e këtij muaji. Sezoni veror pikun e vet e ka në muajin korrik dhe gjysmën e parë të muajit gusht, ku turizmi bregliqenor ka përparësinë absolute. Ndërsa në pjesën bregliqenore të Prespës për shkak të lartësisë më të madhe mbi nivelin e detit (+150 m më lart) dhe kushtëzimit direkt mbi temperaturën e ujit, ky sezonalitet është edhe më i reduktuar. Në liqenet më malorë për këtë arsye ky sezonalitet vjen e bëhet edhe më i kufizuar.

Dimëror është mjaft iteresant në një shumëllojshmëri pikash turistike në mbarë rajonin tonë. Prania e rreshjeve të borës318 dhe kohëzgjatja e qëndrueshme e tyre përbëjnë motivin kryesor për fluksin turistik me destinacion hapësirën gjeografike të marrë në studim. Pikat tradicionale për sportin e skive janë Dardha dhe Voskopoja, ku janë pistat kryesore ku organizohen edhe garat lokale e kombëtare. Një e tillë ndodhet edhe në kodrat e kurrorës së qytetit të Korçës. Ka shumë turistë që janë të apasionuar pas sportit të skive, të cilët janë të çdo moshe, nga rajoni e më tej. Midis tyre ka grupe të organizuar me studentët e Universitetit të Sporteve Tiranë dhe nxënësit e shkollave sportive në Tiranë, Durrës etj.

Përtej këtyre ekstremeve të sezonalitetit turistik vjetor rajoni i Korçës ofron për turistët një interval të gjatë kohor të përshtatshëm për fluksin turistik edhe në periudhat ndërmjetëse. Në pranverë natyra është motiv për çdo vizitor. Kënaqësia që të ofron relievi i shumëllojshëm plotësohet edhe nga “shpërthimi vegjetativ” i sfazuar me rreth një muaj në krahasim me pjesën bregdetare dhe perëndimore të vendit. Lulet e shumta,

318 Shih, Kapitullin II, Ndikimi i kushteve natyrore dhe humane në zhvillimin e sektorit terciar, fq 50

Page 159: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

159

aromat e këndshme të tyre për këta vizitorë krijojnë ndjesinë e një pranvere të “gjatë” që nuk ka mbaruar ende për ta.

Por edhe vjeshta e begatë e këtyre trevave, e cila përket me vjeljen e mollëve, një prej simboleve të të këtij rajoni, ofron shumë për turistët e huaj apo edhe vendas. Sidomos kur vjeshta mbart me vete edhe “beharin e vogël” shanset për turizëm janë optimale. Kjo periudhë karakterizohet nga diellëzim i plotë, por me kontraste të forta termike, me drekën e nxehtë të ngjashme me atë të verës dhe mëngjesin drithërues dhe mbrëmjen e ftohtë të ngjashme me “trokitjen”e stinës vijuese të dimrit. Përveç ekskursioneve në natyrë, turizmi rural është më i “godituri”. Pikërisht një vizitë në fshat në këtë moment është një kënaqësi më vete. Të gjithë janë në punë për përgatitjen e zahireve të fundit me petkat e famshme, trahananë, turshitë e shumëllojshme, deri tek zierja e rakisë dhe mbushja e buteve të verës. Kureshtja për të parë dhe provuar vetë përgatitjen e këtyre produkteve është edhe motivi i fluksit të turizmit rural.

Të gjitha këto motive krijojnë një fluks turistik të pranishëm dhe të qëndrueshëm në popullsinë rajonale, por edhe nga turistët e rajoneve të tjera, apo edhe të turistëve të huaj që në pjesën e tureve turistikë të organizuar prej agjensive turistike të huaja vizitojnë midis shumë perlave të naturës dhe kulturës shqiptare edhe ato të rajonit të Korçës. Qytetaria, kultura, mikpritja e theksuar e popullsisë së këtij rajoni të begatë janë garancia e zhvillimit të turizmit me tendencë rritjeje.

IV. 1. 5 Modeli i zhvillimit rajonal.

Rajoni i Korçës paraqet një model zhvillimi ekonomik të kushtëzuar prej një

morie të madhe faktorësh. Rezultantja e ndikimit të kushteve natyrore nën trysninë e ushtruar prej veprimtarisë së faktorit human ka çuar në krijimin e një panorame të veçantë antropogjene. Pikërisht kjo veçanti prezantohet në një strukturë ekonomike ku rolin primar e luan sektori primar i ekonomisë319 në peshë specifike prej 66.6 %, e ndjekur prej sektorit sekondar me 3.8 % të totalit të ekonomisë rajonale. Sektorit terciar i rajonit tonë, i cili është edhe objekt i këtij studimi arrin në një peshë specifike prej 29.6 %.

Një pamje e tillë kontraston dukshëm nga panorama e ekonomisë shqiptare, e cila dominohet prej sektorit terciar me 59.0 %, përballë sektorit primar dhe sekondar të ekonomisë që zenë përkatësisht 18.5 e 22.5 % secila të totalit.

Ekonomia shqiptare shfaq një dallim të madh në ecurinë e sektorit terciar përballë modelit të ekonomive të zhvilluara. Ajo ka një nivel prej 10 – 18 % më pak se pesha e sektorit terciar në këto vende. Por ajo që bie në sy është se vendi që ze sektori terciar i rajonit të Korçës krahasuar me atë në nivel kombëtar është gati gjysma e peshës së këtij sektori në nivel kombëtar.

Në kontrast kaq të fortë të sektorit terciar rajonal me vendin e tendencën botërore e atë kombëtare është e nevojshme vëzhgimi i korelacioneve lidhëse midis këtij sektori dhe variablave ndikuese mbi të: infrastruktura, popullsia e punësimi.

319 Shih grafikun 2.4.3.1. Ndarja sektoriale e ekonomisë së rajonit të Korçës, sipas vitit 2009, fq 77

Page 160: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

160

Roli ndikues i infrastrukturës është përcaktues mbi zhvillimin e ekonomisë në

përgjithësi, por edhe mbi sektorin terciar të kësaj ekonomie në veçanti. Dobësitë e trashëguara të kësaj infrastrukture320:

• sipërfaqësore rrugore, sidomos me elementët përbërëse të saj, si: o cilësia, o gjatësia e o shpejtësia,

• nëntokësore, me rrjetin e ujësjellësit së bashku me rrjetin e ujërave të përdorura, kanë kushtëzuar dinamikën e zhvillimit human në këtë rajon.

Pikërisht vështirësitë e përherëshme që prezantonte rrjeti rrugor nacional, rajonal dhe ai rural kanë qënë midis kushteve kryesore që ka shkaktuar rënien ekonomike. Më tej kjo dobësi e infrastrukturës ka zvogëluar mundësitë për nxitjen e zhvillimin ekonomik në periudhën e tranzicionit. Kjo situatë ishte shkaku i motivimit të një pjesë të mirë të popullsisë rurale në hapësirën e rajonit tonë, por jo vetëm, drejt migrimit.

Tendenca e largimeve demografike ka qënë e fuqishme sidomos në pragun e ndërimit të sistemit politik në fillimin e viteve ’90 –t, por edhe pas trazirave të vitit ’97. Popullsia u zhvendos fuqishëm nga zonat malore e periferike të rajonit drejt qyteteve kryesore të rajonit të Korçës, rajonit perëndimor dhe qyteteve më të mëdhenj të tij sidomor në aksin Tiranë – Durrës. Migrimi u orientua edhe jashtë vendit kryesisht drejt Greqisë, me të cilën kontakti ishte fizik, por edhe drejt vendeve të Europës Perëndimore e sidoms SHBA –ve e Kanadasë me të cilat popullsia e rajonit tonë kishte patur kontakte mbi 1 shekullore.

Lëvijet demografike dhe tendenca e “zbrazjes” së rajonit ka ndikuar drejtpërdrejt mbi zhvillimin e ekonomisë rajonale në përgjithësi e specifikisht mbi sektorin terciar të kësaj ekonomie. Një popullsi më e vogël natyrshëm që do të kishte një kërkesë ofertë shërbimesh gjithnjë e më modeste. Por në vendbanimet rurale e urbane ku popullsia e rriti numrin e saj të përgjithshëm shërbimet patën, jo vetëm qëndrueshmëri në zhvillimin e tyre, por edhe koncentrim më të madh krahasuar me hapësirën tjetër të rajonit. Në fakt nëse do të shohim hartën e sektorit terciar të rajonit të Korçës do të bindemi se korelacioni më i fortë i cili kushtëzon zhvillimin e sektorit terciar është prania dhe prezenca e popullsisë. Popullsia është prodhuese e shërbimeve, e tregtimit, transportit të prodhimeve nga çdo sektor i ekonomisë rajonale, bujqësisë, industrisë, apo e edhe e shërbimeve turistike. Ajo njëherazi është edhe konsumatore e po këtyre shërbimeve.

320 Shih më shumë Kap, II, pikat 3.1 Pozita gjeografike dhe roli i saj në ekonominë e rajonit të Korçës, fq 26 dhe II.3.2 Kushtet natyrore dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e sektorit terciar, fq 44

Popullsia

Infrastruktura

Punësimi

Sektori Terciar Rajonal

Page 161: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

161

Pikërisht ekzistenca e këtij korelacioni kushtëzon edhe hartimin e një strategjie të veçantë në hartimin e politikave të zhvillimit rajonal.

Punësimi nga ana e vet e gjen lidhjen me sektorin terciar të ekonomisë rajonale. Vetë dinamika e zhvillimit të këtij sektori ka shtuar numrin e të punësuarve në vendbanimet e ndryshme të rajonit tonë. Përgjithësisht shohim se numri më i madh i këtyre shërbimeve është në qytete. Nga njëra anë këtu gjemë edhe nivelin më të lartë të përqëndrimit të popullsisë, që kërkon shërbime, por nga ana tjetër në qendrat urbane prania e institucioneve qëndrore rajonale e lokale kushtëzojnë me ndikimin e tyre edhe një ulje të informalitetit në zhvillimin e aktiviteteve që bëjnë pjesë në sektorin terciar. Gjithsesi fokusimi i organeve tatimore apo edhe atyre të pushtetit lokal në uljen deri në zhdukje të këtij fenomeni gangrenë për zhvillimin e ekonomisë rajonale do të sjellë automatikisht edhe një prani më të madhe punësimi që aktualisht është në një gjendje “gri”. Modeli aktual i zhvillimit rajonal ka nevojë për tu përshtatur drejt sfidave të reja që koha dhe zhvillimi botëror kanë sjellë. Do të ishte primare për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë rajonale ndryshimi i strukturës ekonomike. Fokusimi kryesor do të duhet të ishte ulja graduale e peshës së sektorit primar të ekonomisë rajonale. Kalimi nga subvencione për zhvillimin e bujqësisë drejt fuqizimit të zhvillimit të industrisë agropërpunuese në qytet e në fshat do të ishte investimi më cilësor për të ardhmen. Njëherazi kjo do të sillte edhe rritjen e peshës së sektorit sekondar të ekonomisë rajonale. Industrializimi i “butë” në funksion të shërbimeve rurale e urbane të rajonit do të kishte impakt mbi qëndrueshmërinë e pranisë së popullsisë, duke ndikuar në minimizimin e fenomenit të emigrimit të kësaj popullsie.

Page 162: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

162

Përtej këtyre ndërhyrjeve në strukturën e ekonomisë rajonale, rëndësi primare duhet të ketë fuqizimi i sektorit terciar të kësaj ekonomie. Zhvillimi i mëtejshëm i tij duhet të shoqërohet edhe nga ndryshimi i strukutës rajonale të degëve të këtij sektori. Pesha e shërbimeve që ofron ky sektor duhet të ndryshojë në favor të shtimit të pranisë së tyre sidomos në hapësirën rurale të rajonit, ku aktualisht është mjaft e zbehtë. Gjithashtu duhet të kemi një rritje të peshës specifike të shërbimeve dhe sidomos të turizmit.

Modeli aktual prezanton një zhvillim turistik të larmishëm nga llojshmëria e tipeve të turizmit të aplikuar. Në nivel rajonal ai ka një përqëndrim bipolar të përqëndruar në dy qytetet kryesore të rajonit: në Korçë si kryeqendra social ekonomike rajonale dhe qyteti turistik i Pogradecit. Në zhvillimin e brendshëm të turizmit malor karakteri i shtrirjes së tij është gati rrezor. Nga qyteti i Korçës kemi një mori destinacionesh turistike, duke filluar nga ato periurbane ku hyjnë fshatrat në kurorën e qytetit ku dominojnë shërbimet gastronomike, si në Mborje, Drenovë, Boboshticë, Kamenicë, Polenë, Bulgarec, Neviçisht me një distancë prej disa km. Në një distancë prej gati 18-20 km shfaqen një brez i dytë destinacionesh turistike me një natyrë më komplekse, jo thjesht gastronomike, por edhe hoteliere, si në fshatrat Voskopojë, Liqenas, Dardhë, Vithkuq që përveç peisazhit mbresëlënës të ofrojnë edhe shumë kuriozitete historiko - kulturore.

Por ajo që është më interesante është thellësia që të ofron rajoni ynë i Korçës në zhvillimin e turizmit. Përtej këtyre destinacioneve që shfrytëzohen aktualisht ka edhe shumë pika të tjera për zhvillimin e turizmit vizitonjës, rural, sportiv, kurativ, religjioz etj.

IV. 2 Problemet në sektorin terciar në stadin aktual Sektori terciar i ekonomisë ballafaqohet në dinamizmin e zhvillimit të vet me probleme të ndryshme. Brenda shtrirjes mjaft të gjerë gjeografike që ka rajoni i Korçës, mjedisi natyror krijon vështirësi të shumta në ecurinë e sektorit terciar dhe degëve të tij. Niveli infrastrukturor i kushtëzuar prej këtij mjedisi në pjesë të mirë të zonave periferike e malore është jo cilësor. Infrastruktura rrugore rajonale megjithë investimet e shumta të kryera në rrjetin rrugor dhe përmirësimet e dukshme në të gjatë viteve të fundit paraqitet e dobët dhe vetëm 30.4% e rrjetit rajonal është i asfaltuar. Kjo gjendje e saj ofron mundësi të vogla zhvillimi sidomos për hapësirën rurale.

Por edhe elementët e tjerë infrastrukturorë si ajo enegjitike, ujore, shërbimi telefonik janë në nivele të ulta. Hapësira e gjerë rurale, me burime të shumta natyrore të mundshme për zhvillimin e degëve të sektorit terciar të ekonomisë, mbulohet me telefona familjarë prej shërbimit rural telefonik në masën 22.4 telefona për çdo 1000 banor, ose 6.5 herë më të ulët krahasuar me pjesën urbane të rajonit.

Problemet e mbartura në vite të infrastrukturës kanë ndikuar edhe në migrimin e madh të popullsisë.Nga të dhënat e deritanishme321 rezulton se ka emigruar vetëm në rrethin e Korçës 16.6% e popullsisë së tij ose 30.1% të fuqisë punëtore. Popullsia rurale e Rajonit të Korçës322 rezulton të jetë pakësuar midis dy rregjistrimeve të fundit me rreth 53.398 banorë ose me 22.1% të saj. Komunat malore dhe njëkohësisht periferike të rrethit 321 Po aty, fq. 26. 322 Qarku Korçë, Strategjia e zhvillimit Korçë – Objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit, Korçë, 2005, fq. 12.

Page 163: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

163

karakterzohen nga një “erozion” i thellë demografik. Pjesët me migrimin më të lartë janë rrethet e Kolonjës dhe Korçës dhe sidomos zonat më të thella malore të tyre Lekas, Moglicë, Piskal, Mokër etj.

Në këto zona ballafaqohemi edhe me fenomenin e shpopullimit, ku vendin e parë e mban komuna e Lekasit me një total largimesh prej 1257 banorësh ose me 114.9 % të popullsisë. Humbja e burimeve humane po sjell edhe humbjen e institucioneve të nevojshme për popullatën në këto zona periferike, si shkolla, qendra mjeksore, personel të kualifikuar etj. Krijimi i tyre në një situatë të mëvonshme do të kërkojë një investim shumë më të madh.

Migrimi i fuqishëm i popullatës së rurale dhe sidomos asaj urbane të rajonit të Korçës, ka larguar drejt shteteve dhe qyteteve të tjera, nëpërmjet “eksportit”, pjesën më të kualifikuar të fuqisë puntore. Ky fenomen kushtëzon kualifikimi i ri të fuqisë punëtore që aktualisht mund të integrohet në gjithë ekonominë në përgjithësi dhe akoma më shumë në sektorin terciar të ekonomisë dhe të degëve të saj brenda kërkesave të kohës.

Sektori terciar i ekonomisë ze një peshë specifike 29.6 % të ekonomisë rajonale. Me një nivel të tillë ky sektor nuk jep një zgjidhje të plotë në zhvillimin lokal të ekonomisë. Deformimi i strukturës ekonomike të rajonit të Korçës, prej një sektori terciar të përgjysmuar nga niveli i ekonimisë kombëtare, është kushtëzuar para së gjithash prej hapësirës së madhe gjeografike që natyrshëm dominohet prej ruralitetit dhe zhvillimit të bujqësisë e blegtorisë.

Në lidhjen, sektor terciar – shoqëri konsumi, ekonomia rajonale paraqitet apatike. Vërtet tregtia në rajon mbizotëron përballë nëndegëve të tjera të sektorit terciar me 51.7%, por kontrasti i peshës specifike që ajo zë midis hapësirave urbane e rurale është mjaft i madh. Tregtia me pakicë lokalizohet në hapësirën urbane në gati 4/5, ose saktësisht në 79.1 % e totalit të saj rajonal. Pjesa tjetër prej 20.9 % zhvillon aktivitetin e vet në zonat rurale të rajonit. Por edhe tregtia me shumicë është e përqëndruar gjithashtu në zonat urbane, në një raport prej ¾, ose 75.8 % e totalit të tyre. Një lokalizim i tillë është i pranueshëm duke ditur infrastrukturën më të mirë që ekziston në qytete. Nga ana tjetër prania e tregtisë me shumicë në hapësirat rurale me 24.2 % të totalit rajonal tregon dominimin e ruralitetit prej nivelit më të lartë të përdorimit të hapësirës rurale e shoqëruar edhe me një produktivitet më të lartë bujqësor e blegtoral krahasuar me rajonet e tjera e sidomos ato kodrinore e malore të vendit.

Përtej përqëndrimit të aktivitetit tregtar në hapësirën urbane problem mbetet edhe raporti që midis aktivitetit tregtar me pakicë dhe shumicë. Shpërpjestimi i tyre është mjaft i madh në nivelin 82.2 % tregti me pakicë dhe 17.8 % tregti me shumicë. Kjo tregon qartë se në nivel rajonal jemi ende larg të qënit shoqëri konsumi.

E njëjta panoramë shfaqet në pjesët e tjera të sektorit terciar të rajonit të Korçës, si në transport, shërbime dhe turizëm. Pjesa dërmuese mbi 85% e gjithë aktiviteteve ekonomike të përfshira në sektorin terciar janë të lokalizuara në hapësirën urbane. Nisur nga zhvillimet demografike në rajon kjo është një situatë normale. Në kushtet e migrimit të fuqishëm të popullsisë, zonat malore e periferike janë duke u shpopulluar madje ekzistojnë edhe 27 fshatra të braktisur sidomos në pjesën perëndimore të rajonit.

Nëse do të nxirrnim një korelacion në funksion të zhvillimit të sektorit terciar të ekonomisë rajonale, lidhja e parë ka të bëjë me infrastrukturën. Vitet e fundit në rajonin tonë në përgjithësi dhe sidomos në pjesët fushore të tij është investuar fuqishëm. Kjo ka

Page 164: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

164

ndihmuar në rritjen e aktivitetit prodhues të këtyre trevave. E njëjta gjë duhet kryer edhe në zonat kodrinore e malore.

Në varësi të dyfishtë sektori terciar është me kapitalin human prezent në rajon. Dobësitë në vite të infrastrukturës kanë qenë një ndër shkaqet e migrimit të popullatës, që nga ana tjetër kanë çuar në zbehjen e aktivitetit ekonomik dhe në mos shfrytëzimin e burimeve të shumta natyrore që ofron rajoni ynë. Në funksion të kësaj gjendjeje është edhe kontrasti i zhvillimit qendër periferi ku tregjet në zonat periferike janë gati jashtë shërbimi.

Për sektorin terciar infrastruktura mund të konsiderohet si sistemi kockor në trupin e njeriut, ndërsa burimet humane janë si muskujt që e bëjnë këtë sektor dhe gjithë ekonominë vitale.

Rajoni i Korçës ka nevojë për ndërhyrje më të fuqishme të shtetit, në mbështetje financiare e ekonomike për biznesin, të cilat në fund të fundit do të mbanin në një nivel optimal burimet humane aq të nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm. Në antitezë me modelin e zhvillimit të rajonit, në lidhje me Tiranën si poli kryesor ekonomik i vendit, krahas me afrimin fizik, me infrastrukturën e re dhe moderne, rajoni i Korçës ka mundësi të zhvillohet nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve të veta natyrore. Ky rajon mund të shndërrohet në një pol lindor të zhvillimit ekonomik të vendit, duke i dhënë “gjerësi” territoriale zhvillimit perspektiv të vendit.

Page 165: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

165

IV. 3 Përfundime dhe sugjerime 1. Disa përfundime: Pikë së pari, sektori terciar i ekonomisë korçare zhvillohet në një hapësirë gjeografike me vendndodhje të çmuar.

♦ Pozicionohet pranë rrugëkalimeve të rëndësishme ndërkombëtare, si psh, korridori i VIII,

♦ Në hapësirën e saj gjeografike kalon dega shqiptare që lidh korridorin VIII me portin e Selanikut.

♦ Kjo degë mbivendoset mbi linjën lindore që lidh boshtet e zhvillimit ekonomik shqiptaro – greke, që njëherazi çon në shndërimin e saj në një “valvul sigurimi” për ekonominë shqiptare.

♦ Kjo hapësirë përbën pararojën shqiptare në hapësirën ekonomike ballkanike. ♦ Korça e ndodhur në kontaktin e përplasjes së tre boshteve të zhvillimit

ekonomik të Shqipërisë – Bullgarisë – Greqisë ka shanset për tu shndëruar në një qendër të tregut të madh ballkanik në hapësirat ndërkufitare.

♦ Mjedisi natyror ofron shanse të mëdha zhvillimi për sektorin terciar të ekonomisë.

♦ Njëherazi kuadri human përmban energji të mjaftueshme për mbështetjen dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik e sidomos të sektorit terciar.

♦ Traditat historike përbëjnë një bazament të qëndrueshëm për zhvillimet perspektive.

2. Sugjerime:

Përmirësimi i gjithë elementëve përbërës të infrastrukturës në hapësirën gjeografike të rrethit të Korçës, veçmas asaj rurale që përmban potenciale natyrore të pashfrytëzuar.

Krijimi i infrastrukturës së nevojshme fizike, për një funksionim sa më të mirë të tregut në përgjithësi dhe sektorit terciar në veçanti.

Krijimi i modeleve të reja të zhvillimit të integruar rural në nivel qarku, ku me anë të sektorit terciar të ekonomisë të synohet ndërprerja e fenomenit migrim, shpopullim dhe varfëri.

Kualifikimi i ri grumoshave të reja si parakusht për zhvillim cilësor dhe të suksesshëm të sektorit terciar të ekonomisë lokale.

Zhvillimi ekonomik e sidomos i industrisë nëpërmjet riaktivizimit të pjesëve të veçanta të saj: industrisë agropërpunuese dhe industrisë të lehtë.

Krijimi i zonave të lira tregëtare dhe industriale, Krijimi i politikave efektive ekonomike që të synojnë rritjen e qëndrueshme të

prodhimeve rajonale si produkte tradicionale shqiptare, Hartimi i politikave të reja për shtimin real të të ardhurave personale si bazë

për zhvillimin e gjithë ekonomisë në përgjithësi dhe sektorit terciar të saj në veçanti.

Page 166: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

166

Burimet e shfrytëzuara.

1. Nouvelle Encyclopedie BORDAS, Paris 1988. 2. Llambo Filo, Historia për shtetin e mirëqënies sociale, Panteon 1999. 3. The World Book Encyclopedia 2000, Çikago. 4. Draçi B, Doka Dh, Yzeiri E, Bazat e gjeografisë humane, shblu, 2001. 5. Eqerem Yzeiri, Gjeografia Rajonale e Botës, Tiranë 2002. 6. Aristotel Pano, Fjalor Ekonomiko – Financiar, Tiranë 2002. 7. Normann R, Service management, New Jork, 1984. 8. Giarini O, Quality in Sevice: Mulit – disciplinary and Multinational Perspectives,

1990. 9. David J. Rachman, Business Today, 1993. 10. Christian Grönroos, Service management and marketing, USA, 1990. 11. Perikli Qiriazi, Probleme të zhvillimit aktual në botë e në Shqipëri dhe ndihmesa e

studimeve gjeografike regjionale për zgjidhjen e tyre, Studime Albanologjike, Tiranë, 1999/1.

12. Dhimitër Doka, Zhvillime socio-ekonomike dhe rajonale të Shqipërisë pas vitit 1990, Postdam, 2005.

13. INSTAT, Treguesit sipas qarqeve 2003 – 2004, Tiranë, 2005. 14. Le Petit Larousse, Grand Format, Paris, 1996. 15. Perikli Qiriazi, Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Afërdita, Tiranë, 2001. 16. Kristo Frashëri, Identiteti Kombëtar Shqiptar dhe Çështje të Tjera, Edisud – Tiranë

2006. 17. Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia, shblu, Tiranë, 2003. 18. Petrika Lera, Raporti i ekspeditës shqiptaro – franceze, Korçë, 2006. 19. Arben Gjata, Mbi themelimin e Korçës, Korçë 2006. 20. Ligor Mile, Zejtaria fshatare shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare, Marin Barleti,

Tiranë, 2001. 21. Pokëvili, Udhëtim nëpër Shqipëri, Tiranë, 2001. 22. Turizmi Shqiptar, Korça e Serenatave, Nr 12, 2005. 23. Alfred Uçi, Mitologjia, folklori, letërsia, Tiranë, 1982. 24. Vaso Tole, Iso polifonia, Tiranë, 2003. 25. Jorgo Panajoti, Këngë popullore të rrethit të Korçës, Tiranë, 1982. 26. Vaso Tole, Muzika dhe letërsia, Tiranë, 1998. 27. Ramazan Bogdani, Vallet shqiptare – Koreografia, Tiranë, 2002. 28. Pirro Thomo, Korça Urbanistika dhe Arkitektura, Tiranë 1988. 29. ISTITUTO GEOGRAFICO DE AGOSTINI NOVARA, Calendario Atlante De

Agostini 1999, 2000. 30. INSTAT, Popullsia e Prefekturës Korçë 2001, Tiranë, 2004. 31. Qarku Korçë, Strategjia e zhvillimit Korçë – Objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit, Korçë, 2005. 32. CRMS,– Rritja e aftësive vlerësuese dhe strategjitë vepruese të komunitetit, Korçë 2003. 33. Nuçi Naçi, Korça edhe katundet e Qarkut, Korçë, 1923. 34. Nikollaq Zoi, Një faqe historie, Shtypshkronja Kotti, Korçë, 2001.

Page 167: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

167

35. Almanak i bashkive dhe komunave të Shqipërisë, Shqipëria Bashkitë dhe Komunat, Romë, 2005. 36. Artan Fuga, Pa emigrantët, Shqipëria në kolaps politik, Tema, 14 Gusht 2003. 37. MPPTT, Strategjia e transportit dhe infrastrukturës rrugore, Tiranë, 1982. 38. Selami Xhepa, Zhvillimi i korridoreve të transportit në Evorpën Qëndrore e Lindore dhe në Ballkan, Drejt, 2001. 39. Endrita Xhaferaj, Analizë vrojtimi – Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri, Tiranë, 2006. 40. Zyra Rajonale e Biznesit Dega Korçë, 2008. 41. Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve, Korçë, Arkivi, 2007. 42. Gazeta 55, Miliona euro investime për në rajonin juglindor të Korçës, 15 Tetor 2006. 43. Gazeta Korça Europiane, Investimet në Qarkun e Korçës nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Qershor 2009. 44. Kfw, GOPA, Projekti për menaxhimin e mbetjeve në Rajonin e Korçës, të dhënat e fundit për linjën bazë dhe Raporti i Planifikimit, Korçë, Mars 2008. 45. Georgos C. Petrakos, The new geography of the Balkans, Chania 1996. 46. Manuali i distancave sipas Dispeçerisë së Transportit të mallrave, Dega Korçë, 1989. 47. Fatos Salliu, Tiranë – Elbasan për 18 minuta, Gazeta Koha Jonë, 11 Tetor 2009. 48. George Petrakos & Stoyan Totev: Economic structure and change in the Balkan Region: implications for integration, transition and economic cooperation, International Journal of Urban and Regional Researsch, 49. Raporti i Task Forcës Ekonomike të Prespës, Tiranë, 2002. 50. Perikli Qiriazi, Morfologjia dhe morfogjeneza e Gropave Juglindore dhe e maleve përreth tyre, Monografi, Tiranë, 1985. 51. Perikli Qiriazi, Gjeografia Fizike e Shqipërisë, shblu, Tiranë, 1998. 52. Këshilli i Qarkut Korçë, Programi i zhvillimit rajonal, Tendencat, vizioni dhe strategjia e zhvillimit pë Qarkun e Korçës, Korçë, 2004. 53. INSTAT, Treguesit sipas Qarqeve, viti 2006. 54. Arben Belba, Sektori terciar në hapësirën urbane dhe rurale të rrethit të Korçës, Tiranë, 2004. 55. Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Arshiva, Periudha 1960 – 1990, Tiranë, 2009 56. Arben Belba, Ndikimi i kushteve natyrore mbi bimësinë e kultivuar në rrethin e Korçës, Tiranë 1991. 57. GTZ, Prespa Park Newsletter, Aghios Germanos Prespa, Greece, 2003. 58. Drejtoria Rajonale e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Qarku Korçë, Iventari, Korçë, 2009. 59. Prof. Maxhun Dida, ing. Nihat Dragoi, ing. Genti Kromidha, ing. Gjon Fierza, Zonat e mborjtura natyrore, Parqet Kombëtare të Shqipërisë, Tiranë 2003. 60. Gazeta Koha Jonë, Zjarret, evakuohen shtatë familje, 03.09.2007. 61. Gëzim Ashimi, Koha Jonë, Zjarret, katastrofë në qarkun e Korçës, 27.08.2007. 62. Prof. Dr. Xhafer Qosja, Prof. Dr. Kole Paparisto, Prof. Dr. Jani Vangjeli, As. Prof. Dr Babi Ruci, Flora e Shqipërisë, Akademia e Shkencave të RSh, Instituti i Kërkimeve Biologjike Vol 3, Tiranë, 1996. 63. Edmond Hoxha, Mbrojtja dhe rehabilitimi i ambjentit të dëmtuar nga shfrytëzimi minerar, Monografi, Tiranë, Ilar, 2005.

Page 168: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

168

64. Skënder Aliu, Kërkimet e studimet arkeologjike në Shqipërinë Juglindore dhe vlerat e tyre në fushën e prehistorisë. 65. Zhaneta Andrea, Kultura Ilire e tumave në pellgun e Korçës, Tiranë, 1985. 66. Skënder Aliu, Qytetërimi Ilir në trevën e Korçës, Konferenca I Shkencore, Korça përmes vlerave të saj shpirtërore dhe materiale, Korçë, 1995. 67. Zija Shkodra, Esnafet Shqiptare, Tiranë, 1973. 68. S.Naçi, Të dhëna mbi Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, Bul shken shoq, nr II, 1958. 69. Edith Durham, Brenga e Ballkanit,Tiranë, 1990. 70. Tahir Zavalani, Shqipëria më 1927, Tiranë, 1928. 71. Muin Çami, Lufta çlirimtare antiimperialiste e popullit shqiptar në vitet 1918 – 1920, Tiranë, 1969. 72. Guida Tursitike, Pogradeci, Tiranë, 2008. 73. Kristaq Balli, Korça – Qyteti shumëkulturor dhe shpirti i tij evropianist, Gazeta Korça, Tetor 2009. 74. Qarku Korçë, Strategjia e zhvillimit të Qarkut Korçë, 2004. 75. Gazeta Korça, Sami Meçollari, Treguesit demografikë Qarku Korçë viti 2006, Korçë, Maj 2007. 76. INSTAT, REPOBA Popullsia e Shqipërisë 2001, Tiranë, 2004. 77. Qarku Korçë, Strategjia e zhvillimit Korçë – Objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit, Korçë, 2005. 78. Bilal Draçi, Dhimitër Doka, Eqerem Yzeiri, Bazat e Gjeografisë Humane, Shblu, Tiranë, 2001. 79. INSTAT, Vjetari Statistikor i Shqipërisë 1991, Tiranë, 1991. 80. INSTAT, Treguesit sipas Qarqeve, Tiranë, 2006. 81 . Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave dhe Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Korçë, arshiva 2009. 82. Tomorr M. Starova, Pogradeci, vështrim ekonomik, etnografik e folklorik, Dituria, Tiranë, 2000. 83. Bashkim Jahollari, Ndryshimet ekonomiko – shoqërore në rrethin e Korçës gjatë viteve 1944 – 1950, Disertacion. 84. Kujtim Shkodra, Hoxha, gogoli i arit shqiptar, Gazeta RD, 31 Tetor 1997. 85. Arkivi i Muzeut Historik, Korçë, Fondi 1, viti 1926, dosja 15, nëndosja 415. 86. T Selenica, Shqipëria më 1927, Tiranë 1928. 87. Hubert Neuwirth, Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri (1939 – 1944), Tiranë, 2006. 88. Andromaqi Gjergji, Mënyra e jetesës në Shek XIII – XX, Tiranë 2002. 89. AQSH, Fondi 628, viti 1932, dosja 15. 90. AQSH, Fondi 648, viti 1942, dosja 43. 91. AQSH, Fondi 895, viti 1945, dosja 27/3. 92. AQSH, Fondi 890, viti 1945, dosja 337. 93. Dhimitër Doka, Zhvillimi strukturore në ekonominë e Shqipërisë, Studimi Gjeografike Nr 14. 94. K. Marks – F. Engels, Vep të zgjedhura, vëll. I, botim i vitit 1975. 95. Enver Hoxha, Vepra, Vëll. 3 Tiranë 1928. 96. Iliaz Fishta Veniamin Toçi, Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912 – 1944, prapambetja e saj,shkaqet dhe pasojat, Tiranë, 1983.

Page 169: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

169

97. Raporti i Zhvillimit Njerëzor të Shqipërisë, viti 2000. 98. UNICEF, Vlerësimi i situatës sociale & ekonomike në rajonet e Shqipërisë, Tiranë, 2000. 99. Arben Belba, Probleme të krizës energjitike dhe mundësitë e zgjidhjes së saj në rrethin e Korçës, Buletini Shkencor Nr, 5, 2003. 100. www. IMF, Arkivi i të dhënave, periudha 1980 – 2009. 101. Gazeta Koha Jonë, BERZH: Shqipëria, me rritjen më të lartë ekonomike në Europë, Tiranë, 07.11.2009 102. www.instat.gov.al, Produkti i brendshëm bruto, 2007. 103. Banka e Shqipërisë, Buletini Ekonomik (Shtojca Statistikore), Dhjetor 2002. 104. Buletini Ekonomik i Bankës së Shqipërisë, fq 106, Dhjetor 2002 105. Bashkim Jahollari, Aspekte të gjendjes ekonomike në nënprefekturën e Korçës, gjatë viteve 1925–1939, Buletini Shkencor Nr 2, Korçë, 1999. 106. Vjetari Statistikor 1991 – 1999, Tiranë, 2002. 107. Sabri Laçi, Gjeografia Rurale, Tiranë 1998. 108. Strategjia Kombëtare e Zhvillimit Ekonomik dhe Social, Tiranë, 2003. 109. Gazeta Korça, Mentalitete dhe praktika regresive, Korrik, 2009. 110. Jovan Adami, Rrugë dhe objekte arkeologjike në Shqipëri, Tiranë, 1983. 111. D.R.SH.T.RR.KORÇË, Kontrolli teknik i mjeteve deri më 31Dhjetor 2008, Arkivi, Korçë, 2008. 112. MPPTT, Strategjia sektoriale e transportit 2008 – 2013, Tiranë 113. Qendra e Studimeve Rurale: Sfidat e konkurencës në tregun Ballkanik, Prill 2003.

Page 170: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

170

Materiale plotësuese 1. Tabela I.1.1. Shpërndarja e aktivitetit ekonomik në nivel prefekture në Shqipërinë në vitit 1927.

Vendet mesdhetare

sektori primar sekondar terciar

Egjipt 14,7 35,3 50 Tunizi 10 32,1 57,9 Shqipëri 18,5 22,5 59 Bullgari 6 30,3 63,7 Kroaci 6,4 28,6 65 Turqi 9 25 66 Mali i Zi 9,4 21,1 69,5 Spanje 2,4 25,9 71,7 Itali 1,8 25,1 73,1 Izrael 1,7 23,4 74,9 France 1,7 18,8 79,5 Greqi 3,8 16,3 79,9 Monako 0 6,5 93,5 mes 6,6 24,9 68,5

Burimi: De Agostini, 2011, fq. 152,154,156,158.

Materiale plotësuese 2. Tabela 2.1. Struktrura ekonomike e komunave e bashkive në Rajonin e Korçës.

Nr. EMËRTIMI Struktura ekonomike QARKU KORÇE

Rrethi K O R Ç Ë

1 Bashkia Korçë Industria e lehtë, tregëtia, shërbimet 2 Bashkia Maliq Bujqësia, industria e lehtë ushqimore 3 Komuna Drenovë bujqësia, panxharsheqeri, perimet 4 Komuna Gorë Bujqësia, blegtoria 5 Komuna Lekas Bujqësia, drithrat, blegtoria 6 Komuna Libonik Bujqësia, panxharsheqeri 7 Komuna Liqenas Blegtoria, peshkimi 8 Komuna Moglicë Blegtoria 9 Komuna Mollaj Blegtoria 10 Komuna Pirg Bujqësia, drithrat, blegtoria 11 Komuna Pojan Bujqësia, drithrat, blegtoria 12 Komuna Qender Bulgarec Bujqësia, drithrat 13 Komuna Vithkuq Blegtoria 14 Komuna Voskop Bujqësia, drithrat 15 Komuna Vreshtas Bujqësia 16 Komuna Voskopojë Bujqësia, blegtoria, turizmi

Rrethi 17 Bashkia Bilisht Bujqësia, industria e përpunimit të frutave

Page 171: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

171

Devoll

18 Komuna Qendër Bilisht Bujqësia, perime 19 Komuna Miras Bujqësia, drithrat 20 Komuna Hoçisht Bujqësia, drithrat 21 Komuna Progër Bujqësia, drithrat

Rrethi K O L O NJ Ë

22 Bashkia Ersekë Industria e lehtë, përpunimi i drurit 23 Bashkia Leskovik Prodhimi i verës, rakisë, vreshtaria 24 Komuna Qendër Leskovik Vreshtaria, prodhimi i verërave, frutikultura 25 Komuna Barmash Bujqësia, frutikulturë 26 Komuna Çlirim Bujqësia, blegtoria 27 Komuna Mollas Bujqësia, frutikulturë 28 Komuna Novoselë Bujqësia, pemëtari 29 Komuna Qendër Ersekë Bujqësia

Rrethi P O G R A D E C

30 Bashkia Pogradec Turizmi, peshkimi, shërbimet 31 Komuna Trebinjë Bujqësia, drithrat 32 Komuna Çërravë Bujqësia, frutikultura 33 Komuna Dardhas Bujqësia 34 Komuna Velçan Bujqësia, drithrat 35 Komuna Proptisht Bujqësia 36 Komuna Buçimas Bujqësia 37 Komuna Udënisht Bujqësia

Burimi: Almanak i bashkive dhe komunave të Shqipërisë, Shqipëria Bashkitë dhe Komunat, Romë, 2005

Page 172: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

172

Tabela 2.2. Popullsia dhe sipërfaqja e njësive administrativo – territoriale në pjesën jugore të vendit.

RAJONI JUGOR QARKU GJIROKASTËR

QARKU VLORË QARKU BERAT

Rrethi Gjirokastër Numri i Popullsisë

Sipërfaqja në km² Rrethi Vlorë

Numri i Popullsisë

Sipërfaqja në km² Rrethi Berat

Numri i Popullsisë

Sipërfaqja në km²

Bashkia Gjirokastër 34243 4.1 Bashkia Vlorë 113780 22.9 Bashkia Berat 64883 22.8 Bashkia Libohovë 3120 23.1 Bashkia Himarë 10697 156 Bashkia Ura Vajgurore 12162 44.7 Komuna Antigone 1727 28.3 Bashkia Orikum 10085 41.5 Komuna Kutalli 12294 41.5 Komuna Cepo 4721 115.8 Bashkia Selenicë 7557 22 Komuna Lumas 7744 83.8 Komuna Dropulli i Poshtëm 8303 105.5 Komuna Armen 8360 67.9 Komuna Otllak 13500 7.58 Komuna Dropulli i Sipërm 9247 156.7 Komuna Brataj 7613 164.8 Komuna Poshnje 9827 39.2 Komuna Lazarat 3575 42 Komuna Horë - Vranisht 5210 203.9 Komuna Roshnik 5248 57.75 Komuna Lunxhëri 4827 81.6 Komuna Kotë 7873 150 Komuna Sinjë 6652 136.3 Komuna Odrie 2600 46.9 Komuna Novoselë 15213 138.5 Komuna Tërpan 4944 172.5 Komuna Picar 2453 129.7 Komuna Sevaster 4875 98.5 Komuna Velabisht 11634 89.4 Komuna Pogon 2643 177.6 Komuna Qendër Vlorë 16732 85.7 Komuna Vërtop 7655 106.9 Komuna Qendë Libohovë 2975 114.8 Komuna Shushicë 10030 51.5 Komuna Cukalat 4756 31.6 Komuna Zagorie 1330 134 Komuna Vllahinë 8050 110.9 Rrethi Kuçovë Rrethi Tepelenë Rrethi Sarandë Bashkia Kuçovë 30410 2.7 Bashkia Tepelentë 9079 23 Bashkia Sarandë 33913 12.5 Komuna Kozarë 8000 49.9 Bashkia Memaliaj 8160 8 Bashkia Konispol 2961 30.38 Komuna Perondi 9875 34.6 Komuna Buz 2580 87.7 Komuna Aliko 7944 120 Rrethi Skrapar Komuna Fshat Memaliaj 3185 53.7 Komuna Dhivër 5831 92.5 Bashkia Çorovodë 9857 3.86 Komuna Krahës 4462 72.9 Komuna Ksamil 6854 77.1 Bashkia Poliçan 10115 28.3 Komuna Kurvelesh 2203 134.6 Komuna Livadhja 8838 136 Komuna Vëndreshë 2306 48.5 Komuna Lopës 1777 58 Komuna Lukovë 8911 160 Komuna Zhepë 2511 43.3

Page 173: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

173

Komuna Luftinjë 5954 105.3 Komuna Markat 3559 131 Komuna Gjerbës 2395 99.5 Komuna Qesarat 2974 51.5 Komuna Xarrë 6712 100.5 Komuna Çepan 2455 91.7 Komuna Qendë Tepelenë 7067 245.2 Rrethi Delvinë Komuna Qendër Skrapar 7139 137.5 Rrethi Përmet Bashkia Delvinë 13987 70.8 Komuna Bogovë 2800 89.1 Bashkia Përmet 11298 8.9 Komuna Vergo 4472 129.6 Komuna Potom 1812 93.7 Komuna Qendër Piskovë 3770 132.5 Komuna Finiq 6052 26.1 Komuna Leshnjë 1188 82.6 Komuna Frashër 1130 116.6 Komuna Mesopotam 5635 116.5 Komuna Dishnicë 4159 96.7 Bashkia Këlcyrë 4783 50.8 Komuna Sukë 4023 64.6 Komuna Ballaban 3824 75.8 Komuna Petran 3352 246.1 Komuna Çarçovë 3085 143.1

Burimi: Almanak i bashkive dhe komunave të Shqipërisë, Shqipëria Bashkitë dhe Komunat, Romë, 2005 Shënim: Njësitë administrative me ngjyrë të verdhë nuk shtrihen gjeografikisht në hapësirën gjeografike të Rajonit Jugor dhe për këtë arsye nuk janë vlerësuar si pjesë e tij. Ndërsa ato me ngjyrë blu janë në një shtrirje të pjesshme dhe vlerësimi është i përgjysmuar.

Page 174: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

174

Tabela 2.3. Popullsia dhe sipërfaqja e njësive administrativo – territoriale në pjesën jugore të vendit. RAJONI i KORÇËS

Rrethi Korçë Numri i popullsisë

Sipërfaqja në km² Rrethi Kolonjë

Numri i popullsisë

Sipërfaqja në km²

Bashkia Korçë 84029 15.3 Bashkia Ersekë 10253 6.1 Bashkia Maliq 8400 36 Bashkia Leskovik 2800 45 Komuna Drenovë 10213 93.4 Komuna Qendër Leskovik 1390 217.8 Komuna Gorë 4420 177.8 Komuna Barmash 1256 83.7 Komuna Lekas 1110 94.8 Komuna Çlirim 1894 115.4 Komuna Libonik 14011 72.6 Komuna Mollas 4229 70.4 Komuna Liqenas 4532 160.1 Komuna Novoselë 1163 97.6 Komuna Moglicë 3142 100 Komuna Qendër Ersekë 5830 158.4 Komuna Mollaj 7017 70.4 Rrethi Pogradec Komuna Pirg 9788 61.1 Bashkia Pogradec 37010 2.5 Komuna Pojan 17290 86.3 Komuna Trebinjë 5125 117.7 Komuna Qendër Bulgarec 12711 80.6 Komuna Çërravë 9670 89.2 Komuna Vithkuq 3746 243.6 Komuna Dardhas 4111 86.9 Komuna Voskop 6330 74.5 Komuna Velçan 5016 114.9 Komuna Vreshtas 11093 69.6 Komuna Proptisht 8218 76.8 Komuna Voskopojë 3196 106.8 Komuna Buçimas 13894 58.8 Rrethi Devoll Komuna Udënisht 6460 64.7 Bashkia Bilisht 8469 3.5 Komuna Qendër Bilisht 9087 100.1 Komuna Miras 11262 178.6 Komuna Hoçisht 7498 103.6 Komuna Progër 6251 90.3

Burimi: Almanak i bashkive dhe komunave të Shqipërisë, Shqipëria Bashkitë dhe Komunat, Romë, 2005

Page 175: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

175

Tabela 2.4. Largësia aktuale në km e qendrave kryesore urbane të rajonit të Korçës kundrejt qyteteve Tiranë dhe Durrës.

LARGËSIA në km Qyteti Tiranë2 Durrës1 Pogradec 140 168 Korçë 179 209 Bilisht 206 234 Ersekë 223 252

Burimi: 1. Manuali i distancave sipas Dispeçerisë së Transportit të mallrave, 1989, fq. 52. 2. Po aty, fq.13. Tabela 2.5. Dendësia e rrjetit rrugor në Rajonin e Korçës, për vitin 2009.

Nr. Rrethi Km_Totale Siperfaqja km/km² 1. Devoll 219.1 476.1 0.46 2. Kolonjë 408.3 794.4 0.51

Korçë 1260.7 1542.9 0.82 4. Pogradec 540.8 611.5 0.88 Rajoni 2428.9 3424.9 0.71 Vendi 13051 27398 0.48 18.6 % 15.5

3711/28748= 12.9 %

Burimi: Komunat e bashkitë e Rajonit të Korçës, Maj 2009 INSTAT, Treguesit sipas Qarqeve, viti 2006, fq. 7, 72 Tabela 2.6. Dendësia e rrjetit rrugor në hapësirat urbane të Rajonit të Korçës, për vitin 2009.

Nr. Bashkia Km_Totale Siperfaqja km/km² 1. Leskovik 10.6 45 0.24 2. Maliq 34.2 36 0.95 3. Bilisht 9.7 3.5 2.77 4. Ersekë 17.7 6.1 2.9 5. Pogradec 36 2.5 14.4 6. Korçë 445 15.3 29.1 Totali: 553.2 108.4 5.1 Totali pa Bashkinë 1 e 2 508.4 27.4 18.6

Burimi: Bashkitë e Rajonit të Korçës, Maj 2009

Page 176: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

176

Tabela 2.7. Dendësia e rrjetit rrugor në hapësirat rurale të Rajonit të Korçës, për vitin 2009. Nr. Hapësira rurale Km_Totale Sipërfaqja km/km² Vendbanimet* Km/vb 1. Rurali Devoll 104 294 0.44 44 2.4 2. Rurali Kolonjë 390.6 788.3 0.5 76 0.5 3. Rurali Korçë 781.5 1491.6 0.52 153 5.1 4. Rurali Pogradec 504.8 609 0.83 72 7.0 Totali: 1780.9 3182.9 0.56 345 5.2

Burimi: Komunat e Rajonit të Korçës, Maj 2009 INSTAT, Treguesit sipas Qarqeve, viti 2006, fq. 6*, 72 Tabela 2.8. Dendësia e fondit rrugor në hapësirën gjeografike të Rajonit të Korçës, për vitin 2009

Nr. Njësia administrative Km_Totale Sipërfaqja km/km² 1 Bashkia Korçë 445 15.3 29.1 2 Bashkia Maliq 34.2 36 0.95 3 Komuna Drenovë 46 93.4 0.49 4 Komuna Gorë 72 177.8 0.4 5 Komuna Lekas 34 94.8 0.36 6 Komuna Libonik 115 72.6 1.6 7 Komuna Liqenas 67 160.1 0.42 8 Komuna Moglicë 47 100 0.47 9 Komuna Mollaj 48.3 70.4 0.69 10 Komuna Pirg 61 61.1 1 11 Komuna Pojan 87 86.3 1 12 Komuna Qendër Bulgarec 33 80.6 0.38 13 Komuna Vithkuq 72 243.6 0.3 14 Komuna Voskop 17.6 74.5 0.24 15 Komuna Vreshtas 36.6 69.6 0.53 16 Komuna Voskopojë 45 106.8 0.42 Totali rrethi Korçë: 1260.7 1542.9 0.82 17 Bashkia Bilisht 9.7 3.5 2.77 18 Komuna Qendër Bilisht 32 100.1 0.32 19 Komuna Miras 102.4 178.6 0.57 20 Komuna Hoçisht 43 103.6 0.42 21 Komuna Progër 29 90.3 0.32 Totali rrethi Devoll: 219.1 476.1 0.46 22 Bashkia Ersekë 17.7 6.1 2.9 23 Bashkia Leskovik 10.6 45 0.24 24 Komuna Qendër Leskovik 78 217.8 0.36 25 Komuna Barmash 47 83.7 0.56 26 Komuna Çlirim 93 115.4 0.81 27 Komuna Mollas 59 70.4 0.84

Page 177: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

177

28 Komuna Novoselë 58 97.6 0.59 29 Komuna Qendër Ersekë 45 158.4 0.28 Totali rrethi Kolonjë: 408.3 794.4 0.51 30 Bashkia Pogradec 36 2.5 14.4 31 Komuna Trebinjë 75 117.7 0.64 32 Komuna Çërravë 21.8 89.2 0.24 33 Komuna Dardhas 65 86.9 0.75 34 Komuna Velçan 73 114.9 0.64 35 Komuna Proptisht 105 76.8 1.37 36 Komuna Buçimas 140 58.8 2.38 37 Komuna Udënisht 25 64.7 0.39 Totali rrethi Pogradec: 540.8 611.5 0.88

Burimi: Bashkitë&Komunat e Rajonit të Korçës, Korrik 2009

Page 178: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

178

Tabela 2.16. Vlerat e temperaturave dhe rreshjeve për stacionet metereologjikë të Rajonit të Korçës, për periudhën 1960 – 1990.

Stacioni metereologjik

Temperatura Rreshjet

vj

etor

e në

°C

ja

nari

t në

°C

k

orrik

ut n

ë °C

vjet

ore

në °C

T

° min

abs

°C

Dat

a e

rreg

jistri

mit

T° m

ax a

bs n

ë °C

Dat

a e

rreg

jistri

mit

Amp

T° e

kstre

me

vj

etor

e në

mm

N

r i

ditë

ve

me

rres

hje

bore

Trashësia e borës në Janar në cm mes. max

Bilisht 9.9 0.0 19.4 19.4 – 24.8 Janar ‘67 38.4 Gusht‘88 63.2 618.3 31.3 60 Dardhë 8.3 – 1.1 17.7 18.8 – 21.8 Janar ‘68 34.2 Korrik‘65 56.0 1012.5 39.6 136 Dvoran 10.4 0.8 19.7 18.9 – 18.4 Janar ‘79 37.8 Korrik‘88 56.2 21.8 Ersekë 9.5 0.6 18.4 17.8 – 19.8 Janar ‘79 37.0 Korrik‘88 56.8 925.1 29.3 34.4 45 Korçës 10.3 0.4 19.9 19.5 – 20.9 Janar ‘63 38.7 Korrik‘88 59.6 765.1 31.3 36 Liqenas 10.6 1.2 19.7 18.5 – 17.5 Janar ‘63 37.0 Korrik’73’88 54.5 752.1 21.4 Luaras 10.0 0.9 19.6 18.7 – 18.0 Janar ‘79 38.6 Korrik‘88 56.6 880.7 14.9 Leskovik 11.2 2.1 20.8 18.7 – 16.2 Janar ‘68 37.2 Korrik‘88 53.4 1109.1 14.5 86 Pogradec 11.6 2.1 20.8 18.7 – 14.5 Janar ‘79 39.6 Gusht’71 54.1 747.8 18.7 45 Sheqeras 9.4 – 0.1 18.4 18.5 – 26.8 Janar ‘87 37.6 Korrik‘88 64.4 608.7 25.5 40 Vithkuq 8.7 0.3 17.7 17.4 – 18.4 Janar ‘79 36.0 Korrik‘88 54.4 1082.3 30.8 63.5 162 Voskopojë 7.5 – 1.9 16.4 18.3 – 25.0 Janar ‘79 34.5 Korrik‘88 59.5 972.7 38.6 80 Zvirinë 9.8 0.3 18.6 18.3 –25.2 Janar ‘87 38.8 Korrik‘88 64.0 688.3 21 Mesatarja rajonale

9.8 0.5 19.0 18.6 – 20.6 37.3 57.9 781.7 26.1

Burimi:Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Arshiva, periudha 1960 – 1990, Tiranë 2009

Page 179: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

179

Tabela 2.21. Shpërndarja gjeografike e dendësisë së automjeteve në Rajonin e Korçës, në nivel komune e bashkie në fundin e vitit 2008.

Njësia administrative Familje Automjeteve Fam/auto Bashkia Bilisht 2827 572 4.9 Komuna Qendër Bulgarec 3223 623 5.2 Bashkia Korçë 29223 4976 5.9 Bashkia Pogradec 11129 1624 6.9 Mesatarja rreth Korçë 57784 8238 7 Komuna Libonik 3150 434 7.3 Komuna Drenovë 3028 392 7.7 Komuna Voskop 1556 202 7.7 Bashkia Ersekë 2234 278 8 Komuna Liqenas 1334 159 8.4 Komuna Mollaj 1407 165 8.5 Bashkia Maliq 2310 269 8.6 Mesatarja rreth Devolli 11341 1316 8.6 Komuna Progër 1644 176 9.3 Mesatarja rreth Pogradec 13753 1764 10 Komuna Pojan 4480 438 10.2 Komuna Voskopojë 696 67 10.4 Komuna Hoçisht 1936 183 10.6 Komuna Barmash 277 24 11.5 Komuna Buçimas 5153 445 11.6 Komuna Qendër Bilisht 2333 200 11.7 Mesatarja rreth Kolonjë 8692 846 11.7 Komuna Pirg 2428 204 11.9 Bashkia Leskovik 742 62 12 Komuna Mollas 761 58 13.1 Komuna Udënisht 2217 162 13.7 Komuna Çërravë 2878 205 14 Komuna Miras 2601 185 14.1 Komuna Vreshtas 2609 181 14.4 Komuna Vithkuq 735 50 14.7 Komuna Dardhas 935 62 15.1 Komuna Novoselë 208 13 16 Komuna Gorë 817 46 17.8 Komuna Qendër Ersekë 1265 57 22.2 Komuna Moglicë 462 20 23.1 Komuna Lekas 326 12 27.2 Komuna Çlirim 197 7 28.1

Page 180: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

180

Komuna Proptisht 1872 66 28.4 Komuna Velçan 912 26 35.1 Komuna Qender Leskovik 193 5 38.6 Komuna Trebinjë 1062 23 46.2

Burimi: Bashkitë&Komunat e Rajonit të Korçës, Korrik 2009 Tabela 2.22. Dinamika e lëvizjes natyrore të popullsisë në Rajonin e Korçës, viti 2006

Nr. Rrethi Lindjet ‰

Vdekjet ‰

Shtimi natyror

1. Korçë 9.4 6.0 3.4 2. Pogradec 14.3 5.1 9.2 3. Devoll 12.2 5.7 6.5 4. Kolonjë 9.5 3.9 5.6 Totali rajonal: 11.0 5.6 5.4 Republika 15.1 5.2 9.9

Burimi: Drejtoria e statistikës, Treguesit demografikë të Qarkut Korçë, viti 2006 ISTITUTO GEOGRAFICO DE AGOSTINI NOVARA, Calendario Atlante De Agostini, 2009

Tabela 2.23. Dinamika e migrimit të popullsisë në Rajonin e Korçës, viti 2006 Nr. Rrethi Ardhur Larguar Saldoja

migruese 1. Korçë 2959 2904 +55 2. Pogradec 2239 2152 +87 3. Devoll 786 748 +38 4. Kolonjë 785 1364 – 579 Totali rajonal: 6769 7168 – 399

Burimi: Drejtoria e statistikës, Treguesit demografikë të Qarkut Korçë, viti 2006

Tabela 2.24. Dinamika e migrimit të popullsisë në Rajonin e Korçës, viti 2006 Nr. Qytetet Popullsia banuese sipas

grupmoshave specifike 0 – 14 15 – 64 65 +

1. Korçë 35403 93241 14265 24.8 65.2 10.0 2. Pogradec 20413 45059 4999 29.0 63.9 7.1 3. Devoll 8570 22565 3506 24.8 65.1 10.1 4. Kolonjë 4368 11037 1756 25.5 64.3 10.2 Totali rajonal: 68754 171902 24526 25.9 64.8 9.3 Republika 898838 1939074 231363 29.3 63.2 7.5 – 3.4 + 1.6 + 1.8

Burimi: INSTAT, Popullsia e Prefekturës Korçë 2001, Tiranë, 2004, fq. 113. INSTAT, REPOBA Popullsia e Shqipërisë 2001, Tiranë, 2004, fq. 117.

Page 181: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

181

Tabela 2.25. Popullsia banuese e punësuar sipas grupmoshave specifike në Rajonin e Korçës. Nr. Qytetet Popullsia banuese e punësuar sipas grupmoshave

specifike Populls

ia e papunë 15 – 19 20 – 29 30 – 44 45 – 54 55 – 64 65 + Totali

1. Korçë 5626 9309 21819 13683 3634 311 54382 6705 10.3 17.1 40.1 25.2 6.7 0.6 100 2. Pogradec 2779 3055 8166 5537 1187 111 20835 4375 13.3 14.7 39.2 26.6 5.7 0.5 100 3. Devoll 1114 1466 4108 3425 1275 130 11518 1966 9.7 12.7 35.7 29.7 11.1 1.1 100 4. Kolonjë 431 711 2470 1689 390 29 5720 701 7.5 12.4 43.2 29.6 6.8 0.5 100 Totali rajonal: 9950 14541 36563 24334 6486 581 92455 13747 10.8 15.7 39.6 26.3 7.0 0.6 Republika 124512 176101 417382 255053 64091 4636 1041775 150098 12.0 16.8 40.1 24.5 6.2 0.4 100

Burimi: INSTAT, REPOBA Popullsia e Shqipërisë 2001, Tiranë, 2004. Tabela 2.26. Popullsia banuese e punësuar sipas nivelit të shkollimit në Rajonin e Korçës.

Nr. Qytetet Popullsia banuese e punësuar sipas nivelit të shkollimit Pa diplomë

Shkolla fillore

E mesme profesionale

E mesme e Përgjithshme

E mesme teknike

Universitare dhe pasuniversitare

Totali

1. Korçë 17416 78232 2597 17330 7840 6557 129 972 13.4 60.2 2.0 13.3 6.1 5.0 100 2. Pogradec 9793 36072 1232 9805 3282 2612 62 796 15.6 57.4 2.0 15.6 5.2 4.2 100 3. Devoll 4153 21042 377 3785 1040 934 31 331 13.3 67.2 1.2 12.1 3.2 3.0 100 4. Kolonjë 1988 9184 377 2375 953 841 15 718 12.6 58.4 2.4 15.1 6.1 5.4 100 Totali rajonal: 33 350 144 530 4 583 33 295 13 115 10 944 239 817 13.9 60.3 1.9 13.9 5.4 4.6 100 Republika 448052 1560539 59042 366666 169205 134110 2737614

16.4 57.0 2.2 13.4 6.2 4.8 100 Burimi: INSTAT, REPOBA Popullsia e Shqipërisë 2001, Tiranë, 2004.

Tabela 2.27. Shpërndarja gjeografike e statusit të punësimit për Rajonin e Korçës në nivel rrethi. Nr. Rrethet Statusi lidhur me punësimin Totali

Të punësuar

% Të papunë % Jo ekonomikisht aktivë

%

1. Korçë 54 382 50.6 15 129 14.1 37 995 35.3 107 506 2. Pogradec 20 835 41.6 8 263 16.5 20 960 41.9 50 058

Page 182: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

182

3. Devoll 11 518 44.2 2 970 11.4 11 583 44.4 26 071 4. Kolonjë 5 720 44.7 1 447 11.3 5 626 44.0 12 793 Totali rajonal: 92 455 47.1 27 809 14.2 76 164 38.7 196 428 Republika 1041 775 48.0 305 506 14.1 823 156 37.9 2170437

Burimi: INSTAT, REPOBA Popullsia e Shqipërisë 2001, Tiranë, 2004.

Tabela 2.28. Shpërndarja gjeografike e statusit të punësimit për Rajonin e Korçës në hapësirat urbane të çdo rrethi të Rajonit të Korçës. Nr. Rrethet

Urbani* Statusi lidhur me punësimin Totali Të punësuar

% Të papunë % Jo ekonomikisht aktivë

%

1. Korçë 19 531 42.7 9 005 19.7 17 228 37.6 45 764 2. Pogradec 7 515 42.9 3 891 22.2 6 102 34.9 17 508 3.

Devoll 2 503 50.5 822 16.5 1 635 33.0

S 4 960

4. Kolonjë 2 438 44.3 1 009 18.3 2 058 37.4 5 505 Totali rajonal: 31 987 43.4 14 727 20.0 27 023 36.6 73 737 Republika 419 067 44.0 189 474 19.9 344284 36.1 952825

Burimi: INSTAT, REPOBA Popullsia e Shqipërisë 2001, Tiranë, 2004, fq. 137.

Tabela 2.29. Shpërndarja gjeografike e statusit të punësimit për Rajonin e Korçës në hapësirat rurale të çdo rrethi të Rajonit të Korçës. Nr. Rrethet

Rurali* Statusi lidhur me punësimin Totali Të punësuar

% Të papunë % Jo ekonomikisht aktivë

%

1. Korçë 34 851 56.4 6 124 10.0 20 767 33.6 61 742 2. Pogradec 13 320 40.9 4 372 13.5 14 858 45.6 32 550 3. Devoll 9 015 42.7 2 148 10.2 9 948 47.1 21 111 4. Kolonjë 3 282 45.0 438 6.0 3 568 49.0 7 288 Totali rajonal: 60 468 49.3 13 082 10.7 49 141 40.0 122 691 Republika 622 708 51.1 116 032 9.6 478 872 39.3 1217612

Burimi: INSTAT, REPOBA Popullsia e Shqipërisë 2001, Tiranë, 2004, fq. 134.

Page 183: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

183

Tabela 2.30. Shpërndarja gjeografike e bizneseve të liçensuar në Rajonin e Korçës deri në Korrik 2009, në nivel rrethi.

Njësia administrati ve – territoriale

Sektori Primar Sekondar Terciar TOTALI

I liçensuar bujqësore të subvencionuara

Totali i sektorit Biznese % Biznese % Biznese % Biznese % Biznese % Biznese % Korçë 40 54.8 13278 79.9 1263 60,2 14581 77,6 707 65,2 5161 62 20449 72,6

Pogradec 22 30.1 840 5.1 413 19,7 1275 6,8 189 17,5 2032 24,4 3496 11,9

Devoll 7 9.6 2500 15.0 206 9,8 2713 14,4 105 9,7 707 8,5 3525 13,4

Kolonjë 4 5.5 0 217 10,3 221 1,2 78 7,2 419 5 718 2,1

Të tjerë 4 0,4 9 0,1 13 0,05

Totali 73 100 16618 100 2099 100 18790 100 1083 100 8328 100 28201 100 Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009 Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Dega Korçë, Arshiva Korrik 2009 Tabela 2.31. Shpërndarja e bizneseve të liçensuara sipas nëndegë të sektorit primar në rrethet e Rajonit të Korçës.

Rrethi Korçë Pogradec Devoll Kolonjë Rajoni Nëndega

Qyt

et

Rur

al

Tota

li %

Qyt

et

Rur

al

Tota

li %

Qyt

et

Rur

al

Tota

li %

Qyt

et

Rur

al

Tota

li %

Qyt

et

Rur

al

Tota

li %

Bujqësia 2 6 8 20.6 7 7 33.3 1 3 4 57.1 1 1 33.3 4 16 20 27,4 Blegtoria 8 10 18 46.2 1 1 4.8 1 1 14.3 1 1 33.3 8 13 21 28,8 Pylltaria 3 4 7 17.9 5 2 7 33.3 8 6 14 19,2 Rritje Peshku 2 2 5.1 6 6 28.6 1 1 14.3

0 9 9 12,3

Bletaria 2 2 5.1 1 1 33.3 1 2 3 4,1 Kërpudha 1 1 2 5.1 1 1 2 2,7 Kërmilli 1 1 14.3 0 1 1 1,4 Totali 15 25 40 100 5 16 22 100 1 6 7 100 2 1 4 100 23 48 73 100,0

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë

Page 184: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

184

Tabela 2.32. Fermat e subvencionuar nga shteti në nivel rrethi në Rajonin e Korçës, sipas degëve përbërëse të ekonomisë bujqësore gjatë tre viteve të fundit.

Rrethi 2007 2008 2009 Totali

Buj

qësia

Ble

gtor

ia

Ble

taria

Kër

mill

i

Buj

qësia

Ble

gtor

ia

Ble

taria

Kër

mill

i

Buj

qësia

Ble

gtor

ia

Ble

taria

Kër

mill

i

Korçë 95 0 0 0 203 130 0 0 212 587 70 1 1298 Devoll 110 0 0 0 168 10 0 0 115 111 15 4 533 Pogradec 38 0 0 0 19 79 0 0 34 191 35 1 397 Kolonjë 6 0 0 0 15 32 0 0 21 164 36 0 274 Totali 154 0 0 0 405 251 0 0 382 1053 156 6 2502 Burimi: Drejtoria rajonale e Bujqësisë, arshiva Tetor 2009 Tabela 2.33. Fermat e subvencionuar nga shteti në nivel rrethi në Rajonin e Korçës, sipas degëve përbërëse të ekonomisë bujqësore

Rrethi Bujqësia Blegtoria Bletaria Kërmilli Totali Korçë 510 717 70 1 1298 Devoll 393 121 15 4 533 Pogradec 91 270 35 1 397 Kolonjë 42 196 36 0 274 Totali 1036 1304 156 6 2502

Burimi: Drejtoria rajonale e Bujqësisë, arshiva Korrik 2009 Tabela 2.34. Pesha specifike e çdo dege përbërëse të ekonomisë bujqësore në fermat e subvencionuar nga shteti në nivel rrethi në Rajonin e Korçës.

Rrethi Korçë % Devoll % Pogradec % Kolonjë % Bujqësia 510 39.3 393 73.7 91 22.9 42 15.3 Blegtoria 717 55.2 121 22.7 270 68.0 196 71.5 Bletaria 70 5.4 15 2.8 35 8.8 36 13.2 Kërmilli 1 0.1 4 0.8 1 0.3 0 0

Totali 1298 100 533 100 397 100 274 100 Burimi: Drejtoria rajonale e Bujqësisë, arshiva Korrik 2009

Page 185: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

185

Tabela 2.35. Fermat e subvencionuar nga shteti në nivel komune në rrethin e Korçës, gjatë tre viteve të fundit, sipas degëve të sektorit primar.

Nëndega/Korçë 2007 2008 2009 Totali Mbjellje pemetore 89 173 163 425 Mbjellje vreshtë 6 7 6 19 Ujitje me pika 0 23 28 51 Hapje pusi 0 0 15 15 Fermë lopësh 0 38 84 122 Fermë dhensh 0 92 503 595 Bletari 0 0 70 70 Fermë kërmilli 0 0 1 1 Totali 95 333 870 1298

Burimi: Drejtoria rajonale e Bujqësisë, arshiva Korrik 2009 Tabela 2.36. Fermat e subvencionuara nga shteti në nivel komune në rrethin e Pogradecit, gjatë tre viteve të fundit, sipas degëve të sektorit primar.

Nëndega/Pogradec 2007 2008 2009 Totali Mbjellje pemetore 36 16 32 84 Mbjellje vreshtë 2 0 1 3 Ujitje me pika 0 3 1 4 Hapje pusi 0 0 0 0 Fermë lopësh 0 9 13 22 Fermë dhensh 0 70 178 248 Bletari 0 0 35 35 Fermë kërmilli 0 0 1 1 Totali 38 98 261 397

Burimi: Drejtoria rajonale e Bujqësisë, arshiva Korrik 2009 Tabela 2. 37. Fermat e subvencionuar nga shteti në nivel Komune në rrethin e Devollit, gjatë tre viteve të fundit.

Rrethi Devoll 2007 2008 2009 Totali Mbjellje pemetore 104 150 81 335 Mbjellje vreshtë 6 6 5 17 Ujitje me pika 0 12 23 35 Hapje pusi 0 0 6 6 Fermë lopësh 0 5 6 11 Fermë dhensh 0 5 105 110 Bletari 0 0 15 15 Fermë kërmilli 0 0 4 4 Totali 110 178 245 533

Burimi: Drejtoria rajonale e Bujqësisë, arshiva Korrik 2009

Page 186: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

186

Tabela 2. 38. Fermat e subvencionuar nga shteti në nivel Komune në rrethin e Kolonjës, gjatë tre viteve të fundit.

Rrethi Kolonjë 2007 2008 2009 Totali Mbjellje pemetore 5 6 18 29 Mbjellje vreshtë 1 1 1 3 Ujitje me pika 0 8 2 10 Hapje pusi 0 0 0 0 Fermë lopësh 0 22 86 108 Fermë dhensh 0 10 78 88 Bletari 0 0 36 36 Fermë kërmilli 0 0 0 0 Totali 6 47 221 274

Burimi: Drejtoria rajonale e Bujqësisë, arshiva Korrik 2009 Tabela 2.39. Fermat e subvencionuar nga shteti në hapësirat urbane në Rajonin e Korçës, gjatë tre viteve të fundit, sipas degëve të sektorit primar.

Nëndega e financuar Bilishti Korça Maliqi Pogradeci Ersekë Totali

Mbjellje pemetore 19 5 2 0 0 26 Mbjellje vreshtë 2 0 0 0 0 2 Ujitje me pika 0 3 2 0 0 5 Hapje pusi 0 0 0 0 0 0 Fermë lopësh 0 7 0 0 1 8 Fermë dhensh 0 3 12 3 0 18 Bletari 0 3 0 6 2 11 Fermë kërmilli 0 0 0 0 0 0 Totali 21 21 16 9 3 70

Burimi: Drejtoria rajonale e Bujqësisë, arshiva Korrik 2009

Page 187: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

187

Tabela II.4.3. Shpërndarja e biznesit lokal sipas nëndegëve të sektorit sekondar të ekonomisë së Rajonit të Korçës. Korçë Totali Pogradec Totali Devoll Totali Kolonjë

Industria Qyt

et

Rur

ali

%

Qyt

et

Rur

ali

%

Qyt

et

Rura

li

%

Qyt

et

Rur

ali

Tota

li

%

Të tj

era

Tota

li

%

Minerare 5 12 17 4 12 17 1 3 4 3 3 1 42 Elektroenergjitike 4 5 9 0 0 0 2 0 2 0+1 0 1 0 12 Mekanike 46 9 55 6 5 11 3 3 6 2+1 0 3 0 75 Materialeve të Ndërtimit

116/1 75

192 26 14 40 14 10 24

11+0 4 15 0 272

Ushqimore 107 80 187 48 15 63 8 25 33

16+6 3 25 1 309

Tekstile & Veshjeve 94+4 7

105 0 1 1 14 1 15 2+0 0 2 0 123

Përpunim Druri 46+2 40 88 30 22 52 12 8 20 9+4 15 28 1 192 Lëkurë&Këpucëve 15 1 16 0 0 0 0 0 0 0 0 0 16 Letrës&Amballazhit &Shtypshkronjës 18 4 22 3 1 4 0 0 0 1+0 0 1 1 28 Kimike 12 1 13 0 1 1 0 1 1 0 0 0 15

Totali: 470 234

704

117 71

189 54 51

105 78 4

1083

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009 Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Page 188: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

188

Materiale plotësuese 3. Tabela III.1.1. Shpërndarja e aktivitetit ekonomik në nivel prefekture në Shqipërinë në vitit 1927.

Lloji i mjeshtërisë

PREFEKTURA

Shqi

përia

Ber

at

Dib

ër

Dur

rës

Elba

san

Gjir

okas

tër

Kor

çë

Kos

ovë

Shko

dër

Vlo

Tira

Mullinj 43 272 67 336 252 333 110 278 70 8 1769 Shtypshkronjë 1 1 1 1 2 4 1 3 13 Maqina per miell 32 11 6 4 5 5 5 5 73 Automobila 33 70 25 84 55 47 21 85 420 Sharra 3 2 6 25 9 1 34 3 83 Destila 18 13 42 13 3 2 15 106 Kaminë tullash 23 21 4 4 8 7 4 7 1 79 Kaminë plithar 18 2 21 2 11 1 1 56 Kaminë stamnar 17 1 8 4 2 6 1 1 5 45 Fura kërqelesh 28 35 25 4 113 39 82 49 11 6 392 Këpuctar 54 5 62 26 163 96 1 155 35 40 637 Rrobaqepës 45 2 14 18 119 99 2 53 31 32 415 Zdrukthëtar 44 13 6 67 42 3 21 31 227 Hekur punonjës 32 96 41 56 69 42 10 41 17 18 390 Argjendar 7 6 10 11 10 23 4 12 83 Saraç rregjëslëkure 6 2 5 27 2 43 16 4 105 Libralidhës 1 1 1 9 1 13 Sheqerxhi 8 1 14 4 20 24 8 5 20 104 Qëndistare 1 1 4 6 Manifakturë 230 41 40 88 150 49 72 18 43 731 Mjeshtër 32 30 45 160 267 Karocier 5 55 3 8 69 128 84 352 Qere 3163 670 412 30 1255 11 334 130 6005 Fura 37 5 53 33 63 105 59 17 34 406 Kafene 42 10 75 35 121 98 1 72 47 35 536 Berber 37 7 48 30 56 47 51 21 39 336 Tabak 7 8 16 10 7 10 6 6 70 Orëtar 8 2 5 6 9 11 12 6 5 64 Kasap 44 95 54 34 98 59 8 72 26 48 538 Opingar 24 2 19 28 66 16 20 31 30 236 Endës 10 30 340 316 342 146 43 24 800 2051 Nallbant 13 8 11 28 31 26 1 19 12 10 159 Jorganxhi 4 8 2 1 1 1 2 20 39 Qymyrxhi 55 45 218 131 74 28 10 3 30 594 Duhanxhi 55 23 61 61 57 10 5 108 28 50 458 Pijetore 84 4 35 25 40 131 49 39 30 437 Hotele 8 20 4 40 24 10 17 12 135 Hane 33 3 14 6 18 20 6 4 14 118 Armëpunues 5 2 5 7 4 44 2 3 8 80 Shalaxhi 3 6 1 1 2 2 1 2 18

Page 189: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

189

Samarxhi 30 6 11 20 29 13 11 15 12 147 Bojaxhi 2 4 2 13 3 30 8 8 70 Bakall 48 30 64 26 77 35 16 16 15 28 355 Kallajxhi 16 9 10 36 12 6 11 19 119 Qirinxhi 5 5 Gazozeri 2 2 Gjellbërës 17 17 Teneqexhi 8 8 Bakërxhi 3 3 Hallvaxhi 4 4 Kapellebërës Zilexhi Fotograf 1 2 5 2 1 3 14 Saraf 1 2 1 3 7 Qeleshexhi 28 28 Totali: 4388 780 2260 2035 2355 3101 315 1837 566 1821 19425 Burimi: T. Selenica, Shqipëria më 1927, Tiranë, 1928, fq. CLXXXIX – CLXXXX. Tabela III.1.2. Shpërndarja e numrit të punëtorëve sipas aktivitetit ekonomik në nivel prefekture në Shqipërinë në vitit 1927.

Lloji i mjeshtërisë

PREFEKTURA

Shqi

përia

Ber

at

Dib

ër

Dur

rës

Elba

san

Gjir

okas

tër

Kor

çë

Kos

ovë

Shko

dër

Vlo

Tira

Mullinj 822 301 108 660 359 452 125 87 146 30 3090 Shtypshkronjë 10 3 3 10 16 11 24 77 Maqina per miell 15 57 24 71 18 42 17 13 257 Automobila 41 70 25 152 119 47 25 85 564 Sharra 19 200 23 28 70 3 48 18 409 Destila 23 26 70 37 8 2 22 188 Kaminë tullash 76 99 20 8 46 21 16 28 4 318 Kaminë plithar 51 4 75 6 24 3 2 165 Kaminë stamnar 24 2 44 4 5 10 3 2 25 119 Fura kërqelesh 123 70 50 8 218 107 173 210 55 30 1044 Këpuctar 158 5 109 26 359 444 1 306 71 40 1519 Rrobaqepës 107 2 24 18 228 413 3 105 60 32 992 Zdrukthëtar 77 33 6 120 80 3 41 41 50 451 Hekur punonjës 63 105 72 56 106 82 24 81 67 30 686 Argjendar 12 8 10 17 17 41 6 18 129 Saraç rregjëslëkure 15 2 5 27 4 204 32 8 297 Libralidhës 1 1 1 19 1 23 Sheqerxhi 23 1 23 4 56 61 39 16 34 257 Qëndistare 1 4 1156 10 1171 Manifakturë 435 45 48 101 246 105 179 30 129 1318 Mjeshtër 252 15 125 160 236 578 31 100 98 80 1675 Karocier 5 55 3 8 69 138 75 84 437

Page 190: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

190

Qere 3184 670 412 30 1255 11 343 130 6035 Fura 112 7 123 69 126 312 130 35 68 982 Kafene 99 12 134 33 198 232 1 128 71 105 1013 Berber 70 7 68 30 72 90 51 33 78 499 Tabak 20 13 16 33 33 10 9 18 152 Orëtar 13 2 5 6 14 15 12 7 12 86 Kasap 96 95 54 33 175 107 8 104 44 48 764 Opingar 64 2 22 28 105 42 20 55 338 Endës 10 30 340 316 387 43 24 800 1950 Nallbant 22 8 13 28 34 53 1 21 21 25 226 Jorganxhi 8 8 2 2 21 20 3 30 94 Qymyrxhi 72 45 418 130 131 110 10 83 30 1029 Duhanxhi 92 23 65 61 72 59 5 157 59 78 671 Pijetore 164 5 57 23 82 204 63 60 70 728 Hotele 33 51 4 100 44 21 36 40 329 Hane 88 6 31 8 44 34 13 10 30 264 Armëpunues 16 2 5 7 8 4 2 8 12 64 Shalaxhi 5 6 1 1 3 2 1 4 23 Samarxhi 69 6 11 20 56 49 17 21 20 269 Bojaxhi 3 4 2 14 5 30 8 8 74 Bakall 123 30 86 30 101 65 16 20 27 60 558 Kallajxhi 45 18 12 73 26 10 23 39 246 Qirinxhi 10 10 Gazozeri 4 4 Gjellbërës 47 47 Teneqexhi 16 16 Bakërxhi 6 6 Hallvaxhi 4 4 Kapellebërës 5 5 Zilexhi 2 2 Fotograf 1 2 5 2 2 3 15 Saraf 1 7 2 2 3 15 Qeleshexhi 84 84 Totali: 6709 874 3418 2484 4158 6900 490 2794 1327 2544 31788

Burimi: T. Selenica, Shqipëria më 1927, Tiranë, 1928, fq. CLXXXIX – CLXXXX.

Page 191: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

191

Tabela III.1.3. Prania e mjeshtërive dhe aktivitetit zejtaro– tregtar në Prefekturën e Korçës në vitin 1927.

Nr.

Nënprefektura Korçë Pogradec Bilisht Kolonjë Leskovikut Prefektura

Lloji i mjeshtërisë M

jesh

tër

Punt

orët

Mje

shtë

r

Punt

orët

Mje

shtë

r

Punt

orët

Mje

shtë

r

Punt

orët

Mje

shtë

r

Punt

orët

Mje

shtë

r

Punt

orët

1. Bakall 18 34 6 10 4 7 4 8 3 6 35 65 2. Saraf 7 7 3. Automobila 48 108 4 8 3 3 55 119 4. Karocier 54 54 8 8 4 4 3 3 69 69 5. Fura 90 281 5 10 3 6 4 12 3 3 105 312 6. Kasap 30 70 9 9 12 14 4 10 4 4 59 107 7. Hallvaxhi 4 4 4 4 8. Duhanxhi 15 5 5 30 33 4 5 1 1 40 59 9. Kafene 60 161 9 15 15 26 9 20 5 10 98 232 10. Pijetore 129 200 2 4 131 204 11. Hotele 15 20 2 4 1 3 4 12 2 5 24 44 12. Hane 10 12 4 6 2 4 2 6 2 6 20 34 13. Gjellbërës 15 45 2 2 17 47 14. Sheqerxhi 14 42 5 6 1 2 3 10 1 1 24 61 15. Këpuctar 63 343 8 20 12 45 10 30 3 6 96 444 16. Opingar 15 20 3 6 1 1 5 10 2 5 26 42 17. Rrobaqepës 70 350 7 16 16 25 5 20 1 2 99 413 18. Endës 126 20 146 19. Qëndistare 1156 1156 20. Jorganxhi 20 1 1 1 21 21. Mjeshtër 238 30 230 50 30 578 22. Berber 30 67 3 3 6 8 6 10 2 2 47 90 23. Argjendar 3 3 1 1 1 1 10 17 24. Orëtar 5 7 2 2 2 4 1 1 1 1 11 15 25. Libralidhës 4 10 9 19 26. Nallbant 16 35 3 6 5 10 1 1 1 1 26 53 27. Qymyrxhi 70 1 3 24 34 3 3 28 110 28. Armëpunues 2 2 1 1 1 1 4 4 29. Shalaxhi 1 2 1 1 2 3 30. Samarxhi 28 4 8 4 5 3 7 2 2 13 49 31. Bojaxhi 2 4 1 1 3 5 32. Kallajxhi 3 8 3 5 2 4 2 5 2 4 12 26 33. Qirinxhi 5 10 5 10 34. Teneqexhi 8 16 8 16 35. Bakërxhi 3 6 3 6 36. Kapellabërs 5 5 37. Zilexhi 2 2 38. Fotograf 4 4 TOTALI: 843 3459 117 188 146 467 67 217 47 101 1230 4452

Burimi: T. Selenica, Shqipëria më 1927, Tiranë, 1928

Page 192: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

192

Tabela III.2.1. Ecuria e sektorit terciar në ekonomitë ballkanike të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë, gjatë periudhës 1981 - 2007.

Vitet Shqipëri Bullgari Greqi 1981 9.1 24 53.9 1985 8.4 28.1 56 1988 8.3 31.1 56.4 1991 18.9 31.4 58.2 1995 23 53 62 1999 21 56 73 2001 42.3 57.9 73 2003 55.8 65 71 2007 59 61.8 73.3

Burimi: The new geography of the Balknas, 1996, fq. 30. Vjetari statistikor 1990, fq. 34. Raporti i zhvillimit njerëzor për Shqipërinë, 2000, fq. 84. De Agostini, 2009, fq. 152,154. Tabela III.2.2. Ecuria e sektorit terciar në ekonomitë ballkanike të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë, gjatë periudhës 1981 - 2007.

Shqipëri Bullgari Greqi Vitet/ sektori Primar Sekondar Terciar Primar Sekondar Terciar Primar Sekondar Terciar 1981 55 33.9 11.1 25.1 50.9 24 14.2 31.9 53.9 1983 53 34.5 13.5 23.9 50.8 25.3 13.1 30.9 55.9 1985 51.9 33.2 14.9 23 48.9 28.1 13.5 30.5 56 1988 50 31.6 18.4 21 46.9 31.1 13.1 30.5 56.4 1991 42.5 38.6 18.9 21.8 46.8 31.4 12.5 29.3 58.2 2001 34.2 23.5 42.3 11 25 65 7 22 71 2007 18.5 22.5 59 6.5 31.7 61.8 3.6 23.1 73.3

Burimi: The new geography of the Balknas, 1996, fq. 30. Vjetari statistikor 1990, fq. 34. Raporti i zhvillimit njerëzor për Shqipërinë, 2000, fq. 84. De Agostini, 2009, fq. 152,154.

Materiale plotësuese 4. Tabela IV. 1.1. Shpërndarja gjeografike e tregtisë rajonale sipas vëllimit të aktivitetit.

Rrethi Tregtia me pakicë Tregtia me shumicë

Urbani Rurali Totali Urbani Rurali Totali Nr. % Nr. % Nr. % Nr. % Nr. % Nr. %

Korçë 1842 65.8 421 57.0 2263 63.9 403 130 533 1787/55 63.8 388/15

Pogradec 655 23.4 137 18.5 792 22.4 125 43 168 Devoll 175 6.2 147 19.9 322 9.1 40 10 50

Kolonjë 129 4.6 34 4.6 163 4.6 4/1 2 14 112/17 4.0 10/2

Rajoni 2801 100 739 100 3540 100 580 100 185 100 765 100 Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Page 193: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

193

Tabela IV. 1.2. Shpërndarja e tregtisë me pakicë në Rajonin e Korçës, sipas degëve të saj përbërëse dhe në nivel hapësirash urbane e rurale.

Struktura e llojeve të tregtisë me pakicë

Korçë Pogradec Devoll Kolonjë Rajoni: Totali:

Urb

ani

Rur

ali

Urb

ani

Rur

ali

Urb

ani

Rur

ali

Urb

ani

Rur

ali

Urb

ani

Rur

ali

Nr. % Artikuj ushqimorë 677/18 123 187 36 14 16 16/2 3 914 178 1092 30.8 Artikuj industrialë 321/8 39 135 19 7 9 16/2 6 489 73 562 15.8 Lëndë djegëse 14/1 27 1 1 1 3 6 6 23 37 60 1.7 Veshje&Konfeksione 418/9 107 189 52 99 108 51/10 18 776 285 1061 29.9 Suvenire 21/0 1 9 0 5 2 0 0 35 3 38 1.1 Materiale ndërtimi 68/0 22 20 10 31 3 3/.0 0 122 35 157 4.4 Mobileri 36/1 7 47 14 15 4 20 1 119 26 145 4.3 Kancelari 14/0 0 56 3 3 1 1/.1 0 75 4 79 2.2 Këpucë 9/.0 0 1 0 0 0 0 0 9 1 10 0.3 Inpute bujqësore 4/.1 3 0 1 0 1 5 5 10 0.3 Farmaci& produkte mjeksore 6/.0 1 0 1 0 0 0 0 0 0 8 0.2 Ambulante 193/17 83 9 1 0 0 0 0 219 84 303 8.6 Artikuj të përzierë 7/.1 7 0 0 0 0 0 0 0 0 15 0.4 Totali: 1844 420 654 138 175 147 128 34 2786 731 3540 100 2264 792 322 162 3540

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Tabela IV. 1.3. Shpërndarja e tregtisë me shumicë në rrethet e Rajonit të Korçës, sipas degëve të saj përbërëse dhe në nivel hapësirash urbane e rurale.

Struktura e llojeve të tregtisë me shumicë

Korçë Pogradec Devoll Kolonjë Rajoni:

Totali: Urb

ani

Rur

ali

Urb

ani

Rur

ali

Urb

ani

Rur

ali

Urb

ani

Rur

ali

Urb

ani

Rur

ali

Artikuj industrialë 179/2 48 36 8 8 2 1/.0 1 226 59 285 Artikuj ushqimorë 80/7 18 42 10 13 4 3/.1 1 146 33 179 Lëndë djegëse 65/3 45 18 20 6 2 3/.1 0 96 67 163 Materiale ndërtimi 25/0 9 9 3 6 1 0 0 40 13 53 Inpute bujqësore 16/2 7 7 0 7 1 0 0 32 8 40 Veshje&Konfeksione 19/1 2 11 1 0 0 0 0 31 3 34 Lulet 1/.0 0 1 1 0 0 3/.0 0 6 0 6 minerale 3/.0 1 1 0 0 0 0 0 4 1 5 Totali: 403 130 125 43 40 10 12 2 580 185 765

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009

Page 194: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

194

Tabela IV. 1.4. Struktura e subjekteve operuese në fushën e transportit në rajonin e Korçës, në hapësirat urbane e rurale të çdo rrethi për vitin 2009.

Llojeve e subjekteve transportit në rajonin e Korçës

Korçë Pogradec Devoll Kolonjë Rajoni:

Urb

ani K

orçë

Urb

ani M

aliq

Rur

ali

Urb

ani

Rur

ali

Urb

ani

Rur

ali

Urb

ani E

rsek

a

Urb

ani L

esko

viku

Rur

ali

Urb

ani

Rur

ali

Tota

li:

Ndërkombëtar udhëtarësh 10 4 14 0 14 Udhëtarësh taksi & furgona 140 17 203 113 71 37 51 16 3 12 326 337 663 Udhëtarësh 69 11 83 29 27 9 10 7 4 5 129 125 254 Mallrash 57 1 55 41 19 5 1 8 3 4 115 79 194 Trans. e tregtimi i mallrave 3 4 3 1 8 3 11 Totali: 279 29 341 187 120 56 62 31 10 21 592 544 1136

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009 Tabela IV.2.1. Distanca e përgjithshme dhe mesatare të rrjetit rrugor të komunave&bashkive të çdo rrethi të rajonit të Korçës prej qytetit të Korçës.

Rrethi

Distanca e përgjithshme

mesatare / komuna&bashki

Korçë 294/15 19.6 km Pogradec 479/8 59.9 km Devoll 144/5 28.8 km Kolonjë 515/8 64.4 km Rajoni: 1432 43.2 km

Burimi: Bashkitë&Komunat e Rajonit të Korçës, Korrik 2009 Tabela IV.2.2. Distancat e përgjithshme të rrjetit rrugor dhe llojet e tyre në nivel komune& bashkie të rrethit të Korçës. Njësia administrative Bashki e Komuna

Km _ Korçë

Km _ Totale

Km _ asfalt

Km _ kalldrëm

Km _ çakëll

Km _ paçakëll

Bashkia Korçë – 445 122 312 4 7

Bashkia Maliq 13 34.2 15.4 6 3.3 9.5 Komuna Drenovë 5 46 46 Komuna Gorë 27 72 7 17 32 16 Komuna Lekas 39 34 2 32 Komuna Libonik 11 115 27 3.5 84.5 Komuna Liqenas 25 67 18 15 25 9 Komuna Moglicë 47 47 26 21 Komuna Mollaj 7 48.3 9.3 27 12 Komuna Pirg 21 27 8.8 8.5 9.7

Page 195: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

195

Komuna Pojan 16 87 17 20 50 Komuna Qendër Bulgarec 4 33 31 2

Komuna Vithkuq 27 72 25 12 35 Komuna Voskop 7 17.6 11.5 2.1 4 Komuna Vreshtas 27 36.6 9 27 0.6

Komuna Voskopojë 18 45 18 2 18 7 Rrethi Korçë 294 294/15 19.6 km

Burimi: Bashkitë&Komunat e Rajonit të Korçës, Korrik 2009 Tabela IV.2.3. Distancat e përgjithshme të rrjetit rrugor dhe llojet e tyre në nivel komune& bashkie të rrethit të Pogradecit. Njësia administrative Bashki e Komuna

Km _ Korçë

Km _ Totale

Km _ asfalt

Km _ kalldrëm

Km _ çakëll

Km _ paçakëll

Bashkia Pogradec 41 36 16 0.93 19 –

Komuna Trebinjë 67 75 1 30 25 19

Komuna Çërravë 31 21.8 10.6 6.2 5 –

Komuna Dardhas 56 65 22 17 5 21

Komuna Velçan 111 73 28 15 20 10

Komuna Proptisht 85 105 38 12 40 15

Komuna Buçimas 40 140 40 2 28 70

Komuna Udënisht 48 25 2.1 – 12 11

Rrethi Pogradec 479/8 59.9 km Burimi: Bashkitë&Komunat e Rajonit të Korçës, Korrik 2009 Tabela IV.2.4. Distancat e përgjithshme të rrjetit rrugor dhe llojet e tyre në nivel komune& bashkie të rrethit të Devollit.

Njësia administrative Bashki e Komuna

Km _ Korçë

Km _ Totale

Km _ asfalt

Km _ kalldrëm

Km _ çakëll

Km _ paçakëll

Bashkia Bilisht 27 9.7 8 0.2 1.5 Komuna Qendër Bilisht 27 32 22 10 Komuna Miras 44 102.4 54.5 35.4 15.5 Komuna Hoçisht 26 43 3 23 17 Komuna Progër 20 29 15 1 13 Rrethi Devoll 144/5 28.8 km

Burimi: Bashkitë&Komunat e Rajonit të Korçës, Korrik 2009

Page 196: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

196

Tabela IV.2.5. Distancat e përgjithshme të rrjetit rrugor dhe llojet e tyre në nivel komune& bashkie të rrethit të Kolonjë.

Njësia administrative Bashki e Komuna

Km _ Korçë

Km _ Totale

Km _ asfalt

Km _ kalldrëm

Km _ çakëll

Km _ paçakëll

Bashkia Ersekë 45 17.8 10 – 5.9 1.9

Bashkia Leskovik 90 10.6 4 0.6 – 6

Komuna Qendër Leskovik 90 78 – 2 6 70

Komuna Barmash 56 47 20 2 8 17

Komuna Çlirim 75 93 14 16 6 57

Komuna Mollas 57 59 25 3 24 7

Komuna Novoselë 57 58 5 – 22 31

Komuna Qendër Ersekë 45 45 15 3.5 24.5 2

Rrethi Kolonjë 515/8 64.4 km Burimi: Bashkitë&Komunat e Rajonit të Korçës, Korrik 2009 Tabela IV. 2.6. Shpërndarja e fondit rrugor sipas llojeve përkatëse në hapësirat urbane e rurale të rajonit të Korçës.

Distanca totale

Urbane Rurale Rajoni

në Km % në Km % në Km % Asfalt 175.4 31.7 568.8 30.9 744.2 31.1

Kalldrëm 319.73 57.8 171.1 9.3 491.03 20.5 Çakëll 32.2 5.8 596.9 32.4 629.1 26.2

Paçakëll 25.9 4.7 504.8 27.4 530.7 22.2 Gjithësej 553.23 100 1841.6 100 2394.83 100

Burimi: Bashkitë&Komunat e Rajonit të Korçës, Korrik 2009 Tabela IV. 2.7. Fondi i mjeteve të transportit të targuara sipas hapësirave urbane e rurale për çdo rreth të rajonit të Korçës, për vitin 2008.

Rrethi

Totali rajonal i mjeteve Urbani Rurali të targuara në qarkullim

Nr. % Nr. % Nr. % Nr. % Korçë 5245 67.4 2993 61.2 8238 65.0 7743 64.6 Pogradec 1624 20.9 989 20.2 2613 20.6 2482 20.7 Devoll 572 7.4 744 15.2 1316 10.4 1274 10.7 Kolonjë 340 4.3 164 3.4 504 4.0 482 4.0 Totali: 7781 100 4890 100 12671 100 11981 100

Burimi: Bashkitë&Komunat e Rajonit të Korçës, Korrik 2009

Page 197: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

197

Tabela IV. 2.8. Fondi i mjeteve në qarkullim sipas tipeve për çdo rreth të rajonit të Korçës, për vitin 2008.

Nr. Tipi i mjetit Korçë Pogradec Devoll Kolonjë Totali

Rajonal 1. Motomjet 151 31 7 1 190 2. Autovetura: 4+1 5440 1621 867 278 8206

5 - 8+1 277 198 78 48 601 3. Automjet transport i përzjerë: < = 3 t 525 199 110 48 882 > 3 - 5 t 232 100 50 25 407 4. Kamionë: > 3.5 - 7.5 t 277 98 45 16 436

> 7.5 - 18 t 150 73 30 39 292 > 18 t 80 23 10 1 114

5. Autobus: 8+1 - 32+1 39 37 9 9 94 32+1- 42+1 19 3 3 25 > 42+1 99 9 18 3 129

6. Automjet për përdorim të veçantë: 3.5 t 15 8 1 1 25 > 3.5 - 7.5 t 3 1 1 5 > 7.5 - 18 t 3 3

> 18 t 2 2 7. Automjet për transport të veçantë: 3.5 t 36 6 2 2 46

> 3.5 - 7.5 t 8 1 2 1 12 > 7.5 - 18 t 13 1 14 > 18 t 7 2 9 8. Tërheqës rrugor 146 29 19 194 9. Autokamp 10. Rimorkio: 0.75 t 3 1 1 2 7 0.75 - 1.5 t 1 1 1.5 - 7 t 1 2 1 4 > 7 t 22 7 1 3 33 11. Gjysëm rimorkio 183 27 15 225 12. Makina bujqësore: 3.5 t 1 1

> 3.5 - 7.5 t 1 1 > 7.5 - 18 t 1 1 > 18 t 1 1

13. Makina teknologjike: 3.5 t 1 1 2 > 3.5 - 7.5 t 5 1 1 7

> 7.5 - 18 t 4 2 3 9 > 18 t 1 2 3

14. Mjete rrugore të veçanta: 3.5 t > 3.5 - 7.5 t > 7.5 - 18 t > 18 t

Totali i mjeteve për çdo rreth 7743 2482 1274 482 11981 Burimi: D.R.SH.T.RR.KORÇË, Arkivi 31 Dhjetor 2008.

Page 198: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

198

Tabela IV. 2.9. Shpërndarja gjeografike e fondit të mjeteve të transportit në përdorim për rajonin e Korçës për vitin 2008.

Nr. Tipi i mjeteve në përdorim Korçë Pogradec Devoll Kolonjë Totali Rajonal

Nr. % 1. Autovetura 5440 1621 867 278 8206 68.5 2. Furgona 277 198 78 48 601 5 3. Autobuz 118 12 18 6 151 1.3 4. Mikrobuz 8 + 1 – 32 + 1 39 37 9 9 94 0.8 5. Motomjete 151 31 7 1 190 1.6 6. Kamiona 507 194 85 56 842 7 7. Rimorkio&gjysëm rimorkio 209 37 17 7 270 2.3 8. Automjet transport i përzjerë 757 299 160 73 1289 10.7 9. Tërheqës rrugor 146 29 19 194 1.6 10. Makina teknologjike 11 6 4 21 0.2 11. Makina bujqësore 1 3 4 0.03 12. Automjet për përdorim të veçantë 87 18 7 4 116 1 Totali i mjeteve: 7743 2482 1274 482 11981 100 Burimi: D.R.SH.T.RR.KORÇË, Arkivi 31 Dhjetor 2008. Tabela IV. 2.10. Shpërndarja gjeografike e shërbimit të telefonisë fikse sipas hapësirave urbane e rurale të rretheve të rajonit të Korçës, për vitin 2009.

Rrethet

Kapaciteti i instaluar

tel/u

rban

Pop

urba

ne

tel/b

an u

rb

tel/r

ural

e

Pop

rura

le

tel/b

an ru

ral

tel/t

otal

Pop

tota

le

tel/b

an

tota

le

Korçë 14600 92429 158 4200 108599 38.7 18800 201028 93.5 Korce 14100 84029 167.9

Maliqi 500 8400 59.5

Pogradec 4934 37010 133.4 52494 0 4934 89504 55.1 Devoll 1804 8469 212.3 530 34098 15.5 2334 42567 54.8 Kolonjë 1100 13053 84.6 15762 0 1100 28815 38.2 Rajoni 22438 150961 145.3 4730 210953 22.4 27168 361914 75.1

Burimi: Albtelekom, Dega Korçë & Operatorët rural, Arkivi 31 Dhjetor 2009.

Page 199: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

199

Tabela III.5.5. Shpërndarja e biznesit të rrethit Kolonjë, sipas nëndegëve të sektorit terciar në nivel bashkie e komune, për vitin 2009. Rrethi i Kolonjës Nëndegët e Sektorit Terciar Bashki & Komuna Tregtia Transporti Turizmi Shërbimet Totali: Bashkia Ersekë 122 31 70 69 292 Bashkia Leskovik 19 10 13 9 51 Tot 141 41 83 78 343 Komuna Qendër Ersekë 8 4 3 5 20 Tot 8 4 3 5 20 Komuna Qendër Leskovik 3 1 4 Tot 3 1 4 Komuna Barmash 1 3 4 Të tjera 1 1 Tot 2 3 5 Komuna Çlirim 1 2 3 Të tjera 1 1 Tot 1 1 2 4 Komuna Mollas 5 4 2 11 Të tjera 15 11 1 25 Tot 20 15 3 36 Komuna Novoselë 3 3 Të tjera 2 2 Tot 2 3 5 Totali: 177 62 86 94 419

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë Tabela III.5.8. Shpërndarja e biznesit sipas nëndegëve të sektorit terciar të ekonomisë në hapësirën urbane e rurale të rrethit të Korçës, për vitin 2009.

Nëndegët e Sektorit Terciar

Hapësira Rrethi i Korçës

Urbane Rurale Totali: % Korçë Maliq Totali:

Tregtia 2174 70 2244 551 2795 54.2 Transporti 279 29 308 341 649 12.6 Turizmi 556 23 579 177 756 14.6 Shërbimet 754 35 789 172 961 18.6 Totali: 3763 157 3920 1241 5161 100

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva 15 Maj 2009

Page 200: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

200

Tabela III.5.9. Totali i biznesit të sektorit terciar të rrethit të Korçës, sipas bashkive e komunave për vitin 2009. Rrethi i Korçës Nëndegët e Sektorit Terciar Bashki&Komuna Tregtia Transporti Turizmi Shërbimet Totali: Bashkia Korçë 2174 279 556 754 3763 Bashkia Maliq 70 29 23 35 157 Komuna Bulgarec 102 47 27 28 204 Komuna Drenovë 65 23 40 31 159 Komuna Gorrë 11 7 5 5 28 Komuna Lekas 0 1 0 2 3 Komuna Libonik 83 72 21 35 211 Komuna Liqenas 23 7 8 3 41 Fshatrat e Maliqit 2 2 1 1 6 Komuna Moglicë 0 5 0 2 7 Komuna Mollaj 27 19 9 10 65 Komuna Pirg 30 27 7 7 71 Komuna Pojan 145 70 32 24 271 Komuna Vithkuq 4 6 5 4 19 Komuna Voskop 18 18 6 11 53 Komuna Vokopojë 6 2 6 3 17 Komuna Vreshtas 35 35 10 6 86 Totali si rreth: 2795 649 756 961 5161

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva 15 Maj 2009 Tabela III.5.10. Shpërndarja e detajuar e biznesit të rrethit Korçë, sipas nëndegëve të sektorit terciar në nivel bashkie e komune, për vitin 2009.

Rrethi i Korçës Nëndegët e Sektorit Terciar Bashki&Komuna Tregtia Transporti Turizmi Shërbimet Totali: Bashkia Korçë 2174 279 556 754 3763 Bashkia Maliq 70 29 23 35 157 Tot urban. 2244 308 579 789 3920 Komuna Bulgarec 28 15 14 14 71 Fshatrat e tjerë 74 32 13 14 133 Tot 102 47 27 28 204 Komuna Drenovë 23 7 8 12 50 Fshatrat e tjerë 42 16 32 19 109 Tot 65 23 40 31 159 Komuna Gorrë 9 4 4 4 21 Fshatrat e tjerë 2 3 1 1 7 Tot 11 7 5 5 28 Komuna Lekas 0 0 0 2 2

Page 201: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

201

Fshatrat e tjerë 0 1 0 0 1 Tot 0 1 0 2 3 Komuna Libonik 36 14 11 13 74 Fshatrat e tjerë 47 58 10 22 137 Tot 83 72 21 35 211 Komuna Liqenas 9 2 3 2 16 Fshatrat e tjerë 14 5 5 1 25 Tot 23 7 8 3 41 Fshatrat e Maliqit 2 2 1 1 6 Tot Komuna Moglicë 0 5 0 2 7 Komuna Mollaj 16 7 5 7 35 Fshatrat e tjerë 11 12 4 3 30 Tot 27 19 9 10 65 Komuna Pirg 13 10 5 7 35 Fshatrat e tjerë 17 17 2 0 36 Tot 30 27 7 7 71 Komuna Pojan 48 24 11 9 92 Fshatrat e tjerë 97 46 21 15 179 Tot 145 70 32 24 271 Komuna Vithkuq 3 3 5 4 15 Fshatrat e tjerë 1 3 0 0 4 Tot 4 6 5 4 19 Komuna Voskop 12 13 4 7 36 Fshatrat e tjerë 6 5 2 4 17 Tot 18 18 6 11 53 Komuna Vokopojë 6 2 6 3 17 Fshatrat e tjerë 0 0 0 0 0 Tot 6 2 6 3 17 Komuna Vreshtas 11 10 6 4 31 Fshatrat e tjerë 24 25 4 2 55 Tot 35 35 10 6 86 TOT I PËRGJITHSHËM: 2795 649 756 961 5161

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva Maj 2009 Tabela III.5.11. Shpërndarja e biznesit sipas nëndegëve të sektorit terciar të ekonomisë në hapësirën urbane e rurale të rrethit të Pogradecit, për vitin 2009.

Nëndegët e Sektorit Terciar:

Hapësira Totali: Urbane Rurale Numri %

Tregtia 782 180 962 47.3 Transporti 187 120 307 15.2 Turizmi 274 106 380 18.7 Shërbimet 303 80 383 18.8 Totali: 1546 486 2032 100

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva 15 Maj 2009

Page 202: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

202

Tabela III.5.12. Shpërndarja e biznesit të sektorit terciar të rrethit të Pogradecit, sipas komunave për vitin 2009. Rrethi i Pogradecit Nëndegët e Sektorit Terciar

Totali: Bashki&Komunat Tregtia Transporti Turizmi Shërbimet Bashkia Pogradec 782 187 274 303 1546 Buçimas 64 28 39 33 164 Çërravë 59 36 9 13 117 Dardhas 3 8 4 6 21 Proptisht 4 9 3 3 19 Trebinjë 4 2 3 9 Udënisht 37 29 51 17 134 Velçan 9 8 5 22 Totali: 962 307 380 383 2032

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva 15 Maj 2009 Tabela III.5.13. Shpërndarja e detajuar e biznesit të rrethit të Pogradecit, sipas nëndegëve të sektorit terciar në nivel komune për vitin 2009. Rrethi i Pogradecit Nëndegët e Sektorit Terciar

Totali: Komunat Tregtia Transporti Turizmi Shërbimet Buçimas 41 20 18 25 104 23 8 21 8 60 64 28 39 33 164 Çërravë 42 27 8 10 87 17 9 1 3 30 59 36 9 13 117 Dardhas 3 6 3 4 16 2 1 2 5 3 8 4 6 21 Proptisht 4 6 2 2 14 3 1 1 5 4 9 3 3 19 Trebinjë 3 1 3 7 1 1 2 4 2 3 9 Udënisht 21 19 29 7 76 16 10 22 10 58 37 29 51 17 134 Velçan 6 4 4 14 3 4 1 8 9 8 5 22 Totali: 180 120 106 80 486

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva 15 Maj 2009

Page 203: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

203

Tabela III.5.13. Shpërndarja e biznesit sipas nëndegëve të sektorit terciar të ekonomisë në hapësirën urbane e rurale të rrethit të Devollit, për vitin 2009.

Nëndegët e Sektorit Terciar:

Hapësira Totali: Urbane Rurale Numri %

Tregtia 215 156 371 52.4 Transporti 56 62 118 16.7 Turizmi 73 23 96 13.6 Shërbimet 88 34 122 17.3 Totali: 432 275 707 100

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva 15 Maj 2009 Tabela III.5.14. Shpërndarja e biznesit të sektorit terciar të rrethit të Devollit, sipas bashkive e komunave për vitin 2009. Rrethi i Devollit Nëndegët e Sektorit Terciar

Totali: Bashki&Komunat Tregtia Transporti Turizmi Shërbimet Bashkia Bilisht 215 56 73 88 432 Qendër Bitinckë 45 23 6 11 85 Hoçisht 22 11 4 4 41 Miras 44 9 4 10 67 Progër 45 19 9 9 82 Totali: 371 118 96 122 707

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva 15 Maj 2009 Tabela III.5.15. Shpërndarja e detajuar e biznesit të rrethit të Devollit, sipas nëndegëve të sektorit terciar në nivel komune për vitin 2009. Rrethi i Devollit Nëndegët e Sektorit Terciar

Totali: Komunat Tregtia Transporti Turizmi Shërbimet Qendër Bitinckë 12 10 2 4 28 Të tjera 33 13 4 7 57 Tot 45 23 6 11 85 Hoçisht 10 4 2 4 20 Të tjera 12 7 2 21 Tot 22 11 4 4 41 Miras 20 6 2 6 34 Të tjera 24 3 2 4 33 Tot 44 9 4 10 67 Progër 13 1 2 5 21 Të tjera 32 18 7 4 61 Tot 45 19 9 9 82 Totali: 156 62 23 34 275

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva 15 Maj 2009

Page 204: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

204

Tabela III.5.16. Shpërndarja e biznesit sipas nëndegëve të sektorit terciar të ekonomisë në hapësirën urbane e rurale të rrethit të Kolonjës, për vitin 2009.

Nëndegët e Sektorit Terciar

Urbane Rurale Totali: % Ersekë Leskovik Totali:

Tregtia 122 19 141 35 176 42.2 Transporti 31 10 41 21 62 14.8 Turizmi 70 13 83 3 86 20.5 Shërbimet 69 9 78 17 95 22.5 Totali: 292 51 343 76 419 100

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva 15 Maj 2009 Tabela III.5.17. Shpërndarja e biznesit të sektorit terciar të rrethit të Kolonjës, sipas bashkive e komunave për vitin 2009. Rrethi i Kolonjës Nëndegët e Sektorit Terciar

Totali: Bashki&Komunat Tregtia Transporti Turizmi Shërbimet Bashkia Ersekë 122 31 70 69 292 Bashkia Leskovik 19 10 13 9 51 Komuna Qendër Ersekë 7 4 3 5 19 Komuna Qendër Leskovik 3 1 1 5 Komuna Barmash 2 3 5 Komuna Çlirim 1 1 2 4 Komuna Mollas 20 15 3 38 Komuna Novoselë 2 3 5 Totali: 176 62 86 95 419

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva 15 Maj 2009 Tabela III.5.18. Shpërndarja e detajuar e biznesit të rrethit të Kolonjës, sipas nëndegëve të sektorit terciar në nivel bashkie e komune për vitin 2009. Rrethi i Kolonjës Nëndegët e Sektorit Terciar

Totali: Bashki&Komuna Tregtia Transporti Turizmi Shërbimet Bashkia Ersekë 122 31 70 69 292 Bashkia Leskovik 19 10 13 9 51 Tot 141 41 83 78 343 Komuna Qendër Ersekë 7 4 3 5 20 Tot 7 4 3 5 20 Komuna Qendër Leskovik 3 1 4 Tot 3 1 1 5 Komuna Barmash 1 3 4 Të tjera 1 1 Tot 2 3 5 Komuna Çlirim 1 2 3 Të tjera 1 1

Page 205: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

205

Tot 1 1 2 4 Komuna Mollas 5 4 2 11 Të tjera 15 11 1 25 Tot 20 15 3 36 Komuna Novoselë 3 3 Të tjera 2 2 Tot 2 3 5 Totali: 176 62 86 94 417

Burimi: Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Dega Korçë, Arshiva 15 Maj 2009 Harta IV. 4.1 Shpërndarja e destinacioneve turistike, për rajonin e Korçës.

Page 206: GJEOGRAFIA E SEKTORIT TERCIAR NË RAJONIN E KORÇËS

206

Sektori terciar i ekonomisë konsiderohet si “drita e tunelit” në dinamikën e zhvillimit të ekonomive në tranzicion apo dhe në periudha krizash. Ky sektor dhe degët që e përbëjnë atë, shfaqin pjesën më dinamike apo motorin e ekonomisë së çdo vendi, i zhvilluar apo në zhvillim, i pasur apo i varfër, në Europë apo jashtë tij.

Ky studimi synon të nxjerrë në pah nivelin e zhvillimit të sektorit terciar në hapësirën gjeografike të rajonit të Korçës. Dinamika e zhvillimit të tij dhe panorama që ofron specifikisht çdo degë përbërëse e tij janë parë në fokusin e rajonit të Korçës.

Ekzistojnë disa korelacione ndikuese mbi sektorin terciar rajonal. Kapitali human, infranstruktura por edhe punësimi janë faktorë përcaktues që kushtëzojnë cilësisht shfaqjen e sektorit terciar dhe degëve të tij përbërës. Nëse infrastruktura mund të konsiderohet si “sistemi kockor” në trupin e njeriut, burimet humane janë “muskujt” që e bëjnë sektorin terciar dhe gjithë ekonominë vitale, ndërsa punësimi është pasoja e drejtpërdrejt e zhvillimit të këtij sektori në hapësirën gjeografike të përcaktuar.

Rajoni i Korçës me ndërhyrjen e vazhdueshme e të fuqishme të shtetit, në zhvillimin infrastrukturor, mbështetjen financiare e ekonomike për biznesin, do të siguronte një nivel optimal të burimeve humane aq të nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit terciar dhe vetë ekonomisë rajonale.

Në dallim nga modeli i zhvillimit të rajonit qendror me Tiranën si poli kryesor ekonomik i vendit, rajoni i Korçës ka mundësi të zhvillohet nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve të veta natyrore, krahas afrimit fizik nëpërmjet infrastrukturës së re dhe moderne. Ky rajon ka të gjitha mundësitë të shndërrohet në një pol lindor të ekonomisë kombëtare, duke i dhënë “gjerësi” territoriale zhvillimit të vendit në të ardhmen.

The tertiar sector of economy is considered as the “light of the tunnel”in the dynamic development of economies in tranzition and during crises periods. This sector and its consisting branches, desplay the most dynamic part or the supreme engine of each countries’ economy, be this a developed or a place in progess, either wealthy or poor in Europe or out of it. The following study aims to point out the development level of the tertiar sector in the geographic area of Korca’s region. Its panorama and the dynamic development that every compiling branch of it offers, has been focused on Korca’s region.

There exist some affecting correlations over the tertiar sector. Not only human capital, infrastructure but also employement are depicting factors that condition tertiar’s sector and its compiling branches desplay. If the infrastucture is considered as the sceleton in man’s body, human resources are the muscles that make the tertiar sector and economy vital whereas employement is direct consequence of this sector development in the current geographic area.

Moreover there exist some affecting correlations over the tertiar sector. Not only human capital, infrastructure but also employement are depicting factors that condition tertiary sector and its constituent branches display. If infrastucture is considered as the sceleton in a man’s body, human resources are the muscles that make the tertiary sector and economy vital, whereas employement is the direct consequence of that sector’s development in the current geographic area.

For the oncoming years with the continued, powerful intervention of state in the infrastructure development as well as the financial and economic support , Korca’s region will be provided with an optional degree of human resources that are so necessary for sustainable development of both the tertiary sector and regional economy.