Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi...

42
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” DREJTIMI: PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Tema: Zhvillimi psikosocial të fëmijët në moshën parashkollore Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Gjakovë, 2018

Transcript of Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi...

Page 1: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

DREJTIMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Zhvillimi psikosocial të fëmijët në moshën parashkollore

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj

Gjakovë, 2018

Page 2: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

2

PËRMBAJTJADEDIKIM 4

MIRËNJOHJE 5

ABSTRAKT 6

ABSTRACT 7

HYRJE 8

KAPITULLI I 9

1. Kuptimi i përgjithshëm për zhvillimin 9

1.1. Zhvillimi fizik 10

1.2. Zhvillimi personal 10

1.3. Zhvillimi kognitiv 10

1.4. Zhvillimi psikosocial 10

KAPITULLI II 11

2. Zhvillimi psikosocial në moshën parashkollore 11

2.1. Stadet e zhvillimit psikosocial të Eriksonit 12

2.2. Zhvillimi i konceptit për veten 14

2.3. Koncepti për gjininë 15

2.4. Formimi i roleve gjinore 16

KAPITULLI III 17

3. Familja dhe fëmija 17

3.1. Stilet e prindërimit 17

3.1.1. Stili Autoritar (absolut) 18

3.1.2. Stili indiferent 18

3.1.3. Stili liberal (lejues) 18

3.1.4. Stili autoritativ 18

3.2. Prindërit abuziv 19

3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20

3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21

KAPITULLI IV 22

4. Marrëdhëniet më moshatarët, gjyshërit dhe vëllezërit/motrat 22

4.1. Marrëdhëniet me moshatarët 22

4.2. Marrëdhëniet më gjyshërit 24

4.3. Marrëdhëniet më vëllezërit/motrat 24

KAPITULLI V 25

5. Fëmijët parashkollorë dhe stresi 25

Page 3: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

3

5.1 Çrregullimet e gjumit dhe stresi 26

5.2. Efekti i televizionit tek fëmijët parashkollor 27

5.2.1. Efektet pozitive të televizionit 28

5.2.2. Efektet negative të televizionit 28

KAPITULLI VI 29

6. Parashkollorët dhe loja 29

6.1. Teoritë e lojës 30

6.1.1. Teoria e Herbert Spenserit 30

6.1.2. Teoria e Stenlli Hollit ( A.S. Hall ) 30

6.1.3. Teoria e Karl Grosit 30

6.1.4. Teoria e Carrit 31

6.1.5. Teoria e funksionale e lojës 31

6.1.6. Teoritë psikoanalitike 31

6.1.7. Teoritë kognitive 31

6.1.8. Teoritë fenomenologjike dhe strukturaliste mbi lojën e fëmijës 32

6.2. Qëllimet e lojës 32

6.2.1. Zhvillimi social dhe emocional 33

6.2.2. Zhvillimi fizik dhe motorik 33

6.2.3. Zhvillimi kognitiv dhe njohuria e përgjithshme 33

6.2.4. Zhvillimi i të folurës 33

6.2.5. Qasja për të mësuar 33

6.3. Klasifikimi i lojërave 34

6.3.1. Lojërat kreative 35

6.3.2. Lojërat didaktike 36

6.3.3. Lojërat lëvizëse 36

6.4. Lodrat dhe llojet e tyre 37

6.4.1. Llojet e lodrave 38

REZYME 40

LITERATURA 41

Page 4: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

4

DEDIKIM

Këtë punim ia dedikoj familjes time,

për përkushtimin dhe dashurinë e tyre pa kushte.

Dashuria e tyre është bekimi më i madh i jetës time !

Page 5: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

5

MIRËNJOHJE

Ky rrugëtim, i bukur dhe më shumë përpjekje dhe sfida, nuk do të kishte qenë aspak i lehtë pa

mbështetjen dhe ndihmën e disa personave të veçantë për mua.

Së pari shpreh falënderimet e mia të sinqerta për udhëheqësin tim, profesorin e nderuar,

Prof. Ass. Dr. Behxhet Gaxhiqi, i cili ishte përkrah meje, në çdo hap që unë hidhja drejtë

finalizimit të këtij punimi, i cili nuk do të realizohej suksesshëm pa ndihmën e tij, dhe për këtë

arsye fjalët falënderuese për TË janë të pakta. Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë

pedagogët e mi ndër vite, të Universitetit ‘‘ Fehmi Agani ’’, të cilët me profesionalizëm dhe

përkushtim kontribuan në zhvillimin dhe arritjen time akademike.

Një falënderim të veçantë edhe për shoqërinë time, me të cilët udhëtuam së bashku në rrugën

drejtë dijes dhe pa ju studimet e mia nuk do të kishin kuptim.

Një falënderim nga zemra edhe për motrën dhe vëllain tim, Floranden dhe Flakrimin, të cilët

ishin më mua në çdo rrugë që unë kam zgjedhur, që ishin çdo herë afër meje për të më

mbështetur dhe për të më kuptuar. Faleminderit për çdo moment që më keni kushtuar !

Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, dua të i falënderoj e gjunjëzuar, Prindërit e mi, për

dashurinë e tyre pa kushte dhe me bindje të plotë theksoj se pa mbështetjen e tyre morale do

të ishte shumë i vështirë përfundimi i këtij rrugëtimi.

Në pamundësi për t’i falënderuar të gjithë, falënderoj të gjithë njerëzit që zënë një vend të

veçantë në zemrën time dhe që kam pasur fatin të jenë pjesë e jetës tim

Edhe një herë faleminderit për të gjithë!

Page 6: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

6

ABSTRAKT

Nëpërmjet këtij punimi synohet të tregohen faktorët të cilët ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve në shumë aspekte të tilla, si ato fizike, kognitive, personale dhe psikosocilae. Megjithatë, theksi i veçantë i këtij punimi i vihet zhvillimit psikosocial të fëmijëve në moshën parashkollore, i cili ndikohet nga sjellja e prindërve, ku do dallojmë disa stile prindërore që ndërlidhën nga marrëdhëniet e tyre më anëtarët e tjerë të familjes si edhe nga marrëdhëniet me bashkëmoshatarët e tyre.

Njeriu për nga natyra është qenie sociale, prandaj thelbësore për çdo individ është të mësojë të jetojë më të tjerët. Mosha parashkollore, është pikërisht mosha në të cilën fëmijët krijojnë lidhjet e para shoqërore, kanë më shumë mundësi të shprehin emocionet, të respektojnë të tjerë dhe të kuptojnë nevojën për liri personale.

Në këtë punim do të trajtohen tema , si: koncepti për veten i cili fillon më mënyrën se si prindërit përgjigjen ndaj fëmijës, por në moshën parashkollore ndikohet edhe nga mësuesit dhe bashkëmoshatarët. Pastaj, rëndësi në zhvillimin psikosocial të fëmijëve në moshën parashkollore i kushtohet edhe formimit gjinor sepse pikërisht në këtë moshë fëmijët përfundimisht kuptojnë përkatësinë e tyre gjinore. Problemet e shumta me të cilat përballën fëmijët në jetën e përditshme ndikojnë zhvillimin psikosocial të tyre, siç është divorci i prindërve, dhe mënyra se si trajtohen këta fëmijë që ballafaqohen më një problem të tillë.

Nga të gjithë këta faktorë, rëndësi e veçantë i kushtohet lojës, e cila konsiderohet si shprehje e lirisë dhe mjet përmes të cilit fëmijët e kësaj moshe realitetin e transformojnë në imagjinatë duke siguruar një ambient të sigurt ku të mësojnë. Loja për ta është një përvojë dhe mënyrë përmes të cilës i praktikojnë situatat që i presin në jetën reale.

Fjalët kyçe: Zhvillimi psikosocial, fëmija parashkollor , prindërit, loja etj.

Page 7: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

7

ABSTRACT

This work ains to show the factors which infulence on the develpoment of children such as physical, cognitive, personal and psychosocial. However, the main point of this work is given the psychosocial development of pre-school age children, which development is influenced by their parents behavior. We’re going to look some parents styles which are related from how they get on with other family members and people of their age.

A human by nature is a social being, and therefore is essential that every individual

learn to live together with the others. The pre-school age is exactly the age in which the children create and form their first social interactions and relations, have more possibilities to express their emotions, respect the others and understand the need for personal freedom.

This work deal with topics like: the concept of themselves that starts with the way parents answer the child, but on pre-school age the child is influenced by his/her teachers and children at his/her age as well. After that, an importance on psychosocial development of pre-school age children is also given to their sex determination, because at this age exactly they finally understand the gender they belong to. Many problems the children face to like for example the divorce infulence their psychosocial development. Another problem is also the way how the children with such problems are treated by the social circle they live in.

Between all these factors, play has a special importance, because it is considered an expression of freedom, and a way through which children of that age transform the reality to imagination by ensuring a security place to learn. The play for them is an experience and a way through which they practice situations that await them in real life.

Key words: Psychosocial development, preschool child, parents, play ect.

Page 8: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

8

HYRJE

Ardhja e një fëmijë në jetë është një nga ngjarjet që mbart emocione dhe sjellë gëzim,

lumturi në jetën e prindërve, por njëkohësish mbart në vete edhe shumë pikëpyetje, kur

prindërit fillojnë të shqetësohen për shumë çështje në lidhje më fëmiun e tyre, se si do t’i

përgjigjen kërkesave dhe nevojave të tij. Një nga këto çështje është edhe zhvillimi fizik,

kognitive, personal dhe psikosocial i fëmijëve.

Zhvillimi i fëmijëve është një proces i cili nënkupton të gjitha ndryshimet që ndodhin

në të gjitha ciklet e jetës së tyre, nga krijimi i embrionit deri në vdekje. Është një proces

mjaftë interesant, mund të themi se është një gjëegjëze komplekse dhe intriguese. Në shikim

të parë, të kuptuarit e zhvillimit të fëmijës mund të mos duket i vështirë, sepse sjelljet e

fëmijëve, sidomos në moshën parashkollore, përfshirë të folurit dhe ndërveprimin me të

tjerët, posaçërisht me bashkëmoshatarët janë më të thjeshta sesa sjelljet e të rriturve. Por,

është shumë gabim nëse konsiderohet se proceset e përfshira në të janë aq të thjeshta.

Zhvillimi psikosocial, në moshën parashkollore u mundëson fëmijëve përshtatshmëri

në mjedisin ku jetojnë dhe veprojnë. Parashkollorët janë të fokusuar të vetja, dhe të

interesuar për plotësimi e dëshirave të tyre, dhe ata nuk mund të kontrollojnë vetën për sjelljet

e tyre nëse nuk drejtohen nga të rriturit.

Për sa i përket zhvillimit psikosocial të fëmijëve, ndër teoricientët e parë që krijoj një

teori psikosociale konsiderohet Erik Erikson. Sipas Eriksonit, zhvillimi ndodhë nga lindja

deri në vdekje, brenda kontekstit të marrëdhënieve sociale dhe institucioneve sociale. Ai

theksonte se zhvillimi psikosocial ecën sipas parimit epigjenetikë, i cili ka kuptimin se

zhvillimi kalon përmes tetë stadeve. Të gjithë fëmijët e kësaj moshe dukë mos përjashtuar

asnjë kulturë i kalojnë të njëjtat stade, ku çdo kulturë dallon në mënyrën e drejtimit dhe

përmirësimit të sjelljes së fëmijës në çdo stad. Sipas qasjes së Eriksonit, zhvillimi psikosocial

të fëmijët e moshës parashkollore karakterizohet nga detyra për të mësuar marrjen e

iniciativës, dhe pikërisht kjo është mosha kur fëmijët hyjnë në një periudhë të pasur të

imagjinatës dhe kreativiteti. Sipas perspektivës së Eriksonit, në periudhën e zhvillimit

psikosocial , fëmijët parashkollorë janë të hapur dhe marrin iniciativa, ku si formë e

rëndësishme e iniciativës është loja.

Page 9: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

9

KAPITULLI I

1. Kuptimi i përgjithshëm për zhvillimin

Dukuria e zhvillimit të njeriut është specifike për arsye se ai më vetëdije ndikon në

zhvillimin e vet personal dhe të njerëzve të tjerë, padyshim se zhvillimi është karakteristikë e

çdo dukurie, posaçërisht e atyre që kanë të bëjnë me njeriun, që nuk kufizohet vetëm me rritje

trupore por me një varg ndryshimesh. Me termin zhvillim kuptojmë ndryshimet të cilat

ndodhin në qeniet njerëzore që nga ngjizja e deri në fund të jetës. Psikologjia e zhvillimit, një

nga nënndarjet më të mëdha të psikologjisë përqendrohet në ndryshimet e sjelljes dha aftësitë

që lindin gjatë procesit të zhvillimit.1 Zhvillimi i fëmijës ka tri karakteristika kryesore:

1. Zhvillimi anatomik

2. Zhvillimi fiziologjik

3. Sjellja

Zhvillimi është tërësor që do të thotë se ndryshimet nuk ndodhin asnjëherë të izoluara. Të

gjitha fushat e zhvillimit si: zhvillimi biologjik, zhvillimi fizik, kognitive, emocional, social

dhe i personalitetit janë të lidhura njëra me tjetrën gjë që shkakton që zhvillimi të jetë rezultat

i këtij ndërveprimi. Zhvillimi ndodh gjatë gjithë jetës, është i vazhdueshëm, ai nuk është

diçka që ndodhë vetëm në fëmijëri edhe pse në fillim mendohej se zhvillimi fillon ne fazën

prenatale dhe përfundon në adoleshencë. Zhvillimi është akumulativ, kjo do të thotë se

bazohet në atë që ka ndodhur dhe që është arritur më parë, ai gjithmonë niset nga e thjeshta

drejtë një kompleksiteti më të madh. Zhvillimi është i organizuar që do të thotë se shprehitë e

zakonshme fillojnë të integrohen që në fazën e foshnjërisë, foshnja fillon të organizojë dhe

koordinojë veprimet e saj ashtu sikur se edhe të rriturit që fillojnë të organizojnë e

kontrollojnë detyra të ndryshme të cilat mund të lidhne me jetën familjare por edhe punën.

Përveç këtyre, zhvillimi është edhe reciprok sepse jo vetëm fëmija ndikohet nga ata që ka

përreth, por edhe ata ndikohen nga fëmija. Zhvillimi njerëzor mund të klasifikohet në bazë të

këtyre kritereve:

1. Zhvillimi fizik

2. Zhvillimi personal

1 Vasta. R, Haith. M, Miller. S (2007): Psikologjia e fëmijës – Shkenca moderne, Tiranë, f.22.

Page 10: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

10

3. Zhvillimi kognitiv

4. Zhvillimi psikosocial

1.1. Zhvillimi fizik

Zhvillimi fizik nënkupton ndryshimet që ndodhin në trupin e njeriut si: gjatësia,

pesha, ndryshimet në sistemin e organeve të ndryshme të trupit etj. Këto janë tregues të

zhvillimit normal. Zhvillimi fizik njerëzor dhe ndoshta aspektet të tjera të zhvillimit

karakterizohen nga shpërthime dhe periudha të qeta, të cilat rezultojnë nga aktivizimi i disa

gjeneve të veçanta vetëm në momente të caktuara.

1.2. Zhvillimi personal

Zhvillimi personal ka të bëjë me vetën dhe me perceptimin e vetës, më sjelljen

seksuale, me zhvillimin e roleve gjinore si dhe zhvillimin moral. Zhvillimi personal është një

proces i përjetshëm i cili mundëson njerëzve për të vlerësuar aftësitë dhe cilësitë e tyre, të

marrin në konsideratë qëllimet e tyre në jetë dhe për të caktuar objektivat të cilat do të

ndihmojnë ata për të maksimizuar potencialin e tyre.

1.3. Zhvillimi kognitiv

Zhvillimi kognitiv ka të bëjë me ndryshimet që ndodhin në aktivitetin mendor: të

menduarit, kujtesën, perceptimin, vëmendjen edhe gjuhën. Zhvillimi kognitiv – njohës,

përfshin të gjitha ato ndryshime përmes të cilave proceset mendore bëhen më të ndërlikuara

(komplekse) dhe më të sofistikuara.

1.4. Zhvillimi psikosocial

Zhvillimi psikosocial ka të bëjë më zhvillimin e personalitetit, duke përfshirë krijimin

e qëndrimeve dhe aftësive shoqërore, që nga foshnjëria deri në maturim. Zhvillimi

psikosocial përfshinë edhe ndërveprimet e individit me individët e tjerë në mjedisin që ai

jeton dhe vepron, të cilat kanë ndikim të madh në zhvillimin e tij.

Page 11: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

11

KAPITULLI II

2. Zhvillimi psikosocial në moshën parashkollore

Psikologët e zhvillimit studiojnë të gjitha aspektet e rritjes dhe ndryshimet te njeriut

siç janë ndryshimet fizike, mendore, shoqërore dhe emocionale që nga lindja. Psikologët e

zhvillimit psikosocial të fëmijët në moshën parashkollore përqendrohen në atë se si lidhen

fëmijët e kësaj moshe me anëtarët e familjes, në marrëdhëniet e tyre më bashkëmoshatarët,

ndryshimet të cilat ndodhin në kuptimin dhe rëndësinë e miqësisë gjatë kësaj moshe, si dhe

ndryshimet që shfaqen në lidhje me sjelljet sipas gjinive. Përveç kësaj rëndësi i kushtojnë

gjithashtu edhe stresit dhe faktorëve që shkaktojnë stres tek këta fëmijë, si dhe lojës e cila

është po aq e rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve, sepse përmes saj fëmijët zhvillohen,

njihen më botën që i rrethon, njihen me njerëzit që kanë përreth dhe që kanë kontakt të

vazhdueshëm më ta etj. Në këtë moshë, zhvillimi psikosocial ndikohet edhe nga sjellja e

prindërve dhe anëtareve të tjerë të familje si vëllezërve, motrave dhe të tjerëve po qe se rrethi

familjar është më i gjërë. Prindërit duhet të kenë sjellje të ekuilibruara që karakterizohen me

marrëdhënie të qëndrueshme emocionale si dhe komunikim i mirëfilltë dhe i hapur në

raportin prind – fëmijë.. Zhvillimi psikosocial i fëmijëve bëhet akoma më i lehtë nëse

prindërit krijon mundësin për të i ndihmuar fëmijët e kësaj moshe të përshtaten me rregullat e

shoqërisë. Fëmijët bëhen të suksesshëm kur arrijnë të përshtaten në mjedise të ndryshme

shoqërore, kur respektojnë rregullat e shoqërisë dhe mjedisit ku jetojnë dhe kur marrin pjesë

në mënyrë të vazhdueshme në aktivitete shoqërore, grupore në klasë, shkollë etj.

Një ndër njerëzit që ka pasur influencë më të madhe në zhvillimin psikosocial ka qenë

Erikson, sipas të cilit e gjithë qenia njerëzore zhvillohet në bazë të një principi që quhet

principi epigjenetikë. Principi Epigjenetikë nënkupton se personaliteti zhvillohet në bazë të

disa fazave të paracaktuara e që janë të organizuara biologjikisht dhe se shoqëria është e

strukturuar në një mënyrë të tillë që të inkurajojë sfida.2 Sipar Erikosnit, çdo individë kalon

përmes tetë stadeve të zhvillimit psikosocial, që nga momenti i lindjes e që e shoqërojnë deri

në vdekje, në çdo stad individi karakterizohet me një vështirësi jetësore, por si kusht që

individi të ecë përpara duhet të gjejë një mënyrë për ta zgjidhur atë vështirësi, sepse kjo është

baza për të kaluar nga një stad në tjetrin.

2 Karaj. Th (2005): Psikologjia zhvillimore e fëmijës, Tiranë, f, 22.

Page 12: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

12

2.1. Stadet e zhvillimit psikosocial të Eriksonit

Sipas Eriksonit, janë tetë stade të zhvillimit psikosocial:

1. STADI 1: Besimi kundrejt mosbesimit (nga lindja deri 1 vit e gjysmë) – si rezultat

pozitiv në këtë stad është besimi i cili arrihet kur tregojmë ngrohtësi dhe kujdes ndaj

fëmijëve, që të krijohet besimi nuk do të thotë të ketë vetëm mjedis të qetë dhe të

lumtur, por që fëmijët të mësojnë rreth shkaqeve dhe pasojave të dukurive në jetën e

përditshme. Përveç besimit ky stad karakterizohet edhe mosbesim i cili lind si pasojë

e ankthit, zemërimit, egërsisë si dhe mos plotësimit të nevojave të fëmijëve.

2. STADI 2: Autonomia kundrejt turpit ose dyshimit (nga 1 vit e gjysmë – 3 vite) – në

këtë stad fëmija fillon të ketë kontroll mbi trupin e vetë, si dhe fillon të rregullojë

sjelljet e veta. Shpesh ndodhë që fëmija nuk lejohet të bëjnë diçka që mundë të bëjnë,

ose e kundërta shtyhen të bëjnë diçka që nuk mund të bëjnë dhe si pasojë e kësaj

mund të shfaqet turpi ose dyshimi.

3. STADI 3: Iniciativa kundrejt ndjenjës së fajit ( nga 3-5 vite) – në këtë stad fëmijët

fillojnë të kenë një influencë mbi të tjerët dhe mjedisin që i rrethon, rezultati pozitiv

në këtë stad është zhvillimi i një sensi iniciativë, i cili zhvillohet kur i inkurajojmë

fëmijët që të i shprehin idetë e tyre, por në rastin kur e ndëshkojmë fëmijën për

shprehjen e dëshirave, planeve të tije dhe iniciativave për të i realizuar ato atëherë te

fëmija Zhvillohet një sens faji.

4. STADI 4: Zelli për punë kundrejt inferioriteti ( nga 5 – 12 vite ) – ky stad lidhet me

vitet shkollore ku fëmijët duhet të përvetësojnë shprehitë e shkrimit, leximit si dhe një

sërë shprehish sociale dhe në qoftë se fëmija tregon sukses atëherë zhvillohet një sens

zelli për punë, kurse në të kundërtën nëse fëmija krahasohet me të tjerët për të keq

atëherë zhvillojnë një sens inferioriteti.

Page 13: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

13

5. STADI 5: Identiteti kundrejt konfuzionit të roleve ( nga 12 – 18 vite ) – pika kyçe në

këtë stad është të arrihet një status identiteti, që sipas Eriksonit është një gjendje ku

individi synon të arrijë. Kur zhvillohet një sens identiteti fëmija fiton një ndjenjë

siguri, kurse në rast se fëmija nuk zhvillon një sens identiteti atëherë ai bie pre e

konfuzionit të roleve, sidomos roleve seksuale dhe profesionale.

6. STADI 6: Intimiteti kundrejt izolimit ( nga 18 – 35 vite ) – në këtë stad thelbësore

është që individi t’i lidhë shpresën dhe frikën e tij me dikë tjetër, si dhe të pranojë

nevojat për intimitet më dikë tjetër, në rastin kur individi ka frikë të hyjë në

marrëdhënie të thella ndër personalë mund të zhvillojnë një sens izolimi, pra të qenit i

izoluar prej shoqërisë, të qenit i vetmuar, etj.

7. STADI 7: Gjenerativiteti kundrejt stanjacionit ( nga 35 – 65 vite ) - gjenerativiteti

në këtë stad do të thotë që individi të jetë produktiv dhe i vlefshëm për veten dhe të

tjerët. Në këtë stad lind sensi i përpjekjes së individit për ta bërë botën një vend më të

mirë për fëmijët, por gjithashtu ekziston edhe një rrezik sepse individi mund të krijojë

rutina gjë e cila mund të dërgojë në stanjancion, kjo do të thotë se individi fokusohet

vetëm në nevojat vetjake dhe në komfortin e jetës së tij.

8. STADI 8: Integriteti kundrejt dëshpërimit ( nga 65 vite e më lartë ) – sipas këtij

stadi individi ndjehet i integruar atëherë kur sheh më krenari të kaluarën dhe arritjet e

ti, por kur ai e ndjen se ka gabuar në jetën e tij, apo nuk ka marrë asnjë vendim në

lidhje me jetën e tij atëherë ai ndjehet i dëshpëruar.

Page 14: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

14

2.2. Zhvillimi i konceptit për veten

Në psikologji, përgjithësisht koncepti për veten i referohet njohurive dhe bindjeve që

individi ka për veten e tij – ideve, ndjenjave, qëndrimeve dhe pritshmërimve të tij. Mund të

konsiderojmë konceptin për veten si një përpjekje tonën për t’i shpjeguar vetës kush është

vetja jonë, për të ndërtuar një skemë ku do të sistemoheshin përshtypjet, ndjenjat dhe

mendimet që kemi për vetën tonë.3 Koncepti për veten fillon të formohet që në lindje, fillon

me mënyrën se si prindërit përgjigjen ndaj fëmijës. Ajo çka i ndihmon fëmijët që të formojnë

një koncept të shëndetshëm për veten, është lidhja pozitive me prindërit, përfshirë këtu

kontaktin më sy dhe përkëdheljet. Në vazhdimësinë e rritjes dhe zhvillimit të fëmijës, rritet

edhe aftësia e tij për të ndërvepruar me mjedisin dhe për të perceptuar veten si pjesë të

rëndësishme e shoqërisë. Kjo gjithashtu ndihmon fëmijën në formimin e konceptit për vetën.

Në kohën kur fëmija fillon shkollën, vetë koncepti i tij përveç se ndikohet nga prindërit, fillon

të ndikohet edhe nga një rreth më i gjerë si mësuesit dhe bashkëmoshatarët. Gjatë moshës

parashkollore, rol të rëndësishëm në formimin e konceptit luan edhe krijimi i mundësisë për

të eksploruar mjedisin,

për të bërë pyetje për mjedisin që e rrethon.

Koncepti për veten është sensi që një person ka për identitetin e tij fizik dhe

psikologjik. (Me fjalë të tjera, është dija që ka individi se kush është dhe se çfarë e bënë atë të

ndryshëm nga të tjerët). Koncepti për veten është një pjesë e rëndësishme e personaliteti të

individit.4

Koncepti për veten evoluon nëpërmjet vetëvlerësimit konstant në situata të ndryshme. Tek

fëmijët në vitet e shkollës, koncepti për veten është i lidhur me pamjen fizike dhe pranimin

shoqëror, por edhe me rezultatet shkollore, prandaj këto vite mund të jenë të vështira.

Formimi i konceptit për veten është një proces gradual i cili është i lidhur ngushtë me

zhvillimin kognitiv, emocional dhe social të fëmijës, rëndësi i kushtohet zhvillimit social

sepse gjatë këtij zhvillimi fëmija mëson që të sjellët në mënyrë të përshtatshme në shoqëri. Të

kuptuarit që ka fëmija për veten në moshën parashkollore fillimisht është konkret dhe bazohet

në sjelljen e çastit, mendimi i tyre për veten është shumë i thjeshtë por me kalimin e kohës

fitojnë aftësinë për të menduar në mënyrë abstrakte për veten. Në lidhje me formimin e

konceptit për veten kemi tre përbërës kryesor: vetë-njohja (ajo se çka dinë fëmijët rreth

3 Woolfolk. A (2011): Psikologji edukimi, Tiranë, f, 89.4 Karaj. Th (2005): Psikologjia zhvillimore e fëmijës, Tiranë, f, 234.

Page 15: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

15

vetës), vetëvlerësimi (faktorët që ndikojnë mbi mendimin e fëmijës për veten) dhe vetë-

rregullimi( si do dëshironin fëmijët të ishin).

2.3. Koncepti për gjininë

Një ndër çështjet kryesore në zhvillimin e fëmijës është edhe rritja e forcës së të

kuptuarit të fëmijës mbi konceptin e gjinisë. Një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit të vetës

është formimi i konceptit për gjininë, e cila ka të bëjë më faktin nëse një person është

mashkull apo femër dhe bazohet në përbërjen fizik dhe kromosomike të personit. Të dyja

gjinitë kanë cilësi fizikë të përbashkëta p.sh moshë të njëjtë, por edhe dallimet mes tyre janë

të shumta. Fëmijët nga mosha 2 – 3 vjeç bëhen të vetëdijshëm për gjininë dhe, pikërisht

atëherë mësojnë të perceptojnë vetën e tyre si djem ose si vajza.

Vështirësia në të cilën hasin fëmijët e moshës parashkollore në lidhje me konceptin e

gjinisë është fakti se gjinia nuk ndryshon, megjithatë nga mosha 6 vjeçare ata arrijnë të

formojnë konceptin për gjininë, duke kuptuar se me rritjen gjinia nuk do të ndryshojë, pra

djemtë rriten për t’u bërë burra, kurse vajzat rriten për t’u bërë gra. Atëherë kur fëmijët e

kuptojnë konceptin e gjinisë ata arrijnë të kuptojnë se cilat sjellje janë të përshtatshme për

vajzat dhe cilat për djemtë. Fëmija zhvillon identitetin e gjinisë – aftësinë për të kategorizuar

veten si mashkull ose femër. Ky klasifikim ndiqet nga emergjenca e stabilitetit të gjinisë – një

ndërgjegjësim që të gjithë djemtë rriten për tu bërë burra dhe të gjitha vajzat rriten për tu bërë

gra.

Në fund fëmijët zhvillojnë vazhdimësinë e gjinisë – njohja se gjinia e një personi

është e përhershme dhe nuk mund të ndryshohet thjesht me ndryshimin e veshjes ose të

veprimeve të gjitha këto tre stade të marra së bashku paraqesin të kuptuarit e fëmijëve mbi

pandryshueshmërinë e gjinisë – njohuritë se gjinia jonë është pjesë integrale dhe e fiksuar e

vetës sonë.5

5 Vasta. R, Haith. M, Miller. S (2007): Psikologjia e fëmijës – Shkenca moderne, Tiranë, f, 531.

Page 16: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

16

2.4. Formimi i roleve gjinore

Gjatë formimit të roleve gjinore është e rëndësishme të dimë të bëjmë dallimin në mes

të seksit, gjinisë dhe roleve gjinore sepse seksi i referohet statusit biologjik të të qenit

mashkull ose femër, gjinia i referohet kuptimeve që individët dhe shoqëria i japin të qenit

mashkull apo femër, kurse rolet gjinore i referohen pritëshmërive shoqërore për sjelljen e

përshtatshme femërore dhe mashkullore.

Fëmijët në përgjithësi e kuptojnë konceptin bazë mashkull - femër rreth moshës dy

vjeçare, emërtimi i lodrave në bazë të gjinisë zakonisht paraqitet nga mosha tre vjeçare kurse

të kuptuarit e sjelljeve në bazë të gjinisë paraqitet pas moshës pesë vjeçare. Zhvillimi

fëmijëve ndikohet zakonisht nga familja, përfshirë këtu edhe zhvillimin e rolit të gjinisë.

Shumë karakteristika të familjes ndikojnë në zhvillimin e roleve gjinore, zakonisht familjet

me nivel të lartë social – ekonomik, kanë tendencën të kenë fëmijë më pak të tipizuar

seksualisht në besimet dhe sjelljet e tyre.

Fëmijët nga familjet me një prindër të vetëm sidomos vetëm me nënën kanë

tendencën të jenë më pak sterotipikë në lidhje me gjininë për dallim nga fëmijët që vijnë nga

familja më dy prindër. Prandaj mund të themi se qëndrimet dhe sjelljet e lidhura me rolet

gjinore që shpalosen nga prindërit ndikojnë tek fëmijët. Rolet gjinore formohen shumë herët

në jetë dhe si të tillë zhvillimi i tyre është rezultat i ndërveprimit të faktorëve biologjikë dhe

mjedisorë.

Ndikimin më të madh të fëmijët parashkollorë për rolet gjinore e ka loja, në moshën

tre vjeçare djemtë mund të lozin me kukulla po ashtu sikurse edhe vajzat me makina, por në

moshën pesë vjeçare kjo gjë ndryshon sepse djemtë fillojnë të luajnë me lodra që janë të

përshtatshme për meshkujt si p.sh. makina, aeroplanë, top etj, ndërsa vajzat luajnë me lodra si

p.sh. kukulla, enë plastike etj.

Page 17: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

17

KAPITULLI III

3. Familja dhe fëmija

Lindja e familjes ka historikun e saj. Në lindjen e tipëve të familjes ndikuan vetë tipët

e rrethit. Familja është qelizë shoqërore. Ajo është transmision në përcjelljen e shprehive,

funksioneve dhe të traditave. Familja është funksion i rrethit, por në të ndikojnë raportet dhe

ndryshimet e reja shoqërore.6 Familja është shkalla e parë shoqërore në jetën e njeriut. Nën

drejtimin e prindërve, fëmija fiton përvojën e parë nga jeta, njohuritë elementare në

veprimtaritë që e rrethojnë, njohuritë dhe shprehitë e jetës në shoqëri. Familja është shkolla e

parë ku fëmija mëson mbi marrëdhëniet sociale, shoqërinë dhe mjedisin që e rrethon, atë që

fëmija e fiton në familje, atë do e përcjellë edhe në familjen e vetë kur do e krijojë. Karakteri

i fëmijës krijohet në bazë të qëndrueshmërisë të përshtypjeve të para të për jetçn që e rrethon,

pikërisht kjo është një nga arsyet e ndikimit te familjes tek fëmijët. Forca e ndikimit të

prindërve qëndron në besimin në ta, sepse fëmijët dëshirojnë t’u ngjajnë prindërve dhe në

mënyrë instiktive i imitojnë ata p.sh në moshën 4 – 5 vjeçare së bashku me nënën mundohet

të marrë pjesë në punët e shtëpisë, pavarësisht nga paaftësia e plotë e tyre.

3.1. Stilet e prindërimit

Të jesh prind është kënaqësi por në të njëjtën kohë nuk është e lehtë, sepse askush nuk

mund të thotë me bindje të plotë se është një prind i përkryer, pasi që të gjithëve na ndodh që

të bëjmë gabime , por rëndësia qëndron në faktin që t‘u dhurojmë dashuri, kujdes dhe të

punojmë për të qenë prindër sa më të mirë. Çdo prind është model për fëmijën e tij, roli i

prindit është shumë i rëndësishëm në zhvillim dhe rritjen e tij. Çdo gjë që prindi e bënë së

bashku me fëmijët, janë mësime të rëndësishme për ta të cilat do i ndihmojnë të rriten,

zhvillohen dhe të e njohin botën që i rrethon.. Sjellja e hershme sociale ndikohet në mënyrë të

konsiderueshme nga praktikat e prindërve në rritjen e fëmijëve, duke përfshirë mënyrën sesi

prindërit realizojnë zbatimin e rregullave, si japin ndihmën, nxitjen dhe si japin udhëheqjen,

strukturimin dhe parashikimin e të ardhmes së jetës së fëmijës së tyre. Prindërit sigurisht i

trajtojnë këto detyra në mënyra të ndryshme; por katër stile të rritjes së fëmijëve janë

6 Vesli. A (2005): Pedagogjia parashkollore, Gjilan, f, 210.

Page 18: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

18

përcaktuara si më të përgjithshmet: ai autoritar absolut, indiferent, liberal(lejues) dhe

autoritativ.7

3.1.1. Stili Autoritar (absolut)

Këta prindër janë shumë kërkues, jo vetëm që ushtrojnë një kontroll të fortë mbi

sjelljet e fëmijëve të tyre por i detyrojnë edhe të i zbatojnë kërkesat e tyre. Prindërit autoritarë

përqendrohen së tepërmi tek sjellja e gabuar e fëmijëve të tyre dhe priren t’i ndëshkojnë

gojarisht dhe fizikisht kur fëmijët nuk i’u binden. Zakonisht këta prindër nuk përpiqen të

kuptojnë apo të dëgjojnë me vëmendje këndvështrimin e fëmijëve të tyre8

3.1.2. Stili indiferent

Është një stil gjysmak i kujdesit prindëror i cili nuk nxit zhvillim të mirë social, këta

prindër shumë pak ju kushtojnë vëmendje fëmijëve të tyre, madje edhe mbështetja

emocionale është shumë e mangët. Fëmijët e prindërve indiferentë kanë prirje të jenë kërkues

si dhe të pabindur, këta fëmijë nuk marrin pjesë efektive në lojë dhe bashkëveprime

shoqërore.

3.1.3. Stili liberal (lejues)

Këta prindër janë e kundërta e prindërve autoritar , sepse i lejojnë fëmijët të bëjnë

çfarë të dëshirojnë. Prindërit tolerues (shumë dashuri, pak kontroll) janë të ngrohtë e të

kujdesshëm, por vendosin pak rregulla për fëmijët e tyre. Ata nuk presin që fëmijët e tyre të

sillen si të pjekur, sepse, në fund të fundit, “ fëmijë janë ”.9

3.1.4. Stili autoritativ

7 Vasta. R, Haith. M, Miller. S (2007): Psikologjia e fëmijës - Shkenca Moderne, Tiranë, f,455.8 Tahsini. I, Ndrio. M, Balli. D (2012): Happy kids make happy parents, Tiranë, f, 33.9 Woolfolk. A (2011): Psikologji edukimi, Tiranë, f, 69.

Page 19: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

19

Këta prindër janë të dashur dhe të kujdesshëm, por vendosin kufizime të qarta. Ky stil

ka efekt pozitiv ne zhvillimin social të fëmijës, këta prindër janë më kureshtar dhe zakonisht

kanë më shumë besim në vetvete, si dhe demonstrojnë ngrohtësi dhe kujdes ndaj fëmijëve.

3.2. Prindërit abuziv

Përkufizimet mbi fenomenin e abuzimit të fëmijëve janë nga më të ndryshmet. Sipas

Organizatës Botërore të Shëndetësisë abuzim ndaj fëmijëve konsiderohen të gjitha format e

keqtrajtimit fizik dhe/ose emocional, abuzimi seksual, neglizhimi ose trajtimi neglizhues,

shfrytëzimi tregtar ose çdo shfrytëzim tjetër që çon në dëmtim real ose të mundshëm të

shëndetit të fëmijës, të mbijetesës, zhvillimit ose dinjitetit në kontekstin e një marrëdhënieje

përgjegjësie, besimi ose pushteti. 10

Duke u nisur nga fakti se familja është burim mbrojtje dhe sigurie për fëmijët, në

shoqërinë e sotme shpesh ndodhë edhe e kundërta e kësaj, ku familja kthehet në një burim

abuzimi dhe ky mund të jetë një problem në rritje. Abuzimi ka pasoja të mëdha mbi

zhvillimin e fëmijëve, si në zhvillimin social ashtu edhe në atë njohës. Shumë nëna abuzuese

nuk janë në gjendje të zhvillojnë një komunikim efektiv më fëmijët e moshës parashkollorë,

edhe pse ndoshta fëmijët lidhen me nënën edhe pse ajo ka cilësi të dobëta prindërore, kjo

është pikërisht arsyeja se pse fëmijët e keqtrajtuar shfaqin ankthin.

Disa prindër i keqtrajtojnë fëmijët në një mënyrë që përfshinë ndëshkimin fizik në

vend që të sinkronizojnë sjelljet e tyre më të fëmijëve, pikërisht këto sjellje ndikojnë që

fëmija i moshës parashkollore të jetë më i tërhequr nga shoqëria, të jetë i mbyllur në vetë dhe

të shfaqë vazhdimisht frikë ndaj mjedisit që e rrethon.

10 Tahsini. I, Ndrio. M, Balli. D (2012): Happy kids make happy parents, Tiranë, f, 79.

Page 20: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

20

3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët

Divorci është një ndër shkaktarët më të mëdhenj të zhvillimit të fëmijëve, shumica e

fëmijëve nuk e dëshirojnë ndarjen e prindërve të tyre. Divorci mund të shpie në humbjen e

kontaktit më njërin nga prindërit, për këtë arsye fëmijët mund të vuajnë nga problemet

psikologjike, dhe të shfaqin sjellje jo të mira, sidomos fëmijët e moshës parashkollore mund

të bëhen depresivë, si dhe të shfaqin agresivitet tek bashkëmoshatarët e tyre. Ndarja e

prindërve mund të paraprihet nga vite të tëra konflikti, ose vjen papritur për të gjithë,

përfshirë edhe miqtë e familjes dhe fëmijët. Gjatë divorcit, vijnë ndryshime të tjera që mund

të tronditin jetën e fëmijës, sepse prindërit kujdestar i duhet të shpërngulet në një vendbanim

të ri dhe të punojë më shumë. Për fëmijën kjo do të thotë humbje e shokëve të ngushtë në

lagje apo në shkollë, pikërisht në kohën kur ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetje.11

Fëmijët në moshën parashkollore kanë një problem të shprehur, sepse i duan të dy prindërit

për vete, dhe dëshirojnë që prindërit të i duan ata, prandaj në këtë moshë fëmijët imagjinojnë

dhe fantazojnë lidhur me bashkimin e prindërve të tyre. Fëmijët në moshën parashkollore

kanë nevojë për kohë individuale me secilin prind, ata kanë nevojë që të sigurohen se kanë

dashurinë e të dy prindërve. Në këtë moshë edhe pse fëmija është prezent në faktin e divorcit

të prindërve të tij, shpreson se ata do të bashkohen. Ajo se çka prindërit mund të bëjnë për

fëmijët e kësaj moshe, është që të bindin fëmijët se ata do jenë prezent çdo herë ne jetën e

tzre, në çdo aktivitet të tzre. Fëmija parashkollor divorcin e prindërve e manifestojnë me

zemërim, trishtim, probleme me shokët/shoqet, si dhe në rezultate jo të mira në shkollë.

Efekti i divorcit ndikon edhe në zhvillimin kognitiv dhe emocional të fëmijëve në moshën

parashkollore, ata mendojnë se njëri prind largohet me tepër prej tij se sa prindi tjetër,

mendojnë se ai është shkaktari që ka ndodhur divorci. Shumë më i rëndë është divorci në

rastin kur prindërit janë sjellë mirë më fëmijët se sa kur janë sjellë keq, e sidomos është i

rëndë nga mosha tre deri në moshën nëntë vjeçare. Divorci mund të ketë një numër efektesh

të dëmshme mbi zhvillimin e fëmijës, duke përfshirë edhe zhvillimin e rolit të seksit. Natyra

11 Woolfolk. A (2011): Psikologji edukimi, Tiranë, f,68.

Page 21: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

21

dhe shkalla e këtyre problemeve varet nga një numër faktorësh , duke përfshirë gjininë e

fëmijës.12 Djemtë zakonisht janë ata të cilët reagojnë më negativisht sesa vajzat në raste të

divorcit të prindërve. Divorci është më i rëndë për djemtë kur ikën babi, kurse për vajzat kur

ikën nëna.

3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ?

Sigurisht që njerëzit martohen për të pasur së bashku një jetë të gjatë e të lumtur. Por jo

gjithmonë ndodh kështu. Nëse prindërit kanë vendosur të ndahen ata duhet të fillojnë të

bisedojnë sa më shpejtë më fëmijët rreth atij vendimi, të dy prindërit duhet të jenë të

pranishëm ndërsa flasin më fëmijët lidhur me vendimin e marrur, duke lënë mënjanë

zemërimin, fajësinë e tjetrit . Fëmijët mund të tronditen nga vendimi dhe mund të bëjnë

pyetje nga më të ndryshmet si:

A do të mbetëm i vetëm pa prindër?

A do jetoj më maminë apo babin?

A më doni të dy ju?

Prandaj kur flitet më fëmijët rreth divorcit duhet pasur parasysh nivelin e të kuptuarit të tij

dhe, gjatë gjithë kohës duhet bërë me dijë fëmijës se nuk është faji i tij, sepse shumica e

fëmijëve ndihen fajtorë për ndarjen e prindërve për këtë arsye prindërit duhet të sigurojnë

fëmijët se nuk është faji i tyre. Fëmijët çdo herë duhet të mbahen larg nga konfliktet,

diskutimet, ata duhet të sigurohen se dashuria e prindërve për ta nuk do të përfundojë

asnjëherë, dhe se nuk do të shkëputen nga aktivitet që kanë zhvilluar. Fëmijët asnjëherë nuk

duhet të detyrohen që të mbajnë anën e njërit apo tjetrit prind, duhet nxitur fëmijët që të bëjnë

pyetje rreth asaj se çfarë ka ndodhur, duhet dëgjuar fëmijët kur shfaqin frikën, gjatë gjithë

kohës duhet treguar fëmijëve se edhe pse prindërit janë të ndarë ata nuk do i braktisin

asnjëherë, si dhe asnjëherë nuk duhet gënjyer fëmijët në lidhje me divorcin sepse ata mund të

e humbin besimin dhe kjo shpie në zhgënjim. Monitoroni në mënyrë të vazhdueshme se si

ndihet fëmija pasi ka dëgjuar për divorcin tuaj, bëjeni këtë edhe kur ai shkon të flejë, ose kur

zgjohet në mëngjes. Ndihmojeni të shpjegojë atë që ka ndjerë, (mund t’i thoni edhe gjëra të

tilla si: “ ndoshta je i zemëruar që mami do të shkojë të jetojë në një shtëpi tjetër të re ose

“Unë e di që ti je i mërzitur që mami dhe babi nuk janë më së bashku.” Dëgjoni me kujdes

12 Vasta. R, Haith. M, Miller. S (2011): Psikologjia e fëmijë – Shkenca moderne, Tiranë, f, 540.

Page 22: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

22

atë që ai ju thotë në mënyrë që mërzitja dhe shqetësimi i tij të mos mbeten brenda tij.13 Gjatë

divorcit interesi më i madh duhet të jetë në sigurimin e mirëqenies fizik, mendore dhe

emocionale të fëmijës. Fëmijët asnjëherë nuk duhet të përdoren si një mjet kundër prindit

tjetër.

KAPITULLI IV

4. Marrëdhëniet më moshatarët, gjyshërit dhe vëllezërit/motrat

Përveç familjes rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, posaçërisht

tek fëmijët parashkollorë luajnë edhe marrëdhëniet që ata krijojnë më moshatarët e tyre. Sipas

fjalorit, fjala bashkëmoshatarë do të thotë “të barabartë”. Sigurisht disa bashkëmoshatarë janë

më të barabartë se të tjerët. Lidhjet mes bashkëmoshatarëve, si vetë bashkëmoshatarët,

ndryshojnë.14. Marrëdhëniet më moshatarët nuk janë marrëdhëniet e vetëm te cilat ndikojnë

tek fëmijët parashkollor, marrëdhënia me gjyshërit nuk duhet anashkaluar sepse pavarësisht

tipit dhe llojeve të familjes, gjyshërit janë bazë e fortë e familjes, ata janë thesar i madh i

familjes, ata janë rrëfyes të përrallave për fëmijët e kësaj moshe, si dhe transmetues të

historive familjare duke përcjellë kështu traditat brez pas brezi. Por edhe marrëdhëniet me

vëllezërit - motrat janë po aq të rëndësishme dhe kanë po aq ndikim të madh tek fëmijët e

moshës parashkollore, edhe pse nga këto marrëdhënie fëmija mund të shfaqë ndjena

zemërimi, zilie etj.

4.1. Marrëdhëniet me moshatarët

Padyshim se roli i familjes në zhvillimin e fëmijës është i padiskutueshëm, por fëmija nuk

zhvillohet vetëm brenda familjes sepse fëmijët krijojnë marrëdhënie edhe jashtë familjes më

moshatarët dhe njerëzit e tjerë përreth tyre. Grupi i bashkëmoshatarëve është një grup

individësh i afërsisht të njëjtës moshë dhe statusi social që luajnë, punojnë ose mësojnë së

13 Tahsini. I, Ndrio. M, Balli. D (2012): Happy kids make happy parents, Tiranë, f, 123.14 Vasta. R, Haith. M, Miller. S (2011): Psikologjia e fëmijë – Shkenca moderne, Tiranë, f, 585.

Page 23: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

23

bashku. Shumica e studiuesve e konsiderojnë mbarëvajtjen e fëmijës me këtë grup si një

çështje kyçe të fëmijërisë së hershme, për të jetuar një jetë të plotë dhe për t’u ndier mirë15.

Marrëdhënia e fëmijëve më moshatarët e tyre është trajtuar nga tri teori:

1. Teoria e zhvillimit të njohjes – në këtë teori moshatarët janë një nxitje e rëndësishme për ndryshimet në njohje.

2. Teoria e të nxënit mjedisor – në këtë teori theksohet fakti se moshatarët ndikojnë mbi sjelljen e fëmijëve si dhe në zhvillimin e tyre.

3. Teoria etologjike - në këtë teori pasqyrohet mendimi se sjellja e fëmijëve ndaj moshatarëve kanë një bazë të lindur që sjellë ndërmend historinë evolucioniste të specieve.

Në moshën parashkollore fëmija harxhon një kohë të madhe me moshatarët ( duke filluar

nga mesi i vitit të dytë ). Termi moshatarët përdoret për të përkufizuar fëmijët që janë të së

njëjtës moshë, si dhe fëmijët që ndërveprojnë në të njëjtin nivel të sjelljes.16 Në moshën

parashkollore marrëdhëniet mes fëmijëve rriten, por kjo marrëdhënie ka anët pozitive dhe

negative të sajat, gjithashtu vërehet edhe një rritje e sjelljeve agresive në klasë por edhe në

lojë e cila më kalimin e kohës fillon që të bjerë dhe fëmija fillon të sillet në një mënyrë më të

pjekur më moshatarët. Është e vështirë për një fëmijë i cili nuk ka miq sepse marrëdhëniet me

moshatarët janë të rëndësishme në zhvillimin e fëmijës por përveç kësaj moshatarët luajnë rol

të rëndësishëm edhe në përshtatjen e fëmijëve në shkollë. Kur fëmijët krijojnë marrëdhënie të

mira më shokët dhe shoqet i ruajnë në vazhdimësinë e viteve shkollore këto marrëdhënie por

në rastin e kundërt kur fëmija ka vështirësi të krijojë marrëdhënie të mira më moshatarët ai

mund të përballët me refuzime dhe neglizhim nga shokët dhe shoqet, si edhe vështirësi në

procesin mësimor. Fëmijët të cilët krijojnë raporte të mira më moshatarët e tyre kanë

marrëdhënie pozitive edhe më fëmijët e tjerë. Fëmijët parashkollorë krijojnë lidhje ndër me të

ndryshmet me moshatarët e tyre, lidhje e cila përqendrohet tek loja, që e kanë ndarë në

kategorinë e lodrës me pretendime që ka të bëjë me faktin se fëmija përdor një objekt ose

15 Tahsini. I, Ndrio. M, Balli. D (2012): Happy kids make happy parents, Tiranë, f, 85.16 Karaj. Th (2005): Psikologjia zhvillimore e fëmijës, Tiranë, f, 245.

Page 24: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

24

person për të treguar diçka që nuk është , pastaj loja paralele ku fëmijët luajnë së bashku

duke përdorur të njëjta materiale dhe duke biseduar së bashku por jo me ndonjë

bashkëveprim të vërtetë.

4.2. Marrëdhëniet më gjyshërit

Lidhja me gjyshërit është shumë e veçantë, sepse fëmijët i shohin ata si persona të

besueshëm, si persona të cilët mund të kalojnë kohën së bashku dhe të kenë një shoqëri të

besueshme atëherë kur prindërit nuk janë aty, kjo ka ndikimi shumë të madh në zhvillimin e

fëmijës. Fëmijët parashkollore kanë prirje që të ndajnë shqetësimet me gjyshërit e tyre kur

këtë nuk mund të e bëjnë me prindërit sidomos kur janë pjesë e problemit të tyre, prandaj

gjyshërit ofrojnë mbështetje për fëmijët e kësaj moshe. Gjyshi është tepër i rëndësishëm kur

shërben në rolin e prindit për fëmijën. Madje, thuhet se është po aq i rëndësishëm sa edhe

prindi biologjik. Kur fëmija jeton në familje se bashku më prindërit ( familje e zgjeruar ),

gjyshi apo gjyshja mund të ndikojë pozitivisht dhe negativisht sepse disiplina dhe vlerat

mund të jenë burim konfliktesh. Në këto raste gjyshërit mund të jenë “sabotues’’ të

prindërve.17 Pavarësisht asaj se nëse gjyshërit jetojnë në të njëjtën shtëpi më fëmijët apo jo,

ata gjithmonë gjejnë rrugë dhe mënyra për të forcuar lidhjen me nipërit dhe mbesat e tyre

duke iu dhuruar kujtime të bukura dhe mësime të vlefshme për jetën sepse lidhja gjyshër –

nipa/mbesa është një nga lidhjet më të fuqishme dhe të mbushura me shumë dashuri të

sinqertë.

4.3. Marrëdhëniet më vëllezërit - motrat

Marrëdhëniet me vëllezërit dhe motrat krijojnë një situatë të ndërlikuar në familje,

fëmijët në moshën parashkollore më shumë gjasa mund të bëhen me motër ose më vëlla, por

ata nuk mund të arrijnë të kuptojnë që prindërit mund të duan të dy fëmijët në të njëjtën kohë.

Lidhja e çdo fëmijë më motrat dhe vëllezërit ndryshon edhe sipas radhës së lindjes, ka më

shumë gjasa që fëmija më i vogël të keqtrajtohet nga ata më të madhej, duke bërë që ai të

17 Karaj. Th (2005): Psikologjia zhvillimore e fëmijës, Tiranë, f, 247.

Page 25: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

25

shfaqë ndjenja zemërimi dhe urrejtjes si dhe shfaqe zili ndaj vëllezërve dhe motrave më të

mëdhenj për shkak se nuk mund të përballët më ta. Rivaliteti mes fëmijëve në familje lind në

situata kur fëmija mendon se fëmija i tjetër që lindë do të tërheqë plotësisht vëmendjen dhe

ngrohtësinë e prindërve. Fëmija është i paaftë që të identifikojë dhe që të shpreh si duhet

ndjenjat e tij që lidhen në këtë situatë, për arsye se zhvillimi i tij gjuhësor është ende i

kufizuar. Kur kjo situatë nuk zgjidhet mund të ndikojë rëndë të fëmija madje për gjithë jetën

e tij.18

KAPITULLI V

5. Fëmijët parashkollorë dhe stresi

Stresi është një problem i cili mund të shfaqet tek të gjithë, madje edhe të fëmijët e kësaj

moshe dhe, kjo është një gjë e rrezikshme sepse stresi i vazhdueshëm në të ardhmen mund të

shkaktoj probleme serioze në jetën e një individi p.sh mund të shkaktoj ankth, depresion etj.

Shkaqet se pse një fëmijë i moshës parashkollore përjeton stres janë të shumta, një ndër to

është ndarja e prindërve që shkakton stres shumë të madh të fëmijët e kësaj moshe sepse ideja

se nuk do e kenë pranë njërin apo tjetrin prind i bënë të ndihen në ankth të madh. Përveç

kësaj stresi tek fëmijët parashkollore shkaktohet edhe nga vështirësia për t’u përshtatur në

shoqëri, nga presioni i bashkëmoshatarëve për mënyrën se si e pranojnë fëmijët e tjerë sepse

nuk duan të jenë të ndryshëm nga ata dhe pikërisht kjo i bënë të ndihen të shqetësuar. Por jo

gjithmonë stresi në moshën parashkollore është i dëmshëm, sepse stresi i cili ndodhë gjatë

gjithë zhvillimit të fëmijës, si të mësuarit për të shkuar në shkollë, për të bërë miq të rinj është

me të vërtetë një formë produktive duke e ndihmuar fëmijën të bëhet më i pavarur. Fëmijët në

moshën parashkollore përjetojnë më shumë tension se sa moshat tjera dhe bëjnë përpjekje të

vazhdueshme për të shfryer tensionin përmes aktiviteteve fizike ose të krijojnë shprehi të reja

si p.sh thithja e gishtit, kafshimi i thonjëve etj. Kjo është mjaftë shqetësuese për prindin, por

gjatë tërë kohës prindërit duhet të i ofrojnë mbështetje dhe dashuri fëmiut. Tensioni e arritur

fëmijët mund të e shkarkojnë përmes shumë rrugëve si :

Përdorimi i objekteve të sigurisë: kjo vihet re që në foshnjëri dhe vazhdon edhe në

moshën parashkollore. Kur ndahet nga prindi fëmija përdor objekte që i ofrojnë siguri

18 Karaj. Th (2005): Psikologjia zhvillimore e fëmijës, Tiranë, f, 246.

Page 26: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

26

p.sh. vajzat përdorin kukullat, disa fëmijë përdorin batanijen gjatë gjumit ose stresit.

Përdorimi i objekteve shoqërohet më thithjen e gishtit apo edhe më forma të tjera.

Kthimet para – mbrapa në mënyrë ritmike: kjo sjellje fillon të shfaqet rreth moshës

25 javësh dhe e arrin kulmin në moshën 2 – 3 vjeçare dhe më pas zhduket. Për

fëmijën është e padëmshme sepse ndodhë zakonisht gjatë kohës së gjumit por për

prindërit është shqetësuese dhe provojnë për të e minimizuar p.sh. duke e vendosur në

një shtrat më të gjerë.

Goditja më kokë: është një sjellje më shqetësuese për prindërit, sepse mund të shpie

në dëmtime të fëmijës, megjithatë kjo sjellje zhduket nga mosha tre vjeçare në kohën

kur fëmija fiton shprehi gjuhësore. Për të ndihmuar fëmijët në këtë raste duhet larguar

atë nga vendi ku kryen sjelljen duke mos i vënë në dukje sjelljen që kryen, duke i

tërhequr vëmendjen më muzikë të lehtë ose ndonjë lodër, duke mos e ndëshkuar sepse

ndëshkimi ndikon që fëmija të e përsërit sjelljen vazhdimisht.

5.1 Çrregullimet e gjumit dhe stresi

Në përgjithësi çrregullimet e gjumit përfshijnë disomnitë dhe parasomnitë. Në

disomnitë, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është

çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në parasomnitë, siç janë tmerrimi në gjumë,

simptoma kryesore është një ngjarje e pazakontë që çrregullon gjumin.19 Fëmijët çdo ditë

mësojnë gjëra të reja me të cilat e ngarkojë trurin e tyre dhe të cilat shkaktojnë lodhje trupore,

mendore dhe emocionale të fëmijët, duke bërë kështu që të paraqitet nevoja për gjumë,

pushim. Pushimi i mjaftueshëm i fëmijëve dhe njëkohësisht i vetë prindërve, formon prindër

të lumtur dhe të qenit i lumtur do të thotë prindër më të mirë e më të suksesshëm.20

Çrregullimet në moshën parashkollore janë të lehta dhe të zakonshme, të fëmija 15 –

30 muajsh janë fenomen normal dhe mund të shfaqet me të qara natën për shkak të ëndrrave,

por të fëmijët parashkollorë kjo fillon zhduket sepse tashmë ata mund të bëjnë dallimin mes

ëndrrës dhe realiteti. Fëmijët parashkollor përjetojnë çrregullimi të gjumit gjatë gjithë

procesit të shkuarjes në shkollë, nga stresi që mund të ngacmohet nga shokët ky stres i bënë

19 Pettijohn. F. T (1996): Psikologjia – Një hyrje koncize, Tiranë, f, 171.20 Tahsini. I, Ndrio. M, Balli. D (2012): Happy kids make happy parents, Tiranë, f, 45.

Page 27: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

27

ata të ndjehen në ankth, kurse ankthi shkakton çrregullimet e gjumit. Çrregullimet e gjumit në

këtë moshë mund të shkaktohen nga sëmundjet, nga lindja e një fëmije tjetër, nga filmat mbi

stimulues televizivë etj. Çrregullimet e gjumit janë një ndër shkaktarët e stresit tek fëmijët e

kësaj moshe, sepse fëmija është i rraskapitur dhe fillon të shfaqë shenja nervozizmi me të

tjerët, sidomos me moshatarët e tij, arritjet e tij në shkollë janë më të ulëta, sepse fëmija që

përballet me çrregullime të gjumit nuk mund të jetë i përqendruar. Megjithatë ajo çka mund

të bëjmë për të ndihmuar fëmijët me çrregullime te gjumit është që prindi të flejë për disa

natë në dhomën e tij, duke i ofruar kështu siguri, si dhe duke ju lexuar libra të ndryshëm.

5.2. Efekti i televizionit tek fëmijët parashkollor

Fëmija viteve të fundit po kalon kohë me shumë para televizionit, sesa më prindërit.

Televizioni është një kombinim i fotografisë, zërit, lëvizjeve dhe ngjyrave të cilat e bëjnë

shumë interesant dhe tërheqës për fëmijët. Televizioni mund të ketë një ndikim të

rëndësishëm mbi zhvillimin e fëmijëve. Ai ka si anë të mira, ashtu edhe anë të këqija që

mund të kopjohen prej tyre: njëkohësisht ai jep një sasi të pafundme informacioni. Në fund të

fundit, ndikimi i televizionit mund të varet shumë nga çfarë shikojnë fëmijët dhe sa sa shumë

ata shikojnë.21 Kalimi i kohës së fëmijëve para televizionit përbënë një shqetësim shumë të

madh për prindërit, edhe pse televizioni ka sjellë një ndikim pozitiv me emisione e programe

argëtuese për fëmijët, por a kanë të gjitha emisionet, programet përmbajtje pozitive?. Kjo

është pyetja e cila na bënë të vetëdijshëm se duhet pasur rregulla për sa i përket kohës që

fëmija kalon përpara televizionit, të jemi të kujdesshëm qe të zgjedhim programe të

përshtatshme për moshën e fëmijëve, sepse në të kundërtën mund të kemi efekt negative.

Gjatë kohës që fëmija shikojnë ndonjë emision prindërit duhet të përfshihen në shikimin e

përbashkët, duke diskutuar për atë çfarë shohin. Është mirë që në ambienti ku fëmija shikon

televizionin të ketë edhe libra për fëmijë dhe lodra, sepse nëse fëmijët vazhdojnë të shikojnë

për një kohë të gjatë televizionin atëherë prindi mund të i sugjerojë leximin e një libri për të,

të luajnë së bashku etj. Prindërit duhet të shmangin situata ku fëmijët mund të përfitojnë nga

ndjenjat dhe emocionet e tyre, ata duhet të caktojnë edhe kohën limit për të qëndruara para

ekranit. Fëmijët e moshës parashkollore mund të shohin mesatarisht tri deri në katër orë në

ditë televizion, por është mirë që kjo kohë të ndahet për të gjitha aparatet teknologjike dhe jo

vetëm për televizionin. Çdo gjë ndikohet nga televizioni si qëndrimet e fëmijës, vlerat,

shprehitë e punës. Reklama e ndryshme që shfaqen në televizion shfaqin produkte nga me të

21 Morris. Ch, Maisto. A (2008): Hyrje në psikologji dhe Të kuptojmë psikologjinë, Tiranë, f, 330.

Page 28: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

28

ndryshmet, pikërisht shfaqja e tyre ka ndikuar që fëmijët të jenë shumë këmbëngulës dhe të

shkaktojnë presion tek prindërit për blerjen e tyre madje edhe kur nuk kanë nevojë për

shumicën e tyre. Shikimi i tepërt i televizionit mund të çojë edhe në një sërë çrregullimesh të

gjumit të fëmijët, përfshirë zgjimin natën, fjetjen gjatë ditës, shtimin e ankthit gjatë gjumit si

dhe vështirësi për të i nxënë gjumi. Fëmijët të cilët kanë televizion në dhomën e gjumit mund

të jenë në rrezik për varësi ndaj ti se sa fëmijët e tjerë, por megjithatë nuk do të thotë që

fëmijët duhet larguar plotësisht nga televizioni sepse përmes tij mund të mësojnë shume vlera

e shprehi, madje mund të ndikojë edhe për të nxitur një ushqyerje të mire, pra televizioni ka

anët pozitive dhe negative të tij.

5.2.1. Efektet pozitive të televizionit

Televizioni ndikon pozitivisht kur programet janë të përshtatura për moshën e fëmijës,

të cilat ndikojnë në përshpejtimin e procesit të të mësuarit, ndikon në zhvillimin e

imagjinatës, i stimulon fëmijët të mendojnë. Me ndihmën e televizioni fëmijët në moshën

parashkollore mund të mësojnë numra, shkronja, ngjyra, forma, me ndihmën e televizionit

fëmijët arrijnë t’i kopjojnë rolet e të rriturve si dhe të identifikohen me heronjtë e filmave të

animuar, fitojnë shprehi të mira etj.

5.2.2. Efektet negative të televizionit

Një ndër efektet negative është varësia që mund të shkaktojë shikimi i tepërt i

televizionit, kjo më së shumti mund të shprehet të fëmijët e moshës parashkollore ku dihet se

personaliteti i tyre është në formimin e sipër. Varësia ndaj televizioni shkaktohet nga vetë

prindërit sepse e përdorin atë si mjet për të i qetësuar fëmijët e tyre, kështu fëmijët e kësaj

moshe bëhen pasiv. Shikimi i pakontrolluar i televizionit i bënë fëmijët më të dhunshëm ku

shfaqin edhe vështirësi në krijimin e marrëdhënieve me moshatarët, sjelljet e dhunshme që

shfaqen si pasojë e mos përzgjedhjes së duhur të emisioneve dhe kanaleve, ku ka mundësi që

fëmija të shohë skena dhune. Kanalet e tilla janë të shumta në televizion, nga filmat aksion e

deri tek dokumentarët ose emisione të veçanta. Ekspozimi ndaj dhunës në TV rrit rrezikun

për sjellje agresive. Dihet se fëmijët e moshës parashkollore janë në fazën e zhvillimit

emocional dhe se ndikimet e jashtme mbi ta janë të fuqishme, dhe shpesh me pasoja për të

ardhmen emocionale të tyre. Në televizion ata vazhdimisht shohin skena e reklama ku

konsumohet duhan, alkool, drogë, ku sjelljet janë të pahijshme dhe nëse nuk diskutojmë më

fëmijët ata mund t’i marrin si model ato sjellje. Sa më shumë qe kalon kohë fëmija para

Page 29: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

29

televizionit, aq më pak ka kohë për aktivitet të tjera. Televizioni ndikon edhe në shëndetin e

fëmijës, dhe krijon një konfuzion në mes realiteti dhe fantazisë tek fëmijët. Dhuna televizive

redukton sensivitetin dhe ndjeshmërinë ndaj dhunës reale në jetë, dhe mund të prishë dhe

çrregullojë perceptimin real për botën22

KAPITULLI VI

6. Parashkollorët dhe loja

Loja është aktiviteti kryesor përmes të cilit fëmijët parashkollorë mësojnë. Përmes lojës

fëmijët në moshën parashkollore eksperimentojnë pa u rrezikuar, duke mësuar për botën që i

rrethon, dhe fillojnë të përshtatën me mjedisin ku veprojnë. Loja mund të jetë imagjinare dhe

praktike të cilat si karakteristik kryesore kanë aktivitetet fizike. Loja është pjesë e

rëndësishme e jetës së fëmijës, sepse është esenciale për zhvillimin e aftësive të tyre fizike,

kognitive, sociale dhe emocionale. Mendimet e para mbi lojën e fëmijëve i hasim të shumë

filozofë dhe pedagogë të vjetër. Platoni, mendonte loja është e pazëvendësueshme për

zhvillimin e fëmijës, kurse sipas Aristotelit loja i takon vetëm njeriut të lirë. Ndër të parët që

ka theksuar se gjatë të mësuarit të fëmijëve parashkollorë duhet përdorur loja ishte

Kuintiliani. Fridrih Frebeli, të cilin e quajnë baba i pedagogjisë parashkollore, lojën e

konsideroi fillim të zhvillimit të fëmijës dhe kreativitetit të tij. Loja fëmijën e drejton për t’u

bërë personalitet i arsimuar. Ai duke studiuar zhvillim e fëmijës, në esencë i studioi lojërat e

fëmijës.23 Loja ka shumë funksione këto janë disa nga to:

Shoqërimin me moshatarët

Çlirimin e tensionit

Zhvillimin kognitiv dhe eksplorimin

Zhvillimin fizik

Në të gjitha lojërat dhe aktivitet për parashkollor, është e rëndësishme që fëmijët të jenë

entuziastë, të kenë mbështetjen e moshatarëve me të cilët zhvillojnë lojën, por edhe të

edukatorëve dhe të prindërve. Fëmijët të cilët lejohen të luajnë lirisht me bashkëmoshatarët,

22 Dragoti. E (1999): Psikologjia sociale, Tiranë, f, 402.23 Veseli. A (2005): Pedagogjia parashkollore, Gjilan, f, 199.

Page 30: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

30

fitojnë aftësinë që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë. Loja është një formë aktive e të

mësuarit që bashkon mendjen, trupin dhe shpirtin. Deri në moshën nëntëvjeçare, fëmija

mëson më mirë kur përfshihet i tëri në lojë. Loja shkarkon tensionin që shpesh shkaktohet

nga përpjekjet për të mësuar dhe për të arritur rezultate të reja.24 Nëpërmjet lojës, fëmijët në

moshën parashkollore ushtrojnë imagjinatën e tyre, ushqejnë nevojën për të mësuar, ajo i

bënë fëmijët të ndihen të kënaqur dhe të shoqërueshëm. Përveç se shërben si argëtim, ajo

shërben edhe si tregues për problemet që mund të ketë fëmija.

6.1. Teoritë e lojës

Teoritë mbi lojërat e fëmijës janë paraqitur kah shekulli i XIX-të, nën ndikimin e

njohurive të reja biologjike sidomos nën ndikimin e evolucionizmit të Darvinit. Të gjitha

teoritë në aspektin e vetë përpiqen për të shpjeguar rëndësinë, origjinën, dhe esencën e lojës

së fëmijës. Në vazhdim paraqiten disa nga teoritë mbi lojën e fëmijës.

6.1.1. Teoria e Herbert Spenserit

Sipas kësaj teorie loja paraqitet si rrjedhim i energjisë së pa harxhuar, përkatësisht të

energjisë së tepruar, ai i ndau organizmat në organizma të lartë dhe ata të ulët. Organizmat e

lartë janë në një shkallë më të përsosur, ata nuk e harxhojnë tërë energjinë por e ruajnë për

plotësimin e nevojave themelore jetësore. Për dallim nga organizmat e lartë, atë të ulët e

harxhojnë tërë energjinë për t’i plotësuar nevojat elementare jetësore. Kjo teori thekson se

teprica të cilët e ruajnë organizmat e lartë shërben si burim dhe nxitës i aktiviteteve të

llojllojshëm të fëmijës, të cilat shfaqen gjatë lojës.

6.1.2. Teoria e Stenlli Hollit ( A.S. Hall )

Kjo teori lojën e fëmijëve e shpjegoi në bazë të ligjshmërive biologjike. Sipas kësaj

teorie, loja e fëmijës është lëvizja e atyre formave, të cilat i ka kapërcyer dhe përjetuar

njerëzia. Teoritë Biogjenetike janë krejtësisht në kundërshtim me karakteristika që shfaqen në

lojërat e fëmijëve. Kjo teori e asgjëson dhe përjashton rëndësinë e rrethit shoqëror si faktor.

24 Woolfolk. A (2011): Psikologji edukimi, Tiranë, f, 79.

Page 31: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

31

6.1.3. Teoria e Karl Grosit

Sa i përket lojë së fëmijës, kjo teori është një ndër teoritë më të zhvilluar. Për Grosin

loja shërben si shkollë përgatitore e individëve për jetën e ardhme, kjo shkollë kërkon mjete

dhe kohë, koha e duhur është fëmijëria kurse loja është mjet kryesor, e cila i mundëson që të

përshtatet në mjedisin ku jeton. Pra Grosi ‘‘ shkollën përgatitore ’’ e konsideron si shkollë të

fëmijërisë, e cila ka për qëllim përgatitjen e fëmijës në vazhdimësinë e jetës së tyre. Sipas

Grosit të gjitha ligjshmëritë që vlejnë për jetën e kafshëve, vlejnë edhe për njeriun, por ai se

ka pasur fare parasysh se njeriu është qenie biologjike, sociale dhe psikologjike.

6.1.4. Teoria e Carrit

Sipas Carrit loja është mjet më anën e të cilës natyra shtazarake e fëmijës zbutet dhe

fisnikërohet. Por, më këto botëkuptime nuk mund të shpjegohet assesi esenca e lojës së

fëmijës. Kjo teori shpjegon se nëse fëmija luan me kukulla do t’i dobësojë ndjenjat amtare,

megjithatë përvoja e vërteton të kundërtën.

6.1.5. Teoria funksionale e lojës

Këtë teori e formuan Sharlota dhe Karl Billeri ( Billar ), ata u përpiqen që të

kontribuojnë në shndritjen e esencës dhe origjinë së lojës së fëmijës. Sipas tyre loja ka rol

primar në formimin e funksioneve, kurse nxitësi më i madh gjatë lojës të fëmijët është gëzimi

funksional, të cilin fëmija e përjeton gjatë lojës, ai madje shpeshherë përjeton edhe dëshpërim

por përsëri vazhdon të luan. Pra, kënaqësia funksionale dhe gëzimi nuk janë të vetmit nxitës

të lojës, dhe formimi i funksioneve nuk është e vetmja dobi e lojës.

6.1.6. Teoritë psikoanalitike

Teoritë analitike janë shfaqur nën ndikimin e Frojdit, Adlerit dhe Jyngit, këta i

dhanë lojës rëndësi simbolik duke e shpjeguar edhe sjelljen e fëmijës në mënyrë simbolike.

Frojdi theksoi se në lojë janë të shtypura tendenca seksuale, kurse sipas Adlet loja i shtyp

ndjenjat e kompleksit dhe të inferioritetit duke i mundësuar fëmijës të e njohë forcën e tij.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre këto teori janë të pa pranueshme, edhe pse loja mund të

Page 32: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

32

shfrytëzohet si mjet diagnostikimi edhe mjet terapeutik, prapë të gjitha aktivitet e fëmijës

gjatë lojës kanë rëndësi simbolike.

6.1.7. Teoritë kognitive

Teoritë kognitive theksojnë rendësin e zhvillimit të vetëdijes dhe gjendjes emocionale

të personaliteti, kurse lojën e fëmijës e shikojnë si aktivitet kryesor të njohjes që ka rëndësi

shumë të madhe për zhvillimin e funksioneve simbolike.

Zh. Piazhe – teorinë mbi lojën e fëmijës e ndërtoi duke u marrë me zhvillimin e të

menduarit logjik të fëmijës, pra me zhvillimin e botëkuptimit të fëmijës. Sipas Pizhes numri

më i madh i lojërave të fëmijës karakterizohen me tri etapa: ushtrimi, simboli dhe rregullat.

Ai theksoi se loja simbolike është përpunimi i fotografive mentale, të cilat kanë origjinë nga

imitimi që transformohet në këto fotografi përmes rrugës së brendshme, dhe janë të lidhura

me fakte shqisore. Megjithatë, mësimet e Piazhes lidhur më lojën e fëmijës janë kritikuar

madje janë quajtur edhe mendime kontradiktore mbi lojën.

Si përfaqësues të teorisë kognitive ishin edhe Vigotski, Elkonjini dhe Leontijevi. Sipas

Vigotskit vendin primar e ka loja simbolike dhe ajo me role.

6.1.8. Teoritë fenomenologjike dhe strukturaliste mbi lojën e fëmijës

Këto teori e theksojnë qëndrimin ekzistencial të lojtarit ( fëmijës ) me ambientin në të

cilin zhvillon lojën, të cilit i takon mënyra sipas të cilit ky qëndrim realizohet.

F. Bojtendajk – sipas tij loja është shprehje e epsheve për lirim, bashkim dhe

përsëritje, dhe se rruga është rrugë për edukimin e formave të reja të sjelljes së fëmijëve.

Page 33: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

33

Zhan Shato – në këndvështrim e tij loja është shprehje e nevojave të fëmijës për

aktivitet. Kur fëmija është i pakënaqur në rolin e tij ai tenton t’u afrohet të rriturve, duke u

munduar të bëhet një lloj kandidati për të bërë konkretisht atë që dëshiron të bëjë.

Brajan Saton Smith – ky e trajton lojën si komunikim, në të cilin mund të shënohen

disa struktura pavarësisht nga përmbajtja. Ai e definoi në aspektin e sjelljes adaptuese, duke

theksuar se loja i mundëson fëmijës për të fituar përvojë sociale, dhe pikërisht kjo është

arsyeja se pse loja përkufizohet si mësim i vullnetshëm sociale.

6.2. Qëllimet e lojës

Loja e një fëmije pasqyron botën e tij në mënyrë simbolike, ajo është një elementi i

pazëvendësueshëm për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës. Gjatë gjithë kohës së zhvillimit,

fëmijët, mësojnë përmes lojës dhe eksplorimit, përgjatë pesë dimensioneve kyçe të zhvillimit

siç janë:

6.2.1. Zhvillimi social dhe emocional

Nevoja e bashkëpunimit mësohet duke luajtur me të tjerët, përmes lojës fëmijët

mësojnë për të i ndarë gjërat më të tjerët sidomos më bashkëmoshatarët e tyre. Duke

bashkëpunuar më të tjerët fëmijët mësojnë aftësinë sociale për të jetuar në shoqëri. Pra, loja i

ndihmojnë fëmijëve të zhvillojnë imagjinatën, aftësinë për të bashkëpunuar më të tjerët, të

jenë kreativ dhe t’i shprehin nevojat e tyre. Përmes lojës fëmijët arrijnë të i kuptojnë më mirë

emocionet e të tjerëve.

6.2.2. Zhvillimi fizik dhe motorik

Përmes lojës fëmija kryen një sërë aktivitetesh fizike, vrapon, godet topin, kryen

lëvizje të shumta, pikërisht këto lëvizje e aftësojnë fëmijën për të kryer aktivitete të reja të

Page 34: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

34

cilat janë paralele drejt rritjes, zhvillimit, pavarësisë së tyre, shëndetit dhe janë të lidhura me

vëmendjen në kryerjen e aktiviteteve gjatë procesit të lojës.

6.2.3. Zhvillimi kognitiv dhe njohuria e përgjithshme

Fëmijët mësojnë përmes lojës për mjedisin që i rrethon si dhe mundësin për

interaksionit me njerëzit dhe objektet në ambient. Lidhjen mes objekteve dhe ngjarjeve

fëmijët e kuptojnë përmes eksperiencave me bashkëmoshatarët dhe të rriturit. Përmes lojës

fëmijët mësojnë rrugët për të i zgjidhur probleme të ndryshme.

6.2.4. Zhvillimi i të folurit

Një ndër zhvillimet në të cilat ndikon loja është edhe zhvillimi i të folurit dhe

komunikimit, si dhe gjuhën e cila iu mundëson fëmijëve të marrin pjesë në anën kognitive

dhe emocionale në aktivitete. Përmes lojës fëmijët mund të tregojnë një ngjarje që e kanë

parë apo dëgjuar, ata fitojnë eksperienca për të shprehur mendimet, ndjenjat dhe për të

bashkëvepruar me të tjerët.

6.2.5. Qasja për të mësuar

Qasja për të mësuar përmes lojës ka të bëjë me deponimin, kënaqësinë që ua dhuron

loja. Kureshtja, kreativiteti, pavarësi, qëndrueshmëria, iniciativa dhe dëshira për bashkëpunim

janë pjesë e qasjeve për të mësuar, të cilat fëmijët i shprehin gjatë lojës. Kur u lejohet

fëmijëve që te shprehin lirshëm iniciativën e tyre për të luajtur me moshatarët atëherë ata

fitojnë besim dhe vazhdojnë të mësojnë.

6.3. Klasifikimi i lojërave

Në shumë literatura psikologjike dhe pedagogjike klasifikimi lojërave bëhet në mënyra të

ndryshme, megjithatë psikologu Shterni i ka ndarë në dy grupe:

1. Grupi i lojërave në vetmi: këtu përfshihen lojërat e zotërimit të trupit të vetë,

zotërimit të sendeve dhe lojërat me role.

Page 35: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

35

2. Grupi i lojërave shoqërore: partnerët e parë të lojës në këtë grup janë njerëzit e rritur,

zakonisht bashkëmoshatarët i zëvendësojnë të rriturit.

Ka edhe shumë klasifikime të tjera për sa u përket lojërave, si klasifikim i Zhan Piazhes

që i klasifikon në lojëra:

1. Senzoro – motorike: ndryshe Piazhe i quan edhe ushtrime funksionale ku përdorimi i

tyre zvogëlohet me zhvillimin e të folurit.

2. Simbolike: këto lojëra janë objekt i aktiviteti të fëmijës, që imagjinohet falë

simboleve.

3. Me rregulla: funksioni i këtyre lojërave qëndron në zhvillimin e të gjykuarit moral të

fëmijës, janë lodra që barten nga një gjeneratë në gjeneratën tjetër.

Pastaj kemi edhe klasifikimin e Frebelit që i klasifikon në lojëra:

1. Lojëra fizike

2. Lojëra senzorike dhe

3. Lojëra kuptimore

Megjithatë klasifikimi i cili është më adekuatë është ai që bëri Ganjelina, duke i

klasifikuar kështu lojërat:

1. Lojëra krative

2. Lojëra didaktike dhe

3. Lojëra lëvizëse

6.3.1. Lojërat kreative

Në këto lojëra fëmijët e shprehin përshtypjet dhe atë se çka përjetojnë në jetën e tyre,

përmes këtyre lojërave fëmijët i pranojnë rolet e të rriturve, madje edhe fillon imiton

profesione të ndryshme të cilat i hasë në jetën e përditshme p.sh. bënë sikur se është mjekë,

policë, njëri nga prindërit etj. Lojërat kreative vejnë në pah mënyrat e të menduarit të

fëmijëve, diturinë dhe përvojat e tyre, sepse gjatë këtyre lojërave fëmija përdorë fantazinë por

Page 36: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

36

edhe e ruan realitetin. Për fëmijët parashkollor që marrin pjesë në këto lojëra duhet siguruar

kushte sa më të përshtatshme, madje edhe mund të kërkohet që të ndryshohen sendet e

mjedisit ku luan p.sh. karrigia bëhet veturë. Këto lojëra ndikojnë në qëndrueshmërinë dhe

vullnetin e fëmijës, si dhe në zhvillimin e iniciativës, disiplinës dhe të kreativitetit. Gjatë lojës

kreative kërkohet që veprimtaria e fëmijëve të jetë e orientuar në atë mënyrë që të krijojë

kushte për të i’u përgjigjur lojës, dhe për të ndryshuar fëmija veten por edhe personin me të

cilin e zhvillon lojën.

6.3.2. Lojërat didaktike

Këto lojëra cilësohen si lojëra me rregulla, të cilat kërkojnë nga fëmijët përqendrim si

dhe të mbajnë në mend përmbajtjen dhe ecurinë e lojës. Këto lojëra nuk është se i sjellin

fëmijëve një liri por, me anë të tyre krijohen kushte për ushtrimin dhe zbatimin e përvojave të

fëmijëve e jetën e përditshme. Përveç që ndikojnë në zhvillimin të aftësive mendore, ndikojnë

edhe në zhvillimin e cilësive pozitive të personalitetit të fëmijës. Vlera pedagogjike e lojërave

didaktike qëndron në ndikimin e drejtpërdrejtë të tyre në zhvillimin e shqisave, dhe të

vëmendjes. Ato u ndihmojnë fëmijëve për të i vëzhguar sendet sa më tërësisht, dhe ato që

zgjedhën, të renditen, të rregullohen, krahasohen, dhe të klasifikohen sipas vetive dhe cilësive

të ndryshme.25 Kur edukatorët zgjedhin këto lojëra duhet pasur parasysh se ato duhet të

përshtaten më moshën e tyre si dhe të jenë të tilla që do i gëzojnë fëmijët, kjo bëhet për

shkake që fëmijët e moshës parashkollore të i pranojnë më lehtë këto lojëra. Lojërat didaktike

i shtyjnë fëmijët që të vlerësojnë arritjet e tyre, por edhe të bashkëmoshatarëve.

6.3.3. Lojërat lëvizëse

25 Veseli. A (2005): Pedagogjia parashkollore, Gjilan, f, 195.

Page 37: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

37

Ndryshe nga dy llojet e tjera të lojërave, ky lloj i lojërave i plotësojnë jashtëzakonisht

shumë nevojat e fëmijëve parashkollorë, ndikimi i tyre është i pazëvendësueshëm për

zhvillimin fizik i cili është shumë i domosdoshëm në këtë moshë. Përmes këtyre lojërave

fëmijët arrijnë të përmirësojnë balancën, koordinimin, shpejtësitë e lëvizjeve etj. Përveç

zhvillimit fizik kanë ndikim edhe në zhvillimin moral siç është disiplina, kuptimi për punë,

qëndrueshmëria, ndikojnë edhe në edukimin estetik duke ofruar zhvillimin e kuptimit për të

bukurën, e kjo arrihet veçanërisht përmes lojërave ritmike, muzikore. Ndikimi i këtyre

lojërave është i gjithanshëm, ndikojnë edhe në shkathtësitë e të ecurit, vrapimit, kërcimit,

rrëshqitjes, kapjes, si dhe në zhvillimin muskulor të trupit. Lojërat lëvizore edhe pse janë të

llojllojshme, në përgjithësi ndahen në dy grupe:

1. Lojëra lëvizore më përmbajtje dhe

2. Lojëra lëvizore pa përmbajtje

6.4. Lodrat dhe llojet e tyre

Lojërat kanë funksion të shumëfishtë në zhvillimin e fëmijës, por mjetet me të

rëndësishme të lojërave janë lodrat, me ndihmën e të cilave zhvillohet dhe orientohet loja, si

dhe rreth saj organizohet i tërë procesi i lojës. Lodrat vijnë nga e kaluara e largët, dhe nga

shumë kultura të ndryshme. Ato mund të jenë nga me të thejshta deri më të ndërlikuara, deri

te paisjet mekanike të sofistikuara.

Çdo gjë që fëmijët e përdorin për t’u argëtuar mund të konsiderohet si një lodër.

Përderisa loja është një aktivitet i natyrshëm i fëmijëve dhe përmes saj fëmija zhvillohet dhe

krijojnë miqësi, dhe themi se është puna e fëmijës atëherë lodrat mund të i quajm vegla të

punës, të cilat e ndihmojnë fëmijën që ta bëjë punën sa më mirë.

Një ndër arsyet se pse lodrat janë shumë të përhapura është fakti se ato i falin

kënaqësi fëmijës, dhe argëtohet gjatë kohës kur luan me to. Çdo lodër ka nga një ndikim në

zhvillimin e fëmijës p.sh. gjatë kohës kur ndërton më kuba fëmija mëson të i kontrollojë

lëvizjet, apo kur e përdor biçikletën ai mëson të ruaj ekuilibrin.

Fëmijët i përdorin lodrat edhe për të imituar të rriturit dhe veprimet e tyre, gjatë kohës që

imitojnë fëmijët mësojnë shumë aktivitetet nga jeta e përditshme. Por , kur zgjedhim lodrat

për fëmijët duhet pasur kujdes. Lodër mund të konsiderohet çdo send ose material, i cili në

Page 38: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

38

një situatë të caktuar fëmijës i shërben për të luajtur në lojën e tij.26 Lodra tek fëmijët ngjallin

ndjenja gëzimi, dhe çdo lodër duhet të plotësojë disa kërkesa:

Të i plotësojë kërkesat higjienike – estetike

Të i përgjigjet moshës së fëmijëve parashkollorë dhe

Të i përgjigjet kërkesës për nga forma, ngjyra dhe cilësia

Ndodhë që shumë fëmijë lidhen aq shumë më lodrën sa që ato bëhen miku më i afërt për

fëmijët, ai ka të njëjtin qëndrim ndaj lodrës sikurse ndaj të rriturve, sidomos me lodra si:

kukulla, ariun etj, të cilat paraqesin fytyra të qenieve të gjalla, madje ai mund edhe të zhvilloj

dialog me këto lloj lodrash.

6.4.1. Llojet e lodrave

Një ndër klasifikimet më gjithëpërfshirëse të lodrave, është ai i Vudvortovit, i cili ato i ka ndarë në nëntë klasë dhe atë:

1. Modelet e sendeve që përdoren nga të rriturit ( kukulla, orenditë etj )

2. Lodrat tingëlluese ( zilja )

3. Lodrat lëvizëse ( biçikleta )

4. Lodrat që e rrisin radiusin e shpejtësisë ( topi )

5. Lodrat që i kundërvihen fuqisë së gravitacionit të tokës ( balonat )

6. Lodrat automatike ( auto, majmunët që luajnë )

7. Lodrat që munden për t’u ripërgaditur në një mënyrë tjetër

8. Materialet plastike dhe

9. Shokët në lojë.

26 Roller – Halaçeç. FM (1975): Lodrat për fëmijët e moshës parashkollore, Zagreb, f, 70.

Page 39: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

39

Kurse sipas Forinës lodrat ndahen në katër grupe si më poshtë:

1. Materiali konstruktiv

2. Lodrat figurative

3. Lodrat e gëzueshme dhe

4. Lodrat didaktike.

Në vendet lindore është prezent klasifikimi i Makarenkos, i cili lodrat i ndau në tri grupe:

1. Lodrat e gatshme, mekanike ose të thjeshta

2. Lodrat gjysmë të gatshme dhe

3. Materiali prej të cilit fëmija mund të përpunojë atë çka imagjinon ( rëra, balta etje )

Një klasifikim tjetër e ka bërë edhe Arkini:

1. Lodra senzorike

2. Lodra lëvizëse

3. Lodra figurative

4. Lodra e prodhuara dhe teknike

5. Lodrat shoqërore dhe nga jeta e përditshme, dhe

6. Lodrat konstruktive

Qendra e Zagrebit për lojëra dhe lodra të fëmijëve, këto i ka klasifikuar në dymbëdhjetë llojet:

1. Lodrat senzorike

2. Lodrat motorike

3. Lodrat imituese

4. Lodrat arsimore

Page 40: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

40

5. Lodrat motive

6. Materiali për lojërat shoqërore

7. Materiali për të shprehurit e fëmijëve

8. Materiali për lojërat receptive

9. Lodrat konstruktive

10. Lodrat teknike

11. Lodrat për edukatën e punës dhe

12. Lodrat argëtuese

REZYME

I gjithë rrugëtimi deri këtu, në finalizimin e këtij punimi ishte një nga rrugëtimet më të

bukura i mbushur më përkushtim dhe emocione, duke u nisur nga vetë rëndësia që mbartë në

vete kjo temë. Gjatë punës më fëmijët duhet të jemi të vetëdijshëm së pari për rëndësinë e

punës më ta, sepse puna më ta është dhurata më e mire për ne, dhe duart tona mbajnë vlerën

më të madhe, fëmijët.

Zhvillimi i fëmijëve nuk nënkupton që fëmija të zhvillohet dhe të bëhet personi që ne

dëshirojmë, por nënkupton që ne t’i ndihmojmë ata që të zhvillohen në personin më të mirë të

mundshëm. Në zhvillimin psikosocial të fëmijëve parashkollorë ndikojnë edhe stilet

prindërore, që i aplikojnë prindërit më fëmijët e tyre. Prindërit duhet të njohin mirë dukuritë

që ndodhin gjatë zhvillimit të fëmijëve të tyre sepse kjo i ndihmon të kuptojnë dhe të

ndihmojnë më mirë zhvillimin normal të tyre.

Gjithmonë duhet pasur parasysh se çdo fëmijë është i veçantë dhe se zhvillimi i secilit

fëmijë mund të jetë i ndryshëm, sepse çdo fëmijë zhvillohet në kohën dhe mënyrën e vet.

Shkathtësitë sociale dhe zhvillimi emocionale janë pjesë e rëndësishme e zhvillimit

psikosocial të fëmijëve. Fëmijët më të suksesshëm janë ata që përshtaten në mjedise të

ndryshme shoqërore, që marrin pjesë aktive në aktivitete shoqërore por edhe në aktivitetet në

klasë dhe shkollë, si dhe i respektojnë rregullat. Zhvillimi psikosocial i fëmijëve në moshën

Page 41: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

41

parashkollore përfshinë zhvillimin e tërësisë së emocioneve të fëmijës ndaj vetes dhe të

tjerëve dhe njohjen e mënyrave të sjelljes që i ‘u japin mundësinë që të hyjnë në shoqëri me të

tjerët.

Fëmijët kanë nevojë të vazhdueshme për mbështetje dhe ndihmë, në mënyrë që të

inkurajohen në të gjitha fushat e zhvillimit të tyre, përfshirë edhe zhvillimin psikosocial. Roli

ynë si të rritur është që t’i mbështesim fëmijët në zhvillimin e tyre dhe të jemi udhërrëfyes për

orientimin e tyre drejt shtigjeve të mira të jetës. Prandaj, ne duhet të përpiqem t’i kuptojmë

nevojat dhe dëshirat e tyre, sepse në të kundërtën mund të ketë pasoja serioze në zhvillimin e

tyre.

Fëmijët janë si një enë e zbrazët, ku ne duhet të kontribuojmë në mbushjen e kësaj ene

më shkathtësi, shprehi dhe vlera njerëzore.

LITERATURA

Charles G. Morris, Albert A. Maisto. (2008). Hyrje në psikologji dhe Të kuptojmë psikologjinë .

Tiranë.

Dragoti, E. (1999). Psikologjia Sociale. Tiranë.

Halaçeç, F. R. (1975). Lodrat për fëmijët e moshës parashkollore. Zagreb .

Izela Tahsini, Marina Ndrio, Doriana Balli . (2012). Happy kids make happy parents. Tiranë.

Juniku, N. (1994). Kaptina nga psikologjia. Shkup .

Karaj, T. (2005). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës. Tiranë.

Pettijohn, T. F. (1996). Psikologjia - Një hyrje koncize . Tiranë.

Ross Vasta, Marshall M. Haith, Scott A. Miller. (2007). Psikologjia e fëmijës - Shkenca moderne.

Tiranë: Shtëpia botuese Uegen .

Veseli, A. (2005). Pedagogjia parashkollore. Gjilan.

Woolfolk, A. (2011). Psikologji edukimi. Tiranë.

Page 42: Gjakovë, 2018 Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi Floriana Hulaj Hulaj.pdf · 3.3. Efekti i divorcit mbi fëmijët 20 3.3.1. Si të sillemi më fëmijët në rast divorci ? 21 KAPITULLI

42