Gazeta KALLARATI 59

4
Faqe 4 Gazeta “Kallarati” Shitja e gazetës: Në Vlorë: -Qebir Demiraj, farmacia bujqësore, Rr.Perlat Rexhepi -Mersin Osmënaj, kafenea përballë Teatrit “Petro Marko” -Detjon Demiraj, lokali pranë bankës Italo-Shqiptare -Bardhi Lilaj, kioska e gazetave te Kompleksi Tregtar “Riviera” Në Fier: -Kujtim Hysaj Në Tiranë:- Artur Strataj, dyqan i luleve në kryqëzim të “21 Dhjetorit” Gazeta “KALLARATI” Kryeredaktor: Seit Jonuzaj Anëtarë të redaksisë: Enver Golloshaj, Gafur Shametaj, Lefter Hysaj, Çize Xhaferraj, Razip Golloshaj. Shtypur në shtypshkronjën “PAVARËSIA” Libri“Kujtime për Sihat Tozajn” E mora dhe e lexova librin. Autori, Seit Jonuzaj, ka punuar me kujdes. Ata që kanë dhënë kujtimet e tyre i ka zgjedhur. Se të shkruash për atë që është “Nderi i Qarkut” të Vlorës, Sihatin, është ca e vështirë. Është e vështirë, pasi së pari,ai ka pasur shumë bashkëpunëtorë, pothuajse në të gjithë Shqipërinë dhe është e pamundur t’i takosh të gjithë për t’u marrë kujtime e mendime për të. Së dyti, është e vështirë sepse Sihati ishte një figurë që ndodhet shumë lart dhe është zor ta arrish. Gjatë shekujve 18, 19, 20 e deri sot ne i kemi qëmtuar dhe nuk kemi gjetur në Kallarat një burrë me përmasa të tilla që ka Sihat Tozaj. Madje ai meriton të jetë edhe Nderi i Kombit e që mund ta marrë këtë titull në të ardhmen. Sihat Tozaj nuk i përket vetëm familjes, as vetëm Kallaratit ku ka lindur e është rritur, madje as qarkut të Vlorës, por gjithë Shqipërisë. Mendoj që këtë libër ta marrim dhe ta lexojmë të gjithë se ka vlera të mëdha, sidomos për brezat që vijnë, sepse prej tij mund të mësojnë si të sillen në familje e shoqëri, si të punojnë për popullin dhe për Shqipërinë. Autori i ka evidentuar e shtjelluar me kujdes, objektivitet e realizëm të gjitha cilësitë e larta dhe virtytet e Sihatit, të vlefshme këto për t’u marrë shembull nga të rinjtë e brezave vazhdues. Mbase është vështirë t’i ngjash atij, por mjafton t’i afrohesh dhe po t’i afrohesh do të jesh i kënaqur me shoqërinë dhe me vetveten. Përfundimisht mund të themi se libri është përmbajtësor, i punuar me përkushtim e seriozitet nga autori. Por nëse për përmbajtjen e librit mund të themi fjalët më të mira, këtë nuk mund ta themi për paraqitjen e jashtme të librit që lë shumë për të dëshiruar, si dhe për fotografitë. Sihati meritonte një libër me një paraqitje më dinjitoze, me kapak e foto me ngjyra e jo thjesht bardhë e zi. Po edhe formati mund të ishte pak më i vogël dhe treguesi i lëndës të mos ish hequr nga botimi. E dimë që, sot në ekonominë e tregut, botimi i librave ka kosto të lartë dhe sa më tepër cilësi të kërkohet për të, aq më shumë para kërkon shtypshkronja. Por për Sihatin edhe ne bashkëfshatarët e tij nuk do të kurseheshim. Po të na kërkohej, do të ishim të gatshëm të ndihmonim financiarisht për të mbuluar një pjesë të kostos së botimit. Enver GOLLOSHAJ SAIMIR STRATI NIS VEPRËN ME 1 MILION KOKRRA KAFEJE Saimir Strati, i njohur për rekordet e tij Guinnes, sapo ka nisur të punojë për një tjetër vepër artistike. Me plot 1 milion kokrra kafeje ai premton të realizojë një mozaik me pesë kontinentet dhe si gjithmonë me qëllim vendosjen e një rekordi të ri Guinnes. Artisti ka vendosur që këtë vepër ta përfundojë në datën 10 dhjetor, një punë ku do të dominojnë pesë kontinentet. Vepra do të jetë në përmasat 25 metra katrorë, ndërsa pason dhe pesë të tjera të realizuara po me sende jo të zakonta, nga gozhdët, tapat e shisheve, kunjat apo penelat e piktorëve. Një vit më parë Saimir Strati theu një rekord të ri, kësaj here me krijimin e një monedhe gjigante me vida. Monedha 12.5 metra katrorë u realizua në hollin e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Mes punimeve të tij përmendim edhe mozaikun e Leonardo Da Vinçit në vitin 2006, ku Saimir Strati shokoi botën e artit me mozaikun e tij gjigant të Leonardo Da Vinçit. Mozaiku kishte 500,000 gozhdë dhe u deshën 24 ditë për ta përfunduar dhe me këtë mozaik Saimir Strati fitoi për herë të parë “World Guinnes Rekord”. Në vitin 2007 artisti filloi mozaikun me kruese dhëmbësh, i ndërtuar nga 1.5 milion kruese dhëmbësh. Për punën artisti përdori lloje të ndryshme të drurit, dhe gjatësi të ndryshme kruese dhëmbësh, për t’i dhënë thellësi artistike. Saimir Strati ka punuar në këtë mozaik për 13 orë në ditë, për 40 ditë dhe kur ai e mbaroi, vepra e artit ishte me madhësi dy me katër metra. Mozaikun me tapa Strati e bëri duke përdorur tapa si material për artin e tij. Ai përdori 229,764 tapa të formave dhe madhësive të ndryshme për të krijuar “Romeo me një kurorë rrushi, duke luajtur në kitarë, ndërsa vallëzonte me detin dhe diellin”, një homazh për jetën përreth Mesdheut. Duke përdorur të njëjtën teknikë e për të krijuar mozaikë të rreth 2000 vjet më parë, Saimir Strati ka punuar 14 orë në ditë për 28 ditë. Kryevepra ishte në madhësinë 12.94 metra me 7.1 metra. Mozaiku me furça pikturuese për Michael Jackson u krijua në tetor të 2009-ës, ku artisti Saimir Strati, i bëri homazh Michael Jackson-it, duke krijuar një mozaik gjigand të vetë mbretit të Popit, duke përdorur vetëm furça boje. Duke punuar 16 orë në ditë për 28 ditë, Strati ka përdorur 230,000 furça me ngjyra të ndryshme për të krijuar një kryevepër që i dha atij të katërtin rekord në World Guinnes Rekord. -Marrë nga gazeta SOT, e datës 16 Nëntor 2011- GJEST FISNIK I dashur Luan ÇIPI! Vjersha juaj “E njoha në plazh”, e hedhur në internet dhe e botuar në gazetën “Kallarati” Nr. 58, korrik- gusht 2011, për mua, familjen e fëmijët e mi, ka vlerën e një dekorate të lartë nderi. Motivimi i spikatur e dinjitoz, me domethënie filozofike e ngrohtësi i ngjan një pikture artistike të shkëlqyer. Ajo mishëron ndjenja të thella, të zjarrta e të fuqishme vëllazërore. Për këtë gjest fisnik e tepër miqësor, ju falënderoj nga zemra, duke ju përgjigjur me vargjet e mëposhtme. Dhuratë Luan Çipi fisnik Poet e shkrimtar Na dhuroi një çiflig Gjirokastriti bujar. Poezi me fjalë të arta Vështrim historik Gurrë nga malet e larta Mirënjohje me respekt, i dashur mik. Njerëzit e shquar me talent Yjet me shkëlqim të fortë Rrinë pa gjumë ditë e net Duke skalitur heronjtë. Gjatë punës, duke shkruar Vjershën “Monument” Me Hanëmen këshilluar: “Thure bukur, ta kenë brezat dokument”. Një mesazh i shkëlqyer, Po kush e bën një të tillë, Me nota krenarie të përkryer?! Ata që lavdisë i qëndrojnë shtyllë. Përshëndetje! Xhelo DAUTAJ MARSHI I HAJDUTËVE -Nga poeti Arben Duka Shqipëria ime, Shqiponjë e plagosur, Vidh e vidh të gjithë, E ti s’ke të sosur. Shqipëria ime, Paske qenë xhenet, Me mijëra hajdutë, Dolën sot në çetë. Polli pa hesap, Kjo kohë zuzare, Hajdutë modernë, Me “Benz” e kollare. Sa s’plas nga shëndeti, Gjith’ kjo ujqëri, Posht’ dhjamit të bardhë, U rrjedh gjak i zi. Kope e hajdutëve, Jo nuk ka të sosur, Me targë të verdhë, Kudo është vulosur. Kope e hajdutëve, Me këmborë e zile, Me targa të verdha, Me targa jeshile. Kope e hajdutëve, Si kope e ujqe, Gjysma ngjyrë blu, Gjysma ngjyrë e kuqe. Jo, nuk ka të sosur, Gjith’ kjo lukuni, Nga polic i vogël, Gjer në ministri. Kjo racë vampirësh, Është zënë në valle, Kush e kush të shqyej, Copën më të madhe. Dje vidhej një kockë, Për të mbajtur frymën, E sot pushtetari, Përlan krejt uzinën. ............................... Vila përrallore, Ngrenë maskarenjtë; Kjo kohë zuzare, Qesh me fukarenjtë. Shqipëri ç’u trete, Shqipëri ç’të tretën, Tek ti Amerikën, Pushtetarët gjetën. Shqipëri ç’u shite, Shqipëri ç’të të shitën, Mbahesh me lëmoshë, Mezi e ngrys ditën. KËSHILLA PËR TË LUFTUAR SËMUNDJET REUMATIKE ME KURA POPULLORE Hithra. Kjo bimë e egër barishtore përmban sasira të konsiderueshme të vitaminës A e C dhe K dhe elementë të tjerë, si dhe minerale, siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Përgatitet çaj me një lugë (gjelle) hithre të tharë e të thërrmuar, duke e hedhur në një enë me një gotë uji të nxehtë dhe lihet 15 minuta. Pastaj kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Rigoni. E gjithë bima ndiWhmon në kurimin e sëmundjeve reumatike, por mund të përdoren dhe vetëm gjethet e saj. Përgatitet çaj rigoni me një lugë gjelle të tharë, duke e hedhur në një gotë uji të valuar, ku lihet 15 minuta. Pastaj kullohet dhe pihet dy herë në ditë. Farat e lulediellit. Për vetë përmbajtjen e tyre, farat e lulediellit kanë veti anti-malcuese (anti-përkeqësuese) të kyçeve më të fortë se ilaçi i njohur me emrin “Ibuprofen”. Përvetësimi i 250 gramëve farash luledielli është i barabartë me efektin e ilaçit më të mirë antimalcues të kyçeve. Qershia. Qershia përmban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjësues dhimbjesh, ndërsa i dyti zvogëlues acarimi. Ngrënia e disa kokrrave në ditë do të mjaftonte, qoftë edhe të konservuara. Peshku. Ngrënia e peshkut dhe e vajit të peshkut bën dobi në kurimin e dhimbjeve të kyçeve. Lule fieri. Gjethet dhe degët e fierit përdoren gjithashtu për kurimin e përdhesit (cërmës) dhe reumatizmës. Pasi priten degët e fierit në copa të vogla, vendosen mbi vendin e dhimbjes dhe lidhen me një copë fasho. Në fillim dhembjet do të shtohen, por për një kohë të shkurtër ato do të zhduken plotësisht. Marrë me pak shkurtime nga gazeta “Telegraf” e 6 gushtit 2011

description

Libri“Kujtime për Sihat Tozajn” S aimir Strati, i njohur për rekordet e tij Guinnes, sapo ka nisur të punojë për Gjatë punës, duke shkruar Vjershën “Monument” Me Hanëmen këshilluar: “Thure bukur, ta kenë brezat dokument”. Sa s’plas nga shëndeti, Gjith’ kjo ujqëri, Posht’ dhjamit të bardhë, U rrjedh gjak i zi. Faqe 4 Kope e hajdutëve, Si kope e ujqe, Gjysma ngjyrë blu, Gjysma ngjyrë e kuqe. Dhuratë Gazeta “Kallarati” Shitja e gazetës: Në Vlorë:

Transcript of Gazeta KALLARATI 59

Page 1: Gazeta KALLARATI 59

Faqe 4 Gazeta “Kallarati”

Shitja e gazetës: Në Vlorë:-Qebir Demiraj, farmacia bujqësore, Rr.Perlat Rexhepi-Mersin Osmënaj, kafenea përballë Teatrit “Petro Marko”-Detjon Demiraj, lokali pranë bankës Italo-Shqiptare-Bardhi Lilaj, kioska e gazetave te Kompleksi Tregtar “Riviera” Në Fier: -Kujtim Hysaj Në Tiranë:- Artur Strataj, dyqan i luleve në kryqëzim të “21 Dhjetorit”

Gazeta “KALLARATI”Kryeredaktor: Seit JonuzajAnëtarë të redaksisë:Enver Golloshaj, Gafur Shametaj, Lefter Hysaj, Çize Xhaferraj, Razip Golloshaj.

Shtypur në shtypshkronjën “PAVARËSIA”

Libri“Kujtime për Sihat Tozajn” E mora dhe e lexova librin. Autori, Seit Jonuzaj, ka punuar me kujdes. Ata që kanë dhënë kujtimet e tyre i ka zgjedhur. Se të shkruash për atë që është “Nderi i Qarkut” të Vlorës, Sihatin, është ca e vështirë. Është e vështirë, pasi së pari,ai ka pasur shumë bashkëpunëtorë, pothuajse në të gjithë Shqipërinë dhe është e pamundur t’i takosh të gjithë për t’u marrë kujtime e mendime për të. Së dyti, është e vështirë sepse Sihati ishte një fi gurë që ndodhet shumë lart dhe është zor ta arrish. Gjatë shekujve 18, 19, 20 e deri sot ne i kemi qëmtuar dhe nuk kemi gjetur në Kallarat një burrë me përmasa të tilla që ka Sihat Tozaj. Madje ai meriton të jetë edhe Nderi i Kombit e që mund ta marrë këtë titull në të ardhmen. Sihat Tozaj nuk i përket vetëm familjes, as vetëm Kallaratit ku ka lindur e është rritur, madje as qarkut të Vlorës, por gjithë Shqipërisë. Mendoj që këtë libër ta marrim dhe ta lexojmë të gjithë se ka vlera të mëdha, sidomos për brezat që vijnë, sepse prej tij mund të mësojnë si të sillen në familje e shoqëri, si të punojnë për popullin dhe për Shqipërinë. Autori i ka evidentuar e shtjelluar me kujdes, objektivitet e realizëm të gjitha cilësitë e larta dhe virtytet e Sihatit, të vlefshme këto për t’u marrë shembull nga të rinjtë e brezave vazhdues. Mbase është vështirë t’i ngjash atij, por mjafton t’i afrohesh dhe po t’i afrohesh do të jesh i kënaqur me shoqërinë dhe me vetveten. Përfundimisht mund të themi se libri është përmbajtësor, i punuar me përkushtim e seriozitet nga autori. Por nëse për përmbajtjen e librit mund të themi fjalët më të mira, këtë nuk mund ta themi për paraqitjen e jashtme të librit që lë shumë për të dëshiruar, si dhe për fotografi të. Sihati meritonte një libër me një paraqitje më dinjitoze, me kapak e foto me ngjyra e jo thjesht bardhë e zi. Po edhe formati mund të ishte pak më i vogël dhe treguesi i lëndës të mos ish hequr nga botimi. E dimë që, sot në ekonominë e tregut, botimi i librave ka kosto të lartë dhe sa më tepër cilësi të kërkohet për të, aq më shumë para kërkon shtypshkronja. Por për Sihatin edhe ne bashkëfshatarët e tij nuk do të kurseheshim. Po të na kërkohej, do të ishim të gatshëm të ndihmonim fi nanciarisht për të mbuluar një pjesë të kostos së botimit. Enver GOLLOSHAJ

SAIMIR STRATI NIS VEPRËN ME 1 MILION KOKRRA KAFEJE

Saimir Strati, i njohur për rekordet e tij Guinnes, sapo ka nisur të punojë për një tjetër vepër artistike. Me plot 1 milion kokrra kafeje ai premton të realizojë një mozaik me pesë kontinentet dhe si gjithmonë me qëllim vendosjen e një rekordi të ri Guinnes. Artisti ka vendosur që këtë vepër ta përfundojë në datën 10 dhjetor, një punë ku do të dominojnë pesë kontinentet. Vepra do të jetë në përmasat 25 metra katrorë, ndërsa pason dhe pesë të tjera të realizuara po me sende jo të zakonta, nga gozhdët, tapat e shisheve, kunjat apo penelat e piktorëve. Një vit më parë Saimir Strati theu një rekord të ri, kësaj here me krijimin e një monedhe gjigante me vida. Monedha 12.5 metra katrorë u realizua në hollin e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Mes punimeve të tij përmendim edhe mozaikun e Leonardo Da Vinçit në vitin 2006, ku Saimir Strati shokoi botën e artit me mozaikun e tij gjigant të Leonardo Da Vinçit. Mozaiku kishte 500,000 gozhdë dhe u deshën 24 ditë për ta përfunduar dhe me këtë mozaik Saimir Strati fi toi për herë të parë “World Guinnes Rekord”. Në vitin 2007 artisti fi lloi mozaikun me kruese dhëmbësh, i ndërtuar nga 1.5 milion kruese dhëmbësh. Për punën artisti përdori lloje të ndryshme të drurit, dhe gjatësi të ndryshme kruese dhëmbësh, për t’i dhënë thellësi artistike. Saimir Strati ka punuar në këtë mozaik për 13 orë në ditë, për 40 ditë dhe kur ai e mbaroi, vepra e artit ishte me madhësi dy me katër metra. Mozaikun me tapa Strati e bëri duke përdorur tapa si material për artin e tij. Ai përdori 229,764 tapa të formave dhe madhësive të ndryshme për të krijuar “Romeo me një kurorë rrushi, duke luajtur në kitarë, ndërsa vallëzonte me detin dhe diellin”, një homazh për jetën përreth Mesdheut. Duke përdorur të njëjtën teknikë e për të krijuar mozaikë të rreth 2000 vjet më parë, Saimir Strati ka punuar 14 orë në ditë për 28 ditë. Kryevepra ishte në madhësinë 12.94 metra me 7.1 metra. Mozaiku me furça pikturuese për Michael Jackson u krijua në tetor të 2009-ës, ku artisti Saimir Strati, i bëri homazh Michael Jackson-it, duke krijuar një mozaik gjigand të vetë mbretit të Popit, duke përdorur vetëm furça boje. Duke punuar 16 orë në ditë për 28 ditë, Strati ka përdorur 230,000 furça me ngjyra të ndryshme për të krijuar një kryevepër që i dha atij të katërtin rekord në World Guinnes Rekord. -Marrë nga gazeta SOT, e datës 16 Nëntor 2011-

GJEST FISNIK I dashur Luan ÇIPI! Vjersha juaj “E njoha në plazh”, e hedhur në internet dhe e botuar në gazetën “Kallarati” Nr. 58, korrik-gusht 2011, për mua, familjen e fëmijët e mi, ka vlerën e një dekorate të lartë nderi. Motivimi i spikatur e dinjitoz, me domethënie fi lozofi ke e ngrohtësi i ngjan një pikture artistike të shkëlqyer. Ajo mishëron ndjenja të thella, të zjarrta e të fuqishme vëllazërore. Për këtë gjest fi snik e tepër miqësor, ju falënderoj nga zemra, duke ju përgjigjur me vargjet e mëposhtme.

Dhuratë

Luan Çipi fi snikPoet e shkrimtarNa dhuroi një çifl igGjirokastriti bujar.

Poezi me fjalë të artaVështrim historikGurrë nga malet e lartaMirënjohje me respekt, i dashur mik.

Njerëzit e shquar me talentYjet me shkëlqim të fortëRrinë pa gjumë ditë e netDuke skalitur heronjtë.

Gjatë punës, duke shkruarVjershën “Monument”Me Hanëmen këshilluar:“Thure bukur, ta kenë brezat dokument”.

Një mesazh i shkëlqyer,Po kush e bën një të tillë,Me nota krenarie të përkryer?!Ata që lavdisë i qëndrojnë shtyllë. Përshëndetje! Xhelo DAUTAJ

MARSHI I HAJDUTËVE -Nga poeti Arben Duka

Shqipëria ime, Shqiponjë e plagosur,Vidh e vidh të gjithë,E ti s’ke të sosur.

Shqipëria ime,Paske qenë xhenet,Me mijëra hajdutë, Dolën sot në çetë.

Polli pa hesap,Kjo kohë zuzare,Hajdutë modernë,Me “Benz” e kollare.

Sa s’plas nga shëndeti,Gjith’ kjo ujqëri,Posh t ’ dh j ami t t ë bardhë,U rrjedh gjak i zi.

Kope e hajdutëve,Jo nuk ka të sosur,Me targë të verdhë,Kudo është vulosur.

Kope e hajdutëve,Me këmborë e zile,Me targa të verdha,Me targa jeshile.

Kope e hajdutëve,Si kope e ujqe,Gjysma ngjyrë blu,Gjysma ngjyrë e kuqe.

Jo, nuk ka të sosur,Gjith’ kjo lukuni,Nga polic i vogël,Gjer në ministri.

Kjo racë vampirësh,Është zënë në valle,Kush e kush të shqyej,Copën më të madhe.

Dje vidhej një kockë,Për të mbajtur frymën, E sot pushtetari,Përlan krejt uzinën................................Vila përrallore,Ngrenë maskarenjtë;Kjo kohë zuzare,Qesh me fukarenjtë.

Shqipëri ç’u trete,Shqipëri ç’të tretën,Tek ti Amerikën,Pushtetarët gjetën.

Shqipëri ç’u shite,Shqipëri ç’të të shitën,Mbahesh me lëmoshë,Mezi e ngrys ditën.

KËSHILLA PËR TË LUFTUAR SËMUNDJET REUMATIKE ME KURA POPULLORE

Hithra. Kjo bimë e egër barishtore përmban sasira të konsiderueshme të vitaminës A e C dhe K dhe elementë të tjerë, si dhe minerale, siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Përgatitet çaj me një lugë (gjelle) hithre të tharë e të thërrmuar, duke e hedhur në një enë me një gotë uji të nxehtë dhe lihet 15 minuta. Pastaj kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Rigoni. E gjithë bima ndiWhmon në kurimin e sëmundjeve reumatike, por mund të përdoren dhe vetëm gjethet e saj. Përgatitet çaj rigoni me një lugë gjelle të tharë, duke e hedhur në një gotë uji të valuar, ku lihet 15 minuta. Pastaj kullohet dhe pihet dy herë në ditë. Farat e lulediellit. Për vetë përmbajtjen e tyre, farat e lulediellit kanë veti anti-malcuese (anti-përkeqësuese) të kyçeve më të fortë se ilaçi i njohur me emrin “Ibuprofen”. Përvetësimi i 250 gramëve farash luledielli është i barabartë me efektin e ilaçit më të mirë antimalcues të kyçeve. Qershia. Qershia përmban magnezium dhe botacium, i pari konsiderohet asgjësues dhimbjesh, ndërsa i dyti zvogëlues acarimi. Ngrënia e disa kokrrave në ditë do të mjaftonte, qoftë edhe të konservuara. Peshku. Ngrënia e peshkut dhe e vajit të peshkut bën dobi në kurimin e dhimbjeve të kyçeve. Lule fi eri. Gjethet dhe degët e fi erit përdoren gjithashtu për kurimin e përdhesit (cërmës) dhe reumatizmës. Pasi priten degët e fi erit në copa të vogla, vendosen mbi vendin e dhimbjes dhe lidhen me një copë fasho. Në fi llim dhembjet do të shtohen, por për një kohë të shkurtër ato do të zhduken plotësisht.

Marrë me pak shkurtime nga gazeta “Telegraf” e 6 gushtit 2011

Page 2: Gazeta KALLARATI 59

Gazeta “Kallarati” Faqe 3

LE TË VAZHDOJË RRAHJA E MENDIMEVE Rubrikën “Cili është mendimi juaj” për të diskutuar prejardhjen e emrit “Kallarat” të fshatit tonë e hapëm me qëllim të hedhjes sa të jetë e mundur dritë mbi etimologjinë e këtij emri. Dhe më mirë dritë në këtë çështje mund të hedhin me mendimet e tyre ata intelektualë kallaratas që kanë formimin e duhur gjuhësor e historik. Me rrahjen e mendimeve jo kuturu, por mbi baza shkencore e studimore, do të arrihet në një përfundim që, siç thotë z. Gafur Shameti në shkrimin e tij-replikë, të na çojë ose të na përafrojë tek burimi më i mundshëm. Kjo arrihet përmes debatit me argumentime e kundërargumentime të bazuara. Vetëm kështu mund të shkohet drejt të vërtetës. Është logjike që përparësi në këto diskutime t’i jepet argumentimit gjuhësor, fi lologjik, pa shpërfi llur mendimet e tjera për aq sa mund të qëndrojnë. Kam mendimin që toponimi “Kunjovë”, etimologjikisht i diskutueshëm, të mos merret për argument si i lidhur me fjalën sllave “konj”, që shqip do të thotë “kalë” nga mund të mendohet prejardhja e emrit Kallarat dhe që pushtuesit sllavë do ta kenë përkthyer në gjuhën e tyre. Këtë mendim e bazojmë në dy argumente.Së pari, fshati ynë nuk është quajtur asnjëherë Kunjovë, por vetëm Kallarat. Kunjovë është quajtur e quhet treva ku ngrihej fshati Kallarat në lashtësi, por jo vetë fshati. Ka plot shembuj në Shqipëri që qendra e banimit (fshati apo qyteti) ka emër të ndryshëm nga ai që ka treva ku ngrihet fshati apo qyteti. Së dyti, unë, si njohës i gjuhëve sllave, në asnjë fjalor të këtyre gjuhëve nuk e gjej fjalën “konjovë” apo “kunjovë”, qoftë më vete, qoftë në çerdhen e fjalës “konj”, si derivat i kësaj fjale. Prandaj mendoj se duhet t’ua lemë vendin argumenteve të tjerë gjuhësorë lidhur me prejardhjen e emrit Kallarat. Më duket bindës mendimi mbi etimologjinë e këtij emri i profesor Ramiut, si studius kompetent i drejtpërdrejtë i fushës së gjuhësisë, po edhe i historisë. Prandaj nuk do ta quaja të tepërt të shënoja këtu edhe rreshtat, që bëjnë fjalë për emrin Kallarat, të shkëputura nga libri i tij “Histori e Kurveleshit” për ata lexues” që mund të mos u ketë rënë në dorë ky libër, në të cilin Ramiu trajton edhe prejardhjen e emrave të fshatrave të Kurveleshit. Citojmë: “Emrat Kallarat, Lazarat, Progonat dhe Vishat nga pikëpamja gjuhësore, sipas E.Çabejt, nuk janë tjetër veçse shumësa kolektivë (Progonat=pasardhësit e Progonit). Sipas kësaj gjedheje, Lazarat vjen nga fjala Lazar/Lazër; Vishat është formuar nga Vishë, që si emër personi a mbiemër sot nuk haset në Labëri, por dëshmohet në toponimi, me Qafa e Vishës në Himarë. Po ashtu, Kallarat lidhet me Kalojero, siç mund të konkludohet duke u nisur nga trajta Ka(l)lojrat e regjistrit turk të vitit 1431, Kalojerates në një letër të vitit 1581 drejtuar papës dhe Kalozherates në letrën e vitit 1759 drejtuar careshës së Rusisë. Fjala kllogjër, një trajtë e shkurtuar e kallogjer/kallojer (greq. kalojeros “murg ortodoks”) është e vjetër në Kurvelesh, siç e dëshmojnë toponimet Kllogjër (Pilur), Kisha e Kllogjrit (Bolenë), Guri i Kllogjrit (Çorraj). Sot kallonjer përdoret në Kurvelesh për larvën në ngjyrë të zezë të bretkosës. Mirëpo te arbëreshët e Italisë Kalojer dëshmohet si emër vetjak dhe si mbiemër familjeje në regjistra pagëzimi të shek. XVI-XVII. Në Horën e Arbëreshëve kemi emrat Calojera Salamuni (1628) , Calojera Pilura (1632) etj., kurse si mbiemër haset në Horë më 1569, në Mexojuzo më 1616, në Palac Adriano më 1640 dhe në Kontesa Entelina më 1683. Pa dyshim që Kalojero, si emër ortodoks, ka qenë përdorur edhe në Labëri dhe i pari i Kallaratit quhej Kalojero”. (Rami Memushaj, Histori e Kurveleshit, f. 44-45, botim TOENA, 2004) Së fundi, ndonjëri mund të shtrojë pyetjen, pse në ato shkrime (letra) të hershme emri i Kallaratit shkruhet me shkronjën “l” e jo me “ll”. Për të mos krijuar dyshim, nisur nga ky fakt, se po të qëndronte njëri version, ky emër do shkruhej Kalarat dhe po të qëndronte versioni tjetër, do shkruhej Kallarat, po shënojmë këtë detal. Në shtetet që përdorin alfabetin latin, shkronja l është e barabartë në shqiptim me ll-në tonë. Kështu që Kalojero do lexuar Kallojero sipas alfabetit tonë. Rrjedhimisht, Kallarat, po qe se do të shkruhej nga të huajt ashtu siç do ta dëgjonin nga ne shqiptarët, ai do shkruhej Kalarat, ndërsa Kallarat (me ll) të huajt do ta shkruajnë po ta marrin nga tekstet e shkruara shqip. Kemi mendimin që le të vazhdojë rrahja e mendimeve për etimologjinë e emrit “Kallarat”, po qe se mund të ketë edhe të tjera, për të arritur në një përfundim sa më të saktë. Nga debati nuk vjen asgjë e keqe, përveç ndriçimit më të mirë të problemit.

Seit JONUZAJ

Kohët e fundit doli nga shtypi dhe u shpërnda falas libri – monografi “Kujtime për Sihat Tozajn” (Njeriu i vlerave), me sponsorizim të botimit nga fëmijët e tij. Në Vlorë, ku Sihat Tozaj është emër i njohur në mënyrë të veçantë më mirë e më nga afër, ky libër është pritur me shumë interes e kërkesa, jo vetëm nga bashkëfshatarët kallaratas, por dhe nga të gjithë miqtë e shokët e tij, nga të gjithë ata që e kanë njohur Sihatin. Janë të shumtë ata që, në takime të rastit apo në telefon, e përgëzojnë dhe e falënderojnë autorin që shkroi për njeriun që “e kishin aq shumë për zemër”, siç shprehen ata. Për mirëpritjen e këtij libri fl asin edhe dy vlerësime që i kanë ardhur Redaksisë për gazetën tonë “Kallarati”, të cilat po i japim këtu poshtë. Letër-Falënderimi I dashur dhe shumë i nderuar shoku im Seit Jonuzaj! Të falënderoj për dhuratën që më dhe: librin “Sihati Ynë”. E lexova pa ndërprerë, apo, siç thuhet, me një frymë. Më tërhoqi shumë. Më emocionoi çdo pjesë dhe faqe e tij.

Të falënderoj për nismën dhe për një vepër me shumë vlerë që ke bërë për Sihatin. Për njërin nga bijtë më të mirë të Kallaratit, të Vlorës dhe të Labërisë. Ky libër është një monument i pavdekshëm në breza për Sihatin me qindra e mijëra fjalë të arta që vlerësojnë atë burrë të nderuar e të paharruar, të cilat ai i meriton, jo vetëm ato, po edhe më shumë, se ishte njeri i veçantë, me cilësi, aftësi e virtyte të spikatura. Të lumtë mendja, dora e pena që e ke përshkruar aq mirë këtë fi gurë të ndritur, nga e cila ke ç’të mësosh e të krenohesh me këtë burrë mendjendritur, i cili qysh në luftën për çlirim dhe në punë e shoqëri, kudo që shkoi mbi 50 vjet tek njerëzit la mirësi, la mbresa të pashlyera. Më erdhi keq që nuk e dija për librin që do shkruhej, sepse dhe unë ruaj në kujtesën time mjaft kujtime nga Sihati, të cilin e kisha gjak e sua (kushëri). Sartabesë (motrës së Sihatit), kur lindi, i vunë emrin e nënës time. Të gjithë fëmijët e Xhevos e Xhemil Tozajt ishin njëri më i mirë se tjetri:Sinani Hero, Mersini buza-gaz, Hysniu i qetë e gojëmjaltë, Neshati mendje e pendartë, Sarta e Saliheja sorkadhe mali, hënë e

dritë. Po Sihati ynë ishte i veçantë. Ai bëri për të gjithë: për Kallaratin, për Vlorën, për Labërinë dhe gjithë Shqipërinë. Këtë e tregon dhe libri yt, kur ju keni qenë specialist detar

e jo shkrimtar e letrar. Kjo përbën vlerë, ndaj të lumtë që ke ditur të mbledhësh dhe të radhitësh ato mendime të shumta, ato vlerësime për Sihatin e dashur e të paharruar. Mendoj se kapakët e librit dhe fotot duhej të ishin më cilësore, dinjitoze për atë fi gurë dinjitoze, siç ishte Sihati. Me fëmijët e Sihatit nuk njihem, po Shanon e njoh si një nënë, grua e bashkëshorte shembullore. Edhe një herë të falënderoj e të uroj shëndet e jetë plot gëzime e lumturi familjare.

Juaji shok Nazif DUKAVlorë, më 22/10/2011

VLERËSIME PËR LIBRIN “KUJTIME PËR SIHAT TOZAJN”

Page 3: Gazeta KALLARATI 59

Faqe 2 Gazeta “Kallarati”

Më 1 nëntor u mbajt mbledhja e Shoqatës K/A, dega Vlorë për zgjedhjen e kryesisë së saj. Do theksuar qysh në fi llim se, veç faktit që ishte hera e dytë që mblidheshim, pasi një javë më parë takimi u anulua për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme, përsëri p jesëmarr ja l in te për të dëshiruar. Nuk është fjala për të bërë apelin si në shkollë. Pra, pas dështimit të takimit të parë, edhe i dyti ishte në prag të dështimit, por për hir të dëshirës për ta mbajtur në këmbë shoqatën, mbledhja u mbajt dhe u zgjodh kryesia e re. Në këtë mbledhje raportuan anëtarët e kryesisë së degës sipas detyrave që mbulonin dhe diskutuan edhe anëtarë të tjerë të shoqatës për të përmirësuar p u n ë n d h e g j a l l ë r u a r veprimtaritë e shoqatës. U evidentuan edhe probleme të ndryshme në funksionimin e kësaj dege të shoqatës. U vu në dukje fakti që vetëm disa anëtarë kryesie apo aktivistë të veçantë të Shoqatës punojnë me përkushtim, kurse anëtarët e tjerë, jo vetëm nuk marrin përsipër detyra, por as denjojnë të vinë edhe kur i thërrasin. Ata e konsiderojnë të mirëqenë faktin e pranisë së tyre në letër si anëtarë të Shoqatës, vetëm me pagimin e kuotizacionit vjetor të anëtarësisë, gjë që edhe këtë nuk e bëjnë të gjithë, ndërsa pjesëmarrjen në veprimtaritë konkrete të Shoqatës shumë bashkëfshatarë e quajnë të panevojshme. Një koncept i tillë është i gabuar. Shoqatat dihen që janë o r g a n i z a t a ( b a s h k i m e ) vullnetare që mbahen në këmbë nga kontributi i gjithsecilit. Pa këtë angazhim shoqata humbet shpirtin e saj dhe gradualisht atrofi zohet, shuhet. Harrohet se kryesia e Shoqatës nuk përbëhet nga njerëz të emëruar, pra rrogëtarë, të cilëve mund

SHOQATA K/A “KALLARATI”, A MUND TË MBIJETOJË?

t’u kërkosh llogari. Çdo anëtar kryesie harxhon kohë, mund, sakrifi kon diçka nga koha dhe puna e tij për mbarëvajtjen e Shoqatës. Është ndjenja e komunitetit dhe përgjegjësia morale, që i bën ata të punojnë për shoqatën. Mjaft prej tyre janë edhe të moshuar dhe janë të papërtuar për kryerjen e detyrave të ndryshme në të mirë të funksionimit të Shoqatës për të mbajtur gjallë solidaritetin dhe shpirtin komunitar të kallaratasve kudo që janë. Dhe kur themi kështu, nuk nënkuptojmë shpirtin lokalist, provincial, por ato raporte të nevojshme dhe të natyrshme që mbahen me vendin e origjinës (jo thjesht si truall), me traditat dhe lidhjet miqësore, farefi snore e shoqërore. Në këtë drejtim e vlen të l a v d ë r o j m ë p u n ë n d h e kontributin e vyer të Enver Golloshajt, Seit Jonuzajt, Llano Llanajt, Gafur Shametit, Lefter Hysajt, Kastriot Karabollajt, Pullum Gjonbratajt etj. Vërtet sot bota është e hapur dhe njeriu ndihet mirë atje ku jeton e punon, por ngado që vete ca fi je të padukshme e mbajnë atë “të lidhur” me vendin e origjinës, me vendin e prindërve të tij, me historinë dhe të kaluarën. Jo më kot një fi lozof i lashtë thoshte se “atdheun e duam jo se është i madh, por se është yni”. Pra, po ta perifrazojmë këtë thënie, do të thoshim se vendlindjen, fshatin e origjinës sonë apo të prindërve tanë e duam jo se është i madh (në fakt Kallarati është i vogël), por se është yni. Kjo nuk do të thotë që ne, kallaratasit të mendojmë natë e ditë për Kallaratin, por Shoqata të funksionojë normalisht: të organizojë veprimtari të ndryshme që kanë lidhje me historinë e fshatit, me natyrën e ti j (Kallarati është një fshat i bukur, që dallon nga

fshatrat e tjerë rrethe rrotull), me personalitete e figura të spikatura të dala nga Kallarati,, jo vetëm nga e kaluara, por edhe të sotëm, me evidentimin e njerëzve të suksesshëm në fusha të ndryshme të veprimtarisë: në politikë, shkencë, art e kulturë, në fushën e biznesit etj. Mund të bëhet dhe një album me pamje nga fshati (sigurisht nga pikëshikimet më interesante), ku të përfshihen edhe shtëpitë e fshatit, ato që janë, të reja e të vjetra, sepse nesër ato do kenë shumë vlerë, sidomos dokumentare, por edhe artistike. Po të vrasësh mendjen, gjen plot të tjera...Dhe ngado që vemi, shkojmë tek angazhimi dhe kontributi i gjithsecilit, që është një kontribut vullnetar dhe jo i detyruar, që buron nga vetë natyra e shoqatës. Raportimet e anëtarëve të kryesisë, të ngarkuar me detyra të veçanta, treguan se Shoqata po tkurret, po bëhet gjithnjë e më e vakët. Madje pati zëra, dhe jo pa të drejtë, se në këtë gjendje që është, e ardhmja e saj nuk është e sigurt. Ky nuk është një alarm SOS se po mbytet “Titaniku”, por një tërheqje vëmendjeje për të shtuar kontributin moral e material të secilit. Tek e fundit, këtu nuk ka ndonjë teprim, pasi edhe po të shkrihet shoqata, nuk do bëhet hataja, por mirë nuk është. Për të mos thënë është turp. Dhe kjo u ngrit jo pa arsye. Strukturat drejtuese të Shoqatës përbëhen nga njerëz të moshës madhore. Vetëm të vjetrit, megjithëse të nderuar dhe me plot dëshirë, nuk mund ta mbajnë atë gjallë, sepse jeta bën të vetën. Pra duhet freskuar kryesinë me më të rinj në moshë që të garantohet vijimësia. Për këtë duhet aktivizuar më të rinjtë (relativisht më të rinj) që kanë energji dhe forcë për të punuar. Me një fjalë të

ndërthuren brezat.- Duhen “gjetur” e aktivizuar njerëz me aftësi organizative dhe që u vinë doresh këtyre punëve.- D u h e t f o r c u a r r o l i i i n t e l e k t u a l ë v e d h e i b i z n e s m e n ë v e . K j o d e l veçanërisht në pah krahasuar me veprimtaritë e shoqatave të tjera simotra. Nuk jemi fshat i madh, por diçka më shumë mund të bëjmë të gjithë.- Duhet të paguhet nga të gjithë, jo vetëm nga disa, i kuotizacionit të anëtarësisë së Shoqatës prej 300 lekësh që është sot, por për të përballuar nevojat e Shoqatës për realizimin e veprimtarive, mund të shkohet edhe në rritjen e kuotës deri në 500 lekë. Por është e domosdoshme që kryesia e degës së Shoqatës ta organizojë më mirë vjeljen e kuotave nga çdo kallaratas pa përjashtim.- Që të mbijetojë dhe kryesorja, të lexohet gazeta jonë, duhet të jenë më të pranishme penat e intelektualëve të njohur nga fshati ynë dhe gazetën detyrimisht ta blejë çdo anëtar i Shoqatës. Po nuk e blenë kallaratasit, as që bëhet fjalë ta blejnë të tjerët. Është e vërtetë që secili ka hallet e veta dhe jeton për vete, por angazhimi modest në Shoqatë nuk është ndonjë sakrificë e madhe. Përkundrazi, kontributi i secilit për Shoqatën është modest, por i domosdoshëm. Si përfundim, duke ngritur disa probleme dhe duke dhënë edhe ndonjë mendim për përmirësimin e punës së Shoqatës K/A “Kallarati”, ne nuk i vëmë pikën gjerave, por më shumë ky shkrim është një ftesë për debat dhe rrahje mendimesh në të mirë të Shoqatës dhe komunitetit tonë kallaratas. Petrit QEJVANAJ

Page 4: Gazeta KALLARATI 59

Organ i Shoqatës Atdhetare Kulturore “KALLARATI”Nr. 59, Shtator-Tetor 2011 Çmimi 50 Lekë

Ec ngado, po Kallaratin mos e harro!

ALLARAT

N isma e marrë nga qeveria shqiptare p ë r n g r i t j e n e n j ë monumenti të ri me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, siç deklaroi kryeministri Sali Berisha, është një falsifi kim i ri i historisë kombëtare. Pavarësia Kombëtare e ka monumentin e saj madhështor, aty ku u hodhën themelet e shtetit të pavarur shqiptar, në Vlorë, në Bet’helemin e Lirisë, ku burrat më të mençur të kombit nga

të gjitha viset dhe trojet shqiptare pa dallim feje e ideje, e nxorën kombin në dritën e qytetërimit të Evropës. Eklipsimi i këtij monumenti historik fsheh qëllimet dashakeqe e deformuese të historisë shqiptare, duke lënduar thellë edhe zemrat tona atdhetare. Shqipëria e sotme demokratike nuk ka nevojë për marrëzi të tilla delirante, por për vizione të reja integruese, për të nxjerrë në dritën e diellit edhe më mirë historinë dhe kulturën

shqiptare, vlerat e mëdha të luftërave dhe përpjekjet e popullit tonë për lirinë, pavarësinë, dhe kontributin e shqiptarëve përkrah popujve të lirë të Evropës. Vlora, si qytet bregdetar dhe mesdhe ta r, me zhvillimin e ri turistik, ka nevojë për të shtuar, restauruar e ngri tur monumente të t jera his tor ike , skulptura parku, objekte kulturore e monumentale, për të cilat qeveria shqiptare as që e ka në vizionin e saj.

Ne protestojmë ashpër jo vetëm ndaj deklaratës së kryeministrit Sali Berisha, por edhe ndaj qëndrimeve të heshtura të organeve vendore të Vlorës, të cilat deri tani nuk kanë shpalosur përpara komunitetit një program konkret për manifestimet që do të kryhen në Vlorë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë Kombëtare.

Komiteti i Veteranëve të LANÇ, Organizata e F a m i l j e v e t ë

Dëshmorëve, Shoqata e Invalidëve të LANÇ, Shoqata e Ushtarakëve në lirim, Shoqata K/A “Labëria”, Shoqata K/A “Ismail Qemali”, Shoqata K/A “Kropishti”, Shoqata K/A “Tërbaçi”, Shoqata K/A “Kallarati”, Shoqata K/A “Armeni”, Shoqata K/A “Bolena”, Shoqata K/A “Matogjin”, Shoqata K/A “Cakrani”, Shoqata K / A “ M e s a p l i k u ” , Shoqata K/A “Vëllazëria kuçiote”, Shoqata K/A “Vranishti”.

N ë b a z ë t ë planifi kimit të bërë nga Kryesia e Shoqatës A/K “Kallarati” për zhvillimin e zgjedhjeve të reja gjatë muajve shtator-tetor 2011 në degët e Shoqatës dhe në nëntor zgjedhjet e përgjithshme për Kryesinë qëndrore, deri tani kemi njoftimet e mëposhtme. Në KALLARAT , nga informacioni që na dërgoi z. Bejo Xhaferaj, njoftohemi se Dega e Shoqatës A/K “Kallarati” për fshatin mbledhjen për zgjedhjet e reja të kryesisë së saj e zhvilloi më 27 shtator të vitit në vazhdim. Në mbledhje u dha një informacion nga z. Bejo, në të ci l in analizohej puna e bërë dhe veprimtaria e kësaj dege gjatë periudhës

midis dy zgjedhjeve. Pas informacionit u bënë diskutime nga p jesëmarrës i t r re th informacionit që dëgjuan. Në diskutime pati edhe vërejtje kritike, siç ishin: Për organiz imin e Takimit të brezave të 21 gushtit u bënë shumë vërejtje për pjesëmarrjen shumë të vogël në atë festë të fshat i t nga bashkëfshatarë t me banim nëpër rrethe të ndryshme të vendit; për mos sigurimin e qendrës së zërit e të televizionit; për mungesën e të ftuarve nga instancat shtetërore. P ë r n d ë r t i m i n e funksionimin e shoqatës si zgjedhja në kryesi të shoqatës e njerëzve të rinj me arsim të lartë, me përvojë në punë e në probleme shoqërore, pa s j a në k ryes i t ë

pushtetit vendor të fshatit një përfaqësi nga shoqata që të bashkëpunojë me të për zbatimin e detyrave të shoqatës. Për gazetën “Kallarati” pati vërejtje që e tërë puna me të i është lënë vetëm kryeredaktorit. U kërkua freskimi i Redaksisë me njerëz të rinj intelektualë e me aftësi e përvojë në fushën e shkrimeve. Ka raste që shkrimet nuk botohen brenda kohës që venë në redaksi, por me vonesë. Problemet e gazetës kanë ndikuar edhe negativisht si në pajtime dhe në pjesëmarrje në shoqatë. Në fund u kalua në zgjedhje të kryesisë së degës, s i dhe të delegatëve për mbledhjen e p ë r g j i t h s h m e t ë Shoqatës. Në kryesi u zgjodhën: Bejo Xhaferaj,

Lefter Qejvanaj dhe i riu Lili Memushaj. Edhe në VLORË, më 1 nëntor u bë mbledhja e Degës së Shoqatës për Qytetin e Vlorës, ku kryetari i kësaj dege, z. Pullum Gjonbrataj, dha një informacion analitik për punën e bërë gjatë periudhës deri në këtë mbledhje zgjedhore. Pastaj u bënë diskutime e u dhanë mendime nga anëtarët e Degës së shoqatës në drejtim të përmirësimit të punës. Problemet kryesore që dolën kishin lidhje me pjesëmarrjen e vogël të bashkëfshatarëve tanë me banim në Vlorë në veprimtaritë e Shoqatës, siç ishte edhe rasti i mbledhjes për zgjedhjet e reja që pjesëmarrja linte për të dëshiruar. Po kështu derdhja e ulët

e kuotizacionit vjetor të anëtarësisë, si dhe pajtimi i paktë në gazetën tonë ose mos blerja e saj në pikat e shitjes, gjë që bën të mos mbulohet shpenzimi për botimin e saj . U ngri t edhe problemi që të paktë janë ata bashkëfshatarë që e ushqejnë gazetën me shkrime, megjithëse kemi jo pak intelektualë të penës nga fshati ynë. Në fund u kalua në zgjedhjen e kryesisë së re të degës së Shoqatës për Vlorën. Në kryesi u zgjodhën: Pullum Gjonbrataj, Shkëlqim Laçaj, Petrit Qejvanaj, Kalo Memushaj, Agron Tozaj, Lefter Hysaj dhe Bilal Breshanaj. Kryesia e re rizgjodhi për kryetar të degës së Shoqatës Pullumin. S. J.

DEKLARATE PROTESTE

NGA MBLEDHJET E DEGËVE PËR ZGJEDHJET E REJA TË SHOQATËS