GAZETA janar 2010 - orthodoxalbania.org Janar 2010.pdf · 2 NGJALLJA JANAR 2010 Liturgjia Hyjnore e...

12
NGJALLJA Nr. 1 (204) Viti XVII i botimit JANAR 2010 Çmimi 20 lekë Fjala “ishte drita e vërtetë, ajo që ndriçon çdo njeri i cili vjen në botë”. Në Krishtlindje kremtojmë këtë ngjarje tronditëse, e cila prek mbarë njerëzimin. Kjo e kremte e sotme e shkëlqyer, na fal siguri të tërë- ndritshme dhe shpresë që nuk zhgënjen. Në Lindjen e Krishtit, siç psal Kisha jonë, “drita prej dritës, që parashkëlqeu para çdo kohe, në kohë u shfaq në mish në ata që ishin mbi tokë dhe botën e ndri- çoi” (Lutjesorja, ting. I, Mëngjesorja e së Enjtes). Jisu Krishti, Fjala e mishëruar e Perë- ndisë, pa perifrazime, në mënyrë të përsë- ritur dhe publike, shpalli: “Unë jam drita e botës” (Jn. 8:12, 9:4). Një dritë që lidhet drejtpërsëdrejti me jetën: “ai që më ndjek mua, nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës” (Jn. 8:12). Pas Kryqëzimit dhe Ngjalljes së Tij, gjithësia mbushet plotpërplot me dritë. Dhe kur historia e shpëtimit të njerëzve arrin në fundin e saj, në krijesën e re, drita do të jetë vetë Biri dhe Fjala e Perëndisë! (Zb. 21:23). Në këtë mënyrë, nga drita natyrale, që në jetën e përkohshme kombi- nohet me errësirën e natës, do të shkojmë përfundimisht drejt dritës që nuk perë- ndon, që është vetë Perëndia. Natyra e dritës gjendet gjithnjë në epiqendër të kërkimit njerëzor dhe lidhet drejtpërsëdrejti me zhvillimin shkencor. Pasuria e re e njohurive në lidhje me dritën natyrale, “të krijuar”, i zgjeron edhe më tej simbolizmat për ndikimet e mahnitshme të dritës shpirtërore në botë. Drita e botës, Jisu Krishti, shfaqet e njohur dhe familjare, sikundër edhe drita natyrale. Por, në të njëjtën kohë, mbetet e paafrueshme dhe e pakonceptueshme për sa i takon esencës së saj. Perëndia quhet dritë sipas energjive të Tij, të cilat bëhen të kapshme për njerëzit dhe janë të ku- ngueshme. Ndërsa esenca e Perëndisë është e panjohur dhe e pakungueshme për njerëzit (Shën Grigor Pallamai). Natyra e dritës gjendet gjithnjë në epiqendër të kërkimit njerëzor dhe lidhet drejtpërsëdrejti me zhvillimin shkencor. Pasuria e re e njohurive në lidhje me dritën natyrale, “të kri- juar”, i zgjeron edhe më tej simbo- lizmat për ndikimet e mahnitshme të dritës shpirtërore në botë. KRISHTI, DRITA E BOTËS Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë “Ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri, i cili vjen në botë” (Joan 1:9) Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë, Bij të shtrenjtë më Zotin, (vijon në faqen 7) Mesazhi i Krishtlindjeve Vazhdon të lartohet kisha e re katedrale e kryeqytetit Vazhdojnë punimet në kishën e re kate- drale të kryeqytetit, e cila u bë e mundur të ndërtohet me fondet e siguruara nga Kryepi- skopi Anastas. Ajo po ngrihet në truallin e dhënë në kompensim të kishës së vjetër kate- drale, e cila u shkatërrua në vitet ‘60 nga re- gjimi komunist. Kisha e vjetër ndodhej atje ku sot është Hotel Tirana International.

Transcript of GAZETA janar 2010 - orthodoxalbania.org Janar 2010.pdf · 2 NGJALLJA JANAR 2010 Liturgjia Hyjnore e...

JANAR 2010 NGJALLJA 1

NGJALLJANr. 1 (204) Viti XVII i botimit JANAR 2010 Çmimi 20 lekë

Fjala “ishte drita e vërtetë, ajo që ndriçonçdo njeri i cili vjen në botë”. Në Krishtlindjekremtojmë këtë ngjarje tronditëse, e cilaprek mbarë njerëzimin. Kjo e kremte esotme e shkëlqyer, na fal siguri të tërë-ndritshme dhe shpresë që nuk zhgënjen.

Në Lindjen e Krishtit, siç psal Kishajonë, “drita prej dritës, që parashkëlqeupara çdo kohe, në kohë u shfaq në mishnë ata që ishin mbi tokë dhe botën e ndri-çoi” (Lutjesorja, ting. I, Mëngjesorja e sëEnjtes).

Jisu Krishti, Fjala e mishëruar e Perë-ndisë, pa perifrazime, në mënyrë të përsë-ritur dhe publike, shpalli: “Unë jam dritae botës” (Jn. 8:12, 9:4). Një dritë që lidhetdrejtpërsëdrejti me jetën: “ai që më ndjek

mua, nuk do të ecë në errësirë, por do tëketë dritën e jetës” (Jn. 8:12).

Pas Kryqëzimit dhe Ngjalljes së Tij,gjithësia mbushet plotpërplot me dritë.Dhe kur historia e shpëtimit të njerëzvearrin në fundin e saj, në krijesën e re, dritado të jetë vetë Biri dhe Fjala e Perëndisë!(Zb. 21:23). Në këtë mënyrë, nga dritanatyrale, që në jetën e përkohshme kombi-nohet me errësirën e natës, do të shkojmëpërfundimisht drejt dritës që nuk perë-ndon, që është vetë Perëndia.

Natyra e dritës gjendet gjithnjë nëepiqendër të kërkimit njerëzor dhe lidhetdrejtpërsëdrejti me zhvillimin shkencor.Pasuria e re e njohurive në lidhje medritën natyrale, “të krijuar”, i zgjeron edhe

më tej simbolizmat për ndikimet emahnitshme të dritës shpirtërore në botë.

Drita e botës, Jisu Krishti, shfaqet enjohur dhe familjare, sikundër edhe dritanatyrale. Por, në të njëjtën kohë, mbetet epaafrueshme dhe e pakonceptueshme përsa i takon esencës së saj. Perëndia quhetdritë sipas energjive të Tij, të cilat bëhentë kapshme për njerëzit dhe janë të ku-ngueshme. Ndërsa esenca e Perëndisëështë e panjohur dhe e pakungueshme përnjerëzit (Shën Grigor Pallamai).

Natyra e dritës gjendet gjithnjë në

epiqendër të kërkimit njerëzor dhe

lidhet drejtpërsëdrejti me zhvillimin

shkencor. Pasuria e re e njohurive në

lidhje me dritën natyrale, “të kri-

juar”, i zgjeron edhe më tej simbo-

lizmat për ndikimet e mahnitshme të

dritës shpirtërore në botë.

KRISHTI, DRITA E BOTËS† Anastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

“Ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri, i cili vjen në botë” (Joan 1:9)

Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë,Bij të shtrenjtë më Zotin,

(vijon në faqen 7)

Mesazhi i Krishtlindjeve

Vazhdon të lartohet kisha e re katedrale e kryeqytetit

Vazhdojnë punimet në kishën e re kate-drale të kryeqytetit, e cila u bë e mundur tëndërtohet me fondet e siguruara nga Kryepi-skopi Anastas. Ajo po ngrihet në truallin edhënë në kompensim të kishës së vjetër kate-drale, e cila u shkatërrua në vitet ‘60 nga re-gjimi komunist. Kisha e vjetër ndodhej atjeku sot është Hotel Tirana International.

2 NGJALLJA JANAR 2010

Liturgjia Hyjnore e KrishtlindjeveLiturgjia Hyjnore arkihieratike e Krishtlindjeve u krye nga Mitropoliti

i Gjirokastrës Dhimitri, në kishën e vjetër katedrale të Metamorfozës sëZotit Shpëtimtar, në Gjirokastër. Besimtarë nga të gjitha lagjet e qytetitdhe të tjerë të ardhur nga enori të afërta morën pjesë në adhurimin eKrishtit që u lind në Bethlehem për shpëtimin e të gjithëve. Besimtarëtnë qytet dhe në fshatrat e Mitropolisë ishin kujdesur edhe me nxitjen epredikimit të Mitropolitit që të përgatiten shpirtërisht me misterin ependimit dhe të rrëfimit gjatë gjithë periudhës së kreshmës së Krisht-lindjeve. Liturgji Hyjnore u kryen gjithashtu edhe në të gjitha ato enoriku ka prift ndërsa ishte përgatitur program në mënyrë që gjatë javëspara dhe pas Krishtlindjeve të gjitha enoritë e mëdha të Mitropolisë tëkishin mundësinë për Liturgji Hyjnore. Në të gjitha këto mbledhje adhuru-ese u lexua mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas.

Në Qendrën Shpirtërore të Metamorfozës së Zotit u bë edhe pritja ebesimtarëve dhe qerasja tradicionale me shkëmbimin e urimeve të rastit,nga ana e Mitropolitit dhe klerikëve përgjegjës të enorisë.

Edhe në ditët në vazhdim, ku vazhdon e kremtja e madhe e Lindjessë Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, Mitropoliti kreu Liturgji Hyjnoredhe vizitoi për baritim qendra të tjera të rëndësishme të banuara tëMitropolisë, si në kishën e Ngjalljes së Zotit në Këlcyrë, të TërëshenjtësMari në Përmet, ndërsa për Vit të Ri (Rrethprerja e Zotit dhe Shën Vasili)ishte në kishën e Kryeengjëjve në Varrosh të Gjirokastrës, ku në QendrënShpirtërore u bë edhe prerja tradicionale e vasillopitës së enorisë.

Krishtlindje me veprimtari të larmishme në Mitropolinë e Gjirokastrës

Veprimtari të rinisë orthodhokseNxënësit e rritur si të shkollës së mesme kishtare “Kryqi i Nderuar”,

ata të shkollës profesionale “Apostull Pavli” dhe të rejat nga konvikti or-thodhoks “E Tërëshenjta - Lulja që nuk vyshket” me programet e tyrefestive kishin edhe mesazhe shpirtërore. Mesazhe të cilat u përpoqën jovetëm t’i përjetojnë për vete, por me zjarrin e besimit t’ua përcjellinedhe të tjerëve, prindërve, bashkëmoshatarëve që ndoqën veprimtaritëe tyre të thjeshta festive. Në veçanti nxënësit e shkollës se mesme“Apostull Pavli” në festën e tyre në sallën e veprimtarive të kishës sëShën Harallambit në Sarandë, kishin ftuar edhe plot nxënës, arsimtarënga shkolla të tjera të zonës me të cilat janë lidhur dhe bashkëpunojnë.

Edhe kopshtet tona në të gjitha qytetet ku aktivizohen, si edhe vogë-lushët e shkollës greko-shqiptare “Kryqi i Nderuar”, gjithashtu i mbushënme hare ambientet e tyre në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, meveprimtaritë që organizuan.

* * *Në Mitropolinë e Gjirokastrës është bërë eveniment shpirtëror i

përvitshëm takimi shpirtëror që organizon për studentët orthodhoksëMitropoliti i Gjirokastrës z. Dhimitër, të Dielën e parë pas Krishtlindjeve.Dhjetëra të rinj dhe të reja me origjinë nga trevat e kësaj Mitropolie,pavarësisht nga universiteti ku studiojnë, brenda apo jashtë vendit, kanëmundësinë të takohen të gjithë së bashku, por edhe me bariun shpirtërortë zonës. Shumë prej këtyre studentëve kanë qenë edhe nxënës në shkollate Kishës sonë ose pjesëmarrës në grupet e ndryshme të katekizmit.

Në kuadër të festës së Krishtlindjes, edhe këtë vit, Zyra Kombëtaree Fëmijëve në bashkëpunim me studentët e vitit të parë e të dytë të Aka-demisë Teologjike organizuan teatrin me kukulla për fëmijë. Pjesa teatraletitullohej “Djali i vogël daulltar” dhe u shfaq gjatë periudhës 5-20 dhjetor.

18 shfaqje u organizuan në zona të ndryshme të Shqipërisë si:Novoselë (ku u mblodhën fëmijë edhe nga fshatrat Mifol, Poro dheDelisufaj), Rrupaj, Krutje, Berat, Kozarë, Shën Vlash, Shtëpia Ortho-dhokse e Shpresës, Rrushkull, Shtërmen, Kavajë, Korçë, Ersekë, Prespë,Drenovë, Shkodër, Vrakë, Elbasan, si dhe në Tiranë (ku u mblodhën fë-mijë nga qendrat e fëmijëve në Bathore, Qyteti Studenti, Shkolla e Kuqe,Qendra “Thavor” dhe fëmijë të komunitetit rom).

Në këtë pjesë teatrale flitet për një djalë të vogël dhe të varfër. Ai utakua me magët, të cilët kishin bërë dhurata të shtrenjta për Krishtin

Shfaqje teatrale për fëmijët me mesazhe Krishtlindjeshfoshnjë. Mundësitë e tij për t’i bërë dhuratë Krishtit ishin të pakta, kështuqë ai i dhuroi një këngë. Mesazhi kryesor që përcillte historia ishte senuk ka shumë rëndësi çfarë dhurojmë, por atë që japim duhet ta japimme shumë dashuri. Amarildo Tashi

Në ditën e Theofanisë, 6 Janar,Kryepiskopi Anastas kreu LiturgjinëHyjnore dhe më pas Shërbesën eBekimit të Ujit në kishën “Ungjillëzimii Hyjlindëses”, në Tiranë.

Pas mbarimit të shërbesës në ki-shë, në podiumin e ngritur në mjedi-set jashtë saj, Fortlumturia e Tij bekoiujërat dhe uroi besimtarët e pranishëm.

Për të lehtësuar besimtarët nëmarrjen e Ujit të Bekuar, ishin vendo-sur 4 pika me cisterna të mëdha. Nëshërbesë ishin të pranishëm qindra eqindra besimtarë, që mbushën kishëndhe mjediset jashtë saj. Por besimtarëvazhduan të vijnë deri në orët e vonatë ditës, për të marrë dhe çuar bekimine këtij uji në shtëpitë e tyre.

Theofania në Tiranë

JANAR 2010 NGJALLJA 3

Në Berat kjo e kremte ështëbërë një nga festat më populloretë qytetit ndoshta edhe për shkaktë veçorive gjeografike që e dalloj-në atë.

Kjo ditë nis me shenjtërimin elumit në orën 5 të mëngjesit, vazh-don më pas me Shërbesat e Shenjtatë Mëngjesores, Liturgjisë Hyjno-re, Bekimit të Madh të Ujit dhembyllet me ceremoninë e hedhjessë kryqit nga ura e Goricës nëlumin Osum.

Këto shërbesa të shenjta udrejtuan nga Mitropoliti i Beratit,Imzot Ignati, i cili në predikimin eTij theksoi:

“Festojmë sot Epifaninë eshenjtë të Zotit tonë Jisu Krisht.Perëndia pasi u vesh me Adamine vjetër, domethënë kur u trupë-zua dhe zbatoi të gjitha urdhrate Ligjit të Moisiut, erdhi në mo-shën 30-vjeçare në Jordan tekJoan Pagëzori që të pagëzohetprej tij. Krishti i panjollshëm, mepagëzimin e Tij, shenjtëroi naty-rën e ujërave dhe varrosi në lu-min e Jordanit mëkatet tona.

Përse pagëzohet si mëkatar ipamëkatshmi? Për të dhënë tek

Më 6 Janar, ditën e shenjtë tëTheofanisë, besimtarët durrsakë efestuan në kishën e Apostull Pavlitdhe Shën Astit, ku sipas ritualitfestiv u krye edhe Shërbesa e Be-kimit të Ujit, menjëherë pas Litur-gjisë.

Predikimin e mbajti Episkopi iApollonisë, Hirësia e Tij, ImzotNikolla. Ai nisi fjalën e tij dukethënë: “Sot është shfaqja publike eKrishtit dhe sot Ai nis misionin eshpëtimit nëpërmjet mësimeve tëTij, vdekjes, ngjalljes dhe ngjitjes.”“Zoti pagëzohet - vazhdoi ai - përtë treguar se Ai erdhi për ta përso-sur ligjin e Moisiut.”

Episkop Nikolla do të sillte edhedisa mendime të Shën Joan Dama-skinit mbi arsyet e pagëzimit tëKrishtit, ku ndër të tjera theksoi:“Krishti së pari u pagëzua që tëshenjtërojë ujërat dhe të shkatë-rrojë të keqen e tyre, të vdesë më-katin dhe Adamin e vjetër, që tëshfaqë Hyjninë Triadik si dhe tëjetë një shembull për të gjithë ne”.Këtë të fundit ai do ta lidhte dheme faktin e pagëzimit të besimta-rëve dhe vazhdimësisë së praktiki-

Festa e Ujit të Bekuar është krem-tuar me madhështi edhe në qytetine Korçës. Qindra besimtarë ortho-dhoksë e festuan Theofaninë oseEpifaninë e shenjtë të Zotit tonëJisu Krisht në kisha të ndryshmetë qytetit dhe rrethinave, duke ma-rrë pjesë në shërbesat e shenjta,

-mit dhe përjetimit të besimit. Nëfund të predikimit ai dha një me-sazh për të gjithë të pranishmit kuvuri theksin në faktin që Krishtiështë drita e botës që u shfaq endriçon zemrat tona dhe kjo dritëdo të na çojë te Perëndia. Ne du-het ta shpërndajmë këtë dritë tektë tjerët ashtu si Krishti.

Më pas të gjithë besimtarëtshkuan te Porti Detar i qytetit ku ubë dhe hedhja e kryqit në det. Tërinj durrsakë u hodhën në det përta kapur kryqin, duke marrë kështubekimin e tij. Në fund besimtarët ukthyen në shtëpitë e tyre, bashkëme ujin e bekuar që morën në kishësi bekim dhe shpresëtari për vitinnë vazhdim.

Nestilda Dangaj

ne tipin e pagëzimit. Për të bërëAi fillimin. Të na tregojë rrugëne pastrimit moral të shpirtravetanë, të na hapë rrugën e rilin-djes sonë shpirtërore dhe të adop-timit tonë hyjnor. Pagëzohet, papasur Ai nevojë, për të na treguarnevojën që kemi për t’u pagë-zuar.”

Për t’u veçuar në këtë ditë ishteprocesioni i gjatë që përshkoi ImzotIgnati dhe klerikët e tjerë ngakatedralja e Shën Dhimitrit për tekura e vjetër e Goricës. Ishin të shu-mtë besimtarët që ndoqën proce-sionin, të cilët u bashkuan me mi-jëra të tjerë që kishin zënë vendetnë të gjitha krahët e urës dhe pris-nin hedhjen e Kryqit të Shenjtë.Edhe këtë vit nuk munguan djemtëe qytetit, të cilët sfiduan ujërat eftohta të Osumit dhe ishte iriu17-vjeçar Irakli Mëroli, i cili e kapikryqin. Sipas traditës, të gjithëdjemtë që ishin në lumë shkuan mëpas në shtëpitë e besimtarëve be-ratas, duke psalur përlëshoren eEpifanisë dhe duke ndarë me tabekimin e Kryqit të Shenjtë.

Joan Qako

Durrës

Korçë të cilat u kryen me rastin e kësajfeste në datat 5 dhe 6 janar.

Më datën 5 u kryen Shërbesate Orëve të Mëdha, Mbrëmësoressë Madhe dhe në datën 6 e kremtjavazhdoi me Liturgjinë e Vasilit tëMadh, si dhe të Bekimit të Madhtë Ujit. Brenda dhe jashtë saj, kate-dralja “Ngjallja e Krishtit” ishtembushur me qindra besimtarë të

Berat

ardhur në festën zotërore “të Dri-tave”. Të mbledhur së bashku përtë adhuruar Perëndinë, por edhepër të ndarë mesazhet e kësaj tëkremteje që i jep vetë Shërbesa eBekimit të Ujit siç quhet ndrysheedhe Ajazma e Madhe, besimtarëtkrijuan një atmosferë të vërtetëfestive.

Pas bekimit të ujit, klerikët dhe

besimtarët u drejtuan në shatërva-nin pranë katedrales, ku u kryeedhe rituali i hedhjes së kryqit, dukeu futur në ujë mjaft të rinj. Pas ce-remonisë, besimtarët morën ujin ebekuar, duke e përdorur atë përshërim shpirtëror e trupor, për fa-miljen dhe të afërmit e tyre.

Isidor Koti

Kremtim mbarëpopullor i Theofanisë - Ujit të Bekuar

Shërbesa e Ujit të Bekuar nëqytetin e Elbasanit u zhvillua nëkishën e Shën Nikollës. Ajo u krye-sua nga Episkopi i Krujës, HirësiAndoni dhe bashkëmeshuan me tëklerikët e këtij qyteti atë Stavri Çipi,atë Jani Ranxha, atë Joan Gjica dhedhjakon Petro Halili.

Mjaft besimtarë kishin ardhur tëmerrnin pjesë në këtë evenimenttë rëndësishëm të kësaj feste zotë-rore të pagëzimit të Zotit tonë JisuKrisht prej Shën Joanit në lumin eJordanit.

Në fund të Liturgjisë Hyjnore ubë Bekimi i Madh i Ujit dhe nëntingujt e përlëshores së Ujit të Be-kuar “Në Jordan kur pagëzohesheo Zot”, kleri dhe besimtarët të krye-suar nga Episkop Andoni u drejtuannë kompleksin e pishinave të qytetit,e cila ndodhet pranë kishës për të kryerritin e hedhjes së kryqit në ujë. Kryqiu kap nga një i ri dhe më pas besimtarëtu drejtuan për në kishën e qytetit përtë marrë ujin e bekuar dhe për tambajtur atë nëpër shtëpitë e tyre.

Joan Meni

Elbasan

4 NGJALLJA JANAR 2010

Mitropolia e GjirokastrësE kremtja e Theofanisë ose

ndryshe e Shfaqjes së Zotit Krisht(Uji i Bekuar), një nga festat mëtë mëdha të Kishës sonë Ortho-dhokse u përkujtua edhe në Vlorë.

Kjo ditë u festua në të gjithakishat e kësaj zone. Në kishën eShën Theodhorëve pas LiturgjisëHyjnore të gjithë besimtarët udrejtuan për te vendi i quajtur “Molii Vlorës”. Pas ceremonisë së rastitu bë hedhja e kryqit në det nga atëKostandin Prifti. Kryqi sivjet u kapnë det nga besimtari Vasil Zakonga Bestrova.

Edhe në kishën Shën Athanasittë Selenicës, pas ceremonisë së kryernë kishë, besimtarë të shumtë udrejtuan për në lumin e Vjosës. Edhesivjet të rinjtë e Selenicës sfiduanujërat e ftohta dhe të rrëmbyeshëm.Për të kapur kryqin u hodhën tërinjtë Romeo Bombaj e ArturMitraj. Kësaj here kryqi u nxor prejujërave të ftohta nga besimtariArtur Mitraj. Më pas besimtarëtpërcollën deri në qendër të qytetittë riun Artur Mitraj, të cilit i uruantë ketë mbarësi në familjen e tij

Atë Spiro Bulika

Vlorë

Pogradec

Ndonëse në një kohë të ftohtë,me qindra besimtarë morën pjesëmë 6 Janar në festën e Ujit tëBekuar. Shërbesa e Mëngjesoresfilloi në orën 7:30, duke vazhduarme Liturgjinë Hyjnore dhe më tejme Shërbesën e Ujit të Bekuar. Nëkëtë ditë të veçantë, shërbesat ukryesuan nga Mitropoliti i Korçës,Hirësi Joani.

Hedhja e kryqit në ujë ishte njëbekim për të gjithë besimtarët, pornë veçanti për të riun XhakomoBushi, i cili mes 25 të rinjve të tjerëqë u hodhën në ujërat e liqenit,duke sfiduar edhe ujërat e ftohta,ishte i pari që e kapi atë.

Hirësi Joani shpjegoi para besim-tarëve dhe mediave të pranishme sekjo festë quhet dritë, sepse u shfaqPerëndia dhe vetë Perëndia ështëdrita. Ai na u shfaq duke zbuluar mi-sterin e Trinisë së Shenjtë. Ne çudi-temi nga përulësia e Krishtit. Le tëjemi të ndriçuar gjatë gjithë jetës sonëme hirin e Perëndisë dhe me virtyt.

Besimtarët uruan njëri-tjetrinpër këtë ditë kaq të bekuar, që Perë-ndia i ka falur popullit të Tij. Si be-kim të kësaj dite, besimtarët morënme vete me shumë shpresëtari dhura-tën e veçantë, ujin e bekuar si be-kim për familjet e tyre.

Vasil Jovani

Kremtim mbarëpopullor i Theofanisë - Ujit të Bekuar

Qindra besimtarë kishin mbu-shur kishën e Shën Harallambit dheoborrin e saj për Theofaninë (Ujine Bekuar), në Sarandë, për të ma-rrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore dheshërbesat e tjera të ditës. Ceremo-nitë adhuruese i kryesonte Mitro-politi i Gjirokastrës Dhimitri. Nëpredikimin e ditës Hirësia e Tij thames të tjerash: “I pastër dhe i pafaj-shëm prej çfarëdo mëkati dhe përpasojë i shkarkuar nga turpi që zo-tëroi Adamin, Krishti, ky Adam iri, u krodh lakuriq brenda “varrit tëujshëm” duke parashënuar kështuzbritjen e tij të pritshme në errësirate Hadhit, brenda varrit. Kridhet nëujëra dhe shkatërron fuqinë e Sata-nait që ishte zvarritur në thellësitëe tyre dhe menjëherë ngrihet lartsi fitimtar, duke na shpallur kështume Ngjalljen e Tij të tretën ditë edhengritjen e gjinisë njerëzore, pasi tëjetë larë dhe pastruar nga mëkati…”.

Të pranishëm ishin edhe Krye-tari i Bashkisë së Sarandës, Konsu-lli i Greqisë në Gjirokastër etj.

Pastaj u bë Shërbesa e Ajazmës

së Madhe, Bekimit të Ujit, nga i cilimorën të gjithë besimtarët ngaqyteti dhe enoritë përreth, që kishinardhur edhe për faktin së priftërinjtënuk mjaftojnë për të gjitha fshatrat.

Pastaj të gjithë në një marrshimtë shkurtër u drejtuan në breg tëdetit Jon ku u hodh kryqi në ujë,për të nënvizuar pikërisht bekimine botës mbarë me ardhjen e Krishtit.Shumë të rinj nga institucionet arsi-more të Kishës, por edhe të tjerë, uhodhën në det për të marrë kryqin,duke përfituar ndoshta edhe ngakoha e ngrohtë. Kryqin e mori i riunga fshati Çaush i Alikos, SpiroÇavo, i cili mori edhe bekimin euratat e Mitropolitit Dhimitër.

Me pjesëmarrje mbarëpopullo-re të besimtarëve orthodhoksë dhejo vetëm të tyre, e Kremtja e Theo-fanisë u festua edhe në Përmet, metraditën e hedhjes së kryqit në lu-min e Vjosës, në Himarë ku gjitha-shtu është shumë e ngazëllyer ce-remonia në shëtitoren e madhe pa-ra kishës së Shën Marenës, në Gjiro-kastër, në kishën e Kryeengjëjve etj.

U zhvillua në Gjenevë, Zvicër ngadatat 15-19 dhjetor 2009, takimi iKëshillit Qendror të CEC. Ky Këshillpërbëhet nga 40 persona, anëtarëtë Kishave të Krishtera në Evropë.Këshilli pati zgjedhjet e tij gjatëAsamblesë së 13-të të Përgjithshmetë CEC zhvilluar në Lion, Francënë korrik 2009.

Axhenda e takimit të Këshillitpati si pikë kryesore zgjedhjen e pre-sidentit të CEC dhe dy zëvendëspre-sidentët, si edhe zgjedhjen e anëta-rëve të komisioneve të CEC.

Me vota unanime president uzgjodh Hirësia e Tij, Mitropoliti i Fran-cës Emanuel dhe dy zëvendëspre-sidentë u zgjodhën Episkop Chris-topher Hill i kishës së Anglisë dhe

Takimi i Këshillit Qendrortë CEC - Konferenca Evropiane e Kishave

OKRin Cordelia Kopch e Kishëssë Bashkuar Evangjeliste të Gjer-manisë (EKD United).

Takimet e punës së këtij Kë-shilli ishin të ngjeshura me bisedadhe prezantime.

Kisha Orthodhokse Autoqe-fale e Shqipërisë është anëtare metë drejta të plota e këtij organizmidhe përfaqësohet në të gjitha nën-strukturat e tij.

Sonila Dedja

JANAR 2010 NGJALLJA 5

Një nga punëtorët e vyer të Kishës sonë,atë Spiridhon Simandiri, fjeti më Zotin, më26 dhjetor. Ceremonia e përcjelljes së tij u bënga kisha e Ngjalljes në Pire, të martën,29 dhjetor 2009.

Atë Spiridhon Simandiri lindi më 17 korrik1927, në Pire. Profesioni tij i mëparshëm ishtejurist në karrierë, ku u shqua për profesiona-lizmin dhe integritetin e lartë.

Por dallohej edhe për besimin e madh dheimpenjimin në veprimtari të ndryshme të Kishës,që e bënë t’i përkushtohej plotësisht asaj. Ndaju dorëzua dhjak në nëntor 1989 nga Mitropolitii Sidhirokastros Joani dhe pas pak ditësh udorëzua në gradën e priftit në ishullin e Tinos.Me dëshirë hierapostolike atë Spiridhoni ofroitë gjitha mundësitë dhe dhuntitë e tij në Greqi,në Afrikë dhe në veçanti këtu në Shqipëri.

Atë Spiridhoni, ndonëse në moshë të thyer,ishte ndër bashkëpunëtorët e parë që ndoqinga pas Kryepiskopin Anastas, në gjithë për-pjekjen kolosale për ringjalljen dhe zhvillimine Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë-risë. Fjalëpakë dhe punëtor i paepur, i pakur-syer në sakrifica, duke mos llogaritur lodhjetfizike dhe shpirtërore në përballimin e vështi-rësive, atë Spiridhoni kontribuoi në mënyrë tëveçantë në përpjekjen thuajse njëzetvjeçarenë Shqipëri. Sidomos ishte e vyer puna e pa-lodhur që bëri atë Spiridhoni në atë sektor aqtë vështirë, por të domosdoshëm, të ringri-tjes së infrastrukturës së objekteve të adhu-rimit dhe atyre të administrimit e shkollimit.

Ishte dashuria për Perëndinë, besimi i thellëse edhe në këtë vend aq të vuajtur nga perse-kutimi mund të rilindte shpresa, bindja e thellëdhe respekti i veçantë për personin e Kryepisko-pit Anastas, elementë nxitës të cilët bënë qëatë Spiridhoni të vazhdonte deri në momentet efundit para ndarjes nga jeta të ishte punëtor iheshtur i Ungjillit.

Shumicën e besimtarëve edhe në fshatratmë të largëta dhe të izoluara, edhe në situatatmë të vështira dhe konfliktuale në Shqipëri, ekanë njohur atë Spiridhonin të transportontendihmat dhe donacionet e dhëna apo të siguru-ara nga Kryepiskopi Anastas për zbutjen epasojave sociale. Jo vetëm ndihma humanitare,por edhe në materiale apo makineri për luftimine varfërisë dhe ngritjen e nivelit të jetesës.

Atë Spiridhoni ishte një meshtar i qetë dhe epërjetonte misterin dhe të tërhiqte vëmendjennë kishë kur kryente shërbesa dhe LiturgjinëHyjnore.

I kudogjendur dhe me modesti, një njeri qëgjithçka vinte re dhe përpiqej me sa mundte tërregullonte aty ku gjërat nuk shkonin mbarë, aila gjurmën e tij në gjithë këtë periudhë prej dydhjetëvjeçarësh.

Në ceremoninë e përcjelljes në kishën eNgjalljes në Pire, ishin të pranishëm edheKryepiskopi Anastas, Mitropoliti i Pireut,Mitropoliti i Gjirokastrës, Mitropoliti i Kithirës,Episkopi i Apolonisë e shumë klerikë, miq ebashkëpunëtorë, nga Greqia dhe Shqipëria.

Kryepiskopi Anastas foli për personalitetine të ndjerit atë Spiridhon, për besimin dhepërkushtimin e tij të thellë në Kishën e Krishtitdhe sidomos për zellin e tij për rimëkëmbjene Kishës Orthodhokse në Shqipëri. KishaOrthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, besim-tarët e saj, të bindur se tanimë kanë akomanjë ndërmjetës në fronin e Perëndisë, do tëkujtojnë gjithnjë me mirënjohje të thellë atëSpiridhonin që me devotshmëri ishte pranëtyre prej kaq vjetësh me dashuri, me sakrificëtë painteres, me respekt ndaj dinjitetit human.

Për të përkujtuar atë Spiridhonin dheveprën e tij në Shqipëri, në datën 31 janar, dotë kryhet një përshpirtje në kishën “Ungjillë-zimi i Hyjlindëses”, në Tiranë.

Perëndia Triadik le të prehë shpirtin e tijme shpresë ngjalljeje!

O.B.

- Fjeti më Zotin atë Spiridhon Simandiri -

Punëtor i palodhur i besimit, me përkushtim dhe kontributtë jashtëzakonshëm për ringritjen e Kishës në Shqipëri

Gjithmonë në krah të Kryepiskopit Anastas (atë Spiro djathtas)

6 NGJALLJA JANAR 2010

Pritje e personaliteteve në Kryepiskopatën e Shenjtë

Më 25 Dhjetor, në Kryepi-skopatën e Shenjtë, Fortlumturiae Tij Anastasi priti urimet përKrishtlindjet nga përfaqësues tëkomuniteteve fetare, autoritetetmë të larta shtetërore dhe politi-kanë, përfaqësues diplomatikë,intelektualë, besimtarë etj.

Për të uruar erdhi Presidenti,z. Bamir Topi, me bashkëshorten,të cilët i shprehën urimet më tëngrohta e të përzemërta Kryepi-skopit Anastas dhe i dhuruan njëfoto të Kreut të shtetit së bashkume katër drejtuesit e komunitetevefetare shqiptare, simbol i qartë iharmonisë dhe bashkëjetesës sëpërkryer fetare karakteristike përvendin tonë.

Presidenti Topi në përfundim tëkësaj vizite shprehu edhe një herëpërmes mediave urimet më të mirapër shëndet, mirësi e harmoni, përtë gjithë besimtarët shqiptarë tëkrishterë kudo që ndodhen: “Gë-zuar të gjithë besimtarëve të kri-shterë! Është një ditë e madhe, njëditë e shenjtë! Është një ditë kurtë gjithë pa përjashtim, pavarësishtbesimit të tyre fetar duhet t’iofrojnë njëri-tjetrit mirësi, paqedhe dialog. Kjo vlen për të gjithë,pavarësisht nga profesionet qëmbulojnë. Pra vlen për të gjithë,nga më të vjetrit tek më të rinjtëmë shumë komunikim njerëzor,sepse kjo është shumë e rëndësi-

shme për një vend, i cili po projek-tohet në Evropën moderne.”

Kryeministri z. Sali Berisha dheKryetarja e Parlamentit, znj. Joze-fina Topalli erdhën për urim pasimë parë kishin qenë në Shkodërpër të festuar dhe uruar besimta-rëve të atjeshëm Krishtlindjet, kukishin vizituar edhe kishën ortho-dhokse të qytetit. Z. Berisha iudrejtua Kryepiskopit Anastas, mekëto fjalë: “Është një kënaqësi eveçantë që unë sot jam këtu dhedua t’i përcjell Hirësisë Suaj urimetmë të përzemërta për këtë ditë tëshenjtë, ditë e cila me lindjen eKrishtit, ka ndryshuar aq shumënjeriun dhe njerëzimin për mirë,ditë që frymëzon besim, forcë,shpresë, mirëkuptim. Është gjitha-shtu rasti të shpreh nderimin më tëmadh për veprën tuaj të shkëlqyer,që së bashku me të gjithë udhëhe-qësit shpirtërorë të kombit shqip-tar bëtë të mundur një rindërtim tëfuqishëm, një ringjallje të fuqishmetë vlerave të mëdha hyjnore, shpir-tërore të njeriut...”

Në vazhdim Fortlumturia e Tijdo përgjigjej: “Shkëlqesia Juaj,është gëzim për ne prania juaj kë-tu.. Ne jemi pranë jush me dashuridhe me lutje. Me gjithë zemrëntonë do të dëshironim t’ju uronim:“Përherë me dritën e Krishtit, përtë hapur horizonte të reja në me-ndimet tuaja, në iniciativat tuaja dhe

në horizontet tuaja. Vendi ka ne-vojë për shumë gjëra, por më e rë-ndësishme është kuraja shpirtë-rore dhe vizioni. Ne i përdorimshpeshherë fjalë të tilla, por kur imungon besimi ato janë bosh.Prandaj i lutemi Zotit t’ju japë vizi-on të ri, Juve në Kryeministri dhenë Kuvend. Unë vazhdimisht thek-soj që edhe pse janë vështirësi, neduhet të guxojmë për të shpresuar.Shpresojmë dhe punojmë”.

Më pas Kryeministri u ndal tekjehona që kishte pasur në Vatikanvizita e Kryepiskopit Anastas atje.Ai tha se gjeti atje një kujtim tëshkëlqyer nga vizita e Kryepisko-pit Anastas. Kardinal Bertone mëtregoi se takimi juaj me Atin eShenjtë ishte i shkëlqyer dhe se kalënë një mbresë të veçantë, gjë për

të cilën unë isha i sigurt. Ishte heraparë që një Kryetar i Kishës Or-thodhokse Autoqefale të Shqipëri-së pritej nga Ati i Shenjtë dhe unëJu jam mirënjohës që e prezantuatnë mënyrën më dinjitoze.

Për të uruar besimtarët ortho-dhoksë erdhi edhe kryetari i opo-zitës dhe Kryetar i Bashkisë sëTiranës, z. Edi Rama, i cili pati njëbashkëbisedim të ngrohtë meKryepiskopin Anastas. Edhe aiuroi për Krishtlindje të gëzuara,duke shtuar se “mbi të gjitha duaqë ky urim t’u shkojë të gjitha fa-miljeve shqiptare, që në këtë fundviti përballen me një krizë, e cilaka nevojë për durim, mundim,sakrifica të veçanta, që unë urojdhe shpresoj që nuk do të vazh-dojnë për një kohë të gjatë”.

Nga kremtimi i Krishtlindjeve në Tiranë

JANAR 2010 NGJALLJA 7

Drita e Fjalës është dhuratë hyjnore, qëi falet çdo njeriu gjatë lindjes së tij. ShënKirilli i Aleksandrisë qartëson se “Fjala ePerëndisë ndriçon... vendos farë urtësie,pra perëndinjohjeje, në çdo njeri që vjennë jetë dhe mbjell brenda tij rrënjën emençurisë”. Pra, do të guxonim të for-mulonim se në ndërgjegjen e çdo njeriuekziston një foton nga drita e Krishtit, edhesikur të jetë errësuar nga injoranca dheindiferentizmi. Çdo gjë fisnike dhe evërtetë në mendim, në sjellje, në jetënfetare të njerëzve është reflektim nga dritae Birit dhe Fjalës së Perëndisë.

Sigurisht, kanë ekzistuar shumë rasteme re të dendura arrogance, pabesie,urrejtjesh dhe net të errëta të interesavetë paligjshme, të cilat u përpoqën ta

dritë brenda botës: “Kështu le të shndrisëdrita juaj përpara njerëzve, që të shikojnëveprat tuaja të mira dhe të lavdërojnë atintuaj që është në qiejt” (Matth. 5:16). Ai elidh shkëlqimin e dritës jo me gjendjeekstaze, të tipit neoplatonik ose indian, porme veprat e mira. Duke përthithur dheshpërndarë pareshtur dritën e Krishtit, çdobesimtar ftohet të shprehë besimin e tij mevepra shërbese ndaj të gjithëve, pa bërëpërjashtim. Pothuajse të gjitha iniciativathumanitare dhe strukturat që u zhvilluankudo qoftë, për të lehtësuar dhimbjen, tëqenit jetim, varfërinë, pleqërinë, të qenit ihuaj, vetminë e kanë origjinën nga njerëztë ndriçuar - direkt ose indirekt - nga dritae Krishtit. Këtë traditë duhet ta vazhdojmëedhe ne, me ide krijuese, iniciativa bujaredhe veprimtari të larmishme.

Ngjyra e bardhë e dritës, në shikim tëparë, siç dihet, është sintezë e shtatë ngjy-rave të ndryshme. Drita e kungueshme eKrishtit, në jetën personale e sociale,shpërhapet me ngjyrime të shumëllojta.Nga ky spektër i dritës, ne të krishterët “sibij të dritës”, ftohemi të shfaqim sa mëshumë ngjyrime që është e mundur:

Dritë paqeje, me veten tonë, me mje-disin që na rrethon dhe mbarë botën;

Dritë të vërtetë, për kuptimin e shka-kut më të thellë të korrupsionit dhe tëkrizës shumëformëshe;

Dritë drejtësie, në përpjekjet shoqërorenë nivel lokal e global;

Dritë fryme krijuese, që inkurajon me-ndimin origjinal, shkencat, artet, qyte-tërimin;

Dritë shprese, që fuqizon reciprocitetine të gjithë popujve për shpëtimin e planetit;

Dritë dashurie, me vepra, pa interes dheme sinqeritet ndaj çdo njeriu;

Dritë besimi që nuk perëndon, e cilaçon në kapërcimin final të mëkatit, tëprishjes dhe të vdekjes, me fuqinë e Kryqitdhe Ngjalljes së Krishtit.

“Ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdonjeri, i cili vjen në botë”.

...në ndërgjegjen e çdo njeriu

ekziston një foton nga drita e

Krishtit, edhe sikur të jetë errë-

suar nga injoranca dhe indife-

rentizmi. Çdo gjë fisnike dhe e

vërtetë në mendim, në sjellje, në

jetën fetare të njerëzve është re-

flektim nga drita e Birit dhe Fja-

lës së Perëndisë.

Krishti, duke qenë Ai vetë

drita e vërtetë, i ftoi nxënësit e

Tij të bëhen edhe ata vetë dritë

brenda botës: “Kështu le të

shndrisë drita juaj përpara

njerëzve, që të shikojnë veprat

tuaja të mira dhe të lavdërojnë

atin tuaj që është në qiejt”

(Matth. 5:16).

Pothuajse të gjitha iniciativat

humanitare dhe strukturat që u

zhvilluan kudo qoftë, për të lehtë-

suar dhimbjen, të qenit jetim,

varfërinë, pleqërinë, të qenit i

huaj, vetminë e kanë origjinën

nga njerëz të ndriçuar - direkt ose

indirekt - nga drita e Krishtit.

Le të hapen tejpërtej zemrat

tona gjatë këtyre ditëve festive,

që të depërtojë në thellësitë e

qenies sonë Biri i mishëruar dhe

Fjala e Perëndisë, “Drita e vërte-

të”. Të ndriçojë mendimet tona,

vendimet dhe veprimet tona. Që

të gjallërojë qenien tonë.

pengonin dritën e Ungjillit të shkëlqejë nëbotë.

Por edhe në këto periudha me re tëerrëta, drita e përshkon mistikisht atmo-sferën me mënyra të ndryshme. Shu-mëformësia e depërtimeve të dritësnatyrale, siç e konstaton dhe shkencabashkëkohore, nxit mendimin tonë për t’undërgjegjësuar për depërtimet mistike tëdritës së Krishtit në ecurinë e njerëzimit,por edhe të jetës sonë personale, në rastete tundimeve të shumëllojta dhe impaktevetë errëta.

* * *Krishti, duke qenë Ai vetë drita e vërtetë,i ftoi nxënësit e Tij të bëhen edhe ata vetë

Le të hapen tejpërtej zemrat tona gjatëkëtyre ditëve festive, që të depërtojë nëthellësitë e qenies sonë Biri i mishëruardhe Fjala e Perëndisë, “Drita e vërtetë”. Tëndriçojë mendimet tona, vendimet dheveprimet tona. Që të gjallërojë qenien tonë.Le të urojmë që të mbështesë dhe tëfuqizojë jetën e të dashurve tanë dhe tëgjithë njerëzve. Dhe le të lutemi që drita eKrishtit të drejtojë ecurinë e botës.

Krishtlindje të bekuara!Viti i Ri 2010 qoftë i tëri i ndriçuar!

Me lutje të zjarrta te Perëndia† Anastasi

Dhjetor, 2009

(vijon nga faqja 1)

KRISHTI, DRITA E BOTËSMesazhi i Krishtlindjeve

8 NGJALLJA JANAR 2010

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj zyrtare përpiqettë përcjellë mesazhin dhe informacionin e saj edhe nëinternet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:- besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe manastireve,- botimet kishtare etj.

Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,muzikor e filmik.

Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,anglisht e greqisht.

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në momentdhe kudo në të gjithë globin me

www.orthodoxalbania.org

Me www.orthodoxalbania.org

do të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

“U bëftë vullneti yt si në qiell ashtuedhe mbi dhé” (Matth. 6.10)

I bekuar është shën Joan Pagëzori, sepse epërmbushi Ungjillin përpara Ungjillit! U nis përnë shkretëtirë dhe iu dha tërësisht vullnetit tëZotit si në trup, ashtu edhe në frymë. Dhe vullnetii Zotit u plotësua në trupin e Tij mbi tokë siç uplotësua në frymën e Tij në qiell. As uria, asegërsirat nuk e kërcënuan trupin e tij gjatë viteveqë kaloi në shkretëtirë, as edhe dëshpërimi nuke cenoi frymën e tij kur ishte në vetmi, as krena-ria kur pati vizione qiellore. Nuk kërkoi as ush-qim, as njohje nga njerëzit. Perëndia i dha atëçka ishte e nevojshme, sepse e kishte braktisurveten në duart e Perëndisë. Nuk i drejtoi ai ngavetja hapat e tij drejt shkretëtirës, edhe kur ishtejashtë saj. Jeta e tij drejtohej nga një timonier ipadukshëm, pasi kur erdhi koha të braktisteshkretëtirën dhe të shkonte të takonte Zotin, ushkrua: “Fjala e Perëndisë iu drejtua Joanit”(Lluk. 3.2).

Joani foli për lidhjen që ai kishte me fuqitëqiellore me thjeshtësinë e një fëmije të pafaj-shëm: “Dhe nuk E njihja, por Ai që më dërgoitë pagëzoj me ujë, Ai më tha: “Ai mbi të Cilindo të shikosh Frymën të zbresë dhe të ndalojë,është Ai që pagëzon me Frymën e Shenjtë.”

Kështu, me dhembshuri dhe thjeshtësi aifliste për gjëra qiellore! Dhe megjithatë sa iashpër ishte, si një luan, kur iu fliste njerëzve tëparregullt si Herodit apo Herodianës!

Qengji dhe luani jetojnë bashkë tek ai. Qielliështë po kaq pranë tij sa nëna fëmijës, dhevullneti i Perëndisë është kaq i qartë dhe pranëtij, sa engjëjt në qiej.

O Zot i urtë, drejto jetën tonë mëkatare që ështënë shkretëtirën e kësaj bote drejt përmbushjessë vullnetit Tënd, ashtu si Ti e drejtove shën JoanPagëzorin.

Ty të përket lavdia dhe nderimi përjetë.Amin.

Nga shën Nikolla VelimiroviçPërktheu Eleni Pani

Homeli për 7 janarin – Mbledhja e shën Joan Pagëzorit

Nënshtrimi ndaj vullnetit të Perëndisë

Vidhen përsëri brenda një nate dy objektetë kultit orthodhoks në Mitropolinë e Korçës.Sipas policisë, gjatë natës, duke gdhirë dita ediel, 10 janar kishat e Hyjlindëse së Tërëshenjtënë qytetin e Leskovikut dhe ajo e Shën Pandelei-monit në Tushemisht, janë vjedhur nga personaende të paidentifikuar. Autorët janë futur në tëdy këto objekte kulti me thyerje, duke shqyerdyert e tyre.

Mitropolia e KorçësPërsëri vjedhje pa autor në kisha

Në kishën e fshatit Tushemisht, autorët nuke kanë pasur të vështirë të futen në ambientete brendshme, për shkak se ky objekt nuk kashumë elementë të sigurisë, bëri të ditur policia.Burime që po kryejnë hetimin për vjedhjen ekëtyre dy kishave, bënë të ditur se kisha eHyjlindëses e ngritur në periferi të qytetit të Les-kovikut, në rrugën drejt Përmetit është grabiturdhe dëmtuar. Vetëm në mëngjes, kujdestari i

saj ka konstatuar mungesa të ikonave dhe dydyerve të vjetra. Policia shtoi se gjatë viteve tëfundit në këtë objekt kulti janë vjedhur pesëikona, ndërsa vjedhja e dyerve mendohet seështë kryer për drurin e tyre të çmuar. Ndërsanë kishën e Shën Pandeleimonit, janë grabiturvlera monetare të dhuruara nga besimtarët.

(Nga shtypi)

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

JANAR 2010 NGJALLJA 9

Vitin që kaloi u mbushën 200vjet nga lindja e shkrimtarit tëmadh rus Nikollaj Gogol (1809-1852). Në mbarë botën, ashtu sidhe në vendlindjen e tij, Ukrainë,me rastin e këtij përvjetori u or-ganizuan veprimtari përkujtimorepër këtë shkrimtar gjenial që çelirrugë të reja në letërsinë ruse dhenë atë botërore me anë të krijimevetë tij gjeniale, të cilat përshko-hen nga një besim i thellë dhe ipërkushtuar te Perëndia dhe teKisha e Tij Orthodhokse. Janëshumë të vlerësuara dhe të lexua-ra veprat e këtij shkrimtari tëmadh, i cili së bashku me Push-kinin dhe më pas me Dostojev-skin përbëjnë triadën e shkrimta-rëve më të mëdhenj rusë dhe tëapologjetëve të mëdhenj të Kri-shterimit. Në Ukrainë në këtëpërvjetor të 200-të u krye edhenjë shërbesë përshpirtjeje ngamitropoliti i Kievit, Vladimir nëkujtim të këtij shkrimtari gjenial,i cili jetoi me shpresëtari dhenderim të thellë për besimin ekrishterë.

Nikollaj Vasilieviç Gogol ështënga përfaqësuesit më të shquar tëkulturës ruse dhe të letërsisë bo-tërore. Me veprat e tij të mreku-llueshme dhe novatore ai çeli rrugëtë reja tematike dhe gjeti mënyraorigjinale shprehjeje në letërsi.

Realizmi dhe fantazia e tij,humori dhe sensibiliteti, lirizmi dhesatira gërshetohen dhe kombinohennë mënyrë mjeshtërore në veprate tij “Mirgorod”, “Revizori”,“Shpirtrat e Vdekur”, “Manteli”etj... Kjo e fundit është novela e tijmë e famshme dhe ka qenë njëstacion i rëndësishëm për letërsinëe shekullit të 19-të. Fjodor Dosto-jevski thoshte, se “ne të gjithë kemidalë nga “Manteli” i Gogolit”. Kjovepër shënoi edhe kthimin e tij ngastuhia e jetës egocentrike të botësnë dritën e dashurisë hyjnore.

Në vitin 1840, në moshën 31 - vje-çare, ai sëmuret dhe mbërrin nëprag të vdekjes. Shpëton në mëny-rë të papandehur dhe pranon shë-rimin e tij si një dhuratë të dhemb-shurisë hyjnore të pafund. Tronditjae thellë që i shkaktoi cikja e vdekjes,

e transformoi në një të krishterë tëndërgjegjshëm, që e ndien veten tëthirrur nga Perëndia për dëshmiminheroik të së shenjtës në botë.

Kështu, në vitet e mëvonshmedhe deri në largimin e tij nga kjobotë, Gogoli do të lëçitë kthimin nëburimet, asimilimin e gjallë të pasu-risë së traditës kishtare dhe trans-formimin për mirë të njeriut me anëtë pjesëmarrjes së tij biomatike nëmisterin e besimit, në misterin ejetës “në Krishtin me anë të Shpirtittë Shenjtë”.

Në këto vite, jeta e tij karakteri-zohet nga një asketizëm i vërtetëorthodhoks - me kreshmë, lutje,studim të Shkrimit të Shenjtë dhetë teksteve të etërve niptikë, siFilokalia, si dhe me pjesëmarrjen eshpeshtë në misteret e Kishës tëRrëfimit dhe Eukaristisë Hyjnore.

Brenda kësaj klime të frymë-zuar nga Shpirti i Shenjtë, lindënMeditimet për Liturgjinë Hyjno-re. Madje ky libër është “kënga etij e mjellmës”. Kjo sepse fill passhkrimit të tyre, në nisje të Kresh-mës së Madhe të vitit 1852, Gogoli

u sëmur papritur dhe më 21 shkurtdha frymën e tij te Zoti.

Midis shkrimeve të tij u gjendënedhe këta pak rreshta që po ju sje-llim më poshtë dhe që përbëjnëtestamentin e tij të fundit, të shkruarnga vetë dora e tij:

“Të jeni shpirtra të gjallë dhejo shpirtra të vdekur. Nuk ka njëderë tjetër përveç asaj që na rrë-feu Jisu Krishti. Nëse nuk bëhenisi fëmijët e vegjël, nuk do të hyninë mbretërinë e qiejve. Mëshiro,o Zot! Lidhe përsëri Satanain mefuqinë e Kryqit Tënd. Si do tëarrij të ruaj gjithmonë me mirë-njohje në zemrën time, kujtimine mësimit që mora?”.

Duke qenë një pararendës ipanjohur i rilindjes së jetës liturgjikedhe sakramentale siç na thotë E.Behr-Sigel, e duke ecur në të njëj-tën linjë me Shën Nikolla Kavasi-lën, Gogoli fliste gjithmonë meadmirim për ardhjen e përjetshmedhe të përditshme të Krishtit nënjerëzimin e përvuajtur, e cila ndodhbrenda misterit të Eukaristisë Hyj-nore.

Predispozitat dhe themelet etheologjisë orthodhokse nuk janëmeditimi dhe filozofia, por përvojadhe Zbulesa. Kështu, në shikim tëparë, titulli i librit të Gogolit Mediti-me për Liturgjinë Hyjnore ndo-shta e çudit lexuesin e sprovuar nëlëmin e theologjisë dhe që ka njëshqisë të ndjeshme të bazuar nëkritere orthodhokse autentike. Porstudimi i faqeve të këtij libri sinoptikpër Liturgjinë Hyjnore të bind sepas këtij titulli fshihet një paraqitjepërshkruese dhe shpjeguese e mi-sterit të madh të Liturgjisë Hyjnore.Kjo paraqitje është thellësisht bio-matike në thjeshtësinë e saj dhe nëtë njëjtën kohë ka frymë patristikebrenda origjinalitetit të saj. Përveçkëtyre që thamë, vetë Gogoli nainformon si për arsyen e shkrimit tëkësaj vepre, ashtu dhe për për-mbajtjen e saj:

“Qëllimi i këtij libri është t’utregojë atyre që e njohin fare pakLiturgjinë Hyjnore dhe mbi të gjithëtë rinjve, se sa shumë plotësi dhethellësi mendimesh që alternohennjëra pas tjetrës, përmban ajo. Për

MEDITIME TË SHKRIMTARIT NIKOLLAJ GOGOL PËR LITURGJINË HYJNORE

këtë qëllim, nga shu-më komente shpje-guese të Etërve tëShenjtë dhe Mësu-esve të Kishës sonëne zgjodhëm vetëmato që, për thjeshtë-sinë e tyre janë tëkuptueshme për tëgjithë dhe që janëveçanërisht të për-shtatshme për tëtreguar kalimin enatyrshëm nga njëriakt liturgjik në tjetrin.Qëllimi i shkrimtaritështë njohja e lexu-esve me tërësinë erregullës ceremoni-ale dhe siguria seLiturgjia Hyjnore dotë zbulojë kuptimin esaj mistik dhe tëthellë në çdo njeri, qëdo të marrë pjesë nëatë me kujdes”.

Detaj nga ikona e lëvizshme e Nikolau Ricos,Shek. XV “Shën Petri dhe Shën Pavli”, Firence. (vijon në numrin e ardhshëm)

Përgatiti e përktheudhjak Anastas

Bendo

10 NGJALLJA JANAR 2010

Përgjatë shekujve Vasili i Madh, GrigorTheologu dhe Joan Gojarti ndriçojnë si meteorëshpirtërorë gjithë botën. Ata quhen “mësues dhendriçues të botës”, “hierarkë të mrekullue-shëm”, “shkrimtarë të shquar”, “gojë të hyjshmetë Krishtit”, “theologë të mëdhenj”.

Madhështia e Tre Hierarkëve është e paka-përcyeshme. Ata ishin njëkohësisht të urtë,punëtorë shoqërorë, mbrojtës të së vërtetës,përkrahës të të vuajturve, shkrimtarë të më-dhenj. Gjithashtu ishin edhe njerëz të shquar,figura të pastra e shpirtra soditës.

* * *Përveç dhuratave shpirtërore dhe ndriçimit

hyjnor, roli i rëndësishëm i tyre ishte se kishinideale me anë të të cilave arritën të kapnin gjithëvlerat, të nderonin secilën në mënyrë të drejtëdhe ta vendosnin në një shkallë të suksesshmehierarkike; të silleshin vazhdimisht në varësi tëkësaj shkalle hierarkike të vlerave.

Për këtë le të përmendim disa shembuj. Ba-mirësia është më e lartë se pasuria, e cila [pasu-ria] sigurisht që është një gjë e mirë, por kavlera përderisa është shërbëtor i nevojave realetë njeriut dhe nuk krijon përkujdesje të tepërta.

Tre Hierarkët e konceptuan shumë mirëvlerën dhe destinacionin e pasurisë. E përdorënpër të ushqyer të varfrit, për mikpritjen e tëhuajve dhe ndihmë të të sëmurëve. Ishin të parëtata që “shpërndanë dhe ua dhanë të varfërve”.Dhe përveç shembullit të tyre, ata kishin guximint’u predikonin të pasurve: “floriri nuk na u dhaqë të lidhemi me të, - thotë Gojarti, duke nënkup-tuar zinxhirët e florinjtë, vëthët, unazat dhebizhuteritë e tjera, por na u dha që të zgjidhnimtë lidhurit”, d.m.th. të varfrit, të arratisurit (tëhuajt), të burgosurit.

Tre Hierarkët nuk interesoheshin për lavdinënjerëzore. Ajo që i kënaqte ata, ishte njoftimi indërgjegjes së mirë, kryerja e detyrës. Asnjë-herë nuk ushqyen ëndrra për pozita të larta.Nuk kërkuan ata pozitën, por pozita i kërkonteata. Ajo [pozita] i gjeti në kulm të virtytit, tëarsimit dhe të aktivitetit; të zhytur në studimin eligjit të Perëndisë, duke shëruar dhimbjen epopullit; duke qenë të palodhur në shërbime tëndryshme.

Dhe kur u ngritën në pozitë, u bënë llambadheqë shkrihen, duke ndriçuar të tjerët. Kështuarritën në Golgotha, duke pasuar Kryetarin etyre. Këtë vlerësim bënë të Tre Hierarkët midislavdisë dhe detyrës. Respektojnë pushtetinbotëror. Por kur sundimtarët e tokës përbuznin

të vërtetën dhe përpiqeshin të rrëzonin idealet,atëherë fjalën e kishte heroizmi i krishterë dhevetësakrifica. Atëherë përgjigjja ishte: “do t’i binde-mi Perëndisë më shumë se njerëzve” (Vep. 5.29).Dhe valët e shumë prej këtyre arkondëve, ashtusi Modesti, Valenti, Juliani Apostati etj., arritënnë shkëmbin e prezencës së Tre Hierarkëve.

Më lart se gjërat e shumta materiale, atavendosnin miqësinë. Po për Tre Hierarkët miqë-sia duhet të ketë themele të drejta, d.m.th. dëshi-rën e përbashkët të synimeve të pastra, arsimitdhe veçanërisht të jetës së krishterë. Çdo miqësitjetër që karakterizohet nga interesa materialeapo trupore, “vyshket”, ashtu si lulet pranverore,ndërsa miqësia sipas Perëndisë është e pastër,dhe e përhershme”, - thotë shën GrigorTheologu.

Gjithashtu, më lart se pasuria dhe të mirat etjera është arsimimi. Ishin më të arsimuarit ekohës së tyre dhe kuptuan nga përvoja sa gjë eçmuar është arsimi i shëndetshëm, prandajtreguan interes për edukimin e drejtë të të rinjvedhe shkruan kaq mendime të urta rreth edukimit,sa dhe sot ata konsiderohen pedagogë ndriçuestë të rinjve dhe festën e tyre e konsiderojmë sifestë të arsimit. “Ne të krishterët gjithmonëduhet të nderojmë arsimimin”, shkruan shënGrigori.

Por në lloje të ndryshme të arsimimit atakanë dallueshmëri dhe zgjedhje. Nga shkrimete ndryshme ata merrnin vetëm atë që nuk bintenë kundërshtim me urtësinë dhe virtytin sipasKrishtit. Nuk shihnin me sy tjetër shkrimtarët elashtë, por as që kritikonin frymën e lashtë gre-ke. Rekomandonin arsimimin klasik, por thekso-

nin epërsinë e besimit të krishterë dhe jetës.Kishin gjetur te shkrimtarët e lashtë shumë faratë së vërtetës. Por në Shkrimin e Shenjtë gjetëngjithë të vërtetën.

* * *Tre Hierarkët janë udhëheqës të popujve, burimetë pashtershme ndriçimi dhe fuqie për çdoepokë, sidomos për kohët tona tronditëse. Këtagjeneralë të guximshëm të frontit shpirtëror dhesocial vijnë dhe në ditët e sotme t’u japin mesa-zhe udhëzuese fuqie, besimi, urtësie dhe krijimiudhëheqësve kishtarë dhe socialë, atyre që janëshumë apo pak të arsimuar, ndaj njerëzve tëmoshuar, e sidomos ndaj të rinjve.

Ngjallni brenda jush, - na thonë - idealet erëna dhe të “shkelura me këmbë”. Të gjithë sai mbani të ngritura (lart), merrni ndërgjegje tëvlerës së tyre, ruani idealet e larta dhe tësinqerta. Popujt nuk jetojnë pa ideale.

Njihni vlerat që ekzistojnë rreth jush dhe ijepni secilës vendin që i përshtatet. P.sh. për-parimi profesional dhe material është më i ulëtse feja; liria, drejtësia, morali, janë më ulët senjeriu të cilit duhet t’i shërbejnë. Nuk u bë njeriupër profesionin, por profesioni për njeriun.

Pasuria (komoditetet) që siguron qytetërimii sotëm duket se e vendosin lart punën, por nëtë vërtetë e shmangin atë. Që nga momenti qëmendojmë se mund të jetojmë pa punuar,nënshkruajmë plogështinë dhe rënien tonë. Jetanuk mund të jetë vetëm dëfrim i vazhdueshëm,por është krijim. Koha ka vlerë të madhe dhenuk duhet ta shpenzojmë kot. Në vend që tashpenzojmë kot në lokale e qendra mëkatare,është më e preferuar ta përdorim për studim,vepra bamirësie dhe për çdo gjë tjetër tëdobishme.

Arsimimi i shëndoshë dhe edukimi i krishterëqëndrojnë më lart se krijesat materiale të njeriut,sepse e para krijon gjithë të tjerat, e ajo kur kadrejtim të saktë, të çon në përdorimin e saktëtë të tjerave. Arsimimi është njëkohësisht timo-nieri i anijes, busulla dhe fari i jetës së njerëzve.Mjerë anija që lundron pa këto mjete! Mjerëpopujt që do të mbeten të pandriçuar dhe tëpaudhëhequr ose që udhëhiqen nga njerëz paideale! Ndriçuesi i gjithë botës nuk duhet që tëecë i fundit në rrugën e arsimimit dhe të edukimittë drejtë. Por mbi gjithë këto, ekziston e vërtetae krishterë. Ajo do t’na mësojë vlerën e gjithëvlerave dhe për rrjedhojë, vendin që duhet tëmarrin të gjitha këto në shpirtin tonë. Nësevendosim Krishtin në majën e piramidës sëvlerave, por pa anuluar automatikisht gjithë tëtjerat, atëherë çdo vlerë merr vendin që i takon.Krishti është ideali absolut, është mbivlera qëduhet të drejtojë gjithë shfaqjet e jetës sonë.

Përgatiti Rozeta Baba

Të nderojmë, të admirojmë dhe të mësojmë nga shembullii Tre Hierarkëve të Mëdhenj të Kishës sonë

“Një qytet i ngritur në majë të malit nukmund të fshihet” (Matth. 5.14).

Përlëshorja e Tre HierarkëveTing. I. TUS TRIS MEJISTUS

JANAR 2010 NGJALLJA 11

Kalendari i

Liturgjive Hyjnore,

SHKURT 2010

2 E Martë † Paraqitja e ZotitKrisht në Tempull (Ipapandia).3 E Mërkurë † Simeon Hyj-pritësi. Profetesha Ana. Nikollai Japonisë.5 E Premte Mbyllja e Ipapa-ndisë. Dëshg. Agathia. Poliefkti iKon/pojës.6 E Shtunë † E Shpirtrave. Fotii Madh i Kon/pojës. Vukoli iSmirnës.

7 E DIEL † TË LIDHURIT EMISHIT. Partheni i Lampsakës.8 E Hënë † Dëshm. Theodhorstratilati. Profeti Zaharia. (Bulmete peshk)

10 E Mërkurë † Hierod.Harallambi. Osh. Zinon postieri.Ana suedezja. (Bulmet e peshk)

11 E Enjte † Hierod.Vlashi e 7dëshg. me të. Mbr/sha Theodhora.13 E Shtunë † Ap. Akila e Pris-kila nga të 70-t. Osh. Martiniani.(Bulmet e peshk)

14 E DIEL † TË LIDHURITE DJATHIT. Osh. Afksenti.(Mbrëmësorja e Faljes)

15 E Hënë Ap. Onisimi nga 70-t.(Java e Bardhë - Fillon Kreshma.)

17 E mërkurë † Dëshm. Theo-dhor tironi. Mbretërit Markiani ePulkeria. (Hahet vaj e verë.)

19 E Premte † Ap. Arkipi nga70-t. Dësh. e rinj Filothea e Nikita.(I e Akathistit)

20 E Shtunë † Mrek. e grurit eShën Theodhorit. Leoni iKatanias.

21 E DIEL † I KRESHMËS(E Orthodhoksisë). Efstathi iAntiokisë.24 E mërkurë † Gjetja I & II ekokës së Joan Pagëzorit. Dësh.Montani. (Hahet vaj e verë.)

26 E Premte † Dëshg. Fotiniasamaritane. Porfiri i Gazës. (II e

Akathistit)

27 E Shtunë † Omol. Prokopdekapoliti. Dësh. Gjelas aktori.Dësh. Nisi.

28 E DIEL † II KRESHMËS(Grigor Pallamai). Omol. Vasili.(Kasiani).

Konstandinopojë

Me gëzim të veçantë u kremtuanë Fanar Liturgjia Hyjnore e Krisht-lindjeve. Qindra besimtarë ngaKonstandinopoja, vende të tjera or-thodhokse dhe eparki të ndryshmetë Fronit Patriarkal, morën pjesë nëLiturgjinë Panegjirike që kreu Pa-triarku Ekumenik, Vartholomeu I.“Distanca dhe ndarja midis Perë-ndisë dhe njeriut që ka shkaktuarmëkati, u shfuqizua me marrjen eplotë të natyrës njerëzore nga Birii Vetëmlindur dhe Fjala e Para-jetëshme e Perëndisë. Mishërimi iBirit të Tij, sipas pëlqimit të Perë-ndisë, shfuqizon çdo lloj distance,bashkon qiellin me dheun dhe e lidhkrijesën me Krijuesin!”- tha në me-sazhin e tij të Krishtlindjeve, Primatii Orthodhoksisë.

Në fund të fjalës së tij Patriarkubëri këtë përshëndetje: “Duke pa-sur këto fakte të gëzueshme dheshpresësjellëse në duart tona, dër-gojmë, nga katedra e shenjtëruar ePatriarkanës Ekumenike të Hir-shme në Fanar, përgëzime të ngro-hta festive dhe urime patriarkale tëpërzemërta në këtë të kremte tëshënuar, për të gjithë bijtë tanë tëdashur dhe të shtrenjtë të KishësMëmë të shenjtë, klerikë të çdoshkalle, murgj dhe laikë, qeveritarëdhe ata që qeverisen, të mëdhenj etë vegjël, sidomos ndaj atyre qëndodhen në vuajtje dhe në mundim

e sprova. Fjala e parëjetëshme ePerëndisë që lindi në shpellë dheqë u vendos në grazhd, le të na bëjëtë gjithëve të denjë për dashurinëe Tij vetësakrifikuese dhe ekono-minë e Tij të mishëruar”.

RusiNë Rusi, miliona orthodhoksë

rusë kremtuan Krishtlindjet meshkëlqim ndërsa udhëheqja fetaredhe politike e vendit shfaqën edhenjë herë tjetër lidhjet e tyre të fortame popullin dhe traditën e tij shpir-tërore. Në Liturgjinë Hyjnore tëkryer në mesnatë në Moskë, moripjesë edhe Presidenti Medvjedevme bashkëshorten, të cilët shkë-mbyen dhurata me PatriarkunKirill sipas zakonit dhe traditës.Patriarku ritheksoi edhe një herëtjetër, vlerën fondamentale të sëvërtetës në mesazhin e tij të

Krishtlindjeve. “Jeta e një personiqë është larguar nga besimi mundtë shfaqet së jashtmi e sukses-shme”, - tha Patriarku Kirill, “porkjo nuk do të thotë se ky gabimështë pa pasoja; herët ose vonëkjo ka për t’u shfaqur në jetën enjeriut, duke u përfshirë në tragje-dinë e fateve njerëzore... Të vër-tetat hyjnore nuk përbëjnë sot mëideale. Është zëvendësimi i vlera-ve të vërteta me vlera false qëshpjegon rëndësinë në rritje të tëashtuquajturve “faktorë njerë-zorë” në ngjarje tragjike që marrinjetë njerëzore. Kjo shpjegon krizatqë kanë një ndikim global nëekonomi, politikë, ambient, jetënfamiljare, në ndarjen e brezave dheshumë gjëra të tjera. E vërteta hyj-nore duhet të jetë busulla kryesorepër të gjithë njerëzimin që të ecëpërpara”.

Kremtim i shndritshëm i Krishtlindjeve në botë

Kremtimi i Theofanisë në vende të ndryshme të botës

12 NGJALLJA JANAR 2010

Nga 9 deri më 17 dhjetor 2009 zhvilloipunimet në Qendrën Orthodhokse të Pa-triarkanës Ekumenike në Chambésy (Gje-nevë) Komisioni Parapërgatitor Ndëror-thodhoks i Sinodit të Madh të Shenjtë tëKishës Orthodhokse nën drejtimin e Hirë-sisë së Tij, Mitropolitit të Pergamit z. Joandhe sekretar Hirësinë e Tij, Mitropolitin eZvicrës z. Jeremia. Kisha jonë u përfaqë-sua nga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjiroka-strës z. Dhimitër (anëtar) dhe teologu z.Pirro Kondili (konsulent). Programi para-shikonte diskutimin e tri çështjeve theme-lore për Kishën Orthodhokse, si autoqefaliadhe dhënia e saj, autonomia dhe dhënia esaj dhe diptikët. Për arsye kohe u disku-tuan vetëm dy çështjet e para, ndërsa ajoe diptikëve, së bashku me detajet që mundtë rezultojnë në vazhdim prej dy të parave,u përcollën për shqyrtim në Komisionin eradhës. Vlen të theksohet se çdo marrëve-shje që arrihet në punimet e këtij lloji kër-kon unanimitet të plotë të të gjitha Ki-shave, prandaj dhe u konsiderua suksesmiratimi i tekstit që përshkruan mënyrëne shpalljes së autoqefalisë së një Kishevendore, e cila përmbush kriteret e nevoj-shme: Duke shprehur miratimin e Kishës- mëmë dhe konsensusin mbarëortho-dhoks, Patriarku Ekumenik shpall zyrta-risht autoqefalinë e Kishës që e kërkonatë nëpërmjet lëshimit të Tomosit të Auto-

qefalisë. Tomosi nënshkruhet nga Patri-arku Ekumenik, me bashkëdëshmitarënëpërmjet nënshkrimit të tyre Fortlumtu-ritë e Tyre Primatët e Kishave fort tëshenjta Orthodhokse, të cilët ftohen përkëtë qëllim prej Patriarkut Ekumenik.Po ashtu u konsiderua përparim i dukshëmedhe hartimi e miratimi unanim i tekstitfinal të autonomisë dhe mënyrës së shpall-jes së saj.

Me gjithë vështirësitë që karakteri-zojnë veprimtari të tilla, ajo që mbizotëroiishte klima e mirëkuptimit dhe e dëshirëssë mirë të të gjitha Kishave për të shkuarsa më parë drejt të shumëpriturit Sinod tëMadh të Shenjtë të Orthodhoksëve, i cilido të fuqizojë unitetin e tyre e do të hapënjë faqe të re në historinë moderne tëorthodhoksisë së përbotshme.

Pirro Kondili

Situata dramatike e krijuar në veritë vendit nga përmbytjet e furishme, tëcilat goditën e dëmtuan rëndë mijërafamilje, u pa me shqetësim të thellë dhepreku të gjithë komunitetin orthodhoks,që u mobilizua edhe ai në ndihmë tëtyre.

Si ndihmë e parë, duke iu përgjigjurkësaj gjendjeje të vështirë në zonën eShkodrës, me kujdesin e drejtpërdrejtëtë Kryepiskopit Anastas, Kisha Ortho-dhokse dhuroi, më 11 janar 2010, 5 tonëndihma, të cilat i dispononte për mo-mentin në depot e saj. Ato përmbaninushqime, veshmbathje, shtresa etj.

Dorëzimi i tyre u bë në magazinat ekrijuara nga Shtabi i Emergjencës në

Kisha në ndihmë tëtë dëmtuarve nga përmbytjet

U mblodh Komisioni Parapërgatitor Ndërorthodhoks

Shambezi - Zvicër Më 14 janar 2010, nëambientet e Kryepiskopa-tës në Tiranë, nën drejtimine Kryepiskopit Anastas, uzhvillua takimi i radhës sëklerikëve të zonës së Krye-piskopatës së Shenjtë. Ky ta-kim ka si qëllim prezantimine punës baritore, liturgjike,sociale, katekitike, ekonomi-ke etj., të klerikëve të dio-qezës në famullinë e tyre.

Takimi filloi me lutje tëpërbashkët, duke përdorurShërbesën e Tipikove, dukevazhduar më pas EpiskopNikolla me temën: “Shër-besa e klerikut jashtë Litur-gjisë Hyjnore”. Në këtë te-më ai trajtoi misionin dhe ve-prën e klerikut pas Liturgji-së Hyjnore, si një shtrirje emëtejshme asaj që u kryenë kishë, por tani jashtë mu-reve të saj, si një shërbimofrues të kujdesit udhëhe-qës e baritor të klerikut përbesimtarët, si një shprehjee përjetimit me Zotin dhedëshmi të besimit dhe tëdashurisë së krishterë memjete dhe forma të ndry-shme kudo në shoqëri: nështëpi, në ambiente pune,në njerëz në nevojë, në tësëmurë, në burgje etj. Pra,një mision i vazhdueshëmofrimi tek të tjerët, dukerealizuar porosinë e Zotit

Takimi i klerikëvetë Kryepiskopatës së Shenjtë

tonë Jisu Krisht “Ai që mëdo mua do zbatojë porositëe mia... dhe ai që më domua do edhe të tjerët”.

Më pas takimi vazhdoime prezantimin e përvojavedhe problematikave të vetëklerikëve në këtë drejtim dhetrajtimin e tematikave të tjera.

Gjatë takimit Kryepisko-pi theksoi se një burim mjafti mirë ndihmese formuesepër klerikët dhe besimtarëtjanë edhe literatura kishtaree botuar nga Kisha (gazeta“Ngjallja”, libra katekizmi,predikimesh, jetë shenjtorëshetj., revistat [“Kërkimi” përintelektualët, “Kambanat”për të rinjtë, “Gëzohu” përfëmijët]). Ai gjithashtu njof-toi se misionit dhe veprëssë klerikëve nëpër enori dot’u vijë në ndihmë tani edhekontributi i 4 arkimandritë-ve të Kryepiskopatës, tëkoordinuar nga 2 episkopëtndihmës të tij.

Në mbyllje, Kryepiskopiu dhuroi të gjithë klerikëvelibrin e ri të katekizmit tëshkruar nga vetë ai “Mesa-zhe Hyjnore” dhe Revistën“Kërkimi” nr 2.

Ky takim u mbyll nëfund me një drekë në kom-pleksin shpirtëror “Thavor”.

ArkimandritAsti Bakallbashi

shkollën e mesme industriale, në pranitë nënkryetarit të bashkisë, përfaqë-suesve të prefekturës etj.

Gjithashtu, menjëherë në kishatorthodhokse iu është bërë apel besim-tarëve të kontribuojnë për të mbledhurndihma në të holla. Kështu është ve-pruar në kishën “Ungjillëzimi i Hyjli-ndëses” në Tiranë, ku besimtarëve ubëri thirrje në mënyrë të përsëriturKryepiskopi Anastas, ndërsa mbledhjae dhuratave u organizua nga gratëorthodhokse, por edhe në kishat e tjeratë Kryepiskopatës së Shenjtë apo të mi-tropolive. Kjo nismë do vazhdojë edhenë ditët e ardhshme

Korresp. i “Ngjallja”

Në datën 8 janar, në selinë e Kryepiskopatës në Tiranë,u zhvillua mbledhja e parë e Sinodit të Shenjtë për vitin2010, e kryesuar nga Fortlumturia e Tij Anastasi, me pjesë-marrjen e të gjithë anëtarëve.

Pas lutjes së hapjes, në fillim u bënë disa raportime përveprimtari jashtë vendit, ku është përfaqësuar Kisha jonë:

Episkopi i Apollonisë, Hirësi Nikolla foli për pjesëma-rrjen në 200-vjetorin e Akademisë Teologjike të ShënPeterburgut, Rusi.

Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri raportoi mbipunimet e Komisionit Parapërgatitor Ndërorthodhoks tëSinodit të Madh të Shenjtë të Kishës Orthodhokse, që umbajt në Shambezi, Zvicër.

Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani foli mbi vizitën zyrtarenë Vatikan dhe atë në Napoli, Itali.

Sinodi i Shenjtë trajtoi edhe çështje ekonomike, admi-nistrative dhe të katekizmit.

U zhvillua mbledhja e parëe Sinodit të Shenjtë për vitin 2010