Gazeta 77 News Botimi Nr.171

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E PREMTE, 24.08.202 VITI I - NR.7 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Kryeministri takon ambasadoren e Egjiptit: Miqësi tradicionale midis dy vendeve!....................f.3 18-vjeçarja që lyp: Jetojmë 15 veta në një barrakë!...............................f.4 Intervistë/Çyfeku: Të investohet në turizëm dhe të krijohet klimë e përshtatshme për biznesin!..f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Bledar Kryemadhi: Metoda efikase në mësimdhënie në ‘‘Vitrina’’!.......f.7 N jë rrugë këshilli- mi, nëpërmjet teknikave të Gestalt ose të PNL, objektivi i integrimit të të kun- dërtave është një nga qëllimet që ndiqet më shpesh, për të arritur mirëqenien psikologjike të individit. Meqënëse nuk janë faktet që tur- bullojnë mendjen e njerëzve, por gjykimi që njerëzit shprehin mbi faktet e turbullon mend- jen e tyre. Me një metodologji pak të ndryshme kërkohet t’i thuhet ndërgjegjies që jo çdo gjë që gjykojmë “si një e keqe” është realisht e rre- zikshme dhe jo çdo gjë që gjykojmë “si një e mirë” është realisht e dobishme. Në të gjitha rrugët e fuqizimit, teknikat e përdorura, ven- dosen gjithmonë në funksion të proceseve, në të cilat aspektet racionale dhe ato emocionale, që jetojnë në nën-ndërgjegjie përballen, përpla- sen, ndeshen e vetëm në momentin në të cilin konkurrenca ndërmjet interesave të ndryshme që konvergojnë në mënyrë të qëndrueshme drejt objektivit të mirëqenies së përbashkët, nyja shkrihet e të gjitha energjitë e individit, që më parë në pjesën më të madhe ishin të çuara dëm në një luftë intensive ndërmjet raciona- litetit dhe emocionalitetit, mund të përdoren për një realizim të shëndetshëm të individit. Në brendësi të këtij skenari, shumë të njohur nga të gjithë ata që merren me mirëqenien psikologjike, është një luftë midis ndërgjegjies dhe nën-ndërgjegjies, ndoshta është harruar një dualizim, kaq i rrënjosur në kulturën tonë, sa nuk merr vëmendjen e duhur ose të paktën jo vendimtare për një zgjidhje të suksesshme të problemeve... >> VIJON NË FAQEN 2 Mirëqenia psikologjike dhe integrimi! Qendra e Mendimit Pozitiv tryezë debati me të rinjtë në Krujë! Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.2 Lëvizja Shqipëria e Re,

description

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Transcript of Gazeta 77 News Botimi Nr.171

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.171

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 24.08.202 VITI I - NR.7BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Kryeministri takon ambasadoren e Egjiptit: Miqësi tradicionale midis dy vendeve!....................f.3 18-vjeçarja që lyp:

Jetojmë 15 veta në një barrakë!...............................f.4 Intervistë/Çyfeku: Të investohet në turizëm

dhe të krijohet klimë e përshtatshme për biznesin!..f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Bledar Kryemadhi:

Metoda efikase në mësimdhënie në ‘‘Vitrina’’!.......f.7

Një rrugë këshilli-mi, nëpërmjet

teknikave të Gestalt ose të PNL, objektivi i integrimit të të kun-dërtave është një nga qëllimet që ndiqet më

shpesh, për të arritur mirëqenien psikologjike të individit. Meqënëse nuk janë faktet që tur-bullojnë mendjen e njerëzve, por gjykimi që njerëzit shprehin mbi faktet e turbullon mend-jen e tyre. Me një metodologji pak të ndryshme kërkohet t’i thuhet ndërgjegjies që jo çdo gjë që gjykojmë “si një e keqe” është realisht e rre-zikshme dhe jo çdo gjë që gjykojmë “si një e mirë” është realisht e dobishme. Në të gjitha rrugët e fuqizimit, teknikat e përdorura, ven-dosen gjithmonë në funksion të proceseve, në të cilat aspektet racionale dhe ato emocionale, që jetojnë në nën-ndërgjegjie përballen, përpla-sen, ndeshen e vetëm në momentin në të cilin konkurrenca ndërmjet interesave të ndryshme që konvergojnë në mënyrë të qëndrueshme drejt objektivit të mirëqenies së përbashkët, nyja shkrihet e të gjitha energjitë e individit, që më parë në pjesën më të madhe ishin të çuara dëm në një luftë intensive ndërmjet raciona-litetit dhe emocionalitetit, mund të përdoren për një realizim të shëndetshëm të individit. Në brendësi të këtij skenari, shumë të njohur nga të gjithë ata që merren me mirëqenien psikologjike, është një luftë midis ndërgjegjies dhe nën-ndërgjegjies, ndoshta është harruar një dualizim, kaq i rrënjosur në kulturën tonë, sa nuk merr vëmendjen e duhur ose të paktën jo vendimtare për një zgjidhje të suksesshme të problemeve... >> VIJON NË FAQEN 2

Mirëqenia psikologjike dhe integrimi!

Qendra eMendimit Pozitiv

tryezë debati me të rinjtë në Krujë!

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.2

Lëvizja Shqipëria e Re,

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.171

2 E PREMTE, 24 GUSHT 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Krujë!

<< VIJON NGA FAQJA Në ndarjen shekullore midis mendjes dhe trupit, kur shkenca filloi të hetojë funksionimin e mendjes janë konsoliduar dy fillesa.

1. Ajo psikiatrike, që në rrugën e vë-shtirë të “shkencës” mjekësore ka va-zhduar t’i shohë sjelljet psikike si të “mis-tershme”. Rezultat pak a shumë optimal të një organi, mbi të cilin mund të ndë-rhyjmë “mekanikisht” me medikamente ose me kirurgji.

2. Ajo humane që është përqendruar kryesisht mbi mënyrën hipotetike të for-mimit të mendimeve dhe ideve, shkakut të shqetësimit ose mundësisë konse-guente për të ndërhyrë mbi procedura të tilla për t’i bërë më funksionale ndaj mirëqenies së individit.

Psiko-neuro-endokrino- imunologjia është relativisht një degë e re e shkencës mjekësore, por është aq re sa në disa am-biente mjekësore nuk është dëgjuar kurrë

të përmendet. Është pikërisht një shkencë e re që studion marrëdhëniet e stresuara ndërmjet funksionimit psikik, mendjes dhe funksionimit neuron-biologjik, i bërë nga trupi, truri, sistemi nervor autonom, e sistemi endokrin, që mund të vijnë nga sugjerime interesante për një përdorim aktiv të trupit edhe në sektorin e mirëqe-nies psikologjike.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV

Lëvizja Shqipëria e re ka organizuar tryezën e debatit me të rinjtë në qyte-

tin e Krujës me temë: “Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”. Koordinatorja Vilma Kërçiku ka thek-suar se kjo iniciativë synon të mbledhë sa më shumë ide të reja dhe propozime për zgjidhjen e problematikave të punësimit, arsimit dhe shërbimeve sociale. Ajo ka bërë me dije se tryeza të tilla me të rinjtë do të zhvillohen në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Deja Pikli, studente e gazetarisë, duke u ndalur tek sistemi arsimor vuri në dukje se mësuesit duhet të jenë më të kualifikuar dhe duhet t'i nënshtrohen provimeve çdo vit për testimin e tyre. “Mungon praktika

dhe laboratorët, mungon interneti, mun-gojnë palestrat dhe mjediset për zhvillimin e mësimit në fshatra. Shkollat profesionale do të ishin një mundësi shumë e mirë për rritjen e punësimit”, është shprehur ajo. Përsa i përket punësimit sipas saj duhet t'i jepet prioritet sektorit privat, më shumë se atij publik. Deja Pikli ka veçuar edhe problematikën e mungesës së tregjeve për produktet bujqësore e blegtorale. Problema-tike për turizmin sipas saj është mungesa e infrastrukturës për turizmin malor të Qafshtamës. Ndërsa tek shëndetësia ajo ka vënë në dukje mungesën e qendrave shën-detësore në fshatra. Arnist Aruçi e ka vënë theksin tek problemi i punësimit të të rinjve

që mbarojnë studimet. Gjithashtu ai ka nën-vizuar se nuk ofrohet garanci dhe kryesisht punohet në të zezë. Genc Halili, avokat i sapolicensuar është shprehur se problem themelor është ndotja e mjedisit. “Duhet të dëgjohet zëri i deputetëve të Krujës në parlamentin e Shqipërisë. Po shkatërrohet arkitektura e qytetit”, është shprehur Halili. Ndërsa Ardian Kurti, student i mjekësisë, ka theksuar se potencialet kryesore të qytetit të Krujës janë turizmi etnokulturor dhe naty-ror, bujqësia dhe blegtoria. Ai ka propozuar që të ketë një plan konkret për zhvillimin e qytetit. Blerim Merlika, me profesion polic, ka deklaruar se papunësia dhe infrastruk-tura janë problemet kryesore të qytetit të Krujës. Duke u ndalur tek shëndetësia ai ka vënë në dukje se në spitale mungojnë spe-cialistët. Në këtë sektor është ndalur edhe Andi Baruni, i cili është shprehur se mjekët nuk qëndrojnë në spital gjatë orarit të punës dhe mungojnë aparaturat e nevojshme për diagnostikimit e sëmundjeve. Më tej fjalën e ka marrë Silvana, studente e anglishtes, e cila është përqendruar te arsimi dhe kua-lifikimi i stafit pedagogjik. Sipas saj duhet të punohet më tepër për të ulur nivelet e korrupsionit në punësimin e mësuesve. Ajo ka propozuar që të zhvillohen konkurse për përzgjedhjen e stafit pedagogjik.

“Për të gjithë ju që nuk na njihni, Lëvizja Shqipëria e re është e re në moshë, por jo në veprim. Synimi ynë është të mbledhim direkt nga ju propozimet dhe të njihemi me problemet tuaja. Ju garantojmë se të gjitha propozimet tuja do të jenë pjesë e platformës së Lëvizjes Shqipëria e Re”, ka theksuar Blerina Gjoka, përfaqësuese e Lëvizjes Shqipëria e Re.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”!

NJOFTIMQENDRA MJEKËSORE “SHËNDETI”

Mr. Dr. Adil MustafaMjek obsteter gjinekolog & ekografist nga spitali privat “Shëndeti” në Tetovë,

rikthehet në qendrën mjekësore“Shëndeti” në Tiranë.

0038971537337

06863789120696349892042360981

e-mail: [email protected]

Adresa: ‘’Rruga e Dibrës’’, pallati 405, farmacia Nr. 10.

skype: adilmustafa65

Tel:

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.171

E PREMTE, 24 GUSHT 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Unical kërkon të punësojë asistente/financiere. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/për më tepër: www.njoftime.com

Kryeministri Berisha zhvilloi një ta-kim me ambasadoren e Egjiptit në

Shqipëri, Amina Gomma, me rastin e për-fundimit të detyrës së saj. Kreu i qeverisë vlerësoi bashkëpunimin që qeveria shqip-tare ka pasur me ambasadoren gjatë kësaj periudhe dhe për kontributin e saj në for-cimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në takim u vlerësua miqësia tradicionale midis dy vendeve dhe u rikonfirmua vull-neti i dy qeverive për të zgjeruar e the-lluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, me interes reciprok. Në këtë kontekst, kryeministri Berisha shprehu falenderi-met për mbështetjen që Egjipti dhe Fondi Egjiptian i Bashkëpunimit Teknik ka dhënë

e vijon të ofrojë në një sërë projektesh të rëndësishme, për kualifikimin e nëpunësve të administratës shqiptare. Ambasadorja Gomma i shprehu kryeministrit vlerësimet për zhvillimet që Shqipëria ka njohur gjatë kësaj periudhe.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, gjatë vizitës së tij në Austra-

li ka zhvilluar një takim me homologun e tij, Senatorin Bob Carr. Të dy ministrat vle-rësuan se shtimi i kontakteve politike mes dy vendeve janë një tregues i vullnetit për forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella në të gjitha fushat. Ministri Panariti theksoi se politika e jashtme e qeverisë shqiptare nuk

është e kufizuar vetëm në çështjet rajonale dhe europiane, por ajo ka si objektiv forci-min e marrëdhënieve me të gjitha vendet e botës, ku Australia, pavarësisht largësisë gjeografike, konsiderohet si një vend me të cilin ekziston një potencial i gjerë bashkë-punimi politik dhe ekonomik. Panariti e konsideroi komunitetin shqiptar në Aus-trali një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet

dy vendeve. Në vijim të takimit, ai u ndal në zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe në sfidat me të cilat përballet qeveria dhe politika shqiptare në kuadrin e procesit të marrjes së statusit kandidat në Bashkimin Europian. Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, Ministri Panariti konsideroi sektorët e energjitikës, minierave, infras-trukturës dhe turizmit, si fusha me interes. Nga ana e tij, Ministri Carr theksoi vullne-tin e qeverisë për të zgjeruar projektet dhe investimet australiane në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare, si dhe për të nxitur fluksin e shkëmbimeve tregtare. Ministri Panariti ka zhvilluar edhe një takim me Presidentin e Senatit Australian John Hogg. Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si shumë të rëndësishëm rritjen e dialogut ndërparlamentar mes të dy vendeve. Për këtë qëllim ata shtruan nevojën e vendosjes së kontakteve ndërmjet grupeve dhe komi-sioneve parlamentare.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Diplomacia Shqipëri-Australi, Panariti: Politika e jashtme, objektiv forcimin e marrëdhënieve!

Kryeministri takon ambasadoren e Egjiptit: Miqësi tradicionale midis dy vendeve!

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.171

4 E PREMTE, 24 GUSHT 201277 NEWS

Një Zanat, Ta bën Jetën të Begatë!

Bëhu Praktik! Krijoje dhe priji vetë Fatit Tënd!

Paketë Zanatesh për ju që besoni në Ngritjen tuaj personale dhe profesionale nëpërmjet punës dhe prakticitetit.

Regjistrimet vazhdojnë deri më 27 gusht 2012

Kurs profesional 10 mujor për Mekanik, Xhenerik, Elektroauto.Kurs profesional 10 mujor për Hidraulik, Elektricist, Marangoz. Kurs profesional 10 mujor për Saldator, Berber, Teknik Kompjuteri, Kurs Profesional 10 mujor për Grafik Designer, IT, Teknik KompjuteriKurs profesional për Parukeri-Estetikë, Rrobaqepësi, Pastiçeri-Kuzhinë. Tarifa e regjistrimit fillestar është vetëm 250 euro.

Bëhu Praktik!

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Euronuovo sh.p.k kërkon të punësojë agjente shitje. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

18-vjeçarja Feride Kamberi e dhunuar fi-zikisht që në moshën 14-vjeçare (nga

bashkëjetuesi), detyrohet të lypë bashkë me fëmijën e saj një vjeç në rrugët e Tiranës. Ajo jeton në Yzberisht tek “Rruga e Qelqit”, në një barrakë bashkë me 14 anëtarë të tjerë të familjes. 18-vjeçarja u shpreh për “77 News”, se që të lypë e ka tepër të vështirë, prandaj kërkon që shteti të paktën t’i ofrojë një vend pune. Më thoni diçka rreth familjes suaj si dhe në ç’moshë keni filluar të lypni?

Si fillim dua t’iu them se unë jam mar-tuar (jo ligjërisht) në moshën 14-vjeçare, por me ish-burrin jam ndarë, sepse ai ushtronte dhunë ndaj meje duke më torturuar, rrahur e djegur trupin me cigare. Me të jetova një vit në Greqi dhe duke qenë se s’kishim të ardhura filluam që të lypnim. Për të shpëtuar

prej tij unë u dorëzova në policinë greke dhe punonjësit e policisë më kthyen në Shqipëri. Më pas në moshën 15-vjeçare unë zgjodha që të jetoja me një person tjetër, por prindërit e mi më kundërshtuan për këtë lidhje. Aktualisht ku banoni?

Aktualisht unë banoj me bashkëshortin dhe fëmijën tonë një vjeç në Yzberisht tek “Rruga e Qelqit”. Fatmirësisht bashkëshorti aktual me të cilin jetoj, nuk më rreh apo të më keqtrajtojë, veç problemi është se ne jeto-jmë në një barrakë. Prandaj edhe prindërit e mi nuk pranojnë që të më takojnë, pasi unë u lidha me një person që nuk kishte shtëpi, si dhe asnjë lloj zanati. Në fakt ata deri diku kanë të drejtë, se nëse burri im do të kishte ndonjë zanat do të punonte e unë nuk do të isha e detyruar që të lypja. Ne jetojmë 15 veta në një barrakë. Unë burri, djali i vogël,

kunati me familjen e tij, si dhe kunata me 5 fëmijë jetim. Fatkeqësisht vjehrri im është në burg dhe kjo na e vështirëson më tepër jetesën. Sa e vështirë është për ju që të lypni?

Unë kam lypur që në moshën 14 vjeç, sepse kam qenë e detyruar për shkak të kus-hteve ku jetoja. Me lypje fitohet më shumë sesa të shesësh kanaçe. Me të vërtetë që njerë-zit të shajnë, por pastaj pendohen e të japin ndonjë gjë, pasi u ke treguar hallin. Të lypësh është shumë e vështirë, e t’i thuash tjetrit më jep 100 lekë, por halli dhe fëmija të çojnë në greminë. Kurse bashkëshorti del nëpër kaza-net e plehrave dhe mbledh kanaçe e fiton 2 mijë lekë të vjetër në ditë, që nuk dalin as për shpenzimet e tij personale. Unë kam nevojë që shteti të më ofrojë ndonjë punë apo ndonjë ndihmë ushqimore.A keni menduar që nga martesa lindin detyrime?

Ne vuajmë nga mentaliteti. E dimë bahçe me lule martesën dhe nuk i dimë pasojat apo detyrimet që ka ajo. Por asgjë në jetë nuk kthehet nga e para, sepse kemi krijuar familje si dhe kemi fëmijë. A keni bërë plan që të lindni fëmijë tjetër?

Unë s’kam dëshirë që të bëj fëmijë tje-tër (qesh). Të shohim pas tre-katër vjetësh, sepse kur shoh fëmijën një vjeç që po vuan…Askush nuk na vjen në lagje e të na tregojë probleme (planifikimi familjar) që ne as i njohim.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

18-vjeçarja që lyp: Jetojmë 15 veta në një barrakë!

Feride Kamberi

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.171

E PREMTE, 24 GUSHT 2012 77 NEWS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Shoqëria Maio.al kërkon të punësojë ekonomist. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Pogradec!

Fjoralba Çyfeku, në profesion mësuese, në një intervistë për "77 News" flet mbi çës-

htjen e punësimit, arsimit dhe shërbimeve sociale. Sipas saj duhen krijuar mundësi të reja punësimi, duke sjellë një klimë më të përshtatshme për biznesin. Si shfaqet punësimi në qytetin e Pograde-cit?

Përsa i përket punësimit mund të them që mundësitë për të rinjtë janë të pakta. Por pavarësisht situatës, jemi ne ata që duhet të

jemi nismëtarë për të kërkuar një shkollim më të mirë dhe mundësi të reja punësimi.Çfarë burimesh ka Pogradeci për të sjellë mundësi të reja punësimi?

Turizmi është fusha e cila ka më shumë perspektivë në qytetin tim. Nga ana tjetër unë mendoj se edhe ndërmarrjet apo bizne-set private mund të ofrojnë mundësi punë-simi, nëse ulen taksat apo krijohet një klimë më e përshtashme.Cilat mendoni se janë problematikat krye-

sore të arsimit në qytetin tuaj?Gjithnjë ka vend për përmirësime në

sistemin arsimor. Unë jam mësuese dhe e njoh nga afër këtë sistem dhe di të them që po punohet çdo ditë e më shumë. Një gjë e rëndësishme për t'u theksuar, është që vitet e fundit është përmirësuar dukshëm infrastruktura në shkolla. Më problematike janë zonat rurale, por edhe atje po vihen re ndryshime pozitive.Po shërbimet sociale në këtë qytet si funk-sionojnë?

Në këtë drejtim mund të them që ofrohet një shërbim normal dhe në nivele mesatare.Lëvizja Shqipëria e Re do të organizojë një tryezë të rrumbullakët në qytetin e Pogradecit, ku fokusi do të jetë te arsimi, punësimi dhe shërbimet sociale. Të gjitha idetë dhe propozimet e të rinjve do të mblidhen dhe do t’i përcillen institucio-neve përkatëse për zgjidhje. Si e vlerësoni ju këtë nismë?

Rinia jonë duhet të jetë më kërkuese dhe të hapë dritaret e dijes. Rinia shqiptare është pasive dhe mendoj se ata duhet të ngrihen me patjetër dhe t’i përveshin mëngët për të kërkuar ndryshimin. Nismën e ndërmarrë do ta vlerësoja mjaft pozitive dhe motivuese për të rinjtë.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Çyfeku: Të investohet në turizëm dhe të krijohet klimë e përshtatshme për biznesin!

Fjoralba Çyfeku

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.171

E PREMTE, 24 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Predatorët (avionët pa pilot) ame-r ikanë me armat ime të rënda që përdoren për sulmet kundër terr -oristëve në Pakistan e Afganistan, do t ë pa sohen nga mikropa j i s j e ajrore, të bazuara në insektet f lu-turuese. Fr ika për lançimin e kë -tyre paj i s jeve spiunazhi ka nisur që në vitin 2007, me raportime për pajis je të çuditshme f luturuese që lëviznin mbi kokat e protestuesve ku n d ë r l u f t ë s , t ë c i l ë t a ku z u a n

SHBA se po prodhonte në mënyrë të fshehtë insekte robotike spiuna-zhi . Zyr tarët e mohuan këtë . Por ta n i “ U S A i r Fo rce” ka z b u l u a r insektet që mund të fotografojnë, reg j i s t ro jnë , madje edhe su lmo-jnë e të mos kapen nga radarët , të qua j tur “minipredatorë t vdek je -p r u rë s e”. At o d o t ë j e n ë g a t i t ë përdoren në masë në vit in 2015.

Nga Xhulia Zef i Për më tepër: www.newnews.al

”Insektet” që mund të fotografojnë, regjistrojnë dhe sulmojnë!

Pespa & Albania Alumin kërkon të punësojë financier/e. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Duket se fati i ka trokitur më në fund një të pastrehi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ka gjetur

77 mijë dollar, me prerje 100 dollarëshe fare rastësisht. 46-vjeçari Timothy Yost ishte duke larë këmbët e tij në bregun e lumit Kolorado, në Teksas, kur pa një çantë të fshehur në anë të lumit. Ai e mori dhe kur e hapi nuk iu besonte syve, pasi çanta e vjetër ishte e mbushur me dollarë madje në të kishte edhe disa monedha ari. Edhe pse i pastrehë, Yost bëri denoncimin në polici, por kjo e fundit e arrestoi duke dyshuar se mos paratë kishin lidhje me ndonjë krim. Pas hetimeve, u verifikua se 46-vjeçarit i kishte ardhur “dhuratë nga Zoti” kjo shumë e majme. Gjithashtu edhe pronari i çantës nuk u zbulua edhe pse policia bëri njoftime të shumta nëpër media. Tashmë, paratë do t'i kthehen endacakut, i cili ka dalë nga burgu dhe është shprehur se kurrë nuk e kishte menduar se do kishte ndonjëherë kaq shumë para.

Nga Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Endacaku që u kthye në milioner!

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.171

7E PREMTE, 24 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Bar Arsnova kërkon të punësojë kameriere. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Mërkuri do favorizojë marrëdhë-nien në çift gjatë kësaj dite. Do merrni disa vendime të rëndësishme.

Demi: Në planin financiar do ketë përmirë-sime të ndjeshme. Gjithsesi tregohuni shumë të matur me shpenzimet.

Binjakët: Për beqarët ka mundësi që një miqësi e vjetër të marrë një tjetër kthesë.

Gaforrja: Ditë e mirë për të kryer tran-saksione financiare. Dielli do iu ndihmojë të merrni një vendim të rëndësishëm.

Luani: Beqarët nuk do interesohen shumë për çështjet e zemrës dhe do i marrin gjërat si t’iu vijnë.

Virgjerësha: Dashuria për beqarët nuk do jetë e favorizuar. Në planin financiar do tre-goheni të matur dhe të guximshëm.

Peshorja: Marrëdhënia në çift do jetë shumë e mirë, mjafton të bëni edhe ndonjë lëshim më tepër.

Akrepi: Ndryshime pozitive do ketë edhe në planin financiar. Do jeni më të përgjegj-shëm për shpenzimet që do beni.

Shigjetari: Beqarët do kenë një ditë të mrekullueshme. Takimet do jenë të shum-ta dhe mund të krijoni një lidhje të qën-drueshme.

Bricjapi: Nëse keni kohë që jeni bashkë do e përforconi edhe më tepër lidhjen dhe do mbani më shumë përgjegjësi për veprimet që do bëni.

Ujori: Jeta juaj në çift pritet të jetë më e mirë sesa ju mendonit.

Peshqit: Në planin financiar do keni një strategji të mirë dhe do vendosni gjithçka në ekuilibër.

Pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Edukimit në SH.L.P. "Vitrina", Dr.

proc. Bledar Kryemadhi në një intervistë për "77 News", flet për vitin akademik 2011-2012. Ai flet mbi procesin e mësim-dhënies, punën e studentëve, punën e stafit akademik dhe konkretizimin e të gjithë kë-saj pune nëpërmjet punimeve shkencore.Si ka rezultuar viti akademik për Fakul-tetin e Shkencave të Edukimit?

Dua ta nis këtë intervistë me zhvillimin e procesit mësimor, këtë vit ky proces ka qenë i rregullt. Pikë e fortë e jona është disiplina dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me studentin. Nëse do të merrja një vijë të përgjithshme, do ta cilësoja këtë vit mjaft pozitiv, puna e pedagogëve të këtij fakulteti ka qenë e madhe, për t’i ardhur në ndihmë studentëve qoftë gjatë orëve të mësimit, qoftë edhe gjatë punimeve të ndryshme,

si esetë apo detyrat e kursit, e për të për-funduar me punimin e temës së diplomës. Si është kryer procesi i mësimdhënies?

Rëndësi të madhe në këtë pjesë ka ven-dosja e një komunikimi të fortë mes peda-gogut dhe studentit. Në Fakultetin e Shken-cave të Edukimit përdoren metoda mjaft efikase në mësimdhënie, të cilat i mundëso-jnë studentit të bëhet pjesë aktive në orën e mësimit nëpërmjet diskutimeve, analizës së rasteve të caktuara. Atyre gjithashtu iu është dhënë mundësia të marrin pjesë në seminare shkencore, projekte të ndryshme të universitetit "Vitrina".Si është realizuar praktika mësimore këtë vit akademik?

Praktika mësimore është një ndër pjesët ku ne si staf pedagogjik jemi munduar që t'i fokusojmë studentët drejt saj. Edhe sipas filozofisë amerikane të pragmatizimit, ku dua të sjell në vëmendje një slogan: ‘’Jo gjithmonë rastis e vërteta te idetë, në mo-mentin që kam një ide dhe e vë në prak-tikë ajo bëhet e vërtetë’’, këtë gjë ne e kemi praktikuar edhe me studentët tanë. SH.L.P. "Vitrina" ka shumë bashkëpunime me ins-titucione shtetërore, OJQ dhe organizata të ndryshme, ku të gjithë studentëve iu është dhënë mundësia të kryejnë praktikën mësimore. Pedagogët kanë qëndruar pranë studentëve gjatë këtij procesi, të cilin do ta cilësoja shumë të rëndësishëm.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Bledar Kryemadhi: Metoda efikase në mësimdhënie në SH.L.P. "Vitrina"!

Bledar Kryemadhi

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.171

8 E PREMTE, 24 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 260 euro deri më datë 27.08.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 27.08.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Të jesh turist në Tropojë është si të jetosh një jetë krejt ndryshe nga e përditshm-

ja, shumë më të bukur dhe përrallore. Do të thotë të ngrihesh në mëngjes në ajrin e kulluar, po të kesh dëshirë të mjelësh dhitë dhe të gatuash vetë, të ndihmosh të zotin e bujtinës në punët e stinës, të shkosh të gjuash trofta të egra pikaloshe në liqen, të marrësh një kalë me qira, të bësh shëtitje dhe të ngjitësh maja malesh, të vizitosh ujëvarën e Valbonës. Shumë turistë të kësaj zone bëhen aktivë, duke ndihmuar në ngritjen e mullarëve me bar. Disa ndje-kin prodhimin artizanal të shajakut dhe në mbrëmje mësojnë t’ i bien çiftelisë. Një mënyrë origjinale ndër më të lashtat të të jetuarit, që ende ekziston në fshatrat rrëzë Alpeve të Shqipërisë. Por në këtë mënyrë të lashtë të të jetuari kanë hyrë teknolo-gjia moderne e ITC, telefonat celularë dhe interneti. Këtë ndryshim dhe traditë e gje-jmë të shpalosur më së miri në bujtinën e Z.Alfred Selimaj e ndodhur në Bajram Curri, Tropojë. Kjo bujtinë u hap në vitin 2005. Ka 5 dhoma gjithsej të akomoduara me një ndërthurje karakteristike të tradi-tës me modernen dhe çmimet janë të ar-syeshme dhe përcaktohen sipas dhomave. Restoranti shërben ushqim krejt tradicio-nal të zonës si qumësht, djathra të llojeve të ndryshme, vezë fshati, mish dhie të pjekur në hell, troftë, lloje të ndryshme supash, etj. Stafi dhe anëtarët e kësaj familje janë shu-më mikpritës dhe flasin shqip dhe anglisht. Një pjesëtar i tyre i cili e njeh mjaft mirë zonën do të jetë i gatshëm t’iu shoqërojë gjatë aktiviteteve të ndryshme dhe krye-sisht shëtitjeve që organizohen nga kjo buj-tinë. Peizazhi këtu ofron dy lloj pamjesh të

ndryshme, male me maja në formën e kul-lave dhe lugina që zgjerohen dhe ngushto-hen vazhdimisht. Vendi më i bukur për t'u vizituar janë malet me burime të bollshme ujore dhe livadhe plot me lule të rrethuara nga pemë ahu dhe pishe. Kullotat malore dhe burime të tjera natyrore janë vende të mrekullueshme për argëtim dhe çlodhje. Natyra e virgjër, mungesa totale e ndërti-

meve prej betoni, pasuritë etno-kulturore dhe mikpritja proverbial do ta bëjnë qën-drimin tuaj bresëlënës dhe të pashlyeshëm nga kujtimet tuaja. Për çdo informacion të detajuar kjo bujtinë vë në dispozicion nr. e tel. +355692173603, ku ju mirëpresin dhe ju ofrojnë gjithçka që ju keni nevojë.

Nga Arberora LetiPër më tepër: www.77news.al

Turizmi në Tropojë: Të jesh turist i traditës dhe bukurisë shqiptare...!

Mirësevini në bujtinën e Alfred Selimaj, në Bajram Curri, Tropojë!