GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë...

16
EVROPA DEMASKON “RILINDJEN” EVROPA DEMASKON “RILINDJEN” GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr. 4704, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Ish-ministrja e PS Arta Dade: Kritikat e PE me vend, Qeveria shkoi deri aty sa mohoi 15 kushtet Ç’po ndodh me trashëgiminë?! Vëzhgimi-analitik, monumentet e kulturës në qytetet e vogla drejt degradimit “Garancia sovrane 2” Ndryshimi, nëse bizneset nuk e kthejnë për 2 vjet, procedurat do të ndiqen nga Financat Historiania ruse tregon Porositë e Mao Ce Dunit, si i ktheu Enver Hoxha në libra xhepi për komunistët Politikë Faqe 3 Kulturë Faqe 12-13 Aktualitet Faqe 6 Dossier Faqe 14 CMYK COVID-19 do të lërë pasoja, dëgjoni britmën e të varfërit! Turi si fotograf shpellash! Nga Imzot George Frendo Nga Artan Fuga Opinion Faqe 16 Faqe 16 nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN << 2-3 Veliaj e mbyt në detyrime “Betimi i anëtarit të Kushtetueses vetëm para Presidentit” Me taksa të dyfishuara, Bashkia Tiranë me borxhin më të madh nga gjithë bashkitë Meta: “Venecia” konfirmoi se kush shkeli Kushtetutën dhe cilët abuzuan me ligjin Faqe 4 Faqe 8 AMNISTIA FISKALE MONEYVAL: Qeveritë mos shmangin kontrollin ndaj krimit ekonomik për të përfituar para Faqe 6 Kura me kanellë kundër diabetit. Si e mban nën kontroll sheqerin në gjak Çfarë i ndodh trupit kur heqim dorë nga mishi, 6 simptomat që do pësoni Faqe 10-11 Michael Gahler, zëdhënësi i PPE dhe eurodeputet i CDU: Pa hetimin e krimit zgjedhor në dosjet “184” dhe “339” nuk ka negociata me BE-në Shkaku i përplasjes institucionale President-Kuvend ishin qëndrimet e ish-kryetarit të KED, Ardian Dvorani. Venecia thotë se dërgimi i listave ishin në kundërshtim me ligjin

Transcript of GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë...

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

EVROPA DEMASKON “RILINDJEN”EVROPA DEMASKON “RILINDJEN”

GAZETË E PËRDITSHMEE MARTË, 23 QERSHOR 2020

Nr. 4704, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Ish-ministrja e PSArta Dade: Kritikat e PE me vend, Qeveriashkoi deri aty sa mohoi 15 kushtet

Ç’po ndodh me trashëgiminë?!Vëzhgimi-analitik, monumentet e kulturës në qytetet e vogla drejt degradimit

“Garancia sovrane 2”Ndryshimi, nëse bizneset nuk e kthejnë për 2 vjet, procedurat do të ndiqen nga Financat

Historiania ruse tregonPorositë e Mao Ce Dunit, si i ktheu Enver Hoxha në libra xhepi për komunistët

Politikë Faqe 3

Kulturë Faqe 12-13

Aktualitet Faqe 6

Dossier Faqe 14

CMYK

COVID-19 do të lërë pasoja, dëgjoni britmën e të varfërit!

Turi si fotograf shpellash!

Nga Imzot George Frendo

Nga Artan Fuga

Opinion

Faqe 16

Faqe 16

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

<<2-3

“RAMA SILLET ASHPER ME GAZETARET “RAMA SILLET ASHPER ME GAZETARET DHE BUTE ME NARKOTRAFIKANTET”DHE BUTE ME NARKOTRAFIKANTET”

Parlamenti Evropian i vë “vulën” Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon anti-shtetit të Ramës: Sundon

korrupsioni dhe vjedhja e votavekorrupsioni dhe vjedhja e votave

Veliaj e mbyt në detyrime“Betimi i anëtarit të Kushtetueses vetëm para Presidentit”

Me taksa të dyfishuara, Bashkia Tiranë me borxhin më

të madh nga gjithë bashkitë Meta: “Venecia” konfirmoi se kush shkeli Kushtetutën dhe cilët abuzuan me ligjin

Faqe 4 Faqe 8

AMNISTIA FISKALEMONEYVAL: Qeveritë mos shmangin kontrollin ndaj krimit ekonomik për të përfituar para Faqe 6

Kura me kanellë kundër diabetit. Si e mban nën kontroll sheqerin në gjakÇfarë i ndodh trupit kur heqim dorë nga mishi, 6 simptomat që do pësoni Faqe 10-11

Michael Gahler, zëdhënësi i PPE dhe eurodeputet i CDU: Pa hetimin e krimit zgjedhor në dosjet “184” dhe “339” nuk ka negociata me BE-në

Shkaku i përplasjes institucionale President-Kuvend ishin qëndrimet e ish-kryetarit të KED, Ardian Dvorani. Venecia thotë se dërgimi i listave ishin në kundërshtim me ligjin

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë, 23 qershor 20202

Komisioni për Marëdhëniet me Jashtë

Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

Koordinatori i PPE Michael Gahler: Kusht që Dosja 184 ne Dibër dhe dosja 339 në Shijak të kenë hetim

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe plotësimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian nga Shqipëria përpara konfer-

encës së parë ndërqeveritare për hap-jen e negociatave ishin në fokus të diskutimeve të djeshme të Komision-it për Marrëdhëniet me Jashtë në Par-lamentin Evropian. David McAllis-ter tha se shembja e Teatrit Kombëtar është shkatërrim i trashëgimisë eu-ropiane. Ndërsa për situatën politike qëndrimi i tij ishte ky: “Me lejoni te hap diskutimin me marreveshjen e veshtire mbi reformen ne zgjedhore mes partive politike ne 5 qershor. Kolege, reforma zgjedhore eshte nje kusht kyc per hapjen e negociat-ave se bashku me implementimin e saj para zgjedhjet e vitit 2021. Hapa te tjere si funksionimi i Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese. Nje pjese e mire e jona ketu ne Komi-sionin per Marredheniet me Jashte u shqetesuan nga metoda e perdorur ne prishjen e Teatrit Kombetar ne 17 maj. Kjo u kritikua si shkaterrim i trashegimise europiane, duke i dhene nje goditje tjeter dialogut dhe kom-promosit mes paleve. Ne riperser-ism thirrjen tone qe palet politike te punojne bashke dhe te lene pas meto-dat e bojkotit per te forcuar rrugen e vendit ne Bashkimin Europian”, tha McAllister. Parlamenti Evropian i ka kërkuar Shqipërisë përmbushjen e 15 kushteve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Parlamenti shpalli në 19 qershor rezultatet e votimeve ku rezolutë e PPE mori më shumë vota se sa u miratua në parim. Nga 665 vota në total, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 ab-stenime.

DiskutimetKoordinatori i PPE Michael Gahl-

er tha nder te tjera se: “nuk po lis-toj të 15 kushtet, por po ndalem tek njeri prej tyre; tek ai që ka të bëjë me blerjen e votës dhe me manipulimin e votës. Ka dy çeshtje: dosja 184 ne

Dibër dhe dosja 339 në Shijak. Ato po hetohen prej tre vjetësh por nuk kemi akuza nga prokuroria por vetëm lajme se po pengohet drejtësia. Kjo edhe mbasi zyrtarë nga shtetet an-tare kanë apeluar që në këto raste të ketë hetim e përballje me gjykatën. A mendoni se do të kemi zhbllokim të ketyre dy rasteve kur të prezan-toni Kuadrin Negociator? A ja keni bërë të qartë këtë kusht qeverisë, sho-qërisë civile dhe publikut shqiptar?”

Më tej Michael Gahler tha se do të ngrinte edhe çështjen e reformës në drejtësi, tashmë që është publi-kuar opinioni i Komisionit të Vene-cias për Gjykatën Kushtetuese. “A do të mbështesim ne tashti rekomandi-min e Venecias për një rishikim të re-formës në drejtësi?”, pyeti ai.

Reporteri për Shqipërinë Da-vid Lega, vlerësoi qëndrimin e Pres-identit Meta në mbrojtje të Kushte-

tutës, ndërsa shtoi se Shqipëria është në rrugën e çeljeve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Ev-ropian. Lega ripërsëriti kërkesën që Shqipëria të plotësojë 15 kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. “Janë 15 kus-hte që Shqipëria duhet të plotëso-jë para vendimit për hapjen e negoci-atave me BE,”- theksoi ai. Ndërkaq eurodeputeti theksoi se qever-ia Rama sillet e ashpër me gaze-taret dhe e bute me narkotrafikantet. “Kështu nuk hapen negociatat. Kur të kemi një qeveri që eshtë e ash-per me narkotrafikantet dhe e bute me gazetarët unë votoj me gjithë ze-mër për çeljen e negociatave.”. Ndër-sa Genoveva Ruiz Calavera u ndal edhe tek çështja e shembjes së Teat-rit Kombëtar, për të cilin u shpreh se trashëgimia kulturore duhet të ruhet.

Eurodeputeti Theirry Mariani u

shpreh kundër zgjerimit të BE-së. “Jemi kundër zgjerimit të BE dhe py-etja tani është për Shqipërinë përsa i përket instrumentave përpara zgjer-imit. Shqipëria është një pikë qën-drore e influences turke ne rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të du-hura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme përsa i përket Shqipërisë”.

Përfaqësuesja e Komisionit An-gelina Eichorst u shpreh se i është kërkuar autoriteteve shqiptare të het-ohen autorët për përdorimin e forcës dhe ushtrimin e dhunës ndaj pro-testuesve. Ndër të tjera, përfaqësuesja e Komisionit theksoi se “shembja e Teatrit që nuk duhet të ndodhte, nuk duhet te heqe vemendjen nga sfidat për të çuar përpara ngjarjen tjetër më të rëndësishme të muajit mars”, duke iu referuar reformës zgjedhore.

Ndërsa eurodeputeti, Andrea Shile kërkoi më shumë bashkëpunim mid-is mazhorancës dhe opozitës. “Duhet të tejkalohet hendeku i thellë në sho-qëri. Ky hendek u pa te prishja e Te-atrit. Duhet të instalohet një kulturë e re politike ku duhet të pranohet se opozita duhet të pranojë vendimet e mazhorancës dhe mazhoranca duhet të dëgjojë opozitën”,- tha Shile.

Pjesë nga diskutimet në KomisionEurodeputeti suedez David

Lega: Shqipëria është në rrugën e çeljes së negociatave dhe do të ma-teralizohet dëshira e Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE. Lufta ndaj drogës në Shqipëri duhet të vazhdojë të jetë edhe më e fortë. Është një mënyrë me anë të së cilës Shqipëria mund të sigurojë rrugën e saj drejt BE. Lid-ershipi shqiptar tenton të jetë i ashpër me gazetarët dhe i butë me tregtarët e drogës. Duke bërë të kundërtën Shqipëria do tu japë qytetarëve të saj

dinjitetin që meritojnë. Duke vepruar drejt Shqipëria do të tregojë që është e denjë për të qenë pjesë e BE. BE është privilegj dhe privilegjet kush-tojnë.

Eurodeputeti kroat Picula Ton-ino: Të gjithë e duatrokitëm vendi-min e Këshillit për të çelur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë.Janë 15 kushte që Shqipëria duhet ti përm-bushë para se të çelë negociatat. Ka interpretime të ndryshme sa i përket këtyre kushteve para takimit ndërqe-veritar. Reforma zgjedhore ishte një nga kushtet për të çelur negociatat, e përshëndesim këtë marrëveshje. Reforma duhet të vijojë më tej.

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk: Janë disa kushte që du-het ti plotësojnë për tu bërë pjesë e BE. Kemi pasur dy emergjenca kom-bëtare, koronavirusi dhe tërmeti i nëntorit.Kishte një shfaqje të qa-rtë të BE për ta ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin por edhe pandeminë.

Politikë

David Lega

David McAllister

Parlamenti europian

Genoveva Ruiz Calavera

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë, 23 qershor 2020 3

Opozita dhe mazhoranca kane fillu-ar të kenë mosdakortësi mes tyre për reformën zgjedhore, është e rëndë-sishme që aktorët kryesore të poli-tikës të ulen në tavolinë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për të çuar për-para reformat, reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Eurodeputeti austriak, Waitz Thomas: Shqipëria po bën më të mirën e mundshme të realizojë këto kushte dhe ky është një sinjal pozi-tiv për të ardhmen e negociatave. Dua të permend disa probleme të mi-noriteteve, nuk ka të bëjë thjesht me aspektet ligjore por edhe disa aksione që duhet të ndërmerren në terren. I kam parë afër problematikat, qever-ia duhet të tregojë edhe veprimin e saj në terren. Të ulen tensionet nëse ka. Edhe ligji i medias, kishte një lloj boshllëku propozimi që u bë. Mund të ishte kërëcënim për lirinë e medias dhe lirinë e të shprehurit. Nuk duhet harruar një gjë për Shqipërinë, nuk është se Shqpëria thjesht do të bëhet pjesë e familjes europiane, edhe ne duhet të shfaqim interesin tonë që ta marrim Shqipërinë në gjirin e BE. Është një vend i mrekullueshëm, me një kulturë të jashtëzakonshme, shumë të mirëedukuar, me një pop-ullësi të re. Një vend të cilin unë e mbështes shumë dhe mezi pres që të mirëpres Shqipërinë në BE.

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Po, Shqipëria dhe shqiptarët janë në rrugën e tyre të drejtë drejt

BE për tu bërë pjesë e familjes euro-piane dhe do ta arrijnë këtë pikë, janë në këtë fazë. Këshilli më herët ka lis-tuar 15 kushte që duhet të përmbush-en. Është shumë e rëndësishme për Komisionin që të tregojmë se ne e kemi seriozisht dhe këto kushte duhet të përmbushen. Nuk duhet të mer-ret e mirëqënë që procesi ecën, duhet të jemi të qartë se këto kushte duhet të përmbushen. Dua të nënvizoj disa, rasti i vjedhjes së votave në Dibër, rasti i Shijakut. Nuk ka pasur proced-ime. Pyetja është për Komisionin: A e bëtë të qartë këtë kusht ndaj au-toriteteve shqiptare? Edhe në BE i kemi komunikuar çështje të tjera. A e dinë shqiptarët se çfarë ne kërkojmë me të vërtetë? Dhe reforma në dre-jtësi ka një rëndësi tejet të veçantë. Është edhe Gjykata Kushtetuese.

Raportuesja për Shqipërinë dhe eurodeputetja portugeze, Is-abele Santos: Është një vend që ka një polarizim të madh politik. Është Covid 19 në këto çaste. Pati vështirë-si dhe nga tërmeti i nëntorit. Ka një zhvillim politik ku palët janë bërë bashkë, është reforma zgjedhore dhe kjo duhet përshëndetur. Ajo që kemi si synim kryesor është që duhet të gjenerojmë dialog. Ky dialog duhet të jetë edhe sa i përket çeljes së ne-gociatave. Është i rëndësishëm roli i ambasadorit të BE në Shqipëri për të promovuar dialogun. Reforma në drejtësi është ngadalësuar disi. Kjo edhe për arsye të faktit se kemi një

situate pandemike.Tani po flasim per reformën e gjykatës së Lartë dhe im-plementimin e masave për të luftu-ar krimin dhe korrupsionin.Duhet të ketë një lëvizje të shpejtë si ajo që ishte para pandemisë.

 Eurodeputetja kroate, Željana Zovko: Dua ti rikthehem çështjes së Teatrit Kombëtar që ka krijuar shumë shqetësime në botën e kulturës dhe gjithashtu në media. Kemi marrë shumë letra nga qytetarë të shqetësu-ar. Do të doja të dija se çfarë infor-macioni kanë marrë nga shoqëria civ-ile dhe a ka pasur bisedime përpara se të ndodhte kjo shembje? Cilat janë planet e së ardhmes për ndër-timet në këtë zonë duke marrë par-asysh që Shqipëria merr fonde nga BE, ka marrë dhe fonde për rindër-timin nga tërmeti.

Eurodeputeti austriak, Andre-as Schieder: Duhet të tejkalohen këto ndarje dhe polarizime të thel-la të shoqërisë, të cilin e pamë edhe sa i përket shembjes së Tetarit Kom-bëtar. Edhe reformat duhet të respek-tohen nga të gjitha palët politike. Ajo që ne duam dhe unë them është se ky vend duhet të sjellë në jetë një lloj të ri politik, atë konsensusit.Një kul-turë e re politike e cila do të pranonte edhe mendimin tjetër dhe të disa mi-noriteteve.

Zimniok Bernhard: Ka patur pak përmirësime në luftën kundër korrupsionit; Fjalet e bukura nuk po përkthehen në

Politikë

Arta Dade: Qeveria shkoi aq larg sa ti mohonte 15 kushtet për të çelur negociatatKomisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian mbylli dje një seancë me debate për Shqipërinë. 15 kushtet zunë hapësirën më të madhe të diskutimeve mes tyre. Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, ishte tejet kritik lidhur me mosndëshkimin e vjedhjes së votës. Sipas tij pa u hetuar dhe luftuar krimi dhe korrupsioni Shqipërisë nuk i çelën negociatat. Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, i gjen me vend kritikat e eurodeputetëve dhe kritikon qeverinë se jo vetëm nuk i mori seriozisht plotësimin e këtyre kushteve por mohoi ekzistencvën e tyre. Për Rtv Ora ajo tha se duhen shtuar përpjekjet nga mazhoranca. “Vërejtjet janë të përfshira dhe në 15 kushtet që ju shtuan rezolutës për zgjerimin dhe nuk u morën shumë seriozisht nga qeveria. Shkuan aq larg sa ti mohonin dhe të thonin se nuk ka 15 kushte për të çelur negociatat. Ndonjë nga kushtet edhe është vënë në rrugën e zgjidhjes por rezulton jo efikase ne zbatueshmeri. Eurodeputetet jane ne te drejtën e tyre që të artikulojnë këto rezerva lidhur me plotësimin e kushteve. Duhen shtuar përpjekjet nga mazhoranca, ka edhe opozita rolin e vet, besoj se me ngritjen e institucioneve të drejtësisë dhe e ashtuquajtura reformë zgjedhore, për mua nuk është reformë zgjedhore, janë axhustime kozmetike për administrimin e zgjedhjeve ditën e zgjedhjeve.Me rëndësi është që erdhën në një emërues të përbashkët. Një nga arsyet që na ka mbajtur larg axhendës europiane ka qene edhe konfliktualiteti politik.”, pohoi Dade.

Alizoti: Shqipëria tani është në çmenduri, shqiptarët t’i tundin dhëmbët dhe t’i thonë boll më!Anëtari i Kryesisë së PD-së Tomor Alizoti foli dje për qëndrimin e eurodeputetëve për Shqipërinë. Për Alizotin vendi po largohet nga Bashkimi Evropian. Alizoti nuk kurseu edhe kritikat ndaj qeverisë pasi sipas tij vendimet e saj e kanë larguar vendin nga vlerat Evropiane, nga Bashkimi Evropian. Sipas tij shqiptarët duhet të reagojnë për të mbrojtur vendin dhe vlerat kësaj shoqërie. “Do të ishte mrekulli që shqiptarët t’i tundin dhëmbët dhe t’i thonë boll më, kësaj qeverie, por jo vetëm”, u shpreh ai në studion e “abcneës”. Më tej ai shtoi se qeveria aktuale nuk duhet të thyejë precedentin. “Si mund të funksionojë një vend pa Gjykatë Kushtetuese? Si do t’i realizosh 15 pika kur t’i përdor një Parlament anormal për të bërë gjera madhore në Shqipëri? Vendi është kthyer në vend krimi. Duhet ta heqim këtë psikozë se Evropa ka nevojë për ne. Nuk duhet të lejojmë mohimin e lirisë sonë. Besoj që është frika që kanë tani nga Rama, kanë parë që është njeri i rrezikshem, i fiksuar ne vendimet e tij. Nuk eshte me ai djali me çorape te kuqe, por tani eshte i rrezikshem. Tani do te jete nje vote mllefi, edhe opozita nuk bën dot mrekulli, por të paktën duhet kthejë situatën në normalitet. Shqipëria tani është në çmenduri. Rama ka një fjalor të ndjeshëm mashtrimi. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm”, tha Alizoti.

verpime. Ashtu si dhe ndaj krimit te organizuar. Marredhenia e Shqiperise me Turqine. Turqia po e perdor Shqiperine per te ndertuar Perandorine e re Osmane. Ne tregtine e armeve dhe bashkepunimin fetar. Kjo duhet te na shqetesojë. Nuk mendoj se Shqiperia mund te implementoje reformat tona. Duhet te nderpresim parate dhe te kuptojme se me Shqiperine po sjellim probleme per BE.

Cseh Katalin: Shqipëria prtner i rendesishem per BE. Duhet te pershendesim implementimin e reformave. Duhet te shprehim shqetesimet tona mbi marredhenien e Shqiperise me Turqine, qe nga grushti i shtetit ne Turiq. Shume turq jane arratisur ne Shqipëri pas asaj ngjarje. Qeveria turke po i ben presion Shqiperise te dorezoje te arratisurit.

Michael Gahler

Angelina Eichorst

Arta Dade

Tomor Alizoti

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë, 23 qershor 20204

Konferenca

Presidenti: Komisioni i Venecias konfirmoi se kush shkeli Kushtetutën dhe cilët janë abuzuesit e ligjitPresidenti Ilir Meta deklar-

oi dje në një konferencë për mediat se Komisioni i Venecias ka sqaruar gjithë

arsyet dhe fajtorët e përplasjes in-stitucionale për çështjen e emëri-meve në Gjykatën Kushtetuese. “Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se shkaku i përplasjes ishin qëndrimet e ish-kryetarit të KED, Ardian Dvorani. Komisioni i Vene-cias thotë qartë se dërgimi i listave dhe procedura e ndjekur ishin në kundërshtim me ligjin”,– tha kreu i shtetit.

Presidenti shtoi se Komisio-ni i Venecias ka vënë në dukje dhe mungesën e transparencës në mbledhjet e saj dhe në procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve. Ai tha se ekspertët e Venecias kanë sqa-ruar dhe çështjen e betimit të një gjyqtari të lartë. “Venecia thotë së betimi i anëtarit të Gjykatës Kus-htetuese bëhet vetëm para Presiden-tit të Republikës dhe është parak-usht për nisjen e detyrës”,- deklaroi kreu i shtetit.

Qëndrimi i plotëKomisioni i Venecias konfir-

moi qartë se shkaku i përplasjes in-stitucionale midis Kuvendit dhe Presidentit të Republikës ishin ve-primet antiligjore të ish-Kryetarit të KED-se Dvorani dhe veçanërisht të mënyrës së dërgimit të listave prej tij. Opinioni qartëson pa asn-jë ekuivok se përgjegjësia individu-ale e ish-Kryetarit të KED Dvorani, për kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave, është tërësisht e provuar, sepse ai nuk e diskutoi në mbledhje plenare me të gjithë anëtarët e KED siç e kërkon ligji. Ja çfarë thuhet në pikën 92 të Opinionit të Komi-sionit të Venecias:

92. “Çështja më problema-tike e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidh-je me emërimet në Gjykatën Kus-htetuese ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të renditjes

së kandidatëve tek Presidenti dhe Kuvendi...”

“...Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial...”

“...Kjo mënyrë veprimi nuk u diskutua në KED...”

Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka funksionuar në mënyrë

jo transparente dhe përjashtimi i Avokatit të Popullit nga mbledhjet e KED është veprim antikushtetues. Ja çfarë thotë Komisioni i Venecias në pikën 90 të Opinionit:

90. “Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transpa-rente.

Transparenca është thelbës-ore për të fituar besimin e pu-blikut në procedurën e emërimit,

pra të vet Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, KED shpërfilli pra-ninë e detyrueshme kushtetue-se të Avokatit të Popullit si vëzhg-ues qoftë në përzgjedhjen përmes shortit, qoftë edhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e KED-së (ne-net 149/d (3) dhe 179 (11) të Ku-shtetutës)...”

Komisioni i Venecias në pikat 96, 98 te Opinionit konfirmoi perf-undimisht se veprimet e Presiden-tit, jo vetëm që ishin tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Li-gjin, por ato kanë ruajtur kushte-tushmërinë e gjithë procesit të emërimit. Në këto paragrafë, Komi-sioni Venecias, konfirmoi te drejte emërimin nga Presidenti të gjyqta-res së dytë dhe refuzimin e prani-mit të betimit të një kandidate të vetë-zgjedhur pas deklarimit përp-ara një noteri. Ja çfarë thotë Komi-sioni i Venecias në pikat, 96 - 98 të Raportit:

96. “... Për më tepër, nëse Presidenti do kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dis-

pononte një listë me më pak se tre kandidatët, që është dhe numri minimal që parashikon Kushtetuta...”

“...Përfundimisht, kandidati i zgjedhur nga Presidenti ishte renditur ndër tre të parët nga lista e KED, pas zgjedhjes së Kuvendit të kandidatit të tretë të listës...”

98. “...Prandaj duket e ar-syeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automa-tikisht...”

Në lidhje me ligjin aktikus-htetues të mazhorancës për ndry-shimin e procedurës së betimit të gjyqtarit përpara Presidentit, Komi-sioni i Venecias, konfirmoi se, be-timi i Gjyqtarit të Gjykatës Kus-htetuese bëhet vetëm përpara Presidentit të Republikës dhe është parakusht jo vetem per fillimin e detyres por dhe per konfirmimin e legjitimitetit të mandatit të gjyqta-rit. Komisioni i Venecias në para-grafët 99 - 100 të Opinionit shpre-het se:

99. “...Komisioni i Venecias thekson se neni 129 i Kushte-tutës parashikon që një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese fillon de-tyrën e tij/saj pasi të bëjë betimin përpara Presidentit të Republikës (theksuar fort).

“...Një detyrim i tillë është gjerësisht i përhapur në sistemet kushtetuese me qëllim që të për-caktojë qartë momentin kur nis ushtrimi i funksionit të gjyqtarit dhe momentin kur konfirmohet legjitimiteti i mandatit të tij/saj.

Kushtetuta shqiptare e bën të qartë se betimi përpara Presiden-tit është parakusht për nisjen e ushtrimit të funksionit...”

100. “...Sipas mendimit të Komisionit, kushtetutshmëria e këtij ndryshimi me ligj është e dy-shimtë pasi Kushtetuta shprehet qa-rtë se betimi duhet të bëhet “përpa-ra” Presidentit...”

Politikë

Presidenti takon Zef Mazin: Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtarPresidenti Ilir Meta priti dje në një takim në Presidencë kryene-gociatorin e emëruar nga qeveria për negociatat me BE, Zef Mazi. Në një mesazh në Facebok, Pre-sidenti Meta u shprehet se me di-plomatin Zef Mazi ka diskutuar për çeljen e negociatave dhe pro-

cesin e integrimit të vendit në BE. Duke e siguruar për mbës-htetjen e institucionit të Presiden-tit në këtë detyrë, kreu i shtetit shprehet se integrimi në BE është objektiv mbarëkombëtar. “Kën-aqësi të prisja sot në takim Am-basador Zef Mazin, i emëruar nga

Qeveria Kryenegociator për zhvil-limin e negociatave për anëtarësi-min e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për per-spektiven e çeljes së negociata-ve. Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësim-

in e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e ka-paciteteve negociuese. E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës. Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar”,- u shpreh Presidenti.

Meta në konferencë për shtyp

Meta me Zef Mazin

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë, 23 qershor 2020 5

Policia e Tiranës njofton për dy ngjarje të ndodhura në orët e fundit në kryeqytet. Më datë 22.06.2020, rreth

orës 13:50, në rrugën “Bardhyl”, mjeti me drejtuese shtetasen M.M., ka aksidentuar motorin me drejtues A.K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, ku një mjet ende i paidentifikuar ka perplas-ur dhe është larguar nga vendng-jarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spi-tal, jashtë rrezikut për jetën. Poli-cia tha se punohet per identifiki-min dhe kapjen e mjetit.

Njoftimi i policisë:Tiranë/Informacione para-

prakeMë datë 22.06.2020, rreth orës 13:50, në rrugën “Bardhyl”, mjeti me drejtuese shtetasen M.M., ka aksidentuar motorrin me drejtues A.K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Më datë 22.06.2020, rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka per-plasur dhe është larguar nga vënd-

ngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spi-tal, jashtë rrezikut për jetën. Puno-het per identifikimin dhe kapjen e

mjetit.Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rre-thanave të ngjarjes.

Kronikë

Ndotën ajrin duke djegur mbeturina, procedohen penalisht dy persona te Gjiri i LalzitPolicia e Durrësit ka proceduar penalisht dy persona, të cilët kanë ndotur ajrin duke djegur mbeturina.Sipas uniformave blu, “B. A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, pasi, tek Gjiri i Lalëzit, kanë dje-gur mbeturina të ndryshme, duke shkaktuar ndotje të ajrit”. Manzë/Durrës-Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.Ndotën ajrin duke djegur mbeturina, procedohen penalisht 2 shtetas.Në vijim të kontrolleve të vazh-dueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:B. A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, pasi, tek Gjiri i Lalëzit, kanë djegur mbeturina të ndryshme, duke shkaktuar ndotje të ajrit.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për ve-prën penale “Ndotja e ajrit”.

Shqiptarët sherr të dhunshëm me afrikanët në burgun italianNjë sherr ka ndodhur mes shqiptarëve dhe afrikanëve të dënuar në bur-gun e Cassinos në Itali.Mediat e vendit fqinj shkruajnë se sherri ka qenë i ashpër, aq sa autoritetet e burgut kanë ndërhyrë dhe disa prej personave te perfshire ne konflikt, jane derguar ne spital per kurim.Policia ende nuk e ka të qartë plotësisht sesi ka degjeneruar sherri në burg, por ka një pistë për këtë.Mediat italiane shkruajnë se zënkat mes të burgo-surve kane ardhur gjithmone per shkak te kontrollit te trafikut bren-da seksioneve të burgjeve.Shqiptarët donin që të ishin “kapot” e bur-gut në prodhimin e pijeve alkoolike prej frutave, edhe pse ky ishte një “biznes”, thuajse ekskluziv i afrikanëve.

Policia greke vihet në ndjekje të automjetit në afërsi të Prevezës, kapen 104 kg drogëPolicia greke ka ndjekur nje automjet qe vinte nga kufiri greko – shqiptar, duke arritur që në fund ta ndalojë.Automjeti është ndaluar në afërsi të Pre-vezës, ndërsa brenda në të kishte 97.5 kilogramë marijuanë e 7 kilogramë hashash në formë çokollate.Forcat policore greke e kanë ndaluar mjetin në Luro të Prevezës. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 90 pako me 97 kilogramë e 582 gramë marijuanë dhe 17 pako me 7 kg e 161 gramë ha-shash në formë çokollate. Mjeti rezulton i denoncuar i vjedhur në Prevezë më datë 09.06.2020, ndërsa targat i përkasin një mjeti tjetër.U sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe 1 celular. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, për të cilin nuk bëhet e ditur asnjë e dhënë, për shkak të hetimit.

Makina përplas 8-vjeçarin në Tiranë. Shoferi largohet nga vendngjarja

Policia e Tiranës njofton se ka ar-restuar një 48 vjeçar, i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.Uniformat blu të kryeqytetit thanë se kanë prangosur shtetasin D. A., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të palig-jshem te kufijve”.

Njoftimi i policisë:Goditet një tjetër rast i vep-

rimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim te paligjshem te kufirit, kun-drejt fitimit. Kapet duke transportu-ar emigrantë të paligjshëm, arresto-het ne flagrance 48-vjeçari.Ne vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të vep-rimtarisë kriminale në fushën e kon-

trabandimit të emigrantëve nga ven-det e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistet e Seksionit per Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bash-këpunim me shërbimet e Komisari-atit të Policisë Nr. 6, bënë kapjen dhe arrestimin ne flagrance te shtetasit D.

A., 48 vjeç, banues në Tiranë.Arres-timi i këtij shtetasi u bë pasi është ka-pur ne flagrance nga sherbimet e Pol-icisë, në rrugën “Llazi Miho”, duke transportuar shtetas të huaj, emi-grantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt ven-deve të BE-së.Po nga veprimet e kry-era rezultoi se ky shtetas kishte trans-portuar me një mjet fugon edhe disa shtetas të tjerë nga vendet e treta, të cilët u gjetën nga shërbimet e Ko-misariatit të Policisë Nr. 6, të fshe-hur në një ambient të braktisur.Ma-terialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. A., për veprën penale “Ndihma për kalim te paligjshem te kufijve”.

Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshem, arrestohet ne flagrance 48-vjeçari

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë, 23 qershor 20206

MONEYVAL për amnistinë fiskale: Qeverite te mos shmangin kontrollin ndaj krimit ekonomik për të perfituar paraAministia është një temë e nxe-

htë në vendin tonë teksa është bërë publik drafti i plotë i saj dhe çfarë synohet të përfshi-

jë. Kushtet e vështira ekonomike dhe ek-spozimi ndaj COVID-19 duket se nuk e lënë Shqipërinë të vetme mes shteteve që po e shohin aministinë e kapitalit si një mundësi për të ardhura shtesë, por Money-val ka vënë theksin se kjo nevojë nuk du-het të shmangë angazhimin e marrë për të kontolluar krimin ekonomik dhe luftën ndaj pastrimit të parave. Takimi i parë i madh i Moneyval (që është një mekanziëm kontollues i Komision-it Europian) i mbajtur në 17 qershor on-line mes gjithë përfaqësuesve, bëri që pres-identja e këtij insitucioni të vinte theksin pikërisht tek risqet e aministive të kapitalit. Elżbieta Frankow-Jaśkiewicz, presidente e Moneyval tha se ka nevojë për të mbajtur një mekanizëm të fuqishëm monitorimi në mënyrë që të sigurojë që shtetet të mos lar-gohen nga angazhimet e tyre për të trajtuar krimin ekonomik me qellim qe te fitojne te ardhura shtese financiare nga te ashtuqua-jturat amnistitë e kapitalit dhe programet vullnetare të pajtueshmërisë së taksave , në vijim të valës së parë COVID-19.

Ajo bëri me dije se MONEYVAL ka filluar te aplikoje nje grup te ri kerkesash

për vendet për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit permes abuzimit të pasurive virtuale dhe ofruesve të shërbimeve virtuale të pasurive. Shqyr-timi i pare i ketyre kerkesave u fillua ne prill të vitit 2020 duke u përqendruar në Republikën Çeke, Isle of Man, Lit-uani dhe Ukrainë. Monitorimi i zgje-ruar i kësaj kërkese do të aplikohet në mënyrë horizontale për të gjitha juridiksio-net MONEYVAL.

Zonja Frankow-Jaśkiewicz foli per pengesat dhe rreziqet shkaktuara nga pan-demia ndaj qeverive dhe bllokimi i ekonomive. Ajo nënvizoi rëndësinë e mbajtjes së një kornize të fuqishme të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit te terrorizimit per te siguruar që krimi të mos përdorë mundësinë për të depërtuar me ligj ekonomi.

Shqipëria aktualisht në monitorim të zgjeruar

Shqipëria u kthye në mars të këtij viti në listën gri të vendeve që paraqesin rrezik per pastrimin e parave per shkak te defi-cencave strategjike të gjetura nga Task Forca për Veprim Financiar (FAFT). Për herë të fundit, vendi ynë kishte dalë nga kjo listë në vitin 2015, pas një vlerësimi të përbashkët, i cili merr në analizë një sërë

elementësh që nga kuadri rregullator e deri te zbatimi i tyre. Por çfarë do të thotë hyrja në listën gri dhe të qenit si një “juridiksion në monitorim të zgjeruar”?

Kjo do të thotë që vendet të cilat përf-shihen në këtë listë do të punojnë ngushtë-sisht me FAFT për të adresuar dobësitë e gjetura në regjimet e tyre sa i takon paran-dalimit te pastrimit te parave dhe financim-it të terrorizmit. “Kur FAFT vendos një vend nën monitorim të zgjeruar, do të thotë që ky vend ka marrë angazhimin që të zg-jidhë me shpejtësi dobësitë strategjike të konstatuara brenda një afati të dakordësu-ar më parë. Ajo që ndodh është që pranë FAFT, vendet e “listës gri” raportojnë në mënyrë periodike mbi masat e marra ndër-kohë që merret në vlerësim zbatimi kor-rekt i kalendarit të dakordësuar për përm-bushjen e angazhimeve.

Aministia fiskaleDrafti i parë zyrtar i aministisë së ka-

pitaleve parashikon aplikimin e një tatimi në burim nga 5 deri në 10% për të nxitur deklarimin e pasurive. Konkretisht, nëse vlera do të deklarohet në 4 muajt e parë pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të tatohet 5%, në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit 7% dhe në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit 10%. Drafti

përcakton se edhe për rastet e deklarimit vullnetar të pasurive të tjera të deklaruara vullnetarisht pranë njësisë speciale të ngri-tur në kuadër të këtij ligji, tatim i posaçëm në burim do të paguhet në vlerën nga 5 deri në 10% në varësi të afatit të deklaruar.

Amnistia do të përfshijë legalizimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme me vendndodhje brenda apo jashtë territo-rit të Republikës së Shqipërisë, ku përfs-hihen shuma në të holla, monedhë shqipta-

re apo e huaj (CASH), monedhë dixhitale, sende me vlerë ar apo gurë të çmuar, ve-pra arti, tituj (securities), apo instrumen-te te tjere te tregjeve financiare, pasurite e luajtshme të regjistrueshme në regji-strat publikë. Ministria e Financave po konsultohet per draftin e amnistise fiskale me MO-NEYVAL-in, Komitetin e Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit, or-

Ndryshon “Garancia sovrane 2”, nëse bizneset nuk e kthejnë për 2 vjet, procedurat do të ndiqen nga Ministria e Financave

Ekonomi

Nëse bizneset nuk e kthejnë kred-inë e dytë sovrane brenda dy vitesh, atëhere do të jetë Ministria e Finan-cave që do të ndjekë kthimin e tyre. Botohen ne fletoren Zyrtare ndrys-himet në marrëveshjen e “Garancisë sovrane 2” “Për garantimin e huama-rrjes së tregtarëve ose shoqërive treg-tare, per te mundesuar financimin e nevojshëm për rimëkëmbjen e aktiv-itetit tregtar të ndikuar nga situate e krijuar nga Covid-19”. Për bizneset që nuk do ta kenë të mundur të shly-ejnë detyrimet, 2 vjet pas marrjes së kredisë nëpërmjet “Garancisë sovrane 2”, sipas vendimit të miratuar nga qeveria, ngarkohet Ministria e Finan-cave dhe Ekonomisë të ndjekë proce-durat ligjore për rikuperimin e detyr-imit. “Nëse pas pagesës së garancisë nga MFE-ja për ndonjë prej Huave, Huadhënësi, brenda afatit të përcak-

tuar në pikën 3 të këtij neni, rikuper-on një pjesë ose të gjithë detyrimin e Huasë (duke përfshirë edhe rikuper-imin në përmjet ekzekutimit të kolat-eralit, nëse ka një të tillë) që para-prakisht është paguar nga garancia,

Huadhënësi brenda një afati prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune duhet të njoftojë me shkrim MFE në në lidh-je me vlerën e rikuperuar, procedu-rat e rikuperimit, shpenzimet e riku-perimit dhe çdo detaj tjetër që gjykon

të arsyeshëm në lidhje me rikuper-imin”, parashikojnë ndryshimet në nenin 7 të vendimit. Totali i fondit nga “Garancia sovrane 2” është 15 mil-iardë lekë. Shteti hyn garant për 60% të principalit të huasë, ndërsa 40% do të mbulohet nga bankat. Qëllimi i huadhënies është për investime, likui-det apo kapital qarkullues. Kredia me garancinë e dytë sovrane ka normë in-teresi deri në 5%.

Si ndryshon rekuperimi post-pagesës së garancisë

1. Me kryerjen e pagesës së ga-rancisë për ndonjë prej Huave, MFE-ja merr në dorëzim menjëherë të gji-tha të drejtat dhe mjetet ligjore, që zotëronte Huadhënësi ndaj Huamar-rësit, sipas përcaktimeve të Marrëve-shjes së Huasë dhe në masën e çdo pagese të kryer nga MFE-ja në kuadër të garancisë për këtë Hua. Këto të dre-

jta dhe mjete ligjore i kalojnë MFE-së, së bashku me të drejtat dhe mjetet ligjore që ka në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit.

2. MFE-ja, nëpërmjet kësaj mar-rëveshje, autorizon Huadhënësin që të ndjekë, në emër dhe për lloga-ri të MFE-së, të gjitha procedurat e rekuperimit të detyrimeve, në për-puthje me procedurat ligjore dhe praktikat e sektorit bankar, për të gjithë shumën e detyrimit të Hua-marrësit. Në çdo rast Huadhënë-si merr përsipër të kryejë të paktën të njëjtat procedura për rekuperim-in e detyrimit, ashtu si për detyrim-in e vetë Huadhënësit. Huadhënësi është i detyruar të njoftojë menjëherë MFE në për çdo veprim procedurial të kryer gjatë procedurës së ekzekutimit vullnetar ose të detyrueshëm, me qël-lim që të mos cenohen të drejtat ma-

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë, 23 qershor 2020 7

NJOFTIM I TELEKOM ALBANIA SHA.

Telekom Albania ju njofton se duke filluar nga data 22 Korrik 2020 paketat standarde M dhe XL nuk do të jenë të vlefshme. Të gjithë abonentët që kanë një paketë aktive do të mund ta përdorin deri në përfundim të vlefshmërisë të paketës.

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet Telekom ose Shërbimin e Klientit në 142.Duke ju falenderuar paraprakisht.Telekom Albania Sh.A

Instat / Baret dhe restorantet shkurtuan me 22% personelin nga kriza e CovidBaret dhe restorantet ishin sektori i parë që u godit nga karan-tinimi, pas masave drastike te marra per te kufizuar perhap-jen e infeksionit të Covid-19.Në javën e dytë të marsit ato u de-tyruan të mbyllen me shpejtësi. Në vend ka rreth 18 mijë bare e restorante (82% e të cilave janë bar-kafe), sipas INSTAT, me mbi 50 mijë të punësuar, ose rreth 10% të të punësuarve në sektorin privat në total. Të dhënat e para të INSTAT, bëjnë të di-tur se pasojat ishin të mëdha dhe baret dhe restorantet rezulto-jnë më të goditurat sa i takon efektit në punësim. Për tremujo-rin e parë të vitit, numri i të punësuarve në këtë aktivitet ra me 21.7% dhe fondi i pagave u tkurr me rreth 20.6%, duke shënu-ar performancën më të keqe nga të gjithe sektorët e shërbimeve sa i takon punësimit. Në të gjithë aktivitetet e tjera të shërbi-meve, numri i të punësuarve ishte në rritje në tremujorin e parë, duke reflektuar ecurine e dy muajve te pare te vitit, por duket se baret e restorantet morën goditje më të shpejtë dhe më të fortë. Edhe indeksi i shitjeve të këtij aktiviteti ishte negativ, ndonëse në nivele të ulëta, për shkak të amortizimit të dy muajve të parë të vitit. Edhe pse baret e restorantet tashmë janë hapur, pas dy muaj mbylljeje, ecuria nuk duket shumë pozitive. Operatorët e tregut pohojnë se konsumi dhe frekuentimi është i ulët, sido-mos për restorantet. Ndërsa klubet e natës, që kishin dhe kon-sumin më të lartë, vijojnë të jenë të mbyllura. “Nëse qeveria nuk ndërhyn me grante apo subvencionim të qirasë, këto biz-nese do të falimentojnë. Flasim për struktura që kanë kushtuar me qindra apo mijëra euro dhe me kosto të lartë në mirëmb-ajtje”, pohon Jahaj, Enri Jahaj, anëtar i bordit drejtues të Sho-qatës të Bareve, Restoranteve dhe Klubeve. “Ne si shoqatë pa-rashikojmë që do të ketë një falimentim në masë, sidomos bizneset familjare të ngritura me investime minimaliste nuk do t’i mbijetojnë dot krizës dhe sjelljes sonë ndryshe”, ka pohuar më herët ai për Monitor. Shqipëria rekord në botëNë raport me popullsinë, kemi vendosur rekord vitet e fun-dit. Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, si-pas të dhënave të përpunuara të INSTAT për numrin e bare-ve dhe popullsinë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perënd-imor. Pas Shqipërisë renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë. Në top 5 vendet me numrin më të lar-të pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë ba-norë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211. Vendet e rajonit kanë shumë më pak bar-kafe sesa ne. Psh, Serbia ka vetëm 9, ndërsa Maqedonia 47.

Shqipëria rriti së fundmi me gati 20 për qind numrin e shtretërve për të përballuar pandeminë Covid-19, duke përshtatur një godinë në autostradë për spital Covid, por sërish vendi ynë mbetet me kapacitet me të ulta in-frastrukturës spitalore në rajon, si në shtretër dhe në burime njerëzore thotë një raport i Organizatës për Bash-këpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Raporti i OECD që referon burime nga Banka Botërore raporton se Shqipëria ka vetëm 1,2 mjekë për 1000 banorë dhe 3,4 infermierë për 1 mijë banorë. Siç shihet nga grafi-ku i mëposhtëm Shqipëria ka më pak burime njerëzore në stafet mjekësore se Rajoni dhe me gjerë.

Shqipëria jo vetëm që ka numrin më të ulët të burimeve njerëzore, por ka një diferencë të thellë me ven-det e Ballkanit dhe Europës Lin-dore, ku numërohen 2-4 mjekë për 1000 banorë. E njëjta situatë vlen edhe për infermierët dhe për num-rin e shtretërve. Shqipëria ofron 2,5 shtretër për 1000 banorë, ndërsa me-satarja rajonale është 4 shtretër lër 1000 banorë. Sipas OECD që i refero-het të dhënave të Ministrisë së Shën-detësisë, Shqipëria kishte 310 shtretër për shtrimin në spital të pacientëve me koronavirus para se të ndërtohej spitali Covid në autostradë.

Shqipëria ka kapacitet të ushtro-

jë 500 teste COVID-19 dhe ka 304 respiratorë gjithsej në të gjithë sis-temin. Më 18 maj , për shkak të rënies së numrit të rasteve të reja spitalet u lejuan të fillojnë të kryejnë ndërhyrje të planifikuara dhe spitali “COVID 2”, aktualisht Sanotoriumi u kthye në aktivitetet e tij të zakonshme. Në fil-lim të qershorit, një spital tjetër, me emrin “COVID 3”, është përshtatur për t’u përgatitur për një valë të re të mundshme të infeksioneve.

Me hapjen e ekonomisë një valë e re infektimi nga Virusi është shtrirë pothuajse në të gjithë vendin duke rri-tur edhe numrin e shtrimeve në spi-tale. Por mjekët pohojnë se virusi është bërë më pak agresiv dhe koha e qëndrimit në spital e pacientëve të rënduar po vjen në ulje.

OECD / Me gjithë investimet e fundit, mjekësia shqiptare me infrastrukturën me të dobët në Rajon

Ekonomi

teriale apo proceduriale të MFE–së. Përjashtimisht, palët, me marrëveshje të veçantë, mund të bien da-kord që të heqin dorë nga ndjekja e procedurave për ekzekutimin e detyrimit, në rastet kur vlerësojnë se kostot e këtyre procedurave tejkalojnë masën e të gjithë detyrimit.

3. Nëse pas 2 (dy) viteve nga data e kryerjes së Pagesës së Garancisë, Huadhënësi nuk ka mundur të rekuperojë detyrimet e Huamarrësit, MFE-ja zotëron të drejtën që të ndjekë vetë procedurat ligjore për rekuperimin e detyrimeve, në masën e çdo pagese të kryer nga MFE-ja, në kuadër të garancisë për këtë Hua, në përputhje me të drejtat dhe mjetet ligjore që ka në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit.

4. Nëse pas pagesës së garancisë nga MFE-ja për ndonjë prej Huave, Huadhënësi, brenda afatit të përcaktuar në pikën 3 të këtij neni, rekuperon një pjesë ose të gjithë detyrimin e Huasë (duke përf-shirë edhe rekuperimin në përmjet ekzekutimit të kolateralit, nëse ka një të tillë) që paraprakisht është paguar nga garancia, Huadhënësi brenda një afa-ti prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune duhet të njoftojë me shkrim MFE në në lidhje me vlerën e rekuperuar, procedurat e rekuperimit, shpenzimet e rekuperim-it dhe çdo detaj tjetër që gjykon të arsyeshëm në lidh-je me rekuperimin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, MFE-ja ud-hëzon me shkrim Huadhënësin në lidhje me detajet e

pagesës. Afati për kryerjen e pagesës nga Huadhënësi në favor të MFE-së do të jetë si më poshtë:

a) Në rastin kur rekuperimi është në formën e mjeteve monetare (cash), pagesa do të kryhet jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga data e mar-rjes së instruksioneve me detajet e pagesës nga MFE-ja.

b) Në rastin kur rekuperimi nuk është në formën e mjeteve monetare, pagesa do të kryhet jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga data e konver-timit të rekuperimit në mjete monetare (cash). Kon-vertimi i rekuperimit në mjete monetare (cash) do të kryhet në përputhje me procedurat dhe politikat e Huadhënësit për këtë qëllim.

5. Vlera që Huadhënësi paguan në favor të MFE-së, në rast të rekuperimit të detyrimit të Huamarrësit nga Huadhënësi pas Pagesës së Garancisë, është e barabartë me vlerën e rekuperuar pasi t’i jenë zbritur principali dhe interesi i papaguar ndaj Huadhënësit, si dhe shpenzimet për rekuperimin e Huasë.

6. Në rast se Huamarrësi, përveç detyrimit që bu-ron nga Huaja nën këtë Marrëveshje Garancie, ka edhe detyrime të tjera ndaj Huadhënësit, atëherë nd-jekja e detyrimit që buron nga kjo Hua ndiqet një-kohësisht me ndjekjen e detyrimeve të tjera, pa asnjë lloj diskriminimi nga Huadhënësi.”

2. Të gjitha nenet e tjera të kësaj Marrëveshje, mbeten të pandryshuara.

gan monitorues i përhershëm i Këshillit të Europës.Me amnistinë e kapitaleve, qeveria synon të lega-

lizojë të ardhurat në të zezë të bizneseve, individëve dhe emigrantëve dhe të mos amnistojë të ardhurat nga krimi dhe korrupsioni. Konsultimet me MONEYVAL synojnë dhënien e rekomandimeve për mënyrën e përfshirjes sa më të gjerë të bizneseve dhe individëve që kanë punuar në të zezë në amnisti, si dhe përjas-htimin nga ligji të parave të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por ende nuk bëhen të ditura detajet e rekomandimeve.

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë, 23 qershor 20208

CMYK

PRINTo ME NGJyRA CMyKAshtu sikurse ka ndodhur me një pjesë të mirë të projekteve, edhe ai për shërbimet mjedisore, që mbështe-tet nga Banka Botërore, është ndi-kuar nga situata me COVID-19. Në një raport të fundit të misionit BB vlerëson se përveç situatës së pan-demisë janë edhe dy vendime ende të pamiratuara në Këshillin e Min-istrave që vonojnë disi procesin. Të gjithë këto elementë sipas Bankës kanë ngadalësuar ecurinë dhe me shumë gjasa projekti mbi 22 milionë dollarë që duhet të mbyllet në shtator të këtij viti do të zgjatet përtej. “Mi-sioni mbështetës për zbatimin i zh-villuar në mënyrë virtuale vuri në dukje përparimin e mirë të bërë në li-

dhje me zbatimin e granteve IPARD like për pyjet, analizën e të dhënave në terren të Inventarit Pyjor, versioni i azhurnuar i softuerit të Sistemit In-formativ të Pyjeve (AlFIS) Bazën e të dhënave per pkanet e menaxhimit të pyjeve dhe kulotave dhe miratimin e Ligjit të ri të Pyjeve nga Asambleja Shqiptare. Progresi i dukshëm bërë ne fillim te vitit 2020 ne zbatimin e veprimtarisë së regjistrimit dhe mira-timi i vendimit të parë të Këshillit të Ministrave (COMD) në adresimin e mospërputhjeve në zonat pyjore dhe kullotat e transferuara në 17 bashki-të e parë u ngadalësuan në dy muajt e fundit pasi mbeten edne të paapro-vuar dy vendimeve të tjera. Ministria

e Turizmit dhe Mjedisit u angazhua në miratimin sa më shpejt të vendi-meve pasi adresonin disa shqetësime dhe pretendime që Agjencia e Trajti-mit të Pronave dhe Agjencia Kom-

bëtare e Zonave të Mbrojtura kishin në pyjet komunale dhe tokat e kul-lotave (për tu mbuluar në dy vendi-me). Masat emergjente COVID-19 ndikuan në ritmin e disa kontratave në vazhdim dhe aktivitetet e plani-fikuara, si mbledhja e te dhenave ne terren për pyjet dhe planet e menax-himit të kullotave dhe konsultimet me komunitetet, trajnimi i stafit py-jor komunal për AlFIS, kontrollet në vend për grantet IPARD që mundëso-jnë autorizimin e pagesave për ap-likantët dhe shpallja publike për reg-jistrimin e pyjeve dhe kullotave në disa komuna. Planet e rishikuara të punës për secilin aktivitet dhe mënyrat virtuale të angazhimit me

perfituesit e projektit u rishikuan dhe dakordësuan gjatë misionit, por afati kohor për përfundimin e të gjitha ak-tiviteteve po ngushtohet shumë ccka do të bëjë që Qeveria të kërkojë një zgjatje të datës së mbylljes së Projek-tit” thuhet në dokument. Projekti për shëbrimet mjedisore u bë efektiv në janar të vitit 2015 dhe kishte si datë mbylljeje shtatorin 2019 por që më pas me një rishikim u shty me një vit. Projekti përbëhet nga katër kompo-nentë ku nga mbi 22 milionë dollarë pjesën më të madhe me mbi 10 mil-ionë dollarë e zë komponenti i parë që lidhet me forcimin e kapaciteteve insitucionalë si dhe menaxhimi i in-terguar i mjedisit.

Stoku i detyrimeve të prapambetura të pushtet-it lokal arriti në 8,2 miliardë lekë në vitin 2019, duke u

zgjeruar me 1.4 miliardë lekë, ose 20.7% më shumë ne krahasim me vitin 2018, sipas të dhënave zyr-tare nga Ministria e Financave.Nga një analizë më e detajuar, 66 % e bashkive kanë zgjeruar detyrimet e prapambetura dhe kjo ka qenë veçanërisht e dukshme për bashkitë Kavajë, Kukës, Berat, Roskovec, Kamëz, etj.

Në të kundërt rreth 34.4% e bashkive, ose 21 prej tyre, rezu-ltojnë të kenë kontribuar në ka-hun ulës të stokut të detyrimeve të prapambetura në fund të vitit 2019 krahasuar me fillimin e vitit. Renia më e madhe e detyrimeve të mbar-tura vihet re për Bashkitë e Tiranës, Vlorës dhe Durrësit.Rreth 55,4% e stokut të detyrimeve mbahet nga 8 bashki, ku kryeson Bashkia e Ti-ranës me 1, 7 miliardë lekë, ose 21,5% e totalit.

Krahasuar me një vit më parë, stoku i detyrimeve në Bashkinë e Tiranës u tkurr me 12%.

Bashkia e Kavajës renditet e dyta sa u përket me detyrimeve me rreth 766 milionë lekë ose 9.4% e stokut të borxhit të prapambetur. Gjatë vitit të kaluar, borxhi i Bash-kisë së Kavajës u rrit me 97% ose 377 milionë lekë.

Në fund të vitit 2015 stoku i de-

tyrimeve të pushtetit vendor ishte 1 miliard lekë, një shumë shqetësuese edhe per financat kombetare. Borx-het u krijuan nga ish-komunat, të cilat u shkrinë nga reforma territo-riale dhe rënduan bilancet e bash-kive të reja.

Me reformën territoriale dhe lig-jin e ri per decentralizimin finan-ciar, njësitë e pushtetit vendor kanë

hapësira më të mëdha për adminis-trim fiskal, si ne drejtim te politikes fiskale ashtu edhe te huamarrjes.

Mirëpo mungesa e kapac-iteteve në administrim nga njëra ane dhe buxhetet e kufizuara nga ana tjetër, bashkë me keqadmin-istrimin, në shumë raste e kanë ekspozuar pushtetin vendor ndaj borxheve.

Sociale

Nga 22 qershori të gjitha kompanitë ajrore lejohen qe te fluturojne nga dhe drejt aeroportit të Rinasit, sipas një ven-dimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).

Por, levizja ende e kufizuar, pasi lejohen të udhëtojnë vetëm shtetasit me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe ata me pasaportë europiane, ka bërë që shoqerite ajrore te mos nxitojne te rifil-lojne te gjitha fluturimet.

Sipas të dhënave nga faqja e inter-netit të Aeroportit të Rinasit, sot po rea-lizohen vetem 30% e fluturimeve qe do të kryheshin në një ditë normale. Edhe ato qe kane nisur jane me fluturime te reduktuara 3 ose 4 herë në javë.

Kompanite qe kane rinisur fluturi-min janë Austrian Airlines, e cila nga 15 qershori udhëton 4 herë në javë drejt Vjenës, nga dy herë në ditë që ishte më parë.

Kompanitë shpresojnë të shtojnë frekuencën, nëse nga 1 korriku do të lejohet që edhe shtetasit shqiptarë të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Eu-ropian.

Vitin e kaluar, rreth 3.3 milionë pasagjere fluturuan nga dhe drejt Ae-roportit të Rinasit, duke shënuar një nivel rekord.

Dr. Constantin von Alvensleben, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, Tira-na International Airport tha në një inter-viste per Monitor se nese fluturimet ri-fillojne nga mesi i qershorit, atehere e kemi një mundësi për të arritur shifrën 1,5 deri në 2 milionë udhëtarë këtë vit, në varësi edhe se si do të shkojnë gjërat. Ai pohon se fluturimet charter do te rikthehen në qershor, dhe me hapjen e BE-së pas pak, do të mirëpresim përsëri

fluturimet e te gjitha shoqerive ajrore shqiptare dhe europiane të cilat i kemi pasur në këtë aeroport përpara pande-misë, ndonëse duhet parë si do të jetë frekuenca e tyre

Ministria e Infrastrukturës dhe Ener-gjisë informoi se shoqëritë ajrore duhet të bëjnë çdo përgatitje dhe të kenë gati planet e veprimit për zbatimin e detyri-meve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, të mira-tuar me Urdhërin Nr.169, datë 5 qer-shor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkaq Autoriteti i Aviacionit Civil do të monitorojë rigo-rozisht zbatimin e këtyre masave.

Operatorët ajrorë që operojnë për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Ti-ranës do të jenë përgjegjës për të in-formuar pasagjeret per kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga TIA për në aeroportin e destinacionit të synuar, si dhe për kërkesat që përmb-ahen në Protokollin e Operimit të Transportit Ajror, si dhe të rregulla-ve të kujdesit dhe sigurisë së shëndet-it në aeroportin e destinacionit.

Nga sot Rinasi i hapur për të gjithë, por rinisin vetëm 30% e fluturimeve

Tirana, Bashkia me borxhin më të madh nga të gjitha bashkitë edhe pse taksat janë rritur

Banka Botërore / Dy vendime të pamiratuara dhe COVID-19 mund të shtyjnë afat për projektin për shërbimet mjedisor

Bashkia e Tiranës

Aeroporti i Rinasit

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë, 23 qershor 2020 9

CMYK

Mali i Zi mbylli kufirin me Shqiperine, ja kush mund te kalojeVetëm 20 ditë pasi ringriti traun, Mali i Zi ka vendosur të bllokojë serish kufirin me Shqipërinë. Situata e përkeqësuar e Covid-19 ka detyruar qeverinë fqinje të lejojë kalimin vetëm të shteta-sve shqiptarë që paraqesin doku-mentacionin se brenda 48 orëve të

fundit kanë kryer testin me tam-pon dhe ka rezultuar negativ.

Nga ky kufizim perjashtohen ud-hëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si: – profesionistët shën-detësorë, kërkuesit mjekësorë;

– personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo

personel tjetër transporti; – diplomatet, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës human-itare gjatë ushtrimit të funksion-eve të tyre;

– Kategori të veçanta pasag-jerësh në tranzit ku përfshihen edhe

shtetasit shqiptarë që zotërojnë një pasaportë të një prej vendeve të bashkimit Evropian duke përjashtu-ar vetëm Italinë dhe Belgjikën.

– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Ma-lin e Zi, ose për arsye të tjera hu-manitar.

Sociale

Recesioni nga COV-ID-19 në Europën Lin-dore mund të arrijë atë të periudhës postkomu-

niste. BE po përballet me një rënie ekonomike, por vendet e Lindjes janë veçanërisht të brishta . Deri tani, Europa është goditur më rëndë se çdo kontinent tjetër nga Cov-id-19, por pandemia i ka ngjarë më tepër një tornadoje sesa një ura-gani, duke shkatërruar disa zona dhe duke i lënë të tjera pothuajse të paprekura, shkruan The Economist. Europa Lindore është prekur më pak se Perëndimi, madje edhe Gjer-mania Lindore më pak se Gjerma-nia Perëndimore. Europa Jugore ka vuajtur më shumë se Veriu.

Hendeqet midis vendeve fqinje janë të habitshme: vdekshmëria për person në Spanjë është më shumë se trefishi i asaj ne Portugali, dhe ajo e Frances sa katerfishi i Gjer-manisë. Edhe ndikimi ekonomik ës-htë i pabarabartë. Teksa dalin pa-rashikimet e dëmeve ekonomike të pandemisë, Europa Qendrore dhe Lindore duket se janë veçanërisht të rrezikuara.

Kjo nuk do të thotë se gjendja në pjesën tjetër të kontinentit është e mirë. Në tremujorin e parë të vitit 2020, BE pësoi tkurrjen më të thel-lë ekonomike. PBB-ja e saj u tkurr me 3.5% krahasuar me tremujo-rin e kaluar. Ekonomia më e madhe e Europës, Gjermania, u tkurr me 2.2% në të njëjtën periudhë. Shifrat për tremujorin e dytë, kur masat bl-lokuese ishin më të rreptat, pritet të jenë shumë më të këqija.

Të dhënat e fundit tregojnë se aktiviteti ekonomik e BE-së në mars dhe prill, ka rënë me rreth 30% krahasuar me një vit më parë. Më 6 maj, Komisioni Europian pa-rashikoi një “recesion të thellë e të pabarabartë”, ku këtë vit, PBB pri-tet të kontraktohet me 7.5% për BE-në në tërësi dhe pak më shumë në pjesën që përdor euron. Disa pa-rashikues janë edhe më pesimistë: banka e investimeve, Morgan Stan-ley, parashikon një rënie prej 11%.

Thellësia e recesionit të çdo ven-di do të varet nga kohëzgjatja e ma-

save bllokuese, rreptësia e distan-cimit social dhe forca e konsumit, shpjegon Jacob Nell, një ekonomist në bankën Morgan Stanley. Ban-ka mendon se ekonomia e Gjerma-nisë do të tkurret me 8% në vitin 2020, e Francës me 11% dhe e Ita-lisë me 15%. Bllokimi në Gjerma-ni ishte një nga më të lehtët në Eu-ropë: fabrikat dhe transporti publik ishin aktivë gjatë gjithë kohës, dhe dyqanet, restorantet, parukeritë, bi-bliotekat, kopshtet zoologjike dhe disa shkolla, janë rihapur. Franca, Spanja dhe Italia e bllokuan shumë më tepër ekonominë e tyre.

Ashtu si Gjermania, Europa Lin-dore ka pasur një shkallë të ulët in-feksioni dhe vdekshmërie, dhe po i lehtëson masat bllokuese më herët.

Sllovakia, për shembull, regjistroi vetëm 1,513 raste me COVID-19 dhe 28 vdekje; Austria fqinje kishte 16.557 raste dhe 643 vdekje.

Frika ruan vreshtinEuropianolindorët patën re-

zultate më të mira pjesërisht për shkak se e dinin që ndodheshin në një gjendje më delikate: nga fri-ka se pandemia mund të mbin-garkonte shpejt sistemet e ku-jdesit shëndetësor, ata imponuan karantinat me rreptësi dhe shpejtë-si, duke e përmbajtur virusin shpe-jt. (Për shembull, shpenzimet e ku-jdesit shëndetësor për person në Poloni dhe Hungari, janë afërsisht sa një e katërta e nivelit të Austrisë në paritetet e fuqisë blerëse.) Këtu ndikoi edhe fakti se pak europiano-lindorë shkojnë për ski në rezorte të shtrenjta në Itali ose Austri, që ish-in edhe pikat e nxehta të koronavi-rusit.

E megjithatë, dhimbja ekono-mike mund të jetë më e madhe në Lindje sesa në Perëndim. “Europi-anolindorët e përballuan pandem-ine ne menyre efikase”, veren Rich-ard Grieveson nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkom-bëtare (WIW), “por ky recesion do

të jetë po aq i rëndë sa recesionet e tranzicionit” – pas rënies së komu-nizmit. Në pesë vitet pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, pro-dhimi vjetor në vendet e ish-bllokut ra më shumë se 40%.

Vendet e Europës Lindore janë të brishta për 3 arsye. Së pari, ekonomitë e tyre janë të varu-ra nga eksporti, duke i lënë ato në mëshirën e kërkesës në vendet e tjera. Si përqindje e PBB-së, ek-sportet e mallrave dhe shërbimeve shkojnë nga 96% në Sllovaki dhe 85% në Hungari, në 67% në Bull-gari dhe 61% në Letoni. Për qël-lime krahasimi, në Spanjë ky raport është 35%.

Arsyeja e dytë është se qeveritë e Europës Lindore kanë më pak aftë-si per te financuar paketat e shpetimit. Ato nuk mund te perballojne deficite të mëdha sepse investitorët tregohen të kujdesshëm në dhënien e huave. Shumica kanë nivele të ulëta të borx-hit publik, por vlerësimet e tyre të kredisë kanë prirjen të jenë të dobëta. Borxhi i Austrisë, si përqindje e PBB-së, është mbi tre herë më i lartë se ai i Bullgarisë. Megjithatë, obligacionet e tij vlerësohen AA+ nga Standard and Poor’s, një agjenci vlerësimi, ndërsa të Bullgarisë vlerësohen me BBB.

Së fundmi, një numër i madh vendesh në Lindje janë shumë të varura nga një prej industrive më të goditura nga pandemia: turiz-mi. Për shembull, në Kroaci ai gjeneron 25% të PBB-së. WIIW mendon se ekonomia e Kroacisë do të tkurret me rreth 11% në vi-tin 2020.

Në anën pozitive, Europa Qen-drore mund te perfitoje nga varesia e saj nga Gjermania, e cila pritet të rimëkëmbet shpejt. Deri tani, Gjer-mania është partneri më i madh tre-gtar i vendeve të Vishegradit (Re-publika Çeke, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia). Morgan Stanley pret që ekonomia gjermane të zgjerohet me 6.4% në vitin 2021, dhe bizne-set gjermane janë më të sigurt në li-dhje me perspektivën e këtij viti, si-pas një studimi javën e kaluar nga Instituti Ifo. Të qenët jashtë Euro-zonës gjithashtu ka avantazhet e veta: WIIW pret që Republika Çeke dhe Polonia te perfitojne nga zh-vlerësimi i monedhës korona dhe zloti.

Zoti Grieveson mendon se kri-za do të ndryshojë rrënjësisht disa aspekte të ekonomive të rajonit, në disa raste edhe për mirë. Eu-ropa Qendrore dhe Lindore mund te perfitojne nga “afersia” (levizje nga ana e prodhuesve të Europës Perëndimore për të sjellë prodhi-min më afër vendit, me qëllim për të krijuar pavarësi nga Kina). Rri-tja e blerjeve në internet, e cila pri-tet të vazhdojë edhe pas uljes së pandemisë, mund të ndihmojë gji-thashtu. Shërbimet e ndërlidhura, si Call Center dhe magazinat, mund të transferohen në këtë rajon.

Parashikimi i Komisionit vëren se rimëkëmbja do të jetë “e pasi-gurt”, veçanërisht në vendet e go-ditura fort, që ishin të dobëta edhe para goditjes së pandemi-së. Komisioni paralajmëron se një rimëkëmbje jo e plotë në një vend, mund të pengojë rritjen ekonomike kudo. Kjo është një thirrje për euro-pianët që të bëjnë atë që bënë gjer-manët pas rënies së Murit të Berli-nit: të ndihmojnë njëri-tjetrin për të mirën e të gjithëve.

Europa Lindore po e përjeton më keq krizën e Covid-19

Pika kufitare

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë, 23 qershor 202010

Çfarë është diabetiDIABETI MELIT është një së-

mundje qe shpesh zgjat tere jeten. • Ne Itali gjenden 3 milionë e gjysmë per-sona me diabet, të cilëve iu duhet shtu-ar pothuajse 1 milion e gjysmë perso-na në të njëjtën gjendje por që ende nuk e dinë. ME FJALË TË THJESH-TA, JE ME DIABET KUR NË GJAK QARKULLON TEPËR SHEQER ( (GLUKOZË, PRA GLICEMIA). • Glukoza është një burim i rëndësishëm dhe i nevojshëm energjie për gjithë or-ganizmin. Është kaq e nevojshme saqë prodhohet në mënyrë natyrore nga trupi ynë, edhe pse pjesa më e madhe vjen nga ushqimet që hamë. Dia-beti dhe akumulimi përkatës i sheqer-it në gjak, mund të krahasohet me situ-atën në të cilën gjendet një lumë i fryrë me ujë dhe ushqim (sheqeri) që nuk është në gjendje të arrijë në destinacion (tek bimët etj). Kjo sepse portat e fut-jes nëpër fusha janë të prishura, sikurse në rastin e diabetit glukoza nuk mund të hyjë rregullisht në qeliza për shkak të një veprimi të dëmtuar të insulinës. GLICEMIA RREGULLOHET NGA INSULINA, NJË HORMON I LËSH-UAR NGA QELIZAT E PANKREA-SIT. • Insulina eshte ne gjendje ta beje të hyjë glukozën në qelizat e musku-lit, melçise, dhe indit dhjamor. • Nese insulina është e pamjaftueshme, glu-koza grumbullohet në gjak dhe lind diabeti. Barnat, por mbi të gjitha një mënyrë e duhur jetese, bëjnë të mun-dur të arrihen vlera “të pastra” gjaku që garantojnë një funksionim të mirë të të gjithë metabolizmit dhe bëjnë të mundur parandalimin e dëmeve të or-ganeve për një kohë të gjatë. Pa ush-qim nga lumi brigjet vuajnë, ndër-sa gjithçka rimëkëmbet nëse arrin ujë dhe ushqim. Kështu ndodh edhe në or-ganizmin tonë që vuan nëse glicemia është e lartë, por mund ta përmirësojë gjendjen e tij shëndetësore falë mjeki-meve të përshtatshme. Llojet e Dia-betit • DIABETI I TIPIT 1 shkakto-het nga humbja ose keqfunksionimi

i disa qelizave që prodhojnë insu-linën në pankreas (qelizat beta). Ky lloj diabeti mjekohet gjithmonë me in-jeksione insuline për të mbajtur nën kontroll glicemine. • Ndersa ne DIA-BETIN E TIPIT 2 , trupi yt është re-zistent ndaj efektit të insulinës, e cila, për më tepër, prodhohet nga pankrea-si yt në sasi të pamjaftueshme. Ky lloj diabeti mjekohet me një dietë të ekuili-bruar, ushtrim fizik dhe duke reduk-tuar peshën e tepërt. Mjekimi bazo-het edhe në përdorimin e barnave dhe, nëse është e nevojshme, të insulinës. Çrregullimet që shoqërojnë diabetin janë të pranishme veçanërisht në dia-betin e tipit 1 dhe shfaqen papritmas. Në të kundërt, në diabetin e tipit 2 këto shqetësime nuk janë të pranishme apo janë të rralla dhe sëmundja shfaqet ngadalë, përgjatë shumë viteve. Në fakt, diabeti i tipit 2 shpesh zbulohet në mënyrë të rastësishme. Ekzisto-jne edhe forma te tjera diabeti: • DI-ABETI GESTACIONAL (shoqëron shtatzëninë). Disa më të rralla janë: • DIABETI GJENETIK; • DIABETI I SHKAKTUAR NGA DISA BAR-

NA (kortizonike, per shembull); • DI-ABETI I SHKAKTUAR NGA DISA SËMUNDJE TË PANKREASIT. Si shfaqet diabeti Këto çrregullime janë të pranishme mbi të gjitha në diabetin e tipit 1 dhe shfaqen papritmas. Simp-tomat e diabetit janë rezultat i tepricës së glukozës (glicemi e lartë). Çrreg-ullimet më të rëndësishme në rastin e diabetit mund të jenë: URINIM I SHPESHTË LODHJE SHTIM I ET-JES DOBËSIM ÇRREGULLIME TË TË PARIT Në të kundërt, në di-abetin e tipit 2 këto shqetësime nuk janë të pranishme apo janë të rralla dhe sëmundja shfaqet ngadalë, përg-jatë shumë viteve. Në fakt, diabeti i tipit 2 shpesh zbulohet në mënyrë të rastësishme. Disa faktorë mund të fa-vorizojne fillimin e diabetit te tipit 2, në veçanti: Pra, diabeti i tipit 2 varet si nga shkaqe të jashtme (të ushqyerit e gabuar, ushtrim fizik i paket), ash-tu edhe nga faktorë të brendshëm të organizmit (predispozita gjenetike). Faktorët e rrezikut për diabetin e tipit 2 MBIPESHA MUNGESA E AKTIV-ITETIT FIZIK MOSHA ANAMN-

EZA FAMILJARE raste me diabet të tipit 2 në familje TENSIONI I LARTË SHTATZËNIA nëse ka pasur dia-bet gjatë shtatzënisë ETNIA Kanë një rrezik më të lartë për diabetin e tipit 2 personat që i përkasin grupeve të cak-tuara etnike (aziatikët, vendasit amer-ikanoveriorë, popullsitë e Amerikës Qendrore dhe asaj të Jugut, të ga-dishullit indian, vendasit e ishujve të Paqësorit, afro-amerikanët) Gjithse-si, në qoftë se ndërhyhet me faktorët që lidhen me mënyrën e jetesës, dia-beti i tipit 2 mund të shmanget ose të largohet në kohë. Diabeti, për shkak të glicemisë së çrregulluar, mund të dëmtojë trupin tonë. Zemra, vesh-kat, qarkullimi i gjakut në trurit dhe në këmbë, sikurse dhe sytë, mund të pësojnë dëme apo keqfunksionim për shkak të teprisë së glukozës. Mjeki-mi i diabetit duhet të përpiqet të mba-jë nën kontroll gliceminë, sikurse du-het të përfshijë kontrollin e gjithë atyre faktorëve që mund të dëmtojnë trupin tone. • Perveç mbajtjes nen kontroll te glicemisë, duhet të mos pihet duhan, të kontrollohet tensioni i gjakut dhe

kolesteroli. Mjeku do të të ndihmo-jë në këtë. Të kesh një stil të duhur je-tese eshte gjeja me e mire sepse fitohen shprehi të një sjelljeje të mirë, që me kalimin e kohës do të shndërrohen në një investim mbi shëndetin e vet. Një mjekim i vemendshem mund te kufizo-jë dëmet e diabetit. Në të njëjtën kohë, do të jetë e nevojshme t’i nënshtrohesh kontrolleve periodike p.sh të zemrës, syve dhe këmbëve

Kura me kanellë kundër diabetit – Si e mban nën kontroll sheqerin në gjak

Kanella është një erëz e shkëlqyer për shëndetin e njeriut dhe veçanërisht për diabetikët.Ajo ndihmon në ul-jen e nivelit të sheqerit në gjak, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj in-sulinës (sa më e madhe të jetë nd-jeshmëria ndaj insulinës, aq më pak sasi insulinë kërkon trupi), pen-gon luhatjet e glukozës në gjak, Kanella bëhet kështu një erëz e do-mosdoshme për njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 2.Kjo sëmundje kom-promenton mënyrën se si organizmi i kundërpërgjigjet hormonit të insu-linës.Për pasojë, metabolizimi i kar-bohidrateve bëhet anormal ndërkohë që nivelet e glukozës në gjak rriten.Sipas ekspertëve, të cilëve u refero-het AgroWeb.org kanella mund të im-itojë insulinën dhe të përmirësojë nd-jeshmërinë ndaj këtij hormoni.Qelizat i përgjigjen më mirë insulinës dhe trans-porti i glukozës është më i lehtë.Kë-sisoj, kanella është një kurë natyrale jo vetëm për diabetikët por edhe për njerezit e prekur nga faza fillestare e sëmundjes.Shkencëtarët shpjegojnë se pas ngrënies së ushqimit, sidomos të karbohidrateve, nivelet e sheqerit në gjak rriten ndjeshëm.Luhatjet në nive-lin e sheqerit në gjak rrisin rrezikun e diabetit dhe stresit oksidues.Kon-sumi i kanellës bashkë me ushqimet e pasura me karbohidrate mund të ngadalësojë ritmin e zbrazjes së sto-makut nga ushqimi.

Diabeti dhe disa kura qe mbajne nen kontroll sheqerin

Mjeku italian: Koronavirusi mund të zhduket pa vaksinë, ja pse po bëhet më pak vdekjeprurës

Koronavirusi, dikur “tigër agre-siv”, tashmë është dobësuar dhe po bëhet një sëmundje si një mace e egër, kështu pretendon mjeku ital-ian, Matteo Bassetti.

Bassetti, i cili eshte shefi i se-mundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm të San Martinos në Genova, thotë se është i bindur që virusi po “ndryshon shkallën e agresivitetit” dhe pacientët tani po u mbijetojnë infeksioneve që vet vi-

rusi i kishte pasur ne fillim te pan-demise, percjell Telegrafi. Dhe nese dobësimi i virusit është i vërtetë, COVID-19 mund të zhdukej pa pasur nevojë për një vaksinë, pre-tendoi Bassetti.

Ai disa herë kishte përsëritur që pacientët e infektuar me COV-ID-19 në Itali, tashmë janë shumë me mire se sa qe ishin ne fillim te pandemisë.Matteo Bassetti, shef i sëmundjeve infektive në Spitalin

e Përgjithshëm të San Martinos në Genova.

Bassetti sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të një ndryshimi gjene-tik në virus duke e bërë atë më pak vdekjeprurës, për shkak të avancimit të trajtimeve ose për shkak se njerëzit nuk po infektohen kaq shumë për shkak të distancës sociale.

Ai thotë se virusi mund të zh-duket vet.“Virusi gjatë muajit mars dhe prill ishte si një ‘tigër agresiv’,

por tani është si një mace e egër. Edhe pacientët e moshës 80 ose 90 vjeç që po trajtohen nga COVID-19 po marri vetë frymë. Të njëjtët pa-cientë do të kishin vdekur në dy ose tre ditë më herët”, thotë ai.

Italia ishte një nga vendet më të goditura në botë gjatë fazave të hershme të pandemisë dhe tani ka regjistruar më shumë se 238 mijë raste pozitive me mbi 34 mijë vdekje.

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë, 23 qershor 2020 11

Çdo vit, mijëra njerëz në botë vendosin të heqin dorë nga mishi dhe produkett shtazore për të zbuluar ne befasi te plote perfitime të mëdha shëndetësore në organ-izëm. Pavarësisht se mishi i kuq of-ron proteinë, ai mund të zëvendëso-het shumë mirë me produkte bazore të cilat kanë proteinë që i bën mirë metabolizmit dhe tretjes.

Rënia nga peshaStudimet të cilave u referohet

AgroWeb.org thonë se njerëzit që ndjekin një dietë vegjetariane kanë një rënie të peshës që arrin deri në 4 kilogramë. Konsumi i bollshëm i frutave, perimeve, drithërave të plo-ta dhe legumeve e bën rënien nga pesha më të lehtë, ndërsa mishi i kuq më të vështirë.Kolesteroli

Pas heqjes dorë nga mishi i kuq, njeriu mund të vërejë një rënie të nivelit të kolesterolit në gjak. Kjo është një gjë shumë e mirë sepse përmirëson shëndetin kardiovasku-lar i cili ka nevojë për shumë ush-qyes që ofrohen nga burimet e tjera ushqimore jo-shtazore.Stomaku

Stomaku i një personi që nuk ha mish është më i pastër. Shumi-ca e produkteve shtazore vijnë nga shtazë që janë ngopur me hormone

dhe antibiotikë, ndërkohë perimet dhe frutat ofrojne shume fiber dhe antioksidantë që e mbajnë stoma-kun në gjendje shumë të mirë dhe eliminojnë patogjenët e rrezikshëm.Lëkura

Nje tretje e mire reflektohet ne fytyre. Kete e konfirmojne eksper-tët, sipas të cilëve, njerëzit që hanë ushqime me bazë bimore kanë më shumë shkëlqim rinor në lëkurën e tyre dhe më pak puçra. Fibra, an-tioksidantët dhe mineralet ndih-mojnë në pastrimin dhe shëndetin e lëkurës.Gazrat

Rritja e befte e sasise se fibres mund të shkaktojë fryrje dhe gazra. Ekspertët rekomandojnë që he-qja dorë nga mishi dhe zëvendësi-mi i tij me produkte bimore të bëhet në mënyrë të ngadaltë por të qënd-rueshme.Sëmundjet

Duke supozuar që njeriu heq dorë nga mishi por e zëvendëson atë me ushqime të shëndetshme dhe jo të përpunuara, organizmi ës-htë më i mbrojtur prej sëmundjeve të zemrës dhe disa tumoreve. Ek-spertët thonë se ky rrezik i ulur ndaj këtyre sëmundjeve i atribuohet pra-nisë së lartë që një njeri duhet të kete ne organizem te fibres dhe an-tioksidantëve

Çfarë i ndodh trupit kur heqim dorë nga mishi

Niseshteja konsidero-het si pluhuri më prak-tik për amvisat.Ajo është përdorur nga

qytetërime të ndryshme, jo vetëm në përgatitjen e produkteve koz-metike por edhe për ngjitjen e gjërave të thyera.

Niseshteja si lëndë trashëseNiseshten mund ta përdorni

për trashjen e salcave, supave apo lëngjeve të ndryshme të mishit.Kur jeni duke gatuar një të tillë, thjesht shtoni pak niseshte të tre-tur në ujë dhe ushqimi do të ketë trashësinë e duhur.

Për një omletë të shkrifët Nise-shteja e misrit e bën omletën shumë të shkrifët. Mjafton të për-zieni çerekun e një luge çaji nise-shte me vezën dhe ta gatuani.

Niseshteja kundër irritimeve të lëkurës

Niseshteja e misrit qetëson lëkurën sidomos nëse jeni djegur nga dielli.

Përzieni tre lugë gjelle me niseshte në një gotë ujë të ftohtë dhe pastën e krijuar aplikojeni në lëkurë.

Pasi të jetë tharë, shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Niseshteja si deodorant

Kjo pudër është shumë e mirë në përthithjen e lagështisë.

Përziejeni me sodë buke dhe pak vaj arre kokosi dhe kështu keni krijuar një deodorant natyral kundër djersës.

Për heqjen e njollave të vajitHidhni niseshte misri mbi

njollën e vajit. Në një orë ajo do të përthithë yndyrën dhe do të lehtëso-jë pastrimin përfundimtar të njollës.

Për zbërthimin e nyjeveNëse po përpiqeni të zgjidhni

një nyje të lidhur fort, atëherë për-dorni niseshten. Ajo do të lehtëso-je çlirimin e fibrave dhe zberthimin e tyre.

Për ngjyrosjen e thonjveNëse ju pëlqejnë ngjyrat mat pa

shkëlqim të manikyrit atëherë për-ziejeni niseshten me manikyrin në një enë të vogël dhe më pas apliko-jeni menjëherë në thonj.

Niseshtja për pastrimin e lodrave prej pellushi

Vendosini lodrat në një qese le-tre, hidhni niseshte, mbylleni qesen dhe shkundeni 2-3 herë.

Mbajeni mbyllur për gjithë natën dhe të nesërmen shkundeni në ballkon me gjithë papastërtitë.

Niseshteja si shampo e thatëShampoja e thatë është shumë

e mirë kur nuk keni kohë për një larje të zakonshme.

Bashkoni niseshten me vaj roz-marine dhe përdorni një furçë për ta vendosur në pjesën e rrënjëve. Ose mund ta përdorni edhe më vete e me pas krihni floket mire.

Niseshteja kundër pickimit të insekteve

Përzieni tre lugë gjelle me niseshte me ujë të ftohtë dhe pastën e formuar vendoseni në zonën e prekur nga insektet. Kru-arja do të largohet menjëherë.

Niseshtja për të gjallëruar li-brat e vjetër

Me kalimin e viteve, librat mbajnë erë myku e cila mund të largohet me pak niseshte.

Niseshtja për pastrimin e arg-jendurinave

Përziejeni pak niseshte me nje gotë ujë dhe me masën e krijuar fërkoni enët, lugët dhe pirunjtë.

Pas tharjes, përdorni një napë të pastër për të hequr mbetjet.

Niseshteja për larjen e xhamave

Kombinoni pak uthull, ujë dhe niseshte dhe me këtë masë lani xhamat e shtëpisë. Më pas, fshi-jini xhamat me një copë të pastër pambuku

Përdorimet e veçanta të niseshtesë

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë 23 qershor 202012 •

Kulturë

Vëzhgim/Analizë: Prej disa javësh, e gjithë politika, shoqëria civile, por edhe profesorë e akademikë e njerëz të artit e kulturës janë përfshirë në një debat për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe pikëpyetjet nëse kjo godinë 81-vjeçare ishte apo jo pjesë e trashëgimisë kulturore. Por, i gjithë ky debat i përqendruar në Tiranë, ka lënë në harresë degradimin e monumenteve shekullore të kulturës në qytetet e vogla të vendit, për të cilat qeveritë njëra pas tjetrës as që janë kujtuar ndër vite. Porta Vendore bëri një vëzhgim për monumentet e kulturës në disa qytete të Shqipërisë së Mesme…

Çfarë po ndodh me Trashëgiminë në Shqipëri?!Denoncimi: Monumentet e kulturës në qytetet e vogla drejt degradimit

Prej disa javësh, e gjithë politika, shoqëria civile, por edhe profesorë e akademikë e njerëz të artit e kulturës janë përfshirë

në një debat për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe pikëpyetjet nëse kjo godinë 81-vjeçare ishte apo jo pjesë e trashëgimisë kulturore. Por, i gjithë ky debat i përqendruar në Ti-ranë, ka lënë në harresë degradimin e monumenteve shekullore të kulturës në qytetet e vogla të vendit, për të cilat qeveritë njëra pas tjetrës as që janë kujtuar ndër vite. Porta Vendore bëri një vëzhgim për monumentet e kulturës në disa qytete të Shqipërisë së Mesme dhe ajo që konstatoi është mungesa e investimit si nga bashkitë ashtu edhe nga qeveria, që mund të rrezikojë këto trashëgimi shekullore të kulturës sonë.

Kalaja e PeqinitKjo që shihni në foto është kalaja e

Peqinit, një qytet i vjetër vetëm 1 orë larg Tiranës (ku gëlon debati për teat-rin) ku siç shihet ky monument kulture është kthyer në një vend ku hidhen plehrat, ‘parkohen’ kuajt dhe makinat.

Themelet e kalasë së Peqinit mendohet se i përkasin periudhës ro-make, në kohën e ndërtimit të rrugës “Egnatia” dhe më pas është rikon-struktuar edhe gjatë pushtimit turk. Muret e kalasë, që mban edhe emrin e vendbanimit ilir të Klodianës kanë pasur një lartësi prej rreth 12 metrash. Pra është një monument kulture shek-ullor, por banorët e këtij qyteti thonë se asnjëherë nuk është restauruar.

Kujtimi 67-vjeçar, i cili ka lindur dhe jetuar gjithë jetën në Peqin, thotë për Portën Vendore se nuk mban mend që shteti ta ketë restau-ruar ndonjëherë kalanë e këtij qyteti.

“Shiko kjo kala nuk ka qenë gjithmonë kështu. Njëherë e një kohe njerëzit bënin aktivitete këtu. Nxënësit e shkollave zhvillonin piknikë, ose aktivitete të ndryshme. Por tani është degraduar. Për fat të keq asnjëherë nuk është investuar. Nuk ka ardhur asnjë nga qeveria që ta shohë nëse ka nevojë për mereme-tim se janë mure shumë të vjetra dhe kanë nevojë herë pas herë që

të përforcohen. Por edhe të shihet mundësia që kjo kala t’i kthehet qytetit në plot kuptimin e fjalës. Të kthehet në një vend atraksioni për qytetarët”, shprehet Kujtimi.

Edhe Jolanda kujton se kur ishte nxënëse shkolle vinin shpesh në kala dhe organizonin lojëra popullore ose piknikë. “Tani është kthyer si vend ku bëhet pazar, e hidhen plehra. Por më parë ka kam qenë e vogël ne vinim shpesh këtej dhe organizoheshin ak-tivitete shkollore. Bashkia dhe qeveria duhet ta rregullojnë, ta bëjnë si park siç kanë qytetet e mëdha, të kujtohen edhe për ne”, thotë ajo gjithë indinjatë.

Porta Vendore u interesua pranë Bashkisë së Peqinit dhe përgjigja që mori është se kjo bashki bën vetëm

pastrimin e kalasë, dhe për shkak se ky objekt është monument kulture është Ministria e Kulturës ajo që merret me restaurimin. Por pavarë-sisht kërkesave të përsëritura prej më shumë se 20 vitesh, nuk është bërë asnjë lloj investimi në këtë kala.

“Përsa i përket rehabilitimit të Kalasë së Peqinit , e cila është një nga më të lashtat në Shqipëri, ne nuk disponojmë projekt për të. Ky objekt është pjesë e trashëgimisë kulturore e administruar nga Instituti i Monu-menteve të Kulturës dhe pothuajse përreth 20 vjet në këtë objekt nuk është kryer asnjë lloj investimi nga ky institucion. Nga ana jone herë pas here kryhet pastrimi i brendshëm nga barërat dhe ndotjet”, bën të ditur

Bashkia e Peqinit. Porta Vendore u interesua pranë ministrisë së Kul-turës dhe përgjigja që na erdhi nga Instituti i Monumenteve të Kulturës pohon se Kalaja e Peqinit është një objekt në risk, ndërsa bën të ditur se ka një projekt të miratuar për restau-rimin e saj që në vitin 2013.

“Projekt ‘Gërmim arkeologjik dhe restaurimi i kalasë së Peqinit’ miratuar me Vendim KKR Nr. 20 datë 10.05.2013, hartuar nga IMK”, shprehet Instituti i Monumenteve të Kulturës, i cili shton më tej se “IKTK është i gatshëm për bashkëpunim me cilindo institucion apo palë të treta që ofron kontribut për mbrojtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kultu-rore”. Por Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk sqaron më tej se përse ekziston projekti që në vitin 2013, dhe që nga ai vit e deri më sot ky projekt nuk është zbatuar.

Gradishta e BelshitAshtu si Peqini, Bashkia e Belshit

ka në mbrojtje të saj disa monumente të kulturës, siç është Gradishta e Belshit që dikur mbante popullsi të fisit ilir të Parthinëve. Në Gradishtë është gjetur varri i një princi Ilir, i quajtur Princi i Belshit. Princi ishte varrosur me nderime të mëdha rreth viti 350 para Krishtit, me rreth 70 objekte arkeologjike, që sot gjenden të ekspozuara në muzeun historik të lashtësisë dhe antikitetit të landit të Austrisë së sipërme në Asparm. Gjithashtu, në Gradishtë, nga gërmi-met arkeologjike janë gjendur edhe shumë objekte të tjera balte, portrete të ndryshme në terrakotë si dhe enë për pije me figurën e Afërditës etj. Faltorja e Afërditës ndodhet jo larg liqenit të Seferanit, në të cilin hid-heshin enë, terrakota si dhurata për perëndinë në ushtrimin e kultit të saj. Qeramika me kokën e Afërditës zinte vend të veçantë në kultin e banorëve të qytetit ilir të Belshit.

Porta Vendore u interesua pranë Bashkisë së Belshit dhe ata pohuan njëlloj si Bashkia e Peqinit se nuk kanë marrë asnjë investim nga ana e Ministrisë së Kulturës për restaurim-in e disa monumenteve që ndodhen në këtë bashki.

Por, për banorët e Belshit, Mali i Gradishtës është vend ku njerëzit mblidhen dhe organizojnë piknikë. “Mali i Gradishtës është shumë i lashtë, dhe dikur ka qenë qytet i kohës së ilirëve thonë. Madje këtu ka pasur edhe kala. Po të gërmohet mund të dalin gurë të mëdhenj që tregojnë se ka pasur kala. Vijmë shpesh këtu, organizojnë piknikë, për ditën e verës, apo ditën e balonave”, thotë Armandi një banor i zonës. Në Belsh gjithashtu gjenden rrënojat antike në Pellaz të Uruçajve, Kisha mbi çezmën e Belshit si dhe Tumat në perëndim të Kajanit. “Deri më sot këto monumente kulture s’kanë mar-rë asnjë lloj investimi për restaurimin dhe mbrojtjen e tyre. Nuk ka projekte as nga ana e Ministrisë së Kulturës për financimin e këtyre monument-eve”, thotë për Portën Vendore në një përgjigje zyrtare të kërkesës për informacion, Bashkia e Belshit.

Ura e Kamares në LibrazhdBashkia e Librazhdit pohon se

në këtë qytet, monument kulture i veçantë është Ura e Kamares. Kjo është një urë mbi lumin Shkumbin që ndodhet në fshatin Mirakë të Li-brazhdit. Ajo është ndërtuar rreth vitit 1600 dhe është një urë strategjike, pasi ndodhet në një degëzim të udhës antike Egnatia. Edhe Instituti i Mon-umenteve të Kulturës pohon se Ura e Kamarës është në listën e objekteve të shpallur në risk për të cilën IMK ka të hartuar një projekt restaurimi që në vitin 2018. “Projekt ‘Restaurimi i Urës së Kamarës’ Fshati Mirakë, Polis, Librazhd, miratuar me Vendim KKR nr. 269 datë 31.5.2018, hartuar nga IMK”, njofton IMK, pa bërë të ditur se kur do zbatohet ky projekt. Gjithashtu Bashkia e Librazh-dit njofton se që prej vitit 1997, muzeumi i qytetit është mbyllur dhe që prej asaj kohe vijon të jetë ende i mbyllur, pasi godina është e degrad-uar dhe përbën rrezik për banorët.

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë 23 qershor 2020 13•

Kulturë

“Muzeumi i qytetit që deri në vitin 1997, ka qenë plotësisht funksional, por ngjarjet e asaj kohe shkaktuan dëme në godinë. Gjithashtu, amor-tizimi i vazhdueshëm e kushtet fizike goxha të rënduara gjatë viteve, bënë që muzeu të mbyllej provizorisht, pasi nuk mund të rrezikohej siguria e vizitorëve dhe e materialeve. Nga muzeu, janë magazinuar mbi 800 ar-tikuj etnografikë të llojit tekstile (ve-shje tradicionale), punime në metal, në gur dhe dru, relike të ndryshme. Bashkia Librazhd, në bashkëpunim me instancat përkatëse dhe Minis-trinë, kanë hartuar projekte afatgjata për rehabilitimin dhe rikonstruk-sionin e këtyre trashëgimive dhe po punojnë me qëllim përthithjen e investimeve cilësore, që këto pasuri të ruajnë vlerat historike , duke men-duar dhe për brezat e ardhshëm”, njofton Bashkia e Librazhdit.

Elbasani, me 133 monumente kulture

Bashkia e Elbasanit refuzoi të kthejë një përgjigje për interesimin e Portën Vendore për masat e mar-ra për monumentet e kulturës në këtë qytetet. Pavarësisht debatit që gëlon në Tiranë për monumentet e Kulturës, në Elbasan duket që kjo është një çështje larg vëmendjes së institucioneve. Megjithëse Instituti i Monumenteve të Kulturës ka të listuara si objekte risku një sërë monumente kulture në Elbasan, siç është Kalaja e qytetit, Bazilika Pelokristiane, Kisha e Shën Premtes Valsh, këmbët e urës antike, etj. Si-pas IMK në qarkun e Elbasanit janë jo pak por 133 objekte të shpallura monumente kulture, për të cilat IMK ka miratuar projekte për restaurimin e tyre. “Qarku i Elbasanit në të cilën përfshihen 7 (shtatë) bashki (Belsh, Cërrik, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Prrenjas, Peqin) ka të shpallura 133 objekte me status monument kulture kategoria e I-rë dhe e II-të. Drejtoria

Rajonale e Trashëgimisë Kulturore përgjegjëse harton dhe përditëson kartelat e pasurive kulturore për objektet nën administrimin territo-rial të saj. Në këto kartela paraqitet dhe gjendja e monumentit dhe mbi bazën e tyre përditësohet dhe lista e monumenteve në risk”, thanë zyrtarët e Instituti i Monumenteve të Kulturës për Portën Vendore.

Megjithatë e pyetur nga Porta Ven-dore, Drejtoria e Trashëgimisë Kul-turore nuk ka një numër të turistëve që kanë vizituar këto monumente në nivel qarku ose në qytetin e Elbasanit gjatë vitit 2019. “Në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe një grup pune të ngritur enkas për këtë qëllim po punohet për hartimin e një studimi për rijetëzimin e Kalasë së qytetit Elbasan dhe të Monumenteve të rëndësishme të ndodhura në këtë lagje dhe përreth saj. Një tjetër projekt i rëndësishëm të cilin e kemi nisur vitin e kaluar dhe është në proces, është dhe hartimi i projektit të Sinjalistikës Turistike të Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Elbasan. Ky projekt ka disa partnerë shqiptare dhe franceze ku përfshihet dhe D.R.T.K. Korçë – Sektori Elba-san. Me qellim rivitalizimin e Monu-menteve të Kulturës është përgatitur dhe një plan pune për organizimin e aktiviteteve me karakter kulturor, artistik dhe edukativ në ambientet e Monumenteve të Kulturës. Këto ak-tivitete janë zhvilluar dhe do të vijojnë të zhvillohen gjatë të gjithë vitit në bashkëpunim me partnerë si: Bash-kia Elbasan, ZA Elbasan, Shkolla të ndryshme të qytetit, Muzeu Etnografik

Elbasan, Biblioteka publike “Qemal Baholli”, etj”, thuhet në përgjigjen e D.R.T.K. Korçë, sektori Elbasan.

GramshiNë territorin e Bashkisë Gramsh

ka në total 9 monumente kulture ku ndër më të spikaturat janë : Fortifiki-mi Mesjetar, Kalaja e Galigatit, Kal-aja e Grabovës së Poshtme, Kalaja e Irmajt, Kisha e Shën Kollit (Grabovë e Sipërme) etj. Megjithatë ato janë pak të aksesueshme për shkak të ter-renit të vështirë kodrino-malor si dhe bimësisë që në shumicën e rasteve e bëjnë të pamundur depërtimin në këto site kulturore e arkeologjike. Ndërsa Bashkia Gramsh e pyetur nga Porta Vendore mbi masat që ka ndërmarr ose do të ndërmarrë për shpërfaqjen e këtyre monumenteve të kategorisë së parë, nuk dha një përgjigje lidhur me sa më sipër.

Porta Vendore kërkoi një prononcim mbi masat e marra për pastrimin e hapësirave të këtyre monumenteve edhe nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, për qarkun Elbasan tha se: “Të gjithë monumentet e shpallura janë me rëndësi të jashtëzakonshme për trashëgiminë tonë materiale dhe për këtë arsye të gjithë mbet-en në vëmendjen dhe kujdesin e D.R.T.K.Korçë, por në mënyrë të veçante rëndësi i kemi kushtuar mon-umenteve të vizitueshëm dhe atyre në risk dëmtimi apo shembjeje. Për ri-jetëzimin e Monumenteve të Kulturës është i rëndësishëm dhe përmirësimi i gjendjes fizike të këtyre objekteve, si

mirëmbajtja, konservimi dhe restau-rimi i tyre. Për këtë arsye institucioni ynë ka hartuar një liste-risku për vitin 2019, duke klasifikuar monumentet sipas gjendjes së tyre aktuale fizike”, tha në shkresën zyrtare D.R.T.K.Ko-rçë-Sektori Elbasan, ndërsa thekson se pas periudhës së pandemisë po vijon puna me pastrimet e monu-menteve sipas planifikimit vjetor. “Këtu përfshihen monumente të vizitueshëm dhe jo të vizitueshëm. Gjatë pastrimit sipërfaqet e territor-eve të monumenteve trajtohen dhe me herbicide për vegjetacionin”. Por shumica e arkeologëve janë në një mendje kur flitet për pluhurin e harresës që këto monumente kulture kanë zënë. Ndërsa sipas tyre edhe kur ndodh ndonjë restaurim tek-tuk ai bëhet shkel e shko. “Janë disa monumente në qarkun e Elbasanit, siç është kalaja e Elbasanit, kalaja e Peqinit, rruga Egnatia. Të gjitha këto janë lënë në harresë. Vetëm 10 minuta larg Elbasanit në Shelcan ndodhet një kishë që është pikturuar nga Onufri. Këta e kanë lyer me gëlqere dhe kur bie shi i del boja. S’e nuk bëhet ashtu restaurimi”, tha arkeologu Neritan Ceka për Portën Vendore duke numëruar kështu një sërë monumentesh të tjera, ku sipas tij ato që rezultojnë si më interesantet janë monumentet që përfshijnë zonën e Peqinit dhe të Elbasanit.

“Është edhe kisha në Valas që është prapë e Onufrit. Është rruga Egnatia që kalon nga Peqini dhe për të fatkeqësisht nuk ka asnjë studim, jo më ti vihet në përdorim të turistëve. Zona e Peqinit dhe e Elbasanit është një nga më të pastudiuarat në Shqipëri. Rruga Egnatia është shumë e rëndësishme, nuk ka njeri në Europë që nuk e njeh. Duhet të mirëmbahen urat e vjetra që janë pjesë traseje. Siç është stacioni i vijës Egnatia që ne e kemi zbuluar bashkë me Lazër Papajanin që e kemi restauruar. Por që tani nuk është vënë më dorë”, vijon Ceka.

Arkeologu Ceka vë theksin tek harresa që ka kapluar këto monu-mente, qofshin këto edhe të katego-risë së parë, ose shumë të njohura si kalaja e Elbasanit etj. “Kurrkund nuk është vënë dorë në monumentet e kulturës. Kudo që të shkosh. Në Elbasan brenda kalasë s’kanë vënë dorë. Aty është një kishë me mozaik ashtu është lënë. Vetë lagja kala është një thesar brenda. Tani po prishen të gjitha banesat e vjetra. Nuk ka asnjë projekt, asnjë plan rregullues. Por po

bien shtëpitë, janë braktisur. Elbasani është jashtë çdo plani të ministrisë. Gjëja e parë është që ministria nuk duhet të mbajë asgjë në dorë. Kjo ndodh se ministria i mban këto për tendera, në vend që të gjitha paratë që ka për monumentet në vend t’ia kalojë institutit të monumenteve ku ka pasur një traditë të arkitektëve shumë të mirë, të cilët studionin dhe bënin projektet përkatëse. Kishim edhe dre-jtoritë rajonale që kishin specialistë që ndërhynin. Peqinin e mbulonte atelieja e Tiranës dhe instituti i monumenteve. Tani e mbulon ministria me tendera. Kështu që nuk i vjen radha kurrë. Për shembull kalaja e Peqinit do donte 1 milion a 2 milionë lekë të vjetra që të rregullohen gjërat kryesore. Por ministria pret që të shkojë fondi tek 100 milionshi se po qe më vogël s’kanë më para për vete”, vijon ai, teksa sugjeron që monumentet duhet të kalojnë në administrimin e pushtetit vendor. “Një pjesë e monumenteve duhet t’i kalohet pushtetit vendor. Pra të jenë asete të pushtetit vendor. Për shembull kalaja e Peqinit nuk duhet të mbahet nga Tirana. Duhet ti dorëzohet bashkisë dhe bashkia duhet ta përdorë. Ta përfshijë në planin saj. T’i gjej një funksion, jo në kuptimin ta bëjë restorant apo pallat, por ta bëjë vend të vizitueshëm. Ka modele të ndryshme. Kjo është zgjidhja”, përfundon arkeo-logu Neritan Ceka për Portën Vendore.

Ndërsa Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, për qarkun Elbasan tha se janë disa projekte në vazhdën e realizimit, të tilla si: “Gjatë kësaj periudhe që nga fillimi i vitit 2020 deri tani, megjithë izolimin për shkak të pandemisë Covid-19, specialistët e Sektorit Elbasan kanë hartuar projektet e mirëmbajtjes, konsolidimit dhe restaurimit për disa monumente të planifikuara si: Muzeu Etnografik (restaurim i plotë), Kisha e Shën Marisë në Kala (restaurimi i podeve prej druri), Çezmat e Moisi Golemit në Bërzeshtë (restaurimi i plotë), Rilevimi dhe hartimi i projektit të Banesës së Staf Nikollë Papa-janit në Kala (restaurimi i plotë). Krahas projekteve të hartuara nga D.R.T.K.Korçë – Sektori Elbasan, janë hartuar dhe miratuar dhe një sërë projektesh nga specialistet e Institutit Kombëtar të Trashegimise Kulturore si: restaurimi i Urës se Kamares – Librazhd, Restaurimi i Urës Mesjetare të Gurit në Grabovën e sipërme, Gramsh, ringritja dhe restaurimi i banesës së Xhevdet Tomës, Orenjë – Librazhd, Banesa ku u mbajt Konferenca e Labinotit, në Labinot-Mal, Bazilika Paleokris-tiane në qendër të qytetit, Restaurimi i pikturave murale në Kishën e Shën Kollit në Shelcan, Stacioni Romak Ad Quintum në Bradashesh, etj”, thuhet në përgjigjen zyrtare të këtij institucioni drejtuar Portës Vendore.

Eljona Ballhysa/ Porta VendoreKalaja e Peqinit në gjendje të amortizuarKalaja e Peqinit në gjendje të amortizuar

Kalaja e Peqinit në gjendje të amortizuarKalaja e Peqinit në gjendje të amortizuar

Kalaja e Peqinit në gjendje të amortizuarKalaja e Peqinit në gjendje të amortizuar

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë 23 qershor 202014 •

Dossier

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga “Ideart”, sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Ti-ranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe nji-hte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

Si e zëvendësoi Enveri krizën ekono-mike shkaktuar nga BS-ja me ndi-hmën e Kinës?

Kur nisi zbatimi praktik i parim-it „mbështetje në forcat tona“? Cilat

ishin tre postulatet e vendosura nga Enveri? Në skenën politike të PPSH hyn udhëheqësi kinez, Mao Ce Duni. Cilat ishin porositë e tij për ko-munistët shqiptarë?

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga “Ideart“, sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim volu-minoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirno-va ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe an-glishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fil-lim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të nda-het më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, al-banologe dhe përkthyese, që është një nga au-toret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me ar-gumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot. Kënd-vështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet his-torike më kulmore gjatë shekullit XX-të.

* * *Orientimi për të gjetur rezerva të brendshme

zbuloi dhe një burim: në portet e vendit qenë grumbulluar pajisje importi, të cilat qenë poros-itur nga drejtues ekonomikë të pakujdesshëm. Në kushte e egra të bllokadës, ato shkuan më në fund atje ku duhej.

Me fillimin e lëvrimit të kredive kineze dhe zgjerimit të tregtisë me Kinën, gjendja u përmirësua në mënyrë rrënjësore. Qarkullimi i mallrave midis dy vendeve u rrit 10 herë, kra-hasuar me vitin 1960, ndërsa pesha specifike e Kinës në vëllimin e përgjithshëm të tregtisë së jashtme arriti nga 7% në 55%, duke barazpe-shuar plotësisht largimin e Bashkimit Sovjetik.

Edhe pse treguesit e pesëvjeçarit nuk arri-tën as gjysmën e atyre që qenë planifikuar, për-fundimi i ndërtimit të objekteve industriale të tillë, si kombinati i shkrijes së bakrit në Rubik, hidrocentrali i Shkopetit, ndërmarrjet e indus-trisë së lehtë në Korçë, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, dëshmuan se udha për daljen nga kolapsi ishte gjetur. Propaganda partiake nx-itoi të njoftonte se çarja e “bllokadës imperi-aliste-revizioniste“ ishte kryer dhe, ndonëse Shqipëria vazhdonte të mbetej “një kështjellë e rrethuar”, ndihma e Kinës së madhe garantonte sigurinë e saj ekonomike e politike.

Bashkëpunimi me RPK-në në fushën ekono-mike u shoqërua nga afrimi i mëtejshëm ideologjik. Udhëheqja partiako-shtetërore shqiptare përvetësoi tërë grumbullin e stereotipeve, që Mao Ce Duni dhe pasuesit e tij shpallnin si të vetmet postulate të vërteta të teorisë dhe praktikës socialiste.

Parimi i mbështetjes në forcat e veta u përvetësua nga Tirana, që në zanafillën e af-rimit shqiptaro-kinez, edhe pse në kushtet e Shqipërisë nuk mund të zbatohej praktikisht.

As përmasat e vendit, as burimet natyrore, as niveli i zhillimit ekonomik, nuk siguronin qoftë dhe një nivel të pranueshëm jetese, duke sigu-

ruar gjithçka vetë. Për këtë arsye, që në nëntor të vitit 1961, E.Hoxha bëri një formulim tjetër të variantit shqiptar “të mbështetjes në forcat e veta“. Ai deklaroi se Shqipëria „ka marrë dhe do të marrë nga miqtë dhe vëllezërit e vet të ven-deve socialiste jo lëmoshë, por vetëm ndihmë internacionaliste në kredi dhe do t’i marrë ato në të ardhmen, vetëm nga ato vende socialiste, të cilat do të dëshirojnë ta japin këtë ndihmë. Kështu lindi formulimi i mbështetjes, kryesisht

it social-imperialist të imperalizmit amerikan. Tre postulatet kryesore: “mbështetja në forcat e veta”, teoria e “kështjellës së rrethuar” dhe “dysuperfuqive”, qenë baza ideologjike e politikës së RPSH-së për shumë vite. Bash-kë me risi të tjera që pohonin përparësinë e pakundërshtueshme të stimujve moralo-ide-ologjik ndaj atyre materialeve, ato u vunë në themelin e direktivave për pesëvjeçarin e katërt. Porosia e Mao Ce Dunit, se fitoren në frontin ekonomik mund ta arrijmë vetëm pas arritjes së fitores në frontin ideologjik, u fut në përmbledhjen e citateve, të cilat sipas modelit kinez u bë në libër xhepi për të gjithë anëtarët e partisë. Duke dyshuar se ky formulim në një farë mënyre binte ndesh me teorinë marksiste mbi bazën dhe superkulturën, një prej teoric-ienëve të njohur partiakë shqiptarë nxori këtë përfundim kompromisi: “PPSH-ja, duke pran-uar si parësore ekonominë, vë në plan të parë politikën proletare.

Në tetor të vitit 1965, KQ i PPSH-së dhe Këshilli i Ministrave të RPSH-së iu drejtuan popullit me thirrjen për të diskutuar objektivat e planit të ri, duke thelluar vijën e masave, duke luftuar për revolucionarizimin e mëtejshëm në të gjitha fushat e jetës. Ashtu siç pritej, punonjësit iu përgjigjën, duke premtuar në faqet e revistave dhe gazetave të rritnin rendimentin e punës pa kërkuar investime, të zgjeronin sipërfaqen e drithrave duke hapur toka të reja në zona malore dhe të bënin një kthesë vendimtare në blegtori.

në forcat tona. Ky parim nuk solli asgjë të re në praktikën e zhvillimit ekonomik, sepse në vitet e pesëvjeçarëve të parë programet në fushën e industrisë e të bujqësisë u hartuan nisur nga mundësitë e brendshme të vendit.

Udhëheqësit e PPSH-së u bënë përkrahësit më të vendosur të ideve maoiste. Ata përvetësu-an teorinë e superfuqive, të cilat drejtojnë botën dhe e kanë ndarë atë në sfera influence. Në këtë skemë, Bashkimi Sovjetikt i jepej roli i partner-

Historiania ruse tregonPorositë e Mao Ce Dunit, si i ktheu Enver Hoxha në libra xhepi për komunistët

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë 23 qershor 2020 15•

Diaspora për Shqipërinë e Lirë sensibilizim në PE për trashëgiminë

Grupimi Diaspora për Shqipërinë e Lirë bën të ditur sa vijon: Në përgjigjen e tij ndaj shkresës me datë 5 Qershor, Kryetari i komisionit parlamentar për Mar-

rëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian z. David McAllister na vuri në dijeni se nesër, me datë 22 Qershor, në rendin e ditës të komisionit nën pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale në Shqipëri. Gjithashtu ai vuri në dukje shqetësimin e tij, rreth faktit dhe mënyrës sesi u krye shembja e teatrit dhe nenvizoi se shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën (qeverinë shqiptare).”

Kulturë

Raportimin për festivalin teatror Radar Ost që u zhvillua këtë javë në Berlin, gazeta Berliner Zeitung, një nga më të lexuarat në Berlin, e nis me paragrafë

kushtuar videos së 17 majit që u dërgua nga Tirana si kontribut në këtë festival dhe duke e përfshirë që në titull: Shtatë gra lakuriqe dhe një teatër që nuk është më.

Ja çfarë përshkrimi iu bë: “Fillimisht një shok dhe ulërima me zë të lartë. Ato vijnë nga errësira e Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë, i cili nuk ekziston më sot sepse ai thjesht u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit të këtij viti. Ulërimat vinin nga okupuesit e ndërtesës dhe nga policët që ndërhynë me dhunë që të hapnin rrugën për ekskavatorët, në mënyrë që zemra kulturore e vendit të lironte vend për kulla fitimprurëse për zyra dhe biznese. Prej dy vitesh, një pjesë e madhe e shoqërisë civile shqiptare kanë protestuar kundër shembjes së promovuar nga kryeministri Edi Rama dhe tani ai faktet i realizoi me një sulm të befasishëm. Se sa thellësisht ky veprim shtetëror gati-diktatorial ndërhyn në jetën emocionale të njerëzve të shtangur, se çfarë mund të jetë një ndërtesë teatri për një qytet dhe një vend të tërë, mund të shihet në pamjet tronditëse të një videoje dhjetëminutëshe që aktivistet Lindita Komani dhe Doriana Musai e kapen me telefonat e tyre celularë gjatë aksionit të zhvilluar natën.

Fundjavën e kaluar mund të klikonit në videon e dëshpëruar të realitetit të dhunshëm të Europës në programin digjital të festi-valit të Teatrit gjerman dhe të ndesheshit me kontributin padyshim më ngacmues dhe depërtues të Festivalit Radar Ost, i cili u dig-jitalizua këtë vit në një mënyrë veçanërisht të kujdesshme.” Kjo është dëshmia që ka nisur të bëjë xhiron e botës, në lidhje me ngjarjen e jashtëzakonshme që ndodhi në mëngjesit e herët të 17 majit në Tiranë, ku u shemb në mënyrë barbare nga pushteti Rama-Veliaj. E pashembullt kjo që nga ndodhur në Shqipëri, duke u prishur një objekt kulturor me preten-dime aferash korruptive duke zaptuar pronën publike, për t’jua dhënë privatëve në mënyrë abitrare. Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, politika zëvendëson historinë 81 vjeçare të Teatrit me projektin e danez të Bjarke Ingels, që është bërë qesharake nga gazeta “Politik-en”. Por nuk është e vetmja. Mbarë media botërore, evropiane ka pasur prej një muaji, nga dita e shembjes së teatrit, vëmendjen në Tiranë, çfarë politika ka prodhuar në raportet e saj me pushtetin dhe pasurinë publike, historinë, kulturën dhe artistët. Kjo vëmendje është pasqyruar si në median e shkruar ashtu dhe në televizione, ku video e ngjarjes, që dëshmon momentin e shembjes në orën 4.30 është provë e këtij pushteti.

Por si duket ndjeshmëria e përgjegjësia publike, nuk i përket vetëm një “grushti” qytetarësh dhe artistës vendas, siç mundojnë

Raportimin për festivalin teatror Radar Ost që u zhvillua këtë javë në Berlin, gazeta Berliner Zeitung, një nga më të lexuarat në Berlin, e nis me paragrafë kushtuar videos së 17 majit që u dërgua nga Tirana si kontribut në këtë festival dhe duke e përfshirë që në titull: Shtatë gra lakuriqe dhe një teatër që nuk është më…

Video nga Tirana në BerlinFestivali teatror Radar Ost: Shtatë gra lakuriqe dhe një teatër që nuk është më

ta interpretojnë Rama dhe Veliaj, por dhe qytetarëve dhe artistëve të huaj. Rasti është festivali i Teatrit Radar Os, që siç treguam ka sensibilizuar opinionin e huaj përmes videos disa minutëshe se si u shemb teatri në Tiranë

Ka marrë përmasë tjetër sensibilizimi për shembjen e Teatrit, qoftë edhe përmes protes-tave që po organizojnë aktivistët e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, kur më e fundit duke i qën-druar nismës për “rindërtimin e Teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte”. Përmes projektit “Flash mob” një muaj pas shembjes së Teatrit, janë bashkëlidhur qytetarë nga Milano-Itali, Vjenë dhe Linc-Austri, Londër-Britani e Madhe, Bos-ton-SHBA, Galëay-Irlandë, Coquitlam-British Columbia, Kanada, Tiranë-Shqipëri.

Një muaj pas shembjes së kompleksit të Teatrit Kombëtar, më 17 Qershor 2020 artistë e qytetarë u bënë bashkë në një nismë artis-tike-qytetare flashmob që aktivizon komunitetin shqiptar në diasporë para teatrove kryesorë të qyteteve ku jetojnë dhe në Tiranë, në sheshin e Teatrit para rrethimit të imponuar nga akti barbar i pushtetit mbi kujtesën historike, trashëgiminë kulturore dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Në bazë të nismës së parë flashmob që ndo-dhi në Tiranë, qëndron nisma “Tabula rasa” e shtatë artistëve pamorë shqiptarë dhe italianë, të cilët kanë aktivizuar komunitetin ndërkom-bëtar të mbajë qëndrim artistik mbi shembjen e Teatrit Kombëtar, duke punuar grafikisht mbi gjurmët e ndërtesave të rrafshuara më 17 Maj. Deri më sot 76 artistë (emrat mund t’i lexoni në mbyllje të këtij shkrimi) janë bërë pjesë e kësaj nisme pasqyruar dhe përditësuar rregull-isht në blogun me të njëjtin titull. Artistja Iva Lulashi u koordinua në Milano me miqtë e saj dhe të gjithë dhanë lejen për sjelljen fizike të kësaj nisme në Tiranë, nëpërmjet një mjeti të rëndësishëm që lidh në një: idenë e protestës përmes blogut në internet me punime grafike me atë të banderolës në të cilën rrjedhin 76 grafikat. Vendosur mes tyre qëndron konstati-mi dhe thirrja: Ne ringrejmë Teatrin! L.M.

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E MARTË, 23 QERSHOR 2020 Nr ......2020/06/23  · Parlamenti Evropian i vë “vulën” anti-shtetit të Ramës: Sundon korrupsioni, krimi dhe vjedhja e votave

E martë, 23 qershor 202016

CMYK

PRINTo ME NGJyRA CMyK

Përgjigja e gabuar e pyetjes 14 të testit të gjuhës shqipe dhe letër-sisë të Maturës 2020:

14. Cili ilustrim do t’i ndih-monte më shumë lexuesit të kuptonin një artikull për shpellën më të madhe në botë? 1 pikë

A) Një listë e eksploruesve të shpel-lave. B) Një vizatim i pajisjeve të eksplora-torëve të shpellave. C) Nje grafik i dimensioneve te shpellave më të mëdha në botë. D) Një foto e pamjes së brendshme të shpellës

Sipas Ministrisë të Arsimit përgjigje e saktë është përgjigja “D” : Një foto e pam-jes së brendshme së shpellës!

Pikërisht një përgjigje kryekëput e gabuar. Imagjinoni sesi maturantë që kanë dhënë këtë përgjigje të gabuar kanë mar-rë pikën e kësaj pyetjeje, kurse të tjerë që

mund të kenë dhënë përgjigjen e saktë e kanë humbur atë pikë!

Ky është testi. Privilegjon ata që japin përgjigje të gabuara dhe ndëshkon matur-antët që kanë dhënë përgjigje të drejta.

Imagjinoni tani Turin, a ndonjë bu-dalla, duke dashur te ilustroje rrefimin e tij për shpellën më të madhe në botë!!! Tur speleologun, raftistin, alpinistin, Tur shpellarin që dëshiron të tregojë shpellën... më të madhe në botë!

Formulimi i pyetjes është sa idiot aq edhe i gabuar. Ai që e ka formuluar atë nuk e ka haberin fare nga teknikat e ad-ministrimit të zbulimeve shkencore. Shi-koni budallallikun! Shpellën më të mad-he në botë - thuhet!!! E kush është shpella më e madhe në botë? Shkencëtarët dhe ne njerëzit mund të dimë se cila është shpella më e madhe në botë e zbuluar deri tani për të cilën kemi dijeni, por aspak se cila është shpella më e madhe në botë. Sepse shpella më e madhe në botë nuk është si të pyesësh se cili është avioni më i madh në botë? Mund të ketë shpel-la edhe më të mëdha në... botë, por që ende nuk janë zbuluar. Si mund t’i ilus-trojme rrefimet per to!

Shikoni injorantët se çfarë thonë! Shpella më e madhe në botë, jo në planetin Tokë! Pra, kërkojnë të ilustrojmë edhe shpellën më të madhe duke përfshirë miliarda e miliarda, pa fund galaktika!

Me siguri e kanë bërë testin duke pas-ur temperaturë ose të pirë!

Por, le t’i lemë këto sepse janë meg-

jithatë anësore.Alternativa e parë e përgjigjes A, sig-

urisht është një idiotësi. Për ta hequr atë mjafton te jesh ne klasen e trete te fillores. Eshtë njësoj si të pyesësh dikë: Cila është ëmbëlsira më e mirë në botë? Dhe budallai të të përgjigjet: Kjo varet nga emri i guzhinjerit!!!

Përgjigja e dytë B është edhe më idi-ote, dhe mund të shtrohet vetëm për fëmi-jë e kopshtit, jo për maturantët. Ta zemë : Sa kilometra është diametri i Tokës? Dhe budallai të përgjigjej : Kjo varet nëse di-ametrin në fjalë e përshkruajmë me auto-buz urban apo me biçikletë, pra të varej nga mjeti me të cilin udhëtojmë.

Problemi shtrohet vërtet kur bëhet fjalë për të zgjedhur midis përgjigjes C : Ilus-trimi te behet me grafike te dimensione të shpellave më të mëdha (të zbuluara) në botë (në Tokë) dhe përgjigjes D : apo te behet me ane te nje fotografie, lexojeni mire, vetem “nje” fotografie nga pamjet e brendshme të shpellës!

Le ta lemë idiotësinë e të shprehurit ne shqip allasoj : Fotografi e pamjeve të brendshme të shpellës! Sepse shpel-la paska edhe anët e veta të jashtme, si-kur të ishte ndonjë motel, ose pallat!!! Të brendshmet e shpellës!!! Uaaaauaaaaa! Fotografimi i “pamjeve”... Uaaaaaaaua! Të fotografosh pamjet!!! A dinë shqip këta apo jo? Vete nje fotografi eshte nje pamje e shpellës! Fotografohet shpella, jo pamjet e shpellës. Fotoja është pamje e shpellës.

Lëmsh Turi lëmsh. Prandaj them se

ata pinë raki dëllinje me damixhanat më të mëdha në botë. Ata nuk dinë shqip.

Mjerë maturantët që duhet të kuptojnë këto pyetje dhe përgjigje idiote!

Nejse!Sigurisht përgjigje e saktë është përg-

jigja që Ministria e Arsimit e quan të gabuar. Ilustrimi me grafiqe dimen-sionesh shpellash të mëdha, është përgjig-je e mundshme e saktë, jo me një foto nga “pamjet” e brendshme të shpellës!

Pse?Sepse sikurse ka argumentuar para më

shumë se 2 mijë vjetësh Sokrati, që të dal-losh se një objekt është më i madh apo më i vogël, duhet atë ta krahasosh me të gjithë objektet e tjerë të ngjashëm ose jo. Pra e ilustron mendimin që je në shpellën më të madhe jo duke e fotografuar atë, por duke krahasuar dimensionet e saj me ato të shpellave të tjera.

Mënyrë tjetër për Tur shpellarin nuk ka!

Sigurisht edhe një foto mund të jetë il-ustruese, por jo në funksion të vërtetimit ose demonstrimit të një shpelle si më e madhja në botë, sikurse përcakton pyetja e testit.

Ministria e Arsimit u kërkon matur-antëve të quajnë përgjigje të drejta ato që në fakt janë të gabuara.

Sado e madhe të jetë një shpellë, fo-tografia e saj nuk na jep asgje per te ar-gumentuar se ajo është më e madhja... ne bote. Sepse vetem “nje” fotografi, siç thotë testi, nuk e krahason atë shpellë me

asnjë shpellë tjetër.Aq me shume qe fotografia e shum-

ta na jep disa pamje, por e ka të pamun-dur të na japi të gjitha hapësirat e shpellës. Edhe sikur të jetë foto 360 gradë, ajo nuk mund të japi të gjithë zgavrat ose hapësir-at e ndërlikuara të një shpelle. Kur themi e “madhe” nuk kemi parasysh vetëm sipër-faqen, por kemi parasysh volumin, pra që na kërkon të dimë gjerësinë, lartësinë, gjatësinë e shpellês. Kjo e fundit nuk është një sallë mbledhjesh e Ministrisë, dre-jt, por ka hyrje e dalje që me “një” foto, është e pamundur të dalin në pah. Përmbi te gjitha fotografia, ne nje shpelle te erret, kerkon flashe dhe nuk mat dimensione. Ministria e arsimit a njeh ndonjë aparat fotografik a celular qe fotografon dhe nje kohësisht mat volumin e hapësirës që fo-tografon?

A njeh ndonje aparat fotografik a celu-lar që fotografon, mat dimensionet e volu-mit të hapësirës të shpellës që fotografon, dhe njëherësh bën edhe krahasimin me shpellat që nuk ka fotografuar?

Një maturant serioz, të gjithë matur-antët në fakt, mirë që nuk kanë luajtur mendsh kur kanë lexuar këtë pyetje dhe përgjigjet alternative për të! Me siguri nga mërzia kanë hequr dy përgjigjet e para të mundshme si idiote, dhe pastaj kok›a pil kanë rrumbullakosur njerën nga përgjigjet e mbetura.

Cfarë do të bëjnë shpellarët e Minis-trisë me pikën e gabuar për pyetjen e 14 të testit?

Turi si fotograf shpellash!

Nga Artan Fuga

Nga pikpamja materiale, sit-uata në vendin tonë është përmirësuar shumë. Meg-jithatë, çdo përparim ka

sjellur me vetë edhe disa pasoja të padëshiruara. Për shembull, më ku-jtohet kur një person erdhi këtu në Shqipëri menjëherë pas rënies së ko-munizmit, dhe më tha: “Në Shqipëri nuk mund t’i drejtohesh një të pasuri

dhe t’i thuash: ‘Ndihmoje fqinjin tënd që është i varfër’, sepse nuk ka të pas-ur”. Sot, përkundrazi, shumë shqiptarë janë pasuruar shumë! Por çfarë ka ndodhur? Është rritur shumë hende-ku mes të pasurve dhe të varfërve, dhe shumica e atyre që dymbëdhjetë vjet më parë ishin të varfër, sot janë bërë akoma më të varfër. Kostoja e jetesës ka vazhduar të rritet, ndërsa pa-gat nuk janë rritur në mënyrë të përp-jesëtueshme. Gjithashtu, papunësia është akoma shumë e lartë. Kur erdha në Shqipëri për herë të parë, për një vizitë të shkurtër, në vitin 1993, kam pyetur një profe-sor: “A ndjehet shumë këtu prob-lemi i drogës?” M’u përgjigji: “Dro-ga bëhet problem vetëm kur populli është i pasur dhe ka mundësi ta ble-jë atë. Pra këtu nuk është problem fare”. Por a mund ta themi këtë gjë edhe sot? Sigurisht që jo! Qeveria demokratike në vitet ’90 kishte filluar tashme procesin e privat-

izimit dhe qeveritë e mëvonshme kanë ndjekur të njëjtën politikë. Ky pro-ces ka afruar më tepër Shqipërinë me Evropën Perëndimore, por kjo ka kri-juar probleme të reja, mbi të gjitha për më të varfërit. Për shembull, shumë mjekë dhe mësues kanë kaluar në sek-torë privatë, duke lënë një boshllëk në sektorët publikë, i cili është sektori më pranë për të gjithë, përfshirë të varfrit. Kur kam kaluar për herë të parë Krishtlindjet në Shqipëri, m’u ku-jtua sa shumë, në vendin tim, e qor-tonim popullin tonë mos të kremto-jnë atë festë si viktimë konsumizmi, dhe mendoja se në Shqipëri as kishte nevojë të bëhej fjalë për konsumizem: konsumi i tepërt as që ekzistonte në Shqipëri. Por a mund të mendojmë ashtu sot? Sigurisht që jo! Si vendet e tjera ish-komuniste, e para gjë që ka mësuar nga Evropa perëndimore ishte pikërisht konsumizmi. Amerika-ni Francis Fukuyama deklaroi që eti-ka e konsumimit ishte pushteti i ri për

zgjidhjen e konflikteve ideologjike. Tregjet ishin bërë më tërheqës sesa politikanët; televizori me ngjyra është treguar më i pushtetshëm se Manifes-ti komunist. Kapitalizmi demokratik dhe indi-vidualizmi dalin mbi çdo ideolog-ji. Dhe kete e kemi pare te verifiko-het edhe në Shqipëri. Pak a shumë të gjithë jemi bërë viktima të këtij mentaliteti, një mentalitet që men-don vetëm për të sotmen, sigurisht jo pse është ndriçuar nga fjala e Jezusit: “Mos u shqetësoni për të nesërmen, se çfarë do të hani…”, por sepse është terhequr nga filozofia e Oracios: Car-pe diem (Gëzoju të sotmes) dhe Quid sit futurum cras, fuge quaerere (Mos kërko çfarë do të bëhet me të nesër-men). Konsumizmi është si një ungjill i ri për njeriun e sotëm. Por njeriu du-het të ungjillëzohet me fjalën e Kris-htit, që na kujton se, ndërsa jemi duke ngrënë mirë në një restorant apo në shtëpi, afër nesh është ai i varfëri që

quhet Lazër, që dëshiron “të ngihej me dromcat që bien nga tryeza” jonë! Ende nuk dimë cilat do të jenë pasojat e krizes financiare globale per popul-lin tonë shqiptar veçanërisht pas krizës së koronavirusit. Sigurisht se kjo krizë do të ketë pasoja edhe për vendin tonë. Faktikisht, tashmë ka shkaktuar një rënie të madhe në turizëm si dhe në import dhe eksport. “Skamnorët i keni gjithmonë me ju”, na thotë Jezusi edhe sot. Dhe Kisha Katolike, veçanërisht por jo ekskluz-ivisht nëpërmjet Caritas duhet të dëg-jojë, dhe në fakt dëgjon, britmën e të varfërve, britmën e atij të shkreti që quhet Lazër, i cili po kërkon pak dinjitet. Mund të jetë ai rom kundër të cilit ende ka shumë paragjykime, apo ajo grua që rrihet nga burri i saj, ose ai djalë i hedhur në mes të rrugës për të kërkuar pak lekë për të blerë një copë buke… Kushdo që të jetë, fytyra e tij gjithmonë pasqyron fytyrën e Krishtit, i cili edhe sot thotë: “Isha uritur, e më keni dhënë të ha!”

COVID 19 do lërë pasoja, dëgjoni britmën e të varfërit!

Nga Kryeipeshkvi George Frendo

Komente & Opinione