GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI...

16
SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Drejtuesja e KLGJ-së Paralizimi i shtetit, 33 mijë dosje në pritje në Gjykatën e Lartë “Përsëritësit” Vidhnin miliona nga bizneset dhe bankat në Tiranë, arrestohen dy mashtruesit Gazmend Bardhi PD: Gjyqtarët të shpallin të pavlefshme mandatet e votimeve antiligjore të 30 Qershorit 6 vite dështime Rezultatet skandaloze në Tatime largojnë drejtorin e përgjithshëm 3 muaj nga emërimi Politikë Faqe 5 Aktualitet Faqe 14 Politikë Faqe 2 Ekonomi Faqe 10 CMYK nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN Shtohen të papunët me diplomë/ INSTAT: 14.2%, numri i të diplomuarve profesionistë të papunë Takimi me shefen e misionit të OSBE/ODIHR Kryemadhi i dorëzon Glover-it dosjen me shkeljet e Kushtetutës në votimet e 30 Qershorit “Jam këtu pas një censurimi 10-vjeçar”, Artan Fuga në Kuvend: Reformë për interesa personale Faqe 3 < < 11 DEKLARATAT E ZAEV PD-LSI: Mos distancim dhe vazhdimi i mbështetjes së Ramës për projektin antikombëtar META ME PENDAROSKIN Një muaj i shpërdoruar që nga dekreti për anulimin e 30 Qershorit, duhet zgjidhje gjithpërfshirëse Faqe 4 Faqe 5 Histori & Arkiva Astronauti i katërt që shkeli në Hënë, ka një shpjegim se pse jashtëtokësorët s’kanë ardhur kurrë në Tokë! Datat më të rëndësishme të shekullit të kaluar, nga bomba në Hiroshima te klonimi i deles Dolly

Transcript of GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI...

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

SITUATA NË SHQIPËRI

“Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8

GAZETË E PËRDITSHMEE ENJTE, 11 KORRIK 2019

Nr. 4478, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Drejtuesja e KLGJ-së Paralizimi i shtetit, 33 mijë dosje në pritje në Gjykatën e Lartë

“Përsëritësit”Vidhnin miliona nga bizneset dhe bankat në Tiranë, arrestohen dy mashtruesit

Gazmend BardhiPD: Gjyqtarët të shpallin të pavlefshme mandatet e votimeve antiligjore të 30 Qershorit

6 vite dështimeRezultatet skandaloze në Tatime largojnë drejtorin e përgjithshëm 3 muaj nga emërimi

Politikë Faqe 5

Aktualitet Faqe 14

Politikë Faqe 2

Ekonomi Faqe 10

CMYK

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

Shtohen të papunët me diplomë/ INSTAT: 14.2%, numri i të diplomuarve profesionistë të papunë

Takimi me shefen e misionit të OSBE/ODIHR

Kryemadhi i dorëzon Glover-itdosjen me shkeljet e Kushtetutës

në votimet e 30 Qershorit

“Jam këtu pas një censurimi 10-vjeçar”, Artan Fuga në Kuvend:

Reformë për interesa personale

Faqe 3

TAKSA E RE ME 20 LEKËPropozohet rritje e çmimit

të naftës me vendim qeverie! Ndërkohë papunësia kap majat!

< <11

DEKLARATAT E ZAEVPD-LSI: Mos distancim dhe vazhdimi i mbështetjes së Ramës për projektin antikombëtar

META ME PENDAROSKINNjë muaj i shpërdoruar që nga dekreti për anulimin e 30 Qershorit, duhet zgjidhje gjithpërfshirëse Faqe 4

Faqe 5

Histori & Arkiva

Astronauti i katërt që shkeli në Hënë, ka një shpjegim se pse

jashtëtokësorët s’kanë ardhur kurrë në Tokë!

Datat më të rëndësishme të

shekullit të kaluar, nga bomba në Hiroshima

te klonimi i deles Dolly

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

2 E enjte, 11 korrik 2019

Në Fier, Basha: Jemi në betejë për ndryshimin rrënjësor të sistemitNë takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Fier, lideri i opozitës huazoi nga mediat botërore togfjalëshin “protestues proeuropianë”, që ata po e përdorin së fundmi për mbështetesit e opozitës, në mënyrë qe të tregojë ndry-shimin me Edi Ramën. “Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkom-bëtare, së fundmi, na u drejtuan si “pro-

testuesit pro-europianë- tha Basha, i cili shtoi se: “meritë të jashtëzakonshme për këtë ka bashkimi i qytetarëve, që ka ng-jallur shpresën për ndryshim.”

Duke vënë dukje gjendjen shumë të veshtirë ekonomike të qytetarëve të zakonshëm, lideri i opozitës tha në Fier se PD duhet t’i dalë për zot ven-dit, të rrisë mbështetjen e saj tek ai 85 përqindësh që refuzuan regjimin e Edi

Ramës, duke treguar se PD, njësoj si ata, kërkon ndryshimin e vërtetë. “ Kjo nuk është një betejë për pushtet person-al. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos perser-itet më kurrë.”- tha Basha. Ai theksoi se qëllimi i këtij ndryshimi është mirëqe-nia e qytetarëve.

Politikë

Ish-presidenti Bujar Nishani ka para-shikuar radikalizimin e aksionit poli-tik të opozitës së bashkuar joparla-mentare, duke u shprehur se tashmë ka nisur faza e betejës finale e për-balljes me “regjimin monopartiak”. Në një intervistë në emisionin tel-eviziv “Top Talk”, Nishani tha se qël-limi i opozitës nuk ka dështuar, për arsye se aksioni i saj nuk ka përfun-duar. “Opozita në gjykimin tim ka hyrë në fazën e betejës finale. Përder-

isa nuk kemi një proces të përfundu-ar, nuk mund të themi që dështoi qël-limi i opozitës. Mendoj se do të ketë një radikalizim akoma më të madh politik të këtij procesi; të përballjes së qytetarëve me këtë që është tashmë është instaluar si regjim monoparti-ak.”- u shpreh Nishani.

I pyetur nëse vendimi për dje-gien e mandateve dhe braktisjen e punimeve të Kuvendit, e ka dëmtu-ar Partinë Demokratike, ish-ministri

i Mbrojtjes u përgjigj: “Nuk jap një definicion përfundimtar sepse do jetë e ardhmja ajo që do vërtetë nëse PD është dëmtuar, por institucionet for-malisht kanë rënë në Shqipëri. E vetmja gjë që i ka mbetur opozitës është rruga dhe ajo ka dalë në rrugë. Nuk është mirë që opozi-ta të jetë në rrugë. Në një sistem normal opozita duhet të jetë bren-da institucioneve dhe fakti që ato janë zhbërë dhe për opozitën nuk

ka hapësirë.” . Sipas Nishanit, re-agimi qytetar do të tejkalojë edhe menaxhimin politik apo procedural, që opozita mund t’u bëjë qytetarëve. “Janë akumuluar aq shumë prob-lematika, që po bëhen shumë agre-sive. Bëhet fjalë për çështje sociale dhe ekonomike, që opozita nuk mund t’i menaxhojë dot. 85% e qytetarëve shqiptarë nuk janë me këtë qeveri, që do të thotë se 15% nuk mund të sun-dojë më.”- tha ish-deputeti i PD-së.

Nishani: Opozita ka hyrë në fazën e betejës finale, do ketë radikalizmim të aksionit

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi tha dje nga blu se gjyqtarët duhet të mos japin mandatet e kryebash-

kiakëve të datës 30 qershor. Bard-hi tha se mandatet e 30 qershorit janë nul, antiligjore dhe se zgjedhjet e kësaj date e kanë dërguar vendin 30 vjet pas. Ai shtoi se gjyqtarët duhet të shpallin të pavlefshme mandatet e zg-jedhjeve antikushtetuese. “Gjyqtarët, ku kandidatët e votimeve të shfuqi-zuara me dekretin e Presidentit, do të paraqiten për të marrë mandatin e paligjshëm, kanë dy mënyra për të mbrojtur shtetin e së drejtës nga sun-dimi mafioz i një personi të vetëm. Të mos japin mandatet, duke vërtet-uar pavlefshmërinë e 30 Qershorit. Të pezullojnë gjykimin, për shkak se çështja nuk mund të zgjidhet para se Gjykata Kushtetuese të vendosë për dekretet e Presidentit të Repub-likës. Sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur, Dekretet e Presi-dentit të Republikës janë në fuqi dhe të detyrueshme për zbatim. Kushdo që pohon të kundërtën, nxit anarkinë, nxit vetëgjyqësinë, nxit anormalitetin. Këta gjykatës kanë dorë të vendosin nëse shqiptarët do të kenë mundë-si të nisin së shpejti bisedimet për

anëtarësim me Bashkimin Europian apo do të jenë njerëz të izoluar, që je-tojnë në një diktaturë të re në shek-ullin e 21.”, deklaroi numri 2 i PD-së. Më tej ai tha se kjo është pengesa

e fundit institucionale mes demokra-cisë dhe diktaturës! “Është pengesa e fundit institucionale që Edi Rama të marrë nën kontroll të plotë, me vo-time të paligjshme, edhe hallkën e

fundit të pushtetit në vend, pushtetin lokal. Ne nuk kemi për ta lejuar kur-rë që kjo të ndodhë, por mënyra për ta ndaluar me sa më pak kosto për vendin është që gjyqtarët t’i binden ligjit dhe të bëjnë drejtësi përmes lig-jit.”- u shpreh Bardhi.

DeklarataSipas sekretarit të përgjithshëm të

PD-së, këmbëngulja e Ramës për të zhvilluar votimet e paligjshme dhe antikushtuese të 30 Qershorit e ka çuar vendin 30 vjet mbrapa, në prag diktature, ku çdo pushtet e ka nën kontrollin një njeri i vetëm. “Sot, ask-ush nuk mund të pohojë se votimet e 30 qershorit ishin demokratike, se ato respektuan Kushtetutën, respektuan të drejtën e qytetarëve për të zgjed-hur dhe u kryen në funksion të inter-esit publik. Me pohimin se “Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund të bëjë vlerësimin e kus-htetueshmërisë së Dekretit të Pres-identit”, Misioni i ODIHR-it, i ka vënë 30 Qershorit, de fakto, vulën e paligjshmërisë. Si një vend me ko-rnizë ligjore kushtetuese demokra-tike, ekziston akoma mundësia që votimet e 30 qershorit të refuzohen edhe “de juro” si të paligjshme. Këtë

mund ta bëjnë gjykatat në të gjithë Shqipërinë.”- theksoi Bardhi.

Ndërkaq ai nënvizoi se sipas lig-jeve të vendit, që një Kryebashkiak të marrë detyrën, mandati i tij duhet të vërtetohet nga gjykata, nëse është marrë në përputhje me Kushtetutën, nëse është fituar apo jo në zgjedhje të organizuara në mbështetje të Dekret-it të Presidentit. “Nëse gjyqtarët do të

tregojnë integritet, do t’i binden ligjit dhe nuk do t’i nënshtrohen kërcëni-meve me veting apo me mjete të tjera mafioze, të përdorura më parë nga Edi Rama, vendimi i tyre është shumë i thjeshtë: të respektojnë kom-petencën kushtetuese të Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve.”, bëri thirrje Bardhi.

PD: Gjyqtarët duhet të shpallin të pavlefshme mandatet e votimet antikushtetuese të 30 Qershorit

Gazmend Bardhi

Basha në Fier

Gazmend Bardhi

Bujar Nishani

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

3 E enjte, 11 korrik 2019

nr e

faqevePD: Gjyqtarët duhet të shpallin të pavlefshme mandatet e votimet antikushtetuese të 30 Qershorit

Kryetarja e LSI-së, Mon-ika Kryemadhi zhvilloi dje një takim me për-faqësuesen e misionit të

OSBE/ODIHR në Tiranë. Mësohet se e para e LSI-së gjatë takimit do t’i dorëzojë shefes së misionit një dosje të plotë me të gjitha shkeljet e dokumentuara gjatë zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. “Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi takohet me ambasadoren e OSBE/ODHIR, Audrey Glover. Kryemadhi do pa-raqesë një dosje të plotë ambasa-dores Glover, me të gjithë shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet moniste të mbajtura nga qeveria më 30 qershor”-njof-toi zyra e shtypit të LSI-së.

Mesazhi i KryemadhitKryetarja e LSI, Monika

Kryemadhi, dha dje një mesazh të fortë pas takimit me shefen e mi-sionit të OSBE/ODIHR në vendin tonë, Aydrey Glover, të cilës i ka dorëzuar dhe një dosje me të gjitha shkeljet e 30 qershorit. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kryema-dhi shkruante se është shumë e rëndë për demokracinë shqiptare dhe turp për klasën politike që 29 vite pas vendosjes së demokracisë

vazhdojmë flasim për pamundësi mbajtjesh së proceseve zgjedhore. Sipas kryetares së LSI, votimet farsë të 30 qershorit ishin maskara-da më e madhe, por edhe e fun-dit, duke theksuar se Shqipëria do të ketë zgjedhje demokratike. “Sot pata kënaqësinë të takoja Ambas-adoren Audrey Glover. I dorëzo-va asaj një dosje voluminoze me të gjitha shkeljet e Kushtetutës

dhe Kodit Zgjedhor për votimet moniste të 30 qershorit. Është shumë e rëndë për demokracinë shqiptare dhe turp për klasën poli-tiken që 29 vite pas vendosjes së demokracisë pluraliste, vazhdo-jmë flasim për pamundësi mbajt-jesh së proceseve zgjedhore në res-pekt të ligjit. Akoma nuk kemi një proces zgjedhor ku qytetarët të vo-tojnë të lirë e në mënyrë të fshe-

htë pa ndikimin e krimit të organ-izuar dhe intimidimin e tyre me bukën e gojës apo vendin e punës, si dhe ku rezultati në reflektimin e vullnetit real të qytetarëve të jetë i gjithëpranuar nga palët. Votimet farsë të 30 qershorit ishin maskara-da më e madhe, por besoj edhe e fundit! Shqipëria do ketë zgjedh-je demokratike, sipas parimeve eu-ropiane, nga të cilat do dalin për-

faqësues që do rivendosin shtetin e së drejtës dhe rrugëtimin ev-ropian të Shqipërisë në rrugën e duhur”, shkruante Kryemadhi. Dy ditë më parë shefja e OSBE/ ODIHR takoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, por nuk kishte detaje për atë se çfarë kanë diskutuan mes tyre në selinë blu. Disa orë pas takimit, koalicio-

ni opozitar iu drejtua KQZ me një letër që mbante firmën e sekreta-rit të përgjithshme të PD-së, Gaz-ment Bardhi, i cili i kërkonte këtij institucioni që t’i vihen në dispo-zicion të gjitha materialet zgjed-hore. Sipas opozitës, me këtë kërk-esë synohet të vërtetohen shkeljet e 30 qershorit.

Takimi me shefen e misionit të OSBE/ODIHR

Kryemadhi i dorëzon Glover-it dosjen me shkeljet e Kushtetutës dhe Kodit në votimet e 30 Qershorit

Politikë

Ish-deputetja e LSI Floida Kërpaçi me anë të një statusi në “Facebook” u shpreh dje se Rilindja po shkatërron të ardhmen e rin-isë. Kërpaçi vlerësoi se raporti, sipas së cilit të rinjtë shqiptarë punojnë kryesisht jo në profilet e tyre, tregon qartë se Rilindja po rrënon rininë dhe e detyron që të largohet. “Nuk jam dakort me “përfundimet”se të rin-jtë Shqiptar janë dembela, të paaftë etj etj. Madje sa herë kam dëgjuar dhe kam qenë pjesë e debateve e kam kundërshtuar sepse nuk e ndaj këtë besim. Fakti që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi nuk i bën të etiketo-hen “Rini dembele”! Është shteti dhe qever-isja e paaftë për të ndërtuar politika konkrete që të drejtojnë të rinjtë në tregun e punës. Sot 85% e të rinjve që mbarojnë shkollën e lartë nuk punojnë në profilin e tyre! Kjo i bën që të jenë dembela?! JOOOO! Janë të deprimuar dhe të lodhur duke u endur nga një derë e duke u përplasur në zyra të tjera të Rilindjes që nuk bazohet në meritokraci dhe mbështetjen reale të të rinjve!”, tha ajo. Më tej kryetarja e LRI-së theksoi se këta janë po të njëjtët të rinj që qeverisja i përbuz dhe nuk i promovon ndërkohë që kur ikin jashtë

janë shume të talentuar dhe gjejnë sukses! “Është e trishtë, por e vertetë! Prandaj të rin-jtë po largohen masivisht nga Shqipëria, sepse jo vetëm që nuk marrin arsim cilësor, por nuk ka punësim e siguri ekonomike për të ndërtuar të ardhmen! Rilindja e ka shkatërruar të ardhmen e brezit të ri!”, thek-soi Kërpaçi.

Kryetarja e LRI-së Paditen komisionerët e 14 qendrave të votimit në Kukës, PD: U falsifikuan dokumentet dhe rezultatetKomisionerët e 14 qendrave të votimit të Bash-kisë Kukës paditen për krimet zgjedhore të fal-sifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe shkel-je të fshehtësisë së votimit. Në padi kërkohet sekuestrimi i listës së personave që kanë votu-ar, për ta krahasuar me sistemin TIMS, për të verifikuar praninë e tyre në vend me 30 qer-shor. Dega e Partisë Demokratike të Kukësit ka paditur pranë prokurorisë së rrethit verilindor komisionerët e 14 qendrave të votimit të bash-kisë së Kukësit. Në padi theksohet se komision-erët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer krimet zgjedhore të falsifikimit të doku-menteve dhe rezultateve të zgjedhjeve si dhe kanë shkelur fshehtësinë e votimit. Ndër fak-tet e përmendura në padi përmendet dalja e numrit më të lartë të fletëvotimeve sesa num-rit të votuesve, fenomen i përhapur gjerësisht, jo vetëm në qytetin e Kukësit, por në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Kukës. Në Nenin 326 të Kodit Penal, thuhet se falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qël-lim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve dëno-het me burgim nga një gjer në pesë vjet, ndërsa në Nenit 327, Shkelja e rregullave që garan-tojnë fshehtësinë e votimit përbën kundërv-

ajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet. Partia Demokratike dega Kukës, në padinë e vet i kërkon Prokurorisë që të sekuestrojë në cilësin e provave, fletët e voti-mit dhe listat e personave që kanë votuar për çdo qendër votimi, me qëllim verfikimin në sistemin TIMS të faktit nëse ata kanë qenë në Shqipëri me datën 30 Qershor 2019.

Floida Kërpaçi: Rilindja po shkatërron të ardhmen e brezit të ri

Kallëzimi penal

Takimi Kryemadhi - Glover

Floida Kërpaçi

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

4 E enjte, 11 korrik 2019

PD dhe LSI-ja reaguan dje pas deklaratave të Kryeministrit të Maqe-donisë së Veriut, Zoran

Zaev, i cili ra pre e dyshes gaz-morëve ruse Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov përmes telefonatës së përgjuar. Zaev në dijeninë e tij se po fliste me ish presidentin e Ukrainës Petro Po-roshenko, kryeministri i Maqe-donisë së Veriut zbardhi edhe planin për ndryshimin e kufi-jve. Lidhur me këto deklara-ta reaguan dje Aldo Bumçi dhe Petrit Vasili, të cilët pohuan se Kryeministri Edi Rama është duke luajtur një rol destruk-tiv për sa i përket të ardhmes së Kosovës por edhe paqes në Ball-kan. ”Kryeministri i Maqedon-isë së Veriut, Zoran Zaev pohon dhe një herë që projekti për ndar-jen e Kosovës është i vërtetë, dhe ndryshe nga çfarë është përp-jekur ta paraqes Edi Rama në fakt ky është një projekt serb që i shërben interesave serbe dhe ruse, dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës”, tha Aldo Bumçi. Ndërsa Petrit Vasili, tha

se: “Kush e ka shtyrë dhe intere-save të kujt i shërben kryeminis-tri i Shqipërisë që përfshihet në veprimet dhe mosveprimet e tij në një projekt kaq të rrezikshëm me pasoja kaq të rënda të integ-ritetit territorial të Kosovës, por me pasoja tepër të rënda për ra-jonin dhe mjaft më gjerë se kaq, ashtu sikurse dhe kryeministri

Zaev nënvizon në prononcimet e tij?”. Kryeministri i Maqedon-isë së Veriut, Zoran Zaev pohoi se projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë dhe që u shër-ben sipas tij interesave serbe dhe ruse.

Reagimi i PDAldo Bumçi tha dje nga selia

e PD-së se plani i zbardhur nga Zaev është një tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare: “dhe mosdistancimi për asnjë mo-ment i Edi Ramës nga ky projekt, dhe me keq akoma vazhdimi i mbështetjes së këtij projekti me deklarata dhe forma të tjera, edhe pas Samitit të Berlinit, tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim.”.

Më tej ish-deputeti i PD-së theksoi se plani i zbardhur nga Zaev ishte një lajm ogur-zi për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në rajon,: “që tregon se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm që për intere-sat dhe pushtetin e tyre personal janë gati të tregtojnë dhe të zhbë-jnë arritjet historike që kanë ard-hur nga sakrifica sublime.”.

Në fund të deklaratës së tij, në emër të PD-së, Bumçi i bëri thir-rje shqiptarëve dhe partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE që të mos lejojnë zbatimin e këtij projekti anti-europian dhe an-ti-NATO që është kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe më gjerë.

Për planin e ndarjes së Kosovës

Deklaratat e Zaev-it, PD-LSI: Mosdistancim dhe vazhdim i mbështetjes së Ramës për projektin antikombëtar

Shtyhet seanca e planifikuar për sot, do mbahet më 18 korrik. Shkak, komisionet parlamentareSeanca plenare e planifikuar për sot, shtyhet më datë 18 korrik 2019. Shkak për këtë shtyrje janë bërë komisionet parlamentare, të cilët ende nuk kanë mundur që të shqyrtojnë çështjet e planifi-kuara për rendin e dytës. “Seanca plenare e plan-ifikuar për më 11 korrik 2019, shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifi-kuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare. Komisionet parlamen-tare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyr-timit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha me anë të një statusi në “Facebook” u shpreh se kryeministri Rama ka devijuar nga in-teresat e kombit shqiptar. Gjosha tha se në përgjimet që iu bënë Zaevit, dolën disa të vërteta të trishta që të gjithë i dinin nën zë dhe ndër ta ishte edhe projekti famëkeq për ndarjen e Kosovës. “Përgjimet e Kryemi-nistrit Zaev me Komedianët nxorrën në pah disa të vërteta të trishta që ndoshta të gjithë i dinim, diku i dëgjonim nën zë, por që ishte e vështirë të mbaje një qëndrim duke drejtuar gishtin mes personazheve të njohur të shpalosjes së idesë të shkëmbimit të kufi-jve të Kosovës, por edhe projekteve të tjera të rrezikshme si Serbia e Madhe! Politika e Jashtme e Ballkanit Perëndimor duket se po devijon qartë nga perspektiva e përbash-kët europiane dhe ky është rreziku më i madh që i kanoset qytetarëve të rajonit tonë por edhe vetë Bashkimit Europian. Aven-turierët politikë që i shërbejnë sot intere-save të ngushta personale, kanë harruar t’i shërbejnë me transparencë dhe përgjegjësi popujve të tyre! Ndoshta këtu kryeministri i vendit tonë do të thyente edhe rekordin!”, theksoi ish-ministrja e integrimit. Më tej

Gjosha theksoi se Ballkani kërkon njerëz vizionar që në shekullin ku ne jetojmë të mos mendojnë për ndarje apo rishpërndarje kufijsh por mbi çdo gjë tjetër për gjetjen e vlerave të përbashkëta, bashkëpunimin ekonomik pa pengesa dhe respektimin e të drejtave të njeriut në cilindo vend ku ata jetojnë. “Ballkani i izoluar në vet-vete dhe me lidera që mendojnë të ruajnë

vetëm pushtetin dhe status quo-n e tyre, duke shkelur çdo prioritet kombëtar e ra-jonal, mund të kthehet shumë shpejt në një rajon që vë në rrezik stabilitetin dhe sigurinë europine! Samiti i Berlinit duhet në mënyrë urgjente të pasojë me hapat e rradhës për të parandaluar këtë skenar që mund të na cojë drejt hapjes së “Kutisë së Pandorës”!”.

Gjosha: Aventurierë politikë që i shërbejnë interesave të ngushta personale

Politikë

Aldo Bumçi Petrit Vasili

Zoran Zaev

Klajda Gjosha

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

5 E enjte, 11 korrik 2019

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i ka ku-jtuar forcave kryesore politike në Shqipëri se kanë shpërdoru-ar një muaj kohë duke mos gje-tur një dakordësi për një marrëve-shje politike për ta çuar vendin në zgjedhje demokratike. Nga Bos-nja, me anë të një statusi në face-book pas takimit me homologun e Maqedonisë së Veriut Stevo Pen-daroski, Kreu i Shtetit ka apelu-ar politikën shqiptare se po shpër-

dorojnë ditët me retorikë politike dhe nuk po arrijnë të përqëndrohen tek një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike. “Sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anullimin e zgjedhjeve të 30 qer-shorit, për arritjen e një zgjidh-je gjithpërfshirëse që forcon bes-ueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme”.- tha ai.

Gjithashtu Presidenti Meta i ka kërkuar mazhorancës që të mar-

rë shembull nga Maqedonia e Ve-riut për përfshirjen e opozitËs ne çështjet themelore të demokra-cisë. “Ishte kënaqësi të konstato-ja vendosmërinë e Presidentit Pen-darovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë. Të dy vendet tona du-het të bashkojnë përpjekjet për çel-jen e negociatave për anëtarësim në tetor”.- theksoi Presidenti.

Nga Bosnja

Meta me homologun Pendaroski: Sot, një muaj i shpërdoruar që nga dekreti për anulimin e 30 Qershorit

Politikë

Drejtuesja e KLGJ-së te Ligjet

Paralizimi i shtetit, rreth 33 mijë dosje në pritje në Gjykatën e Lartë. Llagami: Sistemi në situatë të vështirëMë shumë se 33 mijë

dosje janë në prit-je që të gjykohen nga Gjykata e Lartë e cila

ashtu si Gjykata Kushtetuese nuk funksiojnë thuajse prej dy vitesh, Kjo situatë paralizimi e shtetit lig-jor dukshëm është pjesë e skenar-it të mazhorancës për reformën në drejtësi, e cila me curinë e deritan-ishme ka krijuar baza të forta për një sistem të kapur në të ardhmen.

Kështu gjatë raportimit të saj në Komisionin e Ligjeve, drejtuesja e KLGJ, Naureda Llagami referuar in-formacioneve të ardhura nga Gjyka-ta Lartë, tha se janë 33 mijë dosje në pritje që të gjykohen nga kjo Gjykatë. Pavarësisht situatës së kolapsit të kr-ijuar në këtë gjykatë, Llagami, një ndër emrat e përzgjedhur të “drejtë-sisë së re” u shpreh se kjo vonesë ka ardhur pasi nuk mund të përfshi-hen në sistem njerëz të pakualifi-kuar. “Krijimi i gjykatës së Lartë ka qenë shqetësimi ynë i parë. Mirë-funksionimi i gjyqësorit nuk është vetëm Gjykata e Lartë, por të gjitha. Për Gjykatën e Lartë prioritet ka qenë që kandidatët duhet të kenë integ-ritet dhe profesionalizëm. Jemi ko-shientë që sistemi sot është në situatë të vështirë dhe nuk mund të lejojmë të fusim në sistem njerëz të pakualifi-kuar. Është hera e parë që kandidatët për Gjykatën e Lartë do i nënshtro-hen procedurave të verifikimit”,- tha ajo. Në këtë situatë, z Llagami shtoi se ishte optimiste që në vjeshtë, shta-tor të bëhen emërimet e reja për Gjykatën e Lartë. “Për ngritjen e Gjykatës së Posacme duhet të jemi në koordimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, sepse kemi gjykuar kur KLP do ngrejë SPAK, do bëjmë punën tonë për Gjykatën Speciale”.

RaportimiPara deputetëve të pranishëm

në mbledhje, Llagami u shpreh dje se moskrijimi i KLGJ-së bren-da afateve krijoi probleme në sis-temin e drejtësisë. “Për statusin e gjyqtarëve u krijua pasiguri. KLGj me krijimin e tij u përball me vakumin e krijuar nga procesi i vettingut. KLGj vazhdon dhe sot hedhjen e shorteve për të plotësu-ar nevojat e gjykatave. Do hap-im edhe thirrjen për magjistratët që duan të shkojnë në Gjykatën e Lartë.”- u shpreh ndër të tjera Lla-gami.

Ndërkaq gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Lig-jeve të drejtueses së Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llag-ami, një ndër shqetësimet e de-putetëve të mazhorancës mbi ak-tivitetin e këtij institucioni ishte

mungesa e transperencës. Ndër-kohë që ligjvënësja Vasilika Hysi ngriti këtë shqetësim, nuk ngurroi të përballej me ndërhyrjen e kole-gut socialist Bashkim Fino. Hysi ishte “viktima” e radhës e replikës së deputetit socialist Fino, i cili dy ditë më parë u përplas verbal-isht me kreun e Komisionit Ulsi Manja.

DebatiVasilika Hysi: Nuk do të duhet

të pritej kuvendi i Shqipërisë që ju të raportoni për të njohur publiku se çfarë ka bërë KLGJ. Ka vend për më shumë komunikim me publikun dhe trans-parencë pasi keni bërë një punë kolos-ale që edhe ne si deputetë do të mund ta mësonim kur të merrnim raportin.

Bashkim Fino: Ne e kemi mësuar më përpara. Ti e mësove tani. Ne e dinim përpara punën e saj të mirë, ti e mësove tani. Mos na përgjithëso ne të tjerëve. Fol për vete, mos fol për të tjerët, kujdes.

Vasilika Hysi: Thashë për vet-en time.

Bashkim Fino: Për veten tënde po, por jo për ne. Ti fole dhe për ne. Dhe ne deputetët, the, sot e morëm vesh që ka punuar.

Vasilika Hysi: E bërë lajmin zoti Fino.

Vazhdojnë intervistat me dyer të mbyllura të kandidatëve për anëtarë të SPAKKëshilli i Lartë i Prokurorisë ka hyrë në fazën e fundit të vlerësimit profe-sional për secilin pretendent për struk-turën e SPAK. Pesë nga njerëzit që e kanë konsideruar të denjë veten për të qenë pjesë e strukturës kundër ko-rrupsionit dhe krimit të organizuar u intervistuan këtë të mëkurë nga ana e këshillit. Elisabeta Imeraj, drejtuese e prokurorisë së Tiranës, e njohur si prokurore e dosjeve të forta shpalo-si platformën e saj përpara këshil-lit, për mënyrën sesi ajo e sheh struk-turën e posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Edhe Ed-vin Kondili, një tjetër prokuror karri-ere, i konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e vettingut e dha provimin e radhës përpara këshillit. Në radhë, përpara qeverisë së prokurorëve dolën edhe kandidatët, Dorina Bejko, Elida Kackini dhe Behar Dibra. Ku i fundit mungoi në intervistën e datës 9 korrik, me argumentin se ishte i angazhuar në një proces gjyqësor, dhe i rreziko-heshin afatet. Për këtë shkak, këshilli vendosi ta thërrasë dje në intervistë.

Meta - Pendaroski

Naureda Llagami në Komisionin e Ligjeve

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

6 E enjte, 11 korrik 2019

Ruhan Hiraj

Ekstradim pas 4 vitesh për të dyshuarin e vrasjes së efektivit të RENEA-s. Avokati: Ka prova për pafajësinë e tij

Një aksident ka ndodhur pasdit-en e djeshme në aksin Elbasan-Li-brazhd. Burimet raportuan se në aksident është përfshirë makina e ambasadës ruse në Shqipëri. Au-tomjeti i ambasadës ruse është për-plasur me një mjet tip “Benz”. Ngjarja ka ndodhur në vendin e

quajtur “Kthesa e Murashit”, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë lagësh-tia në rrugë. “Në aksin rrugor Elba-san- Librazhd, mjeti tip ” Hondaj”, me drejtues shtetasin M.K., 44 vjeç, është përplasur me mjetin tip ” Benz” me drejtues shtetasin B.G., rreth 24 vjeç. Si pasojë e ak-

sidentit është dëmtuar lehtë drejtue-si i mjetit Benz, i cili u transportua në Spitalin e Librazhdit për kontr-roll mjeksor. Grupi hetimor ndod-het në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksiden-tit”-njoftoi policia. Të plagosurit janë identifikuar si Nikhain Kru-

chinina dhe Darja Igor Kruchini-na, 35-vjeç. Sipas burimeve zyrtare, Nikhain Kruchinina ka thyerje të dorës, si pasojë e përplasjes, ndërsa gruaja e tij ka dëmtime të lehta në trup. Makina e çiftit rus u përplas me një mjet tip “Benz”, i cili drejto-hej nga shtetasi Besnik Gora.

Aksidentohet makina e ambasadës ruse në Librazhd

Është depërtuar nga SHBA një prej anëtarëve të grupit kriminal të Lazaratit, që vrau efektivin e RE-

NEA-s, Ibrahim Basha gjatë një ak-sioni antidrogë. Shtetasi i depërtuar është Ruhan Hiraj, banues në La-zarat, Gjirokastër. Policia bën me dije se 22-vjeçari i deportuar rezu-ltoi i shpallur në kërkim ndërkom-bëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vi-tin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burg për disa veprat pe-nale. “ Deportohet nga SHBA-ja, një prej pjesëtarëve të grupit të strukturu-ar kriminal, ku pas sulmit me armë në qershor të vitit 2015 në Lazarat, mbeti i vrarë punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, sot “Dëshmor i Atdheut”, si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë të Policisë. Gjatë paradites së sotme si rezultat i një operacioni të gjatë (1 vjeçar) bashkëpunimi i Interpol Ti-ranës me Zyrën e Hetimeve Krimi-nale, pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bash-kuara të Amerikës drejt vendit tonë, për tu përballur me organet shqiptare të drejtësisë i shtetasit shqiptar: Ru-han Hiraj, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjyka-ta e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2018, e ka dën-uar këtë shtetas me 15 vjet burg për veprat penale “Kundërshtim i punon-jësit të Policisë së Rendit publik me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhi-mi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi i armëve luftarake“, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në bandën e armatosur”-njoftoi policia.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 24.06.2015, në fshatin La-zarat të rrethit Gjirokastër, shteta-

si Ruhan Hiraj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punon-jësve të policisë të repartit “Re-nea”, të cilët kanë qenë brenda në automjetin e policisë në vendin e quajtur “Pularia”. Si pasojë e kë-tyre të shtënave, ka mbetur i vrarë brenda në automjetin e policisë, punonjësi i Policisë Ibrahim Ba-sha, si dhe janë plagosur punonjësit e policisë, J. I. dhe P. H. “Policia e Shtetit Shqiptar ka një falënder-im të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplo-matik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), Agjencinë për Patrul-limin Kufitar në Shtetet e Bash-kuara të Amerikës (USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (USNCN), Interpol Roma dhe Zyrën Uci Al-bania në Shqipëri e Oficerin e Kon-taktit të Policisë së Shtetit në Bari,

për koordinimin me Policinë e Ku-firit të Roma Fiumicino, për përpjek-jet dhe veprimet e tyre për të reali-zuar gjithë këtë proces të përshpejtuar kthimi në Shqipëri, për t’u përballur me organet e drejtësisë shqiptare”.

Avokati hedh poshtë akuzat mbi klientin e tij Ruhan Hirajt

Avokati i Ruhan Hirajt, i cili u ek-stradua nga SHBA pasi akuzohet si një prej autorëve të vrasjës së efek-tivit Ibrahim Basha në Lazarat. Në

një komunikim për mediat, avokati Bashkim Nikolla mohoi të gjitha aku-zat për klientin e tij. Ai tha se është e provuar me dokumenta që Ruhan Hi-raj nuk ka qenë i përfshirë në këtë ng-jarje. “Kurrë nuk ka qenë vrasës, kur-rë nuk ka qenë pjesëmarrës në një organizatë kriminale apo të ketë kryer qoftë edhe një vepër. E ka deklaruar akuza kur e ka sjellë çështjen për gj-ykim, e ka provuar edhe dy vendimet gjyqësore”-pohoi Nikolla. Avokati e konsideroi çështjen si një montim të gabuar, ndërsa siguroi se do të ketë pafajësi për Ruhan Hirajn.“Në orën 9 të mëngjesit ka qenë në Tiranë bash-kë me familjen e tij. Ngjarja ka ndod-hur në 10 e ca ku ka humbur punon-jës i policisë së shtetit. Ç’lidhje ka 300 km larg, një montim i gabuar, një qepje me pe të bardhe në një gjë të zezë. Këto dhe plot argumente të tjera, na i lehtëson edhe ardhja me vullnetin e tij të lirë që të përbal-lemi me drejtësinë dhe ju siguroj që do të ketë pafajësi”-vijoi me tej avokati i Hirajt .

Shpërndante heroinë në Fier, arrestohet 30-vjeçari nga PatosiPolicia e Fierit godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash. Uniformat blu arrestuan 30 vjeçarin Saim-ir Sali, banues në Patos. Ndali-mi i tij u bë pas informacioneve të mara në rrugë operative se ky shtetas shpërndante në qytetin e Fierit lëndë narkotike të llojit her-oinë në formë dozash. Gjatë kon-trollit personal, të riut ju gjetën me vete 9 doza me lëndë narko-tike të dyshuar Heroinë. Materi-alet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Rrahu bashkëshorten, arrestohet 37-vjeçari në SarandëNjë 37-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Sarandë pasi sipas Policisë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bash-këshortes së tij. L.K., banues në Xarrë, Konispol, ka dhunuar për motive të dobëta bashkëshorten e tij 31 vjeçe, ndërkohë ai do të het-ohet nga Prokuroria për veprën penale “Dhunë në familje”.“Poli-cia ka arrestuar në flagrancë shtetasin L.K., 37 vjeç, banues në Xarrë, Konispol. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shte-tas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshort-es së tij 31 vjeçare, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Dhunë në famil-je”-njoftoi policia.

Kronikë

Ibrahim Basha

Vendi i ngjarjes

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

7 E enjte, 11 korrik 2019

Një 71- vjeçar qëlloi me armë zjarri për vdekje kunatin e tij pasditen e së hënës dhe u vetëvra pas disa orësh me të

njëjtën armë zjarri, me të cilën u krye krimi. Sefedin Zenellari qëlloi veten me një plumb në kokë në ambientet e banesës s tij në lagjen 7 të qytetit, në afërsi të xhamisë “Iljaz Bej Mirahori”, ndërsa iu shmang Policisë, e cila kishte shkuar për ta shoqëruar si të dyshuar për krimin e një dite më parë. Gramos Nako ishte kthyer dy ditë më parë nga SHBA së bashku me bashkëshorten për të pushuar dhe takuar familjarët, por u vra nga kunati i tij për arsye të cilat ende nuk janë zbardhur nga Poli-cia. Për orë të tëra Policia hetoi në pis-ta të ndryshme, duke u përqendruar fil-limisht te grabitja, por edhe te konflikte të tjera që mund të kishin lidhje me çif-tin. Mirëpo, pistat e hetimit u hodhën poshtë. Mëngjesin e së martës, kur Policia iu drejtua banesës së 71-vjeçarit për ta shoqëruar, Zenellari u mbyll në një dhomë dhe qëlloi veten.

Vrasja Pasditen e së hënës, 57- vjeçari

Gramos Nako u gjet i pajetë në banesën e tij në qendër të Korçës, i qël-luar me dy plumba në trup, ndërsa në vendngjarje Policia gjeti tri gëzho-ja. Ishte bashkëshortja e Gramos Na-kos, baba i dy fëmijëve, e cila kur hyri në banesë gjeti burrin të shtrirë në tokë dhe të mbuluar me gjak. Ajo kërkoi ndihmën e familjarëve të tjerë që kanë banesat aty pranë, por edhe fqin-

jëve, të cilët sinjalizuan Policinë dhe kërkuan ndihmën e Spitalit të Korçës, por 57-vjeçari kishte ndërruar jetë. Fillimisht u raportua si një vetëvras-je e mundshme, por këqyrja e vik-timës dhe vendit të ngjarjes zbuluan se bëhej fjalë për vrasje. Policia ngri-ti fillimisht pistën e hetimit për një gra-bitje të mundshme, për shkak se vik-tima vinte nga SHBA, por kjo pistë u rrëzua pasi në banesë nuk u konstatuan mungesa të orendive, shumave mon-etare apo sendeve vetjake. Pas autop-sisë së viktimës u konfirmua se ai ishte vrarë me dy plumba në kraharor, ndër-sa në vendin e ngjarjes nuk u gjet arma e krimit. Pas deklarimeve në Polici të të afërmve dhe të njohurve, por edhe

këqyrjes së kamerave të sigurisë mar-rë nga bizneset përreth, Policia ngriti një tjetër pistë që e çonte drejt autorë-sisë së mundshme të një prej famil-jarëve të viktimës. Mëngjesin e së martës, Policia u drejtua në banesën e 71-vjeçarit për ta shoqëruar, pasi ishin ngritur dyshime se ai mund të kishte lidhje me vrasjen. Sapo pa Po-licinë, Zenellari u ngjit në sheshpush-imin e banesës së tij private në katin e dytë dhe qëlloi veten në kokë me pistoletë, e cila rezultoi se ishte e një-jta armë që u përdor edhe për vrasjen e kunatit të tij. Policia zyrtarisht kon-firmoi vrasjen dhe vetëvrasjen e vik-timës dhe autorit me të njëjtën armë, por ende nuk ka zbardhur motivin

që shkaktoi këtë ngjarje të rëndë. Tashmë çështja hetimore i ka kaluar Krimeve të Rënda dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë, që çoi në humbjen e jetës së dy kunetërve.

Paratë Fillimisht u dyshua se ngjar-

ja kishte ardhur pas një tentative për t’i grabitur një shumë të konsid-erueshme parash. Kjo pistë u ngrit pas deklaratës së bërë nga bash-këshortja e Gramos Nakos, që është dhe motra e 71- vjeçarit Sefedin Zenellari, e cila në Polici ka thënë se 57- vjeçari atë ditë kishte kon-vertuar një shumë prej 15 mijë dol-larësh në euro. Pas verifikimeve re-zultoi se shuma e parave, në fakt nuk është grabitur. Ndërkohë, gru-pi hetimor që po punon për zbard-hjen e rrethanave të dy ngjarjeve, ende nuk ka një pistë konkrete, por dyshohet se gjithçka ka ardhur pas një debati që dy kunetërit kanë pas-ur. Pasi kanë pirë kafe të dy ditën që Nako ishte kthyer nga SHBA, duket se hatërmbetjet mes tyre nuk janë sheshuar, duke përfunduar gjithçka në vrasje.

Familjarët nuk tërheqin trupinNdërsa pritet që të hidhet dritë më

shumë mbi motivin që çoi në ngjar-jen e rëndë, burime nga morgu i Ko-rçës thanë se asnjë familjar nuk ka shkuar për të tërhequr trupin e pajetë të 71-vjeçarit. Sefedin Zenellari jeton-te i vetëm pas divorcit me gruan, ndër-sa dy fëmijët e tij jetojnë jashtë ven-dit, vajza në SHBA dhe djali në Greqi. Gjithashtu, edhe fëmijët e 57-vjeçarit Gramos Nako jetojnë në SHBA, ku janë vendosur si familje prej disa vitesh.

Vrasja në Korcë, gjendet shuma prej 13 mijë eurosh, familjarët nuk tërheqin trupin

Greqi, një tjetër shqiptar vdes në burg Shkon në gjashtë numri i vdekjeve në burgjet e ven-dit fqinjë. Një ngjarrje që u mbajt e fshehtë nga autoritet dhe media vendase. Ngjar-ja ka ndodhur të shtunën e kaluar në burgun e qytetit të Patrës. Sipas asaj që rapor-toi gazetari Shpëtim Zinx-hiria nga Athina, bëhet fjalë për një shqiptar të moshës 55-60-vjeçar nga qyteti i Fierit. Familja ka terhequr trupin e pajetë të viktimës dhe dje e ka varrosur atë ne Shqipëri. Si gjithmonë edhe këtë radhë shteti shqiptar ka heshtur ne vend qe te fil-lonte hetimet rreth kësaj vdekje.

Mafiat e njohura italiane si Ndragheta dhe Camorra vazhdojnë të bashkëpuno-jnë me mafia të rëndësishme të tjera si ajo shqiptare dhe nigeriane, sidomos në trafik droge. Në zonën e Molisë, lidh-ja e mafies italiane dhe asaj shqiptare sa vazhdon dhe forcohet

Mediat italiane vazhdojnë të shkru-ajnë për trafikun e drogës që bëhet mes Shqipërisë dhe Italisë. Në shkrim-in e mediave fqinje thuhej se në rapor-tin e paraqitur në shkurt në prani të ish-prokurorit kombëtar të antimafies Franco Roberti dhe avokatit të përgjith-shëm të Campobasso Guido Rispoli re-zultoi se mafiet në Molia ndryshojnë nga njëra-tjetrën dhe secila vepron në sektor të veçantë. Ata vazhdojnë të ve-projnë në mënyrë të pavarur, por bash-këpunojnë me njëri-tjetrin për të ndarë territorin dhe fitimet e paligjshme. Ata kanë një “drejtim të përbashkët krimi-

nal”, veçanërisht në fushën e trafikim-it dhe trajtimit të drogës, i cili përqen-drohet kryesisht në zonën bregdetare. Ata janë mafitë e reja, organizatat krim-inale dhe rrjetet e korruptuara që nga Isernia në Termoli, duke kaluar nëpër Campobasso, e në heshtje vazhdojnë të ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe op-

eratorëve ekonomikë. Mafiat e njohu-ra italiane si Ndragheta dhe Camorra vazhdojnë të bashkëpunojnë me mafia të rëndësishme të tjera si ajo shqiptare dhe nigeriane, sidomos në trafik droge. Në zonën e Molisë, lidhja e mafies ital-iane dhe asaj shqiptare sa vazhdon dhe forcohet. Në Moli, shumë familje bash-

këpunojnë në aktivitet të paligjshëm, në fusha si grabitja e masakra të tjera kriminale. Grupet kriminale shqiptare gjithashtu kanë ndarë zonat e influ-encës. Zona bregdetare e Shqipërisë ku shtrihen qytetet Fier, Vlorë dhe Durrës kontrollohet, për shembull, nga famil-jet Hasani dhe Shabani, të cilët e shtri-jnë kontrollin mbi kryeqytetin Tiranë dhe përfaqësojnë një grup kriminal të shquar që gjatë viteve ka arritur të dal-lojë veten nga të tjerët. Familje ma-fioze veçanërisht në trafikimin e drogës, njerëzve, organeve njerëzore dhe armëve. Ata kanë një rrjet ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe të provuar në Itali.

1) Vlorë – Otranto – Taranto – A14 – Molise – Abruzzo – Marche – Emilia Romagna – Lombardia;

2) Durrës – Bari – A14 – Molise – Abruzzo – Marche – Emilia Romagna – Lombardia.

Mediat italiane

Nga grabitjet te droga e krimi, bashkëpunimi i mafias shqiptare dhe asaj italiane në trafikun e drogës

Kronikë

Sefedin Zenellari

Gramoz Nako

Harta e drogës

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

E enjte, 11 korrik 20198 •

CMYK

Sociale

Erërat e fuqishme të cilat nisën mesnatën duke u gdhirë e

mërkurë të shoqëruara edhe me stuhi dhe reshje shiu kanë shkak-tuar dëmë të medha në Lezhë dhe Shëngjin. Pemë të thyera, makina të dëmtuara, cadra dhe shezlone të shkatërruara janë disa nga pasojat që ka lënë pas stuhia që preku këtë bregdetin e Shengjinit. Banorët si dhe pronarë të bizneseve në Shëngjin tregojnë momentet e frikshme kur stuhia e cila zgja-ti rreth 2 orë nisi të shkatërrojë pjesën e bregdetit. Si pasojë e

Pasojat e motit të keq

Pemë të thyera, mungesë të energjisë elektrike e dëme të mëdha materialemotit të keq qyteti i Lezhës por edhe një pjesë e madhe e fshatrave janë pa energji elektrike ku ka patur demtime në rrjet si shkak i erave të fuqishme. Dëmtime kanë pësuar edhe disa linja tension të mesëm dhe rajonet më të prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durrësi. Punonjësit e OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe kthimin e energ-jisë elektrike. OSHEE gjithashtu njoftoi se stuhia ka dëmtuar rrjetin në zonën e Krujës dhe në Lezhë. Në njoftim thuhet se stuhia ishte

me pasoja të rënda në rrjet. “Stuhia dëmton rrjetin. Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës). Stuhia e natës, e sho-qëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këpu-tur. Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak erës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.”-thuhet në njoftim.

Në Komisionin e Arsimit

Artan Fuga: Ligji i Akademisë i dështuar. “Reforma” mbi bazën e ruajtjes së interesave personale

Akademiku Artan Fuga, në komisionin për Arsimin dhe Mjetet e Informimit Publik që u

mbajt dje, paraqiti platformën e tij për projektligjin për Akademinë e Shkencave, ndërsa analizoi edhe nenet e projektligjit, për të cilat u shpreh se bien në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë. Sipas Fugës, problemi në Akademi fillon që me zgjedhjet për krye-tarin e Akademisë, që ai i cilësoi të pavlefshme. Duke u ndalur në nenin pesë të projektligjit, ku cilësohet se nuk do të ketë akade-mikë mbi 75-vjeç, Fuga thotë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën pasi “ti ke të drejtë të marrësh pjesë në asamble ku ti zgjedh po nuk zgjidhesh”.

Akademiku shtoi më tej se ASH-ja për herë të dytë po bën zgjedhje të paligjshme ku kandidon dikush i cili është pjesë e politikës, e për më tepër dhe kryetar i një partie. Shkakun e këtij problemi Fuga e sheh tek projektligji, për të cilin thotë se ka problem të mëdha në strukturë, në formulimin e neneve e që mbi të gjitha bie në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë. “Ak-ademia e shkencave bën për herë të dytë zgjedhje të jashtëligjshme ku kandidon dikush që është kryetar partie. Tani do vazhdojmë ne të dëgjojmë një Akademi me zgjedhje të pavlefshme? Se këtu fillon prob-lemi. Përmbajtja e projektligjit, i bërë nga grupi i konstituar nga Min-istria e Arsimit. Probleme të mëdha në strukturë, formulimin e neneve dhe më ka rënë si një gjë e rëndë vendimi i Këshillit të Ministrave ku pas dy vitesh thonë gjëra që i kemi thënë para dy vitesh. Të paktën në 10 pika është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë. Si mund të thuhet Akademia institucioni më i lartë?”-deklaroi Fuga.

Ai shtoi më tej se reforma është bërë mbi bazën e ruajtjeve të interesave të disa personave që janë pjesë e saj, nenet janë të keqformuluar dhe për këtë problem akademiku sheh si shkaktar faktin

që brenda Akademisë nuk ka asnjë jurist. “Ne nuk kemi hierarki. Kjo Reformë është bërë mbi bazën e ruajtjes së interesave të personave që jemi brenda atje. Nuk bëhet kështu reforma, për çdo nen mund të rrimë nga gjysmë orë për të vënë duart në kokë dhe kjo vjen se në grupin e punës nuk ka asnjë jurist. Të gjitha këto janë të pabazuar në ligje, janë në kundërshtim me ligjin. Në pikën 5, thotë që jo akademikë mbi 75 vjeç, projektligji bie në kundërshtim me Kushtetutën. Të marrësh pjesë në një asamble ku ti zgjedh po nuk zgjidhesh. Ti ke detyrë të zgjedhësh, po nuk je i domosdoshëm, si të vish si të mos vish nuk ka gjë. Kjo nuk ka asnjë pikë ku të mbahet”-pohoi

Edhe akademiku të marrë pagë më shumë, edhe akademiku të marrë, nuk është njësoj se profesori merr shtesë mbi pagën, e ka të mbështe-tur mbi standarde të matshme, por akademiku nuk shkon se është atje mbi bazë standardesh, por sepse zg-jidhet. Unë kam kërkuar audit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ngrini një komison hetimor parlamentar për të hetuar se çfarë bëhet me paranë publike në akademine e Shkencave”, tha Fuga. Propozimet e Fugës mbi draftin nisnin nga rinovimi i brend-shëm i akademisë, e deri në heqjen e kontrollit mbi administratën që ka aktualisht kryesia. Kundërshtime mbi projektligjin patën më herët edhe rektorët e universiteteve.

akademiku. Gjithashtu Fuga hodhi dyshime dhe mbi menaxhimin e parave publike në Akademinë e Shkencave dhe tha se më herët ka kërkuar të ngrihet një komisiom

hetimor pët të hetuar se cfarë bëhet me këto para. ” Titujt akademik dhe akademik i asociuar shoqërohen me pagesë të vecantë, për çfarë? Pagesë për punën, kontributin, apo titullin?

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

E enjte, 11 korrik 2019 9•

CMYK

Sociale

Të kesh mbaruar arsimin e lartë, në Shqipëri nuk do të thotë që të jesh i privileg-juar për të gjetur një punë.

Përkundrazi, në 2018-n, është rritur numri i të diplomuarve profesionistë të papunë, ndonëse zyrtarisht pap-unësia ra ndjeshëm atë vit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, shkalla e papunësisë për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë ishte 14.2%, nga 13.8% që ishte vitin e mëpar-shëm. Papunësia është rritur tek femrat e diplomuara (nga 13.9% në 15.8%), ndërsa ka rënë tek meshkujt (nga 13.7% në 12.1%). Të mbetur pa punë, ka shumë të diplomuar që po tentojnë të hapin vetë një sipër-marrje private, duke rritur peshën e vetëpunësimit te ky grup.

ShifratNdërkohë 2018-ta duket se ka

qenë një vit i mbarë për ata që janë me arsim të ulët 8/9 vjeçar. Shkalla e papunësisë për këtë grup ra nga 12.9% në 10.6%. Në rënie ka qenë dhe papunësia tek popullsia aktive në moshë pune, që ka mbaruar shkollën e mesme, nga 15.7% në 14.5%. Në fakt, popullsia me arsim të ulët 8/9 vjeçar rezulton më e guximshme në hapjen e një aktiv-iteti privat, duke e siguruar vetë punën, kryesisht në njësi tregtimi me pakicë, apo dhe në bar-resto-rante. Të dhëna të tjera të INSTAT, tregojnë se 43% e të punësu-arve me arsim 8/9 vjeçar janë të vetëpunësuar. Kjo peshë që është shumë më e lartë në krahasim me ata që janë me arsim të lartë, teksa vetëm 13.5% e tyre kanë zgjedhur të hapin një aktivitet të tyrin privat, ku mbizotërojnë meshkujt (21.4), ndërsa femrat e kanë këtë tregues

Vendet e Ballkanit, edhe pse kanë nivele të larta emigracioni, nuk

janë treguar të gatshme të pranojnë emigrantë të huaj në qytetet ku jeto-jnë, përveç Shqipërisë. Një anketë e zhvilluar nga Barometri i Ballkanit njëkohësisht në Shqipëri, Bosnjë, Maqedoni, Serbi, Malin e Zi dhe Kosovë tregoi se shqiptarët kishin gatishmërinë më të lartë për të pritur emigrantë të huaj. Pyetjes nëse prania e emigrantëve të huaj është e mirëpritur në qytetin tuaj iu përgjig-jën pozitivisht 43% e shqiptarëve.

Shqipëria më miqësorja në rajon. Rreth 43% mirëpresin refugjatët e huaj

Pas Shqipërisë, emigrantët ishin më të mirëpritur në Kosovë, ku 28% e popullatës e kanë vlerësuar pozi-tivisht praninë e emigrantëve. Në Shqipëri, popullsia që mirëpret emi-grantët është 4 herë më e lartë se e vendeve fqinjë. Më pak miqësorë për pritjen e emigrantëve të huaj shihen të jenë Bosnja dhe Maqe-donia, ku vetëm 10% e popullsisë i mirëpret emigrantët. Lidhja më e fortë e Shqipërisë me mirëpritjen e emigrantëve të huaj lidhet edhe me faktin se jemi populli më emigrues

në Europë. Shumica e familjeve shqiptare kanë kaluar përvoja emigrimi, duke i bërë ata më nd-jeshëm ndaj fenomenit. Në rajon, Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët emigrantësh. Num-rin më të madh e ka Serbia, me rreth 807 mijë të huaj që jetojnë atje. Në Maqedoni janë rreth 130 mijë dhe në Malin e Zi rreth 82 mijë të huaj. Bosnjë-Hercegovina ka numrin më të ulët të huajve në rajon, ku sipas Bankës Botërore në 2015-n ishin rreth 32 mijë.

Mungesa e kushteve për punë nga Qeveria

INSTAT: Rritet papunësia për të diplomuarit, shumica i besojnë “vetëpunësimit”

vetëm 7%. Gjithsesi, duket se pa-mundësia për të gjetur një punë i ka shtyrë dhe ata me universitet që t’i kthejnë sytë nga vetëpunësimi, që është rritur me gati 2 pikë përqindje në 2018-n. Këtë tendencë e konfir-mojnë dhe të dhënat e INSTAT për llojet e bizneseve, sipas të cilave shërbimet profesionale janë ato që po hapen më shumë vitet e fundit, teksa po mbyllen subjektet tregtare dhe ato të bar-kafeneve.

Bizneset që kanë shënuar rritjen më të lartë në vlerë absolute në 2019-n janë ato në “Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktiv-itete të konsultimit”. 186 subjekte të reja të kësaj kategorie u hapën në 2018-n, duke arritur në total në 793. Ndonëse numri total i tyre është i ulët në raport me sipërmarrjen tradi-cionale të shqiptarëve, atë të tregtisë (ku ka gjithsej 35 mijë subjekte),

biznesi i shefave dhe i konsulencës ka arritur një rekord të tijin në 2018-n sa i përket hyrjeve të reja në treg.

Gjithashtu pergjatë muajit të

mijë të punësuar në sektorin privat kishin dalë nga lista e sigurimeve shoqërore. Në fund të marsit 2019, në vend kishte 502.5 mijë të punësuar në sektorin privat jo bu-jqësor, ose 44.5% të të punësuarve gjithsej. Në raport me tremujorin e fundit të 2018-s, numri i të punësu-arve ka rënë me 6,226 persona, ndërsa në tremujorin e mëparshëm, ishte shënuar një rënie me 9,335 persona. Pra në total, në gjashtë muajt e fundit kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore 15.6 mijë të punësuar nga sektori privat. Kjo rënie erdhi pasi në tremujorin e tretë 2018 ishte shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të të punësu-arve (13.4 mijë persona) e lidhur kryesisht me efektet sezonale të turizmit dhe faktit që tatimet nisën një aksion për të reduktuar infor-malitetin në këtë sektor.

kaluar INSTAT bëri publike dhe shifrat e papunësisë për 6 muajt e fundit të cilat ishin në nivele alarmante. Raporti tregonte se 15

Në raport me tremujorin e fundit të 2018-s, numri i të punësuarve ka rënë me 6,226 persona, ndërsa në tremujorin e mëparshëm, ishte shënuar një rënie me 9,335 persona

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

10 E enjte, 11 korrik 2019

Rezultatet skandaloze në Tatime largojnë drejtorin e përgjithshëm

Rezultatet skandaloze në sistemin e tatimeve dhe taksave janë pranu-ar tashmë edhe nga vetë

qeveria. Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro, është lar-guar dje nga detyra në mbledh-jen e Këshillit të Ministrave, vetëm tre muaj pasi ishte caktuar në këtë post. Burime nga Ministria e Finan-cave thanë se largimi nga detyra er-dhi për shkak të performancës së dobët në mbledhjen e të ardhurave. Duro zëvendësoi në këtë detyrë Vasilika Vjeron, e cila u largua nga ky post pas tre vitesh për arsye per-sonale.

Performanca e Tatimeve ka qenë e dobët këtë vit, duke reflektuar ngadalësimin e rritjes ekonomike nga 4% vitin e kaluar në vetëm 2.1% në tremujorin e parë të këtij viti, mbylljen e aktivitetit të lo-jërave të fatit si dhe faktin që pro-jektet e mëdha si gazsjellësi TAP dhe HEC-i i Devollit janë drejt fun-dit, duke ndikuar edhe në aktivi-tetin e kompanive që kanë qenë të lidhura me to. Në pesë muajt e parë të vitit, të ardhurat nga Tatimet ish-in 61.9 miliardë lekë, me një rritje prej 5.8%, duke rezultuar 1.3% ose rreth 800 milionë lekë më pak se plani. Zëri me ecurinë më negative është ai i TVSH-së, me një rënie prej 12% në raport me janar-maj të një viti më parë, që është kompen-suar me rritjen e të ardhurave nga tatim fitimi dhe tatimi mbi të ard-hurat personale.

Më e dobët ishte performanca e doganave, me të ardhurat që u rri-tën vetëm 0.5% me bazë vjetore për 5-mujorin, ose rreth 2 miliardë lekë më pak se plani. Në fakt, si-pas të dhënave zyrtare, duket qa-rtë se dikasteret nuk po arrijnë të realizojnë projektet e planifikuara,

duke thelluar më tej edhe në fund të pesëmujorit të parë të vitit deficitin në investimet publike.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar vijon të jetë nën planifikimin. Janë 4.3 miliardë lekë që janë grumbulluar më pak nëpërmjet TVSH-së, nga sa ishte planifikuar, megjithatë shifra prej afro 55 miliardë lekësh është më e lartë se 53.8 miliardë që u shënuan vitin e kaluar. Shpenzimet buxhetore në total kanë qenë 5.3 miliardë lekë, ose 43 milionë euro më pak se parashikimet. Për pap-unësinë janë paguar 76 për qind më shumë se plani, për ndihmë ekono-mike 16 për qind më shumë, si dhe shifra në favor të ish-të përnd-jekurve ka qenë 145 për qind më e lartë se prognoza e periudhës.

Por investimet publike kanë shën-uar një shifër mjaft të ulët, duke nd-jekur një tendencë jonormale për një periudhë zgjedhore, kur tradicion-

alisht shifra fryhet në mënyrë artifi-ciale, por këtë vit nga janari deri në maj shifra është 24 për qind më e ulët se ajo e parashikuar. 22 miliardë lekët e shpenzuar për investime janë më të ulta edhe se një vit më parë (22.3 mil-iardë lekë), duke shënuar një “gropë” prej 7 miliardë lekësh, ose 57 mil-iardë eurosh mosrealizim në këtë zë të rëndësishëm.

PerspektivaPor e ardhmja për sistemin fiskal

shqiptar duket se është edhe më negative. Perspektiva e rendimentit fiskal në Shqipëri paraqitet e dobët sipas një analize të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili parashikoi se të ardhurat buxhetore në raport me PBB-në do të vijnë në ulje gjatë pe-riudhës afatmesme 2019-2024.

Teksa ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 4% në periud-hën afatmesme, të ardhurat tati-more nuk do të mund të ndjekin rritjen, përkundrazi raporti i tyre me Prodhimin e Brendshëm Bru-to do të vijë me ulje. Në vitin 2024, të ardhurat buxhetore në përqind-je të PBB-së do të arrijnë në 26.9 nga 27.6% që ishin në fund të vitit 2018.

Gjatë dekadës 2015-2024, kul-mi i rendimentit fiskal arriti në vi-tin 2017 me 27.7% të PBB-së sipas analizës së FMN-së, teksa ky vit pritet të mbyllet me 27.2 % të PBB-së, me rënie 0.4% të të ardhurave

në raport me PBB-në në krahasim me 2018. Historiku i ecurisë së të ardhurave buxhetore ka një lidh-je të qartë me mandatet politike të qeverisjes.

Pas trazirave të vitit 1997, kur qeverisja socialiste erdhi në pushtet, të ardhurat buxhetore panë ritmin më të lartë të rritjes në raport PBB, duke shkuar në vitin 1998 në 26.6% në raport 17.8% që ish-in në 1997. Viti 1999 shënon rekor-din, pasi të ardhurat në përqindje të PBB-së shënuan 27.8, nivel që nuk

u arrit në asnjë vit tjetër fiskal. Më pas cikli i të ardhurave pësoi rënie të vazhdueshme deri në vitin 2005, kur mandati politik i qeverisjes ka-loi tek Partia Demokratike.

Qeveria Berisha ndryshoi poli-tikën fiskale duke aplikuar taksën e sheshtë. Të ardhurat buxhetore në raport më PBB u rritën në man-datin e parë nga 25.4% e PBB-së në 26.9% të PBB-së në vitin 2008. Çorientimi i qeverisjes në manda-tin e dytë, i kombinuar me krizën ekonomike globale që përfshiu edhe Shqipërinë ndikoi negativ-

Në pesë muajt e parë të vitit, të ardhurat nga Tatimet ishin 61.9 miliardë lekë, me një rritje prej 5.8%, duke rezultuar 1.3% ose rreth 800 milionë lekë më pak se plani.

3 muaj nga emërimi

Ekonomi

Teksa ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 4% në peri-udhën afatmesme, të ardhurat tatimore nuk

do të mund të ndjekin rritjen, përkundrazi raporti i tyre me Pro-dhimin e Brendshëm Bruto do të vijë me ulje

Viti 1999 shënon rekordin, pasi të ardhurat në përqindje të PBB-së shënuan 27.8, nivel që nuk u arrit në asnjë vit tjetër fiskal

27.8

Janë 4.3 miliardë lekë që janë grumbulluar më pak nëpërm-jet TVSH-së, nga sa ishte plan-ifikuar, megjithatë shifra prej afro 55 miliardë lekësh është më e lartë se 53.8 miliardë që u shënuan vitin e kaluar

4.3

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

11 E enjte, 11 korrik 2019

Shqiptarët paguajnë më shumë se të gjithë vendet e rajon për naf-tën. Por pavarësisht kësaj min-istrja e Infrastrukturës dhe En-ergjisë, Belinda Balluku, ka shpërndarë për mendim një pro-jektligj i cili do të sjellë një tjetër rritje të naftës me rreth 20 lekë të vjetra për litër. Shoqata e Hi-drokarbureve e cilëson të padre-jtë këtë ligj në një kohë që kom-panitë janë të detyruara të mbajnë depozita aktualisht.“Ligji për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave min-imale të sigurisë të naftës bru-to dhe nënprodukteve të saj do të sjellë kosto për kompanitë dhe për qytetarët. Nga përllogarit-jet rezulton se një litër naftë do të rritet me 20 lekë. Ndër të tjera ky ligj ka si synim krijimin e Ag-jencisë shtetërore përgjegjëse për mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë për naftën bruto dhe nënprodukte të saj. Ag-jencia do të blejë me tender mbi 200 mijë tonë karburant, i cili do të ruhet si rezervë në depozita, dhe kjo rezervë do të taksohet 20 euro për tonë ose 20 lekë të vjetra për litër”, thekson Shoqata e Hi-drokarbureve.

Shqipëria është një ndër vendet me naftën më të shtrenjtë në ra-jon. Arsyeja kryesore janë taksat që paguhen në një litër naftë janë 115-120 lekë. Nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit tak-sat janë më të pakta. Në Kosovë dhe Maqedoni paguhen vetëm dy taksa TVSH dhe akcizë.

Nga po vjen taska e reQeveria ka riaktivizuar sërish një projektligj, i cili vendos tarifë shtesë mbi karburantet për të fi-nancuar rezervën e detyrueshme të sigurisë. Aktualisht rezerva e sigurisë së karburanteve mbahet nga vetë kompanitë private. Si-pas ligjit, çdo kompani që treg-ton karburant është e detyruar të mbajë rezervë sa 3 muaj shitje, që për vitin e kaluar ishte 218 mijë tonë. Por drafti i ri i qeverisë e ndryshon tërësisht skemën duke ja kaluar krijimin dhe mbajtjen e rezervës së karburanteve shtetit.Agjencia shteterorë e rezervës do të blejë me tender mbi 200 mijë tonë karburant, i cili do të ru-het si rezervë fizike në depozita, që mund të ndërtohen nga shteti ose të merren me qera. Paratë për karburantit, depozitat, por edhe

shpenzimet administrative të ag-jencisë do të sigurohen nga një tarifë e re mbi naftën dhe ben-zinën, e cila pritet të jetë 2 lekë për çdo litër ose rreth 20 euro për tonë. Vetë qeveria pretendon se ky ndryshim nuk krijon kosto të re për qytetarët, pasi zhvendosja e rezervës në shtet do të lehtëso-jë kompanitë nga kostot, që ato kanë sot nga mbajtja e rezervës vetë. Por tregtarët e karburanteve pretendojnë të kundërtën. Sipas tyre, aktualisht mbajtja e rezervës nuk krijon asnjë kosto, pasi ga-rantohet nga furnitorët e tyre të importit.Përtej këtij debati, zhvendos-ja e rezervës në shtet ka dhe disa riqe të tjera, që lidhen me çmimin. Karburantet janë një produkt që skadojnë dhe herë pas here agjencisë do i duhet të blejë edhe të shesë duke e vënë buxhetin e saj përballë riskut të ndryshimit të çmimeve. Bëhet fjalë për humbje, të cilat mund të jenë edhe të kosniderueshme, në miliona euro. Këto do të paguhen nga qytetarët përmes tarifës së re të naftës, e cila është taksa e tetë që qeveria ngarkon mbi karburantet.

Paguajmë më shtrenjtë së të gjithë naftën, por qeveria bën gati rritjen e radhës me 20 lekë

Ekonomi

isht, duke bërë që të ardhurat bux-hetore të krahasuara me PBB-në t’i kthehen rënies duke arritur në vitin e fundit të mandatit zgjedhor, 2013 në 24.2% të PBB-së, niveli më i ulët që nga 1997-a.

Me rikthimin në qeveri të Partisë Socialiste me 2013, e cila taksën e sheshtë e ktheu në progresive, duke rritur barrën fiskale në tatimet di-rekte, të ardhurat në raport me PBB shënuan rritje, duke shkuar 27.7% e PBB-së më 2017-ën, me 3.4 pikë përqindje rritje për katër vite. Por siç duket sindromi i mandatit të dytë ka nisur të prekë edhe qeverisjen socialiste, tek-sa shihet se ritmet e grumbul-limit të ardhurave ka rënë, edhe pse ekonomia gjatë vitit të kalu-ar pritet të rritet me më shumë se 4%, ose niveli më i lartë i deka-dës.

Një hulumtim empirik i efe-kteve të politikës fiskale në ekonominë shqiptare, nga Meri Papavangjeli, Departamen-ti i Kërkimeve në Bankës e Shqipërisë ka gjetur se një godit-je në të ardhurat tatimore ka një efekt më të lartë në aktivite-tin ekonomik, krahasuar me një goditje të shpenzimeve qeveri-tare, në periudhën afatshkurtër, ndërkohë që efekti i saj shuhet përgjatë horizonteve më të gjata kohore. PBB-ja dhe konsumi pri-vat reagojnë pozitivisht ndaj një

goditjeje në shpenzimet qeveritare dhe negativisht ndaj një goditjeje në të ardhurat tatimore.

Shpenzimet kapitale dhe bler-jet qeveritare kanë një efekt të ng-jashëm në PBB, por efektet e shpenzimeve kapitale janë më të shtrira në kohë. Nisur nga kjo, poli-tikat afatmesme mund të minimizo-jnë pasojat e pafavorshme të konso-lidimit fiskal në rritjen ekonomike, duke kompensuar disa shkurtime të shpenzimeve korrente me rritjen e shpenzimeve kapitale, sugjeron studimi i eksperteve të Bankës së Shqipërisë. Shqipëria mbetet ven-di me barrën më të lartë të taksave në rajon së bashku me Serbinë, por që nuk arrin ta justifikojë atë me të ardhura. Vendi nuk ka arritur asn-jëherë të ketë të ardhura më të larta se 28% të PBB-së, duke u renditur i fundit në rajon dhe ndër nivelet më të ulëta të Europës.

Ndërsa Serbia, me barrë të tak-save të ngjashme me ne, është shteti që arrin të mbledhë të ardhura rekord në rajon, në nivelin e 41.8% të PBB-së të pritshme për 2019-n, sipas raportimeve zyrtare të Min-istrisë së Financave në programin ekonomik të reformave 2018-2020. Mali i Zi pritet të mbledhë 40.1% të PBB-së në projektbuxhetin e vitit 2019. Maqedonia ka një rendiment fiskal prej 29% të PBB-së, që ka ar-dhur në rënie vitet e fundit, si rrjed-hojë e taksës së sheshtë.

Drejtoria e Tatimeve

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

E enjte, 11 korrik 201912 •

Histori&Arkiva

Lajmet nuk janë “ushqim i përditshëm” i njeriut vetëm në kohët moderne. Të dinë se ç’ndodh përreth, apo

më larg tyre ,është për disa njerëz kuriozitet, e për të tjerë e nevojshme. Në kohë lufte kapeshin fort pas një radioje të vjetër duke pritur lajme të reja. Por cilat kanë qenë lajmet që kanë tronditur shekullin e kaluar. Duhet thënë se pjesa më e madhe e atyre që kanë bërë bujë janë aspak lajme të mira. Le te flasim mbi ngjarjet historike me të shënuara për njerëzimin, të cilat kanë shërbyer për të përmirësuar jetën, si mbërritja e njeriut të parë në hënë, shpikja e penicilinës, zbulimi i strukturës së ADN-së etj. Shpikja e internetit dhe “Microsoft” janë gjithashtu dy lajme jo pak të rëndësishme për njerëzimin. Me anë të internetit njerëzit nga e gjithë bota tashmë mund të lidhen me njëri tjetrin në kohë reale, njerëzit mund të gjejnë lajmet në të freskëta pak minuta pasi ato ndodhin në gjithë botën. Por duke mos harruar dhe his-toin e tragjedive më të mëdha njerë-zore, siç është shpërthimi i bombës atomike në Hiroshima, mbytja e anijes së njohur “Titanic”, vrasja e presidentit amerikan John F. Ken-nedy e më pas e vëllait të tij Robert Kennedy, etj,etj. Ja lista e datave më të rëndësishme në historinë botërore të shekullit të kaluar:

1912: Mbytet anija “Titanic” Anija transoqeanike “Titanic” u bë

e famshme si më e madhe e ndërtuar ndonjëherë dhe gjithashtu për arsyen se u mbyt në udhëtimin e saj të parë në vitin 1912 duke shkaktuar humb-jen e shumë jetëve. E dyta e një trioje tragetesh gjigandë, Titaniku u ndërtua për të krijuar një shërbim ekspres tre-javor në oqean. “Titanic” dhe “Olym-pic” u prezantuan për botën mbarë në një artikull të “Neë York Times” më 23 prill 1908, pothuajse katër vite para se të mbytej. “Titanic” u përplas me një ajsberg më 14 prill 1912 dhe

I kaloi 60 ditë në hapësirë, nga të cilat 10 ore dhe 26 minuta në

Hënë dhe në orbitën e Tokës. Alan Bean sot është 87 vjeç, ndërsa në vitin 1969 ishte astronaut në misionin e dytë në Hënë – njeriu i katërt që eci në sipërfaqe të saj. Alan Bean ishte një nga tre astro-nautët në Apollo 12 që niset më 14 nëntor 1969 dhe dhjetë ditë më vonë arrin në Hënë. Bean thotë se kurrë nuk ka i dëgjuar astronautët tek thonë se dëshirojnë të shkojnë në Hënë për ta parë Tokën. “Donim ta shihnim Hënën nga afër, por

Astronauti i katërt që shkeli në Hënë, ka një shpjegim se pse jashtëtokësorët s’kanë ardhur kurrë në Tokë!

Datat më të rëndësishme të shekullit të kaluar, nga bomba në Hiroshima te klonimi i deles Dolly

u mbyt dy orë e dyzet minuta më pas, duke u ndarë në dy pjesë. Ngo kjo histori e Titanikut sot përdoret dhe si simbol dashurie muzika/kenga, e titulluar Tiatanic, nga dashuria e dy të rinjve që u njohën dhe u dashuruan në këte anije madhështore.Nuk ekzis-tojnë më në kohën e sotme asnjë nga ata persona që shpëtuan, dy personat e fundit ishin Barbara Ëest Dain-ton , që në atë kohë ishte vetëm 10 muajshe e cila vdiq ne 16 tetor 2007, 96 vjece dhe Barbara Ëest Dainton, qe ishte vetëm 2 muajshe (lindur ne 10 shkurt 1912) dhe vdiq ne 31 mars 2009, 97 vjece.

1928: Zbulohet penicilinaZbulimi i penicilinës i atribuo-

het shkencëtarit skocez, Alexander Fleming në vitin 1928 pavarësisht se

edhe të tjerë më parë kishin vënë re efektet antibakteriale të penicilinës. Fleming, në laboratorin e tij në “St. Mary Hospital” në Londër vuri re një rritje bakteriale përreth kallëpit të mykut “Staphylococcus”. Fleming arriti në përfundimin se “Staphylo-coccus” po çlironte një substancë që pengonte rritjen bakteriale. Ai zhvil-loi një kulturë të pastër të mykut dhe zbuloi si ishte myk “Penicillium”. Ai shprehu optimizmin se penicilina do të ishte një dezinfektues i dobishëm.

1945: Formohet organizata e Kombeve të Bashkuara

OKB-ja u themelua në vitin 1945 për të zëvendësuar Ligën e Kombeve me shpresën se do të mund të ndërhynte në konfliktet ndërmjet kombeve dhe si pasojë,

të shmangte luftën. Organizata fillimisht përbëhej nga 50 vende, të cilat nënshkruan Kartën e Kombeve të Bashkuara. Struktura e organiza-tës reflekton akoma në disa mënyra rrethanat e themelimit duke qenë se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë fituesit kryesorë të Luftës së Dytë Botërore.

1945: SHBA-ja hedh bombën atomike në Hiroshima

Hiroshima.....ishte shënjestra fillestare e misionit të bombardimit bërthamor më gjashtë gusht te vitit 1945, ndërkohë që Kokura dhe Nagasaki ishin shënjestra alternative. Sipas statistikave, bomba atomike në Hiroshima vrau rreth 70 mijë njerëz si pasojë e efekteve të menjëhershme të shpërthimit. Vdekjet totale deri në fund të vitit 1945 variojnë nga 90 mijë deri në 140 mijë për shkak të dj-egieve, rrezatimit dhe sëmundjeve të shkaktuara. Deri në fund të vitit 1945 mendohet se numri i të vdekurve mund të ketë arritur në 200 mijë për shkak të kancerit dhe efekteve të tjera afatgjata të shpërthimit bërthamor.

1953: Zbulohet struktura e ADN-sëNë vitin 1953, duke u bazuar

në imazhetë zbërthyera me rreze X, James Ëatson dhe Francis Crick zbuluan atë që tashmë konsiderohet si modeli i saktë i strukturë së ADN-së. Ato e publikuan atë në revistën “Nature”. Të dhënat e mëtejshme eksperimentale të Ëatson dhe Crick u botuan në një seri prej pesë artiku-jsh në të njëjtën revistë. Nga këto të dhëna, informacionet e para ishin të ato të të dhënave të zbërthyera me rreze X nga Franklin dhe Gosling.

1963: John Kennedy vritet në Dallas Presidenti i 38-të amerikan,

John F. Kennedy u vra në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963 teksa po zhvillonte një udhëtim politik. Për vrasjen e tij u arrestua Lee Harvey Osëald. Ai u arrestua në një teatër

rreth 80 minuta pas vrasjes dhe u dënua nga policia e Dallasit për vrasjen e një polici përpara se të akuzohej për vrasjen e Kennedy-t. Ai nuk pranoi t’i kishte qëlluar nje-riu. Përgjatë viteve janë bërë të njo-hura më shumë fakte për publikun. Pavarësisht të gjitha informacioneve dhe deklaratave, ngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me nga teori të ndrys-hme konspirative.

1968: Vritet Martin Luther KingMartin Luther King: (Atlanta,

15 janar 1929 - Memphis, 4 prill 1968) ishte një aktivist politik dhe Pastori protestant Amerikan, kreu i të drejtave civile. Ai ishte më i riu nga te gjith pjestaret e Nobel në histori, me njohjen e dhënë në 1964 kur ishte akoma ne moshen tridhjetë e pesë vjec. Emri i tij është njohur për pacifist, ne aktivitetet e tij me atë të Gandhi, i parë amerikan që të sis-tematikisht të teorizoj kunder luftës.

1968: Vritet Francis Robert Ken-nedy, ne prag te kanditdatures

Francis Robert Kennedy - quajtur Bob (ose të njohur si dhe RFK Bobi), lindur ne Brookline (Massachu-setts), 20 nëntor 1925 - Los Angeles 6 qershor 1968 ishte një politikan amerikan, i biri i Joseph P. Kennedy (1888 në 1969) dhe Rose Fitzgerald (1890 deri më 1995) dhe vëllai i John Fitzgerald Kennedy (1917 në 1963). Ish-Ministri i Drejtësisë gjatë presidencës së vëllait të tij Xhon, fitoi

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

E enjte, 11 korrik 2019 13•

Histori&Arkiva

Fjalori e përkufizon propagandën si përhapjen e qëllimshme të informa-cionit, ideve apo fjalëve në një përpjekje për të ndihmuar ose dëmtuar

një person, grup, lëvizje, institucion ose komb. Propaganda më e zakonshme është ajo e përdorur në politikë. Megjithatë, duhen aftësi për të bindur të tjerët të përkrahin një pozicion të caktuar shkencor, mjedisor, fetar ose dhe moral, duke e bërë atë pjesë të pothuajse të gjitha aspekteve të jetës. Fatkeqësisht, termi zakonisht lidhet me gënjeshtrat ose gjysmë të vërtetat, por ky nuk është gjithmonë rasti; në fakt, disa nga propagandat më të suk-sesshme bazohen te e vërteta, edhe pse kjo e vërtetë mund të fshihet pas stilit të veçantë përcjellës të propagandistit. Në shumicën e rasteve, roli i propagandistit është të bindë një numër të madh njerëzish që të mendojnë në një mënyrë të caktuar, duke e bërë atë një mjet të fuqishëm, sidomos kur bie në duar të gabuara. Sigurisht, të pasurit besime të forta apo të qenit dogmatik për besimet personale nuk e bën dikë automatikisht propagan-dist. Ajo çfarë e përkufizon një propagandist është dikush që bën përpjekje të mëdha për të bindur të tjerët të ndjekin çështjen, perspektivën apo per-ceptimet e tij dhe refuzon të konsiderojë perspektivat kundërshtuese apo pikëpamjet e ndryshme si një këndvështrim të vlefshëm. Përgjatë historisë ka pasur njerëz që duket se kanë pasur një dhunti për taktika të tilla. Shpesh aftësia për të bindur një numër të madh njerëzish është përdorur në dëm të paqes dhe lirisë njerëzore, edhe pse disa herë ajo është përdorur për qëllime pozitive.Duhet pasur parasysh se një propagandist është “zëri i arsyes” i një personi tjetër, duke e bërë të vështirë përcaktimin se kush është propagan-disti. Janë disa njerëz që historia i konsideron si mjeshtra manipulimi të per-ceptimit njerëzor. “Tirana Observer” rendit më poshtë dhjetë propagandistët më të fuqishëm dhe më të suksesshëm.

Karl MarksKarl-MarxNuk ka dyshim se pak njerëz kanë pasur aq shumë impa-

kt në shekullin XX sa filozofi dhe revolucionari gjerman Karl Marks, vepra më e madhe i të cilit, “Kapitali”, hodhi themelet për krijimin e një sistemi politik që do përfshinte gjithë vendin. Propagandist i rendit të parë, teoritë marksiste bënin thirrje për eleminimin e pronës private dhe kërkesat e tij që kapitalizmi – ai e konsideronte forcën shtypëse më të madhe njerëzore – të zëvendësohej me një lloj utopizmi klasor (pa klasa shoqërore). Edhe pse idetë e tij janë provuar të jenë jopraktike dhe jofunksionuese kur përdoren si baza për sistemet ekonomike, ato vazhdojnë të jenë të rëndësishme për shumë njerëz akoma dhe sot. Është e vështirë të imagjinosh se si do ishte bota sot nëse Marksi nuk do ishte bërë pjesë e historisë.

Xhozef MekkartiEdhe pse nuk kishte profesion propagandën, pak janë ata që mohojnë

fuqinë që senatori i Uiskonsinit kishte gjatë viteve ’50, ndërkohë që vazh-dimisht pretendonte se kishte shumë spiunë dhe simpatizantë komunistë dhe sovietikë brenda SHBA-së dhe vendeve të tjera. Duke akuzuar se komu-nistët ishin infiltruar në Departamentin Shtetëror, administratën e Trumanit, madje dhe në Ushtrinë Amerikane, për një kohë të gjatë akuzat e tij shkatër-ruan dhe dëmtuan karrierën e shumë politikanëve dhe individëve të tjerë, si brenda ashtu dhe jashtë qeverisë. Eventualisht, paaftësia e tij për të siguruar prova që vërtetonin pretendimet e tij, uli ndikimin e tij dhe senati e censuroi atë në 1954, duke i dhënë fund terrorit që ai prodhonte.

Fridrih NiçeNdoshta një nga zërat më influencues

të shekullit XIX është filozofi gjerman Niçe, shkrimet e të cilit – mbi fenë, moralin, kulturën bashkëkohore, filozofinë dhe shkencën, influencuan revolucionet e mëdha sociale dhe politike të shek. XX. Ai ishte gjithashtu një ateist i flaktë, idetë e të cilit bënë që shumë njerëz ta quanin atë babain e laicizmit dhe të ateizmit. Ndërkohë që është e vështirë të përcaktosh se kujt spektri politik i përket, ai ishte një zë i fuqishëm që protes-toi ndaj disa prej mendjeve më të mëdha të kohës së tij, përfshi Kantin dhe Spinozën. Ndoshta jo propagandist në kuptimin e parë të fjalës, dogmatizmi i tij ishte ngjitës në kuptimin e të qenit mjaft i përhapur, duke e bërë atë një nga forcat udhëheqëse të filozofisë dhe sistemeve politike të shek XIX.

Xhozef GëbelsNdoshta askush në histori nuk e ka për-

dorur fuqinë propaganduese me një sukses tmerrues siç bëri novelisti Gëbels, nazist gjer-man, Ministër i Propagandës. Një burrë aftësitë intelektuale dhe oratore të të cilit ishin të njëjta me ato të udhëheqësit që ai admironte, në kontrol-limin e çdo aspekti të komunikimit në Gjermani gjatë luftës, Gëbels arriti të menaxhonte shndërrimin e një kombi të tërë në agresiv dhe racist, duke bërë të mundur holokaustin dhe brutalitetin e Luftës së Dytë Botërore. Thu-het se pa aftësitë e tij, Partia Naziste nuk do kishte ardhur në pushtet ose nuk do kishte qenë aq e fuqishme sa të shndërronte aq shumë gjermanë

në monstra. Ai ishte tërësisht besnik ndaj Hitlerit, aq sa vendosi të vdiste përkrah tij dhe jo të largohej nga qyteti.

Majkëll MorÇdo perspektivë politike ka propagandistët e saj, dhe kjo është e vërtetë

për të gjitha palët. Mor është bërë i famshëm për realizimin e filmave duke përdorur satirën dhe intervistat e njëanshme për të kritikuar, ofenduar dhe përqeshur çdo gjë duke filluar nga korporatat e mëdha tek administrata e Bushit e deri tek zotëruesit e armëve. Edhe pse nuk ishte jashtëzakonisht brilant, aftësia e tij për të kombinuar humorin me aspektet politike e bën atë mbrojtës efektiv të së majtës dhe pengues të konservativëve, edhe pse është e paqartë se sa mendje arrin të ndryshojë përmes filmave të tij. Si pjesa më e madhe e propagandistëve, ai tenton të predikojë tek ata që tashmë janë të konvertuar, duke e bërë të paqartë influencën e tij reale.

Al GoreZëvendës i Bill Klintonit për tetë vjet dhe shumë afër të qenit president

në 2000, Albert Gore që atëherë ka progresuar; në këtë rast, duke luftuar rreth çështjes së ngrohjes globale. Edhe pse nuk është klimatolog apo shkencëtar mjedisi, ai zgjodhi të mbrojë çështjen e shpëtimit të botës nga papërgjegjshmëria njerëzore. “Demokrat i gjelbër” dhe përkrahës i flaktë i Marrëveshjes Kioto (që do kufizonte fuqishëm sasinë e gazit që do prodhon-te çdo komb) ai realizoi dokumentarin, fitues çmimi, “Një e vërtetë e Papër-shtatshme”, një përpjekje ndërgjegjësuese e krijuar për të edukuar publikun rreth dëmeve të ngrohjes globale. Ai mbetet një nga zërat më të fuqishëm ambientalistë dhe një mbështetës entuziast i teknologjisë ekologjike.

Rash LimbafNdoshta nuk ekziston asnjë tjetër në botë që do mund t’i përshtatej

më mirë të folurit në mikrofon për 15 orë në javë duke diskutuar tema që nga feminizmi deri tek “të udhëhequrit nga media”, gjithçka për 50 milionë dollarë në vit. Afër moshës 60 vjeçare, Limbaf nuk shfaq shenja ngadalësi-mi, madje ai duket sikur është fuqizuar nga administrata e Obamës në një mënyrë të tillë që nuk kishte ndodhur që kur Bill Klinton ishte në Shtëpinë e Bardhë. Si një republikan i flaktë, mbështetja e tij në zgjedhjet e 2010-s padyshim pati ndikim në fitoren e republikanëve. Duke u konsideruar të ketë “talent të lindur nga Zoti” Limbaf dëgjohet nga 14 milionë dëgjues në ditë. Sa i suksesshëm është ai si propagandist? Konsideroni forcën e tij elektorale!

Glen BekI njohur si paleokonservativ, ai shihet nga fansat e tij si një udhëheqës

i fuqishëm që mbron pa pushim vlerat tradicionale nga progresi shekullor, ndërkohë që dënohet nga kritikët si një teorist konspirator që përdor retorika të zjarrta për të tërhequr vëmendjen. Gjashtë herë autori më i shitur, për librat që theksonin perspektivat e tij politike, ndoshta ka më shumë influencë në elektoratin amerikan se çdo person tjetër sot. Men-dohet që ai luajti një rol të rëndësishëm në aktivizimin e kahut të djathtë gjatë zgjedhjeve të 2010-s saqë balancoi pushtetin në kongres. Në një kombinim vlerash politike konservatore, vlerash tradicionale familjare, moraliteti fetar dhe qëndrimesh anti komuniste, Bek shpeshherë zbavitet duke shkruar artikuj sarkastik.

Madalin Murraj O’HeirNjë personalitet i ashpër që pëlqente

përplasjet kudo ku ato mund të shfaqeshin, O’Heir u bë një nga gratë më të urryera në Amerikë, që pothuajse arriti të menaxhonte, e vetme, që Gjykata e Lartë të shfuqizonte ligjin për lutjen në shkollat publike. Ajo e përdori famën e saj të papritur dhe të paparashikuar, rezultat i vendimit kontrovers të 1963, si një rrugë për ta bërë veten një nga zërat më të zjarrta për ndarjen e kishës nga shteti, dhe një nga armiket më të mëdha të fesë në kohët moderne. Abrazive në publik dhe privatisht, me pikëpamje që e vunë atë në qendër të debateve, e bënë atë jo vetëm kontroversave, por dhe të ligë, për sa i përket mendimeve të saj rreth seksualitetit.

Valter MartinKy autor i zjarrtë nga Nju Jorku, ishte një

nga kundërshtarët më të njohur dhe më të zhurmshëm të kulteve dhe sistemeve të tjera të besimeve fetare në botë. I njohur për punën e tij për luftimin e kulteve jo kristiane – që ai

i përcaktoi të jetë çdo variacion në sistemet e besimeve fetare si ringjallja, lindja nga një nënë e virgjër, shërimi dhe besime të tjera tradicionale fetare – në vitet ’70 dhe ’80 ai pati një mbipopullim të auditoreve nga njerëz të tërhequr nga teoria e tij bombastike, mendja e mprehtë dhe siguria dogma-tike. Çfarë e bëri atë më efektiv ishte baza e tij e njohurive rreth asaj se çfarë fetë mësonin dhe propagandonin. I famshëm për mos bërjen kompromis dhe pozicionin e patundur, ai mori pjesë dhe nxiti debate të nxehta.

Nga Marks te Gëbels, 10 mjeshtrat më të mëdhenj të propagandës

megjithatë pamja më e mirë ishte shtëpia jonë bardhë-e-katër që sillej rreth Diellit”, ka thënë ai. Bean ka teori interesante për jashtëtokësorët. “Nuk besoj se dikush nga gjithë-sia ka vizituar Tokën”, thotë ai për Neës.com.au. Një nga arsyet se pse nuk besoj se ata ishin këtu është se qytetërimet shumë më të avancuara janë edhe më altruiste e më miqësore – si Toka që është më e mirë seç ishte. Ndaj, nëse do të vinin do të thoshin: ‘Vijmë në paqe. E dimë që keni kancer që vret njerëzit. Meqë ne e kemi zgjidhur

këtë problem para 50 vitesh, ky është aparati që e vendosim në gishtat e pacientëve e që menjëherë i shëron”! Sipas tij, ne këtë do ta bënim pas mijëra vitesh kur do të mund të shkojmë te yjet tjera. Ndaj, është i sigurt se nuk jemi të vetmit në gjithësi. “Janë miliarda yje, e ato yje kanë planete përreth. Në atë numër të madh yjesh duhet të ketë planeteë ku jetohet”, thotë ai. “Disa duken si jeta në Tokë para 100 mijë vitesh, disa në nivelin tonë, disa para nesh, e disa 10 mijë vite para në ardhmëri”- pohoi ai.

zgjedhjet primare në 1968 për Partinë Demokratike, kandidati presidencial kundër Nixon. Ai vdiq pas një sulmi në prag të kandidaturës.

1969: Armstrong njeriu i parë në hënë

Neil Alden Armstrong është njeriu i parë që ka shkelur në hënë. Misioni i tij i parë në një anije kozmike ishte në bordin e “Gemini 8” në vitin 1966, ku ai ishte pilot komandues. Fluturimi i dytë dhe i fundit hapësinor i Armstrong ishte si komandant misioni i “Apollo 11” që mbërriti në hënë më 20 korrik 1969. Në këtë “hap gjigand për njerëzimin” Armstrong dhe Buzz Aldrin zbritën në sipërfaqen e hënës, ku qëndruan dy orë e gjysmë duke eksploruar. Para se të bëhej një pilot Armstrong ishte aviator i flotës ushtarake detare amerikane dhe mori pjesë në luftën e Koresë.

1989: Rënia e murit të Berlinit Muri i Berlinit, një simbol i

Luftës së Ftohtë, ndau Berlinin lin-dor dhe atë perëndimor për 28 vite. Ndërtimi i tij filloi më 13 gusht 1961 dhe u shemb në vitin 1989. Gjatë kësaj kohe, 125 njerëz janë vrarë teksa përpiqeshin të arratiseshin në perëndim, sipas statistikave zyrtare. Sipas dokumenteve të zbuluar më vonë mendohet se regjimit komunist kishte dhënë urdhra të qarta që të qëllohej dhe vritej kushdo që synon-te të kalonte murin, qofshin ata edhe

fëmijë. Njoftimi se hyrja në Berlinin perëndimor tashmë do të lejohej bëri që mijëra vetë të kapërcenin murin që u shemb nga mjetet e rënda.

1991: Bashkimi Sovjetik shpërbëhet Bashkimi Sovjetik u krijua fillim-

isht si një bashkim i katër Republikave Sovjetike Socialiste për t’u zgjeruar më pas në 15 republika të tilla. Ai u krijua në vitin 1945 dhe u shpërbë vetëm në vitin 1991, në një periudhë të njohur si “Lufta e Ftohtë”. Kufijtë gjeografikë të Bashkimit Sovjetik varionin sipas kohës, por aneksimeve dhe pushtimeve të shteteve balltike dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore korrespondonin me ato Rusisë së Madhe.

1997: Shkencëtarët klonojnë delen Dolly, është delja e cila u klonua

në vitin 1997. Ajo u klonua në institutin “Roslin Institute” në Edinburg të Skocisë dhe jetoi aty deri sa u nda nga jeta në moshën gjashtë vjeçe. Lindja e saj u njoftua në shkurt të vitit 1997. Në shkurt të vitit 2003 ekipi i shkencëtarëve njoftoi se Dolly-t i ishte injektuar një dozë vdekjeprurëse për shkak se prej kohësh ajo mundohej nga një sëmundje e rëndë e mushkërive dhe ishte gjymtuar nga artriti. Shkencëtarët u shprehën se sëmund-ja e Dolly-t n uk kishte lidhje me faktin se ajo ishte një dele e klonuar, pasi mjaft dele të tjera në fermë vuanin nga të njëjtat sëmundje.

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

E enjte, 11 korrik 201914 •

Aktualitet

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 2 persona, të cilët akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me

fitimin e shumave marramendëse me anë të mashtrimeve. Forcat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se dy shtetasit e arrestuar akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me vjedhje të shumave të mëdha, vetëgjyqësi e fshehje të ardhurash. “Finalizohet operacioni i koduar “PËRSËRITËSI”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bash-këpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy automjete të tipeve të ndryshme dhe kontrata shitblerjeje. Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë e mundur finalizimi i operacionit të koduar “Përsëritësi”, ku u ndalu-an shtetasit: J., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë tre herë për armëmbatje pa leje dhe kontra-bandë me mallra për të cilët paguhet akcizë. I., 45 vjeç, banues në Tiranë.Shtetasit M. J. dhe F. I. janë ndaluar

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim lëndësh narkotike

është vënë në prangat e policisë. I riu me iniciale E. H., banues në Koplik, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, më datë 11 prill 2018 tentuan të trafikojnë një sasi lënde narkotike prej 97 kg marijuanë nëpërmjet Liqenit të Shkodrës. Droga u kap nga policia Malazeze në bregun e liqenit të Shkodrës në afërsi të pikës kufitare të Hanit të Hotit, në bashkëpunim me Policinë Vendore të Shkodrës dhe atë Kufitare. Gjykata e Apelit Shkodër vendosi ndaj 21-vjeçarit më 08 maj

Shqiptari 29-vjeçar merrej me trafik droge për të siguruar paratë e dasmës

Kam gabuar, por e kam bërë nga dashuria. Për njëzet ditë

unë martohem. Kisha nevojë për të bërë para për dasmën”,- kështu ka deklaruar para gjyqtarit, në Gjykatën e Perugias një shqiptar. Shqiptari 29 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur arrestuar në Passignano, për ndalimin e drogës, u përpoq të shpjegonte arsyet që e detyruan atë të bëhej tregtar i kokainës. I mbrojtur nga avokati Donatella Pan-zarola, shqiptari u dënua me 1 vit e gjysmë burg. 29 vjeçari u arrestua të mërkurën nga policia e Perugias, të cilët arritën tek shqiptari vetëm nëpërmjet gjurmimit të konsuma-torëve, që ai u shiste drogën. Ai u ndalua në luginën e Passignano dhe u gjet me 9 pako kokainë në makinë, ndërsa në bagazhin e saj mbante një klub druri dhe një zinxhir. Më pas policët vendosën të ushtronin një kontroll në shtëpinë e shqiptarit ku u gjetën një shkallë saktësie dhe sub-stanca për prerjen dhe paketimin e dozave. Por gjatë aksionit të policisë në telefonin e shqiptarit telefononin klientë që ishin në pritje të marr-jes së drogës. Mediat fqinje bëjnë me dije se droga dhe materialet e paketimit u konfiskuan dhe paratë e sekuestuara iu dorëzuan thesarit.

Arrestohet për grabitje dhe arratiset njëkohësisht 32-vjeçari shqiptar

Pasditen e djeshme në datën 9 korrik 2019, rreth orës 16:30 një

alarm për grabitje u lëshua në një biznes në Via Pisana në Firence. Një 32 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ishte i pajisur me një tub metalik kishte hyrë në biznes dhe nën pre-sion i kishte kërkuar punonjëses të dorëzonte të gjitha paratë. I balla-faquar me rezistencën e punonjëses dhe ndërhyrjen e pronarit, shqiptari ishte larguar duke mundur të marrë vetëm një smartfon dhe një shumë parash, vlera e të cilave nuk dihet. Menjëherë pas këtij momenti, referuar informacioneve të policisë 32-vjeçari kishte hyrë në një makinë, duke ikur dhe duke goditur disa au-tomjete të parkuara përgjatë rrugës. Shqiptari kishte mundur t’i shpëton-te policisë e cila ishte vënë në ndjekje të tij, por teksa ishte nisur në drejtim të Novolit, ishte identifikuar nga një agjent i policisë rrugore. Më pas shqiptari tentoi të ndryshonte destinacion, duke braktisur makinën dhe duke u larguar në këmbë. Ai u mundua të fshihej në një kopsht, por u kap nga policët të cilët ishin angazhuar në ndjekjen e tij.

Arrestohet në Durrës 49 vjeçari i dënuar me burgim

të përjetshëm, për vrasje. Forcat e Posaçme Operacionale në Dre-jtorinë Vendore të Policisë Dur-rës në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informa-cioneve të marra dhe një pune të mirëorganizuar, arrestuan për-kohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të

I dënuar me burg përjetë, arrestohet në Durrës 49-vjeçari

shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ermir Dervishi, 49 vjeç, banues në Durrës. Policia beri te ditur se Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”. Materia-let hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Arrestohet 21-vjeçari

Tentoi të trafikojë 97 kg marijuanë nëpërmjet Liqenit të Shkodrës

“Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Dhuna në

familje”. “E. H., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, më datë 11.04.2018 kanë tentuar të trafiko-jnë një sasi lënde narkotike prej 97 kg marijuanë nëpërmjet Liqenit të Shkodrës, e cila është kapur nga policia Malazeze në bregun e liqenit të Shkodrës në afërsi të PKK Hani i Hotit, në bashkëpunim me Policinë Vendore të Shkodrës dhe atë Kufi-tare,”-raportoi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

2018, masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale

“Përsëritësit”

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy automjete të tipeve të ndryshme dhe kontrata shitblerjeje. Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë e mundur finalizimi i operacionit të koduar “Përsëritësi”

Vidhnin miliona nga bizneset dhe bankat, arrestohen dy mashtruesit

pasi kanë bërë një kontratë fiktive (shtetasi M.J. i ka shitur shtetasit F.I. me kontratë fiktive 1 milion lekë të vjetra për një pronë, objekt shtypshkronjë me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milion lekë) duke fshehur të ardhurat, vepër penale kjo e cila është kryer me qëllim fsheh-jen apo shmangien nga pagimi i një

detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milion lekë. Shtetasi i dyshuar M.J, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.SH dhe O.SH. Gjithashtu shtetasi i dyshuar M. J. ka përvetësuar në mënyrë të kundërlig-jshme xhiron mujore të një biznesi

të shtetases O. Sh, në vlerën rreth 55 milion lekë të reja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Vjedhje në shuma të mëdha”, “Vetëgjyqësi” në ngarkim të M. J dhe “Fshehje të ardhurave kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasit F. I”-njoftoi policia.

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

E enjte, 11 korrik 2019 15•

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTAL1. Eshtë botuesi 7. Ashtu si bie viktima8. Janë të ardhura nga shitjet17. Eshtë zemërak20. Janë të mërzitshëm21. Bëjnë inde me ne22. Një pikturë në mur24. Ente Sportive Vlorë27. Kush ka... inatoset28. Ka vijën fatale një e tillë30. Eshtë gjuha në Torah33. Janë esktreme në sarong

35. Ente rajonale Urbane36. Përfaqësohen me... portofole38. Një lumë në Shqipëri40. Bel i Maupassant41. Shkruajnë si Tristan Bernard43. Garfunkel i këngës44. Pak anormale45. Janë mish për... dado46. Diku në qendër47. Shkroi Neveria49. Blood ai Errol Flynn50. Fillojnë shkurt52. Kështu përfundon tarafi

53. Janë ekstreme për një aktor54. Një lagje e vjetër55. Janë armë... minatorësh59. Një dashuriçkë61. Kishin këmbë dhie62. Sipërfaqe e shkurtër.64. Mbarojnë fare65. Sastre aktore66. Eshtë vendi që ka aderuar68. Binjaket në klasa69. U shit për një pjatë thjerza70. Qe komik i famshëm italian71. Eshtë vjedhje me forcë

HORIZONTALE1. Boris Karloff -Hapin seancën -Gide që shkroi Imoralisti -Zakonsiht janë në krye -Aaron që qe kompozitor2. Mund të jetë kursimi -Rubisntein që qe balerinë -Të parat në olimpiadë -Një mund të jetë julian dhe gregorian3. Është formë sapuni -Kufijtë e mendjes -Ishin punëtorë krahu dikur

4. Tregohet nga babai -Bëhen me kërdi -... Padano, lloj djathi5. Nasi shkrimtar. -Janë aleanca edhe qeveritare -Reding që qe këngëtar6. Janë tek në larmi -Një gabim në basket -Italia në tabela -Është e tretë ajo e pensionit7. Dy romake - Ai i Parmës u shkrua nga Stendhal

-Hawke aktor8. Përfaqsuesja e Lewandowski-t -Në krye të masave -Pineda e García Lorca-s9. Mbahen në polifoni -Qendër Universitare Ndërkombëtare -Arkitekti i labirintit të famshëm -Mbarimi i… afatit10. Poirot i Agatha Christie -Kishin armiq babilonasit -Qendër në kaos -Golemi soprano11. Është copë torte

-Rolet pa çifte -Një pëlhurë sintetike -Cezari violinist 12. Janë në skaje -Kufij itinerari -Dy asa -Teke klase -Ousmane te Barça

VERTIKALE1. Qe dyqanxhi i dikurshëm -Fillojnë fazën2. Është grykë vullkani -Para Pjetrit dhe Thomait3. Është katolik ai i papës -Thurin ode të tillë4. Një kërcim latin -Do të bëhen teze5. Dy anët e një elementi -Rruga e Ferenc Molnar6. Ka varur buzët7. Krasta showman -I famshëm ai i Delfit8. Fillojnë nazet -Kompozoi Thaïs.9. Hector i Pa familje

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 48 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

10. Gioachino që qe kompozitor -Ndryshon çdi ditë11. Artikull spanjoll -Eshtë irrituesja12. Thirrej Pelidi -Bogarde që qe aktor13. Don Diego de la Vega me maskë -Magdalena që qe dishepulle14. Emër burri -Janë veglat15. Janë brinjët në skuadër -Italia në tabela16. Stevens i Father and Son -Gjysmë tatimi -Lind në ekstreme17. Cassini Loiewski që qe stilist -Një Fadil komik18. Shkroi Nata e Ustikës19. Luan në kufij -Është humbje e tonusit muskolar -Lumë në Siberi20. Një bukurosh mitologjik. -Këdon Skyfall21. Fillojnë nazet -Pak ashpërsi -Një i lartë për kampion22. Pak dramatike -Janë kapot kozakë

VERTIKALE1. Eshtë skuadër2. Zogu i zhdukur i Mauricius3. Inicialet e Lendl4. I absurdit ai i Beckett5. Zbriti në ferr për Euridisin6. Grirë pa kufij7. Kalohen në... plazh9. Inicialet e Mitchum që qe aktor10. Emër vajze11. Pak energjetikë12. Tomori për shokët13. Vitet pa kufij14. Shpiku një alfabet të famshëm15. I propozonte Sfinksi16. Një pjesë e tematikës18. Komisioni Europian19. U vra me një grusht nga Akili23. Një moçal25. Takuma ish-pilot i Formula 126. Woolf shkrimtare29. Girone aktor

31. Mbushen me... benzinë32. Douglas aktor34. Një komandë në computer36. Shkroi Tartufi37. Efektet e para38. Mund të jenë 4x100 metra39. Merret nga ata që çajnë ferrën40. Para Los në SHBA41. Shkroi Kim42. Në fund të ndeshjes45. Hidhet me kiromantë48. Një mund të jetë edhe fetar49. Gjysmë kafazi50. Ka tre muaj51. Maja në Sinai55. Kush e thotë pyet56. Ylli i... anglezëve57. Lumi i harresës58. Majtas në fund60. Testi pa zë63. Metheny kitarist64. Mbarojnë fare 67. Roje pa zë

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK 2019 Nr. 4478, … · 2019-07-11 · SITUATA NË SHQIPËRI “Ligji i Akademisë i dështuar” Faqe 8 GAZETË E PËRDITSHME E ENJTE, 11 KORRIK

E enjte, 11 korrik 201916 •

CMYK

Partizani debutoi dje në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, duke ndarë një barazim pa gola në sfidën

përballë gjigantëve azerë të Qaraba-gut. Në sfidën e zhvilluar pasditen e djeshme në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Kampionët e Shqipërisë vinin në këtë takim me një trajner të ri, si italiani Lerda, por me pak ndryshime nga skuadra që riktheu titullin pas 26 vitesh, teksa Willian Cordeiro, Esin Hakaj dhe Bitri ishin emrat e rinj të mbrëmjes së djeshme.

NdeshjaPjesa e parë nisi me Qarabagun

më kërkues, por Lerda e kishte ngrit-ur mirë “murin e kuq” në prapavijë, duke sprapsur thuajse çdo rrezik në kuadratin e Alban Hoxhës, ndonëse në një moment iu desh edhe fati në krah, për të mos pësuar.

E nëse mbrojtja ishte në lartësinë e duhur, sulmi ishte ai që çaloi në 45 minutat e para, teksa shkëndijën e vetme të kampionëve të Shqipërisë e dha Jasir Asani, me një depërtim të shpejtë nga krahu, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Një Partizan më kërkues u shfaq në pjesën e dytë dhe ishte menjëherë Egzon Belica, që pas një goditjeje nga këndi, gjuajti bukur me kokë,

por topi u përplas në traversën e portës së Qarabagut, ndërsa në vijim të aksionit, gjuajtja e Cordeiro u bllokua nga Wagner.

Edhe në vijim Partizani zbriti disa herë në gjysmëfushën kundër-shtare, por nuk arriti të kërcënojë seriozisht portën e azerëve, të cilët nga ana e tyre tentuan të largoheshin me fitore nga Tirana, por nuk e thyen barrikadën e kuqe.

Vërshëllima e trefishtë e arbitrit kryesor la në fuqi rezultatin 0-0, duke bërë që çështja e kualifikimit të shtyhet për në Azerbajxhan, kur më datën 17 do të luhet ndeshja e kthim-it mes Qarabagut dhe Partizanit.

Sport

Franco Lerda

Trajneri i Partizanit i kënaqur me ekipin: Futbollistët e intepretuan mjaft mirë ndeshjen

Partizani barazoi 0-0 në takimin e raundit të parë

të UEFA Champions League ndaj Qarabag. Pavarësisht rasteve, të kuqtë nuk arritën të gjenin fundin e rrjetës, duke shtyrë kualifikimin për në raundin tjetër. Një paraqitje që është vlerësuar nga trajneri i kryeqytetasve, Franco Lerda, i cili pas takimit foli për mediat duke deklaruar:

A jeni i kënaqur me këtë rezultat, në këtë debutim zyrtar?

Jam shumë i kënaqur, pasi futbollistët e interpretuan mjaft mirë ndeshjen, përballë një kundërshtari mjaft të fortë në nivelin individual. Me pak më shumë fat, mund të kishim marrë edhe fitoren, por më pëlqeu shumë ndeshja.

A ishte një rezultat i drejtë, për atë që dhanë skuadrat?

Ata goditën një traversë nga një pozicion jashtë loje, ndërsa ne goditëm një traversë gjithashtu. Kundërshtari bëri më mirë në qarkullimin e topit, por rastet më të mira i patëm ne.

Jeni i kënaqur me lo-jtarët e rinj?

Po. Si Broja, ashtu edhe Brown, arritën të futen mirë në ndeshje dhe të realizojnë detyrat që u kisha ngarkuar.

A besoni te kualifikimi në Baku?

Atje do të jetë një ndeshje e hapur, pasi rezultati i sotëm e bën të tillë. Sigurisht që do të jetë shumë e vështirë, por ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe të shpresojmë t’ia dalim.

A ka nevojë skuadra të kolaudohet më shumë në fazën sulmuese?

Patjetër që kemi ende punë për të bërë, pasi kemi mundësi për të bërë më mirë, por sot kishim një kundërshtar që qa-rkullon mirë topin dhe kjo na e vështirësonte disi punën në ndërtimin e aksioneve.”-për-fundoi Lerda.

Interi dhe Milani kanë hedhur hapin e parë drejt ndërtimit të një

stadiumi të ri të përbashkët në Mi-lano, duke dorëzuar pranë bashkisë së qytetit edhe një projekt konkret tekniko-ekonomik. Sipas projektit të dorëzuar në bashki, Interi dhe Milani kërkojnë të ndërtojnë një impiant modern pranë stadiumit “San Siro”, me një kapacitet prej minimalisht 60 mijë vendesh.

Gjithashtu të dy klubet synojnë që pas ndërtimit të impiantit të ri, të shembet i vjetri dhe ambienti përreth të shndërrohet në një zonë të rëndë-sishme komerciale për vetë qytetin e

Lamtumirë “San Siro”

Inter e Milan dorëzojnë në bashki projektin për stadiumin e riMilanos. Synimi i dy klubeve është që zona ku do të ndërtohet stadiumi i ri, të jetë e aksesueshme lehtësisht, funksionale dhe e hapur për publi-kun 365 ditë të vitit dhe një qendër komerciale që do të presë dhe përc-jellë turistë nga e gjithë bota.

Ky është vetëm hapi i parë, sepse sipas procedurave, tashmë do të duhet që vetë bashkia e Milanos të shprehet nëse ka interes të ndërtojë një zonë komerciale atje dhe më pas do të konkurrojnë studiot arkitek-tonike më të mëdha në botë, për të projektuar jo vetëm stadiumin, por edhe gjithë zonën përreth.

Për eliminatoret e Ligës së Kampionëve

Partizani, dinjitoze ndaj Karabakut. Kualifikimi do të vendoset në Baku