GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të...

16
VERDIKTI I SOVRANIT GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI PËR MAQEDONI DHE GREQI 1 EURO KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al e-mail: [email protected] [email protected] Botim i “standard” Denoncon botuesi Lesi: Jam dhunuar nga policia. Ishin 8 deri 10 policë që më rrethuan tek makina Digjet automjeti Skenar i organizuar?! PD: Automjeti s’u dogj nga protestuesit, u la vetë aty nga policia Shifrat për 2019 Falimentojnë bizneset, zyrtarët shpërdorojnë paratë e shtetit Aktualitet Faqe 3 Aktualitet Faqe 3 Ekonomi Faqe 10 CMYK MEDIAT E HUAJA NË TIRANË Mbulimi më i madh mediatik në histori i një proteste: Zemërimi i qytetarëve nuk ndalet PARALAJMËRIMI Ish-kryeministri Berisha: Rama nuk i shpëton cunamit, as në vrimë të miut Faqe 7 Faqe 4 nga celulari ose kompjuteri BLI SIGURIMIN Asnjë të ardhme diktaturave ushtarake! Gjermania: Ballkani është detyrë e Evropës Nga Rainer Hermann Nga Steffen Seibert Opinion Faqe 9 Faqe 9 Basha: Bashkimi më i madh i shqiptarëve ka vulosur, në mënyrë të pakapërcyeshme, largimin e Ramës Kryemadhi: Rama, njeri i dështuar. Mirënjohje qytetarëve për pjesëmarrjen në tubimin më madhështor << 2-6 Sjellja skandaloze E paprecedentë/ Gaz dhe dhunë ndaj protestuesve, gazetarja humbet ndjenjat, gjakoset fotoreporteri Faqe 6 Mistere 10 historitë e frikshme, por të vërteta Vrasësja seriale më e rrezikshme: Vrau 21 anëtarë të familjes

Transcript of GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të...

Page 1: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

VERDIKTI I SOVRANIT

GAZETË E PËRDITSHMEE DIEL 14 PRILL 2019

Nr. 4404, ÇMIMI 20 LEKËÇMIMI PËR MAQEDONI

DHE GREQI 1 EURO

KRYEREDAKTOR: GËZIM SALIU www.standard.al

e-mail: [email protected]@standard.al

Botim i “standard”

Denoncon botuesiLesi: Jam dhunuar nga policia. Ishin 8 deri 10 policë që më rrethuan tek makina

Digjet automjetiSkenar i organizuar?! PD: Automjeti s’u dogj nga protestuesit, u la vetë aty nga policia

Shifrat për 2019Falimentojnë bizneset, zyrtarët shpërdorojnë paratë e shtetit

Aktualitet Faqe 3

Aktualitet Faqe 3

Ekonomi Faqe 10

“PËRMBYTET” BULEVARDI NGA QYTETARËT

Dhjetëra mijëra para zyrës së Kryeministrit: Ik dhe

hapi rrugë zgjedhjeve të lira

CMYK

MEDIAT E HUAJA NË TIRANËMbulimi më i madh mediatik në histori i një proteste: Zemërimi i qytetarëve nuk ndalet

PARALAJMËRIMIIsh-kryeministri Berisha: Rama nuk i shpëton cunamit, as në vrimë të miut

Faqe 7Faqe 4

nga celulari ose kompjuteriBLI SIGURIMIN

Asnjë të ardhme diktaturave ushtarake!

Gjermania: Ballkani është detyrë e Evropës

Nga Rainer Hermann

Nga Steffen Seibert

Opinion

Faqe 9

Faqe 9

Basha: Bashkimi më i madh i shqiptarëve ka vulosur, në mënyrë të pakapërcyeshme, largimin e Ramës Kryemadhi: Rama, njeri i dështuar. Mirënjohje qytetarëve për pjesëmarrjen në tubimin më madhështor

<<2-6

Sjellja skandaloze

E paprecedentë/ Gaz dhe dhunë ndaj protestuesve,

gazetarja humbet ndjenjat, gjakoset fotoreporteri

Faqe 6

Mistere10 historitëe frikshme, por të vërtetaVrasësja seriale më e rrezikshme: Vrau 21 anëtarë të familjes

Page 2: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

2 E diel, 14 prill 2019

Artur Zheji: Ramës nuk i mbajtën nervat e urdhëroi Lleshin të hidhte gaz në masë

“Shumica morale në shesh”, dhjetëra mijëra qytetarë për 4 orë në protestë: Shqipërinë si gjithë EvropaSi asnjëherë më pare, Bule-

vardi “Dëshmorët e Kom-bit” u mbush dje nga dhjetëra mijëra qytet-

arë të ardhura nga të gjithanët e Shqipërisë në protestën e thirrur nga opozita para kryeministrisë. Derdhja e qytetarëve në shesh në shifra ta paparë ndonjeherë ishte një mesazh i fortë dhe i drejtpër-drejtë për Kryeminstrin dhe Qever-inë, e cila së paku sot është pakicë. Përtej arrogancës dhe propag-daneës, asgjë nuk mund ta fshe-hë irritimin e popullit, i cili nga protesta në protest po vjen edhe po rritet. Padyshim pjesëmarr-ja e djeshme ishte rekord dhe kjo i jep më shumë shtysë opozitës në kauzën e saj për gjdhje të lira e të ndershme. Edhe dje lidertë e opozitës, Basha e Kryemadhi thek-suan dhe u betuan para qytetarëve protestues se nuk do ta ndalin kau-zën e tyre, për një qeveir tranziotre për të mundësuar zgjehdje të lira. Sipas tyre, me Ramën kryeministër, zgjehdjet e ndershme janë utopi.

Protesta e opozitës pati gjithash-tu një anë tjetër të medaljes. Duna dhe gazi helmues i hedhur nga policia vërtetuan edhe një herë se tanimë nuk kemi të bëjmë me një shtet ligjor e demokratik. Nga gazi i hedhur në sasi të paimagjinueshme u prekën protestuesit si edhe shumë reporterë. Njëra prej tyre hum-bi edhe ndjenjat e ndërkohë shumi-ca e gazetarëve për minuta të tëra e patën të pamundur të raportonin për zhvillimet e protestës para Parla-mentit. Një akt masiv dhune.

Itenerari protestësPrej orëve të para të mëng-

jesit, policia nisi të merret masat për protestën e opozitës. Të pak-tën 2000 efektivë të policisë ish-in të angazhuar në terren e ndërsa shumë të tjerë qëndronin në ga-dishmëri. godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë pro-testuesit. Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ policia ka instaluar kam-era me rezolucion të lartë për të fil-muar cdo person të dhunshëm apo që cënon rendin publik.

Me një banderolë të madhe me

mbishkrimin “Qeveri e krimit” ish-in banorët e Astirit të parët që mar-shuan drejt Kryeministrisë. Kësaj here shumica e protestuesve mbainë në duar flamuj të Partisë Demokra-tike. Më pas rreth orës 18:00 që ishte edhe orari zyrtar I nisjes së protestës sheshi para Kryeminis-trisë u mbush thuajse plot nga pro-testuesit që vërshonin nga të gji-tha anët e Shqipërisë. Në protestë dje nuk munguan as fermerët e lënë tërësisht pasdore nga Qeveria. Ato hodhën në mënyrë simbolike pro-duktet bujqësore.

Protesta mori hov nga fjalimi i kryedemokratit Basha i cili nga po-diumi poshtë zyrës së Ramës tha se po flet në emër të tij, të qytet-arëve, të Partisë Demokratike por edhe gjithë partive të tjera në koa-licion. Të gjithë bashkë tha ai për-bëjmë “shumicën e re morale”

në Shqipëri, prandaj edhe kërkoi largimin e qeverisë me thirrjen: Rama ik!

Tensionet në protestë u për-shkallëzuan pas fjalës së kryedemokratit Basha, ku sic ka ndodhur edhe herë të tjera në mënyrë provoikatike turma u lejua të ccajë kordonin e policisë duke u ngjitur në shkallët e kryeministrisë. Të jetë niveli kaq amator i policëve vështirë se besohet. Më e lehtë për tu besuar ëhstë fakti se kjo përbën një taktikë të qeverisë për të tre-guar se gjoja pati dhunë në protest dhe se protrestueist hynë në pjesën e përparme të Kryeministrisë. Në këto kushte presioni, ku turma pro-vokohej herë pas here nga policia, numri dy i Partisë Demokratike Edi Paloka nën emrin e opozitës zh-vendosi protestën drejt parlamen-tit.“Bashkë drejt Parlamentit, asn-

Gazetari Artur Zheji nga studio e la-jmeve në RTV Ora deklaroi se dik-ush i kishte thënë se ministri i Brend-shëm, Sandër Lleshaj ka dhënë urdhër të hidhet gaz sepse i kishte

thënë Edi Rama. Zheji tha se sjellja e policisë me hedhjen e gazit lotsjellës, është sjellje kafshërore.

”Para se të hyja në studio dikush më tha se nuk i kanë mbajtur nervat

Ramës dhe i ka dhënë urdhër Llesha-jt të hedhë gaz për të arritur në këtë shkretëtirë. Nëse kjo hedhim gaz se nuk mbajmë dot perimetrin, kjo është kafshëri. Ky është gaz ndëshkues

nuk është për të parandaluar përsh-kallëzimin. Ky është superturp. Ky është gaz ndëshkues. Ti proteston unë të mbush me gaz. Rama nuk do. I jep urdhër Lleshit mi hiq ose të hoqa.”

Politikë

Zgjedhje të lira

“Të gjithë bashkë - tha Basha - përbë-jmë “shumicën e re morale” në Shqipëri, prandaj edhe kërkoi largimin e qeverisë me thirrjen: Rama ik!”

Protesta e opozitës

Artur Zheji

Page 3: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

3 E diel, 14 prill 2019

Politikë

jë të mos largohet. Asnjë të mos dorëzohet, ndiqni kreun e PD, dre-jt Parlamentit”,- tha ai. Në protestën para parlamentit, pati tension e për-plasje me policinë, ku u përdor në mënyrë skandaloze gazi lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

Nën kulmin e hedhjes së gazit, kryedemokrati Basha dekalroi se këto taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë, qëlli-mi ynë është rrëzimi i Edi Ramës. Protesta vijon si të vendosin qytet-arët. Të jemi dhe do ta shohim. Qël-limi i kësaj proteste të arrijë objek-tivin mbarëkombëtar, largimin e qeverisë Rama dhe zgjedhjet e par-akohshme. Rrugë tjetër veç largimit të Ramës nuk ka”,- tha ai.

Po ashtu reagoi edhe ish-kryem-inistri Berisha i cili tha se,: “Rama nuk i shpëton cunamit, as në vrimë të miut! Rama i ka ditët e numëru-ara”.

Ndërkaq kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklar-oi se,: “Kjo protestë nuk është protestë politike. Kjo është pro-testë e shqiptarëve. Kjo është pro-testë e grave shqiptare, e vajzave shqiptare. Është protestë e të gjithë atyre që duan të ndërtojnë të ardh-men e fëmijëve të tyre në Shqipëri dhe të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që duan të ndërtojnë të ar-

dhmen e tyre”. Një tjetër skenar duket i përgatitur nga mazhoran-ca ishte edhe ai me djegien e mak-inës e cila sipas të dhënave të gaze-tarëve në terren rezultoi me targa falase. Partia Demokratike deklar-oi se nuk ishin protestuesit ata që i vëdosën flakën makinës tek Parla-menti. “Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga ccdo automjet tjetër përvcc atyre të pol-icisë dhe të medias. Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë poli-cia, që ta digjnin vetë dhe të aku-zonin protestuesit për zjarrvënie.” .

Pas katër orësh protestë, opozita mori vendimin për mbylljen e saj, duke shënuar kështu edhe tubimin më madhështor në këto vite. Pro-testuesit në fund ju drejtuan selisë së PD-së, ku kryedemokrati Ba-sha mbajti fjalën e mbylljes ndërsa theksoi se,: “Sjellja prej pushtuesi ndaj popullit të tij, Rama dhe klika e tij do të marrë përgjigjen e duhur, çdo ditë e çdo natë si pushtuesin e institucioneve demokratike. Le ta vazhdojmë këtë betejë pasi jemë në rrugën e duhur. Sot jemi shumica morale, politike dhe fizike. Nesër me zgjedhje të lira e të ndershme, ne do të bëjmë të mundur që në çdo sakrificë e këtyre betejave, ëe gjithësecilit prej jush të kujtohet me krenari e mirënjohje të thellë si themeli i Shqipërisë europiane”.

Enkel Demi: Kjo qeveri ka ikur për skrap, Basha do të bëhet kryeministërGazetari Enkel Demi nga stu-dio e lajmeve në RTV Ora deklar-oi se Lulzim Basha do të bëhet kryeministër. Gjithashtu Demi tha se opozita po mendon një mënyrë që të instalojë njerëzit në shesh. “Basha është i kom-pleksuar nga skenari i çadrës, por me hapjen e motit këta do të mendojnë diçka. Me sa di unë nga burime të mijat ata po vrasin mendjen për instalimin e njer-zëve në shesh. Opozita po shkon drejt ditëve të fundit të presion-it. Po të vësh re para se Ba-sha të digjte mandatet, Bashën e merrnin me shaka. Hë se ky nuk di të bëjë asgjë. Unë jam një nga ata që nuk e kam marrë ndon-jëherë seriozisht. Kam mendu-ar që liderit duhet të ketë tjetër

karizëm. Por ky veprim që e ka bërë ky dhe për mua është sur-prizë, mund të vija bast që nuk e bënte, kjo mua më ka bërë të mendoj që Basha do ta mar-

ri pushtetin, por se sa do ta mbajë atë kjo është tjetër histori. Ky do bëhet kryeministër kjo është evi-dente”, tha ai.

“Nëse nuk do të ishte publikuar sondazhi i IPR marketing nuk do të kishte ndryshuar as diskur-si i opozitës. Po ta vësh re psa IPR marketing Lulzim Basha në çdo shesh apo fshat ka thënë që ne jemi shumicë sipas sondazhit, ndërkohë qeveria nuk e përmend më faktin që po shkrihet dhe po shkon për skrap.

Kemi një ndarje që në momen-tin kur është futur zoti Noto në mes. IPR nuk ka pasur asnjë lloj axhende dhe as RTV Ora nuk ka psaur asnjë lloj axhende por kjo e dhënë i ka bërë këtë lloj ndryshi-mi diskursi të dy palëve.”

Enkel Demi

Dhuna policore nuk kursen as gaze-tarët dhe botuesit më të njohur në vend. Rasti më i fundit është ai i Nikollë Lesit, i cili pa asnjë ar-sye, është dhunuar nga forcat e rendit. Lesi është dhunuar brenda makinës së tij, , duke marrë plagë në krah. Gjatë kohës që po zh-villohej protesta e opozitës, poli-cia tentoi me dhunë të arrestojë drejtorin e gazetës ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi, i cili po shkonte në redaksinë e gazetës.

Menjëherë forca të shumta pol-icie, edhe ato të repartit ‘Shqipon-ja’, dolën para makinës së drejtorit të ‘Koha Jonë’ dhe tentuan ta mar-rin me forcë për në komisariatin e policisë, pa asnjë arsye. Gazetari dhe drejtori i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi sqaroi pse u dhunua nga policia teksa shkonte në redak-si, në një kohë që zhvillohej edhe protesta e opozitës. Ai u shpreh se policët ishin nervozë, ndërsa shtoi se policia ka një frymë të ashpër ndaj atyre që kritikojnë qeverinë. “Jam dhunuar nga policia. Ishin 8

deri 10 policë që më kanë dhunuar. Isha në makinën time dhe po ikja në redaksi. Policët ishin të tension-uar sapo më njohën. Unë si gazetar po ndiqja protestën. Dolën përpara meje dhe më rrethuan makina pol-icie, Shqiponjat etj. Iu thashë se po ikja në zyrën time në redaksi dhe isha korrekt në çdo gjë. Ata m’u turrën dhe donin të më nxirrnin me forcë nga makina. Më shqyen dorën

e majtë, mbylla menjëherë derën e makinës. Policia donte të më sho-qëronte në komisariat, por për fat të mirë nuk ndodhi. Policia ka frymën e pushtetit. Fryma e këtij pushteti ka shkuar deri te polici i thjeshtë. Jam gazetar që bëj kritikat e mia normale gazetareske”, tha Nikollë Lesi. Ai shtoi ndër të tjera se iu desh të komunikonte me Ardi Veli-un që policët ta lironin.

Nikollë Lesi: Jam dhunuar nga policia. Ishin 8 deri 10 policë që më kanë dhunuar

Një automjet i parkuar pranë Ku-vendit mori flakë ditën e djeshme . Makina me targa ”AA 703 NT” u përfshi nga flakët por nuk di-het se kujt i përket. Pak minu-ta pas shpërthimit të flakëve, një mjet zjarrfikës u afrua te makina që po digjej por një protestues e sulmoi duke i thyer fenerët ndriçues. Disa minuta më pas, u bë e mundur shuarja e mjet-it. Në një reagim për mediat, Par-

tia Demokratike bën me dije se nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parla-menti. Sipas PD-së, kjo makinë ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga çdo autom-jet tjetër përvç atyre të policisë dhe të medias. Për opozitën, kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjar-rvënie.

PD: Automjeti para Kuvendit nuk u dogj nga protestuesit

Nikollë Lesi

Automjeti i djegur

Page 4: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

4 E diel, 14 prill 2019

Basha: Nuk ka kompromise tavolinash, nga sot shteti është sovrani, fundi i bandës kriminale në pushtetNga bulevardi ‘Dëshmorët

e Kombit’ kryedemokra-ti Basha ka deklaruar se nuk do të ketë kompro-

mis për ëndrrën e shqiptarve ‘për Shqipërinë si gjithë Europa’ . Ba-sha tha se e vetmja pengesë për një Shqipëri Europianë është kjo qeveri, të cilën kryedemokrati e konsideroi si simbol të dhunës e vrasjes së shpresës së cdo shqiptari. Nga sheshi përpara kryeministri Basha iu drejtua Ramës, me fjalët se nga sot, shteti e ligji është sov-rani i derdhur në këtë shesh “8 javë më parë ju iu përgjigjët thirrjes së opozitës, u ngritët në bashkimin më të madh të 16 shkurtit, ne iu përg-jigjëm me aktin më të madh djegien e mandateve largimin nga strofkul-la nga e korrupsionit. Sot koalicio-ni i maxhorancës absolute. Ne par-titë e opozitës, unë, PD e dimë fare mirë se ky mandat besimi që vjen nga Shqipëria e shumicës së grabi-tur, së dhunuar shkon përtej nevojës akute për një rotacion, rizgjimi kom-bëtar i një aspirate për të cilën kemi sakrifikuar shumë, për të cilën kemi patur edhe zhgënjime, sot është dita të mos bëjmë më kompromis, kur-rë me asgjë më pak se standarte për drejtësi, e zgjedhje të ndershme” –nënvizoi Basha. Ai ka theksuar se pengesa e vetmë për Shqipërinë si

gjithë Europa, është qeveria e krim-it, asgjesimi i themeleve europiane të bashkëjetesës demokratike, asg-jesimi i gjykatës kushtetuese, është mungesa e gjykatës së lartë, garante e lirive të qytetarëve shqiptarë. “Me 40 mijë dosje Gjykata e lartë nuk jep dot drejtësi sepse nuk eshte e repub-likës së Shqipërisë, është shkatër-ruar për t’i vënë minat shtetit lig-jor. Vota është themeli i demokracisë,

kjo qeveri është pengesa dhe numër një për zhvillimin e cdo shqiptari. Ju sot në shesh e dini fare mirë me Ramën nuk ka shtet, s’ka zhvillim po vetëm dhunim e shkatërrim, vrasje të shpresës. I themi sot atij e bandës që sot nuk jeni më shteti jeni antishteti, nuk jeni ligji jeni antiligji, jeni padre-jtësia, që sot e tutje shteti është sovra-ni i derdhur në këtë shesh.” -u shpreh Basha. Lulzim Basha nga podiumi

poshtë zyrës së Ramës tha se po flet në emër të tij, të qytetarëve, të Par-tisë Demokratike por edhe gjithë par-tive të tjera në koalicion. Të gjithë bashkë tha ai përbëjmë “shumicën e re morale” në Shqipëri, prandaj edhe kërkoi largimin e qeverisë me thirrjen: Rama ik” –shtoi Basha. Ndërsa nënvizoi se kjo protestë e 9 në 8 javë është prova se Shqipëria do dhe ka ndryshuar njëherë e përg-jithmonë. “Duan t’ju bëjnë të be-soni se kjo nuk është një betejë e vërtetë por thjesht përplasje politike që do zgjidhet me pazarin e radhës Sot dua ta deklaroj unë me zërin

tim vullnetin tim dhe zërit tuaj. jemi shumica e re morale, Rama ik. Jemi jo vetëm për kalkulime poli-tike, jemi që të garantojmë që vota juaj të mos dhunohet e blihet. që shtëpitë tuaja të mos prishën që të përfitojnë oligarkët, Jemi këtu për të shembur nga themelet reg-jimin e korruptuar deri në pal-cë: Rama ik” –tha Basha. Sipas kryedemokratit Basha, Edi Rama ka mbaruar dhe është sot një kufo-më politike, prandaj ai i ftoi qyte-tarët të themelojnë bashkëjetesën demokratike të standardeve euro-piane.

Politikë

Protesta e opozitës

Tensionet në protestën e opzoitës së bashkuar, kanë sjellë reagimin e men-jëhershëm të presiden-tit Ilir Meta. Përmes një njoftimi shpërndarë medi-ave, kreu i shtetit apelon që protesta të vijojë paqësore dhe të evitohen konfron-timet. Situata në protestë u tensionua menjëherë pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha, protestuesit canë kordonin e policisë, duke u ngjitur në shkallët e kryeministrisë.

Sali Berisha tha se protesta e opozitës i tregoi botës së shqiptarët janë në kryengritje. Ai u shpreh se shqiptarët e çuan Ramën në shkretëtirë, i cili i ka ditët e numëruara. Një paralajmërim i fortë ka qenë ai i ish-kryeministrit Sali Berisha për kryeministrin Rama. Ai tha se vrulli i protestës do ta marrë përpara edhe nëse është futur në vrimë të miut. Në Shqipëri vijon Berisha, Rama i ka ditët e numëruara. “Një gjë është e sig-urt, kjo protestë do përmbysë Edvin zo-grafin e dytë. Forcë në Botë që e shpëton nga ky vrull i fuqishëm nuk ka dhe nuk do të ketë. Le të shkojë në shkretinat më të largëta të Azisë, por në këtë vend i

ka ditët e numëruara. Unë sot jam pro-testues. Protesta ka një vrull të madh në rritje, sot Tirana është kryeqyteti i botës për protestën. Atë fat që pësoi diktatori dhe junta atë fat do pësojë Rama. Depu-tetët që lanë mandatet dhe qytetarët që po i mbështesin e shndërruan në çësht-je botërore protestën. Kurrë s’ka pas-ur kaq shumë mbështetje një lëvizje anti shtet. Edhe në vrimën e miut të shkojë nuk do mund të shpëtojë nga ky cunam. Një herë në shkretira pastaj në tunele mbatharak si ai s’ka, është i pashpresë. Policët e thjeshtë do t’i kthejnë bërrylin shumë shpejt”,- tha Berisha nga protesta para Parlamentit.

Presidenti Meta: Të evitohen konfrontimet

Berisha: Rama nuk i shpëton cunamit, as në vrimë të miut

Protesta e opozitës

Basha në protestë

Ilir Meta Berisha në protestë

Page 5: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

5 E diel, 14 prill 2019

Kryemadhi: Kjo qeveri ka frikë, është në fundin e vet. Të pastrojmë njëherë e mirë politikën nga krimi

Vasili-Lleshajt: Mandati mbaron, llogaria mbetet

Pas protestës masive para kryemi-nistrisë dhe godinës së Kuvendit, ka reaguar kreu i qeverisë. Edi Rama ku përmes ironisë, tha se nëse protesta e opozitës ishte e madhe atëherë edhe filxhani është shkencë. Përgjigjen do ta marrin thotë ai më 30 qershor. “Nëse kjo ishte pro-testë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për pdLSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sov-rani në 30qershor” –shtoi Rama.

Rama: Përgjigjen do ta marrin me 30 qershor

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas protestës ka deklaru-ar se janë lënduar 5 policë, ndër-sa ka shtuar se agresorët do të mba-jnë përgjegjësi. “Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kus-htetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e lig-jit dhe autorët do të mbajnë përg-jegjësi. 5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e

Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm para-politik” –nënvizoi Lleshaj.

Lleshaj: Turp, 5 policë të dhunuar në protestë

Politikë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një pronon-cim për mediat gjatë pro-testës para kryeministrisë

shtoise kjo qeveri është e rënë dhe ndodhet në fundin e vet. “Orari nuk ka të bëjë fare. Ka të bëjë me pjesëmarr-jen e njerëzve në çdo moment. Të gji-tha ditët janë ditët e Zotit dhe të gjitha orët e ditës janë orët e Zotit. As nuk na kushtëzon njeri dhe as nuk na detyron njeri. Nëse 16 shkurti quhej protesta më e madhe e bërë nga opozita ndonjëherë, 16 marsi dyfishimi i saj. Sot mjafton të shikosh se si rrugët e Tiranës janë të mbushura dhe buçasin nga njerëzit, nga qytetarët. Mjafton të shikosh se si rrugët hyrëse të Tiranës kanë pjesëmar-rje të jashtëzakonshme dhe mjafton të dëgjosh se si taksidarët apo kamzhikët e Edi Ramës gjobisin autobuzat, fur-gonët me gjoba marramendëse, kur sot shqiptarët nuk kanë bukë të hanë” nën-vizoi Kryemadhi. Ndërsa ka shtuar se çdo dhunë, çdo kërcënim, çdo shan-tazh, çdo mjet që përdor sot qeveria në ikje, e një Kryeministri në ikje tashmë dhe të mbaruar, nuk tregon gjë tjetër veçse rënie, tregon fundin dhe sa më shumë e zgjat, ai zgjat vuajtjen e qytet-arëve të vendit të tij. “Unë e kam thënë që çdo kryeministër, çdo person që merr përgjegjësi duhet të bëjë vizitën psikologjike dhe mjekësore, për shumë arsye, sepse vendi nuk mund të nge-let në dorë të njerëzve që janë peng i substancave sintetike, të personave që janë peng të sëmundjeve të tyre dhe nuk mund të ngelet peng i atyre njerëzve që janë peng të maktheve të tyre psikologjike. Z. Rama do të ndrys-hojë herë pas here, por nuk ka më rrugë tjetër, nuk ka më shpëtim, por ka vetëm një drejtim dhe i vetmi drejtim është që Shqipërisë do t’i kthehet legjitim-iteti i Parlamentit, do t’i kthehet legjiti-miteti i politikës. Të pastrojmë njëherë e mirë politikën nga krimi i organizuar dhe njerëzit që e kanë kapur, ta pastro-

jmë njëherë e përgjithmonë atë men-talitet të këtij tranzicioni që politikanët punojnë vetëm për veten e tyre. Ne du-het t’i sjellim shqiptarëve ata politi-kanë që mendojnë për qytetarët. Dje-gia e mandateve të opozitës nuk ishte për të shpëtuar opozitën, as për të bërë politike, por ishte interes publik, për t’u kthyer shqiptarëve edhe njëherë vëmendjen që do të jenë ata që sot do të marrin vendimet dhe fatet e tyre në dorë” –tha Kryemadhi. Ajo ka komen-tuar dhe deklarat e ndëkombëtarëve nëse kjo qeveri është legjitime.

“Grabitja në Rinas cenoi sigurinë kombëtare”

“Nuk është e vërtetë, z. Palmer ndau të njëjtin mendim me opozitën, të pa-ktën flas për grupin e LSI-së. Për sa i përket raportit të DASH, në çdo vend të botës demokracia respektohet ash-tu sikurse edhe kapja e shtetit nga kri-mi i organizuar nuk është vetëm diktat-urë dhe mungesë demokracie, por është më shumë se kaq. Është diktatura e krimit të organizuar. Kjo është protestë e grave shqiptare, e vajzave shqiptare.

Është protestë e të gjithë atyre që duan të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre në Shqipëri dhe të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre” –u shpreh kryetraja e LSI. E pyetur nëse grabit-ja në Rinas ka cënuar sigurinë kom-bëtare, ajo deklaroi se siguria në vend ka kohë që është cënuar. “Siguria kom-bëtare është cënuar shumë kohë më përpara, që kur parcelat mbilleshin me kanabis. Që ku avionët fluturonin me transportin e drograve të ndryshme. Që kur transportoheshin armë në vendet e Bashkimit Europian, apo edhe kalim-in e terroristëve ekstremistë që vinin nga vende të etiketuara si vende prob-lematike, të cilët ishin si urë kalimi dre-jt asaj. Grabitja në aeroport është një gjë e dukshme tashmë e cenimit tonë kombëtar. Cenimi ynë kombëtar ka fil-luar që kur shteti është kapur nga krimi i organizuar, çdo gjë vjen nga kapja e shtetit. Kapja e shtetit që nuk është kap-je nga një dorë njerëzish ideologjikë, por është kapje e shtetit nga një dorë kriminale, e cila po grabit tashmë të ar-dhmen e shqiptarëve” –tha Kryemadhi.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar menjëherë pas deklaratës së min-sitrit të brendshëm Sandër Lleshaj, pas sulmit me gaz ndaj protestuesve para godinës së Parlamentit. Ai paralajmëron Lleshajn se, mandati mbaron, llogaria mbetet. “Lleshaj si gangster ordiner, nga sot ka një llogari personale të hapur me

mijëra shqiptare, të cilëve u shkatërron shëndetin dhe i ka helmuar si të jenë arm-iq. Lleshaj helmon shqiptarët e thjeshtë e të varfer vetëm për pushtetin e një nje-riu të çmendur e të kriminalizuar, që për pushtetin e tij edhe vret njerëz. Lleshaj të mendohet mirë se mandati i mbaron shpejt llogaria mbetet” –nënvizoi Vasili.

Kryemadhi në protestë

Page 6: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

6 E diel, 14 prill 2019

Policia e Shtetit nuk ka kursyer nga uji edhe gazetarët apo fotoreporterët, të cilët kanë qenë thjeshtë duke bërë de-

tyrën e tyre në protestën e opozitës. Burimet raportuan imazhe ku shikohej qartë se si dy fotoreporterë goditen nga vala e ujit. Po kështu disa gazetarë nuk kanë mundur të lidhen në transmetive live për shkak se janë ndjerë keq si pa-sojë e hedhjes së gazit lotsjellës. Protes-ta e nëntë e organizuar nga opozita edhe qytetarët protestues u mbajt ditën e djeshmë me datë 13 Prill. Ishte parala-jmëruar se kjo protestë do të ishte mad-hore ndryshe nga protestat e tjera edhe ashtu ndodhi realisht . Në protestën e djeshme të opozitës kanë marrë pjesë edhe shumë fermerë, të cilët kundërsh-tuan skemën e re të TVSH. Në shen-jë protestë ata kanë derdhur qumështin, por kanë hedhur edhe produkte të tjera bujqësore. Turma protestuesish u ven-dosën përpara kryeministrisë me bro-horitjet “rama ik,rama ik’’ as këtë herë nuk munguan kapsollat flakadanët e shashkat e shumta të hedhura nga pro-testuesit drejt kryesisë me pretendimet se nëpërmjet kësaj proteste do të arrin-in a rrëzonin këtë qeveri . Situata e ten-sionuar ndërmjet forcave blu edhe pro-testuesve ishte shumë më rëndë se asnjëherë tjetër . Ka nisur me iniciden-te mbërritja e protestuesve të opozitës te Parlamenti. Protestuesit kanë çarë kordonin e parë policor, ndërsa hedhin kapsolla, tymuese e flakadanë. Kaq ka mjaftuar që policia të hedhë gaz lots-jellës. Gati dy orë protestuesit qën-druan para Kryeministrisë, aty ku u mjaftuan me hedhjen e domateve, bo-jës lakrave e qumështit, por edhe shash-kave e tymit të zi. Por ndërsa u pozi-cionuan te dera e Kryeministrisë, pasi kishin çarë kordonin policor, një thir-rje e demokratëve i zhvendosi te Par-lamenti. Këtë herë protestuesit arritën të kalonin kordonin e policisë e të hy-nin në ambientet e kryeministrisë duke bërë thirrje përpara shkallëve godinës. Gazetarë e reporterë arritën të filmonin çdo situatë nga larg por për pak çaste sepse ndërhyrjet e policisë ishin të men-jëhershme duke i larguar ata me forcë . Më pas protestuesit u zhvendosën për-para kuvendit ku në çastet e para forcat blu hodhën gazin lotsjellës në sasi mad-hore jo vetëm duke i shpërndarë qyte-tarët por mbi të gjitha duke i verbuar ku shumica prej tyre ngelën të gjymtu-ar rrugëve të cilët i tërhiqnin zvar-

rë për ti mbrojtur. Shumë qytetarë u munduan të “fshiheshin” diku, gjet-kë nëpër lokale barë byrektore që të shpëtonin nga helmimi por ishte thua-jse e pamundur ti shpëtonin intoksim-it, pasi gazi ishte mjaft i rëndë . E çka është më e rëndësishmja protestuesit ngelën të “ngujuar” për orë të tëra pasi nuk mundën të dilnin jasht derës pasi era e rëndë e gazit i bllokonte përsëri duke qënë se policia e shtetit nuk ndalonte së hedhuri gaz edhe kur vendi i rrafshuar. Ndërsa largoheshin prej gazit të hedhur te Kuvendi, disa prej protestuesve kanë thyer xhamat e një biznesi aty pranë. Kaq ka mjaftu-ar, sipas burimeve , që të plasë sherri e të ketë konfrontime mes tyre e pro-narëve të biznesit. Gjatë zhvillim-it të kësaj proteste ka pasur mjaft të lënduar e të dhunuar mes tyre kanë qënë edhe gazetarë e reporterë të cilët kanë qenë në gjendje të fikti nga gazi i hedhur . Partia Demokratike ka shpërndarë foto të fotografit Arben

Dajçi, i gjakosur në kokë dhe preten-doi se ai është dhunuar nga policia në protestë. Po ashtu, sipas PD, janë mbi 15 protestues të verifikuar aktu-alisht në protestë, të plagosur ose me probleme të rënda me frymëmarrjen. Nga organizatorët e protestës së PD raportohen edhe gazetarë të lënduar. Ndërkohë një gazetare pësoi gjend-je të fikëti, si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia. Gazetar-ja ka rënë në tokë në momentin kur kryedemokrati Lulzim Basha ishte duke dhënë një intervistë për medi-at. Gazi që ka qenë i shpërndarë ka shkaktuar probleme edhe për liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në disa foto të shpërndara nga LSA, duken qartë momentet kur Berisha pati vështirësi në frymarrje e mbante një shami të bardhë në fytyrë. Por pavarësisht se u ndje keq, Berisha nuk është larguar nga protesta. Në një prononcim për mediat ai u shpreh: “Unë jam i gatshëm të rri këtu deri në largimin e Ramës”. Policia e Shtetit nuk ka kursyer nga uji edhe gazetarët apo fotoreporterët, të cilët kanë qenë thjeshtë duke bërë detyrën e tyre në protestën e opozitës. Burimet rapor-tuan imazhe ku shikohej qartë se si dy fotoreporterë goditen nga vala e ujit. Po kështu disa gazetarë nuk kanë mundur të lidhen në transmetive live për shkak se janë ndjerë keq si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës.

Aktualitet

Policia këtë rradhë godet gazetarë e fotoreporterë, dhunë agresive ndaj protestuesve!

Protesta e 13 Prillit Kryemadhi pas protestës: Faleminderit shqiptarë! Rama një njeri i dështuarPas përmbylljes së protestës krye-tarja e LSI-së Monika Kryema-dhi nga selia e partisë mbajti një deklaratë për mediat ku shprehu falenderim për të gjithë pjesëmar-rësit dhe ndërkohë tha se kryem-inistri ishte njeriu më i dështuar në qeverisje. “Dua të falënderoj të gjitha ata qytetarë që ishin sot atje, të cilët i dhanë akoma dhe më shumë shpresë shqiptarëve, atyre shqiptarëve që gjenden sot më të dobët, më të vobektë, më të varfër. Atyre shqiptarëve të cilët u qan zemra për të parë fëm-ijët e tyre dhe janë larguar nga Shqipëria për të ndërtuar një jetë më të mirë. Për të gjitha ata prindër që nuk ishin sot atje, të cilët luftojnë dhe mundohen çdo ditë për fëmijët e tyre studentë, për të përballuar studimet e tyre. Për të gjitha ata prindër të pamun-dur për të qenë sot në protestë. Për fëmijët e tyre që u janë fal-imentuar bizneset. Për fëmijët e tyre të cilët gjobiten çdo ditë e më shumë nga taksat e Edi Ramës. Për fëmijët e tyre të cilët çdo ditë e më shumë e kanë të pamundur për të zhvilluar të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Falën-deroj të gjithë shoferët e auto-busëve dhe furgonave të cilët janë kërcënuar dhe janë gjobitur nga policia e Edi Ramës. Dhe ju bëj thirrje të ruajnë faturat e gjobave se do ti marrin paratë e tyre një

më një dhe nuk ka burrë nëne që t’ua marrë paratë atyre djemve të cilët me mish e me shpirt, me gjak rrisin dhe ushqejnë fëmijët e tyre. Falënderoj gazetarët e ter-renit të cilët nuk na janë ndarë në asnjë moment në këtë protestë të vështirë. Falënderoj të gjithë policët të cilët u treguan dasham-irës ndaj nesh por i bëj thirrje të cilët dhanë urdhrin famëkeq për të helmuar shqiptarët, ti bëjnë he-sapet mirë sepse llogaritë i kanë të hapura me mijëra shqiptarë që ishin sot atje në shesh. Falënderoj mbi të gjitha, të gjithë shqiptarët që duan të ndryshojnë. Të gjithë ata shqiptarë që çdo ditë nxi-sin dhe i japin kurajë fëmijëve të tyre për tu përballur diktaturën e krimit, që Edi Rama ka instalu-ar sot në Shqipëri. Sot shqiptarët treguan dhe njëherë që Kjo qeveri ka dështuar me poli-tikën e saj, ka dështuar me mar-rëdhënien e tij me publikun, me familjen e tij politike, ka dështu-ar me ekonominë shqiptare, me drejtësinë shqiptare, me të ard-hmen e shqiptarëve. Një njeri i dështuar nuk mund të vazhdojë më qeverisjen. Ky njeri i dësh-tuar që ka frikë të përballet me popullin e tij, i cili në asnjë mo-ment nuk gjendet përballë Tij, por gjithmonë largohet, sepse është në fakt i larguar”, theksoi Kryemadhi.

Kryemadhi në konferencë shtypi

Fotoreporteri i plagosur Gazetares i bie të fikët

Gazi lotsjellës mbi qytetarët

Page 7: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

7 E diel, 14 prill 2019

Mediat Ndërkombëtare

Mbulimi më i madh mediatik i një proteste: Zemërimi i qytetarëve nuk ndalet

Protesta e opozitës ditën e djeshme ar-riti të tërhiqte vëmendjen e shumë me-diave të huaja. Mes tyre ishte Euroneës, që transmetoi live, duke sjellë disa nga pamjet më të mira nga kamerat e tyre.Ndërkohë në një kronikë televizive, ata theksuan se vazhdon zemëri-mi në Shqipëri.“Zemërimi nuk njeh qetësim në Shqipëri. Mijëra mbështetës

të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Lulzim Basha, u mblodhën jashtë selisë së qeverisë në Tiranë, për të kërkuar edhe njëherë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare për të organizuar zgjedhjet e parakohsh-me”.“Protestat filluan shkurtin e shkuar, kur deputetët e opozitës dhanë dorëheq-

je në masë, duke e akuzuar Ramën për korrupsion dhe lidhje me krimin e or-ganizuar. Akuzat u kthyen te dërguesi. Në të vërtetë, kryeministri ka deklaru-ar në mënyrë të përsëritur se ai nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe se demonstratat nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje e opozitës për të ardhur në pushtet”. “Edi Rama, në mandatin e tij

të dytë, ka fituar besimin e popullsisë me një program të bazuar tek hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në kontrast me kriminalitetin dhe kor-rupsionin galopant në sektorët e shën-detit, arsimit dhe punës. Megjithatë, këto politika kanë rezultuar joefektive, veçanërisht për klasat më të varfra dhe më të dizavantazhuara”.

Euronews: Kryeministri nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen!

Atmosfera e tensionu-ar që u vu re fillimisht para godinës së Qever-isë, u përsërit dhe për-

para selisë së parlamentit, ku man-ifestuesit u mblodhën duke ju përgjigjur thirrjes së drejtuesve të opozitës. Policia ndërhyri me ga-zlotsjellës për të shpërndarë gru-pet e protestuesve të cilët tentuan të shtynin kordonin e policisë, ndërsa drejt këtyre të fundit, u lëshua një shi tymuesesh dhe shashkave. Men-jëherë pas lëshimit të gazit, pro-tuestuesit u larguan nga hyrja e par-lamentit, për t’u rikthyer sërish me kalimin e minutave. Por policia për-dori për herë të dytë gazin lotsjellës. Më herët, para selisë së Qeverisë ku mbështetësit e opozitës u mblodhën fillimisht në mbrëmje në protestën e radhës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit mundën të çajnë kordonin e poli-cisë, përballë hyrjes qëndrore të god-inës, pak pas përfundimit të fjalës së kryetarit demokrat Lulzim Basha, Ata qëndruan për disa minuta në shkallët e kryeministrisë, ndërkohë që forcat e policisë nuk ndërhynë për t’i sprap-sur ata. Presidenti Ilir Meta bëri ndërkohë thirrje për një protestë paqësore dhe që të evitohen kon-frontimet.

Në një postim në Tëitter min-istri i Brendshëm Sandër Lleshaj dënoi aksionin e opozitës, ndër-sa bën të ditur se ka patur të lëndu-ar mes policvëve. “Edhe sot dhu-na e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtet-it shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e mad-he e ligjit dhe autorët do të mba-jnë përgjegjësi”, shkruan zoti Lleshaj. Opozita kërkon krijimin e një qeverie kalimtare e cila të për-gatisë vendin për zgjedhje të par-akohshme, gjë e cila sipas kryeta-rit demokrat Lulzim Basha “është

një kusht I patjetërsueshëm”. Kërke-sa e opozitës janë hedhur poshtë deri tani në mënyrë kategorike nga shumi-ca e majtë, sipas së cilës opozita po kërkon të marrë pushtetin në tavolinë.

Kjo është protesta e 9 e opozitës që nga muaji shkurt, dhe e treta për-para selisë së qeverisë. Opozita është tërhequr nga parlamenti dhe deputetët e saj dorëzuan në bllok mandatet. Një vendim ekstrem i kritikuar hapur nga komuniteti ndërkombëtar. Në fillim të kësaj jave gjatë vizitës së tij në Ti-ranë, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer i bëri thirrje partive opozitare të rian-gazhohen në procesin politik , duke theksuar se zgjedhjet lokale të qer-shorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë.

Fox News raportoi nga Tirana për protestën më të madhe në Ballkan

Protestës së opozitës dje në Ti-

ranë i kanë dhënë hapësirë edhe mediat më të njohura ndërkom-bëtare.

Pas Euroneës, VOA, DW dhe Washington Post, edhe gjigan-di amerikan Fox Neës i bën jehonë asaj çfare po ndodh në Shqipëri. “Partitë e opozitës shqiptare kanë thirrur protestën e rradhës në kryeqytetin Tiranë, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe lejimin

e zgjedhjeve të parakohshme parla-mentare.

Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën të shtunën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që mbanin postera dhe sllogane antiqeveritare, duke hed-hur flakadanë dhe shashka drejt policisë dhe selisë së qeverisë.Pro-testuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të ndërtesës qe-veritare, por nuk u përpoqën të hap-nin dyert e saj. Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon.Udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për “një rotacion të men-jëhershëm politik”, duke kërkuar një Kabinet tranzitor pa Rama dhe duke kërkuar që të zhvillohen zg-jedhjet e parakohshme

Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare, Euronews e transmeton LIVEEdhe protesta e djeshme e opozitës ka gjetur pasqyrim në mediat e huaja. Euroneës ka transmetu-ar live protestën nga Tirana, ndër-sa shkroi se këto janë protestat e opozitës kundër qeverisë.”Opozi-ta shqiptare po bën thirrje për dorëheqjen e Ramës, organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të një qeverie tranzitore”, shkroi Eu-roneës. “Tension para godinës së qeverisë”ishte kryeartikulli i Zërit të Amerikës.”Opozita kërkon kri-jimin e një qeverie kalimtare e cila të përgatisë vendin për zgjedh-je të parakohshme, gjë e cila sipas kryetarit demokrat Lulzim Basha “është një kusht I patjetërsueshëm”, shkroi ndër të tjera Zëri i Amer-ikës. Edhe DË ka pasqyruar pro-testën e opozitës, e cila shkroi se Nën thirrjet „E duam Shqipërinë si gjithë Europa“ dhe „Rama ik“, pro-testuesit kërkuan largimin e kryem-inistrit Rama.

Një vendim ekstrem i kritikuar hapur nga komuniteti ndërkombëtar. Në fillim të kësaj jave gjatë vizitës së tij në Tiranë, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer i bëri thirrje partive opozitare të riangazhohen në procesin politik , duke theksuar se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë

Speciale

Page 8: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

E diel 14 prill 20198 •

CMYK

Aktualitet

1-Qindra fermerë të zhgënjyer kanë marrë pjesë në protestë, ku në shenjë revolte kundër kësaj qeverie kanë derdhur qindra litra qumësht, si dhe edhe produkte të tjera bujqësore.

Foto reportazh

Mesazhet e protestuesve për Kryeministrin dhe QeverinëProteste e ditës së djeshme

numëroi një numër të lartë pjesëmarrësish, ku u cilësua dhe si protesta e

Ballakanit. Mes tensioni, shash-kave, kapsollave dhe gazit lots-jellës nuk munguan as pankratat, ku përmes tyre i drejtonin mesazhe qeverisë. Revolta e qytetarve në

protestën e 9 opozitare kaloi çdo pritshmëri. Pavarësisht motit aspak të favorshëme, bulevardi i mbush-ur plot, tregonte pakënaqësine e kësaj qeverie. Pas dy orësh para kryeministrisë, protesta u zhven-dos para Kuvendit, aty ku do të shndërrohej në fushën e betejës jo vetëm për prtesutesit por edhe për

qytetarët e thjeshtë. Hedhja e gazit lotsjellës bëri që shumë protestues të merrnin ndihmen e shpejtë për shkak të pasojave të rënda. Fotot e mëposhtme tregojnë dhe njëherë dhunën ndaj protesuesve në një vend demokratike, ku tashmë dhe e drejta për të protestuar e ka humbur ligjitimitetin.

7- Sulmi i paprecedentë i policisë ndaj protestuesve tek par-lamenti ka shkaktuar të plagosur, ku mes tyre ishte dhe fotore-porter, Arben Dajçi që mori disa plagë në trup.

4-Kryeministri i vendit Edi Rama ashtu si gjithë herët e tjera zgjodhi të mos përballej me protestuesit, por maskat me fytyrën e tij ‘spikaten’ në kokat e shumë qytetarëve.

3- Shiu nuk mundi të ishte aspak pengesë për protestuesit para bulevardit, përkundrazi çadrat që ata kishin, treguan dhe njëherë se ata qytetarë tashmë ëdo situatë metrologjike do ta për-dorin në favor të tyre. Ëadrat e protestuesve me shkrimin “Rama Ik” mbushen bulevardin diten e djeshme.

2-Kjo protestë përveç pjesëmarrjes së lartë në numër, do të mbahet mend gjatë dhe për banderolat e saj. Ku me shkrimet ‘një qeveri e korruptuar’ u transmetuan mesazhe reale, të një shoqëria ku e ka të pamundur të besojë në një vend ku institucio-net janë pothuajse inegzistente.

6-Me gjithë skandalet e kësaj qeverie, qytetarët tashmë janë të bindur se për kryeministrin e vendit nuk mjafon vetëm largi-mi nga pushteti, por dhe burgosja e tij. Pankartat në duart e pro-testuesve shfaqnin prangat me mbishkrimin “Edi Rama të presin”

5-Hedhja e gazit lotsjellës, dhuna ndaj protestueve nuk e ka frikësuar një nënë që të dalë së bashku me fëmijën në karroce për të treguar revolten e saj. Ngjitur me kordonin e policisë para kryeministrisë, guximi i saj kaloi çdo provokim nga ana e policisë.

9- Gazi lotsjellës nuk ka kursyer as ish-kryeministrin, në foto duket momenti kur Berisha ka vështirësi në frymëmarrje e mban një shami të bardhë në fytyrë.

8- Policia nuk ka kursyer as gazetarët. Kështu gazetarja e Tema Tv ka humbur ndjenjat për shkak të sasisë së madhe të gazit lotsjellës që është hedhur mbi qytetarët.

Page 9: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

E diel 14 prill 2019 9•

CMYK

Opinion

Në botën arabe rrota e historisë po kthehet pas. Sepse që nga Egjipti në Algjeri deri në Sudan po

e marrin pushtetin ushtarakët. Ata po e imponojnë të paktën hë për hë kundërrevolucionin e tyre, në kundërshtim me të gjitha protes-tat masive. Kjo në një kohë kur prestigjin ato kanë kohë që e kanë humbur. Meqenëse i patën çuar vendet e tyre drejt pavarësisë, të cilën më vonë edhe e mbro-jtën, ato qenë të besueshme për një kohë të gjatë. Veç kësaj, në shtetet e reja ato kanë qenë in-stitucioni, në të cilin qe i mundur avancimi social edhe për njerëz nga shtresa të varfra.

Asnjë të ardhme diktaturave ushtarake!Nga Rainer Hermann

arabe të mësojnë nga përvojat e shteteve të tjera, për të shmangur kështu gabime. Demonstruesit në Algjeri dhe në Sudan vërtet që e pranojnë që ushtarakët nevo-jiten në një periudhë tranzitore, për të garantuar rendin. Por ata ngulin këmbë edhe që në organet tranzitore të jenë të përfaqësuara, krahas ushtarakëve, edhe civilët.

Ora e ndalur në EgjiptVendimtare do të jetë me sa

përgjegjësi do të veprojnë ush-tarakët. Në shembullin e Egjiptit ata vërtet mund të shohin se si mund ta qetësosh një vend me represion. Por koha e diktaturave të plumbta ka kaluar. Ato mundet ta ndalin orën - si në Egjipt. Por e ardhmja nuk u përket atyre.

Vendimtare do të jetë me sa përgjegjësi do të veprojnë ush-tarakët. Në shembul-lin e Egjiptit ata vërtet mund të shohin se si mund ta qetësosh një vend me represion. Por koha e diktaturave të plumbta ka kaluar. Ato mundet ta ndalin orën - si në Egjipt. Por e ardhmja nuk u përket atyre.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë ftuar liderët e Ballkanit të marrin

pjesë në Berlin në një konferencë. Në takimin e datës 29 prill do të priten të vijnë përfaqësues të nivelit të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë, Sllovenisë dhe Komisionit të BE-së. Duke shpjeguar arsyen e ftesës së kancelares Merkel dhe presidentit Macron, Seibert tha se ata dëshiro-jnë të flasin me „bashkëbiseduesit e tyre për sfidat e veçanta në rajon dhe në radhë të parë për stadin e dialogut Serbi-Kosovë.” Seibert nuk pranoi të thoshte asgjë për pritshmëritë ndaj kësaj konference. „Programi nuk është ende gati”, tha ai duke shtuar se ky takim „është fryt i mëtejshëm i interesimit të thellë që kemi ne për zhvillimin pozitiv të Ballkanit Perëndimor.”

Interesimi i madh për rajoninSi shprehje të këtij interesimi,

Seibert kujtoi edhe procesin e Berlinit, në kuadër të të cilit sot po zhvillohet edhe një takim i minis-trave të jashtëm në Varshavë. Aty merr pjesë edhe ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas. Polonia do të jetë organizatore e takimit të ardhshëm në kuadër të

Gjermania: Ballkani është detyrë e Evropës

BE, konsiderohet i ngecur në vend, që nga vera e vitit të kaluar, kur presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Vuçiq dhe Thaçi, nisën të përhap-in idenë e ndryshimit të kufijëve. Ndërsa në SHBA ka mendime që nuk e përjashtojnë marrëveshjen për ndryshimin e kufijëve, qeveria gjermane e konsideron atë tabu.

Një qëndrim që e kanë thuajse të gjitha partitë gjermane të përfaqësu-ara në Bundestag. Edhe eksperti i të Gjelbërve për Ballkanin, Emanuel Sarrazin, u shpreh në një deklaratë për shtyp, me rastin e anoncimit të konferencës së Ballkanit Perëndimor më 29 prill në Berlin, se “kufijtë në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë të paprekshëm”. Sarrazin pret që Konferenca e Ballkanit Perëndimor të mos “humbasë në retorikë”, por të dërgojë “mesazhe të qarta”.

Përveç mosndryshimit të kufijve në Ballkan, Sarrazin kërkoi edhe çel-jen e negociatave të BE me Maqe-doninë e Veriut dhe Shqipërinë. Zëdhënësi i qeverisë Seibert, i pyetur në konferencë për këto dy vende tha se kjo është kompetencë e Bashkimit Evropian dhe kjo varet nga plotësimi i kushteve të parapara. Në rastin e Shqipërisë ai tha se këtu hyn “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamen-tare”. Ai tha se vendimi për çeljen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit.

procesit të Berlinit, që do të mbahet më 5 korrik. Procesi i Berlinit synon me nisma në sektorin e Ekonomisë, Transportit dhe Rinisë, që të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takimin në fund të prillit në Berlin nuk do të ketë përfaqësues as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as nga Rusia, tha Seibert duke iu përg-jigjur kështu pyetjes së Deutsche Welle-s. I pyetur nga DW nëse është biseduar më pare edhe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të

Amerikës për pjesëmarrje eventu-ale, Seibert përgjigjet: “Parimisht, gjendja në Ballkanin Perëndimor është herë pas here temë në bisedat tona me qeverinë amerikane. Por ne e ndiejmë si një detyrë në radhë të pare evropiane që ta çojmë këtë pjesë të Evropës në një të ardhme të qëndrueshme, demorkatike dhe me perspektivë evropiane.”

Kufijtë janë të (pa)prekshëmProcesi i dialogut për normal-

izimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovë, i cili është një nga kushtet e anëtarësimit të Serbisë në

Të etura për pushtet, të ngurtësuara dhe korrupte

Por e gjitha kjo bën pjesë në të kaluarën e idealizuar. Ushtarakët erdhën në pushtet me premtimin që të krijojnë një shtet të fortë, për ta shkurtuar me shpejtësi prapam-betjen në zhvillim ndaj Perëndimit. Por në dekadat e shkuara te ata u forcua etja për pushtet, u bënë të ngurtë dhe u korruptuan. Aparati i sigurisë nuk i shërbente më mbrojt-jes së vendit nga armiqtë e jashtëm, por mbajtjes nën kontroll të popul-lit. Hendeku midis ushtrisë, si sim-bol i shtetit të fortë dhe i shoqërisë së cilës i kishin hequr zotësinë për të vepruar u bë më i thellë dhe më i gjerë. Për shkak të të menduarit si në një lojë me shumën zero - po t’i jap diçka tjetrit, unë kam më pak-

shtetet e dominuara nga ushtria ofrojnë pak shanse për avancim dhe nuk ofrojnë më konkurrencë të shëndetshme.

Presioni në kazan u desh që nga ky shkak të shtohej, derisa kazani shpërtheu për herë të parë në fillim të vitit 2011. Aty ku ushtria, aparati i sigurisë dhe shteti i thellë qenë (dhe janë ende të dobët), u bë e mundur që si në Tunizi dhe në Marok - të formohej një pluralizëm i ri sho-qëror. Përkundrazi, kudo ku ushtria ka se çfarë të humbasë nga ato që i kanë dhënë me bamirësi, është e gatshme për gjithçka, për të mbroj-tur piramidën e pushtetit dhe për të eleminuar liritë shoqërore.

Algjeria dhe Sudani kanë përparësinë që tetë vjet pas kul-mit të parë të protestave masive

Në rastin e Shqipërisë ai tha se këtu hyn “funksionimi i in-stitucioneve demokra-tike dhe i punës par-lamentare”. Ai tha se vendimi për çeljen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit.

Page 10: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

10 E diel, 14 prill 2019

Falimentojnë në masë bizneset, arka e shtetit bosh, zyrtarët bëjnë paratë e shtetit rrush e kumbulla

Vetëm për vitin 2019, 2.086 subjekte në të gjithë vendin kanë kalu-ar në status pasiv, duke

deklaruar zyrtarisht se heqin dorë nga ushtrimi i aktivitet tregtar. Të dhënat Referuar të dhënave më të fundit të përditësuara më 12 prill 2019, të regjistrit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, num-ri total i bizneseve pasive rezul-ton të ketë arritur në 122.247, nga 120.161 subjekte që u mbyll vitit 2018. Shifra e subjekteve që marrin këtë status vjen në rritje nga muaji në muaj, ndërsa lista është një reg-jistër që ka të përfshirë tatimpagues që kanë kaluar në këtë status që në vitin 2001, dhe shumë prej tyre mund të kenë kaluar sërish në ak-tiv. Tirana mban rekord sa i përket

bizneseve që kanë kaluar në status pasiv dhe më pas renditet Durrësi. Ndërsa Drejtoria Rajonale Kukës zë peshën më të vogël.

Duket se krahas luftës ndaj in-formalitetit me afrimin e sezonit tu-ristik, tatimet do të përqendrohen edhe në këtë drejtim, duke u fok-usuar tek biznese që abuzojnë me këtë status, ndërsa nga 1 Gush-ti 2019, nuk do të ketë më tatim-pagues me më shumë se një NIPT. Një subjekt transferohet nga regjis-tri aktiv në regjistrin pasiv në rastet kur nuk ushtron më veprimtari treg-tare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm; nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm apo deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare

për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar.

BuxhetiPas një mosrealizimi të ard-

hurash gjatë 2018-ës (12.5 miliardë lekë më pak nga paarshikimet opt-miste) dhe projeksion më pak en-tuziast për 2019-ën, janë shkarkuar nga detyra menjëherë në këtë fil-limvit krerët femra të Doganave dhe Tatimeve. Drejtoria e Përg-jithshme e tatimeve shpesh njof-ton duke u bërë thirrje tatimpa-guesëve për deklarim të xhiros së vërtetë, të pagimit të akcizës, ose të paguajnë paraprakisht detyrimet e mos t’i lënë për në ditën e fun-dit pasi ka mbingarkesë në sistem. Pak ditë më parë tatimet deklaronin se me mbështetje të FMN-së kanë miratuar planin sektorial të bareve dhe restoranteve, i hartuar edhe me asistencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Tatimet deklaru-an se për momentin nuk mund të raportojnë diçka më tepër, por bëhet fjalë për rritjen e mëtejshme të for-

malitetit në këtë sektor. Në përpjek-je të dëshpëruar për të rritur të ar-dhurat e arkës së shtetit, qeveria së fundmi ka vendosur të tatojë dy herë të dypunësuarit.

Sipas ekspertëve kontabël, kjo lëvizje nuk është e mbështetur në ligj. Meqenëse 30 prilli është afa-ti i fundit kur individët me të ar-dhura vjetore mbi 2 milionë lekë në vit, (167 mijë lekë në muaj) du-het të deklarojnë të ardhurat e tyre për vitin 2018, Tatimet sqarojnë të punësuarit në më shumë se një vend pune mënyrën e përllogaritjes së ta-timit mbi të ardhurat personale.

“Tatimpaguesit individë të punësuar në më shumë se një vend pune dhe janë të detyruar të dorëzo-jnë DIVA-n (deklarata individu-ale e të ardhurave), duhet të llog-arisin sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 9 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ar-dhurat”, i ndryshuar, tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi për shumën totale të të ardhurave bruto nga pagat. Tatimit të llogarit-ur nga bashkimi i të ardhurave bru-to nga punësimi (pagat) i zbritet ta-timi i paguar nga punëdhënësit”.

Sipas këtij njoftimi, të dy-punësuarit përpos pagesës që tati-mit mbi të ardhurat personale që ka paguar punëdhënësi, do të tato-hen edhe një herë të dytë, këtë herë duke e llogaritur tatimin mbi të ar-dhurat personale mbi shumatoren e të dy pagave sëbashku. Pra, pagat e të dypunësuarve që si shumatore i kalojnë 167 mijë lekë në muaj, do të jenë subjekt i normës së taksës 23% sepse është fasha mbi pagën 150 mijë lekë. Ndërsa gjatë vitit, ata kanë paguar masën 13% për secilën pagë individuale.

Sipas ligjit për tatimin mbi të ar-dhurat, Për shumën e pagave mu-jore deri 30,000 leke tatimi është zero%; -Për shumen e pagave mu-jore nga 30,001 -150,000 lekë ta-

timi është 13% e shumës, -Për pa-gat mujore mbi150,001 lekë, tatimi është 15,600 + 23% e shumës mbi 150,000 lekë. Për një të dypunësu-ar që paguhet përkatësisht 80 mijë lekë dhe 100,000 mijë lekë, (në to-tal 180 mijë lekë në muaj), të ard-hurat në vit rezultojnë në 2.16 mil-ionë lekë. Këtij individi që duhet të plotësojë deklaratën e të ar-dhurave personale, gjatë vitit për secilën pagë të deklaruar ta-timin mbi të ardhurat personale I është mbajtur tatim fitimi nga punëdhënësi; për shumën nga 0-30 mijë lekë është zero dhe për pjesën tjetër 13%. Në total, individi ka paguar 187,200 lekë tatim mbi të ardhurat gjatë gjithë vitit.

Përpos kësaj, referuar njoftim-

it të tatimeve, ky individ duhet të paguajë tatim nga të ardhurat per-sonale për pagën edhe një herë tjetër, por këtë herë duke e llogarit-ur pagën si një e tërë nga shumatorja e të dy pagave nga punët respective. Nga kjo do të zbritet tatimi që është paguar gjatë vitit. Punëmarrësi do të paguante më shumë në këtë rast; përjashtimi për shumën 0-30 mijë lekë llogaritet vetëm një here (sepse pagat mblidhen dhe konsiderohen si një e vetme) dhe paga tatohet për fashën prej 23% sepse është mbi 150 mijë lekë. Tatimi total në këtë rast, që ai duhet të paguajë mbi të ard-hurat në vit është 270,000 lekë, ose 82,800 lekë më shumë sesa i është mbajtur nga punëdhënësi gjatë gjithë vitit, 44% më shumë.

Shumë që mbetet pasi është zbri-tur tatimi që ka paguar gjatë vitit për të dy pagat respektive. Sipas skemës së re të kontributeve sho-qërore në 2014-ën qeveria e cilë-soi si sukses lijimin e më shumë se njëpunësimit të deklaruar dhe përfitimit prej kontributeve të sigurimeve shoqërore duke nx-itur punësimin në më shumë se një burim në vend. Por duke dështuar me mbledhjen e të ar-dhurave, pavarësisht se në kundërshtim me ligjin, qeveria po gjen artifica për të mbushur me çdo kusht arkën e shtetit.

ShpërdorimetNdërkohë, nga një auditim i

Vetëm për vitin 2019, 2.086 subjekte në të gjithë vendin kanë kaluar në status pasiv, duke deklaruar zyrtarisht se heqin dorë nga ushtrimi i aktivitet tregtar

Ekonomi

Qeveria e cilësoi si sukses lijimin e më shumë se njëpunësim-it të deklaruar dhe përfitimit prej kontrib-

uteve të sigurimeve shoqërore duke nxi-tur punësimin në më shumë se një burim në vend.

Pas një mosrealizimi të ardhurash gjatë 2018-ës (12.5 mil-iardë lekë më pak nga paarshikimet optmiste) dhe projeksion më pak entuziast për 2019-ën

12.5Raporti thekson se bëhet fjalë për gabim të konstat-uar që në fazën e planifi-kimit e deri në raportim. Ndërkohë që devijimeve nuk u shpëtojnë as fondet e brendshme

Page 11: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

11 E diel, 14 prill 2019

Fermerët e fruta-perimeve nuk do të subvecionohen, ashtu si fer-merët e qumshtit. Këta të fundit do të kenë një subvecion tavan deri në 7 mln lekë për fermë. Minis-tri i Bujqësisë Bledi Çuçi, ka sqa-ruar se fokusi i qeverisë është tek blegtoria, pasi ky nënsektor i bu-jqësisë nuk përfiton nga TVSH zero të inputeve, në të kundërt me pro-dhimet fruta-perime. Ministri Çuçi në një interpelancë me një për-faqësi fermerësh nga i gjithë ven-di, ka sqaruar vendimin e qever-

isë për subvecionimin e pjesës së uljes së kompensimit të TVSh-së me skemën e re fiskale. “Maksi-mumi që ju do të humbnit ishte 5 lekë/litër. Por ne kemi vendo-sur ta kompensojmë 10 lekë/litër. Nuk do të ketë kufizime të numrit të lopëve për qumshtin e dorëzuar. Mjafton të dorëzoni faturat e shit-jes në agropikat dhe drejtoritë e bujqësisë që janë 35 në gjithë vendin dhe kompensimi do të bëhet menjëherë. Për këtë do të duhet autofatura tatimore dhe

sëbashku me të, ndryshe nga herët e tjera do të kërkohet një afat tre mujor i pagimit të sigurimeve sho-qërore”, shpjegoi ministri Çuçi.

Sipas ministrit të Bujqësisë, kjo mbetet e vetmja skemë, sepse ndry-she, tha Çuçi nuk do të shkonte rimbursimi tek fermerët, siç është provuar. Vendimi i qeverisë ka fuqi prapavepruese, që do të thotë se kompensimi ndaj fermerëve të qumshtit nis nga 1 janari, kur ka nisur edhe regjimi i ri i TVSH-së. Fermerët përpos problematikës së skemës së re të TVSH-së, ngritën edhe shqetësime të tjera të sek-torit që nga vaditja, matrikulimi dhe çmimi i lartë i naftës. Ministri

Çuçi bëri me dije se qeveria po dis-kuton për një skemë që të lehtëso-jë fermerët nga disa taksa të panev-ojshme që janë barrë për fermerin kur bëhet fjalë për çmimin e naf-tës. Gjithashtu qeveria ka vendosur të njohë matrikulimin në shumën 10 mijë lekë për krerë. Për këtë vit matrikullimi është firmosur për gje-dhin. Në lidhje me çështjen e to-kave, Çuçi tha se qeveria me ligjin e ri, do të heqë problemin e mbiv-endosjeve, prandaj ky ligj sipas tij, do t’i japë hakën të zotit.

Ministri ua pret shpresën prodhuesve të fruta-perimeve: Nuk ka subvencion

Albanian Taxation center (ALTAX), në ditën e lirisë fiskale, ka publikuar raportin për barrën fiskale në vend, të ndarë sipas qarqeve. Sipas lloga-ritjeve të ALTAX, Barra fiskale më e lartë vijon edhe për vitin 2018 në qarkun e Tiranës me një nivel sa 28.4% të PBB-së rajonale. Qa-rku i Durrësit, mban vendin e 2 të për barrën më të lartë me një peshë sa 25.9% e PBB-së rajonale. Tira-na dhe Durrësi janë dy qarqet që konsiderohen se kanë barrën më të lartë fiskale pasi janë edhe më lart se barra fiskale në nivel vendi. Në krahasim me 2017 ka një rënie të peshës së barrës fiskale me 0.2 % të PBB-së. Ndikimi nga aktivitetet tregtare, si dhe aktiviteti vjetor tu-ristik, përveç vlerës së shtuar nga transporti rrugor dhe shoqëri pro-dhimi rezidente në Durrës i jap-in këtij qarku një rëndësi të mad-he përsa lidhet me të ardhmen e shpërndarjes së barrës fiskale. Por, duhet theksuar se performanca e pushtetit vendor ka një shfrytëzim në rënie të kapaciteteve për arkëtime të taksave edhe në zona të njohura për informalitetin në këtë qark.Qarku i Shkodrës këtë vit qëndron tre pozicione më lart me një bar-rë fiskale më të lartë dhe afër nivelit të barrës fiskale të vendit. Shkod-ra pozicionohet si një qark me niv-bel mesatar të barrës fiskale. Ky qark është ngritur 6 pozicione më lart në krahasim me dy vite më parë duke u renditur në 2018 në vend të 3të. Shkodra ka një performancë të dobët të arkëtimeve të taksave vendore, e cila në raport me qarkun e Tiranës është 13.2 herë më e ulët. Problemi kryesor për tu adresuar mbetet evazi-oni që ka referencën te informaliteti në të ardhurat e individëve, si dhe në moszgjerimin e bazës së TVSH-së.Qarku i Gjirokastrës, pozicionohet si një qark me nivbel mesatar të bar-rës fiskale. Ky nivel është për shkak se mbetet një portë e rëndësishme e importeve të jugut të vendit paraqitet me një rritje të lehtë të barrës fiskale me 0.1 % të PBB-së rajonale. Rrit-

ja e nivelit të barrës ka ardhur për ar-sye të rritjes së pagesave të tatimeve për taksat kryesore të TVSH dhe ta-tim-fitimit, por edhe rritjes së pag-esave për taksat vendore. Një ndi-kim në rritjen e barrës ka dhën edhe aktiviteti i turizmit, që sho-qërohet me të ardhura më të lar-ta dhe vlerë të shtuar në ekonomi. Por edhe pse ka një rritje të le-htë, si dhe të njëjtin nivel të bar-rës fiskale me qarkun e Shkodrës, për shkak të konkurencës midis qa-rqeve është një pozicion më poshtë nga viti 2017 duke kaluar në 2018 në vend të 4t .Qarku i Vlorës, për vitin 2018 mban vendin e 5të duke u rendi-tur në qarqet me nivel mesatar të barrës fiskale në rapoprt me PBB-në rajonale edhe pse ka rënie të pe-shës së saj krahasuar me 2016 me 1.2% të PBB-së. Vlora ka stabilitet në renditje në krahasim me vitin 2017 duke treguar se ka nevojë për një rritje të performancës tatimore për të ruajtur standartin e arritur në nivelin e shpërndarjes së barrës fiskale mbi bizneset. Nga ana tjetër turizmi dhe portet e Vlorës bashkë me industrinë energjetike në zhvil-lim (energjia hidro dhe diellore) janë mundësi që duhet të shfrytëzohen për të rritur barrën fiskale nëpërm-jet zgjerimit të bazës dhe forcimit të kapaciteteve.Qarku i Korçës në vitin 2018 ka

humbur një vend nga renditja e vitit të kaluar për shkak të konkurencës midis qarqeve regjistron pozicionin e 6të. Edhe pse barra fiskale nuk ka ndryshuar në krahasim me vitin e mëparshëm, qarku në 2018 është sa 1.2% e PBB-së kombëtare. Qarku i Korçës është në grupin e qarqeve me barrë mesatare fiskale.Qarku i Lezhës, mban vendin e 7të në vitin 2018 duke mbajtur të një-jtin pozicion si viti më pëprara. Ky qark kosniderohet me një nivel barre mesatare fiskale.Të 7 qarqet që konsiderohen me barrë të lartë fiskale dhe barrë të mesme fiskale, si dhe bashkitë që përfshihen brenda tyre konsidero-hen me barrë fiskale që llogaritet të arrijë në nivelin e 20.8% të PBB-së 2018. Në këto qarqe edhe pse nuk ka patur politika tatimore specifike, shihet se nevojitet të adresohen tra-jtimi i rrisqeve drejt:Qarqet me barrë fiskale të ulët janë konsideruar ata që janë më posh-të se mesatarja e barrës fiskale në 2018 (25.4%). Sipas grafikut, Bar-ra fiskale 2018 më e ulët është në qarkun Fier (19.8%). Një rendit-je pak më lart është qarku i Dibrës (21.5%). Qarku i Kukësit (21.5%), Elbasanit (22.6%) dhe Beratit (23.1%) kanë një renditje pak më lart si pozicione, por janë poshtë nivelit të Barrës fiskale kombëtare (25.4%).

Studimi: Ja ku paguhen më shumë dhe më pak taksa

Ekonomi

Kontrollit të Lartë të Shtetit mëso-het se si Ministria e Financave dhe Ekonomisë devijon fondet e inves-timeve të huaja duke i përdorur për udhëtime, dieta, fjetje apo trajni-

me. Te ky raport është konstatuar se se fondet për projekte me financim të huaj paraqiten me keqklasifi-kim në raportimin për efekt bux-heti në shumën 106 milionë lekë, ku raportohen si investime fonde

të ekzekutuara në trajnime dhe konsulenca. Shpenzimet në pro-jekte për mbështetjen e turizmit, si shpenzime transporti, dieta, fjetje, apo akte ekspertimi, planifikohen dhe raportohen si investime në tu-rizëm, keqklasifikim i konstatuar në shumën 7.9 milionë lekë. Raporti thekson se bëhet fjalë për gabim të konstatuar që në fazën e planifikim-it e deri në raportim. Ndërkohë që devijimeve nuk u shpëtojnë as fon-det e brendshme. Projektet të par-ashikuara të realizohen me fond-et buxhetore të investimeve kapitale me financim të brendshëm në vi-tin 2018, janë realizuar me fonde të buxhetit operativ të vitit 2017, devi-jancë e konstatuar në shumën 13 milionë lekë.

Meqenëse 30 prilli është afati i fundit kur individët me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë në vit, (167 mijë lekë në muaj) duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre për vitin 2018

30

Page 12: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

E diel 14 prill 201912 •

Mistere

Misteret e 10 historive të frikshme, por të vërteta1. Vajza me të bardha

Një natë u zgjova në mes të natës sepse më duhej të shkoja në tualet dhe, si gjithmonë, mora telefonin me vete në tualet. Teksa po ecja në korridor, sigurisht duke shkruar në telefon, papritur u përplasa me një vajzë të veshur me fustan të bardhë. Kisha humbur në mesazh dhe nuk e pashë, por vetëm i thashë “Më fal!” e fillova të ecja përsëri. Por kur hyra në dhomën e gjumit u kujtova se isha vetëm në shtëpi. Të nesërmen, kur i dashuri im erdhi të më merrte për të shkuar kinema më pyeti: “Pse më vështron gjithmonë natën nga dritarja e shkallëve dhe pse e ke ndryshuar fustanin e bardhë?”. Ç’të thosha? Unë nuk kam një fustan të bardhë.

2. HajdutiIsha duke parë një film në televizor kur dëgjova lëvizje në dhomën e gjumit. Nuk kishte

njeri tjetër në shtëpi prandaj u ngjita të shihja se çfarë ishte, por kujt ia merrte mendja se ajo që do të shihja do të më mbetej në memorie tërë jetën. Kur arrita lart, pashë një burrë me gjysmën e kokës të zhdukur të dilte nga dollapi. Ai ndaloi menjëherë kur më pa. I mbuluar me gjak, ai vendosi gishtin drejtues në buzë dhe më pas u largua. Burri i mistershëm u zhduk në dollap duke më lënë totalisht të shokuar.

Ne u larguam nga shtëpia kur morëm vesh se “vrima misterioze” në dhomën e gjumit ishte hapur nga banori paraardhës, i cili kishte qëlluar veten ekzaktësisht në vendin ku unë e pashë.

3. Klienti miqësorProfesioni im është të përgatis trupat e të vdekurve për t’u dhënë lamtumirën e fundit. Dhe

një nga eksperiencat që më ka shqetësuar më shumë ka qenë rasti i një fëmije të vogël. Teksa po e bëja gati për vendosjen në arkivol, ndjeva sikur dikush më tërhoqi flokët. Pak minuta më vonë dëgjova një të qeshur fëmije dhe dera u përplas fort. Sikur të mos mjaftonte kjo, të gjitha pajisjet u fikën dhe më pas mbizotëroi një qetësi. Pasi kisha mbaruar çdo përgatitje dhe trupi ishte veshur, ndjeva një të shtypur në shpatull dhe ngrohtësi në gjoks. Pikërisht, një ndjesi që merret kur të përqafon dikush..

4. ZombitKur isha i vogël, familja ime u shpërngul në një apartament ku kishte ndodhur një vrasje

vetëm pak muaj para se ne të lëviznim aty. Çdo natë, motra më thoshte të mbyllja dritaren, por sa herë që afrohesha te xhami shihja tre njerëz pa flokë, pa hundë dhe pa gojë. Ata thjesht shikonin, por nuk bënin asgjë. Kjo gjë ndodhte çdo natë. Sigurisht, kjo gjë nuk mund të lihej pa iu thënë edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes. Teksa ishim ulur në dhomën e ndenjes dhe po flisnim për apartamentin, unë përmenda “zombit”. Papritur, motra ime u kthye e tronditur: “Edhe unë i kam parë ata. Prandaj të kërkoj gjithmonë të mbyllësh dritaren”.

5. “Amber! Erdha…”Vite më parë, kur isha në shtëpinë e mamasë sime dhe po luaja në kompjuter, dëgjova

derën të hapej dhe zërin e mamasë të më thoshte: “Amber! Erdha…”. Nga zëri dukej sikur ishte e stërlodhur nga qeset e pazarit. Vrapova menjëherë për ta ndihmuar dhe për të parë, sigurisht, se ç’më kishte sjellë, por askush nuk ishte në shtëpi. Madje makina e saj nuk ishte as në oborr.

6. “Prekja e djallit”Para dy vitesh, isha gjysmë i përgjumur kur ndjeva se dikush po më tërhiqte nga këmbët.

Menjëherë sytë m’u hapën sikur të isha duke përjetuar tortura çnjerëzore dhe fillova të godisja dhunshëm “atë” që po më tërhiqte, deri në momentin që mamaja erdhi në dhomë për të më kontrolluar. Ajo më qetësoi dhe fjeti me mua. Por e nesërmja ishte pjesa me e frikshme… Kur filluam të flisnim për mbrëmjen e mëparshme, ajo më tha se nuk i kujtohej asgjë, përveç ëndrrës në të cilën djalli përpiqej të më merrte nga ajo.

7. Si e ëma, edhe e bijaKur isha e vogël jetoja vetëm me mamanë në një shtëpi të madhe. Çdo natë, pasi unë shko-

ja në dhomë, mamaja fikte çdo televizor dhe merrej me punët në kuzhinë pastaj ikte edhe ajo në dhomën e saj. Por kur dera mbyllej unë filloja të dëgjoja një burrë dhe një grua të bisedonin në kuzhinë, por nuk mundja të kuptoja asgjë sepse flisnin me zë shumë të ulët. Doja t’i flisja mamasë për këtë gjë, por druhesha nga frika se do më merrte për të çmendur. Një ditë mora guximin t’i tregoja. Përgjigjja? “Edhe unë i dëgjoj, bija ime”.

8. Ata që ndiznin televizorinPara disa kohësh, vizitova vëllain tim dhe familjen e tij, të cilët jetonin në një shtëpi të

vjetër, të epokës Viktoriane. Po flija me mbesën e vogël në dhomën e saj, kur papritur në mes të natës u ndez televizori dhe qëndronte në të njëjtën pamje. Mbesa ime 3 vjeçare u ngrit nga krevati dhe shkoi ta fikte. Kur e pyeta se ku e dinte që televizori do të ndizej, ajo tha me indifer-encë: “Ata e bëjnë këtë çdo natë”. Dhe më pas u shtri për të fjetur përsëri.

9. Zëri që dëgjohej nga Londra në KaliforniShumë kohë më parë, i dashuri im dhe unë u zgjuam papritur në mes të natës të tmerruar

për vdekje. Pamë njëri-tjetrin në sy dhe korniza e madhe përballë nesh ra në tokë. I trego-va se sapo kisha parë një ëndërr ku ai ishte goditur me thikë për vdekje. Por ai kishte parë të njëjtën ëndërr, veçse isha unë ajo që ishte goditur. Sikur të mos mjaftonte kjo, dëgjuam edhe mamanë time të më thërriste me zë të lartë emrin tim. Dukej sikur ishte e trembur për vdekje sepse vazhdonte të më thërriste. Pak e çuditshme sepse unë jetoja në Kaliforni, kurse ime më banonte në Londër.

10. Kur fëmija fillon të numërojëKur fëmija im u rrit aq sa për të thënë numrat e parë, më hipi dëshira për të regjistruar çdo

fjalë, sepse çdo nënë e kupton se ç’ndjenjë është kur dëgjon fjalët “gjysmake”. Një ditë vendosa të regjistroja tim bir teksa numëronte: “Një… dy… tre”. Kur e dëgjova regjistrimin më vonë, dëgjova: “Një… dy… tre… katër”. Ishte zëri i çuditshëm i një burri që numëronte bashkë me djalin tim, por në shtëpi ishim vetëm unë dhe djali, kurse televizori ishte i fikur.

Ka shumë fotografi të tilla misterioze, të frikshme dhe madje edhe mendjele-htë, si më poshtë, duke u

shtrirë në internet, të cilat nuk mund të shpjegohen.

Zonja BabushkaZonja u pa duke marrë fotografi

në ditën e vrasjes së JFK-së në vitin 1963, ndërsa të tjerët konkurronin për mbulim. Identiteti i saj nuk mund të zbulohej nga hetuesit.

Figura e çuditshmeVëzhgoni me kujdes dhe do të

shihni një figurë të çuditshme dhe të lundrueshme në të majtën e fotos. Askush nuk e dinte nëse ishte një fantazmë, një iluzion ose thjesht një hijezim në kamera.

Duke valëzuar për ndihmëEnde nuk është e qartë se si

gruaja që po valonte për ndihmë nga një nga kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë më 11 shtator arriti të ikë.

Zonja e bardhëIdentiteti i një gruaje të çu-

ditshme që shfaqet në foton pas gruas së Peter Berthelot mbeti e paidentifikuar dhe dukej të ishte një fantazmë në stol.

Hija në shkallëShkalla e Tulipës e shtëpisë së

Mbretëreshës është jashtë qasjes për vizitorët, por fotografia e marrë në vitin 1966 kapi një hije të çuditshme

13 misteret e fotove të rralla që nuk shpjegohen. Nga zonja babushka e deri tek zonja e bardhë

Shkencëtarët zbulojnë një specie të re njerëzore

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re njerëzore në Fili-

pine. Ata e kanë quajtur “Homo Luzonensis”, nga ishulli Luzon ku u gjetën fosilet 50 mijë vjeçare, transmeton Gazeta Metro. Karak-teristikat e saj fizike janë një përzi-erje të njerëzve të lashtë dhe atyre që jetojnë sot. Fosilet u përkasin dy personave të rritur dhe një të riu dhe ato përfshijnë eshtrat e gishtave dhe dhëmbëve. Gjithashtu është zbuluar edhe femuri i një fëmije.

“Dhëmbët janë me të vërtetë të vegjël. Masa e dhëmbëve në përg-jithësi, ndonëse jo përherë, reflekton përmasën e trupit të gjitarit kështu që ne mendojmë se Homo Luzon-ensis ka qenë relativisht i vogël”, shprehet Philip Piper, një prej dre-jtuesve të ekipit që bëri zbulimin.

Filipinet kanë fituar rëndësi të madhe së fundmi për disiplinën e paleontologjisë, pasi vetëm në shpellën ku është gjetur specia më e fundit, pak kohë më parë u zbuluan mbetjet e një rinoceronti të therur, që daton rreth 700 mijë vjet më parë.

Kjo shpjegon se njeriu ishte prezent në Filipine në këtë periud-hë, ndonëse shkencëtarët nuk janë

në gjendje të sqarojnë se për cilin hominin bëhet fjalë.

Page 13: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

E diel 14 prill 2019 13•

Mistere

Britanjezja Mary Ann Cotton është vrasëja e 21 anëtarëve të

familjes së saj, përfshirë fëmijët, nënën, 5 burrat e saj, dhe një kunat. Ajo ndryshe njihet si vrasësja më pjellore në Britani, pas Harold Ship-man, trasnmeton.

Metodë e krimieve të saj e kishte helmimin me arsenik, i cili shkakton dhimbje stomakut deri te vdekja e ngadalshme. Mary vray burrine saj të pare në moshën 20 vjeçe, pastaj 8 fëmijët e tyre, shumica nga vdiqën nga ethet e stomakut.

Burri i parë saj William, ashtu si fëmijët e tij, vdiq nga një çrregullim i zorrëve. Pak më shumë se një vit më vonë, burri i saj i dytë Jorg Ward vdiq përsëri nga problemet e zorrëve dhe Ajo i martua me burrin e tretë, Jakob, në vitin 1866 dhe vdekjet vazhduan me nënën e saj. Ajo u martua me burrin katër, Frederick. Vdekjet vazhdonin përsëri , Freder-ick, fëmija i tyre, motra e Frederick dhe fëmija i vet Frederick Charles,

Njerëzimi sheh për herë të parë foton e Vrimës së Zezë: Kjo grua merr meritat

Një kompiuteriste 29-vjeçare ka marrë gjithë lavdinë e botës për ndihmën që dha në zhvillimin e algoritmit që krijoi fotografinë e

parë ndonjëherë të vrimës së zezë. Katie Bouman bëri zhvillimin e një programi kompiuterik që arriti të realizonte fotografinë që konsiderohej e pamundur më parë. Fotografia e mahnitshme, që shfaqte një kurorë pluhuri dhe gazi 500 milion trilionë kilometra larg tokës, u publikua

Për Boumanin, krijimi i saj ishte realizimi i një përpjekjeje të jashtëzakonshme. Ajo e kishte filluar punën për kijimin e algoritmit tri vjet më parë ndërsa kishte diplomuar në një prej universiteteve më të mira në botë, Massachusetts Institute of Technology.

Fytyrë alieni në Hënë, mos po fsheh NASA diçka prej nesh

Scott C. Waring, njeriu i cili udhëheq portalin UFO Sightings Daily, ka vërejtur një ‘fytyrë; në fotografinë e Hënës të bërë nga NASA,

transmeton Gazeta Metro. Atë, madje, e krahason me një personalitet shumë të njohur dhe mendon se alienët po na dërgojnë porosi.

“Disa ndoshta mendojnë se është krejtësisht rastësi, por kjo do të ishte absolutisht e gabueshme. Qindra dëshmi e shkatërrojnë çdo mundësi për rastësi”, ka thënë ai për gazetën “Mirror”.

Mbase e qëlluat, ai flet për ngjashmërinë e ‘fytyrës’ nga Hëna me atë të presidentit aktual të ShBA-ve, Donadl Trump. Waring shkon aq larg sa thotë se NASA i di këto ‘artefakte alienësh’. “Këtë e kanë fshehur në mënyrë që të ofrojnë teknologjinë jashtëtokësore, e cila do të ndihmojë që ShBA-të të jenë vendi më i fuqishëm i botës”, ka thënë ai.

Mirëpo, nuk pajtohen të gjithë me këtë tezë të tijën. “Ka aq shumë gurë në Hënë sa disa vërtet ngjajnë me fytyra nëse e keni trurin për njohjen e gjërave të tilla. Kjo kokë e Trumpit është shembull klasik i kurthit të perceptimit. Apo jashtëtokësorët duan të na porosisin diçka?”, ka thënë Nigel Watson, autor i një doracaku për hulumtimin e UFO-ve

që ngjitej në shkallët.

Fantazma e nënësGruaja, e cila mori fotografinë e

bashkëshortit të saj në një makinë, pretendoi se pamjet e zbehta të një personi në pjesën e pasme të mak-inës ishin fantazma e nënës.

Ajo u zhdukElsa Lam, i cili u zhduk në

hotel dhe u gjet më në fund në një rezervuar uji mbi tavanin e hotelit, por askush nuk e dinte se me kë po fliste, si në videoklipin.

Dritë të ndritshmeKjo foto nga Marsi që tregon një

dritë të ndritshme në distancë nuk mund të zbulohej nga shkencëtarët dhe mori vëmendjen e entuziastëve të UFO-ve.

Djalosh i zhdukurDjali i cili u zhduk në një shëtitje

në Haiku Stars, Hawaii, texted një fotografi të një njeriu përgjuar në shkurre, në familjen e tij, por njeriu dhe djali ende mbeten të paprekura.

San Pedro MummyMbetjet e mumifikuara u gjetën

në një shpellë në vitin 1932, por nuk ka patur asnjë shpjegim se çfarë saktësisht është shifra.

Guri misteriozFotografia është marrë nga Mars

Rover në ditën e parë të misionit 3528 dhe 12 ditë më vonë në ditën 3540 tregon gurin misterioz në mes të formimit të shkëmbinjve.

Personi misterNjë çift që po vizitonte Kolorado

mori këtë fotografi e cila tregon një figurë misterioze në sfond, të cilën ata nuk ishin në dijeni pasi ishin të vetmit që po vizitonin vendin.

Nën detEkspertët nga e gjithë bota nuk

mund të shpjegonin praninë e objek-tit misterioz në fund të Detit Baltik në vitin 2011 kur u zbulua së pari.

Vrasësja seriale më të rrezikshme në botë: Vrau 21 anëtarë të familjes

Eduard Cotton dhe i dashuri i Cottonit, Jozefi u ndanë nga jeta, të gjithë me probleme të stomakut.

Ishte vdekja e Jarlit të vogël që çoi në zbulimin e Mary Ann. Në trupin e tij u gjetën gjurmë të arse-nikut. Gjyqi i Cotton, në Gjykatën e

Gjykatës së Durhamit zgjati tre ditë dhe ajo u gjet fajtore për vrasjen e Charlit dhe përgjegjës për vdekjen nga helmimi i 11 fëmijëve të saj, tre burrave, një dashnor dhe nënës së saj. Ajo u var në Durham County Gaol më 24 mars 1873.

Ja çfarë e përcaktoi fatin e Tokës e të njerëzimit

Shkencëtarët e Universitetit të Edinburgut kanë gjetur mes relefëve të lashtë të gurtë vërtetimin e teorisë mbi rënien e një komete në Tokë

para 13 mijë vitesh, transmeton Gazeta Metro. Hulumtuesit kanë anali-zuar simbolet në shtyllat e faltores së lashtë Gobekli Tepe në jug të Tur-qisë, për të cilën thuhet se është ndërtuar më së hershmi në mileniumin e 9-të para epokës sonë. Duke supozuar se vizatimi paraqet pozitën e trupave qiellorë, shkencëtarët i kanë krahasuar me hartën e yjeve nga ajo kohë dhe kanë ardhur në përfundim se rreth vitit 10.950 para epokës sonë në Tokë ka mundur të ketë rënë një kometë, Për numrin e madh të viktimave të kësaj katastrofe, sipas mendimit të tyre, tregon figura e një njeriu pa kokë. “Gobekli Tepe ka qenë, siç supozohet, mes tjerash, observatorium për përcjelljen e qiellit të natës. Njëra prej shtyllave sigur-isht ka shpërbyer si përmendore për këtë ngjarje shkatrrimtare”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit Martin Sweatman. Periudha e cila ka pasuar pas kësaj, nga fundi i mileniumit të 11-të e deri në fund të mileniumit të 10-të para epokës sonë, e ashtuquajtura driasi i ri, është shënuar më ftohje të ashpër. Besohet se kjo epokë ka luajtur rol roli kyç në zhvillimin e njerëzimit kur është shfaqur bujqësia dhe formimi i civilizimeve të para.

Page 14: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

E diel 14 prill 201914 •

Dossier

Nga A. Çano

Në vitin 1951, doli një amnisti për fëmijët e familjeve të internuara, nën 14 vjeç. Këta u dër-

guan në qytetet e tyre, ku shpesh nuk i priste askush. Si u kujdes shteti për 4 fëmijët e familjes Çapani? Kujto.al sjell dëshminë e njërit prej tyre, Musait, i cili ka folur për “Zërat e kujtesës” V, botim i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Ko-munizmit. Të shohësh detin për herë të parë, në një moshë kur ke nisur të mbash mend, mund të të ngulitet përgjithmonë në kujtesë. Kështu ka ndodhur dhe me Musa Çapanin. Ishte 6 vjeç. Kishte udhëtuar drejt Durrësit bashkë me gjyshet, nënën dhe katër vëllezërit dhe motrat, me një makinë të Degës së Brendshme. Një ditë më parë, policët i kishin marrë, me një grusht plaçkash, nga shtëpia në Leskovik; kishin fjetur të pangrënë në Degën e Brendshme të Korçës dhe në mëngjes, ishin nisur për në Durrës me një makinë të Degës, që i ndaloi pranë portit, ku Musait të vogël i vinte në vesh një zhurmë e panjohur.

“Dëgjoheshin dallgët e detit. Dhe kur e pashë, u habita. Çfarë është kjo hapësirë e paanë?! Unë isha mësuar me kodra, me male, me gurë, me dëborë. Tërë kjo hapësirë e detit më bëri shumë përshtypje. Sikur u çlirova, sikur u lumturova”, tregon ai në intervistën e botuar në “Zërat e kujtesës” V. E shihte gjithçka me sytë e fëmijës, por ajo që do shihte më pas nuk ishte e përshtatshme për sytë e askujt, aq më pak të një fëmije. Musai ishte i pesti, ndër gjashtë fëmijët e Hasan Çapanit, fillimisht i burgosur si mbështetës i “Ballit Kombëtar” dhe më pas, i arratisur jashtë Shqipërisë, gjatë arrestimit të dytë. Ishte rritur në një shtëpi të madhe, në gjendje shumë të mirë ekonomike, por të gjitha kishin marrë fund me arratis-jen e të atit. Nga porti i Durrësit, një zetor rus i çoi në Kamëz.

“Kamza ishte një fermë bleg-torale e ndërtuar që në kohë të Italisë. Ne na shkarkojnë pranë një ndërtese njëkatëshe që shër-bente si hangar për makineritë

Ndarja nga nëna në internim, historia e 4 fëmijëve të familjes Çapani

bujqësore, ndërsa në pjesën tjetër rrinin kuajt. Kur vajtëm, gjetëm edhe 3 familje të tjera aty. U futëm dhe ne brenda. Ishte natë dhe na zuri gjumi. Vetëm mbaj mend që të nesërmen, vijnë dhe 2-3 makina të tjera. Shkarkojnë edhe 2-3 familje të tjera”, rrëfen ai. Shkuan gjithsej nja dymbëdhjetë, trembëdhjetë familje. Ishte një godinë në mes të fushës, 10 minuta në këmbë larg vendit ku ndodhet sot Universiteti Bujqësor i Kamzës. Nuk ishte e rrethuar dhe natën askush nuk bënte rojë. Një masë e logjikshme në atë kohë absurditetesh. Nuk ishte e nevojshme sepse ata që ishin aty nuk kishin ku të shkonin. Ishin gra, fëmijë dhe të moshuar. Asnjë djalë mbi 14 vjeç. Aty Mu-sai qëndroi një vit e gjysmë. Aty

nisi dhe shkollën. Gratë i bënin ushqimet me atë pak gjë që gjenin rrotull. Njëlloj i bënin fëmijët lodrat. Më pas, u zhvendosën në një kamp që u ndërtua diku afër, të pajisur tashmë edhe me rrethimin me gjemba. Pa gjatë atyre viteve, të varroseshin një djalë mbi 14 vjeç dhe një bashkëmoshatar të tij. Këto ishin sigurisht çastet më traumatike nga ai kamp. Kishte lënë pas detin e Durrësit dhe kishte gjetur një det vuajtjesh.

Në shkurt-mars 1951, i zhven-dosin në Kodër-Kamëz, fillimisht në vilën e boshatisur të një ish-beu dhe më pas në Kampin e Sipërm, siç e quanin të internuarit, që sa vinin e shtoheshin. Qëndruan disa muaj aty. “Dhe më në fund, vjen dhjetori i tmerrshëm i vitit 1951. Ishte natë. Binte shi. Ishte ora nëntë e një çerek. Ne sapo na kishte zënë gjumi. Kur dëgjojmë zhurmë, borija makinash, katër-pesë makina me drita të gjata ndezur, që futeshin nëpër të çarat e dërrasave. Policët duke bërtitur: “Dilni jashtë! Dil-ni jashtë!” Na nxorën jashtë të gjithëve. Doli një oficer Dege me një listë në dorë dhe filloi të lexojë emrat. Tha: “Ata që do të dëgjojnë emrin do vijnë këtej, të tjerët këtu dhe të tjerët aty…!” Lexo, lexo e lexo dhe kur e pamë veten të ndarë në tri grupe. Në një grup ishin dy gjyshet e mia, në grupin e mesit ne, katër fëmijët dhe në grupin e tretë, nëna me vëllanë e vogël. Ishte kjo ndarje e dhimbshme: pleqtë mbi 60 vjeç që nuk ishin në gjendje për punë, u ndanë në një grup, fëmijët shtatë deri në katërmbëdhjetë vjeç në një grup dhe në grupin tjetër, ata që ishin në gjendje pune me ndonjë fëmijë gjiri, një a dy vjeç. Dhjetori i vitit 1951 e gjeti familjen tonë të ndarë në tri pjesë. Makinat ishin jashtë. Po prisnin. Në dy makina, policët i morën pleqtë dhe i hodhën në karroceri. Në makinat e mesit, hipëm ne, fëmijët dhe fuqinë punëtore e lanë aty. Nëna me vëllanë e vogël ngelën aty. Unë me vëllanë dhe dy motrat e tjera, në një makinë tjetër, së bashku me moshatarët. Edhe gjyshet në një makinë tjetër. Makinat me pleqtë dhe plakat u nisën për në Tepelenë. Ne na morën me dy-tri makina dhe na nisën për në zonën e Korçës dhe të Elbasanit. Nuk mbaj mend shumë,

ku u shkarkuam, ku mbërritëm, por di që kur po kalonim në buzë të liqenit të Pogradecit bënte ftohtë. Ne ishim të veshur keq, s’kishim rroba. Motra më e madhe, Donika, që ishte katërmbëdhjetë vjeç, mundohej të na mbulonte ne tre të tjerëve. Po me çfarë të na mbulonte? Dhe unë dëgjoja vetëm zhurmën e liqenit. Në orën dymbëdhjetë të natës na zbresin mu te Agjencia e Korçës. Mes dimrit. Dëbora ishte e shkelur. Mendo si bëhet dëbora e shkelur në mes të dimrit! Ne të zbathur. Me ndonjë këpucë të grisur, ose ndonjë nallane. Mbaj mend se aty ishim ne që do shkonim në Leskovik, ishin nga Kolonja Mujollarët (katër fëmijë ishin ata), nga zona e Devollit ishin Kollçinakët, Sinët, pra bëheshim nja njëzet fëmijë. Na zbritën aty dhe na lanë. Dy policët që na shoqëronin shkuan në Komitet Ekzekutiv a nga Dega për t’u interesuar se çfarë do të bëhej me ne. Ngelëm në një strehë të strukur pranë njëri-tjetrit. E gdhimë atë natë ashtu. Nuk vumë gjumë në

sy. Se ku do të flinim, në dëborë?”.Një hamall që po kalonte aty

pranë të nesërmen, kur i pa, u ndezi një zjarr me tallash dhe u solli pak bukë misri me qepë që e hëngrën pas rreth 36 orësh me barkun bosh. Më pas, një makinë që transportonte medikamente ndaloi aty. Shoferi ishte një i njohur i babait të Musait. Ai mori fëmijët që ishin nga Kolonja dhe nga Leskoviku për t’i çuar në shtëpitë e tyre. Musai, vëllai dhe motrat e tij, zbritën në Leskovik dhe shkuan në shtëpinë që e gjetën të shkatërruar. “Në katër-pesë dhoma, rrinin oficerët e Sigurimit. Kishin marrë pajisjet e shtëpisë sonë dhe ishin rregulluar mirë. Kishin ngelur nja dy-tri dhoma të lira. Edhe ato i kishin shkatërruar vandalët. U futëm nëpër ato dhoma. Aty ishte një familje oficeri kufiri. E zonja na dha diçka për të ngrënë ditën e parë, ditën e dytë…Po pastaj? Dikush i thotë vëllait dhe motrës së madhe, që “duhet të paraqiteni në lokalitet ose në Degë”. Ikën këta. Vajtën

“Motra e madhe, Donika dhe unë u ngjitëm sipër dhe gjetëm disa libra të shpëtuar si “Kujtimet e ungjit tonë”, “Visaret e Kombit” dhe disa libra të verdhë të ngelur si “Bija e mallkuar”, etj. Na mbulonte ime motër me një batanije dhe na lexonte nga “Visaret e Kombit” dhe ne e dëgjonim me barkun bosh. Një ditë ikin vëllai me motrën dhe prit e prit se do të kthehen në darkë, por nuk erdhën

Page 15: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

E diel 14 prill 2019 15•

Dossier

ditën e parë dhe, kur u kthyen, thanë se do të bëhej diçka.” Kaluan disa ditë kështu. Fëmijët nuk mund të bënin asgjë veccse të kërkonin nëpër shtëpi diccka që do ua bënte disi më të lehtë jetesën.

“Motra e madhe, Donika dhe unë u ngjitëm sipër dhe gjetëm disa libra të shpëtuar si “Kujtimet e ungjit tonë”, “Visaret e Kombit” dhe disa libra të verdhë të ngelur si “Bija e mallkuar”, etj. Na mbulonte ime motër me një batanije dhe na lexonte nga “Visaret e Kombit” dhe ne e dëgjonim me barkun bosh. Një ditë ikin vëllai me motrën dhe prit e prit se do të kthehen në darkë, por nuk erdhën. Motra më e madhe ishte dymbëdhjetë vjeç, unë njëmbëdhjetë. E gdhimë atë natë vetëm. U torturuam. Vetëm në tërë atë ambient, se ishte shtëpi e madhe. Të nesërmen erdhën të qeshur. Dhe pse ishin të gëzuar? Sepse pushteti vendor, u kishte dhënë një triskë për t’u furnizuar me nga katër kile misër për frymë. Dhe ishte një lumturi

e madhe se nuk do të vdisnim për bukë. Vajtëm dhe e morëm atë misër te depot, mirëpo tashti ai misër duhej bluar. Se ku e bluan ata dy më të mëdhenjtë dhe e sollën. Ishte një qese, jo e madhe. Se si do ta shtynim muajin me atë miell nuk e dinim. Megjithatë po i gëzoheshim fort.” Duket si një histori e çuditshme përrallash, nga ato që fëmijët duhet t’i dëgjojnë me prindërit afër dhe të bindur që gjithçka do përfundojë mirë, por për Musain, vëllezërit dhe motrat e tij, fëmijëria do të përfundonte para vuajtjeve. “Dimri po rrokullisej dhe po vinte pran-vera. Çelën lulet, mbinë barishtet, njomishtet. Ime motër, e madhja, çohej mëngjes për mëngjes, shkonte ledh më ledh dhe mblidhte barishte të ngrënshme. I grinte në një tepsi, hidhte pak, vetëm sa e kripte me atë miellin dhe i ziente. Mbaj mend sa na lumturoi një mik i familjes kur erdhi natën dhe na solli një gjysmë kilogram kripë, se ne deri atëherë, i hanim pa kripë. Gjella filloi të bëhej

një çikë si më e shijshme. Vazhduam kështu deri në mesin e vitit 1952.”

Ndërkohë e ëma me vëllanë e vogël kishin shkuar në Papër, në Cërrik. Në vitin 1953, gjyshen nga babai e lirojnë nga burgu i Tepe-lenës, me ndërhyrjen e kryegjyshit Abaz Dede, që në atë kohë ishte deputet duke qenë që kjo gjyshe ishte zonja e pritjes së mejdanit, në teqenë e Leskovikut. “Gjyshen e morën në teqe. Mirëpo vajtja e saj në teqe, ishte ndihmë për ne. Ne kishim vetëm atë miell që na jepej me triskë. Ne shkonim në teqe dhe gjyshja na ndihmonte me ndonjë gjë, ndonjë bukë a ndonjë gjë tjetër. Gjyshja jetoi ndonjë vit në teqe dhe vdiq se ishte shumë e lodhur. Dhe u varros atje, po në teqe. Erdhi vera e vitit 1953 dhe u krijua kampi i Lushnjes. Nënën me vëllanë e vogël, i transferuan nga Papëri në kampin e Lushnjës.”

Në këtë kohë vjen urdhri për ta bashkuar familjen. “Motra dhe vëllai i madh kanë pasur një vit diferencë

nga njëri-tjetri. Motra e madhe, Donika, ishte katërmbëdhjetë vjeç; vëllai Skënderi, trembëdhjetë. Dymbëdhjetë vjeç ishte motra tjetër, Fatimja. Pastaj vija unë, njëmbëdh-jetë vjeç. Pastaj vinte Bashkimi, më i vogli, që është i 45-sës. Ai atë kohë rrinte me nënën. Erdhën te shtëpia dhe na thirrën. Na thanë “Përgat-ituni, se do t’ju çojmë përsëri te nëna juaj”. Kështu që na dërguan në Savër. Jetesa në Savër, ishte nëpër kapanone, nëpër disa depo drithi, në disa shtëpi prej guri, ku të qëllon-te...” Aty do të vinte edhe gjyshja nga mamaja dhe familja u bashkua sërish. Gjatë kësaj kohe babai i tyre ishte arratisur nga Greqia, në Turqi dhe më pas shkoi në Shtetet e Bashkuara. Ai filloi t’i dërgonte familjes para , të cilat, si një kon-tradiktë fatlume e kësaj kohe, shteti ia dorëzonte të plota familjes. Nuk vuanin më për bukë, por jetesa në kamp vazhdonte të ishte e vështirë. U zhvendosën në Grabian dhe jetuan disa vite aty. Aty Musai humbi gjy-

shen, mamanë dhe vëllanë e madh, i cili u sëmur dhe nuk mori kujdesin e duhur shëndetësor.

Motrën e madhe, Afitatin, ndër-kohë e dënuan me 10 vjet burg. Ishte dhe Musai në Tiranë në kohën kur atë e arrestuan. Ndryshuan kampet, banesat, por jetuan gjithë kohën të internuar. Në internim u martuan dhe u bënë prindër. Të motrat do të përndiqeshin edhe pas martese, duke qenë që dhe bashkëshortët e tyre i përkisnin grupit të shenjëstruar të ish-të burgosurve ose të të internu-arëve. Musain nuk e arrestuan, por jetoi gjithmonë me atë frikë deri sa ra regjimi komunist. Kaloi vite të tëra i rrethuar nga ajo atmosferë mbytëse. Nuk ishte më as fëmijë për ta parë botën ndryshe.

*Citimet i përkasin intervistës së Musa Çapanit, të publikuar

në “Zërat e Kujtesës” V, botim i Institutit të Studimit të Krimeve

dhe Pasojave të Komunizmit, me autorë Agron Tufën dhe Luljeta

Lleshanakun.

Page 16: GAZETË E PËRDITSHME E DIEL 14 PRILL 2019 Nr. 4404, ÇMIMI … · 2019-04-15 · taktika të turpshme të Qeverisë nuk do e ndalin protestën e qytetarëve. “Do vijojmë të qëndrojmë,

E diel 14 prill 201916 •

CMYK

Fjalëkryqi i “Standard”

Fjalëkryqi pa skemë

HORIZONTALE1-Kishin flamur të zi.9-Ishte marple e Agatha Christie.13-Të le në mëdyshje.19-Janë aftësi prodhuese.21-Lind me agimin.23-Jean që qe aktor.24-Ishte kapo kozak.25-Bazohen në ekstreme.27-Ndërmarrje Autonome Greke.28-Një punëtor krahu. 29-Ndërmarrje Artistike Sarandë.30-Në radhë të parë.

31- Eshtë tërbim.35-Agjenci Grumbullimi Tiranë. 36-Eshtë kurë me rreze dielli.37-Peter i James M. Barrie. 39-Një mjeshtër vargu.40-Mund të jënë të rastit në rrugë.41-Ndjek një alfa.42- Ente Ndërtimi Rajonale.43- Mund të jenë parlamentare.44-Janë fletë… trëndafili.45-Një markë motoçiklete.46-Rinovohen pjesërisht.47-Gjysma e maskës.

48- Një pjesë e territorit.49-Zogu i famshëm me lëvozhgën e vezës në kokë.50-Institut Kombëtar Civil.51-Në hyrje të ambientit.52-Emri i Lescaut.54-Eshtë atdhe.56-Eshtë ai i udhëtimit.58-Kërcim spanjoll.61-Shkruhen për skenë.62-Pa asnjë arsye.63-Janë pjesët vetëm me instrumenta.64-Në fillim të vitit.

HORIZONTALE1. Getz që qe saksofonist. -Bie me rrebesh. -Spanja në tabela. -Kush është... është i palëvisshëm2. Mund të zhysin me smash -Shkroi Misteret e Parisit. -Është gjuajtja personale.3. Në hyrje të oazit. -James aktor. -Sapo fillojnë . -Ishin kryengritës të Spartakut.4. Xhiro e Francës. -Ndjek Luanin. -Gjysmë aneksi.

5. Jethro që këndojnë Living in the past. -Shkroi Centurie astrologjike. -Edhe është në Angli.6. Perla e zezë e futbollit. -Janë pakicat kombëtare. -Një që thur bargje.7. Fara këngëtare. -Është përqindja… bankare -Mann shkrimtar.8. Një pjesë e depozitave. -Alfabeti i telegrafistëve. -Një stacion I famshëm orbital.

-Është sundimtar gjakatar9. E famshme ajo Morgana. -Ofiçina e Automjeteve Tiranë. -Në mes të krahut. -Kthehet në fund të fundit. -Ari i kimistit.10. Është tingull. -Ai i Shenjtë është papa. -Një pjesë e atrecaturës.11. Eshtë i zbehtë. -Komandon armatën. -Fillojnë armatimin.

12. Është edhe ai I Tantalit. -Është pasha e veçantë. -Ka aderuar në parti.

VERTIKALE1. Një ndenjëse me rezerva. -Një pjesë e padagogëve. -... and go në pistë.2. Është numri 3. -U shpik nga Meucci.3. Andej nga fillimi. -Janë lule holandeze.4. Kidman aktore. -Qe perëndeshë e drejtesisë.5. Qe mbreti I parë I hebrejve. -Besa që qe aktore.6. Ylli i Londrës. -Mungon pa çifte. -Një bosht.7. Gjysmë hendek. -Me glicerinë është ekpsloziv. -Janë në kupë.8. Në fund të vitit. -I bëjnë ata që nuk respektojnë orarin.9. Janë në gjitarë. -I ka të ndryshme gici.

10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 221 2 3 4 5 6 7 8 9

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 48 kuti

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

10. Shkroi Neveria. -Eshtë mineral në shishe.11. Në hyrje të Europës. -Bëhet duke çjerrë e shqyer. -Efektet e para.12. Një kërcim në atletikë. -I parapriu hotelit.13. Atomike ajo e Salvador Dalí. -Gjysmë teknik.14. Një thes i vjetër. -Eshtë i dehuri.15. Lindi Arionin.16. Na Gati në start. -Altin ish mesfushor.17. Agjenci Humanitare Sarandë. -Total pa ekstreme. -Mbyllin kuvendin.18. Është numër për oktet. -Fund filmi.19. Një përgjigje ne cellular. -Mund të jenë fotografikë.20. Një gjigant i zhdukur miliona vjet më parë.21. Është uji i deuterit. -Mbyllin një sirtar.22. Jo atë. -Tregohet një pa frikë.

VERTIKALE1-Shtrihet pa fund në Argjentinë.2-Kush është… është i larë.3-Memoria në computer.4-Eshtë ngricë.5-Turner kënëgtare.6-Një pjesë e etiketave.7-Në krye të tetëshes.8- Eshtë mirë tëmerret kolegjialisht.10-Bëjnë inde me ne. 11-Ishin kufij në arë.12-Një… Mater e Rossini-t.14-Janë digat pa kufij.15-Atje nuk nuk sheh dot miopi.16-Ente Botuese Gramsh.17-Farrow aktore.18-Kanë elementë për të kapur.19-Një divan.20-Kryeqytet i Gjeorgjisë.22-Një shoqëri nafte e njohur.26-Eshtë shkenca e luleve.31-Ishte mali i muzave.32-Rrotullohet në dinamo.

33-Molnár i Djemtë e rrugës Pal.34-Me Buenos në Argjentine.36-Ishte mbreti babilonas me një kod të famshëm.37-Janë veshje e.. parë.38-Eshtë kujdesi… i babait.40-Emër vajze.41-Një e shtënë pushkësh.43-Eshtë bixhoz.44-Dashurohet nga Tamino.45-Me Brahma dhe Visnu përbën tri-murtin.47-Nëna e... Ciceronit.49-James, lundërtari me Endeavour.52-Plaku i Dritëro Agollit.53-Lauda, që qe kampion i Formula 1.55- Finok pa ekstreme.56-Fiket pa fe.57-Ndalet me det.58-Fillojnë studimet.59-Doktor në bluzë.60-Fillojnë aksionin.61-Inicialet Signoret.

Zbavitje