GARAZH ME KATE NË QENDËR TË QYTETIT - skopje.gov.mkskopje.gov.mk/images/Image/GRAD SKOPJE vesnik...
Transcript of GARAZH ME KATE NË QENDËR TË QYTETIT - skopje.gov.mkskopje.gov.mk/images/Image/GRAD SKOPJE vesnik...
GARAZH ME KATE NË QENDËR TË QYTETIT
SHTËPI E RE PËR ELEFANTIN DHE GJIRAFËN NË KOPSHTIN ZOOLOGJIK
Numërfalas
Lajmëtari informativ i Qytetit të Shkupit
| Numër 18 | Viti IV |28.03.2011 |
ENDËR
Qyteti i Shkupit fi lloi me ndërtimin e garazhit me kate tek parkingu ndërmjet rrugës “Mito
Haxhivasilev Jasmin” dhe bulevardit “Maqedonia”. Objekti i ri do të ketë dy kate nën tokë dhe shtatë
kate mbi tokë, me 445 vende për parkim (me 52 vende në nivelet nëntokësore dhe me 60 vende në
kate) nga të cilat 17 vende parkimi do të jenë për personat me nevoja të veçanta. Startin e punëve
ndërtimore të garazhit me kate e shënuan kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetari
i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
- Në parcelën ndërtimore do të ndërtohet trup integral me dimensione 50,3 х 50,3 metra me
lartësi 21 metra. Kati i fundit është parashikuar për hotelieri, kurse në katin përdhes janë
parashikuar përmbajtje afariste. Hyrja drejt objektit parashikohet nga rruga shërbyese e re
e projektuar e cila do të lidhet me rrugën “Mito Haxhivasilev Jasmin”. Për nevojat e garazhit
me kate janë parashikuar dy hyrje për automjete dhe dy hyrje për vizitorë dhe shfrytëzues
të garazhit. Hapësira rreth garazhit me kate do të rregullohet me parter pas përfundimit të
punëve ndërtimore. Për ndërtimin e garazhit me kate Qyteti i Shkupit do të shpenzojë rreth
656 milion denarë. Në ndërtimin e objektit do të punojnë
ndërtimtarët e SHN „Granit“ SHA Shkup, kurse afati
i ndërtimit është 2 vjet – tha kryetari i Qytetit
të Shkupit, Koce Trajanovski në startin e
punëve ndërtimore të garazhit me kate.
Transporti vertikal i vizitorëve në
garazhin me kate është organizuar me
komunikime vertikale dhe ashensorë, në
të cilat gjenden edhe nyjat sanitare për
vizitorët. Rampat e parashikuara për
automjete janë paramenduar në atë
mënyrë që njëra rampë do të shfry-
tëzohet vetëm për ngjitje në kate,
kurse rampa tjetër për zbritjen e au-
tomjeteve. Me këtë mënyrë sigurohet
lëvizje e plotë, e pandërprerë, e ndarë
për hyrje dhe për dalje të automjeteve.
Për nivelet nëntokësore ka dy rampa
plotësuese që do të shërbejnë vetëm për ato
nivele sipas të njëjtit princip të rampave të tjera.
Objekti garazhi me kate në rrugën “Mito
Haxhivasilev Jasmin” është garazh me sistem modern
ngrohjeje dhe freskimi, ndriçim dhe standarde për mbrojtjen
kundër zjarrit. Fasada e objektit do të jetë nga elementë parafabrikate
alumini të vendosura në distancë prej 50 centimetrash nga objekti, nga niveli i parë deri te ai i fun-
dit. Në vetë fasadën ka vrima për ventilim natyral të objektit.
Projekti garazhi me kate është vepër e një grupi autorësh - Minas Bakalçev, Mitko Haxhi
Pulja, Sasha Tasiq, Aleksandar Radevski, Nikolla Strezovski dhe Damjan Momirovski.
mars 2011 | 3
AUTOBUSË TË RINJ NË RRUGËT E QYTETIT
Rinovohet parku i automjeteve i NQP “Shkup”
Parku i automjeteve i Ndërmarrjes së qarkullimit publik “Shkup” u rinovua me 15 autobusë të rinj të cilët arritën nga Ukraina. Autobusët e rinj
nga muaji i kaluar qarkullojnë në linjat 3, 4, 5, 7, 9, 15, 16, 19, 22 dhe 24. Disponojnë me 28 ndenjëse dhe 30 vende për qëndrim në këmbë. Janë
pajisur me rampë elektrike për personat me nevoja të veçanta dhe motorë еко-4, gjë me të cilën zvogëlohet në mënyrë të ndjeshme shpenzimi i
karburantit. Autobusët kanë edhe sistem për ftohje dhe për ngrohje.
Në promocionin e 15 autobusëve të qytetit të mbajtur më 22 shkurt morën pjesë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryeministri
Nikolla Gruevski, zëvendës kryeministri Zoran Stavrevski dhe Vladimir Peshevski, ministër i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski dhe ambasadori
i Ukrainës në vendin tonë, Jurij Gonçaruk.
- Automjetet e reja do t’u garantojnë qytetarëve komoditet, siguri më të madhe dhe shkurtimin e kohës së pritjes të autobusëve. Shpresojmë
se do të kthehet popullariteti i transportit urban, kurse autobusët e qytetit do të justifi kojnë rolin primar të transportit të sigurt dhe të rregullt
urban. Dua të theksoj se me lëshimin në qarkullim të autobusëve të rinj kujdesemi edhe për personat me nevoja të veçanta. Autobusët e rinj do
të harxhojnë më pak karburant dhe do të kursejnë. Ato në mënyrë konsiderueshme do të kontribuojnë edhe për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.
Ky është hapi i parë drejt rinovimit të plotë të parkut të automjeteve të Ndërmarrjes së qarkullimit publik “Shkup” dhe drejt modernizimit të
transportit publik urban – tha kryetari Trajanovski.
Trajanovski theksoi bashkëpunimin e mirë me pushtetin qendror dhe falënderoi Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për përkrahjen pa rez-
erva të projekteve kapitale të qytetit, ndërmjet të tjerash projektit për rinovimin e parkut të automjeteve të NQP “Shkup”.
- Transporti urban në Shkup nga dita e sotme ka një pamje të re. Me realizimin e këtij projekti kontribuojmë për rinovimin e parkut të au-
tomjeteve të NQP “Shkup“ dhe në përmirësimin e punës së tij. Në këtë mënyrë nxisim edhe transportuesit privatë ta rinovojnë parkun e
automjeteve të tyre – deklaroi kryeministri Gruevski, në promocionin e autobusëve të rinj të qytetit.
Sipas parashikimeve, deri në fund të vitit pritet të arrijnë 68 autobusë dykatësh për transportin publik urban nga Kina, si dhe autobusët e tjerë
nga Ukraina.
mars 2011 | 5
EDHE TË MARTËN TRANSPORT FALAS PËR PERSONAT E MOSHUAR
Personat e moshuar, përveç të premtes, do të kenë mundësi të udhëtojnë falas edhe të martën në autobusët e NQP-së. Një vendim të tillë solli
Këshilli i Qytetit të Shkupit, në seancën e fundit. Mundësia për transport falas të martën dhe të premten vlen për qytetarët e moshuar, më saktë për burra
në moshën 64 vjeçare dhe për gra në moshën 62 veçare.
Me këtë vendim, i cili është sjellë me iniciativën e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, plotësohen kërkesat e personave të moshuar
dhe të shoqatave të pensionistëve, të cilët kërkonin përveç të premtes, t’u mundësohet transport falas edhe ndonjë ditë tjetër të javës.
Sipas kryetarit Trajanovski, ky vendim i Qytetit të Shkupit u mundësua si rezultat i arritjes së 15 autobusëve të rinj me bazë të ulët për NQP-në,
si dhe me arritjen së shpejti edhe të autobusëve të tjerë me bazë të ulët dhe dykatësh, të cilët në mënyrë të ndjeshme do të përmirësojnë parkun e
automjeteve të NQP-së dhe do të rrisin kualitetin e shërbimeve të kësaj ndërmarrje publike.
Për realizimin e këtij vendimi Qyteti i Shkupit do t’i ndajë NQP-së subvencione me vlerë prej 11 milion denarë.
Qyteti i Shkupit për personat me nevoja
të veçanta këtë vit siguroi 1.324 legjitimacione
falas, 133 legjitimacione falas me shoqërim dhe
303 legjitimacione vjetore me participim gjë me
të cilën realizoi në mënyrë të plotë Programin për
shfrytëzimin falas të transportit publik urban në
territorin e Qytetit të Shkupit nga personat me
nevoja të veçanta për vitin 2011.
Me Programin për shfrytëzimin falas të
transportit publik urban në territorin e Qytetit
të Shkupit sigurohen legjitimacione falas për
transportin publik urban për persona me shikim
të dëmtuar, persona me dëgjim të dëmtuar, per-
sona me invaliditet trupor, persona me pengesa
intelektuale, persona me sëmundje veshkash, si
dhe invalidë pune, pensionistë invalidë dhe in-
validë lufte, të organizuar në shoqata adekuate
në territorin e Qytetit të Shkupit. Qëllimi i pro-
gramit është që të lehtësohet lëvizja dhe komu-
nikimi në bashkësinë urbane ndërmjet person-
ave me nevoja të veçanta dhe lëvizshmëri më e
madhe dhe mundësi për socializmin e tyre.
Për realizimin e të drejtës për shfrytëzimin
falas të transportit publik urban në vitin 2011, në
një periudhë të caktuar kohore u dorëzuan 1.969
kërkesa nga 35 shoqata civile, kurse kriteret e
përcaktuara i plotësuan 1.760 persona.
Mjetet e destinuara për realizimin e
Programit për shfrytëzimin falas të transportit
publik urban në territorin e Qytetit të Shkupit
për persona me nevoja të veçanta janë siguruar
nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2011,
në vlerë prej 25.123.188 denarë.
PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA EDHE KËTË VIT DO TA SHFRYTËZOJNË FALAS TRANSPORTIN PUBLIK
6 |
RINOVOHET RRUGA “MITO
HAXHIVASILEV JASMIN”
Rruga “Mito Haxhivasilev Jasmin” së shpejti do të marrë
një pamje të re. Qyteti i Shkupit fi lloi rikonstruksionin e rrugës
automobilistike, në drejtimin nga kryqëzimi me bulevardin “Koço
Racin” deri te kryqëzimi me bulevardin “Sveti Kliment Ohridski”
me gjatësi rreth 800 metra. Rikonstruksioni do të kryhet në një
sipërfaqe prej 9 500 metra katror.
- Asfalti ekzistues në rrugën “Mito Haxhivasilev Jasmin” do
të gërryhet, do të riparohen pjesët e dëmtuara të bazës
dhe do të riparohen bordurat. Do të bëhet rikonstruksioni
i stacioneve të autobusit ekzistuese, kurse pusetat dhe
vend derdhjet do të nivelohen. Pastaj, në rrugë do të
shtrohet shtresë e re asfalti. Gjatë rikonstruksionit të
kësaj rruge automobilistike do të vendoset regjim i
përkohshëm komunikacioni. Ju lutemi pjesëmarrësve
në komunikacionin rrugor të kenë mirëkuptim gjatë
periudhës së kryerjes së punëve ndërtimore dhe të
respektojnë sinjalizimin rrugor të vendosur – tha kryetari
i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, në fi llimin e punëve
ndërtimore.
Nëse lejojnë kushtet atmosferike, punët ndërtimore në
rrugën “Mito Haxhivasilev Jasmin” duhet të përfundojnë për
rreth 2 muaj. Në rikonstruksionin e rrugës automobilistike do të
punojnë ekipet e kompanisë së ndërtimit „Bauer BG“.
Për rinovimin e rrugës “Mito Haxhivasilev Jasmin” Qyteti i
Shkupit do të shpenzojë rreth 16 milion denarë.
mars 2011 | 7
U VENDOS SISTEMI INFOQYTETIT TË SHKUPIT
Qyteti i Shkupit muajin e kaluar vendosi
Sistemin informativ gjeografi k (SIGJ) në punën
e administratës, që është një nga kushtet për
punën e suksesshme dhe plotësimin e detyrës
parësore të tij për të qenë servis i qytetarëve. Me
vendosjen e SIGJ rritet efi kasiteti në punë, gjatë
sjelljes së vendimeve shfrytëzohen informa-
cione nga shumë burime, të dhënat përgatiten
shpejt dhe sillen vendime për shumë çështje
komplekse siç është planifi kimi dhe rregullimi
i hapësirës.
Vendosja e SIGJ në Qytetin e Shkupit
mundësoi që një numër të dhënash në formë
të shkruar, të mbledhura dhe të ruajtura me
dekada të tëra, ruajtja e të cilave përbën prob-
lem, kurse shfrytëzimi i mëtejshëm çon në dëm-
timin e tyre, të barten në formë elektronike dhe
të arkivohen për përdorim nëpërmjet gjeobazës
së vetme të të dhënave të Qytetit të Shkupit. Të
dhënat hapësinore nga gjeobaza e Qytetit të
Shkupit janë të dhëna hyrëse në përgatitjen e
projektit të madh – Plani i Përgjithshëm Urban-
istik i Qytetit të Shkupit 2012-2022.
Sistemi gjeografi k informativ (SIGJ) u
mundëson qytetarëve kontroll në PPU-në e
Shkupit në vijim, pikërisht qasje deri te të dhënat
nga 5 shtresa të Planit të përgjithshëm urbanis-
tik (komunikacion – rrjeti primar, komunikacion
- rrjeti urban, ujësjellës - kanalizim, gazsjellës
– ngrohje dhe elektrikë - telefoni). Gjithashtu,
SIGJ qytetarëve u mundëson nëpërmjet për-
dorimit të ueb-serviseve, me qasje nëpërmjet
lidhjeve të vendosura në Internet portalin zyrtar
të Qytetit të Shkupit, të kontrollojnë në hapësira
të klasifi kuara të dhëna nga shumë fusha: arsim
(shkolla fi llore dhe të mesme, fakultete dhe uni-
versitete), kulturë, turizëm, transport, përfaqësi
diplomatike etj, me të cilat disponon gjeobaza
qendrore e qytetit.
Baza e të dhënave ka model adresash, i
cili u mundëson qytetarëve të kërkojnë nëpër
komuna, vendbanime, rrugë, objekte për stre-
him individual dhe kolektiv, pikërisht numrin e
shtëpisë, si dhe fotografi satelitore të qytetit të
bëra në vitin 2010.
Pjesë e këtij projekti është edhe aplikimi
i Iniciativës civile e cila mundëson komunikim
të shpejtë dhe të suksesshëm të qytetarëve me
administratën e qytetit. Qytetarët do të kenë
mundësi të parashtrojnë pyetje ose të kërko-
jnë mendime nga shërbimet kompetente. Kur
bëhet fj alë për probleme komunale të lidhura
me lokacionin hapësinor, aplikimi përfshin edhe
8 |
RMATIV GJEOGRAFIK I hartë për gjetje më të lehtë. Nëse bëhet fj alë për
çështje me karakter publik, përgjigja do të jetë
publike, kurse kur bëhet fj alë për çështje private
përgjigjen do ta marrin nëpërmjet adresës e-
mail ose me telefon.
Vendosja e Sistemit gjeografi k informa-
tiv (SIGJ) dhe zhvillimi i tij në kontinuitet im-
ponohet si nevojë për një jetë më të mirë të
qytetarëve të qytetit tonë.
Gjeobaza e të dhënave hapësinore të
Qytetit të Shkupit është pjesë e Infrastrukturës
kombëtare të të dhënave hapësinore (IKDHH) të
Republikës së Maqedonisë e cila është kornizë
për zhvillimin e përgjithshëm të çdo shteti, si
dhe për sistemin e ardhshëm 112. Ndërtimi
i SIGJ dhe Infrastrukturës kombëtare të të
dhënave hapësinore është një nga kushtet për
hyrjen në BE.
Përfi timet kryesore nga zhvillimi i SIGJ
janë stimulimi i zhvillimit ekonomik, promo-
cioni i qeverisjes më të mirë në nivel shtetëror
dhe lokal dhe përkrahje për ruajtjen e ambientit
jetësor. Zhvillimi në kontinuitet i SIGJ si mjet
për menaxhimin me hapësirën është i domo-
sdoshëm për përpjekjet për ta bërë qytetin dhe
shtetin tonë vend më të mirë për jetesë.
mars 2011 | 9
PROMIOCION I STRATEGJAKUADUKTIT TË SHKUPIT
Akuadukti i Shkupit duhet të hulumto-
het më tej dhe të mbrohet, rrethina e tij të
rregullohet dhe të hapet për vizitorët, kurse
lokacioni të promovohet si një destinacion i
vërtetë turistik dhe kulturor në qytet. Këto
janë vetëm një pjesë e rekomandimeve në
publikimin „Plan strategjik për mbrojtjen
dhe rehabilitimin e Akuaduktit në Shkup
dhe rrethinën e tij“ që u promovua
muajin e kaluar në ambientet
e Qytetit të Shkupit,
kurse është re-
zultat i
pro-
jektit të suksesshëm maqedonas-fl amank që
u realizua në dy vjet. Në projektin për mbro-
jtjen dhe rigjallërimin e vendeve të njohura
historike u përfshinë Enti për mbrojtjen e
trashëgimisë kulturore, Qyteti i Shkupit, De-
partamenti për procedimin e informacioneve
hapësinore dhe Qendra për monumente e
Universitetit katolik në Luven, Qendra kon-
servuese – Shkup dhe Universiteti “Shën.
Qirili dhe Metodij” ky projekt u përkrah nga
ana fi nanciare nga Programi për Evropën
Qendrore dhe Lindore i Qeverisë së Flandrias
(Belgjikë).
Me prezantimin e publikimit „Plan
strategjik për mbrojtjen dhe rehabilitimin e
Akuaduktit në Shkup dhe rrethinën e tij“
fi lloi procesi i afi rmimit në vend
dhe ndërkombëtar të një
prej artefakteve më
të vjetra, më të
r ë n d ë -
sishme të këtij tipi në këtë pjesë të Evropës.
Gjatë përgatitjes së planit është zbatuar një
qasje gjithëpërfshirëse mutidisiplinare me të
cilën janë identifi kuar vlerat e monumentit
dhe mundësitë për gjenerimin e zhvillimit
të qëndrueshëm ekonomik nëpërmjet mbro-
jtjes dhe afrimit deri te publiku më i gjerë. Në
planin detajues është kryer edhe elaborati i
aktiviteteve që do të kontribuojnë për reha-
bilitimin e akuaduktit dhe të rrethinës së tij,
dhe që kanë të bëjnë me intervenimet kon-
servuese-restauruese, zgjidhjet afatshkurtra
dhe afatgjata për funksionin e ardhshëm të
lokalitetit dhe prezantimin adekuat të tij. Në
këtë vizion për lokalitetin janë përfshirë ek-
speriencat e mira të partnerëve nga Flandria
në kombinimin e masave mbrojtëse me një
qasje të integruar dhe strategjike.
- Do të kërkojmë nga Qeveria e Re-
publikës së Maqedonisë që mbrojtja dhe rig-
jallërimi i akuaduktit të hyjnë në listën e pro-
jekteve kapitale për rivitalizim. Do të desha në
këtë projekt të përfshihen të gjitha komunat
e Shkupit, kurse në mënyrë më aktive
komunat Butel dhe Karposh, në
territorin e të cilave gjen-
det ky monument i
rëndësishëm.
10 |
ISË PËR MBROJTJEN E
QËLLIME STRATEGJIKE TË PLANIT
- ruajtja dhe rehabilitimi i monumentit;
- ruajtja dhe avancimi i ambientit jetësor;
- përmirësimi i qasjes dhe shfrytëzimit të
ambientit rrethues;
- fuqizimi i artit, kulturës dhe historisë;
- zhvillimi dhe fuqizimi i partneriteteve;
- drejtim efi kas me vlerat që janë në
dispozicion
Për të arritur rezultatet e pritura studimi
propozon edhe hapa konkretë që duhet të
ndërmerren për ruajtjen me sukses dhe reha-
bilitimin e akuaduktit të Shkupit. Ndërmjet
tyre janë edhe:
- revalorizimi dhe miratimi i tipit të ri
kategorisë së monumentit dhe rre-
thinës së tij, në përputhje me Ligjin për
mbrojtjen e trashëgimisë kulturore;
- përgatitja e Listës së intervenimeve
prioritare (pastrimi i ambientit përreth
nga deponitë informate dhe zgjidhja e
pronësisë së truallit);
- hulumtim arkeologjik i akuaduktit dhe
ambientit përreth;
- lidhja me lokalitete të tjera turistike
dhe rekreuese me ndërtimin e rrugëve
hyrëse;
- lista e prioriteteve dhe parakushteve
për realizimin e programeve kulturore;
- analiza për ndërtimin e hapësirave për
parking;
- krijimi i bazës për rritjen e interesit tek
qytetarët, zhvillimi shoqëror ekonomik
dhe kulturor;
- lista e mjeteve fi nanciare që mund të
sigurohen nga fi nancues vendas dhe të
huaj.
Në bashkëpunim me komunat Butel dhe Kar-
posh do të përpiqemi përmbajtjet për rigjal-
lërimin e hapësirës rreth akuaduktit, që propo-
zohet në planin strategjik, të përfshihen edhe
në planet detajuese urbanistike të dy komu-
nave. Ky plan strategjik është një udhërrëfyes
i mirë se si duhet të zhvillohet projekti për
mbrojtjen e akuaduktit – tha kryetari i Qytetit
të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili hapi prezan-
timin e këtij dokumenti strategjik.
Drejtori i Entit për mbrojtjen e
trashëgimisë kulturore, Pasko Kuzman, tha
se ky plan strategjik është dokumenti i parë i
këtij lloji i cili ofron ide dhe zgjidhje për mbro-
jtjen dhe prezantimin e objekteve kulturore-
historike, duke zbatuar një qasje multi disi-
plinare.
- Ky monument dhe hapësira rreth
tij dëshmojnë për historinë e Shkupit dhe
duhet të jenë pjesë e memories kulturore të
publikut të gjerë. Ne jemi të obliguar ndaj
së ardhmes që akuaduktin ta lëmë në një
gjendje më të mirë sesa ajo që e kemi gjetur
– tha Kuzman.
Planin strategjik për mbrojtjen dhe re-
habilitimin e akuaduktit të Shkupit e prezan-
toi prof. dr. Stefanka Haxhi Pecova nga Uni-
versiteti „Shën. Qirili dhe Metodij“ dhe prof.
dr.Tereza Stenbergen nga Universiteti katolik
në Luven, Belgjikë.
mars 2011 | 11
Më 10 mars të këtij viti, me pjesë-
marrjen e përfaqësuesve të lartë fetarë dhe
shtetërorë nga vendi dhe jashtë vendit, në
mënyrë solemne u hap Qendra memoriale e
holokaustit e hebrenjve nga Maqedonia, i 4-ti
i këtij tipi në botë, me të cilën u shënuan 68
vjet nga depërtimi i hebrenjve maqedonas në
kampin e përqendrimit Treblinka. Hapja e Qen-
drës memoriale të hebrenjve nga Maqedonia
u realizua në suazat e manifestimit disa ditor
në shenjë kujtimi për bashkëqytetarët hebrenj
nga Shkupi, viktima të Holokaustit, nën patro-
natin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së
Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili ndezi edhe
zjarrin e përjetshëm para Qendrës.
Në suazat e manifestimit treditor, natën
e parë në Muzeun e qytetit të Shkupit, kryetari
i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, hapi ek-
spozitën „Hebrenjtë në Maqedoni“ dhe theksoi
se disa ditë me radhë sytë e publikut botëror
janë kthyer nga Shkupi dhe Republika e Maqe-
donisë, duke i shndërruar në qendër botërore
nga e cila përfaqësues të shumë popujve dhe
shteteve shprehën respektin për viktimat e
holokaustit nga Lufta e dytë botërore, duke
apeluar deri te gjeneratat e tanishme dhe të ar-
dhshme asnjëherë të mos lejojnë të përsëriten
hijet e së kaluarës.
Ekspozita përbëhej nga 52 afi she,
nëpërmjet fakteve historike, faksimileve, do-
kumenteve dhe fotografi ve me të cilat u tregua
historia e hebrenjve në Maqedoni nga viti 2000
p.e.r. deri në vitin 1948, kur u formua shteti i
Izraelit. Në 4 vitrina nëpërmjet eksponateve
muzeore me përmbajtje etnologjike u tregua
jeta e përditshme e hebrenjve në Shkup, nga
fundi i shek. të 19-të dhe fi llimi i shek. të 20-të,
kurse ekspozita ishte e hapur deri më 20 mars
të këtij viti. Në ambientin ekspozues u ven-
dosën tre urna me hirin e hebrenjve të Shkupit
dhe hebrenjve nga Shtipi dhe Manastiri, të
cilët u vranë në vitin 1943 në kampin e vdekjes
në Treblinka. Kryetari Trajanovski, u nënshkrua
në librin e ngushëllimeve dhe mori pjesë në
Tubimin komemorativ në shenjë përkujtimi
për 7.148 hebrenjtë e vrarë nga Maqedonia.
Tre urnat, me procesion garde, që lëvizte
më këmbë nga Muzeu i qytetit të Shkupit,
nëpër rrugën “Maqedonia”, sheshin „Maqedo-
nia“ dhe nëpërmjet Urës së gurit u bartën në
Qendrën memoriale të holokaustit të hebren-
jve nga Maqedonia, ku njërit prej anëtarëve
të bashkësisë së hebrenjve në Republikën
e Maqedonisë iu dhanë nga tre kryetarët e
komunave të Shkupit, Manastirit dhe Shtipit.
Manifestimi përfundoi me futjen ceremoniale
dhe vendosjen e urnave në Qendrën memori-
ale, qitje nderi dhe dhënien e homazheve para
urnave.
Si eveniment shoqërues i Manifestimit
në shenjë kujtimi për bashkëqytetarët hebrenj
nga Shkupi, viktima të holokaustit në Çifte
amam, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u hap
ekspozita e rastit e Sara Ajnik.
Para pllakës përkujtimore në Monopoli
në Shkup-Kombinati i duhanit, delegacione
nga vendi dhe jashtë vendit vendosën lule në
shenjë kujtimi për bashkëqytetarët hebrenj
nga Shkupi, të cilët pikërisht në këtë datë,
më 11 mars të vitit 1943 ishin viktima të
Holokaustit, dhe menjëherë pas kësaj për nder
të viktimave u bënë homazhe para shtëpisë
së tyre të përjetshme në varrezat në Butel, në
Monumentin e viktimave të Holokaustit në
varrezat e hebrenjve në Shkup.
mars 2011 | 13
RINOVOHET QENDRA
KULTURORE RINORERikonstruksioni i madh i ndërtesës së
Qendrës kulturore rinore që fi lloi muajin e ka-
luar zhvillohet sipas dinamikës së parashikuar.
Në gjashtë muajt e ardhshëm do të rinovohen
çatia, fasada dhe tualetet e objektit.
- Qendra kulturore rinore është monu-
ment kulturor i qytetit dhe vend për ar-
tikulimin e të rinjve në Shkup. Është kënaqësi
e veçantë për mua që ky objekt përfundimisht
do të marrë një pamje të re, kurse në rikon-
struksionin e tij do të zbatohen standardet
më të reja për efi kasitet energjetik. Mjetet për
rikonstruksionin e QKR-së janë siguruar nga
Komisioni Evropian dhe nga Buxheti i Qytetit
të Shkupit, nëpërmjet programit IPA - zhvillim
i infrastrukturës lokale. Nëpërmjet programit
IPA janë siguruar rreth 33 milion denarë. Me
këto mjete parashikohet rikonstruksioni i ça-
tisë, i fasadës dhe tualeteve në objekt. Në tre
vitet e kaluara për rikonstruksionin e QKR-së
nga Buxheti i Qytetit të Shkupit u ndanë rreth
8 milion denarë, me të cilat u rinovua dhe u
pajis me teknikë adekuate salla për vallëzim
- tha kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Tra-
janovski, gjatë vizitës në objekt.
Gjatë vitit 2011 planifi kohet të investo-
hen 7 milion denarë për rinovimin e enterierit
dhe të paradhomës hyrëse. Me këtë, investimi
i përgjithshëm për rikonstruksionin e QKR-së
do të jetë rreth 49 milion denarë.
Realizues të punëve për rikonstruk-
sionin e QKR-së janë GLOBOCKI SHPK në
bashkëpunim me “BONOR inzhenering” SHP-
KTHPV. Punët ndërtimore nuk do të ndikojnë
në mbajtjen e programit të rregullt të QKR-së
dhe në manifestimet tradicionale që zhvillo-
hen gjatë vitit në vijim.
Qendra kulturore rinore ekziston nga
viti 1972 dhe në këto 4 dekada nuk janë kryer
punë më të mëdha rinovuese.
14 |
KATËR KORSI DHE UNAZË PËR RRUGËN
“TEODOSIJ GOLOGANOV” Qyteti i Shkupit së shpejti do të fi llojë
realizimin e fazës së parë të projektit kapital
për zgjerimin dhe rikonstruksionin e rrugës
“Mitropolit Teodosij Gologanov”. Zgjerimi
i rrugës do të realizohet nga rruga “Frank-
lin Ruzvelt” deri te rruga “Kosturski heroi”.
Në pjesën ndërmjet “Mitropolit Teodosij
Gologanov”, rrugës “Kosturski heroi” dhe
rrugës “Mito Haxhivasilev Jasmin” (tek Ki-
sha katolike) zgjerimi do të përfundojë me
qarkullim turbo qarkor, që përbën objektin
e parë të këtij tipi në Shkup. Zgjerimi do të
vazhdojë drejt “Mito Haxhivasilev Jasmin”
deri te kthesa djathtas drejt rrugës “Naro-
den front”.
Rruga do të zgjerohet nga ana e djathtë
në drejtim të komunës Karposh drejt komunës
Qendër me gjatësi të përgjithshme 1.800 metra.
Rruga automobilistike do të ketë 4 korsi me
gjerësi të përgjithshme 13 metra dhe trotuare
nga të dyja anët me gjerësi nga 3,5 metra. Nga
ana e djathtë e bulevardit do të vendoset ndriçim
i ri rrugor. Parashikohet edhe një xhep i veçantë
për automjetet e transportit publik, si dhe korsi
për këmbësorë dhe biçikleta në trotuare. Gjatë
zgjerimit të rrugës “9. Мај” do të jetë e hapur si
rrugë në një drejtim, dhe kjo pjesë do të pajiset
me semaforë. Gjithashtu, do të semaforizohet
edhe pjesa e kthimit nga rruga “Mito Haxhivasi-
lev Jasmin” drejt rrugës “Naroden front”.
Realizimi i këtij projekti kapital në një
masë të konsiderueshme do të kontribuojë
për zgjidhjen e problemeve të komunika-
cionit rrugor në territorin e qendrës së
qytetit, do të rritet kalueshmëria e au-
tomjeteve dhe do të zvogëlohet koha e ud-
hëtimit, që ndikon si në mbrojtjen e ambi-
entit jetësor, ashtu dhe në rritjen e sigurisë
në komunikacion.
Faza e dytë e kësaj vepre kapitale për
të cilën po përgatitet projekt infrastrukturor
parashikon zgjerimin e rrugës “Mitropolit Te-
odosij Gologanov” me të njëjtën gjerësi si ajo
e fazës së parë, në drejtimin nga rruga “Fran-
klin Ruzvelt” deri në rrugën “Moskovska” .
mars 2011 | 15
U HAP INFО QENDRA PËR EFIKASITET ENERGJETIK E QYTETIT TË SHKUPI
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Tra-
janovski dhe Valter Lojks, zëvendës ambasador në
Ambasadën e Republikës Federale Gjermane në
Republikën e Maqedonisë më 23 mars në mënyrë
solemne hapën Zyrën për menaxhimin me en-
ergjinë dhe Info qendrën për efi kasitet energjetik
dhe burime të ripërtërishme, të Qytetit të Shkupit.
- Filluam një seri aktivitetesh dhe projektesh
të cila kontribuuan për përmirësimin e efi kasitetit
energjetik, gjë me të cilën Shkupi do të përbëjë një
shembull të mirë për qytetet e tjera në Republikën
e Maqedonisë. Qyteti i Shkupit në tetor të vitit
2009 nënshkroi Memorandum, për mirëkuptim
me qytete e Zagrebit, Frajburgut, Sarajevës dhe
Podgoricës, për bashkëpunim në suazat e projektit
të përbashkët „Ndërtimi i kapaciteteve për menax-
himin me energjinë në qytete“, i njohur me emrin
joformal „Iniciativë e kryeqyteteve“ ose Capital
Cities Initiative – CCI. Gjithashtu, me fi llimin e re-
alizimit të projektit CCI, unë nënshkrova „Deklaratë
për strategjinë e menaxhimit me energjinë dhe
mbrojtjen e ambientit jetësor të Qytetit të Shkupit
“, duke treguar orientimin e qytetit për të realizuar
efi kasitet më të madh energjetik dhe mbrojtjen
e ambientit jetësor. Për këtë Qyteti i Shkupit do
të realizojë një varg aktivitetesh me të cilat do të
vendoset sistem për menaxhimin me energjinë në
të gjitha objektet që janë në pronësi të Qytetit –
tha kryetari Trajanovski.
Me vendosjen e sistemit për menaxhimin
me energjinë dhe masat e tjera për përmirësimin
e efi kasitetit energjetik, Qyteti i Shkupit do të
përpiqet të zvogëlojë shpenzimet për energji
më së paku në vlerën 5% çdo vit gjatë 5 viteve
të ardhshme; të zvogëlojë emetimin e gazrave
të qelqit në minimum për të njëjtën periudhë;
të menaxhojë me efi kasitet me shpenzimet
për energjinë për përmirësimin e efi kasitetit
ekonomik në objekte, të përmirësojë produk-
tivitetin dhe kushtet e punës të të punësuarve
dhe të punojë me kontinuitet për mbrojtjen e
ambientit jetësor.
Detyrat kryesore të Zyrës së re për menax-
himin me energjinë dhe Info qendrën për efi kasitet
energjetik do të jenë: mbikëqyrje mbi energjinë e
shpenzuar (energji elektrike, naftë, gaz, ujë..) në
të gjitha objektet në pronësi të Qytetit; analizë e
të dhënave për energjinë e shpenzuar; prezan-
timi i rezultateve nga analiza dhe krahasimi me
treguesit për energjinë e shpenzuar tek objekte të
ngjashme; realizimi i vlerësimeve energjetike për
objektet, zhvillim dhe propozim i projekteve për
përmirësimin e efi kasitetit energjetik, pikërisht
përllogaritje për leverdinë ekonomike të inves-
timit; përgatitja e raportit për energjinë e shpen-
zuar dhe rezultatet e arritura dhe prezantimi para
organeve kompetente; përgatitja e projekteve për
qasje deri te fonde të ndryshme të BE-së; ndjekja e
realizimit të projekteve; planifi kimi i energjisë në
nivel lokal dhe menaxhimi me resurset energje-
tike; informimi dhe edukimi i qytetarëve dhe të
punësuarve nëpërmjet Info qendrës për efi kasitet
energjetik.
Zyra është hapur në ambientet e Qytetit
të Shkupit, në suazat e Projektit rajonal për
„Ndërtimin e kapaciteteve për menaxhimin me
energjinë në qytete “- „Capacity Building for Ener-
gy Management in Cities” (Capital Cities Initiative
– CCI), si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Qytetit
të Shkupit dhe Fondit rajonal të hapur për Evropën
Juglindore – Efi kasitet energjetik pranë Shoqatës
gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar, që fi -
nancohet plotësisht nga GТZ.
16 |
Këshilli i Qytetit të Shkupit disa seanca
të para të këtij viti ia kushtoi miratimit të Pro-
gramit për punë, sipas të cilit do të drejtohet
puna në Qytetin e Shkupit në të gjitha sferat.
Programi për mirëmbajtjen dhe mbro-
jtjen e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse
dhe për rregullimin e regjimit të qarkullimit
rrugor në Shkup në vitin 2011 është një nga
programet më voluminoze qëllimi i të cilit
është sigurimi i kushteve për zhvillimin e
sigurt të qarkullimit rrugor në qytet. Me këtë
Program rregullohet mirëmbajtja e rrugëve
magjistrale dhe mbledhëse, rikonstruksioni
i tyre, mirëmbajtja e shenjave të qarkullimit
rrugor dhe pajisjeve dhe rregullimi i regjimit
të qarkullimit rrugor në territorin e Shkupit.
Me kërkesë të transportuesve-taksi
çmimi i transportit auto-taksi në qytet nga
muaji i ardhshëm do të rritet. Këshilli i Qytetit të
Shkupit solli vendim për ndryshimin e Vendimit
për transportin auto-taksi të udhëtarëve në ter-
ritorin e Shkupit, me të cilin përcaktohet çmim
i ri i transportit taksi. Sipas vendimit, fi llimi i
transportit është 40 denarë, kurse për çdo kil-
ometër tjetër të kaluar çmimi do të jetë 25 de-
narë. Pritja në vend dhe lëvizja deri në shpejtës-
inë kalimtare do të kushtojë 300 denarë në orë.
U MIRATUAN PROGRAMET PËR PUNË PËR VITIN 2011
ÇMIM I RI I TRANSPORTIT AUTO-TAKSI NË QYTET
Më këtë Program, për të cilin në vitin 2011
nga Buxheti i Qytetit të Shkupit u ndanë 226
milion denarë, do të përshihen 118 rrugë me
sipërfaqe të përgjithshme 2.600.000 metra
katror.
Këshilli i Qytetit të Shkupit solli edhe
Programin për fi nancimin e institucioneve
publike dhe manifestimeve kulturore në Qyte-
tin e Shkupit për vitin 2011, Programin për
aktivitetet nga fusha e mbrojtjes së ambientit
jetësor dhe natyrës për vitin 2011, Programin
për realizimin e dezinfektimit për vitin 2011,
Programin për aktivitetet e Qytetit të Shkupit
në fushën e sportit për vitin 2011, Programin
për fi nancimin e projekteve për zhvillimin e
artizanatit, hotelerisë dhe tregtisë në qytet
për vitin 2011, Programin për propagandë të
përgjithshme turistike për përmirësimin e kush-
teve për qëndrim të turistëve në Shkup për vi-
tin 2011, Programin për rigjallërimin e qendrës
sportive-rekreuese – Liqeni Treska, programin
për rregullimin e truallit ndërtimor në Shkup
për vitin 2011, Programin për menaxhimin me
mbeturinat në vitin 2011, Programin për punë
nga fusha e arsimit të mesëm në vitin 2011,
Programin për punë të Këshillit të Qytetit të
Shkupit për vitin 2011, Programin e aktiviteteve
të Qytetit të Shkupit nga fusha e mbrojtjes so-
ciale, të fëmijëve dhe mbrojtjes shëndetësore në
vitin 2011, si dhe Programin për mirëmbajtjen e
shtratit të lumenjve Vardar dhe Lepenec, si dhe
të kanaleve të hapura në Shkup për vitin 2011.
Shoqata e transportuesve-taksi deri
te Qyteti i Shkupit dorëzoi parallogaritje për
ndryshimin e çmimit të transportit auto-tak-
si, në të cilën kërkesën për çmim më të lartë e
arsyetuan me rritjen e çmimi të karburanteve
dhe rritjen e shpenzimeve për mirëmbajtjen
e automjeteve të cilat vënë në pikëpyetje
rentabilitetin e punës së taksistëve. Përveç
çmimeve, me ndryshimet e Vendimit saktë-
sohen edhe ngjyra e shenjave të unifi kuara të
automjeteve taksi, me vërejtje që shenjat e
unifi kuara që janë dëmtuar do të zëvendëso-
hen në barrë të transportuesve.
Me Vendimin për transportin auto-
taksi të udhëtarëve në Shkup, që u soll në
tetor të vitit të kaluar, në mënyrë të hol-
lësishme rregullohen të gjitha aspektet e
transportit auto-taksi në Shkup, si dhe loka-
cioni dhe kapaciteti i stacioneve auto-taksi,
shënimi, pajimi dhe mënyra e shfrytëzimit,
ngjyra e automjeteve taksi dhe aspekte të
tjera nga kjo problematikë.
mars 2011 | 17
NDËRTOHEN SHKALLË DERI TEK PARK PYLLI GAZI BABA
Shkallët e betonit që të çojnë nga
kryqëzimi me rrugën “Cvetan Dimov” me bul-
evardin “Xhon Kenedi” deri tek park-pylli Gazi
Baba së shpejti do të rinovohen plotësisht.
Për shkak të sigurisë së kalimtarëve, përgjatë
shkallëve do të vendoset rrethim metalik,
kurse për lëvizjen më të lehtë të çiklistëve do
të ndërtohet edhe rampë.
Me urdhër të Qytetit të Shkupit, në ter-
ren punojnë ekipet e NP „Rrugë dhe rrugica“,
kurse ndërtimi i shkallëve do të kushtojë rreth
3,2 milion denarë.
VAZHDON RINOVIMI I URËS SË REVOLUCIONIT
Qyteti i Shkupit fi lloi të dërgojë Vendimet
për tatimin mbi pronën për vitin 2011. Në për-
puthje me Ligjin për tatime përfshihen 155.057
Vendime për tatime për persona fi zikë dhe ju-
ridikë. Dërgimin e Vendimeve për tatimin mbi
pronën për vitin 2011 do ta kryejë SHA „Posta
Maqedonase“, kurse për tatimpaguesit në
komunën Karposh, vetë komuna.
FILLOI DËRGIMI I VENDIMEVE PËR TATIMIN MBI PRONËN PËR VITIN 2011
Ekipet e Qytetit të Shkupit punojnë me
ritme të shpejta në rikonstruksionin e Urës së
revolucionit, tek AMSHA. Këto ditë trotuaret janë
shtruar me beton dhe po rregullohen bazamen-
tet rreth llambave ekzistuese të urës. Trotuaret
në përgatitjen përfundimtare do të shtrohen
me beton, kurse në urë do të montohet rrethim
mbrojtës prej hekuri të farkëtuar.
Këto ditë u riparua konstruksioni i urës nga
ana e poshtme, shtresa e dëmtuar e sipërfaqes u
pastrua dhe u riparua me beton. Instalimi i ujës-
jellësit që kalon nëpër urë u pastrua dhe u mbrojt
nga ana e jashtme.
Risi, nga ky vit, është procedura më e
thjeshtë për pagimin e tatimit. Me paraqitjen e
Vendimit për tatimin mbi pronën tatimpaguesit
mund të kryejnë pagimin në sportelet në bankat
afariste, pa plotësuar fl etëpagesa.
Tatimpaguesit që nuk kanë marrë Ven-
dim për tatimin mbi pronën duhet të paraqiten
në Qytetin e Shkupit, baraka 16, sporteli 5 dhe 6
për të marrë kopje të Vendimit. Nëse qytetarët
kanë nevojë për kontrollim të të dhënave mund
të paraqiten në komunën adekuate dhe në
Qytetin e Shkupit.
Qyteti i Shkupit vitet e fundit shënon
tendencë përmirësimi të pagimit të tatimit mbi
pronën.
Rinovimi i trotuareve dhe vendosja e rre-
thimit të urës duhet të përfundojë deri në fund
të këtij muaji, kurse pastaj do të vazhdohet me
asfaltimin e rrugës automobilistike.
- “Ura e revolucionit” do të ndriçohet
nga 10 shtylla ekzistuese me llamba me fuqi 250
vat. Pjesë përbërëse e rrethimit janë edhe 22 kan-
delabër të cilët janë pjesë e ndriçimit dekorativ të
urës. Ndriçimi do të theksojë konturet e urës. Për
rinovimin e Urës së Revolucionit Qyteti i Shkupit
do të shpenzojë 27,6 milion denarë – thotë krye-
tari Koce Trajanovski.
18 |
CIKLI I PESTË I VIZITAVE NË KOMUNAT E SHKUPIT
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Tra-
janovski, në fund të marsit do të fi llojë ciklin e
pestë të vizitave në 10-të komunat e Shkupit,
në të cilat do të realizojë takime me kolegët
e tij, me përfaqësuesit e administratave të
komunave dhe me përfaqësues të bashkësive
urbane dhe vendore. Në takime do të shqyr-
tohen problemet me të cilat ballafaqohen
qytetarët në jetën e tyre të përditshme dhe do
të propozohen mënyra për tejkalimin e tyre.
Në këto takime temë për bisedime do
të jetë edhe puna e ndërmarrjeve publike në
komuna, kualiteti i shërbimeve që ato japin,
si dhe mangësitë që shfaqen në punën e tyre.
Përfaqësuesit e administratave të komunave
dhe përfaqësuesit e bashkësive urbane dhe
vendore kanë mundësi edhe të propozojnë
projekte dhe iniciativa deri te kryetari i Qytetit
të Shkupit për punë që janë nën kompetencat
e Qytetit të Shkupit.
VAZHDON NDRIÇIMI I BREGUT TË LUMIT VARDAREkipet e Qytetit të Shkupit vendosën ndriçim rrugor në pjesën e pandriçuar të bregut
të lumit Vardar, nga Qendra transportuese deri te shtëpiza e peshkatarëve. Në pjesën prej 950
metrash janë vendosur 18 shtylla me nga 2 llamba ndriçuese kursyese (gjithsej 36) nga të cilat
18 nga 250 W dhe 18 nga 150 W.
Me ndriçimin e kësaj pjese të bregut u mundësohet qytetarëve të shfrytëzojnë korsitë për
patina dhe biçikleta edhe në orët e mbrëmjes .
Në terren punojnë ekipet e “Magnus inzhenering“, kurse për realizimin e këtij projekti
Qyteti i Shkupit ndau rreth 1.500.000 denarë.
DO TË ASFALTOHET KORSIA PËR PATINA DHE BIÇIKLETA Korsia për patina dhe biçikleta nga ana e majtë e lumit Vardar, në drejtimin nga fabrika „Komuna“
deri te ura „Bliznak“ është tamponuar plotësisht dhe nëse lejojnë kushtet atmosferike gjatë këtyre ditëve
do të asfaltohet. Në këtë pjesë janë vendosur edhe bordura.
Kjo pjesë e rrugës është e gjatë 1.800 metra dhe e gjerë 4 metra. Në
ndërtimin e korsisë punojnë ekipet e fabrikës „Karposh“, kurse për ndërtimin
e saj Qyteti i Shkupit do të shpenzojë rreth 6 (gjashtë) milion denarë.
mars 2011 | 19
Ekipet e Qytetit të Shkupit gjatë muajit të
kaluar formuan kryqëzime të reja të semafori-
zuara në rrugën “Prvomajska” në hyrje të lagjes
Usje dhe në hyrje të lagjes Pintija. Këta semaforë
janë vendosur në punë provë.
Për shkak të rritjes së sigurisë në komu-
nikacion fi lloi të vendoset edhe sinjalizimi me
semaforë në bulevardin “Krste Misirkov”, në
afërsi të Bit Pazarit. Këto ditë vendosen shtyllat
dhe instalimi nëntokësor. Pas lidhjes së rrjetit
elektrik edhe këta semaforë do të vendosen
në regjim pune provë. Kryqëzimet e reja pasi të
kontrollohen nga ana teknike do të përfshihen
në brezin e gjelbër ekzistues.
Qyteti i Shkupit është në fazën e furniz-
imit me 200 semaforë për këmbësorë-çiklistë
dhe me vendosjen e tyre do të kompletohen
DY KRYQËZIME TË SEMAFORIZUARA NË RRUGËN “PRVOMAJSKA”
LINJA TË REJA AUTOBUSI 21А DHE 15А
Nga data 15 mars e këtij viti NQP „Shkup“
vendosi linjë të re autobusi me numër 15А që
qarkullon nëpër bulevardin “Ilinden”. Autobusët
e kësaj linje lëvizin nga stacioni fi llestar në Novo
Lisiçe, nëpërmjet „Rekord“, pastaj djathtas nëpër
rrugën “Dame Gruev” dhe bulevardin VMRO,
majtas nëpër bulevardin “Ilinden”, nëpër rrugën
“Manapo” (Karposh 3), bulevardin “Partizanski
odredi” dhe nëpër rrugën “Lubljanska” (terminal
i linjës 15 dhe 19 në Karposh 4).
Në drejtim të kundërt autobusët 15А
do të qarkullojnë nëpër rrugën “Lubljanska”,
bulevardin “Ilinden”, bulevardin “ВМРО”, rrugën
“Dame Gruev”, rrugën “Dimitrie Çupovski”, kurse
nga stacioni „Rekord“ do të vazhdojë ashtu si
edhe linja me numër 15 deri në Novo Lisiçe.
Nga data 7 shkurt e këtij vitit në rela-
cionin Qendra transportuese –fshati Zllokuqani-
Qendra transportuese qarkullon edhe linja e re e
autobusit me numër 21А. Autobusët e linjës 21А
do të qarkullojnë në stacionet e autobusit që
gjenden nëpër trasenë e linjës: bulevardi “Kuz-
man Josifovski – Pitu”, bulevardi “Koço Racin”,
rruga “11 Oktomvri”, rruga “Dimitrie Çupovski”
rruga “Dame Gruev”, bulevardi “Partizanski
odredi” bulevardi “ 8. Septemvri” dhe rruga
“Skupi”. Në drejtim të kundërt, automjetet do të
qarkullojnë nëpër të njëjtën trase.
të gjitha kryqëzimet në qytet me pajisje sema-
fori të reja. Këtë vit realizohet edhe projekti për
vendosjen e semaforëve zanorë për persona
me shikim të dëmtuar dhe në bashkëpunim
me shoqatat e tyre janë vendosur 20 semaforë
zanorë të rinj, të blerë me mjete nga Buxheti i
Qytetit të Shkupit. Një pjesë e tyre tashmë janë
vendosur në kryqëzimin në rrugën “Ruzveltova”
me bulevardin “Partizanski odredi”, një pjesë
do të vendosen në kryqëzimin tek ndërtesa e
Kryqit të kuq, kurse për semaforët e tjerë pritet
sugjerimi nga ana e shoqatave.
Qyteti i Shkupit për semaforë të rinj ka
ndarë 4,5 milion denarë në buxhet dhe mjete
plotësuese për mirëmbajtjen e vazhdueshme
të tyre.
20 |
Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe të
ndërmarrjes publike „Rrugë dhe rrugica“
ndërtuan tetë vende të reja për vendosjen e
enëve për mbeturina (xhepa) në rrugën “Fran-
klin Ruzvelt”, kurse këto ditë do të punojnë në
ndërtimin e xhepave edhe në bulevardin “Par-
tizanski odredi”.
Deri tani xhepat për vendosjen e kon-
tejnerëve për mbeturina janë ndërtuar në
rrugën “Mito Haxhivasilev Jasmin” tek Tregu i
luleve dhe në rrugën tek “Automoto sojuz”.
Sipas Programit të Këshillit të Qytetit
të Shkupit për ndërtimin e 121 vendeve për
vendosjen e kontejnerëve prej 1,1 metër kub,
xhepa duhet të ndërtohen në bulevardet
“Partizanski odredi” “Aleksandar Makedonski”
“Nikolla Karev”, “Hristian Todorovski Karposh”
dhe në “Krste Misirkov”, si dhe në rrugët “
Mito Haxhivasilev Jasmin”, “Mitropolit Teodosij
Gologanov”, “Ivo Lola Ribar”, “Franklin Ruz-
velt”, “Adolf Ciborovski”, “Anton Popov”, “Koce
Metalec”, “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi”.
Për realizimin e këtij projekti Qyteti i
Shkupit nga buxheti ndau rreth 3,5 milion
denarë.
Shërbimi dimëror i Qytetit të Shkupit, në përputhje me Programin për
mirëmbajtjen e rrugëve në periudhën e dimrit, nga 15.03.2011 përfundoi ak-
tivitetet për sigurimin e zhvillimit të pandërprerë të komunikacionit të këmbë-
sorëve dhe automjeteve motorike gjatë katër muajve të kaluar. Për pastrimin
dhe mbrojtjen nga ngrirja e rrugëve të qytetit u përdorën 1.326 ton kripë, kurse
për riparimin intervenues të gropave u përdorën 160 ton asfalt i ftohtë. Përveç
mekanizimit të nevojshëm siguruan edhe mjete fi nanciare në vlerë prej 70 mil-
ion denarë për nevojat e shërbimit dimëror.
Ndërmarrja publike „Rrugë dhe rrugica“ ishte bartësi kryesor i aktiv-
iteteve për pastrimin e dëborës dhe për hedhjen e kripës nëpër rrugë në kushte
të temperaturave shumë të ulëta, ku ekzistonte rrezik i madh nga ngrirja e
rrugëve automobilistike. Ndërmarrjet publike të tjera të qytetit u përfshinë me
mekanizim gjatë realizimit të aktiviteteve për mbrojtjen nga dëbora dhe akulli
në infrastrukturën e cila është në kompetencën e tyre. Kontribut të madh në re-
alizimin e aktiviteteve dha edhe Komisariati për komunikacion pranë Ministrisë
së Punëve të Brendshme .
Inspektorët e qytetit, edhe pse ishin vazhdimisht në terren, ndanë vetëm
disa vërejtje, sepse qytetarët, këshillat banesor dhe subjektet ekonomike, rea-
guan në kohën e duhur në pjesën e plotësimit të obligimeve të tyre, në për-
puthje me Ligjin për pastërti publike.
U RREGULLUAN VENDET PËR VENDOSJEN E KONTEJNERËVE
PËRFUNDOI SEZONI I MIRËMBAJTJES DIMËRORE TË RRUGËVE
mars 2011 | 21
Me eko hepeningun e madh i cili u mbajt
në Kopshtin zoologjik Qyteti i Shkupit u shënua
Dita e pranverës dhe ekologjisë, 21 marsi. Mani-
festimi tradicional tërhoqi një numër të madh
vizitorësh, të cilët kishin mundësi të njihen me
aktivitetet që ndërmerr Qyteti i Shkupit për
pastrimin e ambientit përreth dhe të dëgjojnë
mesazhet ekologjike për ambient jetësor më të
shëndetshëm.
- Ditën e pranverës tradicionalisht e lidhim
me ekologjinë, pasurinë e ngjyrave dhe aromën e
pranverës, sinonim i ambientit të pastër. Këtë ditë
dua t’i porosis fëmijët të kujdesen për ambientin
e tyre, të shkruajnë mesazhe ekologjike dhe viza-
tojnë vizatimet më të bukura për ambientin jetë-
sor. Pas përfundimit të këtij manifestimi, përsëri,
atë ndjenjë ta çojnë me vete dhe të mendojnë se
çfarë mund të bëjnë për të kontribuuar që Shkupi
të jetë qytet më i pastër dhe më i këndshëm për
jetesë – tha Irena Misheva, kryetare e Këshillit të
Qytetit të Shkupit, e cila mori pjesë në mbjelljen
e fi danëve halorë në oborrin e Kopshtit zoologjik.
Vizitorët e Kopshtit zoologjik në Ditën
e pranverës u argëtuan nën tingujt e orkestrës
frymore të qytetit, kurse për nxënësit e SHMQSH
„Orce Nikollov“, SHMQSH „Mihajlo Pupin“,
SHMQSH „Gjorgji Dimitrov“ dhe SHMQSH
„Zdravko Cvetkovski“ u mbajt orë në lëndën
e biologjisë. Gjimnazistët mbollën 21 fi danë
gjetherënës dhe 21 fi danë halorë, dhe kishin
mundësi të shkruajnë mesazhe ekologjike dhe të
bëjnë vizatime për ambientin jetësor. Anëtarët e
Qendrës për përkrahjen e personave me pengesa
intelektuale „Poraka“ nga Shkupi në Kopshtin zo-
ologjik mbollën lule.
Eko hepeningu përfundoi me shfaqjen e
grupit folklorik të Qendrës kulturore për fëmijë
„Karposh“.
Në kopshtin zoologjikNëNëNë kkk kkkkkopopopopopopopopopopopopopopopoppopoppppopppoppoppppshshsshsshshhshshshshshsshshsshshshhshhhtitittttititititittititittititin nnnnnnnn n nn nnnnn zozozozzozozozozzzzozozoolooooolooloollollollllollooolooloooogogogogogogogggooggjijijiijiikkkkkkkkkkkkkkk
EKO HEPENING I MADH PËR DITËN E PRANVERËS
22 |
U VENDOS EKRAN PËR
MATJEN E KUALITETIT
TË AJRIT
Ekran special i vendosur në rrugën
“Maqedonia” para Shtëpisë së ARM-së, nga muaji
i kaluar mat kualitetin e ajrit në qendrën e qytetit dhe
tregon vlerat e matura të materieve ndotëse. Vendosja e ekranit
është pjesë e përpjekjeve të Qytetit të Shkupit për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe kualitetit të ajrit dhe
informimin në kohë të qytetarëve për kualitetin e ajrit.
- Vendosëm instrument automatikë portabël - airpointer, i cili kryen matje të materieve ndotëse në
ajër dhe atë monoksid karboni, dyoksid sulfuri, okside azotike dhe grimca më të vogla partikulare
nga 10 mikrometra. Instrumenti mat dhe tregon edhe parametrat meteorologjikë – temperaturën
e ajrit, shpejtësinë dhe drejtimin e erës dhe lagështinë e ajrit, që janë të domosdoshme për lloga-
ritjen e të dhënave të marra për materiet ndotëse. Instrumenti i sofi stikuar për ndjekjen e mater-
ieve ndotëse shfrytëzon metoda referente, në përputhje me dispozitat ligjore të Republikës së
Maqedonisë, ku janë bartur standardet e Bashkimit Evropian. Instrumenti është blerë nëpërmjet
furnizimit publik, kurse dërgimi, montimi dhe garancia njëvjeçare është e fi rmës „Farmahem“. Për
blerjen e ekranit shpenzuam rreth 5 milion denarë. Qyteti i Shkupit në një afat sa më të shkurtër
kohor do të bëjë lidhjen internet të airponter-it të vendosur. Në këtë mënyrë të dhënat momen-
tale për kualitetin e ajrit ambiental do të arrijnë në Qytet dhe do të vendosen në faqen zyrtare
të internetit www.skopje.gov.mk, dhe do të transferohen deri te Ministria për ambientin jetësor
dhe planifi kimin hapësinor – tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, në promocionin e
ekranit.
Instrumenti është vendosur në konstruksionin e shtyllës, me ekran të madh plazme, në të cilin
janë paraqitur vlerat e matura të materieve të ndotura që monitorohen. Për të qenë më kuptueshme për
qytetarët, të njëjtat janë llogaritur edhe nëpërmjet indeksit për kualitetin e ajrit ambiental, ku në formën
e tekstit dhe ngjyrë adekuate është paraqitur kualiteti momental i kualitetit të ajrit dhe është dhënë reko-
mandim për popullatën. Ky vend matës është i pari në rrjetin e monitorimit lokal për kualitetin e ajrit të
Qytetit të Shkupit. Me vendosjen e ekranit Qyteti i Shkupit realizon projektin „Shkupi merr frymë“.
i vendosur në rrugën
tëpisë së ARM-së, nga muaji
tin e ajrit në qendrën e qytetit dhe
ura të materieve ndotëse. Vendosja e ekranit
mars 2011 | 23
Ndërmarrja publike „Parqe dhe gjel-
bërim“ mori pajisje të reja. Kositëset e barit
të reja dhe automjetet do të përmirësojnë në
mënyrë të ndjeshme kapacitetet e ndërmar-
rjes publike dhe do të shërbejnë për mirëm-
bajtjen e gjelbërimit publik.
Pajisjet e reja që Qyteti i Shkupit i bleu
për NP „Parqe dhe gjelbërim“ më 22 mars i
PAJISJE TË REJA PËR NP „PARQE DHE GJELBËRIM“
promovoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce
Trajanovski, kryetarja e Këshillit të Qytetit të
Shkupit, Irena Misheva dhe drejtori i NP „Parqe
dhe gjelbërim“, Dushan Aviroviq.
- Qyteti i Shkupit për nevojat e ndër-
marrjes bleu 2 traktorë me rimorkio dhe
makina lidhëse për kositjen e barit; 10 kositëse
bari vetëlëvizëse me kosh, model 2Т-151; 10
kositëse bari manuale me kosh, model Р-152-
СВ dhe 14 trimer, model 343-Р, me të cilat
do të përmirësohet efi kasiteti dhe kualiteti i
punës së NP „Parqe dhe gjelbërim“. Për blerjen
e pajisjeve të reja Qyteti i Shkupit nga buxheti
ndau 3,5 milion denarë – deklaroi kryetari Tra-
janovski.
24 |
Qyteti i Shkupit edhe këtë pranverë
do të vazhdojë aksionin tradicional për
ndarjen e fi danëve për të gjithë qytetarët e
interesuar (këshillat banesor), institucionet
kulturore, shëndetësore dhe publike, si dhe
objektet fetare. Në këtë aksion pranveror
planifi kohet të ndahen 2.500 fi danë (dru
halor dhe kaçube).
Qytetarët e interesuar (këshillat bane-
sor), institucionet dhe objektet fetare duhet
të dorëzojnë kërkesë për ndarjen e fi danëve
deri te Sektori për punë komunale i Qytetit të
Shkupit, bulevardi “Ilinden” p.n. Subjektet e
interesuara në kërkesën e parashtruar duhet
të theksojnë llojin e fi danëve që kërkojnë t’u
ndahen, numrin dhe lokacionin e saktë në të
cilin planifi kohen të mbjellin drurët. Kërkesa
duhet të jetë e pajisur me vulën e këshil-
lit banesor ose të institucionit që dorëzon
kërkesën.
Këshillat banesor të interesuar, institu-
cionet ose subjektet fetare në këtë aksion
mund të marrin më së shumti 10 (dhjetë),
kurse bashkësitë vendore dhe urbane nga
5 (pesë) fi danë. Kërkesat për marrjen e fi -
danëve deri te Sektori për punë komunale i
Qytetit të Shkupit mund të dorëzohen deri
më 29 mars 2011.
Aksioni i Qytetit të Shkupit për ndar-
jen e fi danëve organizohet për të katërtin vit
me radhë. Çdo vit ndahen drurë në vlerë prej
dy milion denarë, të ndara në dy etapa, në
pranverë dhe në vjeshtë. Ndarja e fi danëve
do të vazhdojë edhe në vjeshtë.
2.500 FIDANË PËR KËSHILLAT BANESORË DHE INSTITUCIONET PUBLIKE
mars 2011 | 25
Sheshi para shatërvanit „Lulja e zam-
bakut“ në pjesën e parë të Parkut të qytetit mori
një pamje të re. Në aksionin që realizuan ekipet
e Qytetit të Shkupit dhe NP „Rrugë dhe rrugica“
u mënjanua ngjyra e vjetër, e plasaritur dhe e
dëmtuar para shatërvanit „Lulja e zambakut “
dhe ajo përsëri u lye me bojë të bardhë smalt.
Punëtorët me bojë të bardhë smalt
freskuan edhe muret ku janë vendosur stola për
ndenje, të cilat ishin shkarravitur dhe shëmtuar
me mbishkrime .
Aksioni pranveror i Qytetit të Shkupit
bëhet me qëllim që qytetarëve t’u mundësohet
ambient më i këndshëm gjatë qëndrimit në
parkun e Qytetit.
PAMJE E RE PËR SHESHIN PARA SHATËRVANIT „LULJA E ZAMBAKUT“
Automjeti special i NP „Ujësjellës dha kanal-
izim“ do t’i zbulojë defektet në rrjetin e ujësjellësit
në qytet dhe do të kontribuojë për zvogëlimin e
humbjeve të ujit. Automjeti i ri u promovua më 22
mars, në suazat e kremtimit të Ditës botërore për
mbrojtjen e ujërave, kurse në promocion morën
pjesë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski,
drejtori i NP „Ujësjellës dha kanalizim“, Sasho Lla-
zarovski, ministri i ambientit jetësor dhe plani-
fi kimit hapësinor, Nexhat Jakupi dhe përfaqësues
të Shoqatës të dhënësve të shërbimeve komunale
të Republikës së Maqedonisë –ADKOM.
AAuAuAutototo jmjmjmjetetetiiii spspspecececiiaiaiallll iiii NPNPNPNP„ „UjUjUjUjëësësësjjejejellllllllëësësës ddd dhhahaha kkk kananan lalalal-
AUTOMJET SPECIAL DO TË ZBULOJË HUMBJET E UJIT - Ditën botërore për mbrojtjen e ujërave
e kremtuam me promocionin e këtij automjeti
modern të blerë për nevojat e NP „Ujësjellës
dha kanalizim“, i cili do të zbulojë defektet
e rrjetit të ujësjellësit dhe do të kontribuojë
për zvogëlimin e humbjeve të ujit. Qyteti i
Shkupit nga viti i kaluar kryen monitorimin e
ujërave nëntokësor në rajonin e Shkupit dhe
vazhdimisht ndjek kualitetin e ujit që pinë
qytetarët. Pikërisht këtë ditë dua të apeloj deri
tek qytetarët e Shkupit se duhet të kursejnë
çdo ditë, pikërisht të shfrytëzojnë me nikoqirl-
lëk resurset e ujit që i kemi – theksoi kryetari
Trajanovski.
Drejtori i NP „Ujësjellës dha kanalizim“ ,
Sasho Llazarovski, shtoi se automjeti është pajisur
me të gjitha standardet më bashkëkohore dhe
është i vetmi i këtij tipi në rajon.
- Me ndihmën e këtij automjeti do të kemi
mundësi të zbulojmë të gjitha defektet e
rrjetit të ujësjellësit dhe t’i mënjanojmë me
efi kasitet – tha Llazarovski.
Për blerjen e këtij automjeti NP „Ujësjellës
dha kanalizim“ ndau 7,5 milion denarë.
26 |
Më 20 mars të këtij viti Kopshti zo-
ologjik fi lloi ndërtimin e vendbanimeve të
reja për elefantin dhe gjirafën. Vendbanimet
e reja do të ndërtohen në një sipërfaqe prej
rreth 4.000 metra katror, vetë objektet do të
shtrihen në rreth 400 metër katror, kurse do
të ndërtohen pas Qendrës edukative në Kop-
shtin zoologjik.
- Projekti do të kushtojë rreth 15
milion denarë, para që do të sigurohen plotë-
sisht nga Buxheti i Qytetit të Shkupit. Afati
për ndërtimin e vendbanimeve është 5 muaj,
kështu mund të presim që deri në fund të këtij
viti, për kënaqësinë e të gjithë qytetarëve, në
Kopshtin zoologjik të arrijnë banorët e rinj,
elefanti dhe gjirafa – theksoi kryetari i Qytetit
të Shkupit Koce Trajanovski.
Kryetari Trajanovski shfrytëzoi mundës-
inë për të falënderuar të gjithë donatorët që
kanë investuar, dhe që do të investojnë edhe
në të ardhmen mjete fi nanciare për rinovimin
e Kopshtit zoologjik në Shkup.
Vendbanimet për elefantin dhe gjirafën
do të ndërtohen nga material i fortë, me in-
frastrukturë të plotë, me ngrohje dyshemeje
dhe çati me sipërfaqe 350 metra katror, me
shindra bitumeni, me ngjyrë të gjelbër, kurse
nga ana e jashtme do të ketë kanal dhe pis-
hinë me ujë.
Realizues i punëve ndërtimore për
vendbanimet e reja të elefantit dhe gjirafës
është fi rma „Alkon proekt“.
FILLOI NDËRTIMI I VENDBANIMIT TË RI TË ELEFANTIT DHE GJIRAFËS
Në kopshtin zoologjik
mars 2011 | 27
Mekanizimi me të cilin disponon ndër-
marrja publike „ Drisla “ u rinovua me makina
të reja. Janë blerë 7 automjete të reja, nga
të cilat 2 buldozer për punën e deponisë të
markës CATEPILLAR D6RLGP, kompaktor, të
markës CATEPILLAR 816B, ekskavator me zinx-
hirë, i markës CATEPILLAR 330BL, 2 kamionë
– ngarkues me tre boshte, të markës IVECO
EUROTRAKKER dhe cisternë për ujë, i markës
MERCEDES BENZ AG 1517 37 E2.
Mekanizimin e ri për deponinë „Drisla“
më 25 mars e promovoi kryetari i Qytetit të
Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i Këshillit të
Qytetit të Shkupit, Irena Misheva dhe drejtori i
NP „ Drisla “, Goran Angelov.
U PROMOVUAN MAKINAT E REJA PËR NP „DRISLA“
- Me këto automjete jemi një hap më
afër realizimit të qëllimit për shndërrimin e
„Drisla“ në një deponi moderne dhe bashkëko-
hore. Në vitin 2009 „ Drisla“ ishte një deponi e
plotësisht e hapur e cila krijonte probleme të
mëdha për banorët përreth, kurse sot e njëjta
mbulohet me dhe të paktën njëherë në muaj.
Në periudhën e ardhshme do të punojmë në
vendosjen e sistemit bashkëkohor për ballafa-
qimin me mbeturinat e forta – deklaroi krye-
tari Trajanovski.
Sipas drejtorit të NP „ Drisla “, Goran An-
gelov, me blerjen e këtyre automjeteve do të
përmirësohet puna e ndërmarrjes dhe e njëjta
në nivel vjetor do të kursejë 250.000 euro.
Vlera e përgjithshme e pajisjeve është
40.816.200 denarë, nga të cilat 20.000.000
denarë janë mjete nga Qyteti i Shkupit, kurse
15.000.000 denarë janë siguruar nga të ardhu-
rat e NP „Drisla“. Ky është furnizimi më i madh
me pajisje dhe mekanizim për këtë ndërmarrje
deri tani. Furnizimi i fundit me makina është
bërë në vitin 2000.
Përveç investimit në mekanizim, per-
iudhën e kaluar Qyteti i Shkupit investoi 20
milion denarë plotësues për ndërtimin e
rrugës për në deponi, ndërtimin e sistemit
për përfshirjen e burimit të ujit deri te Lumi
i Markos dhe ndërtimin e sistemit për përf-
shirjen e ujërave fekale.
28 |
Ekipet e NP „Rrugë dhe rrugica“ këto
ditë pastruan shtratin dhe pjerrësitë e kanalit
Usjanski. Për pastrimin e lymit dhe mbeturi-
nave në shtratin e kanalit shfrytëzohet mekan-
izim, kurse në mënyrë manuale priten degët
dhe mënjanohet vegjetacioni nga pjerrësitë e
kanalit. Mbeturinat që nxirren nga kanali, pasi
të thahen, do të transportohen me kamionë në
deponinë “Drisla”.
Vitin e kaluar është pastruar plotësisht
me makina dhe në mënyrë manuale një sipër-
faqe prej 3.584 metra katror, kurse këtë vit eki-
pet vazhduan të pastrojnë pjesën e mbetur të
kanalit Usjanski.
Ky aksion do të realizohet në kontinuitet
sipas Programit për mirëmbajtjen e kanaleve
për vitin 2011, të miratuar nga Këshilli i Qytetit
të Shkupit.
QYTETI I SHKUPIT DO TË
DËRGOJË NDIHMË NË TË
HOLLA PËR JAPONINË
Qyteti i Shkupit do të dërgojë ndihmë në
të holla me vlerë 1,5 milion denarë për vikti-
mat nga tërmeti katastrofi k dhe dallgët e cu-
namit që goditën Japoninë. Një vendim të tillë
solli Këshilli i Qytetit të Shkupit, në seancën e
fundit.
Qyteti i Shkupit, si qytet i solidaritetit,
deri tani ka dhënë ndihmë për riparimin e
dëmeve nga dyndja e dallgëve të cunamit në
Indonezi (me 1,5 milion denarë), për tërmetin
në Seçuan, Kinë (me 1,8 milion denarë), për
ndihmë për viktimat nga tërmeti katastrofi k
në Haiti (1,5 milion denarë), si dhe 300.000
denarë, ndihmë në të holla për riparimin e
dëmeve materiale në qytetin e Shkodrës, Re-
publika e Shqipërisë.
VAZHDON PASTRIMI I KANALIT USJANSKI
mars 2011 | 29
Ekipet e Qytetit të Shkupit gjatë ditëve
që kaluan rregulluan hortikulturën e zhar-
dinierëve në bulevardin “Video Smilevski-
Bato”. Faza e parë e rregullimit përfshiu punë
përgatitore me dheun, pikërisht u gërmua
zhardinieri që të vendosen tuba plastike Ф
6/4 dhe Ф 1 që do të shfrytëzohen për rrjetin
hidrant me gjatësi 216 metra dhe për hid-
rantët, mbi të cilët u vendos një shtresë e re
me humus. Në sipërfaqen e përgatitur janë
vendosur spërkatëse pop-up dhe e njëjta u
mboll me bar. Zhardinieri është me sipërfaqe
2.030 metra katror.
Në zhardinierin e dytë në drejtimin
nga posta deri te objekti “Bokser” janë ven-
dosur tuba plastike Ф 6/4 dhe Ф 1 që do të
shfrytëzohen për rrjetin hidrant me gjatësi
Qyteti i Shkupit fi lloi aksionin e madh për rregullimin dekorativ të kurorave të drurëve në
bulevardet e territorit të qendrës së qytetit. Ekipet e NP „Parqe dhe gjelbërim“ i krasitin, presin dhe
rregullojnë kurorat e drurëve përgjatë rrugëve automobilistike “11 Oktomvri”, “Mito Haxhivasilev
Jasmin”, “Kliment Ohridski”, “Ivo Lola Ribar” dhe “Partizanski odredi”.
Aksioni do të vazhdojë edhe muajin e ardhshëm dhe do të rregullohen drurët përgjatë bul-
evardeve edhe në pjesët e tjera të qytetit.
PO RREGULLOHEN ZHARDINIERËT NË BULEVARDIN “VIDOE
SMILEVSKI –BATO”...
AKSION I MADH PËR RREGULLIMIN E KURORAVE TË DRURËVE
225 metra dhe për hidrantët, mbi të cilët
është vendosur një shtresë e re humusi. Në
sipërfaqe u vendos spërkatëse pop-up dhe
e njëjta u mboll me bar. Ky zhardinier është
me sipërfaqe 2.096 metra katror.
Në terren punojnë ekipet e NP „Parqe
dhe gjelbërim“ dhe pritet që rregullimi i hor-
tikulturës në zhardinierin e tretë (përballë
„Ramstor“), me sipërfaqe 1.968 metër ka-
tror, të përfundojë për 10 ditë.
Qyteti i Shkupit për realizimin e
këtij projekti nga buxheti ndau rreth 4,5
milion denarë.
Zhardinier i ri i mesëm është ndërtuar edhe
në bulevardin “Partizanski odredi” në drejtimin
nga ura „Obedineti nacii“ deri te kryqëzimi tek
Porta Vllae, me gjatësi 1.500 metra. Zhardinieri
është me gjerësi të ndryshme, nga 2,5 metra deri
në 4 metra, dhe i njëjti ndryshon sipas kushteve
të rrugës.
Në terren punojnë ekipet e ndërmarrje së
ndërtimit „Fabrika Karposh“ nga Shkupi.
… DHE NË BULEVARDIN “PARTIZANSKI ODREDI” TEK VLLAE
30 |
Tridhjetë grupe muzikore dhe artistë morën pjesë në manifestimin
„Valentini për Trifunin“, që u mbajt nga data 11 deri më 14 shkurt
në sheshin “Maqedonia” dhe për herë të parë bashkoi pjesëmarrjen
në të dyja festat – Shën. Trifuni dhe Shën. Valentini. Manifestimet
katërditore vizitorëve u ofruan program për fëmijë në orët e para-
dites, koncerte, si dhe festivalin e verës dhe kuzhinës tradicionale.
- Jam shumë i gëzuar që për herë të parë në qytetin tonë po
organizohet manifestim që i kushtohet verës dhe dashurisë,
veçanërisht dua të falënderoj shoqatën civile „Të rinjtë për Ev-
ropën“, të cilët organizojnë dhe realizojnë këtë projekt. Sonte
do të shoqërohemi të gjithë së bashku, pa dallim të përkatësisë
etnike dhe të gjithë së bashku këtu në Sheshin “Maqedonia”
do t’i bashkojmë vlerat tradicionale dhe moderne, verën dhe
dashurinë – tha kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski,
i cili më 14 shkurt i përshëndeti të pranishmit në shesh.
Manifestimi „Valentini për Trifunin“ është nën organizimin e sho-
qatës civile „Të rinjtë për Evropën “, kurse sponsor është Qyteti i
Shkupit.
„VALENTINI PËR TRIFUNIN“ PËR HERË TË PARË NË SHKUP
Muzikantë, zhonglerë, artistë të pantonimës
dhe kukullave janë vetëm një pjesë e artistëve që 12
muajt e ardhshëm do të defi lojnë nëpër qendrën
e qytetit dhe do të zbavitin qytetarët e Shkupit.
Dyzetë artistë janë angazhuar çdo ditë në periudhën
nga ora 11 deri në orën 14 dhe nga ora 17 deri në
orën 20, në 10 lokacione. Me ta u nënshkrua kon-
tratë për kompensim mujor në të holla.
Sponsor i projektit, i cili u realizua për të dytin
vit me radhë është Qyteti i Shkupit, kurse këtë vit i
gjithë projekti do të organizohet nga IP QMSH Salla
universale Shkup.
MUZIKANTË TË RRUGËS NË QENDRËN E QYTETIT
„SHKUP“ LAJMËTARI INFORMATIV I
QYTETIT TË SHKUPIT
Numri i parë i lajmëtarit informativ„Shkupi“ u botua më:
10 dhjetor 2008
Kryeredaktor
Nedelço Krstevski
Redaksia
Seksioni për marrëdhënie meopinionin
Redaktor i fotografi së
Radomir Jovanoviç
Përkthyes dhe lektor
Vladimir Bogdanovski
BOTON QYTETI I SHKUPITpër botuesin
Kryetari i QytetitKoce Trajanovski
Bulevardi Ilindenska p.n.
Telefon02 3297 255
e-mail [email protected]
Dizajni:Evropa 92 - Koçanë
mars 2011 | 31