Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa...

12
Empowering through Jusce, Freedom and Sincerity Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe Sinqeritet FONDACIONI MARY WARD LORETO NE SHQIPËRI www.albaniahope.com

Transcript of Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa...

Page 1: Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa për arritjen e rezultateve arsimore të fqinjëve të tij në Evropën Perëndimor….”

Empowering through Justice, Freedom and Sincerity

Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe

Sinqeritetit

FONDACIONI MARY WARD LORETO NE SHQIPËRIwww.albaniahope.com

Page 2: Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa për arritjen e rezultateve arsimore të fqinjëve të tij në Evropën Perëndimor….”

Empowering through Justice, Freedom and Sincerity

Page 3: Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa për arritjen e rezultateve arsimore të fqinjëve të tij në Evropën Perëndimor….”

Mary Ward Loreto (MWL), e themeluar më 11 janar 2013 si OJF në përputhje me legjislacionin Shqiptar, është një organizatë jo-fitimprurëse e cila ofron programe zhvillimi për komunitetet vulnerabël në Shqipëri. Kjo organizatë ka si frymëzim të saj karizmën e Mary Ward. Vlerat themelore të Mary Ward janë LIRIA, DREJTËSIA dhe SINQERITETI dhe ato rrjedhin nga filozofia e Mary Ward – një grua Angleze e shekullit të 16-të e cila ishte Themeluese e një kongregacioni ndërkombëtar fetar.

Fokusi i gjithë punës së Mary Ward Loreto ka të bëjë me përpjekjet kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Organizata formon rrjete dhe partneritete, dhe aktualisht po punon me 8 grupe kryesore: gra në zona rurale dhe informale të Shqipërisë, veprimi i drejtpërdrejtë me viktimat e trafikimit, grupe nga e gjithë Shqipëria që rrisin ndërgjegjësimin ndërmjet atyre të cilëve janë vulnerabël ndaj trafikimit, fëmijë nga minoriteti etnik Rom në Shqipëri, të rinj Shqiptarë vulnerabël, burra në skamje si dhe një grup që po punon për ndryshim rrënjësor në fushën e edukimit në Shqipëri.

Gjithashtu, MWL mbështet dhe dhuron fonde për punën baritore të kapelanit të burgjeve në dioqezën Tiranë/Durrës, i cili shërben në 9 burgje në këtë zonë.

Misioni

Të fuqizohet çdo qënie njerzore me të cilët punojmë, për Liri, Drejtësi dhe që të thonë të vërtetën e tyre. Ky mision synon të krijojë një cilësi më të mirë jete për anëtarët e komuniteteve vendore, veçanërisht popullatave vulnerabël që të kërkojnë të drejtën e tyre për dinjitet njerëzor. Synohet arritja e përsosmërisë për të gjithë. Aspirata e MWL është dobësimi i dukshëm i vulnerabilitetit për t`u shfrytëzuar dhe reduktimi i krimit të skllavërisë së ditëve moderne. Gjithashtu, nevojitet që viktimat e trafikimit në njerëz të aftësohen për të zhvilluar një jetë të re me më tepër siguri, shpresë dhe dashuri. Qëllimi kryesor strategjik i Fondacionit është bashkimi i forcave me shumë partnerë dhe rritja e ndikimit në nivel lokal sipas standardeve etike dhe cilësore të qeverisjes.

MWL është e gatshme të ofrojë një të ardhme profetike dhe të domosdoshme, fuqizim për të gjithë dhe një jetë plot shpresë për personat më vulnerabël në kontekstin e shfrytëzimit dhe skllavërisë moderne në Shqipëri.

1

Fondacioni Mary Ward Loreto

“Ki një zemër të guximshme në gjithçka që bën.” Mary Ward

Page 4: Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa për arritjen e rezultateve arsimore të fqinjëve të tij në Evropën Perëndimor….”

Vizioni

Mary Ward Loreto do të njihet në nivel kombëtar si organizata kryesore në mbështetje të lirisë, drejtësisë dhe shpresës në Shqipëri. Do të njihet për advokimin e fortë, përsosmërinë organizative dhe do të marrë nisma për të shtuar vlera tek popullatat vulnerabël përmes fuqizimit ekonomik në kontekstin lokal. Misioni i Mary Ward Loreto po çohet përpara nga gra dhe burra Shqiptarë profesionistë. Të gjithë do të ndihmohen që të kuptojnë karizmën e Mary Ward si dhe do të trajnohen për lidership sipas metodikave moderne. Ndërsa ata fillojnë të përjetojnë formimin e tyre si lider, do të kuptojnë filozofinë e respektit për secilin.

MWL do të mbështesë veprimtaritë e saj përmes punës në partneritet me organizata, projekte dhe Borde pune të cilët do të jenë pjesë e kësaj strukture të gjerë apo sinergjie. Financimet do të arrihen përmes partneriteteve dhe Mary Ward Loreto do të ketë një Bord pune, i cili do të sigurojë qëndrueshmërinë e Fondacionit.

Vlerat

Si një organizatë, Mary Ward Loreto do të përmbushë vizionin e saj përmes ndjekjes dhe zbatimit me besnikëri të vlerave të saj themelore për LIRI, DREJTËSI dhe SINQERITET.

Projektet e MWL

MWLPër Gratë

MWLPër të Rinjtë

MWL Për Burrat

MWL Për Edukimin

MWL Bursa Studimi

MWL Për Burgjet

RjretiMWL

Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe Sinqeritetit

2

Page 5: Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa për arritjen e rezultateve arsimore të fqinjëve të tij në Evropën Perëndimor….”

Vizioni dhe Misioni 2015

Çdo ditë, gra dhe vajza në Shqipëri përballen me diskriminim, varfëri dhe dhunë, thjeshtë e vetëm se janë femra. Ne besojmë se nëse fuqizojmë gratë, kemi fuqizuar një komb. Me më shumë se 3 vite eksperiencë pune në zona rurale dhe të izoluara të Shqipërisë, MWL është e vetëdijshme se një program gjithëpërfshirës, i cili adreson fuqizimin social dhe ekonomik të grave dhe vajzave, është qasja më efikase. Gratë dhe vajzat në Shqipëri luftojnë për barazi sociale dhe ekonomike në një shoqëri patriarkale e cila ofron mundësi të kufizuara pune. Kjo situatë paraqet një rrezik të mundshëm dhe të vazhdueshëm për të rënë pre e trafikimit.

Mary Ward Loreto Për Gratë

Impakti te gratë është:• Rritja e aftësisë së tyre për të fituar të ardhura me rritjen e zhvillimit të tyre njerëzor dhe fuqizimin ekonomik.• Kuptimi i të drejtave të tyre njerëzore dhe ligjore. • Janë të ndërgjegjshme rreth rreziqeve e të qenit e shfrytëzuar nga trafikimi njërëzor.• Rritja e vetë-vlerësimit të tyre dhe përmirësohen kushtet e tyre shëndetësore. Ndryshimi i normave sociale dhe kulturore që u mohojnë të drejtën grave për të qenë ato të cilat duhet të jenë është një sfidë dhe mision për të gjithë ne. Sapo sistemi fillon të ndryshojë, reaksioni zinxhir do të jetë i pandalshëm. Do të afektojë çdo aspekt të jetës së tyre: edukimin, mundësitë ekonomike, shëndetin dhe përfaqësimin në shoqëri. Rezultati: gra më të forta, familje më të forta, komunitete më të forta dhe së fundmi, një komb më i fortë.

Në thelb të punës së MWLW qëndron parandalimi i trafikimit të personave përmes ofrimit të një alternative tjetër: Fuqizim për transformim social. Puna zhvillohet në nivel komunitar me më të varfrit ndër të varfër, duke vepruar për ndryshim rrënjësor përmes rrjetëzimeve, advokimit dhe lobimit. Kjo punë bëhet me qëllim për të garantuar që gratë kanë burimet e nevojshme, të drejtat dhe mundësitë për zhvillimin e tyre dhe të komuniteteve përreth tyre. Metodika jonë e punës mbështetet në vlerat e spiritualitetit të Mary Ward; Liria, Drejtësia dhe Sinqeriteti. Brenda këtij konteksti është vlera e shtuar e transformimit social për ndryshim.

Ne afrojmë së bashku gratë në një vend të sigurt në mënyrë që ato të mund të mësojnë rreth vetes së tyre, jetës në përgjithësi, aftësi biznesi dhe mundësi të tjera të cilat hedhin farën e shpresës për një të ardhme më të ndritur.

3

Page 6: Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa për arritjen e rezultateve arsimore të fqinjëve të tij në Evropën Perëndimor….”

Objektivat:

• Të krijojmë një rrjet protagonistësh dhe palësh të interesuara, të cilët së bashku do të sigurojnë që të rinjtë të kenë kapacitetet për të përmirësuar jetën e tyre.

• Të fuqizohen për të qenë personat të cilët kanë lindur për të qenë.

• Të vazhdojmë punën e rritjes së ndërgjegjësimit kundër trafikimit, në partneritet me rrjetin URAT, në qytete dhe rajone informale dhe rurale të Shqipërisë.

• T`u mundësojmë të rinjve që të bëhen të pavarur ekonomikisht.

• Të punojmë për zhvillimin njerëzor të të injve.

Vizioni dhe Misioni 2015

Ky projekt synon të realizojë prosperitetin e të rinjve përmes edukimit, sipas një analize të nevojave të tyre. Ne e konsiderojmë edukimin si hapje ndaj mundësive dhe aftësive të nevojshme për jetën, punën dhe për lumturinë në të ardhmen. Ne besojmë se një i ri arrin potencialin e tij përmes edukimit dhe eksperiencës. Puna jonë përqëndrohet tek fuqizimi i të rinjve për të funksionuar plotësisht në komunitetet e tyre, të jenë të punësuar, të jenë qytetarë të lirë dhe të jenë të aftë të nxisin ndryshimin në Shqipëri.

Ne përmirësojmë zhvillimin personal të të rinjve, sidomos në popullatat vulnerabël duke i mundësuar ata që të kërkojnë të drejtën e tyre për punë dhe dinjitet njerëzor. Mary Ward Loreto për të Rinjtë do të jetë e njohur në nivel kombëtar si projekti kryesor në mbështetje të Lirisë, Drejtësisë, Sinqeritetit dhe Shpresës në Shqipëri. Ne do të njihemi për advokim të fortë, përsosmëri organizative dhe për marrjen e iniciativës për të shtuar vlerat e të rinjve vulnerabël përmes edukimit profesional dhe fuqizimit human.

Do të mbështesim veprimtaritë tona duke punuar në partneritet me të gjitha organizatat, projektet dhe bordet e punës të cilat do të jenë pjesë e kësaj sipërmarrjeje.

4

Mary Ward Loreto Për Të Rinjtë

Page 7: Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa për arritjen e rezultateve arsimore të fqinjëve të tij në Evropën Perëndimor….”

Mary Ward Loreto Për Edukimin

Mary Ward Loreto Për Burrat

Qëllimi: Të përmirësojë cilësinë e jetës së familjeve dhe komuniteteve përmes zbutjes së pabarazisë gjinore në një shoqëri patriarkale.

5

Mary Ward Loreto për Edukim synon të vëjë në dukje dobësitë, korrupsionin dhe avantazhet e sistemit arsimor në Shqipëri, dhe më pas të përcaktojë prioritetet dhe sfidat e së ardhmes për Projektin e Edukimit të Mary Ward Loreto në Shqipëri.

Projekti synon të hulumtojë situatën e sistemit të edukimit nga niveli parashkollor deri në universitet, si dhe të nxjerrë në pah çdo cilësi të mirë që mund të shfaqet gjatë hulumtimit. Do të rrisë ndërgjegjësimin rreth gjetjeve të studimit dhe situatën e paraqitur në lidhje me etikën dhe standardet që kontrollojnë sistemin e edukimit në Shqipëri.

''Shqipëria, si një shtet kandidat zyrtar për në Bashkimin Evropian, duhet të bëjë shumë progres drejt standardeve arsimore të Bashkimit Evropian, përpara hyrjes në të. Ndërsa përmirësimi i arsimit në Shqipëri po mbështetet nga qeveria dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa për arritjen e rezultateve arsimore të fqinjëve të tij në Evropën Perëndimor….” (Komisioni Evropian 2014, Raport Progresi për Shqipërinë)

Barazia gjinore është një sfidë madhore për shoqërinë e sotme shqiptare, si dhe një prej forcave pas karizmës së Fondacionit Mary Ward Loreto. Ky projekt synon të forcojë rolin e burrave për parandalimin e problematikave të barazisë gjinore, abuzimit dhe dhunës, veçanërisht rajonet më të marxhinalizuara dhe të përjashtuara të Shqipërisë. Kjo do të ndihmojë progresin drejt mirëqenies së familjeve dhe shoqërisë si e tërë.

Për ta bërë këtë, do të angazhohemi drejtpërdrejtë me komunitetin e burrave për adresimin e rolit të gjinisë në një mënyrë sa më të përshtatshme dhe të kuptueshme për burrat. Kjo do të ngushtojë hendekun gjinor përmes theksimit të qëndrimeve të burrave brenda kontekstit të interesave të tyre, duke i inkurajuar ata që të zhvillojnë marrëdhënie jo të dhunshme dhe respekti, si një prej mënyrave më efikase për parandalimin e dhunës kundër grave. Projekti do të promovojë qëndrimet dhe sjelljet të cilat mbështesin barazinë dhe respektin. Së fundmi, ne synojmë fuqizimin e burrave për pavarësi ekonomike.

Page 8: Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa për arritjen e rezultateve arsimore të fqinjëve të tij në Evropën Perëndimor….”

Projekti i Mary Ward LoretoPër Burgjet

Analizë dhe vështrim i situatës në burgje:

Vendi ka bërë një progres domethënës përsa i përket qendrave të ndalimit, megjithatë ka ende shumë probleme që duhen zgjidhur. Këshilli i Evropës ka menduar se si mund të përmirësohet gjendja e burgjeve në disa zona, por ka identifikuar gjithashtu shumë probleme që kërkojnë zgjidhje. Sipas këqyrjeve të realizuara, burgjet në Shqipëri konsiderohen të pamjaftueshme përsa i përket shërbimeve, ndryshimit të sjelljes dhe të drejtave të njeriut të të burgosurve.

Veprimtari të negocimit me familjet:

Një nga punët më të vështira dhe të nevojshme është pajtimi me të afërmit e tyre, sidomos për ata të cilët kanë kryer krim brenda familjes. Punë e rëndësishme është gjithashtu vendosja e kontakteve me familjen e cila shkon për vizitë në burg për të takuar ata të cilët janë dënuar për gjakmarrje. Në të dyja rastet, negocimi është i vështirë pasi kërkon shumë kohë por edhe transport dhe shton kostot e rënda financiare.

Programi i Mary Ward Loreto Për Bursa Studimi

Programi i Bursave për Europën Qëndrore dhe Lindore është zhvilluar për të marrë pjesë në një mënyrë konstruktive, profesionale dhe të përkushtuar në përpjekjet e individëve dhe institucioneve për arritjen e ovjektivave për një të mirë të përbashkët.

Programi po synon të mbështesë studentë mjaft të përgatitur në trajnimin e tyre akademik dhe profesional si dhe t’i ndihmojë ata gjithashtu në rritjen e tyre shpirtërore dhe intelektuale. Ky është një program akademik pas-universitar bursash për qytetarë të zakonshëm dhe besimtarë të Krishterë, i cili synon t’i fuqizojë ata që të marrin përsipër role drejtuese në të ardhmen brenda dhe jashtë kontekstit institucional Katolik.

Qëllimet e programit janë: Për të zhvilluar aftësi drejtuese, forcuar shkëmbime inter-disiplinare dhe për të intensifikuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe dialogun ndër-kulturor.

Dy studentë Shqiptarë janë sponsorizuar për të studiuar jashtë në program Master, një program i cili u ofrua nga MWL e cila siguroi që aplikimi dhe plotësimi i kritereve nga donatorët të realizoheshin me sukses. Jemi të kënaqur të themi që dy sponsorizimet e para kanë qenë një sukses i madh.

6

Sponsorizim

Page 9: Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa për arritjen e rezultateve arsimore të fqinjëve të tij në Evropën Perëndimor….”

Miqtë e Mary Ward

Miqtë e Mary Ward takohen rregullisht për të thelluar jetët e tyre shpirtërore. Ky grup ka qenë katalizator për të siguruar që karizma e Mary Ward mbetet gjallë në Shqipëri.

400 vite më parë, Mary Ward tha:

“Kjo është e vërteta, të bëjmë atë çfarë dimë të bëjmë mirë. Shumë mendojnë se nuk është asgjë të bësh gjëra të zakonshme. Por për ne është: të bëjmë gjëra të zakonshme mirë…të gjitha gjërat që janë të zakonshme në çdo post apo punë, të bëhen mirë, kjo i’a vlen për ne…” (Komunitetit në St Omer në 1617).

Ndoshta po i adresojmë këto fjalë me një përgjigje që po sjell shumë fryte.

Në 1609, një grua e re nga Yorkshire la Anglinë për të ndjekur thirrjen e Zotit. Ajo hapi rrugë të reja në shërbimin e saj ndaj atyre që u mungonte kujdesi dhe rritja e mjaftueshme, veçanërisht në edukimin e grave.

Ajo mblodhi një numër në rritje të grave të reja të cilat ndanin vizionin e saj dhe përkushtimin për shërbim “botëror”. Ato adoptuan të njëjtat themele si të Shoqërisë së Jezusit, të mbështetur nga spiritualiteti në kërkim të lirisë, drejtësisë dhe sinqeritetit në të gjitha gjërat.

Kjo mënyrë jetese thekson njëkohësisht reflektimin dhe veprimin për të shërbyer “kudo ku nevoja është më e madhe”. Udhëtimi i saj drejt këtij qëllimi ishte i vështirë dhe i dhimbshëm. Ajo vdiq duke parë pak fryte nga mundi i saj i rëndë. Duke drejtuar të gjithë nga Zoti, ajo inkurajoi çdokënd që të ishte i lumtur.

Kush është Mary Ward?

Në gurin e saj të varrit lexohet:

“Dashuria ndaj të varfërve, këmbëngulja për hir të tyre, të jetosh, vdesësh dhe ngrihesh me ta, ishin gjithë qëllimi i Mary Ward…” Shembulli dhe shkrimet e saj kanë shumë për të na mësuar.

7

Page 10: Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa për arritjen e rezultateve arsimore të fqinjëve të tij në Evropën Perëndimor….”

Misioni

Të fuqizohet çdo qënie njerzore me të cilët punojmë, për Liri, Drejtësi dhe që të thonë të vërtetën e tyre. Ky mision synon të krijojë një cilësi më të mirë jete për anëtarët e komuniteteve vendore, veçanërisht popullatave vulnerabël që të kërkojnë të drejtën e tyre për dinjitet njerëzor. Synohet arritja e përsosmërisë për të gjithë. Aspirata e MWL është dobësimi i dukshëm i vulnerabilitetit për t`u shfrytëzuar dhe reduktimi i krimit të skllavërisë së ditëve moderne. Gjithashtu, nevojitet që viktimat e trafikimit në njerëz të aftësohen për të zhvilluar një jetë të re me më tepër siguri, shpresë dhe dashuri. Qëllimi kryesor strategjik i Fondacionit është bashkimi i forcave me shumë partnerë dhe rritja e ndikimit në nivel lokal sipas standardeve etike dhe cilësore të qeverisjes.

Mary Ward Loreto është një rrjet ndërmjet shumë rrjetesh.

Kjo është se si ne e shohim veten dhe se si ne dimë që do jemi në gjendje të funksionojmë në një mënyrë sa më produktive. Rrjetet janë në çdo nivel të punës tonë. Në nivel komunitar ne jemi në rrjete dhe bashkëpunojmë me anëtarë të këtyre komuniteteve, në rajonet më vulnerabël të Shqipërisë. Ne rrjetëzojmë me familje, drejtues lokalë në komunitete, OJF private të njohura ligjërisht të cilat punojnë në qytete të vogla dhe rajone.

Për ndryshim rrënjësor ne punojmë në bashkëpunim dhe në rrjet me të gjitha organizatat, të cilat mund të na ndihmojnë për të sjellë ndryshim, qofshin këto kompani ujësjellëse, Ministra në nivel kombëtar apo zyrtarë në nivel vendor.

Autoritetet shëndetësore sfidohen dhe thirren për bashkëpunim me qëllim për të siguruar ofrimin e shërbimeve për nevojat e personave vulnerabël, të cilët ndihen pa dinjitet. Kjo punë po vazhdon në fushat e mjekësisë dhe edukimit ku të drejtat e njeriut nuk po respektohen, dhe një qasje e përbashkët nevojitet për të sjellë ndryshim.

Kisha ka qenë një partnere që prej fillimit të MWL si dhe ka qenë një mbështetje për një pjesë të mirë të veprimtarisë. MWL është në Platformën e Shoqërisë Civile kundër Trafikimit në Evropë dhe është anëtar i ftuar në Mekanzimin Kombëtar të Referimit Kundër Trafikimit në Shqipëri.

Qysh prej fillimeve të saj, MWL ka punuar në partneritet me OJF-të rrjetin e Besimtarëve në Evropë Kundër Trafikimit dhe Shfrytëzimit (RENATE), Të Ndryshëm dhe Të Barabartë

(D&E) dhe Projektin Engjëjt e Vegjël (SHKEJ).

Mary Ward Loreto

8

www.albaniahope.com

Mary Ward Loreto Per Grate

Page 11: Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa për arritjen e rezultateve arsimore të fqinjëve të tij në Evropën Perëndimor….”

Empowering through Justice, Freedom and Sincerity

Page 12: Fuqizim Përmes Drejtësisë, Lirisë dhe · dhe ekonomia në rritje. Vendi has ende shumë pengesa për arritjen e rezultateve arsimore të fqinjëve të tij në Evropën Perëndimor….”

Impakti te gratë është:• Rritja e aftësisë së tyre për të fituar të ardhura me rritjen e zhvillimit të tyre njerëzor dhe fuqizimin ekonomik.• Kuptimi i të drejtave të tyre njerëzore dhe ligjore. • Janë të ndërgjegjshme rreth rreziqeve e të qenit e shfrytëzuar nga trafikimi njërëzor.• Rritja e vetë-vlerësimit të tyre dhe përmirësohen kushtet e tyre shëndetësore. Ndryshimi i normave sociale dhe kulturore që u mohojnë të drejtën grave për të qenë ato të cilat duhet të jenë është një sfidë dhe mision për të gjithë ne. Sapo sistemi fillon të ndryshojë, reaksioni zinxhir do të jetë i pandalshëm. Do të afektojë çdo aspekt të jetës së tyre: edukimin, mundësitë ekonomike, shëndetin dhe përfaqësimin në shoqëri. Rezultati: gra më të forta, familje më të forta, komunitete më të forta dhe së fundmi, një komb më i fortë.

Empowering through Justice, Freedom and Sincerity

Adresa: Rr. SkenderbejPall. 8, Shk. 2, Ap. 5Tiranë, ShqipëriTel: +355 44 500 388

E-mail: [email protected]

Website: www.albaniahope.com FB: MaryWardLoreto

"Ji ashtu siç shfaqesh dhe shfaqu ashtu siç je.” “Bëj mirë gjëra të zakonshme.” Mary Ward