FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE ver. final

34
- 1 - UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I EDUKIMIT Grupi: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Tema: Shumësi i emrave Mentori: Kandidati: _____________ _________ Prishtinë 2013

description

n/a

Transcript of FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE ver. final

- 1 -

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I EDUKIMIT

Grupi: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

Tema: Shumësi i emrave

Mentori: Kandidati:

_____________ _________

Prishtinë 2013

- 2 -

Përmbajtja

1. Përmbajtja.......................................................................................................................2

2. Hyrje...............................................................................................................................3

3. Abstrakt..........................................................................................................................4

4. Metodologjia e punës.....................................................................................................5

5. Rezyme...........................................................................................................................6

6. Emri................................................................................................................................7

7. Tipet e lakimit të emrit në numrin shumës.....................................................................8

8. Formimi i shumësit të emrave......................................................................................10

9. Emrat që përdoren vetëm në shumës............................................................................10

10. Ndërtimi i formave gramatikore të numrit shumës......................................................13

11. Ndërrimi i gjinisë në shumësin e disa emrave..............................................................22

12. Formimi i numrit shumës.............................................................................................23

13. Numri i emrave.............................................................................................................24

14. Shumësi i emrave i gjinisë mashkullore.......................................................................24

15. Shumësi i emrave të gjinisë femërore..........................................................................27

16. Gjinia e emrave............................................................................................................28

17. Modeli i një ore mësimore me teknika bashkëkohore..................................................29

18. Evokim.........................................................................................................................30

19. Realizim........................................................................................................................30

20. Reflektim......................................................................................................................31

21. Perfundimi....................................................................................................................32

22. Biografia.......................................................................................................................33

23. Literatura......................................................................................................................34

- 3 -

HYRJE

- 4 -

Metodologjia e punës

Në punimin tim me temë Shumësi i emrave jam përqendruar (orientuar) në literaturën e

profesor Shaban Demiraj e Nikuleta Cikuli.

Gramatika e Gjuhë Shqipe vëllimi i Irë Morfologjia Dr. Latif Mulaku-Ahmet Kelmendi,

Gramatika e Gjuhës Shqipe (Fonetika dhe Morfologjia) Prof. Bahri Beci (Gramatika e Gjuhës

Shqipe).

Metodat që kam hulumtuar janë metoda e krahasimit p.sh Fabrika e lëngjeve prodhon shumë

lëngje. Kjo fabrikë prodhon lëngje të mollëve.

Djathërat e krahinave malore janë të shijshme.

Gjithashtu kam përdorur analizë morfologjike dhe logjike.

- 5 -

Përmbledhje (Abstrakt)

Shumica e emrave e formojnë shumësin duke marrë mbaresat:

mbaresa –e (një) mal- (ca) male,

mbaresa –ë një sportist –ca sportistë.

Disa të tjerë e formojnë numëruesin edhe duke ndërruar tinguj dhe duke marrë mbaresë

njëkohësisht; një varg – (ca vargje), tingulli -g është shndërruar në -gj, është shtuar edhe

mbaresa -e.

Një pjesë e emrave në numrin shumës ruajnë formën e njëjësit: (një) rrugë - (ca) rrugë, (një)

fole - (ca) fole, një mësues - (ca) mësues etj.

Gjuha Shqipe njeh dy numra; njëjësin dhe shumësin, të cilët i kundërvihen njëri –tjetrit si me

anën e formave të vet fjalës: mal-male, ashtu edhe me anën e fjalëve që përshtaten me emrin

në numër; shtëpi e re-shtëpi të reja, kjo shtëpi - këto shtëpi.

Në shumës mund të përdoren edhe disa emra që tregojnë lëndë homogjene, por në këtë rast

ato fitojnë një element të ri në kuptimin e tyre, marrin domethënien e llojeve të ndryshme të

lëndës; vajra, kripëra, djathëra, verëra etj.

Emri përveç kategorisë gramatikore të gjinisë ka kategori gramatikore të numrit, rasës, trajtës

së pashquar dhe të shquar.

Kategoria gramatikore e numrit: Vështroj kodrën përball, Vështroj kodrat përballe

Kategoria gramatikore e rasës: gjuha letrare shqipe ka pesë rasa; emëroren, gjinoren,

dhanoren, kallëzoren, rrjedhoren.

Emrat kanë katër lakime, të cilët në numrin shumës lakohen njëlloj.

Mbaresat e lakimit në të dy trajtat i shtohen temës së shumësit.

- 6 -

REZYME

Punimi im përmban njësinë mësimore; Shumësi i emrave.

Formimi i shumësit të gjinisë mashkullore

Formimi i shumësit të emrave të gjinisë femërore dhe

Tipet e lakimit në numrin shumës.

Ky punim përmban prezantimin, përmbajtjen, abstraktin, metodologjinë, hyrjen,

rezymenë, biografinë, përfundimin dhe literaturën.

- 7 -

Emri

Emri shërben për të emëruar qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategorinë gramatikore të

gjinisë, të numrit, të rasës dhe shquarsisë dhe pashquarsisë.

Emri shërben për të emëruar qenie (pëllumb, shqiptar, trim, djalë, vajzë, nxënës etj.) ose ide

(zgjedhë).

Emri ka gjini, ai është domosdo ose i gjinisë femërore ose mashkullore dhe rrallë herë i

gjinisë asnjajëse.

Emri ka numër, ai është domosdo ose në numrin njëjës ose në numrin shumës.

Emrat janë të përgjithshëm ose të përveçëm. Emrat e përgjithshëm shënojnë të gjitha të gjitha

qeniet ose të gjitha sendet e të njëjtit lloj: shtëpia, qyteti, libri, shoku, motra etj.

Emrat e përveçëm shënojnë një njeri, një vend, një objekt të vetëm. Ata fillojnë me shkronjë

të madhe: p.sh. Skënderbeu, Azemi, Shota, Kruja, Prishtina etj.

Emrat abstrakt shënojnë ide, ndjenja, çdo gjë që nuk mund të shihet, të preket, të dëgjohet, të

merret erë p.sh. mendimi, keqkuptimi, sinqeriteti, dashuria, mashtrimi etj.

Emrat konkret shënojnë gjëra nga realiteti, të cilat mund të preken, të dëgjohen, të shijohen

dhe t’u merret erë” p.sh. pasqyra, zhurma, drita, lulja etj.

- 8 -

Tipet e Lakimit

Sipas mbaresave që marrin emrat, në gjuhën tonë ndahen në katër lakime ose në katër tipe

lakimesh.

Emrat e lakimit të parë marrin mbaresën –i (lis - lisi, laps - lapsi, gjysh - gjyshi, ftua -

ftoi, vëlla - vëllai, zë - zëri, libër - libri etj.).

Emrat e lakimit të dytë marrin mbaresën –u (shok – shoku, dhe – dheu, zog - zogu,

krah – krahu, shi - shiu) etj.

Emrat e lakimit të tretë marrin mbaresën –a dhe -ja; ( fushë - fusha, motër – motra,

shkollë - shkolla, dele - delja, gjyshe - gjyshja) etj.

Emrat e lakimit të katërt marrin mbaresën -t ose -it p.sh.: kryet, të verdhet, të ftohurit

etj.

Lakimi i parë i emrave në numrin shumës

Gjinia mashkullore

Trajta e pashquar Trajta e shquar

E. (ca) lisa lisa-t

GJ. i,(e) lisa-ve i,(e) lisa-ve

DH. (ca) lisa-ve lisa-ve

K . (ca) lisa lisa-t

Rr. (ca) lisa-sh lisa-ve

Lakimi i dytë i emrave në numrin shumës

Gjinia mashkullore

Trajta e pashquar Trajta e shquar

E. (ca) miq miq-të

Gj. i, e (ca) miq-ve i, e miq-ve

Dh. (ca) miqve miq-ve

K. (ca) miq miq-të

Rr. (ca) miq-sh miqve

- 9 -

Lakimi i tretë i emrave në numrin shumës

Gjinia femërore

Trajta e pashquar Trajta e shquar

E. (ca) fusha fusha-t

Gj. i, e (ca) fusha-ve i, e fusha-ve

Dh. (ca) fushav-e fusha-ve

K. (ca) fusha fusha-t

Rr. (ca)fusha-sh fusha-ve

Lakimi i katërt i emrave në numrin shumës

Gjinia asnjëjëse

Trajta e pashquar Trajta e shquar

E. (ca) krerë krerët-t

Gj. i, e (ca) krerë-ve i, e krerëve-ve

Dh. (ca) krerë-ve krerë-ve

K. (ca) krerë krerët

Rr. (ca)krerësh krerëve

- 10 -

FORMIMI I SHUMËSIT TË EMRAVE

Shumica e emrave formojnë shumësin duke marrë mbaresat:

Mbaresa -e : (një) mal – (ca) male;

Mbaresa -ë: (një) sportist – (ca) sportistë;

Mbaresa -a: (një) kodër – (ca) kodra, ( një) lis – (ca) lisa;

Mbaresa –një: (një) halli - (ca) hallinj;

Mbaresa- ër: (një) prind – (ca) prindër;

Mbaresa-enj: (një) lumë - (ca) lumenj;

Mbaresa –nj: (një) hero – (ca) heronj;

Mbaresa- inj: (një) shkëmb - (ca) shkëmbinj;

Mbaresa-ra : (një) fshat-(ca) fshatra.

Disa emra e formojnë shumësin duke ndërruar tinguj në temën e emrave:

(një) fik –(ca) fiq (tingulli -k është shndërruar në -q);

(një) zog –(ca) zogj (tingulli -g është shndërruar në -gj);

(një)kungull – (ca) kunguj (tingulli -ll është shndërruar në -j);

(një) bir – (ca) bij (tingulli -r është shndërruar në -j);

(një dash-( ca) desh (tingulli -a është shndërruar në -e);1

EMRAT QË PËRDOREN VETËM NË SHUMËS

Duke u mbështetur në kuptimin e tyre këta emra ndahen:

Emrat që tregojnë lëndë, bimë, grumbuj, shuma të hollash, makarona, krunde,

qelqurina, të korrat, të lashtat, të hollat, të ardhurat;

Emrat që tregojnë sende të përbëra prej dy ose më shumë pjesësh: benevrekë,

pantallona;

1 Prof. Dr. B. Beci, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Libri shkollor; Prishtinë,1998,fq 47

- 11 -

Emrat që tregojnë një shumicë qeniesh si diçka të pandashme: dhen –të, shqerra –t,

lajka –t, pllaka –t ( mars - prill):

Emrat të përveçëm ose të përgjithshëm që tregojnë vende: Alpet, Lugjet.

Në shumës mund të përdoren edhe disa emra lënde, por në këtë rast ata tregojnë lloje të

ndryshme të lëndës: vajra, kripëra, miellra, ose shënojnë një masë të madhe lënde: ujërat

e turbullta të lumit.

Disa të tjerë e formojnë shumësin edhe duke ndërruar tinguj edhe duke marrë mbaresë

njëkohësisht:

(një) varg -(ca) -vargje ( tingulli -g është shndërruar në -gj, është shtuar edhe mbaresa -e);

(një) breg – (ca) brigje (tingujt -e dhe -g janë shndërruar në -i dhe -gj, është shtuar edhe

mbaresa -e);

Një pjesë e emrave në numrin shumës ruajnë formën e njëjësit:

(një) rrugë-(ca) rrugë;

(një) fole -(ca) fole;

(një) tiranas -(ca) tiranas;

(një) mësues -(ca) mësues;

(një) nxënës -(ca) nxënës

(një) shtëpi -(ca) shtëpi.

Edhe numri është një nga kategoritë karakteristike të emrit. Kjo shpjegohet me këtë që në

pjesën më të madhe emrat emërtojnë sende që mund të numërohen.

Gjuha shqipe njeh dy numra: njëjësin dhe shumësin, të cilët i kundërvihen njëri-tjetrit si

me anën e formave të vetë fjalës: mal-male, ashtu edhe me anën e fjalëve që përshtaten

me emrin në numër: shtëpi e re-shtëpi të reja, kjo shtëpi- këto shtëpi.

Në formën e numrit shumës emri tregon një shumicë të pacaktuar (nga dy e lartë), frymorësh

ose sendesh të një fare: libra, student, punëtor, male, fushë etj.

Emrat që përdoren rregullisht në të dy numrat tregojnë sende të numërueshme. Këta emra

mund të përcaktohen me lehtësi nga një numëror themelor, i cili tregon sasinë e saktë të

sendeve: një djalë- dy djem, një fshat-katër fshatra. Forma e njëjësit të këtyre emrave nga

pikëpamja e kuptimit leksikor nuk ka ndryshim nga ajo e shumësit.

- 12 -

Kështu ndodh edhe me disa emra që nuk tregojnë sende të numërueshme, por shfaqje të

ndryshme të jetës psikike e të veprimtarisë së njeriut dhe dukuri të tjera. Edhe këta mund

të përcaktohen nga një numëror themelor:

Një mendim- dy mendime, një pikëpamje – tri pikëpamje ,një vendim dy vendime etj.

Shumësi i këtyre fjalëve fiton një nuancë konkretësie.

Emrat abstrakt që tregojnë cilësi, veprime ose gjendje, kur përdoren në shumës, përfaqësojnë

shfaqje konkrete të cilësisë ose të veprimit: turpe – punë të turpshme, nder – shfaqje

nderimi, gëzime –rast gëzimi, hidhërime – rast hidhërimi, liritë- shfaqje të lirisë etj.

Emrat e veprimit në shumës mund të tregojnë edhe një veprim të përsëritur ose një veprim të

bërë nga disa veta njëkohësisht: të qeshura, të bërtitura, ushtima, klithma etj.

Klithmat zemër çjerrëse dhe të mallëngjyera të popullit e mbuluan mandatin e zezë të

Dukagjinit, të cilën e vërtetonin ushtimat vajtimtare të kambanave.

Në shumës mund të përdoren edhe disa emra që tregojnë lëndë homogjene, por në këtë rast

ata fitojnë një element të ri në kuptimin e tyre, marrin domethënien e llojeve të ndryshme të

lëndës: vajra ,kripëra, djathëra, verëra, miellra, ose shënojnë një masë të madhe lënde:

ujërat e turbullta të lumit.

Emri mish në formën e shumësit mishra merr kuptimin e bagëtive që theren: Theri dy mishra

d.m.th. desh etj. Agimi po gdhendë një copë dru, duke i dhënë formën e hellit për të pjekur

mishra; ose pjesëve të trupit prej mishi: Njeriu ka eshtra, kyçet, dejtë, mishrat.

Tek emrat abstraktë forma e shumësit lidhet shpesh me kuptimet e bartura të fjalës. Kështu,

fjala mbledhje në kuptimin e saj të parë, veprimi i të mbledhurit: mbledhja e ullinjve, nuk ka

shumës, kurse në kuptimin e prejardhur: mbledhja (e organizatës), përdoret edhe në shumës:

mbledhjet (e organizatës). Po ashtu edhe zgjedhje, procesi i të zgjedhurit (në njëjës) dhe

zgjedhjet (në organizatat, për depot etj.): tmerr, frikë e madhe (në njëjës) dhe tmerret (luftës).

Te disa emra metalesh forma e shumësit është larguar nga kuptimi prej asaj të njëjësit dhe

duhet marrë si një fjalë të re. Kështu, argjend, bakër, emërtojnë sende të bëra prej lëndës

përkatëse, stoli të argjendta dhe enë prej bakri.

- 13 -

Disa emra me kuptim konkret, që tregojnë sende të përbëra nga disa pjesë dhe përdoren

vetëm ose kryesisht në numrin shumës (pluralia, tantun), mund të shënojmë edhe një send,

edhe disa sende: pantallonat, syzet, darët. Kur bëni parasysh disa sende të tilla dhe duam të

përcaktojmë numrin e përpiktë të tyre, numërorin themelor e shoqërojmë me emrin palë: një

palë pantallona, dy palë pantallona, tri palë syze, katër palë të mbathura etj.2

NDËRTIMI I FORMAVE GRAMATIKORE TË NUMRIT SHUMËS

Shqipja ka mbaresa të veçanta për trajtat rasore të numrit shumës të dallueshme prej atyre të

njëjësit. Si të tilla ato shërbejnë edhe për shprehjen formale të shumësit. Kështu nxënësve,

lulesh, me mbaresat përkatëse të dhanores dhe rrjedhores, i përkasin paradigmës së shumësit

dhe qëndrojnë përballë trajtave përgjegjëse të njëjësit nxënësit, lules.

Mirëpo gjendja nuk paraqitet gjithherë kështu: shumica e emrave që përdoren në të dy numrat,

në shumës dalin me një temë të veçantë, të ndryshme nga ajo e njëjësit. Kjo temë, siç do të

sqarohet më tutje, merret si bazë, për formimin e rasave të numrit shumës.

Pra, nga pikëpamja e ndërtimit të trajtave të numrit shumës, emrat e gjuhës shqipe ndahen në

dy grupe:

1. Emrat që nuk ndryshojnë temën në shumës: sy, sy-ve, lule-sh, lule-t;

2. Emrat me temë të veçantë në shumës: plepa, plepa-ve, plepa-sh, plepa-t, brigje,

brigje-ve, brigje-sh, brigje-t. Emrat e fundit përbëjnë shumicën.

1.Kanë të njëjtën temë, si në njëjës ashtu edhe në shumës:

a) Të gjithë emrat e gjinisë femërore që mbarojnë me –e të patheksuar dhe me një zanore të

theksuar: si -i, -e, -a, -u, -o: anise, dele, faqe, lagje, lutje, mace, nuse, shoqe, zile etj.: ballo,

depo, plaku, teto, triko etj.; kusi, lajthi, parti, shtëpi, ushtri, etj.: epope, re, bakllave, kala, para,

shaka, dru, byro.

Emrat që mbarojnë me –e të patheksuar përbejnë shumicën, sepse këtu përfshihen edhe

abstraktët e formuar me prapashtesën –je, disa nga të cilët mund të përdoren edhe në shumës,

po ashtu edhe emrat e gjinisë femërore të formuar nga mashkulloret me prapashtesën –e, si:

mike, fshatare, qytetare etj.

b) Të gjithë emrat e gjinisë mashkullorë të formuar me prapashtesat -ë,-s ( -ulës ) dhe as:

blerës, gjykatës, kalorës, lexues, mbledhës, mëkëmbës, mësuese, nëpunës, nxënës, përkthyes,

qitës, vendës, udhërrëfyes, zgjedhës etj. (por çelësa); egjiptian, elbasanas, maqedonas etj.

2 Prof. Dr. B. Beci, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Libri shkollor; Prishtinë, 1998, fq 46

- 14 -

c) Një pjesë e emrave femërorë që mbarojnë me –ë të patheksuar, veç atyre që në shumës

marrin prapashtesën –a (për këta do të flitet më pas). Me disa përjashtime të pakta si kafshë-

kafshë, lopë - lopë, shtazë - shtazë, shumica janë emra jofrymorësh: brinjë, ditë, enë, këmbë,

lugë, mollë, plagë, rrënjë, rrugë, shkallë, udhë etj.

d) Pak emra mashkullorë si: lot, qen, muaj, sy, thi, laro, palaço, hallë, dukë, muze, tru, (një

lotë – dy lotët, një qen – dy qen, qenët, një sy – dy sy, sytë, një muaj – dy muaj, muajt, një thi

- dy thitë.

2. Emrat që kanë një temë të veçantë për shumësin, e sajojnë këtë me anë të këtyre dy

mjeteve:

Me prapashtesa,

Me ndërrime tingujsh

Në shumë raste ndërrimet e tingujve shoqërohen edhe me prapashtesa, duke vepruar si një

mjet i vetëm.

Nga denduria, formimi me prapashtesa zë vendin kryesor. Ato i shtohen temës së njëjësit

p.sh: mur – mure, lis-lis-a, fushë – fusha, nip- nip-ër, shkop – shkop-inj etj. Për t’i dalluar nga

prapashtesat që shërbejnë për të formuar fjalë të reja, si ar-tar etj. P.sh. qytetar, arkëtar, mirësi

etj. Ato do të quhen prapashtesa formë formuese, sepse në rastin e shumësit nuk formohet një

fjalë e re, por një temë eptimi, që shërben si bazë ndërtimin e formave rasore në numrin

shumës.

Nga tingujt e temës mund të ndryshojë zanorja (e theksuar), ose bashkëtingëllorja fundore,

ose të dyja së bashku: dash-desh, natë-net, armik-armiq, bujk—bujq, murg-murgj, zogj,

avull-avuj, fyell-fyej, bir-bij, lepur-lepuj, plak-pleq, hamall-hamaj, mashkull-meshkuj.

Duke shërbyer për të dalluar temën e shumësit prej asaj të njëjësit, këto ndërrime historike

tingujsh janë veshur me një funksion morfologjik dhe bëjnë po atë punë si dhe prapashtesat e

shumësit.

Tema e shumësit mund të formohet edhe me ndërrimin e tingujve dhe me prapashtesë

njëherazi: breg-brigj-e, shteg-shtigj-e, pyll-pyj-e, kunat-kunat-ë, at-et-ër etj.

Prapashtesat që shërbejnë për formimin e temës së shumësit, të renditura sipas prodhimtarisë,

janë: e, a, ë, nj, ër, enj, inj, ra. Për përdorimin e tyre për karakterin e temave me te cilat

bashkohen, sidomos për emrat mashkullorë, është vështirë, të jepen rregulla plotësisht të

përcaktuara. Luhatjet që janë vëre më parë në gjuhën e shkruar dhe që shfaqen tek-tuk dhe sot

në ligjërimin e shkujdesur, shkaktohen si nga shumëllojshmëria e mjeteve dhe nga mungesa e

një kufiri ndarës të qartë midis temave, ashtu edhe nga ndikimi i dialekteve.

- 15 -

Prapashtesën –e e marrin vetëm emrat mashkullorë, me kuptimin përgjithësisht abstrakt.

Gjithë emrat e prejardhur me prapashtesën –im dhe në përgjithësi fjalët e huazuara që

mbarojnë me -on,-um,-ium,-azh, në shumës marrin-e: gabime, qëllime etj. aksione, batalione,

embrione, kampione (mostër), revolucione, stacione etj., por kamion, kampionë (si emër

frymor), albume, forume, muzeume, stadiume, simpoziume, ambalazhe etj.

Me këtë prapashtesë e formojmë temën e shumësit dhe shumica e emrave që mbrojnë, e

bashkëtingëlloret –t, -e, -d (ndër ta përgjithësisht emrat më,-ant,-at,-ent,-id,-it,-ant që nuk

shënojnë frymorë): fakt, inate, komente, konvikte, kopshte, mjete, qytete, shtete, katunde,

kombinate, palate, aksidente, argument, dokumente, elemente (kimike), instrumente,

metaloide, okside, fosforike, pirite (por shirita), fronte, horizontale etj.

Në shumës marrin prapashtesën -e dhe mjaft emra jofrymorësh më -al, -ar, -el, -er, si dhe disa

emra me -on: festivale, hidrocentrale, ideale, kanale, male, minerale, duhane, dyqane, organe,

plane, pazare, seminare, mistere, ciklone, elektrone, frone, zakone, por aeroplanë, çengela,

tegela, tela.

Me -e, e formojnë temën e shumësit edhe mjaft emra të tjerë jofrymorësh që mbarojnë me

bashkëtingëllore të ndryshme: cikël – cikle, fise, idile, kafaze, kallëpe, kampe kanune, kotece,

kombe, kostume, lloje, manastire, mikrobe, motive, panaire, pullosa, puse, sheshe, tanke,

triumfe, varre etj.

1. Emrat e frymorëve që në shumës marrin prapashtesën – e, janë fortë të pakët: insekte,

viruse, personalitete.

2. Emri fryt, përdoret me dy forma shumësi, por kuptimisht të dalluara: forma me –e me

kuptimin abstrakt (frytet e punës), kurse forma me –a me kuptimin konkret (fruta e

perime).

Prapashtesën –a e marrin në shumës edhe emra femëror edhe emra mashkullorë e asnjanës:

a) Shumica e emrave femërorë që mbarojnë me zanoren -ë të patheksuar, e cila para

prapashtesës –a bie. Numërori i këtyre fjalëve kalon rreth tri herë numrin e atyre që,

është vështirë të përcaktohet si një kriter ndarjeje i qartë, këtu po përmenden vetëm

disa fjalë: arkë – arka, bishë – bisha, fushë – fusha, pulë – pula, tufë – tufa, vajzë –

vajza etj. me ndonjë përjashtim të rrallë, emrat me –e të patheksuar fundore që

shënojnë frymorë, në shumës marrin –a. Po ashtu edhe fjalët e prejardhura me

prapashtesa që mbarojnë me zanoren –ë, e formojnë shumësin me –a: dëftesë –

dëftesa, dorezë – doreza, egërsirë – egërsira, ulërimë – ulërima, etj. në disa emra si

- 16 -

copë, pikë, format e ndryshme të shumësit copët – copat, pikë –pikat lidhet me

dallime kuptimore.

b) Mjaftë emra mashkullorë konkretë që emërtojnë frymorë ose sende dhe mbarojnë me

bashkëtingëllore. Shumica janë fjalë njërrokësh: bela, breza, cepa, çuna, dema, derra,

grepa, gjela, gjemba, gjyma, keca, krimba, plepa, plisa, mana, plumba, qengja,

rremba, rreshta, rripa, speca, stola, tela, tipa, topa, trup, viça, idha, xhepa, akrepa,

bërryla, bilbila, çengela, fitila, gërsheta, kandila, motora, persona, pëllumba qilima,

rrogoza, vagona, gramafona, telefona, karafila, karkaleca, kavanoza, trëndafila etj.

c) Gjithë emrat që mbarojnë me grupet e tingujve -ël,- ëz, -ull, -ur, si dhe emrat femëror

e mashkullorë me –ër (këta të fundit) si edha ata me -ë (e bjerrin -ë, në) gogël –

gogla, pikël – pikla, pupël – pupla, mollëz – mollëza, kumbull – kumbulla, mjegull –

mjegulla, nofull – nofulla, petull – petulla, shpatull – shpatulla, vetull – vetulla, flutur

– flutura, gjepur – gjepura, cilindër – cilindra, emër – emra, kalibër – kalibra,

kapistër – kapitra, kodër – kodra, kthetër – kthetra, letër – letra, litër – litra, metër –

metra, mjeshtër – mjeshtrja, motër – motra, numër – numra, regjistër – regjistra,

teatër – teatra, zgavër – zgavra, etj. Emrat arbër, kumtër, mjeshtër dhe në shumës

dalin me të njëjtën temë si në njëjës: një arbër – ca arbër, një kumtër – ca kumtër,

një mjeshtër – ca mjeshtër.

d) Emrat asnjanës me prejardhje foljore si: të bërtitur – it, të klithur – it, të ngjeshur – it,

të prerë – t, të qarë – t, të qeshur – it, etj. kur përdorën në shumës: të bërtitura, të

klithura, të ngjeshura, të prera, të qara, të qeshura etj.

Sot, krahas tyre, në njëjës por përdoren gjerësisht formimet paralele të gjinisë

femërore, si: (një) e bërtitur, (një) e klithur, (një) e qeshur. Meqenëse shumësi i

asnjajësve foljorë përkon me shumësin e gjinisë femërore, çka duhet edhe me gjininë

e mbiemrit: të qeshura të forta, këto forma mund të trajtohen si shumësa të

mbiemrave foljorë të emëruar të gjinisë femërore: e qeshur – të qeshura.

Në ligjërimin e shkujdesur, nën ndikimin e të folmeve dialektore, vihet re një shtrirje

e prapashtesës – a, tek emrat mashkullorë në vend të prapashtesës – ë, dhe formave

pa shofera, oficera, qitësa, shitëse, vijë në kundërshtim me normën letrare dhe janë

për t’u shmangur edhe nga gjuha e folur.

Prapashtesën -ë marrin vetëm emrat mashkullorë. Janë fjalë që përbëhen nga më

shumë se një rrokje dhe theksohen në rrokjen e fundit, zakonisht shënojnë frymorë.

Nga ndërtimi janë kryesisht fjalë të – esh, - er, (-ler), - ist, - it, - iot, - or, - tor, - uk, të

- 17 -

cilët marrin mbi vete theksin dibranë, shkodranë, lumjanë, matjanë detarë, detarë,

formularë, kolonjarë, anëtarë, arsimtarë, luftëtarë, larashë, rreshterë, togerë,

karrocierë, artiste, sportiste, labovite, mallakastriote, suljotë, patokë dasmorë,

drejtorë, fjalorë, lakrorë, punëtor, bishtuke etj.

Marrin – ë në shumës edhe emra të tjerë fonetikisht të ngjashëm me të mësipërmit, që

në shumicën e tyre shënojnë frymorë: kovaçë, dajakë, kapakë, aeroplanë, çobanë,

gjermanë, beqarë, kumbarë, mercenarë, afaristë, komitë, petritë, majorë, doktorë,

ekskavatorë, traktorë, patriotë, buzukë, kolltukë etj.

E formojnë shumësin me prapashtesën – ë edhe emrat dalin me fundoret -of, -al, -ap, -

ec, -eç, ek, -el, -en, -et, -ic, -ik, -il, -in, -ir, -om, -ot, -oz, -un: fotografë, paragrafë,

fishekë, dyshekë, civilë, zinxhirë, marangozë, agronomë, hostenë, pinguinë, policë,

poliglotë etj. që theksohen gjithashtu në fund në pikëpamje fonetike ngjajnë me fjalët

e mësipërme.

1. Me -ë e formojnë temën e shumësit edhe disa emra njërrokësh si: dhëmbë,

lekë, shokë.

2. Emrat bri, dre, dru, fre, tra, në shumës e zgjerojnë temën me –r (ashtu sikurse

edhe kur lakohen në njëjës) dhe marrin prapashtesën –ë: bër – ë, drer – ë, drur

– ë, frer – ë, trar – ë. Po kështu edhe kryekrer – ë.

3. Bashkë me disa fjalë kanë hyrë në gjuhën shqipe edhe prapashtesat e shumësit

të turqishtes –llar, e – ler, të cilat në fund: agallarë, atllarë, baballarë,

subshallarë, ustallarë, xhaxhallarë, bejlerë, dervishlerë, efendilerë, kadilerë

etj. Një pjesë e mirë e këtyre fjalëve kanë kaluar në historizma.

Prapashtesën –nj e marrin vetëm emrat mashkullorë, që mbarojnë me një zanore të

theksuar (me përjashtim të fjalëve bri, dre, dhe, fre, sy, tra, zë).

Shumicën e përbëjnë emrat që gjatë kalimit në njëjës nxjerrin bashkëtingëlloren –r

para mbaresës –i: hu – huri – hunj, kalli – kalliri – kallinj etj. Emrat që formojnë

shumësin me –nj nuk janë shumë: barinj, drunj, kushërinj, minj, mullinj, penj,

shalqinj, turinj, zanatçinj etj. Emri gju merr edhe një –ë: gjunjë.

Pas këtij rregulli shkojnë edhe disa emra që mbarojnë me –j: kalamaj, kufij.

Prapashtesën –enj e marrin në shumës një numër i vogël mashkullor lumë-lumenj,

lëmë – lëmenj, përrua – përrenj, budalla – budallenj, fukara – fukarenj, maskara –

maskarenj, qerrata – qerratenj. Siç shihet, grupi zanor -ua tek emri përrua dhe

- 18 -

zanorja fundore theksuar –a para prapashtesës –enj bien. Emri shpargër në shumës

del me trajtën shpërgënj.

Me prapashtesën – ijn e formojnë temën e shumësit pak emra mashkullor: drapër –

drapërinj, gjarpër – gjarpërinj, shkëmb – shkëmbinj, shkop – shkopinj, thelb –

thelpinj. Emrat gisht, prift dhe zot-ër, -inj.

Me prapashtesën –ër, gjithashtu e formojnë temën e shumësit pak emra mashkullorë,

që shënojnë kryesisht formë, si: çam – çamër, mbretër, nipër, princër, prindër, robër.

Një pjesë e tyre në shumës ndërrojnë edhe zanoren a në e: atë – etër, kunatë –

kunetër, skllav – skllevër, shtrat - -shtretër. Me këto shkon edhe emri vëlla, i cili merr

edhe prapashtesën –z: vëlle-z-ër. E shtrirë në emra të tjerë, kjo trajtë shumësi, si e

pazakonshme për ta, fiton një vlerë shprehësie stilistike: qenës, ujqër.

Me prapashtesën –ra në gjuhën e sotme letrare e formojnë temën e shumësit pak

emra, shumica mashkullore e disa emra të gjinisë femërore, që shënojnë kryesisht

lëndë: bar – barëra, bulmetra, erëra, gjakra, plehra, verëra etj. Në këtë rast, siç kemi

vënë në dukje, ndërron pak a shumë edhe kuptimi i fjalës.

Në emrat e gjinisë femërore forma e shumësit me prapashtesën –ra del shpesh si

dytësore dhe nuk përbën normë në gjuhën letrare: kohë – kohëra, gjuhë – gjuhëza,

copë – copëza, stoli – stolira, kala – kalara etj. Këto trajta përdoren zakonisht, me

një ngarkesë stilistikore. Format e rregullta janë: kohë – t, gjuhë – t, copa – t, stoli –

të, kala – të.

Emrat fshat, mall shi, gjë, lojë shumësin me –ra e kanë të vetmen formë: fshatra,

mallra, shira, gjëra, lojëra.

Ndërrimet e tingujve si një mjet për formimin e temës së shumësit do t’i vështrojmë të

pa ndara nga prapashtesat, me të cilën disa herë bashkëveprojnë duke u paraqitur si

një mjet i vetëm. Kjo bëhet edhe për lehtësi studimi e klasifikimi, po më shumë për

këtë që në vetëdijen gjuhësore tema vetëm me ndërrim tingujsh, pa prapashtesën, nuk

përbën dot një të dhënë gjuhësore veçuese, ndarja, brigj – e, harq – e, bëhet vetëm

për qëllime hulumtimi. Ndërrimet e tingujve në shumës janë dukuri e emrave

mashkullorë, tek emrat femërorë hasen fort rrallë. Formimin e temave me ndërrime

tingujsh mund ta ndajmë në këta tipa.

Shumësi me qiellzorëzimin e bashkëtingëlloreve prapagjuhore k dhe g në q dhe gj.

brenda këtij tipi dallojmë tre nëntipa:

- 19 -

a) Vetëm me qiellzorëzim të bashkëtingëllores fundore: murg – murgj, zog –

zogj, armik – armiq, bujk – bujq, fik – fiq, mik – miq, krushk – krushq, peshk –

peshq, turk – turq, ujk – ujq etj.

b) Me qiellzorëzim të bashkëtingëllores fundore –k në –q e –g në –gj, dhe me

prapashtesën –e, këta përbëjnë shumicën: bark- barqe, bisk – bisqe, bllok –

blloqe, brisk – brisqe, burg – burgje, cak – caqe, deng – dengje, disk – disqe,

dushk – dushqe, gjak – gjaqe, hark – harqe, rrezik – rreziqe, shelg – shelgje,

shkak – shkaqe, shtag – shtagje, tog – togje, treg – tregje, trung – trungje,

varg – vargje, zverk – zverqe etj.

c) Me qiellzorëzim të bashkëtingëllores, me zanores së temës dhe me

prapashtesën –e njëkohësisht, emrat që e formojnë shumësin në këtë mënyrë,

janë pak: breg – brigje, lak – laqe, shteg – shtegje.

1) Te shumësi pleq (njëjësi plak), përveç qiellzorëzimit të bashkëtingëllores

fundore është përfituar edhe ndërrimi a:e.

2) Kështu, duhet pasur parasysh se një pjesë e mirë e emrave mashkullorë që

mbarojnë sidomos me –k (e më pak me –g) dhe që nga pikëpamja fonetike

ngjajnë me ata që e formojnë shumësin me –ë, përjashtohen nga rregulla e

qiellzorëzimit, p.sh.: flokë, shokë, byrekë, fishekë, lekë, lejlekë, mjekë,

zambakë, ibrikë, gjeologë, zoologë etj.

3) Për emrat me –ek, –yk, –ik, –ëk hasen edhe dyzime në shumës, pranë formave

me prapashtesën –ë dalin edhe format me qiellzorëzim të bashkëtingëllores

fundore dhe me prapashtesën –e njëkohësisht: byrekë – byreqe, dyshekë –

dysheqe, gjyzlykë – gjyzlyqe, hendekë – hendeqe, ibrikë – ibriqe, jastëk –

jastëqe, oxhakë – ogjaqe.

4) Fjalët turke me prapashtesën –llëk në shumës dalin me qiellzorëzim të

bashkëtingëllores fundore dhe me prapashtesën –e njëkohësisht: budallallëk

– budallallëqe, hamallëk – hamallëqe, matrapazllëk – matrapazllëqe.

Shumësi i emrave që mbarojnë me bashkëtingëlloret –ll dhe –r, të cilat në këtë

numër qiellzorëzohen në –j. Brenda këtij tipi dallojmë po ashtu tre nëntipa:

a) Vetëm me qiellzorëzim të bashkëtingëllores,

b) Me qiellzorëzim të bashkëtingëllores dhe me ndërrimin e zanores,

- 20 -

c) Me qiellzorëzim të bashkëtingëllores dhe me prapashtesën –e

njëkohësisht (me ose pa ndërrim të zanores).

Shumësi vetëm me qiellzorëzim të bashkëtingëlloreve është më i përhapur: akull –

akuj, avull – avuj, brumbull – brumbuj, buall – buaj, dell – dej, fshikull – fshikuj, fyell

– fyej, grumbull – grumbuj, ishull – ishuj, kapitull – kapituj, kërmill –kërmij, popull –

popuj, portokall – portokaj, shekull – shekuj, thëngjill – thëngjij, bir – bij, dhe lepur –

lepuj.

Disa emra e bëjnë shumësin me qiellzorëzim të bashkëtingëllores fundore –ll në një –

e njëkohësisht me ndërrim të zanores –a në –e : bakëll – bakej, çakall – çakej, hamall

– hamej, mashkull – meshkuj.

Ndërrimin e togut zanor të temës e gjejmë vetëm në emrat si; huall, shuall, dhe truall,

që në shumës dalin me format: hoje, shoje dhe troje.

Emri flamur, veç trajtës me qiellzorëzim flamuj, si formë kryesore, njeh edhe atë me

prapashtesën –ë: flamurë.

Emri yll përdoret me dy trajta: yj dhe yje, nga të cilët duhet parapëlqyer e dyta.

Emrat hal, mall, shall, nuk ndjekin këtë mënyrë formimi në shumës, në këtë numër

ata dalin me format halle, mallra, shalle.

Në formimin e temës së shumësit të emrave, kryesisht mashkullorë, marrin pjesë edhe

ndërrime të tjera të tingujve të temës (zanore dhe bashkëtingëllore), që shoqërohen

ndonjëherë edhe me prapashtesa.

Në disa emra në shumës ndërron vetëm zanorja e temës, si zakonisht –a në –e, në

ndonjë rast të veçuar –e në –a ose –i në -e , duke marrë ky ndërrim një funksion

morfologjik: cjap – cjep, dash – desh, natë – netë, rreth – rrathë, thes – thasë, vit –

vjet (edhe vite por me kuptim tjetër: vitet e vegjëlisë). Emri dhëndër e bënë shumësin

dhëndurë: te gardh – gjerdhe, përveç ndërrimit të zanores e të bashkëtingëllores

nistore, kemi edhe prapashtesën –e.

Në disa raste të veçanta, si pasojë e evolucionit fonetik, tema ka pësuar një ndryshim

të madh në veshjen e saj tingullor, ose paraqitet me një përbërje fonetike krejt të

- 21 -

ndryshme, si në rastin: ka –qe , ose ruan vetëm pjesërisht përbërjen tingullore të saj:

djalë – djem, grua – gra, kalë – kuaj.

Emri njeri në shumës del pa fundoren –i dhe merr prapashtesën – ëz: njerëz, duke

ndërruar edhe theksin nga një fjalë me theks fundor, kthehet në fjalë me theks pa

fundorë. Ky formim ngjan me shumësin e emrit vëlla – vëllezër, i cili si u tha, merr

veç prapashtesën –z edhe prapashtesën e shumësit –ër.

Në formimin e shumësit me prapashtesën theksi rregullisht nuk lëviz. Bëjmë

përjashtim vetëm formimet me prapashtesat –enj dhe –inj, të cilat gjithmonë janë të

theksuara. Si pasojë, theksi i fjalës zhvendoset në to: lumë – lumenj, shkëmb –

shkëmbinj, gjarpër – gjarpërinj. Një gjë e tillë ndodhë edhe me shumësin e emrave

dhëndër – dhëndurë dhe shpargër – shpërgënj.

Shumë emra përdoren vetëm ose kryesisht në formën e numrit shumës. Ata kanë

përgjithësisht një kuptim përmbledhës, sepse tregojnë, jo një shumësi si sasi, por një

shumësi tërësorë një shumësi në unitetin e saj. Midis emrave përmbledhës që

përdoren vetëm në njëjës, dhe emrave të kësaj kategorie ka një dallim. Emrat që kanë

vetëm formën e shumësit, e vënë në dukje idenë e shumësit më mirë se atë të

bashkësisë. Këtë e bënë të mundur vetë forma e shumësit.

Duke u mbështetur në kuptimin e tyre, këta emra mund të ndahen në grupet e

mëposhtme:

Emrat që tregojnë masa të një lënde, sende të mbrujtura prej një lënde, mbeturina,

shuma e grumbuj të hollash si: hime–t, krunde–t, makarona–t, qurre–t, qelqurina–t,

bakër–t (enë prej bakri), argjende–t, (stoli të argjendta), të korra–t, të lashta-t, të

mbjella-t, të vona-t, farishte-t, të fshira-t, të shpëlara-t, të lara-t, të lëna-t, të

mbeturina-t, të holla-t, të ardhura-t.

Emra që tregojnë sende të përbëra prej dy ose më shumë pjesësh: benevrekë-t,

brekushe-t, dokrra-t, (kocka të mëdha të trupit), hejbe-të, këmbje-t, kryqe-t,

pantallona-t, pranga-t, rrathë-t (vegël peshkimi),ski-të etj.

Emrat që tregojnë një shumicë qeniesh (frymorë, njerëz) si diçka të pandashme :

dhen-të, qerra-t, shtajravalle-t, vetë (persona, dy a tre vetë)

Emra të ndryshëm abstraktë, që tregojnë veprime ose gjendje abstrakte, disa emra

sëmundjesh, emra lojërash: lajka-t, toka-t, paqe-t, gjepura-t, të palara-t, vome-t,

- 22 -

hoka-t, plaka-t (periudhë kohe nga mbarimi i marsit dhe fillimi i prillit),perime-t

(mjekime të mjekësisë popullore), ethe-t, shyta-t, grykë-t, kupa-t (lloj loje), pllaka-t

(lloj loje).

Disa emra të përveçëm ose të përgjithshëm që tregojnë vende: alpe-t, dardha-t, (ara)

lugje-t, mrize-t (ara), rrëza-t, vise-t etj.3.

NDËRRIMI I GJINISË NË SHUMËSIN E DISA EMRAVE

Shumica e emrave në gjuhën shqipe përdoren në një gjini të caktuar, si një njëjës, ashtu edhe

në shumës. Vetëm në disa tipa shumësi me prapashtesa ndodh ndërrimi i gjinisë nga

mashkullore në femërore që ata marrin këtë numër.

Emrat e gjinisë mashkullore që formojnë shumësin me mbaresat –e dhe –ra: një mal – ca

male, një mall- ca mallra në numrin shumës e ndërrojnë gjininë, kthehen në emra të gjinisë

femërore, andaj në këtë gjini vihen edhe fjalët që i përcaktojmë: ky mal i lartë – këto male të

larta, ky mall i shtrenjtë – këto mallra të shtrenjta.

Disa emra njerëzish e kafshësh, si; daja, axha, Kola, baloja lakohen si emra të gjinisë

femërore, por ata janë emra meshkujsh dhe si rrjedhim mbiemrat i marrin në format e gjinisë

mashkullore: Kola është i mirë.

Numri

Emrat, përveç kategorisë gramatikore të gjinisë, kanë edhe kategorinë gramatikore të numrit:

Vështroj malin përballë. Vështroj malet përball.

Kam një biçikletë. Kam dy biçikleta.

Ndryshimi në grupet malin-malet, dhe një biçikletë – dy biçikleta qëndron në faktin se në të

dy grupet emri i parë tregon vetëm një send dhe emri i dytë disa të tilla.

Forma që merr grupi emëror kur emri tregon një send të vetëm ose një qenie të vetme, quhet

njëjës, forma që ai merr kur tregon shumë sende ose njerëz, quhet shumës4.

3 Sh. Demiraj, N. Cikuli, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1971, fq. 96-97 4 Prof. Dr. B. Beci, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Libri shkollor, Prishtinë, 1998, fq. 45

- 23 -

FORMIMI I NUMRIT SHUMËS

Trajta e numrit shumës të emrave formohet në mënyra të ndryshme. Megjithatë, mund të

thuhet se emrat e gjuhës shqipe e formojnë shumësin në njërën nga këto katër mënyra

kryesore:

1. Me mbaresa të ndryshme: një qytet – shumë qytete, një tregim – shumë tregime, një

punëtor – shumë punëtorë, një profesor – shumë profesor, një laps – shumë lapsa, një

vajzë – shumë vajza, një fshat – shumë fshatra etj.

2. Me ndryshimet fonetike të ndonjë tingulli të temës: një dash – shumë desh, një zog –

shumë zogj, një shekull – shumë shekuj, një plak – shumë pleq, një dorë – shumë duar,

një derë – shumë dyer.

3. Me mbaresa dhe me ndryshime fonetike d.m.th me kombinim të dy mënyrave të para:

një lak – shumë leqe, një breg – shumë brigje, një lug – shumë lugje, një pyll – shumë

pyje, një zgjua – shumë zgjoje etj.

4. Pra, ndryshim të trajtës të njëjësit: një nxënës – shumë nxënës, një mësues – shumë

mësues, një mësuese – shumë mësuese, një zgjedhës – shumë zgjedhës, një fletore –

shumë fletore, një qytetare – shumë qytetare, një prishtinas – shumë prishtinas, një

javë – shumë javë, një muaj – shumë muaj etj.

Për të gjetur mënyrën se si e ka formuar shumësin një emër, duhet t’ia heqim atij

mbaresën e masës dhe ta kthejmë në numrin njëjës në rasën emërore të pashquar. Në

fjalinë: të ngjitemi maleve dhe kodrave, emrat e maleve, kodrave janë në numrin

shumës.

Emrit maleve i heqim mbaresën e rasës rrjedhore –ve dhe na mbetet trajta male

(male-ve), këtë pastaj e kthejmë në njëjës dhe mbetet mal (mal – e – ve) d.m.th ky

emër e formon shumësin me mbaresën –e. Po ashtu bëjmë edhe emrin e kodrave.

Emri i parë formon shumësin me –e, kurse i dyti me -a5.

5 Dr. Mulaku. Mr. A. Kelmendi, Gramatika e Gjuhës së sotme Shqipe, Prishtinë 2002, fq. 109-110.

- 24 -

NUMRI I EMRAVE

Shumica e emrave në gjuhën shqipe përdoren në dy numra: në njëjës dhe në shumës,

p.sh. dje më erdhi një shoqe, e cila më solli një libër të ri. Ky ishte një roman i bukur,

ku përshtatet një ngjarje me një përfundim prekës.

Dje më erdhën disa shoqe, të cilat më sollën disa libra. Këto ishin disa romane ku përshkruheshin

ngjarje me përfundime prekëse. Por, ka edhe disa emra, që përdoren vetëm në formën e numrit njëjës

ose vetëm në formën e numrit shumës.

Disa emra që përdoren vetëm në formën e numrit shumës. Të tillë janë p.sh:

1. Disa emra që tregojnë sende të përbëra prej dy pjesësh, si pantallonat, supe-t, hejbe-t,

vithe-t etj.

2. Disa emra me kuptim përmbledhësi si dhen-të, shtërpinj- të, të hollat, të mbjella-t, të

korra-t ,të lashta-t etj.

Disa emra të përveçëm nganjëherë përdoren edhe në numrin shumës. Kështu përdoren p.sh.

llagapet, kur tregojnë pjesëtarët e një familje a të një fisi. P.sh. Balshajt kanë sunduar në

Shqipërinë veriore, Kastriotët si kryeqytet të principatës së tyre kishin Krujën.

Ka edhe disa emra, që përdoren vetëm në formën e numrit shumës. Të tillë janë p.sh:

Disa emra që tregojnë sende të përbëra prej dy pjesësh si: pantallona-t, etj.6

SHUMËSI I EMRAVE TË GJINISË MASHKULLORE

Shumësi i emrave në gjuhën shqipe paraqitet i ndërlikuar. Një pjesë e madhe emrash

mashkullor e formojnë numrin shumës duke i shtuar ndonjë mbaresë temës së njëjësit, si p.sh

një lis - dy lis-a etj.

Një pjesë tjetër emrash mashkullor në numrin shumës pësojnë ndryshime fonetike në temën e

tyre, si p.sh një dash – dy desh, një plak – dy pleq etj. Disa të tjerë në numrin shumës, jo

vetëm që pësojnë ndryshime fonetikë në temën e tyre, por marrin edhe ndonjë mbaresë, si

p.sh. një bre-g – dy brigj-e, një shteg – dy shtigje, një truall – dy troj-e etj.

Por ka edhe disa emra mashkullor, që në numrin shumës dalin me të njëjtën formë

gramatikore si njëjës. P.sh. një nxënës- dy nxënës, një mësues- dy mësues etj.

1) Mbaresat me të cilat formohet shumësi i emrave mashkullorë (sipas rendit alfabetik

janë: -a, -e, -ë, -inj etj.

6 Sh. Demiraj, N. Cikulli, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1971,fq 97

- 25 -

Mbaresën –a në numrin shumës e marrin emrat mashkullor të tipit libër, emër, (tema e të

cilave mbaron me –ë) p.sh një libër – dy libra, një ministër – dy ministra , një emër – dy

emr-a.

E formojnë shumësin me mbaresën –a edhe emrat burrë, çun, viç, hedh, derr, plesht, lis,

kotorr etj. P.sh një burrë – dy burra etj.

Mbaresën – e në numrin shumës e marrin emrat mashkullorë që janë formuar me

prapashtesën – im, si gëzim, përparim, mësim, fillim, mbarim etj , p.sh. një mësim- dy

mësim-e etj.

Mbaresën – e në numrin shumës e marrin edhe ata emra mashkullor tema e të cilëve

mbaron me -net, -et dhe -ion, si vend, send, kuvend, qytet, komitet, universitet, epitet,

aksion, revolucionar, seksion etj., p.sh ; një vend-dy vende, një send-dy sende, një

qytet-dy qytete, një universitet-dy universitete etj.

Pra emri prind në shumës babë, prind-ë edhe prind-ër.

E formojnë shumësin me mbaresën -e edhe disa emra mashkullorë të tjerë si: komb, fis, mal,

dëm, zakon, ves etj. p.sh. një mal-dy mal-e, një zakon-dy zakon-e etj.

Emrat e gjinisë mashkullore, që e formojnë shumësin me mbaresën -e, në shqipen e sotme

letrare në numrin shumës zakonisht shoqërohen me mbiemra të gjinisë femërore d.m.th. në

numrin shumës ato ndërrojnë gjini p.sh.: Ky nxënës ka një përparim të madh gjatë këtij viti.

Vendi ynë ka bërë përparime të mëdha pas çlirimit. Sharri është një mal i lartë. Vendi ynë ka

male të larta.

Mbaresën –ë në numrin shumës e marrin emrat mashkullor që janë formuar me

prapashtesat – an, ar, tar, tor, ak, ok etj. si: dibran, shkodran, qytetar, fshatar,

Pogradec, shqiptar, tregtar, punëtor, fierak, durrsak, rosak, patok etj. P.sh. një

dibran- dy dibrane, një qytetar-dy qytetar-e, një shqiptar- dy shqiptar-e, një punëtor-

dy punëtor-e etj.

Mbaresën –ër në numrin shumës e marrin disa emra mashkullorë si: prind, mbret, nip,

lab etj., p.sh : prind-dy prind-ër, një nip-dy nip-ër (edhe dy nip-a ) etj.

Siç u vu në dukje edhe sipër, një pjesë tjetër emrash mashkullor në numrin shumës pësojnë

ndryshime fonetike në temën e tyre.

- 26 -

a) Kështu, emrat mashkullorë, tema e të cilëve në numrin njëjës mbaron me bashkëtingëllore-

k, -g, në numrin shumës kthejnë këto bashkëtingëllore në -q,-gj,.

Kjo rregull vlen për ata emra mashkullorë, që janë fjalë të para, si: mik, fik, ujk, bujk, zog,

murg etj., p.sh. një mik-dy miq, një bujk-dy bujq, një zog-dy zogj, një murg-dy murgj etj.

Disa emra mashkullorë të këtij tipi në numrin shumës ndryshojnë edhe zanoret e temës e disa

të tjerë marrin edhe mbaresën e shumësit -e, si p.sh. një plak-dy pleq, një lak-dy leq-e, një

breg-dy brigj-e, një shteg-dy shtigj-e, një burg –dy burgj-e, një shteg-dy shtegje etj. Por dy

shok-ë, lek-ë, kek-ë, etj. dy gjeolog-ë, arkeolog-ë etj.

b) Emrat mashkullor, tema e të cilëve në numrin njëjës mbaron me bashkëtingëlloren -ll, ose

me bashkëtingëlloren -r, në numrin shumës i kthejnë ato në bashkëtingëllore -j, si p.sh: një

bull, një brumbull-dy brumbuj, një-dy flamuj, (por edhe flamuj-flamuj) etj. Disa emra të këtij

tipi në numrin shumës marrin edhe mbaresën -e, si p.sh. një pyll-dy pyj-e, një truall-dy troj-e

(nga truaj-e) etj.

c) Disa emra mashkullorë, që në emërore të pashquara njëjës sot dalin me temë në zanore të

theksuar, në numrin shumës dalin me bashkëtingëlloren –nj. Të tillë janë p.sh. emrat pe-pe-nj,

kufi-nj, mulli-mulli-nj, gju-gju-nj, hu-hu-nj etj. .

d) Disa emra të tjerë mashkullorë në numrin shumës ndryshojnë vetëm zanoren e temës nga -

a në -e si p.sh. dash-desh, cjap-cjep etj. Disa emra të këtij tipi në numrin shumës marrin edhe

mbaresën -ër si .p.sh: kunat-kunat-ër, at-et-ër, mëzat-mëzet-ër.

3) Disa emra të tjerë mashkullor e formojnë numrin shumës pa asnjë mbaresë, d.m.th. dalin

me të njëjtën formë gramatikore si në njëjës edhe në shumës. Të tilla janë emrat mashkullorë,

që janë formuar me prapashtesat -ës dhe -as, si nxënës, gjilanas, etj.p.sh. një nxënës –dy

nxënës, një mësues –dy mësues etj. një gjilanas-dy gjilanas, një prizrenas-dy prizrenas etj.

Por emri çelës në shumës bënë çelësa.

4) Ka edhe disa emra që e formojnë shumësin në mënyra pak a shumë të parregullta, si p.sh

njeri-njerëz, vëlla-vëllezër, djalë-djem, kalë-kuaj, ka-kije, gardh- gjerdhe, thes –thasë, rreth-

rathë ,etj.7

7 Sh. Demiraj, N Cikuli, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1971, fq 97

- 27 -

SHUMËSI I EMRAVE TË GJINISË FEMËRORE

Një shumicë emrash të gjinisë femërore e formojnë numrin shumës duke i shtuar temës të

njëjësit mbaresën -a, si p.sh. një mbesë – dy mbes-a, një flutur- dy flutur-a etj.

Por shumë emra të tjerë të gjinisë femërore në numrin shumës dalin me të njëjtën formësim

në numrin njëjës si p.sh një javë – dy javë, një lule-dy lule etj.

Marrim mbaresën -a në numrin shumës ata emra të gjinisë femërore, tema e të cilëve

mbaron me bashkëtingëlloren -r, -l, -ll. Kur përpara këtyre bashkëtingëlloreve ndodhet

zanorja e patheksuar -ë kjo në numrin shumës bie p.sh një motër-dy motr-a, një letër-dy letr-

a, një kodër-dy kodr-a, një gogël-dy gogl-a, një kumbull- dy kumbull-a, një vetull-dy vetull-a

etj.

E formojnë shumësin me mbaresën -a edhe një pjesë e emrave të gjinisë femërore tema e të

cilave mbaron me zanoren e patheksuar -ë. Këta emra e flakin zanoren e patheksuar -a. p.sh:

një nënë-dy nën-a, një plak-ë – dy plaka-a, një mbesë-dy mbesa, një dardhë-dy dardha, një

verë –dy verë-a, një dhomë – dy dhomë, një pjatë – dy pjatë etj.

Dalin me të njëjtën formë gramatikore, si njëjës edhe në shumës, të gjithë emrat e

gjinisë femërore tema e të cilave mbaron me zanoret: a, -e, -i të theksuara ose të patheksuara)

p.sh. një kala – dy kala, një ve-dy ve, një re –dy re, një shtëpi – dy shtëpi, një kusi-dy kusi,

një tepsi-dy tepsi, një stoli – dy stoli, një radio-dy radio etj.

Gjithashtu dalin me të njëjtën formë, si në njëjës edhe në shumës, një pjesë e emrave

femërore tema e të cilëve mbaron me zanoren -ë të patheksuar p.sh: një javë, dy javë, një ditë

–dy ditë, një hundë –dy hundë, një lugë –dy lugë ,etj.

Emri grua në shumës bënë grua, emri natë në shumës bënë netë, kurse emrat dorë dhe derë

në shumës e nxjerrin zanoren fundore -ë dhe zanoren e theksuar të temës e zbërthejnë në një

tog zanoresh: dorë-duar, derë-dyer, emri gjë në shumës bënë gjëra.8

8 Dr. L. Mulaku, Mr. A. Kelmendi, Gramatika e Gjuhës së Sotme Shqipe, Prishtinë, 2002, fq 107

- 28 -

Gjinia e Emrave

1- Gjinia e emrave në shumicën e rasteve mund të dallohet morfologjikisht nga mbaresat që

marrin ata në trajtën e shquar të rasës emërore të njëjësit:

Emrat mashkullorë marrin mbaresën -i ose -u: plep-i, mendim-i, vëlla-i, burr-i (burrë), gjum-i

(gjumë), zog-u, dhè-u etj.;

Emrat femërorë marrin mbaresën -a ose -ja (këtu është fjala për në radhë të parë për emrat e

përgjithshëm).

Gjinia gramatikore e emrave të përveçëm të njerëzve përcaktohen nga seksi i personit

përkatës, p.sh. Lekë-Leka, Dedë-Deda, Kolë-Kola, Koço-Koçoja janë emra mashkullorë,

megjithëse shkojnë sipas lakimit të emrave femërorë, nga ana tjetër, emra si Nermin-i,

Antigoni etj., janë emra femërorë, megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave mashkullorë.

Po kështu disa emra si axhë-axha, dajë-daja, gegë-gega, toskë-toska, që shënojnë frymorë të

seksit mashkullor, megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave femërorë, i përkasin gjinisë

mashkullore, janë emra mashkullorë të lakimit të tretë).

Gjinia gramatikore e emrave të mësipërm, të përveçëm e të përgjithshëm, shprehet

sintaksikisht:

Fjalët përcaktuese edhe fjalët e tjera që përshtaten me këta emra, vihen në trajtën e gjinisë

mashkullore p.sh.: Leka i Madh; Kola është punëtor i dalluar; Nermini është punëtore e

dalluar; axha im; daja i vogël etj.

2- Ka një numër emrash, të cilët dikur përdoreshin në tërë gjuhën si asnjanës dhe e formonin

trajtën e shquar të emërores me mbaresën -t, p.sh,: drithë-t, gjalpë-t etj. Kjo formë dëgjohet

ende sot nëpër dialektet e në të folurit të brezit të vjetër. Në gjuhën letrare të sotme këta emra

përdoren si mashkullorë, d.m.th. e formojnë trajtën e shquar të emërores së njëjësit me

mbaresën -j dhe formojnë trajtën e shquar të emërores.9

9 http://www.letersia.fajtori.com/Gjuhe/gjinia_e_emrave.php

- 29 -

Modeli i një ore mësimore

Lënda: Gjuhë shqipe

Klasa:VI Arsimtari: __________

Njësia mësimore: Shumësi i emrave

Tipi i orës: zhvillim

Mjetet mësimore: Libri i Gjuhës shqipe për kl.VI, fletore për ushtrime, shkumësi,

tabela, lapsat, fletëza etj.

Format e punës: individuale grupore.

Fjalët kyçe: shumësi i emrave të gjinisë mashkullore, shumësi i emrave të gjinisë

femërore, shumësi i emrave të gjinisë asnjanëse.

Objektivat:

Në përfundim të orës së mësimit nxënësit do të jenë në gjendje të dinë sa

numra ka emri, sa lakime.

Të dinë si formohet shumësi i emrave të gjinisë mashkullore,

Si formohet shumësi i merave të gjinisë femërore,

Dhe si formohet shumësi i emrave te gjinisë asnjanëse

Struktura e orës mësimore Metodat e mësimdhënies Kohëzgjatja

Evokimi Brainstorming

(stuhi mendimesh)

10’

Realizimi i kuptimi Di, dua të di, Mësova. 25’

Reflektimi

Kllaster

(hartës se

mendimeve)

10’

- 30 -

EVOKIM

Në fillim të orës mësimore në tabelë do të vizatoj një tabelë të ndarë në tri shtylla.

Pastaj do t’i udhëzoj nxënësit se çfarë do të shkruajnë në secilën kolonë.

Pastaj do t’i pyes nxënësit se çfarë dinë për shumësin e emrave. Sigurisht që nxënësit kanë

mendime të ndryshme, dhe unë do ti dëgjojë mendimet e secilit.

Dhe përgjigjet pozitive do t’i shkruaj në kolonën e parë, pastaj nxënësve do t’u shtroj disa

pyetje:

Sa numra ka emri(emri ka dy numra, numrin njëjës dhe numrin shumës).

Sa lakime ka emri?(emri ka katër lakime dhe pesë rasa)

Sa gjini ka emri?(emri ka tri gjini: mashkullore, femërore dhe asnjanëse).

Pas këtyre përgjigjeve te nxënësve do t’u them nxënësve se sot do të mësojmë një njësi

të re mësimore me titull shumësi i emrave.

Shumësin e shkruaj në tabelë.

Për këtë njësi mësimore do të përdori teknikën Di-dua të di- mësova.

Këtë teknik do ta përdori në tri fazat e orës.

REALIZIM

Në këtë pjesë të orës nxënësve do t’ua shpjegoj njësinë mësimore.

Pastaj do t’i ndaj nxënëset në tri grupe dhe do tu them nxënësve të lexojnë një tekst në librin

Gjuha Shqipe për kl.VI në të cilën ka fjali në lidhje me shumësin e emrave.

Pasi të kenë lexuar do t’i pyes se çfarë keni kuptuar nga ky tekst? A e kuptuat si formohet

shumësi ë emrave?

Pasi ta kenë kuptuar tekstin plotësojmë kolonën e dytë Dua te di dhe kolonën e tretë

mësova.

Di Dua të di Mësova

Emri ka dy numra

Numrin njëjës dhe numrin shumës.

Emri ka katër lakim dhe pesë rasa:

Emërore, gjinore, dhanore, kallëzore,

rrjedhore.

Ka tri gjini: Gjinin femërore, mashkullore

dhe asnjanëse

A ka emra që përdoren vetëm

në formën e numrit shumës?

Një pjesë e emrave në numrin

shumës

A e ruajnë formën e njëjësit?

Disa emra a mund ta formojnë

shumësin edhe duke ndërruar

tingujt edhe duke marrë

mbaresë?

Ka emra që përdoren vetëm në

formën e numrit shumës të tillë

janë p.sh pantallonat syzet etj.

Një pjesë e merave në numrin

shumës e ruajnë formën e

njëjësit p.sh një rrugë ca rrugë

një fole ca fole etj.

Disa emra mund ta formojnë

shumësin edhe duke ndërruar

tingujt edhe duke marrë

mbaresë p.sh (një) varg( ca)

vargje,(një) breg( ca) brigje.

Emri ka pesë rasa dhe katër

lakime.

- 31 -

REFLEKTIMI

Në këtë fazë do t’u jap fletëza secilit grup dhe do te kërkoj qe përmes

kllasterit(hartës së mendimeve) të paraqesin në mënyre grafike shumësin e

merave.

Njërin nga punimet më të mira do ta vendosim në tabelë duke i plotësuar me

shumësin e merave.

Emri ka pesë rasa: emërorë, gjinore, dhanore, kallëzoren, rrjedhoren

Ka katër lakime.

Në fund të orës mësimore do t’u jap nxënësve detyrë shtëpie si e formojnë

shumësin emrat e gjinisë mashkullore që e marrin mbaresën i dhe si e formojnë

shumësin emrat e gjinisë femërore që marrin mbaresën edhe duke shndërruar

tingullin g në gj.

- 32 -

PËRFUNDIMI

Në këtë punim përfundimtar unë punova temën me titull Shumësi i emrave.

Në fillim kam paraqitur shkurtimisht për punën time dhe metodologjinë e punës, pastaj kam

bërë një përmbledhje të punimit përfundimtar.

Në përmbledhje kam shkruar kapitujt dhe temat e kapitujve sipas numrave rendor të faqeve

fillestare.

Jam munduar që të jap maksimumin e mundshëm që ky punim të jetë konform rregullave të

një punimi të nivelit bachelor.

Në fund të këtij punimi ia kam bashkangjitur, modelin e një ore mësimore duke zbatuar

teknikat dhe metodat mësimdhënies bashkëkohore, si dhe ecurinë e aplikimit të tyre në klasë.

Shumësi i emrave do të jetë tema qendrore e zhvillimit të orës, e cila ndahet në tri faza:

Evokim

Realizim i kuptimit dhe

Reflektim.

- 33 -

Biografia:

.

- 34 -

Literatura:

1. Prof Dr, Bahri Beci, Gramatika e gjuhës shqipe Shtëpia Botuese “Libri shkollor”

Prishtinë,2002

2. Dr. Latif Mulaku, Mr Ahmet Kelmendi, Gramatika e gjuhës shqipe(Fonetika dhe

Morfologjia) Prishtinë 2002

3. Shaban Demiraj, Nikuleta Cikuli , Gramatika e gjuhës Shqipe për klasën e I dhe II të

shkollave të mesme, Tiranë 1971

4. Burime nga Interneti: http://www.letersia.fajtori.com/Gjuhe/gjinia_e_emrave.php