Feja islame

70
Feja Islame Feja Islame është feja të cilën e dërgoi All-llahu përmes Muhamedit alejhis-selam, me të ai i mbylli të gjitha fetë dhe e plotësoi atë për robërit e Tij, me te, Ai ua plotësoi mirësinë dhe e pëlqeu atë për fe të tyre, prandaj nuk pranohet fe tjetër përveç saj, All-llahu i Lartësuar thotë: “Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve...” (El-Ahzab: 40) Gjithashtu i Lartësuari thotë: “...sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë time, dhe zgjodha për ju Islamin fe...” (El-Maide: 3) Gjithashtu i Lartësuari thotë: “Njëmend fe e pranueshme tek Allahu është vetëm Islami...” (19) Gjithashtu i Lartësuari thotë: “E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.? (Ali Imran: 85) All-llahu i Lartësuar i obligoi të gjithë njerëzit të besojnë në fenë e Tij dhe në Muhamedin alejhis-selam, Ai duke iu drejtuar Muhamedit alejhis-selam thotë: “Thuaj (Muhamed): “O ju njerëz! unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju, (i dërguar i atij) që është sundimi i qiejve dhe i tokës, nuk ka zot tjetër përveç Tij, Ai jep jetë dhe jep vdekje, pra besoni Allahun dhe të dërguarin e tij, pejgamberin e pashkolluar i cili beson Allahun dhe fjalët e Tij, andaj përmbajuni rrugës së tij që ta gjeni të vërtetën?” (El-A’raf: 158) Në “Sahihul-muslim (Librin autentik të Muslimit)” transmetohet nga Ebu Hurejre (Bashkëkohës i Muhamedit alejhis-selam) radijallahu anhu se Muhamedi alejhi-selam ka thënë: “Për atë që në dorën e tij është jeta e Muhamedit! Nëse për mua ndëgjon ndonjë nga ky popull (ummet) qoftë ai hebre apo krishter, pastaj vdes dhe nuk beson në këtë që më është shpallur, do të jetë prej banorëve të zjarrit? Besimi në Muhamedin alejhis-selam d.m.th. vërtetimi dhe pranimi i shpalljes së tij, si dhe bindja ndaj saj, e jo vetëm vërtetimi i saj. Për këtë arsye Ebu Talibi (xhaxhai i Muhamedit alejhis-selam) nuk ishte apo nuk llogaritej besimtar në Muhamedin alejhis-selam, edhe pse vërtetoi shpalljen e tij dhe dëshmoi se ajo është më e mira fe.

Transcript of Feja islame

Page 1: Feja islame

Feja IslameFeja Islame është feja të cilën e dërgoi All-llahu përmes Muhamedit alejhis-selam, me të ai i

mbylli të gjitha fetë dhe e plotësoi atë për robërit e Tij, me te, Ai ua plotësoi mirësinë dhe e pëlqeu atë për fe të tyre, prandaj nuk pranohet fe tjetër përveç saj, All-llahu i Lartësuar thotë: “Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve...” (El-Ahzab: 40)Gjithashtu i Lartësuari thotë: “...sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë time, dhe zgjodha për ju Islamin fe...” (El-Maide: 3)Gjithashtu i Lartësuari thotë: “Njëmend fe e pranueshme tek Allahu është vetëm Islami...” (19)Gjithashtu i Lartësuari thotë: “E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.? (Ali Imran: 85)All-llahu i Lartësuar i obligoi të gjithë njerëzit të besojnë në fenë e Tij dhe në Muhamedin alejhis-selam, Ai duke iu drejtuar Muhamedit alejhis-selam thotë: “Thuaj (Muhamed): “O ju njerëz! unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju, (i dërguar i atij) që është sundimi i qiejve dhe i tokës, nuk ka zot tjetër përveç Tij, Ai jep jetë dhe jep vdekje, pra besoni Allahun dhe të dërguarin e tij, pejgamberin e pashkolluar i cili beson Allahun dhe fjalët e Tij, andaj përmbajuni rrugës së tij që ta gjeni të vërtetën?” (El-A’raf: 158)Në “Sahihul-muslim (Librin autentik të Muslimit)” transmetohet nga Ebu Hurejre (Bashkëkohës i Muhamedit alejhis-selam) radijallahu anhu se Muhamedi alejhi-selam ka thënë: “Për atë që në dorën e tij është jeta e Muhamedit! Nëse për mua ndëgjon ndonjë nga ky popull (ummet) qoftë ai hebre apo krishter, pastaj vdes dhe nuk beson në këtë që më është shpallur, do të jetë prej banorëve të zjarrit?Besimi në Muhamedin alejhis-selam d.m.th. vërtetimi dhe pranimi i shpalljes së tij, si dhe bindja ndaj saj, e jo vetëm vërtetimi i saj. Për këtë arsye Ebu Talibi (xhaxhai i Muhamedit alejhis-selam) nuk ishte apo nuk llogaritej besimtar në Muhamedin alejhis-selam, edhe pse vërtetoi shpalljen e tij dhe dëshmoi se ajo është më e mira fe.Feja Islame: përfshinë të gjitha interesat që përfshinin fetë e mëparshme, duke u veçuar nga ato me miratimin e saj në çdo kohë, vend dhe çdo popull, All-llahu i Lartësuar duke iu drejtuar Muhamedit alejhis-selam thotë: “Ne edhe ty (Muhamed) ta zbritëm librin (Kur’anin) me të vërtetën, që është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantues i tyre...” (El-Maide: 48)Miratimi i saj në çdo kohë, vend dhe çdo popull d.m.th. përmbajtja e rrugës së saj nuk i kundërvehet interesave njerëzore në çfarëdo kohe dhe çfarëdo vendi, madje edhe më tepër mu aty fshihet mirësia njerëzore, e kjo nuk do të thotë se feja Islame i nënshtrohet çdo kohe, vendi dhe populli siç dëshirojnë apo pretendojnë disa njerëz.Feja Islame: është feja e vërtetë. All-llahu i Lartësuar i ka premtuar atij që i përmbahet asaj se do ta ndihmojë dhe do ta lartësojë mbi të gjithë, All-llahu i Lartësuar thotë: “Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, që me këtë të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse këtë e urrejnë idhujtarët.” (Et-Tevbe: 33)All-llahu i Lartësuar gjithashtu thotë:

Page 2: Feja islame

“Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira nga mesi i juaj, Allahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në tokë ashtu si i bëri zotërues ata që ishin para tyre, dhe do t’u forcojë fenë që Ai e pëlqeu për ta, kurse në vend të frikës ai do t’u dhurojë siguri, Mua do të më adhurojnë dhe asgjë nuk do të më shoqërojnë, e ata që pas kësaj mohojnë, ata janë njëmend të prishurit.” (En-Nur: 55)Feja Islame: është bindje dhe ligj (Sheriat), ajo është e plotë në bindjen dhe ligjet e saja.1.    Urdhëron njësimin e zotit dhe ndalon shirkun (politeizmin).2.    Urdhëron të vërtetën dhe ndalon nga gënjeshtra.3.    Urdhëron drejtësinë dhe ndalon padrejtësinë.4.    Urdhëron besnikërinë dhe ndalon tradhtinë.5.    Urdhëron mbajtjen e premtimit dhe ndalon shkeljen e tij.6.    Urdhëron sjelljen e mirë ndaj prindërve dhe ndalon mosdëgjimin e tyre.7.    Urdhëron ndërlidhjen me farefisin dhe ndalon shkëputjen e marrëdhënieve.8.    Urdhëron bamirësinë ndaj fqinjëve dhe ndalon keqbërjen ndaj tyre. Përfundimisht “Islami” urdhëron çdo cilësi të mirë dhe ndalon çdo vepër të keqe.All-llahu i Lartësuar thotë: “Njëmend Allahu urdhëron drejtësinë, bamirësinë, ndihmën ndaj të afërmve, dhe ndalon amoralitetin, neveritjen dhe dhunëm. Ai ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” (En-Nahl: 90)

Shtyllat e IslamitShtyllat e Islamit: janë themelet në të cilat ai bazohet, e ato janë pesë shtylla të përmendura në transmetimin e Ibni Omerit - radijallahu anhuma - nga Muhamedi alejhis-selam i cili ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit.” (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi)1 - Dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij d.m.th.: Bindja e prerë e kësaj dëshmie e shprehur me gjuhës sikurse kushtëzon me këtë ekzistimin e një dëshmitari. Kjo dëshmi është bërë shtyllë e Islamit edhe pse në te shprehen dy dëshmi; dhe kjo:- për arsye se Muhamedi alejhis-selam është raportues i All-llahut të Lartësuar, prandaj dëshmia në adhurimin e Zotit dhe dëshmia për shpalljen e Muhamedit alejhis-selam janë plotësim i dëshmisë se: nuk ka zot përveç All-llahut.- ose për arsye se këto dy dëshmi janë bazë për pranimin e veprave të mira, meqë veprat janë të padobishme dhe nuk pranohen përveç me sinqeritet apo çiltëri ndaj All-llahut të Lartësuar dhe me rezultimin e të dërguarit të Tij alejhis-selam, andaj me sinqeritet ndaj Zotit realizohet dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe me rezultimin e të dërguarit të Tij realizohet dëshmia se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.Fryte të kësaj dëshmie janë: Çlirimi i zemrës dhe i shpirtit nga robëria ndaj krijesave dhe nga ndjekja e joprofetëve.2 - Kurse falja e namazit është: Adhurimi i All-llahut të Lartësuar me veprat e tij në mënyrë të drejtë e të plotë në kohën dhe metodën e përcaktuar.Fryte të namazit janë: Zemërgjerësia, gëzimi e mallëngjimi dhe largimi nga amoraliteti dhe neveritja.3 - Kurse dhënia e zekatit: Është adhurimi i All-llahut të Lartësuar përmes shpenzimit të pjesës së përcaktuar dhe të obliguar të pasurisë e cila meriton nxerrjen e zekatit.Frytet e tij janë: Spastrimi i shpirtit nga cilësitë e kobshme (si p.sh. koprracia) dhe plotësimi i nevojave islame e të muslimanëve.

Page 3: Feja islame

4 - Kurse agjërimi i ramazanit: Është adhurimi i All-llahut të Lartësuar me ndalimin e ushqimit dhe epshit seksual ditëve të Ramazanit.Frytet e tij janë: Stërvitja e shpirtit me largimin prej gjërave të dëshiruara, duke kërkuar me këtë kënaqësinë e All-llahut të Lartësuar.5 - Kurse kryerja e haxhit: Është adhurimi i All-llahut të Lartësuar duke pas për qëllim Bejt El-Haram-in (Qaben) me kryerjen e ritualeve të Haxhit.Frytet e tij janë: Stërvitja e shpirtit në shpenzimin material dhe trupor në nënshtrueshmërinë ndaj All-llahut të Lartësuar, dhe për këtë arsye Haxhi është një lloj Xhihadi (lufte) në rrugën e All-llahut të Lartësuar.Frytet e këtyre themeleve, që ne i përmendëm, dhe ato që nuk i përmendëm, e bëjnë Shoqërinë Islame (Ummeti Islamin) plotësisht të pastër, e cila i përmbahet fesë së vërtetë të Zotit, dhe e bëjnë njerëzinë të trajtohet me drejtësi dhe besim; sepse ligjet e tjera të Islamit vlejnë vetëm pas zbatimit të këtyre themeleve, kurse gjendja e shoqërisë (Islame) është e vlefshme aq sa zbatohet feja e saj, dhe humbë nga vlefta e gjendjes aq sa humbë në zbatimin e fesë së saj.Ai që dëshiron ta argumentojë këtë, le të lexoj thënien e All-llahut të Lartësuar: “E sikur banorët e fshatrave të besonin dhe të ishin ruajtur, ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjështronin, andaj i dënuam me shkatërrim për shkak të asaj që bënin. A mos janë të sigurt banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur?! Apo mos janë të sigurt banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite kur ata ishin duke luajtur?!! A mos janë të sigurt ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur.” (El-A’raf: 96-99) Dhe le të shikojë historinë e kaluar, se njëmend, në histori ka mësime për të zotët e mendjes dhe fakte për atë që nuk ka perde në zemrën e tij. All-llahu qoftë Ndihmësi ynë.

Page 4: Feja islame

Themelet e besimit Islam“Feja Islame” siç e cekëm më parë, është bindje apo besim dhe ligj. Ne më parë përmendëm disa ligje dhe shtylla të saja të cilat llogariten themel i ligjeve të fesë Islame.Kurse themelet e “besimit” apo “bindjes islame” janë: Besimi në zotin, engjëjt e Tij, librat e Tij, besimi në profetët e Tij, besimi në ditën e Fundit dhe besimi se çdo gjë, qoftë e mirë apo e keqe, është me përcaktimin (kaderin) e Zotit.Këto themele i përcaktoi Libri i All-llahut (Kur’ani) dhe i Dërguari i All-llahu - Muhamedi alejhis-selam. All-llahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t’i ktheni fytyrat tuaja kah lindja apo perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së Gjykimit, engjëjve, librit (Kur’anit), pejgamberëve...” (El-Bekare: 177)Kurse për “kaderin” - përcaktimin e Zotit - Ai thotë: “Ne çdo send krijuam me masë të caktuar. Puna jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.” (El-Kamer: 49-50)Kurse Muhamedi alejhis-selam i’u përgjigj Xhibrilit (engjëllit më të madh dhe bartësit të shpalljeve) kur ky e pyeti se ç’është imani: “Imani është të besosh në Zotin, engjëjt e Tij, Librat e Tij, Profetët e Tij, besimi në Ditën e Gjykimit dhe të besosh se çdo gjë, qoftë e mirë apo e keqe, është me përcaktimin e Zotit.” (Transmetuar prej Muslimit) 

Besimi në Allahun e LartësuarBesimi në All-llahun e Lartësuar përmban katër çështje:E para: Besimi në ekzistimin e All-llahut të Lartësuar.Argumentet për ekzistimin e Tij janë: natyrshmëria, mendja shpallja dhe ndijimi.1 - Argumenti i natyrshmërisë për ekzistimin e Zotit: çdo krijesë, natyrisht është krijuar të besojë në Krijuesin e saj pa i paraprirë kësaj mendimi apo mësimi dhe ajo nuk mund të largohet nga ky rivendikim i natyrshmërisë vetëm nëse në zemrën e saj ndikon diç nga jasht; sepse Muhamedi alejhis-selam thotë: “Çdo fëmijë lindët në natyrshmëri (në besim mbi Zotin), kurse prindërit e tij e bëjnë hebre, krishter apo mexhusij (adhurues i zjarrit) (Transmetuar prej Buhariut)2 - Argumenti logjik (i mendjes) mbi ekzistimin e Zotit: Të gjitha krijesat, ato që kanë kaluar dhe ato që vijnë, patjetër duhet të kenë një Krijues i cili i krijoi ato, meqë ato nuk e krijuan vetveten dhe nuk është e mundshme të jenë krijuar rastësisht..Ato, nuk është e mundur të kenë krijuar vetveten, meqë gjëja nuk krijohet vetvetiu dhe ajo para se të gjendet nuk ka ekzistuar fare, si mund atëherë të jetë krijuese?!Ato nuk u krijuan rastësisht, sepse çdo ndodhi patjetër duhet ta ketë vepruesin e saj, dhe për arsye se ekzistimi i tyre në këtë sistem të jashtëzakonshëm, në këtë harmoni reciproke dhe në këtë ndërlidhje të fortë në mes shkaqeve e shkaktarëve të tyre dhe krijesave ndërmjet veti, e bënë të pamundur krijimin e rastësishëm të tyre ndodhia e rastësishme nuk është e sistematizuar qysh në esencë të saj e si mund të jetë e sistematizuar gjatë mbetjes e zhvillimit të saj.Prandaj, meqë krijesat nuk e krijuan vetveten dhe nuk u krijuan rastësisht, u bë e qartë se ato kanë krijuesin e tyre i cili është Zoti i të gjitha botëve.All-llahu i Lartësuar përmend këtë argument logjik dhe të prerë në Kur’an kur thotë: “A mos ata u krijuan prej asgjëje; apo ata janë krijuesit (e vetvetes)?! A mos ata i krijuan qiejt e tokën, (kurrsesi) por ata nuk binden?! (Et-Tur: 35-36)

Page 5: Feja islame

D.m.th. ata nuk u krijuan pa Krijues, e as nuk e krijuan vetveten, prandaj e qartë është se Krijues i tyre është All-llahu i Lartmadhërishëm, për këtë arsye kur Xhubejr Ibn Matam - radijallahu anhu-dëgjoi prej Muhamedit alejhis-selam kaptinën et-Tur dhe arriti tek ajetet: “A mos ata u krijuan prej asgjëje, apo ata janë krijuesit (e vetvetes)?! A mos ata i krijuan qiejt e tokën, (kurrsesi) por ata nuk binden. A mos ata posedojnë depot e Zotit tënd, apo ata janë mbizotërues?!”(Et-Tur: 35-37)ai tha (atëbotë ai ishte politeist): “Zemra ime bënte të fluturoj, kjo ishte hera e parë kur imani u ngulit në zemrën time.” (Transmetuar nga Buhariu)Të marrim një shembull i cili do ta sqaroj këtë: Sikur një person të thotë ty se me një vend është një pallat mjaft i lartë, i rrethuar me kopshte në të cilat rrjedhin lumenj, ai pallat është përplot me kolltukë dhe shtroje dhe është zbukuruar me lloj-lloj zbukurimesh, por në fund ai të thotë: ky pallat dhe krejt ajo që përmendëm e krijuan vetveten apo u gjendën rastësisht pa kurrfarë krijuesi, natyrisht ti menjëherë do të refuzosh një gjë të tillë dhe fjalët e atij personi do t’i konsiderosh fjalë të një mendjelehti, atëherë, si është e mundur që kjo gjithësi e pafund, me tokën, qiejt, galaktikat, gjendjet dhe sistemin e saj të jashtëzakonshëm dhe habitës të krijojë vetveten apo të krijohet rastësisht ose pa Krijues?!!3 - Argumenti i shpalljes mbi ekzistimin e Zotit: Librat e shpallur (Tevrati, Zeburi, Inxhili dhe Kur’ani) argumentojnë ekzistimin e Zotit, gjithashtu dispozitat që ato përmbajnë e të cilat janë në interes të njerëzimit argumentojnë se janë nga Zoti i Urtë dhe i Gjithëdijshëm, i cili din se çka është në dobi të njerëzimit, gjithashtu edhe të dhënat e tyre për gjithësinë që i vërtetoi shkenca bashkëkohore janë argument se ato janë nga një Zot i gjithëfuqishëm, i cili është në gjendje të bëjë atë që paralajmëroi për të.4 - Argumentet e ndijimit mbi ekzistimin e Zotit: ndahen në dy aspekte:Aspekti i parë: Ne ndëgjojmë dhe shohim me sytë tanë se si u pranohet lutja disa njerëzve, dhe shohim shpëtimin apo ndihmën e të pikëlluarve, e kjo në mënyrë të prerë argumenton ekzistimin e All-llahut të lartësuar (përndryshe më trego kush është ai që u përgjigjet lutjeve të të dëmtuarve), All-llahu i Lartësuar thotë: “(Përkujto) Kur Nuhu më parë thirri Zotin e ne ia pranuam atij (lutjen)...” (El-Enbija: 76)Gjithashtu, Ai thotë: “Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai ju është përgjigjur (kjo është kur muslimanët kërkuan ndihmë nga All-llahu në luftën e Bedrit e Ai ua dërgoi melekët e Tij në ndihmë)” (El-Enfas: 9) Në Sahihul-Buhari transmetohet prej Enes Ibn Malikut (bashkëkohës dhe shok i Muhamedit alejhis-selam): “Një beduin hyri në xhami ditën e premte kur Muhamedialejhis-selam ligjëronte dhe tha: “O i Dërguar i Zotit! U shkatërrua pasuria dhe lind uria tek fëmijët, prandaj lutju All-llahut për ne. Muhamedi alejhis-selam i ngriti duart dhe i’u lut All-llahut të Lartësuar. Atëherë filluan retë të vijnë në formë të bjeshkës dhe ende pa zbritur nga vendi ku ai ligjëronte e shihje shiun se si pikon nga mjekra e tij. Në ditë xhumanë e ardhshme ai beduin apo një tjetër u ngrit dhe tha: “O i Dërguar i Zotit! U shkatërruan shtëpitë dhe u fundos pasuria (në ujin e shiut), prandaj lutju Zotit për ne (që të ndalet shiu). Atëherë Muhamedi alejhis-selam ngriti duart e tij dhe tha: O Zot! Rreth nesh e jo mbi ne (është fjala për rënien e shiut), dhe në çfarëdo ane që ai bënte shenjë menjëherë kthjellej.”Përgjigjja ndaj atyre që bëjnë dua është gjë e vërtetë deri në ditët tona, nëse ai që bënë dua sinqerisht i është mbështetur All-llahut të Lartësuar dhe i ka plotësuar kushtet që nevojiten për pranimin e lutjes.Aspekti i dytë: Padyshim, Shenjat e profetëve që quhen “mrekulli” (muxhize) e të cilat i shohin njerëzit apo ndëgjojnë për to, janë argumente të prera për Dërguesin e atyre profetëve, e Ai është All-llahu i Lartësuar; sepse ato mrekulli janë mbinatyrore, All-llahu i Lartësuar i bënë ato që t’i ndihmojë dhe t’i bëjë ngadhënjimtarë profetët e Tij.

Page 6: Feja islame

Shembull i tillë është mrekullia e Musait alejhis-selam, kur All-llahu i Lartësuar e urdhëroi t’i bie detit me shkopin e tij, e me ç’rast u hapën dymbëdhjetë rrugë të thata, kurse uji ndërmjet tyre ndahej porsi bjeshkët, All-llahu i Lartësuar thotë: “Dhe kur Musait i shpallëm: “Me shkopin tënd bjeri detit”, deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe”.(Esh-Shuara: 63)Shembulli i dytë është: Mrekullia e Isait alejhis-selam i cili ringjallte të vdekurit dhe i nxirrte prej varrezave të tyre me urdhërin e All-llahut. All-llahu i Lartësuar thotë: “...dhe unë me lejen e All-llahut ngjalli të vdekurit...”(Ali Imran: 49)dhe thotë: “...kur me urdhërin tim i nxorre të vdekurit (pos ringjalljes së tyre në varreza)...”(El-Maide: 110)Shembulli i tretë është: Mrekullia e Muhamedit alejhis-selam, kur Kurejshitët (fisi i tij) kërkuan prej tij një mrekulli, atëherë Muhamedi alejhis-selam i bëri shenjë hënës e ajo u nda në dy pjesë, këtë e panë të gjithë ata që ishin aty. Duke e potencuar këtë All-llahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “Momenti i Kijametit u afrua dhe Hëna u ça (në dy pjesë). Por ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zbrapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme! (El-Kamer: 1-2)Këto mrekulli dhe shumë të tjera të ngjashme me këto që All-llahu i Lartësuar i realizon si ndihmesë për të dërguarit e tij dhe ngadhënjim për ta, janë argumente të prera për ekzistimin e All-llahut të lartësuar.Çështja e dytë:Besimi në Hyjninë (zotërimin) e Zotit Err-rrububije:(Kjo d.m.th. se ai është Zot i vetëm dhe nuk ka shok e as ndihmës.)Err-rrabb -Zoti-: është Krijuesi, Sunduesi dhe Zotëriu i çdo çështje, andaj nuk ekziston krijues tjetër përveç tij, gjithashtu nuk ekziston sundues tjetër përveç Tij dhe i gjithë vendimi i takon vetëm Atij. All-llahu i Lartësuar thotë: “...vë re! Vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi...” (El-A’raf: 54)gjithashtu Ai thotë: “...ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimi është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije).” (Fatir: 13)Gjatë gjithë historisë, nuk dihet se ndokush e ka mohuar rububijetin e Zotit, përveç nëse ai ishte kryelartë dhe jo i bindur për atë që thotë, siç ishte rasti me faraonin kur i tha popullit të tij: “E ai (faraoni) tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!” (En-Naziat: 24)Ai gjithashtu tha: “E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje... (El-Kasas: 38) Por, këto thënie nuk ishin bindje e tij apo besim. All-llahu i Lartësuar thotë: “Dhe, edhe pse të bindur në to (mrekullitë e Musaut alejhis-selam) se ishin prej Zotit), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi...” (En-Neml: 14)Musau alejhis-selam i tha Faraonit, në rrëfimin e All-llahut për te: “Ai (Musau) tha: “Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar.” (El-Isra: 102)

Page 7: Feja islame

Për këtë arsye politeistët pranonim rububijetin e Zotit edhe pse i bënin shok në uluhijetin e Tij, All-llahu i Lartësuar thotë: “Thuaj (Muhamed): “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse e dini? “Ata (politeistët) do të thonë: “E All-llahut! Atëherë “Thuaju ti: “Pra, a nuk mendoni?! Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh? “Ata do të thonë: “All-llahu! Thuaju ti: A nuk frikësoheni, pra?!” Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti i çdo gjëje, e Ai është që mbron (kë të do), e që prej atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse e dini?” Ata do të thonë: “Në dorë të All-llahut! “Thuaj ti: “E si, pra, mashtroheni?!” (El-Mu’minun: 84-89)All-llahu, gjithashtu thotë: “Nëse ti (Muhamed) i pyet ata: “Kush i krijoi qiejt e tokën? “Gjithqysh do të thonë: “Ato i krijoi i Gjithëfuqishmi dhe i Dijshmi!” (Ez-Zuhruf: 9)dhe Ai thotë: “Nëse ti (Muhamed) i pyet ata: “Kush krijoi qiejt e tokën, dhe kush nënshtroi diellin dhe hënën (lëvizjet e tyre)? “Ata do të thonë: “All-llahu! “E si prapësoheni, pra?! (El-Ankebut: 61)Urdhëri i Zotit përfshinë si Gjithësinë ashtu edhe Ligjin, prandaj, siç është All-llahu dirigjues gjyqtar i Gjithësisë siç dëshiron Ai sipas urtësisë së Tij, gjithashtu është edhe Përcaktues në te i Ligjit të ibadeteve dhe i dispozitave të veprimtarisë të rivendikuara prej urtësisë së Tij, prandaj, ai që i shoqëron ndonjë legjislator All-llahut të Lartësuar në ibadete apo i shoqëron ndonjë përcaktues në procedurën e marrëdhënieve shoqërore, atëherë ai i ka bërë shok zotit dhe nuk e ka realizuar imanin.Çështja e tretë: Besimi në madhërinë e Zotit -El-Uluhije-: D.m.th. “Se All-llahu është i vetmi Zot i vërtetë që nuk ka asnjë shok”. All-llahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “Zoti i juaj -i cili meriton të adhurohet- është një Zot, nuk ka tjetër përveç Tij, ai është Mëshirëploti dhe Mëshiruesi”. Gjithashtu Ai thotë: “All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përeç Tij, gjithashtu dëshmuan engjëjt dhe dijetarët, Ai All-llahu është gjithnjë zbatues i drejtësisë, nuk ka zot tjetër përveç Tij. Ai është Fuqiploti dhe i Urti. Prandaj, çdo gjë që adhurohet përeç All-llahut është adhurim i kotë”thotë All-llahu i lartësuar: “Ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona kanë dënim të nënçmueshëm... kjo ngase Ai All-llahu është i vërteti, kurse atyre që ata u luten përveç Tij janë të kota, e njëmend All-llahu është Ai i Larti dhe i Madhi”kurse emërimi i tyre si zota nuk u jep atyre meritën e adhurimit, thotë All-llahu i Lartësuar për idhujtë e arabëve (latin, uzzan dhe menatin) që ata i adhuronin: “Ata (që ju i adhuroni) nuk janë asgjë tjetër përveç emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta asnjë fakt...”(En-Nexhm 23)Gjithashtu thotë All-llahu se Jusufi alejhis-selam u tha dy shokëve të tij në burg: “O ju dy shokët e mi të burgut! A është më mirë të adhurohen zota të llojllojshëm apo All-llahu i Vetmi, Ngadhënjimtari?! Ata që ju i adhuroni përveç All-llahut nuk janë asgjë tjetër përveç emra që i emërtuat ju dhe të parët tuaj; All-llahu nuk shpalli asnjë fakt për ta, sundimi nuk i takon askujt tjetër përveç Zotit, Ai urdhëroi që mos ta adhuroni askend tjetër përveç Tij. Ajo është feja e vërtetë por me gjithatë shumica njerëzve nuk duan ta dinë këtë.” (Jusuf 39-40) Andaj, edhe profetët përherë u thonin popujve të tyre: “O populli im; adhuroje All-llahun, sepse nuk ke zot tjetër përveç tij” (përmendet në shumë vende të Kur’anit)

Page 8: Feja islame

Por, megjithatë, politeistët refuzuan këtë thirrje dhe adhuruan zota të tjerë përveç All-llahut, kërkonin ngadhënjim prej tyre dhe atyre u luteshin.All-llahu i Lartësuar ua mohoi politeistëve ata zota me dy argumente logjike:Argumenti i parë: Ata zota që ata i adhurojnë, nuk kanë asnjë cilësi të madhërishme, ata janë të krijuar andaj edhe nuk u ofrojnë asgjë të dobishme adhuruesve të tyre, e as nuk ua largojnë ndonjë dëm, sikurse edhe nuk ua japin jetën e as vdekjen dhe nuk posedojnë asgjë nga qiejt e as që marrin pjesë në renditjen e tyre.All-llahu i Lartësuar thotë: “Ata, idhujtarët në vend të Tij adhuruan zota të tjerë të cilët nuk krijuan asgjë, kurse vetë ata janë të krijuar, e ata nuk mund t’i bëjnë vetvetës as dëm e as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekjen, as jetën e as ringjalljen.” (El-Furkan 3)Gjithashtu, All-llahu i Lartësuar thotë: “Thuaju (idhujtarëve o Muhamed): “Thirrni ata që ju i supozuat për zota përveç All-llahut! “Ata nuk posedojnë as sa një grimcë në qiejt dhe tokën e as që mund të marrin pjesë në to, Ai nuk ka asnjë ndihmës prej tyre, Ndërmjetësimi askujt nuk i bënë dobi tek ai përveç nëse Ai i jep leje dikujt...” (Sebe’ë 22-23)Ai, gjithashtu, thotë: “A i përshkruajnë shokë atij (All-llahut) ata që nuk mund të krijojnë asnjë send kurse vetë janë të krijuar. Ata, gjithashtu, nuk mund t’ju sjellin atyre ndonjë ndihmë e as vetën e tyre ta ndihmojnë (është fjala për idhujt dhe idhujtarët).” (El-A’rafë 191-192)Andaj, adhurimi i zotrave të tillë ishte dhe është mendjelehtësia më e madhe që mund ta bëjë njeriu i pajisur me mendje.VËREJTJE (përkthyesi): Lexues të dashur! Të gjitha ajetet e lartshënuara, siç vërejtët, fyejnë adhurimin e idhujve, e cila gjë është mizoria më e madhe ndaj All-llahut të Lartësuar; sepse ai krijoi njeriun kur nuk ishte ky fare i përmendur, pastaj Ai i dha mendjen dhe e zgjodhi mbi shumë krijesa; e pajisi me shqisat e brendshme dhe të jashtme që ai të mund të dalloj të drejtën nga e shtrembërta, por megjithatë shumica e njerëzve ngritën dhe ngritin kokën kundër Krijuesit të tyre, por me këtë ata nuk kuptojnë se i bëjnë dëm vetëm vetvetës. Ata harrojnë se All-llahu përcaktoi Ditën e Gjykimit kur do të gjykojë me drejtësinë e Tij absolute. Prandaj, çdo besimtar duhet të ruhet nga idhujtaria, qoftë ajo e vogël apo e madhe, sepse idhujtaria nuk don të thotë të adhurosh vetëm idhujt apo putat, por ajo mund të shprehet në çfarëdo adhurimi tjetër kuptimor apo material siç është p.sh. adhurimi i materjes, shkencës, nacionalitetit etj. All-llahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “Vërtetë All-llahu nuk falë që t’i bëhet shok Atij, e përveç këtij (mëkati) Ai i falë kujt të dojë. Ai që i bënë shok All-llahut vërtetë ka devijuar me një devijim të thellë.” (En-Nisa 116)Argumenti i dytë: Politeistët pohonin se vetëm All-llahu i Lartësuar është Zoti, Krijuesi, në dorën e të cilit është i gjithë pushteti, por, kjo i detyron që edhe ta madhërojnë vetëm Ate pasiqë pranonin rububijetin e Tij. All-llahu i Lartësuar thotë: “O ju njerëz! Adhuroni Zotin tuaj i cili ju krijoi juve dhe ata që ishin para jush, ashtu që ndoshta do t’i frikoheni Atij, i cili ju bëri tokën shtrat dhe qiellin kulm, dhe prej qiellit ju lëshoi shi me anën e të cilit mbinë frytet që janë ushqim për ju, atëherë mos i bëni All-llahut shok duke e ditur ju këtë.”(El-Bekare 21-22) Gjithashtu, Ai thotë: “Nëse ti (Muhamed) i pyet: kush i krijoi ata? Do të thonë: All-llahu! Atëherë, ku prapësohen ata. Dhe thotë All-llahu i Lartësuar: “Thuaju atyre (Muhamed): “Kush ju furnizon nga qielli e nga toka, apo kush i ka në dorë të dëgjuarit e të pamurit, dhe kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli dhe kush e rregullon çdo çështje?! Do të thonë ata: “All-llahu”. Thuaju ti: “A nuk i frikësoheni,

Page 9: Feja islame

pra, Atij?! (dënimit të Tij). “Ky është, pra, All-llahu, Zoti i juaj i vërtetë, e pas së vërtetës nuk ka asgjë tjetër përveç humbjes, e ku largoheni atëherë”. (Junus 31-32)Çështja e katërt: Besimi në emrat dhe cilësitë e All-llahut: D.m.th. vërtetimi i emrave dhe cilësive të All-llahut që Ai vetë i vërtetoi për vetveten e Tij në Kur’anin famëlartë, apo i vërtetoi ato Muhamedi-alejhis-selam- në fjalët e tij, por në mënyrën që Atij i takon pa kurrfarë devijimi, shprishje apo privimi, adaptimi apo krahasimi i atyre emrave dhe cilësive. All-llahu i Lartësuar thotë: “All-llahu ka emrat më të mirë, andaj thirrne ju Ate me ato emra e largohuni nga ato që bëjnë shtrembërime në emrat e Tij, padyshim, ata do të shpërblehen (me dënim) për atë që veprojnë.” (El-A’rafë 180)Ai, gjithashtu, thotë: “...e All-llahut është shembëlltyra më e lartë në qiejt dhe tokën, dhe Ai është Mbizotëruesi dhe i Urti.” (Err-Rrum 27)All-llahu, po ashtu thotë: “All-llahut asgjë nuk i përngjan dhe Ai është i Gjithdëgjueshmi dhe Gjithpamësi.”Rreth emrave dhe cilësive të All-llahut devijuan dy grupe:Grupi i parë: (Privuesit El-Muat-Tale) Këta janë ata që refuzuan emrat dhe cilësitë e Zotit apo refuzuan disa nga ato, duke supozuar se mosrefuzimi i tyre d.m.th. krahasimi i Zotit me krijesat e Tij. Ky supozim është i pavend dhe atë nga disa aspekte:Aspekti i parë: Një thënie e tillë rivendikon rivendikime të kota, siç është p.sh. kundërthënia në fjalë të Zotit; sepse Ai vërtetoi emrat dhe cilësitë e tij dhe hodhi poshtë që dikush të jetë i ngjashëm me Te, e sikur vërtetimi i atyre emrave dhe cilësive ta bënte të domosdoshëm krahasimin atëherë do të bëhej e domosdoshme edhe kundërthënia në fjalët e Zotit.Aspekti i dytë: Nëse dy gjëra pajtohen në emër dhe cilësi kjo nuk d.t.th. se ato janë të njëjta. Ne shohim dy persona dhe pajtohemi se çdo njëri prej tyre është njeri i cili ndëgjon, sheh dhe flet, por kjo nuk d.t.th. se ata janë të njëjtë në njerëzinë dëgjueshmërinë, shiqimin dhe të folurit e tyre; pastaj ne shohim se shtazët kanë duar, këmbë, sy e kjo nuk do të thotë se ato janë të njëjta.Atëherë, nëse krijesat dallohen ndërmjet veti në ato pjesë që mbajnë emrat dhe cilësitë e njëjta dallimi ndërmjet Krijuesit dhe krijesave është edhe shumë më i madh.Grupi i dytë: (Krahasuesit El-Musheb-Behe) Janë ata që vërtetuan emrat dhe cilësitë e Zotit duke i krahasuar ato me krijesat e Zotit, duke menduar se tekstet Kur’anore e rivendikojnë këtë; sepse Zoti ju flet njerëzve siç kuptojnë ata, ky supozim është i kotë nga disa aspekte:Aspekti i parë: Krahasimi i Zotit të Lartësuar me krijesat e Tij është çështje e pavend, atë nuk e pranon as mendja e as tekstet Kur’anore, kurse rivendikimet e teksteve Kur’anore dhe fjalëve të Muhamedit alejhis-selam nuk mund të jenë çështje të kota.Aspekti i dytë: All-llahu i Lartësuar na flet neve në Kur’an ashtu si ne kuptojmë në bazë të kuptimit, kurse esenca dhe realiteti i po atij kuptimi është çështje që All-llahu i Lartësuar e veçoi në diturinë e tij e cila ka të bëjë me qenien dhe cilësitë e Tija.Prandaj, nëse All-llahu e vërtetoi se Ai është i gjithdëgjueshëm, atëherë, dëgjimi në bazë të kuptimit të tij është i njohur (d.m.th. ndëgjimi i zërave) por realiteti i atij ndëgjimi me ndëgjimin e All-llahut të Lartësuar është i panjohur, sepse realiteti i ndëgjimit dallohet edhe mes krijesave, atëherë dallimi i tij mes Krijuesit dhe krijesave është edhe shumë më i madh. Dhe, nëse All-llahu i Lartësuar na lajmëron ne se Ai qëndron mbi ARSHIN (i cili është mbi shtatë qiejt), ai qëndrim në bazë të kuptimit është i njohur, por realiteti i atij qëndrimi të All-llahut të Lartësuar është i panjohur; sepse realiteti i qëndrimit mbi diç ka dallim edhe mes krijesave, qëndrimi mbi karrige nuk është i ngjashëm me qëndrimin mbi një kalë të egër, atëherë nëse qëndrimi mbi diç ka dallim mes krijesave, ai dallim në mes Krijuesit dhe krijesave është edhe shumë më i madh.Besimi në All-llahun e Lartësuar, siç e përshkruajtëm, ju jep besimtarëve fryte të begatshme, prej tyre;

Page 10: Feja islame

- Njësimi i All-llahut të Lartësuar, kështu që nuk mbahet ndonjë shpresë në dikë tjetër, nuk e adhuron askë tjetër dhe nuk i frikohet kujt përveç Tij.- Plotësimi i dashurisë në All-llahun e Lartësuar dhe madhërimi i Tij sipas rivendikimit të emrave të tij të bukur dhe cilësive të Tija më të larta.- Adhurimi i All-llahut të Lartësuar me zbatimin e asaj që Ai ka urdhëruar, duke u larguar nga ajo që Ai e ka ndaluar.

Besimi në melekët (engjëjt)Melekët (engjëjt): Janë një botë e fshehtë që pandërprerë adhurojnë All-llahun e Lartësuar, dhe nuk përmbajnë asgjë nga veçoritë hyjnore. Ata, All-llahu i Lartësuar i krijoi prej dritës dhe u dha plotdëgjueshmëri ndaj urdhërit të Tij dhe fuqi për zbatimin e tij.All-llahu i Lartësuar thotë: “Ata që janë tek Ai (engjëjt) nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk shohin në atë adhurim lodhje; lartësojnë All-llahun natën dhe ditën dhe nuk mërzitën. (El-Enbija 19-20)”Melekët janë aq të shumtë saqë vetëm All-llahu e di numrin e tyre. Transmetohet në dy librat autentikë të Hadithit (Sahihul Buhari dhe Sahihul Muslim) nga Enesi - All-llahu qoftë i kënaqur me te (Sahabi i Muhamedit alejhis-selam) se në ndodhinë e Miraxhit (kur Muhamedi alejhis-selam bëri vizitën e qiejve dhe mbi to) ka parë Bejt el-ma’murin (në shqip: shtëpi e vizituar, që gjendet në qiell, në disa transmetime thuhet se kjo shtëpi është në vijë me Qaben dhe po të binte nga lartë do të binte mu në qiell, ku çdo ditë në te faleshin 70000 engjëj, dhe kur ata dilnin nga ajo nuk ktheheshin më asnjëherë d.m.th. për çdo ditë hyjnë aty 70000 engjëj të rinj). Besimi në melekët përmban katër çështje:Çështja e parë: besimi në ekzistimin e tyre.Çështja e dytë: besimi në melekët që njihen me emra (sikurse Xhibrili),Kurse atyre që nuk ju dihen emrat ju besojmë në përgjithësi.Çështja e tretë: Besimi në cilësitë e tyre që ne i dimë, siç është p.sh. Xhibrili, për të cilin Muhamedi alejhis-selam thotë se e ka parë në formën që është krijuar, dhe i cili ka 600 palë krahë dhe kishte mbyllur horizontin në përgjithësi.Melekët, me urdhërin e All-llahut të Lartësuar, mund të shndërrohen në formë të njeriut, siç është rasti me Xhibrilin - alejhis-selam - kur e dërgoi All-llahu i Lartësuar tek Merjemja-alejhas-selam dhe ai i’u paraqit në formë të njeriut (dhe e përgëzoi me lindjen e robit dhe të dërguarit të All-llahut - Isaun alejhis-selam), gjithashtu kur Xhibrili erdhi te Muhamedi alejhis-selam kur ky ishte duke ndenjur me sahabët e tij, i erdhi në formë të njeriut me rroba shumë të bardha dhe me flokë shumë të zeza, nuk shihej në te lodhja prej udhëtimit dhe askush prej shokëve të Muhamedit alejhis-selam nuk e njihte. Ai u ulë pranë Muhamedit alejhis-selam dhe i mbështeti gjunjtë e tij pranë gjunjëve të Muhamedit alejhis-selam dhe duart e tij i mbështeti mbi kofshët e tij. Atëherë e pyeti Muhamedin alejhis-selam se ç’është Islami, Imani, mirësia dhe kur është Kijameti dhe parashenjat e tij. Muhamedi alejhis-selam i’u përgjigj, dhe ai u largua, pastaj ai ju tha shokëve të tij: “Ky ishte Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj.” (Transmetuar prej Muslimit)Gjithashtu melekët të cilët i dërgoi All-llahu tek Ibrahimi a.s. dhe Luti a.s. ishin në formë të njerëzve.Çështja e katërt: Besimi në punët që ata i kryejnë me urdhërin e All-llahut të Lartësuar, siç është p.sh. lartësimi dhe adhurimi i All-llahut natën dhe ditën pa u lodhur e as mërzitur.Disa nga ata melekë mund të kenë punë të posaçme:Si p.sh.: Xhibrili besnik, të cilin e obligoi All-llahu i Lartësuar ta bartë shpalljen (si p.sh. Tevratin, Zeburin, Inxhilin, Kur’anin etj.) tek profetët.- Mikaili: i obliguar për shiun dhe botën bimore.

Page 11: Feja islame

- Israfili: i obliguar t’i fryjë Surit (burisë) Ditën e Kijametit dhe kur do të ringjallen krijesat.- Meleku i vdekjes (është i njohur me emrin Azraili, por ky emër ka bazë në fjalët e Muhamedit alejhis-selam): i cili është i obliguar për marrjen e shpirtave me rastin e vdekjes.- Maliku: i cili është i obliguar për zjarrin e xhehenemit.- Melekët e obliguar për foshnjat në embrion: kur fëmija mbushë të katër muajt në embrion, All-llahu i Lartësuar i dërgon një melek dhe të cilin e urdhëron që t’i shkruajë atij furnizimin, kohën sa do të jetojë, veprat e tij dhe a do të jetë i keq apo i mirë.- Melekët e obliguar për ruajtjen e veprave të njerëzve dhe për shënimin e tyre: çdo person ka dy melekë me vete: njëri i rrin në anën e djathtë dhe tjetri në anën e majtë (i pari shkruan veprat e mira kurse tjetri veprat e këqija).- Melekët e obliguar për marrjen në pyetje të të vdekurit: kur i vdekuri vendoset në varrin e tij, i vijnë dy melekë dhe e pyesin për Zotin, fenë dhe pejgamberin e tij.Ka edhe shumë melekë të tjerë të cilët janë të ngarkuar me obligime.Besimi në melekët jep fryte të begatshme, prej tyre:- Njohja e madhërisë së All-llahut të Lartësuar, si dhe njohja e fuqisë së tij, sepse madhëria e krijesave vjen prej madhërisë së Krijuesit.- Falënderimi i All-llahut të Lartësuar për kujdesin e Tij ndaj njerëzimit, ku Ai ka përcaktuar prej atyre melekëve, melekë që kujdesen për mbrojtjen e njerëzve, shkruarjen e veprave të tyre dhe shumë dobi të tjera.- Dashuria e melekëve në adhurimin e tyre që bëjnë ndaj All-llahut të Lartësuar.Ka disa njerëz që refuzuan se melekët kanë trup, dhe thonë se ata shprehin fuqitë e mira të fshehura në krijesat, e kjo është përgënjeshtrim i Kur’anit dhe sunnetit të Muhamedit alejhis-selam dhe Ixhmait të muslimanëve (pëlqimi i të gjithë dijetarëve muslimanë).All-llahu i Lartësuar thotë: “I gjithë falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e të tokës, Sajuesit të melekëve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë...” (Fatir 1) dhe, Ai thotë: “Sikur t’i shohish ti (Muhamed dhe çdo njeri) melekët kur ua marrin shpirtat atyre që mohuan se si u bien fytyrave dhe shpinave të tyre...” (El-Enfal 50)Gjithashtu, All-llahu i Lartësuar thotë: “Sikur t’i shihje ti melekët kur mizorët janë në agoni të vdekjes, se si i kanë shtrirë duart e tyre (dhe u thonë): nxirrni shpirtat tuaj (të ndytë).” (El-Enam)Gjithashtu, Ai thotë: “Melekët hyjnë tek ata (banorët e xhenetit) nga çdo derë (e u thonë): Selamun alejkum (Paqja qoftë me ju) për durimin që bëtë, sa përfundim i lavdishëm është ky vend.” (Err-Rra’d 23-24)Në Sahihul Buhari (librin autentik të Buhariut) transmetohet prej Ebu Hurejrës (bashkëkohës i Muhamedit alejhis-selam) se Muhamedi alejhis-selam thotë: “Kur All-llahu e don robin e Tij, e thërret Xhibrilin e i thotë: Unë e dua filanin, prandaj duaje edhe ti, atëherë, edhe ai e don atë dhe i thërret banorët e qiellit e u thotë: All-llahu e don filanin, duane edhe ju. Atëherë, e duan të gjithë banorët e qiellit, pastaj atij personi i prinë e mbara në tokë. “Në të njëjtin libër thuhet se Muhamedi alejhis-selam ka thënë: “Ditën e premte (kur falet namazi i xhumasë) në çdo derë të xhamisë qëndrojnë melekët të cilët shkruajnë ata që hyjnë një pas një, e kur ulet imami (për të mbajtur fjalimin) melekët mbështjellin letrat e tyre dhe vijnë ta dëgjojnë fjalimin”.Këto citate qartë bëjnë me dije se melekët janë trupa e jo fuqi kuptimore, siç thonë disa devijues. 

Page 12: Feja islame

Besimi në librat e shpallurLibrat e shpallur: janë Librat që All-llahu i Lartësuar ua zbriti Pejgamberëve të tij, që të jenë mëshirë për njerëzimin dhe udhëzues të tij, dhe me këtë, njerëzimi ta arrijë lumturinë e tij në këtë dhe në botën e ardhme.Besimi në librat e shpallur përmban katër çështje:Çështja e parë: Besimi se ato vërtetë u zbritën prej All-llahut.Çështja e dytë: Besimi i atyre Librave që i dimë me emra, siç është Kur’ani që i’u zbrit Muhamedit alejhis-selam; Tevrati i cili i’u zbrit Musaut alejhis-selam; Inxhili që i’u zbrit Isaut alejhis-selam dhe Zeburi që i’u dha Davudit alejhis-selam, kurse ato libra që nuk ua dimë emrat e tyre i besojmë në përgjithësi.Çështja e tretë: Besimi në kumtimet e vërteta të tyre, siç është p.sh. Kur’ani, i cili është plotësisht autentik dhe prej të cilit nuk është ndryshuar madje edhe një shkronjë, pastaj besimi në kumtimet e Librave të mëparshëm, por në ato kumtime që nuk janë devijuar.Çështja e katërt: Zbatimi i dispozitave që nuk janë anuluar, si dhe Nënshtrimi ndaj atyre dispozitave pa marrë parasysh se kuptuam apo nuk e kuptuam urtësinë e atyre dispozitave, të gjithë Librat e mëparshëm janë anuluar me Kur’anin e madhërishëm. All-llahu i Lartësuar thotë: “Ne ty (Muhamed) ta zbritëm Librin (Kur’anin) që përmban të vërtetën dhe që është vërtetues i Librave të mëparshëm si dhe mbizotërues i tyre.” (El-Maide 48) Prandaj, në bazë të kësaj fjale të All-llahut të Lartësuar (Ai i cili zbriti edhe të gjitha Librat e mëparshëm) nuk lejohet të punohet me asnjë dispozitë të Librave të mëparshëm, përveç atyre që Kur’ani i ratifikoi.Frytet e besimit në librat e shpallur janë:- Bindja se All-llahu i Lartësuar nga mirësia (kujdesi) i Tij ndaj robërve të tij, i zbriti çdo populli Libër që ta udhëzojë përmes tij.- Bindja se All-llahu i Lartësuar është shumë i urtë në ligjin e tij, kështu që i vuri çdo populli ligje që i përshtaten kohës dhe gjendjes së tij, siç All-llahu i Lartësuar thotë: “Për çdo popull ne përcaktuam ligj e sistem të posaçëm.” (El-Maide 48)- Falënderimi i begatisë së All-llahut në zbritjen e Librave.

Page 13: Feja islame

 Besimi në profetëtProfetët: Janë ata njerëz që u erdhi shpallja, ligji i zotit, dhe u urdhëruan ta komunikojnë ate. Profeti (Resul) i parë është Nuhu-alejhis-selam- dhe i fundit Muhamedi-alejhis-selam.All-llahu i Lartësuar thotë: “Ne ta shpallëm ty (Muhamed) Librin, sikurse i patëm shpallur edhe Nuhut e profetëve pas tij...”(En-Nisa 163)Në librin autentik të hadithit të Buhariut transmetohet prej Enes Ibn Malikut (Sahabi i Muhamedit alejhis-selam) All-llahu qoftë i kënaqur me te-, në hadithin e ndërmjetësimit, se Muhamedi alejhis-selam tha (që njerëzit shkojnë te Ademi alejhis-selam që të ndërmjetësojë për ta, por ai kërkon falje prej tyre dhe thotë: shkoni te Nuhu, Resubi i parë që e dërgoi All-llahu...)All-llahu i Lartësuar për Muhamedin-alejhis-selam-thotë: “Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej jush, por ai është profeti i All-llahut dhe vula e të gjithë profetëve.”(El-Ahzab)Nuk ka asnjë popull që All-llahu nuk i dërgoi profet me ligj të posaçëm për atë popull. All-llahu i Lartësuar thotë: “Ne në çdo popull dërguam profet, i cili ju tha atyre: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largohuni adhurimit të djajve...” (En-Nahl 36)gjithashtu Ai thotë: “...nuk pati asnjë popull që nuk i dërguam profet.” (Fatir 24)dhe thotë: “Ne zbritëm Tevratin, në të cilin kishte udhëzim dhe dritë, me te profetët që ishin të bindur gjykonin ata që ishin hebrenj...” (El-Maide 44)- Profetët: janë njerëz të krijuar dhe nuk përmbajnë asgjë nga cilësitë hyjnore. All-llahu i Lartësuar thotë për Muhamedin alejhis-selam, e i cili është i pari i profetëve dhe ka pozitën më të lartë tek All-llahu: “Thuaj (Muhamed): “Unë nuk mund t’i bëjë vetes as dobi e as dëm përveç çka do All-llahu, e sikur ta dija të fshehtën do ta shumoja bamirësinë dhe nuk do të më prekte asgjë e keqe, prandaj unë nuk jam asgjë tjetër përveç qortues dhe përgëzues për popullin që beson.” (El-A’rafë 188)Gjithashtu, Ai thotë: “Thuaju (Muhammed): “Njëmend, mua nuk mund të më mbrojnë askush prej All-llahut (nëse ai don të më dënojë), dhe përveç tek Ai nuk kam tjetër mbështetje.” (El-Xhin 21-22) Profetët kanë veçori njerëzore, siç është p.sh. sëmundja, vdekja, ushqimi etj. Thotë All-llahu i Lartësuar për Ibrahimin alejhis-selami cili përshkruan mirësitë e All-llahut: “Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua. Ai është që më ushqen dhe më jep të pijë. Nëse unë sëmurem, Ai më shëron. Ai më bënë të vdes dhe Ai më ringjall.” (Shuara 78-81)Muhamedi alejhis-selam thotë: “Unë jam njeri sikurse edhe ju, harroj sikurse harroni edhe ju, prandaj nëse harroj më përkujtoni ju”.All-llahu i Lartësuar duke i përshkruar profetët në Kur’an, i paraqet ata në shkallën më të lartë të adhurimit, duke i lavdëruar. Ai për Nuhunalejhis-selam thotë: “Ai, njëmend, ishte rob shumë falënderues”; për Muhamedin-alejhis-selam-thotë:

Page 14: Feja islame

“I lartësuar është Ai (All-llahu), që i zbriti Ndarësin (Kur’anin, që ndanë të vërtetën nga e pavërteta) robit të Vet (Muhamedit) që të jetë qortues për të gjitha botërat.” (El-Furkan 1) Ndërsa për Ibrahimin, Ishakun dhe Jakubin alejhimus-selam, Ai thotë: “Përkujto (Muhamed) robërit Tanë: Ibrahimin, Ishakun dhe Jakubin që ishin të fortë (në besim) dhe largpamës. Vërtetë, Ne atyre u zgjodhëm një virtyt (të mirë), përkujtimi i botës së ardhme (në çdo kohë).” (Sad 45, 46)kurse për Isain alejhis-selam thotë: “Ai (Isai) është vetëm një rob që Ne e mirësuam (me profetësi), dhe e bëmë shembull për bijtë e Israelit (Jakubit).” (Zuhruf 59)Besimi në profetët përmban katër çështje:Çështja e parë: Besimi se shpallja e tyre është vërtetë prej All-llahut të Lartësuar, e ai që përgënjeshtron një profet i ka përgënjeshtruar të gjithë profetët, siç thotë All-llahu i Lartësuar në Kur’an: “Populli i Nuhut përgënjeshtroi profetët”, edhe pse në kohën kur ata përgënjeshtruan Nuhunalejhis-selam nuk kishte tjetër profet, prandaj Krishterët që nuk besuan dhe nuk ndoqën Muhammedin alejhis-selam, ata që gjithashtu nuk besojnë dhe nuk ndjekën Isaun alejhis-selam, posaqërisht kur dihet se ai i paralajmëroi për ardhjen e Muhamedit a.s. dhe ky paralajmërim nuk ka kurrfarë kuptimi përpos se ai është i dërguar tek ata dhe me këtë Zoti i shpëton ata nga humbja dhe i udhëzon në rrugën e drejtë.Çështja e dytë: Besimi në profetët që i njohim me emrat e tyre, si: Muhamedi, Ibrahimi, Musa, Isa, Nuhu-alejhimus-selam, këta pesë profetë janë të njohur me emrin ulul azmi (profetët këmbëngulës, të qëndrueshëm). All-llahu i Lartësuar i përmendi ata në dy vende të Kur’anit: “(Kujtoje ti Muhamed) Kur nga profetët Ne morëm besën e tyre; si edhe prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musaut si dhe prej Isaut të birit të Merjemes.” (El-Ahzab 7)dhe në kaptinën Esh-Shura në ajetin 13: “Ai (All-llahu) ju bëri rrugë të fesë ashtu siç porositi Nuhun dhe atë që ta shpallëm ty, dhe me atë që porositëm Ibrahimin, Musain dhe Isain: “Predikoni fenë e vërtetë dhe mos u përçani në të!..”.Ndërsa emrat e profetëve që nuk i dimë besojmë në ta përgjithësisht, All-llahu në Kur’an thotë: “Ne, me të vërtetë, para teje dërguan profetë, disa prej tyre t’i kemi treguar ty, e disa të tjerë nuk t’i kemi treguar.” (El-Mu’min 78)Çështja e tretë: Besimi në transmetimet e vërteta që kanë të bëjnë me ngjarjet e tyreÇështja e katërt: Aplikimi i ligjit me të cilin është dërguar ai profet tek ne, profeti ynë është Muhamedi-alejhis-selam, vula e të gjithë profetëve, i dërguar për të gjithë njerëzit. All-llahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë përderisa nuk të marrin ty për arbitër rreth konflikteve që ekzistojnë në mes tyre, pastaj të mos ndjejnë kurrfarë dëshpërimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (En-Nisa 65)Frytet e besimit në profetët janë:- Njohja e mëshirës së All-llahut të Lartësuar dhe njohja e kujdesit të Tij për njerëzimin, meqë Ai dërgoi profetët që ta udhëzojnë në rrugën e Tij, dhe t’i sqarojnë njerëzimit se si ta adhurojë Ate; sepse mendja njerëzore nuk zhvleftësohet me njohjen e saj.- Falënderimi i Tij -qoftë i Lartësuar- për këtë mirësi të madhe.- Dashuria dhe madhërimi i profetëve -paqja e All-llahut qoftë mbi ta shtu siç u takon atyre; sepse ata janë të dërguarit e All-llahut të Lartësuar të cilët e adhuruan Ate, komunikuan shpalljen e tij dhe i këshilluan robërit e Tij.

Page 15: Feja islame

Armiqtë e profetëve i përgënjeshtruan ata duke supozuar se ata nuk duhen të jenë të llojit njerëzor! All-llahu i Lartësuar ceku në Kur’an këtë supozim të tyre dhe e zhvleftësoi me fjalën e Tij: “Njerëzit nuk i pengoj të besojnë, kur atyre ju erdh udhëzimi, asgjë, përveç se thanë: “A mos vallë Perëndia e dërgon njeriun profet? “Thuaju (Muhamed): “Sikur të ecnin melekët në Tokë qetësisht, Ne do t’ju dërgonim atyre nga qielli engjëll për profet.” (El-Isra 94,95) Pra, All-llahu i Lartësuar ua zhvleftësoi atyre supozimin, duke u thënë se profeti patjetër duhet të jetë njeri sepse është i dërguar tek banorët e tokës, që janë njerëz, e sikur banorët e tokës të ishin melekë, All-llahu do t’u zbritte atyre një melek për profet që të jetë i ngjashëm me ta, dhe kështu All-llahu i Lartësuar sqaron se si përgënjeshtarët e profetëve u thanë atyre: “Ju jeni vetëm njerëz si ne, ju dëshironi të na shmangni nga adhurimet e baballarëve tanë, andaj, na sillni ndonjë mrekulli të dukshme. Profetët e tyre u thanë: “Ne jemi vetëm njerëz si ju, por All-llahu i jep mirësinë (profetësinë) kujt të dojë prej robërve të Tij, dhe ne nuk mund t’ju sjellim ndonjë mrekulli përveç me urdhërin e All-llahut...”(Ibrahim 10, 11)Besimi në ditën e KijametitDita e Kijametit: Është Dita kur njerëzit do të ringjallen për dhënien e llogarisë dhe kur shpërblehen apo dënohen për veprat e tyre.Është quajtur Dita e Kijametit dhe Dita e Fundit sepse nuk ka tjetër ditë pas saj, dhe atëherë banorët e Xhenetit hyjnë në xhenete kurse banorët e Xhehenemit hyjnë në xhehenem.Besimi në ditën e Fundit përmban tri çështje:Çështja e parë: besimi në ringjallje: D.m.th. ringjallja e të vdekurve kur të fryhet në Sur (në kuptim të burisë) herën e dytë, atëherë ngriten njerëzit dhe dalin para Zotit të Gjithësisë, të zbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synnet. All-llahu i Lartësuar thotë: “Ashtu si e filluam krijimin e parë, ashtu do t’i kthejmë ata (krijesat), ky është premtimi Ynë, ne, këtë, njëmend, do ta bëjmë.” (El-Enbija 104)Ringjallja: Është një realitet i pashmangshëm të cilin e vërteton Kur’ani, Sunneti dhe Ixhmai (bashkvërtetimi dhe bashkmendimi i dijetarëve muslimanë).All-llahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “Pastaj, ju do të vdisni. Dhe, pastaj, me të vërtetë, ju do të ringjalleni në Ditën e Kijametit.” (El-Mu’minun 15,16)Muhamedi alejhisselam thotë: “Ringjallen njerëzit Ditën e Kijametit të zbathur dhe të pa bërë synnet.” (Transmetuar prej Buhariut dhe Muslimit)Muslimanët u pajtuan me pashmangshmërinë e ringjalljes, e ajo është patjetërshmëri e urtësisë e cila rivendikon që All-llahu i Lartësuar t’ju përcaktojë krijesave kthimin, ku do t’i gjykoj për veprat që u’a obligoi me gjuhën e profetëve të Tij. Ai thotë: “Mos vallë, keni menduar ju, që ne ju krijuam juve kot dhe se nuk do të ktheheni tek Ne?!” (El-Mu’minun 115)Gjithashtu, Ai i thotë Muhamedit-alejhis-selam: “Me të vërtetë, Ai që ta bëri obligim ty Kur’anin, do të kthejë ty në vendin që të është premtuar.” (El-Kasas 85)Çështja e dytë: besimi në dhënien e llogarisë dhe në shpërblimin: Çdo njeri do të përgjigjet për veprat e tij të bëra (dhe të pabëra) dhe do të shpërblehet apo dënohet për to, e këtë e argumenton Kur’ani, Sunneti dhe Ixhmani.All-llahu i Lartësuar thotë: “Ata, njëmend, do të rikthehen tek Ne. Dhe, njëmend, do të japin llogari para Nesh!” (El-Gashije 25,26)

Page 16: Feja islame

Pastaj Ai thotë: “Kush vjen (para Nesh) me vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish. E kush vjen (para Nesh) me vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas mëkatit, dhe atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie.” (El-Enam 160)Gjithashtu, Ai thotë: “Dhe Ne, në Ditën e Kijametit do t’i vendosim peshojat e sakta, e askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi asgjë, edhe nëse është fjala për peshë sa të një kokrre haradalli, Ne do ta sjellim ate (për llogari), e ne jemi të mjaftueshëm për llogari.” (El-Enbija 47)Transmetohet prej Ibn Omerit -radijallahu anhuma- se Muhamedi alejhisselam thotë: “All-llahu (në Ditën e Kijametit) e afron besimtarin dhe i vë atij krahët e Tij dhe e mbulon, e i thotë: A të kujtohet filan gabimi? A të kujtohet filan gabimi? Ky përgjigjet: Po, o Zot! Kur All-llahu ia vërteton gabimet e tija dhe ky tashmë mendon se do të jetë i humbur, Ai i thotë: Unë t’i mbulova ato në dynja dhe Unë t’i fali ato ty sot, atëherë i jep Librin e të mirave të tija. Ndërsa pabesimtarët dhe dyfytyrësit i thërret në krye të të gjitha krijesave dhe u thotë: “Këta janë ata që përgënjeshtruan në Zotin e tyre, e mallkimi i All-llahut qoftë mbi zullumqarët (shiko kaptinën Hud 18).” (Transmetuar prej Buhariut dhe Muslimit)Gjithashtu, Muhamedi alejhis selam thotë:“Kush mendon të bëjë një të mirë dhe e bënë atë, All-llahu do t’i shkruaj atij dhjetë të mira e deri në shtatëqindfish dhe shumë më tepër, ndërsa ai që mendon të bëjë një të keqe dhe e bënë ate, All-llahu i shkruan atij një të keqe.”Muslimanët u pajtuan në pashmangshmërinë e llogarisë dhe të shpërblimit apo dënimit për veprat e bëra, e kjo është një urtësi e patjetërsueshme; sepse All-llahu i Lartësur zbriti Librat e Tij, dërgoi profetët, i bëri obligim njerëzimit pranimin e shpalljeve të Tij dhe aplikimin e tyre, si dhe e bëri obligim luftimin e atyre që i kundërshtojnë ato shpallje, kështu që e bëri gjakun, pasardhësit, gratë dhe pasurinë e tyre të lejueshme. Prandaj, sikur mos të kishte llogari dhe shpërblim, kjo do të ishte një kotësi nga e cila All-llahu është i pastër. Këtë gjë All-llahu i Lartësuar e përmendi në Kur’an, ku thotë:“Ne, me të vërtetë, do të kërkojmë llogari prej atyre që u dërguam profetë, e gjithsesi do t’i pyesim edhe profetët. Dhe do t’ju rrëfejmë atyre çdo gjë me dijeni të plotë, se ne nuk ishim joprezent.” (El-A’raf 6,7)Çështja e tretë: Besimi në xhennetin dhe në xhehennemin dhe besimi; se ato janë vendkthimi i përjetshëm i njerëzimit.Xhenneti: Është Shtëpia e Begatisë, të cilën All-llahu i Lartësuar u’a përgatiti besimtarëve të devotshëm që besuan në atë që All-llahu u’a bëri obligim të besojnë, dhe i’u nënshtruan All-llahut dhe profetit të tij, të sinqertë në besimin e tyre dhe në rezultimin e profetit. Në Xhennet, All-llahu i Lartësuar përgatiti begati të ndryshme, siç thotë Muhamedi-alejhis-selam: “Në xhennet ka çka sytë nuk kanë parë, e as veshët nuk kanë dëgjuar, e as zemra e asnjë njeriu nuk mund ta paramendojë”. All-llahu i Lartësuar thotë: “Njëmend, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, vetëm ata janë krijesat më të mira. Shpërblimi i tyre tek Zoti i tyre janë xhennetet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj ku do të banojnë përgjithmonë. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Te, kjo është për ata që i druanin Zotit të tyre.” (El-Bejjine 7,8)Ai, po ashtu, thotë: “Askush nuk e di se çfarë gëzime të fshehta u janë përgaditur, si shpërblim për atë që punonin (besimtarët).” (Es-Sexhde 17)

Page 17: Feja islame

Xhehennemi: Është shtëpia e Dhimbjeve, të cilën All-llahu i Lartësuar e përgatiti për pabesimtarët dhe zullumqarët që nuk besuan në Te dhe refuzuan profetët e Tij. Aty All-llahu i Lartësuar ka përgatitur dënime dhe dhimbje çfarë mendja e njeriut nuk mund t’i paramendoj. All-llahu i Lartësuar thotë: “Ruajuni Zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, e i cili është përgatitur për mosbesimtarët.” (El-Bekare 24)Pastaj, Ai thotë: “Ne për zullumqarët kemi përgatitur zjarr që i rrethon nga çdo anë, e nëse ata kërkojnë ndihmë u afrohet atyre ujë si xeheja e shkrirë që ua përcëllon fytyrën, sa e shëmtuar është ajo pije dhe sa strehim i keq është ai (xhehennemi).” (El-Kehf 29)Gjithashtu, Ai thotë: “Me të vërtetë, All-llahu i mallkoi pabesimtarët dhe u përgatiti atyre zjarr të flakëruar, aty do të qëndrojnë përgjithmonë, e nuk do të gjejnë ndihmës e as mbrojtës. Në Ditën kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t’ju përuleshim All-llahut e profetit!” (El-Ahzab 64-66)Besimit në ditën e Fundit i bashkangjitet edhe besimi në çdo gjë që ndodhë pas vdekjes:Si:1) Sprovimi i varrit: D.m.th. pyetja e të vdekurit kur ai varroset. Nga ana e engjëje pyetet për Zotin, Fenë dhe profetin e tij, All-llahu i përforcon besimtarët me atë rast me Fjalën e Paluhatshme, e thonë: Zoti im është All-llahu, Feja ime është Islami dhe profeti im është Muhamedi-alejhis-selam-kurse, zullumqarët i shpie në humbje, e ata thonë: Ah, ah nuk e di. Ndërsa dyfytyrësi apo i luhaturi thotë: nuk e di, kam dëgjuar njerëzit duke thënë diç dhe unë kam thënë atë.2) Dënimi dhe begatia e varrit:Dënimi i varrit: Është për pabesimtarët dhe dyfytyrësit zullumqarë. All-llahu i Lartësuar thotë: “Ah! T’i shohësh zullumqarët kur janë në mundimet e vdekjes, e engjëjt zgjasin duart (që t’ua marrin shpirtin, e u thonë): “Nxirrni shpirtrat tuaj! “Sot ju do të ndëshkoheni me dënim të dhimbshëm për shkak të pavërtetave që i thonit për All-llahun dhe për shkak të kryeneqësisë tuaj ndaj ajeteve të tij.” (El-En’am 93)All-llahu i Lartësuar për familjen e Faraonit thotë: “Zjarrit që ata i ekspozohen mëngjes e mbrëmje, e kur të bëhet Kijameti (ju thuhet atyre): “Ithtarët e Faraonit futni në dënimin më të ashpër.” (El-Mu’min 46)Në librin autentik të hadithit të përpiluar prej Muslimit, transmetohet se Zejd Ibn Thabiti e ka dëgjuar Muhamedin alejhis selam duke thënë: “Sikur mos të zhdukeshit do t’i lutesha All-llahut t’ju bëjë të mundshëm të ndëgjoni dënimin e varrit që unë jam duke e ndëgjuar”. Pastaj u drejtua kah Kibla dhe tha: “Kërkoni ndihmë prej All-llahut nga dënimi i zjarrit”, Ata thanë: Kërkojmë ndihmë prej “All-llahut nga dënimi i zjarrit”, Pastaj tha: “Kërkoni ndihmë prej All-llahut nga dënimi i varrit”, ata thanë; “Kërkojmë ndihmë prej All-llahut nga dënimi i varrit”, Pastaj ai tha: Kërkoni ndihmë prej All-llahu nga sprovimet (torturat apo fitnetllëku) të dukshme e të fshehta, ata thanë: Kërkojmë ndihmë prej All-llahut nga sprovimet e dukshme e të fshehta. Pastaj ai tha: Kërkoni ndihmë prej All-llahut nga sprovimi i Dexhxhallit (Antikrishtit), ata thanë; Kërkojmë ndihmë prej All-llahut nga sprovimi i Dexhxhallit.”Begatia e varrit: Është për besimtarët e sinqertë, All-llahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është All-llahu, e pastaj vazhdojnë në këtë (besim deri në vdekje), u zbresin atyre engjëjt (e u thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe ju përgëzojmë me xhennetet që u janë premtuar.” (Fusilet 30)Po ashtu, Ai thotë:

Page 18: Feja islame

“E sikur, kur shpirti arrin deri në fyt (tek ai që është në prag të vdekjes). Dhe ju jeni duke eshikuar ate (që është në dhimbje të vdekjes) atë moment. Ne jemi më afër atij se sa ju, por ju nuk shihni. E sikur të ishit ju të fuqishëm (e mos të sundoj tjetërkush)! Atëherë do t’ia kthenit shpirtin atij, nëse thoni të vërtetën! Dhe, nëse është ai (që është në agoni) prej atyre që janë të afërm (tek All-llahu), për te ka rehati, furnizim të madh dhe xhennet të begatshëm.”(…dhe kështu deri në fund të kaptinës El-Vakia 83)Transmetohet prej El-Bera Ibn Azib - radijallahu anhu - se Muhammedi alejhis-selam-thotë për besimtarin që u përgjigjet dy melekëve në varr: “(Kur besimtari u përgjigj) Thërret një thirrës nga qielli: E tha të vërtetën robi im, shtroni atij (rrugën) për në xhennet, visheni ate prej (veshjeve të) xhennetit dhe hapni atij derën drejt xhennetit. Pastaj (Muhamedi alejhis-selam) tha: Atëherë atij, (besimtarit në varr) i vjenë diç prej furnizimit dhe mirësisë së xhennetit dhe i zgjerohet atij varri sa shohin sytë e tij.” (Transmetuar prej Ahmed Ibn Hanbelit dhe Ebu Davudit në një hadith të gjatë)Frytet e besimit në ditën e Kijametit:- Dëshira në kryerjen e urdhërave fetare, duke shpresuar me këtë shpërblimin në atë Ditë.- Frika në kryerjen e veprave të këqija si dhe pajtimi me to, duke iu frikuar me këtë dënimit të asaj Dite.- Përgëzimi i besimtarit për atë që kalon me dëshirën e tij në këtë botë, duke pasur me këtë për qëllim begatitë dhe shpërblimet e xhennetit.Pabesimtarët mohuan ringjalljen pas vdekjes duke supozuar se një gjë e tillë është e pamundshme.Ky supozim është i kotë, argumenton kotësinë e tij shpallja, ndijimi dhe mendja.Shpallja: All-llahu i Lartësuar në Kur’an thotë: “Ata që nuk besojnë supozojnë se nuk do të ringjallen; thuaju ti (Muhammed) atyre: “Gjithsesi! Betohem në Zotin tim, se me siguri do të ringjalleni dhe pastaj do t’ju informojmë se ç’keni punuar, e një gjë e tillë për Zotin është e lehtë.” (Et-Tegabun 7) Shiko pastaj ajetet e fundit të kaptinës Jasin dhe shumë ajete të tjera. Të gjithë Librat e Shpallur vërtetojnë ringjalljen.Ndijimi: All-llahu i Lartësuar u mundësoi njerëzve të shohin ringjalljen e të vdekurve qysh në këtë botë. Në kaptinën El-Bekare gjendën pesë shembuj të tillë, ata janë:Shembulli i parë: Populli i Musaut alejhis selam kur ata i thanë: “Kurrsesi nuk do të besojmë ty (Musa) pa e parë All-llahun haptazi”, kështu që All-llahu i bëri të vdesin, e pastaj i ringjalli. Duke shpjeguar këtë ndodhi, All-llahu i Lartësuar u drejtohet Beni Israilëve:” (Kujtoni) Kur i thatë Musait: “O Musa! Kurrsesi nuk të besojmë ty pa e parë All-llahun haptazi!”; e në atë moment ju përlau rrufeja dhe ju ishit duke shikuar. Pastaj, pas vdekjes suaj, ju ringjallëm Ne juve, që ndoshta të bëheni falënderues.” (El Bekare 55,56)Shembulli i dytë: Është rrëfimi i të mbyturit, rreth të cilit u grindën Beni Israilët (në kohën e Musait). Atëherë All-llahu i Lartësuar i urdhëroi të therin një lopë dhe t’i bien të vdekurit me një pjesë të saj, e me këtë ai do t’i lajmëroj për vrasësin. All-llahu i Lartësuar për këtë rast thotë: “Dhe pasi që vratë një njeri, dhe me këtë rast u grindët në mes veti - All-llahu e nxori në shesh atë që e fshehnit ju. Ne (All-llahu) u thamë atyre: “Mëshoni me një pjesë të saj (lopës së therur) të vrarit!” (Pasi e bënë këtë i vrari u ringjall dhe i lajmëroi për vrasësin e tij). Dhe kështu, pra, All-llahu do t’i ngjallë të vdekurit dhe do t’ju tregojë argumentet e Tija që ju ndoshta do të kuptoni.” (El-Bekare 72,73)Shembulli i tretë: Është rrëfimi i një grup njerëzish që lanë shtëpitë e tyre nga frika e vdekjes, e ata ishin me mijëra. All-llahu i bëri të vdesin ata dhe pastaj i ringjalli (ishin këta nga populli i Beni Israilëve, kishin ikur për shkak të murtajës, jetuan në kohën e profetit Hizkijal), All-llahu i Lartësuar për këtë ngjarje thotë:

Page 19: Feja islame

“A nuk i pa ti (o Muhammed)! Ata që nga frika e vdekjes, ikën prej shtëpive të tyre, e ata ishin me mijëra. Por, All-llahu u tha atyre: “Vdisni!”, e pastaj, Ai i ringjalli. Njëmend, All-llahu është bamirës i pakufishëm ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.” (El-Bekare 243)Shembulli i katërt: Është rrëfimi i personit që kaloi për rreth një fshati të shkatërruar dhe i’u duk e pamundshme që prapë t’i ringjallë ata njerëz të pluhurosur. Atëherë All-llahu i Lartësuar e bëri të vdesë për 100 vjet dhe prapë e ringjalli (thuhet se ai fshat ishte Jerusalemi pas shkatërrimit të Nabukondezerit, kurse ky person ishte Uzejri për të cilin dyshohet se a ishte profet apo jo). All-llahu i Lartësuar për këtë rast thotë: “Ose a nuk ke ndëgjuar (ti Muhammed) për atë, i cili duke kaluar pranë një qyteti të rrënuar për tokë, tha: “Si do t’i ringjallë All-llahu këta pas vdekjes së tyre?” All-llahu e bëri atë të vdes për njëqind vjet e pastaj e ringjalli dhe e pyeti: “Sa kohë ke ndejtur këtu? “Ai u përgjigj: “Një ditë ose gjysmë dite” All-llahu i tha: “Jo. Por, ke ndejtur këtu njëqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tënde se si nuk janë prishur; e shikoje edhe gomarin tënd; e me këtë të bëmë ty dëshmi të ringjalljes për të gjithë njerëzit; shiko edhe eshtrat se si i mbërthejmë e pastaj i veshim me mish.” Kur atij i’u bë e qartë, tha: “E kuptova se, njëmend, All-llahu është i Plotëfuqishëm mbi çdo gjë.” (El-Bekare 259)Shembulli i pestë: Është rrëfimi Ibrahimit - alejhis-selam, kur kërkoi prej All-llahut të Lartësuar t’i tregojë se si i ringjallë të vdekurit? Atëherë All-llahu i Lartësuar e urdhëroi të prejë katër shpezë dhe pjesët e tyre t’i ndajë nëpër kodrat rreth tij, e pastaj t’i thërras ato shpezë, e me atë rast bashkohen pjesët e çdo shpeze dhe vijnë tek Ibrahimi-alejhis-selam - duke shpejtuar. Për këtë rast të mrekullueshëm All-llahu i Lartësuar thotë: “E, kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregom se si i ringjallë të vdekurit! Ai i tha: “A nuk beson? “Ai (Ibrahimi) tha: “Gjithsesi o Zot, por po dëshiroj që zemra të më qetësohet (duke e parë atë ringjallje)”. All-llahu i tha: “Merri katër zogj, afroi pranë vetes (theri e copëtoi), dhe shpërndaj në çdo kodër nga një pjesë të tyre, e pastaj thirri! Do të vijnë ato (përpara teje) më të shpejtë. Dije, pra, se All-llahu është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithdijshëm.” (El-Bekare 260)Këta ishin shembuj realë dhe të ndijshëm që argumentojnë ringjalljen e të vdekurve. Më parë kemi përmendur se si Isau alejhis-selam i nxirrte të vdekurit nga varrezat dhe me urdhërin e All-llahu të Lartësuar u ringjallte ata.Argumenti mendor (në ringjalljen e të vdekurve) bazohet në dy aspekte:Aspekti i parë: Se All-llahu i Lartësuar është Krijuesi i qiejve dhe i tokës dhe çka në mes tyre, i krijoi ato pa qenë fare, e Ai që filloi krijimin e tyre pa qenë fare, natyrisht që është në gjendje t’i rikthej ato (pas shkatrrimit). All-llahu i Lartësuar thotë: “Ai (All-llahu) është që fillon krijimin (prej asgjëje), e pastaj e përsërit ate, e kjo përsëritje është shumë më e lehtë për Te.” (Err-Rrum 27)Po ashtu, Ai thotë: “Ashtu si e filluam krijimin e parë, ashtu do ta kthejmë ate, ky është premtimi Ynë, Ne këtë, me të vërtetë do ta bëjmë.” (El-Ebnija) Në fund të kaptinës Jasin, duke ju përgjigjur atyre që refuzojnë ringjalljen e eshtrave kur ato janë bërë pluhur, Ai thotë: “Thuaju (ti Muhammed): “Do t’i ringjallë ato (eshtra bashkë me njerëzit) Ai që i krijoi herën e parë; Ai i di të gjitha ato që krijoi... Vallë, a nuk ka fuqi Ai që krijoi qiejt dhe tokën të krijojë qenie të ngjashme me ju! Gjithsesi...” (Jasin 79 dhe 81)Aspekti i dytë: Ne e shohim Tokën të vdekur dhe të thatë dhe në te nuk ka kurrfarë druri të gjelbër. Kur asaj i bie shiu menjëherë ringjallet, gjelbërohet dhe mbijnë në te lloj-lloj bimësh të mrekullueshme, e ai

Page 20: Feja islame

që ishte në gjendje ta ringjallë këtë tokë, përmes shiut, pasi që ishte e vdekur, është në gjendje t’i ringjallë edhe të vdekurit. All-llahu i Lartësuar thotë: “Prej argumenteve të Tij është edhe ai që ti e sheh tokën të përulur (të thatë), e kur e lëshojmë në te shiun ajo lëvizë dhe gjallërohet. Me të vërtetë, Ai që e gjallëroi ate do t’i ringjallë edhe të vdekurit. Njëmend, Ai është mbi çdo gjë i Plotëfuqishëm.”(Fussilet 39) Po ashtu, Ai thotë: “Ne prej qiellit lëshojmë shiun e bekuar dhe bëjmë që përmes tij të mbijnë kopshtet dhe drithërat që korren, si dhe palmat e larta me hurma kalavesh, që janë ushqim për robërit (njerëzit), dhe Ne me te (shiun) ringjallëm tokën e vdekur; kështu, pra, do të jetë edhe dalja (ringjallja) e juaj prej tokës.” (Kaf 9-11)Disa njerëz mohuan dhe hjekën (dënimin) dhe begatinë në varr duke supozuar se një gjë e tillë është e pamundshme, meqë është në kundërshtim me realitetin. Ata thonë: sikur të zbulonim ndonjë varr do të shihnim se ai nuk ka ndryshuar fare, as nuk është zgjeruar e as nuk është ngushtuar. E ky mendim i tyre i çoi ata në humbje.Supozimi i tyre është i kotë, këtë e vërteton Shpallja, ndijimi dhe mendja:Shpallja: Më parë përmendëm ajetet që vërtetojnë hjekën dhe begatinë e varrit në numrin dy nën titullin “besimi në çdo gjë që ndodhë pas vdekjes”.Në librin autentik të hadithit të Buhariut transmetohet prej Ibn Abbasit - radijallahu anhu, i cili thotë: “Doli Muhammedi alejhis-selam - te disa mure të Medines Aty ai ndëgjoi zërin e dy personave duke u dënuar në varret e tyre. Pastaj përmend Ibn Abbasi fjalën e Muhamedit alejhis-selam i cili tha se: “...njëri prej tyre nuk ruheshte nga stërpikja gjatë derdhjes së ujit (nevojës së vogël), kurse tjetri bante fjalët.”Ndijimi: Njeriu duke fjetur sheh në ëndërr se është në një vend të gjerë dhe të zbukuruar me begati, ose sheh se është në një vend të ngushtë të vazhdë dhe ndinë dhimbje nga ai vend. Ndoshta ndonjëherë zgjohet prej trishtimit se çka është duke parë, megjithëkëtë ai është në dhomën e fjetjes dhe në shtratin e tij. Fjetja është motra e vdekjes, dhe për këtë All-llahu i Lartësuar në Kur’an e quan “vdekje”. Ai thotë: “All-llahu ua merr shpirtrat atyre që iu ka ardhur momenti i vdekjes, por edhe atyre që nuk kanë vdekur por janë në gjumë, pastaj ia ndalë shpirtin atij që i është caktuar vdekja (në gjumë), kurse të tjerëve ua kthen shpirtrat deri në kohën e përcaktuar (që të vdesin)...” (Ez-Zumer 42)Mendja: Ai që është duke fjetur sheh ëndërr të vërtetë e cila pajtohet me realitetin, ndonjëherë njeriu sheh në ëndërr Muhammedin -alejhis-selam - me cilësitë e tij, e ai që e sheh ate sipas cilësive të tij e ka pa me të vërtetë. Megjithëkëtë ai është duke fjetur në shtratin dhe dhomën e fjetjes dhe shumë larg nga ajo që ka parë në ëndërr. Nëse një gjë e tillë ndodhë në çështjet e kësaj bote, a nuk është e mundshme të ndodhë në çështjet që kanë të bëjnë me botën e ardhshme?!Kurse supozimi se: nëse zbulojmë ndonjë varr do ta gjejmë ashtu si ka qenë i pandryshuar, dhe që është zgjiruar apo ngushtuar, përgjigjja në këtë supozim përmban disa aspekte:Aspekti i parë: Nuk lejohet konfrontimi i teksteve të shpalljes me dyshime të kota, të cilat sikur t’i vështronte mirë në ajetet e Kur’anit që demantojnë dyshime të tilla, ai konfrontues do ta kuptonte kotësinë e tyre.Aspekti i dytë: Çështja e Berzahut (jetës në varreza) është prej fshehtësive që nuk mund të ndijohen, e sikur ajo jetë të ndijohej, atëherë nuk do të kishte dobi besimi në fshehtësitë (gajbijat), dhe me atë rast do të ishin në të njëjtën pozitë besimtarët në fshehtësinë dhe ata që refuzojnë besimin në atë jetë.Aspekti i tretë: Dënimin, begatinë, gjerësinë dhe ngushtinë e varrit e përjeton vetëm i vdekuri e jo edhe ti gjalli, kjo është e ngjashme me të fjeturin i cili ëndërron se është në një vend të ngushtë e të vrazhdë, ose në një vend të gjerë e të zbukuruar, ndërsa për të tjerët nuk është ndryshuar asgjë, edhe pse janë në të njëjtën dhomë apo në të njëjtin shtrat. Muhamedit alejhis selam ndonjëherë i vinte shpallja kur ai

Page 21: Feja islame

ishte në mes të shokëve të tij, ky e ndëgjonte shpalljen kurse shokët e tij nuk e ndëgjonin fare, e ndonjëherë tjetër Xhibrili u personifikohej në njeri dhe i fliste Muhamedit-alejhis-selam, kurse shokët e tij as nuk e shihnin e as nuk e ndëgjonin (ka patur raste kur edhe e kanë parë edhe e kanë ndërgjuar).Aspekti i katërt: Kuptimi i krijesave është i kufizuar aq sa All-llahu i Lartësuar u ka mundësuar të kuptojnë, kështu që ato nuk mund të përceptojnë çdo gjë që ekziston, shtatë qiejt dhe shtatë tokat dhe çdo gjë që ekziston në to i bëjnë tesbih (e lartësojnë dhe e madhërojnë) All-llahut të Lartësuar. Ndonjëherë All-llahu i Lartësuar e bënë ta ndëgjojë këtë tesbih të tyre dikush nga krijesat e Tij që Ai dëshiron. Për këtë All-llahu i Lartësuar thotë: “Atë (All-llahun) e madhërojnë shtatë qiejt dhe Toka dhe çdo gjë që gjendet në to, dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Ate me falënderimin e Tij, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre (o ju njerëz)..” (El-Isra 44) Po kështu, shejtanët (djajtë) dhe xhindët jetojnë në tokë. Me një rast xhindët ishin të pranishëm tek Muhammedi alejhis- selam dhe ndëgjuan me vëmendje leximin e Kur’anit nga ai e pastaj u kthyen tek populli i tyre si qortues (thirrësa në Islam), megjithëkëtë ne ata nuk i shohim (përveç në raste të veçanta kur ata na paraqiten neve). Për këtë All-llahu i Lartësuar thotë: “O bijtë e Ademit, assesi mos t’ju mashtrojë shejtani, ashtu si i nxori prindërit tuaj prej Xhennetit, duke iu zhveshur kështu rrobat që t’ju bëjë t’i shikojnë vendet e turpshme atyre dyve (Ademit dhe Havës). Ai (Shejtani) dhe fisi i tij ju shohin juve (njerëz), ndërsa ju nuk i shihni ata. Ne i bëmë shejtanët të dashur të atyre që nuk besojnë.” (El-A’raf 27) Atëherë, nëse krijesat nuk mund të kuptojnë çdo gjë ekzistuese, nuk kanë të drejtë t’i refuzojnë çështjet që janë të vërtetuara (me shpallje), edhe pse nuk mund t’i kuptojnë ato.

Frytet e besimit në Kaderin e All-llahut të Lartësuar- Mbështetja në All-llahun e Lartësuar pasi të merren parasysh të gjitha shkaqet, dhe kjo mbështetje të mos bëhet në shkakun sepse çdo gjë ndodhë me Kaderin e All-llahut të Lartësuar.- Që njeriu të mos habitet me vetveten kur e arrinë qëllimin e tij, sepse arritja e atij qëllimi është me mirësinë e All-llahut të Lartësuar, i cili përgatiti shkaqet e së mirës, suksesit... kurse habitja e tij me vetveten e bënë që të harrojë falënderimin e kësaj mirësie.- Qetësia dhe siguria shpirtërore në Kaderet e All-llahut të Lartësuar që i ndodhin, kështu që besimtari në Kaderin, nuk shqetësohet nëse i kalon ndonjë gjë shumë e dashur apo i ndodhë ndonjë gjë e rëndë; sepse e gjithë kjo ndodhë me Kaderin e All-llahut, në dorën e të cilit janë qiejt dhe Toka, dhe ai Kader patjetër duhet të ndodhë. All-llahu i Lartësuar për këtë thotë: “Nuk ka asnjë fatkeqësi që e godet Tokën dhe juve, e që nuk e kemi shënuar më parë në Libër, kjo, me të vërtetë, për All-llahun është shumë lehtë. (Kjo ndodhë) Që të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, e as mos të dëfreheni për atë që Ai ua dha juve. Vërtetë, All-llahu nuk i don lavdëruesit dhe vetmburrësit.” (El-Hadid 22,23)Muhammedi alejhis-selam thotë: “Çudi është me çështjen e besimtarit! Me të vërtetë, e gjithë çështja e tij është e mirë, dhe këtë nuk e posedon askush përveç besimtarit. Nëse i ndodhë ndonjë gëzim falënderon (All-llahun), e kjo është gjë e mirë për te, e nëse e godet ndonjë e keqe bënë durim dhe, gjithashtu, është e mirë për te. (Transmetuar prej Muslimit)Në çështjen e Kaderit devijuan dy grupe:Grupi i parë: El-Xhebrijje (Detyruesit): Të cilët thanë se njeriu është i detyruar në kryerjen e veprave të tij, dhe ai gjatë kryerjes së tyre nuk posedon kurrfarë dëshire e as fuqie.Grupi i dytë: El-Kaderijje (Përcaktuesit): Të cilët thanë se njeriu është i pavarur me veprat e tij në dëshirë dhe në fuqi, e dëshira e All-llahut të Lartësuar dhe fuqia e Tij nuk kanë kurrfarë ndikimi në to.Hedhja poshtë e grupit të parë (El-Xhebrijje) me anë të shpalljes dhe realitetit:

Page 22: Feja islame

Shpallja: All-llahu i Lartësuar vërtetoi se njeriu posedon dëshirë dhe i bashkangjiti asaj punën. Ai thotë: “...disa nga ju e dëshirojnë këtë botë, kurse disa të tjerë e dëshirojnë botën e ardhme...” (Ali Imran 152)Po ashtu, Ai thotë: “Dhe thuaj (Muhammed): “E vërteta është prej Zotit tuaj, kush të dojë le të besojë, e kush të dojë le të mohojë. Ne për zullumqarët (pabesimtarët) kemi përgatitur zjarr i cili do t’i rrethojë ata nga çdo anë”. (El-Kehf 29) Gjithashtu, Ai thotë: “Kush bën mirë, bën mirë për vete, e kush punon keq, punon për vete (në dëm të tij), ndërsa Zoti yt, nuk u bën zullum robërve (të Tij).”(Fussilet 46)Realiteti: Çdo njeri e din dallimin e veprave të tija të lira që i bën me dëshirën e tij, siç janë p.sh. të ngrënurit, të pirët, shitja e blerja... dhe veprave që nuk i bën me dëshirën e tij, siç janë p.sh. të rrëqethurit prej sëmundjes, ramja prej kulmit... njeriu në rastin e parë është veprues i lirë pa kurrfarë detyrimi, ndërsa në rastin e dytë ai nuk është i lirë, zgjedhës apo dëshirues i asaj që i ka ndodhur.Hedhja poshtë e grupit të dytë (El-Kaderijje) me anë të shpalljes dhe arsyes:Shpallja: All-llahu i Lartësuar është Krijuesi i çdo gjëje dhe çdo gjë ndodhë me dëshirën e Tij. Ai sqaroi në Kur’an se si veprat e robërve të Tij ndodhin me dëshirën e Tij, e thotë: “Sikur të donte All-llahu, nuk do të vriteshin njerëzit që erdhën pas profetëve, pasi që atyre u erdhën argumentet tona, por ata u përçanë; disa nga ata besuan, e disa mohuan. E, sikur të donte All-llahu, ata nuk do të vriteshin mes veti, por All-llahu vepron ashtu si dëshiron Ai vetë.” (El Bekare 253)Gjithashtu, Ai thotë: “E, sikur Ne të donim, do t’ia jepnim çdo personi udhëzimin e tij (do ta udhëzonim në rrugën e vërtetë), por ka marrë fund fjala ime: “Njëmend, do ta mbushi xhehennemin përplotë me xhindë dhe njerëz bashkërisht!” (Es-Sexhde 12)Arsyeja: Gjithësia, në përgjithësi, është pronë e All-llahut të Lartësuar, pra, edhe njeriu është pjesë e kësaj gjithësia dhe rob i All-llahut të Lartësuar, andaj robi nuk mund të veprojë në pronën e Zotit të tij përveç me lejen dhe dëshirën e Tij.Si përfundim nga e gjithë kjo mund të thuhet se: All-llahu i lartësuar posedon fuqinë apsolute të pakufishme, krijoi çdo gjë dhe din çështjen e çdo gjëje, qoftë të kaluarën, të tashmen apo të ardhmen e saj. Ai krijoi njeriun dhe e veçoi mbi të gjitha krijesat, i dha arsyen i hapi atij rrugën e të drejtës dhe rrugën e të shtrembërës dhe e la të lirë të zgjedhë. Pastaj i dërgoi librin (udhëzimin), profetët dhe bëri gjithësinë me plotë argumente të cilat nuk mund të numërohen, prandaj njeriut nuk i mbeti kur të del përpara All-llahut vetëm të belbëzojë. Qoftë i lartësuar Ai që me urtësinë e tij përcaktoi çdo gjë. Qoftë i lartësuar Ai që ne kemi nevojë të pashmangshme për te e ai nuk ka nevojë për ne.

Page 23: Feja islame

 Qëllimet e besimit IslamQëllimet e besimit Islam: Janë qëllime fisnike të favorizuara të cilave duhet t’u përmbahemi, e ato janë të shumta, nga ato:1. Spastrimi i qëllimit dhe adhurimi vetëm i All-llahut të Lartësuar; sepse Ai është Krijuesi që nuk ka shok, prandaj është obligim që qëllimi dhe adhurimi të jenë vetëm për te, jo vetëm në fjalë por edhe në praktikë, përndryshe njeriu është shumë i urrejtur tek All-llahu.“O ju besimtarë! Pse thuani atë që nuk punoni? Sa e urrejtur është tek All-llahu të thoni atë që nuk punoni.”2. Lirimi i mendjes dhe i mendimit nga përpëlitjet e kota, të cilat lindin si pasojë e zbrazëtisë së zemrës nga ky besim; sepse zemra e atij që nuk posedon këtë besim ose është e zbrazët nga çdo besim dhe është adhurues i materjes ose përpëlitet në devijimet e besimeve të ndryshme dhe në besëtytni.3. Qetësia shpirtërore dhe mendore, e nuk ka shqetësim shpirtëror e as pështjellim në mendim; sepse ky besim e lidhë besimtarin me Krijuesin e Tij, dhe është i kënaqur që Ai është Zoti, Rregulluesi i çështjeve, Sunduesi, Ligjdhënësi i tij... kështu që qetësohet zemra e tij me përcaktimin e All-llahu të Lartësuar, i hapet zemra për Islamin, kështu që nuk dëshiron zëvendës tjetër të tij.4. Sigurimi i qëllimit dhe i punës nga devijimet në adhurimin e All-llahut të lartësuar apo në sjelljen ndaj krijesave; sepse prej bazave të Besimit Islam është besimi në profetët, i cili besim në vetvete përmban ndjekjen e rrugës së profetëve, e cila rrugë është e sigurt në qëllimin dhe punën e saj.5. Përpikshmëria dhe sinqeriteti në çdo çështje; kështu që nuk kalon asnjë rast i volitshëm për punë pa u shfrytëzuar, duke shpresuar me këtë shpërblimin dhe largimin nga çdo mëkat, duke iu frikuar me këtë dënimit; sepse prej bazave të Besimit Islam është besimi në ringjalljen dhe në shpërblimin për çdo vepër.“Çdokujt i përket pozita për atë që ka punuar, dhe Zoti yt nuk është i pakujdesshëm për veprat që bëjnë.” (El-En’am 132) Gjithashtu, Muhammedi alejhis-selam na nxitë në këtë qëllim me thënien e tij: “Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur te All-llahu se sa besimtari i dobët, dhe që të dy janë të mirë. Shpejto pas asaj që të sjell dobi dhe kërko ndihmë prej All-llahut e mos u dobëso, e nëse të ndodhë diç mos thuaj: sikur të veprosha kështu do të bëhej kështu e kështu, por thuaj: All-llahu përcaktoi dhe çka dëshiroi bëri; sepse fjala “sikur” hapë veprimin e shejtanit. (Transmetuar prej Muslimit)6. Formimi i një ummeti (popuj të ndryshëm me një besim) të fortë, i cili shpenzon çdo gjë në përforcimin e fesë së tij, thellimin e shtyllave të tij, pa marrë parasysh se çka mund ta godas në këtë rrugë. All-llahu i Lartësuar thotë: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë All-llahun dhe profetin e Tij (Muhammedin alejhis-selam), dhe pastaj nuk dyshojnë dhe luftojnë në rrugën e All-llahu me pasurinë dhe jetën e tyre. Ata janë besimtarë të sinqertë.” (El-Huxhurat 15)7. Arritja e lumturisë në këtë botë dhe në botën e ardhme, me përmirësimin e personave dhe shoqërive, si dhe arritjen e shpërblimit dhe të begative. All-llahu i Lartësuar për këtë thotë: “Ai që punon vepra të mira, qoftë mashkull apo femër, dhe është besimtar, Ne (All-llahu) do t’i japim atij një jetë të mrekullueshme, dhe, padyshim, për veprat që ka punuar, do ta shpërblejmë atë më mirë se sa që e ka merituar.” (En-Nahl 97)Këto ishin disa nga qëllimet e Besimit Islam. E lusim All-llahun e Lartësuar që të na i realizojë ato neve dhe të gjithë muslimanëve.

Page 24: Feja islame

I gjithë falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të të gjitha botëve. Paqja e Tij qoftë mbi të dashurin tonë, të zgjedhurin e krijesave Muhammedin alejhis-selam, mbi familjen e dashur dhe të pastër të tij dhe mbi gjithë ata që përcjellin gjurmët e tij deri në Ditën e Kijametit.

Page 25: Feja islame

 Përktheu nga arabishtjaOsman Abazi 

Page 27: Feja islame

 Lavdërimi e falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve. Paqja qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, Muhammedin, mbi familjen e tij, mbi sahabët, mbi ne dhe mbi të gjithë adhuruesit e Allahut! Fatkeqësisht, kohët e fundit po hasim në besimtarë, të cilët nuk falen, madje ka prej tyre që as nuk e dinë se falja (namazi) është kushti i dytë për të qenë musliman, pas dëshmisë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij. Për këtë, gjithsesi kanë ndikuar shumë edhe rrethanat shoqërore, por tani, kur ekziston një literaturë mjaft e pasur, që sqaron kushtet për të qenë besimtar, është e palogjikshme që në Ditën e Gjykimit të dilet me arsyen se nuk e kam ditur se duhej të falesha. Por a thua mund t’i fshehim gjë Allahut (xh.sh.), që e di të dukshmen dhe të fshahtën?! Besojmë se kjo afishe, që flet për pasojat e moskryerjes së namazit, do të mirëpritet nga lexuesit e nderuar.Pyetje: Si duhet ta trajtojmë individin, i cili thotë se është musliman, por nuk falet dhe nuk agjëron? A duhet ta përshëndesim me “selam” dhe kur të vdesë t’ia falim xhenazen?Përgjigjet dr. Jusuf Kardaui: Kjo i ngjan shembullit të njeriut, që caktohet nga shoqëria për të kryer një detyrë, për të cilën do të shpërblehet, nëse e kryen në rregull, por edhe bëhet përgjegjës për kryerjen e saj. Por, nëse ky njeri nuk e kryen detyrën e besuar, edhe pse është i aftë mendërisht dhe fizikisht, d.m.th. e lë punën pa arsye, atëherë ky njeri mund të gjykohet:Duke e larguar nga vendi i punës, ngaqë nuk e kreu detyrën;Me dënim më të butë se largimi nga puna, nëse nuk i ka nënçmuar hapur, përpara të tjerëve detyrimet e veta.Ky është qëndrimi i dijetarëve islamë për muslimanin, që me vetëdije nuk i kryen detyrimet fetare e veçanërisht faljen e pesë kohëve. Disa prej dijetarëve mendojnë se detyrimi themelor i çdo muslimani, madje i çdo njeriu në jetën e tij është vetëm përulja ndaj Allahut (xh.sh.). Mosnënshtrimi ndaj Allahut (xh.sh.) konsiderohet si tradhëti e detyrimit themelor të një muslimani. Për këtë arsye, një njeri që nuk i nënshtrohet Allahut, nuk meriton që ta mbajë emrin musliman e as të jetë nën mbrojtjen e Islamit. Këtë mendim e përforcon edhe ky hadith i besueshëm:“Ajo që na dallon nga ata (jobesimtarët) është namazi; kush e lë namazin, bëhet jobesimtar.” Disa dijetarë të tjerë mendojnë se individi që e ka lënë pas dore një detyrë islame, por nuk e përbuz atë, e kryen atë kohë pas kohe, pendohet për parregullsitë e veta dhe synon të përmirësohet, do të trajtohet si musliman.Sipas kësaj që u tha deri tani, del se ata nuk falen për dy shkaqe:1. Mohojnë se falja është detyrim dhe nuk i kushtojnë kurrfarë rëndësie asaj. Sipas mendimit të të gjithë dijetarëve islamë, njerëzit e tillë konsiderohen jobesimtarë, sepse rëndësia e namazit në Islam është e njohur. Pra, kushdo që e mohon, e nënçmon dhe e përgënjeshtron urdhrin e Allahut dhe të të Dërguarit të Tij, konsiderohet jobesimtar, në zemrën e tij nuk ka besim as sa kokrra e grurit. Për këta njerëz Allahu (xh.sh.) thotë:“... Atij, që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, i takon zjarri i Xhehennemit dhe aty mbetet përgjithmonë.” (Xhinn, 23)“Dhe kur i thërrisni për t’u falur, ata e marrin për tallje e lojë. Këtë e bëjnë për arsye se janë njerëz që nuk kuptojnë.” (Maide, 58)Këto ajete e përshkruajnë mjaft mirë pozitën e atyre, që namazin dhe adhurimet (ibadetet) e tjera i konsiderojnë si shenjë prapambeturie e rënieje dhe i përqeshin ata që falen.2. Nuk e kryejnë faljen nga përtacia e sepse janë dhënë vetëm pas kësaj bote, shkojnë pas epsheve të veta dhe mashtrimeve të ndryshme të shejtanit. Rreth kësaj çështjeje dijetarët islamë kanë dhënë këto mendime:Ebu Hanife: “Një njeri i tillë duhet të konsiderohet mëkatar dhe është e domosdoshme që të riedukohet me rrahje, të gjakoset e pastaj të veçohet (izolohet), derisa të fillojë të falet. Kështu do të veprohet edhe me atë njeri që, pa shkak të arsyeshëm, nuk agjëron gjatë ditëve të Ramazanit.Maliku dhe Shafiu: “Një njeri i tillë është mëkatar. Dënimi me rrahje a veçim (izolim) nuk do të mjaftojë. Nëse është kokëfortë në qëndrimin e tij, duhet të dënohet me vdekje.

Page 28: Feja islame

Ahmed ibn Hanbeli: “Një person i tillë është jobesimtar. Ai duhet të dënohet me vdekje, por para se të dënohet, duhet t’i thuhet të pendohet e t’i kërkojë falje Zotit dhe të falë namazin. Nëse e pranon këtë kusht, lirohet, në të kundërtën, të zbatohet dënimi.Kuptohet, mendimi i këtyre dijetarëve mbështetet në Kur’an dhe në hadithe të besueshme. Në Kur’an theksohet edhe se si do të ndihet jobesimtari në Ditën e Gjykimit:“Atë Ditë, mjerë përgënjeshtruesit! Se, kur u thuhej ‘përuluni’, nuk përuleshin. Atë Ditë, mjerë përgënjeshtruesit!” (Murselat, 47-48)“Atë Ditë, kur të zbulohet gjithçka dhe të thërriten për të bërë sexhde, ata nuk do të munden. Ata do të jenë me sy ulur, poshtërimi do t’i kaplojë, sepse e dinë që kanë qenë të ftuar të bënin sexhde, kur kanë pasur forcën e arsyetimit (por ata kanë refuzuar).” (Kalem, 42-43)Për ata që pendohen, Allahu i Madhëruar thotë:“... Por nëse pendohen, e kryejnë faljen dhe e japin zekatin, atëherë hapeni rrugën për ta, se vërtet, Allahu fal dhe është Mëshirues.” (Teube, 5)Në Kur’an përshkruhet edhe dialogu në mes të besimtarëve dhe jobesimtarëve në Ditën e Gjykimit:(Besimtarët do të pyesin): “Ç’ju solli në Sekar (xhehennem)? (Jobesimtarët) Do të thonë: Ne nuk ishim nga ata që faleshin, nuk i ushqenim të varfërit dhe përziheshim me të tjerët në biseda të kota dhe mohonim Ditën e Gjykimit, derisa na erdhi vdekja.” (Muddethir, 42-43)Pra, gjëja e parë që të shtie në zjarrin e Xhehennemit, është moskryerja e faljes. Ajeti vijues tregon cilësitë e dyfytyrakëve (munafikëve):“Dyfytyrakët përpiqen ta mashtrojnë Allahun, por Allahu e mbizotëron dinakërinë e tyre. Kur ngrihen të falin namazin, ata ngrihen me përtesë dhe e bëjnë këtë vetëm për t’u dukur para njerëzve, ndërsa Allahun e përmendin fare pak!” (Nisa, 142)Edhe hadithet e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.) e vlerësojnë si jobesimtar atë, që me vetëdije lë pas dore faljen:“Ajo çfarë na dallon neve nga ata (jobesimtarët) është namazi. Kush e lë namazin, bëhet jobesimtar.” “Kurrë mos e lër asnjë kohë të namazit me vetëdije, sepse ai që e le namazin me vetëdije, nuk e ka mbrojtjen e Allahut.” “Kush e kryen namazin rregullisht, do t’i bëhet dritë, shpëtim dhe dëshmi në Ditën e Gjykimit, kush nuk e kryen atë rregullisht, nuk do të ketë dritë, shpëtim e dëshmi dhe në Ditën e Gjykimit do të jetë në shoqërinë e Karunit, Faraonit, Hamanit dhe Ubejj ibn Halefit.” “Ai, të cilit i kalon namazi i ikindisë, është si ai, të cilit i është gjymtuar familja dhe pasuria e vet.” “Për dyfytyrakët (munafikët) nuk ka namaz më të rëndë se sabahu dhe jacia (në xhami) por po ta dinin se çfarë shpërblimi kanë për to, do t’i falnin, qoftë edhe duke shkuar zvarrë.” “Kam vendosur që të urdhëroj muezinin të thërrasë ikametin e ndonjërin t’i bëhet imam xhematit, ndërsa unë të marr gaca dhe t’ia djeg shtëpinë atij, që ende nuk ka dalë në xhami për namaz!”Edhe sahabët (Zoti qoftë i kënaqur prej tyre), pa përjashtim e konsiderojnë jobesimtar personin që nuk falet. Ata kanë thënë se i vetmi detyrim, të cilin po e le, të shpie në mosbesim, është namazi.Aliu (r.a.): “Ai që nuk falet, është jobesimtar!”Ibn Abbasi (r.a.): “Kush e lë pas dore namazin, është bërë jobesimtar.”Xhabir ibn Abdullahu (r.a.): “Jobesimtar është ai që nuk falet.”Ejjub es-Sikhtijani (r.a.): Pa dyshim, lënia e namazit është mosbesim.”Hafidh Mundhiri për të theksuar hadithet dhe thëniet e sahabëve mbi këtë temë, thotë: “Një grup sahabësh dhe tabi’inësh i konsiderojnë jobesimtarë edhe ata që e shtyejnë faljen e namazit pa arsye. Ndër ta janë: Umeri, Ibn Mes’udi, Ibn Abbasi, Muadh ibn Xhebeli, Xhabir ibn Abdullahu, Ebu Derda, Ahmed ibn Hanbeli, Is’hak ibn Ruvejhi, Abdullah ibn Mubaraku, Ibrahim en-Nehai, Hakim ibn Utejbe, Ejjub es-Sahtijeni, Ebu Daud et-Tajalisi, Ebu Bekr ibn Ebi Shejbe, Zuhejr ibn Harbi dhe të tjerë (Zoti qoftë i kënaqur me ta!).

Page 29: Feja islame

Kur lexojmë këto mendime të përcjella nga dijetarët e njohur islamë, sahabë dhe tabi’inë, për mosbesimin e atij, që qëllimisht, lë pa falur edhe një namaz, atëherë cili do të ishte qëndrimi i tyre ndaj atij, i cili ka kaluar vite të tëra pa e përulur kurrizin kurrë për sexhde Allahut (xh.sh.)?!Nga sa u tha, nxjerrim përfundimin se ai që nuk falet është:

– jobesimtar, nëse nuk falet, ngaqë nuk e vlerëson, e përbuz namazin dhe rëndësinë e tij; – mëkatar i madh (sipas disave, sërish, jobesimtar), nëse nuk falet, për shkak se është dhënë pas epsheve dhe dëshirave të veta. Sipas një mendimi më të butë, një njeri i tillë është mëkatar, dhe nuk është larg as nga kufri (mosbesimi), sepse nuk ka dyshim se mëkatet ndjekin njëri-tjetrin e kështu arrihet lehtë në mosbesim. Për këtë arsye, duhet që çdo musliman që e ndien veten musliman, në qoftë se nuk e ka falur namazin, t’i rishqyrtojë veprimet dhe rrugën e tij, t’i kërkojë falje Allahut (xh.sh.) e ta forcojë besimin e ta kryejë gjithmonë namazin. Po kaq e domosdoshme është që besimtarët ta këpusin çdo lidhje me ata, që me këmbëngulje, qëndrojnë në mendimin se namazi nuk është detyrim i muslimanit; gjithsesi, kjo vlen nëse besimtarët i kanë këshilluar më parë ata e ata nuk i kanë pranuar këshillat e tyre me kokëfortësi. Për atë, që nuk falet, Ibn Tejmijje thotë: “Nuk duhet t’i jepni selam, e as t’i përgjigjeni ftesës së tij; nuk duhet t’ia jepni bijën a motrën për bashkëshorte, sepse ai që nuk fal namaz, në të vërtetë, nuk është musliman, nuk meriton grua muslimane, as fëmijë muslimanë. Nuk i lejohet një sipërmarrësi ta punësojë, sepse një njeri që nuk i kryen detyrimet e veta ndaj Krijuesit të vet, aq më pak do t’i kryejë detyrimet ndaj krijesave të tjera.” Namazi është shtylla kryesore e fesë. Nuk ka ndjesë, kur nuk e kryen namazin, përveç kur personi e humb vetëdijen dhe nuk di çfarë flet. Në raste sëmundjesh të tjera nuk ka arsye të mjaf tueshme që namazi të mos falet, madje edhe kur njeriu është i paralizuar a i plagosur rëndë. Sipas Sheriatit, të sëmurit i duhet thënë: “Pastrohu si të mundesh dhe sa të mundesh, ulu si të mundesh, por mos e lër namazin; pastrohu me ujë e nëse nuk ke ujë, merr tejemum; falu më këmbë e nëse nuk mundesh, falu ulur; nëse nuk mundesh edhe kështu, falu mbështetur në krahun e djathtë a shtrirë në shpinë; nëse as kështu nuk mundesh, lëviz kokën ose sytë, në kuptim të fjalëve të Allahut (xh.sh.): “Prandaj, sa të keni mundësi, ruhuni prej dënimit të Allahut!” (Tegabun, 16) Me sa u tha më lart, vërejmë përgjegjësinë e mbarë shoqërisë për moskryerjen e kësaj detyre e sidomos, të individit, brenda autoritetit e përgjegjësisë së tij vetjake: babai është përgjegjës për djemtë e vajzat e moshës jomadhore, burri për gruan e tij etj. Allahu urdhëron: “Urdhëroji të afërmit e tu të falin namaz e edhe ti vetë zbatoje atë, sepse ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim. Ne të furnizojmë ty. Ardhmëria e mirë i takon atij që ruhet.” (TaHa, 132) Muhammedi (s.a.s.) ka thënë: “Urdhërojini fëmijët tuaj të falin namaz që shtatë vjeç e kur t’i mbushin dhjetë vjeç, detyrojini.” Allahu gjithashtu thotë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët!” (Tahrim, 6) Nëse bashkëshorti me të vërtetë e do gruan e tij, babai fëmijën e tij, dhe nuk dëshirojnë që t’i humbin, atëherë le t’i mbrojnë nga zjarri, duke u urdhëruar nënshtrimin ndaj Krijuesit. Nuk ka mbetur edhe një çështje, të cilën duhet ta shpjegojmë: A duhet t’ia falin xhenazen atij, që nuk e ka falur namazin? Gjithsesi, çështja shtrohet kështu: A ka qenë i vdekuri jobesimtar, apo vetëm mëkatar i madh? Sipas mendimit të dijetarëve, në qoftë se i vdekuri ka qenë i ftuar nga imami ose gjykatësi i Sheriatit të asaj kohe që ta falte namazin e ky nuk ka pasë pranuar, atëherë nuk do t’i falet xhenazja, sepse konsiderohet si jobesimtar. Kjo vlen për njeriun, i cili përveç namazit, ka edhe mangësi të tjera, siç janë pandershmëria dhe moskryerja e detyrimeve të tjera islame. Kur njeriu nuk e ka mohuar namazin si detyrim, ndonjëherë është falur e ndonjëherë jo, atëherë këtij personi do t’i falet namazi dhe do të varroset në varrezat e muslimanëve.

Page 30: Feja islame

U bëjmë thirrje besimtarëve, të cilët deri tani nuk e kanë falur namazin për arsye të ndryshme, që t’i drejtohen çiltërisht Krijuesit të tyre, Allahut me pendim dhe të fillojnë ta kryejnë këtë detyrim. Sigurisht, Allahu është Mëshiruesi, Falësi i mëkateve, është Ai që me kënaqësi do t’ua pranojë pendimin e çiltër dhe do t’ua falë mëkatet e mëparshme. Insha-Allah! “O ju që keni besuar, pendohuni te Allahu me një pendim të çiltër!” (Tahrim, 8) “O ju që keni besuar, kijeni frikë Allahun me një çiltëri të vërtetë dhe mos vdisni ndryshe, veç duke qenë muslimanë!” (Ali Imran, 102) Për ata që ruhen, Allahu (xh.sh.) premton: “Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët – ata, të cilët janë të përulur kur falin namazin, ata që i shmangen bisedës së kotë, ata që rregullisht japin zekatin, ata që nuk bëjnë marrëdhënie intime (me askënd tjetër), përveçse me bashkëshortet ose me ato, të cilat i kanë në pronësi (skllavet) – sepse (në rastin e tyre) ata nuk qortohen. E ata, dëshirat e të cilëve shkojnë tej atyre caqeve, kanë shkelur dispozitat e caktuara. Dhe ata, të cilët i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë, i kushtojnë kujdes kohës së namazit, janë trashëgimtarët e Firdeusit (xhennetit) dhe aty janë përgjithmonë.” (Mu’minun, 1-11)

Page 31: Feja islame

 Argumentet për domosdoshmërinë e të falurit e namazit me xhemat nga Libri i All-llahut [subhanehu ve teala], sunneti i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe nga fjalët e sahabëve janë të shumta, dhe këto janë të njohura për shumicën e njerëzve, andaj do t'i përmendi vetëm disa prej tyre. I: NGA LIBRI I ALL-LLAHUT [SUBHANEHU VE TEALA] 1- All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Ditën kur shpalohet kërciku (i Zotit) e ata do të ftohen për të bërë sexhde, por nuk do të munden. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjne sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata talleshin)." (El-Kalem: 42-43) Sejjid ibën Musejjebi [rahimehull-llah] thotë: "Dëgjonin: "Ejani në namaz, ejani në shpëtim", mirëpo nuk i përgjigjeshin, duke qenë të shëndoshë". Ka'b ibën Ahbari [radijall-llahu anhu] thotë: "Pasha All-llahun, ky ajet u shpall vetëm për ata të cilët nuk faleshin në xhemat". Pra, cili kërcënim është më i ashpër se ky, për atë individ që e le namazin me xhemat pa arsye? 2- I Madhëruari thotë: "Falnie namazin dhe jepnie zekatin dhe falnu me ata që falen (dhe bini në ruku me ata që bijnë)." (El-Bekare: 43). Fjala e All-llahut [subhanehu ve teala]: "dhe bini në ruku me ata që bijnë në", dëshmon domosdoshmërinë e të falurit namazin në xhemat, nga shkaku se po të ishte qëllimi i këtij ajeti vetëm falja e namazit, do të mjaftonte pjesa e parë e ajetit "falni namazin". 3- All-llahu i Lartësuar thotë: "Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët le të vijë e të falet me ty (grupi tjetër në rojë), e kur të bien në sexhde (të kryej një rekat), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në rojë) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falë, e të falet me ty dhe le t'i bartin armët dhe le të jenë në gjendje gatishmërie..." (En-Nisa: 102). Prej këtij ajeti kuptojmë se All-llahu [subhanehu ve teala] e ka bërë obligim të falurit e namazit me xhemat në situatë lufte. A thua çka mbetet të themi kur jemi në situatë paqe! Poqese ekziston ndokush, i cili meriton që All-llahu [subhanehu ve teala] t'i lejojë mosfaljen e namazit me xhemat, atëherë do të ishin ata që janë të rreshtuar kundër armikut, të cilëve në çdo moment u kanoset rreziku nga sulmi i tyre.II: NGA SUNNETI I PEJGAMBERIT [SAL-LALL-LLAHU ALEJHI VE SEL-LEM]

1- Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Pasha Atë në Dorë të të cilit është shpirti im, pata vendosur të urdhëroj të mblidhen drunj, e mandej të urdhëroj të thirret ezani për namaz, e të urdhëroj një njeri t'u bëhet imam njerëzve e mandej të shkoj tek ata që nuk vijnë në xhami të falin namaz, t'ua djeg shtëpitë".I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është kërcënuar me djegien e shtëpive të atyre që nuk e falin namazin me xhemat nga shkaku se kanë lënë pas shpine një obligim (vaxhib).2- Në Sahihun e Muslimit qëndron se: "Një njeri i verbër tha: "O i Dërguar i All-llahut, unë nuk kam udhërrëfyes që më çon deri në xhami". Ai e luti Pejgamberin që ta liroj nga shkuarja në xhami dhe i lejoi të falet në shtëpinë e vet. Pasiqë ai ktheu shpinën, i Dërguari e thirri dhe i tha: "A e dëgjon ti thirrjen e ezanit për në namaz?" Njeriu i verbër iu përgjigj: "Po e dëgjoj". Atëherë Pejgamberi i tha: "Përgjigju thirrjes!".Nëse një njeri i verbër, të cilin askush nuk e shoqëron deri në xhami nuk ka leje, atëherë si do të ketë leje ai i cili është i shëndoshë dhe pa të meta?!3- Tregon Ibni Abbasi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili thotë: "Kush dëgjon thirrësin për namaz, dhe kurrfarë arsyetimi nuk e pengon që t'i përgjigjet thirrjes së tij, nuk do t'i pranohet ai namaz që e falë vet (pa xhemat)". Njerëzit thanë: Ç'është arsyetimi, o i Dërguar i All-llahut? Ai tha: "Frika apo sëmundja." (Transmeton Ebu Davudi, Ibën Maxheja dhe Ibën Hibbani në "sahihun" e tij.)III: NGA FJALËT E SAHABËVE [RADIJALL-LLAHU ANHUM]

Page 32: Feja islame

1- Transmeton Muslimi në sahihun e tij se Abdull-llah ibën Mesudi [radijall-llahu anhu] ka thënë: "Kush dëshiron që nesër të takon All-llahun si musliman, le t'i ruan këto namaze, ngase përmes tyre do të njihet. Vërtetë All-llahu i ka sqaruar të Dërguarit tuaj sunnetet e udhëzimit, kurse namazet janë prej sunneteve të udhëzimit. Nëse ju i falni këto namaze nëpër shtëpitë tuaja, sikur ai që e le xhematin dhe falet në shtëpi, atëherë do të leni sunnetin e të Dërguarit tuaj, e nëse e leni sunnetin e të Dërguarit tuaj, do të lajthiteni nga rruga e drejtë. Çdo njeri që pastrohet mirë, mandej shkon në xhami, All-llahu ia shkruan për çdo hap që bën një vepër të mirë, i shlyen një mëkat dhe e lartëson një gradë më tepër. Askush prej as'habëve nuk mungonte nga namazi me xhemat, përveç munafikëve të njohur me nifak. Madje edhe i sëmuri përcillej me dy veta deri sa hynte në saf".2- Aliu [radijall-llahu anhu] thotë: "S'ka namaz për fqiun e xhamisë përveç në xhami". Njerëzit thanë: "Kush është fqiu i xhamisë?" Ai tha: "Ai i cili e dëgjon ezanin". (Transmeton Ahmedi)3- Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu] thotë: "Veshët e birit të Ademit të jenë të mbushur me plumb të shkrirë është më mirë për të se sa të dëgjojë ezanin e të mos i përgjigjet".Pas kësaj që përmendëm nuk mbetet asnjë arsye për atë individ që mungon nga namazi me xhemat. Vërtetë këto argumente që i përmendëm do të jenë argumente për ose kundër atij që i lexon ose dëgjon, gjë për të cilën ai do të jep llogari para All-llahut [subhanehu ve teala] në Ditën e Gjykimit.Shkroi: Bekir Halimi Hyrje Nëse një punëtor nuk shkon në vendin e punës rregullisht, por shkon vetëm një ditë në javë ose vetëm një muaj në vit, nga shkaku i mospërgjegjësisë dhe përtacisë dhe pastaj kur drejtori e merr në pyetje dhe kërkon prej tij që të vijë rregullisht si gjithë të tjerët, ai refuzon këtë duke thënë: “Unë do ta punoj këtë punë në shtëpi”, ç’ka do të kishit thënë për këtë punëtorë? A nuk ka të drejtë drejtori ta largojë këtë njeri nga puna?! Ç’është mendimi juaj për një musliman që nuk vjen në xhami, përveç një ditë në javë (edhe atë në xhuma) ose një muaj në vit (në Ramazan) dhe mendon se do t’i kryejë këto urdhëra të madhëruara në shtëpinë e tij? A s’meriton ky njeri të largohet nga mëshira e All-llahut [subhanehu ve teala]?! Ku është dallimi ndërmjet këtyre dy shembujve?! A mendon ndokush prej punëtorëve të punojë punën e tij pa shkuar në vendin e punës (ku ai është përgjegjës)?! Pse mendojnë shumë muslimanë të kryejnë namazet e tyre nëpër shtëpitë e tyre, pa shkuar në vendin e namazit, në xhami?! Në çdo mëngjes dhe në kohë të caktuar, punëtorët dalin për të shkuar në vendin e punës apo nxënësit në shkollat e tyre, e rrugët mbushen përplot me njerëz, kurse kur thërret thirrësi (muezini) për në namaz, posaçërisht për namazin e sabahut, askush prej tyre (muslimanëve) nuk del, pos një numri të vogël. Vallë ç’është shkaku i kësaj?! A nuk është All-llahu [subhanehu ve teala] Ai i cili ka të drejtë për respekt dhe madhërim?! A nuk janë të drejtat e All-llahut [subhanehu ve teala] më të rëndësishme për respekt dhe nderim?! Namazi sjell rrizk (furnizim)Vërtetë xhamitë janë vendet më të dobishme dhe më të pastërta në fytyrën e tokës dhe gjallërimi i tyre me namaz dhe me të përmendurit e All-llahut [subhanehu ve teala], është prej shkaqeve më të mëdha që na sjellin rrizk (furnizim). All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “(Ajo dritë) është në shtëpitë (xhamitë) e që All-llahu lejoi të ngriten e që në to të përmendet emri i Tij, e t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zekatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. (Ata i luten) që All-llahu t’i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t’ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do.” (En-Nur: 36- 38)

Page 33: Feja islame

Këtë e dëshmojnë fjalët e All-llahut [subhanehu ve teala] (furnizimin nga Ai) në fund të ajeteve të lartpërmendura “dhe do t’ju shtojë” që vjen pas fjalëve të All-llahut në të njejtat ajete: “nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur All-llahun”. Pra, furnizimi është në Duar të All-llahut, Ai i jep kujt të do dhe i ndalon kujt të do (e furnizon kë do dhe e le pa furnizim kë të do). S’ka dhënës për atë që All-llahu [subhanehu ve teala] i ka ndaluar dhe s’ka mosdhënës për atë të cilit Ai i jep, por furnizimi i ndalohet robit për shkak të bërjeve të mëkateve, siç na lajmëron i Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Cili mëkat është më i madh se mosrespektimi i urdhërave të All-llahut dhe të drejtave të Tij, dhënia përparësi urdhërave dhe të drejtave të tjetërkujt para urdhërave dhe të drejtave të Tij?!”. Mendo për fjalët e All-llahut [subhanehu ve teala], në ajetet e lartëpërmendura: “burrat që nuk i pengon”. Pra, këto janë virtytet e burrave të vërtetë, kurse të falurit e namazit në shtëpi, vërtetë është cilësi e grave. I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], donte të djeg shtëpitë e atyreve që nuk shkonin në xhami për të falë namazin, por e falnin nëpër shtëpitë e tyre dhe nuk e ndaloi nga kjo vepër asgjë tjetër pos asaj që në shtëpitë e tyre kishte gra, fëmijë dhe ata të cilët nuk e kanë obligim faljen e namazit me xhemat! (në xhami ). Kujdes nga nifakuPrej sifateve (cilësive) më të qarta të munafikëve me të cilat i ka përshkruar All-llahu [subhanehu ve teala] në Librin e Tij të Madhëruar, është përtacia gjatë faljes së namazit me xhemat, siç ka thënë: “Munafikët përpiqen ta mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu ata i mashtronte. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.” (En-Nisa: 142). Gjithashtu All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Mospranimin e dhënieve të tyre nuk e pengoi gjë tjetër vetëm se ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe namazin e falin vetëm me përtaci, dhe lëmoshën nuk e japin ndryshe pos vetëm duke urrejtur.” (Et-Teube: 54). Kurse Ibni Mesudi [radijall-llahu anhu] thotë: “Shiqoja dhe vëreja se nuk mungonte nga namazi me xhemat përveç munafikut me nifak të qartë”. Pra, a pajtohesh të jesh në shoqëri me munafikët, të cilët kanë dënim më të ashpër prej gjithë njerëzve në Ditën e Gjykimit? All-llahu është më i madh se çdo gjëVërtetë mungesa nga namazi me xhemat është argument i besimit të dobët dhe zemrës së zbrazët, në të madhëruarit e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe të respektit e nderimit ndaj Tij. Në fund, a i takon një muslimanit që e dëgjon thirrësin e All-llahut [subhanehu ve teala], i cili thotë: “All-llahu ekber (All-llahu është më i madh se çdo gjë), e pastaj loja, shiqimi i filmave dhe e lojërave sportive, shitblerja dhe të gjitha punët e tij të kësaj bote kaluese të bëhen për të më të mëdha se çdo gjë? Gjithashtu, dëgjon kur muezini thotë: “Namazi është më i dobishëm se gjumi”, megjithatë gjumi i tij për të bëhet më i dobishëm se falja e namazit! Krenaria i takon All-llahutVërtetë një prej pengesave që i ndalon disa njerëz të falin namazin me xhemat, është mendjemadhësia (kibri), All-llahu [subhanehu ve teala] na ruajtë nga kjo cilësi. Këta nuk dëshirojnë të jenë së bashku me njerëz të varfër, punëtorë, etj. I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që në zemrën e tij ka një thërmi kibër.” (Transmeton Muslimi). Kërkojmë strehim tek All-llahu i Lartësuar nga kjo cilësi e keqe. Hyrja në xhami është domosdoshmëriVëlla musliman, o ti i cili falesh në shtëpi, dije se sa do që të jetosh në këtë botë, e ke të domosdoshme të hyshë në xhami, qoftë i gjallë apo i vdekur. Për këtë, vëlla i dashur musliman, përpiqu që të hyshë në të sa je i gjallë, para se të hyshë në të i bartur në supet e atyre që ta falin namazin e xhenazes. Në këtë ditë nuk do të bëjë dobi pasuria yte, tregtia yte, pozita yte, profesioni yt, e as punët tua të kësaj bote, të cilat të ndalonin t’i përgjigjesh thirrësit të All-llahut [subhanehu ve teala]. Ndërtues (prodhues) i burrave

Page 34: Feja islame

Në fund, dije vëlla musliman, se xhamitë janë shkolla të vërteta të cilat edukojnë gjenerata dhe janë universitete prej ku dalin burra dhe trima. Andaj muslimanët, nuk do të kenë krenari, fuqi dhe respekt derisa nuk u kthehen xhamive dhe nuk nisen prej tyre, ashtu siç filluan të parët tanë të shpërndajnë udhëzimin, të vërtetën dhe dritën në çdo vend. Filozofi francez Renan thotë: “Ç’doherë që shikoja safet (rreshtat) e muslimanëve në namaz, dëshiroja të jem musliman”. Pas gjithë kësaj që u tha, a thua vallë do të kujdesemi ta ruajmë namazin me xhemat?! Tregim dhe shembullKy është një tregim për një njeri, të cilit All-llahu [subhanehu ve teala] i dha fuqi trupore, kurse ai harroi se All-llahu [subhanehu ve teala] është më i Fuqishmi. Ai i dëgjonte thirrësit e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe nuk u përgjigjej thirrjes së tyre, e kur i dëgjonte thirrësit e epsheve, me të shpejtë u përgjigjej, madje gjëja më e rëndësishme për të u bë tubimi sa më i tepërt i pasurisë, dhe aspak nuk kujdesej se a është hallall ose haram ajo. Përndryshe punonte si hamall (bartës) në treg. Një ditë, duke bartur në treg, u rrëzua një mur dhe ra mbi shpinën e tij, e si pasojë e kësaj u paralizua, e humbi fuqinë dhe mundësine e të ecurit dhe aspak nuk mund të lëvizte, edhe pse mbeti gjallë. Mirëpo, ai më tepër dëshironte të jetë i vdekur, se sa i palëvizshëm tërë jetën e tij, saqë as në toalet të mos mund të shkonte pa ndihmën e ndokujt. Shkuarja e tij në toalet zgjaste më tepër se tri orë, falë medikamenteve medicinale të cilat ia lehtësonin këtë proces, e gjatë kësaj vepre djersitej shumë dhe ndjente dhimbje të mëdha.. Kur ndokush prej vizituesve e pyeti se ç’dëshiron më tepër në këtë moment, ai tha: “Dëshiroj të jem në namaz me xhemat”. Tani dëshiron të falesh në xhemat, kurse më parë nuk dëgjoje thirrjen e muezinit dhe aspak nuk mendoje për të!? Ç’është ajo që të bëri të respektosh e të mendosh për këtë thirrje dhe të dëshirosh t’i përgjigjes kësaj thirrjeje? Paramendoje veten në vend të këtij njeriu, o vëlla musliman, i cili është i penguar nga çdo lëvizje, nga i cili e kanë humbur shpresën të afërmit e tij, familja e tij, shokët e tij dhe i cili është bërë peng i shtratit të vet, saqë edhe mishi filloi t’i kalbet, eshtrat t’i dëmtohen, e aspak nuk i kujton dhuntitë e All-llahut që ia ka dhënë. Dije se vazhdimi i këtyre dhuntive është rezultat i falënderimit. All-llahu i Lartësuar thotë: “Dhe (përkujto) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni s’ka dyshim dënimi Im është i vështirë.” (Ibrahim: 7). Falënderimi për këto begati do të thotë: shfrytëzim i tyre aty ku All-llahu [subhanehu ve teala] është i kënaqur, prezentimi në xhemate, kujdesi ndaj të afërmëve, familjes dhe gjëra tjera të cilat janë të dashura tek All-llahu i Lartësuar.Shkroi:  Muhammed bin Abdul-Aziz El-MusnidFalenderimi i takon All-llahut xhel-le shanuhu. 0 Zot, fale krijesën më të ndershme, Muhammedin alejhis-selam.Përshëndetjet tona qofshin për njerëzit e Tij të zgjedhur dhe të devotshëm. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut xhel-le shanuhu. Dëshmoj se Muhammedi alejhis-selam është rob dhe i dërguar i Tij. All-llahu [subhanehu ve teala] në Kuranin famëlartë thotë:,,0 ju besimtarë, përmbanu mësimeve të All-Ilahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, të pastroni mëkatet tuaja...'' (Ahzab, 70,71).,,Te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon.'' (Fatir, 10).,,Pra, ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim), më falenderoni...' (Bekare, 152).,,Përkujtojeni All-llahun sa më shpesh'' (Ahzab, 41).,,Shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendeset e All-Ilahut...'' (Ahzab, 35).,,Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë tështrirë..." (Ali Imran, 19 1).,, Kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe

Page 35: Feja islame

përkujtoni çdo herë All-llahun...'' (Enfal, 45).,,E kur t’i kryeni detyrat tuaja, përkujtoni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile edhe më fortë.''(Bekare, 200).,,... as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit ndaj All-Ilahut...'' (el-Munafikun, 9).,,Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-Ilahun, për ta falur namazin dhe për të dhënë zeqatin...'' (Nur, 37).,,Ti përmende Zotin tënd në vete (në heshtje), me respekt e me frikë, jo me shprehje të lartë, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje mos u bën i njejtë me ata që nuk kanë kujdes." (A’raf, 205)VLERA E DHIKRIT(të përmendurit All-llahun [subhanehu ve teala] )Muhammedi alejhis-selam ka thënë:,A doni t'u tregoj për veprën më të mirë, më të dashur tek All-Ilahu, me të cilën fitoni shpërblimet më të larta tek Ai, vepër më e dobishme se sa shpenzimi i arit dhe të hollave (sadaka sh.p.), më e dobishme se sa ta fitoni armikun? Thanë: Po, si jo. Pejgamberi alejhis-selam tha: Të përmendurit e All-llahut (dhikri)”Muhammedi alejhis-selam ka thënë: ,Do t'ua kalojnë muferridunët. Thanë (as'habët): Kush janë muferridunët? Tha (Pejgamberi alejhis-selam): Ata meshkuj dhe femra që më së shumti e përmendin All-Ilahun"Abdull-Ilah bin Busrij përmend se një njeri ka thënë: ,O i dërguar i All-llahut, obligimet e besimit janë shumë (për mua janë ngarkesë që nuk mund ta mbajë sh.p.). Më udhëzo mua me diçka ti përmbahem asaj."Muhammedi alejhis-selam tha: Gjuha jote të jetë gjithmonë e lagët nga dhikri i All-llahut.”Prej Pejgamberit alejliis-selam transmetohet se ka thënë: ,Shembulli i atij që e bën dhikër All-llahun dhe atij që nuk e bën është sikur shembulli i të gjallit me të vdekurin.''Prej Pejgamberit alejhis-selam transmetohet se ai ka thënë: ,,Kush ulet në një vend dhe nuk e përmend All-llahun , atë do ta kap përbuzja e Tij dhe kush mbështetet në një vend dhe nuk përmendë All-llahun , edhe atë do ta kap përbuzja e Tij.''Marrur nga “Fjala e Bukur (e vërtetë)”Muhammed Nasiruddin Albani“NuN” 1999 Falënderimi i qoftë All-llahut…, paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Muaji i Ramadanit në të cilën u zbrit Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues…” (El-Bekare, 185) Vëlla i nderuar, All-llahu [subhanehu ve teala]veçoi muajin e Ramazanit me veçori dhe vlera të shumta:Era e keqe e gojës së agjëruesit është më e mirë tek All-llahu se era e miskut (parfemit)Melekët kërkojnë falje për agjëruesit derisa ata të hanë iftar.All-llahu çdo ditë zbukuron Xhennetin e Tij dhe thotë:“Kam frikë se robërit e mi të mirë to të pasojnë prek tyre dëme dhe pengesa, e pastaj do të ecin drejt tij”.Gjatë këtij muaji burgosen shejtanët.Happen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehennemit.Në këtë muaj gjindet nata e Kadrit e cila është më e mirë se një mijë muaj, e ai i cili nuk m,undet të fiton të mirën e sajë, nuk mund të fiton të mira.Agjëruesve u falen mëkatet në natën e fundit të RamazanitAll-lllahu çdo natë i nxjerrë disa njerëz prej zjarrit të Xhehennemit.

Page 36: Feja islame

Andaj vëlla i dashur, një muaj me veçori dhe vlera të tilla a thua vallë si do ta presish? Robi i mirë e pret me pendim të sinqertë, me vendosmëri për shfrytëzimin e këtij muaji, duke harxhuar kohën e tij në vepra të mira, duke lutur All-llahun që ta ndihmojë në këtë adhurim.Ja disa vepra të mira, të cilat duhet të veprohen edhe më tepër në Ramazan: 2) Namazi i natës: All-llahu [subhanehu ve teala]thotë:“E robërit e Mëshiruesit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: Paqë!” dhe për hirë të Zotit të tyre natën e kalojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen)” (Furkan, 63-64)Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Ai që falet natën gjatë ramazanit me besim në All-llahun dhe shpresim në shpërblimin e All-llahut, i falen mëkatet e mëparshme” (Buhari dhe Muslim)Falja e namazit të natës ka qenë praktika e Pejgamberit dhe ashabëve të tij. Aisha [radijall-llahu anha] thotë: “Mos e le namazin e natës, nga se Pejgamberi nuk e linte, e kur sëmurej ose bëhej dembel, falej ulur.”Kurse Omeri [radijall-llahu anhu] falej deri në gjysmë të natës sa donte, e në gjysmë tjetër të natës zgjonte familjen e tij për të falë duke u thënë: “Namazi, namazi”Transmeton Said ibën Zejdi, i cili thotë: “Imami lexonte me qindra ajete, derisa mbështeteshim në shkopinj, nga të ndejturit në këmbë dhe nuk ndaheshim (nuk kryhej namazi) deri para agjërimit”.3) SadakajaPejgamberi ishte njeriu më bujar, kurse edhe më bujar ishte gjatë Ramazanit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Sadakaja më e mirë është sadakaja që jipet në Ramazan”. (Hadithi është sahih, Transmeton Tirmidhiu) Omeri [radijall-llahu anhu] thotë: “Pejgamberi na urdhëroi që të japim sadaka. Meqë unë posedoja pasuri, thashë: “Sot do t’i kalojë Ebu bekrit”. Andaj erdha në gjysmën e pasurisë. Kurse Pejgamberi më tha: “ç’ka i le familjes?” Unë i thashë: Sa kjo që dhashë”. Në këtë rast erdhi Ebu Bekri me gjithë pasurinë, e Pejgamberi i tha: “ç’ka i le familjes” Tha: “Ua lash All-llahun dhe Pejgamberin., Thashë (Omeri): “Nuk munda të të kalojë në asnjë send”.Vëlla i dashur, sadakaja gjatë ramazanit ka veçori të shumta, prandaj mundohu që të shfrytëzosh çdo rast për të dhënë sadaka.Sadakaj është shumëllojësh:Dhënia ushqim: All-llahu [subhanehu ve teala]thotë:“Ata janë që për hirë të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hirë të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojnë ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe e dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu ata me Xhennet dhe me petka mëndafshi” (Insan, 8-12).Selefu salihi i jepnin rëndësi të madhe dhënies ushqim qoftë të vafrfërve ose vëllaut të uritur, pra nuk është kusht që t’i jipet ushqim vetëm të varfurit. Disa prej selefit thonë: Që të thërasë dhjetë shokë të mij dhe t’u ofroj ushqim të cilin e dëshiroj, është më e dashur tek unë se të lëshojë (lirojë) dhjetë robër. Shumë prej selefit jepniniftarin e tij tjetrit edhe pse ishin agjërues. Gjithashtu ka pasë të tillë që u kanë ofruar ushqimin vlezërve të tyre dhu u kanë shërbyer, sikurse ai ka qenë agjërues. Nga ky adhurim burojnë shumë adhurime, siç është dashuria ndërmjet vllezërve, e cila është për shkak të hyrjes në Xhennet, siç thotë Pejgamberi: “Nuk do të hyni në Xhennet dersia të besoni, e nuk do të besoni derisa të duheni mes veti”. Gjithashtu, bëhen tubime të njerëzve të mirë dhe shpreson në shpërblim për atë që u ndihmon me ushqim tënd që të forcohen për adhurime etj.T’u japish iftar agjëruesve:Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Ai që i ofron iftar agjëruesit, ka shpërblim sikur shpërblimi i agjëruesit duke mos u pakësuar asgjë ngashpërblimi i agjëruesit.” (Hadithi është sahih, transmeton Nesaiu).

Page 37: Feja islame

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “ Ai që i ofron iftar agjëruesit ose përgatit një luftëtar, ka shpërblim sikur shpërblimi i tyre”. (Shikoni “Sahihut-terhib”, nr.2701.4) Leximi i Ku’ranitVëlla i nderuar po t’i përmendi dy vepra të të parëve tanë:a}Leximi i shumtë i Kur’anit, dheb}Qajtja gjatë leximit ose ndëgjimit të Kur’anit nga frikërespekti.Muaji i ramazanit është muaji i Kur’anit, për këtë shkak, muslimani duhet të lexon më tepër Kur’an.Xhibrili alejhis-selam ia mësonte Kur’anin Pejgamberit s.a.v.s. në Ramazan. Disa prej selefit bënin hatme gjatë muajit të Ramazanit për çdo tre ditë e disa tjerë për çdo shtatë ditë, e disa tjerë për çdo ditë lexonin Kur’an në namaz dhe atë në vende të ndryshme. Shafiu [rahimehull-llah] bënte 60 hatme gjatë Ramazanit, të cilët i lexonte jashtë namazit, kurse Zuhriu [rahimehull-llah] kur vinte Ramazani ikte prej tubimeve të hadithit dhe diturisë dhe lexonte Kur’an prej Mus’hafit. Sufjan Theuriu [rahimehull-llah] kur vinte Ramazani i linte të gjitha adhurimet (nafile) dhe lexonte Kur’an. Ibën Rexhepi thotë: Ndalohet leximi i Kur’anit në më pak se tre ditë për atë që vazhdon këtë vepër, kurse sa i takon kohëve të bekuara siç është muaji i Ramazanit, sidomos netët kur kërkohet nata e Kadrit, ose në vende të vlefshme siç është Mekeja për ata që nuk janë të Mekës është mustehab leximi i shumtë i Kur’anit duke shfrytëzuar këtë kohë dhe vend të vlefshëm.*Qajtja gjatë leximit të Kur’anit. Selefu salihi nuk kanë lexuar Kur’anin siç lexohet poezia, pa mendim dhe kuptim, por ato lëviznin edhe zemrat e tyre gjatë leximit të Kur’anit. Transmeton Buhariu nga Abdullah Ibën Mes’udi [raidjall-llahu anhu] i cili thotë: Pejgamberi më tha:“Lexo”. Unë i thashë: “Të lexoj para teje, duke e ditur se Kur’ani mbi ty ka zbritur”. Ai tha: “Kam dëshirë ta dëgjoj prej tjerëve. (Abdulla Ibën Mes’udi) tha: “Lexova suren Nisa deri sa erdha tek ajeti:“Dhe si do të jetë gjendja e atyre, kur Ne do të sjellim dëshmitar për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitar mbi ta”, (Nisa: 41) kur ai më tha: “Të mjafton”. U ktheva kah ai dhe pashë se i lotonin sytë.Transmeton ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] i cili thotë: “Kur zbriti ajeti: “A prej këtij ligjerimi po çuditeni? E po qeshni e nuk po qani?” (Nexhm: 59-60), qajtën Ehli Sufeja, derisa u derdhën lotët mbi qafën e tyre. Kur ndëgjoi Pejgamberi qajtjen e tyre, qajti edhe ai, e ne qajtëm bashkë me të. Në këtë rast Pejgamberi tha: “Nuk do të hyn në zjarr të Xhehennemit ai që qanë nga frikërespekti ndaj All-llahut”.Ibën Omeri [radijall-llahu anhu] lexoi suren Mutafifin deri sa erdhi tek ajeti: “Në ditën kur njerëzit ngriten për të dalë para Zotit të botëve” (Mutafifin: 6), kur qajti derisa u alivanos, e nuk vazhdoi më tepër.Transmetohet nga Muzahim Ibën Zuferi, i cili thotë: “Na e fali namazin e akshamit Sufjan Theuriu, i cili lexoi fatihanë deri sa arriti tek ajeti: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!”, kur qajti derisa ndërpreu leximin e Kur’anit, e pastaj përsëri e vazhdoi suren Fatiha.Së fundi, vëlla i dashur, pas shëtitjes sonë kopshteve të Xhennetit në të cilat na bëjnë hije veprat e mira, të tërheqim vërejtjen nga një vepër e rëndësishme. A e din se ç'është ajo. Ajo është ihlasi (sinqeriteti). Po, sinqeriteti, ngase sa agjërues nuk kanë nga agjërimi i tyre vetëm se etje dhe uri dhe sa prej tyre që falin namaz të natës, nuk kanë pos lodhje dhe pagjumësi? All-llahu na ruajtë prej kësaj. Nga ky shkak shohim se Pejgamberi përforcon këtë ç'ështje duke thënë: "Me besim (në All-llahun) dhe shpresim (në shpërblimin e All-llahut)." Selefi veprat të mira të tyre i kanë fshehur, duke pasur frikë rijanë… Transmetohet nga Muhammed Ibën Vasiu, i cili thotë: "Kam takuar njerëz të cilët vendonin kryet me kryet e grave të tyre në një jastëk, e jastëku lagej nga lotët e tij, kurse gruaja e tij nuk e hetonte. Gjithashtu kam takuar njerëz që duke qenë në saf qanin, kurse askush nuk e hetonte se po qan! Ejub Sihtijani gjthë natën falej, e kur vinte mëngjesi ngrinte zërin, sikurse është ngritur në ato çaste. Transmetohet nga Ibën Ebi Adiu, i cili thotë: "Davud Ibën Ebi Hindi ka agjëruar 40 vjet duke mos e ditur familja e tij ishtye këpuctar, andaj çdo ditë merrte me veti ushqim të cilin e jepte sadaka rrugës, kurse kur kthehej në mbrëmje hante me to." Sufjan Theuriu thotë: "Më kanë treguar se një rob vepron një vepër të mirë fshehurazi, e shejtani pa ndërprerë mundohet që ai të tregon këtë vepër, e pastaj

Page 38: Feja islame

pasiqë ai të tregon këtë vepër, shejtani mundohet që ai të kërkon të falënderohet për këtë vepër, me ç'rast hyn në rija, syfaqësi.adaptuar nga “Gjendja e selefit gjatë muajit të Ramazanit” Sh.B. “NuN” 1999, Shkup"O robtë e Allahut, kijeni frikë Allahun për atë që thoni; kijeni frikë Allahun për atë që bëni; kijeni frikë Allahun natën dhe ditën."       Falënderimi i takon vetëm Allahut. Vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë. Atë që e udhëzon Allahu askush nuk mund ta kthejë nga rruga e drejtë dhe atë që nuk e udhëzon Allahu, askush nuk mund ta fusë në rrugë të drejtë. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Allahu e dërgoi atë mëshirë për të gjitha kohët. Me të zgjeroi gjokset, me të ndriçoi mendjet, me të hapi sytë dhe veshët e shurdhër.O ju që keni besuar, o robtë e Allahut! Ju këshilloj juve, këshilloj dhe veten për punë që na ndrisin fytyrën Ditën kur ta takojmë Allahun; atë Ditë kur nuk bën dobi asgjë përveç veprës së kryer; atë Ditë, kur çdo njeri do të gjejë atë që ka bërë; atë Ditë, kur kush ka bërë të keqe do të dëshironte që të ishte sa më larg saj.Kijeni frikë atë Ditë, kur nëna do ta braktisë foshnjën e saj të gjirit dhe shtatzëna do ta hedhë tej barrën e saj; atë Ditë kur njerëzit janë si të dehur: ata nuk janë të dehur, por ndëshkimi i Allahut është i dhembshëm.Kijeni frikë Ditën, kur të ringjallen ç’janë në varreza e do të dalë sheshit ajo që është në gjokset e tyre. Kijeni frikë atë Ditë, kur ata që nuk besuan dhe kundërshtuan Pejgamberin, duan të shkrihen në tokë përgjithmonë.Kijeni frikë atë Ditë, kur keqbërësit do të kafshojnë duart e do të thonë: "Sikur të mos e kisha marrë aksh njeri për mik a për shok."Allahu i Madhëruar e ka emërtuar me shumë emra atë Ditë. Të gjithë emrat tregojnë se ajo Ditë është e tmerrshme: ikën vëllai prej vëllait, ikën fëmija prej nënës. Atë Ditë çdo njeriu i mjafton vetëm halli i tij.Dije, o vëlla, se mbikëqyrja e njeriut është e dobët dhe e shkurtër, sepse njeriu është i krijuar, sepse ai fle, sepse ai sëmuret, shërohet dhe vdes. Pra, a mundet që njeriu të mbikëqyrë? A mundet që njeriu të shikojë pas mureve a pas maleve? Sigurisht jo. Atëherë, mbetet Mbikëqyrja e plotë dhe e pakufishme e më të Madhit, e Krijuesit, e Filluesit dhe e Mbikëqyrësit të krijesave, të Plotëfuqishmit, të Cilit nuk mund t’i përngjajë asnjë nga krijesat e Tij. Dija dhe aftësia e njeriut është e shkurtër, e paktë: njeriu nuk di se çfarë ka në veten e tij, çfarë ka ndërmjet njëri-tjetrit. Kurse Allahu di gjithçka. Për këtë Allahu thotë: "Nuk ka gjethe peme që bie në tokë dhe të mos jetë në dijen e Allahut." (En’am, 59).Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë e në qiej. Ai di pëshpëritjet e zemrave. Ai di çfarë përqëndrohet në zemrën tënde edhe pas njëqind vjetësh, kurse ti nuk e di se çfarë do të zërë vend në zemrën tënde as pas dy minutash. Dija e Dëgjuesit dhe e Shikuesit të gjithçkaje, e Njohësit të hollësirave është e pakufishme. Për këtë Allahu thotë: "A nuk e di ti se Allahu di çfarë ka në qiej e në Tokë? Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Allahu i katërti e as në mes të pesë vetave e Ai të mos jetë i gjashti ose as më pak e as më shumë e Ai të mos jetë me ta kudo. Pastaj, Ditën e Gjykimit do t’u thotë atë, që kanë bërë. Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e vet." (Muxhadele, 7)Dy kurejshë ishin pranë Qabes. Errësira e natës ishte shtrirë kudo dhe yjet kishin humbur. Thanë: "Allahu nuk e di dhe nuk sheh gjithçka." U fshehën nga njerëzit, por a do të mund t’i fshiheshin Allahut?! Filluan të bisedonin për gjëra, që nuk donin t’i merrte vesh njeri. Biseduan për luftën e Bedrit, për humbjen e madhe. Thotë Safuani: "Jeta pas luftës së Bedrit më është nxirë dhe nuk më bëhet të jetoj." Thotë Umejri: "Ashtu është, sikur të mos kisha borxhe dhe sikur të kisha një njeri që të kujdesej për fëmijët e mi dhe gruan time, do të shkoja në Medine dhe do t’ia prisja kokën Muhammedit." E shfrytëzoi këtë rast Safuani dhe i tha: "Do t’i paguaj unë borxhet dhe do të kujdesem unë për familjen tënde." Atëherë i thotë Umejri Safuanit: "Ta ruajmë të fshehtë këtë bisedë." "Po, ashtu do të bëjmë." – ia ktheu Safuani. U çua Umejri, e mori shpatën, e leu me helm dhe u nis për në Medine.

Page 39: Feja islame

Arriti në Medine. E pa Umer ibn Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe shkoi e i tha Pejgamberit (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi të!): "Po vjen Umejri, armiku i Allahut. Ai nuk ka ardhur përveç për sherr." dhe Hattabi nxori shpatën. "Fute shpatën në mill", - i thotë Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) Umerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Pasi Umer ibn Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e futi shpatën në mill, Pejgamberi (Paqja e Allahut dhe Bekimi i Tij qofshin mbi të!) i thotë Umejrit:– Përse ke ardhur këtu, o Umejr?– Kam ardhur të shikoj djalin (djali i tij ishte zënë rob nga muslimanët).– Po shpatën përse e ke përgatitur?– I mallkoftë Allahu shpatat!– Mua më zbriti nga Allahu i Lartë arsyeja përse ke ardhur.– Nuk kam ardhur për tjetër gjë vetëm se të takoj djalin tim.– A nuk ishte ti me Safuanin në Qabe, atë natë dhe a nuk biseduat dhe a nuk e vendosët që ti të më prisje kokën e ai të t’i lante borxhet dhe të kujdesej për familjen tënde?Thotë Umejri: "Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se ti je i dërguari i Tij." Umejri kishte ardhur për ta shuar Dritën, por Drita e ndriçoi dhe ai tha: "Ty të ka njoftuar Allahu. Falënderoj Allahun që më çoi në këtë rrugë, për të pranuar këtë fe."Vëllezër muslimanë! Në errësirën e natës në Qabe, askush nuk i pa ata dy burra, as Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) nuk e dinte këtë bisedë. E dinte vetëm Allahu. Ai dëgjon çfarë thurin njerëzit. Pra, nëse ty të fyen dikush dhe të sjell vështirësi, mos u mërzit, sepse Allahu i di të gjitha ato që të bëhen ty.O ti musliman i ri që sapo ke përqafuar fenë islame! Nëse dikush të fyen ose të tall, dije se Allahu po të mbikëqyr ty dhe e di se çfarë po duron. Nuk i fshihet Atij asgjë. Kush mendon që Allahu nuk na sheh, vetëm se është bërë femohues. Atëherë, kur ti e di që Allahut nuk mund t’i fshihesh, mos i kalo caqet që vetë Allahu i Madhëruar i ka përcaktuar. Njerëzit i shkelin kufijtë e përcaktuar nga Allahu në errësirën e natës, fshehur nga shikimi i njerëzve, por harrojnë se Allahu është Mbikëqyrës i përhershëm. Në një hadith të saktë, autentik të Pejgamberit (Paqja e Allahut dhe bekimi i tij qofshin mbi të!) thuhet: "Unë i di disa njerëz nga populli im që Ditën e Gjykimit do të dalin përpara me vepra të mira sa madhësia e maleve, ndërsa Allahu do t’i asgjësojë ato vepra." "O i Dërguari i Allahut" – ia kthyen shokët, "lutu për ne që të mos jemi prej atyre njerëzve." Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi të!) tha: "Ata janë vëllezërit tuaj, prej gjakut tuaj. Ata marrin prej natës çfarë të munden. Kur arrijnë kufijtë që Allahu ka përcaktuar për ta, ata i shkelin. Allahut nuk i fshihet asgjë, prandaj frikësojuni Atij, o robër!"Një natë, Umer ibn el-Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), doli në rrugë të Medinesë për të parë gjendjen e popullit. Kur iu afrua një shtëpie, dëgjoi një grindje. E ëma i thoshte së bijës: "Oj bija ime, merr ujë dhe hidhja qumështit, sepse tani askush nuk na sheh." "Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), na e ndaloi këtë të xhuma". – ia ktheu e bija. "Dëgjon ti?" – bërtiti e ëma me inat. "Pse nuk bën si po të them, hidhi ujë qumështit dhe mos e zgjat, se Umeri është larg nesh." Iu kthye përsëri e bija: "Vërtet, Umeri është larg nesh e nuk na sheh ne, por na sheh Allahu, Zoti i botëve."Kur dëgjoi Umeri fjalët e vajzës, i rodhën lot. U kthye në shtëpi dhe i tha të birit: "Çohu se do të të fejoj me një vajzë." E mori të birin dhe e çoi te shtëpia e vajzës dhe e fejoi me të.Një herë tjetër Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u gjend pranë një muri. Aty qe një grua që e kishte burrin në xhihad. Ishte një natë e ftohtë. Gruaja ishte në tri errësira: në errësirën e natës, në errësirën e dhomës dhe larg nga burri i saj. E dëgjoi Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) gruan duke thënë: "Sikur të mos më shihte Allahu, do ta ftoja një burrë në shtratin tim, që ta kaloj këtë natë të ftohtë."Një gruaje tjetër, kur ishte në shkretëtirë, i afrohet një burrë dhe i thotë: "Nuk na shikon askush, vetëm ai yll." Ajo ia kthen: "Po Krijuesi i yllit nuk na sheh?"

Page 40: Feja islame

Dhe tani dëgjoni historinë e fundit, që ka të ndodhur në kohët e mëvonshme, që të shikoni Mbikëqyrjen e Allahut dhe frytet e saj.Një burrë i quajtur Nuh ibn Merjem kishte shumë pasuri, por mbi të gjitha ishte shumë besimtar. Kishte edhe një vajzë që dallohej për bukuri, por mbi të gjitha edhe ajo kishte besim të madh e moral të lartë. Burri mori një shërbyes. Ai quhej Mubarek. Ai nuk kishte pasuri, por edhe ai kishte kryesoren – besimin dhe moralin e pastër. E dërgoi zotëria e tij te vreshti për ta ruajtur nga vjedhësit. Mubareku vazhdoi ta ruante vreshtin për gati dy muaj. Kur erdhi zotëria i tij te vreshti, i tha: "O Mubarek, shko e më sill një bistak rrushi." Shkoi Mubareku dhe mori një bistak rrush por rrushi ishte i thartë. "Shko e zgjidh një tjetër", - i tha përsëri zotëria. I solli përsëri Mubareku një bistak rrush, por prapë rrushi ishte i thartë. "O Mubarek! A nuk e njeh ti të ëmblën nga e tharta apo tallesh me mua?" , - iu hakërrua zotëria. "Jo, për Zotin, nuk po tallem me ty, por unë nuk i kam provuar e as kam futur asnjë kokërr në gojë që prej dy muajsh, sepse ti nuk më ke dërguar për të ngrënë, por për ta ruajtur vreshtin dhe për t’i shërbyer atij. Unë i ruhem shikimit të Allahut e jo shikimit të krijesave të Tij." U habit zotëria dhe i tha: "Më thuaj, cila nga vajzat të pëlqen për nga pasuria, bukuria, prejardhja e besimi?" "Çifutët",-iu drejtua Mubareku, "zgjidhnin vazja që ishin të pasura; të krishterët zgjidhnin vajza me prejardhje të mirë, kurse shokët e Muhammedit (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) i zgjidhnin besimtare".Sot, muslimanët i shohin vajzat për pasuri e për bukuri dhe nuk e shohin fare besimin dhe moralin e tyre, duke ngjarë në këtë me ithtarët e Librit (çifutët dhe të krishterët) e për këtë Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush e imiton një popull, ai është prej tyre."Zotëria e la të lirë Mubarekun. Më pas, Nuh ibn Merjem shkoi tek e bija dhe i tha: "Dëshiroj të të martoj me Mubarekun! Ç’thua ti?"– A e pëlqen ti atë? i thotë ajo ibn Merjemit.– Po.– A është i përshtatshëm për mua?– Kam kërkuar mjaft, por nuk kam gjetur më të përshtatshëm se Mubareku.Atëherë, vajza u martua me Mubarekun. Ishte fryt i Mbikëqyrjes së Allahut. Lindën një djalë. Kush lexon historinë e Islamit e gjen atë djalë, si dijetar të hadithit. E ai është Abdullah ibn Mubarek. Kjo ështëpërgjigjja e Mbikëqyrjes së Allahut.O vëllai im musliman! Dije se syri i Allahut të sheh ty ngado që të shkosh.O vëllai im musliman! Njihe mbikëqyrjen e Allahut, se kështu do të bëhesh më i mirë!O robtë e Allahut! Kijeni frikë Allahun për atë që thoni! Kijeni frikë Allahun për ato që bëni! Kijeni frikë Allahun ditën dhe natënT’i përmbahemi formës islame në moral dhe veshje ngase në këtë gjindet ringjallja e sunnetit dhe largimi nga pasimi i pabesimtarëve.

Me këtë veç kemi kaluar gjysmën e rrugës drejt xhennetit.Të nisemi tash drejt gjysmës së mbetur e cila përfshin shirkun dhe mëkatet duke e vazhduar rrugën pa lodhje dhe mërzi.Ta mohojmë shirkun atë duke:

1) Mohimi se ndonjë prej krijesave posedon aftësi të largon çfarëdo të keqe apo t’i sjellë ndonjë të mirë vehtes apo ndokujt tjetër pa caktimin dhe dëshirën e All-llahut.Për këtë pra të shpresojmë për çdo të mirë në All-llahun dhe të mbështetemi tek Ai nga çdo e keqe.Vetëm nga Ai të kërkojmë ndihmë dhe shërim ngase askush tjetër prej krijesave nuk e meriton këtë.Prandaj të shpresojmë vetëm në Të dhe të kemi frikë vetëm nga Ai.

2) Ne vetën All-llahun e adhurojmë dhe askujt tjetër përveq Tij nuk i lutemi.Vetën me emrin e Tij betohemi dhe nuk therrim në emër të ndonjë varri porse vetëm në emër të Tij.Nuk i zotohemi askujt përveq atij dhe uk kërkojmë ndihmë përveq nga Ai.

Page 41: Feja islame

3) Nuk lidhim ndonjë pe apo hajmali për tu mbrojtur me këtë nga syri i keq apo të largojmë nga vehteja jonë ndonjë të keqe tjetër.Ngase syrin e keq apo ndonjë të keqe tjetër nuk e largon askush tjetër përveq All-llahut FuqiPlotë.

4) Nuk iu besojmë falltarëve, magjistarëve apo astrologëve e as asaj në të cilën ata thirrin duke pretenduar se e dinë të fshehtën.E nuk e di të fshehtën askush përveq All-llahut të Madhëruar.

5) Nuk i nënshtrohemi sunduesit, dijetarit apo prindit nëse në këtë bëjmë mëkati ndaj All-llahut.Ngase nënshtrimi ndaj ndokujt përveq All-llahut duke e bërë të ndaluarën të lejuar dhe duke e bërë të lejuarën të ndaluar është shirk. Me këto pesë pika kemi arritur që të njohi tri të katërtat e rrugës për në xhennet.E tash na mbetet edhe pjesa e fundit e ajo është të larguarit nga mëkatet e pas kësaj arrijm deri te dera e xhennetit ku inshaAll-llah (nëse don All-llahu) do të hujmë së bashku me ata të cilët hyjnë.

1) Ta ruajmë dëgjimin duke mos dëgjuar sende të kota,të cilat përmbajnë mëkat.Mos të ndëgjojmë muzikë, shpifje, bartje të fjalëve apo fjalë të cilat shpiejnë në kufër.

2) Ta ruajmë shikimin duke mos shikuar në atë që është e ndaluar, në ndonjë femër të huaj qoftë besimtare apo pabesimtare.

3) Ta ruajmë gjuhën nga fyerjet, gënjeshtrat apo fjalët e këqia.Mos të dëshmojmë rrejshëm,mos të oërgojojmë dhe mos të shpifin.

4) Ta ruajmë barkun nga gjërat e ndaluara qoftë ta jeta ushqim apo pije.Mos të ushqehemi me kamatë, me coftirë apo mish të derrit.Mos të pijmë pije dehëse e as mos të pijmë duhan.

5) Ta ruajmë organin gjenital duke mos iu afruar askujt përveq bashkëshortes zapo asaj që e kemi nën posedim (robëreshës) të cilat na i ka lejuar All-llahun xh.sh.

6) Ta ruajmë dorën duke mos u bërë dëm njerëzve me të, t’i rrahim apo t’i vrasim pa të drejtë.mos t’i përdorim duartë p[ër të luajtur bixhoz apo që të shkruajmë me to ndonjë dëshmi të rrejshme.

7)Ta ruajmë këmbën duke mos shkuar në vendet e ndyta, të ndaluara e të këqia. 8) Ta mbajmë fjalën e dhënë, të dëshmojmë drejtë dhe t’i zbatojmë premtimet.Mos të

dëshmojmë rrejshëm dhe mos të bëhemi prej atyre të cilët e shkelin fjalën e dhënë. 9)Ta ruajmë pasurinë, mos ta hargjojmë kot por ndërkohë edhe mos të jemi koprrac. Mos ta

humbin por edhe mos ta grumbullojmë tepër duke mos e shpenzuar në rrugën e All-llahut. 10)Të kujdesemi për familjet tona qoftë në aspektin fizik apo ate psiqik, të kujdesemi për

moralin dhe besimin e tyre.T’i mbrojmë nga çdo send që ua shkatërron shpirtin apo mendjen e tyre. Kjo ishte rruga, o ju kërkues të xhennetit, të jemi pra të përgatitur që t’i zbatojmë këto pika në

jetën tonë duke u armatosur me dituri të vërtetë nga Libri i All-llahut Të Madhëruar dhe nga Sunneti i të Dërguarit të Tij Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem.Marrur nga “Xhenneti -begatitw e tij dhe rruga nëpër të"Alijj Hasen Urtësia Shkup 1998 "O ju që keni besuar, kinie frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë musliman!(Ali Imran:102) "O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra.Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju. (En-Nisa:1)" O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta.Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira,ju shlyen juve mëkatet tuaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh ". (El-Ahzab:70:71) Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë udhëzimi i Muhammedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat,çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje nga rruga e vërtetë, e çdo lajthitje përfundon në xhehenem.  Disa vërejtje agjëruesve për gjërat që nuk duhet ti bëjnë gjatë agjërimit të tyre

Page 42: Feja islame

  ~ Dhënia rëndësi dobive shëndetësore dhe shoqërore të agjërimit dhe të harruarit se agjërimi është lloj i veçantë i adhurimit të Allahut [subhanehu ve teala].  ~ Të bërit natën ditë, e ditën natë me pagjumësi gjatë natës dhe fjetje gjatë ditës.  ~ Të fjeturit në kohët e namazeve farz, e sidomos në kohën e namazit të drekës dhe atë të ikindisë.  ~ Harxhimi i tepruar në ushqime dhe në llojllojshmërinë e tyre.  ~ Të humburit e kohës në gjëra të kota dhe të padobishme.  ~ Syfyri i hershëm dhe fjetja për namaz të sabahut.  ~ Vozitja e shpejtë e mjeteve të udhëtimit pak para kohës së iftarit.  ~ Nevrikosja e tepërt gjatë agjërimit, fyerja dhe ofendimi i të tjerëve.  ~ Moskryerja e plotë e namazit të teravisë [më pak se tetë rekate] .  ~ Mbledhja nëpër çajtore dhe kafene për lojëra dhe fjalë të kota.  ~ Dëmtimi i agjërimit me gënjeshtra, përgojim, bartje të fjalëve dhe shaka të ndaluara.  ~ Shfrytëzimi i Ramazanit si rast për fjetje, përtaci dhe moslëvizje.  ~ Ibadeti në Ramazan dhe mospërfillja e tij para dhe pas Ramazanit.  ~ Prezenca në xhamia gjatë Ramazanit dhe lënia e saj pas Ramazanit. ~ Disa njerëz merakosen nëse hanë dhe pinë pa qëllim duke menduar se e kanë prish agjërimin ose nuk e kanë të plotë atë, edhe pse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bërë të qartë se nuk prish gjë, ngase atë e ka ushqyer dhe ia ka shuar etjen Zoti i tij.  ~ Mostërheqja vëmendjes atij që ha dhe pi pa qëllim, duke e lënë atë të hajë dhe pijë, e cila gjë u jep shkas disave të cilët janë mëkatar që të hanë dhe të pinë haptazi në ditët e Ramazanit para njerëzve.  ~ Vonimi i iftarit pas ezanit, edhe pse shpejtimi i bërjes së iftarit është sunnet në të cilin ka urdhëruar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]  ~ Disa njerëz ndalohen prej përdorimit të misvakut pas agimit duke menduar se kjo çështje e njollos agjërimin e shëndoshë, edhe pse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka përdor misvakun duke qenë agjërueshëm dhe ate në fillim dhe në fund të ditës  ~ Disa njerëz merakosen nëse zgjohen nga gjumi xhunubë (të papastër) duke menduar se kjo gjë e dëmton agjërimin e tij, ndërsa Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shpeshherë e ka zënë agimi duke qenë xhunub, e pastaj është larë dhe ka vazhduar agjërimin e tij.  ~ Disa njerëz i bëjnë haram marëdhënie me gratë e veta gjatë netëve të Ramazanit, edhe pse All-llahu i Lartësuar thotë : “Natën e agjërimit u është lejuar afrimi grave tuaja,…”.  ~ Disa njerëz i ndalojnë fëmijët e tyre të cilët nuk janë të moshërritur nga agjërimi duke u frikuar për ta se mos po lodhen, edhe pse sahabët, All-llahu qoftë i kënaqur me ta, i kanë urdhëruar fëmijët e tyre me agjërim, edhe pse fëmijët e tyre kanë qenë të vegjël, ashtu që kur kan qarë fëmijët e tyre prej urisë u kanë dhënë lojëra që të mashtrohen dhe që ta harrojnë ushqimin.Gjendja e Ummetit kur i zvogëlohen ambicjet

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. "O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij

Page 43: Feja islame

përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1) "O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...   Zvogëlimi dhe dobësimi i ambicjeve është aleat i nënçmimit dhe regresit, është bazë e sëmundjeve që janë përhapur në “Ummetin” tonë, gjë që ka rezultuar me pakësimin e burrave, tharjen e burimeve të talentëve, imitimin e verbër, përtacinë dhe dorëzimin në të ashtuquajturën “gjendje faktike”. Në të kaluarën kemi parë se si ushtari tatar ka urdhëruar muslimanin, të cilit nuk i ka mbetur ambicje në shpirtin e tij, që të ulet në vend dhe të mos lëviz derisa ai të shkojë që ta merr shpatën për ta prerë, e ky kështu t’i nënshtrohet këtij urdhëri dhe aspak të mos lëvizë derisa ai të kthehet që ta mbysë. Skenë të ngjashme kemi parë në këtë dekadë, kur ushtari irakian përulet para këpucëve të ushtarit amerikan, duke ia puthur këmbët, duke kërkuar prej tij që t’ia falë e mos ta denojë, gjersa ky tjetri i bjen shpinës së tij, duke e luajtur rolin e një njeriu të civilizuar dhe human, dhe i thotë: “Mos u tremb, asgjë nuk do të ndodhë!”. Ibën Halduni në të kaluarën është ankuar nga përngjasimi i muslimanëve me popujt tjerë, me armiqtë e tyre, ngase ishin dobësuar ambicjet e tyre, dhe njëherazi këtë e ka konsideruar si një prej shenjave të humbjes së Andalusit (Spanjës), duke u shprehur në këtë mënyrë: “...ai që dështon mundohet t’i përngjajë ngadhnjimtarit, qoftë në veshmbathje, mjete të transportit, në armë, thjesht në çdo gjë. Këtë mund ta vëresh edhe te fëmijët në raport me prindërit e tyre. Edhe ato i sheh se çdoherë mundohen t’u përngjajnë prindërve. Kjo ndodhë nga shkaku se ata mendojnë se prindërit e tyre janë të plotë. Pastaj, kur jetojnë dy popuj pranë njëri tjetrit, i sheh se përngjasimi është prezent mes tyre, siç ndodhë në Andalus në këtë kohë me spanjollët. Kështu mund t’i vëresh, se si mundohen t’i imitojnë në çdo gjë, në veshmbathje, në simbole, adete, në lëvizje, saqë mundohen t’u përngjajnë edhe në vizatimin e kipave, mureve, shtëpive, etj. Ai i cili e përcjellë këtë me sy të urtësisë, sheh se ky është shkak i ngadhnjimit të spanjollëve ndaj muslimanëve...” (Shiko: “El-Mukadime”, fq.147). Kështu edhe ndodhi: frankët i mbisunduan muslimanët, kurse muslimanët 200 vjet pas shkrimit të citateve të lartëshënuara dolën nga Andalusi. Në këtë shekull shohim djem me emra musliman, të cilët nuk posedojnë ambicje të larta, mirren me gjëra të vogla, me vrull të madh nxitojnë t’u përngjajnë kafirave (mosbesimtarëve), saqë në qafë dhe në automobilat e tyre varin simbolet e shteteve që i kanë mposhtur, ua kanë ulur kokat, kanë nënçmuar nderin e tyre dhe e kanë robëruar “Ummetin” e tyre (shiko: “Tebsiretul-Ulul-Elbabi bitaksimid-dini ila kishrin ve lubabin”, fq.61). Nga ana tjetër shohim ata që e lejojnë robërimin e “Ummetin”, pasimin e armiqve të tij, duke argumentuar qëndrimin e tyre me thëniet: “Ne nuk mund të mendojmë me kokat tona përderisa nuk fitojmë me sopatën tonë”, ose këtë gjendje të vështirë në të cilën jemi “e kanë shkaktuar ata që kanë qenë para nesh, e do ta përmirësojnë ata që do të vijnë pas nesh”. Jemi duke jetuar në një kohë kur “tradhtia” nuk është më turp që duhet fshehur e mbuluar, por është “nder” që duhet shfaqur dhe detyrë me levërdi. “Sprovat e muslimanëve nuk kufizohen vetëm në mbisundimin e prijësve që dërgojnë në humbje, por është bërë edukatë për të cilën shfrytëzohen planprograme shkollore, studime universitare, gazeta, revista, programe të radios dhe televizionit, vetëm e vetëm për të prishur bindjet dhe principet e një muslimani të denjë, ashtuqë muslimani i thjeshtë u bë gjah i planeve të tyre me dëshirë dhe buzëqeshje, duke menduar se po lirohet prej prangave të vjetra, pa mos e ditur se çka është ajo e vjetër. Mëkatarët prej muslimanëve, sot janë rezultat i një edukate që i ka rënduar në tokë, e që dëshiron prej tyre që fillimisht të jenë mëkatarë e që në fund “tagutët” (çdo sundues tiran që nuk gjykon me ligj të

Page 44: Feja islame

All-llahut) ti nënçmojnë. Ky, tekefundit, është plan i vjetër, të cilin e merr “taguti” i ri prej “tagutit” të vjetër, derisa të arrijë ky varg te Faraoni, për të cilin All-llahu i Lartësuar thotë: “ai e mashtroi (nga mendjelehtësia) popullin e vet, e ata e respektuan, ngase ishin popull mëkatar”. (Zuhruf: 54). “Kështu në realitet komentohet historia. Faraoni nuk do të kishte mundësi ta mashtrojë dhe nënçmojë popullin e tij, e ata ta respektojnë, nëse ata nuk do të ishin mëkatarë, larg fesë së All-llahut, ngase ai që beson në All-llahun, asnjë “tagut” nuk mund ta mashtrojë e nënçmojë, e as që respekton ndokend tjetër përveç All-llahut”.(shiko: “Fi dhilalil-Kur'an”, 9/45). Këta të sotit e kuptuan planin e Faraonit, andaj e porosisin njëri tjetrin të kapen për këtë plan, duke “i shndërruar shoqëritë e tyre në grupe të fundosura në kënetat e epsheve (seksit) dhe amoralitetit, edhe duke i angazhuar për të fituar kafshatën e gojës, të cilën nuk mund ta fitojnë ndryshe përveç se me vështirësi dhe lodhje të madhe. E gjithë kjo bëhet që mos t’u jipet rast të zgjohen, dhe të dëgjojnë udhëzimin e All-llahut ose t’i kthehen fesë së Tij pasiqë ata janë të angazhuar me ekzistencën dhe epshet”.(Ibid, 9/122). Politika e tyre u bë “politikë e cila bazohet me luftimin e xhamive me diskoteka, bashkëshorteve me lavire, luftimin e besimit të pastërt me profesorë të lirisë së mendimit të cilët luftuan artet e fuqisë me arte të kënaqësisë” (Shiko: “Vahjul-Kalemi”, 2/258). Me këtë edukatë u shndërrua sokoli islam në thëllëzë të qetë, siç e përshkruan këtë Muhammed Ikballi duke thënë: I ngreh druri ata që anojnë kah e bukura sokolin në thëllëzë e shndërron Përqeshin udhëtarët këtë melodi të qartë valët e detit i lëvizin anijet Melodia e saj na vëndoi në gjumë e frymëmarrja e saj na e fiku vrullin Në këtë mënyrë u bë e rëndomtë te njerëzit nënçmimi... “Njeriu sipas natyrës së tij ik prej nënçmimit, refuzon padrejtësinë, mirëpo njerëzit përjetojnë gjendje dhe ndodhi të ndryshme, detyrohen që herë pas here të kënaqen me nënçmimin, saqë ushtrohen në këtë gjendje dhe adaptohen ashtu sikur adaptohen kafshët e egra me ushtrime. Mirëpo, prapseprapë, mbeten njerëz me pakëz nder, e në gjak me pak gacë, ashtu që kur të thërret ndokush në krenari, lajmëron lirinë, zgjon ndërgjegjen e gjumashit, ngjall ndjenjat e të pakujdesshmit; fillon të punojë pulsi i nderit, shkëlqen gaca në mes të hirit, zgjohet humaniteti në njeriun dhe tani ai fillon të sheh çdo send më të lehtë sesa robëria dhe më të mirë se kjo shtazëri. Çdo nënçmim që e përjeton njeriu prej tjetrit, ose e shijon prej sundimtarit (okupatorit), shpejt shërohet dhe lehtë largohet, mirëpo kur nënçmimi buron prej vetvetes dhe del prej zemrës, atëherë kjo është sëmundje e rrezikshme dhe vdekje e fshehtë (e pahetueshme). Për këtë, kryetarët tiran çdoherë tentojnë t’i adaptojnë njerëzit në nënçmim, duke shfrytëzuar arsimin nënçmues, edukimin e dobët dhe rritjen e rinisë në këtë atmosferë duke i përdorur të gjitha mjetet për t’i mbytë ambicjet, për të fikur vrullin, pasiqë kanë në dorë shkopin dhe frerin” (shiko: “Esh-Shevarid”, fq. 318). Për të kompletuar këtë plan të vetin, ata ua ngushtojnë rrugën thirrësve islam, kurse ua lënë që ta përvetësojnë orientimin edukativo-medijor të të ashtuquajturve dijetarë, poetë dhe të urtë, të cilët maskojnë gjendjen e tyre reale me emra të shoqatave, të cilat në aspekt të dukshëm duken të ndryshme, mirëpo qëllimin e fshehtë e kanë të njejtë, që t’ua zbukurojnë gjeneratave të reja, pasardhesve të muxhahidinëve, bijve të luanëve, epshet, seksin dhe jetën komode, ashtuqë fillojnë t’ua fshijnë historinë kulturore të “Ummetit”, me të cilën ai është ngritur, shlyejnë prej memorjes së tyre tregimet e dijetarëve, nga frika se ndoshta bëhen llamba me të cilat gjeneratat e reja ndriçojnë rrugën e tyre. Titulli i kurthave çifuto-krishtere është mësimi i luanit islam për ikjen e antilopës, fshirjen e tregimeve të luanëve islam, qofshin dijetarë, ushtarë ose luftëtarë, nga historia e shekujve të parë më të mirë të këtij “Ummeti” luftarak.

Page 45: Feja islame

Ky plan edukativ prodhoi këtë antilopë, e cila vetëm ikë e nuk ka fuqi të ballafaqohet me armikun, zhvendosi vendosmërinë me sabotim dhe nxitim drejt armikut. Kjo gjeneratë e muslimanëve paraqet luanin e shndërruar në antilopë shtegtarë dhe njeri të lirë të cilin e kanë robëruar e ai me këtë gëzohet” (Shiko: “El-Muntelik”, 53-57) Bekir Halimi