Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e...

130
Faqe

Transcript of Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e...

Page 1: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 1

Page 2: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 2

Page 3: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 3

Tel:042 259 636 Cel:+355 68 2000 238 Fax:042 259 611 web:shvsh.org.al

Shoqata e të VerbërveRr.”Nikolla Lena” Nr. 62Tiranë

Shoqata e të Verbërve , Tiranë 2012 ©

Page 4: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 4

Pasqyra e lendes

Kapitulli I

Ligje dhe VKM te miratuara me propozim te Shoqates se te Verberve te Shqiperise.

Kapitulli II

Projektligje dhe projektvendime per inicim dhe miratim.

Kapitulli III

Akte ligjore dhe nenligjore te miratuara pa u konsultuar me Shoqaten e te Verberve te Shqiperise.

Page 5: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 5

PARATHËNIE

Botimi i akteve ligjore dhe nënligjore si dhe i atyre gjyqësore erdhi si nevojë e sistemimit të tyre dhe vënies ne dispozicion te te gjithe te interesuarve. Shoqata e te Verbërve te Shqiperisë si dhe Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve qe nga themelimi i tyre ka vendosur në fokus të punës mbrojtjen e të drejtave të individit.Realizimi i ketij misioni është vlerësuar dhe vendosur në një fokus të gjëre duke marre përsiper dy role të rëndësishme: e para rolin e një mbrojtesi të të drejtave por dhe njëkohësisht dhe të një politikbërësi duke ushtruar te gjitha përgjegjësite dhe prerogativat që qytetarët e verbër i kanë dhëne se pari Shoqatës së të Verbërve te Shqipërisë dhe QKRV-së.

SHVSH , që ne 8 janar 1991, ne statutin dhe programin e saj ka përcaktruar si nje mission themelor te saj mbrojtjen e të drejtave të të verbërve. Per kete ajo ka ndërtuar dhe një strategji ku si qellim kryesor kishte miratimin e një ligji të posacëm per te verbërit gjë të cilen e arriti në një hark kohor prej 5 vjetësh.Ky ligj ka qenë dhe mbetet guri i themelit i mbrojtjes së të drejtave dhe përfitimet e posacme të të verbërve.Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ka përcaktuar se roli aktiv në hatimin e akteve ligjore dhe nënligjore si dhe motivimi i institucioneve publike në ndërmarrjen e iniciativave ligjore është forma më e mirë e mbrojtjes së të drejtave të arritura dhe zgjerimit të tyre.

Ndryshimet e bëra se fundmi, në ligjin për statusin e të verbërit janë goditje dhe tronditja e parë e gurit të themelit.Me anë të këtij botimi synohet që të dalin në pah përpjekjet, iniciativat, dhe puna e bërë konkretisht në mbrojtjen individuale dhe kolektive të të drejtave të ketyre përsonave.

Së dyti, në objektivat e saj strategjik, shoqata ka përcaktuar se një forme tjetër e rëndësishme e mbrojtjes së të drejtave është edhe krijimi i shanseve të barabarta dhe gjithe perfshirja nëpërmjet ofrimit te sherbimeve të posacme. Në këto shërbime konsiderohen si shumë të rëndësishme: aksesi në infoirmacion dhe autonomia në levizje, si kollonat bazë mbi te cilat ndërtohen të gjitha përpjek-jet për reduktimin e pasojave të verbërise.Për këtë në 2001 u themelua QKRV e cila në mënyrë shumë efikase ka ofruar shërbime të posacme për të gjithë qytetarët e verbër të shqipërisë.Për këtë qellim janë marrë një sërë iniciativash për hartimin e akteve nënligjore.

Sot mund të themi se në një farë mënyre shoqata dhe qendra kanë arritur të zbusin në mënyrë të vlerësueshme pasojat e verbërise duke krijuar një mbështetje reale për qytetarët e verbër. E gjithë kjo bazohet në mirëkuptimin që komuniteti i të verbërve ka ndërtuar brenda vetes gjatë 20 vjetëve.

Një tjetër bazë e rëndësishme dhe e sigurtë ka qenë dhe mbetet transparenca, gjithëpërf-shirja, dhe respektimi korrekt i normave demokratike të strukturimit dhe bashkëpunimit.

Në këtë botim janë paraqitur në mënyrë autentike të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore të hartuara, promovuara dhe të inicuara në kuptimin administrativ nga Shoqata e të Verbërve të Shq-ipërisë. Janë paraqitur jo vetëm iniciativa të sukseseshme por dhe ato të pasuksesshme. Ndarja në kapituj tregon qartë se cilat janë ligjet dhe aktet nënligjore të miratuara dhe cilat janë ato për të cilat institucionet publike përgjegëse kanë reaguar negativisht ose i kanë injoruar nëpërmjet heshtjes së thellë duke mos dhënë as dhe ndonjë përgjigje.

Page 6: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 6

KAPITULLI IAkte ligjore dhe nenligjore te miratuara me propozim te Shoqates se te Verberve te Shqiperise.

Ne kete kapitull jane paraqitur akte ligjore dhe nenligjore me fuqi te plote juridike te cilat jane miratuar me propozim te Shoqates se te Verberve te Shqiperise.

Ekzistenca e ketyre akteve deshmon me se miri perkushtimin dhe punen e madhe qe eshte bere nder vite nga kjo shoqate qe nga themelimi i saj.

Ne fokus te punes se SHVSH ka qene dhe vazhdon te mbetet permiresimi i kushteve te jeteses se personave te verberve ,zgjerimi i games se perfitimeve ligjore nga kjo kategori pesonash si dhe mbrojtja e te drejtave te tyre.

Fillimisht, nje arritje e madhe ka qene miratimi i ligjit 8098 date 28.03.1996 “Per statusin e te verberit” qe u mundesoi te gjithe qytetareve te verber te Shqiperise te perfitonin nje sere te drejtash dhe privilegjesh si rezultat e ketij statusi te vecante ligjor.

Me pas ky ligj eshte shoqeruar edhe nga VKM 277 date 18.06.1997 “Per perfitimet nga statusi i te verberit”,vendim ky i hartuar dhe propozuar nga SHVSH.

Me pas ,fale vendosshmerise se Shoqates dhe vecanerisht Presidentit te saj Dr.Av.Sinan Tafaj eshte bere mundur hartimi dhe propozimi i disa akteve ligjore dhe nenligjore te rendesishme te cilat do ti gjeni ne kete kapitull te pare.

Emri i aktit: Ligj “Per statusin e te verberit”.

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj

Statusi: Miratuar

L I G J

Nr.8098, datë 28.3.1996

PËR STATUSIN E TË VERBËRIT

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

Page 7: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 7

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Përfitojnë nga ky ligj të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshëm shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët sipas kritereve mjekësore janë të paaftë për punë në kushte normale.

Neni 2

Shteti dhe shoqëria marrin në mbrojtje personat e verbër dhe krijojnë të gjitha kushtet për in-tegrimin e tyre në jetën normale. Me integrim kuptohet pjesëmarrja aktive duke plotësuar kushtet e mëposhtme:

a) krijimin e kushteve të përshtatshme për banim, të sipërfaqes së banimit dhe të pajisjeve të zakonshme dhe speciale;

b) punësimin në kushte të favorshme e me përparësi, duke përcaktuar profesionet e mbrojtura me ligj;

c) risistemimi në punë i atyre të verbërve që për arsye të ndryshme janë pushuar ose kanë hum-bur punën dhe gjatë kësaj kohe marrin një shpërblim të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave;

ç) përcaktimin e fondeve për depistimin dhe ridiagnostikimin nga klinikat okulistike të sistemit të shërbimit shëndetësor shtetëror nën mbikëqyrjen dhe me ndihmën e specialistëve të huaj të klinikave të përparuara perëndimore, si dhe krijon kushte të favorshme për mjekimin e syve dhe sëmundjeve të tjera të lindura apo të fituara.

Neni 3

Shteti mbron të verbërit nga të gjitha llojet e shfrytëzimit, diskriminimit, abuzimit, fyerjes dhe talljes. Kur këto përbëjnë vepër penale, iniciativën për fillimin e çështjes penale, përveç kujdestarit e ka edhe organi i prokurorisë apo organizata, në të cilën ata bëjnë pjesë ose përkujdeset për ta.

Neni 4

Të verbërit përjashtohen nga çdo lloj takse dhe tatimi të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve

Page 8: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 8

kur ata kryejnë veprimtari private si persona juridikë.

Neni 5

Pavarësisht nga të ardhurat e tjera që përfitohen nga shteti, të verbërit marrin një shtesë për shkak të verbërisë së tyre në masën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave e cila nuk llogaritet në të ardhurat familjare për efekt varfërie. Po në këtë masë pagesën e përfiton edhe kujdestari i tyre, të cilin e zgjedhin vetë.

Neni 6

Personat juridikë shtetërorë apo privatë që punësojnë të verbërit, përveç kritereve të përcaktu-ara në ligjin nr.7995, datë 20.9.1995 “Për nxitjen e punësimit”, përfitojnë ulje në tatimin mbi fitimin të barabartë me përqindjen e fuqisë punëtore të verbër.

Neni 7

Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në qoftë se në to nuk janë mbajtur parasysh përshtatjet e nevojshme dhe të mundshme të tyre për të verbërit.

Shteti kujdeset për strehimin e të verbërve, duke siguruar veçanërisht për të verbërit e grupit të parë, ose që barazohen me ta, një dhomë mbi kubaturën normale dhe përshtatjen e saj në raport me kushtet fizike.

Enti Kombëtar i Banesave përballon shpenzimet për blerjen dhe përshtatjen e banesës që përfi-tojnë të verbërit.

Neni 8

Arsimimi i të verbërve në sistemin shtetëror bëhet falas, kurse pranimi i tyre në arsimin e za-konshëm bëhet me kritere të veçanta të përcaktuara nga Ministria e Arsimit. Gjatë kohës së studimit në arsimin e mesëm, universitar ose pasuniversitar, si dhe gjatë periudhës së kualifikimit, të verbërit përfitojnë pagesën e vendosur nga Këshilli i Ministrave. Ata me gradë shkencore këtë pagesë e përfi-tojnë në mënyrë të përhershme.

Këshilli i Ministrave merr masa dhe përcakton fonde për ngritjen e shkollave dhe institucioneve për arsimimin, edukimin dhe rehabilitimin e të verbërve.

Page 9: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 9

Neni 9

Shteti bën sigurimin shëndetësor të të verbërve falas , si dhe përfitimin e ilaçeve dhe pajisjeve ndihmëse mjekësore falas, deri në masën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Ministria e Shëndetë-sisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit përcakton listën e pajisjeve ndihmëse.

Neni 10

Këshilli i Ministrave merr masat dhe përcakton fondet për ndërtimin e dy qendrave të pushimit bregdetare dhe malore me kapacitet të mjaftueshëm për numrin e të verbërve në Shqipëri. Admin-istrimi i tyre bëhet nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë dhe subvencionohet nga shteti në masën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Në funksion të çlodhjes dhe argëtimit shteti përkrah veprimtarinë kulturore të të verbërve, si dhe u siguron falas hyrjen në mjediset kulturore.

Neni 11

Të verbërit kanë të drejtë që ata vetë dhe shoqëruesit e tyre të udhëtojnë falas në transportin urban, dhe me gjysmë çmimi në transportin interurban, duke përfshirë atë shtetëror dhe privat.

Neni 12

Të gjithë të verbërit, të paaftë për të lëvizur pa shoqërues, në kushte fizike të invaliditetit të grupit të parë, pajisen me telefon. Ata paguajnë tarifë telefonike të nivelit të parë të favorizuar për popullsinë, e përcaktuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, duke u përjashtuar nga tarifat e tjera, diferencat paguhen nga shteti.

Të gjithë personat e verbër, sipas nenit 1 të këtij ligji, paguajnë 20 për qind të vlerës së konsumit mujor të energjisë elektrike, diferencat paguhen nga shteti.

Neni 13

Shteti mbron dhe përkrah Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë.

Ai i njeh asaj rolin aktiv në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të verbërve, duke e trajtuar si palë konsultative në hartimin e ligjeve e akteve nënligjore, si dhe zgjidhjen e problemeve të të ver-bërve.

Shteti financon veprimtarinë e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë sipas burimeve financiare të planifikuara për këtë qëllim.

Page 10: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 10

Shteti vë në dispozicion të Shoqatës së të Verbërve mjedise pune në qendër dhe në rrethe, të cilat ua jep në përdorim.

Neni 14

Asnjë organ nuk ka të drejtë të japë të dhëna për gjendjen e invaliditetit të një personi pa pëlq-imin e këtij të fundit.

Neni 15

Personat e verbër të përcaktuar në nenin 1 të këtij ligji përfitojnë të gjitha të drejtat e parashi-kuara në ligjin nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statutin e invalidit”.

Neni 16

Paditë e ngritura në gjykatë për mozbatimin e këtij ligji shqyrtohen me procedurë të përshpej-tuar. Shpenzimet përballohen nga shteti.

Neni 17

Ngarkohet Këshilli i Ministrave dhe ministritë përkatëse të nxjerrin akte nënligjore në zbatimin e këtij ligji.

Neni 18

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1458, datë 9.4.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

Koment i pergjithshem mbi ligjin nr. 8098, date 28.03.1996, “Per statusin e te verberit”

Page 11: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 11

Subjekti i ligjit nr. 8098, date 28.03.1996, “Per statusin e te verberit” eshte qytetari i cili ka humbur shikimin ne ate mase qe eshte i paafte per pune ne kushte normale. Sipas ketij ligji perfituesit ndahen ne dy kategori:

Grupi i pare- qe ka nevoje per te levizur me shoqerues.

Grupi i dyte- qe nuk e ka nje nevoje te tille.

Fusha e veprimit te ketij ligji shtrihet thuajse ne te gjitha drejtimet kryesore te jetes njerezore. Ke-shtu, perfituesve ju sigurohet nje standart ekonomik i caktuar siç jane: pagesa e verberise, pagesa e kujdestarit, reduktimi i pageses mujore te energjise elektrike ne 20%, tarifa preferenciale telefonike, perjashtimi nga taksat e drejteperdrejta dhe tatimet, hyrja falas ne kinema, teater e stadiume, udhetimi urban falas dhe ai interurban me gjysem çmimi, perfitimi i nje pagese papunesie etj.

Nje grup te drejtash qe perfitohen jane edhe ato qe lidhen me te drejtat e njeriut. Keshtu dinjiteti i qyte-tarit te verber mbrohet ne menyre te posaçme duke ndaluar fyerjen, talljen si dhe te drejten e kallezimit penal per kujdestarin apo organizatat ku ai ben pjese. Ligji garanton mbrojtjen e te dhenave konfiden-ciale qe organizatat apo institucionet mund te disponojne per shkak te natyres se sherbimeve.

Po ne kete kuader, qytetarit te verber i garantohen favore proceduriale gjate procesit te gjykimit te pad-ive apo kallezimeve qe ai mund te beje ne rastin e shkeljes se te drejtave te posaçme, sic eshte gjykimi pershpejtuar dhe shpenzime gjyqesore falas.

Nje grup tjeter te te drejtave jane ato te mbrojtjes se shendetit dhe mundesise se zhvillimit. Keshtu, krijohen kushte dhe rrethana te veçanta per mbrojtjen dhe permiresimin e shikimit, sigurimi shendete-sor falas si dhe ilaçet apo pajisjet e posaçme me çmim te reduktuar.

Nje nen i posaçem i kushtohet edhe arsimimit te te verberve i cili garantohet falas ne arsimin publik, pranimi ne te behet me kritere te veçanta dhe motivohet me pagesa suplementare ndjekja e tij si dhe perfshirja ne studime pasuniversitare apo ne pune shkencore.

Ligji siguron gjithashtu realizimin e te drejtave qe lidhen me jeten e perditshme dhe autonomine ne levizje. Ai ka percaktuar detyrimin per organet kompetente per eleminimin e barrierave, pershtatjen e infrastruktures publike ne menyre te tille qe te gezohet edhe nga qytetaret e verber. Nje pershtatje e til-le shtrihet deri edhe ne banesen e tij duke e favorizuar me nje dhome shtese mbi kubaturen normale.

Cilat jane disa nga problemet qe ndeshen ne praktike ne zbatimin e ligjeve te kesaj natyre.

1. Ne llojin e vet dhe per nga fusha ku vepron, ligji “Per statusin ete verberit” ngjan me ligjet kuader pasi rregullon marrdhenie shoqerore specifike. Mirepo ndryshe nga ligjet kuader qe rregullojne ne themel marredheniet e fushes ku veprojne, keto lloj ligjesh, siç eshte dhe ligji “Per statusin e te verberit”, bejne percaktime dhe favore deri ne kuadrin e te drejtave specifike ne te gjitha fushat e jetes, te cilat ne kuptimin e pergjithshem rregullohen me ligje te tjera. Ne keto rrethana, admini-

Page 12: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 12

strates publike i duhet ta kuptoje dhe ta trajtoje kete ligj, si nje ligj kuader qe vepron per kete rast te veçante. Realiteti tregon diçka krejt tjeter, pasi administrata publike ne çdo sector ku vepron, njeh si ligj baze ligjin e pergjithshem ose ligjin kuader qe rregullon fushen ku ai e ushtron veprimtarine. Konkretisht, administrata e Ministrise se Arsimit kur eshte fjala per pranimin ne shkollat e mesme apo te larta, njeh dhe zbaton vetem ligjet per arsimin e mesem apo per ate te larte dhe injoron faktin se ne nenin 8 te ligjit “Per statusin e te verberit”, Ministria e Arsimit eshte e ngarkuar te percaktoje kritere te veçanta per pranimin e nxenesve apo studenteve te verber ne shkollat perkatese.

2. Ndryshe nga Kodet qe rregullojne te drejten materiale dhe qe shoqerohen me Kodet Proceduriale, zbatimi i ligjit per te verberit varet nga dalja e akteve nenligjore, vendimeve te qeverise apo udhezi-meve te ministrive. Veshtiresia qendron ne faktin se, tendenca e administrates eshte te kufizoje sa te jete e mundur pasojat dhe shpenzimet. Keshtu qe, ne nje mase te konsiderueshme, zbatimi i plote i ligjit varet edhe nga hapesirat qe krijojne aktet nenligjore. Per shembull, ne nenin 4, te ligjit “Per statusin e te verberit” thuhet se te verberit perjashtohen nga çdo lloj takse apo tatimi te drejteper-drejte, me perjashtim te rasteve kur ata perfshihen ne veprimtari biznesi si persona juridike.

Ne lidhje me kete çeshtje, kane qene dhe mbeten te diskutueshme te gjitha udhezimet e nxjerra nga Ministria e Financave ne lidhje me taksat dhe tatimet.

Page 13: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 13

Emri i aktit:VKM “Per perfitimet nga statusi i te verberit”.

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj

Statusi: Miratuar

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Këshilli i Ministrave

V E N D I M

Nr.277, date 18.6.1997

PER

PERFITIMET NGA STATUSI I TE VERBERIT

(Ndryshuar me VKM nr. 671, date 15.12.2000, VKM nr. 301, date 27.06.2002, VKM nr. 549 date 7.11.2002, dhe me VKM nr. 643, date 30.09.2004)

Ne zbatim te ligjit nr.8098, date 28.3.1996 “Per statusin e te verberit”, me propozimin e Ministrise se Punes dhe Çeshtjeve Sociale, Keshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Te gjithe personat qe perfitojne nga ligji nr.8098, date 28.03.1996, i nenshtrohen gjykimit te KMPV. Ky komision eshte i detyruar te shqyrtojne kerkesat e te interesuarve pavaresisht nga mosha dhe fakti nese jane ose jo ne marredhenie pune per te percaktuar shkallen e aftesise se tyre per pune.

Grupet e paaftesise per pune jane:

a) Grupi i pare, ne te cilin futen te verber te paafte per pune ne kushte normale, por qe kane

Page 14: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 14

nevoje per kujdestar;

b) Grupi i dyte, ne te cilin futen te verber te paafte per pune ne kushte normale, por qe jane ne gjendje ti sherbejne vetes. KMPV, ne percaktimin e grupit te aftesise per pune, per te verberit, asistohet nga nje perfaqesues i Shoqates se te Verberve te Shqiperise.

2. KMPV i leshon te interesuarit raportin mjeksor, duke percaktuar shkallen e paaftesise, perqind-jen e shikimit, si dhe nevojen per kujdestar. Personi i verber i grupit te pare duhet te deklaroje emrin e kujdestarit para administratorit shoqeror qe e regjistron ate ne nje regjister te pasaçem. Nderrimi i kujdestarit mund te behet sa here qe personi i verber e çmon te arsyeshme, por ai eshte i detyruar te informoje menjehere KMPV.

3. Shoqata e te Verberve te Shqiperise leshon librezen e verberise, si dokument prove per perfit-imin nga ligji nr. 8098 date 28.3.1996, e cila nuk eshte e njejte me librezen e antaresise. Librezat e verberise jepen vetem kur Kryesise se Shoqates se te Verberve te Shqiperise i vihen ne dispozicion nga KMPV-ja, raportet mjeksore dhe dokumentacioni tjeter, i nevojshem per çdo person.

Modeli i librezes se verberise percaktohet nga Ministria e Punes dhe e Çeshtjeve Sociale, ne bashkepunim me Shoqaten e te Verberve te Shqiperise.

4. Masa e pageses per shkak te verberise eshte 9800 leke ne muaj dhe indeksohet me rritjen e pages minimale ne shkalle vendi. Por masa e indeksuar e pageses te mos jete me shume se masa e pensionit minimal ne qytet, ne shkalle vendi. Kjo pagese perfitohet pavaresisht nga mosha dhe te ard-hurat qe perfitohen nga shteti.

Ne te njejten mase perfitojne edhe kujdestaret e te verberve te grupit te pare, nevoja per te cilet percaktohet nga KMPV. Me kete kujdestar personat e verber nenshkruajne nje kontrate para noterit dhe ia paraqesin administratorit shoqeror.

Pagesa e aftesis kufizuar per te verberit dhe kujdestaret e tyre,behet nga sherbimi banker qe fuk-sionojne pran qeverisjes vendore ku ka vendebanimin perfituesi, ose nga sherbimi postar per qeverisjet vendore ku ka nje te tille.

Fondet per keto pagesa do te nxirren nga Administrata e Pergjithshme te Ndihmes, te Sherbi-meve Sociale per vitin 1997 dhe te planifikohen rregullisht per vitet e ardhshme.

5. Gjithe personat e verber qe kane humbur ose humbin vendin e punes per aresye te ndryshme pas 1 janarit 1991 perfitojne 150 perqind te vleres se percaktuar ne piken 4 te ketij vendimi deri ne sistemimin e tyre ne pune.

Risistemimi i tyre ne pune behet me perparesi nen kujdesin dhe mbikqyrjen e Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale dhe te strukturave te saj perkatese.

Page 15: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 15

Ngarkohen Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale, Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, Min-istria e Arsimit te Larte dhe Kerkimeve Shkencore, Ministria e Shendetesise dhe e Mbrojtjes se Am-bjentit qe, brenda gjashte muajve nga dalja e ketij Vendimi, te perfundojne nje studim dhe te pergati-sin propozimet konkrete per nxitjen e institucioneve te rehabilitimit, pergatitjen profesionale, si dhe sistemimin ne pune te te verberve. Ne kete zgjidhje do te mbahen parasysh edhe sugjerimet e Shoqates se te Verberve te Shqiperise.

6. Personat juridike shteterore dhe private qe trajtojne personat e verber per shpenzimet per en-ergjine elektrike dhe telefonin u zbriten diferencat e pagesave te bera per te verberit nga detyrimet qe ata i paguajne shtetit. Departamenti i Postave dhe Telekomunikacionit brenda nje muaji nga dalja e ketij vendimi, te percaktoje tarifen per cdo impuls pa tatim dhe ngarkesa te tjera, e cila duhet te jete e barabarte me çmimin e impulsit te paguar nga popullsia per 200 impulset e para te pageses mujore qe eshte aplikuar me 22 maj 1996. Lehtesite per pagesen e energjise elektrike do ti behen personit te verber qe ka kontraten perkatese, kurse kur kontrata eshte ne emer te nje pjestari tjeter te familjes se te verberit, si baba, nene ose femije, kontraktuesi duhet te paraqese çertifikaten familjare te bashkejete-ses me te verberin te sigluar nga administratori shoqeror dhe te vertetuar nga kryetari i bashkise ose i komunes.

Lehtesite ne pagesat per energji elektrike dhe shpenzimet telefonike behen vetem per nevojat familjare te perditshme.

7. Nxenesit e verber qe vazhdojne shkollat e mesme ose kurse kualifikimi, perfitojne dyfishin e pageses per shkak te verberise, kurse studentet e shkollave te larta dhe ata qe jane perfshire ne studi-met pas universitare, si dhe kane mbrojtur graden doktor i shkencave, perfitojne trefishin e pageses per shkak te verberise, te percaktuara ne piken 4 te ketij vendimi.

Keto pagesa do te behen vetem kur vazhdimi i shkollave ose i kurseve vertetohet nga titullaret e shkollave te mesme apo te larta dhe jo me shume se nje vit nga cikli normal i studimit. Pagesa per shkak te grades shkencore eshte e perhershme dhe behet mbi bazen e deshmise se leshuar nga organet koompetente. Fondet per kete pagese transferohen nga buxheti i Ministrise se Punes dhe Çeshtjeve Sociale prane institucionit perkates, ku ndodhet perfituesi, mbasi te jene plotesuar praktikat perkatese dhe te jene konfirmuar nga kryesia e Shoqates se te Verberve te Shqiperise.

8. Per ridiagnostikimin dhe depistimin e personave te verber ne Shqiperi, Ministria e Shendetesise dhe e Mbrojtjes se Ambjentit, ne bashkepunim me Shoqaten e te Verberve te Shqiperise, harton nje program me afat tre vjeçar. Ky program realizohet nen mbikqyrjen dhe me ndihmen e specialisteve te huaj te klinikave te perparuara te vendeve perendimore. Fondet per vitin 1997 do te nxirren nga bux-heti i Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes se Ambientit, kurse per vitin 1998-1999 do te parashi-kohen si ze me vete ne kete buxhet.

Çmimet e ilaçeve dhe pajisjeve do te paguhen deri ne 50 perqind te vleres.

Page 16: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 16

Brenda vitit 1997 Ministria e Shendetesise dhe e Mbrojtjes se Ambjentit, ne bashkepunim me Shoqaten e te Verberve te Shqiperise do te percaktoje listen e pajisjeve ndihmese qe do te jene me çmim te favorizuar.

9. Bashkite dhe komunat ngarkohen te zgjidhin me perparesi problemin e strehimit te te verberve te grupit te pare. Ngarkohet Ministria e Puneve Publike Rregullimit te Territorit dhe Turizmit te per-caktoje burimet e fondeve, si dhe menyren e pageses ne Tirane dhe ne rrethe per te verberit qe do te perfitojne banese nga Enti Kombetar i Banesave sipas ligjit nr.8098, date 28.3.1996.

10. Udhetimi ne transportin e brendshem shteteror dhe privat per personat e verber behet me 0 % te tarifave per transportin urban dhe 50% te tarifave per transportin interurban. Kete tarife e perfiton edhe shoqeruesi i te verberit te grupit te pare.

11. Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale të përcaktojë çdo vit në buxhetin e saj, si zë të veçantë, një fond për financimin dhe subvencionin e Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Ver-bërve përkatësisht për ngritjen dhe administrimin e kësaj qendre.

Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve të ofrojë shërbime deri në vitin 2014.

11.1 Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve përmbush detyrimet si institucion i posaçëm dhe i specializuar, në ofrimin e shërbimeve të veçanta për të verbërit.

11.2 Përfituesit e pajisur me librezë verbërie paguajnë çdo vit, përkatësisht:

- grupi i parë 6 për qind të masës së pagesës së verbërisë;

- grupi i dytë 5 për qind të masës së pagesës së verbërisë.

12. Masa e financimit per Shoqaten e te Verberve te Shqiperise percaktohet nga Ministria e Finan-cave, kurse per deget e saj ne rrethe nga keshillat e qarqeve perkatese.

12.1 Ministria e Financave, Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë të mbajnë parasysh projektet e Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve në projektet e tyre të zhvillimit, në grantet apo në kreditë e siguruara për këtë qëllim.

13. Efektet financiare per perfitimet nga neni 6 i ketij vendimi fillojne qe me hyrjen ne fuqi te ligjit nr. 8098, date 28.3.1996 “Per statusin e te verberit”

14. Te verberit kane perparesi ne rradhe dhe ne sherbime publike, si dhe ne zgjidhjen e prob-

Page 17: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 17

lemeve.

15. Per çdo shperdorim ne favoret dhe lehtesite e bera nga ligji, personit pergjegjes i merret libreza per nje periudhe deri ne tre vjet, denohet me gjobe per kundravajtje administrative sipas dispozitave ne fuqi dhe, kur eshte rasti, organi qe e konstaton shkeljen, ben denoncimin per ndjekje penale.

16. Ngarkohen ministrite perkatese te nxjerrin akte nenligjore ne zbatim te ligjit dhe te ketij ven-dimi.

17. Vendimet e Keshillit te Ministrave nr.311, date.1.7.1994 dhe nr.457, date 21.8.1995, me hyrjen ne fuqi te ketij vendimi nuk zbatohen me per te verberit.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Sekretari i Pergjithshem Kryetari i Keshillit te Ministrave

Ekrem Kastrati Bashkim Fino

Page 18: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 18

Emri i aktit:Ligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005 “për ndih-mën dhe shërbimet shoqërore”

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj

Statusi: Miratuar

L I G J

Nr. 9602, datë 28.7.2006

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9355, DATË 10.3.2005 “PËR NDIH-MËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 4 pika 13 hiqet fjala “të verbërit”.

Neni 2

Pika 1 e nenit 7 shfuqizohet.

Page 19: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 19

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5022, datë 4.8.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

Koment i posaçëm per ligjin nr. 9602, datë 28.7.2006 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”.

Ligji nr. 9355, date 10.3.2005 “Per ndihmen dhe Sherbimet Shoqerore” ka si qellim te percaktoje ndih-men dhe sherbimet shoqerore per individet dhe grupet ne nevoje, te cilet nuk mund te sigurojne plotes-imin e nevojave baze jetike, zhvillimin e aftesive dhe te mundesive personale dhe ruajtjen e integritetit per shkak te aftesive dhe mundesive te kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqerore.

Ligji ne teresine e frymes se tij, synon qe te njehsoje personat e paafte pamvaresisht nga lloji i paaft-esise se tyre dhe si rrjedhoje ai e kufizonte ne menyre te ndjeshme zbatimin e ligjit nr. 8098 “Per sta-tusin e te verberit” dhe konkretisht:

Ne nenin 4, pika 3, percaktohet per qellime te ketij ligji se: “Person me aftësi të kufizuar” është indi-vidi, të cilit i është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimit fizik, shqisor, të intelektit, psikiko-mendor, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje të përkohshme ose të përhershme, të cilat nuk vijnë nga shkaqe që lidhen me punësimin.

Sipas ketij percaktimi perjshtohen si perfitues te gjithe te verberit qe demtimi u ka ardhur per shkaqe punesimi (invalide pune).

Sipas nenit 11, pika 2, “Përfituesit e përcaktuar në nenin 7 të këtij ligji, të klasifikuar me vendim të komisioneve mjekësore të aftësisë në grupet e dyta të paaftësisë, humbasin të drejtën e pagesës së aftësisë së kufizuar në çastin e punësimit të tyre”.

Pra, te gjithe ata qe do te hynin ne maredhenie pune do te humbisnin pagesen e verberise.

Gjithashtu sipas ligjit, personat e verber qe nuk jane rezident ne Shqiperi (pra qe largohen me shume se 180 dite) humbasin pagesen e verberise. Ligji nuk percakton asgje edhe per pagesen e papunesise.

Page 20: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 20

Sa me siper, nese do te zbatoheshin edhe per te verberit dispozitat e ligjit nr. 9355, date 10.3.2005 do te kishim si pasoje humbjen e pageses se verberise nga te verberit invalide pune, nga ata qe do te hynin ne marredhenie pune, ata qe do te largoheshin nga Shqiperia me shume se 180 dite si dhe do te humbisnin pagesen e papunesise ne masen 50% ata qe kane humbur vendet e punes pas 1 Janarit 1991.

Diferenca midis ligjit nr. 8098 “Per statusin e te verberit” dhe ligjit nr. 9355, date 10.3.2005 “Per Ndihmen dhe Sherbimet Shoqerore” eshte konceptuale dhe themelore. Ndersa ligji nr. 8098, pagesen e verberise e percakton si pagese sociale dhe qe jepet pavaresisht nga te ardhura te tjera me qellim te kompensimit te pasojave te verberise, ligji nr. 9355 ne menyre direkte dhe indirekte kete pagese e shenderron si nje pagese ekonomike dhe te ndervarur nga te ardhurat e tjera.

Miratimi i ligjit nr. 9602, datë 28.7.2006 ka mundesuar vazhdimin e perfitimeve dhe te mbrojtjes se te drejtave me ane te statusit te veçante te te verberve duke i veçuar ata nga kategorite e tjera te Aftesise se Kufizuar.

Miratimi i tij nga Kuvendi i Shqiperise u be i mundur me inisiativen e nje grupi deputetesh, pjestare te lobit te Shoqates se te Verberve te Shqiperise.

Ndryshimet e bera ne ligjin nr. 9355 me ligjin nr. 9602, date 28.7.2006 sjellin si pasoje vazhdimin e trajtimit te veçante te te verberve ne skemen e tyre te posaçme te percaktuar nga ligji nr. 8098, date 28.03.1996 “Per statusin e te verberit” dhe te akteve nenligjore te vecanta te dal ne zbatim te tij. . Keshtu te verberit nuk trajtohen sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 618, date 7.9.2006 “Per percaktimin e kritereve, te dokumentacionit dhe mases se perfitimit te pageses per Personat me Aftesi te Kufizuar”, por do te vazhdojne te trajtohen sipas kritereve te percaktuara sipas VKM nr.277, date 18.06.1997.

E njejta praktike eshte ndjekur edhe me udhezimet per rritjen e pageses se verberise dhe pagesave te Aftesise se Kufizuar per te tjeret.

Page 21: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 21

Emri i aktit: Raport mbi miratimin e ligjit “për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj

Av.Ermir Ndreu

Statusi: Miratuar

RAPORT

MBI MIRATIMIN E LIGJIT

“PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Me date 21.06.2012 , Kuvendi i Republikes se Shqiperise, miratoi ligjin nr 69/2012,date 21.06.2012 “Per arsimin parauniversitar ne Republiken e Shqiperise”.

Në kontekstin e përpjekjeve për të sjellë zhvillime të reja arsimore, projekti “Arsimi Gjitheperfshires” i cili u ideua dhe u zbatua nga SHVSH me qendër në Tirane, ndërsa financimi u krye nga Delegacioni i KE ne Tirane,beri te mundur qe ne kete ligj te perfshiheshin edhe disa propozime thelbesore ne fushen e arsimimit te personave me aftesi te kufizuar te cilat u miratuan edhe Kuvend.

Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin “Per Arsimin Parauniversitar” ,projektligj ky I shnderruar ne ligj qe i jep forme ligjore gjitheperfshirjes të personave me Aftesi te Kufizuara në shkollat e zakonshme, kundrejt veçimit të tyre në institucione speciale, duke e shpallur si të domosdoshëm arsimin gjithpërfshirës.

Ne kete Ligj jane perfshire disa propozime te cilat synojne permiresimin e konceptit te arsimimit te personave me aftesi te kufizuara.

Ky ligj ,me permiresimet perkatese,vlerësohet si mjaft i përparuar, demokratik dhe i krahasueshëm me standardet e vendeve të zhvilluara dhe kjo fale edhe parimit te se drejtes për vetëpërfaqësim.

Kjo do të thotë që në krijimin e strategjive të qeverisë duhet të shfrytëzohet vendosmëria kolektive dhe ekspertiza e personave me aftësi të kufizuar. Me njohjen e këtij parimi, qeveria njohu rolin e orga-nizatave të personave me aftësi të kufizuar (vecanerisht Shoqates se te Verberve te Shqipeise) dhe te përfaqësuesve te tyre në procesin e vendimmarrjes. Me këtë do të sigurohet që vendimet e miratuara dhe të implementuara të jenë të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar duke krijuar parakush-tet për një mbrojtje më efektive të standardit jetësor të individëve me aftesi te kufizuara dhe krijon qëndrueshmëri mbi rolin e organizatave të personave me aftësi të kufizuar.

Permiresimet perkatese ne ligjin nr 69/2012 ,date 21.06.2012 “Per arsimin parauniversitar ne Repub-liken e Shqiperise”, po i paraqesim meposhte:

Page 22: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 22

Neni 2

Perkufizime

17. “Nxënës me aftësi të kufizuara” është personi, i cili ka dëmtime afatgjata fizike, mendore, shqisore, të sjelljes ose të kombinuara, që, në ndërveprim, mund ta pengojnë të marrë pjesë në mënyrë të plotë dhe të barabartë në arsimimin e tij dhe në jetën shoqërore.

Ne nenin 2,pika 17, te ketij ligji jepet perkufizimi i termit “nxenes me aftesi te kufizuara” , perkufizim i cili eshte ne perputhje te plote me Konventen e OKB per Personat me Aftesi te Kufizuara.

Neni 5 E drejta për arsimim

1. Në Republikën e Shqipërisë garantohet e drejta për arsimimin e shtetasve shqiptarë, të huaj dhe personave pa shtetësi, pa u diskriminuar nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, orientimi seksual, bindjet politike ose fetare, gjendja, ekonomike apo sociale, mosha, vendbanimi, aftësia e kufizuar ose për arsye të tjera që përcaktohen në legjislacionin shqiptar.

Ne kete dispozite sanksionohet e drejta e cdo individi per tu arsimuar pa u diskriminuar, pavaresisht nga…aftesia e kufizuar….

Neni 6 Parime të përgjithshme (pika 4 dhe 6)

4. Në institucionet arsimore zbatohet parimi i gjithëpërfshirjes së nxënësve. …

6. Nxënësve të familjeve në nevojë, nxënësve me aftësi të kufizuara dhe atyre me vështirësi në të nxënë u ofrohet përkujdesje e posaçme, sipas përcaktimeve në këtë ligj.

Neni 19 Përkujdesje për kategori të veçanta të nxënësve

Kategorive të veçanta të nxënësve u sigurohet kujdes i posaçëm nga shteti. Format dhe kriteret e përkujdesjes përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Dsipozitat e mesiperme perforcojne dhe sanksionojne parimin e gjitheperfshirjes ne arsim si dhe ofrimin e nje perkujdesjeje te posacme nga shteti per nxenesit me aftesi te kufizuara dhe atyre me vështirësi në të nxënë .

Page 23: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 23

Neni 17 Arsimimi në kushtet e shtëpisë

Arsimimi në kushtet e shtëpisë ofrohet në raste të veçanta, për të gjitha klasat e arsimit bazë ose vetëm për disa prej tyre. Ministri përcakton rastet e veçanta, kriteret dhe procedurat për arsimimin në kushtet e shtëpisë.

Kjo eshte nje risi qe sjell ky ligj ,pasi per here te pare nxenesve (perfshire edhe ata me aftesi te kufi-zuara) u ofrohet arsimimi ne kushtet e shtepise ku rastet e vecanta ,kriteret dhe procedura percakto-hen nga Ministri i Arsimit.

KREU VII KURRIKULA

Neni 44 Parime të përgjithshme (pika 2)

2. Kurrikula është në përputhje me ecurinë e zhvillimit fizik, mendor, shoqëror, etik të nxë-nësve dhe veçoritë e tyre individuale të të nxënit.

Kjo dispozite sanksionon domosdoshmerine e ekzistences se kurrikules ne perputhje me ecurinë e zhvillimit fizik, mendor, shoqëror, etik të nxënësve dhe veçoritë e tyre individuale të të nxënit.

Neni 49 Provimet kombëtare dhe testet ndërkombëtare (pika 2)

2. Nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre.

Ne kete dispozite shume te rendesishme percaktohet se nxenesve me aftesi te kufizuara u krijohen kushtet e nevojshme per te zhvilluar provimet kombetare ne pershtatje me vecorite e tyre.Kjo eshte shume e rendesishme dhe esenciale per arsimimin e kesaj kategorie personash.

KREU XI ARSIMIMI I FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Neni 63 Parime të arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Page 24: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 24

1. Arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara synon zhvillimin e plotë të potencialit intelektual e fizik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre për t’i përgatitur për integrim të plotë në shoqëri dhe në tregun e punës.

2. Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucionet arsimore të speciali-zuara për ta është përgjithësisht e përkohshme. Përfshirja dhe integrimi i fëmijëve me af-tësi të kufizuara në kopshtet dhe shkollat e zakonshme të arsimit bazë është parësore.

3. Nxënësve, që nuk dëgjojnë e nuk flasin, u garantohet e drejta e komunikimit në gjuhën e shen-jave, ndërsa atyre që nuk shikojnë, përdorimi i shkrimit Brail.

Ne kete nen shume e rendesishme per tu theksuar eshte se:

Se pari, percaktohet synimi per zhvillimin e plotë të potencialit intelektual e fizik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre për t’i përgatitur për integrim të plotë në shoqëri dhe në tregun e punës.

Se dyti,percaktohet se përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucionet arsimore të speciali-zuara është përgjithësisht e përkohshme,dhe se paresore eshte perfshirja e tyre në kopshtet dhe shkollat e zakonshme të arsimit bazë.

Se treti,por absolutisht shume e rendesishme eshte se ne kete nen nxënësve, që nuk dëgjojnë e nuk fla-sin, u garantohet e drejta e komunikimit në gjuhën e shenjave, ndërsa atyre që nuk shikojnë, përdorimi i shkrimit Brail.

Perdorimi i shkrimit brail per nxenesit e verber dhe perdorimi i gjuhes se shenjave per personat qe nuk degjojne eshte thelbesore per arsimimin e tyre.

Neni 64 Ndjekja e institucioneve arsimore nga fëmijët me aftësi të kufizuara

1. Nxënësve me aftësi të kufizuara u sigurohet arsimimi në shkollat e arsimit të mesëm të lartë, sipas kritereve të miratuara nga ministri dhe Ministri i Shëndetësisë. 2. Nxënësi me aftësi të kufizuara qëndron në shkolla të specializuara deri në moshën 19 vjeç. 3. Njësia arsimore vendore krijon një komision, të përbërë nga mjekë, psikologë, më-sues dhe specialistë për fëmijët me aftësi të kufizuara, i cili, pasi shqyrton kërkesën e prindit ose të drejtorit të një institucioni arsimor, jep rekomandimet përkatëse për ndjekjen nga fëmija të një institucioni arsimor të zakonshëm a të specializuar. 4. Prindërit vendosin nëse fëmija e tyre me aftësi të kufizuara do të ndjekë një institucion të spe-cializuar ose të zakonshëm të arsimit bazë. Prindërit mund të largojnë në çdo kohë nga shkolla fëmijën, kur e gjykojnë se ai nuk përfiton nga mësimet ose ka mundësi të tjera më të mira. 5. Ministria, në bashkëpunim me njësinë bazë të qeverisjes vendore dhe në këshil-lim me prindërit e komisionin, siguron arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në njërin nga dy llojet e institucioneve arsimore, të zakonshme ose të specializuara. 6. Njësia arsimore vendore, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me udhëzim të për-bashkët të ministrit dhe të Ministrit të Shëndetësisë, i siguron arsimim në shtëpi nxënësve që nuk

Page 25: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 25

munden të ndjekin një shkollë të zakonshme ose të specializuar të arsimit bazë.

Ne piken 6 te ketij neni behet e mundur qe nxenesve me aftesi te kufizuara tu sigurohet arsimim në shtëpi kur ata e kane te pamundur të ndjekin një shkollë të zakonshme ose të specializuar të arsimit bazë.

Kjo cilesohet si nje arritje e madhe per arsimimin e personave me aftesi te kufizuara.

Neni 65 Organizimi i arsimimit të fëmijëve më aftësi të kufizuara

1. Nxënësit me aftësi të kufizuara mësojnë sipas planit mësimor e programeve lëndore të za-konshme, të përshtatura për ta, ose sipas planit mësimor e programeve lëndore të specializuara për ta.

2. Në institucionet arsimore të zakonshme, programi i personalizuar për nxënësin me aftësi të kufizuara hartohet nga një komision, në përbërje të të cilit janë mësues të fushave të ndryshme të të nxënit të institucionit e psikologë. Hartimi i këtij programi bëhet në bashkëpunim me prindërit e nxënësit. Ndryshimi i programit të personalizuar brenda një institucioni arsimor vendoset nga komisioni brenda institucionit, në bashkëpunim me prindërit e fëmijës.

3. Nxënësve me aftësi të kufizuara u sigurohen mësues ndihmës dhe shërbim rehabilitues, sipas kritereve të përcaktuara me udhëzim të ministrit. Punonjësit arsimorë të institucioneve, që kanë nxënës me aftësi të kufizuara, certifikohen në programe trajnimi për trajtimin e këtyre nxënësve.

4. Njësia përkatëse bazë e qeverisjes vendore u siguron nxënësve me aftësi të kufizuara mjedis-et e përshtatshme të mësimdhënies e të të nxënit, sipas standardeve të përcaktuara nga minis-tria.

Edhe ne kete dispozite percaktohet,pervec te tjerash, se nxënësve me aftësi të kufizuara u mundeso-het qe ata te mësojnë sipas planit mësimor e programeve lëndore të zakonshme, të përshtatura për ta, ose sipas planit mësimor e programeve lëndore të specializuara për ta.

Gjithashtu atyre u sigurohen mjediset e përshtatshme të mësimdhënies e të të nxënit, sipas stan-dardeve të përcaktuara nga ministria.

Me permiresimet e perkatese te propozuara ne kuader te zbatimit te projektit “Arsimi gjitheperf-shires”, ky ligj vlerësohet si mjaft i përparuar, demokratik dhe i krahasueshëm me standardet e vendeve të zhvilluara perendimore.

Ky ligj ndjek te njejten fryme zhvillimi ashtu si Konventa e OKB per PAK mbi arsimimin e person-ave me aftesi te kufizuara ne Shqiperi.

Page 26: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 26

Emri i aktit: VKM “Per tarifat telefonike dhe për pagesat elektrike nga personat me aftësi të kufizuar”

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj

Statusi: Miratuar

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Këshilli i Ministrave

V E N D I M

Nr.83, datë 26.2.2001

Ndryshuar me VKM nr. 573, date 22.10.2001, VKM nr. 850, date 17.12.2004

PER TARIFAT TELEFONIKE DHE PËR PAGESAT ELEKTRIKE NGA PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12 të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000 “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të nenit 12 të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbërit”, si dhe të nenit 38 të ligjit nr.8618, datë14.6.2000 “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Çdo përdorues i Albtelecom, sh.a.-së, me aftësi të kufizuar, ku përfshihen:

a) Invalidi paraplegjik dhe tetraplegjik;

b) I verbëri, i paaftë për të lëvizur pa shoqërues, në kushte fizike të invaliditetit të grupit të parë, përfi-ton 2 000 (dy mijë) impulse telefonike në muaj, me tarifë sa 20 për qind e tarifës në fuqi.

2. Çdo përdoruesi me aftësi të kufizuar, sipas pikës 1, t’i rimbursohet 80 për qind e tarifës në fuqi për çdo impuls, por jo më shumë se 2 000 (dy mijë) lekë në muaj, shumë e cila përfshin tarifën e mirëm-bajtjes mujore, prej 200 (dyqind) lekësh.

Rimbursimi i tarifës telefonike të parashikohet, për çdo vit, në buxhetin e Ministrisë së Punës dhe të Çështjeve Sociale. Procedurat e rimbursimit të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Punës dhe të Çështjeve Sociale.

3. Çdo përdorues me aftësi të kufizuara, që ka përfituar statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik ose statusin e të verbërit, paguan 20 për qind të vlerës së konsumit mujor të energjisë elektrike.

Diferencat do t’i paguhen KESH-it nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Page 27: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 27

4. Ngarkohen Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale, Ministria e Ekonomisë Publike dhe Priva-tizimit dhe Ministria e Shëndetësisë të nxjerrin një udhëzim të përbashkët për modalitetet e marrëd-hënieve mes përfituesve dhe institucioneve ofruese.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Ilir Meta

Page 28: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 28

Emri i aktit: VKM “Për krijimin e komisionit mjekësor të përcaktimit

të verbërisë”Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj

Statusi: Miratuar

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Këshilli i Ministrave

V E N D I M

Nr. 671, datë 15.12.2000

PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT MJEKËSOR TË PËRCAKTIMIT TË VERBËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17 të ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996, “Për sta-tusin e të verbërit”, me propozimin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Krijimin e Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Verbërisë (KMPV), për përcaktimin e personave që përfitojnë nga statusi i të verbërit. Komsioni e ka qendrën në Tiranë dhe është në varësi të Admin-istratës së Përgjithshme të Ndihmës dhe të Shërbimeve Sociale. Numri, përbërja dhe mënyra e funk-sionimit të komisionit të përcaktohet nga ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale.

2. KMPV-ja kryen detyrat dhe ka të drejtat e përcaktuara për KMCAP-në, sipas vendimit nr. 277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimin nga statusi i të verbërit”

3. Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të përfundojnë procedurat e kalimit të përgjegjë-sive nga KMCAP në KMPV. Ngarkohet drejtori i Administratës së Përgjithshme të Ndihmës dhe të Shërbimeve Sociale të normojë dhe të kontrollojë procesin e kalimit të këtyre përgjegjesive.

Page 29: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 29

4. Kriteret mjekësore, për përfitimin nga “statusi i të verbërit”, janë të veçanta dhe përcaktohen nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

5. Pagesa e mjekëve, anëtarë të komisionit, në bazë të pjesëmarrjes në çdo komision, i cili mblidhet jo më shumë se dy herë në muaj, të bëhet në masën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në vendimin nr. 393, datë 3.9.1992, “Për pagat e punonjësve të institucioneve buxhetore”.

6. Efektet financiare, që rrjedhin nga pagesat për KMPV-në, të përballohen nga fondi i Administratës së Përgjithshme të Ndihmës dhe të Shërbimeve Sociale.

7. Në vendimin nr. 277, datë 18.6.1997, të Këshillit të Ministrave, “Për përfitimet nga statusi i të ver-bërit”, bëhen ndryshimet si vijon:

a) “Kudo në vendim ku përmendet “KMCAP” (të rrethit përkatës) të zëvendësohet me “KMPV”.

b) Paragrafi i parë, pika 3 të riformulohet:

“Shoqata e të verbërve të Shqipërisë lëshon librezën e verbërisë, si dokument prove për përfitimin nga ligji nr. 8098, datë 28.3.1996, e cila nuk është e njëjtë me librezën e anëtarësisë. Librezat e verbërisë jepen vetëm kur Kryesisë së Shoqatës të së Verbërve të Shqipërisë i vihen në dispozicion nga KMPV-ja, raportet mjekësore dhe dokumentacioni tjetër, i nevojshëm për çdo person.”

8. Ngarkohen Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Ilir Meta

Page 30: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 30

Emri i aktit: Udhezim “Mbi Zbatimin e VKM nr. 671, date 15.12.2000 “Per Krijimin e Komisionit Mjekesor te Percaktimit te Verberise”

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj

Statusi: Miratuar

REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E PUNES DHE ÇESHTJEVE SOCIALE

UDHEZIM

Nr.74 date 11.01.2002

Mbi

Zbatimin e VKM nr. 671, date 15.12.2000 “Per Krijimin e Komisionit Mjekesor te Percaktimit te Verberise”

Ne zbatim te V.K.M. nr. 671 date 15.12. 2000 “Per Krijimin e Komisionit Mjekesor te Percaktimit te Verberise,

UDHEZOJME:

1. Ne Administraten e Pergjithshme te Ndihmes dhe Sherbimeve Sociale (A.P.N.SH.S.) ngrihet Komi-sioni Mjekesor i Percaktimit te Veberise (K.M.P.V.) i cili do te beje komisionimin dhe rikomisionimin e personave qe pretendojne te perfitojne Statusin e te Verberit. Ky komision perbehet nga 5(pese) an-etare nga te cilet tre mjeke okuliste me pervoje ne kete specialitet, nje mjek perfaqsues i A.P.N.SH.S dhe nje perfaqsues i Shoqates se te Verberve. Menyra e funksionimi i ketij komisioni behet ne baze te rregullores se miratuar nga Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale dhe perberja e tij miratohet nga titullari i A.P.N.SH.S.

2. Personat e verber qe do te komisionohen dhe rikomisionohen per te perfituar “Statusin e te Verberit” duhet te rregjistrohen prane seksioneve te ndihmes dhe perkujdesit shoqeror ne bashkine/ komunen ku ai eshte i rregjistruar si banor i saj duke paraqitur keto dokumenta:

Page 31: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 31

- Çertifikate e lindjes,

- Flete drejtimi per ne KMPV.

- Kerkese me shkrim per perfitimin nga “ Statusi i te verberve” e leshuar nga ai ose nga per-sona qe e kane ne ngarkim pretenduesin per perfitimin e ketij statusi.

- Vertetimin e vendimit te K.M.C.A.P. prane drejtorive te sigurimeve shoqerore n.q.s. ai ka dale si invalid pune per shkak te demtimit te shikimit.

3. Pretenduesi pajiset me “Flete drejtimi per KMPV” nga komisionet mjeko-ligjore (K.M.L.), te cilat funksionojne prane spitaleve apo poliklinikave te rretheve perkatese, ku pretenduesi per perfitimine statusit ka vendbanimin e tij. “Flete drejtimi per KPMV” duhet te jete firmosur detyrimisht nga mjeku okulist.

4. Seksioni i ndihmes dhe perkujdesit shoqeror me Bashki/Komune eshte i detyruar qe brenda 10 diteve nga momenti i paraqitjes se dokumentacionit te siperpermendur t’i dergoje ato zyrtarisht ne sektorin e vleresimit te paaftesise prane A.P.SH.N.S.

5. Mbi bazen e kerkesave te depozituarane A.P.SH.N.S. kjo nepermjet sektorit te sajperkates ben plani-fikimin per daten e komisionimit dhe njofton personat e interesuar per kete date nepermjet Zyrave Rajonale. Komisioni mblidhet dy here ne muaj ne datat 12 dhe 25 te tij. Ne qoftese keto data korespon-dojne me dite pushemi apo feste zyrtare seanca e komisionimit shtyhet ne daten pasardhese.

6. Per shkak te caktimit te kritereve mjeksore te vecanta qe percaktojne perfitimin e “Statusit te te Ver-berit”, prane K.M.P.V. do te rikomisionohen te gjithe personat qe me pare e kane perfituar kete status me vendim te K.M.C.A.P, edhe ne qofte se ne kete vendim, koha e perfitimit eshte caktuar me afat te perhershem.

7. Kryesia e Shqates se te Verberve te Shqiperise, ne baze te listes perkatese, ben pajisjen me Libreze Verberie te personave qe me vendim te K.M.P.V. perfitojne kete status. Lista e personave qe perfitojne kete status i dergohet zyrtarisht cdo muaj Shoqates se te Verberve te Shqiperise nga A.P.N.SH.S.

8. Udhezimi nr.706, date 29.03. 2001 i Ministrise se Punes dhe Çeshtjeve Sociale shfuqizohet.

9. Ky udhezim hyn ne fuqi menjehere.

Skender GJINUSHI

Zevendeskryeminister

Minister i Punes dhe Çeshtjeve Sociale

Page 32: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 32

Emri i aktit: Ligj “Për nxitjen e punësimit“

Konceptoi: Dr.Av.Sinan TafajStatusi: Miratuar

L I G J

Nr.7995, datë 20.9.1995

PËR NXITJEN E PUNËSIMIT

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

KREU IV

PUNËSIMI I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Neni 14

Riaftësimi profesional

1. Shërbimet e riaftësimit profesional janë të mundshme për të gjithë personat me aftësi të kufizuar, me kusht që ata të mund të përgatiten për to dhe të kenë perspektivë të arsyeshme për sigurimin dhe mbajtjen e punëve të përshtatshme.

2. Parimet, mënyrat e veprimit dhe metodat e përgatitjes profesional të zbatuara përgjithësisht në kuali-fikimin e personave jo me aftësi të kufizuara, zbatohen në rastin e personave me aftësi të kufizuar deri në masën që lejojnë kushtet e tyre mjekësore dhe arsimore.

3. Shteti merr të gjitha masat e nevojshme, të mundshme e praktike, për të krijuar e zhvilluar brenda kuadrit të zyrave të punësimit shërbimet e specializuara të formimit profesional për personat me aftësi të kufizuara që kërkojnë ndihmë në zgjedhjen dhe ndërrimin e punës.

Page 33: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 33

4. Ministria kontrollon zbatimin e këtij neni.

Neni 15

Detyrimet e punëdhënësit për të punësuar personat me aftësi të kufizuar.

1. Çdo punëdhënës që punëson më tepër se 24 punonjës, është i detyruar të punësojë një person me aftësi të kufizuar për çdo 25 punonjës të personelit të tij.

2. Një punëdhënës mund të punësojë një person me handikap të rëndë në vend të pesë personave me handikap të lehtë. Ministria përcakton se kush do të quhet person me handikap të rëndë.

3. Inspektorati Shtetëror i Punës kontrollon zbatimin e këtij neni.

Neni 16

Stimujt për inkurajimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara

1. Punëdhënësi mund të kërkojë subvencion nga zyra kompetente e punësimit për të pajisur siç duhet vendin e punës të personit me aftësi të kufizuar dhe për t’i siguruar atij/asaj një përgatitje thelbësore për punën. Rregulla të hollësishme caktohen nga ministria.

2. Paga që një punëdhënës i paguan një personi me aftësi të kufizuar që ai punëson, përjashtohet nga taksat deri në një masë që caktohet nga Këshilli i Ministrave.

3. Një punëdhënës që nuk punëson numrin e rekomanduar të personave me aftësi të kufizuara, siç për-caktohet në nenin 15, është i detyruar të paguajë në një llogari të veçantë në Fondin Kombëtar të Pu-nësimit shumën e barabartë me minimumin e pagës, për çdo muaj dhe çdo person me aftësi të kufizuar që ai duhej ta kishte punësuar, por që nuk ka vepruar kështu. Këto të ardhura përdoren për të krijuar vende pune për personat me aftësi të kufizuar.

4. Këshilli i Ministrave cakton rregullat për zbatimin e paragrafit të mësipërm të këtij neni.

Neni 30

Dispozita përfundimtare

1. Që nga data kur ky ligj hyn në fuqi, të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që bien në kundërshtim me të, shfuqizohen.

Neni 31

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.1248, datë 11.10.1995, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

Page 34: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 34

Emri i aktit: Ligj “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj

Statusi: Miratuar

LIGJ

Nr.9232, datë 13.5.2004

PËR PROGRAMET SOCIALE PËR STREHIMIN E BANORËVE TË ZONAVE URBANE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti dhe juridiksioni

1. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe procedurave administrative për mënyrat e sigu-rimit, të shpërndarjes, të administrimit dhe të planifikimit të programeve sociale për strehimin, me qëllim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim dhe për ndihmën e shtetit.

2. Ky ligj e shtrin veprimtarinë në të gjithë territorin nën juridiksionin e bashkive të Republikës së Shqipërisë, ndërsa për territorin nën juridiksionin e komunave do të zgjidhet me një ligj të veçantë.

Page 35: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 35

Neni 2

Përkufizime

Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

1. “Strehim” është tërësia e elementeve financiare, sociale dhe institucionale të procesit të sigurimit të banesës.

2. “Banesë” është bashkësia e mjediseve ose mjedisi i vetëm, që ka hyrje të pavarur (derë) nga rruga, kati, oborri dhe tarraca e destinuar për t’u banuar nga një ose disa familje.

3. “Programe sociale strehimi” janë programe, të cilat shërbejnë për strehimin e familjeve dhe të indi-vidëve, që nuk janë në gjendje ekonomike e sociale të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore.

4. “Aftësi paguese” është tërësia e mjeteve financiare, që një familje mund t’ia kushtojë pagesës së qirave ose të kësteve të kredive, në raport me të ardhurat familjare, në masën e përcaktuar në këtë ligj.

5. “Kontratë qiraje sociale” është një kontratë qiraje, ku niveli i qirasë kontrollohet nga shteti.

6. “Qiramarrës” është individi ose familja, e cila banon me kontratë qiraje sociale.

7. “Normë e strehimit” është koeficienti që shpreh sipërfaqen minimale të banimit, që duhet të ketë një individ në banesë. Ky koeficient shprehet në m2/person.

8. “Qira minimale e banesave në treg” është qiraja mesatare e grupit të parë të 10 grupeve të qirave, me të cilat janë dhënë me qira apartamentet në tregun e lirë, për një vit, e shprehur në lekë/m2 sipërfaqe ndërtimi.

9. “Çmim minimal i banesave në treg” është çmimi mesatar i grupit të parë të 10 grupeve të çmi-meve, me të cilat janë shitur apartamentet në tregun e lirë, për një vit, i shprehur në lekë/m2 sipërfaqe ndërtimi.

10. “Sektor privat” është tërësia e personave juridikë ose fizikë privatë, që veprojnë në ndërtimin e banesave dhe në prodhimin e materialeve të ndërtimit.

11. “Organizata jofitimprurëse” janë organizatat jofitimprurëse, që veprojnë në fushën e ndërtimit dhe menaxhimit të banesave sociale me qira.

12. “Kredi me kushte lehtësuese” janë ato kredi, interesat e të cilave subvencionohen nga shteti.

13. “Ent menaxhues” është personi juridik ose fizik, që merret me administrimin dhe mbikëqyrjen e banesave sociale të dhëna me qira dhe të bonusit të strehimit.

14. “Institucion që menaxhon kredinë” është banka ose institucioni financiar, i cili ka nënshkruar një kontratë me shtetin për menaxhimin e një programi kreditimi, me kushte lehtësuese, në sektorin e strehimit.

15. “Kredi hipotekore” janë hua që jepen për strehim, të cilat sigurohen nëpërmjet hipotekimit të një pasurie të paluajtshme, zakonisht me afat të gjatë maturimi dhe interesa më të ulët se kreditë tregtare.

16. “Bonus strehimi” është dokumenti që përcakton një shumë të hollash, që i takojnë një familjeje, si

Page 36: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 36

ndihmë nga shteti, për të mbuluar pjesërisht pagesën e qirave.

KREU II

KRITERET E PËRCAKTIMIT TË PROGRAMEVE SOCIALE TË STREHIMIT

Neni 3

Klasifikimi i programeve sociale të strehimit

Programet sociale të strehimit klasifikohen si më poshtë:

1. Programe të banesave sociale me qira, në të cilat përfshihen:

a) Banesat, që ndërtohen apo blihen nga tregu i lirë nga bashkitë ose organizatat jofitimprurëse, të cilat jepen me kontratë qiraje sociale;

b) Banesat ekzistuese, në pronësi të personave fizikë ose juridikë, të cilat janë klasifikuar nga organet e qeverisjes vendore apo nga organizatat jofitimprurëse si banesa sociale, që mund të jepen me qira për familjet që përfitojnë bonus strehimi;

c) Objektet e dala jashtë funksionit, si rezultat i mbylljes së një veprimtarie, të cilat kanë kaluar në pronësi të bashkive dhe janë miratuar për t’u kaluar në fond banesash sociale me qira, në përputhje me planin rregullues urbanistik.

2. Programe të banesave me kosto të ulët.

3. Programe të pajisjes së truallit me infrastrukturë.

Neni 4

Përcaktimi i familjeve, që përfitojnë nga programet sociale të strehimit

1. Familjet, që klasifikohen për t’u trajtuar me programe sociale të strehimit, miratohen me vendim të këshillit bashkiak, sipas kritereve të mëposhtme:

a) Nuk kanë në pronësi një banesë;

b) Zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekono-mike, ku bëjnë pjesë këto familje;

c) Kanë mbetur të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore.

Përfshihen në një nga shkronjat “a”, “b” dhe “c” vetëm ato familje që kanë të ardhura të pamjaf-tueshme, sipas përcaktimeve të nenit 6 të këtij ligji.

2. Administrimi i kërkesave për programet sociale të strehimit dhe caktimi i përparësive bëhen nga organet e qeverisjes vendore.

3. Dokumentacioni që duhet të paraqesë familja për t’u strehuar në banesa sociale me qira dhe afatet e

Page 37: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 37

procedurat përkatëse përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

4. Normat e strehimit, sipas shkronjës “b” të pikës 1 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 5

Kriteret e përzgjedhjes së përfituesve

Trajtohen me përparësi individët ose familjet që plotësojnë kushtet e nenit 4 pika 1 dhe që kanë këto specifika:

a) Familjet, të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga ligji nr.7652, datë 23.12.1992 “Për privatiz-imin e banesave shtetërore”;

b) Familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar;

c) Familjet njëprindërore, që kanë në ngarkim fëmijë;

ç) Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në insti-tucionet publike të përkujdesit shoqëror;

d) Individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare;

dh) Familjet me shumë fëmijë;

e) Çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç;

ë) Familjet që kanë ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi;

f) Individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç.

Neni 39

Shfuqizime

Ligji nr.8030, datë 15.11.1995 “Për kontributin e shtetit për familjet e pastreha”, i ndryshuar, shfuqi-zohet.

Neni 40

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4239, datë 8.6.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Page 38: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 38

KAPITULLI II

Projektligje dhe projektvendime per inicim dhe miratim.

Ne kete kapitull jane perfshire disa projektakte te hartuara dhe te inicuara nga Shoqata e te Verberve te Shqiperise ne themell te te cilave qendron aksesi ne infoirmacion, auto-nomia ne levizje, e drejta per punesim ,arsimim ,veteperfaqesim etj.

Ne kete kapitull jane paraqitur jo vetem iniciativa te sukseseshme por dhe ato per te cilat institucionet publike pergjegjese kane reaguar negativisht ose i kane injoruar nepermjet heshtjes se thelle duke mos dhene as dhe ndonje pergjigje.

Emri i Aktit: Projektligj “Pёr nxitjen e punёsimit pёr personat e verbёr dhe personat e tjerё me aftёsi tё kufizuara tё rёnda”Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj.

Data e konceptimit: Nentor 2008.

Statusi: I pamiratuar.

PROJEKTLIGJ

Nr.______, datë ______

“Pёr nxitjen e punёsimit pёr personat e verbёr dhe personat e tjerё me aftёsi tё kufizuara tё rёnda”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Page 39: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 39

Neni 1

Qёllimi

1-Ky ligj ka pёr qёllim tё nxisё dhe tё krijojё mundёsi pёr punёsimin e drejtёpёrdrejtё tё personave tё verbёr dhe tё personave tё tjerё me aftёsi tё kufizuara tё rёnda.

2-Nёpёrmjet kёtij ligji synohet organizimi i njё veprimtarie ekonomike, tё ardhurat dhe fitimet e tё cilit do tё pёrdoren pёr shёrbime tё posaçme nё funksion tё arsimimit, punёsimit dhe integrimit shoqёror tё personave tё verbёr.

Neni 2

Objekti

Ky ligj pёrcakton rregullat pёr organizimin, zhvillimin e llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim” nё funksion tё punёsimit si shitёs tё personave tё verbёr dhe tё personave tё tjerё me aftёsi tё kufizuara tё rёnda si dhe rregullat pёr organizimin dhe financimin e shёrbimeve tё posacme pёr personat e verbёr.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Ky ligj perfshin organizatorin si dhe organet mbikqyrёse tё ngritura nё funksion tё mbikqyrjes dhe kontrollit sipas objektit dhe qёllimit te ligjit.

Neni 4

Pёrkufizime

Nё zbatim tё kёtij ligji termat e mёposhtёm kanё kёto kuptime:

1. “Kioskё” – nёnkupton njё kabinё tё posaçme pёr tё shitur kuponat e llotarisё, e vendosur nё rrugё kryesore, kryqёzime, mjedise tё dukshme, publike dhe private me sipёrfaqe nga 2-6 m2 dhe me lartёsi jo shumё se 2.4m.

2. “Shitёs” – nёnkupton njё person me aftёsi tё kufizuara, person i verbёr ose me njё kufizim tjetёr tё rёndё, i cili, nё bazё tё Kodit tё Punёs dhe ligjeve tё tjera tё posacme, punёsohet nga organizatori pёr tё shitur kuponat e llotarisё.

3. “Leje e posaçme” –nёnkupton lejen qё i jepet organizatorit nga organet e pushtetit vendor ku pёrcaktohet dhёnia nё pёrdorim e truallit dhe vendosja e kioskёs mbi tё.

4. “Llotari” –nёnkupton lojёn e fatit ku organizatori hedh nё treg kuponin me numra disashifrorё tё paracaktuar ku fituesi pёrcaktohet me short publik.

5. “Kupon” –nёnkupton biletёn me numёr disashifrorё dhe numёr serie tё paracaktuar e cila shitet

Page 40: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 40

nga organizatori.

6. “Short” – nёnkupton zhvillimin e proçedurave publike pёr pёrcaktimin e fituesve tё llotarisё.

7. “Organizator” – ёshtё Shoqata tё Verbёrve tё Shqipёrisё.

8. “Shёrbime tё posaçme” – nёnkupton organizimin dhe financimin e shёrbimeve pёr person-at e verbёr nё fushёn e arsimimit, punёsimit, aksesit nё informacion, zhvillimit tё tiflologjisё, tifloteknikёs, tiflopsikologjisё, tiflopedagogjisё, autonominё nё lёvizje dhe jetё tё pavarur nё funk-sion tё integrimit social.

9. “Lojtar”– nёnkupton personin qё merr pjesё nё llotarinё “pёr Dritё dhe Integrim”, tё organizuar sipas rregullave tё pёrcaktuar nё kёtё ligj.

10. “Rregullore e lojёs” – nenkupton tёrёsinё e rregullave tё propozuara nga organizatori i lojёs, ku pёrcaktohen tё drejtat dhe detyrimet e organizuesit dhe tё pjesёmarrёsit nё lojёn e fatit si dhe kush-tet pёr ushtrimin e lojёs sё caktuar dhe rregullat e lojёs.

11. “Rregullore e Shёrbimeve tё Posaçme” – nёnkupton rregulloren nё tё cilёn pёrcaktohet mёnyra e organizimit dhe financimit tё shёrbimeve tё parashikuara nё kёtё ligj.

12. “Fondi i ngurtёsimit” – nёnkupton shumёn e cila ngurtёsohet nga organizatori i llotarisё “ pёr Dritё dhe Intergrim”. Kjo shumё ngurtёsohet nё njё bankё tё caktuar, me seli nё Republikёn e Shqipёrisё, nё favor tё Ministrisё sё Financave, si garanci pёr fituesit e llotarisё.

13. “Komision i Posaçёm Mbikqyrёs” – nёnkupton komisionin e ngritur nga Ministri i Financave pёr mbikqyrjen dhe kontrollin e zhvillimit tё llotarisё.

14. “Komisioni i Mbikqyrjes Sociale” – nёnkupton komisionin engritur nga Ministri i Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta pёr mbikqyrjen e organizimit dhe financimit tё shёrbimeve tё posaçme.

15. “Liçencё” – nёnkupton aktin administrativ formal qё autoriteti kompetent pranё Kёshillit tё Min-istrave i jep organizatorit pёr organizimin e llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim”.

KREU II

PUNËSIMI DHE SHËRBIMET E POSAÇME NËPËRMJET LLOTARISË “PËR DRITË DHE INTEGRIM”

Neni 5

Fusha e shёrbimeve

Llotaria “pёr Dritё dhe Integrim” ёshtё veprimtari ekonomike sociale dhe organizohet nё pёrputhje me qёllimin dhe kёrkesat e pёrcaktuara nё kёtё ligj dhe nё nenet 34, 35 e 36 tё ligjit Nr. 8788, datё 07.05.2001 “Pёr organizatat jofitimprurёse”, i ndryshuar.

Page 41: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 41

Neni 6

Pёrdorimi i tё ardhuarve dhe fitimeve

Tё ardhurat dhe fitimet qё organizatori do tё realizojё, do tё pёrdoren pёr:

- Punёsimin e personave tё verbёr dhe kur ёshtё e mundur edhe tё personave me aftёsi tё kufi-zuara tё tjera tё rёnda;

- Transkriptimin e informacionit dhe tё librave nё brail dhe nё audio;

- Edukimin e pёrgjithshёm dhe profesional;

- Zhvillimin e veprimtarive organizative artistike, kulturore e sportive;

- Pёrshtatjen e vendeve tё punёs pёr personat e verbёr;

- Mbёshtetjen e proçesit tё zhvillimit tiflopedagogjik, tiflopsikologjik dhe tifloteknik;

- Pёrmbushjen e nevojave tё veçanta sociale tё personave tё verbёr;

- Pёr integrimin shoqёror nё tёrёsi tё personave tё verbёr.

Neni 7

Proçedurat e pёrfitimit tё shёrbimeve

1. Pёrfituesit e Ligjit Nr. 8098, datё 28.03.1996 “pёr statusin e tё Verbёrit” gezojnё tё drejtёn e pёrfitimit tё shёrbimeve tё financuara nga tё ardhurat dhe fitimet e llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim” sipas proçedurave tё pёrcaktuara nё Rregulloren e shёrbimeve tё posaçme.

2. Pёrfituesit e Ligjit Nr. 8098, datё 28.03.1996 “pёr statusin e tё Verbёrit” ose ligjeve tё tjera tё posaçme gёzojnё tё drejtёn e punёsimit si shitёs nё llotarinё “pёr Dritё dhe Integrim” nё pёrputhje me Ligjin Nr. 7961, datё 12.07.1995 “Kodi i Punёs i Republikёs sё Shqipёrisё” dhe Ligjin Nr. 7995, datё 20.09.1995 “pёr nxitjen e punёsimit”, i ndryshuar si dhe rregullat e konkurrencёs nё tregun e punёs.

Neni 8

Administrimi i fitimit

Fitimet e realizuara nga ushtrimi i llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim” nё asnjё rast dhe pёr asnjё arsye nuk mund tё pёrdoren pёr t’u shpёrndarё si njё fitim nё njё biznes privat. Ky fitim do tё pёrdoret nё fuksion tё qёllimeve tё kёtij ligji, garancisё, vazhdimёsisё dhe sigurisё tё suksesit si biznes social.

Page 42: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 42

Neni 9

Pavarёsia dhe pёrgjegjёsitё

1.

2. Organizatori ёshtё plotёsisht pёrgjegjёs nё ushtrimin e kёsaj veprimtarie dhe ёshtё i pavarur nga shteti duke gёzuar tё gjitha liritё dhe tё drejtat e tregut si çdo veprimtari tjetёr ekonomike private.

3. Shteti nuk pёrgjigjet pёr suksesin apo dёshtimin e kёtij biznesi, por nё çdo rast merr masa pёr ta mbёshtetur atё pёr aq sa ёshtё nё pёrputhje me interesat publike.

Neni 10

Kontributi indirekt i shtetit nё finacimin e qёllimit tё kёtij ligji

1.

2. Janё kontribut i shtetit diferencat qё rrjedhin nga taksat dhe tatimet e diferencuara dhe tё pёrcaktuara nё paragrafin e dytё tё kёtij neni.

3. Organizatori i llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim” nё funksion tё pёrmbushjes sё qёllimeve tё kёtij ligji, tatohet nё mёnyrё tё favorizuar si mё poshtё:

a) 1% mbi vёllimin e qarkullimit total ;

b) 2% tatim mbi fitimin;

c) 1% tatim mbi tё ardhurat;

4. Organizatori pёrjashtohet nga taksat doganore dhe tatimi mbi vlerёn e shtuar pёr tё gjitha mallrat dhe pajisjet e blera pёr qёllimin e parashikuar nё nenin 1, pika 2 e kёtij ligji.

5. Tё punёsuarit nё llotarinё “pёr Dritё dhe Integrim” pёrjashtohen nga tatimi mbi tё ard-hurat.

6. Organizatori nuk i nёnshtrohet detyrimeve tё tjera fiskale pёrveç atyre tё pёrcaktuara nё pikat a, b dhe c tё kёtij neni.

Neni 11

Mbikqyrja e veprimtarisё sociale

Pёr mbikqyrjen dhe kontrollin nё pёrmbushjen e qёllimeve sociale tё kёtij ligji, me urdhёr tё Ministrit tё Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta, ngrihet Komisioni i Mbikqyrjes Sociale me kёtё pёrbёrje:

- njё pёrfaqёsues i Ministrisё sё Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta;

- njё pёrfaqёsues i Ministrisё sё Arsimit dhe Shkencёs;

Page 43: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 43

- njё pёrfaqёsues i Ministrisё sё Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve;

- njё pёrfaqёsues i Ministrisё sё Drejtёsisё;

- njё pёrfaqёsues i Ministrisё sё Brendshme;

- njё pёrfaqёsues i Kёshillit Mbikqyrёs tё Bankёs sё Shqipёrisё;

- njё pёrfaqёsues i Bashkisё sё Tiranёs;

- katёr pёrfaqёsues tё organizatorit.

Neni 12

Organizimi dhe funksionimi i Komisionit tё Mbikqyrjes Sociale

1. Komisioni i Mbikqyrjes Sociale ngrihet me Urdhёr tё Ministrit tё Punёs, Çёshtjeve So-ciale dhe Shanseve tё Barabarta dhe vepron mbi bazёn e Rregullores sё brendshme tё funksion-imit, e propozuar nga organizatori dhe miratuar nga Ministri i Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta.

2. Komisioni i Mbikqyrjes Sociale, me votim tё fshehtё, zgjedh kryetarin dhe nёnkryetarin.

3. Sekretari nё cdo rast do tё jetё pёrfaqesues i organizatorit.

Neni 13

Detyrat dhe kompetencat e Komisionit tё Mbikqyrjes Sociale

Komisioni i Mbikqyrjes Sociale ushtron kёto detyra dhe kompetenca:

1. Mbikqyr zbatimin e qёllimit tё kёtij ligji, parashikuar ne nenin 1, paragrafi i dyte.

2. Mbikqyr cilёsinё e ofrimit tё shёrbimeve tё posaçme;

3. Mbikqyr dhe kontrollon zbatimin e Rregullores sё Shёrbimit Social;

4. Jep rekomandime nё funksion tё pёrmirёsimit tё gamёs dhe cilёsisё sё shёrbimit social.

5. Shqyrton ankesat e pёrfituesve pёr cilёsinё e shёrbimeve ose refuzimin e tyre.

6. Rekomandon ndryshime apo pёrmirёsimё nё Rregulloren e mbikqyrjes sё shёrbimeve tё posa-çme.

Page 44: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 44

Neni 14

Rregullorja mbi pёrfitimin e shёrbimeve tё posaçme

1. Rregullorja mbi pёrfitimin e shёrbimeve sociale miratohet nga Ministri i Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta me propozim tё organizatorit.

2. Rregullorja mbi pёrfitimin e shёrbimeve tё posaçme duhet tё pёrmbajё kryesisht dhe jo vetёm:

a- Kategorinё pёrfituesve tё shёrbimeve tё posaçme;

b- Llojin e shёrbimeve tё posaçme;

c- Frekuencёn e pёrfitimit tё shёrbimeve tё posaçme;

d- Detyrimet e ofruesit tё shёrbimeve tё posaçme;

e- Detyrimet e pёrfituesit tё shёrbimeve tё posaçme;

f- Formatin, sasinё, cilёsinё dhe koston e shёrbimeve tё posaçme;

g- Strukturёn dhe formёn e organizimit tё shёrbimeve tё posaçme;

h- Proçedurat e pёrfitimit tё shёrbimeve tё posaçme.

KREU III

ORGANIZIMI I LLOTARISË “PËR DRITË DHE INTERGRIM”

Neni 15

Lloji i veprimtarisё

1. Llotaria “pёr Dritё dhe Integrim” ёshtё njё formё e organizimit tё lojrave tё fatit dhe nё ushtrimin e vepritarisё sё saj, pёr aq sa eshte e mundur, mbahen parasysh rregullat e pёrcaktuara nё ligjet e kёsaj fushe.

2. Me autorizim tё Ministrit tё Finacave, nё funksion tё pёrmbushjes sё qёllimit tё kёtij ligji, mund tё zhvillohen dhe veprimtari tё tjera ekonomike specifike.

Page 45: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 45

Neni 16

Shitja e kuponave

Shitja e kuponave u bёhet direkt pjesёmarrёsve nё lojё, nё kioskat e vendosura nё pika fikse ose nё mёnyrё ambulatore. Numri i kёtyre pikave pёrcaktohet nga organizatori.

Neni 17

Leje e posaçme

Bashkitё dhe komunat pajisin organizatorin me Leje tё posaçme pёr vendosjen e kioskave nё rrugё kryesore, kryqёzime, mjedise tё dukshme publike mbi njё sipёrfaqe trualli nga 2-6 m2 e cila jepet nё pёrdorim falas sipas afatit tё pёrcaktuar nё aktin administrativ formal.

Neni 18

Kriteret e lejimit tё llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim”

1. Llotaria “pёr Dritё dhe Integrim” ёshtё njё e vetme dhe organizohet nё tё gjithё territorin e Republikёs sё Shqipёrisё.

2. Llotaria “pёr Dritё dhe Integrim” pёrfshin llotari pёr tё cilat hidhet short, ku lojtari synon tё fitojё njё shumё tё caktuar nёse nga hedhja e shortit qё bёhet nё mёnyrё publike, fiton numri qё shёnohet nё biletёn e blerё prej tij.

3. Pajisjet e llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim” pёrdoren vetёm atёhere kur plotёsojnё kri-teret e pёrcaktuara nё Vendimin e Kёshillit tё Ministrave dhe sipas parashikimeve tё ketij ligji dhe ligjit Nr. 10033, datё 11.12.2008 “pёr lojrat e fatit”, nё lidhje me akreditimin e pajisjeve pёr zhvillimin e lojrave tё fatit.

4. Organizatori i llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim” duhet tё njoftojё Njesine e Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit pёr secilёn dhe pёr çdo tip tё pajisjeve qё pёrdoren pёr çdo lloj llotarie, duke siguruar tё gjithё informacionin e nevojshёm qё kjo Njёsi tё verifikojё dhe tё konfirmojё tё gjitha specifikimet teknike dhe standartet e çdo pajisjeje tё llotarisё.

5. Organizatori duhet tё ngurtёsojё shumat e deklaruara pёr numrat fitues tё biletave tё shitura para hedhjes sё çdo shorti.

6. Organizatori duhet tё bёjё tё ditur nё vazhdimёsi, nёpёrmjet medias vizive dhe tё shkru-ar si dhe formave tё tjera, qёllimin e organizimit tё kёsaj llotarie sipas nenit 1 tё kёtij ligji. Ky informacion jepet edhe nё forma tё tjera tё aksesueshme pёr persona mё aftёsi tё kufizuar si nё brail, audio dhe nё gjuhёn e shenjave. Pёrveç publikimit normal, nё tё njёjtёn mёnyrё organiza-tori duhet tё bёjё tё ditur edhe numrin fitues tё biletёs sё tij.

7. Pёr çdo llotari, organizatori duhet t’u kthejё lojtarёve, nё formёn e fitimit, jo mё pak se 50% tё shumёs sё vёnё nё lojё.

Page 46: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 46

Neni 19

Dhёnia e liçencёs

Autoriteti kompetent pranё Kёshillit tё Ministrave i jep liçencёn organizatorit tё llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim”, 30 ditё pas dorёzimit tё dokumentave tё mёposhtёm:

a) Vendim i Gjykatёs, i noterizuar pёr regjistrimin e tij si person juridik;

b) Statusin mbi tё cilin ёshtё organizuar dhe funksionon organizatori;

c) NIPT-in, i noterizuar;

d) Vёrtetimin origjinal bankar pёr gjendjen financiare;

e) Listёn e pronave dhe aseteve, tё shoqeruara me dokumentat tё noterizuara tё Zyrёs sё Regjistrim-it tё Pasurive tё Paluajtshme.

Neni 20

Komisioni i Posaçёm i Mbikqyrjes

1. Llotaria “pёr Dritё dhe Integrim” mbikqyret nga njё Komision i posaçёm, i ngritur me urdhёr tё Ministrit tё Financave.

2. Komisioni pёrbёhet nga pёrfaqesues tё Ministrisё sё Financave, Ministrisё sё Arsimit dhe Shkencёs, Ministrisё sё Brendshme, Ministrisё sё Drejtёsisё dhe Ministrisё sё Shёndetёsisё si dhe 4 pёrfaqesues tё organizatorit.

3. Komisioni me votim tё fshehtё zgjedh kryetarin, nёnkryetarin dhe sekretarin.

4. Pёrfaqёsuesit e Ministrive emёrohen nga ministrat pёrkatёs dhe duhet tё jenё funksionarё tё lartё tё kёtyre institucioneve ndёrsa pёrfaqёsuesit e organizatorit duhet tё jenё anёtarё tё or-ganeve tё larta drejtuese.

5. Rregullorja e Komisionit Mbikqyrёs dhe Rregullorja e llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim” propozohen nga organizatori dhe miratohen nga Ministri i Financave.

Neni 21

Detyrat dhe kompetencat e Komisionit tё Posaçёm tё Mbikqyrjes

1- Komisioni i posaçёm i mbikqyrjes sё llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim” ka pёr detyrё:

a) Tё mbikqyrё zbatimin e kёtij ligji si dhe respektimin e neneve 34, 35 dhe 36 tё Ligjit Nr. 8788, date 7.5.2001 “pёr organizatat jo fitimiprurёse”;

b) Tё vlerёsojё raportet vjetore, ekonomike dhe financiare tё llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim”, tё paraqirtura nga organizatori.

Page 47: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 47

c) Tё rekomandojё dhe tё mbёshtese organizatorin nё pёrmirёsimin dhe rritjen e cilёsisё sё veprimtarisё dhe fitimeve tё llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim”.

d) T’i raportojё çdo ministri qё ka emёruar anёtarё nё kёtё Komision mbi rezultatet ekonomike dhe tё rekomandojё pёrmirёsimin dhe rritjen e rezultateve tё llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim”.

e) T’i propozojё Ministrit tё Financave marrjen e masave administrative nё bazё tё Ligjit Nr. 8788, datё 7.5.2001 “pёr organizatat jo fitimiprurёse”, i ndryshuar, nё rast tё konstatimit tё shkeljeve tё kёtij ligji;

Neni 22

Organizimi dhe menaxhimi

Organizatori ёshtё i pavarur nё organizimin dhe menaxhimin e llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim” si dhe tё gjithё veprimtarisё ekonomike tё tij.

KREU IV

DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 23

Falimenti

Nё rast tё dёshtimit tё llotarisё “pёr Dritё dhe Integrim”, shpallja e falimentit bёhet sipas ligjeve nё fuqi.

Neni 24

Ndёrprejra e pёrfitimeve

1. Me propozimin e Komisionit tё posaçёm tё Mbikqyrjes, me kalimin e 3 deri nё 5 viteve, organizatorit i ndёrpritet financimi qё merr sipas nenit 13 tё Ligjit Nr. 8098, datё 28.03.1996 “pёr statusin e tё Verbёrit”.

2. Mbi bazёn e vlerёsimit tё ecurisё ekonomike tё kesaj vemprimtarie ekonomike , Ministri i Financave ka tё drejtё tё ndryshojё afatin e ndёrprerjes sё financimit para ose pas mbarimit tё afatit tё parashikuar nё paragrafin 1 tё kёtij neni.

Page 48: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 48

Neni 25

Hyrja ne fuqi

Ky ligj hyn nё fuqi 15 ditё pas botimit nё Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin Nr.____ , datё _____ tё Presidentit tё Republikёs sё Shqipёrisё , Bamir Topi.

RELACION

Mbi projekt-ligjin “Pёr nxitjen e punёsimit pёr personat e verbёr dhe personat e tjerё me aftёsi tё kufizuara te renda”

Me anё tё kёtij ligji synohet ndryshimi rrёnjёsor i gjendjes aktuale tё punёsimit tё personave tё verbёr dhe tё personave me aftёsi tё kufizuara tё rёnda. Aktualisht numri i tё punёsuarve tё verbёr dhe i personave tё tjerё me aftёsi tё kufizuara tё rёnda ёshtё thuajse inekzistent. Punёsimi i tyre ёshtё njё problem tejet i vёshtirё. Kjo pёr shkak se mungesa e shikimit i vendos ata nё njё pozitё tё disfa-vorizuar nё marrjen e informacionit, menaxhimin e vendit tё punёs dhe kryerjen e proçeseve praktike nё realizimin e detyrave tё vendit tё punёs. Pranimi nga punёdhёnёsi i njё tё verbri ka rezultuar tё jetё tejet i vёshtirё e i komplikuar.

Praktikat perёndimore nё punёsimin e tё verbёrve si shitёs tё llotarisё tё organizuar prej tyre kanё re-zultuar tё sukseshme. Me anё tё kёtij ligji synohet dhёnia e mundёsive pёr ngritjen e njё rrjeti kioskash nё tё gjithё vendin tё cilat do tё pajisen me aparat terminal tё lidhura me njё sistem qёndror. Nё kёto kioska do tё vendosen persona tё verbёr ose edhe persona tё tjerё me kufizime tё renda, tё cilёt do tё realizojnё shitjet. Aparaturat me tё cilat do tё pajisen kёto kioska do t’u mundёsojnё personave tё verbёr leximin e kuponave dhe administrimin e vlerave monetare. Pёrveç kёsaj, mundёsi tjetёr ёshtё shtija e biletave nё mёnyrё ambulatore ku shitёsi do tё pajiset me tё njёjtin aparat terminal leximi. Bazuar nё eksperiencat perёndimore, kioskat do tё ngrihen nё njё shpёrndarje mesatare popullsie nga 3000 deri nё 6000 banorё qё do tё rezultoje nё njё numёr rreth 800 – 1000 kioska. Ndёrsa numri i shitёsve ambulatorё do tё vendoset nё pika me njё pёrfshirje popullsie nga 1500 – 2500 banorё me njё numёr mesatar prej 2000 shitёs ambulatorё.

E gjithё kjo veprimatri do tё organizohet nga vetё personat e verbёr dhe shteti nuk do tё marrё pёrsipёr asnjё detyrim. Ajo do tё funksionojё si njё veprimtari ekonomike- sociale me qёllim prioritar punёsimin e tё verbёrve dhe kur ёshtё e mundur edhe persona tё tjerё me aftёsi tё kufizuara tё rёnda.

Ne rast se kjo veprimtari do tё rezultojё fitimprurёse, fitimet e saj do tё pёrdoren pёr organiz-imin e shёrbimeve tё posaçme plotёsisht tё pёrcaktuara. Nga ekspertiencat perёndimore ka rezultuar se shoqatat korresponduese tё tё verbёrve organizohen dhe udhёheqin vetё shёrbimet pёr komunitetin e tё verbёrve duke ngritur e menaxhuar institucione tё posaçme, financimi i tё cilave ёshtё bёrё edhe nga kёto veprimtari.

Sot, niveli i shёrbimeve pёr tё verbёrit ёshtё mjaft i ulёt. Ata janё tё pёrjashtuar ndjeshёm nga

Page 49: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 49

aksesi nё informacion, autonomia nё lёvizje, formimi profesional punёsimi dhe integrimi shoqёror. Me miratimin e kёtij ligj, kёtij grupi shoqёror i jepet njё mundёsi pёr t’u vetёpunёsuar dhe vetёshёrbyer. E vetmja mbёshtjetje qё jep shteti nё kёtё rast ёshtё Leja pёr organizimin e kёsaj veprimtarie dhe njё reduktim i detyrimeve fiskale.

Pavarёsisht nga favoret qё bёhen nё kёtё rast, ligji ka parashikuar nё mёnyrё tё plotё dhe tё qartё mekanizmat e kontrollit dhe tё mbikqyrjes. Kёshtu, Komisioni i Posaçёm i Mbikqyrjes sё llotarisё ёshtё njё organizёm pranё Ministrit tё Financave dhe do tё mbikqyrё dhe kontrollojё si njё veprimtari ekonomike dhe si njё lojё fati. Nё kёtё mbikqyrje do tё marrin pjesё edhe Ministri tё tjera tё linjёs. Pёr ushtrimin e veprimtarisё sociale me organizimin dhe financimin e shёrbimeve tё posaçme ёshtё parashikuar tё ngrihet Komisioni i Mbikqyrjes Sociale nga Ministri i Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta me pёrfaqёsues tё Ministrive tё linjёs dhe me kompetenca tё qarta pёr mbikqyrjen e cilёsisё, tё fitimit deri edhe tё ankesave dhe kёrkesave tё pёrfituesve.

Nё kёtё ligj ёshtё pёrcaktuar qartё se shteti nuk pёrgjigjet pёr suksesin apo dёshtimin e kёsaj veprimtarie duke e trajtuar kёtё veprimtari si çdo veprimtari tjetёr ekonomike tё zakonshme.

Me anё tё kёtij ligji synohet tё menaxhohen resurse ekonomike tё siguruara nga aktivizimi i vetё komunitetit nё tё gjithё territorin e vendit. Me anё tё kёtij ligji synohet ofrimi i shёrbimeve tё posaçme sociale, formimi profesional dhe veçanёrisht punёsimi i tё paktёn 3 000 persona tё verbёr dhe me kufizime tё tjera tё rёnda. Ky do tё jetё njё shans pёr kёtё grup pёr tё dalё nё terren, pёr t’u bёrё tё dukshёm nё shoqёri dhe pёr t’u integruar nё tё. Pёrmirёsimi nё vazhdimёsi i kushteve tё jetesёs dhe integrimi shoqёror i kёtyre grupeve sociale ёshtё njё objektiv i rёndёsishёm social i Kushtetutёs sё Republikёs sё Shqipёrisё i cili synohet tё realizohet me anё tё kёtij ligji.

Page 50: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 50

Emri i Aktit: Projektligj “Për transmetimet me zë dhe/ose me zë e figurë në republikën e shqipërisë”Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj.

Data e konceptimit: Shkurt 2012.

Statusi: I pamiratuar.

PROJEKT-LIGJ

“PËR TRANSMETIMET ME ZË DHE/OSE ME ZË E FIGURË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi depu-tetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPERISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon veprimtarinë e transmetimeve radiotelevizive dhe shërbimeve mbështetëse të tyre mbi bazën e parimit të asnjanësisë teknologjike në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Fusha e zbatimit

Page 51: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 51

Ky ligj zbatohet për transmetimet radiotelevizive lineare dhe transmetimet radiotelevizive jolineare dhe shërbimeve mbështetëse të tyre. Ky ligj nuk zbatohet për median e shkruar.

(Ne neni 3 te ketij projektligji jane propozuar qe ne pikat 49 dhe 50 te shtohet nga nje shkronje a me permbajtje si me poshte)

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj:

...

49 .“Transmetimet komunitare” janë transmetimet me zë per komunitetin, të ofruara jo per qellime fitimi, të vecanta nga sherbimi i transmetimit publik dhe ai privat, qe ofrohen sipas percaktimeve te ketij ligji, per zhvillimin social dhe permbushjen e interesave te komunitetit.

a) konsiderohen si transmetime komunitare edhe transmetimet radiofonike të posaçme, me mbulim të përgjithshëm, të dedikuara vetëm për të verbërit

50. “Komunitet” ne kuptim te ketij ligji eshte bashkesia e individëve ne nje vendodhje gjeografrike te caktuar, ose bashkesia individëve qe kane nje interes te vecante te perbashket.

a) “Komunitete me nevoja të veçanta shqisore” konsiderohen komunitetet me mangësi të pjes-shme ose të plotë shikimi ose dëgjimi, aftësia e të cilëve për të perceptuar sinjale vizive apo za-nore të transmetuara në rrugë radiofonike apo radiotelevizive është e kufizuar në atë masë që i pamundëson gëzimin e së drejtës së informimit.

(Ne nenin 4 në gërmën e) “e drejta e çdo shtetasi” është shtuar pjesa me bold përsa vijon:)

Neni 4

Parimet themelore per veprimtarine e transmetimeve me zë dhe/ose figurë

e) E drejta e cdo shtetasi, perfshire edhe shtetasit me mungesa në shikim dhe dëgjim, per te marre sherbime te transmetimeve me ze dhe figure, te ofruara per publikun nga operatoret e sherbimeve me ze dhe figure, qe e ushtrojne veprimtarine e tyre ne territorin e Shqiperise, eshte e njohur dhe e siguruar nga ky ligj.

(Ne nenin 61 është shtuar paragrafi i fundit me permbajtje si meposhte vijon:)

Neni 61

Licencimi i sherbimeve të transmetimit me zë të komunitetit

Page 52: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 52

Licensimi i sherbimit te transmetimit me ze te komunitetit, behet nga KKT me procedure te hapur, transperente dhe jo diskriminuese.

Licenca jepet per nje zone gjeografike te kufizuar. KKT përcakton me ane te nje dokumenti rregullator, sasinë e frekuencave ne dispozicion te sherbimit te transmetimit me ze te komunitetit si dhe zonen/at gjeografike te ofrimit te sherbimit, në përputhje me Planin Kombëtr të Frekuencave.

KKT ne procesin e licencimit synon përmbushjen e objektivate te percaktuara ne nenin 18 te ketij ligji.

KKT ne vleresimin e aplikimeve, kryen nje proces konsultimi publik per nje periudhe prej jo me pak se 60 dite.

Refuzimi i aplikimit per sherbimin e transmetimit me ze te komunitetit nga KKT, behet gjithmone kundrejt nje vendimi te arsyetuar.

KKT përcakton kriteret e liçensimit dhe merr vendim për dhënien e liçensës kombëtare të trans-metimit me zë për radion e Shoqatës së Verbërve të Shqipërisë në kuptimin e nenit 3, pikës 49, gërmës “a” të këtij ligji.

(Ne nenin 68 është shtuar germa d me permbajtje si me poshte:)

Neni 68

Licenca e shërbimit për programet me zë e figurë

1. KKT-ja jep licenca shërbimi për programet zë e figurë, në bazë të së cilës i licencuari ka të drej-tat dhe detyrimet për të ngritur dhe realizuar një shërbim programi zë e figurë. Në bazë të licencës i licencuari ka të drejtë për të ngritur, realizuar dhe vënë në funksion pajisje transmetuese, me qëllim transmetimin e shërbimit të programit zë e figurë si një shërbim pa pagesë.

2.KKT -ja duhet të sigurojë që shërbim i programit zë e figurë:

a) të jetë përgjegjës në lidhje me interesat dhe ndjeshmërinë publike, të respektojë mirëkuptimin dhe bashkëekzistencën shoqërore të të gjithë individëve në Republikën e Shqipërisë, të sigurojë që përm-bajtja programore të pasqyrojë elementet përbërëse të kulturës dhe të gjuhës shqipe;

b) të nxisë vlerat demokratike të përcaktuara në Kushtetutë dhe në veçanti të drejtën e shprehjes dhe të informimit;

c) të mbajë në konsideratë nevojën e formimit të opinionit publik për t’u njohur dhe për të kuptuar vlerat dhe traditat europiane;

ç) të përfshijë në përpjestim të arsyeshëm programet e lajmeve dhe ato me natyrë informative.

d) “të realizojë shërbimin në gjuhën e shenjave në emisionet e lajmeve për njerezit që nuk dëg-jojnë ”.KKT-ja percakton kritere te vecanta ne zbatim edhe te ligjit antidiskriminim.

Page 53: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 53

Argumente në favor të ndryshimeve të propopozuara

Në praktikat e vendeve perëndimore, shoqatat e të verbërve liçensohen nga organet homologe të KKT për ofrimin e shërbimeve me zë. Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë aktualisht i ka kapacitetet admin-istrative dhe ekonomike për ofrimin dhe menaxhimin e një shërbimi radiofonik. Ajo ka te punesuar rreth 134 punonjes si dhe zotëron kapitale te kufizuara dhe ta pakufizuara me vlera te mjaftueshme.

Popozimet e bera nga ana jone për disa shtesa në këtë projektligj janë të bazuara në ligjin 8788 date 7.5.2001 “Per Organizatat Jofitimprurese’ i cili përcakton se asnje e ardhur e mundshme s’mund te shperndahet por përdoret ne funksion te permiresimit te sasise dhe cilesise se sherbimeve, në këtë rast shërbimeve radiofonike. Gjithashtu, askush nuk mund te kete aksione.

Sipas sugjerimeve tona, dhenia e nje licence te posacme do te kushtetzohet nga kriteret qe KKT-ja do te percaktoje si dhe qellimi qe vete ligji percakton per këtë sherbim. Gjithashtu, përcaktimi ligjor mbi dhënien e shërbimeve në gjuhën e shenjave për njerëzit që nuk dëgjojnë në nenin 68, përbën një ga-ranci të mirë për gëzimin e së drejtës për informacion për këtë komunitet, deri tani mjaft të papërfillur në Shqipëri.

Operatoret private dhe cdo person juridik privat qe ofrojne sherbime jane te detyruar per pershtatje te ar-syeshme deri ne masen qe nuk perben barre per ta edhe nga ligji 10221 date 04.02.2010 “Per mbrojtjen nga diskriminimi”.Por keto ceshtje mund te rregullohen ne menyre me te detajuar nga KKT.

Page 54: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 54

Emri i Aktit: ProjektVendim “Mbi lehtesite per punesimin e te verberve”.

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj.

Data e konceptimit: Maj 2008.

PROJEKTVENDIM

NR.______, DATE____.___ .2008

MBI

LEHTESITE PER PUNESIMIN E TE VERBERVE

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, nenit 14, 15, 16 te Ligjit Nr.7995, date 20.09.1995, “Per nxitjen e Punesimit si dhe nenit 4 dhe 6 te Ligjit Nr.8098 date 28.03.1996 “Per Statusin e te Verberit”, me propozim te Ministrit te Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Ba-rabarta, Keshilli i Ministrave

Vendosi:

Neni 1

Te gjithe punekerkuesit qe gezojne statusin e te verberit dhe qe kane nje kualifikim profesional te ulet ose te mesem, rregjistrohen prane Zyrave te Punesimit si kerkues per pune.

Neni 2

Zyrat e Punesimit pasi kane gjetur vendin e punes ne marreveshje me punedhenesin e pershtasin kete vend pune per tu punesuar punekerkuesi i verber.

Neni 3

QKRV me kerkesen e Zyres se Punes i ve ne dispozicion punedhenesit pajisjet apo mjetet tiflotekni-

Page 55: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 55

ke te nevojshme qe asistojne punekerkuesin e verber dhe i mundesojne atij realizimin e procesit te punes.

Neni 4

Kur per zenjen e vendit te punes eshte i nevojshem nje kualifikim ne perdorimin e pajisjeve apo mjeteve tifloteknike, QKRV detyrohet te trajnoje punekerkuesin deri ne masen kur ai te behet i afte per perdorimin e tyre.

Neni 5

Punedhenesit qe kane punesuar nje punekerkues te verber te grupit te pare perjashtohen nga ta-timi mbi fitimin si edhe taksa te tjera deri ne masen e pages qe paguhet punekerkuesi i verber. Kur punekerkuesi i verber eshte i grupit te dyte, perjashtimi behet deri ne masen 90% te pages.

Neni 6

Pagat e punekerkuesve te verber per efekt te perjashtimit nga tatimi dhe taksat i punedhenesve do te perllogariten ne analogji me pagat ne sistemin e pagave te Administrates Publike dhe jo me te larta se 20%. Ne raste paqartesish interpretimi behet nga Departamenti i Administrates Publike, prane Minis-trise se Brendshme.

Neni 7

Punekerkuesit e verber me arsim te larte ose me kualifikime pasuniversitare punesohen me perparesi ne administraten publike. Ne rastet kur ata konkurojne dhe jane me pike te barabarta me konkuruesit e tjere kane perparesi ndaj tyre.

Neni 8

Kur punesimi i nje punekerkuesi te verber me arsim te larte apo kualifikim pasuniversitar eshte i veshtire te behet per shkak te mungeses se vendeve te punes ne administrate dhe sektore te tjere pub-lik, titullaret e institucionit bejne levizje paralele per te liruar vendin perkates te punes.

Neni 9

Ministrat e linjes cdo vit percaktojne nje numer vendesh pune ne te cilen konkurojne vetem te verberit me njeri tjetrin ne profesionet si: jurist, punonjes social, psikolog, sociolog, fizioterapeut,

mesues, instrumentist, kengetar, udheheqes artistik, , si dhe te tjera te ngjashme te pershtatshme per te verberit, te cilat vlerseohen nga ministrat perkates.

Page 56: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 56

Neni 10

Tatimi dhe taksat per te vetepunesuarit ne sektorin privat reduktohen ne masen 0%.

Nga ky reduktim perfitojne edhe autoret e verber te veprave letrare , artistike e shkencore per veprat e tyre.

Neni 11

Zyrat e Tatimtaksave pajisin punekerkuesit e verber me vertetimin se jane te lire nga detyrimet pasi, ata paraqesin ne keto zyra librezat origjinale te verberise duke dorezuar fotokopjet e tyre.

Neni 12

Qendra kombetare e rehabilitimit te te verberve studion dhe propozon figurat profesionale te kualifi-kimit te ulet dhe te mesem. Ajo merr masat per kualiifikimin e posacem ne keto fusha.

Neni 13

Ministria e Puneve dhe Ceshtjeve Sociale brenda dy viteve i propozon Keshillit te Ministarve figuara profesionale te pranuara per te verberit me qellim te shpalljes se vendeve perkatese te punes te rezer-vuara per te verberit.

Neni 14

Ky vendim hyn ne fuqi 15 dite pas shpalljes ne fletoren zyrtare.

Kryeministri

SALI BERISHA

Page 57: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 57

Emri i Aktit: ProjektVendim “Mbi perdorimin dhe blerjen e paisjeve ndihmese tifloteknike”.

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj.

Data e konceptimit: Prill 2007.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Këshilli i Ministrave

VENDIM

Nr._____, date ____.____.2007

MBI PERDORIMIN DHE BLERJEN E PAISJEVE NDIHMESE TIFLOTEKNIKE

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te neneve 8, 9 dhe 17 te ligjit nr. 8098, date 28.03.1996, “Per statusin e te verberit”, me propozimin e ministrit se Pune, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Ba-rabarta, Keshilli i Ministrave:

V E N D O S I:

1. Te gjithe personat qe perfitojne nga ligji nr. 8098, date 28.03.1996 “Per statusin e te verberit” ge-zojne te drejten e perdorimit ose te blerjes se paisjeve ndihmese tifloteknike.

2. Do te konsiderohet paisje ndihmese tifloteknike çdo liber ne brail apo foles, mjet, aparat, paisje apo program qe i sherben qytetarit te verber per te patur akses ne informacion, autonomi ne levizje, vete-veprim dhe ne edukimin e pergjithshem dhe ate profesional.

3. Paisjet ndihmese tifloteknike grupohen si me poshte:

1. Paisje ndihmese per jetesen e perditshme,

Page 58: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 58

2. Paisje ndihmese per arsimimin,

3. Paisje ndihmese mbi teknologjine e informimit dhe komunikimit,

4. Paisje ndihmese per orientimin dhe levizshmerine,

5. Paisje ndihmese per personat me shikim te pjesshem,

4. Paisjet ndihmese tifloteknike sigurohen nepermjet pergatitjes, prodhimit apo importimit te tyre. Paisjet ndihmese tifloteknike te importuara perjashtohen nga taksat doganore dhe pagesa e TVSH-se.

5. Kerkesat per paisje ndihmese tifloteknike behen prane administratorit shoqeror, ku realizohet pag-esa e verberise. Kerkesa duhet te shoqerohet me rekomandimin e mjekut okulist. Per paisjet e grupit ____ (te percaktuara ne nenin 3) vendimi merret nga administratori shoqeror ndersa per paisjet e grupit ____vendimi merret nga KMPV prane Sherbimit Social Shteteror.

6. Kerkesa per paisje te kesaj natyre mund te behen edhe nga institucionet ku perfituesit trajtohen ne menyre te perhershme apo te perkohshme ose marrin prej tyre sherbime te herepashershme.

7. Çmimi i paisjeve ndihmese tifloteknike do te jete:

Grupi ____ Çmimi _____________,

Grupi ____ Çmimi _____________,

Paisjet ndihmese tifloteknike te grupit ___ mund te jepen edhe ne perdorim.

8. Pergatitja, prodhimi dhe administrimi i sherbimit dhe i paisjeve tifloteknike behet nga Qendra Kombtare e Rehabilitimti te te Verberve, QKRV. Importimi behet nga ministrite perkatese te linjes ose nga QKRV kur kjo autorizohet prej tyre.

QKRV harton listat dhe ben planifikimin e nevojave vjetore per permbushjen e kerkesave per paisje ndihmese tifloteknike te cilat ja paraqet ministrive perkatese si dhe zhvillon kurse trajnimi individuale dhe kolektive per perdorimin e paisjeve ndihmese tifloteknike.

9. Ministria e Shendetesise, ministria e Arsimit, ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ministria e Puneve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, ministria e Punes, Çeshtjeve So-ciale dhe Shanseve te Barabarta, planifikojne çdo vit fondet e nevojshme per pergatitjen, prodhimin apo blerjen e paisjeve ndihmese tifloteknike sipas kerkesave te paraqitura nga QKRV.

10. Fondet e siguruara nga shitja e paisjeve tifloteknike perdoren per zhvillimin e kurseve per tra-jnimin dhe administrimin e sherbimeve dhe te paisjeve ndihmese tifloteknike. Keto fonde behen pjese e te ardhurave te QKRV dhe çlirohen nga detyrimet fiskale mbi te ardhurat.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA

Page 59: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 59

Emri i Aktit: ProjektVendim “Mbi organizimin dhe funksionimin e institutit të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”.

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj.

Data e konceptimit: Janar 2012.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Këshilli i Ministrave

V E N D I M

Nr.____ , datë ________

MBI

ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUTIT TË NXËNËSVE QË NUK SHIKOJ-NË “RAMAZAN KABASHI”.

Në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës dhe të Nenit ___të ligjit Nr___Datë_________ “Për ar-simin parauniversitar”, me propozim të Ministrit të Arsimit, Këshillit i Ministrave.

V E N D O S I:

Neni 1. Qellimi

1.1 Instituti i nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”,është Institut Kombëtar dhe ushtron të gjitha përgjegjësitë për edukimin dhe arsimimin e nxënësve që nuk shikojnë në sistemin publik të arsimimit 9 vjecar.

Page 60: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 60

1.2 Instituti i nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, ngarkohet të kryej këto funksione dhe detyra por jo vetëm:

- Të ushtrojë funksionet e një Institutcioni të specializuar për arsimimin dhe edukimin e nxë-nësve që nuk shikojne në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

- Të mbështesë në të gjitha format e asistencës, përfshirjen e nxënësve që nuk shikojnë në insti-tuconet publike normale arsimore.

- Të edukoj dhe arsimoj me vellimin e plotë të njohurive të arsimit 9 vjeçar nxënësit që nuk shikojnë, të cilët janë të rregjistruar pranë tij.

- Të edukoj dhe arsimoj nxënësit me probleme shikimi dhe me aftësi të tjera të kufizuara apo me gjendje të ndryshme psiko-emocionale në përputhje me mundësitë e tyre për tu përfshirë në sistemin arsimor.

- Të shërberj si qendër burimore shkencore në fushën e tiflo-pedagogjisë.

Neni 2 . Detyrat dhe funksionet

Funksioni si qender edukative-mësimore.

Instituti i nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi” kryen funksionet dhe detyrat e Institucionit publik arsimor të nivelit të arsimit 9-vjeçar. Gjatë ushtrimit të këtij funksioni kryen dhe këto detyra:

a) Edukon dhe arsimon me njohuri të plota në vëllimin dhe përmasat e programeve dhe të kurri-kulës të përcaktuara në ligjin për arsimin parauniversitar për këtë nivel arsimimi,

b) Kryen edukimin e specializuar në funksion të rehabilitimit dhe korrektimit të pasojave që sjell mungesa e shikimit,

c) Edukon nxënësit që nuk shikojnë me kurajon dhe vetëbesimin për tu perballuar me rrethanat e jetës normale,

d) Harton programet dhe kurrikulat për nxënësit që nuk shikojnë dhe që janë mbartës edhe të aftësive të tjera të kufizuara,

e) Edukon nxënësit me aftësitë për jetë të pavarur dhe me autonomi të plotë në lëvizje.

Neni 3. Detyrat dhe funksionet si qendër burimore shkencore

Në funksionet dhe detyrat e një qendre burimore shkencore Instituti i Nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, kryen dhe këto detyra:

a) Kryen trajnime të përgjithshme dhe specifike për trupën e vetë pedagogjike, asistentët teknik, ekspertë të fushave të tiflo-pedagogjisë, tiflo-teknikës, tiflo-grafisë dhe të fushave të tjera të nevojshme dhe të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuar shikimin,

Page 61: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 61

b) Përgatitja, përkthimi dhe botimi i literaturës së posaçme në fushën e tiflologjisë,

c) Trajnimi i mësuesve mbështetës për arsimin gjithëpërfshirës,

d) Administrimi i teksteve të aksesueshëm, literaturës ndihmëse, laboratorëve dhe paisjeve tiflo-didaktike në mbështetje të proçesit të arsimit special dhe atij gjithëpërfshirës,

e) Trajnimin dhe edukimin e nxënësve të verbër dhe mbartës të aftësive të tjera të kufizuara në funskion të rehabilitimit për një jetë të pavarur, autonomi në lëvizje dhe rritje të shanseve të integrimit në shoqëri.

Neni 4 Statusi juridik

1- Instituti i nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi” është Institut Kombëtar, është person ju-ridik publik me vartësi administrative nga Ministria e Arsim it dhe Shkencës.

2-Instituti i nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, gëzon autonomi në administrimin e të ardhurave dhe burimeve në përmasën që gëzojnë edhe Universitetet Publike.

3- Instituti i nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, gëzon autonomi në përzgjedhjen e tek-steve, literaturave mbështetëse, literaturës në fushën e tiflologjisë, përzgjedhjen e laboratoreve dhe paisjeve mbështetëse tiflo-didaktike.

Neni 5. Organizimi dhe strukturat

1- Drejtimi i Institutit bëhet nën udhëheqjen e Këshillit Administrativ. Këshilli Administrativ përbëhet nga 9 anëtarë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, Bankës së Shqipërisë, Dhomës Kombëtare të Tregtisë, Institutit të Shëndetit Publik, Institutit të Peda-gogjisë pranë Qendrës Albanologjike dhe Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.

2- Këshilli Administrativ mblidhet cdo tre muaj. Në mbledhjen e tij të parë me votim të fshehtë zgjedh kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin.

3-Funksionon mbi bazën e një rregulloreje të hartuar nga një grup anëtarësh të propozuar prej tij, si edhe të propozuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Neni 6. Kompetencat dhe detyrat e Këshillit Administrativ.

Këshilli Administrativ ka këto detyra dhe kopetenca:

1- Emëron Drejtorin e Institutit të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi” mbas përzgjed-hjes me konkurim të bërë nga Komisioni i përcaktuar prej tij dhe në analogji me procedurat

Page 62: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 62

për përzgjedhjen e punonjësit të Shërbimit Civil.

2- Miraton raportet tremujore dhe vjetore të drejtorit mbi veprimtarinë e Institucionit si edhe të administrimit ekonomik financiar.

3- Miraton bilancin e shpenzimeve të vitit paraardhës si edhe projekt buxhetin për vitin pasard-hës.

4- Emëron komisionet e përzgjedhjes së mësuesve, ndihmësmësuesve dhe personelit tekniko-ad-ministrativ për përzgjedhjen me konkurim të tyre.

5- Jep pëlqimin për projekt-rregulloren e funksionimit të Insitutit para se të dërgohet për miratim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

6- Shqyrton ankesat dhe kërkesat për urdhra dhe vendime të dhëna nga drejtori i Institutit.

7- Jep pëlqimin për projekt organikën para miratimit të saj nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Neni 7 Përgjegjësitë e Drejtorit

Drejtori i Insitutit të nxënësve që nuk shikojnë udhëheq dhe mban përgjegjësi për mirë funksionimin e Institutit, ai është përfaqësues i Personit Juridik.

Ai përgjigjet:

a) për administrimin dhe menaxhimin ekonomik, si edhe për funksionimin administartiv të Insti-tutit;

b) për realizimin me një cilësi të lartë të proçesit të edukimit dhe arsimimit special brenda Insti-tutit. Përgjigjet për cilësinë e mbështetjes të nxënësve në arsimin e integruar;

c) për realizimin e detyrave të përcaktuara për këtë Institut në këtë Vendim si edhe në rregullo-ren e Institutit të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Neni 8.Procesi Mësimor

Procesi Mësimor i nxënësve të verbër pa kufizime të tjera, duhet të realizohet në përputhje me pro-gramet dhe kurrikulën e arsimit 9-vjecar. Vlerësimi i tyre bëhet mbi bazën e sasisë dhe cilësisë së njohurive të marrra, si edhe kritereve te njejta te arsimit 9-vjecar ne shkollat normale.

Neni 9.Baza tiflo-didatike dhe aksesi në informacion

Nxënësve të verbër brenda dhe jashtë Insitutit u krijohen shanse të barabarta dhe akses i plotë në informacion për marrjen e njohurive. Ata pajisen me tekste dhe literaturë ndihmëse në shkrim brail, të zmadhuar apo edhe në audio. Nxënësit do të pajisen gjithashu me harta dhe cdo formë tjetër figurë dy apo më shumë dimensionale në reliev si dhe me laborator të posacëm që përbën një bazë të rëndë-sishme tiflo-didaktike.

Page 63: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 63

Neni 10. Personeli ndihmës

Personeli ndihmës tekniko-administrativ është pjesë integrale mbështetëse e edukimit dhe procesit arsimor gjithëpërfshirës. Organika, struktura, proçedurat dhe kriteret për përzgjedhjen e tyre përcakto-hen nga Këshilli Administrativ.

Marrja në punë bëhet me kontratë të nënshkruar ndërmjet punonjësit dhe drejtorit të Insitutit.

Neni 11.Te ardhurat e tjera dhe burimet ekonomike

Instituti i nxenesve qe nuk shikojne “Ramazan Kabashi financohet nga buxheti i MASH. Administri-mi dhe menaxhimi i ketij fondi do te behet sipas ligjit ne fuqi.

Instituti “Ramazan Kabashi” mund te siguroje edhe te ardhura te tjera si donacione nga donatore kombetar dhe nderkombetare, te ardhura nga sherbime te kufizuara qe mund te kryeje ne favor te interesuareve.Kontribute te prinderve apo personave te tjere me interes direkt apo indirekt.

Prane Institutit funksionon edhe konvikti, i cili iu shërben nxënësve efektiv, të Shërbimit Special apo ku trajtohen nxënës të arsimit gjithëpërfshirës, por që kanë nevojë për trajnime të posacme.

Administrimi i konviktit bëhet në bazë të një rregulloreje të posaçme të miratuara nga Këshilli Ad-ministrativ.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Page 64: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 64

Emri i Aktit: Rregullore e brendshme për mbarëvajtjen e punës në institutin e nxenesve qe nuk shikojne “Ramazan Kabashi”

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj.

Data e konceptimit: Janar 2012.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUTI I NXËNËSVE QË NUK SHIKOJNË

“ RAMAZAN KABASHI “

TIRANË

RREGULLORE E BRENDSHME PËR MBARËVAJTJEN E PUNËS NË INSTITUTIN E NX-ENESVE QE NUK SHIKOJNE “RAMAZAN KABASHI”

Instituti i nxenesve qe nuk shikojne “Ramazan Kabashi” eshte nje Institucion ne varesi te Ministrise se Arsimit dhe Shkences . Veprimtaria mesimore – edukative realizohet ne perputhje me :

1 – Kushtetuten e Republikes se Shqiperise

2 – Ligjin nr.7952 date 21.06 . 1995 “ Per Sistemin Arsimor Parauniversitar” ndryshuar me Ligjin nr. 7952 “ Per Sistemin Arsimore Parauniversitar” .

3 – Te gjitha aktet e tjera nenligjore ne zbatim te tij .

4 – Dispozitat Normative ( Per Arsimin Parauniversitar) .

5 – Dokumentat nderkombetare ku aderon Republika e Shqiperisë

Instituti i nxënësve që nuk Shikojne “Ramazan Kabashi” jep shërbim në tre sektorë të rëndësishëm: arsimim-edukim, mirërritje dhe sherbim shendetesor për nxënës me probleme Shikimi të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Në secilin sektor të mësipërm punon një personel i caktuar dhe në mbështetje të këtij personeli si dhe për të harmonizuar punën mes tre sektorëve është hartuar rregullorja e më-

Page 65: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 65

poshtme:

I. ORARI I PUNËS NË INSTITUT I MESUESVE DHE ND/MESUESVE

1) Mësuesit dhe nd/mësuesit kanë orar mësimor sipas ngarkesës mësimore.

2) Mësuesit punojnë 22 orë në javë dhe paraqiten 20 minuta para fillimit të mësimit. Nd/mësuesit punojnë 30 orë në javë dhe janë të pranishëm në punë 5 ditë ne jave nga ora 13.00-19.00. Cdo klasë ka një mësues kujdestar i cili:

3) Organizon punën mësimore edukative mbi bazën e njohjes psikologjike dhe shoqërore të nxë-nësve dhe harton një plan mesimor edukativ vjetor.

4) Mban lidhje të drejtëpërsëdrejta me familjen e nxënësve dhe organizon punën me ata për prob-lemet mësimore edukative të tyre.

5) Mban dosjen sociale për secilin nxënës sipas një modeli të hartuar nga drejtoria e institutit.

6) Pasqyron cdo ditë në fund të regjistrit mungesat e nxënësve dhe informon drejtorinë për frekue-ntimin.

7) Përgjigjet për bazën materiale shkollore të nxënësve si dhe për bazat materiale të klasës.

8) Në përfundim të semestrave dhe vitit shkollor i njeh prindërit me rezultatet mësimore si dhe me ecurinë në komunikim.

9) Në përfundim të vitit shkollor, mësuesi kujdestar plotëson të gjitha dokumantat shkollore si dhe harton një përmbledhje rreth te perparimit te secilit nxenes .

10) Nd/mësuesi bashkërendon punën me mësuesin për të arritur rezultate në procesin mësimor edu-kativ.dhe harton një plan edukativ vjetor ku pasqyrohet e gjithë puna edukative sipas udhëzi-meve të dhëna nga D.A.R si dhe duke u përshtatur vecorive psikologjike të nxënesve.

11) Mban dosjen sociale për secilin nxënës dhe përgjigjet për frenkuentimin e nxënësve në klasë në kohën e pasdites.

12) Merr pjesë në hartimin e planit mësimor dhe jep ndihmesë në hartimin e P.E.I.

13) Mësuesit dhe nd/mësuesit organizohen në shërbime javore (dezhurn) nga drejtoria e institutit.

14) Shërbimi javor i mësuesve paraqitet në orën 7.30 dhe përgjigjet për fillimin dhe mbarimin në kohën e duhur të procesit mësimor.

15) Kontrollon hyrjen dhe daljen të shoqëruar nga mësuesi kujdestar në oraret e pushimeve.

16) Shërbimi Javor i ndihmës mësuesve përgjigjet për fillimin dhe mbarimin në kohë të procesit mësimor edukativ të pasdites

17) Ndihmon dhe kontrollon organizimin e kohës së lirë si dhe rregullin dhe pastërtinë në ambjentet e shkollës

18) Mban lidhje me kujdestarët dhe sektorin e shëndetësisë për higjenën personale të nxënësve si dhe për probleme të shëndetit të tyre.

Page 66: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 66

II . RREGULLORE E BRENDSHME PER SHËRBIMIN E ROJEVE

Ndërtesat e Institutit dhe baza materiale që ndodhet në to ruhen nga 4 punonjës të shërbimit të ndarë nga një punonjës në turn me pushime.

1) Rojet e shërbimit respektojnë orarin e punës dhe përgjigjen për cdo dëmtim që ndodh gjatë orarit të tyre të shërbimit

2) Ndalon hyrjen e personave të paautorizuar dhe të mjeteve jo pronë e Institutit

3) Për probleme shqetësuese që dalin gjatë orarit të punës informon drejtorinë dhe shënon në fletoren e proces verbalit, për ngjarje të jashtzakonshme njofton organet kompetente (policinë, zjarrfikëset, etj)

4) Mban nën kontroll hyrjen dhe daljen e nxënësve nga/në Institut dhe njofton drejtorinë në rast të shkeljes së rregullores.

5) Ndalon nxjerrjen nga Instituti të materialeve, paisjeve apo furniturave të ndyshme pronë e In-stitutit pa autorizim nga Drejtori ose personat e autorizuar nga ai .

6) Punonjësit e shërbimit të rojes dorëzojnë turnin mbi bazë procesverbali.

7) Te ndihmojne kujdestaret per cdo probleme gjate turnit te trete.

8) Roja e turnit te pare pergjigjet per pastrimin e pjeses se pare te oborrit , dhe te kujdesen per lulishten.

III .RREGULLORE E BRENDSHME E SHËRBIMIT SHËNDETSOR

Shërbimi shëndetësor i Institutit përbëhet nga një infermjere dhe nje mjek me kohe te pjeseshme tek ne .

1) Infermjerja mban përgjegjësi për gjendjen higjeno-sanitare në të gjitha ambjentet e Institutit si dhe për shëndetin e nxënësve që jetojnë këtu.

2) Infermjerja kontrollon gjendjen higjeno-sanitare ditore dhe ushqimin që shërbehet në mencën e Institutit gjatë gjithë ditës

3) Përgjigjet për gjendjen shëndetsore te nxënësve dhe ofron shërbim në infermjeri.

4) Për nxënës që kërkojnë trajtim të vecantë informojnë drejtorinë e Institutit dhe i drejtohen qen-drës spitalore “Nënë Tereza” Tiranë

5) Plotëson kartelat shëndetsore individuale për seicilin nxënës .

6) Ndjek ecurinë e paisjes së përsonelit me kartela shëndetsore individuale

7) Kontrollon cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në mencë dhe ruan kampionet sipas rregullave higjeno-sanitare.

8) Merr pjesë në hartimin e menysë javore duke kërkuar plotsimin e vlerave kaloriko-vitamini-

Page 67: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 67

ke.

9) Është e pranishme në furnizimin e mencës dhe bën vlerësimin e materialeve ushqimore.

10) Kur konstaton shkelje të rregullave higjeno-sanitare mban akt-kontrolle, propozon masa të caktuara dhe njofton Drejtorinë vazhdimisht për parregullsitë e vërejtura.

IV . RREGULLORE E BRENDSHME PËR KUJDESTARËT

Kujdestaret punojnë të ndarë në 3 turne dhe përgjigjen për higjenën personale të seicilit nxënës, kohën e lirë në fjetore dhe fundjavë, ato përgjigjen per te gjithe femijet . Kujdestarja e turnit te pare organizon zgjimin dhe higjenën personale të mengjesit.

1) Shoqëronë nxënësit në mencë dhe bëjnë dorëzimin tek mësuesit kujdestar në orën 07.40.

2) Organizojnë punën për veshmbathjen personale të seicilit nxënës, mbajnë lidhje me sektorin shëndetsor për problemet që dalin me higjenën personale të nxënësve.

3) Marrin në dorëzim nxënësit sipas orarit mësimor dhe organizon kohën e lirë të tyre.

4) Bëjnë dorëzimin e nxënësve tek ndihmës mësuesit në orën 13.00

5) Plotesojnë process - verbalin ditor ku pasqyrojnë ecurinë e punës dhe problemet shqetsuese.

6) Organizojnë dhënien e ushqimit per te tre vaktet .

7) Organizojnë dhe kontrollojnë kohën e lirë në dy ambjentet e fjetores si dhe përgatisin nxënësit për gjumë.

8) Kujdestaret e turnit të dytë bëjnë dorëzimin e nxënësve në orën 22.00 tek kujdestarja e turnit te trete.

9) Kujdestarja e turnit te trete kujdeset gjatë natës për nxënësit duke ndjekur probleme të ndry-shme që ata paraqesin .

10)Mbajnë kontakte të drejtpërdrejta me Infermjeren e Institutit dhe Drejtorinë për raste të ndry-shme shëndetsore.

11) Te priten dhe te percillen femijet nga kujdestarja dhe te kontaktoje me prinderit per cdo prob-lem shqetesues nga te dyja palet.

12)Te kontrollohen ushqimet qe u vijne femijve nga shtepia ose ushqimet qe u blihen jashte shkolle .

13) Per urgjencat te meret ne tel urgjenca ose te dergohet ne spitale.

14)Kontrolli i punes behet turnin e pare .

V .SEKTORI I FINANCES

Sektori i finances mbulon detyrat e pergjithshme te Institutit te nxenesve qe nuk shikojne ne fushen e planifikimit, monitorimit, dhe kontrollit te fondeve qe jepen nga MASH-I, duke u mbeshtetur ne

Page 68: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 68

Legjislacionin dhe rregullat ne fuqi.

Ne menyre specifike disa nga detyrat kryesore te ketij sektori jane:

1) Hartimi i projekt Buxhetit te Instituti te nxenesve qe nuk shikojne per vitin pasardhes, per fon-det buxhetore qe sipas akteve ligjore financohen nga buxheti i shtetit.Projekt buxheti hartohet ne bashkepunim me sektoret e tjere .

2) Me miratimin e buxhetit te vitit ushtrimor nga MASH hartohet regjistri i parashikimit te proku-rimeve publike.

3) Ne fund te çdo viti ushtrimor detyre e sektorit te finances eshte plotesimi i evidences se regjis-trit te realizimit te prokurimeve publike.

4) Ndjek zbatimin e ligjit mbi prokurimet publike si per blerjet e vogla ashtu dhe per prokurimet si dhe kontrollon perdorimin e fondeve buxhetore sipas zerave te shpenzimeve .

5) Evidenton realizimin e shpenzimeve nepermjet situacioneve mujore ,progresive, me deget e thesarit ne rreth dhe MASH-it sipas struktures se miratuar.

6) Analizon kryerjen e shpenzimeve ne perputhje me dispozitat dhe vendimet ne fuqi dhe shtesat mbi page.

7) Nxjerr konkluzione , propozon masa ne rastet e shkeljeve te disiplines buxhetore si dhe infor-mon çdo muaj titullarin e Institucionit mbi realizimin e fondeve buxhetore.

8) Dergon ne MASH evidencat e miratuara nga dega e thesarit per realizimin e buxhetit .

9) Ndjek zbatimin e ligjshmerise financiare ,organizon takime , konsulta e ben seminare per rritjen e kualifikimit te specialisteve te linjes.

10) Ndjek dhe analizon realizimin e te ardhurave dytesore dhe perdorimin e tyre sipas struktures se miratuar.

11) Harton dhe analizon bilancet mujore ,3 mujore,vjetore si dhe ndjek detyrimet e debitoreve ,kre-ditoreve e te treteve qe kane maredhenie me Institutin e nxenesve qe nuk shikojne.

12) Perpunon te dhenat nga ditaret dhe libri i madh per plotesimin e bilancit periodik dhe vjetor. Mbi bazen e te dhenave te bilanceve kryhen analizat ekonomiko-financiare, periodike dhe vje-tore.

13) Organizon punen per kryerjen e inventareve . Te dhenat perfundimtare i pasqyron ne bilanc.

11)Harton listpagesat per punonjesit dhe perbledheset e tyre

12)Kryen rregjistrimin e veprimeve kontabel ne ditarin e arkes, bankes ,hyrjeve, daljeve ,pagave etj.

13 )Mban librin e debitoreve.

14 )Mban librin e arketimeve per çdo ze per te ardhurat dytesore.

15) Mban librin e magazines dhe ben kuadrimin me magazinen.

16) Kontrollon dhe ben sondazhe te befasishme ne menxe, magazine dhe konvikte ne lidhje me administrimin ruajtjen dhe perdorimin e mallrave.

Page 69: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 69

VI. MAGAZINJERJA

1) Pergjigjet per ruajtjen ,administrimin e vlerave materiale.

2) Mban librat e magazines per çdo artikull

3) Pergjigjet per mirembajtjen dhe sistemimin me etiketa dhe çmime per çdo grup artikujsh.

4) Ben furnizimin e punonjesve me materiale sipas nevojave te shoqeruar me urdher-dorezimet perkatese te firmosura nga titullaret e institutit.

5) Ne fund te çdo muaji ben kuadrimin me zyren e finances mbi levizjen e materialeve .

6) Per çdo levizje te mallit pritet flete-hyrje ,flete-dalje e shoqeruar me dokumenta justifikuese.

7) Ne fund te çdo viti ,pas inventarizimit informon mbi gjendjen fizike te mallrave ne magazine dhe ben kerkese per ato materiale qe jane te domosdoshme per mbarevajtjen e punes ne Insti-tut.

8) Te mbaje paster ambjentet e magazinave.

9) Te ruaj produktet ushqimore ne temperaturen e duhur ne frigorifer.

10)Ushqimet te jene te shuqeruara me flete – analize.

VII . SEKRETARE DHE ARSHIVISTE- ARKETARE

1) Ploteson librin e arkes

2) Ploteson mandat arketimet dhe mandat pagesat per veprimet me arken.

3) Ben lidhjen e dokumentave te muajit per arken ku çdo mandate i bashkengjitet dokumenti ju-stifikues.

4) Pergjigjet per protokollimin dhe arshivimin e materialeve te ardhura dhe te derguara .

5) Mban dokumentacionin e punonjesve dhe plotesimin e tij .

6) Mban dhe arshivon rregjistrat mesimor dhe ploteson amzat e nxenesve.

7) Leshon vertetime te ndryshme per nxenes dhe punonjes te Institutit.

8) Mban arshiven e Institucionit.

9) Mban protokollin e mbledhjeve dhe takimeve te ndryshme qe organizohen ne drejtorine e In-stitutit.

10) Mban korrespondence me MASH,DART dhe institucionet e tjera shteterore dhe jo shteterore.

11) Perpilon listat e sherbimit dhe ndjek zbatimin e tyre per cdo sektor .

Page 70: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 70

VIII .SEKTORI I GUZHINES

1) Mban pergjegjesi per pergatitjen e ushqimit te femijeve sipas nje menyje te aprovuar nga grupi i perbere : nje anetar drejtorie, k/d finances , infermjerja ,guzhinjerja.

2) Bejne plan-prodhimin sipas forces ditore te dhene nga sherbimi javor dhe kuotes financiare te ushqimit te miratuar me VKM duke iu permbajtur dhe menyse javore.

3) Ruan kampionin e ushqimit per 24 ore

4) Para se ushqimi t`i serviret femijeve kontrollohet nga sherbimi shendetsor ( infermjerja).

5) Pergatit kerkesen per furnizim ne baze te numrit te nxenesve dhe kuotes financiare te miratuar me VKM .

6) Ushqimet e porositura merren ne dorezim ne prani te komisjonit te perbere nga infermjerja , kujdestarja e turnit , magazinjerja dhe guzhinjerja .

7) Ne pergatitje e ushqimit duhet te mbahet parasysh qe nxenesit te marrin kalorite e nevojshme.

8) Mbajne pergjegjsi per pastertin e ambjenteve te menxes dhe te

Guzhines.

9) Te lahen enet ne temperature te lart, te lahen me kujdes te madh frutat dhe perimet.

IX . SEKTORI I SANITAREVE

1) Mbajne pergjegjesi per higjenen , pastertine ne ambjentet e Institutit te ndara sipas orarit dhe ngarkeses se punes.

2) Mbajne pergjegjesi per bazen materiale qe ndodhet ne ambjentet e perbashketa (koridore,salla e zbavitjes)sipas nje inventari ne ngarkim te tyre.

3) Turni i pare te filloje pastrimin e konviktit ne mengjes dhe te pergjigjet per pastrimin e ban-jave te shkolles , turni dyte oborrin shkollen dhe banjat.

X .TEKNIKU I SPECIALITETEVE TE NDRYSHME

1)Mban pergjegjesi per gjendjen e pergjithshme te Institutit .

2)Ai mban pergjegjesi per gadishmerine e te gjitha ambjenteve te Institutit. (elektrike dhe sher-bime te tjera)

4) Ai mban pergjegjesi per kaldajen ne sezonin perkates si dhe per rrjetin hidraulik gjate gjithe vitit.

Page 71: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 71

XI. LAVANTERIA

1) Mban pergjegjesi per sigurimin e kushteve teknike te mjeteve te punes , lavatriçet , thareset e rrobave , dhe njofton shefen e finances per çdo problem .

2) Ndalohet hyrja e personave te paautorizur ne ambjentet e lavanterise .

3) Duhet te laje rrobat ne temperaturen e duhur dhe te perdore masen e duhur te detergjentit sipas materialit dhe ngjyres se veshjeve .

4) Duhet te laje çarçafet , batanijet , jorganet dhe çdo material tjeter qe eshte prone e institutit sa here qe vene ne lavanteri.

5 ) Te kordinoje punen per larjen e rrobave me kujdestaret dhe gardaroben duke mos lene rroba te palara ne ambjentet e konviktit.

6 ) Te kordinoje punen me gardaroben ne menyre qe mos te ngelen femije te paveshur ne raste emergjente .

XII. GARDAROBA

1) Mban pergjegjesi te plote per mirmbajtajen e veshjeve te femijve te jene te lara ,te qepura, te hekurosura .

2) Te hekurose ne temperaturen e duhur veshjet e femijve , çarçafet , dhe te gjithe materialet qe shkojne ne gardarobe qe jane prone e institutit.

3) Te kordinoje punen per marrjen e rrobave ,me lavanterin dhe

kujdestaret dhe te mos ngelen rroba te palara ne konvikt.

4) Nga ora 7 00 - 8 00 te kontrolloje dhe te ndihmoje kujdestaren per te veshur femijet ,çfare ju mungon , dhe pastertin e veshjeve .

5) Te pergjigjet me pergjegjesi sa here qe te jete e nevojshme per ndrrimin e veshjeve te lagura te femijeve gjate dites(ne kohe me shi apo problemeve te tjera)

NORMA PER RREGULLOREN E BRENDSHME

Orari i punes eshte si me poshte:

• Personelin mesimor (mesues ) 07.40-13.10

• Ndihmes mesues 13.00-19.00

Page 72: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 72

• Infermjerja punon me sistem 8 orar dhe u pergjigjet urgjencave.

• Kujdestaret punojne me tre turne .

• Administrata 08.00-16.00

• Punonjeset e guzhines punojne me dy turne ( 7 dite ne jave me 6 ore dita)

• Sanitaret punojne me dy turne (6 dite ne jave me 7 ore dita)

• Godina eshte objekt shteteror dhe ruhet e sigorohet me roje te cilet kryejne sherbimin me tre turne (sherbim 24 oresh)

• Lavanteria dhe gardaroba punojne 6 dite me sistem 7 oresh

ORGANIZIMI I BRENDSHEM NE SHKOLLE

DREJTOR : __________________

Probleme mesimore-edukative

1) Mban lidhje te vazhdueshme me Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe DART ku prezanton problemet e Institutit.

2) Drejton dhe harton menaxhimin e buxhetit me sektorin e finances.

Koordinon punen ne bashkepunim me MASH-in dhe DART per OJF te cilat kane interesa per ndihmat teknike dhe nderhyrje per trajnimin e stafit ne fushen e pedagogji-se speciale.

3) Vezhgon, ndihmon e kontrollon mjetet e shkrimit ne Brail.

4) Vezhgon, ndihmon e kontrollon proçesin e mirerritjes se femijeve, ne te gjithe sektoret:edukim,ushqim dhe kujdes shendetesor.

5) Vezhgon, ndihmon e kontrollon, punen me nxenesit me prirje te veçanta ne muzike,aktivitetet sportive ,dhe ekspozitat e vizatimit.

6) Probleme organizative.

1) Harton dhe miraton planin vjetor dhe planet mujore.

2) Ndjek realizimin e proçeseve mesimore-edukative te te gjithe sektoreve.

3) Planifikon bazen materiale , ndihmon dhe kontrollon disiplinen ne Institut, kontrollon te gjithe dokumentacionin shkollor dhe jo shkollor.

4) Firmos deftesat,vertetimet, dhe gjithe korespondencen e Institutit.

5) Ndihmon dhe kontrollon administrimin e buxhetit te aprovuar nga MASH-I, ndjek prob-lemet e sektorit te finances dhe bashkrendon punen me kete sektor per realizimin e treguesve

Page 73: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 73

ekonomik.

6) Ndjek dhe bashkerendon punen me komunitetin e prinderve.

7) Ndjek problemet e sekretaris.

8) Ndjek problemet e sektorit te shendetesise.

9) Harton list-prezencen e personelt jo mesimor

10)Ndjek paisjen e femijeve me veshje dhe mjete te tjera te nevojshme sipas kuotave te apro-vuara nga MASH-i .

ZV/DREJTORE : Semiha Hamiti

Probleme mesimore-edukative

Vezhgon , ndihmon dhe kontrollon lendet shoqerore dhe shkencore.

Ndjek proçesin mesimor-edukativ , pergatitjen e nxenesve , frekuentimin dhe detyrimin shkollor.

Ndjek pergatitjen e stafit mesimor si dhe perdorimin e bazes materiale gjate oreve te mesi-mit.(tabela e planifikimit te mjeteve mesimore ,sa fletore,lapsa etj)

Ndjek paisjen e klasave dhe nxenesve me baze materiale .

Ndjek ecurine e 2 cikleve (departamenti CU dhe CL ) ,organizimin e punes dhe diskutimet ne tryezat e rrumbullaketa.

Mbulon veprimtarite sportive,argetuese si dhe mban lidhje me shkollat publike per realizim e aktiviteteve te mesiperme te perbashketa .

Ndjek problemet e integrimit.

Organizon dhe drejton kualifikimin brenda Institutit , mbulon punen me nxenesit me ne-voja te vecanta duke hartuar PEI

Problemet organizative

1) Kontrollon regjistrat dhe dokumentacionin shkollor

2) Harton listën e mësuesve dhe nd/mësuesve dezhurne dhe ndjek zbatimin e tij.

3) Ndjek disiplinen e perditshme dhe pastertine ne shkolle.

4) Ndjek mbarevajtjen e nxenesve ne mesime .

5) Vezhgon , ndihmon dhe kontrollon punen e mesuesve dhe nd/mesuesVE.nepermjet testeve dhe kontrolleve ne ore mesimi

6) Ndjek problemet e konviktit , higjena , zgjimi , fjetja dhe problemet qe dalin gjate dites dhe nates .

7) Ndjek problemet e edukimit te femijeve ,organizimit te dites pas mbarimit te mesimit,ditet e festave dhe fundjaven.

Page 74: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 74

8) Ne bashkepunim me sektorin ekonomik ndjek inventarin e klasave

9) Ndjek aktivitetet kulturore dhe sportive .

DREJTORIA E INSTITUTIT TE NXENESVE QE NUK SHIKOJNE

“RAMAZAN KABASHI”

DREJTOR

__________________

Page 75: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 75

Emri i Aktit: Udhezim i Perbashket “Mbi identifikimin, trajtimin dhe përfshirjen në arsimin publik të fëmijëve të lindur të verbër ose të bërë të verbër brenda moshës 19 vjec.”

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj.

Data e konceptimit: Janar 2012.

Udhëzim i Përbashkët

Nr____, datë _______MBI IDENTIFIKIMIN, TRAJTIMIN DHE PËRFSHIRJEN

NË ARSIMIN PUBLIK TË FËMIJËVE TË LINDUR TË VERBËR OSE TË BËRË TË VER-BËR BRENDA MOSHËS 19 VJEC.

Në mbështetje të Nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr.____, datë ______ “Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 8098 datë 28.03.1996 “Për Sta-tusin e të Verbërit”, Ligjit Nr.10129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, Ligjit Nr.10138, datë 11.5.2009 “Për Shëndetin Publik”, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ministri i Punës, Cështjeve So-ciale dhe Shanseve të Barabarta, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Shëndetësisë,

UDHËZOJNË:

1.Qellimi i Udhëzimit

1.1 Me anë të këtij udhëzimi përcaktohen detyrimet e Institucioneve Qendrore, Rajonale e Ven-dore të vartësisë përkatëse për të bashkëpunuar në funksion të identifikimit, trajtimit dhe të përfshirjes në sistemin e edukimit publik të fëmijëve të lindur të verbër apo të bërë të tillë brenda moshës së arsimit të lartë.

1.2 Detyrimin e çdo institucioni brenda linjës të një dikasteri të përfshirë në këtë udhëzim për të bashkëpunuar me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë apo me organizata të tjera donatore në funksion të mbështetjes së proçesit të edukimit dhe arsimimit të nxënësve të verbër.

1.3 Detyrimin për të informuar brenda normave dhe afateve ligjore Institucionet e Sistemit të ar-simit publik mbi të dhënat, vendodhjen, gjendjen shëndetësore dhe nevojat sociale të fëmijëve të lindur të verbër apo të bërë të verbër, të cilët nuk janë përfshirë në sistemin e edukimit apo të larguar prej tij për shkak të humbjes së shikimit.

Page 76: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 76

2.Detyrimi për trajtimin dhe administrimin e fëmijëve me probleme shikimi nga Shërbimi i Shëndetit Publik .

2.1 Institucionet e Shëndetit Publik, duke përfshirë shërbimin parësor shëndetësor, shtëpitë e lindjes, qendrat spitalore të rretheve dhe rajonale, sistemin terciar (QSUT), në çdo rast kur konstatojnë dëmtime të rëndësishme të të parit apo të vetë syrit të pacientit, detyrohen të hartojnë një epikrizë të qartë e cila regjistrohet në një rregjistër të veçantë.

2.2 Të gjitha këto të dhëna i përcillen brenda 30 ditëve Drejtorisë së Shëndetit Publik të rrethit ku i semuri ka vendbanimin.

2.3 Drejtoria e Shëndetit Publik njofton me shkrim brenda 30 ditëve Zyrën e Gjendjes Civile, Zyrën e Arsimit të rrethit, Zyrën e Shërbimit Social të bashkisë apo komunës, degën përkatëse të Sho-qatën e të Verbërve të Shqipërisë, si edhe Qendrën Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve. Ky njoftim duhet të përmbajë Emrin, Atësinë, Mbiemrin, Vendlindjen, Adresen e Kontaktit, Nivelin e Shikimit, Rekomandimin e Okulistit mbi përdorimin ose jo të shikimit për të lexuar, si edhe gjendjen Shëndetësore. Pasi është sqaruar prindi ose kujdestari apo vetë i interesuari kur fëmija është nën 18 vjeç, kryerja e këtij njoftimi bëhet me pëlqimin e prindit ose kujdestarit dhe kur është mbi 18 vjeç njoftimi bëhet me pëlqimin e vetë personit.

2.4 Qendra Spitalore, përfshirë këtu edhe Shërbimin Terciar ezaurojnë të gjitha mundësitë dhe shanset për korrigjimin dhe rikthimin e shikimit. Kur kjo bazohet në kriteret shkencore dhe në përvojen më të mirë të shërbimit okulistik dhe korrigjimi dhe rikthimi i shikimit rezulton i pamundur, klinika okulistike pranë QSUT harton një rregjistër të posaçem me listën e këtyre personave së bashku me adresën dhe të dhënat përkatëse, e cila i dergohet çdo tre muaj Drej-torise se Pergjithshme te Sherbimit Social Shteteror dhe Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve.

3. Detyrimi për trajtimin dhe administrimin e fëmijëve me probleme shikimi nga Shër-bimi Social Shtetëror.

3.1 Zyrat e Shërbimit Social Shtetëror pranë bashkive dhe komunave analizojnë çdo rast dhe me pëlqimin e të interesuarve fillojnë proçedurën ligjore për deklarimin si të verbër të personit me dëmtim të rënde shikimi.

3.2 Shërbimi Social Shtetëror në rastin kur fëmija mbush 3 vjeç harton një informacion të plotë me karakter mediko-social. Ky informacion i vihet në dispozicion Drejtorisë Arsimore/ Zyrës Arsimore Rajonale, Drejtorisë së Shërbimit Shëndetësor Rajonal si edhe Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve.

Page 77: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 77

3.3 Zyra e Shërbimit Social Shtetëror pranë komunës apo bashkisë në rastin kur merr njoftimin nga Drejtoria e Shëndetit Publik të rrethit për një fëmijë të dëmtuar dhe të konvertuar në të verbër, e analizon dhe shqyrton këtë rast në mënyrë konkrete duke analizuar problemet dhe nevojat sociale - ekonomike. Më pas harton një informacion të plotë që i adresohet Drejtorisë Arsimore apo Zyrës Arsimore Rajonale ku bën pjesë njesia vendore, Shërbimit Social Rajonal, si edhe Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve.

3.4 Shërbimi Social Rajonal, informacionet e marra nga Shërbimi Social i njësive vendore, i përcjell në Drejtoritë Arsimore Rajonale si edhe në Drejtorinë e Përgjishme të Shërbimit So-cial Shtetëror. Shërbimi Social Rajonal harton një rregjistër me të dhëna të plota për çdo rast dhe ngarkohet të koordinoj përfshirjen në proçesin e edukimit, arsimimit dhe rehabilitimit të posaçëm për këta fëmijë.

3.5 Drejtoria e Shërbimit Social Shtetëror harton 2 rregjistra me të dhëna të plota. Në rregjistrin e parë rregjistrohen të gjithë fëmijët e përfshirë në proçesin e edukimit, ndërsa në rregjistrin e dytë rregjistrohen ose hidhen të gjitha të dhënat që janë të papërfshira në proçesin e dukimit për shkak të pluridifekteve apo të ndonjë shkaku tjetër.

3.6 Komisioni Mjeko-ligjor i Përcaktimit të Verbërisë detyrohet të hartoj një rregjistër me të dhëna të plota për të gjithë përfituesit e statusit të të verbërit si edhe një rregjistër me të dhëna të plota të nivelit të shikimit si edhe të dhëna të tjera mediko-sociale për ata që nuk përfitojnë statusin e të verbërit. Gjithashtu Komisioni Mjeko-ligjor i Përcaktimit të Verbërisë duhet të shprehet për përdorimin ose jo të shikimit për të lexuar gjatë proçesit të arsimimit.

3.7 Shërbimi Social Shtetëror detyrohet që këto dy lista të hartuara nga Komisioni Mjeko-ligjor i Përcaktimit të Verbërisë (KMPV) për të rinjtë dhe fëmijët deri në moshën 15 vjeç t’ja përcjell Drejtorive Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve.

4. Detyrimet dhe trajtimi per administrimin e rasteve te femijeve dhe te rinjve te verber nga Ministria e Brendshme .

4.1 Zyrat e Gjendjes Civile e Njesive Vendore, informacionin e marrë nga Drejtoritë e Shëndetit Pub-lik e pasqyrojnë në mënyrë të posaçme në regjistrin e Gjendjes Civile.

4.2 Zyrat e Gjendjes Civile në komunikimet zyrtare me Drejtoritë Arsimore ose Zyrat Arsimore Ra-jonale për listat e fëmijëve të përfshirë për herë të parë në arsimin parashkollor apo shkollor, dërgojnë në Drejtorinë Arsimore ose Zyrën Arsimore Rajonale listën së bashku me të dhënat e fëmijëve apo të rinjve të ardhur nga Drejtoritë e Shëndetit Publik.

Page 78: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 78

4.3 Zyrat e Gjendjes Civile te njesive vendore informacionet e marra nga drejtorite e shendetit publik apo cdo forme tjeter i dergojne brenda 30 diteve ne Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes.

4.4 Drejtoria e Pergjithshem i Gjendjes Civile i regjistron keto te dhena ne nje regjister te posacem. Kopja e ketij regjistri i dergohet cdo vit drejtorise se arsimit parauniversitar prane Ministrise se Arsimit.

5. Detyrimet dhe trajtimi i fëmijëve dhe i të rinjëve të verbër nga Institucionet arsimore deri në moshën 25 vjeç.

5.1 Zyrat Arsimore Rajonale sapo marrin të dhënat nga Sistemi i Shëndetit Publik, Zyrat e Gjendjes Civile dhe Shërbimi Social Shtetëror hartojnë një bazë të dhënash me të dhëna të plota. Përveç inspektorit përgjegjës ngarkohet edhe psikologu i shkollës përkatëse që mbulon zonën e banimit ku ndodhet fëmija apo i riu me probleme shikimi.

5.2 Drejtori i Zyrës Arsimore Rajonale ngarkon psikologun dhe drejtorin e shkollës përkatëse për të kontaktuar me të riun apo fëmijën i cili duhet përfshirë në proçesin arsimor.

5.3 Drejtori i Zyrës Arsimore Rajonale urdhëron personin përgjegjës për përfshirjen e listave të fëmi-jëve apo të rinjve me probleme shikimi dhe emrat e ardhur individualisht apo të dërguara zyrtar-isht nga dega e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë apo çdo orgnizate dhe çdo Instituti tjetër të interesuar.

6. Grupet e Identifikimit, Kontaktimit dhe Ndërgjegjësimit (GIKN)

6.1 Drejtori i Zyrës Arsimore Rajonale ka për detyrë të krijoj grupin e identifikimit, kontaktimit dhe ndërgjegjësimit(GIKN). Ky grup konsiderohet një grup pune me detyrë parësore identifikimin, kontaktin dhe ndërgjegjësimin e fëmijeve dhe të rinjve me probleme shikimi si edhe familjareve të tyre. Ky grup do të kryesohet nga Drejtori i Zyrës Arsimore Rajonale dhe i përbër nga për-faqësues të Drejtorisë së Shëndetit Publik, përfaqësues të Pushtetit Vendor ose Zyrës së Gjendjes Civile, përfaqësues të Shërbimit Social Vendor dhe një përfaqësues të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.

6.2 Grupi i Identifikimit, Kontaktimit dhe Ndërgjegjësimit (GIKN) funksionon si një organ konsultativ pranë Zyrave Arsimore. Grupi i Identifikimit, Kontaktimit dhe Ndërgjegjësimit (GIKN) i kryen detyrat e veta brenda orarit zyrtar dhe do të njihet si pjesë e punës së paguar pranë Insitutucionit përkatës.

Page 79: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 79

6.3 Grupi i Identifikimit, Kontaktimit dhe Ndërgjegjësimit (GIKN) angazhohet në ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjëve me probleme në shikim si edhe në ndërgjegjësimin e familjeve të tyre për rëndësinë dhe domosdoshmerinë e përfshirjes së tyre në proçesin e edukimit dhe arsimimit, kryesisht pranë Institucioneve Publike.

7. Marrëveshja me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë (SHVSH) dhe Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve (QKRV).

7.1 Titullarët e Institucioneve Nënshkrues të këtij Udhëzimi, nënshkruajnë gjithashtu një Marrëveshje ose Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë (SHVSH) dhe Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve (QKRV) me qellim ndërtimin e një bashkëpunimi dhe realizimi të një kontributi në proçesin e identifikimit, kontaktimit dhe ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe të rinjve me probleme shikimi, si edhe ndërgjegjësimin e familjarëve të tyre.

7.2 Komisioni i lartë i bashkëpunimit përbëhet nga 5 vetë dhe kryesohet nga Drejtori përgjegjës për arsimin parauniversitar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në këtë komision marrin pjesë gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror, një përfaqësues i Ministrisë së Punës,Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë ose Drejtori i përgjithshëm i Shëndetit Publik si edhe një përfaqësues i Organeve Qendrore të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë (SHVSH). Ky komision mblidhet 2 here në vit. Ai ka për detyrë të analizoj raportet e paraqitura nga Drejtori përgjegjës për arsimin parauniversitar mbi identifikimin dhe regjistrimin në sistemin e arsimit publik të fëmijëve dhe të rinjve të verbër në të gjitha nivelet. Ky komision gjithashtu ka për detyrë të shqyrtoj dhe propozoj zgjidhjet për problemet e dala gjatë proçesit të integrimit në arsimin normal të këtyre fëmijëve dhe të rinjve të verbër. Raportet e komisionit shqyrtohen dhe miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

8. Lëshimi i Urdhrave dhe Rregulloreve.

8.1 Ministrat e këtij Udhëzimi të përbashkët miratojnë brenda linjës së tyre rregulloret dhe urdhrat përkatës të nevojshëm në zbatim të këtij udhëzimi.

9. Organet përgjegjëse për zbatimin e Udhëzimit

9.1 Ngarkohen me zbatimin e këtij udhëzimi strukturat e parashikuara në të, sipas kompetencave

të specifikuara në këtë akt.

Page 80: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 80

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës

Myqerem Tafaj

Ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

Spiro Ksera

Ministri i Punëve të Brendshme

Bujar Nishani

Ministri i Shëndetësisë

Petrit Vasili

Page 81: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 81

Emri i Aktit: Deklarata e Perbashket mbi mësimdhënien asistuese në Shqipëri

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj.

Data e konceptimit: Janar 2012.

Deklarata e Perbashket mbi mësimdhënien asistuese në Shqipëri

Nisur nga situata aktuale dhe domosdoshmëria e integrimit të fëmijëve të verbër në sistemin arsimor të Republikës së Shqipërisë, duke vlerësuar se garantimi i të drejtës për arsim të fëmijëve të verbër dhe fëmijëve me probleme në shikim përbën një çështje madhore, adresimi i së cilës ka si parakusht identifikimin dhe ndjekjen në vazhdimësi të situatës arsimore dhe shëndetësore të fëmijëve të verbër brenda dhe jashtë institucioneve arsimore të përgjithshme dhe speciale.

Duke riafirmuar të drejtën e arsimit të detyrueshëm të të gjithë individëve, të përcaktuar në De-klaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të vitit 1948, e rishikuar nga komuniteti botëror në Kon-ferencën Botërore mbi Arsimin për të Gjithë, në vitin 1990, si dhe në Forumin Botëror mbi Arsimin, në vitin 2000. Duke kujtuar parimet e përfshira në Programin Botëror të Kombeve të Bashkuara në 1982 të Vepri-meve në lidhje me personat me aftësi të kufizuara; Njohja e të drejtës për arsimim siç është theksuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1989; Duke vënë në dukje me kënaqësi Rregullat Standarde të Kombeve të Bashkuara mbi Barazinë e Mundësive për Personat me Aftësi të Kufizuara, e cila kërkon nga shtetet që të sigurojnë që arsimimi i personave me aftësi të kufizuara të jetë pjesë integrale e sistemit të arsimit të përgjithshëm. Hartimi i deklaratës së përbashkët mbi Parimet, Politikat dhe Praktikat për nevojat e Arsimit Special, “Arsim për të gjithë: E drejta për Arsimim për Personat me Aftësi të Kufizuara: Gjithë Përfshirja”;

Bazuar në Nenin 57, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; dhe në Ligjin 7952, datë 21.06.1995, kreu III, për “Arsimin special publik”;

Duke u mbështetur në konventën e Kombeve të Bashkuara për miratimin dhe zbatimin e Konventës Ndërkombëtare mbi Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Dinjitetit të Personave me Aftësi të Kufizuara, Shoqata e të verbërve të Shqipërisë dhe MASH së bashku të formulojnë dhe pranojë parimet e mëposhtme në lidhje me arsimimin e personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar:

Parimet udhëheqëse:

Drafti mbi politikat e përbashkëta arsimore për mesimdhënien asistuese drejtohet nga këto parime udhëheqëse:

Page 82: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 82

1. Shanset e barabarta: Palët do të bashkëpunojnë që fëmijët e verbër të mund të përfitojnë eksperi-enca arsimore ashtu si të gjithë fëmijët e tjerë;

2. Integrimi shoqëror: Palët do të bashkëpunojnë që t’u mundësojë fëmijëve të verbër ndërveprimin shoqëror me bashkëmoshatarët e tyre dhe institucionet arsimore;

3. Perceptimi pozitiv: Palët do të bashkëpunojnë për të ndryshuar reagimin e publikut dhe medias ndaj verbërisë duke demonstruar se fëmijët e verbër janë së pari fëmijë, pastaj të verbër;

4. Jetesa e pavarur: Palët do të bashkëpunojnë në mënyrë që fëmijët e verbër të fitojnë aftësi për të ndërtuar jetën e tyre të pavarur dhe për të zënë vendin që u takon si anëtarë me të drejta të plota në të gjitha fushat e jetës.

Qëllimi i këtij Drafti është që të arrijë mirëkuptim të përbashkët rreth bashkëpunimit dhe të përcak-tojë rolet dhe përgjegjësitë e palëve të lidhura për sigurimin e arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët e verbër në Shqipëri.

Qëllimi i bashkëpunimitPalët bien dakord të fillojnë bashkëpunim për “Arsim gjithëpërfshirës për fëmijët e verbër në Shq-ipëri”.

Për këtë qëllim: 1. Të Garantohen të njëjtat të drejta dhe mundësi në shërbimet arsimore për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit e verbër dhe me shikim të dëmtuar, siç është e garantuar për të gjithë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit e tjerë, në përputhje me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut. 2. Të vendosen shërbime arsimore për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit e verbër dhe me shikim të dëmtuar, nën organe qeverisje të njëjta me ata të fëmijëve jo të verbër. 3. Të garantohen programe shkollore speciale, të integruara dhe gjithëpërfshirëse – për

nxënësit e verbër dhe për mësuesit e tyre – mundësi për pajisje, materiale edukative dhe shërbime ndihmëse.

4. Të ofrohet arsim i një cilësie të lartë dhe me standarde, jo vetëm për fëmijët e integruar në shkol-lat e zakonshme por edhe ata që frekuentojnë shkollat speciale. 5. Ti jepet rëndësi rolit të prindërve të fëmijëve të verbër në shkollë, duke rritur mundësinë e përf-shirë së tyre në vendimmarrje.

SHVSH dhe MASH do të bashkëpunojnë për: 1. Të hartuar programe të veçanta të trajnimit për mësuesit, prindërit, drejtuesit e shkollave dhe të personave të tjerë përgjegjës për administrimin dhe cilësinë e arsimimit, në mënyrë që të ofrojnë arsimimin e përshtatshëm për fëmijët e verbër dhe fëmijët me shikim të dëmtuar. 2. Të siguruar mundësinë e trajnimit të mësuesve të shkollave të zakonshme që punojnë me nxënës

Page 83: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 83

të verbër, apo me shikim të dëmtuar, të përdorimit të alfabetit Braille dhe të pajisjeve të tjera ti-floteknike, për të siguruar arsim cilësor në programet shkollore të integruara dhe gjithëpërfshirëse. 3. Të inkurajuar shpërblimin e mësuesve në përputhje me kualifikimin dhe trajnimin, për të siguruar që investimet në burimet njerëzore të jenë afatgjata. 4. Të organizuar seminare lokale, kombëtare dhe rajonale, kurse trajnimi dhe konferenca për të rino-vuar aftësitë dhe njohuritë e mësuesve dhe të tjerëve që punojnë me fëmijë të verbër dhe shikim të dëmtuar.

5. Të siguruar mundësinë e arsimimit për personat e verbër mbi moshën e arsimit të detyruar dhe fëmijët me shikim të dëmtuar, të cilëve nuk u është dhënë arsimim bazë, si dhe të krijohet mundë-sia për të mësuarit gjatë gjithë jetës, me qëllim rritjen e pavarësisë së tyre, ashtu si dhe për të gjithë personat jo të verbër.

SHVSH dhe MASH angazhohen: 1. Të mbështesin politikat që mundësojnë shtrirjen e arsimit gjithpërfshirës, dhe që sigurojnë akses të barabartë për të gjithë fëmijët e verbër dhe fëmijëve me shikim të dëmtuar për të marrë një arsim të cilësor, pavarësisht nga niveli i tyre social-ekonomik.

2. Të bashkëpunojnë për identifikimin dhe angazhimin e specialistëve të fushave përkatëse në lidhje me hartimin e teksteve mësimore për nxënësit e verbër, si dhe për trajnimin e tyre të vazhdueshëm.

3. Të identifikojnë, prodhojnë, shpërndajnë mjetet ndihmëse që mundësojnë mësimdhënien e asistui-ar dhe ndjekjen efektive të procesit mësimor në arsimin gjithëpërfshirës dhe atë special në Shqipëri.

4. Të nxitin dhe zhvillojnë programe arsimore dhe shërbime për edukimin dhe sensibilizimin e ko-munitetit për nevojat e fëmijëve të verbër dhe shikim të dëmtuar. 5. Ngritjen e grupeve mbështetëse të posaçme me qëllim identifikimin dhe ndërgjegjësimin e fëmi-jëve të verbër dhe familjeve të tyre.

6. Të promovojnë veprimtari për parandalimin e qëndrimeve negative dhe diskriminuese të të ver-bërve.

7. Të ndërmarrin veprime për të forcuar vetëdijen e personave të verbër dhe personave me shikim të pjesshëm në mënyrë që të zhvillojnë personalitetin dhe ndjenjën e përgjegjësisë,

SHVSH dhe MASH bien dakord të: Të krijojnë në nivel kombëtar, një Komitet të Përbashkët me qëllim që:

Page 84: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 84

a. Të identifikojnë prioritetet, organizatat jo-qeveritare, burimet materiale dhe njerëzore për të përmirësuar dhe zgjeruar aksesin arsimor për fëmijët e verbër.

b. Të ofrojnë shërbime dhe mbështetje për komunitetet lokale, autoritetet përkatëse shëndetësore dhe arsimore, si dhe OJQ-të të lidhura me aspektin e aftësisë së kufizuar dhe të drejtat e njeriut.

c. Krijojnë strategji të përbashkëta dhe të bashkërendojnë përpjekjet që synojnë përmirësimin dhe zgjerimin e mundësive në shërbimet arsimore për fëmijët e verbër.

Page 85: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 85

Emri i Aktit: Memorandum Mirekuptimi SHVSH – MASH.

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj.

Data e konceptimit: Janar 2012.

Memorandum Mirëkuptimi

Ndërmjet

Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

dhe

Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë

Preambula Duke njohur situatën aktuale dhe domosdoshmërinë e integrimit të fëmijëve të verbër në sistemin arsimor të Republikës së Shqipërisë, duke vlerësuar se garantimi i së drejtës për arsim të fëmijëve të verbër dhe fëmijëve me probleme në shikim përbën një çështje madhore, adresimi i së cilës ka si parakusht identifikimin, komisionimin, dhe ndjekjen në vazhdimësi të situatës arsimore të fëmijëve të verbër brenda dhe jashtë institucioneve arsimore të përgjithshme dhe speciale, dhe duke vlerësuar se një masë e konsiderueshme e fëmijëve të verbër dhe me shikim të pjesshëm veçanërisht në zonat rurale dhe periferike kanë nevojë urgjente për integrimin arsimor si parakusht për integrimin shoqëror,

palët bien dakord të nënshkruajnë këtë Memorandum Mirëkuptimi si më poshtë vijon:

Page 86: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 86

I. Palët

Ky Memorandum Mirëkuptimi nënshkruhet midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) së Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë (SHVSH), të cilave u referohet bashkarisht si këtej e tutje”palët”.

II. Qëllimi

Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë është përcaktimi i fushave dhe mënyrave të bash-këpunimit, si dhe sigurimi dhe përforcimi i mbështetjes së nevojshme, në nivel politikbërës, institucio-nal dhe operacional për garantimin e edukimit gjithëpërfshirës së fëmijëve të verbër të Shqipërisë.

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi Bashkëpunimi, i cili plotëson Memorandumin e nënshkruar midis Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë institucio-nalizohet bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë në funksion të identifikimit, trajtimit, dhe monitorimit të plotë dhe efektiv të situatës së integrimit të fëmijëve të verbër në sistemin arsimor në vend.

III. Parimet Udhëheqëse

Ky Memorandum Mirëkuptimi drejtohet nga këto parime udhëheqëse:

6. Shanset e barabarta: Palët do të bashkëpunojnë që fëmijët e verbër të mund të përfitojnë eks-perienca arsimore ashtu si të gjithë fëmijët e tjerë;

7. Integrimi shoqëror: Palët do të bashkëpunojnë që t’u mundësojë fëmijëve të verbër ndërvep-rimin shoqëror me bashkëmoshatarët e tyre dhe institucionet arsimore;

8. Perceptimi pozitiv: Palët do të bashkëpunojnë për të ndryshuar reagimin e publikut dhe medias ndaj verbërisë duke demonstruar se fëmijët e verbër janë së pari fëmijë, pastaj të verbër;

9. Jetesa e pavarur: Palët do të bashkëpunojnë në mënyrë që fëmijët e verbër të fitojnë aftësi për të ndërtuar jetën e tyre të pavarur dhe për të zënë vendin që u takon si antarë me të drejta të plota në të gjitha fushat e jetës.

Page 87: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 87

IV. Objekti

Ky memorandum nënshkruhet në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe ka për synim zba-timin efektiv të projektit “Arsimi gjithëpërfshirës për fëmijët e verbër të Shqipërisë”, të mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

V. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Palëve

Me nënshkrimin e këtij memorandumi, palët bien dakord të bashkëpunojnë, planifikojnë dhe të bash-kërendojnë përpjekjet në nivel qendror dhe lokal për të gjithë kohëzgjatjen e projektit, që mbulon periudhën 2011 – 2012, në funksion të arritjes së objektivave të mëposhtëm madhorë:

1. Identifikimi dhe vlerësimi i situatës dhe nevojave arsimore të fëmijëve të verbër dhe me shikim të kufizuar në Republikën e Shqipërisë;

2. Projektimi, ndërtimi dhe vënia në efiçencë e një regjistri kombëtar të përditësueshëm për fëmi-jët e verbër në moshë parashkollore dhe shkollore në Republikën e Shqipërisë, në të cilin përf-shihen të dhëna të azhornueshme, të individualizueshme dhe të raportueshme, për shkallën e integrimit të tyre në sistemin arsimor të përgjithshëm dhe special në vend;

3. Krijimi dhe funksionimi efikas i një mekanizmi kombëtar referimi për fëmijët e verbër të Shq-ipërisë në arsimin parashkollor dhe shkollor të aftë për të identifikuar, vlerësuar, referuar dhe monitoruar në vazhdimësi situatën e fëmijëve të verbër brenda dhe jashtë institucioneve të ar-simit të përgjithshëm dhe special, i aftë për të shërbyer si bazë reference për hartimin e planeve individuale të zhvillimit të këtyre fëmijëve;

4. Adresimi efektiv i problematikave të nxënësve të verbër dhe atyre me probleme në shikim si el-ement kyç për integrimin e tyre arsimor dhe shoqëror në hartimin, pilotimin dhe dokumentimin e kurrikulave dhe materialeve mësimore asistuese për fëmijët e verbër në institucionet e arsimit të përgjithshëm dhe special.

VI. Angazhimet e Përgjithshme

1. Palët angazhohen të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në frymën e prioriteteve të për-caktuara nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në fushën e arsimit të detyrueshëm dhe gjithëpërfshirës, si dhe të angazhimeve të

Page 88: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 88

Shqipërisë në proçesin e integrimit evropian, në kuadër të arritjes së objektivave të përcaktuara në këtë Memorandum;

2. Palët angazhohen që në cdo rast që kur është e mundur të publikojnë vlerat dhe kontributet e njera-tjetrës në këtë përpjekje të përbashkët, si edhe të nxjerrin në pah mbështetjen dhe kon-tributin që Delegacioni i Bashkimit Evropian jep në këtë fushë;

3. Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë angazhohet të reflektojë plotësisht prioritetet, politikat dhe strategjitë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në aktivitetet e këtij projekti, duke përfshirë në Bordin Drejtues të Projektit një përfaqësues të lartë të këtij institucioni, krahas përfaqësuesit të Ministrisë së Shëndetësisë;

4. Ministria e Arsimit dhe Shkencës angazhohet të japë mbështetjen e saj nëpërmjet përfaqësimit të saj në nivel të lartë në politkbërjen e projektit, si dhe nëpërmjet kontributit dhe ekspertizës së institucioneve të saj të varësisë në nivel qendror dhe lokal në funksionimin e grupeve vendore dhe qendrore të punës në aktivitetet dhe produktet e kësaj nisme;

VII. Angazhimet Specifike

Palët kanë këto angazhime specifike:

1. Të marrin pjesë në mënyrë të rregullt në mbledhjet e Bordit të Projektit, si dhe të konsiderojnë me përparësi pjesëmarrjen në mbledhje të jashtëzakonshme eventuale të tij, me qëllim orientimin e politikbërjes mbi projektin;

2. Të mbështesin konsultimet dhe mbledhjen e të dhënave për koordinimin e aktorëve kryesore dhe palëve të interesuara në përmirësimin e situatës arsimore të fëmijëve të verbër në territorin e Re-publikës së Shqipërisë, si dhe bashkërendojnë kontributet e përfaqësuesve të tyre në aktivitetet e projektit;

3. Të shqyrtojnë dhe rishikojnë në vazhdimësi masat dhe udhëzimet e propozuara për funksionimin e mekanizmit kombëtar të referimit për identifikimin dhe përfshirjen e fëmijëve të verbër dhe atyre me vështirësi në shikim në sistemin arsimor të përgjithshëm dhe special;

VIII. Kontributet e palëve

1. Emërimi i përfaqësuesit të lartë të MASH në Bordin e Projektit kryhet nga Ministri i Arsimit dhe

Page 89: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 89

Shkencës.

2. Emërimi i përfaqësuesit të SHVSH në Bordin e Projektit kryhet nga Presidenca e SHVSH

3. Palët do të bashkëpunojnë për identifikimin dhe angazhimin e specialistëve të fushës për hartimin e teksteve mësimore për nxënësit e verbër, si dhe për identfikimin, prodhimin, shpërndarjen dhe përdorimin sa më të gjerë të mjeteve ndihmëse që mundësojnë mësimdhënien e asistuar dhe ndjekjen efektive të proçesit mësimor në arsimin e përgjithshëm dhe në atë special në Shqipëri;

4. Palët do të bashkëpunojnë për mundësimin e konsultave për personelin edukativ të sistemit parashkollor dhe për mësuesit e sistemit parauniversitar, në mënyrë që ata të trajnohen në lidhje me kurrikulat, tekstet, metodat, mjetet dhe teknikat moderne të mësimdhënies së asistuar për fëmijët e verbër në arsimin e përgjithshëm;

5. Palët do të bashkëpunojnë për ndërgjegjësimin e publikut dhe medias lidhur me të drejtën për ar-sim të fëmijëve të verbër, si dhe për ndërgjegjësimin e prindërve të këtyre fëmijëve, komuniteteve rreth tyre, trupave mësimorë dhe komuniteteve rreth institucioneve arsimore për të mundësuar përfshirjen e fëmijëve të verbër në sistemin arsimor, në të gjitha fushat dhe nivelet;

6. Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe përfaqësuesi i SHVSH në Bordin e Pro-jektit, nëse shihet e nevojshme nga MASH, do t’i japin aktiviteteve të projektit mbështetjen insti-tucionale të Drejtorive Arsimore Rajonale dhe lokale dhe të shkollave të sistemit parauniversitar, në funksion të realizimit të objektivit madhor të arsimit gjithëpërfshirës të fëmijëve të verbër në Shqipëri;

7. Në kuadër të këtij Memorandumi Mirëkuptimi, dhe nëse shihet e nevojshme nga MASH, palët do të mbështesin ngritjen e grupeve të posaçme lokale të administruara nga projekti me synim identifikimin, kontaktimin, dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve të verbër dhe familjeve të tyre, në përbërje të të cilave do të ketë përfaqësues të DAR dhe ZA, si dhe përfaqësues të degëve lokale të SHVSH, të cilët do të përfshijnë në këto grupe multidisiplinore përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të shërbimit social shtetëror, punonjës socialë, si dhe përfaqësues të institucioneve lokale të shëndetit publik.

IX. Ndryshimet e MM

Ky Memorandum Mirëkuptimi mund të ndryshohet me iniciativën e secilës nga palët. Amendimi i memorandumit hyn në fuqi me nënshkrimin e të dyja palëve. Amendime të mundshme të këtij memo-randumi do t’i bëhen me dije Delegacionit të Bashkimit Evropian nga Bordi i Projektit.

Page 90: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 90

X. Hyrja në fuqi

Ky Memorandum hyri në fuqi në datën e nënshkrimit nga palët.

Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës:

Emër Mbiemër: __________________________

Pozicioni: _____________________________

Tiranë më:_______________________________

Firma: ________________________________

Në emër të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë:

Emër Mbiemër:____________________________

Pozicioni: _____________________________

Tiranë më:_______________________________

Firma: ________________________________

Page 91: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 91

Emri i Aktit: Memorandum Mirekuptimi SHVSH – Ministria e Shendetesise.

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj.

Data e konceptimit: Janar 2012.

Memorandum Mirëkuptimi

Ndërmjet

Ministrisë së Shëndetësisë

dhe

Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë

I. Palët

Ky Memorandum Mirekuptimi nënshkruhet midis Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Shq-ipërisë dhe Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, të cilave u referohet bashkarisht si “palët”.

II. Konteksti

Duke njohur situatën aktuale dhe domosdoshmërinë e integrimit të fëmijëve të verbër në sistemin arsimor të Republikës së Shqipërisë, duke vlerësuar se aspekti mjekësor përbën një çështje rëndësisë së veçantë në kontekstin e depistimit, komisionimit, dhe ndjekjes së situatës shëndetësore të fëmijëve të verbër brenda dhe jashtë institucioneve arsimore të përgjithshme dhe speciale, dhe duke vlerësuar se një masë e konsiderueshme e fëmijëve të verbër dhe me shikim të pjesshëm, veçanërisht në zonat

Page 92: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 92

rurale dhe periferike kanë nevojë urgjente për integrim arsimor, shëndetësor dhe shoqëror,

palët bien dakord të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi përsa vijon:

III. Qëllimi

Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi midis Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Shq-ipërisë dhe Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë është përcaktimi i fushave dhe mënyrave të bash-këpunimit, si dhe sigurimi dhe garantimi i mbështetjes së nevojshme, në nivel politikbërës, institucio-nal dhe operacional për adresimin e aspektit shëndetësor dhe psiko-social të edukimit gjithëpërfshirës së fëmijëve të verbër të Shqipërisë.

Me nënshkrimin e këtij Memorandumi Bashkëpunimi, i cili plotëson Memorandumin e nënshkruar midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë institucionalizohet bashkëpunimi i ndërsjelltë midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sho-qatës së të Verbërve të Shqipërisë në funksion të adresimit të aspektit mjekësor të domosdoshëm për identifikimin, integrimin dhe monitorimin e plotë të fëmijëve të verbër në sistemin arsimor në vend.

IV. Objekti

Ky memorandum nënshkruhet në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe ka për synim zba-timin efektiv të projektit “Arsimi gjithëpërfshirës për fëmijët e verbër të Shqipërisë”, të mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, për realizimin e të cilit është ngarkuar Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë e cila vepron në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

V. Objektivat

Me nënshkrimin e këtij memorandumi, palët bien dakord të bashkëpunojnë, planifikojnë dhe të bash-kërendojnë përpjekjet në nivel qendror dhe lokal për të gjithë kohëzgjatjen e projektit, që mbulon periudhën 2011 – 2012, në funksion të arritjes së objektivave të mëposhtëm madhorë:

1. Identifikimi dhe vlerësimi i nevojave shëndetësore, sociale dhe arsimore të fëmijëve të verbër dhe me shikim të kufizuar në Republikën e Shqipërisë;

2. Projektimi, ndërtimi dhe vënia në efiçencë e një regjistri kombëtar të përditësueshëm për fëmi-jët e verbër në moshë parashkollore dhe shkollore në Republikën e Shqipërisë, në të cilin përfshihen të dhëna të azhornueshme dhe të raportueshme, inter alia për aspektin shëndetësor

Page 93: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 93

të tyre;

3. Përfshirja e problematikës mjekësore të nxënësve të verbër dhe me shikim të pjesshëm si ele-ment kyç për integrimin e tyre arsimor dhe shoqëror në hartimin, pilotimin dhe dokumentimin e kurrikulave dhe materialeve mësimore asistuese për këta fëmijë në institucionet e arsimit të përgjithshëm dhe special;

4. Integrimi i problematikës mjekësore të fëmijëve të verbër dhe atyre me probleme në shikim në përgatitjen dhe lançimin e një fushate kombëtare ndërgjegjësuese si për identifikimin, regjistrimin dhe përfshirjen e fëmijëve të verbër në të gjithë Shqipërinë në institucionet arsi-more të përgjithshme dhe speciale;

VI. Angazhime të Përgjithshme

1. Palët angazhohen të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në frymën e prioriteteve të për-caktuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë në fushën e mbrojtjes së shëndetit publik, të arsimit gjithëpërfshirës, si dhe të angazhimeve të saj në proçesin e integrimit evropian, në kuadër të arritjes së objektivave të përcaktuara në këtë Memorandum;

2. Palët angazhohen që në cdo rast që kur është e mundur të publikojnë vlerat dhe kontributet e njera-tjetrës në këtë përpjekje të përbashkët, si edhe të nxjerrin në pah mbështetjen dhe kon-tributin që Delegacioni i Bashkimit Evropian jep në këtë fushë;

3. Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë angazhohet të reflektojë plotësisht prioritetet, politikat dhe strategjitë e Ministrisë së Shëndetësisë në aktivitetet e këtij projekti, duke përfshirë në Bordin Drejtues të Projektit një përfaqësues të këtij institucioni, krahas përfaqësuesit të Min-istrisë së Arsimit dhe Shkencës;

4. Ministria e Shëndetësisë angazhohet të japë mbështetjen e saj nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Bordin Drejtues të projektit, nëpërmjet kontributit dhe ekspertizës së institucioneve të saj lokale të varësisë, si të personave të ngarkuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë prej saj për të kontribuar në funksionimin e grupeve lokale, rajonale dhe qendrore të punës, në funksion të integrimit të perspektivës shëndetësore në aktivitetet, produktet dhe rezultatet e projektit;

VII. Angazhime specifike

Nëpërmjet nënshkrimit të këtij memorandumi palët angazhohen përsa vijon:

1. Të marrin pjesë në mënyrë të rregullt në mbledhjet e Bordit të Projektit, si dhe të konsiderojnë me përparësi pjesëmarrjen në mbledhje eventuale të jashtëzakonshme të tij, me qëllim orien-timin e politikbërjes mbi projektin;

2. Të shqyrtojnë me vëmendje, dhe duke angazhuar ekspertizën përkatëse, gjetjet dhe rekoman-dimet e Studimit Kombëtar të Vlerësimit të Sitatës Arsimore të Fëmijëve të Verbër dhe me Probleme Shikimi, për të sugjeruar dhe realizuar përmirësime në këtë studim, në përputhje me

Page 94: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 94

politikat dhe strategjisë së qeverisë shqiptare, si dhe me praktikat më të mira në fuqi të kësaj fushe;

3. Të mbështesin, me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ngritjen e grupeve të punës me synim identifikimin, kontaktimin, dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve të verbër dhe familjeve të tyre, në përbërje të të cilave të ketë përfaqësues të institucioneve lokale të shëndetit publik;

4. Të mbështesin, me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, pjesëmarrjen e përfaqësuesve të KML-ve lokale në identifikimin e fëmijëve me probleme me shikim, të cilët nuk kanë marrë statusin e të verbrit, vështirësitë në shikim të të cilëve ka gjasa të ndikojë në cilësinë e pjesë-marrjes së tyre në institucionet arsimore në Shqipëri;

Ky memorandum hyri në fuqi pas nënshkrimit të tij nga palët.

Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë:

Emër Mbiemër __________________________

Pozicioni: _____________________________

Tiranë më_______________________________

Firma: ________________________________

Në emër të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë:

Tiranë më______________________________

Pozicioni: _____________________________

Tiranë më_______________________________

Firma: ________________________________

Page 95: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 95

Emri i Aktit: Memorandum Mirekuptimi SHVSH – SHSSH.

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj.

Data e konceptimit: Janar 2012.

MEMORANDUM MIRËKUPTIMI:

Lidhur në mes palëve nga njëra anë Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë përfaqësuar nga Presidenti i saj Dr. Av Sinan Tafaj dhe nga ana tjetër Shërbimi Social Shtetëror i përfaqësuar nga drejtori i përgjith-shëm Mihal Naco.

Palët pasi u njohën me projektin me titull “Kapërcimi i Pengesave: Arsimi gjithëpërfshirës për fëmijët e verbër te Shqipërisë” dhe pasi biseduan ranë dakort si më poshtë :

Kapitulli I

Përcaktimet në këtë memorandum

1. Shërbimi Social Shtetëror dhe SHVSH gjejnë në projektin “Kapërcimi i Pengesave: Arsimi gjithëpërfshirëas për fëmijët e verbër te Shqipërisë” interesa të përbashkëta që lidhen me integ-rimin shoqëror të të rinjëve të verbër nëpërmjet përfshirjes së tyre në proçesin e edukimit;

2. Palët janë të ndërgjegjësuara lidhur me proçesin e identifikimit në tërësi të problematikës së edu-kimit për personat me statusin ligjor si të verbër si dhe për identifikimin e tyre fizik individual si dhe identifikimin e përcaktimin e karakteristikave , problemeve dhe rrugëve të zgjidhjes për cdo rast;

3. Palët pranojnë përgjegjësitë publike, ligjore dhe morale në këtë proçes dhe bien dakort që për përmbushjen e tyre të punojnë së bashku sipas hapësirave dhe mundësive që secila ka në terrenin konkret, ambientin shoqëror, fushën ekonomike dhe në zbatim të ligjit.

Kapitulli II

Angazhimet

1- Palët angazhohen që të punojnë së bashku në përmbushjen e objektivave dhe qellimeve të projek-tit me titull “Kapercimi i Pengesave: Arsimi gjithëpërfshirëas per fëmijët e verbër te Shqipërisë”;

2- Palët bien dakort që të bashkëpunojnë në nivel lokal dhe nacional në identifikimin e të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve me staus ligjor deri në moshën 25 vjeç;

3- Palët bien dakort të bashkëpunojnë me komisionin e përcaktimit të verbërisë dhe bordin e projek-

Page 96: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 96

tit, në përcaktimin e teknikave dhe identifikimin e problemeve shkencore okulistike të të verbërve të grupit të parë apo të grupit të dytë në proçesin e edukimit;

4- Palët bien dakort që të bashkëpunojnë në nivel lokal dhe rajonal në grupet e identifikimit, kontak-tit dhe ndërgjegjësimit të të verbërve në zona lokale apo rajonet koresponduese;

5- Palët angazhohen që të bashkëpunojnë dhe në rastet individuale, të veçanta për nga problematika shoqërore, karakteristikat individuale, intelektuale dhe fizike, vështirësitë ekonomike apo speci-fika familjare duke ruajtur konfidencailitetin e të dhënave personale;

6- Palët angazhohen që gjatë bashkëpunimit në aplikimin e këtij projekti por dhe më gjerë të respek-tojnë ligjin dhe aktet nën ligjore të fushës veçanërisht, ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të individeve.

Kapitulli III

Respekti i ndërsjelltë dhe vazhdimësia

1. Palët, bien dakort që gjatë aplikimit të projektit dhe zbatimit të këtij memorandumi por dhe në vazhdimësi të shprehin dhe njohin publikisht kontributin e secilës në mbrojtjen dhe mbështetjen e qytetarëve të verbër në fushën e integrimit shoqëror nëpërmjet përfshirjes së tyre në proçesin e edukimt.

2. Palët bien dakort që në takime, tryeza apo seminare ku trajtohen çështje të integrimit apo interesa të një fushe më të gjerë të qytetarëve të verbër të ftojnë reciprokisht njera – tjetrën dhe të japin hapsirat të nevojeshme për shprehjen e mendimeve.

3. Palët bien dakort që jo vetëm gjatë aplikimit të këtij projekti por edhe në të ardhmen të konsul-tojnë njera-tjetrën për çdo iniciative apo vendimarrje me rëndësi në fushën e interesave apo të drejtave të të verbërve.

4. Palët angazhohen që në rast të mosmarrveshjeve në fushën për të drejtat dhe intersat e të verbërve të takohen me vullnetin e mirë duke bërë ç’është e mundur për zgjidhjen e tyre me mirëkuptim

5. Palët angazhohen që të japin fuqi kësaj marrëveshjeje të pa ndërprerë dhe efektive mbi bazën e vullnetit dhe respektit të ndërsjelltë dhe vetëm në funksion e dobi të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të të verbërve, kryesisht në mbështetjen e tyre për integrimin shoqëror.

Kapitulli IV

Dispozita të fundit dhe afatet

1. Ky memorandum nënshkruhet për një afat të papërcaktuar dhe është në fuqi të plotë deri në prishjen e tij

2. Ky memorandum mund të ndryshohet, rinovohet apo prishet me vullnetin e të dy palëve në funk-

Page 97: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 97

sion të përmirësimit të bashkëpunimit

3. Ky memorandum mund të prishet në mënyrë të një anëshme kur palet nuk respektojnë angazhimet dhe qellimin e tij, në këtë rast palët duhet të njoftojnë me shkrim shkaqet për prishjen e tij. Fuqia e memorandumit mbaron 90 ditë nga data e marrjes me shkrim të njoftimit.

4. Ky memorandum u nënshkrua sot më dt ______ dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për Shërbimin Social Shtetëror Për SHVSH

Drejtori i Përgjithshëm Presidenti

Mihal Naço Dr. Av Sinan Tafaj

Page 98: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 98

Emri i Aktit: Projekt/strategjia për mbrojtjen dhe vazhdimesine e shkrimit brail 2012 – 2013.

Konceptoi: Av.Ermir Ndreu.

Nora Islami

Data e konceptimit: Shtator 2012.

PROJEKT/STRATEGJIA

PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMESINE E SHKRIMIT BRAIL

2012 – 2013

PËRGATITUR:

Nën kujdesin e: Grupit Teknik të Punës të ngritur ne kuadër të projektit:”Unifikimi,mbrotja dhe nxitja e shkrimit special Brail”

Ekspert ligjor: Dr. Av. Sinan Tafaj

Av. Ermir Ndreu

Tirane 2012

Financuar nga Fondacioni“Vodafone Albania” Implementuar nga Shoqata e të verbërve të Shqipërisë

Page 99: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 99

PËRMBAJTJA

1. HYRJE ………………………………………………………………………………faqe

2. KUSHTET AKTUALE

2.1 Historiku. Roli dhe rendesia e shkrimit brail.………………….…………………….. faqe

2.2 Shkrimi Brail ne fokusin mediatik…………………………………………………... faqe

2.3 Ndërgjegjesimi mbi rëndësinë e shkrimit brail………………………………………..faqe

2.4 Shkrimi brail në funksion të arsimimit gjithëpërfshirës. ………………….………....faqe

2.5 Brali ne funksion te Punësimi

3. VIZIONI DHE OBJEKTIVAT STRATEGJIKE

1.1 Vizioni …………………………………………………………………………………faqe

3.2Prioritetet strategjike dhe objektivat………………………………………………….... faqe

4. ROLET DHE PËRGJEGJËSITË E INSTITUCIONEVE

1.1 Keshilli Kombetar i Mbrotjes se Brailit/KKMB.............................................................faqe

4.2Biblioteka Kombetare e te Verberve/BKV .................................................................... faqe

5. PLANI I VEPRIMIT

Page 100: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 100

1.HYRJE

Ne ditët e sotme jetojmë në një shoqëri e cila nuk është plotësisht e hapur ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Aftësia e kufizuar ndjehet më shumë kur anëtarët e shoqërisë ngrenë barriera dhe krijojnë pengesa duke mos lejuar ndërtimin e një bote gjithëpërfshirëse, duke mos marrë parasysh dëmtimet që kanë pësuar bashkëqytetarët e tjerë. Shoqëria shqiptare, ashtu si dhe shoqëri të tjera, është e krijuar mbi supozimin se të gjithë njerëzit, pa përjashtim, mund të integrohen të perceptojnë dhe të ndërveprojnë në mënyrë standarde me mjedisin,ku jetojnë.

Individët e verbër duhet të gëzojnë të drejta të njëjta me të gjithë qytetarët e tjerë. Neni i parë i De-klaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut përcakton: “Të gjithë njerëzit janë të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta”. Në mënyrë që të arrihet ky qëllim, të gjitha komunitetet duhet të respektojnë ndryshimet brenda komunitetit të tyre dhe duhet të bëjnë të mundur që personat e verbër të gëzojnë të drejtat e njeriut: civile, politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të njohura nëpërmjet konventave dhe traktateve ndërkombëtare, Deklaratës së Madridit dhe kushtetutave kombëtare.E drejtë për tu ar-simimuar është një e drejtë e sanksionuar edhe në kushtetutën e Republikës së Shqipërise. Kjo e drejtë nënkupton të drejtën e cdo individi qofte ky me aftesi te kufizuar ose jo te ndjekë rregullisht të gjitha fazat e arsimit të detyrueshëm si dhe pajisjen e tij me literaturën e nevojshme.Në rastin e personave të verbvër ata do ta kishin të pamundur,madje do të ishte absurde që të mendohej arsimimi i tyre nëse litaratura nuk eshte në formatin brail.

Në këto kushte është e domosdoshme ndërmarrrja e të gjitha masave për prodhimin dhe pajisjen e individëve të verbër me litaraturën shkollore të nevojshme në shkrimin brail.

Vetëm në këtë formë bëhet e mundur përfshirja e personave te verber,në arsimimin gjithëpërfshirës dhe integrimin e tyre në shoqëri.

2. KUSHTET AKTUALE

2.1HISTORIKU. ROLI DHE RENDESIA E SHKRIMIT BRAIL.

Historiku i brailit.

Shpikësi i shkrimit special brail është Louise Braille. Braili është një system 6 pikësh i cili tashmë përdoret gjërësisht nga pothuajse të gjithë personat e verbër në mbarë botën i përshtatur në shumë gjuhë, duke përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe.

Megjithëse përdorimi i alfabetit Brail në botë i ka fillesat e tij që në shek 19, në Shqipëri ai filloi të përdorej shumë më vonë. Për herë të parë sipas të dhënave jo zyrtare filloi të përdorej në mënyrë spo-radike në vitin 1941.

Në prill të vitit 1963 ,me vendimin numër 64 të Qeverisë Socialiste të Shqipërisë u hap për herë të parë në Shqipëri Instituti për Fëmijët shurdhmemece dhe të verbër. Pas daljes së këtij vendimi, u bë e mundur çelja e këtij instituti në nëntor të po këtij viti. Me një makinë të thjeshtë daktilografike Braili u përgatitën abetarja dhe aritmetika të cilat u ilustruan edhe me figura. Mësuesja e parë për të verbër

Page 101: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 101

në Shqipëri ishte Liri Kamberi.

Roli dhe rendesia e shkrimit Brail.

Përdorimi i brajlit mbetet i një rëndësie jetike për personat e verbër. Për këtë komunitet është domo-sdoshmëri përdorimi i tij në aktivitete praktike të jetës së tyre të përditshme. Çdo njeri ka nevojë të mbajë shënime, numra telefonash, krijime letraro-artistike, të identifikojë ushqimet në kuzhinë, të mësojë përdorimin e elektroshtëpiakeve, të identifikojë ngjyrat e veshjeve, etj. Të gjitha këto vep-rime bëhen lehtësisht të realizueshme nga personat e verbër me ndihmën e përdorimit të Brailit.

Me gjithë evoluimin e teknologjive moderne dhe ndikimin e tyre në jetën profesionale e praktike të personave të verbër, me kalimin e kohës nuk e kanë zbehur aspak rëndësinë e Brailit dhe përdorimin e tij. Të gjitha këto pajisje jo vetëm bazohen te Braili, por në shumë raste i referohen në mënyrë të pashmangshme atij. P.sh, kompjuterat modernë për të verbër, që ekzistojnë sot, ekranet e tyre shkrues i kanë në Brail. Çdo i verbër mund të shkruaj në një tastierë normale, por e kontrollon fjalën e shkruar në një ekran me gërmat e Brailit.

Braili, ashtu si shkrimi i zakonshëm, ndihmon në zhvillimin dhe evoluimin e shpirtëror e kulturor të të verbërve.Brajli përveç të tjerave ka një rol të rëndësishëm në edukimin dhe punësimin e këtyre personave.

Roli i Brailit nuk është zbehur, ai po përjeton një epokë të vrullshme ndryshimesh, përpunimesh dhe zh-villimesh. Shkrimi Brail do te ece gjithmone perkrah shkrimit normal dhe derisa shkenca e teknologjia moderne të mos jetë në gjendje të gjejë një zgjidhje për t’u kthyer shikimin njerëzve të verbër, Braili dhe rëndësia e tij nuk do të jenë kurrë të zbehur në vizionin e jetës për të verbërit.

Rendesia e shkrimit Brail dhe roli I tij ne jeten e cdo personi te verber eshte shume I rendesishem megjithate ky shkrim duhet te behet pjese edhe ne shkollat normale ne kuader te arsimit gjitheperf-shires.

Hapin e pare drejt gjitheperfshirjes arsimore e hodhi MASH ne dhjetor 2002 e cila aprovoi Dispozi-tat Normative të Arsimit Parauniversitar ku përfshin për herë parë konceptin e arsimit gjithpërfshirës dhe një sërë rregullash për ta bërë të mundur zbatimin e tij në praktikë. Me aprovimin e Dispozitave Normative jo vetëm u plotësua vakumi ligjor i deriatëhershëm për arsimin gjithpërfshirës, por më e rëndësishmja është se u hap drita jeshile për futjen e tij në sistemin arsimor të detyruar.

Meritat më te mëdha në këtë drejtim, i takojne pa dyshim, organizmave joqeveritare lokale dhe nderkombetare, të cilat përveç përkujdesjes së drejtpërdrejtë social-ekonomike që kanë treguar ndaj personave me nevoja të veçanta, nuk kanë rreshtur për asnjë çast përpjekjet e tyre për të ndikuar në përmirësimin e politikave dhe legjislacionit shqiptar që garantojnë të drejtën e çdo personi me Aftesi te Kufizuara, për t`u arsimuar dhe për të pasur një jetë normale e me dinjitet.

Projektet e këtyre organizmave përbënë shtratin mbi të cilin lindën idetë e para për arsimin gjithpërf-shirës në Shqipëri dhe ku u mbështet ligjërisht iniciativa për futjen e tij në proces.

Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin per Ar-simin Parauniversitar ,projektligj ky qe i jep forme ligjore gjitheperfshirjes të personave te verber në shkollat e zakonshme, kundrejt veçimit të tyre në institucione speciale, dhe shpall si të domosdoshëm arsimin gjithpërfshirës.

Ne kete Projektligj ishin propozuar disa ndryshime te cilat synonin permiresimin e konceptit te ar-simimit te personave me aftesi te kufizuara.

Page 102: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 102

Ky projekt ligj tashme i shderruar ne ligj me nr 69/2012 date 21.06.2012 “PËR SISTEMIN ARSI-MOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,me permiresimet perkatese te propozuara nga SHVSH,vlerësohet si mjaft i përparuar, demokratik dhe i krahasueshëm me stan-dardet e vendeve të zhvilluara.

Ne kete ligj ne nenin 63 te tij eshte percaktuar se përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në insti-tucionet arsimore të specializuara për ta është përgjithësisht e përkohshme. Përfshirja dhe integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshtet dhe shkollat e zakonshme të arsimit bazë është parësore. Gjthashtu ne kete dispozite percaktohet se nxënësve, që nuk shikojnë u garantohet përdorimi i shkrimit Brail.

Kjo eshte nje arritje e madhe pasi nuk do te kishte asnje kuptim te flitej per arsimim gjitheperfshires nese krahas shkrimit normal ne shkollat e zakonshme nuk do te qendronte edhe shkrimi Brail.

Nisur nga rendesia e madhe qe paraqet shkrimi Brail per nxenesit e verber eshte e domosdoshme, qe per zhvillimin dhe vazhdimesine e ketij shkrimi, te behet nje mbrojtje e posacme e tij me ane te nje akti nenligjor.

2.2Shkrimi Brail ne fokusin mediatik.

Aktualisht fuqia e medias eshte e njohur boterisht madje ajo konsiderohet si nje pushtet I katert.Në këto kushte roli I medias eshte fondamental mbi theksimin e rendesise se shkrimit brail tek personat e verber dhe më gjerë.Bashkepunimi I instancave shteterore dhe I grupeve te interesit me median vizive dhe ate te shkruar ndikon drejpersedrejti ne promovimin dhe jetegjatesine e shkrimit brail,si dhe ndergjegjesimin e individeve te verber dhe familjareve te tyre per rendesine e zhvillimit dhe vazhdimesise e këtij shkrimi.

“Media është mjeti më i fuqishëm i komunikimit. Ndihmon në promovimin e gjërava të duhura në kohën e duhur. Ajo i jep një ekspozim të vërtetë në audiencë masive në lidhje me atë që është e drejtë apo e gabuar. Media luan një rol konstruktiv për shoqërinë. Kanalet televizive -Lajme sot dhe madje disa gazeta janë goja e disa çështjeve sociale, e cila ndihmon për të vlerësuar realitetin e jetës.Me-dia ka luajtur një rol të rëndësishëm në mënyrë që të fokusohet në çështjet sociale në pothuajse çdo epokë.

Si ne median e shkruar,ku mund te botohen histori njerëzore apo informacione të ndryshme mbi jetën e personave të verbër,po ashtu dhe në atë elëktronike duke trajtuar tema të ndryshme mbi shkrimin e të verbërve ndikon ,dhe ndërgjegjëson një masë të gjerë të shoqërisë rreth shkrimit te te verberve.

2.3 Ndërgjegjesimi mbi rëndësine e shkrimit Brail

Ndërgjegjësimi i qytetareve ,mediave ,instancave te ndryshme publike apo jo publike është është një element I pazevendësueshem dhe thelbësor në përhapjen e shkrimit brail. Inkurajimi dhe edukimi i shoqërise mbi shkrimin Brail,ndikon mbi rëndësinë e këtj shkrimi.Një faktor kyc mbi publikimin e shkrimit brail luan dhe media e shkruar dhe vizive.

Page 103: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 103

Aktorët kryesor qe ndikojnë në ndërgjegjësimim e shkrimit brail jane :

- Institucione arsimore qofshin publike dhe jo publike,ku ne cdo shkolle duhet te kete literatura informuese mbi këtë shkrim.Vetë drejtuesit e ketyre institucioneve duhet ta marrin si detyre profesionale shperndarjen e paketes informuese tek nxenesit apo studentet.

- Panairi –eshte fjala magjike mbi njohjen dhe identitetin e shkrimit brail ne mase te gjerë.Është një mundësi për treguar”identitetin” e fjalës Brail.

2.4 Shkrimi brail në funksion të arsimimit gjithëpërfshirës.

Gjithpërfshirja në arsim është një proces i gjate dhe kompleks i cili kerkon angazhimin strukturave pergjegjese shteterore si dhe vullnetin e aktoreve te perfshire ne kete proces , ne menyre qe te vihet ne zbatim.

Gjithpërfshirja eshte nje koncept me i gjere sesa integrimi.Ajo i jep mundesi te gjithe femijeve me aftesi te kufizuara te pranohen dhe te arsimohen brenda klasave te arsimit te zakonshem.Sigurisht qe pranimi në vetvete është një proces më i lehtë dhe nuk kërkon ndryshime në sistem. Ndërsa, gjithep-erfshirja kërkon të bëhen ndryshime esenciale. Zakonisht këto ndryshime fillojnë me kuadrin ligjor për arsimin dhe pasojnë me angazhimin e përbashkët të autoriteteve arsimore dhe të vetë shkol-lave, për të rritur pjesmarrjen e të gjithë nxënësve në programet mësimore, për të siguruar shërbime mbështetëse të mjaftueshme, personel të kualifikuar, mësues me trajnimin e duhur, dhe mbi të gjitha, për të krijuar një atmosfere ne harmoni te plote me ndjenjen e solidaritetit dhe perkushtimit.

Një shkollë e tillë kultivon ndjenjen e bashkëpunimit, përkujdesjes dhe respektit reciprok. Ajo ori-entohet nga ideja se diferencat dhe diversiteti midis nxënësve nuk mund të shihen më si pengesa për zhvillimin e tyre, por si prioritete dhe sfida që duhen kapercyer me sukses, duke lejuar kështu që te gjithe nxënësit me nevoja të veçanta, të zhvillojnë aftësitë e tyre përkrahë moshatarëve të tjerë.

I parë nga ky kënvështrim, gjithpërfshirja në arsim cilësohet si mjeti më i favorshëm që krijon shanse të barabarta arsimimi për të gjithë fëmijët, me aftësi të kufizuara, shmang qëndrimet diskriminuese ndaj tyre, nxjerr në pah vlerat personale të gjithësecilit, për të cilat një shoqëri e emancipuar ka shumë nevojë, si dhe lehtëson integrimin social të tyre në jetën e ardhshme si të rritur.

Koncepti I gjithperfshirjes ne arsimin I personave të verber,nenkupton mbi te gjitha ekzistencen e nje shkrimi te unifikuar I cili do te ishte pararoje e zhvillimit ,integrimit te ketyre personave ne nje shoqëri moderne dhe te emancipuar.Perfshirja e shkrimit brail te unifikuar ne sistemin arsimor gjitheperfshires do te mundesonte individeve te verber me shume akses ne informacion,me shume arsimim, që përkthehet ne individe te pavarur dhe frytdhenes ne funksion te rritjes se standartit te tyre te jeteses dhe zhvillimit te shoqërisë në përgjithësi.

2.5 Brali ne funksion te Punësimit

Papunësia tek individet me probleme ne shikim në Shqipëri konsiderohet si një prej problemeve më madhore dhe nje pengese e madhe per tu kapercyer. Njerëzit me me probleme ne shikim rrallëherë

Page 104: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 104

shohin mundësi të fitojnë vetë jetesën e tyre dhe të marrin pjesë plotësisht në shoqëri. Nevoja për in-tegrimin e tyre pa kompromis në sferën e punësimit është në përputhje të plotë me përparësitë e ven-dosura nga Bashkimi Evropian: Plani i Veprimit i Komisionit Evropian për promovimin e mundësive të barabarta dhe luftën kundër diskriminimit vendos një theks të veçantë mbi punësimin e njerëzve me aftësi të kufizuar ku perfshihen dhe personat e verber. Vendet e punës duhet të parashikohen pa pengesa dhe duhet të përshtaten në përputhje me nevojat e individëve të verbër. Pavarësisht nga Ligji Nr. 7995 “Për nxitjen e punësimit” datë 20.09.1995, duhet të bëhen përpjekje më efektive për të inte-gruara njerëzit me aftësi të kufizuar në tregun e punës.1 Edhe OJF-të duhet të luajnë një rol vendimtar për vetë-mbështetje dhe duhet të marrin mbështetje jo vetëm nga donatorët, por edhe nga vetë Qeveria Shqiptare.

OJF-të shqiptare që punojnë me aftësinë e kufizuar kanë kontribuar deri tani në mënyrë të konsid-erueshme me ekspertizën e tyre për të trajnuar njerëzit me aftësi të kufizuar dhe për të mbështetur integrimin e tyre në tregun e punës. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se ndërtimi i kapaciteteve në institucionet shtetërore duhet të ketë për synim mbështetjen e mundësive, që Agjencia Shtetërore e Pu-nësimit të jetë më efikase në sjelljen e njerëzve me aftësi të kufizuar në forma të hapura ose alternative të punësimit. Madje, Shërbimi Kombëtar i Punësimit duhet të krijonte një bashkëpunim më të ngushtë me OJF-të që operojnë në fushën e aftësisë së kufizuar. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale duhet të marrë masa konkrete për të siguruar zbatimin efektiv të Ligjit ekzistues “Për nxitjen e punësimit.

Gjithashtu OJF-të duhet të mbështeten më shumë nga qeveria si dhe nga shoqatat e tjera homologe nderkombetare në përpjekjet e tyre për të ofruar trajnim profesional për njerëzit me probleme në shi-kim duke i perfshire ne programet e tyre të trajnimit.

Sigurisht punesimi i personave te verbver,do te ishte me i lehtë për ata persona që janë njohës të shkrimit brail.Njohja e këtij shkrimi nga ana e tyre nënkupton mundësi dhe hapësimë të mëdha për tu bërë pjesë e tregut të punës si dhe për të qenë të pavarur në ushtrimin e profesioneve që ata zotëroj-në.

3. VIZIONI DHE OBJEKTIVAT STRATEGJIKE

1.1 Vizioni

Vizioni i Strategjisë per mbrojtjen dhe vazhdimesine e shkrimit brail për periudhën 2012 – 2013 konsiston, në mirëintegrimin dhe arsimimin, e personave të verbër nepërmjët aksesit në infor-macion.Gjithashtu me anë të kësaj strategjie synohet që personat e verbër të zotërojnë vetbesim në marrëdhenje të ndryshme sociale dhe te jene individ të pavaruar në marrjen e informacioneve të ndryshme,nepërmjet shkrimit Brail.Personat e verbër në Shqipëri duhet të jenë të mbrojtur në mënyrë efektive nga mungesa e literaturës së shkrimit brail.Gjithashtu në fokus të kësaj strategjie është angazhimi I plotë I strukturave përgjegjëse/shtetërore për marrjen e masave të nevojshme dhe krijimin e kushteve të përshtatshme per mbrojtjen dhe vazhdimesine e shkrimit brail,si mjet kryesor per arsimimin e personave te verbër.

3.2 Prioritetet strategjike dhe objektivat

Page 105: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 105

Prioritetet kryesore të strategjisë per mbrojtjen dhe vazhdimesine e shkrimit brail janë:

Prioritetet strategjike:

1.Ulja e numrit te personave te verbër që nuk njohin shkrimin brail,përmes:

Përmirësimit të mekanizmit që siguron mbrotjen e të drejtës së informimit nepërrmjet shkrim-it brail, si dhe përfundimit të plotesimit të kuadrit rregullator dhe ligjor.

Rritjes së përgjegjësisë dhe ndergjegjesimit per identifikimin e herepahershem te personave te verber(te cdo grup moshe)duke mbajtur kontakte vazhdueshme parneriteti dhe bashkëpunimi me instancat shteterore pergjejgese te qeverisjes qendrore dhe vendore.

Përmirësimit të sistemit të menaxhimit të përdorimit të shkrimit brail. (vendosja e shkrimit ne objekte te perdorimit publik informacioni ndaj te cilave merret nepermjet shkrimit brail p.sh:brail bankomate, ashensor, kuti ilacesh etj.).

2.Mbrojtja e shkrimit brail midis të tjerave, forcimit dhe konsolidimit të Keshillit Kombetar te Mbrotjes se Brailit/KKMB-se; Bibliotekës Kombëtare të të Verbërve/BKV-së; Institutit te nxënësve që nuk shikojne:”Ramazan Kabashi”, si dhe forcimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndër institucional, veçanërisht në nivel qendror por edhe në nivel rajonal.

3. Rritja e shkallës së ndërgjegjësimit dhe transparencës, informimit dhe trajnimit për

sistemin e shkrimit Brail në përgjithësi.

Objektivat strategjike:

Strategjia e propozuar do të përqëndrohet në shtatë objektivat strategjike të mëposhtme:

1. Përfundimi i plotësimit të kuadrit rregullator dhe legjislativ.

2. Zhvillimi dhe forcimi i institucioneve, të përfshira në mbrotjen e shkrimit Brail. Këtu do të përfshihen masa në fushën e teknologjisë së informacionit,dhe trajnimeve profesionale;

3. Ngritja e institucionit te KKMB-se(Keshillit kombetar te mbrotjes se Brailit).

4. Themelimi i BKV-se.

5. Përfshirja e personave te verber ne arsimin gjithperfshires.

6. Sigurimi i shanseve për punësim personave qe jane njohes te shkrimit brail.

7. Integrimi dhe perfshirja ne aktivitete te ndryshme.

Page 106: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 106

4. ROLET DHE PËRGJEGJËSITË E INSTITUCIONEVE

Ne funksion te mbrotjes dhe vazhdimesise se shkrimit brail eshte i nevojshem krijimi i institucioneve qe do te kontribuojne ne zhvillimin e shkrimit Brail ne Shqiperi.

Insitucionet te cilat do te krijohen per kete qëllim do të jenë si më poshtë:

4.1 Keshilli Kombetar i Mbrotjes se Brailit/KKMB

Qëllimi:

-Keshilli Kombetar i Brailit ka për qëllim mbrotjen dha vazhdimësinë e shkrimit brail në kuadër të rritjes së aksesit në informacion,per personat e verber nёpёrmjet shfrytёzimit tё shqisës sё tё prekurit.

- Integrimi i personave te verber dhe ndërgjegjesimin i tyre mbi rendesine e shkrimit Brail.

Objektivat e institucionit te KKMB-se:

a)Koordinon gjithë ecurinë e punës mbi unifikimin e shkrimit brail.

b)Propozon përshtatjen dhe unifikimin e shkrimit brail tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

c)Propozon kriteret themelore për metodën e mësimdhënies dhe mbrojtjes dhe vazhdimësisë së shkrimit brail të unifikuar në shkollat publike dhe jo publike,duke u referuar më shumë tëk koncep-timi i teksteve të ciklit fillor.

d)Monitoron metodat e mësimdhënies së brailit të unifikuar, kualifikimin e mësuesve të verbër dhe kujdeset për specializimin e mëtejshëm të tyre.

e)Pergatit dhe trajnon instruktorë mbi Currikulën e shkrimit Brail.

f)Ngritja e një grupi ekspertësh për monitorimin dhe vlerësimin e

1.2 Biblioteka Kombetare e te Verberve - BKV-ja.

Themelimi i BKV-së

Ngritja e dhe themelimi I I bibliotekes kombetare te te verberve me qëllim pasurimin e literatures brail.

- tekste shkencore

Page 107: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 107

- tekste artistike

- tekste shkollore dhe jo shkollore

-tekste per formim profesional, literatura te ndryshme.

-harta ne reliev ku cdo gje apo emertim te specifikohet me shkrimin brail.

- Skulptura ne reliev

- libra didaktike ( ku perfshihen,figura ne reliev,shkrimi I rrafshet,shkrimi brail)

- materiale mesimore te aksesueshme per femijet e verber duke pasur si qëllim mrehtesine e prekjes,pra te rritet ndjeshmeria e prekjes se materailit duke identifikuar ate dhe duke u informuar mbi te.

Perfshirja dhe futja e shkrimit brail ne tekste didaktike per moshat parashkollore.( ne mjete te tilla si: leter,plastike,dru ,karton etj..)

Bashkepunime me te tretet – librari te ndryshme –panaire per te publikur shkrimin brail,ekzistencen e tij dhe me vone futja ne treg si pajisje per persona PAK.

Qёllimi:

Bibloteka Kombёtare e tё Verbёrve themelohet me qёllim ofrimin e shёrbimeve pёr personat e verbёr dhe dhenien e aksesit nё informacion nёpёrmjet shfrytёzimit tё shqisave tё tё prekurit dhe tё dёgjuarit.

Objektivat:

Bibloteka Kombёtare e tё Verbёrve synon tё realizojё kёto objektiva kryesore por jo vetёm:

a. Tё vendosё nё dispozicion libra, revista, gazeta nё format brail, audio, shkrim tё zmadhuar e nё reliev pёr tё gjithё qytetarёt e verbёr tё Shqipёrisё;

b. Tё shpёrndajё informacionin e aksesueshёm nё formatet e pёrmendura nё pikёn a tё kёtij neni pёr tё gjithё personat e verbёr sa mё afёr tё jetё e mundur pranё zonёs sё banimit;

c. Tё synojё qё nё njё tё ardhme kёto shёrbime tё dёrgohen nё banesё pёr tё gjithё pёrfituesit;

d. Tё rrisё sasinё edhe cilёsinё e informacionit nё pёrputhje me nevojat e pёrfituesve tё shёrbimit;

e. Tё ndёrtojё marrёdhёnie partneriteti me pёrfituesit nё dobi reciproke edhe nё funksion tё pёrmirёsimit tё cilёsisё sё shёrbimeve.

Page 108: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 108

Detyrat:

Bibloteka Kombёtare e tё Verbёrve ka pёr detyrё kryesisht por jo vetёm:

a. Tё administrojё nё mёnyrё korrekte tё gjitha vlerat materiale edhe financiare tё siguruara nga donatorёt, shteti apo vetё pёrfituesit;

b. Tё zbatojё strategjinё dhe detyrat e pёrcaktuara nga themeluesit;

c. Tё zbatojё tё gjithё ligjet e vendit nё menaxhimin e vlerave materiale monetare veçanёrisht kur burimet e financimit janё nga buxheti i shtetit apo nga fonde tё tjera publike;

d. Tё respektojё nё mёnyrё korrekte tё gjithё pёrfituesit duke zbatuar normat e etikёs dhe veçanёrisht ato tё pranuara pёr komunitetit e tё verbёrve nga themeluesit.

Marrёdhёniet me tё tretё

Bibloteka Kombёtare e tё Verbёrve si person juridik gёzon zotёsinё pёr tё vepruar nё bazё tё kёtij Statuti dhe pёrcaktimeve tё ligjit.

BKV hyn nё marrёdhёnie me tё tretёt si çdo person tjetёr juridik duke marrё pёrsipёr pёrgjegjёsi dhe detyrime. Nё çdo rast ajo pёrgjigjet para tё tretёve me vlerat financiare e kapitale tё saj edhe vetёm kur çdo marrёveshje e nёnshkruar me tё tretёt ёshtё brenda normave e pёrcaktimeve tё kёtij Statuti.

Marrёveshtjet edhe kontratat qё prekin mё shumё se 1\3 e vlerave materiale e monetare tё BKV hyjnё nё fuqi pas ratifikimit tё tyre nga themeluesit.

Marrёdhёniet me pёrfituesit

Biblioteka Kombёtare e tё Verbёrve hyn nё marrёdhёnie me pёrfituesit nё dobi edhe interes tё tyre. Marrёdhёniet me pёrfituesit ndёrtohen mbi bazёn e Rregullores pёr ofrimin e shёrbimit nё aksesin nё informacion.

Marrёdhёniet ndёrkombёtare

Biblioteka Kombёtare e tё Verbёrve ka tё drejtё tё hyjё nё marrёdhёnie ndёrkombёtare shkёmbimi dhe bashkёpunimi me bibliotekat e saj homologe duke shkёmbyer informacione dhe botime tё for-mateve tё aksesueshme nё funksion e dobi tё pёrfituesve tё verbёr nё Shqipёri si edhe nё funksion tё solidaritetit ndёrkombёtar tё vetё komuniteteve tё personave tё verbёr.

Struktura dhe drejtimi i Bibliotekёs Kombёtare tё tё Verbёrve

Biblioteka Kombёtare e tё Verbёrve drejtohet nga njё bord ekzekutiv prej 7 anёtarёsh i pёrbёrё nga:

- Pёrfaqёsues i Shoqatёs tё tё Verbёrve tё Shqipёrisё;

Page 109: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 109

- Pёrfaqёsues i Q.K.R.V-sё;

- Pёrfaqёsues i Qёndrёs pёr Jetё tё pavarur;

- Pёrfaqёsues i Qёndrёs sё Tiflologjisё edhe edukimit;

- Pёrfaqёsues i Ministrisё sё Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve;

- Pёrfaqёsues i Bibliotekёs Kombёtare;

- Pёrfaqёsues i Bibliotekёs sё Universitetit tё Tiranёs.

Drejtori Ekzekutiv

BKV administrohet nga drejtori Ekzekutiv.

Drejtori ekzekutiv ёshtё kreu i administratёs dhe pёrgjigjet pёr tё gjithё veprimtarinё administrative dhe ekonomike tё BKV-sё.

Drejtori ekzekutiv emёrohet nga themeluesit.

Pёrfituesit

Janё pёrfitues tё shёrbimeve tё ofruara nga BKV qytetarёt e verbёr tё shpallur tё tillё sipas normave ligjore nё fuqi.

Janё pёrfitues gjithashtu edhe persona tё tjerё me probleme nё shikim, reduktim i tё cilit nuk iu mundёson pёrdorimin e leximit normal tё shkrimit tё rrafshёt.

Shёrbimi i aksesit nё informacion bёhet falas, me pёrjashtim tё rasteve kur donatorёt e pёrcaktojnё ndryshe.

Shёrbimi pёr personat qё ligjёrisht nuk janё pёrcaktuar tё verbёr bёhet falas kur kjo ёshtё e mundur por nё asnjё rast nuk mund tё jetё barrё apo pjesё e kostos tё shёrbimit pёr personat e verbёr.

Shёrbimi pёrfitohet mbi bazёn e Rregullores pёr ofrimin e shёrbimit nё aksesin nё informacion nga BKV.

Çdo pёrfitues ka tё drejtё tё marrё shёrbimet e ofruara vetёm pas anёtarёsimit nё BKV.

Burimet e financimit

Burimet kryesore tё financimit tё BKV janё, por jo vetёm:

Donacionet dhe financimet e themeluesve;

Donacionet nga donatorё kombёtarё dhe ndёrkombёtarё;

Tё ardhura tё krijuara nga shёrbime tё ndryshme nё pёrputhje me ligjin Nr. 8788, datё 07.05.2001 “pёr organizatat jofitimprurёse”.

Kontributet vullnetare tё qytetarёve ose edhe vetё pёrfituesve;

Page 110: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 110

Donacione ose financime tё mundshme tё institucioneve publike pёr shtetasit e verbёr.

Ndalimi i shpёrndarjes sё fitimeve

Fitimet e realizuara nga veprimtaria e ligjshme e BKV do të pёrdoren në mënyrën ekskluzive për zhvillimin dhe zgjerimin e objektivit të veprimtarisë së saj.

Çdo veprim i kundërt është plotësisht i pavlefshëm dhe sjell përgjegjësi sipas ligjit.

Selia Qendrore

Selia qёndrore e BKV ndodhet nё Tiranё.

Nё kёtё seli administrohen dhe ofrohen shёrbime kryesore.

Nё selinё qёndrore mund tё ofrohen edhe shёrbime tё drejtёpёrdrejta pёr pёrfituesit.

Degёt

Me propozimin e drejtorit ekzekutiv dhe miratimin e Bordit, nё funksion tё pёrmirёsimit tё shёrbimeve edhe sa mё afёr pёrfituesve, BKV mund tё krijojё degё nё qarqe apo nёn qarqe nё pёrputhje me llojin e shёrbimit apo edhe kёrkesave tё pёrfituesve, dhe kur kjo ёshtё e mundur tё mbёshtetet edhe financiarisht.

Nё çdo rast, zgjerimi i veprimtarive bёhet pas konfirmimit nga themeluesit.

5. PLANI I VEPRIMIT

Shkrimit brail ne Shqiperi ka dy sfida kryesore:

1.Ndergjegjesimin per rendesine e tij.

2.Zgjerimi i fushave te perdorimit te shkrimit Brail.

Është e kuptueshme dhe e qarte se realizimi i përfshirjes së plotë të te verberve ne jeten sociale ka nje nevoje te domosdoshme per ndermarrjen e te gjitha masave nga institucionet pergjejgjese por jo vetem.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë shpreh angazhimin e saj të plotë për të punuar në vazhdimësi përkundrejt dy sfidave kryesore të përmendura më lart, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë për të shfrytëzuar përvojën dhe kontributin e OJF-ve të këtij sektori.

Objektivi kryesor i të gjithë këtyre politikave mbi strategjine per mbrojtjen dhe vazhdimesine e

Page 111: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 111

shkrimit brail duhet të jetë përmirësimi i dukshem i kushteve të jetesës së personave me probleme te te parit nëpërmjet arritjes së rezultateve afatgjata në integrimin e tyre në shoqëri si qytetarë që ushtrojnë të drejtën e vetëvendosjes, dhe që gëzojnë të drejtat e plota civile dhe njerëzore.

Nisur nga sa thame me siper Qeveria Shqiptare dhe përfaqësuesit e personave te verber konkretisht Shoqata e te verberve te Shqiperise kanë vendosur të përqendrojnë përpjekjet e tyre mbi mbrotjen, promovimin dhe vazhdimesine e shkrimit Brail.

Qëllimet dhe parimet e kesaj strategjisë të përshkruara më lart do të zbatohen në politika dhe projektet,që do të realizohen në vazhdimësi në kuadër të përmirësimit të nivelit arsimot të personave të verbër.

Rritja e nivelit arsimor të personave të verbër do të zhvillohet paralelisht me procesin e ndërgjegjësimit të shoqërisë, por jo vetëm gjë që do të rezultojë në rritjen e standartit te jeteses per kete target grup.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet krijimit të një strukture efektive monitorimi dhe raportimi, e cila do t’u mundësojë të gjitha palëve të përfshira në proces, duke futur këtu edhe donatorë, të vlere-sojne progresin në zbatimin e Strategjisë për mbrotjen dhe vazhdimesine e shkrimit brail .

Page 112: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 112

Emri i Aktit: ProjektVendim “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës , Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi,për bashkëpunimin në fushen e arsimit “. Konceptoi: Av.Ermir Ndreu.

Nora Islami

Data e konceptimit: Shtator 2012.

PROJEKTVENDIM

Nr_____ datë ___.___._____

PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUB-

LIKËS SË SHQIPËRISË, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS , QEVERISË SË RE-PUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI,PËR BASHKËPUNIMIN NË

FUSHEN E ARSIMIT .

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23 të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe te Shkences, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë , Qeverisë së Republikës së Kosovës , Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi.për bashkëpunimin në fushen e arsimit sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Sali Berisha

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QEVER-ISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS , QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Page 113: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 113

DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI,PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHEN E ARSIMIT .

Ministrit të Arsimit të Republikës së Shqipërisë , Ministrit të Arsimit të Republikës së Kosovës , Ministrit të Arsimit të Republikës së Maqedonisë, dhe Ministrit të Arsimit të Republikës të Malit të Zi, më poshtë të quajtura palë, me besimin se bashkëpunimi multilaterale në fushën e arsimit do të forcojë marrëdhëniet ndërmjet katër shteteve dhe të interesuara për të zhvilluar bashkëpunimin arsimor me përfitim reciprok, ranë dakord për sa vijon:

Neni 1

Palët do të inkurajojnë dhe mbështesin bashkëpunimin në fushën e arsimit konkretisht në Mbrojtjen dhe vazhdimësinë e shkrimit brail të unifikuar. Ato do të sigurojnë shkëmbimin e vazhdueshëm të informacionit mbi masat e nevojshme te ndërëmarra për mbrotjen e shkrimit brail të unifikuar nga institucionet përgjegjëse ta palëve nënshkruese.

Neni 2

Palët do të inkurajojnë dhe mbështesin vendosjen e lidhjeve të drejtpërdrejta midis strukturave për-katëse në nivelin e ministrive, të institucioneve arsimore parauniversitare, të universiteteve, si dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë e të shkencës.

Neni 3

Palët do të inkurajojnë dhe mbështesin një pjesëmarrje të gjerë të mësimdhënësve, ekspertëve dhe kërkuesve shkencorë në seminare, simpoziume dhe konferenca ndërkombëtare të organizuara nga palët,në kuadër të mbrojtjes prmovimit,dhe vazhdimësisë së shkrimti brail të unifikuar.

Neni 4

Palët do të mbështesin një bashkëpunim aktiv të institucioneve të tyre në kuadrin e programeve arsi-more gjithëpërfshirëse në funksion të integrimit të personave të verbër në shkollat normale.

Neni 5

5.1 Palët do të inkurajojnë dhe mbështesin bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve akademike në Republikën e Shqipërisë , Republikën e Kosovës ,Maqedonisë dhe malit të Zi nëpërmjet projekteve të përbashkëta në kuadër të përmirësimit të shkrimit të unifikuar Brail. 5.2 Palët do të mbështesin pjesëmarrjen e përbashkët të institucioneve arsimore në projekte të karak-terit shumëpalësh.

Neni 6

6.1Palët do të angazhohen në shkëmbimin e përvojës në fushën e sigurimit të teksteve shkollore Brail apo dhe pajisjeve tifloteknike ne funksion te prodhimit te literaturave ne formatin Brail per arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë.

Page 114: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 114

6.2 Palët shprehin angazhimin e tyre për vendosjen e bashkëpunimit në arsimin profesional dhe teknik në fusha me interes të përbashkët, në të gjitha nivelet e arsimit.

Neni 7

Palët do të bashkëpunojnë ngushtë në trajnimin e ekspertëve tifloteknik ne kuadër të ruajtjes dhe vazhdimësise se shkrimit Brail të unifikuar.

Neni 8

Palët do të angazhohen në krijimin e të gjitha kushteve në mënyrë që nxënësit dhe studentët e verbër të shkëmbejnë vizita, duke organizuar aktivitete të përbashkëta kulturore dhe arsimore, si dhe pro-jekte me tema të interesit të përbashkët

Neni 9

Palët do të iniciojnë dhe do të mbështesin bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e institucioneve të tyre arsimore dhe kërkimore në kuadrin e programeve ndërkombëtare dhe rajonale për zhvillimin e ar-simit për nxënësit dhe studentët e verbër.

Neni 10

10.1 Për realizimin e kësaj marrëveshjeje, palët do të ngrenë grupet e punës.Grupet e punës të jenë të përbëra nga 3-5 vetë. Ato do të realizojnë vizita në vendin e palës tjetër për shkëmbim eksperience.

10.2. Pala dërguese do të përballojë shpenzimet e udhëtimit ndërkombëtar, vajtje-ardhje. 10.3. Pala pritëse do të përballojë shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit, shpenzimet e transportit të brendshëm, si dhe shpenzimet e nevojshme mjekësore, në përputhje me rregullat e saj të brendshme ligjore.

Neni 11

Kjo marrëveshje hyn në fuqi pasi të dyja palët të kenë njoftuar njëra-tjetrën për përfundimin e proce-durave të tyre të brendshme ligjore për hyrjen e saj në fuqi. Data e njoftimit të fundit konsiderohet të jetë data e hyrjes në fuqi e kësaj marrëveshjeje.

Kjo marrëveshje mund të ndryshojë me pëlqimin e palëve.

Kjo marrëveshje mbetet në fuqi për një periudhë 2 (dy) vjeçare dhe rinovohet automatikisht për periudha pasuesve dyvjeçare, nëse njëra prej palëve nuk e njofton palën tjetër, me shkrim, nëpërmjet kanaleve diplomatike, për ndërprerjen e saj, të paktën 3 (tre) muaj para afatit të skadimit të mar-

Page 115: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 115

rëveshjes.

Kjo marreveshje hartohet në katër kopje nga nje per secilen pale , në gjuhën shqipe dhe angleze

Tiranë më ___.___.______

PER KESHILLIN E MINISTRAVE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS

Myqerem Tafaj

PER QEVERINE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS TEKNOLOGJISË Ramë Buja

PER QEVERINE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

MINISTRI I ARSIMIT ,SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË Nikola Todorov

PER QEVERINE E REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI

MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT Slavoljub Stijepović

Page 116: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 116

Emri i Aktit: Rregullore Mbi Zhvillimin e Kursit te Mesimit te Shkrimit dhe Leximit ne Brail.

Konceptoi: Dr.Av.Sinan Tafaj

RREGULLORE

MBI

ZHVILLIMIN E KURSIT TE MESIMIT TE SHKRIMIT DHE LEXIMIT NE BRAIL.

I. QELLIMI DHE OBJEKTIVAT

Neni 1

Mesimi i leximit dhe shkrimit ne brail eshte detyrim, forme dhe shans per realizimin e se drejtes se informimit nga ana e qytetareve te verber, duke shfrytezuar shqisen e te prekurit. Shkrimi dhe leximi ne brail konsiderohet si nje forme e pavaresise, e te shprehurit dhe te informuarit, si nje rruge e rend-esishme e formimit dhe zhvillimit intelektual te pavarur.

Neni 2

Mosnjohja e brailit nga ana e qytetareve te verber konsiderohet analfabetizem, me pasoja regresive e si e tille, ajo sfidohet me cdo perpjekje positive anti-analfabetizem.

Neni 3

QKRV ka si objektiv prioritar aftesimin e qytetareve te verber shqiptar ne shkrimin dhe leximin ne brail.

Neni 4

Administrata e QKRV, Departamenti i edukimit, arsimimit dhe tiflologjise ngarkohet te kryeje nje stu-dim te thelle mbi shkrimin brail dhe nevojat e perdorimit te tij duke hartuar nje Program Strategjik per perhapjen dhe mbrojtjen e tij.

Neni 5

Drejtori Ekzekutiv koordinon veprimtarine e Departamenteve per zhvillimin e kursit te brailit ku rolin kryesor e ka Departamenti i Edukimit, arsimimit dhe tiflologjise.

Page 117: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 117

Neni 6

Kursi Kombetar I brailit drejtohet nga Departamenti i edukimit, arsimimit dhe tiflologjise dhe zhvil-lohet ne cdo nenprefekture.

Neni 7

Departamenti i edukimit, arsimimit dhe tiflologjise harton Programin Mesimor dhe çdo material ndi-hmes si fisha, figura abetare dhe materiale te tjera qe sherbejne per ushtrimin e shkrimit dhe leximit ne brail dhe i nenshtrohen miratimit te Komisionit Qendror te Vleresimit te Brailit.

Neni 8

Mesimi i leximit dhe shkrimit ne brail behet me klasa me nje numer nga 5 deri ne 10 nxenes. Ora e mesimit zgjat 45 minuta.

Neni 9

Kursi i plote i brailit zgjat per çdo nxenes jo me shume se 300 ore.

Neni 10

Mesues te brailit mund te jete cdo i verber qe ka mbaruar arsimin 8-vjecar ne “Institutin e nxensve qe nuk shikojne” si dhe arsimin e mesem te zakonshem.

Mesues i brailit mund te jete cdo mesues apo ish mesues i “Institutit te nxenesve qe nuk shikojne”, per te cilet, Drejtoria e ketij Instituti konfirmon me shkrim se e njeh shkrimin brail.

Neni 11

Ora e mesimit paguhet ne analogji me mesuesin e klases se pare ne “Institutin e nxenesve qe nuk shikojne”. Ne nivel kombetar Drejtori i kursit, eshte shefi i Departamentit te edukimit, arsimimit dhe tiflologjise,ndersa kurset lokale drejtohen nga pergjegjes te emeruar nga Drejtori Ekzekutiv.

Administrata e Drejtorit te kursit kombetar eshte e njejtje me ate te QKRV. Ndersa ne kurset lokale pervec pergjegjesit paguhet dhe nje asistent i cili kryen rolin e sekretarit, finacierit etj.

Neni 12

Pergjegjesi punon ne kohe te pjesshme sipas numrit te klasave ne masen 30 ore ne muaj per nje klase, 50 ore ne muaj per dy klasa dhe 25 ore per cdo klase me shume.

Ai paguhet ne analogji me nendrejtorin e Institutit te nxensve qe nuk shikojne.

Asistenti punon me kohe te pjesshme sipas numrit te klasave ne masen 30 ore ne muaj par nje klase, 50 ore ne muaj per dy klasa dhe 25 ore per cdo klase me shume. Ai paguhet ne analogji me shefin e

Page 118: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 118

administrates apo te finances ne Institutin e Nxenesve qe nuk shikojne.

Neni 13

Per zhvillimin e kursit lokal merren ambjente me qera sipas nevojes dhe mbi bazen e kriterit te blerjes se mallrave dhe sherbimeve.Per funksionimin normal blihen dhe mallrat e tjera konsumi si kancelari, energji per ndricim dhe ngrohje etj.Blerja e tyre behet sipas rregullave ne fuqi.

Neni 14

Kurset lokale jane ne varesi te plote te Drejtorit te Kursit Kombetar, persa i perket realizimit te pro-gramit mesimor, disiplines dhe gjithe progresit administrative dhe organizativ.Administrimi i vlerave monetare dhe materiale behet nga Departamenti i sherbimeve te brendshme ne kesh ose nepermjet llogarive te degeve perkatese te Shoqates se te Verberve te Shqiperise, kundrejt nje marreveshje me shkrim me kete te fundit.

Neni 15

Limitet e shpenzimeve percaktohen nga Drejtori Ekzekutiv i cili e mbikqyr kete proces si nje nder detyrat prioritare te tij.

Neni 16

Vleresimi i nxenesve behet nga nje Komision Kombetar i perbere nga 3 vete dhe kryesuar nga nje ekspert i brailit dhe tiflologjise.

Komisioni caktohet rast pas rasti nga Drejtori Ekzekutiv.

Neni 17

Kriteret kryesore per vleresimin e nxenesve jane niveli i njohurive dhe i pervetesimit si dhe i aftesive ne shkrimin dhe leximin ne brail.

Neni 18

Kriteri teknik i vleresimit eshte sistemi i notave te perdorura ne arsimin e zakonshem.

Neni 19

Ne mbarim te kursit komisioni pajis nxenesit me certifikaten sipas modelit te miratuar nga Kryetari i Bordit te QKRV.

Page 119: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 119

Neni 20

Dekumentimi, detyrat e drejtuesit te kursit,te trajnerve dhe kursanteve do te jene ato te percaktuara ne rregulloren per zhvillimin e kurseve.

Me mbarimin e cdo kursi, pergjegjesi i kursit lokal pergatit nje informacion te plote sipas modelit dhe kerkesave te caktuara nga Drejtori Ekzekutiv dhe drejtori i kursit kombater.

Neni 21

Drejtori i Kursit Kombetar harton rregjistrin themelor ose amzen e nxenesve te brailit me te dhenat e modelit te percaktuar nga Kryetari i Bordit. Kjo rregullore hyn ne fuqi ____________-

KRYETARI I BORDIT

Dr.Av. SINAN TAFAJ

Page 120: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 120

KAPITULLI III

Akte ligjore dhe nenligjore te miratuara pa u konsultuar me Shoqaten e te Verberve te Shqiper-ise.

Ne kete kapitull do te gjeni disa akte ligjore dhe nenligjore te cilat jane shqyrtuar dhe miratuar pa u konsultuar me pare me Shoqaten e te Verberve te Shqiperise.

Keto akte kane perkeqesuar ne menyre drastike standartin e jeteses per personat e verber.

Rasti me flagrant eshte ai ndryshimeve ne ligjin 8098 “Per statusin e te verberit” ku u ndryshuan nenet 11 dhe 12 te tij duke ju hequr te drejten e rimbursimit te faturave te energjise elektrike ne masen 20% dhe duke vendosur nje mase fikse rimbursimi sic eshte percaktuar ne VKM 404 date 20.06.2012,mase e cila eshte e pamjaftueshme per pagimin faturave te eenrgjise elektrike.

Gjithashtu ne kete kapitull kemi publikuar edhe VKM nr 602 dt 23.07.2010 me ane te te cilit Keshilli i Ministrave vendosi shkeputjen e indeksimit te pageses te verberise nga paga mini-male dhe indeksimin e saj me inflacionin vetem per mallrat e konsumit. Me kete vendim, KM e shkeputi perfundiminsht rritjen e pageses per te verberit ne raport me pagen minimale duke e lene ne gjykimin dhe deshiren e saj rritjen e kesaj pagese.

Keto dhe akte te tjera te publikuara ne kete kapitull jo vetem perkeqesojne jetesen e personave te verber por ato cenojne haptazi parimin e sigurise juridike.

Ky parim nenkupton besueshmerine e qytetareve te shteti dhe bindjen e individit se nuk duhet te shqetesohet e te jetoje me frike per ndryshueshmerine ose per pasojat negative te akteve juridike,sic ndodh ne rastin e ndryshimeve te VKM 277.

Me ane te ketyre ndryshimeve KM ka perkeqesuar gjendjen e meparshme duke rritur pasigu-rine dhe shqetesimin e qytetareve te verber per te ardhmen e pagesave te tyre.

Page 121: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 121

Emri i aktit: Ligj Nr. 26/2012 date 15.3.2012 për disa ndryshime në ligjin nr. 8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”

Statusi: Miratuar.

Hyrja ne fuqi: 28.04.2012

LIGJ

Nr. 26/2012 date 15.3.2012

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8098, DATË 28.3.1996 “PËR STATUSIN E TË VERBRIT”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 11 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 11

Të verbrit dhe shoqëruesit e tyre përfitojnë kompensim për shërbimin e transportit. Masa, kriteret dhe procedurat e këtij përfitimi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 2 Neni 12 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 12

Të gjithë personat e verbër, sipas nenit 1 të këtij ligji, përfitojnë kompensim të faturës së energjisë

Page 122: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 122

elektrike dhe të faturës telefonike fikse. Masa, kriteret dhe procedurat e përfitimit të këtij kompen-simi financiar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 3 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 15.3.2012 Shpallur me dekretin nr. 7370, datë 5.4.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Page 123: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 123

Emri i aktit: VENDIM ,Nr. 404, datë 20.6.2012 “PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË KRIT-EREVE E TË PROCEDURAVE TË PËRFITIMIT TË KOMPENSIMIT FINANCIAR, NGA PERSONAT ME STATUSIN E TË VERBRIT DHE INVALIDIT, PARAPLEGJIK DHE TET-RAPLEGJIK, PËR FATURËN E ENERGJISË ELEKTRIKE

DHE FATURËN E TELEFONISË FIKSE”.

Statusi: Miratuar.

Hyrja ne fuqi: 17.07.2012

VENDIM

Nr. 404, datë 20.6.2012

PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË KRITEREVE E TË PROCEDURAVE TË PËRFIT-IMIT TË KOMPENSIMIT FINANCIAR, NGA PERSONAT ME STATUSIN E TË VERBRIT DHE INVALIDIT, PARAPLEGJIK DHE TETRAPLEGJIK, PËR FATURËN E ENERGJISË

ELEKTRIKE

DHE FATURËN E TELEFONISË FIKSE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12 të ligjit nr. 8626, datë 22.6.2000 “Statusi i

invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të nenit 12 të ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996 “Për

statusin e të verbrit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 10 487, datë 5.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2012”,

me propozimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Minis-trave

VENDOSI:

1. Individëve përfitues të statusit sipas ligjit nr. 8626, datë 22.6.2000 “Statusi i invalidit,

paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj.

Page 124: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 124

2. Individëve përfitues të statusit sipas ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”,

të ndryshuar, që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në

masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj.

3. Individëve përfitues të statusit sipas ligjit nr. 8626, datë 22.6.2000 “Statusi i invalidit,

paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar dhe individëve përfitues të statusit sipas ligjit nr. 8098, datë

28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të cilët nuk kanë nevojë për kujdestarë, u jepet një

kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 1 400 (një mijë e katërqind) lekë në muaj.

4. Individëve përfitues të statusit sipas ligjit nr. 8626, datë 22.6.2000 “Statusi i invalidit,

paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, u jepet kompensim për faturën e telefonisë fikse, në masën

1 000 (një mijë) lekë në muaj.

5. Individëve përfitues të statusit sipas ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”,

të ndryshuar, të cilët kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e telefonisë fikse, në

masën 1 000 (një mijë) lekë në muaj.

6. Masa e kompensimit llogaritet dhe përfitohet pranë njësisë së qeverisjes vendore ku individi i

verbër, paraplegjik dhe tetraplegjik, ka vendbanimin.

7. Përfituesit, objekti i këtij vendimi, përjashtohen nga kompensimi i çmimit të energjisë

elektrike, të parashikuar në vendimin nr. 565, datë 9.8.2006 të Këshillit të Ministrave “Për mbrojtjen e

shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike”.

8. Për përfitimin e kompensimit të faturës së energjisë elektrike dhe të faturës së telefonisë fikse,

të përcaktuara sipas pikave 1, 2, 3, 4 e 5 të këtij vendimi, individët duhet të paraqesin pranë

administratorëve shoqërorë në njësitë e qeverisjes vendore dokumentacionin e mëposhtëm:

a) kërkesë për të përfituar kompensim dhe deklaratën sipas modelit bashkëlidhur këtij vendimi;

b) certifikatë familjare, që vërteton se individi është anëtar i familjes, e cila rinovohet çdo fillim

viti;

c) kopjen e kontratës me entin shpërndarës të energjisë elektrike;

ç) kopjen e librezës së energjisë elektrike, e cila dorëzohet çdo fillim viti;

d) kopjen e kontratës me entin e shërbimit të telefonisë fikse;

dh) kopjen e librezës së telefonisë fikse, e cila dorëzohet çdo fillim viti.

e) kopje të librezave të paraplegjikut dhe tetraplegjikut apo të verbërisë, të lëshuara nga Shërbimi

Page 125: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 125

Social Shtetëror.

9. Njësitë e qeverisjes vendore i shpërndajnë pagesat për kompensimin e faturës së energjisë

elektrike dhe të faturës së telefonisë fikse nga shërbimet bankare ose “Posta Shqiptare” sh.a.

10. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2012, të përballohen nga

fondet e miratuara për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

11. Ngarkohet Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të nxjerrë

udhëzimin përkatës të këtij vendimi.

12. Vendimi nr. 83, datë 26.2.2001 i Këshillit të Ministrave “Për tarifat telefonike dhe për

pagesat elektrike nga personat me aftësi të kufizuara”, i ndryshuar, shfuqizohet.

13. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të

Barabarta dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

Qarku______________

Njësia e qeverisjes vendore (bashkia, komuna)_____________

DEKLARATË

Për efekt të kompensimit të faturës së energjisë elektrike dhe telefonisë fikse

I nënshkruari _______________________deklaroj nën përgjegjësinë time personale

(emri, atësia, mbiemri) sa më poshtë vijon:

Jam individ, përfitues i statusit sipas ligjit nr. 8626, datë 22.6.2000 “Statusi i invalidit

paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar”/individët, përfitues të statusit sipas ligjit nr. 8098, datë

28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, jam banor i bashkisë/komunës____________

me adresë ________________, (adresa e plotë).

Page 126: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 126

Kam kontratë me degën e shitjes së energjisë, e cila ka numrin ______________________

(numri gjendet te fatura ose libreza)

Kam kontratë me degën e shitjes së telefonisë fikse, e cila ka numrin_________________

(numri gjendet te fatura ose libreza)

Nr. Emri, atësia,mbiemri

K/familjari

(lidhja e të verbrit/ paraplegjikut dhe tetraplegjikut me të)

Ditëlindja Përfiton nga skema e

kompensimit të

energjisë/telefonisë fikse

- Deklaroj se nuk kam detyrime të papaguara ndaj degës së shitjes së energjisë

elektrike/telefonisë fikse.

- Deklaroj se të dhënat janë të vërteta dhe në rast se vërtetohet e kundërta, unë do të kthej

kompensimin dhe do të mbaj përgjegjësi sipas ligjit.

Deklaruesi shoqëror Administratori

_________________

__________________

_____më___/___/___

(vendi dhe data)

Page 127: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 127

VKM me ane te te cilit personat e verber perjashtohen nga ndihma ekonomike.

Emri i aktit: VENDIM Nr. 96, datë 7.2.2012 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VEN-DIMIN NR. 787, DATË 14.12.2005 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE DHE TË MASËS SË NDIHMËS EKONOMIKE”, TË NDRY-SHUAR Statusi: Miratuar.

Data e aktit: 07.02.2012

VENDIM Nr. 96, datë 7.2.2012

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 787, DATË 14.12.2005 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE DHE TË MASËS SË NDIHMËS EKONOMIKE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 19 pika 3, 20 pika 2, 29 pika 10 e 35 të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr. 787, datë 14.12.2005 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Në pikën 1 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme: a) Shkronja “c” riformulohet, si më poshtë vijon: “c) jetimët, të cilët nuk janë në institucione;”. b) Pas shkronjës “d” shtohet shkronja “dh”, me këtë përmbajtje: “dh) Viktimat e dhunës në marrëd-hëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.”. 2. Në fund të paragrafit të parë të pikës 2, shtohen fjalët “… duke deklaruar edhe personin madhor, që do të administrojë paratë.”. 3. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje: “2/1. Kërkesa sipas pikës 2 të këtij vendimi, plotësohet nga kryetari i familjes dhe bashkëshortja, kur ata janë në proces zgjidhjeje martese dhe për këtë proces nuk ka ende një vendim gjykate të formës së prerë.”. 4. Në fund të pikës 6, shtohen fjalët “… vërtetimin e gjykatës, që kryetari i familjes dhe bashkëshort-ja janë në proces zgjidhjeje martese .”. 5. Në pikën 7, fjalët “... e moshës 18-25 vjeç …” zëvendësohen me “… që nuk janë në institucione ...”. 6. Pas pikës 7/1 shtohet pika 7/2, me këtë përmbajtje: “7/2.Viktima e dhunës në marrëdhëniet familjare paraqet dokumentacionin e mëposhtëm: a) Kopje të noterizuar të letërnjoftimit;

Page 128: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 128

b) Kopje të noterizuar të vendimit të gjykatës, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të men-jëhershëm të mbrojtjes.”. 7. Pas pikës 18/1 shtohen pikat 18/2, 18/3, 18/4 e 18/5, me këtë përmbajtje: “18.2 Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare është 3 000 (tre mijë) lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës. 18.3 Për anëtarin e familjes në nevojë, që është person me aftësi të kufizuara, invalid pune, nuk i llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e masës së ndihmës ekonomike për familjen. 18.4 Familjes, së cilës nuk i llogaritet masa e ndihmës ekonomike si kryefamiljar, sipas pikës 18.3 të këtij vendimi, dhe në përbërjen e strukturës së re, për efekt të llogaritjes së masës së ndihmës ekono-mike, mbetet vetëm një anëtar, masa e ndihmës ekonomike për këtë të fundit është ajo e llogaritur për këtë anëtar, pavarësisht nga përcaktimet e pikës 23 të këtij vendimi. 18.5 Për kryetarin e familjes dhe bashkëshorten, të cilët janë në proces zgjidhjeje martese, proces për të cilin nuk ka ende një vendim gjykate të formës së prerë, masa e ndihmës ekonomike për seci-lin prej tyre është 2 600 (dy mijë e gjashtëqind lekë) në muaj. Kësaj mase i shtohet masa e ndihmës ekonomike për anëtarët e familjes, që jetojnë bashkë me të, sipas përcaktimeve të pikës 23 të këtij vendimi.”. 8. Pika 19 ndryshohet, si më poshtë vijon: “19. Masa e plotë e ndihmës ekonomike, pavarësisht nga përbërja e familjes, nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj.”. 9. Modulari nr. 2, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet sipas formatit, që i bashkëlidhet këtij ven-dimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 10. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e miratuara për vitin 2012, për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. 11. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe njësitë e qever-isjes vendore (bashki/komuna) për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 shkurt 2012.

KRYEMINISTRI Sali Berisha

Page 129: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 129

VKM me ane te cilit u shkeput indeksimi i pageses se verberise nga paga minimale.

Emri i aktit: VENDIM Nr.602, datë 23.7.2010 “PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.277, DATË 18.6.1997 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRFITIMET NGA STATUSI I TË VERBËRIT”, TË NDRYSHUAR. Statusi: Miratuar.

Data e aktit: 23.07.2010

VENDIM Nr.602, datë 23.7.2010

PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.277, DATË 18.6.1997 TË KËSHILLIT TË MINIS-TRAVE “PËR PËRFITIMET NGA STATUSI I TË VERBËRIT”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6 të ligjit nr.8089, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbërit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Në fjalinë e parë të pikës 4 të vendimit nr.277, datë 18.6.1997 të Këshillit të Ministrave, të ndrysh-uar, fjalët “... çdo vit, me ritmet e rritjes së pagës minimale, në shkallë vendi, por masa e indeksuar e pagesës të mos jetë më shumë se masa e pensionit minimal në qytet, në shkallë vendi ...” zëvendëso-hen me “... me indeksin e çmimeve të konsumit ...”. 2. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Finan-cave, Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Sali Berisha

Page 130: Faqe 1 - SHVSH aktesh dhe projektaktesh te...Këshillat e Rregullimit të Territorit dhe organet e urbanistikës nuk miratojnë asnjë projekt për rrugët e mjediset publike, në

Faqe 130