FAKULTETI I EDUKIMIT-G DREJTIMI PARASHKOLLOR Ilda Zeka.pdf · 8 KAPITULLI – II – Aspektet...
Transcript of FAKULTETI I EDUKIMIT-G DREJTIMI PARASHKOLLOR Ilda Zeka.pdf · 8 KAPITULLI – II – Aspektet...
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT-GJAKOVË
DREJTIMI: PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
STRATEGJITË E PUNËS DHE VLERËSIMI NË
MËSIMDHËNIEN E FËMIJËVE TË MOSHËS
PARASHKOLLORE
Mentori: Kandidatja:
Mr.Sc. Venera VALA - KËNDUSI Ilda ZEKA
GJAKOVË, 2018
2
FALËNDERIM
Kur e nisa këtë punim diplome, nuk besoja se do të kaloja në një sërë sfidash dhe
pasigurish, ndaj falënderimi im më i madh është për Mr.Sc. Venera Vala-Këndusi, e cila më ka
inkurajuar në çdo hap, duke më ofruar besim dhe mbështetje. Ajo ka qenë për mua jo vetëm
ekspert, por edhe një drejtues i jashtëzakonshëm.
Mbështetja e saj në realizimin e këtij punimi, ka qenë e domosdoshme për mua në të
gjithë hapat dhe veçanërisht kur unë jam dekurajuar dhe e kam humbur besimin në qartësimin e
mendimit tim në drejtim të kërkimit.
I përcjell mirënjohjen time anëtarëve të komisionit, për ndihmën e ofruar në përpunim të
këtij punim diplome dhe njëkohësisht në shtrirjen e punimit tim kërkimor në lidhje me fushën e
interesit. Jam mirënjohëse ndaj të gjithë kolegëve/miqve të mi në Departamentin e Programit
Parashkollorë për udhëzimet e tyre të vlefshme, të cilat më kanë motivuar dhe më kanë ndihmuar
të bëj më të mirën.
Së fundi, unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë mbështetjen që kam marrë nga familja
ime, prindërit e mi. Dashuria e tyre ka qenë për mua burim force dhe frymëzimi.
Faleminderit!
3
ABSTRAKT
Instalimi i sistemeve të reja të një shoqërie kapitaliste, si dhe tranzicioni i tejzgjatur i
kalimit nga një sistem në një tjetër, bëri të nevojshëm reformimin e herëpashershëm të sistemit
arsimor, i cili edhe sot synon përmirësimin e cilësisë së arsimit. Rol të padiskutueshëm në
përmirësimin e kësaj cilësie luan pa dyshim edukatorja. Roli i saj përfshin një seri veprimtarish
dhe procedurash që përcaktojnë shkallën se si ato zgjedhin problemet profesionale me
kompetencën e duhur, dhe sidomos aftësitë e tyre mësimdhënëse. Strategjia e punës dhe
vlerësimi janë vetëm një komponent i sistemit gjithëpërfshirës të rritjes dhe zhvillimit të një
edukatori/mësuesi, dhe si proces përfshin shumë grupe interesi, rolet dhe përgjegjësitë e të cilëve
synojnë të mbështetin dhe përmirësojnë të nxënit e nxënësve. Në vendin tonë, profesioni i
edukatores/mësuesit është një profesion i rregulluar dhe si i tillë krijon mundësi për vlerësimet e
performancës për kandidatët për mësues. Përveç kësaj, praktikat e punësimit mbështetin
efikasitetin e mësimdhënies, kur kriteret e përdorura për punësimin janë në përputhje me kriteret
e përdorura për vlerësimin e mësuesit.
Meriton një vëmendje dhe rëndësi të veçantë që fëmijët parashkollor të jenë në gjendje të
kuptojnë mjedisin të cilin i rrethon, të komunikojnë dhe ndjejnë përgjegjësi rreth lojërave dhe
formimit të koncepteve si gjuhësore, ashtu edhe komunikuese, të jenë ndërtues të një shoqërie të
përgjegjshme dhe bashkëkohore.
Fëmija orë e çast ndodhet në shkollë dhe në familje me praninë e të tjerëve. Jo të gjithë
partnerët e tij, jo të gjithë ata që merren me të, kanë të njëjtat kode etike. Zgjedhja dhe përdorimi
i drejtë i faktorëve mësimorë mundëson organizimin më efikas dhe më të suksesshëm të punës
edukativo-arsimore në shkollat tona, kontribuon që marrëdhëniet të jenë më humane në raportet
nxënës, arsimtar, prindër dhe komunitetit shkollor.
Fjalë kyçe: edukatore, vlerësim, performancë, mësimdhënie, cilësi, drejtues shkolle,
mjedis, komunikim, lojë, observim, metoda ndërvepruese, fëmijë, institucion parashkollor
4
PËRMBAJTJA
KAPITULLI I – Hyrja............................................................................................................... 6
1. HYRJA .................................................................................................................................... 6
KAPITULLI – II – Aspektet teorike dhe shqyrtimi i literaturës ................................................. 8
2.STRATEGJITË E PUNËS ME FËMIJËT E MOSHËS PARASHKOLLORE........................... 8
2.1 Mësimdhënia dhe mjeshtëritë e saj ....................................................................................... 8
2.2 Metodat mësimiore .............................................................................................................. 11
2.3 Mësimdhënia si proces në ndryshim të vazhdueshëm ........................................................ 15
2.4 Vlerësimi i njohurive të fëmijëve në moshën parashkollore (5-6 vjeç) .............................. 16
2.5 Qëllimet e vlerësimit .................................................................................................. 18
2.6 Të siguroj informacion rreth përparimit të nxënësve ................................................ 18
2.7 T’u sigurojë nxënësve informacion mësimor ............................................................. 19
2.8 Ti motivojë nxënësit .................................................................................................. 19
2.9 Të shënoj përparimin e nxënësve ............................................................................... 19
2.10 Të sigurojë realizimin e objektivave aktuale .............................................................. 19
2.11 Të vlerësojë gadishmërinë e nxënësve për nxënie në të ardhmen .............................. 19
2.12 Llojet e vlerësimit........................................................................................................... 20
KAPITULLI III – Metodologjia e hulumtimit ....................................................................... 22
3.1 Qëllimi i studimit ........................................................................................................... 22
3.2 Hipotezat ........................................................................................................................ 22
3.3 Metodat e hulumtimit ..................................................................................................... 22
3.4 Popullata dhe mostra e hulumtimit ................................................................................ 23
3.5 Etika e hulumtimit ............................................................................................................... 23
KAPITULLI IV – Rezultatet e Hulumtimit .............................................................................. 24
5
KAPITULLI V – Përfundimi dhe rekomandime ..................................................................... 29
5.1. PËRFUNDIMI ............................................................................................................... 29
5.2. REKOMANDIME ......................................................................................................... 29
LITERATURA ............................................................................................................................. 30
SHTOJCA ..................................................................................................................................... 31
6
KAPITULLI I – Hyrja
1. HYRJA
Mosha parashkollore është me modifikime të
gjithanshme në planin biologjik, psikologjik dhe
shoqëror. Është moshë e “dehjes” pa pasur nevojë të
pijë, është mosha që i beson me shumë familjes dhe
më pak vetes së tyre, vullnetit të tyre. Është moshë
ankthi e paniku sesi do të vlerësohen nga të rriturit
dhe çfarë niveli shoqëror do të arrijnë në jetën e tyre. Shkollat ekzistojnë për të përkrahur
nxënësit/fëmijët në zhvillimin e potencialeve të tyre, në zhvillimin e kompetencave të të nxënit,
në përgatitjen për jetë dhe në socializimin e tyre për bashkëpunim dhe ndërveprim me të tjerët.
Arsimi është mjeti kryesor i shoqërisë për t’i përgatitur ata për moshën madhore. Derisa ata
mësojnë gjatë viteve të tyre të shkollimit nga edukimi parashkollor deri të përfundimi i shkollës
së mesme, kjo paraqet ndryshim të madh për jetën e tyre.
Pasi që fëmijët e moshës 5-6 vjeç bazën e parë të nxënit e marrin në edukimin parashkollorë
atëherë në këtë moshë është shumë e rëndësishme të kemi kujdes se si veprojmë me këta fëmijë,
si t’ju qasemi në mënyrë pozitive, të bëjmë përzgjedhjen e aktiviteteve që të kemi një vlerësim
sa më e objektiv. Rëndësi të madhe ka që ne të kuptojmë njohuritë dhe shkathtësitë e fëmijëve në
fusha të ndryshme të përcaktuara nga MASHT, hap pas hapi deri në përfundim të vitit, e kjo më
së miri bëhet me anë të zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme që përdorim gjatë edukimit ku në të
njëjtën kohë bëhet edhe vlerësimi i këtyre njohurive. Rol të veçantë kanë edhe funksionet dhe
qëllimet e vlerësimit, si për nxënësit (fëmijët) po ashtu edhe për edukatorët. Edukatorët kuptojnë
vlefshmërinë e planeve dhe aktiviteteve të tyre se a janë në interes të fëmijëve, duke bërë
vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të fëmijëve.
Hulumtimi është bërë në komunën tonë, ku si mjet kryesor kam përdorur pyetësor të cilët i kam
përpiluar kryesisht për edukatore që punojnë në këtë komunë dhe prindërit e fëmijëve të moshës
5-6 vjeçare të cilët i kam përzgjedhur si kampionim. Po ashtu për të bërë këtë hulumtim jam
bazuar në literatura të ndryshme të cilat kam arritur t’i siguroj dhe të cilat jam munduar t’i
analizoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas grumbullimit të dhënave kam bërë
7
interpretimin e rezultateve të cilat kanë treguar se hipoteza jonë është vërtetuar, dhe shpresoj që
ky hulumtim i imi të jetë sadopak i dobishëm për edukatorët në parashkollore.
8
KAPITULLI – II – Aspektet teorike dhe shqyrtimi i literaturës
2.STRATEGJITË E PUNËS ME FËMIJËT E MOSHËS PARASHKOLLORE
Strategjia e punës me fëmijët e moshës parashkollore ka një rëndësi të veçantë në
mësimdhënie. Një edukatore e mirë duhet të dijë të përdorë strategji të llojllojshme në
mënyrë që mësimi të bëhet sa më atraktiv dhe tërheqës për fëmijët.
Gjatë përpilimit të planit edukatoret duhen të kenë parasysh se çfarë strategjish duhet të
përdorin gjatë zhvillimit të aktiviteteve me fëmijët. Metodat mësimore janë rrugë me të cilat
edukatorja i mëson fëmijët dhe me të cilat fëmijët vetë në mënyrë të pavarur marrin dituri,
shkathtësi e shprehi. Ata janë mënyrë, mjet dhe formë e veprimit në punën mësimore përmes
së cilës bëhet përvetësimi i diturive, shprehive dhe shkathtësive dhe përpunohet materiali
edukativo-arsimor. Metodat e mësimdhënies janë çdo aktivitet që përdoret për qëllime
mësimore, për të përmbushur kërkesat e caktuara arsimore.
Disa nga metodat më të shpeshta që përdoren në parashkollore janë:
Metoda e bashkëbisedimit- kjo metodë përdoret çdo herë në takimin e përbashkët me fëmijët
dhe kur është e nevojshme në zhvillimin e aktiviteteve.
Metoda ilustrative- kjo metodë përdoret shumë shpesh te fëmijët e kësaj moshe meqenëse ata
nuk dinë të shkruajnë dhe as të lexojnë kështu që me anën e kësaj metode ata i kuptojnë më
lehtë përrallat, numrat, shkronjat etj.
Metoda e demonstrimit- kjo metodë përdoret në ato raste kur fëmijët mësojnë konkretisht për
ndonjë gjë, si për të kuptuarit e formës,madhësisë, lartësisë, ngjyrës etj.
Metoda verbale- është metodë që realizohet përmes prezantimit, diskutimit, bisedave etj.
Metoda përmes lojës- lojra të ndryshme me role, kubëza, litar, në natyrë etj.
2.1 Mësimdhënia dhe mjeshtëritë e saj
Kur folëm për bazat metodologjike theksuam se në themele qëndron Dialektika si një doktrinë
zhvillimi dhe lidhja universale e fenomeneve, tezave filozofike e psikologjiko- pedagogjike për
veprimtarinë dhe thelbin krijues të edukatores, principin shoqëror, historik të kushtëzimit të
9
veprimtarisë pedagogjike. Dihet se metodologjia si koncept filozofik është teoria për metodën e
përgjithshme të njohjes shkencore dhe të shndërrimit të botës reale.
-Cila është metodologjia dhe metoda më e mirë? Përvoja ka treguar se nuk ka metodologji të
mira, por përdorim të mirë, ose të keq të metodologjive. Dhe kjo jo vetëm për shkak të devizës
dysho për të gjitha, që në shkencë shënon parimësi, por dhe për shkak të eklektizmit të
shkencave sociale, pedagogjike e psikologjike, ( Biehler , 2004: 418) .
Mësimdhënia është një veprimtari ndër personale, ndërvepruese që në mënyrë tipike përfshin
komunikimin gojor, që ndërmerret me synim për të ndihmuar një ose më shumë nxënës të
mësojnë apo ndryshojnë mënyrat sipas të cilave ata mund apo do të sillen.
Në procesin e mësimdhënies, mësuesit/edukatores i duhet të kryejë disa role. Ja disa prej tyre:
- “Mësuesi motivues. Asgjë nuk vjen si rezultat automatik ose magjik në të nxënit e
nxënësve. Nxënësit duhet të veprojnë. Një nga rolet më të rëndësishme është ai i
motivuesit. Pyetja qendrore e mësimdhënies është: “Si mund t’i mbaj nxënësit të
përfshirë në mënyrë aktive gjatë mësimit?”
- Mësuesi - menaxhues. Menaxhimi përfshin vëzhgimin e veprimtarive në klasë
organizimin e mësimeve, përgatitjen e detyrave me shkrim dhe testeve, vlerësimin e
detyrave, ndihmën që u jepet nxënësve që e kërkojnë, konsultat me mësues të tjerë,
takimet me prindërit etj, ( Grup autorësh, 2009: 35).
Mësimdhënia (teaching) është, para se gjithash ndihmë nxënësve se si ata të mësojnë, se sa
mbushje e kokave të nxënësve me fakte dhe informacione të llojllojshme. Mësuesi/edukatorja
është individ i cili përpiqet t’iu mundësojë që nxënësit të bëjnë vet këtë. Mësuesi dhe nxënësi
marrin pjesë në procesin e përbashkët të të nxënit, dhe mësuesit më të mirë janë ata të cilët iu
mundësojnë studentëve (nxënësve) dhe ju japin alternativa që vet të arrijnë tek përfundimet dhe
zbulimet, dhe jo që përpara dhe të gatshme iu paraqesin rezultatet dhe kërkojnë miratimin e tyre.
Mësuesit e mirë e ushtrojnë vetë disiplinën dhe kanë ndjenjë të saktë se si “të vërtetat e mëdha t’i
shpjegojnë në mënyrë të thjeshtë dhe jo të vërtetat e thjeshta në mënyrë të komplikuar”.
10
Mësuesit e mirë e njohin lëndën e vet dhe ndjejnë kënaqësi në të. Në përgjithësi janë të
vetëdijshëm, se sa është lënda e tyre interesante dhe si nxënësve munden t’iu ofrojnë kënaqësi të
madhe, nëse ai është mjaft i prirë që ta bëjë të këndshëm. Mësuesit e mirë presin mjaft nga
nxënësit e tyre dhe këtë iu bëjnë të ditur, por në mënyrë të kujdesshme dhe të butë. Ai i nxitë dhe
i vlerëson ata nxënës të cilët tregojnë interesim për lëndën e tij, me çka tek ata nxënës rritë
dëshirën dhe dashurinë për lëndën, dhe në të njëjtën kohë edhe ndaj mësuesit. Mësimdhënie nuk
do të thotë të kesh të gjitha përgjigjet. Mësuesi i mirë kërkon që nxënësit të lëshojnë klasën me
pyetje të shumta. Një mik i imi kështu e definon: “të mësosh është folje e cila thekson veprim të
vazhdueshëm”. Gabimi më i madh i mësuesit shtrihet në atë, që shumica presin që dikush do të
mësojë, dhe se ata nuk do të mund të mësojnë. Gabimi më i madh i tyre është se ata dëshirojnë t’i
mësojnë nxënësit të gjithë atë që ata dëshirojnë të dinë, ( Biehler, 2004:56)
11
Dimensioni parësor i mësimdhënies është zgjerimi dhe ngritja e lidhjeve në mes të mësuesit dhe
nxënësit, si dhe lidhja e dijeve të caktuara nga
lëndë të ndryshme. Në botën reale nuk
ndeshim probleme të cilët janë të thjeshtë dhe
për zgjidhjen e të cilave nuk është e nevojshme
gërshetimi i dijeve dhe përvojave të ndryshme.
Mësuesit e shkëlqyeshëm iu ndihmojnë
nxënësve se si të integrojnë dije të caktuara
dhe të dinë t’i përdorin në mënyrë kualitative në botën në të cilën na rrethon. “Në fund, mësuesit
e shkëlqyeshëm duhet të pranojnë mundësitë e nxënësve të tyre dhe të përpiqen që ato mundësi
t’i zhvillojnë dhe jo të shtypin shpirtin e tyre dhe kështu të shndërrohen në varrë mihës të
inteligjencës së tyre dhe mundësisë që të japin më tepër, (Musai. 1999:153)
“Mësimdhënia me në qendër nxënësin inicion një lëvizje progresive për përmirësimin e cilësisë
së mësimdhënies. Nisma synon që të shtrihet dhe të kthehet në një lëvizje të gjerë arsimore, në të
cilën të përfshihen specialistët e të gjitha niveleve të arsimit shqiptar, (QTKA, 2005:31).
2.2 Metodat mësimiore
Çdo lëmi shkencore caktohet prej subjektit dhe prej metodës së vet. Metoda është një ndër
elementet tejet me rëndësi të çdo shkencë. Me konceptin e metodës në shkencë kuptohet rruga
ose mënyra e studimit të asaj shkence për njohjen e ligjshmërive të cilat vlejnë dhe të cilat ajo i
studion. Metoda shkencërisht, është më se e nevojshme për procesin e hulumtimit. Në kuptimin
leksikor fjala metodë rrjedh prej gjuhës greke methodos që në përkthim do të thotë mënyrë,
rrugë, veprim, qëndrim që përdoret për arritjen e një qëllimi të caktuar, për të ardhur gjerë te të
njohurit, për ta zbuluar ose ekspozuar të vërtetën, (Cohen, Manion, & Morrison, (n.d.). Research
Methods in Education: 106).
Mësimi bashkëkohor, me qëllim të zgjidhjes së shumë problemeve nga hamendjet ekzistuese,
shfrytëzon strategji të ndryshme dhe çdoherë kërkon lloje të ndryshme të mësimit. Në
pajtueshmëri më zhvillimin e hovshëm dhe të shpejtë tekniko-teknologjike dhe zhvillimin
shkencor të shoqërisë, gjithnjë më intensiv po gjurmon për strategji te reja, modele dhe forma te
reja etj., të cilat do tu kundërshtohen modelit arsimor tradicional dhe do të kontribuoj për
mësimin më bashkëkohor. Mësimi bashkëkohor për të cilën shpesh thuhet se është kreativ, është
12
mësim i cili si përcaktim të tij të rëndësishme i ka marrë afirmimet e kreativitete të nxënësit dhe
të arsimtarit në procesin edukativo-arsimor. Mësimi bashkëkohor nuk toleron shabllonizime, por
kërkon zhvillim ndaj risive, interesave ndaj metodave të reja, formave dhe mjeteve që
inkurajojnë kah zhvillimi i shkathtësive krijuese të nxënësit dhe kah roli më kreativ në
komunikimin me nxënësit. Në mësimin bashkëkohor ka elemente të caktuara të mësimit aktiv.
Shkolla bashkëkohore përpiqet të mbajë baraspeshë mes metodologjisë analitike dhe sintetike,
mes detyrave materiale dhe funksionale në mësim, mes ndryshimeve dhe integrimeve, mes
individualizimit dhe socializimit, mes konkretizimit dhe apstraksionit etj, (Zuna-Deva, 2003:98).
Në metodologjinë bashkëkohore mësimdhënia konsiderohet: “veprimtari ndër personale, është
akt i të dhënit mësim i drejtuar nga mësuesi, i cili planifikon dhe organizon zhvillimin e procesit
mësimor dhe të të nxënit, që zhvillohet në proceset e: para veprimit, bashkëveprimit me nxënës
dhe bashkëpunëtorë të tjerë në mësim dhe pas veprimit që ka për qëllim analizën dhe vlerësimin
e punës mësimore të zhvilluar, ((Zuna-Deva, 2003:102)
Mësimdhënia është ajo që lehtëson procesin e të nxënit të nxënësve përmes realizimit të
strategjive të llojllojshme e të përshtatshme mësimore me forma, metoda, të cilat bëjnë që të
ndërrohet roli i nxënësit dhe të mësimdhënësit ku nxënësi bëhet aktor kryesor (subjekt aktiv) e jo
spektator i thjeshtë.
Realizimi i strategjive efikase (formave,
metodave, teknikave) mundëson alternativa të
shumta në procesin e të nxënit dhe kjo bën që te
nxënësit të zhvillojë, aftësitë organizative e
menaxhuese, aftësi komunikuese, nxit diversitetin
në të nxënit e nxënësve dhe kreativitetin e tyre.
Kujtoj se përdorimi – realizimi i strategjive efikase i jep kuptim rolit (menaxher) të
mësimdhënësit në procesin e të nxënit, krijon baza të shëndosha për realizimin e të nxënit gjatë
gjithë jetës, (Deva, 2003)
“Puna e udhëhequr nga edukatori në mënyrë profesionale, si organizator, shpjegues,
argumentues, kontrollues e vlerësues njihet si mësimdhënie. Mësimdhënia si një punë humane
me vlera të shumta pedagogjike me të vërtetë është art. Në kuptimin se mësimdhënësi në një farë
13
mënyre ose në tjetrën duhet të jetë “artist”. Duhet të ketë të folur të qartë të rrjedhshëm dhe të
kuptueshëm. Duhet apo do të duhej të mos ketë lëvizje të shpeshta, sjelljen dhe veshjen ta ketë
në nivelin e duhur. Të gjitha këto komponentë e bëjnë mësimdhënësin të jetë sa më komplet,
(Temple, 2009: 41,403–410).
Mësimdhënia gjithashtu është edhe shkencë për faktin se edukon, arsimon brezin e ri, ofron
njohuri, dituri të përgjithshme. Mësimdhënësi kërkohet të ketë sa më shumë njohuri të
përgjithshme. Kjo nuk mjafton, ai duhet të jetë i hapur, konstruktiv dhe bashkëpunëtor me
fëmijët prindërit e fëmijëve dhe me kolegët e tij, pa bashkëpunimin e tillë nuk mund të
paramendohet zhvillimi i mbarë i fëmijës. Karakteristikat psikologjike të mësimdhënësit të
suksesshëm: personaliteti, qëndrimi, përvoja dhe rezultati, (Kumnova, 2011).
Vetë bota në të cilën jetojmë sot, na krijon mundësi të pakufizuara për ndryshim, siç nuk kanë
kufi ndryshimet që ndodhin në të. Që të jemi të suksesshëm, duhet të mësohemi të jetojmë në
këtë botë dhe, ashtu siç ndryshon gjithçka në botë, ashtu duhet të ndryshojmë dhe ne në
mendimet, në sjelljet, në çdo punë që kryejmë. Mësimdhënia është një proces në ndryshim të
vazhdueshëm që reflektohet në përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor. Mësimdhënia është
art e shkencë dhe, njëkohësisht, luftë guerile. “Mësimdhënia si “art” mbështetet fuqimisht në
intuitën, e cila është bazë për veprim, (Grup autorësh, 1995:4).
Duke qenë “art”, akti i të dhënit mësim është gjithmonë bashkëveprim dinamik i individëve
(mësues me mësues, mësues me nxënës, nxënës me nxënës), ku të gjithë vazhdimisht marrin
vendime në varësi të situatave dhe të objektivave që duhet të përmbushen. Klasa, si bashkësi
heterogjene, përbëhet nga individë me formim kulturor dhe me përvoja të ndryshme. Nisur nga
ky realitet, mësuesi duhet të krijojë bindjen se nxënësit, si individë, kanë aftësi dhe ritme të
ndryshme të nxëni. Për pasojë, mësuesi duhet të parashikojë, të përcaktojë dhe të shtresëzojë
objektiva dhe veprimtari, të tilla që i vënë në lëvizje të gjithë nxënësit, të cilët, në varësi nga
aftësitë individuale, të mund të fillojnë në pika të ndryshme. Zhvillimi i teknologjisë së
informacionit i ka bërë nxënësit të jenë të përfshirë vazhdimisht në aktivitet. Sipas matjeve të
bëra për përqendrimin e vëmendjes së nxënësit në orën e mësimit, rezulton se gjatë 45 minutave,
përqendrimi maksimal arrin 20 minuta.
14
Didaktika bashkëkohore përpiqet të gjejë zgjidhje dalëse në teorinë kognitive për mësimin nga të
cilat nxënësi pranon dituri të gatshme të cilat duhet t’i memorizoj dhe t’i përsëris, por dituritë të
ndërtojë në bazë të mësimit aktiv të kuptueshëm. Qëllimet e procesit arsimor shikohen si forma
të komunikimit pedagogjik mes edukatorit dhe nxënësit. Nga shkaqe të tilla dhe aktualizohet
pyetja deri në çmasë dhe me cilat dhe çfarë kritere mundet të hyhet në proceset e mësimit si
veprimtari bazë e shkollës, apo a mundet që të caktohen treguesit objektiv nga ndihma e të cilave
do të vlerësojë efektet nga aktivitetet mësimore: dhe sa nxënësit i kuptojnë qëllimet e proceseve
mësimore, dhe sa gjenden kuptime në aktivitetet të cilat i dizajnon edhe edukatori, në ç’nivel të
vetëkritikës tregohen në rrjedhë të realizimit të aktiviteteve, a kanë aftësi dhe a dinë që të
vlerësojnë suksesshmërinë e punës së tyre, përpiqen që të lënë shenja personale, kreativitet dhe
krijimtari personale në punimet e tyre, sa ato janë të njohura dhe janë pasqyrë e individualitetit të
tyre, sa nxënësit zotohen aktivitetet e tyre t’i vlerësojnë mbi krahasimet dhe përcjelljet a
aktiviteteve të të tjerëve dhe të ngjashme. Pyetjet e përmendura paraqesin vetëm një aspekt të
procesit të zgjeruar dhe të komplikuar të mësimit si karakteristikë bartëse e veprimtarisë së
arsimtarit. Roli i tij duhet kuptohet mbi treguesit në vijim të cilët janë pjesë e veprimtarisë
profesionale në shkollë: si edukatori e kupton dhe mendon misionin dhe bartësit didaktiko-
metodike dhe format përmbajtjesore dhe dizajnin e programet mësimore, sa ka aftësi dhe me
sukses din që t’i definoj qëllimet operative të mësimit në rrjedhë të një /dite pune, vallë qëllimet
të cilat vendosen janë konkrete, të kuptueshme dhe sqarues për secilin nxënës, vallë lloji, masa
dhe mënyra e realizimit të aktiviteteve përkon me nevojat, interesat dhe mundësitë e secilit
nxënës, me çfarë përmbajtjesh teknologjike arsimtari kushtëzon realizimin e qëllimeve të
parashtruara dhe sa i respekton kornizat psikologjike të mësimit dizajnin e materialeve për
mësim përshtatur për nevojat e nxënësve vendosja e mekanizmave për diferencime dhe
përcjelljeve të vazhdueshme për përparimin e çdo nxënësi, vallë dhe sa arsimtari ofron informata
të dendura kthyese e cila stimulon dhe inkurajon për mësim, vallë i aftëson nxënësit për
vetëvlerësim dhe vlerësim të ndërsjellë. Përmes metodave mësimore didaktizohet procesi i
njohjes në mësim. Madje, metodat mësimore edhe vetë janë produkt i didaktizimit të
metodologjisë së njohjes së realitetit objektiv. Me këtë didaktizim duhet nënkuptuar shkurtimin,
thjeshtësimin, përshtatjen dhe intensifikimin e procesit të njohjes në mësim në varësi nga logjika
e lëndës mësimore, nga psikologjia e nxënësve dhe nga qëllimi i edukatës. Metodat mësimore
ndihmojnë vënien e takimit të nxënësve me përmbajtjet mësimore dhe përmes përdorimit të
15
teknikës mësimore, i nxisin nxënësit që t’i transformojnë ato, njëherit që ta transformojnë edhe
veten, duke fituar njohuri, zhvilluar shkathtësi dhe formuar shprehi jetësore dhe punuese në
përgjithësi dhe rreth kulturës gjuhësore në veçanti, (Tamo& Karaj, 2007).
“Në mësimin bashkëkohor të gjuhës shqipe përdoren këto metoda të përgjithshme mësimore:
- Metoda e demonstrimit
- Metoda e bashkëbisedimit
- Metoda e parashtrimit
- Metoda me tekst të shtypur dhe
- Metoda e aktivitetit praktik, (Brada, 2005: 119).
2.3 Mësimdhënia si proces në ndryshim të vazhdueshëm
Përparimi teknologjik, krahas ritmeve të shpejta të zhvillimit, ka ndryshuar fokusin e të nxënit.
Modelet tradicionale të vjetruara po braktisen dita-ditës. Prof. dr. Musa Kraja, në librin e tij
“Pedagogjia”, duke analizuar të mësuarit tradicional, shkruan: “Ky lloj i të mësuari kishte në
thelb të tij një pasuri të trashëguar, të pranuar si të drejtë. Nxënësi duhet të përvetësonte të gjithë
këtë material, pa pyetur nëse ai ishte i interesuar për të, pa pyetur cilat ishin mundësitë e tij për
përvetësimin në faza të ndryshme të zhvillimit. Interesimi i vetëm ishte se sa dhe çfarë duhet të
dinte nxënësi. Në praktikë, nxënësi ishte partneri pasiv i procesit të mësimit dhe mësuesi, ai
aktiv, (Kraja, 2002: 222)
Aftësia komunikatave është një dimension jo pak i rëndësishëm për figurën e mësuesit, (kam
parasysh psikologjinë komunikatave, dimensionet sociale e personale, kanalet komunikative,
instrumentet e komunikimit, teknika e feed-back, komunikimi jo verbal etj), por qё nё tёrёsi
pёrbёjnë vetёm njё komponent, qё ёshtё natyrisht nё evoluim. Ndёrsa pёrsa i pёrket revolucionit
digjital, ky i fundit nuk e gjen vlerën e vet vetëm në shkëmbimin e informacionit. Kompetencat
digjitale pёr mёsuesin bёjnë pjesё nё grupin e kërkesave shumëdimensionale, komplekse e tё
ndërlidhura që presupozojnë kapacitete bazë. Zhvillimet e reja sociale, kulturore, ekonomiko-
politike tё shoqërisë sё sotme imponojnë bindjen qё shkollat nuk mund tё mbeten nё gjendjen qё
paraqesin sot, apo tё limitohen vetëm nё pranimin e riparimeve sipёrfaqёsore. Ështё i nevojshёm
njё ndryshim rrёnjёsor i mentalitetit, i kulturës didaktike, nё tё gjitha nivelet. Qё kёtej rrjedh
nevoja e formimit tё mёsuesve, duke filluar nga nivelet universitare, qё duke i ballafaquar me
16
logjikёn e life-long-learning (mësim gjatë gjithë jetës) tё ndёrtohet njё raporti ngushte ndёrmjet
formimit dhe sistemimit nё punё, midis formimit bazё dhe formimit gjatё punёs, njё formim qё
rrjedh nga sistemi universitar, por me njё kujdes tё veçante pёr tё realizuar bashkёveprimin me
shkollёn nё njё pjesëmarrje tё ngushtë, ku vlerёsohen nё mёnyrё efektive mbi tё gjitha
kompetencat. Pa dashur tё thellohem nё fushёn e kompetencave, qё do tё duhej shumё vend, po
theksoj shkurt konceptin i cili ekziston mbi profesionin e mёsuesit, qё shpesh shihet nё mënyrë
statike, si përfitim i një dije tё specializuar, qё i përket njё sektori, apo segmenti tё caktuar e qё
duhet zёvendesuar me idenё e njё profesionalizmi qё ёshtё rezultati i personalizuar i formimit,
fryt i njё sinteze krijuese tё dijeve, eksperiences e kapacitetit, gjithmonё i hapur pёr ndryshime e
përmirёsime e qё realizohet gjatë gjithë harkut të jetës, (Grup autorësh, 2009).
Profesioni i mësuesit pёrbёn njё identitet të artikuluar dhe kompleks, nё tё cilin gёrshetohen
variabile tё ndryshёm. Nuk duhet harruar se qendra e aktivitetit të mësuesit qëndron nё pёrmasёn
edukative tё detyrёs sё tij, qё i ka themelet nё tensionin ideal “për t’u kujdesur” pёr nxёnёsin,
nevojat e tij nё fushёn e formimit, por edhe ato mё tё thella qё lidhen me dinjitetin e njeriut.
Kujtojmё atё qё Maritain e quan: “personalizёm edukativ integral” e, qё mund tё konsiderohet si
horizonti ideal i referimit, ku pёrfshihet aktiviteti didaktik, funksioni edukativ, raporti midis
kolegёve, organizimi i sistemit tё arsimit dhe kultura në llojin e saj. Mënyra specifike nëpёrmjet
së cilёs mёsuesi realizon detyrën e tij kalon nëpërmjet interpretimit qё ai i bёn aktivitetit
didaktik: mёsuesi edukon nёpёrmjet procesit tё mёsimdhёnies, sepse ёshtё i aftё tё kuptojë
vlerën formuese tё disiplinave e dijeve të ndryshme, tё vej nё dukje vlerёn antropologjike dhe tё
stimulojё kontaktin midis botëkuptimit aktiv të nxënësve dhe universit kultural tё atyre qё kanё
përpunuar dije me vlerë pёr njeriun, (Cycja, 2003:25).
2.4Vlerësimi i njohurive të fëmijëve në moshën parashkollore (5-6 vjeç)
Mësuesi është njëlloj si marinari në det. Për të ditur se në cilën rrugë duhet të shkojë, ai duhet të
dijë më parë se ku ndodhet.
Kështu, sikurse marinari në det, që duhet të gjejë pozicionin e vendndodhjes, mësuesi
vazhdimisht duhet të vlerësoj pozicionin e tij. Ai duhet të dijë se në çfarë drejtimi do të
orientohet. Kërkohet përgjigje për të njëjtën pyetje bazë: Ku jemi tani? Ku po shkojmë? Si e
17
dimë se kur do të arrijmë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve “furnizojnë” mësuesin me informacionin
bazë për punën me nxënësit dhe vlerësimin e tyre, (Musai, 1999:313). Vlerësimi është pjesa më e
rëndësishme e reformës në sistemin arsimor të institucioneve. Përmes vlerësimit ne vijmë në
përfundim se sa kanë arritur t’i kuptojnë gjërat nxënësit e kësaj moshe, në çfarë niveli janë
njohurit e tyre, dhe në çfarë niveli të njohurive dëshirojmë të arrijnë deri në përfundim të vitit.
Ky proces realizohet duke ditur që edukatorja është vlerësuese për njohuritë e këtyre fëmijëve,
ku përmes këtij vlerësimi ajo kupton punën e saj me fëmijët. Edukatorja për të bërë vlerësimin e
fëmijëve përdorë edhe kritere të shkruara dhe aplikon modele të ndryshme të llojeve të
vlerësimit, në mënyrë që të kuptojë më konkretisht të arriturat e fëmijëve.
Shpeshherë në praktikën shkollore apo në literaturën profesionale, ndeshim terma të ndryshëm e
më së shpeshti terma “matje” dhe “vlerësim” dhe ndodhë që shpeshherë të përdoren në vend të
njëri-tjetrit. Por duhet theksuar se edhe pse kanë elemente të përbashkëta ato nuk janë sinonime.
Matja është proces i krahasimit të një sasie të njohur me një sasi të panjohur për të fituar
asociacionin me sasinë e pa njohur. Ajo nuk është e mundshme pa një standard të përcaktuar
qartë në bazë të cilit mund të bëhet krahasimi. Matja në arsim është proces i grumbullimit të
rregullt të informacionit mësimor edukativ. Në lëmi të tjera mund të jetë proces shumë i thjeshtë
p.sh matja e temperaturës, matja e dimensioneve të një objekti, të një hapësire etj., por në arsim
është një proces shumë më i ndërlikuar. Vlerësimi është procesi gjatë të cilit përcaktohen vlerat
mbi bazën e informacionit të grumbulluar nga procesi i matjes. Ai është proces i verifikimit ose i
gjykimit të vlerës ose sasisë përkatëse. Vlerësimi përmban përshkrimin sasior dhe cilësor si dhe
gjykimin për vlerat, (Morina, n.d:60). Vlerësimi i njohurive të fëmijëve bëhet për të përcaktuar
nivelin e aftësive, njohurive dhe shprehive që do të fiton fëmija në parashkollore. Për të bërë
krahasimin e njohurive të tyre se çfarë dinin të bënin fëmijët në fillim të vitit shkollor dhe sa janë
aftësuar fazë pas faze deri në fund të vitit shkollorë. Me këtë vlerësim ne mund vërejmë pikat e
dobëta dhe të forta të fëmijëve. Vlerësimi është edhe një ndihmë e madhe e rishikimit të plan
programit tonë sepse pas çdo plani ditor, mujor dhe vjetor ne mund të vërejmë a janë përmbushur
objektivat tona të mësimdhënies tek fëmijët. Format e vlerësimit janë të shumta por disa më të
rëndësishme në këtë moshë janë: me anë të vëzhgimit, ku me anë të tij ne mund të dallojmë
njohuritë e fëmijëve gjatë aktiviteteve të ndryshme. Nga të dhënat që i marrim nga prindërit për
fëmijët dhe duke përcjellë në vazhdimësi dosjen e fëmijës. Vlerësimi mund të bëhet edhe me
anë të testeve të cilat janë të përpiluara nga edukatorja në përputhshmëri me moshën 5-6 vjeç të
18
fëmijëve. Prandaj është e rëndësishme se çfarë aktiviteti dhe metode e përdorim në vlerësimin e
fëmijëve.
Zhvillimi i veprimtarisë njohëse-edukative, komunikimi me drejtuesen e kopshtit, me kolegët,
me prindërit etj, sjell nevojën e mbajtjes dhe përdorimit të shumë dokumenteve nga ana e
mësueses. Ato mbahen të sistemuara në dosje të veçanta, sipër të cilave vihen etiketa, ku
shkruhet se çfarë materialesh gjenden në to, me qëllim që t’i gjejmë me lehtësi kur të na duhen,
(Cekani, 2010:299)
2.5 Qëllimet e vlerësimit
Vlerësimi ka të bëjë me çdo lloj veprimtarie dhe instrumenti që përdoret për të gjykuar për punën
dhe arritjen e nxënësve. Rezultatet e të nxënësit, që shkolla synon të arrijë kanë të bëjnë me
ndihmën që i jepet nxënësit për të zgjeruar njohurit e tij, kuptimin, metodat dhe qëndrimet.
Vlerësimi në këtë mënyrë ka të bëjë më teknikat që mund të përdoren për t’u kujdesur për
përparimin e nxënësve për rezultate të caktuara mësimore. Pyetja e parë dhe më e rëndësishme
që i lind çdo njërit për vlerësimin e nxënësit është: Pse?, Çfarë qëllimi kemi në mendje për
procesin e vlerësimit? Vlerësimi i shërben disa qëllimeve të ndryshme. Më të shpeshtat janë:
1. Të siguroj informacion rreth përparimit të nxënësve.
2. T’u sigurojë nxënësve informacion mësimor.
3. T’i motivoj nxënësit.
4. Të shënoj përparimin e nxënësve.
5. Të sigurojë realizimin e objektivave aktuale.
6. Të vlerësojë gatishmërinë e nxënësve për nxënie në të ardhmen, (Musai, 2003:244).
2.6 Të siguroj informacion rreth përparimit të nxënësve
Ky vlerësim ka si qëllim të siguroj informacion rreth përparimit të nxënësve. Informacioni i tillë
i ndihmon edukatores të kuptoj se sa kanë qenë planet e mësimdhënies efikase në mësim nxënie
për fëmijët. Pra këto informacione të dhëna se sa kanë mundur të ndikojnë në përparimin e
njohurive të fëmijëve dhe ku kanë pasur probleme të cilat kërkojnë për tu rishikuar në të
ardhmen rreth ndryshimit dhe përzgjedhjes së ndonjë aktiviteti.
19
2.7 T’u sigurojë nxënësve informacion mësimor
Qëllimi i këtij informacioni është që ti aftësoj fëmijët të kuptojnë dhe të krahasojnë të arriturat e
tyre gjatë veprimtarive në parashkollore. D.m.th të kuptojnë se a i kanë arritur rezultatet e duhura
të përcaktuara nga edukatorja gjatë kryerjes së detyrave të tyre në aktivitete të ndryshme.
2.8 Ti motivojë nxënësit
Qëllimi i këtij vlerësimi ka një ndikim mjaftë të rëndësishëm sepse ndikon në motivimin e
fëmijëve. Kur ne ata i vlerësojmë pas ndonjë detyre të caktuar duke përdorur fjalë magjike si të
lumtë, ja dole, shumë mirë, shkëlqyeshëm etj. për kryerjen me sukses te aktivitetit. Kjo i motivon
ata që të jenë më të përkushtuar në obligimet e tyre në të ardhmen.
2.9 Të shënoj përparimin e nxënësve
Ky qëllim i vlerësimit ka rëndësi shumë të madhe sepse ndikon në aftësimin e edukatoreve të
shënojnë përparimin e fëmijëve për një periudhë të gjatë kohore. Ky vlerësim mund të përdoret
edhe për të bashkëvepruar me prindërit e fëmijëve po ashtu edhe me organe të ndryshme
administrative ku mund të ndikojë në efikasitetin e punës së edukatores në të ardhmen.
2.10 Të sigurojë realizimin e objektivave aktuale
Qëllimi i këtij vlerësimi mund të përdoret edhe për të treguar se a janë arritur standardet e
realizimit të objektivave në kohë të ndryshme. Kjo do të thotë se ky vlerësim bëhet për të treguar
se a janë arritur rezultatet e pritura gjatë kryerjes së aktiviteteve të plan programit të përpiluar
nga edukatorja, që do të thotë nëse është bërë përmbushja e rezultateve atëherë vlerësimi mund të
paraqitet në pasqyrën përfundimtare të njohurive të fëmijëve.
2.11 Të vlerësojë gadishmërinë e nxënësve për nxënie në të ardhmen
Qëllimi i këtij vlerësimi ka të bëjë me atë se me çfarë metoda ju pëlqen fëmijëve për mësim
nxënie (përmes lojës, aktiviteteve në mënyrë grupore etj.). Ky vlerësim verifikon më së miri a i
20
kanë përvetësuar njohurit që i kanë zhvilluar deri më tani fëmijët përmes lojërave dhe
aktiviteteve të ndryshme dhe nëse jo bëjmë përsëritjen e tyre ku ka nevojë.
Është shumë e rëndësishme se çfarë qëllimi ka edukatorja në mendje për mënyrën e vlerësimit.
Po ashtu është shumë e nevojshme të bëhet harmonizimi i qëllimeve me vlerësimin. Po çdo herë
edukatoret duhet pasur për bazë dhe ndonjë efekt të pa dëshiruar.
2.12 Llojet e vlerësimit
Sot më të rëndësishmet gjatë praktikës së mësimdhënies kemi dy lloje të tipave të vlerësimit:
Vlerësimin formativ apo vlerësimin për nxënie (VpN) dhe Vlerësimi sumativ apo vlerësimi i të
nxënit (ViN).
• Vlerësimi për nxënie - formativ (mbikëqyrë përparimin gjatë procesit të nxënit,
siguronin format kthyese për ta lehtësuar të nxënit dhe për ta përmirësuar
mësimdhënien).Mësimdhënësit bashkë me nxënësit vlerësojnë punën e bërë dhe i diskutojnë
rezultatet me qëllim të përmirësimit të punës... Vlerësimi mund të bëhet në çdo fazë të orës së
mësimit – në fillim, gjatë dhe në fund të orës.
• Vlerësimi i të Nxënit - sumativ (përcakton arritjet në përfundim të një detyre të caktuar,
kapitullit, gjysme vjetorit apo vitit shkollor për t’i vendosur notat dhe certifikimin e nxënësit për
nxënie të mëtejshme. Ai përdoret edhe për ta gjykuar efektivitetin e mësimdhënies apo programit
mësimor).Nxënësit i kryejnë detyrat e matematikës në testin e arritshmërisë dhe rezultati që ata
tregojnë do të merret parasysh për regjistrimin e tyre në klasën e parë, (Usaid, 2005:80)
Kemi tipa të ndryshme të vlerësimit:
- Vlerësimi formues: ky vlerësim ka synim nxitjen e nxënësve për të nxënë. Ai zakonisht
arrihet duke ju dhënë fëmijëve vërejtje konstruktive, komente të dobishme. Ky vlerësim ka për
qëllim të nxjerr gabime dhe të meta në nxënie dhe mësimdhënie, në mënyrë që ti përmirësojë
ato.
21
- Vlerësimi përmbledhës: ky vlerësim identifikon përmbushjen e objektivave për një
periudhë kohore. P.sh Pas çdo tre mujori
- Vlerësimi bazuar në normë: ky vlerësim është i bazuar në notën mesatare. P.sh Nëse
niveli i njohurive ka qenë arritje e lartë, atëherë mesatarja e suksesit të fëmijëve duhet të jetë
arritje e lartë. Pra ky vlerësim është më tepër vlerësim mesatar.
- Vlerësimi i bazuar në kritere: me anë të këtij vlerësimi të bazuar bëhet vlerësimi i çdo
fëmije në mënyrë individuale. Pra kjo bëhet me anë të vëzhgimit individual apo me anë të një
detyre të dhënë në formë testi. Ky vlerësim ndihmon në identifikimin e vështirësive dhe ndihmon
në kapërcimin e tyre.
- Vlerësimi diagnostikues: ky vlerësim ngjanë me atë formal. Vlerësimi i tillë aplikohet më
shumë tek fëmijët me nevoja të veçanta. Gjatë vëzhgimit mund të vërejmë a ka fëmija ndonjë
vështirësi në të nxënë. Bënë përshkrimin e problemit, identifikon ku është e veçanta e të mos
nxënit dhe në fund vlerëson efektshmërinë e planit për atë fëmijë.
- Vlerësimi i jashtëm : ky vlerësim bëhet nga organet kompetente për të vlerësuar punën
tonë si edukatore.
- Vlerësimi i përditshëm : Bëhet duke vëzhguar fëmijët për çdo ditë ne klasë.
- Vlerësimi përfundimtar: është vlerësimi që u jepet fëmijëve në fund të vitit duke u bazuar
në rezultatet e tri periudhave sipas korrikulës.
- Vlerësimi në proces: ky vlerësim bazohet në vëzhgimin e drejtpërdrejtë të fëmijëve gjatë
kryerjes së ndonjë aktiviteti.
- Vlerësimi produktiv: Ky vlerësim bazohet në punën reale që e kryejnë fëmijët në klasë
gjatë kreativitetit të tyre. P.sh. ndërtimin e një kolazhi
22
KAPITULLI III – Metodologjia e hulumtimit
Lënda e studimit të punimit është “Strategjitë e punës dhe vlerësimi në mësimdhënien e
fëmijëve të moshës parashkollore” . Jam përpjekur të siguroj material të nevojshëm për
realizimin e këtij punimi. Janë përdorur metoda, teknika dhe instrumente (pyetësor) për
grumbullimin e sa më shumë të dhënave që të qojnë në rezultate më të sakta dhe të
besueshme.
3.1 Qëllimi i studimit
Të kuptuarit e rëndësisë së përdorimit të strategjive të ndryshme në mësimdhënie
tek moshat parashkollore,
Ndikimi i strategjive në mësimdhënie tek të gjitha fushat kurrikulare në një
mësimnxënie sa më efektive
Të kuptuarit e rëndësisë së vlerësimit tek moshat parashkollore
Vetëdijesimi i edukatoreve për përdorimin e strategjive të shumëllojshme gjatë
punës së tyre dhe vlerësimit sa më real tek fëmijët e moshës parashkollore
3.2 Hipotezat
H1 - Strategjitë e punës luajnë rol të rëndësishëm në mësimdhënie te moshat
parashkollore.
H2-Vlerësimi në mësimdhënie ndikon në rezultatet e të nxënit te mosha parashkollore.
3.3 Metodat e hulumtimit
Me qëllim të grumbullimit të sa më shumë të dhënave për vërtetimin e hipotezave të
parashtruara është përdorur metoda sasiore e hulumtimit
Në këtë punim si instrument i hulumtimit është përdorur pyetësori, i cili përmban 7 pyetje
23
3.4 Popullata dhe mostra e hulumtimit
Popullatë e studimit janë 56 edukatore të cilat punojnë në institucionet publike dhe private
tek institucionet parashkollore të Komunës së Gjakovës .
Si mostër e hulumtimit janë marrë 20 edukatore të rastësishme.
Mostra e hulumtimit është 20 edukatore të cilat janë përzgjedhur rastësisht nga 56 edukatoret të
cilat punojnë në institucionet parashkollore si :
Kopshti “Driola”- 4 edukatore
Shkolla Fillore “Yll Morina” 2 edukatore
Shkolla Fillore “ Dëshmorët e hereqit “ - Hereq 1 edukatore
Shkolla Fillore “ Zekeria Rexha” - 3 edukatore
Shkolla Fillore “ Zef Lush Marku “ - Berkoc – 1 edukatore
Shkolla Fillore “Selman Riza” – Piskotë – 2 edukatore
Kopshti “ Dielli” – 3 edukatore
Kopshti “ Amelia” – 2 edukatore
Shkolla Fillore “ Emin Duraku” – 2 edukatore
3.5 Etika e hulumtimit
Në ketë punë është marre leje nga çdo drejtore-re e kopshtit dhe shkollave për tu kryer
hulumtimi në atë institucion.
Se pari i njoftuam edukatoret për rëndësin e pyetësorëve dhe iu shpjeguam se si do të jetë
dhe që do të jenë anonimitet çdo përgjigje.
Me pas iu shpërndan pyetësorët . Shpërndarjen e pyetësorëve e ka bërë autorja e punimit.
Koha për plotësimin e tyre zgjati 10 min.
24
KAPITULLI IV – Rezultatet e Hulumtimit
1. Strategjitë bashkëkohore të punës ndikojnë në mësimdhënie të fëmijëve të moshës
parashkollore?
Sipas të dhënave nga edukatoret del se strategjitë bashkëkohore të punës janë të
domosdoshme për një mësimdhënie sa më cilësore. Duke u bazuar se 75% të
edukatoreve mendojnë se duhet të përdororen shumë strategjitë bashkëkohore, 25%
mesatarisht dhe asnjë nuk mendon se nuk duhen të përdoren këto strategji.
25
2. Strategjite e punës ndikojnë në ndërlidhjen e fushave kurrikulare?
Dimë se fushat korrikulare tek moshat parashkollore nuk mësohen në orë të veçanta
mirëpo mësohen gjatë zhvillimit të aktiviteteve duke u ndërlidhur me njëra tjetrën.
Kështuqë strategjitë e punës kanë rëndësi shumë dhe ndikojnë në ndërlidhjen e këtyre
fushave korrikulare. 75% e edukatoreve janë deklaruar se strategjitë e punës ndikojnë
shumë, 20% deklarojnë mesatarisht dhe 5% pak.
26
3. Çfarë lloj strategjie përdorni ju gjatë mësimdhënies me fëmijët?
Disa nga përgjigjjet ishin: metoda e bashkëbisedimit, metoda e ilustrimit, metoda e
demonstrimit, metoda verbale etj
4. Vlerësimi ndikon në motivimin e fëmijëve?
Duke marrë parasysh përqindjen e të dhënave shohim se vlerësimi ndikon në motivimin e
fëmijëve. Kjo shihet nga përqindjet ku 80% të edukatoreve kanë deklaruar se vlerësimi ndikon
shumë në motivimin e fëmijëve, 15 % kanë thënë se vlerësimi ndikon mesatarisht në motivimin e
fëmijëve dhe 5% janë deklaruar se ndikon pak. Kjo sepse jatë kryerjes së aktiviteteve dhe gjatë
vlerësimit edukatoret përdorin fjalë motivuese si, të lumtë, ti mundesh, ia ke dalë shumë mirë,
vazhdo kështu etj.
27
5. Trajnimet e mësimdhënësve për vlerësim ndikojnë në mësimdhënie cilësore?
Dihet se çdoherë ka ndryshime në mësimdhënie të avancuar andaj trajnimet janë të
nevojshme dhe ndihmesë për edukatoret për një mësimdhënie sa më cilësore. E them këtë
duke u bazuar se 90% e edukatoreve kanë dhënë përgjigjjen se trajnimet e
mësimdhënësve për vlrësim ndikojnë shumë në mësimdhënie cilësore, 10% janë
përgjigjur se ndikojnë mesatarisht dhe asnjë nga to nuk është deklaruar se ndikojnë pak.
28
6. A mendoni se vlerësimi formative ka ndikim nëvlerësimin sumativ?
Kjo vetëm është e ditur se vlerësimi përfundimtar çdoherë mirret nga vlerësimi formativ,
ku vëzhgimet dhe vlerësimet formative që bëhen gjatë tërë vitit nëpër tri periudha
ndikojnë në vlerësimin sumativ. Kështu janë deklaruar edhe të gjitha edukatoret të cilat
100% e tyre janë përgjigjur se vlerësimi formative ndikon shumë në vlerësimin sumativ.
7. Cilat lloje të vlerësimit përdorni ju si edukatore?
Disa nga përgjigjjet ishin: vlerësim të përditshëm me anë të vëzhgimit, vlerësim në
process, vlerësim të bazuar në normë, vlerësim formativ, vlerësim duke u bazuar në
dosjen e fëmijëve etj.
29
KAPITULLI V – Përfundimi dhe rekomandime
5.1. PËRFUNDIMI
Sipas të dhënave empirike ne vijmë në përfundim se vlerësimi ka një rol vendimtar në procesin
e nxënies te fëmijët e moshës para fillore (5-6 vjeçare).
Strategjitë e punës në mësimdhënie kanë rol kyç për arritshmërinë e fëmijëve të moshës 5-6
vjeçare. Përdorimi i strategjive të shumëllojshme varësisht nga fusha korrikulare, arrihen efekte
të shumta në arritshmëri të fëmijëve, duke zgjuar kureshtjen e tyre dhe duke bërë më atraktive
orën mësimore.
Vlerësimi në bazë të dhënave ka një rëndësi të madhe ku përmes tij mund të bëjmë vlerësimin e
punës së fëmijëve në para fillor. Me anë të këtij vlerësimi në të njëjtën kohë bëjmë edhe
rishikimin në planifikimin e punës tonë, në përpilimin e planeve dhe aktiviteteve se sa kanë qenë
efektive në mësim nxënie te fëmijët. Nëse ka nevojë për ndryshimin e tyre për të ardhmen duke
ju përshtatur interesave të fëmijëve. Qëllimet funksionet dhe instrumentet e vlerësimit vërtetuan
se kanë një rëndësi të veçantë ku përmes tyre mësojmë pikat e fora dhe të dobëta të fëmijëve. Me
anë të metodave dhe teknikave të ndryshme ndikojmë në përmirësimin e tyre. Ne vijmë në
përfundim se në këtë hulumtim u bë vërtetimi i hipotezave tona.
5.2. REKOMANDIME
Rekomandim për MASHT:
Që të ofrojnë sa më shumë trajnime për edukatoret në menyrë që të avansohen me
strategji të reja të punës.
Rekomandime për DKA:
Që të bëjë mbikqyrjen e punës së edukatoreve duke ndihmuar dhe korigjuar punën e tyre
dhe ofruar sa më shumë mjete të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve që me anë të
tyre të përdorin strategji të shumllojshme të cilat ndikojnë edhe në një vlerësim sa më të
lehtë dhe real.
Rekomandim për edukatore:
Eduaktoret të kenë një bashkpunim sa më të ngushtë që të kenë mundësi të shkëmbejnë
ide në mes vete
30
LITERATURA
Biehler, Robert F. (2004), Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie, Botim i ISP-së, Tiranë
Brada,R. (2005) Metodika e gjuhës shqipe për shkollën fillore, Pejë
Cekani E.H. (2010) Libri i mësueses së arsimit parashkollor, Tiranë , Polis.
Cekani E.H. (2012), Metodika sipas fushave, Tiranë, Polis.
Cohen, L., Manion, L., & Morrison, K., (2000), Research Methods in Education, London:
Routledge Falmer. http://dx.doi.org/10.4324/9780203224342
Grup autorësh, (2009) Mësimdhënia dhe mësimi në shek. XXI, Shkup
Grup autorësh, (1995), Strategjitë e të mësuarit, Eureka
Hoxha – Cekani, E. (2012), Metodika sipas fushave të zhvillimit, (për mësuesit e arsimit
parashkollor), Tiranë, Polis.
Kraja, M. (2002), Pedagogjia, Tiranë
Kumnova, M. (2011), Ligjëratë me studentët e Fakultetit të Edukimit, Gjakovë.
Marrë nga revista “Mësuesi” 30.01.2013, (Cycja, K. Universiteti “Aldo Moro”, Bari, Itali.)
Morina.Sh, PhC, Metodologji e përgjithshme e mësimdhënies
Musai.B.,(2003), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë
Musai B. (1999) Psikologji edukimi, Tiranë
QTKA, Mësimdhënia me në qendër nxënësin, Tiranë, 2005
Republika e Kosovës.,(2012)Korrikula bërthamë për klasën para fillorë dhe arsimin fillor
Tamo, A. & Karaj. Th.(2007). Praktikat e rritjes së fëmijëve në veri dhe në periferitë e largëta në
Shqipëri. Study report prepared by Human Development Center. Tirana, Albania.)
Temple, J.A. (2009). Mangësitë në Pjesëmarrjen në Arsimin e Fëmijërisë, 41,2:403–410
http://nccsëeb. urban.org/knoëledgebase/shoëFile.php?file=bmNjczEëMTI=
Usaid, Vlerësimi formative.
31
SHTOJCA
Pyetesori
1. Strategjite bashkëkohore të punës ndikojnë në mësimdhënien të fëmijëve të moshës
parashkollore?
Shumë Mesatarisht Pak
2. Strategjitë e punës ndikojnë në ndërlidhjen e fushave kurrikulare?
Shumë Mesatarisht Pak
3. Çfarë lloj strategjije përdojrni ju gjatë mësimdhënies me fëmijët?
_______________________________________________________________________
________________________________________________________________________
4. Vlerësimi ndikon në motivimin e fëmijëve?
Shumë Mesatarisht Pak
5. Trajnimet e mësimdhënësve për vlerësim ndikojnë në mësimdhënie cilësore?
Shumë Mesatarisht Pak
32
6. A mendoni se vlerësimi formativ ka ndikim në vlerësimin sumativ?
Shumë Mesatarisht Pak
7. Cilat lloje të vlerësimit përdorni ju si edukatore?