Europa: The Polish Edition

31
BOTIM I INSTITUTIT TE STUDIMEVE NDERKOMBETARE. VITI I DYTË I BOTIMIT NR. 4 / 2014 / ÇMIMI: 500 LEKË - ADAM MICHNIK - ALBA ÇELA - ALBERT RAKIPI - ANDI BALLA - ANGIESZKA SURAL - ARDIAN VEHBIU - ASTRIT BEQIRAJ - BEN ANDONI - CLIVE RUMBOLD - DHIMITËR GJODEDE - ED PARK - ERVIN LISAKU - FRANK HANTKE - GABRIELE STEINHAUSER - GEORGE ORWELL - GJERGJ SINANI - HENRYKA MOŚCICKA-DENDYS - KOÇI PETRITI - MAREK BELKA - MAREK JEZIORSKI - MARY KALDOR - PIRO MISHA - RADOS LAW SIKORSKI - RAHMAN MUSTAFAJEV - ROBERT COOVER - SASHENKA LLESHAJ - TEODOR LAÇO - VIRGJIL MUÇI - VISAR ZHITI

description

 

Transcript of Europa: The Polish Edition

Page 1: Europa: The Polish Edition

BOTIM I INSTITUTIT TE STUDIMEVE NDERKOMBETARE. VITI I DYTË I BOTIMIT NR. 4 / 2014 / ÇMIMI: 500 LEKË

- ADAM MICHNIK - ALBA ÇELA - ALBERT RAKIPI - ANDI BALLA - ANGIESZKA SURAL - ARDIAN VEHBIU - ASTRIT BEQIRAJ - BEN ANDONI - CLIVE RUMBOLD - DHIMITËR GJODEDE- ED PARK - ERVIN LISAKU - FRANK HANTKE - GABRIELE STEINHAUSER - GEORGE ORWELL - GJERGJ SINANI - HENRYKA MOŚCICKA-DENDYS - KOÇI PETRITI - MAREK BELKA - MAREK JEZIORSKI - MARY KALDOR - PIRO MISHA - RADOSŁAW SIKORSKI - RAHMAN MUSTAFAJEV - ROBERT COOVER - SASHENKA LLESHAJ - TEODOR LAÇO - VIRGJIL MUÇI - VISAR ZHITI

Page 2: Europa: The Polish Edition

2 EUROPA

Çfarë ndodh në qytet

Intervista

Polonia, një histori e suksesshme europiane

Europa*

Letërsi dhe arte

* Seksioni Europa botohet me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e botimit është përgjegjësi e plotë e Institutit të Studimeve Ndërkombëtare dhe nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Andi BallaErvin Lisaku

Sashenka Lleshaj

Rahman Mustafajev

Radosław SikorskiHenryka Mościcka-Dendys

Marek Jeziorski

Marek BelkaAngieszka Sural

Ben Andoni

25 Sfidat pas statusit 26 Një qasje e gabuar: Lojërat politike me problemin e drogës në Shqipëri 27 Një ‘Amerikë e vogël’ përtej Adriatikut 29 Të bësh biznes me gjermanët, jo e lehtë 32 Frika e shqiptarëve nga ylberi

61 Azerbajxhani, Republika e Parë (1918-1920)

6 10 vitet e Polonisë në BE: Një mundësi e shfrytëzuar7 Polonia, si të ndërtosh një politikë të jashtme të pavarur11 10 vjet anëtarësim në Bashkimin Europian-re�eksione nga Polonia16 Bursa e Varshavës: mundësi të shumta18 Banka Kombëtare e Polonisë 21 Dizajni polak 22 Shqipëria dhe letërsia polake

Clive Rumbold

Alba Çela

Frank Hantke

Gabriele Steinhauser

Mary Kaldor

Adam Michnik

Gjergj Sinani

35 Progresi në BE kërkon veprime të vendosura, të qëndrueshme dhe bashkëpunuese

37 Kokëfortësia e optimizmit shqiptar

41 Shqipëria duhet ta marrë statusin e vendit kandidat

48 Zgjedhjet europiane

50 Demokracia pas zgjedhjeve evropiane

53 Pohimet e një disidenti të konvertuar

56 Projektet për Europën në shekullin XVIII

Anton PaplekaRobert Coover Ardian Vehbiu

Ed ParkGeorge Orwell

Piro Misha Virgjil Muçi

Visar Zhiti Teodor Laço

Kopertina:

72 Koçi Petriti - poeti i lirikës73 Vajza e kolonelit82 Vlera të jashtëqitura85 Fjalëkalimi 91 Ferma e kafshëve 92 Letërsia polake ndër më të rëndësishmet e kontinentit europian 93 Ndizni një qiri për Kapuscinskin94 Polonia - e bukur si poezia e saj... 97 Zëri i së vërtetës1 Aleksandra dhe Daniel Mizieliński, “Hartat”, Shtëpia Botuese

“Dwie Siostry”, marrë nga www.instytutksiazki.pl

Page 3: Europa: The Polish Edition

3EUROPA

Page 4: Europa: The Polish Edition

4 EUROPA

POLONIA, NJË HISTORI E SUKSESSHME EUROPIANE

Page 5: Europa: The Polish Edition

5EUROPABydgoszcz, Monumenti “Ekuilibristi”

Page 6: Europa: The Polish Edition

6 EUROPA

Një dekadë më parë, Polonia dhe nëntë vende të tjera iu bashkuan BE-së. Kjo u bë e mundur falë përpjekjeve tona të mëdha për të përmbushur kriteret

e anëtarësimit. Nuk u anëtarësuam në BE për një tekë. U bëmë pjesë e Bashkimit sepse kryem reformat gjithëpërfshirëse, veçanërisht duke e rimodeluar vendin nga poshtë lart. Në më pak se një dekadë, ndërtuam demokracinë dhe një ekonomi të lirë tregu – dy shtyllat e Evropës së bashkuar.

Polonia e bëri këtë kërcim duke nisur rrugën e transformimit të sistemit, që �lloi në vitin 1989. Në 4 qershor do të festojmë 25 vjetorin e zgjedhjeve të para pluraliste dhe pjesërisht të lira në vendin tonë – dhe zgjedhjet e para në këtë pjesë të Evropës, të hapura për kandidatë anti-komunistë – pas dekadash totalirazmi.

Në atë kohë, duke u rimëkëmbur nga 40 vite sundim komunist, Polonia kishte falimentuar ekonomikisht dhe politikisht – dhe ishte një dhimbje koke për udhëheqësit botëror. Sot, ne po ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve, në Evropë por edhe përtej saj. Kemi provuar se duke qëndruar në kurs, është e mundshme të ndryshosh rrjedhën e historisë. Edhe ndërsa festojmë sukseset tona, ne shërbejmë si burim frymëzimi – qoftë në Ukrainë, Tunizi apo Mianmar – pavarësisht kombësisë, ngjyrës apo besimit.

Këtë vit jubilar shpresoj se do të frymëzoheni nga historia e rrugës së Polonisë drejt lirisë dhe integrimit evropian. Mjafton të thuhet se gjatë këtyre 10 viteve të anëtarësimit në BE, PBB-ja e Polonisë ka arritur majat, duke u rritur me 48.7%. Edhe gjatë periudhës së krizës globale �nanciare, 2008-2013,

10 VITET E POLONISË NË BE: NJË MUNDËSI E SHFRYTËZUAR

RADOSŁAW SIKORSKI

‘’Kur kryeministri dhe kryediplomati i Polonisë nënshkruan traktatin e anëtarësimit në BE, pak mund të dinin ata se përfitimet do të ishin kaq të mëdha, si për Poloninë ashtu edhe për Bashkimin Evropian’’

ekonomia jonë u rrit me 20% - rezultati më i mirë në BE. E gjitha kjo shërben për të treguar se polakët i kanë përdorur mirë mundësitë e tyre historike. Në vitin 2012, investimet totale të huaja në Poloni vlenin rreth 178 miliard euro, duke u katër�shuar që prej vitit 2003. Gjatë 10 viteve të anëtarësimit në BE, Polonia ka krijuar 2 milion vende pune. Numrat �asin vetë.

Por integrimi ka sjellë për�time edhe për partnerët tanë. Është e gabuar të pretendojmë se zgjerimi i BE-së qëndronte pas ngadalësimit ekonomik. Në fakt, të dhëna makroekonomke tregojnë se zgjerimi ‘’Big Bang’’ pati impakt pozitiv tek pjesa më e madhe e ekonomive të BE-15. Fituesit më të mëdhenj ishin ata që nxitën tregtinë me rajonin tonë apo që i hapën tregjet e tyre për anëtarët e rinj.

Në të vërtetë, të gjitha vendet e BE-së – si ato që po i bashkohen asaj ashtu edhe vendet tashmë anëtare – për�tojnë më së shumti duke ndërhyrë tek potenciali i ofruar nga tregu i brendshëm, veçanërisht lëvizja e lirë e të mirave dhe njerëzve. Një fakt që ja vlen ta përmendësh, veçanërisht kur përballet me një valë skepticizmi të lirë dhe të rremë.

Dhjetë vite nuk janë më shumë se një pulitje sysh historike. Çerek shekulli mbulon vetëm një brez. E megjithatë, në këtë periudhë të shkurtër, kemi arritur ta transformojmë këtë pjesë të Evropës. Duke hedhur shikimin pas tek suksesi ynë, shpresojmë që ai të replikohet nga ata që aktualisht po implementojnë reformat e vështira në rajonin tonë – që shpesh po e paguajnë me gjak, si heronjtë e Maidanit. Shembulli i Polonisë tregon se lufta e tyre ja vlen çdo përpjekje.

Page 7: Europa: The Polish Edition

7EUROPA

POLONIA, SI TË NDËRTOSH NJË POLITIKË TË JASHTME TË PAVARURINTERVISTË ME ZV. MINISTREN E JASHTME TË POLONISË, HENRYKA MOŚCICKA-DENDYS

Këtë vit do të ketë disa përvjetorë të rëndësishëm në Poloni: 25 vjetori i rënies së regjimit komunist, 15 vjetori i anëtarësimit në NATO dhe 10 vjetori i anëtarësimit në BE. Nën dritën e këtyre ngjarjeve, çfarë do të thotë për Poloninë ky çerek shekulli dhe cila është rëndësia e këtyre përvjetërove? Çfarë ka sjellë anëtarësimi në NATO dhe BE për Poloninë?

Gjatë 25 viteve të fundit, Polonia ka bërë rrugë të gjatë nga një vend i falimentuar komunist në një demokraci në lulëzim dhe ekonomi të gjallë. E kemi bërë këtë kapërcim gjigand në vetëm 2 dekada! Një arritje historike – por veçse një pulitje sysh në kornizën historike. Siç thuhet në një raport të ri të Bankës Botërore, ne kemi mundur të “arrijmë nivelet më të larta të të ardhurave në krahasim me Evropën perëndimore që prej vitit 1500, ndaj në vetëm 20 vite kemi kompensuar 500 vite rënieje ekonomike”. Kemi arritur ta rrisim nivelin e PBB për frymë në Poloni nga vetëm 33% e mesatares së BE-së në vitin 1989 në 67% në vitin 2013. Edhe pse parashikimi i të ardhmes është punë me zarar, sipas parashikimeve jemi në rrugën e duhur për ta ngushtuar hendekun ndërmjet nesh dhe

partnerëve më të pasur. Në vitin 2017 pritet që të arrijmë në nivelin e 74% të mesatares së BE-së.

Integrimi në BE ishte faktori kryesor i ndryshimit për vendin tim. Ne duhet të bënim shumë punë për të arritur të tjerët, por duke i përafruar ligjet tona me standardet më të larta të BE-së, arritëm të korrim për�time të mëdha ekonomike dhe socio-politike: rritja jonë e përgjithshme në 2004-2013 arriti rreth 48% të PBB-së, krahasuar me 11% të të gjithë BE-së. Mbështetja popullore për anëtarësimin në BE, që shkon më tepër se 70%, re�ekton gjithashtu suksesin tonë.

NATO është themeli i sigurisë tonë dhe jemi krenarë që për 15 vitet e fundit Polonia është bërë një nga partnerët kryesorë brenda aleancës.

Si anëtar i BE-së dhe NATO-s, Polonia luan një rol aktiv në rajonin e Evropës qëndrore duke promovuar bashkëpunimin e Grupit të Vishegradit, duke punuar bashkë me shtetet nordike dhe balltike në disa formate dhe së fundi, por jo nga rëndësia, me Francën dhe Gjermaninë në formulën e quajtur

Page 8: Europa: The Polish Edition

8 EUROPA

Trekëndëshi i Vajmarit. Sigurisht që rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë, reformat

kanë qenë të kushtueshme dhe të dhimbshme. Por falë përpjekjeve të mëdha ne kemi sot arsye kaq të mira për të festuar.

Polonia sot po merret si shembull i suksesshëm, në mos më i suksesshmi, i tranzicionit politik, ekonomik dhe shoqëror që ka ndërtuar një shoqëri demokratike ndër vendet e tjera të ish lindjes socialiste. Në mendimin tuaj, cili ka qenë çelësi i këzij tranzicioni të suksesshëm dhe procesi integrimi?

Mendoj se elitat e përgjegjshme dhe largpamëse, të gatshme për të hequr dorë nga interesat personale për hir të vizionit strategjik kanë qenë kyçe në këtë proces. Që prej vitit 1989 kemi patur konsensus të gjerë politik sa i përket integrimit euro-atlantik, që është perceptuar si një ‘’rikthim’’ në Evropën Perëndimore dhe komunitetin evropian të vlerave.

Në terma ekonomike besoj se tranzicioni ynë i suksesshëm nuk do të kish qenë i mundur pa një politikë makroekonomike të qëndrueshme dhe të përgjegjshme. Kemi arritur të themelojmë institucione e�kase që gaantojnë qëndrueshmërinë ekonomike, si Danka Qëndrore e pavarur, Autoriteti Financiar Mbikqyrës apo Fondi i Garancisë Bankare. Kushtetuta polake qysh në vitin 1997 ka vendosur një tavan për borxhin publik, që ka ndaluar në mënyrë e�kase mbi-shpenzimet. Si rezultat, gjatë viteve kritike të krizës �nanciare Polonia ishte i vetmi vend i BE-së që i shpëtoi recesionit.

Kjo u bë e mundur sepse u siguruam të përdornim të gjitha mundësitë e ofruara nga anëtarësimi në BE. Për shembull – që prej vitit 2004 aksesi tek tregu i përbashkët i ka lejuar kompanive polake të eksportojnë produkte për rreth 800 miliard euro, duke e kthyer kështu Poloninë në eksportuesin më të madh ndërmjet vendeve që iu bashkuan BE-së në vitin 2004 (mbi 25% e të mirave që eksportohen nga Evropa qëndrore dhe lindore e kanë origjinën tek vendi im).

Cilat do të ishin rekomandimet e Polonisë për vendet e tjera që tani po aspirojnë të futen në BE? Çfarë është vërtetë thelbësore për fazën përgatitore të një vendi, që ky i fundit t’i bashkohet BE-së?

Situata e secilit vend kërkon zgjidhje enkas për ata. Por pronësia kombëtare është sigurisht gjëja më e rëndësishme. Konsensusi i gjerë ndërmjet partive politike në rrugën e integrimit evropian është i domosdoshëm, që ta udhëheqë vendin përmes një procesi të gjatë e të vështirë negociatash. Për më tepër implementimi koherent dhe i palodhshëm i reformave të brendshme, edhe nëse këto janë të dhimbshme, është thelbësor. E fundit, por jo nga rëndësia: shpjegimi i për�timeve të anëtarësimit të ardhshëm në shoqëri. Në Poloni nivelet e larta të mbështetjes për anëtarësimin në BE kanë qenë dhe ende janë një prej faktorëve kryesorë të suksesit tonë.

Bashkimi Evropian po kalon një peridudhë të vështirë, veçanërisht sa i përket procesit të thellimit, që i atribohet jo vetëm arsyeve ekonomike por edhe faktorëve të tjerë politikë dhe gjeopolitikë. Si e sheh Polonia të ardhmen e Bashkimit Evropian?

Mendoj se BE-ja është në formë më të mirë nga sa argumentojnë kritikët e saj. Ekonomikisht, pjesa më e keqe e krizës �nanciare ka kaluar. Ne po kërkojmë burime të reja rritjeje ekonomike, gjithashtu duke patur pikëpamje

të reja për axhendën e politikave energjetike apo tregun e përbashkët dixhital. Papërshtatshmëritë në ndërtimin e Unionit ekonomik dhe monetar po korigjohen në mënyrë të suksesshme. Projekte të reja interesante janë në progres, si Tregtia Transatlantike dhe Partneriteti i Investimit me partnerët tanë amerikanë, që do të shtojnë rreth 0,5% të rritjes sonë vjetore të PBB. BE-në e të ardhmes e shohim si një akor konkurrues dhe të fuqishëm në skenën globale, jo thjesht si një entitet të fortë ekonomik por edhe si një komunitet politik të vlerave demokratike, me një komponent të fuqishëm të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. BE-ja është ende projekti më i suksesshëm i integrimit në histori.

Le të �asim pak më tepër për politikën e zgjerimit të BE-së, veçanërisht për zgjerimin drejt lindjes. Si e vlerëson Polonia zgjerimin e BE-së drejt vendeve ish komuniste? A duhet të vijojë ky zgjerim?

Zgjerimi drejt lindjes nuk është në axhendë sot, megjithëse procesi i integrimit evropian nuk mund të shihet si i plotë. Në këtë kuadër, pozicioni i Polonisë është i qartë: ne gjithnjë i referohemi nenit 49 të Traktatit të BE-së. Aktualisht po bëjmë më të mirën tonë për të rritur bashkëpunimin me fqinjët tanë lindorë – platforma më e rëndësishme për këtë është Partneriteti i Lindjes, �lluar nga Polonia dhe Suedia. Qëllimi i përgjithshëm, është sjellja e fqinjëve lindorë më pranë standardeve të BE-së. Një mjet për këtë është e ashtuquajtura Marrëveshje Asocimi, me komponentë të shumtë ekonomikë (të ashtuquajturit DCFTAs). Pjesa politike e Marrëveshjes së Asocimit me Ukrainën sapo është nënshkruar. Ne shpresojmë që marrëveshje të ngjashme do të

Page 9: Europa: The Polish Edition

9EUROPA

nënshkruhen së shpejti edhe me Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Aktualisht janë disa vende në Ballkan që janë kandidatë ose kandidatë potencialë për anëtarësim. Polonia e ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme procesin e zgjerimit të Ballkanit dhe kohët e fundit ka treguar gjithashtu mbështetje për Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat. Si e shihni procesin e integrimit në Ballkan dhe a do të thonit se ka shanse të vërteta suksesi për vendet e rajonit dhe veçanërisht për Shqipërinë?

Shtetet e Ballkanit perëndimor (bashkë me Turqinë) janë sot i vetmi grup vendesh me një perspektivë të qartë evropiane dhe Polonia mbështet në vazhdimësi integrimin e tyre në BE. Ne do të vijojmë mbështetjen tonë praktike për politikën e zgjerimit të BE-së si të tillë dhe për vendet individuale kandidate në Grupin e Talinit, në Grupin e Vishegradit si edhe duke ndërmarrë iniciativa dypalëshe. Vitin e kaluar ne nënshkruam marrëveshje për ndarjen e eksperiencës sonë të integrimit si me Serbinë ashtu edhe me Malin e Zi. Në maj të këtij viti kemi përfunduar një marrëveshje të tillë edhe me Shqipërinë.

Vendet e rajonit do të bëhen eventualisht anëtarë të plotë të komunitetit evropian, që do të japë një kontribut të madh në qëndrueshmërinë e Ballkanit perëndimor. Më lejoni të përmend në këtë kontekst suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që ka domethënie historike.

Po i mbajmë gishtat e kryqëzuar për suksesin e Shqipërisë në integrimin evropian. Anëtarësimi në BE kërkon përpjekje të mëdha, si nga shteti ashtu edhe nga njerëzit gjatë bërjes së reformave, por shpërblimi që vjen më pas ja vlen.

Këtë vit keni vizituar Shqipërinë. Cilat janë përshtypjet tuaja

duke pasur parasysh si pritshmëritë që mund të keni pasur për vendin ashtu edhe realitetin që patë?

Përshtypjet e mia personale kanë qenë mjaft pozitive. Kam zbuluar një shoqëri dinamike dhe të hapur, dedikuar idesë së bashkëpunimit të ngushtë me BE-në. Jam impresionuar nga përpjekjet tuaja për reforma dhe shpresoj që do të vijoni në këtë rrugë me për�time për vendin tuaj.

Si do t’i përshkruanit marrëdhëniet ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë? A ka fusha në të cilat këto mund të zhvillohen më tej? A ka fusha konkrete në mendimin tuaj ku bashkëpunimi duhet të �llojë?

Marëdhëniet tona janë të hapura dhe miqësore, siç pritet nga aleatët në NATO dhe partnerët e ardhshëm në BE. Fusha më e rëndësishme e bashkëpunimit tonë është ekonomia. Volumi i tregtisë dypalëshe rritet me shpejtësi – në vitin 2012 rritja arriti në 74% krahasuar me vitin 2011. Ka ende shumë vend për rritje të mëtejshme, veçanërisht në fushat e bujqësisë, procesimit ushqimor, minierat, industrinë e mikpritjes dhe turizmit. Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët polakë.

Ne gjithashtu po ndërtojmë marrëdhënie të ngushta politike. Në maj ministri i jashtëm, Z. Ditmir Bushati, ka vizituar Poloninë. Me këtë rast kemi �rmosur memorandumin e lartëpërmendur mbi bashkëpunimin në fushën e integrimit evropian.

Bashkëpunimi ynë do të fokusohet tek fusha që janë të rëndësishme për procesin e integrimit duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës institucionale në sektorin publik si edhe ndërtimin e kapaciteteve në shërbimin civil.

Nuk mund të shmangim zhvillimet e fundit dramatike në Ukrainë dhe Krime. Cili është pozicioni i Polonisë në aneksimin e Krimesë nga Federata Ruse?

Aneksimi i Krimesë është veprim i paligjshëm, që shkel sovranitetin dhe integritetin territorial ukrainas. E kemi dënuar fuqimisht “referendumin” e orkestruar që ndoqi ndërhyrjen ushtarake të forcave të armatosura ruse. Kjo përbën shkelje të disa akteve themelore të së drejtës ndërkombëtare, duke �lluar me Kartën e OKB dhe Aktin Final të Helsinkit të vitit 1975, si edhe rregullat e tilla si ndalimi i kërcënimit apo përdorimit të forcës dhe respketimi i integritetit territorial.

A ndjehet Polonia e kërcënuar? Cila do të ishta zgjidhja e mundshme nga këndvështrimi polak?

Ushtarakisht nuk ndjehemi të kërcënuar. Megjithatë, jemi të shqetësuar për zhvillimet në territorin e fqinjit tonë dhe një partner i rëndësishëm i NATO-s.

Duhet të jemi gati të përdorim një sërë masash – politike, diplomatike dhe ekonomike – për ta bindur Rusinë t’i kthehet pistës së marrëdhënieve bashkëpunuese.

Ju jeni një eksperte e njohur e së drejtës ndërkombëtare. Si e perceptoni aneksimin e Krimesë nga perspektiva e së drejtës ndërkombëtare? A mendoni se paralelet që Kremlini po përpiqet të ofrojë, duke e krahasuar Krimenë me Kosovën, janë të vlefshme?

Siç e thashë, aneksimi përbën shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe standardeve të saj bazike. Rusia përpiqet ta justi�kojë veprimin e saj duke pretenduar se Krimea ka ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, duke u shkëputur nga Ukraina dhe duke iu bashkuar Federatës Ruse. Ky

Varshava, Ura Shvjentokshiska

Page 10: Europa: The Polish Edition

10 EUROPA

pohim nuk gjen asnjë bazë tek e drejta ndërkombëtare. Integriteti territorial prevalon ndaj të drejtës së jashtme për vetëvendosje. I vetmi përjashtim i këtij rregulli, i shpjeguar nga rasti i Kosovës, është një situatë ku shoqëria lokale ndalohet të ushtrojë të drejtën e saj të vetëvendosjes nga brenda, veçanërisht për shkak të shkeljeve masive të normave themelore dhe të drejtës humanitare.

Rusia e përdor “narrativën e Kosovës” në përpjekje për të maskuar veprimet e saj dhe për t’i paraqitur ato si shkelje masive të së drejtave të njeriut etj., ndaj paraleli ndërmjet Kosovës dhe Krimesë është i pathemeluar, edhe në vetë termat e tij.

Në mendimin tuaj, a po shkojmë drejt një përplasjeje ndërmjet perëndimit dhe lindjes?

Fatmirësisht situata sot nuk është aq komplekse krahasuar me luftën e ftohtë. Rusia nuk është në qendër të një blloku vendesh të bashkuar ideologjikisht. Në fakt krejt e kundërta – është relativisht e izoluar në politikën e saj, madje edhe partnerët e saj të afërt në Azinë qendrore ndjehen të shqetësuar për veprimet e saj.

Cili duhet të jetë qëndrimi dhe sjellja politike e Bashkimit Evropian në këtë kontekst?

E gjithë BE-ja beson me vendosmëri se nuk ka vend për përdorimin e forcës dhe ndryshimin e ku�jve në Evropën e shekullit 21. Mbetemi të angazhuar ndaj sovranitetit dhe

integritetit territorial të Ukrainës dhe i qëndrojmë pranë qeverisë ukrainase në përpjekjet e saj për të stabilizuar vendin. Kjo është arsyeja përse kemi pezulluar negociatat me Rusinë për liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen e re ndërmjet BE-së dhe Rusisë dhe kemi miratuar sanksione kundër njerëzve përgjegjës për shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.

BE-ja po i ofron Ukrainës mbështetje në shumë fronte. Kemi nënshkruar tashmë pjesën politike të marrëveshjes së Asocimit me Ukrainën. Pjesa ekonomike, Zona e ·ellë dhe Gjithëpërfshirëse e Tregtisë së Lirë, do të nënshkruhet sa më shpejt. Deri atëherë, BE-ja po heq taksat doganore për eksportet e Ukrainës në BE. Komisioni Evropian i ka ofruar Kievit një paketë asistencë ekonomike prej rreth 11 miliard eurosh.

Duke patur parasysh sërish krizën në Ukrainë, çfarë do të thonit për rëndësinë relative të vendeve të Evropës Lindore me NATO-n, BE-në dhe Shtetet e Bashkuara?

Kriza në Ukrainë është më e rënda e dy dekadave të fundit, që ka sjellë pasoja negative për të gjithë Evropën. Vendet e Evropës lindore ndjehen të shtypura ndërmjet BE-së së qëndrueshme, të pasur dhe moderne me ekonominë e saj të zhvilluar dhe Rusisë që ka qasje tjetër ndaj politikës ndërkombëtare. Nëse këto vende duan të ndërtojnë shoqëritë e tyre bazuar tek vlera të tilla si respekti për të drejtat individuale, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë – perëndimi nuk duhet t’i injorojë, por t’i ndihmojë ato.

Moloja në Sopot

Page 11: Europa: The Polish Edition

11EUROPA

Dëshiroj të falënderoj Institutin Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare dhe drejtorin

e tij, Zotin Albert Rakipi për ftesën për pjesëmarrje në Forumin e Politikës së Jashtme si dhe për mundësinë për të ndarë me Ju re�eksionet e mija lidhur me përvojën polake të dhjetë viteve tashmë anëtarësimi në Bashkimin Europian. Saktësisht më 1 maj bëhen 10 vjet nga momenti i hyrjes në BE të Polonisë dhe 9 shteteve të tjera, që shënon prurjen më të sukseshme në historinë e bashkësisë së shteteve që ndajnë të njëjtat vlera dhe parime, që realizojnë në praktikë të njëjtat standarde, që ndërtojnë politikë të përbashkët në shumë fusha e që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së përditshme të qytetarëve të tyre, bashkësisë që ndjek një politikë të përbashkët të jashtme, politikë të përbashkët sigurimi dhe mbrojtjeje. Në ¸alën time do të doja të përqendrohesha tek disa çështje thelbësore:• Tek eksperiencat më të rëndësishme

dhe efektet e anëtarësimit të Polonisë në BE;

• Drejtimet më thelbësore të politikëseuropiane të Polonisë;

• Refleksionet polake që kanë të bëjnëme zgjerimin e BE;

• Tek vlerësimi polak i hapave tëmundshëm në fushën e politikës energjetike të BE, të cilët forcojnë sigurinë e saj dhe e bëjnë më të efektshme politikën e saj të jashtme.

Eksperiencat më të rëndësishme dhe efektet e anëtarësimit të Polonisë në BE

Padyshim që efektet pozitive më të ndjeshme dhe të dukshme të procesit të integrimit të Polonisë në BE kanë të bëjnë me ekonominë dhe nivelin e jetësës së qytetarëve polakë.

Përgjatë më shumë se 20 viteve të fundit, duke llogaritur këtu periudhën e negociatave hyrëse plus 10 vjet anëtarësim në BE, Polonia ka shënuar rritje të pandërprerë ekonomike. Për periudhën në ¸alë polakët nuk provuan ç’është recesioni dhe nuk ndjenë efektet negative sociale të tij. Rritja e Prodhimit të Përgjithshëm Brutto, për 20 vjet rresht, ka shkuar në dobi

të përmirësimit të ndjeshëm të kushteve të jetesës. Kjo u bë e mundur, nga njëra anë falë vendosmërisë ekonomike dhe kreativitetit të miliona sipërmarrësve polakë, ndërsa nga ana tjetër falë orientimit të drejtë të përpjekjes ekonomike të polakëve përmes aplikimit të standardeve dhe reformave europiane.

Për rrjedhojë Polonia përjetoi një hop domethënës civilizues. PPB për frymë në vitet 1990-2012 u rrit gati katër herë (nga pothuaj 6000 USD në vitin 1990 në më shumë se 22000USD në vitin 2012). Bëhet ¸alë për një rritje të qëndrueshme, e cila e bën ekonominë polake të shquhet për stabilitet të lartë në mesin e shumë shteteve europiane. Nuk ka dyshim se në një masë të madhe kjo është njëkohësisht edhe meritë e përdorimit adekuat të fondeve europiane, qoftë në periudhën e paraanëtarësimit, qoftë edhe pas saj. Ministria e Infrastrukturës dhe Zhvillimit përllogarit se në periudhën 2007-2011 mesatarisht rreth 1% e rritjes vjetore ekonomike ka qenë rezultat i investimeve të bashkë�nancuara nga BE. Ritmi mesatar vjetor i rritjes për këtë periudhë rezulton të

10 VJET ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EUROPIAN-REFLEKSIONE NGA POLONIA

Nga MAREK JEZIORSKI, Ambasadori i Republikës së Polonisë

Page 12: Europa: The Polish Edition

12 EUROPA

ketë qenë 4,3%, në një kohë kur mesatarja europiane ishte në nivelin 0,5%.

Triumfator i madh i procesit transformues rezultoi të ishte eksporti polak, i cili u rrit më shumë se dhjetë herë. Polonia përpunoi ndërkohë një sistem shumë të qëndrueshëm �nanciaro-bankar. Kjo erdhi jo aq nga investimet e duhura, sesa në një masë të madhe nga përpilimi adekuat i dispozitave dhe mbikëqyrjes së efektshme bankare. Anë e fortë e ekonomisë polake është njëkohësisht tregu i kapitaleve, i mbikëqyrur mjaft mirë dhe gjithmonë në rritje, në një kohë kur Bursa e Varshavës mbetet një ndër më dinamiket mes simotrave të saj në Europë. E gjitha kjo rrit rezistencën e vendit ndaj ndonjë krize eventuale.

Vlen ndërkohë të përmendet ndikimi kyç i integrimit europian në rritjen e madhe të investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Poloni. Në fundin e vitit 2012 vlera e përgjithshme e këtyre investimeve arriti në rreth 180 mld Euro. Në të njëjtën kohë u rrit ndjeshëm, më shumë se 18 herë, niveli i investimeve të �rmave polake jashtë vendit. Investimet polake u përqendruan para së gjithash në vendet e BE.

Fluksi i fondeve europiane ndikoi gjithashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e funksionimit të administratës në nivel qendror dhe lokal.

Së pari –dispozitat e BE që kërkonin bashkë�nancim të projekteve europiane diktonin krijimin në të gjitha nivelet të mekanizmave të përshtatshëm që garantonin një bashkë�nancim të tillë. Kjo kishte të bënte si me përshtatshmërinë e akteve ligjore, ashtu edhe me formimin e lartë profesional të nëpunësve që administronin këto fonde.

Së dyti- ky realitet kërkonte një qasje të re në hartimin e buxhetit të shtetit si dhe garantimin e mjeteve �nanciare të mjaftueshme për bashkë�nancimin e projekteve dhe investimeve europiane. Kësisoj anëtarësimi në BE po ndikonte drejtpërdrejt në implementimin e parimeve të një buxheti me detyra të përcaktuara dhe në përdorim më racional të resurseve ekzistuese buxhetore.

Së treti- mekanizmi i shfrytëzimit të fondeve të BE solli një plani�kim më afatgjatë të investimeve të domosdoshme në nivel vendi dhe në nivel lokal. Ndikoi njëherësh në hartimin e një qasjeje më strategjike ndaj zhvillimit të një vargu fushash të tjera të bashkë�nancuara me mjetet europiane siç ishin: kultura, arsimi, mbrojtja e mjedisit, kërkimet shkencore dhe zhvillimi teknologjik.

Së katërti- aplikimi në praktikë i dispozitave europiane që kishin të

bënin me funksionimin e administratës ekonomike dhe �nancimin e zhvillimit ndikoi thelbësisht në reduktimin e hapësirës korruptive. Kjo shkoi paralelisht me reformimin e sektorit të drejtësisë, forcimin e institucioneve të kontrollit dhe atyre të hetimit, respektimin nga ana e tyre të dispozitave antikorrupsion, duke mos kursyer as politikanët me in�uencë.

Përcaktimi i hyrjes në BE si qëllim strategjik i Polonisë ka kërkuar qysh në �llim të periudhës së transformimit krijimin e bazave për një administratë publike moderne.

Në vitin 1990 u krijua Shkolla Kombëtare e Administratës Publike KSAP. Nga momenti i krijimit deri më sot KSAP ka përgatitur qindra nëpunës shtetërorë mjaft të përgatitur, të cilët përbëjnë themelin e administratës në nivel qendror dhe lokal, të palidhur me asnjë parti politike dhe që mbetet në këto funksione pavarësisht ndryshimeve politike në vend.

Forcimin e cilësisë së administratës e favorizuan gjithashtu reformat e shërbimit civil dhe atij të shërbimit të jashtëm, të realizuara në vitet që paraprinë anëtarësimin e Polonisë në BE. Falë këtyre vendimeve ne ishim në gjendje t’i përballonim kërkesat për ndërtimin e një politike të jashtme të pavarur të Polonisë sovrane, kërkesat të negociatave hyrëse si dhe të atyre të funksionimit në kuadër të BE.

Një përvojë jashtëzakonisht e rëndësishme nga lëmi i integrimit të Polonisë është gjithashtu edhe politika e jashtme.

Në përmbushje të ambicjeve të veta europiane Polonia ka hartuar dhe ndjekur vetëdijshëm një politikë të jashtme të orientuar kah bashkëpunimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet fqinje, një politikë të jashtme të prirur për të krijuar

forma dhe mekanizma që favorizonin përmbushjen e qëllimit strategjik të hyrjes në BE, një politikë dhe kulturë diplomatike që synon arritjen e kompromisit kaq të domosdoshëm në radhët e BE.

E vlen të kujtohet se në �llim të viteve ‘90 Polonia kishte rreth ku�jve të vet, për shkak të bashkimit të Gjermanisë, shpërbërjes së BRSS si dhe ndarjes së Çekosllovakisë, shtatë shtete të reja. Në hapësirën e pak viteve me të gjithë fqinjët e rinj Polonia nënshkroi traktatet bazë të miqësisë dhe bashkëpunimit që përmbanin njëkohësisht vendime mbi të drejtat e individëve që u përkisnin pakicave kombëtare. Kjo përbënte një sukses të madh të politikës së jashtme, teksa Polonia kësisoj sillte në BE një kontribut të qenësishëm në trajtën e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Qysh në krye të herës kemi bashkëpunuar edhe me partnerët tanë të Europës Qendrore me synim përmbushjen e qëllimeve tona të përbashkëta europiane. Këtu kam në mend para së gjithash Grupin e Vishehradit, këtij mekanizmi jashtëzakonisht aktiv në bashkëpunimin e Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Polonisë. Kemi përshkuar së bashku një rrugë të gjatë, nga bashkëpunimi në vitet e para pas 90-ës për t’i dhënë fund pranisë ushtarake sovjetike në vendet tona, deri tek bashkërendimi i politikave të Unionit dhe rritjes së mirëqenies dhe sigurisë në kuadër të BE dhe NATO. Ky përbën një sukses të jashtëzakonshëm, të cilin duam ta forcojmë edhe më shumë dhe ta mbrojmë.

DREJTIMET MË THELBËSORE TË POLITIKËS EUROPIANE TË

POLONISË.Si shteti më i madh nga anëtarët e rinj

të BE, pas hyrjes në vitin 2004, Polonia ka ndjekur vetëdijshëm një politikë europiane ambicioze, proaktive, që shpalos potencialin politik dhe fuqinë ekonomike në rritje të

Politika e zgjerimit ka pasur gjithmonë karakter politik më pak apo më shumë të dukshëm. Ana politike e procesit të zgjerimit mund të gjejë pasqyrimin e vet në një qasje gjithnjë e më subjektive të shteteve anëtare ndaj vendimit mbi fatin e secilit vend kandidat. Kriza ekonomike, e cila përherë shoqërohet me një tërheqje më të fuqishme drejt interesit kombëtar, me gjasë e përforcon një tendencë të tillë.

Page 13: Europa: The Polish Edition

13EUROPA

vendit tonë.Në mënyrë konsekuente Polonia rreh të

dëshmojë se interesi i saj me anëtarësimin në BE nuk ku�zohet vetëm tek shfrytëzimi e�kas i mjeteve të bashkësisë, por edhe që ka idera dhe resurse që i shërbejnë zhvillimit të gjithë BE. Falë kësaj qasjeje, midis të tjerash, dhjetëvjeçari i parë i pranisë në BE ka treguar se janë shuar tanimë ndarjet në anëtarë “të vjetër” dhe “të rinj” të BE.

Me hyrjen e Polonisë në BE qëllimi ynë strategjik është pozicionimi në mesin e shteteve që i japin tonin hapave që kanë të bëjnë me të ardhmen e integrimit europian. Këtë gjë e favorizon trajektorja e zhvillimit ekonomik të shtetit tonë, i cili po e shkurton gjithnjë e më shumë distancën nga vendet më të zhvilluara anëtare të BE. Kriza �nanciaro-ekonomike që preku gjithë botën perëndimore në vitin 2008 (duke përfshirë edhe zonën euro dhe gjithë BE) dhe rezistenca e ekonomisë polake ndaj efekteve të kësaj krize po përshpejton procesin e fashitjes së disnivelit zhvillimor.

Në aspektin politik, rezistenca ndaj krizës ekonomike në BE, e lidhur kjo me qendrueshmërinë e qeverisë së kryeministrit D. Tusk pas vitit 2007, e rritën peshën e zërit të Polonisë në BE. Mendimi europian polak është tashmë mjaft i dallueshëm në Komisionin Europian. Komisarë nga Polonia kanë ushtruar përgjegjësira në portofole kyçe nga pikëpamja e interesave të BE dhe të ardhmes së saj: në vitet

2004-2009- Polonia ka pasur komisarin për politikën rajonale, kurse në mandatin 2009-2014- komisarin për hartimin e buxhetit dhe plani�kimit �nanciar. Ish kryeministri i Polonisë Jerzy Buzek ka qenë kryetar i Parlamentit Europian. Pozicionin e Polonisë e ka përforcuar gjithashtu drejtimi për herë të parë i Këshillit të BE në gjysmën e dytë të vitit 2011, i cili u vlerësua gjerësisht si pozitiv.

Gjithnjë e më shpesh Polonia po shihet në prizmin e rolit të saj të tre�shtë: si një nga shtetet të ashtuquajtura Big Six, që do të thotë se gjendet në mesin e shteteve më të mëdha dhe më me in�uencë në radhët e BE, si një nga vendet lider në rajon si dhe si shteti që inspiron bashkëpunimin në boshtin Veri-Jug me pjesëmarrjen e shteteve balltike, skandinave si dhe të shteteve të Europës Qendrore dhe Jug-Lindore.

Në interesin afatgjatë të Polonisë është transformimi i Bashkimit Europian në një union politik, çka nuk duhet identi�kuar me prirjen për të krijuar një supershtet europian që do të vinte në rrezik themelet e shteteve kombëtare. Pandryshueshmërisht ne bëjmë pjesë në ato shtete që janë për ruajtjen e formulës së bashkësisë, me një rol të fuqishëm të Komisionit Europian si bazament i funksionimit të BE.

Prioritetet e politikës europiane të Polonisë fokusohen rreth tre sloganeve kryesore: konkurueshmëria, solidariteti dhe hapja. Polonia bën pjesë ndër ato shtete

anëtare që janë �amurtare të përfundimit të ndërtimit të një tregu unik, të rritjes së konkurueshmërisë globale të BE si dhe të eliminimit të praktikave proteksioniste.

Polonia ka vepruar efektshëm në favor të garantimit të një buxheti ambicioz të BE sa i përket politikës së kohezionit, çka bën të mundur eliminimin e diferencave në nivelin e zhvilimit midis shteteve më të pasura dhe atyre më të varfra të BE. Në sajë të angazhimit të qeverisë polake politika e përbashkët energjetike e BE po bëhet realitet në një shkallë gjithnjë e më të madhe. Polonia përfaqëson më së miri argumentet në dobi të një politike të ekulibruar të BE në fushën e kundërveprimit ndaj ndryshimeve klimatike. Polonia është ndërkohë promotor me peshë i parimit të hapjes, çka gjen shprehjen e vet në të qenit aktive në politikën e zgjerimit të BE, politikën europiane të fqinjësisë si dhe në Politikën përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.

Përgjatë dekadës së parë të anëtarësimit në BE Polonia ka dëshmuar se, duke realizuar interesat e saja në fushat e sipërpërmendura, është në gjendje të ndërtojë efektshëm koalicionin e shteteve që gjykojnë njëlloj me të dhe mbi këtë bazë të jetësojë sipërmarrje të rëndësishme politike (për shembull pranimi dy herë rresht i kornizave të favorshme �nanciare shumëvjeçare, Partneriteti Lindor).

Gjatë këtyre 10 viteve edhe vetë BE ka kryer një reformë të thellë, në të cilën Polonia ka marrë pjesë aktivisht. Traktati i Lizbonës ishte traktati i parë i negociuar me pjesëmarrjen e plotë të Polonisë si vend anëtar i BE. Kontributi ynë i qenësishëm në këto punime rezultoi të ishte i një rëndësie kapitale për trajtën përfundimtare të kompromisit.

Duke marrë parasysh rritjen sistematike të prerogativave të Parlamentit Europian, Polonia në mënyrë konsekuente është përpjekjur për të siguruar një numër gjithnjë e më të madh mandatesh në këtë organizëm, që t’i korrespondonte potencialit njerëzor dhe politik të vendit tonë. 51 europarlamentarët polakë në legjislaturën aktuale dhe atë pasuese përpiqen dhe do të përpiqen të pranojnë zgjidhje që forcojnë pozicionin e Bashkimit Europian, gjithmonë duke marrë në konsideratë interesat kombëtare legjitime si dhe që garantojnë solidaritetin e bashkësisë, kohezionin dhe hapjen. Në këtë kontekst vështirë të nënvlerësohet rëndësia e zgjedhjeve për në Parlamentin Europian në maj 2014.

Në punimet mbi vendimin që konstituon Shërbimin Europian të Veprimeve me Jashtë (EEAS-shkurtimi në gjuhën

Page 14: Europa: The Polish Edition

14 EUROPA

angleze) u morën në konsideratë të gjitha kërkesat më të rëndësishme që parashtroi Polonia, u pranua parimi i rekrutimit të personelit EEAS që merr në konsideratë ekuilibrin gjeogra�k, u sigurua pjesëmarrja e përshtatshme e shteteve anëtare të EEAS- së paku 1/3 e numrit të përgjithshëm të nëpunësve si dhe detyrimi për një bashkëpunim të ngushtë të EEAS me shërbimet diplomatike të shteteve anëtare. Paralelisht me procesin e ndërtimit të një arkitekture të re institucionale të BE Polonia u përpoq të kishte përfaqësimin e saj të duhur në diplomacinë e Unionit.

PERSPEKTIVA E ZGJERIMIT TË BE

Qysh në krye të herës Polonia ka qenë mbështetëse e politikës së zgjerimit të BE. Historia ka dëshmuar se kjo ka qenë një nga politikat më të sukseshme dhe të efektshme të BE, nga e cila për�tojnë jo vetëm vendet e reja anëtare, por e gjithë BE. Dëshmia më e mirë e kësaj është rritja e konsiderueshme e investimeve të kompanive nga i ashtuquajturi Unioni i vjetër në vendet anëtare rishtare me efekte të dukshme pozitive �nanciare dhe pozicionim të këtyre kompanive në Europë dhe botë. Polonia ndërkohë ka shprehur gjithmonë bindjen se suksesi i politikës së zgjerimit të BE varet në një shkallë determinante nga respektimi rigoroz i parimeve të besueshmërisë dhe kushtëzimit. Këtu dua të nënvizoj se parimi i plotësimit të kushteve nuk është asesi një instrument frenimi në procesin e pranimit të anëtarëve të rinj, ndryshe nga ç’paraqitet ndonjëherë në komentet që bëhen në shtetet kandidate. Nga njëra anë ky është një mekanizëm që garanton nivel të lartë të përgatitjes së kandidatëve për anëtarësim si dhe pakthyeshmërinë e reformave që përmirësojnë gjendjen e ekonomisë, kushtet e funksionimit të biznesit, cilësinë e shtetit dhe jetën e qytetarëve. Nga ana tjetër- është një instrument i domosdoshëm që siguron nivelin më të lartë të mundshëm të kohezionit në BE.

Cila do të jetë e ardhmja e politikës së zgjerimit? Shumëçka do të varet nga dinamika politike në BE si dhe në vendet e veçanta anëtare. Gjykoj se gjithsesi mund të shquajmë disa trende, të cilët do ndikojnë në ritmin e realizimit praktik të kësaj politike.

Karakteri ndërqeveritar i politikës së zgjerimit me shumë gjasë do të përforcohet. Me këtë kam parasysh ndikimin gjithnjë në rritje të shteteve anëtare si edhe të Këshillit Europian, në ecurinë e tij. Të mos harrojmë që parim i rëndësishëm i politikës së zgjerimit është unanimiteti, nga pikëpamja

formale 28 vendet anëtare kanë 1960 raste për të bllokuar procesin (çdo vend anëtar duhet të shprehet për çeljen dhe mbylljen e çdonjërit prej 35 kapitujve negociues, pa folur këtu për miratimin e mëhershëm të të gjithëve për statusin e kandidatit dhe çeljen e negociatave).

Politika e zgjerimit ka pasur gjithmonë karakter politik më pak apo më shumë të dukshëm. Ana politike e procesit të zgjerimit mund të gjejë pasqyrimin e vet në një qasje gjithnjë e më subjektive të shteteve anëtare ndaj vendimit mbi fatin e secilit vend kandidat. Kriza ekonomike, e cila përherë shoqërohet me një tërheqje më të fuqishme drejt interesit kombëtar, me gjasë e përforcon një tendencë të tillë.

Procesi i zgjerimit të BE mund të ketë njëkohësisht një karakter teknik gjithnjë e më të dukshëm. Kushtet e veçanta dhe kriteret do të jenë gjithnjë e më shumë të saktësuara. Kjo gjë ka anët e veta të mira. Dokumentet e BE që përku�zojnë etapa të veçanta të hyrjes duhet të përbëjnë një pikë referimi sa më të qartë për kandidatët.

Duhet presupozuar se politika e forcimit të kushteve do të vazhdojë në fusha të konsideruara thelbësore për kohezionin e gjithë BE si edhe në fusha shumë sensitive nga pikëpamja e reagimit shoqëror në vendet anëtare. Kjo u përket sferave të tilla si sundimi i ligjit, drejtësia, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, funksionimi i administratës shtetërore dhe shërbimit civil, të drejtat e njeriut. Gjithnjë e më i rëndësishëm do të jetë po ashtu edhe aspekti ekonomiko-�nanciar i përgatitjes së kandidatit për anëtarësim. Nuk ka dyshim se politika ekonomike dhe �skale e shteteve aspirante, përgjatë procesit negocjues hyrës, do t’i nënshtrohet një vlerësimi gjithnjë e më skrupuloz. Ky është një element, të cilin kandidatët duhet ta kenë qysh tani seriozisht në konsideratë gjatë procesit të përgatitjes së strategjisë së integrimit në BE.

Elementi i fundit, për të cilin do të doja të tërhiqja vëmendjen, është ndikimi eventual i problemeve dypalëshe ende të pazgjidhura në ritmin e procesit të zgjerimit të BE. Në disa raste ky ndikim është tashmë i dukshëm. Ekzistojnë gjithsesi premisa për të menduar se në të ardhmen ky ndikim mundet të forcohet edhe më shumë. Një dukuri jo e favorshme do të ishte shfrytëzimi më i fuqishëm i epërsisë konkurruese të vendeve anëtare ndaj vendeve kandidate fqinje dhe imponimi i faktorëve kombëtarë në procesin e hyrjes. Në një situatë të tillë tre elementë marrin një rëndësi thelbësore:• Balancimiipërshtatshëmiprioriteteve

kombëtare të vendeve kandidate.

• Ndjekja e një politike rajonalekonstruktive me përpjekje për të zgjidhur problemet dypalëshe në kohën e duhur para fazës vendimtare të procesit të hyrjes.

• Bashkëpunimi mbarëkombëtarnë shtetet kandidate për çështjen e integrimit në BE me qëllim përshpejtimin e gjithë procesit.

FORCIMI I VEPRIMEVE TË BE NË KUADRIN E SIGURISË

ENERGJETIKE.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive në mbledhjen e Këshillit Europian më 20-21 mars 2014, në sfondin e ngjarjeve të fundit në Ukrainë, bënë thirrje për të ndërmarrë veprime në dobi të forcimit të sigurisë së furnizimit me energji të BE si dhe të diversi�kimit të burimeve energjetike, në shumicën e rasteve të dominuara nga furnizimet ruse. Komisioni Europian deri në qershor 2014 ka për të hartuar një plan veprimesh të BE në këtë fushë.

Në këtë kontekst Polonia evidenton gjashtë shtyllat më të rëndësishme të politikës së BE në fushën e sigurisë energjetike, të cilat në të ardhmen mund të sjellin krijimin e “Unionit Energjetik Europian”• Përforcimiimekanizmavetësolidaritetit

mes shteteve në rast çrregullimi të furnizimit me burime energjetike.

• Negocimi i përbashkët i kushteve përfurnizime të reja me furnizues jashtë BE.

• Maksimalizimi i bashkëfinancimitme mjetet e BE të ndërtimit të një infrastrukture energjetike që forcon sigurinë energjetike dhe që garanton solidaritetin e BE në këtë sferë.

• Shfrytëzimi i plotë i burimeve hidro-karbure vendase në Europë, burimeve tradicionale dhe jokonvencjonale, duke respektuar mjedisin natyror.

• Shfytëzimi gjithnjë e më i madh iburimeve alternative të naftës dhe gazit në BE duke tërhequr furnizues të rinj, veçanërisht nga SHBA.

• Forcimiisigurisëenergjetiketëfqinjëvetë BE në Europën Lindore, Ukrainë dhe Moldavi, por edhe në Europën Jug-Lindore, përmes ndërtimit dhe fuqizimit të lidhjeve infrastrukturore si dhe përmes mbështetjes në kryerjen e reformave në tregun energjetik, në përputhje ma acquis e BE.

Fjalë e mbajtur nga Ambasadori i Republikës së Polonisë Marek Jeziorski në Forumin e Politikës së Jashtme të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare,

Tiranë, 29 prill 2014.

Page 15: Europa: The Polish Edition

15EUROPA

“POLSKA. MOVE YOUR IMAGINATION”

“Polska. Move Your Imagination”- ky është spoti që tregon drejtimin që kemi zgjedhur për të promovuar Poloninë.

Dhjetë vitet e fundit për Poloninë kanë qenë vite transformimesh në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe turizmin. Zhvillimin e këtij sektori e favorizon gjithashtu situata në botë dhe stili i jetesës së njerëzve: gjithnjë e më shumë syresh udhëtojnë nëpër botë.

Me një potencial të madh gjeogra�k dhe kulturor Polonia orvatet të sigurojë një pozicion të mirë në konkurrencën gjithnjë e më të thekshme në përthithjen e turistëve. Pozicioni i lakmueshën në kryqëzimin e rrugëve kryesore europiane, në qendër të kontinentit, një mjedis i mirëmbrojtur, prania në strukturat e tregut të brendshëm të BE e bëjnë Poloninë një vend tërheqës për vizitorët e huaj. Funksionimi i sektorit turistik mbi baza të njëllojta me ato të vendeve të BE i ka dhënë një status të ri turizmi, ka mundësuar jetësimin e metodologjive moderne të marketingut që marrin në konsideratë diferencat e tregjeve dhe larminë e ofertës së rajoneve polake.

Shoqata Polake e Operatorëve Turistikë e paraqet Poloninë si një vend atraktiv, origjinal dhe frymëzues, me vlera turistike unikale për gjithë Evropën, vend që ofron mikpritje dhe zgjidhje moderne dhe

kreative. Hyrja e Polonisë në BE solli një promovim më intensiv të turizmit. Në vitin 2011 Polonia u bë zyrtarisht Vend Partner i Panairit ITB në Berlin, çka do të thotë që vemendja e të gjithë botës ishte përqendruar në vendin tonë.Prezantimet ishin bërë në panairet më të mëdha ndërkombëtare të turizmit në Europë.

Polonia zotëron mundësira kolosale dhe ofron surpriza dhe joshje turistike mjaft interesante. Turistët që e vizitojnë atë mrekullohen nga ofertat dhe standardi i lartë i shërbimeve. Polonia ka gjithçka duhet: parqe natyrore piktoreske me specie të rralla kafshësh të egra dhe bimësi të larmishme, qytete që gëlojnë nga jeta intensive, ndërtesa karakteristike monumentale, kinema, teatra, pjesë muzeale qytetesh, pallate mbretërore, kisha, male të bukura përgjatë ku�rit jugor. Malet përbëjnë një parajsë të vërtetë dimërore dhe një atraksion po aq interesant për të pasionuarit e ngjitjeve alpine. Polonia është një vend, në të cilin qoftë adhuruesit e turizmit aktiv, qoftë ata të turizmit kulturor do të gjejnë oferta joshëse.

Vitet e fundit ka ndryshuar edhe infrastruktura turistike. Është rritur, për këtë arsye, edhe numri i vizitorëve të huaj afatgjatë. Kapaciteti akomodues gjatë dhjetë viteve të fundit është rritur me 57%;

në qoftë se në vitin 2002 kishte gjithsej 3.145.000 shtretër, në vitin 2012 ky tregues shkoi në 4.940.000.

Hyrja në BE dhe intesi�kimi i lëvizjes turistike ndryshuan edhe imazhin e Polonisë në botë. Sot ajo ka gjithnjë e më shumë simpatizantë që jo vetëm deklarojnë rikthimin e tyre në Poloni, por edhe ua rekomandojnë atë me bindje edhe të tjerëve. Ndër atraksionet më të përmendura turistike polake janë qytetet interesante, pyjet, parqet kombëtare dhe liqenet. Britanikët dhe francezët pëlqejnë edhe aktivitetet kulturore në Poloni, ndërsa gjermanët shëtitjet me biçikleta, shopingun dhe vëzhgimin e shpendëve. Të gjithë theksojnë se qëndrimi në Poloni i ka befasuar për mirë.

Ngjarjet e mëdha, të tilla si 200 vjetori i lindjes së F. Shopen, kremtuar në vitin 2010, Presidenca polake e BE në vitin 2011, �nalet e Kampionatit Europian të Futbollit UEFA EURO 2012”- kanë qenë momente shumë të mira për promovimin e vendit. Imazhi pozitiv i Polonisë është potencial i madh për vitet në vijim.

www.poland.travel http://www.youtube.com/user/

polandtravel/videos Material i ofruar nga Organizata Shtetërore e

Turizmit (POT). Përgatiti për botim: Astrit Beqiraj

Varshava, Qyteti i Vjetër

Page 16: Europa: The Polish Edition

16 EUROPA

Bursa e Varshavës është një nga tregjet europiane që zhvillohet më dinamikisht, ndërsa në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore, prej shumë vitesh, mbetet në

pozicionin e liderit të pakundërshtueshëm. Strategjia e saj e re GPW. 2020 për periudhën 2014-2020 parashikon zhvillim të mëtejmë falë mbështetjes në tekonologjinë më të re dhe në kërkimin e partnerëve jo vetëm nga Polonia.

Në vitin 1989 Polonia nisi procesin e rindërtimit të ekonomisë së tregut, motor kryesor i të cilit ishte privatizimi si dhe zhvillimi i tregut polak të kapitalit. Pas afro 52 vjetësh ndëprerjeje Bursa e Varshavës rinisi aktivitetin e vet më 16 prill 1991. Në sesionin e parë të bursës me pjesëmarrjen e shtatë markave aksionare debutuan pesë kompani. Në atë rast pati 112 kërkesë oferta për shitje-blerje teksa qarkullimi i përgjithshëm në bursë arriti 1.990 zlloti.

Sot Bursa e Varshavës zhvillon një treg të regullt të obligacioneve dhe instrumenteve derivate, zhvillon

BURSA E VARSHAVËS: MUNDËSI TË SHUMTA

njëkohësisht edhe tregun e aksioneve NewConnect për subjekte më të vogla. Bursa e Varshavës zhvillon edhe tregun Catalyst i destinuar për emetuesit e obligacioneve të korporatave dhe atyre komunale. Në ofertën e vet Bursa e Varshavës e ka gjithë gamën e instrumenteve- duke �lluar nga aksionet, obligacionet, certi�katet investuese,

instrumenteve derivate dhe deri tek produktet e strukturuara. Në të dyja tregjet e aksioneve janë regjistruar pothuaj 900 emetues, kapitalizimi i të cilëve e ka kaluar shifrën e 200 mld Euro. Bursa e Varshavës prej disa vitesh është shndërruar në bursën e zgjedhjes së parë për sipërmarrje të fushave të

ndryshme, me fuqi të ndryshme dhe në faza të ndryshme zhvillimi, kryesisht nga rajoni i Europës Qendrore dhe Lindore. Momentalisht në Bursën e Varshavës gjenden 56 kompani të huaja nga 23 vende, në mesin e tyre ka kompani që e ushtrojnë aktivitetin e vet në Ukrainë, Çeki, Lituani, Bullgari, por edhe në SHBA dhe Kinë.

Godina e Bursës së Varshavës

Page 17: Europa: The Polish Edition

17EUROPA

Mundësitë e diferencuara investuese, kushtet konkurruese të përthithjes së kapitalit, rrjeti i gjerë i bizneseve bëjnë që Bursa e Varshavës të ketë një ofertë atraktive për investitorët, emetuesit dhe ndërmjetësit si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij. Në Bursën e Varshavës veprojnë �rma investuese globale të vendit dhe të huaja, por edhe brokera që janë aktivë në veprimtaritë e tyre në tregjet e Europës Qendrore dhe Lindore. Zhvillimin e vet dinamik Bursa e Varshavës ia dedikon infrastrukturës së saj moderne, tipike për tregjet e konsoliduara, të aftë të garantojë sigurinë e qarkullimit dhe kryerjen e transaksioneve. Zhvillimin e vet dinamik ia dedikon regulativëve të mirë europianë, bazës së diferencuar të investitorëve vendas dhe të huaj si dhe ofertës së pasur të produkteve adresuar investitorëve me tolerancë të ndryshme ndaj riskut.

Aplikimi i një sistemi të ri transaksionesh që plotëson standardet më të larta botërore dhe pritshmëritë në rritje të lojtarëve të tregut, duke garantuar njëherësh një organizim qarkullimi në përputhje me tendencat globale, mundëson zhvillimin e mëtejshëm të ofertës së produkteve. UTP, patentën e të cilit e ka NYSE Technologies, është bërë familjar për investitorët ndërkombëtarë dhe brokerat e tregjeve më të mëdhaja botërore- të njëjtën platformë qarkullimi përdorin edhe bursat e grupit NYSE Euronext me qendrat e tyre në Nju Jork, Paris, Lizbon, Amsterdam dhe Bruksel. – Futja e UTP, njërit prej instrumenteve më modernë të këtij tipi në botë, ka bërë të mundur t’u ofrohet aktorëve të tregut një nivel i ri cilësie në shërbimet e bursës. Me aplikimin e UTP –kemi hyrë në elitën e bursave botërore –thotë Adam Maciejewski, Kryetar i Bordit të Bursës së Varshavës.

Tekonologjia e re mundëson aktivizimin e segmenteve të reja të tregut. Në vitin 2013 oferta e Bursës së Varshavës u zgjerua me instrumente të tillë si kontratat e përkohshme për nivelin e interesave si dhe koshin e obligacioneve të thesarit. Ndërsa këtë vit investitorët do të kenë mundësi të investojnë opsionalisht në aksione të kompanive të veçanta si dhe në instrumente derivatore për indekse të reja. Bursa ka bërë gjithashtu ndryshime në indekset kryesore të bursës dhe ka nisura�shimin e indekseve të rinj, duke përfshirë indeksin WIG30, ku bëjnë pjesë 30 sipërmarrjet më të mëdha dhe më të zhdërvjellta të tabanit varshavian, WIG50 është për �rmat e mesme dhe WIG250 për sipërmarrjet e vogla. Zgjerimi i përbërjes së indekseve më të rëndësishëm të bursës pasqyron më mirë rritjen e ekonomisë polake, strukturën e saj sektoriale si dhe zhvillimin dinamik të tregut polak të kapitalit.

Në kuadër të kërkimit të burimeve të reja të zhvillimit Bursa e Varshavës ka blerë aksione në Aquis Exchange Ltd., që është një platformë shumëpalëshe e qarkullimit me qendër në Britaninë e Madhe, e cila realizon sot qarkullimin e aksioneve të kompanive më të mëdha të Britanisë së Madhe, Francës, Holandës dhe Gjermanisë. Aquis synon të ofrojë qarkulllimin e aksioneve të më shumë se 1200 sipërmarrjeve nga 14 tregje europiano-perëndimorë.- Vitin e shkuar dolëm vendosmërisht mebiznes jashtë ku�jve të Polonisë. Investimi në platformën Aquis në vështrim të parë ishte një provë e diversi�kimit të shërbimeve tona. Në realitet ajo përfaqëson një projekt shumë të komplikuar por

VLERA E PËRGJITHSHME E QARKULLIMIT TË AKSIONEVE - TREGU KRYESOR (MLD ZLLOTI)

Mundësitë e diferencuara investuese, kushtet konkurruese të përthithjes së kapitalit, rrjeti i gjerë i bizneseve bëjnë që Bursa e Varshavës të ketë një ofertë atraktive për investitorët, emetuesit dhe ndërmjetësit si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij. Në Bursën e Varshavës veprojnë firma investuese globale të vendit dhe të huaja, por edhe brokera që janë aktivë në veprimtaritë e tyre në tregjet e Europës Qendrore dhe Lindore. Zhvillimin e vet dinamik Bursa e Varshavës ia dedikon infrastrukturës së saj moderne, tipike për tregjet e konsoliduara, të aftë të garantojë sigurinë e qarkullimit dhe kryerjen e transaksioneve. Zhvillimin e vet dinamik ia dedikon regulativëve të mirë europianë, bazës së diferencuar të investitorëve vendas dhe të huaj si dhe ofertës së pasur të produkteve adresuar investitorëve me tolerancë të ndryshme ndaj riskut.

Aplikimi i një sistemi të ri transaksionesh që plotëson standardet më të larta botërore dhe pritshmëritë në rritje të lojtarëve të tregut, duke garantuar njëherësh një organizim qarkullimi në përputhje me tendencat globale, mundëson zhvillimin e mëtejshëm të ofertës së produkteve. UTP, patentën e të cilit e ka NYSE Technologies, është bërë familjar për investitorët ndërkombëtarë dhe brokerat e tregjeve më të mëdhaja botërore- të njëjtën platformë qarkullimi përdorin edhe bursat e grupit NYSE Euronext me qendrat e tyre në Nju Jork, Paris, Lizbon, Amsterdam dhe Bruksel. – Futja e UTP, njërit prej instrumenteve më modernë të këtij tipi në botë, ka bërë të mundur t’u ofrohet aktorëve të tregut një nivel i ri cilësie në shërbimet e bursës. Me aplikimin e UTP –kemi hyrë në elitën e bursave botërore –thotë Adam Maciejewski, Kryetar i Bordit të Bursës së Varshavës.

Tekonologjia e re mundëson aktivizimin e segmenteve të reja të tregut. Në vitin 2013 oferta e Bursës së Varshavës u zgjerua me instrumente të tillë si kontratat e përkohshme për nivelin e interesave si dhe koshin e obligacioneve të thesarit. Ndërsa këtë vit investitorët do të kenë mundësi të investojnë opsionalisht në aksione të kompanive të veçanta si dhe në instrumente derivatore për indekse të reja. Bursa ka bërë gjithashtu ndryshime në indekset kryesore të bursës dhe ka nisurafishimin e indekseve të rinj, duke përfshirë indeksin WIG30, ku bëjnë pjesë 30 sipërmarrjet më të mëdha dhe më të zhdërvjellta të tabanit varshavian, WIG50 është për firmat e mesme dhe WIG250 për sipërmarrjet e vogla. Zgjerimi i përbërjes së indekseve më të rëndësishëm të bursës pasqyron më mirë rritjen e ekonomisë polake, strukturën e saj sektoriale si dhe zhvillimin dinamik të tregut polak të kapitalit.

Në kuadër të kërkimit të burimeve të reja të zhvillimit Bursa e Varshavës ka blerë aksione në Aquis Exchange Ltd., që është një platformë shumëpalëshe e qarkullimit me qendër në Britaninë e Madhe,

0.0131

98

256

050

100150200250300

1991 1998 2005 2013

dhe ambicjoz gjithëeuropian, i cili do të bëjë të mundur në një të ardhme jo të largët, bashkë me planet tona të tjera ndërkombëtare, ta ngrejë Bursën e Varshavës në një stad më të lartë ndër bursat e botës – thekson Adam Maciejewski. Ndërkohë Bursa e Varshavës është në tratativa për bashkëpunim me grupin e bursave CEESEG, e cila grupon tregjet në Vjenë, Pragë, Budapest dhe Lublanë.

Në strategjinë e vet të re deri në vitin 2020 Bursa e Varshavës si mision ka përcaktuar jo vetëm mbështetjen e zhvillimit të tregut vendas, por edhe të atij të gjithë rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore. Bursa e Varshavës mëton të forcojë pozitën e vet ndërkombëtare përmes krijimit të një qendre ndërkombëtare të kapitalit të kësaj pjese të Europës si dhe të mbështesë zhvillimin e ekonomive lokale dhe tregjeve të kapitaleve në rajon.

Materiali është ofruar nga Bursa e Letrave me Vlerë në VarshavëPërgatiti: Astrit Beqiraj

BURSA E VARSHAVËS: mundësi të shumta

(Materiali është ofruar nga Bursa e Letrave me Vlerë në Varshavë)

Bursa e Varshavës është një nga tregjet europiane që zhvillohet më dinamikisht, ndërsa në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore, prej shumë vitesh, mbetet në pozicionin e liderit të pakundërshtueshëm. Strategjia e saj e re GPW. 2020 për periudhën 2014-2020 parashikon zhvillim të mëtejmë falë mbështetjes në tekonologjinë më të re dhe në kërkimin e partnerëve jo vetëm nga Polonia.

Në vitin 1989 Polonia nisi procesin e rindërtimit të ekonomisë së tregut, motor kryesor i të cilit ishte privatizimi si dhe zhvillimi i tregut polak të kapitalit. Pas afro 52 vjetësh ndëprerjeje Bursa e Varshavës rinisi aktivitetin e vet më 16 prill 1991. Në sesionin e parë të bursës me pjesëmarrjen e shtatë markave aksionare debutuan pesë kompani. Në atë rast pati 112 kërkesë oferta për shitje-blerje teksa qarkullimi i përgjithshëm në bursë arriti 1.990 zlloti.

Sot Bursa e Varshavës zhvillon një treg të regullt të obligacioneve dhe instrumenteve derivate, zhvillon njëkohësisht edhe tregun e aksioneve NewConnect për subjekte më të vogla. Bursa e Varshavës zhvillon edhe tregun Catalyst i destinuar për emetuesit e obligacioneve të korporatave dhe atyre komunale. Në ofertën e vet Bursa e Varshavës e ka gjithë gamën e instrumenteve- duke filluar nga aksionet, obligacionet, certifikatet investuese, instrumenteve derivate dhe deri tek produktet e strukturuara. Në të dyja tregjet e aksioneve janë regjistruar pothuaj 900 emetues, kapitalizimi i të cilëve e ka kaluar shifrën e 200 mld Euro. Bursa e Varshavës prej disa vitesh është shndërruar në bursën e zgjedhjes së parë për sipërmarrje të fushave të ndryshme, me fuqi të ndryshme dhe në faza të ndryshme zhvillimi, kryesisht nga rajoni i Europës Qendrore dhe Lindore. Momentalisht në Bursën e Varshavës gjenden 56 kompani të huaja nga 23 vende, në mesin e tyre ka kompani që e ushtrojnë aktivitetin e vet në Ukrainë, Çeki, Lituani, Bullgari, por edhe në SHBA dhe Kinë.

0.272

308

593

0

100

200

300

400

500

600

700

1991 1998 2005 2013

9

198255

450

0

100

200

300

400

500

1991 1998 2005 2013

NUMRI I SIPËRMARRJEVE TË REGJISTRUARA-TREGU KRYESOR

BURSA E VARSHAVËS: mundësi të shumta

(Materiali është ofruar nga Bursa e Letrave me Vlerë në Varshavë)

Bursa e Varshavës është një nga tregjet europiane që zhvillohet më dinamikisht, ndërsa në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore, prej shumë vitesh, mbetet në pozicionin e liderit të pakundërshtueshëm. Strategjia e saj e re GPW. 2020 për periudhën 2014-2020 parashikon zhvillim të mëtejmë falë mbështetjes në tekonologjinë më të re dhe në kërkimin e partnerëve jo vetëm nga Polonia.

Në vitin 1989 Polonia nisi procesin e rindërtimit të ekonomisë së tregut, motor kryesor i të cilit ishte privatizimi si dhe zhvillimi i tregut polak të kapitalit. Pas afro 52 vjetësh ndëprerjeje Bursa e Varshavës rinisi aktivitetin e vet më 16 prill 1991. Në sesionin e parë të bursës me pjesëmarrjen e shtatë markave aksionare debutuan pesë kompani. Në atë rast pati 112 kërkesë oferta për shitje-blerje teksa qarkullimi i përgjithshëm në bursë arriti 1.990 zlloti.

Sot Bursa e Varshavës zhvillon një treg të regullt të obligacioneve dhe instrumenteve derivate, zhvillon njëkohësisht edhe tregun e aksioneve NewConnect për subjekte më të vogla. Bursa e Varshavës zhvillon edhe tregun Catalyst i destinuar për emetuesit e obligacioneve të korporatave dhe atyre komunale. Në ofertën e vet Bursa e Varshavës e ka gjithë gamën e instrumenteve- duke filluar nga aksionet, obligacionet, certifikatet investuese, instrumenteve derivate dhe deri tek produktet e strukturuara. Në të dyja tregjet e aksioneve janë regjistruar pothuaj 900 emetues, kapitalizimi i të cilëve e ka kaluar shifrën e 200 mld Euro. Bursa e Varshavës prej disa vitesh është shndërruar në bursën e zgjedhjes së parë për sipërmarrje të fushave të ndryshme, me fuqi të ndryshme dhe në faza të ndryshme zhvillimi, kryesisht nga rajoni i Europës Qendrore dhe Lindore. Momentalisht në Bursën e Varshavës gjenden 56 kompani të huaja nga 23 vende, në mesin e tyre ka kompani që e ushtrojnë aktivitetin e vet në Ukrainë, Çeki, Lituani, Bullgari, por edhe në SHBA dhe Kinë.

0.272

308

593

0

100

200

300

400

500

600

700

1991 1998 2005 2013

9

198255

450

0

100

200

300

400

500

1991 1998 2005 2013

KAPITALIZIMI I SIPËRMARRJEVE VENDASE -TREGU KRYESOR (MLD ZLLOTI)

Page 18: Europa: The Polish Edition

18 EUROPA

BANKA KOMBËTARE E POLONISËNga PROF. MAREK BELKA

Guvernator i Bankës Kombëtare të Polonisë

Tre gurët kilometrikë në zhvillimin e ekonomisë polake pas vitit 1989: transformimi ekonomik, integrimi europian, pranimi i Euros.

Nëse shohim ekonominë polake nga një perspektivë historike pas vitit 1989, si dhe nga këndi i s�dave

në të ardhmen, mund të shquajmë tre procese thelbësore dhe ngjarje të lidhura me to. E para është nisja e transformimit të ekonomisë polake pas vitit 1989. E dyta, hyrja e Polonisë në Bashkimin Europian në vitin 2004. E treta, me vështrim nga e ardhmja, hyrja në zonën Euro, çka do të shënojë kurorëzimin si të proceseve të transformimit të ekonomisë polake, ashtu edhe të integrimit ekonomik, institucional dhe shoqëror në srukturat e BE.

1. TRANSFORMIMI EKONOMIK

Në tablonë e vendeve të tjera të rajonit Polonia përfaqëson një shembull të kalimit të suksesshëm nga ekonomia e plani�kuar në ekonominë e tregut.

Faza e parë e transformimit, e pagëzuar me emrin terapia e shokut (vitet 1989-1991) kishte të bënte me realizimin e reformave sistemore bazë kah tregut. Plani i reformave parashihte a�rmimin e sipërmarrjes private, integrimin me ekonomitë e Europës Perëndimore si dhe rikthimin e stabilitetit makroekonomik. Një nga elementët e programit stabilizues ishte rikthimi i besimit tek monedha vendase, futja e konvertibilitetit të zllotit, ndërsa më tej aplikimi i politikës së kursit të qendrueshëm të zllotit në raport me dollarin amerikan me qëllim parandalimin e hiperin�ancionit.

Faza e dytë e proceseve të nisura transformuese (1992-1995) dha frytet e veta me rritje ekonomike, por që gjithsesi kërkonte një modi�kim të zgjidhjeve të përdorura në periudhën e parë duke i përshtatur ato në mënyrë adekuate nevojave dhe kushteve në ndryshim. Vazhduan në këtë fazë reformat e tregut, nisën në shkallë

të gjerë proceset e privatizimit të ekonomisë polake, u përmirësua cilësia e mjedisit të biznesit si dhe nisi aplikimi i regjimit juridik të Bashkimit Europian, të cilat synonin anëtarësimin në këtë grup (qysh në dhjetor 1991 u nënshkrua Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me BE). Përparimi në procesin e frenimit të rritjes së in�ancionit, reduktimi i borxhit të jashtëm (më 1991 nga Klubi i Parisit ndërsa më 1994 nga Klubi i Londrës) si dhe aplikimi i shkëmbyeshmërisë së zllotit me jashtë i hapën rrugën depërtimit të kapitalit të huaj në Poloni.

Fazën e tretë të transformimit e përbëjnë vitet 1996-2004 kur ekonomia polake u zhvillua dinamikisht (veçanërisht në fund të viteve ‘90) si dhe u gjend në fazën e negociatave hyrëse dhe përgatitjeve për anëtarësim në BE. Rritja relativisht e shpejtë ekonomike, anëtarësimi në OECD si dhe reformat ekonomike sollën me

vete vërshimin e kapitalit të huaj, mes të tjerash në formën e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, çka është më e rëndësishmja për zhvillimin ekonomik. Këto investime nga ana e tyre diktonin ristrukturimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe rritjen e eksportit (ndonëse �llimisht shkaktuan rritjen e importit furnizues). Bashkë me integrimin gjithnjë e më të mirë të ekonomisë polake me atë globale po ndodhte njëherësh edhe procesi i lirimit të kontrollit të kursit të zllotit deri në çlirimin e tij të plotë në prill të vitit 2000. Falë transformimeve të sipërpërshkruara, për periudhën nga nisja e procesit të transformimit deri në vitin 2004 Prodhimi i Përgjithshëm Brutto për frymë u dy�shua1.

2. INTEGRIMI EUROPIAN

Hyrja në BE në vitin 2004 hapi një

Page 19: Europa: The Polish Edition

19EUROPA

kapitull të ri në historinë politike, sociale dhe ekonomike të Polonisë. Ky moment i pritur gjatë u parapri nga një periudhë shumëvjeçare negociatash dhe përgatitjesh, por edhe dyshimesh2, të cilat, falë përgatitjes së duhur dhe konkurueshmërisë së ekonomisë polake, fatmirësisht mbetën veç dyshime.

Pas hyrjes në BE u rrit besueshmëria e ekonomisë, u rrit eksporti i produkteve polake drejt vendeve të BE3 si dhe hyrja e investimeve të huaja nga vende të saj. Në të njëjtën kohë Polonia përdori me e�kasitet fondet strukturore, të cilat ndihmuan në ngritjen e cilësisë së infrastrukturës teknike, por edhe njerëzore, duke sjellë rritjen e kapitalit shoqëror dhe njerëzor4. Paralelisht me këtë emigrimi i polakëve drejt vendeve të BE dëshmoi sesa me vlerë kishte qenë kapitali njerëzor që dispononte ekonomia polake në momentin e hyrjes në të. Krahu polak i punës ia doli me mjaft sukses në Tregun e Uni�kuar.

Krahas rritjes së tregtisë, pas hyrjes në BE ndodhi njëkohësisht diversi�kimi i saj në lloje si dhe rritja e përparimit tekonologjik. Në sajë të rolit thelbësor të investitorëve të huaj (vendimtarë në pothuaj gjysmën e vëllimit të eksportit) Polonia ishte shndërruar në pjesë përbërëse të zinxhirit furnizues europian dhe global, çka shihej dukshëm në rastin e industrisë së prodhimit të automobilave. Krahas kompanive me kapital të huaj po ndodhte edhe grumbullimi i kapitalit vendas, në një kohë kur �rmat vendase, kryesisht me baza familjare, gjithnjë e më me dëshirë po dilnin me ofertat e tyre jashtë Polonie. Dëshmi kjo e konkurueshmërisë ndërkombëtare në rritje5.

Falë treguesve të sipërcituar si dhe të politikës së mirë makroekonomike ekonomia polake rezultoi të ishte relativisht rezistente ndaj krizës më të madhe qysh prej viteve ‘30 të ekonomisë botërore. Në periudhën e problemeve më të mëdha ekonomike të vendeve të BE 2008-2012, në mesin e vendeve anëtare ekonomia polake u zhvillua më shpejt nga të gjitha. Midis tremujorit të parë të vitit 2008 dhe atij të katërt të vitit 2012, rritja e akumuluar ekonomike në Poloni arriti në 15%, në një kohë kur për BE dhe zonën Euro, për të njëjtën periudhë u regjistrua një rënie e PPB me rreth 3%.

3. PRANIMI I EUROS

Me hyrjen në BE Polonia detyrohej të zëvendësonte zllotin me monedhën e përbashkët, do të thotë euron. Analizat paraprake, të përfshira në dy raportet e Bankës Kombëtare Polake (të viteve 2004 dhe 2009), tregonin se për�timet nga pranimi i euros (rënia e nivelit të interesave, zvogëlimi

i riskut të kursit, rritja e besueshmërisë ekonomike) prevalojnë mbi kostot (humbja e politikës së pavarur monetare si dhe kursit të lëvizshëm). Kriza në zonën euro ndryshoi megjithatë mënyrën e arsyetimit mbi euron: aktualisht analizat statike të tipit “për�tim-kosto” u zëvendësuan me arsyetimin e tipit “shanse-rreziqe”, ku ky i dyti ka një karakter më dinamik. Shanset dhe kërcënimet, nga ana tjetër, do të varen para së gjithash nga dy faktorë: si do të duket zona euro si dhe në ç’shkallë ekonomia polake do të jetë e gatshme të funksionojë në kuadër të një politike të përbashkët monetare.

a. Ndyshimet në zonën EuroAnalizat mbi efektet e vendimit të

pranimit ose jo të Euros aktualisht i bën të vështira kjo që në një masë të madhe ato do të varen nga trajta e ardhshme e zonës euro. Megjithëse viteve të fundit janë ndërmarrë një varg reformash, momentalisht ende nuk dihet çfarë trajte do të ketë ajo pas disa vitesh. Më poshtë po japim ndryshimet e shqyrtuara ose të plani�kuara, të cilat janë ndarë në tri fusha:

-krijimi i unionit bankar-kornizat e aplikimit të politikës �skale-koordinimi me politikën ekonomike të

vendeve anëtare

Unioni bankarShembujt e mbledhur nga vendet e

zonës euro tregojnë se ekziston një lidhje e fortë midis situatës së sektorit bankar dhe situatës së sektorit të �nancave publike. Një krizë eventuale bankare, në kushtet madje të një borxhi të ulët publik, mund të shkaktojë deri edhe falimentin e gjithë shtetit. Unioni bankar në zonën euro ka për të shpërbërë pikërisht këtë ndërvarësi të fortë të sektorit bankar të një vendi anëtar me sektorin e tij publik. Ky projekt përmban tre elementë thelbësorë: mbikëqyrjen e përbashkët europiane mbi bankat e mëdha, mekanizmin e ristrukturimit dhe nënshtrimit të falimentimit të bankave bashkë me fondin e emergjencës për bankat si dhe mekanizmin e njësuar të garantimit të depozitave. Deri më tash është vendosur që mbikëqyrja e drejtpërdrejtë mbi bankat e mëdha do të ushtrohet nga Banka Qendrore Europiane. Është arritur njëkohësisht një kompromis, i cili i hap rrugën krijimit të një mekanizmi rregullues për bankat. Vendimet

e mëhershme megjithatë shkaktojnë një varg pyetjesh, të tilla si: masa e fondit të emergjencës a është vallë e përshtatur nevojave potenciale dhe ritmi i krijimit të tij mos është vallë ende tepër i ngadaltë. Me rëndësi kyçe për funksionimin e�kas të unionit bankar është gjithashtu marrëveshja mbi sistemin e përbashkët të garantimit të depozitave. Në këtë kuadër tani për tani nuk ka ende një mirëkuptim politik për t’u shkëputur nga parimi, sipas të cilit çdo vend garanton vetëm depozitat e bankave të veta. Kjo do të thotë se mbetet ende shumë për t’u bërë para se të �asim për uni�kimin e plotë bankar. E vlen megjithatë të theksohet se analizat e sipëpërmendura janë shumë të rëndësishme në kuadrin e vendimit për pranimin e euros për shkak të faktit se ky vendim do të bëjë që Polonia të hyjë automatikisht në unionin bankar.

Politika skaleZona euro mbetet një bashkim valutor

jotipik, sepse politika e përbashkët monetare nuk shoqërohet me zgjidhje federale në kuadër të politikës �skale. Reformat e ndërmarra viteve të fundit kanë pasur të bëjnë kryesisht me modi�kimin e rregullave �skale, rritjen e e�kasitetit të sanksioneve të vendosura në kuadër të procedurës së de�citit tepër të lartë si dhe me dhënien e kompetencave më të mëdha Komisionit Europian në kontekstin e kontrollit të përmbushjes së rekomandimeve të tij. Ndërkohë vendimi i Semestrit Europian ka përforcuar koordinimin e politikave �skale të vendeve anëtare. Megjithë ndërhyrjet e bëra modeli bazë i politikës �skale (e cila zhvillohet në nivel vendi) nuk pësoi ndryshime. Kështu që mbetet një pyetje e hapur nëse ky do të jetë një model i përjetshëm, apo ndryshimet eventuale në të ardhmen do të shkojnë në drejtim të krijimit të një buxheti të përbashkët, për çka �itet në raportin e Komisionit Europian (A Blueprint for a deep and genuine Economicand Monetary Union) si dhe në raportin e Herman Van Rompuy (Towards a GenuineEconomic and Monetary Union). Këtu e vlen të theksohet se një integrim �skal më i thellë do të lidhej njëkohësisht me një integrim më të fortë politik. Pa dyshim që kjo do të përbënte një faktor tjetër në diskutimin mbi pranimin e euros nga ana e Polonisë.

Page 20: Europa: The Polish Edition

20 EUROPA

Koordinimi i politikës ekonomikeKonjuktura e mirë para krize “mpiu” në një farë mënyre vigjilencën e

vendimmarrësve dhe dobësoi vendosmërinë e vendeve për të futur reforma strukturore që përmirësonin funksionimin e tregut të punës dhe tregut të produktit. Ky ishte një ndër faktorët që sollën rritjen e çekuilibrave makroekonomikë në shumë vende të zonës euro. U desh mbërritja e krizës që të dilnin në pah dobësitë strukturore të ekonomive më të forta të rajonit. Veç kësaj u kuptua se dobësitë strukturore të një ekonomie të veçantë mund të çojnë në destabizimin e gjithë zonës euro. Kështu që nisi debati mbi një koordinim më të mirë të politikave ekonomike në BE dhe zonën euro, fryt i të cilit është veç të tjerash procedura që ka të bëjë me turbulencat e ekuilibrit makroekonomik. Vazhdojnë ndërkaq punët mbi të ashtuquajturin mekanizëm të solidaritetit, do të thotë i sistemit të stimujve �nanciarë që shkojnë për ndërmarrjen e reformave strukturore (në një kohë të shkurtër) me kosto të lartë sociale. Mbetet megjithatë çështje e hapur se në ç’masë ndryshimet e propozuara dhe të realizuara do të konvergojnë tek harmonizimi i regulativëve, veçanërisht në raport me funksionimin e tregut të punës dhe sektorit të shërbimeve. Në kontekstin e hyrjes në zonën euro, me pranimin e monedhës së përbashkët, çështje thelbësore mbetet gjithsesi shkalla e humbjes së autonomisë në kuadër të politikës ekonomike.

b. Përgatitjet e Polonisë për të pranuar euronNjë çështje e dytë kyçe në diskutimin rreth pranimit të euros ka të

bëjë me atë që sa është e gatshme ekonomia polake të pranojë valutën e përbashkët. Këtu e vlen të theksohet se aktualisht Polonia mbetet një vend menivel relativisht të ulët të PPB për frymë, ku niveli i çmimeve është pakrahasimisht më i ulët sesa në ekonomitë kryesore të zonës euro. Kjo do të thotë se pas pranimit të euros niveli i interesave të përcaktuara nga Banka Qendrore Europiane me gjasë nuk do t’i përshtatet (është mjaft i ulët) nevojave të ekonomisë polake. Për më tepër aktualisht struktura e ekonomisë polake ndryshon thelbësisht nga ajo e ekonomive kryesore të zonës euro. Kjo prek gjithashtu edhe strukturën e përftimit të PPB si dhe rregullimin e tregut të punës, tregut të produkteve, apo tregut të pasurive të paluajtshme. Sikundër dëshmon përvoja e vendeve periferike, në kuadër të një politike �skale të përbashkët dallime të kësaj natyre mund të shkaktojnë pështjellime serioze të balancave makroekonomike, të përkeqësojnë konkurueshmërinë si dhe të sjellin rënie të ritmit të rritjes ekonomike.

Hyrja në zonën euro mund të krahasohet me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në futboll: kërkon sforcim të madh dhe shumë përgatitje, dhe ndërkohë, në rast mossuksesi, duhen bërë llogaritë që dëmet do të jenë edhe më të ndjeshme. Sidoqoftë vendosja e qëllimit për të avancuar në gjirin e kompeticioneve më të rëndësishme të klubeve të futbollit në Europë bën që skuadra të përpiqet të luajë më mirë, teksa klubi të mendojë për përforcime. Po kështu përfshirja në unionin valutor mund të sjellë për�time të rëndësishme nëse je i përgatitur siç duhet për të mbërritur tek këto për�time. Kjo gjithsesi kërkon shumë mund dhe shumë punë. Pavarësisht vetë faktit të pranimit të euros, ky sforcim gjithsesi e vlen, sepse sjellë fuqizimin e potencialit të ekonomisë polake.

E përktheu: Astrit Beqiraj

1 Në vlerësimet vijuese PPB për frymë nga 2.101 USD në vitin 1991 u rrit në 6.625 në vitin 2004. PPB për frymë llogaritur mbi bazën e Paritetit të Fuqisë Blerëse për të njëjtën periudhë nga 5.614 u rrit në 12 698 USD.

2 Dyshimet buronin kryesisht nga frika nëse do ia dilnin ose jo ndërmarrjet polake në Tregun e Uni�kuar, nga frika se mos ndodhte rritje e madhe e papunësisë dhe falimentim ndërmarrjesh.

3 Sot rreth 75% e eksportit polak shkon drejt vendeve të BE.4 Në periudhën 2004-2012 futja e akumuluar e fondeve të BE arriti në rreth 66

mld Euro.5 Rritjen e konkurueshmërisë së eksportit polak e kon�rmon rritja gati dy�sh e

pranisë së Polonisë në eksportin botëror për periudhën 1995-2012.

Sukseset e projektuesve polakë në panairet dhe ekspozitat nga Nju Jorku në Paris e deri në Singapor dëshmojnë fuqinë në rritje të markës polake,

cilësinë e lartë të realizimit të produkteve si dhe inovitetin teknologjik. Rol primar në promovimin e dizajnit polak në vitin 2013 ka luajtur Instituti Adam Mickieviç.

Prej gati dy dekadash Polonia është shndërruar në lider të mobilerisë- aktualisht mban vendin e katërt në prodhimin botëror. Është jo vetëm prodhuese e fuqishme, por edhe projektuese e madhe. Kompanitë e mëdha në vend dhe jashtë tij angazhojnë projektuesit e tyre për të kuruar freskinë e markave të veta. Shembull i mirë i këtij lloji bashkëpunimi është Ćmielów DesignStudio.

Botuar në vitin 2013 katalogu në anglisht “Polish designe Uncut” (http://culture.pl/pl/dzielo/polish-design-uncut-the-best-of-polskiego-wzornictwa-xxi-wieku) nën redaktimin e Czesław Frejlich dhe Diminik Lisik, jo vetëm që përmbledh dekadën e fundit të modelimit polak, por jep edhe tri tendencat në karierën e projektuesve- të atyre që punojnë për prodhues masivë, projektues të markave autoriale në seri të limituara si dhe projektues të orientuar për dizajnin artistik.

Produktet e prodhuara masivisht janë të destinuara për treg, ku vend qendror kanë projektimet e Studio Rygalik (htpp://culture.pl/pl/tworca/tomek-rygalik), e cila projekton për gjiganden italiane të mobilerisë, �rmën Maroso.

Më të përhapura në Poloni dhe në botë janë projektet e realizuara në sasira të vogla nga vetë projektuesit. Ky lloj i “artizanatit modern” rëndom shfaqet nëpër ekspozita të dizajnit, në panaire, muzeume dhe galeri. Në vitin 2013 u fol më fort për Kosmos Project.

Karr

igia

e K

uqe

- Rom

an M

odze

lew

ski “

RM58

Page 21: Europa: The Polish Edition

21EUROPA

Grupin e fundit e përbëjnë projektuesit-artistë, të cilët projektojnë në ku�jtë e artizanatit dhe artit.Nga ky grup emër kanë bërë Marek Cecula dhe Bartosz Mucha.

Ngjarja më e madhe në Poloni për vitin 2013 në këtë fushë ishte Lodz Design Festival. Në këtë konkurs u prezantuan projekte dhe produkte nga të trija tendencat.

Sikundër edhe u përmend dizajni është i pranishëm edhe nëpër muzeume dhe galeri. Në to ekspozohen objekte të së ardhmes duke nisur nga byzylikët me plastikë të praruar deri tek konstruksionet dekorative. Vend të veçantë në galeritë zënë padyshim objektet prej porcelani, ku më gjatë u komentua dizajni i modeleve polake dhe çekosllovake të viteve ‘50, ‘60.

Të ftuar në panaire dhe ekspozita dizajni nga më të rëndësishmet projektuesit polakë kanë treguar fuqi dhe imagjinatë në rritje të markave të tyre duke �tuar famë ndërkombëtare dhe çmime të shumta.

Panairi me famë Salone de Mobile, i cili organizohet tash gjysmë shekulli pa ndërprerje, çdo vit tërheq mijëra ekspozues dhe qindra mijëra vizitorë nga e gjithë bota. Në vitin 2013 në Milano shkuan disa dhjetëra projektues, �rma dhe grupe projektuesish nga Polonia.

Ndërkaq në vitin 2014 në panairin Salone Internazionale del Mobile në Milano do të shkojnë sërish disa dhjetëra projektues e �rma polake nga kjo fushë,

të cilët do të prezantojnë punimet e tyre unikale, objekte universale.

Ekspozita të dizajnit polak ka pasur gjithashtu në qendra të rëndësishme projektimi si në International Contemporary Furniture Fair në Nju Jork, në London Design Festival, Paris Design Week, Businnes of Design Week në Hongkong. Ka pasur ndërkohë përfaqësime edhe në Hamburg, Bazel, Moskë, Goteborg, Kopenhagë, Stamboll dhe Tokio.

Veç panaireve dhe muzeumeve pikë e rëndësishme e promovimit të dizajnerëve polakë ka qenë edhe bashkëpunimi me universitete të huaja. Studentët e Royal College of Art, bashkë me studentët e School of Form nga Poznanji, kanë marrë pjesë në trajnimet “Art Food”, të drejtuara nga artisti i qeramikës Marek Cecula. Trajnime të ngjashme studiot polake të dizajnit kanë organizuar edhe në Nju Jork, Paris e gjetkë.

Gjatë Paris Design Week projektuesi polak Pawel Grobelny �toi çmimin Rado Star Prize, çmim ky që akordohet për inovacion origjinal.

Në panairin ndërkombëtar International Furniture Fair Singapore në përfundim të Furniture Design Award dy çmime në dizajn shkuan për grupin projektues polak Manomoka.

Kariera botërore e Oskar Zięta nisi në vitin 2008 kur mori çmimin Red Dot

Award për projektimin e ndenjësve me ajër PLOPP. Në vitin 2013 me teknikën e llamarinës me vakum ai projektoi suksesshëm statuetat ·e Icon Awards, të cilat organizatorët britanikë ua akordojnë laureatëve të konkursit për projektet dizajn-arkitekturor.

E ndërsa �asim për sukseset e dizajnit polak nuk mund të lemë pa përmendur interesimin në rritje për gra�kën divulgative polake. Viti i shkuar u takoi Aleksander dhe Daniela Mizielinski, autorëve të “Hartave”, të përkthyera në 20 gjuhë. Botimi në format të madh mbërriti deri në �nale të konkursit Waterstones Book of the Year 2013, kurse në Francë mori çmimin e lartë Prix Sorcieres 2013, që është çmimi më i vlefshëm francez për librat për fëmijë. Në fund të vitit 2013 revista New York Times e renditi ”Hartat” në listën e 6 librave gra�kë për fëmijë më të mirë për atë vit.

Në edicionin e vitit 2013 të Europian Design Awards-Gold ED-Award për punimet më të mira në projektimin gra�k dhe komunikim Polakët u nderuan me medaljen e artë për përpunimin gra�k të faqes së internetit të Teatrit të Ri (http: //www.nowyteatr.org/pl/poeple/warlikowski.)

(Autorja ka shfrytëzuar informacionin e www.culture.pl – projekt i Institutit Adam

Mickiewicz)E përktheu: Astrit Beqiraj

DIZAJNI POLAKNga ANGIESZKA SURAL

Roboti “Kuka”, i programuar nga studentët e vitit II të Industrial Design me propjektuesin Oskar Zięta

dhe sociologen Agata Nowotna, fot. IAM

Page 22: Europa: The Polish Edition

22 EUROPA

SHQIPËRIA DHE LETËRSIA POLAKENga BEN ANDONI

Letërsia polake e ka bërë me krenari udhën e saj në Republikën e Letrave. Hapësira e tejmatë gjeogra�ke i ka koinçiduar me një gjerësi të madhe pikash takimi apo

dhënie-marrjesh me disa prej vendeve, që i kanë dhënëshpesh lëndë cilësoreletërsisë së përbotshme. Dhe, jo më kot, ajo ka komunikuardhe shprehur gjendjet jetësore përmes artit, si pakcili në Evropë. Ndër dekada, kultura dhe jeta polake e mbushur me nobelistë njihet për arritjen e madhe që ka mundur të sigurojë prej mjeteve të saj shprehëse të letrave, gati të suksesshme ndërkombëtarisht në të gjitha gjinitë.

Në kohën e gjatë të ekzistencës së saj, korpusi i letrave polakeka mbrujturdhe mbështetur një traditë që jo vetëm u zhvillua dhe u përmirësua në këtë vend, por u përcoll me sukses edhe përmes shumëgjuhëve të tjera të vendeve me të cilat ajo u lidh ngushtë përmes gjuhëve tëpërfaqësuesve të saj: të tilla si jidish, lituanisht, ukrainisht, bjellorusisht, gjermanisht dhe madje edhe deri nëesperanto.

E megjithatë, edhe kjo do të konsiderohej një hiçnajë, nëse në rastin e Polonisë, njerëzit e saj të letrave, nuk do arrinin që të shpalosninshpesh dhe në një rrugë të veçantëshpirtin e saj të madh, përmes formave të ndryshme e shpesh tejet inovative të artit. Ku sërish duhet të kujtojmë, qoftë edhe pa përfshirëartet e tjera, se do të mjaftonin vetëm emrat e katër nobelistëve të saj në letërsi për të kuptuar peshën e madhe të letrave polake në historinë botërore të letërsisë.Fillimisht në këtë pyllnajë të artit ata e gjetën veten më përfaqësues të dramës dhe sidomos poezisë, përfaqësues të së cilës i janë ngjitur disa herë me sukses Nobelit në shekullin e shkuar.

“Për shekuj, shkroi Çesllav Millosh, letërsia polake u fokusua më shumë në dramaturgjinë dhe në vetëshprehjen poetike sesa në �kshën që dominonte aq shumëatëkohënë letërsinë anglishtfolëse. Arsyet mund të ishin të shumë�shta, por më së shumti do qëndronin në rrethanat historike të kombit tonë. Shkrimtarët polakë në mënyrëtejet speci�ke kanë pasur shumëmë tepër një zonë të thellë të arsyeve për t’i motivuar, kur atyreiu desh të shkruanin për kataklizmat historike të dhunës së jashtëzakonshme që e përfshiu Poloninë si kryqëzim i Evropës, por gjithashtu edhe njësi mospajtim kolektiv tonin, polak, i cili kërkonte një reagim adekuat nga komunitetet e shkrimit të kujtdo periudhe”.

Ky nivel i lartë, që shpërfaq në thënien e tij autori më i njohur i dekadave të fundit, kërkonte edhe një shoqëri të emancipuar që dha dhe mori njëkohësisht me kulturën ndërkombëtare. U mbrujt prej kësajtë fundit dhe arritjeve më të mëdha të shoqërisë

polake, por nga ana tjetër i dha edhe shumëpatos asaj, mu nga ajo që prodhuan letrarët e saj.

Në shqip, ajo nuk mund “t’i shpëtonte” grishjes së madhe që kishin shumë nga përfaqësuesit e saj të rritur jashtë vendit, por edhe emrit të madh, që përfaqësonte kjo letërsi. Mes tyre, njëri që do të dallohej dhe që do konsiderohej si përfaqësuesi më i denjë i lirikës shqiptare Ndre Mjeda, duhet të ketë pasur nga ndikimet më të mëdha sa i përket letërsisë. E megjithatë, besohet se letërsia polake është shfaqur edhe mëherët në shtypin shqiptar.Anipse, një studim i tillë i plotë mungon ende nëletrat shqipe. Autorët polakë mund tëkujtohen se kanë qenë prezentë që në revistën radiofonike që botohej në vitet ’40. Ndërsa ”Quo Vadis” i Shienkieviçitmendohet se ka qenë ardhur edhe pak më herët...

Për disa kohë, kjo marrëdhënie do të humbte disi, kurse në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, pati disa botime syresh, ndërsa duhet të themi se pas viteve ’90, gardhi është hapur tejet shumë për të. Disa nga përfaqësuesit e saj i kemi sot të botuar në masë të gjerë. Nga më i hershmi Shienkieviç dhe pastaj Reymont e duke vazhduar me Millosh e Shimborska, ku shqiptarët kanë provuar në gjuhën e tyre rrymat poetike të lëvruara, sidomos prej këtyre dy mjeshtrave të letrave. Në shqip, prej pak kohëshështështuar edhe Zagajevski e Herbert, por një sërë përkthyesish të talentuar janë munduar të sjellin autorë vazhdimisht, qoftë edhe në gjinitë e tjera. Së fundmi, Bruno Shulz dhe Gombroviç janë njohur nga auditori shqiptar për atë peshë si mendimtarë, faktpër të cilën janë vlerësuar, kurse Mihnjik qëështëedhe më afër kohëve tona, ka përcjellë veç emocionit edhe teknikë tëra�nuar në publicistikë. Ndoshta me kohë do të vinë

më shumë dhe më cilësisht, autorë të tjerë, sipas një trendi që duket se i shkon vërtetë shqiptarëve.

Që në mesin e shekullit të shkuar erdhi Mickieviçi prej përkthimit të Lasgush Poradecit dhe Ismail Kadares, bashkë me poemën e njohur patetike të Mickieviçit “Pan Tadeusz”.Letërsia polake duket se ka shërbyer edhe si një medium të themi për njohësit e letërsisë në Shqipëri, që duke shfrytëzuar këtë gjuhë njohën disa nga autorët më të mëdhenj të kohës.

Vitet do të përcillnin emocione të tjera, kur u liruan ku�jtë. Publicisti dhe krijuesi i njohur Stashuk do të sillte disa nga rrë�met më të mrekullueshme të rravgimeve të tij në Shqipëri me “Rrugës për në Babadag”, ndërsa për fat të keq në momentet e fundit nuk mundi të vinte �zikisht Kapushçinjski. Gjithsesi, pak vite më vonë, A. Beqirajna përcolli në shqip, falë një përkthimi mjeshtëror,korpusin e mjeshtrit të reportazhit duke �lluar me

Page 23: Europa: The Polish Edition

23EUROPA

“Perandorin”, “Imperium-in” dhe së fundi me “Udhëtimete Herodotit”. Një tërësi të interesuarish kanë shkuar drejt autorëve polakë falë gjuhëve të treta. Kurse të ashtuquajturit njohës të mirë të letërsisë e kanë tejkaluar atë pengesë, të themi të gjuhës dhe �ltrit që kanë ardhur nga përkthyesit, sepse jo paki kanë lexuar në gjuhë të tretë, ashtu siç �itet që janë njohur tek shqiptarët Zagajevski, Prus, Tuvim, Krashnjiski.Institucione të tëra vazhdimisht e kërkojnë dhe e vlerësojnë këtë letërsi. Le të kujtojmë bashkëpunimin e gjerëqëerdhi për një nga kryeveprat, veprën e Mihnjik “Në kërkim të sensit të humbur”; apo Çesllav Milloshin me “Mbi udhëtimet në kohë”, apo “Në bregun tjetër të lumit”, që kanë qenë veç origjinalit dhe në gjuhë të dyta.

Si për ironi, ky ishte edhe fati i keq, por njëkohësisht edhe i mirë i disa prej autorëve polakë, që jeta dhe rrethanat e kohës i bënë të punojnë jashtë vendit. Ata u njohën në vende të huaja dhe nga gjuhë të tjera. Njësoj, si ndodhi edhe me punët e artistëve të mëdhenj të njohur të tillë si Xhorxh Oruell, ashtu erdhi që të njihen autorët emigrantë, të tillësi Milloshdhe Gombroviç. Ata u bënë të njohur jo vetëm si krijues por edhe si veprimtarë me shkrime dhe librat që analizonin situatën politike dhe rrëmonin në zgafellat të jetës dhe historisë polake. Leopold Tyrmand, një romancier i suksesshëm që emigroi po ashtu në SHBA do i shtojë këtij korpusi veprën e vet, kur ai arriti e botoi me sukses një seri të tërë esesh me kritika për komunizmin në kohën e Luftës së Ftohtë.

Një traditë që kohë më parë e kishin ngritur gati në perfeksion kritikët dhe eseistët si Artur Sandauer, Kazimierz Wyka, Jan Błoński, Andrzej Kijovski, që janë përkthyer dhe kanë qenëshumë të diskutuar në rrethe shoqërore intelektuale.

Kuptohet se masa e autorëve polakëtë ardhur nuk i përgjigjet asaj tëshqiptarëve, por që gjithsesi në Poloni është mëe madhe masa e autorëve shqiptarëse në shumë vende të tjera. Pa asnjë dyshim, falë Dorota Horodyskës, në vitet e fundit Kadarejaka shkuar me përkthime tëdrejtpërdrejta nga polonishtja dheprej tij kemi përmbledhjetqë �llojnë me “Nëpunësine pallatit të ëndrrave” , “Qorrfermanin”, “Komisionine festës”, “Vajzën e Agamemnonit”, “Pasardhësin”, “Aksidentin”. Ndërsa “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli thyer”, “Dosja H”, “Përbindshi”, “Piramida”- ishintë përkthyera që kohë më parë nga frëngjishtja. Në fakt, kontribut të dyanshëm ka realizuar poeti Mazllum Saneja që madje edhe kapërgatitur dhe botuar cilësisht “Antologjinë e poezisë shqiptare”, ku mes të tjerësh janë përfshirë përkthimet edhetëdisa vëllimevetë autorëve kosovarësi Ali Podrimja, Agim Gjakova dhe madje edhe poezinë e Fatos Arapit. Pa harruar që edhe Horodyska ka përkthyer së fundmi Arjan Lekën dhe poezitëe L. Lleshanakut, si edhe vëllimin me tregime të Ylljet Aliçkës me titull “Kompromisi”. Në traditën e shijes për publicistikëne mirë në Poloni është përkthyer publicistika e Fatos Lubonjës “Liri e kërcënuar” dhe proza Fatos Kongolit, ndërs G. Kapllani dhe L. Vorpsi thuhet se nuk janë direkt nga shqipja. Mbase përfshirja e emrave të tjerë të të rinjve në fushën e përkthimit mund t’i zbusë barrierat edhe më tej. Por, kjo ka akoma udhë, një trase që sot quhet e shtruar mes dy vendeve.

* * *Mbase e gjitha duket pak, por gjithsesi të dy vendet dinë shumë më tepër tashmë nga letrat e njëri-tjetrit, dhe se shikojnë njëra-tjetrën jo më aq larg, por afër, ose krejt fare afër.

Wisława Szymborska dhe Czesław Miłosz.

Foto: Wojciech Druszcz

Page 24: Europa: The Polish Edition

53EUROPA

POHIMET E NJË DISIDENTI TË KONVERTUAR

(...) I sjell ndërmend këshillat e tim eti- hebreut dhe polakut, galicianit dhe komunistit- në kushtet e debatit të sotëm mbi trajtën e ardhshme të Bashkimit Europian.

Ideja e Bashkimit Europian lindi pas Luftës II Botërore si përgjigje ndaj disfatës së nazizmit dhe trium�t të komunizmit stalinist. Ishte një përgjigje praktike ndaj çmendurisë totalitare të shekullit XX si dhe ndaj nacionalizmit etnik, i cili kishte çuar në luftra dhe diktatura, ishte njëkohësisht edhe përgjigje përkundrejt praktikës totalitare të perandorisë sovjetike që konsistonte në retorikën e utopisë universaliste të shoqërisë pa klasa, drejtësisë shoqërore dhe ekonomisë së plani�kuar.

Për ne, europianët e matanë perdes së hekurt, ideja e Bashkimit Europian ishte thjesht mohim i projektit komunist. Simbolizonte lirinë në vend të robërisë, kreativitetin në vend të bindshmërisë dhe frikës, larminë dhe pluralizmin në vend të grisë dhe uniformizmit, të drejtat e njeriut

Fragmenti i mëposhtëm është pjesë e esesë së Adam Mihnjikut (Adam Michnik) me titull “Pohimet e një disidenti të konvertuar”. Eseja është shkruar në vitin 2003 dhe është pjesë përbërëse e vëllimit “Në kërkim të sensit të humbur”, botuar në vitin 2011 nga Instituti Shqiptar i Mediave.

Në të mendimtari Mihnjik ndan me lexuesit vizionin e tij, që është edhe vizioni i shumë të tjerëve të sërës së vet, mbi Europën e Bashkuar. Mihnjik, njëlloj si Denis de Rougemenet, Claudio Magris apo Drago Jançar dëshiron një Europë të bashkuar jo aq mbi �lozo�në e ekonomisë, edhe pse ajo është pjesë jetike e saj, por mbi të gjitha mbi �lozo�në e shpirtit, mendimit. Dhe një Europë të tillë e ndërton dëshira- pohon Mihnjik. Dëshira për të pasur një Europë, ku çdo entitet të pranohet dhe të vlerësohet me veçantinë e vet kulturore dhe gjuhësore. Një Europë e tillë do të ishte strehë organike diversiteti për të gjithë qytetarët europianë, të lirë dhe kreativë. Duke ecur më tej në këtë hulli mendimi Mihnjik parashtron edhe rreziqet e kapërcyera dhe s�dat që ka përpara Europa që pritet të zgjerohet me “popujt e vegjël”. Me rënien e regjimeve totalitare të Lindjes Europën në pjesë të veçanta e kërcënon herë pas here nacionalizmi, por edhe i ashtuqujturi “metarializëm primitiv”, i cili në vetvete përmban farën e nihilizmit dhe pandjeshmërisë. Thënë përmbledhtas Mihnjik përcjell shqetësimin intelektual për fatet e “popujve të vegjël” në familjen e madhe europiane, është me ta dhe lutet që ata të kenë të paprekur fatin për të kultivuar dhe zhvilluar në kushtet e lirisë së plotë veçantitë e tyre.

ADAM MICHNIK

“I mençuri ka të drejtë kur këshillon se duhet pirë ujë nga

pusi yt dhe jo të jesh i detyruar të lutesh për të andej-këtej, më mirë akoma që nga pusi yt t’u

japësh të tjerëve. Flaki, pra, tej ato grumbuj formulash

e shumash, ato gjasme pellgje të pista e të turbullta

dhe shndërroje shpirtin në bibliotekën e Krishtit, prej saj,

si zotërues i kujdesshëm thesari, nxirr sipas nevojës gjëra të vjetra, apo të reja qofshin”.

Erazmi i Roterdamit, Metoda e teologjisë së vërtetë.

në vend të parimit se njeriu është pronë e shtetit, ku�j të hapur dhe liri të shprehuri në vend të telit me gjemba, murit të Berlinit dhe censurës parandaluese.

Në këtë portretizim kishte me siguri edhe

idealizim qoftë të praktikës së Bashkimit Sovjetik, qoftë edhe bazave të tij teorike. Për këtë arsye ende sot, gjatë negociatave të vështira dhe gjithmonë të kuptueshme lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian,

Page 25: Europa: The Polish Edition

54 EUROPA

shumë nga ne bëjmë të shqetësuar pyetje të reja. Krijimi i Europës së re të Bashkuar është pjellë e shpirtit �lozo�k apo e shpirtit të saj ekonomik? Krijuesit e saj do të jenë Aristoteli dhe Platoni, apo Shrëderi (më mirë me thënë Kohli) dhe van de Broek-u? Nëse Europa e re do të jetë produkt ekskluziv i ekonomisë dhe burokracisë së Brukselit, labirintet e saj në �llim të shekullit tonë mos do të jenë vallë realizim i labirinteve kafkiane nga �llimi i shekullit të shkuar?

Në qoftë se Europa e re do të jetë përgjigje ndaj Amerikës mos do të thotë se lënda thithëse e saj, përveç ekonomisë, përveç hapësirës së përbashkët të tregut të lirë, do të jetë vallë kultura popullore me emërues të përbashkët nga më të ultit e mundshëmn? Populizmi i politikanëve pragmatistë europianë a është vallë i gatshëm të bëjë lëshime para zërit të elitave intelektuale krijuese?

Mos vallë fundi i shekullit në Europë do të thotë fund i ideologjisë, fund i planeve eskatologjike, sociale dhe morale të ekzistencës sonë tokësore, mos do të thotë vallë fund i utopisë? Cila është fatura e shekullit të shpresave që përfunduan me gulagë dhe kampe përqendrimi? A mjafton, nëse e dimë, që nuk na lejohet që kjo histori të përsëritet? A jemi vallë, bash për këtë arsye, të gatshëm të heqim dorë nga çdo utopi?

Ç’do të bëhet me Europën periferike, me Europën e “popujve të vegjël” dhe kulturave që zhvillohen speci�kisht mbi bazën e rrënjëve të përbashkëta? Ta integrojmë, të lejojmë që ta gllabërojnë rrymat që tentojnë qendrën, apo si? Diskutimi mbi identitetet e “popujve të vegjël”, mbi gjuhët dhe kulturat e tyre, mos është thjesht çështje “ekologjie”, e cila herët apo vonë do të humbasë sensin e vet?

Shkrimtari dhe intelektuali slloven Drago Jançar shtron një pyetje të rëndësishme, në thelb jo të re, kështu që edhe përgjigja nuk pritet të jetë dhe aq relevante. Askush nga ne nuk e di si do të jetë Europa e re. Në masë të madhe ajo varet nga vetë ne, qytetarët e vendeve anëtare si dhe nga qytetarët e vendeve që po trokasin në dyert e Bashkimit Europian- nga polakët dhe hungarezët, çekët dhe sllovakët, sllovenët dhe estonezët.

Gjithsesi mund të themi ndoshta diçka mbi dëshirat tona. Ne duam që Europa e ardhme të jetë një krijesë e organizuar sipas modelit të shteteve me pushtet

të përqendruar absolutist, o në stilin jakobino-napoleonian, o në llojin gjerman Mitteleuropa.

Europa- do të përsëris këtu europianin e madh Denis de Rougement- është diçka që duhet ngjizur në një bashkësi qytetare. “Një bashkësi të tillë qytetare, përkundër kushteve, në të cilat në rrafshin logjik- me gjasë- nukka zgjidhgje- e ndërton dëshira. Dëshira që të mund të jetosh, ¸ala vjen, në një qytet çfarëdo, të mund të sillesh qetë dhe lirshëm, të shkëmbesh mendime dhe mallra, të marrësh pjesë në menaxhimin e tij; dëshira e të qenit qytetar të bën të ndërtosh një qytet të tillë, i cili do të krijojë traditat qytetare si dhe nevojën për t’i shkëmbyer ato. Pikërisht një bashkësi qytetare të tillë do të ndërtojnë europianët nëse do të donin ta kishin. Sepse krijimi i Bashkimit Europian nuk është se ka qenë dhe mbetet diçka e pashmangshme, nuk do të ndodhë spontanisht as edhe me diktatin e fuqive europiane. Bashkimi i zgjeruar Europian mund të jetë vetëm rezultat i zgjedhjes dhe vullnetit- njëlloj si në rastin e demokracisë, ku një shumicë e cilësuar banorësh frymëzon dhe tërheq pas vetes pakicën, por jo me dhunë, por veç me forcën e bindjes”.

E veçanta e Europës është kjo që si “gadishull i vogël i kontinentitaziatik” është zbuluesi i gjithë botës që askush tjetër nuk e kishte bërë. Për ç’tipare speci�ke e duam Europën? Kultura europiane, megjithë mëkatet e shumta që i rëndojnë në ndërgjegje, është kulturë e pluralizimit, kompromisit, dialogut dhe kundërshtimit, ironisë dhe humorit, kulturë e bazamentit kristian, të cilën e krijojnë njerëz të barabartë mes veti. Më shkoqur akoma- kultura europiane është kulturë e lirisë-“e vetmja liri e qenësishme për mua- do të thotë çdo europian i vërtetë- është liria e vetërealizimit, liria e kërkimit, gjetjes dhe përjetimit të së vërtetës sime, jo të vërtetës së të tjerëve, as edhe asaj të përcaktuar dhe servirur nga shtetet ose partitë. Në qoftë se do të humbisja këtë liri themelore, jeta ime do të kishte humbur kuptimin”- shkruante Denis de Rougement.

Të konceptuar kështu kulturën europiane nuk e kërcënon sot as nazizmi, as komunizmi totalitar, të cilët, fatmirësisht për ne, përfunduan në koshin e historisë. Europën sot e kërcënon, nga njëra anë, vala e re e shovinizmave fanatikë etnikë, kurse nga ana tjetër fenomeni që Denis de Rougement e quan “materializmi

primitiv”. “Me nacionalizmin- shkruan- është pak si me rrufën, e cila për banorët e paimunizuar të Papuasë bëhet sëmundje vdekjeprurëse. Është një pasion që prej një shekulli e gjysmë po i shkakton ethe Europës dhe po kërcënon me katastrofë; ne nuk duam kurrsesi të shohim përmasën tragjike të ndonjë katastrofe të tillë kur ajo përfshin Azinë, botën arabe dhe Afrikën dhe nxjerrë pretendime plot urrejtje ndaj nesh për shkakun e vetëm se kemi parimet tona.

Nacionalizmi, kjo formë kolektive e fodullëkut, që nga natyra e vet është antikristiane, u dënua pa ekuivoke nga Papa dhe kokat e të gjitha besimeve të tjera; sido që të jetë vetë kushtet e sotme ekonomike, kultura, teknika e shekullit XX e japin vetvetiu ndëshkimin e nacionalizmit. Ai arrin, megjithatë, t’ua prishë ndonjëherë mendjen edhe europianëve, edhe popujve të lindur rishtaz. Nacionalizmi, nga brenda, kërcënon bashkësinë e shteteve tona të tipit federalist, çka mund të kthehet në armën tonë paqësore, kurse nga jashtë- shumë�shon forcat agresive të atyre që i shndërron në armiqtë tanë”.

Nga ana e vet “materializmi primitiv” mund të jetë kulti i komfortit ose kulti i �timit, por që në llogari të fundit transformohet në “indiferencë shtazarake ndaj realitetit shpirtëror”, gjë që bllokon kreativitetin, sepse për kreativitetin vendos shqetësimi �lozo�k, s�da pasionante që i bëhet fatit dhe refuzimi i të ashtuquajturës “rrjedhë normale e gjërave”. Kështu i ka parë dhe përku�zuar problemet e Europës Denis de Rougement 30 vjet më parë. Claudio Magris, kolegu im i mrekullueshëm, 15 vjet më pas, në librin e tij të famshëm Danubi, merrej me të ashtuquajturën Europë tjetër, atë të përtej perdes së hekurt. Shkruante:“Europa nuk është vetëm Europa Perëndimore- jo vetëm Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Italia etj, por edhe e ashtuquajtura Europa tjetër, Europa Qendrore dhe Lindore që dikur ka qenë e harruar dhe e shtypur, e cila shkaktonte frikë dhe mosdëshirë. Natyrisht që dominimi sovjetik ishte shkaku i parë i kësaj ndarjeje, kësaj mosdëshire, apo së paku ndjesie për ta shtyrë tutje Europën Qendrore dhe Lindore, por sidoqoftë një pjesë e përgjegjësisë bie edhe mbi paragjykimet e Perëndimit, paragjykime që mohojnë ose injorojnë këtë element fundamental të civilizimit tonë europian”.

Page 26: Europa: The Polish Edition

55EUROPA

Në librin e Claudio Magris gjej plotësimin e vizionit të Denis de Rougement dhe përgjigjen praktike për pyetjet e Drago Jançarit mbi fatin e kulturave të “popujve të vegjël” në Bashkimin Europian. Në të njëjtën kohë Magris analizon imtësisht anën tjetër të fenomenit të “materializmit primitiv”- nihilizmin. “Nihilisti ka iluzionin se, në skenën e historisë së përgjithshme që i vjen fundi, sheh para vetes një pazar të besimeve të zhvlerësuara dhe nuk vë re, i ngrati, se edhe ai vetë merr pjesë në këtë paradë të përgjithshme. Paraziti i parealizuar mbrohet nën guackën e mohimit absolut, duke u vërtitur, sipas tij, rehatshëm midis kundërshtive të ekzistencës dhe kulturës dhe theksuar sheshazi absurditetin e tyre në vend që të provojë të kuptojë qoftë edhe dyluftimin absurd të së mirës me të keqen, të vërtetës me gënjeshtrën, që e bart në vetvete çdo ditë që kalon”.

“Mohimi absolut, shënon Magris, është një dredhi e rehatshme për të zgjidhur de�nitivisht çdo problem dhe për t’u mbuluar para çdo lloj dyshimi; mungesa e vlerave sjell s�litjen e kotësisë dhe vdekjes”.

Do të doja të qëndroja edhe më me librin e Magris-it për shkak të vlerës së tij të jashtëzakonshme, qoftë edhe për të ndihmuar re�ektimet e mija vetjake. Frymëzim për librin mbi civilizimin e Mbidanubit- këtij tigani kombësish, kulturash, gjuhësh dhe fesh- ishte vendlindja e tij Trieste, për të cilën shkruante:“ishte tigan, por njëherësh edhe arqipelag, vendtakim i kulturave dhe kapitujve të tyre, dhe, siç ndodh rëndom në ku�j, ishte urë- edhe digë njëherësh”. Danubi ishte bërënjë metaforë e madhe e Triestes dhe gjithë Europës Qendrore. Mos është vallë edhe metaforë e gjithë kontinentit europian? Magris-i shkruante për “popujt e vegjël” se “kultura e tyre është fortesë mbrojtëse e sigurtë kur ndjehemi të kërcënuar nga bota, kur sulmohemi nga jeta dhe frigohemi se mos humbasim busullën në një realitet armik. Mbyllemi atëherë në shtëpinë tonë, fshihemi në letrat e zyrave dhe proces-verbalet, fshihemi nëpër biblioteka. Vetëm në Europën Qendrore jetojnë kësisoj “popujt e vegjël”? Po �amandët në Belgjikë, irlandezët në Ulster, po baskët, korsikanët? Kompleksi i” popullit të vogël” konsiston në ndjesinë që vazhdimisht i duhet ta përgënjeshtrojë ose ta fshijë këtë shprehje, apo në të kundërt të vetëmbushet me të si shenjë dalluese”.

Ky përjetim, kjo përvojë, kurorëzohet me veprime fondamentaliste për kulturën europiane. Magris përmend Franz Kafkën dhe Elias Canett-in, Eugen Ionesco-n dhe Emil Cioran-in, Issac Singer-in dhe Manes Sperber-in. Por sa e sa emra të tjerë të tillë ka- duke nisur nga i madhi Çesllav Millosh. Po Uliksi i Joyce-t a nuk ka lindur nga historia dramatike e “popullit të vogël”, fati i të cilit u shndërrua në metaforë të fatit njerëzor?

Në librin e Claudio Magris-it ka edhe një linjë jashtëzakonisht të rëndësishme- linja e së majtës dhe komunizmit si dhe ajo e fajit të së majtës me komunizmin. Tek shihte kompleksin shulamaq të shtëpive punëtore në Vjenë, Magris sillte ndërmend se ai u krijua me dëshirën për reformim, me besimin në përparim, me idenë e ndërtimit të një shoqërie të hapur për klasa të reja, të cilat do të bëheshin forcë udhëheqëse. Sot vetëm mund të qeshet me grinë monotone prej kazermash të këtij kompleksi. Oborret dhe lulishtet nuk e kanë humbur ende një farë melankolie ngazëllimi, ato tregojnë për argëtimet e vocërrakëve, të cilët, para ngritjes së këtyre shtëpive, strehoheshin nëpër skuta dhe baraka, tregojnë gjithashtu për krenarinë e familjeve që për herë të parë mund të jetonin këtu me dinjitet si qenie të vërteta njerëzore.

Ky monument i Modernizimit simbolizon shumë iluzione përparimtare të periudhës së midisluftrave që nuk u realizuan dot, por që gjithsesi mbetën dëshmi e një përparimi vërtet të madh, të cilin vetëm një injorancë përçmuese mund të mos e vlerësojë.

Në vitin 1934 këto shtëpi u bënë qendër e shpërthimit të madh punëtor që u shtyp me gjak nga kancelari austrofashit Dolfus. E djathta është patriote, vetëm se më shpesh dhe më me dëshirë shtie mbi bashkëkombësit e vet sesa mbi invadorët e huaj.

Kjo vërejtje sarkastike dhe e hidhur na fut në qendër të debatit bashkëkohor europian mbi fashizmin dhe komunizmin. Çfarë ndodhi në kohën e hitlerizmit dhe stalinizmit?- shtron pyetjen Magris. Atëherë u thye besimi tek komunizmi. Këtu Magris thërret Sperber-in:“Ai që del nga partia ndihet jetim, i braktisur nga ideja globale; kur një veprimtar komunist në ilegalitet që i ka kushtuar tërë jetën e vet revolucionit dhe i bie të jetojë nën një diktaturë fashiste, zbulon tradhtinë

bolshevike të revolucionit dhe e kupton se ndodhet në tokën e askujt, i huaj për çdo shoqëri dhe i nxjerrë madje jashtë jetës së vet”.

Magris këtu shton edhe diçka nga vetja: “Këtyre devijatorëve të komunizmit stalinist u jemi mirënjohës për këtë mësim të rëndësishëm, sepse nga marksizmi ata ruanin fytyrën monolite klasike të njeriut, besimin tek universaliteti i konceptit të njerëzimit që shprehej ndonjëherë naivisht në stil démodé. Humanizmi i tyre, i cili nga disfatat e përkohëshme të ëndrrave të tyre nuk nxirrte justi�kime për lojrat e papërgjegjshme intelektuale, është tërësisht i ndryshëm nga koketeria e jetimëve të marksizmit, të cilët zhgënjimin që nuk rezultoi një formulë historike e tipit “Sezam hapu!” tani ia dorëzojnë talljeve të zhurrmshme me atë që deri dje u ishte dukur e shenjtë dhe e pagabueshme.”

Kjo vetëpërmbajtje plot dhimbje e të braktisurve të djeshëm mund të na ndihë në përballimin e situatës së sotme. Të mbetesh jetim nga ideologjia është njëlloj e natyrshme si të mbetesh jetim nga prindërit, është moment i dhimbshëm, megjithatë nuk lidhet domosdoshmërisht me derdhjen në bronz të prindit të vdekur, sepse vdekja e tij nuk do të thotë shkëputje edhe nga mësimet e tij. Veprimtaria politike nuk është një Kishë mitike ku gjithçka është shumë e lidhur, por është një punë e përditshme pa qenë blerje përfundimtare e botës, ndaj edhe është e ekspozuar ndaj gabimeve që duhen ndrequr. Po kështu edhe për marksizmin ka ardhur momenti i një laiciteti liberal të tillë që përjashton admirimin dhe nostalgjinë për Vietnamin dhe që krijon personalitete të pjekura, të afta t’u bëjnë ballë zhgënjimeve të vazhdueshme.”

Do të doja të falënderoja sot Claudio Magris-in për këto ¸alë. Duhej zgjuarsi jo e vogël t’i thoshe këto gjëra 15 vjet më parë dhe të parandjeje se po vinte brezi i “pjellave pa mëkatin �llestar”, brezi që do të gëzonte lirinë e vet, vetëm se ajo mungesë e memorjes dhe vetëdijes për kon�iktin moral do ta bëjë këtë brez të ngjashëm me “një grumbull të vendosur jashtë të mirës dhe të keqes, një grumbull pa trajtë dhe pa ngjyrë, pa mëkat dhe lumturi, të pafajshëm dhe bosh.”

Këtë dije, dijen e njerëzve që kanë gabuar dhe që janë infektuar me mëkatin �llestar, po ia sjellim tash Europës.

Përktheu: Astrit Beqiraj

Page 27: Europa: The Polish Edition

92 EUROPA

LETËRSIA POLAKE NDËR MË TË RËNDËSISHMET E KONTINENTIT EUROPIAN

Është një fakt se ndër gjithë letërsitë e vendeve ish-komuniste, letërsia polake zë

vendin e parë për sa i takon numrit të autorëve e veprave të përkthyera në gjuhën shqipe gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit. Shpjegimi duhet kërkuar, sigurisht, para së gjithash, tek ajo që na ofron kjo letërsi, e cila prej dekadash tashmë llogaritet si një ndër letërsitë më të rëndësishme të kontinentit evropian. Për këtë mjafton të përmendim faktin se janë të pakta ato letërsi evropiane që kanë një numër të tillë �tuesish të Çmimit Nobel për letërsinë: plot katër (madje ka që e çojnë këtë numër në pesë, duke i shtuar asaj dhe Isaak Bashevis Singer, i lindur gjithashtu në Poloni, por që më pas emigroi për në SHBA). Henryk Sienkiewicz, Władysław Stanisław Reymont, Czesław Miłosz dhe Wisława Szymborska janë emrat e autorëve polakë të shekullit që shkoi, �tues të Çmimit Nobel për letërsinë.

Ndërsa kjo listë do ishte padyshim mjaft më e gjatë, nëse do përpiqeshim të radhisnim gjithë ata autorë polakë që tashmë konsiderohen si pjesë e trashëgimisë së përbashkët të letërsisë europiane.

Por, sidoqoftë, kjo prani e privilegjuar e letërsisë polake në përkthimet e kryera në gjuhën shqipe nuk do mund të shpjegohej dot po s’patëm parasysh atë rol të dorës së parë që kanë luajtur në këtë drejtim përkthyesit e saj. Mund të thuhet pa asnjë ngurrim se letërsia polake ka pasur fatin të ketë një sërë përkthyesish të përkushtuar, e ç’është më e rëndësishmja, mjaft të talentuar, të kthyer tashmë në ndërmjetës të rëndësishëm mes të dy kulturave, duke nisur nga Astrit Beqiraj, e duke përfunduar me Edlira Llohan. I pari përkthyes mjaft i talentuar i autorëve të tillë si Ryszard Kapuściński, Czesław Miłosz, Andrzej Stasiuk, apo Adam Michnik. E dyta, që ka meritën që na ka sjellë në shqip një ndër emrat e shquar të

kësaj letërsie, Witold Gombrowicz, e në radhë të parë, kryeveprën e tij, romanin “Ferdydurke”

Megjithatë, për hir të të vërtetës, duhet thënë se njohja e lexuesit shqiptar me letërsinë polake s’nisi këto dekadat e fundit. Disa prej emrave të shquar të kësaj letërsie, në fakt, janë përkthyer në gjuhën shqipe që kohë më parë. Kështu, për shembull, romani “Quo Vadis”, një ndër kryeveprat e letërsisë polake, e �tuesit të Çmimit Nobel, Henryk Sienkiewicz, e pa dritën e botimit në shqip që në vitet 30-t të shekullit të shkuar, për më tepër, i përkthyer nga Vincenç Prenushi, një prej emrave të njohur të letrave shqipe të kohës. Po ashtu, disa dekada më pas, një ndër emrat më të shquar të poezisë shqipe, Lasgush Poradaci na solli për herë të parë në shqip poezinë e poetit të madh kombëtar të Polonisë, Adam Mickiewicz (në bashkëpunim me Qevqeb Kambon, një njohës i mirë i polonishtes). Më pas, në vitet 80-t të shekullit që shkoi, kemi një botim tjetër mjaft më të zgjeruar të Mickiewicz, ku krahas përkthimeve të mëparshme të Lasgushit, përfshiheshin dhe përkthimet e dy emrave të tjerë tepër të njohur të letrave dhe të kulturës shqiptare: Ismail Kadares dhe Aurel Plasarit. Dhe radhës së autorëve polakë të përkthyer në shqip që gjatë viteve të komunizmit, mund t’u shtohen dhe emra të tjerë përfaqësuesish të shquar të kësaj letërsie, që nga Boleslaw Prus, deri tek romani i famshëm i Stanislav Lem-it, “Solaris”.

Ndërkohë, vitet e fundit, krahas emrave të përmendur më lart, kemi patur dhe përkthime të tjera nga Czesław Miłosz (Mendja e robëruar), Wislawa Szymborska, Adam Zagajewski, apo dhe Zbigniew Herbert, Ewa Lipska. Apo dhe një vepra e �lozofëve të tillë të rëndësishëm si Leszek Kolakowski (Feja, Nëse nuk ka Zot...), apo Zygmunt Bauman.

Me një ¸alë mund ta përfundoj duke thënë: mes letërsisë polake e Shqipërisë është hedhur tashmë një urë e rëndësishme. Rëndësi ka që kjo punë e nisur të vazhdojë, qoftë duke sjellë të tjera vepra të rëndësishme të trashëgimisë aq të pasur të letërsisë polake, por akoma më shumë, duke bërë të njohur disa prej emrave më domethënës ndër autorët e rinj që shkruajnë në Poloninë pas-komuniste.

Nga PIRO MISHA

Page 28: Europa: The Polish Edition

93EUROPA

Për hir të së vërtetës, një qiri është pak për një njeri për të cilin lypsej mbajtur një requiem, një meshë, edhe pse me ai, me atë natyrën e mbyllur, e ¸alëpaktë,

kokulur e i përunjur deri në skaj të asaj që e kemi bërë zakon ta quajmë modesti, nuk kishte për ta pranuar një nder të këtillë. Gazetar, udhëpërshkues e udhëpërshkrues, ekspert e historian arti (i diplomuar në këtë fushë në universitetin e Varshavës), antropolog (për nga përvoja dhe jo për nga shkollimi), historian (Herodoti, siç i vinte për osh të shprehej, ishte mësuesi tij, domethënë reporteri i parë në historinë e njerëzimit) dhe, e fundit, por jo për nga rëndësia, shkrimtar e autor librash që sot konsiderohen klasikë në kuptimin e mirë�lltë të ¸alës, të përkthyer në mëse 30 gjuhë të botës. Në vitin 2003, Kapuscinski do të ishte ndër kandidatët e çmimit Nobel, ndonëse edhe pa e �tuar, shkëlqimi nuk do të mpakej teksa dimensioni i tij intelektual nuk do të bjerrej.

E pra, ky është portreti profesional i Ryszard Kapuscinskit, “princit të reportazheve”, njeriut që u nda nga jeta, para pak kohësh, në moshën shtatëdhjetë e katër vjeçare, në Varshavë. Kapuscinski u lind më 4 mars të vitit 1932 në Pinsk, një qytezë që dikur i përkiste Polonisë, ndërsa sot Bjellorusisë. (Rastësi ose ironi e fatit, mund ta marrësh si të duash, por pasioni më fort se fati do ta bënin këtë njeri qytetar të botës, një nga udhëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. “Sa më shumë që e njohim botën aq më fort bëhemi të vetëdijshëm për pafundësinë e saj dhe pamundësinë për ta shterruar njohjen: jo dhe aq në kuptimin e hapësirës �zike sesa atë të pasurisë kulturore aq të gjerë, pa anë e pafund.” Kështu shprehej ky njeri që u shndërrua në simbol të dijes e të njohjes dhe sidomos të daljes jashtë çdo suaze të konformizmit e jetës së mbyllur.) Interesant është fakti se nga të gjithë reporterët e mëdhenj të botës, Kapuscinski ka qenë më i varfri në kuptimin e mirë�lltë të ¸alës. E para, ai ishte një gazetar që vinte nga Lindja (siç quhej për eufemizëm, kampi socialist asaj kohe) dhe, e dyta, punonte për agjencinë e lajmeve polake Pap, pra, më të vobektën nga simotrat e saj Perëndimore. E megjithatë, asgjë nga këto nuk e penguan Kapuscinskin të bëhej jo vetëm një nga gazetarët më të njohur të botës, por edhe një shkrimtar best-seller (siç është, ¸ala vjen, “Negus, shkëlqimi dhe mjerimi i një autokrati”, botuar më 1983 dhe, simbas Newsweek-ut, një nga dhjetë librat më të mirë në botë të atij viti), i cili, nuk ngurronte të rrinte në vend e të ndiqte rrjedhën e ngjarjeve edhe me shpenzimet e veta. Kjo gjë ndodhi gjatë revolucionit islamik në Iran, kur

NDIZNI NJË QIRI PËR KAPUSCINSKINNga VIRGJIL MUÇI

Ajatollah Khomeini përmbysi Shahun Reza Pahlevi dhe erdhi në pushtet. Siç do të shprehej më vonë, “do t’i ndiqte ngjarjet edhe mbasi re�ektorët qenë �kur dhe kamerat qenë larguar”, thjesht për të arsyetuar, për të shkuar përtej lajmit, e për të kuptuar “si e qysh një popull vendos të ndryshojë regjimin e pushteteve.” Bash në këto momente, zinin �ll librat e tij, të cilët shprehnin atë që gjuha e varfër e medias qe e pazonja. “E si mund ta përshkruaj një xhungël me gjuhën e shtypit?” do t’i përgjigjej dikujt me këtë pyetje retorike, kur e pyetën lidhur me nevojën që ka një reporter i njohur për të shkruar libra.

Në dyzet e shtatë vjetë veprimtari, Kapuscinski do të udhëtonte në rreth njëqind vende të botës, Azi, Afrikë (kontinentin që e desh aq shumë dhe për të cilin do të shkruante një nga librat më të bukur që janë shkruar ndonjëherë për kontinentin e zi, “Ebani”), Amerikë Latine e të Veriut dhe do të shkruante për revolucione, grushte shteti, ngjarje në përgjithësi që jo vetëm

tronditën botën, por kanë lënë vrragë të thellë në historinë e njerëzimit, duke e ndryshuar atë në mënyrë të patjetërsueshme. Kur e pyetën një herë: “Si mund të bëhesh reporter lufte?”, njeriu që me veprën dhe jetën e vet ishte shndërruar në monument të gjallë, u përgjigj thjesht e shkoqur: “Të udhëtosh për të shkruar reportazhe nuk ka asgjë të përbashkët me të udhëtuarit si turist; çka lyp një punë të vështirë si dhe

një përgatitje të mirë teorike, ¸ala vjen, të njohësh terrenin në të cilin ke për të lëvizur. Do të thotë të udhëtosh pa njohur asnjë grimë prehjeje, duke qenë vazhdimisht i përqendruar dhe i mobilizuar. Duhet të jemi të vetëdijshëm se vendi në të cilin kemi mbërritur mund ta shohim vetëm një herë dhe pas të gjitha gjasave nuk kemi për t’u kthyer kurrë më dhe shumë-shumë kemi vetëm një orë për ta njohur. Dhe brenda kësaj ore lypset të regjistrojmë atmosferën dhe situatën, të shohim, të kujtojmë e të dëgjojmë sa më shumë gjëra që të jetë e mundur. Të udhëtosh për të shkruar reportazhe do të thotë të kesh një ngarkesë emotive dhe shumë pasion. Madje pasioni është motivi i vetëm për të cilin ia vlen barra qiranë t’i hysh asaj pune. Bash për këtë gjë janë të paktë ata në mbarë botën që shkruajnë reportazhe. Nga të gjithë reporterët që i binin botës kryq e tërthor në vitet gjashtëdhjetë, kam mbetur vetëm unë. Të tjerët kanë hequr dorë dhe janë mbyllur nëpër zyra.”

Ja pra, ky ishte Kapuscinski, dinosauri i fundit i një gazetarie që shkruhej me shpirt dhe jo thjesht me laps e me kompjuter. Njeriu që edhe në mos nuk ia doli ta ndreqë botën me shkrimet dhe librat e vet, na ndihmoi ta njohim e ta kuptojmë edhe më mirë.

Page 29: Europa: The Polish Edition

94 EUROPA

- Polonia është e bukur si poezia e saj, - kështu thosha me vete, kur endesha rrugëve të Varshavës në prag të një Krishtlindjeje...

Mbylla portën e Shtëpisë së Letërsisë në rrugën Krakovia dhe dola në sheshin e madh me bredhin verior në mes si i mbushur me yje dhe më kapi një ndjesi bore, më vezullonte në shpirt. Kishte rënë borë a do të binte së shpejti, por Varshava përçonte diçka të argjendtë, luksin e saj mondan gjithandej, as të vjetër e as të ri, por të përhershëm.

Ja, Pallati Mbretëror. Më tej Presidenca, statuja e një princi mbi kalë...

Tramvajet mes veturave turreshin si kope moderne qytetase. Kalimtarë të shumtë, që shtoheshin në mbrëmje, të veshur mirë, pallto të mëdha të errta, dorashka, zonja me kapele republike, me ngjyra, fustane të gjata, çizme.

Varshava është si një grua e bukur! U ktheva në një kishë, ku gjeta se ishte zemra e Shopenit, e futur në një nga muret e saj dhe m’u duk sikur qirinjtë digjnin tinguj. Ajri dhe jashtë vazhdonte të kumbonte.

Më tej statuja e Kopernikut dhe më këtej piedestali i lartë, i rrethuar me pak kopësht dhe hija e bronztë, sovrane e poetit Adam Mickieviç.

Polonia i ka dhënë botës gjenitë e vetë, thashë përsëri me vete dhe po kujtoja autorët polakë të përkthyer në shqip: Mickieviçi po, herët, qysh në kohën e diktaturës, por duhej të binte diktatura që të botoheshin Henrik Shienkeviç, çmimi Nobel, romani i famshëm “Quo vadis”. Edhe poeti Czeslaw Milosz ka çmimin Nobel, edhe Wislawa Szymborska... Zbigniew Herbert, ma dhuroi një diplomat në Romë, Nobelisti ynë i munguar, më shkruante ai... Adam Zagajewski, kandidat për Nobel, “Perandori” i Kapuscinskit. Gazetari i lirisë, tani Adam Michnik, që kishin ardhur aq mirë në shqip... poezitë e

Papa Vojtilës, të botuara në Kosovë, kisha përkthyer dhe unë ca poezi prej tij... e deri tek Eva Lipska... ikja dhe ktheja kokën pas, më dukej sikur do më thërriste ndokush, ja, ndonjëri nga ata që kisha lexuar, megjithëse ishte hera e parë që vija në Poloni.

Ishim vendosur në shtëpinë e Letërsisë, në katet e dyta e të treta të së cilës ishin zyrat e shoqatave të shkrimtarëve dhe të PEN-it polak.

Më tej, diku në thellësi të një parku, pashë �akë. Digjej pa u shuar. Rojet e nderit. Varret e të rënëve...

Po lumi ku është, nga? Kërkoj një urë nëpër muzg dhe ujanën që rrjedh si koha. Lumi Vistula dhe lumë makinash në rrugën e gjerë anash.

Pastaj shkuam në lagjen e vjetër, e cila u shkatërrua e gjitha gjatë luftës dhe u ribë siç ishte. Trokonin hapat tanë mbi kalldrëmin si kujtesa, po kërkonim një lokal hebre…

Stacioni i trenit, i madh plot me njerëz. Me dy miqtë e mi nga Kosova, poetin dhe përkthyesin Mazullm Saneja, që

jeton në Poloni dhe shkrimtarin Agim Gjakova po prisnim trenin e linjës Varshavë/ Budapest/ Pragë. Në stolin përballë ishin ulur gra me minifunde dimri. Popull i bukur, i kulturuar, - thashë me vete...

Shinat e trenit më kujtuan shinat në minierat e tmerrshme në burgun e Spaçit... Dhe nguteshim të kapnim vagonin që shtyhej më lehtë nga të tjerët, që ne, të burgosurit, e quanim “Gomulka” se ishte vagon polak. Policët s’kuptonin pse e quanim kështu, por komisari i burgut kërcëllinte mbi ne: armiq jeni ju, të pandreqshëm... Dhe buzëqesha kot. Në fakt m’u shfaq nëndrejtori i shkollës kur na shante se i kishim �okët e gjata si rinia revizioniste a pantallonat kouboj, qethu, “polak”, ç’i ke këto baseta… na bërtiste nëndrejtori ashtu siç u bërtitej të burgosurve. Polak? Po kjo është mrekulli, më vinte t’i përgjigjesha...

Marinar Maksi, miku im në burg, më tregonte në terr, nëntokë, për Poloninë, në Gdanjsk, thoshte, kishte parë një

POLONIA - E BUKUR SI POEZIA E SAJ...Nga VISAR ZHITI

Pamje nga Vrocllavi

Page 30: Europa: The Polish Edition

95EUROPA

basorelief të Skënderbeut. Sa vend i bukur, sa njerëz të kulturuar!...

Erdhi treni ynë. Më kishte sjellë poezia në Poloni, poezia që në vendin tim më kishte futur në burg.

Do të shkonim larg. Mjegull në rrafshina, pyje të zhveshur dimërorë, por s’ishte ftohtë, dielli si në baladat tona na lëbyrte sytë. Treni ndali diku, ku zbritën mjaft udhëtarë, ku jemi? Katovica? Është e vërtetë apo trill... politik? Aty u mblodhën sundimtarët e shteteve të perandorisë komuniste dhe pranuan kapitullimin e sistemit dhe vendosën strategjinë e �toreve të tyre vetanake, ku të mundnin. Vërtet?...

U drodha befas. Kisha pare në Romë �lmin “Katyn”, tronditës, dilnim të trullosur nga salla e kinemasë të gjithë, sikur të kishim dalë nga një gropë, varr- masiv. Polonia martire dhe triumfuese...

Treni shkundulloi dhe unë hapa bllokun të shkruaja diçka, një mbresë, një poezi. Na thanë se dolëm në Çeki,

peizazh i ngjashëm, por mjegulla u pakësua. Po kërkoja të pikasja paksa nga Kafka dhe Shvejku, por e pamundur.

Në stacion, më dukej se quhej Bohumil, na priste ai që na kishte ftuar, avokati Jan Michal Stuchly, shkruante poezi dhe pikturonte. Me veturën e tij dolëm në anën tjetër të lumit, në bregun polak dhe mbërritëm në qytetin Raciborz, u vendosëm në hotelin “Polonia”. Qytet i vogël, i pastër, me njerëz të përzemërt, me rrugë të gjera, me ura e parqe, katedrale e statuja dhe këdo që pyesje në anglisht për diçka, të përgjigjej menjëherë buzagaz.

Avokati Jan Stuchly na çoi dhe në shtëpinë tij të dytë në pyll. Mureve pamë nga punët e tij, pejzazhe, kurse pas xhamave peizazhet e mrekullueshme të Polonisë.

Një drekë e kaluam me kryetarin e bashkisë dhe drejtoreshën e muzeut të qytetit. Çudi, përveç të tjerash, në

muze kishte dhe një mumje egjipti, e kishte blerë për qytetin një i pasur, kont a aventurier, s’e di. Vizituam këshjellën. Në oborr pusi i fatit dhe i lumturisë, kështu quhej.

Në Bibliotekën e qytetit, Jan Stuchly, i veshur me frak të zi, me papijon, shkëlqente urtësisht, teksa drejtonte mbrëmjen poetike, ku ne folëm për poezinë e tij dhe lexuam edhe nga poezitë tona.

Nuk ka shumë rëndësi në je i njohur ose jo me poezinë tënde në vendin tënd, por ka rëndësi që jeton me poezinë, që krijon gjendje poetike mes njerëzve, klimë poezie. Vargjet më të bukura për mua ishin rreshti i poemës së atyre syve të grave e burrave që dëgjonin të mrekulluar.

Ah, Polonia është e bukur si poezia e saj! – kjo mbresë më ka mbetur ende, e pashlyeshme aq sa më vjen të pyes: e pashë vërtet Poloninë apo ishte në ëndërr?

Krakovi. Në tetor 2013 Krakovi mori titullin e lartë Qyteti i Letërsisë

UNESCO. Me këtë titull Krakovi iu bashkua Edinburgut, Melburnit,

Iovës, Dublinit, Rejkiavikut dhe Noruiçit. Krakovi është qyteti i parë

i tillë në Evropën kontinentale dhe i dyti jashtë zonës anglishtfolëse.

Page 31: Europa: The Polish Edition

96 EUROPA

M’u kujtua kjo shprehje që dikur portretizonte heroin e bashkimit të Italisë, tek më ra në dorë dhe lexova një libër me përmbledhje shkrimesh të Adam Michnikut, të titulluar “Në kërkim të sensit të humbur”, botuar, natyrshëm, nga njëri prej miqve të tij shqiptarë, drejtori i Institutit të Medias, Remzi Lani. Micnikun kam pasur kënaqësinë ta takoj vetë në Dubrovnik, në korrik të vitit 1995 dhe ajo që më la mbresa të pashlyeshme ishte thjeshtësia e tij në sjellje dhe shpengueshmëria në të folur (edhe pse disi belbëzues, çka sikur shkon dhe e nxjerr edhe më fort në pah elokuencën e tij në të shkruar), gjë që, në njëfarë mënyre, nuk korrespondonte me imazhin e luftëtarit të paepur kundër diktaturës në Poloni dhe prijësin e padiskutueshëm të shtypit të lirë në vendin e vet, një paradigmë për të gjithë ne që vinim nga Lindja dikur e kuqe. Takimi i dytë me Michnikun, kësohere virtual, kishte të bënte me një shkrim të gjatë të tij, një lloj amaneti (në qoftë se mund të shprehem kështu) që lidhej me profesionin e tij, atë të gazetarit, të cilin puna e solli ta përkthej në shqip. Shkrimi-amanet mbante titullin kuptimplotë “Dhjetë urdhëresa për të qenë një gazetar i denjë”. Duke e njohur autorin mund të them se ai nuk është aq pretencioz sa të �asë në emër të Zotit, por ka ditur të shfrytëzojë me mençuri e humor parabolën e nxjerrë nga Dhjata e Vjetër për të ndërtuar një alegori që shkon e mbështetet te dhjetë komandamentet që Zoti i dhuroi Moisiut në Malin e Sinait për të udhëhequr popullin e vet drejt Tokës së Premtuar.

“Qysh nga ajo kohë më është mbushur mendja se armiku kryesor i medias së lirë është rendja pas bindjeve ideologjike dhe shpër�llja e besueshmërisë së informacionit… Njerëzit më pyesin: “Kë krah mban ti? Cilën parti apo aleancë partish mbështet?” E vërteta është se nuk i gjejmë dot vend vetvetes sipas kësaj ndarjeje… Pikërisht për këtë arsye ne nuk e identi�kojmë veten me asnjë parti politike, ndërkohë që dëshirojmë ta trajtojmë çdonjërën prej tyre si një komponent normal të pluralizmit polak, mjaft që ato të ndjekin e zbatojnë rregullat e demokracisë në Poloni. Ne (lexo gazetarët – Shën. im), dëshirojmë të jemi një nga komponentët e demokracisë në Poloni, pjesë e institucioneve të kësaj demokracie. Ja pra, kështu e konceptojmë rolin tonë në jetën publike të Polonisë.” Kështu shprehet Adam Michniku në syzën e vet të famshme që cekëm pak më sipër, duke shpalosur qartë dhe pa kurrfarë ambiguiteti kredon e vet si qytetar dhe si gazetar, profesioni që, siç shprehet ai vetë, nuk do të dinte me çfarë ta këmbente.

HEROI I DY BOTËVE

Nga VIRGJIL MUÇI

Në krye të këtij shkrimi e quajtëm Adam Michnikun heroi i dy botëve. Me këtë kisha parasysh faktin se, rrallëkush si ai ka luftuar kundër diktaturës komuniste dhe, ç’është më e rëndësishmja edhe sot e kësaj dite, Michniku jo vetëm nuk ka kërkuar medalje për sakri�cat dhe vuajtjet e veta, por, përkundrazi, është angazhuar me mish e me shpirt të luftojë çdo cen e deformim të demokracisë për t’i shërbyer kurdoherë dhe pa kurrfarë mëdyshjeje dy Zotëve të tij të vetëm, pikërisht atyre që shkon e përmend në urdhëresën e parë: Lirisë dhe së Vërtetës. Michniku nuk është vetëm një denoncues i persekutorëve të ndjeshëm që sot kanë ndërruar petk, por nuk e kanë harruar zakonin e dikurshëm, por edhe një demaskues i pashoq i të gjitha zullmeve të kryera nga të ashtuquajturit demokratë, të cilët nuk e kanë për gjë të shkelin mbi parimet e shenjta të demokracisë saherë që ajo, thënë kështu, u shkel në kallo dhe nuk u vjen pas oreksit. Në thelb ai nuk bën kurrfarë dallimi midis asaj që ai e quan bolshevizëm, qoftë ky i kuq ose i bardhë. Në thelb që të dy janë tepër të rrezikshëm për demokracinë dhe çfarëdolloj mendimi liberal. Më qartë se kudogjetkë ai shpreh këtë qëndrim të vetin në shkrimin “Përndjekësit dhe veprimet joqytetare” kur ai i del në krah dhe mbron hapur poetin nobelist Çesllav Millosh të ndjekur e të sulmuar si nga persekutorët e djeshëm komunistë ashtu edhe nga pushtetarët e sotëm demokratë për motive që në thelb nuk ndryshojnë dhe aq nga njëri-tjetri. Duke e lidhur, pashmangësisht, shkrimin e sotëm me një re�ektim që zë �ll nga përkthimi i syzës-amanet të dikurshme, ti si lexues nuk ke se si të mos vësh re dhe të mos mbetesh i impresionuar nga konsekuenca e jashtëzakonshme e këtij njeriu, i cili nuk e tradhton kurrë vetveten në asgjë prej atyre që ka shkruar dhe botuar në këtë libër që e sjell për të parën herë në shqip. Nga ky këndvështrim, por edhe nisur nga përvoja e tij e pashoqe në lëmë të gazetarisë, Adam Michniku është një mësues i vyer jo vetëm e thjesht për studentët e gazetarisë dhe rioshët që kanë kuturisur e hyrë në këtë zanat, por edhe për shumë e shumë të tjerë që e konsiderojnë veten të rrahur me vaj e me uthull.

Erudicioni i autorit dhe stili i tij i mprehtë, plot nuanca nga më pikantet, na kanë ardhur në një shqipe të pastër e të rrjedhshme prej përkthyesit Astrit Beqiraj, i cili ka ditur të na e përcjellë shkrimtarin e shquar polak pa ia cenuar hijeshinë dhe pa e bjerrë andjen e leximit, siç mund të ngjasë rëndom gjatë kthimit të këtyre autorëve nga gjuhë mjaft të ndryshme nga njëra-tjetra.