EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të...

12
EUREMNEXT SHQIPËRI Proud To Save

Transcript of EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të...

Page 1: EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të E. ia për t dhe t e a në m ë t të it (e). Bashkimi Evropian është kontribuesi

EUREMNEXT SHQIPËRI

Proud To Save

Page 2: EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të E. ia për t dhe t e a në m ë t të it (e). Bashkimi Evropian është kontribuesi

Pro

jekti

EU

RE

Mnext

është

fin

an

cuar

ng

apro

gra

mi

iB

ashkim

itE

vro

pia

npër

kërk

imdhe

risi

Horizon

202

0n

ëm

arr

ëveshje

ne

dhurim

itN

r785

03

2.

Përm

bajtja

ekëtij

dokum

enti

nuk

refle

kto

nopin

ionin

zyrt

ar

tëE

AS

ME

.P

ërg

jegjë

sia

për

info

rmacio

net

dhe

pik

ëpam

jete

shpre

hura

viji

mja

plo

tësis

ht

tëauto

rit(

ëve).

Bashkimi Evropian është kontribuesi më i madh në botë për financimet në fushën klimaterike për vendet në

zhvillim dhe vazhdimisht përfshin çështjet e ndryshimit klimaterik në strategjitë e veta të zhvillimit. Në konferencën

e mbajtur në Paris në Dhjetor 2015 (COP21), 195 shtete aprovuan për herë të parë të vetmen marrëveshje ligjore

ndërkombëtare për klimën. Bashkimi Evropian ka qenë pararojë e përpjekjeve ndërkombëtare drejt arritjes së

kësaj marrëveshjeje. Përveç investimeve të vazhdueshme në veprimtaritë vendore klimaterike, BE po i

përshkallëzon financimet për të ndihmuar gjithashtu vendet e varfra dhe ato në zhvillim të përballen dhe

përshtaten me ndryshimet klimaterike.

Pas pjesëmarrjes së kufizuar në Protokollin e Kyoto-s dhe në mungesën e arritjes së marrëveshjes në

Kopenhagen në 2009, BE nisi ndërtimin e një koalicioni midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim për

rritjen e ambicjeve dhe formësimin e rezultateve të suksesshme të konferencës së Parisit. Nëpërmjet financimit

dhe zbatimit të programeve si Horizon 2020 (me afro 80 milionë euro fonde te siguruara për periudhën 2014 -

2020), BE nis dhe siguron konkurrueshmërinë në mbarë Evropën. Korniza e Programit për Kërkim dhe Risi do të

plotësohet dhe zhvillohet më tej me masa të tjera në fushën e Kërkimit Evropian. Këto masa do të synojnë

rrëzimin e pengesave në sigurimin e një tregu të vetëm evropian për në këto fusha. Bashkimi Evropian ka qënë

ekonomia e parë e madhe e cila ka vënë në dispozicion kontributet e veta për marrëveshjen. Tashmë ky dhurim

është duke u zbatuar dhe ka hedhur hapat për të arritur qëllimin e vet: uljen në të paktën 40% të nxjerrjes së

gazrave në atmosferë deri në 2030.

PAK HISTORI…*

#AIEx #Trajnim #Zhvillim #RrjetEkspertësh #EfiçencaEnergjisë #MenaxherEvropianEnergjie #StandardEvropian #EU

#EUREM #EUREMnext #KrenarëQëKursejmë

*Informacionet e përpunuara dhe prezantuara më lart janë marrë nga faqja zyrtare e Komisionit Evropian – www.ec.europa.eu

Page 3: EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të E. ia për t dhe t e a në m ë t të it (e). Bashkimi Evropian është kontribuesi

Dr. Hans

SPERNBAUER

Themelues −Austrian

Institute of Excellence

Kryetar i Komitetit Drejtues

EUREM për Shqipërinë

Si mund të arrijmë të ulim ngrohjen globale?

Kjo pyetje u diskutua gjerësisht gjatë Konferencës mbi

ndryshimet klimaterike në Paris. Nga pikëpamja

energjitike, përgjigjja është mjaft e thjeshtë: më

shumë kursime, më shumë efikasitet, më shumë

burime të ripërtëritshme!

Prej vitit 2014 vendet anëtare duhet të përmbushin

Direktivën e Efiçiencës së Energjisë të Bashkimit

Evropian nëpërmjet së cilës BE ka hyrë në një epokë

të re të politikave energjitike.

Deri më tani, vëmendja ka qenë e përqëndruar në

energjitë e rinovueshme, veçanërisht në energjinë e

gjelbër. Është e qartë se kostoja në këtë fushë është

mjaft e lartë dhe se efekti i dëshiruar mund të arrihet

vetëm nëse gjejmë një mënyrë për të ndalur rritjen e

konsumit të energjisë. Një politikë e përgjithshme e

energjisë nuk mund të bëjë pa qasjen drejt efikasitetit.

Bashkimi Evropian ka kuptuar se një sistem i

qëndrueshëm energjie mund të arrihet vetëm nëse

energjia përdoret me vetëdije dhe maturi. Direktiva e

re e Efiçiencës së Energjisë thekson veçanërisht

peshën që ka menaxhimi i energjisë. BE parashikon

hedhjen e një hapi të madh para nëpërmjet zbatimit të

sistemeve të energjisë dhe auditimet e energjisë për

konsumatorët e mëdhenj.

Si rrjedhim, ne jemi shumë mirënjohës që Bashkimi

Evropian e mbështet projektin EUREMNext, i cili ka

në vetvete qëllimin e futjes së strukturave ekzistuese

të EUREM në gjashtë vende të reja evropiane, një

ndër të cilat është Shqipëria.

Deri më tani modeli i suksesshëm EUREM ka gjetur

një nivel të lartë interesi edhe në pjesë të tjera të

botës dhe Menaxhimi i Energjisë „i bërë në Evropë“

nën flamurin EUREM gjendet edhe në Amerikën e

Jugut, Afrikë dhe Azi.

Përmirësimi dhe përdorimi produktiv i energjisë është

një detyrë e cila përbën një sfidë të madhe, por edhe

të mirëpritur për të gjithë komunitetin e biznesit.

Pavarësisht kësa,j efikasiteti, menaxhimi apo pro-

duktiviteti i energjisë nuk mund të imponohen – kanë

nevojë për njerëz të cilët duhet të marrin drejtimin, për

njerëz që e shohin me sy të trajnuar ku energjia

shpërdorohet dhe që të dinë si dhe ku të ndërhyjnë. I

parë nga një aspekt, qëllimi është që të përdoren

teknologjitë më të mira në dispozicion dhe nga ana

tjetër qëllimi është zvogëlimi i konsumit të

panevojshëm.

Menaxherët tanë të Energjisë janë „ushtria“ e

efiçencës energjetike. Ata nuk e ngarkojnë

ekonominë, përkundrazi e lehtësojnë atë. Ata nuk

krijojnë kosto por gjejnë zgjidhje të cilat i rifitojnë ato

brenda një kohe të shkurtër, duke ndihmuar kështu në

zvogëlimin e kostove dhe rritjen e konkurrueshmërisë

së kompanive përkatëse, ndërkohë që kontribuojnë

ndjeshëm në mbrojtjen globale të klimës.

Parimi ynë është i qartë: Proud to save (Krenarë që

kursejmë).

Ne jemi krenarë për Menaxherët tanë të Energjisë,

për fuqinë e tyre krijuese dhe rezultatet që ata janë të

aftë të paraqesin.

Nga një anë kemi trajnimin dhe rrjetin e ekspertëve

EUREM ndërsa nga ana tjetër zbatimin real të

koncepteve të tyre në ndërmarrje.

Le t’a arrijmë!

NJË PASQYRË E PROJEKTIT DHE NJË RRUGË PËR T’U

NDJEKUR

Page 4: EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të E. ia për t dhe t e a në m ë t të it (e). Bashkimi Evropian është kontribuesi

ÇFARË ËSHTË EUREM?

EUREM është një program trajnimi ambicioz i standardizuar

dhe një rrjet i suksesshëm për Menaxherët Evropian të

Energjisë, i cili tashmë është i pranishëm në 27 vende në të

gjithë botën. Deri më tani, më shumë se 3,000 Menaxherë të

Energjisë garantojnë efikasitetin e energjisë në kompanitë e

tyre.

Pavarësisht nga efikasiteti ekzistues dhe standardet e

cilësisë, kompanitë ende kanë një potencial të madh për

kursimin e energjisë dhe kostove. Me rëndësi jetike për

kompanitë është zbatimi i potencialeve për uljen e kostove

gjë e cila përmirëson konkurrueshmërinë dhe ndihmon në

mënyrë aktive në mbrojtjen e klimës dhe përdorimin e

qëndrueshëm të burimeve.

Është veçori e EUREM që të gjithë shtetet përdorin të

njejtën metodë dhe materiale trajnimi të standardizuara të

cilat modifikohen dhe përshtaten vetëm për të përmbushur

nevojat specifike të vendeve. Kjo garanton që çdo Menaxher

Evropian Energjie ka njohuri themelore në të gjitha fushat e

energjisë dhe gjithashtu mëson njohuri specifike për

zbatimin e projekteve të Efiçencës së Energjisë.

ÇFARË E BËN EUREM NJË TRAJNIM DHE NJË

RRJET PROGRAMESH TË SUKSESSHËM

MBARËBOTËROR NË EFIÇENCËN E ENERGJISË?

Më shumë se 500 Menaxherë Energjie janë

aktualisht të regjistruar në këtë kurs, çka bën

që kufiri i 4000 Menaxherëve Evropian të

Energjisë të kalohet shumë shpejt.

SI U PËRHAP EUREM?

KU U ZHVILLUAN TRAJNIMET E PARA TË EUREM?

Trajnimet e para u zhvilluan në vitin 2004 në Gjermani, Austri, Britani e Madhe e Portugali dhe në 2008 në

Republikën Çeke, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Itali, Poloni, Slloveni dhe Spanjë. Dhjetë nga këto

trembëdhjetë vende ofruese të EUREM u bashkuan për të formuar Konsortiumin EUREM me synim të ofrojnë

rregullisht trajnimin dhe njëkohësisht të përhapin markën EUREM në te gjithë botën, edhe mbas përfundimit të

projekteve fillestare të cilat u financuan nga BE.

SI NISI?

Në 1999 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë

Nuremberg (NCCI) i dha jetë iniciativës

EUREM dhe zhvilloi trajnimet e para praktike

„Menaxher Energjie (NCCI)“ në Gjermani.

EUREM në vijim u zhvillua në 2003 – 2005 në

kuadër të një projekti evropian nga Dhoma e

Tregtisë dhe Industrisë Nuremberg (NCCI) në

rolin e koordinatorit, Dhoma e Tregtisë dhe

Industrisë Gjermano-Portugeze në Lisbonë

(DUAL), Instituti i Energjisë në Londër dhe

Dhoma Ekonomike Austriake (WKÖ) në

Vjenë.

Page 5: EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të E. ia për t dhe t e a në m ë t të it (e). Bashkimi Evropian është kontribuesi

PS

EE

UR

EM

−E

UR

OP

EA

NE

NE

RG

Y M

AN

AG

ER

ËSHTË

KA

Q

IRËNDËSISHËM

?

A) QËLLIMI

Objektivi strategjik kryesor i

projektit EUREMnext është

të kontribuojë si për mbro-

jtjen e mjedisit ashtu edhe

për konkurrencën në biz-

nes duke rritur cilësinë e

auditimeve energjetike, si

rrjedhojë dhe shkallën e

zbatimit të masave të efi-

çiencës së energjisë.

Është e nevojshme të rritet

numri i kompanive të cilat

duhet të krijojnë mundësinë

e identifikimit të masave të

duhura për ruajtjen e ene-

rgjisë, por gjithashtu të

integrojnë burimet e ripër-

tëritshme të energjisë në

veprimtaritë e tyre në mën-

yrë që të marrin vendime të

informuara e mirëbazuara

gjatë zbatimit.

Ne duam t’a arrijmë këtë

duke rritur prezencën e

ekspertëve të kualifikuar

dhe të akredituar nëpërmjet

një trajnimi të përgjithshëm

si në aspektet teknike/

inxhinierike, ekonomiko-

financiare me njohuri pra-

ktike specifike në biznes,

ashtu edhe me aftësinë për

të paraqitur një pasqyrë

reale të përfitimeve (dhe

rreziqeve) të këtyre mas-

ave si për administratën e

kompanisë ashtu edhe për

financuesit.

B) RRETH EUREM

EUREM duke qënë një program trajnimi i standardizuar

përfshin mësimdhënie ballë për ballë (rreth 120 orë), vetë

studim (autodidakt) dhe punë praktike të kombinuara me

shkëmbime eksperiencash dhe opinionesh e cila mun-

dësohet nga një platformë në rrjet me anëtarë të dipl-

omuar Menaxherë Energjie.

Ajo që e dallon konceptin e trajnimit EUREM nga shumë

trajnime të tjera lidhur me energjinë është se gjatë punës

së tyre praktike secili pjesëmarrës zhvillon matje të

qëndrueshme energjie dhe mëson të analizojë dhe

përshkruajë aspektet teknike dhe financiare të kësaj matje

në një mënyrë të standardizuar dhe të përqëndruar, për të

lehtësuar vendimet në nivelin e menaxhimit. Mbikëqyrja e

pjesëmarrësve në këtë fazë bëhet nga Trajnerë me

përvojë.

Sipas statistikave Menaxherët e Energjisë në mbarë botën

punojnë për projekte me një potencial mesatar kursimi

prej rreth 600 - 750 MWh/ energji përfundimtare secili.

Këto projekte zbatohen në masë rreth 75% (në disa vende

edhe 90%) plotësisht ose pjesërisht.

Këta ekspertë të trajnuar japin një kontribut në rritjen e

efikasitetit të energjisë në kompaninë që i punëson (direkt

ose si konsulent), duke arritur kështu objektivat e

efiçiencës së energjisë dhe angazhimet për reduktimin e

efektit serrë në nivel kombëtar, ndërkombëtar dhe

evropian. Në të njëjtën kohë, ato kontribuojnë në ruajtjen e

konkurrencës së bizneseve evropiane.

C) OBJEKTIVAT SPECIFIKE

Projekti EUREMnext ka për qëllim të shtrihet akoma më të

gjërë për t’iu dhënë mundësinë më shumë personave të

bëhen ekspertë të kualifikuar/ akredituar, ose për t’iu

dhënë atyre mundësinë të përmirësojnë njohuritë dhe

aftësitë që tashmë i kanë.

Qëllimi i trajnimit dhe i ISA-ve (aktivitetet mbështetëse për

zbatimin) është rritja e cilësisë së rezultateve të auditimit

të energjisë, probabilitetin e zbatimit të rekomandimeve

dhe së fundmi efikasitetin energjitik dhe konkurruesh-

mërinë e kompanive të trajnuesve ose (në rastin e kon-

sulentëve/ auditorëve të jashtëm) klientëve të tyre.

Page 6: EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të E. ia për t dhe t e a në m ë t të it (e). Bashkimi Evropian është kontribuesi

PROGRAMI I TRAJNIMIT EUREM

STRUKTURA E TIJ

▪ Duke marrë pjesë në seminaret EUREM

▪ Duke iu nënshtruar një testi me shkrim

▪ Nëpërmjet zhvillimit të një koncepti energjitik specifik për kompaninë ku punoni

(projekt)

▪ Duke e prezantuar me sukses konceptin para një jurie ekspertësh

▪ Duke përdorur rrjetin (forumin elektronik) www.energymanager.eu

▪ Duke u bërë pjesë e komunitetit EUREM

SI MUND TË BËHESH NJË MENAXHER EVROPIAN I ENERGJISË?

Pas përmbushjes me sukses të këtyre detyrave,

pjesëmarrësit në trajnimin EUREM marrin certi-

fikatën European EnergyManager, e cila u dorë-

zohet gjatë një ceremonie të dedikuar.

EUREM — Materialet e detyrueshme

Materialet e programit të trajnimit EUREM mbulojnë

pothuajse të gjithë problematikat që mund të ngrihen në

një kompani, të cilat janë të lidhura me energjinë.

Konsortiumi EUREM është përgjegjës për përditësimin e

materialeve kryesore. Institucioni i cili e ofron trajnimin i

përshtat materialet në kuadër kombëtar dhe mund të

shtojnë tema, si p.sh. energjia e erës apo përditësimin

mbi ligjet kombëtare. Materialet dhe përmbajtja e temave

të mëposhtme janë pjesë të detyrueshme të kurrikulës së

seminareve EUREM:

Sa zgjat trajnimi EUREM?

Programet e trajnimit EUREM janë të programuara

të mbulojnë mbi 150 njësi mësimore (minimumi)

prej 50 minutash.

Përveç pranisë së detyrueshme, pjesëmarrësit

duhet të zhvillojnë konceptin energjitik si dhe të

plotësojnë detyra në forumin në rrjet (Mësim në

rrjet, si p.sh. zgjidhje detyrash me mjetet në Excel

nëpërmjet shkëmbimit të opinioneve dhe eks-

periencave).

Trajnimet EUREM zgjasin zakonisht 6 deri në 8

muaj.

Bazat shkencoreTeknologjitë e matjeve dhe

kontrollit

Ligjet dhe tregtimi i

energjisëEfiçenca e energjisë

Menaxhim ProjektiSistemet e menaxhimit të

energjisë

Fotovoltaikët Ndërtesat

Biomasa, Biogazi dhe

energjia gjeotermike

Ajri i kompresuar;

Ajri i kondicionuar

Energjia termike diellore Motorrët elektrikë

Teknologjia e informacionit

“e gjelbër”Ndriçimi

Proceset e ngrohjes Teknologjitë e nxehjes

Bashkëprodhimi Teknologjitë e ftohjes

Page 7: EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të E. ia për t dhe t e a në m ë t të it (e). Bashkimi Evropian është kontribuesi

FAKTE DHE SHIFRA

Reduktimi në masë të konsiderueshme nxjerrjes në

ambjent i CO2 si dhe mundësitë për kursim në kosto dhe

energji të cilat u identifikuan nga më shumë se 3,000

Menaxherë Evropianë Energjie në konceptet e tyre të

energjisë, tregojnë se EUREM është mënyra e duhur për

të menaxhuar me efikasitet energjinë në kompani dhe për

të realizuar përfitime ekonomike dhe ekologjike.

Vlerësimi i vazhdueshëm i koncepteve të energjisë në

mbarë botën tregon se mesatarisht çdo Menaxher

Evropian i Energjisë realizon kursimet e mëposhtme

nëpërmjet konceptit të energjisë të zhvilluar gjatë trajnimit

EUREM:

✓ Kursimet e energjisë për Menaxherë të Energjisë:

750 MWh/a*

✓ Reduktimi i kostos për Menaxherë të Energjisë:

30,000 EUR/a**

✓ Kursimet e CO2 për Menaxherë të Energjisë:

200 t/a***

Shumica e investimeve të kryera nga kompania rikthehen brenda

afateve kohore dy deri në tre vjet.

Mesatarisht më shumë se 75 përqind − çka do të thotë tre nga katër nga

Konceptet e Energjisë të zhvilluara gjatë trajnimit EUREM vihen në

praktikë.

Potenciali i kursimit të energjisë i identifikuar nga 3,000 Manaxherë

Evropian të Energjisë gjatë trajnimit EUREM arrin në rreth 2.25 Milion

MWh/a. Kjo do të ishte e barazvlefshme me konsumin e energjisë nga

562,500 familje ose 30 përqind e prodhimit vjetor të energjisë elektrike

të një centrali bërthamor.

Këto janë shifra mbresëlënëse, duke mbajtur parasysh se 75 përqind e

koncepteve të energjisë realizohen.

EUREM është pra, një instrument praktik i provuar i cili ndihmon në

arritjen e qëllimeve të politikave të energjisë dhe klimës së Bashkimit

Evropian, gjë e cila u vu në dukje edhe nga Vincent Berrutto,

përfaqësues i Komisionit Evropian, i cili u bashkua me Konferencën

Ndërkombëtare për Menaxherët Evropianë të Energjisë mbajtur në

Pragë.

Vincent Berruto,

Drejtues i Njësisë së Energjitikës

pranë EASME, Bruksel në

Konferencën EUREM mbajtur në

Pragë në 2011

*MWh/a – Mega Watt Hour/annually = Mega vat orë/vit **EUR/a – Euro/annually = Euro/vit ***t/a – ton/annually = tonë/vit

Page 8: EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të E. ia për t dhe t e a në m ë t të it (e). Bashkimi Evropian është kontribuesi

EUREM - GARANTUES PËR EFIKASITETIN E ENERGJISË

DHE PËR MË SHUMË ENERGJI TË RIPËRTËRITSHME

TRAJNIMI European EnergyManager EUREM është një trajnim i standardizuar për

specializim i cili i rrit aftësitë e ekspertëve teknikë në fushën e përmirësimit të efiçiencës

së energjisë.

Trajnimi zakonisht konsiderohet si specializim extra-profesional dhe përbëhet nga

sesione ku prezenca është e domosdoshme, një projekt pune përfundimtar, si dhe

nëpërmjet vetëstudimit të materialeve në rrjet.

Cilësia e trajnimit dhe organizimi i tij sigurohet nga

kontrollet periodike të cilësisë nga auditorë të jashtëm.

Përgatitja e të ashtuquajturit „Koncept Energjitik“

është një element i detyrueshëm dhe i domosdoshëm

i trajnimit EUREM.

Pjesëmarrësit shqyrtojnë në detaje zgjidhje për një

sfidë energjie të caktuar të kompanisë së tyre - ose në

rastin e konsulentëve të një prej klientëve të tyre -

duke përfshirë elementët teknikë dhe një analizë të

qëndrueshmërisë financiare.

Ata përfitojnë mbështetjen dhe trajnimin nga trajnerët

me përvojë të EUREM dhe prezantojnë konceptin e

tyre të energjisë përpara një jurie si pjesë e provimit të

tyre përfundimtar.

Kjo do të thotë se në fund të kursit, kjo masë e

përmirësimit të energjisë është në të vërtetë e

gatshme për t'iu prezantuar administratës së biznesit

ose organizatës për të cilën po punon pjesëmarrësi,

ose - në rastin e konsulentëve drejt administratës së

klientit.

Kështu ata përmirësojnë konkurrueshmërinë dhe

efikasitetin e tyre dhe kontribuojnë në arritjen e

qëllimeve të BE 2020 për përmirësimin e efiçiencës

së energjisë, uljen e nxjerrjeve të gazrave në

atmosferë/ efektit serrë dhe rritjen e burimeve të

ripërtëritshme të energjisë.

Kjo e fundit nuk është fokusi i kursit EUREM, por ka

edhe pjesëmarrës që zhvillojnë koncepte të energjisë

që merren me përdorimin e energjive të rinovueshme

në biznesin e tyre.

E megjithatë, këto janë vetëm disa nga përfitimet e

trajnimit.

Të trajnuarit e EUREM vazhdojnë të aplikojnë njoh-

uritë dhe aftësitë e tyre të zgjeruara në organizatat e

tyre, duke identifikuar mundësitë e përmirësimit të

energjisë dhe duke planifikuar vënien në jetë të

zgjidhjeve.

Ofruesit e EUREM në mbarë botën e njohin situatën

aktuale pasi shumë prej tyre mbeten në kontakt me të

diplomuarit, për shembull nëpërmjet eventeve spe-

ciale, siç janë konferencat ndërkombëtare për

European EnergyManager ose takimet e rrjetit në nivel

kombëtar. Rritja e efiçiencës së energjisë lidhet

ngushtë me një masë të efektive të ndërtimit të

kapaciteteve siç është EUREM.

Page 9: EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të E. ia për t dhe t e a në m ë t të it (e). Bashkimi Evropian është kontribuesi

KONSORTIUMI EUREM

Konsortiumi EUREM

Për të garantuar cilësinë e trajnimeve EUREM në

mbarë botën, kontrollet periodike të cilësisë janë parë

si të domosdoshëm dhe zbatohen që prej vitit 2012.

Të gjithë institucionet e liçensuara për të dhënë tra-

jnimin kontrollojnë dhe koordinojnë gjithë materialet

paraprakisht në konsortium.

Vlerësimi dhe dhënia e përshtypjeve nga trupi kontro-

llues EUREM bën që institucionet t’a përmirësojnë

vazhdimisht programin e tyre, në mënyrë që EUREM

të jetë aktualisht dhe në të ardhmen një trajnim ndër-

kombëtar standard ambicioz.

PSE U KRIJUA KONSORTIUMI EUREM?

Konsortiumi EUREM u krijua për të zhvilluar dhe shp-

ërndarë në të gjithë botën trajnimin e standardizuar

EUREM.

Dhjetë partnerët nga Austria, Republika Çeke,

Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Italia,

Portugalia, Sllovenia dhe Spanja janë anëtarë të

konsortiumit EUREM. Aktivitetet e konsortiumit koor-

dinohen dhe aprovohen nëpërmjet një marrëveshjeje

të firmosur nga të dhjetë partnerët.

Konsortiumi përfaqësohet nga Komiteti Drejtues, i cili

është përgjegjës për proceset operacionale të tij.

SI GARANTOHET CILËSIA EUREM?

Page 10: EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të E. ia për t dhe t e a në m ë t të it (e). Bashkimi Evropian është kontribuesi

EUREMNext Shqipëri

Dr. Hans SPERNBAUER -Drejtues Projekti

Bianca DURO -Menaxhere PR &

Marketing

Denada KROSI -AsistenteProjekti

Megi BRAKA -MenaxhereFinanciare

Paola NACE -Menaxhere

Cilësie

Aurora XHORXHI -MenaxhereProjekti & Trajnimi

EKIPI NDËRKOMBËTAR EUREMNEXT 2018

www.energymanager.eu

EKIPI SHQIPTAR

Page 11: EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të E. ia për t dhe t e a në m ë t të it (e). Bashkimi Evropian është kontribuesi

Jointhesuccessful

EUREMcommunity

Page 12: EUREMNEXT SHQIPËRI...i t ë r a i i t n për m dhe i n 0 në jen e t Nr 2. ja e ij i nuk n in r të E. ia për t dhe t e a në m ë t të it (e). Bashkimi Evropian është kontribuesi

©Austrian Institute of Excellence Shpk

Rruga e Dibrës, Kompleksi Halili, Nd. 64,

Hy. 6, K. 9, Ap. 37, 1017,

Tirana, Albania

www.aie.al

Licensed

Training Provider