Esse Per Diktaturen Komuniste

27
ESSE PER DIKTATUREN KOMUNISTE ESSE Nga Maks VELO Komunizmi banderole e keputur e lagur e grisur varur ne shtyllen e historise. ( Thesi i burgut ‑ 1996) Ideollogeve komuniste u pelqente te perdornin fjalen kolektivitet dhe jo komunitet. Dhe kjo kish aresyet e veta. Kolektiviteti komunist ish shume i ndryshem nga komuniteti kapitalist. Kolektiviteti presupozonte nje shume vlerash te barabarta, e cila nuk u arit kurre, dhe ish kjo aresyeja qe nuk u realizua. Komuniteti presupozon nje bashkim vlerash te ndryshme. Bile ketu ajo e ka vleren dhe bukurine. Kolektiviteti presupozon nje bindje te detyruar ndaj disa rregullave te paracaktuara nga te tjeret.

Transcript of Esse Per Diktaturen Komuniste

Page 1: Esse Per Diktaturen Komuniste

ESSE PER DIKTATUREN KOMUNISTE

ESSE Nga Maks VELO

Komunizmi

banderole

e keputur

e lagur

e grisur

varur

ne shtyllen

e historise.

( Thesi i burgut ‑ 1996)

Ideollogeve komuniste u pelqente te perdornin fjalen kolektivitet dhe jo komunitet. Dhe kjo kish aresyet e veta.

Kolektiviteti komunist ish shume i ndryshem nga komuniteti kapitalist. Kolektiviteti presupozonte nje shume vlerash te barabarta, e cila nuk u arit kurre, dhe ish kjo aresyeja qe nuk u realizua.

Komuniteti presupozon nje bashkim vlerash te ndryshme. Bile ketu ajo e ka vleren dhe bukurine.

Kolektiviteti presupozon nje bindje te detyruar ndaj disa rregullave te paracaktuara nga te tjeret.

Komuniteti presupozon nje bindje te ndergjegjeshme, te aresyeshme, te revokueshme ndaj rregullave te caktuara vete.

Keto rregulla ne kolektivitet nuk mund te ndryshojne nga ata vete, por vetem nga instancat e larta partiake dhe shteterore.

Ne fakt te gjitha rregullat e bashkejeteses i cakton ai, diktatori.

Komuniteti eshte bashkim i vullnetshem i individeve te ndryshem, por koshiente, qe ne menyre te

Page 2: Esse Per Diktaturen Komuniste

vullneteshme bashkejetojne kolektivisht.

Kolektiviteti eshte bashkimi i detyruar i individeve qe nuk kan te drejte te zgjedhin vete nje kolektiv tjeter.

Kolektiviteti nuk ka mundesi te shndrrohet ne komunitet.

Komuniteti nuk pranon te jete nje kolektivitet ( ne ato atributet qe i jep shoqerija socialiste), sepse e sheh qe ajo eshte shkalla me e ulet e bashkesise njerezore dhe e refuzon ate.

Kolektivi caktohet te jete pergjegjes per secilin.

Parrulla e madhe TE GJITHE PER NJE DHE NJE PER TE GJITHE ne te vertete mund t'a zbertheje keshtu: SECILI PER VETE MBROHUNI NGA BASHKESIJA.....TE GJTHE TA SHTRYDHIN NJESHIN. NJESHI NUK VLEN SE ESHTE VETEM NJESH.

Duke dashur te mbrohet nga kolektivi secili u be hiperindividualist i kamufluar.

Hipokrizija socialiste ish nje lloj i ri i papare i hipokrizise sociale, ajo deformoi qenien njerezore nen diktature.

Individualizmi kapitalist ish me njerezor se sa altruizmi socialist.

Individualizmi kapitalist ish dhe eshte lufte per jetese, qe eshte me afer natyres.

Altruizmi socialist ish zenja (bllokimi) i frymes per te jetuar, qe eshte kunder natyres.

Sistemet diktatoriale krijojne nje kancer social qe i shkaterron ata vete.

Kjo eshte apatia. Ne menyre instinktive njeriu kuptontre se e vetmja gje me te cilen mund t'a perballonte ate sistem ish apatia. Apatia ish e padukeshme, ish e padenoncueshme ish e padenueshme.Apatia ish si nje gjume, si nje gjendje pas drogimi. Ish e vetmja droge e papaguar, e lejuar dhe cudiberese.

Apatia ne cdo gje bente qe te binte prodhimi shoqeror dhe ai intelektual.

Apatia, mpirja dhe bllokimi i instinkteve bene qe homo socializmus te jete jo eficent edhe kur

Page 3: Esse Per Diktaturen Komuniste

punonte shume. Popujt qe kane qene nen perandorite diktatoriale kane punuar me shume se ne cdo periudhe tjeter te historise se tyre.

Shteti ne vend qe te ish shteti i te gjitheve, ish shteti i asnjeriu.

Ai prodhonte fatkeqesi per te gjiyhe dhe lumturi per asnje, pervec diktatorit.

Edhe lumturija e diktatoreve nuk eshte normale.

Komunizmi deshtoi , se nuk ariti te realizonte kllonimin e individit me parametrat e caktuar prej tij na laboratorin e shtetit socialist.

Perderisa njerezit do te jene te ndryshem qe nga lindja nuk mund te arihet barazia sociale e predikuar nga feja marksiste.

Mbingopja me parrulla politike solli indiferencen e brendeshme te padukeshme e te pashprehur.Kjo sepse individi e kuptoi qe ai eshte krejtesisht i papaerfillshem dhe i panevojshem ne marjen e vendimeve politike.

Votimi ishte nje institucjon krejtesisht formal dhe i kote. Kete e tregonte unanimiteti i votave.

Diktaturat nuk japin patenta per cpikje dhe nuk njohin te drejtat e autorit.

Kjo bente qe vlerat e rralla dhe ato te zakoneshme te barazohen.

Struktura ekonomike ish pjesa me e dobet e cila beri qe tere sistemi te bjere.

Te mirat materiale nuk shkonin drejt qytetarit por drejt shtetit. Duke i pasur njerezit pa llogari, industria kujtoi se mund te punoje me nje teknollogji te ulet, dhe harroi se ne rastin me te pare te nje hapjeje ajo nuk do i bente dot balle kon kurences se teknollogjise se larte.

Shteti filloi te pasurohet ne menyre kapitaliste por nuk pranonte konkurrencen.

Page 4: Esse Per Diktaturen Komuniste

Sa here i krijohej konkurrenca nga jashte ai vet‑izolohej.

Dhe izolimi ish fatale per ekonomine, ish njefare vete‑helmimi.

Kombinatet, uzinat, fabrikat e paralizuara jane kufoma e pagroposur, e dukeshme e socializmit. Keto vepra te pesevjecareve jane produkt i nje pune skllaveruese te nje sitemi delirant. Ato mund te krahasohen vetem me piramidat.

Keta gjigande jane fosile te nje periudhe primitive ne nje kohe moderne.

Diktaturat jane sisteme te organizuara me rregulla krejt ndryshe nga cdo sistem i meparshem shoqeror.

Duke patur si qellim ndryshimin e te gjithe rregullave te bashkejeteses njerezore u krijua nje bllok‑aut dhe nje kundershti midis menyres normale biollogjike te qenies dhe jeteses sociale te detyruar.

Ajo qe eshte e ndaluar ne te gjitha diktaturat eshte shpallja e vleres se vet‑vetes.

Prandaj qe vetem shteti mund te te udhehiqte, te te vendoste, te te vleresonte ku donte ai, por jo ti.

Personi nuk kish te drejte te shpallte vleren e vet‑vetes dhe t'a mbronte ate, dhe individi nuk kish te drejte per c'fare dolloj inisjative.

Levizjet novatore‑stahanoviste ishin vetesakrifikim per shtetin.

Vetedijshmeria eshte busulla biollogjike e perhereshme qe udheheq instinktin njerezor.

Duke e shperfillur ate diktaturat dal nga dal atrofizojne me vetedije nje shqise detektuese te domosdoshme morale, e cila mbron dhe vlereson njeriun.

Nen diktature levizja e njerezve ariti minimumin e saj. Asnjehere me pare ne qyteterimet moderne, nuk pati nje kontroll e ndalim te shkembimeve njerezore.

Page 5: Esse Per Diktaturen Komuniste

Bile te tilla rregulla nuk paten egzistuar as ne mbreterite e mesjetes dhe as ne qytetet antike.

Mos levizja dhe qarkullimi i lire, ulen ne minimum mundesine e njohjes reciproke dhe te mirekuptimit midis njerezve.

Kjo sherbente per nxitjen e armiqesise me shtetet e tjera, dhe kjo manipulohej lehtesisht nga diktatoret.

Renia e diktaturave shoqerohet me nje shok psiqik te papare, nje cvleresim te

vet‑vetes dhe kjo nga ballafaqimi i drejt per drejt me te tjeret.

Sa me teper qe kalonin vitet nen diktature, aq me pak degjohej kenga INTERNACIONALE DO TE JETE BOTA E RE.

Ne fillimet e saj ajo me kenaqte si nje shampanje te ciles nuk i dija marken, por dal nga dale carjet e kampit me hoqen tere iluzjonet.

Ajo qe u arit realisht ish ndalimi kategorik i cdo gjeje te huaj pra i cdo lloj internacionalizmi.

Asnjehere me pare ne historine njerezore nuk kish patur nje vet‑izolim te tille ne emer te internacionalizmit, dashurise dhe vellazerise per te tjeret.

Diktaturat nuk internacionalizohen dot.

Kampi socialist nuk ariti dot te behet nje internacionale.

Komunizmi erdhi si fantazme dhe iku si fantazme.

Tere sistemet diktatoriale ne kete shekull kane ikur ne kete menyre vjedhurazi.

Dhe nazizmi dhe fashizmi dhe komunizmi.

Kane ikur si hajdute : i kane vjedhur njerezimit miljona jete dhe jane zhdukur sa te hapesh dhe te mbyllesh syte.

Jane larguar ne ate menyre qe nuk japin mundesi te meren ne pyetje.

Page 6: Esse Per Diktaturen Komuniste

Njerezimi e ka te veshtire t'i vere perpara pergjegjesise, se kane qene sisteme buracake.

Aq sa duken te forte dhe te pergjegjshem, ne realitet jane te dobet dhe te papergjegjshem.

Aq sa duken reale, jane ireale.

Sistemet diktatoriale jane te vertete vetem kur bejne krime, dhe jane si fantazma kur lindin dhe kur vdesin.

Asnje organizem kombetar apo nderkombetar nuk eshte ne gjendje t'i mbertheje per fyti.

Komunizmi u largua ne menyre te poshter, burracake.

Shoqerite diktatoriale bazohen ne dopjimin e personalitetit.

Cdo njeri ne fakt eshte dy, asnjeri nuk eshte nje, as diktatori.

Shoqerite civile moderne, mundohen te kene nje person, mundohen te saktesojne karakteristikat e njeriut.

Shoqerija socialiste kete dopjim te figures e bente me dashje, keto ishin gabime me vetedashje.

Shoqerija socialiste ish nje shoqeri e semure, si te semuret psiqike me dy personalitete.

Ne fakt krijimi i dopjimit te figurave, lidhej me dopjimin e situatave dhe dopjimin e ngjarjeve, dhe e tere kjo behej qe te dopjoheshin diktatoret.

Kete diktatoret moderne e bejne qe te mos deshifrohen.

Shoqerite dhe sistemet e hapura njeriun e zberthejne si ne gjeometrine deskriptive ne elemente, por pastaj rikompozimin ne tre dimensione te figures ne hapesiren sociale e bejne egzakt sipas elementeve baze te dhene.

Shoqerite dhe sistemet diktatoriale gjithashtu e zberthejen njeriun dhe e projektojne, por fiksimin e tij e bejne jo sipas dimensioneve qe ai ka, por sipas atyre qe momentalisht u duhen politikave ideollogjike dhe strategjike globale te momentit.

Ky deformim i pershkrimit deskriptiv te njeriut, ky deformim koshient i pashaportes shoqerore te tij, krijon diktaturat.

Pastaj me njeriun mund te besh cfare te duash.

Page 7: Esse Per Diktaturen Komuniste

Socializmi vazhdoi traditen e shoqerise primitive, kurbanin.

Keto sisteme ecin dhe zhvillohen vetem nga kundershtaret, per ta perkrahesit kane pak rendesi.

Diktatoret armiqte i duan me shume se miqte me te ngushte.

Me miqte ata nuk arijne asgje me armiqte ata i arijne te gjitha.

Prandaj dhe njerezit me te afert dhe bashkepuntoret me te ngushte i kthejne ne armiq.

Prandaj dhe shoket me te dashur per dhjetravjecare i gjykojne dhe i ekzekutojne.

Urrejtja eshte lenda djegese e socializmit

Shoqerite moderne bazohen mbi dashurine, se ne baze kane doktrinen kristjane.

Socializmi bazohej mbi urrejtjen, zbatonte prerjen e kokave, nguljen e kokes se prere per ekspozim.

Gjyqet publike politike ishin spektaklet per ekspozimin e kokave te prera.

Gjithe sistemet shoqerore qe jane bazuar mbi urrejtjen, jane shkaterruar nga urrejtja qe mbjellin.

Ne nje fushe urrejtjeje nuk mund te arihet asnje mireqenie.

Ne fakt kerkimi, percaktimi, denimi i armiqve nuk eshte vecse shkaterimi gradual i vet‑vetes.

Dhe socializmi, urrejtja sociale, vdiq nga helmi qe mbolli.

Helmi ne sasira te medha i korrur i thare, i depozituar ne depot historike, do te helmoje dhe shume gjenerata qe do te vijne me pas, megjithese keta nuk kane pasur kontakt direkt, dhe nuk e kane njohur social‑urrejtjen.

Ne fushat ku kane qene mbjelle diktaturat, sistemet demokratike mbijne me zor.

Diktatur kane vepruar gjithemone me levizje te pershpejtuara dhe jane rrethuar nga nje zhurme

Page 8: Esse Per Diktaturen Komuniste

maramendese, por sapo kuptojne se po fillojne te zhduken hedhin mbi vete pelerinen e heshtjes dhe terheqin mbas vetes pllaken e harimit.

Gjate egzistences se tyre, diktaturat jane sistemi me eksitues dhe histerik, marramendes dhe mburavec, por kur largohen mbas tyre mbetet vetem nje heshtje.

Heshtje dhe hi. Hiri i vetedjegjes.

Diktaturat ne fund vetevriten dhe vetedigjen.

Diktatura shqiptare, nje nga me te ashprat ne historine e njerezimit, beri dhe ben cdo gje per tu harruar, per te mos qene, per te mos lene mbas, asgje nga vetja.

Diktaturat jane nje festival dramash, nje serial i copetuar, pa llogjike, i dhunshem, i zi, i ftohte.

Megjithese zyrtarisht deklarohej se arti popullor ish baza dhe gurra frymezuese e artit te realizmit socialist, dhe me gjithe manifestimet gjigande folklorike qe beheshin ne Shqiperi, me habi shihja se realizmi socialist si metode e urrente dhe e neglizhonte frymen popullore ne art.

Dhe kjo per aresyen se ajo ish fryma me e lire, me hiperbolike, me naive dhe me primitive njekohesisht.

Per kete problem kish nje dualizem ne qendrimin e filozofise dhe estetikes partiake. Nga njera ane folklori cmohej sa gati gati sistemin mund ta quaje nje socializem folklorik, nga ana tjeter u prene tere kanalet e komunikimit dhe shpjegimit te tij si dhe lidhjet e tij me artin bashkohor.

Fryma primitive dhe naive qe eshte vlera e tij e vecante dhe e vertete nuk pranohej.

Diktaturat zbukurohen me historine kombetare.

Historija vesh nuditetin e diktatures.

26 JANAR 2006

"NJERIU I RI"...I MUSTAFA NANOS

Page 9: Esse Per Diktaturen Komuniste

Ne gazeten Korrieri te dates 16 Janar 2006, Mustafa Nano shkruan artikullin me titull: “Kulti i politikanit e dentologjia e te gjitheve”! Ja si e fillon Ai kete analize, duke na treguar njekohesisht dhe dobesite e karrakterit te tij: “Ne shkrimin e tij, Tupja shpreh publikisht ne adresen time ate verejtje, te cilen gjate diteve te fundit -per hir te se vertetes - ma kane bere tre-kater vete te tjere; me nje fjale, qe une kam qene agresiv, arrogant dhe i pasjellshem me Kryeministrin e vendit tim, qe kam komunikuar me te me tone te ashpra, qe ne nja dy raste i kam nderprere fjalen dhe i jam drejtuar me "ti", e keshtu me radhe. Tupja kish vene re pervec te tjerash "qendrimin trupor mosperfilles" dhe "nje gerc ne fytyren time". Nuk pertonte gjithashtu te cilesonte perdorimin e "ti"-se, jo vetem si mungese te theksuar deontologjie, por edhe si mungese te edukates qytetare .......Me poshte, autori na ben me dije mbi shijen e keqe qe i kam lene duke iu drejtuar Kryeministrit me fjalet "sipas meje, ju jeni nje komunist i egzaltuar e patetik", a thua se "isha prokuror e po lexoja nje aktakuze...........Per kete arsye, nuk me duket fare e drejte qe nje diskutim i tille mbi deontologjine e gazetarit e te komunikimit publik te hapet furishem pas "agresionit" tim kunder Kryeministrit te vendit, a thua se jam une perfaqesuesi me emblematik i kesaj dukurie”-thote z.Mustafa ne shkrimin e tij.

Keto jane akuzat qe i behen Mustafait nga shok ,miq por dhe gazetari analist z.Tufe.Te njejtin mendim kane dhe nje pjese e mire e gjithe shqiptarve. Do te duhej shkrimi i z.Tufe qe te zbulonte e te nxirrte ne pah arrogancen prepotente te z.Mustafa, ndaj Kryeministrit shqiptar. Ky lloj komunikimi arrogant, mes “analisteve” dhe figurave te shtetit ne Shqiperi, eshte kthyer ne nje fenomen qe duhet denoncuar e kthyer ne nje objekt diskutimi publik,pasi,per fat te keq ,ky fenomen eshte bere“alfa e omega” ne shkrimet e disa “analisteve”.Ky rast kaq vulgar, tregoi dhe nje here formimin e ketyre“lloj analistesh” qe asnjehere nuk kane mundur te shkeputin nga e kaluara ,thithjen e atij ushqimi ideologjik qe e kane marre nga koha e batakut te koperativave buqesore dhe ideologjia e “Njeriut te Ri”,-O me ne o kundra nesh-.dhe ku kundershtarin politik e shohin si armik qe duhet azgjesuar e shkaterruar.

Mustafa Nano dhe Frrok Cupi jane perfaqesuesit me tipik te asaj rrace qe nga goja e tyre do te leshojne vetem vrer e helm, ku inatet e zenkat personale do t’i kthejne gjoja ne “opozite konstruktive”.Asnjehere ne keto 10 vjete Mustafai e Froku nuk e pane te keqen dhe pengesen tek PS-ja (ish komunistet);qe pas 50 vite diktature, ku vrane e prene me mijera shqiptare te pafajshem, ku poeti varej ne litare per pese vargje poezi, na u kthyen perseri ne qeverisje.Por kete here me gryken e kallashnikovit dhe per ta vjedhur deri ne palce shqipetarin per 8vjet.Ata u bene mbrojtesit me te devotshem dhe morren pjese aktive ne ingranazhin e ketij shteti hajdut.Ata me gjuhen e tyre te urrejties dhe arrogances ja u kaluan dhe vete udheheqesve te diktatures komuniste.Ne keto 8vite grabitje e vjedhje qe ju be popullit shqiptar nga socialistet,nuk pati asnje mosmarveshje midis Mustafait e PS-se,interesat e te dyja paleve perputheshin shkelqyer.Ai dhe Frroku per 10 vjete u perpoqen te njollosin e te fyejne gjthe perfaqsuesit e te djathtes ne Shqiperi,dhe heshten e i moren (i marin akoma) ne mbrojtje te gjithe hajdutet e te korruptuarit qe e copetuan si qente zagar Shqiperine.

Ne 3 Korrik populli u ktheu pergjigjen ketyre “analisteve” te llojit te“Njeriut te Ri”. Ne Gjermanine hitlerjane,shteti nazist u mundua me te gjitha fuqite te krijonte racen e paster Arjene, qe dote ishte ndryshe nga te “tjeret”, superjore e perkryer, e ku ky lloji “njeriu superior” do te kishte te gjitha atributet e njeriut te pa gabueshem e te pa korrigjushem.Ne ADN-ne e kesaj race do te inxheksohej e formohej “motori”,shpirti i identifikimit te kundershtarit si, ARMIK ,e ku

Page 10: Esse Per Diktaturen Komuniste

fuqia shpirterore ekesaj “race Arjane do te brumosej e mirrte fuqine ne propaganden naziste qe u ngrite mbi themelet e urrejtjes, arrogances e mos respektimit te tjetrit, te ndryshem nga (Ti). Ky lloj “Njeriu i Ri”do te ishte udheheqja e Rendit te Ri Boteror ku ne te “tjeret” duhet ti bindeshim?!Do te duheshin bombat e Aleatve qe te ndalnin e shkaterronin motorin e propagandes naziste dhe eksperimentet per krijimin e kesaj “Race te paster Arjane”.Fatkeqesisht akoma ne Shqiperi mund te gjeshe njerez qe e idetifikojne veten si nje pjese e kesaj “Rrace te paster Arjane”. I bindur mund te theme pa frike se ky lloj (Njeriu i Ri) qe e identifikon veten te ndryshem nga te“tjeret”e ku krenohet me vulgaritetin e arrogances, ne Shqiperi eshte krijuar, brumosur e perhapur me ndihmen e Komunizmit. Ky (Njeri i Ri) eshte vellai SIAMEZ i njeriut ARJAN.Ne kulmin e terrorit komunist u hodh ideja e krijimit te “Njeriut te Ri”,e atij njeriu qe do t’a rruante e shpinte perpara “Revolucionin Sacialist” deri sa te arrinim ne rendin e suksesit e bollekut,komunizmin.Koha midis socializmit e kalimit ne komunizem do te ishte koha qe do te na duhej te na tjetersonte te gjithe ne shqipetarve “te tjere” ne“Njeriun e Ri” qe do te punonte -sa kishte fuqi e do te mirrte sa kishte nevoje-.Nga bataku i Zi ikooperativave u perzgjodhen nje pjese e“intelektualeve”me besnik e me te devocmit e qe e kishin kaluar me suksese proven eksperimentale te “Njeriut te Ri”, dhe keto mostra do te ishin e u bene udheheqja e artheshme e rendit te Ri. Sot, ne “te tjeret”, fytyren e ketij “Njeriu te Ri”qe eshte i njejti produkt “siamez” i races Arjane e ku ne themel ka urrejtjen e arrogancen, mund t’a shohim fare qarte ne penen e nje grupi “analistesh”, ku me i zellshmi e me emblematiku eshte z.Mustafa Nanua dhe Frrok Cupi por dhe tek politikanet specialist te kurtheve dhe intrigave Skender Gjinushi e Neritan Ceka.

Krijimi i ketij “Njeriu te Ri”nga komunistet shqiptar , per fatkeqesine tone ka patur sukses.Shqiptaret do ta ndjejne ne kurrizin e tyre (si me 1997) edhe per shume kohe akoma helmin dhe vrrerin e kesaj “race te paster” qe nuk hesht se fyeri e se marri ne mbrojtje rregjimin me hajdut e me te papergjegjshem ne historine tone. Edhe nja dy fjale te tjera sa per "lezet te muhabetit" per z.Mustafa: Ajo qe me cuditi e me detyron te nxjerre nga goja ime pasthirmen “Bravo Mustafa”; ishte menyra e argumentimit qe gjeti Mustafai per te justifikuar arogancen e papergjegjshmerine e tij qe ka kohe qe e tregon ndaj Kryeministrit e perfaqesuesve te tjere te PD-se.Ishte tamam, si ata femijet e vegjel, qe meqense i zene ne faje e me koke te ulur, mundohet me te gjitha justifikimet qe fajin t’ja hedhe kundershtarit; -ai me shau i pari, dhe une nuk e meritoj kete qortim, e se eshte e para here qe kapem e tregohem me gishte si nje ngatrestar, qe kur e ze ngerci i inatit, ja kalone dhe vet Djallit nga zemerimi. Eshte vete dora e Mustafait qe me bindi e ma forcoi konsideraten negative qe une kame per kete “ushtare Japonez" ,qe megjithese lufta ka mbaruar ne disfavor te Japonise, dhjetra vjet perpara ,ai nuk mund te largohet nga istikami i hakmarrjes e te kthehet i lire ne paqen e tij.”Zhurma e daulles se urrejties,qe (Ai) i bije me kaq zelle, ka kohe qe i shqeteson dhe i lodh veshet e nje pjese te miqve te tij dhe gjithe shqiptarve .Ne nje moment z.Mustafa pyet: A jame vetem une perfaqsuesi me emblematik i kesaj dukurie? Jo,z.Mustafa, nga mbrapa te vjene Frrok Cupi me nje duzine sahan-lepiresh qe komunizmi i krijoi dhe brumosi me idete e “Njeriut te Ri”.

N. Efendi http://www.gazetakritika.net/arkiva/janar06/Mustafa.html

Page 11: Esse Per Diktaturen Komuniste

Dosier Shocking …: Studimi i ri që zbulon sesi Media Liberale dhe disa gazetar i kan ”zbukuruar” tmerret e komunizmit.

Noyes: ” gazetarët liberalë në emër të globalizmit janë besimtarët për të përdorur fuqinë e ”pushtetit të katërt” për të ri-formuar shoqërinë, dhe për të përmbushur qëllimet e tyre,  gazetarët liberalë nuk janë përjashtim, por, nuk janë as edhe të pakt edhe sot, mbas 20 vjet që ky sistem ra. Në daç në SHBA, apo edhe në ish vendet komuniste, ku ata sot janë ”mbretrit” e medias në vendet e tyre, me para dhe “pushtet”, madje, disa prej tyre sot janë edhe më të fuqishëm se kan qënë në kohën e komunizmit.”

BENSONHURST-BROOKLYN NY  :  Njëzet vjet më parë, edhe këtë javë, ashtu si kur u shënua dhe rrëzimi Murit të Berlinit, ose si u shënua në Shqipëri, ndrrimi i sistemeve, pra vendin e fundit komunist dhe që kaloi diktaturën më të egër, duke hapur një derë për lirinë për miliona e miliona njerëzve - nga Lindja drejt Perendimit, të cilët kishin jetuar nën regjimin komunist për gati 50 vjet – gjysmë shekulli, të gjithë meditojm.

Për këto ditë të mbylljes së këtij viti, që do të shënohet në histori si viti i 20-të, i rënjes së regjimit komunistë në gjithë Europën juglindore, ka dal edhe  një raport  ri “shokues” ku do të pasqyrohet një dokument me disa materiale të gazetave dhe televizioneve amerikane, ku zbulohet se si mediat liberale amerikane, u vunë në atë kohë në shërbim të diktaturave komuniste. Ky dokument ka të thotë më shumë rreth mbulimit të madh nga media Amerikane, prej rrëzimit të Murit të Berlinit, dhe rrëzimin e mëvonshme të komunizmit qysh në BRSS, dhe deri tek vendi më i fundit që “nuk po e lëshonte kollaj komunizmin” siç ishte at’here Republika Socialiste e Shqipërisë.

Zbulimi se si mediat liberale amerikane u vunë në shërbim të diktaturave komuniste, është publikuar së fundmi dhe është komentuar si një raport ku denoncohet bashkëpunimi i disa mediave të SHBA në vitet 89- 90 me regjimet komuniste, i cili, solli vonesat e revolucioneve të kadifenjta dhe të rënies së diktaturave, që nga Rusia e deri në Shqipëri.

Siç shkruajti këto javë autoritativia The Washington Times, “për fatkeq të paktën shtypi amerikan asnjëherë gjatë kësaj kohe -(pra, pas rënjes së komunizmit) nuk arriti të pasqyrojë saktë raportin e vërtet të natyrës brutale, të komunizmit” në vende të tilla si në Rusi, Rumani, Bullagri, Hungari, Çekosllavaki, Gjermanin Lindore, Poloni dhe Shqipëri. Madje edhe sot 20 vjet pas kësaj “katrahaure- komuniste”, duke shfrytëzuar informacione nga gazetar që shërbyen gjatë komunizmit,  shpesh herë informoin në favor të ish- shtypësve. Për, të ngritur sot pas 20-vjetëve shumë pyetje : si ajo ” kush i paguante këta gazetarë amerikan të lavdëronin sistemin komunist atëhere”, dhe  të shkruanin se “Sundimi komunistë ishte i pa thyeshem dhe po lulëzonte në këto vende.” Ndërkohë që historia tregoi se:”Komunizmi ishte një mallkim mbi njerëzimin në të gjitha ato vende që e përjetuan atë – dhe për shumë njerëz nga ata që kaluan në kurrizin e tyre atë gjatë shekullit të XX-të. Kohë, kjo që shënoi si e pamë dhe fundi e keq të tij. Po qe se do t’i vendosim këtij krimi komunist edhe Holokaustin e Hitlerit, dhe atë pales tjetër – të kohë së sundimit komunist, me viktimat e tij - janë më shumë se 100 milionë njerëz të vrarë nga diktatoret komunistë në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.Megjithatë, raporti ynë, thonë dy hartuesit e tij - tregon shumë se si në disa media liberale, kishte një “vend të verbër”, për të pasqyruar “sukseset e mëdha” që po arrinte në atë kohë, kjo ideologji e keqe, ” tha Rich

Page 12: Esse Per Diktaturen Komuniste

Noyes, autori kryesor i raportit, “Better Off Red” - Njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Duke rikujtuar raportin me titull “Verbëri në Mediat Liberale - të ideologjisë së keqe, të komunizmit.”"Para se të binte Muri i Berlinit, disa gazetarë amerikan, patën sugjeruar se komunizmi, ishte me të vërtetë popullor në mesin e popullit të skllavëruar,” tha Noyes. “Pas çlirimit të Evropës Lindore, shumë gazetarë, argumentoi, ai, para se të shkonin këto vende në kapitalizëm - gjërat ishin bërë edhe më keq, dhe madje edhe më me dështim, se kohën e komunizmit në Evropë dhe Azi. Aqsa që pas këtyre ngjarjeve  gazetarët, megjithse e panë sesi përfunduan vendet ish komuniste, ata kanë shkruar edhe kohët e fundit duke përshëndetur virtytet e jetës komuniste në Kubën e Fidel Castros.”Raporti, i botuar nga Qendra e Kërkimit në Media (MKK), kompania mëmë e CNSNews.com, është i bazuar mbi një përmbledhje dhe analizë të 20 deri 22 viteve më parë, kohë kur komunizimi ishte gjallë, të shkrimeve dhe lajmeve të mediave të permendura në raportet e regjistruar dhe të arkivuar nga MKK.Në raportin e MKK-së, permendet se komunistët sovjetik pushtuan Gjermaninë Lindore (qyteti i Berlinit u nda nga Lindja dhe Perendimi), në fund të Luftës së Dytë Botërore. Mbas kësaj të gjithë e pamë se si Lufta e Ftohtë, u shkallëzua në vitin 1950, lëvizja nga Lindja në Perëndim, nga Berlini në Berlin, ishte i kufizuar gjithnjë e më shumë nga sovjetikët. Është vlerësuar se rreth 3 milion njerëz, u larguan nga Gjermania Lindore në Gjermaninë Perëndimore në mes të periudhës 1949 dhe 1961.Kështu për të ndalur emigracionin masiv, sovjetikët në vitin 1961, ngritën një mur betoni dhe me tel- gjemba- që ishte për gjysmë shekulli “turpi i botës”, në mes të Europës, dhe quhej ”Murit i Berlinit”. Muri që ndante Lindjen dhe Perëndimin”, mur që ishte 12 metra të lartë, 103 milje të gjatë dhe patrullohej 24 orë me makinë të blinduara – ushtarë të armatosur deri në dhembë, aparatura vrojtuese, dhe në çdo 100 metra kulla me roje me mitroloza trekendësh dhe paisur me dylbi vrojtimi.”Ndërsa vlerësimet ndryshojnë, por, kjo është e dokumentuar që të paktën 238 vetë u vranë duke u përpjekur për të kaluar kufirin e Murit të Berlinit në Berlinin Perëndimor, gjatë viteve të sundimit komunist. Dhe se mijëra të tjerë, do të jenë të larguarit dhe mijra të tjerë ishin kapur dhe burgosur nga policia të Gjermanisë Lindore . Personi i fundit i regjistruar, sipas këtyre dokumentave mendohet  të ketë qenë i vrarë ndërsa po përpiqej të kalonte mbi mur. Ai ishte Chris Guffroy, të cilin thuhet se një ushtarë e qëlloi me mitroloz më 5 shkurt 1989, dhe plumbat e bënë atë “shosh”, ndërsa ai ishte duke u përpjekur për të ikur në Berlinin Perëndimor.

Njezet vjet pas rezimit te Murit te Berlinit, një ngjarje tjetë e madhe u kujtua në Shqipëri këto ditë- madje edhe më e madhja në historin e Shqipërisë – prej se kur kjo sëmundje kanceroze mbërtheu gjithë Europën juglindore, madje edhe vendin tonë. Kjo ngjarje e rëndësishme shihet sot nga shum njerëz, vetëm si fillimi i fundit të komunizmit në Evropë. Dhjetori, shihet sot, 20 vjet më pasë, vetëm si një kohë, kur njerëzit në shtetet e Europës juglindore, përfshirë edhe Shqipërinë, që kaloi diktaturën më të egër, janë duke i bërë nji nder e respekt, të gjithë atyre që ishin ngritur në atë kohë kundër shtypjes komuniste.

Ne kete Raport duhet shtuar se edhe Shqiperia , eshte nga te vetemet vende te Europes juglindore, qe ishte e para qe iu kundervu sistemit komuniste . Ne Shqiperi, ka pasur levizje te tilla dhe perpjekje per te rezuar komunizmit me kryegritjen e Postribes, grupin e Deputeteve, e tjera ngjarje te tilla, nga arrestimet , pushkatimet dhe interrnimet e njereze qe e kundershtuan dhe iu kundervune atij sistemi te keq duke arritur  deri tek revolta e te burgosurve te Spaçit. Ne Shqiperi nga regjimi komuniste i Enver Hoxhes jane ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra.-Jane

Page 13: Esse Per Diktaturen Komuniste

denuar 26 768 burra dhe 7 367 gra.-Kane vdekur ne burg 1 065 persona.-Kane humbur aftesine mendore 408 vete.-Kane vdekur ne kampet e internimit 7 022 vete.

Në raport tregohet se para se ra Muri i Berlinit në nëntor të vitit 1989, jeta në Berlinin Lindor, ishte e totalisht e kontrolluar nga qeveria komuniste dhe Bashkimi Sovjetik, megjithse nga disa gazetar ajo ishte përshkruar shpesh në terma pozitive, sipas raportit ”Better Off Red” Njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit, raporti me titull “Verbëri në Mediat Liberale - të ideologjisë së keqe, të komunizmit.”.Për shembull, atëherë në programin ”CBS Evening News” moderatori dhe analisti politik, gazetari i njohur amerikan Dan Rather, njoftoi më 17 qershor, 1987, se ”Përkundër asaj që shumë amerikanë mendojnë, sovjetikët, më nuk janë të etur për kapitalizmin apo demokracinë e stilit perëndimor.”

Gazetari i The New York Times, në atë kohë Ferdinand Protzman, ka raportuar më 15 maj, 1989 se: “Gjermania Lindore, është histori e rritjes ekonomike të botës komuniste dhe e suksesit, si nji dëshmi e së vërtetës, punën e disiplinës dhe lulëzim e socializmit, që sot mund të përkthehet në realitetet e teorisë së Karl Marksit .”

Andy Rooney drejtuesi i emisonit ”60 minuta” në CBS, shkroi në gazetën ” The New York Times” më 26 qershor, 1989, që” komunizmi mori jetë, me një fjalë këtu në Shtetet e Bashkuara, por, qëndrimin tonë ndaj tij mund të ketë qenë i padrejtë, se ai ka qënë i tmershem. Komunizmi, sipas tij  mori pas vetes një turmë, kur ai(komunizmi) ishte i ri, dhe nuk kishte një shans të drejtë. ”

Al Neuharth, themelues i USA Today, shkroi në 9 shkurt 1990 se “Sovjetikët, qveria dhe komunistët shumica e tyre, nuk duan të bjerë ajo [komunizmi], vetëm ata kërkojnë disa përmirësime mbi sundimin komunist, pra ata të mbajnë pushtetin e modifikuar sipas tyre.”

Pas rrëzimit të Murit të Berlinit, u rrëzuan regjimet komuniste njëri pas tjetrit, si një mur tjetër e domino politike nga Gjermania Lindore nëpër gjith Evropën Lindore dhe pastaj në të gjithë Bashkimin Sovjetik, duke çuar në rrëzimin e shtetit totalitar, që në fillim të viti 1991, po kërkonte mënyra për të rezistuar, e mbajtur pushtetin që kishte falimentuar. Vendi u shpërbë zyrtarisht, dhe u krijua Federata Ruse në vitin 1993, me një president, kryeministër dhe një asamble federale.

Gjatë kësaj kohe, shumica e mediave dominuese në Shtetet e Bashkuara, ato pro-ruse, që edhe sot nuk dihet nga i merrnin parat, çuditrisht dilnin hapur dhe shprehen keqardhje për rrëzimin e komunizmit, dhe kritikuan rritjen e tregut të lirë dhe ardhjen e demokracisë në ato vende, thuhet sipas raportit të MKK.

Noyes dhe bashkë-autori i këtij raporti interesant, zoti Whitlock Scot kan shkruajtur se: “komunizmi u dorzua nga Evropa Lindore në vitin 1989 dhe 1990, megjithse disa gazetarët amerikanë, e kishin konfiskuar në disa shkrime të tyre,  idenë se jeta në kampin socialist do të kishte të papritma dhe se jeta do të bëhej më keq. Pra sipas shkrimve të tyre, nuk mundet të bëhet më mirë, për ata që janë liruar nga pesë dekada të sundimit dhe të nënshtrim totalitar”.

Page 14: Esse Per Diktaturen Komuniste

Disa nga gazetarët, amerikan gjatë viteve 1989-1991, shpesh kan sulmuar kapitalizmin si sistem me të meta dhe ” shfrytëzues ” . Bile arrihej deri aty sa kapitalizmi të paraqitej më i vështir se sa komunizmi totalitar, që kishte kontrolluar zyrtarisht të gjithë jetën ekonomike e politike të njerëzve në gjithë Europën Lindore. Vëzhguesit e ngjarjeve të asaj periudhe, than se komunizmi kishte dhënë një” batanije të sigurisë “për njerëzit, të cilët ishin tani në gjendje “të mjerueshme “pa” rrjet sigurie “dhe” pa garanci “, për të ardhmen e tyre, sidomos  komunsitëve, gjë e cila ende ishte e parashikuar nga ish-zotërit e tyre,” shtuan ata.

Disa nga mediat e lajmeve, atë kohë citonin informacione nga ajo periudhë, botuar edhe në raport, materiale që përfshijnë në vijim shkrimet, që natyrisht sot , pas 20 vjetve shtrojnë mjaft pyetje dhe janë shkrime misterioze:

Në atë kohë këta gazetar dhe media “në vend që të punonin në rrëzimin e komunizmit, shkruanin se ne mund të jepnim kërdi ekonomike dhe sociale, duke pranuar se për shumicën prej nesh, kapitalizmi nuk punonte dhe nuk funksionte më. Ose paraqitej jeta në kapitalizëm se ka  të pastrehë, të papunë, njerëz analfabetë, rrethuar nga armët dhe njerëzit e drogës. Njerëz, që janë si të privuar nga një mënyrë jetesës demokratike, dhe që dikush që jeton prapa Murit të Berlinit jetonte më mirë.” shkrunate në gazetën  ”USA Today” gazetaria Barbara Reynolds,( Editori, 8 dhjetor 1989)

“Komunizmi, është duke u përfshinë nga ujrat trubullta të asaj kohe, por  edhe kështu  është duhet mbajtur  rrjeti i sigurisë sociale për të dhënë diçka…. Fabrikat, që më parë “ishin ndërtuar me djersën e popullit”, duhet për të mbajtur gjallë vetëm disa  nga njerëzit si në Varshav , Budapest, Sofie, Bukuruesht, Moskë, e tjerë. Mirëpo tani që ato janë për t’u mbyllur dyert e tyre, dhe ndërsa institucionet e reja në Europën Lindore do të hapin ”kuzhinat supës dhe qendrat e papunësisë” të cilat, në disa kryeqytet të Europës  janë hapur, duhet parë me shumë kujdes” shkruante reporteri i Kuintit, në CBS në 9 maj 1990

Madje atë periudhë kishte edhe gazetar të till që shkruanin në Amerikë; se ndryshimi i sistemit në “Gjermanin Lindore, është tronditëse në drejtim të bashkimit, dhe mund të ketë  për të marr shumë jeta njerëzish, deri në mbërritje të demokracisë, Parshikoheshin viktima me një mbidozë më e madhe se vdekjet natyrale të kapitalizmit. ” thuhet të ketë thënë gazetari i televizionit ABC  Jerry King më 1 tetor 1990 në emisionin më të shikuar në SHBA “World News Today ”

“Polakët, kishin shpresuar dhe po presinin gjatë, që komunizmi të kishte mbaruar, por, ajo nuk ka qënë ashtu si mendonin ata, pas pesë dekadave. Përvecse, asaj që pas rrëzimit të komunizmit polakët, thuhej se “nuk mund të qëndrojnë në linjat e komunizmit, linjat e rradhët e ushqimit, kapitalizmi atje ka krijuar një vend të ri për të pritur në linja e rradhë: ka krijuar zyrën e papunësisë  ”, thoshte në NBC gazetari i saj Mike Boettcher, në 16 nëntor 1990 në programin e mbrëmjes ” Nightly News ”

“Njerëzit në Bashkimin Sovjetik, janë mësuar të jenë të sigurtë në qoftë se nuk kishin asgjë tjetër, megjithse,  jeta nuk është e mirë atje, por, njerëzit nuk shkojnë më në punë të uritur, nuk jan të pastrehë,. Puna, atje ka qenë gjithmonë e garantuar, dhe ka pasur punë për të gjithë Tani të gjitha bastet janë se Ekonomia e Tregut të Lirë, po afrohet, dhe.. kontrata sociale, që ka mbajtur shoqërinë sovjetike së bashku për 72 vjet, nuk vlen më dhe po shpërbëhet. Populli, sovjetik,

Page 15: Esse Per Diktaturen Komuniste

duket i habitur, i zhgënjyer, komunistët duken të lënë në baltë. Nuk ka më shumë perspective dhe se kombi i tyre, është duke “udhëtuar me një makinë” tjetër, atë kapitaliste.” reportonte nga Moska, gazetari i CNN,  Steve Hurst në “PrimeNews,” 24 maj 1990

“Në Bashkimin Sovjetik, kurrë nuk janë parë fytyra si këto si këto sot:.. Të varfër, të pastrehët, pa projektimin e jetës, dhe me dëshpërimin e dimrit rus. Numrat e tyre janë në rritje, sidomos, tash që po rëzohet komunizmi, dhe po bie ai systemi që sundoi më shumë se pesë dekada, këtë vend që është edhe babai i komunizimit ” A është, kjo, ajo që po bën hapjen e vendit dhe po sjell demokracinë? “ thoshte, ato ditë  Barbara Walters në programin e saj të famshëm në ABC ” Nightline ” më 14 janar 1992

“Shumë gjatë këtu njerëzit kishin vuajtur, kur kujtonin për ditët e Brezhnjevit, por, sipas tyre ata të paktën atëherë, thonë se, ata kishin dinjitetin e tyre.” Raportonte nga Moska  reporteri i CBS Tom Fenton, në 24 shtator 1993 në “ Evening News ”

Sipas, librit “ Libri i Zi i Komunizmit” (Harvard University Press), një nga librat më definitive mbi mizoritë komuniste, regjimi politik në Bashkimin Sovjetik, ishte përgjegjës për vrasjen e të paktën 20 milion njerëz.

Miliona rusët ishin të detyruar që të riciklohen vetem për bindjet e tyre ose të kaluarën e tyre kapitaliste edhe perms vuajtjes në kampet e interrnimit e në-burg, në punë të detyrueshme dhe pa pagesë, veëm se quheshin gulag. Përveç kësaj, rreth 65 milionë njerëz u vranë në Komuniste të Kinës, 2.5 milion në Kamboxhia, dhe gati 2 milion në Vietnam, dhe në Kubë, rreth 70.000.

Ndërkohë, këtij  Raporti prestigjoz, mendos se duhet shtuar se edhe Shqiperia , eshte nga te vetemet vende te Europes juglindore, qe ishte e para qe iu kundervu sistemit komuniste . Ne Shqiperi, ka pasur levizje te tilla dhe perpjekje per te rezuar komunizmit me kryegritjen e Postribes, grupin e Deputeteve, e tjera ngjarje te tilla, nga arrestimet , pushkatimet dhe interrnimet e njereze qe e kundershtuan dhe iu kundervune atij sistemi te keq duke arritur  deri tek revolta e te burgosurve te Spaçit, të cilat asnjëherë nuk u pasqyruan dhe nuk po pasqyrohen në shtypin Amerikan. Në Shqiperi nga regjimi komuniste i Enver Hoxhes jane ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra.-Jane denuar 26 768 burra dhe 7 367 gra.-Kane vdekur ne burg 1 065 persona.-Kane humbur aftesine mendore 408 vete.-Kane vdekur ne kampet e internimit 7 022 vete.

Ndërsa, shumica e këtij informacioni ishte i njohur dhe i pranuar nga studiuesit serioz në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, shumë anëtarë të mediave amerikane ose e minimizoin ato fakte ose u përqendruan  në atë periudhë në çështje të tjera, kur mbulonin  Bashkimin post-sovjetikë, Polinin, Bullgarin, Cekosllavakin, Hugarin, ish- Jugosllavin, Rumanin apo Shqiperin, apo edhe jetën e sotme në Kinë dhe Kubë, thuhet sipas raportit “Better Off Red” Njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Duke rikujtuar raportin me titull “Verbëri në Mediat Liberale - të ideologjisë së keqe, të komunizmit.”.

“Nën dritën e të tmerrshme të viktimizmit të njeriut, komunizmi, dihet se theu record në shkeljen dhe dhunimin e të drejtatve të njeriut,” por, jo në shkrimet dhe raportet e gazetarëve të mbrapshtë , që me dije e “lustronin” ose e mbronin sistemin shtypës e totalitar ” tregon raporti i MKK-s.Raporti citon edhe shembuj të këtij lloji të gazetarisë, duke përfshirë si vijon:”Po, në njëfarë

Page 16: Esse Per Diktaturen Komuniste

mënyre, qytetarët sovjetik, janë të lirë  këto ditë” më të lirë për të vrarë njëri-tjetrin, më të lirë që të urrejnë çifutët. ”Të lësh larg totalitarizmin, duke shtuar se po vjen një e keqe prej demokracisë duket një gjë edhe më e vështir, një gjë që kurë nuk ka gjasa për të gjitha të këqijat që kishte sistemi Sovjetik” thoshte në atë kohë Harry Smith, në kanalin televiziv CBS “Good Mourning America” në 9 shkurt 1990. “Trazira ekonomike dhe politike që kan përfshirë vendet ish-komuniste, vendet e Bllokut në Europën Lindore, kan goditur dhe kan vënë në pozitë më të vështirë gratë në këto vende. Ka qenë ky një reagim i fortë kundër idesë së komunizmit, për të bërë barazinë e grave me burrat.” Nën sundimin e komunistëve, gratë ishin në vendin e punës, njësoj me burrat. Dhe në qoftë se ato kishin nevojë për të pushuar, kohë të lirë, për të lindur dhe të rritur familjen, ato e mernin atë kundrejtë pagesës të plotë, që ua jepte qeveria .” thoshte Jerry  King në ABC , në 6 prill 1992 në “World News Tonight”Themelues i CNN Ted Turner e ka krahasuar, KGB në atë kohë me FBI në NBC emisonin ”Meet The Press,” më 30 nëntor, 2008. “FBI  është në SHBA një vend i nderuar për të punuar, tha Turner, duke shtuar se ” dhe KGB-ja, unë mendoj se ishte një vend i nderuar për të punuar atje. Ajo i dha njerëzve në ish-Bashkimin Sovjetik, një vendi komunist, një mundësi për të bërë diçka të rëndësishëm dhe të vlefshëme. ”Për një histori për të burgosurit politik, që ishin duke u lëshuar nga kampet e interrnimit dhe burgjet famëkeqe  Sovjetike,  pas rënies së komunizmit, gazeta më e madhe në botë “The New York Times” botoi një artikull titull më 12 shkurt 1992 që vijonte: “Një bujë e madhe që lirohen Gulagët, Po, por edhe bëhet thirrje për qetësi.”Përsa i përket Kinës, “NBC Nightly News” raportoi John King më 20 qershor, 1989: “Mijëra vetë mund të kenë qenë të vrarë në Pekin, por, ajo që shqetësonte më shumë këta gazetar ishte se për miliona fëmijë amerikanë jetët e të cilëve janë duke u shkatërruar nga një dështim të madh të sistemit arsimor të vendit nuk shkruhet as që flitet. “Ne mund dhe duhet të vuajm, por ne duhet të mendojmë më shumë dhe të merremi më shume për studentë të vdekur në Pekin, por, ne kurr nuk kemi për t’u marrë me një problem shumë më të madhe këtu në shtëpin tonë(SHBA).”Reporteri i kanalit televise CBS, reporter Eric Engberg, më 7 qershor, 1989 në programin “Nightwatch,” tha: “A do të kapen ndonjëher dhe gjykohen udhëheqësit ushtarak dhe do të dënohen nga kjo masakër si [sheshin Tiananmen ] Apo do të jetë diçka si Kent State, që ishte për ushtrinë tonë”.Për Fidel Castron dhe Kubën komuniste, thekson raporti MKK, në atë kohë ”Nuk shifet si zgjidhje më e mirë kapitalizmi, edhe megjithse komunizmi ishte dështuar në Evropë. Disa gazetarë Amerikan vazhdueshme në shkrime  të shtypit “bujar” e paraqesin  pozitiv regjimin komunist të Kubës. Megjithse, dihet që Diktatori Fidel Kastro, ishte pikturuar si një revolucionar romantik, pasi ai kishte qenë për më shumë se gjysmë shekulli duke sunduar Kubën. ”Autorët e Raportitit , “Better Off Red” Njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Duke rikujtuar raportin me titull “Verbëri në Mediat Liberale - të ideologjisë së keqe, të komunizmit.” Noyes dhe Whitlock, gjithashtu japin me dokumenta atë që disa “gazetarë gjoja  liberalë, po përsëriten ritualistiklli, duke folur mirë dhe me “superlative” për Havanën më shumë se për kombin e tyre, Gjatë betejës se vitit 2000, këta gazetar liberal Amerikan, u morën shumë me kujdestarinë mbi historin e pesë-vjeçarit Elian Gonzalez. Gazetarëve liberal  të SHBA në mënyrë të çuditshme, u kishin sugjeruar bashkombsave të tyre,  se në Kubë, ishte një shoqëri më e paqtë që thesaret e Kastros ishin fëmijët e saj. ”Disa shembuj të raportimit gjoja te gazetaris liberale ,thekson rapotti, MKK, përfshijnë shkrime te çuditeshme të asaj kohe, si të tilla , pra si në vijim:”Nuk është, në Kubë, ndërhyrje e qeverisë në jetën e secilit, prej nga momenti kur ai është i lindur deri në ditën që ai vdes. Arsyetimi, është

Page 17: Esse Per Diktaturen Komuniste

se qeveria dëshiron të mirë jetës se qytetarëve të saj dhe për të mbajtur ata larg nga shfrytëzimi ose çdo gjë që e dëmton njëri-tjetrin.” , theksonte reporteri NBC nga Havana Ed Rabel në nji emission të “Sunday” ku flitej per jetën kubaneze, ” në 28 shkurt 1988

Revista Time për Shqipërin në atë kohë , pra 20 vjet më parë shkruante: ”Pas lajmeve për reforma në vend, fshihet dëshira e Presidentit Alia për të rivendosur marrëdhënie me shumicën e vendeve të botës me të cilat deri më tani vlerësoheshin si të fjetura. Zëvendëskryeministri, Manush Myftiu, tha në sesionin parlamentar të javës që shkoi për shembull se qeveria e Tiranës dëshiron t´i bashkëngjitet Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila deri më tani numëron 35 anëtarë.

Para se të ndërmerret ky hap, gjithsesi duhen të aplikohen disa kërkesa bazë të KSBE-së që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, ku përfshihen liria e lëvizjes dhe të drejta të tjera civile. Edhe OKB-ja po i hedh sërish sytë nga Shqipëria: Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Havier Perez de Kuelar bëri vizitën e tij të parë në Tiranë javën që shkoi. Në Uashington një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi me optimizëm se tashmë “dera është e hapur për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike” mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Megjithëse procesi sapo ka nisur, duket qartazi se trazirat e vitit të fundit me karakter politik, kërkonin pikërisht atë çka për dekada të tëra izolimi dështoi të bënte: të bindte Tiranën se është koha për të dalë nga akulli. Revista amerikane “Time”, 21 maj 1990. “Sinqerisht, ështe që një fëmijë i varfër në Kubë , në shumë raste mund të jetë më mirë se sa që një fëmijë të varfër në Miami, dhe unë nuk jam duke shkuar për të dënuar stilin e jetës së tyre kaq në nevojë. Shkruante, Eleonora Clift  në revistën “Newsweek”, mbi mbulumin e” Grupi McLaughlin” në 8 Prill, 2000.“Për Castron, liria fillon me edukimin. Dhe në qoftë se vetëm shkrim-leximi do te ishin strumbullari, ne Kubë, ky vend do të renditet si një nga vendet me të lira në Tokë. Shkalla e shkrim-leximit është 96 përqind.” – tha Barbara Walters në ABC- programin e saj  “20/20,” 11 tetor 2002.Në përgjithësi, shumë e raportimit të mediave të mëdha amerikane, pas rrezimit të Murit të Berlinit dhe rënies së komunizmit ne Bashkimin Sovjetik, si edhe komunizmin në përgjithësi, në Rumani, Poloni, Hungari, Gjermanin Lindore, Bullgari, Çekosllavki, dhe me e fundit në Shqiperi, “nuk arriti të janin nji paraqitje te saktë, per të portretizuar te këqijat e komunizmit, me mbulimin që shpesh kan informuar, opoinion dhe qeverit në vendet Perendimore, bile edh me keq se kaq – ato shkuan deri aty sa të flasin dhe shkruajn deri në në favor të rregjimeve komuniste, udhëheqësve komunistë: përmendi Raporti “Better Off Red” Njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Duke rikujtuar raportin me titull “Verbëri në Mediat Liberale - të ideologjisë së keqe, të komunizmit.” me autorët Noyes dhe Whitlock. “Shumë pak, raste pas rrezimit të komunizimit pas vitit 1990, gazetarët e ketyre vendeve por aq më keq edhe  te huaj - kane bere aq sa duhet per te zbuluar krimet mustrouze te Komunizmit, ose te kene bere ate qe duhet bere qe bota sot të këtë mundësi për të hetuar abuzimet të drejtave të njeriut dhe shtypjen që ekzistonte në atë botë, deri tek shtetet e fundit komuniste totalisht, si Kuba dhe Koreja e Veriut, Kina e tjera.I pyetur nëse shumë gazetarë në median amerikane ishin në favor të Bashkimit Sovjetik, dhe sundimit komunist në Europën Lindore, dhe agjendën e vet politike, Noyes tha se ” ne me CNSNews.com me të dhënat tregojmë se “disa gazetarë duket se kan besuar dhe besojnë akoma se sistemet sunduese komuniste ishin të mira, dhe se ato kishin meritë në ideologjinë komuniste,” duke vënë në dukje, ata thonin “se komunizmi ishte një ide e mirë, që kurr nuk kishte për të u rrëzuar. ”

Page 18: Esse Per Diktaturen Komuniste

Megjithatë, në përgjithësi, tha Noyes: ” gazetarët liberalë në emër të globalizmit janë besimtarët për të përdorur fuqinë e “pushtetit të katërt” për të ri-formëuar shoqërinë, dhe për të përmbushur qëllimet e tyre,  gazetarët liberalë nuk janë përjashtim, por, nuk janë as edhe të pakt edhe sot, mbas 20 vjet që ky sistem ra. Në daç në SHBA, apo edhe në ish vendet komuniste, ku ata sot janë “mbretrit” e medias në vendet e tyre, me para dhe “pushtet”, madje, disa prej tyre sot janë edhe më të fuqishëm se kan qënë në kohën e komunizmit.”

“Por, në qoftë se gazetarët me të vërtetë e shohin rolin e tyre për të treguar dhe folur të vërtetën ashtu si ka qënë dhe ashtu si ka ndodhur me të vërtet, ata nuk duhet të kenë as frikë, dhe as dyshimin të paktën sot, 20 vjet më pas në ndergjegjen më të thell edhe nga ai ish- pushtetet që ishte i përqendruara dhe mbi jetoj vetëm si diktatur e nji shteti totalitar” thotë ai.Beqir Sina, New York/Gazeta Dielli

  http://www.proletari.com/viktimizimi-i-njeriut-ne-komunizem/html