Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË...

13
Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË KOMUNIKACIONIT Përpilimi i studimit të komunikacionit praqet fazën fillestare në zgjidhjen e problemeve të sistemeve të transportit. Në parim, planifikimi i komunikacionit bazohet në principet e analizës sistemore. Fig.1. Shembulli i përpilimi të studimit të komunikacionit

Transcript of Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË...

Page 1: Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË ...e-rashica.weebly.com/uploads/2/7/4/0/27402083/(446026943)_planifikimi... · detyra projektuese për punimin e projektit të

Erduan RASHICA

1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË KOMUNIKACIONITPërpilimi i studimit të komunikacionit praqet fazën fillestare në zgjidhjen e problemeve të sistemeve të transportit.Në parim, planifikimi i komunikacionit bazohet në principet e analizës sistemore.

Fig.1. Shembulli i përpilimi të studimit të komunikacionit

Page 2: Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË ...e-rashica.weebly.com/uploads/2/7/4/0/27402083/(446026943)_planifikimi... · detyra projektuese për punimin e projektit të

Erduan RASHICA

2.PLANIFIKIMI HAPËSINOR I KOMUNIKACIONITNë kuadër të planifikimit hapësinor të komunikacionit, ekzistojnë tri lloje të planifikimit hapësinor(Fig.2.):

Planifikimi sektorial i komunikacionit

Planifikimi hapësinor i komunikacionit dhe Planifikimi i projekteve të komunikacionit

Planifikimi sektorial i komunikacionit – përfshinë planifikimin e komunikacionit ose degët specifiketë komunikacionit si lëmi të veçantë ekonomike.

Planifikimi hapësinor i komunikacionit – përfshinë planifikimin e rrjetit të komunikacionit dhedukuritë e paraqitura brenda hapësirës së dhënë.

Planifikimi i projekteve të komunikacionit – përfshinë projektimin, vlerësimin dhe përzgjedhjen eobjekteve të veçanta të komunikacionit.

Fig.2. Llojet e planifikimit të komunikacionit

Procedura e planifikimit hapësinor të komunikacionit

Planifikimi hapësinor i komunikacionit përbëhet nga disa faza, të cilat së bashku përbëjnë një rrjedhë logjike të procesit të planifikimit.Planifikimi hapësinor I komunikacionit, përfshinë këto faza më të rëndësishme: Definimin e problemit dhe kornizave të planifikimit, Krijimin e dokumentacioneve statistikore bazë, Parashikimin e zhvillimit shoqëroro – ekonomik, Parashikimin e kërkesave për transport, Krijimin dhe vlerësimin e planeve,

Politikat e krijimit të planeve.

Page 3: Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË ...e-rashica.weebly.com/uploads/2/7/4/0/27402083/(446026943)_planifikimi... · detyra projektuese për punimin e projektit të

Erduan RASHICAParaqitja grafike e rrjedhës së procesit të planifikimit hapësinor nëpër faza është dhënë në Fig.3.

Fig.3. Procedura e planifikimit hapësinor të komunikacionit

3.KONCEPTET BASHKËKOHORE DHE PRINCIPET E PLANIFIKIMIT TË

KOMUNIKACIONITProjektimi dhe planifikimi i rrugëve është proces i ndërlikuar profesional-hulumtues i cili ka për qëllim gjetjen e zgjidhjes optimale.Projektimi nga aspekti i ndërtimtarisë

projekti i përgjithshëm (gjeneral), projekti ideor, projekti kryesor (ekzekutues), projekti arkivor.

Projekti i përgjithshëm (gjeneral)

Projekti i përgjithshëm paraqet fazën e parë në procedurën për punimin e dokumen-tacionit projektues.

Page 4: Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË ...e-rashica.weebly.com/uploads/2/7/4/0/27402083/(446026943)_planifikimi... · detyra projektuese për punimin e projektit të

Erduan RASHICAMe te përcaktohet (verifikohet) arsyeshmëria e ndërtimit të ndonjë tra-seje, drejtimi kryesor të shtirjes së trasesë me qëllim të realizimit të kushteve optimale qarkulluese-ekonomike të zhvillimit të komunikacionit, gjatësia e trasesë, pjerrtësitë e nivele-tës, elementet konstruktive të rrugës.Për punimin e projektit të përgjithshëm shfrytëzohen hartat në përpjesë 1:50.000, 1:25.000 (1:10.000).

Aktivitetet që ndërmerren në punimin e projektit të përgjithshëm janë:

dokumentacioni i planeve (zhvillimi shoqëror-ekonomik), (dokumentacioni i planeve më të rëndësishme janë planet për zhvillimin hapësinor),

dokumentacioni i planeve (sistemi dhe rrjeti i transportit), detyra projektuese për punimin e projektit të përgjithshëm.

Projekti ideor

Kushtet programore për projektin ideor janë përfundimet nga hulumtimet në projektin e përgjithshëm (gjeneral). Projekti ideor është faza më kreative në projektim të rrugëve, që vjen në shprehje aftësia kreative e projektuesit.Përpjesa themelore e projektit ideor është 1:2500 (1:5000) për zgjidhjet situ-acione, kurse për profilin gjatësor 1:2500/250 (1:5000/500), kurse për udhëkryqet në për-pjesë 1:1000 (1:500) dhe 1:1000/100 (1:500/50).

Projekti kryesor (ekzekutues)

Detyra themelore e projektit kryesor (ekzekutues) është zgjedhja e mikroshtrirjes optimale të aksittë rrugës në kuadër të drejtimit të definuar i aprovuar në projektin ideor.Në bazë të projektit ideor për trasenë e aprovuar, bëhet përdredhja e aksit të trasesë në teren (për mënyrën klasike të projektimit), bëhet stacionimi, incizimi i profileve tërthore dhe tërheqja e niveletës së rrugës, ashtu që të fitohen të dhëna të sakta drejtpërdrejtë nga terreni për punimin e projektit kryesor.

Punimi i projektit të komunikacionit

Elementet themelore të projektit të komunikacionit (projekti i rrjetit rrugor), janë:

Pjesa e komunikacionit, Pjesa ndërtimore, Pjesët tjera varësisht nga lloji i projektit.

Të dhënat themelore, të nevojshme për planifikimin dhe projektin e komunikacionit janë:

Të dhënat kadastrale (digjitale dhe në formë të shtypur) Ortofotot e pjesës për të cilën bëhet planifikimi, Bazat gjeodezike, Hartat teknike, Hartat topografike, Incizimi GIS.

Page 5: Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË ...e-rashica.weebly.com/uploads/2/7/4/0/27402083/(446026943)_planifikimi... · detyra projektuese për punimin e projektit të

Erduan RASHICA

4.FAZAT E NDËRTIMIT TË RRJETIT RRUGOR NË KUSHTE URBANE Projektimi i rrjetit rrugor në qytet përbëhet nga tri faza:

1. Planifikimi hapësinor i komunikacionit,

2. Llogaritja e kapacitetit dhe nivelit të shërbimit për pjesët e rrugës dhe udhëkryqet në rrjetin rrugor dhe

3. Projektimi i i trasesë dhe udhëkryqeve në rrjetin rrugor.

Fig.8. Fazat kryesore të projektimit të rrugëve urbane, nga faza e planifikimit deri te faza e projektimit.

5.ROLI I KOMUNIKACIONIT - PËRBËRJA, GJITHËPËRFSHIRJA, VARËSIARoli i komunikacionit është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e shteit, zhvillimin e qyteteve, mobilitetin e popullatës, organizimin dhe shfrytëzimin e sipërfaqes, kualitetin e ambientit etj. Në fillim të planifikimit të komunikacionit (gjatë viteve të 50-ta të shekullit të 20), kryesisht janë zhvilluar disa forma të sistemit të transportit, si transporti:

rrugor, hekurudhor, ujor dhe detar dhe ajror.

Page 6: Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË ...e-rashica.weebly.com/uploads/2/7/4/0/27402083/(446026943)_planifikimi... · detyra projektuese për punimin e projektit të

Erduan RASHICA

6.METODOLOGJIA E PUNIMIT TË STUDIMIT TË KOMUNIKACIONITFazat e punës gjatë planifikimit janë:

• Faza e parë ka të bëjë me mbledhjen e informatave bazë,

• Faza e dytë ka të bëjë me analizën dhe vlerësimin e gjendjes ekzistuese,

• Në fazën e tretë parashihen kërkesat e transportit në të ardhmen,

• Faza e katër ka të bëjë me përpilimin e zgjidhjeve alternative,

• Faza e pestë ka të bëjë me vlerësimin dhe zgjedhjen e zgjidhjes optimale,

• Në fazën e gjashtë përgaditet dokumentacioni i nevojshëm i planifikimit të komunikacionit.

Procedurat themelore gjatë planifikimit në rrjetin rrugor

Pjesa e parë - analiza e gjendjes ekzistuese

Ngarkesa e trafikut

Karakteristikat gjeometrike të rrugëve, Gjendja e ekzistuese e sinjalistikës rrugore, Ngarkesa e adekuate e rrjetit, Karakteristikat gjeometrike të zgjidhejve projektuese, Përcaktimi lidhur me karakterin e planafikimit – parashikimi i ngarkesës së komunikacionit

7.PROCEDURAT DHE METODAT E PARASHIKIMIT TË KËRKESËS PËR LËVIZJE –TRANSPORT

Modeli agregativ pasues

Me këtë model janë definuar sekuencat e disa fazave gjatë realizimit të udhëtimeve, si: krijimi i udhëtimeve, shpërndarja e udhëtimeve, mënyra e ndarjes së udhëtimeve dhe përshkrimi i udhëtimeve. Për këtë arsye ky model ndryshe quhen edhe modeli katërfazor.

Karakteristikë e rëndësishme e modelit pasues është supozimi që funsioni i cili përshkruankrijimin e udhëtimeve nuk varet nga oferta për transport (koha e udhëtimit në disa shirita të trafikut,çmimi, frekuenca e mjeteve të transportit etj.), por kryesisht nga kërkesa, respektivisht karakteristikatshoqërore-ekonomike të zonës. Fazat e modelit agregativ pasues janë dhënë në Fig20.

Page 7: Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË ...e-rashica.weebly.com/uploads/2/7/4/0/27402083/(446026943)_planifikimi... · detyra projektuese për punimin e projektit të

Erduan RASHICA

Fig.20. Fazat e modelit agregativ pauses

Analiza logjistike

Me këtë analizë caktohet vlera e probabilitetit për përzgjedhjen e mjetit transportues në varësi të kërkesës për transport për udhëtimin e caktuar, e cila bazohet në:

Ndryshimin e kohëzgjatjes së udhëtimit ndërmjet dy mjeteve transportuese, Ndryshimin e kostos së udhëtimit ndërmjet dy mjeteve transportuese, varësisht nga kostoja

mesatare, Ndryshimin lidhur me numrin e pjesëve të udhëtimit (udhëtimi këmbë, pritjet dhe transporti

me mjetet e transportit), Koha e shpenzuar gjatë pritjes, udhëtimit këmbë, ndërrimit të mjeteve transportuese (psh.

kalimi nga transporti me autobus urban në transport me tramvaj ose tren të shpejtë urban etj.).

Një shembull i lakores logjistike, është paraqitur në Fig.

Page 8: Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË ...e-rashica.weebly.com/uploads/2/7/4/0/27402083/(446026943)_planifikimi... · detyra projektuese për punimin e projektit të

Erduan RASHICAFig.21.Dallimi në shpenzime dhe kosto të udhëtimit

Analiza probabilistike

Gjatë kësaj analize, supozohet se probabiliteti i shfrytëzimit të transportit urban është shpërndarë në përputhje me padobishmërinë e shfrytëzimit të transportit individual dhe transportit urban. Procedura e përdorimit të transportit urban shprehet me funksionin e llojit:

,

ku është: G(X)- funksioni i padobishmërisë

Një shembull i analizës probabilistike ku është paraqitur procedura e përdorimit të transportit urban dhe atij automobilistik në varësi të shënzimeve, është dhënë në Fig.22

Fig.22. Përdorimit të transportit urban dhe atij automobilistik në varësi të shënzimeve

Paraqitja e modelit të regresionit linear (angl. linear regresion model) bëhet me anë të funksionitlinear.

Ku janë: Y – ështëvariabla e varur x– variabla e pavarur.

Page 9: Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË ...e-rashica.weebly.com/uploads/2/7/4/0/27402083/(446026943)_planifikimi... · detyra projektuese për punimin e projektit të

Erduan RASHICA

7.PARASHIKIMI I KËRKESAVE TRANSPORTUESE NË TË ARDHMEN

Për nevoja të parashikimit të lëvizjeve, në vijim janë dhënë këto metoda më të përhapura për parashikimin e nevojave të transportit:

Modeli i paraqitjes (krijimit) të lëvizjeve Modeli i shpërndarjes hapsinore të lëvizjeve, Modeli i parashikimit të shpërndarjes së lëvizjeve, Modeli i shpërndarjes së udhëtimeve në rrjetin paraprak të rrugëve

Shikuar kronologjikisht, nga metoda e faktorit të rritjes, kanë pasuar këto metoda tjera:

Metoda e faktorit të thjeshtë të rritjes, Metoda e faktorit mesatar të rritjes, Metoda e Fratarit, Metoda e Detroidit.

METODA E FRATARIT

Në përshtatje me të, shpërndarjet e lëvizjeve në të ardhmen, të cilat bazohen në modelin eFratarit, caktohen me shprehjen:

),Ku janë: numri i parashikuar i udhëtimeve nga zona burimore “i” në zonen e cakut “j”,

numri i ekzistues i udhëtimeve nga zona burimore “i” në zonen e cakut “j”, faktorët e rritjes për zonën burimore “i” dhe zonen e cakut “j”, me ç’rast: foktorët e lokacionit.

MODELI I GRAVITETIT

Matematikisht ky ligj, jepet me shprehjen:

,Ku janë: forca me të cilën një trup vepron në tjetrin, masat e trupave, distanca ndërmjet trupave, graviteti

Me rregullimin e shprehjeve, fitohet modeli themelor i gravitetit për shpërndarje hapësinore:

Page 10: Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË ...e-rashica.weebly.com/uploads/2/7/4/0/27402083/(446026943)_planifikimi... · detyra projektuese për punimin e projektit të

Erduan RASHICA

numri i lëvizjeve nga zona burimore “i” në zonën e cakut “j”,numri i lëvizjeve nga zona burimore “i”- produktiviteti i zonës “i”, numri i lëvizjeve që kanë për destinim zonën “j”- atraktiviteti i zonës “j”, faktori i kohës së udhëtimit ndërmjet zonave “i” dhe “j”, faktori korektues .

Modeli i shpërndarjeve të parashikuara të lëvizjeve

Pozita e shpërndarjeve të parashikuara në zingjirin e modeleve të planifikimit të komunikacionit, mund të jetë:

Gjatë paraqitjes së lëvizjeve, Pas paraqitjes së lëvizjeve, Gjatë shpërndarjeve hapësinore të lëvizjeve, Pas shpërndarjeve hapësinore të lëvizjeve, Gjatë shpërndarjes së lëvizjeve në rrjet.

Page 11: Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË ...e-rashica.weebly.com/uploads/2/7/4/0/27402083/(446026943)_planifikimi... · detyra projektuese për punimin e projektit të

Erduan RASHICA

8.KRITRËT PËR CAKTIMIN E LOKACIONIT TËRRUGËVE

Format sistemeve të rrjetit rrugor

Format më të shpeshta të sistemeve të rrjetit rrugor janë: forma radiale, forma diagonale, forma ortogonale dhe forma e kombinuar.

Forma radiale

Me qëllim që të zvogëlohe ngarkesa e komunikacionit në qendër të qytetit, në këto raste shfrytëzohet sistemi radial i rrugëve i cili mundëson qarkullimin rreth bërthamës së qytetit përmes „unazave“

Fig.43. Forma radiale e rrjetit rrugor

Forma tangjenciale

Ky sistem është më i përshtatshëm se sa sistemi përmes unazave, sepse automjetet nuk hynë në qendër të qytetit, ndërsa lëvizjet janë direkte. Kjo formë e sistemit të rrjetit rrugor paraqet lidhje më „natyrale“ ndërmjet qytetit dhe zonave për rreth, të cilat do të jenë funksionale edhe me rastin e zgjerimit të qytetit.

Fig.44. Forma ortogonale e rrjetit rrugor

Page 12: Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË ...e-rashica.weebly.com/uploads/2/7/4/0/27402083/(446026943)_planifikimi... · detyra projektuese për punimin e projektit të

Erduan RASHICA

Forma ortogonale

Kjo formë e rrjetit rrugor ofron një zgjidhje më optimale të distancave ndërmjet udhëkryqeve dhe pikave tjera kyçëse dhe rritje të kapacitetit, nivelit të shërbimit dhe shkallës së sigurisë rrugore.

Fig.45. Forma ortogonale e rrjetit rrugor

Page 13: Erduan RASHICA 1.ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË ...e-rashica.weebly.com/uploads/2/7/4/0/27402083/(446026943)_planifikimi... · detyra projektuese për punimin e projektit të

Erduan RASHICA