Enciklopedia e Urrejtjes Greke

40
1 Prof.dr. Eshref Ymeri “Enciklop edia” e urrejtjes greke Mes librave të parapëlqyer që mora me vete para se të nisesha më 03 tetor 2009 për një vizitë te fëmijët në SHBA, ishte edhe libri i zotit Nuri Dragoj me titull “Grekët dhe shqiptarët. Realitete historike”  (Shtëpia  Botuese “Weso”, Tiranë 2009). Ky libër doli nga shtypi aty nga fundi i muajit korrik dhe autori ma bëri dhurat ë më 09 gusht. Është një libër kaq befasues, saqë të lë “pa frymë” kur e lexon. E mora me vete sepse, sapo e  përfundova së lexuari në Tiranë, më lindi ideja për të shkruar diçka për të gjatë kohës që do të qëndroja në SHBA, meqenëse autori i nderuar, në këtë vepër, ka bërë “skanerin” e urrejtjes greke kundër kombit shqiptar. Prandaj e rilexova “me laps në dorë”. Libri hapet me një  parathënie të akademikut Beqir Meta dhe një ndërhyrje “në vend të hyrjes” të autorit. Ai është i ndarë në tetë  pjesë:  Pjesa e parë - Epiri, shqiptarët dhe grekët.  Pjesa e dytë  - E vërteta mes prangash.  Pjesa e tretë - Ballkani lakuriq.  Pjesa e katërt - Prapaskenat e teatrit ballkanik.  Pjesa e pestë - Çamëria është gjallë.  Pjesa e  gjashtë - Idealistët dhe provokatorët.   Pjesa e shtatë -

Transcript of Enciklopedia e Urrejtjes Greke

Page 1: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 1/40

1

Prof.dr. Eshref Ymeri

“Enciklopedia” e urrejtjes greke

Mes librave të parapëlqyer që mora me vete para se

të nisesha më 03 tetor 2009 për një vizitë te fëmijët në

SHBA, ishte edhe libri i zotit Nuri Dragoj me titull

“Grekët dhe shqiptarët. Realitete historike”  (Shtëpia

 Botuese “Weso”, Tiranë 2009). Ky libër doli nga shtypiaty nga fundi i muajit korrik dhe autori ma bëri dhuratë

më 09 gusht. Është një libër kaq befasues, saqë të lë “pa

frymë” kur e lexon. E mora me vete sepse, sapo e

  përfundova së lexuari në Tiranë, më lindi ideja për të

shkruar diçka për të gjatë kohës që do të qëndroja në

SHBA, meqenëse autori i nderuar, në këtë vepër, ka bërë“skanerin” e urrejtjes greke kundër kombit shqiptar.

Prandaj e rilexova “me laps në dorë”. Libri hapet me një

  parathënie të akademikut Beqir Meta dhe një ndërhyrje

“në vend të hyrjes” të autorit. Ai është i ndarë në tetë

 pjesë: Pjesa e parë - Epiri, shqiptarët dhe grekët. Pjesa

e dytë  - E vërteta mes prangash. Pjesa e tretë - Ballkanilakuriq.   Pjesa e katërt - Prapaskenat e teatrit

ballkanik.  Pjesa e pestë - Çamëria është gjallë.  Pjesa e

 gjashtë  - Idealistët dhe provokatorët.   Pjesa e shtatë -

Page 2: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 2/40

2

Himara dhe ndërrimi i kombësisë. Pjesa e tetë - Popujt

dhe qeveritë. Libri mbyllet me shtojcën Fajtorë dhe të

pafajshëm.

Historiografia jonë dhe, para së gjithash, Akademia e

Shkencave e Republikës së Shqiprisë, është fajtorja

kryesore që nuk ka zbardhur me kohë të vërtetat e

qëndrimit të shtetit shovinist grek dhe të kishës shoviniste

greke ndaj kombit shqiptar. Deri më sot ne nuk kemi

nëpër duar botime seriale shkencore, zyrtare, me të vërtetëautoritare, të përkthyera edhe në gjuhë të huaja, me siglën

e kësaj akademie, për tragjeditë e rënda që i ka shkaktuar 

  popullit tonë ky shovinizëm i urryer, që asokohe kur 

Greqia u bë shtet i pavarur, e sidomos pas shpalljes së

Megaliidesë  në vitin 1844, e deri në ditët tona. Vetëm

autorë të veçantë, pa përkrahjen e Akademisë dhe tështetit shqiptarë, janë munduar, me sakrifica shumë të

mëdha, të nxjerrin në dritën e diellit natyrën agresive,

tejet armiqësore, që Athina zyrtare ka manifestuar në

qëndrimin ndaj vendit tonë. Një autor i tillë është

akademiku Beqir Meta, profesor-doktor, drejtor i Institutit

të Historisë, i cili, me dy libra shkencorë që ka botuar (“Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949”. Shtëpia Botuese

“GEER”. Tiranë, 2002. “Shqipëria dhe Greqia. 1949-

1990. Paqja e vështirë”. Shtëpia Botuese “Koçi”. Tiranë,

Page 3: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 3/40

3

2004), që zënë një vëllim prej 1000 faqesh (të përkthyer 

edhe në gjuhën angleze), ka zbuluar lakuriq, me

argumente shkencore, thelbin e politikës zyrtare greke,

një politikë kjo fund e krye armiqësore ndaj kombit

shqiptar. Në vazhdën e këtij botimi është edhe libri i zotit

 Nuri Dragoj, i cili sot përfaqëson një penë mjaft të njohur 

në lëmin e letrave shqipe, si gazetar, publicist dhe

shkrimtar. Por ajo që bie më shumë në sy në krijimtarinë

 publicistike të zotit Dragoj, është formimi i tij nacionalist.Për përgatitjen e kësaj vepre, zotit Dragoj i është

dashur të përballojë një punë hulumtuese të

 jashtëzakonshme. Vetëm njerëz, të pajisur me një pasion

 prej arkivisti, mund të jenë në gjendje të konsultohen me

një literaturë kaq të gjerë shkencore dhe publicistike, të

grumbullojnë një mori aq të pafund faktesh, për t’i ballafaquar ato me detin e trillimeve mitologjike, mbi të

cilat është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet

 psikologjia obskurantiste e shovinizmit grekomadh dhe e

kishës shoviniste greke në pretendimet e veta për Epirin e

Veriut.

Çështjen e Epirit të Veriut, si një trevë e pastër shqiptare, zoti Dragoj e ka trajtuar në dritën e të dhënave

shkencore të vetë autorëve grekë të lashtësisë, të cilat janë

mbështetur edhe nga mjaft dijetarë të huaj, deri edhe të

Page 4: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 4/40

4

shek. XX. Në mjetet e informimit masiv, apo edhe në

  publicistikën tonë, kur është fjala për qëndrime

antishqiptare nga ana e shovinizmit grekomadh, jo rrallë

  përsëritet shprehja stereotipe “këto janë qëndrime të ca

qarqeve të caktuara greke”. Por zoti Dragoj, përmes

fakteve të pastra që ka qëmtuar me aq kujdes, e ka

zhvlerësuar tërësisht këtë shprehje tashmë bajate dhe

  përmes “skanerit” të një publicisti objektiv, ka

argumentuar në një mënyrë tepër bindëse se planetantishqiptare që thuren në Athinë, janë vepër jo e “ca

qarqeve të caktuara greke”, por e politikës zyrtare greke,

të përfaqësuar nga krerët më të lart të saj. Ishte pikërisht

Georges Papandreu, ish-kryeministër grek, i cili më 12

qershor 1960, deklaronte në Parlamentin grek:

“Pretendimet tona për Epirin e Veriu janë të shenjta dhe të  patundura” (f. 40). Këto pretendime të shovinizmit

grekomadh kanë vazhduar të shfaqen po me të njëjtin

intensitet deri në fund të shekullit që kaloi. Le të kujtojmë

 për një çast deklaratën e ish-Kryeministrit Micotaqis, i cili

më 14 korrik 1993 deklaroi se atë që kërkon Shqipëria për 

Kosovën, do të kërkojmë edhe ne për Vorio-Epirin. Meardhjen në Shqipëri të kreut të shovinizmit grekomadh,

Anastas Janullatosit, synimet e Athinës për aneksimin e

Shqipërisë së Jugut kanë ardhur duke marrë trajtat e një

Page 5: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 5/40

5

agresioni “më të butë”, duke u shfaqur në formën e

greqizimit të saj hap pas hapi, të konkretizuar me ngritje

varrezash për ushtarë agresorë grekë, me ngritje

memorialesh dhe manastiresh, me ndërtime kishash me

simbolikë tërësisht greke dhe me kërkesa për vendosjen e

greqishtes si gjuhë të dytë zyrtare në Shqipëri dhe si gjuhë

të parë zyrtare në zonën e minoritetit.

  Një problem tjetër që shtron në ketë vepër zoti

Dragoj është ai i lashtësisë së gjuhës shqipe, për të cilën ekanë thënë fjalën e vet mjaft shkencëtarë të huaj, si

Hobhauz, Mayer, Catapano, Bue, Han, Pelegrini, Valois,

Borgia e shumë të tjerë. Pikërisht gjuhën shqipe, këtë

simbol të kombit shqiptar, kisha shoviniste greke e ka

vlerësuar si armikun kryesor të saj. Prandaj ajo dërgonte

në trojet shqiptare një emisar të vetin me emrin Kozma, tëveshur me petkun e “shenjtorit”, i cili mes shqiptarëve

kërkonte të bënte predikime paradoksale, si ai që citon

zoti Dragoj: “…Perëndia e quante veten të fyer kur 

dëgjonte lutje me lavde në gjuhën shqipe” (f.64).

Urrejtja e shovinizmit grekomadh kundër gjuhës

shqipe ka qenë e thekshme edhe pas shpalljes së  pavarësisë së vendit tonë. Në një shkrim me titull

“Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën”,

marrë nga “[email protected] (31 dhjetor 

Page 6: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 6/40

6

2009), zoti Abedin Rakipi thekson: “Në të përkohshmen

“Pàrnasos” të shkurtit 1916 shkruhej: “Më të shumtët e

ushtarëve tanë ndërmjet tyre flasin shqip me një mënyrë

që e bëjnë dëgjuesin të kujtojë se gjendet në ushtrinë e

mbretit të Shqipërisë, princ Vidit, e jo në ushtrinë e

mbretit të Greqisë, Kostandinit. . ..Ky është një zakon i

keq...që duhet çrrënjosur me tërë masat e rrepta të

duhura””.

Dr. Margarit Gjoka, në studimin e vet me titull“Teoria pellazgjike dhe indoevropiane e gjuhës shqipe”,

shkruan se shqiptarocentristët pohojnë se “shqipja është

nëna e gjuhës greke, ndonëse alfabeti i saj i takon

shekullit të 20-të, se Homeri është pellazgu paraardhës i

shqiptarëve të sotëm, ndonse shkrimet e para shqipe janë

të shek 16…” (citohet nga faqja e internetit).Por, në burime, të cituara prej zotit Dragoj, thuhet se

autorë të huaj “japin argumente bindëse për mënyrën se si

  janë shkatërruar të gjitha arkivat e primatisë ilire dhe të

gjitha pjesët përkatëse të marrëdhënieve kanonike, të cilat

ilirët i kishin pasur, deri në atë kohë, me Romën. Sipas

tyre, ka pasur dokumente të çmuara edhe në Manastirin eShën Naumit, të ndërtuar në shekullin XII, të cilat u

shkatërruan me urdhër të patrikut grek në vitin 1850 ose

1851. Në këtë rast, ata citojnë murgun Serafim, autor i

Page 7: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 7/40

7

këtij akti vandalizmi, i cili, më 1856, i thoshte peshkopit

Popov dhe tre shokëve të tij (një dhjaku dhe dy

  priftërinjve francezë): “…Sa më ka kushtuar për t’i

shkatërruar të gjitha këto! Por patriku më ka urdhëruar tri

herë radhazi. Më së fundi, ai më shkroi: “Është hera e

fundit që ne të urdhërojmë. Nëse në këtë kohë nuk janë

djegur të gjitha arkivat, ti do të zëvendësohesh dhe atë që

nuk do ta bësh ti, do ta bëjnë të tjerët’. Vetëm atëherë

arrita në përfundimin që të bëja një pirg me to paramanastirit dhe t’i vija flakën. Por sa keq më vinte”” (f.

49).

Dr. Musa Ahmeti shkruan: “Ne, duke ndjekur 

gjurmët e studiuesve të mëhershëm, kishim fatin e mirë,

që në Arkivin Sekret të Vatikanit, të zbulonim një

dorëshkrim nga viti 1210, me autor Teodor Shkodranin.Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në

 pergamen dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri

tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë

teksti është autograf”. (“Gazeta Shqiptare”, 23 shtator 

2002). Por fill pas këtij njoftimi, kundër dr. Ahmetit u

sulën të gjithë “antishqiptarocentristët”, duke u shprehur me nota të ashpra në adresë të tij, madje duke e etiketuar 

edhe me epitete që janë të huaja për etikën intelektuale.

Çuditërisht, asnjëri prej tyre, duke filluar që nga profesori

Page 8: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 8/40

8

Kristo Frashëri e deri te studiues të rangjeve të tjera, nuk 

u ndal e të gjykonte me gjakftohtësi, nëse në këtë mes

kishim të bënim me të vërtetë me një zbulim arkivor 

 befasues ose jo, duke kërkuar që të komunikonin më nga

afër edhe me autorin e këtij njoftimi, dr. Ahmetin. Por, një

tjetër shkencëtar, profesori hungarez Imre Toth, në një

libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy

krijuesve të alfabetit të sllavianishtes së vjetër, të botuar 

në Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin 1981, thekson se,gjatë punës për krijimin e atij alfabeti, ata u mbështetën

në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi i tretë (f.

60 e librit në fjalë) ishte  staro allbansko pismo (shkrimi i

vjetër shqip). Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan

alfabetin e sllavianishtes së vjetër në shek. IX (viti 860).

Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të thotëqë “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare dhe nuk besoj

se profesori Toth duhet të dyshohet për 

“shqiptarocentrizëm”, as filologu Catapano që thotë se

ilirishtja është folur mëse 12000 vjet më parë, siç e citon

zoti Dragoj në faqen 60 të librit të vet. Por, dokumente të

shkruara të periudhës së Ilirisë, fatkeqësisht, nuk gjendense “kamillafi” grek i ka kërkuar pilë më pilë me pishë në

dorë, për t’i zhdukur nga faqja e dheut. Të mos harrojmë

këtu edhe rrënimin e kulturës mijëravjeçare iliro-epirote

Page 9: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 9/40

9

nga ana e gjeneralit romak Paul Emile, i cili, në vitin 168

  p.e.r. rrafshoi 70 qytete dhe shiti si skllevër 150 mijë

 banorë vendës.

 Një pjesë të konsiderueshme të librit të zotit Dragoj e

zënë përshkrimet mjaft të hollësishme të krimeve të rënda

që shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke ka

kryer kundër popullit shqiptar në Epirin e Jugut (Çamëri)

dhe në Epirin e Veriut (Shqipëri e Jugut), Duhet të kesh,

një durim prej hulumtuesi “të kuturisur”, duke sakrifikuar madje edhe shëndetin tënd, që të arrish të grumbullosh aq

shumë fakte rrëqethëse për ato krime shtazarake dhe t’i

shpalosësh aq mjeshtërisht në faqet e një libri, të cilat

  përbëjnë një “enciklopedi” më vete, por, fatkeqësisht,

“enciklopedinë” e një urrejtjeje të pashembullt që

shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke kaushqyer dhe vazhdon të ushqejë kundër kombit shqiptar.

 Ndërkohë, dhuna dhe terrori i tyre nuk kanë qenë të pakta

edhe kundër identitetit kombëtar të arvanitasve.

Përkundër këtij qëndrimi, karakteristik për periudhën e

inkuizicionit, që shovinizmi grekomadh dhe kisha

shoviniste greke ka mbajtur edhe ndaj minoritetitarvanitas, dr. Margarit Gjoka, në studimin e

lartpërmendur, shkruan: “Arvanitasit përbëjnë një

minoritet kulturor, por etnikisht të padallueshëm. Por 

Page 10: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 10/40

10

origjina e tyre ka ngelur deri ditët e sotme në ndërgjegjen

e tyre dhe Pangalos, ish-ministri i punëve të jashtme me

orgjinë arvanitase, do të deklaronte në ditët e pasndeshjes

Shqipëri - Greqi (është fjala për ndeshjen e 04 shtatorit

2004, në të cilën përfaqësuesja greke u mposht nga ajo

shqiptare me rezultatin 2:1, në Stadiumin Kombëtar 

“Qemal Stafa” - E.Y.) se “shqiptarët dhe grekët janë si dy

vëllezër që zihen midis tyre””. Por zoti Nuri Dragoj na ka

dhënë një fakt shumë interesant në faqet e librit të vet,fakt ky që vërteton se sa “etnikisht i padallueshëm” na

qenka ai minoriteti “kulturor” arvanitas në Greqi, duke na

zbuluar kësisoj një tjetër realitet që është krejtësisht i

  përkundërt me atë që paraqet dr. Gjoka: “Kolë Boçari,

 profesor historie në Universitetin e Kuislandit në Australi,

në vitin 1996 bëri një replikë me ministrin grek për çështjet evropiane, në gazetën britanike “The

 Europeans”, në të cilën u shpreh: “Mësova për deklaratën

tuaj, z. Ministër, në të cilën ju pohuat se në Greqinë e

sotme nuk ka minoritet. Ju ose e keni humbur lidhjen me

realitetin, ose ju ka verbuar fare nacionalizmi… Në Greqi

 jo vetëm që ka minoritet, por atje ekziston një minoritet imadh, mbi 2 milionë banorë, që kanë pushtuar 

Peloponezin, Athinën, Thrakën, Livadhianë.., gjë të cilën

Greqia e ka mohuar gjithmonë… Unë dhe familja ime

Page 11: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 11/40

11

 jemi një nga viktimat e këtij represioni shekullor… Ju na

ndaluat me forcë, që ne, arvanitasit, ta ushtronim meshën

në gjuhën shqipe, të flisnim publikisht në gjuhën e nënës,

madje na përgjonit që të mos flisnim lirisht edhe në

shtëpi… Për këtë shkak, kemi ikur nga fshati i lindjes në

Peloponez, për të gjetur lirinë këtu, në Australi…”

(f.326). Kjo deklaratë e profesor Boçarit, si ish-qytetar 

grek me kombësi shqiptare, ua nxjerr bojën keq jo vetëm

shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke, por edhe gjithë atyre që, në Shqipëri, u bëjnë fresk nga

dëshira ose nga zori. Sa për deklaratën e Pangalosit, se

grekët dhe shqiptarët na qenkan, demek, si dy vëllëzër që

zihen midis tyre, unë mund t’i shtroj atij pyetjen: “po si na

qenka e mundur që shqiptarët dhe grekët t’u ngjakan dy

vëllezërve, njëri nga të cilët vazhdon të mbetet kriminelshekullor, kurse tjetri vazhdon të mbetet përherë në rolin e

viktimës shekullore? Do të ishte mirë që këtë përrallë, si

ato të natës së shënëndreut, zoti Pangalos t’ua shiste atyre

të azilit të madh të të çmendurve, siç e karakterizonte

Greqinë ish-presidenti Karamanlis në vitin 1981 (Robert

D. Kaplan. Greqia: Dashnorja e Perëndimit, Gruaja eLindjes, f. 40).

Problemin e Kishës Autoqefale Ortodokse të

Shqipërisë zoti Dragoj e ka trajtuar me mjaft

Page 12: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 12/40

12

  profesionalizëm. Duke e lidhur ngushtë veprimtarinë e

ketij institucioni fetar me çështjen kombëtare shqiptare, ai

i ka nisur hulumtimet e veta që nga përpjekjet e para të

Fan Nolit për përkthimin e teksteve liturgjike, mbajtja e

meshës së parë në gjuhën shqipe në Kishën e Bostonit,

Kongresi i Parë Kishtar i Beratit (11 shtator 1922), krijimi

i Sinodit të Shenjtë (18 shkurt 1929), Kongresi i Dytë

Panortodoks (Korçë, 19 qershor 1929) që aprovoi Statutin

e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, deri tenjohja kanonike e autoqefalisë së saj prej Patrikanës së

Stambollit më 17 prill 1937. Ajo që vlen të theksohet në

tërë këtë punë kërkimore të zotit Dragoj, është fakti që ai

ka nxjerrë në pah me shumë të drejtë tërë përpjekjet e

  pareshtura të qeverisë së Zogut për konsolidimin e

  pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, veprimtaria esë cilës, po të kemi parasysh qëndrimin armiqësor të

shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke

ndaj pavarësimit të saj, merrte një rëndësi të

  jashtëzakonshme në kuadrin e mbrojtjes së çështjes

kombëtare shqiptare. Prandaj jo më kot zoti Dragoj, gati

një të pestën e librit të vet ia ka kushtuar pikërishttrajtimit të çështjes së Kishës Ortodokse Shqiptare, duke

arritur deri te analiza e hollësishme e veprimtarisë së

uzurpatorit Janullatos.

Page 13: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 13/40

13

Lidhut me shfaqjen “e beftë” të Janullatosit në

kryeskenën e Kishës Ortodokse Shqiptare (nuk po

  përmend fjalën “autoqefale”, meqenëse që kur shkeli

këmba e Janullatosit në derën e saj, ajo e tillë nuk mund të

quhet më), zoti Dragoj citon fjalët e zotit Sabri Godo:

“Fillimisht, pëlqimin për nisjen e veprimtarisë së

Janullatosit në Shqipëri e ka dhënë ish-Presidenti i asaj

kohe, Ramiz Alia… Por mbetet e paqartë se në çfarë

rruge është bërë emërimi i tij. Kjo është kaluar në heshtjenga Ramiz Alia” (f. 410).

Po kush është ky Ramiz Alia, i cili, një ditë të bukur,

duke shkelur Statutin e Kishës Autoqefale Ortodokse

Shqiptare, pranoi të vihet në krye të saj një grek, një

armik i betuar i autoqefalisë së saj? Përgjigjen e kësaj

  pyetjeje e gjejmë te karakterizimi i shkëlqyer që zotiXhelil Gjoni i ka bërë figurës së këtij njeriu pa identitet.

“Ramiz Alia, - thotë ai, - është një figurë e dyzuar.

 Natyrisht, është një figurë e rritur nën hije. Njësoj si bima

nën hije. E zbehtë, pa kurajë për të vendosur dhe me një

marifet për t’i thënë gjërat me dy kuptime... Në një

kuptim, kur ia do puna që ta ketë thënë në ndonjë formëdeklaratën, thotë e kam thënë kështu, por edhe ndryshe.

Pra, i lë fjalët me disa kuptime për të qenë i mbrojtur. Kjo

është një nga cilësitë e tij, për mendimin tim, cilësi e

Page 14: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 14/40

14

keqe. Ai nuk kishte kurajë për t’i thënë gjërat, por edhe

 për t’i zbatuar. Në rast se nuk i realizon, ato mbeten në

kuadrin e fjalëve dhe s’ke bërë asgjë, vetëm nëse ke folur,

dhe aq më keq me disa kuptime… Ramizi ishte një njeri

që ishte rritur si bima nën hije dhe e zënë nga bryma. Ai

ishte rritur si figurë nën hijen e Enverit, nën hijen e

Mehmetit dhe nën hijen e Hysni Kapos”. (Intervistë,

dhënë gazetares Luljeta Progni. “Gazeta Shqiptare”, 21

  janar 2009). Pra, pikërisht ky Ramiz Alia, ky njeri pa“klorofil” politik, është shkaktari kryesor i pushtimit të

Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë prej Anastas

Janullatosit.

 Nga faqja e internetit “Peshku pa ujë” (04-05 nëntor 

2009) mësojmë ca gjëra interesante. Aty njihemi me

faktin se Janullatosi paska ardhur në Shqipëri më 16korrik 1991, pas një kompromisi të bërë në Korfuz, më 2

korrik 1991, midis ministrit të punëve të jashtme të

Shqipërisë, zotit Muhamet Kapllani, dhe ministrit të

  punëve të jashtme të Greqisë, zotit Antonios Samaras.

Sigurisht që zoti Kapllani atë kompromis nuk e bëri me

kokën e vet, e bëri me urdhër të Ramiz Alisë. Disa javë  para ardhjes, më 3 qershor 1991, Janullatosi i paska

dërguar Ramiz Alisë këtë letër: “Shkëlqesia juaj! Do të

doja t’ju paraqisja juve, shkëlqesi, çështjen e Kishës

Page 15: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 15/40

15

Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe të zhvillimit të saj në

kontekstin e ndryshimeve institucionale.…Dihet mirë se

Kisha Ortodokse e Shqipërisë është një institucion në

shkallë botërore me traditën dhe rregullat e saj të pranuara

universalisht dhe asnjë kishë ortodokse nuk mund të

ekzistojë dhe më tepër të organizohet, pa një peshkop që

të ketë pasues apostolik. Përderisa në të gjithë botën sot

nuk ka një peshkop ortodoks për të marrë përgjegjësinë e

riorganizimit të kishës në Shqipëri, Patrikana Ekumenikee Kostandinopojës, që është froni i parë i njohur zyrtarisht

nga të gjitha kishat ortodokse që i përkasin institucionit në

shkallë botërore të ortodoksisë (ruse, serbe, rumune,

  bullgare, greke, shqiptare), mori iniciativën e emërimit

tim për të ardhur në vendin tuaj si një patriark eksark.

1.Të komunikoj me autoritetet e duhura të qeverisëshqiptare dhe me pëlqimin e tyre dhe ku të jetë nevoja, me

  bashkëpunimin e tyre, të hyj në kontakt me priftërinjtë

ordodoksë atje, pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare.

2. Të merrem me punë organizative kishtare në

nivelin primar, mbas zhvillimeve të fundit dhe vendimit

 për t’i dhënë liri fetare Shqipërisë.3. Të merrem me krijimin e kushteve, në një kohë sa

më të shpejtë, që Kisha Ortodokse Autoqefale e

Shqipërisë të vetëdrejtohet, me bindjen se riorganizimi i

Page 16: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 16/40

16

Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të

 përfundohet në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar.

Unë tashmë kam kontaktuar me Lartësinë e tij

Metropolitanin Theudosiun, Primati i Kishës Ortodokse

në Amerikë, dhe me rev. Artur Liolin, kancelar i

Kryedioqezës Shqiptare në Amerikë, dhe ne ramë dakord

 plotësisht të bashkëpunojmë, në kuadrin e objektivave të

lartpërmendura, për të mirën e ortodoksisë në Shqipëri

dhe të të gjithë qytetarëve të saj.Si një peshkop ortodoks, dua t’ju siguroj ju,

shkëlqesi, në mënyrën më të dukshme, se misioni i

  patriarkut eksark në Shqipëri kërkon ekskluzivisht t’i

shërbesh me sinqeritet popullit të dashur shqiptar në këtë

kohë kritike dhe të ndihmohet për të çuar përpara çështjen

e paqes dhe të mirëkuptimit vëllazëror në Evropë dhe në botë”.

  Në çfarë përfundimesh mund të vijë lexuesi kur 

njihet me përmbajtjen e letrës së sapocituar të

Janullatosit?

Së pari, që në fillim të kësaj letre, Janullatosi shfaqet

  jo fort i çiltër kur deklaron se, demek, në të gjithë botënnuk u gjendkej dot një peshkop ortodoks që të merrte

  përsipër riorganizimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri.

  Nga ç’burime na qenkësh informuar Janullatosi se një

Page 17: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 17/40

17

  peshkop i tillë na paskësh qenë e pamundur të gjendej?

  Ne nuk dime gjë, që Shqipëria ta kishte autorizuar 

 paraprakisht Janullatosin që ta bridhte botën cep më cep

  për të gjetur një peshkop eksark për kishën tonë

ortodokse? Veç kësaj, presidentit Alia duhej t’i drejtohej

fillimisht Patrikana Ekumenike e Stambollit me kërkesën

 për emërimin e një peshkopi eksark në Kishën Autoqefale

Ortodokse të Shqipërisë, pa përmendur paraprakisht

ndonjë emër konkret. Por, “çuditërisht”, Janullatosi, parase t’i drejtohej presidentit Alia me letrën e mësipërme,

zanafilltas na qenka vënë në dijeni prej Patrikanës

Ekumenike të Stambollit se prej saj na qenkësh marrë

nisma për emërimin e tij si peshkop eksark në Kishën

Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë! Së këtejmi, vetvetiu,

vjen përfundimi se, së pari, letra e Janullatosit për   presidentin Alia përbën një formalitet të kulluar, për të

mos thënë tallje ditën për diell, dhe, së dyti, në praktikën e

  punës së Patrikanës Ekumenike të Stambollit, bishti na

qenka më i rëndë se sqepari: një peshkop eksark na dalka

mbi autoritetin më të lartë të ortodoksisë botërore, duke iu

drejtuar presidentit të një vendi të huaj me një letër tëtillë, para se ajo t’i drejtohej vetë presidentit në fjalë.

Së dyti, Janullatosi e prezanton veten si një njeri i

 pabesë, kur deklaron se Patrikana Ekumenike e emëruakej

Page 18: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 18/40

18

atë patriark eksark (demek, këshilltar) në Kishën

Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë. Por sa mbushi një

vit, si gjoja këshilltar i kishës sonë, në kundërshtim me

 premtimin që kishte bërë në letrën e mësipërme dhe me

Rregulloren e KAOSH-it, ai kërkoi të vetëshpallet

kryepeshkop. Por meqenëse këtë qëllim prej të pabesi

s’arriti ta realizonte dot në mjediset e Kishës Autoqefale

Ortodokse të Shqipërisë, për shkak të protestave të

fuqishme që shpërthyen atje kundër tij, u vetemëruakryepeshkop në mjediset e Tirana International Hotel, i

shoqëruar nga një skotë sahanlëpirësish të tij, paçka se

deri asokohe shqiptarët s’dinin gjë që në adresë të ish-

Presidentit Berisha të kishte ardhur ndonjë kërkesë me

shkrim nga Patrikana Ekumenike e Stambollit për 

emërimin e Janullatosit në këtë post.Ky qëndrim prej të pabesi që mbajti Janullatosi ndaj

kishës sonë, vërteton pa as më të voglin dyshim se ata që

 planifikuan dhe realizuan dërgimin e tij në Shqipëri ishin

shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, të

cilët, me vendosjen e pluralizmit në Shqipëri, krijuan

 bindjen e plotë se, derisa me luftë gjatë një shekulli të tërënuk patën arritur dot gjë, tani u paskej ardhur dita për të

shtënë në dorë dhe për të greqizuar në mënyrë “të butë”

Shqipërinë e Jugut.

Page 19: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 19/40

19

Nuk çuditemi pse Ramiz Alia, në cilësinë e

Presidentit të vendit, pranoi ardhjen e Janullatosit si

këshilltar i kishës sonë. Si pjesëtar i klikës komuniste, që

ushtroi shtypjen më të egër në Evropë kundër popullit

shqiptar të Shqipërisë Londineze, ai ia kishte shitur 

shpirtin ortodoksisë shoviniste serbogreke dhe s’e pati për 

gjë që të lejonte pushtimin e kishës sonë nga një armik i

 betuar i kombit shqiptar, të cilit kisha shoviniste greke i

kishte ngarkuar si detyrë rolin e pararojës së shovinizmitgrekomadh në Tiranë. Po të mos kishte qenë roli prej

lakeu i asaj klike në shërbim të kishës shoviniste

serbogreke, pas spastrimit etnik të Çamërisë, në jug të

Shqipërisë nuk do të vdisnin nga uria dhe sëmundjet

2755 çamë (Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-

shqiptar. 1939-1949”, f. 185), ndërkohë që nga radhët e  partizanëve të frontit komunist grekë që strehoheshin në

vendin tonë gjatë luftës civile në Greqi, nuk u shënua

asnjë i vdekur nga sëmundjet ose nga uria.

Po ish-presidenti Berisha pse pranoi të dekretonte

emërimin e Janullatosit si kryepeshkop të kishës sonë?

  Nga interneti mësojmë se kur zotin Berisha e paskan  pyetur se pse e bëri një gjë të tillë, ai qenka përgjigjur:

“Po ku i dija unë rregulat e KAOSH-it”. Sa e çuditshme,

aq edhe e pabesueshme. Zoti Berisha, një njeri i pajisur 

Page 20: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 20/40

20

me një kulturë të gjerë, nuk paska pasur dijeni për 

 përmbajtjen e Statutit të Kishës Autoqefale Ortodokse të

Shqipërisë! Po për luftën e egër që kisha shoviniste greke

ka zhvilluar kundër vendit tone zoti Berisha nuk paska

 pasur dijeni? Por për atdhetarët e shquar të kombit tonë, të

vrarë dhe të masakruar egërsisht nga kisha shoviniste

greke, si Papa Kristo Negovani, Naum Veqilharxhi, Koto

Hoxhi, Petro Nini Luarasi, atë Stath Melani etj., zoti

Berisha nuk paska pasur dijeni? Nuk e paska ditur ai seçfarë vlerësimesh të shkëlqyera na ka lënë Fan Noli për 

  priftërinjtë grekë, për kishën shoviniste greke dhe për 

kryqin e saj, i cili, sipas tij, meriton të varet në qafën e

gomarit? (Vepra, vëll. 2, f. 95). Vallë të mos i kujtohen

thua zotit Berisha fjalët e mikeshës së shquar të popullit

shqiptar Edit Durham, e cila në veprën e vet me titull“Brenga e Ballkanit”, shkruante se tek udhëtonte nëpër 

Shqipërinë e Jugut, gjithandej dëgjonte thirrjen “…na

shpëtoni nga prifti grek!” (citohet sipas librit në fjalë të

zotit Nuri Dragoj, f. 215).

Së treti, Janullatosi i deklaron Ramiz Alisë se ai do

t’u merrkej “me krijimin e kushteve, në një kohë sa më tëshpejtë, që Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë të

vetëdrejtohet…”. Faktikisht po mbushen gati 20 vjet që

nga koha e ardhjes së Janullatosit në Tiranë, por zvarritja

Page 21: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 21/40

21

e krijimit të kushteve janullatiste, në një kohë sa më të

shpejtë për vetëdrejtimin e kishës sonë, nuk paska të

mbaruar! Për 20 vjet njeriu mund të përfundojë katër ose

 pesë universitete, kurse Janullatosit kaq vite iu dukkan të

 pamjaftueshme! Sigurisht që Janullatosit nuk i mjaftojnë

20 vjet për zhdukjen e fesë myslimane nga Shqipëria dhe

greqizimin e Shqipërisë së Jugut. Prandaj zvarritjen e

“krijimit” të këtyre kushteve ai e ka shndërruar në “perin

e Penellopës”.Së katërti, Janullatosi, në letrën drejtuar Ramiz

Alisë, deklaron se “misioni i patriarkut eksark në Shqipëri

kërkon t’i shërbesh ekskluzivisht me sinqeritet popullit të

dashur shqiptar”. Por, si njeri i pabesë që është, ai s’e ka

 për gjë që këtë deklaratë ta shkelë me të dyja këmbët në

një intervistë që i ka dhënë gazetarit të mirënjohur amerikan Fred Reed. Në atë intervistë Janullatosi e

  prezanton veten si një hipokrit i sinqertë në qëndrimin

ndaj popullit “të dashur” shqiptar. Kështu, në emisionin e

datës 4 dhjetor 2004 të zonjës Rudina Xhunga në “Top

channel”, zoti Petrit Bidoshi, Kryetar i Komitetit për 

Mbrojtjen e Autoqefalisë, deklaroi: “Dua t’ju citoj njëfrazë nga libri i një historiani të njohur grek, Nikolas

Stavros, me titull: “Grekët dhe ballkanasit e rinj”. Në këtë

libër ai shprehet: “Futja në dorë e kishës shqiptare është

Page 22: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 22/40

22

fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”. Pra,

vetë deklarata e historianit grek zbulon fytyrën e vërtetë të

shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke në

raport me Shqipërinë, duke e zhveshur lakuriq në sytë e

opinionit publik shqiptar edhe pararojën e tyre në

Shqipëri, Anastas Janullatosin. Dhe më poshtë zoti

Bidoshi vazhdoi: “Dua t’ju rrëfej një tjetër bisedë që një

gazetar amerikan, Fred Reed, ka pasur me Janullatosin

dhe që padashur këtij i nxjerr sytë. Ai ka shkruar një libër [është fjala për librin "Salonica Terminus" (Talonbooks,

1996 - E.Y.)], ku në faqen 118 tregon se gjatë një vizite

në Tiranë kishte takuar Janullatosin dhe ky i fundit i ishte

afruar duke thënë: “Zoti Reed, ju jeni një gazetar i shquar 

dhe fjala juaj peshon. Ndaj, ju lutem shumë, sensibilizoni

se këtu duan të krijojnë një shtet fundamentalist islamik dhe kanë si qëllim të shtypin ortodoksinë”. Këta dy

shembuj janë domethënës se pse Janullatosi është dërguar 

qëllimisht. Le të vinte një bullgar, një rumun, por kurrë

një grek” (Gazeta “Shqip”, 6 dhjetor 2004, f. 6). Për më

tepër, në vitin 1999, gjatë kohës që Serbia po

  bombardohej nga aviacioni i NATO-s, qëlloi që kyJanullatosi të ndodhej për një vizitë në Moskë. Gjatë asaj

vizite, ai i deklaroi agjencisë ruse Itar-Tass se, demek, po

u derdhkej gjak “i pafajshëm” serb. Harronte qëllimisht

Page 23: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 23/40

23

ky shovinist i përbetuar që populli shqiptar i Kosovës po

notonte në një det të vërtetë gjaku nga krimet që po

kryente atje shovinizmi serbomadh dhe kisha shoviniste

serbe.

Por fytyrën e vërtetë të Janullatosit, si kreu politik i

shovinizmit grekomadh dhe i kishës shoviniste greke në

Shqipëri, zoti Dragoj na e zbulon deri në imtësi në faqet e

librit të tij (396-397). Le të flasim më konkretisht.

Së pari, Janullatosi takohet me ministra grekë dhe bisedon me ta për problemet e minoritetit, ndërkohë që në

Shqipëri është një parti politike që merret me problemet e

minoritetit në fjalë, çka dëshmon se ai është dërguar në

Shqipëri jo për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse

Shqiptare, por për të tjera qëllime që nuk kanë lidhje me

fenë.Së dyti, Janullatosi, në gazetën “Katerinimis” paska

deklaruar: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve që   feja e

  shqiptarit është shqiptaria. Këtë tezë, - thotë ai, - do ta

luftojmë, duke dalë hapur kundër Rilindjes Kombëtare

Shqiptare”.

Së treti, siç u përmend edhe më lart, ai ështëshprehur kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë,

rrjedhimisht, ka marrë anën e serbëve për masakrimin e

 popullit shqiptar të Kosovës.

Page 24: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 24/40

24

  Së katërti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë

një bashkim politik i krishterë, ku, sigurisht, të mos marrë

  pjesë Shqipëria që shumicën e popullsisë e ka të fesë

islame.

Së pesti, në intervistën që i ka dhënë gazetarit Fred

Reed thotë: “Njerëzit në Perëndim duhet ta kuptojnë se

islamizmi është, në thelb, një fe politike, duke

anashkaluar në një mënyrë cinike faktin që feja në Greqi

drejton shtetin.Së gjashti, po në intervistën e sipërpërmendur të vitit

1996, kur president i vendit ishte zoti Berisha, Janullatosi

ka deklaruar: “Agjenci të rëndësishme të qeverisë

shqiptare janë në duar të fundamentalistëve myslimanë.

Forca të fuqishme antiortodokse duan të krijojnë

republikën e parë islamike në Evropë, pikërisht këtu, njëShqipëri të Madhe që do të përfshijë Kosovën dhe një

 pjesë të Maqedonisë”. Ky armik i betuar i kombit shqiptar 

që ndihet i shqetësuar, siç thotë zoti Dragoj, për humbjen

nga Greqia të bregdetit lindor të Egjeut dhe të Qipros

Veriore, ngrihet kundër aspiratës për bashkimin e trojeve

etnike shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. Nga këto fakte që zoti Dragoj ka renditur në librin e

vet, rezulton se misioni i Janullatosit në Shqipëri, siç u

theksua edhe më sipër, nuk është aspak fetar, ai është një

Page 25: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 25/40

25

mision i pastër politik që atij ia ka ngarkuar shovinizmi

grekomadh dhe kisha shoviniste greke, në dëm të

interesave jetike të kombit shqiptar. Prandaj ne nuk mund

të mos e besojmë shqiptaro-amerikanin e shquar, zotin

Gary Kokalari, i cili ka deklaruar se Janullatosi është

kolonel i shërbimit sekret grek (Gazeta “Shekulli”, 06

qershor 2006).

Ja kjo është fytyra e vërtetë e Janullatosit, e këtij

armiku të urryer të popullit shqiptar, të cilin, nga njëra anëe quan “popull të dashur”, kurse në të vërtetë, para një

gazetari amerikan, e akuzon për popull fundamentalist që

kërkuaka të shtypë ortodoksinë. Harron ky armik i urryer 

që harmonia fetare ka qenë, është dhe do të mbetet në

themel të unitetit të popullit dhe të mbarë kombit shqiptar,

që feja ortodokse, siç thekson me shumë të drejtë Fan Noli, është pasuri shpirtërore jo vetëm e ortodoksve, por e

mbarë popullit shqiptar. Me deklaratën e mësipërme,

Janullatosi vetëdemaskohet si kreu i shovinizmit

grekomadh dhe i kishës shoviniste greke në Shqipëri, të

cilët kanë pasur, kanë dhe do të vazhdojnë të kenë për 

mision të përhershëm përçarjen fetare në vendin tonë,zhdukjen e fesë myslimane dhe greqizimin e jugut të

Shqipërisë. Faktet e sipërcituara dëshmojnë fare shkoqur 

se Janullatosi në krye të kishës shqiptare, sipas fjalëve të

Page 26: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 26/40

26

arta të atë Nikolla Markut, përfaqëson në vetvete një

simbiozë të përsosur të Jagos me Tartufin.

Po përmes faqes së sipërpërmendur të internetit,

njihemi edhe me përshëndetjen e presidentit Bamir Topi

me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Janullatosit:

“Fortlumturia Juaj Anastas,

Është një kënaqësi e veçantë që në këtë 80-vjetor të

ditëlindjes suaj të përfitoj nga rasti për t’ju uruar jetë të

gjatë, shëndet të mbarë, forcë dhe energji në kryerjen emisionit tuaj të shenjtë në drejtimin e Kishës Ortodokse

Autoqefale të Shqipërisë. Duke pasur parasysh

veprimtarinë tuaj të gjatë e të vyer në shërbim të Zotit dhe

të mësimeve të shenjta për ruajtjen dhe pasurimin e

mëtejshëm të vlerave dhe virtyteve shpirtërore, do të

dëshiroja që në këtë ditë të veçantë për ju, të shpreh dhenjë herë vlerësimin tim të lartë për kontributin dhe

veprimtarinë tuaj në drejtim të Kishës Ortodokse

Autoqefale të Shqipërisë, në ringjalljen e besimit fetar dhe

shpresës njerëzore për një jetë të ardhme sa më të begatë

dhe në konsolidimin e mëtejshëm të harmonisë dhe

  bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri. Edhe një herë,Fortlumturia juaj, edhe njëqind dhe Zoti ju bekoftë, ju

dhëntë një jetë të gjatë e të frytshme në të mirë të Kishës

Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Page 27: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 27/40

Page 28: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 28/40

28

Por pjesën jo më pak tronditëse të librit të vet zotiDragoj ia kushton analizës së lëshimeve që klasa politikeshqiptare i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë shovinizmit

grekomadh dhe kishës shoviniste greke, në dëm tëinteresave kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Meformimin e vet të admirueshëm, si një intelektualnacionalist, ai ngre me forcë zërin e protestës kundër këtyre lëshimeve të klasës politike të Tiranës, të cilat nuk mund të vlerësohen ndryshe, përveçse si tradhtikombëtare. Prandaj ai shkruan: “Gjunjëzimi dhe heshtjanuk kontribuojnë në marrëdhëniet mes dy shteteve, madjei keqësojnë këto marrëdhënie, duke intensifikuar e

 përhapur zemërimin e emigrantëve, zemërimin e opinionit publik shqiptar. Në të kundërt, këto marrëdhënie diku dotë ngecin” (f492). Këto janë fjalë të arta të zotit Dragoj, tëcilat i bëjnë jehonë paralajmërimit që zoti Baleta i ka bërë

klasës politike të Tiranës që në mesin e viteve ’90 sesulmi grek një ditë do të përballohet me një kosto shumëtë lartë. Me lëshimet e veta që i bën shovinizmitgrekomadh dhe kishës shoviniste greke, klasa politike eTiranës mund ta çojë vendin drejt një konflikti ndërfetar apo edhe më tej. Prandaj jo më kot zoti Dragoj shprehshqetësimin e vet për faktin se pushtimi nga ana e

Janullatosit i Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri” nëPërmet, ka bërë që Komuniteti Musliman atje t’udrejtohet me një letër institucioneve shtetërore për t’i vënënë dijeni se po nuk u lirua Shtëpia e Kulturës, ata do të

  pushtojnë Pallatin e Sportit dhe gjimnazin e qytetit që

Page 29: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 29/40

29

  janë ngritur mbi pronën e këtij komuniteti. Ndërtimi ikishave me simbolikë greke, madje edhe në ato zona kunuk ka besimtarë ortodoksë, është një tjetër karshillëk që i

  bëhet komunitetit mysliman nga ana e Janullatosit, paslëshimeve që i ka bërë këtij klasa politike e Tiranës.Paskëtaj kjo klasë politike a mund të japë dot garanci senesër-pasnesër mund të mos shpërthejë ndonjë revoltë nëradhët e besimtarëve myslimanë për fyerje të ndjenjave tëtyre fetare nga ana e Janullatosit me ndërtime kishashgreke në mjedise të pastra myslimane dhe që këto kishamund të mos pësojnë fatin e ca kishave serbe në Kosovë,si më 17-18 mars 2004? Si rezultat i këtyre lëshimeve tëulëta të klasës politike shqiptare dhe të “blerjes” së SelimMuçës nga ana e Janullatosit, sot besimtarët myslimanë tëTiranës mblidhen pranë xhamisë së Et-hem Beut dhefalen në trotuarin e Bashkisë, se nuk i lejon kush ta

ndërtojnë faltoren e tyre të bollshme.Lëshimet që klasa politike e Tiranës po i bënshovinizmit grekomadh lidhur me çështjen e Himarës,mund të shoqërohen me pasoja shumë të rrezikshme, për shmangien e të cilave djemtë dhe burrat e Vlorës dhe tëLabërisë do të detyroheshin të zbrisnin vetë atje për t’i

  bërë “terbiet” bollanistët dhe janullatistët që sillen si në

një vend pa zot dhe për t’u treguar se Himara është djep iLabërisë. Këto janë përfundime që lexuesi i vëmendshëmi nxjerr vetvetiu pas analizave që zoti Dragoj i bën frymëssë lëshimeve të Tiranës zyrtare në marrëdhëniet e saj meshtetin dhe kishën greke, analiza këto që shërbejnë si

Page 30: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 30/40

30

  paralajmërim për klasën tonë politike që kjo t’i thërrasëmendjes dhe të heq dorë nga servilizmi i shpëlarë qëmanifeston ndaj Greqisë.

Unë e kuptoj që klasës Politike të Tiranës, shovinizmigrekomadh ia ka zënë kokën me derë: emigrantëtshqiptarë i ka shdërruar në një lak që asaj ia ka hedhur nëqafë. Dhe sa herë që kërkon t’i bëhen lëshime nga Tiranazyrtare, ai fillon e ia shtrëngon lakun ca nga ca: i përmendoperacionet “fshesa”. Veç asaj, ky shovinizmën i urryer hodhi të tjera leqe në qafën e saj: nëshkrimin e MSA-sëdhe pranimin në NATO. Duke i shfrytëzuar këto dymomente të rëndësishme për Shqipërinë, Athina zyrtare,

 para autoriteteve shqiptare, shtroi me forcë kërkesën për ngritjen e varrezave të ushtarëve agresorë grekë, si edhe tëmemorialeve dhe të manastireve në territorin e Shqipërisësë Jugut. Me këtë rast, zoti Dragoj përmend me shumë të

drejtë vizitën e beftë në Tiranë të ish-ministres greke të punëve të jashtme, Dora Bakojanis, fill pas tragjedisë sëGërdecit. Këtë vizitë ministrja në fjalë e ndërmori jovetëm fill pas tragjedisë së Gërdecit, por edhe dy javë

 para diskutimit më 04 prill 2008 në Bukuresht të kërkesëssë Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Me këtëvizitë ajo u linte të kuptonte autoriteteve shqiptare se

Shqipëria ende nuk ishte një vend i sigurt për t’u pranuar në NATO, prandaj, që Athina të jepte miratimin e vet për kërkesën zyrtare të Tiranës, kjo duhej t’i bënte lëshime

  për ngritjen e atyre varrezave, memorialeve dhemanastireve greke. Kur njihet me fakte të tilla, çdo qytetar 

Page 31: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 31/40

31

të thjeshtë fillon ta brejë njëfarë dyshimi: ai shpërthimi iGërdecit ka shumë gjasa që të ketë qenë vepër e shërbimitsekret grek, pikërisht në prag të diskutimit të kërkesës së

Shqipërisë për t’u pranuar në NATO, në mënyrë qëGreqia ta shfrytëzonte për të kërkuar të tjera lëshime, siato që u përmendën më lart. Dhe klasa politike shqiptare,

 për turpin e saj, filloi të tërhiqej zvarrë para Bakojanisit,në vend që të ruante cipën e vet dhe të mos pranontengritjen e varrezave, të memorialeve dhe të manastirevegreke në territorin shqiptar. Kjo klasë politike, e zhveshur nga dinjiteti kombëtar, si do ta shpjegojë faktin që, siç vënë dukje me ironi zoti Dragoj, “në Grykën e Këlcyrësështë ngritur një mauzole për ushtarët grekë të vrarë nëluftime, por varret e tij janë bosh dhe vetë projekti gjigantqëndron si një parodi e luftës, ku muzika bie vazhdimisht,

 por teksti i fjalëve mungon” (f. 11). Po kur të vijë koha

  për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kjoklasë politike çfarë lëshimesh të tjera do t’i bëjëshovinizmit grekomadh? Me siguri që kemi për të qenëdëshmitarë të një tjetër “teatri komik”, siç thotë zotiDragoj. Kam bindjen e plotë se brezave që do të vijnë dot’u duhet të përballojnë sakrifica shumë të mëdha për të

  pastruar ferrat e shovinizmit grekomadh dhe të kishës

shoviniste greke që do t’i kenë nëpër këmbë, si trashëgimnga klasa e sotme politike në Shqipëri.

Çdo shqiptar i thjeshtë, me vetëdije dhe dinjitetkombëtar, e ndien veten të fyer që klasa politike e Tiranëse ka lidhur vendin tonë pas qerres së Greqisë. Kjo për 

Page 32: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 32/40

32

faktin se Greqia sot është “bishti i fshatit” në BashkiminEvropian. Greqia është i vetmi vend terrorist në Evropë.U bënë disa dhjetëvjeçarë që atje veprojnë organizata

terroriste, por ato nuk zbulohen asnjëherë. Rrjedhimisht,ato nuk mund të zbulohen dot se gëzojnë “licensën” e vetshtetit grek. Veç kësaj, Greqia sot është një vend qëudhëhiqet nga një psikologji mesjetare, prej së cilësshtetet perëndimore u çliruan që kur kisha katolike ushkëput nga shteti. Greqia vazhdon të jetë nën pushtetin e“kamillafit” dhe mbarë shoqëria greke e ndien vetenkomode nën këtë pushtet. Për ta ilustruar këtë realitet

  paradoksal, po mjaftohem vetëm me tre shembuj mjaftdomethënës.

Së pari, gazetari Ardit Bido shkruante para dokohësh: “Të thuash në Greqi se Marko Boçari ishteshqiptar, përbën një herezi, që mund të të kushtojë edhe

vendin e punës dhe një sulm masiv nga politika e venditfqinj. Më së miri këtë e provoi prezantuesi grek IliasMamalaqis, që, pas dokumentarit të tij për "shqiptarinkrenar", siç e cilësonte Lord Bajroni, u gjend në mes tënjë polemike politike dhe shoqërore” (Gazeta “Standard”,04 gusht 2009). Pas transmetimit të këtij dokumentari nëkanalin televiziv shtetëror ET3, zoti Ilias Mamalaqis u

 pushua nga puna.Së dyti, “Në shumë raste, autoritetet shtetërore greke,

nuk ngurrojnë të tregojnë herezi ndaj veprimeve  proshqiptare që ndodhin aty, qoftë edhe kur këto janëthjesht e vërteta. Përpara disa muajsh, një drejtore shkolle

Page 33: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 33/40

33

u arrestua vetëm pse kishte lejuar që nxënësit shqiptarë tëshkollës së saj të mësonin gjuhën shqipe gjatë orëve kur shkolla ishte e lirë.., duke u akuzuar për "abuzim me

detyrën", vetëm pse lejoi që shqiptarët të mësonin shqip”(po aty).

Së treti, mësojmë se zoti Aleksandër Marku, përmesinternetit, njoftonte nga Greqia më 25 nëntor 2009: “SipasKryetares së Këshillit të Qendrës së Hulumtimeve për Çështjet e Barazisë, zonjës Elena Zenaku,.. shoqëria grekeështë patriarkale, e cila, për fat të keq, zbaton ligjet e sajtë paligjshme akoma, edhe në fillim të shek. XXI”.

Këta tre shembuj të thjeshtë vërtetojnë fare qartë seGreqia ka qenë, është dhe do të jetë për një kohë shumë tëgjatë shteti më paradoksal i Evropës. Dy shembujt e parwtregojnë se urrejtjen ndaj çdo gjëje shqiptare, shovinizmigrekomadh dhe kisha shoviniste greke, e kanë injektuar 

në poret e çdo qytetari grek dhe vazhdojnë ta mbajnë tëndezur orë e çast.   Nga faqja e lartpërmendur e internetit (“Peshku pa

ujë”), në vazhdën e lëshimeve të klasës politike tëTiranës, njihemi me një tjetër fakt skandaloz: “Gjatëvizitës së tij në Korçë, Patriarku i Aleksandrisë dhe igjithë Afrikës, Teodori i Dytë, ka inaguruar emërtimin e

një prej rrugëve të qytetit me emrin e KryepeshkopitAnastas Janullatos. Në ceremoninë e rastit morën pjesëautoritetet lokale dhe të tjerë personalitete. Kreu i KishësOrtodokse Shqiptare e quajti të një rëndësie të veçantë

Page 34: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 34/40

34

 praninë e patriarkut të Aleksandrisë në Shqipëri. Për nder të tij në qytetin e Korçës u organizuan disa aktivitete”.

Ja dhe komenti në internet: “Një prif i Afrikës i vë

emrin e një greku një rruge në një qytet shqiptar dhegreku e falënderon këtë për gjestin. Të vetmit që s’pyeten

 janë shqiptarët, qytetarët e qytetit nëse do të ishin dakordme emrin e rrugës, por edhe qytetarët e Shqipërisë në

  përgjithësi nëse janë dakord të kenë akoma një grek nëkrye të tyre”. Nga të 117 komentet që lexova në internet,shumica dërrmuese e tyre, emërtimin e asaj rruge e quaninfyerje për komunitetin korçar, ndërkohë që Korça kashumë e shumë personalitete të shquara nga të gjithafushat e dijes, emrin e njërit prej të cilave mund ta merrte

  pikërisht ajo rruga në fjalë, por kurrsesi emrin eJanullatosit. Kur korçarët, si edhe gjithë shqiptarët e tjerë,i fyen klasa politike që kanë në krye, ai Teodori i Dytë

nga Afrika, e bashkë me të edhe Janullatosi, s’e kanë për gjë t’i fyejnë edhe ditën për diell. Në Shqipëri, vetëmudhëheqësit e lartë komunistë e përjetësonin emrin e vet

  përmes emërtimeve të uzinave apo institucioneve tëndryshme. Këtë huq komunistësh Janullatosi e paska fort

 për zemër.Janullatosi, ky “Shën” Kozma i fundit të shek. XX

dhe i fillimit të shek. XXI, kërkon ta “balsamos” veten për së gjalli në Shqipëri. Kjo vërtetohet nga një e dhënëshumë interesante që zoti Dragoj e sjell në faqet e librit tëvet: “Në një artikull të saj, të botuar në “Ngjallja”, zonjaDonika Omari “deponon” qartë: “Tregojnë, në

Page 35: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 35/40

35

Shënavlash, se besimtarët, me zë jo fort të lartë, thonë:Janullatosi ka dashur që kishës së Shën Harallambit (njënga dy kishat e Shënavlashit) t’i ndërrojnë emrin, nga

Kisha e Shënavlashit, në Kisha e Shën Anastasit, gjë qënuk është pranuar prej tyre. Por Janullatosi ka lënë amanetqë, kur të vdesë, të varroset në Shënavlash. E kështu, nëvend të Manastirit të Shënavlashit do të kemi manastiringrek të Shën Anastasit”” (f. 403).

E meriton zonja Omari të falënderohet posaçërisht për këtë informacion të çmuar, por edhe zoti Dragoj për këtë të dhënë që e ka qëmtuar me kujdes . Janullatosi njëditë do të vdesë, si të gjithë njerëzit e tjerë që janëkalimtarë në këtë botë. Por kur ai, që në gjallje të vet, nakërkuaka që të varroset në Shënavlash, kjo do të thotë qëshovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke, e

 paskan harruar Shkumbinin, si “kufirin” verior të Epirit të

Veriut. Ata kërkuakan që ky “kufi” të shtyhet më në veritë Durrësit, atje ku kërkuaka të varroset Janullatosi.Kësisoj Janullatosi i bërtet së bijës ta dëgjojë e reja

(domethënë Tirana zyrtare). Prandaj jo më kotsahanlëpirësi i shovinizmit grekomadh, me emrin VasilBollano, para do kohësh deklaroi se Durrësi ka qenë tokëgreke që në lashtësi. Ja se si vjen e del në pah rrjeta e

merimangës që shovinizmi grekomadh dhe kishashoviniste greke ka endur dhe vazhdon ta endë nëpër Shqipëri. Është urdhri i shovinizmit grekomadh dhe ikishës shoviniste greke që Janullatosi, pas vdekjes, tëvarroset në Shqipëri, duke u shpallur edhe “shenjtor”. Por 

Page 36: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 36/40

36

ata që do të lejojnë varrosjen e tij në tokën shqiptare, në ballin e vet dhe të brezave të tyre do të mbajnë vulën e pashlyeshme të tradhtisë kombëtare dhe emrat e tyre do të

renditen pranë emrave të tradhtarëve me damkë, si EsatToptani, Mihal P. Harito, Marko Lipe, Spiro Milo etj., tëcilët zoti Dragoj i stigmatizon si njerëz të urryer për kombin shqiptar.

  Nga faqet e librit tw zotit Dragoj mësojmë se ish-Presidenti i vendit, zoti Sali Berisha, në vitin 1994, parateleshikuesve, i paska thënë Janullatosit: “Ti jeKryepeshkop provizor i KOASH-it” (f. 402). Por deri tanikanë kaluar 16 vjet dhe Janullatosi këtë post vazhdon tambajë ende!!!

Libri i zotit Dragoj mbyllet me pyetjen: “A do të 

bëhet “Shqipëria?” Dhe ai, si një intelektual, i lidhur fortme tokëm amtare, shpreh bindjen e vet të patundur se

Shqipëria do të bëhet. Por, në analizën e vet, për të gjetur   përgjigjen e kësaj pyetjeje, duke marrë parasysh edhe pikëpamjet e disa personaliteteve botërore, si ish-ministrii jashtëm anglez Robin Kuk që ka deklaruar se “pozhbëjmë padrejtësitë që bëmë në shekullin e kaluar” (f.542), apo gjenerali Uesli Klark, i cili gjatë një vizite nëTiranë në vitin 2007 u shpreh se “ka ardhur momenti të

ndreqim një padrejtësi të madhe historike” (f. 539), zotiDragoj e shikon “bërjen” e Shqipërisë përmes bashkimittë mbarë trojeve etnike në një shtet kombëtar. Fjalët ekëtyre dy personaliteteve të huaja - njëri nga fusha ediplomacisë, kurse tjetri nga fusha e artit ushtarak -

Page 37: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 37/40

37

lexuesin e librit të zotit Dragoj e futin në mendime tëthella: po si është e mundur vallë që asnjë përfaqësues iklasës politike të Tiranës nuk ka guxuar të shprehet haptas

  para opinionit publik evropian se ka ardhur koha që tëndreqen padrejtësitë që iu bënë kombit shqiptar dhe trojete tij etnike të shkrihen në një shtet të unifikuar kombëtar?Si është e mundur që një personalitet i shquar i letërsisëshqiptare dhe evropiane, si zoti Kadare, aq më tepër kur fjala e tij zë vend në qarqet e politikës evropiane,  nuk eka ngritur zërin as edhe një herë të vetme për domosdoshmërinë e bashkimit të trojeve tona etnike nënjë shtet të përbashkët kombëtar, sepse vetëm kështuBallkani do ta gjejë qetësinë e vet një herë e mirë?Çuditërisht, në një artikull të kohëve të fundit, të botuar në Kosovë, zoti Kadare shkruan: “Shqiptarët, ashtu sishumica e ballkanasve, duke përfshirë edhe serbët, i kanë

të gjitha arsyet të besojnë në të ardhmen evropiane. Njëra prej rrugëve që çojnë drejt saj, më e detyrueshmja, ështëkrijimi i një "ndërballkanizmi" të ri: si ide, si ndjesi dhe sivullnet i përbashkët për paqtim” (“Zemër Shqiptare”, 06

  janar 2010). Por, për “ndërballkanizëm” nuk flasin asgrekët, as serbët, madje as malaziasit. Këta madje duhet tëflasin më shumë se janë “majmur” me territore etnikisht

shqiptare. Përkundrazi, për “ndërballkanizëm” flet njëintelektual i shquar shqiptar, kombi i të cilit vazhdon tëmbetet i copëtuar në pesë shtete! Dy personalitetet e huajaqë përmend zoti Dragoj, kërkojnë ndreqjen e padrejtësiveqë janë bërë në kurriz të kombit shqiptar, por, për fat të

Page 38: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 38/40

38

keq, fjalët e tyre zotit Kadare nuk i ngjallkan kurrfarëemocioni dhe ai na shpik një term të ri -“ndërballkanizëm”, një term ky që mund t’i vijë në osh

dikujt tjetër, por kurrsesi shqiptarëve në mbarë trojet eveta etnike. Jam i bindur që kombi shqiptar do ta pranojë“ndërballkanizmin” që propozon zoti Kadare, por vetëmkur në Ballkan gjithsekush të ndodhet në “shtëpinë” e vet.Mirë është që Zoti Kadare të mësojë nga filozofia e zotitPandi Konomi, një fshatar i thjeshtë ky devollit, 87-vjeçar, nga fshati Ziçisht, i cili, gjatë një dialogu me zotinDragoj, të botuar në gazetën “Republika” më 11 janar 2009, ka deklaruar: “Ju nuk arrini ta kuptoni atë që duhet.Ju ka rrëmbyer globalizmi dhe mendoni se do të shkoni nëEvropë pa identitet, pa kufij, pa kurrfarë gjëje. E kenigabim. Në Evropë nuk keni për të shkuar pa identitet. Osedo të shkojmë si shqiptarë, ose nuk do të ketë më

shqiptarë” (citohet sipas librit të zotit Dragoj, f. 470-471).Ideja e zotit Konomi është fare e qartë: në Evropëshqiptarët duhet të shkojmë me identitetin e tyre, të

  bashkuar në një shtet kombëtar, jo të hallakatur nëpër  pesë shtete.

Është për të vënë duart në kokë që një takëmishqiptarësh kozmopolitë, të huajt u japin leksione për 

nacionalizmin shqiptar. Është mirë që zoti Kadare të mosi harrojë fjalët e një personaliteti politik francez, si JustinGodard, të cilin zoti Dragoj e citon në faqet e librit të vet:“E çliruar nga sundimi i Turqisë me gjakun dhe armët eveta, Shqipëria është bërë pre për Fuqitë e Mëdha. Në

Page 39: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 39/40

39

vend të betejave të ndershme, ballë për ballë, asaj i ështëdashur të përballojë një luftë diplomatike tinëzare. Ajo kaqenë lojë tratativash sekrete, allishverishesh të ulëta…

Epiri dhe Shqipëria, gjatë tërë kohëve janë marrë sisinonime nga shumica e autorëve. Nuk ka dyshim seetnikisht dhe historikisht, tërë Epiri është shqiptar… Neshikojmë se një pjesë e Epirit i është rrëmbyer kombitshqiptar… Greqia përpiqet, e sidomos në krahinën eÇamërisë, që ta fshijë, me të gjitha mjetet, karakterinshqiptar të vendit. Është Shqipëria ajo që duhet të akuzojëe t’u thotë kombeve të mëdha: ju më keni shtypur; ju mëkeni rrënuar; ju më keni copëtuar; jeni ndeshur midis jush

 për copëzat e truallit tim dhe ju paskeni guxim edhe të më paditni?! Për Shqipërinë kombet e mëdha kanë për detyrëtë kryejnë një vepër të ndershme rregullimi. Ato janë,moralisht, borxhli të saj” (f. 39-40). Këtë “leksion” të

shkëlqyer të kësaj figure politike franceze për nacionalizmin shqiptar, duhet ta lexojë me shumë kujdestërë taborri i intelektualëve kozmopolitë shqiptarë që janëtë zhveshur nga dinjiteti kombëtar. 

Personalitete të shquara në traditën e publicistikësshqiptare në mbrojtje të nacionalizmit shqiptar, përballëegërsisë së shovinizmit grekomadh dhe të kishës

shoviniste greke, mbeten Faik Konica, Fan Noli, GjergjBubani etj. Ndërsa në publicistikën bashkëkohore zotiAbdi Baleta zë kryet e vendit. Kjo vepër e zotit NuriDragoj përbën një kontribut të jashtëzakonshëm në lëmine këtij zhanri të krijimtarisë. Prandaj ajo mund të radhitet

Page 40: Enciklopedia e Urrejtjes Greke

8/14/2019 Enciklopedia e Urrejtjes Greke

http://slidepdf.com/reader/full/enciklopedia-e-urrejtjes-greke 40/40

denjësisht pranë publicistikës së tyre. Ata që ndihmuan  për botimin e kësaj vepre në gjuhën shqipe, i kanë bërënjë shërbim shumë të madh kombit shqiptar, por 

kontributi i tyre do të ishte edhe më i çmuar për çështjentonë kombëtare nëse do të përpiqen, bashkë edhe medashamirës të tjerë, të sigurojnë mjetet e duhurafinanciare edhe për përkthimin dhe botimin e saj nëgjuhën angleze.

Mendoj se për stilin e bukur dhe sintaksën e përkryer të shqipes në këtë libër, duhet falënderuar jo vetëm autori,

 por edhe redaktorja letrare e talentuar , zonja Anila Salla.

18 janar 2010Santa Barbara, Kaliforni

[email protected]