Emma Low 5 MATEMATIKA - mediaprint.al · • Ushtrime dhe aktivitete për të zhvilluar aftësitë...

18
MATEMATIKA Për klasën e pestë të arsimit 9-vjeçar Emma Low MATEMATIKA 90 80 70 60 50 40 30 20 10 0 180 170 160 150 140 130 120 110 100 5

Transcript of Emma Low 5 MATEMATIKA - mediaprint.al · • Ushtrime dhe aktivitete për të zhvilluar aftësitë...

  • MATEMATIKAPër klasën e pestë të arsimit 9-vjeçar

    MATEMATIKAPër klasën e pestë të arsimit 9-vjeçar

    www.mediaprint.al

    Emma Low

    Libri i nxënësit Matematika 5 është një tekst për nxënësit e klasës së pestë të arsimit fillor.Teksti është hartuar në përputhje me programin e MASR.Ai ofron një qasje të udhëhequr nga diskutimi. Në të trajtohen situata problemore që kërkojnë zgjidhje të integruara.Teksti nxit nxënësit të mendojnë dhe flasin për matematikën, zhvillon të menduarit kritik në zgjidhjen e problemeve.Aktivitetet praktike përbëjnë bazën për secilin mësim.Puna në dyshe dhe puna në grupe janë të integruara me punën individuale.Nxënësit nxiten të shpjegojnë dhe arsyetojnë zgjedhjet e tyre.Niveli i gjuhës së përdorur është zgjedhur me kujdes për të qenë i arritshëm për nxënësit.Në tekst ka koncepte të ilustruara me figura apo diagrame (aty ku është e mundur).

    Libri përmban:• Rubrikën “Zbulojmë së bashku” që lidh njohuritë e mëparshme me njohuritë e reja

    dhe nëpërmjet saj nxënësit konsolidojnë dhe zbatojnë njohuritë matematikore.• Ushtrime dhe aktivitete për të zhvilluar aftësitë e zgjidhjes së problemeve

    dhe për të mbështetur mësimin nëpërmjet zbulimit dhe diskutimit.• Ilustrime për të shpjeguar alorin dhe konceptet e reja për të ndihmuar

    nxënësit vizualë dhe ata me nivele më të ulëta të shkrimit dhe leximit.• Sugjerime dhe udhëzime për konceptet më të vështira.• Vizatime dhe ilustrime të këndshme për nxënësit.

    MATEM

    ATIKAPër klasën e pestë të arsim

    it 9-vjeçarEm

    ma Low

    59080

    7060

    50

    40

    3020

    100

    180170

    160

    150

    140

    130

    120110

    100

    5

    5

  • Për klasën e pestë të arsimit 9-vjeçar

    Matematika

    Emma Low

    Përktheu dhe përshtati:Emiralda Yzeiri, Erjona Saqe

    5

  • © Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

    Kontaktet:www.mediaprint.alShtëpia Botuese Kutia Postare 7467 - TiranëCel.: 069 40 44 [email protected]

    Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut:Cel.: 067 50 05 001Cel.: 069 40 20 [email protected]

    Shtypshkronja:Cel.: 069 40 50 380Cel.: 069 20 79 [email protected]

    Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: [email protected]

    Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje, huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj mjeti apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k.. Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

    Titulli: Matematika 5Titulli i origjinalit: Cambridge Primary Mathematics, Learner’s Book 5Autorë: Emma Low

    Përktheu dhe përshtati: Emiralda Yzeiri, Erjona Saqe

    Drejtuese botimi: Anila Bisha

    Redaktore shkencore: Dituri MalajRedaktore gjuhësore: Elona Çali

    Ilustrimet: Cambridge University Press Dizajni për botimin në shqip: Bledar Lame

    Shtëpia Botuese MediaprintISBN: 978-9928-08-389-0

    Botimi i parë, 2019Shtypi: shtypshkronja Mediaprint

    Cambridge Primary Mathematics, Learner’s Book 5 has been originally published by Cambridge University Press.© Cambridge University Press 2014

    Matematika 5 është botuar �llimisht në gjuhën angleze nga Shtëpia Botuese Cambridge University Press.© Shtëpia Botuese Mediaprint 2019

  • 3

    Këta libra janë hartuar për t’i aftësuar nxënësit për zgjidhjen e problemave në mënyrë aktive dhe për aplikimin e njohurive matematikore edhe në jetën e përditshmeTë gjitha temat përmbajnë:

    rubrikën “Zbulojmë së bashku”, e cila nxit zbatimin e njohurive matematikore.

    pyetje dhe aktivitete të cilat ndihmojnë në krijimin e aftësive për të zgjidhur situata problemore.

    këshilla ose udhëzime për të mbështetur nxënësit, të cilat shfaqen me ikonën e kërmillit.

    fjalorin, i cili shpjegon fjalët dhe konceptet e reja.

    “Libri i nxënësit” shoqërohet nga “Fletorja e punës” dhe të dy librat janë hartuar për të mbështetur mësuesit dhe nxënësit që të kenë sukses përmes praktikave më të mira të mësimdhënies dhe mënyrës së qasjes ndaj zgjidhjes së problemave.

    Unë ju udhëzoj!

    Hyrje

  • 4

    Kapitulli 1: Numri1.1 Shkrimi dhe leximi i numrave të

    mëdhenj ..............................................61.2 Numra në formë të rregullt e të

    zbërthyer ..............................................71.3 Vendvlera e shifrës ..............................81.4 Renditja e numrave të mëdhenj .....101.5 Krahasimi i numrave të mëdhenj .....111.6 Rrumbullakimi në

    dhjetëshen më të afërt .....................121.7 Rrumbullakimi me afërsi

    100 dhe 1 000 ....................................131.8 Ushtrime për rrumbullakimin e

    numrave ............................................141.9 Ushtrime .............................................15

    Kapitulli 2: Mbledhja dhe zbritja e numrave2.1 Mbledhja dhe zbritja ........................162.2 Mbledhja e numrave deri

    në 1 000 .............................................182.3 Mbledhja e numrave deri

    në dhjetë mijë ...................................202.4 Zbritja .................................................222.5 Mbledhja dhe zbritja ........................242.6 Situata problemore me

    mbledhje ose zbritje .........................262.7 Strategji të veprimeve me mend ......282.8 Ushtrime .............................................29

    Kapitulli 3: Gjeometri3.1 Drejtëza paralele dhe pingule .........303.2 Drejtëzat në figurat gjeometrike .......323.3 Këndi ..................................................343. 4 Këndet në figurat gjeometrike ..........353.5 Llojet e këndeve ................................363.6 Këndet në një trekëndësh ................38

    Kapitulli 4: Shumëzimi4.1 Kuptimi i shumëzimit .........................404.2 Strategji të shumëzimit ......................424.3 Faktorët ..............................................444.4 Shumëfishat dhe numrat katrorë ......464.5 Shumëzimi me 10, 100, 1 000 ............484.6 Shumëzimi i një numri dyshifror

    me një numër njëshifror ....................494.7 Shumëzimi i një numri treshifror

    me njëshifror ......................................504.8 Shumëzimi i dy

    numrave dyshifrorë ...........................514.9 Dyfishimi i numrave ..........................524.10 Faktorët çift dhe tek...........................534.11 Situata problemore

    me shumëzimin .................................544.12 Ushtrime ............................................55

    Kapitulli 5: Pjesëtimi5.1 Shumëzimi dhe pjesëtimi ..................565.2 Pjesëtuesit e një numri ......................585.3 Pjesëtimi me mbetje .........................605.4 Pjesëtimi i numrit dyshifror me

    njëshifror ...........................................615.5 Pjesëtimi i numrit treshifror me

    njëshifror ............................................625.6 Rrumbullakimi i herësit ......................635.7 Përgjysmimi ........................................645.8 Ushtrime me katër veprime ...............655.9 Veprimet e kundërta dhe kllapat .....66

    Kapitulli 6: Gjeometri6.1 Trekëndëshat .....................................686.2 Përsëri për trekëndëshat ...................706.3 Katërkëndëshat .................................726.4 Perimetri i figurave të rregullta ..........746.5 Perimetri i figurave .............................76

    Përmbajtja

  • 5

    6.6 Syprina ...............................................786.7 Përsëri për syprinën ...........................806.8 Kubi dhe kuboidi ...............................826.9 Prizmi dhe piramida ..........................84

    Kapitulli 7: Thyesat7.1 Formimi i thyesave .............................867.2 Llojet e thyesave ................................887.3 Formimi i thyesave të barabarta ......907.4 Krahasimi dhe renditja e thyesave ..917.5 Numrat e përzier dhe thyesat

    më të mëdha se 1 .............................927.6 Thyesat dhe pjesëtimi ......................947.7 Ushtrime dhe problema me thyesat 96

    Kapitulli 8: Koha8.1 Leximi i orës .......................................988.2 Matja e kohës .................................1008.3 Intervalet kohore ose oraret ..........1028.4 Përdorimi i kalendarit ......................1048.5 Njësitë e matjes së kohës ...............1068.6 Ushtrime për kohën .........................107

    Kapitulli 9: Numrat dhjetorë9.1 Numrat dhjetorë ..............................1089.2 Krahasimi dhe renditja

    e numrave dhjetorë ........................1109.3 Rrumbullakim i numrave dhjetorë ..1129.4 Veprime me numrat dhjetorë .........1139.5 Përqindjet ........................................1149.6 Thyesat, numrat dhjetorë dhe

    përqindjet ........................................1169.7 Raporti dhe përpjesëtimi ................118

    Kapitulli 10: Matjet10.1 Matja e gjatësisë (m, cm, mm) .....12010.2 Matja e gjatësive të mëdha ...........122

    10.3 Ushtrime me njësitë e matjes së gjatësisë ......................................123

    10.4 Masa ................................................12410.5 Ushtrime me njësitë e

    matjes së masës .............................12610.6 Vëllimi i lëngjeve ..............................12710.7 Ushtrime me vëllimin e lëngjeve .....12910.8 Situata problemore .........................130

    Kapitulli 11: Përsëri për numrat11.1 Numrat pozitivë dhe negativë ........13211. 2 Renditja dhe krahasimi i

    numrave me shenjë ........................13411.3 Numrat tek dhe çift .........................13511.4 Vargjet numerike .............................13611.5 Luajmë me numrat .........................138

    Kapitulli 12: Shndërrimet gjeometrike12.1 Simetria dhe drejtëza e simetrisë ...14012.2 Simetria në rrjetin koordinativ .........14112.3 Koordinatat ......................................14212.4 Koordinatat dhe transformimet ......14412.5 Zhvendosja paralele dhe

    pasqyrimi .........................................146

    Kapitulli 13: Statistika dhe probabiliteti13.1 Grumbullimi i të dhënave ...............14813.2 Shqyrtimi i të dhënave ...................15013.3 Shqyrtimi i të dhënave ....................15213.4 Grafikët me vijë................................15413.5 Grafikët me vijë................................15613.6 Probabiliteti ......................................15813.7 Moda ...............................................160

  • 6

    Matematika 5 – Kapitulli 1: Numri

    Numri1.1 Shkrimi dhe leximi i numrave të mëdhenjZbulojmë së bashku!

    Si do të lexohet numri 64 541Numri 64 541 lexohet: gjashtëdhjetë e katërmijë e pesëqind e dyzet e një.Numrat e mëdhenj shkruhen duke grupuar shifrat tre e nga tre duke u nisur nga e djathta në të majtë. Midis grupeve treshe lihet një hapësirë për të lehtësuar leximin e tyre.

    Për të shkruar të gjithë numrat përdorim shifrat: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9.

    Fjalor

    Klasa e mijësheve Klasa e thjeshtë

    Qindmijëshe Dhjetëmijëshe Njëmijëshe Qindëshe Dhjetëshe Njëshe

    6 4 5 4 1

    Klasa: Grupet e

    formuara sipas

    rendeve.

    Çdo klasë, më vete,

    është e formuar nga

    tre rende: njëshet,

    dhjetëshet, qindëshet

    1. Lexo numrat.a) 34 952 b) 285 490 c) 20 761 d) 502 890 e) 800 080

    2. Shkruaj me shifra numrat:a) treqind e dyzet e pesë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e një

    b) njëqind e pesë mijë e pesëdhjetë

    c) njëqind e njëzet mijë e dyqind e dy

    3. Shkruaj me fjalë këta numra: a) 307 201 b) 577 006 c) 790 320 d) 30 072 e) 100 100

    4. Duke përdorur shifrat 1, 0, 3, 5, 9, 2 shkruaj:a) numrin më të madh gjashtëshifror __________________

    b) numrin më të vogël gjashtëshifror __________________

    c) një numër gjashtëshifror më të vogël se 500 000.

    d) një numër gjashtëshifror më të madh se 200 000.

  • 7

    1.2 Numra në formë të rregullt e të zbërthyerZbulojmë së bashku!

    Ne mund t’i shkruajmë numrat: a) në formë të zbërthyer. Për shembull:382 574 = 3QM + 8DhM + 2M + 5Q + 7Dh + 4Nj382 574 = (3×100 000) + (8×10 000) + (2×1 000) + (5×100) + (7x10) + (4x1) = 300 000 + 80 000 + 2 000 + 500 + 70 + 4b) në formë të rregullt. Për shembull:700 000 + 50 000 + 1 000 + 600 + 90 + 2 = 751 692

    1. Shkruaj numrat në formë të zbërthyer.a) 562 438 = b) 841 574 =

    c) 402 375 = d) 69 240 =

    e) 917 035 = f) 50 020 =

    2. Shkruaj numrat në formë të rregullt.a) 800 000 + 60 000 + 4 000 + 200 + 90 + 3 =

    b) 100 000 + 7 000 + 300 + 90 + 5 =

    c) 400 000 + 600 + 20 + 1 =

    d) 500 000 + 9 000 + 80 + 9 =

    e) 300 000 + 200 + 30 =

    3. Plotëso kutizat me numrin që mungon.a) 183 976 = 100 000 + + 3 000 + 900 + 70 + 6

    b) 427 850 = + 20 000 + 7 000 + 800 + 50

    c) 109 265 = 100 000 + + 200 + 60 + 5

    d) 440 908 = + 40 000 + + 8

    e) 205 104 = + + 100 +

    f) 500 008 = + 8

  • 8

    1.3 Vendvlera e shifrësZbulojmë së bashku!

    Këtu janë pesë karta me numra.

    Përdor tri nga shifrat më lart për të formuar numrin që mungon në boshtin numerik.

    Sipas vendit që zë, shifra merr vlera të ndrryshme

    Fjalor

    Numri dhjetë mijë është

    10 herë më i madh se

    numri një mijë

    10 X 1 000 = 10 000

    Numri njëqind mijë

    është 100 herë më i

    madh se numri një

    mijë.

    100 X 1 000 = 100 000

    QM DhM M Q Dh Nj

    1 0 0 0 0 0

    100

    2 075

    4

    20 000 40 000 60 000

    0 0

    1. Është dhënë numri 950 302. a) Sa është vlera e shifrës 9? b) Sa është vlera e shifrës 5?

    c) Sa është vlera e shifrës 3? d) Sa është vlera e shifrës 2?

    2. Gjej vlerën e shifrës me të kuqe te numrat e mëposhtëm.a) 253 612 b) 944 865 c) 200 324

    d) 300 946 e) 762 014 f) 491 539

    g) 510 671 h) 199 909 i) 206 108

    3. Cilin numër duhet t’i shtosh ose t’i zbresësh numrit të parë që të marrësh numrin e dytë?

    a) 36 473 bëhet 86 473

    b) 206 070 në 204 070

    c) 47 098 në 54 098

    Matematika 5 – Kapitulli 1: Numri

  • 9

    Horizontalisht2. Emri tjetër për numrat 0, 1, 2, 3, 4,

    5, 6, 7, 8, 9.3. Numri që tregon shifrën e

    mijësheve te 25342.6. Numri që tregon shifrën e

    qindësheve te 56844.

    Vertikalisht 1. Numri që ndodhet në bosht para

    treshit.4. Numri i dhjetëmijësheve te 430561.5. Numri i njësheve te 4537.7. Numri i mijësheve te 317562.

    4. Ermiri shkroi një numër. Ai ka shifrën 8 te DhM dhe shifrën 3 te Nj. Cilin nga këta numra mund të ketë shkruar Ermiri?

    a) 280 637 b) 687 203 c) 806 723 d) 692 073

    5. Cila nga përgjigjet e mëposhtme është e barabartë me 3 mijëshe? a) 30 dhjetëshe b) 300 njëshe c) 300 dhjetëshe d) 3000 dhjetëshe

    6. Plotëso fjalëkryqin sipas udhëzimeve të tabelës. Shkruaji përgjigjet me fjalë.

    7. Plotëso barazimet:

    8. Cili numër është një më pak se 10 000?

    9. Cili nga numrat më poshtë është 100 herë më i madh se numri pesëqind e pesëdhjetë e pesë?

    a) 55 b) 555 c) 5 550 d) 55 500 e) 555 000

    a) 358 100 b) 3 000 100 c) 29 2 900d) 2 700 27 e) 100 3 040 f) 100 3 400

    1

    3

    4

    5

    6

    7

    2

  • 10

    1.4 Renditja e numrave të mëdhenj Zbulojmë së bashku!Bashkitë e disa qyteteve vendosën të shtronin korsitë e biçikletave. Korsitë kishin këto gjatësi: 12 769 m; 23 405 m; 13 739 m; 47 869 m; 17 998 m; 16 927 m; 30 254 m

    Renditi gjatësitë e korsive, nga më e shkurtra tek më e gjata, për ta ndihmuar grupin e punës: 12 769 m < ............... < ............... < ............... < ............... < ............... < 47 869 m

    1. Shkuaj këta numra sipas radhës, duke filluar nga më i vogli. 20 993 20 399 30 299 90 923 99 203

    _______________________________________________________________________

    2. Shkruaj sipas radhës numrat e dhënë, duke filluar nga më i madhi.152 344 125 443 512 344 421 543 125 344

    _______________________________________________________________________

    3. Shiko tabelën me të dhëna për pesë matematikanë:

    Rendit emrat e matematikanëve:

    a) sipas vitit kur ata kanë lindur;

    b) sipas jetëgjatësisë së tyre.

    Vendos në boshtin numerik të mëposhtëm vitin e lindjes së matematikanëve.

    Emri Vitet

    Leonard Euler 1 707 – 1 783

    Karl Gaus 1 777 – 1 855

    Ada Lavlejs 1 815 – 1 852

    Isak Njuton 1 642 – 1 727

    Alan Turing 1 912 – 1 954

    Alan Turing vdiq në vitin 1954

    1600 1700 1800 1900 2000

    Leonard Eulerlindi në vitin 1707

    4. Cilët numra tregojnë shkronjat në boshtin e mëposhtëm?

    5 500 A B C D 6 000

    Matematika 5 – Kapitulli 1: Numri

  • 11

    1.5 Krahasimi i numrave të mëdhenjZbulojmë së bashku!Matësit e ujit në banesat e Mirës, Ilirit dhe Verës tregojnë numrat e mëposhtëm:

    Si mendon, kush nga ata ka harxhuar më shumë? Për t’iu përgjigjur pyetjesshohim së bashku tabelën e klasifikimit të numrave.

    1. Krahaso numrat e mëposhtëm duke përdorur një nga shenjat > ose

    më i vogël se: <

    3 4 0 2 5 1 0 2 3 4 1 5 3 7 2 0 0 0

    Mira Iliri Vera

    2. Krahaso numrat e mëposhtëm: a) 25 000 ...... 20 500

    b) 90 756 ...... 90 706;

    c) 713 007 ..... 7QM + 1 DhM + 3 M + 7 Nj

    d) 360 009 ...... 360 900

    e) 109 345 ... 190 345

    f) 510 720 ...... 500 000 + 10 000+ 700

    3. Vendos shenjat > , < ose = a) 120 Dh …. 12 Q b) 30 Q ….. 3 M c) 4 DhM …. 50 M

    d) 6 QM ….. 600 DhM e) 35 Q …. 4 M f) 14 DhM… 2 QM g) 67 M …. 70 Q h) 2QM ...108 M

  • 12

    1. Rrumbullakos në dhjetëshen më të afërt: a) 3 501 b) 3 499 c) 4 655 d) 1 563 e) 726 f) 4 062

    2. Rrumbullakos secilin numër të dhënë në situatat problemore në dhjetëshen më të afërt.

    a) Elzana lexoi 78 faqe të një libri. Ajo lexoi afërsisht _____ faqe.

    b) Në festë ka 148 njerëz. Aty ka afërsisht _____ njerëz.

    c) Makina bëri 652 kilometra rrugë. Ajo bëri afërsisht _____ km.

    d) Biblioteka e shkollës ka 2327 libra. Ajo ka afërsisht _____ libra.

    e) Në stadium kishte 8405 tifozë. Atje ka afërsisht ______ tifozë.

    3. Vendos në tabelë numrat: 2 143, 2 145, 2 147, 2 141, 2 144, 2 149, 2 142, 2 148, 2 146.

    Më afër 2140 Më afër 2150

    1.6 Rrumbullakimi në dhjetëshen më të afërtZbulojmë së bashku!Shiko me kujdes boshtin numerik. Numri 2 505 bëhet 2 510 kur e rrumbullakojmë në dhjetëshen më të afërt.2 505 ≈ 2 510 Do të përdorim shenjën

    ≈ për lehtësi në shkrim

    2505

    2000 2500 3000

    2500 2550 2600

    2505

    2500 2505 2510

    2505

    Fjalor

    Dhjetëshe e plotë: Numrat që

    shifrën e njësheve e kanë 0.

    Për shembull: 10, 20 ... 130, 240,

    1 360 ... janë dhjetëshe të plota.

    Kur shifra e njësheve është më e

    vogël se 5, shifra e dhjetësheve nuk

    ndryshon.

    Kur shifra e njësheve është 5

    ose më e madhe se 5, shifra e

    dhjetësheve rritet një.

    Matematika 5 – Kapitulli 1: Numri

  • 13

    1.7 Rrumbullakimi me afërsi 100 dhe 1 000Zbulojmë së bashku!

    Shiko me kujdes boshtin numerik.

    Numri 2 505 bëhet 3 000 kur e rrumbullakojmë në mijëshen më të afërt.

    2505

    2000 2500 3000

    2500 2550 2600

    2505

    2500 2505 2510

    2505

    2505

    2000 2500 3000

    2500 2550 2600

    2505

    2500 2505 2510

    2505

    1. Rrumbullakos në qindëshen më të afërt: a) 4 621 b) 3 499 c) 35 d) 2 823 e) 496 f) 7 085

    2. Rrumbullakos në mijëshen më të afërt: a) 7 806 b) 5 425 c) 452 d) 726 e) 4 062 f) 9 652

    3. Shkruaj numrin më të madh dhe numrin më të vogël, që kur rrumbullakohet me afërsi 100 jep numrin 2 500.

    4. Shkruaj numrin më të madh dhe numrin më të vogël, që kur rrumbullakohet me afërsi 1 000 jep numrin 4 000.

    5. Mali i Korabit është mali më i lartë në Shqipëri. Ai është 2 754 m mbi nivelin e detit.

    Rrumbullakos numrin 2 751 me afërsi 10, 100 dhe 1 000.

    Fjalor

    Qindëshe e plotë:

    numrat që dy shifrat e

    fundit i kanë 0.

    Për shembull: 100,

    200, 300, 1400 ... janë

    qindëshe të plota.

    Mijëshe e plotë: numra

    që tri shifrat e fundit i

    kanë 0.

    Për shembull: 1 000,

    2 000, 3 000, 14 000 …

    janë mijëshe të plota.

    Kur dy shifrat e fundit janë më të vogla se 50, shifra e qindësheve nuk ndryshon. Kur dy shifrat e fundit janë 50 ose më të mëdha se 50, shifra e qindësheve rritet një. Për të rrumbullakuar me afërsi 1 000, duhet të shohim tri shifrat e fundit.Diskuto si bëhet ky rrumbullakim.

    Numri 2 505 bëhet 2 500 kur e rrumbullakojmë në qindëshen më të afërt.

  • 14

    1.8 Ushtrime për rrumbullakimin e numraveZbulojmë së bashku!

    Më poshtë janë pesë numra:

    5 505 5 455 5 045 5 500 5 050

    Lidh secilin numër me një nga shkronjat A, B, C, D ose E në tabelën e mëposhtme.

    Mund të lidhim më lehtë numrat me shkronjat, nëse fillojmë nga numrat e dhënë dhe i rrumbullakojmë ata me afërsi 10, 100 dhe 1 000.

    Numri i rrumbullakuar në:

    dhjetëshen më të afërt

    qindëshen më të afërt

    mijëshen më të afërt

    A 5 500 5 500 6 000B 5 050 5 100 5 000C 5 050 5 000 5 000D 5 460 5 500 5 000E 5 510 5 500 6 000

    Numri Në dhjetëshen më të afërtNë qindëshen

    më të afërtNë mijëshen më të afërt

    435

    872

    2163

    4635

    5 638 4 753 4 029 5 2145 029 4 327 6 118 4 841

    1. Në një aktivitet bamirësie, 5 206 njerëz u veshën si personazhe librash dhe filmash.

    a) Rrumbullakos numrin 5 206 në qindëshen më të afërt.

    b) Rrumbullakos numrin 5 206 në dhjetëshen më të afërt.

    2. Rrumbullakos numrat.

    3. Ngjyros numrat në tabelë: a) me të kuqe numrat që me afërsi 1 000 rrumbullakohen në 5 000.

    b) me blu numrat që me afërsi 1 000 rrumbullakohen në 6 000.

    Matematika 5 – Kapitulli 1: Numri

  • 15

    1.9 Ushtrime1. Me shifrat 6, 7, 0, 3, 1, 8 shkruaj pesë numra më të mëdhenj se 670 000. _____________ , _____________ , ____________ , ___________ , ___________ .

    Cili është numri më i vogël ndër ta? _____________

    2. Shkruaj me shifra numrat e dhëna me fjalë:a) njëqind mijë e një b) dy mijë e dyqind

    c) tre mijë e tridhjetë d) pesëdhjetë mijë e pesë

    e) treqind mijë e treqind f) dyzet mijë e katër

    3. Shkruaj pesë numra të njëpasnjëshëm ku më i madhi është 3 243. ________ , _______ , ________ , ________ , ________ .

    4. Shkruaj pesë numra të njëpasnjëshëm ku më i vogli është 1 702. ________ , _______ , ________ , ________ , ________ .

    5. Lisna duhet të shkruajë numrat që janë midis 3 407 dhe 3 412. Cilët numra do të shkruajë ajo?

    6. Plotëso tabelën.

    7. Numëro me nga 1000. Shkruaj numrat që gjen:a) nga 33 235 deri në 40 235

    b) nga 236 000 deri në 229 000

    8. Plotëso, që mosbarazimi të jetë i vërtetë:a) 30 000 + 4 000 + 7 > 30 000 + + 7

    b) 8 000 + 14 < 8 000 + 10 +

    c) + 200 + 6 < 20 000 + 200 + 6

    d) + 100 + 9 < 5 110

    Numri QM DhM NjM Q Dh Nj

    251 467

    8 2 4 1 0 9

    498 705

    250 304

    3 2

  • MATEMATIKAPër klasën e pestë të arsimit 9-vjeçar

    MATEMATIKAPër klasën e pestë të arsimit 9-vjeçar

    www.mediaprint.al

    Emma Low

    Libri i nxënësit Matematika 5 është një tekst për nxënësit e klasës së pestë të arsimit fillor.Teksti është hartuar në përputhje me programin e MASR.Ai ofron një qasje të udhëhequr nga diskutimi. Në të trajtohen situata problemore që kërkojnë zgjidhje të integruara.Teksti nxit nxënësit të mendojnë dhe flasin për matematikën, zhvillon të menduarit kritik në zgjidhjen e problemeve.Aktivitetet praktike përbëjnë bazën për secilin mësim.Puna në dyshe dhe puna në grupe janë të integruara me punën individuale.Nxënësit nxiten të shpjegojnë dhe arsyetojnë zgjedhjet e tyre.Niveli i gjuhës së përdorur është zgjedhur me kujdes për të qenë i arritshëm për nxënësit.Në tekst ka koncepte të ilustruara me figura apo diagrame (aty ku është e mundur).

    Libri përmban:• Rubrikën “Zbulojmë së bashku” që lidh njohuritë e mëparshme me njohuritë e reja

    dhe nëpërmjet saj nxënësit konsolidojnë dhe zbatojnë njohuritë matematikore.• Ushtrime dhe aktivitete për të zhvilluar aftësitë e zgjidhjes së problemeve

    dhe për të mbështetur mësimin nëpërmjet zbulimit dhe diskutimit.• Ilustrime për të shpjeguar alorin dhe konceptet e reja për të ndihmuar

    nxënësit vizualë dhe ata me nivele më të ulëta të shkrimit dhe leximit.• Sugjerime dhe udhëzime për konceptet më të vështira.• Vizatime dhe ilustrime të këndshme për nxënësit.

    MATEM

    ATIKAPër klasën e pestë të arsim

    it 9-vjeçarEm

    ma Low

    5

    908070

    60

    50

    40

    3020

    100

    180170

    160

    150

    140

    130

    120110

    100

    5

    5