Ekonomik F a k u l t e t i - uniel.edu.al · e Drejta”, Ministri përcolli mendimin e tij si...

4
Ekonomik F a k u l t e t i Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Bordi Editorial Prof. As. Dr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Prof. As. Dr. Shpetim Çerri/ Msc. Fatbardha Nergjoni/ Albina Haka/ Esjona Allidri/ Erisilda Qose Buletini i Fakultetit Ekonomik buletiniekonomik@ uniel.edu.al Faqe 4 F estat simbolizojnë gjithmonë bashkimin e familjes pranë një tryeze të ngrohtë. Shumica prej nesh është mësuar me idenë e organi- zimit të darkës madhështore të festave të fundvitit pranë familjes me atmos- ferë festive ngjyrash e dhuratash e as- njëherë vetem. Por të pastrehëve, të vetmuarve i mo- hohet kjo gjë në çdo ditë të vitit, ku për ta nuk ka festa por çdo ditë është e njëjtë nën mundin e mjerimit. .. Bashkë për “Një pjatë më shumë, Elba- san” Faqe 3 Faqe 2 Ministri Manjani: FE i vetmi fakultet që kombinon Drejtësinë dhe Ekonominë Nr. 14, janar 2016 Dalin datat e provi- meve per te gjitha departamentet ne FE P o leme pas vitin akademik e tashmë universiteti me të gjithë elementët e tij nuk është më një eksperience e re. Nuk janë të tilla as leksionet, sem- inaret, kolegiumet apo sezoni i provimeve ose sezoni i “ankthit” sic e quajnë ndryshe studentët. Pikerisht kjo është periudha më e rëndësishme vitit akademik pasi nga një semester i gjatë, me pas vëmë në prove dhe marrim rezultatet e punës sonë semestrale. Duke qene se është e tille dhe është ajo që “vendos” për ne, është gjithashtu një pikë për të cilën vlen të dis- kutohet. Tashmë kemi kaluar dy sezone provimesh dhe jemi në prag të sezonit të tretë... Problematikat e prag sezonit te provimeve M inistri i Drejtësisë Ylli Manjani bashkëbisedoi me studentët dhe peda- gogët e Fakultetit Ekonomik në Elbasan mbi çështjen më të rëndë- sishme të përfolur më së shumti ditët e fundit, reformën në drejtësi. I shoqëruar nga dekani i këtij fakulteti prof. as dr. Altin Idrizi, dy deputetet Kejdi Mehmetaj, Silva Caka dhe drejtues të institucioneve të drejtë- sisë në Elbasan, ministri vlerësoi faktin se Fakulteti Ekonomik ka ekskluzivitetin e profilit të kom- binuar të ekonomisë dhe të drejtës duke diplomuar profesionistë të të dy fushave të rëndësishme të cilat sipas ministrit shkojnë paralelisht. .. ORG. “RINIA” PR Faqe 3 STUDENTET

Transcript of Ekonomik F a k u l t e t i - uniel.edu.al · e Drejta”, Ministri përcolli mendimin e tij si...

EkonomikF a k u l t e t i

Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Bordi EditorialProf. As. Dr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Prof. As. Dr. Shpetim Çerri/ Msc. Fatbardha Nergjoni/ Albina Haka/ Esjona Allidri/ Erisilda Qose

Buletini i Fakultetit Ekonomik

[email protected]

Faqe 4

Festat simbolizojnë gjithmonë bashkimin e familjes pranë një tryeze të ngrohtë. Shumica prej

nesh është mësuar me idenë e organi-zimit të darkës madhështore të festave të fundvitit pranë familjes me atmos-ferë festive ngjyrash e dhuratash e as-njëherë vetem.Por të pastrehëve, të vetmuarve i mo-hohet kjo gjë në çdo ditë të vitit, ku për ta nuk ka festa por çdo ditë është e njëjtë nën mundin e mjerimit. ..

Bashkë për “Një pjatë më shumë, Elba-

san” Faqe 3

Faqe 2

Ministri Manjani: FE i vetmi fakultet që kombinon Drejtësinë dhe Ekonominë

Nr. 14, janar 2016

Dalin datat e provi-meve per te gjitha

departamentet ne FE

Po leme pas vitin akademik e tashmë universiteti me të gjithë elementët e tij nuk është më një eksperience

e re. Nuk janë të tilla as leksionet, sem-inaret, kolegiumet apo sezoni i provimeve ose sezoni i “ankthit” sic e quajnë ndryshe studentët. Pikerisht kjo është periudha më e rëndësishme vitit akademik pasi nga një semester i gjatë, me pas vëmë në prove dhe marrim rezultatet e punës sonë semestrale. Duke qene se është e tille dhe është ajo që “vendos” për ne, është gjithashtu një pikë për të cilën vlen të dis-kutohet. Tashmë kemi kaluar dy sezone provimesh dhe jemi në prag të sezonit të tretë...

Problematikat e prag sezonit te provimeve

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bashkëbisedoi me studentët dhe peda-

gogët e Fakultetit Ekonomik në Elbasan mbi çështjen më të rëndë-sishme të përfolur më së shumti ditët e fundit, reformën në drejtësi. I shoqëruar nga dekani i këtij fakulteti prof. as dr. Altin Idrizi, dy deputetet Kejdi Mehmetaj, Silva Caka dhe drejtues të institucioneve të drejtë-sisë në Elbasan, ministri vlerësoi faktin se Fakulteti Ekonomik ka ekskluzivitetin e profilit të kom-binuar të ekonomisë dhe të drejtës duke diplomuar profesionistë të të dy fushave të rëndësishme të cilat sipas ministrit shkojnë paralelisht. ..

ORG. “RINIA”

PROJEKTI

Faqe 3

STUDENTET

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bashkëbisedoi me studentët dhe peda-gogët e fakultetit Ekonomik në Elba-san mbi çështjen më të rëndësishme të përfolur më së shumti ditët e fundit, reformën në drejtësi. I shoqëruar nga dekani i këtij fakulteti Prof. As. Dr Altin Idrizi, dy deputetet Kejdi Meh-metaj, Silva Caka dhe drejtues të in-stitucioneve të drejtësisë në Elbasan, ministri vlerësoi faktin se Fakulteti Ekonomik ka ekskluzivitetin e pro-filit të kombinuar të ekonomisë dhe të drejtës duke diplomuar profesionistë të të dy fushave të rëndësishme të cilat sipas ministrit shkojnë paralelisht. Ai theksoi miratimin e një udhëzimi për hapjen e kuotave të magjistraturës duke i bërë thirrje të rinjve të vazhdo-jnë studimet në drejtësi për ti dhënë më shumë njerëz të kualifikuar kësaj fushe të rëndësishme. Duke u ndalur

tek reforma në drejtësi, ministri Man-jani tha se kjo reformë është një pro-ces që do të përfundojë me çdo kusht. Gjatë një leksioni që mbajti me stu-dentë të departamentit “Ekonomia dhe e Drejta”, Ministri përcolli mendimin e tij si ministër, si individ, por edhe si nënkryetar i LSI në lidhje me këtë çështje.I pyetur nëse do të përfundojë ndon-jëherë ky proces dhe kur dhe nëse ref-erendumi mbetet si opsion, Manjani deklaroi se “reforma në drejtësi nuk mbaron me ndryshimet kushtetuese por shqetësimi kryesor duhet të jetë cilësia e saj. Nëse do të nisim luftën kundër korrupsionit, ne na nevojitet një gjykatë e pastër, mbi pushtetin politik dhe administrativ. Gjykata, në konceptin tim qëndron mbi gjithçka. Para saj të gjithë janë të barabartë, si deputeti, ministri, Presidenti, Kryem-inistri, apo qytetari i thjeshtë. Vetëm kështu ne do të kthejmë besimin. Njerëzit e barazojnë gjykatën me shte-tin. Pra kur ka drejtësi një shtet konsi-derohet i mirë”.Manjani ka shprehur vendosmërinë e tij për përfundimin e reformës. “Per-sonalisht nuk ndjehem mirë t’u kërkoj prokurorëve apo gjyqtarëve që të ar-restojnë kolegët e mi. Por kjo duhet bërë me çdo kusht. Ndryshe ne nuk mund të bëjmë shtet”.I pyetur nëse LSI e gjen veten më pranë LSI-së apo PD-së në lidhje me

reformën, Manjani deklaroi se “ka një debat mediatik me qëllimin për të vënë LSI-në kundër reformës. Interesi i LSI-së është që të ndërtohet një sis-tem që të kontrollojë pushtetin politik dhe jo të mbrojë sistemin aktual apo të kapë sistemin e ri. LSI kërkon një konsensus të gjerë dhe nuk është as me njërën e as me tjetrën”.Manjani i quajti ndërhyrjet në kushtetutë si cënim të rëndë të kon-stitucionalizmit dhe një goditje të besueshmërisë së procesit. Ai nën-vizoi faktin se ndërhyrjet në kushtetutë duhet të kryhen për forcimin e shtetit ligjor dhe jo në interes të palëve.“Mbi të gjitha reforma ka si synim kri-jimin e një gjyqësori të pavarur që të

dalë mbi pushtetin politik pasi krimi në rrugë dhe krimi në zyrën e shtetit duhen ndëshkuar njëlloj”, ka përfun-duar Manjani.Në fjalen e tyre dy deputetet më të reja të LSI kanë theksuar pse kjo forcë politike mbështet reformën si dhe ka përgatitur një draft propozimesh për këtë reformë. Ndërkohë LSI sipas de-putetes Caka që është marrë me pro-cesin, nuk e përjashton referendumin por kërkon të ketë një proces konsesu-al që e përligj këtë reformë.Studentë dhe pedagogë i kanë drejtuar pyetje ministrit dhe kane bashkëbised-uar mbi reformën, çështjen e Presi-dentit të Republikës dhe ndryshimet e mëdha në Kushtetutën e vendit.

Festat simbolizojnë gjithmonë bashkimin e familjes pranë një tryeze të ngrohtë. Shumica prej nesh është mësuar me idenë e organizimit të darkës mad-hështore të festave të fundvitit pranë familjes me atmosferë festive ngjyrash e dhuratash e asnjëherë vetem. Por të pas-trehëve, të vetmuarve i moho-het kjo gjë në çdo ditë të vitit, ku për ta nuk ka festa por çdo ditë është e njëjtë nën mundin e mjerimit. Jemi në shek. XXI, në periud-hën e zhvillimit të teknologjisë, në kohën ku çdo kush në fundvit dëshi-ron një dhuratë e cila në të shumtën e rasteve konsiston në zhvillimet më të fundit teknologjike, me një iphone të ri, me nje ipod të ri apo me pushime mahnitëse dimërore nën atmosferën e festave. Por kjo “shumicë” e dëshi-rave të mëdha e të kushtueshme a e ka kthyer ndonjëherë kokën të shohë se në po të njëjtin vend me to, në po të njëjtat ditë me to mbijeton një “paki-

cë” ëndrrat e të cilës nuk është një pa-jisje më të fundit teknologjike, por një strehë, një kafshatë për t’u ushqyer. E çfarë mund të bëjmë ne për të bërë ndryshimin? Kësaj pyetje i dha një përgjigje sim-bolike aktiviteti vullnetar “Gatuaj nje pjate me shume, Elbasan” .Nuk ishte as qëllim përfitimi, as shoe mediatik, por një nismë humane e ni-sur në Tiranë nga organizata “Ecovo-

lis Bicycle” dhe e realizuar me sukses edhe në Elbasan nga Organizata Studentore “Rinia” ,në bashkëpunim me studentë vull-netarë të Fakultet-it të Shkencave Mjekësore Teknike, gjimnazistë e sho-qëria civile. Edhe pse në hapat e para të saj Or-ganizata Studentore “Rinia” , tregoi se

ishte mjaft e aftë të marrë përsipër ni-sma me përgjegjesi, tregoi se fryma e bashkëpunimit pa asnjë interes përfit-imi vetiak, por me qëllim realizimin e një kauze, arrin rezultate maksimale.Veprimtaria e organizatës në këtë ak-tivitet startoi fillimisht me sensibili-zimin e qytetarëve të Elbasanit mbi dhurimin e ndihmave sado modeste për njerëzit në nevojë, duke vazhduar më pas në trokitjet në dyart e bisne-

seve dhe familjeve duke konkretizuar objektivat me veprimtari konkrete në terren. Me një bashkëpunim të gjerë të sho-qërisë civile për të ndarë atë cka kishte me të tjerët, u arrit realizimi i një darke festive më datë 25 dhjetor në ambientet e shkollës Pedagogjike, ku iu dhurua një ditë ndryshe e atmosferë feste duke i larguar sado pak këta persona nga realiteti i hidhur i të përditshmes. Sad-isfaksioni më i madh ishte kur merrje mirënjohje e kur shihje buzëqeshje e gëzim në sytë e atyre fëmijëve që nuk e kanë fatin që “babagjyshi” të trokasë në deren e tyre cdo fundvit. Ky ishte një ndër aktivitetet përmbyllëse të viti 2015 të Organi-zatës Studentore “Rinia”, por ky ishte vetëm fillimi. Nën moton “Bashkohu-ni me ne” kjo organiztë synon dhe zo-tohet të ngrejë lart zërin e studentëve e të arrijë përmbushjen dhe realizimin e kauzave të tjera në vazhdim me po kaq bashkepunim dhe seriozitet.Punoi: AlbinA HAkA, EsjonA Allidri

Organizata Studentore “Rinia” bashkohet me nismen “Gatuaj nje pjate me shume, Elbasan”

Ministri Manjani: Fakulteti Ekonomik ka eksluziv-itetin e kombinimit te Drejtesise dhe Ekonomise

TAKIMIFaqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Faqe 3 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”KALENDARI I PROVIMEVE TE SEZONIT TE DIMRIT 2015-2016 PER STUDENTET E PROGRAMIT TE STUDIMIT ME KOHE TE PLOTE

EKONOMIA DHE E DREJTA ADMINISTRIM - BIZNES

FINANCE- KONTABILITET INFORMATIKE EKONOMIKE

SHKENCA JURIDIKE NE SEKTORIN PUBLIK SHKENCA JURIDIKE NE BIZNES

EKONOMIA DHE TURIZMIADMINISTRIM BIZNES &INXHINIERI

Faqe 7 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”Faqe 4 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” ElbasanFaqe 7 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

E tashmja ka një peshë jo te vogël në të ardhmen tonë, e cila paraqitet disi e zymtë ndaj duhet të pu-nojmë me vullnet të denjë e me përkushtim. Ne ditët tona te drejtat, liritë, ekonomia dhe el-emente të tjera të shoqerisë janë të shtypura të dhunuara, të gjakosura e të gjunjëzuara. Le të marim në konsid-erate vendin prej nga vij unë, i cili në pamje të parë na shëmbëllen një qytet mesjetar. Po le të vrojtojmë me thelle brenda tij. Qyteti për te cilin po ju rrëfejme është në veri të Shqipërisë, Burreli, qytet jo larg nga Tirana por padrejtësisht pa ndihma nga ajo, i cili ka një pop-ullsi shume dashamirëse, një natyrë mbreslënëse dhe një pozicion gjeo-grafik strategjik të shkëlqyer. Në këtë qytet njerëzit punojnë me dashamirësi dhe përkushtim me dinjitet e kryelarte për vlerat e tyre që mbartin. Ky popull mbi të gjitha mbart mirësi, vellazëri, drejtësi e dinjitet, mbart në vetvete dhe pak shpresë. Ky popull i vuajtur gjithmonë dhuron dashuri e respekt për këdo që shkel mbi këto troje. Këta njerëz të pa lodhur gjithmonë jetojnë me shpresën se dikush do të kujtohet për ta. Këtij populli i është kthyer shpina padrejtësisht. Një populli të

cilit nuk i ofrohen elemente bazë për të jetuar, nuk i dhurohet pak mireqënie dhe kulturë. Një popull tepër durues e i pa mposhtur! Po flasim për njerëz të cilët kanë marrë vetëm fjale dhe vetëm fjale, të cilët jetojne në kushte jo të mira. Ky qytet si shume qytete të Shqipërise do vetëm pak kurajo dhe mbështetje. Le t’u japim këtyre qyteteve gjallërine që ata meritojnë. Tu japim këtyre trojeve bime të reja dhe të frytshme tu japim atë të cilën ua vodhën paraardhësit tanë, ti japim rinisë rrugë të paqta rruge të cilat paraardhësit u kanë vënë barriera. Ti clirojme këto qytete nga rrëmbyesit e padukshëm, t’u japim këtyre qyteteve të drejtat e tyre shoqërore ekonomike. Le ti veshim këto qytete me blerim, të mbjellim bimë të frytshme dhe jo bimë aromantike të cilat kundërmojnë ere. Shqiperia nuk ka nevojë të paraqitet romantike dhe e bukur por ka nevoje për rizgjim, fuqi për mbështetje dhe barazi. MAtild likA

Po leme pas vitin akademik e tashmë uni-versiteti me të gjithë elementët e tij nuk është më një eksperience e re. Nuk janë të tilla as leksionet, seminaret, kolegiumet apo sezoni i provimeve ose sezoni i “ank-thit” sic e quajnë ndryshe studentët. Piker-isht kjo është periudha më e rëndësishme vitit akademik pasi nga një semester i gjatë, me pas vëmë në prove dhe mar-rim rezultatet e punës sonë semestrale. Duke qene se është e tille dhe është ajo që “vendos” për ne, është gjithashtu një pikë për të cilën vlen të diskutohet. Tash-më kemi kaluar dy sezone provimesh dhe jemi në prag të sezonit të tretë.A kemi dicka për të thënë? Sigurisht, si shumë aspekte të tjera të uni-versitetit dhe kjo pjesë lë vënde për dis-kutim. Mund të themi që është tema që shqetëson më së shumti studentët në një mënyre apo në nje tjetër kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe në këtë pjesë. Pikë së pari jemi shumë pranë filimit të sezonit dhe në ende nuk jemi të informuar mbi datat e provimeve. Mbase mendohet se është një element jo shumë i rëndë-sishëm kjo pjesë për tu bërë të ditura datat që në këtë moment , por çdo stu-dent ka mënyrën e tij të të studiuarit dhe menaxhimi i kohës është një faktor me shpesh të konsiderueshme në rezultate.Duke qënë se po diskutojmë kohën, ajo që shpesh na mundon pothuajse gjithese-cilin prej nesh është pyetja: “A do të na mjaftojë koha për të përfunduar tërësisht dhe me saktesi të plotë testin brenda kohës së caktuar?”

Duke marrë parasysh peshën e ushtri-meve, sasine në numër të tyre dhe pre-sionin kohor, zakonisht përqëndrimi është i vështirë dhe rezultati jo i kënaqshëm, justifikim apo jo, shumica e studentëve përfundojnë tek shprehja: “Nuk më mjaftoi koha”. Ajo pikë me të cilën do të donim t’a për-fundonim, por që përbën shqetësimin më të madh tonin është kohëzgjatja e sezonit, diferenca dhe hapesira kohore ndërmjet provimeve nga njëri-tjetri.Kemi vetem tre ditë kohë nga njëri provim në tjetrin dhe duke marrë parasysh vetëm lodhjen dhe presionin psikologjik, të pak-tën një ditë nevojitet për tu çlodhur nga provimi i sapo përfunduar për të filluar më pas me përgatitjen për atë pasardhës. Eshtë e vërtetë që përgatitja duhet të jetë sistematike dhe me vijueshmëri, por nga njëra anë mbingarkimi i stresit ndikon edhe në kujtese, për të mos folur me pas për probleme shëndetësore që mund të ketë gjithësecili. Kemi qene dëshmitarë të situatave nën presionin emocional stu-denti ka humbur ndjenjat gjatë zhvillimit të provimit. Mbase duke u bërë një ndërhyrje në këto pika dhe aspekte shqetësuese besojmë që edhe niveli do të ndryshojë duke rritur produktivitetin.Kshtu që shqetësojmë që shqetësimet tona të merren parasysh këtë vit dhe të ketë një rregullim të situatës sepse në fund të fundit rezultatet në fund do të varen nga efiktiviteti për gjatë procesit. PUNOI: ALBINA HAKA, ERISILDA QOSE

Problematikat ne prag te sezonit te provimeve

ne FE

AKTUALE

Faqe 4 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”