Ekonomia digjitale Bekim përgegjaj

28
UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI EKONOMIK Studime master, programi 3+2 Departamenti: Marketing dhe Menaxhment Lënda: Ekonomia Digjitale Viti akademik 2010/2011 Tema: Ekonomia digjitale/ Krahasimi i dy web faqeve Mentori: Prof. Dr. Ardiana Gashi Kandidati: Bekim Përgjegjaj Tetovë, shkurt 2011

Transcript of Ekonomia digjitale Bekim përgegjaj

Page 1: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

FAKULTETI EKONOMIK

Studime master, programi 3+2

Departamenti: Marketing dhe Menaxhment

Lënda: Ekonomia Digjitale

Viti akademik 2010/2011

Tema: Ekonomia digjitale/ Krahasimi i dy web faqeve

Mentori: Prof. Dr. Ardiana Gashi Kandidati: Bekim Përgjegjaj

Tetovë, shkurt 2011

Page 2: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 1

PËRMBAJTJA

I.HYRJE……………………………………………………………………………………3

Parathënie ………………………..........................................................................................3

II. SI PO NDRYSHON TREGU…………………...……………………………..……….4

Telekomunikimi, rrjetat dhe interneti.....................................................................................5

III. EKONOMIA DIGJITALE............................................................................................6

Përparësitë e Ekonomisë Digjitale………………………………………………………......8

Dobësitë e Ekonomisë Digjitale …………………………………………………..……..….9

Tregtia elektronike…………………………………………………………………………10

IV. KRAHASIM I DY WEB FAQEVE............................................................................13

Faqja Hyrëse, Struktura dhe Përmbajtja .............................................................................15

Përdorimi i ngjyrave..............................................................................................................18

Teksti dhe llojet e shkronjave(fontet)....................................................................................19

Imazhet..................................................................................................................................20

Test komunikimi...................................................................................................................23

Botimet Ndërkombëtare të GQ-së.........................................................................................24

Kritikat dhe Mirënjohjet e Cosmopitan-it............................................................................25

V.PËRFUNDIMI.................................................................................................................26

LITERATURA....................................................................................................................27

Page 3: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 2

I.HYRJE

Parathënie

“E ardhmja nuk është përpara nesh.

Ajo tashmë ka ndodhur.

Fatkeqësisht është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë

ndërmjet ndërmarrjeve, industrive dhe shteteve”

Kotleri

Çdo risi ekonomike e fton sipërmarrësin që të rishikojë objektivat, strategjinë dhe teknikat

e tij. Mirëpo ekonomia botërore ka pësuar transformime të rëndësishme këta dhjetëvjeçarët

e fundit.

Zhvillimi i mjeteve të transportit dhe të komunikimit(faksi, rrjetet informatike, televizioni

me satelit, telefonat e mençur etj) i ka ofruar mjaft distancat gjeografike dhe ndryshimet

kulturore ndërmjet njerëzve.

Ndërmarrjeve u është dhënë një mësim i mirë: ato nuk mund ta injorojnë konkurrencën e

jashtme dhe presionet e brendhsme për sa u përket shpenzimeve, ashtu si nuk mund të mos

i marrin parasysh zhvillimet e teknologjisë dhe metodat e drejtimit, ato poashtu duhet ta

“krijojnë” dhe ta ruajnë klientelën.

Shumë analistë, nga të dyja brigjet e Atlantikut, përball kësaj gjendjeje, përpiqen të

zbulojnë sekretet e ndërmarrjes dhe të përformancës së saj, dhe dalin pak a shumë në të

njëjtëin përfundim: Teknologjia është fusha magnetike për çdo ndërmarrje.

Zgjedhja e tregut, përmirësimi i imazhit, respektimi i afateve apo përmirësimi i cilësisë

tashmë nuk mjaftojnë. 1Nevojat e tregut duhet të orientojnë reflektimet strategjike.

Aktualisht njohja e tregjeve përfshinë 80 për qind të kërkimeve. Ndërmarrjes i kërkohet

gjithnjë e më shumë që të orientohet drejt klientit dhe në veqanti, në kënaqjen e tij, të fituar

nga një rritje e vazhdueshme e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve.

Sot është e kohës të flasësh për ekonominë e re, e cila është më globale, më dinamike dhe e

bazuar tek informacioni, prandaj edhe thuhet se ky shekull është shekulli i informacionit.

1 Shih: Bardhyl Ceku, Drejtim Marketingu,Tiranë, 2010

Page 4: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 3

Bizneset po operojnë gjithnjë e më shumë në një ekonomi të globalizuar, ku çdo gjë lëvizë

me ritëm shumë të shpëjtë, ku tregjet karakterizohen nga hiperkonkurrenca, ku teknologjia

po sfidon çdo biznes dhe bizneset duhet t‟u përshtaten konsumatorëve të fuqishëm.

Ndërmarrjet e sotme kërkojnë një mënyrë të re të menduari, të operuari dhe të konkurruari

në ekonominë e re. Me termin “ekonomi e re” i referohemi gjithë bashkësisë së forcave të

reja të shfaqura në dhjetëvjetëshin e fundit dhe që kanë nevojë për praktika të reja biznesi e

marketingu. Ndërmarrja duhet ta njohë mjedisin ku e ushtron veprimtarinë dhe të përshtatet

ndaj tij. Kjo ka vlerë si në drejtimin e një biznesi të vogël apo të mesëm, ashtu dhe në

ndërmarrjet e mëdha.

Sot klienti parapelqen raportin cilësi/çmim. Ai nuk pranon produkte të çfarëdollojshme, që

nuk i përshtaten dhe është shumë i ndjeshëm ndaj cilësisë.

Ai parapëlqen konsumin tekanjoz, duke përfituar nga uljet e çmimeve dhe promocionet, e

këto më së miri dhe më së lehti bëhen përmes internetit, por në qoftë se nuk gjen atë që

kërkon, ai reagon menjëherë, duke u larguar dhe duke mos e përfunduar blerjen.

Tregtarë të suksesshëm janë ata që plotësisht i knaqin konsumatorët e tyre

që i përmbushin ose tejkalojn pritjet e konsumatorëve

‘Bëje konsumatorin qendër të kulturës tënde‟

John chambers CEO i Cisco System

Për ndërmarrjet sot nuk mjafton vetëm t‟i kënaqin konsumatorët,

ato duhet t‟i mahnisin ata

Page 5: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 4

II. SI PO NDRYSHON TREGU

Sot mund të themi se tregu nuk është ai që ka qenë më parë. Tregu po ndryshon tërësisht si

rezultat i forcave kryesore sociale, zhvillimeve teknologjike, globalizimit dhe

çrregullimeve të mjedisit.

Këta faktorë kanë krijuar sjellje dhe sfida të reja:

Klientët gjithnjë e më shumë presin cilësi më të lartë të shërbimeve, si dhe disa

modifikime. Sot ata kanë mundësi të marrin një informacion të zgjeruar mbi produktin nga

interneti dhe burime të tjera, gjë që i lejon të bëjnë tregti në mënyrë më të zgjuar. Klientët

po tregojnë një ndjeshmëri më të madhe ndaj çmimit.

Prodhuesit e markës po ndeshen me një konkurrencë të fuqishme si nga markat e huaja

dhe nga ato vendase, gjë që ka çuar në rritjen e kostove të promocionit dhe në uljen e

marzhit të fitimit.

Tregtoret e bazuara në shitjen me pakicë po hasin në vështirësi. Shitësit e vegjël me

pakicë dorëzohen përball fuqisë së shitësve të mëdhenj e sidomos po përballen me

konkurrencën në rritje të tregtisë elektronike në internet.

Ndryshimet Teknologjike. Herë pas here ndryshimet në teknologji janë aq të thella dhe

universal, saqë ndikimi i tyre do të ndryshojë gjithçka. “Teknologjia do ta transformojë çdo

institucion në botë, do të krijojë fitues dhe humbës, do të ndryshojë mënyrën se si bëjmë

biznes, mënyrën se si i mësojmë fëmijët tonë, mënyrën se si komunikojmë dhe

bashkëpunojmë si individë” – thekson Lou Gerstner, themelues i IBM-it

Dimensionet kryesore të evoluimit teknologjik janë:

1.Përshpejtimi i progresit teknik,

2.Risia pa kufi,

3.Buxhetimi i kërkimit

4.Rregullimi në rritje i kërkimit

Ndërmarrjet karakterizohen nga disa prirje aktuale, ndër të cilat kisha veçuar:

E-commerce: tërheqja e klientëve nga tregtoret, realizimi i kalimit të tyre drejt internetit,

ku produktet janë mënyrë virtuale në dispozicion të klientëve. Klientët kanë mundësi ta

përfytyrojnë produktin, ata mund të blejnë online nga tregtarë të ndryshëm që ofrojnë

çmimet dhe kushtet më të mira, dhe këtë mund ta bëjnë pa shumë mundim, vetëm duke

klikuar për të bërë porosinë dhe për të paguar.

Shitja personale mund të drejtohet në mënyrë elektronike, ku blerësit dhe shitësit poashtu

mund edhe të shihen drejtpërdrejt në ekranin e kompjuterit

Global dhe lokal: nga të qenit lokal drejt të qenit global dhe lokal njëkohësisht(ndryshe

quhet “glokal”)

Page 6: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 5

Decentralizimi: nga menaxhimi i lartë drejt nxitjes së niveleve më të ulëta

Sistemet i Informacionit nuk janë një ëndërr për organizatat e biznesit. Ato tashmë janë një

realitet. 2Sistemet e Informacionit po përdoren nga bizneset në të gjitha nivelet e

menaxhimit të organizatës si dhe nga të gjitha zonat funksionale të saj.Një sistem është një

tërësi elementesh ose komponentësh që ndërveprojnë për të përmbushur një ose disa

qëllime. Sistemet kanë hyrjet(input), mekanizmat e përpunimit, daljet(output) dhe

feedback-un

Sistemi i Informacionit(SI) na shërben për ndërtimin e sistemeve dhe web site-ve,

programim, menaxhim të bazave të të dhënave, internet, tregëti elektronike dhe sistemet e

mbështetjes së vendimeve.Gjithashtu SI përdoren për të projektuar produkte(CAD

Computer-Assisted Design), për të prodhuar një artikull(CAM Computer-Assisted

Manifacturing), apo për të integruar pjesë të pajisjeve apo makineri të shumta(CIM

Computer-Integrated Manifacturing), etj.

Sistemet e Informacionit ligjor përdoren për të analizuar besueshmërinë dhe garancinë e

produkteve si dhe për të hartuar dokumenta dhe raporte të rëndësishme ligjore.

Telekomunikimi, rrjetat dhe interneti

Telekomunikimi është transmetim elektronik i sinjaleve për komunikim që i bënë

organizatat të afta të kryejnë përpunimet dhe detyrat e tyre nëpërmjet rrjetave kompjuterike

efektive.

Rrjetat përdoren për të lidhur kompjuterat dhe pajisjet kompjuterike në një ndërtesë, në një

shtet apo në mbarë botën.

Interneti është rrjeta kompjuterike më e gjërë botërore, përbëhet nga mijëra rrjeta të lidhura

me të. 3www(world wide web) është rrjetë lidhjesh të dokumenteve Hypertext-it(tekst,

imazhe,grafilone, audio , video). WWW nuk ka ndërprerje asnjëherë. Është teknologji

shumë e përsosur dhe jashtzakonisht e zbatueshme. Është përdorur për herë të parë nga Tim

Berners, më 26 shkurt 1991. Në kohën e sotme nuk mund të paramendohet bota moderne

pa World Wide Web.

Intranet-et, janë rrjeta të cilat i lejojnë njerëzit që brenda një organizate të shkëmbejnë

informacione dhe punët në lidhje me projektet.

Extranet është një rrjetë i bazuar në teknologjinë e Web-ve që lejon „të huajt‟ e zgjedhur, si

p.sh. partnerët e biznesit apo klientët, të kenë akses në burimet e autorizuara të intranetit të

kompanisë.

2Shih: Prof. Dr. Bashkim Ruseti,Prof.As. Kozeta Sevrani, Sistemet e Informacionit të menaxhimit,Tiranë, 2007

3 Dr. sc. Edmond Beqiri, Interneti, Prishtinë 2007

Page 7: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 6

III.EKONOMIA DIGJITALE

Esenca e ekonomisë digjitale është dituria dhe interneti

Ekonomia digjitale, ekonomia e internetit, ekonomia e re, ose web ekonomia është e bazuar

në teknologjinë digjitale, apo në rrjetat komunikative, në internet, intranet, ekstranet...

Në literaturën angleze quhet edhe koorporat demokratike, ndërmmarje intelegjente...

Vetitë e ekonomisë digjitale janë: rrjeti digjital dhe infrastruktura komunikative e cila ofon

mundësinë e platformës globale në të cilën njerëzit dhe organizatat reciprokisht

komunikojnë. 4Kjo platformë përfshinë:

- Amzën e zgjeruar të prodhimeve të cilat mund të digjitalizohen dhe mund të

dërgohen përmes infrastrukturës digjitale,

- Konsumatorët e firmave të cilët i zbatojnë transaksionet finansiare digjitale përmes

rrjetit logaritar dhe pajimeve mobile,

- Malli fizik, mikroprocesorët e ndërtuar dhe mundësitë e ndërlidhjes së

kompjuterëve në rrjete kompjuterike.

Ekonominë digjitale e veçojnë:

Globalizimi,

Rrjetat kompjuterike,

Mobiliteti,

Integrimi,

Të punuarit elektronik,

Të punuarit direkt,

Prodhimet dhe shërbimet digjitale,

Format e reja të organizimit

Ekonomia digjitale ka krijuar një revolucion ekonomik, i cili është shënuar me një rezultat

të madh ekonomik.Ekonomia digjitale jep një dimension të ri, ku konsumatori nuk është

më “mbret”, ai bëhet “dikatator” i cili me një klikim të mausit në kompjuterin e vet mund

të ndërpres çdo marrëdhënie me kompaninë.

Në këtë kuptim, kjo bën që kompanitë që veprojnë në internet duhet t‟u përshtaten dhe të

jenë të gatshëm për t‟u përgjigjur provokimeve, sfidave që do t‟i kenë përpara.

Siç thonë Finger dhe Aronica(2001, fq 266), ekonomia digjitale i vën këto

provokime(sfida) me të cilat kompania do të ballafaqohet:

4 http://www.Wikipedia,digitalna ekonomija

Page 8: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 7

Për të qenë më konkurrentë,organizata duhet të bëjë ndryshime thelbësore në mënyrën se si

ajo bën biznes. Me fjalë të tjëra, ajo mund të ndryshojë aktivitetet dhe detyrat ose proçeset

që ajo përdor për të përmbushur qëllimet e saja.

Ri-inxhinjeria ose ndryshe e quajtu riprojektimi i proçeseve, përfshin projektimin radikal të

proçeseve të biznesit, të strukturës së organizatës, të sistemeve të informacionit dhe vlerave

të organizatës për të bërë hapa përpara në rezultatet e biznesit.

Ri-inxhinjeria zvogëlon kohën e shpërndarjes, rrit cilësinë e produkteve dhe të shërbimeve,

rrit kënaqësinë e klientëve si dhe të ardhurat dhe fitimin.

Procesi i reinxhinieringut në industrinë e gjithëmbarshme në raport me proceset e

punëve të kompanisë,

Ridefinimi i kufinjve të shitjes në suaza të industrisë(shitja direkte, pa ndërmjetësim

të shitësve të vegjël),

Fillimi i industrive të reja

Ripozicionimi i kompanive në përputhje me kërkesat e reja të tregut dhe të

rrethinës,

Ridefikimi i lidhjeve ekzistuese të oferimit dhe të eliminimit të ndërmjetësuesve,

Filli i tregjeve të reja në rrjet

Në tregun e SHBA-ve dhe të Skandinavisë, përqindja e shfrytëzuesve të internetit tani

tejkalon 70% të popullsisë, por nëse e shikojmë popullatën e përgjithshme të botës, do të

vjen deri te rezultati, që vetëm 7% e popullatës botërore e shfrytëzonë internetin.

Ebay ndihmoi shkëmbimin e 20 bilion$ të të mirave në 2003

Page 9: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 8

Përparësit e Ekonomisë Digjitale

Klientët të cilët kanë provuar blerjet on-line vlerësojnë lehtësinë e tregtisë elektronike. Ata

mund ta bëjnë nga shtëpia në çdo moment dhe mallrat ju vijnë direkt në shtëpi. Gjithashtu

në përputhje dhe me ligjet shtetërore të vendeve që e përdorin tregtinë elektronike, nuk

paguhen taksat në lidhje me shitjet.

Avantazhet qe ofron ekonomia digjitale

Rritje të të ardhurave dhe zvoglimin e koseteve

Përmirësimin e kënaqësisë së klientelës

Reduktim të inventarit nëpërmjet zinxhirit të furnuizimit

Reduktimin e numrit të punonjësve.

Qasje 24 orë në ditë, gjatë 7 ditëve të javës, 365 ditëve në vit.

Shumë kompani kanë adaptuar politika që bëjnë të mundur që njerëzit të punojnë larg zyres

duke përdorur kompjuterët dhe rrjetat si dhe për të komunikuar me punonjës të tjerë dhe

për të marrë rezultatet.

Shërbimet e rrjetave publike u japin përdoruesve të pc të aksesojnë në baza të dhënash dhe

në shërbime të tjera, përgjithësisht duke parapagur një pagesë, shërbimet e rrjetave publike

i lejojne p.sh. të rezervojnë bileta avionesh, të kontrollojnë parashikimet e motit etj

Përpunimi i transaksioneve on-line përdoret në shumë ndërmarrje për të patur shërbime më

të shpejta dhe efiçente, duke ju shtuar vlerë aktiviteteve të tyre, në sytë e klientëve

Videokonferencat, bëjnë të mundur që njerëzit të bëjnë konferenca duke kombinuar

transmetimin e zerit dhe videos.)

Page 10: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 9

Dobësit e Ekonomisë Digjitale

Ka klientë që e shohin me dyshim këtë, për shkak të pasigurisë që mund të ketë dërgimi i

informacioneve për kartat e tyre të kreditit në Internet si dhe meqë piratët e informacionit

mund t‟i marrin të dhënat e tyre. Po ashtu, egziston pasiguria në lidhje me të dhënat e

klientëve të ndryshëm që frekuentojnë web sitet dhe se çfarë këto kompani bëjnë me këto të

dhëna që mbledhin nga këta klientë, disa prej tyre jua shesin të dhënat burimeve të

ndryshme, kompanive më kryesore.

Shuma të mëdha shpenzohen për publicitet në radio, televizion, postera etj

Dobësitë nuk vihen në dukje për publikun sepse qëllimi është të realizohet “shitja”

Në një treg të blerësve ashtu si ndodh realisht në një ekonomi moderne, problemi i

ndërmarrjes është të gjeturit e klientëve, për këtë përdoren mjete publicitare të të gjitha

llojeve që të nxisin për të blerë.

Disa nga rreziqet që mund t’i sjell ekonomia digjitale

Jostabilitetin

Papunësinë

Ndarjen në shtresa-klasa

Amoralitetin

Rrezikimin e sigurisë dhe privatësinë

Kriminalitetin

Pronësia intelektuale

Mashtrimet

Siguria

Fshehtësia

Disa nga mashtrimet:

1.Mashtrimet nga ankandet on-line, sidomos mashtrimet person me person

2.Spam-et,qe jane e-maile që ju dergohen një grupi të gjërë njerëzish në mënyrë kriminale.

3.Skemat piramidale , ku investitor të rinjë regrutojnë njerëz për tju bashkangjitur majës së

piramides

4.Mashtrimet për investime, sidomos kur kemi të bëjmë me inverstitor fallco,të cilat

realizohen on-line.

5.Brokerat-perfaqësojn një kompani që vepron si një ndërmjetës midis web site-ve të

organizatës dhe tregëtarëve on-line që kanë produktet dhe ekzpertizën e shitjeve.

Page 11: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 10

Tregëtia elektronike

Shitja elektronike - është shitja direkte nga biznesi tek konsumatori nëpërmjet dyqaneve

elektronike, të cilat janë dizejnuar sipas katalogjeve elektronik dhe modelit të blerejeve

nëpërmjet kartave të kreditit.5

Këmbimi elektronik - mund të kryhet duke u bashkuar me konkurrentët dhe furnitorët

nëpërmjet kompjuterëve dhe web faqeve për të shitur dhe blerë mallra, informacione në

lidhje me tendencat e tregut, të kryejnë operacione si për shembull kontrolli i inventarit.

Komponentet kryesor te infrastruktures së teknologjis:

1.Harduerët

2.Softueri i web serverit

3.Softueri i tregetis elektronike

4.Rrjetat

Softueri i web serverit -përfshin:

- sigurinë dhe identifikimin

- thirjen dhe dërgimin e web faqeve

- gjurmimi i web faqes

- zhvillimi i web faqes

- ndërtimi i web faqes

Softueri i tregtisë elektronike- përfshinë:

manaxhimin e katalogut

konfigurimin e produktit

karrocat e blerjes

përpunimin e transaksioneve të tregëtis

analizen e të dhënave të trafikut te web-it

Çertifikata digjitale - është një dokument bashkangjitës i mesazhit të imailit apo e dhënë e

futur në një web faqe,që verifikon identitetin e dërguesit ose të web faqes.

Autoriteti certifikues - është një organizatë apo kompani e besuar, një palë e tretë,e cila

lëshon çertifikata dixhitale.

5 Lisa Harris and Charles Dennis,Marketing the e-Business, London and New York 2004

Page 12: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 11

Pagesat elektronike –perfshinë:

1. cash-i elektronik

2. protofolet elektronike

3. kartat smart,te kreditit,të debis

Kartat e kreditit - zakonish kanë një limit të parcaktuar të vlerës e të cilën mund ta

shpenzosh për të bërë blerje.

Kartatet e debis - ato operojnë si cash apo ceqe personale

Kartat smart - është një paisje në madhësinë e kartës së kreditit, në të cilën është e

vendosur një microchip.

Titujt dhe funksionet tipike të Sistemit të Informacionit:

Shefi i departamentit te Infomacionit; roli i tij është të punësojë personelin dhe të sigurojë

funksionimin e pajisjeve kompjuterike, në mënyrë që organizata të plotësojë qëllimet e

veta. Ai është përgjegjës për politikën, planifikimin, menaxhimin dhe blerjen e S.I.

Administratoret e LAN; menaxhojnë harduerët, softuerët dhe procedurat e sigurisë së

rrjeteve. 6Ata menaxhojnë përdoruesit e rinjë harduerët dhe softuerët shtese.

Specialistet e internetit; përfshine administratorët e internetit, zhvilluesit e sistemit në

internet, programistët në internet si dhe operatorët në internet dhe web faqe.

Mirmbajtja e Sistemeve: perfshin kontrollin, ndryshimin dhe berjen e sistemit me te

kendshem per permbushjen e qellimeve te perdoruesve te tije dhe te organizates.

Arsyet e mirmbajtjes se sistemit:

o Ndryshimet ne proceset e biznesit

o Kerkesat e reja te aksionerve, perdorusve dhe manaxherve

o Demtimet dhe gabimet ne program

o Problemet teknike e hardueresh

o Bashkimi apo blerja e korporatave

o Ligjet e qeverise

Transaksion- është çdo këmbim që lidhet me biznesin, si për shembull pagat e punonjësve,

shitjet ndaj klientëve apo pagesat ndaj furnitorëve. Një sistem i përpunimit të

transaksioneve(TPS) është një bashkësi e organizuar njerëzish, procedurash, softverësh,

bazash të dhënash dhe pajisjesh që përdoren për të regjistruar të gjitha transaksionet e

biznesit.

6 http://www.cisco.coiMicrosoft

Page 13: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 12

Realiteti virtual- i referohet një realiteti ku përdoruesit janë plotësisht „të zhytur‟ në një

botë artificiale, tre-dimensionale e që gjenerohet tërësisht në një kompjuter.

Ajo mund të paraqes çdo gjë tre-dimensionale, reale apo abstrakte, si psh. Një ndërtesë, një

vend, një produkt, ose edhe ndërtimin e një skene krimi.

Blerësi

1.Kërkimi dheIdentifikimi

2. Selektimi dheNegocimi

5.Shërbimi pas Blerjes

4. Lëvrimi iProduktitdhe Shërbimi

3. Blerja

Lëvrimielektronik

Lëvrimitradicional

Model shumë frazor I e-tregtisë

Pothuajse çdo ndërmarrje ka një web faqe, pjesa më e madhe dhe ajo parësore e një web

faqeje të ndërmarrjes, është të komunikojë me investitorët e saj aktualë apo potencial dhe

partnerët e kanalit duke mos anashkaluar edhe reklamën dhe shitjen e shërbimeve apo

produkteve.

Ato gjithashtu përdoren për të tërhequr biznese të reja, web faqet e ndërmarrjeve janë

poashtu një vend i mirë për të përcaktuar misionin e tyre kryesor.

Çdo ndërmarrje e cila ka web faqe, ka edhe slogan-in e vet.

Slogan- shprehje e gjetur në një reklam që synon depërtimin tek konsumatori, cilësitë dhe

veçoritë e një apo më shumë produkteve apo shërbimeve, për të rritur akceptimin e

produktit apo shërbimit, për të arritur akceptimin e produktit dhe efektin e kujtesës së

konsumatorit, nëpërmjet një informacioni dhe tingëllimi ritmik-gjuhësorë.

Page 14: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 13

IV. KRAHASIMI I DY WEB FAQEVE

- Qëllimi është që të krahasohen dy web faqet e internetit, GQ dhe Cosmopolitan.

Të dy faqet janë të ngjajshme sa i përket përmbajtjes së tyre dhe strukturës, ato kanë

qëllime të ngjashme, megjithatë, faqet janë të ndryshme për shkak se njëra i është

dedikuar meshkujve e tjetra femrave. Në këtë krahasim nuk do të përfshihen mënyra e

pagesës, mirëmbajtja e web faqeve, softueri i web faqeve, avantazhet dhe disavantazhet,

shitja elektronike etj, pasi që të njëjtat janë përmendur më lartë.

Web faqet që do të merren parasysh, janë web faqja GQ Magazine –revistë online e

meshkujve dhe web faqja Cosmopolitan Magazine-revistë on-line femërore.

ilustrimi #1: shembull i produkteve GQ

Gentlemen's Quarterly u botua për herë të parë në vitin 1931 në Shtetet e Bashkuara të

Amerikës me emrin „Apparel Arts’, një revistë e modës për meshkuj.

Fillimisht ajo kishte numër shumë të kufizuar të ekzemplarëve të botuara dhe ishte drejtuar

për qëllime brenda industrisë, për t‟iu mundësuar që t‟u japin këshilla klientëve të tyre.

Page 15: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 14

Emri i markës ‘Apparel’ u ndërua në vitin 1958, dhe u riemërua me emrin „Gentlemen's

Quarterly’, gjegjësisht me shenjën dalluese GQ

Revista GQ, është revistë që e trajton modën dhe tiparet e saj për meshkuj, gjithashtu

trajton çështjen e biznesit, ushqimit, sportit si dhe jep këshillime të ndryshme për jetën.

Kjo duket të jetë pikë-synim për të rinj të cilët disponojnë të ardhura të mëdha.

Kjo është e dukshme përmes përmbajtjes së faqes, në të cilën janë shfaqur produkte të

shtrenjta, restorantet dhe hotele më të mira, automjetet më të mira, dhe gjëra tjera

të shtrenjta të modës‟ (shih ilustrimin#1).

Revista Cosmopolitan, është një revistë ndërkombëtare për femra. Ajo së pari u botua

në vitin 1886 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një revistë familjare me emrin „The

Cosmopolitan’ u shndërrua më vonë në një revistë letrare dhe në vitin 1960 u

bë një revistë e femrave.

ilustrimi # 2: Shembull i produkteve Cosmopolitan

Page 16: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 15

Gjithashtu e njohur si Cosmo, përmbajtjen e saj aktuale përfshin artikuj mbi marrëdhëniet

dhe seksin, shëndetin, karrierën, vetë-përmirësimin, njerëzit e famshëm, modën dhe

bukurinë. Revista Cosmopolitan, ka 58 edicione ndërkombëtare, është e shtypur në 34

gjuhë dhe është shpërndarë në më shumë se 100 vende të botës.

Revista Cosmopolitan, është një revistë mjaft e kërkuar e femrave. Web faqja përmban

tema për karierën, modën, bukurinë, këshillime seksuale dhe tema për ditët e festave.

Ajo synon femrat të moshës në mes të njëzetave dhe të tridhjetave, ato që kanë të ardhura

të mëdha . Kjo është e dukshme përmes përmbajtjes së faqes, duke shfaqur produkte të

shtrenjta bukurie, hotele, dhe veshje të brendshme (shih ilustrimin# 2.)

Në vazhdim do të shqyrtojë ndryshimet strategjike, që këto dy faqe i trajtojnë.

Betty Friedan's në ' The Feminine Mystique‟ theksoi ndikimin e revistave për femra, përmes

artikujve, letërsisë artistike, këshillimeve, reklamave, veshjeve të brendshme, festimeve

në forma shumë të veçanta feministe, etj, që vepronin në një sferë pothuajse krejtësisht të

veçantë nga ajo e meshkujve.

Kjo qartë thekson se produktet e synuara të gjinive të ndryshme do të kenë shumë atribute

të ndryshme, një faqe interneti për meshkuj do të jetë e orientuar dhe projektuar ndryshe

nga një faqe interneti për femëra, dhe nga ky aspekt që do të hulumtohen.

Në vazhdim do të shqyrtojë faqet në lidhje me strukturën e tyre, zgjedhjen e ngjyrave,

përdorimin e llojeve të shkronjave(fonteve) dhe ilustrimeve në përpjekje për të zbuluar

se çfarë rëndësie kanë këto aspekte në planin e një grupi të caktuar gjinorë.

Faqja Hyrëse, Struktura dhe Përmbajtja

Pas hapjes së faqes hyrëse të GQ-së, gjëja e parë me të cilën përdoruesit ballafaqohen

është një seri e fotove, femrave gjysmë të zhveshura, femra të famshme.

Këto foto gjinden pothuajse në gjithë anën e majtë të faqes dhe janë të shoqëruara

me tekst.

Për shembull, ka një pamje të Nell McAndrew dhe tekstin e më poshtëm thotë,

'Nell McAndrew tregon trupin e saj të zhveshur në plazh, me rroba të larjes'.

Kjo është bërë në përpjekje për të nxitur përdoruesin apo klientin, në përmbajtjen e faqes.

Përdorimi i animacioneve me lajme të shkurtëra nënkupton një temë teknologjike,

diçka që gjinia mashkullore ka tendencë të jetë i lidhur me të."Meshkujt janë të definuar

si konkurrues dhe janë të prirë teknologjikisht"

Kjo temë e gjinisë mashkullore vazhdon me përdorimin e ngjyrave të errëta mashkullore, të

tilla si ngjyra e zezë dhe e kaltërt, diçka që do të diskutohet më vonë në këtë seminar.

Page 17: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 16

Faqja është mjaft kompakte, më praktikisht nuk ka hapësirë të lirë, grafika merrë pjesën

më të madhe të faqes(shih ilustrimin #3),por ajo është projektuar me lehtësi për përdoruesit,

faqja lehtësisht mund të lexohet, teksti është me shkronja të mëdha dhe të zeza(bold)

me sfonde të bardha

Të gjitha ilustrimet në faqe kanë mundësi të lundrimit(navigacionit) që ju shpiejnë në pjesë

të veçanta të faqes. Navigacionet janë vendosur me kujdes në krye të faqes, ju poashtu

mund ta rrisni faqen. Komunikimi është inkurajuar edhe me karakteristika të tilla si:

hyperlinks, buttons.

ilustrimi #3: GQ Homepage

Cosmopolitan është një paradigmë shumë më pak krijuese. Faqja përmban më pak aspekte

teknike, më pak animacione, dhe më pak navigim.

Faqja është e thjeshtë me hapësirë të bardhë e të lirë.

Përmbajtja është në qendrën të faqes duke e bërë atë të thjeshtë dhe të lehtë për

t‟u kuptuar dhe përdorur.

Page 18: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 17

Faqja është projektuar në mënyrë elegante, me tekst të ndritshëm me ngjyrë

trëndafili(rozë), mbi një sfond të bardhë, i projektuar për të shpier përdoruesin tek

informacioni. Grafikët janë më pak të përdorura në faqen hyrëse të Cosmopolita-it.

Një faqen hyrëse në cepin e majtë janë një burrë dhe grua duke u puthur në dhe një

pamje e një çështjeje të revistës në qendër të faqes. Navigacioni është vendosur me

kujdes rreth këtyre, me navigacionin kryesor i cili ështëi vendosur në krye të faqes me

ngjyrë rozë të errët.

Faqja është projektuar dhe dizajnuar në mënyrë të qartë me thjeshtësi dhe lehtësi për

përdorim dhe për t‟u mbajtur mend, ka “kutitë me detale“ grafika është e ndarë bukur nga

tema kryesore, duke e bërë të lehtë për përdoruesit për të lundruar nëpër faqe.

Cosmopolitan ka pasur për qëllim të qartë për ta paraqitur tiparet femërore, duke zgjedhur

ngjyrat në njërin aspekt, siç edhe do te theksohet më poshtë.

Aspekti tjetër është projektimi, i cili pasqyron atributet që lidhen me gjininë

femërore, hijeshinë, elegancën, stilin dhe thjeshtësinë.

ilustrimi #4: Cosmopolitan Homepage

Page 19: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 18

Te dy faqet mbështetin konventat stereotipike që faqet hyrëse duhet të përmbajnë, dhe

duhet të duken si në aspektin e strukturës ashtu edhe të përmbajtjes. Ato janë të

dizajnuara që me me lehtësi të përdoren nga përdoruesit. Përmbajtja e faqes është zgjeruar

me dashje qysh nga fillimi.

Qëllimi i parë i menjëhershëm i çdo faqeje hyrëse është për t'iu përgjigjur pyetjeve:

ku jam unë, çfarë kërkoi unë, çka kjo faqe, për kë është kjo faqe, e kështu ne radhë.

Megjithatë, faqet GQ dhe Cosmopolitan janë tërheqëse për dy gjinitë e ndryshme.

GQ në faqen hyrëse ka në shënjestër meshkujt, ka shumë më pak hapësirë të lirë, duke

u zgjëruar teknikisht dhe duke përdorur ngjyra të errëta.

Cosmopolitan, gjithashtu mbështet rëndësinë e faqes hyrëse e cila ka në shënjestër

gjininë femërore për dallim nga GQ. Ka mjaft hapësirë të lirë, teknologjia e përdorur në

këtë faqe është më e vogël, faqja është më e ndritshme, përdor ngjyra më të lehta.

Kjo nuk është rastësi që të krijojë të tilla kontraste të dizajnit. Secili dizajn ka qenë i

planifikuar me kujdes në mënyrë që të përshtaten me nevojat dhe pritjet demografike të tij.

Përdorimi i ngjyrave

GQ përdor një kombinim të ngjyrave: të kuqe, të bardhë, dhe të zezë.

Me ngjyrë të zëzë është i shkruar iniciali G, dhe logoja ‘LOOK SHARP’ e cila gjindet në

anën e majtë të faqes hyrëse, kurse me ngjyrë të kuqe është i shkruar iniciali Q, dhe logoja

‘LIVE SMART’ e cila gjindet në anën e djathtë të faqes hyrëse, ndërsa prapavija është me

ngjyrë të bardhë. Pjesa e mbetur e faqes përdor kombinime të ngjyrës së bardhë dhe të

zezë.

Kur u pyet një respodent nëse ngjyra e zezë është më shumë mashkullore apo femërore,

ai tha: "Unë mendoj se është më shumë mashkullore, ju e shihni se sa shpesh meshkujt

përdorin ngjyrën e zezë, psh. telefonat, këpucët, çanatat, kapelet, (respodenti mashkull,

mosha 25v.)

Poashtu, „Sassure‟ shkruante se 'web faqja do të mund të supozohet , përshkruhet, se është

mashkullore, sepse ngjyra e zezë është më e lidhur me burrat dhe është e orientuar nga ta.

Cosmopolitan përdor kombinim e dy ngjyrave kryesore: trëndafili(roze), dhe të bardhë, që

është një lidhje që përshkruan marrëdhëniet midis të dukshmes domethënëse dhe rëndësisë

që shpreh.7 Në këtë rast, kombinimi i dy ngjyrave: të trëndafilit dhe të bardhës kanë

konotacione femërore, prandaj rezultati tregon se kjo faqe është projektuar për të qenë me

7 Khouw N, The Meaning of Color for Gender, [www document] colormatters.com/khouw.html

Page 20: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 19

demografi femërore. Poashtu, nga kodet sociale lindin supozime se ngjyra trëndafili dhe

ngjyra e bardhë janë të lidhura me gratë.Në faqe përdoret mjaft edhe ngjyra e zezë.

Kur u pyet një respondente, nëse ngjyra e trëndafilit është një ngjyrë femërore apo

mashkullore, respodentja tha: 'ngjyrë trëndafili është padyshim femërore, është në

rrobat, këpucët, stolitë e ndryshme të femrave' (respodentja femër, mosha 20v.).

Është mjaft e qartë se ngjyra luan një rol të rëndësishëm në dizajnimin dhe hartimin e një

faqe hyrëse(homepage). Disa ngjyra janë të preferuara nga njëra gjini e disa për gjininë

tjetër, në këtë rast ngjyra e trëndafilit për femra, kurse ngjyra e zezë për burra.

Prandaj, përdorimi i ngjyrës, duhet të luaj një rol të rëndësishëm në shprehjen

e orientimit gjinor në një faqe.

Teksti dhe llojet e shkronjave(fontet)

Nuk është një ndryshim i madh në mes të tekstit të web faqes hyrëse GQ dhe web faqes

hyrëse Cosmopolitan. Të dy faqet shfaqin tekstin me shkronja të mëdha bold , siç duket,

kjo është bërë në mënyrë që të josh(tërheq) përdoruesin dhe të rris përmbajtjen e faqes.

Megjithatë ka disa ndryshime.

Së pari, pavarësisht se të dy faqet kanë shkronja të mëdha bold, faqja hyrëse GQ ka

tekst me shkronja më të mëdha dhe më të dallueshme se sa faqja hyrëse Cosmopolitan

.

Madhësia e shkronjave sipas konstatimeve është çështje gjinore. 8 Femrat preferojnë

shkronja më të vogla sipas „ Expert Review ‘.

GQ përdor llojin e shkronjave Arial Bold, ndërsa Cosmopolitan përdor 3 lloje shkronjash

Arial, Georgia dhe Times New Roman, por madhësia e tyre është më e vogël se sa tek GQ.

Në një raport të shkruar nga Karleen Weitzel, tregon se fontet femërore në përgjithësi janë

të rrjedhshme, elegante, dhe zakonisht nuk janë shumë të njëtrajtshme.

Fontet mashkullore janë zakonisht të përbërë nga vijat e drejta dhe të trasha me harqe të

përsosura. Disa prej fonteve femërore që përdoren më së shpeshti janë këto: ‘bickley

script, monotype corsiva , paintbrush , script , Old English , dhe verdana.

Ndërsa fontet mashkullore kanë tendencë për të përfshirë: impact, haettenshweiler,

Lucinda console, the arial fonts (regular, black, and narrow),

tahoma, courier new, dhe verdana.

8 Weitzel K, Journal Entry 10: Gender/Fonts. [www document] mred.sytes.net/kalyb/english/journal10.html

Page 21: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 20

Pra, këtu nxjerrim supozimin për dallimin e fonteve femërore dhe mashkullore.

Ngjyrat e lidhura me këto fonte pasqyrojnë ideale mashkullore dhe femërore.

Burrat janë të mëdhenj, krijesa të guximshme ndësa gratë janë krijesa më të vogla e

delikate, prandaj edhe stilet e shkronjave dhe madhësitë e përdorura e pasqyrojnë këtë.

Si rezultat, në qoftë se teksti është me shkronja të mëdha, të guximshme dhe

të rreshtuara drejtë, kjo faqe është më se e mundshme të jëtë e synuar për meshkuj, siç

është edhe web faqja për meshkuj GQ

Në të kundërten, në qoftë se teksti është me shkronja të vogla, delikate

dhe konstante, atëherë do të nënkuptonte se kjo faqe është e synuar për femra, siç është

edhe web faqja për femra Cosmopolitan.

Imazhet

GQ pa dyshim është mbështetur në përdorimin e imazheve, të cilat tërheqin lexuesin nga

faqja kryesore më thellë në përmbajtjen e faqes. Siç u përmend më parë, imazhet

animacionet e çastit, përfshihen në anën e majtë të faqes. Imazhet përfshijnë femra nga më

të famshmet të tilla si: Jessica Alba, Megan Fox, Kryger Town, Jenifer Aniston, Paola

Kudacki, etj. Ato dhe shumë të tjera janë të gjitha të paraqitura në një mënyrë joshëse.

Ky është një tregues i qartë i kësaj faqeje interneti që drejtohet kah një demografi

mashkullore.

Web faqja është duke siguruar imazhe që do të tërheqin përdorues, me sa duket për shkak

se imazhet do të argëtojnë(zbavisin) lexuesit e synuar, këto imazhe janë vendosur

qëllimisht në mënyrë që të tërheqë lexues të në këtë faqe, prandaj përfitojnë

lexuesit dhe ofruesit e faqes.

Prezantimi i njerëzve të famshëm shton edhe më tej joshjen.

Është e rëndësishme në këtë pikë për të qartësuar se si këto imazhe paraqesin idenë se kjo

faqe u dedikohet meshkujve. Është e drejtë të thuhet se vetëm për shkak se janë fotografitë

e femrave në faqe, nuk do të thotë se është një web faqe e mashkujve.

Kodet sociale janë të përcaktuara në bazën e „Semiotics‟ duke përfshirë kodet trupore të

tilla si: kontaktin trupor, pamjen, shprehjen e fytyrës, shikimin, qëndrimin, pozat, minikën

etj. Janë pikërisht këto kode me anë të cilave rrjedhin konotacione. Nëse e marrim një foto

të Cameron Diaz-it përshembull, (shih ilustrimin#5), ne vërejmë tri gjëra:

Së pari, ajo ka shumë pak kostume të veshura, veshja që ajo ka është e butë, joshëse dhe i

përshtatet prapa skenës(plazhit).

Së dyti, është vështrimi i saj karakteristik.

Së treti këmbët e saj janë të hapura dhe seksualisht joshëse, qëndrimi saj, poashtu është

tërheqës.

Këto kode trupore tregojnë se imazhi(fotografia) është duke u përpjekur të josh

lexuesit e kësaj faqeje, tërheqjen e tyre në imazh për t'i bërë ata ta duan ende dhe të hynë

Page 22: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 21

vizualisht më thellë në përmbajtjen e faqes. Këto lloje të imazheve nuk janë përdorur për t‟i

orientuar femrat por kjo faqe u është e dedikuar meshkujve. Kur u pyet një respondente

nëse kjo faqe u është dedikuar meshkujve apo femrave në bazë të imazheve, respodentja u

përgjigj "në fillim isha konfuze, sepse ka fotografi, restorante, kokteje dhe bare që unë do

të shkoja me femra, por kur pash foto të vajzave me ato qëndrime të tyre, atëherë e kuptova

se kjo ishte një faqe për meshkuj”(respodentja femër, mosha 23 vj.).

ilustrimi #5: Cameron Diaz

Cosmopolitan në anën tjetër, përdor imazhe më pak dhe sigurisht ato kanë të bëjnë me

jetën e e përditshme dhe seksuale të femrave. Në imazhin kryesor të faqes hyrëse

është një burrë dhe një grua në krevat duke u puthur. Tema është „ 5 shenja dalluese, që

tregojnë se ai është gatshëm t‟ju propozojë(martesë)”. Imazhi është në anën e majtë.

Lexues-it/et i tërheq ky imazh, edhe pse në shikim të parë kjo nuk

duket sikur një analizë, që mund të kryhet për të justifikuar një përfundim të argumentuar,

megjithatë analiza është mjaft e mirë dhe e pëcjellur me foto adekuate.

Në një foto tjetër është mashkulli, i cili është i parëndësishëm. Ai nuk është i kthyer nga

kamera, por nga femra. Në kontrast me të, është femra e cila edhe pse nuk është direkt e

kthyer kah kamera, fytyra e saj mund të shihet nga lexuesi i cili e dallon se si femra e

shikon e mashkullin, e kjo nënkupton prioritet e saj në këtë foto. Kjo foto paraqet poashtu

Page 23: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 22

se ajo është më dominuese se sa mashkulli në fotografi, duke i mundësuar fytyrës së

saj për të marrë përparësi. Prandaj lirisht mund të thuhet se kjo foto apo ky imazh

nënkupton se kjo faqe është e orientuar kah gjinia femërore .(shih ilustrimin#6).

Ky imazh tregon realitetin e jetës dhe se sipas kësaj femrat mund të dominojnë dhe të

jenë superiore ndaj meshkujve.

ilustrimi#6: Imazh Cosmopolitan

Është e qartë se imazhet luajnë një rol të madh për të ndihmuar në synimin e një gjinie të

caktuar. 9Një web faqe e quajtur „bodyinmind’ deklaron se ' bukuria ka ndikim të fuqishëm

mbi ne ".

Është e qartë se këto imazhe kanë rëndësinë për të kuptuar se gjinia është në

shënjestër të këtyre dy web faqeve, prandaj edhe këtu është dallimi rrënjësor në mes të

këtyre dy web faqeve.

Në fazën përfundimtare të këtij shkrimi kam përdorur „test për komunikim‟ në

përpjekje për të sqaruar rëndësinë kyçe të këtyre dy web faqeve.

9 Bell L, Body And Mind, [www. document] bodyinmind.com/aboutus.htm

Page 24: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 23

Test komunikimi

Testi i komunikimit do të na ndihmojë për të kuptuar rëndësinë e aspekteve të caktuara

të një web faqeje,çfarë efektesh do të ketë kjo në interpretimin e lexuesve të tekstit me

imazhe. Në këtë test, do të vështrojmë dy aspekte domëthënëse: ngjyrën dhe imazhin.

Nëse ne do të ndryshonim ngjyrën dhe imazhet në një përpjekje për të përcaktuar

konotacionet(connotations), atëherë do të kemi një konflikt, dhe kontrast të madh në mes

të asaj qe ishte në faqet e mëparme.

Testi mund të marrë disa forma të caktuara si: zëvendësime, ndërrim vendesh, fshirje dhe

transformime.Për shkak të mungesës së aftësisë për të kryer testin e vërtetë, një

grup i njerëzve, gjinive të përziera, u pyetën se a do të ndikojnë ndryshimet

e caktuara në mendimin e tyre, nëse faqja do të ishte e orientuar kah gjinia mashkullore

apo femërore .

Disa respodentë janë pyetur, nëse do të ndryshohej ngjyra e web faqes GQ me ngjyrën

trëndafili dhe të bardhë, çfarë mendoni se për cilët përdorues do të ishte e synuar web

faqja?

“Në qoftë se web faqja do të ishte ngjyrë trëndafili dhe të bardhë, ajo do të ishte një faqe

femërore, femrat pëlqejnë gjërat me ngjyrë trëndafili, rrobat e tyre janë me ngjyrë

trëndafili, plus ju shpesh shihni filma amerikan me vajza tinejxhere, ku pothuaj çdo gjë

që ato veshin janë me ngjyrë trëndafili"u përgjigj njëri prej respodentëve(respodenti

mashkull, moshës 21 v.).

Nga përgjigjet e marra prej respodentëve, na del se pa dyshim ngjyrat dhe imazhet luajnë

një rol të rëndësishëm në përfaqësimin gjinor ose identitetin e faqes. Thjeshtë, vetëm

ndryshimi i ngjyrës apo fshirja e ndonjë imazhi, kishte pasur një ndikim të madh

në mendimet e njerëzve. Ky test identifikon rëndësinë e dizajnit të web faqeve.

Gjërat duhet të jenë të planifikuara, të trajtuara dhe zbatuara në mënyrën më të mirë për

të arritur objektivin e duhur. Janë këto teknikat e projektimit, përzgjedhja e duhur, e

imazheve, ngjyrave, artikujve që në thelb mund të bëjnë ose të thyejnë suksesin e web

faqes tuaj në internet.

Botimet Ndërkombëtare të GQ-së

GQ botohet në shumë vende të botës, në vazhdim është një tabelë ku shihen vendet, gjuhët

dhe vitet prej te cilave botohet revista GQ, ku edhe shihet popullariteti dhe serioziteti i

kësaj reviste

Page 25: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 24

Name Region Established

Language Publisher

GQ United States 1958 English Condé Nast Publications Inc.

British GQ United Kingdom, Republic of

Ireland 1988 English Condé Nast Publications Ltd.

GQ Russia Russia 2001 Russian Condé Nast

GQ

Australia Australia 1999 English News Magazines

GQ India India 2008 English Condé Nast India

GQ France France, Belgium, Switzerland 2008 French Condé Nast France

GQ South Africa 1998 English Condé Nast International

GQ Germany, Austria 1997 German Condé Nast GmbH

GQ Italy Italy 1999 Italian Edizioni Condé Nast S.p.A.

GQ

Portugal Portugal 2001 Portuguese Edirevistas S.A.

GQ Spain Spain 1994 Spanish Condé Nast International

GQ Mexico Mexico 2006 Spanish Condé Nast Mexico

GQ Japan Japan 2003 Japanese Condé Nast Japan

GQ Korea South Korea 2001 Korean Condé Nast Korea / Doosan

Corporation

GQ Taiwan Taiwan 1996 Traditional

Chinese

Condé Nast Taiwan

GQ

Romania Romania 2008 Romanian Liberis Publications

GQ China China 2009 Simplified

Chinese

China News Service

Page 26: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 25

Kritikat dhe Mirënjohjet

Në janarin e vitit 1988, Cosmopolitan shfaqi një artikull duke pohuar se gratë nuk kanë

asnjë arsye për t‟u shqetësuar nga infektimi me HIV gjatë marrëdhënie seksuale të

pambrojtura me një burrë me HIV pozitiv, edhe pse shkenca e mjekësisë tregonte të

kundërten. 10

Ky artikull zemëroi shumë njerëz, duke përfshirë AIDS-in dhe aktivistë të të

drejtave të homoseksualëve.

Cosmopolitan, si dhe revista të tjera të femrave , janë kritikuar për përdorimin e kërkim-

studimeve psikologjike, për të fituar kredibilitet për artikujt e tyre këshillues mbi seksin

dhe marrëdhëniet, duke i shtrembëruar apo keqinterpretuar të dhënat dhe rezultatet nga

këto studime në mënyrë që të duken më "shokuese" , dhe "më të rëndësishme”

Practice Safe Sun: Në muajin maj të vitit 2006 Cosmopolitan, ka nisur fushatën

Safe Practice Sun(praktiko diellin e sigurtë), një iniciativë që synonte luftimin e kancerit të

lëkurës duke i këshilluar lexuesit për të ndaluar të gjitha format e tjera rrezitjes , përveq

rrezitjes në diell.

Në lidhje me fushatën, kryeredaktori i Cosmopolitan Kate White, iu afrua kongresistes

Carolyn Maloney, e njohur për mbështetjen e saj për çështje të shëndetit të femrave, me

shqetësimet që gratë nuk ishin plotësisht të vetëdijshëme për rreziqet e rrezitjeve në

ambientet e brendshme dhe mos-efektshmërinë e etiketave paralajmëruese.

Pas shqyrtimit të kujdesshëm, kongresistja ra dakord se ishte e nevojshme për të

rekomanduar që FDA të marrë një vështrim më të afërt. Ajo dhe përfaqësuesi

Ginny Brown-Waite futën përgjegjësi për rrezitje dhe aktet e njoftimimeve (Akti -

HR 4767) më 16 shkurt, 2006 . Presidenti Bush nënshkroi aktin në shtator 2007, dhe ligji i

ri federal hyri në fuqi në vitin 2008 me ç‟rast prej asaj kohe FDA kontrollon etiketat dhe

paralajmërimet në shtretërit për rrezitje. Pra kjo ishte një ndër këshillat që i

bëri Cosmopolitan, për të cilën edhe mori mirënjohje.

10 Carter C & Steiner L, Critical Readings: Media and Gender, 2004 Open University Press, UK.

Page 27: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 26

V. PËRFUNDIMI

Nëpërmjet një analize, hulumtimi, krahasimi të disa faqeve të internetit, dhe disa

intervistave, në këtë seminar jam përpjekur për t‟i përshkruar disa pika shumë të

rëndësishme në lidhje me projektimin dhe ndërtimin e një faqe interneti.

Edhe pse dy web faqet e larpërmendura janë të ngjajshme në kuptimin paradigmatik dhe

shërbejnë për të apeluar për të dy gjinitë, ato janë të ndryshme në qasjet e tyre, për t‟iu

shërbyer gjinisë mashkullore dhe femërore. Kjo është bërë përmes përdorimit

të ngjyrave, madhësisë së shkronjave, stileve të shkronjave dhe imazheve. Pavarësisht nga

dallimet delikate, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në tërheqjen e lexueve të synuar.

Dallimi është duke tërhequr vëmendjen pas ngjyrave , artikujve dhe përdorimin e

imazheve, kjo është diçka që ka qenë e njohur nga GQ dhe Cosmopolitan duke

shpjeguar se pse planet e tyre ishin të ndryshme.

Mirëmbajtja dhe rishikimi i sistemit është një element shumë me rëndësi i cili duhet të

përsëritet, pasi që në këtë rast kontrollohet dhe modifikohet sistemi në mënyrë që të

vazhdojë të plotësojë nevojat e biznesit, element tjetër është se te dy web faqet njohin

klientët e tyre dhe arrijnë t‟i kënaqin ata.

Ideja e pëmirësimit dhe ri-freskimit të vazhdueshëm ka të bëjë me shikimin në mënyrë të

vazhdueshme të mënyrave të përmirësimit të proçeseve të biznesit, për të shtuar vlerë

produkteve dhe shërbimeve. Kjo çon në plotësimin e kënaqësisë së klientëve, por siguron

dhe një përfitim afat gjatë. Ndryshimet e vazhdueshme mbështetën nga përdorimi strategjik

i sistemeve të informacionit. Përmirësim dhe ri- freskimi i vazhdueshëm përfshin

modifikimin dhe përmirësimin e shërbimeve dhe produkteve, në mënyrë që ato të jenë

konkurrente dhe të plotësojnë nevojat e klientëve.

Edhe pse kanë konkurrentë të tjerë, web faqet GQ dhe Cosmopolitan për të qenë

konkurrunte në treg përdorin plane strategjike, duke qenë të shpejtë, aktivë, krijuesë,

produktivë, ekonomikë dhe të orientuar nga klienti.

Page 28: Ekonomia digjitale  Bekim përgegjaj

EKONOMIA DIGJITALE

Tetovë, shkurt 2011 Faqe 27

LITERATURA

Lisa Harris and Charles Dennis, Marketing the e-Business, London and New York

2004

Prof. dr.Bardhyl Ceku, Drejtim Marketingu, Tiranë 2010

Prof.Dr. Bashkim Ruseti, Prof. As.Dr. Kozeta Servani, Sistemet e Informacionit,

Tiranë 2007

Dr.sc. Edmond Beqiri, Interneti, Prishtinë 2007

Burimet nga Interneti

http://www.wikipedia

http://www.GQ.com

http://www.cosmopolitan.com

http://www.dcglobal

http://www.digitalontario

http://www.cisco.coiMicrosoft

Literatura shtesë

Weitzel K, Journal Entry 10: Gender/Fonts. [www document] mred.sytes.net/kalyb/english

Khouw N, The Meaning of Color for Gender, [www document] colormatters.com/khouw.html

Bell L, Body And Mind, [www. document] bodyinmind.com/aboutus.htm

Carter C & Steiner L, Critical Readings: Media and Gender, 2004 Open University Press, UK.