Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i...

24
Prokurorja Manjola Kajana është konfir- muar dje në detyrë. Pas një beteje të gjatë në Apel, pas kontestimeve të Komisionerit Publik, dje është mbajtur në fuqi vendimi i Shkallës së Parë duke e lënë atë në detyrë. “Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara... Komisioni Europian ka miratuar dje rapor- tin e zgjerimit për Shqipërinë. Brukseli ka kërkuar që drejtësia shqiptare të nisë hetimet ndaj pushtetarëve të korruptuar dhe të luftojë pastrimin e parave. KE ka vlerësuar pozitivisht punën e bërë me reformën në drejtësi... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Shtunë 11 Korrik 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Gjon NEÇAJ Në Shqipëri ndihet nevoja për ndryshime të mëdha Zbardhen 414 emrat që do të përfitojnë shtesë pensioni, nga naftëtarët, te minatorët e metalurgët, ja ndarja sipas qyteteve Faqe 11 KE publikon raportin për Shqipërinë, Brukseli kërkon hetime ndaj pushtetarëve dhe luftë ndaj pastrimit të parave, ja detajet Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka kërkuar më shumë punë nga prokuroritë e rretheve sa u takon hetimeve. Në vazhdën e takimeve me drejtuesit e prokurorive të rretheve, Ibrahimi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Prokurorisë së rrethit Fier dheVlorë... Miratohen vendimet, Vitore Tusha ndryshon të gjitha rregulloret dhe aktet e KED, javën e ardhshme zgjidhen dy anëtarë të Kushtetueses Vetingu, Manjola Kajana konfirmohet dhe kalon direkt në SPAK, shkarkohet nga detyra Petrit Çeno Gent Ibrahimi “shkund” prokurorët: Mos u dekurajoni nga vetingu, ka ardhur koha e ndëshkimeve, nuk ka më të paprekshëm Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion Faqe 10 Zbardhet pasuria e ministrave, Majko blen shtëpi 232 mijë euro, Margariti makinë 8 mijë euro, ja fitimet e Etilda Gjonajt nga dietat jashtë vendit Basha nxjerr në skenë pazaret, deklaron se Rama i propozoi të bëhej president dhe ai kryeministër, përgënjeshtron shefi i qeverisë Faqe 2-3 Faqe 5 Faqe 8-9 Nga Besi BEKTESHI Kovidiotë vs kovikratë, ne dhe kujdesi i ambasadës gjermane! Nga Bardhyl BEJKO Shqiptarët kanë “nevojë” për një kryeministër gaztor dhe mendje pjellor! ILDKP ka zbardhur pasuritë ministrave të shtetit, por tre emra janë ata që kanë spikatur në shumat dhe shpenzimet marramendëse që kanë bërë gjatë vitit 2019. Ministri i Diasporës, Pandeli Majko është një ndër emrat e spikatur, pasi ka bërë një shtëpi prej 232 mije eurosh. Ministrja e Kulturës,Elva Margariti dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj janë dy emra të tjerë që bien në sy për shumën e lartë të parave që kanë... PS i rikthehet shkarkimit të Metës, Komisioni Hetimor merr në dorë raportin e Venecias, ja çfarë do të diskutohet më 13 korrik Faqe 5 VitoreTusha ka ndryshuar të gjitha rregulloret dhe aktet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gazeta e paralajmëroi pak ditë më parë se në mbledhjen e radhës së KED, pasardhësja e Ardian Dvoranit në krye të këtij institucioni... Faqe 7 Faqe 6 SHITET AKTIVITET PRODHUES NËN KOSTO, ME TREG TË GARANTUAR OKAZION! Të interesuarit të telefonojnë në nr. 0692447762 Aktiviteti zhvillohet në 6 000 m2 kapanone dhe 5 000 m2 tokë, buzë rrugës kryesore. Me teknolog të avancuar. Prodhimet cilësorë janë të kërkuara si brenda dhe jashtë vendit. Xhiro mesatare 1 500 000 / viti nga, të cilat 50% eksporte. Mënyra e shitjes dhe përfi- timet nga blerja tepër interesante. Arsyeja e shitjes emigrimi. Çmimi 3 000 000 .

Transcript of Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i...

Page 1: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

Prokurorja Manjola Kajana është konfir-muar dje në detyrë. Pas një beteje të gjatë në Apel, pas kontestimeve të Komisionerit Publik, dje është mbajtur në fuqi vendimi i Shkallës së Parë duke e lënë atë në detyrë. “Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara...

Komisioni Europian ka miratuar dje rapor-tin e zgjerimit për Shqipërinë. Brukseli ka kërkuar që drejtësia shqiptare të nisë hetimet ndaj pushtetarëve të korruptuar dhe të luftojë pastrimin e parave. KE ka vlerësuar pozitivisht punën e bërë me reformën në drejtësi...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Shtunë 11 Korrik 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Gjon NEÇAJ

Në Shqipëri ndihet nevoja për ndryshime të mëdha

Zbardhen 414 emrat që do të përfitojnë shtesë

pensioni, nga naftëtarët, te minatorët e metalurgët, ja ndarja sipas qyteteve

Faqe 11

KE publikon raportin për Shqipërinë, Brukseli kërkon hetime ndaj pushtetarëve dhe luftë ndaj pastrimit

të parave, ja detajet

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka kërkuar më shumë punë nga prokuroritë e rretheve sa u takon hetimeve. Në vazhdën e takimeve me drejtuesit e prokurorive të rretheve, Ibrahimi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Prokurorisë së rrethit Fier dhe Vlorë...

Miratohen vendimet, Vitore Tusha ndryshon të gjitha

rregulloret dhe aktet e KED, javën e ardhshme zgjidhen dy anëtarë të Kushtetueses

Vetingu, Manjola Kajana konfirmohet dhe kalon

direkt në SPAK, shkarkohet nga detyra Petrit Çeno

Gent Ibrahimi “shkund” prokurorët: Mos u dekurajoni

nga vetingu, ka ardhur koha e ndëshkimeve, nuk

ka më të paprekshëm

Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura

dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion

Faqe 10

Zbardhet pasuria e ministrave, Majko blen shtëpi 232 mijë euro, Margariti makinë 8 mijë euro, ja fitimet e Etilda Gjonajt nga dietat jashtë vendit

Basha nxjerr në skenë pazaret, deklaron se Rama i propozoi të bëhej president dhe ai

kryeministër, përgënjeshtron shefi i qeverisë

Faqe 2-3

Faqe 5

Faqe 8-9

Nga Besi BEKTESHI

Kovidiotë vs kovikratë, ne dhe kujdesi i

ambasadës gjermane!

Nga Bardhyl BEJKO

Shqiptarët kanë “nevojë” për një kryeministër

gaztor dhe mendje pjellor!

ILDKP ka zbardhur pasuritë ministrave të shtetit, por tre emra janë ata që kanë spikatur në shumat dhe shpenzimet marramendëse që kanë

bërë gjatë vitit 2019. Ministri i Diasporës, Pandeli Majko është një ndër emrat e spikatur, pasi ka bërë një shtëpi prej 232 mije eurosh. Ministrja e

Kulturës, Elva Margariti dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj janë dy emra të tjerë që bien në sy për shumën e lartë të parave që kanë...

PS i rikthehet shkarkimit të Metës, Komisioni Hetimor merr në dorë raportin e Venecias, ja çfarë do të diskutohet më 13 korrik

Faqe 5

Vitore Tusha ka ndryshuar të gjitha rregulloret dhe aktet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gazeta e paralajmëroi pak ditë më parë se në mbledhjen e radhës së KED, pasardhësja e Ardian Dvoranit në krye të këtij institucioni... Faqe 7

Faqe 6

SHITET AKTIVITET PRODHUES NËN KOSTO, ME TREG TË GARANTUAR

O K A Z I O N !

Të interesuarit të telefonojnë në nr. 0692447762

⦁ Aktiviteti zhvillohet në 6 000 m2 kapanone dhe 5 000 m2 tokë, buzë rrugës kryesore. Me teknolog të avancuar. Prodhimet cilësorë janë të kërkuara si brenda dhe jashtë vendit.

⦁ Xhiro mesatare 1 500 000 €/viti nga, të cilat 50% eksporte.

⦁ Mënyra e shitjes dhe përfi-timet nga blerja tepër interesante. Arsyeja e shitjes emigrimi.

⦁ Çmimi 3 000 000 €.

Page 2: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

GAZETA SOT2 E Shtunë 11 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Basha nxjerr në skenë pazaret, deklaron se Rama i propozoi të bëhej president dhe ai

kryeministër, përgënjeshtron shefi i qeverisë

Kryedemokrati: Rama prishi paktin e 5 qershorit, ka frikë nga zgjedhjet

Myslim Murrizi “thumbon” PS dhe PD: Hapja e listave fitorja jonë e parë, Basha “i penduari” i reformës në drejtësi

Kryetari i grupit demokrat, Myslim Murrizi e cilësoi si një fitore të opozitës parlamentare pranimin nga kryeministri Edi Rama për hapjen e listave. Opozita parlamentare ka kërkuar hapjen e listave, heqjen e koalicioneve dhe rritjen e pragut elektoral, ndërkohë që dy prej këtyre kërkesave pritet të marrim edhe votën e mazhorancës so-cialiste. Por vetëm pak minuta pasi kryeministri Rama kishte pohuar një gjë të tillë, deputeti Murrizi reagoi në rrjetet sociale, duke thënë se ky ndryshim kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri ka pranuar

kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të artikuluar në Kuvend prej 1 viti nga opozita parla-mentare. Ka pranuar që shqiptarët të zgjedhin dhe të mos votojnë. Kjo është një fitore e parë e opozitës parlamentare. Pak më parë ju pata thënë që avash, avash kryeministri do të ulej me këmbë në tokë. Këto ditë do të ulen me këmbë në tokë edhe shumë të tjerë, edhe këta pro perëndimorët e mëdhenj, që kanë kërkuar të firmosin, të votojnë për hatër të Europës, të Amerikës. Fitoja e grupit opozitar dhe nismëtarëve për ndryshimet kushtetuese, është fitore e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi ai. Më tej,

deputeti Murrizi deklaroi se në fillim duhen bërë ndryshimet kushtetuese, më pas të votohet Kodi i ri Zgjedhor, pasi sipas tij, nuk bëhet fejesa pas dasmës. “Pas ndryshimeve kushtetuese, hap rrugë për një Kod të ri Zgjedhor, dhe në Kodin Zgjedhor do të kërkojmë me këmbëngulje zbatimin e reko-mandimeve të OSBE-ODIHR. Si mund ta votojmë paraprakisht kodin, kur do të bëhen ndryshime kushtetuese edhe ndryshimet kushtetuese duhet të kenë një kod tjetër. Nuk mund të bëhet fejesa pas dasmës. Kushtetuta është më e madhe se Kodi Zgjedhor”, u shpreh ai. Po ashtu, deputeti Murrizi

ka thumbuar edhe kryedemokratin Basha, i cili zbuloi një pazar të ofruar ndaj tij nga kryeministri Edi Rama, duke theksuar se ky “zbulim” tregon se reforma në drejtësi po jep efektet e saj, pasi kreu i PD është i “penduari” i parë. “Reforma në drejtësi ka filluar të japi efektet e para. I penduari i parë i “bandës” politike rrëfen një nga pazaret e pista që prej 30 vitesh luhet në kurriz të shqiptarëve. Shpresoj që “pentito” i parë i kësaj “ bande” politike të bashkëpunojë deri në fund me drejtësinë. Njeri president e tjetri kryeministër?! Hajde gallatë ha-jde”, nënvizoi Murrizi.

Rigels SELIMAN

Partia Demokratike e konsid-eron të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, pas qëndrimit të fundit të kryeministrit Edi

Rama për të hapur listat, e ndaluar koa-licionet parazgjedhore. Ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat, ndërsa me tone të ashpra u shpreh kategorik-isht kundër vendimit të Ramës për të pranuar kërkesën e 28 deputetëve të opozitës së re për të hapur listat dhe hequr koalicionet. Sipas tij, përmes këtij vendimi shefi i qeverisë hodhi në erë paktin e dakordësuar mes PS, PD dhe LSI në rezidencën e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. “Para pak minutash kemi pasur njeriun më të tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme në 30 vite pluralizëm. Tmerri dhe ankthi për humbjen e pushtetit me zgjedhje të lira dhe të ndershme ka kohë që tregohet, me gjuhën e tij dhe me veprimet e tij, por sot ka arritur në një majë papërg-jegjshmërie. Në esencë Rama ka prishur sot marrëveshjen e 5 qershorit, në të cilën u investuan forcat politikave me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së. Në këtë marrëveshje ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore që do të plotësonte një kusht për hapjen e negociatave. Por Rama e prishi mar-rëveshjen me kërkesën e paprecedentë për të ndryshuar Kushtetutën, për të hequr koalicionet, se prandaj e do ai, se listat i hap pa ndryshuar Kushtetutën”, deklaroi ai. Më tej, kryedemokrati Basha pati një paralajmërim për atë që e cilësoi kryeministri në ikje, ndërsa theksoi se PS nuk ka tagër që të ndryshojë sis-temin zgjedhor, pasi sipas tij, deputetët e opozitës së re nuk përfaqësojnë PD-në. “Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqësojnë askënd përveç paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë e shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i marrëveshjes së 5 qershorit, dhunim flagrant i konsensusit të arritur për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh ai.

Basha zbulon ofertën që i ka ofruar Rama

Më tej kryetari i Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha bëri edhe një deklaratë të fortë, duke zbuluar sipas tij, një propozim që i kishte ardhur nga kryeministri Edi Rama. Duke folur në

Çaçani: Të vendosur të votojmë reformë zgjedhore, jo pazareDeputeti i opozitës parlamentare,

Arlind Çaçani ka thumbuar dje disa nga kolegët e tij që kanë deklaruar votën pro marrëveshjes së 5 qershorit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Çaçani theksoi se opozita parlam-entare është e vendosur për të votuar një reformë zgjedhore, po kurrsesi një marrëveshje. “Kërkoni të votojmë marrëveshje dhe jo reformë. Ju ako-ma nuk e kuptoni, që s'ka reformë, por një marrëveshje që një komisioner i PR, kalon komisioner për LSI e çfarë ndryshon këtu për shqiptarët? Të nderuar, qytetarë shqiptarë ne jemi të vendosur: të hapim listat, të depolitizo-jmë komisionet, të mundësojmë votën e emigrantëve, e po nuk patëm kohë i bëjmë zgjedhjet në vjeshtë se nuk na shtrëngon gjë për 3 muaj. Ndaj të bëjmë reformë e hajdeni ta votojmë që edhe OSBE e ODHIR mos lodhen të bëjnë raporte me problematika në zgjedhjet e 2021. Pavarësisht merka-tos, ne jemi të vendosur që të bëjmë reformë”, shkruan Çaçani.

Koçi: Struktura e PS në Kombinat si e vitit

‘92, duhet reformëZv/ministri i Mbrojtjes, Petro

Koçi ka shpallur dje platformën e tij si kryetar i PS së njësisë 6 në Kom-binat. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Koçi shprehet ndër të tjera se ka ardhur koha për një modernizim organizativ në këtë njësi, pasi struk-tura e PS është akoma si në vitin 1992. “Në shtabin politik të PS Kombinat: Ta shkundim të vjetrën! Struktura aktuale e administrimit të partisë në bazë njësie është jashtë realitetit, e vjetërsuar sa vetë viti 1992, kur ne krijuam Këshillat Zonale me qëllim koordinativ, të cilat do përgjigjeshin për rreth 10 deri 15 organizata. Pe-shës së PS në nivel njësie në Tiranë i duhet dhënë përmasë kombëtare edhe nëpërmjet ndryshimeve stat-utore. Por deri sa të mbërrijmë aty kemi nevojë të normalizojmë brenda hapësirës aktuale statutore zgjidhje strukturore që i japin funksionimit tonë fuqinë e munguar”, deklaroi zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

konferencë para mediave, Basha bëri me dije se ka marrë një ofertë nga kryeministri që Basha të bëhet kryem-inistër dhe Rama president. Sipas tij, ky ndërmjetësim ka ndodhur për 1 muaj e gjysmë me radhë, në këmbim të heqjes së koalicioneve. “Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Bëhet fjalë për tani, periudha mars-prill-maj. Pazar kërkoi, por pazar nuk mori dhe nuk do të marrë kurrë. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. Ky ka qenë mesazhi i tij, heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur dhe zhvatur shqiptarët siç ka bërë në këto shtatë vite e gjysmë”, nënvizoi Basha.

Rama i përgjigjet BashësPor i menjëhershëm ishte edhe

reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili ka reaguar dje në rrjetet sociale, pas deklaratës së kryedemokratit se i

Në fund të konferencës për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha kishte një këshillë për rivalin e tij politik, Edi Rama, duke i kërkuar që të pranojë rotacionin e butë. “Sa nuk është vonë të marrë masat e nevojshme për t'u qetësu-ar, askush nuk është i përjetshëm në pushtet, askush nuk e ndal dot rotacionin. Edi Rama t’i thërrasë përgjegjësisë

si kryeministër, qytetar dhe prind dhe të lejojë rotacionin ose të përballet me pasojat e një vendimi ndryshe, por as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk do të jenë peng i frikës së Edi Ramës. Jam i vendosur të bëjë gjithçka nesër dhe me ekipin tim kemi krijuar instrumentet e duhura ligjore që t'i japim fund pandëshkueshmërisë”, deklaroi Basha.

ASKUSH NUK ËSHTË I PËRJETSHËM NË PUSHTETBASHA:

Kryeministri i është përgjigjur më gjatë Bashës në një intervistë tel-evizive”. Unë jam shumë i keqardhur kur politika bie në nivele të tilla, kjo është totalisht e pavërtetë. Sepse e para unë nuk e shoh kështu politikën, e dyta unë nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë dhe e treta pikërisht se unë besoj që populli është më i mençur se unë, mendoj që i duhet lënë popullit të zgjedhë, edhe deputetë, edhe kush

është kryeministri i radhës. Prandaj me keqardhje e them që Lulzim Ba-sha duhet të mbajë në këtë rast anën e duhur të historisë, së sotme dhe të nesërme dhe të jetë në anën e popullit dhe jo në barrikadën nga ku arrihet deri në pikën që tregohen barsoleta të tilla. Dhe ndërkohë më vjen shumë keq, kur diskutohen listat nëse janë të mbyllura, janë të mbyllura për të sjellë kriminelët në parlament”, tha Rama.

RAMA: BASHA GËNJEN, I KEQARDHUR PËR DEKLARATAT

Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë pres-ident vetëm të heqim koalicionet. Bëhet fjalë për tani, periudha mars-prill-maj. Pazar kërkoi, por pazar nuk mori dhe nuk do të marrë kurrë...

kishte propozuar me ndërmjetës që ai, pra Lulzim Basha të ishte kryeministri i ardhshëm, ndërsa Edi Rama të ngjiste shkallët e Presidencës në këmbim të ndalimit të koalicioneve parazgjedhore. Rama i kujtoji Bashës se e vendos populli kush do të drejtojë qeverisë. “Listat e hapura do futkan kriminelët në Parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem president me LB kryeministër, se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo,

unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat, e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam populli që e vendos këtë. Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë. Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe, e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje”, shkruan Rama.

Page 3: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

.............GAZETA SOT E Shtunë 11 Korrik 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rama sërish sinjale “bashkëqeverisje” me Bashën? Rrëzon zgjedhjet e parakohshme në tetor, nuk përjashton ndryshimet në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka folur për një sërë çështjesh gjatë konferencës për shtyp ditën e djeshme. Janë të shumtë ata që mendojnë se mund të kemi një bashkëqeverisje mes PS dhe PD në vitin 2021. Shefi i qeverisë ditën e djeshme i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit. “Unë pat-jetër jam i gatshëm të bëj Bashën dhe PD pjesë të fitores. Unë nuk punoj që PS të humbasë dhe të fitojë PD. Ky nuk është ndryshim i rregullave të lojës. Rregullat e lojës janë të gjitha të shkruara në marrëveshje. Ky është një ndryshim që fut qytetarët në lojë më shumë seç janë sot. Fitorja

ime është që Shqipëria të bëhet më e mirë dhe të ecë më shpejt në rrugën e integrimit në Bash-kimin Europian. Diskutimi për ç’ka po flasim sot për të hapur listat ka filluar shumë kohë më parë dhe ka qenë një avaz i përvitshëm. Parlamenti i Shqipërisë është legjitim dhe sovran, populli shqiptar në një shumicë dërrmuese kërkon të vendosi gishtin jo vetëm mbi partinë, por edhe mbi deputetin”, tha ai. Shefi i qeverisë ka folur dhe për idenë e zgjedhjeve të parakohshme. Ai u shpreh se në momentin që PD vendosi për identifikimin biometrik, i mbylli derën kësaj

ideje. “Zgjedhje të parakohshme vendore? Nuk ekziston një koncept i tillë, në një bashki ku lind nevoja për zgjedhje, bëhen zgjedhje, por zgjedhje të parakohshme vendore në nivel kombëtar është një nocion që nuk ekziston. Ndërsa në zgjedhje të parakohshme politike ne nuk mund të shkojmë sepse duhet të respektojmë marrëveshjen e 5 qershorit, një komponent i së cilës është nevoja për të aplikuar teknologjinë në identifikimin e votuesve dhe bëhet, nuk bëhet në kaq kohë sa ka mbetur, është e sigurt se nuk bëhet dot kurrë nëse bëjmë zgjedhje të parakohshme. Ky është

një tjetër lëshim i rëndësishëm që kemi bërë duke privuar veten nga një lëvizje që mund të donim ta bënim nëse do të donim, por tani nuk e bëjmë dot më”, tha ai. Rama është ndalur për të parën herë dhe te ndryshimet në qeveri. Kohët e fundit po flitet shumë për ndryshime në qeveri dhe dje gazetarët e pyetën kryeministrin, i cili dha një përgjigje diplomatike duke mos mohuar, por as duke pohuar. "Sa i përket provimeve, provimet janë në proces nën kornizën e autonomisë së universiteteve, unë nuk ndërhyj kush ngel apo kalon", tha ai.

Kliti TOPALLI

Trazohen ujërat në politikën shqiptare. Dakordësia e 5 qershorit për reformën zg-jedhore u duk sikur u dha

fund mosmarrëveshjeve politike, por duket se situata është tensionuar sërish. Kryeministri Edi Rama ka vendosur dje që të dalë pro nismës së opozitës parlamentare duke pran-uar hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve. Përmes një konference shtypi, shefi i qeverisë deklaroi hapur se PS do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese, pavarësisht draftit të 5 qershorit. Ai u shpreh se ky draft (5 qershori) do të votohet i paprekur në datën 23 korrik, sikundër është dakordësuar. “Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave, që çdo zgjedhës të zgjedhë subjektin dhe të shpresë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë. Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse dhe përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe më komode për një parti të madhe, por edhe për mua si kryetari i partisë, që në këtë rast duhet t'u jap të gjithëve jo me fjalë, por me faktin e hapjes së listave mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë për mua prioriteti komoditeti im, por që PS-ja të reflektojë", tha ai. Por deklarata e shefit të qeverisë duket se është një divorc përfundimtar me amerikanët. Deklarata erdhi fiks një ditë pas dy deklaratave të forta të ambasadores Yuri Kim. Të enjten mbrëma ajo u shpreh se drafti i 5 qershorit nuk du-het të shoqërohet me asgjë tjetër, pra u shpreh qartë se nuk duhen ndryshime kushtetuese. Nga ana tjetër ajo lëshoi një deklaratë shumë të fortë, pasi dha sinjale se është pro rrotacionit politik. Kim u shpreh se çdo rrotacion i shërben demokracisë. Madje edhe kreu demokrat Lulzim Basha ishte dje në të njëjtën linjë. Pra duket se me kalimin e ndryshimeve kushtetuese, shefi i qeverisë dhe amerikanët duket se do të kenë një klimë të ftohtë në marrëdhëniet mes tyre. Qëndrimi i kryeministrit për SHBA

Shefi i qeverisë u pyet dhe nga gazetarët nëse hapja e listave ishte

Kryemadhi: Rama i ka votat për draftin e “zgjedhores”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një postim në faqen e saj në Facebook shprehet se sëbashku me Lulzim Bashën kanë zhvilluar një bashkëbisedim virtual me Raport-eren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos. Prej disa javësh vijon debati për sigurimin e 84 votave në Kuvend për kalimin e draftit të reformës zgjedhore, por Kryemadhi ka një tjetër version. “Edhe pse kryeministri i vendit provokoi opozitën dhe qytetarët shqiptarë me shembjen e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë, përmes vendimeve të falsifikuara, përdorimit të policisë pri-vate pa asnjë numër identifikimi dhe ushtrimit të dhunës së paprecedentë kundrejt qytetarëve dhe artistëve, opozita e bashkuar ishte e vendosur të finalizonte reformën zgjedhore, në bashkëpunim me faktorin ndërkom-bëtar, për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të lira në vend dhe për të plotësuar një nga kushtet thelbësore për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elek-toral”, tha ajo.

Ambasadorja KIM mesazh për luftën ndaj Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasa-dores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, një mesazh ndërgjegjësimi për situatën nga COVID-19. “Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, por lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar. Masat e rrepta kanë ndihmuar në kontrollin e virusit, por tani nuk është koha për t’u çlodhur”, nis mesazhin e saj znj. Kim. Në mesazhin e saj am-basadorja amerikane fton qytetarët të sillen me përgjegjësi, duke pranuar se ndonjëherë edhe ajo vetë nuk e ka ven-dosur maskën, por sipas saj nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. “Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën, por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur”, tha ajo.

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA

pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Mazhoranca do të votojë draftin e opozitës parlamentare

lëvizje kundër ndërkombëtarëve. Ai i qëndroi vendimi të tij se nuk do të ketë më asnjë marrëveshje me prezencë të ndërkombëtarëve. “Unë kam admirim për angazhimin dhe për këmbën-guljen e ambasadores së SHBA dhe të gjithë miqve të tjerë qofshin në Shqipëri, Berlin apo Bruksel për të realizuar atë marrëveshje. Është hera e fundit që një marrëveshje mes forcave politike ku përfshihet partia që unë drejtoj bëhet në një ambasadë. Por ka qenë e domosdoshme dhe për këtë unë jam falënderues dhe e kuptoj atë që thotë ambasadorja amerikane. Ne atë do të bëjmë, që thotë ambas-adorja, nuk do mbajmë peng mar-rëveshjen. Unë i kuptoj miqtë e huaj që nuk e dinë aspektin procedurial, por nuk mirëkuptoj zëdhënësit e ultimatumeve të PD apo grupit që përfaqëson, që thonë kaloheni sot. Si ta kalojmë sot? Ka një procedurë, ne

e kemi marrë e kemi futur në proces dhe është në procedurë”, tha Rama.

Heqja e koalicioneveKryeministri deklaroi po ashtu se

me hapjen e listave do të ketë dhe heqje të koalicioneve. Sipas tij, kjo është diçka e nevojshme pasi nëse shkohet me lista të hapura dhe koalicione, asnjë fletë votimi nuk i mban dot emrat e kan-didatëve. "Patjetër që listat e hapura e

bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioneve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, aritmetikisht, 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandi-datë në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet, kjo është çështje e tyre", tha ai.

“Sistemi nuk preket, mekanizimi korrektues është në funksion të asaj që palët gjykojnë si përmirësim. Dhe e fundit që kam, lidhja e këtij procesi dhe vënia e kunjës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit është krejtë-sisht e pabazë. Marrëveshja e 5 qershorit nuk mund të preket nga ne dhe këtu është ngërçi i vetëm që kemi me opozitën parlamentare dhe ne do të kërkojmë deri në fund që të mos insistojnë në ndërhyrje për administrimin

e zgjedhjeve, ky është problemi i tyre, ata janë kundër që të kryhet nga partitë. Kundër kam qenë edhe unë. Kështu opozita jashtëparlamentare ka zero alibi për të kërkuar apo pretenduar garancitë, se është pjesëmarrëse në pro-ces. Ideja se hapja e listave prish marrëveshjen është një çmenduri. Kërcënimet nuk e ndihmojnë procesin, peng PS-në dhe Kuvendin nuk e merr dot askush nga jashtë Kuvendit, as me forcë as me shantazhe”, tha Rama dje.

HAPJE LISTASH PA NDRYSHUAR SISTEMINRAMA:

Ambasadorja amerikane ditën e enjte në një intervistë televizive doli pro rotacionit të pushtetit. Shumë e interpretuan këtë si një mbështetje për Bashën që të vijë në pushtet. “Mendoj se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë

diçka e mirë në një demokraci. Është si qarkullimi i gjakut. Por është patjetër një nga ato gjërat ku, e dini, edhe në vendin tim, në fare pak muaj do të ketë zgjedhje. Dhe në pak muaj në këtë vend, do të ketë zgjedhje, shpresoj, dhe do të shohim çfarë do të vendosin njerëzit”, tha ambasadorja Kim.

Ja deklarata e Yuri Kim për rotacion pushteti

Page 4: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

GAZETA SOT4 E Shtunë 11 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Këshilli i Legjislacionit miraton në parim nismën për lista të hapura, priten ndryshime gjatë diskutimit të neneve

Këshilli i Legjislacionit ka miratuar dje në parim me 16 vota pro nismën për listat e hapura, koalicionet dhe pragun elektoral. Gjatë mbledhjes ka pasur përplasje mes deputetëve, madje edhe me vota kundër nga Adriatik Alimadhi, i cili ho-dhi dyshime mbi votat e deputetëve. Gjatë fjalës së saj, deputetja Klotilda Bushka tha se nisma e opozitës parlamentare është legjitime dhe duhet të votohet plotësisht, pasi nuk ka asnjë ndikim në sistemin zgjedhor, por po vjen si një kërkesë e popullit. “Vlerësojmë të rëndësishëm këtë proces të një nisme e cila lidhet me një prej elementëve kryesorë të demokracisë, siç janë zgjedhjet. Për mazhorancën rëndësi ka që përfaqësuesit të zg-

jidhen nga vullneti i popullit. Dua të konstatoj se nisma në vetvete nuk sjell një ndryshim të sistemit elektoral që ne kemi aktualisht. Sistemi zgjedhor në fuqi i referohet një sistemi me lista të mbyllura. Ndërsa në bazë të nismës na është propozuar lista të hapura, por pa ndryshuar sistemin”, deklaroi ajo. Sakaq ajo bëri të qartë se propozohet rishikim në disa pika që nuk sjellin ndryshime në sistem, por vetëm barazi dhe cilësi sipas direktivave euro-piane. “Sa i takon listave të hapura referuar edhe përgjigjeve të ekspertëve konstitucionalistë që paraqitën shumë argumente, një nga shqetësimet është se sistemi me lista të hapura ka nevojë për mekanizëm korrigjues. Sa i takon pragut elek-

toral, pragu vendoset për partitë politike që ato të ushtrojnë të drejtën për t’u zgjedhur. Në lidhje me pragun është një diskutim për të parë deri ku duhet të shkojmë. Nisma vjen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe nuk parashikon ndryshime thelbësore të sistemit”, tha ajo. Por deputeti Adriatik Alimadhi kërkoi verifikim të firmëtarëve, pasi sipas tij ka deputetë që kanë firmosur për një deputet tjetër. Ndërsa dha votën e tij kundër parimit të nismës, Alimadhi kërkoi verifikim të firmave për çdo deputet. “ Dua të bëj një sqarimin tim publik për firmat. Kur kam firmosur kam firmosur me vetëdije të plotë për ndryshim të sistemit. Unë nuk e di, por kam

informacione të plota që ka deputetë që nuk kanë firmosur në listën nismëtare. Pra dikush ka firmosur për një deputet tjetër. Për këtë dua verifikim të firmave. Nuk dua të më bëni gjyqin. Nuk jam nga ata burra që tërhiqem për një gjë që kam thënë. Unë po them për nismën që kanë marrë jo që janë të papërgjegjshëm. Krahasimi i dy firmave të Papës është e shpërndarë në rrjetet sociale. Jam i ndërgjegjshëm. Nëse ju doni përbal-lemi në institucionet e drejtësisë për verifikimin e dy firmave”, deklaroi ai. Sipas informacioneve, javën që vjen do të bëhet diskutimi nen për nen i draftit, ku pritet që të ketë dhe disa ndryshime për të aplikuar skemën e listave të hapura.

Ndërkombëtarët dalin kundër lëvizjeve të PS, Komisioneri i Zgjerimit: S'ka kohë për ndryshime

kushtetuese, miratoni draftin e 5 qershorit

Oliver Varhelyi reagon për çështjen e reformës zgjedhore

Esmeralda HIDA

Vendimi i mazhorancës për të shkuar te listat e hapura dhe ndryshimi i koalicioneve duket se nuk

mbështet nga ndërkombëtarët. Teksa shefi i qeverisë po shpaloste planet e mazhorancës dje erdhi një reagim i fortë nga Bashkimi Europian. Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, u ka kërkuar palëve poetike në Shqipëri të votojnë sa më shpejt marrëveshjen e 5 qershorit, sipas rekomandimeve të paraqitura nga OSBE/ODIHR. Sakaq ai bëri të qartë se ndryshimet në reforma të tjera nuk mund të bëhen më pak se një vit para zgjedhjeve dhe pa kaluar më parë në proces konsultimi. “Reforma zgjed-hore në Shqipëri: është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qer-shor të adoptohet nga Parlamenti sa më shpejt në sesionin aktual, me qël-lim që të mundësojë zbatimin e ndry-shimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekoman-dimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR du-het të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojiten konsultimet e duhura, siç rekoman-don OSBE”, tha reporteri. Sakaq ai vuri sërish në dukje rëndësinë që ka reforma zgjedhore, e shndërruar tashmë në një kusht thelbësor për integrimin. Dështimi i saj, sipas tij, rrezikon avancimin e vendit drejt bllo-kut europian dhe disa kohë më parë pati thënë se do të ishte për të ardhur keq nëse Shqipëria do ta humbiste këtë momentin që është arritur për të në mesin e vendeve anëtare.

Edhe OSBE kundërPak ditë më parë edhe OSBE

doli kundër. Gjatë diskutimeve në komision përfaqësuesi i saj e pa me pikëpyetje nismën e opozitës. “Shqyrtimi i nismave ligjore në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës përbën padyshim moment shumë të rëndë-sishëm, veçanërisht kur, siç është edhe rasti i sotëm, me anë të nismës

Gjylameti: Listat e hapura kërkesë e qytetarëveKritikave të shumta në ditën e

djeshme pas propozimit të kryem-inistrit për lista të hapura, por pa ndryshuar sistemin u është përg-jigjur deputetja Blerina Gjylameti. Përmes një postimi në rrjete sociale ajo tha se listat e hapura janë kërk-esë e qytetarëve dhe jo propozim i mazhorancës për ndryshim sistemi. “Diskutimi mbi listat e hapura dhe qëndrimi i mazhorancës nuk prek marrëveshjen, por vjen vetëm si një përgjigje ndaj kërkesës në masë që populli shqiptar ka për listat e hapu-ra. Të shkuarit përtej kornizës së marrëveshjes është kushtetuese po aq sa është kushtetuese qëndrimi i palëkundur i mazhorancës për të zbatuar marrëveshjen e 5 Qershorit. E drejta për listat e hapura nuk pengon asnjë përfaqësues politik për ta diskutuar, sepse në thelb është një çështje që i jep prioritet përfaqësimit dhe më të madh ndaj qytetarëve”, tha ajo.

Korab Lita: Nisma është në mbështetje

të qytetarëvePër deputetin e opozitës së re,

Korab Lita nisma për lista të hapu-ra ka ardhur pikërisht në kohën e duhur dhe si një mbështetje të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Legjislacionit, ai tha se kjo është kërkesë e popullit që zgjedhjet e radhës të bëhen me lista të hapura, duke treguar këtu se kjo lëvizje nuk krijon ndryshime në sistem, por garanton transparencë. “Nisma e deputetëve është e një rëndësie të veçantë. Nisma është në mo-mentin e duhur dhe sipas të gjitha sondazheve ajo është pasqyrim i mbështetjes 75% të qytetarëve. Nisma është dorëzuar brenda afat-eve, ka kaluar fazën e diskutimeve dhe konsultimeve. Për koalicionet dhe pragun këto janë çështje që do të diskutohen në Komisionin e Ligjeve. E ftoj këtë komision ta miratojë këtë nismë dhe t’ia përc-jellë Komisionit të Ligjeve”, tha ai.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, gjatë një interv-iste televizive është shprehur se në këto momente më e rëndësishme se ndryshimet e pamundura në sistemin zgjedhor është dakordësia për draf-tin e 5 qershorit si një nga kushtet për integrimin në BE. “Kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur.

Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme”, deklaroi ajo.

YURI KIM: REFORMA ZGJEDHORE NJË NGA KUSHTET E BE

kërkohet ndryshimi i disa elementëve të sistemit zgjedhor që parashikohen në ligjin themelor të vendit. Ky proces, sipas të gjitha praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuara me forcë nga Këshilli i Europës duhet të nisë të paktën një vit përpara zg-jedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent”, tha OSBE. Përfaqësuesi i OSBE, qartësoi se roli organizatës në këtë rast është vetëm rekomandues, por në asnjë mënyrë nuk mund të ndërhyjnë ven-dimet e qeverisë së një shteti sovran. Prandaj në këtë momente ai këshilloi që qeveria shqiptare të marrë ven-dime brenda kornizave që garantojnë

votë të lirë dhe të shmangë ndërhyrjet. Qëndrimi i amerikanëve

Qëndrimi më i fortë ishte i ameri-kanëve. Drafti i 5 qershorit u arrit falë ambasadores Yuri Kim dhe të enjten ajo u shpreh qartë se nuk duhet të ketë tjetërsim të draftit. Por mazhoranca ka vendosur të vijojë procesin. “Edhe 5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta

bësh sepse do të ishte shkelje e bes-imit të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është mira-timi i 5 qershorit. Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton”, tha ajo.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dje pas deklaratave të Komi-sioneri për Zgjerimin, Oliver Varhe-lyi. “Jemi një vit, kemi edhe një sezon tjetër politik. Nëse flasim me këtë logjikë i bie që mos votojmë asgjë. Këtu hyn qoftë kushtetuta qoftë kodi. Mirëkuptoj shqetësimin, adresimi i shqetësimit është korrekt nga ana e të gjithë miqve. Po kaq korrektë është edhe përgjigja e PS, marrëve-shja e 5 qershorit nuk preket. Nëse ne miratojmë kodin dhe do dalë një pikë, një kërkesë për të cilën kemi rënë dakord që mungon apo është tjetërsuar, atëherë le të na e thonë. Jo për të bërë Ramën mbret, por për ti dhënë qytetarëve më shumë pushtet në zgjedhje”, tha ai.

Kryeministri i përgjigjet

komisionerit Varhelyi

Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandi-meve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojit-en konsultimet e duhura, siç rekomandon OSB...

Page 5: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

.............GAZETA SOT E Shtunë 11 Korrik 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vetingu, Manjola Kajana konfirmohet në detyrë dhe kalon direkt në SPAK, shkarkohet nga detyra Petrit Çeno

Prokurorja Manjola Kajana është konfir-muar dje në detyrë. Pas një beteje të gjatë në Apel, pas kontestimeve të Komisionerit Publik, dje është mbajtur në fuqi vendimi i Shkallës së Parë duke e lënë atë në detyrë. “Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara përm-bushin nevojat e hetimit dhe bazuar në to, nuk provohet që subjekti i rivlerësimit, znj. Kajana, të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit dhe po ashtu, denoncimet e ardhura në adresë të saj,

nuk kanë gjetur asnjë mbështetje ligjore. Për këto arsye, Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.162, datë 19.06.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektin të rivlerësimit”, thuhet në njoftim. Pa konfirmimit në detyrë, Kajana tashmë do të marrë detyrën e prokurores së SPAK. Ditën e djeshme në KPA ka qenë dhe Petrit Çeno. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të enjten të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Durrësit për mosdeklarime dhe deklarime të rreme. Në shkurt të vitit 2019, KPK vendosi të

shkarkojë nga detyra pasi u konstatuan një sërë problemesh për kriterin e deklarimit të pasurisë. Sipas Komisionit, veç mungesës së të ardhurave të ligjshme për të justifikuar pasurinë, Çeno kishte fshehur të ardhurat vjetore dhe pjesëmar-rjen e të birit si aksioner në 5 kompani. KPK gjeti probleme edhe në blerjen e një apartamenti 98 m2 dhe një garazhi 22 m2, shitjen e një aparta-menti në Durrës dhe blerjen e një apartamenti tjetër në Golem. Komisioni e akuzon subjektin për një sërë fshehjesh të pasurisë, përfshi vlerën e një apartamenti 144 m2 të blerë nga bashkëshort-

ja, ndërsa shprehet se Çeno kishte mashtruar bankën për një kredi të cilës i ishte ndryshuar destinacioni. Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesu-ese, Natasha Mulaj relatore dhe Albana Shtylla, Ardian Hajdari e Ina Rama anëtarë shqyrtuan në dhomë këshillimi ankimin e Çenos dhe vendosën ta rrëzojnë atë duke e larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Çeno është në të njëjtën kohë në pritje të apelit, pasi u dënua nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për kor-rupsion së bashku me dy kolegë.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka kërkuar më shumë punë nga prokuroritë e rretheve

sa u takon hetimeve. Në vazhdën e takimeve me drejtuesit e proku-rorive të rretheve, Ibrahimi ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Prokurorisë së rrethit Fier dhe Vlorë, znj. Violeta Shkurta dhe z. Erion Çela. I shoqëruar edhe nga anëtari i këtij Këshillit, z. Vatë Sta-ka, kreu i KLP-së, pasi u njoh edhe me një sërë problematikash për dy prokuroritë respektive, propozoi një bashkëpunim me të ngushtë me prokurorët në përmirësimin e punës së tyre. Zoti Ibrahimi dhe z. Staka siguruan mbështetjen e Këshillit duke i propozuar prokurorëve edhe bashkëpunim lidhur me dy rreg-ulloret e reja sa i përket lëvizjeve paralele dhe asaj për ngritjen në detyrë. Por nga ana tjetër u kërkua më shumë seriozitet në hetime. “Prokuroria përfaqëson interesat e shtetit në procese penale, ndaj dhe në këtë prizëm prokurorët duhet të kenë parasysh se me qëndrimin dhe veprimtarinë e tyre përfaqësojnë dhe duhet të mbrojnë interesin pub-lik”, tha Ibrahimi. Kreu i Këshillit të Prokurorisë është ndalur dhe te vetingu. Sipas tij ai nuk duhet të dekurajojë prokurorët. “Vetëm duke mbrojtur këtë interes, do të rritet bes-ueshmëria e publikut, por edhe im-azhi i prokurorëve në sytë e çdokujt. Reforma në drejtësi, vetingu si një proces kyç, pavarësisht ngadalësim-eve dhe të metave që mund të eviden-tohen gjatë rrugës, duhet të pasohet pikërisht nga ndjenja e përgjegjësisë në raport me publikun, shtetin e së drejtës dhe ndëshkueshmërisë, ba-zuar në prova dhe fakte. Kjo është mënyra e duhur që nesër qytetarët të mos kenë dyshime në denoncimet që bëjnë, apo që të vijojë ideja se disa janë mbi ligjin dhe për rrjedho-jë s’mund të preken. Jeni në anën e duhur për sa kohë publiku do të ketë besim tek ju”, u shpreh ai.

Takimet në JuglindjeNdërsa ditën e mërkurë Gent

Ibrahimi, i shoqëruar nga anëtari i këshillit z. Bujar Sheshi, ka zh-villuar ditën e mërkurë, takimin e radhës me drejtueset e prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec. Ibrahimi dhe Sheshi

Lufta ndaj korrupsionit, ja ku renditet Shqipëria

Shqipëria renditet e para në rajon për luftën ndaj korrupsionit dhe për reformën në Administratën Pub-like. “Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim” (OECD), publikoi një raport të detajuar që skanon arritjet e vendeve të Ball-kanit Perëndimor në disa fusha, si ekonomia, drejtësia, korrupsioni, mirëqeverisja dixhitale, shëndetësia, arsimi etj. OECD analizon rezultatet e secilit shtet në zbatimin e 6 reformave kyçe ku vlerëson se Shqipëria, edhe pse e barazuar me të tjerë, është e para në rajon në zbatimin e dy reformave kyçe, në fushën e antikorrupsionit dhe në reformën në Administratën Pub-like. Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, Shqipëria renditet në të njëjtin nivel me Serbinë dhe Maqe-doninë e Veriut, përpara Kosovës dhe Bosnjës, por përsëri e dyta pas Malit të Zi. Sa i përket ekzistencës së një ekonomie funksionale të tregut të lirë, Shqipëria është e dyta. Reforma në drejtësi gjithashtu vlerësohet pozitiv-isht nga OECD. Funksionimi aktual i gjyqësorit vlerësohet në të njëjtin nivel me atë të Serbisë.

Dosja “Babale”, mbyllen hetimet për

prokurorin HajdarmatajProkuroria e Tiranës, ka vendosur

të pushojë hetimet për njërën nga dos-jet penale që mbiu në zyrat e proku-rorëve, pas shpërthimit të skandalit “Babale”. Procedimi penal nr.8700/1 që bën fjalë për hetimet lidhur me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” nga ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe dy oficerëve të Shërbimit Informativ Shtetëror, tashmë është pushuar. Kërkesa për pushimin e hetimeve ndaj tre funk-sionarëve të lartë, që ishin njerëzit e parë të cilët patën kontakt me Albert Veliun ose “Babalen”, është depozit-uar në Gjykatën e Tiranës në fillim të muajit Qershor 2020. Sipas dosjes hetimore prokurori Hajdarmataj dhe dy oficerët e SHISH, kanë qenë njerëzit që patën kontaktin e parë me “Babalen” e Vlorës, ku nga ky i fundit, u vunë në dijeni se Geron ose Agron Xhafaj, drejtonte një grup kriminal në qytetin e Vlorës.

Gent Ibrahimi “shkund” prokurorët: Mos u dekurajoni nga vetingu, ka ardhur koha e ndëshkimeve, nuk ka më të paprekshëm

Kreu i KLP takime në rrethe për të monitoruar prokuroritë

ofruan mbështetjen e Këshillit në përmirësimin e punës së proku-rorëve duke ndërvepruar me ta në hartimin e dy rregulloreve për lëvizjet paralele dhe atë të ngritjes në detyrë. Me rëndësi u cilësua edhe caktimi sa më parë i një prokurori Etike në Këshill, si urë lidhëse mes këshillit dhe prokurorive të rretheve, në rritjen e cilësisë së etikës profesionale dhe integritet-it të prokurorëve. Gjithashtu, në kuadër të legjitimitetit të besimit të

publikut në reformën në drejtësi, u diskutua edhe lidhur me rritjen e transparencës në punën e proku-rorëve ku sfida e institucioneve të reja të drejtësisë ndër të tjera është edhe mbështetja e tyre nga media.

Lufta ndaj korrupsionit Sinjalet janë se organet e reja

të drejtësisë po punojnë që të nisë lufta ndaj korrupsionit. Pak ditë më parë ishte kreu i SPAK, Arben Kraja ai i cili deklaroi se janë shumë dosje nën hetim. “Ne kemi pasur një

aktivitet të gjerë në këtë periudhë, me shumë ngarkesë, duke nisur që nga numri i punonjësve që ne kemi në dispozicion. Këtë 6 mujor, ne kemi pasur 428 procedime penale, nga të cilat 202 janë trashëguar nga Prokuroria për Krimet e Rënda dhe pjesa tjetër ka filluar nga ana jonë. Po kështu kanë ardhur nga prokuroritë e rretheve gjyqësore 172 procedime, nga të cilat 104 i kemi pranuar, 68 i kemi ridërguar dhe pjesën tjetër i kemi shqyrtuar”, tha Kraja.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dhënë alarmin për boshatisjen e prokurorive, për shkak të vetingut. Procesi i rivlerësimit ka zbuluar nivelin e thellë të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, ndërsa problemi aktual është se nuk ka magjistratë për të plotësuar vendet vakante. Alarmi është dhënë nga përfaqësuesja e KLP, Esmeralda Keshi, gjatë një mbledhjeje të organizuar nga Ministria e Drejtësisë. “Ndërkohë që të gjithë jemi koshientë

se numri i prokurorëve shkon në ulje për shkak të procesit të vetingut, kemi një boshllëk i cili nuk mund të plotësohet nëpërmjet Shkollës së Magjistraturës, i cili është i vetmi institucion që diplomon magjistratë prokurorë dhe duke qenë se jemi bashkë me pushtetin ekzekutiv të pranishëm, duhet të mendohet një meka-nizëm si mundet të ndihmohet prokurori në punën e tij të përditshme”, u shpreh ajo.

KLP JEP ALARMIN PËR SHKARKIMET NGA VETINGU

Qeveria ka kërkuar nga Kryeprokurori, Olsian Çela dhe kreu i SPAK Arben Kraja që të nisin luftën ndaj korrupsionit në nivel politik. Gazeta ka siguruar reko-mandimet e përvitshme të qeverisë për Prokurorinë e Përgjithshme, ku një fokus i veçantë i kushtohet korrup-sionit. Qeveria ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë

që të nisin hetimet për zyrtarët e lartë që kanë qenë të përfshirë në afera të ndryshme korruptive, ku thekson se deri më tani prokuroria ka dështuar në këtë drejtim duke mos çuar asnjë zyrtar para drejtësisë. Në reko-mandime, theksohet se SPAK është ngritur pikërisht për këtë qëllim, të hetojë korrupsionin në nivele të larta.

QEVERIA KËRKON LUFTË NDAJ KORRUPSIONIT

Page 6: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

GAZETA SOT6 E Shtunë 11 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

PS i rikthehet shkarkimit të Metës, Komisioni Hetimor merr në dorë raportin e Venecias,

ja çfarë do të diskutohet më 13 korrik

Afatet e komisionit hetimor “Meta” skadojnë në 31 korrik

Kreshnik Spahiu liston arsyet pse PD ka frikë të ndryshojë sistemin dhe paralajmëron: Ky do jetë fundi i Bashës

E djeshmja ishte një ditë e mbushur me surpriza dhe debate, pasi kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp pohoi se Partia Socialiste do të pranojë propozimin e opozitës parlamentare për të ndryshuar sistemin zgjed-hor në lista të hapura. Kjo deklaratë bëri që kryedemokrati Lulzim Basha të reagonte fort dhe t’i tregonte vijën e kuqe kryesocialistit Rama. Ndërkohë që pjesë e këtij debati është bërë edhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa me ironi i ka bërë thirrje Bashës të mos pranojë hapjen e listave sepse edhe Jozefina Topalli dhe Dashamir Shehi marrin më shumë vota se ai.

“Lulzim, mos i hap listat, sepse Jozefina apo Dash Shehi votohen nga populli më shumë se ty. Me pak fjalë Partia Demokratike dëshiron të hyjë 100% me kushtet e zgjedhjeve të 2013, 2017 dhe 2019. Me të drejtë lind pyetja pse bojkotoi zgjedhjet në 2019. Përgjigje mos prisni kurrë se ajo nuk është Parti Demokratike. Thjesht ka vjedhur një emër dhe e mban peng 30 vjet. A e dini që Partia Demokratike nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje me këtë model elektoral? A e dini që Partia Demokratike fitoret historike i ka pas me modelin tjetër mazhoritar të deputetëve në zona dhe ku populli votonte drejtpërdrejt depu-tetët dhe jo listat e kryetarit. A e dini sa vota ka

marrë Partia Demokratike me sistemin e hapur dhe sa me të mbyllur? 1.200.000 vota me sistemin e hapur 450.000 vota me sistemin e mbyllur. Çdo lexues do pyesë: Pse atëherë PD ka frikë ta ndry-shojë sistemin? Sepse Partia Demokratike nuk është ajo e 30 apo 15 viteve më parë, ku aderonin familjet dhe intelektualët shqiptarë. Tashmë PD është biznes i dy familjeve dhe që i rrinë tek dera, qindra ish të punësuar që ëndërrojnë të rikthehen në postet që kanë pasur në dogana, polici, tatime, bashki, ministrira etj; sepse ndryshimi i sistemit nxjerr në pah dobësitë dhe mangësitë e figurave që kanë larguar”, deklaroi ai. Më tej, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu thekson se

nëse Basha pranon ndryshimin e sistemit Jozefina Topalli do të marrë më shumë vota dhe për rrjed-hore atij do t’i marrin edhe PD-në. “Sepse ndrys-himi sistemit rrezikon që Luli Bashës t’ia marrin kreun e partisë; sepse me lista të hapura deputet votohet kë do populli dhe jo kë do Luli; sepse me lista të hapura nuk u merr dot nga 1 milion euro kandidatëve për deputet që ti vendos në krye të listave; sepse me lista të hapura populli voton më shumë Jozefina Topallin se Lulzim Bashën, më shumë Dash Shehun sesa Klevis Balliun, më shumë Grida Dumën sesa Gaz Bardhin dhe kësh-tu bie hierarkia e partisë”, shkruan ndër të tjera ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Rigels SELIMAN

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta pritet të rinisë nga puna javën e ardhshme. Prej

marsit të këtij viti ky komision hetimor nuk është mbledhur për shkak të pan-demisë së Covid-19, ndërsa një tjetër justifikim se përse është zvarritur puna e tij ka qenë Komisioni i Venecias. Por në datën 19 qershor “Venecia” foli, teksa në opinionin përfundimtar për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese sa i përket emërimit të anëtarëve të rinj në këtë institucion vlerësoi se veprimet e kreut të shtetit për këtë çështje janë përgjithësisht në përputhje me një in-terpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. Ky vendim i ka hapur rrugë mbledhjes së komisionit, i cili pritet që të mblidhte të hënën e 13 korrikut në orën 14:00. Gazeta ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së komisionit hetimor, ku mes të tjerash do të shqyrtohen pro-vat e administruara dhe opinionin e Venecias për çështjen e përplasjeve për Gjykatën Kushtetuese mes Kuvendit dhe Presidencës. “Mbledhja e komision-it hetimor më datën 13.7.2017 ora 14:00 përmes platformës online; Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 30.3.2020; Administrimi i opinionit të Komisionit të Venecias dhe provave të tjera; Diskutime mbi provat e ad-ministruara”, thuhet në dokumentin e siguruar nga gazeta.

“Fati” i Metës në dorë të komisionit hetimor

Por fakti që në datën 13 korrik komisioni hetimor do të njihet me opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias do të thotë se pas kësaj pritet që të marrë fund edhe debati për Kushtetuesen mes kreut të shtetit dhe mazhorancës, lidhur me Arta Vorpsin dhe nëse zgjedhja e Marsida Xhafer-llarit ka qenë përtej afateve të përcak-tuara në Kushtetutë. Këto emërime nxitën tensione të mëdha në skenën politike shqiptare, ku vetë presidenti Meta akuzoi Parlamentin dhe KED, se po bëni “puç” për kapjen e Kushtetueses dhe kompetencave të tij. Palët iu dre-jtuan Komisionit për të vendosur kush ka të drejtë. Ky i fundit në raportin paraprak dhe atë përfundimtar vlerësoi se veprimet e kreut të shtetit, për këtë

Ndalimi i koalicioneve, Manjani: Rama synon

të shkrijë partitëIsh-ministri i Drejtësisë, Ylli

Manjani ka reaguar dje ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh sot në mbështetje të listave të hapura dhe mungesës së koalicioneve në zgjedhje. Manjani shkruan në rrjetet sociale se me këtë qëndrim Rama kërkon të shpërndajë partitë politike. “Pra përveçse ndalon koalicionet, kërkon edhe të shpërndajë parti poli-tike!!!! “Subjekti unikal” do të thotë në shqip, të shkrihen shumë parti. Hë ta lumsha! Jepi! Çoje deri në fund! Shkatërro çdo qelizë demokracie në këtë vend! Nxirrja ujët e zi këtij vendi e të biem rehat të gjithë”, deklaroi ai. Më herët i pyetur nga një gazetar nëse e sheh të logjikshme, që një individ më ekstravagant, që superon modelin Rama të bëjë rotacionin në kryeministri, Manjani tha së është kundër këtij individi dhe modeli. Ai argumentoi se këtu është më e rëndësishme se kurrë të shkëputemi nga komunizmi dhe kulti i individit.

Shameti: PS do marrë mandat të tretë qeverisës

Partia Socialiste ka ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2021, ndërkohë që përmes një statusi në rrjetet sociale deputeti i PS, Adnor Shameti ka treguar detaje nga takimet që ai ka zhvilluar me mbështetësit socialistë në zonën e tij elektorale në Skrapar. “Ndizen motorët në të gjitha struk-turat e Partisë Socialiste Skrapar, për të konfirmuar mandatin e tretë qeverisës të Edi Ramës, Kryemi-nistër i Shqipërisë. Nga takimi me drejtuesit lokalë të Partisë Socialiste Skrapar, duke ruajtur distancën dhe kujdesin për njëri-tjetrin, ku kryefja-la ishte fitorja e mandatit të tretë për mirëqeverisjen e Shqipërisë. U përcoll qartë udhëzimi dhe vendimi politik i takimeve të fundit të krye-tarit, njëkohësisht kryeministër i vendit, me drejtuesit e partisë, me deputetët e Parlamentit dhe me krye-tarët e bashkive. Bashkë kalojmë çdo sfidë”, deklaroi deputeti i PS, Adnor Shameti.

çështje, janë përgjithësisht në përputhje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. Megjithatë pavarësisht këtyre, mazhoranca këmbëngul që presidenti Ilir Meta ka shkelur Kus-htetutën kur anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit, kështu që, “fati” i Ilir Metës është në dorë të Komisionit të Venecias. Nga ana tjetër, vetë deputetët

socialistë kanë dhënë sinjale se do t’i shkojnë deri në fund shkarkimit të Metës nga detyra. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputetja socialiste, Artemis Malo u shpreh pak ditë më parë se nuk ka asnjë tërheqje nga ana e mazhorancës dhe se sipas saj, komisioni hetimor do të vijojë punën. “Për ne si mazhorancë qeverisëse

Kreu i Grupit Parlamentar të Par-tisë Socialiste, Taulant Balla teksa komentoi dy opinionet e Venecias, atë për Gjykatën Kushtetuese dhe paketën anti-shpifje, deklaroi pak ditë më parë se shkarkimi i presidentit Ilir Meta nuk ka qenë qëllim në vetvete. “Shkarkimi i Presidentit të Republikës nuk ka qenë qëllim në vetvete. Komisioni Hetimor parlamentar i iniciuar nga 55 deputetë

është një komision që po vijon punën. Ka pasur një objekt të punës hetimore disa çështje të rëndësishme. Opinioni lidhur me çështjen e emërimeve ne Kus-htetuese e thotë qartë se ka një vakum. Dhe në lidhje me aktin e presidenti duke mos i ofruar mundësi betimi një anëtari për t’u votuar në Kushtetuese. Komisioni i Venecias është i qartë në këtë pikë”, deklaroi Balla.

PS: SHKARKIMI I METËS S’KA QENË QËLLIM NË VETVETE

komisioni hetimor nuk është lojë. Për ne si shumicë qeverisëse është e qartë si dritë e diellit që presidenti Ilir Meta tejkaloi kompetencat dhe shkeli me të dyja këmbët Kushtetutën e Shqipërisë kur anuloi zgjedhjet vendore të 30 qer-shorit një vite më parë. Kështu që, ne kemi arsye për t’i shkuar deri në fund procesit”, deklaroi deputetja socialiste, Artemis Malo. Ndërkohë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” akuzoi presidentin Ilir Meta se ka shkelur në disa raste Kushtetutën dhe se shumica socialiste sipas tij, e ka për detyrë ta çojë deri në fund betejën me kreun e shtetit. “Respekt për Komisionin e Venecias dhe vendimet e tij. Ne nuk kemi lënë asnjë punë gjysëm dhe pas dore. Lufta vazhdon për të siguruar demokraci për shumicën”, deklaroi deputeti i PS, Bujar Çela. Afatet e komisionit hetimor “Meta” skadojnë në 31 korrik.

Deputeti i opozitës parlamenta-re, Arlind Çaçani deklaroi pak ditë më parë për gazetën “SOT” se presi-denti Ilir Meta ka marrë garanci nga kryeministri Edi Rama se nuk do të shkarkohet nga detyra. “Pajtimi i kryeministrit Edi Rama me pres-identin Ilir Meta solli “amnistinë e Metës”, duke mos e shkarkuar dhe shkarkim të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvo-

rani në këmbim që kreu i shtetit të mos dalë më në protesta, tubime dhe në shesh me dorën mbi Kushtetutë. Ju kam thënë dhe rithënë, madje do ta ritheksoj se komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra është lojë. Ata, pra presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë pajtuar dhe komi-sioni hetimor ka mbaruar punë, jua thashë më lart”, deklaroi Çaçani.

Opozita e re: PS po luan, Meta nuk shkarkohet

Page 7: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

.............GAZETA SOT E Shtunë 11 Korrik 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rritje rekord e rasteve me koronavirus në vend, reagon Meta: Duhet bashkëpunim dhe ndërgjegjësim nga qytetarët

Shtimi në rekord i rasteve të reja me koro-navirus në vend ka shqetësuar tepër edhe Pres-idencën. Përmes një postimi në rrjetet sociale presidenti i vendit, Ilir Meta theksoi dje se situata e krijuar shton kërkesën për kujdes dhe ndërg-jegjësim nga qytetarët. Sipas tij mënyra e vetme për t’ia dalë dhe për të frenuar përhapjen kaq të shpejtë të virusit është bashkëpunimi i qytet-arëve, duke respektuar protokollet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë sidomos në këtë periudhë. “Duke ndarë të njëjtat shqetësime me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shën-detësisë në Shqipëri, theksoj rëndësinë e ndërg-jegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzi-

meve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave. Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërisht numrit të viktimave, shtron si do-mosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse, frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit tu-ristik”, tha Meta. Gjithashtu Meta ka kërkuar bashkëpunim edhe nga vendet fqinje, duke bërë të qartë se ata që shkelin rregullat do të ndësh-kohen. “Tepër i nevojshëm është bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e

mëtejshme të pandemisë, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë. Përballimi me sukses i COVID-19 duhet të jetë një objektiv madhor për të gjithë! Çdo neglizhencë në këtë prioritet ka kosto shumë të rëndë: jetën e qytetarëve tanë”, u shpreh ai. Kjo thirrje pasi në raportimin e ditës së djeshme Ministria e Shëndetësi deklaroi 90 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve, një shifër rekord kjo që prej fillimit të pandemisë. E rënduar është situata në ambientet e spitalit, ku 5 pacientë janë në gjendje të rëndë. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive. Situata në spitalin infektiv para-

qitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja. Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”, deklaroi MSH. Po ashtu u raportuan edhe dy humbje jetësh në 24 orë, duke e çuar në 85 numrin e të vdekurve që prej fillimit të pandemisë. “Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81-vjeçar nga Shkodra dhe një 63-vjeçar nga Elbasani, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, u shpreh MSH.

Rigels SELIMAN

Vitore Tusha ka ndryshuar të gjitha rregulloret dhe aktet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gazeta e parala-

jmëroi pak ditë më parë se në mbledhjen e radhës së KED, pasardhësja e Ardian Dvoranit në krye të këtij institucioni do të zhbënte një sërë vendimesh të miratuara nga ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Dhe duket se kështu ka ndodhur, pasi zonja Tusha ka nisur rokadën brenda institucionit. Kështu ditën e djeshme, nën drejtimin e kryetares Tusha është mbledhur KED, ndërsa ra në sy fakti se është miratuar ndryshimi i të gjitha rregulloreve dhe akteve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, sidomos ato që kanë lidhje me Gjykatën Kushtetuese. “Miratimin e ndryshimeve të projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 4, datë 11.03.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndry-shuar”; Miratimin e ndryshimeve të pro-jektvendimit “Për disa shtesa dhe ndrys-hime në vendimin nr. 5, datë 02.04.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar”; Miratimin e ndryshimeve të projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 1, datë 08.02.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për miratimin e rregullores së brendshme për funksionimin e Këshillit për Emërime në Drejtësi”, i ndrysh-uar”. Miratimi i këtyre ndryshimeve në projektvendimet e sipërcituara vjen në zbatim të rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” për sa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në njoftimin e KED.

Javën e ardhshme zgjidhen dy anëtarë të GJK

Por fakti që zonja Vitore Tusha me ardhjen në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka nisur të bëjë rokadë, duke filluar nga ndry-

Infektohet kryetari, mbyllet Gjykata e

Posaçme AntikorrupsionCovid-19 futet në Gjykatën

e Posaçme Kundër Krimit e Kor-rupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore, pasi ka prekur një gjyqtar. Bëhet fjalë për kreun Sandër Simoni, që ka qenë javët e fundit në disa se-anca gjyqësore. Pas rastit, Gjykata e Posaçme mbyllet deri në momentin e daljes së testeve për të gjithë stafin. Gjyqtari dyshohet se ka 5 ditë që është infektuar, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik. Gjykata e Posaçme dhe SPAK janë në të njëjtën godinë. Por sipas informacioneve mësohet se SPAK ende vazhdon punën, pasi pavarësisht se janë në një godinë, janë në kate të ndryshme. Në përfundim të tamponëve dhe rezultatit final do pritet rekomandimi i institutit shën-detësor si do të vijohet me punën. Masat anti-COVID vijojnë në gjykatë, me tunelin e dezinfektimit dhe mba-jtjen e maskës, por jo nga të gjithë respektohen. Nga ana tjetër, gazeta ka mësuar se Covid-19 është futur edhe në disa institucione të tjera shtetërore.

Miratohet Planit i ri i Veprimit anti-korrupsion

2020-2023Komiteti Koordinativ kundër

Korrupsionit zhvilloi dje mbledhjen e radhës në prezencën e përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë të Ministrisë së Dre-jtësisë si Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zv/ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka zbuloi se takimi u fokusua në draft-raportin 3-Mujor të Monitorimit të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit për periudhën Janar-Mars 2020. “Përtej ndarjes së arritjeve të 3-mu-jorit në realizimin e masave, si dhe sfidave për t'u zgjidhur me më tepër bashkëpunim institucional, arritja më e madhe që garanton ecurinë e përpjek-jes madhore antikorrupsion. Të lumtur që puna e rrjetit tonë të madh të part-neritetit antikorrupsion u kurorëzua edhe me miratimin e Planit të ri të Veprimit 2020-2023”, deklaroi Caka.

Miratohen vendimet, Vitore Tusha ndryshon të gjitha rregulloret dhe aktet e KED, javën e

ardhshme zgjidhen dy anëtarë të Kushtetueses

KED mblidhet në 17 korrik për dy vakancat në Kushtetuese

shimi i rregullores së brendshme të KED të miratuar nga ish-kryetari Ardian Dvorani, deri tek vendimet për emërimet e reja në Kushtetuese, i hap rrugë zgjedhjes së kandidatëve të Metës për në Gjykatën Kushtetuese. Presidenca momentalisht ka të drejtën për të pasur edhe 2 përfaqësues të saj në Gjykatën Kushtetuese nga 1 që ka aktualisht dhe që është zonja Marsida Xhaferllari. Ndërkohë që në mbledh-jen e djeshme është marrë vendimi që javën e ardhshme të zgjidhen dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku njëri i përket Presidencës dhe tjetri Kuvendit të Shqipërisë. “Ndryshimet e miratuara në mbledhjen e sotme do të pasqyrohen në aktet rregullatore të Këshillit të Emërimeve në Drejtë-si, për të bërë të mundur vijimin e procesit në tërësi mbi përzgjedhjen

1. Miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të datave 03.02.2020, 05.02.2020, 06.02.2020 dhe të mbledhjes së fundit të datës 30.06.2020.

2. Miratimin e ndryshimeve të projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 4, datë 11.03.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar”.

3. Miratimin e ndryshimeve të projektvendimit

“Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 5, datë 02.04.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar”.

4. Miratimin e ndryshimeve të projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 1, datë 08.02.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për miratimin e rregullores së brendshme për funksionimin e Këshillit për Emërime në Drejtësi”, i ndryshuar”.

JA VENDIMET E MARRA NË MBLEDHJEN E DJESHME TË KED

e kandidaturave për vendet vakante, si dhe do të publikohen të plota në ditët në vijim; Këshilli vendosi që mbledhja e radhës e KED të zhvillo-het në datën 17.07.2020, ora 13.30, ku

do të diskutohet mbi shqyrtimin e dy vakancave që i takojnë institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e KED, thotë Gjykata e Lartë.

Këshilli i Emërimeve në Dre-jtësi është mbledhur dje nën dre-jtimin e kryetares, Vitore Tusha, ku ka diskutuar mbi emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është mbledhja e dytë që bëhet nën drejtimin e Vitore Tushës që ka marrë kompetencat e kreut të KED, ndërkohë që mësohet se një nga kandidaturat për Kushtetuese, Re-gleta Panajoti, gjyqtare e Gjykatës së

Shkallës së Parë që pasi kaloi vetin-gun në shkallën e parë dhe në kohën që po zhvillohej ankimi në KPA, me procedurë të përshpejtuar ka para-qitur dorëheqjen nga funksioni si gjyqtare. Mësohet se zonja Panajoti dorëheqjen ja ka paraqitur KLGJ dhe KPA. Po kështu, kujtojmë që në rendin e ditës të KED janë miratuar dje edhe disa ndryshime të rregullor-eve të propozuara nga zonja Tusha.

DORËHIQET NJË PREJ KANDIDATEVE PËR KUSHTETUESEN

Page 8: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

GAZETA SOT8 E Shtunë 11 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet pasuria e ministrave, nga llogaritë me vlerë mijëra euro, te apartamentet,

bizneset dhe automjetet luksoze

Ja çfarë kanë deklaruar ministrat pranë ILDKPI

Arbjona ÇIBUKU

Zbardhet pasuria e ministrave për vitin 2019. Gazeta “SOT” ka siguruar deklarimet pranë ILDKPI. Në deklarimet e min-

istrave vihen re shifra të larta nga llog-aritë bankare, apartamente të shtrenjta, vila luksoze në bregdet dhe makina nga 8 mijë euro. Në deklarimin e pasurisë pranë ILDKP, zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka deklaruar një hua prej 5.000.000 lekësh, nga e cila ka shlyer vetëm 288.000 Lekë. Po ashtu Braçes i rezultojnë 1.971.558 Lekë të ardhura nga puna e bashkëshortes. Sakaq 3.128 euro i ka nga interesat bankare për një vit. Nga puna në qeveri, Braçe për vitin 2019 ka marrë 1.563.078 Lekë. Sakaq 338.538 lekë i rezultojnë sërish nga puna pranë Kuvendit të Shqipërisë. Braçe ka deklaruar 1.599.960 lekë kursime nga viti 2018.

Lleshaj, Xhaçka e ManastirliuMinistri i Brendshëm, Sandër

Lleshaj ka deklaruar pranë ILDKP 2.820.725 Lekë të ardhura për vitin 2019 nga pagat e tij dhe të bash-këshortes Violeta Lleshaj. Po ashtu Lleshaj ka bërë të ditur se ka 2.000,000 Lekë nga një kredi e marrë për shtëpi. Sandër Lleshaj ka deklaruar një kredi me shumë prej 5.000.000 Lekësh, nga e cila ka shlyer 334.285 Lekë. Ndërkohë ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçkës

i rezultojnë 1.570.352 Lekë nga paga si ministre. Ndërsa bashkëshortit të saj Artan Gaçit i rezultojnë 1.175.775 Lekë të ardhura nga ISSH. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar një kredi bankare me vlerë 5.000.000 Lekë, nga e cila ka shlyer 277.871 Lekë dhe ka papaguar 4.007.333 Lekë. Në deklarimin e saj të pasurisë rezultojnë të ardhurat nga paga e bashkëshortit në OSHEE, 707.903 Lekë. Ndërsa të

ardhurat nga paga si ministre e Shën-detësisë, janë 1.568.595 Lekë. “Shtuar llogaria e pagës personale në Bankën... 343.032 Lekë. Pakësim në llogari rr-jedhëse 1.800 Lekë. Shtesë në depozita e kursimit në lek, 2.555 Lekë. Pakësuar në llogarinë rrjedhëse në Dollarë, 940 dollarë. Të ardhurat nga paga si Ministër i Shëndetësisë, 1.568.595 Lekë. Të ardhurat nga paga e bash-këshortit në OSHEE, 707.903 Lekë. Të ardhurat nga qeraja 2.970 Euro. Kredi

bankare me vlerë 5.000.000, shuma e shlyer 277.871 Lekë, shuma papaguar 4.007.333”, thuhet në deklarimin e Manastirliut pranë ILDKP.

Shalsi dhe DenajMinistri për Mbrojtjen e Sipërmar-

rjes, Eduard Shalsi ka deklaruar 8 160 Euro të ardhura nga dhënia me qera e një apartamenti. Nga paga si deputet ka deklaruar 393.918 Lekë. “Llogari bankare, 106 Lekë. Llogari bankare, pakësuar 88 euro. Llogari bankare,

JA PASURIA E MINISTRAVE ERJON BRAÇE, ZV/KRYEMINISTER

Shtuar vetëm në interesat bankare të një viti, 3.128 Euro

Shtuar llogaria e kursimeve të deklaruara, 211.444 ALL

Shtuar kursimet nga të ardhurat nga puna gjatë vitit, e veta dhe e bashkëshortes, 580.000 ALL

Të ardhurat, krijuar nga puna në qeveri, 1.563.078 ALL

Të ardhura, krijuar nga puna në Kuvendin e Shqipërisë, 338.538 ALL

Të ardhurat, krijuar nga pjesëmar-rja si kryetar i këshillit drejtues të FSHZH, 123.489

Të ardhurat, krijuar nga puna e bashkëshortes, 1.971.558 ALL

Kursime, transferuar nga viti 2018, në llogari 1.599.960 ALL, gjendja, 1.811.404 ALL, kursime të tjera 700.000 ALL

Hua afatgjatë marrë në..., trans-feruar në.. shumë e huasë 5.000.000 ALL, shuma e shlyer 288.000 ALL

PANDELI MAJKO, MINISTER I DIASPORËS

Kontratë shitje pasurie të palua-jtshme me Kusht Kreditimi, çmimi i shitjes 220.000 Euro

Shitje apartamenti, 20.000 EuroBlerje apartamenti, 232.100 EuroPagesë shtesë për çmimin e shitjes

së banesës, 96.882.20 LekëPaga si ministër, për dymbëdhjetë

muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë

Të ardhura nga qiraja banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019 është 16.320 Euro

Kredi 5 milionë Lekë, shuma e shlyer është 284.524 Lekë, shuma e mbetur është 2.003.615 Lekë

Ka paguar këstin e fundit të banesës në zbatim të kontratës së sipërmarrjes, të deklaruar më parë, shuma e shlyer është 21.630.00 Euro, shuma e mbetur është 10.000 Euro

Pasuria e Enkelejda Majko, bash-këshortja e ministrit

Një llogari rrjedhëse në Bankën... 19.328 Euro

Pasuria Gjergji Majko, djali i ministrit

Kontratë individuale për një pe-riudhë katër mujore me Kombet e Bashkuar, shuma e të ardhurave 10.28- USD

SANDËR LLESHAJ, MINISTER I BRENDSHËM

Gjendje në llogarinë rrjedhëse e pagave të Sandër Lleshaj dhe Viole-ta Lleshaj, 2.820.725 Lekë, më pak 561.796 Lekë

Gjendje në cash nga kredia e mar-rë tek...bank për shtëpi, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, 2.000.000 Lekë

Makinë autoveturë tip HONDA blerë pas shlyerjes së një kontrate që prej vitit 2010, shuma 10.000 Euro, më pak 2000 Euro

Gjendje në depozitë kursimi tek... 7.000.000 Lekë

Gjendje në llogari bankare... 0.63 Euro më pak 2138 Euro, 728 USD

Të ardhura nga paga si ministër i brendshëm, 1.570.351 Lekë

Të ardhura nga paga e bash-

këshortes Violeta Lleshaj si drejtore e Shkollës 9 vjeçare “Mihal Gra-meno”, 675.600 Lekë

Të ardhura nga puna e vajzës Doreta në institutin Max Planck në Tuebingen, Gjermani, 4011 Euro

5.000.000 Lek kredi, shuma e shly-er 334.285 Lekë, gjendja e detyrimit të mbetur 2.452.118 Lekë

OLTA XHAÇKA , MINISTRE E MBROJTJES

Të ardhurat nga paga si ministre në Ministrinë e Mbrojtjes, 1.570.352 Lekë

Kontratë me kompanisë Agicons shpk e deklaruar në deklarimet mëparshme vazhdon e pandryshuar, ende e pashlyer

Pasuria e Artan Gaçit, bashkëshor-ti i ministres

Të ardhura nga një dyqan i lëshuar me qera, 3.788.400

Të ardhura nga ISSH, 1.175.775Paga detyrim kredi e mbartur,

shuma e shlyer 7.642 Euro, për t’u paguar 3.225 Euro

Pagesë këste kredie, shuma e shlyer 9.751.63 Euro, për t’u paguar 27.755 Euro

Të ardhura nga shitja e një autom-jeti të djalit, 345.000 Lekë

Detyrime page si Administrator i Shoqërisë Ag TCC, 600.000 Lekë

OGERTA MANASTIRLIU, MINISTRE E SHËNDETËSISË

Shtuar llogaria e pagës personale në Bankën... 343.032 Lekë

Pakësim në llogari rrjedhëse 1.800

LekëShtesë në depozita e kursimit në

lek, 2.555 LekëPakësuar në llogarinë rrjedhëse në

Dollarë, 940 dollarëTë ardhurat nga paga si Ministër i

Shëndetësisë, 1.568.595 LekëTë ardhurat nga paga e bash-

këshortit në OSHEE, 707.903 LekëTë ardhurat nga qeraja 2.970 EuroKredi bankare me vlerë 5.000.000,

shuma e shlyer 277.871 Lekë, shuma papaguar 4.007.333

Pasuria e Ermal Gjinaj, bash-këshorti i ministres

Pakësim nga llogaria e pagës, shuma e shlyer 508.915 Lekë

Pakësim në llogarinë rrjedhëse, 122.098 Lekë

Shtesë në llogarinë bankare të përbashkët në lek, 16 lekë

Shtesë gjendje CASH, 350.000 Lekë

BLEDAR ÇUÇI, MINISTER I BUJQËSISË

Të ardhura nga paga, 3.434.474.42 Lekë

Të ardhura nga Interesa, 789.915.50 Lekë

Të ardhura nga paga 18.990 EuroTë ardhura nga shitje apartamenti,

115.183.1 EuroTë ardhura nga paga, 571.626.40

LekëBlerje apartamenti, 100.000 EuroTë ardhura nga paga, 287.593 LekëTë ardhura nga paga si ministër,

1.505.258Të ardhura nga honorarët, 51.000

Kontratë kredie bankare shuma e shlyer 263.442.1 Lekë, shuma për t’u paguar 12.029.268.54 Lekë

Pasuria e Delina Fico, bash-këshortja e ministrit

Të ardhura nga paga, 7574 DollarëTë ardhura nga paga, 55.514

DollarëTë ardhura nga paga, 178.95

DollarëTë ardhura nga paga, 4414.32

DollarëTë ardhura nga paga 69.100 LekëSi rezidente e përhershme

në SHBA, të ardhura nga puna, 89.218.29 Dollarë

Pasuria e Endi Çuçi, djali i min-istrit

Paga e prindërve 20.205.68 Euro

EDUARD SHALSI, MINISTER PËR MBROJTJEN E SIPËRMARRJES Llogari bankare, 106 LekëLlogari bankare, pakësuar 88 euroLlogari bankare, shtuar 908 942

LekëLlogari bankare pakësuar 1 724

LekëLlogari bankare shtuar 8 317 LekëPaga si deputet në Kuvendin e

Shqipërisë, 393 918Të ardhura nga dhënia me qera e

një apartamenti, 8 160 EuroPaga si ministër, 1 461 766Kredi bankare, shlyer 2161, pa

shlyer, 9 655 euroPasuria e Eranda Shalsi, bash-

këshortja e ministritLlogari rrjedhëse, pakësuar me

996 671 Lekë

shtuar 908 942 Lekë. Llogari Bankare pakësuar 1 724 Lekë. Llogari bankare shtuar 8 317 Lekë. Paga si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, 393 918. Të ardhura nga dhënia me qera e një apar-tamenti, 8 160 Euro. Paga si ministër, 1 461 766. Kredi bankare, shlyer 2161, pa shlyer, 9 655 euro”, ka deklaruar Shalsi pranë ILDKP. Sakaq bashkëshortja e ministrit, ka deklaruar 1 859 957 Lekë të shtuar në llogarinë rrjedhëse. “Llogari rrjedhëse, pakësuar me 996 671 Lekë. Llogari rrjedhëse, shtuar me 3 294 Euro. Kartë krediti, pakësuar me 71 238 Lekë. Llogari rrjedhëse, shtuar me 1 859 957 Lekë. Llogari rrjedhëse, shtuar me 24 525 Euro. Llogari rrjedhëse, pakësuar me 88 euro. Llogari rrjedhëse, gjendje 10 euro. Llogari rrjedhëse, gjendje 500 060 Lekë. Menaxhere e projektit REEHUB, 942 029 Lekë. ISSH, 213 576 Lekë. Paga si person fizik, 885 600 Lekë. Fitimi si person fizik, 3 499 904 Lekë”, ka deklaruar bashkëshortja e ministrit Shalsi. Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj ka deklaruar 18.000 euro de-pozitë. “Gjendja në llogarinë rrjedhëse, pakësim me 165.193 Lekë. Gjendja në llogarinë rrjedhëse pakësim me 3.709 Euro. Gjendja në llogarinë, pakësim me 1.320 Lekë. Gjendja e llogarinë në Euro, pakësim me 20.010 Euro. Depozitë në, shtim me 18.000 Euro. Depozitë kursimi, shtim me 130 Euro”, ka deklaruar Denaj pranë ILDKP.

Page 9: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

.............GAZETA SOT E Shtunë 11 Korrik 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Majko blen shtëpi 232 mijë euro, Margariti makinë me vlerë 8 mijë euro, ja fitimet e Etilda Gjonajt nga dietat jashtë vendit

Ja kush janë ministrat me më shumë pasuri

Arbjona ÇIBUKU

ILDKP ka zbardhur pasuritë min-istrave të shtetit, por tre emra janë ata që kanë spikatur në shumat dhe shpenzimet marramendëse që kanë

bërë gjatë vitit 2019. Ministri i Diasporës, Pandeli Majko është një ndër emrat e spikatur, pasi ka bërë një shtëpi prej 232 mije eurosh. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministrja e Drejtësisë, Etil-da Gjonaj janë dy emra të tjerë që bien në sy për shumën e lartë të parave që kanë korrur gjatë vitit 2019. Ministri i Di-asporës, Pandeli Majko përpos 232 mijë eurove që ka blerë një apartament, ka shitur një tjetër 20.000 Euro. Po ashtu ka deklaruar një pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë. Nga paga si ministër për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë. Sakaq Majkos i rezultojnë të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019, e cila është 16.320 Euro. Përpos shpenzimeve të tjera tepër të larta, ministri i Diasporës ka marrë një kredi prej 5 milionë lekësh, nga e cila ka shlyer 284.524 Lekë dhe ka pa shlyer 2.003.615 Lekë. Në bazë të “Kontratë shitje pasurie të paluajtshme” me Kusht Kreditimi, çmimi i shitjes 220.000 Euro. Shitje apartamenti, 20.000 Euro. Blerje apartamenti, 232.100 Euro. Pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës,

96.882.20 Lekë. Paga si ministër, për dymbëdhjetë muajt e vitit 2019 është 2.097.120 lekë, paga neto është 1.569.182 Lekë. Të ardhura nga qiraja e banesës të deklaruar më parë, qiraja neto për vitin 2019 është 16.320 Euro. Kredi 5 milionë lekë, shuma e shlyer është 284.524 Lekë, shuma e mbetur është 2.003.615 Lekë. Ka paguar këstin e fundit të banesës në zbatim të kontratës së sipërmarrjes, të deklaruar më parë, shuma e shlyer është 21.630.00 Euro, shuma e mbetur është

10.000 Euro”, ka deklaruar Majko pranë ILDKP. Sakaq bashkëshortja e Majkos ka deklaruar 19.328 Euro në një llogari rrjedhëse. Ndërsa djali i tij ka deklaruar vetëm një kontratë individuale për një periudhë katër mujore me Kombet e Bashkuara, shuma e të ardhurave 10.28- USD.

Pasuria e GjonajtMinistrja e Drejtësisë, Etilda

Gjonaj ka qenë në qendër të opin-

ionin publik pak kohë më parë për dietat e shtrenjta jashtë vendit dhe për një faturë prej 800 eurosh nata në një hotel. Shifrat e larta të shpen-zimeve të ministres Gjonaj vihen re edhe tek deklarimi i saj i pasurisë pranë ILDKP. Në deklarimin e saj të pasurisë, Gjonaj ka bërë të ditur se ka fituar 7 000 Lekë nga dietat bren-da vendit dhe 2 360 Euro nga dietat jashtë vendit. Në një llogari rrjedhëse

ka shtuar 306.976.35 Lekë. Sakaq të ardhurat nga paga si ministre, ka deklaruar 1.570.352 Lekë. “Llogari rrjedhëse, shtuar 306.976.35 Lekë. Llogari rrjedhëse, pakësuar 16.5 Lekë. Llogari rrjedhëse, pakësuar 2.384.88 Lekë. Të ardhura nga paga si minis-tre, 1.570.352 Lekë. Të ardhura nga pjesëmarrja në mbledhje të Këshillit Kombëtar të Territorit, 61.600 Lekë. Të ardhura nga paga si anëtar të Këshillit Drejtues, 25.500 Lekë. Të ardhura nga dieta brenda vendit, 7.000 Lekë. Të ardhura nga dieta jashtë vendit, 2.360 Euro”, ka deklaruar ministrja Etilda Gjonaj pranë ILDKP. Sakaq bashkëshorti i saj, Irvelin Gjonaj ka deklaruar 838.364 Lekë të ardhura nga paga si Inspektor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sakaq ka deklaruar edhe të ardhura nga dëm-shpërblimi i ekzekutimit të vendimit të gjykatës, prej 1.428.229 Lekësh.

Pasuria e MargarititEdhe ministrja e Kulturës ka

deklaruar shpenzime të shumta si-kurse janë dy makina të blera gjatë vitit 2019. Një automjet të tipit Volvo prej 8 mijë eurosh dhe një tjetër të tipit Audi prej 4 mijë e 500 eurosh. Po ashtu ajo ka deklaruar një apartament në bregdetin e Durrësit prej 110 mijë eurosh. 1.499.623 Lekë i rezultojnë nga paga si ministre. Sakaq të ardhura nga dieta ka 189.778 Lekë.

JA PASURIA E MINISTRAVE Llogari rrjedhëse, shtuar me 3

294 EuroKartë krediti, pakësuar me 71 238

LekëLlogari rrjedhëse, shtuar me 1 859

957 LekëLlogari rrjedhëse, shtuar me 24

525 EuroLlogari rrjedhëse, pakësuar me

88 EuroLlogari rrjedhëse, gjendje 10 EuroLlogari rrjedhëse, gjendje 500 060

LekëMenaxhere e projektit REEHUB,

942 029 LekëISSH, 213 576 LekëPaga si person fizik, 885 600 LekëFitimi si person fizik, 3 499 904

Lekë

BELINDA BALLUKU, MINISTRE E INFRASTRUKTURËS

Gjendje në numrin e llogarisë, 1.711.530 Lekë

Kalim nga llogaria bankare, 5.647.500 Lekë

Llogari në..bankë, në euro, gjendja 846.44 Euro

Llogari në..bankë, në euro, gjendja 375.35 Euro

Llogari bankare në euro tek..bankë, gjendja 460.25 Euro

Llogari bankare e hapur për llog-ari të shpenzime të fëmijëve nga Sokol Balla, gjendja 146.380.47 Lekë

Balla, llogari bankare, 25.294 EuroBalla, llogari bankare, 25.294 EuroPaga si Drejtore e Përgjithshme

e ALBCONTROL, 538.297.39 LekëPaga në Ministrinë e Infrastruk-

turës dhe Energjisë, 1.591.505 LekëFondi i pensioneve private,

278.090.90 Lekë

ANILA DENAJ, MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISËGjendja në llogarinë rrjedhëse,

pakësim me 165.193 LekëGjendja në llogarinë rrjedhëse

pakësim me 3.709 EuroGjendja në llogarinë ...Bank Alba-

nia, pakësim me 1.320 LekëGjendja e llogarinë në Euro, pa-

kësim me 20.010 EuroDepozitë në... Bank Albania, shtim

me 18.000 EuroDepozitë kursimi, shtim me 130

EuroTë ardhura si rezultat i punës si

konsulente në Projektin e Fondit të Garancisë Rurale AASF, 5.118 Euro

Të ardhura nga paga dhe dieta nga Ministria e Financave dhe Ekono-misë, 1.256.396 Lekë

Të ardhura nga Bordi i Siguri-meve Shoqërore dhe Shëndetësore, 101.590 Lekë

Interesi mujor i investimit në Bono thesari, 277.500 Lekë

Të ardhura nga Shkolla... pasi djali frekuentoi një shkollë tjetër dhe shkolla ktheu pas shumën e paguar, 684.049 Lekë

Kredi për banesë e përfituar në vitin 2012, shuma e shlyer 887.109 Lekë, e pashlyer 2.390.760 Lekë

Pasuria e Nektar Kume, bash-këshorti i ministres

Llogaria personale në lekë në emër të Nektar Kume, pakësim me

128 LekëLlogari personale, pakësim me

24.405 LekëTë ardhura nga rroga si admin-

istrator i Artizan shpk, 91.881 LekëTë ardhura nga paga Shoqata e

Biznesit Shqiptar, 39.733 LekëKredi, shuma e shlyer 1.159.802,

për t’u shlyer 0 Lekëkredi me shumë 5.000.000 Lekë,

shuma e shlyer 1.155.471 LekëKredi në shumën 1.000.000 Lekë,

shuma e shlyer 365.941 Lekë, për t’u shlyer 206.761 Lekë

ELISA SPIROPALI , MINISTRE PËR MARRËDHËNIET

ME PARLAMENTIN Të ardhura nga paga si ministre,

1.461.766 LekëGjendja e llogarisë rrjedhëse,

172.025 lekëGjendja e llogarisë KESH, shtuar

2200 EuroKarta e kreditit, shuma e shlyer

3253.75 Euro, shuma e mbetur pa shlyer -413.34 Euro

Pasuria e Salarjon Totaj, bash-këshorti i ministres

Këshilli Drejtues DPSHTRR, 481.215.00 Lekë

Nr llogarie, 565.96 LekëNr llogarie, 554.834 LekëTë ardhura nga paga 1.954.525

LekëGjendja KESH, shtuar 7300 EuroKredi me shumë 1.120.000 Lekë,

shlyer 633.568.75 Lekë, për të shlyer 510.079.11 Lekë

karta e Kreditit, -2377.98 Lekë, për

të shlyer -11.18 LekëMinikredi, shlyer 50.395.15 Lekë

ETILDA GJONAJ, MINISTRE E DREJTËSISË Llogari rr jedhëse , shtuar

306.976.35 LekëLlogari rrjedhëse, pakësuar 16.5

LekëLlogari rrjedhëse, pakësuar

2.384.88 LekëTë ardhura nga paga si ministre,

1.570.352 LekëTë ardhura nga pjesëmarrja në

mbledhje të Këshillit Kombëtar të Territorit, 61.600 Lekë

Të ardhura nga paga si anëtar të Këshillit Drejtues, 25.500 Lekë

Të ardhura nga dieta brenda ven-dit, 7.000 Lekë

Të ardhura nga dieta jashtë vendit, 2.360 Euro

Pasuria e Irvelin Gjonaj, bash-këshorti i ministres

Paga, shtuar 295.530 LekëTë ardhura nga paga si Inspektor

pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, 838.364 Lekë

Të ardhura nga dëmshpërblimi i ekzekutimit të vendit gjykatës, 1.428.229 Lekë

Të ardhura nga dieta shërbimi, 188.560 Lekë

BESA SHAHINI, MINISTRE E ARSIMIT

Shitje e automobilit Volswagen, 6500 Euro

Gjendje në llogari rrjedhëse, nga

paga si ministre, 1.450.000 LekëTë ardhura nga paga, 1.500.000

LekëPasuria e Dardan Molliqajt, bash-

këshorti i ministresAutomobil Alfa Romeo, 3 500 euro,

kursyer nga pagaGjendja në llogarinë bankare

në Prishtinë, të ardhura nga paga si deputet në Kuvendin e Kosovës 14.000 Euro

Paga nga Kuvendi i Kosovës, 19.332 Euro

ELVA MARGARITI, MINISTRE E KULTURËS

Apartament, 110.000 Euro Automjet marka Volvo, blerë në

Itali me të ardhura punësimi në Itali, 8.000 Euro

Automjet, Mark Audi, blerë në Itali me të ardhura punësimi në Itali, 4.500 Euro

Llogari rrjedhëse 2.968 EuroLlogari rrjedhëse -3.13 EuroLlogari rrjedhëse 688.350 LekëTë ardhur nga paga si Ministër i

Kulturës, 1.499.623 LekëTë ardhura nga dieta, 189.778 LekëHua për blerjen e një apartamenti

në Durrës, 110.000 EuroPasuria e Artan Asllani, bashkë-

jetuesi i ministresApartament, 110.000 EuroLlogari rrjedhëse, 486.24 EuroLlogari rrjedhëse, 3874.20 LekëKontribut dhuratë e qerasë përfit-

uar nga... 3.300 Euro Hua për blerjen e apartamentit në

kompleksin... Durrës, 110.000 Euro

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko për-

pos 232 mijë eurove që ka blerë një apar-

tament, ka shitur një tjetër 20.000 Euro. Po ashtu ka

deklaruar një pagesë shtesë për çmimin e shitjes së banesës, 96.882.20 Lekë...

Page 10: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

GAZETA SOT10 E Shtunë 11 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

KE publikon raportin për Shqipërinë, Brukseli kërkon hetime ndaj pushtetarëve

dhe luftë ndaj pastrimit të parave, ja detajet

BE kërkon më shumë përkushtim për çështjen e emigrantëve

Bien alibitë e Mynyr Konit, Gjykata Administrative kundër shtyrjes së zgjedhjeve në universitete, ja vendimi

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në kryeqytet rrëzoi kërkesën e një grupi stu-dentësh për pezullimin e procesit zgjedhor në institucionet e arsimit të lartë. Ditët e fundit ishte rektori Mynyr Koni, ai i cili deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje në universitete, por duket se këtë herë ka ardhur konfirmimi nga gjykata duke i dhënë goditje rektorit të Universitetit të Tiranës. Përmes një deklarate KIZ shprehet se përshëndet këtë vendim, duke shtuar se inkurajojnë një proces zgjedhor në universitet, që të jetë i drejtë dhe i paanshëm. “Komisioni Institucional Zgjedhor i Universitetit të Tiranës

përshëndet vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë që rrëzoi kërkesën e një grupi studentësh për pezullimin e procesit zgjedhor në institucionet e arsimit të lartë. KIZ për Universitetin e Tiranës e vlerëson këtë vendim si inkurajim në veprimtarinë tonë të deritanishme në funksion të garantimit të një procesi sa më të drejtë, të paanshëm, të nder-shëm, transparent, të pavarur nga çdo ndërhyrje e grupeve të ndryshme të interesit që cenojnë demokracinë dhe autonominë universitare, ven-dim që mbron demokracinë zgjedhore univer-sitare dhe mundëson rotacionin e autoriteteve

dhe organeve drejtuese përmes votës së lirë të studentëve dhe personelit akademik përmes një procesi të ligjshëm zgjedhor në universitetet publike në vend”, tha KIZ. Më tej bëhet e ditur nga KIZ se ky proces zgjedhor do të jetë edhe garantimi i një sinergjie shumëdimensionale institucionale për përmbyllje të suksesshme të këtij viti akademik, por edhe një fillim i mbarë për vitin akademik të ardhshëm. “Çdo interpretim tjetër, si ai se është duke u penguar e drejta e zgjedhjeve është një tymnajë të cilën vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë e shpërndau duke respektuar e ritheksuar

parimin e ligjshmërisë së tyre. Ky vendim i dha përgjigjen pretenduesve në të kundërt dhe kri-joi kushtet ligjore për të ndaluar qëndrimin në funksione drejtuese përtej afateve të ushtrimit të mandatit. I bëjmë thirrje të gjithë trupës zgjed-hore të Universitetit të Tiranës që në detyrim të autonomisë dhe të demokracisë së brendshme universitare ta konsiderojmë ushtrimin e të drejtës për të zgjedhur dhe për t’ú zgjedhur si kontributin më të madh për rritjen e cilësisë së veprimtarisë akademike dhe kërkimit shkencor nga personeli akademik dhe studentët e të gjithë cikleve në Universitetin e Tiranës”, tha KIZ.

Arbjona ÇIBUKU

Komisioni Europian ka miratuar dje raportin e zgjerimit për Shqipërinë. Brukseli ka kërkuar që

drejtësia shqiptare të nisë hetimet ndaj pushtetarëve të korruptuar dhe të luftojë pastrimin e parave. KE ka vlerësuar pozitivisht punën e bërë me reformën në drejtësi. Raporti thekson se reforma në drejtësi është gjithëpërfshirëse dhe synon të luftojë korrupsionin. Po ashtu raporti thekson se vetin-gu ka funksionuar madje edhe në kushtet e vështira që krijoi koro-navirusi. Më tej KE nënvizon sa i takon reformës në drejtësi së rezu-ltatet e saj janë thelbësore dhe po rikthejnë besimin e publikut tek gjyqësori. “Shqipëria po ndjek një reformë të plotë dhe gjithëpërf-shirëse të drejtësisë, e cila synon forcimin e përpjekjeve të përg-jithshme për të luftuar korrup-sionin dhe krimin e organizuar. Kjo reformë gjithashtu përfshin rivlerësimin e përkohshëm të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetingu), i cili ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, duke prodhuar rezultate të prekshme. Verifikimi ka vazhduar përkundër ndikimit të pandemisë COVID-19. Edhe pse seancat dëgjimore u pe-zulluan përkohësisht për shkak të mbylljes së aktiviteteve heti-more për dosjet e verifikimit kanë vazhduar përmes shkëmbimeve të larta. Seancat dëgjimore të verifi-kimit filluan më 3 qershor 2020. Në përgjithësi, 64% e dosjeve të vetingut të përpunuara deri më tani kanë rezultuar me shkarkime ose dorëheqje vullnetare nga ana e vlerësuesit. Procesi i verifikimit dhe rezultatet e tij mbeten thel-bësore për të rikthyer besimin e publikut në gjyqësor dhe organet përmbarimore të shtetit”, thuhet në raportin e KE.

Të forcohet lufta kundër korrupsionit

Raporti kërkon që Shqipëria të përmirësojë efektivitetin e he-timeve dhe përpjekjet për forcim të ligjit për të luftuar nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të

Raporti i KE përplas palët, PD e interpreton negativisht, reagon PS

Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë ka krijuar përplasje mes Partisë Demokratike dhe Par-tisë Socialiste. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti i PD, Edi Paloka e cilëson raportin si një paralajmërim me pasoja neg-ative për qytetarët shqiptarë edhe e gjithë kjo për shkak të veprimeve të kryeministrit të vendit. Duke përmendur çështjen e rikthimit të vizave për Shqipërinë, Paloka fajë-son Edi Ramën se po shton sinjalet negative nga KE me vendimet e tij. “Rikthimi i vizave për shqiptarët duket se është reagimi i Europës ndaj Ramës! Sinjalet e para nga Europa pas qëndrimeve të Ramës, po vijnë, por pasojat do të bien mbi shqiptarët. Disa muaj më parë Parla-menti i Holandës votoi “pro” rikthimit të vizave për shqiptarët dhe dërgoi rezolutën në PE. Ndërkohë, me seb-epin e COVID-it Europa ka mbyllur praktikisht kufijtë për shqiptarët. Po me sa duket çështja nuk mbyllet me kaq”, ka deklaruar Paloka. Sakaq kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka hedhur poshtë aku-zat e PD, duke thënë se raporti i KE është sinjal pozitiv. Përmes një postimi në Facebook ai tha se vendi ynë ka përmbushur rekomandimet e KE, gjë e cila aprovohet qartë në këtë raport të vet komisionit. “Një tjetër vlerësim pozitiv vjen sot nga Komisioni Europi-an. Në raportin e tretë të publikuar sot mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Ser-bia), si dhe me vendet e Partneritetit Lindor, Komisioni paraqet qartazi përparimet e bëra nga vendi ynë në plotësimin e kërkesave të lëna nga raportimi i dytë. Në raport Komisioni përmend ndër të tjera: Përparim i mirë është arritur në zbatimin e veprimeve për të trajtuar migrimin e parregullt, përfshirë kontrollet e përforcuara kufitare. Bashkëpunimi i mirë për ripranimin vazhdoi dhe duhet të ru-het, si dhe bashkëpunimi me BE dhe shtetet anëtare për migracionin dhe sigurinë”, u shpreh Balla.

organizuar. “Përmirësimi i efek-tivitetit të përpjekjeve të ndjekjes penale dhe zbatimit të ligjit për të luftuar korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar. Përmirësimi i regjistrave të rasteve në lidhje me pastrimin e parave kundër terroriz-mit, financimin dhe shfrytëzimin e plotë të mbështetjes së dhënë nga Komisioni për të forcuar kapacite-tet për të luftuar pastrimin e par-ave dhe financimin e terrorizmit”, thuhet në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Raporti i jep një rëndësi të veçantë krimit

në vendin tonë. “Grupet e krimit të organizuar që flasin shqip janë veçanërisht aktivë në një gamë të gjerë veprimtarish kriminale në BE, megjithëse ato nuk mund të lidhen me Shqipërinë ose me vetëm shtetasit shqiptarë", thuhet në raportin e KE. Më tej raporti ka komentuar edhe nismën e qeverisë anti-KÇK. Raporti nënvizon se ky akt normativ ka forcuar luftën kundër korrupsionit. “Në janar të vitit 2020, qeveria shqiptare miratoi një paketë legjislative për të prezantuar masat parandaluese

për të forcuar luftën kundër kor-rupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke u përqendruar në veçanti në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale”, theksohet në raportin e KE. Përmes një postimi në rrjetet sociale, am-basadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca njoftoi se raporti konkludoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë kërkesat, ndërsa i kërkon vendit që të fok-usohet në fusha të caktuara të sigurisë dhe migrimit ku nevojiten më shumë hapa.

“Migrimi i shtetasve shqiptarë vazhdon të jetë më i larti nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Numri i kërkesave për azil të paraqitur nga shtetasit shqiptarë në Shengen vazhdoi të ulet për vitin e katërt me radhë, me 18.555 aplikime të paraqitura në vitin 2019 krahasuar me 19.615 aplikime të paraqitura në 2018. Kjo paraqet një rënie prej 5%. Në tremujorin e parë të vitit 2020 u raportuan 2,895 kërkesa për azil, 44% më pak se në të njëjtën periudhë

të vitit 2019. Ka pasur edhe një ulje të nivelit të kthimit. Kërkesat e pabaza të azilit të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në shtetet anëtare të BE-së mbeten një çështje që kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe thelbësore nga autoritetet shqiptare. Shqipëria ka forcuar përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për të drejtat dhe detyrimet e regjimit pa viza, si dhe gjobat për shkelje të këtyre detyrimeve”, thuhet në raport.

Raporti: Migrimi i shtetasve shqiptarë vazhdon të jetë problem

Raporti thotë se Shqipëria duhet të ndërmarrë masa kundër emigrimit të paligjshëm dhe kundër kërkesave të pabazuara për azil në vendet europiane. “Shqipëria ka ndërmarrë veprime dhe ka bërë progres në zbatimin e veprimeve për të trajtuar migrimin e paligjshëm, përfshirë kontrollet kufitare. Përkundër uljes së shkallës së kthimit, bashkëpunim i mirë

ripranimi vazhdoi dhe duhet të mbahet, si dhe bash-këpunimi i BE me shtetet anëtare mbi migracionin dhe sigurinë. Në të njëjtën kohë, duhen përpjekje të mëtejshme për të siguruar përmirësimin dhe qën-drueshmërinë e rezultateve, veçanërisht në lidhje me aplikimet e pabazuara për azil dhe luftën kundër krimit të organizuar”, thuhet në raportin e KE.

KE: Të merren masa kundër emigrimit të paligjshëm

Page 11: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

.............GAZETA SOT E Shtunë 11 Korrik 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Zbardhet lista e radhës me emrat e 414 naftëtarëve, mi-natorëve dhe metalurgëve që përfitojnë shtesë pen-

sioni. Ditën e djeshme Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar listën me naftëtarët të cilëve u është pranuar aplikimi për trajtim me pension suplementar, që do të thotë ata përfitojnë shtesë nga 10 muajt paraardhës përveç pensionit që marrin për muajin korrik. Përfituesit e radhës janë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, Korçë, Kuçovë, Kukës, Pogradec, Lushnjë dhe Fier. Sakaq bazuar në projektligjin “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, përcaktohet dokumen-tet e nevojshme për të përfituar

Zbardhen 414 emrat që përfitojnë shtesë pensioni, nga naftëtarët, te minatorët, ja ndarja sipas qyteteve

ISSH publikon emrat e ish-punonjësve të nëntokës që përfitojnë pension suplementar

KuçovëSpiro LeshiAsqeri SulovariDrita LalaElmas Sula

BulqizëSabri Lici

PeshkopiLuan Shashku

DurrësFaik LikajNeshat DikaIsuf LikmetaMark LleshiAgim DokaSali CaniHajredin BibaVeliko VeliuPrend AliajPetrit LebaAli BoshnjakuAgim CaraBardhok GjegjajMyrteza JaubelliDed PjetriDemir BeqiriPetrit BetaXhelal DukaHalit TotrakuFran ArapiMyslim KryeziuOrhan GodimeZeqir PepaShahde ÇufeSali OmeriMusa VokshiMyslim SinaPullumb HoxhaDemir LebaShyqyri AllamaniHazis UkaRustem SuçiAdem AlihysenajAgim DautiBeqir HasballaSkender TonuziLuan DurmishiNazmi HajdinolliGjin CaniHalit LifjaHalit KariçiSkëndo DavacajQemal AllmetaSali Avdia

Mentor MemaMuharrem CukaliMark VatnikajBali Nezaj

KrujëPjetër KalajNexhat UruçiGjon ÇupiDod NdojFrrok NikolliPetrit Vata

ElbasanFatime SejkoMurat Meka Lumturi ZgjonaBrahim XhikaPërparim XhemollariAnesti GrekuAlfons EkmekçiuPetrit ShabaniDivanet ZaçeEnver MustafarajSanije ShehuVasil PetroshiAfërdita MeçiRoland BodiniShpetim TalelliThanas BuliHysni VrapiHemali TopalliDhionis StefoAgron SulollariMuhamer CenolliHabib RrapollariAbdi ÇalaKadrije GaxholliKastriot HamitiNexhmije Kromidha

Librazhd Bedri Dosku

Fier Hajdar MalajBarjam ÇepeleMynevere ShehajNovruz ÇukajVasil BuxheliStavro DenekuSpiro ÇoboPanajot VasoAleks PapajaniJorgji NushiTodi PetaniXhevdet Kararaj

Petraq DevijaReshat GrembiHaredin BrahushajNihat BrahoVangjeli DhimaBejo HajnoXhemile MajkoTodi GjikaTetem CanajZymer MyslijaPazait MuskajJemin ManajBedri HasanbelliuNikollaq NakaKadri HykaEngjellushe SulajSheme FaskoResmije ShehuQemal AtijaHabibe SulajPetraq GjiniRidvan DervishllariBilbil KamberajHysni MerkajMervlut SaliajThanas DhanaFerit BeqirajXhemal BozhajTajar QalliajVasillaq CicoJakup MyftarajBeqir Hoxha Ramadan Agalliu Fatime ZykaZenepe ÇelajLala ShehajRapo LamkajIdajet QalliajPeçi NikollaNani NaniNdoni GolloshiQemal BalliajMane LinfajIlmi BeqajNamik KallashiAqif ToskaZonjë Berberaj

LushnjeSefedin QerretiLlambi PapathimiuMina DhimaAvni FilajEleni Papathimiu

MallakastërTetem Ymeraj

Arshi HazizajRemzie YzeirajMyqerem Jaupaj

GjirokastërNasip KoçiuKostandin QirjakoMirte NgjelaFelek Haxhiu

TepelënëSokol BanushiBekim KoçiuSkënder MukaQemal HoxhaAgim ZiflaShyqyri Dorda

Korçë Pandi Koroveshi Nasho BetaMaksim ZisiJorgaq VrameGurali Karanxhaj

Pogradec Demir Kojtari

KukësAvdi KastratiDalip ShahuBajram ShahuPashije KorbiRamadan Allaraj

Malesi E MadheTomë Tanaz

Shkodër Gjin PjetriPal PrendiGjon ZefiGjelosh KurajZef HasaniNdrec LalaHaki Mashku

KavajëSherbet HoxhaSulejman Gjini

TiranëËngjëll BodeciSyrja KokaNevrus VrenoziFaik XhikollariEngjellushe Zhupani

Nazmi ZeqoHaxhire KalariAgim JahoMustafa CaniBeqir GjergjndreajKasem HallaHajdar TresaFadil IsufiHaxhi RamajDaut StrugaXhafer LiçiRexhep AllarajLezan LataEdmond SaroshiAdrijan VelçaniMinella KarabolliThoma TrolaAlush BallaNadire HadërajHakim ÇeçaHaxhi BengaMehmet RuçiIdriz PlloçiZef MarkuDhimitër ShahiniMustafa HoxhaShaqir BeqiriLame ÇullhajMehmet ÇerpjaLlesh BliniMaqo KarajAqif DingaQerim TushaBesim BekaFran LleshajKel KolajSelim MashaQazim ShimaAllaman BajraktariHasan AgolliMarie KolaRemzi XhariVangjel NdrioApostol MiciHymet ÇomaniFaik BardhiKasem DanjolliPjetër MatushaBaki HoxhaMujë IsmalajFetah LinotopiBedri NurçellariKudret VilaIdahet CenolliXhemal DokaMaliq HasmuçaSazan Pashollari

Antigoni JaupiArjan TelharajAlush HaziziAli CaniXhemali PecaBaftjar XhametaSafet GoxhajBajram ÇukaZeqir LitaIsmail NozlliJak NikolliBujar NelaBektash KalemiFrrok JakaAstrit ManajFadil BashaFadil VelijaLoni PriftiFejzulla BaliFaik KryeziuIbrahim XhengoZenepe PashollariNuri HajdinolliGaqo PrushiOllga PrushiDrita IskuArdian GociBukurije KadillariTomor ShtuniGëzim KërleshiPreng NikolliBujar MeçajYlvie GjokaShaban LoguUkshin MarashiHaziz QordjaSherif PrengziSanije LoguDem HasaniKujtim SokoliPetraq KotaNazim AllamaniHasan OnuziSurja TafçiuBashkim KumiDashnor BeçaZef EleziAliko MjaltiQemal BurguIbrahim BrajaSami TopiPllum GjoniFeriz GjetaHaqif BaçiMehmet OsmaniLiman BillaNjazi Koçi

Mehmet StambolliDaut MollaRamazan KotarjaMedi GjataShyqyri PeshkuMehmet XhuraBajram MusteqjaIsmet CenkoYmer BallaRamazan SkoraSafet AsllaniKasem VelijaSefer SherifiFehmi Tuga Fejzi BalaRamiz DedjaSokol NikaKamber SallakuNazmi AruçiJani XhogaGjin KolaRifat HarokuLuftar KuçovaHaqif LleshiTahir BashllariSokrat RistiFredi MançkaPëllumb MerkajAgim Hasani

VlorëAgim ZanajSefedin MatajAstrit ÇakoRazip HoxhajLuftar CaushajBedri ShametiVioleta KoraqeShedin YmerajFatmir ArapajMuço KekaIsuf LelajNazif HodajGëzim MehmetajDurim MyftiuAzis BinjakajMaliq LlojiLuftar LulajNiko SeferiHalil DemajBilbil VeshajSaliko HodajIdajet HoxhajShemo TeloLavdosh HazizajJakup KapllaniManush Binaj

Adriatik MerajAgron HamzarajAleko DiçajShahin BendajFejzi IsufiNamik SinanajThanas KuçuliEqerem BiraçiPanajot TaullarajSofie HodajXhemal AdemiBektash AliajLavdosh RrapajEqerem IbrahimiNebi BeqirajShyqyri DerajNovrus ShakajLlambro RistaPanajot DhamajNasho DhamajAbas AbazajTenihat DanajTajar ZekajPetrit ÇekajKimet IslamajPajtim VelajMehmetajAvni HaxhirajYmer YmeriLaver BejajVelo SaliajAzis HoxhajAgron ZekajTheodhoraq SeminiKostandin SakoNazif BejajMeleqe AzizajBardhosh BejajVigjilente RakipiAgron Pashaj

SarandëFadil SerjaniVasil QeskuMiltjadh LondoAristulla KatiMuskli MahmutiBahri BibaHaki AlimemaSpiro VelçoTasho JanoNuri HasaniKasim HoxhaGjolek ShkurtiIsmail KotolloshiDëfrim Shenaj

JA LISTA ME EMRAT QË PËRFITOJNË

shtesë pensioni apo edhe pension të parakohshëm. Konkretisht, për të përfituar shtesën mbi pensionin

e pleqërisë, të gjithë punonjësit që kanë punuar jo më pak se 6 vite në miniera në nëntokë, në industrinë e

naftës dhe të gazit si edhe në meta-lurgji, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të përfitojnë në të ardhmen, duhet të dorëzojnë pranë agjencive lokale të sigurimeve kërk-esën për caktim pensioni, formati i të cilës do të hartohet nga ISSH, së bashku me: fotokopjen e dokumen-tit të identifikimit, të nënshkruar personalisht, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë; çdo dokumentacion tjetër që vërteton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni. Ndërkohë për të përfituar pension përpara mbush-jes së moshës për pension pleqërie duhet të dorëzojnë pranë agjencive lokale të sigurimeve shoqërore kërk-esën për caktim pensioni, formati i të cilës do të hartohet nga ISSH, së bashku me: fotokopjen e doku-mentit të identifikimit, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë,

i nënshkruar nga vetë personi; librezën e punës të plotësuar në të gjitha rubrikat sipas llojit të punës; vërtetimin për bazën e vlerësuar të pagës për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndër-prerjes së marrëdhënieve financiare nga puna ose vetëpunësimi; Vërte-timin e posaçëm të konfirmimit të llojit të punës në profesionet e vështira, i lëshuar nga ndërmarrja ku personi ka qenë i punësuar, kur subjekti është aktiv ose nga doku-mentacioni arkivor i sigurimeve shoqërore;vërtetimin për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak; çdo dokumentacion tjetër që vërte-ton llojin dhe periudhën e punës për efekt pensioni. Për invalidët nga aksidentet në punë vjetërsia për minatorët do të llogaritet me 5 vjet punë në nëntokë dhe për naftëtarët dhe metalurgët me 20 vjet punë.

Page 12: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

GAZETA SOT12 E Shtunë 11 Korrik 2020

.............

r a j o n www.sot.com.al

Nisin bisedimet Kosovë-Serbi, Hoti dhe Vuçiç me qëndrime të ndryshme në Samitin e Parisit, ja diskutimet

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraHoti: Serbia vijon fushatat kundër Kosovës

Sonila ELEZI

Kosova dhe Serbia kanë nisur dje diskutimet. Ditën e djeshme u mbajt online Samiti i Parisit i

qëllimi i të cilit ishte normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në kuadër të procesit të dialogut. Pala kosovare në Samit u përfaqësua në nivel Kryeministror nga Kryeministri Hoti, ndërsa Serbia nga presidenti Vuçiç. Pjesëmarrës në samit kanë qenë Kancelarja gjermane Merkel, presidenti francez Makron Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell si dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Be-ograd, Miroslav Lajçak. Në hapje të samitit, Macron tha se situata është me shumë rreziqe në aspektin e stabilitetit, ndërsa shtoi se zgjidhja e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në interesin e të gjithëve në Evropë. “Unë do të doja ta përshëndes kryetarin e shtetit Vuçiq dhe kryeministrin Hoti që po e nda-jnë me ne këtë ndjenjë përgjegjësie. BE do ta marrë në dorë lehtësimin e procesit të dialogut. Ka pasur mjaft rezultate të arritura me ndihmën e BE-së. Është e domosdoshme tani që të kërkojmë një marrëveshje të këtij diskutimi që të jetë një përfundim legal, i obligueshëm dhe final”, u shpreh Macron.

Qëndrimi i HotitNë fjalën e tij para të pran-

ishmëve në këtë Samit, Hoti ka

KMDLNJ: Gjykata Speciale do të jetë përcaktuese e dialogut Kosovë-Serbi

Ambasada amerikane në Serbi: Sulme të qëllimshme ndaj policisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka quajtur publikimin e aktakuzave ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së Veseli, si një pamflet politik. “Bërja publike e këtij pam-fleti politiko – juridik në një kohë të parashikuar për vazhdim të bisedimeve për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë sikur edhe përpjekja për përjashtim nga këto bisedime të Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli është ndërhyrje e drejtpërdrejtë e Gjykatës Speciale në procesin e bisedimeve, me

qëllim të qartë të ndikojë edhe në përmbajtjen e Marrëveshjes përfundimtare duke e dobësu-ar fort pozitën negociuese të Kosovës dhe duke e rehabilituar Serbinë për të gjitha krimet dhe vet njërin nga kriminelët e luftës, Aleksandër Vuçiçin”, thuhet në deklaratë. Sipas KMDLNJ bërja publike e një propozim aktakuze, pa u konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, konsidero-het si precedent i rrezikshëm, ve-prim paragjykues dhe me qëllim të qartë të ndërhyrjes në rezultatet finale të një procesi politik.

Protestat e ditëve të fun-dit në Beograd, të cilat nisën si kundërpërgjigje e parala-jmërimit të presidentit Vuçiç se mund të kishte një rikthim të orës policore, janë përcaktuar shpesh nga mediat serbe si të mbështetura nga elementë rusë. Në një deklarim të ambasadës amerikanë në Serbi, përveç dhunës policore të ushtruar ndaj protestuesve, nuk mund të lihet pa përmendur edhe dhuna e kë-tyre të fundit ndaj policëve, me qëllimin që efektivët të reagojnë dhunshëm. “Ne kemi ndjekur

nga afër ngjarjet e dy mbrëm-jeve të fundit në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga in-cidentet e dhunës. Ne e dënojmë të gjithë dhunën, përfshirë ato që na janë dukur si sulme të koor-dinuara ndaj policisë, në dukje të destinuara për të provokuar reagime të tepërta, si dhe atë që duket se është përdorimi i forcës së tepërt nga policia. Sidoqoftë, e drejta për tubime paqësore dhe shprehje e lirë janë themelet e një demokracie.”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Osmani: Bllokimi i projektligjit për luftimin e Covidit, i turpshëmKryetarja e Kuvendit të

Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur të turpshme bllokimin e Ligjit për luftimin e pande-misë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, Osmani shkruan se vetëm mbrëmë në Kosovë kanë vdekur tetë persona nga korona-virusi, megjithatë Qeveria dhe partitë në koalicion po bllokojnë miratimin e Ligjit. “Tetë persona vdiqën vetëm dje për shkak të COVID-19. Megjithatë, Qeveria e Kosovës, shumica e partive të koalicionit po bllokojnë mira-

timin e ligjit anti-COVID-19, i cili do të mundësonte zbatimin e du-hur dhe të ligjshëm të masave an-ti-COVID. E turpshme!”, shkruan Kryeparlamentarja. Një ditë më parë deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë miratuar shmangien e rregullores për të futur në rend dite Projektligjin e Kuvendit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COV-ID-19. Me 59 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ky Projektligj nuk arriti që të hyjë në rend dite në seancën Kuvendit të së enjtes.

Shtyhet takimi Hoti- Vuçiç,

takohen me 16 korrik

RMV, qeveria udhëzime për udhëtarët nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja

Lista Srpska largohet nga salla, reagojnë për

masakrën e SrebrenicësSeanca e Parlamentit te

Kosovës e mbajtur ditën e djeshme, ka nisur me një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe respekti për të gjithë viktimat e masakrës së Sre-brenicës, masakër e cila është kon-sideruar nga Gjykata Ndërkom-bëtare si gjenocid. Ndërkohë që në momentet që deputetët po mbanin 1 minutëshin e heshtjes, deputetët e Listës Serbe kanë reaguar duke lënë sallën. Veprim që mund të pritej prej tyre.

Petritsch: Ndryshimi i kufijve s'është çështje që diskutohet nga BE Nagavci: Hoti s'ka prioritet pandeminë, por dialogun me Serbinë

theksuar se për Kosovën, mar-rëdhëniet fqinjësore me Serbinë vazhdojnë të mbesin çështje shqetësuese. “Ne kemi filluar pro-cesin e dialogut në vitin 2011 të ndërmjetësuar nga Brukseli. Ne kemi arritur një numër marrëve-shjesh. Ato që janë zbatuar kanë përmirësuar jetën e njerëzve në të dy vendet. Që nga fillimi i dialo-gut më 2011, Serbia ka vazhduar të ndërmarrë fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organ-izata ndërkombëtare dhe duke lobuar kundër njohjes së Repub-likës së Kosovës nga shtetet e tjera. Këto praktika të dëmshme dëmtu-an procesin e normalizimit të mar-rëdhënieve tona si dy vende të pa-varura. Gjatë rrjedhës së dialogut,

Serbia nuk tregoi synime të vërteta për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Përkundrazi, ajo e ka zgjatur procesin për të “blerë kohë” dhe për të vazhduar fushatat kundër sovranitetit të Kosovës”, ka theksuar Hoti. Hoti ka shtuar se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar të angazhohet në dialog në mënyrë të barabartë me Serbinë. Më tej Hoti ka përmendur edhe pesë objektivat që Kosova synon të arrijë me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë që përf-shijnë, Marrëveshja Gjithëpërf-shirëse e Paqes midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të rezultojë në njohje reciproke. Pa një përfundim të tillë të këtij procesi marrëveshja nuk

mund të ketë sukses; Rezultati i kësaj marrëveshje duhet të jetë gjithashtu detyrim i BE-së për të përfshirë njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së; Anëtarësimi i Kosovës në OKB duhet të jetë pjesë e rezultatit të Marrëveshjes; Anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare dhe hapja e qartë e perspektivës evropiane për Kosovën është objektivi dhe apeli ynë krahas këtij procesi; Drejtësi për personat e humbur dhe vikti-mat e të gjitha formave të dhunës, dëmeve të luftës, viktimave, janë çështje që na shqetësojnë.

Vuçiç për samitinPresidenti i Serbisë, Aleksandar

Vuçiç, ka thënë se kishte një bisedë të vështirë gjatë takimit virtual të Pa-risit dhe se gjermanët dhe francezët do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët. “Serbia nuk i pranon ultimatumet e Prishtinës, dhe se ne duhet të përpiqemi të veprojmë me guxim. Pala shqiptare doli me kërk-esa, të tilla si ruajtja e integritetit territorial të Kosovës, ruajtja e Kus-htetutës dhe organizimi kushtetues i Kosovës, njohja e përhershme reciproke, anëtarësimi në OKB dhe që nga vendet tjera evropiane të kërkohet njohja e Kosovës. Ne jemi të gatshëm për të diskutuar të gjitha hapat që do të përmirësojnë mar-rëdhëniet midis njerëzve, qarkul-limin e njerëzve, mallrave, kapitalit, por jo të pranojmë ultimatume. Kjo nuk është e mundur dhe realiste”, ka thënë Vuçiç.

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiç i par-ashikuar të mbahej të dielën është shtyrë për javën e ardhshme më 16 korrik. Sipas mediave kosovare, këtë të diele do të mbahet edhe një video konferencë mes Hotit dhe Vuçiçit. Në video-konferencën e së dielës do të jenë të pranishëm edhe ministri i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel si dhe emis-ari special evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate ka informuar se i ka pranuar udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për Punë të Brendshme, në lidhje me vendimin që për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, për të cilët do të kërkohet një test negativ për Covid-19, gjatë hyrjes në Maqedoni. Qeveria e Maqedonisë bën me dije se këto udhëzime do të dorëzohen nga Ministria për Punë të Brendshme në të gjitha përfaqësitë diplomatike.

Wolfgang Petritsch, i cili është ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit ‘98-‘99 thotë se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë që u mbështet nga ish-për-faqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederica Mogerini dhe ekipi i saj negociues duket se nuk është më në tryezën e BE-së. Në një intervistë për mediat kosovare, ambasadori Petritsch ka vlerësuar se deklarata e fundit e Grenell është e rëndësishme dhe ekziston një tregues i qartë se SHBA dëshiron një zgjidhje evropiane për Kosovën. Ai kujton se sa e vështirë ishte të mbledhësh të gjitha grupet politike të Kosovës para Rambujesë. Dhe thotë se, por sapo u arrit kjo, negociatat patën përparim. Kjo duhet të shërbejë si një shembull për një qasje të bashkuar sot.

Arbërie Nagavci, anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka vlerësuar se kanë qenë inatet per-sonale dhe partiake e arsyetimet e pavërteta, ato që çuan në mos mbështetjen e nismës ligjore për ma-sat kundër pandemisë dhe shpërfillja e interesit të qytetarëve nga qeveria Hoti. Nagavci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se edhe pse si prioritet numër një kjo Qeveri jo legjitime e kanë paraqitur menaxhimin e situatës me pandeminë, prioriteti dhe detyra e vetme e tyre është kujdesi për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe kjo pasi e gjunjëzuan fillimisht Kosovën. “Kjo gjë du-het të ndryshojë, shëndeti i qytetarëve, mirëqenia, mbështetja e ekonomisë janë këto ditë obligimi parësor”, ka shkruar Nagavci.

Page 13: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

.............GAZETA SOT E Shtunë 11 Korrik 2020 13

b o t e www.sot.com.al

Trump goditje demokratëve: Po tentojnë të shfrytëzojnë pandeminë për të

fituar kredo politike para zgjedhjeve

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPresidenti i vendosur për hapjen e shkollave

Sonila ELEZI

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se mësi-mi do të duhet të fillojë sa më shpejt, dhe se dëshira

për të mos filluar është një taktike e demokratëve me shpresën se kjo do të ketë ndikim në zgjedhjet e 3 nëntorit. “Duhet të rikthehemi në shkollat tona dhe të ndalim këtë marrëzi politike. Demokratët nuk duan hapjen e shkol-lave sepse mendojnë se kjo do t'i ndi-hmojë ata në zgjedhjet më 3 nëntor”, tha Trump. Situata e infektimeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka qenë në nivele rekord ditët e fundit. Lidhur me situatën ka reaguar edhe Trump i cili ka shprehur bindjen se janë në rrugën e duhur për të prodhuar një vaksinë në “kohë rekord” kundër koro-navirusit dhe se kjo do të bëhet e ditur shumë shpejtë. “Aktualisht ka shumë rrugë trajtimi efektive që përdoren kundër COVID-19 ndërkohë shumë të tjera janë në fazën e zhvillimit. Jemi në rrugën për të prodhuar një vaksinë në kohë rekord dhe besoj se kjo vaksinë do të bëhet e ditur në një kohë shumë shpejtë”, tha ai.

Reagon FauciAnthony Fauci, drejtor i Institutit

Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive, tha se rritja e numrit të të infektuarve dhe viktimave vjen pasi shumë shtete të SHBA-së filluan rihapjen e bizneseve dhe lehtësimin e urdhrave të qëndrimit në shtëpi përpara se të shihnin një ngadalësim të shkallës së infeksionit. “Tani jemi në një periudhë shumë të vështirë, sfiduese”, tha Fauci

Lufta për naftë ia lë vendin luftës për ujë, Egjipti-Etiopia kërcënojnë me luftë

Dyshime për spiunim të punonjësit të Merkel për Egjiptin

Tensionet në mosmarrëve-shjen shumëvjeçare midis Ka-jros dhe Etiopisë për ndërtimin e një hidrocentrali të madh në Etiopi kanë arritur në nivel sul-mesh me armë. Etiopia ka para-lajmëruar se këtë muaj do të fillojë të mbushë liqenin e madh artificial në Nilin e Kaltër, që nxit frikë tek egjiptianët që mund të mbetet pa burimin kryesor të ujit. Egjipti, Etiopia dhe Sudani janë në përpjekjen e fundit për të zgjidhur mosmarrëveshjen për projektin “Digat e Rilind-jes së Madhe Etiopiane”, por

gjithashtu tregon se pas gati 10 vitesh bisedimesh të dështuara, tensionet mes tre vendeve po rriten ndërkohë që mosbesimi vazhdon të mbizotërojë mes tyre. Etiopia e sheh projektin si çelës për planet e saj të zh-villimit për të siguruar energji elektrike për dhjetëra miliona banorë të saj, derisa Egjipti, që plotësisht varet nga uji i Nilit, qeveria e saj është thellësisht e shqetësuar për mungesën e ujit në të ardhmen nëse Etiopia ka kontroll të pakufizuar mbi rrjedhën e ujit.

Një burrë dyshohet të ketë spiunuar për Egjiptin ndërkohë që ka qenë duke punuar në zyrën për informim në qeverinë gjer-mane të Angela Merkel. Rapor-timi vjen nga Deutsche Ëelle, ndërkohë që thonë se autoritetet e sigurisë besojnë se Egjipti, ka rekrutuar individë për të spiun-uar grupet opozitare që jetojnë në Gjermani. Punonjësi i zyrës federale për informim në qeverinë gjermane, është zbuluar se kishte punuar për Shërbimin Sekret të Egjiptit për vite me radhë, thuhet në raportin e prezantuar gjatë të

enjtes ministri i Brendshëm, Horst Seehofer. “Nuk mund të komen-tojmë për shkak të hetimet janë duke vazhduar e as për çështjet e personelit”, tha Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane Angela Merkel dhe njëherësh shef i zyrës federale për informim. Ky burrë thuhet se ka punuar për shërbimin e vizitorëve të zyrës për informim si punonjës i nivelit të mesëm, shkruan e përditshmja gjermane Bild. Kjo do të thotë se ai është dashur të kryej një provim dhe të paktën dy vite trajnim për të fituar këtë vend të punës.

Buxheti i BE 2021-2027, propozohen 12.6 miliardë euro për zgjeriminNë prag të Samitit të BE-së

javën e ardhshme në të cilin liderët duhet të arrijnë përparim të rëndësishëm në negociatat për buxhetin shtatëvjeçar të Unionit, Sharl Mishell, Kryetari i Këshillit Evropian propozoi ditën e djeshme një buxhet për 20 miliardë euro më të vogël nga ai që u ofrua në shkurt, nga 1094 miliardë euro në 1074 miliardë euro. Për sa i përket fondeve të cilat shkojnë për vendet që synojnë të jenë pjesë e BE, IPA3, për periudhën kohore 2021- 2027 Mishell ka propozuar 12.565

miliardë euro. Këto janë fonde të BE-së kushtuar vendeve të Ball-kanit Perëndimor dhe Turqisë për rrugën e tyre drejt anëtarësimit të plotë. Kjo shumë që e propozon Këshilli Evropian në prag të Samitit paraqet rritje në krahasim me atë që Mishell e ofroi në shkurt, në fillim të negociatave. Atëherë, propozimi ishte 11.4 miliardë euro, ulje të dukshme edhe lidhur me propozimin e Komisionit Evropian nga viti 2018, por edhe ulje të dukshme lidhur me buxhetin shtatëvjeçar paraprak të Unionit.

Pentagoni nxit rishikimin e simboleve të Konfederatës

Itali, Konte: Do të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme

Merkel: Pas përfundimit të krizës, letrat me siguri

do të përzihen sërishKancelarja gjermane Angela

Merkel i bëri thirrje evropianëve një kurs të guximshëm reformues me qël-lim më të fuqishëm të dalim nga kriza me koronavirusin. “Ndihma që nuk ndërlidhet me reforma dhe orientim drejt të ardhmes nuk do të ndihmojë në fund”, tha Merkeli para takimit me kolegun Mark Rute. “Pas kësaj krize, letrat me siguri sërish do të përzihen”, nënvizoi Merkeli. Ajo potencoi se do të shihet kush në të vërtetë mund ta garantojë mirëqenien e njerëzve.

Vaksina mund të jetë gati në fund të vitit, imunizimi global mund të zgjasë

Zyrtarët kinezë paralajmërojnë për pneumoninë e re

në një telekonferencë të organizuar nga Web-faqja amerikane e lajmeve The Hill. Numri i të infektuarve është duke u rritur në 41 nga 50 shtetet e SHBA-së. Në mesin e më të goditurave janë: Kalifor-nia, Teksasi dhe Florida – tri shtetet më të populluara. Numri në rritje i rasteve i ka mbushur shtretërit spitalorë dhe ka detyruar shumë shtete që t’i tërhe-qin planet për rihapjen e bizneseve, shkollave dhe kishave. Fauci tha se shtetet e goditura nuk duhet të shkojnë përpara me rihapje, por po ashtu nuk tha se ato duhet të izolohen plotësisht. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar të enjten rekord rastesh të reja me koronavirus: mbi 65.000 dhe mbi 1,000 viktima. Rekordi paraprak është shënuar një ditë më herët, kur janë konfirmuar 60.541 raste të reja. Në total,

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbi 3.1 milionë raste dhe mbi 133,000 viktima nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

Qëndrimi i TrumpQëndrimi i Presidentit Trump është

stoik. Trump pretendon se nuk ka një rritje në përqindje të të infektuarve, thjeshte shifrat janë rritur si pasojë e rritjes së numrit të testimeve. “Për herë të 100-të, arsyeja pse ne tregojmë kaq shumë raste, në krahasim me vendet e tjera, është se testimi ynë është shumë më i madh dhe më i mirë”, shkroi Trump në Twitter. Presidenti amerikan ka reaguar edhe ndaj kërkesave të shum-ta për të ndërprerë fondet e siguruara për policinë, kërkesa që zunë vend pas protestave të shumta që u shtrinë në të gjithë territoret amerikane për shkak të vdekjes gjatë arrestimit të afrikano

amerikanit George Floyd. “Këta njerëz janë çmendur. Ndërprerja e fondit të siguruar për policinë dëmton shumë edhe amerikano-latinët, dëmton të gjithë amerikanët”, është shprehur shefi i Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa lidhur me krizën ekonomike që ka prekur Shtetet e Bashkuara ashtu si të gjithë botën, dhe numrin e madh të të papunëve, Trump ka pranuar se situata ekonomike e SHBA përpara pandemisë ka qenë shumë herë më e mirë. Megjithatë duke e krahasuar Amerikën me Kinën, Presidenti Trump u justifikua se Kina po përjetonte ditët e saj më të këqija prej 67 vitesh. Ishte e palumtur dhe po shkonte në drejtim të gabuar. “Ndërsa ne ishim numër një në ekonomi, erdhi pandemia. Por, ne sërish do ta marrim veten”, ka kërkuar që të qetësojë amerikanët Trump.

Drejtuesit e lartë të Pentago-nit i thanë Kongresit se ushtrisë amerikane i duhej të shqyrtonte me shumë vëmendje simbolet e Konfederatës në bazat ushtarake. Gjenerali Mark Milley tha se kishte rekomanduar ngritjen e një komi-sioni që do të trajtonte këtë çështje. “Konfederata, Lufta Civile Ameri-kane ishte një akt rebelimi, ishte një veprim tradhtie në atë kohë, kundër bashkimit, kundër yjeve dhe shiritave të flamurit, kundër Kushtetutës dhe ata oficerë i kthy-en shpinën betimit që kishin bërë.

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali e shpallur si përgjigje ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia, ka të ngjarë të vazhdojë edhe pas 31 korrikut. Kështu ka deklaruar dje kryeministri Xhuzepe Konte. Sipas gjendjes aktuale në vend, Konte tha se ishte e arsyeshme të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme. Ai theksoi se janë marrë masa për ta mbajtur virusin nën kontroll. Kjo u lejon autoriteteve lokale të prezantojnë procedura për të parandaluar përhapjen e virusit.

CEO i kompanisë gjermane BioNTech ka deklaru-ar për The Ëall Street ditën e djeshme se kompania që ai kryeson, do të kërkojë miratimin rregullator deri në fund të këtij viti. Megjithatë, doktor Ugur Sahin tha se për shkak të përhapjes së madhe të virusit, mund të duhet rreth një dekadë që popullata e botës ta arrijë imunitetin e duhur, edhe nëse vaksina bëhet e disponueshme në fund vitit. Sahin shtoi se kompa-nia mund të prodhojë disa qindra miliona doza para aprovimit dhe më shumë se 1 miliard doza deri në fund të vitit 2021. Javën e kaluar BioNTech njoftoi se vaksina deri tani ka dhënë rezultate të kënaqshme. Kompanitë i publikuan gjetjet e tyre më 1 korrik në një letër preeliminare, ku treguan se pjesëmarrësit e studimit në fazën e parë iu përgjigjën mirë imunizimit.

Zyrtarët kinezë kanë lëshuar një sinjal alarmi për një pneumoni që duket se ka potencial vdekjeprurës më të madh se koronavirusi i ri i cili krijoi situatën e pandemisë, pasi si pasojë e kësaj pneumonie janë shkaktuar 1.700 viktima në Kazakistan vetëm gjatë 2020. “Departamenti i Shëndetësisë së Kazakistanit dhe agjencitë e tjera po kryejnë hulumtime krahasuese dhe nuk kanë për-caktuar natyrën e virusit të pneumonisë”, ka thënë Ambasada kineze në Kazakistan në një deklaratë për qytetarët e saj atje. Rastet e reja të pneumonisë së paidentifikuar janë rritur në mënyrë të konsid-erueshme që nga mesi i qershorit në të gjithë vendin, duke shtuar se në disa vende, autoritetet po rapor-tojnë qindra raste të reja në ditë.

Situata e infektimeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka qenë në nivele rekord ditët e fundit. Lidhur me situatën ka reaguar edhe Trump i cili ka shprehur bindjen se janë në rrugën e duhur për të prodhuar një vak-sinë në “kohë rekord” kundër koronavirusit...

Page 14: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

GAZETA SOT14 E Shtunë 11 Korrik 2020

.............

k r o n i k e www.sot.com.al

“Edhe pse që pas akuzave ndaj ish-ministrit Saimir Ta-

hiri është shtuar vigjilenca e au-toriteteve, kohët e fundit po dësh-mohet se të shumtë janë ata që po tentojnë të kultivojnë kanabis...

Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali, sekuestrohen ora rolex e makina të shtrenjta

Një bandë kriminale me hajdutë shqiptarë u zbulua dhe u shkatërrua nga karabinierët në Itali. Banditët kanë vepruar në kohën që pronarët e shtëpive flinin në banesa. Shqiptarët hajdutë kanë hyrë në dy apartamente në Valperga, por policia i përgjoi teksa ktheheshin në Torino dhe i ka arrestuar, raportojnë mediat e vendit fqinj. Karabinierët në Venaria kanë arritur të shkatërrojnë një bandë hajdutësh, duke vënë në pranga 3 shqiptarë. Këta të fundit janë të moshave nga 21 deri 39 vjeç dhe janë të gjithë me precedentë të mëhershëm. Hajdutët, kur janë arrestuar po udhëtonin me makinë. Kjo ka bërë që policia të sekues-trojë mallin që kishin në automjet shtetasit

shqiptarë. Policia italiane sekuestroi: armë zjarri, kartela poste dhe orë luksoze, të gjitha të dyshuara të grabitura. Kontrolli i mëtejshëm i bërë nga ana e karabinierëve ka bërë që të sekuestrohen edhe disa ora rolex, automjete, portofola etj. Gjatë kohëve të fundit, banorët vendas në Torino e përreth janë ankuar për vjedhje. Shqiptarët dysho-hen për disa ngjarje, ndërsa akuzat ndaj tyre janë “vjedhja” dhe “marrja e sendeve të vjedhura”. Duhet theksuar se pak ditë më parë u shkatërrua një tjetër grup i madh Shqipëri-Itali. Media italiane shkruajnë mëngjesin e së martës për finalizimin e një suksesshëm të një operacioni antidrogë, gjatë së cilit u arrestuan 37 persona mes

Italisë dhe Shqipërisë, si dhe u sekuestru-an një sasi e madhe lënde narkotike dhe eurosh. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, në operacion u përfshinë forcat e DIA në Bari dhe autoritetet shqiptare, në bazë të një procedimi të nisur prej muajsh. Në fund të operacionit u arrestuan 37 persona në të dy vendet, u sekuestruan pasuri me vlerë 4 milionë euro dhe 3.5 tonë marijuanë, kokainë dhe hashash që nëse do të dilnin në treg do të arrinin shifrat e 40 milionë eurove. Ndërkohë në zonën e Panajasë në Vlorë është sekues-truar një gomone 10 m e gjatë, me motorë të fuqishëm që mendohet se do të përdorej për trafik narkotikësh. Gjithashtu mësohet së në Vlorë janë arrestuar deri tani 7 persona.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPolicia monitorim me dron për kultivimin e kanabisit

Rikthehen tentativat për kultivimin e kanabis-it në vend. Edhe pse që pas akuzave ndaj

ish-ministrit Saimir Tahiri është shtuar vigjilenca e autoriteteve, kohët e fundit po dëshmohet se të shumtë janë ata që po tentojnë të kultivojnë kanabis. Vetëm dje policia ka zhvilluar 3 operacione në zona të ndryshme të vendit. Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim pasi janë kapur duke kultivuar kanabis, në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq. Policia ka vënë në pranga shtetasin S. Ç., 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin G. O., si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. “Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim paran-dalimin, evidentimin dhe godit-jen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq. Policia ka vënë në pranga shtetasin S. Ç., 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin G. O., si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në afërsi u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pr-onari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq. Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëte-jshme”, njoftoi policia.

Operacion në KurbinNjë tjetër operacion i

ngjashëm është zhvilluar në Kurbin, ku është vënë në pran-ga një 25 vjeçar nga Mamurrasi. “Shërbimet e Policisë Kurbin,

në vijim të kontrollit të pandër-prerë të territorit me dronë dhe me këmbë, me qëllim parandal-imin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në fshatin Goleme, Mamurras, Kurbin, në një pronë publike, disa bimë narkotike cannabis sativa. Në përfundim të vepri-meve të para hetimore, special-istët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë autor-in e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin: E. Z., 25 vjeç, banues në Mamur-

ras. Gjatë kontrollit të banesës, këtij shtetasi iu gjet dhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia. Ma-terialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Operacion në KolonjëPo ashtu, ditën e djeshme

është zhvilluar operacioni an-tikanabis i koduar “Radovic-ka”. Në kuadër të tij është sekuestruar një arsenal me armë zjarri, konkretisht 3 au-tomatikë, 1 pushkë dhe mu-

Rikthehet fuqishëm kultivimi i kanabisit, arrestohen 4 persona në Sarandë, Kurbin dhe Kolonjë, sekuestrohet drogë dhe armë

nicion luftarak. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për parandal-imin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Radovicka”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në fla-grancë i shtetasit: D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në për-dorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis”, deklaroi policia. Po gjatë oper-acionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatikë, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Prishja e qetësisë publike, disa të proceduar në Durrës

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve ndaj subjekteve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijo-jnë aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, kanë konstatuar dy lokale që kishin vendo-sur muzikë të lartë, tej normave të lejuara. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: M. S., 32 vjeç dhe V. L., 45 vjeç, banues në Durrës, DeeJay dhe pronar i një resorti në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë; E. P., 31 vjeç dhe S. L., banues në Durrës, DeeJay dhe menaxher i një hoteli, në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë.

98 persona të proceduar penalisht gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 98 shtetas, konkretisht: 16 janë arrestuar, 6 janë ndaluar dhe 74 po procedohen në gjendje të lirë. Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohet në gjendje të lirë. Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 6 raste të “Kanosja”, 3 në Tiranë, 1 në Korcë, 1 në Vlorë dhe 1 në Dibër; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, në Vlorë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 2 në Shkodër, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Policia kontrolle për masat kundër COVID-19

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COV-ID-19, me qëllim respektimin e rregullave të vetëkarantinimit. Strukturat e policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve. Gjithashtu kontrollet kanë vijuar dhe në biznese, lokale, markete e tregje të qarkut të Dibrës, për zbatimin e protokolleve të sigurisë për masat kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët e prekur nga COVID-19 që të mos thyejnë karantinën, të gjithë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social.

Page 15: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

.............GAZETA SOT E Shtunë 11 Korrik 2020 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDosja kthehet për hetime në Prokurorinë e Kukësit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Or-ganizuar ka shpallur

moskompetencë për arrestimin e 19 personave në Kukës të dysh-uar për kultivim kanabisi. Gjatë muajit maj 19 emra përfunduan në pranga, por për Prokurorinë e Posaçme nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal dhe për këtë arsye çështja duhet të hetohet nga Prokuroria e Kukësit. Sipas informacioneve, Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim-it të Organizuar ka shpallur moskompetencë gjykimi për Arben Tuçi, vëllanë e kryebash-kiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, si dhe për Durim Vatën, ndërsa dërgoi dosjen e tyre sërish në prokurorinë e Gjykatës së Kukësit. GJKKO pranoi kërk-esën e avokatëve mbrojtës të dy të pandehurve që çështja e tyre të mos gjykohet nga kjo gjykatë, por të kthehet sërish në Gjykatën e Kukësit. Gjithashtu mësohet se ky vendim i Arben Tuçit dhe Durim Vatës, paraqitur përmes

Arrestimi i 19 personave për kultivim droge, Prokuroria e Posaçme rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal, shpall moskompetencë

1. Qeveria e Shqipërisë ka marrë financim nga Banka Botërore për përballimin e kostos së Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes (WRIP), dhe synon të aplikojë një pjesë të të ardhurave nga pagesa në bazë të kontratës për Furnizim dhe Instalim të Instrumenteve të Sigurisë së Di-gave përfshi trajnimin. Kjo kontratë do të bashkëfinancohet nga Qeveria Shqiptare (TVSH 20%). Procedura e tenderit do të rregullohet nga Rregulloret e Prokurimit të Bankës Botërore. Për këtë kontratë, Hua-marrësi do të përpunojë pagesat duke përdorur metodën e pagesës të drejtpërdrejtë, siç përcaktohet në Udhëzimet e Disbursimit të Bankës Botërore për Financimin e Projektit të Investimeve.

2. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MOARD) fton ofertat e mbyllura nga ofertuesit e kualifikuar për furnizim dhe in-stalim të instrumenteve të sigurisë së digave (DSI) përfshi trajnimin. DSI janë: piezometra, inclinometra, monumenti i vëzhgimit dhe kunjat e nivelimit, matjet e nivelit te ujit, matjet e shiut, etj. Vendndodhjet janë të ndryshme në bashkitë e mëposhtëme: Has, Devoll, Maliq, Berat, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Lushnje dhe Divjakë. Peri-

udha e dorëzimit është rreth 4.5 muaj, në të cilin përfshihen lëvrimi, instalimi, testimi në destinacionet e mësipërme dhe trajnimi i stafit.

3. Ofertat do të paraqiten përmes prokurimit kombëtar konkurrues duke përdorur një Kërkesë për Oferta (RFB) siç përcaktohet në "Rregulloret e Prokurimit të Hua-marrësve IPF" të Bankës Botërore në Financimin e Projekteve të Investimeve "Korrik 2016 ("Rreg-ulloret e Prokurimit"), dhe është e hapur për të gjithë Ofertuesit e mundshëm siç përcaktohen në Rregulloren e Prokurimit.

4. Ofertuesit e interesuar dhe të kualifikuar mund të marrin informacione të mëtejshme nga Projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes (WRIP) në MOARD, tek Z. Altin Skëndo Menaxher i Projektit me adresën e [email protected] dhe të inspektojnë dokumentin e ofertave gjatë orarit të zyrës 09:00 deri në orën 14:00 në adresën e dhënë më poshtë.

5. Dokumentet e tenderit në an-glisht mund të merren pa kosto nga ofertuesit e interesuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim ose e-mail në adresën e dhënë më poshtë.

6. Ofertat duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme në ose para

20 Gushtit 2020 ora 10:00. Ofertat el-ektronike nuk do të lejohen. Ofertat pas datës 20 Gusht 2020 ora 10:00 do të refuzohen. Ofertat do të hapen publikisht në prani të përfaqësuesve të caktuar të Ofertuesve dhe të secilit që zgjedh të marrë pjesë në adresën e mëposhtme në date 20 Gusht 2020 ora 10:00.

7. Të gjitha ofertat duhet të sho-qërohen nga Sigurimi i Ofertës me një shumë prej 7,000 Euro.

8. Vëmendja tërhiqet nga Rreg-ulloret e Prokurimit që kërkojnë nga Huamarrësi të shpalosë infor-macionin mbi pronësitë e zotëruara te ofertuesit të suksesshëm, si pjesë e Njoftimit për Dhënien e kontratës, duke përdorur Formularin e Shpa-losjes së Pronave të Përfituar siç përfshihet në dokumentin e tenderit.

9. Adresa e përmendur më lart është:

Water Resources and Irrigation Project (WRIP) office

Altin Skëndo – Project Manager Ministry of Agriculture and Rural

Development – MOARD Ministria e Bujqesise dhe Zhvil-

limit Rural Blvd. Dëshmorët e Kombit, No.2 Tirana, Albania [email protected]

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

avokatëve të tyre mbrojtës Ar-ber Hoxha dhe Sokol Tahiraj, u pranua nga relatori i çështjes, Sokol Binaj. Po ashtu SPAK ka shpallur moskompetencën lëndore duke i kërkuar gjykatës dërgimin e akteve në Prokuror-inë Kukës. Edhe pse GJKKO shpalli moskompetencën për dy të pandehurit ka vendosur që të vijojë të qëndrojë në fuqi masa

“Arrest me burg” e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë. Tuçi dhe Vata janë dy nga 19 të arrestuarit gjatë këtij aksioni, ndërsa masa për 17 të tjerët Apeli i GJKKO-së do ta marrë më 10 korrik në orën 08:30. Ar-restimi i tyre gjatë operacionit anti-drogë në Kukës e Has u bë pas 2 vitesh hetime, ndërsa mes të arrestuarve ishin edhe 3

policë, Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës, Naim Kadiu, oficer i policisë gjyqësore dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kultivimi i parcelave me lëndë narkotike bëhej pikërisht me miratimin dhe garancinë e policëve të arrestuar, që të mbillnin lëndën narkotike në zonat e thella.

Operacioni anti-drogë në Kukës

Megaoperacioni anti-drogë në Kukës i koduar “Shënmëri 2020” tashmë është bërë i njo-hur nga organet kompetente ligjvënëse dhe opinioni publik. Në përfundim të këtij operacio-ni, i cili u shtri në disa zona të qarkut të Kukësit u arrestuan 19 persona, mes tyre ishte vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Ar-rëzit, si dhe 2 punonjës policie. Këta të fundit dilnin garant për mbjelljen e kanabisit. Grupi është evidentuar pas përgjimeve mes anëtarëve pas shkatërrimit të disa parcelave me kanabis. Pas dy vitesh hetime, 19 persona u vunë në pranga gjatë një oper-acioni antidrogë në disa qytete të vendit. Operacioni i koduar “Shënmëri 2020”, i iniciuar nga Policia e Kukësit, është shtrirë edhe në qytete si, Lezha, Puka, por edhe Gjirokastra. Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja, një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u arrestuan me urdhër

të Prokurorisë së Kukësit, pasi re-zultuan që t'i kenë dhënë garanci dhe lejuan disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike. Hetimi i nisur qysh prej vitit 2018 nga prokurorja Rita Gjati, çoi në arrestimin e 19 personave nga zona e Kukësit, Pukës, Krujës dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që u jepnin policëve, dy-shohet se kanë arritur të merrnin garanci prej Ramiz Cenajt, Arben Kalasë dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narko-tike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit. Një ndër zonat që trafikantët kishin piketuar dhe mbjellë me fidanë hashashi ishte dhe “Kodra e Spaçit” në Munellë të Pukës. Dokumentimi i këtij ak-tiviteti kriminal është bërë pas një hetimi disa mujor nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, për paran-dalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Bashkëpunonin në trafikimin e lëndëve narkotike, ja kush janë emrat që duhet

të deklarojnë pasurinë para OFL

Operacioni Forca e Ligjit këtë herë e ka pasur destinacionin në qytetin e Kavajës dhe Lushnjës. Sipas njoftimit të OFL, bëhet me dije se i është kërkuar plotësimi i formularit 3 personave në këto dy qytete. Operacioni Forca e Ligjit ka bërë publike vetëm inicialet e personave që u është kërkuar formularit. Sipas njoftimit ata janë, A. A., banues në Lushnjë, Sh. A., dhe M. D., banues në Kavajë.“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbati-mit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A. A., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim; Sh. A., banues në Ka-vajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; M. D., banues në Kavajë, i dënuar për

veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin Operacioni Forca e Ligjit. Më tej OFL thekson në deklaratën për shtyp se këta individë duhet t’u përgjigjen brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL-së. Në njoftim thuhet po ashtu se përgjigjet e marra do t’i dërgohen Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ve-prime të mëtejshme. “Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Operacio-ni Forca e Ligjit është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pas-uritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.”, mbyllet njoftimi i Operacionit Forca e Ligjit.

Njoftim Specifik ProkurimiKërkesë për Ofertë

MallraVendi: Shqipëria Emri i Projektit: Projekti i Burimeve Ujore dhe i Ujitjes (WRIP) Titulli i kontratës: Furnizimi dhe Instalimi i Instrumentimit të Sigurisë së Digave përfshi trajnimin Nr.Kredia / Grant No.: No. 8817-AL Referenca Nr RFB: Nr. RFB: WRIP/1/G/001

Page 16: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

GAZETA SOT16 E Shtunë 11 Korrik 2020

.............

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Gjon NEÇAJ

“Një popull që zgjedh në krye të ven-dit njerëz

të korruptuar, hajdutë, maskarenj dhe tradhtarë, nuk është viktimë, por është bashkëpunëtor i tyre”,shkruan George Or-well. Kjo aksiomë e shkruar njëqind e sa vjet më parë, është aktuale edhe tani. Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur. Ne shqiptarët dimë se koha ecën, mirëpo ne sikur nuk e shohim atë, prandaj dhe nuk ecim me të. Për shqiptarët, kohët e kaluara, nuk janë tjetër, përveç se përvoja të hidhura. Shqiptarët dëshirojnë që kohët e ardhshme të mos jenë tjetër përveç se mos u harrofshin. Shqiptarët kanë mundësinë që ta bëjnë kohën e vet më të dashur. Kur të niseni në votime, ju lutem mbani parasysh edhe një këshillë tjetër: Çdo popull është zot i territorit të vet dhe ka të drejtë të vendosë lirisht për fatin e vet. Më e madhe se dëshira duhet të jetë gatishmëria për ta bërë këtë një realitet. Mënjanimi i shkaqeve të krizës qeverisëse në Shqipëri, nuk mund të bëhet pa prodhimin e mundësive optimale për përballimin e tyre. Në mëngjesin e ditës së zgjedhjeve, votues të nderuar mos harroni, në asnjë moment, ju lutem, se i përkisni një populli dhe një kombi, se keni një histori dhe një gjuhë, një traditë dhe një trashëgi-mi, një civilizim dhe një kulturë që burojnë nga një gjak. Çlirohuni, ju lutem, sa të jetë e mundshme, nga krahinarizmat që na kanë larguar shumë njërin prej tjetrit; çlirohuni, sepse ndarjet janë shumë më të dhimbshme se bashkimi; çlirohuni, ju lutem, nga ideologjitë që partinë na kanë vënë mbi shtetin. I takon së kaluarës fajësimi i historisë dhe Evropës. Në ato fajësime nuk ka asgjë të kontestueshme. Por, ardhmërinë e kemi në duart tona dhe

Në Shqipëri ndihet nevoja për ndryshime të mëdha

Nga Besi BEKTESHI

Jo vetëm te ne, por dhe në botën përreth nesh, ka ardhur dita e një përballjeje mes "kovid-

iotëve dhe kovikratëve" që në fakt, janë dy skajet e një litari sikundër thoshte Migjeni. Ato tërheqin fort dhe ne jemi në mes tyre me një krah nga njëri dhe sigurisht te tjetri. Nëqoftëse "kovidiotë" në botën perëndimore dhe sidomos Gjermani ju thonë atyre që nuk besojnë fare të Covid 19-ta, që nuk duan t’ia dinë dhe që refuzojnë çdo masë, çdo restriksion ligjor dhe ndryshim rregullash, kovikratë quaj unë ata, që përdorin pandeminë për autoritetin e tyre ekonomik dhe politik, por dhe sundimin duke përthyer demokracinë. Kovidiotët refuzojnë dhe nuk besojnë në gjithë këtë "gjullurdi" të madhe ekonomike dhe politike, me koronavirusin, nuk besojnë se është një epidemi e rrezikshme dhe për më tepër besojnë se është një sajesë diku lart, e cila ka qëllime të tjera dhe që lidhen me një model tjetër drejtimi të botës dhe ekonomisë së saj. Por në përgjithësi ato rebelohen dhe shfryjnë në mënyrë të qartë kundër pushteteve që tashmë mbajnë dhe ndryshojnë regjime rregullash, ligjesh dhe sidomos mbyllin sa munden lirinë e lëvizjes dhe kontaktit shoqëror. Akuzojnë për dalje nga liria kolektive me qëllim të shkatërrimit fare të lirisë dhe demokracisë. Të tilla lëvizje janë në USA dhe absolutisht vendet e Perëndimit, përfshi dhe Gjermaninë dhe tashmë "kovidiotët" sikundër quhen, kanë dhe shpjegimin e tyre në fjalor, por që nuk i rëndon kaq shumë, duke i quajtur më shumë si njerëz që nuk "thellohen" ose nuk duan të dinë. Por sigurisht përballë tyre

Kovidiotë vs kovikratë, ne dhe kujdesi i ambasadës gjermane!

janë dhe "kovikratët" ose një bashkim imi i Covid me (krátos pushtet) ose "covikraci-a" dhe si pas meje është "pushteti i kovidit" ose njerëzve që drejtojnë shtete apo pushtete që tentojnë shfry-tëzimin e pikërisht pushteteve për të ulur nivelin e demokracisë, lirive të njeriut dhe lirisë si e drejtë universale. "Kovikratët" janë një dorë pushtetesh dhe pushtetarësh, që përdorën pandeminë për përfitimet e tyre, mbyllën njerëzit duke i frikësuar dhe përdorur urdhëra dhe shpërdoruar ligje - si puna jonë (shetit) bie fjala. Kovikratët përdorën dhe përdorin pandeminë, duke mos dhënë zg-jidhje, por duke bërë presion me urdhëra dhe me afera të mëdha financiaro-politike. Kovikratët nuk janë pushtetet që kujdesen apo pushtetarët që kujdesen për shoqërinë, por thjesht përfitues nga pandemia e Covid 19-të për sundimin e tyre. Ata po prishin kohezionin social, nuk japin zg-jidhje dhe frikësojnë njerëzit në mënyrë perverse çdo minutë të ditës. Zakonisht janë pushtete që jetojnë si në Perëndim, por në vendet kryesisht hibride me demokraci dhe nganjëherë në për-zierjen e madhe të kësaj pandemie dhe në vetë Perëndimin si demokraci të sigurtë! Aq shumë është kjo gjë, sa ditët e fundit vetë zonja Merkel e vërtetonte këtë problem, duke thënë se nuk mund të ketë arsye që pandemia të deformojë apo justifikojë minimin e parimeve demokratike. Kur në fakt, në shtete si ky i joni këto parime janë shkelur ashpër me këmbë. Mes tyre ose në mes "kovidiotëve dhe kovikratëve" jemi ne, apo shoqëria e cila do të zbatojë ligje dhe kup-ton se ato në kohë pandemie dhe sidomos të drejtat e njeriut, po shkelen ashpër. Kovidiotët dhe kovikratët, kanë mekanizma të fuqishëm në dorë dhe përdorim të tyre. Pushteti kovikrat ka shtetin dhe forcat kovidiote rrugën e rrjetet sociale. Të dy palët deformojnë demokracinë dhe shtetin e ligjin. E koha ka vërtetuar se marrëzia

e kovikratëve me frikën e ushtruar dhe regjimin e urdhrave është gati më dëmtuese se sa anarkia e kovidiotëve që nuk duan t’ia dinë për asgjë. Janë në fakt të dy palët bashkë në justifikim të njëri-tjetrit, por kundra njerëzve normalë në mes tyre. Po pra kundra nesh dhe veprojnë si mekanizma me dhëmbë për të na bluar mes tyre si në një "frontojë të madhe dhe të frikshme"! Ne jemi më në "pikë të hallit" se gjithmonë dhe kjo tashmë është e qartë si drita e diellit! E fundit që na bën të mendojmë qartë është dhe një njoftim i ambasadës gjermane që thoshte kështu në disa rreshta: Nëse këtë verë keni planifikuar një ud-hëtim nga Gjermania për në Shqipëri, ju lutemi që të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale vazhdon të paralajmërojë mbi të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë arsye pushimi, pushime në vendlindje, vizita familjare etj.) për në Shqipëri. Kjo vlen deri më 31 gusht 2020. Shqipëria kategorizohet aktual-isht nga institucionet kompetente shëndetësore gjermane si rajon me rrezikshmëri për shkak të situatës epidemiologjike të Covid-19. Pra thuhet qartë se jemi rajon me rrezikshmëri të lartë epi-demiologjike dhe kjo na dilka nga institucionet kompetente gjermane. Pastaj ambasada vazh-don: Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutemi të keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit mund t’ju ndihmojnë vetëm në një masë të kufizuar gjatë kthimit për në Gjermani, nëqoftëse gjatë qëndrimit jashtë vendit vendosen kufizime të reja të udhëtimit dhe/ose masa për kufizime të jetës publike. Ju lutemi të merrni në konsideratë që në Shqipëri nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër të tjera ekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19. Nëse dhe eventualisht ku është e mundur të bëhet

një test për Covid-19 pas hyrjes në Gjermani, i cili do të shkurtonte kohën e izolimit, edhe për këtë mund të informoheni tek institucioni kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit. Në dijeninë e Ambasadës Gjermane, në Shqipëri aktualisht nuk ka laboratorë, të cilët kryejnë në varësi të dëshirës teste për Covid-19. Tani ajo që "nuk garantohet një kujdes shëndetësor me standarde gjermane" është jo e drejtë, por shumë e drejtë, ose jashtëzakonisht e drejtë! E janë treguar të arsyeshëm, sepse unë nuk e di se me cilin standard në Europë krahasohemi. Por e kam fjalën te "mundësitë e kufizuara" për testim që pastaj në fund thuhet se në dijeninë e tyre në Shqipëri nuk ka mundësi testimi, sipas dëshirës dhe laboratorë të tillë. E ky është problemi i madh i "kovikratëve" të Shqipërisë. Në Shqipëri shteti ka mbajtur në mënyrë perfide "monopolin e testimit si me tamponë dhe siero teste". Po pra që në botën e kulturuar bëhen sipas dëshirës dhe diku si në Kanada bëhen falas. Kush e bën ose kush e ka detyruar këtë gjë? Po po, kjo qeveri "kovikrate" e cila çdo gjë (pothuaj) ja ka dhënë me PPP privatit në spitale dhe mjekësi, kurse testet për covid në kohë të tilla të rrezikshme i mban vetë dhe i përdor po vetë nganjëherë dhe politikisht! Duke krijuar dhe dyshimin e madh te njerëzit se si kontrollet (target grupet) dhe përfundimit e testeve, janë të pasigurta dhe të gënjeshtra! Pse nuk lejojnë hapjen e tregut për testet siero dhe tamponët? Ku është arsyeja? Pse nuk veprojnë me paratë e buxhetit dhe hapin dhe privatin me çmime të kontrolluara!? Nuk duan të tregojnë realitetin! Po pse nuk duan? Nuk besojnë te laboratorët privatë që sigurisht mund të jenë më të paisur se sa atë të shtetit po të duan! Nuk kanë gjetur akoma arsyen për të bërë një aferë apo ka ndonjë privat që ju bën presion që të rëndohet dhe pak gjendja dhe pastaj të jepet një tender me shpejtësi në llogari të mafies në farmaceutike. Po pra, sepse kur nuk sqarojnë dhe nuk janë trans-parentë mendja të shkon ku të jetë më keq. Pse e lejojnë një gjendje të tillë ku testimi popullsisë në mënyrë masive nuk lejohet dhe është bërë monopol ekonomik dhe politik. Kur njerëzit kanë nevojë të dinë! Unë e kam përgjigjen sepse i quaj "kovikratë" dhe këtu mbyllet problemi, por në të vërtetë janë akoma më keq se sa kaq!

këtë duhet të dimë ta shfrytëzojmë. Mos të rrënojmë themele kur të tjerët ngrehin kulme. Mos të mbajmë fjalime, por ta mbajmë fjalën. Gabimet e tjetrit mos t'i vëmë përpara që t'i shohim, e gabimet tona mbrapa që t'i fshehim. T'i përballojmë mëritë dhe hasmëritë e së kaluarës dhe të përqendrohemi në ndërtimin e së ardhmes. Të investojmë në kuadro me guxim intelektual, me maturi politike dhe shkathtësi diplomatike. Shqiptarët "janë të kthyer me sy e veshë" nga Shqipëria, nga ju votues të nderuar. Duke dhënë votën tuaj sot, ju do t'i përgjigjeni pyetjes se ku do të jetë Shqipëria nesër. Prej jush, votues të nderuar, pritet që të votoni për shtetin juridik, i cili, në kuptimin e mirëfilltë të tij, shprehet me nën-shtrim të organeve shtetërore të drejtësisë; me barazi të të gjithëve para ligjit; me gjyqësi të pavarur; me procedurë të paanshme; me ekzistim të mjeteve efikase për mbrojtjen e shtetasve; me mbështetje juridike dhe kontroll të akteve administrative dhe me mbikëqyrje të organeve administrative dhe përgjegjësi të tyre për punë të paligjshme që, në fakt, para-qesin komponentët themelore të parimit të ligjshmërisë, një parimi të pashmangshëm në të gjitha shtetet ku sundon e drejta dhe drejtë-sia. Prej jush, votues të nderuar, pritet që me votën tuaj të përcaktoheni për vlerat e shtetit juridik, të cilat do të mund të siguroheshin: me rend në ndërtimin e sistemit shumëparti-ak; me ndarje të pushtetit; me përkufizim të pushtetit shtetëror dhe të së drejtës; me treg të lirë; me pronësi private etj. Prej jush, votues

të nderuar, pritet që të keni ndjenjën se shteti pa pushtet nuk mund të ekzistojë, por se edhe ushtrimi i pushtetit "nëpërmjet partisë" është në parim në kundërshtim me çfarëdo forme të ekzistimit të demokracisë. Prej jush, votues të nderuar, pritet që nga e kaluara të keni kup-tuar se pa rendin e ri demokratik nuk mund të bëhen ndryshime të mëdha sistemore në funksionin e shtetit, i cili do t'i përgjigjej ekon-omisë së tregut dhe mëvetësisë së subjekteve ekonomike, në njërën anë dhe njëkohësisht, mbrojtjes së demokracisë politike, në anën tjetër. Ushqehem me shpresë se e keni kuptuar peshën e problemit që e rëndon sot popullin dhe kombin shqiptar. Ajo do të duhej të an-gazhohej fuqishëm për pozitën e shqiptarëve jashtë kufijve të tanishëm administrativë të saj. Çështja e pazgjidhur shqiptare paraqet sot një prej problemeve qendrore në Ballkan. Nëse ka të vërtetë në këtë gjykim, atëherë përfundimi është i qartë: pa një zgjidhje të pranueshme të çështjes shqiptare nuk do të mund të ndërtohet paqe në Ballkan. Ballka-ni vazhdon të drejtohet nga jashtë, ndërsa brendapërbrenda tij janë të mundshme konf-likte natyrash dhe intensitetesh të ndryshme, për shkak të kryqëzimit të shumë interesave politike në të. Prandaj, shqiptarët, duke mos qenë të rrethuar me fqinjësi të mirë duhet të mendojnë për ndërtimin e ardhmërisë së tyre. Puna e parë që do të duhej të bënin shqiptarët është që ta vështrojnë dhe ta shtrojnë çështjen shqiptare si një dhe të bashkuar. Po qe se këtë nuk e bëjnë shqiptarët, nuk mund të pritet që

përpara tyre, ta bëjnë të tjerët. Madje edhe po qe se e bëjnë të tjerët, do ta bëjnë përpara në dëm të tyre se sa në interes të tyre. Votues të nderuar shqiptarë, me votën tuaj sot ju merrni përsipër pjesën tuaj të detyrës për t'i ndihmuar Shqipërisë dhe nëpërmjet saj, çështjes shqiptare, sipas një të vërtete se pa qenë mirë në Shqipëri, nuk do të jetë mirë me shqiptarët e shpërndarë në shumë shtete. Është detyrë juaja që Shqipërinë ta nxirrni nga një udhëkryq në të cilin është ndodhur. Demokracinë Shqipërisë nuk mund t'ia sjellë askush tjetër, përveç se populli i saj. Secili shtet e ndërton demokracinë në pajtim me mundësitë që krijon dhe, para së gjithash, me shkallën e vetëdijesimit të popullit, për ta kuptuar dhe, për ta ndërtuar atë në jetën e vet. Standardet demokratike të një vendi ose të më shumë vendeve nuk mund të vlejnë si standarde të përgjithshme për të uniformuar vendet e tjera. Shqipëria ndien nevojën për demokracinë shqiptare. Pa ndryshime të mëdha nuk mund të priten realizime të mëdha. Në Shqipëri ndihet nevojë për udhë të reja. Ato udhë mund t'i kërkojë dhe mund t'i gjejë një klasë politike që do të mund të përmbushte hapësirat e krijuara dhe që do të mund të përgjigjej në pyetjet e hapura. Për ata liderë që politikën e kanë kuptuar dhe e kanë shndërru-ar në një biznes privat. Po përsëris një mendim të shfaqur edhe më herët. Në politikë dobia e perceptuar keq e individit shndërrohet në dëm të papërmirësueshëm kolektiv. Nuk e besoj, votues të nderuar, se kjo është dëshira juaj.

Page 17: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

.............GAZETA SOT E Shtunë 11 Korrik 2020 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Bardhyl BEJKO

Është për të qeshur, kur dëgjon t`i thuren lavde e t`i blatohen merita që as nuk

ekzistojnë dhe nuk i zotëron, duke e vënë në siklet dhe vetë kandidatin për kryeministër të opozitës, Lulzim Basha. Ai nuk mund të pajtohet, t`i ng-jitin vlera që nuk i ka në staturën e vet politike. Kjo, jo vetëm për ide-alizmin që e karakterizon, por edhe ndershmërinë për të cilën e mburrin. Këtu nuk është fjala për individin, Basha, që meriton respekt, si qenie njerëzore. Po burrështetasin që përgatitet për të siguruar të ardhmen e fëmijëve tanë, drejtimin e vendit tonë. Po in-teresi ynë është përgjigjia e pyetjeve: Si do qeverisë, si do ndërtoj strategjitë për ecjen përpara, arritjen e treguesve të premtuar për ta bërë Shqipërinë model në Europë dhe në shkallë globale, siç është krijuar perceptimi në jo pak qytetarë që janë bombarduar me propagandë që nisë nga paga milionëshe, beteja e fituar qysh tani me korrupsionin, zerimin e menjëhershëm të taksave, mini-mizimi i tatimeve, mospagesa e detyrimeve për ata që nuk e kanë mundësinë, falja e fat-urave të energjisë, ujit të harxhuar në këmbim të votës?! Po kështu, minimizimi i taksës së sheshtë, kredi pa interes për të gjithë, para me thasë për fermerët, nga një shtëpi për gjithë ata që sot jetojnë në kushte të papërshtatshme dhe vuajnë mungesën e një mjedisi për të qënë të lumtur brenda shtëpisë së tyre. Pa numëru-ar këtu, premtimet qiellore për zgjidhjen e gjithçkaje të akumuluar për progres të demokracisë dhe zhvillim galopant të ekono-misë. Shumë zgjidhje dhe vërtet të lumtur, mjafton të jenë reale dhe jo imagjinare, siç është zakoni, para fushatave zgjedhore, ku tek ne shkohet sipas parimit, shto ujë, shto oriz dhe në fund gatimi është një mish-mash i pangrënshëm nga qeniet e gjalla, aq më tepër për qytetarët të cilët e vlerësojnë të dëmshme për shëndetin, jo vetëm fizik, po edhe mendor. Pikërisht, gjatë të kësaj kohe, kryeministri në pritje, Lulzim Basha, i cili në mungesë të plotë modestie dhe në besim të verbër të paargumentuar, pa matjen e opinionit të gjerë shoqëror, pa frymën e do-mosdoshme popullore që duhet të jetë pro opozitare, vetëm duke u nisur nga deklarata të zëdhënësve dhe analistëve, koalicionistëve që e vlerësojnë për interesa meskine me notën dhjetë që u bëjnë fresk liderit politik, ëndërron si të ishte ulur në zyrën kryeminis-trore. E ka shpallur veten qysh tani kryemi-nistër. Në ecje, gjestikulacione, vendimmar-rje, propozime, këshilla, ankesa, marrëdhëniet me jashtë. Kudo, hija kryeministrore, para prapa Bashës si vëlla siamez i kryeministrit aktual. Kryeministër për të nuk ka diskutim dhe pikë. Politikanët rreth Lulzim Bashës, bëjnë politikë. Komunikojnë dhe kumtojnë fitoren e radhës dhe doemos kalimin nga opozita në mazhorancë. Është normale. Përp-jekja e mbushja e mendjes së mbështetësve, karrikimi i militantëve që duhet të besojnë, të mos dyshojnë në fitoren e Lulzim Bashës dhe koalicionit opozitar. Më shumë se njëherë, figura qendrore të PD-së na kanë dhënë sihariqin e madhe, se shumë shpejt do shpëtojmë nga këta dhe në fron do ngjiten ata, vetë opozita. Është e drejta e opozitës të ushqejë bindjen, të rrisë shpresat e fitores së sigurtë dhe vendosjes së Bashës në kolltukun kryeministror. Rotacioni politik nuk është sakrilegj. Është demokraci. Mazhoranca e sotme nuk e ka me tapi pushtetin, nuk do jetojë tërë jetën mbi kolltukët qeveritarë. Një ditë do jetë opozitë. Të rinovohet, forcohet dhe pasi ta provojnë edhe Lulzimin, t`i ver-

Shqiptarët kanë “nevojë” për një kryeministër gaztor dhe mendje pjellor!

ifikojnë premtimet, t`i matin realizimet do ta largojnë edhe atë dhe të tjerë do vijnë në qeveri. Kjo është demokracia. Po këtë shqiptarët e vendosin, sovrani, vë vulën. Mes sovranit dhe dëshirave të partive, ka një hendek të thellë, jo gjithmonë kapërcehet lehtësisht. Politikanët, janë të ligjshëm të flasin për fitore të garantuara. Këtë bëjnë edhe partitë minore. Edhe ata bëjnë sikur do jenë nesër në pushtet edhe pse kanë pas dhjetë vetë. Ajo që tingëllon gati paradoksale në emërimin e Lulzim Bashës në postin e të parit të qeverisë përmes deklaratave, është analiza e arkeologut të njohur, politikan natyrisht, një nga themeluesit e PD-së dhe babai i Aleancës Demokratike, bijëza e inatosur e PD-së për të ardhmen e lumtur të shqiptarëve nën dre-jtimin e kryeministrit Basha. Ajo që analizon profesori, është korniza në të cilën i përm-bledh meritat e Bashës. Meqenëse nuk ka ndonjë fitore të dallueshme, arritje të shquara, novacione politike që nuk shkëlqeu në krye

të Ministrisë së Ndërtimit, të Jashtme apo të Brendshme. Në secilën prej tyre, ka lënë nga një njollë të madhe të zezë sterrë. Në “Rrugën e Kombit”, avulluan miliona euro dhe rruga nuk ka përfunduar ende. Në Ministrinë e Jashtme, noterizoi lëshimin e territorit shtetëror, detin, vendim i firmosur prej tij, i ndëshkuar nga Gjykata Kushtetuese unani-misht. Si ministër i Brendshëm në rrethinat e kryeministrisë, u vranë katër martirë të pa-fajshëm, vetëm se protestonin, duke bërë shumë më pak se protestat që organizoi Basha me të vetët për një vit resht. Bilanci i dëmtim-it të forcave të rendit, është tregues i dhunës. Ndërkohë asnjë protestues nuk u gërvisht edhe pse bombarduan muret e Kryeministrisë, u kacavarën rreth godinës së kryesisë së Ku-vendit, i vunë dinamitin themeleve të shtëpisë së demokracisë, Parlamentit. Duket disi larg, katapultimi hileqar në Bashkinë e Tiranës, kur u ngjit në kolltukun e qytetarit të parë me procedurë. Nuk i numërojmë veprat dhe ndry-shimet që arriti në krye të kësaj bashkie. Nuk ka të tilla! Si lexojmë askund. Do duhej një natë dimri e një pako letër A4, të flisnim nga dita e votimit deri ditën e përvetësimit të bashkisë. Po cilat janë cilësitë që shikon, poli-tikani i vjetër, Neritan Ceka dhe jo vetëm me të cilat kërkon të miklojë shqiptarët, t`i bindë se Lulzimi, është figura e duhur për drejtimin e Shqipërisë? Se është i prerë për kryemi-nistër?! Meqenëse nuk ka ndonjë tregues në arritjet e zhvillimin e ekonomisë dhe nuk është shquar në menaxhim, progresistë aq më pak, nuk numëron ndonjë fitore në këto shtatë vite në opozitë e mat figurën e tij, e ekuivalenton me faktin se ai është djalë gaztor, i qeshur dhe burrë për shtëpi. Kthehet në orën 16:00 në familje. Nuk është pak kjo apo jo? Pra është kryefamiljar model sepse i mbaron punët për tetë orë dhe i përkushtohet familjes, bash-këshortes dhe fëmijëve. Është vërtet sjellje për t`u përgjithësuar. Është familjar model, i kul-turuar, i përkushtuar për mirërritjen e fëmi-jëve. I kryen në perfeksion detyrat ndaj shtëpisë së vetë aq më tepër që tani mbajnë në këmbë goxha vilë në vendin më të preferu-ar të Tiranës. Njëherësh, duke u kthyer shpejt në familje, pa perënduar dielli nuk konsumon as eskortën e shoqërimit nëpër rrugët e atd-heut. Nuk ka arsye të vërdalloset me gardën nga pas për ta mbrojtur. Është i sigurtë në orët jashtë zyrës, gjendet në vilë. Kujt i ka rënë për pjesë të kryejë detyra shtetërore, të vështira, me volum pune, e di shumë mirë se koha e punës nuk ka kufij. Thonë, se burrat e shtetit në vendet e zhvilluara, ka ditë që erren e gdhihen në zyra. Dhe këtë e kanë bërë edhe kur kanë drejtuar opozitën. Bile aq më shumë kur kanë qënë në opozitë pasi iu duhet të

vrapojnë e kontaktojnë mijëra individë në çdo cep të vendit. Vetëm kontaktet me qytet-arët i kanë të pakufizuara. Në këtë mënyrë, i bie që liderit të opozitës tonë t`i iki koha në oborrin e shtëpisë, duke përkëdhelur fëmijët dhe bërë detyrën si prind dhe bashkëshort. Është i punësuar me tetë oraresh, pjesa e tjetër e kohës është relaks dhe gjumë në vilë. Kapërcimi i tetë orarëshit në shumë vende penalizohet se nuk je i zoti të kryesh detyrat brenda kufirit të kodit të punës?! Këtë zbaton edhe Basha. Po kjo në opozitë nuk ka sens fare. Një tjetër epërsi e kryeministrit të ri, pretendentit për fronin qeveritar që zbulon shkencëtari Neritan Ceka, është ajo e buzëqeshjes. Të gjithë e dinë mirë se Basha është vërtet njeriu më gaztor që ka qëlluar në politikën shqiptare. Ai fal buzëqeshje, majtas djathtas nga podiumet e partisë, ekrane, takime, kur rrok duart me popullin. Basha në thelb është njeri i qeshur. Nuk e kam parë ndonjëherë, serioz, të vrenjtur, vetulla e buzë të shtrënguara. Nuk mund të thuhet se vetëm qesh. Sigurisht edhe revol-tohet kur duhet, siç ka vepruar më shumë se njëherë gjatë fjalës në mitingjet e mëdha, para mbështetësve apo kur ka urdhëruar të shpohen gomat e makinave, të thyhen xha-mat e shtëpive të politikanëve kundërshtarë, të bllokohen rrugët dhe t`i zihet pritë kryem-inistrit të vendit, kur organizon marshimet politike nëpër bulevardet e qyteteve të Shqipërisë. Nuk flasim për atë që edhe vezët në Kuvend edhe bojën edhe fjalorin brilant dhe ngarkesat ekstreme nuk i ka shoqëruar me buzëqeshje. Kësaj i thonë qesh e ngjesh e bën përshesh! Me këtë vizatim të Cekës, Ba-sha, mbetet politikani më gaztor. Këtë meritë, ia lartëson edhe më shumë vetë Profesor Ner-itani, duke e vendosur në përballje me kryem-inistrin e tanishëm të Shqipërisë, Edi Rama i cili nuk para qesh, është i ngrysur, i zymtë dhe nuk shkëlqen mes buzëqeshjeve të tij, si të bënte sfilatë në pasarelën e mister buzëqeshjes. Kjo buzëqeshja, njeriu që qesh, natyrisht jo Guinpleni i famshëm i Hygoit, është atipike dhe gjendet vetëm tek disa individë të rrallë, se jo të gjithë e kanë dhuntinë e brendshme të qeshin gjithmonë. Bile, ka nga ata që nuk qeshin kur-rë në vende publike, po e rezervojnë buzagaz-in vetëm për raste të rëndësishme. Rama nuk qesh edhe kur fiton. Asnjëherë nuk është parë me buzë të shqyera e buzëqeshje dhe nuk ia kemi ndjerë tingullin që lëshon nga e qeshura me zë. Ky ndryshim nuk është i paktë apo jo? Epërsia, është vërtet e padiskutueshme. Vlerë njerëzore e politikanit gaztor në kuptimin më të mirë të fjalës. Me të gjitha këto, Lulzim Ba-sha, bën diferencën, jo vetëm me kryeministrin e tanishëm, po tërë paradhësit që nga zoti Meksi që edhe kur qeshte, qeshte nën mustaqe. Nano nuk qeshte kollaj. Të gjithë kryeministrat qeshin me pikatore. E kemi pasur nursëz. Nuk flasim për ata para nëntëdhjetës që nuk i pamë asnjëherë buzagaz dhe nuk ishin aspak gaztorë të buzëqeshur. Bashës i blatohet edhe një vlerë tjetër. Konsiderohet pjellor. Jo në kuptimin biologjik për të cilën ka dhënë prova dhe uro-jmë t`i ketë me jetë vajzat si kukulla, po në aspektin politik. Mendje pjellore. Veçohen këtu premtimet, gjetjet pikante për të ndryshuar jetën e shqiptarëve, rritjen shumë shifrore të pagave, zerim të detyrimeve fiskale, lehtësim të bizneseve, ndihmesën e fermerëve. Pjelloria në premtime e bën vërtetë kryekampion. Për buzëqeshje e pjellori në ide, Lulzim Basha nuk ka të dytë mbi dhe, kudo edhe këtu tek ne. Me gjithë këto cilësi si mos ta meritojë një post kryeministri. Ne, shqiptarët qysh tani urojmë: Më mirë një kryeqeveritar gaztor e mendje pjellor, të hajë, të pijë, të qeshë e ngjeshë, se kryeministër novator, punëtor që punon tetëmbëdhjetë orë, por në vend të buzagazit qëndron me “dajak” në dorë dhe bën mbi shqiptarët horror!

Mes sovranit dhe dëshirave të partive, ka një hendek të thellë, jo gjithmonë kapërce-het lehtësisht. Politikanët,

janë të ligjshëm të flasin për fitore të garantuara. Këtë bë-jnë edhe partitë minore. Edhe ata bëjnë sikur do jenë nesër në pushtet edhe pse kanë pas dhjetë vetë. Ajo që tingëllon

gati paradoksale në emërimin e Lulzim Bashës në postin e të parit të qeverisë përmes

deklaratave, është analiza e arkeologut të njohur, politikan natyrisht, një nga themeluesit e PD-së dhe babai i Aleancës Demokratike, bijëza e inato-sur e PD-së për të ardhmen e

lumtur të shqiptarëve...

Page 18: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

GAZETA SOT18 E Shtunë 11 Korrik 2020

.............

k u l t u r e www.sot.com.al

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli fondin e krijimtarisë letrare për të rinj. QKLL shprehet se mbështetja e letërsisë së autorëve të rinj do të jetë në fokus të punës së saj. “Në zbatim të kësaj politike, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpall të hapur fondin e krijimtarisë letrare për të rinj, për vitin 2020. Ky fond do të nxisë dhe mbështesë financiarisht procesin krijues të autorëve të letërsisë së sotme shqipe. QKLL-ja do t’u japë përparësi krijuesve të rinj, duke marrë parasysh vështirësitë që ata hasin për t’u evidentuar dhe promovuar në fushën e letrave. “Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj”, do të vijojë të shpallet edhe në vitet e ardhshme nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit”, bën me dije qendra. Thirrja është e hapur për të gjithë krijuesit e poezisë dhe prozës nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Aplikimi kryhet nga botuesi, i pajisur me licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor. Fi-nancimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga QKLL-ja dhe i shkon dre-jtpërdrejt autorit. QKLL bën me dije se aplikimi filloi më datën 10 korrik dhe përfundon në datën 28 gusht 2020, ora13:00. “Ju lutemi, dorëzoni do-kumentacionin përkatës pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, bren-da datës 28 gusht 2020, ora 13:00, në adresën Rruga “Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri, pranë hotel “Domus”, dhe në postën elektronike: [email protected]”, njofton Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Në rregullat e Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit thuhet se fondi i dhënë do të jetë në shumën 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë ALL). Aplikimi duhet të bëhet nga shtëpi botuese të licensuara. Vepra e propozuar nuk duhet të jetë botuar më parë. Minimumi i tirazhit për botimin e propozuar duhet të jetë të paktën 500 kopje. Komisioni, i cili do të përzgjedhë fituesit, përbëhet nga ekspertë të fushës së letërsisë dhe botimit. Vlerësimi i projektit bëhet duke u bazuar te vlerat artistike të veprës. Projektet e dorëzuara, të financuara pjesërisht dhe/ose tërësisht nga ente të tjera, nuk mund të përzgjidhen për të marrë mbështetje financiare nga Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj, apo institucione të tjera në Republikën e Shqipërisë.

Hartuesi i dosjes në UNESCO pohon se nuk duhen bërë ndërhyrje të gabuara

sie të veçantë. Duke treguar për banesat e vjetra, ai thotë se bashkësia e tyre paraqiste dhe disa vështirësi, por dhe raste të veçanta për shfaqjen e urbanis-tikës së tyre. “Mjafton të shikojmë lagjen Kala, Mangalem dhe Goricë, në të cilat ndërtimet janë të lidhur ngushtësisht me truallin dhe formojnë një njësi unike natyrë- ndërtim njerëzorë, të cilat zënë një vend të posaçëm jo vetëm truallin shqiptar, por dhe atë Ballkanik e më gjerë”, shprehet akademiku. Por për-ballë problemeve që has sot trashëgimia kulturore, akademiku Emin Riza thotë se Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës sot ( Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore) duhet të zbatojnë rregullat për qendrën historike për çdo ndërhyrje. “Një ven-dim për shpalljen e Beratit qytet muze dhe aq më tepër që është shpallur dhe pasuri botërore nga UNESCO, natyr-isht që të gjithë institucionet janë të detyruara që të bëjnë mbrojtjen e plotë sipas rregulloreve. Ka rregullore për mbrojtjen e qytetit muze të Beratit, ka rregullore për mbrojtjen e monument-eve të kategorisë së parë, të kategorisë së dytë, etj. Ministria e Kulturës dhe IMK të merren me qendrën historike të

Beratit vetëm dukë zbatuar rregullat, që janë të qarta”, thotë ai. Sipas akademi-kut Emin Riza, asnjë nga institucionet nuk duhet të lejojë ndërhyrje të gabuara në monumentet e kulturës, ku sipas tij duhet të jenë specialistët e fushës me banesat. “Për Beratin në radhë të parë nga institucionet në asnjë mënyrë nuk duhen lejuar shtesa, ndryshime, ndë-rhyrje pa konsultimin ose pa pjesëmar-rjen e ateliesë së monumenteve të Beratit. Çdo qytetar mund të konstatojë dëmtime dhe duhet që jo të ndërhyjë ai për ta rregulluar meqë është prona e tij, por meqë është monument kulture du-het menjëherë të raportojë në atelienë e monumenteve të qytetit të Beratit. Ata që janë specialistë ta shikojnë dhe marrin masat për banesën monument kulture. Dëmtime ka pasur, sepse të rrish në një banesë që është ndërtuar në shekullin 18-19 nuk është gjë e lehtë. Është një sakrificë nga ana e qytetarëve për të mos ndryshuar as kompozime, as elemente të ndryshëm konstruktiv dhe arkitektonikë të banesave”, thotë Riza. Sipas akademikut Emin Riza, Berati është një nga qyet më të lashtë jo vetëm në hapësirën shqiptare, por dhe më gjerë në hapësirën ballkanike dhe Europiane.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpall fondin e krijimtarisë letrare për të rinj

Berati në UNESCO, Emin Riza: Ministria e Kulturës dhe IMK të merren me qendrën historike vetëm dukë zbatuar rregullat

Julia VRAPI

Më 8 korrik 2008 në ses-ionin e 32-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të mbajtur në Kanada,

Berati u regjistrua si sit i trashëgimisë botërore. Pak ditë më parë qyteti i një mbi një dritareve shënoi 12-vjetorin e hyrjes në UNESCO. Profesor Emin Riza një ndër emrat më të shquar të restau-ruesve shqiptarë dhe nga studiuesit më të mirë në fushën e ndërtimeve të vjetra, si kryesues i grupit të punës që bënë gati dosjen e UNESCO-s për Beratin thotë se duhet treguar kujdes për qendrën historike. 12 vjet në UNESCO, por në një reagim të tij akademiku Emin Riza thotë se Berati kur u shpall qytet muze u vu në mbrojtje, që në 1961. “Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze, me pasuri të konsiderueshme monu-mentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore. Beratin e ka vënë në mbrojtje Gani Strazimiri, për qytet muze. Së bashku me një studiues çek, kanë bërë zonifikimin dhe përcak-timin e monumenteve të kategorisë së parë dhe të dytë. Kështu që Berati është i pari qytet në Shqipëri që është shpallur qytet muze dhe është vënë në mbrojtje shtetërore”, pohon Riza. Dekada me punën studimore, akademiku Emin Riza thotë se arkitekti Gani Strazimiri, që është themeluesi i Institutit të Monu-menteve të Kulturës në 1962 e caktoi të merrej me banesën popullore. “Mua që në 1962 më caktoi Gani Strazimiri në grupin e kulturës materiale, që isha në studimin e qendrave qytetare të banesës popullore shqiptare. Për mendimin tim që kur u vu në mbrojtje Berati në 1961 natyrisht që u bllokuan prirjet e njerëzve për të ndryshuar tipologjinë e banesës. U bllokuan ndërtimet e reja dhe filloi veprimtaria restauruese e monument-eve të kulturës, për të cilët u krijua dhe një atelie për mbrojtjen e monumenteve në qytetin e Beratin, e cila punoi mirë. Natyrisht që ka pasur dhe dëmtime shkelje të rregullave, por në përgjithësi Berati e ka ruajtur karakterin e tij”, thotë akademiku Emin Riza.

Jo ndërhyrje të gabuaraNë reagimin e tij akademiku Emin

Riza shprehet se Berati është i një rëndë-

Dumoshi: Libri dhe botues pjesë e pakos emergjente

Fluks vizitorësh, në parkun arkeologjik të Butrintit

Ministrja e Kulturës, Rin-isë dhe Sportit në Kosovë Vlora Dumoshi priti anëtarët e sapo emëruar të Këshillit të Librit. Ajo me këtë rast tha se bashkëpunimi i saj si ministre do të jetë gjithmonë në funksion dhe në ndihmë të autorëve dhe botuesve në Kosovë. “Libri dhe veprimtaria botuese është ndikuar dhe dëmtuar nga pandemia e COVID-19, prandaj edhe do të jenë pjesë e pakos emergjente për kulturë”, tha Dumoshi. Në kët takim, ministrja Dumoshi u zotua që do të rritet fondi

për përkrahjen e botimeve dhe blerje të librave si dhe u shpreh e bindur që këshilli do të jetë aktiv në angazhimet e veta dhe do të punojë me profesionaliz-min e duhur, në atë mënyrë që të bëhet seleksionimi i duhur i autorëve dhe librave që do të përkrahen nga MKRS. Gjatë këtij takimi ministrja Vlora Dumoshi gjithashtu theksoi, që prioritet i saj për këtë mandat është themelimi i qendrës së librit. Herë pas here në reagimet e tyre autorë të ndryshëm kanë pohuar problemet që ata hasin, duke kërkuar vëmendje.

Parku kombëtar i Butrintit vazhdon të jetë në vëmendjen e turistëve të ndryshëm. Këtë kohë Butrinti po pret turistë, që janë kryesisht shqiptarë të Kosovës, por edhe nga Maqe-donia e Veriut, Bullgaria e Po-lonia. Drejtori i parkut Erlind Sulo bën me dije se fluksi më i lartë shënohet në fundjavë. “Kemi shqiptarët e Kosovës që dynden në fundjavë dhe Butrinti është një nga atrak-sioni, që ata e kanë përzemërt. Duke parë fluksi po rritet, Min-istria e Kulturës ka lançuar nismën e diela falas. Të dielën

e kaluar u shënua numri më i lartë, me 1100 vizitorë”, shprehet Erlind Sulo. Butrinti u shpall qytet muze më qer-shor 1961 dhe është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit. Ai mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992. Parku kombëtar arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndod-het në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit dhe ka një pozitë mjaft të mbroj-tur natyrore.

Margariti: Restaurim i pikturës murale, në Teqen e Dollmës

Ministrja e Kulturës Elva Margariti zhvilloi një vizitë në Teqen e Dollmës në Kru-jë, ku po kryhen punime. Ministrja Margariti thotë se specialistët do të nisin punën edhe për restaurimin e pik-turës murale, në këtë objekt. “Në Teqen e Dollmës, pranë Kalasë së Krujës, një nga monumentet më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pas përforcimit të mureve, specialistët do të nisin punën për restaurimin e pikturës murale”, thotë ministrja e Kul-turës. Edhe në dhjetor të 2019

specialistët e trashëgimisë pohuan për problemet në këtë objekt monument kul-ture, duke bërë dije punën për një projekt. “Teqeja është monument kulture i kate-gorisë së parë i ndërtuar në vitin 1778 dhe është një nga monumentet më të rëndë-sishëm të Krujës. Si rezultat i lëkundjeve ajo pësoi edhe dëme në strukturë. Për këtë po punohet për një projekt restaurimi të ndërtesës dhe për restaurimin e mundshëm të afreskut në laboratorin e IKTK-së”, shprehej instituti.

Page 19: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

.............GAZETA SOT E Shtunë 11 Korrik 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Biblioteka Kombëtarë më 10 korrik shënoi 100- vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast në Muzeun Historik Kombëtar u çel një ekspozitë për jehonën e krijimit të Bibliotekës Kombëtare, në shtypin e kohës. E pranishme në hapjen e kësaj ekspozite në fjalën e saj ministrja Elva Margariti në këtë 100-vjetor të themelimit të këtij institucioni u shpreh edhe për një projekt për një bibliotekë të re, si dhe ndërhyrjet në godinën ekzistuese. “Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka kaluar faza të vështira në historinë e saj, por ky është 100-vjetori i BKSh dhe shpresoj shumë që të jetë viti i bibliotekës. Përveç ndërhyrjeve në godinën aktuale, ky kremtim meriton një projekt për një hapësirë të re. Ky është guri i themelit në këtë përvjetor”, tha ministrja Elva Margariti. Për ministren e Kulturës, kjo është një ekspozitë retrospektivë, që na kthen 100 vjet pas në kohë, në atmosferën e themelimit të bibliotekës, e cila na përcillet përmes shtypit të kohës. Në këtë ekspozitë gjejmë aty njoftimin e krijimit, të përurimit, fjal-imin e Luigj Gurakuqit, qarkore të ndryshme, thirrje për pasurimin e këtij institucioni të ri, por edhe riprodhime frontespicesh gazetash e revistash, të cilat në këtë 100-vjetor vijnë të digji-talizuara dhe të hapura për të gjithë përdoruesit. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë (më tej BKSh), si institucion i parë shtetëror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bib-liotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”, organizëm i përbashkët shqipta-ro-austriak, krijuar në qytetin e Shkodrës në vitin 1917 në kontingjencat e njohura të Luf tës së parë botërore. Më 1920 ky fond u vendos në Minis-trinë e Arsimit, Tiranë. Mbas vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për riorganizimin e bibliotekës si institucion kombëtar. Në momentin e përurimit si BKSh, 1922, ajo kishte rreth 6.000 vëllime. Për periudhën e paraluftës, spikat veprimtaria e saj në vitet e Mbretërisë Shqiptare (1928-1937), kur institucioni drejtohej nga atdhetari dhe lëvruesi i gjuhës shqipe Sotir Kolea. Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti BKSh me një koleksion prej 15.000 vëllimesh. Ajo u vendos në një nga ndërtesat më të mira të asaj kohe, e cila shërben edhe sot si “aneks” i saj. Koleksionet me karakter albanologjik u rritën kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe bibliotekave private të personaliteteve të kulturës. Në fund të vitit 1947 fondi i saj numëronte rreth 100.000 vëllime. Nga institucion në varësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot.

Botim nga “Dituria”, një libër i jashtëzakonshëm për Kinën

më të gjithanshëm dhe për të kuptuar ligjin e zhvillimit dhe drejtimin e ard-hshëm të të gjithë historisë njerëzore.

Ngjarjet në kontekstin e kohësNgjarjet historike tipike, të cilat i

janë dukur se paraqesin më tepër interes për lexuesit, autori i ka vënë në kontek-stin e kohëve, për të krijuar ndjesinë sikur ata shohin nga lart lumin e his-torisë. Ky mund të jetë një nocion tepër romantik, por Su Shujangu e shkruan historinë nga këndvështrimi i një autori, prandaj pak romantizëm si ky është i lejueshëm. Veç kësaj, autori gjithnjë ka besuar se historia duhet të jetë tolerante ndaj përfytyrimit racional dhe pasionit. Nëpërmjet njëmbëdhjetë kapitujve të këtij libri, me tekst të gjallë e ilustrime të shkëlqyera, që përfshijnë të gjitha as-pektet e politikës, ekonomisë, historisë, kulturës dhe artit të Kinës, lexuesi do ta ketë më të lehtë të kuptojë kontributin

e madh që ka dhënë qytetërimi kinez në historinë njerëzore. Me pasion të fortë patriotik, autori shpreh konceptin e vet unik për historinë, bazuar në një numër dokumentesh dhe materialesh historike. Për më tepër, ai rishkruan “Arritjet e Kinës së Re” dhe përditëson të dhënat e ekonomisë, si dhe gjetjet e reja arkeologjike që pasurojnë dokumentet historike të qytetërimit të Kinës. Një libër i jashtëzakonshëm, tejet i njohur, që përshkruan me detaje historinë dhe kul-turën 5000-vjeçare kineze, duke i dhënë mundësi çdo të huaji të shijojnë kën-aqësinë e leximit dhe në të njëjtën kohë të kuptojë situatën themelore të Kinës. Ç’lloj vendi është Kina? Në ç’lloj rruge ka udhëtuar ajo? Cili është qytetërimi i saj i lashtë? Pasi të keni lexuar këtë libër, do të gjeni të gjitha përgjigjet për këto pyetje. Një udhëtim për të mësuar për Kinën dhe për të zbuluar një botë të re.

Biblioteka Kombëtare në 100- vjetor, një ekspozitë në muze

“Kina: Në brendësi të traditave dhe kulturës”, një vepër themelore për të njohur historinë

dhe kulturën pesëmijë vjeçare kinezeJeta HAMZALLARI

Kur Su Shujangu vendosi të shkruante librin “Kina: Në brendësi të traditave dhe kulturës” një dhjetëvjeçar më

parë, mendoi të hidhte në letër vetëm diçka që t’i jepte mundësinë lexuesit të mësonte diçka më shumë për Kinën. Por me t’u botuar, shitjet i kaluan 10 milionë kopjet e madje u përkthye në më shumë se 10 gjuhë. Kjo gjë e entuziazmoi dhe njëherësh e turbulloi autorin, sepse gjithmonë mendonte se libri duhej të përmirësohej më tej, për të shpjeguar më mirë, dhe se duhej t’i shtohej ma-terial i ri e pjesët e tepërta të hiqeshin. Ndërsa përpiqej të trajtonte gjeografinë, historinë dhe kulturën kineze, përveç aspekteve të tjera të ndryshme të qytet-ërimit kinez, Su Shujangu ndihej në tension, sepse përzgjedhja e materialeve në fillim ishte vërtet punë e madhe dhe tepër delikate: ishte e vështirë të nxirrej qartë në dritë qytetërimi i shkëlqyer i kombit kinez, edhe sikur kësaj të duhej t’i kushtonte gjithë jetën. Aq më tepër që, kur angazhohesh me qytetërimin dhe historinë e Kinës, të vendosësh të heqësh një pjesë, është njëlloj si të heqësh një organ: e dhimbshme dhe e trishtuar. Megjithatë, ideja fillestare ishte të ndihmoheshin lexuesit e huaj të kuptonin cila dinasti në Kinë i përg-jigjet një kohe të caktuar në historinë e botës, çka ilustron edhe idenë e autorit se historia e Kinës është një pjesë e historisë botërore. Prandaj, me his-torinë e Qytetërimit Perëndimor si linjë referimi, ky vëllim përkon çdo periudhë zhvillimi të qytetërimit kinez me homol-ogen e Kultivimit Perëndimor. Duket se procesi i historisë nuk është farkëtim zinxhirësh, por rrjedhje lumenjsh, ku luftërat, katastrofat dhe ndryshimet e dinastive janë nevoja e zhvillimit të faktorëve të brendshëm. Dinastitë e mëparshme paralajmërojnë dinastitë e mëvonshme, dinastitë e mëvonshme janë vazhdim i dinastive të mëparshme dhe marrëdhënia midis të dyjave është një marrëdhënie që vë theksin mbi kërkimet historike. Kjo tregon se ligjet e historisë, karakteristikat e veçanta të historisë kineze dhe ngjashmëritë e dallimet mes vendeve, i japin cilitdo prej nesh mundësinë për të bërë një studim

Librat e arbëreshit Papas Antonio Bellusci dhurohen në QSPA

DRTK Shkodër: Njihu me traditat dhe vlerat historike

Në mjediset e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), u krye takimi me znj. Ornela Radovicka, e cila solli një sasi librash të studiuesit arbëresh Papas Antonio Bellusci, bash-këpunëtore e të cilit është prej shumë kohësh. QSPA bën me dije se këto libra u dhuruan me dedikimin e vetë zotit Bellusci. “Ai është një ndër protagonistët më në zë të uni-versit arbëresh, me një kon-tribut prej shumë dekadash, të fokusuar në dokumentimin e elementeve etnografike,

folklorike, kostumografi etj. Ndër të tjera nënvizohet kon-tributi i tij tejet i çmueshëm në lidhje me themelimin dhe drejtimin e revistës “Lidhja” (L’unione), e cila kishte jetëg-jatësi prej 24 vitesh, dhe u botua në letër e më tej edhe në variantin online nga vitit 1980-2004”, shprehet qendra. Librat e dhuruara në QSPA titullohen “Antoni Bellusci: Udhëtimi i një arbëreshi”, “Antologji arbëreshe. Prozë dhe poezi gojore”, “Antologjia arbëreshe”, “Magia, miti e credenze popolari”, “Il telaio”.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër shprehet se Leqet e Hotit, Lugina e Cemit,Tamara, Selca, Ostrici, Gropat e Selcës ishin itinerari i radhës për in-spektimin, dokumentimin dhe promovimin e vlerave të inter-esit kulturor. DRTK bën një ft-esë për të vizutuar dhe shijuar bukuritë e zonës. “Këtë verë, veriu i Shqipërisë për shkak të situatës së pandemisë, ka pak vizitor të huaj, kështu që familjeve që kanë hapur dyert dhe jetojnë nga turizmi malor u duhet dhënë një ndi-

hmë nga ne, vendasit. Vizito dhe shijo bukuritë shqiptare këtë verë. Njihu me traditat dhe vlerat historike. Shijo gatimet vendase”, shprehet DRTK Shkodër për këtë vende, ndërsa ka publikytar dhe foto prej tyre. DRTK Shkodër kryen funksionet dhe veprimtarinë duke u bazuar në ligjin 27/2018 “Për Trashëgiminë dhe Muzetë”. Ajo zbaton, programon dhe zhvillon politikat rajonale të kulturës, të trashëgimisë kulturore materiale dhe shpirtërore.

Opera “Norma”, premierë në skenën tonë më 1999

Opera “Norma” u shfaq premierë në skenën tonë më 26 dhjetor të vitit 1999. Teatri i Operës dhe Baletti shprehet se ndërsa përgatitet t’i kthe-het përfundimisht artistëve e publikut, pas një pune disa vjeçare për rikonstruksionin e plotë të tij, sjell në vëmendje disa shfaqje të rëndësishme. “Opera “Norma” me 2 akte. Kompozitor Vincenzo Bellini, libreti Felice Romani, dirig-jent Bujar Llapaj, as/dirig-jent Altin Babameto, regjisor Saverio Capozzi, as/regjisor Ervin Meço, skenograf Genc

Shkodrani, kostumografe Anila Zajmi, mjeshtre kori Suzana Turku, piano Donika Çili, Lindita Kotorri, ndriçimi Edmond Dingu”, shkruan TOB për ata që u mornë me realzimin e kësja vepre në skenën shqiptare. Nga artistët që ishin atë kohë në skenë përmendim Marjana Leka, Josif Gjipali, Sonila Baboçi, Irini Nikolla, Agim Duro, Avni Shehu, Valentina Jaho, Isolda Yzeiri, Dionis Delia, Aleksandër Rrapi, kori dhe orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Page 20: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

GAZETA SOT20 E Shtunë 11 Korrik 2020

.............

TË PREMTENFlamurtari-Bylis 2-3Partizani-Tirana 1-1

TË SHTUNËNLaçi-Luftëtari (17:45)Kukësi-Teta (20:45)Skënderbeu-Vllaznia (20:45)

RENDITJA1.Tirana 662.Kukësi 593.Teuta 534.Laçi 525.Partizani 496.Skënderbeu 487.Bylis 478.Vllaznia 429.Flamurtari 1410.Luftëtari 14

NDESHJET E JAVËS 33

SOTSOT sport www.sot.com.al

Luftëtari është një “shkollë” për futbollistët shqiptarë. Bluzinjtë kanë lënë gjurmë ndër vite, e madje kanë nxjerrë lojtarë që kanë spikatur në ekipet e kryeqytetit, por edhe në ek-ipin kombëtar. Këtë sezon, për shkak të ndryshimeve në drejtim që pësoi skuadra, në gjirin e Luftëtarit u afruan disa lojtarë të rinj. Ajo që të bën jo pak përshtypje është se janë 5 lojtarë, titul-larë në Gjirokastër që janë në listën e “zboreve” kuqezi. Emra si: Arbër Meh-metllari, Arlis Shala, Redon Dragjoshi, Enes Isufi dhe Aldrit Oshafi, mund t’i shohim në kampionate jashtë vendit. Pa thënë se edhe Gresild Lika është një lojtar që mund të luajë në elitë, ashtu si dhe Franci Lala.

MBROJTËSII pari shënoi Partizani me Kordeiron, por barazoi Muçi. Kukësi ka sot shansin ta zbresë në +4

Adriatik BALLA

Partizani ishte pranë një fitoreje të madhe dje në mbrëmje në stadiumin kombëtar “Air Alba-nia”, pasi po udhëhiqte 1-0 në

minutën e 92-të të takimit të djeshëm derbi me Tiranën, por pikërisht në minu-tat e fundit shtesë, Muçi i Tiranës shënoi golin e barazimit për bardheblutë, duke bërë që ky takim i shumëpritur i javës së 33-të të mbyllet në barazim 1-1, me nga një pikë për secilin ekip dhe praktikisht me Tiranën që ecën ngadalë në tabelë por ruan një diferencë të ndjeshme në garën për titull me rivalin e vendit të dytë, Kukësin. Ndeshja e mbrëmshme derbi ishte me dy fytyra, pasi në pjesën e parë kishte vetëm qarkullim topi, pa shumë ritëm e pa emocione, por në pjesën e dytë u krijuan raste dhe pati gola, duke e bërë fundin e ndeshjes interesante.

Ndeshja Takimi midis Partizanit dhe Tiranës,

luajtur në stadiumin “Air Albania”, në mungesë të tifozëve, nuk prodhoi ndonjë emocion të veçantë, për më tepër që në klubin e kuq gjatë dy ditëve të fundit koronavirusi kishte bërë namin, duke infektuar disa persona, lojtarë e staf. Pikërisht për këtë shkak, dje në pank-inë mungoi trajneri i “demave”, Adolfo Sormani, duke e bërë më të zbehtë këtë takim. Sa i takon lojës, të dyja skuadrat regjistruan që në minutat e para nga një aksion sulmues secila, por pa efikasitetin e duhur, ndërkohë që pas minutës së 10-të Tirana e kontrolloi lojën duke dominuar me pasime në

mesfushë dhe në mbajtjen e topit. Rastet më të rrezikshme për gol i prezantoi Partizani, por Bardhi dhe Trashi nuk patën saktësinë e duhur në goditjet e tyre, ndërkohë që në kampin bardhe-blu, Batha, Ngo dhe Torasa humbën gjithashtu raste të mira. Duhet thënë se portieri Lika pati më shumë punë për të evituar rrezikun nga porta e tij në krahasim me rivalin, Alban Hoxhën e Partizanit, e kjo ndodhi për shkak se bardheblutë ishin konfuzë në veprimet e tyre si në sulm dhe në mbrojtje. Lojës i ra bukuria pasi mungonin rastet e pastra për shënim dhe nuk kishte ritëm për një ndeshje derbi. Pjesa e parë përfundon në barazim 0-0. Në pjesën e dytë nis të luhet e njëjta skenë, me të dy skuadrat që qarkullojnë topin, por pa mundur të bëjnë diferencën. Sulme e kundërsulme të zbehta, por me Partizanin më shumë

iniciator. Në minutën e 51-të të kuqtë kanë shans të mirë. Doka gabon në largimin e topit duke ia dhuruar Braun i cili gjuan në portë. Lika grushton e sulmuesi provon të godasë përsëri, por pa gjetur katërkëndorin. Në minutën e 60-të është Tirana e hedhur në sulm. Kombinim në zonë i dyshes Kale-Ngo, sulmuesi anglez rrëzohet para Hoxhës dhe bardheblutë kërkojnë penallti por gjyqtari Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë. Në minutën e 68-të Partizani proteston në fushë, sepse kërkon faull në kufijtë e zonës, pas ndërhyrjes së Vangjelit në dëm të Braun, por gjyqtari është i mendimit për goditje këndi. Në minutën e 76-të vjen momenti kulmor i ndeshjes. Kordeiro, pasi merr nja pasim të gjatë nga e djathta e sulmit, i gjendur i zbuluar në zonë dhe me fushëpamje të mjaftueshme, gjuan saktë topazi dhe

Një nga figurat më të dashura të futbollit shqiptar, Xhani de Biazi, është pranë një kalimi sensacional në krye të një skuadër kombëtareje. Bëhet fjalë për kombëtaren e Azerbajxhanit, por zyrta-rizimi ende nuk ka ndodhur, pasi federata azere ka ven-dosur disa kushte që kanë të bëjnë me situatën e pandemisë së koronavirusit që mund të kushtëzojë aktivitetet spor-tive. Xhani de Biazi është gati të riveshë tutat e stërvitjes dhe do ta bëjë nga Azerbajxhani i

largët, sigurisht nëse pranon kushtet e kontratës. Ai ka pasur një bisedë me drejtuesit e federatës azere, që duan t’i besojnë drejtimin e kom-bëtares së vendit të tyre. Pasi është zhvilluar video-konfer-enca, Komiteti Ekzekutiv i federatës azere ka dalë edhe me një deklaratë: “Duke marrë parasysh situatën e lidhur me pandeminë COVID-19, duhet të nënshkruhet një marrëve-shje me Xhiani De Biazi, i cili do të emërohet kryesues i ekipit kombëtar nëse ai

pranon kushtet e veçanta të vendosura në kontratë. Bisedimet për përcaktimin e kushteve të marrëveshjes do të vazhdojnë nëse arri-het një shumicë votash në Komitet. Arif Asadov duhet të emërohet zëvendëstrajner. Sa i takon kushteve të veçanta të kontratës, ato lidhen me rreziqet financiare që federata do të ketë në rast se shtyhen ndeshjet ndërkombëtare për shkak të pandemisë, ose nëse ka vështirësi që De Biazi të fluturojë drejt Azerbajxhanit”.

De Biazi pranë Azerbajxhanit, ftohet të firmosë kontratën e re me disa kushte

Luftëtari si “shkollë”, ekipi i duhur për tu bërë profesionist

Gjimshiti rrugëtim historik me Atalantën, po lakmon

Champions League

Ilir Daja motivon Skënderbeun, ndaj

Vllaznisë ka një mungesë

KLUBI

SUPERIORE

shënon golin për Partizanin, duke zh-bllokuar shifrat. 1-0 për të kuqtë, duke bërë që Tirana, e gjendur nën presionin e rezultatit, të hidhet e tëra në sulm. Në minutën e 80-të vjen rasti ideal për Ma-jkëll Ngo, por ai shpërdoron mundësinë e artë për të shënuar golin e barazimit. Hedhja e gjitha në sulm e Tiranës krijon probleme në prapavijë dhe Bardhi ishte fare pranë golit të dytë, por në momentin e fundit ia hoqi kënaqësinë e gëzimit Doka, i cili largoi rrezikun për bardhe-blutë. Gjyqtari akordoi 4 minuta shtesë dhe në minutën e 2-të shtesë Tirana shpërblehet, pasi talenti Ernest Muçi shënon golin e barazimit, duke mbajtur Tiranën të karikuar për titullin.

Javët e fundit Skënderbeu nuk ka mundur të marrë rezultate pozitive dhe fajtor kryesor i kësaj situate kanë qenë mungesat e shumta. Teknikut Daja i është dashur të eksperimentojë, duke vendosur lojtarë jashtë pozicioneve natyrale, por duket se vuajtjet e tij kanë marrë fund. Te Skënderbeu janë kthyer thuajse të gjithë të dëmtuarit, ndërkohë që dyshimi i fundit është Dejvi Bregu. Sulmuesi po bën maksimumin për të qenë gati për ndeshjen me Vllazninë dhe mbetet të shihet nëse do arrijë të jetë gati. Daja të ketë një mungesë të sigurt, këtë herë jo për shkak dëmtimesh. Shqiprim Taipi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për shkak se plotësoi numrin 4 të kartonëve në ndeshjen e fundit ndaj Teutës.

Atalanta vijon të surprizojë në Itali duke qenë aktualisht në vendin e tretë në kampionat, por aventura vazhdon edhe në Champions. Atalanta është në çerek-finale të Champions e sot ka mësuar se në këtë fazë të kompeticionit do të për-ballen me PSG. Një sfidë e vështirë për Gjimshitin me shokë, megjithatë presi-denti i klubit, Antonio Perkasi, shprehet se sfidën do ta luajnë me përulësi dhe se do të jetë sikur të shkojnë në shkollë. “Për ne është një nder të jemi në tetë skuadrat më të mira të Europës. Një ëndërr për Bergamon, një event historik. Do ta lu-ajmë ndeshjen ndaj PSG me përulësi, do të jetë sikur të shkojmë në shkollë. Do të jetë një ndeshje historike për Atalantën”, u shpreh Perkasi.

Partizanit i ikën fitorja nga duart, derbi me Tiranën mbyllet në barazim

Java e 33-të e kategorisë Superiore nisi dje me dy ndeshjet e para, ku përveç derbit në kryeqytet, në Vlorë pati një tjetër derbi, midis Flamurtarit dhe Bylisit, fituar nga ballshiotët, por me shumë mund. Në fakt, rënia edhe matema-tikisht nga Superliga disa javë para fundit, nuk ka ndikuar aspak te Flamurtari, që përkundrazi, tani është zgjuar dhe vijon të bëjë paraqitje dinji-toze në fushë, ndërsa pasditen e sotme u mposht me shifrat 2-3, vetëm në sekondat e fundit të përballjes me Bylisin. Sfida nisi me ritëm të lartë që në fillim dhe u pa qartë që vlonjatët, ndonëse të rënë tashmë në Kategorinë e Parë, nuk kish-in ndërmend t’ua shndërronin në një shëtitje ballshiotëve këtë përballje. Megjithatë skuadra

e drejtuar nga Veljko Dovedan kaloi e para në avantazh me anë të Flosard Malçit në minutën e 32-të, ndërsa vlonjatët u përgjigjën shumë shpejt me anë të Ardit Hoxhajt, i cili mposhti Hidin dhe riktheu baraspeshën. Pas disa tentativave rad-hazi të Edison Ndrecës e Moxones, mallakastri-otët arritën të fitojnë një 11-metërsh në minutën e 63-të, të cilin e ekzekutoi saktë portieri Isli Hidi, duke dërguar topin në rrjetë dhe rikthyer avantazhin për Bylisin. Megjithatë vlonjatët nuk kishin ndërmend të dorëzoheshin dhe filluan të fitojnë terren, ndërsa 15 minuta para fundit të takimit fituan një penallti, pas një ndërhyrjeje të pakujdesshme të kapitenit Valentino Murataj në zonë. Nga pika e 11-metërshit shkoi sulmuesi

kryesor i vlonjatëve, Andi Ribaj, i cili dërgoi topin në rrjetë, ndërsa portieri Hidi, ndonëse kuptoi krahun, nuk arriti të bëjë asgjë për të shmangur golin e barazimit. Minutat e mbetura u zhvilluan kryesisht në gjysmëfushën e Flamurtarit që u mbrojt mirë deri në fund të kohës së rregullt, madje edhe 5-minutëshit shtesë të akorduar nga arbitri kryesor fillimisht, por loja vijoi edhe për afro dy minuta të tjera,. Ndërsa në të 97-ën ishte sërish Malci që gjeti golin e fitores për Bylisin. Me këtë fitore ballshiotët çojnë në 5 pikë diferencën nga zona e Play Out-it në ren-ditje, që aktualisht mbahet nga Vllaznia, ndërsa Flamurtari sheh të dalë duarbosh pas një tjetër 90-minutëshi mjaft të mirë në fushë.

Superiore/ Flamurtari nderon garën, por në fund bie përballë Bylisit

Page 21: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

.............GAZETA SOT E Shtunë 11 Korrik 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Përfundoi dje kursi për licencën e UEFA A për trajner të zhvilluar nga FSHF. Në këtë kurs morën pjesë trajner të moshave, por edhe nga ata që kanë drejtuar skuadra të Katego-risë së Dytë e të Parë, apo stafe në Superiore. Por, në këtë kurs kanë marrë pjesë edhe Andi Lila, mbro-jtësi kuqezi që në verën e shkuar firmosi për Tiranën, apo dhe Burim Kukeli, ish-mesfushori kuqezi, apo dhe ish-lojtarë si Saimir Patushi e Arjan Pisha, e ish-portieri i Tiranës, Gerti Sharra. Agim Meta ish zv/trajner te Bylisi në Supeiore, Oltion Kërnaja, ish-trajner te Tërbuni, apo dhe Anxhelo Suta, trajneri aktual te Luzi 2008. Në këto kurse marrin pjesë edhe lektorë të huaj që vijnë në ndihmë të atyre shqiptarë.

VLERËSIMISipas menaxherit Çani mund t’i ngjitet një ekipi shqiptar. Edhe Sadiku pranë një rekordi

Adriatik BALLA

Një nga sulmuesit e njohur shqiptar, Edgar Çani, jo vetëm është kthyer në Ti-ranë, por ai po projekton

që t’i bashkëngjitet një klubi të Kat-egorisë Superiore para se të nisë se-zoni i ri. Duhet thënë se sulmuesi i ka mbyllur angazhimet në kategorinë e tretë italiane dhe po sheh mundësinë t’i ngjitet një skuadre shqiptare, me idenë se ka ende çfarë të japë në fushën e blertë dhe këtë mund ta realizojë në kampionatin shqiptar të futbollit. Sikurse raportojnë edhe mediat sportive në versionin online, sulmuesi shtatlartë Edgar Çani ka mbyllur bashkëpunimin me klubin e Vibonezes dhe tashmë duket gati për të startuar një aventurë të re. E ardhmja e sulmuesit mund të jetë në Shqipëri, teksa më parë ai është aktivizuar në radhët e Partizanit, ndërsa nuk ka lënë shumë gjurmë me të kuqtë. Ai që ka paralajmëruar një rikthim të Çanit në Superiore është agjenti i mirënjohur, Mario Cenolli. Ky i fundit me anë të një postimi në Instagram, shkruan se është përsëri me bomberin në Tiranë dhe se së shpejti do ketë surpriza. Tashmë, mbetet për t’u parë se cili do jetë destinacioni i radhës për Edgar Ça-nin, i cili me eksperiencën e tij mund t’iu bëjë shumë punë skuadrave të

Superiores në repartin ofensiv. Ku-jtojmë që Edgar Çani ishte pjesë e kampionatit shqiptar dy vite më parë, pasi veshi fanellën e partizanit, por aventura e tij shqiptare zgjati pak (nga dy vite kontratë vetëm një sezon ishte pjesë e të kuqve) dhe gjatë atij edicioni shumicën e kohës e kaloi në stol, si pasojë e dëmtimeve të rënda e të zgjatura, duke kos dhënë aspak kontribut për të kuqtë, që zhgënjyen totalisht atë edicion. Atë e sollën në Shqipëri grupi që kishte propozuar ish-drejtori i madh i Juventusit, Luçiano Moxhi. Por Çani dështoi tek Partizani, ky është fakt, ndërkohë që nga skuadrat e tanishme që kanë interes për të janë ekipet që marrin

pjesë në Europë. Në këtë kuadër, Çani mund të negociojë për t’u bërë pjesë e Tiranës, ose ndonjë skuadre tjetër (Kukësi e Teuta) që kanë shanse reale të luajnë në Champions dhe Europa League. Gjithmonë duke iu referuar fjalëve të menaxherit, Çani mund të nxjerrë me sukses nga kapaciteti i tij një sezon në Su-periore, pavarësisht se eksperienca e mëparshme me Partizanin është e gjitha për t’u harruar.

Armando Sadiku pranë një rekordi me Malagën, ka shanse ta realizojë

Armando Sadiku bëhet gati për ndeshjet e fundit të këtij edicioni me fanellën e Malagës, duke shpresuar

“Kosovare Asllani (30 vjeçe) ka qenë “madrilene” që nga fëm-ijëria. Ajo po ashtu ishte forcë shtytëse në krijimin e ekipit të femrave nga klubi i madh i futbollit”, shkruajnë mediat spanjolle. Futbollistja kosovare në mars të vitit 2018, kur ende luante për Linkopingun në Suedi, bëri një kërkesë për Real Madridin. “Ky është ekipi juaj i femrave?”, pyeti ajo. Vetëm një vit më vonë ajo u bë lojtarja e parë e njohur e transferuar nga Madridi. Por ekipi i femrave të Real Madridit, nuk është qua-

jtur Real Madrid, ka shkruar të enjten “aftonbladet.se”. Pro-jekti filloi me shkrirjen e klubit “Tacon” në Reali i Madridit. Ky proces është kompletuar vetëm këtë muaj. Kështu pritjes prej 118 vjetësh i erdhi fundi. Dhe Kosovare Asllani është figura kryesore e tij. “Është shkruar historia me këtë ekip. Çdo gjë që ndodhë do të jetë gjëja e parë që bëjmë. Unë jam e përfshirë prej fillimit dhe kam iniciuar themelimin”, tha ajo. Asllani në fakt është me prejardhje nga Mitrovicë. Ka bërë karrierë të

madhe në futboll, duke luajtur për top-klube evropiane e po ashtu në SHBA. Ka shumë suk-sese edhe me Suedinë. “Është mundësi unike për të qenë në gjendje t’i bashkohem dhe të ndërtojmë diçka prej fillimi, që të jem prej themelueseve të ek-ipit që do të jetë i suksesshëm. Nuk ka asgjë tjetër”, ka thënë Asllani. Në dokumentarin e ri, Kosovarja për herë të parë ka shfaqur fanellën e re. “Është hera e parë që e kam veshur. Duket shumë e fuqishme”, ka thënë ajo për numrin 9.

Kosovare Asllani, fenomeni i futbollit të femrave tek Reali i Madridit

Lila, Patushi e Kukeli marrin licencën e trajnerit

Kololli në garë për golin më të bukur të vitit

Një shqiptar me koronavirus, futbolli

në Zvicër në alarm total

UEFA A

SITUATA

që në tre ndeshjet që do të luajë ekipi i tij, të gjejë rrjetën me rregullsi. Jo vetëm për të evituar “play-out” me Malagan, por edhe për të hyrë në histori me fanellën e ekipit në fjalë. Objektivi i tij, siç ka treguar vetë sul-muesi, është që të arrijë në kuotën e 15 golave. “Shpresoj të shënoj ndonjë gol më shumë në këto tre ndeshje që mbeten, por objektivi im është të ndihmoj ekipin që të marrë pikët maksimale të mundshme në këto tre ndeshje. Do të më pëlqente që të arrija në shifrën e 15 golave dhe do të jap gjithçka në fushë për t’ia arritur”, tha Sadiku i cili me Malagan në kam-pionat deri tani ka shënuar 13 gola. Për sulmuesin shqiptar, objektivi është i rëndësishëm pasi do ta bënte atë golashënuesin më të mirë në këtë dekadë për Malagan. Askush nuk ka shënuar më shumë se 14 gola në një kampionat të vetëm në 10 vitet e fundit me këtë klub, ndaj Sadiku do të bëhej shembulli për t’u ndjekur. Megjithatë, objektivi kryesor është të sigurohet sa më pare mbijetesa. “Ne shohim veten tonë dhe përqen-drohemi që të fitojmë ndeshjet. Pastaj do të shohim çfarë u ndodh të tjerëve. Nëse ne fitojmë, objektivi është i arritur. Fitorja ndaj Deportivo ishte shumë e rëndësishme, pas aq shumë barazimesh ishte e rëndë-sishme për të arritur objektivin tonë”, tha sulmuesi shqiptar.

Koronavirusi vazhdon të jetë prezent edhe në botën e futbollit tek-sa së fundmi është mësuar se Mirlind Kryeziu, lojtari i Zyrihut ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, sapo ka ndjerë simptonat e para ka marrë masat duke u veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërsa pas bëri testin u konfirmua i infektuar. Megjithatë, gjendja e futbollistit është e mirë dhe nuk ka problem, ndërsa pritet që si masë sigurie testin ta bëjë edhe pjesa tjetër e Zyrihut. Ky ishte rasti i parë pozitiv sa i përket kampionatit të futbollit në Zvicër. Më parë nga radhët e Kosovës rezultoi pozitiv edhe mesfushori Valdrin Mustafa.

Benxhamin Kolollit të Kosovës i është dashur kjo ndalesë e gjatë, pasi në kthim ai vazhdon e vazhdon të shënojë. 28-vjeçari ka mundur të shënojë plot 5 gola dhe të dhurojë dy asiste në gjashtë ndeshjet e fundit të Zyrihut, duke qenë padyshim lojtari më i mirë i klubit helvet gjatë dy muajve të fundit. Në fund të muajit të shkuar në një ndeshje ndaj St Galen Kololli shënoi një nga golat më të bukur të karrierës, kur arriti të driblojë çdo kundërshtar që i doli para dhe finalizoi në mënyrë perfekte përballë portierit. Pikërisht ky gol është cilësuar si një nga më të bukurit e muajit qershor dhe organizatorët kanë vendosur ta nominojnë në garën për të zgjedhur golin më spektakolar.

Rikthehet Edgar Çani, menaxheri paralajmëron bashkimin

me një skuadër të Superiores

Një lëvizje e bujshme ndodhi ditën e djeshme, pasi u zyrtarizua transferimi i fut-bollistit shqiptar të Lacios, Valon Berisha, nga Salzburgu ku ishte i huazuar, për në ligën kryesore franceze. Kështu, referuar edhe informacioneve zyrtare, Stade de Reims arriti t’i sigurojë mbrëmë shërbimet e Valon Berishës, i cili nënshkroi kontratë katërvjeçare me klubin francez. E drejtuesit e klubit francez ndihen mjaft të lumtur me përforcimin që e bënë. Madje, ata e konsid-erojnë si transferim të madh atë të Berishës, i cili iu kushtoi 5 milionë euro. “Transferimi i Valon Berishës i tregon të gjitha ambiciet dhe influencën në rritje të Stade de Reims”,

deklaroi Mathieu Lakuur, drejtor sportiv i klubit francez. “Ishte ai dhe askush tjetër. Shpresojmë që ai do të luajë si në kohën e artë në Red Bull Salzburg, kur kishte luajtur në Europa League. Ai ka bërë përvojë në garat evropiane. Ne ia urojmë mirëseardhjen dhe mikpritjen këtij lojtari me eksperiencë, i cili ka shfaqur interesim të vazhdueshëm për projektin tonë. Fakti se ai do t’ju bashkohet shokëve vetëm pak ditë pas pushimit është mjaft pozitive për integrimin e tij të ard-hshëm. I urojmë mirëseardhje këtij lideri të lindur”, vazhdoi Lacour. Berisha iu bashkua tek Reimsi futbollistit tjetër të Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, i cili po ashtu i ka

uruar mirëseardhje tashmë ish-futbollistit të Lacios. Pra, 27 vjeçarin e ka mirëpritur në klubin e rij, Stade de Reims bashkëkombësi i tij dhe bashkëlojtari tek Përfaqësuesja e Kosovës, Arbër Zeneli. “Shkojmë përpara shqipe”, ka shkruar Zeneli në rrjetet sociale, duke iu referuar Berishës, i cili këtë sezon e kaloi në formë huazimi tek Fortuna Dusel-dorfi në Gjermani. I menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistit të rritur në Norvegji. “Bashkë, s’ka kush na nal”, ka shkruar Ber-isha. Futbollisti kosovar është prezantuar mbrëmë edhe zyrtarisht tek Reimsi dhe është i gatshëm për sfidën e re, duke besuar fuqishëm në sukses.

Igli Tare e shet Valon Berishën tek Reims në Francë, i bashkohet Zenelit

Page 22: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

GAZETA SOT22 E Shtunë 11 Korrik 2020

.............

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

HORIZONTAL VERTIKAL

Johnny Depp zgjedh ishullin “Little Halls Pond Cay” për tu qetësuar

1- Pjesë e kuzhinës. 2- Bashkim i fortë dhe i pandashëm. 3- Guri i mullirit. 4- Lëng me erë të rëndë përdoret në raste asfiksie. 5- Çdo ligj e ka një të tillë. 6- Tase i volejbollit në inic. 7- I ngjan spinaqit, përdoret për gjellë. 8- Nuk i tregohen ato babait. 9- Një lloj qymyri industrial. 10- Ndërmarrje tregtare. 11- Heroina Galica. 13- Vjershë lirike popullore për heronjtë legjendarë. 14- Ato shënohen në kalendar. 15- Det që lag brigjet e Francës dhe Italisë. 16- I thonë edhe çitjane apo brekushe, veshje karakteristike për gratë. 18- Lopatat e lundërtarit. 19- Ish-kryesundimtar i një krahine të gjerë në kohën e sulltanit. 20- Ish-futbollisti uruguaian Soza, ka luajtur me Lazion dhe Interin. 22- Lartësira ndërmjet Pal-estinës dhe Izraelit. 23- Rita ..., ish-këngëtare italiane. 25- Sundimtar që qeveris me dhunë si Pinoçeti. 26- I thonë ndryshe dhisë së egër, shumë e shkathët. 27- Prifti françeskan. 28- Solo me klarinetë. 29- Metal që del nga bashkimi i hekurit dhe karbonit. 30- Ai vërteton identitetin. 32- Kompani e telefonave celularë në Itali. 33- Fuçi druri për bulmet. 34- Çili, pa të fortat. 35- Komision Ndërkombëtar.

1- Njësoj si prova për vërtetim. 7- Një fshat afër Institutit Bujqësor në Tiranë. 12- Jurist që merret me identifikimin e dokumentave zyrtare. 13- Është brenda te fisheku i pushkës. 14- Shkrimtari i madh anglez Çarls ..., pa fund. 15- Letër në format të madh. 16- Notë në pentagram. 17- Gryka e vullkanit. 19- Veshje gjimnastikore për femrat në shkollë. 20- Ka edhe një të tillë fetar. 21- Xhaketë. 22- Ato zhvillohen ndërmjet ekipeve, por edhe individuale. 23- Kafshë mishngrënëse, ngjason me luanin, quhet ndryshe edhe macja e egër amerikane. 24- Krahinë në veri. 25- Qytet historik në Spanjë, në jug të Madridit. 26- Firmë e njohur e tregtimit të rrobave të përdorura. 27- Kush e ka atë i ecën. 28- Kryeqyteti Santiago ka për shtet ... 29- Bën pjesë në mjetet e ushtarit në marshim për të ngrënë. 31- Trebicka i skenës në inic. 32- Grup njerëzish me mendime dhe interesa të përbashkëta. 33- Një dythundrak i egër i viseve të Amerikës së Veriut, me një gungë mbi shpatulla. 34- I thatë, lungë me qelb. 35- Tepsi, ndryshe i thonë edhe ... në rasën kallëzore. 36- Ernest ..., ish-udhëheqësi i Partisë Komuniste në Gjermani në vitet 1930. 37- Aftësi mendore, forca e arsyes dhe e gjykimit.

Aktori Johnny Depp tashmë ka vendin më të bukur dhe të qetë ndonjëherë, ishullin “Little Halls Pond Cay” në Bahamas, shkru-an “Mirror”. Ishulli privat posedon gjashtë plazhe, një numër të konsiderueshëm të palmave dhe shtëpi nga më të ndryshmet. Po i njëjti ishull ishte vendi ku aktori dhe ish-gru-aja e tij, Amber Heard, kanë organizuar dasmën e tyre në vitin 2015. Në vitin 2017, dyshja kishin qëndruar në një kënd të ishullit, ndërsa në pjesën tjetër qëndronin mjeku dhe infermierja personale. Sidoqoftë, pas ndarjes së tyre Johnny po kalon kohën e tij në po të

njëjtin vend për t’u qetësuar. Ndërkaq që gjatë kësaj kohe po zhvillohet dhe gjyqi i Depp dhe Heard. Ndërkaq që Depp është duke padi-tur të përditshmen britanike “The Sun” për shpifje, pasi e ka quajtur “rrahës i grave” në një prej titujve të saj. Ai i quan akuzat “mash-trime” dhe akuzon se Heard ka abuzuar me të gjatë martesës. Çifti e realizoi ceremoninë martesore në 2015 në shtëpinë e tyre në Los Angeles, pa praninë e mediave. Veç kësaj ata organizuan edhe një ceremoni madhështore në ishullin privat të Depp në Bahamas, në prezencë të miqve nga bota e artit.

Të drejtat e femrës Dy shokë pasi u takuan në

rrugë rastësisht shohin përballë tyre një femër tepër të bukur, e cila mbante në dorë një letër të bardhë. Shoku i thotë tjetrit:

-Çfarë mund të jetë shkruar në atë letër të bardhë?

Shoku i përgjigjet menjëherë:-Të gjitha të drejtat e gruas.

Zogu Një djalë e pëlqente tepër fqin-

jën e tij. Një ditë të bukur kur ajo ishte duke ecur në rrugë, ai i thotë:

-Shiko një pëllumb të ngordhur.Vajza ngre kokën sipër nga

qielli dhe pasi sheh një qiell tepër të kthjellët i thotë djalit:

-Ku është, ku është?

Bisedë miqësoreNë një ambient miqësor, një

i moshuar tepër i pasur krenohet para të gjithë të pranishmëve duke thënë:

-Mua femrat më ndjekin pas.....sidomos për të më marrë porto-folin.

Beni dhe komshiu- Eh more Beni, duhet të zgjo-

hesh më herët, - i thotë nëna djalit. - Shih fqinjin tonë Ganiun, u

zgjua herët dhe në rrugë gjeti 300 euro.

- Po, por ai që i ka humbur është zgjuar edhe më herët!!!

Iggy Azaela për herë të parë në shtije, me djalin e saj

Artistja australiane Iggy Azalea, ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë dy muaj më parë. Gjatë kësaj të mërkure, reperja u pa për herë të parë në rrugët e Los Angeles së bash-ku me djalin dhe një dado, shkruan “Daily Mail”. 30-vjeçarja është parë duke ndjekur ndihmësen, ndërsa palët kishin vendosur të mbulojnë fytyrën e të porsalindurit. Bukuro-shja bionde ndërkaq ishte shfaqur me një veshje komode, teksa mbante një bluzë dhe xhaketë mbi të. Flokët ajo kishte vendosur t’i lidhë mbrapa kokës, kurse për shkak të pandemisë së koronavirusit ajo kishte vendosur edhe maskë mbrojtëse. Kujtojmë se reperja nuk ka deklaruar sa i përket babait të fëmijës, ndërsa raportohet se mund të jetë Playboi Carti, me të cilin ka një lidhje të gjatë.

k u l t u r e www.sot.com.al

9 2 6 4

2

1 3

8 6 1 5

6 9 7 2

1 8 6

4 7 1 3

7 5 1 9 4

8

5

5 1 8 3

2 3 8 4

5 4

2

4 3 5 1

7 8 5

4 8 7 1

1 6 9

7

1 6 2

3 6 1 2 8

7

5 4 6

1 2 9

7 3 5

2 7

5 9 8 3

22 GAZETA SOTE Martë 10 Mars 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Giorgio Armani dhuron 1.25 milionë euro, për të luftuar koronavirusinGiorgio Armani dhuroi një shumë të majme

për të ndihmuar Italinë, për të luftuar korona-virusin. Dizajneri italian Giorgio Armani ka dhuruar 1.25 milion euro për katër spitale dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për të ndihmuar në trajtimin e shpërthimit të korona-virus në Itali. Paratë do të shkojnë për tre spitale me qendër në Milano dhe spitalin “Spallanzani” në Romë, si dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile, tha një zëdhënës i kompanisë së Armanit. Në pak më shumë se dy javë, numri i të infektuarve në Itali është rritur në 7.375 me 366 viktima. Giorgio Arm-

ani më herët lajmëroi se anulloi sfilatën e prezan-timit të koleksionit vjeshtë-dimër 2020, nga frika e koronavirusit. Ndërkohë që stilistë të shumtë kinezë, përfshirë Ricostru, Angel Chen dhe Hui nuk kanë qenë të pranishëm në Javën e Modës në Milano, Armani është stilisti i parë italian që merr këtë vendim për shkak të gjendjes në vend. Marka njoftoi publikun se koleksioni do të prezantohej “me dyer të mbyllura”, në një pasarelë të bos-hatisur dhe të gjithë mund ta ndiqnin live stream në faqen zyrtare të Armanit ose në kanalet e med-iave sociale të brandit.

6 5 4

9 1 5

1 4

1 3 6 7

8 5 1 3

2 1 8 5

3 9

3 8 2

6 7 4

8 5 3 9

7 5 2 4

3 5

7 4

2 4 6 1

5 1

9 1

7 3 5 9

6 2 7 3

9

1 7 6

9 8 4 2 7

9 8 3

5 7

3 4 9

8 6 3 2 4

4 5 6

8

Ndahet nga jeta aktori

Max Von Sydow Aktori i njohur i Hollivudit, Max Von Sydow, i cili u shfaq në filma dhe seriale televizive duke përfshirë “The Exorcist”, “Flash Gordon” dhe “Game of Thrones”, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Familja e tij njoftoi, se aktori me origjinë suedeze ndërroi jetë të dielën. Ai u nominua për dy çmime “Oscars” gjatë karrierës së tij, përfshirë “Aktorin më të mirë” në 1998, për “Pelle The Conquer-or”. Nominimi tjetër i tij për akademinë ishte ai për “Aktorin më të mirë dytësor”, për rolin e tij në “Extreme Loud & Incre-dently Close” të vitit 2011. Max Von Sydoë njihet edhe për role te tjera në filmat, “Hannah and Her Sisters”, “The Seventh Seal” dhe “Star Wars: The Force Awakens”. Ai njihej shpesh në Hollivud për rolet negative.

1- Njeri i zgjuar por dhelparak 2- Njeri që flet me qesëndi, nënqeshje 3- Është brinjë në skuadër 4- Soto, i ngatërruar 5- Bujtinë primitive 6- Ernest Telman 7- Plazh në Lezhë 8- Regjizori Musliu 9- Repoblika Arabe Abisinise 10- Futbollist i Bajernit, Myler në inic 11- Mjet udhëtimi 13- I thonë plëndësit të pulës 14- Qytezë me njësi bashkiake pranë Tiranës 15- Luftëtar që del malit për liri 16- Një fshat i Fierit 18- Është fshat në rrethin e Pogradecit, i thonë edhe guri i mullirit 19- Ish futbollisti gjerman Rudi ... 20- Shkrimtari turk Aziz ... 22- Këngëtari Ruso 23- Një shtet në Gadishul-lin Arabik me kryeqytet Doha 25- Një shtet pothuajse në zemër të europës 26- Plak që e ka lënë mendja 27- Dëshirë e madhe për të arritur diku 28- Gjykatës turk 29- Virna ... aktore italiane 30- Janë ato të kuzhinës 32- Mjet sinjalizues për anijet 33- Legjendë, gojëdhënë 34- Aktori amerikan Eastwood në inic 35- Adelina e shkrimeve në inic...

1- I kushtohet 7- Qytet në juglindje të vendit 12- Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit 13- Akullore e ngrirë 14- Pambuk italian 15- Një shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Doha 16- Koka e çengelit 17- Porosi e fundit 19- Resmet 20- Çdo ligj e ka një të tillë 21- Luftëtar që del malit për liri 22- Është ndajfolje, gjoja, domethënë, kinse 23- Specialist i Sigurimeve Shoqërore Fadil ... 24- Revani 25- Një metal shumë i fortë që del nga bashkimi i hekurit me karbon 26- Filipe ... i Formulës Uno 27- I vogli i pelës 28- Moçal 29- ata që janë pasardhësit e romakëve 31- Humoristi anglez Atkinson në inic 32- Fukara 33- Lloj jeleku me mëngë dhe me kopsa përpara 34- Një qytet bregdetar në jug të Spanjës, pothuajse në brigjet e Gjibraltarit 35- Tas i thellë për çorbë 36- Kështu quhej vendi ynë përpara 37- Janë makina metalprerëse, shumës...

Burri gënjeshtarTre mikesha po bisedonin

midis tyre për jetën familjare. Njëra prej tyre e cila ankohej po-thuajse çdo herë, flet e para dhe i thotë shoqeve të saj:

- E kam vërtetuar më në fund se bashkëshorti im është gënjesh-tar i madh.

Dy shoqet e tjera mbeten të habitura nga kjo deklaratë dhe e pyesin shoqen e tyre:

- Por si e vërtetove këtë që po thua?

Dhe gruaja tepër e qetë i tre-gon ndodhinë e një dite më parë:

- Kur u kthye dje në shtëpi, e pyeta burrin se ku kishte qenë natën e kaluar kur nuk kishte ardhur në shtëpi. Dhe ai mu përg-jigj se kishte qenë në ditëlindjen e Bob.

Dhe shoqet ndërhyjnë:- Por kjo mund të mos jetë

gënjeshtër, me të vërtetë ai mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit.

Dhe gruaja tepër e qetë ndërhyn:

- Po si mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit, unë me mikun e tij Bob isha mbrëmjen e kaluar kur bashkëshorti im nuk erdhi në shtëpi.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33

34 35

36 37

Page 23: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

.............GAZETA SOT E Shtunë 11 Korrik 2020 23

`

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Ndikimi i kundërt i Hënës këshillon kujdes në dashuri, sidomos nëse jeni të pavendosur ndaj disa situatave. Shmangni konfliktet dhe mbani nën kon-troll nervozizmin.

23 shattor-22 tetor

Fundjava është mjaft pozitive për dashurinë, por kjo nuk do të thotë se të gjitha gjërat do të zgjidhen vetë. Në sferën profe-sionale janë mjaft të favorizuara punët në grup.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Në dashuri ka disa situata konfuze, ndaj këshillohet që të lini veten të lirë dhe të jetoni emocionet pa strategji. Sa i takon punës, mundohuni që të mbani gjithçka nën kontroll.

Kjo është një fundjavë in-teresante sa i takon dashurisë, ku takimet do të jenë mjaft të favorizuara. Sfera profesionale shihet mjaft premtuese, ku do të jeni më të hapur për dialog.

Mundohuni që të mos men-doni për të kaluarën. Mund të ketë debate për arsye ekono-mike. Në dashuri këtë kohë janë mjaft të favorizuara historitë, që do të lindin së fundmi.

Dashi Demi

Në dashuri do të përballeni me shqetësime, ku me gjasë do të ketë sqarime për të bërë. Sa i takon punës, është koha për rinovime. Mbrëmja e së shtunës do të jetë e qetë për ju.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Duhet të shmangni debatet sidomos me të lindurit e shenjës së Dashit. Mërkurin dhe Diellin i keni në anën tuaj dhe do ju dhurojnë energji. Këto janë ditë të rëndësishme për ju.

Nëse në muajt e kaluar keni pasur probleme në dashuri, tashmë do të ketë përmirësim. Duhet të përpiqeni që të rigjeni stabilitetin, pasi mund të përbal-leni me probleme serioze.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 majKjo e shtunë do të jetë mjaft

pozitive sa i takon dashurisë, ku do të ketë interes sidomos sa i takon lidhjeve të reja. Në punë ka disa vështirësi, por jeni sërish në fazë rikuperimi.

TikTok fshin 49 milionë video, që thyen rregullat

Mundohuni që të jeni më të kujdesshëm në lidhjet në çift, si dhe ruani qetësinë në familje. Dita do të jetë përgjithësisht pozitive. Në punë, ky është një moment rikuperimi për ju.

HORIZONTAL

Në dashuri dhe në raportet ndërpersonale do të ketë nervozizëm, ndaj mundohuni që të tregoni kujdes. Edhe në punë ju duhet më kujdes dhe të jeni të matur në këtë periudhë.

Dashuria është e mbrojtur nga yjet gjatë gjithë fundjavës, ku do të keni mundësi që të programoni diçka të bukur me njeriun e zemrës. Emocione pozitive janë në horizont.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Eksperti i arteve marciale habit me aftësitë e tij luftarake

1- Dashuri. 5- Pjesa në fund të skenës së teatrit. 9- Një mënishtet në Europë me 1000 banorë. 11- Instituti Teknik. 13- Dhënie pa shpërblim, dhuratë. 14- Aktori amerikan Istvud në inic. 15- Mjet sinjalizues për anijet. 17- Fshat turistik buzë Ohrit. 18- Shkuan, me dialekt, pa fund. 19- Lëng që të sjell në vete në rast asfiksie. 21- Humoristi italian Banfi. 22- Kundërshtar, sfidant. 23- Qytet bregdetar në jug të Span-jës, pothuajse në brigjet e Gjibraltarit. 24- Shkrimtari gjerman Thomas ... 26- Banor i një krahine në jug të vendit. 27- Lumë në Gjermani. 28- Firmë e njohur e tregtimit të rrobave, pa fund. 30- Kular që u vihet qeve në qafë kur janë në qerre. 32- Agjencia Telegrafike. 33- Koshi i rrushit të mbledhur. 35- Notë muzikore. 36- Qytet në jug me një uzinë armësh. 38- Ato vërte-tojnë identitetin. 40- Ka për kryeqytet Estonia. 41- Emri i mëparshëm i Egjiptit. 43- Një shtet në Lindjen e Mesme. 45- Një frut tropikal. 46- Më shumë se shok. 47- Aktori amerikan Riçard ... 49- Analisti Mustafa ... pa të fundit. 50- Banka Ushtarake. 51- Është hamall në port. 53- Roma në makina. 54- Dëmtim i pronës me dashje. 56- Lojë në akull. 57- Pjesë gare çiklistike.

1- Klaudia ..., ish-topmodele gjermane. 2- Vendime Vendore. 3- Bën pjesë në kompleksin orkestral popullor. 4- Përmbledhje ngjarjesh të një periudhe. 5- Vend në mal ku rrinë bagëtia gjatë verës dhe ku bëhet përpunimi i qumështit. 6- Njerëz të një gjaku. 7- Okej. 8- Lumi i Gjirokastrës. 10- Grupi drejtues i një institucioni. 12- Taksat. 14- Ata hanë mish njeriu. 16- Ecje e shpejtë e kalit. 18- Futbollisti i Barcelonës kiliani Arturo ... 20- Rangun, përgjysmë. 21- I thuhet myzeqarit me përkëd-helje. 25- Titull në hierarkinë myslimane. 27- Patrioti Sadria. 28- Lartësira ndërmjet Palestinës dhe Izraelit. 29- Një fjalë që kupton modelin e një figure. 31- Disponoj. 33- Njëri muaj i vitit. 34- Ish-kryetari i Ekologjikes, Hoti. 36- Është rojtar pylli. 37- Shkrimtari turk Aziz ... 38- Mjeshtri i klarinetës Laver ... 39- Qytet në Mal të Zi ku banojnë shqiptarë. 40- Cilësia e zërit. 42- Ka edhe një forum të tillë. 44- Stadiumi Dovana. 47- Shkretëtirë e gjerë në Mongoli. 48- Goli në stadiumin e Juventusit. 51- Markë birre gjermane. 52- Ka edhe një të tillë fetar. 54- Regjisori Kumbaro në inic. 55- Mamaqi e letrave në inc.

k u l t u r e www.sot.com.al

Farabi Davletchin është një ek-spert i arteve marciale, që ka habi-tur shumë njerëzit gjatë kësaj kohe me ushtrimet e tij. Eksperti i arteve marciale ka realizuar një video, ku tregon aftësitë e tij luftarake duke bërë disa akrobacione, që për shumicën e njerëzve të botës janë të pamundura të realizohen. Instruktori i Taekwondo, Farabi Davletchin shfaq precizitetin e tij të paparë në “detyra” të ndryshme, që i realizon në shtëpi në Almaty të Kazakistanit. Ai praktikon Taekwondon për më shumë se 20 vite dhe vazhdimisht poston video nga akrobacionet e tij, që marrin shumë vlerësime nga njerëzit.

TikTok bëri me dije se ka fshirë 49 milionë video, të cilat thyen rregullat e saj gjatë periudhës korrik-dhjetor 2019. Një e katërta e tyre kishin përmbajtje seksuale, tha biznesi në raportin e tij të transparencës. Gjithashtu ka marrë më se 500 kërkesa për të dhëna nga qeveritë dhe policia 480 prej të cilave kanë marrë përgjigje. Aktualisht aplikacioni rrezikon të bllokohet në SHBA, ndërsa qeveria Indiane e ka bllokuar tashmë. Autoritetet amerikane thonë se aplikacioni mund të përdoret nga qeveria Kineze për të përg-juar përdoruesit. Por TikTok thotë se nuk ka marrë asnjë kërkesë nga policia apo qeveria Kineze.

Page 24: Edi Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të … · 2020. 7. 11. · kursi i të pari të qeverisë, po tregon se shumica po ulet me këmbë në tokë. “Kryeministri

GAZETA SOT24 E Shtunë 11 Korrik 2020

.............

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

UEFA hodhi dje s h o r t i n p ë r fazën çerekfina-le, gjysmëfina-

le dhe finale të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, duke u dhënë të dy aktiviteteve drejtimin e duhur. Dihet që Champions do të luhet me formulën “Final-8”, me ndeshjet e përcaktuara të luhen në Lis-bonë të Portugalisë, kurse duelet e Europa League do të zhvillohen në gusht në Gjermani. Në të dy rastet nuk do të ketë më ndeshje kthimi, e gjitha kjo për të evituar infektimet nga Cov-id-19. Por goglat e hedhura dje dhuruan jo pak surpriza në Champions League. Kjo pasi Kristiano Ronaldo i Juventusit mund të përballet në çerekfinale me Realin e Madridit, gjithmonë nëse Juventusi dhe Reali e kalo-jnë raundin pas ndeshjeve të kthimit respektivisht ndaj Lionit dhe Mançester Sitit. E pranojnë dhe mediat spor-tive europiane që Kristiano Ronaldo dhe Juventusi mund të përballen me Real

Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nëse madrilenët e mposhtin Mançester Sitit. Të premten u hodh shorti për çiftet çerekfinaliste dhe gjysmë-finaliste të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Shorti i solli një numër të ndeshjeve interesante mes klubeve evropiane, ndërsa vetë ndeshjet priten me interesim të madh.

Liga e Europës, ndeshjet në Gjermani

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, tani do të mësohen çiftet për fa-zat e ardhshme të Ligës së Evropës. Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen të gjitha në Gjermani në gusht. Fitu-esi do të vendoset përmes vetëm një ndeshjeje, që do të thotë se s’do të zhvillohen ndeshje kthyese. Ndeshjet kthyese të 1/8 të finales do të zhvillohet më 5 dhe 6 gusht. Çerekfinalet në Lisbonë do të zhvillohen më 10 dhe 11 gusht, gjysmëfinalet më 17 dhe 17 gusht dhe finalja më 21 gusht. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në vetëm katër stadiume.

SULMUESI/ Ibrahimoviç: S’jam lojtar Europa League,

mund të ik nga Milani

TRAJNERI Interi pati probleme gjatë ditëve të fundit, pasi në dy duelet e fundit të zhvilluara në Serinë A nuk ka marrë maksimumin, përkundrazi, rezultate që e nxjerrin përfundimisht jashtë garës për titull dhe vënë në diskutim aftësinë e kësaj skuadre për të qenë kompetitive sezonin e ardhshëm. Madje rezultatet e fundit kanë vënë seriozisht në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Antonio Konte në krye të zikaltërve. Barazimi me Veronën, rezultati i dytë negativ radhazi për

Interin ka zhgënjyer tej mase Anto-nio Konte i cili në prononcimin për mediat në fund të ndeshjes trembi tifozët e Interit përsa i përket të ard-hmes por edhe drejtuesit, duke lënë të kuptohet se në fund të këtij sezoni do të ketë ndryshime të mëdha në klub, ndryshime që mund të prekin edhe atë vetë duke menduar dorëheqjen. “Këtu po bëhet një punë e madhe dhe kjo shihet, por fakti që kemi humbur 20 pikë nga situata kur ishim në avan-tazh, na bën që të reflektohemi dhe

të përmirësohemi. A ka nevojë për kampionë skuadra? Nuk do të flas, pasi nëse e bëj ju do të më masakroni. Unë do të bëj vlerësimet e mia në fund të sezonit, ashtu si edhe klubi. Nëse ka diçka për t’ia thënë shoqërisë, do t’ia them. Të gjithëve iu pëlqen të fitojmë, por duhet kuptuar nëse jemi afër apo larg të fituarit. Nëse shohim numrat, sheh që kemi në posedim të lartë të topit, por në fund vlen rezultati dhe ne kemi humbur pikë me Sasuolon, Bo-lonjën dhe Veronën”, u shpreh Konte.

TRAJNERI MOTO GP VENDIMI

Rosi s’heq dorë nga garat, do të duelojë deri 43 vjeç

Juve e ka frikë Atalantën dhe këtë e pranon trajneri i “Zobnjës së Vjetër”, Mauri-cio Sarri. Tekniku juventin, doli dje në konferencën e zakonshme për shtyp, ku përdori fjalët e Guardiolës për të përshkruar Atalantën dhe kërkoi nga të tijtë që të reagojnë për t’u rikthyer te suksesi. Është një fazë shumë e rëndësishme e sezonit dhe Atalanta po kalon një mo-ment të shkëlqyer. Do të doja të citoja Guardiolën për të përshkruar ata, i cili thoshte: Të luash me Atalantën është si të shkosh te dentisti. Mund të shkojë çdo gjë mirë, por të

Pas muajve të tërë prit-jeje dhe shumë heshtjeje, kampionati Botëror i Moto Gp do të rikthehet dhe do ta bëjë këtë me një lajm bombë, legjenda vazhdon! Sipas asaj që raporton “Gazzetta Dello Sport”, Valentino Rosi do të jetë pjesë e Moto GP deri në moshën 43-vjeçare, pasi shpejt do të firmosë me skuadrën Pe-tronas për 2 sezone. Kontrata e Rosit do të nisë në vitin 2021 me opsion rinovimi edhe për Botërorin e vitit 2022. Zyrtariz-mi do të vijë në pistën e Jerez në datën 19 korrik ndërsa shok skuadre i Doktorit do të jetë italiani i talentuar Franco Mor-

Federata spanjolle mori vendim së fundmi që të heqë nga fanellat e futbollistëve të çdo klubi në Spanjë reklamat e kompanive të basteve. Ky vendim do të ndikojë direkt në 8 klube të elitës së futbollit spanjoll (Valencia, Alaves, Leganes, Granada, Mallorca, Sevilla, Osasuna dhe Levante). Këto detaje janë zbuluar të en-jten në një raport të publikuar nga e përditshmja spanjolle “El Pais”, sipas së cilës ministri spanjoll i çështjeve të kon-sumatorit, Alberto Garzon, ka planifikuar një projektligj për forcimin e rregullave të sponsorimit dhe ekspozimit

mbetet gjithmonë ajo ndjesia e keqe. Është një kundërshtar i vështirë për t’u përballuar, pasi luajnë shpejt dhe kanë kundërsulme vrasëse.

të kompanive të basteve në Spanjë. Ky projekt hyn në fuqi edicionin tjetër dhe besohet se do të ketë ndikim direkt në La Liga.

Hidhet shorti i Champions League, Ronaldo mund të përballet me Realin e Madridit

Portugezi është pjesë e Juventusit dhe këtë sezon më parë duhet të kalojë Lionin, kurse Reali, që të kualifikohet, duhet të eliminojë Sitin e Guardiolës

bidelli. Yamaha zyrtare në vitin 2021 në vend të Rosit do të ketë në skuadër Fabio Kuartararon ndërkohë që Rosi do të kalojë te Petronas.

Sarri: Atalanta ekip “dentistësh”, Juventusi e ka të vështirë

Konte nuk e mohon një largimnë fund të sezonit, varet nga rezultatet

Ai vijon të shënojë rregull-isht dhe të jetë lider në fushë, pavarësisht se po u afrohet të 40-ave. Është lojtar bomber i lin-dur dhe me potencial të madh, shto këtu dhe eksperiencën e tij të madhe. Nuk është rastësi që ai është “Këpucë e Artë” kudo ku luan. Sepse, në fakt, Zlatan Ibrahimoviç nuk është unik vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj. Bomberi suedez shquhet për deklaratat e tij të drejtpërdrejta dhe pa asnjë lloj kompleksi. Të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi kur në një intervistë ka dhënë mendimin e tij për trajnerin e ardhshëm të Milanit Ralf Rangnik si dhe për

të ardhmen e tij, duke theksuar se ai nuk është futbollist për të luajtur në Europa League! “Ralf Rangnik? As që jam kam idenë se kush është, nuk e njoh. Ibra luan për të fituar, përndryshe qëndron në shtëpi. Unë nuk jam një futbollist për të luajtur në Europa League, as Milani nuk është një klub për të garuar në këtë kompeticion. E ardhmja? Është e nevojshme një përballje me Ivan Gazidis . Por, nëse gjërat vazhdojnë të jenë kështu siç janë dhe nuk ndryshojnë, do të jetë shumë e vështirë për të qëndruar te Milani“, deklaron ndër të tjera sulmuesi shtatlartë suedez.

Spanja heq reklamat e basteve nga fanellat e ekipeve

CHAMPIONS LEAGUE

Shorti Për Çerekfinale:Qf1: Real Madrid Ose Mançester Siti kundër Lion Ose JuventusQf2: Rb Leipzig kundër A. MadridQf3: Napoli Ose Barcelona Kundër Çelsi Ose Bajern I MynihutQf4: Atalanta Kundër Paris San Zhermen

Shorti Për Gjysmëfinale:Sf1: Fituesi Qf1 kundër Fituesi Qf3Sf2: Fituesi Qf2 kundër Fituesi Qf4

Finalja: Fituesi Sf2 kundër Fituesi Sf1

EUROPA LEAGUEÇiftet Çerekfinaliste:

Çf1: Volfsburg Ose Shakhtar Donetsk kundër Eintraht Frankfurt Ose BazelÇf2: Lask Ose Mançester Junajtid kundër Istanbul Bashaksehir Ose KopenhagenÇf3: Inter Ose Getafe kundër Rejnxhërs Ose Bajer LeverkusenÇf4:Olympiakos Ose Uolves kundër Sevilje Ose Roma

Çiftet Gjysmëfinaliste:Gjf1: Fituesi I Çf4 kundër Fituesin e Çf2Gjf2: Fituesi I Çf1 kundër Fituesin e Çf3

Finalja:Fituesi I Gjf1 kundër Fituesit Të Gjf2.