edhe TI - poradeci.com për... · U rritëm së bashku dhe u bëmë lidera. ... Mësova se njeriu...

8
Qershor 2015 1 SUPLEMENT I GAZETËS NOSITI NGA GRUPI MONITORUES I RINJVE POGRADEC, QERSHOR 2015 T’i imponohemi Pushtetit Vendor me intonacionin rinor! Ne ishim vullnetarët e parë pranë shoqatës “Unë, gruaja”. U rritëm së bashku dhe u bëmë lidera. Sot ne jemi trajnerët e projektit: “Më shumë të rinj në Lidership nëpërmjet pjesëmarrjes qytetare”. Shumë të rinj pogradecarë i janë bashkuar nismës sonë, për të qenë të suksesshëm në jetë, për të marrë përgjegjësi dhe sfida qytetare. Ata nesër do të jenë liderat e së ardhmes. Bëhu edhe TI Lider! Apliko tani pranë shoqatës “Unë, Gruaja”, Pogradec. Telefono 08322 2140 LIDERI BRENDA TEJE! ...................................................................faqe 2 NDRYSHIMIN FILLOJE NGA VETJA .........................................faqe 2 MOTIVIMI PËR PUNËN VULLNETARE ...................................faqe 3 AKTIVIZOHU, MONITORO, MËSO .............................................faqe 4 “UNË MONITOROJ” 1 & 2 .............................................................faqe 5 LËR GJURMËN TËNDE NË BOTË! ...........................................faqe 6 NËSE UNË DHE BASHKËMOSHATARËT E MI ..................faqe 8 ANKETIMI ...............................................................................................faqe 8 (NDIKIMI I SHOQATËS “U, GRUAJAEMANCIPIMIN E SHOQËRISË POGRADECARE) ZGJIDHNI QUITZ FAQEN 3 DHE MERRNI NJË DHURATË NGA GRUPI MONITORUES MONITORIMI I MONITORIMI I MONITORIMI I MONITORIMI I MONITORIMI I KËSHILLIT KËSHILLIT KËSHILLIT KËSHILLIT KËSHILLIT BASHKIAK, BASHKIAK, BASHKIAK, BASHKIAK, BASHKIAK, POGRADEC POGRADEC POGRADEC POGRADEC POGRADEC DOSJA NR. 12 DOSJA NR. 12 DOSJA NR. 12 DOSJA NR. 12 DOSJA NR. 12 ÇMIMI 20 LEKË

Transcript of edhe TI - poradeci.com për... · U rritëm së bashku dhe u bëmë lidera. ... Mësova se njeriu...

Page 1: edhe TI - poradeci.com për... · U rritëm së bashku dhe u bëmë lidera. ... Mësova se njeriu mund të arrij ... Puna vullnetare është një aksion

Qershor 2015 1

SUPLEMENT I GAZETËS NOSITI NGA GRUPI MONITORUES I TË RINJVE

POGRADEC, QERSHOR 2015

T’i imponohemi Pushtetit Vendor me intonacionin rinor!

Ne ishim vullnetarët e parë pranë shoqatës “Unë, gruaja”. U rritëm së bashku dhe u bëmë lidera. Sot ne jemi trajnerët e projektit: “Mëshumë të rinj në Lidership nëpërmjet pjesëmarrjes qytetare”.Shumë të rinj pogradecarë i janë bashkuar nismës sonë, për të qenë të suksesshëm në jetë, për të marrë përgjegjësi dhe sfida qytetare.Ata nesër do të jenë liderat e së ardhmes.

Bëhuedhe

TILider!

Apliko tani pranë shoqatës “Unë, Gruaja”, Pogradec. Telefono 08322 2140

LIDERI BRENDA TEJE! ...................................................................faqe 2

NDRYSHIMIN FILLOJE NGA VETJA .........................................faqe 2

MOTIVIMI PËR PUNËN VULLNETARE ...................................faqe 3

AKTIVIZOHU, MONITORO, MËSO .............................................faqe 4

“UNË MONITOROJ” 1 & 2 .............................................................faqe 5

LËR GJURMËN TËNDE NË BOTË! ...........................................faqe 6

NËSE UNË DHE BASHKËMOSHATARËT E MI ..................faqe 8

ANKETIMI ...............................................................................................faqe 8(NDIKIMI I SHOQATËS “UNË, GRUAJA” NË EMANCIPIMIN E SHOQËRISË POGRADECARE)

ZGJIDHNI QUITZ NË FAQEN 3 DHE MERRNI NJË DHURATË

NGA GRUPI MONITORUES

MONITORIMI IMONITORIMI IMONITORIMI IMONITORIMI IMONITORIMI IKËSHILLITKËSHILLITKËSHILLITKËSHILLITKËSHILLITBASHKIAK,BASHKIAK,BASHKIAK,BASHKIAK,BASHKIAK,POGRADECPOGRADECPOGRADECPOGRADECPOGRADEC

DOSJA NR. 12DOSJA NR. 12DOSJA NR. 12DOSJA NR. 12DOSJA NR. 12

ÇMIMI 20 LEKË

Page 2: edhe TI - poradeci.com për... · U rritëm së bashku dhe u bëmë lidera. ... Mësova se njeriu mund të arrij ... Puna vullnetare është një aksion

Qershor 20152

Lideri brenda teje!

Ndryshimin filloje nga vetja...

“Lideri më i mirë nuk është detyrimisht aiqë bën gjëra të mëdha, por ai që bën të tjerëttë bëjnë veprime madhështore “ - RonaldRegan.

Është e vështirë të drejtosh një kavaleri nëqoftë se dukesh qesharak mbi kalë apo jo?Në fakt liderin gjithmonë e kemi konsideruardikë i cili arrin të bindë njerëzit sepse ka zërinmë të lartë por në shoqatën “Unë, Gruaja”, nëtrajnimin mbi “Lidershipin” duke zbuluar liderinmë të mirë, mësuam se inteligjenca, shkathtësiadhe guximi janë tre nga karakteristikat kryesore

që e bëjnë një person qoftë mashkull apofemër, të kryesojë por sigurisht pa lënë të tjerëtmbrapa sepse nuk mund të quhesh një lider nëqoftë se qëndron i vetëm apo jo?

Tani do të doja të flisja personalisht dhenë mënyrë objektive mbi mënyrën se si ështëndërtuar “Lideri” brenda meje. Për të qenë njëudhëheqës i mirë na nevojitet mbi te gjithakurajo, atë e ndajmë mes atyre që na ndjekindhe na besojnë. Mësova se njerëzve duhet t’iufalësh besim dhe ngrohtësi, duhet t’iu thuashse si mund të kryejnë një veprim dhe të habiteshnga rezultatet, duhet t’iu nxjerrësh në pahambiciet dhe të ruash konkurrencën dukedhënë nga vetja më shumë se gjithçka. Kjoquhet nevojë. Mësova se njeriu mund të arrijëtë pamundurën. E di këtë pasi tani fitova treveti të pazëvendësueshme tek vetja,që janëpikat e mia më të forta si: zemërbutësia,përulësia, kursimi dhe në bazë të këtyre trevetive arrij të shtrëngoj fort një kapacitet të lartëdijesh si: respekti dhe kontrolli.

Mësova se pika më e dobët e një Lideriështë “presioni”, pra koha e limituar qëdomosdoshmërisht e bën njeriun të gjendet paramijëra mendimeve dhe i ndalur në vend.Fatmirësisht falë trajnimit jam i aftë të kontrolloj,ashtu disi, kohën!

Kisha lexuar mijëra libra voluminozë, qëpërmbanin plot filozofi, se si kreativiteti dhe

inovacionet intelektuale do të na shoqëroningjithë jetën, po ashtu kuptova se lideri duhet t’idhurojë shoqërisë sonë, të mira kolektive, sigurikolektive dhe përfitime relative që çdokush tëjetë i barabartë me të gjithë. Çdo gjë ngrihetmbi konstruktivizmin, mbi qëllimin dhe idetë,mbi forcën dhe pushtetin, ambicien dhepërkujdesjen, mbi kulturën sepse të jesh njëlider nuk është një teori loje, as një iluzion përsytë, por një tendencë kapitale për të kryesuarmbi rendin duke ndërtuar një model iluminist,me potencial diplomatik për një zhvillim tëqëndrueshëm të një gjenerate që do të vijë.

Lideri është një aktor unitar që jeton vetëmnë skenë dhe ka të drejta universale!

Lider mund të jetë kushdo, thjesht kërkobrenda vetes pak dashuri mbi njerëzit, pakkurajo brenda zemrës dhe do të arrish tëmundurën brenda te pamundurës!

Mateos Meko

“Ku do ta pijmë kafen sot?”- Kjo është gjëja e parë qëna vjen në mëndje sapozgjohemi në mëngjes. Athua vallë ky është argëtimii vetëm për të rinjtë ? Pone, si të rinj të një qyteti kaqtë lakmuar e turistik, çfarëmundësi argëtimi kemi? A ishfrytëzojmë ne si duhetato? A kanë ato nevojë përpërmirësim? Çfarë mund të bëjmë ne tjetër?Ka shumë e shumë pyetje si këto, por që asnjënuk e merr mundimin të gjejë qoftë edhe njëpërgjigje të vetme... Ne shpesh ‘‘ankohemi‘‘se nuk kemi një mënyrë më të mirë për tëshfrytëzuar kohën... Por, jemi po ne që e kemiharruar se në qytetin tonë ekziston edhe njëkinema.

“Po ajo nuk është funksionale!”-themi nepër të justifikuar veten. Nëse nuk ka rini tëinteresuar, gjithçkaje i zbehet funksioni. Por ne,

në vend që të rendim pas kësaj,vrapojmë të vrasim kohën mevideo-lojëra. Duke naviguar nëinternet nëpër rrjete të pafundmesociale, dhe ashtu, të përfshirënë botën virtuale, harrojmë sejashtë është një botë krejt tjetër.Harrojmë se miqtë e vërtetëzihen kur grupohemi të gjithëbashkë në aktivitete tëndryshme. Harrojmë se në qytet

kemi edhe bibliotekën. E përse tani nukkërkojmë aty informacionet që na duhen?Përse dikur aty ishte vendi ideal ku ne gjenimçdo gjë që kërkonim, e sot është kthyer nëvendin e fundit ku drejtohemi?

Sepse vetë ne po e shtyjmë veten drejtinternetit, drejt këtij deti të qetë ku është e lehtëtë çash përpara e të hysh në thellësi, e kur dotë kthehesh fillojnë dallgët. E ne nuk poshkëputemi dot nga bota e internetit, sepse nevetë e cungojmë horizontin tonë. Qyteti ynë ka

mundësi e hapësira të bollshme edhe përqëndra sportive. Rinia e Pogradecit ka nevojëpër nje qendër ku të grupohet. Unë kam nevojëpër një të tillë. Kam nevojë për një vend kuunë dhe të rinj të tjerë të diskutojmë mbi atoçka ne na duhen. Kam nevojë që idetë e mia,qoftë edhe me fantazi të tejskajshme, të merrenpër bazë e të analizohen. Kam nevojë që zëriim të bashkohet më të tjerë e të bëhemi një zëtepër i fuqishëm. Një vend të tillë, duhet jovetëm për t‘u shkëputur nga virtualiteti dhe“vrasja e kohës”, por edhe për të sjellë ide tëreja. Për të diskutuar mbi ato çka ne na duhen.Për të sjellë një frymë të re në jetënPogradecare. Një Qendër Rinore, është njëmundësi për mua, për “ty”, e për të gjithe rininëe këtij qyteti të vogël, por me vlera të mëdha.E nëse për çdo ditë të çuar dëm, ngulim nganjë gozhdë në mur, kur të duam t’i ndryshojmëgjërat e të heqim gozhdët, do të shohim se muringelet i shpuar, i shëmtuar. Prandaj ndryshimiduhet të fillojë që tani!

Klea Nasto

Page 3: edhe TI - poradeci.com për... · U rritëm së bashku dhe u bëmë lidera. ... Mësova se njeriu mund të arrij ... Puna vullnetare është një aksion

Qershor 2015 3

Motivimi për punën vullnetare

QUITZ informues

Përgjigjet e sakta dërgojini me email: [email protected], ose FB: shoqata Une, Gruaja. Fituesi shpërblehet me...

a. Si quhet ministri përgjegjës për implementimin e reformës administrative-territoriale?b. Cili është numri i qarqeve që do të funksionojnë pas reformës/zgjedhjeve lokale?c. Cili është numri i bashkive që do të funksionojnë pas reformës/zgjedhjeve lokale?d. Kur nis nga puna Këshilli i Bashkisë, pas zgjedhjeve lokale?e. Sa do të jetë numri i këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Pogradecit?f. Sa prej kompetencave apo funksioneve të pushtetit vendor do të ndryshojnë dhe cilat janë ato?g. Si do të realizohet decentralizimi i pushtetit (kompetencave) pas implementimit të reformës/zgjedhjeve lokale?h. Si do të realizohet korrespondenca zyrtare ndërmjet njësive të qeverisjes vendore, sipas secilës shkallë të pushtetit vendor?

Çfarë është Puna Vullnetare?Një vullnetar është një individ qëshërben në komunitet sepse kështudëshiron dhe është vetë zgjedhjae tij. Shumica e vullnetarëve janëpjesë e strukturave të organizatavejo-fitimprurëse.

Zakonisht vullnetarëtorganizohen në grupe me qëllim përtë arritur rezultate në komunitet.Me përkufizim, një vullnetarpërfaqëson një individ që kryen njëpunë jo me pagesë kundrejt njëshërbimi që jepet prej dëshirës sëtij.

Puna vullnetare është një aksionapo veprim i një grupi individështë organizuar, me qëllimpërmirësimin dhe zbutjen eproblemeve të ndryshme që njëkomunitet i caktuar mund të ketë.Puna vullnetare shihet si njëshprehje e ndihmës dhe e altruizmit,e cila luan një rol të dorës së parënë mirëqënien e komuniteteve.

Ajo nuk ndihmon vetëmkomunitetin per të plotësuarnjë nevojë të tij, por ajoshihet edhe si një ndihmëpër vetë vullnetarët.Individët që marrin pjesë nëpunën vullnetare kanëmotivim të lartë, besim sidhe gjatë eksperiencave tëtyre me punën në komunitetmund të fitojnë aftësi më tëmira në komunikim,lidership dhe nëndërveprimin në grup.

Entusiazmi dhe sensi iarritjes së qëllimit janë dypika të forta që i bashkojnë

vullnetarët. Pse duhet të ushtrojmëvullnetarizmin?Arsyet për të bërëpunë vullnetare janë të shumta, porkryesorja është dëshira për tëndihmuar të tjerët. Vullnetarizmi juofron mundësi të shkëlqyera përzhvillimin tuaj profesional dherritjen e aftësive personale.Studimet, diplomimi apo puna mekohë të pjesshme mund të jenëvërtetë një fillim i mirë për karrierëntuaj, por nëse dëshironi të investonimë tej dhe të keni një CV sa më tëpasur, vullnetarizmi është mundësiamë e mirë.

Pavarësisht se shumica enjerëzve e shohin vullnetarizmin sinjë mënyrë bamirësie të mbështeturnë altruizëm, duhet të theksojmëse dhe vetë vullnetari duhet të ketëmotivimin dhe përfitimin e tij.

Eksperiencat, praktikat,njohjet, dëshmitë, shkëmbimet, etj,mund të jenë disa ngamotivacionet apo përfitimetindirekte gjatë vullnetarizmit. Në

momente të caktuara të jetës tonëtë gjithë kemi nevojë për ndihmë.Kështu sot ti mund të jesh personiqë ndihmon, ndërsa nesër mund tëjesh personi që ka nevojë përndihmë, madje qe tani mund të jeninë të dyja rolet.Vullnetarizmipërfshin edhe “vetë-ndihmesën”.Kështu nëse jeni vullnetar në njëaksion për pastrimin e lagjes tuaj,ju vetë do të jetoni në një mjedismë të pastër dhe më tëshëndetshëm.

Vullnetarizmi ofron mundësi tëpafundme njohjesh. Të jeshvullnetar në komunitetin tënd, tëmundëson të njohësh njerëz të rinjdhe drejtuesit e komunitetit. Gjatëaksioneve dhe aktiviteteve të tjeravullnetare, ju jo vetëm që mund tëkrijoni njohje dhe miqësi personaleose profesionale, por mund tëdëgjoni për një vend të ri pune, tëjeni pjesë e aktivitetit që kërkontë punësojë dikë apo të merrnireferencat më të mira nga drejtuesit

e aktiviteteve.Vullnetarizmi

është mënyra më emirë për të fituaraftësi të reja.

Gjithmonë emë shumëp u n ë d h ë n ë s i tkërkojnë individëtë cilët kanë aftësitë mira në punënme grup dhearritjen e qëllimevespecifike. Të bëshpunë vullnetare dotë thotë të punosh

në grup me njerëz të tjerë, tëmarrësh vendime të përbashkëtadhe të kontribuosh në zbatimin etyre. Gjatë këtij procesi çdokushzhvillon një sërë aftësish personaledhe profesionale. Hartimi,planifikimi, komunikimi,menaxhimi, janë disa nga aktivitetetqë ju do të ndeshni me siguri nësedo të bëni punë vullnetare.

Vullnetarizmi ju ofronmundësinë të praktikoni aftësitëtuaja. Sigurisht që është mëefektive ta praktikoni një aftësi apoprofesion sesa të lexoni apo tëstudioni në klasë rreth tij.Vullnetarizmi është mënyra më emirë për të eksperimentuar këtoaftësi, për të praktikuar dhe për tëprovuar teknika të reja. Të jepmundësinë të fitosh sigurinënëpërmjet praktikës, të zgjedhëshmënyrat më të mira të punës dukeparë edhe se si punojnë të tjerët.

Denisa BlidofMateos Meko

Page 4: edhe TI - poradeci.com për... · U rritëm së bashku dhe u bëmë lidera. ... Mësova se njeriu mund të arrij ... Puna vullnetare është një aksion

Qershor 20154

Aktivizohu, Monitoro, Mëso...Një nga organet me funksionin

e një parlamenti, por tëminimizuar në përmasat e njërrethi, që merr vendime tërëndësishme për fushën sociale,administrative dhe financiareështë Këshilli Bashkiak i qytetittë Pogradecit.

Por çfarë është KëshilliBashkiak? Si funksionon ai? Sikoordinohen veprimet? Cilëtmarrin pjesë? A është njëorgan i pavarur dhedemokratik, apo një tutelë nëfunksion të Bashkisë?

Këshilli Bashkiak i qytetit tëPogradecit përbëhet nga 25anëtarë, ku 9 janë nga PS, 2 ngaPSD, 3 nga LSI, 5 nga PD, 1nga FRD, dhe pjesa tjetër epartive të vogla të koalicionit të majtë.

Kryetar i këtij Këshilli është z. Eduart Kapringa PSD, nënkryetar nga PS z. SotiraqMangëri, ndërsa nga LSI znj. Matilda Hoxha.

Këshilli Bashkiak ushtron funksionin e tij ngakrijimi sipas nenit 26 deri në krijimin e këshillittë ri pasardhës.

Mbledhjet e radhës së Këshillit Bashkiakzhvillohen sipas përcaktimit që bën vetë këshilli,por jo më pak se një herë në muaj. Këshillimblidhet jashtë radhe:

1. Me kërkesën e Kryetarit të Bashkisë.2. Me kërkesën e gjysmës së anëtarëve

të tij.3. Me kërkesën e motivuar të prefektit

me çështje që lidhen me ushtrimin e funksionittë tij.

Thirrja për mbledhjen e Këshillit bëhet ngaKryetari i Këshillit dhe njoftimi për mbledhjenbëhet, si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës

së zhvillimit të saj. Njoftimipërmban datën e mbledhjes,orën, vendin, dhe rendin e ditës.Rendi i ditës miratohet ngaKëshilli. Në periudhën nga datae zgjedhjeve e deri nëkonstatimin e Këshillit të ri,Këshilli i mëparshëm Bashkiakushtron funksione të kufizuaradhe merr vendime vetëm nësituata emergjente. Por cilat janëkushtet që duhet të plotësohenpër të qenë anëtar i KëshillitBashkiak?

Para zgjedhjeve lokale çdoparti, qoftë e madhe ose e vogël,përgatit listën prej 25 emrash mekandidatët për anëtarë nëKeshillin Bashkiak. Çdo qytetarka të drejtë të jetë i përfaqësuar

tek Këshilli Bashkiak me anën e votës nëzgjedhjet lokale.

Çdo parti duhet të mbledhë rreth 1200 votapër t’u përfaqësuar tek Këshilli Bashkiak. Nësenjë parti ka vota të tepërta, por tëpamjaftueshme për një vend në Këshill, kjoparti politike ka të drejtë t’ia japë votat njëpartie tjetër të koalicionit ku bën pjesë.

Axhije CuliBlerina Dervishi

Klea Nasto

Page 5: edhe TI - poradeci.com për... · U rritëm së bashku dhe u bëmë lidera. ... Mësova se njeriu mund të arrij ... Puna vullnetare është një aksion

Qershor 2015 5

Eksperienca ime si “vëzhguese” nëKëshillin Bashkiak të qytetit tëPogradecit.

Të jesh “vëzhguese” në Këshillin Bashkiakështë një nga eksperiencat më të veçanta përmua. Aty unë jam njohur me vendimet më tërëndësishme që merren çdo muaj për qytetintim, duke filluar me buxhetin e shpenzimeve ederi tek idetë dhe propozimet e reja përinfrastrukturën, shkollat, kulturën, investimet,etj.

Kam qenë “vëzhguese” në 3 mbledhje,

përkatësisht në muajin Shkurt, muajin Marsdhe muajin Prill. Të treja mbledhjet ishin kaqtë ndryshme nga njëra-tjetra. Në to kishtedebate të nxehta, diskutime, fjalime, por edheshaka dhe të qeshura.

Më ka bërë shumë përshtypjebashkëpunimi mes të gjithë anëtarëve tëKëshillit Bashkiak. Edhe pse me bindje tëndryshme politike, kartonat e tyre të votimit ijapin dritën jeshile shumë projektvendimeve nëtë mirë të qytetarëve pogradecarë. Kishteshumë nga ata anëtarë të cilët jepnin vazhdimishtmendimin e tyre dhe ishin aktivë përçështjet e diskutuara. Mendimet e tyreishin të argumentuara mirë dhe mepikësynime të qarta.

Por sigurisht që kishte edhe debatedhe mosmarrëveshje. Ashtu si anëtarëtqë aktivizoheshin, kishte edhe nga atapër të cilët mbledhja e KëshillitBashkiak ishte e parëndësishme.Përveçse nuk merrnin pjesë nëdiskutimet që bëheshin, ata ishin tëpavëmendshëm gjatë mbledhjes. Vota

e tyre është e çuar dëm, sepse ata votonin pa utreguar të vëmendshëm dhe të përgjegjshëmpër rëndësinë e këtij organi dhe të gjithë qytetit.

Gjithsesi, vëzhgimi në Këshillin Bashkiakështë një nga veprimtaritë, ndikimet pozitive tësë cilës do të ndihen në jetën time profesionale.Them e bindur se ky vëzhgim do të vlejë shumënë të ardhmen time. Të gjithë ne, si qytetarë tëPogradecit, kemi të drejtë të jemi në dijeni tëvendimeve që merren për qytetin tonë, sepseato lidhen drejtpërsëdrejti me ne.

Axhije Çuli

Monitorimi imbledhjes sëK ë s h i l l i tB a s h k i a k ,mundësia ime përtë marrë pjesëdhe për tëvezhguar, u kryeme sukses. Kam

marrë pjesë në tre mbledhje të KëshillitBashkiak dhe sigurisht nuk mund të jap njëgjykim perfundimtar, por do të thoja sepërbërja e këtij këshilli në përgjithësi është emirë. Përkushtimi dhe angazhimi është i madhnë çeshtje të cilat janë të nxehta. Mund të themgjithashtu se kemi të bëjmë me një këshill nëharmoni pavarësisht interesave politike tëkëshilltarëve. Shumë çeshtje të rëndësishmejanë votuar unanimisht, por vihet re heshtje dhehezitim për të përmbyllur diskutimet e gjata dhepër të kaluar tek votimi. Kjo vihet re tek çeshtjerutinë si ndihma ekonomike.

Gjatë tre mbledhjeve të fundit do të thojase çeshtja më e diskutuar ka qenë ajo eUjësjellës-Kanalizimeve.

Në çështjen në fjalë kishte mospërputhjeshifrash, gjë që tregonte se kishte humbje tëmëdha.

Pas shumë diskutimesh edhe kjo çështje umbyll në heshtje. Por nuk mund të lija pa

përmendur dorëheqjen e zotit Artan Shkëmbidhe zgjedhjen e zotit Luan Maxhari, në krye tëBashkisë për periudhën e mbetur. Një votimqë dihej se do të ndodhte, masat ishin marrëdhe çdo gjë ishte përgatitur paraprakisht. Nukmund të lihej pa përmendur transparenca dhepërgjegjshmëria e zotit Guri Ademaj, zonjësNatalja Velo dhe zotit Avdulla Cane, të cilëtishin anëtarë komisioni për zgjedhjen ekryetarit.

Kundër zotit Luan Maxhari nuk kishte asnjëvotë dhe kjo gjë tregon se fryma ebashkëpunimit dhe mirëkuptimit funksionon përçeshtje të rëndësishme midis anëtarëve. Gjatë

këtyre mbledhjeve nuk mund të kalonte pa uvënë re edhe prania e këshilltarëve të vjetër sizoti Hasan Laho, zotit Syrja Palla, zotit PetroStefani, të cilët luajnë rol kyç në mbarëvajtjene komisioneve, trajtimit të çeshtjeve nëmbledhjen e Këshillit Bashkiak duke i orientuardrejt zgjedhjes optimale në interesat eqytetarëve.

Si përfundim do të thoja se më vjen mirëpër nismën e ndërmarrë nga shoqata “Unë,Gruaja” duke iu mundësuar të rinjve të shohinngjarjet, debatet, apo diskutimet e KëshillitBashkiak me këndvështrimin e tyre.

Blerina Dervishi

“Unë Monitoroj” 1

“Unë Monitoroj” 2

Page 6: edhe TI - poradeci.com për... · U rritëm së bashku dhe u bëmë lidera. ... Mësova se njeriu mund të arrij ... Puna vullnetare është një aksion

Qershor 20156

Lër gjurmën tënde në botë!

Gjithsecili prej nesh ka një ëndërr,pavarësisht sa e pa përfillshme mund të duketkundrejt materies universale...

Në momente të caktuara rrethanat më kanë“thyer” dhe vetëbesimi më ka humbur.Zhgënjimi nga dora e mohuar që mund tëofronte ndihmë, më ka lëkundur vetëbesimin.E pavarësisht eksperiencave të hidhura, vullnetibrenda meje më pëshpëriste të mosdorëzohesha e aq më tepër të hiqja dorë ngaqëllimi im. Kam parë njerëz të largohen nëçastet kur më tepër më janë nevojitur.Ngushëllimi i vetëm për vehten ishte se gjithçkaështë kalimtare dhe personat që më rrethoninnë sukses ishin thjesht vizitorë të përkohshëmgjatë çasteve të vështira.

Aftësia për t’u bërë zot i vehtes dhe lider itë tjerëve ekziston brenda gjithsecilit prej nesh.Është aftësia e një personi për të shndërruarvizionin në realitet. Është një aftësi e lindur dhee zhvilluar përgjatë jetës.Lindim të barabartë,por diferencohemi përgjatë sfidave me të cilatpërballemi. Disa forcohen, disa thyhen. Disaheshtin e disa kryengrihen për të bërë njëndryshim sado i vogël qoftë. Shkëndija përndryshim është ajo që na diferencon.Disa e shuajnë, disa e mbajnë ndezurflakën e këtij pishtari.

Në jetë kam mësuar se për të fituarduhet të luftosh. Në çdo çast duhet tëjesh vigjilent dhe i gatshëm. Tëtrajnohesh dhe pajisesh me dijet eduhura….dhe kur shansi të vijë, të jeshgati. Njësoj si në ring, disa stërviten,disa pushojnë e argëtohen!

Që në kopësht më pëlqenin sfidatdhe garat ku testohej ajo pak dije enjë 6 vjeçareje. Më pas konkursetshkollore, kombëtare, seminaret,kongreset dhe konferencat.

Diferencohesha nga moshatarët dhe mësojaanglishten teksa ata luanin me top në shesh,shkoja në bibliotekë kur ata shkonin në kinematë cilat i ndante vetëm një mur. Mund të themqë tundimi për të pushuar njësoj sibashkëmoshatarët e mi, ka qenë i madh.

Shumë prej njerëzve të cilët më kanërrethuar gjithçka dinin ishin të ankoheshin, dukemos luftuar për të ndryshuar situatën e tyre.Shumica prej tyre nuk kanë punuar për tëluftuar për ëndërrat e tyre e për t’i kaluar nëstadin e një qëllimi. Frika nga dështimi uamposhti kurajon!

Nuk pendohem! Aspak! E nëse do të mundta ktheja kohën mbrapa nuk do të ndryshojaasgjë. Teksa të tjerët pushojnë, unë stërvitem,dhe kur mundësia në “ring” të na ofrohet, atado të “humbin”!

Gjithmonë kam qënë në “front” me personamë të mëdhenj se unë, e kurrë s’jam frikësuar.Pjesëmarrja në shumë evenimente më ka dhënëvetëbesimin se asgjë nuk është e pamundur,qoftë edhe për një “provinciale”.

Di se çfarë dua dhe se si mund ta arrij. E dise qëllimi im ështëi mundur. Luftoj pa u lodhursepse nëse pushoj, e di që do të jem një hapmë pranë humbjes dhe një hap më larg qëllimittim.

Gjej gjithmonë kohën e “lirë” në axhëndëne ngjeshur të një gjimnazisteje për ti dedikuarqëllimit tim orë pune. Fundjavën e konsiderojsi dy ditë të cilat mund t’i dedikohen plotësishtqëllimit tim. Nuk e quaj ëndërr. Ëndërratmbahen në sirtar… kurse unë qëlliminmundohem ta arrij çdo ditë më punën që bëj.

“Trajnimi për Lidership” nga Shoqata “Unë,Gruaja” në bashkëpunim me AmbasadënAmerikane, është një ndër 5 projektet më tëcilat jam duke u marrë aktualisht. Është tepërzbavitës dhe një burim i mirë dijesh, i cili forconaftësitë e një lideri. Ky trajnim përveçse mësongjithçka për Lidershipin, e shikoj si një mundësikomunikimi me individët e tjerë të cilët janë

pjesëmarrës në këtë trajnim. Më jep mundësinëtë njoh botëkuptimin e cilitdo lideri tëpranishëm atje duke përkryer botëkuptimin tim.

Gjithmonë më ka pëlqyer të jem e para. Qëfëmijë urreja të më kritikonin, ndaj mundoheshaqë të jepja 100% në gjithçka. E nëse ky quhetegoizëm atëherë le të më quajnë “egoiste” qëndjek qëllimin tim si një e dehidratuar nëshkretëtirën e Saharasë.

Askush nuk është perfekt, por gjithsecili kamundësinë për të qenë më pranë perfektes.Nuk i druhem shkëlqimit të dritës. Nukverbohem. Frika ndaj suksesit nuk më tremb.Ky trajnim më jep më tepër kohë të “harxhoj”duke njohur veten brenda kontureve të njëlideri sesa të harxhuarit e kohës për t’u bërë sidikush tjetër. Kurrë nuk jam përpjekur që tëtjerët të më pëlqejnë. Kam larguar pesimistëtsi pengesa në jetën time duke mos i ndjekurnga pas. Nuk kam lejuar opinionin e të tjerëvetë bëhet realiteti im. Nuk kam pasur obligimpër t’i bërë “të lumtur”.

Diferencohem, zhbiroj vehten, përmirësojgabimet, perfeksionoj virtytet dhe kam njëmendje të kthjellët dhe një objektiv të qartë. Edi se vetëm në këtë mënyrë asnjë stuhi e cilamund të më përfshijë s’do të mund të mëkonfuzojë dot. Qëllimi im i jep një kuptim botëstime pasi kur “unë” të bëhem “personi i duhur”e di që kjo do të jetë rezultat i një pune tëvazhdueshme dhe sigurie unike.

Jepuni kuptim vlerave tuaja. E nësë të tjerëtnuk bashkohen me ty duke pasur një viziontjetër nga i yti, diferencohu. Tregoju që je iveçantë. Shoqërohu me njerëz me të cilëtndihesh intelektualisht i stimuluar.

Shoqërohu me njërëz me vizion, të cilët janëtë etur për dije dhe lidership duke kërkuar mëshumë nga vetja. Bashkangjitu grupit të fituesvedhe merr në dorë timonin e jetës tënde.

Nëse do të jesh më i suksesshëm, ji aktivdhe investo në vetvete duke qenë pjesëmarrësnë konferenca dhe trajnime apo duke lexuar

libra pavarësisht cilës kombësi dheideologji u përkasin. Nësë doni tëkaloni në nivelin tjetër, kini parasysh seinvestimi në dije është rruga e vetme.Kur të bëheni personi për të cilin jenidizenjuar të jeni…. vetëm atëherë dotë mund të keni kaluar në nivelin tjetër.

Ti mund ta bësh familjen krenare,shkollën po ashtu dhe dije se bota nukdo të jetë e njëjta pas impaktit që kepatur në njerëzit që të rrethojnë.

Ndaji eksperiencat me të tjerët dheler gjurmën tënde në botë!

Françeska Çollaku

Page 7: edhe TI - poradeci.com për... · U rritëm së bashku dhe u bëmë lidera. ... Mësova se njeriu mund të arrij ... Puna vullnetare është një aksion

Qershor 2015 7

Nëse unë dhe bashkëmoshatarët e mi...

Pogradeci do të shndërrohet nëqendër aktivitetesh edukativo-rinore, nëse unë dhebashkëmoshatarët e mi...

Ne gjithmonë kemi thënë dhevazhdojmë të themi se ndryshimiështë i mirë. Jemi rritur dhe kemipatur gjithmonë atë idenë se diçkandryshe është diçka më mirë. Dhendonjëherë ne kemi dështuar nëprovimin e këtyre mendimeve.Ndonjëherë kemi arritur tëprovojmë se ia kemi dalë mesukses të provojmë se dukendryshuar ne kemi arritur në ata“njerëz” që jemi sot. Ne endevazhdojmë të evoluojmë nga ditanë ditë edhe në kohët e sotme.Mendojeni veten si një qiri. Nëmomentin e parë që këtij qiriu indizet fitili, ky qiri është i gjatë, ilartë, i madh. Por pas disa kohëshky qiri përfundon duke u shkrirë igjithi. E njëjta gjë ndodh edhe mene. Gjatë rrugës ne ndryshojmë.Ndonjëherë ne ndryshojmë dukee dashur këtë ndryshim dhendonjëherë ky ndryshim ndodh mekalimin e kohës pa ju vënë fare nëdjeni për atë që do të ndodhë. Prane ndyshojmë nga çasti në çastedhe nëse nuk e vëmë re. Mbaseajo që na nevojitet është njëndryshim.

Fakti që ne nuk jetojmë në njëqytet të madh, sigurisht i limitonedhe aftësitë tona të të menduarit

dhe të vepruarit, por për sa kohëtë kemi ata persona që mund tëbëjnë ndryshime, unë mendoj qëe ardhmja jonë është e sigurtë.Nëse ne duam më të mirën përqytetin tonë atëherë ne duhet tënisim dhe të bëjmë diçka ndryshe,diçka që nuk e ka bërë askushmë parë, diçka që kalon çdo limittë mendimit tonë. Sepse kjoështë ajo që duhet të bëjmë, tëmendojmë jashtë kufijve, jashtëçdo pozicionimi politik. Ne duhetta përdorim dijen tonë për tabërë të ardhmen më të mirë. Kjoështë e gjitha pjesë e një plani seçfarë mund të bëjmë që qyteti ynëtë jetë një vënd më i mirë.

1. Një nga shprehjet dhefjalitë më të përdorura nga të

huajt kur vijnë në qytetin tonë ështëse pas orës shtatë të pasdites,qyteti vdes. Kjo shprehjepërdoret për faktin se pas këtijorari pjesa më e madhe e njerëzvenuk kanë një vend se ku të shkojnëdhe të largojnë atë stresin eakumuluar brenda ditës. Çështjakryesore këtu, nuk është që tënisim dhe të hapim vende të rejaku të pijmë kafe, edhe pse mundta bëjmë edhe këtë. Ne mund t´indihmojmë këto vende që tëpërmirësohen dhe të bëhen edhemë të shëndetshme nga sa janë(rritja e ndërgjegjësimit për ligjinanti-duhan). Mund të përpiqemi qëtë rrisim orët e mbylljes. Duke irritur këto orare, ne dhe të tjerëtdo të kemi mundësinë që të bëjmëaktualisht jetë nate dhe jo jetëpasditeje. Nëse nuk mund t´iarrijmë këto gjëra me vendet enatës që kemi, atëherë njëzgjidhje më e mirë do të ishteqë të hapnim një lokal të ri, njëvend të ri ku limitet do t´icaktonim vetëm ne. Një vendspecial ku të rinjtë do të vininme qejf dhe do të argëtoheshinderi në orët e para të mëngjesit.E di që mund të duket si diçkashumë e vështirë dhe jashtëmundësive tona, por unë jam ibindur se nëse punojmë vërtetshumë dhe me pasion, atëherëështë e sigurtë që do të arrijmëdiçka me vlerë.

2. Meqë jemiduke folur për filmat,ne duhet të bëjmëdiçka për kinemanëe qytetit. Ne kemi njëndërtesë në qendër tëqytetit, por asgjë nukndodh atje, përveçdisa koncerteveartistikë të shkollave.Edhe kur realizohetndonjëherë ndonjë festival i vogëlfilmi, asnjërit prej nesh nuk i delmundësia që të futet brenda, pasinuk ka bileta. E vërteta është sene akoma e quajmë këtë vendkinema edhe pse filmi i fundit qëata dhanë ishte... E shikoni? Muaas nuk më kujtohet filmi i funditqë është shfaqur premierë në atëkinema. Dhe më besoni, unë imbaj mend të gjithë filmat që kamparë katër vitet e fundit. Mbasetani e kuptoj se pse e kanë quajturKinema Millenium (Mijëvjeçari),sepse mbase do të duhet një tjetërmijëvjeçar për të vënë në skenënjë film të hajrit. Vitin e kaluar, disaadoleshentë nga një shkollë eqytetit tonë, ndihmuan në vëniennë skenë të një filmi që quhej WeAre The Millers. Studentët eshkarkuan filmin nga kompjuterate tyre dhe kinemaja e qytetit tonëvetëm sa e shfaqi. Pati sukses tëmadh dhe u përfol për ditë meradhë. Por kaq ishte. Nuk kandodhur më që prej atëhere.Prandaj ajo që duhet të bëjmëështë që evenimente të tilla t´i

bëjmë të përhershme. Nuk pothem që të nxjerrim filma të rinj çdoditë, por të paktën një herë në javë.Ose mbase le të mos nxjerrin filmaqë janë ende në premierëbotërore, ose mbase ata në 3D,por të paktën le të shfaqin filma, tëcilat mund të kenë dalë gjashtë oseshtatë muaj më parë. Nëse duhettë ndyshojmë një gjë, duhet të jetëkinemaja. Ne vazhdojmë ende tëquajmë kinema një vend kushfaqen koncerte fëmijësh. Ështësi të quash një vend shtëpi dhe tëmos shkosh kurrë atje.

Mund të ketë shumë problemenë këtë qytet, por ato mund tëzgjidhen nga brezi ynë. Ne kemifuqinë, edhe pse nuk e dimë ende.Ne kemi idetë, por shpeshherë atobien në vesh të shurdhër. E vetmjagjë që na mungon është financimi,paratë, por përsëri unë mendoj senëse punojmë shumë fort ne mundtë arrijmë gjithçka. Duhet tandryshojmë këtë vend jo vetëm përvete, por edhe për ata breza qëdo të vijnë pas nesh.

Andi Shkëmbi

Page 8: edhe TI - poradeci.com për... · U rritëm së bashku dhe u bëmë lidera. ... Mësova se njeriu mund të arrij ... Puna vullnetare është një aksion

Qershor 20158

Anketimi

Të rinjtë pjesëmarrësTrajnere Blerina Qose (Kanina)

1. Andi Shkëmbi 2. Blerina Dervishi 3. Axhije Çuli 4. Françeska Çollaku 5. Klea Nasto 6. Mateos Meko 7. Elvis Sulçe 8. Joana Tanellari 9. Denisa Blidof10. Julian Halili

Quhem Françeska Çollaku dhe kam qenëpjesë e projektit të lidershipit të të rinjve, pranëshoqatës “Unë, Gruaja”, në Pogradec.

Ideova dhe publikova on-line një anketimpër “Ndikimin e Shoqatës “Unë, Gruaja” nëemancipimin e shoqërisë pogradecare”.

Anketimi përmban gjashtë pyetje dheaktualisht është plotësuar prej 24 personave.Ky anketimin vazhdon të shpërndahet ende nërrjetet sociale për të pyetur një audiencë më tëgjerë në botën virtuale.

Më poshtë janë paraqitur grafikisht pyetjetdhe përgjigjet e të anketuarve.

Projekti: Më shumë të rinj në lidership nëpërmjet pjesëmarrjes qytetare.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së Shteteve të Bashkuaratë Amerikës në Tiranë. Mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë material nuk paraqesin domosdoshmërisht ato të Departamentit tëShtetit.

Ndikimi i Shoqatës “Unë, Gruaja” në emancipimin eshoqërisë Pogradecare

(https://docs.google.com/forms/d/1dYuem81WkvF9gDZlfhd_43ll6gwPKMplvqayVjXSeWw/viewform)

Duke parë rezultatet e anketimit, kuptojmëse shoqata “Unë, Gruaja” ka një ndikim tëdukshëm në shoqërinë tonë. Për të zgjidhur njëproblem social si Dhuna në Familje, mbaseështë e vështirë, por reduktimi i dhunës dhendërgjegjësimi i komunitetit është i mundur.

Shoqata “Unë, Gruaja” prej 10 vjetëshaktivizëm ka ndryshuar situatën e shoqërisëpogradecare dhe ka zbatuar shumë projektepër të arritur në rezultate edhe më të mira.

Plotësoje dhe shpërndaje këtë anketë, qëtë shohim rezultatet e punës së shoqatës “Unë,Gruaja” në komunitetin tonë!