(e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

316

Transcript of (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Page 1: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri
Page 2: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

GJERAK KARAISKAJ

PESË MIJË VJETFORTIFIKIMENË SHQIPËRI

SHTËPIA BOTUESE «8 NËNTORI»

Page 3: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Redaktor:

JANI TOÇKA

Page 4: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

«.... që nga kohërat e Ninevisë dhe të Babilonisëderi në fund të mesjetës muret prej guri ndërkombet e qytetëruara ishin i vetmi mjetfortifikimi»

F. ENGELS

Page 5: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

H Y R J E

Në fushën e fortifikimeve, studimet që kanë bërë të mundurnjë trajtim përgjithësues të kësaj teme janë kryer thuajse tërësishtmbas Çlirimit nga studiuesit shqiptarë. Kushtet shumë të favorshmetë krijuara gjatë pushtetit popullor, me kujdesin e vazhdueshëm tëPartisë dhe shokut Enver Hoxha, për studimin dhe vlerësimin. etrashëgimisë arkitektonike të së kaluarës, bënë të mundur që brendanjë kohe relativisht të shkurtër, të gjurmohet një numër i madhndërtimesh mbrojtëse, të grumbullohet një material i gjere dokumen-tar dhe të publikohen një sërë artikujsh që trajtojnë këto probleme.Deri para Çlirimit dihej fare pak mbi fortifikimet prehistorike dheantike të vendit tonë. Arkeologë të huaj, që janë marrë përciptasme këtë problem, ua atribuonin ndërtimet e fortifikimeve antike iliremjeshtrave grekë, gjë që vinte jo vetëm nga mungesa e materialitdhe e gërmimeve arkeologjike sistematike, por kryesisht nga metodo-logjia e gabuar shkencore, që mbështetej në teorinë e «importimit tëfenomeneve kulturore» dhe të ndarjes në «popuj krijues» dhe «përvetë-sues». Për sa u përket fortifikimeve mesjetare, studimet për to në tëkaluarën janë jo vetëm të pakta, por vuajnë dhe nga mungesa e kom-petencës. Për këtë arsye, në ato studime të pakta që kemi trashëguarpër këtë fushë nuk bëhet fjalë pothuajse aspak për arkitekturën ekëtyre ndërtimeve, por vetëm sa radhiten të dhënat historike për to.

Një gjini krejt e palëvruar ka qenë ajo e fortifikimeve të shek.XVIII-XIX, që lidhen me periudhën e krijimit dhe fuqizimit të pa-shallëqeve të mëdha shqiptare. Këto ndërtime janë parë me përbuzjenga studiuesit e huaj dhe janë konsideruar anakronike dhe të padenjapër t'u studiuar.

Studimet shqiptare dhe materiali i mbledhur, sidomos në dy de-kadat e fundit, tregojnë se në artin e fortifikimit vendi ynë jo vetëm nukqëndron mbrapa vendeve të tjera, po ai paraqitet me tiparet e vetatë veçanta, që krahas përpunimit krijues të ndikimeve të jashtme,dha dhe kontributin e vet në thesarin e përbashkët të arkitekturës sëpopujve të Ballkanit. Në këtë punim, duke u mbështetur në metodo-logjinë marksiste-leniniste, fortifikimet nuk janë parë të izoluara, vetëmsi vepra ndërtimi dhe mbrojtëse, por në radhë të parë këto fenomenearkitektonike janë parë si refleks i kushteve ekonomiko-shoqërore, tëformacioneve të ndryshme të shoqërisë në vendin tonë.

5

Page 6: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fortifikimet më të hershme në vendin tonë i përkasin neolitit tëvonë, rreth viteve 2800-2700 p.e.r. Në këtë permdhë hasen fortifikimeme ledhe guri e druri, si në Kamnik të Kolonjës dhe Maliq. Por për-hapjen më të madhe ato e patën gjatë periudhës së vonë të bronzitdhe të hekurit të hershëm (1500-500 p.e.r.). Ky fenomen është i lidhurme diferencimin shoqëror dhe lindjen e shoqërisë me klasa. Në këtëperiudhë konsolidohen fedaratat fisnore dhe lufta për grabitje midisfiseve apo federatave bëhet një fenomen i zakonshëm.

Vendbanimi i fortifikuar bëhet vendbanimi më karakteristik përilirët. Tipari më dallues i ndërtimeve mbrojtëse të kësaj periudhe ngaalo paraardhëse, janë muret e fuqishme të ndërtuara me gurë tëmëdhenj të palatuar, që rrethonin krejt vendbanimin ose pjesët membrojtje natyrore më të dobët. Teknika e re u jepte një qëndrue-shmërimë të madhe mureve mbrojtëse. Trashësia e tyre ishte 2-4 m, ndërsalartësia mbi 4 m. Fortifikimet vendoseshin gjithmonë në pika strate-gjike, pranë rrugëve natyrore dhe luginave që përshkojnë territorin evendit tonë apo të krahinave të tjera të banuara dikur nga ilirët.

Për sa i përket formulimit planimetrik, fortifikimet prehistorikevaren shumë nga terreni ku janë ngritur, që ka kushtëzuar dhe formate ndryshme të tyre. Por vendbanimet e mbrojtura, me shumë murerrethuese, janë në këtë kohë një tipar karakteristik për fortifikimet ehershme ilire. Ato i gjejmë kudo në territorin e Ilirisë me nga dy derinë pesë rrethime, në një kohë kur në Greqi, vetëm pas shek. VII oseVI p.e.r., fillojnë të rrethohen me mure shtrirjet e vendbanimeve jashtëmbrojtjeve fillestare të tyre.

Në një shkallë më të zhvilluar të shoqërisë prehistorike lindinsisteme fortifikimi për krahina të tëra, duke krijuar në këtë mënyrënjë rezistencë të organizuar kundrejt një armiku të jashtëm.

Gjatë shek. V-IV p.e.r., në një pjesë të vendbanimeve të fortifi-kuara, që vazhdojnë të jetojnë nga periudha e parë e hekurit, zhvillohetjeta qytetare. Lindin edhe qytete të reja, fizionomia e të cilavepërcaktohet nga marrëdhëniet skllavopronare që zotërojnë në jetëne Ilirisë në këtë kohë. Jeta qytetare me kërkesat e saj të veçanta për-caktoi dhe pamjet e ndryshme të qyteteve dhe fortifikimeve antike,në krahasim me qendrat e fortifikuara të rendit fisnor.

Muret mbrojtëse të qyteteve me gurë të latuar me kujdes nëformë poligonale, trapezoidale apo katërkëndëshe ishin një shfaqje efuqisë ekonomike dhe e nivelit kulturor të qytetit. Për herë të parëlindin në fortifikime kullat, perfeksionohet mbrojtja e hyrjeve, muretbëhen më të larta dhe pajisen me parapete dhe bedena, ndërsa kullatme frëngji.

Pushtimi romak ndërpreu për një kohë zhvillimin normal të jetësekonomike, politike dhe kulturore të Ilirisë. Rrënohet një numër imadh qytetesh të fortifikuara dhe kështjellash, sidomos në Epir.Fortifikimet kufizohen vetëm në disa nga qytetet kryesore të breg-detit, si Butrinti, Apolonia, Durrësi, Lezha etj.

iNë teknikën e ndërtimit të mureve mbrojtëse futen elemente tëreja, si llaçi për lidhjen e gurëve dhe tulla e pjekur.

Shthurja e sistemit skllavopronar dhe dyndjet e popujve në shek.IV-VI, sjellin si pasojë një shtim të aktivitetit ndërtimor në drejtim tëfortifikimeve. Fortifikohen në fillim qendrat e banuara pranë rrugëve

6

Page 7: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

kryesore dhe qytetet më të rëndësishme. Ndërtohen gjithashtu kështjellatë vogla, që bënin pjesë në sistemin fortifikues të qyteteve të mëdhadhe të rrugëve kryesore të komunikacionit. Ky aktivitet ndërtimor morinjë përpjesëtim më të madh sidomos në shek VI, në kohën e sundimittë perandorit me origjinë ilire, Justinianit I.

Një zhvillim të dukshëm pati arkitektura ushtarake edhe gjatëmesjetës së hershme dhe asaj të zhvilluar. Ecurinë e saj mund tandajmë në dy etapa kryesore, e para që përfshin shek. VII-XIII dhe edyta shek. XIV-XV. Në periudhën e parë, fortifikimet shqiptare kishinarritur një shkallë të lartë zhvillimi. Mjafton të përmendim se ndërsanë vendin tonë, në shek. IX-XI kishte kështjella të fuqishme, memure guri dhe qytete të mëdha të fortifikuara, si Durrësi, Berati,Kanina, Lezha, Himara etj., në Evropën Perëndimore vazhdonin të për-doreshin fortesat prej druri. Mjaft elemente të fortifikimeve, që upërhapën nga kryqtarët në Evropë gjatë shek. XII-XIII, i hasim nëfortifikimet tona në një periudhë më të hershme. Por edhe pas shfaq-jes së artilerisë dhe kalimit të qendrës së gravitetit nga Lindja nëPerëndim, ato ndoqën hap pas hapi përparimet e artit të fortifikimit,qc kushtëzohej nga zhvillimi i mjeteve dhe mënyrave të sulmit.

Zhvillimi i mëtejshëm i fortifikimeve shqiptare pas shek. XV undërpre nga pushtimi turk. Në periudhën e parë të pushtimit turk, përvendo'sjen e garnizoneve të pushtuesit u përdor një pjesë e mirë e ka-lave të vjetra ekzistuese, ndërsa kalatë e tjera, që u gjykuan të pa-përshtatshme, u prishën, për të mos u kthyer në qendra rezistencetë popullsisë kryengritëse. Në radhë të parë, u shfrytëzuan kalatë eqyteteve, të cilat u kthyen më vonë në qendra administrativo-ushtarake,të vilajeteve si dhe disa kështjella që kishin rëndësi të veçantë strate-gjike. Duke shfrytëzuar kalatë e vjetra dhe duke ndërtuar edhe të reja,turqit krijuan në Shqipëri, që ishte një qendër e vazhdueshme kryengri-tjesh, një sistem të tërë fortifikimesh, ku vendin kryesor e zinin kalatëekzistuese.

Në ndërtimin e kalave morën pjesë, me punë të detyruar e teknikë,dhe punëtorë vendas. Në ndonjë rast ato janë projektuar edhe nga arki-tektë me origjinë shqiptare, siç është kalaja e Vlorës e projektuar ngaarkitekt Sinani. e cila është një nga arritjet më të shquara të arkitekturësushtarake osmane.

Shthurja e regjimit feudal-ushtarak, që kishte filluar në Shqi-përi që nga fillimi i shek. XVII, solli si pasojë dobësimin e pushtetitturk dhe shthurjen e administratës shtetërore. Kjo u dha rast feudalëvetë fuqishëm shqiptarë që të fuqizoheshin ekonomikisht dhe politikishtdhe dalngadalë të kthehen në sundimtarë autonomë të territoreve tëmëdha apo të vogla, të quajtura pashallëqe, të cilat zëvendësuan nda-rjen e vjetër administrative të sanxhaqeve. Kjo periudhë karakterizo-het nga konflikte dhe luftëra të vazhdueshme midis feudalëve shqip-tarë dhe sulltanit, në të cilat morën pjesë dhe masat e gjera të popu-llit, që aspironin çlirimin kombëtar, midis vetë feudalëve si dhe midisfeudalëve nga njëra anë dhe shtresave të varfëra dhe të shtypura tëqytetarëve dhe fshatarëve në anën tjetër.

Luftërat feudale morën përpjesëtime më të mëdha sidomos nëpashallëqet e Shkodrës, Beratit dhe Janinës, të cilat shërbyen edhesi bërthamë për krijimin e pashallëqeve të mëdha shqiptare. Në funk-

7

Page 8: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

sion të kësaj gjendjeje ishin ngritur dhe fortifikimet. Zakonisht, nëqytetin kryesor të pashallëkut, ku ishte dhe rezidenca e sundimtarit,vërehen gjurmët më të rëndësishme të ndërtimeve mbrojtëse të kësajperiudhe. Ato i takojmë në kalanë e Shkodrës, Beratit, Peqinit etj.

Por midis gjithë sundimtarëve të pashallëqeve, u dallua përngritje fortifikimesh Ali pashë Tepelena, i cili nga fundi i sundimit tëtij mundi të krijojë një shtet thuajse të pavarur me kryeqendër Janinën,që përfshinte Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut dhe zinte një pjesë tëtokave të Maqedonisë e të Greqisë. Veç kalave, që ai ndërtoi jashtëterritorit të sotëm të Shqipërisë, si në Janinë, Prevezë, Artë, Sul etj.,Aliu ngriti shumë fortifikime edhe brenda territorit të sotëm të Shqi-përisë së Jugut dhe të Mesme, si në Tepelenë, Gjirokastër, Shën-Triadhë,Butrint, Mahalla, Libohovë, Shën-Vasi, Porto-Palermo dhe Berat.

Me ndërtimet ushtarake të tij, Aliu diti t'u kundërvihet përpari-mit të mjeteve dhe mënyrave të sulmit të armiqve të tij të mundshëm.

Këtë e treguan ato fortifikime, të cilat në përpjekjet me pushtuesitosmanë u rezistuan rrethimeve të gjata dhe sulmeve të egra të armiqve.

Qëllimi i këtij punimi është që të ndiqet zhvillimi i artit të fortifiki-mit në Shqipëri, që nga kohët më të lashta deri afër kohës sonë. Këtëevolucion e kemi ilustruar me shembuj tipikë, duke vlerësuar njëko-hësisht edhe anën sasiore të këtij problemi, që lidhet me shpërndarjene fortifikimeve në kohë.

Ndërtimet mbrojtëse janë parë kryesisht në pikëpamje ushta-rake si fortesa, pa u lënë mënjanë teknika e ndërtimit, edhe kur kjoe fundit nuk lidhej me qëndrueshmërinë e mureve, por më tepër ki-shte karakter estetik. Në anën tjetër, jemi përpjekur që gjithë këtoaspekte t'i inkuadrojmë në kontekstin historik, i cili shpesh ka kushtë-zuar në një masë të madhe zgjidhjen dhe tiparet e këtyre ndërtimeve.

Autori ka vrojtuar në vend shumicën e fortifikimeve, ndërsa njëpjesë e tyre janë studiuar prej tij, por ai është mbështetur edhe në njësërë artikujsh të studiuesve shqiptarë si të F. Prendit e M. Korkutitpër fortifikimet prehistorike; të prof. S. Islamit, N. Cekës. Dh. Budinës eK. Zhekut për antikitetin; të A. Baçes, S. Anamalit e D. Komatës përfortifikimet mesjetare, etj; të E. Rizës e P. Thomos për banesat e for-tifikuara dhe kullat e shek. XVII-XVIII etj. Disa vështirësi, që lidhenme materialin që kemi pasur në dispozicion, si dhe me nivelin e ndry-shëm të studimeve për fusha të veçanta, kanë bërë që jo të gjithëkapitujt të kenë një shtrirje të barabartë në prekjen e problemeve dhenë nxjerrjen e përfundimeve përkatëse. Gjithashtu janë lënë jashtë kë-tij punimi, për mungesë të dhënash e studimesh, ndërtime mbrojtëseshqiptare nga krahinat e Kosovës, Çamërisë si dhe fortifikime të tjera tëndërtuara nga Ali pashë Tepelena, jashtë territorit të sotëm të Shqipërisë.

Interpretimet e ndryshme nga studiuesit e tjerë, për të mos cë-nuar rrjedhshmërinë e leximit, janë dhënë në shënimet.

Për të dalë më qartë përhapja dhe rëndësia e ndërtimeve mbroj-tëse, janë shqyrtuar edhe kategori të tjera, mjaft që ato të kenë pa-sur karakter mbrojtës, si banesat dhe manastiret e fortifikuara. Gji-thashtu, kapitulli i fundit mbi armët dhe rrethimet do të bëjë më tëlehtë të kuptuarit e kësaj teme. Ilustrimet, skicat dhe fotografitëjanë marrë kryesisht nga artikujt e cituar në këtë punim, ndërsa vi-zatimet janë punuar nga F. Zarshati.

8

Page 9: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kapitulli I

FORTIFIKIME NGA VITET 2800DERI RRETH 500 P.E.R.

Që në kohët e hershme të shoqërisë njerëzore, sulmet e vazhdue-shme të fiseve për grabitje apo për zgjerimin e një territori, i kishindetyruar banorët e lashtë të vendit tonë të kujdeseshin për mbrojtjene vendbanimit të tyre.

Si kudo në Evropën Qendrore e Jugore, edhe tek ne, fortifikimetmë të vjetra arrijnë deri në neolit. Prej tyre njohim dy tipa me ledhegurësh dhe druri. Të parin e ndeshlm mbi kodra me formacion shkë-mbor, ndërsa të dytin, në terrene fushore të pasura me pyje, kumungonte guri për ndërtim. Në të dy rastet, këto fortifikime janë dëshmie vendbanimeve të qëndrueshme të banorëve neolitikë të vendit tonë,të cilët, siç rezulton nga gërmimet arkeologjike, merreshin kryesisht mebujqësi. blegtori dhe gjueti, rrisnin gjedhin e bagëtitë e imëta, mbillningrurin dhe ishin mjeshtra të vërtetë në prodhimin e qeramikës.

Fortifikimi më i hershëm me ledhe guri është zbuluar në fshatinKamnik të rrethit të Kolonjës1). Ai rrethonte një vendbanim të vogël,mbi një kodër shkëmbore, në të hyrë të fshatit, të cilën vendasit e quaj-në «Shkëmbi i Kamnikut».

Nga gërmimet arkeologjike në vitet 1969-1970 u zbulua një ledhmbrojtës, në anë të kodrës. Ai ishte ndërtuar me gurë të thyer, tëvendosur grumbull mbi njëri-tjetrin, pa kurrfarë lidhjeje midis tyre dhepa krijuar faqe anësore. Gjerësia maksimale e këtij ledhi ishte 1.70 m,ndërsa lartësia e ruajtur 0.40 m. Ledhi lidhet kronologjikisht me shtre-sën kulturore më të hershme të vendbanimit duke i përkitur kështufazës së fundit të neolitit të vonë, pra rreth viteve 2800-2700 p.e.r.Tipi tjetër i fortifikimit na u bë i njohur nga gërmimet arkeologjike në

1) F. Prendi. Vendbanimi neolitik në fshatin Kamnik të rrethit të Kolonjës(Germime të vitit 1970), Iliria I, 1971, f 13.

9

Page 10: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 1 — Maliq, Korçë. Fortifikimme ledh prej druri.

Maliq të Korçës2), ku midis të tjerave u zbulua një vendbanim palafit.Banesat në këtë vendbanim kanë qenë ndërtuar mbi një platformëdruri, që mbështetej mbi shtylla të futura pjesërisht në tokë. Krejtvendbanimi ishte rrethuar nga një ledh i ndërtuar me dy radhë tra-rësh të çarë në mes e të ngulur në tokë që vendoseshin ngjitur, brinjëri-tjetrit, ndërsa hapësira e krijuar midis këtyre radhëve ishte mbu-shur me dhe të ngjeshur (fig. 1).

Në këtë mënyrë ledhi arrin-te një gjerësi prej 0.70-0.80 mdhe rrethonte një sipërfaqenë formë eliptike, siç ështëgjykuar nga zbulimi i dy ska-jeve të rrumbullakosura të tij.Ky vendbanim i fortifikuarështë datuar prej lëndës arke-ologjike të gjetur në të, në

periudhën e eneolitit rreth viteve 2600 p.e.r.Nga ledhet prej gurësh dhe trungjesh, të ndërtuar për të krijuar

një pengesë të çfarëdoshme. kalohet në ndërtimin e mureve të vërtetambrojtëse prej guri, që ishin më të qëndrueshme dhe që arrinin lartë-si të mëdha e për pasojë, e bënin mësymjen shumë më të vështirë.Ky evolucion, pa hequr dorë nga ledhet, mund të ketë ndodhur në ven-din tonë që nga fundi i bronzit të mesëm dhe u kristalizua në periudhëne vonë të bronzit dhe sidomos gjatë periudhës së hershme të hekurit,pasi në këto periudha muret e gurit i gjejmë të formuara plotësisht.Këtë e vërtetojnë rezultatet e përfituara nga gjurmimet në vendbanimine fortifikuar të Dedejanit (rrethi i Përmetit3). Fortifikimi i Dedejanitrrethon pjesën e pambrojtur të një kodre të ulët, e cila nga njëra anëbie me faqe të thiktë shkëmbore. Muret rrethuese përfshijnë një si-përfaqe prej rreth 1 ha dhe formojnë disa ndarje, të cilat rrethojnëtarraca që zbresin gjatë shpatit të butë të kodrës, ku janë dalluar gjur-më banesash me mure guri. Muret mbrojtëse kanë një gjerësi prej1 . 8 0 - 3 m dhe janë ndërtuar me gurë të papunuar të përmasave tëvogla dhe mesatare, gjatësia e të cilëve nuk i kalon 0.40-0.50 m. Fa-qja e jashtme e murit bie me pjerrësi mbi terrenin. Ndarjet e veça-nta të fortifikimit, që rrethojnë pjesën e sipërme të kodrës dhe dy ta-rracat poshtë saj. lidhen midis tyre me hyrje të ngushta 0.80-1.0 m.Po kësaj periudhe i përkasin në vendin tonë edhe dy fortifikime meledhe guri. Gjatë gërmimeve arkeologjike në Gradishtën e Symizës(rrethi i Korçës), në kërkim të murit rrethues, gjatë konturit natyrortë kodrës, doli kudo një linjë gurësh mesatarë e të vegjël të hedhurpa rregull dhe që nuk krijonin ndonjë faqe anësore. Ledhi nuk e ka-lonte gjerësinë 1.5 m dhe lidhej me shtresën më të hershme të vend-banimit, që datohet në periudhën e vonë të bronzit (1500-1200 p.e.r.).

Të njëjtën teknikë e takojmë edhe në kalanë e Marshejt (rrethi i

2) F. Prendi. La civilisation prehistorique de Maliq. Studia Albanica, 1, 1966,f. 256.

3) N. Bodinaku. Kontribut për hartën arkeologjike të rrethit të Përmetit. Se-sion shkencor mbi rezultatet e gërmimeve arkeologjike për vitm 1978. Tiranë 1978,Iliria 7. Nga sondazhet e kryera gjatë vitit 1978 në këtë vendbanim prej N. Bodi-nakmt, muri rrethues u datua në periudhën e vonë të bronzit (1500-1200 p.e.r.)

10

Page 11: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

a

b

Fig. 2 — Marshej, Shkodër.a. Pamje e kodrës së Marsheitb. Muri i periudhës së dytë të ndër-

timit.c. Trakt muri me ledh guri.d. Pjesë nga muri i periudhës

së dytë të ndërtimit.

Page 12: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

c

d

Page 13: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Shkodrës4) (Fig. 2). Kjo e fundit ndodhet mbi një kodër shkëmboreme faqe mjaft të pjerrëta pranë fshatit Marshej. Nga veriu, kodralidhet nëpërmjet një qafe të lartë me vargun e kodrave fqinje. Mbimajën e saj ndodhet një shesh i vogël me përmasa 50 x 60 m, ku nukmungojnë grumbuj shkëmbinjsh të veçuar që ngrihen deri në lartësinëe shtatit të njeriut. Kjo sipërfaqe rrethohet nga një ledh sipas njëplanimetrie eliptike. Ai nuk është ndërtuar mbi konturet e platformëssë kodrës, por disa metra më poshtë, në shpatet e pjerrëta të saj. Le-dhi ndjek një linjë të valëzuar, vazhdon gjatë gjithë gjatësisë dhe ësh-të ndërtuar me gurë të vegjël dhe mesatarë të hedhur pa rregull një-ri mbi tjetrin (Fig. 2c). Vende-vende midis shkëmbinjve janë hedhurgurë për të plotësuar boshllëqet, ndërsa hyrja formohet nga faqja enjë shkëmbi dhe skaji i ledhit. Qafa, që lidh këtë kodër me kodratfqinje, mbyllet në anën e kalueshme më lehtë nga një mur i drejtë megjatësi 90 m, i ndërtuar me një teknikë më të përparuar (Fig. 2b). Ai kanjë gjerësi prej 2.70 m, përbëhet nga dy faqe të ndërtuara me gurë tëpapunuar, pa ndonjë mjet lidhës dhe prej brendësisë që mbushet megurë më të vegjël. Ky mur i përket një periudhe të dytë ndërtimi.Kështjella e Marshejt është i vetmi fortifikim, ku na shfaqen të da-lluara qartë dy teknika prehistorike: ajo me ledhe dhe ajo me mureguri, ku ruhet thuajse i plotë një fortifikim i tipit të parë.

Megjithëse nuk janë kryer akoma gërmime arkeologjike në këtëvendbanim, teknika dhe ekzis-tenoa e dy periudhave të ndër-timit të çon në përfundimin sefortifikimi me ledhe duhet t'i për-kasë periudhës së bronzit. Mate-riale të bronzit të vonë dhe të fi-llimit të hekurit ka dhënë dhe njëvendbainim tjetër i fortifikuar ponë rrethin e Shkodrës, 'kalaja eGajtanit5) (Fig 3) ku muri prejguri, si element mbrojtës, ështëformuar plotësisht. Muri është ru-ajtur në anën më pak të mbroj-tur nga natyra e platformës sëkodrës me një gjatësi prej 90 m.Lartësia maksimale e ruajtur ësh-të 2.40 m. ndërsa trashësia 3.50 m.Ai formohet nga dy faqet dhe ngambushja midis tyre. Faqet janë ndërtuar me gurë të mëdhenj emesatarë, të papunuar, të cilët krijojnë boshllëqe të konsiderueshmenë bashkimin midis tyre.

Fig. 3 — Gajtan, Shkodër. Planime-tria e kalasë.

4) Kalanë e Marshejt e ka përshkruar dhe arkeologu austriak K. Prashniker.Ky nuk e ka dalluar fortifikimin me ledhe, dhe përveç murit që mbyllte qafën,të cilën e përmendëm më sipër, ai supozon edhe një mur që bllokonte anën ekundërt të kësaj qafe, i cili kalonte mbi dy majat e kodrave që e krijojnë atë derisabashkohej me murin e pënmendur.

(C. Praschniker, A. Schober. Archaologische Forschungen in Albanien undMontenegro. Wien 1919, 89).

5) S. Islami — H. Ceka. Të dhëna të reja mbi lashtësinë ilire në territorine Shqipërisë. Konferenca I e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 1965.

13

Page 14: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Përmasat maksimale të një blloku arrijnë deri në 1.5 m gjatësi dhe1 m lartësi. Në këtë fortifikim ruhet dhe një hyrje e thjeshtë që krijo-het nga ndërprerja e murit. Ajo ka një gjerësi prej 1.80 m dhe një ko-rridor sa gjerësia e murit. Fortifikimi i Gajtanit me muret e tij të fu-qishme tregon për një hap të rëndësishëm përpara në raport me ndër-timet pararendëse dhe shënon si epokë fillimet e periudhës së hershmetë hekurit. Në periudhën e hershme të hekurit diferencimi shoqëror ki-shte bërë hapa përpara në krahasim me periudhën e bronzit, gjë që so-lli si pasojë shtimin e konflikteve dhe lakminë gjithnjë e më të ma-dhe të një grupi njerëzish për t'u pasuruar në kurriz të të tjerëve. Kon-solidohen federatat fisnore dhe lufta për grabitje midis fiseve apo fede-ratave bëhet një fenomen i zakonshëm. Kjo dukuri gjen mbështetje tëplotë nga të dhënat arkeologjike. Ndërsa në periudhën e bronzit vendo-sja e armëve në varre ishte një shfaqje sporadike, në periudhën e her-shme të hekurit, u bë një fenomen i zakonshëm. Nuk është e rastit qëpikërisht në këtë periudhë kemi një intensrfikim të fortifikimeve dhenjë përparlm të teknikës së ndërtimit të tyre, madje dhe të krijimit tësistemeve të fortifikimit për krahina të veçanta, që i përgjigjen ngapikëpamja e zhvillimit shoqëror konsolidimit të federatave fisnore.

Vendbanimi i fortifikuar bëhet vendbanimi më karakteristik i ilirëve.Tipar dallues i ndërtimeve mbrojtëse të kësaj periudhe janë muret efuqishme prej gurësh të mëdhenj, të ndërtuar në të shumtën e rastevenë mënyrën e përshkruar për kalanë e Gajtanit. Mungojnë kullat dhenë përgjithësi kthesat me kënde të drejta të mureve për të siguruar njëmbrojtje anësore. Deri diku, në disa raste këtë rol e luajnë valëzimete çrregullta të linjës së mureve. Hyrjet janë të thjeshta, të formuara ngandërprerja e murit rrethues; i vetmi kujdes për ruajtjen e tyre ështëvendosja në vende me mbrojtje natyrore ose në shumë raste, rruga përnë hyrje kalon nga një largësi e konsiderueshme bri murit rrethues, du-ke qenë kështu nën kontrollin e mbrojtësve që qëndronin mbi të.

Këto janë karakteristikat më të përgjithshme të fortifikimeve tëperiudhës së parë të hekurit (v. 1200-500 p.e.r.). Por shpesh ato dallo-hen midis tyre nga forma planimetrike në përshtatje me terrenin, ngateknika e ndërtimit dhe nga disa elemente të fortifikimit, të cilat sëbashku bëjnë të mundur të vendoset një kronologji e përafërt dhe të ndi-qet deri diku evolucioni i tyre.

Format më të thjeshta të fortifikimeve me mure guri janë ato,kur muri mbrojtës rrethon vetëm pjesën më pak të mbrojtur të kodrës,duke lënë të pafortifikuar pjesë të tjera të saj me mbrojtje natyrore tëmjaftueshme, siç janë për shembull pjesët shkëmbore, që bien me pje-rrësi apo thik mbi terrenin. Ekzemplarë të tillë ndodhen me shumicë.Një nga tipat më përfaqësues, në të cilin janë kryer dhe gërmime arke-ologjike, është fortifikimi mbi shpellën e Trenit në rrethin e Korçës.Ky është ndërtuar mbi m'ë kndër. që ngrihet vetëm 6-8 m mbi nivelin efushës'. Një mur 90 m i lartë dhe 3.50 m i gjerë rrethon anën më paktë mbrojtur të kësaj kodre, ndërsa pjesa tjetër e kodrës, më e larta, për-fundon me një faqe të pjerrët shkëmbore, që bie mbi kanalin e Ven-trokut. Muri është ndërtuar me gurë të papunuar, të lidhur në të thatë

14

Page 15: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

dhe është datuar nga lënda arkeologjike e zbuluar gjatë gërmimit, në fi-llimin e epokes së hekurit.6)

Sisteme të ngjashme fortifikimi me atë të Trenit, por të ngriturambi lartësi mjaft më të mëd'ha janë hetuar dhe në krahina të tjera tëvendit tonë, siç janë kalaja e Ganjollës7) në rrethin e Shkodrës, kalajae qytetit, Maja e Shënmërisë8) dhe kalaja e Bodinit9) në rrethin e Elba-sanit etj. Një formë të veçantë planimetrike përfaqëson Marshej, kunjë mur i drejtë mbyllte në trajtën e një dige pjesën më pak të mbrojturtë qafës midis dy kodrave. Një nga format mbizotëruese të fortifiki-meve është ajo rrethore e më tepër ovale, ku muri rrethon konturin na-tyror të kodrave me shpate të baraspjerrëta ose platformat natyrore, qëndodhen mbi to. Shembulli më tipik është kalaja e Bilishtit. Ajo ndo-dhet mbi një kodër në verilindje të qytetit me të njëjtin emër, e cila kaformën e një kupole me pjerrësi pothuaj të barabartë nga të gjitha anët.Muri mbrojtës rrethon në pjesën më të lartë të saj një sipërfaqe eliptike,me gjatësi 120 m dhe gjerësi 60 m (fig. 4a).

Qeramika e mbledhur në sipërfaqe nuk shkon më vonë nga periudhae hershme e hekurit (1200-800 p.e.r.)10). Forma të ngjashme planimetrikeparaqesin dhe kalaja e Kakaçit dhe Gjonomadhit (rrethi i Korçës)(Fig. 4d), kalaja e Hollmit (rrethi i Ersekës)11) etj. Në këtë të fundit,muri mbrojtës rrethon një sipërfaqe me trajtë eliptike, ku përfshi-het pjesa e sipërme e një kodre me dy maja të ndara nga një qafë elartë.

Në disa raste, pjesa më e mbrojtur e platformës së kodrës së rre-thuar nga muret ndahej nga një mur tërthor, i cili krijonte njëfarëakropoli, që shërbente si vend strehim i fundit dhe njëkohësisht si vendba-nim i aristokracisë fisnore. Dy fortifikime të tilla që kanë edhe njëfarë da-llimi nga formulimi planimetrik janë: kalaja e Bellovodës (Fig. 5a,b,c) dhe ePodgories (Fig 5 d). Në kalanë e Bellovodës, muri mbrojtës rrethon kon-turin natyror të platformës së një kodre shkëmbore, pjesa më e lartëe së cilës ndahet nga një mur tërthor, që kufizon një sipërfaqe të vogël.Teknika e ndërtimit të murit është e njëllojtë me atë të fortifikimevetë përmendura më sipër: ai ka një gjerësi prej 3.20-3.40 m dhe ruhetnë lartësi prej 1 m. Kalaja e Podgories, e thirrur nga vendasit «Qytetinë Podgorie», ndodhet mbi vargun e kodrave që shënojnë skajin mëverior të fushës së Korçës. Maja e kodrës përfundon me një platformë tëpërzgjatur, konturet e së cilës i rrethonte një mur me gurë tëpapunuar me gjerësi 2 m. Gjurmët e një hyrjeje me gjerësi 1.5 mjanë konstatuar në anën jugore. Pjesa e ndarë, «Akropoli», ndodhet

6) M. Korkuti. Vendbanimi prehistorik i Trenit. Konferenca II e StudimeveAlbanologjike, vëll. II. Tiranë 1969, 276.

7) M Korkuti. Rreth vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë tëhekurit në territorin e Shqipërisë. St. Hist. 3.1973, 110.

8) N. Ceka — A. Baçe. Vrojtime arkeologjike në rrethin e Pogradecit, luginëne Devollit e të Shkumbinit. Monumentet, 3. 1972, 209-210.

9) N. Ceka. Gjurmime arkeologjie në krahinën e Elbasanit. Buletini arkeologjik,1968, 108.

10) Gj. Karaiskaj, P. Lera. Fortifikimet e periudhës së parë të hekurit nërrethin e Korçës. Kuvendi i I i studimeve Ilire (Tiranë, 15-20 Shtator 1972). Tiranë1974 f. 266.

11) S. Aliu. Rezultatet e gërmimeve në Kodrën e Hollmit — Kolonjë. Mate-riale të sesionit arkeologjik (Tiranë 2-3/X/1979), bot. Tiranë 1968, 30-39.

15

Page 16: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

a

b c

dFig. 4

a. Bilisht, Korçë. Pamje e kodrës sëkalasë.

b. Trakt muri i kalasë së Bilishtit.c. Planiimetria e kalasë së Bilishtit.d. Gjonomadh, Korçë. Pamje e ko-

drës së Kalasë.e — Trakt muri i kalasë së Gjono-

madhit.f — Planimetria e kalasë së Gjono-

madhit.

e

f

Page 17: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

a

b

c

d

2 - 6 1

Fig. 5

a — Bellovodë, Korçë. Pamje ekodrës së kalasë.

b — Pjesë muri në kalanë e Be-llovodës.

c — Planimetria e kalasë së Be-llovodës.

d — Podgorie, Korçë. Planimetriae kalasë.

Page 18: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

në skajin më të mbrojtur nga natyra të platformës, ku një pjesëshkëmbore e aksidentuar nuk ka pasur nevojë për mure mbrojtëse.Ndryshe nga Bellovoda, këtu Akropoli nuk krijohet nga një ndarje memur e një pjese të fortifikimit, por fonmon një rrethim të pavarur.

Një zgjidhje tjetër planimetrike e fortifikimeve me akropol ështëajo, kur muret rrethuese formojnë rrathë koncentrikë. Rrethimi i parëzë majën e kodrës, ndërsa tjetri më i madh shpatet e saj. Shembuj tëkëtij tipi kemi: kalanë e Hadërajt (rrethi i Vlorës) kalanë e Lumalasit(rrethi i Korçës12) dhe deri diku kalanë e Bllacës (rrethi i Pograde-cit13), e cila ngrihet mbi një kodër me dy maja të mbrojtura nga for-tifikime të pavarura, që përfshihen në një rrethim të madh të për-bashkët.

Kemi edhe fortifikime të ndërtuara në shpatin e një kodre. Kjondodh atëherë, kur njëra faqe e kodrës bie me pjerrësi të butë dhekrijohen shpesh tarraca të përshtatshme për banim, ndërsa ana e kun-dërt e thepisur, në të shumtën e rasteve, i besohet mbrojtjes naty-rore. Këto lloj fortifikimesh i takojmë gjithmonë me dy ose më shumërrethime. Muret krijojnë gjysmërrathë, që pasojnë njëri-tjetrin mbi njëbazë të përbashkët ose krijohen ndarje të ndryshme në përshtatje me te-rrenin dhe nevojat e herëpashershme të mbrojtësve. Duke u nisur ngaforma më e thjeshtë te më e ndërlikuara mund të përmendim sipas ra-dhës kalanë e Drishtit (rrethi i Shkodrës), qytezën e Karos (rrethi iVlorës14) dhe kalanë e Trajanit (rrethi i Korçës).

Në kalanë e Drishtit vetëm pak gjurmë janë ruajtur nga ndërtimetprehistorike. Një mur me gurë të papunuar, me gjerësi mbi 2 m, rretho-nte majën e kodrës, (Fig. 6 a ) duke zënë një sipërfaqe pak më të ma-dhe nga ajo e kështjellës mesjetare, ndërsa muri tjetër ndiqte linjëne kontureve të shpatit, duke u përputhur me murin mesjetar. (Fig. 6b)

Qyteza e Karos ndodhet në veri të fshatit Qeparo, mbi një majëshkëmbore me lartësi 450 m mbi nivelin e detit. Ana perëndimore ekodrës përfundon me një humnerë, e cila krijon një mbrojtje natyroremjaft të sigurt. Me pjerrësi të madhe bien dhe dy shpatet e tjera.Fortifikimi përbëhet nga tri harqe muresh, që zënë shpatin lindor meekstreme në bazën e greminës. Harku më i madh ka një gjatësi prej370 m, ndërsa më i vogli 30 m dhe diametër 10 m. Trashësitë e mureve,nga rrethimi më i madh tek më i vogli janë respektivisht 3 m, 2 m dhe2-3 m. Të tria pjesët e fortifikimit komunikojnë me hyrje të thjeshtanjëra me tjetrën. Të tria hyrjet janë vendosur nga ana jugore e kodrës.

Kalaja e Trajanit (Fig. 7). paraqet tipin më të ndërlikuar me shumërrethime, që zë njëkohësisht një sipërfaqe mjaft të madhe. Ajo ngrihetmbi një kodër 400 m të lartë në afërsi të fortifikimit mbi shpellën eTrenit. Një faqe e kodrës krejt shkëmbore bie thik mbi liqenin e Prespëssë Vogël. Me pjerrësi të madhe bien dhe faqet e tjera, me përjashtimtë anës jugperëndimore, ku ka mjaft tarraca të gjera natyrore tëpërshtatshme për banim. Një sipërfaqe e sheshtë ndodhet edhe në pje-sën më të lartë të kodrës, e cila është rrethuar me mure të lidhura me

12) Zh. Andrea, Rezultatet e kërkimeve informative në rrethin e Korçës.Buletin arkeologjik, 1968, 131.

13) N. Ceka - A. Baçe. Vep. cit. 205.14) J. Koçi. Qyteza e Karos (Qeparo). Buletini arkeologjik 3, 1971, 181-183.

18

Page 19: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

a

b

Fig. 6a — Drisht, Shko-dër. Trakt muriprehistorik.b — Gjurmë pre-historike në mu-ret mesjetare.

Page 20: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

llaç që ndjekin trasenë e mureve të vjetra. Ashtu si në kalanë e Bello-vodës dhe Podgories, pjesa më e lartë e platformës nga veriperëndimiështë ndarë nga një mur tërthor, që veçon një sipërfaqe mjaft të vo-gël.

Tre rrathë të tjerë muresh, të dallueshëm qartë, prej të cilëve njërika mbetur i papërfunduar, përshkojnë faqen jugperëndimore të kodrës.Vetëm buza veriperëndimore. e saj, krejt shkëmbore dhe e pangjitshme,është lënë e pafortifikuar.

Muret kanë një trashësi prej 3.20-3.50 m dhe janë ndërtuar me gurëtë papunuar, gjatësia e të cilëve në faqet anësore shkon nga 60-1 .20 m.Kalaja e Trajanit, është një nga vendbanimet e fortifikuara prehistorike,më të mëdha në territorin e Ilirisë. Ai përfshin brenda mureve, që kanëgjatësi të përgjithshme prej 3 km, një sipërfaqe prej 22 ha.

Megjithatë mbrojtja e këtij vendbanimi nuk përfundon me kaq. Nëanën jugore të kalasë ngrihet një kodër, që lidhet me të parën me njëqafë, e cila shërben si rrugë kalimi për t'u ngjitur në kala nga anajuglindore. Pikërisht në këtë vend ruhet një mur me gjatësi 500 m, icili kalon nëpër lartësinë e kodrës, duke e përshkuar atë mespërmes.Ky mur, i njohur me emrin «Muri i Mokut», mund të jetë ndërtuar nënjë periudhë më të vonë dhe ka shërbyer si pritë në rastin e ndonjësulmi të befasishëm për banorët, që jetonin jashtë mureve të kalasë(Fig. 7e)

Vendbanime të fortifikuara të një madhësie të tillë kanë lindurnë një stad më të zhvilluar të shoqërisë prehistorike, kur nevoja, gjith-monë në rritje, për t'u mbrojtur i detyronte njerëzit të grumbulloheshinme shumicë në disa pika, për të siguruar një mbrojtje më të efektshme.Fortifikimi i Trajanit, siç kuptohet nga vetë forma planimetrike e tij,është zhvilluar nëpërmjet të disa fazave. Fortifikimi i platformës së si-përme, që është kryer në fazën e parë, paraqet një tip të ngjashëmme kalanë e Podgories (muri 5.4). Në një periudhë të dytë është fortifi-kuar një pjesë e shpatit juglindor të kodrës (muri 3) për aq sa kërkoninnevojat për mbrojtje të asaj periudhe. duke përfshirë në të një pjesë tëpopullsisë që banonte në shpatin e kodrës. Periudhës së tretë i përketmuri i madh rrethues (muri 1), brenda të cilit përfshihej një pjesë ekonsiderueshme e faqes së kodrës, ndërsa muri tjetër (muri 2) i peri-udhës së fundit, i papërfunduar, synonte të krijonte një ndarje të re tëbrendshme, që do të bashkonte buzën e greminës me murin rrethues.

Vendbanimet e mbrojtura me shumë mure rrethuese janë një ti-par karakteristik për fortifikimet ilire të një periudhe të hershme. NëGreqi ato kufizoheshin zakonisht në majën e kodrës, duke luajtur ro-lin e një akropoli. Madje «edhe pasi qytetet e mëdha qenë përhapurpërtej kufijve të mbrojtjeve të tyre fillestare, muret rrallë qenë shtrirëpër të përfshirë këto zona të reja përpara fundit të shek. VII ose filli-mit të shek. VI p.e.r.»15)

Shembujt e vendbanimeve të mbrojtura nga disa radhë muresh,në territoret e Ilirisë janë të shumtë dhe i gjejmë kudo si nëIlirinë e Jugut, krahinat qendrore dhe ato veriore. Midis tyre të tër-heq vëmendjen vendbanimi i fortifikuar i Stiçnas në Slloveni16). Ai zënjë sipërfaqe të përafërt me atë të Trajanit (23 ha) dhe formohet nga

15) F. E. Winter. Greek fortifications. Toronto 1971, 106.16) «Colloque International». Mostar, Sarajevo 1975, 59-71.

20

Page 21: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

7a

7b

Page 22: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

d

c

e

f

Fig. 7

a — Trajan, Korçë. Pa-mje e kodrës sëkalasë nga ana pe-rëndimore.

b — Pamje nga ana lin-dore e kalasë.

c — Pjesa e sipërme ekalasë të Trajanit.

d — Pjesë muri.e — Muri i Mokut.f — Planimetria e ka-

lasë të Trajanit.

Page 23: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 8

Ventrok, Korçë. Kalaja prehistorike.

tri radhë muresh, prej të cilëve një mur tërthor e ndan fortifikimin nëdy pjesë; brenda njërës prej tyre ndodhet dhe një ndarje tjetër që zëvendin më të lartë. Po ajo që ka më tepër rëndësi është se ngagërmimet arkeologjike ka dalë qartë se fortifikimi në Stiçnas është kon-ceptuar dhe projektuar që në fillim në gjithë madhësinë e tij dhe dato-het rreth fundit të shek. VIII p.e.r.

Në kalanë e Trajanit nuk janë kryer gërmime arkeologjike; objektetë gjetura në afërsi, që me sa duket i përkasin një tume, datohen nëshek. VIII-VII p.e.r. Gërmimet arkeologjike që do të kryhen në të ar-dhmen në këtë kala, do të mund të zbulojnë një qendër të rëndësishmeparaurbane për pellgun e Korçës dhe ndoshta në fazën e fundit të zhvi-llimit të saj një nga qytetet e para të ilirëve, të cilët nuk kanë munguartë përmenden në Ilirinë e Jugut nga autorët antikë, që në shek. VI-Vp.e.r.

Një tip tjetër fortifikimi, që radhitet në ndërtimet mbrojtëse me mu-re guri, është ai me «tumula kufizuese» në Ventrok (Fig. 8). Kalajae Ventrokut ndodhet rreth 300 m në perëndim të fortifikimit mbi

23

Page 24: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

shpellën e Trenit, e ndërtuar mbi një kodër shkëmbore me formë tëpërzgjatur, që shkëputet nga vargu i kodrave më të larta në veri tësaj.

Në këtë fortifikim të tërheqin më tepër vëmendjen dy pirgje tëkrijuara artificialisht, të ndërtuara me gurë të vegjël e dhe, të cilët nëbazën e tyre rrethohen nga një mur i thatë në lartësinë e dy deri nëtri radhë gurësh. Njëri prej tyre ndodhet në ekstremin verior të ko-drës, atje ku ajo, nëpërmjet një qafe, lidhet me kodrën fqinje. Pir-gu tjetër ndodhet në mesin e kalasë, duke e ndarë atë në dy pjesë,që komunikojnë me vështirësi me njëra-tjetrën. Ky element mbrojtës,që takohet për herë të parë në vendin tonë, është mjaft i përhapurdhe i njohur në fortifikimet e krahinave veriore dhe qendrore të Ili-risë. Këto objekte arkitektonike kanë tërhequr për një kohë të gjatëvëmendjen e studiuesve. Ata i kanë quajtur me emra të ndryshëm, si-pas rolit që i atribuonin si p.sh. «Tumula mbrojtëse», duke parashiku-ar në radhë të parë rolin e tyre strategjik fortifikues, ose «tumula ku-fizuese», duke pasur parasysh funksionin e tyre ndarës të kodrës sëfortifikuar nga mali apo kodra mëmë. Ekziston edhe mendimi që këto«Tumula» të kenë pasur një karakter të theksuar kulti17). (Duke pasurparasysh për kalanë e Ventrokut funksionin e tyre mbrojtës dhe një-kohësisht ndarës kemi parapëlqyer për këtë objekt arkitektonik ter-min «tumula kufizuese»).

Në qoftë se në Bosnje-Hercegovinë karakteri i këtyre ndërtime-ve nuk është përcaktuar përfundimisht ose u atribuohen disa funksio-ne18), në rajonin qendror të Japodëve (Kroaci) karakteri i tyre mbroj-tës është krejtësisht i dokumentuar19). Ato vendoseshin në hyrjet egradinave, shpesh në çifte dhe lidheshin me skajet e mureve mbrojtëse,ose në pjesët më pak të mbrojtura nga terreni; zëvendsonin një murapo një digë mbrojtëse. Në një prerje që i është bërë një «tumule»është konstatuar që ajo ishte ndërtuar nga një shtresë dheu me lartë-si 2 m, mbi të cilën qe hedhur një shtresë Gurësh 0.5 m e trashë.

Disa elemente, që tregojnë për një zhvillim të mëtejshëm të sis-temeve mbrojtëse prehistorike. i takojmë në Akrolis20 (Fig. 9a, b, c,d) dhe në fortifikimin më të hershëm të Butrintit. Këtu ndeshemi përherë të parë në kthesa pak a shumë me kënde të drejta të linjës sëmureve, që kishin për qëllim të siguronin një mbrojtje anësore.

Në Akrolis, i cili ngrihet mbi majën e një kodre të lartë shkë-mbore në lindje të qytetit të Lezhës, ndeshemi me dy kthesa të tillamuresh, ndërsa në Akropolin e Butrintit, ato pak gjurmë që janë ruaj-tur nga muri prehistorik, i përkasin pikërisht një kthese kënddrejtë,që bën linja e këtij muri. Këtu, përveç ngjashmërisë që vërejmë ngakjo pikëpamje me Akrolisin, konstatojmë edhe një përparim në tek-nikën e ndërtimit. Tek gurët që formojnë faqen e jashtme vërebet njëpërpunim i lehtë për të arritur një përputhje më të mirë të tyre ngaajo e gurëve natyrorë, gjë që nuk e takojmë në fortifikimet e për-

17) «Nase Starine», 2, 1954, 87-98.18) A. Benac. «Colloque International», «Agglomerations fortifiees Illyriènès».

Sarajevo 1975, 81-91.19) R Drechsel - Bizic. Colloque Intr. Sarajevo 1975, 71-79.20) F. Prendi, K. Zheku. Lisi në dritën e të dhënave të reja arkeologjike. Mo-

numentet 2, 1971, 8.

24

Page 25: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

ab

c

d

Fig. 9

a. Pamje e kodrave të Lisitdhe Akrolisit.

b. Pjesë muri nga Akrolisi.c. Akrolisi. Planimetria.d. Akrolisi dhe Lisi. Plani-

metria.

Page 26: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

f

Fig. 9e — Mbolan, Berat. Traktmuri i kalasë prehisto-rike.

Fig. 9f — Planimetria e kala-së së Mbolanit.

shkruara deri tani21). Fortifikimet me trase të dhëmbëzuar i përkasin njëperiudhe më të vonshme. Në Greqi ky element u shfaq për herë të parënë shek. VIII-VII p.e.r. dhe u përdor gjerësisht në fortifikime vetëm gjatëshek. V22). Shek. VI-V p.e.r. i përkasin dhe objektet arkeologjike më tëhershme të zbuluara deri tani në Butrint.

Një evolucion të mëtejshëm të fortifikimeve të kësaj periudhe e sho-him te kalaja e Mbolanit (rrethi i Beratit23) (Fig 9 e, f) Nga formu-limi planimetrik dhe disa elemente të fortifikimit, ajo paraqet njëfazë tranzitore midis periudhës së parë dhe të dytë të hekurit.

Me fortifikimet e periudhës së parë të hekurit atë e lidh teknika endërtimit me gurë të papunuar dhe mungesa e kullave, ndërsa me pe-riudhën e dytë, kthesat me kënde të drejta për të mbrojtur hyrjet osepër të ndryshuar drejtimin e murit, ndjekja e linjave të drejta të mu-reve, dhe së fundi një përpunim i trashë i faqeve të jashtme të gurëve.

Kalaja e Mbolanit ngrihet mbi një kodër midis fshatrave Sinjëdhe Arpaxhias të rrethit të Beratit. Pjesa e sipërme e kodrës përfu-ndon me një sipërfaqe të sheshtë mjaft të përshtatshme për banim,konturet e së cilës rrethohen nga një mur me gjatësi 660 m, që për-fshin një sipërfaqe prej rreth 3 ha. Në qendër të kalasë, në pjesën mëtë ngritur të saj, ndodhet Akropoli, që ka një formë katërkëndëshe menjë qoshe të prerë për të krijuar mundësinë e flankimit të hyrjes.Duke u nisur nga dy qoshe të këtij katërkëndëshi, zbresin dy mure tëdrejta, deri tek muri rrethues kryesor dhe krijohet kështu një ndarje

21) Klasifikimin e fortifikimeve të periudhës së parë të hekurit, sipas teknikëssë ndërtimit, me gurë natyrorë dhe pak të përpunuar e ka bërë K Zheku Iliria7 (në shtyp).

22) R. L. Scranton, Greek Walls, Cambridge 1941, 149-158.23) N. Ceka Monumente antike dhe mesjetare në luginën e Osumit Mo-

numentet 5-6, 1973, 121-123.

26

e

Page 27: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 9g — Kalivo, Sarandë. Pjesëmuri nga kalaja prehistorike.

Fig. 9h — Planimetria e kalasë sëKalivosë.

e tretë, e cila komunikon nëpër-mjet një porte me gjerësi 4.00 mme pjesën tjetër të kalasë. Muretjanë ndërtuar me gurë gëlqerorëtë shtresëzuar, ku gjatësia e njëguri arrin nganjëherë deri në 1m dhe lartësia nuk e kalon 0.20 m.

Gjerësia e murit rrethues tëplatformës është 1.40 m, ndërsae mureve të brendshme ndarës2.30 m.

Një kufiri të tillë kohor i për-ket edhe kalaja e Kalivosë (rrethii Sarandës24) (Fig. 9 g, h). Kjondodhet në një kodër të lartë, ecila laget në tri anë nga liqeni iButrintit. Nga veriu dhe perëndi-mi ajo bie thik mbi liqen,prandaj nuk është parë e nevojshme të ndërtohen murembrojtëse në këto anë. Muri mbrojtës, që rrethon pjeset e tjera tëkodrës, është ndërtuar me blloqe të mëdha gurësh pak të përpunuar,por që nuk puthiten mirë me njëri-tjetrin, ashtu si dhe muret më tënershme të Butrintit. Blloqet e gurëve kanë një gjatësi që lëviz nga0.60-1.80 m dhe lartësi 0.40-1.00 m. Muret ruhen në një lartësimaksimale prej 4 m dhe po kaq është trashësia e tyre. Në këtë forti-fikim janë zbuluar dy hyrje, njëra prej të cilave ka një gjerësi prej

24) Dh. Budina. Harta arkeologjike e bregdetit Jon dhe pellgut të Delvinës.Iliria I, Tiranë, 1971, 324-325.

27

9h

Page 28: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 9k — Zvezdë, Korçë.Muri prehistorik.

Page 29: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

2.50 m dhe mbrohet nga një korridor i brendshëm i krijuar nga dymure paralele, në të cilin të çojnë një palë shkallë. Hyrja tjetër ështëpajisur gjithashtu me shkallë dhe ka një gjerësi prej 1.80 m.

Kalaja e Kalivosë akoma nuk është eksploruar plotësisht, por ngatë dhënat që disponohen, del qartë se ajo paraqet një shkallë më tëlartë zhvillimi nga fortifikimet e tjera prehistorike, pararendëse, jovetëm nga teknika e ndërtimit me gurë gjysmë të punuar, por edhenga mënyra e mbrojtjes së hyrjeve dhe ekzistenca e shkallëve.

Një tip fortifikimi të një destinacioni të veçantë përfaqëson muripengues në Zvezdë, (Fig 9k), i cili kishte një karakter thjesht strategjik.Ai mbyll qafën e Zvezdës, e cila krijon një rrugë komunikimi midisfushës së Korçës dhe territoreve, që shtrihen pranë liqenit të Prespës sëMadhe si dhe me Maqedoninë. Muri zbret nga të dy shpatet e kodravepërbri rrugës, duke bllokuar dhe këtë të fundit. Ai ka një gjatësi prej550 m dhe gjerësi 2.20-3m, i ndërtuar me gurë të papunuar të për-masave të vogla dhe mesatare, të vendosur në të thatë.

Thuajse në mesin e murit dallohet një linjë gurësh më të mëdhenj,që e përshkon atë në drejtim gjatësor. Në mos qoftë kjo një veçori eteknikës së ndërtimit, kemi të bëjmë me një fazë të dytë ndërtimi që kapasur qëllim të shtojë trashësinë e murit, veprim që është kryer nëanën e brendshme të tij. Kjo tregon se ky mur ka qenë i nevojshëm përnjë periudhë të gjatë kohe dhe i është nënshtruar riparimeve të herë-pashershme. Fundi i kësaj periudhe mund të konsiderohet mesi ishek. IV p.e.r., kur midis «dy liqeneve» kalonte kufiri me Maqedoninëdhe kjo e fundit me Filipin e II ishte kthyer në një fuqi ekspansioni-ste. Mure pengues, me destinacion të ngjashëm me atë të Zvezdës,të ndërtuar me gurë të papunuar, i takojmë edhe në Greqinë kon-tinentale. Ata datohen zakonisht nga shek. VIII-VI p.e.r. Të tillëjanë: muri i Lokrianëve në Termopile, muri Demë në Epano Liossia,i Istmit të Korintit etj. Në periudhën helenistike vazhdojnë të ndërto-hen mure të tilla, siç është në vendin tonë muri i Demës në gadi-shullin e Ksamilit. Nuk ka dyshim se xnuri i Zvezdës përfaqëson shembu-llin më të hershëm të këtij lloji ndërtimi në vendin tonë dhe ndoshtaedhe në territoret e tjera të Ilirisë. Me ndërtimin e murit të Zvezdës uplotësua sistemi i fortifikimit për gjithë krahinën, në pellgun e Korçës.Ai vetë është dëshmi e pranisë së këtij sistemi. Kjo etapë i përgjigjetmë tepër periudhës së krijimit të federatave fisnore, të oilat u krijuansë pari nga fiset e enkelejve dhe taulantëve që në shek. VII p. e. r.

Tani qëllimi kryesor nuk ishte mbrojtja e një vendbanimi nga fqinjimë i afërt, por i një grupi vendbanimesh, që kanë krijuar një rezistencë tëorganizuar kundrejt një armiku të jashtëm. Kjo vërtetohet edhe ngaprania e vendbanimeve të pafortifkuara brenda këtij rrethi fortifiki-mesh, siç janë në. fushën e Korçës, Barçi dhe Kuçi i Zi, por këto tëfundit janë më të pakëta, pasi vendbanimi i fortifikuar, ishte bërëvendbanimi më karakteristik në këtë periudhë.

Sistemet e fortifikimit për rajone të veçanta janë të njohura edhenë krahinat qendrore dhe veriore të Ilirisë. Rrafshnalta e Glasinacit(Bosnje), e cila ka një mbrojtje të fuqishme natyrore, rretbohet dhenga një zinxhir sistematik fortifikimesh dhe vendbanimesh të I'ortifi-kuara, që zënë pikat dominuese, mbyllin vendkalimet dhe grykat e

29

Page 30: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

luginave25). Deri sot në këtë krahinë janë gjurmuar 47 fortifikime osevendbanime të fortifikuara prehistorike26). Në Slloveni dhe Kroacijanë hetuar disa sisteme fortifikimesh, që grupohen rreth pllajash tëmëdha. Fortifikimet janë vendosur në pika dominuese ose me rëndësistrategjike, ku midis tyre takohen edhe mure penguese. Këto sis-teme kanë luajtur një rol me rëndësi për mbrojtjen e këtyre krahinaveedhe gjatë luftërave kundër ushtrive pushtuese romake.27)

Interesant është dhe sistemi i fortifikimit rreth pllajës së Duvnos(Bosnjë) në territorin e banuar nga fisi ilir i dalmatëve ku janë vendosur37 fortifikime.

Një pjesë e lokaliteteve të fortifikuara këtu shërbenin si vendvroj-time dhe shtriheshin në zonën periferike të fortifikimeve, ndërsa «tu-mulat kufizuese», si elemente përbërëse të një pjese të mirë të fortifi-kimeve, janë vendosur zakonisht në anët e jashtme të pllajës, duke tre-guar me pozicionin e tyre drejtimin e mbrojtjes për çdo fortifikim.

Fortifikimet me ledhe dheu, në vendin tonë deri sot, përfaqësohennga një shembull i vetëm, i ndodhur pranë fshatit Shuec të rrethit tëKorçës. Ai njihet nga banorët pranë tij me emrin «Gradishta e Shuecit»(Fig. 9 1). Gradishta e Shuecit është ndërtuar mbi një kodër të vogëlshkëmbore, që shkëputet në formën e një gjuhe prej terrenit kodrinorpranë saj, dhe laget pjesërisht nga liqeni i Prespës së Vogël. Vetëm fa-qja që sheh nga liqeni, e cila zë vetëm një pjesë të sipërfaqes së gji-thë kodrës, është rrethuar nga një ledh me gjatësi 600 m. Ledhi ështëndërtuar me gurë të thyer të dimensioneve të vogla të përzier me ça-këll dhe me dhe. Në prerje ai ka formën e një trapezi me bazën eposhtme 10-llm, të sipërmen 3 m dhe lartësi 2 m. Hyrja 2.5 m e gjerëështë e thjeshtë dhe formohet nga ndërprerja e ledhit, por ajo është ve-ndosur në një pozicion të mbrojtur nga natyra. Për të shkuar deri tekajo ke në dispozicion një rrip toke të ngushtë, që kufizohet nga njëraanë prej rënies shkëmbore mbi liqen dhe nga ana tjetër prej vetëledhit të Gradishtës.

Lartësia e vogël e këtij të fundit presupozon ekzistencën e një sis-temi palisadash mbi të, për të garantuar mbrojtjen. Brenda rrethimitnuk është gjetur qeramikë, që të vërtetojë praninë e jetës së vazh-dueshme. Për këtë arsye mendohet që Gradishta të ketë shërbyer sivend strehimi, vetëm në raste rreziku për banorët e vendosur në fu-shë, në rrëzë të saj, ku gjenden me shumicë fragmente qeramike tëperiudhës së hershme të hekurit si dhe dy kodërvarre, në njërin prejtë cilëve është gjetur një byzylyk bronzi, që datohet në vitet 800-700p.e.r.

Gradishta e Shuecit ashtu si dhe fortifikimi i Vëntrokut shënojnëkufirin më jugor të tipave që përfaqësojnë; shembuj të ngjashëm nukgjejmë në Greqi, ndërsa fortifikimet prej ledhesh, si ato të Gradishtëssë Shuecit, kanë një përhapje të gjerë edhe përtej territoreve verioretë Ilirisë, deri në Angli.

Si nga teknika e ndërtimit të ledhit ashtu edhe nga pajisja mepalisada, Gradishta e Shuecit ka shembuj të shumtë në temtoret qen-

25) W. M. B. H. Wien, 1893, 65.26) Collogue International, Mostar 197527) «Sudostforschungen», 15, 1956, 41-48.

30

Page 31: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 9l - Korçë. Gradishta eShuecit pranë liqenit të Pres-

pës së Vogël.

Page 32: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

drore dhe veriore të Ilirisë. Në këto të fundit kjo traditë u ruajt për njëkohë të gjatë, deri në pushtimin romak, gjë që mund të kuptohet lehtënga një pasazh i Appianit, i cili përshkruan betejën e Augustit, për tëmarrë qytetin Metul, kryeqytet i japodëve, ku thuhet midis të tjeravese «Romakët zunë murin e braktisur dhe e dogjën» (Illyr. 19). Gjitha-shtu, në territorin e japodëve janë të përhapura fortifikimet të quajtura«binjake», ku dy maja të së njëjtës kodër fortifikohen më vete, ashtusiç ndodh edhe në kalanë e Bllacës (rrethi i Pogradecit), që përbën ndo-shta dhe kjo kufirin jugor të këtij tipi fortifikimesh.

Për sa i përket shtrirjes planimetrike të fortifikimeve prehistorike,përveç shumicës së formave të përmendura më sipër për fortifikimet evendit tonë, të cilat në të shumtën e rasteve kushtëzohen nga konturete vetë terrenit në krahinat qendrore dhe veriore të Ilirisë, do të ndeshimdhe forma të tjera të konceptuara nga vetë ndërtuesit. Të tilla janë disafortifikime me forma të rregullta gjeometrike si katërkëndëshe, trape-zoidale, rombike etj. Më të shpeshta janë format e rregullta rrethore,ovale dhe gjysmërrethore. Format e rregullta gjeometrike janë karak-teristike sidomos për fortifikimet rreth pllajës së Glasinacit dhe përgji-thësisht në terrene të ulëta kodrinore, ku mungojnë formacionet gël-qerore. Këto fortifikime zakonisht kanë përmasa të vogla dhe rrallëherëarrijnë përmasat e fortifikimeve të krahinave veriperëndimore të Ili-risë.

Një nga elementet përbërëse kryesore të fortifikimeve prehisto-rike janë hyrjet. Në shumicën e rasteve, çdo fortifikim ka vetëm njëhyrje ose nga një hyrje për çdo ndarje, kur ai përbëhet nga dy osemë shumë rrethime. Numri i paktë i hyrjeve tregon se ato ishin pi-ka delikate dhe paraqitnin probleme për mbrojtësit, po kështu para-qitnin edhe vështirësi teknike, veçanërisht për mbulimin e tyre. Shu-mica e hyrjeve jarië të ngushta 1.2 deri 1.80 m. Të pakëta janë rastetkur gjerësia e hyrjeve arrin në 2.50 m e më tepër si në Kalivo e Mbo-lan, fortifikimet e të cilëve i përkasin një periudhe më të vonë. Njëpërjashtim bën Gradishta e Shuecit (2.50), e cila është ndërtuar menjë teknikë tjetër. Brenda diapazonit të parë (1.20-1.80 m) ndryshimete gjerësive të hyrjeve vareshin kryesisht nga nevojat dhe mjetet e ko-mumkimit, ndërsa për grupin e dytë edhe nga mundësitë teknike përzgjidhjen e mbulesës së tyre. Nuk dihet me saktësi se sa ka qenëlartësia e mureve prehistorike, por po ta gjykojmë nga traktet më të lartatë ruajtura deri sot në Kalivo (4 m) dhe Dors (mbi 3 m) (Fig 9 m).mund të mendohet se hyrjet kanë qenë të mbuluara dhe të pajisura meporta të forta druri. Për fortifikimet prehistorike me mure guri nukekziston asnjë e dhënë për të na treguar se në çfarë mënyre kanëqenë mbuluar hyrjet e tyre. Por në njëfarë mënyre kjo mund të arri-het me anë të retrospektivës dhe të krahasimit me portat e fortifikimeveprehistorike të botës mesdhetare. Po t'u referohemi ndërtimeve me-galitike, që në kohët më të lashta, do të shohim dy zgjidhje kryesore nëkonstruksionin e hyrjeve: me arkitra, prej blloqesh guri monolit të pa-punuar ose pak të punuar në vendet e mbështetjes dhe me hark të rremë.Takohet gjithashtu dhe një konstruksion i përzier, ku mbi arkitraunndodhet një hark shkarkues me majë28). Por nuk përjashtohet mundësia

28) «Colloque Inter.» Sarajevo 1975, 299-300.

32

Page 33: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

që të ketë pasur dhe hyrje pa konstruksion mbules sidomos kur muretqenë të ulëta. Kjo mund të thuhet më me siguri për fortifikimet me ledhe,ku konstatohen hyrje mjaft të gjera.

Një shqetësim tjetër për ndërtuesit prehistorikë ishte dhe më-nyra e mbrojtjes së tyre. Për këtë shfrytëzohej terreni ose arrihejnëpërmjet vetë mënyrës së ndërtimit të hyrjeve. Ka edhe raste, ku përmbrojtjen e hyrjeve nuk është treguar ndonjë kujdes i veçantë ose janëshfrytëzuar të dy mundësitë e para.

Shumica e hyrjeve i përket grupit të parë. Ato ndërtoheshin nëpjesët më të rrëpirëta të terrenit, ku sulmuesit detyroheshin të bëninnjë pjesë të rrugës, bri murit rrethues si në Gajtan, Shuec dhe nëqytezën e Karos. Në dy raste hyrjet janë të mbrojtura nga një korridori brendshëm, që kufizohet nga dy mure paralele në të dy anët e portës,të cilët mund të krijojnë kënde të drejta me murin rrethues (Kalivo)ose të kenë formë të harkuar (Akropoli i Zgërdheshit29). Dhe sëfundi, mund të përmendim hyrjen e Akropolit të kalasë së Mbolanit,e cila mbrohet nga një dalje kënddrejtë e murit që bie në krahun edjathtë të zbuluar (të pambrojtur me mburojë) të sulmuesve, sipas

29) S. Islami. Qyteti ilir në Zgërdhesh. Monumentet, 1. 1971. 23-39.

3-61 33

Fig. 9m — Dors, Tiranë. Trakt muri prehistorik.

Page 34: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

rregullave të strategjisë antike. Tipi i fundit i portave gjen një për-hapje të gjerë dhe përsoset në fortifikimet e kohëve më të vona.Një tip interesant përfaqëson hyrja e kalasë së Dedejanit. Për t'u futurbrenda këtij vendbanimi të fortifikuar, duhet të pënshkosh më parë njëkorridor të ngushtë e të gjatë, që krijohet midis dy mureve rrethuesetë tarracave, të cilat megjithëse janë ndërtuar në të njëjtën lartësi,të pjerrësisë së shpatit të kodrës, rrethohen secila me nga një murtë veçantë. Një larmi formash dhe mënyrash mbrojtjeje të hyrjeve ihasim në fortifikimet prehistorike të krahinave qendrore dhe verioretë Ilirisë, ku mbizotërojnë fortifikimet me ledhe. Ajo që tëbie në sy më tepër në këto ndërtime mbrojtëse janë përmasat emëdha të hyrjeve, që arrijnë deri në 5 m. Është e kuptueshme qënë raste të tilla ato nuk kishin ndonjë konstruksion mbulese ose ajoka qenë prej druri.

Për sa i përket mënyrave kryesore të mbrojtjes, ato mund t'igruponim si vijon: 1) Hyrje të thjeshta, që krijohen nga ndërprerjavertikale e ledhit apo e murit rrethues. Këto mund t'i takojmë në disavariante, duke filluar nga një deri në tri radhë hyrjesh, që pasojnënjëra-tjetrën në të njëjtin drejtim. Për këtë ndërtoheshin ledhe ndih-mëse përpara ledhit kryesor. 2) Hyrje oblike, ku ledhi ndërpritet pjerr-tas për të krijuar një korridor të mbrojtur sa më të gjatë. 3) Hyrjetangenciale ose anësore. Këto krijohen nga zhvendosja paralele e dyskajeve të murit apo ledhit, midis të cilave krijohet një korridor. 4)Hyrje të mbrojtura nga një krah nga zgjatimi anësor i ledhit30 nënjërin drejtim, kur këtë e lejonte terreni. Një variant të zhvilluar tëkëtij tipi e takojmë në fortifikimin e Debelobrdos në Glasinac, ku keminjë kombinim të hyrjeve me mbrojtje në një krah me hyrjen tangjen-tore. Këtu, për mbrojtjen e hyrjes shërben jo vetëm zgjatimi anësor injërit nga ledhet, por dhe një korridor shumë i gjatë e i përkulur, i cilikrijohet nga muri rrethues dhe një mur i brendshëm, thuajse paralelme të parin, i cili zë fill nga njëra anë e hyrjes. Ky mur i dytë shër-bente edhe për ta mbrojtur më mirë krejt vendbanimin nga kjo anëme mbrojtje natyrore më të dobët. 5) Një tip tjetër përbëjnë hyrjet embrojtura nga tumula kufizuese ose nga një zgjerim (trashje) i dyskajeve të ledhit, që kufizojnë hyrjet. Në këtë rast, tumulat kufizueseluajnë deri diku rolin e kullave dhe të kujtojnë hyrjet e mbrojturanga dy kulla anësore të përdorura gjerësisht në antikitet dhe mesjetë.Dhe së fundi po përmendim hyrjen e fortifikimit të Bjelosaliqit nëGlasinac, e cila mbrohet nga dy zgjatime anësore të jashtme dhe dy tëbrendshme të ledhit, duke krijuar midis tyre një oborr të fortifikuar.Megjithëse me një teknikë më primitive nga fortifikimet me mure guri,këto ndërtime mbrojtëse me ledhe të tërheqin vëmendjen për konceptine përparuar për kohën, lidhur me mbrojtjen e një pike kaq delikate, siçjanë hyrjet në fortifikimet e të gjifha kohëve.

Në ndërtimet më të hershme me ledhe ose me mure guri të vendittonë (neolit-bronz), gurët janë të dimensioneve të vogla, ledhet nukarrijnë një gjerësi më të madhe se 1.70 m, ndërsa muret me gurë ekalojnë këtë masë. Në vazhdim të periudhës së parë të hekurit, vihet

30). Wien 1892 W. M. B. H. (Tab. II, 1), 40.

34

Page 35: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

re në përgjithësi një rritje e trashësisë së mureve dhe e vetë gurëvetë përdorur për ndërtimin e faqeve të tyre. Kjo teknikë e re i jeptenjë qëndrueshmëri më të madhe mureve mbrojtëse. Përmasat mesataretë gurëve të përdorur për ndërtimin e faqeve të mureve gjatë pe-riudhës së parë të hekurit janë rreth 1 m gjatësi dhe 50-60 cmlartësi, por në raste të veçanta gjatësia e tyre i kalon 2 m. Shumicae fortifikimeve ka një gjerësi muresh prej 3-3.5 m; mjaft prej tyre2-3 m dhe në dy raste takojmë mure me gjerësi 1.40 m dhe 4 m.Në vartësi nga formacionet shkëmbore të shtresëzuara, lartësia e gurëvedisa herë është mjaft e vogël (0.20 m). Gurët e faqeve krijojnë boshllëqetë konsiderueshme në bashkimin midis tyre dhe shpesh janë përdorurgurë më të vegjël për plotësimin e këtyre boshllëqeve. Zakonisht muretjanë me faqe vertikale, por ka dhe raste si në Kalanë e Dedejanit,Vëntrokut, Kalivosë dhe Mbolanit, kur ato e kanë faqen e jashtme tëpjerrët. Ky fakt nuk ka ndonjë rëndësi kronologjike, pasi këtë veçori etakojmë si në fortifikimet më të hershme të kësaj periudhe ashtu edhetek më të vonat. Dallimin kryesor, për sa i përket teknikës së ndër-timit, e shohim ndërmjet mureve me gurë krejt të papunuar dhe atyrepak të punuar, të cilët krijojnë një puthitje më të mirë. Teknika e fundittregon për një koncept të ri në ndërtimin e mureve si dhe për për-sosjet e veglave të punës. Më e rëndësishmja është që këtë teknikë etakojmë në fortifikime, të cilat dhe nga elemente të tjera të ndërtimitdatohen në një periudhë më të vonë, siç janë muret e hershme të Bu-trintit, kalaja e Kalivosë dhe e Mbolanit. Megjithatë teknika me gurëtë papunuar zë një diapazon kohor mjaft më të gjerë nga kjo e fundit.Kjo vjen si pasojë e kushteve ekonomike të veçanta të vendbanimevetë ndryshme, të cilat bëjnë që këto dy teknika jo vetëm të bashkë-jetojnë, por nganjëherë, teknika me gurë të papunuar të përdoret dhenë kohë më të vona, nga e para. Teknika e ndërtimit të fortifikimevetë Ilirisë Qendrore dhe Jugore. paraqet një sërë veçorishë nga ajo eIlirisë së Jugut. Krahas ndërtimeve me mure guri, në këto zona takohenmë shpesh fortifikimet me ledhe. Ledhet ndërtoheshin me dhe, zha-vorr me dhe gurë të vegjël të ngjeshur mirë (Glasinac), ose me gurë tëvegjël e të mëdhenj të hedhur mbi njëri-tjetrin pa ndonjë rregulldhe nganjëherë me gurë të përzier me pak dhe. Nganjëherë ledhetkishin një bazë mjaft të gjerë dhe mbi to mendohet të ketë pasur pa-lisada. Një teknikë interesante paraqesin muret e disa fortifikimevenë Slloveni, ku ato me gjerësi rreth 5 m të ndërtuara me gurë të pa-punuar, përforcoheshin me trarë druri të vendosur vertikalisht në faqete murit, të cilët lidheshin me sa duket me breza horizontalë. Në forti-fikimin e Stiçnas trarët vendoseshin në largësi të rregullta çdo 3.40 m.

Evolucionin e fortifikimeve prehistorike të vendit tonë mund tashohim në tri drejtime kryesore: në teknikën e ndërtimit, formuliminplanimetrik dhe konstruksionin e hyrjeve. Sidomos kur kemi të bëjmëme kombinimin e disave nga këto elemente që i përkasin një shkallemë të lartë zhvillimi, në mungesë të dhënash arkeologjike të sigurta,jemi të prirur të datojmë disa fortifikime si Butrinti, Kalivoja dheMbolani, në shekujt e fundit të periudhës së parë të hekurit (rrethviteve 700-500 p.e.r.).

35

Page 36: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Për sa i përket destinacionit, fortifikimet mund t'i ndajmë në vend-banime të fortifikuara, ku përfshihen shumica e fortifikimeve nëtrojet shqiptare, në vendstrehime, të cilat përdoren vetëm në rasterreziku dhe në ndërtime thjesht strategjike, si muri i Zvezdës.

Po të përfshijmë në këtë klasifikim edhe fortifikimet e krahinavetë tjera të Ilirisë, do të ndeshim fortifikime që shërbenin për vrojtim,madje ka mendime që një pjesë e tyre përdoreshin për mbylljen ebagëtisë në raste rreziku. si edhe për qëllime kulti31).

31) W. M. B. H. 1884. 53-55, Shtipčevic. Gli Iliri Milano, 1966, 102-108, Coll.Intern. Mostar 1975. 320.

36

Page 37: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kapitulli II

FORTIFIKIME NGA VITET 500DERI 168 P .E.R.

Periudha e lindjes dhe e zhvillimit të qyteteve ilire.

Periudha që përfshin shek. V deri në shek. II p.e.r. është quajtur«Periudha qytetare ilire». Ajo lidhet me lindjen dhe zhvillimin e qy-teteve ilire dhe epirote, proces që u arrit në sajë të zhvillimit tëbrendshëm ekonomik të vendbanimeve të fortifikuara të periudhëssë parë të hekurit.

Lindja dhe zhvillimi i qytetit antik në territorin e Shqipërisëështë i lidhur padyshim me lulëzimin e rendit skllavopronar. Vetëmshfrytëzimi i punës së skllavit bëri të mundur të realizoheshin ndërtimegjigante për nivelin e atëhershëm të forcave prodhuese, siç janëmuret rrethuese të qyteteve dhe në përgjithsi fortifikimet e asajperiudhe.

Zhvillimi i mëtejshëm i mjeteve dhe metodave të sulmit, siçishte për shembull përdorimi i «deshëve» për shkatërrimin e portavedhe të mureve nga njëra anë, dhe nga ana tjetër kërkesat estetike tëshoqërisë skllavopronare, bënë që të ndryshojë teknika e ndërtimittë mureve për t'i bërë ato më të qëndrueshme dhe njëkohësisht mëtë bukura. Udhëtarit, që i afrohej qytetit, i binin në sy më parëse tempujt dhe ndërtimet e tjera shoqërore, muret rrethuese dheportat e qytetit. Me madhështinë e tyre, përveç lakmisë, ato ingjallnin kundërshtarit frikë.

Disa elemente të reja arkitektonike, që lindën për herë të parënë këtë periudhë, si kullat, bedenat, portat rreshqitëse etj. janë tëlidhura me përfeksionimin e mënyrave të mbrojtjes.

Ashtu si dhe në fortifikimet prehistorike, zgjedhja e terrenit kishtenjë rëndësi të dorës së parë. Fortifikimi duhet të ishte i siguruar në

37

Page 38: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

sa më shumë anë nga mbrojtja natyrore, duhet të ishte pranë njërruge kryesore apo të dorës së dytë dhe së fundi të ishte pranë bazëssë tij ekonomike.

Madje shumë fortifikime të periudhës qytetare janë vazhdim iatyre të periudhës së parë të hekurit (shek. XII-V p.e.r.). Mjaft tëpërmendim rastet, kur muret e ndërtuara me gurë të latuar mbështetenmbi mure prehistorike apo janë vazhdim i tyre, si në Butrint, Symizë,Zgërdhesh, Dorës, Lis, etj.

Por shumë fortifikime të periudhës qytetare janë ngulime të rejaose që kanë në bazë të tyre një vendbanim të pafortifikuar të periudhëssë parë të hekurit.

Fortifikimet e kësaj periudhe mund të ndahen në mure rre-thuese qytetesh, kështjella, kulla të veçuara dhe mure penguese. Qy-tetet e para mund të kenë përdorur për mbrojtje mure të ndërtuarame gurë të papunuar si ato të periudhës së parë të hekurit, porme kohë, me zhvillimin e ekonomisë skllavopronare dhe rritjen enivelit të forcave prodhuese të vetë qyteteve, teknika e ndërtimit tëmureve mbrojtëse u përmirësua. Gurët, që formonin faqet e këtyremureve, gdhendeshin me kujdes, duke u dhënë forma poligonale,trapezoidale ose drejtkëndëshe, me qëllim që të puthiteshin mirë menjëri-tjetrin për t'i rezistuar goditjes së makinave gurhedhëse dhedeshëve.

Në këtë kohë lindën kullat, që shërbenin për të kontrolluar dhembrojtur muret midis tyre (kurtinat) nëpërmjet goditjeve nga anët,ndërsa sistemi mbrojtës i hyrjeve u perfeksionua së tepërmi. Qytetete fortifikuara zinin nganjëherë sipërfaqe të konsiderueshme, që kapnin20-40 ha, ndërsa gjatësia e mureve mbrojtëse arrinte nga 2 deri 4 km.Niveli teknik dhe estetik i këtyre ndërtimeve dëshmon për ekzistencëne arkitektëve dhe teknikëve të aftë për zgjidhjen e detyrave të ndër-likuara që u nxirrnin përpara ndërtimet mbrojtëse.

Kjo veprimtari u favorizua nga mundësitë organizative e materialetë një shoqërie skllavopronare në zhvillim, nga rrethanat politike dhenga fuqizimi gjatë kësaj kohe i shtetit ilir. Duke bërë një klasifikimtë qyteteve të fortifikuara ilire, sipas shtrirjes planimetrike të linjavembrojtëse të tyre, janë dalluar tre tipa qytetesh1).

Tipin e parë e përbëjnë ato qytete që kanë një akropol nëmajë të një kodre, ndërsa qyteti shtrihet në shpatet e saj. Në rastetë tjera, si në Lis e Zgerdhesh, qyteti shtrihej në njërin shpat tëkodrës dhe përbëhej nga akropoli në majë dhe qyteti i poshtëm, qëishte i rrethuar gjithashtu me mure mbrojtëse. Një tip tjetër për-bënin qytetet, si Dimali, Margëlliçi, Irmaj etj., që u ngritën mbikodra, të cilat kishin një syprinë kryesisht të rrafshtë dhe rrethoheshinme një mur të vetëm pa pasur akropol.

Një rrugë të veçantë zhvillimi ndoqi Klosi (Nikae) qytetarët etë cilit pasi u zgjerua mjaft qyteti, u shpërngulën në një kodër për-bri, vetëm 15' larg së parës, në Bylis ku krijuan një lagje apo mëmirë një qytet të ri të fortifikuar, duke krijuar kështu një «dyqytet».

1) S. Islami. Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare në Iliri, Iliria II, 1972, 15.

38

Page 39: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Këtij shembulli duhet t'i shtojmë Beratin (Antipatrea) me Goricën1). Siduket, me zgjerimin e qytetit antik të Beratit u banua dhe u fortifikuakodra e Goricës, që ndodhet në anën tjetër të lumit.

Këto ngulime të reja të fortifikuara, si Bylisi dhe Gorica, janëkrijuar në një periudhë kur ishte e rezikshme të qëndroje i pa-mbrojtur jashtë mureve të kalasë. Nga ana tjetër, në pikëpamje ushta-rake, një vendosje e tillë e fortifikimeve e vështirësonte rrethimin ngakundërshtari dhe të dy fortifikimet mund të ndihmonin në një rasttë tillë njëri-tjetrin me kundërsulme. Rastin më kuptimplotë e keminë simbiozën Lis-Akrolis. Akrolisi, i ndërtuar mbi një kodër të lartë eme shpate të pjerrëta, praktikisht e papushtueshme, është zanafilla eqytetit antik të Lisit. Aty ekzistonte që më parë një vendbanim i for-tifikuar prehistorik, zhvillimi i të cilit çoi në lindjen e qytetit tëLisit. Megjithëse Akrolisi e kishte kryer detyrën e tij të zanafillës,ai u rifortifikua në kohën antike për të shërbyer si një akropol i veçuardhe më tepër si një post ushtarak. Aq i rëndësishëm ishte ky akropol përqytetin e Lisit saqë Filipi V i Maqedonisë, kur u ndodh me ushtrinë etij në rrëzë të malit të Shelbuemit dhe ngriti sytë përpjetë për të parëkështjellën, humbi çdo shpresë për ta pushtuar atë (Polyb. VIII, 13,3).

Përveç qyteteve të fortifikuara kishte dhe shumë kështjella qërrethonin sipërfaqe më të vogla, kryesisht me karakter ushtarak. Qytetetnë të shumtat e rasteve ndërtoheshin mbi kodra, që zinin një pozitëqendrore në krahinën. që zotëronin. Ato dominonin një fushë pjellore,një zonë blegtorale, apo të pasur me miniera, si Damastioni. Ndërsakështjellat zinin shpesh pika kyçe në rrugët që të çonin për në qendratkryesore, ose rrethonin këto të fundit. Një nga këto rrugë ishte ajoqë kalonte nëpër luginën e Shkumbinit, e quajtur më vonë Egnatiasi dhe degëzimet e saj, rrugët që përshkonin luginën e Devollit, Osu-mit etj. Një funksion të ngjashëm kryenin edhe kullat e veçuara,të cilat deri sot janë hetuar në territorin e Koinonit (lidhje fisnore)të prasaibëve, rreth Butrintit.

Një tip tjetër fortifikimesh ishin muret penguese, që mbyllnin ngaana e tokës pjesën më të ngushtë të një gadishulli, ku ndodhej qytetiapo territori i një fisi. I tillë është muri i Demës në gaditshullin eKsamilit në Butrint. Fortesa të tilla të vogla, kulla apo mure pengueseishin shpeshherë në funksion të uniteteve të lashta etnografike apofiseve, që shtriheshin në territore gjeografike me kufij pak a shumëtë qartë natyrorë, si Koinoni i amanteve2), prasaibeve3) etj.

Shkodra, një nga qytetet e fortifikuara të kësaj periudhe (fig. 10),ka qenë kryeqytet i shtetit të ardianëve në kohën e sundimit tëGentit. Livi thotë se Shkodra ishte vendi më i fortë i labeatëve, ivështirë për t'u afruar dhe se mbrojtësit e qytetit do t'i kishinprapsur romakët dhe do të kishin bërë që ata të dështonin, po të kishinmbyllur portat dhe po të kishin qëndruar për të ruajtur muret dhe

1) Sh. Mane. Disa qendra të fortifikuara në rrethin e Beratit. Buletini arkeolo-gjik, 5.

2) N. Ceka. Qendrat e fortifikuara të amantëve. Monumentet 10, 1975. 21-52.3) N. Ceka. Fortifikimi antik i Butrintit dhe i territorit të prasaibëve. Monu-

mentet 12, 1976, 27-39.

39

Page 40: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 10 — Pamje e kalasë së Shkodrës.

Fig. 11 — Trakt i murit ilir.

Page 41: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

kullat1). Por nga kalaja e dikurshme ilire ruhen vetëm pak gjurmë nëbazat e mureve mesjetare pranë hyrjes (fig. 11).

Në afërsi të Shkodrës ndodhej qyteti i fortifikuar i Lisit. Muretrrethuese të Lisit2) (fig. 12) përfshinin një sipërfaqe prej rreth 20 ha,duke zënë majën dhe shpatin perëndimor të një kodre pranë bregutlë majtë të lumit Drin. Muret anësore, që zbrisnin nga shpati, vazh-donin edhe në terrenin e sheshtë rrëzë kodrës, duke përfunduar nëbreg të lumit me nga një kullë. Një mur tërthor që kalonte paralelme lumin, mbronte pjesën fushore. Pjesa tjetër e fortifikimit ndahejgjithashtu nga një mur tërthor, duke e ndarë qytetin në dy pjesë,të sipërmin dhe të poshtmin.

Muret kanë një trashësi 3, 20-3, 50 m dhe janë ndërtuar meblloqe gurësh të punuara në forma trapezoidale dhe poligonale qëkanë një gjatësi 0,60m — 1,60 m dhe lartësi 0,30 — 0, 60 m.

Faqja e jashtme e gurëve është lënë e gufmuar, e punuar ashpërme çekiç ose ashtu siç ka dalë nga gurorja. Stilet e ndryshme të ndër-timit, trapezoidali i rreshtuar dhe poligonali ndërthuren midis tyredhe janë të njëkohshëm (fig. 13)

1) Livi. XLIV, Garnizoni ilir që mbronte kalanë, në vend që të qëndronte nëmbrojtje e zhvilloi luftën në fushë të hapur.

2) F. Prendi, K. Zheku. Qyteti ilir i Lisit, origjina dhe sistemi i fortifikimit të-tij. Iliria II. 1972, 215-244.

41

Fig. 12

Page 42: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 13. Lis. Mur trapezoidalo-poligonal.

Fortifikimi i Lisit ka pasur shumë porta, që hapeshin nga tëgjitha anët e murit perimetral. Vetëm në qytetin e sipërm janë zbuluar10 hyrje, ndërsa në qytetin e poshtëm për shkak të ruajtjes së do-bët të linjës së murit rrethues akoma nuk është zbuluar ndonjë prejtyre. Shumica e hyrjeve kishin një gjerësi prej rreth 3-4 m, dukeshërbyer në këtë mënyrë për qarkullimin e karrove, gjurmët e rrotavetë të cilave ruhen akoma mbi pragjet prej guri. Hyrjet mbroheshinpërgjithësisht nga kulla anësore. Porta instalohej në thellësi të njëkorridori, që formohej nga kulla dhe muri rrethues ose nga zhvendosjaparalele e dy skajeve të murit. Ajo ishte dykanatëshe, e siguruar ngabrenda me një tra, që lëvizte horizontalisht (katarah).

Muret rrethuese janë pajisur edhe me kulla, të cilat kanë mëtepër karakterin e bastioneve, duke qenë të mbushura përbrenda megurë të mëdhenj deri në lartësinë e shtegut të rojeve. Kullat kanëforma drejtkëndëshe, me përjashtim të njërës që ka formë të rru-

42

Page 43: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

mbullakët. Ato kanë një gje-rësi ballore 6-10, 5m dhe pro-jektohen nga muret 5,5x8 m,të vendosura zakonisht 40-50m larg njëra tjetrës.

Përveç kullave, për të kon-trolluar kurtinat janë përdoruredhe kthesa muresh sidomos nëterrene me pjerrësi të thek-suar.

Nga gërmimet akeologjike,muret rrethuese të Lisit, kurai kishte marrë fizionominë evërtetë të një qyteti antik, ja-në datuar në fund të shek. IV— fillimi i shek. III p.e.r., dukehedhur poshtë mendimin tra-dicional se Lisi ka qenë një ko-loni sirakuziane e themeluar nëfillim të shek. IV nga Dionisiplak i Sirakuzës1).

Pesë milje në jug të Lisitndodhej një qytet i vogël, ifortifikuar apo kështjellë, Ba-sanda, i cili, në periudhën eluftës III iliro-romake, ishtenë aleancë me romakët dhepër këtë arsye u rrethua ngaushtria e Gentit (LIVI, XLIV, 30, 90).

Me gjithë përpjekjet për lokalizimin e këtij qyteti të fortifikuarnuk janë arritur rezultate pozitive2). E vetmja qendër e fortifikuar ekësaj periudhe në afërsi të Lisit ndodhet në Laç, por distanca ështëmë e madhe nga ajo e dhënë nga Livi.

Në Shqipërinë e Mesme bregdetare qyteti më i madh i forti-fikuar ishte Durrësi, por nga muret e periudhës antike sot nuk ruhetasnjë gjurmë. Në pastokën e Durrësit shtriheshin qytete më tëvogla dhe kështjella, ndërsa një varg kështjellash ishin ndërtuar gjatërrugës nëpër luginën e Shkumbinit, që ishte arteri kryesor, që lidhtekëtë qendër të rëndësishme tregtare me Maqedoninë dhe krahinat etjera të brendshme. Sipas fjalëve të Strabonit, gjeograf grek i shek.I p.e.r., Durrësi ishte «vendi më i përshtatshëm për tregtinë midispopujve të Ilirisë dhe Maqedonisë» (VI, 8).

Kështjella më e afërt me Durrësin që duhet të ketë qenë dhe nëfunksion të mbrojtjes së këtij qyteti nga ana jugore, është fortifikimi në

Fig. 14. Kavajë, Durrës. Kalaja e Zig-Xha-fajt.

1) F. Prendi - K. Zheku. liria II. 242.2) K. Prashniker e vendos këtë qytet mbi kodrën e Pllanës në breg të lumit

Mat (Archäologiche Ferschungen.... 84), por në këtë vend dhe në afërsi të sajnuk ka asnjë gjurmë arkeologjike, që të mbështesë këtë supozim. (Shih S. Islami.Shteti ilir në luftërat kundër Romës. Iliria III, 1974, 40).

43

Page 44: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 15 a. Tiranë. Kalaja e Persqopit. b. pamje e bastionit.

Page 45: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

fshatin Zig-Xhafaj (fig. 14). 4-5 km në verilindje të Kavajës1). Ka-laja ka pasur formën e një trapezi të çrregullt me gjatësi mesatare400 m dhe gjerësi 100 m.

Nga muri rrethues, i ndërtuar me gurë të punuar në forma drejt-këndëshe, me përmasa që arrijnë deri në 1,40 m gjatësi dhe 0,40 mlartësi, ruhen vetëm pak gjurmë në anën lindore. Objektet arkeologjiketë zbuluara në këtë vendbanim datohen në shek. III p. e. r.

Në shpinë të Durrësit ndodheshin gjithashtu kalaja e Dorësit, ePersqopit dhe e Zgërdheshit (Albanopolis?).

Nga kalaja e Persqopit, e ndërtuar mbi malin e Vilës, që dominonrrugën që shkon nga fusha e Tiranës për në Qafën e Kërrabës ruhenvetëm trakte të shkëputura të murit rrethues, prej të cilëve paraqetinteres të veçantë një bastion në anën jugore të shpatit të kodrës2).Bastioni (fig. 15) projektohet 12 m nga muri rrethues dhe ka njëgjerësi ballore prej 58 m, lartësia e tij ruhet deri në 7 m dhe për-bëhet nga 10 rreshta gurësh me lartësi 0,80 — 1 m, ndërsa gjatësia etyre më e madhe arrin deri në 2.35 m. Muret e këtij fortifikimi janëndërtuar në një mënyrë të veçantë. Ato formohen nga një mur ijashtëm 2 m i gjerë dhe nga një i brendshëm me gjerësi 1 m, tëcilët lidhen midis tyre me mure tërthorë. Muret tërthorë dalin nëanën e jashtme në formë pllastrash, që projektohen 0.45 — 0,50 mnë çdo 5-6 m largësi. Boshllëqet që krijohen midas këtij sistemi mureshtë kryqëzuar janë mbushur me gurë të hedhur të ngjeshur me dhe.Në këtë mënyrë, gjerësia e murit të qytetit arrin rreth 6 m.

Rrënojat e qytetit ilir të Zgerdheshit (Albanopolis3) shtrihen nëshpatin e një kodre, që gjendet disa kilometra në jugperëndim të Kru-jës (fig. 16). Muret rrethuese krijojnë një planimetri në formën e njëtrekëndëshi që i përgjigjet konturit natyror të faqes perëndimore tëkodrës (fig. 17). Nga dy anë, në veri dhe në jug, kodra kufizohet prejpërrenjsh, që kanë krijuar buzë të thepisura shkëmbore, ndërsa ngalindja ajo lidhet nëpërmjet një qafe të lartë me një kodër fqinje, dukee berë këtë anë të ketë një mbrojtje më të dobët natyrore. Pikërishtkëtu, për të kompensuar këtë dobësi, janë ndërtuar dy kulla farepran njëra-tjetrës.

Ashtu si Lisi, qyteti ndahet në dy pjesë prej një muri tërthor. Nëkëtë mur, i cili përshkohej nga një hyrje për në akropol, ruhen dykulla drejtkëndëshe dhe një gjysmërrethore.

Qyteti i poshtëm kufizohet nga perëndimi nga një mur, që ndiqterrëzën e shpatit të kodrës. Muri ishte i pajisur me kulla katërkëndëshe(fig. 19) të vendosura çdo 29 m largësi. Pranë njërës prej tyre ndodhejnjë hyrje e ngushtë, në të cilën ngjiteshe me shkallë dhe shërbentepër këmbësorë.

Portat kryesore ndodheshin në të dy krahët anësorë të shpatittë kodrës. Në to të çonin rrugë të ndërtuara bri murit rrethues, të cilatnë krahun tjetër kufizoheshin nga pjerrësi të thepisura shkëmbore,

1) Fortifikimi në Zig-Xhafaj është zbuluar për herë të parë nga L. Hezej (Ope-rations mititaires de Jules Caésar Paris 1866), por studimi më i plotë i tij ështëbërë kohët e fundit nga H. Myrto. (Mbi disa qendra arkeologjike ndërmjet Kavajësdhe Durrësit. Monumentet 7-8, 247-258).

2) F. Miraj. Muret antike të Persqopit. Monumentet 2, 1971, 153-154.3) S. Islami. Qyteti ilir në Zgërdhesh. Iliria II. 1972. 195-208.

45

Page 46: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

16

18

Page 47: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

19

17

Fig. 16. Zgërdhesh, Krujë. Pamje e kodrës sëqytetit ilir.

Fig. 17. Planimetria e kalasë.Fig. 18. Trakt muri me rustika.Fig. 19. Kullë e periudhës të parë të ndërti-

mit.

Page 48: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

duke vështirësuar kështu arritjen e kundërshtarit, i cili ndodhej nënbreshërinë e shigjetave dhe të armëve të tjera të mbrojtësve, qëqëndronin mbi mur. Brenda mureve rrethuese të qytetit, që përfshininnjë territor prej 10 ha, janë konstatuar gjurmë të shumta muresh ta-rracimi, që shërbenin për të krijuar parcela të sheshta për sistemimine banesave dhe ndërtimeve shoqërore. Rrugë të brendshme lidhninpjesë të ndryshme të qytetit me hyrjet, ndërsa shkallë të gdhenduranë shkëmb lehtësonin ngjitjen.

Në fortifikimet e Zgërdheshit ruhen tri periudha ndërtimi, që ipërgjigjen etapave kryesore të historisë së qytetit. Periudhës I i për-kiste muri i vjetër i Akropolit, i ndërtuar me gurë të thyer ose paktë përpunuar. Në periudhën e dytë, qyteti pati zgjerimin më tëmadh, duke përfshirë brenda mureve edhe qytetin e poshtëm. Teknikae ndërtimit të këtyre mureve të ndërtuara me blloqe katërkëndëshe,të punuara me kujdes, tregojnë se kemi të bëjmë me kohën e lulëzimitmë të madh të qytetit (fig. 19). Në periudhën e tretë janë përdorurblloqe gurësh të punuara me rustika, ku pjesa qendrore e faqes sëjashtme të blokut është lënë siç ka dalë nga gurorja ose është punuarashpër me çekiç, ndërsa anash saj ndodhet një shirit i punuar rrafshme gjerësi 5-7 cm (fig. 18)

Duke u mbështetur në të dhënat e gërmimeve arkeologjike si dhenë ngjarjet historike, këto periudha janë datuar respektivisht, nëshek. VI- p.e.r. në shek. III p.e.r. dhe në fundin e shek. III p.e.r.1)

Për t'u përmendur janë dhe fortifikimet antike që shtriheshingjatë rrugës që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit2). Kjo luginë kaqenë një nga rrugët më të përshtatshme natyrore për komunikiminndërmjet pjesës bregdetare të Ilirisë se Jugut dhe brendësisë së Ball-kanit. Ky fakt, që lidhet me zhvillirain e tregtisë, ishte një ngafaktorët, i cili në shek. IV-III p.e.r bëri që një pjesë e vendbanimevetë fortifikuara buzë rrugës të kthehen në qendra qytetare si dhe tëkrijohen qendra të reja me karakter zejtaro-tregtar. Të tilla ishin«Shkëmbi i Shenlliut», që rrethohet me një mur prej gurësh tëpunuar (fig 20, a, b, c, d), kalaja e Saragut ne afërsi të Peqinit,kalaja në kodrën e malit përballë Saragut, në anën tjetër të Shkumbi-nit etj. Në degëzimin e rrugës së Shkumbinit, që kalonte nëpër faqenperëndimore të qafës së Kërrabës, ndodhet kulla e Graoenit, që kaqenë më tepër një post vrojtimi. Ndërsa në qendër të krahinës sëShpatit gjendet kalaja e Valshit. Në kështjellat e ndërtuara gjatë lu-ginës së Shkumbinit «duket se kemi edhe një veprimtari të organizuar,që ka të bëjë me marrjen e masave nga ana e shtetit ilir kundër inva-zionit të shtetit maqedon të kohës së diadokëve»3).

Në zonën bregdetare në jug të Durrësit ndodhet qyteti i madh i

1) S. Islami. Vep. Cit. 204-206. Ndryshe nga autori i këtij studimi, mendojqë akropoli në periudhën e hershme të tij nuk ka pasur kulla dhe se kullat eshtuara më vonë i përkasin një periudhe të katërt ndërtimi, kur qyteti shkonte drejtrënies së plotë si rezultat i luftërave iliro-romake. Për sa i përket datimit të mu-reve të periudhës I të akropolit dhe hyrjes së tij, shih kap. I të këtij libri.

2) N. Ceka. L. Papajani. Rruga në luginën e Shkumbinit në kohën antikeMonumentet 1, 1971, 43-59.

N. Ceka. Vështrim arkeologjik mbi rrethin e Elbasanit. Monumentet 3 19723) N. Ceka Vështrim 11.

48

Page 49: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 20.

a. Elbasan. Fortifikimi nëShkëmbin e Shënlliut.

b. Planimetria e fortifiki-mit.

c, d, Pjesë muri.

a b

c

d

Page 50: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Apolonisë,15) koloni helene, i cili me muret e tij mbrojtëse me gja-tësi 4500 m rrethonte një sipërfaqe prej 130 ha (fig. 21). Qyteti ndahejnë disa pjesë nga linja muresh të brendshme; po në këtë mënyrëndahej dhe akropoli. Muri i shek. V p.e.r. ka qenë ndërtuar me blloqeguri drejtkëndëshe të punuara jo me aq kujdes. Nga ndërtimet e vjetrambrojtëse të Apolonisë janë ruajtur vetëm pak gjurmë, pasi duke undodhur në një zonë ku mungonte guri për ndërtim, ato iu nënshtruannjë grabitjeje disa shekullore.

Në shpinë të Apolonisë ndodheshin dy fortifikime të rëndësishmeilire Bylisi (fig. 22 a, b) dhe Klosi (fig. 23 a, b), që ishin si dy lagjetë veçuara të të njëjtit qytet.

Në zonën bregdetare në jug të Apolonisë dhe në shpinë të Ori-kumit, një qytet tjetër koloni, shtrihej territori i fisit të amantëve,me qendrat e tij të fortifikuara16).

Qendra e këtij fisi ishte Amantia. Që nga Vjosa deri në maletAkrokeraune, ku shtrihej territori, i këtij fisi, ndodheshin një sërëkështjellash dhe qytetesh të fortifikuara.

Lugina, qafa dhe vendkalime të tjera natyrore lidhnin zonat ebrendshme malore me bregdetin. Në bregdet ose në një pozicion ndër-mjetës e ndërlidhës midis zonave të brendshme dhe bregut, ishin kalajae Treportit, (skelë) e Kaninës, e Himarës (Himera) dhe qyteza e Borshit.Më në brendësi ndodheshin kalaja e Mavrovës (Opympa), Amantia dhe

15) C. Praschniker, A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien undMontenegro. Wien 1919, 69-71.

H. Ceka. Muri rrethues i Apolonisë. B. T. SH. seria Shk. shoq. 1963, 3, 117-156.16) N. Ceka. Vep. Cit. 21.

50

Fig. 21. Apoloni, Fier. Planimetria e qytetit antik.

Page 51: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Qyteza e Ceries. Kjo e fund i t zotërontenjë zonë blegtorale dhe kontrollonterrugën, që lidhte territorin Amant meKaoninë.

Amantia ndodhet mbi një kodër shkë-mbore, që shkëputet nga mali i Tar-tarit dhe kontrollonte rrugën që lidhtebregdetin me zonat e brendshme dheEpirin, duke kaluar për në qafën eSevasterit (fig. 24).

Qyteti zinte pllajën shkëmbore të ko-drës, duke përfshirë një sipërfaqe prej13 ha (fig. 25). Jashtë mureve ndodhejnë njërën anë stadiumi dhe një lagjee vogël, ndërsa në anën tjetër tem-pulli dhe varret monumentale.

Muri mbrojtës qarkon krejt rrafshine përzgjatur të pllajës së kodrës dheështë i pajisur me kulla të cekëtadrejtkëndëshe.

Në qytet të futnin gjashtë hyrje,të cilat nuk ishin të një shkalle ngarëndësia. Në muret mbrojtëse janë he-tuar dy periudha ndërtimi: në periu-dhën e dytë përveç rindërtimit të mu-reve u realizua dhe një shtesë e tyrenë anën lindore me muraturë blloqeshdrejtkëndëshe, të vendosura në rreshtaparalele me lartësi të barabarta (izo-domike). Periudha e parë e ndërtimitështë realizuar me blloqe guri të prera

Fig. 22.

a. Bylis (Hekal), Fier.Pamje e mureve të qy-tetit.

b. Planimetria e qytetit.

51

Page 52: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 23.

a. Nikae (Klos), Fier.Trakt i murit rrethues.

b. Planlmetria e qytetit.

në forma poligonale dhe trapezoidale,të cilat, si në Lezhë, janë ndërthururme njëra-tjetrën, (fig. 26) duke qenënë këtë mënyrë të njëkohshme. Ndry-she nga fortifikimet e Lisit, këtu faqete jashtme të gurëve janëpunuar rrafsh(fig. 27). Gjerësia e mureve është 2,70m. Muret e periudhës së parë formo-hen nga dy këmisha anësore dhe mbu-shja me gurë të vegjël të papunuar,ndërsa ato të periudhës së dytë janëndërtuar krejtësisht nga gurë të pu-nuar, që vendosen në mënyrë të alter-nuar në rreshta tërthor dhe gjatë mu-rit. Në vendet ku terreni është i pje-rrët, për të rritur qëndrueshmërinë emurit janë përdorur pilastra të ven-dosura çdo 1,90 m largësi. (fig. 28) Përtë krijuar efekte estetike, anët e gurë-ve janë prerë pjerrtas, duke theksuarnë këtë mënyrë fugat. Po kësaj pe-riudhe i takon dhe një teknikë tjetër,ku muret janë ndërtuar nga dy pareteanësore me gurë të punuar dhe

52

Page 53: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

27

24

Page 54: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

25 26

28

Fig. 24. Amantia, (Plloçë-Vlorë). Pa-mje e kodrës së qytetit.

Fig. 25. Planimetria e kalasë.Fig. 26. Mur trapezoidal — poligo-

nal (Amantia).Fig. 27. Mur poligonal. (Amantia).Fig. 28. Mur drejtkëndësh me pi-

lastra (Amantia).

Page 55: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 29. Portë në Amantia.

mbushja me gurë të papunuar,por të dy paretet lidhen meblloqe tërthore të vendosuraçdo 2,60 m. Gjerësia e muritnë këto pjesë është 2,50 m.Nga kjo periudhë, paraqet in-teres njëra nga hyrjet, e cilaruhet më e plotë. Hyrja kishtenjë korridor me gjerësi 2,70 mdhe gjatësi 5,30 m, ndërsa pje-sa e portës mbulohej me njëhark gjysmërrethor, që përbënnjë nga shembujt e paktë tëruajtur të këtij lloj ndërtimi(fig. 29). Në pjesën e fundit tëkorridorit vendosej një portëe dytë, ku ashtu si në Bylis, hyrja kontrolloh-ej nga një kullë katër-këndëshe me dalje 3,70 m dhe gjerësi ballore 8,55 m. Kjo ndahej nëdy ambiente. Me qemer cilindrik është mbuluar dhe një nga hyrjet etjera të fortifikimit.

I dyti nga madhësia ndër qytetet e amantëve është «kalaja e Ma-vrovës» e identifikuar me Olympen17).

Kalaja është ndërtuar mbi një kodër me dy maja mbi bregun edjathtë të lumit të Shushicës. Maja më e lartë e kodrës kishte një rre-thim në vete, që formonte «Akropolin», ndërsa muri i qytetit qëndrontemë poshtë dhe rrethonte krejt kodrën. Nga akropoli ruhet një kullë megjerësi 6.60 m e ndërtuar me blloqe trapezoidale 0.80 — 1,90 m tëgjatë dhe 0,80 m të lartë. Muret e kullës janë ndërtuar mbi një xokol,që formohet nga dalja më jashtë e blloqeve të bazës. Muri i rrethimittë poshtëm ka pasur një gjerësi prej 3,30 m dhe është ndërtuar meblloqe drejtkëndëshe dhe trapezoidale të vendosura në rreshta të rre-gullt, me lartësi 0,53-0,60 m (fig. 30). Teknika e ndërtimit të dy murevetë përmendura të Mavrovës ndryshon nga njëra tek tjetra, prandajështë menduar se fillimisht kalaja zinte vetëm majën më të lartë,ndërsa më vonë, me zgjerimin e qytetit, kjo pjesë mbeti në funksiontë akropolit18).

Një nga arteriet e rëndësishme rrugore në antikitet ishte dhelugina e Osumit. Gjatë kësaj lugine ndodhen një sërë vendbanimeshtë fortifikuara ilire, si kalaja e Mbolanit, në rrethin e Beratit, rrethi iKalasë ose Gradishta në veriperëndim të fshatit Prishtë të rrethit tëSkraparit, Gradishta e Peshtanit etj.19)

Por qyteti më i rëndësishëm i fortifikuar ka qenë Antipatrea (Be-

17) Në fushatën e gërmimeve të vitit 1979, të drejtuara nga B. Dautaj, u gjetnjë vulë qeramike, që mbante emrin e qytetit. Raportet e gërmimit janë akomatë pabotuara.

18) N. Ceka, Vep. Cit, 40.19) Për fortifikimet në Luginën e Osumit shih:N. Ceka. Monumente antike dhe mesjetare në luginën e Osumit, Monumentet

5-6, 1973, 121-137.

55

Page 56: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 30. Kalaja e Mavrovës, Vlorë. Trakt i murit rrethues.

ra t i 2 0 ) (fig. 31), i cili zë dhe pikën më të rëndësishme strategjike nëskajm perëndimor të kësaj lugine, duke sunduar këtu një grykë tëngushtë, në kufi të zonës malore dhe fushës së Myzeqesë. Periudhësilire i përkasin disa fragmente kullash dhe muresh. Ato të lënë tëKuptosh që muret ilire ndiqnin të njëjtën linjë, që ndjekin muret mes-jetare te ruajtura deri sot, duke rrethuar një sipërfaqe prej 11 ha, që

20) C. Praschbiker - A. Schober. Arkaologische Forschungen in Albanien undMontenegro, Wien 1919.

A. Baçe. Qyteti i fortifikuar i Beratit, Mon. 2, 1971, 43-62.

56

Fig. 31. Kalaja e Beratit, pamje e kodrës.

Page 57: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 32. Trakt muri ilir në hyrjen kryesore(Berat).

zë krejt platformën e sipër-me të kodrës shkëmbore, mbitë cilën është ndërtuar kyfortifikim. Traktet më tëplota ruhen pranë hyrjeskryesore të kalasë (fig. 32),ku dallohen qartë dy periu-dha ndërtimi, të përfaqësu-ara nga dy stile të ndry-shme. E para është realizuarme blloqe drejfkëndëshe, mefaqe të punuara ashpër meçekiç dhe deri diku të guf-muara, ndërsa e dyta, meblloqe drejkëndëshe të pu-nuara rrafsh. Hyrja përshkonnjë kullë katërkëndëshe megjatësi 9,80 m dhe ndahetnë dy pjesë (fig. 33). Korri-dori i parë shërbente përzvogëlimin e numrit të sul-muesve, ndërsa korridori idytë ishte pajisur me dyporta.

Antipatrea (Berati) kishtepërreth dhe një sërë kësh-tjellash, në kufi me Maqe-doninë; tri prej tyre: Kora-gu, Gerunti dhe Orgesi, tëpaidentifikuara deri sot, upushtuan në vitin 200 p.e.r.nga legati romak Luc Apusti,para se ky të arrlnte pranëmureve të Antipatreas.

Paria e qytetit nuk pra-noi të dorëzonte fortesën paluftë, sepse, siç dëshmon Li-vi, ata «kishin besim tekmadhësia e qytetit, tek muret dhe tek pozita e tij (XXXI, 27, 3) Paspushtimit të qytetit, Legati romak, pasi i vrau të gjithe banoret nga16 vjeç e lart, lëshoi ushtrinë në plaçke, prishi muret dhe i vunzjarrin qytetit (Livi, XXXI, 27,4). Kjo e dhënë, megjithëse e ekza-gjeruar, pasi gërmimet arkeologjike kanë treguar se jeta ka vazhduapa ndërprerje në këtë periudhë në Berat, tregon megjithatë per qen-dresën heroike të banorëve të qytetit, që e çuan Luc Apustin të marrëmasa të jashtëzakonshme, për të mos inkurajuar dhe në kështjella eqytete të tjera një qëndresë të tillë.

Në perëndim të Beratit, në Malësinë e Shpiragut ndodhet qyteti an-tik i Dimalit, ndërsa në jugperëndim të tij, qyteti i Margëlliçit dhe qy-tezat e Mbolanit dhe të Cfirit.

57

Fig. 33. Hyrja kryesore (Berat).

Page 58: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Dimali21) ka qenë një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë Ju-gore dhe luajti një rol të rëndësishëm në luftërat iliroromake. Në vitin219 p.e.r. Demeter Fari kishte vendosur një garnizon në Dimal, i cilikonsiderohej «si një qytet që s'e merrte dot dora e armikut (Polyb. III,18,3,4). Ushtritë romake të komanduara nga Luc Emili mundën ta shtiennë dorë qytetin pas një rrethimi, duke përdorur me shumicë mjete sulmi.Në vitin 205 p.e.r., Dimali figuron përsëri i rrethuar nga ushtritë romake(Liv. XXIX, 12), por kësaj radhe ai ndodhej në duar të maqedonasve. Nëkushtet e paqës, që ju parashtruan Filipit V nga prokonsulli romakSemproni, Dimali kalonte në duar të romakëve. Një nga arsyet që Dimalilakmohej kaq shumë si prej maqedonasve ashtu edhe prej romakëve ishinpadyshim edhe fortifikimet e tij, por prej tyre sot ruhen vetëm gjurmëfare të pakta; ato përfaqësohen nga blloqe të veçuara guri, të punuaranë forma të rregullta drejtkëndëshe, që rrethonin një kodër të përbërënga dy kreshta, prej të cilave ajo më e larta shërbente si akro-pol.

I mbushur me fortifikime ka qenë edhe territori i Epirit të Veriut,midis të cilëve Foinike (Finiqi) ishte qyteti më i pasur, më i fortifi-kuar dhe më i fuqishëm në gjithë Epirin23). Finiqi shtrihet mbi platfor-rnën e një kodre të përzgjatur, rreth 2 km dhe me gjerësi rreth 420 m(fig. 34). Fortifikimet ndahen në tri grupe kryesore, që i përgjigjendhe konfiguracionit të terrenit në rrafshin e sipërm të kodrës. Akro-poli zë një gjatësi prej 650 m, duke filluar nga skaji lindor. Pas tijvazhdon dhe për 500 m zgjerimi i akropolit. Një mur i gjatë mbronteanën jugore të kodrës, duke përfshirë kështu pjesën kryesore të qy-tetit të fortifikuar, ndërsa një mur i katërt, më i gjati, rrethonte krejtkonturin natyror të plaformës së kodrës me një gjatësi prej 5 km.Gjerësia e mureve është 3,10 m. I gjithë ky sistem fortifikimi nuk urealizua në një kohë, por edhe pas përfundimit të tij pati riparimetë pjesshme të mureve. Këto periudha të ndryshme ndërtimi pasqy-rohen në stilet e murëzimit dhe në teknikën e përdorur për ndërtimine tyre. Kështu kemi mure të stilit trapezoidal (fig. 35) dhe drejtkëndësh.Nga këto të fundit, faza më e vonë është realizuar me blloqe me përma-sa më të vogla. Në muret me blloqe drejtkëndëshe janë përdorur dy tek-nika ndërtimi. Disa mure janë përforcuar nga pilastra (0,60 x 0,80 m) tëvendosura çdo 3 m largësi, ndërsa në disa të tjera janë përdorur blloqetërthore, që lidhin dy faqet e jashtme të murit. Në krejt fortifikiminpër mbrojtjen anësore të kurtinave si dhe në Butrint janë përdorur bas-tionet, dalje drejtkëndëshe të mureve, të cekta, por me ballë të gjerë.të cilat nuk e kalojnë lartësinë e kurtinave dhe janë të mbushura nëpjesën e brendshme. Në fortifikimet e Finiqit të bien në sy disa tra-kte muresh të ndërtuara me blloqe drejtkëndëshe gjigante (fig. 36), ku

21) C. Praschniker. Muzakhia und Malakastra. Wien 1919, 103 e vazhdim.B. Dautaj. Zbulimi i qytetit ilir Dimal. Iliria II, 1972, 135-142. Identifikimi i

qytetit Dimal me kalanë e Krotinës është bërë nga B. Dautaj, që u mbështet përkëtë identifikim në zbulimin e katër fragmenteve tjegullash me mbishkrimin

Dimaλλitan (dimalitan).22) B. Dautaj. Vep. Cit. 135.23) Polyb., II, 6, 8, 9.

58

Page 59: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

34

35

36

Fig. 34. Foinike (Finiq,Sarandë). Planimetria efotifikimeve të qyte-tit antik.Fig. 35. Mur trapezoidal(Foinike).

Fig. 36. Mur drejtkën-dësh me blloqe të më-dha (Foinike).

Page 60: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

37

Fig. 37. Butrint, Sarandë. Plani-metria e qytetit antik.

Fig. 38. Mur poligonal i hershëmnë akropol (Butrint).

Fig. 39. Mur trapezoidal i rresh-tur (Butrint).

38 39

Page 61: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

përmasat e një guri arrijnë gjatësinë 3,20 m, lartësinë 2,20 m dhe tra-shësi 1,60 m24).

Në jugperëndim të Finiqit shtrihej temtori i koinonit të prasaibëve,që veçohej nga pjesa tjetër e Kaonisë nga mali i Milesë. Qendra krye-sore e këtij territori ishte Butrinti (Buthrot). Rreth Butrintit shtrihe-shin dhe një sërë forifikimesh të tjera si Çuka e Ajtoit, Vagalati, Mala-threa, Katoajtoj etj.25)

Qyteti antik i Butrintit, (fig. 37), i vendosur në këndin juglindortë gadishullit të Ksamilit, kishte një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore,duke u lagur në dy anë nga liqeni i Butrintit dhe në njërën prej kana-lit të Vivarit, i cili siguronte njëkohësisht edhe lidhjen me detin, dukee kthyer qytetin në një skelë. Në fillim, fortifikimi i Butrintit përfshi-nte vetëm pjesën më të lartë të kodrës që kishte një sipërfaqe rreth0,4 ha. Muri prehistorik me gurë të papunuar, që formonin boshllëqe tëkonsiderueshme në vendosjen midis tyre, u rindërtua me një teknikëmë të përparuar, me blloqe me përmasa të mëdha, që i kalojnë 2 m nëgjatësi dhe 1 m në lartësi, të prera në forma poligonale dhe më tepërtrapezoidale (fig. 38).

Fundi i shek. V ose gjysma e parë e shek. IV do të ishte koha më emundshme e ndërtimit të këtij muri26).

Nga fundi i shek. IV ose shek. III p.e.r., Butrinti u rrethua me njërreth të ri muresh, (fig. 39), duke e zgjeruar mjaft territorin e mbrojturnga të gjitha anët e fortifikimit të vjetër, duke i lënë këtij të fundit fun-ksionin e akropolit. Muret e ndërtuara rishtas kishin një gjatësi prej870 m dhe përfshinin një sipërfaqe prej rreth 4 ha.

Në vend të kullave janë përdorur dalje drejtkëndëshe në formë bas-tioni; rolin e tyre e luanin dhe kthesat në formë dhëmbësharre, që ndi-qte linja e murit.

Me interes të veçantë. për zgjidhjen komstruktivo-planimetrike dhepër shkallën e ruajtjes së tyre janë hyrjet. Qyteti përshkohej prej6 hyrjesh, prej të cilave dy janë ruajtur në gjendje mjaft të mirë: «Por-ta e liqenit» (Skea) nga lindja dhe «Porta e luanit» nga veriu. «Porta eliqenit» (fig. 40) formohet nga një korridor i ngushtë 1,50 m me gjatësi5.25 m, ndërsa lartësia e portës është 5 m. Korridori është mbuluar me

24) L. M. Ugolini, pa dhënë ndonjë argument bindës, i ndan muret e Finiqitnë 4 faza, dhe e daton fazën e I rreth v. 450 p.e.r., të dytën menjëherë pas kësaj,të tretën rreth mesit të shek. IV p. e. r. ose më vonë. Ndërsa N.G.L. Hammond.duke u mbështetur në rrethanat historike, përcakton një kronologji të re përmuret e Finiqit. Ai konsideron si fazë të parë muret me blloqe masive dhe i datonmidis viteve 325-300 p.e.r. (Epirus, Oxford 1967, 713-716).

25) N. Ceka. Fortifikimi antik i Butrinitit dhe i territorit të prasaibëve. Mo-numentet 12, 1976.

26) L. M. Ugolini e daion këtë periudhë ndërtimi para fundit të shek. V p.e.r.(L'acropoli di Butrinto, Roma 1942, 26-44), ndërsa N. Ceka para gjysmës së parëtë shek. IV, kur datohet sipas tij, me siguri muri respektiv i Amanties (Vep. cit., 29).

Por në fakt muri poligonal i akropolit të Butrintit vjen pas një faze të muritprehistorik, i cili për disa arsye teknike, si kthesat kënddrejta të linjës së mureve,përpunimi i përciptë i gurëve dhe së fundi duke u mbështetur në vetë materialinarkeologjik më të hershëm të zbuluar në Butrint, datohet në shek. VI-V p.e.r, pran-daj nuk do të ishte i pranueshëm mendimi për një rindërtim masiv të mureve tëakropolit, menjëherë pas ndërtimit fillestar të tij (shih për periudhën e parë tëmureve të akropolit. Fortifikimet prehistorike në Shqipëri. Monumentet 14, si dhekapitullin I të këtij botimi).

61

Page 62: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 40. Butrint, Sarandë. Porta e Liqenit (Skea).

Page 63: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 41. Porta e Liqenit. Konstruk-sioni i mbulesës.

arkitrarë; për lehtësimin e peshëssë tyre në boshllëk, skajet e arki-trave mbështeten mbi mensola(ancakë) të profiluara, që dalinkonsol në të dy anët e korridorittë portës (fig. 41). Porta mbro-hej nga një dalje 2 m e murit, nëtë majtë të saj, që formon nëvazhdim një bastion me ballërreth 20 m. Një zgjidhje të ngja-shme konstruktive ka dhe «Portae luanit» (fig. 42). Ajo formohetnga spostimi i dy krahëve para-lelë të mureve rrethuese, dukekrijuar kështu nië hyrje të tipittangencial. Korridori është i njëshkalle më të zhvilluar se i «Por-tës së liqenit», duke qenë më igjerë (2,15 m) dhe më i shkurtër(2.90 m). Mbulesa është realizuaredhe këtu me arkitrarë guri mo-nolitë të mbështetur mbi ancakë.Brenda trashësisë së murit, përlehtësimin e peshës, ishte krijuarnjë sistem i dyfishtë arkitrarësh, që krijonin boshllëk midis tyre mbasiarkitrarët e dytë mbështeteshin mbi trarë tërthorë, të vendosur mbitë parët. Hapësira midis dy radhëve të arkitrarëve kishte seksionm enië trapezi, duke ja kaluar kështu një pjesë të ngarkesës së berthames sëmurit, mureve anësore të Portës27). Arkitrau i jashtëm i portes, kuështë gdhendur në reliev një luan që shqyen kokën e një kau, eshtemë i ulët nga arkitrarët e korridorit. Me një fjalë, për sa i përketanës konstruktive, ai është një arkitra fals, kështu që sulmuesit, të ci-lët me deshë goditnin arkitraun e portës për të shembur pjesën e muritmbi të, pasi të kryenin një punë të tillë, do të zhgënjeheshin, duke undeshur me arkitraun e vërtetë.

«Porta e luanit» është rindërtuar pothuajse krejtësisht në një periu-dhë të dytë, kur u ndërtua dhe një portë tjetër në anën jugore të qyte-tit e njohur me emërtimin «Porta me kulla» (fig. 43). Më përfaqësuesepër periudhën kryesore të ndërtimeve mbrojtëse të Butrintit mbetet«Porta e liqenit» dhe muret bri saj.

«Porta e liqenit» ruan disa elemente, që kanë rëndësi për të për-caktuar kohën e ndërtimit të saj dhe për pasojë të krejt mureve të kësajperiudhe ndërtimi. Ancakët e profiluar lindin vonë në fortifikimet an-tike, megjithëse në origjinë ato janë zhvillim i blloqeve që dalin në më-nyrë progresive mbi njëri-tjetrin, për të krijuar qemerin e rremë.

Në gjysmën e dytë të shek. IV takojmë ancakë të profiluar ashpërnë Selinunt dhe në Heraklea mbi Latmos, por përafëritë më të plota dhe

27) K. Zheku. Restaurimi i Portës së luanit - Butrint. Monumentet 1, 1971, 81.

63

Page 64: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 42. Butrint, Sarandë. Porta e Luanit.

Page 65: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

a

c

b

5 - 61

Fig. 43.

a. Butrint, Sarandë. Portame kulla.

b. Planimetria.c. Rikonstruksioni.

Page 66: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

shembujt më të sigurtë i ndeshim që nga mesi i shekullit III per derine shfaqjet më të shpeshta, rreth mesit të shek II p.e.r.28)

Fundi i shek. IV fillimi i shek. III p.e.r. nuk bie në kundërshtim asedhe me datimin e teknikës së ndërtimit. Muret e kësaj faze ndërtimi tëfortifikimeve të Butrintit 3.80 m të gjerë, mund të cilësohen si të tipit«trapezoidal i rreshtuar», ku radhët e blloqeve nuk formoinë rreshtaparalelë për shkak të shkallëzimeve që janë zbatuar për të futur në njërresht blloqe guri me lartësi të ndryshme29). Faqet e jashtme të murit

lidhen në brendësi me muretërthore, ndërsa blloqet e gu-rëve janë përpunuar nga ja-shtë ashpër me çekiç, duketheksuar kështu fortësinë emureve dhe të kullave dheduke i dhënë krejt fortifikimitnjë pamje monumentale.

Fortifikimi i Butrintit patidhe një fazë tjetër zgjerimi;tani muri i ri përfshin edhenjë copë tokë nga terreni isheshtë në jug të akropolit;brenda mureve mbrojtëse upërfshi teatri, i cili është gji-thashtu një ndërtim i kësajkohe. Teknika e ndërtimit tëmurit të ri ndryshon, blloqete gurëve janë vendosur nërreshta paralelë, ndërsa në di-sa pjesë të murit janë përdo-rur pilastrat, të cilat dalin nëpjesën e brendshme (fig. 44).Porta me kulla, që është e kë-saj periudhe, mbrohet nga dykulla anësore, njëra prej tyreka në plammetri formën eshkronjës U, ndërsa tjetra ësh-të katërkëndëshe. Këto ndër-time, sipas mendimit të disa

studiuesve, i përkasin fundit të shek. III p,e.r. Po ta lidhim këtë fazë merrezikun e invazionit romak (periudha e luftës II iliro-romake), kur siçdihet Epiri pësoi shkatërrime të mëdha ato mund të jenë edhe më të vo-na, deri nga e treta e parë e shek. II p.e.r.

Fig. 44. Butrint, Sarandë. Mur drejtkëndëshme pilastra.

28) L. Beschi. La fortezza ellenica di Gyphtokastro. Atti di VIII Congr. Athene1968, 138.

29) Teknika e ndërtimit të kësaj periudhe është e njëllojtë me atë të for-tifikimeve të Lisit, të datuara në fundin e shek. IV — shek. III p.e.r. Shih për këtë:artikullin tonë. Stilet e mureve të Lisit dhe problemi i datimit të tyre. Studimehistorike 4, 1973, 105-114. L. M. Ugolini (vep. cit.), Dh. Budina (kumtesë në sesioninshkencor Sarandë, Tetor 1978) dhe A. Baçe (Fortifikimet antike në Shqipëri,Monumentet 17, 1979 në shtyp) e datojnë këtë fazë pa dhënë argumente në shek.V p.e.r., ndërsa N. Ceka e konsideron të mesit të shek. IV p.e.r. (vep. cit. 29).

66

Page 67: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Një fortifikim tjetër me interes, për karakterin e tij të veçantë ështëmuri i Demës (fig. 45) i cili ndërpriste gadishullin e Ksamilit në vendinmë të ngushtë e që bllokonte rrugën që vinte nga veriu gjatë bregdetitpër në Butrint. Fillon nga bregu i liqenit të Butrintit dhe pasi arrinmajën e kodrës, zbret në drejtim të detit Jon. Ai ka pasur një gjerësiprej 9,20-9,60 m dhe përbëhej në fakt nga dy mure paralele me gjerësiprej 2,80 m secili dhe prej mbushjes midis tyre me gjerësi 5 m. Në çdo3-4 m, të dy muret anësore lidhen me mure tërthore. Vende-vende forti-fikimi ka një gjerësi prej 7 m, duke i lënë kështu vend shkallëve, që tëngjitnin në pjesën e sipërme të tij. Muri është ndërtuar me blloqe guridrejtkëndëshe, me faqe të përpunuara rrafsh. Lartësia e rreshtave ështëzakonisht rreth 0,80 m, por nganjeherë blloqet e gurëve arrijnë përmasatë mëdha, duke pasur një gjatësi që i kalon 2,50 m dhe lartësi 1,50 m.Ndryshe nga ç'është menduar deri tani, ky fortifikim nuk është një muri zakonshëm, që mbyllte ngushticën e Ksamllit, por një kala në kuptimin eplotë të fjalës, përmasat e së cilës (raporti gjatësi-gjerësi) i përgjigje-shin funksionit që kishte. Në sheshin me gjerësi 9,60 m mbi mur ki-shte vend të bollshëm për levizjen dhe manovrimin e trupave si dhe përvendosjen e makinave gurhedhëse. Nga të katër anët muri ka qenë rre-thuar me parapet me frëngji, duke mundur kështu t'i rezistonte edhenjë sulmi nga shpina ose rrethimi. Zgjidhja konstruktive e këtij fortifi-kimi në mënyrën e përshkruar me vendosjen e dy mureve paralele pranënjëri-tjetrit dhe mbushjen me gurë të hapësirës midis tyre, përdorimi imureve lidhës tërthorë dhe blloqet e gurëve me përmasa të mëdha krijo-

67

Fig. 45. Ksamil, Sarandë. Muri i Demës.

Page 68: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

b c

d

Fig 46. Çuka e Ajtoit, Sarandë. Planimetria, hyrjet.Fig. 47. Çuka e Ajtoit. Mur poligonal i vonë.Fig. 48. Çuka e Ajtoit. Mur trapezoidal i rreshtuar.Fig. 49. Porte në Çukën e Ajtoit.

68

Page 69: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri
Page 70: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri
Page 71: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

nin avantazhin që fortifikimi të ishte i padëmtueshëm nga deshët dhemakinat gurhedhëse.

Fortifikimi i dytë për nga madhësia në territorin e prasaibëve, pasButrintit, është Çuka e Ajtoit30) (fig. 46)

Kalaja është ndërtuar mbi një kodër që ngrihet në formën e një ko-ni, në skaj të fushës së Vrinës. Muret mbrojtëse, me gjatësi 1400 m, rre-thojnë një sipërfaqe prej rreth 5 ha. Planimetria karakterizohet nga kthe-sat zigzage të linjës së mureve dhe nga mungesa e plotë e kullave Fortifi-kimi përshkohet nga katër hyrje me zgjidhje të ndryshme planimetrike.

Në një periudhë më të vonë, si rezultat i zgjerimit të qytetit, janëzgjeruar dhe muret e fortifikimit nga ana perëndimore. Muret me gjerë-si 3,50 m, të pajisur me kulla dhe me ndarje tërthore çdo 3,5 m, janëpunuar me teknikën poligonale dhe trapezoidale, të cilat, si në fortifi-kimet e Lisit, ndërthuren me njëra-tjetrën dhe janë të njëkohshme (fig.47). Një trakt tjetër në këto mure është punuar me blloqe drejtkëndëshe(fig. 48). Gërmime arkeologjike janë kryer në një ndërtesë të madhe, kuështë përdorur e njëjta teknikë si në muret rrethuese. Materialet e zbu-luara i përkasin fundit të shek. IV — shek. III p.e.r.

Në këtë ndërtesë ruhet e plotë një portë e mbuluar me qemer tërremë (fig. 49)

Çuka e Ajtoit është një fortifikim i fundit të shek. IV — shek. IIIp.e.r., ku vihet re eklektizmi, që karakterizon këtë gjini për sa i përketstilit të ndërtimit në periudhën helenistike. Kthimi në forma të vjetra,por njëkohësisht një mënyrë e re manjeriste e trajtimit të tyre31).

Tri fortifikime të tjera më të vogla në territorin e prasaibëve ki-shin thjesht karakter ushtarak. Ato kontrollonin hyrjet dhe rrugët qëtë çonin në brendësi të këtij territori. Këto janë kulla e Vagalatit(fig. 50), kështjella e Malathresë si dhe kulla në fshatin Çukë në veri tëButrintit. Të tria këto ndërtime i përkasin periudhës së fundit të ndër-timeve mbrojtëse të këtij koinoni para pushtimit romak.

Një sistem fortifikimi të veçantë kishte dhe lugina e Drinos megjatësi 55 km dhe gjerësi rreth 7 km, e kufizuar nga të dyja anët prejkodrash të larta dhe malesh. Hyrja veriore e luginës kontrollohej ngafortifikimi i vogël i Leklit32), që përfshinte një sipërfaqe prej rreth i ha.

30) Dh. Budina. Harta arkeologjike e bregdetit Jon dhe e pellgut të DelvinësIliria I, 1971.

N. Ceka. Fortifikimi i Butrintit.... vep. cit.S. Islami. Fortifikimi i Çukës Ajtoit (Kumtesë e mbajtur në sesionin shkencor

me rastin e 30-vjetorit të Qendrës Arkeologjike) Tiranë, Nëntor 1977.31) N. Ceka. (Fortifikimi antik i Butrintit, 35) e daton fortifikimin e Çukës

së Ajtoit rreth mesit të shek. IV, duke krahasuar teknikën e ndërtimit me atë tëButrintit, me të cilin Çuka e Ajtoit ka të përbashkët mungesën e kullave, përdori-min e kthesave në formë dhëmbësharre si dhe tipin e hyrjeve. S. Islami (vep.cit.) mendon se fortifikimi i Çukës së Ajtoit është ndërtuar në fundin e shek.V — fillimi i shek. IV p.e.r. Nga argumentet kryesore janë teknika poligonale dhetipi i hyrjeve, që takohen që nga prehistoria.

A. Baçe (vep. cit.) e daton Çukën e Ajtoit në fund të shek. VI - shek. y p.e.r.Argumenti kryesor është një nga hyrjet me korridor të përthyer të ngjashëmme atë të kalasë së Pepelit, për të cilën nuk jep ndonjë argument bindës përdatim, veç që gurët drejtkëndësh nuk janë përpunuar me kujdes. Fortifikimi i Pe-pelit është pajisur edhe me një kullë katërkëndëshe, element që shfaqet rela-tivisht vonë në fortifikimet tona.

32) N. G. L. Hammond. Epirus, 213, A. Baçe. Vështrimi mbi qendrat e ba-nuara antike dhe mesjetare në luginën e Drinos. Monumentet 4, 1972, 103-131.

71

Page 72: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

a

b

Fig. 50.

a. Kulla e Vagalatit, Sa-randë.

b. Pamje ansore.

Page 73: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 51. Pepel, Gjirokastër. Kullë në kalanë e Pepelit.

Trakte të shkëputura muresh poligo-nale janë zbuluar edhe në Kardhiq.Fortifikime të tjera, që zinin pika sun-duese në këtë luginë, ishin fortifikimetnë Labovën e Kryqit (fig. 51) në Me-lan, Pepel (fig. 52) dhe Selo.

Por qendra kryesore në këtë luginëishte qyteti i Antigonesë i identifi-kuar me rrënojat pranë fshatit Jermë,përballë Gjirokastrës. (fig. 53).

Qyteti shtrihej mbi pllajën e gjerëtë një kodre me sipërfaqe rreth 50 ha,e cila rrethohej nga një mur 4 km igjatë33). Muret kanë një gjerësi prej3,20 m; dy paretet anësore të tyre ba-shkohen nga lidhje tërthore. Në Anti-gone, si dhe në shumë fortifikime tëtjera të kësaj periudhe (fundi shek.IV-shek. III), vihet re bashkekzistencae stileve të ndryshme të ndërtimit.

Në muret e Antigonesë mbizotëron sti-

Fig. 52. Planimetria e kalasë së Pe-peiit.

33) Dh. Budina. Rezultatet e gërmimeve arkeologjike në qytetin ilir të Jermës.Materiale të seksionit arkeologjik. Tiranë, 1968.

73

Page 74: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

li me blloqe këndrejtë të vendosura në rreshta me lartësi të barabarta(izodomik), por vende-vende vërehet dhe përdorimi i stilit poligonal.

Një pjesë e fortifikimeve të luginës së Drinosit mund të lidhen meveprimtarinë ndërtimore të Pirros34), ndërsa të tjerat mund të jenë dhemë të vona, si pasojë e koniunkturave politike të krijuara në gjysmëne dytë të shek. III, të transferimit të qendrës së Lidhjes epirote në Fo-

Fig. 53. Jerfnë, Gjirokastër. Planimetria e qytetit antik të Antigonesë.

inike35) dhe të kërcënimit të Epirit nga shteti ilir, siç ishte rasti i rrethimittë Foinikës më 230 p.e.r. dhe i vendosjes ,së një garnizoni ilir në Kor-kyrë (Korfuz). Deri tani e vetmja qendër ku janë kryer gërmime arkeo-logjike në këtë zonë, Antigonea, ka dhënë materiale të shek. III p.e.r.

Kullat dhe hyrjet

Në fortifikimet antike të periudhës në shqyrtim, për herë të parëshfaqen kullat si një element i rëndësishëm për të kontrolluar dhe mbroj-tur pjesët e mureve që shtriheshin midis tyre ose për të mbrojtur hyrjet,ndërsa në fazën tranzitore midis prehistorisë dhe antikitetit, siç e kemivënë në dukje në kapitullin. e parë, këtë funksion e kryenin kthesatkënddrejta të mureve. Megjithatë këto të fundit, jo vetëm që vazhduantë përdoren në antikitet, por morën një përhapje të gjerë, sidomos gjatëfundit të shekullit IV dhe shekullit III p.e.r. Kështu, në këtë periudhë,krahas fortifikimeve të pajisura vetëm me kulla (Zgërdheshi), kemi for-tifikime ku të dyja elementet (kthesat dhe kullat) bashkekzistojnë në tënjëjtki fortifikim (Lisi) dhe së fundi fortifikime të pajisura vetëm me

34) Epirus. 717.35) A. Baçe. Vep. cit. 109.

74

Page 75: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

kthesa, pa përdorimin e kullave (Çuka e Ajtoit). Shpeshherë, përdorimii kombinuar i kullave dhe i kthesave në formë dhëmbësharre ndikohejnga kushtet e terrenit.

Si një zhvillim i mëtejshëm i kthesave u shfaqën bastionet. Këtoshërbenin për mbrojtjen në njërin krah të hyrjeve (Persqop, Butrint).Parimi i kontrollit të anës së djathtë, të pambrojtur me mburojë të sul-muesve nuk është ndjekur kudo.

Shumica e kullave kanë qenë drejtkëndëshe, sepse ato ishin më të1ehta për t'u ndërtuar. Zakonisht, këto projektoheshin 3-5 m nga muretdhe kishin një gjerësi prej 5-7 m. Kishte dhe kulla gjysmë cilindrike,që i rezistonin më tepër goditjeve të deshëve dhe makinave gurhedhëse.Këto të fundit i ndeshim shpesh në faza të mëvonshme ndërtimi nëfortifikimet tona. Më të rralla janë kullat trapezoidale dhe ato në for-më U-je, ndërsa kullat cilindrike i takojmë vetëm në një rast (kalajae Lubonjës, Korçë) në një fortifikim me gurë të papunuar, datimi i tëcilit në këtë periudhë edhe për këtë arsye është i dyshimtë.

Kullat kanë qenë zakonisht 2-katëshe, kati i parë mund të ishtei mbushur me dhe ose i zbrazët; në rastin e fundit, të dy katet ishinpajisura me frëngji shigjete. Frëngjitë kishin një lartësi rreth 1 mpo aq të gjera në anën e brendshme dhe 0,10 m nga jashtë. Kullatmbuloheshin me çati me konstruksion druri të veshur me tjegulla. Formate çative nuk mund të përcaktohen, pasi asnjë nga kullat nuk është ruaj-tur në lartësinë e plotë. Ato mund të kenë qenë me katër kullime, me dykullime me fronton ose janë përdorur të dyja format. Muret e kullave ishinzakonisht më të holla nga kurtinat. Trashësia e tyre formohej nga dy blloqegurësh të punuar, të vendosur për së gjati, të cilët alternoheshin me njëbllok të vendosur për së gjeri, për të krijuar një lidhje më të mirë tëmuraturës. Në këtë rast, gjerësia e murit arrinte rreth 1,20 m, por për-dorej dhe mënyra e ndërtimit, si e mureve rrethuese. Në këtë rast, muriformohej nga dy radhë blloqesh të vendosura anash, kurse mbushja medhe dhe gurë të papunuar, në brendësi; në rastin e dytë, zakonisht blloqetnuk punoheshin në pjesën e brendshme, gjerësia e mureve arrinte 1,40 me më tepër. Kati II i kullave ngrihej mbi nivelin e shtegut të rojeve.

Një nga pikat më delikate të fortifikimit dhe që i kushtohej vëme-ndje e veçantë, ishin hyrjet. (fig. 54) Një kala, sdpas madhësisë, rëndësisëdhe terrenit mund të kishte nga një deri në disa hyrje, p.sh. në Lis, ve-tëm qyteti i sipërm kishte 10 hyrje. Hyrjet nuk ishin të një rëndësie.Kishte hyrje të vogla për këmbësorë nga 0,80 m - 1,80 m dhe hyrje tëgjera, ku mund të kalonin edhe qerret zakonisht nga 2,50 — 3,60 m.

Për sa i përket zgjidhjes planimetrike, hyrjet paraqesin variante tëshumta. Hyrjet më të thjeshta janë ato që formohen nga ndërprerja emurit rrethues, të tilla janë zakonisht hyrjet e dorës së dytë për këmbë-sorë që shërbenin si dalje sekrete apo për të organizuar kundërsulme tëpjesshme gjatë rrethimeve. Për të qenë më të mbrojtura nga goditjetdirekte, nganjëherë korridori që përshkonin ato brenda trashësisë së mu-rit kishte formë të përthyer në trajtën e germës Z, si në kalanë e Pepelitdhe të Çukës së Ajtoit. Hyrja mund të mbrohej nga një kullë apo bastionanësor, apo nga një kthesë kënddrejtë e murit (Zgërdhesh, Butrint, Portae Vogël në Lis, Borsh). Një tip i përhapur i hyrjeve janë hyrjet anësoreose tangjentore, që formohen nga zhvendosja e dy skajeve të mureve anë-

75

Page 76: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 54. Tipa hyrjesh në fortifikimet an-tike.

Fig. 55. Apoloni, Fier. Hyrje e fortifikimit.

Page 77: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

sore të fortifikimit, të cilët, duke hyrë në thellësi të njëri-tjetrit kri-jojnë një korridor të ngushtë e të gjatë midis tyre (Çuka e Ajtoit, Butrint,Lis). Hyrjet me korridor të gjatë janë të një tipi të lashtë dhe vazhdojnëgjatë gjithë kohës antike. Korridori mund të formohet edhe nga përthy-erja me kënd të drejtë në anën e brendshme të mureve të rrethimitanash hyrjes (Berat). Një variant më i zhvilluar i këtij tipi është kur nënjërën anë të hyrjes muri del jashtë më përpara në formën e një kulle,si në kalanë e Cerjes. Kemi gjithashtu hyrje të mbrojtura nga dy bastionetë brendshme, ku porta vendoset në mesin e korridorit të mbrojtur prejtyre (Porta e Madhe, Lis) dhe së fundi hyrje të mbrojtura nga dy kullaanësore, që projektohen jashtë mureve (Porta me kulla, Butrint).

Një aspekt tjetër na paraqesin mënyrat e mbulimit të këtyre hyrje-ve dhe korridoreve të tyre.

Një pjesë e madhe e portave kanë qenë të mbuluara me arkitra gu-ri, ndërsa korridoret kanë qenë të pambuluara. Takohen dhe korridoretë mbuluara si në «Portën e liqenit» (Skea) dhe atë të Luanit në Butrint.Përveç mbulimit me arkitra guri takohen edhe disa mënyra të tjera tëmbulimit të portave si me hark me majë, apo qemer të rremë, ku prin-cipi është ai i vendosjes së gurëve të mbulesës konsol njëri mbi tjetrin.deri në mbylljen e plotë të harkut (fig. 55) (Apoloni, Irmaj dhe Oshanicinë Ilirinë e Veriut). Kur hyrjet ishin të ngushta, mjaftonin dy gurë tëvendosur në pjesën e sipërme për të mbyllur harkun, të cilët përlehtësimin e peshës janë gdhendur në pjesën e poshtme në mënyrëtë pjerrët, duke formuar kështu një hark me majë.

Porta me mbulesë të tillë janë konstatuar në Çukën e Ajtoit, nëMalathre dhe në kullën e fshatit Çukë, në veri të Butrintit. Ky tipmbulese ka një origjinë të lashtë, që nga koha e bronzit, por përdo-rjmi i tyre nuk duhet të bëhet shkak, siç ka ndodhur në ndonjë rastpër datimin e fortifikimeve në një kohë të hershme. Mjafton të për-mendim se në vendbanimin e Irmajt jeta fillon vetëm nga gjysma e dytëe shek. IV p.e.r., ndërsa në muret e fortifikimit janë përdorur blloqeme rustika, teknikë e cila shfaqet vonë, ndërsa në kullën e Çukës, ma-terialet arkeologjike më të hershme të zbuluara si dhe monedhat, i për-kasin shek. III-II p.e.r.

Në Butrint gjen përdorim mbulesa me arkitrarë të mbështetur mbiancakë, ndërsa hyrjet e mbuluara me hark cilindrik i takojmë në Ama-ntia dhe Butrint.

Harku rrethor, me sa duket, është futur vonë në arkitekturën ush-tarake. Në Butrint, një hyrje e tillë i përket fazës së fundit të ndërti-meve mbrojtëse (rreth fundit të shek. III p.e.r.), ndërsa në Amantiadisa hyrje të këtij tipi i përkasin periudhës së dytë të ndërtimeve, qëështë e fundit për këtë qendër. Është për t'u shënuar që në të dy rastet,muratura është e stilit kënddrejtë izodomik me faqe të përpunuararrafsh. me gurë lidhës tërthore, që pasqyro'hen në fasadë ose dalinnë trajtën e kontrafortave, teknikë që, siç do të shohim në paragra-fin e mëposhtëm, radhitet nga fundi në kronologjinë relative të teknikavedhe stileve të mureve antike.

77

Page 78: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Stili dhe teknika e ndërtimit

Shpeshherë me stil ose teknikë ndërtimi është kuptuar e njëjta gjë.Por, ne teknikës së ndërtimit do t'i japim një kuptim më të gjerë

nga stili, duke përmbledhur edhe këtë të fundit, pra gjithçka që katë bëjë me konstruksionin e mureve, duke përfshirë edhe format eprerjes së blloqeve si dhe mënyrën e vendosjes së tyre. Ndërsa mestil do të kuptojmë pasqyrimin e teknikës në faqet e jashtme tëmureve dhe gjithçka tjetër që është aplikuar për qëllime thjesht de-korative, siç është për shembull mënyra e përpunimit të gurit. Në për-fshirjen e këtyre elementeve të fundit, që kanë thjesht karakter estetiknë konceptin teknikë ndërtimi ose e kundërta në kuptimin e teknikës,si stil ndërtimi, fshihen dy mënyra të ndryshme të konceptimit tëmureve antike, e para që vlerëson vetëm karakterin e tyre utilitardhe e dyta atë estetik. Por siç kemi venë në dukje që në fillim tëkëtij kapitulli, që të dy këto kritere janë pasur parasysh nga ndër-tuesit. Faktori psikologjik, që është i lidhur gjithashtu me «stilin»,luante një rol jo të vogël. Analiza e stilit apo e teknikës së ndërtimitnë muret antike merr një vlerë të veçantë, sepse në mungesë tëdhënash të tjera më të sigurta të karakterit, arkeologjik, në bazë tëteknikës së mureve dhe të elementeve të tjera arkitektonike mund tëpërcaktohet përafërsisht edhe koha e ndërtimit të një kalaje. Kjoështë më e lehtë për disa stile dhe teknika të caktuara dhe më evështirë për disa të tjera. Në kohë të ndryshme u parapëlqyen stiledhe teknika të ndryshme, por ndodhin edhe kthime tek e kaluara dhemadje përdorime të stileve të ndryshme njëkohësisht në të njëjtinfortifikim. Kjo dukuri pra bëhet më e shpeshtë sidomos në të ashtu-quajturën «Periudha helenistike», që fillon pas vdekjes së Aleksandrittë Madh. Kësaj periudhe i përkasin një pjesë e mirë e fortifikimevetona, gjë që e vështirëson mjaft zgjidhjen e problemlt. Por duhetpasur parasysh, që edhe format që u huazuan nga periudhat më tëlashta, u përpunuan në një mënyrë të re që iu përshtat më mirëfrymës së kohës.

Nga pikëpamja konstruktive, mund të dallojmë disa tipa mureshnë fortifikimet antike të vendit tonë.

Në disa raste është shfrytëzuar terreni i pjerrët i kodrës dhemuri përbëhet nga një faqe e jashtme, e ndërtuar me gurë të punuar,të vendosur njëri mbi tjetrin dhe nga mbushja me dhe e gurë naty-rorë, ndërsa si faqe e brendshme shërbente vetë shkëmbi (Symizë,Korçë).

Shumica e mureve formohen nga dy faqe gurësh të punuaravetëm në faqen e jashtme dhe në fugat e bashkimit midis tyre,ndërsa pjesa e brendshme e blloqeve është lënë në formën natyrore;brendësia mbushet me gurë të vegjël e dhe. Në disa raste, në dis-tanca të caktuara vendosen gurë të gjatë të papunuar tërthor murit(Zgerdhesh). për t'i shtuar rezistencën e tij kundrejt goditjeve.

Në disa mure gurëlidhësit tërthorë janë të punuar dhe dalin nëfasadën në çdo 2,5 — 3 m, ndërsa në brendësi krijohen hapësira katër-këndëshe, që mbushen me gurë më të vegjël dhe me dhe. Gjerësiae murit mund të formohet dhe nga gjerësia e dy blloqeve të punuara

78

Page 79: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

të puthitura njëra me tjetrën. Në këto raste ato alternojnë me gurëtë vendosur tërthor me gjatësi sa shuma e gjerësisë së dy gurëve tëparë. Kjo teknikë është quajtur «gjatësore» e «tërthore». Më sëfundi, kemi mure të formuara prej dy muresh gjatësore paralele, qëlidhen me mure tërthore. Në disa raste, muret ose gurëlidhësit tërthorprojektohen në fasadë, duke krijuar një sistem pilastrash apo kon-traforcash. Muret e tipit «gjatësor e tërthor» dhe ato me pilastra.nga sa mund të vërehet në fortifikimet, ku janë përdorur në kohë tëndryshme teknika dhe stile të ndryshme, i përkasin një periudhe mëtë vonë dhe nuk duhet të jenë më të hershme se mesi i shek. III p.e.r.

Kur terreni ishte shkëmbor, si themel për muret shërbenteshkëmbi i gdherfdur, ndërsa në rastet e tjera vendoseshin gurë më tëmëdhenj nga ato të mureve, që dilnin në formë xokoli në anën ejashtme dhe kishin të punuar vetëm faqen e sipërme.

Nga forma e gdhendjes së blloqeve dhe mënyra e vendosjes sëtyre, muret antike mund t'i ndajmë në tri grupe kryesore: 1) Të çrre-gullt 2) Të rreshtuar dhe 3) Me radhë paralele. Ndarje të veçantastilistike mund të bëhen për secilin grup. Në muraturën e çrregulltfugaturat e bashkimit të gurëve nuk formojnë radhë, por një rrjetlinjash të ndërlikuara. Stili më përfaqësues dhe më i përhapur nëkëtë grup është ai poligonal, drejtkëndëshi i çrregullt është më irrallë, ndërsa trapezoidali i çrregullt është vështirë të dallohet ngapoligonali.

Në muraturën e rreshtuar është përfshirë «poligonali i rreshtuar»,në të cilin blloqet të vendosura në rreshta i afrohen katërkëndëshit36).Por shembujt e pastër të këtij murëzimi janë të paktë, ndërsa në tëshumtën e rasteve ai mund të ngatërrohet me poligonalin e vërtetë.Kështu që do të ishte më i drejtë termi «poligonal i vonë», ku nëvendosjen e gurëve shihet më tepër një tendencë stilistike, se sakonstruktive. Megjithatë, dallimi midis poligonalit të hershëm dhe atijtë vonë është në mjaft raste i vështirë ose i pamundur. Për këtëështë vështirë të datohet një mur, duke u bazuar në stilin poligonal,veçse në raste të veçana dhe tipike37). Tipare më të qarta për grupine vet ka trapezoidali i rreshtuar, ku blloqet me forma trapezoidale,me lartësi të ndryshme tentojnë të krijojnë rreshta të rregullt38).

Në muret me radhë paralele dallojmë dy stile: izodomik, kurradhët kanë lartësi të barabarta dhe pseudoizodomik, kur radhëtndryshojnë në mënyrë të dukshme lartësinë. Murëzimi izodomik dhepseudoizodomik mund të jenë me blloqe kënddrejte ose trapezoidale.

Dallime të shumta mund të bëhen dhe sipas mënyrës së punimittë faqes së gurit. Faqet e blloqeve, për të krijuar përshtypjen eashpërsisë, fortësisë dhe monumentalitetit mund të liheshin në gjend-

36) R. L. Scranton. Greek Walls. Cambrigde, 1941, 52.37) Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që disa autorë janë përpjekur te he-

dhin poshtë krejt klasifikimin stilistik të Skrantonit, me gjithë anët pozitive të tij(shih L. Beschi, Vep. cit., 129).

38) Për trapezoidalin e rreshtuar shih artikullin tonë, Stilet e mureve të Lisitdhe problemi i datimit të tyre. Studime historike 1973, 4, 105-113.

R. L. Scranton këtë stil e fut në trapezoidalin e çrregullt me gjithë hezitiminqë ka për ndonjë shembull si Lisi dhe Teba Ethiotike (Greqi). Vep. cit., 72.

Më vonë, N. Ceka trapezoidalin e rreshtuar e emërton «Trapezoidal me rre-§hta të thyera». (Qendrat e fortifikuara të Amantëve, Monumentet 10, 1975, 21-52).

79

Page 80: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

56

57

58

59

60

61

Fig. 56. Apoloni, Fier. Punim i rraf-shët i përpunuar.

Fig. 57. Symizë, Korçë. Punim megropëzime.

Fig. 58. Lis, Lezhë. Punim i dhëm-bëzuar.

Fig. 59. Zgërdhesh, Krujë. Punimme rustika.

Fig. 60. Punim me shirit të gdhen-dur të pjerrët.

Fig. 61. Lis, Lezhë. Katërkëndësh içrregullt me faqe guroreje.

Page 81: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

jen e dalë nga gurorja ose të punoheshin ashpër me çekiç; shpeshherënë këndet e bashkimit të mureve dhe të kullave, një shirit i ngushtëpunohej rrafsh, duke theksuar në këtë mënyrë ashpërsinë dhe drejt-peshimin e mureve.

Punimi i rrafshtë i gurëve dallohet edhe nga veglat që për-doren për punimin e tyre. Kështu kemi mure me faqe të rrafshtë tëpërpunuar (fig. 56), me faqe të rnafshtë të gropëzuar (Symizë) (fig. 57),punim i lugëzuar (Mavrovë), punim me daltë të dhëmbëzuar (fig. 58),punim me rustika, ku blloqet e punuara ashpër rrethohen nga një shiriti rrafshtë i përpunuar me gjerësi 5-7 cm (fig. 59) etj. Shpesh nëbrinjët perimetrale të gurëve, në faqen e jashtme është gdhendur njëshirit i pjerrët me gjerësi 2-3 cm, që shërbente për të mos dëmtuarqoshet e gurëve gjatë vendosjes dhe për të krijuar efekte të dritëhijes.(fig. 60)

Si stile më të vjetra ndërtimesh në fortifikimet antike të vendittonë mund të konsiderohen poligonali i hershëm dhe katërkëndëshi içrregullt. Për poligonal të hershëm mund të flitet më me siguri tanipër tani vetëm për traktin poligonal në Akropolin e Butrintit, tëcilin e kemi datuar nga fundi i shek. V deri në gjysmën e parë tëshek. IV p.e.r. Ai dallon nga disa trakte muresh poligonale të vona,nga mungesa e stërhollimeve stilistike që bien në sy veçanërisht nëdisa mure të vona në Butrint, në disa trakte të mureve të Lisit, tëÇukës së Ajtoit etj. Stil tjetër i vjetër është ai që tenton drejt katër-këndëshit, por blloqet nuk kanë forma të rregullta dhe nuk puthitenmirë, ndërsa boshllëqet relativisht të mëdha të krijuara midis tyreplotësohen me gurë më të vegjël, që kanë në të shumtën e rasteveformën e trekëndëshit. Në mbushjen e boshllëqeve me gurë të vegjël,të futur në formë pyke, mund të shohim vazhdimin e një tradite mëtë vjetër që zë fill që nga periudha e hershme e hekurit.

Si një pikë mbështetje për vendosjen e një kronologjie relativetë këtyre mureve na shërbejnë ndërtimet e periudhës së dytë të forti-fikimeve të Lisit, të cilat qëndrojnë në kohë midis mureve të peri-udhës së parë të hekurit dhe të atyre të stilit trapezoidal të rreshtuare poligonal, që datohen në fund të shek. IV — shek. III p.e.r. (fig. 61)

Në Dors ky stil qëndron midis dy fazave: asaj me gurë tëpapunuar dhe kënddrejtit izodomik me faqe të përpunuar, ndërsa nëkalanë e Ripesit dhe atë të Xibrit (fig. 62), materialet arkeologjikenuk shkojnë më herët se shek. IV p.e.r. Pra shumica e të dhënave tëçojnë për një datim të tij në shek. IV p.e.r.

Poligonalin e vonë ne e gjejmë shpeshherë të kombinuar dhetë një kohshëm me trapezoidalin e rreshtuar, si në Lis dhe në Çukëne Ajtoit ose me drejtkëndëshin, si në Antigone., Butrint, Amantieetj. Muret me stile të përziera i përkasin një periudhe relativisht tëvonë, jo më herët nga fundi i shek. IV p.e.r. dhe sidomos gjatë shek.III p.e.r., kur u përdor çdo lloj stili. Një frymë e tillë eklektizmiduket qartë në Çukën e Ajtoit dhe në Hundëcovë, ku vërehen kombi-nime të shumë stileve. Madje në Çukën e Ajtoit, poligonali ështërealizuar me gurë të vegjël e kompaktë, me faqe të punuara me çekiç,ku të bie në sy menjëherë një stil i kërkuar për efekte estetike, që dësh-mon, nga ana tjetër, nivelin e lartë ekonomik të këtij qyteti tëfortifikuar.

816-61

Page 82: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 62a

Page 83: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Trapezoidali i rreshtuar është përdorur gjerësisht në vendintonë si dhe në Greqi, por R. L. Skranton, kur merr në shqyrtim stilete mureve greke, këtë stil, ku përfshin edhe Lisin, e klasifikon nëgrupin e trapezoidalit të çrregullt, megjithëse pranon ndryshime tëdukshme për sa i përket mënyrës së vendosjes së gurëve. Për këtëarsye ai i daton fortifikimet e Lisit si dhe shembujt e tjerë ngaGreqia në fillim të shek. IV p.e.r. Për të kundërshtuar këtë mendim,përveç një shembulli në Greqi, i cili datohet nga rrethanat historikenë fund të shek. IV p.e.r. fillimi i shek. III, për datimin e të cilitduke u nisur nga stili i ndërtimit i klasifikuar jo drejtë, Skrantoniheziton. Kemi dhe disa shembuj kuptimplotë nga vendi ynë. Murete Lisit janë datuar tani nga gërmimet arkeologjike në fundin eshek. IV-III, kur datohen muret e të njëjtit stil në Butrint nga analizae elementeve arkitektonike, ndërsa në Foinikë, një mur i stilit «tra-pezoidal i rreshtuar» i përket periudhës së tretë të ndërtimit. Megjithatë.për kohën e përdorimit të mureve të stilit «trapezoidal i rreshtuar»nuk mund të flitet me aq siguri si për atë të stileve të kombinuara.ku dallohen kryesisht drejtkëndëshi dhe poligonali. Për stllin kënd-drejtë izodomik, me faqe guroreje ose të përpunuar, që janë për-hapur gjerësisht në vendin tonë, s'mund të themi tjetër gjë, veçse tëbashkohemi me mendimin e S. Islamit se është një produkt i epokëshelenistike39). Kënddrejtin me rustika e ndeshim jo rrallë në forti-fikimet tona. Ky stil nuk është përdorur shpesh në muret e kështje-llave të Greqisë, por është i përhapur gjerësisht në Itali. Në Zgerdheshai i takon periudhës së tretë të ndërtimit, pas stilit kënddrejtë pseu-doizodomik me faqe të përpurnuar, dhe datohet në fundin e shek.III p.e.r. Në Persqop ai është i njëkohshëm me stilin kënddrejtëizodomik me faqe të përpunuara. Në kalanë e Sopotit në afërsi tëHimarës, blloqe të punuara me rustika, takohen së bashku me stilinkënddrejtë pseudoizodomik me faqe të përpunuar. Të dyja traktet kamundësi të jenë të njëkohshme, sepse në mënyrën e vendosjes sëgurëve dhe në dimensionet e tyre ka shumë pika të përbashkëta.Blloqet me rustika në kalanë e Irmajt, i gjejmë në murin juglindor,në faqen e jashtme të tij, që është i rindërtuar. Stili i këtij muri ështëkënddrejtë pseuodoizodomik, që datohet në Greqi në periudhënhelenistike.

Nga shembujt e mësipërm mund të përfundojmë se stili me rustikanuk duhet të jetë futur në fortifikimet ilire para fundit të shek. IIIdhe se ka vazhduar edhe gjatë periudhës së hershme të pushtimitromak, ndërsa asnjë nga shembujt që njohim nuk datohet në shek. IVp.e.r. Një diçka që të bie në sy është se blloqet me rustika i gjejmëtë kombinuara me këndrejtin izodomik me faqe të përpunuar, të një-kohshëm ose të mëvonshëm se ai dhe në asnjë rast me kënddrejtinizodomik me faqe guroreje apo të punuar me çekiç. Nga kjo mundtë mendojmë se këta të fundit i përkasin një periudhe më të her-shme se kënddrejti me faqe të përpunuar.

Stllet pseudoizodomike, në kuptimin e plotë të fjalës, ku ndry-shimi i trashësisë së rreshtave bie menjëherë në sy dhe për më tepër,kur një rresht i ngushtë alternon me një rresht të gjerë, nuk janë aq

39) S. Islami, Xibri, 315-319.

83

Page 84: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

të përhapur në Shqipëri. Tenden-cë pseudoizodomike kanë muret ekalasë së Irmajt dhe Zgërdheshit.Në këtë grup mund të futim edhedisa tipa të tjerë muresh, si nëkalanë e Paleomanastrës (fig. 63)ku kemi një kombinim të disarreshtave blloqesh të ngushta meblloqe të gjera. Brezat me blloqetë ngushta nganjëherë nuk për-shkojnë gjithë gjatësinë e murit.

Një tip tjetër murëzimi është aime blloqe të ngushta. Megjithësestili është izodomik, nuk mund tëmos shihet edhe këtu ndikimi i

Fig. 62.a. Xibër, Mat. Pjesë muri e

kalasë ilire.b. Planimetria e kalasë së

Xibrit.

Fig. 63. Paleomanastër, Gjirokastër.Mur me tendencë pseudoi-zodomiku.

84

b

Page 85: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

pseudozodomikut. Këtë stil mund ta shohim në kullën e Vagalatit nëMalathre, në fazën e tretë të ndërtimit në kalanë e Matohasanajt, në ri-ndërtimet e vona të Butrintit etj.

Një mendim të saktë për datimin e këtij stili nuk mund të japim,por ai mund të hyjë fare mirë në grupin e pseudoizodomikëve dhe nukduhet të shkojë më herët se mesi i shek. III p.e.r.

Duke u bazuar edhe në krahasimin me fortifikimet greke, mundtë arrijmë paraprakisht në këto përfundime:

1) Stili më i vjetër, përveç atij me gurë të papunuar, ështëkënddrejti i çrregullt me faqe guroreje. Ai mund të datohet në vendintonë që nga fillimi i shek. IV, por vetëm atëherë, kur ky stil vër-tetohet se gjendet në një periudhë më të hershme në raport me sti-let pasardhëse dhe nuk i përket një faze të varfër rindërtimi.

2) Poligonalin mund ta dallojmë në dy forma, të kombinuar mestile të tjera dh'e si fazë të parë, apo të vetme ndërtimi. I pari ështënjë produkt i fundit të shek. IV-III p.e.r, ndërsa i dyti mund të jetëmë i hershëm.

3) Stilet më të përhapura në fortifikimet e vendit tonë janë kënd-drejti izodomik me faqe guroreje ose të punuar me çekiç dhe mefaqe të rrafshët (të përpunuar). Këto stile i takojmë në përgjithësigjatë shek. III p.e.r. dhe në mjaft raste mund të datohen në një kohëme poligonalin e vonë. Mund të ketë arsye që kënddrejti izodomikme faqe guroreje ose të punuar me çekiç të datohet në një periudhëmë të hershme se ai me faqe të rrafshët.

4) Punimi me rustika me shirit të gdhendur ka shumë mundësitë jetë më i vonë se kënddrejti izodomik me faqe të gufmuar dhenë shumicën e rasteve dhe nga ai me faqe të sheshtë dhe nuk duhettë shkojë më herët se mesi i shek. III p.e.r.

5) Disa stile të periudhës helenistike përputhen kronologjikishtme stilet e mureve greke.

6) Stilet pseudoizodomike dhe me blloqe të ngushta nuk shkojnëmë herët se mesi i shek. III p.e.r.; ato ka më tepër mundësi t'i për-kasin fundit të shek. III dhe një kohe më të vonë.

7) Disa imitime të periudhave të vona mund të sjellin kon-fuzion në kronologjinë e mureve.

85

Page 86: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kapitulli III

FORTIFIKIMET GJATË PERIUDHËSSË HERSHME TË SUNDIMIT ROMAK

(shek. II p.e.s. — shek. I e.s.)

Në prag të pushtimit nga Roma, Iliria ishte mbushur me kështje-lia dhe qytete të fortifikuara në bregdet dhe në brendësi të vendit.Por pas luftës së tretë iliro-romake, që përfundoi me rënien embretërisë ardiane dhe pushtimin e Epirit, romakët shkatërruanshumë prej tyre.

Vetëm në Epir. konsulli romak Pal Emili, me lejen e senatit shka-tërroi deri në themel 70 qytete dhe ktheu në skllevër 150 mijënjerëz. Shkatërrimi dhe grabitja vazhduan edhe në shekujt që pa-suan për shkak të kryengritjeve dhe revoltave të shumta të pandër-prera të fiseve ilire. Me ngjyra të gjalla na e përshkruan këtëgjendje gjeografi grek i shek. I p.e.s. Straboni. Ai shkruan ndër tëtjera se «... . .gjithë Epiri dhe Iliria ishin të pasura. kurse tani njëpjesë e tyre është shkretuar dhe vendet e banuara janë fshatradhe gërmadha të braktisura» (Strab. VII, 10).

Paralizimi dhe rrënimi i vendit si dhe shpërngulja e popullsisënga vendet malore në ato fushore dhe kodrmore, që ishte një ngaparimet e politikës romake, është dëshmuar edhe nga rezultatet egërmimeve arkeologjike si dhe nga të dhënat e përfituara nga ekspe-ditat informative nëpër qendrat e banuara antike. Edhe disa qendratë fortifikuara, të cilat pas pushtimit romak vazhduan të mbijetojnënë trojet e vjetra, rezultojnë të pambrojtura nga mure rrethuese.Kështu p.sh. në Irmaj, në gjysmën e dytë të shek. II p.e.r., kurqyteti kishte hyrë në vartësinë politike të Romës, duke u përfshirënë provincën maqedonase, muret mbrojtëse të tij nuk kryejnë mëfunksionin e parë, por kthehen në mure të një godine1). Rënia në

1) F. Prendi - Dh. Budina. Kalaja e Irmajt. Iliria II, 1972, 29.

86

Page 87: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

masë e qyteteve antike të fortifikuara dhe degradimi i sistemeve mbroj-tëse të tyre arrihet në mënyrë graduale deri në kapërcyell të erës sonë,pasi edhe mbas disfatës së Gentit dhe maqedonasve më 168 p.e. sonë,qytetet ilire ruajtën njëfarë autonomie «që i përgjigjet faktit se ro-makët nuk ishin akoma në gjendje në atë kohë për të kaluar drejtpër-drejt në një qeverisje të trevës ilire bashkë me gjithë qytetet dhekështjellat e saj»2). Nga ana tjetër, në disa qytete kryesore të bregdetit,të cilat më vonë u kolonizuan dhe u shndërruan në qendra administra-tivo-ushtarake të krahinave të caktuara, romakët i ruajtën sistemet etyre mbrojtëse, që herët vendosën garnizone në to dhe me kalimin ekohës ndërmorën dhe punime plotësuese fortifikimi ose riparuan murete vjetra. Gjatë shekullit I e.s. në bregdetin shqiptar kishte katërqytete koloni, si Buthroti (Butrinti), Bylis, (Hekali), Dyrrachu (Durrësi),Skodra (Shkodra) dhe municipiumi i Lisit (Lezha). Në rrethin e intere-save strategjike të Romës përfshihej dhe qyteti i vogël i Orikut (Pa-shaliman) si dhe Apolonia.

Pikërisht në disa nga këto qytete takojmë gjurmë ndërtimeshmbrojtëse, që datohen në shekujt e parë të periudhës së pushtimit ro-mak. Kryesisht rreth gjysmës së dytë të shek. I p.e.r. dhe gjysmës sëparë të shek. I e.s.

Kjo ishte një periudhë, kur territori i Shqipërisë u kthye në sheshlufte midis pretendentëve rom'akë për pushtet, Cezarit dhe Pompeut,dhe kryengritje të mëdha tronditën rëndë pushtetin dhe e detyruanatë të marrë masa vendimtare për të ruajtur sundimin në këto treva.Ndër këto masa sigurisht ka qenë dhe kujdesi për mbrojtjen e garni-zoneve dhe qyteteve koloni.

Në Butrint janë hetuar gjurmë të konsiderueshme ndërtimeshmbrojtëse të këtyre periudhave.

Në tërësinë e sistemit mbrojtës të Butrintit, të krijuar e tëplotësuar në periudha të ndryshme historike, muret e periudhës sëhershme të pushtimit romak, duke gjykuar nga traktet dhe gjurmëte ruajtura, zinin pjesën e lartë të qytetit, që mund ta quajmë dheqytet i sipërm. Ato ndiqnin linjën jugore të këtij rrethimi të ndër-tuar mbi një terren shkëmbor të aksidentuar, murin që zbriste prejtij nga verilindja deri tek «Porta e liqenit» (Skea) si dhe linjën emurit antik verior nga «Porta e liqenit» në drejtim të «Portës sëluanit».

Nga qyteti i poshtëm i periudhës antike, që zinte një rrip tëngushtë nga ana jugore, rrëzë qytetit të sipërm u veçua pjesa veri-lindore e tij nga një mur që zbriste prej këtij të fundit dhe bashko-hej me murin ekzistues në perëndim të portës me kulla.

Në muret mbrojtëse të kësaj periudhe dallohen disa teknika ndër-timi. Muri rrethues i qytetit të poshtëm, i cili shtrihet në anën ju-gore të qytetit dhe përshkohet nga «Porta me kulla», në kohën romakeka qenë përdorur në gjendjen e parë dhe vende-vende është riparuarme teknikën ekzistuese. Nga gërmimet e kryera gjatë dy viteve tëfundit (1976-1977) prej Dh. Budinës3), është vërtetuar se muri rrethues

2) Kuvendi I i studimeve ilire, II, Tiranë, 1972, (1974) 157.3) Dh. Budina. Raport mbi gërmimet e viteve 1976-1977 në Butrint në Arkivin

e Qendrës së Kërkimeve Arkeologjike në Tiranë.

87

Page 88: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

i qytetit të poshtëm nuk rrethonte po atë sipërfaqe të periudhës hele-nistike, por ndërpritej në skajin jugperëndimor, duke u mbyllur menjë kullë katërkëndëshe në dy të tretat e gjatësisë së tij.

Kulla me përmasa 7x5 m është ndërtuar me blloqe guri të ripër-dorur të marra nga ndonjë ndërtim tjetër. Bloqet janë vendosur mbinjëri-tjetrin, pa përdorur ndonjë mjet lidhës, duke ruajtur të njëjtënteknikë të mureve të periudhave më të hershme. Por ajo që e datonkëtë kullë në periudhën e pushtimit romak janë disa mbishkrime tëgdhendura në gurët që formojnë paretet e saj. Mbishkrimet përfa-qësojnë dekrete lirimi skllevërish dhe datohen në shek. II-I p.e.s. Nëanë tjetër, gurët në të cilët ato janë ekzekutuar duken qartë se nuki përkisnin fillimisht kullës, por janë marrë nga një ndërtim tjetër,i cili është prishur për të përdorur materialin për ndërtimin e kësajkulle4).

Një teknikë tjetër e njohur me emrin «Opus quadratum» ështëpërdorur në murin jugor të qytetit të sipërm. Faqet e jashtme tëmureve, në këtë rast, janë veshur me gurë të mëdhenj të prerë nëforma drejtkëndëshe, të vendosur në rreshta horlzontalë, ndërsa bre-ndësia e murit është ndërtuar me gurë të vegjël, të thyer. të përzierme llaç të bollshëm. Kjo teknikë është përdorur dhe në Romë e nëkrahinat rreth saj që nga fundi i shek. II p.e.s. deri në periudhën eparë të sundimit të Augustit5).

Përveç teknikës «Opus quadratum» (punim kuadratik), e cila nëpamjen e jashtme të krijon përshtypjen e një muri antik me blloqeguri të latuar, të vendosur në të thatë, në Butrint, në këtë periudhëjanë përdorur edhe teknika të tjera që zënë në muret një vëllim tëkonsiderueshëm. Teknika me e përhapur është ajo e realizuar në faqete jashtme të mureve me pllaka guri, me gjatësi 40-50 cm dhe lartësi10-14 cm, të vendosura në rreshta paralelë të lidhur me shtresa tëgjera llaçi (Opus vitatum). Shpeshherë këtë teknikë e takojmë tëkombinuar me mure të veshura në faqet e jashtme me gurë të vegjëlkubikë të vendosur sipas një aksi diagonal (opus reticulatum) (fig. 64).Muret e ndërtuar me teknikën e mësipërme arrijnë në një lartësiprej 10 m. Të kësaj kohe janë edhe dy bastione drejtkëndëshe mefaqe ballore të gjerë pranë «Portës së Luanit». Duke gjykuar ngaleknika e ndërtimit dhe rrethanat historike, muret mbrojtëse tëperiudhës së pushtimit romak në Butrint, të para në tërësi, datohennga shek. I p.e.r. deri nga mesi i shek. I e.s., duke pasur ndryshimekronologjike nga më të hershmet tek më të vonat sipas radhës sëpërshkrimit të mësipërm. Gjatë periudhës së fundit të sundimit tëCezarit, kur për herë të parë vendosen në Butrint kolonë ushtarakë(viti 45-44 p.e.r.) duhet të jenë ndërmarrë punime në muret rrethuesetë qytetit të poshtëm dhe më vonë riparime dhe rindërtime që kanëvazhduar gjatë periudhës së sundimit të Augustit. Nga gjithë sa uthanë mbi ndërtimet mbrojtëse të Butrintit për periudhën në shqyr-tim, kuptohet se në periudhën e hershme të pushtimit romak ishtetreguar një kujdes i veçantë për mbrojtjen e këtij qyteti, se aiishte një qendër e rëndësishme ushtarake dhe ekonomike për krahinat

4) F. Drini — Dh. Budina. Vështrim mbi disa mbishkrime të reja të zbu-luara në Butrint. Sesion shkencor i Q.K.A. 24-26 Nëntor 1978.

5) G. Lugli. La tecnica edilizia romana. Roma 1957, 315.

88

Page 89: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

bregdetare jugore të Shqipërisë. Kjo mund të dëshmohet me faktetë sigurta, së paku për periudhën e zhvillimit të luftërave civile tëRomës në territorin e Shqipërisë. Vetë Cezari, në veprën e tij «Luf-tërat civile», shkruan se «kishte shkuar për të shtënë në dorë me njëlegjion, disa qytete të largëta dhe për të rregulluar furnizimin eushtrisë, sepse ishte ngushtë me ushqime, pasi këto ndodheshin nëButhrot»6). Cezari, duke parashikuar se lufta me Pompeun do tëzgjatej dhe duke mos shpresuar në furnizimet nga Italia, kishte dër-guar gjithashtu dy nga komandantët e tij në Epir për të marrë dri-thëra. Dhe në të vërtetë, në një fshat pranë Butrintit, i cili meemrin e tij Qesarat, të kujton Cezarin, janë zbuluar kohët e fundithambare të kohës romake, që shërbenin për depozitimin e drithit.Hambaret paraqiteshin në trajtën e pitosave (qypa) të mëdha, të gdhe-ndura në shkëmbim natyror nën nivelin e sipërfaqes së tokës7). Gjatëluftës midis Cezarit dhe Pompeut, përveç qyteteve të fortifikuara tëbregdetit, si Apolonia, Orikumi, Durrësi etj., gjetën përdorim edhekështjella në brendësi të vendit, të cilat kishin rëndësi strategjike, sip.sh. «Opidum Parthinorum», ku Pompeu kishte vendosur një gar-nizon dhe Cezari e pushtoi në rrugë e sipër, duke shkuar për nëAsparag.

Gjurmë ndërtimesh fortifikue.se të periudhës romake ruheshinderi në dekadat e para të shekullit tonë edhe në Orik. I fundit

6) Caes. Bell. civ. III, 16.7) K. Zheku. Një zbulim i ri në fshatin Qesarat të Sarandës (dorëshkrim),

89

Fig. 64. Butrint, Sarandë. Mur i shek. I të e.s.

Page 90: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

që i pa ato ishte arkeologu L. M. Ugolini. Gjatë vizitës së tij në këtëqytet antik ai thotë se pa «aty-këtu trakte të shkëputura muresh metulla të një epoke romake të papërcaktuar mirë»8).

Por gati një gjysmë shekulli më parë, arkeologu francez L. Hezejpati hetuar gjurmë mjaft më të rëndësishme fortifikimi në këtë qytet.Ai thotë se qyteti ishte ndërtuar dhe fortifikuar me shumë shije, dhese traseja e rrethimit kishte një formë ovale, ku muri helenik më ivjetër ishte rindërtuar më vonë me tulla e llaç. Një rrethim të veçantëkrijonte gjithashtu akropoli, i cili ndodhej në majë të kodrës dhe nda-hej në dy pjesë nga një mur i brendshëm9). Ndarjen e Akropolit në dypjesë e hasim edhe në Apoloni, ku me sa duket njëra nga ndarjet kishtekarakter ushtarak.

Siç del nga përshkrimi i Hezejt, Oriku ka qenë mbrojtur nganjë mur rrethues me tulla të vendosura mbi një xokol gurësh tëpunuar ashtu si në Apoloni dhe në Lis. Po të dhënat që kemi ngaHezej për teknikën e ndërtimit të mureve, tani të zhdukura, janë tëpamjaftueshme për të dhënë një mendim të saktë rreth kohës së ndër-timit të tyre. Në njëfarë mase do të na ndihmonin në këtë rast buri-met historike. Sipas dëshmisë së Tit Livit, në verë të vitit 214. kurFilipi V i Maqedonisë sulmoi Orikumin, ai e pushtoi atë me lehtësi.«mbasi qyteti ishte në shesh dhe nuk kishte as mure, as roje dhe asarmë të forta». Por kur Cezari zbarkoi në Iliri, Orikumi ishte plotësishti fortifikuar. Kjo kuptohet qartë nga shprehja e tij, se komandanti iqytetit Luc Torkuati që kishte aty garnizonin e parthinëve «mbylliportat dhe u mat të mbronte qytetin». Kështu del vetiu koha e ndër-timit të mureve të Orikumit, gjatë shek. II deri në mesin e shek. Ip.e.r. Por nëse muret me tulla të përmendura nga Hezej dhe Ugolinijanë të kësaj periudhe apo i përkasin një kohe më të vonë, këtënuk mund ta themi me siguri. Sidoqoftë, disa veçori të teknikës sëndërtimit, si përdorimi masiv i tullave dhe i llaçit si lidhës, nuk icojnë ato më herët nga shek. I p.e.r. Ndërsa për t'i datuar ato nëperiudhën e vonë antike do të na duheshin të dhëna teknike plotë-suese, gjë që nuk na e japin autorët e mësipërm. Megjithatë, as-njëri prej tyre nuk përmend shtresa të trasha llaçi, gjë që do t'ubinte menjëherë në sy.

Lisi ishte një nga qytetet antike të vendit tonë, që u fortifikuame porosi të Cezarit. Në veprën e tij mbi «Luftërat civile». ky ifundit shkruante se «këshilli i qytetarëve romakë, që kishte në dorëLisin, qytet të cilin ua kishte besuar më parë Cezari........ ishte për-kujdesur ta fortifikonte». Kjo e dhënë historike u vërtetua plotë-sisht nga gërmimet arkeologjike10) dhe më vonë nga punimet restau-ruese që u kryen në muret rrethuese të këtij qyteti11). Këto ndër-time i përkisnin një muri tërthor, që ndante pjesën e sipërme tëqytetit. Krijimi i një territori të mbrojtur për sigurimin e garnizonitbrenda qyteteve të pushtuara ka qenë një praktikë e njohur për

8) M. Ugolini. Albania Antica. Vol. I. Roma - Milano 1927, 105.9) L. Heyzey — H. Daumet. Mission archeologique de Macedoine, 404.10) F. Prendi, K. Zheku. Lisi në dritën e të dhënave të reja arkeologjike. Mo-

numentet 2, 1971, 7-18.11) K. Zheku. Restaurimi i portës së brendshme të qytetit ilir të Lisit, Mo-

numentet 7-8, 1974, 7-21.

90

Page 91: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

romakët. Kështu Apiani na njoftonse dhe në qytetin Segesta (IliriaVeriore), Cezari ndan një vend tëveçantë për garnizonin, që përbë-hej prej 25 njësish (Illyrike, 24). Mu-ri ndarës i Lisit, apo muri i bren-dshëm, siç e kanë quajtur autorëte gërmimit, kishte një gjerësi prej1.80 m dhe ishte ndërtuar me blloqegurësh të latuar, të prerë në formatrapezoidale. Gurët janë vendosurnë të thatë pa përdorimin e ndonjëmjeti lidhës, duke formuar rreshtaderi-diku horizontalë. Faqet e muritlidhen me bërthamën nëpërmjet bllo-qeve të gjata prej guri, të vendosuranë drejtim tërthor me gjatësinë emurit. Blloqet tërthore kanë njëgjatësi të barabartë me gjerësinë emurit, kështu që ato dallohen qartënë faqet e dukshme të tij, duke qenëse brinjët e tyre vertikale janë mëtë gjata se ato horizontale. Por igjithë ky konstruksion, që arrinte si-

b

a

Fig. 65. Lis. Porta e brendshme.a. Planimetria.b. Pamje

Page 92: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

pas terrenit një lartësi prej 1-3.5 m, shërbente vetëm si njëbazament për të mbajtur mbi vete një mur tullash. Mu-ri me tulla kishte një gjerësi prej 1.75 m, duke u futur përarsye estetike pak më brenda bazamentit prej guri. Tullat kishin për-masat rreth 0.40x0.48 x 0.08 m, ose sa gjysma e këtij formati dhelidheshin me shtresa të holla llaçi balte. Krejt muri në anën e jashtmearrinte një lartësi prej 8.5-9 m.

Muri i brendshëm i Lisit përshkohej edhe prej një porte, e cilalidhte qytetin e sipërm me qytetin e poshtëm (fig. 65). Porta kapasur një hapësirë drite prej 3 m dhe ishte vendosur në mesin e njëkorridori, i cili formohej në njërën anë prej faqes anësore të një kulledrejtkëndëshe dhe në anën tjetër nga spostimi në brendësi i murit rre-thues. Në të dy anët e portës, në gurët e pragut ruhen gjurmët përmbështetjen e kasës dhe të boshteve rrotulluese vertikale të kanatave.Në mesin e pragut, një gur i vendosur vertikalisht shërbente për fiksi-min e dyerve, të cilat siguroheshin nga brenda me katarah.

Porta e brendshme e Lisit, e quajtur «Porta e Gaviarit» nga njëmbishkrim që bën fjalë për të, nuk ndryshon nga portat e tjera tëqytetit të ndërtuara disa shekuj më parë. Kjo tregon se kemi tëbëjmë me një traditë të fuqishme dhe një nivel të lartë ndërtimor tëmjeshtrave ilirë, që projektuan dhe ndërtuan muret mbrojtëse tëkëtij qyteti.

Përveç «Portës së Gaviarit», vlen të përmendim se për gjatëmurit ndarës, nga ana e brendshme e tij, janë mbështetur një sërëambientesh, që kishin karakter ushtarak (fig. 66), duke shërbyer sidepo dhe fjetore për garnizonin. Ambientet kanë përmasa rreth 4.80 x

92

Fig. 66. Lis. Kthina me karakter ushtarak në anën e brendshme të murit rre-thues, shek. I p.e.r.

Page 93: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

x 7.20 m dhe secili prej tyre është pajisur me një hyrje të vogëltë veçantë, me hapësirë drite prej 1.10 m12). Dëshmia e Cezarit përfortifikimin e Lisit dhe identifikimi i këtyre fortifikimeve me murine përmendur u provua plotësisht nga të dhënat arkeologjike, Në dymbishkrime të zbuluara në vitin 1968 bëhet fjalë për përtëritjen emureve të një kulle dhe të një porte, me vendim të këshillit tëqytetit dhe me përkujdesjen e mjeshtrave ekzekutivë të tij, Gaviarit dheMeges. (fig. 67). Gjithashtu u gjetën në mbushjen e brendshme tëmurit fragmente qeramlke të shek. II-I p.e.r.13).

Përveç ndërtimit të rnurit të brendshëm, në të njëjtën kohë u ri-paruan edhe muret e tjera mbrojtëse të Lisit, të cilët ishin dëmtuarrëndë nga koha.

Mure mbrojtëse të ndërtuara me tulla mbi një bazament guri, tëcilat ngjasojnë së tepërmi me ato të Lisit janë zbuluar edhe në Apo-loni. Apolonia vazhdoi të jetë qytet i madh e me rëndësi edhe gjatëperiudhës së pushtimit romak. Ciceroni e quan atë «magna urbs etgravis» (Cic. Phil. XI, 26) (Qytet i madh e hijerëndë), ndërsa në kohënperandorake Apolonia ishte qendër, ku studionin aristokratët e rinjromaks.

Duke u shtrirë në një zonë ku mungonte guri për ndërtim, murirrethues i qytetit i është nënshtruar një grabitjeje sistematike për njëkohë të gjatë, kështu që vetëm pak trakte janë zbuluar prej tij. Njëpjesë e murit të zbuluar ndodhet në afërsi të Akropolit dhe ështëndërtuar me tulla mbi xokolaturë guri (fig 68). Këtu, arkeologu. H.Ceka ka dalluar tri periudha ndërtimi. Në fazën më të hershme tu-ilat lidheshin midis tyre me llaç balte, ndërsa në periudhën më tëvonë me llaç gëlqereje14). Krejt muri është ndërtuar mbi një xokol me

12) Të dhënat mbi arkitekturën dhe teknikën e ndërtimit të murit të brend-shëm dhe «Portës së Gaviarit» janë marrë nga artikulli i K. Zhekut «Restaurimi iportës së brendshme në qytetin ilir të Lisit», Monumentet 7-8, 1974, 7-21.

13 F. Prendi, K. Zheku. Vep. cit. 16.14) H. Ceka Muri rrethues i Apolonisë. BUSHT, seria Shk. Shoq. 1963, 3,

117-156.93

Fig. 67. Lis. Mbishkrimi i Gaviarit

Page 94: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 68. Apoloni. Mur me tulla mbi xokol guri.

gurë të punuar në formadrejtëkëndëshe që arrin njëlartësi prej 4-5 radhësh. Xo-koli është ndërtuar me shka-llëzime, që shkojnë sipas li-njës së pjerrët të terrenit.Gurët e xokolit kanë njëlartësi mesatare prej 0.40 m.Tullat e murit të fazës sëparë, të lidhura me njështresë të hollë balte kanëkëto përmasa 0.38 x 0.38x 0.08 m. Në vazhdim të kë-tij muri dhe mbi të njëjtinxokol vazhdon një fazë tje-tër ndërtimi në një gjatësiprej 54 m. Formati i tullavendryshon dhe është 0.46 xx 0.46 x 0.08 m, duke u li-dhur me një llaç të dobët(baltë e verdhë e stërpikurme llaç gëlqereje, ku në di-sa pjesë të murit është për-dorur gjerësisht edhe llaçi igëlqeres). Ky mur ështëndërtuar pjesërisht nga dyparete (pareti i jashtëm 1.15m dhe i brendshëm 0.46 m),të cilat lidhen në brendësinga breza tërthorë tullashçdo 4.5 m, që lënë midistyre hapsira katërkëndëshe

të mbushura me dhe. Në këtë pjesë të murit të tërheqëvëmendjen një kanal, që mblidhte dhe shkarkonte ujërat eshiut jashtë rrethimit. Kanali përbëhet nga gryka, lugu dhe një hauzujëmbledhës i ndërtuar me gurë të latuar. Gryka e kanalit ka një pana-qitje monumentale; e ndërtuar me të njëjtin material e teknikë si tëxokolit, ajo harmonizohet hijshëm si me këtë të fundit ashtu edhe mesfondin prej tullash të murit. Hapësira e grykës së kanalit ka formën enjë harku me majë me lartësi 1.60 m dhe gjerësi 0.40 m. Mendohetse kanali i përket një periudhe më të vonë, për ndërtimin e të cilitështë prishur një pjesë e murit dhe është rindërtuar me të njëjtinmaterial, por duke përdorur si lidhës këtë radhë shtresa llaçi gëlqerejederi diku të trasha15).

Me mure tulle të lidhura me llaç është ndërtuar dhe një kullëdrejtkëndëshe me përmasa 6.10x3.50 m, e cila ruhet në një lartësi 4.30.Muret me tulla të Apolonisë kanë pasur një lartësi prej rreth 10 m.

Për të tria fazat e ndërtimit, që përmendëm më lart, janë dhënëmendime për një datim respektiv në shek. IV p.e.r. (periudha I), fundi

15) Po aty, 131, 140.

94

Page 95: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

i shek. III ose fillimi i shek. II p.e.r. për periudhën e dytë dhe aty ngashek. I p.e.r. për periudhën e tretë (kanali16).

Duke pasur parasysh ngjashmërinë aq të madhe të mureve të Apo-lonisë me ato të Lisit si dhe shembuj të tjerë të përdorimit të tullavenë botën antike dhe brenda vetë Apolonisë, do të mendonim për njëkohë mjaft më të vonë ndërtimi të mureve të këtij qyteti17).

Nga burimet historike nuk mund të nxirret diçka me rëndësl qëdo të na ndihmonte për datimin e këtyre mureve, por mund të për-mendim dy fakte që sidoqoftë lidhen drejtpërdrejt me ndërtimet mbroj-tëse.

Në vitin 214 Filipi V u përpoq të pushtonte Apoloninë, por pasi ufut përpjetë lumit me 120 anije dhe e pa se puna ishte më e vështirëse sa shpresonte, ju drejtua Orikut, të cilin e mori me sulmin e parë.18)Megjithëse Apolonia ishte një qytet i mbrojtur me mure, pasi mbaheji rrethuar nga Filipi, apoloniatët kërkuan ndihmë «mbasi nuk do tëmund t'i qëndronin dot fuqisë maqedone». Por kur Filipi ndërmorinjë sulm tjetër kundër Apolonisë rreth vitit 205, p.e.r. pasi shkatërroitokat përreth e pa veten të pafuqishëm përpara mbrojtjeve të qytetitdhe u detyrua të tërhiqet. Në qofë se janë ndërmarrë punime mbroj-tëse midis këtyre dy datave, ato mund të kenë qenë ndoshta ndërti-met me tulla të periudhës së parë. Kjo do ishte data më e hershmee ndërtimit të tyre.

Nga mesi i shek. I p.e.r., menjëherë pas zbarkimit të Cezarit nëbrigjet e Himarës (Palasë), Apolonia u vu edhe një herë para provës

16) Po aty, 151-153.17) Dy nga argumentet kryesore teknike që sjell H. Ceka për datimin e murit

me tulla të periudhës së parë të ndërtimit në Apoloni, në shek. IV p.e.r. janëformati 0.38 x 0.38 x 0.80 m i tullave, dhe përdorimi i llaçit të baltës për lidhjen etyre dhe jo ai i gëlqeres. Për sa i përket llaçit të baltës ai është përdorur rëndomnë banesa të periudhës romake dhe rasti më kuptimplotë është ai i fortifikimittë Lisit që datohet në mesin e shek. I p.e.s. Bdhe në Greqi, llaçi i gëlqeres si materiallidhës u përdor nga fundi i shek. II p.e.r. fillimi i shek. I p.e.r., në shtëpitë e Delositdhe të Theras, ndërsa para kësaj kohe, me përjashtim të ndërtimeve në kontaktme ujin, përdoret argjila pa gëlqere për të lidhur gurët e zakonshëm (shih përkëtë A. Orlandos, Les materiaux de construction et la technique architeoturale desanciens Greec. Vëll. I, Paris, 1966, 135). Tulla të formatit të murit të Apolonisëjanë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike dhe në konstruksionin e varreve të kë-saj qendre. Ato i përkasin periudhës helenistike, kur vazhdonte të përdorej edheqerpiçi (A. Mano, Nekropoli i Apolonisë — Tuma 1, Gërmime të viteve 1958-59,Iliria I, Tiranë 1971). Kjo tregon se tulla e pjekur nuk ishte bërë akoma një ma-terial i rëndomtë ndërtimi. Në anë tjetër, në Apoloni është zbuluar një mur i ndër-tuar me tulla të formatit 0.38 x 0.38 x 0.07, i cili është datuar në shek. II-I p.e.r.(shih S. Islami, Gërmimet në Apoloni dhe Orik gjatë vitit 1958, BUSHT, seria Shk.Shoq. 1/1960, 63). Ky fakt konfirmon mundësinë e përdorimit të këtij tipi tullashedhe në këtë periudhë relativisht të vonë. Edhe në botën antike tulla e pjekurbëhet masive në kohë të vonë. Në Greqi përdorimi i tullës së pjekur u fut ngaMesapotomia, ku shembulli më i hershëm i përket fillimit të shek. III, ndërsa nëvetë Greqinë nuk gjejmë ndërtime me tulla përpara fundit të epokës helenistike(A. Orlandos, Vep. Cit. 67). Gjithashtu, në Itali, deri në shek. II p.e.r., qenë për-dorur vetëm tulla të papjekura, ndërsa tulla e pjekur, megjithëse u përdor nëRomë në periudhën e Sulës (138-78 p.e.r.), nuk u bë e zakonshme deri në kohën eJul Cezarit (shih N. Davey — A. History of builldings materials, London 1965).Sidoqoftë, në Apoloni, po t'i referohemi konstruksionit të varreve, kemi një ngashembujt më të hershëm të përdorimit të tullave, por ato nuk mund të jenë mëtë hershme se fundi i shek. III ose fillimi i shek. II p.e.r.

18) T. Livi, XXIV, 40, 1.

95

Page 96: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

së rrethimit. Sundimtari romak i qytetlt, Luc Staberi, porsa mori veshse Cezari po afrohej, urdhëroi të sillnin ujë në kështjellë, ta fortifikoninatë dhe njëkohësisht kërkoi pengje nga apoloniatët, por këtë radhëapoloniatët nuk pranuan të jipnin pengjet dhe dërguan delegatë tekCezari për dorëzimin e qytetit. Ky fakt historik është marrë si njëdëshmi e sigurtë se Apolonia në këtë kohë ishte një qytet i pa-mbrojtur dhe se vetëm akropoli mund të kryente një funksion tëtillë19).

Nuk përjashtohet mundësia që disa pjesë të mureve rrethuese tëqytetit të mos ishin në gjendje të mirë, por shkaku kryesor i vendimittë komandantit romak për t'u mbrojtur në akropol, ishte mosbesimi itij tek apoloniatët se do të rrezikonin për hir të rivalitetit të konsujveromakë. Ky mosbesim u duk qartë në kërkimin e pengjeve tek ata.

Gjithashtu, ndërtimi i murit të ri ndarës në Lis, pas riparimit tëmureve rrethuese të qytetit, kishte këtë qëllim. Pas pushtimit të Apo-lonisë, Cezari e bëri atë një nga bazat më kryesore ushtarake kundërPompeut. Gjatë disa veprimeve luftarake kundër këtij të fundit ngarepartet që la Cezari për mbrojtjen e qyteteve bregdetare të cilat ai ikishte shtënë në dorë, ishin 4 kohorta në Apoloni, 1 në Lis dhe 3 nëOrik. Me këtë rast mund të jenë bërë disa riparime në muret rre-thuese të Apolonisë, siç mund të jenë ato të periudhës së dytë tëmureve mbrojtëse me tulla.

Për periudhën në shqyrtim njohim nga të dhënat historike si dhenga gjurmët në terren edhe një tip tjetër fortifikimi, që u aplikua nëterritorin e vendit tonë, «fortifikimin fushor» apo të «përkohshëm».Këto ishin kampe të fortifikuara të legjioneve romake të ndërtuara ngatë dy palët ndërluftuese gjatë luftërave midis ushtrive të Cezarit dhePompeut. Kampet e fortifikuara të romakëve kishin për qëllim tësiguronin dislokimet e legjioneve të tyre nga ndonjë sulm i befasi-shëm, kur ato ndodheshin në afërsi të armikut, sidomos gjatë natës.Ato kishin trajtën e një katërkëndëshi dhe formoheshin nga një he-ndek dhe një gardh druri.

Ndërtime të tilla mbrojtëse me karakter të përkohshëm njihen qënga kohë mjaft të lashta. Ato u përdorën veçanërisht me sukses ngaPirroja i Epirit, gjatë luftërave në Itali. Për këtë arsye, historiani ro-mak Tit Livi thotë duke i vënë këto fjalë në gojën e Hanibalit se«ai (Pirroja) ishte i pari që i mësoi të tjerët si të vendosin lëmin».(XXXV, 1, 4, 9).

Pas zbarkimit në brigjet e Himarës (Palasë). Cezari kaloi Qafën eLlogorasë dhe ju drejtua Orikumit. Pasi e mori atë me lehtësi dhemenjëherë pas tij Apoloninë, marshoi në drejtim të Durrësit qëishte baza kryesore e Pompeut. Ndërkohë Pompeu, i cili ishte dukeardhur nga Maqedonia, kur mori vesh se Cezari kishte pushtuar Apo-loninë, shpejtoi me gjithë ushtrinë e tij me një marshim të sforcuarpër t'i prerë rrugën për në Durrës kundërshtarit. Ishte arritja e shpejtëe ushtrive të Pompeut që e detyroi Cezarin të ndërpresë marshiminpër në Durrës dhe të vendosë kampin në anën e majtë të lumitAps (Semani), sipas Appianit (II, 56), 12 stade larg bregut, (rreth 2 km).

G. Fajti e vendos kampin e Cezarit pranë fshatit Kuç të rrethit

19) H. Ceka. Muri rrethues. 117-156.

96

Page 97: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

të Lushnjës (fig. 69), ku pati dalluar dhe gjurmë të ledheve mbrojtëse20).Në bregun tjetër të lumit ngriti kampin Pompeu dhe të dy ushtritëqëndruan përballë njëra-tjetrës për disa muaj. Kushtet e terrenit nuklejonin vendosjen e kampit në një formë të rregullt kuadratike, por tëdy komandantët ja përshtatën vetë terrenit format e kampeve të tyre.Sipërfaqja prej 35 ha e platformës së kodrës, ku ishte vendosur Cezari,mendon Fajti, mjaftonte për vendosjen e një kampi prej 12.000 nje-rëzish, që kishte mbledhur ai pas lënies së detashmenteve në Orik,Apoloni, etj. Ndërsa Pompeut që ishte përballë i duhej për ushtrinë etij prej 40.000 vetësh të shfrytëzonte dy kodra pranë njëra-tjetrës,shpatet e tyre, si dhe terrenin e sheshtë deri tek lumi.

Në të dy anët e lumit, Fajti pati gjetur edhe gjurmë të ledheve.Më të qarta ato ishin në kampin e Pompeut, në mënyrë të veçantënë anën juglindore, mbi platformën e kodrës së Çukës. Shpatet e kësajkodre vijnë duke zbritur gjithnjë e më me pjerrësi kundrejt bazësdhe pikërisht në mesin e kësaj rënieje konvekse dallohej një ledh qës'kishte të bënte aspak me kufijtë e arave, pasi e përshkonte mes përmes në linjë të drejtë gjithë zonën e kultivuar.

Kjo kodër, e ngritur direkt mbi lumë dhe më afër armikut, ishtemë e ekspozuara dhe prandaj duhej të ishte dhe më e fortifikuara.

Përveç kampit kryesor, Fajti konstaton edhe disa fortifikime mëtë vogla rreth tij, si p.sh. mbi kodrën me lartësl 93 m në jug tëvendit, të quajtur «Kosova e vogël», ku shihej një ledh i qartë eplotësisht i mbyllur, që i korrespondonte në çdo pikëpamje planit tënjë kampi. Gjithashtu, në një kodër që bie mbi shtratin e vjetër tëSemanit, pranë fshatit me të njëjtin emër, dalloheshin qartë gjurmët enjë shkalle artificiale, që tregonte drejtimin e hyrjes për në këtëvend të mbrojtur, që nuk ka pasur nevojë për punime të tjera plotë-suese. Kjo kodër mbi Seman kontrollonte rrugën e rëndësishme, qënëpërmjet Belshit të çonte në Elbasan.

I vendosur në zonën e Kuçitj dhe duke pasur në dorë Apoloninë,Cezari kishte nën kontroll Mallakastrën dhe çfarë shtrihej në jug tësaj. Kishte gjithashtu në zotërim daljet e luginës së Devollit dheOsumit si dhe rrugën malore që të çonte nga Kuçi në Ballsh dhe Bylis.

Pozicioni i dytë që zë Pompeu në prag të bashkimit të trupavetë Cezarit me ato të Mark Antonit, që vinin nga Lisi, ishte Asparagu,në breg të lumit Genusus (Shkumbin). Edhe këtu, të dy kundërshtarëtdo të vendosnin kampet përballë njëri-tjetrit në të dyja brigjet elumit, prej të cilëve Pompeu në Asparag «ad Asparagium» dhe Cezaripërballë tij «contra Asparagium» (Ces. 76, I).

Fajti e vendosi Asparagiumin në afërsi të Rrogozhinës së sotme,pranë pikës ku Shkumbini del në fushë, ndërsa Hezej dhe Shtoffelrespektivisht, në territorin e Bashtovës dhe midis Sulzotit dhe Çer-mës21). Për mendimin tonë, nga të tre autorët, Hezej ka të drejtë. Pornuk është kalaja e Bashtovës me prejardhje bizantine të hershme, siçmendon ai, ajo që përcakton vendndodhjen e Asparagiumit, por faktiqë këtej kalonte dega jugore e rrugës Egnatia, e cila lidhte Durrësin

20) G. Veith. Der Feldzug von Dyrrachium zwischen Caesar und Pompejus.Wien 1920, 98 e vazhd.

21) L. Heyzey. Les operations militaire de Jules Cesar. Paris 1886, 4 41. Stoffel.Histoire de Jules Cezar Guerre civile. 1887, Vol. I 348.

977 - 6 1

Page 98: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

me Apoloninë, tanimë plotësisht e argumentuar. Për më tepër, kjo rru-gë «që përshkonte fushën e Myzeqesë nga veriu në jug nuk ka qenëvetëm një vijë komunikacioni ndërkrahinor, por trafiku midis dy qy-teteve të mëdha të Adriatikut: Dyrrahut dhe Apolonisë dhe pjesë erëndësishme e një arteri rrugor me rëndësi, që lidhte bregdetin e Ilirisëme Thesalinë e krahinat kufitare të Greqisë Veriore»22). H. Ceka me-ndon se dega jugore e rrugës Egnatia ka qenë më e vjetër dhe përkëtë arsye ajo ndahej për të shkuar në Klodiana (Peqin) dhe Skampin(Elbasan), jo pak kilometra përtej Kavajës, siç mund të pritej, por nëAsparag në breg të Shkumbinit, të cilin ai e identifikon me fshatinBallaj.

Ky mendim është mjaft bindës, pasi, siç e pranon logjika engjarjeve, do të kemi vetëm një rrugë që do ta çonte Cezarin ngabregu jugor i Shkumbinit, ku ai kishte vendosur kampin, deri në afërsitë Durrësit. Është pikërisht kjo rrugë që bllokon Pompeu, duke ve-ndosur kampin e tij në Asparag. Në këtë mënyrë, Asparagu do të pri-tej të ishte në bregim verior të lumit, në afërsi apo direkt mbi rrugënqë e kalonte atë. Njoftimi i Apianit se Pompeu prishi urën dhe rrugënqë çonte në Durrës tregon se mund të ketë pasur ndonjë urë edhe nëkëtë vend. Këmbët e një ure romake janë zbuluar rreth 1 km nëjuglindje të kështjellës së Bashtovës, në afërsi të fshatit Vilë. Kjozonë përshkohet nga një varg kodrash të buta që shkojnë paralel rneshtratin € lumit, jo më larg se 1.5 — 2 km prej tij, duke qenë kështumjaft të përshtatshme për vendosjen e një kampi romak. Për mëtepër, këto kodra janë banuar intensivisht në permdhën helenistiko--romake23) dhe nga ana tjetër vetë fshati Vilë të kujton me emrin etij praninë e një «vila rustica» në këtë vend.

Dy fakte të tjera vijnë në të mirë të identifikimit të Asparagut,në afërsi të fshatit Vilë. Gjatë tërheqjes, Cezari lë aty një pjesë tëtrupave (mbraparojen) për të mbrojtur kolonën gjatë kalimit të lumitdhe ajo që është më e rëndësiishme, në kampin e tij, përballë Aspa-ragut, Cezari nuk e ndjente veten të sigurt dhe po atë ditë vazhdoimarshimin dhe për 8 milje (12 km) të tjera, ku gjeti mbi një kodër tësheshtë dhe të izoluar një vend më të përshtatshëm, për të vendosurkampin. Sipas Fajtit, kjo kodër ndodhet në afërsi të Golemit të sotëm.Të gjitha të dhënat të çojnë në përfundimin se kampi i Pompeut nëAsparag ishte në vend më të mbrojtur, me shumë mundësi mbi njëkodër, ndërsa ai i Cezarit në fushë, e kundërta e asaj që mendoiFajti. Ky vend i përgjigjet më tepër fshatit Vilë, ku vargu i kodravei afrohet lumit në një largësi të përshtatshme, ndërsa në vazhdim tërrjedhjes së sipërme ato i largohen këtij të fundit.

Cezari i vendosur përballë Asparagut, kur pa se nuk mundi tëtërheqë në luftë Pompeun dhe as ishte në gjendje të çante me forcërrugën për në Durrës. vendosi të ndjekë një taktikë tjetër. Ai bëri sikuru tërhoq derisa u zhduk nga sytë e kundërshtarit dhe kthehet me-njëherë nga veriu nëpër një rrugë malore të ngushtë e të vështirë. dukemarshuar ditë e natë për të arritur në Durrës para Pompeut.

Në këtë rast kanë qenë edhe pozitat më të mira mbrojtëse të

22) H. Ceka. Dega jugore e rrugës Egnatia, Monumentet 2, 1971, 25.23) Materialet arkeologjike ndodhen në muzeun e fshatit Bashtovë.

98

Page 99: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Pompeut, që e detyruan Cezarin të bëjë këtë manovrim. Pompeu ezbuloi tepër vonë mendimin e Cezarit dhe vetëm kur ky i fundit ve-ndosi kampin pranë Durrësit u diktua prej tij.

Rruga që ndoqi Cezari për të arritur në Durrës, siç pranojnë tëgjithë studiuesit, ishte nga Peqini në Pezën e Vogël, Vrap, Dorëz,dhe pastaj duke ndjekur bregun Jugor të Erzenit arriti përballë detitnë veriperëndim të kodrave të Arapajt.

Beteja e madhe rreth Durrësit, midis Cezarit dhe Pompeut, uzhvillua në zonën kodrinore, që shtrihet në juglindje të qytetit, midisluginës së Erzenit dhe fushës së Kavajës (fig. 70). Po ajo që na inte-reson në këtë rast janë fortifikimet fushore të dy palëve ndërluftuese.Deri sot nuk janë zbuluar gjurmë të të gjitha ngulimeve apo kampevegjatë gjithë etapave të luftimeve. Megjithatë, gjurmë të sigurta të njëkampi të Cezarit janë zbuluar mbi një kodër në veri të rrjedhës sësipërme të përroit të Shumilit. Ajo, në gjuhën e popullit, quhet Ma-terici (Meteres), që do të thotë në turqisht llogore. Fortifdkimi formontenjë planimetri ovale të çrregullt, me gjatësi rreth 200 m. dhe gjerësi100 m. Nga ana e veriut, nga pritej sulmi, ledhi ishte më i lartë24).

Dy fortifikime të tjera ndodheshin në anën jugore të linjës sëmbrojtjes së Cezarit, pranë përroit të Gesniqes, njërl në lartësinë 44dhe tjetri pak më në lindje, mbi një kodër me tri maja. Ky i funditka pasur një formë katërkëndëshe. të shtypur pak në mes dhe ndiqtekonturin e terrenit.

Ledhi dallohej me qartësi të madhe në të gjitha anët dhe veçanërishtnga perëndimi. Ky fortifikim, mendon Fajti, shërbente për vendosjen epjesës kryesore të rezervës. Këtë përfundim ta sugjeronte jo vetëmpozicioni i tij në vendin e kalimit nga zona kodrinore në fushë, pordhe pamja e gjerë që të ofronte. Midis dy fortifikimeve të para, atijtë vendosur pranë kodrës së Arapajt nga veriu dhe përroit të Gesniqesnga jugu, kalonte vija e mbrojtjeve të Cezarit, që kapte një gjatësiprej rreth 20 km. Prapa kësaj linje mbrojtjeje Cezari kishte ndërtuarnjë rrugë qarkullimi për furnizimin dhe manovrimin e forcave. Kufirijugor i frontit të Cezarit formohej nga një linjë dyfishe. Distanca mi-dis dy ledheve paralele ishte 178 m. Profili i ledhit të brendshëmishte veçanërisht i fuqishëm. Gjerësia e kanalit ishte 4.5 m, ndërsagjerësia dhe lartësia e ledhit 3 m. Përmasat e ledhit të jashtëm ishinmë të vogla. Nga ana e detit, ekstremiteti i kësaj linje dyfishe ledhesh,kishte filluar të mbyllej me një ledh tërthor, i cili gjatë kohës së be-tejës së dytë me Pompeun kishte mbetur pa përfunduar.

Në vargun e kodrave, që shtriheshin rreth 1 km në perëndim tëfrontit të Cezarit, shtrihej fronti i Pompeut, që kishte një gjatësiprej 15 km.

Në majat e kodrave ai kishte vendosur 24 pika mbrojtjeje nëintervale prej çdo 900 m. të cilat quheshin «castellum», ndërsa Cezaripër gjatësinë e frontit të tij duhet të kishte 30 pika të tilla. Nga kampii Pompeut, i lokalizuar nga Fajti tek Shkëmbi i Kavajës, nuk janëgjetur gjurmë fortifikimi.

Kjo ishte gjendja e vendosjes së trupave në kohën kur Cezari bëripërpjekje për pushtimin e Durrësit, duke e sulmuar atë në dy drejtimenga veriu dhe juglindja, duke kaluar respektivisht nëpër ngushticën e

24) G. Veith. Vep. cit 148.99

Page 100: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Porto-Romanos dhe Dajlanit. Ky sulm i Cezarit nuk pati sukses, poredhe kundërsulmi i ndërmarrë nga Pompeu për të shtënë në dorë po-zicionet e kundërshtarit në lartësitë e kodrave të Manëzit, nuk endryshoi gjendjen. Gjatë sulmit të dytë që kreu Pompeu në sektorinjugor të frontit të Cezarit, ai ndërtoi një kamp të ri midis përroit tëGesniqes dhe të Darçit, i cili ishte 600 m larg frontit të vjetër të tij.Kësaj radhe Pompeu u fut midis mbrojtjes së dyfishtë të Cezarit, qëmbyllte zonën fushore deri në bregdet, nëpërmjet ledhit të papër-funduar, që i lidhte këto dy linja nga ana e detit dhe si përfundim edetyron këtë të fundit të tërhiqet për në Apoloni, ku gjatë rrugës uvendos përkohësisht në kampin e vjetër përballë Asparagut. Gjatë mar-shimit të mëtejshëm të Cezarit deri në Apoloni dhe ndjekjes së pa-frytshme të Pompeut, që e ka burimin në vonesën që ju shkaktua qënë Asparag, nuk kemi më njoftime të sakta për kampe të reja nga tëdy palët dhe as nuk janë zbuluar deri tani gjurmë në terren.

Nga shqyrtimi i ndërtimeve mbrojtëse të periudhës së hershme tëpushtimit romak në Shqipëri, mund të nxirret përfundimi se ato ishintë pakta në krahasim me fortifikimet pararendëse, se ato konsistojnënë rindërtimin dhe plotësimin e fortifikimeve ekzistuese dhe se traditavendase shfaqet e fuqishme. Kjo e fundit duket qartë sidomos në xo-kolaturën e murit ndarës të Lisit e sidomos në formulimin e hyrjes, ecila nuk ndryshon nga hyrjet e tjera të qytetit. Por në këtë periudhë udukën edhe përparime në drejtim të teknikës së ndërtimit. Ndër tokryesorja ishte përdorimi i llaçit për lidhjen e mureve si dhe përdorimimasiv i tullave për ndërtimet mbrojtëse në një shkallë të tillë, saqëato në këtë pikëpamje nuk qëndrojnë pas ndërtimeve bashkëkohore tëbotës antike greko-romake.

100

Page 101: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kapitulli IV

FORTIFIKIME NGA VITET 300 DERINË 600 TË E. SONË

Periudha që përfshin shek. IV-VI të erës sonë ishte nga më inten-sivet për sa i përket ndërtimeve fortifikuese.

Rrethanat historike që ndikuan ishin rreziku që i kanosej Fera-ndorisë Romako-Bizantine nga dyndja e popujve që vinin nga territoretpërtej Danubit si dhe. thellimi i krizës së sistemit skllavopronar.

Në këtë periudhë varfërohen gjithnjë e më tepër masat e gjeratë popullsisë dhe nga ana tjetër dobësohet autoriteti i pushtetit qendror,duke krijuar kështu kushte më të favorshme për depërtimin e fede-ratave të fiseve «barbare». Perandorët romakë dhe bizantinë bëmë për-pjekje të mëdha për të rimëkëmbur sistemet e vjetra të fortifikimit dhepër të ndërtuar të reja. Nga një kronikë e kohës mësojmë se gjatësundimit të perandorit Julian u rindërtuan muret mbrojtëse të qyte-teve të Maqedonisë, Ilirikut dhe Peloponezit1). Por dhe para kësaj kohekemi të dhëna për ndërtime kështjellash të reja dhe fortifikime qyteteshnë trojet shqiptare. Nga një mbishkrim i gjetur në Paleokastër, ndër-timi i kështjellës në vitet 311-313 i atribuohet perandorit Licin2). Nëfillim të shek. IV, me shumë gjasë në kohën e Kostandinit të Madh,janë ndërtuar kalaja e Elbasanit dhe kështjella e Vigut (Mirditë). Njëveprimtari të gjerë ndërtimi pati dhe nga fundi i shek. IV, sidomosgjatë periudhës së sundimit të perandorit Valentinian. Përveç njënumri të konsiderueshëm kështjellash malore gjatë rrugës Egnatia, nëtë cilat janë gjetur me shumicë monedha të këtij perandori3), kësajperiudhe duhet t'i përkasin edhe muret rrethuese të qytetit në Grazh-

1) Panegyrici latini, XI, 9.2) A. Baçe. Fortifikimet e antikitetit të vonë në vendin tonë. Monumentet II,

1978, 46.3) N. Ceka. Fortifikimet e vona antike pranë rrugës Egnatia. Monumentet

7-8, 1974 71-89.

101

Page 102: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

dan (Peshkopi) etj. Sipas një ligji të kohës së Teodosit I (379-395), përndërtimin e mureve të qyteteve në Iliri, ishte e ngarkuar e gjithëpopullsia4); kuptohet që barra më e rëndë për këto ndërtime bintembi shtresat e varfëra. Por ndërtimet më të mëdha fortifikuese ukryen në kohën e Justinianit I (527-565), perandor me origjinë ilire, icili synonte të riformonte perandorinë e dikurshme romake. Historiani itij, Prokopi nga Cezarea, në veprën «Mbi ndërtimet» shkruan se pe-randori Justinian e fortifikoi krejt pjesën e brendshme të Ilirisë (Pro-vinca e Ilirikut), ndërsa anën e Danubit e fortifikoi me kështjella egarnizone ushtarësh. Kështjellat dhe qytetet e ngritura anës lumit ngaperandorët e mëparshëm romakë, thotë Prokopi, shërbenin më shumëpër të treguar që buza e Istrit (Danubit) nuk ishte krejt e pabanuar, sesa për ta mbrojtur. Por perandori Justinian i rindërtoi këto jo mëashtu siç ishin, por i bëri më të forta dhe shumë prej tyre krejt tëreja (IV, 5). Në provincat e Epirit të ri dhe të vjetër, ku përfshihejdhe territori i vendit tonë, Justiniani ndërtoi ose rindërtoi 94 fortifikime.Emrat e këtyre kështjellave të regjistruara nga Prokopi, ose kanë ar-dhur të transformuara, ose emrat e vjetër të kështjellave tona janëharruar me kohë, kështu që vetëm pak prej tyre mund të identifikohenme ato të listës së Prokopit. Nga këto mund të përmendim Foinikën(Finiqi), Antipagrai (Antipatrea, Berati), Kionin (Kanina) dhe Aulon(Vlora).

Fortifikimet e shek. IV-VI e.s. janë të shumta dhe ndodhen zako-nisht gjatë luginave të lumenjve, ku kalonin rrugë të rëndësishmetregtare dhe ushtarake. Një nga këto ishte Egnatia që kalonte gjatëluginës së Shkumbinit si dhe degëzimet e saj.

Gjatë kësaj rruge janë hetuar një pjesë e mirë e fortifikimeve,që janë ndërtuar ose rindërtuar gjatë periudhës së vonë antike (shek.IV-VI5). Këto fortifikime nuk janë vendosur në largësi të barabartëgjatë gjithë rrugës. Por ndërsa vërehen grumbullime fortifikimesh pranëndonjë qyteti, siç ishte p.sh. Skampini (Elbasani), apo të ndonjë zone tërëndësishme bujqësore si lugina e sipërme e Shkumbinit dhe Fusha eDomosdovës, në pjesë të tëra të rrugës Egnatia nuk takon asnjë forti-fikim ose ato janë të rralla. Bie në sy sidomos pjesa e rrugës Egnatia,që shkon nga Elbasani në Peqin — Rrogozhinë — Durrës, pranë së cilësnuk ndodhet asnjë fortifikim. Fortifikime të kësaj periudhe gjenden,megjithëse më të rralla edhe në zona të thella malore, siç është ajo eShpatit, apo pranë luginave të tjera të lumenjve, që përshkojnë terri-torin e vendit tonë, si ajo e Devollit etj.

Në Pellgun e Korçës6, nga mënyra e vendosjes së fortifikimeve,kuptohet që ato kishin për qëllim të siguronin një mbrojtje për gjithëkëtë zonë dhe nga ana tjetër të kontrollonin kalimin gjatë luginës sëDevollit. Në grupin e parë përfshihen fortifikimet e Zvezdës, Bello-vodës, Gjonomadhit, Trajanit dhe Bllacës, të cilat mbyllnin vendkalimete mundshme, që lidhin Pellgun e Korçës dhe Devollit me krahinatpërreth, duke u vendosur në grykat e lumenjve ose në qafat. Rruga

4) Codex Theodosianus, XI, 17, 4.5) N. Ceka. Fortifikime të vona antike pranë rrugës Egnatia, Monumentet

7-8, 1974, 71-89.6) Gj. Karaiskaj, P. Lera. Fortifikimet e vona antike në rrethin e Korçës.

Monumentet 7-8. 1974, 91-110.

102

Page 103: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

71. Kalaja e Zaradishtës (Kor-çë). Planimetria.

natyrore, që kalonte gjatë luginës së De-vollit, kontrollohej nga kalaja e Menku-lasit, në skajin juglindor të saj, nga Zvez-da në grykën e Cangonjit, që lidh dypellgjet e lartpërmendura, nga kulla eDishnicës në afërsi të Korçës dhe më nëfund nga Symiza dhe kalaja e Gopeshit.E para, bashkë me kalanë në «Hijen eKorbit» kontrollon grykën që formohetnë daljen e Devollit nga fusha e Korçëspër të përshkuar një zonë të thellë ma-lore. Në qendër të këtij rrethi fortifiki-mesh ndodhet një qytet i fortifikuar, i cilinjihet me emrin «Kalaja e Zaradishtës»(fig. 71). Ai ndodhet 8 km në perëndimtë qytetit të Korçës dhe ka pasur njërreth muresh me gjatësi 1 km. Ndryshenga fortifikimet e përmendura, kalaja eZaradishtës shtrihej në një terren thuaj-se të sheshtë, duke zënë shpatin e një kodre fare të ulët, por muret e sajishin më të gjera e më të fuqishme nga fortifikimet përreth. Në Zara-dishtë dhe në afërsi të saj janë zbuluar gjurmë mozaikësh, mbishkri-me si dhe një kolonë dritareje e një kishe paleokristiane.

Fortifikime të tjera të periudhës së vonë antike grupohen rrethqytetit të Durrësit, që ishte qyteti kryesor i Perandorisë Bizantine nëbrigjet e Adriatikut7. Po t'i bedhim një sy vendosjes së fortifikimeverreth Durrësit do të vërejmë se ato ndodhen kryesitsht në pika strate-gjike, që zotëronin rrugët kryesore që të çonin në këtë qytet (fig. 72).Prej tyre një kujdes i veçantë iu kushtua mbrojtjes së degëzimit tërrugës Egnatia, që kalonte nëpër qafën e Kërrabës dhe luginën eErzenit. Në këtë zonë janë grumbulluar edhe pjesa më e madhe e forti-fikimeve. Në Malësinë e Kërrabës ndodhen dy fortifikime që lidhenmë tepër me sistemin mbrojtës të Durrësit se sa atë të Skampinit(Elbasan). Këto janë kalaja e Bodinit dhe kulla e Gracenit. E para ndo-dhet mbi një kodër që zotëron në Malësinë e Kërrabës, në perëndim tëkullës së Gracenit, ndërsa kjo e fundit ndodhet mbi majën më të lartëtë vargmalit dhe kontrollon së afërmi rrugën që kalon në shpatinperëndimor të tij. Po gjatë kësaj rruge, më afër Durrësit, ndodhet kalajae Vilës (Persqopi) dhe pranë saj kulla e Petrelës (fig. 73). Kjo e fundit,ndryshe nga fortifikimet e tjera, është një kullë e veçuar, e ngriturmbi një majë shkëmbore në dalje të Malësisë së Kërrabës, nga ana efushës së Tiranës. Ajo kontrollonte një pikë nevralgjike komunikacioninë kryqëzimin e rrugës që vinte nga Kruja, nëpër fushën e Tiranës,me atë që vinte nga Durrësi gjatë rrjedhës së Erzenit dhe të asaj qëvinte nga Elbasani për në Durrës, nëpërmjet Qafës së Kërrabës.Kulla8 në formë cilindrike është ndërtuar me tulla dhe ka pasur dikurtri kate, duke arritur një lartësi të përgjithshme prej rreth 20 m.

7) Gj. Karaiskaj, A. Baçe. Kalaja e Durrësit dhe fortifikimet përreth në anti-kitetin e vonë. Monumentet 9, 1975, 5-33.

8) A. Baçe, Gj. Karaiskaj. Kështjella e Petrelës. Monumentet 5-6 1973, 43-57.

103

Page 104: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 72

Kati I shërbente si sterë, ndërsa dy katet e sipërme si ambienteluftimi dhe banimi për rojet. Stera furnizohej me ujin e shiut që gru-rnbullohej në tarracë dhe përcillej në të me tuba qeramike të inkastruarnë murin perimetral. Në katin II, i cili ruhet akoma, ndodhen 3 frengjiqë nga forma të kujtojnë frengjitë e kullave të kalasë së Durrësit.Ngjitja në kullë realizohej me shkallë të jashtme të heqshme, duke erritur kështu aftësinë mbrojtëse të saj në raste rrethimi.

Gjatë rrugës që kalonte nëpër luginën e Erzenit dhe të çonte nëDurrës ndodheshin dy fortifikime: kalaja e Ndroqit dhe e Lalmit.

Ndërtimet e tjera mbrojtëse rreth Durrësit janë ngritur pjesërishtgjatë vargmalit Dajt-Krujë. Prej tyre Shëngjini (fig. 74) dhe kalaja eDajtit (fig. 75) kontrollonin hyrjen për në Qafën e Priskës, ndërsa ka-

104

Page 105: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

laja e Tujanit bllokonte rrugën, që kalonte nëpër Shkallën e Tujanit qëndodhet në veri të malit të Dajtit. Në jug të Durrësit ndodhej kalajae Turrës, emri i së cilës me prejardhje nga Torres, tregon për ekzis-tencën e një kulle apo kështjelle të vogël. Kalaja e Turrës ngrihetmbi një kodër bregdetare midis Durrësit dhe derdhjes të Shkumbinit.Megjithëse prej saj kanë mbetur fare pak gjurmë, mjaft fragmente

Fig. 73.

qeramike, të gjetura në të tregojnë se ka qenë e banuar nëshek. IV-VI e.s.

Në verilindje të Durrësit gjenden dy fortifikime të tjera: kalaja eLaçit (fig. 76) dhe Daulës (fig. 77). Kjo e fundit shënohet në listën e

105

Page 106: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 76. Kalaja e Dajtit (Tiranë).Planimetria.

74. Kalaja e Shëngjinit (Tiranë).Planimetria.

Fig. 75. Kalaja e Laçit (Krujë).Planimetria.

Fig. 77. Kalaja e Daulës (Mat.) Plani-metria.

Prokopit në trajtën Aliula si një nga kalatë e reja të ndërtuara prejJustinianit në Epirin e Ri.

Siç shihet, në grumbullimin e fortifikimeve rreth Durrësit, qendrae gravitetit bie në juglindje, ndërsa veriu qe drejtimi më pak i rre-zlkshëm. Siç vërtetojnë edhe burimet historike, rruga Egnatia dhe degë-zimi i saj nëpër Qafën e Kërrabës kanë qenë ndër të tjera edhe njëburim rreziqesh për Durrësin. Këtej kaluan në vitin 479 ushtritë goteme në krye Teodorikun, për pushtimin e Durrësit, ndërsa në shek. XI,perandori i Bizantit, Aleks Komneni ndoqi po këtë rrugë për t'i shpëtuarndjekjes së normandëve. Nga këto kuptojmë se degëzsimi i Egnatias nëpërQafën e Kërrabës ishte më i përdorur dhe se këtej priteshin lëvizjet efiseve barbare. Lënia pa fortifikime e rrugës që ndiqte itinerarin

106

Page 107: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Elbasan-Peqin-Rrogozhinë-Durrës tregon jo aq për rëndësinë më tëvogël të saj se sa për faktin që ishte e kushtueshme dhe e vështirë tëndërtoje në atë kohë fortifikime krejt te reja dhe t'i populloje apo tëvendosje garnizone në to, ndërsa qendrat e fortifikuara gjatë rrugës sëKërrabës ishin të banuara prej kohësh dhe u rifortifikuan ose u fortifi-kuan në këtë periudhë. Përveç kështjellave të shumta që kontrolloninrrugët dhe mbronin qytetet kryesore edhe vetë qytetet u rrethuan memure mbrojtëse ose u rifortifikuan, kur ato kishin qenë më parë tëfortifikuara. Shumica e qyteteve i përkasin grupit të dytë dhe vetëmnjë pjesë e vogël rrethohen për herë të parë me mure mbrojtëse. Prejkëtyre të fundit mund të përmendim Skampinin dhe kalanë e Grazh-danit (rrethi i Dibrës). Këto janë qytete që e kanë zanafillën në peri-udhën e pushtimit romak e ndodhen zakonisht në terrene fushore dhepranë rrugëve të rëndësishme tregtaro-ushtarake.

Në qytetet e trashëguara, që nga periudha qytetare ilire, muretmbrojtëse ndoqën linjën e mureve të vjetra, ose i reduktuan sipërfaqet embrojtura dikur. Kjo e dhënë faktike konfirmohet edhe nga burknet eshkruara të asaj kohe dhe pikërisht nga një pasazh i Prokopit, historiani Justinianit, në të cilin ai thotë se Justiniani «disave prej tyre (kë-shtjellave në Ilirik) ua zgjeroi rrethin, disave ua ngushtoi, ashtu si e patë ansyeshme, për ta bërë më të vështirë hyrjen e armiqve në to»(De aed. IV, 25).

Prej tyre, vlen të përmendim Apoloninë dhe Bylisin. Ky i fundit,nga një qytet prej 30 ha reduktohet në 11 ha. E njëjta gjë ndodhiedhe me mjaft kështjella, sidomos kur ato u ngritën në vendbanime tëfortifikuara prehistorike, siç ndodhi p.sh. në Pellgun e Korçës e tëDevollit. Ndryshe ndodhi në qytetin e Durrësit, i cili në shek. VIpati fortifikimet më të fuqishme e më të mëdha, që njohu në të gjithakohët.

Një ndarje tjetër mund të bëhet ndërmjet kështjellave me formatë rregullta drejtkëndëshe, që u ngjasin kampeve dhe kështjellave ma-lore apo fshatrave të fortifikuara, muret e të cilave ndiqnin formën eçrregullt të majave të kodrave, kishin pak kulla ose shpeshherë atomungonin fare. Këto kështjella, që përbëjnë numrin më të madh,kishin karakter fshataro-ushtarak ose ishin qendra të tipit fshataro--qytetar. një pjesë e mirë e të cilave janë ndërtuar me inaciativën epopullsisë vendase. Kështu mund të shpjegohet numri i madh i tyre,po të kemi parasysh se një pjesë nuk janë zbuluar akoma dhe të tjerajanë zhdukur pa lënë gjurmë.

Është për t'u vënë në dukje se kështjellat fushore me forma plani-metrike katërkëndëshe apo qytetet e rrethuara në këtë mënyrë, i per-kasin një kohe më të hershme, zakonisht fillimit të shekullit IV.

Prej tyre vlejnë të përmenden Skampini (Elbasani), kështjella ePaleokastrës (rrethi i Gjirokastrës) dhe kështjella e Vigut (rrethi Mir-ditës). E vetmja mbrojtje natyrore e këtyre ndërtimeve fushore ishinshtretërit e lumenjve. të cilët shfrytëzoheshin dhe për mbushjen meujë të hendeqeve, që hapeshin anës së mureve rrethuese.

Kështjella e Paleokastrës9 (fig. 78) është ndërtuar në terren fushor,

9) A. Baçe. Fortifikimet e antikitetit të vonë në vendin tonë. Monumentet 11,1976, 45-74.

107

Page 108: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 78. Kalaja e Paleokastrës (Gjirokas-tër). Pamje, planimetria.

Fig. 79. Kështjella e Vigut. Planimetria.

në këndin e bashkimit të lumit Drino me atë të Kardhiqit. Kështjella kaformë katërkëndëshe me gjatësi brinjësh rreth 100 m. Njëri nga muretnuk ndodhet më larg se 3-4 m nga shtrati i lumit Drino. Për këtëarsye nuk është parë e nevojshme që ai të pajisej me kulla, ndërsa nëkëndet e katërkëndëshit dhe në muret e tjera ndodhen 14 kulla katër-këndëshe. Kështjella kishte 3 hyrje, nga të cilat hyrja kryesore, qëndodhej nga perëndimi, mbrohej nga dy kulla katërkëndëshe. Muret,të ndërtuara me gurë të lidhur me llaç ndërpriten nga breza tullashprej 4-5 rreshtash. Kështjella e Vigut10 (fig. 79) është ndërtuar mbi

10) A. Baçe. Kështjella e Vigut, arkitektura, rikonstruksioni dhe restaurimi isaj. Monumentet 14, 1977.

108

Page 109: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

rrugën e rëndësishme ushtarako-tregtare Lis-Naisus dhe pikërisht nëkryqëzimin e saj me rrugën që lidhte Shkodrën me Oroshin. Kështje-lla ka formën e një katërkëndëshi të çrregullt me brinjë 75-98 m dheështë pajisur me 12 kulla. Katër kullat e këndeve kanë formën enjë freskoreje, të ngjashme me ato të Elbasanit. Kështjella ka pa-sur dy hyrje të vendosura përballë njëra-tjetrës në aksin lindje-pe-rëndim. Si në kalanë e Elbasanit, hyrjet këtu mbrohen nga dy kullaanësore në formë U-je të pajisura dhe me oborr të brendshëm. Katërkullat e tjera, të vendosura nga dy në murin verior dhe atë jugor kanëforma planimetrike katërkëndëshe. Kurtinat kanë një gjerësi prej2.40 m, ndërsa muret e kullave 1,70-1,80 m. Këto të fundit dalin ngakurtinat rreth 8 m.

Në përgjithësi muret janë ndërtuar me gurë lumi të lidhur mellaç të bollshëm. Gurët janë vendosur në rreshta horizontalë dhe rre-thohen nga fuga të gjera llaçi (fig. 80). Muret ndërpriten dhe nga

breza tullash prej tri radhësh. Me tulla janë ndërtuar dhe harqet sek-toriale të hyrjeve të kullave. Nga gjetjet në kështjellë vlejnë të për-menden një monedhë e Kostantinit e viteve 312-320, një mbishkrimdhe një drapër. Kalaja e Skampinit, më e rëndësishmja në grupin efortifikimeve që kemi në shqyrtim, përfaqëson njëkohësisht një tip tëri qyteti të fortifikuar, që lind për herë të parë në vendin tonë në ko-hën e vonë antike (fig. 81).

I pari që e identifikoi Elbasanin me stacionin rrugor antik Skam-pis ishte dijetari austriak Hahni11, i cili e vizitoi atë në mesin e she-kullit të kaluar. Për të arritur në përfundimin e mësipërm, Hahni umbështet në të dhënat e tabelave rrugore të përpiluara në shek. III-IVtë erës sonë, ndërsa gjurmë antike në muret e kalasë nuk mundi tëkonstatojë.

Gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, Prashnikeri dalloi nëmbeturinat e kalasë dy periudha ndërtimi. Duke e krahasuar me kë-shtjella të tjera të këtij tipi, ai e datoi periudhën e parë në vitet 300deri 530 të erës sonë12. Po ky autor hartoi dhe një planimetri jo aqtë plotë të këtij monumenti. Në vitin 1922, në portën jugore të kalasë,

11) J. G. Hahn. Albanesische Studien. Vol. I. Wien 1853. 80-113.12) C. Praschniker, A. Schober. Archäologische Forschungen in Albanien und

Montenegro. Wien 1918, 50 e vazhdim.

109

Fig. 80. Kështjella e Vigut. Pamje e përgjithshme.

Page 110: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 81. Kalaja e Elbasanit. Planimetria.

të shembur nga tërmeti, uzbulua një monument epi-grafik i mesit të shek. II tëerës sonë. Ai ishte një gurvarri i një ushtaraku meemrin Mark Sabidi. Në tëtakohet për herë të parëemri i Skampinit, dukezhdukur kështu dyshimin efundit mbi lokalizimin e tijnë Elbasanin e sotëm.

Kalaja ka formën e njëkatërkëndëshi kënddrejtë medimensione 308 x 348 m, eorientuar me anët më tëngushta në drejtimin VL-JP.Të katër qoshet forcohennga kulla të fuqishme, që ka-në formën planimetrike tënjë freskoreje. Kullat ndër-mjetëse, me përjashtim tëdy prej tyre që kanë pasurtrajtë katërkëndëshe, kanëformën e gërmës «U» dhejanë vendosur 40-45 m larg

njëra-tjetrës. Me përjashtim të murit jugor dhe një pjesë të atijperëndimor, të cilët ruhen më mirë, muret e t jera janë rrënuar po-thuajse krejtësisht. Nga 26 kulla që ka pasur kalaja, sot ruhen vetëm8. Ndërsa nga të tri hyrjet, të vendosura në jugperëndim dhe lindje,ruhet në gjendje gjysmë të rrënuar vetëm hyrja jugore. I gjithë ndër-timi ka qenë i rrethuar nga një hendek i thellë, gjurmët e të cilitnuk diktohen më, por ekzistencën e tij na e informon udhëtari turki shek. XVII, Çelebiu, i cili thotë se ishte dy bojë njeriu i thellë dhemë vonë e konfirmojnë Ami Bue l3) dhe Hahni, që e vizituan Elbasaninnë shek. XIX. Gjurmë të një thellimi në anën veriore dik-toheshin deri në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit tonë. Kykanal mbushej me ujin e lumit të Zaranikës. që kalon pranëdhe kishte për qëllim të rriste afjtësinë mbrojtëse të kalasë. Nga gjurmëtë zbuluara kohët e fundit, kanali në periudhën e pushtimit turk ka pa-sur një gjerësi 3 m dhe ka qenë i veshur në të dyja anët me mureguri.

Nga ekzaminimi i teknikës kemi dalluar tri periudha të ndryshmendërtimi, përveç riparimeve të tjera më paik të rëndësishme. Periudha eparë e ndërtimit takohet në të gjithë planimetrinë e kalasë. Muret janë3 m të trasha, të ndërtuara me gurë lumi lidhur me llaç dhe të for-cuara me breza prej katër rreshtash, që përshkojnë gjithë trashësinë emurit, teknikë që rijihet me emrin «opus mixtum» (fig 82). Nga ndër-timet e vjetra ruhen gjithashtu, gjurmë shkallësh që të ngjitnin mbi

13) A. Bouë. La Turquie d'Europe, vol. II, Paris 1840, 377. Shih dhe Burimetë zgjedhura për historinë e Shqipërisë. Vol. III, Tiranë 1962, 164.

110

Page 111: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

mure, kontraforta, si dhedritare, që shërbenin përndriçimin e katit të posh-tëm të kullave. Tek portajugore, pjesa e poshtme eharkut i përket periudhëssë parë të ndërtimit, ndër-sa e sipërmja u rindërtuanga turqirt në vitin 1466.Muret e vjetra sot janë tëmbuluara në pjesën më tëmadhë nga depozitimet eformuara me kalimin ekohës, të cilat arrijnë njëtrashësi prej 4 m. Kërki-met e bëra gjatë viteve1968-71 dhanë disa re-zultate të rëndësishme nëdrejtim të njohjes dhe stu-dimit të këtij monumenti.Në radhë të parë, u kom-pletua dhe u preçizua pla-nimetria e fortifikimit, upërcakftua me saktësi pozi-cioni i disa kullave dheu zbulua hyrja lindore,prej së cilës mund të ri-konstruktohet edhe porta perëndimore që ka qenë identike me të. Nësedo të mbështetemi në simetrinë e rreptë të këtij fortifikimi, portatlindore dhe perëndimore mbroheshin nga dy kulla në formë U-je.ndërsa porta jugore përshkonte një kullë katërkëndëshe14. Ndërmjetdy portave të para që ishin dhe kryesoret, kalorute rruga Egnatia.Gërmimet e bëra në njërën nga kullat e kalasë dhanë një material tërnjaftueshëm për të datuar periudhën e parë të ndërtimitnë gjysmën e parë të shek. IV e.s. Të dhënat arkeologjikevërtetuan gjithashtu se kalaja nuk u përdor për qëllime mbroj-tëse pas shek. VI deri në shek. XV, gjë që konfirmohet në një shkallëtë madhe edhe nga mospërmendja e qytetit në burimet historike pas vi-tit 519. Gjithashtu u konstatua se kalaja i është nënshtruar riparimeve dhendërtimeve edhe para pushtimit turk. Gjurmët e këtyre rindërtimevei takojmë në murin perëndimor dhe atë lindor. Ato janë trakte mureshtë përforcuara me breza tullash prej tre rreshtash, që ndryshojnë tekni-kisht prej ndërtimeve të periudhës së parë. I përkasin një kohe prej

Fig. 82. Portë kulle, shek. IV. Elbasan.

14) A. Baçe mendon se kalaja ka pasur 4 hyrje, duke ju përgjigjur plotë-sisht skemës së një kampi (Fortifikimet e vona antike në vendin tonë. Monumen-tet 11, 1976, shënimi 23). Përvec argumenteve që kemi dhënë në dy artikujt përkalanë e Elbasanit në Monumentet 1, 3 po përmendim edhe një të dhënë tërëndësishme. Në studimin e Prashnikerit për kalanë e Elbasanit është botuar njëfotografi e kullës katërkëndëshe veriore, e cila sot është zhdukur, por në atë kohëruhej në një lartësi rreth 7 m. Megjithatë, në fotografi nuk dallohet asnjë gjurmëporte në faqen ballore të kësaj kulle.

111

Page 112: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

mesit të shek. V deri në shek. VI e.s., me një mundësi më të madhenë kohën e sundimit të Justinianit. Të kësaj kohe janë disa tulla tëstampuara të gjetura gjatë gërmimit (fig. 83). Disa prej tyre kanë tëstampuar një delfin, të tjera kryqe, dhe disa monograme, të cilat nga

112

Fig. 83. Tulla me stampë, shek. V-VI. Elbasan.

Fig 84

Page 113: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

stili i kompozimit datohen prej fundit të shek. IV deri nga fundi i shek.VI. Për Skampinin e lashtë dimë shumë pak gjëra, ndërsa kalaja nukpërmendet fare në burimet historike para vitit 1466. Përmendja e parëe Skampinit si një VICUS (lokalitet) i përket mesit të shek. II e.s. tekmonumenti epigrafik i Sabidit; më vonë, në tabela të ndryshme rrugore,ai del si një nga stacionet e rrugës Egnatia. Në vitin 479 qyteti upushtua nga gotët e Teodorikut. Historiani bizantin Malku, i cili na epërshkruan këtë pushtim, e vendos Skampinin si qendrën kryesore tërrugës Egnatia ndërmjet Ohrit dhe Durrësit. Ndërsa në vitin 519 Skam-pini përmendet si qytet, qendër ushtarake dhe peshkopate. Kjo datëshënon njëkohësisht përmendjen e fundit të tij në kohën antike. Emrii vjetër i qytetit ra në harresë, duke i mbetur trashëgim lumit që ka-lonte pranë, Shkumbinit, i cili në kohët antike quhej Genusos.

Një qytet tjetër i lindur në periudhën e pushtimit romak dhe irrethuar me mure mbrojtëse për herë të parë në shek. IV, ishte qytetii fortifikuar në Grazhdan (rrethi i Dibrës15), i dyti në madhësi pasDyrahut. Muret rrethuese përfshinin një sipërfaqe prej 34 ha dhe mbrohe-shin nga 40 kulla në formë patkoi si ato të Elbasanit (fig. 84). Kalajakishte 3 hyrje të mbrojtura nga dy kulla anësore, si hyrja lindore dhe

15) A. Baçe. Fortifikimet.... 49

8 - 61 113

Fig. 85. Kalaja e Durrësit. Planimetria.

Page 114: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

perëndimore në Elbasan. Për shkak të terrenit jo krejt fushor, plani-metria e kalasë ka formë të çrregullt.

Por fortifikimet më të rëndësishme në këtë periudhë i ka pasur qytetii Durrësit, (fig. 85), më i madhi në bregun e Adriatikut dhe kryeqendëre provincës së Epirit të ri. Me këtë qytet duhet lidhur thënia e koman-dantit bizantin Adamantit, drejtuar Teodorikut, mbretit të gotëve kurky kishte pushtuar Durrësin, «se Teodoriku me ushtrinë e tij duhettë shkonin në Dardani, pasi askush nuk do të duronte që ai të mbanteqytete kaq të mëdha, prej të cilëve kishte dëbuar edhe banorët».(Malch 18, 416).

Nga burimet historike dimë se perandori i Bizantit Anastas I (491--518), me origjinë nga Durrësi, rrethoi qytetin me tri radhë muresh.Nëse ishin të kësaj periudhe muret dhe kullat që ruhen akoma sot nëkëtë qytet, kjo u vërtetua nga gjetja e një sërë monogramesh të këtijperandori, të stampuara në tullat e këtyre mureve si dhe i mbishkrimit«Anastasi punëdhënës».16 Pra kalaja u ndërtua me porosi të vetë pe-randorit dhe materiali kryesor i ndërtimit, që ishin tullat, vinte ngapnnishte perandorake.

16) K. Zheku. Zbulime epigrafike në muret rrethuese të kalasë së Durrësit.Monumentet 3, 1972, 35-47.

114

Fig. 86. Kalaja e Durrësit. Fortifikime të shek. VI.

Page 115: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Nga kjo vetëkuptohet se kemi të bëjmë me një fortifikim të njërëndësie të veçantë për Perandorinë Bizantine. Dhe me të vërtetë, for-tifikimet e Durrësit, të kësaj periudhe, qëndrojnë bri veprave ushta-rake më të rëndësishme dhe me të përkryera të kohës, që dëshmojnë përnivelin e lartë profesional si dhe për njohjen e kërkesave të artit ushta-rak të projektuesve dhe ndërtuesve të tyre.

Cilat qenë arsyet për një ndërmarrje kaq të madhe?Nuk ishte thjesht dëshira e perandorit për të përkujtuar vendlindjen

e tij. Përveç rëndësisë që paraqiste ky qytet si një port i madh nëskajin veriperëndimor të Perandorisë si nyje ndërlidhëse mindis Lin-djes dhe Perëndimit, muret e para të tij duhet të kenë qenë të do-bëta dhe për këtë mund të ketë ndikuar dhe tërmeti katastrofal i vitit345, si dhe pushtimi nga gotët më 479.

Sot, nga ndërtimet e kohës së Anastasit ruhet një mur rreth 500 mi gjatë në anën jugperëndimore, 1 pajisur me katër kulla pesëkëndë-she me majë të mprehtë, (fig. 86), ndërsa të gjitha pjesët e tjera të for-tifikimit janë zhdukur pa lënë gjurmë. Por ne mund të përfytyrojmëfare qartë shtrirjen e dikurshme të kalasë në sajë të skicave dhe për-shkrimeve të arkeologëve L. Hezej dhe H. Dome, që patën rastin tëvrojtojnë gjurmët e fortifikimeve të Durrësit më se një shekull më pa-rë.17)

Kalaja e Durrësit formonte një lloj trapezi ose katërkëndëshi tëçrregullt. Faqja veriperëndimore niste nga lartësia 98 dhe përfundontetek pjerrësia e fundit e kodrës «Stani», duke kapur një gjatësi të për-gjithshme prej 700 m.

Hezej shkruan se «ajo ishte një nga pjesët më të forta të rrethimit»dhe ruan ende mbeturina të rëndësishme muresh dhe kullash prej tu-lle. Prej këtej muri shkonte përqark pjerrësisë së kodrës «Stani» dhezbriste në fushë, duke u drejtuar përmes kullotave të kënetës, drejtbregut të detit. Kjo linjë përbënte faqen veriore me gjatësi 700 m, qësiç shprehet Hezej, «ishte pa tjetër pjesa më e dobët dhe më e arrit-shme e fortifikimeve». Në atë kohë themelet e saj mezi shquheshin mbinivelin e tokës, por gjurmët e ruajtura e lejuan studiuesin të dallontevendosjen e disa kullave katërkëndëshe dhe të një qosheje të dalur,që mbronte njërën nga portat kryesore.

Faqja e tretë juglindore, që vazhdon në drejtimin e detit, ndiqtelakoren e lehtë të bregut dhe nuk linte jashtë veçse një rrip të ngushtërëre, hyrja e të cilit qe mbyllur nga mure të tërthorta. Gjurmët ekësaj ane të rrethimit ruheshin në nivelin e themeleve dhe ishte evështirë të ndiqeshin. Ky mur, deri te «bastioni i madh» i ndërtuar nëbuzë të detit, arrinte një gjatësi prej 800 m, ndërsa muri i fundit jug-perëndimor kishte një gjatësi të përgjithshme prej jo më pak se 1100 m.

Në përshkrimin e tij, Hezej bën fjalë për tri rrethixne të Durrësit.Por në të nuk del e qartë ç'kuptonte ai me rrethim të parë: territorine përfshirë nga kalaja e sotme, apo akropolin e vjetër që shtrihej rrethlartësisë «98» dhe që rrethonte një sipërfaqe trekëndëshe të mbrojtur

17) L. Heuzey, H. Daumet Mission archeologique de Macedoine, Paris 1876,349-392.

115

Page 116: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 87. Kullë e shek. VI në kalanë e Durrësit.Fig. 88. Kullë e shek. VI. Rikonstruksion.Fig. 89, a. Frëngji. Pamje nga brenda.Fig. 89, b. Frëngji. Pamje nga jashtë.

8 9 a

89 b

87 88

Page 117: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

mirë nga natyra, të ndarë prej pjesës tjetër të qytetit nga një hendekshumë i gjerë.

Me rrethim të dytë Hezej kuptonte muret që u përshkruan mësipër. Veç këtyre, në veri të këtij rrethimi ai pati dalluar një mur tje-tër pa shenjë kullash, gjurmët e të cilit humbisnin në drejtim të kodra-ve perëndimore. Ky ishte rrethimi i tretë i Durrësit.

Për sa i përket teknikës së ndërtimit dhe arkitekturës së këtyrendërtimeve, Hezej nuk jep pothuajse asgjë, por për to mund të gjykoj-më në sajë të mureve dhe kullave që ruhen akoma edhe sot.18

Muret janë të ndërtuara krejtësisht prej tullash të lidhura me shtre-ga të trasha llaçi 6-8 cm. Gjerësia e tyre është 3.5 m, ndërsa lartësiame gjithë parapetin arrinte në rreth 11 m. Disa gjunmë të ruajtura nëpjesën e sipërme të mureve tregojnë se muri i bedenave kishte trashë-sinë e një tulle (0,35 m) dhe përforcohej nga brenda me një sërë pila-strash me seksion 35 x 30 cm, (që është gjithashtu madhësia e një tu-lle), të vendosur çdo 1,9 m larg njëra-tjetrës. Vetëm themelet, për t'irezistuar lagështirës, janë ndërtuar me gurë.

Shkallët që të çojnë në shtegun e rojeve ndodheshin zakonisht pra-në kullave, për të shërbyer edhe për furnizimin e kateve të sipërme tëtyre. Në terren të sheshtë kullat (fig. 87) janë vendosur 60-65 m largnjëra-tjetrës, ndërsa në pjerrësitë largësia midis tyre zmadhohet sëtepërmi. Ato kanë të gjitha forma planimetrike pesëkëndëshe me majëtë theksuar në pjesën e përparme. Ky tip kullash, bashkë me ato tre-këndëshe, kategorizohen në grupin e kullave «me majë të mprehtë» tëantikitetit të vonë. Asnjë nga kullat nuk ruhet e plotë, por nga gjurmëte ruajtura të elementeve të tyre arkitektonike mund të arrihet rikonstruk-sioni i një kulle. (fig. 88) Ato kanë pasur një lartësi prej rreth 18 m.dhe ndaheshin në tri kate. Kati I, me lartësi më se dy herë më tëmadhe nga të tjerët, shërbente si depo. Ai ishte i verbër kundrejtmjedisit të jashtëm dhe komunikonte me territorin brenda kalasënëpërmjet një porte të hapur në murin fundor. Kati II, i përbërë nganjë kthinë e vetëme e pajisur me frëngji, ndahej nga i pari me dyshe-me druri; në të njëjtën mënyrë ndahej edhe kati III. Ky i funditmbulohej nga një qemer cilindrik dhe trung konik në pjesën e përpar-me, mbi të cilët krijohej platforma e kullës e rrethuar nga bedenat.

Kati II komunikonte drejtpërdrejt me murin nëpërmjet një portenga ana e prapme, ndërsa lidhja e brendshme midis kateve dhe plat-formës realizohej me shkallë druri. Dy katet e sipërme ishin me ma-jë të prerë për të lejuar hapjen e frëngjive në ballë. Frëngjitë melartësi 2,15 m dhe gjerësi 1.55 m mbulohen me qemer cilindrik tu-llash të përbërë nga një radhë tullash me përmasa 0,40 x 0,30 xx 0,055 m. (fig. 89 a, b)

Në ballë ato janë mbyllur me një mur 0,50 m të gjerë, duke lënënë mes një hapësirë drite 0,65 m, që fillon në lartësi 0,60 m mbi ta-banin e frëngjisë dhe vazhdon deri në nivelin e poshtëm të harkut.

Kalaja ka pasur një numër të madh hyrjesh, prej të cilave disakanë qenë kryesore dhe disa të dorës së dytë. Nga dy hyrje që ruhennë murin jugperëndimor, vlen të përmendet ajo që ndodhet midis ku-

18) Gj. Karaiskaj, A. Baçe. Kalaja e Durrësit dhe fortifikimet përreth në an-tikitetin e vonë. Monumentet 9, 1975, 5-15.

117

Page 118: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

llave D dhe E Kjo hyrje ka një gjerësi prej 3,70 m dhe e ndërpretkurtinën me një kënd rreth 60°. Kjo masë është marrë për t'i ekspo-zuar goditjeve ballore një gjerësi sa më të vogël. Në këtë vend te-rreni është ngritur mjaft që nga koha e ndërtimit, kështu që s'mundtë themi se sa ka qenë lartësia e portës, ndërsa në gjendjen e sotmeajo është vetëm 3 m. Hyrja kryesore e kalasë ka qenë në anën ve-riore, ku sipas përshkrimeve të Ana Komnenës ndodhej statuja enjë kalorësi prej bronzi, që tregon për trajtimin monumental të kësajporte. Këtë statujë e përmend dhe Barleti, për të cilën thotë se para-qiste perandorin Hadrian. Kjo e dhënë është e pranueshme, pasi nëatë periudhë vazhdonte trajtimi i portave të kalave në mënyrë monu-mentale.

Fortifikimet e Durrësit nuk përfundojnë me tri rrethimet e për-mendura. Rreth 7 km në veri të qytetit, në vendin e quajtur Porto--romano, ruhen ende sot mbetjet e një muri, që mbyllte dikur rripin engushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës. Hezei i përshkruan shkurtkëto ndërtime, duke vënë në dukje se muret mbyllnin ngushticën, qëkishte një gjatësi jo më tepër se 200 m dhe se sistemi i tyre me brezatullash paraqiste një ngjashmëri të madhe me pjesët më të rregulltadhe më të vjetra të rrethojës së madhe të Durrësit.

Një përshkrim pak më të plotë të këtyre mureve e kemi nga Sho-beri.19 Sipas këtij, muri verior që mbyllte ngushticën ishte pajisur mekulla drejtkëndëshe të vendosura në largësi të barabarta, ndërsa prejkëndit perëndimor të tij, një mur tjetër ndiqte konturin e kodrës ngaana e detit deri në lartësinë «80». Sipas Shoberit «këto gërmadha i për-kisnin sistemit të fortifikimit të perandorit Anastas I dhe qenë pikë-risht pjesa e jashtme e rrethimit me tri radhë muresh». Nga këto for-tifikime sot ruhet vetëm një trakt rreth 60 m i gjatë dhe një kullëkatërkëndëshe. Harku i portës që përshkon murin është rrëzuar, ndërsamuri aë i ngjitet kodrës deri në lartësinë «80» është zhdukur thuajsekrejtësisht. Muri që mbyllte ngushticën ndërmjet detit dhe kënetëska një gjerësi prej 1,75 m dhe përshkohet nga breza tullash prej 4 rre-shtash me intervale prej çdo 0,60-0,70 cm (fig. 90) në disa tulla është

e stampuar në reliev. Kulla 5,95 x 6,15 m ka qenëdykatëshe, me nga një hyrje në çdo kat të hapur në murin e mbrapëmtë saj. Në katin e dytë të çon një shkallë dy rampëshe e mbështeturnë murin e prapmë të kullës. (fig. 91). Porta, prej së cilës ka marrëemrin krejt fortifikimi, ka pasur një gjerësi prej 3,80 m. Nga brendasaj dallohen gjurmët e dy mureve që i mbështeten kurtinës në dy anëte hyrjes, të cilat kanë shërbyer si bazamente të shkallëve, që të çoninnë shtegun e rojeve, duke i dhënë njëkohësisht përparësi mbrojtjes sëportës.

Përveç murit që ndiqte konturin e kodrës nga ana e detit, në lar-tësinë «80» mund të hetohen gjurmët e një fortifikimi të vogël trekën-dësh, që lidhej organikisht me këtë mur.

Muri i portës u ndërtua për të mbrojtur qytetin e Durrësit prejnjë sulmi të mundshërn nga veriu, duke shfrytëzuar në këtë rast dhun-titë e terrenit, afërsinë e detit me kënetën e Durrësit. Kështu duhet të

19) C. Praschniker, A. Shober. Vep. cit., 32-46.

118

gjetur shenja

Page 119: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 90. Trakt muri në Porto-Romano.Durrës.

Fig. 91. Porto-Romano, Durrës. Plani-metria e kullës.

ketë qenë fortifikuar nga ana jugore edhe zona e urës së Dajlanit, kuvetëm një rrip i ngushtë toke ndante detin nga këneta. Në rast se nukdo të ndërtohej muri i portës, armiku mund të ndodhej papritur për-ballë mureve më të arritshme të qytetit, që shtriheshin në zonën fusho-re, në veri të lagjes «Pazari i jashtëm». Për t'u bindur për këtë le tëkujtojmë sulmin që i bëri Cezari Durrësit, duke kaluar pikërisht në-për ngushticën, ku u ndërtua më vonë muri i portës si dhe nga ngushti-ca e Dajlanit. Dhjetë shekuj më vonë, kur muri i portës nuk funksio-nonte më, në një kodër në veri të Durrësit vendosën kampin e tyrenormandët, për të pushtuar qytetki. Një masë paraprake, për të mbroj-tur këtë anë më të dobët të kalasë së Durrësit, e pati marrë Anastasi I,duke kaluar këtej rrethimin e tretë të qytetit. Muri i portës, ndryshe ngaç'kanë menduar Hezej dhe Shoberi, është një vepër e mëvonshme qërnund t'i atribuohet fare mirë Justinianit I, i cili, sipas Prokopit, ndërtoinë Durrës një kala të re. Po kësaj periudhe duhet t'i përkasin edherindërtimi i murit të Demës në gadishullin e Ksamilit, në veri të Bu-trintit, i cili ishte i pajisur me disa kulla të vogla katërkëndëshe. Porndërtime të këtij karakteri nuk duhet të lidhen me kufijtë administra-tivë të qyteteve, pasi sipërfaqja e vogël apo e madhe e këtyre territo-reve varet krejtësisht nga kushtet e terrenit dhe në ato vende, ku këto

119

Page 120: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

kushte nuk ishin të përshtatshme për ndërtimin e mureve penguesegjendeshin forma të tjera mbrojtjeje.

Në fortifikimet e shekullit VI shihet një tendencë për të zgjeru-ar rrethin e pjesëmarrësve në mbrojtje. Kështu p.sh. Anonimi Bizantinrekomandon të ndërtohen mure rrethuese të jashtme në mënyrë që tëmarrin pjesë në mbrojtje edhe banorët e qytetit. Ndërsa Prokopi, në tënjëjtën kohë, shkon më tej duke bërë fjalë për mbrojtje të tilla, ku dotë sigurohej jo vetëm qyteti por edhe fshatrat përreth.

Hyrjet, kullat dhe teknika e ndërtimit

Hyrjet e kështjellave dhe sidomos të qyteteve të fortifikuara nëantikitetin e vonë, me përjashtim të ndonjë rasti të veçantë, nuk traj-toheshin në mënyrë monumentale, pra dhe nuk shërbenin si një zbu-kurim për qytetin, siç ndodhte në periudhën qytetare ilire dhe në she-kujt e parë të sundimit romak. Ky fenomen vërehet edhe në provincate tjera gjatë kësaj kohe.20 Në përshtatje me epokën historike, gjithëvëmendja ishte drejtuar në atë që këto hyrje të ishin sa më të mbrojtu-ra.

Ato vendoseshin pranë një kulle, përshkonin një kullë katërkëndë-she (Elbasan) ose mbroheshin nga dy kulla anësore. Në rastin e fundit,kullat anësore ruanin largësitë që kishin edhe kullat e tjera përgjatëmureve (hyrja perëndimore, Durrës) ose ndërtoheshin posaçërisht përmbrojtjen e hyrjes. Në këtë rast kullat vendoseshin fare pranë njëra--tjetrës, duke lënë midis tyre vetëm një korridor të hapur e të ngu-ehtë, në fund të të cilit ndodhej porta. Në këtë tip hyrjesh bie më te-për në sy karakteri i theksuar mbrojtës i tyre. Kullat anësore mundtë ishin drejtkëndëshe (Paleokastër), por më tepër në formë patkoi apotë shkronjës U (Elbasan, Vig, Grazhdan).

Varianti më i mbrojtur i këtij tipi hyrjesh ishte ai me oborr tëbrendshëm, si i kalasë së Elbasanit dhe të Vigut. Hyrjet me oborr tëbrendshëm janë nga më të hershmet për antikitetin e vonë dhe nuktakohen më pas mesit të shek. IV.

Dy hyrjet kryesore të kalasë së Elbasanit, lindore dhe perën-dimore, nëpër të cilat kalonte dhe rruga Egnatia ishin mbrojtur me ngady kulla anësore në formë U-je dhe me oborr të brendshëm.Të dhënat më të plota i kemi për hyrjen lindore të qytetit,e cila u zbulua dhe u konsolidua në vitin 1971. Dy kullat anësore tëkësaj hyrjeje që ruajnë të njëjtën dalje nga kurtinat si dhe kullat e tje-ra të kalasë, vazhdojnë dhe brenda saj duke u lidhur me një mur fun-dor që krijon oborrin e brendshëm, midis tij dhe murit rrethues të ka-lasë. Kështu, gjatësia e përgjithshme e kullave arrinte në 16,5 m. Obo-rri i brendshëm e dyfishonte hyrjen, duke bërë të mundur vendosjen edy portave njëra pas tjetrës. Portat kanë qenë dykanatëshe dhe siguro-heshin nga brenda me një tra të fortë. Trau i portës së parë komando-hej nga kulla e krahut të majtë. Kjo kuptohet ngaqë muri i brendshëm

20) R. Schultze. Die römische Stadttore. Bonner J. Buch. Heft 118, Bonn,1909, 280-325.

120

Page 121: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

i saj përshkohet nga një kanal me prerje katërkëndëshe 0,32 x 0,28 m,që të jep me përmasat e tij edhe trashësinë e vetë traut. Portat kishinnjë hapësirë drite rreth 4 m. Thuajse identike me këtë hyrje janë dhehyrjet e kështjellës së Vigut.

Një element tjetër me rëndësi në fortifikimet e shek. IV-VI janëkullat. Në fortifikimet malore, që kanë një karakter fshataro-ushtarak,ato përdoren rrallë ose nuk përdoren fare. Ndryshe ndodh në fortifikimetfushore, në ato që kanë më tepër karakter ushtarak apo në fortifikimete qyteteve kryesore. Largësia e vendosjes së kullave nga njëra-tjetrazakonisht ishte jo më e madhe nga rrezja e veprimit të shigjetës dhe va-rej nga kushtet e terrenit, nga madhësia dhe rëndësia e fortifikimit osenga rëndësia e pjesëve të veçanta të tij.

Kullat kanë gjithmonë mure vertikale dhe në më të shumtën erasteve më të holla se kurtinat. Ato ndaheshin në kate me dyshemedruri ose qemer cilindrik dhe përfundonin në pjesën e sipërme zako-nisht me tarracë. Forma planimetrike e kullave ka pasur rëndësinë evet dhe në kohë të ndryshme janë parapëlqyer trajta të ndryshme ku-llas'h. Nga trajta planimetrike, tipat më të përhapur kanë qenë kullatkatërkëndëshe, rrethore, me majë të mprehtë dhe në formë patkoi. Ku-llat katërkëndëshe janë përdorur kudo, kurse ato rrethore pothuajse ve-tëm nëpër këndet.

Kullat poligonale të rregullta nuk takohen në fortifikimet e vonaantike të vendit tonë, megjithëse ato janë përdorur në fillim të shek. IV,në pallatin e Dioklecianit, në Split.

Midis katër tipave kryesorë të kullave të përmendura më lart mundtë vendoset dhe njëfarë renditje kronologjike.

Kullat katërkëndëshe dhe rrethore përdoren gjatë gjithë kohës.Të parat, megjithëse më pak rezistente kundrejt makinave rrethu-ese gurhedhëse, u rezistuan kritikave të teoricienëve bashkëkohëstë arkitekturës ushtarake, duke filluar që nga Filoni (shek. III, p.e.r.)deri tek Anonimi bizantin (shek. VI), pasi ndërtoheshin më lehtë dheishin më pak të kushtueshme. Kështu shpjegohet që ato patën njëpërhapje të madhe, kur ndërtimet ushtarake ishin më intensive dhepër pasojë shpenzimet më të mëdha. Shumica e fortifikimeve të Jus-tinianit në provincat afrikane kanë planimetri të rregullt katërkën-dëshe dhe kulla po të kësaj trajte në qoshe dhe gjatë mureve.21 Ku-llat me majë të mprehtë u përdorën vetëm gjatë fundit të shek. Vdhe gjatë shek. VI.22 Ato ishin me rezistente kundrejt goditjeve pornuk mundën të zëvendësojnë kullat katërkëndëshe. Në vendin tonë,kulla me majë të mprehtë, përveçse në Durrës, takojmë edhe në kala-në e Qafës (rrethi i Elbasanit), në Çukën e Ajtoit dhe në kalan? ePogradecit. Në këtë të fundit, mbi kullën trekëndëshe është ndër-tuar në një periudhë të dytë një kullë katërkëndëshe, si për të tre-guar triumfin përfundimtar të kësaj të fundit në prag të mesjetës.

Në një diapazon më të kufizuar kohe, që kap shekullin IV, kanëqenë përdorur kullat në formë patkoi dhe ato në trajtë freskoreje nëqoshet. Për këtë të bind fakti se ndryshe nga kullat katërkëndëshe

21) Shih. Ch. Diehl. L'Afrique byzantine. Paris 1896.22) Izvestija na Arkeologiceskija Institut, XXIV, Sofia 1961.

121

Page 122: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

ato nuk bashkëjetojnë asnjëherë me kullat me majë të mprehtë si nëfortifikimet e vendit tonë ashtu dhe në ato të provincave të tjera tëPerandorisë Romako-Bizantine.

Gjithashtu kullat në formë patkoi përveç fortifikimeve të Vigutdhe Skampinit i takojmë kudo në fortifikime të tjera jashtë terri-torit të vendit tonë në kohën e sundimit të Dioklecianit, Kostandinitose në vazhdim të shek. IV.

Një problem tjetër që kërkon. studime të mëtejshme është ai iteknikës së ndërtimit. Më i lehtë është datimi i mureve me brezatullash dhe pothuajse i pamundur, për kufij të ngushtë, ai i murevekrejtësisht me gurë. Në rastin e parë nuk ka të bëjë sasia e rresh-tave të tullave në brez, siç përpiqet të argumentojë ndonjë studiues23,por trashësia e fugës së ilaçit dhe përbërja e tij. Për sa i përket për-bërjes së llaçit, përgjithësimi i sa më shumë shembujve nga ndërtimete kësaj periudhe do të sillte me siguri rezultate pozitive.

Lidhur me trashësinë e fugës së llaçit, duke u mbështetur nëshembuj të shumtë nga ndërtimet në Kostandinopojë është arriturnë përfundimin se trashësia e fugës së llaçit fillon ta kalojë atë tëtullës pas mesit të shek. V.24 Një fenomen i tillë është vërtetuar ngateknika e ndërtimit në fortifikrmet tona, ku mund të sjellim si she-mbull muret e Anastasit I në Durrës, murin e Portës, Kaninën dheperiudhën e dytë të ndërtimit, në kalanë e Elbasanit. Me sa duket. nëantikitetin e vonë, me kalimin e kohës, ndërtuesit kanë synuar tëkrijojnë breza tullash sa më të trashë, duke përdorur sa më paktulla. një material ky i kushtueshëm. Këtu nuk duhet të na ngatërrojëpërdorimi me shumicë i tullave në ndërtime ushtarake të një rëndë-sie të veçantë, siç ishte fortifikimi i Durrësit. Nga ana tjetër, duhettë kemi parasysh se kursimi i tullave nuk duhej të cënonte soliditetine mureve, në të cilat trashësia e brezit luante një rol jo të paktë. Përtë siguruar soliditetin e këtyre brezave me shtresa të trasha llaçi, janëpërdorur si përzierje copa tullash, zhavorr apo çakull i imët, si nëkalanë e Durrësit, Portës, Elbasanit, etj. Në dy rastet e fundit bre-zat janë vendosur mbi shtresa të trasha llaçi, të cilat nuk i hasim nëndërtime të tjera më të hershme. E njëjta përbërje llaçi me përzierjeçakulli, haset dhe në mure të ndërtuara vetëm me gurë, siç ështërasti i kalasë së Zaradishtës në rrethin e Korçës, për të cilën jemi tëmendimit se është ndërtuar në shek. VI. Për këtë na e forcon më te-për bindjen përdorimi në përbërjen e llaçit, në kalanë e Durrësit, sii çakullit ashtu edhe i copave të tullave. Në përdorimin e tullës nëpërbërje të llaçit duhet të dallojmë atë të pluhurit të tullës që fillontë përdoret në ndërtimin e mureve qysh nga mesi i shek. III. Rastetë përdorimit të llaçit me përbërje copa tullash apo çakulli, që arrij-në nganjëherë në dimensione deri në 3-4 cm diametri, kemi dhe nëmjaft kështjella të kohës së vonë antike në vendin tonë. Ato i gjejmënë kalanë e Bellovodës, Gjonomadhit, Zvezdës, në periudhën III të

23) S. Bobçev. Smesenata zidaria u rimskite i ranovizantijskite stroezhi. Sofia1952 dhe artikullin në I.A.I. pri Ban, XXIV, Sofia 1961.

24) A. Schneider — W. Karnapp. Bemerkungen zur byzantinischen Mauertechnik.Byzanz, Berlin 1936, 13.

122

Page 123: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

kalasë së Trajanit, në fazën e dytë të ndërtimit në kalanë e Elbasanitsi dhe në disa kala pranë rrugës Egnatia si kalaja e Qafës, kalaja nëShkëmbin Mbret dhe kalaja e Brajës. Në këto dy të fundit kjo tek-nikë hetohet respektivisht si fazë e dytë dhe e tretë ndërtimi. Po përtë arritur në përfundime më të sigurta nuk mjaftojnë vetëm she-mbujt e sjellur më lart. Është detyrë e studimeve të ardhshme për tazgjidhur përfundimisht këtë problem.

Fortifikimet e vona antike, që trajtuam në këtë kapitull, u ndër-tuan mbi një truall të pasur jo vetëm në fortifikime, por edhe mepërvojë për ndërtimin e tyre. Ato nuk u shkëputën nga traditat e la-shta. Vazhdimësia e kësaj tradite pasqyrohet në format planimetrike,në zgjedhjen dhe shfrytëzimin e terrenit për mbrojtje, si në planinstrategjik ashtu edhe taktik. Nga ana tjetër, fortifikimet e vona antikekrijuan një bazë të shëndoshë dhe paraprinë ndërtimet mbrojtëse tëmëvonshme të mesjetës.

123

Page 124: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kapitulli V

FORTIFIKIME NGA VITI 600 DERI NË 1400

Megjithëse Iliria dhe territori i Shqipërisë, si pjesë e saj, në pragtë mesjetës u ndodhën nën presionin e dyndjes së popujve, që vininnga verilindja, prej të cilëve fiset sllave zunë vend në gadishullinBallkanik, mjaft qytete të fortifikuara dhe kështjella mundën t'iqëndrojnë valës së dyndjeve, ndërsa disa të tjera u përtërinë në fi-llimet e mesjetës së mesme dhe u kthyen më vonë në qendra të princi-patave të para feudale shqiptare. Të tilla ishin Shkodra, Berati, Krujaetj.

Një nga qytetet më të rëndësishme të mesjetës së hershme, qëpërballoi sulmet barbare, ishte pa dysihim Durrësi (fig. 92), i cili ngafundi i shek. VIII, me krijimin e sistemit të ri administrativ bizantintë temave, u bë qendra e një krahinë të madhe në pjesën perëndi-rnore të Perandorisë, që përfshinte tokat e bregut lindor të Adria-tikut nga Tivari deri në Vjosë. Durrësi kishte rreth tij dhe një sërëkështjellash, 30 nga të cilat, pa emërtime të veçanta, përmenden nëburimet historike të fundit të shek. IX.1

Megjithëse gjatë gjithë mesjetës bazën e fortifikimeve të këtijqyteti e përbënin muret me tulla të ndërtuara në kohën e perandoritAnastas I (491-518), me origjinë nga Durrësi2, nuk kanë munguarndërtimet mbrojtëse edhe gjatë mesjetës së hershme e të mesme, prejtë cilave sot ruhen vetëm pak gjurmë.

Nga të dhënat' historike, ndërtimet fortifikuese të kësaj periudhemund të lokalizohen në «Akropol» apo në «kështjellën e sipërme» dhenë murin rrethues verior në afërsi të saj, ndërsa nga zbulimet e kohë-ve të fundit në terren edhe në kështjellën mbi lartësinë «59», e cila

1. Në letrat e Leo Magistrit drejtuar Leonit VI, botuar nga I. Sakelinnos. në«Deltion tis istorikis kai Ethnologjikis eteirias tis Ellados», Vol. I, 1883, 377-410,letra XVIII.

2. Për ndërtimet e kësaj periudhe shih Gj. Karaiskaj, A. Baçe. Kalaja e Durrësitdhe fortifikimet përreth në antikitetin e vonë. Monument 9, 1975.

124

Page 125: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 92 Kalaja e Durrësit. Gravurë.

Fig. 92, a. Burrës. Kështjella e poshtme (viz. E. Lir).

që nga viti 1243 njihet nga burimet historike me emrin «kështjellae poshtme». Kalaja e Durrësit ra në dorë të anzhuinëve më 1272,Më pas, në vitin 1280, Karli I urdhëroi kryerjen e punimeve fortifi-kuese në Akropol. Lidhur me këto punime në relacionet e kësaj kohe

125

Page 126: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

përmendet dhe çka ruhej nga ndërtimet e vjetra mbrojtëse në këtëpjesë të kalasë. Aty ishin disa kulla, që përmbanin një sterë në katine poshtëm dhe kapelë në të sipërmin, që të kujtojnë kullat në malinAthos, të cilat datohen në shek. X-XI dhe «kanë pasur gjithmonë njësterë në katin përdhes, ndërsa në katin e sipërm mbi tarracë njëkapelë».3 Këto ndërtime të vjetra nuk i përgjigjeshin kërkesave tëkohës dhe Karli I i lartësoi bashkë me muret pranë tyre, ndërsakullën e ndërtuar 50 vjet më parë (1225) nga despoti i Epirit TeodorKomneni, nuk e preku. po të gjykojmë nga të gjitha këto si dhe ngafakti se tërmeti katastrofik i vitit 1273 nuk e dëmtoi akropolin, do tëmendonim së paku për një datim në shek. XI ose më të hershëm,të ndërtimeve të mësipërme të «Akropolit».

Në kështjellën e sipërme kishte selinë e tij duka i Durrësit, dhemë vonë, kur Durrësi ra nën sundimin e feudalëve shqiptarë (1368--1392), aty qëndruan Karl dhe Gjergj Topia. Akropoli apo «kështjellae sipërme», siç përmendet më dendur në mesjetë, si dhe pjesa verioree kalasë komandohej nga një kryekullë (Donzhon). Kjo u ndërtua gjatëmurit rrethues verior nga despoti i Epirit Teodor Komneni dhe ishtee pajisur me një banesë dhe me një mur rrethues të brendshëm. Krye-kulla ruhej në një lartësi prej 10 m deri nga mesi i shek. XIX.

Akropoli klshte dy porta. Njëra që e lidhte me qytetin ishte mekanata druri të fortë me trashësi rreth 15 cm, ndërsa tjetra që të nxi-

Fig. 93. Durrës. Kalaja e reduktuar në periudhën e pushtimit turk dhe kështjellae poshtme. Planimetria.

3) N. Moustopoulos. L'influens de la morphologie des tours sur l'habitation fortede l'espace helladique du XVIe-XVIIIe siëcle.

126

Page 127: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

rrte në livadhet jashtë qytetit dhe që i ekspozohej më tepër sulmit ishtepajisur me kanata të veshura me pllaka hekuri. Përveç kështjellës së si-përme, që ndodhej në vendin e akropolit të dikurshëm të kalasë antike,Durrësi kishte edhe një kështjellë tjetër, e cila përmendet në dokumenteme emrin «kështjella e poshtme». Ajo ndodhet mbi majën e një kodreme lartësi më të ulët se e para, më pranë bregut të detit dhe i mbësh-tetet nga ana e brendshme murit jugperëndimor të kalasë.

Fig. 93. a. Durrës. Kullë poligonale në kësh-tjellën e poshtme.

Kështjella e poshtme në lartësinë «59» ka kaluar nepër dy periudhakryesore ndërtimi (fig. 93, 93 a) Ajo ka thuajse formën e një katrorime gjatësi brinjësh rreth 50 m. Në periudhën e parë, që dato-het rreth shek XI-XIII, kishte kulla të rrumbullakëta në qoshet, dhekatërkëndëshe në mesin e kurtinave. Pasi qe rrënuar pothuajse krejtë-sisht, u rindërtua në gjysmën e parë të shek. XV, kur Durrësi ishtenën sundimin venecian. Në vend të kullave të rrumbullakëta u ngri-tën kulla tëtëkëndëshe, ndërsa kullat katërkëndëshe u rindërtuan nëformën e parë. Kjo kështjellë, që ndryshon nga e sipërmja, ka pasursiç duket një karakter thjesht ushtarak, ku qëndronte pjesa kryesoree garnizonit të përhershëm të qytetit në kohë paqe.

Me interes ësthtë dhe fakti i përmendjes në shek. XI i një ele-menti arkitektonik me rëndësi në kalanë e Durrësit. Gjergj Paleolo-gu, i emëruar dukë në Durrës me porosi të perandorit Aleks Komne-ni, me 1081 ndërtoi bedenat e kalasë në një mënyrë të re. Ai përdo-

127

Page 128: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 94. Kështjella e Lezhës. a) Pamje e përgjithshme. b) Hyrja veriore.

Page 129: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

ri disa konstruksione druri të palidhura mirë, që kur normandët tëngjiteshin me anën e shkallëve, të rrëzoheshin për tokë bashkë me to.4

Është e kuptueshme që konstruksione të tilla prej druri, për të arriturqëllimin e përmendur, duhet të dilnin në formë konsoli mbi muret,se ato duhet të kenë ekzistuar që më parë në formë të qëndrueshmepër t'u shërbyer qëllimeve të tjera, dhe se në këtë rast aplikoheshinpër të përmbushur një dredhi lufte.

Kalaja e Durrësit, në mesjetë, konsiderohej si një nga fortesat mëtë fuqishme të bregut perëndimor të Adriatikut, aq sa pushtimi i sajnga normandët më 1182 shkaktoi panik në krahinat përreth e derinë Selanik. Më vonë, kur turqit u ndodhën para portave të kalasë qëishte në atë kohë gjysonë e rrënuar, kronisti turk Idriz Bitlisi, shkru-an ndër të tjera se «Durrësi ishte një nga qytetet më të mëdha i tëpafeve dhe kalaja e tij shihej në viset e Rumelisë si një Kostandi-nopojë e dytë».5

Në fillim të shek. XI dhe gjatë shekullit XII, përveç Durrësitpërmenden dhe mjaft qytete të fortifikuara dhe kështjella të tjera nëterritorin e vendit tonë, sidomos në kronikat që përshkruajnë fitorete perandorit bizantin Vasili II kundër bullgarëve dhe më vonë ngagjeografi arab Al-Idrizi. Një shkak i fuqishëm për riparimin e kë-shtjellave të vjetra dhe ndërtimin e të rejave ka qenë pa dyshim dhekrijimi i shteteve të para sllave në shek të IX, X e më vonë, që kër-cënonin seriozisht pushtetin bizantin. Të kësaj periudhe janë kështje-lla e Lezhës (Elission) (fig. 94), Petrela, Devolli. Butrinti etj. Njëpjesë e këtyre janë ngritur mbi konstruksione të vjetra ilire, por kaedhe nga to që lindin rishtas në pika të rëndësishme strategjike. Kjoperiudhë përkon dhe me fillimin e fuqizimit të feudalëve të parë ar-bëreshë, të cilët më vonë arrijnë të krijojnë principata të pavarura,në të cilat kishin. dhe selitë e tyre të fortifikuara.

Një nga tipat e thjeshtë të kështjellave mesjetare të kësaj periu-dhe, që ka qenë një pararojë e Durrësit nga drejtimi i Qafës së Kë-rrabës e që paraqet faza të hershme mesjetare, është ajo e (fig. 95)Petrelës6.

Është ndërtuar në majën shkëmbore të një kodre, 400 m të lartë,në juglindje të qytetit të Tiranës, në bregun e majtë të lumit Erzen.Muret rrethojnë një shesh të vogël në formë trekëndëshi, perimetri itë cilit nuk i kalon të 100 metrat.

Në gjendjen e sotme, kështjella përveç murit rrethues, ruan dykulla të rumbullakëta në anën më pak të mbrojtur të kodrës dhe njëportë të vogël midis tyre. Në pjesën e brendshme ndodhen dy stera,gjurmët e dy kthinave banimi, si dhe të një kulle drejtkëndëshe nëpjesën qendrore. Përveç kështjellës së ndërtuar në pjesën më të lartëtë kodrës, një mur i harkuar rrethon pjesën më pak të mbrojtur tëshpatit verilindor të saj. Ky i fundit është pajisur me një portë qëndodhet në stkajin e tij.

Në fazën fillestare kështjella përbëhej nga një mur që mbyllteanën më pak të mbrojtur të platformës së vogël trekëndëshe mbi ma-

4) Alexias, Vol. I, lib. III, 9, 105) S. Pulaha. Lufta shqiptare turke në shek. XV (Burime osmane). Tiranë 1968,

178.6) A. Baçe, Gj. Karaiskaj. Kështjella e Petrelës. Monumentet 5-6, 1973, 146

1299 - 6 1

Page 130: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 95 Tiranë. Kështje-lla e Petrelës.

a) Pamjeb) Planimetria.

b

a

Page 131: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

jën e shkëmbit, duke lënë të parre-thuara pjesët e thikta shkëmbore.A është ndërtuar në të njëjtën kohëdhe kulla drejtkëndëshe e vrojtimit,në pjesën qendrore të sheshit? Kjonuk mund të thuhet me siguri, porsidoqoftë ajo lidhet në idenë e pro-jektimit më tepër me këtë fazëndërtimi. Është për t'u v,ënë re sendërtuesit e parë të Petrelës, ishin aqpak të familjarizuar me kullat elidhura me kurfina saqë edhe njëkullë të veçuar, e cila ekzistonte atjeqë më parë, e kanë lënë të palidhurme murin e ri dhe bile krejt jashtëfortifikimit.

Po të kemi parasysh se në shek.XI Petrela rifortifikohet si dhe rolinqë luajti ajo në luftën midis nor-mandëve dhe bizantinëve. kjo fazëndërtimi duhet t'i përkasë periudhëspara shek. XI.

Kështjella e Petrelës mori formëne një kështjelle të vërtetë feudali,në kohën e sundimit të familjes feu-dale të topiasve dhe më vonë. Nëkëtë kohë u ndërtua një kullë gjys-mërrethore (fig. 96) në këndin verilindor të fortifikimit të mëparshëmdhe u përfshi në sistemin mbrojtëskulla e qoshes veriperëndimore, qëishte lënë deri në atë kohë jashtëfortifikimit. Hyrja ekzistuese me tërënë u lidhën në një sistem të ve-tëm. Kësaj periudhe duket se i për-ket edhe muri rrethues i jashtëm.

Për të hyrë në kështjellë duhejtë ngjitje një palë shkallë guri qëi mbështeteshin nga jashtë murit tësaj dhe mbaronin në një shesh pu-shimi para portës. Korridori i hyrjes formonte dy kthesa kënddrejtë dhembulohej me qemere. Pas çdo kthese vinin nga një palë shkallë me 4-5këmbë që të ngjitnin në oborrin e kështjellës. Hyrja sigurohej nga dyporta dyflegërshe të vendosura në fillim dhe në fund të korridorit, qësiguroheshin nga brenda me katarah. Për ndriçimin e korridorit shër-bente një dritare e vogël katërkëndëshe e hapur në pjesën e sipërme tëqemerit, pranë portës së parë, e cila me rrugë të përkthyer përshkontetrashësinë e murit të kështjellës dhe dilte mbi harkun eportës. Një interes të veçantë për arkitekfurën e saj para-qet kulla gjysmërrethore e skajit verilindor të kështjellës (fig. 96). Ku-lla është e tipit me shpinë të hapur, kështu që ajo përdorej vetëm përluftime. Hapësira e pjesës së prapme mblohej me një hark të thje-

96. Kështjella e Petrelës. Kulla 1.Premje, planimetria.

Page 132: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 96 a, b. Kështjella e Petrelës.a) Pamje nga JL.b) Frengji në kullën 1. Pa-

mje, premje.

Page 133: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

shtë tullash. Në gjendje aktuale ka një lartësi prej 12,80 m. Katipërdhes krejtësisht i mbyllur, ndahej nga kati I me dysheme druri,ndërsa kati II me lartësi 3.70 m mbulohet me një kësulë sferike tëndërtuar me tulla. Mbi tarracë ka pasur edhe një kat të tretë, i cilika qenë me konstruksion druri, që dilte konsol mbi muret perimetraletë kullës. Në këtë mënyrë ai kontrollonte pjesën e poshtme të murevetë saj, ndërsa çatia gjithashtu prej druri e veshur me plumb apo metjegulla, ka pasur logjikisht formë gjysmëkonike. Kthina e katit IIka qenë ambienti kryesor i luftimit. Prej tij shohin në drejtime tëndryshme dy frëngji për topa të vegjël. Në pjesën e brendshme frë-ngjitë kanë formën e një kamareje 1,75 të lartë të mbuluar me qemersektorialë tullash. Në ballin e frëngjisë, të mbyllur me një mur të ho-llë, është lënë në pjesën e sipërme një e çarë vertikale për vrojtim,dhe në pjesën e poshtme një vrimë e rrumbullakët me diametër 17 cmpër vendosjen e grykës së topit. (fig. 96b) Ky tip frëngjie topi ështënga më të hershmit dhe i vetmi ekzemplar i ruajtur në vendin tonë.Kulla verilindore nuk është formuar akoma si një kullë e vërtetë përartileri. Atë e dallon nga kullat e tjera mesjetare të kohës së përdori-mit të armëve të bardha, hapja e frëngjive për topa dhe deri dikutrashësia e mureve, që arrin 2,10 m. Por nga ana tjetër, këto bienvertikalisht mbi terren dhe janë shumë të larta (duke llogaritur dhekatin e tretë), ndërsa kati i poshtëm që i ekspozon goditjeve një si-përfaqe mjaft të madhe, është bosh në pjesën e brendshme. Në njëperiudhë të mëvonshme ndërtimi, kulla është veshur, në më tepërse gjysmën e lartësisë së saj me një mur, që vjen duke u zgjeruar nëbazë dhe bie mbi terren në formë «skarpati». Ë njëjta gjë është bërëclhe me murin, që lidh të dy kullat.

Në sajë të pozitës të rëndësishme strategjike dhe mbrojtjes natyrore,kështjella e Petrelës pati një jetë të gjatë dhe luajti rol të rëndësishëmjo vetëm gjatë shekujve të fundit të mesjetës së hershme, por edhegjatë shek. XV, në luftën e madhe shqiptaro-turke. Për një kohë kë-shtjella e Petrelës ka qenë vendqëndrimi i së motrës së Skënderbeut,Mamicës, me familjen dhe kohortën e saj.

Gjurmë të bershme fortifikimesh mesjetare takojmë edhe në qytetine fortifikuar të Butrintit, i cili gjatë mesjetës pati rrethimin më tëmadh me mure mbrojtëse nga të gjitha periudhat e mëparshme. Ndër-timet më të hershme përfaqësohen nga mure të ndërtuara me gurë tëripërdorur antikë, ku midis fugave vertikale janë vendosur horizon-talisht copa tullash dhe tjegullash. Këto mure mbështeten direkt mbimuret antike. Të kësaj periudhe ianë në Butrint edhe disa kulla tre-këndëshe. (fig. 97). Në kurtinat dalin në intervale të caktuara kontra-forta drejtkëndëshe dhe trekëndëshe në plan. Të parat projektohen0,80 m nga kurtinat ndërsa të dytat 1,50 m, duke pasur bazënrreth 2,50 m.

Teknika e përmendur e mureve të Butrintit takohet dhe në disakisha të krahinave fqinje me të, në Greqinë veriperëndimore si në Epir.Akarnani dhe Etoli, të cilat datohen nga gjysma e dytë e shek. VIII derinë shek X, me përjashtim të kishave të Artës të ndërtuara në shek.XIII.7 Për më tepër, si këto krahina ashtu dhe Butrinti, përfshiheshin

7) P. Vokotopullo, I. Ekklesiastiki architektoniki eis tin dhitikin stereanElladha kai tin Ipeiron-apo ton tellours ton 7 mehri ton 10 aionos, Thesaloniki, 1975.

133

Page 134: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 97. Butrint, Sarandë. Kullë mesjetare.

në shekujt e mesjetës së hershme dhe më vonë në të niëitën temë bi-zantine, në atë të Nikopojës.

Gjithashtu, në këshjellën mesjetare të Lezhës, direkt mbi substruk-sionet antike, janë mbështetur mure të lidhura me llaç gëlqereje kufugat vertikale mbushen si në Butrint me tulla, por më tepër me copate thyera guri, (fig. 98). Një fenomen i tillë vërehet në kështjellën mes-jetare te Shkupit, ku kjo teknikë takohet në pjesën më të madhe tëmureve dhe kullave të ruajtura deri në ditët tona.8 Muret mbrojtëse tëLezhes, ne mesjetën e hershme rrethonin jo vetëm majën e kodrës(Akropolin antik) por edhe shpatin e saj, duke zbritur në fushë.

8) A. Deroko. Srednovekovni grad Skoplje. Beograd 1971, 15-16 Autori i studimitduke e hdhur me faktm se në shek. XI-XII Shkupi ishte bërë qendra e një teme bi-zantine, i daton në këtë periudhe fortifikimet e tij, Por ato mund të jenë edhe mëtë hershme.

134

Page 135: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Një shtrirje të tillë fortifikimet e Lezhës nuk e kanë pasur asnjëherëmë vonë gjatë mesjetës, por vetëm në kohën e lulëziinit më të madhtë qytetit antik të Lisit (fundi shek. IV — shek. III p.e.r.).

Muri i poshtëm i qytetit, që shkon në fushë para rrëzës së kod-rës, i zbuluar këto kohët e fundit nga punime të rastit, nuk mbështetetmbi substruksione antike dhe është ndërtuar me kontraforta me plandrejtkëndësh, si në Butrint. Nuk mund të mos merret parasysh, në këtërast, përmendja e kështjellës së Lezhës, në trajtën Elission, që nga viti1018, gjë që na lejon ta datojmë këtë periudhë ndërtimi, së paku nëshekujt IX-X.

Kalaja mesjetare e Lezhës, duke përfshirë në të krejt fazat e evo-lucionit të saj, përbëhet nga disa pjesë: kështjella, qyteti i fortifikuar,i cili ndahet nga një mur tërthor me qytetin e sipërm dhe të poshtëmdhe më në fund kështjella e poshtme që shtrihet në zonën fushore

135

Fig. 98. Kështjella e sipërme e Lezhës. Trakt muri i mesjetës së hershme.

Page 136: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

midis lumit dhe kodrës. Kështjella e sipërme zë pjesën më të lartë tëkodrës dhe ka formën e një shumëkëndëshi të çrregullt. Ajo ndjeklinjën e Akropolit të dikurshëm të Lisit. Në kështjellë të fusin trihyrje, njëra nga veriu dhe dy të tjerat nga jugu dhe lindja. Hyrjaveriore, duket, ishte hyrja kryesore për në kështjellë. Ajo mbrohetnga krahu i djathtë nga një dalje drejtkëndëshe e murit ndërsa ngae majta prej një kulle të vogël katërkëndëshe. Porta është ndërtuar meblloqe të mëdha guri monolit të marrë si duket nga ndërtimet antike.Dy blloqe në çdo anë formojnë paturat e portës, ndënsa harku i shtri-rë i mbulesës krijohet nga gurë të mëdhenj të punuar. Për të mbë-shtetur gurët e thembrave të harkut, blloqet e sipërme të paturavejanë gdhendur në thellësi në pjesën e brendshme të tyre. Porta si-gurohej nga brenda nga një tra që lëvizte në një kanal katërkëndësh30x25 cm. Nga njëra anë kanali është i thellë, ndërsa nga ana tjetëraq sa për të fiksuar trarin. Nga një foto e Th. Ipenit kuptohet sembi portë ka pasur një mashikul guri, por kjo mund t'i përkistenjë periudhe më të vonë ndërtimi. Një periudhe të mëvonshme ndër-timi i përket dhe një mur i harkuar, i ndërtuar para hyrjes, i ciliështë pajisur me një parapet me frëngji. Hyrja ka qenë e njëj.të meatë verioren. Edhe këtu pragu dhe paturat kanë qenë ndërtuar meblloqe monolite guri, por prej tyre ruhen vetëm blloqet e bazës.Kjo e fundit mbrohej nga një kullë katërkëndëshe në krahun e djathtëdhe nga një kthesë e murit në anën e majtë. Kthesa del më tepërsesa kulla duke i qëndruar përballë rrugës që të çonte tek kjohyrje. Rruga ndjek një trase të vjetër, që lidhte dikur Lisin meAkrolisin, duke kaluar nëpër qafën që lidh këto dy kodra. Kështu qëhyrja jugore përputhet me një nga hyrjet e kohës antike, gjurmët esë cilës ruhen akoma. Në kohën e pushtimit turk hyjja u bë edyfishtë duke mbyllur me mur hapësirën nga skaji i kullës deri tekkthesa drejtkëndëshe në krahun tjetër dhe duke lënë të hapur në këtëmur një poirtë të mbuluar me hark rrethor. Gjithashtu, përbal.lë kësajporte të dytë u ndërtua një mur masiv, që u mbështet në skajin edaljes drejtkëndëshe të anës së majtë. Ky mur e fshihte portën ngavrojtimi direkt, duke ndjekur në këtë mënyrë detyrimisht planimetrinëe hyrjes antike, e cila ishte e tipit tangjentor. Në bazamentet e kullës,në të djathtë të hyrjes, ruhet një trakt përfaqësues i mesjetës së her-shme (shek. IX-X), i ndërtuar në blloqe gurësh antikë të ripërdorur, meoopa guri të vendosura horizontalisht në fugat vertikale midis tyre.Më nga lindja, po e kësaj kohe dhe e ndërtuar me të njëjtën teknikë, kaqenë një kullë gjysmërrethore, e rindërtuar më vonë si një kullë katër-këndëshe me përmasa më të vogla. Kjo kullë në faqen ballore ka qenëpajisur me një mashikul druri. Gjurmë të ndërtimeve mesjetare tëhershme takojmë edhe gjatë murit perëndimor të kështjellës, ashtusi dhe në murin verior.

Hyrja lindore është rikonstruktuar plotësisht gjatë periudhës sëpushtimit turk. Porta këtu mbulohet me një hark të plotë gjysmë-rrethor të punuar me gurë të vegjël. Por edhe kjo hyrje si ajo ju-gore ndjek planimetrinë e një hyrjeje antike të tipit tangjentor. Bre-nda në kështjellë ndodhen një sërë kthinash që i mbështeten murit jugordhe pjesërisht atij lindor; një xhami, dy stera të mbuluara me qemercilindrik si dhe rrënoja ndërtesash të tjera. Në parapetet e mureve

136

Page 137: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

takohen frëngji të tipave të ndryshëm: shigjete, për armë zjarri si dhe frë-ngji topash. Gjithashtu takohen edhe bedena të përshkuara nga frëngji.

Në një kohë të vonë, në shekujt XVII-XVIII, pjesa më e ngriture kodrës brenda kësthtjellës është përfshirë në një fortifikim më vete,me qëllim që të ndahej vendbanimi i komandantit të kështjellës ngapjesa tjetër e saj. Ndarja është bërë me mure të holla 0,55 m, të cilëtpjesërisht i mbështeten mureve të xhamisë për t'ia përshtatur qëllimitnjë pjesë të tyre. Gjatë murit janë krijuar kulla të vogla katërkëndëshetë hapura krejtësisht nga ana e brendshme. Si tek kullat ashtu edhe nëmure janë hapur frëngji të shumta për armë zjarri; disa nga kullatkanë pasur edhe mashikula që mbështeteshin mbi konsola guri. Nëpërgjithësi, në kështjellë, përveç gjurmëve të mesjetës së hershme, da-llojmë dhe dy faza të tjera të rëndësishme mesjetare: atë para pushti-mit turk që duhet t'i përkasë shek. XIII deri nga filimi i shek. XVdhe fazën pas pushtimit turk. Nga faza e ndërtimeve të shek. XIII-XIVmë përfaqësuese janë hyrjet veriore dhe jugore si dhe kulla katërkëndë-she bri kësaj të fundit.

Në murin rrethues të qytetit, gjurmët mesjetare i takojmë jo vetëmnë murin me kontraforta që përmendëm më lart, por edhe në murinrrethues verior në afërisi të mureve antike të shek. I p.e.r., ku ruhetnjë trakt rreth 30 m i gjatë në lartësinë e një blloku guri. Midisblloqeve antike të ripërdorura të lidhura me llaç janë futur copa gurinë fugat vertikale. Në pjesët fushore të Lezhës, midis lumit dhe rrëzëssë kodrës, kohët e fundit, gjatë prishjes së banesave të dëmtuara ngatërmeti i 15 Prillit 1979, u zbuluan trakte muresh mbrojtëse, që i për-kisnin një kështjelle, të cilën për ta dalluar e kemi quajtur «kështje-lla e poshtme».

Kështjella e poshtme ka pasur një planimetri drejtkëndëshe të për-zgjatur në drejtimin veri-jug. Muri perëndimor i kështjellës është ngri-tur mbi linjën e murit antik që rrethonte dikur qytetin e poshtëm,ndërsa si mur verior është shfrytëzuar muri mesjetar i hershëm mekontraforte, i cili shkon paralel me të parin, i spostuar nga ai rreth65 m më në thellësi të vendbanimit, ndënsa muri jugor i kështjellësbashkonte këto dy linja më të vjetra fortifikimesh. Në drejtim të veriutkështjella e poshtme mund të ndiqet deri në një largësi prej 150 m, mëtej gjurmët humbasin, kështu që nuk dimë nëse ajo bashkohej me murinverior të qytetit antik apo përfundonte diku para se të arrinte tek ai,por më i pranueshëm është varianti i parë. Muret e këtij fortifikimipërforcoheshin në intervale të caktuara nga kulla katërkëndëshe, tri prejtë cilave dëshmohen nga gjurmët e ruajtura. Edhe në kështjellën eposhtme dallohen dy periudha ndërtimi. Periudhës së parë i përketnjë trakt i murit jugor me gjatësi rreth 30 m dhe trashësi 4 m, ndërsagjithë pjesa tjetër e kështjellës, muret e së cilës kanë një gjerësi prej2.50 m, i përket një periudhe më të vonë.

Kalaja e Lezhës ka qenë një nga fortesat kryesore të temës sëDurrësit dhe mbronte kufirin verior të saj, kështu që kujdesi përmbajtjen e fortifikimeve të këtij qyteti gjatë mesjetës së hershme dhepjesërisht asaj të mesme ka qenë i vazhdueshëm. Pushtimi i përkoh-shëm i qytetit nga fiset sllave në vitin 592 shënohet si një ngjarje merëndësi në burimet historike. Kështu nuk është e rastit përmendja eqytetit në fillim të shek. XI dhe ardhja e perandorit të bizantit Vasili II

137

Page 138: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri
Page 139: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

101

Fig. 99. Kalaja e Bera-tit. Kullë pranë hyrjeskryesore.

Fig. 100. Berat. Mono-grami me tulla i MihalKomnenit.

Fig. 101. Berat. Kullë eperiudhës së M. Kom-nenit.

100

Page 140: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 102. Kalaja e Bera-tit. Hyrje nga ana jug-perëndimore, shek. XIV.

Fig. 103. Kalaja e Bera-tit Gravurë e shek. XIX

(viz. E, Lir)

Page 141: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

në Lezhë. Duke filluar që ngashek. XII, në krahinat e prin-cipatës së Arbërisë mesjetare, kupërfshihej edhe Lezha, filluan tëiorcoheshin feudalët vendas. Kë-shtu gjatë shekullit XIV Lezhara nën vartësinë e familjes feu-dale të Dukagjinasve. Vetëm nëkëtë periudhë Shkodra, që ishtenën sundimin e Balshajve më tëfuqishëm, fitoi përparësi si forti-fikim kundrejt Lezhës. Në fund tëshekullit XIV kalaja e Lezhës judorëzua venecianëve nga Duka-gjinasit kundrejt përfitimit të njëtë tretës të të ardhurave të kë-tij vendi. Që nga kjo kohë Le-zha përmendet në dokumente sinjë skelë e rëndësishme për treg-timin e lëndës së drurit, kripësetj.

Me mbrojtjen e skelës duhet tëlidhet kështjella e poshtme e kë-tij qyteti, e cila duhet të jetërindërtuar gjatë shekullit XV. Siçshihet, Lezha pati një vazhdimësitë pandërprerë që nga prehistoriaderi në mesjetën e vonë dhe jovetëm si vendbanim por edhe sinjë qendër e fortifikuar. Në mes-jetën e hershme datohen edhe di-sa kontraforte trekëndëshe në Kaninë, të cilat janë ndërtuar me gurëantikë të ripërdorur dhe me copa tullash midis fugave. A. Baçe e datonkëtë periudhë në mesjetën e hershme e deri nga fillimet e mesjetës sëmesme, duke pasur parasysh qenien e Kaninës qytet që në shek. Xdhe rolin që ajo luan në luftimet normando-bizantine në shek. XI.19

Teknikën me gurë antikë të ripërdorur dhe copa tullash të vendo-sura horizontalisht midis fugave vertikale e hasim dhe në fazën eparë të ndërtimit të kalasë së Beratit. Me e dallueshme është kjo tek-nikë sidomos pranë portës kryesore si dhe në oborrin e fortifikuar(barbakani) dhe në kullën që kontrollonte hyrjen për në të. (fig. 99).Në krahun e djathtë të harkut të kësaj hyrjeje ndodhet monogramime tulla i despotit Mihal Engjëll Komneni (fig. 100), i cili është bërëshkak për datimin e krejt oborrit si dhe kullës pranë tij në fillim tëshek. XIII (V. 1205). Por në fakt, në kohën e despotit Mihal kemi njërindërtim të barbakanit, ku është përfshirë dhe harku i portës. Teknikae pjesëve të sipërme të mureve të barbakanit dhe të kullës pranë tijndryshon krejtësisht nga ajo e pjesëve të poshtme, ndërsa afrohet meatë të mureve të përshkuara nga breza prej 4-5 rreshtash tullash të

Fig. 104.

9 - A. Baçe. Qyteti i fortifikuar i Kaninës. Monumentet 7-8, 1974, 41.

141

Page 142: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

ndërtuara në kohën e Mihal Komnenit (fig. 101). Një teknikë më e vonëe përdorur në kalanë e Beratit është «kluazonazhi». (fig. 102). Të triperiudhat e përmendura na pasqyrohen në të njëjtin raport kronologjiknë një kishë 20 km në afërsi të këtij qyteti, periudha e parë e së cilësraendohet t'i përkasë shek. XI.10 Kalaja e Beratit11 (fig. 103), e ndër-tuar mbi një kodër shkëmbore, që bie me pjerrësi të theksuar mbi lu-ginën e Osumit, në vendin ku lumi krijon një grykë të ngushtë midisdy kodrave, përveç rolit të një qendre administrative zinte dhe një po-zitë të rëndësishme strategjike, duke kontrolluar një nga rrugët krye-sore që lidhnin ultësirën bregdetare me zomën e brendshme malore.

Muret rrethojnë platformën e kodrës duke ndjekur konturin eterrenit, që ka formën e një trekëndëshi të çrregullt (fig. 104), me pe-rimetër 1400 m. Ato përforcohen nga 24 kulla me formë planimetrikedhe përmasa të ndryshme. Kalaja ka një hyrje kryesore nga veriu(fig. 105a), e cila mbrohet nga një barbakan (oborr i fortifikuar si dhetri hyrje të tjera më pak të rëndësishme (fig. 102). Vendi ku ndodhethyrja kryesore (fig. 105c) është pika më e dobët e qytetit, pasi këtukodra e kalasë, nëpërmjet një qafe, lidhet me një kodër tjetër me lar-tësi të barabartë. Kjo është edhe arsyeja që u tregua kujdes i veçantëpër mbrojtjen e saj. Në pjesën më të mbrojtur të platformës së kodrësndodhet kështjella e përforcuar me pesë kulla. Ashtu si kështjella e si-përme në kalanë e Durrësit, ajo ka dy hyrje, prej të cilave njëra ko-munikon me territorin brenda kalasë, ndërsa tjetra të nxjerrë jashtëmureve rrethuese të qytetit. Vetë kështjella përmban edhe një ndarjetjetër më të vogël, dy kulla të së cilës shikojnë nga oborri i kështjellës.Kjo ndarje shërbente si një vend i rezistencës së fundit, por më tepër përtë veçuar selinë e fortifikuar të feudalit nga gamizoni.

Përveç ndërtimeve mbrojtëse të përmendura, nga gjurmët e ruaj-tura në terren kuptohet se në shpatin jugor të kodrës zbrisnin dy murenga qyteti i sipërm deri në lumë, duke përf'shirë brenda tyre një sipër-faqe prej 6 ha nga 16 ha që zë krejt sistemi i fortifikimit të qytetit.Ekstremet e poshtme të këtyre mureve bashkoheshin nga një mur tër-thor, në të cilin janë ruajtur gjurmët e tri kullave. Rrethimi me mure ishpatit jugor të kodrës nuk kishte për qëllim të përfshinte një lagjetë jashtme të qytetit se sa të krijonte një zonë të mbrojtur deri tek lumi.që ishte aq i nevojshëm për furnizimin me ujë në raste rrethimi. Këtomure u ndërtuan pas vitit 1280, kur përmenden si ledhe dheu gjatëbetejës që u zhvillua midis ushtrive anzhuine dhe bizantine.

Një grup fortifikimesh relativisht të hershme të mesjetës, që kanëmjaft tipare të përbashkëta midis tyre, por edhe mjaft dallime ngafortifikimet e Shqipërisë së Mesme dhe Jugore, ndodhen në zonën rrethShkodrës. Këto janë Shurdhahu (Sarda), Drishti dhe Danja. Në këtërast, ndryshe nga ai i Petrelës, kemi të bëjmë me qytete të fortifikuara,skemat kompozicionale të sistemit mbrojtës të të cilave kanë shumë anëtë përbashkëta midis tyre.

Në përgjithësi, këto qytete mbrohen nga dy radhë muresh. Pjesamë e lartë ose më e mbrojtur e kodrës me rrethimin e saj formon një-farë akropoli, ndërsa rrethimi i dytë, që zinte shpatin e kodrës, apo krejt

10) A. Meksi. Arkitektura dhe restaurimi i kishës së Perondisë. Monumentet5-6, 1973, 19-42.

11) A. Baçe. Berati... 43-82.

142

Page 143: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri
Page 144: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 105a . Kalaja e Beratit. Hyrja kryesore dhe oborri i fortifikuar.Fig. 105b. Berat. Kullë pranë hyrjes kryesore. Pamje nga brenda.Fig. 1 0 5 c . Berat. Oborri i fortifikuar Pamje nga brenda.

platformën që krijohet mbi të, si në Danjë, përfshinte pjesën kryesoretë qytetit apo krejt këtë të fundit.

Kalaja e Shurdhahut12 (fig. 106) ngrihet mbi një kodër shkë-mbore, në bregun e djathtë të lumit Drin, rreth 8 km në jug të qyte-tit të Shkodrës. Dikur kjo kodër lidhej nëpërmjet një qafe të ulët mevargun e kodrave që shtriheshin në bregun jugor të këtij lumi, porme krijimin e liqenit artificial të hidrocentralit të Vaut të Dejës, ko-dra e Shurdhahut u kthye në ishull. Në gërmadhat e kësaj kalaje ndo-dhej dikur qyteti i Sardës, i cili përmendet shpesh në dokumentet mes-jetare të kohës. Muret mbrojtëse e ndajnë qytetin në dy pjesë: në qy-tetin e sipërm, që zë majën e kodrës, dhe në të poshtmin që zë shpatine saj nga veriu, lindja dhe jugu. Si muri rrethues i sipërm ashtu dhei poshtmi janë pajisur me kulla, që kanë formën e shkronjës U, tre-këndëshe dhe katërkëndëshe, por nuk janë vendosur në distanca tëcaktuara, veç diku kemi grumbullime kullash të vendosura pranë një-ra-tjetrës dhe diku linja të gjata muresh pa asnjë kullë. Krejt kalajarrethon një sipërfaqe prej 4,7 ha. Gjithsej ruhen dy hyrje: njëra që tëfut në qytetin e poshtëm. dhe tjetra në të sipërmin. Që të dyja mbro-hen nga dy kulla anësore në formën e shkronjës U, të vendosura fare

12) H. Spahiu, D. Komata. Shurdhahu — Sarda, qytet i fortifikuar mesjetarshqiptar. Iliria 3, 1974, 257-313.

144

Page 145: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

10 - 61 145

106. Kalaja e Shurdhahut(Sarda).

a) Pamje e hyrjes sëqytetit të sipërm.

b) Planimetria e ka-lasë.

Page 146: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

pranë njëra-tjetrës. Më mirë ruhet hyrja e qytetit të sipërm. Kullatanësore të saj janë vendosur 2.10 m larg njëra-tjetrës dhe dalin ngakurtina 2,80 m Vetë hyrja me gjerësi prej 1.5 m dhe lartësi 2.50 mmbulohet me një hark guri. Nga ana e brendshme, një qemer me bazëmë të gjerë ngrihet 2,30 m mbi të parin, në pilastrat mbështetëse të tëcilit, në të dyja anët e portës ndodhen vrimat për lëvizjen e katarahut.

Kullat e Shurdhahut në përgjithësi janë të vogla dhe me muretë holla 0,60-0,70 m; gjithashtu muri rrethues nuk e kalon gjerësinë0,90 m.

Lartësia e plotë e mureve dhe e kullave nuk njihet, por njëra ngakullat, që ruhet më mirë, arrin lartësinë 5 m. Për forcimin e murevenuk janë përdorur breza druri. Mungesa e gjurmëve të shkallëve në fa-qen e brendshme të mureve, të çon në përfundimin se këto kanë qenëprej druri; me platforma dërrasash, të mbështetura mbi trarë ishtendërtuar dhe shtegu i kalimit të rojeve. Kjo vihet re në kalanë e Dri-shtit, ku ruhen akoma zgavrat e vendosjes së trarëve. Muret, harqetdhe elementet e tjera të fortifikimit janë ndërtuar me gurë, pa për-dorimin e tullave apo të copave të tjegullave për qëllime dekorative.Kullat kanë qenë pajisur me frëngji për armë të bardha, por ndonjëprej tyre është hapur dhe në nivelin e poshtëm të kurtinave. Këto frë-ngji përfundonin në anën e jashtme me një të çarë vertikale me lartësi45-60 cm e gjerësi 20 cm dhe zgjeroheshin në pjesën e brendshme derinë 35-40 cm. Nga sipër ato mbuloheshin me rrasa horizontale guri.Një veçori e kullave të Shurdhahut, sidomos e atyre në formë U-je,është se ato lidhen me murin rrethues vetëm me pjesën e sipërme.

Si kurtlnat dhe muret e kullave nuk ndjekin linja të drejta e tërregullta, gjë që të krijon përshtypjen e një ndërtimi të rëndomtë dheprimitiv. Kalaja e Shurdhahut, duke u mbështetur në të dhënat egërmimeve arkeologjike, është datuar në fundin e shek. XII ose ngafillimi i shek. XIII, por lulëzimin më të madh si qytet e pati në shek.XI. Rreth vitit 1184 Shurdhahu (Sarda) u pushtua nga serbët, më vo-në ka qenë nën juridiksionin e familjes feudale shqiptare të Dukagjinë-ve dhe më 1491 u pushtua nga turqit. Në këtë periudhë qyteti pësoinjë rënie të vazhdueshme, derisa pas shek. XVII, emri i tij nuk për-mendet më.

Kalaja e Drishtit (fig. 107) ndodhet në verilindje të Shkodrës,mbi një kodër shkëmbore me një mbrojtje të fuqishme natyrore, ecila përveç faqeve me pjerrësi të madhe, ka si mbrojtje edhe lumin eKirit që e rrethon nga veriu dhe perëndimi, ndërsa nga jugu, rrëzëkodrës, rrjodh një përrua malor, i cili derdhet në Kir. E ngritur mbi njëkodër të lartë shkëmbore, që rrethohet nga një bërryl i tillë lumenjsh,kalaja e Drishtit plotëson një nga kërkesat kryesore të një fortifikimimesjetar. Muri rrethues i qytetit në Drisht zë një sipërfaqe mjaft mëtë madhe nga ai Shurdhahut, ndërsa përkundrazi, rrethimi i sipërmështë mjaft më i vogël dhe nuk krijon një ndarje të sipërme të qytetit,por vetëm një kështjellë si në kalanë e Danjës. Muri rrethues i Drishtitpërshkohet nga dy hyrje, njëra nga lindja dhe tjetra nga perëndimi,ndërsa kështjella nga një hyrje e vetme që përshkon faqen anësore tënjë kulle drejtkëndëshe. Ashtu si në Shurdhah edhe në Drisht shohimpo atë tip kullash të vogla gjysmërrethore, po atë teknikë ndërtimi memure të holla pa breza dhe me shtegun e rojeve që krijohet nga plat-

146

Page 147: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

forma druri të mbështetura mbi trarë të dalë konsol. Në kështjellë,që ka formën e një katërkëndëshi, dallohen disa faza ndërtimi. Të ka-tër kullat e saj shohin nga ana e brendshme e kalasë, pasi muret pe-riferike janë ngritur mbi një humnerë të pangjitshme. Në fillim, kë-shtjella ka pasur 3 kulia katërkëndëshe, ndërsa në një periudhë të dytëështë shtuar një kullë gjysmërrethore. Gjithashtu, një nga kullat ka-tërkëndëshe është veshur me një këmishë rrethore dhe në përgjithësikullat në pjesën e poshtme janë veshur me mure që bien pjerrëtasmbi terrenin. Njëra nga kullat katërkëndëshe, që ka qenë e rrënuar,është rindërtuar në formën ekzistuese, po kësaj radhë me gurë tëlatuar me kujdes. Nga teknika e ndërtimit duket se i përket periudhës sëpushtimit venecian 1396-1478. Kjo kullë si dhe ajo e hyrjes janë pajisurme frëngji të vogla për topa.1 Pas pushtimit të Drishtit nga turqit, më1478, bie rëndësia e tij si qytet dhe si fortesë, ndërsa popullsia u larguanë masë prej andej.

Shek. XIII-XIV lidhet me periudhën e fuqizimit të feudalëve ar-bëreshë. Kështu, në fillim të shek. XIII krijohet principata e Arbërisë,qendra e së cilës mendohet të ketë qenë Kruja. Në të njëjtën kohë, sirezultat i shembjes së pushtetit bizantin nga invazioni i kryqtarëve tëkryqëzatës IV (1204), dhe i copëtimit të Perandorisë në zotërime më të

1) Në vitin 1436 Drishti ka pasur në përdorim një top të vogël.

147

Fig. 107. Kalaja e Drishtit, Shkodër. Pamje e kështjellës.

Page 148: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

vogla, u krijua despotati i Epirit ku përfshihet dhe Shqipëria e Jugut.Durrësi dhe disa zona përreth ranë në sundimin venecian dhe krijuandukatin e Durrësit, që ishte në kufi me principatën e Arbërisë. Në këtëfazë fillestare të periudhës në shqyrtim u aktivizuan në mënyrë të veça-ntë për rimëkëmbjen e fortifikimeve despotët e Epirit. Kështu despoti iEpirit Mihal Engjëll Komneni, rreth vitit 1205. rindërtoi muret e kala-së së Beratit, ndërsa një nga pasardhësit e tij, Teodori, ndërioi më 1225një «kryekullë» në Durrës.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIV, pas një pushtimi të shkur-tër të Shqipërisë nga shteti serb i Rashës, feudalët shqiptarë arritën kul-min e fuqisë së tyre, duke u kthyer në sundimtarë të pavarur. Tani,përveç Topiasve dhe Muzakëve dolën në skenë familje të tjera feudalësh.si Balshajt, Aranitët, Matarangët, Zenevisët, Në këtë periudhë feudalëtshqiptarë mundën të fusnin nën sundimin e tyre qytete të mëdha tëfortifikuara, si Durrësi, Berati etj. dhe patën një veprimtari të vrullshmenë fushën e ndërtimit të fortesave. Kështu Topiasve, me qendër në Krujëe Petrelë, u atribuohet nga Barleti ndërtimi i kështjellës së Petrelës,ndërsa Balshajve kalaja e Shkodrës. Rreth mesit të shek. XIV, Karl To-pia rindërton kalanë e Krujës, ndërsa një pinjoll i fundit i kësaj familje,Nikolla Topia, në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. XIV fillon ndërtimine një kalaje bregdetare në Kepin e Melieve, në afërsi të Durrësit.

Në vitin 1389, Muzakët ndërtuan një kullë në derdhje të Semanit, ecila njihet në literaturën historike me emrin «Kështjella apo kulla e Pir-gut», ndërsa Berati, nën sundimin e tyre pati shtrirjen dhe lulëzimin mëtë madh, jo vetëm si qytet, por edhe si fortesë. U riparuan pothuajsetë gjitha muret dhe u ndërtuan një sërë kullash të reja, u bë ndarja eselisë brenda kështjellës dhe u ngritën muret e bashkimit të qytetit tësipërm me lumin.1

Me sa duket, Zenevisët kryen punime në kalanë e Gjirokastrësdhe ndërtuan Kardhiqin, ndërsa më vonë, më 1443, Simon Zenevisi ndër-ton një kështjellë në kepin Vagenetia përballë Korfuzit, ku më 1456u zhvilluan luftime të ashpra me turqit.2 Por edhe në fortifikimetqë ndërtuan pushtuesit në këtë periudhë, në qytetet e pushtuaraprej tyre duket dora e mjeshtrave shqiptarë. Mbreti i Sicilisë, KarliI Anzhu, më 1280, porositi të merreshin specialistë të atyre anëvepër punimet fortifikuese që do të kryheshin në Durrës. Ndërsa në or-vatjen e venecianëve për të hapur kanalin e Porto-Romanos, që dotë siguronte dhe një mbrojtje më të mirë të Durrësit, marrin pjesëshumë punëtorë dhe teknikë shqiptarë.

Mjaft kështjella dhe qytete të fortifikuara të vendit tonë ruajnëedhe sot tiparet arkitektonike të shek. XIII-XIV, kur ato u ndërtuanapo patën periudhën e lulëzimit më të madh gjatë mesjetës, Një ngakëto kështjella, që e pati zanafillën mesjetare në këtë periudhë, ështëShkodra.

Kalaja e Shkodrës (fig, 108) ashtu si Berati, është ngritur mbindërtime ilire. Gjatë periudhës së pushtimit romak, kalaja ka shër-byer si një akropol për qytetin që shtrihej rrëzë shpatit jugor tëkodrës. Gjatë mesjetës Shkodra ishte me ndërprerje herë nën sun-

1) A. Baçe. 43-62.2) K. Hopf. Geschichte des Osmanisches Reiches

148

Page 149: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 103. Kalaja e Shkodrës. Gravurë e shek. XX (viz. E. Lir).

Fig. 108, a. Kalaja e Shkodrës. Gravurë.

dimin bizantin dhe herë nën atë sllav, deri më 1355 kur u zotëruanga Balshajt Humanisti shkodran i shek. XV, Barleti, thotë se gjernë atë kohë Shkodra ka qenë e pafortifikuar. Në kalanë e Shkodrësnuk janë konstatuar deri më sot gjurmë të një vjetërsie më të madhenga shek. XIV. Në fillim të mesjetës, kalaja, ndodhej në fushë pranëBunës, ku shtrihej dikur qyteti i periudhës romake. Përveç Bal-

140

Page 150: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 108b. Kalaja e Shkodrës.Pamje nga lindja.

Fig. 109. Kalaja e Shkodrës.Planimetria.

Page 151: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 110. Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të tretë.Fig. 111. Kalaja e Shkodrës. Grykë stere në oborrin e tretë.

Page 152: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

shajve, që e mbajtën Shkodrën nën sundimin e tyre deri në vitin1396, kur ja dorëzuan Venedikut, në kala kanë ndërmarrë punimeplotësuese fortifikimi edhe venecianët, turqit dhe më vonë (shek.XVIII-XIX) feudalët shqiptarë Bushatllinj. Formën themelore kalajae ka marrë pra që në gjysmën e dytë të shek. XIV dhe ka arriturnë trajtën e sotme me një varg plotësimesh të vazhdueshme. Të ngri-tura mbi majën e një kodre shkëmbore muret e kalasë ndjekin for-mën e terrenit, duke krijuar në planimetri një formë të çrregullt. (fig.109) Sipërfaqja e brendshme ndahet me anë muresh të trasha në trioborre, që komunikojnë me porta midis tyre. Oborri i tretë, që zë njësipërfaqe më të vogël nga të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartëe të mbrojtur të kodrës dhe luante rolin e një kështjelle. (fig. 110).Në murin që e ndan atë nga pjesa tjetër e kalasë janë krijuar të da-ia drejtkëndëshe, që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëmato janë vendosur më dendur nga gjithë pjesët e tjera të kalasë, mepërjashtim të zonës së hyrjes kryesore. Brenda territorit të kështje-Uës ndodhet një kompleks ambientesh për garnizonin, të cilat lidhenme një kullë rrethore. Aty ndodhet një sterë, (fig 111) depo si dhenjë godinë trikatëshe e trajtuar në mënyrë monumentale, e cila njihetme emrin «kapiteneria» (fig. 110). Brenda kështjellës ka qenë dhepallati i familjes feudale të Bushatllinjve, i cili më vonë, gjer më1865, kur qendra administrative e Shkodrës u shpërngul nga kalaja,është përdorur si banesë e guvernatorit të vilajetit. Oborri i dytë (fig.112), në pjesën qendrore të kalasë, zë një sipërfaqe një të madhe. Aindahet nga oborri i parë nga një mur tërthor pa kulla. Muri i vjetëri periudhës paraveneciane është lënë gjysmë i rrënuar dhe në shek.XVIII-XIX është zëvendësuar me një mur të ri, të futur pak më bre-nda nga i pari, në të cilin është hapur dhe një portë. Brenda obo-rrit të dytë ndodhen katër stera të mëdha katërkëndëshe të mbuluarame qemer, prej të cilave uji merej me anë grykash pusi të rrumbulla-këta. (fig. 112) Përveç sterave aty ruhen akoma disa ndërtime të vje-tra, që shërbenin si depo, për strehimin e garnizonit; një burg si dhenjë kishë e stilit romanik e kthyer më vonë në xhami. (fig. 112 a)

Oborri i parë (fig. 112 b) nuk ruan gjurmë ndërtimesh në bren-dësi dhe komunikon direkt me hyrjen kryesore të kalasë (fig. 113)para së cilës, në periudhën veneciane midis viteve 1407-1417, u ndër-tua një barbakan (fig. 114) një sistem paramuresh me kthesa të mpreh-ta që zinin pjesën lindore të kalasë, si dhe vepra të tjera mbrojtëse, qëmbulonin rrugën nga kthesa e fundit e saj, deri tek porta e barba-kanit.1

Pasi kalon korridorin e kullës së barbakanit (fig. 15) gjendesh nënjë oborr të vogël katërkëndësh, të kufizuar me mur në krahun edjathtë. Muri është pajisur me një parapet dhe me një palë shkallëqë të ngjitin në shtegun e rojes. Përballë oborrit ndodhet porta krye-sore e kështjellës dhe anash, saj një portë e vogël që të çon në she-shin e mureve të para, të cilat janë më të ulëta nga muret dhe ku-llat e anës lindore. (fig. 115 a)

Porta kryesore (fig. 113) është trajtuar në anën e jashtme, në më-

1) V. Kamsi. Fortifikimi i hyrjes kryesore të kështjellës së Shkodrës. Monu-mentet 3, 1972, 163-170.

152

Page 153: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri
Page 154: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

nyrë të ngjashme me portën e barbakanes, (fig 114) por këtu kemitë bëjmë me restaurimin e ndërtimeve më të vjetra. Për të hyrë bre-nda në kala duhet të kalosh një korridor në formë L-je, të mbuluarme qemer cilindrik, (fig. 115 b) fundi i të cilit mbyllet nga një portëe dytë. Në kthesën e korridorit dallohen qartë gjurmët paravenecianetë kompleksit të hyrjes. Një pjesë e qemerit këtu është ndërtuarkrejtësisht me tulla dhe në kyçin e tij është hapur një vrimë drejt-këndëshe 40 x 55 cm që shërbente për të hedhur lëndë djegëse, lën-gje të nxehta, apo objekte të rënda mbi kundërshtarin, që kishte arri-tur të shpërthejë portën e parë. Vrima komandohej nga një kthinë evogël, e mbuluar me qemer cilindrik që ndodhet në katin e dytë, icili lidhet nëpërmjet një porte me hark dhe kornizë tullash me njëkthinë katërkëndëshe më të madhe, që shërbente për qëndrimin e njëpjese të rojeve të portës dhe për mbajtjen e pëngatitjen e mjeteve dhelëndëve që do të hidheshin mbi armikun. Por edhe pasi të kalojë portëndo të ndodheshe përballë një muri të gjerë, prapa parapetit të dhëmbë-zuar të të cilit qëndronin mbrojtësit e oborrit të dytë. I gjithë sistemii mbrojtjes së hyrjes komandohej nga një donzhon i lartë poligonal,për ndërtimin e të cilit nga venecianët, më 1468, bën fjalë edheBarleti.

154

Fig. 112. Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të dytë dhe e sterës.

Fig. 112a . Kishë e shek. XIV në oborrin e dytë e kthyer në xhami në shek.XVI.

Fig. 112b. Kalaja e Shkodrës. Pamje e oborrit të parë.

Page 155: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 113. Kalaja e Shkodrës. Pamje e hyrjeskryesore.

Fig. 114. Kalaja e Shkodrës. Hyrja e bar-bakanit.

Page 156: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 115. Ralaja e Shko-drës. Korridori barbaka-nit.

Fig. l15b . Korridorii hyrjes kryesore.

Page 157: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Përveç hyrjes kryesore, kalaja ka dhe disa hyrje të vogla të do-rës së dytë, të cilat shërbenin për manovrimin e forcave në raste rre-thimi apo si dalje sekrete. Njëra prej tyre ruhet akoma në rrëzë tëparamurit lindof të kalasë. (fig. 116). E hapur në shkëmb të gjallë dheme disa degëzime në brendësi, kjo portë, sipas Barletit, shërbente përtë mbajtur armë e municione, për të mbrojtur «gropat». Është fjalapër një kanal të veshur me gurë gjatë kontraskarpit, i cili përshkon

157

Fig. 115a. Kalaja e Shkodrës. Oborri midis barbakanit dhe hyrjes kryesore.

Page 158: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 116. Kalaja e Shkodrës. Dalje sekretenga ana lindore.

rrëzën e murit lindor të ka-lasë dhe ruhet edhe sot nënjë thellësi rreth 4 m. Për-veç barbakanit, kryekullës,kompleksit të hyrjes dhe pa-ramureve në anën lindoretë kalasë, punimet e tjeraveneciane konsistojnë nëveshjen me gurë të punuarkatënkëndësh të disa kulla-ve të tjera dhe pjesërisht tëkurtinave. Kështu që në shu-më kulla nën veshjen vene-ciane fshihen ndërtime mëtë vjetra që i përkasin pe-riudhës së sundimtarëveBalshaj. Gjatë këtyre ripari-meve është pasur parasyshqë anës së jashtme të mu-reve t'u jipet pjerrësi nëformë skarpati, që arrin

shpesh deri në gjysmën e lartësisë së tyre. Madje, nga anaperëndimore e kalasë, sipërfaqe të mëdha të pjerrëta shkëmbore tëkodrës janë veshur me gurë të skuadruar. Aty ku veshja e mureveështë dëmtuar spikat teknika e vjetër me përdorimin e copave të tu-llave midis gurëve, ndërsa harqet e dritareve dhe frëngjitë janë pu-nuar krejtësisht me tulla të vendosura në formë radiale dhe janë rre-thuar me bordurë. Kullat kanë forma rrethore, por më tepër katërkën-dëshe, dhe ruhen në një lartësi 12-16 m, ndërsa kurtinat kanë njëlartësi rreth 12 m.

Kalaja e Shkodrës, ashtu siç ishte kompletuar që nga fillimi ishek. XV, mundi t'u bëjë ballë dy rrethimeve të gjata dhe bombar-dimit të vazhdueshëm me artileri nga turqit në vitet 1474 dhe 1478-79.Vetëm paqja e nënshkruar nga venecianët i detyroi banorët dhe gar-nizonin ta braktisnin atë, me kusht që të liheshin të lirë të largo-heshin në drejtimin e dëshiruar.

Shembulli i një kalaje mesjetare, për nga mbrojtja natyrore dhefurnizimi me ujë, që ishin dy faktorët më të rëndësishëm në mesjetëpër të siguruar një mbrojtje të fuqishme dhe të gjatë, është kalaja eKrujës17. (fig. 117) Ajo mundi t'u bëjë ballë në shek. XV tri rre-thimeve të egra të forcave kryesore të Perandorisë Osmane. Në buri-met historike, Kruja përmendet për herë të parë në aktet kishtaretë shek. IX si qendër peshkopate, ndërsa si vendbanim i fortifikuar.del vetëm nga mesi i shek. XIII. Më 1253 ajo kaloi nga Mihaili II iEpirit në zotërim të perandorit bizantin Ivan Vatace dhe dy vjet mëvonë, Teodori II Laskari u njeh disa privilegje banorëve të kalasë sëKrujës. Që para kësaj periudhe, gjatë shek. XII, Kruja ka qenë qen-

17) S. Adhami. Gjurmime rreth themelimit dhe rindërtimeve kryesore të ka-lasë së Krujës. Monumentet 1 1971, 87-101.

158

Page 159: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 117. Kalaja e Krujës. Pa-mje, planimetria.

Page 160: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri
Page 161: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

dër garnizonesh dhe guvernatorësh bizantinë gjë që presupozon njëvend të fortifikuar.

Nga fundi i shek. XIII, kalasë ju bënë disa riparime nga Karli IAnzhu dhe më vonë, nga feudali shqiptar Karl Topia, që e bëri atëqendër të zotërimeve të tij, i cili, siç mund fë nxirret nga dëshmia e Bar-letit, kreu punime të rëndësishme. Ndërtimet e fundit gjatë mesjetës sëmesme në këtë kala i përkasin periudhës së Skënderbeut, rreth mesittë shek. XV (fig. 118)

Kalaja e Krujës është ndërtuar mbi një kreshtë shkëmbore tëshkëputur nga mali Sarisalltëk dhe nga formacionet kodrinore përreth.Ajo lidhet me këto të fundit vetëm nga ana verilindore, ku ndodhetdhe hyrja kryesore për në kala. Anët e tjera janë shkëmbinj të the-pisur, praktikisht të pangjitshtëm ose vetë kodra bie me pjerrësitë theksuar. Një nga veçoritë e kalasë së Krujës është mënyrae furnizimit të saj me ujë, gjë që e ka bërë të mos vuajë asnjëherënga mungesa e ujit. Brenda territorit të kalasë, në shkëmb rrjedhnjë burim nëntokësor, i cili del në rrëzë të murit llndor të saj. Kykrua, që përdoret edhe sot në një çezmë, ka qenë rrethuar me një sis-tem muresh e kullash (fig. 119). Por uji i këtij burimi shfrytëzohejedhe brenda fortesës nëpërmjet puseve, njëri prej të cilëve ruhet ako-ma në gjendje të mirë nga ana e brendshme e murit perëndimor.18

Muret e kalasë së Krujës, duke ndjekur konturet e terrenit mbi tëcilin ngrihen, rrethojnë një sipërfaqe eliptike me perimetër rreth800 m. Ato kanë një gjerësi prej rreth 1.50 m dhe përforcohen nga9 kulla. Kullat kanë formë të rrumbullakët ose katërkëndëshe, dukesunduar të parat. Kullat nuk kanë një largësi të barabartë prej një-ra-tjetrës, por sipas kushteve të terrenit dhe rëndësisë së sektorit qëmbrojnë, shohim një grupim të tyre në hyrjen kryesore, pranë buri-mit dhe në skajin jugperëndimor, ndërsa gjatë krejt murit verilindordhe juglindor të ndërtuar mbi shkëmbin e thepisur ndodhet vetëm njëkullë.

Përveç mureve perimetrale që përmendëm, në pjesën më të lartëtë kodrës është sajuar një ndarje e vogël katërkëndëshe që shërbentesi një reduit i fortifikuar, seli e feudalit. Nga ana e jashtme e kësajndarjeje, që i korrespondon rrethimit të kalasë, shkëmbinjtë bienthik dhe janë të pangjitshëm, ndërsa në murin e ndarjes së brend-shme konstatohen dy kulla katërkëndëshe. Njëra prej tyre, ajo e kë-ndit, ruan disa duar ndërtimi. Së fundi, kur kjo pjesë e fortifikimite kishte humbur funksionin e saj, u përshtat në kullë sahati19.Në gjendjen e sotme kulla ka një lartësi prej 16 m, gjë që tregonse lartësia e kullave katërkëndëshe të kësaj ndarjeje ka qenë mjaft emadhe. Duke qenë mbi një terren sundues, ato shërbenin njëkohë-

18) Gj. Frashëri Problemi i restaurimit të oborrit të fortifikuar të kalasë sëKrujës. Monumentet 12, 1976, 65-74.

19) S. Adhami nuk dallon ekzistencën e kështjellës brenda kalasë së Krujës,por përmend vetëm kullën e sahatit të ndërtuar mbi bazamente më të vjetra. (Vep.Cit. 88). Në kullën e sahatit dallohet faza më e hershme e ndërtimit me muraturëguri me breza tullash. Si dhe një fazë më e vonë me kluazonash. Faza e parë ngja-son me ndërtimet e Mihal Komnenit në Berat. Kjo tregon se kështjella u ndërtuarreth fundit të shëk. XII fillimi i shek. XIII, duke rezervuar një datë më të hershmepër muret fillestare të kalasë.

11 - 61 161

Page 162: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

sisht edhe për vrojtim. Kalaja ka dy hyrje, njëra nga verilindja qëështë kryesorja dhe tjetra më e vogël, e dorës së dytë, në skajin jug-perëndimor, që të çonte në oborrin e fortifikuar të krojeve. (fig. 119)

Hyrja kryesore përshkonte një korridor me kthesë (fig. 120) dhesigurohej në periudhën e parë të ndërtimit nga dy porta, prej të cilavee para ishte një portë rrëshqitëse (portkulis).

Në një periudhë të dytë. u ndërtua një kompleks i tërë për mbroj-tjen e hyrjes kryesore (fig. 121). Në pjesën e brendshme u shtua njëkorridor i ri me gjatësi 22 m, i mbuluar me qemer cilindrik guri. Por-ta e parë u vendos në vendin e portës së dytë të fazës së parë, ndërsanjë portë tjetër mbyllte fundin e korridorit. Të dyja këto porta kanëqenë dyflegërshe dhe siguroheshin nga brenda me katarah. Në kompleksine hyrjes, në këtë periudhë, u ndërtuan në të djathtë të korridorit dhenjë sërë ambientesh të lidhura me një kullë rrethore, të pajisur mesterë. Nëpërmjet një porte të vogël, të hapur në murin e brendshëm tëkëtij kompleksi, hyhet në një kthinë në formë kryqi që s'është gjë tje-tër veçse një kishë e tipit «Kryq i lirë». Ambienti qendror i kishës nëformë katrori mbulohet me një kupolë sferike mbi tambur, i cili mbë-shtetet mbi katër pedentiva, ndërsa krahët e kryqit, më të ulët nga am-bienti qendror, mbulohen me qemere cilindrike të ndërtuara me gurë.Interieri i kishës ndriçohet nga dy dritare të ngushta, prej të cilave një-ra pënshkon murin fundor të një nikeje të korridorit.

Tipi në formë «Kryq i lirë» i faltoreve të kultit të krishter ka pa-sur një përhapje më të madhe në vendin tonë gjatë shek. XII-XIII, kohë

162

Fig. 119. Kalaja e Krujës. Oborri i fortifikuar i krojeve.

Page 163: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 120. Korridori i hyrjes në kalanë e Krujës.

së cilës i përket për pasojë edhe ndërtimi i fazës së dytë të krejt kom-pleksit të hyrjes, duke lënë një datë më të hershme ndoshta shek. XI--XII për periudhën e parë të këtij ndërtimi. Në qoftë se nuk është fja-la për kishën në shqyrtim, atëherë në kalanë e Krujës do të ketë pa-sur ndërtime të tjera të këtij lloji, të instaluara brenda kullave, po tëkemi parasysh një dokument të viteve 1431-32, ku përmendet një kishë«brenda në kullë të Akçahisarit» (Kalaja e Krujës).

Në katin e dytë të kompleksit të hyrjes të çojnë një palë shkallë tëmbështetura në murin e tij lindor. Këto shkallë i shërbenin jo vetëmkthinave që ngriheshin mbi kishë dhe mbi dy niket e krahut të dja-thtë të korridorit të hyrjes, por dhe platformës së një kulle të rrumbu-

163

Page 164: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 121. Kalaja e Krujës. Am-bientet pranë kompleksittë hyrjes.

Fig. 122. Kalaja e Krujës. Portanë dalje të tunelit.

Page 165: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

llakët, që lidhet në mënyrë organike me këto ndërtime. Në katin e posh-tëm të kullës së rrumbullakët është ndërtuar një stere me trajtë cilin-drike, me diametër 3 m, e cila mbulohej me një kupolë sferike të ndërtuarme muraturë guri. Për marrjen e ujit, midis murit perimetral të kullësdhe të sterës është lënë një korridor i ngushtë i mbuluar me qemer ci-lindrik, në të cilin zbritet me disa këmbë shkallë nga tarraca e kthinavengjitur me të. Në skaj të korridorit ndodhet një e hapur katërkëndësheprej nga mund të merrej ujë nga stera. Korridori është i një madhësietë tillë sa mund të qarkullojë me vështirësi një njeri dhe nuk zë gjithëperimetrin e sterës. Kullën e rrumbullakët, që vishte nga jashtë sterëndhe shërbente kryesisht për mbrojtjen e hyrjes, Skënderbeu e rindërtoirreth viteve 1451-52. (fig. 118) Pas rëndërtimit, sipas dëshmisë së Bar-1etit, ajo nuk ishte më e lartë se muret rrethuese, ndërsa pjesës së po-shtme të mureve të saj ju d'ha nga jashtë një pjerrësi n'i formë skarpati.Periudha e dytë e ndërtimit të kompleksit të hyrjes është realizuar nënjë kohë, kur hyrja e parë qe dëmtuar rëndë, pasi pranë kësaj të funditruhen gjurmët e një kulle të rrënuar katërkëndëshe, që do të zinte krejtrrezen e veprimit të kullës së rrumbullakët.

Interes paraqet në kalanë e Krujës dhe sistemi i fortlfikimit të kro-jeve, (fig. 119) që ndodhet në skajin juglindor të kalasë. Vendi i rrjedhjessë burimeve nëntokësore, që bien jashtë mureve rrethuese, është mbrojturme një mur të dytë në formë të harkuar, në të cilin ruhen edhe gjurmëte tri kullave, njëra prej të cilave, gjysmë e rrënuar arrin lartësinë 8 in.

Me kulla është pajisur edhe muri rrethues i kalasë që përfshihetbrenda kësaj sipërfaqeje, në të cilat dallohen për më tepër disa faza ndër-timi. Më interes është në këtë pjesë të fortifikimit një kullë gjysmë-rrethore, e cila përshkohet nga një tunel i ngushtë me gjatësi 15 m,i mbuluar me qemer cilindrik. Porta në dalje të tunelit është trajtuarme hark tullash. (fig. 122) Prej këtej zbritet nëpërmjet të një palë shka-llëve në sheshin e burimit, i cili ishte i mbrojtur në anën e jashtmenga sistemi i mureve dhe kullave që përmendëm. Edhe në kullat, qëmbrojnë sheshin e burimit vërehen periudha të ndryshme ndërtimi,gjë që tregon se fortifikimi i krojeve ës'htë krijuar në një periudhë tëhershme dhe ka shërbyer për një kohë të gjatë. Kjo konfirmohet dhenga dëshmia e Barletit, i cili thotë për këtë anë të kalasë se muret ishinshumë të vjetra dhe të ngrëna nga koha. Brenda territorit të krojeve,në të majtë të shkallëve, është ndërtuar më vonë një kullë e rrumbu-llakët, e cila ngjason nga teknika me rindërtimet e kullës së rrumbulla-kët të hyrjes. Duke pasur parasysh edhe njoftimin e Barletit për ndër-timet që kreu Skënderbeu pas rrethimit të parë të Krujës në anën ve-riore dhe perëndimore të kalasë, mund të arrihet në përfundimin që kjokullë të jetë ndërtuar gjatë viteve 1450-52. Kulla e re, ndryshe nga ato tëmëparshmet, është e ulët dhe me perimetër të gjerë.

Në Shqipërinë Jugperëndimore një nga fortifikimet e rëndësishmemesjetare është edhe Kanina.20 (fig. 122a, b). Ajo ndodhet në gjirin eVlorës mbi një kodër me lartësi 380 m. Si shumë qytete të tjera mesjeta-re të Shqipërisë, kalaja e Kaninës e fillon jetën e saj që nga koha antike.Më vonë, në shek. VI, kalaja rindërtohet nga Justiniani dhe përmendetnë listën e Prokopit me emrin Kionin. Në fillim të shek. XI, Kanina ishte

20) A. Baçe. Kanina, 25-54.

165

Page 166: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 1 2 2 a . Kalaja e Kaninës.Pamje.

Fig. 1 2 2 b . Kalaja e Kaninës.Planimetria.

Page 167: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

qytet dhe qendër peshkopate dhe luajti një rol të rëndësishëm në luftë-rat normano-bizantine. Pas një periudhe qetësie relative, pas këtyrengjarjeve, Kanina, në shekujt XII-XIII, kthehet në një qendër ushtaraketë dorës së parë, duke shërbyer si plasdarm për depërtimin e anzhuinë-ve në thellësitë e tokave shqiptarre. Në vitin 1530 kalaja rindërtohet ngasulltan Sulejmani, ndërsa ndërtimet e fundit të shek. XVII-XIX i për-kasin përpjekjeve të feudalëve shqiptare të Vlorës për të rimëkëmburkëtë fortifikim.

Muret rrethuese përfshijnë një sipërfaqe 35 ha dhe kanë njëgjatësi të përgjithshme prej 1 km. Ashtu si në Shkodër, kalaja nda-het nga mure tërthore në tri pjesë. Prej tyre sot ruhen vetëm muri,që ndan pjesën më të lartë të kodrës, i cili mbrohej nga tri kullaBrenda rrethimit, sipas dëshmisë të udhëtarit turk Çelebiut, kishteshtëpi banimi, ndërtesa për garnizonin, depo municioni si dhe stera përfurnizimin me ujë. Kalaja përshkohej prej katër portash, prej të cilavenjëra lidhte ndarjen e fundit në pjesën më të lartë (kështjellën) mepjesën tjetër të fortifikimit. Portat e tjera të nxirrnin në drejtime tëndryshme jashtë rrethimit kryesor. Njëra prej këtyre hyrjeve, eruajtur më mirë, ndodhet në anën jugore. Ajo mbrohet prej një ku-lle të fuqishme gjashtëkëndëshe, ka një lartësi prej 3.40 m, hapësirëdrite 2.85 m dhe mbulobet prej një harku sektorial. Porta ka qenëdyflegërshe dhe sigurohej nga brenda me katarah. Në portat e kalasësë Kaninës nuk konstatojmë sisteme të brendshme fortifikimi, si ga-leri të mbuluara me qemer etj., apo të jashtme, barbakana, siç i hasimnë kala të tjera mesjetare, si ajo e Shkodrës, Krujës dhe Beratit.Hyrjet janë të thjeshta dhe mbrohen nga kulla anësore. Kullat qëpërforcojnë muret kanë forma rrethore, poligonale, trekëndëshe dhekatërkësndëshe. Por shumë prej tyre, përveç teknikës së ndërtimit dheme format e tyre planimetrike, përfaqësojnë periudha të ndryshmendërtimi. Më të hershmet janë kullat trekëndëshe, të cilat duke qenëme përmasa të vogla luajnë edhe rolin e kontrafortave, ashtu siç itakojmë në kalanë e Beratit dhe Butrintit. Nga shtatë kulla, që ruhensot në kalanë e Kaninës, dy prej tyre kanë formë trekëndëshe. Porsasia e kullave në përgjithësi ka qenë më e madhe. Nga një skicëplanimetrike, e botuar në 1688, mësojmë se kalaja në atë kohë kishte14 kulla.21

Të një periudhe të hershme janë edhe disa kulla gjysmërrethore,të ngjashme me ato të akropolit të Butrintit. Si në kullat gjysmërre-thore edhe në ato trekëndëshe gjejnë përdorim të gjerë copat e tullavedhe të tjegullave, të cilat vendosen horizontalisht apo në mënyrë tëçrregullt midis fugave të gurëve dhe sidomos në kullat trekëndëshe,ku janë ripërdorur mjaft gurë antikë.

Kullat poligonale i përkasin një periudhe më të vonë; në to gjejmëedhe frëngji për topa. Nga forma planimetrike dhe nga teknika e ndërti-mit këto kulla ngjasin me ato të «kështjellës së poshtme të kalasë sëDurrësit të ndërtuar në shek. XV.»22 Muret e kullave si dhe kurtinat

21) Sipas planimetrisë së K. Koronelit, shih. A. Baçe. Vep. cit. (C. Coro-nelliCitta fortezze ed altri luoghi principali, dell'Albania, Epiro e Livandia, Venetia 1688).

22) Këto kulla A. Baçe i konsideron në formë U-je dhe i daton në periudhën esundimit anzhuin (shek. XIII). Përveç pranisë së frëngjive për artileri në njërënnga këto kulla (kulla 10), në kullën 7 takojmë një kornizë dekorative prej gurësh

167

Page 168: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

fig. 123. Kalaja e Bor-shit. Pamja e kodrës.

fig. 123a. Kalaja e Bor-shit. Pamje e një kulle.

Page 169: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

janë përforcuar me breza druri; lartësia e tyre nuk ruhet në asnjërast e plotë. Në to vërehen edhe gjurmë të rindërtimeve dhe riparimevetë periudhës së pushtimit turk. Por që nga kjo kohë qyteti i nënshtro-het një rënieje të vazhdueshme, derisa degradon në një fshat. Për pa-sojë, humbet rëndësinë e parë edhe kalaja, sidomos pas ndërtimit, të ka-lasë së Vlorës, në shek. XVI.

Tipare të ngjashme me Kaninën kanë pasur edhe qytete të tjeramesjetare të fortifikuara në bregdetin Jon, si Borshi (Sopoti) (fig. 123)dhe Himara (fig. 124). Për më tepër, kjo e fundit ashtu si Kanina, për-mendet si një qendër e fortifikuar qysh në shek. XI, në trajtën Hime-ra.

Një fortifikim që zë një vend ndërmjetës midis qytetit të fortifi-kuar dhe kështjellës, është kalaja e Gjirokastrës, kështjellë nga përma-sat dhe qytet i fortifikuar nga vendosja e shumë banesave brenda saj.Këta tipa fortifikimesh, me zgjerimin e vazhdueshëm të qytetit të dalëjashtë mureve dhe spostimit të qendrës së pazarit, fillojnë të luajnë gra-dualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonittë qytetit. Nga kalaja mesjetare e Gjirokastrës, para pushtimit të sajnga Ali Pasha, ruhen vetëm pak gjurmë, pasi muret janë veshur deri nëlartësi nga ndërtimet e reja, ndërsa kullat pjesërisht janë rrënuar

të punuar, identike me kornizat e dy kullave veneciane në Durrës, që datohen nëgjysmën e dytë të shek XV. Ndërsa nga forma planimetrike dhe ekzistenca e ball-koneve prej druri, kullat 7 dhe 10 ngjasojnë me kullat e kështjellës së poshtme tëDurrësit, që janë gjithashtu ndërtime të periudhës së pushtimit venecian në gjys-mën e parë të shek. XV.

Një frëngji topi, iddentike me atë të kullës 10, e takojmë edhe në kullën 3 (katër-këndëshe), e cila, përveç kësaj, ngjason me të parën dhe nga teknika e ndërtimit.Ndërsa kullat e vogla gjysmërrethore, siç është kulia 6, A. Baçe i daton në gjysmën edytë të shek. XIII. Ato ngjajnë me kullat e fortifikimeve të rrethit të Shkodrës, siDrishti, Danja dhe Shurdhahu. Me këto të fundit ato kanë të përbashkët edhemoslidhjen e plotë me kurtinat. Si teknikë ndërtimi ngjajnë me disa kulla të periu-dhës së despotatit të Epirit në Butrint, kështu që të gjitha të dhënat të çojnë për njëdatim nga fundi i shek. XII — fillimi i shek. XIII.

169

Fig. 124. Kalaja e Himarës. Gravurë e shek. XIX (viz. E. Lir).

Page 170: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 125. Kalaja e Mborjes, Korçë. Pamje.

dhe ripërshtatur. Por, megjithatë mund të krijohet një ide sa-dopak e qartë për të nga përshkrimi i E. Çelebiut. Sipas tij, «kalajaishte ndërtuar në kohë të moçme, krejt prej guri të gdhendur. Në mestë kalasë ndodhej një rrugë e gjerë me drejtim lindje-perëndim, në tëdy anët e së cilës ndodheshin 200 shtëpi. Ajo kishte dy porta hekurime nga tri palë dyer dhe një hendek 100 hapa të gjatë dhe 200 hapatë gjerë midis namasgjahut dhe fortesës. Ndërsa të tria anët e tjeranuk kishin nevojë për hendek pasi janë përrenj natyrorë».

Prania e hendekut tregon se kalaja nuk e zinte krejt platformënnatyrore të kodrës, si në kohën e rindëtimit nga Ali Pasha.

Gjirokastra përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë ve-tëm në vitin 1336, periudhë pas së cilës ajo u bë qendra e feudalëveshqiptarë Zenevisë, dhe më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës,u përfshi në despotatin e Epirit. Më 1417 kalaja e Gjirokastrës u pu-shtua prej turqve, pas një rrethimi të gjatë.

Përveç fortifikimeve të përshkruara dhe të përmendura më lart,në shekujt XI-XIV, në Shqipëri ishin ndërtuar shumë kështjella të tje-ra të vogla përmbi maja kodrash me shpate të thepisura apo që mbi-kqyrnin rrugë e vendkalime të rëndësishme. Prej tyre vlejnë të për-rnenden kështjella e Mborjes (fig. 125) dhe e Podgories në rrethin eKorçës, kështjella e Delvinës që bllokonte një nga rrugët kryesore qëlidhte gjirin e Sarandës me pastokën, apo kështjella e Ndroqit, që kon-trollonte rrugën nga Durrësi për në Qafë-Kërrabë.

Kështjella e Mborjes është ndërtuar mbi një kodër të lartë, meshpate mjaft të pjerrëta në juglindje të qytetit të Korçës. Ajo ka njëperimetër prej 150 m, rrethon një sipërfaqe poligonale të çrregullt dhe

170

Page 171: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

përforcohet nga 4 kulla të rrumbullakëta, Muret kanë një trashësi prej2,50 m dhe përforcohen me breza druri. Përmasat e vogla të kësajkështjelle tregojnë se ajo ka qenë seli e fortifikuar e një feudali ven-das. Gjithashtu edhe kisha e Mborjes e shek. XIV, e ndërtuar në rrëzëtë kodrës në stilin bizantin, me përmasa mjaft të vogla, ka karakterine një faltoreje familjare, të cilat ndërtoheshin zakonisht nga princër aposimdimtarë të vendit. Toponimi-qytet-ruhet akoma për Mborjen. Ndërtsavetë emri Mborje (emporion-treg) tregon se aty ka pasur një treg. Prakëtu i kemi të gjitha elementet e evolucionit të një kështjelle tipikefeudali: kështjella në majë të një kodre të lartë, të vështirë për t'ungjitur, ndërsa qyteti, faltorja dhe tregu në rrëzë të kodrës. Ndryshe ngadisa qytete të tjera të Shqipërisë, që e kanë zanafillën nga kështjella,ku tregu dhe lagjet e qytetit shtrihen fillimisht sa më pranë mureve të

171

Fig. 126. Kalaja pranë kanalit të Vivarit, Butrint. Pamje,planimetria.

Page 172: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

kështjellës, në Mborje terreni i aksidentuar i kodrës nuk e favorizontenjë fenomen të tillë, prandaj mund të supozohet ed'he prania e dy selive tëfeudalit; njëra në qytet në kohë të qetë, ku ai kishte dhe faltoren e tij,dhe tjetra në kështjellë, në raste rreziku.

Një tablo të njëjtë na paraqet dhe kështjella e Podgories. Kodrashkëmbore në lindje të fshatit me të njëjtin emër, thirret nga banorët«qytet». Kështjella mbi majën e kësaj kodre ndjek një formë planime-trike të çrregullt me perimetër 60 m. Ashtu si në Mborje, katër kullatë vogla rrethore janë vendosur gjatë murit perimetral. Në rrëzë të ko-drës, në fushë shtrihet edhe këtu një vendbanim, që vazhdon deri nëmesjetën e mesme.

Kalaja e Mborjes, në fillim të shekullit XV, gjatë pushtimit turk va-zhdoi të përdorej si fortesë garnizoni. Podgorija ishte braktisur dhe nukpërmendet më në këtë kohë.

Gjithashtu, me interes është te ndiqet faza fillestare dhe evolucionii një kështjelle garnizoni në bregun e majtë të kanalit të Vivarit, nëButrint (fig. 126). Në gjendjen që ka arritur në ditët tona, kështjellaka formë planimetrike trekëndëshe, me gjatësi brinjësh rreth 50 m. Nëtë tria këndet ka kulla të rrumbullakëta, prej të cilave njëra ruhet nëlartësinë e plotë. Kështjella ka dy hyrje. Hyrja kryesore hapet në mesine murit jugor (fig. 127), ndërsa një tjetër, e dorës së dytë, në murinverior, pranë një kulle. Muret në pjesën më të madhe, ruhen në lartë-sinë e plotë dhe kurorëzohen nga një parapet me lartësi 1,5 m i për-shkuar nga frëngji të shumta. (fig. 128). Në shtegun e rojeve të çon njëshkallë e mbështetur në faqen e brendshme të murit jugor, pranë hyrjeskryesore. Në pjesën e brendshme të kështjellës, një sërë kthinash një-katëshe, të mbuluara me qemerë cilindrikë i janë mbështetur krejt muritperëndimor si dhe një pjese të murit jugor. Thuajse në mes të oborrittë saj ndodhet dhe një ndërtim me planimetri rrethore i mbuluar mekupolë sferike, pa dritare dhe vetëm me një portë të vogël. Ky hdërtimka shërbyer, me sa duket, në periudhën turke si depo baruti. Ndërsanga ana e jashtme e kështjellës, pranë murit perëndimor të saj ka qenëndërtuar në një kohë të vonë, një rrethim tjetër katërkëndësh, murete të cilit mbështeteshin në të dyja kullat e kësaj ane.

Por në këtë mori periudhash, teknikash dhe stilesh ndërtimi, qëi mbivihen njëra-tjetrës, mund të dallohet qartë faza fillestare e kështje-llës si dhe evolucioni i saj në kohë. Në fazën e saj fillestare, që datohetrreth fundit të shek. XIII-shek. XIV, kështjella përbëhej nga një mur metrashësi 2,30 m, i cili rrethonte një territor në formë trekëndëshi të rre-gullt, me qoshe të rrumbullakosura. Ai përshkohej nga dy breza frën-gjish, ku ato të brezit të poshtëm përshkoj.në gjithë trashësinë e mu-rit, ndërsa ato të sipërmit murin e parapetit. Kështjella kishte një portënë mesin e murit jugor, e cila mbrohej nga një mashikul me konstruk-sion druri, që mbështetej mbi blloqe gurësh të latuar me kujdes, tëcilët dilnin në formë konsoli mbi portë. Një ballkon druri dilte edhembi mesin e murit verior dhe dy të tjerë mbi murin perëndimor,Brenda kështjellës kishte edhe disa ambiente të brendshme, më të gje-ra nga ato të sotmet, të cilat mbuloheshin me çati druri me një ku-llim dhe mbështeteshin në muret e kështjellës, por duke lënë të lirafrëngjitë e brezit të poshtëm, që komandoheshin pjesërisht brenda kë-tyre ambienteve (fig. 130)

172

Page 173: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

127

128

Page 174: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 127. Kalaja pranë kanalittë Vivarit, Butrint. Hyrjakryesore.

Fig. 128. Kalaja pranë kanalittë Vivarit. Pamje e brend-shme e murit VL.

Fig. 129. Kalaja pranë kanalittë Vivarit. Kullë e periudhësII të ndërtimit.

Fig. 130. Kalaja pranë kanalittë Vivarit. Butrint. (Rikons-truksion i periudhës I të ndër-timit.)

174

Page 175: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Në një periudhë të dytë (shek. XV) u ndërtua një kullë e stilitvenecian (fig. 129) në qoshen jugperëndimore të kështjellës, e ngja-shme me kullën veneciane pranë bregut të detit në Durrës. Për herëtë parë u vunë në përdorim frëngji topash, që ndodheshin në katin eparë të kullës, i cili ngrihej mbi një bazament në formë trungkoni,ndërsa kati II banohej dhe ishte i pajisur me dritare, oxhak dhe frë-ngji të vogla shigjetë.

Periudhës së tretë të ndërtimit i përkasin dy kullat e tjera tëkështjellës. Ato ndaheshin në dy kate, ishin me dysheme druri dhe mbu-loheshin me çati konike. Katet e para ishin pajisur me nga katër frën-gji topash, ndërsa të dytat banoheshin nga garnizoni, kishin oxhakë dhefrëngji të vogla që shërbenin dhe për ndriçim. Më vonë, u shtuan am-bientet e brendshme, që ndahen nga mure tërthore në kthina të veçanta,në muret e të cilave janë hapur frëngji për armë zjarri, kundrejt obo-rrit të kështjellës. Muret e jashtme të këtyre kthinave bllokuan brezine poshtëm të frëngjive të murit perimetral të kështjellës. Në të njëjtënkohë u hap porta e dytë pranë njërës nga kullat e periudhës së tretë tëndërtimit, u rikonstruktuan frëngjitë e parapetit dhe u hapën në të disafrëngji për topa: më në fund u shtua muri me frëngji nga ana perë-ndimore (fig. 131), ndërtimet u realizuan gjatë shek. XVIII.

Fig. 131. Kalaja pranë kanalit të Vivarit, Butrint.

Ndërsa kështjella pranë kanalit të Vivarit në Butrint ishte ndër-tuar në terren fushor, një kështjellë tjetër, me formë të rregullt gjeome-trike pesëkëndëshe, ndodhet mbi një kodër jo fort të lartë, por me shpa-te mjaft të pjerrëta në fshatin Kardhiq të rrethit Gjirokastër. (fig.132). Ashtu si kështjella e Vivarit dhe ajo e Kardhiqit është një forte-së tipike garnizoni. Në kulmet e pesëkëndëshit, që formojnë muret meperimetër 80 m ndodhet nga një kullë. Tri nga kullat kanë formë katër-këndëshe, ndërsa dy të tjera nga ana perëndimore janë poligonale. Këto,si duket dhe nga teknika e ndërtimit dhe nga elemente të tjera, janë ri-

175

Page 176: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 132. Kalaja e Kardhiqit, Gjirokastër.Pamje e përgjithshme. Planimetria

Page 177: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

ndërtuar në një periudhë më të vonë (gjatë shekullit XVIII-XIX)23

(fig. 133). Hyrja për në kështjellë hapet në murin anësor të një kulle katër-këndëshe, ashtu si në kështjellën e kalasë së Drishtlt. Nga porta ejashtme e mbuluar me hark hyhej në një korridor në formën e shkro-njës L, të mbuluar me qemer cilindrik. Në fundin e korridorit, nga anae kështjellës, ndodhej një portë e dytë. Mbi qemeret e korridorit mbë-shtetej dyshemeja e katit II të kullës, në të cilin të çonin një palëshkallë të ndërtuara në të djathtë të hyrjes. Edhe dy kullat e tjera katër-këndëshe ndaheshin në dy kate nga qemere cilindrike dhe kishin njëtrashësi muresh prej 1,70 m në faqet ballore dhe 1,20 m në ato anësore.Katet e poshtme ndriçoheshin nga dritare të vogla në formë frëngjie tëvendosura në lartësi.

Muret nuk ruhen në lartësi, por nga sa kuptohet prej gjurmëve tëruajtura, nga ana e brendshme ato lidheshin me kthina tërthore të mbu-

23) A Baçe. Këshjella e Kardhiqit dhe Delvinës. Monumentet 13, 1977.Në kështjellën e Kardhiqit dallohen qartë dy periudha ndërtimi. Përveç formës

poligonale të dy prej kullave, në anën perëndimore edhe muri që i lidh ato ështëmë i gjerë se muret e tjera. Njëra nga kullat poligonale, e cila ruhet pothuajse eplotë, është identike me kullat e kalasë së Tepelenës dhe të Gjirokastrës, të ndërtuarnga Ali pashë Tepelena. Muret e saj bien me pjerrësi, nuk mungojnë kornizat e guritqë kufizojnë pjesën e sipërme të kullës, që janë karakteristike për ndërtimet e AliPashës. Kulla është pajisur gjithashtu me frëngji të mëdha topash me hapje ngajashtë, që janë karakteristike për shek. XVIII-XIX. A. Baçe në studimin e tij e kon-sideron krejt kështjellën të njëkohshme dhe e daton në gjysmën e dytë të shek. XIIderi në gjysmën e parë të shek. XIV.

12 - 61 177

Fig. 133. Kalaja e Kardhiqit. Pamje e një kulle të shek. XVIII-XIX.

Page 178: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

luara me qemer, prej të cilave komandoheshin frëngjitë për hark, qëpërshkonin murin rrethues. Këto frëngji kanë një lartësi prej 50 cm,janë 25 cm të gjera nga brenda dhe 5 cm nga jashtë. Kthinat tërthore,të lidhura organikisht me muret, ndryshojnë në përmasa nga një kurtinënë tjetrën. Zakonisht ato kanë gjatësi 3,5-4 m dhe gjerësi 3-4 in.

Përmbi këto kthina kalonte rruga e rojeve e mbrojtur nga parapetime bedena, por nga këto elemente nuk ruhet më asgjë.

Trajtimi i kurtinave me kthina tërthore në anën e brendshme krijontejo vetëm dy nivele luftimi në muret e kështjellës, por dhe një qëndru-eshmëri të madhe të tyre kundrejt goditjeve.

Përveç gjurmëve të ndërtimeve për garnizonin, brenda në kështje-llë ruhet dhe një sterë katërkëndëshe 20 x 4 m e futur pjesërisht nëtokë, e cila mbulohej me një qemer cilindrik dhe ndahej nga një murtërthor në dy pjesë, që komunikojnë midis tyre.

Kështjella e Kardhiqit përmendet për herë të parë në regjistrinturk të vitit 1431-32, ndërsa koha më e mundshme e ndërtimit të sajështë gjysma e dytë e shek. XIV ose fillimi i shek. XV, kur kjo kra-hinë ishte nën sundimin e feudalëve Zenevisë, dhe kërcënohej nga pu-shtimi turk.

178

Page 179: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kapitulli VI

FORTIFIKIME NGA VITI 1400 DERI MË 1478

Një valë tjetër ndërtimesh mbrojtëse pati gjatë shek. XV, kur për-parimi i shpejtë i turqve ishte bërë një rrezik serioz jo vetëm për Ball-kanin, por edhe për një pjesë të mirë të shteteve evropiane. Ballkani,në këtë kohë, ishte zhytur në një përçarje të thellë feudale. Sundim-tarët e principatave dhe të zotërimeve të shumta që ishin krijuar ishinnë grindje me njëri-tjetrin dhe kur rrezikoheshin të humbisnin pu-shtetin, nuk hezitonin të thërrisnin për ndihmë edhe turqit.

Në një situatë të tillë aktivizohet Republika tregtare e Venedikut,e cila duke përdorur forcën e parasë dhe diplomacinë, u përpoq të vintedorë mbi qytetet bregdetare, para se këto të binin në duart e turqve.Kështu, më 1392, ra në dorë të Venedikut Durrësi, më 1393 Lezha,dhe më vonë Shkodra me territorin përreth, ku përfshiheshin kalajae Drishtit, Danjës dhe e Shasit. Kërkohen me radhë Vlora, Kanina,Himara dhe Pirgu.

Me pushtimet veneciane dhe presionin e turqve morën fund prin-cipatat e pavarura shqiptare. Por në dekadat e para të shek. XV, sirezultat i pakësimit të presionit turk, për shkak të disfatës së sull-tan Bajazitit nga mongolët dhe luftës për fron që shpërtheu midis djem-ve të tij, feudalët e vegjël, dikur vasalë të sunduesve të principataveshqiptare, u shkëputën nga vartësia e huaj, qoftë veneciane apo turkedhe vazhduan përpjekjet për të rritur zotërimet e tyre. Të tillë ishinArianitët, Dukagjinët, Zahariajt, Jonimët, Kastriotët, etj. Në këtë periu-dhë vërehen edhe përpjekje për ndërtimin e ndonjë kështjelle apo përpajisjen e tyre me armë zjarri. Kjo gjendje vazhdoi deri më 1415, kur,pasi mori fund lufta për pushtet me hypjen në fron të Muham-etit I,turqit, duke përfituar nga përçarja feudale, rivendosën autoritetin etyre në Shqipëri, duke marrë në vitet 1415-1419 kalatë e Vlorës, Kru-jës, Kaninës, Beratit, Gjirokastrës dhe brenda viteve 1423-26 krahinëne Dibrës dhe kështjellën e Danjës.

Që nga kjo kohë e deri në kryengritjen e përgjithshme të shqip-

179

Page 180: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 134. Kalaja në Kepin e Rodonit. Planimetria.

tarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit — Skëndërbeut. më 1443,nuk kemi më njoftime për ndërtime apo riparime kështjellash nga feu-dalët shqiptarë. Por menjëherë pas Kuvendit të Lezhës më 1444, Skën-dërbeu u kujdes për riparimin dhe pajisjen e kështjellave që kishte nëzotërim. Edhe më vonë, në periudha të shkurtra qetësie ai u mor meriparimin e kështjellave apo me ndërtime të reja, siç ishin p.sh. kalaja eModricës dhe ajo e Kepit të Rodonit, përveç fortesave të vogla, më te-për natyrore, që mbronin shtigjet dhe vendkalimet më të rëndësishme.

Të shumta janë toponimet që ruhen në trajtën qytet, kala, apo ku-lla e Skëndërbeut si dhe legjendat që lidhen me luftërat e tij kundërturqve. Një kronist i kohës, Kritobuli nga Imbri, shkruan se Skën-dërbeu «kishte kështjella të forta përbrenda vendit, në bregdet, në ve-nde të thepisura, që mezi kaloheshin, shumë të fortifikuara dhe të si-guruara nga të gjitha anët».

Fortifikimet, në të cilat vuri dorë Skënderbeu, ishin në radhë tëparë: Kruja, Petrela, Guri i Bardhë (Petralba), Stelushi e Sfetigradi.

Në vitin 1448, gjatë konfliktit me venecianët, Skëriderbeu riparoikalanë e Ballecit (Balessio) (rrethi i Shkodrës), për ta pasur si bazë të

180

Page 181: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 135. Kalaja në Kepin e Rodonit.a. Bastioni i hyrjes, pamje.b. Planimetria.

Page 182: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 136. Kalaja në Kepin t. Rodonit. Frëngjitopi.

tij, për të mbajtur nën pre-sion Shkodrën dhe Danjëne rrethuar, ndërsa pas rre-thimit të parë të Krujës,rreth viteve 1451-52 kreupunimet e përmendura nëkëtë kala.

Skënderbeu i kushtoi njërëndësi të veçantë sidomosmbrojtjes natyrore të kësh-tjellave, ku me sa më pakpunime dhe me garnizonetë vogla të krijohej njëmbrojtje e fuqishme. Shem-buj të kësaj natyre janë kë-shtjella e Stelushit dhe eKepit të Rodonit. Ndërsandertimet mbrojtëse veneci-ane të shek. XV u përqën-druan kryesisht në bregdet,qëllimi i tyre ishte të rua-nin monopolin e tregtisë, të

mbrobeshin nga synimet e feudalëve vendas dhe sidomos nga kryengritjetkundër sundimit venecian, që patën shpërthyer sidomos në rrethet e Shkod-rës në fillim të s'hek. XV. Një nga fortifikimet e ndërtuara gjatë epokësheroike të Skënderbeut është dhe kalaja e Rodonit1 (fig. 134) Kjo ndo-dhet në kepin me të njëjtin emër midis Durrësit dhe Lezhës. Një rripi ngushtë toke, që futet thellë në det, është ndërprerë nga pjesa tjetëre tokës nga një fortifikim. Muri mbrojtës shkon nga njëra anë e bregutnë bregun tjetër të detit. Në këtë mënyrë, me fare pak ndërtime ështëkrijuar një vend i mbrojtur me gjatësi 400 m dhe gjerësi rreth 100 m,i siguruar prej mësymjeve nga toka dhe me pamje të lirë nga deti në tëtria anët e tjera. Për t'u futur në këtë territor të mbrojtur është lënënjë hyrje në skajin verilindor të murit mbrojtës. Hyrja formohet nganjë mur i harkuar dhe nga një bastion i brendshëm rrethor 10 m ilartë (fig. 135) me trashësi muresh 3-6 m, midis të cilëve krijohet njëkorridor 4.80 m i gjerë që mbyllej në krye dhe në mbarim prej dy por-tash. Në murin e harkuar përpara bastionit janë hapur frëngji topash.Frëngjitë, në anën e jashtme, kanë formën e një nike të mbuluar meqemer cilindrik, ndërsa në paretin e hollë që i mbyll ato nga jashtë ështëhapur një vrimë e rrumbullakët për vendosjen e grykës së topit (fig.136). Frëngji të ngjashme takohen edhe në një kullë të kalasë sëPetrelës si dhe në kullat e kalasë së Prezës, ndërtuar nga turqit rrethfundit të shek. XV. Muri i harkuar, që përsërit konturin e bastionit,futet në thellësi të kepit deri në mbarim të korridorit dhe pas tij për-fundon me një mur tërthor, që e bashkon me detin në skajin e të cilitndodhet një kullë e rrumbullakët. Edhe në këtë mur, si dhe në kullënqë lidhet me të, janë hapur frëngji për topa.

1) P. Thomo Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit. Studia Albanica 2,1967, 103-108.

182

Page 183: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Me bastionin e rrumbullakët të hyrjes lidhet dhe muri i gjatë, qëvazhdon në drejtim të jugperëndimit deri në bregun tjetër të detit.Por para se ky të marrë këtë drejtim bën një kthesë kënddrejtë për tëkrijuar një oborr të vogël para hyrjes që e mbron këtë nga goditjetdirekte. Ky mur tani nuk ruhet i plotë, por sipas një përshkrimi tëvitit 1500, ai jo vetëm që përshkonte tërthor krejt kepin, por përfu-ndonte edhe në bregun tjetër me një kullë të rrumbullakët 26 këmbëtë lartë. Nga disa raporte mesjetare mësojmë gjithashtu se paramureve ka qenë një kanal i thellë, ndërsa në bastionin që mbrontehyrjen kanë qenë hapur frëngji për topa. Kjo tregon se lartësia e tijka qenë jo më pak se 12 m. Interesant është fakti që rreth 200 m largfortifikimeve të përshkruara në brendësi të kepit, në bregun veriortë tij hetohen gjurmët e një kulle të veçuar më përpara 6 x 6 m.Kjo kullë përcakton të vetmen pikë të territorit të mbrojtur ngakalaja, nga ku duket kalaja e Krujës. Prandaj mund të mendohetqë ajo është ndërtuar për të komunikuar me anë sinjalesh me këtë tëfundit.2 Kalaja e Kepit të Rodonit është ndërtuar me gurë shtufi tëpunuar në forma katërkëndëshe të vendosura në rreshta të rregullte të lidhura me shtresa të holla llaçi. Në pjesën e poshtme të murevejanë përdorur edhe tullat, të cilat janë vendosur në fugat, duke irrethuar gurët në formë kornize. Kjo teknikë është e ngjashme meteknikën bizantine «kluazonash», me ndryshimin që në këtë të funditfugat e llaçit janë mjaft më të trasha, duke arritur trashësinë e vetëtullës. Nga ana tjetër, vihet re se megjithëse pjesët e sipërme tëmureve janë ndërtuar pa përdorimin e tullave, ato janë të njëkoh-shme me pjesët e poshtme. Kjo tregon se teknika «kluazonash» nukvazhdohet me konsekuencë. Të njëjtin fenomen e konstatojmë edhe nënjë kullë të periudhës veneciane gjysmërrethore në Durrës, që ështënë funksion të kështjellës së poshtme. Në këtë rast mund të shikohetndikimi vendas, që ushtrohej nëpërmjet mjeshtrave të ndërtimit edhenë arkitekturën ushtarake verieciane.

Një diçka tjetër, që të tërheq vëmendjen, është se në bastionin ehyrjes, në më pak se gjysma e lartësisë, muret fillojnë të pjerrësohenlehtë në anën e jashtme dhe kalojnë përsëri në vertikale afër bazës,duke na dhënë kështu një konfiguracion të ngjashëm me kullën e rru-mbullakët të hyrjes në kalanë e Krujës dhe me ndërtime të tjera bëshekullit XV, siç është p.sh. veshja nga jashtë e mureve të kalasësë Shkodrës, pranë hyrjes kryesore.

Ndërtimin e kësaj kështjelle Skëndërbeu e filloi menjëherë pasrrethimit të parë të Krujës, pra rreth viteve 1451-52, krahas mendërtimin e kalasë së Modricës, që ndodhej në kufirin lindor të Shqi-përisë, por që akoma është e paidentifikuar. Punimet në kështjellëvazhduan edhe më vonë, pasi më 1463, Skënderbeu lidhi disa kontratame mjeshtra muratorë raguzanë. Në vitin 1467, kështjella u rrënua ngaturqit, ndërsa në verë të vitit 1500, për rindërtimin e kësaj fortese uinteresuan venecianët. Por me sa duket, kjo ndërmarrje nuk pati suk-ses, pasi një vit më vonë ra në duart e turqve kalaja e fundit e rë-ndësishme në bregdetin shqiptar, Durrësi, ndërsa Rodoni nuk përme-ndet më. Skënderbeu e ndërtoi këtë kala për të pasur një dalje të

2) P. Thomo. Vep. Cit. 103-105.

183

Page 184: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 137. Kalaja e BashtovësPamjeRikonstruksion

Page 185: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

vetën në det, nga ku mund të furnizohej e të kishte në rast nevojekontakte me jashtë pa ndërmjetësinë e Venedikut, që kishte në dorëpothuaj gjithë limanet e bregdetlt të Shqipërisë. Kjo vinte për shkaktë konflikteve të shpeshta dhe shpeshherë të hapura që pati Skënder-beu me Venedikun. Kalaja do të shërbente gjithashtu në rast nevoje,edhe si vendi i qëndresës së fundit kundër turqve në tokën shqiptare.Qëllimi për të cilin u ndërtua ky fortifikim përcakton edhe mënyrën endërtimit të tij me mbrojtje artificiale vetëm nga ana e tokës.

Pas pushtimit të plotë të Shqipërisë, ndryshe nga shumë forti-fikime të tjera, Rodoni nuk u shërbeu më turqve, pasi kalaja kërkonteshumë vepra plotësuese dhe pajisje për mbrojtje nga ana e detit.Ndërsa për të mbajtur nën sundim krahinën përreth dhe për të kon-trolluar tregtinë e drithit dhe furnizimin me annë të popullsisë nëpër-mjet luginës së Ishmit, turqit, më 1574, ndërtuan kalanë e Ishmit nënjë vend të tillë larg bregdetit, ku nuk e rrihte topi i anijeveluftarake.

Një kështjellë tjetër e shek. XV, që paraqet interes për elementetqë ruan, është ajo e Bashtovës3 (fig. 137). Kështjella është ndër-tuar mbi një terren fushor, rreth 400 m në veri të lumit Shkumbin,3-4 km larg derdhjes së tij në det. Ajo ka një planimetri drejtkëndë-she, me përmasa 60 x 90 m. Në të katër qoshet dhe në mesin eçdo muri ka nga një kullë, me përjashtim të murit perëndimor që itakon një periudhe të dytë ndërtimi. Muret kanë një gjerësi prej 1 m.Midis gurëve ranorë dhe konglomerat në forma të çrregullta janëfutur aty-këtu copa tullash dhe tjegullash. Në ndonjë rast nuk mu-ngojnë edhe fragmente arkitektonike të periudhës bizantine, si pjesëkolonash, bazamente dhe kapitele të përdorura në vend të gurëvetë zakonshëm.

Nga ana e brendshme, muret gjymtyrohen nga një sistem pi-lastrash me seksion rreth 1 x 1,5 m në çdo 3 m largësi. Në pjesën esipërme, pilastrat lidhen me harqe tullash, me lartësi 0,40 m të for-cuara me tiranta druri dhe krijojnë mbi harqet shtegun e rojeve1.20 m të gjerë (fig. 138, 138a). Lartësia e plotë e mureve me gjithëbedenat arrinte 9 m. Parapeti me bedenat ka një gjerësi prej 0,80 mdhe lartësi 1,90 m. Të gjithë bedenat përshkohen nga frëngji shigjeteme lartësi 0,50 m, gjerësi të brendshme 0.35 m dhe të jashtme 0.15 m.Me dy radhë frëngjish janë pajisur edhe kamaret, që krijohen midispilastrave. Në këtë mënyrë, gjatë gjithë mureve ndodhen tri niveleluftimi. Frëngjitë e nivelit të poshtëm të kamareve janë më të mëdhanga frëngjitë e tjera dhe kanë shërbyer për topa të vegjël. Lartësia etyre është 1 m, gjerësia nga brenda 0,95 m, ndërsa nga jashtë 0,35 m.Dy nivelet e luftimit në kamare ndaheshin me platforma druri, prejtë cilave ruhen gjurmët e mbështetjes së trarëve në faqet anësore tëpilastrave.

Kullat kanë forma rrethore ose katërkëndëshe (fig. 139). Dy ngakullat e qosheve janë të rrumbullakëta, njera katërkëndëshe, ndërsanga e katërta nuk ruhen gjurmë. Kullat ndërmjetëse janë të gjithakatërkëndëshe. Ato kanë një trashësi muresh prej 1,25 - 1.40 m, ndër-sa lartësia e tyre arrinte në 12 m. Muret e kullave të rrumbullakëta

3) Kështjella e Bashtovës. Monumentet 5-6, 1973.

185

Page 186: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 138. Pamje e brendshme e kalasë së Bashtovës.

bien me një pjerrësi të lehtë në anën e jashtme, ndërsa ato të kullavekatërkëndëshe bien me faqe vertikale. Kullat janë të hapura nga anae brendshme e kështjellës (fig. 140) dhe janë pajisur me frëngji tëshumta. Ato ndaheshin me dysheme druri në pesë kate, që komuni-konin me shkallë të brendshme. Secili kat krijonte një ambient mjafttë ulët rreth 1.70. Këto ambiente nuk banoheshin, por shërbeninvetëm në raste lufte. Në një periudhë më të vonë, disa ambiente ku-

llash janë përshtatur përbanim, duke u pajisur meoxhakë, Të gjitha kullat,nga anët më pak të mbroj-tura (kullat katërkëndëshenë faqet ballore, ndërsaato të rrumbullakëta nëdrejtim të diagonales sëkatërkëndëshit të kështje-llës) kanë pasur erkere(mashikula) me konstruk-sion druri për të kontro-lluar pjesën e poshtme tëtyre, kur kjo nukmund të shihej prej kulla-ve fqinjë, Mashikulat ko-

186

Fig. 138a. Pamje e brendshme e kalasë sëBasihtovës.

Page 187: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

139

Fig. 139. Kalaja e Bashtovës, pamje e për-gjithshme.

Fig. 140, 142 Pamje të brendshme kullash.Fig. 141. Rikonstruksion i një kulle.

141

140

142

Page 188: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

mandoheshin nga katet e sipërme, ndërsa katet e katërta në kullat e qo-sheve dhe në ato ndërmjetëse lidheshin me nga një portë drejtpërdrejtme shtegun e rojeve. Mbulesat e tyre kanë qenë sipas rastit, çati konikeapo prizmatike me konstruksion druri, të mbuluara me tjegulla ose tëveshura me plumb. Frëngjitë për topa janë vendosur zakonisht në dykatet e poshtme ndërsa katet e sipërme përfundonin në një parapettë dhëmbëzuar nga bedenat të cilat, si dhe ato mbi mure, përshkohennga frëngji. Mbi bedenat mbështetej çatia. Kjo mënyrë ndërtimi të bëntë mendosh se çatitë ishin të çmontueshme në rast nevoje (fig. 141).

Kështjella ka pasur me sa duket tri hyrje, nga sa mund tëgjykohet prej gjurmëve të ruajtura. Hyrja kryesore ndodhej në mesin emurit verior dhe përshkonte një kullë katërkëndëshe. Një hyrje ndo-dhet në mesin e murit perëndimor të rindërtuar, por nuk dihet me si-guri nëse ka pasur edhe më parë një hyrje nga kjo anë. Ndërsa hyrjae tretë ndodhej në pjesën veriore të murit lindor dhe përshkonte njerënnga niket midis dy pilastrash. Kjo e fundit mbrohej nga një kullë errumbullakët e qoshes. Porta ka qenë mbuluar me arkitra dhe ka pasurnjë hapësirë drite prej 2.70 m, ndërsa në një periudhë të mëvonshmekjo portë është mbyllur me mur. Kështjella është pajisur edhe medisa shkallë, nëpërmjet të cilave realizohej ngjitja në shtegun e ro-jeve. Shkallët janë ndërtuar prej muresh guri dhe mbështeten nëfaqen e brendshme të mureve, jashtë trashësisë së tyre. Shpësh, pushi-mi i shkallëve, që shërben për të realizuar komunikimin me shtegun erojeve, mbështetet mbi një qemer tullash. Në disa raste, në të thelluaratnën harqet e shkallëve janë hapur frëngji shigjete. Në përgjithësi,në vendosjen e shkallëve pranë mureve, është ndjekur parimi, që në-përmjet tyre të furnizohet në radhë të parë shtegu i rojeve dhe jo katete sipërme të kullave, nga ana tjetër lëvizja e mbrojtësve nëpër shtigjeduhej të kryhej në një drejtim. Për këtë qëllim shkallët drejtohennë të kundërt të kullave. Vijueshmëria e shtegut të rojeve nuk ndër-pritet, veçse në kullën e hyrjes. Këtu, në të dyja anët e kullës, janëndërtuar nga një palë shkallë, me anën e të cilave mund të kalohejnga shtegi i njerës anë të murit në tjetrin, pa humbur kohë. Ndërsatek kullat e mesit, qemeret e hapjes së kullave në pjesën e brend-shme ngrihen mbi lartësinë e shtegut të rojes, deri në lartësinë edyshemeve të kateve të sipërme, ku është hyrja për në kullë. Për tëmos ndërprerë kalimin nëpër shtegun e rojes në të dyja anët e qe-mereve janë ndërtuar shkallë që i shërbenin njëkohësisht edhekullave. (fig. 141, 142)

Kështjella e Bashtovës nuk përmendet në burimet historike tëfundit të shek. XIV, kur venecianët kërkonjë të zenë pothuaj gjithëkështjellat bregdetare të Shqipërisë. Ajo nuk përmendet gjithashtu asgjatë krejt shek. XV, por vetëm në fillim të shek. XVI. Megjithatë,koha më e mundshme e ndërtimit të kësaj kështjelle janë dhjetëvje-çarët e fundit të shek. XV,. sidomos pas rindërtimit nga turqit të kalasësë Elbasanit, më 1466, e cila e ulte thuajse krejt vlerën strategjike tëkështjellave të tjera bregdetare, që ishin mjaft larg për mbrojtjen eDurrësit. Një diçka tjetër, që i shqetësonte venecianët në këtë kohë,ishte mundësia e shfrytëzimit nga turqit e derdhjes së Shkumbinit dheshfrytëzimi i lëndës së pasur të drurit që ndodhej aty për ndërti-min e anijeve dhe për të dalë në det. Pas vdekjes së Skënderbeut më

188

Page 189: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

1468 mundësia për të mbrojtur këto zona ishte e paktë. Bashtova ishtegjithashtu një skelë e rëndësishme për tregtimin e drithit.

Menjëherë pas pushtimit, turqit e parapëlqyen pozitën e kesaj ke-shtielle vendosën atje në garnizon dhe kryen disa punime plotesuese,si kthimi i disa kateve të kullave në kthina banimi për rojet dhendërtimi i një xhamie mbi kullën e hyrjes kryesore, punime qe u kryenpara vitit 1521. Akoma në shek. XVII, Bashtova vazhdonte te ishte njekështj-ellë garnizoni. Pas kësaj periudhe u rindërtua muri perendimor qeishte rrëzuar si pasojë e vërshimit të lumit.

Arkitektura dhe teknika e ndërtimit tregojnë për një kështjellë tëndërtuar me ngut, duke pasur parasysh një kursim sa me të madh tëmaterialit. Këtë e dëshmojnë muret e holla, por te kombmuara ngaana e brendshme me pilastra dhe harqe, kullat me kurnz të hapur, qëjanë më pak rezistente, si dhe katet e uleta te kullave të caktuaravetëm për luftim. Nga ana tjetër, është pasur parasysh qe një kështje-llë e vogël të ketë një fuqi sa më të madhe zjarri, duke krijuar trinivele luftimi në muret dhe pesë tek kullat. Kështjella e Bashtovesështë një nga fortifikimet e fundit, që u ndërtuan për t'i rezistorpushtimit turk. Qysh nga kjo kohë, madje ne disa krahma edhe me

189

Fig. 143. Kullë e shek. XV. Kështjella e Poshtme. Durrës.

Page 190: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

herët, fillojnë të riparohen kështjella ekzistuese apo të ndërtohen tëreja për garnizonet turke.

Nga ndërtimet mbrojtëse të shek. XV, paraqet interes edhe peri-udha e dytë e kështjellës në lartësinë «59» në Durrës, e përmendur nëkapitullin e mëparshëm, si «Kështjella e poshtme» e Durrësit.

Elementet arkitektonike si dhe të dhëna historike indirekte tëçojnë në përfundimin se kjo kështjellë u rindërtua në gjysmën e parëtë shek. XV, kur Durrësi ishte nën sundimin venecian. Në këtë peri-udhë ajo kishte tri kulla poligonale në qoshe dhe dy ndërmjetëse katër-këndëshe midis tyre. Në një periudhë të mëvonshme njëri nga këndetqë kishte mbetur pa kullë u plotësua me një kullë gjysmërrethore, e

cila ndryshon nga të paratsi nga forma, elementet ar-tektonike ashtu edhe ngateknika e ndërtimit. (fig143) Kështjella kishte njëhyrje në murin verior. Sikurtinat dhe kullat kanëmure me trashësi të bara-bartë prej 2.60 m. Kurtinatkanë pasur një lartësi prej10 m. dhe përfundonin nëpjesën e sipërme me një pa-rapet të dhëmbëzuar ngabedenat. Kullat 1,5 m më tëlarta se muret ndaheshin nëtri kate me dysheme druri.Katet e poshtme të pandri-çuara nga frëngji shërbeninme sa duket si depo, ndërsakatet e dyta që komuniko-nin me porta me shtegun erojeve, ishin ambientet kry-esore dhe ishin pajisur seci-la me nga tri frëngji për to-pa. Frëngjitë kanë në plani-metri formën e një trapezime bazën e vogël të drejtu-ar jashtë dhe mbulohen meqemere trungkonike prej tu-llash. Katet e treta që shër-

benin dhe për qëndrimin e rojeve, ishin pajisur me frëngji shigjete dhe menga një mashikul druri që dilte në formë konsoli, mbi pikat e vdekura tëkullave për të kontrolluar bazën e tyre. Për t'i bërë më rezistente ku-ndrejt hapjes së tuneleve dhe minimit, muret e kullave janë mbë-shtetur mbi një bazament poligonal që del jashtë tyre në formë xokolidhe brinjët e të cilit korrespondojnë me meset e faqeve të kullës.Kullat mbuloheshin me çati prizmatike me konstruksion druri, të ve-shura me plumb ose me tjegulla. Nga ndërtimet mbrojtëse të Durrësit

Fig. 144. Kullë për artileri. Shek. XV. Durrës.

4) Kalaja e Durrësit në mesjetë. Monumentet 13, 1976.

190

Page 191: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 145. a, b Kullë për artileri. Shek. XV. Durrës.

Page 192: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

paraqet interes edhe një kullë e ndërtuar për artileri, në skajin jug-perëndimor të kalasë pranë bregut të detit (fig. 144, 145)

Kulla ka planimetri rrethore me diametër të jashtëm 9 m dhelartësi 9.60 m. Ajo ngrihet mbi një bazament, në trajtën e një trungukoni, i cili kufizohet në pjesën e sipërme prej një kornize gurësh tëpunuar me prerje gjysmërrethore. Bazamenti është i mbushur me dhënë pjesën e brendshme, ndërsa nga sipër është shtruar me pllakaguri, duke krijuar kështu dyshemenë e të vetmit kat të kullës, i cilipërfundon në pjesën e sipërme me një platformë të rrethuar nga njëparapet i dhëmbëzuar. Salla e vetme e kullës ndriçohet nga pesë frë-ngji të mëdha topash dhe mbulohet me një kupolë sferike të ndërtuarme tulla. Muret kanë një trashësi prej 3.70 m dhe përforcohen mebreza druri. Nga ana e brendshme e fortifikimit, trashësia e murit ështëshfrytëzuar për ndërtimin e një palë shkallëve të mbuluara me qemercilindrik, që të çojnë në tarracë si dhe të një sërë kthinash të vogla,që shërbenin si depo municioni. Kjo kullë është ndërtuar nga fundi ishek. XV, kur artileria kishte filluar të përdorej në shkallë të gjerë.

Nga ndërtimet e tjera fortifikuese, në qytetet që ndodheshin nëkëtë kohë nën sundimin venecian, vlejnë të përmendim ato të fillimittë shek. XV në kalanë e Shkodrës, siç janë barbakani para hyrjeskryesore, paramuret në anën veriore, etj., të cilat i kemi përmendur,kur kemi shqyrtuar kalanë e Shkodrës.

Tiparet karakteristike të fortifikimeve mesjetarederi në shekullin XV

Pasi kemi përmendur apo përshkruar disa nga qytetet e fortifi-kuara dhe kështjellat mesjetare më tipike në territorin e Shqipërisë,deri në shek. XV, do të përpiqemi të përmblodhim karakteristikat mëtë përgjithshme të tyre.

Mbrojtja e një kalaje nuk varej vetëm nga fortësia e murevedhe e kullave të saj, por në një masë të madhe edhe nga pozicioni ikësaj kalaje dhe konfiguracioni i terrenit, të cilët sipas rastit ofroninapo eliminonin shumë nga mënyrat, armët dhe mjetet e tjera të sul-mit apo të mbrojtjes. Përveç kushteve të terrenit, një fortesë duhet tëkishte dhe ujë të bollshëm për t'i rezistuar rrethimeve të gjata. Shpesh-herë ajo ishte dhe qendër administrative e krahinës dhe duhej tëzinte për këtë arsye një vend qendror në të. Kështu që të gjithakushtet nuk bashkoheshin gjithmonë në një fortifikim të vetëm.

Një dallim tjetër kërkesash ekziston midis qyteteve dhe kështje-llave të ngritura si seli e feudalit apo për qëllime thjesht ushtarake.si pika vrojtimi e kontrolli të rrugëve apo për vendosjen e garnizoneve.Edhe ndër qytetet dallojmë dy kategori: ato të trashëguara nga anti-kiteti dhe të lindura rishtas në mesjetë. Ndër qytetet e trashëguaranga antikiteti, ato që nuk plotësonin kushtet e mbrojtjes natyrore nukpatën jetë të gjatë, ndërsa të tjerat u shfrytëzuan edhe në mesjetë.Prej tyre, Berati dhe Shkodra janë ndërtuar mbi kodra të larta shkë-mbore të vështira për t'u ngjitur, ndërsa Durrësi dhe Butrinti mbro-heshin nga sipërfaqe ujore. Durrësin, pothuaj.se një ishull e lidhteme tokën, vetëm një rrip 200 m i gjerë nga ana veriore dhe kalim ingushtë midis detit dhe kënetës nga lindja. Ndërsa Butrinti, më dy anë

192

Page 193: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

të tij mbrohej nga ujërat e liqenit të Butrintit, nga jugu prej kanalittë Vivarit, ndërsa në pjesën tjetër, që lidhet me tokën, u kombinuambrojtja natyrore e kodrës në këtë anë me mbrojtjen ujore, duke ilidhur këto të dyja me një mur tërthor.

Qytetet që lindën në mesjetë e kanë shpeshherë origjinën tekkështjella e feudalit, prandaj ato kanë një sipërfaqe më të vogël tërrethuar me mure dhe mbrojtje natyrore më të fuqishme. Të tilla janëPetrela, Gjirokastra, Mborja e deri diku Kruja. Në Gjirokastër dheShkodër hapet një hendek tërthor në pjesën më pak të mbrojtur tëkodrës, në Petrelë ndërtohet një paramur, ndësa kalasë së Krujës imjaftoi mbrojtja natyrore.

Faktori tjetër mbrojtës ishin muret dhe kullat. Deri në shfaqjene artilerisë, ato duhet të ishin sa më të larta për të vështirësuarngjitjen në to me shkallë dhe me mure sa më të trasha, për t'u rezis-tuar goditjeve të makinave gurëhedhëse dhe deshëve. Nga ana tjetër,sa më pak mundësi mbrojtëse ofronte terreni aq më të fuqishme du-het të ishin muret dhe pengesat e tjera arificiale. Prandaj në sisteminfeudal u hoq dorë nga fortifikimet e mëdha fushore, siç ndodhte nëkohën e Perandorisë Rpmake apo Bizantine të hershme, pasi fuqiaekonomike e një feudali s'mund të krahasohej kurrsesi me atë tënjë shteti të centralizuar. Këtë detyrë nuk mund ta kryente as Pera-ndoria e vonë Bizantine me përjashtim të ndonjë rasti të -vecantë.Vetëm ndonjë kështjellë e vogël garnizoni, si ajo e Vivarit (Butrint)dhe e Bashtovës, mundi të ndërtohej në terren të sheshtë. Në këtoraste, kështjellat rrethoheshin në të gjit'ha anët me një hendek tëmbushur me ujë.

Duke kombinuar terrenin tepër të aksidentuar me ndërtimin emureve mbrojtëse, ndodhte shpesh që vetëm një anë më pak embrojtur e një maje të thepisur shkëmbore, nga ndodhej zakonishtedhe hyrja për në kështjellë, të mbyllej me një mur të thjeshtë. Kështundodh, p.sh. në kalanë që njihet me emrin «Qyteza e Dakajve» nëBreglum (rrethi i Shkodrës) apo me Stelushin, i njohur si qyteti i Skë-nderbeut në Mat. Këtu, muri, që mbyll njerën anë të mbrojtjes shkë-mbore, përshkohet nga hyrrja, e cila mbrohet nga një kullë rrethore ebrendshme5, pasi vetë terreni i thepisur nuk lejonte ndërtimin e njëkulle jashtë mureve.

Ka qenë karakteristikë e shqiptarëve në mesjetë që të shfrytë-zonin me mjeshtëri cilësitë mbrojtëse të terrenit, duke kursyer nëkëtë mënyrë materialin dhe fuqinë punëtore, por duke i bërë një-kohësisht kështjellat e tyre të pathyeshme. Këtë e dëshmojnë kronistëtë kohëve të ndryshme si dhe gjurmët materiale të ruajtura në vend.

Kjo mjeshtri u vazhdua dhe u përsos më tej nga Skënderbeugjatë luftës 25-vjeçare shqiptaro-turke.

Edhe feudalët e tjerë shqiptarë, para se të bëheshin aq tëfuqis'hëm sa të zotëronin qytete të mëdha të fortifikuara dhe një numërtë konsiderueshëm kështjellash, i kanë pasur selitë e tyre të fortifikuaranë vende të thella malore e të papërshkueshme.

Kështu, kalaja mesjetare e Bellecit6 (Balesio) e përmendur në tëkaluarën edhe si Balëz të kujton emrin e Balshajve të fuqishëm.

5) S Anamali. Stelushi qytet i Skënderbeut në Mat, Studia Albanica, 2, 1967.6) Bul. Arkeologjik 1974, 150-155.

13 - 61 193

Page 194: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Krahas këtyre formave të thjeshta të fortifikimeve mesjetare, qëu përdorën, kur e kërkonte nevoja, në çdo kohë, konstatojmë edheforma më të ndërlikuara, sidomos në qytetet mesjetare kryesore.

Në disa qytete, si Shkodra dhe Kanina, dallojmë tri pjesë të for-tifikuara, që lidhen me porta midis tyre. Qyteti i poshtëm, i mesëm dhekështjella; kjo e fundit shërbente për qëndrimin e parisë së qytetit apofeudalit, për qëndrimin e garnizonit dhe si vend i rezistencës së fu-ndit, në rast se do të merreshin nga armiku dy pjesët e tjera. Kë-shtjella ndodhej në vendin më të lartë dhe më të mbrojtur të kodrës.Në disa qytete kemi kështjellën dhe qytetin e fortifikuar, si në Krujë,Drisht, Danjë dhe Lezhë (Lisus). Kështjella me përmasa mjaft të voglashërben si seli e fortifikuar e feudalit apo e parisë së qytetit. Shur-dhau (Sarda) na paraqitet me një skemë tjetër. Ai ndahet nga muretmbrojtëse në dy pjesë: në qytetin e poshtëm dhe të sipërm; ky i funditkryente dhe funksionin e kështjellës, por kryesisht shërbente si vendi rezistencës së fundit në qoftë se kalohej nga armiku muri i parërrethues. Në raste të tjera, takojmë kështjellën e ndërtuar në majëne një kodre dhe qytetin e pafortifikuar në shpatin e saj apo nërrëzë të kodrës, si në Mborje e Podgorije. Një skemë më të ndër-likuar na paraqesin Berati dhe Butrinti. Në të dy rastet, akropoli apokështjella që zë pjesën më të lartë dhe të mbrojtur të qytetit përmbanbrenda saj një kështjellë më të vogël që shërbente si seli e fortifi-kuar, e cila veçohej prej garnizonit. Pjesën tjetër të fortifikimit nëBerat e zë qyteti i sipërm, jashtë të cilit ndodhen lagje të pafortifi-kuara, ndërsa në Butrint qyteti i poshtëm. Pra, Butrinti përbëhetnga kështjella, selia e fortifikuar brenda saj dhe qyteti i poshtëm ifortifikuar. Ndërsa në Butrint kushtet e terrenit kanë bërë që kë-shtjella dhe selia e fortifikuar të zënë pjesën qendrore të qytetit,në Berat ato zënë skajin më të mbrojtur të tij. Madje, në Butrint ndo-dhet edhe një kështjellë tjetër, jashtë mureve dhe mbrojtjeve natyroretë qytetit.

Ndryshe nga këto dy qendra, Durrësi, brenda mureve rrethuesetë qytetit, përmban dy kështjella të veçanta nga njëra-tjetra. E para,në pjesën më të lartë të kodrës shërbente si seli e dukës së Durrësitdhe më vonë e feudalëve shqiptarë Topias, ndërsa tjetra, më poshtë,e mbështetur tek muri jugperëndimor, shërbente si vendqëndrimi irojeve apo garnizonit të përhershëm të qytetit. Në një periudhë tëvonë, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV, fillojnë të forti-fikohen edhe Varoshet (lagjet e jashtme). Kështu Shkodra kishte njëVarosh të fortifikuar, ndërsa rrethimi i jashtëm i Beratit i shërbentemë tepër furnizimit me ujin e lumit të qytetit të sipërm, pasi shpatii kodrës në këtë anë është shumë i aksidentuar. Rrethimi i shpatit tëkodrës së Beratit evoluon nëpër tri faza. Deri në vitin 1280, ky rre-thim ishte realizuar me ledhe dheu, në shekulin XIV u zëvendësuame mure guri, ndërsa në periudhën turke me një galeri mbitokësoretë mbuluar me qemer, e cila përfundonte në skaj me një kullë7. Njëpjesë e kështjellave, sidomos ato të caktuara për qëndrimin e garnizo-

7) A. Baçe, Berati... Vep. cit...

194

Page 195: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

neve, kanë zakonisht forma të rregullta gjeometrike; katërkëndëshe(Bashtova, kështjella e poshtme e Durrësit), trekëndëshe (Vivari),shumëkëndëshe (Kardhiqi). Format e rregullta planimetrike shfaqenrelativisht vonë, ato nuk i hasim para shekullit XIV.

Muret në fortifikimet mesjetare kanë një gjerësi prej 1 - 4 m, porshumica prej tyre variojnë në diapazonin 1,50 - 2,50 m. Pothuajse nëtë gjitha rastet, me përjashtim të mureve me trashësi rreth 1 m për-forcohen me breza druri të futura në trashësinë e murit dhe të vendo-sura në intervale të barabarta lartësie. Brezat e drurit që luanin roline një brezi antisizmik, e bënin murin më elastik kundrejt goditjeve dhekufizonin deri diku prishjet. Që një mur të ishte më i qëndrueshëmkundrejt goditjeve, preferohej që terreni brenda tij të kishte një lar-tësi sa më të madhe, me një fjalë që muri t'i vishej sa më tepër tëishte e mundur shpateve të kodrës. Por një parim i tillë nuk ështëzbatuar kudo. Shembullin më të mirë e kemi në kalanë e Shkodrës.Në mure janë përdorur edhe breza tullash, sidomos rreth fillimit tëshekullit XIII. Por këto breza nuk përs'hkonin gjithë trashësinë emurit, si në permdhën e vonë antike, por futeshin vetëm në faqen ejashtme të tij, duke shërbyer si një element dekorativ. Është përdorurgjithashtu, krahas mureve të ndërtuara vetëm me gurë edhe teknikabizantine «kluasonazh», sidomos në ndërtimet e shek. XIV. Shpesh mu-ret kombinoheshin në pjesën e brendshme me pilastra drejtkëndësheme harqe si në Bashtovë dhe në një trakt muri në Butrint ose mekthina tërthore, të mbuluara me qemere cilindrike si në Kardhiq(rrethi i Gjirokastrës). Në këto raste, muret ishin më të holla, porkjo mënyrë ndërtimi, ndërsa i bënte ato më të qëndrueshme kundrejtgoditjeve, kufizonte çarjet midis dy pilastrave që përshkoheshin ngafrëngji. Me frëngji shigjete përshkoheshin nganjëherë edhe mure tënjë trashësie të vogël; si në Shurdhash, ndërsa në një rast frëngjitë igjejmë edhe në një mur me trashësi rreth 2,50 m (kështjella e Vivarit).

Zakonisht muret kishin një lartësi nga 6 - 10 m; në pjesën e sipër-me të tyre ndodhej shtegu i kalimit të rojeve dhe parapeti me bedena.Hapësirat midis bedenave shërbenin si vende luftimi, por më vonë edhevetë bedenat u përshkuan nga frëngji shigjete. Rastet e njohura nukshkojnë më heret nga shek. XV.

Parapeti i dhëmbëzuar me bedena pëson dhe një ndryshim tjetër.Hapësirat midis bedenave mbyllen me mur, duke krijuar një parapettë vazhduar, i cili përshkohet nga një brez i pandërprerë frëngjish.Rastin më të hershëm, ndoshta të shek. XIV, e kemi në kalanë eVivarit, ndërsa të tjerat i hasim pas periudhës në shqyrtim.

Për të kontrolluar rrëzën e murit dhe për të lëshuar objekte tërënda. apo ujë të valuar mbi armikun, sipër kreshtës së murevendërtoheshin erkere prej druri, që dilnin në formë konsoli. Ato mundtë ishin të vazhduar (gardhe) apo në formën e ballkoneve të shkëpu-tura (mashikula). Rastin e parë e kemi hasur në kalanë e Durrësit qyshnë shekullin XI, ndërsa të dytin e njohim nga kështjella e Vivarit nëButrint si dhe nga një dokument i vitit 1280, i cili përmban njëurdhër të Karlit I Anzhu për pajisjen e murit të Akropolit të Durrësitme 24 mashikula të tilla. Por më shpesh ato ndërtoheshin përmbifortat. Të drunjtat zëvendësohen më vonë me mashikula guri, por nga

195

Page 196: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

këto të fundit nuk janë ruajtur në fortifikimet tona mesjetare deri nëshek. XV.

Shtegu i kalimit të rojeve ose rruga mbi mur krijohej nga vetëtrashësia e murit, mbi një sistem harqesh mbi pilastra apo me plat-forma druri të dala konsol, kur muret ishin të holla (Drisht, Shur-dhash), në këtë rast dhe shkallët që të ngjitnin në të ishin prej druri.Por në përgjithësi shkallët që të çojnë në shtegun e rojeve janë prejmurature guri. Ato ndërtohen brenda trashësisë së mureve, ose imbështeten këtyre të fundit.

Me daljen e artilerisë, trashësia e mureve fillon të rritet, ndërsalartësia e tyre të pakësohet.

Për të rritur qëndrueshmërinë e mureve ato fillojnë të ndër-tohen në pjesën e poshtme në formë skarpati ose të kenë një pjerrësitë lehtë në anën e jashtme, duke filluar që nga pjesa e sipërme. Ba-zamente të pjerrëta tek muret dhe kullat hasen shpesh në fortifikimedhe kështjella të hershme, si një fazë e dytë ndërtimi (Petrelë, Shko-dër). Por ka dhe mure e kulla kështjellash të projektuara që në fillimsi të tilla. Këto të fundit nuk i gjejmë në ndërtime më të hershme setë shek. XV apo të fundit të shek. XIV.

Kullat, në fortifikimet tona mesjetare, i hasim në forma tëndryshme planimetrike: katërkëndëshe, trekëndëshe. në formë tëshkronjës U, gjysmërrethore, të rrumbullakëta dhe poligonale. Kullatkatërkëndëshe janë përdorur gjatë gjithë kohës, pasi ishin më të lehtapër t'u ndërtuar. Në fortifikimet më të hershme në shek. IX-XII gjej-në përdorim të gjorë kullat trekëndëshe dhe më pak ato në formëU-je. Këto dy tipa kullash përsërisin forma të njohura dhe të për-hapura gjerësisht në kohën e vonë antike. Kullat trekëndëshe vazhdojnëtë përdoren edhe më vonë, deri në shek. XIII-XIV, por ato më tëhenshmet (Butrint, Shurdhash) kanë mure të holla dhe një linjë tëcrregullt të tyre e në shumë pikëpamje nuk arrijnë akoma nivelin ekullave pararendëse të shek. VI. Kjo tregon se gjatë shekujve të parëtë mesjetës nuk pati ndonjë zhvillim të dukshëm të artit të fortifikimit.Por nga fundi i shek. XII e sidomos gjatë shek. XIII preferohen mëtepër kullat katërkëndëshe dhe rrethore. Që lartësia e tyre filloi tështohet, këtë e dëshmojnë kullat e larta katërkëndëshe të ndërtuara nëBerat nga Mihal Komneni si dhe lartësimi i kullave në kështjellën esipërme të Durrësit, më 1280 nga Karli I Anzhu. Për më tepër, nëurdhrin e Karlit theksohet diferenca më e madhe që duhej të kishinnë lartësi kullat nga kurtinat në krahasim me ndërtimet ekzistuese.Në shek. XV, lartësia e kullave filloi përsëri të pakësohej, por tanimuret bëheshin më të trasha dhe të pjerrëta ose me skarpat në bazate tyre. Me shfaqjen e artilerisë fillojnë të gjejnë gjithnjë e më tepërP'ërdorim kullat rrethore, të cilat nuk i ekspozonin predhave të topavenjë faqe të gjerë e të sheshtë, ndërsa disa kullave katërkëndëshe, sinë Drisht, ju dha formë e rrumbullakët, duke i veshur me mur nëanën e jashtme. Më të rralla ishin kullat me forma të rregullta poli-gonale, por këto, siç duket, fillojnë të përdoren vetëm gjatë shek. XV.Kullat ndaheshin në disa kate me dysheme druri apo me qemere; katetlidheshin me shkallë të brendshme. Por ka edhe raste kur njëri ngakatet mbulohej me qemer, ndërsa të tjerët me dysheme druri; zakonishtky i binte të ishte kati i sipërm, mbi të cilin ndodhej tarraca. Pjesa

196

Page 197: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

e sipërme përfundonte me një parapet të dhëmbëzuar me bedena qërrethonte një tarracë ose mbulohesh me çati druri. Ndodhte që kullanë kreun e saj të përfundonte me një mur të plotë, mbi të cilin mbë-shtetej çatia. Në disa raste, në faqet e pakontrollueshme prej kullavefqinje dilnin në formë konsoli mashikula prej druri që kontrollonin rrë-zën e murit të kullave (Bashtovë, Durrës), ose krejt kati i sipërm mekonstruksion druri dilte në formë konsoli gjatë gjithë murit perimetraltë kullës (Petrelë). Në disa kulla, në katin e poshtëm ndërtohej njësterë, e cila mbulohej me qemer apo me kupolë ose kjo pjesë e kullës,e pandriçuar me frëngji apo dritare, shërbente si depo. Ka pasur edhekulla të hapura nga ana e brendshme (Bashtovë, Petrelë).

Kullat pajiseshin me frëngji për armë të bardha dhe më vonë përtopa. Në stadin fillestar të zhvillimit të artilerisë, frëngjitë për topahapeshin në katet e poshtme apo të mesme të tyre. Frëngjitë më tëzhvilluara për topa deri në shekullin XV kishin në planimetri formëne një trapezi me bazën e vogël të drejtuar nga jashtë dhe mbuloheshinme qemere konike prej tullash apo guri. Në një kullë të Durrësit fre-ngjitë për topa kanë edhe një zgjerim të lehtë në anën e jashtme.Tipat më të hershëm të frëngjive, të caktuar për topa të kalibravetë vegjël janë ato që kanë formën e kamareve në anën e brendshmedhe një vrimë të rrumbullakët për nxjerrjen e grykës së topit. Mbikëtë vrimë mund të kishte dhe një të çarë të ngushtë vertikale përvrojtim. Gjatë shekullit XV, u ndërtuan dhe kulla të posaçme për arti-leri. Një nga këto është kulla rrethore pranë bregut të detit nëDurrës. Në pjesën e poshtme ajo ka formën e një trungu konik tëmbushur me dhe dhe mure të trasha me lartësi të vogël. E njëjta gjëmund të thuhet edhe për bastionin që mbronte hyrjen në kalanë eKepit të Rodonit, muret e të cilit arrinin një gjerësi prej 6 m.

Për të siguruar bazat e kullave kundër hapjes së tuneleve dheminimit, ndërtoheshin nganjëherë bazamente të veçanta me mure guriqë rrisnin mjaft trashësinë e mureve të themelit (kështjella e poshtë-me, Durrës) Përveç kullave të zakonshme, në kala apo kështjellandërtoheshin edhe kryekulla (donzhone). Ato mund të ishin të shkë-putura nga muret rrethuese dhe zinin një vend qendror në kështjellë,të lidhura me muret rrethuese apo krejt të veçuara. Kryekulla ishtepjesa e fortifikuar më me kujdes e një kështjelle dhe ishte e aftë t'irezistonte një rrethimi. Shembull të një kryekulle, në funksion të njëkalaje, kemi kullën e Teodor Komnenit në Durrës.

Një tip donzhoni të veçuar përfaqëson kulla e Pirgut në Myzeqe.Ajo ka pasur formë pesëkëndëshe me dy brinjët më të gjata nga 17 m,ndërsa të tjerat prej 14 m. Të parat, duke krijuar një kënd më tëmprehtë, drejtoheshin nga lumi, nga ishte dhe drejtimi kryesor imbrojtjes.8

Në dokumentet mesjetare kulla e Pirgut përmendet herë si kullëdhe herë si fortesë e vogël. Përmasat e mëdha të këtij fortifikimi përtë qenë një kullë e zakonshme të lejojnë të mendosh se ajo duhet tëketë pasur kthina që i mbështeteshin tërthor mureve nga ana e brend-

8) N. Ceka Pirgu i Myzeqesë. Monumente historike në vendin tonë, Tiranë1978, 68-71.

197

Page 198: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

shme dhe një oborr të vogël qëndror, duke përbërë kështu një ngatipat e njohura të kullave që në literaturë emërtohen «kullë guaskë».

Me interes është dhe mënyra e mbrojtjes së hyrjeve mesjetare.Në fortifikimet malore, kujdesi i parë ishte që sulmuesit të përshkoninnjë copë rrugë të gjatë bri murit rrethues nën breshërinë e shigjetavetë mbrojtësve që qëndronin mbi të. Zakonisht, qytetet e fortifikuaraapo kështjellat kis'hin një portë kryesore dhe një ose disa porta tëdorës së dytë. Për mbrojtjen e hyrjes kryesore, që ishte dhe në vendmë të ekspozuar, tregohej kujdes më i madh.

Mbrojtjet më të thjeshta, që përsërisin skema të vjetra, janë atokur hyrja mbrohet nga një kullë e jashtme (Kaninë) apo e brendshme(Stelush), ose mbrohet prej dy kullash anësore që projektohen plotë-sisht jashtë mureve (Sarda). Në disa raste, hyrjet përshkojnë faqenanësore të një kulle katërkëndëshe (Drisht, Kardhiq) apo faqen balloretë saj (Bashtovë). Në rastin e fundit, kulla mund të jetë projektuaredhe brenda fortifikimit, si në Berat. Hyrjet më të mbrojtura mesjetareishin ato që përshkonin një korridor të gjatë, të mbuluar me qemer,me një ose disa kthesa kënddrejtë. Hyrja për në kalanë e Petrelës për-mban një korridor të mbuluar me qemer me dy kthesa kënddrejtë.Me një kthesë dhe me një korridor të mbuluar, anash të cilit kavende të thelluara për vendosjen e rojeve, është pajisur edhe hyrjakryesore e Krujës dhe e Shkodrës. E para ka një portë rrëshqitëse nëballë dhe dy porta të thjeshta gjafë korridorit. Një korridor të har-kuar por të pambuluar me qemer përshkon dhe hyrja në Kepin eRodonit. Mbi qemeret e korridoreve para portave hapeshin vrima përhedhje lëngjesh të nxehta mbi armikun (Shkodër). Vrima katërkëndëshe,me prag të pjerrët nga jashtë, hapeshin dhe mbi portën kryesore(Shkodër). Porta të mbrojtura me nga një mashikul të ndërtuar mbi toi hasim në kështjella të vogla garnizonesh. Një mashikul druri mbështe-tej në dy konsola guri të punuara mbi portën kryesore të kalasë sëVivarit. Mashikula të tilla mbi porta kanë pasur me siguri dhe kë-shtjella e Bashtovës si dhe kështjella e poshtme e Durrësit.

Për një mbrojtje më të mirë të portave kryesore në disa qytetetë fortifikuara u ndërtuan «barbakana» që ishin një ndërtim plotë-sues para portës kryesore për ta bërë atë të dyfishtë. Nga mesjetaështë ruajtur barbakani në hyrje të kalasë së Beratit dhe të Shkodrës,që janë përshkruar më sipër. Portat ishin prej kanatash druri të trashënganjëherë të veshura dhe me pllaka hekuri. Kanatat rrotulloheshin mbiboshte xnetalike vertikale, të fiksuara në gurët e pragut të portës, dhenë pjesën e sipërme. Ato siguroheshin nga brenda me një tra të fortë(katarah), që fiksohej në dy vrima të thella, të hapura në shpatullate portës. Përveç portave dykanatëshe janë përdorur dhe porta rrëshqi-tëse (Krujë), që lëshoheshin nga lart. Këto përdoreshin ose për tëdubluar portën dykanatëshe ose për të krijuar një kurth për armikun,që sulmonte hyrjen dhe për ta asgjësuar atë në grupe të vogla. Interestë veçantë paraqet një element mbrojtës që e kemi hasur deri sotvetëm në kalanë e Shkodrës. Ky është pikërisht tuneli i hapur nëshkëmbin natyror, i cili përfundonte me një portë kundrejt hendekut.Ky tunel, sipas dëshmisë së Barletit, shërbente për të kontrolluar dhembrojtur hendekun. Ky element embrional që na shfaqet në kalanë e

198

Page 199: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Shkodrës së paku që në shek. XV, gjatë shekullit XVI perfeksionohetdhe bëhet parim themelor për fortifikimet e bastionuara të EvropësPerëndimore.

Por për të parë më mirë se ç'vend zinin fortifikimet mesjetare tëShqipërisë deri nga mesi i shek. XV, duhet të hedhim një sy mbizhvillimin e artit mesjetar të fortifikimit në vendet fqinje dhe ato tëEvropës Perëndimore. Fiset sllave, që u vendosën në Gadishullin Ball-kanik, sollën me vete dhe fortifikimet e tyre në formë rrethi me ledhee drurë. Gjatë kontaktit që ata patën me Bizantin filluan të ndërtojnëfortesat e para me mure guri, që u zhvilluan sidomos gjatë shek. XIIIe më vonë. Fortifikimet me ledhe, të përbëra nga dy radhë hunjsh tëngulur në tokë e të mbushur me dhë kanë qenë deri në shek. X sistemkombëtar i hungarezëve dhe deri në shek. XVIII i turqve, ku njihen meemrin «palanka».

Në tërë Evropën feudale të shek. IX, X dhe deri në shek. XI, for-tifikimet në pjesën më të madhe ishin prej druri. Kështjellat prejdruri u rindërtuan me gurë në Francë gjatë viteve 1170-12209 Ndiki-min më të madh në zhvillimin e fortifikimeve evropiane e ka pasurLindja. Kryqtarët e parë, që u kthyen prej andej, sollën në Evropë njëpërvojë të çmueshme dhe modele të vlefshme të fortesave. Ndrysheqëndron puna me Perandorinë Bizantine, në të cilën përfshihej prejkohësh dhe territori i vendit tonë. Këtu ndërtimi i fortifikimeve memure guri mbështetej mbi një traditë të vazhdueshme e të fuqishme.Disa elemente të fortifikimeve u përhapën nga kryqtarët në Evropëgjatë shek. XII-XIII, siç janë mashikulat, apo erkerët e vazhduar nëmuret e kullat, hyrjet me kthesa, etj. Këto elemente i hasim në forti-fikimet tona në një periudhë më të hershme, siç është rasti i erkerëveprej druri mbi muret e Durrësit. Pra, duhet menduar që edhe fortifiki-met tona dhe veçanërisht Durrësi kanë ndikuar jo vetëm në arkitek-turën ushtarake të popujve kufitarë sllavë, por edhe në Evropën Perë-ndimore. Por, duke filluar që nga shfaqja e artilerisë e sidomos gjatëshek. XV, qendra e gravitetit kalon në Itali si dhe në bregdetin Dal-mat, që kërcënohej imediatisht prej turqve, ku lindën shumë herëtbastionet rrethore për artileri. Fortifikimet italiane janë të parat qëmbajnë markë evropiane, kur në shumë vende vazhdohej të ndërtohejme metodat e vjetra.

Autori i parë i teorisë moderne të fortifikimit është Mariano diJakobo (1381-1438), i cili në planin e tij për forcimin e mbrojtjes sëRomës, muret dhe kullat i ndërtoi në të njëjtën. lartësi dhe pak mëvonë në mesin e shek. XV, Francesko Sforca filloi të vishte kullatkuadratike të qosheve të ndërtuara me tulla me një këmishë të rru-mbullakët me trashësi 7 m dhe sistemoi gjithashtu kullat në nivelin ebedenave.10 Por ne kemi për të njëjtën kohë dëshminë shumë tëçmueshme të Barletit mbi parimet e njëjta që e udhëhoqën Skënder-beun në ndërtimin e kullës së hyrjes në kalanë e Krujës. Dhe po ngakjo kohë na ruhet bastioni i harkuar në Kepin e Rodonit me mure 6 mtë gjera. Së fundi, mund të përmendet dhe ndonjë kullë katërkëndëshe

9) L. Gero. Vep. cit.10) A. Kassi Ramelli. Architecture militaire en Italie. Bull. I.B I. N. 29, 1971, 12.

199

Page 200: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

në kështjellën e Drishtit, e veshur me këmishë rrethore, që s'mund tëjetë më e vonë nga shek. XV, pasi më 1478 kalaja u pushtua nga turqitdhe u braktis nga popullsia.

Si përfundim, mund të themi se fortifikimet tona gjatë mesjetëskanë ndjekur hap pas hapi, në parimet e tyre themelore, përparimet eartit të fortifikimit, që kushtëzohej nga zhvillimi i mjeteve dhe meto-dave të sulmit.

Por zhvillimi i mëtejshëm i tyre u ndërpre nga pushtimi turk,fortifikimet e para të të cilëve qëndronin mbrapa atyre ekzistueseve.Përjashtim bën vetëm kalaja e Vlorës e projektuar nga arkitekt Sinani,në shek. XVI.

200

Page 201: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kapitulli VII

FORTIFIKIME TË SHEKUJVE XV-XVII

Duke përfituar nga copëtimi feudal në Shqipëri, turqit në çerekunë parë të shek. XV, arritën të pushtojnë të gjitha viset e Shqipërisë sëUlët Bregdetare si dhe krahinën e Dibrës në pjesën verilindore tëShqipërisë dhe arritën kështu në afërsitë e Shkodrës. Jashtë kontrollit tëtyre kishin mbetur vetëm viset malore të Shqipërisë, ku ndodheshinzotërimet e Dukagjinëve, Kastriotëve, Aranitëve, etj. Qe në këtë peri-udhë, turqit kishin vendosur në disa krahina sistemin e tyre feudal--ushtarak, duke bërë për këtë qëllim regjistrimin e tokave dhe të po-pullsisë, që ishte e nevojshme për vjeljen e rregullt të taksave. Nëpërqytete dhe kalatë kryesore u vendosën garnizone. Pas shtypjes së krye-ngritjes së Gjon Kastriotit, më 1430, u përfshi në pushtimet turke edhekrahina e Dibrës. Kështjellat që ndodheshin në zotërimet e Kastriotëveu rrafshuan përtokë, ndërsa në dy prej tyre, në Krujë dhe Sfetigrad, uvendosën garnizone ushtarake. Pas shtypjes së kësaj kryengritjeje filloimë 1431 regjistrimi i përgjithshëm i tokave dhe popullsisë. Tokat e nën-shtruara të Shqipërisë u përmblodhën, më 1431, në një njësi feudalo--ushtarako-administrative më vete, që u quajt sanxhaku i Shqipërisë(Sanxhaki Arvanid), me kryeqendër Gjirokastrën. Ky sanxhak përfshintekrahinat e nënshtruara prej Çamërisë në jug deri afër lumit Mat nëveri. Kishin mbetur akoma të panënshtruara krahinat veriore të Shqi-përisë si dhe qytetet e pushtuara nga Venediku (Durrësi, Drishti, Da-nja, etj.). Në krye të sanxhakut qëndronte sanxhak beu, që ishte ko-mandant ushtara'k dhe prej tij vareshin subashët, komandantët ushtarakëtë vilajeteve. Sanxhaku i Shqipërisë u nda në 10 vilajete dhe u dhanë355 feude, të cilat quheshin (timare). Këto timare jepeshin kundrejtdetyrimit të shërbimit në ushtri apo në administratë, dhe nuk ishin tëtrashëgueshme. Përveç ushtrisë së spahinjve, turqit kishin në kështje-llat e qyteteve ushtri të rregullta të përhershme, të përbëra nga re-parte të jeniçerëve. Në këtë periudhë të parë të pushtimit turk, u për-dorën për vendosjen e garnizoneve të pushtuesit një pjesë e mirë e

201

Page 202: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

kalave të vjetra ekzistuese, ndërsa kalatë e tjera, që u gjykuan tëpapërshtatshme u prishën, për të mos u kthyer në qendra rezistencetë popullsisë kryengritëse. Në radhë të parë, u shfrytëzuan kalatë eqyteteve, të cilat u kthyen më vonë në qendra administrativo-ushtaraketë vilajeteve si dhe disa kështjella, që kishin rëndësi të veçantë stra-tegjike. Kështu, në dokumente, nga kalatë ekzistuese ku kanë qenëvendosur garnizone ushtarake të pushtuesit, përmenden kalaja e Kru-jës, Sfetigradit, e Përmetit, Këlcyrës, Gjirokastrës, Skraparit, Mborjes,Kaninës, Beratit, Himarës, Sopotit, etj. Në disa raste, kur kalaja ekzis-tuese nuk i përshtatej qendrës së re administrative të vilajetit osepër qëllime të tjera ushtarake, u ndërtua dhe ndonjë kështjellë e re.E tillë është, p.sh. kalaja e Korçës e ndërtuar në terren të sheshtë, ecila përmendet në regjistrin e hollësishëm të sanxhakut të Shqipërisëtë vitit 1431-32, si qendra administrativo-ushtarake e vilajetit të Kor-çës. Njëkohësisht u shfrytëzua dhe kalaja e Mborjes, e ndërtuar mbinjë kodër të lartë në afërsi të qytetit, ndërsa kështjellat e tjera mes-jetare të pellgut të Korçës, rrënojat e të cilave ruhen akoma, nukpërmenden në këtë kohë. Në këtë periudhë e më vonë këto fortifikime tëposandërtuara shënohen në dokumente me emrin «kështjella e re» apo«qyteza e re», siç është rasti i «jenixhekalasë» (kështjella e re) pranëBradasheshit, 5 km në veri të Elbasanit, prej së cilës sot nuk ruhet as-një gjurmë. Vendosjes së regjimit feudal-ushtarak turk, fshatarësiashqiptare i bëri një rezistencë aktive. Vendosja e këtij regjimi shkaktoiedhe pakënaqëskië e feudalëve shqiptarë, në tokat e të cilëve u ve-ndosën me shumicë spahinjtë. Me shpresë se do të rifitonin autonominë,feudalët shqiptarë, duke përfituar nga gatishmëria e masave fshatare, uvunë në krye të kryengritjeve të armatosura, të cilat shpërthyen me-njëherë pas përfundimit të regjistrimit të tokave dhe vendosjes sëspahinjve. Gjatë kësaj kryengritje u prish edhe ndonjë kala e ndërtuarnga turqit, siç është jenixhekalaja, e cila nuk përmendet në dokumentete mëvonshme apo qyteza e re e Dukagjinit. Kryengritjet e izoluara, tëudhëhequra nga feudalët, u shtypën përfundimisht në vitin 1438. Nukkaloi shumë kohë dhe më 1443 shpërtheu kryengritja e përgjithshme eshqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Si re-zultat i kësaj kryengritjeje dhe fitoreve të njëpasnjëshme të shqiptarëvekundër turqve gjatë viteve 1450-1453, u formua shteti i pavarur shqip-tar në një territor që përfshinte pak a shumë Shqipërinë e Mesme.Në kështjellat që përfshiheshin brenda këtij territori, me përjashtim tëBeratit, ishin vendosur garnizone shqiptare. Vetëm në vitin 1466, dyvjet para vdekjes së Skënderbeut, Mehmeti II, pasi dështoi në rrethi-min e dytë të Krujës, mundi të rindërtojë kalanë e Elbasanit, dukeqëndruar me gjithë ushtrinë në mbrojtje të saj dhe vetë në krye tëpunimeve. Gjatë fundit të shekullit XV, pas rënies së kalave të funditnë Shqipëri dhe sidomos gjatë shek. XVI, turqit, përveç riforcimit tëkështjellave që kishin në zotërim, ndërtuan edhe kështjella të reja. Që-llimi i këtyre ndërtimeve ka qenë i ndryshëm, por kryesisht për tëmbajtur të nënshtruar popullsinë e krahinave, ku ato qenë ndërtuardhe për përhapjen dhe konsolidimin e sistemit feudal-ushtarak të tl-mareve. Gjatë shek. XVII, kur ishte stabilizuar pushtimi turk, nukpati veprimtari të gjerë në drejtim të fortifikimeve. Bënte përjashtimndonjë krahinë, ku akoma në fillim të këtij shekulli nuk ishte përha-

202

Page 203: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

pur sistemi i timareve, siç ishte sanxhaku i Dukagjinit dhe i Himarës.Në këtë periudhë u rindërtua kështjella e Dukagjinit. Udhëtari turk ishek. XVII Evlia Çelebiu, që vizitoi qytetet dhe kështjellat kryesore tëShqipërisë, na jep një të dhënë kuptimplote në këtë drejtim, kur thotëse në kalanë e Bashtovës qe rrëzuar një mur prej vërshimit të lumit dhekishte mbetur i parindërtuar. Ndërsa gjatë shek. XVIII hapet njëetapë e re në ndërtimet mbrojtëse të Shqipërisë, e cila lidhet mekrijimin e pashallëqeve të mëdha shqiptare.

Ndërtimi i kalave të reja apo meremetimi i atyre ekzistuese nukishte kudo i njëllojtë në tokat e pushtuara prej turqve. Në krahina mëtë qeta, ku nuk kishte shumë kryengritje, turqit zakonisht i linin mbasdore kalatë e vjetra dhe pak ndërtonin të reja, edhe këto me materialetë dobëta. Por në Shqipëri, që ishte një vatër e përhershme krye-ngritjesh dhe një nga territoret kufitare të Perandorisë, turqit krijuannjë sistem të tërë kalash, ku vendin kryesor e zinin ato ekzistueset.Fortifikimet e ndërtuara me mure guri të lidhur me llaç dhe të për-forcuara mirë i quanin «kala». Të tilla ishin shumica e ndërtimeve nëShqipëri. Fortifikimet e ndërtuara me gurë e dhë të ngjeshur i qua-nin «hisare». Këto ndërtoheshin zakonisht në shtigjet e kalimit, nëgrykat dhe në kryqëzimin e rrugëve1. Një nga këto fortifikime ka qenëKruja, e cila thirrej Akçe-Hisar. Kruja ishte një kala, të cilën turqite gjetën të gatshme. Emërtimi Hisar tregon se ata nuk kishin kryerpunime në të, ose kishin kryer punime plotësuese me teknikën emureve me gurë e dhë të ngjeshura. Kjo del e qartë nga një doku-ment rreth viteve 1434-35, ku thuhet për Krujën se «ata që ruajnëkështjellën e gurtë (tash Hisar) përjashtohen nga tatimet...etj».

Fortifikimet e bëra me dy radhë hunjsh të thurur në formë gardhidhe të mbushur përbrenda me dhë të ngjeshur quheshin «Palanka».Ky ishte një sistem kombëtar fortifikimi i turqve dhe u përdor prejtyre deri në shek. XVIII2. Përveç këtyre, ekzistonin dhe «karaule», tëcilat ndërtoheshin me hunj të lartë të ngulur në tokë, që përsipërkishin një vend në trajtë çardaku prej nga vrojtonte roja3. Një rë-ndësi e madhe ju vu edhe ndërtimeve fortifikuese në bregdet, kurrallë u ndërtuan kala të reja. Kalatë bregdetare kishin synime tëndryshme, si kontrollin e tregtisë, ndalimin e nxjerrjes fshehurazi tëdrithit dhe furnizimin me armë të kryengritësve shqiptarë, për t'i pasursi bazë kundrejt synimeve të tyre për pushtimin e Italisë, për t'u mbroj-tur nga fuqitë detare perëndimore dhe më së fundi edhe për tëshfrytëzuar pyjet e pasura bregdetare për ndërtimin e anijeve. Igjithë ky sistem fortifikimi duhej të shërbente si kundër armikut tëbrendshëm ashtu edhe kundër armikut të jashtëm. Sipas rëndësisë sëterritorit të pushtuar, parapëlqeheshin dhe tipat e ndryshëm të fortifi-

1) A. Matkovski. Kryengritje të panjohura në sanxhakun e Ohrit në vitet1566-1574. St. Hislorike 3, 1973, 58.

2) F. Engels Vepra të zgjedhura ushtarake, I, Tiranë 1975, 351.3 A. Matkovski, Vep. Cit. 58.

203

Page 204: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 146. Kalaja e Elbasanit.

a) Kullë në skajin JL.b) Frëngji topi.

a

b

Page 205: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

kimeve. Në vendin tonë pak dëshmi kemi për fortifikime druri të tipit«Palanka». Një të tillë e gjejmë të shënuar në një hartë të shek. XVII,në Kabash të Pukës. Kështjellat kryesore pajiseshin me artileri. Qyshnë gjysmën e parë të shek. XV, përmenden në dokumente artilierë, qësh'ërbenin në kala të ndryshme. Nga fundi i shek. XVI, Shkodra ishteqendra kryesore e prodhimit të topave, prej nga furnizohej një pjesëe mirë e kalave të Shqipërisë dhe Maqedonisë Perëndimore. Kalatëruheshin nga garnizone të përhershme si dhe nga persona që u ishindhënë timare dhe bënin roje në to. Në qoftë se një timar u ishtedhënë dy ose më shumë personave, ata bënin roje me radhë, dukeplotësuar detyrën e një personi të vetëm. Personat, që u ishte ngar-kuar mbrojtja e një kalaje, mund të banonin brenda saj (kishin shtëpitëe tyre) (kalaja e Krujës), por mund të banonin edhe në fshatrat përrethapo në qytete që ishin relativisht larg prej sa j 4 . Në disa dokumentepërmenden «rezervistë» të kalasë Jenixhe (Bradashesh) ose se sizejtarët e qytetit të Elbasanit ishin ngarkuar të mbronin kalanë eDurrësit dhe Bashovës nga «flota e kaurëve», (veneciane), kundrejtheqjes së detyrimeve (v. 1604)5. Por kishte dhe trupa të posaçëm tëcaktuar për mbrojtjen e kalave, të cilët thirreshin «myselimë». Përndërtimin e kalave të reja turqit merrnin angari popullsinë e zonavepërreth, e cila për këtë arsye dhe për të mos lejuar stabilizimin eadministratës turke, hidhej shpesh në kryengritje për të kundërshtuar

4) H. Inalcik, Suret-i defter-i Sancak-i Arvanid, Ankara 1954.5) Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, Vëll. III, Tiranë 1963, 149.

205

Fig. 146. c) Kalaja e Elbasanit. Hyrja e Pazarit

Page 206: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

ndërtimin e kalave në krahinat e ty-re. Kalatë e reja kishin në të shum-tën e rasteve forma të rregullta gjeo-metrike, që u përshtateshin më tepërqëllimeve të tyre ushtarake për ven-dosjen e garnizoneve si dhe terrenittë sheshtë, ku ndërtoheshin shumicaprej tyre.

Një nga kalatë më të mëdha tërindërtuara nga turqit në shek. XV,është ajo e Elbasanit.6 (fig. 146).Në vitin 1466, sulltan Mehmeti II,pasi dështoi në fushën e madhe përpushtimin e Krujës (rrethimi i dytë),la aty një ushtri rrethimi nën ko-mandën e Ballaban Pashës dhe ri-ndërtoi për një periudhë prej 25 di-tësh, mbi gërmadhat e një qyteti tëvjetër, kalanë që e quajti el-basan,që do të thotë «sundues i vendit».7)Rindërtimi i kalasë së Elbasanit, ki-shte një rëndësi të madhe strate-gjike për turqit, pasi ndodhej nëzemër të Shqipërisë, mbi rrugën.ushtarake-tregtare që kalonte në-

për luginën e Shkumbinit dhe pranë Krujës e Durrësit, që ishinpikësynimet e tyre më të afërta. Gjatë rindërtimit u ndoq me për-pikëri planimetria ekzistuese e një kalaje të rrënuar të ndërtuarqysh në shek. IV të e.s. dhe u shfrytëzuan traktet e mureve,që ruheshin akoma në këmbë. Kështu, kalaja pas përfundimitkishte formë drejtkëndëshe me përmasa 308x348 m dhe përforcohej nga26 kulla. Forma planimetrike e kullave ishte e njëjtë me ato të periu-dhës së vonë antike. Muret përshkoheshin nga tri hyrje, të cilat mëvonë u quajtën: «porta e pazarit», (fig. 146c) hyrja nga ana jugore, ecila përshkonte një kullë drejtkëndëshe; «porta e jeniçerëve» (hyrja ngaana perëndimore) dhe «porta e Ahmedajt», ajo nga lindja. Këto dy tëfundit mbroheshin nga një çift kullash në formë patkoi. Rreth mureveqe hapur një kanal rreth 3 m i thellë, i cili mbushej me ujin e lumittë Zaranikës. Gjurmët e ekzistencës së këtij kanali ruheshin akomaderi në fillim të shek. XX. Muret e vitit 1466 dallohen qartë nga mu-ret e shek. të IV të e. s. si dhe nga riparimet e mëvonshme. Ato janëtë mbushura në faqet e jashtme me copa tullash dhe nganjëherë edheme fragmente arkitektonike të gjetura në vend nga rrënimet e qytetittë Skampinit. Copat e tullave janë futur midis fugave të gurëve pandonjë rregull të caktuar. Rrallëherë janë përdorur në formë frag-mentare dekoracione me tulla, që të kujtojnë ato bizan-tine (fig. 147) si harqe të kufizuara me kornizë tullash të vendosura nëformë dhëmbësharre etj. Kjo duket qartë sidomos në dy dritaret deko-

Fig. 147. Dekoracion me tulla, El-basan.

6) Monumentet 1, 1971, 61-77.7) F. Babinger, Die Griindung von Elbasan, Berlin 1931, 1,

206

Page 207: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

rative në kullën e qoshes juglindore. Gjithashtu, për të rritur stabili-tetin e mureve, u përdorën brezat e drurit. Në pjesën e sipërme të mu-rit u ndërtuan bedenat. Muri i bedenave kishte një trashësi prej 0,60 m,duke lënë për kalimin e rojeve një shteg me gjerësi 2,40 m. Gjurmë tëvetë bedenave janë konstatuar në të dyja anët e kullës juglindore dhenë murin verior të kullës jugperëndimore. Kullat e qosheve kanë qenëdykatëshe dhe mbuloheshin me çati konike me tjegulla. Trarët e dy-shemesë së katit të dytë vendoseshin në formë radiale, duke u mbë-shtetur në njërin skaj mbi një bazament të madh katërkëndësh 2,10 xx 2,10 m, të ndërtuar me mur guri dhe në skajin tjetër mbi një dhë-mbëzim të krijuar në anën e brendshme të murit të kullës. Të dyjakatet komunikonin me shkallë të brendshme druri. Por kthina e katit IIkomunikonte direkt edhe me shtegun e kalimit të rojeve nëpërmjet njëporte të formuar me qemer tullash të hapur në murin e brendshëm tëkullave. Për t'i mbrojtur më mirë këto porta, në të dyja anët e tyre,muri i bedenave në vendet e bashkimit me kullat ka qenë më i lartë,gjë që realizohej nëpërmjet shkallëzimeve. Kthina e shkallëve në kullate qosheve ndriçohej nga tri dritare. Në anën e jashtme, dritaret për-fundonin me një të çarë të ngushtë 0,20 m dhe me lartësi 1,20 m, ndër-sa nga brenda gjerësia e tyre arrinte 0,90 - 1 m. Pragu i këtyre drita-reve bie me pjerrësi nga brenda, për të realizuar një shpërndarje më tëmirë të dritës. Kullat ndërmjetëse e në formë patkoi kanë qenë të pa-mbuluara, me sa duket, nga gjurmët e ruajtura deri sot. Përjashtimbën kulla-portë në mesin e murit jugor, mbi të cilën ka qenë ndërtuarnjë faltore islame pa minare në madhësinë e sipërfaqes që zë vetë kulla.Muret e kësaj faltoreje, sot e rrënuar, bashkë me murin e jashtëm tëkullës kanë qenë ndërtuar me teknikën bizantine «kluazonazhë». Ku-llat u pajisën edhe me frëngji për topa. Çdo kullë kishte nga tri frë-ngji, që kontrollonin drejtimet kryesore. Më mirë, janë ruajtur frëngjinë kullën jugperëndimore. Në plan frëngjitë kanë formën e një tre-këndëshi me bazë nga ana e brendshme e kullës. Në anën e jashtme,ato përfundojnë me një hapje drejtkëndëshe me gjersi 0,60-0,70 m, ndër-sa nga brenda gjerësia e tyre arrin 0,80-1,00 m. Frëngjitë e kullës jug-perëndimore në anën e brendshme formohen me harqe tullash, ndërsanë thellësi krijohet një trompë nëpërmjet gurëve që dalin konsol mbinjëri-tjetrin dhe të kujtojnë elementet stalaktite në trompat mbështetë-se të kupolave të xhamive (fig. 146).

Pas përfundimit të kalasë së Elbasanit, Mehmeti II la aty një gar-nizon të përbërë nga 400 jeniçerë dhe me pjesën tjetër të ushtrisë ukthye për në Adrinapojë (Edrene). Kalaja e Elbasanit u kthye më vonënë një nga bazat ushtarake më të rëndësishme të Perandorisë Osmanenë Shqipërinë e Mesme. Këtë e tregon dhe fakti që prej këtej u nis,më 1501, sanxhakbeu i Elbasanit me ushtrinë e tij për pushtimin ekalasë së Durrësit.

Një kështjellë tjetër e ndërtuar po në Shqipërinë e Mesme. pranëKrujës, është kalaja e Prezës8. Ajo kishte për qëllim të mbante nënkontroll një zonë kryengritjesh të përhershme, siç ishte territori rrethKrujës, si dhe të ruante rrugën e rëndësishme që lidhte Shkodrën meDurrësin dhe Krujën.

8) L. Papajani. Kalaja e Prezës. Monumentet 7-8, 1974, 167-181.

207

Page 208: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 148. Pamje e kalasë së Prezës.Planimetria.

Page 209: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 149. Kalaja e Prezës.a) Kulla JP. Planimetria.b) Kulla VP. Pamje.c) Muri perëndimor i kë-

shtjellës.

14 - 61

a

c

Page 210: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kështjella është ndërtuar në një nga majat e një vargu kodrinor,që kufizon fushën e Tiranës në anën veriperëndimore.

Ajo ka formën e një pesëkëndëshi të çrregullt me kulla të rrumbu-llakëta në katër nga qos'het e tij dhe me një kullë drejtkëndëshe pranëmesit të njërit prej mureve (fig. 148). Kjo kullë ka shërbyer edhe siporta e vetme e kështjellës, ndërsa një dalje e vogël katërkëndëshe, qëluante rolin e një kulle, ndodhet në murin perëndimor. Për të kontro-lluar të vetmen qoshe të pesëkëndëshit, që nuk është pajisur me kullë,ka qenë ndërtuar një ballkon i vogël që mbështetej mbi një sistem kon-solash të lidhur me harqe tullash. Gjurmët e një ballkoni të tillë janëruajtur edhe në murin perëndimor (fig. 149) Kalaja ka një gjatësi prej80 m dhe gjerësi 50 m. Në oborrin e saj ndodhet një sterë e madhe,ndërsa mbi portë, në një fazë të dytë, është ndërtuar një xhami. Lar-tësia maksimale e ruajtur e mureve arrin në 6.40 m, ndërsa kullat nëtrajtë cilindrike me faqe vertikale ngrihen vetëm 0,50-0,60 m mbi lartë-sinë e tyre. Trashësia e mureve është 1,30-1,40 m, Në pjesën e sipër-me ato kanë qenë kurorëzuar me bedena. Nga disa gjurmë të ruajturadel se lartësia e tyre ishte 1,70 m, ndërsa muri mbi të cilin mbështete-shin 1 m. Për të çuar në shtegun e rojeve janë ndërtuar shkallë të gu-rta. Një shkallë e tillë ruhet në murin jugor, ajo është ndërtuar pjesërishtbrenda trashësisë së murit.

Furnizimi i shtegut të rojeve me ushtarë realizohej edhe nëpërmjetportave të kateve të dyta të dy prej kullave. Kjo kuptohet lehtë dhe ngaprania e një palë shkallëve pranë kullës 1, të cilat të çonin ngasheshi i pushimit para portës në shtegun e rojeve. Kullat kanë qenë dy-katëshe dhe me sa duket të mbuluara me çati konike me tjegulla. Katetndaheshin me dysheme dërrase, trarët e të cilave mbështeteshin në njëdhëmbëzim të brendshëm të murit. Secila kullë kishte dy ose tri frëngjitopash (fig. 150). Frëngjitë, në pjesën e brendshme kanë formën e një dri-tareje të mbuluar me hark tullash. Pjesa e jashtme e kësaj dritarejeështë mbyllur me një mur të hollë (0,22 m), në të cilin është hapur njëvrimë e rrumbullakët me diametër 0.30 m, ku vendosej gryka e topit.Në anën e jashtme, frëngjitë janë dekoruar me disa rrathë koncentrikëtullash, ku vërehet edhe ndonjë rresht me tulla të vendosura në formëdhëmbësharre. Brenda këtyre rrathëve janë vendosur tulla radiale, tëcilat kufizojnë vrimën rrethore. Kështu, në përgjithësi, nga jashtë frën-gjitë kanë pamjen e një rozete. Edhe në faqet e jashtme të mureve të ku-llave janë përdorur tulla për dekorin. Më e pasur në këtë drejtim ështëkulla 1, e cila është dhe më e ekspozuar kundrejt syrit të vizitorit. Për-veç frëngjive, që janë trajtuar në formën e rozetave, janë përdorur bre-za dekorativë prej tullash të vendosur në formë zigzage e të kufizuarame dy rreshta paralelë apo breza të punuar me teknikën «kluazonazh».Në pjesët e mureve, midis brezave, janë përdorur copa tullash të fu-tura midis gurëve. Portat e kullave janë trajtuar në përgjithësi me harqerrethore tullash, të rrethuara me bordurë, ndërsa në kullën I është për-dorur harku i tipit majë lundre (islamike). Fusha e harkut këtu ështëdekoruar me tulla të vendosura zigzag, në rreshta vertikalë dhe horizon-talë. Në pjesët e tjera të kalasë, përveç frëngjive, nuk ka përdodm tëtullave për qëllime dekorative.

Porta e vetme (fig. 151) e kështjellës përshkon një kullë drejtkëndë-she të brendshme. Kthina e hyrjes është mbuluar me një qemer cilindrik,

210

Page 211: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 150. Frëngji topi në kështje-llën e Prezës.a) Pamje nga brenda.

b) Pamje nga jashtë.

Page 212: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

ndërsa në dy muret anësorendodhet nga një kamare edhekëto të formuara me qemerecilindrike. Në anën e jash-tme, porta është trajtuar mekujdes nga ana dekorative. Ve-të hyrja është mbuluar me njëhark të shtrirë. Mbi të ndo-dhet një hark rrethor me tulla,që mbështetet mbi dy pilastratë cilat dalin pak nga muri dheakoma më lart ndodhet njëhark «majë lundre», që mbë-shtetet gjithashtu mbi dy pila-stra, të cilat theksohen nëformë dhëmbëzimi nga tëparat. Të gjitha këto elementëpërfshihen brenda një fushedrejtkëndëshe. Prej tyre, ve-tëm harku i mesit prej tullashluan një rol konstruktiv, pasis'është tjetër veçse konturi iqemerit cilindrik që mbulonkthinën e hyrjes. Porta kaqenë dyflegërshe dhe siguro-hej nga brenda me një trame prerje drejtkëndëshe, qëlëvizte horizontalisht brenda njëzgavre në shpatullën e majtëtë hyrjes, ndërsa në krahuntjetër, përballë saj, një zgavëre cekët shërbente për fiksimine traut, kur mbyllej porta. Më-

nyra e ndërtimit dhe e dekoracionit tregojnë se kjo kala nuk ështëngritur me aq ngut sa kalaja e Elbasanit. Nga ana tjetër, muret e sajtë holla nuk janë llogaritur për t'i rezistuar një rrethimi të gjatë dhepërdorimit të artilerisë. Nuk njihet data e saktë e ndërtimit të saj. Hu-manisti shqiptar Barleti9 thotë se gjatë rrethimit të parë të Krujës ajoishte e rrënuar dhe e braktisur. Edhe më parë se kjo kohë, në regjistrinturk të vitit 1431-32, nuk përmendet në këtë zonë ndonjë kala tjefer,përveç asaj të Krujës, madje nuk figuron në regjistër as fshati Prezë,megjithëse fshatrat pranë tij përmenden. Për herë të parë, kalaja nëfunksion përmendet në një relacion anonim të vitit 1570. Autori i këtijrelacioni thotë se këtë kështjellë «nuk ka shumë kohë që e ndërtuanturqit»10. Por si duket, koha nuk ka qenë aq e afërt sa të mbahejmend me saktësi. Elemente të tjera të arkitekturës na ndihmojnë për tangushtuar këtë datim. Kryesore janë frëngjitë për topa, të cilat janë

Fig. 151. Prezë. Hyrja e kështjellës.

9) M. Barleti. Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut. Botimi i II, 1967,249-250.

10) Relacion anonim mbi Shqipërinë. Burime të zgjedhura vëll. III, 1962, 164

212

Page 213: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 152. Kalaja e Tepelenës. Kështjella eshek. XVa) Pamje b) Planimetria.

Page 214: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

të një tipi relativisht të hershëm dhe zor se mund të jenë përdorur nëvazhdim të shek. XVI.

Frëngji të tilla, të trajtuara në anën e jashtme, me tulla në formërozete, turqit kanë ndërtuar në kalanë e Smederevos (Serbi), në vitin148011. Edhe trajtimi i jashtëm me breza dekorativë tullash i kullavetë Smederevos është shumë i ngjashëm me atë të kalasë së Prezës. Ngafundi i shek. XV datohen frëngjitë e këtij tipi dhe në kalanë Ram,pranë Smederevos, si dhe në Gollubac.12

Pra, nga të gjitha arsyet e përmendura më sipër, koha më e mu-ndshme e ndërtimit të kësaj kështjelle është periudha pas rënies së Kru-jës (1478) deri nga fillimi i shek. XVI13. Në këtë periudhë turqit ndër-morën punime fortifikuese edhe në disa kala të tjera të kësaj zone, sinë Petrelë dhe Ndroq.

Një formë të rregullt gjeometrike ka dhe kalaja e Tepelenës.14 Nëvitin 1492, kur sulltan Bajaziti II sulmoi Himarën, në Tepelenë. sipasdëshmisë së E. Çelebiut, ndodhej një kala, ku ishin strehuar kryengritësshqiptarë dhe venedikas. Me materialin e saj, që u prish gjatë rrethimit,turqit ndërtuan një kështjellë garnizoni pranë së parës. Ajo ruhet akomabrenda kalasë të ndërtuar disa shekuj më vonë nga Ali pashë Tepelena.Kështjella ka formë katërkëndëshe, në përmasa 56 x 40 m, me dy kullatë rrumbullakëta në anën perëndimore (fig. 152). Kullat ruhen në njëlartësi prej 5 m dhe kanë një diametër të jashtëm prej 10 m. Siç epërshkruan edhe Çelebiu, kalaja në fjalë ka dy hyrje, njëra ndodhet nëmesin e murit perëndlmor dhe tjetra në atë lindor. Muret në gjendje tërrënuar kanë një trashësi prej 1,5 m dhe kanë qenë ndërtuar me gurëtë lidhur me llaç të bollshëm.

Mbi hyrjen veriore ka qenë ndërtuar një xhami, prej së cilësruhet bazamenti i minares në krahun e majtë të saj. Ashtu si në Elbasan,xhamia është ndërtuar me teknikën «klauzonazh». Në të njëjtën më-nyrë është trajtuar edhe një pjesë e murit të kalasë pranë xhamisë.

Menjëherë pas pushtimit të Durrësit, në 1501. turqit morën masapër ngushtimin e kalasë së madhe dhe gjysmë të rrënuar të këtij qy-teti, në mënyrë që ta kishin më lehtë për ta mbajtur me më pak for-ca. Kështu, në tetor të vitit 1502, u hapën themelet në mes të qytetitpër ndërtimin e një muri tërthor, që veçonte një të pestën e kalasësë vjetër, duke filluar nga kështjella katërkëndëshe në lartësinë «59»,deri në breg te detit. Për këtë qëllim u ngritën rreth 700-800 furra tëvogla gëlqereje në Ndroq dhe fshatra të tjera të rrethit të Durrësit, uthirrën mjeshtra ndërtimi nga shumë krahina dhe punuan rreth 8000 pun-torë. Muri i ri (fig. 153) kishte një gjatësi prej rreth 250 m dhe përfor-cohej nga tri kulla katërkëndëshe. Kulla e mesit përshkohej nga hyrjakryesore e qytetit, ashtu si dhe në kalanë e Elbasanit. Kjo u quajt më

11) A. Deroko, Smederevski grad, Starinar II, 1951, 58-98.12) A. Deroko, Grad Gollubac, Starinar II, 1951.13) L. Papajani e daton kalanë e Prezës në fillim të shek. XV duke ja atribuar

Topiasve (Vep. Cit. 175) Por si arkitektura e saj, mospërmendja në burimet his-torike, veçse si gërmadhë nga Barleti, flasin për një ndërtim të periudhës turke.Në të mirë të këtij mendimi është edhe fakti që periudha e parë dhe kryesore endërtimit ruhet në gjendje mjaft të mirë, aq sa nuk mund të quhej gërmadhë,Nuk përjashtohet mundësia që kalaja turke të jetë ndërtuar mbi mure të vjetraqë duhet të kenë qenë 'të rrafshuara me tokën. Kjo përputhet dhe me të dhënëne Barletit.

14) S. Bejko. Kalaja e Tepelenës. Monumentet 2. 1971, 103-112.

214

Page 215: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 153. Fortifikimi i fillimit të shek. XVI. Durrës.

Fig. 154. «Porta e Madhe», Durrës.

Page 216: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

vonë «Porta e madhe» (fig. 154), ndërsa hyrja në murin juglindor nji-hej me emrin «Porta e detit». Por prej tyre sot nuk ka mbetur gjurmë.Nga muri i ndërtuar në periudhën turke ruhet pjesa në veriperëndimtë «Portës së madhe», me një kullë katërkëndëshe si dhe gjurmët e njëkulle tjetër katërkëndëshe në lindje të saj. Nga sa mund të gjykohetprej çfarë ka mbetur nga këto ndërtime, mund të arrihet në përfundiminse muri ka pasur një trashësi prej 3-3,50 m, mbi të cilin ngrihej mu-ri i bedenave me gjerësi 0.80 m. Vetë bedenat kanë pasur një lartësiprej 1,35 m dhe hapësira mfdis tyre ishte 0,65 m. Në pjesën e sipërmeato mbuloheshin me tulla të vendosura në formë çatie. Në njërin ngabedenat pranë «Portës së madhe» është hapur një frëngji shigjete. Mu-ri përforcohej me breza druri dhe ishte ndërtuar me një muratorë të çrre-gullt, me gurë të marrë nga ndërtimet më të vjetra, midis të cilëve ta-kohen shpesh copa tjegullash. Nuk kanë munguar edhe fragmente ar-kitektonike e mbishkrime të murosura në faqet e jashtme. Kullat rreth5 x 5 m kanë pasur një trashësi muresh prej 3 m dhe ndaheshin në tri kate.Pjesa e sipërme e tyre mbulohej me çati me katër kullime, katet nda-heshln nga njëri-tjetri me dysheme druri. Me përjashtim të katit I, qëqe më i lartë, katet e tjera kishin një lartësi prej rreth 2,15 m. Kati iparë ishte i verbër kundrejt ambientit të jashtëm, ndërsa katet e dytaqenë pajisur me frëngji për topa. Frëngjitë janë mbuluar me qemeretrungkonike me muraturë guri dhe vijnë duke u ngushtuar në pje-sën e jashtme, si frëngjitë për topa të kalasë së Elbasanit, duke pasurpothuaj të njëjtat përmasa.

Dy katet e sipërme kishin një komunikim të dyfishtë nga brendadhe nga jashtë. Nga brenda ato komunikonin nëpërmjet një shkalleguri të futur brenda trashësisë së murit të prapmë të kullës, ndërsanga jashtë nëpërmjet një shkalle që i mbështetet murit rrethues nëpjesën e brendshme të fortifikimit. Shkalla kishte shesh pushimi në ni-velin e portës së katit II, ndërsa kati III, i cili kishte dhe një portënga ana e brendshme, komunikonte nëpërmjet shtegut të rojes. Kjozgjidhje lehtësonte furnizimin e shpejtë me trupa dhe municion të kthi-nës së artilerisë në raste rreziku. Portat e kullave janë mbuluar mearkitrarë druri. Hyrja kryesore e kalasë, «Porta e Madhe», përshkontenjë kullë katërkëndëshe me përmasat e kullave të tjera të murit, e ci-la, si ato, dilte krejtësisht nga muri. Kjo hyrje ka pasur dy porta tëformuara me qemer cilindrik dhe një kat që ngrihej mbi kthinën ehyrjes. Në përgjithësi, kullat ngrihen pak mbi nivelin e bedenave. Du-ke qenë një kala bregdetare, që kërcënohej vazhdimisht nga flotat e fu-qive perëndimore të pajisura me artileri, kemi një trashësi më të ma-dhe të murit të ndërtuar rishtas.

Megjithatë shohim se fare pak janë pasqyruar arritjet e arkitek-turës ushtarake të kohës lidhur me përparimin e metodave dhe mje-teve të sulmit dhe në mënyrë të veçantë zhvillimit të artilerisë. Kurti-nat dhe kullat janë të tipit të vjetër; përpjekje janë bërë vetëm për tëulur lartësinë e këtyre të fundit. Në vazhdim jtë shek. XVI u bënë për-shtatje edhe në murin ekzistues jugperëndimor të kalasë, si veshja ekullave në anën e jashtme, duke i dhënë pak a shumë formën e bastio-neve si dhe ndërtimi mbi to i bedenave të përshkuara nga frëngji apoparapeteve të këtij tipi.

Kalaja më e rëndësishme bregdetare, që ndërtuan turqit në territo-rin e vendit tonë, është ajo e Vlorës. Kjo ndodhej në bregdet, pranë

216

Page 217: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

skelës së sotme të qytetit, rreth 150 m nga buza e detit (fig. 155). Ndër-timi i kalasë në këtë largësi kishte për qëllim të zgjaste distancën emundshme të qëndrimit të anijeve armike dhe për pasojë të pakësonteefektshmërinë e zjarrit të artilerisë së tyre.

Nga kalaja e Vlorës sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rugën Vlorë-Skelë. Pornga përshkrimet e E. Çelebiut dhe nga një studim krahasues dhe in-

terpretues i të dhënave të grumbulluara, i bërë kohët e fundlt,15 mundtë përfytyrohet deri diku me saktësi pamja e saj. Kalaja ka pasur nëplan formën e një tetëkëndëshi të rregullt, me gjatësi brinjësh 90 mdhe një sipërfaqe prej 3,5 ha. (fig. 156) Muret rrethoheshin nga njëhendek i mbushur me ujë, gjerësia e të cilit nuk dihet me saktësi. porka mundësi të ketë qenë 30-40 m. Ky hendek, që rrethonte kalanë ngaana e tokës, lidhej me detinnëpërmjet dy mëngëve, qëveçonin para saj një sipër-faqe toke në formë trapezi.Nga një sondazh që u bëkohët e fundit, me rastin endërtimit të Pallatit të Spor-tit të qytetit të Vlorës, rezul-toi që muri i kalasë kishtenjë trashësi prej 5,60 m, ish-te ndërtuar me gurë gëlqero-rë të vendosur në rreshta tërregullt, një pjesë e të ci-lëve ishin të punuar. Këtatë fundit, të përdorur më tepër për veshjen e faqeve të kullave,kishin forma drejtkëndëshe me përmasa rreth 0,30 x 0,20 m. Lar-tësia e mureve, sipas E. Çelebiut, ka qenë 15 m dhe ishin të kurorëzuarnë pjesën e sipërme me bedena. Në qoshet e tetëkëndëshitkishte nga një kullë poligonale të mbuluar me çati prizmatike. Mi-dis dy kullave dilnin nga kurtinat dy kulla të cekta drejtkëndëshe,me lartësi të barabartë me muret, që krijoheshin nga një zgjerim imurit rrethues në këto pjesë dhe që shërbenin për të kontrolluar mëmirë kurtinat midis dy kullave poligonale.

Shkallët, që shërbenin për t'u ngjitur në shtegun e rojeve, ishinvendosur pranë kullave të këndeve, të drejtuara në të kundërt të tyrepër t'i dhënë përparësi ngjitjes mbi mure. Kalaja kishte dy porta tëvendosura përballë njëra-tjetrës në veri dhe jug. Që të dyja përshko-nin nga një kullë katërkëndëshe dykatëshe, të mbuluar me çati me

15) A. Baçe. Kalaja e Vlorës. Monumentet 5-6, 1973, 43-51.

217

Fig. 156. Kalaja e Vlorës. Rikonstruksion.

Fig. 155. Pamje e kalasë së Vlorës. Gravurë.

Page 218: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 1 5 6 a . Kalaja e Vlorës. Gravurë.

katër kullime. Kullat-portë dilnin plotësisht nga kurtinat dhe ishin mëtë larta se këto të fundit, ashtu si dhe kullat poligonale të qosheve. Njëhyrje e vogël, që përshkonte trashësinë e murit, ndodhej nga ana edetit.

Portat e dy hyrjeve kryesore, sipas dëshmisë së Çelebiut, ishin tëtipit urë dhe komandoheshin nga katet e dyta të kullave nëpërmjet tënjë sistemi makarashë dhe zinxhirësh. Sigurisht që këto porta nuk mbu-lonin kanalin me ujë që rrethonte kalanë, i cili ishte mjaft i gjerë dhelarg tyre, por me sa duket kapërcenin ndonjë hendek të thatë që ishtehapur për të krijuar një mbrojtje të dytë të portave. Ndërsa urat e pa-lëvizshme, që lidhnin dy brigjet e kanalit, megjithëse ndodhen pranëhyrjes, janë të spostuara kundrejt aksit të tyre. Ndryshe ato do të ishinjo vetëm mjet që lehtësonte komunikimin e garnizonit të kalasë, poredhe rrezik në rast rrethimesh. Në pjesën e brendshme të kalasë, pra-në murit që shikonte nga deti, ndodhej kryekulla ose donzhoni. Kjo ishtenjë kullë cilindrike masive, që mbizotëronte mbi të gjitha ndërtimet etjera me lartësinë e saj të madhe. Kulla ishte 7-katëshe dhe mbulohejme një kupolë të veshur me plumb mbi një tambur të ulët poligonal.Përveç frëngjive të shumta për topa, që kishte vetë kulla, këta të fun-dit vendoseshin edhe mbi platformën që krijohej rreth tamburit deritek muret e jashtme. Brenda kullës gjendeshin komanda e kalasë, ma-gazinat, etj. E vendosur pranë detit ajo shërbente njëkohësisht përvrojtim dhe për të penguar afrimin e anijeve armike. Muret e kësajkulle kanë qenë ndërtuar me gurë te punuar me kujdes. Kryekulla e kala-së së Vlorës, nga përmasat, funksioni dhe mënyra e ndërtimit është engjashme me Kullën e Bardhë në Selanik, kullën e Rumeli-Hisarit, ku-llën qendrore në «Kastel de Mare» në Modon, etj.

Mungesa e tregut dhe e haneve tregon për karakterin thjesht ush-

218

Page 219: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

tarak të këtij fortifikimi, ku në shek. XVII ndodhej një garnizon prej400 ushtarësh. Kalaja e Vlorës u ndërtua me urdhër të sulltan Sulej-manit, që erdhi në Vlorë me 1531, për ta pasur atë si bazë ushtarakedhe kantier ndërtimi anijesh luftarake për zbarkimin në Pulje të Italisë.Janë interesante përshtypjet që u ka bërë kjo kala disa studiuesve tëshekullit të kaluar, që patën mundësi ta shohin atë akoma në këmbë.

Dijetari J. G. Hahn thotë se «kjo kala e tradhton arkitektin turk»,ndërsa një vizitor tjetër e quan atë «Kala veneciane».

Ka mundësi që në ndërtimin e kësaj kalaje të kenë marrë pjesëdhe arkitektë venecianë. Për kryekullën vizitori më i hershëm i saj,E. Çelebiu, thotë se e ndërtoi arkitekt Sinani, autori i Kullës së Bar-dhë të Selanikut, që, siç dihet, ka qenë me origjinë shqiptare. Gjatë kë-saj periudhe u bënë rindërtime edhe në kalanë e Kaninës, e cila du-hej të mbante të nënshtruar zanën kryengritëse përreth. Deri në shek.XVII. mbi një nga portat e kësaj kalaje, sipas dëshmisë së Çelebiut,lexohej mbishkrimi «Sulltan Sulejmani e meremetoi...» Kalaja e Vlo-rës ishte një nga ndërtimet ushtarake më të arritura të PerandorisëTurke, saqë Çelebiu shkruan se «ata që s'kanë parë fortesat e Seke-dinit, Benderit dhe Vlorës, nuk kanë dijeni mbi mjeshtrinë e osmanëve».

Shekullit të XVI i përket dhe ndërtimi i kalasë së Peqinit16 në afër-si të Elbasanit. Ajo u themelua për të siguruar rrugën Elbasan-Kavajë--Durrës-Bashtovë nga kryengritësit shqiptarë. Kalaja e Peqinit ështënjë fortifikim i vogël i ndërtuar në terren fushor në formë katërkëndë-shi kënddrejtë me përmasa 57 x 51 m. Në fazën fillestare ajo kishte

16) L. Papajani. Kalaja e Peqinit. Monumentet 9, 1975, 55-76. Autori i këtijpunimi e daton kalanë e Peqinit të një kohe me Prezën në shek. XV, pas vitit1431-32 (f. 62). Por dihet që kjo kala nuk ekzistonte më 1466. Nuk përmendet nëburimet e mëvonshme veneciane apo turke, deri në vitin 1501, kur sanxhakbeu iElbasanit sulmoi Durrësin.

Kur e vizitoi Çelebiu në shek. XVII, kalaja kishte kohë që ishte ndërtuar, derisaai nuk e shënoi emrin e autorit. Koha më e mundshme e ndërtimit të saj ështëshek. XVI.

219

Fig. 157. Kalaja e Peqinit. Pamje.

Page 220: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

katër kulla cilindrike në qoshet dhe një portë, që përshkonte njërinnga muret (fig. 157).

Në mesin e njërit nga muret ndodhet një e dalë e cekët drejtkën-dëshe (1 x 9,50 m), si në Kalanë e Prezës. Muret kanë një trashësi prej1.40 — 1.50 m dhe janë ndërtuar me gurë lumi të lidhur me llaç tëbollshëm e të përfocuar me breza druri me seksion rrethor. Shkallëtqë të çonin në shtegun e rojes janë ndërtuar brenda trashësisë së mu-rit. Sipas gjurmëve të ruajtura, në secilin mur ka pasur nga dy palëshkallë të vendosura në formën e shkronjës V, që të çonin në drejtimtë kullave të qosheve. Shkallët nisnin nga një shesh pushimi i për-bashkët, me lartësi 1.30, mbi të cilin ngjiteshe me shkallë druri. Ve-tëm pranë njërës nga kullat, shkallët janë vendosur në një krah. Mu-ret kanë qenë të larta rreth 5 m, të ndërtuara mbi themele të cekëta.Në pjesën e sipërme ato kanë qenë pajisur me bedena, të cilët kishinnjë lartësi prej 1,10 m. Mbi parapetin 1 m të lartë hapësira midis be-denave ishte rreth 0,80 m.

Porta e vetme e kalasë ka qenë e mbuluar me një hark tullash tërrethuar me kornizë. Korniza me tulla është në një plan me vetë murin,ndërsa harku futet 4-5 cm brenda tij. Kullat kanë qenë rreth 1 m më

të larta se kurtinat. Ato nda-heshin në tri kate, kati i po-shtëm mjaft i ulët (1,40-1,5m), shërbente si depo, katii dytë, me një lartësi 2,50 mishte pajisur me frëngji tëngushta shigjete që shërbe-nin njëkohësisht edhe përndriçimin e ambientit. Të triakatet ndaheshin me dyshe-me dërrase dhe komuniko-nin me kalanë nëpërmjet dyportave, në katin II dhe nëkatin III, kjo e fundit ko-munikonte me shtegun e ro-jes. Katet e treta kanë qenëpajisur me nga tri frëngjitopash. Frëngjitë ngushto-heshin nga ana e jashtmedhe përfundonin në formëne një dritareje të mbuluarme hark tullash. Frëngjitëpër topa të Peqinit ndry-shojnë krejtësisht nga ato të

Prezës. Pjesën e jashtme e kanë më të gjerë nga frëngjitë e kalasë sëElbasanit.

Portat e katit të poshtëm të kullave formoheshin nga një hark sek-torial, mbi të cilin ndodhej një hark rrethor tullash që s'ishte gjë tje-tër veçse fillimi i qemerit me tulla të korridorit të hyrjes. Ai ka një gja-tësi prej 1,50 m dhe gjerësi prej 1.10 m. Muret anësore të tij janë ndër-tuar vetëm me gurë, ndërsa qemeri me tulla. Kullat e rrumbullakëta

220

Fig. 158. Kalaja e Peqinit. Planimetria.

Page 221: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

të qosheve kanë pasur një diametër të brendshëm prej rreth 5.50 m dhetrashësi muresh të barabartë me kurtinat 1,40-1,50 m.

Mbi portën e kalasë, ashtu si në Elbasan, ka qenë ndërtuar një«xhami» pa minare (Mesxhide), e cila përmendet nga Çelebiu në shek.XVII.

Në periudhat e mëvonshme kalaja ka pësuar disa rindërtime (fig.158) siç është krijimi i disa kthinave të brendshme. Janë shtuar kullapoligonale dhe është hapur një portë në murin verilindor; është shtuarnjë kullë poligonale dhe një kullë katërkëndëshe në murin veriperëndi-mor dhe vetë kullat e qosheve janë kthyer në poligonale. Këto të funditjanë pajisur me frëngji të mëdha topash si dhe frëngji pushkësh. Tëgjitha këto rindërtime janë kryer pas vizitës së Çelebiut, domethënëgjatë shek. XVIII-XIX. Duke qenë një kala e dorës së dytë dhe e dobëtpër kohën që u ndërtua, Peqini nuk përmendet në dokumentet e shek.XVI. Kështu që koha e ndërtimit të saj mund të përcaktohet kryesishtnga krahasimi me kalatë e tjera të kësaj periudhe. Forma planimetrikedhe sidomos dalja katërkëndëshe midis murit verilindor e afron atë mekalanë e Prezës, ndërsa frëngjitë për topa ngjasojnë më tepër me ato tëDurrësit. Me këto të fundit e afron edhe mungesa e përdorimit të duk-shëm të copave të tullave në mure ose e një teknike më të rregulltme tulla. Në kohën e Çelebiut nuk mbahej mend koha e ndërtimit tëkësaj kalaje, fakt që do të përjashtonte së paku shek. XVII. Kështu qëmbetet si periudhë më e mundshme e ndërtimit të saj gjysma e parë eshek. XVI.

Nga fundi i shek. XVI u ndërtua dhe kalaja e Ishmit17. Ajo ndo-dhet mbi një kodër në lindje të fshatit Ishëm (fig. 159). Prej saj, shiki-mit i hapet një horizont i gjerë. Nga veriu dhe lindja vrojtohet fushapjellore e Ishmit dhe shikimi ndalet në vargmalin Krujë-Dajt; ngaperëndimi grykëderdhja e lumit, Kepi i Rodonit dhe një pjesë e mirë ebregut të detit Adriatik. Muret ndjekin formën e terrenit, por duke ten-tuar gjithnjë për të krijuar linja të drejta. Kështu planimeria ka formëne një katërkëndëshi kënddrejtë pak a shumë të rregullt me përmasa100 x 40 m, me brinjët më të ngushta të drejtuara veriperëndim-jugli-ndje. Kalaja ka dy porta, që qëndrojnë përballë njëra-tjetrës gjatë bri-njëve më të ngushta. Porta kryesore ndodhet nga lindja, ndërsa tjetra,e dorës së dytë, nga perëndimi. Të dyja portat lidheshin midis tyrenga një rrugicë e shtruar me kalldrëm. Muret forcohen ngapesë kulla, të cilat, me përjashtim të një kulle këndi me planimetri rre-thore dhe një tjetër pesëkëndëshe, kanë forma drejtkëndëshe.

Ato janë vendosur në këndet e bashkimit të mureve. Vetëm një-ra ndodhet në mesin e murit jugperëndimor nga është pjesa me mbroj-tje më të dobët natyrore e kodrës. Dy nga kullat janë ruajtur në lartë-sinë e mureve, të tjerat janë krejtësisht të rrënuara.

Muret e kështjellës janë ndërtuar me gurë ranorë të nxjerrë ngaformacione shkëmbore në afërsi, të lidhur me llaç. Trashësia e tyrevarion nga 1.50-1,2 m, duke qenë më e madhe tek muri jugperëndimordhe juglindor, që kanë një mbrojtje natyrore më të dobët. Për të shtu-ar qëndrueshmërinë e mureve, janë përdorur në brendësi brezat e dru-rit. Lartësia e mureve në pjesët më të ruajtura nuk i kalon 5 m, por

17) Monumentet 15-16, 1978, 243-247.

221

Page 222: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

a

bFig. 159. Kalaja e Ishmit.

a) Pamje e murit perëndimor.b) Hyrja kryesore.c) Planimetria.

c

Page 223: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

duke gjykuar nga gjurmët e ruajtura, mund të mendohet se lartësia etyre, deri në shtegun e rojeve, nuk duhet të ketë qenë më e madhe.Kështu që po të shtojmë lartësinë e bedenave apo të parapetit do tëkemi një lartësi të përgjithshme prej rreth 7 m.

Terreni brenda kështjellës është shumë më i ngritur se ai jashtësaj, kështu që muret u vishen pjesërisht shpateve të kodrës.

Në gjendjen aktuale, lartësia e terrenit të brendshëm të kështjellësarrin deri në lartësinë e shtegut të rojeve, ashtu siç e gjejme edhe nënjë kështjellë tjetër të kësaj periudhe në kalanë e Prezës. Por duhetmenduar që një pjesë e konsiderueshme e mbushjeve është krijuar qënga koha e ndërtimit të kështjellës deri në ditët tona dhe sidomos kurajo e pati humbur rëndësinë e saj të dikurshme. Për shkak të nivelit tëpabarabartë të terrenit nga ana e brendshme dhe jashtë mureve, gjatëmurit jugperëndimor janë hapur gjashtë kanale shkarkuese të ujërave.Vrimat shkarkuese në anën e dukshme kanë trajtë katërkëndëshe megjerësi rreth 0,25 m dhe lartësi 0,25-0,50 m. Nga sipër, grykat e ka-naleve mbulohen me pllaka të sheshta guri, ndërsa në pjesën e poshtmekanë nga një pllakë gurl, që del në formë lugu si dhe dy gurë anësorëmbi të. Ato shërbenin për të mos lejuar kullimin e ujërave gjatë fa-qeve të mureve. Kanale të tilla janë aplikuar edhe në kështjellën eDurrësit, në lartësinë 59, e ndërtuar gjatë shek. XV.

Mbi murin veriperëndimor u gjet dhe e vetmja gjurmë frëngjie përtop. Ajo ndodhej në jugperëndim të portës së kësaj ane dhe përshkontegjithë trashësinë e murit prej 1,65 m të kështjellës. Në planimetri, frë-ngjia ka formën e një dritareje drejtkëndëshe, me gjerësi 1,20 m dhegjatësi sa trashësia e murit. Vendi i daljes së grykës së topit ngushtohetnga të dyja anët nga një paturë me dalje 0,25 m, me trashësi 0,55 m.

Të dyja hyrjet e kështjellës janë hapur afërsisht në mes të brinjë-ve të ngushta të katërkëndëshit të formuar nga muret rrethuese. Në kë-të mënyrë, ato kanë më pranë kullat anësore të qosheve, të cilat shër-benin njëkohësisht edhe për mbrojtjen e këtyre hyrjeve.

Hyrjes kryesore, që ndodhet në mesin e murit juglindor, ndërtuasitjanë përpjekur t'i iapin një pamje pak a shumë monumentale. Ajoka një hapësirë drite prej 2,16 m dhe lartësi 2,60 m. Në të dyja anëtkufizohej prej dy kontrafortave 1,5 m të gjera që dalin nga muri ikështjellës 0,85 m. Ndërsa vetë hapësira e hyrjes mbulohet me tri har-qe sektoriale, të ndërtuara me gurë të punuar shtufi.

Portat siguroheshin nga brenda me trarë, që lëviznin në kanalet,të cilët përshkojnë muret në drejtim gjatësor. Një nga gjurmët e këtyrekanaleve ruhet në të vetmen shpatull të hyrjes tjetër, që ka pasur njërol të dorës së dytë, me një hapësirë drite 1,50 cm.

Ajo që e bën me interes studimin e kalasë së Ishmit është fakti senga burimet historike njihet me saktësi qëllimi dhe koha e ndërtimittë saj. Gjatë shek. XVI, Ishmi përfshihej në sanxhakun e Ohrit, që ish-te një krahinë e mbushur me revolta fshatare dhe trazira për Pera-ndorinë Osmane. Për këtë arsye, një feudal i pasur i quajtur Mehmet,i cili ishte edhe vetë nga kjo anë, i propozi Portës së Lartë që të ndër-tohej në Ishëm një kala, e cila do ta ruante vilajetin nga «kryengritësitqafirë», me kusht që atij t'i jepej sanxhaku në sipërmarrje për mbledhjene detyrimeve fiskale të shtetit. Pas disa hezitimesh, Porta e pranoi propo-zimin e Mehmetit, me kusht që të ndërtonte një kala solide dhe të fortë,

223

Page 224: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

ta pajiste mirë dhe ajo që është më e rëndësishme ta përfundonte shpejt.Por për shkak të disa kryengritjeve, që ndodhën në këtë zonë, Mehmeti utërhoq, duke u përgjigjur se «një gjë e tillë është e vështirë për t'urealizuar». Porta e urdhëroi Mehmetin që ta ndërtonte sa më parë kalanëdhe të ndëshkonte kryengritësit. Kështu, kalaja e Ishmit filloi të ngrihejnë verë të vitit 1572 dhe përfundoi në fillim të vitit 1574. Menjëherëpas përfundimit të punimeve, kështjella u pajis me një garnizon prej410 ushtarësh dhe përkohësisht me dy topa të sjellë nga kalaja e Shko-drës përderisa të derdheshin topat e porositur në fonderitë e Perando-risë Osmane18. Kështjella e Ishmit u ndërtua kryesisht për të luftuarkundër fshatarëve kryengritës. Ajo shërbente njëkohësisht edhe për tëvendosur kontrollin e skelës së Ishmit, ku nxirrej kontrabandë drithi dhebliheshin armë prej venedikasve. Tregtimi i drithit kontra-bandë nga skelat e Shqipërisë e kishte shqetësuar prej kohëshadmimstratën turke. Për këtë arsye, edhe në një nga skelat e njohuratë tregtimit të drithit në mesjetë, siç ishte Bashtova, turqit kishin bërëpunime plotësuese në kështjellën që ndodhej aty dhe kishin vendosurnjë garnizon ushtarësh.

Kështjella e Ishmit, megjithëse e ndërtuar mbi një terren kodri-nor, ku kushtet kanë ndikuar deri diku në formulimin planimetrik tësaj, ajo ruan tiparet e përbashkëta të ndërtimeve fortifikuese të kësajperiudhe, që kishin si qëllim dislokimin e garnizoneve turke, për t'ipasur ato si një armë të rëndësishme në konsolidimin e administratësotomane në krahina të ndryshme të vendit tonë, për të përhapur siste-min e timareve. Këto tipare janë kryesisht përmasat e vogla të kështje-llës si dhe forma e saj e rregullt gjeometrike. Si shumica e kështjellavetë garnizoneve, të ndërtuara rishtazi në këtë periudhë me urdhër të ad-ministratës osmane, dhe ajo e Ishmit është një fortifikim i dobët. Ajonuk i pënshtatet kohës në të cilën u ndërtua, kur siç dihet artileria pozhvillohej gjithnjë e më tepër dhe përdorimi i saj vinte duke u zgjeruar.Për rastin në shqyrtim është kuptimplote shprehja se kështjella u ndër-tua nga bregu i detit në një largësi të tilë «që nuk e godet topi».

Garnizonet osmane nuk ndaheshin nga administrata civile e tyre.Kështu që kalaja e Ishmit, duke qenë e lidhur dhe me një rrugë meOhrin, e cila përshkonte krejt sanxhakun, u kthye shpejt në një qendëradministrative dhe tregtie e krahinës. Këtë të fundit mund ta kuptojmëdhe nga toponimi «Pazar», me të cilën thirret qendra e fshatit të sotëm.

Kalaja e Lëkurësit është një fortifikim tjetër i ndërtuar nga tur-qit. Ndodhet mbi një kodër të lartë në juglindje të Sarandës pranë rrë-nojave të fshatit Lëkurës, të braktisur para një shekulli. Kalaja ka pla-nimetri gati katrore me përmasa 42 x 44 m, me dy kulla të rrumbulla-këta të vendosura në qoshen veriperëndimore dhe juglindore dhe njëkullë drejtkëndëshe në murin perëndimor (fig. 160) Muret kanë një tra-shësi prej 1,70-1,90 m, dhe kanë pasur një lartësi prej 6,70 m; mbi tongrihej një parapet me lartësi 1,70 m, dhe trashësi 0,90 m, i përshkuarnga frëngji zjarri të vendosura rreth 1,20 m larg njëra-tjetrës. Frëngji-të kanë një lartësi prej 0,50 m, gjerësi nga brenda 0,35 dhe 0,04-0,06 mnga jashtë. Në pjesën e sipërme janë mbuluar me gurë më të mëdhenjplloçakë, që mbështeten në të dy skajet mbi paturat e frëngjive. Muretjanë përforcuar me breza druri, por jane ndërtuar me një teknikë të

18 A. Matkovski, Vep. Cit, 59.

224

Page 225: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 160. Kalaja e Lëkursit, Sarandë. Planianetria.

dobët. Në brendësi gurët ja-në vendosur në të thatë dhevetëm në faqet e jashtmeështë përdorur llaçi, ku ten-tohet dhe për një vendosjehorizontale të rreshtave tëgurëve. Nga kullat ruhet nënjë gjendje relativisht të mi-rë vetëm kulla e qoshes jug-lindore. Ajo ka një diame-tër të brendshëm prej 8 mdhe trashësi muresh 2 m.Kulla ruhet në një lartësiprej 7 m deri në nivelin eplatformës. Në të hyhet në-përmjet një porte të formuarme qemer cilindrik. Kullapërbëhet nga një kthinë evetme, e mbuluar me një ku-polë sferike, e ndërtuar megurë katërkëndësh të vendo-sur në rrathë koncentrikë.Herë pas here rrathët ndërpriten nga gurë tërthorë për një lidhje më tëmirë të strukturës. Kupolat përfundonin nga sipër me një platformë, ku,me sa duket, vendoseshin edhe topat. E vetmja kullë drejtkëndëshe, nëmurin perëndimor del 3 m. nga kurtina dhe ka një gjerësi ballore prej7 m. Faqet e mureve të kullave dhe kurtinave bien me një pjerrësitë lehtë në anën e jashtme. Hyrja e kështjellës, me sa duket, ka qenënë murin lindor.

Kalaja e Lëkurësit, për sa i përket zgjidhjes planimetrike, ngjasonme kala të tjera të periudhës së pushtimit turk, si kalaja e Peqinit dhee Prezës. Secila prej tyre, përveç kullave të rrumbullakëta në qoshe,ka dhe një kullë drejtëkëndëshe me ballë të gjerë në njërin nga muret.Por nga ana tjetër, ajo paraqet një fazë më të zhvilluar për sa i për-ket parapetit me frëngji, kullave masive për topa, si dhe pjerrësisë sëmureve të kullave dhe kurtinave.

Duke gjykuar nga këto të dhëna. koha më e mundshme e ndërti-mit të kësaj kalaje është periudha që përfshin gjysmën e dytë të shek.XVI deri në fund të shek. XVII.

Një vendosje identike të kullave, si në kalanë e Lëkurësit, e hasimnë kështjellën e Gjon Boçarit19 e ngritur mbi një kodër të ulët në fsha-tin Tragjas i Ri të rrethit të Vlorës (fig. 161). Kjo kështjellë formohetnga një katërkëndësh kënddrejtë (30xl8m), me dy kulla poligonale në qo-shen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme, 2 m e gjerë, ndodhet nëmesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit.

19) Kalaja e Gjon Boçarit është përshkruar për herë të parë nga K. Paç (C.Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904, 78-79, ndërsa më vonë ngaD. Komata (Disa qendra të fortifikuara në vendin tonë. Buletin arkeologjik 4, 1974,191-192) dhe A. Baçe Kalaja e Gjon Boçarit. Bul. Ark. 5, 1975. A. Baçe e daton ka-lanë në shek. XIV, ndërsa D. Kamata i afrohet më tepër kohës së ndërtimit të saj,duke e datuar në periudhën pas shek. XV.

15 - 61 225

Page 226: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 161. Kalaja e Gjon Boçarit.Tragjas i Ri, Vlorë.Pamje, planimetri.

Page 227: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kurtinat kanë një trashësi prej 1.80 m dhe po aq është edhe gjerësiae mureve të kullave. Gjithashtu e barabartë është edhe lartësia e tyre,Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes, arrin 4 m, ndërsa parapeti,i ruajtur vetëm si gjurmë, kishte një gjerësi prej 0,54 m. Në shtegun e ro-jes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureveveriperëndimore dhe juglindore, të cilat, si në kalanë e Peqinit, janëvendosur në trajtën e shkronjës V. Kullat janë krejtësisht të hapura ngaana e brendshme e fortifikimit, duke qenë kështu më tepër një vazhdimi mureve rrethuese. Muret e tyre, në pjesën e poshtme, përshkohen ngafrëngji për armë zjarri, të mbuluara me rrasa horizontale guri. Mefrëngji të tilla duhet të ketë qenë pajisur edhe parapeti i mureve dhei kullave. Ndërsa trashësia e plotë e kurtinave përshkohet vetëm prej dyfrëngjish të vendosura në të dyja anët e portës. Për kohën e ndërtimittë kësaj kështjelle, e cila nuk përmendet në burimet historike, janë shpre-hur mendime të ndryshme, që e datojnë atë nga shek. XIV deri në shek.XVIII-XIX.

Por rrethime të tilla mbrojtëse, të pajisura me frëngji pushke, i ha-sim shpesh në manastiret e fortifikuara të vendit tonë, si në Krorëz, Ka-kome, Demë, Qeparo etj., që datohen në gjysmën e dytë të shek. XVII.Në muret rrethuese të këtyre manastireve, portat mbrohen nga frëngjianësore, si në kështjellën e Gjon Boçarit. Për më tepër, në manastirin eShën Gjergjit në Demë (Butrint) takojmë dhe kulla të hapura krejtë-sisht nga brenda, muret e të cilave përshkohen nga frëngji për armëzjarri. Pra, të njëjtës periudhë duhet t'i përkasë edhe kështjella e GjonBoçarit. që, me sa duket, ka shërbyer për strehimin e një garnizoni tëvogël.

Ndërtimet fortifikuese turke filluan në Shqipëri në një periudhëqë kishte filluar të përdorej artileria, sidomos gjatë shek. XVI, ajoqe përhapur gjerësisht. Këtë e vërteton dhe fakti që shumica e këty-re fortifikimeve janë pajisur me frëngji për topa. Përdorimi i artilerisëkërkonte kështjella të ulëta me mure të gjera ose të mbushura në pjesën ebrendshme me dhë (terrapieno), që i bënin më elastike muret ndajgoditjeve. Nga ana tjetër, vetë muret dhe kullat ndërtoheshin me pjerrë-si në anën e jashtme. Këto parime nuk u ndoqën nga turqit, veçse ubë një përpjekje për uljen e lartësisë së kullave. Muret e kullave dhekurtinat janë vertikale dhe në përgjithësi trashësia e tyre nuk ështëllogaritur për të përballuar goditjet e artilerisë. Fakt kuptimplotë ështëndërtimi i kalasë së Ishmit në një distancë të tillë nga deti, ku nukarrinin predhat e artilerisë. Përjashtim bën vetëm kalaja e Vlorës, kumuret ishin aq të trasha saqë mund t'i bënin ballë qitjeve të artilerisësë anijeve. Rrallëherë janë përdorur platforma në pjesën e sipërme tëkullave, veçse në ndonjë ndërtim të vonë, si kalaja e Lëkurësit. Në ra-stet e tjera, kullat ndaheshin në 2-3 kate me dysheme druri dhe mbu-loheshin me çati. Edhe për mbrojtjen e hyrjeve nuk është treguar ndo-një kujdes i veçantë. Ato ishin të thjeshta duke përshkuar murin rre-thues, ose kalonin nëpërmjet një kulle drejtkëndëshe. Kështjellat turke

227

Page 228: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

kishin zakonisht forma të rregullta gjeometrike, midis të cilave mbizo-tëronte katërkëndëshi, dhe janë ndërtuar në të shumtën e rasteve nëterrene të sheshta, duke bërë pjesë kështu në qendrën administrative tëqyteteve, sidomos kur këto u zhvilluan gjatë periudhës së pushtimitturk. Në ndërtimin e kalave morën pjesë teknikë dhe punëtorë vendas,siç del qartë në rastin e ngushtimit të kalasë së Durrësit. Në ndonjërast, ato janë projektuar edhe nga arkitektë me origjinë shqiptare, siçështë kalaja e Vlorës. Fakti i pjesëmarrjes së teknikëve dhe punëtorë-ve vendas në ndërtimin e këtyre kalave dhe ajo që kishin përvetësuarvetë turqit nga kështjellat bizantine, bëri që sidomos gjatë shek. XVtë përdoret gjerësisht teknika «kluasonazh» apo e futjes së çrregullt tëcopave të tullave në faqet e jashtme të mureve me gurë dhe së fundii brezave dekorativë me tulla (Prezë, Tepelenë, Elbasan). Kjo teknikëfillon të mbahet gjatë shekullit XVI, gjersa zhduket fare në shekullinXVII. Ndryshe ndodh me ndërtime më të vogla, siç janë faltoret isla-me, në të cilat teknika «kluasonazh» vazhdon të përdoret me suksesgjatë gjithë shek. XVI dhe fillimit të shek. XVII.

Në përgjithësi, mund të thuhet se në këto lloj ndërtimesh, me për-jashtim të ndonjë rasti të veçantë, si kalaja e Vlorës, nuk vërehet ndo-një përparim i dukshëm, përkundrazi ato qëndrojnë mbrapa arritjevemë të mira të arkitekturës ushtarake në shek. XV në vendin tonë.

Periudha në shqyrtim mbyllet në prag të fillimit të një etape tëre zhvillimi, kur ndryshimet që ndodhën në strukturën ekonomiko-sho-qërore, me shthurjen e sistemit feudalo-ushtarak dhe me zgjerimin etregut të brendshëm e të jashtëm, lindën dhe premisat për një zhvillimtë mëtejshëm të arkitekturës ushtarake.

228

Page 229: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kapitulli VIII

FORTIFIKIMET NË SHEKUJT XVIII-XIX

Periudha e pashallëqeve të mëdha shqiptare.

Shthurja e regjimit feudalo-ushtarak osman që sapo kishte filluarnë Perandorinë Osmane gjatë shekullit XVI, në shekullin XVII kishtebërë hapa përpara. Ky proces u shfaq edhe në Shqipëri në pjesën eparë të këtij shekulli.

Pakësimi i fushatave ushtarake fitimtare, mbi të cilat mbështetejtërë sistemi i Perandorisë Osmane, shpenzimi në mënyrë joproduktivei të ardhurave të fituara nga luftërat dhe taksat, krijimi i shteteve tëcentralizuara në Evropën Perëndimore dhe shpërngulja e qendrës eko-nomike botërore nga Mesdheu në bregdetin evropian të Atlantikut,ishin nga faktorët kryesorë që shkaktuan rënien e Perandorisë Osma-ne.

Me shthurjen e sistemit feudalo-ushtarak dhe dobësimin e push-tetit qendror turk u dobësua edhe administrata shtetërore e Perandori-së. Kjo u dha rast feudalëve të fuqishëm shqiptarë të fuqizoheshinekonomikisht dhe politikisht. Me forcimin e pozitave të tyre, ata tanimbanin pranë vetes një aparat nëpunësish dhe një ushtri personale mer-cenarësh. Vetë shteti turk, duke qenë në vështirësi të madhe finan-ciare, i lakmonte për vete pasuritë që ata kishin grumbulluar. Synimiqë ata lEishin për t'u shkëputur nga sundimi osman bëri që të lindninkontradikta të ashpra midis feudalëve të mëdhenj shqiptarë dhe pu-shtetit qendror. Shpeshherë sulltanët dërgonin ekspedita ndëshkimorekundër tyre. Me kalimin e kohës këta feudalë u kthyen në sundimtarëgjysmautonomë dhe autonomë që qëndronin në krye të territoreve tëmëdha apo të vogla, që u quajtën pashallëqe dhe që zëvendësuan nda-rjen e vjetër administrative të sanxhaqeve. Që në mesin e shekullitXVIII, në Shqipëri ishin krijuar pashallëqet e Shkodrës, Delvinës,Vlorës, Elbasanit, etj. Sundimtarët e pashallëqeve kthyen në vasalë feu-dalët e tjerë brenda pashallëkut të tyre. Ata krijuan kështu aristokracinë

229

Page 230: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

e lartë shqiptare, familjet e së cilës thirreshin oxhaqe. Tendenca për tëzgjeruar pashallëqet në kurriz të pashallëqeve fqinje. shkaktoi: shpër-thimin e konflikteve të armatosura midis sundimtarëve të këtyre pa-shallëqeve, të cilët vazhduan, në disa raste, dhe me dhjetëvjeçarë. Kjoperiudhë karakterizohet nga konflikte dhe luftëra të vazhdueshme mi-dis feudalëve, si dhe midis feudalëve nga njëra anë dhe masave tëshfrytëzuara të qytetarëve e fshatarëve nga ana tjetër.

Luftërat feudale morën përpjesëtime më të mëdha, sidomos në pa-

230

Fig. 162. Kalaja e Elbasanit. Kullë e rindërtuar në shek. XVIII.

Page 231: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 163. Kullë e shek.XVIII në kalanë e Pe-qinit

Fig. 164. Planimetria ekullës.

Page 232: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

shallëqet e Shkodrës, Beratit dhe Janinës, të cilat shërbyen dhe si bër-thama për krijimin e pashallëqeve të mëdha shqiptare. Në funksion tëkësaj gjendjeje qenë ngritur dhe fortifikimet. Zakonisht, në qytetinkryesor të pashallëkut, ku ishte edhe rezidenca e sundimtarit, vërehengjurmë më të dukshme të ndërtimeve mbrojtëse të kësaj periudhe. Kë-to rezidenca qenë ngritur në kalatë që ekzistonin edhe më parë, siShkodra, Berati, Janina, etj, të cilat u plotësuan me ndërtime mbroj-tëse të reja, që u përgjigjeshin më mirë zhvillimit që kishte marrë ar-tileria. Ka pasur edhe raste në ndonjë pashallëk të vogël, si ai i Del-vinës, ku janë mjaftuar me ndërtimet ekzistuese pa bërë ndonjë ri-ndërtim të rëndësishëm. Pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje, nëkëtë kohë janë bërë ndërtime të kufizuara edhe në qendrat e forti-fikuara të sanxhaqeve dhe vilajeteve të dikurshme, si në Elbasan, Kru-jë, etj. Për Elbasanin kjo del qartë edhe nga një dokument i vitit 1802,ku thuhet se Abdulla Pasha, vuri fshatarë nga rrethi i Elbasanit për tëpastruar hendekun e kalasë që ishte i mbushur dhe mbylli dy portat ejeniçerëve, punime që zgjatën 2 vjet.

Në periudhën e pashallëqeve, kalaja e Elbasanit ruajti karakterin esaj mesjetar, veçse në një kullë që shihte nga pazari, mbi të cilën sotndodhet kulla e sahatit, u hapën tri frëngji të mëdha për topa. (fig. 162).Kalaja e Peqinit nga një kala garnizoni u kthye në rezidencë për feudalëtvendas. Asaj ju shtuan katër kulla, tri poligonale dhe një katërkëndëshe.Dy nga kullat e qosheve, që ishin të rrumbullakëta u kthyen në poligo-nale (fig. 163), u mbyllën me mur hapësirat midis bedenave, duke krijuarnjë parapet të pandërprerë, në të cilin u hapën frëngji topash dhe pu-shke.1

Pjesa e sipërme e parapetit dhe e kullave u konturua me një kornizëgurësh të vendosur në formë dhëmbësharre. Gjithashtu, kullat u pajisënme frëngji pushkësh dhe topash (fig. 164). Muret e kullave të periudhëssë parë u rikonstruktuan, duke iu shtuar në pjesën e brendshme një murme trashësi 0,60-0,75 m, mbi të cilin mbështetej kupola prej guri, qëndante katin e parë me të dytin. Këto kulla, në këtë periudhë, përbëhe-shin nga dy kate, ku secili kat kishte nga një kthinë të pajisur me frëngji.Katet e para kishin nga tri frëngji topash dhe dy pushkësh, me nga tritë çara për gjuajtje, ndërsa kati i dytë ishte pajisur vetëm me frëngjipushke. Kullat mbuloheshin, si dhe në periudhën e parë, me çati. Ve-shja nga jashtë dhe kthimi në poligonale (tetëkëndëshe) i kullave tërrumbullakëta të qosheve është bërë në mënyrë të tillë që faqet të bienme pjerrësi mbi terrenin. Të njëjtën pamje kanë edhe kullat e ndërtuararishtazi. Prej tyre, më e rëndësishme është një kullë e madhe poligonalenë mesin e murit verilindor. Në ndryshim nga kullat e tjera, kati i parëi saj ndahet në tri kthina të vogla, të mbuluara me qemere cilindrike,të cilat ndahen në vetvete në dy kate me dysheme druri, duke u lënënjë lartësi prej 1.40 m bodrumeve, që shërbenin si depo. Kati i sipërmi kësaj kulle kurorëzohet nga një parapet i pajisur me frëngji të shu-mta pushke. Frëngjitë e topave të shek. XVIII, ndryshe nga ato tëperiudhës së parë të ndërtimit (shek. XVI), kanë në planimetri formëne dy trapezave të bashkuar kundrejt brinjëve më të ngushta, ku secilaprej tyre mbulohet me nga një qemer trungkonik. Kështu, ato lejojnë

1) L. Papajani. Vep. cit. Monumentet 9, 1975, 55-76.

232

Page 233: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

vendosjen e topave të kalibrave më të mëdhenj dhe një manovrim mëtë mirë të tyre. Frëngjitë për pushkë na paraqiten në anën e bre-ndshme në formën e një kamareje drejtkëndëshe me tri të çara vertikale,të cilat kontrollojnë drejtime të ndryshme.

Me ripërshtatjet që ju bënë kalasë së Peqinit, ajo u bë e aftëpër t'i rezistuar për njëfarë kohe fuqisë sulmuese të një feudali fqinj.Kështu, kalaja e Peqinit, mundi t'u bëjë ballë për 8 muaj topave tëulqinakëve që sollën bushatllinjtë nga Durrësi, më 1775, si dhe njërrethim tjetër prej 6 muajsh në vitin 1785.2

Kalaja e Peqinit, duke qenë në kufi të dy pashallëqeve më tëmëdha, atij të Shkodrës dhe Beratit, është lakmuar prej të dy palëvedhe është bërë shkak luftërash dhe grindjesh të vazhdueshme, për tëmbajtur në zotërim atë dhe për pasojë edhe krahinën përreth.

Mbeturina të rëndësishme të periudhës së pashallëqeve konstatoj-më edhe në kalanë e Beratit, Krujës dhe Shkodrës. Në Krujë, ngakjo periudhë ruhet një kullë e rrumbullakët, në anën lindore të kalasë.Kulla është pajisur me katër frëngji të mëdha topash, me hapje nëanën e jashtme dhe ngrihet fare pak mbi sheshin e kalasë. Po kësaj pe-riudhe i përkasin dhe një pjesë e mureve të parapeteve të përshkuaranga frëngji për armë zjarri.

Në Berat, ndërtimet mbrojtëse të shek. XVIII-XIX zënë vend mëtë rëndësishëm, pasi Berati ishte qendra e njërit nga tri pashallëqete mëdha shqiptare. Këto ndërtime janë kryer në periudhën e sundimittë Ahmet Kurt pashës dhe më vonë, kur Berati ra nën sundimin e tij,prej Ali pashë Tepelenës. Ahmet Kurt pasha e rindërtoi kalanë me 1768.Punimet zgjatën 5 muaj dhe punuan 450 ustallarë.3 Më vonë, Ali pasha,përveç rindërtimeve që bëri brenda në kala, ndërtoi nga themelet njëkështjellë të vogël mbi një kodër në verilindje të saj, përballë hyrjeskryesore.

Nga kjo kështjellë, e njohur me emrin «kalaja e Biftës», sot nukruhet më asnjë gjurmë. Ndërtimet e periudhës së pashallëqeve në kalanëe Beratit konsistojnë, përveçse në riparimin e mureve dhe në ndërtimine parapeteve me frëngji, në oborrin e fortifikuar, pranë hyrjes kryesore,në ndërtimin e disa kullave dhe në hapjen e ndonjë frëngjie për topagjatë murit rrethues. Për t'u përmendur janë dy kulla në anën jugore,të cilat kontrollojnë rrugën që kalon gjatë luginës së Osumit, bri kodrëssë kalasë, si dhe të një kulle poligonale për artileri, të shkëputur ngamuret rrethuese, e cila kontrollon më nga afër këtë zonë (fig. 165). Ku-llat e kësaj periudhe kanë forma poligonale, zakonisht gjashtëkëndëshe mefaqe që bien me pjerrësi mbi terrenin. Muret e tyre kanë një trashësiprej 2.5 m dhe janë të ulëta, në pjesën e brendshme, deri në nivelin e ka-tit të dytë, për të pasur qëndrueshmëri kundrejt goditjeve të artilerisë, janëtë mbushura me dhë, ndërsa kati II i lirë është pajisur me frëngji për to-pa. Kulla e veçuar pranë bregut të lumit është me tri frëngji të mëdhapër topa të kalibrit të rëndë. Frëngjitë, në anën e brendshme kanë njëgjerësi prej 1 m, ndërsa nga jashtë hapen me 2.80 m dhe mbulohen meqemere trungkonike. Siç kuptohet dhe nga gjurmët e ruajtura, kulla mbu-

2) S. Naçi. Shënime kronikale në dorëshkrimin e Kostandin Beratit, BUSHT,3, 1964, 164.

3) Monumentet 2, 1971, 43-62.

233

Page 234: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 165. Kullë e shek. XIX në kalanë e Beratit.

Page 235: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

lohej me çati. Faqet e jashtme të kësaj kulle janë ndërtuar me gurë tëvegjël, të latuar në forma drejtkëndëshe, të vendosur në rreshta para-lelë. Kati i poshtëm i mbushur me dhe, kufizohet prej ambientit të frën-gjive në anën e jashtme nga një kornizë gurësh të punuar, që dalin nëformë dhëmbi. Nga kjo pikëpamje ajo të kujton ndërtimet fortifikuesetë Ali pashë Tepelenës dhe ngjason më tepër me kullat e kalasë së Gji-rokastrës e Tepelenës.

Kalasë së Shkodrës, në kohën e sundimit të pashallarëve bushatllinj,ju bënë disa ripërshtatje. Muret perimetrale u pajisën me frëngji të mëdhapër topa. Si dhe në kalatë e tjera të kësaj periudhe, ato kanë në plani-metri formën e një trapezi me bazën e madhe të drejtuar në anën e jasht-me. Një kullë masive, me planimetri të çrregullt, e ndërtuar për artileri,qe ngritur në skajin perëndimor të kështjellës dhe kontrollonte rrugënqë vjen nga Lezha për në Shkodër si dhe kalimin e Bunës tek ura eBahçallëkut. Ajo ka një dalje sekrete jashtë mureve të kalasë, e cilaështë maskuar prej shikimit nga poshtë me anën e një muri të vogëltërthor, i cili, me trashësinë e tij prej 2.50 m shërbente edhe për ta mbroj-tur këtë dalje nga goditjet me armë zjarri apo artileri. (fig. 165 a) Ku-lla ka një lartësi prej 12 metra dhe trashësi muresh 2.20 m. Ajo nda-het në tri kate nga qemere cilindrike me muraturë guri. Platforma ekullës e kurorëzuar nga frëngji të mëdha topash, ndodhet në një rrafshme terrenin e brendshëm të kalasë, Kështu, për të hyrë në katin esipërm të kullës, është ndërtuar një tunel i mbuluar me qemer, i spos-tuar në brendësi të kalasë, nëpërmjet të cilit zbritet me shkallë në ka-tin e sipërm të kullës, ndërsa katet e tjera lidheshin midis tyre meshkallë të gurta, të ndërtuara në një skaj të murit perimetral të saj.Por ndërtimet më të rëndësishme u kryen në pjesën qendrore të kalasë,paralel me murin ndarës të oborrit të dytë, në atë kohë i rrënuar,u ndërtua një mur i ri me lartësi 5 m, i cili ndërpriste mespërmes te-rritorin e brendshëm të kalasë. Gjatë këtij muri ruhen dy porta, një-ra në skajin lindor ndërsa tjetra në mes. Portat janë mbuluar me qe-mere cilindrike, që në pamjen ballore përfundojnë me një hark trefishgurësh të punuar me kujdes. (fig. 165 b) Rreth 20 m larg këtij muri,në brendësi të kalasë, është ndërtuar dhe një mur tjetër paralel me tëparin, që së bashku veçojnë pjesën qendrore të kalasë. Brenda tyrekanë qenë ndërtuar midis të tjerave edhe depo të nëndheshme, njëraprej të cilave ruhet akoma në gjendje të mirë. Periudhës së pashallë-qeve i përket dhe rindërtimi i një pjese të mirë të murit ndarës të kë-shtjellës, i cili në pjesën e sipërme është pajisur me frëngji për armëzjarri. Të gjitha ndërtimet e kësaj periudhe dallohen nga teknika endërtimit me gurë të latuar me kujdes, në forma të rregullta katër-këndëshe, të vendosura në rreshta paralelë. Nganjëherë janë përdorurganxha prej hekuri tërthor fugave paralele, që lidhin rreshtat e gu-rëve, ashtu siç i takojmë dhe në urat e shek. XVIII-XIX. Gjithashtu.në disa nga gurët e veshjes, në vende të dukshme janë gdhendur shpa-ta me teh të harkuar, simbol i njohur dhe në ndërtime të tjera të shekXVIII-XIX.

Por midis gjithë sundimtarëve të pashallëqeve, u dallua për ngritjefortifikimesh Ali pashë Tepelena, i cili nga fundi i sundimit të tij,mundi të krijojë një shtet thuajse të pavarur, me kryeqendër Janinën.Në kufijtë tanë shtetërorë ndodhet vetëm një pjesë e kalave të ndër-

235

Page 236: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 165a . Kalaja e Shkodrës. Kullë e periudhës së Bushallinjve, shek. XVIII.

Fig. 165b. Portë në murin ndarës të oborrit të dytë shek. XVIII, Shkodër.

Page 237: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

tuara apo të rindërtuara prej tij, si Tepelena, Gjirokastra, Shën-Tria-dha, Mahallaja, Porto-Palermo, etj. Qëllimi i Ali Pashës në ndërtimin enjë rrjeti të tërë fortifikimesh në territorin e sunduar prej tij ishte jovetëm zhdukja e anarkisë feudale dhe sundimi i plotë i vendit, poredhe krijimi i një shteti të pavarur shqiptar, ku të përfshihej edhe Shqi-përia Veriore. Midis ndërtimeve të tjera Aliu u vuri rëndësi të veçantëfortifikimeve dhe nxitoi të ndërtonte një sistem të tërë kështjellash dhekullash të veçuara, pasi parashikonte një konflikt të armatosur me Tur-qinë. Prandaj kështjellat e tij janë ngritur në pika të rëndësishme strate-gjike, pranë rrugëve nga mund të kalonte ushtria turke si dhe në qytetetdhe portet kryesore. Për më tepër, Ali pashë Tepelena filloi të krijonte njërajon tepër të fortifikuar në krahinën malore të Sulit, të cilën do ta ki-shte në rast nevoje si vend të rezistencës së fundit, për të pasur mundësitë grumbullonte dhe riorganizonte forcat kundër ushtrisë turke superiorenë numër.

Në ndërtinet e tij ushtarake Aliu përdori një numër të madh ar-kitektësh dhe inxhinierësh të huaj francezë dhe italianë, por në krye tëpunimeve, nga viti 1800 deri rreth 1812, qëndronte Petro Korçari4, njëmjeshtër shqiptar, të cilin konsulli i përgjithshëm i Francës në Shqipëri,Fransua Pukëvili, e quan «Voban»5 të tij. Vetë Aliu ndërhynte shumënë punimet dhe nuk kishte besim në arkitektët e huaj. Ai përdori përndërtimin e kështjellave mjeshtra nga krahina e Korçës, Përmetit, Gji-rokastrës, Janinës dhe Dibrës.

Veç kalave që ndërtoi Ali Pasha, jashtë territorit të sotëm tëShqipërisë, si në Janinë, Prevezë, Artë, Sul, etj., ai ndërtoi shumë for-tifikime edhe brenda këtij territori, si në Tepelenë, Gjirokastër, Shën-Triadhë, Butrint, Mahalla, Libohovë, Shën-Vasi, Porto-Palermo, Berat.

Pjesa më e madhe e këtyre fortifikimeve ruhet në gjendje të mirëapo të mjaftueshme për t'u studiuar. Ndërtimet ushtarake të Ali Pashësdallohen nga teknika e ndërtimit me gurë të latuar me kujdes, dhe kurlejonte terreni, nga format e rregullta gjeometrike, në të cilat mbizotërontedrejtkëndëshi, nga kullat dhe muret e ulëta e me faqe të pjerrëta në anënjashtme, frëngjitë e mëdha për topa me hapje nga jashtë si dhe nga disaelemente dekorative, si kornizat prej guri, që konturojnë zakonisht pje-sën e sipërme të kurtinave dhe kullave, me lartësi të barabartë. Jo tëgjitha kalatë e Ali Pashës janë të një rëndësie dhe u është kushtuar i njëj-ti kujdes. Sipas qëllimit dhe rrethanave, në të cilat ato u ndërtuan. ko-mbinohet utiliteti, qëndrueshmëria dhe madhështia.

Vendlindjen e tij, Tepelenën, Aliu donte ta bënte një rezidencë të dy-të të tij pas Janinës që të mos binte më poshtë nga ajo nga sh'këlqimidhe madhështia. Por para se të ndërtonte kalanë në këtë qytet, Aliusynoi të nënshtronte një herë krahinën e Gjirokastrës, Delvinës dheHimarës e sidomos të kishte një dalje në det në këtë zonë, ku si ven-din më të përshtatshëm gjeti Butrintin. Kështu, rreth vitit 1797, aindërtoi një kështiellë të vogël në fshatin Mahalla të Delvinës, mbi njëkodër të ulët, nga ku zotërohej një pjesë e luginës së lumit Pavlla.Kjo ishte një kështjellë e dobët, muret e saj kishin një gjerësi prejvetëm 0.75 m dhe lartësi 3.50 m. Me planimetri në trajtën e një

4) Dh. Shuteriqi. Petro Korçari, kryearkitekt i Ali pashë Tepelenës, Tiranë 1977.5) Mareshal i Francës, komisar i përgjithshëm për fortifikimet.

237

Page 238: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

trapezi, ajo ka katër kulla drejtkëndëshe nëqoshet dhe dy hyrje, nga të cilat hyrjakryesore përshkon murin verior, ndërsa tje-tra, më e vogël, murin jugor (fig. 166). Ku-llat me lartësi 7 m janë ndarë me dyshemedruri në dy ose në tri kate. Ato bien me fa-qe vertikale dhe i ngjajnë më tepër njëbanese të zakonshme të fortifikuar se sa ku-llave të një kështjelle. Katet e para janë pa-jisur me frëngji pushke dhe ndonjë dritaretë vogël, ndërsa katet e sipërme, që shërbe-nin për banim, ndriçoheshin nga dritarerelativisht të gjera, të mbuluara me harqeguri ashtu siç i takojmë edhe në banesate kësaj kohe. Të gjitha kullat mbuloheshinme çati me konstruksion druri me katër ku-llime. Brenda kështjellës qe ndërtuar një

238

Fig. 166. Kalaja e Mahallasë,Sarandë. Pamje ebrendshme. Plani-metria.

Page 239: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 166c. Kalaja e Mahalla-së. Pamje, rikon-struksioni.

banesë, konturet e jashtme të së cilës shquheshin akoma midis rrënimeve.Kështjella e Mahallasë (fig. 1 6 6 c ) ndryshon shumë nga cilësia

nga shumë fortifikime të tjera të ndërtuara prej Ali Pashës. Kjo ndodhjo sepse ishte një nga fortifikimet e para të ndërtuara prej tij, por ngavetë qëllimi dhe rrethanat, në të cilat u ndërtua. Pa dyshim, ajo ungrit në një kohë mjaft të shkurtër, gjë që ta sugjeron edhe sasia epaktë e materialit të përdorur.

Ali Pasha e ndërtoi këtë kala për të qenë më afër ngiarjeve, qëpo zhvilloheshin në Butrint pas likuidimit të Republikës së Venedi-kut dhe pushtimit nga francezët të Ishujve Jonianë dhe për të pa-sur një vetëqëndrim më të sigurtë kundrejt ndonjë sulmi të papriturprej sanxhakbeut të Delvinës, që ishte në armiqësi me të. Pra, ajoqe e caktuar ti qëndronte sulmit të një fuqie të vogël dhe armëve tëlehta.

239

Page 240: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Vetë pozicioni i kësaj kalaje, në një vend të thellë e të izoluar,të rrethuar në të katër anët me kodrina e male, fshihte synimet eAli Pashës për pushtimin e Butrintit para se Turqia të kishte hyrë nëluftë me Francën. Një qëllim të ngjashëm ka pasur edhe kështjella eShën-Triadhës (fig. 167). Ajo u ndërtua për të mbajtur nën presionqytetin e Gjirokastrës, të cilin Aliu prej kohësh ëndërronte ta fustenën zotërimin e tij. Kështjella e Shën-Triadhës u ndërtua rreth vi-teve 1809-1810 mbi një nga lartësitë e vargut të kodrave, që shtrihennë lindje të luginës së Drinosit, përballë qytetit të Gjirokastrës, me që-Llim që të kontrollonte rrugët e furnizimeve dhe për të kryer herë pashere inkursione kundër këtij qyteti, që duhet ta ndjente më nga afërpraninë e fuqisë së Ali Pashës. Kë shtjella ka formë katërkëndëshe mekatër kulla poligonale në qoshet, ndërsa hyrja e vetme hapej nga veriukundrejt njerës nga brinjët më të ngushta midis dy kullave të kësajane. Teknika e ndërtimit është po ajo, e njohur në ndërtimet e tjera tëAliut, me gurë të vegjël drejtkëndësh, të punuar me kujdes e të vendosurnë rreshta të rregullt. Në gjendjen që ka arritur në ditët tona, kjo kë-shtjellë nuk ruan as parapete, frëngji apo elemente të tjera të fortifi-kimit. Pjesa më e ruajtur e një muri dhe e një kulle arrin lartësinë7 m. Ndërtimet e brendshme kanë qenë të shumta në këtë kështjellë. Atoshërbenin për qëndrimin e garnizonit, ruajtjen e ushqimit dhe muni-cionit. Prej tyre ruhet vetëm një kthinë e mbuluar me qemer cilindrik,e cila ka si mur të jashtëm vetë murin jugor të kështjellës. Megjithësenjë nga kështjellat e dobëta të Ali Pashës, ajo ishte e denjë për të për-mbushur qëllimin që i qe caktuar. Këtë e tregojnë ngjarjet e mëvonshmepër pushtimin e kalasë së Gjirokastrës si dhe vetë fakti që gjirokastritët

240

Fig. 167. Pamje e kalasë së Shën-Triadhës, Gjirokastër.

Page 241: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig 168a

Fig. 168. b. Kalaja në derdhje të kanalit të Vivarit, Butrint.

16 - 61

b

Page 242: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

nuk kishin një forcë të tillë sulmuese që të pengonin ndërtimin e saj.Një diçka tjetër, që e favorizonte garnizonin e Shën-Triadhës, ishte dhevetë terreni i lartë kodrinor, mbi të cilin qe ndërtuar kështjella.

Një kështjellë tjetër katërkëndëshe Ali Pasha e ndërtoi në Butrint,pranë grykës së derdhjes në det të kanalit të Vivarit (fig. 168).Ajo u ndërtua me nxitim rreth viteve 1807-1808, për të ndaluar zbarki-min e ushtrive franoeze të Korfuzit. Kështjella ka përmasa 20 x 30 m,me katër kulla të vendosura në qoshet. Dy kullat e drejtuara nga detikanë planimetri rrethore, ndërsa dy të tjerat, në anë të kundërt, janëkatërkëndëshe. Midis këtyre të fundit ndodhët edhe porta kryesore e kë-shtjellës. Një portë tjetër më e ngushtë është hapur në mesin e muritverior, në drejtim të bregut të kanalit.

Mënyra e mbrojtjes së kësaj porte të tërheq vëmendjen në mënyrëtë veçantë. Përveç dy kullave, që e mbronin nga ana e jashtme, ajo kadhe një sistem të brendshëm fortifikimi. Kur hyn në kështjellë ngakjo portë, do të kalosh më parë në një kthinë të ngushtë dhe të gjatë,të mbuluar me qemer cilindrik, të cilës në të dy krahët i mbështetendy kthina të tjera të barabarta nga gjatësia. Ndërsa kthina qëndrore, ecila komunikon me portën, është e hapur, dy të tjerat janë të mbyllurame mur dhe komunikojnë me oborrin e kështjellës me anën e portave.Kthina lindore nuk ka asnjë dritare dhe shërbente si depo, ndërsa ajoperëndimore është një kthinë me frëngji për mbrojtjen e portës. Prejsaj, tri frëngji pushke të pjerrëta shpojnë murin verior të kështje-llës. Dy tëparat drejtohen nga deti, për të asgjësuar armikun para se t'iafrohej portës. Frëngjia tjetër drejtohet në të kundërt të të parave.Ajo përshkon qoshen veriore të murit lindor të kthinës dhe pas tij,vetë murin e kështjellës, duke përfunduar fare pranë paturës së portës.Kjo e fundit kishte si funksion mbrojtjen e portës, pasi armiku ta kishtearritur atë. Tri frëngji të tjera përshkojnë murin lindor të kthinës, qëka një gjerësi prej 0.70 cm. Ato shërbenin për të asgjësuar armikun,pasi ky të kishte shpërthyer portën.

Gjithçka në ndërtimin e kësaj kështjelle tregon që synimi kryesorishte mbrojtja nga ana e detit. Në këtë drejtim janë ndërtuar dhe ku-llat më të fuqishme të pajisura me frëngji të mëdha topash, trashësiae mureve të të cilave arrin në bazë 2.80 m, ndërsa dy kullat e tjera meplanimetri katërkëndëshe, që nuk i ekspozohen goditjes me artileri ngaanijet, kanë një trashësi muresh 1-1,20 m. Muret dhe kullat kanë lartësitë barabarta, prej 5 m. Pjesa e sipërme e mureve përfundon me një para-pet, që përshkohet nga frëngji pushke dhe kufizohet në anën e jashtmeme një kornizë gurësh të punuar, që dalin pak nga sipërfaqja e murit.Kështjella në derdhje të Vivarit i takon një periudhe të vetme ndër-timi. Ajo është ngritur brenda një kohe të shkurtër, për të përmbushurnjë qëllim të caktuar, duke kursyer materialin dhe çdo element tjerërqë nuk do t'i shërbente drejtpërsëdrejti mbrojtjes. Kështu mund tëshpjegohet ndërtimi i kullave më të fuqishme vetëm në drejtimet emundshme të sulmit, kujdesi i treguar për mbrojtjen e portës që komu-nikon me kanalin, si dhe teknika e ndërtimit më pak e kujdesshme nëanët që nuk i ekspozohen drejtpërdrejt sulmit.

Me një pamje krejt të ndryshme na paraqitet kështjella e Libo-hovës (fig. 169) me një planimetri thuajse drejtkëndëshe 70x50 m. Ajombrohet nga 3 kulla poligonale në qoshet dhe me një bastion me formë

242

Page 243: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 169. Kështjella e Libohovës.Pamje.

Fig. 170. Kështjella e LibohovësPlanimetria.

Page 244: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 171. Kështjella e Porto-Palermos. Pamje e përgjithshme. Porto-Palermo. Pamje enjë bastioni.

171b

Page 245: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

të çrregullt gjeometrike në qoshen tjetër (fig. 170). Format e mprehtadhe kërcënuese të bastionit, në pjesën më të dukshme të kalasë, punimii përsosur me gurë të latuar, kornizat dhe format trungkonike të thek-suara të kullave, fshehin në të vërtetë dobësinë e mureve të kësaj kë-shtjelle, që në bazë nuk kanë një trashësi më të madhe se 1.40 dhe0,70 m në pjesën e sipërme, Ideja e madhështisë dhe e pushtetit të AliPashës ka mbisunduar në ndërtimin e kësaj kështjelle. Ajo është ndër-tuar mbi një platformë shkëmbore, që qëndron kërcënueshëm mbifshatin e Libohovës. Këtë kala, së bashku me sarajin që ajo rrethonte,Ali Pasha e ndërtoi për të motrën e tij, Shanishanë.

Pas nënshtrimit të bregdetit Jon, nga Butrinti deri në Vlorë, AliPasha u kujdes të ndërtonte edhe në këtë zonë disa kështjella. Sipasdëshmisë së konsullit francez Pukëvil, një kështjellë u ndërtua nëfshatin Shën-Vasi, por ajo ishte me materiale të dobëta, më tepër meplithar e dru dhe sot nuk ruan asnjë gjurmë. Por Aliu ndërtoi njëkështjellë solide në Porto-Palermo (fig. 171), e cila ruhet në gjendje tëmirë edhe sot. E ngritur mbi një rrip toke, që futet thellë në det, ajoka një formë katërkëndëshe me katër bastione të mprehta në qoshet.Por ndryshe nga kështjellat e përshkruara deri tani, ajo e Porto-Paler-mos është krejtësisht e mbuluar dhe mbi parapetin që rrethon tarra-cën janë hapur shumë frëngji për topa. Në brendësi ka salla, depo dhekthina të shumta. Një palë shkallë guri, të ndërtuara në pjesën qendro-re, të ngjisin, në tarracë nëpërmjet një të hapure katërkëndëshe, të lënëaty për këtë qëllim. Të gjitha kthinat mbulohen me qemere guri. Njëkujdes i veçantë është treguar për mbrojtjen e hyrjes, që ndodhet nëmesin e njërit ballë, midis dy bastionesh. Nga brenda, ajo kontrollohetprej murit me frëngji pushke të një kthine anësore; gjithashtu një murme frëngji është ndërtuar në anën e brendshme, përballë hyrjes, Ndër-sa në anën e jashtme, mbi qemerin e portës, del në formë konsoli njëballkon guri për hedhje rrëshire, një rudiment mesjetar, që i kishtekaluar koha dhe që shërbente në këtë rast më tepër për qëllim deko-rativ.

Por ndërtimet më të rëndësishme të Ali Pashës në Shqipërinë eJugut, ishin kalaja e Gjirokastrës dhe e Tepelenës. Kalaja e Gjirokastrës(fig. 172) u pushtua nga Aliu në vitin 1812 dhe menjëherë ai filloi ri-ndërtimin e saj. Projektues i disa pjesëve të kalasë dhe një nga zbatu-esit kryesorë të punimeve ishte Petro Korçari, ose mjeshtri Petro ngaPërmeti, siç e quan Remerandi. Rindërtimi i kalasë, i një saraji dhe idisa godinave anekse u bë me një ngutësi aq të madhe, saqë të gjithapunimet u kryen brenda një viti e gjysmë. Kalaja përmbante, përveçbarakave për vendosjen e një garnizoni prej 5000 ushtarësh, magazinatë shumta nëntokësore, që ishin llogaritur mire për sigurimin e muni-cioneve dhe ushqimeve të nevojshme. Kalesa nëntokësore të çonin nëtë gjitha drejtimet e kësaj kalaje, që komandohej nga një bastion pranëkëndit juglindor, për ndërtimin e të cilit kishin punuar afro 1500 fsha-tarë6. Një pjesë e madhe e këtyre kthinave si dhe e ndërtimeve të tje-ra mbitokësore ruhen edhe sot në gjendje mjaft të mirë.

Kalaja është ndërtuar mbi një shkëmb, që ka formë kurriz-peshkudhe sundon me lartësinë e tij gjithë qytetin. Ajo ka një planimetri në

6) R. Hughes. Travels in Greece and Albania. London 1830.

245

Page 246: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 1 7 2 a Kalaja e Gjirokastrës. Pamje nga jugu.

Fig. 172. Kalaja e Gjirokastrës. Gravurë e shek. XIX (viz. E. Lir).

Page 247: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 173. Kalaja e Gjirokatrës, pamje e përgjithshme.

Page 248: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

formë të çrregullt dhe të përzgjatur, mbrohet nga 7 kulla (fig. 173) qëkanë forma poligonale dhe trapezoidale dhe përshkohet nga 4 hyrje,prej të cilave 3 janë kryesore dhe njëra e dorës së dytë. Kullat dhekurtinat kanë lartësi të barabarta. Kullat bien me faqe të pjerrëta dhekanë lartësi të mëdha, që arrijnë deri në 30 m. Pjesa e poshtme e tyre,deri në një lartësi të konsiderueshme, është e mbushur me dhë, ndënsapjesa e sipërme përmban 1-2 kate, që formojnë salla të mëdha të paji-sura me frëngji të mëdha topash. Nga sipër, kullat mbulohen me qemereguri, që krijojnë platforma, të cilat shfrytëzohen gjithashtu për vendo-sjen e artilerisë. Topat vendosen edhe mbi kurtina, në parapetin e tëcilave alternojnë frëngjitë për topa me ato për pushkë. Është për t'u për-mendur kulla që përfshihet në kompleksin e hyrjes veriore (fig. 174) Ajoka në planimetri formën e një shtatëkëndëshi, që ngrihet mbi një baza-ment të rrumbullakët dhe del 0,70 m në formë xokolature nga faqet ekullës. Kulla ka një lartësi prej 30 m; deri në lartësinë 18 m është embushur nga brenda me dhë. Mbi këtë nivel ndodhet dyshemeja e katitI. Lartësia e këtij kati është 7 m dhe përbëhet nga një sallë e vetme, qëmbulohet prej katër qemeresh cilindrike të vendosura paralel me njëra--tjetrën, të cilët mbështeten në muret anësore të kullës dhe mbi tri harqetë vendosura me hapësirë drite tërthor kurbaturës së qemereve. Në mu-ret me trashësi 3.30 m të kësaj khine janë hapur tri frëngji të mëdhatopash që shikojnë në drejtime të ndryshme, ndërsa në një lartësi 4 mmbi dyshemenë ndodhen 7 dritare të vogla 0,30 x 0,60 m, me pragje tëpjerrëta për shpërndarjen e dritës, të cilat në anën e jashtme ngushto-hen dhe duken si frëngji pushke. Platforma e kullës është rrethuar nganjë mur me lartësi 2,25 m, në të cilin janë hapur 4 frëngji topash dhe18 frëngji pushke. Nga ana e jashtme, kulla ka një pamje madhështore.E punuar me gurë të skuadruar të dimensioneve të vogla, të vendosur nërreshta paralelë, me faqe që bien me pjerrësi të dukshme mbi terrenin,ajo e thyen ashpërsinë e saj arkitektonike, vetëm nga kornizat e gurta,të thjeshta apo të trajtuara në formë dhëmibësharre, që kufizojnë pje-sët e ndryshme arkitektonike si dhe nga frëngjitë e topave të rrethuaranga harqe të profiluara. Të carat vertikale të frëngjive për pushkë elehtësojnë pjesën e sipërme të kullës mbi platformë. Një pamje apo or-ganizim të ngjashëm kanë edhe kullat e tjera, por kryesisht ato që ndo-dhen në pjesët më të dukshme.

Me interes janë dhe hyrjet që përshkojnë këtë kala.Hyrja veriore (fig. 175) mbrohet nga krahu i djathtë prej kullës së

përshkruar si dhe murit në vazhdim të saj, që është pajisur në këtëdrejtim me frëngji të shumta për armë zjarri. Muri që vazhdon në the-llësi të hyrjes, kthen pranë saj, duke u bashkuar me një kënd të gjerëme murin ballor të hyrjes. Kjo kthesë është pajisur me tri frëngji pu-shkësh. Në të njëjtën mënyrë, është vendosur në krahun tjetër të hyrjesnjë kthinë me frëngji, që komandohen nga brenda dhe në vazhdim të tijnjë mur i thjeshtë, që do ta mbronte këtë portë prej goditjeve anësorenga distanca që poshtë kodrës. Porta është trajtuar në mënyrë monumen-tale; mbi shpatullat mbështetet një hark i dyfishtë, me gjerësi rreth0.60 m, prej gurësh të punuar, i cili futet pak në thellësi të faqes së mu-rit, ndërsa i gjithë konstruksioni i portës përfshihet në një fushë katër—këndëshe të thelluar, e konturuar me një kornizë guri. Mbi këtë katërkë-ndësh dallohet një hark shkarkues që është në fakt vazhdim i qemerit

248

Page 249: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig 174. Kalaja e Gjirokastrës.a) Kompleksi i hyr-

jes veriore.b) Kulla poligonale

në kompleksin ehyrjes.

c) Pamje e brend-shme e kullës.

a

b

Page 250: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri
Page 251: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 175. Kalaja eGjirokastrës.

a) Hyrja veriore.b) Korridori i hyrjes

veriore.

b

Page 252: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

të korridorit të hyrjes. Nga porta hyhet në një korridor të mbuluar meqemer cilindrik, i cili menjëherë merr një kthesë gati 90° nga e djathta.Korridori i mbuluar ka një gjatësi prej 18 m dhe ndriçohet nga një ba-xhë. Në anët e korridorit ndodhen kthina me frëngji të drejtuara kundrejtportës. Në mbarim të tij, korridori bën edhe një kthesë tjetër 90°, për tëdalë në oborrin e kalasë. Muri fundor është pajisur me frëngji pushkësh,që kontrollojnë gjithë gjatësinë e galerisë, me përjashtim të hyrjes. Tra-shësia e mureve të kalasë në këtë pjesë është 3,30 m. Porta jugore ështëmë pak e mbrojtur nga porta veriore, megjithëse dhe ajo është trajtuarnë mënyrë monumentale, madje e punuar më me kujdes. Në fasadë ështëpothuajse e njëjta pamje. Paturat përbëhen nga pilastra guri monolit tëpunuara më me kujdes, që përfundojnë nga sipër me pjesë të profiluara,të cilat zëvendësojnë kapitelet. Mbi këto të fundit mbështetet harku megurë të punuar. Ashtu si dhe në portën veriore, i gjithë konstruksionipërfshihet në një fushë drejtkëndëshe, që del në forme dhëmbi 5 cm ngamuri i kalasë. Porta mbrohet në krahun e djathtë nga një kullë me majëtë mprehtë, që ka në planimetri formën e një katërkëndëshi të çrregullt.Nga porta hyhet në një korridor të ngushtë me gjatësi 10 m, i cili ngakrahu i majtë lidhet, nëpërmjet një hapësire të mbuluar me hark, me njëvarg kthinash të mbuluara me qemere cilindrike, të cilat ndriçohen ngadritare të hapura në murin e jashtëm të kalasë, ndërsa në të djathtëndodhet një portë tjetër, e cila të çon më parë në një kthinë të vogël,të mbuluar me qemer, nëpërmjet së cilës shkohet tek porta e kullës.Mbulesa e korridorit është realizuar nëpërmjet dy qemerëve cilindrike,që ndjekin njëri-tjetrin, ku i dyti është më e ulët. Hapësira midis dyniveleve në skajet e takimit të dy qemereve është mbyllur me një mur,në të cilin janë hapur 3 frëngji, që shikojnë nga porta (fig. 176). Atoshërbenin për ndriçimin e korridorit si dhe për mbrojtjen e portës.

Porta e tretë kryesore, e quajtur «Porta e vezirit», (fig. 176a, b)ndodhet përballë portës jugore, në anën tjetër të kalasë. Ndryshe ngahyrjet që kemi përshkruar, ajo përshkpn murin anësor të një kullekatërkëndëshe. Kështu që rruga që të çon tek ajo, kalon bri muritrrethues të kalasë, i cili me frëngjitë e tij është i vetmi mjet mbrojtjejepër këtë portë. Nga ana arkitektonike ajo është trajtuar si dy hyrjete tjera. Kthina e brendshme e portës përbëhet nga një korridor i gjerëi mbuluar me qemere dhe ka formën e shkronjës L, i cili të çon nëdrejtim të galerisë qendrore të kalasë. Pjesa që i takon katit të dytëtë kullës ndahet me dysheme druri. Ndryshe nga hyrjet e tjera, kukthinat e rojeve ndodheshin në anë të korridorit, këtu ato ndodhen nëkatin e dytë të kullës-portë. Ky kat përmban një kthinë të vetme, nëtë cilën ruhen gjurmët e katër oxhakëve si dhe të pesë dritareve, dyprej të cilave janë hapur nga ana e portës.

Midis ndërtimeve të shumta të brendshme, në kalanë e Gjiroka-strës, të bie në sy në mënyrë të veçantë një sistem galerish të mbulu-ara me qemere, që zënë pjesën qendrore të këtij fortifikimi. Duke fi-lluar nga porta perëndimore dhe «Porta e vezirit» në drejtim të jugut,kalon një sistem trefish galerish, të mbuluara me qemere. Galeria,(fig. 176 c) që i mbështetet murit jugperëndimor, formohet nga një sis-tem qemerësh cilindrike, që vijnë paralel njëra pas tjetrës, përpendiku-lar me murin rrethues. Këto qemere mbështeten në një anë në murin e

252

Page 253: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 176. Kalaja e Gjirokastrës. Korridori i hyrjes jugore

Page 254: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig 176a Kalaja e Gjirokastrës. Porta e Vezirit.

Page 255: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 176b Kalaja e Gjirokastrës. Porta e Vezirit. Pamje e brendshme.

Page 256: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 176c Kalaja e Gjirokastrës. Galeri.

Page 257: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 176d Kalaja e Gjirokastrës Galeria Veriore.

17 - 61

Page 258: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 176e Pamje e kalasë së Tepelenës. Gravurë e shek. XIX (viz. E. Lir).

kalasë dhe në anën tjetërmbi pilona masivë 4 m tëgjerë të lidhur me harqe.Pas galerisë së përmendurvjen një sistem dyfish ga-lerish me mbulesë qeme-resh, që shkojnë paralel memurin rrethues dhe si tëparat, mbështeten mbi harqedhe pilona masivë. Një ga-leri e tillë, por rrëzë muritjugor shkon në drejtim tëveriut për tek bastioni i kë-ndit (fig. 176 d). Galeritë ebrendshme e shtonin solite-tin e kalasë në përgjithësi,dhe ajo që është më e rën-dësishme, e mbronin prejgoditjeve nga sipër.

Tepelena, vendlindja e Ali Pashës, ishte një nga selitë më të pre-feruara të tij. Prandaj, pak kohë pasi ai e shkëputi Tepelenën ngaclora e Ibrahim Pashës, sundimtarit të pashallëkut të Vlorës, filloindërtimin e një saraji të madh që kishte përfunduar në vitet e para tëshek. XIX, ndërsa ndërtimin e kalasë, Aliu e filloi, kur po hynte nëkonflikt të hapur me Portën e Lartë. Një mbishkrim në gjuhën gre-ke, që është murosur mbi hyrjen lindore, e daton këtë ndërtim me18197.

Fig. 176. Pamje e pjesshme e kalasë së Tepelenës.

7) S. Bejko. Kalaja e Tepelenës. Monumentet 2, 1971, 103-112.

258

Page 259: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Muret e kalasë ndjekin formën natyrore të terrenit (fig. 176 e).Ashtu si dhe kalaja e Gjirokastrës ajo nuk ka ndonjë formë të rre-gullt gjeometrike. Përveç tri kullave poligonale, që janë vendosur nëkthesat kryesore të mureve, për të kontrolluar më mirë këto të fundit,janë përdorur shpeshherë edhe dalje me kënd të drejtë të kurtinaveqë shohin në drejtimet kryesore të lëvizjes së mundshme të sulmuesve,të cilat zëvendësojnë në këto raste kullat ndërmjetëse. Terreni mbi tëcilin është ndërtuar kalaja, paraqet pengesa të fuqishme natyrore,nga ana lindore dhe pjesërisht nga veriu; nga perëndimi, ku ndodhetedhe një nga hyrjet e kalasë, terreni është i ulët dhe për më tepër, nëkëtë anë, kalaja zotërohet nga një kodër më e lartë. Kështu, për sa ipërket aftësive mbrojtëse, kalaja e Tepelenës qëndron shumë më po-shtë nga ajo e Gjirokastrës.

Fig 177. Kalaja e Tepelenës. Porta e Vezirit.

Muret vijnë duke u zgjeruar në bazë, duke rënë me pjerrësi në anëne jashtme dhe kanë një trashësi që lëviz nga 2,5-5 m në pjesën e poshtmedhe 2-4 m në të sipërmen. Në brendësi, ato përforcohen me breza druridhe deri në gjysmën e lartësisë shërbenin dhe si mure mbajtëse, përshkak të mosnivelimit të terrenit të brendshëm me atë të jashtëm. Ku-llat, si dhe në ndërtimet e tjera të Ali Pashës, bien me faqe shumë tëpjerrëta. Ato janë veshur nga jashtë me gurë të skuadruar me kujdesdhe zbukurohen nga korniza horizontale guri. Në pjesën e sipërme, mu-ret përfundojnë me shtegun e rojeve dhe një parapet. ku janë hapurfrëngji të shumta për armë zjarri, midis të cilave ka frëngji dyshe për

259

Page 260: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

pushkë, ndërsa në vendet më delikate janë ndërtuar mashikula përhedhje lëngjesh të nxehta. Ndërtimet e brendshme, për ekonomizimin evendit, i mbështeten mureve rrethuese. Ato mbulohen me qemere cilin-drike, një thembër e të cilave është pjesë përbërëse e murit rrethues,Kalaja ka tri porta, njëra prej të cilave (lindorja) mban mbishkrimin«Porta e Vezirit» (fig. 177). Interes për zgjidhjen e tyre arkitektonike,paraqesin edhe dy hyrjet e tjera, prej të cilave më e ruajtur ështëhyrja jugore (fig. 178). Ajo është ndërtuar pranë njërës nga kullat po-ligonale. Porta e jashtme nuk i ekspozohet drejtpërdrejt shikimit, pasiajo është ndërtuar në faqen anësore të një të thelluare drejtkëndëshetë murit të kalasë. Përballë portës qëndron kulla poligonale, e cila,duke qenë me përmasa të mëdha, kontrollon jo vetëm sheshin e vogëldrejtkëndësh, që krijohet para portës, por dhe krejt murin jugor. Por-ta e parë ose e jashtme, është e tipit portë-urë. E vendosur mbi një boshtrrotullimi horizontal në nivelin e pragut, ajo komandohej nga brenda në-përmjet një çikriku me zhinxhirë, që dilnin nga dy dritare të vogladhe fiksoheshin në pjesën e sipërme të portës. Flegra e portës-urë shër-bente njëkohësisht edhe si plan i pjerrët për bazamentin e nivelit tëjashtëm dhe të brendshëm, mosnivelim që në gjendjen aktuale, arrin në2 m. Mekanizmi i ngritjes dhe uljes së portës-urë ka qenë vendosur nëpjesën e brendshme mbi një platformë dërrase, që vendosej mbi har-kun e portës. Pasi kalon portën-urë, ndodhesh brenda një kthine katër-këndëshe, muri ballor i së cilës është pajisur me frëngji pushke. Frën-gjitë komandoheshin nga një kthinë tjetër, që ishte për truprojën. Por,për të shkuar në oborrin e kalasë, duhet të ktheheshe nga e djathta, kuishte një portë e dytë dykanatëshe, e cila sigurohej nga brenda me ka-tarah. Kthina katërkëndëshe e hyrjes ka qenë mbuluar me një qemercilindrik. Platforma që krijohej mbi këtë qemer si dhe ajo e kthinavefqinje qarkohej niga një parapet me frëngji pushke8.Kalaja e Tepelenës është një nga ndërtimet e fundit mbrojtëse të AliPashës, sepse shumë shpejt filloi lufta midis ushtrive turke dhe Aliut.kështu që shumë pjesë që u përkisnin ndërtimeve të brendshme tëkalasë, mbeten të papërfunduara.

Disa tipare karakteristike, të para së bashku. i dallojnë fortifikimete shek. XVIII-XIX nga ndërtimet mbrojtëse paraardhëse. Këto ndryshimeu kushtëzuan në radhë të parë, nga përparimi i mjeteve dhe i metoda-ve të sulmit, ndërsa për disa karakteristika më pak të qenësishme, siçështë trajtimi i jashtëm, ndikuan në masë të madhe edhe faktorët su-bjektivë, si synimi për krijimin e përshtypjes së madhështisë, fuqisë eko-nomike dhe pushtetit, në të cilat konkuronin feudalët e veçantë, sunduestë pashallëqeve që ishin krijuar në krejt Perandorinë Osmane.

Nga tiparet më karakteristike të fortifikimeve të shek. XVIII-XIXishin format e rregullta gjeometrike të planimetrive, lartësia e barabartëe kullave dhe kurtinave dhe rënia e tyre me pjerrësi në anën e jashtme,

8) Rikonstruksioni i portës është bërë nga S. Bejko. Vep. cit. 103-112.

260

Page 261: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 178. Kalaja e Tepelenës. Hyrjajugore.a) Pamje. b) Rikonstruksion.

a

Page 262: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 178c , d. Pamje të bren-dshme të hyrjes ju-gore.

Page 263: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

duke filluar që nga pjesa e sipërme e tyre; mbisundimi i formave poli-gonale të kullave; heqja dorë përfundimisht nga përdorimi i bedenavedhe krijimi i parapetit me frëngji, ku në masë ndërtohen frëngji për topatë kalibrave të mëdhenj; krijimi i shumë kthinave të mbuluara si depomunicioni, ushqimi, etj.

Për të përballuar goditjet e artilerisë së kundërshtarit, u rrit tra-shësia e mureve të kurtinave dhe kullave, madje këto të fundit, në shu-më raste qenë të mbushura me dhë deri në njëfarë lartësie.

Frëngjitë për topa, si ato të hapura mbi kurtinat dhe ato të kulla-ve, mbuloheshin me qemere trungkonike, me hapje në anën e jashtme.Gjerësia në anën e jashtme të murit ishte zakonisht nga 2,70-3,10 m,ndërsa në pjesën e brendshme 0,80 - 1,0 m, ka pasur edhe frëngji përtopa të kalibrave më të vegjël që formoheshin. në planimetri, nga dytrapeza, të cilat bashkoheshin në bazën e vogël, ku secila pjesë mbu-lohej me një qemer trungkonik, që zgjerohej e lartësohej kundrejt fa-qes së murit (Butrint), ose frëngji topash të drejtuara me hapje ngajashtë, ku njëra nga brinjët binte përpendikular me murin. Frëngjitëme hapje nga jashtë i takojmë edhe në një formë tjetër planimetrike,në trajtën e bashkimit të një katërkëndës'hi me një trapez të rregullt,ku katërkëndëshi ndodhet në pjesën e brendshme të fortifikimit dhembulohet me hark rrethor, ndërsa trapezi mbulohet me një qemer trung-konik, duke pasur bazën e madhe në anën e jashtme.

Gjithashtu edhe frëngjitë për pushkë janë të tipave të ndryshëm;ato ndryshojnë edhe nga përmasat. Frëngjitë më të thjeshta kanë nëplanimetri formën e një trekëndëshi dybrinjënjëshëm me majë të prerëtë drejtuar në anën e jashtme. Në këtë anë ato përfundojnë me një tëçarë me gjerësi 4-6 cm, dhe zgjerohen në 25-30 cm. Në anën e brend-shme, nga sipër, mbulohen në të shumtën e rasteve me një pllakë guritë vendosur horizontalisht. Për të arritur një kryqëzim më të mirë të zja-rrit përdoreshin frëngji të pjerrëta. Për të qëlluar nga lart poshtë,shpesh pragu i tyre binte me pjerrësi drejt faqes së jashtme të murit etj.Frëngjitë për pushkë i takojmë të veçuara ose të grupuara nga dy dhenga tre. Në të dyja rastet e fundit, frëngjitë kontrollojnë drejtime tëndryshme. Një tipar tjetër karakteristik është edhe mënyra e stërholluare mbrojtjes së hyrjeve me një përdorim sa më efikas të armëve të leh-ta të zjarrit, kryesisht pushkëve.

Për sa i përket trajtimit të jashtëm, kalatë e kësaj periudhe shqu-ajnë për veshjen e tyre me gurë të latuar, për trajtimin monumentaltë hyrjeve si dhe për kornizat horizontale prej guri të thjeshtë apo nëformë dhëmbësharre, që theksojnë pjesë të ndryshme arkitektonike apokufizojnë pjesën e sipërme të kurtinave dhe të kullave.

Për sa i përket tipologjisë dhe vendit që zënë fortifikimet e vendittonë në ato bashkëkohëse të vendeve të tjera, vlejnë për t'u shqyrtuarvetëm ndërtimet fortifikuese të Ali Pashës, që ishte edhe iniciatorimë i fuqishëm në këtë fushë. Në kohën e Aliut, në Evropë mbizotëroninparimet themelore të shkollës franceze të fortifikimit, bazat e së cilës ivuri Vobani dhe më vonë i përmirësoi Kormontenji9. Si përfundim, nëFrancë dhe në vende të tjera që pasuan shkollën franceze, përdorej sis-

9) F. Engels. Fortifikimi. Vepra të zgjedhura ushtarake. I Tiranë 1975, f. 371.

263

Page 264: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

temi i fortifikimit me bastione dheu të veshur me gurë, ku topat vendo-seshin mbi platformën e këtyre bastioneve.

Po t'i hedhim një sy fortifikimeve të Ali Pashës do të shohim se atoqëndrojnë larg nga sistemi francez me bastione. Ai u mbështet në fuqi-në e zjarrit të artilerisë, që nuk do të lejonte vendosjen në afërsi të ba-terive të armikut. Kështu mund të shpjegohet pajisja me 400 topa e ka-lasë së Janinës dhe me rreth 80 topa e kalasë së Gjirokastrës. Ndënsa pu-nimet e jashtme, për të penguar afrimin e armikut pranë mureve të kë-shtjellës, zëvendësoheshin me terrenin e aksidentuar me ndërtimin endonjë kulle të përparuar si në Berat, apo nga një sipërfaqe e gjerë ujo-re si në Janinë. Në përputhje me parimin e tij, Aliu u kujdes shumë përcilësinë e artilerisë, në të cilën ai duhet të ishte superior mbi armiqtë.Për këtë bleu topa të prodhimit anglez, që ishin më të mirët e kohës,nga ana tjetër ai filloi të derdhë vetë topa në një punishte që ngritl nëafërsi të Janinës. Gjithashtu, ndërtiml i kështjellave të vogla në vendetmë të rëndësishme kishte diçka nga mënyrat e reja të fortifikimit qëpo lindnin.

Por siç dihet, në luftë me Portën e Lartë Aliu nuk pati mundësi tëvinte në funksionim si duhet veçse një numër të vogël të këtyre kalave,për shkaqe që nuk kishin lidhje me fuqinë mbrojtëse reale të tyre. Atopak kala, të cilat në këtë përpjekje u bënë arenë luftimesh, madje tëgjata, si kalaja e Janinës, treguan qartë se këto fortifikime ishin nëlartësinë e duhur për t'i përballuar metodave dhe mjeteve të sulmit të ar-miqve të mundshëm të asaj kohe për pashallëkun e Janinës.

264

Page 265: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kapitulli IX

KULLA DHE BANESA TË FORTIFIKUARA

Në këtë kapitull do të bëhet f jalë për kullat e veçuara, të palidhurame sistemin mbrojtës të ndonjë kalaje si dhe për banesat e fortifikuara,të cilat kanë të përbashkët me kullat karakterin mbrojtës.

Me termin «kullë» apo «kullë e veçuar» janë nënkuptuar ndërtesatë larta të fortifikuara, që kryenin funksione të ndryshme mbrojtëse.

Kullat e veçuara kanë shërbyer si pika vrojtimi për kontrollin e rru-gëve apo të kufijve, për shkëmbime sinjalesh; si banesa të fortifikuara,si kryekulla nëpër qytete të fortifikuara dhe kështjella; për mbrojtjen emanastireve dhe së fundi si banesa të përkohshme çifligarësh për verimapo për vëzhgim gjatë grumbullimit të produkteve bujqësore.

Kulla e veçuar, pavarësisht nga destinacioni i saj, ka lindur pothuajsenë një kohë me kullat e lidhura me sistemin mbrojtës të kalave. Kjoështë dokumentuar plotësisht për vendet e qytetërimeve të lashta të Li-ndjes së Mesme, aq sa përmendjet më të hershme të kullave humbasinnë lashtësinë e legjendës. Edhe në vendin tonë i takojmë kullat e veçu-ara krahas atyre që lidhen me sistemet mbrojtëse të kalave. Të tillajanë, p.sh. kulla e Vagalatit dhe e Çukës në rrethin e Sarandës, që i për-kasin periudhës antike.

Në kohën e pushtimit romak kishte gjithashtu kulla të veçuara dhemjaft vila latifondistësh kishin kanakter mbrojtës. Një prej tyre, errethuar me një mur mbrojtës 30 x 70 m, u zbulua kohët e fundit nëfshatin Kraps të Fierit. Në kohën e vonë antike u ndërtua një sistemi tërë kështjellash dhe kullash të veçuara për mbrojtjen e kufijve tëPerandorisë Bizantine, sidomos në kohën e sundimit të perandorit Ju-stinian I, siç është p.sh. kulla në Petrelë, etj. Por gjatë sistemit feu-dal, që karakterizohet nga copëtimi ekonomik e politik, rivaliteti dhepasiguria, gjetën një përhapje më të gjerë këto lloj ndërtimesh, sido-mos kulla e përdorur si banesë dhe vetë banesa e fortifikuar. Këtody lloje ndërtimesh ishin privilegj i më të fuqishmëve, pra i klasëssunduese, i feudalëve dhe i klerikëve. Por me kohë, për rrethana

265

Page 266: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 178e. Kulla e Rahës, Kamenicë, Sarandë.

të caktuara historike, kulla gjen një përdorim më të gjerë derisa nëzona të veçanta ajo zëvendësoi pothuajse krejtësisht banesën e më-parshme të pambrojtur.

Banesa e fortifikuar ofronte një jetë më komode, prandaj ajoështë parapëlqyer nga klasat sunduese. Në fillim, me sa duket, ajoishte një banesë e zakonshme, e lidhur organikisht me një apo më te-për kulla.

Kullat, si kategori më vete, ishin të njohura qoftë si donzhonë aponë format e përmendura më lart, prandaj mjaftonte një bashkim me-kanik i banesave me njërën nga këto lloj kullash për të krijuar një tipbanese të fortifikuar. Kështu, na krijohet në kalanë e Durrësit, më1225, një kullë me banesë e mur rrethues që është shembulli më ihershëm i dokumentuar i këtij lloji në vendin tonë. Banesa të forti-fikuara, me sa duket të tipit me kullë, kishin ndër qytete edhe prin-eat shqiptarë të hinterlandit që nga fundi i shek. XIV, si p.sh. Mu-zakajt në Durrës, ndërsa Topiajt që e kishin Durrësin nën zotërimine tyre për një kohë, banonin në kështjellë. Një ekzemplar tjetër të her-shëm e njohim nga fshati rrënojë i Kamenicës pranë Delvinës (rrethii Sarandësl. Fshati numëronte 267 banesa në vitet 1431-32 dhe rreth

1) A. Meksi, E. Riza. Ndërtimet në fshatin rrënojë të Kamenicës. Monumentet7-8, 1974, 139-153.

266

Page 267: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 1 7 8 f . Banesë me kullë në fshatinPerlat i Epërm. Mirditë.

200 banesa në vitin 1583.Udhëtari turk Evlia Çele-bi, që kaloi në këto anënë vitin 1670, nuk e për-mend Kamenicën.

Kompleksi i ndërtimeverrënojë, për të cilin dotë bëjmë fjalë përbëhetnga një kullë trikatëshe,me plan që i afrohet ka-trorit, e cila lidhet orga-nikisht dhe funksionalishtme një ndërtim tjetër njëkat më të ulët, që for-monte banesën, e cilaështë e njëkohshme mekullën. Kompleksi apo ku-lla e Rahës, siç thirretnga barinjte, zë pikën mëtë lartë të kodrës, dukepasur kështu një pozicionsundues mbi giithë fsha-tin. (fig. 178e)

Kulla përbëhet nga trikthina; ajo e katit për-dhes është e pandri-çuar, por ka vetëm disa vrima ajrimi dhe është pajsur me një sterë.E pandriçuar është edhe kthina e katit të parë, veçse vrimat e ajrimitjanë më të shpeshta, ndërsa kati i dytë ndriçohet nga dy dritare të vo-gla në formë frëngjie dhe është pajisur me një sqoll për larje.

Anash kthinës kishte një podium, që shërbente për të lehtësuarvrojtimin nga dritaret. Hyrja për në kullë ndodhej në katin e dytë,ndërsa kthinat midis tyre lidheshin me shkallë të brendshme druri.Banesat me kullë vazhduan të përdoren për një kohë të gjatë, deringa mesi i shek. XIX (fig. 178 f)

Ekzemplarët e ruajtur deri në ditët tona janë të paktë, por përkëto lloje ndërtimesh mbrojtëse na bën fjalë udhëtari turk i shek.XVII, Çelebiu.

Në mesin e shekullit XIX ruheshin akoma shumë shembuj bane-sash me kullë. Ato ishin të përhapura në Shqipërinë e Jugut dhe për-menden nga albanologu I. G. Han.

Një banesë me kullë në fshatin Moglicë të Oparit i përkiste njëfshatari të pasur. Kishte gjithashtu banesa me dy kulla, që formo-nin një kompleks unik. Një e tillë, në gjendje të mirë, sidomos pasrestaurimit, ndodhet në fshatin Dukat të Vlorës. Ansambli përbëhetnga një kompleks banesash dhe nga dy kulla e mure rrethuese, dukekrijuar kështu një kompleks ndërtimor të mbyllur, që ka formën e njëtrekëndëshi. Ky kompleks i shërbente si banesë e fortifikuar DervishAliut, figurë e njohur historike, i cili ishte një nga udhëheqësit e

267

Page 268: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kryengritjes së madhe fshatare, të vitit 1847 kundër pushtuesve turq.2

Banesa me kullë, gjatë shek. XVII, kishte dhe në qytetin e Gjiro-kastrës e të Delvinës. Për këto të fundit Çelebiu shkruan se çdo banesëkishte kullën e saj si vend strehimi.

Ndërsa dy shekuj më vonë, Hani shkruante se të gjitha shtëpitë emëdha ndër qytete kishin nga përpara kulla të veçanta mu në mes tëoborrit3, ose ato ndodheshin ngjitur me banesën dhe komunikonin metë nëpërmjet të çardakut apo të një dhome. Një banesë me kullë, qëi bashkëngjitet asaj në pjesën e mbrapme ruhet edhe në Konispol4. Ajoi përkiste një familjeje të pasur, ndërsa banesat e tjera të fshatit nukishin të këtij tipi. Kullat që i bashkangjiteshin banesës mund të ishinië caktuara për mbrojtje aktive, kur ishin të pajisura me frëngji dhe përmbrojtje pasive, kur nuk kishin frëngji.

Një ndërtim tipik për mbrojtje pasive është kamerjeja. Kamerjejanuk ka karakteristikat dhe pamjen e një kulle të vërtetë, ajo është njëndërtesë dykatëshe me nga një kthinë në çdo kat, të mbuluar me qemerguri dhe përfundon në pjesën e sipërme me tarracë. Ndryshe nga ba-nesat me kullë, që kemi përmendur. ku kulla është më e lartë se bane-sa, kamerjeja është më e ulët se kjo e fundit. Në Gjirokastër kamerjetëi takojmë në dy lloje, të veçuara dhe të lidhura me banesën. Kati i parëi kameriesë, i ajrosur nga një dritare e vogël, shërbente si kthinë strehi-mi, ndërsa kati i dytë, në të cilin të çonin një palë shkallë të jashtmeguri, si dhomë për miqtë.

Këto lloj ndërtimesh ka pasur parasysh E. Çelebiu, kur thotë përDelvinën se çdo banesë kishte kullën e saj të strehimit. Në këto kullambyllej familja në rastin e ndonjë rreziku jete, i cili në qytete nukmund të zgjaste shumë.

Banesat e fortifikuara na paraqiten dhe në variante të tjera. Tha-më se banesa me kullë ishte parapëlqyer nga shtresat e pasura kundrejtkullës së përdorur si banesë, sepse siguronte një komoditet më të madhpër pronarin e familjen e tij. Por ky tip banese nuk mund të arrinteshkallën më të lartë të komoditetit dhe njëkohësisht të sigurisë. Kë-shtu që feudalët e mëdhenj në vend të kullës përdornin një mur rre-thues kalaje të pajisur me parapet e frëngji. Kjo lloj mbrojtjeje, për-veç komoditetit në trajtimin e banesës. që ndodhej brenda rrethimit,siguronte edhe pjesëmarrjen e një muri më të madh njerëzish të ar-matosur në mbrojtje në rast të ndonjë rreziku. Kështu është rrethuarme një mur të trashë banesa e feudalëve toptanas të Tiranës.

Ami Bue (vizitor i shek. XIX) përmend një banesë të tillë në qytetine Elbasanit, jashtë kalasë, të rrethuar me mur dhe me hendek,skarpatet e të cilit ishin veshur me lëndë druri. Kohët e fundit, gja-të punimeve për hapjen e themeleve të Pallatit të sportit në Elbasan,u zbuluan gjurmët e një muri me gjerësi 1,60. Nga ndjekja e gjurmë-ve të zbuluara u hetua se kemi të bëjmë me një fortifikim që ka pa-sur nga njëra anë, së paku një gjatësi prej 60 m dhe përforcohëj me

2) E. Riza. Arkitektura dhe restaurimi i kullës të Dervish Aliut në fshatin Dukat(Vlorë). Monumentet 17, 1979 (në shtyp).

3) E. Riza. Banesa e fortifikuar gjirokastrite. Monumentet 1, 1971.4) L. Suli. Banesa e vjetër e zonës së Konispolit. Monumente historike në

vendin tonë, Tiranë 1978.

268

Page 269: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig 179. Sarajet e fortifikuara të Këlcyrës.

Fig. 180. Banesë e fortifikuar në krahinën e Matit.

Page 270: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

kulla këndi katërkëndëshe.E. Çelebiu, që vizitoi rrethvitit 1670 Elbasanin, nuk epërmend këtë fortifikim, icili do t'i binte patjetër nësy, pasi ndodhej pranë pa-zarit. Ai duhet të jetë ndër-tuar gjajtë shek. XVIII.

Të njëjtin karakter ka pa-sur dhe e ashtuquajtura «ka-la e Kavajës», ku përfshi-heshin sarajet e familjes fe-udale të Alltunsve. Gjitha-shtu bejlerët e Plasës (rrethii Korçës) i kishin banesat etyre të fortifikuara me mu-re rrethuese dhe hendeqe.Vlen të përmendim edhe sa-rajet e fortifikuara të Këlcy-rës, rrënojat e të cilave ako-ma ruajnë një pamje impo-zante (fig. 179).

Banesa e fortifikuar nëfshat, ndryshe nga kulla emirëfilltë, bashkon elementetë banesës së zakonshmedrejtkëndëshe dhe të kullës(fig. 180). Nga kjo e fundithuazohen frëngjitë dhe çik-matë (mashikula), që ven-dosen në muret ballore apo

në këndet e banesës. Takojmë rrallë, në disa zona, edhe një tip tjetërbanese të fortifikuar, mbi çatinë e së cilës ngrihet një kat me për-masa më të vogla, që përbëhet në fakt nga një kthinë e vetme, e cilaluante rolin e një kulle vrojtimi dhe mbrojtjeje (fig. 181). Por për-kryerjen më të madhe e arrin banesa e fortifikuar gjirokastrite5 (fig.182), e cila, për shkak të karakterit të saj të veçantë qytetar, ështëquajtur dhe «kullë qytetare».

Banesa gjirokastrite është zakonisht trekatëshe, me një ndarjetë qartë funksionale sipas kateve. Kati i parë shërben për sterën e ujitdhe për depot, në katin e dytë zhvillohet jeta e përditshme e familjes,ndërsa në katin e tretë ndodhet dhoma e miqve. Karakteri mbrojtës ikësaj banese shfaqet në karakterin e mbyllur, në kompozimin e thek-suar vertikal, në përdorimin e gjerë të frëngjive si dhe në përdorimine mureve rrethuese të një karakteri të veçantë. Nga muret rrethueseformohen zakonisht dy dhe nganjëherë tri oborre të lidhura me dyernjëra me tjetrën, të cilat e forcojnë karakterin mbrojtës të banesës.Portat mbroheshin nga frëngji, që hapeshin në muret rrethuese anashtyre.

Fig. 181. Banesë me kullë. Koçaj, Peshkopi.

5) E. Riza. Vep. Cit. Monumentet 1, 1971.

270

Page 271: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 182. Banesë e fortifikuar, Gjirokastër

Page 272: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Muret rrethuese pajiseshin edhe me bedena dhe kullëza.Në anën e mbrapme, ku terreni ishte më i ngritur, strehët ishin

të gurta, për të evituar vënien e zjarrit.Duke filluar që nga kati i parë deri tek i treti, masat mbrojtëse

shkojnë duke u dobësuar. Kështu, ndërsa në katin e parë kemi vetëmfrëngji, në të dytin hapen dritare të vogla, ndërsa në të tretin, ndo-dhet çardaku dhe dritaret janë më të mëdha. Banesa siguronte ujinnëpërmjet sterës dhe kishte vend për rezerva të mëdha ushqimore,që mund të shërbenin gjatë një konflikti që do të vazhdonte për njëkohë relativisht të gjatë. Të gjitha këto masa ishin të nevojshme nënjë mjedis pasigurie dhe anarkie, që ushqehej nga rivaliteti i feudalëvegjirokastritë. Për këtë arsye, Pukëvili shkruan se në Gjirokastër «shtë-pitë janë si kala dhe kanë rreth e rrotull frëngji; këta njerëz rrojnë gjith-një në luftë». Banesa të fortifikuara qytetare kishte dhe në Prizren,ndërsa në Gjilan ishte ndërtuar një lagje më vete me banesa të tilla, enjohur si «mëhalla e bejlerëve»6.

Një kategori tjetër ndërtimesh, që do të shqyrtojmë në këtë kapi-tull, është dhe kulla e përdorur si banesë e fortifikuar. Me kulla të për-dorura si banesë do të kuptojmë ato ndërtesa të larta, me plan katërkë-ndësh, që i ngjajnë shumë kullave të një kalaje, ku çdo kat formohetnga një mjedis i vetëm, ku çdo gjë i shërben mbrojtjes, ndërsa komo-diteti lihet në plan të dytë.

Këto lloj ndërtimesh duhet të kenë gjetur një përhapje më të gjerëqë nga shek. XV, kur pas pushtimit turk ndryshon edhe koncepti qëekzistonte deri atëhere lidhur me banesën, për shkak të pasigurisë dheakteve arbitrare të pushtuesve. Një nga arsyet e tjera ishte dhe ekzis-tenca e institucionit të gjakmarrjes.

Banesa të fortifikuara të tipit kullë, të shekujve XV-XVI, nuk ru-hen si dëshmi fizike, por ato përmenden në burimet e kohës.

Në dëfterin e regjistrimit të tokave të zonës së Përmetit dhe Kor-çës, përmenden dy persona, të cilëve në vitin 1453-54 u hiqet timari nëfshatin Vërloçisht, pasi nuk kishin kryer shërbimin e detyrueshëm ush-tarak dhe kishin qëndruar të mbyllur në kullat e tyre. Gjithashtu, për-sa i përket Shqipërisë së Veriut, nga relacioni i Frang Bardhit i vitit16387 mësojmë se uratorja e misionit të Gashit ishte ndërtuar në ku-llën e rrënuar të birit të Pjetër Spanit, që dikur kishte qenë zoti i Pultit;kulla ndodhej mbi një vend mbizotërues.

Kushte për përhapjen e banesës së tipit kullë, së paku nga shek.XVI, ka pasur edhe krahina e Mirditës, e cila, siç dihet, kishte rrethvitit 1570 një lidhje të fuqishme ushtarake midis fshatrave për t'i rezis-tuar turqve dhe për shkak të kryengritjeve të tyre të herëpashershmedhe mosbindjeve, thirreshin nga këta të fundit «haina» dhe rabelë8.

6) L. Mile. Aspekte të mënyrës së jetesës në fshatin shqiptar (fundi i shekXVIII - vitet 70 të shek. XIX). Studime historike 3. 1977, 125.

7) Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vëll. III. Tiranë 1962, f. 196.8) Serbët dhe shqiptarët, Tiranë. Bot. 1926. f. 91-92.

272

Page 273: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Por kullat më të hershme, të ruajtura, të këtij tipi i takojmë nëShqipërinë e Jugut, megjithëse janë më të pakta në numër. Ato i gjej-më të përhapura sidomos rreth zonës së Gjirokastrës dhe Delvinës, sidhe në fshatrat e bregut të detit, si në Dukat, Dhërmi e Vuno. Ku-llat e Dhërmiut e të Vunoit i përkasin parisë së fshatit. Ato dallohenpër trajtimin arkitektonik, krejt të mbyllur dhe mungesën e elementevenë fasadë, përveç dritareve dhe dyerve, të mbuluara me hark rrethor.

Një banesë-kullë e tipit klasik ndodhet në fshatin rrënojë të Ka-menicës. Kulla është krejt e veçuar, trikatëshe dhe me plan katërkën-dësh. Dy katet e para kanë lartësi të barbarta 2 m, ndërsa kati i tretëështë 1 m më i lartë. Hyrja e vetme e kullës ndodhej në katin e parëdhe sigurohej me katarah. Kati i dytë është pajisur me oxhak dhe menjë sqoll (për larje), por mund të ketë pasur dhe një qoshk.

Kullat më të hershme në Shqipërinë Jugore e kanë pasur hyr-jen në katin e dytë. Në to hyhej nëpërmjet një shkalle të ngushtë tëvendosur 1,5-2 m larg hyrjes, mbi të cilën mbështetej një urë e lëviz-shme.

Ekzemplarë të ruajtur të këtij tipi kullash janë të paktë. Për tobën fjalë albanologu J. G. Han, kur përmend kullat mbrojtëse pranëbanesave, në mjaft krahina të Shqipërisë së Jugut. Një kullë e tillë,me urë të lëvizshme, ruhet në Butrint. Megjithëse ajo ka një karaktertjetër, pasi nuk është përdorur si banesë e fortifikuar, por si një postushtarak për kontrollin e kanalit të Vivarit, paraqet interes përt'u përshkruar për shkak të elementeve që ruan. Kulla (fig.183) përbëhet nga dy kate me planimetri katrore 6 x 6 m, që ngrihen mbinjë bazament të pjerrët me lartësi 4,30 m. i cili përfundon nëpjesën e sipërme me një kornizë guri e tullash. Muret e kullës, metrashësi 1 m ngrihen duke ruajtur një pjerrësi të lehtë në anën ejashtme. Kati i parë i kullës, me lartësi 4.60 m përbëhet nga një kthi-në e vetme katërkëndëshe që mbulohet nga një qemer i kryqëzuar indërtuar me tulla. Kthina e katit të parë është pajisur me një dri-tare, që bie nga ana e kanalit te Vivarit dhe dy frëngji për armë zja-rri. Në mesin e murit lindor hapet porta e kullës. Në këtë të fundithyhet nëpërmjet një palë shkallëve prej guri, të vendosura 1.60 mlarg hyrjes dhe të një ure të lëvizshme, që lëshohej nga ajo në këtëtë fundit. Ura mbështetej në një anë mbi sheshpushimin e shkallëvedhe në tjetrën mbi dy gurë gëlqerorë monolitë, të punuar e të dalë nëformë konsoli nën nivelin e pragut të portës. Në pjesën e sipërme tëkëtyre gurëve është gdhendur një kanal tërthor me seksion gjysmë-rrethi dhe diametër 15 cm, mbi të cilin mbështetej boshti rrotulluesi urës. Përveç urës së lëvizshme, hyrja mbrohej edhe nga dy kanataqë hapeshin nga brenda dhe siguroheshin me katarah.

Shkallët janë ndërtuar me disa kthesa. Kjo është bërë për të zgja-tur kohën e afrimit deri tek porta dhe për t'ju ekspozuar mbrojtësvenë pozicione të ndryshme të trupit, me qëllim që të goditej më lehtënga të gjitha frëngjitë.

Kati i parë lidhej me të dytin nëpërmjet shkallësh të brendshmeprej druri.

Kati i dytë ka gjithashtu një dritare nga ana e kanalit dhe dyfrëngji anash saj. Dy nga muret e këtij kati janë pajisur me nga katërfrëngji secili, ndërsa në murin që bie nga ana e portës janë hapur

27318 - 61

Page 274: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 183. Kulla pranë Kanalit të Vi-varit, Butrint.

Page 275: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

pesë frëngji. Frëngjia e mesit, e cila ndodhet në një nivel më të ulët,ka qenë hapur posaçërisht për mbrojtjen e portës. Prej saj mund tëlëshohej dhe ujë i valuar mbi kundërshtarin, që kishte arritur deritek porta. Kulla mbulohej me çati druri me katër kullime e mbuluarme tjegulla ose me plumb.

Në Shqipërinë e Jugut takojmë edhe një tip tjetër kulle, atë tëclifligarëve në fshatrat çifligje.

Këto kulla lidhen me një funksion të përcaktuar qartë. Në to,çifligari qëndronte përkohësisht për të kontrolluar vjeljen e produk-teve bujqësore nga bujqit çifçinj. Nganjëherë kullat shërbenin edhe sihambarë të grumbullimit të këtyre produkteve.

Shkaku i ndërtimit të këtyre kullave ishte frika nga revolta po-pullore. Ndërtimi i tyre lidhet dhe me një periudhë të caktuar histo-rike, me atë të përhapjes së sistemit të çifligut në Shqipëri në shek.XVII-XVIII, e cila ishte një formë e re e zotërimit të tokës, që i je-pte mundësi feudalit të shfrytëzonte. drejtpërdrejt punën e fshatarittë shpronësuar nga toka si dhe të ngrinte rentën feudale nëpërmjetnjë rruge më të sigurtë9. Kullat në fjalë i takojmë në zonat fushore,atje ku u përhap edhe më shpejt sistemi i çifligjeve. Deri tani, kullatë tilla janë ruajtur apo dokumentuar nga të dhëna historike, në fu-shën e Korçës në luginën e Dropullit, në fushën e Tiranës (Laprakë),në fushën e Domosdovës, Delvinë, Çamëri, në Sulin e Poshtëm, nëZadrimë, Kosovë, etj. Këto lloj kullash shërbenin edhe për verim sidhe si banesa për qehallarët. Në kontrast me kullën dhe banesat efortifikuara të çifligarëve, banesat e bujqve çifçinj, sidomos në zonatfushore, ndërtoheshin me materiale të dobëta dhe ishin njëkatëshe.Në të shumtën e rasteve, ato nuk kishin as oxhak dhe as dritare, pasipër secilën prej tyre bujku ishte i detyruar të paguante taksë.

Në fushën e Korçës ruhen në gjendje të mirë tri kulla në fshatratTuran, Malavec dhe Dishnicë.

Nga ana arkitektonike, ato përfaqësojnë tipin klasik të kullave:me planimetri katrore, me nga një kthinë në çdo kat dhe me theksi-min në lartësi.

Volumi i tyre i mbyllur, strehët e gurta e të pazhvilluara, munge-sa e dritareve dhe lakonizmi në elementet arkitektonike, flasin vetëmpër mbro'jtje.

Kulla e Turanit (fig. 184) është ndërtuar në një terren të sheshtënë skajin lindor të fshatit. Ajo ka një lartësi prej 15 m dhe planime-tri katërkëndëshe që i afrohet shumë katrorit (4.60 x 4.46 m nga ana ebrendshme). Kulla ka një hyrje të vetme të vendosur në anë të fasa-dës perëndimore, e cila mbulohet me dy harqe guri dhe komunikonme katin e parë. Për të arritur pragun duheshin ngjitur disa këmbëshkallë të drunjta, të cilat nuk ruhen më. Kulla ndahet në katër kate,ku secili kat formohet nga një kthinë e vetme, me përjashtim të katittë parë, i cili ndahet në dy kthina, që mbulohen me qemer cilindrikguri. Katet e tjera ndaheshin nga njëri-tjetri me dysheme druri, ndërsambulesa është realizuar me një kupolë sferike të mbështetur mbi katërtrompa dhe mbi të është vendosur një çati me katër kullime e mbuluar

9) S. Naçe. Çeshtje të çifligut feudal në Shqipëri në shek. XVII-XVIII. Bul. ishk. shoq. 3, 1960, 91-113.

275

Page 276: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

me rrasa guri. Muret ekatit të parë kanë njëtrashësi prej 1,15 m,ndërsa në katet e tje-ra, me përjashtim tëkatit të katërt, ato ngu-shtohen 10-15 cm përçdo kat, për të mbësh-tetur trarëjt e dysheme-së. Ngjitja për në ka-tin e dytë realizohejme anë shkallësh tëgurta, ndërsa katet etjera komunikonin meshkallë druri. Ky da-llim, si dhe mbulimi meqemere i katit të parë,është bërë për ta si-guruar këtë nga rrezi-ku i zjarrit, pasi atygrumbulloheshin përko-kohësisht prodhimetbujqësore. Kati i dytëiahte vendi kryesor iluftimit, i errët, pak mëi ulët se katet e tjeradhe pa asnjëfarë komo-diteti; ai është pajisurmë së miri me frëngjipër armë zjarri.

Në katin e tretë ndo-dhet ambienti kryesor ibanimit. Ai përbëhetnga një kthinë që ndri-çohet nga tri frëngji.

Në një qoshe të kthinës ndodhet një ambient sanitar, dyshemeja e të cilitmbështetet mbi një konsol, që formohet nga disa radhë gurësh, që dalinme shkallëzime nga faqja e brendshme e murit të kullës. Konsoli fillon nëkatin e dytë të kullës dhe përfundon në nivelin e dyshemesë së katit tëtretë. Megjithëse kati i tretë ishte vendi kryesor i banimit, në të nukdallohet asnjë gjurmë oxhaku apo e ndonjë vendi tjetër për ndezjene zjarrit. Kati i katërt i mbuluar me kupolë është pak më i lartë sekatet e tjera. Në të hapeshin dy dritare të mëdha, të mbuluara me harkme majë, të cilat nuk kishin kanata, megjithatë kjo kthinë është paji-sur me oxhak, pasi ai përdorej për të gatuar gjatë stinës së verës.

Kulla e Malavecit ndodhet e veçuar në lindje të fshatit me të njëj-tin emër. Ajo ndahet, ashtu si dhe kulla e Turanit në katër kate, portë gjitha katet janë me dysheme druri. Kulla e Malavecit është më ethjeshtë dhe më e varfër në elemente arkitektonike. Frëngjitë ndo-dhen vetëm në murin jugor të kullës nga është edhe porta, ndërsa mu-ret e tjera nuk kanë as dritare dhe as frëngji. Frëngjitë janë shpërnda-

Fig. 184. Kulla e Turanit. Korçë

276

Page 277: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

fig. 185. Kullë në fshatin Goranxi, Gjirokastër.

rë në këtë mënyrë: kati i parë nuk ka frëngji, i dyti dhe i treti kanë nganjë, ndërsa i katërti ka dy frëngji të vendosura në pjesën e sipërme, tëcilat shërbenin vetëm për ndriçim. Kulla mbulohet me një kupolë sfe-rike, e cila nuk mbështetet mbi trompa si në Turan, por mbi disa trekë-ndësha të formuar nga trarë të vendosur horizontalisht në të katër qo-shet e mureve. Siç duket, kulla e Malavecit shërbente më tepër si njëhambar i grumbullimit të produkteve bujqësore dhe për ruajtjen e tyre,se sa për të qëndruar atje, qoftë dhe për një periudhë të shkurtër kohe.

Ky ndryshim me kullën e Turanit është i lidhur edhe me largësinë ekullave nga banesa e fortifikuar e çifligarit. Po t'i besojmë traditës sekëto kulla u përkisnin bejlerëve të Plasës, problemi del më i qartë.

Kulla e Dishnicës ruhet deri në katin e dytë dhe është përshtaturnë banesë. Nga gjurmët që ruan, ajo duket se ka ngjashmëri më të ma-dhe me kullën e Malavecit se sa me të Turanit.

Ndërtime të këtij lloji takohen edhe në fushën e Dropullit e sidomosnë fshatin Goranxi, ku janë gjurmuar 25 objekte të tilla10.

Vetë fshati, në të kaluarën, thirrej «kulla Goranxi».Kullat e Goranxisë (fig. 185) trikatëshe, me planimetri drejtkëndëshe

të përzgjatur, janë ndërtuar me gurë të thatë të palidhur me llaç dhembulohen me një çati dy kullimesh me rrasa guri, e cila përfundon nëanët e ngushta me kallkan. Me gjithë planimetrinë katërkëndëshe të për-zgjatur, tek kullat e Goranxisë spikat qartë kompozimi vertikal. Ngritjanë lartësi dhe mungesa e dritareve në të dyja katet e para flasin qartëpër tiparet mbrojtëse të tyre. Kati i dytë i këtyre kullave, i ndriçuar do-bët, shërbente për depozitimin e produkteve bujqësore, ndërsa në katine sipërm qëndronte çifligari. Ky kat shpesh ndahej në dy kthina: ajo ebanimit dhe ajo e gatimit. Në kthinën e banimit dilte dhe një lloj qoshkuprej druri. Ndryshe nga kullat e fushës së Korçës, ato të Goranxisënuk kanë frëngji, prandaj ato shërbenin vetëm për një mbrojtje pa-

10) E. Riza, Th. Kamberi Kullat në fshatin Goranxi. Monumentet 3, 1972, 179-183.

277

Page 278: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

sive. Këto kulla janë ndërtuar gjatë shek. XVIII ose më herët, nga çi-fligarët që banonin në Gjirokastër, të cilët kishin çifligje në të gjithafshatrat e fushës.

Në përgjithësi, kullat në fshatrat çifligje i përkasin të njëjtës pe-riudhë, sidomos fillimit të shek. XVIII, kur Shqipëria ndodhej në njëatmosferë kryengritjesh të drejtuara kundër pagimit të taksave, të ci-iat përfshinë territoret që shtriheshin që nga Kurveleshi deri në Ma-lësitë e Mbishkodrës. Edhe duke mos pasur të dhëna burimore përshtrirjen e këtyre revoltave në disa krahina të Shqipërisë, vetë ndërti-mi i kullave tregon jo vetëm rezistencën e bujqve çifçinj, por dhe që vetëjeta e çifligarit nuk ishte e sigurtë. Në Shqipërinë e Veriut dhe deri dikunë të Mesmen11, kullat të përdorura si banesë e fortifikuar kanë njëpërhapje më të gjerë, sidomos gjatë shek. XVIII-XIX dhe dallohen përlarminë e tyre me elemente arkitektonike, megjithëse programi ështëpothuajse i njëjtë. Për sa i përket kullave të vona që ruhen deri nëditët tona, në Shqipërinë e Veriut, ndryshe nga Jugu, vërehet një shfa-qje masive e tyre, që përfshin edhe shtresa të gjera të fshatarësisë.Kjo shfaqje është më e dukshme sidomos në kullat e krahinës së Ma-tit (fig. 186a, b) ku tipi kullë i banesës, zëvendësoi tipat e tjerë tëpafortifikuar.

Një përhapje të gjerë të kullave kemi dhe në krahinën e Koso-vës, etj. si dhe në ndonjë fshat në Shqipërinë e Jugut, si në Kardhiq.ku thuajse të gjithë banesat fshatare janë të fortifikuara. Në mesin eshek. XIX, në fshatin e Baba Lloçit, që ndodhet gjatë rrugës Gja-kovë-Pejë, ndërtimi i kullave kishte marrë përpjesëtime të tilla sa të60 shtëpitë që përbënin këtë fshat ishin të fortifikuara, të pajisura mefrëngji të shumta dhe ishin në gjendje të përballonin një rrethim paartileri.12 Të njëjtin karakter ka pasur edhe fshati i Kardhiqit (Gji-rokastër), ku banorët janë kujdesur të ndërtojnë dhe një mur rrethuesnga ana më pak e mbrojtur e fshatit. Kjo është një shenjë e sigurtë,që tregon për një mbrojtje të organizuar të të gjithë banorëve të fsha-tit kundër lakmisë dhe shpërdorimeve të feudalëve. Përhapja masivee kullave në disa zona, kryesisht malore, është e lidhur me mbizotërimine fshatarësisë së lirë, ku sistemi i çifligut nuk ishte përhapur. Por kaedhe raste të tilla, kur kulla është ndërtuar edhe nga çifçinj të pasuruar,që ishin kthyernë pronarë të vegjël tëpavarur, si në Kosovë, nga ku lindidhe shprehja «kullë begu e kullë çifçija nuk dihet kush asht zotnija»13

Kjo shprehje tregon gjithashtu për një pëhapje të gjerë të banesës së for-tifikuar të tipit kullë në Shqipërinë e Veriut, sidomos gjatë shek. XIX.Kulla e Matit arriti përsosmërinë e llojit të vet nga ana arkitektonike dhefunksionale. Banesat-kullë ndërtoheshin zakonisht në vende të dukshme,ku kishin një shesh pamje të lirë e për këtë arsye nuk pajiseshin me mure

11) Për kullat në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, shih P. Thomo, Arkitekturae banesave fshatare në Shqipërinë e Veriut gjatë shek XIX. Monumentet 12, 1976.159-171. B. Strazimiri. Banesat e Malësisë së Krujës. Monumente të Kulturës nëShqipëri, 1975, II, 86-90. B. Strazimiri, P. Thomo. Kulla e Matit. Monumentet 1, 1971,149-165. A. Muka. Arkitektura popullore e Shqipërisë së Mesme (banesa me telize).Monumentet 12, 1976, 199-209.

Janë përdorur dhe materiale të pabotuara të L. Sulit, për kullat në rrethin ePukës.

12) L. Mile. Vep. cit. 124.13) M. Krasniqi. Gjurmime albanologjike, folk. etn. 2, 1972, 39.

278

Page 279: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 186a. Kullë në krahinën eMatit.

Fig. 186b. Kullë në krahinën e Matit.

rrethuese. Muret e tyre ishin të forta, të ndërtuara kryesisht prej guri. Këtondërtesa kanë zakonisht 3 kate me nga një kthinë në çdo kat. Kati i parëpërdorej për strehimin e bagëtisë, në katin e dytë zhvillohej jeta fami-ljare ndërsa në të tretin priteshin miqtë. Banesa ka një hyrje të vetmenë katin e parë, i cili lidhet me katet e tjera me shkallë të brendshmedruri.

Karakteristike për ambientin e katit të tretë janë çikmatë (mashi-kula), të cilat janë disa dalje të vogla në formën e ballkoneve të mbylluraprej guri dhe të pajisura me frëngji anash dhe poshtë.

Cikmatë janë vendosur në pika të tilla nga mund të kontrollohen tëgjitha anët e ndërtesës, por përveç mbrojtjes ato shërbenin edhe si kën-de për ndejtje. Në të shumtën e rasteve, njëra nga çikmatë vendosetpërmbi hyrjen, të cilën e kontrollon dhe e mbron 30 vetëm së largu, poredhe nëpërmjet të vrimës së hapur në dyshemenë e çikmasë, prej sëcilës mund të hidhet ujë i valuar mbi kundërshtarin.

Me frëngji janë pajisur jo vetëm muret e çikmatë, por edhe kthi-na sanitare, që del në formë konsoli jashtë ndërtesës, e mbështeturmbi ancakë guri, si edhe vendi i larjes së duarve, që formohet nga njëe thelluar drejtkëndëshe apo rrethone në mur.

Kur nevojat e familjes kërkonin zgjerimin e sipërfaqes së banimit,ndërtohej ngjitur me kullën ekzistuese një kullë tjetër, e cila, sipas rastit,ishte një kat më e lartë ose më e ulët.

Kulla të përdorura si banesa të tipit të Matit takohen edhe në kra-hina të tjera të Shqipërisë Veriore, si në Mirditë, Dibër, Lurë, Pukë,

279

Page 280: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

elj. Në disa kulla të zonës së Pukës, hyrja ndodhet në katin e dytë,në të cilin të çojnë shkallë të jashtme druri; edhe në to, kati i tretëështë pajisur me çikma, porta vendoset në anë të fasadës dhe mhrohetnga një çikma. Kthina sanitare, që del në formë konsoli, është pajisurme frëngji anësore, ndërsa në ballë ka një dritare të vogël.

Banesat kulla të Malësisë së Gjakovës janë gjithashtu zakonishttrikatëshe dhe të varfëra me kthina ndihmëse. Ato kanë të njëjtën ve-ndosje kthinash si kullat e Matit dhe të Pukës. Por kthina e katit të tretënë këto kulla, në vend të çikmave, ka një të dalur në formë konsoli, tëcilën e quajnë dyshekllëk. Dyshekllëku shërben për ndejtje, por edhepër luftim. Ai është pajisur me dritare të vogla, që i ngjajnë frëngjive.Në banesat e vjetra, dyshekllëku ka qenë ndërtuar me dru lisi 8-9 cmtë trashë që nuk mund të shpohej nga plumbi, ndërsa, më vonë, murete tij u ndërtuan prej guri. Hyrja në këto kulla ndodhet në katin e dytë,ku të çojnë shkallë druri. Kjo e bën më të mbrojtur banesën dhe përmë tepër më komode, pasi e veçon nga vendi i kafshëve. Por nga anatjetër, hyrja në katin e dytë ka disavantazhe se është më e ekspozuarnga larg. Kërkesat për komoditet në këto kulla janë në përgjithësi mëtë mëdha se sa në kullat e Matit, ku gjithçka është parë me syrin embrojtjes. Dyshekllëku në banesat e Malësisë së Gjakovës na paraqitetme shtrirje në disa variante: ai mund të zërë një kënd të banesës, krejtmurin ballor dhe gjysmën e njërit nga muret anësore ose murin ballordhe dy gjysmat e mureve anësore. Një kullë e këtij tipi, me dyshekllëk

Fig. 187. Kulla e Mic Sokolit. Bujan, Tropojë.

280

Page 281: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 188. Banesë me «teliz» e tipit kullë.Çermenikë, Librazhd.

Page 282: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

prej druri është edhe ajo e heroit të Lidhjes së Prizrenit Mic Sokoli14

(fig. 187), e cila është restauruar kohët e fundit. Kulla është trikatëshedhe është pajisur me 40 frëngji të shpërndara në të trija katet, të cilatkontrollojnë të katër drejtimet e kullës. Banesa e tipit kullë është për-hapur edhe në Malësinë e Krujës, megjithëse në një kohë të vonë dheme ndikime nga kullat e krahinave fqinje të Matit dhe të Mirditës.

Një tip kulle me mjaft interes na shfaqet në Shqipërinë e Mesme.Ajo njihet me emrin «shtëpia me telize» dhe ka qenë mbizotëruese nëkrahinat e Çermenikës, Martaneshit dhe Shëmilit, por takohet edhe nëzona të tjera të Shqipërisë së Mesme malore si në Malësinë e Tiranës,të Peshkopisë, Krujës dhe Librazhdit. Kjo lloj banese dallohet për pra-ninë e një galerie të mbyllur prej druri (telize), që rrethon nga jashtëkatin e sipërm të banesës, pjesërisht apo tërësisht, duke dalë në formëkonsoli (fig. 188).

Karakteri mbrojtës në këtë tip banese theksohet në banesat tri-katëshe që thirren edhe «kullë». Karakteristike për to janë: ekzistencae një kthine për çdo kat, mungesa në përgjithësi e dritareve në katine parë, ekzistenca e çikmave dhe frëngjive si dhe varfëria në kthinatndihmëse. Megjithëse banesa me telize nuk është aq e fortifikuar sakulla e Matit, ajo përfaqëson një nga tipat e vjetër të banesës së for-tifikuar, e ndikuar drejtpërdrejt nga arkitektura ushtarake. Ajo sigu-risht ka lëvizur në kohë, duke i shtuar ose pakësuar cilësitë e saj mbroj-tëse, por edhe duke ruajtur gjithnjë elementin kryesor të kësaj arki-tekture, telizin. Po të vërejmë edhe tipat e tjerë të banesave të fortifi-kuara, do të shohim se ndikimi i arkitekturës ushtarake aty është ipadiskutueshëm. Cikmatë nuk janë gjë tjetër veçse mashikulat që ndër-toheshin në kullat dhe mbi muret e kështjellave, sidomos mbi portat etyre. Siç kemi parë edhe në kapitujt e mëparshëm, këto kanë qenëmjaft të përhapura gjatë shek. XV.

Në përgjithësi mashikulat ndërtoheshin prej druri dhe vetëm vonëu ndërtuan prej guri. Shembullin më të hershëm të një mashikule guri,ndoshta e kemi mbi portën e kështjellës së Lezhës dhe në kalanë ePrezës, ku ato nuk janë më të hershme se fundi i shek. XV ose shek.XVI. Për banesën me teliz, ne gjejmë një shembull të hershëm identiknë nië nga kullat e Petrelës, që e kemi përmendur më sipër.

Është pikërisht Shqipëria e Mesme, ku takojmë një përdorim tëgjerë të mashikulave prej druri në kështjellat tona. si në Petrelë, Bash-tovë, Durrës, etj. Këtë traditë e vazhduan për një kohë të gjatë bane-sat e fortifikuara të këtyre zonave dhe të tjera në afërsi me to, de-risa, pothuaj para syve të brezave tanë, çikmatë e drunjta u zëvendë-suan me ato prej guri, por edhe këto të fundit ndryshuan vetëm ma-terialin, por jo formulimin arkitektonik. Kështu shpjegohet që ndry-she nga shumë krahina të Greqisë Jugore në Shqipërinë e Mesme dheatë të Veriut nuk takojmë kullëza rrethore nëpër qoshet e banesave,që janë një ndikim i sigurt perëndimor.

Një nga arsyet e përhapjes së banesave-kulla, ishte rezistenca kun-dër pushtuesve turq dhe shpërdorimeve të administratës osmane. Kë-të mund ta ndjekim që nga fillimet e pushtimit në shek. XV, kur timar-linjtë në krahinën e Korçës refuzuan të kryejnë shërbimin ushtarak dhe

14) L. Suli. Restaurimi i Kullës së Mic Sokolit. Monumentet 15-16, 1978.

Page 283: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

u mbyllën në kullat e tyre; pastaj rreth mesit të shek. XIX, kur Der-vish Aliu, një nga udhëheqësit e kryengritjes, banonte në një shtëpi tëfortifikuar dhe së fundi kemi ndërhyrjen e administratës otomane, në vitet1911-12 për të zmadhuar dritaret e çikmave, në mënyrë që të ulnin aftë-sinë mbrojtëse të kullave në Shqipërinë e Veriut.

Arsyeja e dytë ishte ekzistenca e zakonit të gjakmarrjes, i cili nxi-tej edhe më tepër nga klasat sunduese. Vetëm gratë përjashtoheshin ngagjakmarrja. Kjo dha mundësi që me zgjerimin e pjestarëve të familjes,shtëpia e bukës të shpërngulet në një kthinë përdhese në oborr. Jetanë kulla ishte e vështirë, e ashpër dhe luftarake. Krahas ashpërsisë kun-drejt armikut dhe gjaksit, besa dhe mikpritja mbeti një zakon i përher-shëm për shqiptarin. Në kullat e varfra të fshatarëve kthina më e mirëu rezervohej miqve.

283

Page 284: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kapitulli X

KISHA, MANASTIRE DHE URATË FORTIFIKUARA

Që nga fillimet e mesjetës shtresa e klerikëve ishte fuqizuarshumë, aq sa gradualisht filloi të konkuronte me feudalët. Pasuritë emëdha të grumbulluara nga komunitetet fetare nëpër manastire duhe-shin mbrojtur si nga armiqtë e jashtëm ashtu edhe nga revoltat dhekryengritjet e brendshme të fshatarëve që shfrytëzoheshin nga këtomanastire, pasi ato ishin, ashtu si feudalët, pronarë të mëdhenj to-kash e çifligjesh, të cilat jipeshin me qira tek fshatarët kundrejt de-tyrimeve të rënda. Manastiret më të pasura rrethoheshin me muree kulla të fuqishme, që nuk binin më poshtë nga ato të kështjellavetë princave dhe feudalëve të mëdhenj. Në kohë të turbullta janë ndër-tuar edhe kisha të fortifikuara, që mund të shërbenin për t'i shpëtuarvalës së një sulmi.

Shumica e manastireve kanë qenë të fortifikuara. Ato kanë pasurzakonisht një ose disa banesa të tipit kullë, mure rrethuese me frëngjidhe shpeshherë edhe kulla.

Nga ndërtimet mbrojtëse të manastireve të hershme janë ruajturpak gjurmë, por edhe me ato mund të krijohet një ide për këtë gjinifortifikimesh.

Nga një njoftim i Ana Komnenës mësojmë se në afërsi të Du-rrësit ndodhej «tempulli i kryestrategut Mihail», ku u strehua gardae perandorit Aleks Komneni pasi u thye nga normandët; ajo u rre-thua atje nga normandët dhe u dogj bashkë me tempullin. I pariqë tërhoqi vëmendjen për një kodër me emrin Shimill pranë Arapajt(Durrës) ishte arkeologu Hezei1. Kodra e Shimilit është e mbushurme qeramikë që takohet në sipërfaqe. Gërmimet arkeologjike të krye-ra nga muzeu i Durrësit nxorën në dritë gjurmët e një kishe paleo-

1) Mission..., 368

284

Page 285: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 189. Manastiri i Mesopo-tamit, Sarandë.

Page 286: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

kristiane2, që, nga teknika e ndërtimit, duhet t'i përkasë gjysmëssë dytë të shek. V. Kisha ka pasur edhe një mur rrethues rreth50 x 50 m, i cili mund të kapet vetëm nga gjurmë të shkëputura. Nësembi bazën e kësaj kishe ka qenë ndërtuar kisha e Shën Mëhillit, epërmendur nga Ana Komnena, nuk mund të thuhet asgjë me siguri.Por sidoqoftë, në këtë rast kemi të bëjmë me një të dhënë historike qënjë kishë apo manastir i fortifikuar në shek. XI ka shërbyer për stre-himin e një garde perandorake dhe me faktin që nga mbetjet a Ara-pajt mund të rikonstruktohet një kishë paleokristiane e pajisur menjë mur mbrojtës. Rrënojat e një kishe tjetër të shek. VI, e cila kishtenjë mur rrethues të fuqishëm, të ndërtuar me të njëjtën teknikë meatë të mureve të kalasë së Durrësit, u zbuluan kohët e fundit në afërsitë Ishmit3. Por deri tani të dhëna më të plota për karakterin e tijmbrojtës na ofron manastiri i Shën Kollit në Mesopotam (rrethi iSarandës).4

Mesopotami ndodhet fare pranë Finiqit, që ka qenë një qendër erëndësishme kulturore në kohën antike dhe qendër peshkopate në pragtë mesjetës. Pas prishjes së Finiqit nga Totila, në vitin 568, selia epeshkopatës transferohet në Mesopotam dhe u quajt Peshkopata eFiniqit dhe e Mesopotamit. Manastiri (fig. 189), është ndërtuar mbinjë kodër të ulët, që ngrihet midis dy shtretërve të lumit të Bistricës.Muret rrethuese kapin një territor me gjatësi 100 m e gjerësi 80 mdhe kontrolloheshin nga 7 kulla drejtkëndëshe, të cilat janë mjaft tërrënuara. Vetëm nga njëra prej tyre, që ndodhet në anën perëndimore,ruhet një faqe me lartësi 10 m.

Hyrja për në manastir ka qenë nga lindja dhe përshkonte njëkullë katërkëndëshe me ballë të gjerë.

Muret mbrojtëse janë më të hershme se kisha ekzistuese dhe duhettë lidhen me krijimin e manastirit, që sipas gojëdhënës i atribuohetperiudhës së sundimit të Kostandin Monomakut (1042-1045).

Pak a shumë e kësaj periudhe ose më e hershme është një kishënë qytetin e Durrësit. e cila në fillim të shek. XVI u kthye në xhami5.Në muret me tulla të kishës na tërhoqën vëmendjen disa të çara nëtë djathtë të absidës. Ato kishin një lartësi prej 0,20 m, ishin po kaqtë gjera në anën e brendshme dhe ngushtoheshin nga jashtë në 5-6 cm,duke përshkuar pjerrëtas trashësinë e murit. Këto të çara s'mund tëkenë qenë gjurmë të brezave të drurit, pasi ato ngushtohen në anën ejashtme, e përshkojnë murin pjerrëtas dhe duke u ndodhur gjithashtunë lartësi të përshtatshme, ato s'mund të jenë tjetër veçse frëngji.

Një nga manastiret më të rëndësishme në Shqipërinë e Veriut kaqenë ai i Shën Serxhit dhe Bakut në breg të lumit Buna (Shkodër),nga i cili ka marrë emrin dhe fshati i sotëm Shirgj.

Rrënojat e kishës që ruhen akoma nga ky manastir, paraqesinnjë nga ndërtimet më të bukura të arkitekturës romanike në vendintonë. Manastiri ka pasur rëndësi edhe për hir të punëve që kanë qenë

2) H. Hidri. Bazilika paleokristiane e Arapajt. Sesion shkencor, 21 nëntor 1979,Durrës,

3) Kjo informatë dhe të dhënat e tjera rreth kishës, i detyrohen H. Myrtos,arkeolog në muzeun e Durrësit.

4) A. Meksi Arkitektura e kishës së Mesopotamit. Monumentet 3, 1972, 47-95.5) A. Meksi. Dy bazilika mesjetare të panjohura. Monumentet 13.

286

Page 287: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 190. Manastiri i fortifikuari Kakomesë, Sarandë

Page 288: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Fig. 192. Manastiri i fortifikuar i Kamenosë, Sarandë.

të lidhura me skelën, tregun dhe doganën. Rreth manastirit is'hin ndër-tuar magazina, zyra doganore dhe shtëpitë për tregti. Për këtë arsyeai, rreth viteve 1400-1419, u fortifikua nga venecianët me një kështje-llë druri, ndërsa ndërtime mbrojtëse më të hershme akoma nuk janëvërtetuar.

Pati dhe manastire të tjera, që u fortifikuan në prag të pushtimitturk si abacia në Malin e Shenjtë të Mirditës, Retësi, etj. Gjithashtuqyteti i Svaçit (Shasi), që ishte më tepër një seli fetare se sa qendëre banuar, u fortifikua rreth vitit 1406 me kërkesë të peshkopit të qy-tetit, që ju drejtua venecianëve.

Gati tre shekuj më vonë, peshkopi Vladani, pasi hyri në kon-flikt me turqit, më 1676, urdhëroi ndërtimin e një kulle (shtëpie fortifikuar) në famullinë e Shën Nikollës. Por nga këto manastire nukruhen gjurmë ndërtimesh.

Në gjendje relativisht të mirë na janë ruajtur disa manastire tëfortifikuara në Shqipërinë Jugore, midis të cilave të tërheqin vëme-ndjen veçanërisht manastiret e Krorëzit, Kakomesë6, Kamenosë(fig. 192) etj.

Në manastirin e Kakomesë (fig. 190), që përbëhet nga kisha, ko-

6) A. Meksi. Arkitektura e kullës si banesë. Monumentet, 193-198.

288

Page 289: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

191. Manastiri i fortifikuar iKrorzit, Sarandë.

19 - 61

Page 290: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

nakët e manastirit dhe një rhur rrethues ruhet një banesë e fortifikuare tipit «kullë». Kulla është trikatëshe, ku secili kat përbëhet nga njëkthinë e vetme.

Kati i parë shërbente si bodrum dhe komunikonte me një portëtë mbuluar me hark rrethor. Në katin e dytë hyhej nëpërmjet njëshkalle guri të vendosur 1,5 m larg portës dhe të një ure të lëvizshme.Dy katet e para janë pajisur me frëngji në të katër muret, ndërsa katii tretë, përveç frëngjive, ka edhe disa dritare të vogla për ndriçim.Katet ndaheshin nga dysheme druri dhe çatia ishte mbuluar me rrasaguri. Për t'u ruajtur nga djegia, nuk ka pasur strehë, por përfundonteme një kornizë guri.

Manastiri i Krorëzit (fig. 191) ndodhet pranë të parit mbi njëkodër në breg të detit, prej së cilës soditet një pamje mjaft e bukur.Si në Kakome edhe këtu ruhet një kullë trikatëshe e fortifikuar, pornë të cilën, për shkak të mosnivelimit të terrenit hyhet pa shkallëdrejt në katin e dytë.

Në katin e tretë, përveç frëngjive, ndodhet dhe një mashikul guriqë del konsol dhe shërbente për mbrojtjen e hyrjes.

Të dy manastiret janë ndërtuar rreth mesit të shek. XVII. Ndry-she nga manastiret e Krorëzit dhe të Kakomesë, manastiri i Demës(rrethi i Sarandës) i së njëjtës kohë, mbrohet nga një mur rrethues ipajisur me kulla, të cilat në anën e brendshme janë. krejtësisht tëhapura.

Përveç kishave dhe manastireve ka pasur edhe ura të fortifikuara,por këto nuk na janë ruajtur deri në ditët tona edhe për faktin sekanë qenë të rralla dhe në ndonjë rast me materiale jo rezistente, siçështë druri. Me të dhënat që kemi deri tani, këtë gjini ndërtimeshmund ta ilustrojmë vetëm me dy shembuj. Në shek. XV, një urë e, for-tifikuar lidhte dy brigjet e Bunës. Ura u ndërtua në vitin 1478 ngaturqit, gjatë rrethimit të dytë të Shkodrës dhe kishte për qëllim tëpengonte afrimin e anijeve për të ndihmuar Shkodrën e rrethuar.

Në veprën e Barletit «Mbi rrethimin e Shkidrës», nuk bëhetfjalë për llojin e materialit, me të cilën u ndërtua ura, por slgurishtajo ka qenë prej druri. Në të dyja anët e urës u ndërtua nga një kullë.Njëra nga kullat iu ngarkua për ta ndërtuar bejlerbeut të Rumelisë,ndërsa tjetra atij të Anadollit.

Kullat u pajisën me mjete të shumta luftimi dhe municione dhepas kësaj, pjesa kryesore e ushtrisë u largua, duke lënë pjesën tjetërpër të vazhduar bllokimin e qytetit.

Ura tjetër i përket një periudhe mjaft më të vonë dhe ndryshenga e para ajo është prej guri.

Ura ndodhet në qytetin e Gjirokastrës dhe i shërbente ujësjellësitqë çonte ujin në kala, i ndërtuar nga Ali pashë Tepelena pas pushti-mit të Gjirokastrës, më 1813. Në një skaj të urës ndodhej pusi i kon-trollit dhe pranë pusit një kullë e lartë me muraturë guri e meplan katror.

Kulla ruante urën dhe kryesisht pusin e kontrollit.

290

Page 291: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kapitulli XI

ARMË DHE OPERACIONE RRETHIMI

Krahas fortifikimeve u zhvilluan edhe armët, qoftë ato të sulmitapo të mbrojtjes.

Në epokën e bronzit, për prodhimin e armëve ishte krijuar njëzeje e veçantë. Këtë e dëshmojnë shumëllojshmëria si dhe format funk-sionale dhe artistike të tyre. Shpata dhe kama të përmasave dhe for-mave të ndryshme, janë zbuluar në varrezat tumulare të Pazhokut,që i përkasin periudhës së bronzit të mesëm.

Ky proces merr përpjesëtime të gjera gjatë epokës së hershme tëhëkurit (shek. XII-VII p.e.r.), kur diferencimi shoqëror ishte thelluarmë tepër dhe luftërat qenë bërë një fenomen i zakonshëm.

Armët që u përdorën në atë kohë ishin kryesisht shpata, heshta,harku dhe shigjeta.

Së paku që nga shek. VI p.e.r., filloi të përdoret përkrenarja dheparzmorja, të cilat nuk kishin ndryshime cilësore nga pajimet greketë këtyre llojeve. Në kohët antike, arsenali luftarak u pasurua sëtepërmi. Fillojnë të gjejnë përdorim përveç shpatave, hanxharëve, ar-mëve shpuese edhe armë për goditje, si topuzi, mëzdraku, sëpata luf-tarake, etj. Ndërsa për rrethimin e kështjellave përdoreshin shkallët,kullat e rrethimit si dhe balistat e katapultat, me të cilat hidheshinmbi armikun gurë, gjyle plumbi, ura të ndezura, etj. Për shpimine mureve dhe shpërthimin e portave u përdor dashi, i cili ishte njëtra i fuqishëm me majë hekuri i mbrojtur nga një ndërtesë drurie veshur me lëkurë të paregjura, që e siguronte nga djegia. Dashiqëndronte i varur brenda këtij konstruksioni dhe godiste muret pasitërhiqej dhe lëshohej nga një grup luftëtarësh. Si një mjet i efekt-shëm sulmi qe përdorur minimi i mureve që realizohej nëpënnjethapjes së tuneleve nën themelet dhe përforcimi i tyre me armaturatrarësh, të cilët, pasi u vihej zjarri krijonin shembje apo të çara nëmuret. Metoda të tjera sulmi ishln befasia, mashtrimi si dhe për-hapja e panikut në radhët e kundërshtarëve. Edhe gjatë gjithë mes-

291

Page 292: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

jetës u përdorën po ato mënyra dhe mjete sulmi e mbrojtjeje, me-gjithëse erdhën gjithnjë duke u përkryer. Prandaj komandantëtushtarakë iahin të interesuar të studionin me kujdes, nëpërmjet shkri-meve të vjetra, gjithçka që ishte përdorur nga paraardhësit e tyresi gjatë sulmeve ashtu edhe në mbrojtje, t'i përvetësonin këto meto-da dhe të shpiknin të reja. Pra çdo luftim për marrjen apo mbrojtjene një kështjelle e pasuronte vazhdimisht traditën dhe përvojën efituar.

Për të pasur një ide pak a shumë të qartë mbi çka para-shtruam më lart dhe për të kuptuar më mirë rolin e fortifikimeve,do të mjaftonte të sillnim disa nga rastet më tipike të operaeionevetë rrethimit dhe luftimeve mbrojtëse nga antikiteti dhe mesjeta.

Armë dhe operacione rrethimi nga koha antike

Në vitin 230 p.e.r., në kohën e sundimit të mbretëreshës Teuta,ilirët e fisit të ardianëve sulmuan qytetin më të fortifikuar dhe mëtë pasur të Epirit, Foiniken, të cilin, sipas Polibit, e morën me sulmine parë (Polyb. II, 5). Epirotët, pasi morën vesh këtë ngjarje, u drejtuanme të gjitha fuqitë e tyre në ndihmë të Foinikes. Ata e vendosën kam-pin e tyre buzë lumit të Bistricës, që kalon rrëzë qytetit, dhe për t'usiguruar nga ndonjë sulm i papritur shkulën drurët e urës, që ngrihejmbi këtë lumë. Pasi morën këtë masë, epirotët qëndruan të shkujdesurdhe e lanë pas dore rojën e lumit. Por ilirët, pasi morën vesh këtë, unisën natën dhe pasi vendosën trarët mbi urë, kaluan pa u vënë re dhezunë një vend të fortë, ku qëndruan deri sa u gdhi.

Pasi u gdhi, filloi beteja, në të cilën epirotët u mundën. Një pjesëe tyre mbetën të vrarë dhe u zunë robër, ndërsa të tjerët mundën tëiknin dhe shkuan tek atintanët.

«Kjo fushatë e ilirëve, shkruan Polibi (II, 6). i habiti dhe u kallitmerr gjithë helenëve që banonin gjatë bregdetit. Këta, kur panë seqyteti më i fortifikuar dhe më i fuqishëm i Epirit u shkatërrua dhe ushkretua në një mënyrë të pabesueshme, s'kishin më frikë vetëm përtë ardhurat e tyre, si gjer tani, por edhe për veten dhe për qytetet e tyre».

Në luftën për mbajtjen e qytetit të Foinikes, ilirët, duke vlerësuarforcën e tyre sulmuese dhe duke shfrytëzuar befasinë, zgjodhën bete-jën jashtë mureve të qytetit, para se kundërshtari të përpiqej ta merrteatë. Kjo taktikë, jo vetëm që u siguroi fitoren, por dhe nuk u dhakohë epirotëve të grumbullonin forca të reja, që mund t'u vinin nëndihmë nga aleatët, ashtu siç ndodhi në fakt, por kësaj radhe pasi ki-shin humbur betejën pranë qytetit të Foinikes.

Një vit më vonë, në pranverë të vitit 229 p.e.r., një ushtri ilirerrethoi qytetin e Korkyrës. Ndërsa një pjesë e ushtrisë mbante tërrethuar qytetin, pjesa tjetër e ngarkuar mbi anije, zhvilloi një be-lejë detare me flotën akease, që u vinte në ndihmë të rrethuarëve.

Beteja u zhvillua në afërsi të ishullit Paksos. Ilirët i lidhënanijet e tyre nga katër dhe u vërsulën kundër armikut. Anijet e akeasveu ndeshën aq fort sa mezi mund të lëviznin, mbasi ishin futur midissqepave të anijeve ilire të lidhura bashkë. Atëherë ilirët u hodhën

292

Page 293: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

mbi anijet e kundërshtarit dhe i pushtuan ato. Kështu zunë katër anijeme nga katër radhë lopatash, ndërsa një tjetër me pesë radhë e mbytënbashkë me marinarët e saj. Pas kësaj beteje, korkyrasit e dorëzuan qy-tetin dhe pranuan një garnizon ilir në të. (Polyb. II, 10).

Lisi ishte një nga qytetet më të fortifikuara të ilirëve. Kur Filipi Vi Maqedonisë me ushtrinë e tij u ndodh pranë tij, pas një udhëtimiprej dy ditësh, vuri re se qyteti ishte përforcuar mirë nga të gjithaanët. Ndërsa për Akrolisin, që kishte një lartësi të madhe dhe ishte ifortifikuar mirë, ai humbi çdo shpresë se mund ta pushtonte. Sa përqytetin mendonte akoma se mund të bënte diçka. Pasi pa mirë vendin,vuri re se terreni që shtrihej midis Lisit dhe rrëzës së malit të Shël-buemit, ku ndodhej Akrolisi, ishte i përshtatshëm për taktikën që dotë ndiqte (Polyb. VIII, 13).

Kur u err, mori pjesën më të madhe e më të zgjedhur të ushtarë-ve të tij me armatim të lehtë dhe e fshehu në disa lugina të pyllëzuara.Rruga, nëpër të cilën Filipi çoi këtë pjesë të ushtrisë së tij, kalonte në-për luginën Zalli i Grykës, që ndodhet në anën lindore të Akrolisit(mali i Shelbuemit) dhe, duke kaluar qafën që formohet midis malit tëShelbuemit dhe të Mercinjës, ai i erdhi rrotull Akrolisit deri tek lagj-ja e sotme Varosh, ku vendosi në fshehtësi trupat e tij1. Të nesërmen,Filipi mori me vete trupat e armatosura rëndë dhe pjesën tjetër tëushtrisë me armatim të lehtë e duke ecur gjatë bregut të detit, unis për në anën tjetër të qytetit. Ilirët ishin informuar për fushatën eFilipit, prandaj në Lis ishin grumbulluar forca të mëdha nga krahinatfqinje, ndërsa në Akrolis, ngaqë kishin besim në fortifikimet e tij, ki-shin lënë vetëm një roje të vogël.

Kur po afroheshin maqedonasit, vendasit filluan të dalin jashtëmureve të qytetit, duke pasur besim si në numrin e madh të forcavetë tyre, ashtu edhe në pozitën e vendit. Filipi mbajti në fushë ushtarëte armatosur rëndë, ndërsa të tjerët i nisi drejt kodrave, për t'u për-leshur me ilirët. Për një kohë fati i luftës mbeti i dyshimtë, por pastajmaqedonasit u detyruan të tërhiqen.

Ilirët morën guxim nga kjo fitore, i ndoqën ushtarët e Filipit,zbritën në fushë dhe u përleshën me forcat e armatosura rëndë.

Rojet e Akrolisit, që shikonin nga muret gjithë ngjarjen që uzhvillua, kujtuan se Filipi po tërhiqej dhe, pasi lanë vetëm pak vetënë kala u derdhën gjatë shpatit të malit për në fushë, me qëllimqë të ndiqnin armikun dhe të merrnin plaçkën e luftës. Pikërisht nëkëtë çast, Filipi u dha sinjalin forcave të fshehura në Varosh tësulmonin qytetin dhe të zinin Akrolisin. Akrolisi u zu me lehtësi, pasiishte i pambrojtur, ndërsa qyteti ra vetëm të nesërmen, pas luftimeshtë mëdha kundër sulmeve të maqedonasve.

Në këtë luftë, ilirët, me gjithë trimërinë dhe guximin që treguan,nuk mundën të fitojnë, pasi nuk shfrytëzuan si duhet fortifiktmet efuqishme të Lisit dhe Akrolisit, por e zhvilluan pjesën më të madhetë betejës në fushë e para kohe. Gjithashtu, ata treguan mungesë vi-gjilence për të zbuluar forcat e fshehura të Filipit.

Në vitin 214 p.e.r. Filipi V rrethoi Apoloninë. Përvec forcave tëshumta, ai kishte grumbulluar në lëmin e tij katapulta, balista dhe

l) C. Prashniker. A Schober, 26.

293

Page 294: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

armë të tjera rrethimi, por maqedonasit nuk arritën t'i përdorin këtoarmë, pasi trupat që mbronin qytetin bënë një sulm të befasishëmnatën në kampin e Filipit, kaluan ledhet pa u diktuar dhe pasizunë robër dhe asgjësuan një pjesë të mirë të ushtrisë maqedonase,morën katapultat, balistat dhe armët e tjera të këtij lloji që ishingrumbulluar këtu, për të sulmuar qytetin, e i shpunë në Apoloni, përte mbrojtur muret, po t'u qëllonte përsëri një fat i tillë (Livi XXIV, 40).

Uskana ishte një nga qytetet e rëndësishme të fisit të penestëve.Ai ndodhej në afërsi të Lyhnidit (Ohrit). Kishte dhjetë mijë banorëdhe një garnizon të vogël kretas.

Rreth vitit 170 p.e.r., një ushtri romake prej 8000 vetësh, nënkomandën e Ap Klaudit, u nis të pushtojë qytetin. Romakët vendosënlëmin rreth 12 milje larg qytetit, lanë aty një roje prej 1000 vetëshdhe me pjesën tjetër të ushtrisë, që formonte një kolonë të gjatë e tëçrregullt nga marshimi, ju afruan qytetit. Ap Klaudi mendonte se dota pushtonte Uskanën me lehtësi, duke u bazuar në disa informata qëkishte marrë se garnizoni kretas do të dorëzonte qytetin. Bindja e tiju forcua, kur mbi mur nuk pa asnjë roje të armatosur. Por kur romakëtu avitën në largësinë e hedhjes së shtizave, nga të dy portat e qytetitdolën njerëz të armatosur që sulmuan ushtrinë romake. Britma e tyreu shoqërua nga ajo e grave, që qëndronin mibi mure dhe bënin njëzhurmë të madhe me enët prej bakri.

Të frikësuar nga kjo rrëmujë e madhe dhe e përgjithshme, ro-makët nuk mundën t'i qëndrojnë as sulmit të parë. Qytetarët e ndo-qën ushtrinë e shpartalluar të romakëve, prej së cilës vetëm dy mijëvetë arritën në lëmë. Prej këtej, ushtria, që kishte mbetur pas këtijdështimi me në krye legatin Ap Klaudi, u kthye në Lyhnid (Liv.XVIII, 10).

Në vitin 169 p.e.r., Uskana u sulmua nga ushtria maqedonaseme në krye mbretin e tyre Perseun. Perseu u nis me 10 mijë këmbë-sorë, 2 mijë ushtarë të armatosur lehtë dhe 500 kalorës. Kishte marrëme vete drith për shumë ditë dhe nga pas i vinin mjetet për tësulmuar qytetet.

Perseu e sulmoi qytetin nga të gjitha anët. Një pjesë përpiqeshintë ngjiteshin me shkallë mbi mure, ndërsa të tjerët t'u vinin zjarrinportave.

Megjithëse sulmuesit këmbenin njëri-tjetrin papushim, ditë enatë, mbrojtësit e qytetit mundën t'i qëndrojnë kësaj furie. Qytetira vetëm atëhere kur filluan të viheshin në veprim tenda, që shërbeninsi mbrojtje nga urat e zjarrit dhe objektet e tjera që hidheshin ngamuret; filluan të ngriheshin edhe kulla rrethimi.

Raporti i forcave gjithashtu nuk ishte i barabartë dhe qytetivuante nga mungesa e rezervave ushqimore (Liv. XLIII, 18).

Mjete dhe mënyra të shumta sulmi u përdorën edhe gjatë rrethi-mit të qytetit Oene, i cili u pushtua nga Perseu pas Uskanës. Oene,gjithashtu qytet i penestëve, nuk mund të merrej pa një rrethim tërregullt, jo vetëm se garnizoni i tij ishte diçka më i fuqishëm se iqyteteve të tjera, por se edhe muret e tij ishin shumë të forta dhekishte një pozitë të favorshme natyrore, duke u mbrojtur nga njëraanë prej lumit dhe nga ana tjetër prej një mali të lartë, që mezikalohej.

294

Page 295: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Në Oene kishte gjithashtu një garnizon romak.Perseu e rrethoi qytetin me hendek e ledhe dhe urdhëroi të ngri-

hej një çukë dheu, me një lartësi më të madhe se ajo e mureve.Gjatë këtij punimi, të rrethuarit dilnin me sulme të shpeshta nga

qyteti, me qëllim që të mbronin muret dhe të pengonin punimet earmikut. Por në këto përpjekje humbi një numër i madh prej tyre,ndërsa pjesa tjetër ishte dobësuar, duke u munduar ditë e natë si dhenga plagët që kishin marrë. Kur u ngrit çuka afër murit, kohortambretërore u hodh më atë anë dhe qyteti u sulmua me shkallë ngatë gjitha drejtimet (Liv. XLIII, 19).

Gjatë rrethimit të qytetit të Kasandrës, që mbrohej nga një gar-nizon prej tetëqind agrianësh dhe dy mijë ilirësh nga fisi i penestë-ve, romakët vendosën të futen në qytet nga zgavrat e krijuara nëmure. Përfundimi i punimeve për hapjen e këtyre zgavrave u shoqëruanga brohoritje dhe thirrje të forta gëzimi nga ushtarët romakë. Nëfillim, garnizoni i Kasandrës u habit dhe nuk e kuptoi domethënien ekëtyre britmave, por menjëherë, pas këtij çasti hezitimi, u përpoq t'ikthente në favor të tyre punimet, që kishin bërë romakët. Kështuqë menjëherë, një njësi e fortë agrianësh dhe ilirësh dolën nga murete qytetit dhe sulmuan në befasi romakët, që po grumbulloheshin përtë hyrë në qytet. Duke përfituar nga rrëmuja, i ndoqën ata gjer nëbuzë të hendekut, i hodhën brenda dhe i mbuluan me gurë e dhë.Romakët patën 600 të vrarë, ndërsa ata që ndodheshin midis hende-kut dhe murit u mbuluan me plagë (Liv. XLIV, 11, 12).

Dalmatët ishin një nga fiset më luftarake të ilirëve. Kryeqyteti ityre Delmin, në vitin 156 p.e.r., u bë objekt i sulmit të një ushtrieromake të komanduar nga konsulli Mark Friguli. Kur ky po për-gatiste lëmin e luftës, dalmatët u ranë rojeve të tij dhe i mundën,ndërsa Frigulin e nxorën nga lëmi dhe e ndoqën deri në lumin Na-rona. Kur filloi stina e dimrit dhe dalmatët u kthyen nëpër vend-banimet e tyre, konsulli Friguli i sulmoi në befasi, duke shpresuarse do t'i gjente të papërgatitur, por u gjend përsëri përpara forcashtë ardhura nga qytetet për t'i dalë përpara sulmit të tij. Atëhere udetyrua të kthejë rrugë dhe t'i bjerë qytetit Delmin. Mirëpo, me-qenëse nuk mundi ta pushtonte qytetin e fortifikuar me anë të sul-mit dhe makinat e rrethimit nuk mund t'i përdorte, për shkak semuret e qytetit ishin shumë të larta, hoqi dorë dhe u drejtua kundërqyteteve të tjera, që kishin më pak forca, pasi shumica e tyre ishtegrumbulluar në Delmin. Ai ju kthye përsëri këtij qyteti dhe ur-dhëroi të hidheshin në qytet, me anë hobesh, topuze dy kut tëgjata, të mbështjella me serë, squfur e kashtë liri, të cilat nga shpej-tësia ndizeshin. Kështu u dogjën shumë pjesë të qytetit dhe romakëtmundën të pushtojnë Delminin. (App. Ilyrike, 4, 11; shih dhe Fron-tini, III, 2).

Rreth 100 vjet më vonë. në vitin 35 p.e.r., Oktavian Augusti unis me ushtri, për të nënshtruar ilirët e Veriut e sidomos japodët,popull luftarak, që kishin thyer disa herë ushtritë romake për 20 vjetrresht. Që gjatë rrugës, ata e dëmtonin ushtrinë romake duke zënëprita nëpër shtigje, ku kishin rrëzuar drurët e pyllit për të vështirë-suar më tepër kalimin.

Kryeqyteti i japodëve, Metuli, gjendej mbi një mal shumë të

295

Page 296: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

pyllëzuar, mbi dy kodra, të cilat i ndante një luginë e ngushtë.Aty ishin grumbulluar rreth 3.000 luftëtarë të armatosur mirë, qëzbrapnin me lehtësi sulmet e romakëve. Këta të fundit kishin hapurllogore për t'u futur në qytet, por metulasit i prishnin, duke bërë sulmetë vazhdueshme ditë e natë dhe duke e goditur armikun me makinagurëhedhëse, që i kishin vendosur mbi muret e qytetit.

Nga ana e tyre, romakët përdorën makinat për shkatërrimin e mu-reve të Metulit. Ndërkaq, metulasit po ndërtonin një mur tjetër brendatë parit dhe kur ai u dëmtua, mjaft nga makinat gurhedhëse e brak-tisën dhe u hodhën brenda murit të ri.

Kundër murit të ri romakët grumbulluan forca dhe në dy pika,zgjatën katër ura, për ta kaluar murin nëpërmjet tyre, ndërsa një grupushtarësh ishte dërguar në pjesën e mbrapme të qytetit, për të çorien-tuar metulasit. Një pjesë e metulasve përballanin ata që drejtoheshinkundër murit, ndërsa pjesa tjetër qëllonte me heshta të gjata. Metulasitarritën të rrëzojnë tri nga urat. Kur ra ura e tretë, romakët i kapi njëtmerr aq i mad'h saqë asnjë s'guxonte të hipte në urën e katërt. Au-gusti, që vrojtonte nga një kullë e lartë druri, u mundua më kot t'ijepte kurajo ushtrisë. Atëhere ai u detyrua të kalonte vetë urën,bashkë me disa nga komandantët, Agripën dhe Ieronin, por edhe ura ekatërt u rrëzua. Një pjesë e romakëve, që ndodheshin mbi të, vdiqën,ndërsa të tjerë u plagosën. Augusti vetë u plagos në këmbën e djathtëdhe në të dy krahët.

Pasi arriti në kullë, ai urdhëroi të ndërtoheshin ura të tjera.Vetëm pas përpjekjesh të mëdha dhe me kusht që romakëve t'u lësho-hej vetëm njëra nga kodrat për vendosjen e garnizonit, ata mundëntë fufen në Metul. Ngjarjet që pasuan çuan në nje betejë të re, nërënien heroike të metulasve dhe në djegien dhe shkatërrimin e plotëtë qytetit nga vetë vendasit (App. Illy. 19-21).

Për pushtimin e qytetit Segesta, Augusiti u detyrua të ndërtojënjë radhë fortifikimesh të vogla përreth dy fortifikimeve të mëdha, sidhe ura mbi lumë. Segestasit ndërmorën shumë kundërsulme, por pasinuk patën rezultat, filluan të hidhnin që sipër «flakëse» dhe «zjarre»,që mund të kenë qenë si ato që përdorën romakët kundër Delminit.

Në ndonjë rast, kur parashikohej që rrethimi të vazhdonte gjatë,ndërtoheshin mure të tjera rrethuese nga sulmuesit, për ta bërë samë të plotë rrethimin dhe për të mbrojtur ushtrinë nga kundërsulmet.Një ndërtim të tillë, të përbërë nga një ledh dheu dhe hendeku e kemipërmendur, kur kemi përshkruar rrethimin e qytetit Oene nga Perseu.Por një shembull më të hershëm e kemi nga fushata e Aleksandrit tëMadh për pushtimin e qytetit të dasaretëve, Pelionin kur Aleksandri,për të penguar të rrethuarit të dilnin, vendosi të ndërtonte një mur(Ruf. Suppl. I, 17). Ndërsa Augusti, në fushatën për nënshtrimin eilirëve të Veriut, për të mbajtur të rrethuar qytetin e liburnëve, Pro-mona, urdhëroi të mbyllen me mure si qyteti ashtu edhe dy kodra.që ndodheshin në duart e ilirëve, perimetri i mureve do të ishte dyzetstade (rreth 7 km). (App. Illyr. 25).

Ka pasur dhe raste që, për të bërë sa më të efektshëm rrethimin,është ndryshuar rrjedha e lumenjve nëpërmjet hapjes së kanaleve, kurkëta lumenj shërbenin si një mbrojtje e sigurtë për qytetin.

Të rrethuarit, nga ana tjetër, përveç armëve të përmendura deri

296

Page 297: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

tani, për t'u mbrojtur, hidhnin mbi armikun gurë me hobe ose i rro-kullisnin ato nëpër shpatet e thepisura të kodrave, mbi të cilat ngri-heshin kalatë; lëshonin arka të rrumbullakëta dhe karroca të mbushurame gurë, të cilat, duke u përplasur mbi shkëmbinjtë, shpërndaheshinnë copa dhe përçanin radhët e armiqve që sulmonin.

Në kohën e vonë antike (shek, IV-VI), kur Perandoria Romako--Bizantine kërcënohej nga sulmet e fiseve «barbare», edhe ushtriailire ishte e organizuar në legjione; çdo legjion ishte njësi ushtarakekomplekse. Në përbërje të legjioneve kishte zdrukthëtarë, muratorë,karpentierë, farkëtarë dhe zejtarë të tjerë, të cilët ndërtonin shtëpi,kampe dimërore, makina luftarake, kulla lëvizëse druri dhe mjete tëtjera për mbrojtje qytetesh dhe sulm. Legjionet kishin gjithashtu pu-nishte armësh, ku prodhoheshin mburoja, parzmore, harqe dhe shi-gjeta, heshta, përkrenare, etj. Në repartet speciale përfshiheshin dhekunikularët (xhenierë), të cilët, sipas zakonit të besëve (fis në Trakë),gërmonin llagëme nën tokë dhe pasi shponin themelet, hynin papritur,për të pushtuar qytetin (Veget. II, 11).

Por edhe «barbarët», duke qenë në kontakt të vazhdueshëm meushtritë romake e bizantine nëpërmjet luftërave. i kishin perfeksionuarnë. shkallë të madhe armët dhe mjetet e rrethimit, së paku që ngashek. V. Mjete të fuqishme rrethimi u përdorën kundër qytetit ilirtë Naisit (Naissus, Nish). Hunët që e rrethuan qytetin, ndërtuan nëfillim mbi lumë një urë që ushtria të kalonte lehtësishi dhe pastajsollën pranë mureve makina luftarake dhe disa platforma trarësh tëvendosura mbi rrota, për të lëvizur më lehtë. Mbi to qëndronin ushtarë,që qëllonin me shigjeta nga frëngji të maskuara. kundër atyre që mbro-heshin nëpër bedenat e mureve. Që të luftonin pa u rrezikuar, plat-format ishin mbuluar me çati prej thuprash dhe lëkurësh, të cilat imbronin si nga shigjetat e zakonshme ashtu edhe nga ato me zjarr,që lëshonin mbrojtësit kundër tyre. Për shkatërrimin e mureve upërdorën «kryedeshë», ndërsa shkallët qëndronin në gatishmëri, përt'u vendosur në të çarat e mureve të krijuara nga kryedeshët, apo nëpjesët e tjera të padëmtuara të mureve, pasi mbrojtësit të tërhiqeshinnga muret të detyruar nga breshëritë e shigjetave, të lëshuara ngaplatformat e lëvizshme.

Kur makinat luftarake u vendosën pranë fortifikimit, mbrojtësithodhën nga muret gurë të mëdhenj, që i kishin grumbulluar që për-psra për këtë qëllim dhe disa nga këto makina bashkë me njerëzit qëi përdornin i shtypën. Por ata nuk mundën t'i bëjnë ballë sasisë sëmadhe të këtyre makinave (Prisc. 16, 278-280).

Armë dhe operacione rrethimi në mesjetë

Në mesjetë, si dhe në kohën antike, u përdorën pothuajse po atomënyra sulmi e mbrojtje dhe të njëjtat armë rrethimi. Këto filluantë ndryshojnë gradualisht me daljen e artilerisë, por në fillim topatnuk kishin një fuqi të madhe goditëse për shkatërrimin e mureve,prandaj do të shohim të përdoren krahas tyre dhe armë të tipave tëvjetër, si katapultat që përdoreshin për hedhjen e gurëve me anësustash, rripash dhe litarësh të përdredhur.

20 - 61 297

Page 298: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kullat e rrethimit, tendat e lëvizshme, të quajtura shpesh «bresh-ka», kryedashi, makinat gurëhedhëse të tipave të ndryshëm dhe shkallëtmbetën mjetet kryesore të sulmit.

Tendat e lëvizshme, të ndërtuara me trarë të fuqishëm dhe tëmbuluara me lëkura, që kur lëviznin drejt kështjellës kishin pamjene një breshke, shërbenin për të mbrojtur dhe mbajtur kryedashin, përhapjen ose mbushjen e hendeqeve ose për të mbrojtur xhenierët gjatëpunës së tyre për hapje tunelesh dhe minimin e mureve të kështjellës.

Për t'u mbrojtur dhe për t'i shkatërruar këto mjete, u përdorënshpesh lëndë të ndryshme djegëse.

Megjithëse mjetet e sulmit dhe të mbrojtjes ishin po ato, ndry-shonin në detaj nga njëri rast në tjetrin. Përdorimi i një mjeti sulmisillte ndryshime në mjetet mbrojtëse dhe e kundërta. Përmasat, for-mat dhe detajet e këtyre armëve sajoheshin në të shumtën e rasteveaty për aty, gjatë betejës, nga të dy palët ndërluftuese. Kështu p.sh.,gjatë rrethimit të parë të Durrësit, kundër një kulle rrethimi të tipittë zakonshëm, të përdorur nga normandët, durrsakët përdorën një kullëdruri të ngjashme brenda kështjellës, e cila nëpërmjet një trari tëlëvizshëm nuk lejonte të hapej portaurë e kullës normande. Në rrethi-min e dytë, normandët, në kullën e tyre të rrethimit, nuk përdorënmë porta-urë për të kaluar mbi muret e qytetit, por tek portat e ha-pura montuan platforma të mbajtura mbi mbështetëse. Atëherë, mbroj-tësve iu desh të shpiknin një mënyrë të re mbrojtjeje. Kësaj radhë, jopër të bllokuar daljen, por për të mbajtur larg mureve krejt kullënarmike, nëpërmjet një sistemi trarësh të fiksuar, që dilnin konsol ngakulla e tyre.

Detaje të tilla në përdorimin e mjeteve të mësymjes dhe të mbroj-tjes ka pasur mjaft gjatë mesjetës. por vetëm ndonjëra prej tyre naështë transmetuar prej burimeve historike.

Shpikje të tilla qenë bërë edhe për t'u mbrojtur apo për t'ishkaktuar sa më shumë dëme armikut, gjatë betejës në fushë të hapur.

Në afërsi të Janinës, perandori Aleks Komneni, për t'i për-balluar sulmit të shpejtë të kalorësisë normande, përgatiti karroca tëlehta, ku në secilën prej tyre mbërtheu katër dyrekë dhe vendosi kë-mbësorë të armatosur, të cilët, kur kalorësia do të sulmonte me gjithëshpejtësinë, t'i shtynin përpara këto karroca dhe të përçanin radhët esaj. Në një rast tjetër, perandori Aleks përgatiti «tribolë», që ishinmjete luftarake prej hekuri me tri maja dhe i shtroi në tokë në mestë fushës, në drejtimin e mësymjes së kalorësisë armike (Alex, V.I; lib. V, 4).

Gjatë goditjes së mureve me artileri apo me makina gurëhedhëse,ndodhte shpesh që një pjesë e tyre rrafshoheshin me tokën ose kri-joheshin të çara të konsiderueshme për të lejuar sulmuesit të futeshinbrenda në qytet. Në raste të tilla, qytetarët i rindërtonin dhe i for-conin gjatë natës muret e dëmtuara me dhë, trungje e gurë. Gjatërrethimit të Sfetigradit nga Murati II, pas bombardimit me artileri,u prish një pjesë e murit, por qytetarët kishin ngritur në vendin emurit të rrëzuar një grumbull dheu në formën e një kodre dhe e ki-shin rrethuar vendin me një gardh degësh e xunkthash. Përreth kishingati një grumbull gurësh e hunjsh me majë, të cilët, për shkak

298

Page 299: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

të pjerërsisë së madhe të vendit, mund të lëshoheshin me lehtësi mbiarmikun që sulmonte.

Për t'u mbrojtur nga shigjetat dhe predhat e ushtarëve turqmbrojtësit e Sfetigradit, kishin ndërtuar mbi mure disa strehë dhekthina, që i kishin përpara si mburojë, me qëllim që të ruanin mëmirë vendet e caktuara dhe të kryenin më lirisht detyrat e tyre.Kundër armikut që sulmonte, përveç shigjetave, u përdorën balistadore, pushkë dhe katapulta të llojeve të ndryshme që dëmtonin armi-kun në largësi. Por kur panë se turqit, pa marrë parasysh rrezikun,po i afroheshin mureve, filluan të hidhnin kundër tyre hunj e gurë,kosha të lyer me zift e vaj, të cilëve u vinin flakën, si dhe shkarpatë ndezura. Me këto mjete digjeshin dhe shkallët e mbështetura nëmure. Përballë portës kryesore të kalasë, turqit ndërtuan një kullëme dërrasa, trarë dhe me shkallët që kishin grumbulluar, objektin eri e zgjeronin dhe e forconin vazhdimisht, duke e pajisur dhe memakina të vogla gurhedhëse. Poshtë kullës punohej me qysqi hekuri,për të rrënuar muret. Kulla u shkatërrua me gurë, ndërsa mbi ar-mikun u hodh vaj i nxehtë dhe ujë i vluar.

Gjatë rrethimit të Sfetigradit nga Skënderbeu, u pa më e vo-litshme të merrej qyteti me anë të shkallëve, pasi terreni ishte shu-më i pjerrët. Për këtë u përdorën disa makina të vogla, që dëm-tonin më tepër mbrojtësit se sa muret. Brenda kalasë u hodhën zja-rre, ndërsa për shkatërrimin e portës u afrua një tendë, nën tëcilën punohej për thyerjen e llozeve me çekiçë e qysqi hekuri.

U përdorën gjithashtu vare dhe qysqi hekuri për të rrënuar murete porsandërtuar. Një pjesë punonin, të tjerët largonin gurët e nxjerrënga muret nën mbrojtjen e disa trinave dhe mburojave. Kampi i rre-thuesve fortifikohej me ledhe dheu e palisada dhe vendosej aq larg satë mos goditej nga armët e të rrethuarve. Ushtria shqiptare, nën udhë-heqjen e Skënderbeut, përdorte më tepër gjatë sulmit shigjetat, porkishte edhe reparte speciale të pajisura me agrepë (arbalet) dhe mepushkë. Këto të fundit u përdorën më gjerësisht në mbrojtje, sidomosgjatë rrethimeve të Krujës. Për marrjen e një kalaje janë përdorur dhemjete të tjera, si prerja dhe ndotja e ujit (Sfetigrad), therja e robërvepërpara mureve (Shkodër) etj.

Për të ilustruar më mirë këtë temë, do të japim disa ngashembujt më tipikë të rrethimeve të kalave tona mesjetare.

Rrethimi i Durrësit në 10812

Në verë të vitit 1081, ushtritë normande të kryesuara nga RobertGuiskardi, rrethuan nga deti dhe toka qytetin e Durrësit. Kalaja eDurrësit mbrohej nga një garnizon shqiptarësh, ndërsa kështjella uishte besuar kolonëve venedikas.

Roberti kishte marrë me vete në anijet gjithçka që i duhej përrrethimin e qyteteve: kulla druri të veshura me lëkurë, makina gur-hedhëse, etj.

Nga ana tjetër, mbrojtësit, përveç masave të tjera, kishin ve-

2) A. Comm. Alex.

299

Page 300: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

ndosur makina gjatë gjithë gjatësisë së mureve dhe kishin shtuar ro-jet, të cilat inspektoheshin ditë e natë.

Beteja e parë e madhe u zhvillua në det. Flotës bizantine i kishteardhur në ndihmë flota veneciane nën komandën e dozhit DomenikoSilvio. Flota normande u komandua nga i biri i Robertit, Boemundi.Venecianët, pasi i zuri nata dhe nuk mundën t'i afrohen bregut engaqë deti ishte i qetë, i lidhën me litar njëra me tjetrën anijet më tëmëdha, duke formuar kështu të ashtuquajturën «pellagolimena» (portnë mes të detit i formuar nga anije). Pastaj ndërtuan mbi anije kulladruri, mbi të cilat vendosën barka të vogla, që i kishte me vete çdoanije. Brenda këtyre barkave u futën burra të armatosur me drurëtë trashë të mbushur me gozhdë të mprehta.

Pasi filloi sulmi i flotës normande, ata hodhën mbi anijen kundodhej Boemundi nga këto armë d'he e çanë atë. Boemundi mezimundi të shpëtojë jetën, ndërsa flota normande u shpartallua krejtë-sisht. Venecianët i ndoqën edhe në tokë mbeturinat e ushtrisë sëshpartalluar, deri në kampin e Robertit. Njëkohësisht, nga kalaja dolinjë pjesë e garnizonit, që sulmoi kampin e Robert Guiskardit dhebashkë me venecianët e shpartalloi atë.

Por normandët me gjithë këtë disfatë, nuk hoqën dorë ngarrethimi i Durrësit. Duke menduar se do ta merrnin qytetin mesulm nga ana e tokës, ata ndërtuan një kullë gjigante rrethimi të lë-vizshme, ku u futën 500 ushtarë këmbësorë e kalorës.

Kulla ishte më e lartë se muret e Durrësit dhe ishte e rrethuarnga të gjitha anët në formë gardhi me lëkurë; anash dhe në majëtë kullës ishin vendosur makina gurhedhëse.

Në katin e sipërm kulla kishte një portë-urë, e cila kur të hapejdo të mbështetej mbi murin e kalasë dhe do të shërbente për kalimine usihtrisë normande brenda në qytet.

Kur filloi sulmi, normandët e afruan kullën deri tek muri iqytetit.

Njëkohësisht ata afruan makinat gurhedhëse që godisnin pa pu-shim, ditë e natë muret e fortifikimit. Mbrojtësit mendonin si të digj-nin apo të shkatërronin kullën e normandëve. Ata spërkatën muret menaftë e me serë dhe i veshën me ashkla drurësh të thatë, vendosën mje-te të shumta gurhedhëse dhe ndërtuan brenda qytetit një kullë tëdrunjtë, të cilën e vendosën përballë kullës që po afrohej nga jashtë.Kjo kullë kishte një tra shumë të madh që lëvizej nga një grup bu-rrash të fortë, dhe kishte për qëllim të mos lejonte hapjen e portës-urëtë kullës së Robertit, si dhe të goditeshin prei saj pa pushim normandëtqë ndodheshin mbi kullë. Pasi u arrit ky qëllim dhe kulla e Robertit ubë e papërdorshme, komandanti i qytetit, Gjergj Paleologu, dha ur-dhër të digjet kulla. Kullës iu vu zjarri; ushtarët nga pjesa e sipërmerrëzoheshin, ndërsa ata që ndodheshin në pjesën e poshtme. hapënderën dhe ua mbathën këmbëve. Ndërkaq, një grup ushtarësh të ar-matosur dolën nga kështjella për të asgjësuar plotësisht armikun,ndërsa ca të tjerë me sëpata shkatërruan kullën. Kështu, ndërsa pjesae sipërme u dogj, pjesa e poshtme u copëtua me sëpata dhe vegla tëtjera të mprehta.

Guiskardi përsëri nuk hoqi dorë nga rrethimi dhe filloi të ndër-tonte një kullë tjetër të ngjashme me të parën. Ndërkaq, të rrethuarve

300

Page 301: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

u vjen në ndihmë me një ushtri të madhe perandori Aleks Komneni,që e vendosi kampin mbi një kodër rreth 700 m në veri në Durrësit.Duke mos pasur parasysh këshillat e komandantëve më me eksperien-cë, Aleks Komneni zhvilloi me normandët betejë në fushë të hapurdhe pa pritur ndihmat e arbëreshëve, kështu që u thye bashkë meushtrinë e Gjergj Paleologut, që doli nga kështjella për ta ndihmuar.Aleks Komneni i ndjekur nga normandët, mezi mundi të shpëtojë,ndërsa Paleologu nuk mundi të kthehej përsëri në qytet.

Megjithatë, garnizoni i Durrësit, që komandohej tani nga njëshqiptar mundi të përballojë rrethimin deri më 14 shkurt 1082, kurRobert Guiskardi mundi ta pushtojë atë vetëm me tradhtinë e kolonëvevenedikas dhe amalfë, që i hapën portat e qytetit.

Rrethimi i Durrësit në vitet 1107-11085

Në vitin 1107 ushtria normande me në krye Boemundin, kësajradhe e inkuadruar në kryqëzatën e parë, zbarkoi në bregdetin shqip-tar dhe rrethoi edhe një herë Durrësin. Boemundi e ngriti kampinpërballë portës lindore të qytetit, ku ndodhej një statujë kalorësi prejbronzi. Gjatë gjithë dimrit ai e mbajti qytetin të rrethuar dhe vristemendjen se nga cili vend mund të pushtohej më lehtë. Kur erdhi pran-vera dhe pasi zbarkoi të gjitha forcat që i duheshin për të sulmuarqytetin, u vuri zjarrin anijeve të tij, duke dashur të arrijë me këtëveprim një synim srategjik, nga njëra anë që ushtria e tij të mosshikonte nga deti dhe nga ana tjetër sepse ishte i detyruar ta bëntekëtë veprim nga flota bizantine. Ndërkohë që Boemundi mbante tërrethuar Durrësin dhe projektonte makina luftarake, pushtoi edhe zo-nat rreth qytetit nga ku rrëmbeu ushqime për të mbajtur ushtrinë.

Normandët ndërtuan një makinë gjigante me kryedash, për tërrënuar muret e Durrësit, të cilën Ana Komnena e quan breshkë.

Breshka kishte formën e një paralelogrami dhe zhvendosej mbirrota. Nga të gjitha anët dhe nga lart, që kishte formën e një çatie,ishte e mbuluar me rripa të qepur lëkure kau. Brenda makinës ishtevendosur kryedashi. Makina u afrua në murin lindor të qytetit dukepasur brenda me mijëra burra, që e shtynin atë me anën e shkopinjve.Pasi makina u vendos në largësinë e duhur ata e siguruan atë nga tëgjitha anët me hunj të futur në tokë rreth e rrotull saj. Pasi e goditënmurin për një kohë të gjatë me kryedash, por pa rezultat, normandëthoqën dorë nga ky mjet rrethimi dhe e braktisën makinën.

Atëhere ata përdorën një mjet tjetër rrethimi. Kësaj radhe udrejtuan në anën veriore të qytetit, ku ndodhej selia e dukës së Du-rrësit, që quhej pretoria. Në këtë anë, muri i qytetit ngrihej mbi njëkodër dheu. Xhenierët e Boemundit, të mbrojtur nga një tendë e ma-dhe, filluan të gërmojnë tunele për të arritur në themelet e muritrrethues. Hapën një kanal të gjerë dhe mjaft të gjatë, ndërsa dheune nxirrnin jashtë me karroca.

Të rrethuarit hapën nië kundërkanal dhe përgjonin se në cilën

3) A. Comn. Alex.

301

Page 302: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

pjesë të murit do të arrinte kanali i kundërshtarit. Të dyja kanalet utakuan me saktësi në themelet e kështjellës.

Mbrojtësit, për largimin e kundërshtarit, përdorën disa kallamatë mbushur me një lëng që përbëhej nga një përzierje me rrëshirëpishe dhe squfuri, i cili, kur fryhej me forcë, merrte flakë. Duke përdorurkëtë armë, mbrojtësit i dogjën fytyrat xhenierëve të armikut, të cilëtu larguan të tmerruar dhe në rrëmujë andej nga kishin hyrë. Paskësaj disfate, normandët ndërtuan një kullë të madhe druri dhe eafruan te muret e qytetit. Kulla ishte me bazë katrore dhe aq e lartësa ua kalonte kullave të qytetit. Po të gjykojmë nga lartësia që najep rikonstruksioni i një kulle të kalasë, kulla e drunjtë duhet tëketë qenë mbi 20 m e lartë. Ajo ishte e pajisur me rrota dhe lëvizejnga ushtarët që ishin brenda. Kishte shumë kate dhe dyer të shumë-llojshme në të katër anët, nga të cilat ushtarët që ishin brenda qëllo-nin me shigjeta. Në pjesën më të lartë ishin vendosur një grup luftë-tarësh të zgjedhur të armatosur me shpata. që qëndronin nëgatishmëri.

Për të sulmuar kalanë, kundrejt dyerve të ballit ishin ndërtuardisa platforma, që qëndronin në ajër mbi mbështetëse, por që mundtë uleshin dhe më poshtë.

Si kundërmasë, mbrojtësit ndërtuan një kullë tjetër, ashtu siçbënë edhe në rrethimin e parë të Durrësit. Kësaj radhë, në pjesën epërparme të kullës montuan katër trarë të gjatë të lidhur njëri metjetrin, të cilët kishin për qëllim të mbanin larg kullën e armikut.

Pjesa e sipërme e kullës së mbrojtësve ishte e hapur anash dheprej andej ata menduan të hidhnin lëndë djegëse mbi kullën e ar-mikut. Pasi kjo masë ishte e pamjaftueshme, mbushën me lëndë tëçfarëdoshme, që ndizet lehtë, dhe me vaj të bollshëm largësinë midiskullës së armikut dhe asaj të qytetit dhe i vunë zjarrin me pishtarënë pjesën e poshtme. Bashkë me «zjarrin e ujshëm» nga lart, e do-gjën krejt kullën e drunjtë të armikut. Kjo gjë solli hutim dhe panikjo vetëm midis ushtarëve që ndodheshin brenda saj. por edhe tëatyre që ishin jashtë. Pas dështimit të këtij sulmi. Boemundi hoqidorë nga pushtimi i Durrësit.

Rrethimi i parë i Krujës (1450)4

I egërsuar nga disfatat e njëpasnjëshme që kishin pësuar turqitnë Shqipëri, sulltan Murati II, në pranverë të vitit 1450, pasi mblodhinjë ushtri të madhe prej rreth 100.000 vetësh, nga Azia dhe Evropau nis për të pushtuar Krujën që ishte kryeqendra e rezistencës shqip-tare. Sulltani, i cili shpresonte se me këtë ekspeditë do t'i jepte fundrezistencës shqiptare, ishte përgatitur më së miri duke marrë me vetemetal për të derdhur topa të mëhhenj, që nuk mund të transporto-heshin me kafshë si dhe mjete të shumta rrethimi. Kalaja e Krujës

4) Për rrethimet e Krujës është shfrytëzuar M. Barleti, Historia e Skënderbeut.Tiranë 1967; Historia e Shqipërisë. 1967. F. Noli. Historia e Skënderbeut (1405-1468)botim shqip. Tiranë 1967. Si dhe kronistët L. Halkokondili dhe Kritobuli (Burimetregimtare bizantine f. 330, 346-348.

302

Page 303: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

mbrohej nga një garnizon prej 1500 vetësh, nën komandën e KontUranit, ndërsa Skënderbeu me pjesën tjetër të ushtrisë prej 8000 ve-tësh, shumica kalorës të armatosur lehtë, qëndroi jashte mureve tëqytetit. Qëllimi i tij ishte të asgjësonte pjesë-pjesë ushtrinë armike,nëpërmjet sulmeve të shpejta ditën dhe natën, ta tërhiqte atë në ngu-shtica dhe pusi dhe t'i krijonte vështirësi nëpërmjet prerjes së fur-nizimeve. Popullsia e paaftë për luftë, gratë dhe fëmijët ishin lar-guar që më parë, duke u strehuar nëpër vende të thella malore dhenë qytetet e bregdetit. Kalaja e Krujës ishte furnizuar me ushqimepër t'i rezistuar një rrethimi të gjatë, ndërsa uji nuk i mungonte përshkak të burimeve natyrore.

Mbi kulla dhe mure u vendosën makina gurhedhëse, ndërsa shu-mica e rojeve u pajisën me dyfekë (arkebuzë) dhe me agrepë (arba-letë). Gjithashtu u morën masa për shtimin e disa fortifikimeve dhepër riparimin e mureve, që binin në drejtim të Tiranës, të cilat ishinngrënë, ngaqë ishin shumë të vjetra.

Kalaja e Krujës, si kuptohet nga gjurmët e ruajtura dhe ngapërshkrimi i Barletit vetëm në disa pjesë kishte mure të larta: tekporta e vetme nga veriu si dhe në pjesën që shi'konte nga Tirana.Ndërsa në anët e tjera, ajo mbrohej më tepër nga natyra se sa ngamuret, të cilat fonmonin një kurorë të ulët «të vendosura më tepërpër ta zbukuruar se sa për ta forcuar vendin». Kjo pjesë e kalasë,që përfshinte pjesërisht anën veriore dhe krejt atë lindoren qënd-ronte jashtë çdo rreziku për t'u sulmuar nga armiqtë. Turqit e ve-ndosën kampin në Fushën e Tiranës dhe pastaj e rrethuan qytetinnga të gjitha anët, duke mbushur me çadra gjithë vendin dhe fushatqë shtriheshin rrëzë mureve. Një pjesë të madhe të ushtrisë e vendo-sën rreth 10 km larg qytetit.

Në fillim, Murati u perpoq ta merrte qytetin pa luftë, duke ipremtuar Kont Uranit një shumë të madhe ari e dhurata të tjera.Por pasi të gjitha këto u refuzuan me përbuzje, turqit filluan sulminkundër qytetit. Më parë u derdhën 10 topa shumë të mëdhenj, prej tëcilëve katër hidhnin gjyle guri prej 400 ose 600 librash (200-300 kg)5,ndërsa të tjerët prej 200 librash.

Beteja filloi me rrahjen e mureve. Dy nga topat e mëdhenj dhekatër të tjerë u vendosën përballë mureve që shikojnë Tiranën,ndërsa katër topat e tjerë u vendosën përballë hyrjes së kalasë. «Sepsevetëm nga këto anë, shkruan Barleti, kishte njëfarë shprese për t'ushtënë qyteti në dorë me rrënimin e mureve, meqenëse këto ishin mëtë afrueshme dhe ndërtimet e bëra nga dora e njeriut dukeshinsheshit».

Muret u goditën me artileri për katër ditë rresht, derisa ato ushembën pothuajse deri në gjysmën e lartësisë dhe u krijua një shtegpër t'u futur në qytet. Gjatë pastrimeve të kohëve të fundit, në murinjugperëndimor të kalasë u gjetën gjyle guri të futura në mur. Pasrrënimit të mureve u dha urdhri për një sulm të përgjithshëm. Uafruan shkallë, trarë dhe mjete të tjera rrethimi. Por sulmi dështoi

5) Sipas Barletit këto topa hidhnin gjyle guri me një peshë prej më se 300litarash, ndërsa sipas një dokumenti raguzan u derdhën dy topa, prej të cilëve mei madhi hidhte gjyle prej 400 librash.

303

Page 304: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

për shkak të heroizmit të garnizonit të Krujës. Barleti vë këto fjalëqë i drejtoheshin ushtarëve në gojë të komandantit të garnizonit,Kont Uranit: «Kastrioti na e la neve qytetin në dorë që ta mbrojmëdhe jo të na mbrojë».

Historiani bizantin Halkokondili, bashkëkohës i ngjarjeve, shkru-an për këtë rast se «sulltani, mbasi e shkatërroi mjaft kështjellën, uhodh në betejë me gjithë forcëri e ushtrisë. Jeniçerët mundoheshin tapushtonin atë nga ana ku muri ishte përtokë. Por nuk mundën tathyenin mbrojtjen e atyre që ishin brenda në qytet, mbasi ata tre-guan një rezistencë që nuk shpresohej».

Skënderbeu bëri shumë sulme kundër kampit armik me ushtrinëe tij që ndodhej jashtë qytetit, duke ja lehtësuar në këtë mënyrëbarrën mbrojtësve. Por edhe vetë garnizoni i Krujës, shpërthenteshpesh në kundërsulme me grupe të vogla ushtarësh për ta dëmtuarsa më rëndë armikun që tërhiqej. Kështu, në një rast, nga një portëe vogël, që është porta në anën jugperëndimore, që e kemi përshkruarmë sipër, doli një grup prej 60 luftëtarësh të armatosur me pushkëdhe u lëshua papritur kundër armikut dhe pasi bëri një kërdi të ma-dhe kundër tij u kthye menjëherë në qytet.

Gjithashtu, sulmet, e turqve ishin të vazhdueshme; ata arritën deritek porta kryesore e kalasë dhe përpiqeshin ta thyenin duke e go-ditur me çekiçë e shula prej hakuri, por nga gjithë ajo turmë po-thuajse nuk shpëtoi asnjë. Pastaj nga ana e Tiranës u hodhën mbiqytet zjarre në shumë vende. Pasi dështoi edhe kjo armë, Murati eperqëndroi gjithë vëmendjen në hapjen e një tuneli për t'u futurme fshehtësi brenda mureve të kalasë. Ky tunel duhet të ketë filluartë hapet në anën jugperëndimore, ku terreni është më i përshtatshëmdhe dallohen edhe sot disa gjurmë gërmimesh. Për hapje tuneleshsulltani kishte përgatitur që në nisje qysqi dhe vegla të tjera përgërmim dhe largimin e dherave. Gërmimi i tunelit vazhdonte ditë enatë, pa pushim, duke i ndërruar gërmuesit për çdo orë për shpejti-min e punës, megjithatë shumë prej tyre gjetën vdekjen nën dhe.Puna vështirësohej sidomos prej shkëmbinjve, që u dilnin papriturgjatë rrugës, të cilët kërkonin një mund të madh për t'u thyer. Përtë maskuar dredhinë e tij, sulltani organizonte shpesh sulme të voglaqë shoqëroheshin gjithmonë me vrasjen e ndonjërit nga ushtarët e tij.Megjithatë, të rrethuarit mundën ta zbulojnë pusinë që po u ngrihej.Duke mos ditur se në ç'drejtim do të dilte tuneli dhe duke menduarse ai mund të kishte disa degëzime, ata vendosën brenda mureve nëshumë vende legenë dhe enë prej bakri, me qëllim që tingëllimi ilëshuar prej tyre nga tronditjet nën tokë të tregonte vendin ku gër-mohej. Por krutanët nuk u mjaftuan me këtë masë. Ata gjetën rastin,dolën një natë në fshehtësi të plotë nga kalaja dhe prishën pjesënmë te madhe të punimeve.

Pasi përdori pa sukses të gjitha mjetet dhe mënyrat për të push-tuar qytetin, gjatë katër muaj rrethimi, sulltan Murati ngriti çadratdhe me gjithë ushtrinë e tij të madhe u nis për në Adrianopojë, dukelënë me mijëra të vrarë nën muret e Krujës.

304

Page 305: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Rrethimi i dytë dhe i tretë i Krujës (1466-1467)

Pasi kishte dërguar kundër shqiptarve një sërë ekspeditash për-gatitore, të cilat kishin përfunduar pa sukses, në verën e vitit 1466,sulltan Mehmeti II u nis vetë në krye të një ushtrie prej 150.000 ve-tësh për të shkatërruar përfundimisht qëndresën shqiptare.

Një pjesë e ushtrisë turke rrethoi Krujën, ndërsa pjesës tjetër iuvu detyra të ndiqte deri në zonat e thella malore çetat shqiptare, qësulmonin prapa krahëve ushtrinë turke, të shkatërronin ekonomitëbujqësore dhe të ndiqnin e të masakronin banorët, të cilët në masëi kishin brakisur zonat e ulëta e fushore, duke u tërhequr në maletë thepisura, ku kishin marrë edhe masa mbrojtëse.

Për mbrojtjen e kalasë së Krujës, Skënderbeu kishte lënë njëgarnizon prej 4.400 vetësh nën komandën e Tanush Topisë, ndërsavetë me një ushtri prej 8.000 vetësh, ashtu si dhe gjatë rrethimit tëparë qëndroi jashtë, duke i shfarosur vazhdimisht rrethuesit me sul-met e tij të shpejta.

Mehmeti II u mundua në fillim, sipas zakonit, ta merrte qytetinme marrëveshje, por pasi krutanët iu përgjigjën me goditjen e pre-dhave të artilerisë dhe të armëve të tjera, ai dha urdhër menjëherëqë të derdheshin topat me metalin që kishte sjellë me vete dhe tërrafshohej krejt qyteti dhe muret mbrojtëse të tij.

Sulltani, për dy muaj rresht, i drejtoi vetë operacionet e rrethimitdhe pasi u bind se Kruja nuk mund të merrej la aty një ushtri rre-thimi prej 80.000 vetësh, nën komandën e Ballaban Pashës dhe mepjesën tjetër të ushtrisë, në gusht të vitit 1466, u largua pasi kishterindërtuar kalanë e Elbasanit, e cila do të shërbente si bazë opera-cionesh.

Ballabani e ngriti kampin mbi kodrat që ndodhen në anën jug-perëndimore të kalasë së Krujës nga drejtimi i Tiranës. ndërsa mbimalin e Sarisalltëkut vendosi një detashment roje. Pjesën tjetër tëushtrisë e vendosi rreth e rrotull qytetit, duke e mbyllur atë në njërreth të egër.

Skënderbeu sulmoi së pari rojën e fortë që kishte lënë Balla-bani mbi malin e Krujës dhe u bë zotërues i kësaj pike të rëndë-sishme strategjike; gjithashtu ai shpartalloi një ushtri që i vinte nëndihmë Ballabanit nën komandën e të vëllait. Shpejt ushtria e Ba-llabanit u kthye nga një ushtri rrethuese në një ushtri të rrethuar, eshtrënguar nga sulmet e Skënderbeut dhe kundërsulmet e garnizonittë kalasë.

Në një përleshje që u zhvillua nën muret e kalasë, BallabanPasha gjeti vdekjen.

Barleti thotë se ai u godit në grykë me pushkë nga një kru-tan dhe dha shpirt posa arriti para tendës së vet. Ushtria turke.e mbetur pa komandant, e hoqi rrethimin e Krujës dhe u tërhoqnë fushën e Tiranës, nga ku mundi të çajë një shteg dhe të lar-gohej nga kufiri i Dibrës me humbje të mëdha.

I egërsuar nga disfata e Ballaban Pashës, sulltan Mehmeti II,gjatë muajit korrik të vitit 1467, erdhi me ushtri të madhe edhe njëherë në Shqipëri dhe rrethoi qytetin e Krujës. Pasi u përpoq më kot

305

Page 306: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

ta merrte me sulm kalanë, u kthye i mundur në Kostandinopojë, pasikishte lëshuar për 15 ditë rresht ushtrinë e tij për të rrënuar e shkre-tuar vendin.

Rrethimi i parë i Shkodrës (1474)6

Shkodra ishte një nga kështjellat më të rëndësishme të Shqipë-risë nga ato që kishin mbetur akoma pa u pushtuar nga turqit, pornjëkohësisht një nga më të mbrojturat si nga natyra, ashtu edhe ngadora e njeriut. Një historian venecian bashkëkohës e quan atë «krye-fortesë e gjithë vendit». Pas zotërimit të kësaj kështjelle dhe të krejtShqipërisë, turqit do t'i kishin duart të lira për t'u hedhur në breguntjetër të Adriatikut për të pushtuar Italinë.

Sulme spontane kundër qytetit të Shkodrës ishin bërë shpeshnga turqit, por rrethimi i parë iu vu në maj të vitit 1474. Për pushti-min e Shkodrës u dërgua bejlerbeu i Rumelisë, Sulejman Pasha, me njëushtri prej 80.000 vetësh dhe me 1.000 gamile të ngarkuara me bronz,për të derdhur në vend topat. Popullsia e fushës ishte strehuar nëvende të mbrojtura, ndërsa në qytet ndodheshin 6.000 banorë në numrine të cilëve përfshihej dhe garnizoni prej 2.000 luftëtarësh.

Përpjekjet e venecianëve, për të ndihmuar të rrethuarit me anëtë flotës, nuk patën rezultat. Për të penguar flotën e tyre, turqitndërtuan një urë përmbi Bunë, ndërsa në pjesët më të ngushta tëlumit, gjatë rrjedhës së poshtme të tij, hodhën trarë, duke prerë pemënga të dy brigjet.

Nga ana e tyre, mbrojtësit kishin marrë masa për të përballuarnjë rrethim të gjatë.

Në qytet ishte grumbulluar një sasi e madhe drithi dhe mekafshë barre u soll ujë.

Përpara fillimit të sulmit turqit përgatitën disa topa të një kalibrishumë të madh dhe me to filluan të godasin muret e kalasë, derisarrafshuan për tokë një pjesë të tyre. Por mbrojtësit, që kishin gru-mbulluar si më parë lëndë druri për një rast të tillë, morën njëgrumbull trarësh, të cilët i mbërthyen kryq e tërthor dhe pasi ingjeshën në pjesën e brendshme me dhë e me baltë, krijuan njëpengesë të fuqishme kundër sulmit të armikut. Pas kësaj, turqit që-lluan me bombarda muret rrethuese e shtëpitë e qytetit dhe, pasikrijuan shumë të çara, u hodhën në një sulm të përgjithshëm, qëzgjati pa ndërprerje gjatë gjithë natës.

Për të mos u dhënë mundësi mbrojtësve që t'i manovronin for-cat, duke i grumbulluar ato në disa pika, sulmi qe frontal dhe menjë intensitet të njëjtë nga të gjitha anët. Por kalaja u mbrojt he-roikisht nga banorët e garnizonit dhe asnjë nga armiqtë nuk munditë futet në të. Në këtë sulm dhe me të tjerët, që u kryen gjatë rre-thimit, u përdorën armë dhe mjete të ndryshme. Turqit, përveçshkallëve, përdorën disa shtaga me gremça hekuri, që ja lëshonin

6) Sipas relacionit «Lufta e Shkodrës» të Gjergj Marulës të dt. 10 shtator 1474dhe fjalimit panegjirik të Marin Beçikemit. Botuar tek M. Barleti. Rrethimi i Shko-drës, Tiranë 1967. (botim II).

306

Page 307: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

rojeve mbi mure, për t'i tërhequr poshtë. Mbrojtësit hidhnin rnbiarmikun gurë të mëdhenj, enë balte të mbushura me gurë, si dhegardhe të lyera me zift, të cilave u vinin zjarrin. Këto të fundit shër-benin jo vetëm për të djegur armikun, por edhe për të ndriçuarvendin natën gjatë sulmeve.

Rrethimi zgjati tre muaj dhe turqit me gjithë armët dhe mjetetqë përdorën nuk mundën të futen në qytet. Ndërkaq, të rrethuarve fi-lloi t'u mungojë uji, pasi gjatë gjithë atyre ditëve nuk ra asnjë pikëshi. Qyteti furnizohej me ujërat e shiut, që grumbulloheshin nëpërstera. Uji filloi të racionohej, duke i dhënë secilit dy gota ujë nëditë. Më vonë u jepej vetëm atyre që ishin të aftë për luftë. Kur mënë fund u pastruan dhe llumrat e fundit të sterave, mbrojtësit vendo-sën të hidhen në një sulm të përgjithshëm mbi armikun. Ata i kishinvënë vetes si qëllim ose të hapnin rrugë ose të vdisnin me armë nëdorë, pasi t'i kishin vënë zjarrin qytetit. Ky plan nuk u realizua, sepse,duke humbur shpresën për të marrë kalanë e Shkodrës dhe për shkaktë etheve të malarjes që ishin përhapur në radhët e ushtrisë,më 17 gusht 1474, bejlerbeu i Rumelisë e hoqi rrethimin e pasidogji kështjellën e braktisur të Danjës, u largua me gjithë ushtrinë.Giergj Marula shkruan se nga mungesa e ujit dhe e ushqimeve vdi-qën rreth 3.000 qytetarë shkodranë. Turqit u larguan me humbje tëmëdha, që llogariten me rreth 20.000 vetë.

Pa u larguar mirë armiku. qytetarët u derdhën drejt lumit tëBunës, për të pirë ujin që e kishin dëshiruar për aq ditë me radhë.Shumë prej tyre pasi kishin qëndruar një kohë të gjatë pa pirë,ranë për tokë pa ndjenja. Historiani Hammer, lidhur me qëndresënheroike të Shkodrës, shkruante: «Qëndresë trimash, që nuk e gjetënushtritë grabitqare osmane në Kroati, Karnie. Korinti, Stiri dhe Slavoni,e gjetën në Shqipëri, përpara mureve të Shkodrës».

Rrethimi i dytë i Shkodrës 1478-14797

Për të pushtuar Shkodrën dhe disa qytete të tjera shqiptare, sull-tan Mehmeti II vendosi të vinte vetë në krye të së gjitha forcave tëRumelisë dhe Anadollit. Më 14 maj 1478, para Shkodrës u duk njëpjesë e forcave turke me në krye bejlerbeun e Rumelisë, Daut Pashën.Pas disa javësh arriti me forcat e veta bejlerbeu i Anadollit dhe me1 korrik vetë sulltani.

Kodrat dhe fushat rreth kalasë u mbushën me çadra deri në njëlargësi prej disa miljesh. Barleti dhe disa bashkëkohës japin një shi-fër prej 350.000 ushtarësh turq. Një numër shumë i madh devesh sill-nin furnizimet, pajisjet e ushtrisë si dhe metalin për të derdhur topat.Në kalanë e Shkodrës ndodheshin 1.600 burra, që përbëheshin kryesishtnga qytetarët, një repart i vogël venedikas dhe një grup të rinjsh fsha-tarë. Kishte edhe gra e të reja të familjeve, që banonin brenda në kala.

7) Sipas M. Barletit. Rrethimi i Shkodrës. Tiranë 1967, bot. II, dhe M. Beçikemitnë të njëjtin botim.

307

Page 308: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Kuartieri i përgjithshëm i Mehmetit II u vendos mbi kodrën ePashës, sot Tepe, ndërsa ushtria i vendosi çadrat në rrëzë të kodrësdhe në fushë. Mbi kodrën e Pashës u ngrit një kullë e lartë druripër të drejtuar qitjen e artilerisë dhe për të parë luftimet, sidomosnga ana e portës kryesore ku ishte dhe terreni më pak i pjerrët dhepër pasojë më i lehtë për të sulmuar.

Për rrënimin e mureve u derdhën 11 topa të mëdhenj, gjashtënga të cilët u vendosën në kodrën e Pashës, përballë hyrjes kryesore;një nga topat më të mëdhenj hidhte gjyle prej 1200 librash dhee quanin «artileri e sulltanit», sepse, shkruan Barleti, «e kishin ndër-tuar në emër të tij me zell e me mjeshtëri të madhe».

Mbrojtësit, nga ana e tyre, duke parashikuar se muret do të rraf-shoheshin nga artileria e rëndë e turqve, punonin pa pushim për tëfortifikuar qytetin me ledhe trarësh e dheu.

Përveç sulmeve të vogla të përhershme turqit ndërmorën kundërqytetit dy sulme të përgjithshme. Më 22 korrik u krye sulmi i parëdhe më 27 korrik sulmi i dytë, i cili zgjati pa ndërprerje deri tënesërmen. Por të dy sulmet përfunduan me humbje të madhe dheme disfatën e turqve, derisa ata hoqën dorë nga mendimi se mund tamerrnin Shkodrën me një sulm të drejtpërdrejtë. Përpara fillimit tësulmit të parë, turqit i rrahën disa ditë rresht me topa muret e ka-lasë, derisa ato u rrënuan në shumë vende. Barleti llogarit deri në këtëkohë rreth 2500 të shtëna artilerie dhe 120 të shtëna mortajash,prej të cilëve 10 predha me zjarr.

Mortajat ishin një armë tjetër e fuqishme, që përdorën turqit nëkëtë rrethim. «Këtë lloj topi, thotë Barleti, mund ta quajmë më tepërnjëfarë mortaje, sepse është e gjerë dhe e shkurtër, me zgavër tëthellë, me grykë të drejtuar lart dhe me bisht të ngulur në dhë, edhelëshon një shugullim ose një ushtimë tamam si gjamë deti me stuhi».

Mortaja hidhte lart një gur të rrumbullakët me peshë 1.200 lib-rash, i cili binte me një vrull e me një fuqi shumë të madhe.

Kjo armë e fuqishme përdorej jo vetëm për të rrafshuar banesate për të bërë dëm në njerëz, por më tepër për të shkatërruar pusete sterat, me qëllim që të rrethuarit të mbeteshin pa ujë. Me mortajahodhën mbi qytet edhe shtëllunga zjarri, për t'i vënë flakën qytetitdhe kur mbrojtësit do të merreshin me shuarjen e zjarreve, sulmi dotë bëhej më i lehtë. «Ato shtëllunga, që mezi shuheshin, thotë Bar-leti, përbëheshin prej rrëshire, peshkvje, squfuri, dylli, vaji dhe prejelementesh të tjera të këtij lloji, të cilat e ushqenin dhe e hapnin mëtepër zjarrin dhe me të vërtetë, sapo binin mbi çati, menjëherë këtomerrnin flakë. Këto shtëllunga e përshkonin ajrin me një fuqi eshpejtësi aq të madhe dhe me një fishkëllimë të tillë, saqë të jepninpërshtypjen sikur disa zëra së bashku bërtisnin deri në kupë të qie-Ilit, edhe linin mbrapa një si bisht të zjarrtë e të furishëm, që dukejsi yll me bisht».

Për t'i shpëtuar djegies së qytetit, mbrojtësit zbuluan ato shtëpiqë kishin. çati me patavra druri dhe caktuan një grup burrash tëfortë e të shkathët që të kujdeseshin për shuarjen e zjarreve.

Gjithashtu, mbrojtësit, duke parë se artileria turke shtohej dita--ditës, goditjet ishin të vazhdueshme dhe vihej në rrezik jeta e atyre qëqarkullonin në kështjellë, vunë roje të vazhdueshme ne çdo anë të

308

Page 309: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

qytetit, në ato drejtime ku turqit kishin vendosur topat, për të vroj-tuar dhe për të lajmëruar me anën e këmbanave popullsinë dhe gar-nizonin që të futej në strehim. Pas shumë goditjesh, kur nuk mbetipothuajse asnjë vend i sigurtë për mbrojtje, u hapën për këtë qëllimdisa galeri nën dhë. Pasi ishin rrafshuar në shumë vende muret eqytetit turqit u përpoqën të digjnin ledhet prej druri. Nga mortajatmorën flakë pahitë në drejtim të Bunës, mirëpo zjarri u shua menjë-herë nga mbrojtësit dhe pa pasur humbje.

Zjarri u vihej ledheve prej druri edhe me anë të pishtarëve qëmbaheshin në duar nga grupe të vogla sulmuesish, të cilët, pasi afro-heshin në largësi të përshtatshme, i hidhnin këto pishtarë përmbindërtimet prej druri. Për të larguar këtë rrezik, në anët ku turqitvinin zakonisht për t'i vënë zjarrin ledheve, u vendosën grupe tëzgjedhura pushkatarësh dhe shigjetarësh, të cilët e qëllonin dhe easgjësonin armikun, para se ky të hidhte pishtarët.

Pas një përgatitjeje të gjatë, që synonte në rrënimin e fortifi-kimeve, djegien e ledheve prej druri, në shkatërrimin e banesavs dhesterave, në dëmtimin dhe asgjësimin e pjesshëm të mbrojtësve si dhenë lodhjen e kundërshtarit, turqit, më 22 korrik, filluan sulmln eparë të përgjithshëm.

Para sulmit u afruan një sasi e madhe balistash e katapultash,me qëllim që të rrethuarit të goditeshin nga një sasi e madhe gurësh.Veç tyre u përgatitën me shumicë penda e trina, në mënyrë që ushtarëtturq të mbrojtur prej tyre të mund t'i afroheshin sa më tepër murevetë kështjellës. ndërsa hendeqet mbrojtëse u mbushën me gurë dhelëndë të çfarëdoshme, për të lehtësuar kalimin e sulmuesve.

Beteja u zhvillua në të gjitha anët e qytetit. por kryesisht paraportës kryesore, ku u zhvilluan luftime trup me trup. Turqit shumësuperiorë në numër, kishin mundur t'i kapërcenin të gjitha vështirësitëdh€ të arrinin deri tek ajo portë.

Mbrojtësit, me një trimëri të paparë ndonjëherë, me gjithë humb-jet në njerëz mundën t'i zbrapnin sulmet e njëpasnjëshme të turqvekundër kësaj porte që, megiithëse gjysmë e rrënuar nga bombardimetme artileri, ishte çelësi i krejt kalasë. Aty u dërguan vazhdimishtreparte të freskëta të rezervës, që qëndronin në gatishmëri në she-shin qendror të qytetit, për të shkuar në ndihmë aty ku e lypte ne-voja dhe pasi nuk mjaftuan ata, për të ndalur sulmin, u ngritën tësëmurët e të plagosurit.

Gjatë këtij sulmi, kundër armikut u përdorën armë të ndryshme:përveç shigjetave, pushkëve, skorpionëve dhe bombardave u hodhëngurë të mëdhenj, trarë me majë të mprehtë, u rrokullisën shtambame gurë e barut si dhe vorba të mbushura me gëlqere. Shtambat lyhe-shin me vaj, zift e rrëshirë e u vihei flaka. Gjithashtu u hodhën gardhetë lyera me zift të ndezur. Vecanërisht zjarri i dëmtonte dhe i tme-rronte armiqtë. Nga dalje të fshehta të hapura në shkëmb të gjallë,të cilat kishin për qëllim të mbronin hendekun, të rrethuarit qëlloninvazhdimisht, duke i shkaktuar dëme të mëdha armikut. Punët për-gatitore kryheshin nga gratë, bile në çastet vendimtare ato luftuanpërkrah burrave duke treguar shembuj të lartë heroizmi.

Gjatë gjithë sulmit, artileria e armikut vazhdonte të qëllonte, pamarrë parasysh se dëmtonte dhe trupat e saj. Për të treguar se sa e

309

Page 310: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

fuqishme ishte ajo, mjafton të përmendim faktin se nga një gjyle gurigjetën vdekjen 18 vetë.

Sulmi i dytë i përgjithshëm i turqve, më 27 korrik pati të njëjtinfat, dështimin e plotë të tyre. Ai vërtetoi gjithashtu se Shkodra nukmund të merrej me forcën e armëve.

Pasi po afrohej vjeshta dhe stina nuk lejonte që një ushtri kaqe madhe të kalonte dimrin në fushë të hapur, sulltani me një pjesëtë ushtrisë u largua, pasi kishte pushtuar më parë kalanë e Drishtitdhe të Zhabiakut. Për të vazhduar bllokimin dhe për ta detyruar qy-tetin të dorëzohej me anë të urisë, u la një forcë e mjaftueshme.Përpara largimit të sulltanit u përdor dhe një mjet tjetër për të mpo-shtur të rrethuarit: 300 robër të zënë në Drisht u therën para murevetë kështjellës, por edhe kjo masakër nuk e mposhti guximin dhe tri-mërinë e shkodranëve. Rrethimi vazhdoi dhe për një kohë të gjatë,derisa, më 25 prill të vitit 1479 u ratifikua në Venedik paqja e nën-shkruar në Kostandinopojë midis Perandorisë Otomane dhe Vene-dikut. Sipas kushteve të kësaj paqeje, Venediku detyrohej t'i njihtesulltanit zotërimin e Krujës, Shkodrës dhe qyteteve të tjera, që kishtehumbur gjatë kësaj lufte, ndërsa banorët e Shkodrës do të liheshin tëlirë të largoheshin, po të donin, me gjithë pasuritë e tyre.

Gjatë muajve të fundit të bllokimit, të rrethuarve filloi t'u mu-ngonte ushqimi. U përdor për ushqim çdo gjë e gjallë që ndodhej nëkështjellë, deri dhe lëkurët ziheshin dhe haheshin, por edhe kjo tor-turë nuk i mposhtte të rrethuarit.

Nga të 1600 burrat që morën pjesë në mbrojtjen e qytetit, kishinshpëtuar të gjallë vetëm 450 dhe përveç tyre 150 gra. Asnjëri prejtyre nuk pranoi t'i nënshtrohej armikut, por më parë preferuan rru-gën e hidhur të mërgimit.

«Kur armiqtë, — shkruan një kronist i kohës, — armiq tëvërtetë e të pashpirtë, panë grumbullin e qytetarëve që në heshtjetë zymtë po merrnin rrugën e mërgimit ashtu edhe gjendjen e mje-rueshme të grave shkodrane, të cilat, përmes radhëve barbare tërhiqninsi shokë mërgimi fëmijët e vet që vajtonin, s'patën se si të mos mah-niteshin dhe të mos çuditeshin për atë besnikëri e qendresë...»8.

8) M. Beçikemi. Nga fjalimi panegjirik- 139.

Page 311: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

P Ë R M B A J T J A

Faqe

Hyrje 5

Kapitulli I. Fortifikime nga vitet 2800 deri rreth viteve 500 p.e.r 9

Kapitulli II. Fortifikime nga vitet 500 deri në 168 p.e.r. Periudha e lindjesdhe e zhvillimit të qyteteve ilire 37

Kapitulli III. Fortifikimet gjatë periudhës së hershme të sundimit romak (shek.II p.e.r. — shek. I e.s.) 86

Kapitulli IV. Fortifikime nga vitet 300 deri në 600 (e.s.). 101

Kapitulli V. Fortifikime nga viti 600 deri në 1400 124

Kapitulli VI. Fortifikime nga viti 1400 deri në 1478 179

Kapitulli VII. Fortifikime të shekujve XV-XVII 201

Kapitulli VIII. Fortifikimet në shekujt XVIII-XIX(Periudha e pashallëqeve të mëdha shqiptare) 229

Kapitulli IX. Kulla dhe banesa të fortifikuara 265

Kapitulli X. Kisha, manastire dhe ura të fortifikuara 284

Kapitulli XI. Armë dhe operacione rrethimi 291

Owner
Owner
Owner
Owner
Owner
Owner
Owner
Owner
Owner
Owner
Owner
Owner
Page 312: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri

Karaiskaj. Gj.Pesë mijë vjet fortifikime në Shqipëri.

T., «8 Nëntori», 1980. Red. J. Toçka.

312 f.(B. m.) : 930.26 (496.5)

+719.67 (496.5)+ 725.182.03 (496.5) (09) «-28/18»

(B. v.): 930.26 (496.5)+719 (496.5) +725.03 (496.5) (09)

«-28K 31

Tirazhi 4000 kopje Format 70x100/16 Stash: 2204-79

KOMBINATI POLIGRAFIK - Shtypshkronja e Re -Tiranë 1981

Page 313: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri
Page 314: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri
Page 315: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri
Page 316: (e-liber Shqip - Albanian e-book) Gjerak Karaiskaj - 5000 vjet fortifikime në Shqipëri