E Drejta Civile

55
E Drejta Civile

Transcript of E Drejta Civile

Page 1: E Drejta Civile

E Drejta Civile

Page 2: E Drejta Civile

Përkufizimi i lendes e Drejta Civile Nocioni E drejta civile si dege e se drejtës -

përfshinë tërësinë e dispozitave ligjore me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore te karakterit pasuror.

E drejta civile si shkence juridike - përfshinë tërësinë e studimeve shkencore me te cilat studiohen normat juridike qe i rregullojnë marrëdhëniet shoqërore te karakterit pasuror

Page 3: E Drejta Civile

Objekti i studimit Objekt studimi dhe rregullimi i te drejtës civile janë

marrëdhëniet shoqërore te karakterit pasuror ose ato te cilat ne instancën e fundit marrin karakter pasuror

E drejta civile nuk e rregullon karakterin pasuror te marrëdhënieve shoqërore por aspektet ligjore (kornizat ligjore te marrëdhënieve pasurore)

Cilat marrëdhënie shoqërore janë te karakterit pasuror ? Shembull:1. Shitblerja e një veture, banese, toke, kontratat e kredisë

etj2. Kontratat e shërbimeve (kontrata me avokatin, kontrata

me këngëtarin, kontrata me punëtorin etj)

Page 4: E Drejta Civile

Ndarja e te drejtës civile E drejta civile ndahet ne: E drejta civile pjesa e përgjithshme E drejta sendore-pronësia E drejta familjare E drejta trashëgimore E drejta e detyrimeve (Kontratat) E drejta e procedurës civile

Page 5: E Drejta Civile

E drejta civile - pjesa e përgjithshme Pjesa e përgjithshme e te drejtës civile i studion dhe përpunon

nocionet themelore për te gjitha degët e se drejtës civile Ne pjesën e përgjithshme trajtohen si bie fjala: Objekti i te drejtës civile Parimet e te drejtës civile Subjektet e te drejtës civile Te drejtat subjektive civile Koncepti i pasurisë Punët juridike Modifikimi i punëve juridike Anulimi i punëve juridike Shkaktimi i demit si burim i raporteve civile Ushtrimi dhe mbrojtja e te drejtave civile .etj

Page 6: E Drejta Civile

Parimet e te drejtës civile Marrëdhëniet te cilat i rregullon e drejta

civile rregullohen sipas këtyre parimeve:1. Barabarësia e palëve2. Iniciativa e lire e palëve dhe autonomia e

vullnetit3. Qarkullimi i te drejtave civile4. Sanksioni pasuror- Parimet e te drejtës civile ne çdo raport

juridiko-civile zbatohen ne mënyrë komulative

Page 7: E Drejta Civile

Burimet e të drejtës civile Burimet e të drejtës civile ndahen në burime materiale

dhe formale Burimet materiale janë forca shoqërore që i krijon

normat juridike të së drejtës civile Burimet formale janë format në të cilat paraqiten

normat juridike civile. Ato janë Burimet e drejtpërdrejta:A. LigjiB. Zakoni Burimet e tërthorta:a. Praktika gjyqësoreb. Shkenca juridike (doktrina juridike)

Page 8: E Drejta Civile

Raporti i të drejtës civile me degët tjera të së drejtës

Raporti i të drejtës civile me: Të drejtën familjare Të drejtën trashëgimore Me të drejtën ekonomike Të drejtën private ndërkombëtare Të drejtën administrative

Page 9: E Drejta Civile

Raporti i të drejtës civile me të drejtën familjare E drejta civile dhe e drejta familjare kanë

elemente të përbashkëta por edhe dallime: Elementet e përbashkëta: Iniciativa e lirë e palëve Barabarësia e palëve Elementet pasurore të marrëdhënieve juridike

të këtyre dy degëve Dallimet: Natyra juridike e raporteve Afatet Sanksionet

Page 10: E Drejta Civile

Raporti me të drejtën trashëgimore Raportet në mesë këtyre dy

degëve qëndrojnë në objektin e rregullimit:

E drejta civile i rregullon marrëdhëniet pasurore për të gjallë të subjekteve (inter vivos)

E drejta trashëgimore i rregullon raportet pasurore në rastet e vdekjes (mortis causa)

Page 11: E Drejta Civile

Raporti me të drejtën ekonomike

E drejta ekonomike e rregullon zhvillimin e ekonomik duke e studiuar në këndin e perspektives ekonomike.

E drejta civile me normat e veta i rregullon të raportet ekonomike

Page 12: E Drejta Civile

Raporti me të drejtën e punës E drejta e punës i rregullon raportet në

mes të punëdhënësit dhe punëtorit E drejta civile me normat e veta i

rregullon raportet e karakterit pasurore të raporteve të punës.

Shembull: Paga Dëmtimet në punë Kompensimet për punën shtesë etj.

Page 13: E Drejta Civile

Raporti me të drejtën private ndërkombëtare

E drejta civile me normat e veta i rregullon marrëdhëniet pasurore brenda një shteti (marrëdhëniet nacionale)

E drejta private ndërkombëtare i rregullon marrëdhëniet pasurore me element të huaj ndërkombëtar

Page 14: E Drejta Civile

Raporti me të drejtën administrative E drejta administrative i rregullon raportet e

qytetarëve me administratën por edhe raportet e vetë organeve të administratës.

Në të drejtën administrative vlen parimi i subordiminit (nënshtrimit) ndërsa në të drejtën civile vlen parimi i barabarësisë (i koordinimit)

Mirëpo disa raporteve civile akti administrativ është prezumim (parakusht) për krijimin e tyre

Shembull: Receta e mjekut për medikamente Leja e ndërtimit Leja e për blerjen e mjeteve narkotike etj.

Page 15: E Drejta Civile

Subjektet e të drejtës civile Subjektet e të drejtës civile janë: Personat fizik Personat juridik Personat fizik janë subjekte natyrore Personat juridik janë subjekte

artificiale të krijuara në bazë të ligjit

Page 16: E Drejta Civile

Personat fizik Çdo person i lindur gjallë dhe që ka formën e njeriut është

subjekt i të drejtës civile Përjashtimisht edhe personi i palindur (fëmija) është subjekt i së

drejtës civile në rastet e caktuar (trashëgimia, dhuratat etj) Subjektet për të hyrë në marrëdhënie juridike civile duhet të

kenë: Zotësinë juridike dhe Zotësinë e veprimit Zotësia juridike është aftësia e e subjekteve të jenë bartës të

drejtave dhe detyrave. Zotësia juridike arrihet me të lindur Zotësia e veprimit është aftësia e subjekteve që me deklarimin

e vullnetit të krijojnë të drejta dhe detyra për vete. Zotësia e veprimit arrihet me arritjen e moshës madhore- 18

vjet Përjashtimisht zotësia e veprimit arrihet edhe prej moshës 16

deri 18 vet.

Page 17: E Drejta Civile

Personat juridik Personat juridik janë krijesa ligjore. Personat juridik janë subjekte te se drejtës sepse mund

te hynë ne raporte juridike Personat juridike krijohen kur plotësohen këto kushte: Struktura organizative Masa pasurore Regjistrimi ose dhenia e lejes Akti me i larte i personit juridik është Akti i themelimit

ose Statuti Personat juridike e kane zotësinë juridike dhe zotësinë e

veprimit Personat juridik ndahen ne persona juridik te se drejtës

publike dhe persona juridik te se drejtës private

Page 18: E Drejta Civile

Llojet e personave juridike Personat juridik sipas disa karakteristikave ndahen:1. Persona juridik te se drejtës publike2. Persona juridik te se drejtës private Personat juridik mund te jene:1. Institucione (universitete, institucione shëndetësore, komuna, etj)2. Shoqata (shoqata e tregtareve, shoqata e zejtareve, shoqatat

humanitare etj)- Struktura organizative e personave juridik:1. Kuvendi i aksionarëve2. Bordi i drejtoreve3. Drejtori ekzekutiv4. Zyrtaret - Përgjegjësia e personave juridik. Personat juridik kane te

ashtuquajturën zotësi speciale juridike dhe te veprimit- Autorizimet dhe detyrat e personit juridik i ushtrojnë organet

kompetente- përfaqësuesit e personit juridik

Page 19: E Drejta Civile

Objektet e se drejtës civile Objekte te se drejtës civile janë vlerat

pasurore te drejtpërdrejta ose ato qe ne mënyre te tërthortë shndërrohen ne vlere pasurore:

Objekte te se drejtës civile janë: Sendet Veprimet e njerëzve Vlerat personale Produktet shpirtërore (krijimtaria

intelektuale)

Page 20: E Drejta Civile

Sendet Përkufizimi- send quajmë çdo pjese materiale

te natyrës e cila ndodhet nen pushtetin e njeriut dhe i shërben nevojave të tij.

Sendet duhet te kenë vlerë ekonomike (te shndërrohen në para) për të qenë objekt i të drejtës civile.

Për të qenë objekt i së drejtës civile sendet duhet të plotësohen dy kushte:

Kushti fizik (pjesë materiale e natyrës) Kushti shoqëror (ti shërbej nevojave të

shoqërisë)

Page 21: E Drejta Civile

Ndarja e sendeve Sipas disa karakteristikave sendet i ndajmë në: Sendet e thjeshta dhe të përbëra Sendet e konsumueshme dhe të

pakonsumueshme Sendet e trupshme dhe sendet e patrupshme Sendet e luajtshme dhe të paluajtshme Sendet individuale dhe gjenerike Sendet e zëvendësueshme dhe të

pazëvendësueshme Sendet kryesore dhe akcesore Sendet tub

Page 22: E Drejta Civile

Veprimet e njeriut si objekt i se drejtës civile Veprimi i njeriut mund të jetë objekt

i se drejtës civile nëse mund të shndërrohet në vlerë ekonomike:

Si veprime mund të jenë: Veprimi i avokatit Këndimi i këngëtarit Puna e punëtorit etj.

Page 23: E Drejta Civile

Vlerat personale dhe produktet shpirtërore si objekte te se drejtës civile

Objekete të së drejtës civile mund të jenë edhe vlerat personale si p.sh:

Integritetit trupor Reputacioni Nderi Produktet e shpirtit njerëzor (krijimet intelektuale) janë

objekte të së drejtës civile kur mund të shprehen në vlerë ekonomike:

P.sh: Librat e autorëve Krijimet artistike muzikore Krijimet artistike teatrale etj.

Page 24: E Drejta Civile

E drejta objektive dhe subjektive E drejta objektive është e tere sistemi juridike. E drejte objektive janë normat juridike-civile Normat ndahen ne fusha dhe institute E drejte subjektive- është e drejta te secilen subjektet e nxjerrin

nga e drejta objektive: Shembull: E drejta e trashëgimit E drejta e mbajtjes (ushqimit) E drejta e integritetit trupor E drejta e kompensimit ne rast te dëmtimit etj. E drejta subjektive paraqitet si pushtet- ne njeren ane kemi

personin e autorizuar ne anën tjetër personin e detyruar E drejta subjektive përbëhet nga: Autorizimi dhe Kërkesa

Page 25: E Drejta Civile

Raportet juridike Kuptimi i raportit juridik Raporti juridik ekziston gjithmonë ndërmjet subjekteve lidhur me objektin e

te drejtës civile E drejta subjektive është e drejta qe subjektet e nxjerrin nga e drejta

objektive(normat juridike) Raporti juridik mund te jete krijimi, ndryshimi ose shuarja e ndonjë te drejte

subjektive civile. Raportet juridike krijohen ne baze te fakteve juridike qe i parasheh e drejta Faktet juridike mund te jene: Ngjarjet dhe Veprimet e njerëzve Veprimet e njerëzve mund te ndahen ne veprime e lejuara dhe veprime te

palejuara. Për krijimin e raporteve juridike shpesh kërkohen disa fakte – tubi i fakteve. Supozimet Fiksionet

Page 26: E Drejta Civile

Klasifikimi i te drejtave civile Ne baze te disa karakteristikave te

drejtat civile ndahen ne te: Drejta absolute Drejta relative Ndarja është e bazuar ne raportin

qe ekziston ne mes te te drejte subjektive civile dhe te drejtave te personave tjerë.

Page 27: E Drejta Civile

Te drejtat absolute Karakteristikat:1. Te drejtës se personit te autorizuar i përgjigjët detyrimi i te

gjithë personave – veprojne erga omnes2. Numri i personave te detyruar nuk është i kufizuar 3. Obligimi është negativ4. Raporti i titullarit te se drejtës me personat e obliguar nuk

është i konkretizuar5. Obligimi i përgjigjët te drejtës subjektive dhe jo autorizimeve6. Obligimi nuk përbehet nga dhënja e ndonjë efekti pasuror7. Te drejtat absolute nuk parashkruhen8. Kërkesa ne te drejtat absolute krijohet ne momentin e shkeljes

se te drejtës 9. Ne te drejtat absolute ekziston e drejta e racionit.

Page 28: E Drejta Civile

Llojet e te drejtave absolute Te drejtat absolute jane Te drejtat sendore dhe Te drejtat personale Te drejtat sendore - janë te drejtat te

cila konstituohen mbi një send te caktuar

Te drejtat personale - janë te drejtat te cilat lidhen me personin e caktuar dhe nuk barten ne personat e tjerë

Page 29: E Drejta Civile

Te drejtat sendore E drejta sendore është pjese e veçante

e te drejtës civile Te drejtat sendore janë:1. Pronësia2. Servitutet3. E drejta e pengut4. Hipoteka5. E drejta e ndërtimit6. Barrët reale

Page 30: E Drejta Civile

Te drejtat personale Te drejtat personale janë te

drejta absolute Te drejtat personale janë:1. Te drejtat personale ne kuptimin

e gjere2. Te drejtat e personalitetit3. Te drejtat e autorit

Page 31: E Drejta Civile

Te drejtat personale Te drejtat personale janë te drejtat qe kane te bëjnë

me statusin juridik te një personi Te drejtat personale janë te drejtat nda marrëdhëniet

familjare dhe te drejtat e statusit personal Si te drejta te tilla janë:1. Legjitimiteti i lindjes2. Mosha madhore3. Aftësia juridike4. Aftësia e veprimit5. Aftësia e trashëgimit etj- Këto te drejta quhen edhe atribute te personit fizik

Page 32: E Drejta Civile

Te drejtat e personalitetit Te drejtat e personalitetit janë ato te

drejta objekt i te cilave është personaliteti i individit

Si te drejta te tilla janë:1. Liria e lëvizjes2. Liria e shprehjes3. Integriteti fizik4. Integriteti mendore (shpirtëror)5. Liria e përdorimit te gjuhës6. Liria e zgjedhjes se profesionit etj

Page 33: E Drejta Civile

Te drejtat e autorit Te drejtat e autorit janë te drejta personale por qe objekt i tyre janë

produktet shpirtërore (krijimtaria intelektuale). Si te drejta te tilla janë: Veprat shkencore Veprat letrare Piktuara Skulptura Veprat e skenografisë etj E drejta e autorit zgjate gjate gjithë jetës se autorit dhe 15 vite pas

vdekjes. Ekziston edhe grupi tjetër i te drejtave te krijimtarise intelektuale qe

realizohet ne prodhim – e drejta e çpikjes. çpikje eshte zgjedhje e re e një problemi teknik.E drejta e çpikjes mbrohet me Patentë. Patenti zgjate 15 viteE drejta e shfrytëzimit te patentës quhet Licence Pronësia industriale:1. Markat tregtare(shenjat e mallit, vulat, etj)

Page 34: E Drejta Civile

Te drejtat relative (detyrimet) Te drejtat relative janë to te drejta ku çdo te drejte përgjigjët

obligimi i personit përkatës. Personi qe ka te drejte ne raportin e te drejtave relative quhet

Kreditor (personi qe ka kërkesë) Personi qe ka detyre (borxh) quhet Debitor Karakteristikat:1. Te drejtat relative veprojnë - inter partes (kreditori – debitori)2. Te te drejtat relative obligimi është pozitive (duhet te kryhet

ndonjë bërje)3. Edhe kur obligimi është rezervimi ai konsiston ne mbrojtjen e

ndonjë interesi konkret për palën e autorizuar4. Obligimi është korelativ me autorizimin5. Obligimi është pasuror6. Te drejtat relative parashkruhen7. Kërkesa sipas rregullit linde ne momentin e krijimit te drejtës

Page 35: E Drejta Civile

Personat ne raportet e detyrimeve Kreditori-personi qe ka te drejta Debitori- personi qe ka detyrime Ne raportet e detyrimeve mund te ketë edhe me shume

persona si ne anën e kreditorit ashtu edhe ne anën e debitorit Nëse ka me shume persona re raportet e detyrimeve, detyrimi

mund te jete: I ndare dhe Solidare Përmbajtja e detyrimit është e shtuquajtura ‘’Bërje’’ – ndryshe

quhet ‘’prestimi’’ Prestimi – përbëhet prej, dhënies, veprimit, mosveprimit dhe

pësimit. Lende e detyrimit është ‘’vlera ekonomike’’ e cila nëpërmjet

bërjes bartet nga pasuria e debitorit ne pasurinë e kreditorit.

Page 36: E Drejta Civile

Llojet dhe burimet e detyrimeve Llojet e detyrimeve: Momentale dhe te përhershme Pozitive dhe negative Te thjeshta dhe te përbëra Kryesore dhe aksesore-dytësore Civile dhe natyrore Burimet e detyrimeve; Raportin e detyrimeve e sjellin këto fakte: Deklarimet e vullnetit (punët juridike –kontratat, premtimi publik,

testamenti etj) Veprimet e palejuara – shkaktimi i demit Pasurimi i pa baze Faktet e farefisnisë – (detyrimi i ushqimit) Faktet tjera ligjore – veprimet ne pajtim me te drejtën (detyrimi i fqiut

për kompensimin e demit, kompensimi për kalimin e domosdoshme, kompensimi për eksproprimin etj)

Page 37: E Drejta Civile

Pasuria Pasuria është tërësia i te drejtave civile qe i takojnë një

personi Pasurinë e përbejnë vetëm te drejtat e karakterit

pasuror Te gjitha sendet qe e përbejnë lenden pasurinë quhen-

mase pasurore Pasuria ndahet ne: Aktive dhe pasive Subjekti dhe pasuria Pasuria dhe te trashëguarit Konfiskimi Bankrotimi - falimentimi

Page 38: E Drejta Civile

Qarkullimi juridik Qarkullimi juridik është bartja e të drejtave prej në subjekti në subjektin tjetër Qarkullimi juridik është në pajtim me parimin e të drejtës civile ‘’Qarkullimin-

bartja e të drejtave civile’’ Përmes qarkullimit juridik barten vetëm të drejtat civile pasurore Të drejtat personale nuk mund të barten Bartja e sendit prej një subjekti në subjektin tjetër – është qarkullim ekonomik Bartja e të drejtave është qarkullim juridik Të drejtat të cilat mund të barten janë: Të drejtat absolute: Shembull: 1. Pronësia2. Servituti3. Pengu4. Hipoteka5. E drejta e shfrytëzimit6. E drejta e qesimit7. E drejta e licencës etj Të drejtat relative (detyrimet) Shembull; kërkesa

Page 39: E Drejta Civile

Elementet e qarkullimit juridik Të drejtat civile janë objekt i qarkullimit juridike. Punët juridike (kontrata, testamenti, shprehja e njëanshme e vullnetit) – janë mjetë për qarkullimin e të drejtave

civile Kauza – është qëllimi ekonomik që dëshirojnë palët të arrijnë me punët juridike Shembull: me bartjen e pronësisë është qëllimi ekonomik që njëra palë të fitoj pronësinë ndërsa tjetra të marrë

çmimin (shumen e të hollave) Baza juridike – qarkullimi juridik mund të bëhet vetëm kur ka bazë juridike. Bartjen e të drejtave mund ta bëjë

vetëm titullari i tyre dhe askush tjetër. Baza juridike – iustus titullus (ose titulli juridike) është kushtë për fitimin e të drejtave civile: Si bazë mund të jenë p.sh: Kontrata Testamenti Dhurata Parashkrimi fitues Vendimi i organeve shtetërore etj Fitimi i një të drejte pa bazë juridike – shkakton pasurimin e pabazë. Për fitimin e disa të drejtave kërkohet 1. baza juridike – iustus titullus –titulli dhe 2. mënyra e fitimit – modus aquirendi Shembull: Fitimi i pronësisë mbi paluajtshmeri Kontrata e qirasë Depozita etj Fitimi i të drejtave mund të jetë 1. derivativ 2. origjiner Bartja e të drejtave mund të jetë: translative (bartja e plotë e të drejtës) dhe konstituive (bartja e pjesshme-

krijimi i një të drejte p.sh servituti)

Page 40: E Drejta Civile

Vullneti si fakt për krijimin e raporteve juridike Veprimet juridike – janë deklarime të vullnetit të cilat palët i

ndërmarrin me qëllim të krijimit të ndonjë raporti juridike. P.sh kontrata e shitblerjes Veprimet juridike janë edhe mjete të qarkullimit juridik Deklarimi i vullnetit duhet të jetë: Serioz dhe I mundshëm Teoria e vullnetit të brendshëm dhe Teoria e vullnetit të deklaruar Rëndësia e aktit administrativ për krijimin e raporteve juridike Llojet e deklarimit të vullnetit: 1. Veprimet juridike- me të cilat krijohen, dyshohen dhe shuhen

raportet juridike por që nuk bartet ndonjë vlerë ekonomike (gjendja statusore, shkëputja e kontratës, heqja dorë nga pronësia etj)

2. veprimet juridike – me të cilat krahas krijimit ndryshimit dhe shuarjes së një raporti juridike bartet edhe një vlerë pasurore prej në subjekti në subjektin tjetër - këto veprime quhen punët juridike.

Page 41: E Drejta Civile

Modifikimi i punëve juridike Punët juridike mund të modifikohen përmes kushtit dhe afatit Kushti – është rrethanë e ardhshme e pasigurt nga paraqitja ose mosparaqitja e së cilës

varet, krijimi, ndryshimi ose ndërprerja e ndonjë të drejte. Shembull: kontrata e sigurimit (paraqitja e rrezikut) Kushti mund të jetë: Potestativ Kauzal I përzire Pozitiv dhe negativ I shtyhem (suspenziv) dhe i shkëputshim (rrezulotiv) Urdhri – ekziston te punët bamirëse dhe dallohet nga kushti P.sh. do të falet shtëpia nëse një person e mbanë personit e tretë për gjithë jetën. Afati – është rrethanë e ardhshme e sigurt nga paraqitja e të cilit varet krijimi, ndryshimi ose

shuarja e një të drejte. Afati është kalimi i kohës së caktuar. Afati mund të jetë: Prekluziv I shtyhem dhe i shkëputshim Koha e afatit llogaritet sipas kalendarit: Llogaritja civile – me vite, muaj dhe ditë Llogaritja astronomike- me orë, minuta. Afati mund të jetë: subjektiv dhe objektiv

Page 42: E Drejta Civile

Deklarimi i vullnetit përmes - Përfaqësimit Nocioni- përfaqësimi është kryerje e veprimeve juridike ne emër dhe për llogari

te tjetërkujt Subjektet: Përfaqësuesi I përfaqësuari Llojet e përfaqësimit: Ligjor dhe kontraktor Autorizimi Llojet e autorizimit: I përgjithshëm dhe i veçanta Tejkalimi i autorizimit (ratihabicioni) Ndërprerja e përfaqësimit1. Me marrëveshje2. Me kalimin e kohës3. Me revokim4. Me dorëheqje5. Me vdekjen e subjekteve6. Me humbjen e zotësisë se veprimit

Page 43: E Drejta Civile

Ndarja e puneve juridike Ne baze te disa kritereve punët

juridike ndahen ne: Kauzale dhe abstrakte Formale dhe joformale Midis te gjallëve (inter vivos) dhe

ne rast te vdekjes (mortis causa) Te njëanshme dhe te dyanshme

Page 44: E Drejta Civile

Kontratat Kontrata – është pune juridike e dyanshme Lidhja e kontratës Oferta Pranimi i ofertës Liria e kontraktimit Llojet e kontratave Obligimi kontraktues – dhënie, veprim,

mosveprimi dhe durimi. Llojet e obligimit kontraktues

(individualizuar dhe gjenerik)

Page 45: E Drejta Civile

Forcimi dhe sigurimi i kontratave Forcimi : Avansi Denimi kontraktues Klauzula kasatore Sigurimi real: Pengu Hipoteka Kaucioni Sigurimi personal: Garancia - dorëzania

Page 46: E Drejta Civile

Kontratat ne favor te personit te trete dhe veprimi i kontratës midis palëve

Kontrata lidhet midis palëve dhe ka veprimi vetëm midis tyre. Ekzistojnë edhe disa raste kur kontrata mund te lidhet ne favor te personit te trete Ne këto kontrata kemi tre subjekt-kreditori, debitori dhe shfrytëzuesi Shembull: kontrata e sigurimit qe e lidhe prindi për fëmijën ose për gruan e vet. Veprimi i kontratës midis palëve: Obligimi për te metat fizike dhe juridike Dëmtimi përtej gjysmës Klauzola rebus sic stantibus Plotësimi-përmbushja e kontratës Mënyra e përmbushjes Koha e përmbushjes Përmbushja nga debitori Përmbushja ndaj kreditorit Arritja e përmbushjes1. Vonesa e debitorit2. Vonesa e kreditorit Pasojat e mosplotësimit te kontratës Ndërrimi i subjekteve1. Cesioni i kërkesave 2. Marrja e borxhit

Page 47: E Drejta Civile

Ndërprerja e obligimit Plotësimi Falja e borxhit Dorëheqja Novacioni Barazim Pamundësia e përmbushjes - fizike dhe juridike Konfuzioni dhe vdekja Kompenzacioni Parashkrimi Parashkrimi shues Parashkrimi fitues Afati prekluziv

Page 48: E Drejta Civile

Kontratat e veçanta Shitblerja Shkëmbimi Kontrata e dhuratës Kontrata e qirasë Kontrata e shfrytëzimit Kontrata mbi punën Kontrata mbi veprën Kontrata mbi autorizimin Kontratat reale1. Huaja2. Huapërdorja3. Depozita4. Dhurata Kontrata e ortakërisë Kontratat aleatore1. Basti2. Bizhozi3. Kontrata për mbajtjen e përjetshme4. Kontrata e sigurimit

Page 49: E Drejta Civile

Pavlefshmëria e punëve juridike Punët juridike jo te plota Për te qene puna juridike e plotfuqishme duhet te plotësohen kushte e

parapara me ligj për vlefshmërin e saj Kushtet për vlefshmëri: Deklarimi i vullnetit pa te meta Objekti i lejuar Respektimi i formës Ekzistimi i kauzës Ekzistimi i bazës juridike Dhënia e pëlqimit nga prindi ose kujdestari për disa pune juridike. Dhënia e lejes nga organi kompetent Nëse mungon ndonjë element i punëve juridike – disa autor i quajnë -

puna juridike është jo e plote. Ne shkencën tone juridike, punët juridike jo te plota nuk ekzistoje. Puna juridike mund te jete e vlefshme ose e pavlefshme. Ese mungon

ndonjë element pune juridike nuk ka ose mund te jete e pavlefshme.

Page 50: E Drejta Civile

Punet juridike te pavlefshme Nese nuk plotesohen kushtet e parapara me ligj per krijimin e

puneve juridike, puna juridike eshte e pavlefshme Punet juridike te pavlefshme ndahen: Ne pune te nulshme (pavlefshmeri absolute) dhe te rrezueshme

(pavlefshmeri relative) Punet juridike te nulshme jane punet juidike te cilat nuk prodhojen

aspak efekte juridike dhe konsiderohet se as nuk jane lidhur. Per pavlefshmerine absolute kujdeset edhe organi shteteror sipas

detyres zysrtare edhe atehere kur palet nuk jane te interesuare qe ta prishin punen juridike

Punet juridike te rrezueshme jane punet juridike, vlejne derisa pala e interesuar ose organi kompetent nuk e paraqet pavlefshmerine e tyre. Palet mund ta bejne kete deklarim vetem mbrenda afatit te caktuar

Page 51: E Drejta Civile

Punët juridike te nulshme Punët juridike te nulshme janë: Punët antiligjore Punët imorale Punët fiktive Punët te simuluara Punët e lidhura ne kundërshtim me statutin e personit juridike Punët antiligjore: P.sh punët e lidhura për objektin e ndaluar (shitja e drogës) ose punët e

lidhura kunder formës se parapare me ligj (nuk është vërtetuar nga organi kompetent)

Punët imorale: Shembull: shpërblimi për gazetarin qe ta sulmoj ndonjë person përmes

gazetës. Punët fiktive, nuk lidhet puna juridike por deklarohet se është lidhe,

shembull; deklarimi i qirasë ne vend te shitblerjes Punët e simuluar , shembull, lidhet nje pune por deklarohet pune tjetër

Page 52: E Drejta Civile

Punët juridike te rrëzueshme Punët juridike te rrëzueshme janë punët qe

janë lidhur me mungesa te vullnetit Faktet qe shkaktojnë mungesat e vullnetit

janë” Lajthim Mashtrim Kanosje Dhune Punët e rrëzueshme mund te shpallen te

pavlefshme me iniciativën e palëve te interesuara brend afatit te paraparë me ligj

Page 53: E Drejta Civile

Mohimi i punëve juridike (padia pauliane) Ekziston një kategori e punëve juridike me te cilat mund te

dëmtohen interesat e personave te trete Personat e interesuar mund te bëjnë mohimin e punëve

juridike me te cilat cenohen interesat e tyre Si raste tre këtilla janë: rasti kur debitori e dëmton kreditorin

me punën juridike qe e lidh me personin tjetër. Kreditori ka te drejte te kërkoj mohimin – prishjen e punës

juridike te debitorit qe e ka lidhur me personin e trete. Kushtet e paraqitjes se padisë pauliana: 1. Qe kreditori te jete dëmtuar me punën juridike 2. Qe debitori te jete jokoshient 3. Qe personi i trete te jete jokoshient. Kjo pune juridike qe e lidhe debitori nuk është e pavlefshme

por me ketë dëmtohen interesat e kreditorit

Page 54: E Drejta Civile

Pasojat e pavlefshmërisë se punëve juridike Anulimi i punës juridike te nulshme Anulimi i punës juridike te rrëzueshme brenda afatit te

paraparë me ligj Anaulimi ex tunc (qe nga lidhja) dhe jo ex nunc (nga momenti

i anulimit) Afati I anulimit te punëve te rrëzueshme mund te jete

subjektiv dhe objektiv Shembull, për anulimin e testamenti afati subjektiv është 1 vit

ndërsa afati objektiv 10 vite Është rregull se te punët tjera juridike afati për paraqitjen e

padisë për anulimin e punës juridike te jete 3 vite , përjashtim bëjnë rastet kur puna juridike e ka përmbajtjen e një vepre penale.

Konvalidimi dhe konversioni Restitucioni

Page 55: E Drejta Civile

Raportet juridike nga faktet tjera Veprimet e palejueshme - Shkaktimi i demit Përgjegjësia objektive (përgjegjësia për sendet e

rrezikshme, përgjegjësia e prindit për fëmijët, përgjegjësia e kujdestarit për te kujdesurin, përgjegjësia e personit juridike për organet e veta)

Përgjegjësia subjektive (ekzistimi i fajit) Mënyrat e kompensimit për shkaktimin e demit:

kompensimi real dhe fitimi i humbur Pasurimi i pa baze Detyrimet nga marrëdhëniet familjares Alimentacioni (ushqimia) Ushtrimi dhe mbrojtja e te drejtave civile subjektive