E dashur familje, · 2008-12-01 · E dashur familje, Klasa po përgatitet të fillojë temën e...

1
E dashur familje, Klasa po përgatitet të fillojë temën e shprehjeve algjebrike. Algjebra është një nga instrumentet më të fuqishme të matematikës. Një pjesë e vlerës që ka ajo ka të bëjë me mënyrën se si algjebra të lejon që të paraqisësh dhe zgjidhësh shumë situata me shumë pak përpjekje. Ja një shembull. Çmimi i një filmi është 9.00 dollarë për çdo të rritur dhe gjysmë çmimi për secilin nga të katër fëmijët minus kuponin që keni për 3 dollarë. Sa do të paguani? Përgjigjja është [9.00x + 4.50(4) - 3] dollarë ku x është numri i të rriturve. Koncept kyç—Modeli gjeometrik Këtë kapitull klasa do ta fillojë duke mësuar se si të shumëzojë shprehje të tilla si x(x + 5) dhe (x + 1)(x + 5) duke iu referuar një modeli gjeometrik. Për shembull, për të gjetur sipërfaqen e drejtkëndëshit të madh poshtë, ju mund të shumëzoni gjatësinë me gjerësinë ose x(x + 3). Megjithatë ne mund të gjejmë edhe sipërfaqen e katrorit x · x ose x 2 dhe mund të shtojmë sipërfaqen e drejtkëndëshit të vogël x · 3 ose 3x për të nxjerrë x 2 + 3x. Kjo tregon se x(x + 3) = x 2 + 3x. x + 3 3 x x Fjalori i kapitullit dygjymtyrësh gjymtyrë të njëjta trigjymtyrësh zgjerues njëgjymtyrësh Aktivitete shtëpiake Kërkojini nxënësit që t’ju shpjegojë punën e tij ose të saj duke përdorur edhe modelet gjeometrike edhe simbolet. Kërkojini nxënësit që t’ju tregojë strategji të reja që ka mësuar për të punuar me shprehjet algjebrike.

Transcript of E dashur familje, · 2008-12-01 · E dashur familje, Klasa po përgatitet të fillojë temën e...

E dashur familje,Klasa po përgatitet të fillojë temën e shprehjeve algjebrike. Algjebra është një nga instrumentet më të fuqishme të matematikës. Një pjesë e vlerës që ka ajo ka të bëjë me mënyrën se si algjebra të lejon që të paraqisësh dhe zgjidhësh shumë situata me shumë pak përpjekje. Ja një shembull.

Çmimi i një filmi është 9.00 dollarë për çdo të rritur dhe gjysmë çmimi për secilin nga të katër fëmijët minus kuponin që keni për 3 dollarë. Sa do të paguani?

Përgjigjja është [9.00x + 4.50(4) - 3] dollarë ku x është numri i të rriturve.

Koncept kyç—Modeli gjeometrikKëtë kapitull klasa do ta fillojë duke mësuar se si të shumëzojë shprehje të tilla si x(x + 5) dhe (x + 1)(x + 5) duke iu referuar një modeli gjeometrik. Për shembull, për të gjetur sipërfaqen e drejtkëndëshit të madh poshtë, ju mund të shumëzoni gjatësinë me gjerësinë ose x(x + 3). Megjithatë ne mund të gjejmë edhe sipërfaqen e katrorit x · x ose x 2 dhe mund të shtojmë sipërfaqen e drejtkëndëshit të vogël x · 3 ose 3x për të nxjerrë x 2 + 3x. Kjo tregon se x(x + 3) = x 2 + 3x.

x + 3

3

x

x

Fjalori i kapitullit

dygjymtyrësh gjymtyrë të njëjta trigjymtyrësh

zgjerues njëgjymtyrësh

Aktivitete shtëpiake• Kërkojini nxënësit që t’ju shpjegojë punën e tij ose të saj duke përdorur edhe modelet

gjeometrike edhe simbolet.

• Kërkojini nxënësit që t’ju tregojë strategji të reja që ka mësuar për të punuar me shprehjet algjebrike.