Dosja e CEZ përfundon në duart Rama-Basha drejt takimit e ... · kërkon dialog me PS Faqe 8 Faqe...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Premte 7 Dhjetor 2018 Dosja e CEZ përfundon në duart e SHBA-BE, ambasadorët marrin provat kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës, zbardhet letra Ç m i m i 2 0 l e k ë Qeveria ka bërë gati projektin për të ngritur një njësi të posaçme, e cila do të luftojë bosët e krimit në vend. Momentalisht operojnë forcat RENEA, Shqiponja, etj, por kryeministri Edi Rama pak ditë më parë e bëri të ditur... Vetingu në politikë pritet të rikthejë dialogun mes mazhorancës dhe opozitës. Dy ditë më parë qarkulloi në media opinioni i Komisionit të Vene- cias, ku në thelb rrëzohej kjo nismë e opozitës. Sipas Komisionit të Venecias, në... Faqe 9 Qeveria është tërhequr ditën e djeshme, duke shfuqizuar vendimin për tarifën e provimeve në vjeshtë. Ky vendim i Këshillit të Ministrave erdhi pas kërkesës së studentëve, të cilët kanë nisur prej ditësh protesta ndaj qeverisë... Studentët kanë përshkallëzuar ditën e djeshme protestat. Të organizuar nga të gjithë fakultetet e Tiranës dhe në solidaritet të plotë me njëri tjetrin, studentët ashtu siç e kishin parala- jmëruar janë mbledhur dje rreth... Tërhiqet Ministria e Arsimit, shfuqizohet vendimi për tarifën e provimeve në vjeshtë, Rama përplaset në distancë me Bashën Studentët përshkallëzojnë protestat, tubime në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Korçë, kërkojnë tarifa më të ulëta dhe kushte më të mira Zbulohet projekti i qeverisë, njësi speciale me policë dhe ushtarë për të goditur bosët e krimit, ja si do të ndryshohet ligji Rama-Basha drejt takimit për vetingun në politikë, PD nuk tërhiqet edhe pas vendimit të Venecias, kërkon dialog me PS Faqe 8 Faqe 6 Faqe 7 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Kacafytja e qetësuar lek-euro Politikanë të korruptuar, larg duart nga studentët! Nga Fatos ÇOÇOLI Nga Besi BEKTESHI Nga Bardhyl BEJKO “Dashuria” e madhe e opozitës për studentët Faqe 3 Ndërkombëtarët strategji për të mos lejuar rrëzimin e reformës, ja si do zhbllokohet KED dhe “loja” me ankimimet për Dedjen e Zaganjorin Vendet partnere duket se po ecin me strategji për të mos lejuar më asnjë vonesë të reformës në drejtësi. Kjo reformë nisi në vitin 2016, por për dy vite është sulmuar dhe ka pasur tentativa për të zvarritur. Por duket se tani ven- det partnere kanë marrë masa që të mos ndodhë një gjë e tillë. Sot hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe ky institucion ka pasur vazhdimisht probleme... Hyatt Regency & Residences Tirana do të jetë hoteli i parë me 5 yje në Shqipëri për të sjellë cilësi për turizmin elitar. Kastrati Group ka nën- shkruar marrëveshje me gjigantin amerikan të hotelerisë Hyatt Hotels Corporation. Ambjentet e Mak Albania Hotel do të pësojnë... Hyatt vjen në Shqipëri, marrëveshje me Kastratin për të sjellë hotelin e parë me 5 yje në Shqipëri Ndryshojnë procedurat, legalizimi i dokumenteve për në Itali tashmë nga Ministria e Punëve të Jashtme Faqe 10 Faqe 5 Më 11 dhjetor vetingu zbret te krerët e gjykatave dhe prokurorive, ja emrat që do kalojnë në skaner për pasuritë dhe vendimet Faqe 4 Brukseli ndez motorët për ngritjen e SPAK, akordon 94 milionë euro për realizimin e reformave, viti 2019 sjell reprezalje në drejtësi e politikë Faqe 2 Ambasada e Italisë nëTiranë njoftoi ditën e djeshme se për t’u ofruar një shërbim më të mirë shtetasve në aspektin ekonomik dhe në lidhje me lehtësimin e procedurave, duke filluar nga data 1 janar 2019, do të vendoset vula Apostile edhe për përkthimet e njohura... Faqe 11

Transcript of Dosja e CEZ përfundon në duart Rama-Basha drejt takimit e ... · kërkon dialog me PS Faqe 8 Faqe...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Premte 7 Dhjetor 2018

Dosja e CEZ përfundon në duart e SHBA-BE, ambasadorët marrin provat kundër Ilir Metës dhe Sali

Berishës, zbardhet letra

Çmimi 20 lekë

Qeveria ka bërë gati projektin për të ngritur një njësi të posaçme, e cila do të luftojë bosët e krimit në vend. Momentalisht operojnë forcat RENEA, Shqiponja, etj, por kryeministri Edi Rama pak ditë më parë e bëri të ditur...

Vetingu në politikë pritet të rikthejë dialogun mes mazhorancës dhe opozitës. Dy ditë më parë qarkulloi në media opinioni i Komisionit të Vene-cias, ku në thelb rrëzohej kjo nismë e opozitës. Sipas Komisionit të Venecias, në...

Faqe 9

Qeveria është tërhequr ditën e djeshme, duke shfuqizuar vendimin për tarifën e provimeve në vjeshtë. Ky vendim i Këshillit të Ministrave erdhi pas kërkesës së studentëve, të cilët kanë nisur prej ditësh protesta ndaj qeverisë...

Studentët kanë përshkallëzuar ditën e djeshme protestat. Të organizuar nga të gjithë fakultetet e Tiranës dhe në solidaritet të plotë me njëri tjetrin, studentët ashtu siç e kishin parala-jmëruar janë mbledhur dje rreth...

Tërhiqet Ministria e Arsimit, shfuqizohet vendimi për tarifën e provimeve në

vjeshtë, Rama përplaset në distancë me Bashën

Studentët përshkallëzojnë protestat, tubime në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Korçë, kërkojnë tarifa më të ulëta

dhe kushte më të mira

Zbulohet projekti i qeverisë, njësi speciale me policë

dhe ushtarë për të goditur bosët e krimit, ja si do

të ndryshohet ligji

Rama-Basha drejt takimit për vetingun në politikë,

PD nuk tërhiqet edhe pas vendimit të Venecias,

kërkon dialog me PS

Faqe 8

Faqe 6

Faqe 7

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Kacafytja e qetësuar lek-euro

Politikanë të korruptuar, larg duart nga studentët!

Nga Fatos ÇOÇOLI

Nga Besi BEKTESHI

Nga Bardhyl BEJKO

“Dashuria” e madhe e opozitës për studentët

Faqe 3

Ndërkombëtarët strategji për të mos lejuar rrëzimin e reformës, ja si do zhbllokohet KED

dhe “loja” me ankimimet për Dedjen e ZaganjorinVendet partnere duket se po ecin me

strategji për të mos lejuar më asnjë vonesë të reformës në drejtësi. Kjo reformë nisi në vitin

2016, por për dy vite është sulmuar dhe ka pasur tentativa për të zvarritur. Por duket se tani ven-det partnere kanë marrë masa që të mos ndodhë

një gjë e tillë. Sot hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe ky institucion ka pasur vazhdimisht probleme...

Hyatt Regency & Residences Tirana do të jetë hoteli i parë me 5 yje në Shqipëri për të sjellë cilësi për turizmin elitar. Kastrati Group ka nën-shkruar marrëveshje me gjigantin amerikan të hotelerisë Hyatt Hotels Corporation. Ambjentet e Mak Albania Hotel do të pësojnë...

Hyatt vjen në Shqipëri, marrëveshje me Kastratin për të sjellë hotelin

e parë me 5 yje në Shqipëri

Ndryshojnë procedurat, legalizimi i dokumenteve për në Itali tashmë nga Ministria e Punëve të Jashtme

Faqe 10

Faqe 5

Më 11 dhjetor vetingu zbret te krerët e gjykatave dhe prokurorive, ja emrat që do kalojnë në skaner për pasuritë dhe vendimet Faqe 4

Brukseli ndez motorët për ngritjen e SPAK, akordon 94 milionë euro për realizimin e reformave, viti

2019 sjell reprezalje në drejtësi e politikë Faqe 2

Ambasada e Italisë në Tiranë njoftoi ditën e djeshme se për t’u ofruar një shërbim më të mirë shtetasve në aspektin ekonomik dhe në lidhje me lehtësimin e procedurave, duke filluar nga data 1 janar 2019, do të vendoset vula Apostile edhe për përkthimet e njohura... Faqe 11

GAZETA SOT2 E Premte 7 Dhjetor 2018

2,3,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Spartak Ngjela: Amerikanët mbështesin plotësisht shqiptarët, politikanët ushqehen politikisht nga Athina dhe Beogradi

Avokati Spartak Ngjela bëri dje një analizë të thellë të taksës 100% që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela deklaroi se përmes kësaj takse shqiptarët i treguan për herë të parë serbëve se tashmë është epoka e tyre. “Qëndresa Haradinaj për taksën 100 përqind të vendosur për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë, krijon rastin e parë në historinë e Shqipërisë kur shqiptarët i treguan Beogradit se “iku koha kur ju blinit dhe paguanit lidershipët shqiptarë në Tiranë në 100 vjet dhe në Prishtinë po kaq”. Kjo sigurisht

që do të jetë kohë me pulsacione, por shqiptarët me vullnetin sublim të kosovarëve, të kryeministrit Ra-mush Haradinaj dhe qeverisë së tij, do të vendosin fillimin e heroikës moderne shqiptare. Shqiptarët sot kanë nevojë për një heroikë të re kombëtare. Kjo kuptohet sak nga vrulli i madh shpirtëror që ka marrë sot në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë heroika kastriotiane e Skënderbeut”, tha Ngjela. Sipas tij, përmes vendosjes së kësaj takse jepen sinjale se epoka e re e shqiptarëve po nis dhe tashmë nuk ndalet dot. “Taksa 100 për qind e vendosur

ndaj Serbisë kundër abuzimit me dinjitetin dhe pasurinë e shqiptarëve, është fillimi i një heroike të re shqiptare. Goditja frontale ekonomike kundër ar-mikut shekullor dhe të përbindshëm të shqiptarëve, është akt i pastër që tregon se në botën shqiptare po lind një heroikë e re”, u shpreh avokati. Ai theksoi se për bashkimin e shqiptarëve vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në mbështetje, ndërsa akuzoi politikanët shqiptarë se janë të blerë nga Athina dhe Beogradi. “ Akti i taksës njëqind përqind për mallrat serbe, është në fakt një akt i pastër

juridik që vërteton faktikisht pavarësinë reale të Kosovës si shtet i mëvetësishëm. Duhet guxim në këtë kohë sepse vetëm politikën amerikane kemi njëqind përqind me shqiptarët. Të tjerët nuk e duan një Shqipëri-Kosovë të fortë dhe proamerikane në këtë zonë. Kjo është arsyeja që shqiptarët në këto momente historike duhet të tregohen të fortë jashtë frymës së qeverisë. Qeveritë shqiptare ka njëqind vjet që ushqehen politikisht nga Athina dhe nga Beogradi. E tillë është edhe pjesa më me madhe e medias shqiptare sot”, tha Spartak Ngjela.

Brukseli ndez motorët për ngritjen e SPAK, akordon 94 milionë euro për realizimin e reformave,

viti 2019 sjell reprezalje në drejtësi e politikë

Lufta kundër korrupsionit, BE asistencë Shqipërisë

Rigels Seliman

Bashkimi Europian ka nde-zur motorët për të përfun-duar sa më shpejt reformën në drejtësi në Shqipëri.

Më 11 dhe 12 dhjetor nis ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe më pas hapet rruga për ngritjen e SPAK dhe BKH. Por që kjo reformë të zbatohet totalisht ka nevojë për burime të shumta financiare. Me qëllim shfarosjen e korrupsionit në vend, dje Komisioni Europian ka miratuar dhe akorduar 94 milionë euro për realizimin e reformave. Lajmi është bërë i ditur dje nga am-basada e BE në Tiranë. Sipas asaj që thuhet në njoftim, fondet e BE-së do të përqendrohen në disa fusha, duke e vënë theksin tek forcimi i shtetit ligjor dhe lufta kundër korrup-sionit. “Komisioni Evropian miratoi më 5 dhjetor Programin Vjetor të Masave 2018 për Shqipërinë. Me këtë program, BE-ja jep 94 milionë euro për ta mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit evropian. Programi fokusohet në çështjet thelbësore për pranimin në BE, të tilla si shteti ligjor, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit. Fondet e BE-së do të përqendrohen në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, duke vazhduar mbështetjen e Bashkimit Europian për zbatimin e reformës në drejtësi. Programi gjithashtu do ta ndihmojë Shqipërinë për të përmirësuar efika-sitetin dhe efektivitetin e autoriteteve të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës. Programi do t'i plotësojë këto masa me investime në zhvillimin so-cial-ekonomik të zonave të prekura”, thuhet në njoftimin e ambasadës së BE në Tiranë. Pra, me këtë lëvizje Bashkimi Europian tregon qartë se jo vetëm që mbështet reformën në drejtësi, por 94 milionë eurot e akorduara për Shqipërinë garan-tojnë infrastrukturën dhe terrenin e nevojshëm që në 2019 SPAK dhe BKH të marrin jetë. Thënë më troç, me ngritjen e organeve të reja të dre-jtësisë, viti 2019 do të sjellë reprezalje në drejtësi e politikë.

Shpërndarja e fondeveAmbasada e Bashkimit Euro-

pian në Tiranë më tej në njoftimin e

Sllovenia mbështet integrimin e

Shqipërisë në BEQeveria sllovene mbështet

plotësisht hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj drejt familjes evropiane. Ambasadorja e Sllovenisë në Tiranë, Lea Stancic deklaroi ditën e djeshme se mbështet-jen e tij shteti slloven do ta tregojë përmes aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Ambasadorja e Republikës së Sllo-venisë në Tiranë, Lea Stancic mori pjesë në përfundimin e programit TOT 2018 (Training of the Trainers). Duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë trajnim ajo konfirmoi se qeveria sllovene do të tregojë mbështetje për Shqipërinë në rrugën e BE-së dhe do të lobojë tek vendet e tjera. Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe kontribuon në proces-in e integrimit evropian të Shqipërisë. Muaji qershor i vitit të ardhshëm do të jetë vendimtar për fatin e Shqipërisë drejt BE pasi do të vendoset nëse do të hapen negociatat apo jo.

Pensioni i emigrantëve, Majko takime në ItaliShqetësimi i komunitetit

shqiptar për çështjen e pensioneve në Itali u diskutua gjatë një takimi të ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit italian. “Është një çështje që kërkon kohën e saj për t’u zgjidhur, por duhet të kemi para-sysh që shqiptarët janë komuniteti më i madh dhe më i integruar në Itali”, tha ministri Majko. Në takim u diskutuan tema të ndryshme që prekin dy vendet. Gjatë takimit u fol për problematikat me të cilat përballet diaspora shqiptare në Itali. Përpara komisionit, ministri bëri një prezantim të shkurtër të arritjeve në kuadrin ligjor dhe politikave strategjike për fuqizimin e diasporës. “Në Itali ne kemi komunitetin me të vjetër të shqiptarëve jashtë vendit dhe sigurisht që është komuniteti më i madh i shqiptarëve që ekziston jashtë Shqipërisë. Kjo e bën edhe më të veçantë marrëdhënien midis dy vendeve tona dhe e bën edhe më të natyrshme”, tha Pandeli Majko.

saj bën me dije edhe mënyrën dhe fushat e tjera që do të përfitojnë nga fondi 94 milionë euro, i akorduar nga BE për Shqipërinë. Sipas asaj që thuhet në njoftim, prioritet do të ketë turizmi dhe rritja ekonomike në Shqipëri. “Duke njohur potencialin e madh të turizmit për rritjen ekono-mike në Shqipëri, fondet e BE-së do të kontribuojnë gjithashtu për rua-jtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e turizmit të cilësisë së lartë dhe të qëndrueshëm. Mbrojtja e mjedisit, dhe veçanërisht trajtimi i ujërave të zeza, është prioritet i asistencës së BE-së. Përmirësimi i

cilësisë së ujit dhe kushteve më të mira sanitare do të kontribuojnë gjithashtu për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në dobi të qytetarëve shqiptarë. Së fundmi, Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbësht-esë pjesëmarrjen e Shqipërisë në programet e BE-së, si Erasmus +”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë.

Reagon ambasadori SorecaPas miratimit të shumës prej

94 mln eurosh, dje reagoi edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili theksoi se shuma është mbështetje konkrete për vazhdimin

e reformave për integrimit, sundi-min e ligjit dhe zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Tre ditë më parë ambasadori Soreca u shpreh se ka ardhur koha që në Shqipëri të ngrihen SPAK dhe BKH. “Asambletë e Përgjithshme të prokurorëve e gjykatësve do të takohen së shpejti për të zgjedhur anëtarët e mbetur të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe gjithashtu emërimet e reja në këshil-lin gjyqësor do të bëhen në mesin dhjetorit. Këto hapa të rëndësishëm do të ndiqen nga krijimi i SPAK e BKH”, deklaroi ai.

Zëvëndësambasadorja Amerikane në Tiranë, Leyla Moses Ones u shpreh qartë disa ditë më parë se SHBA do të bëjë gjithçka për ngritjen e SPAK e BKH. Ajo deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosur për mbështetur institucionet ligj-zbatuese në vend, në mënyrë që vendi të pastrohet njëherë e mirë nga të korruptuarit. “Gjithashtu do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet

për të ngritur SPAK-un dhe BKH-në. Këto institucione do të forcojnë kapacitetin e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. SPAK dhe BKH përfaqëso-jnë epokën e re të daljes nga e shkuara e njollosur prej korrupsionit dhe përfaqësojnë llogaridhënien e re për popullin shqiptar. Ne jemi shumë krenarë t’i mbështesim që të dyja këto institucione”, deklaroi ajo.

“Komisioni dhe strukturat e vetingut janë shumë të përkushtuara në atë që bëjnë dhe përpiqen të thellohen në secilin rast që shqyrtojnë. Një numër i madh gjykatësish dhe prokurorësh kanë dalë jashtë sistemit të drejtësisë nga vetingu. Tani çështja është ngritja e KLGJ dhe KLP, që do të emërojnë gjykatësit dhe prokurorët e rinj për të plotësuar vendet e lira të

punës në sistemin e reformuar të gjyqësorit. Megjithatë, shpresoj që ato të zgjidhen sa më parë. Janë struktura shumë të rëndësishme të sistemit të ri të gjyqësorit. Kur të zgjidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bëhet e mundur edhe zgjedhja e prokurorëve të SPAK”, deklaroi ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, pak ditë më parë.

AMBASADA E SHBA: MBËSHTESIM SPAK E BKH

AMBASADORJA E GJERMANISË: SPAK TË NGRIHET SA MË PARË

2,3,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 7 Dhjetor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ditmir Bushati në samitin e OSBE: Të rrisim bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka marrw dje pjesë në punimet e takimit të 25-të të Këshillit Ministror të OS-BE-së. Ministrat e Jashtëm diskutuan mbi rolin e Organizatës, përpjekjet e përbashkëta për zgjidhjen e konflikteve dhe adresimin e sfidave me të cilat përballet sot siguria dhe stabiliteti në hapësirën e OSBE-së. Në sesionin e para-dites, ministri Bushati nënvizoi se, Shqipëria mbështet plotësisht prioritetet e kryesisë ital-iane të prezantuara në fillim të këtij viti, për

të forcuar kapacitetet e OSBE-së dhe qasjen e saj pro-aktive në sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, bashkëpunimin ekonomik dhe mjedisor, dialogun politik dhe ushtarak, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Shqipëria, tha Bushati, do të vijojë të japë kon-tributin e saj të çmuar jo vetëm në zbatimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit, por edhe në të gjithë rajonin e OSBE-së. Ministri vuri theksin në rindërtimin e besimit dhe dialo-gut konstruktiv për përballjen e sfidave kritike

dhe komplekse si konfliktet, ekstremizmi i dhunshëm, terrorizmi, kërcënimet kibernetike, rrjedhat e emigrantëve, krimi i organizuar apo edhe pengesat në zhvillimin ekonomik. “Kërcënimet e tilla transnacionale kanë nev-ojë, me çdo kusht, për një transparencë dhe parashikueshmëri më të madhe. Besimi dhe dialogu konstruktiv janë mjetet kyçe që do të na mundësojnë të ndajmë më shumë informa-cion dhe të trajtojmë së bashku sfidat aktuale dhe të ardhshme në zonën e OSBE-së”, u

shpreh ministri Bushati. Ministrat shkëmbyen mendime gjithashtu mbi forcimin e kapac-iteteve të OSBE-së si dhe kontributin e secilit për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të OSBE-së, nevojën e vendosjes së dialogut dhe përgjegjësisë së përbashkët për respektimin e parimeve dhe unitetit të Organizatës. Gjatë punimeve të Ministerialit të Milanos, ministri Bushati pati takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të institucioneve të OSBE-së si dhe me homologë të pranishëm në Milano.

Dosja e CEZ përfundon në duart e SHBA-BE, ambasadorët marrin provat

kundër Metës dhe Berishës, zbardhet letra

Juristi Romeo Kara kërkon të ndërhyjnë ndërkombëtarët për paditë e tij

Kliti TOPALLI

Ndërkombëtarët kanë marrë në dorë dosjet e aferave të CEZ në Shqipëri. Ajo është cilësuar si vjedhja e shekullit,

pasi shteti ka humbur me miliona euro për shkak të politikës. Momentalisht në prokurori ka dy dosje nën hetim, por që po hasin probleme. Autori i të dyja kallëzimeve është juristi i OSHE Romeo Kara, i cili ka kallëzuar rreth 30 zyrtarë në total, mes të cilëve ish-kryem-inistrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Kallëzimi i parë është bërë për privatizimin e ish-OSSH nga CEZ, ndërsa i dyti për paktin CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve. Por proku-roria nuk po avancon me hetimet dhe Romeo Kara ka vendosur të vërë në lëvizje ndërkombëtarët dhe po ashtu ka kërkuar ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama dhe kryeprokurores Arta Marku. Më datë 5 dhjetor ai u ka dër-guar një letër, shoqëruar me dy paditë në fjalë, kryeministrit, kreu të Kuvendit, kryeprokurores, organeve të vetingut dhe 6 ambasadorëve në vend. Kara ka kërkuar ndërhyrjen e ambasadorit të BE, Luigi Soreca, zv/ambasadorit të SHBA, Daniel Koski, dhe përfaqësuesve të Gjermanisë, Anglisë dhe Francës që të marrin masa pasi ai ndjehet dhe i rrezikuar për akuzat që ka ngritur ndaj krerëve të politikës. “Unë kam provuar se, procesi i privatizimit të OSSH-se ka qenë: i nxituar; legjislacioni i duhur për këtë lloj privatizimi nuk ka qenë i për-gatitur; vendimet e qeverisë janë rrëzuar çuditërisht nga një komision negocimi; është hyrë në këtë proces pa u zgjidhur problematika e titujve të pronësisë midis “OSSH” SH.A dhe “KESH” SH.A si dhe pa zgjidhur detyrimet midis tyre; janë shkelur tërësisht procedurat e këtij procesi privatizimi; është paguar dy herë studioja e konsulencës IFC; nuk janë kompensuar ish subjektet e shpronësuara të truallit të ndërtesave, të persekutuarit, ish-punonjësit e OSSH etj, sipas ligjit nga të ardhurat e këtij privat-izimi; nuk u vendos një çmim dysheme, u bë qëllimisht një zhvlerësim i aseteve me rreth 70.000.000 (shtatëdhjetë mil-ion) $ vetëm me qëllim për të përfituar CEZ-i, dhe në dëm të shtetit shqiptar; u ndryshuan specifikimet teknike, që ishin shpallur me ligj, si të panegociueshme: si miratimi i nivelit të borxhit të keq nga 4% në 14% duke krijuar një dëm tjetër

Ja personat e kallëzuar për aferën e CEZ

Të kallëzuarit për privatizimin e CEZ

1.Sali Berisha (ish Kryeministër),2.Nuel (Nue) Kalaj (sekser),3.Genc Ruli (ish Ministër i Ekon-omisë, Tregtisë dhe Energjetikës/Kryetar i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës),4.Mimoza Vokshi (Anëtare e Grupit të Negocimit/Ish Drejtor i METE),5.Suzana Guxholli, (ish-Këshilltare e Kryeministrit Berisha),6.Neritan Alibali, (ish Zv. Ministër i METE/Kryetari i Grupit të Nego-cimit me CEZ dhe Kryetar i Komi-sionit të Vlerësimit të Ofertave),7.Alfred Rushaj (ish Zv. Ministër i Financave/ Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ),8.Fatjon Tugu (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ/ Anëtar i Komi-sionit të Vlerësimit të Ofertave),9.Sherefedin Shehu (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ),10.Asllan Sherra (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ),11.Viktor Gumi (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ),12.Miran Kopani (Anëtar i Grupit të Negocimit me CEZ),13.Bujar Nepravishta (ish Kryetar i ERE),14.Durim Kraja (ish Sekretar i Përg-jithshëm i METE/Anëtar i Komi-sionit të Vlerësimit të Ofertave),15.Engjëll Qorlaze (Anëtar i Komi-sionit të Vlerësimit të Ofertave),16.Vasil Pano (Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave).

Të kallëzuarit për paktin CEZ-DIA

1.Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë,2.Sali Berisha, ish Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,3.Kastriot Ismailaj,4.Martin Roman, ish Drejtor Ekzekutiv i CEZ Group,5.Tomas Pleskash, z/kryetar i Bor-dit të Drejtorëve të CEZ-Group,6.Josef Hejsek, ish kryetar i Bordit të Drejtorëve të CEZ-Shpërndarje,7.Bujar Nepravishta, ish Kryetar i Entit Rregullator të Energjisë.

Juristi Romeo Kara u ka bërë apel ndërkombëtarëve të ndërhyjnë, pasi si-pas tij, ai po sulmohet politikisht përmes padive në gjykatë. “Kërkoj me forcë, që të hetohet ky rast i pastër dhe flagrant, presioni, kërcënimi dhe hakmarrje karshi meje, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së ligjit, nga ana e gjyqtarit Ahmet Metaliaj. Është i paimagjinueshëm dhe tërësisht i papranueshëm, një shpërdorim i tillë

i ligjit dhe i pushtetit, që të cilësosh si shpifje, citimin e një fakti të njohur publikisht, dhe për më tepër, kur nuk ngrihet padi penale, për vetë personin, që është burimi i thënies. Shpresoj që këto fakte, që unë i rendita para Jush, të cilat fatkeqësisht gjykata nuk i mori parasysh, të zgjojnë interesimin tuaj, për të dhënë kontributin tuaj, lidhur me sensibilizimin e duhur dhe rivendosjen e drejtësisë”, ka thënë ai në letër.

ROMEO KARA: TË VENDOSET DREJTËSIA

1.Edi Rama- Kryeministër i Republikës së Shqipërisë2.Gramoz Ruçi- Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë3.Arta Marku- Prokurore e Përgjithshme4.Këshillit të Lartë të Drejtësisë5.Erinda Ballanca- Avokate e Popullit

6.Genta Tafa (BUNGO)- Kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit7.Luigi Soreca- Ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri8.Daniel Koski- Zv. Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, në detyrë.9.Susane Schutz- Ambasadore e Republikës Gjermane në Shqipëri

10.Duncan Norman- Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri11.Christina Vasak- Ambasadore e Republikës Franceze në Shqipëri.12.Bernd Borchardt- Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri13.Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Shqipëri.14.Komitetit Shqiptar të Helsinkit

JA KUJT IA KA DORËZUAR ROMEO KARA DOSJET E CEZ

prej 70.000.000 $ për shtetin shqiptar dhe që ndikoi negativisht në koston e çmimit të energjisë elektrike” thuhet në letër.

Afera CEZ-DIARomeo Kara pretendon se abuzime

janë bërë dhe në paktin CEZ-DIA, ku ai ka kallëzuar penalisht Sali Berishën dhe Ilir Metën. Në letrën që ai iu ka dërguar ndërkombëtarëve, ka dhënë detaje për të gjitha abuzimet që janë bërë. “Unë

kam ofruar edhe një dëshmi të dhënë nga ish Kryetari i Bordit të Drejtorëve të CEZ, Josef Hejsek. Në këtë dëshmi të dhënë më datë 26 Tetor 2014, Josef He-jsek pohon se, Kastriot Ismailaj, person i cili sot është dënuar me vendim penal të formës së prerë, është prezantuar nga ish-ambasadori i Shqipërisë në Pragë, Qazim Tepshi, si personi me të cilin CEZ-i duhej të bashkëpunonte lidhur

me mbledhjen e borxheve (430.000.000 Euro). 50% e kësaj shume do t’i kalonte kompanisë të administruar nga Ismailaj, i cili ishte i rekomanduari i qeveritarëve shqiptarë. Arsyeja për të cilin ai ishte ofruar, ishte se ishte një aleat i ngushtë i Ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta dhe Kryeministrit Sali Berisha”, tha ai. Kara ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të ndërhyjnë për dosjet në fjalë.

4 GAZETA SOTE Premte 7 Dhjetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Komisionerët Publikë nuk ankimojnë asnjë vendim për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar, pajtohen me KPKKomisionerët Publikë kanë vendosur të mos

ankimojnë një sërë vendimesh të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ka vendosur për shkarkimin e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këto raste quhen mosankime dhe janë një sërë gjyqtarësh dhe prokurorësh, për të cilët, ashtu si KPK, edhe Komisionerët Publikë mendojnë se e meritojnë shkarkimin nga detyra. Midis këtyre emrave bie në sy edhe ai i Rovena Gashit. Ajo ishte prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nji-hej si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik

Llalla. Gjatë seancës dëgjimore që KPK mbajti për të, u listuan shumë probleme me pasuritë dhe kjo çoi në shkarkimin e saj. Për këtë rast, edhe Komi-sionerët Publikë mendojnë se Rovena Gashi nuk e meriton të vijojë detyrën sepse kanë vendosur të mos e ankimojnë vendimin e komisionit të vetingut. E njëjta gjë vlen edhe për ish-gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, për ish-gjyqtarin e Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja, për ish-prokurorin e Apelit të Durrësit, Bujar Hoti, për ish-anëtarin e Gjyaktës

Kushtetuese, Gani Dizdari, për ish-prokurorin e Korçës, Elsion Sadiku, për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Artan Broci, etj. Që të gjithë këta emra janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kuali-fikimit kryesisht për probleme të shumta me pas-uritë dhe nga Komisionerët Publikë nuk ka patur asnjë lëvizje apo pakënaqësi me këtë vendim. Për Komisionerët Publikë ata nuk e meritojnë që të vijojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë apo që vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të ankimohet duke e çuar çështjen në Kolegjin

e Posaçëm të Apelimit. Komisionerët deri tani kanë ankimuar vetëm vendimet e KPK për rikon-firmime, të cilat i kanë si të padrejta. Kujtojmë këtu rastin e Xhezari Zaganjorit dhe Bashkim Dedes. Megjithatë duhet theksuar fakti se edhe pse Komisionerët Publikë nuk kanë vepruar në favor të shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vetingu, këta të fundit i janë dre-jtuar vetë KPA për të kërkuar rikthim në detyrë. Por seancat në KPA kanë treguar që shanset që të arrihet të diçka e tillë janë të pakta.

Mimoza IBRA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të kalojë në sitë krerët e gjykatave dhe prokurorive. Pak muaj më parë, KPK hodhi shortin

e tretë radhazi për emrat që do të rivlerëso-heshin dhe pjesë e këtij shorti ishin 36 emra, të cilët janë drejtues gjykatash dhe proku-rorish. Pjesë e kësaj liste është edhe emri i kryetares së Gjykatës së Pogradecit, Emona Muçi, e cila është edhe e para nga kjo listë që do të përballet me trupin gjykues. Seanca për të do të zhvillohet në datën 11 dhjetor në orën 14:00. Emona Muçi e ka marrë detyrën e kryetares së Gjykatës së Pogradecit me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitin 2016. “Subjekti: Emona Muçi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Pogradec. Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupi gjykues: Xhensila Pine, Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi. Ora: 14:00”, thu-het në njoftimin e KPK. Kjo do të thotë se në datën 11 dhjetor duket se për KPK do të nisë një fazë e re pune me drejtuesit e gjykatave dhe prokurorive në vend pas përfundimit të rivlerësimit të emrave që bënin pjesë tek lista prioritare. Pjesë e listës që pritet të kalojë në sitë është edhe emri i Donika Prelës, e cila ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo është një emër i njohur për publikun shqiptar pasi e mori këtë post me urdhër të kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Para pak kohësh emri i saj u lakua edhe në një skandal me vartësit për çështjen “Shullazi”. Në listë po ashtu bën pjesë edhe Isuf Shehu, i cili drejton Gjykatën e Kukësit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ia ka besuar këtë detyrë Shehut që në vitin 2014 emëroi Isuf Shehun Kryetar të saj. Për Isuf Shehun ka patur edhe akuza se ka dhunuar një avokate para disa vitesh. Gjithashtu pjesë e listës me 36 emra është edhe Joana Qeleshi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Durrës. As Joana Qeleshi nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar pasi në vitin 2016 ministri i Drejtësisë i asaj kohe, Ylli Manjani kërkoi shkarkimin e saj. Kjo kërkesë e Manjanit u bazua tek një vendim që gjyqtarja e Durrësit Qeleshi ka dhënë për pronën ku do investonte shoqëria “Omnix Albania”, me përfaqësues libanezin Fadi Mitri. Manjani tha gjatë asaj kohe se gjyqtarja, Joana Qeleshi i ka njohur pronësinë e tokës një personi ne Gjirin e Lalzit, që nuk ka pasur dokumente bindëse.

Emrat e tjerëNjë tjetër emër interesant që është pjesë e

listës është ai i drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Mat, Hysni Vata. Sipas lajmeve të publikuara në media, rast pas rasti Vata është transferuar

Kryetarja e Gjykatës së Pogradecit, Emona Muçi përballet të martën me KPK

Më 11 dhjetor vetingu zbret te krerët e gjykatave dhe prokurorive, ja emrat që do të kalojnë në skaner për pasuritë dhe vendimet

36 krerët e gjykatave dhe prokurorive që do skanohen

1. Artan Çupi, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Mat2. Dritan Seci, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Tropojë3. Emona Muçi, Kryetare e Gjykatës së Rrethit Pogradec4. Enkeledi Hajro, Kryetare e Gjykatës së Rrethit Tiranë5. Entela Shedula, (Sorra) Kryetare e Gjykatës së Rrethit Kavajë6. Halil Vani, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Dibër7. Isuf Shehu, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Kukës8. Izet Kadana, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Pukë9. Joana Qeleshi, Kryetare e Gjykatës së Rrethit Durrës10. Ornela Naqellari, Kryetare e Gjykatës së Rrethit Lezhë11. Pashk Gjaci, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet12. Roland Jaupaj, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Fier13. Esmeralda Çeka, Kryetare e Gjykatës së Rrethit Lushnjë14. Skënder Haluci, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Vlorë15. Sulejman Kurti, Kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan16. Alketa Nushi, Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Kukës17. Anton Martini, Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Shkodër18. Arben Pasho, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër19. Ardian Ylli, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Vlorë20. Ardjan Nezha, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Elbasan21. Artan Madani, Drejtues i Prokurorisë Kavajë22. Artan Shtrungza, Drejtues i Prokurorisë Tropojë23. Çlirim Shahini, Drejtues i Prokurorisë Lushnjë24. Donika Prela, Drejtuese e Prokurorisë Durrës25. Dhorina Theodhori, Drejtuese e Prokurorisë Korçë26. Edison Ademi, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Sarandë27. Elidjana Kasaj, Drejtuese e Prokurorisë Pukë28. Eloida Goxhaj, Drejtuese e Prokurorisë së Berat29. Fatmir Lushi, Drejtues i Prokurorisë Fier30. Hysen Keta, Drejtues i Prokurorisë së Përmetit31. Hysni Vata, Drejtues i Prokurorisë Mat32. Petrit Çano, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Krujë33. Simon Pashuku, Drejtues i Prokurorisë Lezhë34. Sotir Kllapi, Drejtuesi i Prokurorisë Pogradec35. Shkëlzen Canaj, Drejtuesi i Prokurorisë Dibër36. Zeqir Hodaj, Drejtuesi i Prokurorisë Kurbin

nga një rreth në tjetrin për shkak të konflikteve që ka krijuar me kolegët, vartësit dhe gjyqtarë e avokatë. Në lajme thuhet po ashtu se në të shumtën e rasteve kanë dominuar lidhjet e forta politike të tij me eksponentë të njohur të Partisë Demokratike. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama e bëri pjesë të “listës së zezë” emrin e Hysni Vatës pak kohë më parë, pasi pati denoncime nga publiku. Në listën e shortuar nga KPK ka edhe emra të tjerë si: Ornela Naqellari, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lezhë; Pashk Gjaci, kryetar

i Gjykatës së Rrethit Përmet; Roland Jaupaj, kryetar i Gjykatës së Rrethit Fier; Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lushnjë; Skënder Haluci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Vlorë; Sulejman Kurti, kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan, etj. Të 36 krerët e prokurorive dhe gjykatave do të duhet të vërtetojnë para trupës gjykuese të KPK se pasuria e tyre është e rregullt, se janë të aftë profesionalisht dhe se nuk kanë lidhje me të korruptuarit me qëllim që të rikonfirmohen në detyrë.

Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryhet mbi bazën e tre kriter-eve: vlerësimi i pasurisë; kontrolli i figurës; vlerësimi i aftësive profesionale. Ky proces kryhet duke respektuar parimin e procesit të rregullt ligjor, proporcionalitetit, barazisë, paanshmërisë dhe efektivitetit. Me qëllim mbledhjen e informacioneve të plota për gjyqtarët dhe prokurorët që do të kalojnë në sitë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

iu kërkon informacione Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjitshhme për aftësitë profesionale të subjekteve të rivlerësim-it, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kon-trollit të Pasurisë për pasurinë dhe Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar për integritetin e figurës. Komisionerët e vetingut kryejnë edhe vetë verifikime dhe hetime në terren. Kur të jetë përgatitur dosja e plotë, trupa gjykuese thërret në seancë dëgjimore subjektin e rivlerësimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është organ kushtetues, i përbërë nga 12 komisionerë, të miratuar në bllok me ven-dimin nr.82/2017 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Veprimtaria e institucionit bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

Rregulloren e veprimtarisë së KPK-së, si dhe në legjislacionin vendas dhe ndërkombëtar. Ky proces kryhet duke respektuar parimin e procesit të rregullt ligjor, proporcionalitetit, barazisë, paanshmërisë dhe efektivitetit. Bazuar në ligjin nr. 84/2016, veprimtaria e Komisionit drejtohet nga Kryetari. Komisioni organizohet në 4 trupa gjykuese të përbërë nga 3 anëtarë, të cilët caktohen me short.

JA SI BËHET RIVLERËSIMI I GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

JA ÇFARË ËSHTË KPK

GAZETA SOT E Premte 7 Dhjetor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Bujar Leskaj vizitë zyrtare në SHBA, pritet nga Kontrollori i Përgjithshëmamerikan, merr mbështetje për punën e KLSH

plasjesh politike. PD dhe LSI kanë nisur sul-met e vazhdueshme ndaj saj. Ndërkohë që PD më herët e bllokoi procesin. Fillimisht ankimoi disa ligje në Kushtetuese, ndërsa më pas u ngujua në çadër dhe bllokoi KLGJ e KLP. Po ashtu PD dhe LSI refuzuan që të japin votën për ligjin për magjistratët. Sot nuk bëhet dot asnjë emërim në gjyqësor dhe prokurori sepse këtë të drejtë e ka KLGJ me KLP. Mazhoranca propozoi që të bëhen ndryshime në ligj dhe t’u rikthehet e drejta e emërimeve KLD dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Por opozita e bllokoi. Por viti 2019 pritet që të sjellë futjen në shina të reformës, pasi do ngrihen të gjitha organet e reja. Sot ngrihet KED, ndërsa të hënën dhe të martën ngrihen KLGJ dhe KLP. Ndërsa në fillim të 2019 pritet që të ngrihen SPAK dhe Byroja e Hetimit.

Kliti TOPALLI

Vendet partnere duket se po ecin me strategji për të mos lejuar më asnjë vonesë të reformës në drejtësi. Kjo reformë nisi në vitin 2016, por për

dy vite është sulmuar dhe ka pasur tentativa për të zvarritur. Por duket se tani vendet partnere kanë marrë masa që të mos ndodhë një gjë e tillë. Sot hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe ky institucion ka pasur vazhdimisht probleme. Por falë ndërhyrjes së partnerëve duket se pritet të kemi një institucion funksional shumë shpejt. Nëse shihet lista e kandidatëve, rreth 6 emra e kanë kaluar vetingun dhe ata mund të marrin vendime. Bëhet fjalë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, konkretisht Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja. Po ashtu e kanë kaluar vetingun kandidatët e Gjykatës së Lartë: Edmond Islamaj, Ardian Dvorani dhe Medi Bici. Ndërsa nga Prokuroria e Përg-jithshme e ka kaluar vetingun Arta Marku. Pra nga gjithë emrat që do të zgjidhen sot, ata që përfaqësojnë Kushtetuesen, Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme e kanë kaluar vetingun. Tani mbetet të shihet se kush do të zgjidhet nga Gjykatat e Apelit dhe ato Administrative. Po ashtu dhe mes tyre ka emra që e kanë kaluar vetingun. Kjo do të thotë se KED mund të bëhet funksionale në javët e para të vitit që vjen dhe më pas i hapet rrugë zgjedhje së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjen e Inspektorin e Drejtësisë.

Ankimimet Gazeta ka mësuar se gjithçka është

strategji e ndërkombëtarëve dhe komision-eve të vetingut. Në listën e mësipërme, bën pjesë kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja, i cili ndodhet në Kolegjin e Posaçëm të Ape-limit. Por seanca e parë e tij është vendosur më 12 dhjetor, pra pasi të hidhet shorti për KED. Nëse vendimi për të do ishte marrë më parë dhe mund të kishte shkarkim, atëherë bllokohej KED, pasi Kushtetuesja duhet të propozojë dy kandidatë. Por fakti që çështja e Dedes është shtyrë pas shortit, tregon se autoritet vendase edhe të huaja janë ku-jdesur që të mos ketë asnjë problem. Por po ashtu duket se me strategji po ecet dhe sa i takon apelimit për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Vendimi për të do merret në janar dhe duket kjo është bërë për të mos krijuar probleme me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Zaganjori është ai që mbledh gjyqtarët për të zgjedhur anëtarët dhe largimi

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka nisur dje një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u prit dje në Uashington nga Kontrollori i Përgjithshëm i SHBA, z. Gene L. Dodaro, personaliteti më i rëndësishëm i auditimit suprem publik në botë. Z. Leskaj vlerësoi riaktivizimin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve të auditimit të lartë që nga viti 2012 dhe e informoi Kryekontrollorin amerikan për 10 risitë kryesore të zhvillimit të KLSH gjatë viteve 2012-2018, të tilla si ligji i ri integral i institucionit i vitit 2014, në përputhje me standardet e INTOSAI-t, përqendrimi tek auditimi i performancës, 300 kallëzime penale në 7 vjet, ose një kallëzim në javë, ose dy herë

më shumë se periudha 2004-2011, investimi tek auditimet e teknologjisë së informacionit, kon-ferencat shkencore të KLSH, muaji i hapur me qytetarët, kolana “Botimet e KLSH-së”, shkrimet e audituesve të institucionit në shtypin e përdit-shëm, etj. Zoti Leskaj theksoi se standardet e auditimit të Zyrës së Llogaridhënies Qeveri-tare(GAO), institucionit suprem të auditimit të SHBA-ve, si reflektimi më i saktë i standardeve ndërkombëtare ISSAI, institucioni i KLSH i kishte gjithnjë parasysh. Për këtë, Kryetari Le-skaj i tregoi Kryekontrollorit amerikan Dodaro edhe përkthimet në shqip të përmbledhjes së standardeve amerikane, të quajtur “Yellow Book(Libri i Verdhë)”, të botuar si libër nga

KLSH në vitin 2016, si dhe botimin e fundit të vitit 2018, përkthimin e përmbledhjes “Green Book(Libri Jeshil)” të GAO-s për standardet e auditimit të brendshëm në qeverinë federale amerikane. Kryetari i KLSH e informoi kole-gun amerikan edhe për zbatimin nga KLSH të përvojës amerikane në fushën e integritetit, nëpërmjet Kodit të Kryetarit të KLSH, ku përf-shihet vendimi i titullarit për mos-rikandidim, si dhe projektin, i cili do të zbatohet në muajt e parë të vitit 2019, për botimin e protokolleve të GAO-s në raportet e saj me Kongresin Amerikan, si dhe të përvojës amerikane në ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të institucionit të auditimit suprem publik. Z. Leskaj u shpreh se kjo vizitë

e tij ndërkombëtare, edhe pse e fundit në detyrë, ishte domethënëse, përsa i përket të ardhmes së zhvillimit profesional të audituesve të KLSH dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar të institucionit. Në fjalën e tij, z. Dodaro vlerësoi punën impre-sionuese të Kryetarit të KLSH në reformimin e institucionit dhe në drejtim të zbatimit të stand-ardeve ISSAI, si dhe falënderoi për botimin në shqip të standardeve të GAO-s, të përfshira në përmbledhjet “Yelloë Book” dhe “Green Book”. Kryekontrollori i SHBA-ve theksoi punën e mirë të KLSH në drejtim të fitimit të dijeve në auditim, nëpërmjet botimeve të standardeve të fushës dhe shkëmbimit të eksperiencës me institucionet supreme të auditimit partnere.

6 prej kandidatëve kryesorë të KED kanë kaluar vetingun

Ndërkombëtarët strategji për të mos lejuar rrëzimin e reformës, ja si do zhbllokohet KED

dhe “loja” me ankimimet për Dedjen e ZaganjorinEtilda Gjonaj: Nuk ka amnisti

për burrat dhunuesGjatë vitit 2019 Ministria e Drejtësisë

do të ngrejë 8 qendra në gjykata apo bash-ki ku do të ofrohet ndihmë juridike falas edhe për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje. Premtimi u bë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë konferencës kombëtare “Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”, organizuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza në kuadër të ditëve sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave. Duke u ndalur tek amnistia që përgatitet me rastin e festave të fundvitit, ministrja Gjonaj siguroi se do të impenjohet fort që të mos përfitojë asnjë burrë i dënuar për vepra penale seksuale apo vepra penale të dhunës në familje. “Ministria e Drejtësisë edhe me mbështet-jen e kryeministrit po përpilojmë një akt ligjor i cili ka të bëjë me amnistinë e fund-vitit ku ashtu siç unë jam zotuar në mënyrë publike por që gjen vend edhe në këtë pr/ligj, pikërisht ata persona që janë dënuar për vepra penale seksuale apo vepra penale të dhunës në familje nuk do të gjejnë vend në pr/ligjin për amnistinë”, tha ajo.

Ogerta Manastirliu apel grave të denoncojnë dhunën

Në kuadër të 16 ditëve të sensibilizimit për dhunën ndaj grave, ministrja e Shën-detësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mori pjesë në Konferencën Kombëtare ‘Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut’, organizuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza. “Sot një grua që denoncon dhunën është shumë më e mbrojtur sepse me ndryshimet lig-jore që miratuam në Kuvend, garantojnë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për gratë viktima të dhunës në 24 orët e para të denoncimit”, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu gjatë fjalës përshëndetëse. Duke u ndalur te rëndësia e parandalimit të dhunës, Manastirliu tha duhet të jemi të gjithë bashkë për të luftuar këtë fenomen. “Gratë nuk lindin gra, ato lindin vajza, ndaj që në vogëli duhet të punojmë për edukimin e tyre sepse arsimimi por edhe fuqizimi ekonomik i gruas janë elemente thelbësore për të reduktuar këtë fenomen, që për fat të keq, është ende i përhapur në shoqërinë tonë”, tha ajo.

1. Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

2. Vitore Tusha Anëtare e Gjykatës Kus-htetuese

3. Edmond Islamaj Anëtar i Gjykatës së

Lartë4. Ardian Dvorani Anëtar i Gjykatës së

Lartë5. Medi Bici Anëtar i Gjykatës së Lartë6. Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme

JA KANDIDATËT QË E KANË KALUAR VETINGUN

a) dy gjyqtarë të Gjykatës Kushte tuese;b) një gjyqtar i Gjykatës së Lartë;c) një prokuror nga Prokuroria e Për-

gji thshme;ç) dy gjyqtarë nga gjykatat e apelit;d) dy prokurorë nga zyrat e prokuro-

risë pranë gjykatave të apelit;dh) një gjyqtar nga gjykatat administra-

tive.

JA PËRBËRJA E KED

i tij mund të sillte probleme. Lufta për drejtësinë

Reforma në drejtësi është kthyer gjatë viteve të fundit në një objekt debati dhe për-

6 GAZETA SOTE Premte 7 Dhjetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Censusi, gjobë kush refuzon regjistrimin

Qeveria ka miratuar projektlig-jin e ri për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, i njohur ndryshe si Censusi. Në projektligj parashiko-hen gjoba për të gjithë qytetarët që do të refuzojnë të përgjigjen ose do të japin përgjigje të pasakta për pyetjet e Censusit. Gjobat për qytetarët do të variojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë. Ndërkohë, masa të tilla ndëshkimore do të ketë edhe për punonjësit që nuk do të respektojnë rregullat e konfidencialitetit. Në pye-tësorin e Censusit është lënë e hapur mundësia që të përfshihen edhe pye-tje për grupin etnik, fenë dhe gjuhët, por përgjigja do të jetë e lirë në dorë të qytetarëve. Për regjistrimin e ri të popullsisë dhe banesave do të ngri-het Komisioni Qendror i Censusit, i cili do të kryesohet nga drejtori i përgjithshëm i INSTAT. Pjesë e këtij komisioni do të jenë edhe 13 Minis-tritë e kabinetit qeveritar. Instituti i Statistikave ka planifikuar të kryejë censusin e ardhshëm të popullsisë dhe banesave në vitin 2020.

Gara në BSH, Patozi në mbështetje të BodesIsh-nënkryetari i Partisë

Demokratike, Astrit Patozi, i cili njihet edhe si një nga kritikët më të fortë të kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha, ka folur lidhur me largimin nga politika të ish-minis-trit të Financave në qeverinë Beri-sha, Ridvan Bode. Teksa foli për të larguarit nga PD, të cilët quhen si tradhtarë, ai u ndal tek Bode, ku tha se ai mes politikës dhe profesionit zgjodhi këtë të fundit. “Kolegët e nderuar nuk kanë nevojë për avokat-inë time. Ka një mungesë morali. Kur dikush konsiderohet i paaftë për të vazhduar karrierën politike, Bode u konsiderua i panevojshëm, si armik i PD, i mori përsipër këtë dhe mori një vendim. Dy rrugë kishte, mori një vendim: të merrej me politikë apo të kthehej në profesionin e tij. Unë gjykoj që ai ka marrë një vendim për tu marrë me profesion dhe për tu larguar nga politika. Ky është një vendim personal. Kam keqardhje sepse mendoj se ai mund të japë ende shumë për politikën në Shqipëri”, tha Patozi.

NENI 1Në nenin 6, pika 16, ndrys-

hohet dhe bëhet: "16. "Punonjës policie" është personi i emëruar në strukturat e policisë pas për-fundimit të arsimit kualifikimit përkatës dhe mban grade pol-icore"

NENI 2 Në nenin 13, pika 2, germa

b, ndryshohet dhe bëhet: b) të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici ose në strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në këto struktura;

JA NDRYSHIMET NË LIGJ

Regjistri i gjendjes civile, Sandër Lleshaj mbledh prefektët dhe krerët e policisë: Adresat, problem i madh

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvil-loi dje një takim pune me Prefektët, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët Vendore të Policisë, si dhe përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile në të gjithë vendin, në lidhje me ecurinë e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Në kuadër të zgjedhjeve që po afrojnë, ministri është ndalur në problematikën e mungesës së përcaktimit të saktë të adresave për shtetasit shqiptarë, apo përdorimin e kodeve 999, 888 e 000. Lleshaj ka kërkuar marrjen e masave

të menjëhershme për koordinimin e punës nga të gjitha hallkat përgjegjëse, nën vëmendjen e Prefektëve të Qarqeve dhe strukturave vendore të Policisë, në mënyrë që të përshpejtohet puna në të gjithë vendin për identifikimin dhe plotësimin e plotë të Adresarit Kombëtar të Gjendjes Civile. Pak ditë më parë Ministria e Brendshme publikoi dhe ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet vendore, të datës 30 Qershor 2019. Nga të dhënat paraprake të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të

drejtën e votës e kanë 3.549.909 qytetarë. Ndër ta, 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.4 % fem-ra. Nga lista janë hequr emrat e 1.264 personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të “Dekriminalizimit”, si dhe janë hequr 1.309 emra të personave mbi 100 vjeç. Ndërkaq Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile u ka kërkuar të gjitha Zyrave të Gjendjes Civile të gjenerojnë ekstraktin elektronik të për-bërësve zgjedhorë, në përbërje të të cilit janë të gjithë shtetasit me të drejtë vote, të cilët mbushin

moshën 18 vjeç deri më datën 30 Qershor 2019. Ministria e Brendshme njofton se brenda datës 4 Dhjetor 2018, zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjed-hore të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Ky ekstrakt firmoset nga kryetari i bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun.

timin për xhandarmërinë, për të marrë një vendim përfundimtar, pas shumë e shumë debatesh të bëra dhe në të shkuarën, nëse po, apo nëse jo dhe për të futur në një proces historik, siç është ky i kalimit nga një epokë shumë prob-lematike në raport me sigurinë e me

krimin, në një epokë kontrolli të plotë në fushën e sigurisë dhe zmbrapsje të plotë krimit nëpër skutat e veta, edhe një numër të konsiderueshëm efek-tivesh nga Policia Ushtarake. Kjo është temë që meriton në debat shterues pa humbur kohë”, u shpreh Rama.

Kliti TOPALLI

Qeveria ka bërë gati projektin për të ngritur një njësi të posaçme, e cila do të luftojë bosët e krimit në vend. Mo-

mentalisht operojnë forcat RENEA, Shqiponja, etj, por kryeministri Edi Rama pak ditë më parë e bëri të ditur se do të ngrihet një njësi elitë, e cila do të jetë në krye të të gjithave. Bëhet fjalë për një njësi, e cila do të jetë e ndërthurur mes ushtrisë dhe policisë, me qëllim shfarosjen e krimit në nivele të larta. Ministria e Brendshme e ka bërë gati draftin dhe shumë shpejt ai do shkojë për miratim në qeveri, e më pas në Par-lament. Sipas draftit për ndryshimin e ligjit për policin e shtetit, kur polica ka nevojë ta veçantë mund të kërkojë dhe ndihmën e ushtarakëve. “Për plotësimin e nevojave të veçanta mund të prano-hen në Policinë e Shtetit, ushtarakë, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 2, të nenit 38 të këtij ligji. Për ushtarakët e shërbimit aktin, pranimi realizohet mbi bazë mar-rëveshje dy palëshe ndërmjet ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike, ku përcaktohen kuotat dhe strukturat nga ku do të pranohen. Në çdo rast, pranimi sipas pikës 1 të këtij neni bëhet, pas nxjerrjes në lirim të ush-tarakëve nga autoritetet kompetente të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi”, thekson drafti. Më tej bëhet e ditur se pranimi realizohet mbi baza konkur-rimi, procedurat e të cilit përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë pub-like. Po ashtu theksohet se kalimi nga strukturat e Forcave të Armatosura tek Policia e Shtetit realizohet duke njohur ruajtur vjetërsinë e shërbimit. “Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike miraton ekuivalentimin e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me gradat e Policisë”, thuhet në draft.

Paralajmërimi i RamësPak ditë më parë kryeministri Edi

Rama e paralajmëroi se qeveria ishte duke punuar me qëllim ngritjen e një strukture super speciale për të luftuar krimin. Madje ai hodhi dhe idenë e xhandarmërisë. “Kemi nevojë për një reagim intensiv të vazhdueshëm ndaj

Ministria e Brendshme gati draftin për njësinë super speciale

Zbulohet projekti i qeverisë, njësi speciale me policë dhe ushtarë për të goditur

bosët e krimit, ja si do ndryshohet ligji

të fortëve. Me shpejtësi do të çojmë në Parlament projektin e ri për krijimin e një force tjetër reagimi parandalues, një force të shpejtë reagimi parandalues, një force super speciale që do të merret në mënyrë të dedikuar me të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet dhe që kanë precedentë penalë, apo që kanë profile kriminale mbi të cilët duhet të ushtrohet përditë presioni parandalues i Policisë së Shtetit”, deklaroi ai. Kryem-inistri Edi Rama foli dhe për të rikthyer xhandarmërinë, ku do të shkrihen forca të policës dhe të ushtrisë, një model që ishte edhe në kohën e ish-mbretit Zog dhe që aplikohet aktualisht në shumë vende të botës. Sipas tij, ngritja e xhandarmërisë është emergjencë kombëtare. “Nga ana tjetër, duhet të çojmë përpara dhe të finalizojmë disku-

1. Për plotësimin e nevojave të veçanta mund të pranohen në Policinë e Shtetit, ushtarakë, të Forcave të Armato-sura të Republikës së Shqipërisë, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 2, të nenit 38 të këtij ligji.

2. Për ushtarakët e shërbimit aktin, pranimi realizohet mbi bazë marrëveshje dy palëshe ndërmjet ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike, ku përcaktohen kuotat dhe strukturat nga ku do të pranohen.

3. Në çdo rast, pranimi sipas pikës 1 të këtij neni bëhet, pas nxjerrjes në lirim të ushtarakëve nga autoritetet

kompetente të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.4. Pranimi realizohet mbi baza konkurrimi, procedurat e

të cilit përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike.

5. Kalimi nga strukturat e Forcave të Armatosura tek Poli-cia e Shtetit realizohet duke njohur ruajtur vjetërsinë e shërbimit.

6. Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Mbro-jtjes dhe ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike miraton ekuivalentimin e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me gradat e Policisë.

PRANIMI NGA RADHËT E FORCAVE TË ARMATOSURANENI 40/1

GAZETA SOT E Premte 7 Dhjetor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Në mungesë të përcaktimeve të sakta, kriteri i integritetit në lidhje me “kontaktet” me krimin e organizuar ka mungesë qartësie dhe sigurie lig-jore, e rrjedhimisht mban rrezikun e interpretimeve abuzive dhe arbitrare. Siç u theksua, kontaktet me persona të përfshirë në krim të organizuar mund të jenë të ndryshme dhe jo gjithmonë ilegale. Fqinjët apo shokët e vjetër të klasës, të personave me precedentë nuk mund të quhen “kontakte” të tyre.

Edhe gjykatësit e prokurorët mund të kenë kontakte të tilla. Një person i lidhur me krimin e organizuar duhet të hetohet për shkelje si krim i organizuar, korrupsion, përvetësim dhe abuzim me postin dhe nëse shpallet fajtor nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Por kur vetë kontakte të tilla përbëjnë një krim sipas ligjit aktual shqiptar, ata vihen nën analizën e ligjit të dekriminalizimit”, thuhej në draftin e Komisionit të Venecias.

KiE: Në draft s’ka përcaktime të qarta

4

Mimoza IBRA

Vetingu në politikë pritet të rikthejë dialogun mes mazhorancës dhe opozitës. Dy ditë më parë qarkulloi

në media opinioni i Komisionit të Vene-cias, ku në thelb rrëzohej kjo nismë e opozitës. Sipas Komisionit të Venecias, në draft ka shumë pika të paqarta sesi planifikohet të bëhet vetingu i politi-kanëve. Por këtë mendim të ekspertëve të Venecias duket se Partia Demokratike do ta përdorë si alibi për tu ulur në tryezën e diskutimit me mazhorancën qeverisëse. Kjo do të thotë se mund të kemi një takim Rama-Basha. Në ditët e para kur minoranca e hodhi si ide vetingun e politikanëve, kryeministri Edi Rama u tregua i gatshëm ta dis-kutonte këtë propozim dhe të punonte bashkë me opozitën për të qartësuar nismën dhe bërë gati amendamentet. Madje asokohe u ngritën edhe grupe pune. Por pasi mazhoranca vendosi që për këtë propozim t’i kërkonte një mendim edhe Komisionit të Venecias, PD e quajti këtë si tentativë zvarritjeje dhe vuri si kusht që nëse nuk pranohet vetingu i politikanëve, atëherë nuk kthehet në Parlament. Teksa Komisioni i Venecias e bëri të qartë dy ditë më parë se drafti i opozitës ka nevojë për shumë specifikime, duket se opozitarët janë të gatshëm të reflektojnë, por jo të tërhiqen nga nisma. Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Oerd By-lykbashi, në një prononcim mediatik, u shpreh i gatshëm të zgjidhë pikat që i sheh me mëdyshje Komisioni i Venecias. Madje ai i lëshoi edhe një thirrje të nënkuptuar mazhorancës që të hedhë hapa dialogu me opozitën. “Të gjitha çështjet e tjera janë çështje të karakterit teknik. Janë lehtësisht të zgjidhshme përsa i përket ndrys-himeve që duhen bërë futjes së rreg-ullave të reja, të cilat do të reflektojnë të gjitha në ligjin që do të ndjekë këto ndryshime kushtetuese. Komisioni i Venecias mesa duket shkon fort në atë linjën që i rekomandon qeverisë që të bëjë hapa konstruktivë dialogu me opozitën për të gjetur një zgjidhje për-fundimtare të kësaj çështjeje për shkak se problemi qëndron”, tha Bylykbashi. Të njëjtën thirrje i bëri mazhorancës edhe këshilltari ligjor i PD, Gazment Bardhi. Për mediat, ai deklaroi se opozita po kërkon fillimisht të votohet si nismë vetingu i politikanëve e më

Deputetët e PS: Opozita po kërkon të amnistojë veten përmes vetingut në politikë, nisma ka probleme të rënda kushtetuese

Deputetët e Partisë Socialiste e shohin propozimin e opozitës për të bërë veting në politikë si një tentativë për të shpëtuar veten nga hetimi nga organet e reja të reformës në drejtësi. Ligjvënësi i PS në Fier, Bujar Çela deklaroi për gazetën se opozita po përpiqet të gjejë mënyra për tu përballur me qeverinë. Si-pas tij, vetingu në politikë është një propozim i kotë në një kohë kur pritet thellim i reformës në drejtësi. “Opozita ka marrë arratinë. Qever-isja e Edi Ramës është një qeverisje përtej të majtës dhe të djathtës. Ata kërkojnë slogan

nëpërmjet rreshtave, rreshtave të reformës në drejtësi, rreshtave të reformës në arsim, etj. Por këtë gjë nuk po e gjejnë dot dhe sa-juan të famshmin veting në politikë. Vetingu në politikë është një falsitet, një hiç, një pikë uji në oqean sepse ne flasim për reformë në drejtësi dhe presim ngritjen e 3 strukturave themelore, që nuk drejtohen nga ne, por nga ndërkombëtarët. Reforma në drejtësi e ka në detaj jo vetëm politikën, por ka në detaj edhe drejtësinë që është themeli i të gjitha të këqijave në këtë vend”, deklaroi Bujar Çela.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja e sheh propozimin e PD-LSI për veting në politikë si një propozim me probleme të shumta kushtetuese. Ai theksoi për mediat se një gjë të tillë e ka bërë të qartë edhe Komi-sioni i Venecias. “Venecia në këtë dokument paraprak e ka shkruar të zezën në të bardhë, që nisma ka probleme të rënda Kushtetuese. Nuk merr në konsideratë të drejtat dhe liritë themelorë të njeriut të garantuara në protokol-lin e Konventës Europiane dhe bie ndesh me praktikat e mira të Venecias për zgjedhje të

lira dhe të ndershme. Nisma e opozitës synon të përcaktojë kundërshtarin politik”, tha Ulsi Manja. Kurse deputeti i PS në Vlorë, Andrea Marto deklaroi se opozita po përpiqet të bëjë opozitë, por e ka humbur drejtimin. “Nuk mund ta di qëllimin e opozitës, por mendoj se opozita vijon të jetë në kërkim të alibive. Nuk është e aftë t’u paraqes shqiptarëve alternativa të besueshme qeverisëse dhe përpiqet që këtë paaftësi, ta mbuloj me çështje të ndryshme, shumica e të cilave do zgjidhen nga drejtësia e reformuar”, tha Marto për gazetën “SOT”.

PD: Mazhoranca fillimisht të pranojë nismën, më pas diskutime për detajet

Rama-Basha drejt takimit për vetingun në politikë, PD nuk tërhiqet edhe pas

vendimit të Venecias, kërkon dialog me PSAleatët e PD:

Djegim mandatet pa veting në politikë

Aleatët e PD kërkojnë nga Lulzim Basha që të digjen mandatet e deputetëve nëse mazhoranca nuk e pranon vetingun në politikë. Kreu i PDK, Nard Ndoka dhe ai i LZHK, Dashamir Shehi thanë në një pro-noncim mediatik se vendimi për të hequr dorë nga mandatet duhet të jetë unanim. “Tashmë opozitës i takon një vendimmarrje më e rëndësishme përpara. Nuk është thjesht bojkoti ndaj Parlamentit, por djegia e mandateve dhe kalimi në një aksion politik i opozitës me të gjithë përbërësit e saj. Në fund të fundit, kjo mazhorancë nuk reflekton ndry-she”, u shpreh Nard Ndoka. Ndërsa Dashamir Shehi kërkoi të gjendet një zgjidhje para Vitit të Ri. “Shpresojmë që para Vitit të Ri të gjendet një zg-jidhje për t’i dhënë fund nëse do të jetë e mundur, e në rast të kundërt, unë them që edhe bojkoti ja vlen, të digjet mandati. Formulën opozitare duhet ta ndërtojmë në një mënyrë të tillë”, deklaroi Dashamir Shehi.

Vetingu i politikës, Spaho: Do të marrim vendim të

përbashkëtKryetari i grupit parlamentar

të Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi ditën e djeshme se në qoftë se mazhoranca qeverisëse refuzon të pranojë propozimin e opozitës për veting në politikë, atëherë do të diskutohen të gjitha opsionet, nga protestat, tek djegia e mandateve. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se vendimi do të jetë i përbashkët. “Për fat të keq, mazhoranca nuk e ka vënë ujin në zjarr për fat të keq. Të gjitha opsionet janë në shqyrtim, por vendimmarrja do të bëhet në mënyrë të përbashkët nga të gjitha partitë e koalicionit opozitar”, theksoi Edmond Spaho. Kjo do të thotë se në një kohë kur aleatët e PD janë të prerë që digjen mandatet, vetë demokratët janë akoma të pavendosur. Vendimi i 14 dhjetorit i Komisionit të Venecias pritet të pasohet nga një takim i PD me aleatët për të dakorduar qëndrim-in që do të mbajë me Kuvendin, në të cilin mungon prej muajit korrik.

pritet të vijnë në një kohë kur opozi-tarëve iu rrezikohet mandati i deputetit për shkak të bojkotit parlamentar. Por nga ana tjetër ata kanë vënë si kusht të panegociueshëm votimin e vetingut në politikë për tu rikthyer në Parlament. Por sipas burimeve të gazetës, një skenar i mundshëm i për-faqësuesve të opozitës që të mund të shpëtojnë mandatet e tyre është vajtja në Parlament vetëm për pak minuta

dhe më pas vijimi i bojkotit. Kjo e bën të domosdoshme gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes kundërshtarëve politikë dhe rrit shanset për dialog. Duke qenë se edhe mazhoranca i ka bërë shumë shpesh thirrje PD-LSI që të rikthehen në Parlament, duket se vetingu i politikës do i ulë në tryezë Ramën dhe Bashën me qëllim që të arrihet dakordësia për këtë nismë dhe që opozita të ndërpresë bojkotin.

pas mund të ulen të specifikojnë draftin deri në detaje. “Mazhoranca t’i hapë rrugë miratimit të kësaj nisme, më pas PD gjatë fazës së hartimit të ligjit është e hapur për të dëgjuar dhe vlerësuar çdo propozim deri në çfarë mase do të shtrihet ky proces verifikimi apo se kush do të konsiderohet kontakt me krimin e organizuar që do të sjellë s’ kualifikimin”, theksoi Gazment Bardhi.

Dialog PS-PDNisur edhe nga thirrjet e demo-

kratëve, duket se shumë shpejt Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të diskutojnë së bashku për vetingun në politikë. Duke marrë shkas edhe nga fakti që më herët kryeministri Edi Rama është treguar i hapur për diçka të tillë, mesa duket mund të kemi një tjetër 18 maj të dytë. Fakti që PD kërkon dialog, sinjalet janë se Rama e Basha mund të shkojnë drejt negociat-ave në mënyrë që opozita të rikthehet në Parlament. Duhet theksuar fakti që bisedimet mes mazhorancës dhe opozitës për vetingun e politikanëve

“Politika dhe krimi janë të lidhura me njëra-tjetrën ne nivelet më të larta dhe për rrjedhojë kjo i jep legjiti-mitet propozimit të partisë demokratike për këtë ndry-shim kushtetues në funksion të vetingut në politikë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Komisioni i Venecias konstaton legjitimitetin e ndërhyrjes për shkak se në

Shqipëri situata është e rëndë. Është e njëjta gjë që komisioni i Venecias tha edhe për vetingun e gjyqtarëve, ku pasi vuri në pah të gjitha rreziqet e një vetingu në një situatë normale, pranoi faktin që Shqipëria kishte një situatë të rëndë në raport me korrupsionin”, tha dje deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

BYLYKBASHI: VENECIA KONSTATON SITUATËN E RËNDË

8 GAZETA SOTE Premte 7 Dhjetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillit studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Adminis-trimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët

3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin

99 pika 5 (Ligji i arsimit të Lartë)

4 KUSHTET E STUDENTËVE DREJTUAR MASR

Studentët e Universitetit të Vlorës kanë protestuar ditën e djeshme duke u solidarizuar me bashkëmos-hatarët e tyre në disa qytete të ndryshme të vendit. Gjatë tubimit, studentët janë shprehur se nuk kanë mundësi të paguajnë asnjë tarifë shtesë dhe për këtë ndihen të detyruar të braktisin studimet dhe të largo-

hen në emigracion. Madje, studentët brohorisnin duke u shprehur se prindërit e tyre nuk janë as deputetë, por jetojnë me të ardhura minimale. Megjithatë, ata paralajmëruan se nuk e ndalin tubimin e tyre dhe se protesta do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

STUDENTËT E VLORËS: NUK I KEMI PRINDËRIT DEPUTETË, S’KEMI LEKË Rrokaj: Buxheti për arsimin, i varfër

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj deklaroi dje se protesta e studentëve është e dre-jtë. Gjatë një prononcimi për mediat, Rrokaj u shpreh se buxheti i fundit për arsimin është i pamjaftueshëm dhe nuk plotëson kërkesat. “Stu-dentët kanë gjithmonë të drejtë sepse arsimi gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit nuk e kanë parë arsimin si prioritet për ta vendosur arsimin në ato shina siç është në vendet perën-dimore. Buxheti i fundit për arsimin është i pa mjaftueshëm. Është vetëm 3.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe kjo nuk mjafton, pasi nuk plotëson kërkesat e arsimit. Mos sub-vencionimi i arsimit nga qeveria çoi në rritjet tarifash për studentët. Prob-lemi është se nëse do zbatohen të njëjtat rregulla loje siç bëjnë vendet e rajonit që kanë tarifat më të ulëta. Shteti nuk e konsideron arsimin në njëjtat shina si objektivat që duhet të bëjë Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE”, deklaroi deputeti Rrokaj.

Ipeshkvi i Rrëshenit përshëndet protestën

e studentëveDom Gjergj Meta, Ipeshkvi i

Rrëshenit ka përshëndetur dje pro-testën e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shprehet se protesta e studentëve është përgjigja më e mirë për realitetin që është krijuar. “Rastësisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë. Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndrra keni në zemrat tuaja. Por keni ndezur edhe te ne të rriturit dëshirën për të ëndër-ruar. Në fakt ndeja disi anash, teksa ju shihja, sepse nuk doja të prishja atë dekor sikurse jua prishin për-faqësuesit e politikës sidomos asaj opozitare që duke mos pasur kauza vjedh kauzat tuaja. Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë plakur para kohe dhe ndaj një qeverisje pa vizion tërësor. Ju mund ta bëni ndryshimin. Lëreni politikën plakë në “shenjtninë” e saj. Mos u ndalni. E drejta juaj është e ardhmja e vendit tonë. Ju admiroj pafund”, deklaroi Meta.

Protesta, reagon Artan Fuga: Studentët kanë gjithmonë të drejtë, universitetet kanë nevojë për reformim, ja 4 masatProfesori dhe akademiku Artan Fuga ka

reaguar ditën e djeshme sa i takon protestës së nisur të studentëve të thuajse shumicës së uni-versiteteve të vendit, të cilët kërkojnë që qeveria t’i plotësojë disa kushte. Ata kërkojnë të mos tar-ifohen për kreditet e lëndëve të mbartura, të kenë tarifa më të ulëta për studimin dhe kushte më të mira si në universitet ashtu edhe ne konvikte. Por përmes një statusi në rrjetet sociale, profesor Fuga teksa vlerëson protestën e studentëve, deklaroi se studentët kërkojnë shpenzime të drejta, në për-puthje me cilësinë e mësimdhënies dhe të potenci-

alit integrues të studimeve në tregun e punës.“Uni-versitetet? Reformim të vërtetë! Universitetet pub-like dhe private kanë nevojë të: demokratizohen, menaxhohen teknikisht, mbajnë përgjegjësi për cilësinë e mësimdhënies! Studentët, aq sa i njoh në auditore, nuk dëshirojnë thjesht dhe vetëm shpenzime të ulëta për studimet, por mbi të gjitha shpenzime të drejta, pra në përputhje me cilësinë e mësimdhënies dhe të potencialit integrues të studimeve në tregun e punës”, deklaroi ai. Më tej, profesor Fuga e etiketon protestën e studentëve si një pakënaqësi natyrale, ndërsa ka theksuar

faktin se studentët kanë gjithmonë të drejtë dhe se janë në të drejtën e tyre legjitime. Madje, Fuga publikoi 4 masat urgjente që duhet të merren për studentët, të cilat sipas tij, janë urgjente dhe pa to gjithçka është e kotë. Sipas tij, universitet duhet të reformohen. “Pa këto katër masa urgjente, gjithçka është e kotë: Decentralizim i tarifave, pra përgjegjësi e universiteteve për to! Heqje e taksës për provimet e mbartura, absurde dhe e dëmshme për funksionimin e universiteteve, lëre pastaj financiarisht që është zhvatje; Të drejta studentore për përfaqësimin e tyre real dhe jo me

kukulla në senate, dekanate, borde universitare! Vendimmarrja duhet të përfshijë realisht trupat studentore dhe pedagogjike dhe jo thjesht ca individë që nuk dihet se zërin e kujt përçojnë dhe çfarë legjitimiteti kanë për të marrë vendime; Kondicionim i grantit publik për universitetet në funksion të numrit të studentëve dhe arritjes të parametrave të cilësisë të mësimdhënies dhe jo me kritere burokratike nga agjenci jo funksionale: Rishikim i mënyrës të funksionimit të bordeve qesharake të universiteteve publike”, nënvizoi profesori dhe akademiku Artan Fuga.

ata të Universitetit “Aleksandër Xhu-vani” i qytetit të Elbasanit. Po ashtu, studentët e Korçës paralajmëruan se do ta vijonin protestën, ndërsa sot do t’iu bashkohen studentëve të Tiranës në një protestë edhe më të madhe në numër në kryeqytet. Edhe studentët e Universitetit të Durrësit vijuan dje protestën duke u solidarizuar me Ti-ranën. Ata shprehen të vendosur për të vijuar protestën deri në plotësimin e të gjithë kërkesave. Ndërsa, protesta e studentëve në Elbasan ka agravuar në thyerje xhamash, ndërsa është

shqyer edhe një derë te fakulteti i In-fermierisë. Ndërkohë që drejt fakultetit të Ekonomisë është qëlluar me vezë nga studentët. Ndërsa në Shkodër, anëtarja e Këshillit Studentor Melisa Braçi u dorëhoq, pasi hodhi akuzua për intimidim nga rektori Adem Bekteshi. Por pavarësisht kësaj, një protestë simbolike u mbajt dje në këtë qytet. “Ne nuk jemi bankomate që të nxjerrim lekë sa herë duan ata. Çdo ditë derisa të plotësohen kushtet duhet të jemi këtu dhe të kërkojmë të drejtat tona”, u shprehën studentët.

Rigels SELIMAN

Studentët kanë përshkallëzuar ditën e djeshme protestat. Të organizuar nga të gjithë fakultetet e Tiranës dhe në

solidaritet të plotë me njëri tjetrin, studentët ashtu siç e kishin para-lajmëruar janë mbledhur dje rreth orës 10:00 para Ministrisë së Arsimit, ku kanë nisur tubimin e tyre. Para Ministrisë së Arsimit, studentët kanë parashtruar edhe njëherë kërkesat e tyre, duke kërkuar të mos tarifohen për kreditet e lëndëve të mbartura, të kenë tarifa më të ulëta për studimin dhe kushte më të mira si në universi-tet, ashtu edhe në konvikte. Po ashtu, ata brohorisnin dhe mbanin në duar pankarta “Ne nuk jemi dele”; “Ne nuk paguajmë haraç”; “VKM është VK”; “Shfuqizoni VKM”; “Dija është nevojë”; “Mos na vrisni të ardhmen”; “Duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Jo politikë”, etj, ndërsa i kanë bërë thirrje ministrisë për t’u ulur në bised-ime e për të gjetur zgjidhje. Interesant është fakti se protestës së studentëve të Universitetit të Tiranës, iu bash-kuan edhe studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës të cilët marshuan më këmbë drejt Tiranës për t’u bash-kuar me pjesën tjetër të studentëve para Ministrisë së Arsimit. Po ashtu, tubimit të Tiranës i janë bashkuar edhe studentët nga universitetet e tjera të vendit. Ndërkohë që në të njëjtën kohë me protestën e Tiranës, studentët protestonin edhe në qytete të tjera si Korça, Shkodra, Durrësi dhe Elbasani. Njëzëri studentët thërrisnin se nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre, deri në plotësimin e kushteve. Por menjëherë reagoi edhe minis-trja Lindita Nikolla, e cila u shpreh e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se qeveria ka shfuqizuar VKM. Mirëpo, pavarësisht kësaj lëvizjeje nga ana e qeverisë, studentët kanë vijuar protestën. Ata janë shprehur se do të vijojnë deri sa të plotësohen të gjitha kushtet. Madje, studentët kanë hedhur letra higjienike, bidona, lapsa dhe stilolapsa drejt Ministrisë së Arsimit, të revoltuar, pasi akuzojnë se janë bllokuar valët e internetit, ndërsa kërkojnë reagimin dhe plotësimin e katër kërkesave të tyre. Ndërkohë, protestës para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar dhe studentët e Univer-sitetit të Mjekësisë dhe të Infermier-

Studentët ultimatum qeverisë: Plotësoni 4 kushtet tona ose demonstrata

Studentët përshkallëzojnë protestat, tubime në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Korçë, kërkojnë

tarifa më të ulëta dhe kushte më të mira

isë. Ata kanë vendosur në kangjellat e godinës së ministrisë bluzat e bardha.

Protesta edhe në Korçë, Elbasan dhe Shkodër

Protesta studentore është shtrirë ditën e djeshme edhe në qytetin e Korçës. Studentë të Universitetit “Fan Noli” të qytetit juglindor kanë lënë dje orët e mësimit për të protestuar kundër pagesave për provimet e vjeshtës. Revolta e tyre vjen pas protestës së një dite më parë në kryeqytet, nga stu-dentë të Politeknikut dhe Universitetit të Tiranës, e që u pasua menjëherë nga

2,3,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 7 Dhjetor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ilir Meta shfrytëzon dhe protestën e studentëve për të sulmuar qeverinë: Institucionet të reagojnë, të plotësohen kërkesat e tyre

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon të shfrytëzojë situatat në vend për të sulmuar qeverinë. Kështu ndodhi me Unazën e Re, kësh-tu ka ndodhur dhe dje, pasi Meta ka reaguar për protestën e studentëve. Madje, Meta duke shfrytëzuar protestën e studentëve, nuk ka ngurruar që t’i lëshojë edhe një ultimatum qeverisë. Përmes një njoftimi të shpërndarë nga Presidenca, thuhet se kreu i shtetit po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universi-teteve në disa qytete të vendit. Ndërkohë që më tej, sipas asaj që thuhet në njoftim Meta kërkon që kërkesat e studentëve të zgjidhen me dialog

dhe sipas ligjit. “Duke vlerësuar situatën e kri-juar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Më tej, në njoftim thuhet se Meta thekson se duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre

financiare. “Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”, ka deklaru-ar Presidenti Ilir Meta. Ndërkohë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, dje ka lëshuar edhe kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thekson që arsimi publik duhet të jetë falas dhe të financohet me miliardat e koncesioneve. “Arsim publik falas më e pakta dhe bëhet me miliardat e konce-sioneve. Arsimi publik falas është detyrimi me minimal për shqiptarët, me mësimdashësit, që

mund të kenë ekzistuar ndonjëherë. Ky kryemi-nistër dhe kjo qeveri kanë derdhur pa ju dridhur qerpiku miliarda euro, po miliarda euro vërtet, për rrugë fantazma, koncesione në shëndetësi, fasada, zyra. Arsimi publik falas të financohet duke ndalur këto koncesione grabitqare, që janë kthyer në një hon që përpin para'. Në qoftë se kryeministri dhe qeveria nuk bëjnë Arsimin Publik Falas dhe vazhdojnë grabitjen dhe hajdutërinë e tmerrshme me koncesionet, do të thotë se ata janë deklaruar përfundimisht kundër popullit, kundër të rinjve pra janë Armiq të Popullit”, deklaroi Vasili.

Tërhiqet Ministria e Arsimit, shfuqizohet vendimi për tarifën e provimeve në vjeshtë,

Rama përplaset në distancë me Bashën

Protesta e studentëve, Rama: Gati investimi 18.8 milionë euro për konviktet

Rigels SELIMAN

Qeveria është tërhequr ditën e djeshme, duke shfuqizuar vendimin për tarifën e provi-meve në vjeshtë. Ky vendim i

Këshillit të Ministrave erdhi pas kërk-esës së studentëve, të cilët kanë nisur prej ditësh protesta ndaj qeverisë, me qëllim plotësimin e katër kushteve të kërkuara nga ta. Përmes një njoftimi për mediat, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla bëri me dije se Këshilli i Minis-trave ka shfuqizuar zyrtarisht VKM nr 288, pika numër 4, e cila parashikonte tarifa për provimet e mbartura në bazë të krediteve. “KM do të tërheqë pikën 4 të VKM-së numër 288 së 21 majit 2018 për ‘Miratimin e kufirit maksimal të tar-ifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë”, deklaroi Nikolla. Kështu, pas këtij vendimi stu-denti nuk do t’i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, që i shtohej tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet. Më herët, ministrja Nikolla deklaroi se protesta e studentëve shërbeu si një reflektim për një debat shterues brenda universitetit. Madje, ajo theksoi se do të ngrihet një grup pune për këtë çështje. Ndër-kohë që sa i takon kërkesave të tjera të studentëve, Nikolla iu ka kërkuar drejtuesve të universiteteve të zgjidhin problemet e tjera që kanë studentët. “Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS që ju të shteroni me studentëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75% të kostos reale të studimit. Ka dhe programe të caktuara në UBT ku buxheti i shtetit mbulon mbi 85% të kostos reale të disa programeve të studimit. Është një debat i shëndetshëm që ne duhet t’i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës. Por patjetër ne do të kemi në fund një his-tori që do rishikojmë jo vetëm komu-nikimin atë që ndodh nga ministria tek ju por edhe ju me studentët dhe pedagogët por nga ana tjetër gjithë cilësitë dhe përgjegjësitë që ushtrohen

Topalli: Studentët janë kundër qeverisë dhe tradhtisë së opozitësIsh-kryetarja e Kuvendit, Jozefina

Topalli ka komentuar dje protestën e studentëve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Topalli e etiketoi protestën e studentëve jo vetëm si një revoltë ndaj qeverisë, por edhe kundër lidershipit të korruptuar të opozitës. “Ata sot po pro-testojnë kundra tarifave, por në thelb protesta e tyre është kundra varfërisë se shumëfishuar, kundra pamundësisë për të jetuar një jetë siç e ëndërron çdo i ri; ata sot protestojnë kundra papunësisë të prindërve të tyre, kundra pensioneve qesharake të gjyshërve të tyre; protestojnë kundra padrejtësisë, kundra brutalitetit; kundra korrupsionit që ka kap çdo qelizë të këtij shteti; ata protestojnë kundra krimit e pasigurisë; protestojnë në fakt kundra qeverisë dhe oligarkëve; kundra tradhtisë së opozitës dhe lidershipit të saj të korruptuar, si dhe kundra gjithë atyre që pasurohen me karrigen politike qofshin në pushtet apo opozitë”, deklaroi Topalli.

Tabaku: Protesta e studentëve, fajin

e ka qeveriaDeputetja e Partisë Demokra-

tike, Jorida Tabaku ka reaguar dje për protestën e studentëve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se shkaku kryesor i protestës së studentëve është Ligji për Arsimin e Lartë. Teksa kthehet pas në kohën e hartimit të ligjit, Tabaku vë në dukje mbështetjen e opozitës për studentët dhe pedagogët. “Tre vjet më parë në kuvend u përplasën dy grupe. Qeveria e sotme që këndonte këngën e oligarkëve dhe hartuesve realë të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe opozita që luftoi në krah të studentëve dhe pedagogëve. Asaj kohe ministrja Nikolla dhe kryeministri Rama zotoheshin se nuk ka tarifa të larta. Por ja ku jemi sot. Tarifat rriten për vit, universitetet publike rrënohen ndër-sa fitimtarët janë veç ato që e financuan gjoja reformën. Kush pranoi në heshtje u shpërblye me poste publike ndërsa studentët dhe pedagogët ndëshkohen me një ligj jo funksional dhe anti-kus-htetues”, deklaroi Tabaku.

Protesta e studentëve ka zm-brapsur qeverinë duke shfuqizuar që dje VKM për provimet e mbartura. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka folur para mediave dhe ka bërë të ditur vendimin. Mes të tjerash, ajo ka deklaruar se buxheti i ar-simit për 2019 është rritur. “Qeveria shqiptare dhe MAS do marrim parasysh, duke bërë së pari detyrat e shtëpisë me buxhetin. Edhe bux-

heti i këtij viti është rritur me 8.3 % nga një vit më parë, ne do të vijo-jmë të rrisim buxhetin e arsimit por pa rritur taksat e shqiptarëve. Kjo është e vërteta që lidhet me tarifat dhe buxhetin e arsimit të lartë. Më duhet të vijoj tani me propozimin për heqjen e pikës 4 dhe që sot qeveria do të shfuqizojë vendimin që lidhet me tarifat për studentët përsëritës”, deklaroi Nikolla.

NIKOLLA: BUXHETI I ARSIMIT PËR 2019 ËSHTË RRITUR

nga komponentët që punojnë në ar-simin tonë të lartë”, nënvizoi Nikolla.

Rama përplaset me BashënProtesta e studentëve dje është

komentuar edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzoi në distancë kryeministrin Edi Rama. Nga zona e “Astirit”, Basha deklaroi se studentët kanë të drejtë të protestojnë, pasi qeveria “Rama” jo vetëm që ka rritur tarifat e studimit, por nuk u ka plotësuar edhe kushtet minimale të jetesës, duke iu referuar kushteve në kon-vikte dhe universitete. “Të rinjtë janë ngritur, janë bashkuar. Studentët protestuan, shkoni shikoni pak kon-viktet, banjat, dushet, mensat, bibli-otekat, laboratorët dhe lekët shkojnë aty ku vidhet”, deklaroi Basha. Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama në rrjetet

sociale. I pari i qeverisë, ka publi-kuar një video që tregon investimet e bëra në konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit e quajtur ndryshe Qendra Studentore nr.2 si dhe projektin për shndërrimin e Qytetit Studenti në një qendër moderne për akomodimin e studentëve. Sipas Ramës, qeveria ka

nisur një investim prej 18.8 mln euro në konvikte. Rama thotë se investimi i nisur nga konviktet e Inxhinierisë do shtrihet në të gjitha konviktet e kryeqytetit ku janë akomoduar studentët, përfshirë edhe Qytetin Studenti si qendra ku banojnë pjesa më e madhe e studentëve në Tiranë.

Mediat ndërkombëtare i bënë dje jehonë protestës së studentëve shqiptarë që kërkuan anulimin e ta-rifave për provimet e mbartura, përg-jysmimin e tarifës së studimit dhe përmirësimin e kushteve të studimit. Gazeta “New York Times”, pasqyron tërheqjen e qeverisë shqiptare nga vendimin për tarifën e provimeve

të prapambetura, ndërsa thekson se nuk janë plotësuar kërkesat e tjera të parashtruara nga studentët. Gazeta “Uashington Post” thekson gjithash-tu se studentët do të vazhdojnë pro-testat e tyre derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre. Mediat e huaja i janë referuar agjencisë “Associated Press” për protestën e studentëve.

MEDIAT NDËRKOMBËTARE JEHONË PROTESTAVE TË STUDENTËVE

10 GAZETA SOTE Premte 7 Dhjetor 2018

e k o n o m i www.sot.com.al

Ambjentet e Mak Albania Hotel do të shndërrohen në Hyatt Regency & Residences Tirana

Hyatt vjen në Shqipëri, marrëveshje me Kastratin për të sjellë hotelin e parë me 5 yje në Shqipëri

Hyatt Regency & Residences Tirana do të jetë hoteli i parë me 5 yje në Shqipëri për të sjellë cilësi për turizmin

elitar. Kastrati Group ka nënshkruar marrëveshje me gjigantin amerikan të hotelerisë Hyatt Hotels Corporation. Ambjentet e Mak Albania Hotel do të pësojnë ndryshime në kapacitete akomoduese sipas standardeve të larta, ku do të ofrohen shërbime luksi për turizmin elitar. Kryeqyteti shqiptar do të ketë për herë të parë një hotel me 5 yje për turizmin elitar. Kastrati Group ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me gjigantin e hotelerisë amerikane “Hyatt Hotels Corporation”. Kështu, ambjentet e Mak Albania do të marrin emrin e Hyatt Regency & Residences Tirana, ku përveç rritjes se kapaciteteve akomoduese, do të ndërtohen edhe vila me standarde të larta në krah të hotelit.

Marrëveshja mes Mak Albania dhe Hyatt

Me mbi 750 hotele në më shumë se 55 shtete vjen në Shqipëri, një ndër em-rat prestigjiozë, Hyatt, një nga brand-et më të suksesshme ndërkombëtare në menaxhimin e hoteleve luksoze. Marrëveshja e nënshkruar mes Mak Albania dhe Hyatt shënon fillimin e një faze të re investimi që do zgjasë dy vite dhe do ta kthejë strukturën ekzistuese në hotel me 5 yje me 151 dhoma dhe sallën më të madhe të konferencave në vend. Fakti që një tjetër brand prestigjoz ka zgjedhur Grupin Kastrati si partner, sipas zv/Presidentit të Kastrati Group, Leonard Kastrati është një dëshmi e suksesit,

Miratohet propozimi, Shqipëri-Kosovë drejt heqjes së “roaming”

Raporti i INSTAT, bien çmimet e mallrave të importit me 1.8%

Shqipëria dhe Kosova do të vënë në zbatim heqjen e ta-rifave për shërbimin roaming mes tyre pas muajit mars të vitit 2019. Komisioni për Vep-rimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në drejtimin e kryetarit, Eduart Shalsi, në prani edhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe AKEP-it, në cilësinë e komisionit përgjegjës miratoi projekt-ligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, nismë e deputetit Eduart Shalsi. Shalsi, si de-putet nismëtar i ndryshimeve të propozuara, u shpreh se iniciativa merr shtysë nga dy zhvillime: së pari, nga modeli i Bashkimit Evropian, i cili prej qershorit të vitit 2017 ka hequr tarifat roaming për qytetarët evropian për vendet e BE-së, së dyti, nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Re-publikës së Kosovës në majin e vitit 2018, që kërkonte heqjen e tarifave roaming, në kuadër të integrimit ekonomik me Republikën e Shqipërisë.

Çmimet e mallrave që importojmë janë bërë më të lira në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas INSTAT, In-deksi i Çmimeve të Importit u ul me 1,8% në tremujorin e tretë 2018, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017-s. Gjithashtu indeksi u ul me 1, 4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Çmimet e importit të produkteve në aktivitetet e industrisë përpunuese, e cila zë peshën më të madhe në Indeksin e Çmimeve të Im-portit, kanë shënuar ulje me 1,2%, krahasuar me të njëjtën

periudhë të vitit të mëparshëm. Ndikimin kryesor në këtë rënie e kanë dhënë çmimet e importit të produkteve në aktivitetet “Përpunimi i produkteve ush-qimore” me 2,7 %, “Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve p.k.t” me 1,8 %. Krahasuar me tremujorin e tretë 2017, çmimet e importit të produkteve në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” kanë shënuar rritje me 7,7%. Indeksi i Çmimeve të Im-portit në tremujorin e tretë 2018 shënoi ulje me 1,4% krahasuar me tremujorin e dytë 2018.

OSHEE blen 12.7 mln euro energji elektrike, hap tjetër procedurëRritja e kërkesës për en-

ergji gjatë muajve të dimrit ka vënë në vështirësi OSHEE, që po blen energji për plotësimin e nevojave të abonentëve. Vetëm për muajt nëntor dhe dhjetor, OSHEE ka shpenzuar 12.7 mln euro, ndërkohë që ka hapur edhe një procedure tjetër për blerjen e 81.900 MwH, për pe-riudhën 10-16 dhjetor. Shpen-zimet për blerjen e energjisë do të ndikojnë në bilancin e kompanisë, që gjithsesi ka rritur arkëtimet. Sipas të dhënave zyr-tare për periudhën janar-tetor arkëtimet përllogariten në 54.97

mld lekë, apo 1.64 mld lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërkaq, thatë-sira e muajve të fundit nuk po favorizon prodhimin e energjisë ne hidrocentralet e Kaskadës së Drinit, ndërkohë që KESH po përpiqet të sigurojë të ard-hura përmes procedurave të shit-blerjes së energjisë përmes optimizimit të portofolit. Kryerja e kësaj procedure synon përfit-imin nga diferenca e çmimit të shitjes me atë të blerjes, që do të thotë se e njëjta sasi energjie do të blihet dhe shitet në profile të ndryshme orare.

dhe tregon vlerësimin e investitorëve ndërkombëtarë. “Me vizionin e qartë për të kontribuar në të ardhmen e turizmit shqiptar, Kastrati Group hyn në një marrëveshje menaxhimi me Hyatt Hotels Corporation, një garanci më shumë për vazhdimësinë dhe suksesin e deritanishëm të këtij hoteli, dhe sigurisht një vlerë e shtu-ar për Shqipërinë dhe turizmin në veçanti. Hoteli do të quhet “Hyatt Regency and Residences Tirana” dhe do të vazhdojë të ruajë të njëjtin profil shërbimesh, por duke i shtuar sektorit

të turizmit elitar shqiptar një vlerë të munguar ndër vite”, u shpreh Leonard Kastrati, zv/President i Kastrati Grup. Ndërkohë, për zv/Presidentin e Hyatt Hotels Corporation bashkëpunimi do të jetë një histori suksesi. “Në emër të Hyatt, unë do doja të premtoja se kur të hapet ky hotel si Hyatt Regency, ne do ta bëjmë një histori suksesi jo vetëm për Tiranën, jo vetëm për turizmin e Shqipërisë, por dhe për miqtë tanë që do të punojnë me ne”, u shpreh zv/President i Hyatt Hotels Corporation, Aoyama Takuya.

Rama dhe Klosi përshëndesin marrëveshjen Në fjalën e tij përshëndetëse,

kryeministri Edi Rama u shpreh se brende të rëndësishme përbëjnë një vlerë të shtuar për Shqipërinë. “Kjo përbën dhe një vlerë të shtuar në imazhin e vendit dhe imazhi në fu-qizimin e kësaj industrie dhe rritjen e fluksit të turistëve është themelor dhe kjo firmë sot do të ketë një impakt të rëndësishëm dhe konsiderueshëm, pa llogaritur vlerën e shtuar që do të sjellë investimi që do të bëhet, pasi

nuk bëhet fjalë vetëm transferim emri por bëhet fjalë për një investim të konsiderueshëm, transformues, nga pikëpamja e të gjithë strukturës dhe infrastrukturës këtu në këtë territor, që do t’i japë Tiranës, një tjetër pol atraksioni, të kombinuar me stadiumin e ri, të kombinuar me të gjithë zonën rreth e rrotull”, deklaroi kryeministri Rama, i cili, duke i uruar sukses në këtë bashkëpunim kompanisë së njohur shqiptare me kompaninë e njohur globale, Hyatt Regency & Residences, falënderoi të gjithë ata që e bënë të mundur këtë marrëveshje dhe uroi që marrëveshje të tilla me brende të njohur globalë të hotelerisë me 5 yje, të pasojnë njëra tjetrën së shpejti në funksion të fuqizimit të in-dustrisë dhe të rritjes së mëtejshme të besueshmërisë së vendit tonë. I pran-ishëm në ceremoni ishte dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi. “Brendet do të ndihmojnë jo vetëm poseduesit e tyre por dhe të gjithë destinacionin tonë për të realizuar në Shqipëri një biznes të vërtetë që sjell punësim ekonomi dhe fitim për të gjithë së bashku. Jemi në këtë ceremoni kur ky hotel ikonë vjen në Shqipëri me një menaxhim dhe investim të ri falë vizionit dhe urtësisë e largpamësisë së Kastrati Grup”, theksoi Klosi. Kastrati Group, i themeluar në vitin 1991, operon në mbi 12 sektorë të ndryshëm biznesi, punëson mbi 3’000 profesionistë dhe njihet bindshëm si një partner i besuar biznesi në Shqipëri, rajon e më gjerë. Ndër zhvillimet strategjike të reja të Grupit veçojmë investimet në sektorin e hotelerisë dhe turizmit elitar.

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një tjetër rekord të ulët për dekadën, duke u këmbyer poshtë 124 lekëve. Kjo është dita e dytë radhazi që euro humbet pikë gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer dje me 123.95 lekë. Ekspertët e bankave pohojnë se rënia e euros po nxitet nga disa faktorë të bërë bashkë. Së pari kemi hyrë në muajin e fundit të vitit dhe raporti i këmbimit euro/lekë fillon të preket nga efektet sezonale. Ata thonë se gjatë këtij muaji pritet që euro të vijojë të jetë në nivele të ulëta. Arsye tjetër është edhe qarkullimi i ulët i lekut në ekonomi, gjë që e ka bërë më të shtrenjtë përkundrejt valutave. Ndërkohë që edhe Banka e Shqipërisë është

tërhequr nga ndërhyrjen në tregun vendas. Monedha e përbashkët ka zbritur dje në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2008, duke arritur në këtë mënyrë një rekord të ri të 11 viteve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 123.95, me një rënie prej 0.16 lekë në raport me ditën e mëparshme. Më parë, Banka e Shqipërisë filloi një sërë ndërhyr-jesh të jashtëzakonshme, duke tërhequr më shumë se 100 milionë euro nga tregu, duke e stabilizuar kursin për pak muaj në nivelin e 126 lekëve. Por, që nga mesi i shtatorit, kur Banka e uli intensitetin e ndërhyrjeve dhe më pas sinjalizoi tregjet se do e linte kursin të lirë, euro ka shënuar një rënie të vazhdueshme

graduale, duke vendosur sot një rekord të ri të dekadës së fundit. Sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë, niveli minimal historik i euros ka qenë 120.9 lekë dhe është arritur në dhjetor të vitit 2007. Më pas euro u forcua, e ndikuar kryesisht nga transferimi i fitimeve të kompanive celulare jashtë vendit, duke ar-ritur rekordin prej 141.8 lekëve në maj të vitit 2011 dhe u stabilizua për disa vjet në kuotën e 14 0 lekëve. Më pas euro filloi sërish rënien në mesin e 2016-s, duke reflektuar ofertën e shtuar pas kultivimit masiv të kanabisit në vend. Që nga mesi i 2016-s, euro vetëm po humb pikë, si rrjedhojë e ofertës së lartë të euros në raport me kërkesën për të dhe qarkullimin e ngadaltë të monedhës vendase.

Euro arrin tjetër rekord të ulët të dekadës, zbret nën 124 lekë

2,3,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 7 Dhjetor 2018 11

C M Y K

s o c i a l e www.sot.com.al

Raporti, studentët shqiptarë me shpenzimet më të larta në Europë

Blerja e Societe, Konkurrenca miraton kalimin e 89% të aksioneve

Studentët kanë pushtuar rrugët e Tiranës kundër rritjes së tarifave në Universitetit. Edhe pse Shqipëria nuk ka shkollat dhe universitetet më të mira të Europës, në raport me mos-hatarët e tyre europianë arsimi u kushton më shtrenjtë studentëve shqiptarë. Të dhënat krahasuese nga anketat e buxhetit të famil-jeve të vendeve të rajonit dhe Eurostat, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për arsim nga vendet e rajonit dhe ato të

Bashkimit Europian. Të dhënat e fundit të INSTAT, për matjen e nivelit të jetesës treguan se pesha e shpenzimeve për arsim ishte 3.9% e totalit të shpenzimeve të familjeve shqiptare, një peshë gati katër herë më e lartë se e familjeve Europiane. Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.1%, ndërsa një familjeje në rajon i kushton shumë më pak (në termin relativ ndaj shpenzimeve totale) që të shkol-lojë fëmijën. Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%.

Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë një tjetër miratim lidhur me përqendrimet e realizuara në tregun e shërbimeve bankare dhe këtë herë bëhet fjalë për kalimin e aksioneve të Societe Generale Al-bania sha nga Societe Generale tek hungarezët e OTP. Në një njoftim të fundit ky autoritet bëri me dije se Komisioni i Konkurrencës ka mar-rë vendim për autorizimin e këtij përqendrimi në 22 nëntor 2018. “Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 571, datë 22.11.2018 “Mbi Autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet shitblerjes

së aksioneve prej 88.89% të So-ciete Generale Albania SHA nga Societe Generale tek OTP Bank Nyrt”, autorizoi përqendrimin e realizuar në tregun e shërbimeve bankare. OTP Bank Nyrt është shoqëri aksionare hungareze. Aktivitetet e saj janë ndërmjetësi-mi monetar si dhe qira financiare, aktivitete të tjera të shërbimeve financiare; brokerimi i kontratave të letrave me vlerë; konsulencë fiskale; qiradhënia dhe operimi i pasurive të paluajtshme në pronësi ose me qera” thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Banorët e Bregut të Lumit, protestë kundër shembjes së banesave

Banorët e Bregut të Lumit kanë tubuar për të katërtën ditë kundër shembjes së banesave të tyre, ndërsa kërkojnë dëmshpër-blim total. Ata akuzojnë qever-inë se po i trajton me dy stand-arde. "Të gjithë këto shtëpitë me jeshile janë shpronësuar, ndërsa shtëpitë tona, i njëjti projekt, i njëjti bulevard, janë vlerësuar dhe nuk kanë marrë lekët. Kjo është qeveri e korruptuar, deri këtu i ka shpronësuar, këtu e këtej ka thënë të shkojnë këta. E shikon popullin në rrugë dhe nuk vjen këtu me u taku me popullin",

shprehen ata. Edhe në Unazën e Re vazhduan protestat. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në mbështetje të tyre tha se nëse populli ngrihet do të detyrojë qeverinë të reflektojë. “E rëndësishme është që çdo qytetar të kuptojë se tek Unaza e Re, bulevar-di i ri, aty ku protestojnë studentët është fati i tyre dhe fëmijëve të tyre. E bukura është se këta njerëz nuk po ngrihen, është Edi Rama ai që thotë opozita synon pushtetin, kar-rigen”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vazhduar me takimet për të gjetur konsensusin me banorët.

Ndryshojnë procedurat, legalizimi i dokumenteve për në Itali tashmë nga Ministria e Punëve të Jashtme

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNuk do kërkohet legalizimi i përkthimit pranë autoriteteve konsullore italiane në Shqipëri

Ambasada e Italisë në Tiranë njoftoi ditën e djeshme se për t’u ofruar një shërbim më të mirë shtetasve në

aspektin ekonomik dhe në lidhje me lehtësimin e procedurave, duke filluar nga data 1 janar 2019, do të vendoset vula Apostile edhe për përkthimet e njohura (sikurse parashikohet në nenin 1 të Konventës së Hagës së datës 05.10.1961, në fuqi mes Italisë dhe Shqipërisë prej datës 01.07.2011). Për të qenë të vlefshme në Itali, do-kumentet e lëshuara nga autoritetet shqiptare në Shqipëri duhet të jenë të pajisura me vulë Apostile të dyfishtë të vendosur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë mbi dokumentin origjinal në gjuhën shqipe dhe mbi përkthimin në e njohur në gjuhën italiane. Pra, nuk do të jetë e nevojshme që të kërkohet legalizimi i përkthimit pranë autoriteteve kon-sullore italiane në Shqipëri.

Procedura e re Procedura e re që duhet ndjekur

për të legalizuar përkthimin e njohur me vulë apostilë për dokumentet shqiptare që do të dorëzohen në Itali do të jetë në këtë mënyrë: Përkthimi do të kryhet nga një përkthyes i njohur firma e të cilit është depozituar pranë Ministrisë së Drejtësisë. Përkthyesi do të vendosë në përkthim këtë diçiturë: “Deklarohet se ky përkthim është i njëjtë me tekstin origjinal në gjuhën shqipe dhe se është kryer nga “Emri

Bulevardi Zogu i I-rë ashtu siç ishte parala-jmëruar do t’i nënshtrohet rehabilitimit. Bash-kia e Tiranës në planin e saj të investimeve në projektbuxhetin 2019 ka parashikuar se vlera e këtij projekti është më shumë se 858 milionë lekë (rreth 7 milionë euro) dhe ndërhyrja do të jetë në shtresat e rrugës, në troturare, ndriçim apo kanalizime. “Bulevardi Zogu i 1, është seg-menti rrugor i cili lidh sheshin Skëndërbej me Bulevardin e ri. Rehabilitimi i këtij segmenti parashikon ndërhyrjen për përmirësimin e

shtresave rrugore, trotuareve, rrjetin e kan-lizimeve të ujrave të shiut, ndriçimin rrugor, gjelbërimin. Ky projekt prashikon gjithashtu unifikimin e fasadave si dhe krijimin e 4 mikro-hapësirave gjatë këtij aksi të cilat do të shërbe-jnë për aktivitete të ndryshme. Në këtë projekt nuk parashikohet ndryshimi i profilit tërthor të rrugës, ai do të mbetet i njëjtë”, thuhet në relacionin e projektbuxhetit afatmesëm 2019-2021. Në vetvete kostoja për një bulevard me një gjatësi 600 metra rezulton të jetë dukshëm

e lartë e cila duket se gjen strehë tek argumenti që ka dhënë vetë kryebashkiaku i Tiranës i cili gjatë prezantimit të buxhetit të vitit të ardhshëm nëpër njësitë bashkiake të kryeqytetit nënvizoi se zona e Bulevardit Zogu i I-rë do të ndjekë modelin e Pazarit të Ri. “Ambicia jonë është që Bulevardi “Zogu I”, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skënderbej” të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më

shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri” do të shprehej Veliaj në fillim të nëntorit. Bash-kia e Tiranëz zhvilloi në muajt e parë të vitit një procedurë prokurimi që kishte në fokus pikërisht studim-projektimin e Rehabilitimit të bulevardit Zogu i I-rë një shërbim konsu-lence i marrë për një grup projektesh të tjera të ngjashme investimi që janë në proces apo do të zbatohen nga Bashkia e Tiranës.

Bulevardi “Zogu I”, 7 mln euro për ta bërë zonë dyqanesh nga Sheshi Skënderbej te Bulevardi i Ri

Gjatë viteve konventa është ratifikuar dhe zbatuar nga shumë e shumë vende dhe parashikon që të mos kërkohet më legalizimi i certifikatave pranë autoriteteve konsullore, por të njihen si të vlefshme të gjitha ato certifikata që kanë të ashtuquajturën apostille të vënë nga autoritetet e vendit që kanë lëshuar dokumentin. Në Shqipëri është në përdorim nga viti 2004.

dhe Mbiemri”, përkthyes i njohur i akredituar pranë Ministrisë së Drejtë-sisë shqiptare”. Do të vendoset firma dhe vula e përkthyesit të njohur. Në bazë të nenit 65 të Ligjit nr. 7829 datë 01.06.1994, një noter shqiptar do të deklarojë vërtetësinë e nënshkrimit dhe statusin ligjor të përkthyesit të njo-hur. Mbi dokumentin dhe përkthimin do të vendoset vula “Apostile” nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Dokumenti origjinal i pajisur me Apostile dhe i shoqëruar nga përkthimi po ashtu i pajisur me

Apostile, mund të paraqitet pranë au-toriteteve italiane në Itali. Procedura e re do të ketë kosto më të ulët se shifra 3030 lekë që kushton aktualisht, ndër-sa koha e marrjes së shërbimit do të jetë më e shkurtër. Ambasada italiane kujton gjithashtu se shtetasit shqiptarë kanë gjithsesi mundësi që të kryejnë përkthimin zyrtar të dokumenteve nga përkthyes të njohur në Itali.

Vula apostile Vula Apostile, apo më saktë Apos-

tille (fjalë belge) e lindur nga një mar-rëveshje ndërkombëtare të quajtur

Konventa e Hagës, nuk është tjetër veçse një vulë e standardizuar në për-masa e përmbajtje siq' parashihet nga vetë konventa. Është një lloj legalizimi që autoriteti kompetent i një shteti i bën dokumentit publik duke e kthyer dokumentin në të vlefshëm edhe për shtetet e tjera që kanë nënshkruar kon-ventën. Pra Apostille është një legal-izim i mundshëm i parashikuar vetëm për shtetas që vijnë nga vendet që kanë nënshkruar Konventën e Hagës së 5 tetorit 1961 lidhur me heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja.

Për të qenë të vlefshme në Itali, doku-mentet e lëshuara nga autoritetet shqiptare në Shqipëri duhet të jenë të pajisura me vulë Apostile të dy-fishtë të vendosur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë mbi do-kumentin origjinal në gjuhën shqipe dhe mbi përkthimin në e njohur në gjuhën italiane...

GAZETA SOT12 E Premte 7 Dhjetor 2018

2,3,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

d o s s i e r www.sot.com.al

Dokumentet e CIA, ja si SHBA tentoi të prishte marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe

Bashkimit Sovjetik, roli që patën britanikët

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBABË E BIR AKUZOHEN PËR DISA VJEDHJE TË TJERA NË LEZHËJa mendimet që kishin amerikanët për vendin tonë

Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmar-rë me dhjetra operacione gjatë regjimit komunist në

Shqipëri, për ta nuk ka pasur shumë rëndësi vendi ynë, por roli i Bashkimit Sovjetik. Në disa dokumente të deklas-ifikuara tregohet e për SHBA Shqipëria cilësohej pa vlerë, por qëllimi i të gjithë operacioneve ishte të mos lejohej ndi-kimi rus në Ballkan.

Dokument i CIA mbi Shqipërinë1. Më 19 gusht 1953 unë u takova

me Major-gjeneral ElmerJ.Rogers, i USAF, anëtar i Komitetit të Përbashkët të Vëzhgimit të JCS, me kërkesën e tij, për të diskutuar dokumentin e fundit të agjencisë sonë mbi Shqipërinë. Do-kumenti është referuar për komente te degët e PBS e JCS.

2. Bisedime ishte kryesisht një diskutim i propozimeve të fundit për ndarjen e mundshme të Shqipërisë nga orbita sovjetike. Ramë dakord se dokumenti në formën e tij aktuale dhe në rrethanat aktuale, ishte me rëndësi për Shtetin dhe CIA, dhe se interesi ushtarak do të ishte minimal deri në kohën që negociatat diplomatike të kishin avancuar përtej pikës aktuale të zhvillimeve. Gjenerali Rogers tha se nga pikëpamja krejtësisht ushtarake, ndarja e Shqipërisë nga orbita do të kishte avantazh shumë të vogël strategjik, por përfitimet psikologjike do të ishin të konsiderueshme. Ai foli gjithashtu për dy pika: (a) megjithëse shkëputja e Shqipërisë nuk do të ishte një shkak lufte për Bashkimin Sovjetik, ky veprim do të nxiste hakmarrjen e tij në elemente të tjera, dhe (b) një tenta-tivë e pasuksesshme për shkëputjen e Shqipërisë do të kishte pasoja serioze psikologjike dhe diplomatike në Ev-ropën Perëndimore dhe tjetër kund.

10 shtator 1953Mendësia britanike për operacione

të mundshme në ShqipëriDokumenti i mëposhtëm është

një përshkrim i shkurtër i bisedës in-formate me drejtorin gjatë kohës që ai ishte në Britani, në lidhje me çështjen e Shqipërisë. Biseda është kryer mes Patrick Dean i ministrisë së Jashtme britanike dhe Gjeneralit Sinclear, ndër-sa zoti ... ishte prezent gjatë kohës që u diskutua për Shqipërinë. Britanikët nuk dhanë prova entuziazmi të veçantë për çështjen, duke u treguar as të ftohtë as të ngrohtë. Ata mbanin linjën e përg-jithshme se ishte një subjekt me njëfarë interesi që mund të eksplorohej më shumë. Zoti Dean mendonte se debati aktual italo-jugosllav në lidhje me Tri-esten mund të ishte një pengesë serioze dhe se parakushtet e operacionit të Shqipërisë duhet të përfshinin ftohjen e debatit mbi Triesten. Çështja u diskutua nga zoti Dulles dhe u la një derë e hapur për ridiskutimin e temës në çdo kohë që të ishte e përshtatshme, por ishte e qartë se një operacion i përbashkët me britanikët ishte i vështirë për t’u arritur. Dega jonë ka menduar dhe ende mendon se nëse kjo çështje duhet të ngrihet me britanikët, duhet të ketë paraprakisht një afrim në nivel më të lartë mes Departamentit të Shtetit dhe ministrisë së jashtme britanike.

7 qershor 1951Memorandum bisede

Pjesëmarrës: Joyce, Higgs, Campbell (Departamenti i Shtetit)

Pas diskutimit të subjektit me zotin Joyce, u takova me Higgs dhe Cambell të Departamentit të Shtetit, dhe u tërho-qa vëmendjen në pikat e mëposhtme: Natyra gjithnjë e më shumë ushtarake e aktiviteteve të organizatave shqiptare të emigracionit në Jugosllavi, e cila po shkakton entuziazëm në rrethet e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë dhe grupet e tjera shqiptare të emigracionit në përgjithësi. Njoftimi i ekzistencës së grupit të sponsorizuar nga Jugosllavia në radion jugosllave, bënte të qartë se grupi ka si qëllim ar-ritjen e përmbysjes së regjimit Hoxha. Për më tepër, qasjet që janë bërë nga jugosllavët te përfaqësuesit shqiptarë të grupit, kanë bërë të qartë se Jugosl-lavia është e gatshme të mbështesë një program shumë më të gjerë sesi ai që ka sponsorizuar SHBA në formën e Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë (NCFA). Si rezultat i perspektivës atraktive për veprim të dhunshëm në të ardhmen e afërt, edhe anëtarët e komitetit tonë mund të joshen nga grupi jugosllav, duke bërë që NCFA të humbasë mbështetjen e liderëve dhe të publikut shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Aktivitetet jugosllave, siç është reklamuar nga publiciteti i grupit të sponsorizuar nga Jugosllavia dhe fushata e tyre e rekrutimit, tregojnë se shqetësimet e tyre nuk ishit të sinqerta kur sinjalizuan për qeveritë amerikane e britanike se aktivitetet e NCFA mund të shkaktonin një ndërhyrje sovjetike që mund të rrezikonte paqen në Ball-

kan. Vetë jugosllavët po përfshihen në një aktivitet shumë më provokativ sesa është kryer deri tani nga ne apo vende të tjera perëndimore. Në rast të një grushti shteti të sponsorizuar nga Jugosllavia, do të ishte e vështirë të ndalonim grekët në pushtimin e pjesës jugore të Shqipërisë, të cilën e konsiderojnë si interes legjitim, situatë e cila mund të jetë e vështirë dhe e sikletshme.

Ndërhyrja e SHBAUnë sugjerova se është e

dëshirueshme të sinjalizojmë me anë të ambasadorit tonë në Beograd, për paqartësinë e deklaratave jugosllave mbi rrezikun e ndërhyrjes sovjetike në rast të provokimeve perëndimore me grupe rezistence, në një kohë kur vetë Jugosllavia ka krijuar një or-ganizatë shumë më militante dhe po njofton hapur rekrutimin e një force për përmbysjen e regjimit të Hoxhës. Mendimi im për sugjerimin e përpjek-jeve diplomatike, duhet të ndihmojë në perceptimin e qëllimeve të vërteta jugosllave, sipas të cilave do të kon-ceptohet edhe politika amerikane në lidhje me këtë çështje. Unë sugjerova gjithashtu se meqenëse pezullimi dy-mujor i lëshimit të broshurave nga ajri ka skaduar, do të ishte mirë që të riniste lëshimi i teksteve ku ngrihet lart aktivi-teti i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë për ruajtjen e prestigjit të SHBA dhe për të treguar shenja të aktivitetit tonë duke ruajtur besimin e publikut e duke penguar dezertimin masiv nga Komiteti i sponsorizuar nga SHBA drejt atij jugosllav. U pranua gjithashtu nga anëtarët prezentë të Departamentit të Shtetit se do të ishte e dëshirueshme ngritja e çështjes së mësipërme me shtetin jugosllav dhe zoti Higgs sugjeroi se kjo duhet të kryhej pas marrjes së përgjigjes së jugosllavëve nga amba-sadori ynë atje. Në rast s kjo përgjigje do të ishte jo e kënaqshme, ne duhet të rifillojmë lëshimet e broshurave me efektin e kërkuar si për Shqipërinë dhe qeverinë jugosllave. Zoti Joyce pyeti nëse mendoja se ishte e dobishme të ngrihej çështja e organizatës shqiptare të sponsorizuar nga Jugosllavia, me gjeneralin Popoviç. Unë u përgjigja se

karakterin jo-produktiv të bisedave të deritanishme me të, do të ishte e panev-ojshme ngritja e debatit me të, prandaj mbrojta qëndrimin se çështja duhet të ngrihet me anë të kanaleve diplomatike në Beograd.

27 maj 1952Memorandum

Në lidhje me dokumentet e strateg-jisë së Luftës së Ftohtë dhe për qëllime të përgjithshme operacionale, po ju kaloj disa deklarata dhe observime të bëra nga zoti Beam, i cili është zyrtari i dytë i ambasadës tonë në Beograd. Ai sapo është kthyer nga Beogradi pas një mandati një-vjeçar. Beam është një observues i mprehtë politik dhe pikëpamjet e tij duhet të jenë me interes për ne. Në lidhje me Shqipërinë, zoti Beam mendon se jugosllavët i qëndro-jnë politikave të tyre të një viti më parë. Politika e tyre është të vazhdojnë të rua-jnë gjerat të ziejnë ngadalë në Shqipëri, por nuk pranojnë të bëjnë diçka që do të trazonte regjimin aktualisht, prej frikës së ndonjë reprezaljeje nga sovjetikët. Ata vazhdojnë të mendojnë se nëse Jugosllavia sulmohet nga Lindja, ata menjëherë do të pushtojnë të gjithë Shqipërinë, dhe me sa dihet, ata nuk pranojnë që në këtë pushtim të lejojnë pjesëmarrje nga Greqia apo vende të tjera. Jugosllavët besohet të kenë disa agjentë që hyjnë e dalin nga Shqipëria, të cilët janë mjaft të informuar mbi gjendjen aktuale në vend.

Situata në ShqipëriQë prej vitit 1048 kur regjimi i

Titos u prish me Bashkimin Sovjetik, Shqipëria është izoluar nga kontakti tokësor me vendet satelite sovjetike. Kjo, përveç terrenit të ashpër të vetë vendit dhe traditave të vjetra klandes-tine të shqiptarëve, veçanërisht në zonat tribale të veriut, duken se e bëjnë Shqipërinë një objektiv premtues për operacione klandestine me objektiv përmbysjen e regjimit aktual komunist. Prezenca e një numri t madh refug-jatësh shqiptarë në Evropë, sugjeron zhvillimin e një qendre politike jashtë Shqipërisë, të përbërë nga përfaqësues të elementëve anti-totalitarë dhe mi-qësorë ndaj politikave të SHBA për Ballkanin, që mund të shërbejnë si një

pikënisje për elementët anti-komu-nistë brenda Shqipërisë. shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike në verën e vitit 1949 ishin përgjegjës për formimin e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë (NCFA), që është një qendër politike e përfaqësuesve të refugjatëve demokratikë shqiptarë, dhe që mund të shërbejë si një mbulim për operacionet e fshehta në Shqipëri. Dhe prej atëherë operacionet e degëve politike dhe ushtarake janë kryer në emrin e NCFA.

PropozimiNCFA është një grupim për-

faqësues i refugjatëve shqiptarë që vepron si pikë fokusimi për ata që janë të interesuar përfundimisht për çlirimin e Shqipërisë. Grupimi vepron si një mbulim zyrtar për aktivitetet jozyrtare të CIA dhe shërben si një vegël për denoncimin publik të çështjes së shqiptarëve të robëruar në Shqipëri. Ai kontrollohet nga CIA dhe shërbimet britanike të MI6. Krerëve të NCFA u është bërë e qartë se në asnjë rast nuk konsiderohen si “Qeveria në ekzil” e Shqipërisë.

Detyra dhe propozimeBotimi i gazetës Shqipëria në

gjuhën shqipe, dhe përdorimi i përm-bajtjes së saj kryesore për broshurat e propagandës së lëshuar nga ajri në Shqipëri. Botimi në kohën e duhur të njoftimeve periodike mbi Shqipërinë, i publikuar në anglisht, frëngjisht e italisht, i shpërndarë në agjencitë kryesore të shtypit perëndimor. (Përgatitja e përmbajtjes së botimit Shqipëria është kryer sipas projektit OBTUSE, i ci li mbështetet dhe asis-tohet nga OBLIVIOUS ) Përgatitja e teksteve të broshurave të propa-gandës dhe shkrimet e transmetimeve klandestine në radio. Operacioni i “letrave helmuese” me postë, kundër liderëve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri. Monitorimi i Radio Tiranës, monitorim i shtypit botëror për lajme mbi Shqipërinë, që mund të përdoren në programin tonë të propagandës. Lidhjet me grupet e emigrantëve, veçanërisht me ato që bëjnë pjesë në Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë.

Dokumenti i mëposh-tëm është një për-shkrim i shkurtër i bisedës informate me drejtorin gjatë kohës që ai ishte në Britani, në lidhje me çështjen e Shqipërisë. Biseda është kryer mes Pat-rick Dean i ministrisë së Jashtme britanike dhe Gjeneralit Sin-clear, ndërsa zoti ... ishte prezent gjatë kohës që u disku-tua për Shqipërinë. Britanikët nuk dhanë prova entuziazmi të veçantë për çështjen, duke u treguar as të ftohtë as të ngrohtë...

2,3,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 7 Dhjetor 2018 13

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAmbasadori i ri amerikan nis misionin me mbështetje të pakufizuar për ushtrinë

Andi LAMKO

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë dje se zhvilli-mi i Forcës së Sigurisë së

Kosovës në Forca të Armatosura është një hap pozitiv dhe i natyrshëm, duke përmbysur në mënyrë spektakolare kritikat e një dite më parë nga NATO, Serbia e Rusia për krijimin e ushtrisë. Në një intervistë për televizionin shtetëror RTK, Kosnett tha se krijimi i ushtrisë është i natyrshëm për aftësitë vetëmbrojtëse të një vendi sovran e të pavarur, në një deklaratë ndoshta të nx-itur nga komenti i kryeministrit Hara-mndaj i cili më herët tha se Kosova ka nevojë për ushtrinë që të mbështesë misionet amerikane në Irak e Afgan-istan. “Liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeru-ajtëse jashtë shtetit, dhe që Kosova ka arritur pikën për të qenë konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, prandaj nëse mund t'i kontribuoj kësaj, ajo është e mirëpritur", tha Kosnett, duke siguruar më tej se Kosova vazhdon të mbetet e lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

Nato: Nevojitet gjakftohtësi me Beogradin

Sekretari i Përgjithshëm i NA-TO-s, Jens Stoltenberg, tha dje se ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, në lidhje me zhvillimet për ushtrinë e Kosovës, duke përsëritur se e konsideron diçka të papërshtashme. “Sot, zhvillova bisedë telefonike me presidentin Vuçiç dhe z. Haradinaj, për konstatimet e takimit të mërkurës

Përvjetori i Grigoropulos, protestat të dhunshme rinore në Athinë

Raporti: Qytetet e Ballkanit, të errësuara nga smogu toksik

Disa dhjetra të rinj janë arrestuar dje në Athinë, pas protestave të dhunshme rinore anti-qeveritare në përvjetorin e 10 të vrasjes së një 15 vjeçari nga policia greke. Shumica e protestuesve ishin nxënës shkolle dhe organizata rinore, teksa në disa raste u përleshen me policët. Protestuesit goditën policinë me shishe benzine dhe mjete të forta, si dhe shkatërruan disa dyqane dhe stacione auto-busësh. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe pompa uji për të shpërndarë demonstruesit. Për

të dhjetin vit me rradhë nuk kanë munguar demostrimet e dhunshme në kujtim të Alek-sandro Grigoropulos, të riut të vrarë nga një police greke natën e dhjetorit 2008. E ëma e Grig-orpoulos u ka bërë thirrje dje ashtu si çdo vit ndaj të rinjve, që të mos bëjnë akte të dhunshme, pasi kështu prishin kujtimin e Aleksandros. "Po të ishte gjallë Aleksandros, do të ishte kundër dhunës. Prandaj le të ruajmë gjakftohtësinë dhe ta kujtojmë për atë që ishte, një fëmijë i qetë dhe plotë ëndrra", tha ajo.

Djegia e qymyrit ka mbësht-jellë qytetet e Ballkanit me smog toksik e duke i bërë ato nga më të ndoturat në planet. Në këtë zonë të Evropës OKB këtë muaj para-lajmëroi për nivele alarmante ndotjeje të ajrit. Kryeqyteti maqe-donas Shkup u rendit kësaj jave qyteti i tretë më i ndotur në botë, ndërsa Sarajeva e pesta, sipas monitoruesit AirVisual. Prishtina nuk mbetej prapa tyre me dy cen-trale energjetike qymyri që prod-hojnë 95 për qind të energjisë së saj. "Në tre dekada që jap mësim, nuk kam parë kurrë kaq shumë

fëmijë me kollë e të sëmurë" tha mësuesja 56 vjeçare e Shkupit, Vesna Delevska. "Shumë ditë fëmijët as nuk i sjellin fëmijët fare në shkollë prej nivelit të papër-ballueshëm të ndotjes," shtoi ajo. Centralet e qymyr-drurit në rajon plus djegia e qymyrit për ngrohje në shtëpi ka mbushur ajrin me toksina. Pesë qytete të Ballkanit ishin mes 10 qyteteve më të ndotura të Evropës, sipas një studimi të 2017 nga OBSH. Ato përfshinin Tuzla (Bosnie), Pljevlja (Mali i Zi), Shkupi, Tetova e Bitola (Maqedoni).

Prokurori italian: Ndrangheta bashkëpunon me grupet shqiptare"Klanet maf ioze të

Ndranghetas bashkëpunojnë me grupet kriminale shqiptare e turke". Kështu ka deklaruar dje gjatë konferencës së shtypit Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane Federiko De Raho, mbi mega opera-cionin antimafia të drejtuar nga Eurojust dhe autoritetet në Itali, Gjermani, Belgjikë, Holandë e në Amerikën e Jugut. Operacioni i koduar “European Ndrangheta con-nection” ka çuar në arrestimet e 90 personave të konsideruar

eksponentë të rëndësishëm të mafias kalabreze Ndrangheta. Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në krim të organ-izuar mafioz, vrasje, trafik droge, zhvatje me dhunë. Mash-trim fiskal e riciklim parash. Shumat e parave të përfituara nga trafiku i drogës i investonin në sektorin e restoranteve në Gjermani e Hollandë. De Raho konfirmoi se mafia kalabreze vepronte në bashkëpunim të ngushtë me krimin e organ-izuar shqiptar si dhe me një grup kriminal turk.

SHBA, gati të dërgojnë flotën

ushtarake në Detin e ZiSHBA njoftuan dje se po për-

gatiten të dërgojnë një anije ush-tarake në Detin e Zi dhe i kërkuan Departamentit të Shtetit të njoftojë Turqinë për kalimin në ngushticën e Bosforit. Sipas kushteve të mar-rëveshjes, vendet që nuk kanë një bregdet në Detin e Zi duhet ta njoftojnë Turqinë të paktën 15 ditë përpara tranzitit përmes detit. Lëvizja vjen si kundërpërgjigje ndaj konfiskimit të anijeve ukrainase nga Rusia, në kalimin e Kerçk që lidh Detin e Zi dhe Detin Azov.

Francë-Gjermani zbusin kërkesat

e BE për refugjatëtFranca dhe Gjermania kanë

propozuar te enjten që qeveritë e Bash-kimit Evropian që refuzojnë të pranojnë refugjatë, të paguajnë për t’u përjashtu-ar nga sistemi i bllokut për shpërndarje të emigrantëve. Sipas një dokumenti që ka qarkulluar mes ministrave të Brend-shëm të BE në Bruksel dhe është parë nga agjencia e lajmeve, Reuters, plani parasheh që pranimi i emigrantëve të jetë sërish obligim, mirëpo përjashtime mund të bëhen nëse shtetet kanë “masa alternative solidariteti”.

Luksemburgu, vendi i parë me

transport publik falasLuksemburgu do të jetë vendi i

parë në botë që pritet të ketë transport publik falas, duke përfshirë udhëtimin me tren, tramvaj dhe autobusë që prej verës së ardhshme. Vendimi është marrë nga koalicioni i ri qeverisës, i drejtuar nga Xavier Bettel, i cili u betua për një mandat të dytë si kryem-inistër të mërkurën. Vendimi erdhi pas një studimi të bërë në vitin 2016, ku rezultonte se drejtuesit e automjeteve shpenzonin mesatarisht 33 orë të bllokuar në trafik.

Arrestimi i papritur Meng Wanzhou në Kanada, 46 vjeçarjes administratore e gjigantit kinez të elek-tronikës Huawei dhe bija e themeluesit Ren Zheng-fei, ngre dyshime të reja mbi armëpushimin tregtar 90-ditor të arritur mes Presidentit Donald Trump dhe homologut kinez Xi Jinping. Ndalimi i saj mes fluturimeve në aeroportin e Vancouver pritet të sjellë ekstradimin në SHBA për shkelje të mundshme të sanksioneve. SHBA ka thënë më parë se sistemet e Huawei nëpër botë mund të përdoret nga Kina për të spiunuar dhe kompania është ndaluar të operojë në SHBA dhe disa tregje të tjera. Pekini insiston se nuk ka influencë mbi Huawei por kërkoi dje lirimin e menjëhershëm të administratores. Autoritetet kana-deze thanë Meng se do të dalë në gjyq sot.

Parlamenti i Ukrainës Verkhovna Rada, aprovoi dje propozimin e presidentit Petro Poroshenko për mbylljen e traktatit të miqësisë me Rusinë. 277 depu-tetë votuan për mbylljen e traktatit duke lejuar skadi-min e tij dhe mos-rinovimin. Traktati skadon më 31 mars 2019. Traktati i nënshkruar në1997, paracakton se Rusia dhe Ukraina duhet të respektojnë integrite-tin territorial të njëra-tjetrës dhe pathyeshmërinë e kufijve reciprokë. Në të thuhet gjithashtu se Ukraina e Rusia duhet të ndërtojnë marrëdhënie bilaterale bazuar në "respektin reciprok për sovranitetin, zg-jidhjen paqësore të problemeve, pa përdorur forcën ose kërcënimin e forcës”. Forcat qeveritare ukrainase po luftojnë kundër militantëve të mbështetur nga Rusia në lindje të vendit që prej prillit 2014.

Ndalimi i shefes së Huawei përkeqëson luftën tregtare Kinë-SHBA Ukrainë, parlamenti anulon traktatin e miqësisë me Rusinë

SHBA përmbys kritikat për ushtrinë e Kosovës, e vlerëson zhvillim pozitiv

të Ministrave të Jashtëm të NATO-s për Ballkanin Perëndimor. Theksova se Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë gjakftohtësi dhe përmbajtje, dhe të shmangin çfarëdo deklarate apo veprim provokativ. Gjatë bisedës me Haradinaj, ngrita shqetësime për planin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. I theksova se

një veprim i tillë është i papërshtat-shëm dhe kundër këshillave të shumë aleatëve të NATO”, ka shtuar Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, duke përsëritur se veprimet mund të kenë pasoja në perspektivën e Kosovës për integrim euro-atlantik. “Gjithashtu kam biseduar me presidentin Vuçiç rreth nevojës urgjente për ulje të tensioneve

dhe të dyve i kam rikujtuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, duhet të mbetet e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në deklaratën e Stoltebberg. Haradinaj: Ushtria nis më 14 dhjetor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është treguar dje përsëri i vendosur për krijimin e ushtrisë së Kosovës megjithë kundërshtimet, tek-sa përmes një postimi në “Facebook” tha se ushtria do të formohet më 14 dhjetor dhe se këtë ia ka bërë të ditur Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në telefonatë. Kryemi-nistri shtoi se FSK do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. “Sot zhvillova një bisedë telefo-nike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s z. Jens Stoltenberg. Shpreha falënderimin tim dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR në Kosovë dhe kontributin e NATO-s për një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Duke shpre-hur mirëkuptim për qëndrimin e tij nga perspektiva multilaterale, njëkohësisht e informova Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se Kosova është e përk-ushtuar për një proces të tranzicionit të FSK-së që do të sigurojë një ushtri profesionale, multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhej në komentin e Haradinaj. Dje çuditërisht nuk kishte reagime nga pala serbe, e cila një ditë më parë kundër-shtoi formimin e ushtrisë së Kosovës duke thënë se Serbia është e gatshme të përdorë ushtrinë e saj. “Shpresojmë të mos jetë nevoja, por përdorimi i ushtrisë sonë është opsion që mbetet në tavolinë”, kishte thënë në provokimin e radhës kryeministrja Brnabiç.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergeri Lavrov, ka thënë dje se Rusia pret që Prishtina të përm-bushë obligimet e marra në Bruksel, duke nisur me themelimin e Asocia-cionit të Komunave me shumicë ser-be. Lavrov i ka bërë gjatë mbledhjes

së 25-të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme që po mbahet sot në Milano të Italisë. Faza finale e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Ser-bisë ka një kohë që ka stagnuar edhe përkundër takimeve të presidentit Thaçi me Aleksander Vuçiçin.

Lavrov: Prishtina të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

GAZETA SOT14 E Premte 7 Dhjetor 2018

2,3,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Policia e Shtetit, kontroll në 34 subjekte për kapsolla

Policia e Shtetit vijon kontrollet në dyqane dhe pika shumi-cash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekues-trimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën. Në qytetet e Durrësit, Krujës dhe Shijakut u kontrolluan nga uniformat blu 34 subjekte të ndryshme dyqane, supermar-kete dhe pika shumicash. Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla apo fishekzjarrë që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën. Gjithashtu kontroll u ushtrua edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri. Ndalimi i këtyre lëndëve të rrezikshme erdhi pas lëndimit të gishtave të polices Ina Nurka, në protestën e banorëve të Unazës së Re përballë parlamentit. Policia e Shtetit fton qytetarët për të denon-cuar çdo rast të tregtimit të lëndëve të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, plagosen 5 të rinj

Një aksident është shënuar mesditën e djeshme në aksin Elbasan-Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Mamël. Sipas policisë bëhet me dije se në ak-sident janë përfshirë dy makina, ku drejtuesi i mjetit tip “Benz” është përplasur me një automjet tjetër tip “Pasat” ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona, të cilët ishin pasagjerë. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se të nga ky aksident mbetën të plagosur, Xhulian Muça, Loanis Dodja, 20 vjeç, Kristiano Gjika 5 vjeç, të tre këta banues në fshatin Katund i Ri, në Elbasan dhe Joanis Toçka dhe Bardhyl Muça. Pesë të rinjtë janë transportu-ar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se 5 të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet shkaqet, por policia ngriti një grup hetimor dhe po punon për të zbuluar rrethanat e aksidentit.

Makina përplas motorin, vdes 63-vjeçari në Vlorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Vlorë, ku një makinë është përplasur me një motor dhe për pa-sojë ka gjetur vdekjen një person. Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Orikum-Dukat ku mësohet se drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një automjet , automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin me inicialet V. B., ku për rrjedhojë ka gjetur vdekjen drejtuesi Arsen Çela. Gjithashtu bëhet e ditur se nga aksidenti ka mbetur i lën-duar edhe drejtuesi i automjetit shtetasi me inicialet V. B.. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera procedurale të arrestimit të tij. “Rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur "Qafa e Luarit", automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”, sqaroi policia.

Vodhi banesat e bashkëfshatarëve, arrestohet 42-vjeçari me dy emraNjë 42 vjeçar i shpallur në kërkim për vjedh-

je ka përfunduar në prangat e policisë së Sa-randës. Sipas policisë ai i ka vjedhur tetë banesa bashkëfshatarëve të tij në fshatin Çukë. Në pran-gat e uniformave blu të Sarandës përfundoi, Ylli Gjinika, 42 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë. Arrestimi i tij u bë për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë më datë 28.11.2018, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për ve-prën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autorë i 8 vjedhjeve. Sipas policisë të gjitha këto vjedhjeje janë të dokumentuara dhe të provuara. Policia e Sarandës thotë se më datë 25.09.2018 42-vjeçari, Gjinika ka vjedhur

banesën e shtetasit me inicialet B. C.. Gjithashtu ky person më datë 02.07.2018 ka vjedhur banesa e shtetasit me inicialet Q. R.. Ylli Gjinika nuk është ndalur me kaq pasi, më datë 31.07.2018 ky shtetas ka vjedhur banesën e shtetasit me inicialet K. P.. Më datë 08.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit me inicialet K. L., ku sipas policisë është vjedhur nga 42-vjeçari. Katër ditë më vonë, pikërisht më datë 12.06.2018 është vjed-hur banesa e shtetasit T. S., ku dyshohet se është vjedhur nga i njëjti person. Ndërsa një javë më vonë më datë 24.06.2018, Ylli Gjinika ka vjedhur banesën e shtetasit me inicialet P. T.. 42-vjeçari nuk i ka lënë këtu vjedhjet. Sipas uniformave blu të qytetit bregdetar jugor në muajin mars

Gjinika ka vjedhur dhe dy banesa të tjera. Më datë 06.03.2018 ai ka vjedhur banesën e shtetasit me inicialet R. R., ndërsa më datë 23.03.2018 po ky shtetas sipas policisë ka vjedhur banesën e shtetasit me inicialet M. O.. Të gjitha këto vjedhje kanë ndodhur në fshatin Çukë të Sarandës. Nga vjedhjet e kryera në banesat e sipërpërmendura ka rezultuar se Gjika ka vjedhur kryesisht orendi shtëpiake. Policia e Sarandës ka kryer një punë të gjerë hetimorë për dokumentimin e veprave të këtij shtetasi i cili rezulton i dënuar edhe më parë në Shqipëri për vjedhje dhe në Greqi për trafik lendesh narkotike. 42-vjeçari njihet dhe me emrin Ilia Gjinika. Ai njihet gjithashtu dhe si përdorues i lëndëve narkotike.

Prokuroria nis hetim pasuror ndaj Emiljano Shullazit, merret në pyetje Ylvi Beqja

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNën hetim është dhe vetë biznesmeni Ylvi Beqja

Elvis MYRTA

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim pas-uror ndaj Emiljano Shullazit. Organi i

akuzës së kryeqytetit do të bëjë një hetim pasuror ndaj Shullazit, pasi ai akuzo-het për pastrim parash. Në lidhje me këtë hetim, ditën e djeshme është paraqitur në prokurori biznesmeni Ylvi Beqja. Ai ka qëndruar rreth një orë në organin e akuzës, ku mësohet se është pyetur në lidhje me ish-hotel “Vollgën” në Durrës, 30 % të së cilës ia kaloi në pronësi Emiliano Shullazit. Nën hetim për këtë dosje është dhe vetë biznesmeni, pasi sipas prokurorisë dyshohet se kjo pronë është regjistru-ar në hipotekën e Durrësit në kundërshtim me ligjin. Referuar dokumentacionit i dyshuari Shullazi zotëron 30 % të kësaj prone, e cila shër-beu si shkak që biznesmeni Ylvi Beqja t’i paguajë nën kërcënim grupit kriminal në formën e gjobës shumën prej 500 mijë eurosh. Ylvi Beqja pati deklaruar se e kontak-toi Shullazin për t’i dhënë ndihmë për regjistrimin e kësaj prone dhe në këmbim do ti jepte 20 për qind të saj. Por kur tentoi t’ia shiste një personi tjetër, Emiljano Shullazi bashkë me miqtë e tij, kërkuan 30 përqind të sipërfaqes dhe një gjobë në vlerën e gjysmë milioni euro. Kujtojmë se më 13 nëntor pas gati 50 seancash gjyqësore ndaj këtij grupi të dyshuar kriminal, togat e zeza të krimeve të rënda, të kryesuara nga Fran Prendi, dënuan këtë grup me 55 vite burg. Krimet e Rënda dënuan me 14 vite burg Emiljanon Shullazin, i konsideruar si kreu i këtij grupi kriminal. Shullazi u dënua për akuzën e gjobëvënies dhe atë të kri-jimit të grupit të strukturuar kriminal. Ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzat e kanosjes ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni

si dhe për shkatërrimin e pronës në rastet e vënies së tritolit në garazhin e Jani Zekës dhe biznesit së Adri-atik Kërçyku. Ndërkohë mbështetësi kryesor i Shul-lazit, Gilmando Dani u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 12 vite burg. Gjykata dënoi me nga 10 vite burg dy anëtarët e tjerë të bandës, Endri Qyqa dhe Endrit Zela, ndërsa Blerim Shullazi u dënua me 10 vite burg. Gjykata dha gjithashtu një masë shtrënguese, që të pandehurit të mos përfitojnë nga e drejta e lirimit me kusht, dhe dënimin do e kryejnë në një burg jo të sigurisë së lartë.

Akuzat ndaj ShullazitShullazi dhe grupi i

tij u shpallën fajtor nga gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanos-jes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale sipas gjykatës është kryer në formën e grupit të strukturuar krim-inal. Nga hetimi i proku-rorisë, ka rezultuar se, ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emil-jano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera. Beqja ka kontaktuar me Shullazin,

me qëllimin që ta ndihmojë në lidhje me procedurat mbi pronësinë e hotel “Vollgës”. Prokuroria i akuzon të pan-dehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beq-ja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare. Ndërkohë Emiljano Shullazi është shpallur i pafajshëm nga gjykata për kërcënimin e bërë ndaj dekanit Mynyr Koni dhe rektorit Dhori Kule. Referuar pretencës së prokurorisë, Konit i është

afruar një makinë e zezë, ata kanë hapur xhamin dhe e kanë ftuar që të futej në makinë. Pasi është futur në makinë, i kanë thënë se duhet të jepte dorëheqjen nga pozicioni dhe gara. Ky deklarim i dekanit, mbështet nga veprimi i tij për të dhënë dorëheqjen, kohën dhe mo-mentin që e ka bërë. Por kërcënimit për shkak të detyrës, nuk i ka shpëtuar as rektori Dhori Kule. Sipas prokurorisë, këtij të fundit i kanë dalë para 3 makina me xhama të zinj, ku dikush i kishte thënë se nuk duhet të ndalonte Konin të jepte dorëheqjen.

Nën hetim për këtë dosje është dhe vetë biznesmeni, pasi sipas prokurorisë dyshohet se kjo pronë është regjistruar në hipotekën e Durrësit në kundërsh-tim me ligjin. Referuar dokumentacion-it i dyshuari Shullazi zotëron 30 % të kësaj prone, e cila shërbeu si shkak që biznesmeni Ylvi Beqja t’i paguajë nën kërcënim grupit kriminal në formën e gjobës shumën prej 500 mijë eurosh...

2,3,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 7 Dhjetor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

“Nuk deklaroi 14 mijë euro, ndalohet shqiptari në kufirin grek

Një shtetas shqiptar, i cili po udhëtonte nga Greqia drejt Shqipërisë me një shumë parash, u bllokua ditën e djeshme nga autoritetet greke në doganën e Kakavijës. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet akoma i ditur, kishte me vete 14 mijë euro, të cilat nuk i kishte deklaruar tek organet doganore sipas ligjit. Doganierët grekë sekuestruan 25% të shumës së parave, sikurse e parashikon ligji. Kushdo që kalon kufirin dhe ka të paktën 10 mijë euro, shumën e par-ave duhet ta deklarojë tek autoritetet doganore përkatëse. “Çdo person, shqiptar ose i huaj, i cili hyn ose largohet në dhe nga territori i Republikës së Shqipërisë është i detyru-ar të deklarojë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 1,000,000 (një milion lekë) ose kundërvlera e saj në monedha të tjera të huaja, si dhe qëllimin e mbartjes së tyre, për të cilat duhet të paraqesë dokumente justifikuese”, thuhet në ligj.

Itali, zjarr në banesën e shqiptarëve, digjet nëna me 2 fëmijët

Një zjarr ka shpërthyer në banesën e një familjeje emi-grantësh shqiptarë në komunën Firenzuola në provincën e Firences. Zjarri i madh në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e shqiptarëve, më konkretisht rreth orës 03:30. Flakët përpin banesën brenda disa minutash ku u dogjën dhe disa nga familjarët. Nga flakët kanë mbetur të plagosur rëndë dy fëmijë, djali 8 vjeç, dhe vajza 11 vjeçe, si dhe nëna e tyre. Të plagosurit kanë djegie në mbi 50 % të trupit e janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se motivi i zjarrit ka nisur nga një lojë me çakmak mes dy fëmijëve në sallonin e banesës e që më pas ka shkaktuar marrjen flakë të divanit ku ata po luanin. Fëmijët janë të shtruar në spitalin Mayer të Firences, ku po marrin të gjithë ndihmën e nevojshme. Vogëlushi 8 vjeçar, i është nënshtruar një operacioni kiru-rgjikal ndërsa 11-vjeçarja, ndodhet e shtruar në repartin e reanimacionit. Ndërsa nëna e tyre është transportuar me urgjencë me helikopter në spitalin e Torinos.

Dhunonte gruan, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Për vite me radhë ka dhunuar bashkëshorten në sy të fëmijëve, sepse ajo refuzonte ti jepte para për të luajtur bixhoz. Por, pas 6 vitesh, ditën e djeshme shqiptari është vënë në pranga nga policia italiane e Firences. 42- vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka keqtrajtuar shumë herë gruan e tij dhe madje herën e fundit ajo ka humbur ndjenjat, pasi është goditur rëndë. Sipas mediave italiane hetimet ndaj shqiptarit kanë filluar në Qershorin e vitit të kaluar kur gruaja e tij, gjithashtu shqiptare vendosi ta denonconte në polici. Pas hetimeve disa mujore, në Tetor-in e vitit të kaluar u morën masa ndaj shqiptarit që të mos i afrohej shtëpisë ku jetonte bashkëshortja e tij së bashku me fëmijët. Por, shqiptari vendosi ti thyente rregullat dhe shkoi tek puna e gruas së tij dhe e dhunoi. Pas ngjarjes së fundit, ai u vu në pranga me akuzën e thyerjes së urdhrit të mbrojtjes dhe dhunë në familje.

Lul Berisha përballet në gjykatë me personin që tentoi ta vriste 14 vite më parëDitën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të

Rënda është mbajtur seanca e radhës ndaj Ahmet Ajetit, i dyshuari si atentatorit të Lulzim Berishës. Në seancën e djeshme kur priteshin të vinin të dëshmonin mjeku i ligjor i cili bëri akt ekspertimin e Ajetit, kur u plagos ditën që do i bënte atentat Berishës, një ish polic, i cili ishte personi që shkoi i pari në vendngjarje dhe një dëshmitare okulare. Por, surpriza do të ishte Lulzim Berisha. Ai u shfaq ditën e djeshme përballë personit që do ti bënte atentat 14 vjet më parë. Berisha papara gjykatës është shprehur se nuk do donte që të dëshmonte për këtë ngjarje, pasi ai tashmë e ka lënë pas të kaluarën. “Nuk dua të dëshmoi për këtë ngjarje, unë vetë e kam përfunduar dënimin tim dhe gjithçka për

mua i përket të kaluarës. Tashmë kjo çështje është duke u gjykuar nga drejtësia dhe unë kam besim ke drejtësia”, është shprehur Berisha dhe është larguar nga gjykata. Ndërkohë, në seancën e djeshme kanë dhënë dëshminë e tyre Fatos Zaçe, mjeku ligjor, i cili përballë gjykatës tha se nuk i kujtohej shumë rasti, pasi kishte kaluar shumë kohë. Të njëjtat qëndrime mbajtën dhe ish polici dhe dëshmitarja okulare. Ndërkohë, vetë Ajeti është shprehur se ishte vetëpla-gosur me qëllim pasi u tërhoq nga vrasja e Lulzim Berishës. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe avokati i tij mbrojtës, Sajmir Visha. Klienti im, pasi është tërhequr për të vrarë Lulzim Berishën ka plagosur veten. AI ka tërhequr lëkurën dhe e ka qëlluar atë në mënyrë që mos kishte rrezik për jetën”, i tha Visha

gjykatës. Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tira-na më 20 korrik nga Prishtina në Rinas dhe nga ajo ditë mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në Tiranë. Dyshohet se ekzekutimin e Lulzim Berishës, Ajeti do ta bënte për llogari të grupeve rivale të cilët një dekade më parë përplaseshin mes tyre. Vetë Lulzim Berisha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa u lirua me kusht nga drejtësia shqiptare. Ajeti, tentoi të vriste Lul Berishën në 30 gusht të vitit 2005. Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën me porosi nga Tirana drejt Durrësit me porosi nga dy persona për të vrarë Lul Berishën. Në afërsi të kafenesë ku ndodhej Lul Berisha, Ajeti u konfliktua me disa persona të tjerë dhe në konfortim e sipër ka plagosur veten e tij me pistoletë.

Trafik armësh me postë, Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 8 vite burg Sajmir Çullhajn

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra33-vjeçari përfiton 1/3 e uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar

Elvis MYRTA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënu-ar me 8 vite burg Sajmir Cullhajn,

i arrestuar rreth një vit më parë, pasi tentoi të trafikon-te armë me postë në Angli. 33-vjeçari, nga Shijaku u gjykua nga Krimet e Rënda me gjykim të shkurtuar nga ku përfiton 1/3 e uljes së dënimit. Në vendimin e saj përfundimtar togat e zeza të krimeve të rënda u shprehën se Çullhaj do të vuaj 6 vite heqje lirie, duke filluar që nga momenti i arrestimit. Për shijaksin e arrestuar në gusht të 2017, organi i akuzës kërkoi dënimin e tij me 12 vite burg për Sajmir Cull-hajn. Në seancën e djeshme përpara se trupi gjykues të tërhiqej për vendim i pande-huri pranoi se i ka dërguar ato pako, por se nuk ka pasur dijeni për armët. Kuj-tojmë se për këtë rast është i shpallur në kërkim dhe Neritan Faria, i cili dyshohet se është bashkëpunëtorë me 33-vjeçarin, në këtë aktivitet kriminal. Sajmir Çullhaj, është arrestuar në 26 gusht të vitit 2017, ndërsa dy ditë para arrestimit, në 24 gusht, në Rinas ishte gjetur dhe se-kuestruar një dërgesë drejtë Britanisë, ku nga skanerët janë identifikuar armët. Pas kësaj, sipas prokurorisë është identifikuar se pakoja është nisur nga një DHL në Durrës, ku kanë shkuar oficerë të policisë gjyqësore dhe kanë marrë në pyetje punonjësit që kanë qenë në turn dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë. Ndërkohë si prova që vërtetojnë implikimin e të pandehurit në këtë rast të trafikimit të armëve, por edhe trafikimit të lëndëve narko-tike, prokuroria tha se për-pos dëshmive të punonjësve, kamerave të sigurisë, ka të dhënat e nxjerra nga këqyrja e telefonit të Çullhajt dhe disa përgjime telefonike. Ndër-kohë, për lëndën narkotike, Saimir Çullhaj ka pretendu-ar se e kishte për përdorim

vetjak, por sipas organit të akuzës, sasia e gjetur është e konsiderueshme, për këtë, justifikimi i të pandehurit nuk është i besueshëm.

HetimetSipas prokurorisë, Cull-

haj dhe personi i shpallur në kërkim Neritan Faria, kur kanë dërguar pakon në postë kanë deklaruar se brenda saj është një makinë larëse e blerë në Angli. Sipas tyre, ata po e kthenin makinerinë, pasi ishte e prishur dhe ishte brenda garancisë. Ndërkohë, kanë qenë punonjësit që kanë bërë një përshkrim fizik të personave në fjalë, dhe kam-erat e sigurisë që kanë bërë të mundur identifikimin e tyre. Hetuesit, kanë arritur të gjejnë emrat pasi kanë identifikuar numrin e targës së makinës me të cilën kishin shkuar te DHL. Ndërkohë, pas këtyre veprimeve, është bërë këqyrja e telefonit të Saimir Çullhajt, ku shihen biseda me Neritan Farinë, në lidhje me dërgimin e pakove për në Britani. Sipas prokurorit të çështjes, Behar Dibra, Neritan Faria, i cili është ende në kërkim, ka kontakte të shumta me persona në Britani. Ndërkohë, dje prokurori i çështjes nxori në skenë edhe dy personazhe të tjerë, të cilët, janë konsideruar si pritësit

dhe organizatorët, por nuk ka prova që i implikojnë ata drejtpërdrejtë në këtë histori dhe për këtë, nuk janë marrë masa ndaj tyre. Konkretisht, ka qenë shqiptari me inicialet S. A., i cili në atë kohë ka qenë në një burg në Britani, pasi ishte kapur si një emigrant i paligjshëm. Aktualisht, ai është depërtuar në Shqipëri, ku i janë marrë edhe deklarime. Gjithashtu, me anë të një letër porosie të dërguar në Britani nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, është kërkuar infor-macion për shtetasin anglez me inicialet Xh. M., i cili në atë kohë, ka qenë në Shqipëri. Për zbardhjen e plotë të aktiv-itetit, Prokuroria e Krimeve të

Rënda ka marrë informacion nga autoritetet britanike dhe pikërisht, për administrimin e këtyre letër-porosive në gusht të këtij viti, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Kri-meve të Rënda zgjati hetimet me tre muaj. Çullhaj gjatë gjithë hetimit, ka qenë mo-hues ndaj akuzave të ngritura ndaj tij, duke thënë se ai nuk ka dijeni se çfarë përmbanin pakot dhe se, kishte pranuar të çonte ato pako me kërkesë të një miku. Mbi Sajmir Cull-hajn rëndojnë dy akuza ajo e “Trafikimit të armëve dhe municionit”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Pro-dhimi dhe shitja e narko-tikëve”, në bashkëpunim.

Në seancën e djeshme, përpara se trupi gjykues të tërhiqej për vendim i pandehuri pranoi se i ka dërguar ato pako, por se nuk ka pasur dijeni për armët. Kujtojmë se për këtë rast është i shpallur në kërkim dhe Ner-itan Faria, i cili dyshohet se është bashkëpunëtorë me 33-vjeçarin, në këtë aktivitet kriminal...

16 GAZETA SOTE Premte 7 Dhjetor 2018

Nga Besi BEKTESHI

Sigurisht shprehja "mish dhie" nuk ka të bëjë me mos res-pektin e kafshës së

fisme! Absolutisht jo! Ka të bëjë me teprimin e ngrënies të shumtë dhe të "barkut" (di-arresë) mbas një ngrënie të mirë dhe arrogante kundrejt stomakut!

Sot, studentët protestojnë për taksa dhe rëndesë në pagesa. Studentët gjithmonë duhen trajtuar me kujdes në çdo problema-tikë! Ato që e dinë mirë dhe qartë sistemin, medemek reformën dhe dobësitë, e kuptojnë qartë se "nuk është kjo kauza e vërtetë e pro-testës" (ajo që duhet të jetë) sepse nuk është pikërisht kjo çështja e parë morale e sistemit tonë tashmë të ngatërruar, padrejtësisht, të rënë nën kualitetin edhe me diktaturën! Nuk është kauza e drejtë dhe e rëndësishme, pse studentët që mungojnë (edhe mbesin) gjatë vitit, nuk duan të paguajnë dhjetorin kur ju teket të japin provime! As ngarkesa e lekëve për studim! Kauza e vërtetë është sistemi universitar i shkatërruar që me "mishin e dhisë" të ngrënë dhe mbushur barkun me universitetet e "reformave të PD-së"! Stu-dentët bëjnë mirë të mos pranojnë "njerëzit e mishit të dhisë" që dihet se kush janë por të shikojnë veten dhe sistemin arsimor! Po pra se kauza e vërtetë është shkatërrimi i shkollës, rënia e mësimdhënies jo në univer-

Nga Pirro PRIFTI

Greva në dukje e papritur dhe jo normale e stu-dentëve të disa

fakulteteve të Universitetit Politeknik, të Tiranës, Uni-versitetit Mjekësor, Univer-sitetit të Kamzës, e ndonjë tjetri publik, për probleme të përmirësimit aktivitetit të tyre mësimor, të kushteve të jetesës në kon-vikte dhe për heqjen e tarifës së riprovimeve ngjalli jo vetëm kureshtje por edhe shqetësim në opinionin publik në Tiranë dhe në vend.

Të tre kërkesat e tyre të shkruara me shkrim dore paraqesin shqetësimin të cilat MASR duhet t’i zgjidhë në bashkëpunim me universitetet publike dhe ato private duke pa-tur parasysh që në Senatet e këtyre universi-teteve ka përfaqësues të studentëve të cilët sot duhet të kishin paraqitur kërkesat përkatëse të studentëve bazuar në universitetet që kanë bërë grevën, por fatkeqësisht asnjë kërkesë nga Këshillat Studentore të studentëve të universiteteve publike përkatëse nuk ka. VKM ka dalë që në Maj dhe asnjë nga Këshillat Studentore nuk ka bërë ndonjë kërkesë as për tarifën dhe as për përmirësimin e kushteve në konvikte apo për përmirësimin e kushteve të leksioneve, seminareve dhe praktikave mësimore. Kjo ngre një hije të qartë dyshimi

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Dorëzimi kauzës së majtë, "mishit të dhisë djathtas"!

Politikanë të korruptuar, larg duart nga studentët!

sitet, por që në klasë të parë, shkatërrimit të universitetit publik dhe marrëzive me uni-versitetet private, humbjen e përgjithshme të peshës së mësuesit dhe pedagogut, teksteve plot marrëzi dhe influenca fitimprurëse, për-dorimin e "ushtrisë së arsimtarëve" si forcë elektorale, raportit përmbys mbi shoqërinë e interesuar për shkollën, ryshfetin, i cili në një anë ka presionin mbi notën dhe në anën tjetër, marrëzinë studentore për të mos mësuar dhe marrë shkollën publike me lek, kthimin e stafeve pedagogjike në organi-zata partie, emërimet e tilla, rektoratet me influenca partie dhe korrupsioni invadues në qarkullim etj., etj! Këto ishin probleme që duhet ti kishte zgjidhur e majta në Shqipëri. Sot opozita ka "në dorë" dhe i është dhënë në dorë, kauza "mish dhie" medemek e majtë, të cilën asnjëherë ato që e kanë krijuar nuk mund ta shërojnë nga diarreja që ka shkak-tuar! Por kjo lejohet nga arroganca e një të majte të "aristokratizuar" në mënyrë absurde! Nga mazhoranca e "majtizmit të djathtë" në Shqipëri. Ose më mirë nga pushteti që di se ka përpara një opozitë, e cila qëndron djath-tas dhe sillet si bolshevike! Mermeri i fytyrës së Ministres së Arsimit, nuk ka asnjë lidhje me një të majtë Europiane jo si pamje, por si kundër cilësi racionale e të zgjidhurit të problemeve konceptualisht majtas! Erdhën në pushtet për të ndrequr marrëzitë e një partie që ka futur në kolaps të gjitha sistemet dhe shtyllat majtëse të shtetit. Çfarë kanë bërë? Kanë shtuar arrogancën me VKM dhe ngarkesa vetë demaskuese taksash, tarifash

se demostrimi i studentëve në dhjetor, pesë muaj pas daljes së VKM Nr. 288, tregon se demostrimi dhe greva e studentëve është e manipuluar nga disa politikanë të korruptuar të LSI ndoshta dhe të PD

https://www.balkanweb.com/live-studen-tet-i-rrethojne-ministrine-nikolla-flet-per-me-diat/.

Shihet qartë se VKM - Vendim Nr. 288, datë 21.5.2018 në pikën 4 thotë: Pika 4. ``Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nën-shtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studime t``.

Kërkesa për anulimin e kësaj pike është e pabazuar, sepse mbetësit në një ose më shumë lëndë duhet të paguajnë riprovimin për arsye se kështu motivohen që të studiojnë, dhe të mos mbesin dhe kjo tarifë egziston dhe në të gjitha universitetet publike dhe private në të gjithë botën.

Përse duhet të bëjë përjashtim Shqipëria? Nëse bëhet fjalë për të ulur nivelin e pagesës për kredit nga 600 lekë të reja në më pak p.sh. se 300 lekë të reja për Kredit ECTS, atëhere shumë mirë. Le të ulen dhe të diskutojnë uljen por jo heqjen e tarifës. Të gjithë paguajmë takat, edhe studentët e shkollave të larta duhet të paguajnë. Nuk ka shkollë të lartë falas në

asnjë vend të botës. Shkolla falas janë shkol-lat elementare dhe pjesërisht ato të mesme bazuar në lëndë të veçanta. Shkolla të larta falas ka deklaruar vetëm Lenini kur debatoi në vitin 1922 për hapjen e universiteteve të cilat i quajti ̀ Universitete të Punëtorëve dhe të Fshatarëve`. Ky element social është plotësuar nga Bota Perëndimore dhe ajo e `Botës së Tretë`, por tarifat mbeten.

Problemi i dytë ai i përmirësimit të kus-hteve në konvikte është i drejtë, por problemi i konvikteve mbetet i pranishëm vetëm në Tiranë, sepse shumica e universiteteve private dhe publike në Tiranë dhe në rrethe e kanë zgjidhur duke marrë më qira apartamente deri në momentin kur universitetet përkatëse të kenë mundësinë që të ofrojnë kushte të mira në konvikte. Madje duhet të them që konvik-tet në Tiranë nuk duhet të egzistojnë deri sa fondet e universitetit publike nuk mjaftojnë.

Së treti, studentët nuk thanë asnjë fjalë në të gjitha tubimet e tyre për përmirësimin e praktikave, laboratorëve, madje dhe të kushteve të punës për pedagogët dhe rrogat e tyre, dhe kjo është një minus i madh për këta student të cilët dalin rrugëve duke lënë mësimin pikërisht për tu bërë mashë apo levë e tjetër kujt të cilit i intereson anarkia dhe destabilizimi i vendit. MASR duhet të jetë fleksibile ndaj këtyre kërkesave.

Le të lëmë anën teknike dhe të hidhemi tek thelbi i çështjes. Përse studentët bëjnë tu-bime, greva dhe demonstrata pesë muaj pasi

VKM ka dale, duke mos bërë asnjë ankesë me shkrim apo Kërkesë nëpërmjet Këshillave studentore?

Kjo nuk do shumë mend po të shohim se universitetet publike më të korruptuara pub-like në vend janë Universitetet e Tiranës dhe të Kamzës, përfshi dhe atë të Elbasanit, dhe kuptohet fare lehtë që studentët mbetës janë më të prirur që të përdoren nga politikanët më luftën politike kundër vendosjes së ligjit dhe të Vettingut. Kjo e bën protestën e Studentëve të dyshimtë dhe aspak studentore, por politike e të nxitur nga kolona të caktuara politike si ato të LSI dhe të PD të cilat përdorin këtë element proteste për të nxitur destabilizimin sepse mesa duket , protestat e studentëve kanë marrë ngjyrosjen politike.

Vazhdimi i protestave tregon fare qartë përdorimin e këtyre studentëve mbetës për arsye politike me qëllim të mbajtjes së rritur të tensioneve politike, pas përfundimit të problemeve me banorët e Astirit. Përdorimi i studentëve, kryesisht atyre që janë prapam-betës në këtë mënyrë duke i ngritur në protesta me kamuflazhin e problemeve studentore në një kohë kur kërkesat e tyre janë tërësisht të rregullueshme përfshi dhe VKM Nr.288 pika 4 e cila nuk duhet anuluar, por korrigjuar. Shpreso-jmë që studentët të kuptojnë djallëzinë e disa politikanëve të korruptuar, të cilët kërkojnë të përdorin studentët për të zgjidhur hallet e tyre, duke hedhur gurin e duke fshehur dorën.

[email protected]

forcat politike e një e tretë mbas tyre luajnë, duke ndërruar krahët politike, për të mbajtur sa më gjatë pushtetin! Vijnë me batuta (nuk janë as parime, por batuta majtas) dhe hipin në pushtet për t’u bërë arrogantë të djathtë dhe pa kuptim, deri në absurd! Presionojnë, ngarkojnë me fiskalitet të dukur dhe të pa dukur, mbyllin shtigje zhvillimi, fusin në stres shoqërinë, ju bëjnë fresk të pasurve abuzues, i kundërvihen të varfërve, për të ngrënë akoma më shumë të pasurit, sepse kështu pushteti është më i shijshëm! Kur në fakt, duhet bërë e kundërta! Duhet çliruar shoqëria nga ankthi, administrata nga frika dhe korrupsioni, kur ka modele të qarta në botë si lëshohet (niset) zhvillimi, si përdoren pasuritë e vendit jo në shërbim të monopoleve por të shoqërisë dhe kombit! Ju duket parulla këtë fjalë, që në fakt, janë parime në botën e qytetëruar! Mbysin TV dhe median me politikë sharjesh dhe cinizmi pa fund, për të larguar zhvillimin e vërtetë! Katapultojnë njerëz të bindjes monopoliste në të gjithë krahët, të cilët jo vetëm nuk kanë respekt për shoqërinë, por as për veten, në servilizmin përfitues mëkatar!

Në fund, ju kanë dorëzuar qëllimisht "mishit të dhisë djathtas" - kauzat e të majtës Europiane! Kjo nuk është e ndershme. As politikisht e drejtë. Kanë futur dhe të majtën e vërtetë, aty poshtë, në bindje dhe refleksion dyshues. Po barazohen në mos e kanë kaluar dyshimin mbi sinqeritetin dhe ndershmërinë politike dhe kjo i bën njerëzit të ikin! Të ikin, sepse janë lodhur me të tilla marrëzi!

dhe marrëzish plot "djathtizëm" medemek modern dhe sipas tyre "frytdhënës"?! "Mishi i dhisë djathtas" sigurisht që shfrytëzon kau-za të tilla që vetë i kanë bërë, për të treguar popullaritetin e tyre plot "barkalizim politik" si me "Rrugën e Kombit" që e stërvodhën, e bënë keq, nuk e përfunduan dhe nuk e mirëmbajtën! Të majtët "aristokratë djathtas" megjithëse e kemi paguar dy herë, një herë si ndërtim dhe një herë si vjedhje, i vunë si "ma-jtistë" dhe taksën e rrugës mes shqiptarëve! "Partizanët e mishit të dhisë" ishte e qartë që do sabotonin, por në fund do gëzoheshin për marrëzitë e tyre që do të vijojë me një taksë tjetër nga ato që vijnë për "të ndrequr" vjedhjet e tyre! Po ku ka njeri normal që nuk e kupton këtë arrogancë dypalëshe në politikë! Çfarë çlirimi ekonomik ka ritaksi-mi i karburanteve edhe me 240 lekë dhe një taksë e fshehur monopol sipër, por dhe një taksim gazi (që ju bie në qafë pensionistëve) në kontributet, që e majta, i bën strategjive ekonomike dhe të mirëqenies në shoqëri!? "Politika e mishit të dhisë" ka lejuar dhe ka promovuar zaptuesit e pronës si publike dhe private, ka përdorur politikisht kauza mbi këtë "liri arrogante anti pronë dhe anti kapitalizëm" dhe tani janë në mbështetje (me jelekë portokalli) të marrëzisë së tyre kur një vepër publike qoftë dhe me paret tona dhe me PPP duhet bërë? Si e djathta bolshevike dhe e majta aristokrate, i bien në mënyrë tragjike në qafë qytetarit shqiptar, që nuk zapton, që paguan taksa, që nuk është pa leje, që i kanë marrë dhe tokën dhe pronën, kurse dy

GAZETA SOT E Premte 7 Dhjetor 2018 17

Nga Bardhyl BEJKO

Sapo nisi protesta e studentëve të inxhinierisë dhe universiteteve të

tjera, të parët që vrapuan për ta grabitur e përvetësu-ar këtë kundërshti stu-dentore, revoltën që ata shfaqën dje nëpër rrugët e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës ndaj tarifave shtesë për provimet e mbartura e të tjera kërkesa që kanë drejtuar në organet kompetente, duke filluar nga Ministria e Arsimit e qeveria, ishin drejtuesit dhe ish drejtuesit e opozitës. Sali Berisha, si gjithnjë vrapoi për të korrur frytet e opozi-tarizmit studentor. Si kurdoherë në kopjim të vitit 1990 në revolucionin e përmbysjes së sistemit komunist e bënë të rinjtë dhe frytet i rrëmbeu ai dhe të tjerët rreth tij, ndërsa asnjëri prej të ngujuarve nuk fitoi asgjë kërkon të bëjë të njejtën gjë. Po 2018-ta nuk është 1990-ta. Sot nuk vihet në diskutim sis-temi demokratik, po thellimi dhe përmirësi-mi i tij. Se mazhoranca që drejton vendin ka ardhur përmes luftës dhe përpjekjeve për të revolucionarizuar vetveten dhe për të zhvil-luar demokracinë. Dhe përpjekjet për të tre-guar se opozita është më demokratike dhe e interesuar për masat e gjera të popullit dhe veçanërisht rinisë është jashtë kohe. Dy herë i njëjti ujë nuk mund të rrjedhë në të njejtin vend. Historia nuk mund të përsëritet njëlloj. Dhe po kështu nuk mund të ndodhi që historia të jetë në simetri si tre dekada më parë në vitin 2018 që jetojmë.

Berishës nuk i interesojnë nevojat jetike të studentëve, pasi në vitet e sundimit të tij nuk u zgjidhi asgjë, veç shtimit të kioskave universitare, të cilat u bënë më të shpe-shta se lokalet e kafeve që mbinë në tërë Shqipërinë. Ai, si 28 vite më parë kërkon të shfrytëzojë këtë pakënaqësi studentore për ta kanalizuar në interes të PD-së dhe kurrsesi të plotësimit të kërkesave të stu-

Nga Fatos ÇOÇOLI

Sot euro këmbehet një euro 123.6 lekë të reja dhe askush nuk shqetësohet

më për rënien në pikiatë të monedhës evropiane në tregun tonë, sikurse ndodhi gjashtë muaj më parë në ditët e para të qershorit 2018. Kjo, sepse rënie të fortë në këta gjashtë muaj nuk ka patur. Madje euro ka qenë gati konstante në kufirin një euro 125 lekë për më shumë se tre-katër muaj. Prandaj dhe kohët për thirrje të forta eksportuesish “na shpëtoni!” kanë mbaruar. Ndryshe kishim për t’i parë të gjithë duke protestuar, sikurse bëjnë studentët sot për tarifat e provimeve. Vep-rimtarët e këmbimit, sipërmarrësit dhe vetë

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

“Dashuria” e madhe e opozitës për studentët

Kacafytja e qetësuar lek-euro

dentëve që duan një jetë më të mirë. Për të dhe tërë ata që kanë drejtuar në këtë vend në këto tri dekada, shkollat shqiptare nuk egzistojnë. Ato janë vetëm për fëmijët tanë. Për masat e zakonshme të këtij populli. Se të gjithë jemi koshientë, ku shkollohen nipat e mbesat tyre. Studentët duan të ndrysho-jnë kushtet e jetesës dhe mësimdhënies, janë kundër korrupsionit dhe presionit të notës për kurse e blerje librash me reko-mandim me autorë profesorët, të cilët nuk duan të mbeten vetëm tek paga e tyre, po ta shumëfishojnë atë në kurriz të familjeve shqiptare që dërgojnë në universitet fëmijët e tyre për t’u arsimuar e përgatitur për të ar-dhmen. Në këtë kuptim për kërkesat e drej-ta të studentëve jemi me ata, pasi janë fëm-ijët tanë janë e ardhmja e Shqipërisë, pjesa më vitale e jonë e cila kërkon një jetë më të mirë dhe një shkollim me dinjitet. Protesta e studentëve të universiteteve shqiptare nuk ka fare rëndësi nga ka nisur. Kush e ka nxitur. Kush janë iniciatorët dhe tutorët. As kush është nxitës i kësaj lëvizjeje. Shteti du-het të shikojë me kujdes ku e gjen vetveten në këtë revoltë, shkaqet përse janë revoltuar studentët dhe cilat janë kërkesat e tyre. Të sqarojë cilat janë të zgjidhshme dhe cilat jo. Të dialogohet dhe t`iu thuhet po studentëve për ato që kanë të drejtë dhe të sqarohen për ato që kapërcejnë kërkesat e tyre dhe nuk janë në kuadrin ligjor.

Për të mbërritur deri në këtë protestë studentore, kuptohet që ka kohë që puno-het dhe përgatitet terreni. Dhe nga një kërkesë, ato do të vijnë duke u shtuar siç ndodh në të gjitha rastet me të tilla lëvizje. Dhe studentët kërkesa pas kërkesash mund të kërkojnë edhe të parealizueshmet. Kjo është një çështje tjetër, e cila nuk mund të pranohet apriori. Studentët, deri sa lëvizja mbetet brenda kuadrit të të drejtave studen-tore për të cilat kanë tërë opinionin shqiptar me vete është një protestë e shëndetshme. Deri sa kjo energji të mos përdoret me hile e për interesa meskine të ca opozitarëve që ngazëllejnë me lëvizjet e studentëve dhe

qytetarët janë më të qetë. Ka gati gjashtë muaj që euro nuk zbret me pikiatë. Thjesht qëndron e stabilizuar, edhe pse pak shkallë më poshtë(15-20 lekë të vjetra). Thjesht euro ka kapur një ekuilibër të ri me lekun tonë, disa shkallë më poshtë se muaj më parë. Këtë qetësi e solli banka jonë qendrore, Banka e Shqipërisë. Ndërhyri në kohën e duhur dhe bleu sasinë e duhur të eurove. Por kjo ndërhyrje e jashtëzakonshme nuk duhet parë si shenjë se banka qendrore është një çadër e përhershme për sipërmarrësit, një kryqtare e interesave të tyre, sa herë ndryshon kursi i këmbimit valutor në botë dhe edhe këtu. Një shoqatë sipërmarrësish përpara pak kohësh kërkoi që banka qen-drore të shiste edhe dollarë(!?), meqë dollari në tregun shqiptar ishte ngritur shumë si vlerë këmbimi. Mirëpo një bankë qendrore nuk mund të shërbejë si rrufepritëse sa herë ndryshon kursi i këmbimit të monedhës!

Këtë duhet ta kuptojmë. Një bankë qendrore duhet të mbrojë nivelin mesatar të çmimeve. Me fjalë të tjera, të mbajë nën kontroll inflacionin (Banka e Shqipërisë e ka për detyrë të fiksuar në ligj ta mbajë të fiksuar në nivele 2 deri 4 përqind në vit). Nuk mund të dalë nga roli i saj. Për më tepër, në një vend me treg të lirë këmbimi të valutave me monedhën kombëtare (rasti i vendit tonë që nga viti 1992), ky mision është i pamundur. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë sa herë bie vlera e euros në tregun tonë, duke blerë euro, ose sa herë hypën, duke blerë lekë. Ndërhyri atëhere kur u rrezikua objektivi i saj i inflacionit, nga një shqetësim i fortë qytetarësh dhe sipërmarrësish që mund të shndërrohej edhe në panik. Ndë-rhyrje të bankave qendrore në mbrojtje të monedhave vendase nga luhatje të kursit të lirë të këmbimit nuk janë të shpeshta. Ka ndërhyrë në vitin 2014 Banka qendrore

Çeke. Ka ndërhyrë në janar 2018 edhe Banka e Serbisë nga forcimi i dinarit. Zakonisht blerjet e valutave jashtë qëllimit të shtimit të rezervës valutore bëhen rrallë, në mo-mente të jashtëzakonshme presioni apo edhe deri paniku në treg. Gati i tillë ishte fillimi i qershorit 2018, pasi eurot në duart e vep-rimtarëve të tregut dhe eksportuesve po dig-jnin, për shkak të rënies së fortë me 11 për-qind brenda gjashtë muajve. E tillë nuk është situata e sotme. Dhe nuk ka për të qenë për një kohë relativisht të gjatë. Euro thjesht ka gjetur një ekuilibër të ri në tregun tonë, pak shkallë më poshtë se në qershor-korrik 2018. Prandaj dhe nuk ka vend për shqetësime të forta. “Kacafytja” lek-euro në tregun tonë gjatë gjithë dhjetorit dhe gjatë vitit të ardhshëm do të jetë “e qetë”, e kontrolluar dhe pa dëme të papërballueshme nga sipërmarrësit, sidomos nga eksportuesit tanë, pavarësisht se disa mund të duan të luajnë ende viktimën.

dhe do ta drejtojë vendin drejt së ardhmes. Po nëse të rinjtë shqiptarë, studentët tanë nuk kanë marrë në këto vite leksionin e duhur, mesazhet nga demokracia nëse gënjehen e miklohen nga lajkat e liderëve të opozitës përrallat e Lulzim Bashës dhe të tjerëve rreth tij atëherë këtë vend e ka marrë lumi. Nuk mund të ketë dy dhjetorë simetrikë. Nuk mund të ketë një përputhje mes skajeve të tridhjetë vjetëve dhe opozita e sotme e sprovuar dhe e njohur nga mbar populli shqiptarë të përfitoi nga kjo lëvizje e cila nuk është për të dërguar në fron ca të përmbysur dhe të përmbysi ca të tjerë siç është sot mazhoranca e majtë. Të mësuar për të përfituar në çdo rast, siç treguan me Kalimashin, protesta kundër armëve kimike, “Astiri”, opozitarët vrapojnë nëpër auditore dhe bëjnë të dhimbsuri, dhe u qajnë hallin studentëve që kërkojnë sot tarifa më të fa-vorshme dhe kushte më të mira jetese, atyre që kërkojnë pedagogë korrektë, mësim-dhënie kualitative, të kenë të ardhme më të sigurtë, të veprojë meritokracia në emërime dhe të punësohen ata që e meritojnë, jo partiakët e të stimuluarit, duke larguar nga vendi ekselentët, të shkolluarit, djemtë e vajzat e këtij vendi.

Studentët nuk i përkasin partive. Ata janë bijë të popullit nga Vermoshi në Konis-pol. Dhe si të tillë, nëse duan të arrijnë ato që kërkojnë dhe që i meritojnë, duhet të zbojnë emisarët politikë, duke i larguar si e keqja më e madhe, të cilët kanë treguar tërë jetën se dinë vetëm të marrin atë që nuk u takon. Të fitojnë nga protestat e studentëve e tërë atyre që luftojnë për një jetë më të mirë. Në opin-ionin e gjerë shoqëror është i fortë mendimi: Po studentëve! Jo manipulimit të manipu-latorëve! Gjithçka studentëve! Dhe jashtë politikanët që kërkojnë të përvetësojnë frytet e revoltës së tyre. Dhe studentët vetë nuk duhet të bien pre e mashtrimit dhe joshjes së politikanëve karrige humbur. Njëherë në dh-jetorin e parë 28 viteve në 1990-të e provuan të rinjtë tanë. Herë të dytë nuk duhet të ketë! Ata vetë nuk duhet ta lejojnë!

mbajnë shpresa se ata do jenë ura përmes të cilës do kalojnë nga opozitë në pozitë, pra do fitojnë privilegjet e humbura, kjo është e papranueshme dhe një energji që do shkojë dëm si kurdoherë kur protestat i akaparon politika. Derisa rinia studentore do kërkojë dialog dhe të drejta që u takojnë, pavarë-sisht nga kosto që mund të ketë shteti në as-pektin ekonomik, duhet arsye për t’i dëgjuar dhe mbështetur. Që nga momenti kur disa të papërmbajtur nga radhët e opozitës dhe kapardisja se janë ata që i drejtojnë, është merita e tyre kjo lëvizje, se ata i kanë or-ganizuar masat studentore dhe i orientojnë nëpër rrugë apo i nxisin të kryejnë veprime të papërshtatshme dhe jo brenda moralit tonë, atëherë energjia studentore do derdhet në puse të errëta opozitare. Dhe ustallarët e përfitimit dhe vjeljes së çdo lëvizjeje dhe re-volte popullore aq më tepër kur këtë revoltë e bëjnë studentët që janë thelbi i shoqërisë progresistët e së ardhmes. Po siç vihet re, lëvizjen studentore padrejtësisht duan ta përvetësojnë emisarët opozitarë. Si në delir nga maja e kënaqësisë së Olimpit ku ndod-het si përherë, çakërrqejf sikur studentët tanë të jenë djemtë e vajzat e rreshtuar rreth kryetarit të grupit kuvendor të LSI-së, Petrit Vasli i cili ka shfrenuar gojën dhe ka nxjerrë pushkën e fyerjeve se mendon që i erdhi dita, se ata që janë në bulevard janë ush-tarë të tij, nuk i bëjnë mirë vetë studentëve. Nuk e dinë Vasli dhe tërë Vasilët opozitarë e të tjerë se rinia nuk e ka në llogari atë e askënd tjetër që kërkon të nxjerrë përfitime nga protesta e studentëve.

Për vetë studentët tanë do të ishte një turp i madh nëse do pranonin të ud-hëhiqen nga tutorë që duan të vjelin frytet e çdo lëvizjeje siç i kemi parë tërë këto vite në opozitë. Studentët nuk janë prona e opozitës as e mazhorancës. Ata janë të barazlarguar nga pozita dhe opozita dhe kërkojnë të drejtat e tyre. Dhe mazhoranca e sotme, ministria përkatëse, kryeministri, duhet patjetër të dëgjojnë zërin e rinisë se është po kjo rini që nesër do marrë stafetën

GAZETA SOT18 E Premte 7 Dhjetor 2018

2,3,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

Aktiviteti artistikKëtë vit aktiviteti i artistit Agim

Sulaj ka qenë me vlerësime ndërkom-bëtare, që janë dy çmimet e Portu-galisë. Çmimi i dytë në konkurrimin ndërkombëtar me veprën e plastikës në qytetin Porto, si dhe çmimi i dytë në Espinhal po në Portugali me ve-prën “Cikli i jetës”. Gjithashtu në pikturë ka qenë dhe pjesëmarrja në Saragoza të Spanjës në një ekspozitë kolektive me 26 artistë të njohur të ftuar nga gjithë bota, me titull piktura bashkëkohore realiste. Po ashtu piktori Agim Sulaj gjatë këtij viti ka vijuar dhe me pjesëmarrje nëpër konkurset e ka-rikaturës në Danimarkë dhe Rumani, ku pret rezultatet. Në vijim të aktivitetit të tij, ai më 16 dhjetor inaguron në Itali një ekspozitë personale me një përmbledhje karikaturash publikuar në revistën “Hosteni” 30 vjet më parë. Agim Sulaj është i vlerësuar si piktor e karikaturist shqiptar. 19 vjeç fiton çmimin e tij të parë në një konkurs

satire dhe humorizmi të organizuar nga "Hosteni". Në vitin 1985 diplomo-het në Universiteti i Arteve në Tiranë, dhe gjatë shkollës e më pas, punon te "Hosteni (revistë)", e vetmja revistë satirike kohës, për aq satirë që mund të bëhej asokohe. Trajton gjithnjë tema shoqërore, subjektet e para trajtojnë servilizmin, thashethemet etj. Në vitin 1990 shkon në Ankara të Turqisë me veprën tij "Valixhja e emigrantit" punim i vitit 1989, dhe fiton çmimin special në "Aydin Dogan International Cartoon Competition". Edhe sot e kësaj dite trajton temat shoqërore në punimet e tij. Padyshim shumë më lirshëm se më parë, por pa rënë kurrë në "karikatur-izimin e personit". Vazhdon të kritikojë dukuritë, jo mbartësit. Në vite ka ek-spozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, Luksemburg, etj.

k u l t u r e www.sot.com.al

Piktori pohon se në Shqipëri artistët janë në një gjendje, që lë për të dëshiruar

Galeria Kombëtare e Arteve jashtë funksionit, ka ndërprerë çdo komunikim me artistët

AGIM SULAJ: AGIM SULAJ:

Problemet në jetën artistike për piktorin Agim Sulaj tregojnë se ka munguar vëmendja dhe mbështetja për artin nga

institucionet. Në intervistën për “SOT” piktori i njohur Agim Sulaj tregon se një GKA nuk funksion nëse nuk blen vepra arti, dhe sipas tij është shqetësuese që institucioni fle në një kohë kur Shqipëria ka artistë të zot. Për piktorin e vlerësuar dhe në shtete të ndryshme, përgjegjësia për situatën shkon dhe te Ministria e Kulturës. Sipas tij nëse është dëshira e ministrisë gjenden fon-det për të blerë disa vepra arti në vit nga artistët. Mungesën e ekspozitave kombëtare piktori e shikon me shumë problem, sipas tij nëse vijon kjo situatë pa aktivitete dhe promovime të kri-jimtarisë së artistëve, kjo po e çon artin drejt anonimatit. Këto ditë në Tiranë piktori i njohur ka çelur ekspozitën “Rrënjët 3”, ku deri tani publiku ka shfaqur përshtypjet më të mira për krijimtarinë e tij.

-Jeni rikthyer në Tiranë për “Rrën-jët 3”. Çfarë mund të na thoni për ek-spozitën tuaj, që e ka krijuar traditën e saj?

Ekspozita “Rrënjët 3” ka pasur goxha entuziazëm dhe njerëz, dëshirë për të parë pikturën time nga afër. Ka pasur kuriozitet për të deshifruar tablotë e mia, detajet artistike dhe mënyrën e punimit si dhe dashamirës koleksionistë, që kërkojnë punët e mia. Të gjitha këto më bëjnë entuziast dhe japin një gjendje pozitive në qëndrim-in tim në Shqipëri. Ekspozita është e ndarë në dy grupime. I pari që fillon me historinë, një lloj përshkrimi piktorik i rilindësve ose luftëtarëve ose tablove historike, ku bënte pjesë një nga punët më të rëndësishme “Koka e prerë e Ali Pashait”. Vepra është një variant i dytë i tablosë së parë origjinale, që kam bërë në 1989 dhe është në muzeun e Janinës. Këtë tablo në përmasa më të vogla e kam pasur dëshirë t’ia ktheja dhe publikut në Shqipëri. Një vepër që u bë me përmasa më të vogla dhe ishte një miniaturë, e kam punuar me detaje shumë të imta, por kjo tablo u shit te “Rënjët 3”. Në ekspozitë kemi të bëjmë dhe me disa peizazhe të vogla ovale, që në Itali përdoren. Po ashtu kam dhe një peizazh të qytetit të Riminit, ku unë jetoj, një urë e vjetër që lodh dy lagjet e qytetit me qendrën. Por ka dhe vepra të tjera që janë të ekspozuara, si Ura e Bratit e fashiti tim. Janë punime që janë prezantuar për herë të parë, dhe tabloja e Ali Pashës u shit sepse pati kërkesë nga një privat, si dhe tabloja me Skënderbeun u shit. Unë në Vitin e Skënderbeut erdha në Shqipëri, dhe doja që tablonë për Skënderbeun dhe të Ali Pashës ti merrte GKA për fon-din e veprave, ose ti Muzeu Historik Kombëtar. Por gjeta një ftohtësi prej institucioneve madje nuk kanë ardhur as në inaugurimin e ekspozitës.

-Artistët akuzojnë GKA për mbyllje të dyerve. Çfarë mund të na thoni?

Mua më duket se nuk po funksion Galeria Kombëtare e Arteve. Është si

një derë e madhe e mbyllur. Unë kam shkuar dy vite më parë, sepse doja të shikoja veprat e Vangjush Mios, mirëpo nuk e gjeta fare në atë sallë ku unë e dija. Më thotë një punonjëse aty që punët janë ngjitur lart në një tjetër vend. Unë i shikoj si vende të shenjta dhe nuk mund ta spostosh diku tjetër. Në 2004 unë kam bërë një kërkesë për një ekspozitë personale në GKA, ishte drejtor Abaz Hado dhe funksionoi mirë. GKA funksiononte në ritmet e një galeria kombëtare. Në 2008 ishte Genc Mulliqi drejtor, që ishte dashamirës dhe kam ekspozuar dhe atë vit. Por më pas gradualisht GKA filloi të flerë, filloi gjumin e madh, një lloj ndërprerje të komunikimit me njerëzit, me artistët, duke filluar që nga mosblerja e ve-prave të artit, nga kuratorët, që nuk merreshin me zhbirimin e veprave të artit. GKA ka kuratorët e saj, që edhe shkruajnë për artin, janë dhe kritikët e pikturës. Shqipëria mendoj për kritikë të artit ka goxha hapësirë, sepse jemi në një shpërthim të madh, ku artistët zhbirojnë çdo rrugë të tyre. Vërtetë liria është e shenjtë, por dhe pa një dije ku do të arrish nuk mund të lihet, sepse çoroditet arti. Por sot GKA ka filluar të flejë dhe shikoj që sa më shumë fle, akoma dhe më të rëndë e ka gjumin.

-Që pas viteve 90 artistët pohojnë se GKA nuk ka funksionuar si duhet për të blerë veprat për fondin. Sa është shqetësuese?

GKA minimumi duhet të blejë 2-3 punime në vit dhe kjo është mini-mumi. Nëse nuk blen punime nuk ka më interes për njerëzit dhe të artistët. Nëse kjo do të vijojë GKA izolohet dhe kthehet në një muze. Duke qenë në

gjumë GKA, atëherë detyrimisht kthe-het në muze sepse nuk blen as punë të artistëve si dikur. Duke mos blerë punë i heq kureshtjen dhe publikut të vijë në galeri dhe të shikojë vepra të reja, stile të reja. Por unë do ta pëlqejë GKA siç e ka çdo shtet, që duhet të funksionojë dhe me ekspozita dhe me kuratorë të jashtëm apo brendshëm. Të bëhen ekspozita siç bëheshin dikur në GKA, sepse do ti japin ritmikë institucionit. Ndoshta dhe ky fond me vepra në GKA që nuk pasurohet, ai mbetet në vitet e para ‘90 dhe në situatat e një muze. Galeria po nuk u pasurua harrohet dhe koha se çfarë kanë krijuar artistët në atë periudhë. Pra është anonime dhe nuk dihet se çfarë kanë krijuar artistët. Është fondi me vepra i realizmit socialist, por më pas çfarë u bë? Edhe nëse janë blerë mund të jetë bërë shumë pak dhe nuk të japin profilin e kohës që kalojmë.

-Këtë vit mungoi dhe konkursi “Onufri” në GKA. Ju çfarë kërkoni?

Po u mbyll dhe “Onufri” i hiqet frymëmarrja GKA. Ekspozitat që bëhen në galerinë kombëtare janë frymëmarrje për institucionin. Ngecja e “Onufrit” mund të jetë ose gjëra teknike ose mungesë fondesh. Por mungesat e fondeve më duket pak çudi. Ministria e Kulturës duhet të mendojë dhe për artistët. Vërtetë jemi në ekonomi tregu ka probleme, por dhe artistët duhen ndihmuar jo të lihen në këtë gjendje. Është GKA ajo që mbledh dhe organ-izon artistët, i sistemon brenda linjave të saj pa e tepruar. Por galeria mund të organizojë 2-3 ekspozita në vit, dhe prej tyre mund të blihen dhe veprat e artit. Ekspozita mund të bëhen me peisazhin

tonë përshembull, mund të merreshin 4-5 vepra të Vagjush Mios dhe të fto-heshin dhe piktorët e tjerë me peisazhet e tyre dhe mund të ishte një ekspozitë “Vangjush Mio pret kolegët e tij”. GKA nuk mund të blejë nga çdo artist tablo, por nga këto ekspozita mund të blejë më të mirat për fondin.

-Deri tani GKA me tre ekspozita, si ndikon kjo për publikun?

Nëse vijon kjo gjendje publiku mund të të largohet. Nuk mund të thu-ash më që Shqipëria është kaq e varfër saqë një Ministri Kulture të mos ketë mundësi të organizojë një ekspozitë vjetore me 2-3 çmime. Por mua më duket e lënë pas dore qëllimisht. 10 mijë euro për një ministri të një vendi, që në fundvit të blejë 3 vepra të artistëve më të mriz nuk besoj do jetë kaq problem, dhe kjo i shërben dhe pasurimit të veprave të fondit në GKA. Më vjen keq për artistët në Shqipëri, që janë në gjendje që lë për të dëshiruar. Ka akoma artistë të zot Shqipëria, që po i rezistojnë vështirësive për të mbijetuar. Unë kam biseduar me kolegët e mi dhe shumë prej tyre janë dhe të vrarë shpirtërisht. Muzeu Historik Kombëtar duket se po mbush pak atë boshllëkun që ka krijuar GKA. Muzeu duket se i është futur linjës së ekspozitave edhe pse nuk ka kushtet e mira për të ek-spozuar veprat. Sallat e muzeut janë ato të vjetrat, që kanë ngelur dhe nuk janë të përshtatshme për një galeri, aty po shfrytëzohen muret vetëm për të varur pikturat. Artistët i kanë lënë përpiquni sa të mundeni vetë. Por nuk është gjë e mirë ta lësh artin shqiptar kështu. Nuk po them të blihen vepra çdo muaj, por mund të bëhen ekspozita vetëm me au-torët shqiptarë sepse nganjëherë vijnë artistë të huaj si me parashutë në GKA për ekspozita, sa krijohet dhe mister se nga i gjeti këta artistë kur ka kaq autorë të zot në Shqipëri. Të bëjë GKA një ekspozitë kombëtare përshembull me titull “Bjeshkët” apo “Transparenca e Vlorës, gurët” apo “Guri dhe betoni”,

mund të kemi dhe tema sensibël për ambientin.

-Ky vit po mbyllet dhe pa një kal-endar artistik GKA. Si ndikon kjo për institucionin?

Një drejtor në GKA që është emëruar të drejtojë institucionin, që vetëm sa vjen hap galerinë dhe e mbyll e ikën, pyes po prit se ai paguhet për punën? Për çfarë po paguhet drejtori, për të hapur derën e GKA dhe të iki në mbrëmje në shtëpi?

-Nëse vijon kjo situatë me artin çfarë ndodh?

Nëse kjo situata me probleme do të vijojë artin shqiptar po e çon drejt anonimatit. Drejt asgjëje, po sfumohet.

-Ju vijoni me pjesëmarrje në konkurse të ndryshme në botë, jeni vlerësuar me çmime. A keni pasur ftesë nga institucionet shqiptare për të prezantuar punët tuaja?

Unë nuk kam pasur ftesa nga in-stitucionet, as nga Ministria e Kulturës as nga GKA. Madje dhe me çmimet ndërkombëtare që kam marrë, asnjë mesazh nga institucionet. Me mua institucionet nuk kanë komunikuar ndonjëherë dhe nuk ndihet mirë artisti kur nuk vlerësohet në vendin e tij.

-Në Umbria ju do të hapni një ekspozitë me karikaturat që keni bërë te “Hosteni” dikur. Punimet nga cili vit fillojnë?

Me datën 16 dhjetor unë do të çel ekspozitën time në Umbria, në sallën e bashkisë. Vendosa që në atë ekspozitë të dërgoj pjesën më të madhe të karikaturave, që janë botuar dikur te revista “Hosteni”, sepse unë i ruaj punët. Punimet janë nga viti 1985 deri në 1988. Unë i zgjodha qëllimisht ato punime në karikaturë, sepse po ti shikosh i flasin dhe kohës sot. Kanë dhe mesazhet për kohën sot, por kam dhe temat që kam trajtuar gjatë këtyre viteve në Itali. Ndërkohë që vazhdon puna ime dhe me konkurrime të tjera në botë për karikaturën.

Intervistoi: Julia VRAPI

2,3,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 7 Dhjetor 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Sherlok Holms sulmon legjendën e mallkimit Baskerville me armën e arsyes dhe të metodave shkencore të vëzhgimit, analizës dhe përfundimit. Megjithatë, kur Sherlok Holms nuk është në tregim dhe dr. Watsoni drejton komplotin, elementët gotikë e marrin përsipër rrjedhën e tij...

Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi edicionin e IX të Ditëve të Albanologjisë. Fjalën e hapjes së veprimtarive e mbajti rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademik prof. dr. Marenglen Verli, i cili gjatë fjalës së tij ndër të tjera theksoi se edicioni i këtij viti i Ditëve të Albanologjisë shënon përmbylljen e një viti shumë të rëndë-sishëm siç ishte viti mbarëkombëtar i Skënderbeut. Ndër të tjera ky vit ka përkuar edhe me një sërë ngjarjesh të tjera të rëndësishme si, 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 110-vjetori i Kongresit të Manastirit, 100-vjetori i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, etj. Në 3 dhjetor zhvilloi punimet konferenca shkencore “Skënderbeu dhe epoka e tij”, ku referuan prof. dr. Aurel Plasari, “Referat: Mbi të sotmen dhe të ardhmen e studimeve skënderbegiane”, dr. Elvana Metalla, “Kruja në periudhën e mesjetës, rivlerësim mbi të dhënat arkeologjike”, prof. dr. Skënder Muçaj dhe dr. Suela Xhyheri, “Kastriotët dhe fisnikët e tjerë shqiptarë në fushën e ndërtimeve mbro-jtëse, prof. dr. Afërd-ita Onuzi, “Veshjet shqiptare në shekujt XIV-XV (reflektim etnografik)”, dr. Mi-kaela Minga, “Fan Noli, Skënderbeu dhe muzika”, prof. asoc. Dr. Nebi Bard-hoshi, “Etnografia për Skënderbeun: kozmologji antro-pologjike mbi figurën e heroit”, prof. dr. Valter Memisha, “Vështrime shkencore për figurën e Skënderbeut në faqet e revistës “Studime filologjike” etj. Ditën e dytë, më 4 dhjetor zhvilloi punimet Konferenca “100 vjet gërmime arkeologjike në Shqipëri. Prezenca austro-hungareze në arkeologjinë shqiptare”. Kjo konferencë e cila erdhi si bashkëpunim mes Institutit të Arkeologjisë (pranë ASA), Ambasadës Austriake në Tiranë dhe Muzeut Historik Kombëtar, kujton kontributin e misioneve austro–hungareze në arkeologjinë shqiptare si dhe synon të japë një panoramë të përgjithshme të rrugëtimit të tyre shkencor. Në fund të konferencës u hap ekspozita me titull “100 vjetori i prezencës austro-hungareze në arke-ologjinë shqiptare”. Gjithashtu gjatë ditës së dytë të veprimtarive Ditët e Albanologjisë u paraqitën 34 botime të reja shkencore të realizuara nga institutet e Akademisë së Studimeve Albanologjike gjatë vitit 2018. Gjatë ditës së tretë, 5 dhjetor, u hap në ambientet e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit ekspozita “Një etnografi për kohën e Skënderbeut”. Nëpërmjet kësaj ekspozite synohej të paraqitej kultura shqiptare në periudhën e Mesjetës. Objektet që u ekspozuan ishin: ve-shje, stoli, pajisje të mjedisit shtëpiak, armë të kohës së Skënderbeut, etj.

Vepra nga Ken Ludvig, në teatër me regji nga Shkëlzen Berisha

mal dhe djallëzor, një hero i bllokuar në një vend të çuditshëm, shkelja e tabuve morale, shqopishtet e zymta që mbajnë sekrete të këqija, hijet e errëta, dhe peizazhe të tmerrshme, të mbuluara nga mjegulla. Sherlok Holms sulmon legjendën e mallkimit Baskerville me armën e arsyes dhe të metodave shkencore të vëzhgimit, analizës dhe përfundimit. Megjithatë, kur Sherlok Holms nuk është në tregim dhe dr. Watsoni drejton kom-plotin, elementët gotikë e marrin për-sipër rrjedhën e tij. Në krijimtari nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. I hyrë në legjendë si një prej krijesave më të jashtëzakonshme dhe

jetëgjata të fantazisë letrare, Sherlok Holms ka një aftësi të mrekullueshme për observim dhe deduktim: është i ftohtë, logjik, i rezervuar por edhe i gatshëm për veprim. pëlqen ta përcaktojë vetveten si një “tru, gjithë pjesa tjetër është një shtojcë”. Edhe sot frymëzon libra me peshë që, mes seriozëve dhe atyre me vizatime, e tra-jtojnë si një person që ka jetuar me të vërtetë. Për të mos folur për rrëfimet e aventurave të reja, dokumentarë, seri televizive dhe filma. Shfaqja më e fun-dit e detektivit është në filmin e Guy Ritchie, “Sherlok Holms”. Producentët kanë qenë aq të sigurt për suksesin saqë pa dalë ende ata kanë pasur të gatshëm edhe vazhdimin.

Konferenca dhe ekspozita, në Ditët

e Albanologjisë

Komedia “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve”, premierë në Teatrin MetropolJulia VRAPI

Shfaqja teatrore “Sherlok Holms dhe Langoi i Basker-villëve” nga Ken Ludvig me regji nga Shkëlqen Berisha

është premiera e fundit këtë vit për publikun në Teatrin Metropol. Në këtë shfaqje disa prej aktorëve luajnë dy deri në trembëdhjetë karaktere. Ro-let në komedi regjisori ia ka besuar aktorëve, që publiku i njeh në aktivi-tetin artistik me teatrin. Në komedinë “Sherlok Holms dhe Langoi i Basker-villëve”, që vjen premierë më datë 13 dhjetor, me regji dhe përkthim nga Shkëlzen Berisha interpretojnë ak-torët Amri Hasanlliu, Ermir Hoxhaj, Gentian Hazizi, Herion Mustafaraj, Klodjana Keco, Mirela Naska dhe Rozi Kostani. Në materialin mbi ve-prën teatrore përshkruhet se Langoi i Baskervillëve bashkon dy zhanre letrare popullore: përrallën gotike dhe trillin e letërsisë detektive, duke mbajtur kështu kureshtjen e publikut të ngacmuar nga suspanca për të lidhur fijet e ngjarjeve dhe shijuar në maksimum proçesin e zbulimit. Reg-jisori Berisha tregon se ka punuar për një spektakël dinamik, plot energji që shpërthen nga ironia e situatave, në të cilat pritshmëria dhe realiteti janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Ritmi, ngjyrimi dialektor, puna me gjuhën dhe theksat, harmonia mes fjalës dhe gjestit tek individi dhe pastaj mes ansamblit kanë qenë sfidat e këtij procesi mjaft të pëlqyeshëm. “Çdo gjetje apo element duhet të bazohet në saktësi dhe harmoni”, thotë regjisori, ndaj procesi ka angazhuar potencialet edhe të njohura edhe të panjohura të aktorëve, për të bërë të pandjeshme ngarkesën dhe arritur një nivel pro-fesional të pëlqyeshëm dhe mikpritës nga publiku. Ndriçimi i shfaqjes nga Kevin Frazier, kostumografe Jonida Beqo, kostumografe realizuese Suzana Bodinaku, as. regji Rexhina Mollaym-eri, skenograf realizues Arian Xhao, Griseld Kapllanaj, fragmentet e ork-estruara Jusiald Xhani, grimi Marinela Halilaj, identiteti vizual Vincenzo Giannattasio. Premiera më 13 dhjetor për të vijuar dhe në datat 14, 15, 16, 20, 21, 22, 23 në Teatrin Metropol.

Vlerësimet për veprënRomani përdor temat dhe simbo-

let tipike gotike, një mallkim familjar dhe një legjendë për një qen paranor-

Shqipëri- Itali, bashkëpunime për restaurimin e monumenteve

Muzeu Kombëtar organizon veprimtarinë “Muzeu i Prekshëm”

Shqipëria dhe Italia tashmë do të kenë bashkëpunime të reja në fushën e restaurimit të monumenteve të kulturës. Në ambientet e Institutit të Monu-menteve të Kulturës, drejtore-sha Arta Dollani zhvilloi një takim me një grup ekspertësh italianë nga Fondacioni Flamin-ia, mbështetës i Universitetit të Bolonjës në Ravena, si dhe me përfaqësues nga studio të tjera italiane të specializuara në fushën e restaurimeve. “Takimi i mbajtur kishte për qëllim prezantimin e punës së in-stitucioneve dhe fondacioneve

prezente, të bashkëpunimeve të mëparshme me Shqipërinë dhe si ndarjen e eksperien-cave në fushën e restauri-meve. Gjithashtu, u diskutua në hollësi rreth mundësive për bashkëpunime konkrete, për të cilat ekspertët italianë shfaqën gatishmërinë e tyre lidhur me rritjen e kapac-iteteve, vënien në dispozicion të njohurive në fushën e res-taurimit dhe të mundësisë për aplikimin konkret të këtyre njohurive në objekte apo site të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, bën me dije IMK.

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, organ-izuan veprimtarinë me titull “Muzeu i Prekshëm”. Ky muze ishte pranë nxënësve që nuk shikojnë, pranë institutit ku ata jetojnë. “Muzeu i Prekshëm” ishte i përbërë nga riprodhime objektesh prej balte, veshje etnografike, vegla muzikore, si dhe nga Figurat e Prekshme (me reliev) për personat me aftësi të kufizuar në shikim. Në fund të aktivitetit, të pran-ishmit ndoqën një dokumentar

mbi prodhimin e poçerisë dhe qeleshes, dy nga tradita të trashëguara ndër breza midis shqiptarëve. Objekti i veprimtarisë me titull “Muzeu i Prekshëm” është dërgimi i muzeut pranë vendit, ku fëm-ijët e verbër dhe me shikim të pjesshëm jetojnë, duke bërë të mundur që edhe këta fëmijë të bëhen pjesë e historisë së tyre, të bëhen pjesë e trashëgimisë së tyre si çdo njeri tjetër. Asambleja e Kombeve të Bashkuara ka shpallur 3 Dh-jetorin si ditë të personave me aftësi të kufizuar.

Punime restauruese, në kishën e Shën Triadhës në Berat

Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato mbartin. Së fundmi, grupi i punës së res-tauratorëve të DRKK-Berat po punojnë në afreskun e kishës së Shën Triadhës në lagjen Kala, Berat. “Aktualisht ndë-rhyrja restauruese po kryhet në gjysmën tjetër të kupolës së kishës. Procesi ndërhyrjes kon-siston në pastrimin e kripërave dhe pastrimin e depozitimeve të tjera duke përdorur karbonat

amoni të tretur në ujë dhe duke aplikuar me arbocelë”, bën me dije DRKK Berat. Kisha ngrihet në afërsi të mureve të garnizonit dhe atyre jugore të kalasë së Be-ratit dhe ka një pozicion shumë të bukur panoramik. Është ndër-tuar në një terren të pjerrët, dre-jtpërdrejt mbi shkëmbin natyral. Arkitektura i përket kishave të tipit kryq i brendashkruar me kupolë mbi tabur të mbështetur në dy kollona qe janë fragmente antike të ripërdorur dhe dy pi-lastra. Teknika e kluasonazhit i jep vlera të veçanta monumentit nga jashtë.

GAZETA SOT20 E Premte 7 Dhjetor 2018

2,3,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Periudhë e vështirë për shkodranin Elseid Hysaj në radhët e Napolit në Serie A. Agjenti i mbrojtësit Hysaj, Mario Xhiufredi, nuk ka për-jashtuar mundësinë e vazh-dimit të negociatave për kalim te Çelsi. Hysaj ka ngecur të tregojë veten nën urdhrat e Karlo Ançelotit këtë sezon dhe tani pala e tij s’ka përjashtuar bisedimet me skuadrën e re të ish-trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri. “Nuk mund të përjashtoj vazhdimin e nego-ciatave me Çelsin në janar. E dimë se kishte kon-

takt verës sepse Sarri e donte atë, dhe e dimë që Davide Zapa-kosta s’ka pëlqimin e trajnerit. Ançeloti e vlerëson lojtarin, nuk ka luajtur aq shumë në Ligën e Kampionëve për shkak të arsyeve taktike. Ançeloti është trajner i madh sepse e di si ta përshtatë formacionin varësisht prej kundërshtarit. Tani ka disa

rotacione dhe s’është korrekte që Hysaj të humbë vendin. Duket e paarsyeshme sepse në sezonet e fundit ka luajtur gjithmonë”, ka thënë Mario Xhiufredi për “Radio CRC”.

Ekipet kombëtare të moshave mësuan dje rivalët e tyre në kuadër të kualifi-kueseve të Europianit të ar-dhshëm, dhe e veçanta është se në grupin e U-19 përballë do të kemi Greqinë. Kështu, u hodh dje në Nion të Zvicrës shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian për U-17 dhe U-19. Gjithsej janë 13 grupe me nga 4 skuadra. Sipas rregullores, do të kualifikohen në “Elite Round” plot 30 përfaqësuese, 26 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet

e tyre respektive, si dhe 4 vendet e treta më të mira në 13 grupet. Për U-17 Shqipëria bën pjesë në Grupin 8 së bashku me Portugal-inë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Turneu “Qualifying Round”, mosha U-17, do të zhvillohet në Portugali në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2019. Ndërkohë, për-faqësuesja U-17 e Kosovës bën

pjesë në Grupin 12 me Holandën, Slloveninë dhe Uellsin (ndeshjet do të luhen në Holandë). Për 19-vjeçarët, Shqipëria u shortua në grupin 4 Greqinë, Belgjikën dhe Islandën.

Komisioni i Disiplinës i FSHF-së, penalizoi Partizanin dhe Tiranën për sjelljen e keqe të tifozëve të tyre në der-bin e së premtes së kaluar. Një ndeshje pa tifozë për Partizanin si dhe 200 mijë lekë gjobë, ndërsa për Tiranën vetëm 100 mijë lekë gjobë. Kështu ka vendosur Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, duke iu referuar relacioneve të zyrtarëve të takimit derbi, që u fitua nga të kuqtë me përmbysje 2-1. Sjellja e tifozëve vazhdon t’u kushtojë jo pak dy klubeve kryeqytetase. Për fat të keq, të kuqtë s’do të kenë mbështetjen e tifozëve në takimin e javës së 17-të ndaj Kukësit, në “Selman Stërmasi”. Penalizim me gjobë 2-milionëshe mori dhe Erzeni i Shijakut.

U luajtën dje ndeshjet e Ligës së parë në Rumani, ku ka pasur edhe përballjes mes shqiptarësh. Bie në sy sfida mes Kalarasi dhe Astrës, ku te kjo e fundit Azdren Llullaku është zëvendësuar në minutën e 91-të të sfidës së fituar 1-2 nga skuadra e tij. Në sfidën tjetër, Enriko Papa që luan me Botosanin ka pasur si kundër-shtar Kamer Qakën. Poli Iasi i Qakës ka triumfuar me rezultatin 1-2 në transfertë, ndërsa të dy shqiptarë e kanë nisur sfidën si titullarë. Papa është zëvendësuar në të 56’, ndërsa Qaka ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes. Sa i përket renditjes së ekipeve ku luajnë futbollistët shqiptarë, Astra e Llullakut është në vend të 7-të, kurse Poli Iasi i Qakës në vend të 9-të.

DISIPLINA

VLERËSIMI

LEGJIONARËT

Trajneri i Kukësit optimist para duelit të madh ndaj kampionëve në fuqi

Armand Cungu: Do të hakmerremi ndaj Skënderbeut, s’ka çështje “Rexhinaldo”Adriatik BALLA

Kukësi do të presë sot Skën-derbeun në kryendeshjen e javës së 16-të të Kategorisë Superiore, një duel që vë

në diskutim vendin e dytë në renditje. Situata për të dy kampet nuk është më e mira e mundshme, si pasojë e mung-esave të shumta, por trajnerët e të dyja skuadrave, si Armand Cungu i Kukësit, ashtu dhe Orges Shehi i Skënderbeut kanë rritur pretendimet e tyre për fi-tore. “Jemi rivalë për titull. Pavarësisht ndeshjes së parë, që vetëm rezultati nuk na kënaqi, loja ishte e mirë. Shpresojmë t’i kthejmë nesër reston Skënderbeut. Si zakonisht kemi shqetësime, por të vogla. Kur ke 25 futbollistë, çdo lojtar pret momentin e vet. Ekipi po kalon moment të mirë”, theksoi Cungu. Më pas ai foli për çështjen “Rexhonaldo”, aq e përfolur dje në mediat sportive, pasi dyshohet se sulmuesi ka braktisur stër-vitjen. “Rexhinaldo nuk ka probleme. Ka pasur shqetësim të lehtë që para 2-3 javësh, por është stërvitur dhe në fushë nuk kursehet. Nuk më ka pëlqyer që është në faqen e parë të gazetës. Nuk ka lidhje me lindjen e fëmijës, i kemi dhënë leje para se të iknim në Gjirokastër. Më pas erdhi me dëshirën e vet, për të cilën e kemi falënderuar. Do shohim nëse është i gatshëm. Është një nga ata që jep maksimumin në stërvitje dhe nuk ka shfaqur problematika serioze. Pas ekzaminimeve ka rezultuar një traumë e lehtë, diçka norma për futbollin. Nuk ka asgjë serioze”, u shpreh Cungu. Më pas trajneri foli për objektivin kryesor, që është titulli, por që për Kukësin ky objektiv duket i vështirë këtë edicion. “Ka ende kohë, por sa më shumë javë

ikin aq më shumë duhen pikët. Ndeshjet me Skënderbeun janë të veçanta. Fok-usimi i të gjithëve është maksimal për të fituar. Shumë respekt për Skënderbeun por nuk i druhemi asnjë kundërshtari”, shtoi trajneri i skuadrës verilindore. Tekniku shkodran i Kukësit komentoi më pas dëmtimet e shumta që ka në radhët e grupit dhe domosdoshmërinë që skuadra e tij të ketë më shumë lojtarë në dispozicion dhe një kontigjent më cilësor, duke kujtuar kështu indirekt se në merkaton e dimrit nevojiten afrime cilësore në treg. “Skënderbeut i mungon vetëm Radas, kurse ne na kanë mun-guar shumë. Shameti është rikuperuar dhe do të jetë në fushë. Rrumbullaku është i rëndësishëm, por nuk ka luajtur prej 3 muajsh. Ka koncept të gabuar që

kur lojtari fiton formën fizike është gati. Janë gjëra të ndryshme. Duhet t’i japim minuta për tu ambientuar. Shkodra ka marrë një goditje ndaj Kamzës, duhen 5 ditë për ta kaluar”, deklaroi më tej në konferencën për shtyp, trajneri Armand Cungu. Nuk kishin si të mungonin në komentet dhe qëndrimet e tij edhe tifozeria e Kukësit, ku trajneri e për-mendi dhe një herë vështirësinë që kanë tifozët për ta ndjekur skuadrën në çdo takim, si pasojë e faktit që Kukësi nuk luan në fushën e tij. “Dihet që nuk do të jemi në shtëpi. I falënderoj që vijnë, pasi janë shtysë për futbollistët. Janë impuls. Kukësi është ekip që luan fut-boll dhe nuk tenton të mbajë rezultatin dhe të largojë topin”, nënvizoi tekniku i skuadrës nënkampione të Shqipërisë.

Kukësi do të presë sot Skën-derbeun, në kuadër të javës së 16-të të Superiores, një duel që do të thotë shumë për të dyja skuadrat dhe rezultati është prioritet për të dy kampet. Humbja ndaj Teutës, e treta në këtë kampionat duhet harruar me shpejtësinë e dritës sepse Skënderbeu ka një tjetër sfidë shumë të vështirë përballë Kukësit. Vlerësimet e trajnerit Orges Shehi për kundërshtarin nuk mungojnë. Qendërsulmuesi Krasniqi dhe kapiteni Marko

Radas janë dy mungesat më të rëndësishme për kampionët, pa-varësisht vlerës së pamohueshme të lojtarëve ne fjalë tekniku durr-sak mbështetet më shumë tek forca e grupit se sa tek individë të veçantë. Edhe pak javë kanë mbetur deri ne mbyllje të pjesës së parë të sezonit, aspekti fizik është ai që vuan më shumë në përfun-dim të një etape, gjithsesi Shehi ka vetëm fjalë pozitive për ekipin. Skënderbeu aktualisht ndodhet 4 pikë pas Partizanit, megjithatë

trajneri i bardhekuqve nuk alar-mohet sepse ka ende shumë ndeshje deri në fund të sezonit. Për Shehin 4 pikë larg Partizanit nuk janë pak. “Kampionati është i gjatë, janë edhe shumë ndeshje. Mendoj se do të jetë garë shumë e fortë, pasi janë edhe ekipe që janë poshtë nesh që po ngrihen, ndaj edhe gara nuk është përcaktuar ende, ndaj parashikoj një kampi-onat shumë të fortë”, tha trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, në prag të sfidës me Kukësin.

Shehi optimist për fitore ndaj Kukësit, shqetësuese mungesa e Krasniqit dhe Radasit

Llullaku e Qaka titullarë dhe fitore në kampionatin rumun

Dënohen Partizani dhe Tirana për sjelljen e

keqe të tifozëve në derbi

Në fund, Cungu iu rikthye debatit të largimit të Musollit, si pasojë e arritjes së një marrëveshje me klubin, e gjitha kjo pasi mesfushori kosovar po vuante nga një dëmtim që e la për shumë kohë jashtë fushave të blerta. “Ishte kërkesë e vet Musollit për tu rikuperuar. Çdo gjë është lënë e hapur. Ai është emblemë këtu, shpirtin e ka te Kukësi. E kam dashur edhe kur kam qenë në ekipe të tjera. Nuk e ka tradhtuar kurrë Kukësin dhe kjo do të thotë shumë. Jam i lumtur që në janar do ta kem nën urdhra. Di të them që ai ka kërkuar të zgjidhet situata”, përfundoi Cungu. Trajneri i “zhduk” kështu debatet që kanë të bëjnë me ngjarjet e brendshme që për hir të së vërtetës janë evidente, ndërsa flet në mënyrë të ekuilibruar në marrëdhëniet mes skuadrës dhe presidencës, duke u përpjekur të bëjë “trajnerin” në çdo rast, pa e prishur me askënd, e gjitha kjo në funksion të arritjes së objektivit.

Kosova u shortua në një grup me 5 skuadra, duke pasur mundësi në këtë mënyrë që të luajë disa ndeshje miqësore, në kohën kur shumë skuad-ra të tjera kanë ndeshje eliminatore. Një nga kundërshtarët e mundshëm për Kosovën në muajin mars, mund të jetë Uellsi, skuadër me të cilën Shqipëria u përball vetëm pak ditë më parë. Lajmi është bërë i ditur nga prestigjiozja “BBC” e cila ka dhënë disa emra alternativë për Uellsin. Duke ditur se edhe Uellsi është në një grup me 5 skuadra, atëherë mund të organizojë miqësore për të aktivizuar futbollistë me më pak minuta në ndeshje zyrtare. Do të ishte natyrisht një ndeshje e madhe për Kosovën, të luante ndaj Bejl apo Ramsei.

Kosova plot me yje, Uellsi e cilëson rivalin

më të vështirë

SHORTI/ U-17 dhe U-19 njohin rivalët në kualifikueset e Kampionatit Europian, përballë edhe Greqia

MBROJTËSI/ Elseid Hysaj nis në janar bisedimet e transferimit nga Napoli tek Çelsi

“Trajneri i “zhduk” kështu debatet që kanë të bëjnë me ngjarjet e brendshme që për hir të së vërtetës janë evidente, ndërsa flet në mënyrë të ekuilibruar në marrëdhëniet mes skuadrës dhe presi-dencës, duke u përp-jekur të bëjë “trajnerin” në çdo rast...”

2,3,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 7 Dhjetor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

MESFUSHORI

Trajneri i Kombëtares optimist për shortin, beson kualifikimin e Shqipërisë në Euro-2020

Adriatik BALLA

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, beson se Shqipëria mund të kualifikohet në Eu-ropianin e vitit 2020. Edhe

pse Shqipëria ndodhet në një grup të vështirë, me Francën, Islandën, Turqinë dhe Moldavinë, pa përmendur dhe Andorrën që nuk po merret seriozisht, shanset që kuqe3szinjtë t’ia dalin të pa-ktën si vend i dytë janë të mira. Në një intervistë që dha për “Klan TV”, tekniku italian i përfaqësueses përmendi dhe raportet e tij me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, me ndihmësin e tij në përfaqësuese Ervin Bulku, si dhe me aktorët e tjerë që kanë ndikim në përfaqësuese. Ai e quajti qëndrimin e mëtejshëm të tij në krye të kuqezinjve një veprim të drejtë të Dukës, madje një veprim inteligjent, sepse, sipas tij, kreu i federatës e kishte kuptuar se futbollistët e donin atë si trajner. Në fillim Panuçi foli për shortin e hedhur në Dublin pak ditë më parë, duke thënë se ka mbetur i kënaqur. “Jam i kënaqur me shortin. Kemi një grup ku kemi mundësi me Turqinë dhe Islandën. Sigurisht që jam ende i të njëjtit mendim që kam nevojë për të gjithë futbollistët për të provuar t’ia dalim. Turqinë në miqësore e mundën, Islanda është ekip zik, është një grup i vështirë për vendin e dytë por Shqipëria mund të tentojë”, tha Panuçi. Më pas vjen një koment për ri-valët, sidomos për Turqinë dhe Islandën, që konsiderohen rivalë direkt. “Luçesku po vazhdon me rinovimin e skuadrës.

Është një skuadër e ndërlikuar, por fusha na tregoi se kemi mundësi. Mund të shkojë në Europian: Turqia, Islanda apo Shqipëria. Do të shohim dhe do të kërkojmë të jemi më të zotë se ata”, vijoi Panuçi rrëfimin e tij për televizionin e sipërcituar. Më tej ai komentoi raportin e vështirë me gazetarët dhe njerëzit që e kritikojnë, duke dhënë argumentet e tij për t’u justifikuar. “Kam gjetur gjithnjë shumë negativitet, mbi këtë replikoj. Ndoshta jap përshtypjen e polemikut, por duhen analizuar dinamikat e ng-jarjeve. Por për mua e rëndësishme të kem gjithë skuadrën. Nuk shoqërohem me gazetarët, por kjo nuk do të thotë se nuk kam respekt për ju”, nënvizoi Panuçi. Më pas një koment për grupin që ka interes për lexuesit, pasi Panuçi pretendon afrimin e shumë të rinjve që janë një bazë për të ardhmen, pro edhe për mungesat e shumta të titullarëve që e kushtëzuan në Ligën e Kombeve. “Kur

ke mungesa lojtarësh është e vështirë të bësh skuadër. Unë e kam në mendje skuadrën dhe kam folur edhe me presi-dentin. Duhet të kujtoni se kam provuar 20-21 lojtarë të rinj. Por janë lojtarët ata që vendosin se cili do të grumbullohet me atë që tregojnë në fushë. Për që prej një viti për shkak të mungesave ideja ime nuk ka funksionuar”, shtoi tekniku kuqezi. Megjithatë, Panuçi pranon se ka me vete një grup lojtarësh të mirë, ku ai gjen mbështetjen e dëshiruar. “Grupi i lojtarëve është me mua. Tek unë kanë gjetur një mik. Ka pasur lojtarë që nuk luajnë në skuadrat e tyre dhe unë i kam ndihmuar duke i grumbulluar. Por unë e di se çfarë duhet bërë për të ftuar dhe këtë dua të transmetoj. Kjo bëhet gjatë stërvitjeve. Aty duhet të djersijnë sepse kemi përgjegjësinë e një kombi. Po flasim për kombëtaren, të gjithë duhet të jenë krenarë që bëjnë pjesë”, vijoi më tej tekniku italian i Kombëtares. Nuk

Kristian Panuçi nuk e preferon në skemat e tij dhe në skuadrën kuqezi, por Ansi Agolli vijon të jetë në top-formë atje ku luan, pra në kampionatin e Azerbajxhanit, me skuadrën e Kara-bagut. Në ndeshjen e fundit ndaj Kesh-las, e fituar nga Karabaku me rezultatin e thellë 5-1, Agolli ishte një nga më të dalluarit në fushën e blertë. Performan-ca e tij ka bërë që Agolli të përzgjidhet në formacionin më të mirë të javës dhe së bashku me të, janë edhe më shumë se gjysma tjetër e skuadrës, ku në formacionin me 11 futbollistë, 8 janë nga Karabaku. Agolli luajti për herë të fundit para ndeshjes që Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”, por më pas Panuçi nuk e grumbulloi fare.

MBROJTËSIPanuçi e nxori skarco, Agolli mbrojtësi më i mirë në Azerbajxhan

mungoi në këtë logjikë ngjarjesh edhe komenti i Panuçit për raportet e tij me kreun e federatës, Armand Duka, për të cilin trajneri tha se vendosi drejt për të mirën e skuadrës. “Duka e kuptoi që ishim në vështirësi, ai e di që skuadra është me mua. Kam fatin të kem një president me nivel intelektual më lart se mesatarja”, tha në një mënyrë të pakuptimtë tekniku i përfaqësueses së Shqipërisë. Në fund vjen një koment dhe për mungesën e elementëve nga Kategoria Superiore, duke pranuar që duhet të jetë më shumë i pranishëm në ndeshjet e kampionatit shqiptar. “Faji nuk është i imi, është i Bulkut që nuk më thërret (qesh). E gjithë federata kërkon lojtarë të zotë por duhet parë nëse zgjedhin Shqipërinë. Është grupi që mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Nëse nuk përpiqemi të gjithë së bashku lojtarë, federatë, tifozë dhe gazetarë për të shkuar në europian atëherë nuk do t’ia dalim”, përfundoi Panuçi.

Klauzola e majme 50 milionë euroshe i jepte edhe më shumë famë Dionis Avdijajt dhe shumë ishin në dilemë nëse do të zg-jidhte Shqipërinë apo Gjermaninë, por sot luan për Kosovën. Në një rrëfim të gjatë për “Spox” dhe “Goal” ai ka treguar historinë e tij, që nga fëmijëria dhe fillimet e vështira, e deri në ditët ku edhe Juventusi, Liverpuli apo edhe skuadra të tjera të këtij kalibri, kanë shfaqur interes për të. “Familja është shtylla më e rëndësishme në jetën time dhe shumë e rëndësishme për mua. Kam pasur shumë luhatje në karrierë, por e di se gjithmonë

familja ime është ajo që më ka mbështetur. Prindërit e mi mundoheshin të nxirrnin diç-ka nga asgjëja dhe ia arritën. Edhe shoqata ‘Caritas’ na dha shumë mbështetje dhe mjete për të jetuar si edhe rroba të përdorura. Për mua ishte një lumturi e madhe kur kisha mundësi të ndaja hamburgerin me vëllezërit e mi. Kam pasur një fëmijëri të mrekul-lueshme, të cilën më pëlqen ta kujtoj. E kam pyetur babanë nëse dikush nga paraardhësit ishin sportistë, por më ka thënë se vetëm gjyshi ishte atlet i zjarrtë i TV. Më pas ai foli për përfshirjen në futboll, ku iniciatorja ishte

nëna e tij. “Nëna ime është ajo e cila më ka mundësuar që të luaj për një ekip futbolli, ka nënshkruar për mua sepse kisha shumë energji si fëmijë dhe e çmendja familjen. Trajneri më ktheu mbrapsht, duke më thënë se nuk ka vend pasi skuadra është e mbushur plot. Nëna ime ishte ajo që e bindi atë, kështu arrita të qëndroja të paktën për një stërvitje. Kur shënova 20 gola në ndeshjen time të parë, të gjitha dyshimet u hoqën dhe më lanë të qëndroj. Sot futbolli është gjëja kryesore në jetën time”, vijoi talenti me origjinë shqiptare. Më pas ai komentoi sjelljet e tij, që tani i ka

lënë pas. “Edhe jashtë fushës përpiqem t’i kushtoj më shumë vëmendje trupit tim. Për shembull, kam ndryshuar dietën dhe shkoj të bëj masazh shumë më shpesh. Kur jam i lodhur, shkoj të fle herët dhe nuk dal me shokët në qytet ose të shoh shfaqje deri në orën 2 të natës. Prioritet kam futbollin. Për shembull, nëse miqtë e mi duan të dalin për pica por jam i lodhur dhe kur mendoj se nesër kam stërvitje, u them ‘mirupafshim’ dhe iki në shtëpi. Është e rëndësishme për miqtë e mi të më kuptojnë dhe të jenë të kujdesshëm në situata të caktuara.

Dionis Avdijaj, nga jeta e vështirë e familjes tek karriera prej ylli tek Shalke

Sulmuesi me origjinë shqiptare i Liverpulit, Xherdan Shaqiri ka folur për mediat angleze pas ndeshjes kundër Bërnlit në kampionat, ku u shpall dhe njeriu i takimit. Autori i golit të tretë për të kuqtë u shpreh. “Nuk duhet të kemi frikë në asnjë ndeshje. E dimë që do të kemi shumë presion me çdo minutë që kalon këtë sezon, por jam i bindur se kemi shumë shanse për të fituar titullin kampion. Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse unë erdha këtu, për të fituar trofe dhe për të qenë më të mirët. Klop është një trajner i madh që ka një raport shumë të mirë me çdo futbollist. Jam i lumtur që shënova, pasi Bërnli po mbronte shumë mirë dhe ishin të rrezikshëm në kundërsulm. Me rezulta-tin 2-1, nuk je asnjëherë i sigurt, por goli im e qetësoi skuadrën dhe jam shumë i lumtur me këtë”, u shpreh Shaqiri.

Xherdan Shaqiri spektakolar, i jep “krahë” Liverpulit

MBROJTËSIShkodran Mustafi komenton golin kundër Junajtid

Mbrojtësi i Gjermanisë, shqiptari Shkodran Mustafi, ka komentuar golin e tij në ndeshjen midis Arsenalit dhe Mançester Junajtid, mbyllur në barazim 2-2. Ai arriti të shënojë me kokë në mesin e pjesës së parë, falë dhe një gabimi të De Geas. “Kishim shumë shanse për të shënuar, bëmë aksione të mira dhe hodhëm shumë krosime në zonë, por ishim të pafat. Duhet të jemi më të ku-jdesshëm, pasi Junajtid na ndëshkoi në dy gabimet tona. E rëndësishme për ne ishte të mos humbnim dhe të ruanim këtë ecuri prej të pamposhturish, por duhet të kishim fituar. Na mungoi në këtë ndeshje edhe Granit Xhaka, pasi të gjithë e dimë sesa i rëndëishëm është ai për ne”, u shpreh Mustafi.

Një nga futbollistët më energjikë të Kombëtares tonë, Taulant Xhaka, ka pasur mjaft peshë në kualifikimin e Shqipërisë në Europianin e Francës dy vite më parë, por prej Europianit De Biazi e largoi për rebelim. U desh të vinte Panuçi që Xhaka të rikthehej si kuqezi dhe ka luajtur rregullisht me përfaqësuesen. Ai nuk po kalon një moment të mirë në kam-pionatin zviceran dhe ka bërë disa paraqitje jo shumë të mira, por mesfushori i kombëtares

shqiptare mund të justifikohet me faktin se e tërë skuadra e Bazelit nuk është në formën e duhur. Këtë gjë e ka kuptuar dhe trajneri i Bazelit, Marcel Koller, i cili e ka mbrojtur mes-fushorin kuqezi. Për mediat zvi-cerane, tekniku Koller u shpreh me superlativa për mesfush-orin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. “Më vjen keq për disa lojtarë, por në veçanti për Xhakën. Na është dashur ta ak-tivizojmë në qendër të mbrojt-jes, si mesfushor para mbrojtjes

dhe si numër 8, një gjë që është shumë negative për futbollistët në përgjithësi. Nëse një lojtar nuk ka një rol të vendosur dhe do e dijë ku do të luajë, nuk mund të prisni paraqitje pozi-tive. Jo vetëm Xhaka, e njëjta gjë po ndodh edhe me Fabian Frej”. Sa i takon sezonit zhgën-jyes deri më tani, Koller tha se e kanë penalizuar dëmtimet. Bazeli ndodhet plot 19 pikë larg kryesuesve të Jang Bojs, që duket se do e mbrojnë sërish titullin kampion në Zvicër.

QËNDRIMI/ Trajneri i Bazelit elozhe Taulant Xhakës, e çmon lider të grupit

Panuçi zbulon pse qëndroi në krye të Kombëtares: Duka i zgjuar, e kuptoi që më do grupi

“Duka e kuptoi që ishim në vështirësi, ai e di që skuadra është me mua. Kam fatin të kem një president me nivel intelektual më lart se mesatarja...”

22 GAZETA SOTE Premte 7 Dhjetor 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Jennifer Aniston: Nëna ime ishte një model për mua

1- ...Aurel aktor i humorit anglez 2-Fillon 3-Kafshë deti tetëkëmbësh, i thonë edhe lekurishte 4-Njëlloj si nr. 13 horizontalisht 5-Banka ital-iano-shqiptare 6-Shkrimtari turk Nesin në inc. 7-...Shukur, ish futbollist turk 8-Regjizori Musliu 9-I thonë myzeqarit me përkëdhelje 10-Ekonomi Komu-nale 11-Sheshi i luftimit të gladiatorëve 13-Rregjistër ku shënon ngjarjet me kryesore të një periudhë 14-Krahinat, viset, trevat 16-Ish aktori egjyptian i lauruar...Sharif 17-Oval 18-Vend poshtë shtëpisë ku mbahej me parë bagëtia 20-Një qytet bregdetar francez në Gjirin e Lionit, pikë turistike (U=O) 21-Një e njëmijëta e milimetrit 22-Mjet udhëtues në dëborë 23-Dackë, shpullë 24-Ish futbollisti spanjoll...Gonzales 25-Një shtet në gadishullin arabik me kryeqytet Doha 26-Enë e madhe për ujë 27-Aktori Ymer.. 29-Një shtet Afrikan me kryeqytet N’Djameno 30-Është fashat dhe lumë në Shkodër 31-Një ndër filmat e parë shqiptarë 33-...Spenser 34-Ish futbollisti anglez Bobi... 35-Bukuri, hijeshi , i ka ra në ... i bukur 36-Humoristi anglez Aktison në inc. 37-Notë në pentagram

1-Njeri indiferent e mendjemadh 4-Ai që drejton një manastir 5-Element kimik i tretshëm në ujë me veti helmuese dhe oksi-duese 7-E bukura e Trojës 12-Njëra melodi e orës 13-Një, për rusët 14-Akullore e ngrirë, mbrapsh 15-Një shtet europian me kryeqytet Talin 17-Zanor 18-Kontributi Europian 19-Është kryeqyteti i Jordanisë 20-Njëlloj si kapriçot 21-Shkrimtari amerikan Tomas... 22-Qytet dhe ekip futbolli në Itali 23-Një qytet zvicerian 24-Per-sonazh tek komedia “Pallati 176” 26-Vendqëndrim i anjeve 27-Ka për kryeqytet Taxhikistani 28-Një opera nga Puçini, pa fund 29-Kocka e kofshës së këmbës 30-I krishterë 32-Tip pistoletë 33-Një ujë mbledhës 34-Mullixhi, greq. 36-Aparate zbulimi të objektivëve 37-Pikë turistike në veri 38-Kumbarë 39-Arabia Saudite ka për kryeqytet 40-Shkencëtarja franceze...Kyri, me origjinë polake 41-Ish shoqëri karburantesh në vendin tonë...

Aktorja Jennifer Aniston ka folur hapur për nënën e saj të ndjerë Nancy Dow. Dihet se aktorja nuk kishte marrëdhënie të mira me njeriun, që e solli në jetë para 49 vjetëve. “Nëna ime dhe unë ramë dakord për të një-jtën gjë si në filmin “Dumplin”. Ajo ishte një model për mua dhe gjithmonë e shihja veten tek ajo”, tha fillimisht ish-bashkëshortja e Brad Pitt. Nëna e saj shpresonte, që edhe Jennifer të ndiqte botën e modës sikurse ajo sa ishte gjallë. “Kjo ishte diçka për të cilën ka ëndërruar. Ka dashur që unë të bie në sy të të gjithëve, ndërsa unë kam dashur që të më dhurojë dashuri. Ajo shpesh ishte

e zënë me gjëra të tjera”, tha aktorja. Kujtojmë se nëna e yllit të hollivudit ka ndërruar jetë para dy vjetëve si pasojë e sëmundjes së pashëruar të kancerit. Por aktorja ka treguar se tani është duke punuar në të tjera projekte të reja filmike, që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore. Nëntë muaj më parë, aktorja i dha fund martesës dy vjet e gjysmë me aktorin hollivudian Justin Theroux. Arsyeja e vërtetë e ndarjes ende mbetet një mister, por ata theksuan se po përpiqen të qëndrojnë miq. “Më është dashur shumë terapi për ta marrë veten”, tha ajo pas divorcit.

Sëmundja e njëjtëBeni para se të shkojë në shkollë

i thotë nënës se është i sëmurë dhe i dhemb barku. Nëna:

- Nuk ke ngrënë bukën, e ke barkun bosh ndaj të dhemb, po të ishte plot nuk do të të dhimbte.

Menjëherë sapo dëgjon këto fjalë Beni ulet në tryezë dhe fillon të haj mëngjesin. Sapo mbaron mëngjesin, niset për në shkollë. Orën e matema-tikës mësuesi i thotë nxënësve:

- Fëmijë më dhemb koka, mos bëni zhurmë ju lutem.

Beni, menjëherë ngrihet në këmbë dhe thotë:

- Mësues, e keni kokën bosh prandaj, po të ishte plot nuk do të të dhimbte.

Burri dhe gruajaBurrë e grua përgatiten për të

dal shëtitje. Ajo vazhdon të shihet në pasqyrë duke folur:

-I dashur, më duket sikur jam plakur. Kam rrudha në fytyrë. Pastaj më duket sikur jam tepër e shëndetshme. Ndjehem e plakur, të lutem më thuaj diçka për të më ngritur moralin.

Burri pasi e ka dëgjuar me vëmendje i thotë:

-E dashur, duhet të jesh e kën-aqur sepse ende sytë e tu shohin shumë qartë.

Përplasja e makinësDjali i vogël hyn menjëherë në

shtëpi dhe sapo sheh të atin të ulur në divan i thotë:

-Baba, ka ndodhur një gjë tepër e tmerrshme. Isha në makinë me mamin dhe gjatë një kthese u përplasëm me një pemë. Të shihje sesi u katandisëm.

Babai e pyet më pas:-Po mami? Nuk u dëmtua?Djali:-Por për të po flisja edhe unë

baba.

Dy fotografitëNjë polic po hapte një gropë. Një

grua që kalon aty e çuditur e pyet:-Për çfarë po e hap këtë gropë?Polici përgjigjet:-Dua të bëj një foto gjysmë trupi.Pas gjysmë ore sërish gruaja e

gjen duke hapur një gropë tjetër dhe sërish e pyet policin:

-Po tani për çfarë të duhet gropa e dytë?

Polici përgjigjet:-Sepse më duhen dy foto.

7 4 5 8

1 7 9

6 1

5 6

6 8 3 2 9 4

3 5

1 8

9 2 5

2 5 3 7

8 6

7 2 5 8

9 1 3 2

9 5 8

6 4 1

2 8 7 5

8 6 4 3

9 1

3 8 7 4

7 8 1

9 6 4

9 1 8

8 6

7 9 3

7 3 2

1 5 4

3 8 7 5

GAZETA SOT E Premte 7 Dhjetor 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Nëse do e gjeni veten të vënë në provë, do të keni shpirtin e duhur për të përbal-luar çdo situatë. Do të rigjeni besimin tek miqtë tuaj.

23 shattor - 22 tetor

Ndikimi i hënës, do fa-vorizojë angazhimet e fryt-shme. Nëse pikat tuaja të referimit janë lëkundur, duhet të dini që të ruani ekuilibrin.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do të jeni të përhumbur në ëndërrime por do të keni fantazinë e duhur për ti kthyer gjërat në realitet. Në punën tuaj do të jeni shumë konfuz.

Nëse do gjeni veten të lod-hur, për tu përfshirë në an-gazhime të ngjeshura, mbështet-ja tek bashkëpunëtorët do ju vijë shumë në ndihmë.

Do të ndjeni nevojën që të afroheni me dikë të cilin e ndjeni fare pranë. Kjo gjë do të bëjë që të lindë diçka emocionuese.

Dashi Demi

Një ballafaqim me miqtë do bëjë të mendoni ndryshe. Do jeni më pak ambicioz sa i takon karrierës, duke i dhënë më shumë hapësirë bashkëpunimit.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Bëni të pamundurën që të gjeni më shumë kohë për tu marrë me aktivitetet tuaja. Kjo ditë do jetë pozitive nëse do ta organizoni siç duhet.

Parashikohet një ditë e mbushur me të papritura dhe vështirësi. Me vështirësi do të gjeni optimizmin, për shkak të situatave aspak të favorshme.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Kjo e premte premton të jetë mjaft emocionuese. Do të jeni në qendër të vëmendjes, duke shfaqur një sjellje tejet origjinale.

Shanghai printon në 3D një urë rrëshire

Nëse gjatë kësaj dite e gjeni veten duke u përhumbur gradualisht, mos u mërzisni. Kjo pasi është një situatë kalimtare.

Horizontal

Do të rikuperoni intuitën tuaj, gjë që do ju dhurojë më shumë siguri, në mënyrë që të përballoni me më shumë qetësi angazhimet.

Kjo e premte është një prej ditëve më të mira sa i takon humorit, sidomos nëse jeni në prag të një udhëtimi të minutës së fundit.

Teknologjia ka përparuar shumë shpejt në Shangai. Atje është "shtypur" një urë rrëshire prej 15 metrash nga një print-er 3D, e cila do të instalohet në parkun qendror në zonën e Taopu. Duke matur 15.25 metra gjatësi, 3.8 metra gjerësi dhe 1.2 metra lartësi, ura u ndërtua në shtresa nga një sistem printimi 3D i zhvilluar nga Shanghai "Construction Group". U deshën 35 ditë për të përfunduar. Ky lloj materiali mund të përballojë ekspozimin afatgjatë ndaj diellit dhe shiut dhe për të siguruar, që ura të plotësojë standardet kombëtare të ndërtimit. Ura mund të përdoret për rreth tre dekada, tha Chen Xiaoming, zëvendës-inxhinier kryesor i grupit. "Ura ka një ngarkesë prej 250 kg për metër katror, që do të thotë se së paku katër të rritur mund të ecin në të", tha Chen.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1- Njersi ushtrake e pëqrbërë nga disa div-izione dhe brigada 6-Shkrimtari rus...Turgenjev 7-Gabime trashanike në të folur e në sjellje dhe në veprime, e pashquar 8-Lumë në Italinë veriore 9-Automjetete Shqipërisë 10-Pjellë e derrit 11-...Kyri, shkencëtare feancëze me origjinë polake 12-Kanë qenë popullsi në zonën perëndiore të Detit të Zi, rumunët e kanë prejardhjen nga kjo 16-Motra e babës 17-Kofi..., ish Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së 18-...Llukaçi, ish aktore e estradës 19-I thonë ndryshe bariut 20-I vogli i gomaricës 22-Vend i cekët ku mundt të kalohet lumi 23-Ish aktorja e estradës Melpoeni..., pa fund 24-Pohojnë italianët 25-Ka kryeqytet Pakistani, pa fund 26-Shkrimtari amerikan Tomas... 27-Nxitohet 29-Koha e ekzistencës 30-Gjergj Elez..., që lufton kundër bajlozit 31-Zefi i humorit 32-Ish trajneri i Tiranës Myslym... 33-Përshëndetje allaturka 35-Banka italo-shqiptare 36-Mbillen në tokë 37-Çaçi i letrave 38-Medikament që lufton malarjen 39-Sektori elektrik 40-Emëri i mëparshëm i Egjyp-tit 41-Cohe për rroba pune 43-Nofkë e humoristit italian Antonio Dekurti...

1-Ish futbollisti anglez Gerri... 2-Vezak 3-Aktori italian ...Valone, ka luajtir disa filma me aktorin Al Paçino 4-Kompozitori Paganini në inc. 5-Një shtet europian me kryeqytet Gllasgou 8-Futbollisti italian Andrea ... 10-Ulje mbi gjunjë 11-...Barleti 12-Klaris.. natyralist i madh anglez 13-Nëna gjirokastrite por i shquar 14-Zotëroj 15-Energji Natyrore 16-Taksë apo detyrim që ke ndaj një shteti që të ka mundur në luftë 18-Diskutim i zjarrtë dhe i ndërs-jelltë 20-Një shtet gadishull në Lindjen e Largët 21-Këngëtarja me ngjyrë Tërner 23-Ombrella e shtpisë 24-Djall,shejtan 25-Shkrimtari i satirës Pëllumb... 26-Pas-thirrmë dhimbjeje, dëshpërimi, keqard-hje 28-Një shtet arab me kryeqytet Sana 31-Ish aktori elbasanas Hyskja 32-Një manastir katolik 33-Një lloj sporti 34-Ish aktori Prodani 36-E pash veten keq, pa rrugëdalje ose... 38-Kush në italisht 39-Gazeta që ti po lexon 40-Ministria Drejtësisë 41-Notë muzikore...

Japonia dhuron shtëpi për banorët në qytezëKatër vite më parë, Naokos dhe

Takayuki Ides iu dhurua një shtëpi. Është një shtëpi me dy dhoma dhe e vendosur mes pemëve në një qytezë të vogël të Okutamës në prefekturën e Tokios. Përpara se të shpërnguleshin, çifti dhe tre fëmijët e tyre, dy adoleshentë dhe një pesë vjeçar, jetonin me prindërit e Naokos. Shtëpia falas duket sikur është një mashtrim. Por, Japonia ka pasur gjithmonë probleme me pronat, ka më shumë shtëpi se sa njerëz për të jetuar në to. Në 2013 numëroheshin 61 milionë shtëpi dhe 52 milionë familje. Duke qenë se të rinjtë largohen nga zonat rurale për të gjetur punë në qytetet e urbanizuara, qytezat dhe fshatrat janë kthyer në vende “fantazëm”. Në këtë kontekst dhënia e shtëpive është një strategji mbijetese.

GAZETA SOT24 E Premte 7 Dhjetor 2018

2,3,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Këtë fundjavë Juven-tusi dhe Milani do të përballen në kuadër të javës së 15-të të

Serisë A italiane, ku zikaltrit kanë një shans të afrohen me kreun dhe të rihapin garën me Juventusin që është shkëputur ndjeshëm në renditje. Për “Zonjën e Vjetër italiane do të jetë një duel mjaft i vështirë, madje sulmuesi kryesor Mau-ro Ikardi ka deklaruar se do ta mundë Juventusin në këtë duel. Që kjo është një ndeshje e vështirë për “Zonjën” këtë e pranon dhe trajneri Masi-miliano Alegri, cili në konfer-encën për shtyp në vigjilje të derbit të Italisë deklaron diçka të tillë dhe nuk e bën këtë vetëm për të ulur tensionin që parashikon kjo përballje. “Ndërmjet asaj të së premtes dhe sfidës së të mërkurës nuk ka dyshime se kjo e fundit ka më shumë prioritet për ne. Me Interin luajmë për rezultatin e një sfide me Jang Bojs shumë më tepër, pasi bëhet fjalë për vendin e parë në grup në Champions. Me Barcelonën, Realin dhe Sitin që janë drejt vendit të parë logjika është e

SHKAKU/ Një vidhë rrëzoi helikopterin e

presidentit të Leicesterit

SULMUESI Në momentin që transferimi i Ibrahimoviç tek Milani po dështon, është duke u përfolur shumë mundë-sia e një kundëroferte të agjentit Mino Raiola. Qëllimi i agjentit italian sipas spekulimeve mediatike lidhet me propozimin e një tjetër sulmuesi të avancuar siç është 28-vjeçari Mario Baloteli, që sot impenjohet tek Nice. Në të shkuarën Super Mario ka mbajtur veshur fanellën e Milanit nga janari i 2013-ës deri në qershor të 2014-ës sikundër dhe sezonin 2015-

2016 (ku në 77 sfida realizonte 33 gola). Por sot si për të hedhur poshtë një mundësi të tillë kalimi në “San Siro” është vetë Baloteli i cili nëpërm-jet Instagramit të tij përveçse e ka definuar të pamundur një rikthim të tretë tek Milani ka shfrytëzuar mundësinë edhe për t’iu kthyer res-ton tifozëve kuqezinj të cilët lajmin për rikthimin e tij të mundshëm e kanë pritur me komente negative. “Gjithsesi është bukur të shohësh kaq shumë tifozë milanistë të mos

preferojnë rikthimin tim të pamun-dur në këtë klub, shkruan me ironi 28-vjeçari. Nuk përbën asnjë problem për mua, një ditë je i domosdoshëm ditën tjetër nuk të preferojnë më, e rëndësishme është të mos pendo-hesh. As që e kam në mend një trans-ferim, të paktën për momentin. Këto fjalë po i shkruaj vetëm për të vënë në dukje mosmirënjohjen dhe respektin e munguar ndaj personit tim nga një popull që pavarësisht të gjithave do të mbetet në zemrën time”.

SPANJË QËNDRIMI DEKLARATA

Reali “tërmet 6-ballë” në Kupën e Mbretit

Alonso: Çelsi humbi, por mbetet në garë për titull

Lotito konfirmon Taren dhe Inzagin në krye të Lacios

Barcelona fitoi dy ditë më parë në kupë me goleadë dhe dje iu përgjigj flakë për flakë Reali i Madridit, që regjistroi një superezultat. Në fakt, dje u luajtën dy nga pesë ndesh-jet e planifikuara për sot në “Copa Del Rey”, në Spanjë. Dhe pikërisht dje ishte radha e Real Madridit që të zbriste në fushë. Në “Santiago Berna-beu”, djemtë e Santiago Solarit kanë shpartalluar modestët e Melila me rezultatin 6-1. Asen-sio dhe Isko kanë dhuruar spektakël në këtë takim, duke i siguruar fitoren Realit që në pjesën e parë. Në 30 minutat e para të sfidës, Melila u mbrojt

Presidenti i Lacios Klau-dio Lotito, konfirmoi dje në një konferencë shtypi të besu-arit e tij në krye të punëve të skuadrës, drejtorin Igli Tare dhe trajnerin Simone Inzagi. “Nuk flas prej 4 vitesh, por vendosa ta bëj sot për të sqaruar disa situata në klub dhe marrëdhëniet brenda klubit. Prej shumë kohësh po shoh që publikohen la-jme që kanë si qëllim vetëm destabilizimin e ambientit. Megjithatë, disa situata nuk ekzistojnë. Dua respektimin e së vërtetës dhe jo lajme false. Mund të ndodhë që ndonjë ndeshje të mos ecë si duhet,

Disfata me rezultat 2-1 në ndeshjen e së mërkurës kundër Uolves bëri që Çel-si të mbetet 10 pikë prapa kryesuesit të Premier League, Mançester Sitit. Në katër takimet e fundit, skuadra e teknikut Sarri ka fituar vetëm një duel. Megjithatë, Marko Alonso beson se është ende shumë herët për të thënë se Çelsi nuk ka mundësi për ta fituar titullin këtë sezon, mad-je edhe nëse Siti arrin ta fitojë ndeshjen e së shtunës. “Është shumë herët për të folur për këtë gjë, natyrisht. Nëse hum-bim, do të jemi 13 pikë larg dhe kjo është shumë pikë,

mirë, duke mos pësuar, por më pas “furia” madrilene bëri detyrën dhe arriti kualifikimin, duke iu bashkuar Barcelonës në çerekfinale.

por ne duhet të mendojmë, të përgatitemi për ndeshjen mirë dhe nuk jemi duke i kushtuar shumë vëmendje tabelës për momentin”, u shpreh Alonso.

saktë edhe pse krijon një farë përshtypje ky artikulim”, u shpreh Alegri. Gjithsesi, për sfidën ndaj rivalëve historikë të Interit, trajneri juventin deklaron se seanca stërvitore do të jetë shumë më e rëndë-sishme se zakonisht pasi ka dyshime lidhur me forma-cionin. “Bentankur ka pësuar një bllokim në shpinë, ndaj nëse nuk do të jetë i gatshëm ose do të zbresë në fushë Emre Çan ose do të luajmë në një formë tjetër. Por edhe nëse Emre Çan do të zbriste në fushë sigurisht që nuk do të mund të luante për 90 minuta.

Masimiliano Alegri e ka frikë Interin: Ikardi po aq i rrezikshëm sa Ronaldo

Presidenti i ndjerë i Lecester Sitit, Viçai, u rapor-tua i vdekur vetëm pak orë pas përplasjes tragjike të helikopterit të tij privat jashtë “King Power Stadium. Por arsyet se pse ky helikop-ter u rrëzua, nuk ishin zb-uluar ende, deri më sot… Policia britanike po heton shkaqet e aksidentit prej javësh dhe pasi kanë marrë një helikopter të njëjtë me

atë që u rrëzua, kanë zbuluar shkakun kryesor të rrëzimit. Sipas raportimeve të fundit, mungesa e një vidhe në he-likën e pasme, ka bërë që piloti të mos jetë në gjendje të kontrollojë helikopterin, çka ka çuar në përplasjen e tij. Mësohet gjithashtu se gjatë kontrollit paraprak, gjithçka ka qenë në rregull, por gjatë ngjitjes, vidha ka rënë, dhe më pas gjithçka shkoi keq.

Mund të jetë edhe Kuadrado në vend të Bentankur por në këtë mënyrë do të më duhej të ndryshoja treshen e parë. Reparti i mbrojtjes është i gjithi i gatshëm por mund të ndryshojmë diçka edhe aty. Jam duke reflektuar për të bërë zgjedhjet më të mira”, nënvizoi Alegri. Më tej tekniku analizon pritshmëritë nga kjo përballje. Ai beson se Interi dhe Napoli janë dy skuadera që do të rivalizojnë Juventusin në garën për titull. “Kjo është një ndeshje për të cilën motiv-imi vjen natyrshëm, është si një sfidë e madhe Championsi.

Raiola i propozon Milanit Balotelin, sulmuesi refuzon

VIKTIMA pati nga aksidenti i asaj mbrëmjeje, pasi në bordin e helikopterit të bosit të Leicesterit, përveç dy pilotëve dhe vetë presidentit të klubit anglez, ndodhej

dhe një modele nga Tajlanda. Tragjedinë e evitoi vetë piloti, i cili shmangu përplasjen e helikopterit ne turmën e njerëzve.

4

Trajneri i Juventusit e cilëson Interin pengesën kryesore për “Zonjën e Vjetër” në rrugëtimin drejt titullit kampion në Serinë A, elozhe sulmuesit zikaltër Ikardi

por kjo nuk do të thotë që po afron katastrofa. Tare, Inzagi dhe Peruzi janë djemtë e mi, i mbështes. Skuadra është e fortë”, tha Lotito.

Një mbrëmje e bukur plot sharm, me dy skuadra që kanë shkruar historinë. Inter dhe Napoli janë ekipet antagoniste për ne. Pikërisht Napoli vitin e shkuar arriti në 91 pikë dhe mori shërbimet e Ruiz një lo-jtar i shkëlqyer. Nga ana tjetër Interi luan, ka kualitet teknik dhe shpejtësi, për më tepër një organikë të pasur me Ikardin një finalizues të jashtëzakon-shëm. Një ekip gjithnjë në rritje me një teknik që punon shumë, me Perisiç, Politanon, Joao Mario, Brozoviç, Asa-moah De Vrij me pak fjalë një super rival”, shtoi më tej Alegri. Ndërsa nuk kursen komplimentet për kundërsh-tarët zikaltër Allegri ka disa këshilla për bardhezinjtë e tij. “Pika jonë e dobët është kur nuk jemi kompakt si skuadër. Kemi ende shumë ndeshje përpara dhe sfida direkte. Kampionati fitohet në maj ndaj deri atëherë nuk duhet të shfaqemi të frikësu-ar në asnjë moment. Për më tepër përfitoj nga rasti të uroj Andrea Anjelin për ditën e lindjes, është një njeri i vendosur, dhuntia më e mirë për një drejtues të madh”, përfundoi Alegri.