Doracaku Mbi Te Drejten

89
DORACAKU ME NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR TË DREJTËN 1

Transcript of Doracaku Mbi Te Drejten

Page 1: Doracaku Mbi Te Drejten

DORACAKU

ME NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR TË DREJTËN

Shkurt 2008

1

Page 2: Doracaku Mbi Te Drejten

Parathënie

Në jetën e përditshme ne krijojmë të drejta dhe detyrime në bazë të nevojës dhe rrjedhës se zakonshme duke përfshirë aktivitetet tona të përditshme. Në këtë mënyrë me apo pa dashje ne bëjmë qarkullimin e atyre të drejtave dhe detyrimeve e nga nganjëherë edhe pa e vëne në pah në mënyrë të detajuar konceptin juridiko-civil të atyre veprimeve. Në këtë rast personat që janë bartës të këtyre veprimeve mbështeten në njohuritë e përgjithshme juridike dhe morale të fituara gjatë përvojës së tyre. Në këtë kontekst është shumë më rëndësi që ato njohuri të kenë bazën e qëndrueshme juridike, duke marrë parasysh se e drejta është rregulluar në bazë të normave të caktuara juridike mbi të cilat është ndërtuar edhe rendi juridik, e në bazë të të cilit lejohen transaksionet e nduardurshme ekonomike, shoqërore, civile, ekonomike etj.

Ky doracak ofron njohuritë themelore mbi të drejtën në përgjithësi, dhe parimet mbi të cilat duhet të krijohen, ndryshohen apo shuhen marrëdhëniet ndërmjet subjekteve në qarkullimin e zakonshëm juridik, duke përfshirë edhe institucionet me të rëndësishme juridike nga marrëdhëniet juridiko-civile.

Përmbajtja e këtij doracaku është vetëm një bazë jo e gjerë nga e gjithë materia e pafundme ligjore, mirëpo në mënyrë përmbledhur janë përfshirë termat të cilët i hasim çdo ditë në kursin e punës sonë të përditshme.

Duke shpresuar se ky doracak do të jetë një kontribut sado i vogël për ata të cilët përmes pasurimit me njohuri nga fusha ligjore, me përkushtim i qasen punës për të arritur qëllimin e përgjithshëm të dijes, ne iu qasem punës për të kontribuar në këtë drejtim, në mënyrë që të gjithë së bashku të arrijmë atje ku orientohet objektivi ynë, e që është zbatimi i së drejtës.

2

Page 3: Doracaku Mbi Te Drejten

Përmbajtja:

ÇKA ËSHTË E DREJTA.................................................................................................................................4

BURIMET E SË DREJTËS..........................................................................................................................6

DEGËT KRYESORE TË SË DREJTËS.....................................................................................................7

E DREJTA PENALE...........................................................................................................7E DREJTA E CIVILE.........................................................................................................9E DREJTA ADMINISTRATIVE......................................................................................21E DREJTA E PUNËS........................................................................................................25E DREJTA EKONOMIKE................................................................................................29E DREJTA FINANCIARE................................................................................................53E DREJTA KUSHTETUESE............................................................................................53E DREJTA NDËRKOMBËTARE....................................................................................53SISTEMI I JUDIKATURËS.......................................................................................................................53

3

Page 4: Doracaku Mbi Te Drejten

ÇKA ËSHTË E DREJTA

1.1 Definicioni:

E drejta është tërësi e normave juridike që janë të sanksionuar me aparatin shtetëror më të cilat rregullohet raportet shoqërore në një shoqëri dhe të cilat i aplikon shteti.

Për shtetin e së drejtës, e drejta njëkohësisht përbën bazën dhe kufijtë e veprimit të organeve të pushtetit shtetëror. Zbatimi i së drejtës qëndron në kryerjen e veprimeve të cilat i cakton (imponon) ligji ose në përmbajtjen e veprimeve të cilat ligji i ndalon.

Norma është rregull e sjelljes apo mënyrë e përcaktuar e sjelljes, mosrespektim i së cilës individit i shkakton një lloj dënimi..

Norma juridike është rregull e shkruar e sjelljes e cila përcaktohet dhe mbrohet nga aparati shtetëror. Norma juridike përbëhet nga dispozita (kërkesa/urdhri si duhet të sillet individi) dhe sanksioni (marrja e ndonjë të mirë personit që nuk e respekton normën). Normat juridike munden me qenë dispozitive dhe imperative.

Normat dispozitive nuk kanë karakter detyrues dhe respektimi i saj varet nga vullneti i njeriut dhe në rast të mosrespektimit nuk pason sanksioni ligjor (p.sh. personat e moshës mbi 16 vjeç mundë të pajisen me pasaportë) Ndërsa normat përmbajnë dispozitën e caktuar e cila duhet të respektohet, në rast të kundërt subjekti i cili e ka shkelur këtë normë ballafaqohet me pasojat e sanksionit ligjor (p.sh. për të vozitur automjetin personi duhet të posedojë patentë-shoferin)

Normat e etikës dhe normat e moralit janë krijuar në bazë të parimeve të vlerave shoqërore dhe të moralit. Ato rregullojnë një raport të caktuar shoqëror, ndërsa mosrespektimi nuk përmban pasoja ligjore (p.sh. ne tren apo autobus i lëshojmë vendin më të vjetërve, presim në rend për të paguar, përshëndetemi me miq etj,)

Normat shoqërore nuk e shprehin atë që patjetër duhet të ndodhë sipas ligjit, por atë që duhet bërë nga ana e njerëzve/shoqërisë.

Zakoni-është normë shoqërore që është rezultat i zhvillimi të gjatë dhe stihik nga ana e një grupi shoqëror, e që krijohet me përsëritje të gjatë dhe fuqinë e vet të detyrueshme e merr mu nga përsëritja për një kohë të gjatë.

4

Në fakt pothuajse në të gjitha aspektet sjelljet e njeriut janë të rregulluara me norma.

Page 5: Doracaku Mbi Te Drejten

Morali- është normë shoqërore që është rezultat i zhvillimi të gjatë dhe stihik nga ana e një grupi shoqëror, dhe fuqinë e vet të detyrueshme e merr nga vetëdija se ajo që e urdhëron morali është e mirë dhe ajo që e ndalon morali është e keqe. është normë shoqërore

Instituti juridik-është tërësi e normave juridike që rregullojnë një raport të caktuar shoqëror. (p.sh. Instituti i martesës, instituti i kontratës etj.)

Kushtetuta-është akti më i lartë juridik i një shteti dhe përfshinë parimet themelore të së drejtës, në bazë të të cilave rregullohet qeverisja e një vendi.

Ligji-është tërësi e rregullave dhe parimeve që rregullojnë një fushë/çështje të caktuar të shoqërisë, dhe që zbatohet nga aparati shtetëror. Ligji është akt formal i cili përmban tërësinë e normave me të cilat rregullohet një fushë e caktuar e jetës në shoqëri

Dega juridike-paraqet tërësinë e institucioneve të cilat rregullojnë lëmin e njëjtë marrëdhënieve shoqërore sipas parimeve të njëjta juridike (p.sh. e drejta civile-rregullon marrëdhëniet pasurore, e drejta penale rregullon marrëdhëniet e inkriminuara penale etj.)

Sistemi juridik paraqet tërësinë e degëve juridike. Sistemi juridik ndahet në drejtën ndërkombëtare e cila i rregullon marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe të drejtën e brendshme që rregullon marrëdhëniet brenda shtetit.

1.2 Sistemet juridike Ekzistojnë katër sisteme të së drejtës: sistemi i së drejtës civile (civil laë) sistemi i së drejtës zakonore (common laë) si dhe sistemi i së drejtës religjioze (religious laë) dhe sistemi i përzier (Civil laë and common laë). Çdo shtet adopton njërin nga këto sisteme apo i inkorporon ato sipas nevojës.

1.2.1 Sistemi i së drejtës civile ( civil laë ) është më i përhapuri në gjithë botën dhe njihet edhe si e Drejta evropiane-kontinentale. Burim kryesor i këtij sistemi janë kushtetutat e kodifikuara dhe ligjet. Zanafilla e këtij sistemi është në të drejtën romake ( Corpus Juris Civilis që u krijua nga Perandori Justinian ca. 529 p.e.r).

Sistemi i së drejtës civile më tepër ka të bëjë me interpretimin e së drejtës se sa me krijimin apo zhvillimin e saj dhe gjyqtarët bazohen në aktet legjislative dhe jo në rastet e gjykuara (precedentët).Megjithatë në realitet gjykatat i marrin parasysh precedentët, sidomos ato të gjykatave më te larta.

Shtetet që e kanë adaptuar sistemin civil: Kosova, Shqipëria, Austria, Argjentina Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Danimarka, Franca, Finlanda, Gjermania, Kina, Greqia, Italia, Hungaria, Japonia, Holanda, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Turqia, Vatikani, etj.

5

Page 6: Doracaku Mbi Te Drejten

1.2.2 Sistemi i së drejtës zakonore origjinën e ka nga Anglia dhe bazohet më shumë në vendimet gjyqësore, dhe doktrinat që kanë të bëjnë me ato vendime, si dhe zakonet dhe doket se sa në ligjet e shkruara dhe te kodifikuara. Shtetet qe aplikojnë apo bazohen në sistemin e së drejtës zakonore janë Anglia dhe Uellsi, SHBA, Republika e Irlandës, Irlanda Veriore, Kanada, Australia, Hong Kong, Zelanda e Re, etj

1.2.3 Sistemi i së drejtës religjioze i referohet sistemit apo dokumenteve religjioze të cilat përdoren si burim i së drejtës. Llojet e kryesore të këtyre të drejtave janë: E drejta çifute në Judaizëm (Izrael), e drejta e Sheriatit në Islam Arabia Saudite, Irani, Sudani, Afganistani) dhe e Drejta kanonike tek disa grupe krishtere

1.2.4 Sistemi i përzier është zbatim i të dy sistemeve të para, civil dhe zakonor. Shtetet që e zbatojnë këtë sistem janë: Kameruni, Qipro, Gana, Izraeli, Luiziana, Malta, Filipinet, Kebeku, Skocia, Afrika Jugore, Tailanda etj

BURIMET E SË DREJTËS

Burimet e së drejtës nxisin krijimin e së drejtës. Burimet e së drejtës janë dy llojesh: materiale dhe formaleBurime materiale janë faktet shoqërore prej të cilave paraqitet e drejta.Burime formale janë aktet e përgjithshme juridike apo mjeti më të cilin shprehet burimi material (p.sh. kushtetua, ligji etj.) Në Kosovë burime formale të së drejtës janë: Rezoluta 1244 e KS të OKB-së; Konventat ndërkombëtare; Korniza kushtetuese; Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe instrumentet ndihmëse të nxjerra në përputhje me to dhe ligjet në fuqi në Kosovë deri më 22 mars 1989 dhe ligjet jo-diskriminuese pas marsit 1989 deri 1999; Ligjet e Kuvendit të Kosovës; udhëzimet administrative te organeve administrative; praktika gjyqësore dhe doktrina juridike.

6

Page 7: Doracaku Mbi Te Drejten

DEGËT KRYESORE TË SË DREJTËS

Në jurisprudencën klasike, e drejta ndahet në dy degë të veçanta: në të drejtën private dhe në të drejtën publike, pastaj ato ndahen në degë të së drejtës dhe në institute juridike. Kjo ndarje bëhet në bazë të kriterit të të drejtave dhe interesave të cilat mbrohen me norma juridike. E drejta private, me të gjitha degët e saj, i rregullon dhe sanksionon marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve. Ndërkaq, e drejta publike me degët e saj, i rregullon marrëdhëniet e organeve shtetërore ndërmjet tyre.

Shikuar nga aspekti i përgjithshëm degët kryesore të së drejtës janë: e drejta penale; e drejta civile; e drejta administrative; e drejta e punës; e drejta ekonomike; e drejta financiare; e drejta kushtetuese; e drejta ndërkombëtare

E DREJTA PENALEËshtë tërësi e normave juridike penale me të cilat parashihen veprat penale dhe sanksionet ndaj kryesve të tyre.

Vepra penale- është veprim apo sjellje e njeriut, me të cilën dëmtohen ose rrezikohen vlerat e caktuara të shoqërisë apo individit. Elementet themelore të veprës penale janë: veprimi i njeriut, kundërligjshmëria, përcaktueshmëria me ligj dhe përgjegjësia penale e kryesit (fajësia)

Këto elemente munden me qenë objektive siç janë: veprimi i njeriut, kundërligjshmëria, përcaktueshmëria me ligj, dhe subjektive: përgjegjësia penale e kryesit (fajësia, përgjegjshmëria)

Nuk është vepër penale ajo vepër e cila edhe pse përmban tiparet e veprës penale të përcaktuar me ligj është e rëndësisë së vogël. Vepra është e rëndësisë së vogël kur rrezikshmëria e saj nuk është e rëndësishme për shkak të natyrës ose peshës së veprës, të mungesës ose pasojave të dëmshme të parëndësishme; të rrethanave në të cilat është kryer vepra, të shkallës së ulët të përgjegjësisë penale të kryerësit të veprës ose për shkak të rrethanave personale të kryerësit.

Subjekti i veprës penale janë personat që kryejnë veprën penale, shtytësi, ndihmësi dhe organizatorët e shoqatës kriminale, personat që kanë mbushur moshën 14 vjeç.

7

Vepra penale është vepër e kundërligjshme e cila është e përcaktuar me ligj si vepër penale, tiparet e së cilës janë të përcaktuara me ligj dhe për të cilën me ligj është paraparë sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm.

Neni 6 i Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, 6 korrik 2003

Page 8: Doracaku Mbi Te Drejten

Mirëpo ekzistojnë disa raste apo rrethana të cilat e përjashtojnë kundërligjshmërinë e kryesit të veprës penale. Këto janë: mbrojtja e domosdoshme; nevoja ekstreme; dhuna dhe kanosja; veprat me rëndësi të vogël dhe urdhrat nga lart

Sanksionet penale janë: 1) Dënimet kryesore; 2) Dënimet alternative; 3) Dënimet plotësuese dhe 4) Vërejtja gjyqësore

Masa të trajtimit të detyrueshëm janë: 1) Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik për kryerësit e veprës penale të paaftë mendërisht. 2) Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik për kryerësit e veprës penale me aftësi të zvogëluar mendore dhe 3) Trajtimi i detyrueshëm përmes rehabilitimit të kryerësve të veprave penale të varur nga droga dhe alkooli.

Përgjegjësia penale

Personi konsiderohet penalisht përgjegjës nëse është mendërisht i aftë dhe është shpallur fajtor për kryerjen e një vepre penale. Personi është fajtor për kryerjen e një vepre penale në rast se ai e kryen veprën penale me dashje apo nga pakujdesia. Personi nuk konsiderohet penalisht përgjegjës nëse në kohën e kryerjes së veprës penale është nën moshën katërmbëdhjetë vjet. Një person konsiderohet penalisht përgjegjës për veprën penale të kryer nga pakujdesia vetëm nëse këtë shprehimisht e parashikon ligji.

Personi nuk është penalisht përgjegjës kur midis veprimit ose mosveprimit të tij dhe pasojave mungon lidhja shkasore ose kur nuk ka mundësi të shkaktohen pasojat.

Procedura penale

Procedurën penale e përbëjnë një mori veprimesh procedurale të ushtruara në mënyrë sistematike nga organet shtetërore dhe personat e tjerë. Prandaj, organet apo personat të cilët kryejnë veprime procedurale në procedurën penale quhen subjekte të procedurës penale, të cilat kanë të drejta dhe detyra të caktuara. Subjekte te procedurës penale janë: gjykata, paditësi i autorizuar; Prokuroria Publike; Paditësi subsidiar; pala e dëmtuar Paditësi privat; i pandehuri dhe mbrojtësi i tij

Rrjedha e procedurës penale-Kur ekziston dyshim i arsyeshëm se është kryer një vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, policia ka për detyrë qoftë me iniciativën e vet, qoftë me kërkesë të prokurorit publik, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përcaktuar vendndodhjen e kryerësit, të gjejë dhe të ruajë gjurmët dhe provat e tjera të veprës etj. Përveç policisë çdokush ka të drejtë të kallëzojë veprën penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe detyrohet ta bëjë këtë kur moskallëzimi i veprës penale paraqet vepër penale. Kallëzimi penal paraqitet në Prokurori. Prokurori publik, pasi pranon kallëzimin penal, çmon bazueshmërinë e tij dhe, varësisht nga situata konkrete vendos: të kërkojë informacion plotësues; ta hedhë poshtë kallëzimin penal apo të marrë aktvendim për

8

Page 9: Doracaku Mbi Te Drejten

fillimin e hetimit ndaj personit konkret. Prokurori publik e përfundon hetimin kur çmon se çështja penale është sqaruar aq sa mund ta ngrejë aktakuzën.Për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale mund të zbatohen vetëm këto masa: thirrja, urdhër-arresti (shoqërimi forcërisht), premtimi i të pandehurit se nuk do të braktisë vendqëndrimin, ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar, paraqitja në stacionin policor, dorëzania, arresti shtëpiak dhe paraburgimi.Pas përfundimit të hetimit ose kur prokurori publik konsideron se informacionet që i disponon ai për veprën penale dhe kryerësin e saj paraqesin bazë të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës. Procedura para gjyqit mund të zhvillohet vetëm në bazë të aktakuzës së ngritur nga prokurori publik

Pas pranimit të aktakuzës në gjykatë, gjyqtari që zhvillon procedurën për konfirmimin eaktakuzës verifikon se a është përpiluar aktakuza sipas ligjit. Seanca për konfirmim drejtohet nga gjyqtari. Në të duhet të jenë të pranishëm prokurori publik dhe i pandehuri, ndërsa i dëmtuari ka të drejtë pjesëmarrjeje. Pasi aktakuza të marrë formë të prerë, kalohet në stadin kryesor të gjykimit, në shqyrtim gjyqësor, në të cilin gjykata, në një shqyrtim të zbatuar në mbështetje të parimeve procedurale, duhet të vendosë për arsyeshmërinë e aktakuzës. Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjykata, në seancën e këshillimit dhe votimit, merr aktgjykimaktgjykimi mund të jetë aktgjykim me të cilin refuzohet akuza; aktgjykim me të cilin i akuzuari lirohet nga akuza (aktgjykim i pafajësisë) dhe aktgjykim me të cilin i akuzuarishpallet fajtor.

E DREJTA E CIVILEE drejta civile është njëra prej degëve më të rëndësishme juridike, sepse merret me rregullimin e marrëdhënieve pasurore, e këto në radhë të parë janë marrëdhënie pronësore dhe si të tilla janë pjesë kryesore të bazës shoqërore-ekonomike. E drejta civile zakonisht përkufizohet si degë pozitive e së drejtës që përfshin tërësinë e dispozitave (rregullave) juridike që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore me karakter pasuror ose marrëdhëniet shoqërore të cilat, në instancë të fundit, marrin karakter pasuror

E drejta civile mbështet në katër parime kryesore ato janë:Parimi i barazisë së palëve, sipas të cilit palët në marrëdhënien juridike-civile janë të barabarta dhe vullneti i tyre është i barabartë.

9

Aktakuza është një akt formal i përpiluar nga prokurori publik (ose paditësi subsidiar), e cila i paraqitet gjykatës për ta mbajtur shqyrtimin gjyqësor, në të cilin vendoset për fajin e të pandehurit

Njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme çdo ditë hyjnë në marrëdhënie juridike-civile, për shembull, blejnë gazetën, gjë që për të drejtën civile është një kontratë e shitblerjes. Kjo marrëdhënie e thjeshtë juridike u nënshtrohet normave juridike-civile.

Page 10: Doracaku Mbi Te Drejten

Parimi i autonomisë së lirë të vullnetit të palëve, nënkupton se palët, me vullnetin e vet, krijojnë, ndryshojnë dhe i shuajnë të drejtat e veta subjektive (duke u mbështetur në iniciativën e lirë të palëve),Parimi i sanksionit pasuror sipas të cilit në rastet kur nuk përmbushet marrëdhënia juridike-civile në pajtim me vullnetet e palëve kontraktuese, atëherë si masë paraqitet sanksioni pasuror, domethënë goditet masa pasurore e debitorit dhe, jo personaliteti, siç ndodh në rastet e tjera dhe Parimi i qarkullueshmërisë (kalimit) të të drejtave subjektive civile-sipas të cilit të drejtat civile mund të kalojnë nga një subjekt i së drejtës te subjekti tjetër. Pra, të drejtat civile-subjektive janë të drejta që janë të qarkullueshme.

Marrëdhënia juridike-civile konsiderohet çdo marrëdhënie juridike e mbështetur në normat (rregullat) e së drejtës civile përmes së cilës palët krijojnë, ndryshojnë ose shuajnë ndonjë të drejtë subjektive.E drejta civile, në kuptimin objektiv, është tërësia e normave dhe rregullave juridike, me të cilat rregullohen marrëdhëniet juridike-civile. Këto norma (rregulla) juridike të karakterit juridiko-civil, kur rregullojnë një tërësi juridike, si, për shembull, pronësinë, kontratën, paraqesin institutin juridik. Ndërsa tërësia e normave që rregullojnë institutet e së drejtës civile, paraqesin degën e së drejtës civile.E drejta subjektive nënkupton atë të drejtë të cilën individi, përkatësisht subjekti, e nxjerr nga e drejta objektive. Nuk mund të ekzistojë e drejta subjektive, në qoftë se atë nuk e njeh e drejta objektive. Nuk mund të bëhet dikush pronar mbi një send, në qoftë se këtë nuk e lejon e drejta objektive. E drejta subjektive është një pushtet, i cili përbëhet nga një a më shumë autorizime. Për shembull, e drejta e pronësisë, si e drejtë subjektive, përbëhet prej tri autorizimeve: autorizimit të përdorimit, shfrytëzimit dhe të disponimit të sendit.

Raporti juridiko-civilMarrëdhënia e cila është e mbështetur në normat e së drejtës civile përmes së cilave palët krijojnë, ndryshojnë apo shuajnë ndonjë të drejtë subjektive

Subjekt të së drejtës janë: personat fizikë dhe personat juridikë. Çdo person fizik konsiderohet subjekt i së drejtës. Ky subjektivitet fitohet me të lindur. Për këtë kërkohet që ai të lindë i gjallë, përkatësisht të japë shenja jete dhe të ketë formën e njeriut. Personi fizik, si subjekt i së drejtës, karakterizohet nga disa zotësi (aftësi) juridike: zotësinë juridike, zotësinë e veprimit dhe zotësinë e deliktit.

10

Titullari i së drejtës mund t’i kalojë vetëm ato të drejta subjektive civile të cilat i ka edhe vetë

Në kuadër të së drejtës subjektive, kemi edhe të drejtën e kërkesës, që paraqet mundësinë e realizimit të dhunshëm të autorizimit, të cilën e përmban e drejta subjektive. Kërkesa ndryshe quhet edhe padi në kuptimin material.

Page 11: Doracaku Mbi Te Drejten

Zotësia juridike është aftësia e personit fizik që të jetë bartës i të drejtave dhe detyrimeve. Kjo zotësi fitohet nga momenti i lindjes dhe pushon me vdekjen e personit fizik, përkatësisht me shpalljen e tij për të vdekur.Personi fizik mund të shpallet për të vdekur nëse plotësohen disa kushte të parashikuara me ligj dhe ato janë: mungesa nga vendbanimi për një kohë të caktuar dhe të mos dihet se ku ndodhet dhe a është gjallë, pra supozohet se është i vdekur.Shpallja për të vdekur bëhet me vendim gjyqësor dhe në bazë të saj hapet trashëgimia.Zotësia e veprimit të personave fizikë. – paraqet zotësinë (aftësinë) e veprimit të personit fizik që të dalë në komunikimin juridik për të krijuar të drejta dhe për të marrë detyrime në mënyrë të pavarur. Këto të drejta dhe detyrime i krijon si rezultat i moshës madhore. Në të drejtën tonë personat fizikë, sipas rregullit, bëhen madhorë kur mbushin moshën 18 vjeç ose me anë të emancipimit, kur fëmija martohet para se të mbushë moshën 18 vjeç. Kjo mund të bëhet jo më herët se në moshën 16 vjeç. Personat deri në moshën 18 vjeç i quajmë të mitur dhe ata janë të paaftë për të vepruar. Por, paaftësia e tyre për veprim nuk është e njëjtë. Personat deri në moshën 14 vjeç apo të miturit e rinj janë kryesisht të paaftë për të vepruar, kurse prej 14 - 18 vjeç ose të miturit më të vjetër janë të aftë për të vepruar në mënyrë të kufizuar.Personat madhorë mund të shpallen krejtësisht të paaftë për të vepruar ose pjesërisht të paaftë për të vepruar.Zotësia e deliktit është aftësi e personit që të përgjigjet për veprimet e veta - deliktet me masën e vetë pasurore. Zotësia deliktore e personit fizik, për shkak të deliktit, ekziston nga mosha 14 vjeç. Personat fizikë deri në moshën 7 vjeç nuk përgjigjen vetë për deliktet e tyre. Ndërkaq, personat fizikë që nga mosha 7 deri në 14 vjeç, po ashtu, konsiderohen të papërgjegjshëm për deliktet e tyre me masën e vetë pasurore; bëhet përjashtim kur mund të provohet se personi fizik mbi moshën 7 vjeç, por më pak se 14 vjeç, ka qenë i aftë për të gjykuar për veprimet e veta të palejueshme.

11

Personat fizikë

Zotësia juridike Zotësia e veprimit

Zotësia e deliktit

fitohet nga momenti i lindjes dhe pushon me vdekjen e personit fizik,

përkatësisht me shpalljen e tij për të

vdekur.

Fitohet në moshën 18 vjeç

Mund të fitohet me emancipim edhe pas

moshës 16 vjeç

Ekziston nga mosha 14 vjeç.

Personat fizikë deri në moshën 7 vjeç nuk përgjigjen vetë për

deliktet e tyre.

Page 12: Doracaku Mbi Te Drejten

Personat juridikëKrijohen me regjistrim dhe me ligj Atributet e personave juridikë janë: emri, veprimtaria, selia, librat e afarizmit, libri i regjistrimit dhe aktet e përgjithshme

E drejta sendore (reale)Tërësia e normave juridiko-civile me të cilat rregullohen marrëdhëniet juridiko-civile të subjekteve lidhur me sendetPërcakton se kujt i takon një send dhe se çfarë të drejtash ka dikush mbi një send, dhe se në çfarë kushtesh dhe në çfarë vëllimi e ushtron të drejtën e vet mbi një send. Të drejtat sendore kanë karakter absolutVeprojnë Erga Omnes (ndaj të gjithëve)

SendetPjesë materiale e natyrës që gjenden në pushtetin e njeriut dhe mbi të cilin ekziston e drejta e pronësisë ose ndonjë e drejtë tjetër sendoreSende te luajtshme dhe të paluajtshmeSende në qarkullim dhe jashtë qarkullimitSendet në qarkullim të kufizuarSendet e konsumueshme dhe të pakonsumueshmeSendet individuale dhe sipas gjinisëSendet e zëvendësueshme dhe të pazëvendësueshmeSendet e thjeshta dhe të përbëraSendet kryesore dhe aksesoreSendet trupore dhe jotruporeSendi i përbërë dhe sipas destinimit ekonomik

E drejta e detyrimeve

Çka është e drejta e detyrimeveKuptimi objektivnormat juridike që rregullojnë marrëdhëniet juridike të detyrimeve nga të cilat palët fitojnë pushtetin juridik

Detyrimi përmban kërkesën e caktuar të kreditorit dhe detyrimin e debitorit (borxhin)

Subjektet e detyrimeve Personat juridikë dhe fizikë

Karakteristikat e detyrimeveMarrëdhënie juridikeKarakter relativ- veprojnë Inter partes (ndërmjet palëve)

12

Page 13: Doracaku Mbi Te Drejten

Karakter pasuror Janë më përmbajtje të caktuar (dhëne, bërje, mos-bërje, pësim)

Burimet themelore të detyrimeveKontrataShkaktimi i dëmitGjerimi (kryerja) e punëve pa urdhërDeklarimi i njëanshëm i vullnetit Pasurimi i pabazëFaktet tjera të krijuara me ligj

Parimet themelore të detyrimeve

Parimi i lirisë së rregullimit te marrëdhënieve detyrimoreBarazia juridike e pjesëmarrësveParimi i ndershmërisë dhe ndërgjegjshmërisëNdalimi i keqpërdorimit të së drejtësNdalimi i shkaktimit të dëmitParimi i sjelljes se mire (mirëbesimi)Pacta sund servanda

Kontrata-si burim i detyrimeve I. Kontrata-si burim i detyrimeveMarrëveshje, përkatësisht manifestimi i ndërsjellë i pajtimit të vullneteve të dy a më shumë personave dhe ka për qëllim të krijojë, ndryshojë apo të shuaj një ose më tepër marrëdhënie të detyrimeve Kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratës Aftësia punuese (e veprimit) e palëvePajtimi i vullneteve të palëveObjekti i kontratësBaza (kauza) e kontratës dhe Forma e kontratës e parashikuar me ligj

Kushtet e veçanta për lidhjen e kontratësForma e kontratësDhënia e pëlqimit Lidhja e kontratës me dorëzimin e sendit

Pavlefshmëria e kontratës

Kontratat relativisht të pavlefshme

13

Page 14: Doracaku Mbi Te Drejten

Janë ato kontrata kur me rastin e lidhjes së kontratës ka pasur të meta në pikëpamje të shprehjes së lirë të vullnetitKontrata e lidhur nga personat pazotësi veprimi apo me zotësi të kufizuar të veprimit kërcënimi lajthimi mashtrimiKontratat absolutisht të pavlefshmeJanë ato kontrata të cilat janë lidhur në kundërshtim me rendin juridik, dispozitat imperative, moralin, dhe që cenojnë interesin e përgjithshëm apo individual

Përgjegjësia për mospërmbushja të kontratës Përgjegjësia për të metat materiale të përmbushjesTë metat e dukshme të senditTë metat e fshehta të sendit

Shkëputja e kontratës Për shkak të mospërmbushjesPër shkak të rrethanave të ndryshuara

Pamundësia e përmbushjes Dëmtimi pa masë (Laesio Enormis) Kontratat për fajden

II. Shkaktimi i dëmit si burim detyrimeve Nocioni i dëmit Dëmi material Dëmi moral ose jomaterial Baza e përgjegjësisë Përgjegjësia sipas fajitPërgjegjësia objektive apo përgjegjësia pa fajLidhja kauzale llojet e përgjegjësisë

Shuarja e detyrimeve Me përmbushje Me kompensimFalja e borxhit Përtëritja Konfuzioni (confusio)Pamundësia e përmbushjes së detyrimitKalimi i kohës-denoncimi Vdekja

14

Page 15: Doracaku Mbi Te Drejten

Parashkrimi

Llojet e detyrimeve të ndryshme

Detyrimet në të hollaDetyrimet alternativeDetyrimet fakultativeDetyrimet e pjesëtueshmeDetyrimet solidare

Ndarja e kontratave

Kontratat e njëanshme dhe të dyanshmeKontratat me emër dhe kontratat pa emërKontratat formulareKontratat me shpërblim dhe pa shpërblim Kontratat intutitue personae

Kontrata e KredisëKarakteristikat:

Kontratë me emërKontratë e dyanshme detyrueseFormale

Mjetet për sigurimin e kredisëE drejta e pengutE drejtë sendore mbi sendin e huaj, në bazë të së cilës kreditori mund të realizojë kërkesat e veta nga vlera e sendit të lënë peng.

Llojet e pengut sipas objektit:Pengu mbi sendet e luajtshmeHipoteka, e drejta e pengut mbi sendet e paluajtshmeHipoteka mobilare

Llojet e pengut sipas themelimit:Pengu i kontraktuarPengu ligjorPengu gjyqësor

15

Page 16: Doracaku Mbi Te Drejten

MARRËVESHJA E PENGUTMarrëveshja e pengut mund të lidhet për një ose më shumë detyrime.

Marrëveshja e pengut është e pavlefshme, në qoftë se nuk bëhet me shkrim dhe nuk përfshin:

(a) identifikimin e pengdhënësit, personi që është përgjegjës për detyrimin e siguruar (në qoftë se ai person nuk është pengdhënësi) si dhe identifikimin e pengmarrësit;

(b) përcaktimin e përgjithshëm ose specifik të detyrimit të siguruar;

(c) përshkrimin specifik ose të përgjithshëm të mjaftueshëm për të përcaktuar në mënyrë të arsyeshme kolateralin, që mund të përfshijë pasuri që do të fitohet nga pengdhënësi pas datës së marrëveshjes së pengut;

(ç) deklaratën që shpjegon se qëllimi i marrëveshjes është të krijojë një peng në favor të pengmarrësit;

(d) nënshkrimet nga pengdhënësi ose në emër të pengdhënësit dhe pengmarrësit dhe

(dh) datën e marrëveshjes së pengut, që do të thotë data kur marrëveshja e pengut është nënshkruar nga pengdhënësi ose në emër të pengdhënësit.

Një marrëveshje pengu mund të përfshijë edhe çështje të tjera për të cilat palët bien dakord dhe mund të ndryshohet nga palët edhe më vonë.

Në qoftë se marrëveshja e pengut nënshkruhet nga një person i cili vepron në emër të pengdhënësit, pengu është i vlefshëm vetëm në qoftë se personi i cili ka nënshkruar

marrëveshjen e pengut është i pavarur nga pengmarrësi.

Një marrëveshje pengu nuk kërkohet të noterizohet, përveç kur palët në marrëveshjen e pengut bien dakord për këtë.

KOLATERALIÇdo pasuri e luajtshme që mund të transferohet në bazë të ligjit mund të shërbejë si kolateral.

Përveç kur parashikohet ndryshe me ligj, mineralet, hidrokarburet dhe të drejtat e nxjerrjes së tyre mund të shërbejnë si kolateral.

Një peng mund të ekzekutohet vetëm në masën e të drejtave që pengdhënësi ka mbi kolateralin.

16

Page 17: Doracaku Mbi Te Drejten

Pasuria që është në bashkëpronësi të disa pronarëve mund të përdoret si kolateral vetëm në qoftë se bashkëpronarët bien dakord për këtë.

Një person që është pronar i një pjese të një pasurie të luajtshme mund ta përdorë atë interes si kolateral edhe pa pëlqimin e pronarëve të pjesëve të tjera të pasurisë.

Një peng i ngarkuar është i detyrueshëm ndërmjet pengmarrësit dhe çdo pale të tretë në qoftë se:

(a) marrëveshja e pengut nëpërmjet së cilës pengdhënësi e ka ngarkuar pengun është e vlefshme;

(b) pengu përmbushet dhe

(c) deklarata e njoftimit që përmban shënimin “ndalohet me marrëveshje rivënia peng” është depozituar të paktën dhjetë (10) ditë para krijimit të ndonjë pengu të mëvonshëm.

Përfundimi i pengutPengu përfundon kur:

(a) pengdhënësi dhe pengmarrësi bien dakord për këtë;

(b) detyrimi i siguruar është përmbushur ose ka pushuar së ekzistuari;

(c) kolaterali (përfshirë çdo të ardhur të pagueshme nga polisa e sigurimit) pushon së ekzistuari;

(ç) kolaterali ndryshohet ose kombinohet me një send ose të drejtë tjetër në mënyrë të tillë që ai pushon së ekzistuari në formë të identifikueshme ose të ndarë;

(d) kolaterali bëhet pjesë e një sendi ose të drejte tjetër në mënyrë të tillë që pasuria e lënë peng dhe sendi apo e drejta tjetër bëhen të transferueshme si një zë i vetëm;

(dh) kolaterali bëhet pronë e pengmarrësit;

Mospërmbushja dhe ekzekutimi

TË DREJTAT NË RAST MOSPËRMBUSHJEJE

Mospërmbushja ndodh kur nuk shlyhet detyrimi i siguruar ose kur shkelen kushtet e marrëveshjes së pengut nga pengdhënësi ose personi që është përgjegjës për detyrimin e siguruar.

17

Page 18: Doracaku Mbi Te Drejten

Në rast mospërmbushjeje, pengmarrësi ka të drejtë të marrë në posedim kolateralin nëpërmjet:

(a) procedurës gjyqësore;(b) nga vetë pengmarrësi në qoftë se kjo mund të bëhet pa prishur qetësinë publike dhe(c) administratës,

19.3 Në qoftë se zgjedh procedurën gjyqësore, pengmarrësi duhet të depozitojë një kërkesë në gjykatën që ka juridiksion për të kërkuar një urdhër ex parte dhe pa njoftuar pengdhënësin ose ndonjë person tjetër, që të autorizojë sekuestrimin e kolateralit dhe dorëzimin e saj pengmarrësit sipas procedurave gjyqësore.

Kjo kërkesë duhet të shqyrtohet nga gjykata jo më vonë se tre (3) ditë pune të gjykatës pas datës së depozitimit të kërkesës.

Shitja e kolateralitNë rast mospërmbushjeje, pengmarrësi mund ta shesë, ta jep me qira ose ta tjetërsojë kolateralin në mënyra të tjera. Të ardhurat nga shitja e kolateralit shpërndahen sipas rradhës së mëposhtme:

(a) për shpenzimet e arsyeshme të bëra nga pengmarrësi për marrjen në posedim të kolateralit, vënien e tij për shitje dhe për shpenzime të tjera të arsyeshme lidhur me shitjen;

(b) për përmbushjen e detyrimit të siguruar;

(c) për përmbushjen e detyrimeve ndaj pengmarrësve të mëvonshëm mbi të njëjtinkolateral në qoftë se është bërë kërkesë me shkrim në çdo kohë para shitjes së kolateralit dhe

(d) pjesa që mbetet i paguhet pengdhënësit.

Shitja e kolateralit mund të bëhet me ankand publik ose me shitje private. Metoda, mënyra, koha, vendi dhe kushtet e shitjes duhet të jenë sipas kushteve të arsyeshme tregtare.

19.10 Pengmarrësi duhet të njoftojë pengdhënësin për kohën dhe vendin e shitjes të paktën katërmbëdhjetë (14) ditë përpara. Pengmarrësi duhet gjithashtu të njoftojë të gjithë pengmarrësit e tjerë mbi të njëjtin kolateral, duke njoftuar me shkrim për interesin e tyre mbi kolateralin para se njoftimi t’i dërgohet pengdhënësit.

18

Page 19: Doracaku Mbi Te Drejten

HipotekaPër të qenë i vlefshëm, dokumenti i hipotekës duhet të jetë me shkrim dhe i vërtetuar në të njëjtën mënyrë si transaksionet e tjera që kanë të bëjnë me pronat e paluajtshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dokument i vlefshëm i hipotekës do të përfshijë:

(a) emrin, adresën dhe të dhënat e pengdhënësit dhe pengmarrësit;

(b) përshkrimin e detyrimeve të siguruara me hipotekë, ose, nëse detyrimi është parashtruar në një marrëveshje të veçantë kryesore, referimin e saktë të marrëveshjes kryesore;

(c) përshkrimin e mjaftueshëm që në mënyrë të arësyeshme e identifikon kolateralin e hipotekës, duke përfshirë numrin kadastral të pronës së paluajtshme, dhe emrin e komunës ku ndodhet pasuria e patundshme;

(d) fletën poseduese përkatëse, ose ekuivalentin;

(e) lejen përkatëse të ndërtimit, nëse ka;

(f) lejen përkatëse të shfrytëzimit, nëse ka;

(g) shumën maksimale të detyrimit financiar ose detyrimet e mundshme të ardhme financiare të siguruara me hipotekë;

(h) deklaratën me shkronja të zeza të spikatura qe tregon se procedura e ekzekutimit të hipotekës mund të çojë në marrjen e pasurisë dhe dëbimin pengdhënësit nga prona;

(i) mënyrat për dërgimin e dokumenteve pengdhënësit në rast të mospërmbushjes së detyrimit ose procedurave të ekzekutimit së pasurisë të lënë peng;

(j) datën kur është nënshkruar dokumenti i hipotekës; nënshkrimet e autorizuara nga ose në emër të pengdhënësit dhe të pengmarrësit;

Përjashtimi nga ekzekutimi i luajtshmëriveNuk mund të jenë objekt ekzekutimi:

1) rrobat, këpucët, ndërresat dhe sendet e tjera të përdorimit vetjak, sendet e shtratit, enët, mobilet, shporeti, frigoriferi, makina për larjen e ndërresave dhe sendet e tjera që shërbejnë për plotësimin e nevojave shtëpiake, po qe se janë të domosdoshme për debitorin dhe anëtarët e ekonomisë së tij shtëpiake, duke marrë parasysh kushtet e ambientit ku jetojnë;

19

Page 20: Doracaku Mbi Te Drejten

2) ushqimi dhe lëndë djegëse për nevojat e debitorit dhe të anëtarëve të ekonomisë së tij shtëpiake për gjashtë muaj;

3) kafshët e punës e të pjelljes, makinat bujqësore dhe veglat e tjera të punës, që i duhen me doemos debitorit bujk për mirëmbajtjen e ekonomisë bujqësore, në masën që nevojitet kjo për ushqimin e tij dhe për ushqimin e anëtarëve të ekonomisë së tij shtëpiake, si dhe farat për përdorim në këtë ekonomi shtëpiake dhe ushqimi për bagëti për katër muaj;

4) veglat, makinat dhe sendet e tjera që debitorit, i cili ushtron në mënyrë të pavarur veprimtarinë e zejtarisë me punë personale, me mjetet e punës në pronësinë e qytetarëve, i nevojiten për ushtrimin e kësaj veprimtarie si dhe lëndët e para dhe lëndët energjetike - për tre muaj pune;

5) librat dhe sendet e tjera që i nevojiten debitorit, i cili në mënyrë të pavarur në formë profesioni me punë personale, ushtron veprimtari shkencore, artistike ose ndonjë veprimtari tjetër profesionale, etj.

6) parat e gatshme të debitorit që ka të ardhura të përhershme mujore - deri në shumën mujore që sipas ligjit është përjashtuar nga ekzekutimi, në përpjesëtim me kohën deri në të ardhurat e ardhshme;

Përjashtimi nga ekzekutimi i paluajtshmëriveNuk mund të jenë objekt ekzekutimi:

1) toka bujqësore dhe ndërtesat ekonomike të bujqve në vëllimin e nevojshëm për ushqimin e tij dhe të anëtarëve të familjes së tij të ngushtë e të personave që sipas ligjit i ka nën ngarkim;

2) shtëpia e banimit me oborrin.

20

Page 21: Doracaku Mbi Te Drejten

PËRJASHTIMI PËR RRJEDHËN E ZAKONSHME TË VEPRIMTARISË EKONOMIKE

Një blerës i zërave të inventarit në rrjedhën e zakonshme të veprimtarisë ekonomike të shitësit e fiton të drejtën e pronësisë i liruar nga çdo peng edhe në qoftë se pengu është perfeksionuare edhe në qoftë se blerësi ka pasur dijeni për pengun.

Shitja quhet se është në rrjedhën e zakonshme të veprimtarisë ekonomike në qoftë se bëhet nga një shitës që është rregullisht i angazhuar në shitjen e llojit të pasurisë që e blen blerësi, dhe si blerësi ashtu edhe shitësi të mos jenë të lidhur me njëri-tjetrin dhe të veprojnë në mirëbesim. Shitja e pjesës më të madhe të inventarit nuk konsiderohet shitje në rrjedhën e zakonshme të veprimtarisë ekonomike.

Një blerës dhe një shitës nuk quhen të lidhur me njëri-tjetrin në qoftë se interesat e tyre janë të pavarur, në qoftë se çmimi që i paguan blerësi shitësit është i drejtë dhe i arsyeshëm në ato rrethana dhe në qoftë se qëllimi kryesor i transaksionit të tyre nuk është mashtrimi, vonesa ose pengimi i përpjekjeve të një pengmarrësi apo kreditori të autorizuar për të mbledhur detyrimin.

Çdo marrëveshje ndërmjet pengdhënësit dhe pengmarrësit që synon të kufizojë të drejtat e blerësit është e pavlefshme për çdo blerës.

E DREJTA ADMINISTRATIVE

Për të vendosur për të drejtën apo detyrimin e caktuar të qytetarit ose të personave të tjerë, si për shembull për të drejtën e ndërtimit të ndërtesës banesore, pagimin e tatimit etj., duhet zbatuar dispozita materialo-juridike, që përmban kushtet sipas të cilave vendoset për të drejtën, përkatësisht detyrimin e caktuar. E tërë kjo procedure e organeve të administratës zhvillohet në procedurën administrative.

Dispozitat e procedurës administrative shërbejnë për realizimin e dispozitave materialo-juridike, ngase zbatimi i dispozitës materialo-juridike nuk mund të bëhet vetvetiu, por atëherë kur organi zhvillon procedurën dhe në bazë të procedurës të zhvilluar, me vendim

21

Page 22: Doracaku Mbi Te Drejten

konfirmon se a kanë qenë të plotësuara kushtet për fitimin e ndonjë të drejte, përkatësisht për përcaktimin e ndonjë detyrimi të përmbajtur në dispozitat materialo-juridike.

Për të qenë një punë administrative çështje administrative në kuptim të këtij ligji, duhet t’i ketë tri cilësi:

1) të jetë nxjerrë nga organi i administratës,2) të jetë nxjerrë në një çështje të caktuar administrative, përkatësisht në një situatë juridike,3) që me të vendoset për një të drejtë a detyrim të caktuar të një pale të caktuar.Përveç çështjeve administrative, organet e administratës kryejnë edhe shumë punë të tjera administrative, në mesin e të cilave dallohet grupi i madh i punëve, të cilat zakonisht quhen veprime administrative, të cilat dallohen nga çështjet administrative.

Veprime administrative konsiderohet mbajtja e evidencave të ndryshme (kadastrale, civile, tatimore etj.) dhe lëshimi i certifikatave dhe dokumenteve të tjera (ekstrakte nga librat amë të të lindurve, të të kurorëzuarve, të të vdekurve, ekstrakte për gjendjen e pronësisë së tokës etj.). Veprimet administrative, në shumicën e rasteve, kryhen pavarësisht nga vullneti i disa personave. Kur kemi të bëjmë me dhënien e certifikatave të ndryshme dhe të dokumenteve të tjera në bazë të evidencës publike apo pas zhvillimit të procedurës, si dhe me mbajtjen e evidencave të ndryshme, personi i caktuar nuk fiton të drejta, përkatësisht detyrime. Ky është dallimi qenësor ndërmjet çështjeve administrative dhe të veprimeve administrative. Kështu, p.sh., me veprime administrative, palëve u japim dokumente të ndryshme, të cilat u shërbejnë për të argumentuar fakte në çështjet administrative, sepse në bazë të shikimit në evidencën përkatëse apo në bazë të paraqitjes së ekstraktit nga ajo evidencë, pala dëshmon ekzistimin ose mosekzistimin e ndonjë argumenti të rëndësishëm për vendimmarrje në një çështje të caktuar administrative

Akti administrativ konsiderohen të gjitha vendimet e organeve të administratës publike, të cilat krijojnë pasoja juridike ndaj subjekteve tw caktuara, ndërsa veprimtari administrative është tërësia e akteve individuale ose kolektive administrative të nxjerra nga organet e administratës publike gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre si dhe veprimet e kryera nga administrata për zbatimin e këtyre akteve. Kompetenca administrative - është tërësia e kompetencave lëndore dhe territoriale e organit të administratës publike e paraparë me ligj apo me akt nënligjor.

Organet e administratës publike janë: organet e administratës publike qendrore dhe organet e administratës publike lokale dhe organet e tjera në varësi të tyre, ndërsa si palë e interesuar wshtw çdokush që ka interes të ligjshëm ka të drejtë të marrë pjesë në procedimin administrativ personalisht ose i përfaqësuar. Si akte administrative janë p.sh revokimi dhe shfuqizimi mw të cilat ndërpritet fuqia juridike e akteve të tjera administrative.

22

Page 23: Doracaku Mbi Te Drejten

Organet administrative publike punwn e tyre e mbwshtwsin nw disa parime themelore si nw vijim:

Parimi i ligjshmërisë-nw bazw tw tw cilit organet e administratës publike ushtrojnë veprimtarinë administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi në Kosovë, brenda kufijve të kompetencave që u janë dhënë atyre dhe konform qëllimit për të cilat janë dhënë këto kompetenca, duke siguruar zbatimin e akteve administrative të tyre si dhe duke siguruar vlefshmwrinw e tyre, ndërsa personat e dëmtuar nga aktet administrative, kanë të drejtën e kompensimit në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë përgjegjësinë e administratës publike. Parimi i balancimit të interesave publike dhe private-Organet e administratës publike, në ushtrim të veprimtarisë administrative, duhet të vendosin një balancim të drejtë mes interesave publike dhe interesave private të përfshira në të, në mënyrë që të evitohen ndërhyrjet e panevojshme në të drejtat dhe interesat e personave fizikë dhe juridikë.

Parimi i barazisë përpara ligjit- Organet e administratës publike trajtojnë në mënyrë të njëllojtë të gjitha çështjet në shqyrtim para tyre për aq sa këto çështje janë objektivisht të njëjta. Dallime në trajtimin e çështjeve lejohen vetëm në masën që ato përputhen me ndryshimet objektive mes çështjeve.

Parimi i proporcionalitetit- Gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre ligjore në zbatim të interesit publik, organet e administratës publike do të përdorin mjetet që janë në proporcion me qëllimet që synohen të arrihen.

Parimi i objektivitetit dhe i paanshmërisë- Gjatë veprimtarisë administrative, organet e administratës publike marrin në konsideratë dhe u japin peshën që u takon të gjithë faktorëve që lidhen me një akt të caktuar administrativ. Organet e administratës publike sigurojnë se veprimtaria e tyre nuk është e influencuar nga interesa private ose personale ose paragjykime të nëpunësve që e ushtrojnë këtë veprimtari.

Parimi i qëndrueshmërisë dhe i parashikueshmërisë-Organet e administratës publike do të jenë të qëndrueshme në veprimtarinë e tyre administrative me qëllim të respektimit të pritjeve legjitime të personave fizikë dhe juridikë.

Parimi i Publicitetit- Organet e administratës publike ushtrojnë veprimtarinë administrative në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim të ngushtë me personat fizikë dhe juridikë të përfshirë në të. Çdo person fizik dhe juridik, pa qenë e nevojshme të tregojë interes specifik, në raportet me organet e administratës publike, ka të drejtat procedurale që: a) të marrë informacion që është në zotërim të një organi të administratës publike, b) brenda një kohe të arsyeshme, c) në të njëjtën mënyrë si për çdo person tjetër, d) me mjete të përshtatshme dhe efektive.

Parimi i subsidiaritetit-Kur një pjesë ose tërë aspektet e veprimtarisë administrative të rregulluara me Ligj, i nënshtrohen një rregullimi me legjislacion të veçantë, do të zbatohet rregullimi i veçantë i legjislacionit të veçantë.

23

Page 24: Doracaku Mbi Te Drejten

Në procedurën administrative pjesëmarrës kryesorë janë organi dhe pala. Grupi i dytë i pjesëmarrësve(dëshmitarët, ekspertët, interpretët etj.), mund të paraqiten në procedurën administrative dhe kjo varet nga natyra dhe lloji i çështjes administrative që është objekt i procedurës administrative.Palë është personi me kërkesën e të cilit ngrihet procedura ose kundër të cilit zhvillohet procedura, apo i cili, për mbrojtjen e të drejtave të veta ose të interesave të veta juridike, ka të drejtë të marrë pjesë në procedurë. Në procedurën administrative palë mund të jetë çdo person fizik dhe juridik. Që një palë e caktuar të mund të marrë pjesë plotësisht në procedurën administrative dhe që në atë procedurë të paraqitet dhe të veprojë si palë, duhet t’i plotësojë këto kushte: a) të ketë aftësi për të qenë palë (aftësia e palës);b) të ketë aftësinë e kryerjes së pavarur të veprimeve (aftësia procedurale) dhe c) të ekzistojë lidhja e caktuar e atij personi me çështjen konkrete administrative - me lëndën e procedurës (legjitimiteti i palës).

Në procedurën administrative dallohen këto lloje të përfaqësimit:

1) përfaqësuesit ligjorë ose të nevojshëm të personave me paaftësi procedurale dhe të personave juridikë;- Përfaqësuesit ligjorë veprojnë për personat që nuk kanë aftësi procedurale dhe për personat juridikë2) i autorizuari;3) përfaqësuesi i përkohshëm dhe4) përfaqësuesi i përbashkët.

Parashtresa është një nga format e komunikimit të palëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë me organet, si dhe arsye për komunikim të organeve me palët dhe me pjesëmarrësit e tjerë në procedurën administrative. Në bazë të ligjit, me fjalën parashtresë nënkuptojmë kërkesat, formularët që shfrytëzohen për përpunimin automatik të të dhënave, propozimet, fletëparaqitjet, lutjet, ankimet, kundërshtimet dhe komunikimet e tjera, me të cilat individët ose personat juridikë, përkatësisht ndërmarrjet u drejtohen organeve

Çdo parashtresë duhet të jetë e kuptueshme dhe të përmbajë çdo gjë që nevojitet, që të mund të veprohet sipas saj. Ajo duhet të përmbajë sidomos:

* emërtimin e organit të cilit i dorëzohet;* objektin me të cilin ka të bëjë;* kërkesën, përkatësisht propozimin;* kush është përfaqësuesi ose i autorizuar, në qoftë se ky ekziston dhe* emrin dhe mbiemrin si dhe vendqëndrimin (adresën) e paraqitësit të përfaqësuesit ose të autorizuaritParashtresat, si rregull, dorëzohen drejtpërdrejt ose dorëzohen me shkrim me anë të postës ose komunikohen me gojë në procesverbal dhe, në qoftë se nuk është parashikuar ndryshe, mund të deklarohen edhe telegrafisht

24

Page 25: Doracaku Mbi Te Drejten

Procedura administrative mund të fillojë sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të palës. Sipas kësaj baze, kemi dy lloje (grupe) të procedurave administrative. Në procedurën e ngritur sipas detyrës zyrtare zbatohet parimi i oficialitetit, ndërsa në procedurën e ngritur me kërkesë të palës zbatohet parimi i palës

Me ligj janë caktuar dy afate për veprim sipas kërkesave të palëve. Afati i parë prej një muaji, në qoftë se me dispozita të veçanta nuk është caktuar një afat më i shkurtër, ka të bëjë me rastet kur para dhënies së vendimit nuk ka nevojë të zbatohet procedura e veçantë ekzaminuese, as nuk ekzistojnë shkaqet e tjera, për të cilat nuk mund të merret vendimi pa shtyrje (zgjidhja e çështjes paraprake etj.). Rasti i dytë (afati dymujor) vlen për të gjitha rastet e tjera. Në qoftë se kërkesa konkrete e palës nuk zgjidhet dhe vendimi për të nuk i dorëzohet asaj brenda afatit të caktuar, pala ka të drejtë ankimi, sikur kërkesa e saj të ishte refuzuar. Këtu kemi të bëjmë me të ashtuquajturin institucion të “heshtjes së administrates”, ndërsa është futur me qëllim të mbrojtjes së pales në procedurën administrative, sepse, në të kundërtën, organit do t’i mundësohej që me zvarritjen e panevojshme, t’u pamundësojë palëve që të realizojnë të drejtat e veta.

Mjetet e jashtëzakonshme juridikePërtëritja e procedurës Ndërrimi dhe anulimi i vendimit lidhur me kontestin administrativKërkesa për mbrojtje të ligjshmërisëAnulimi dhe prishja në bazë të së drejtës së mbikëqyrjesPrishja dhe ndryshimi i vendimit të formës së prerë me pëlqimin ose me kërkesën e palësPrishja e jashtëzakonshmeShpallja e vendimit si të pavlefshëm

Ekzekutimi është faza e fundit në procedurën administrative. Si rregull, ekzekutohet akti administrative i nxjerrë me qëllim të realizimit të të drejtave apo të interesave të palëve ose për zbatimin e detyrimeve të tyre. Ekzekutimin administrativ e zbatojnë organet e administratësKontesti administrativ, në të vërtetë, është vazhdim i procesit administrativ. Kur organi kompetent e përfundon procesin administrativ dhe kjo ndodh atëherë kur nxjerr aktin administrativ definitiv, kundër të cilit pala e pakënaqur nuk ka mundësi të përdorë mjet të rregullt juridik (ankimin), atëherë lind kontesti mes saj dhe organit kompetent. Kontesti administrativ niset me padi, e cila paraqitet brenda afatit prej 30 ditësh, na dita e dërgimit të aktit administrativ palës që e paraqet atë.

E DREJTA E PUNËS

Shteti krijon standarde, norma, rregulla dhe sanksione, me të cilat i rregullon marrëdhëniet ndërmjet punëtorëve e punëdhënësve dhe i mbron të drejtat dhe interesat e ligjshme të palëve në konflikt.

25

Page 26: Doracaku Mbi Te Drejten

E drejta është një sistem i normave shoqërore, me të cilat rregullohen: statusi juridik, pozita, të drejtat, detyrimet, marrëdhëniet shoqërore, ekonomike,sociale, politike, familjare dhe marrëdhëniet e tjera ndërmjet qytetarëve dhe subjekteve të tjera, në bazë të të cilave ndërtohet dhe mbrohet rendi shoqëror i caktuar.

E drejta e punës është një degë e së drejtës, e cila përkufizon institute dhe përmban norma mbi:

a) parimet e prgjithshme të organizimit të punës dhe rregullimit të marrëdhënies së punës; b) themelimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punësc) mbrojtjen në punë;ç) sistemin e të drejtave dhe obligimeve në punë; d) sistemin e përgjegjësisë disiplinore dhe materiale në punë;dh)realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave në punë e në lidhje me punën; e) institute të tjera në lidhje me punën dhe marrëdhëniet e punës.

E drejta e punës i përfshin vetëm ato punë të cilat kryhen në marrëdhëniet ndërmjet punëtorëve e punëdhënësve. Punëdhënësit dhe punëmarrësit janë subjekte në marrëdhëniet juridike të punës. Marrëdhëniet kryesore ndërmjet punëdhënësve e punëmarrësve rregullohen me ligjet të cilat i miraton shteti dhe kjo i jep karakterin publik së drejtës së punës. Mirëpo, ato marrëdhënie rregullohen edhe me kontrata të palëve.

E drejta e punës si një përmbledhje e normave juridike mbi marrëdhëniet individuale dhe ato kolektive në punë dhe nga puna, rregullon lidhjen, ndryshimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe të drejtave që burojnë nga ajo marrëdhënie. Përmbajtja e atyre marrëdhënieve shfaqet në forma, procedura dhe teknika të ndryshme.

Burimet e së drejtës së punës

E drejta e punës ka dy lloje të burimeve të rregullimit: I. Burime të jashtme: konventat e ONP, p.sh. Konventa në Lidhje me Papunësinë, Konventa në Lidhje me Punën e Grave në Ndërrimin e Natës; Konventa për Caktimin e Moshës Minimale për Punësim në Industri dhe në Miniera, Konventa për Kompensimin e Punëtorëve për Sëmundjet Profesionale; Konventa mbi Punën e Detyruar; Konventa për Uljen e Orëve të Punës në 40 orë në javë; Konventa për Krijimin e Skemës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Invalidëve dhe sigurimet sociale të të moshuarve, të të Vejave dhe Jetimëve Konventa për Liritë Sindikale dhe Mbrojtjen e të Drejtave Sindikale; Konventa nr. Kundër Diskriminimit në Punësim dhe Profesion; Konventa për Mbrojtjen e Shëndetit në Punë etj. Nw veçanti Karta Sociale Evropiane, si burim i sw drejtws sw punws garanton një mbrojtje gjithëpërfshirëse të të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore. Në kartëNë Kosovë organet gjyqësore dhe organet e UNMIK-ut janë të detyruara t’i zbatojnë drejtpërsëdrejti konventat ndërkombëtare, të cilat janë të përmendura në Rregulloren nr.1999/24 për Ligjin në Fuqi në Kosovë dhe ato të përmendura në Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë

26

Page 27: Doracaku Mbi Te Drejten

dhe protokolle janë përfshirë të drejtat dhe parime themelore si: e drejta në punë, e drejta për kushte të arsyeshme të punës, e drejta për kushte të sigurta e të shëndosha të punës, e drejta për pagë të drejtë etj, dhe

II. Burimet e brendshme

Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Ligji Themelor i Punës në Kosovë- Ky Ligj paraqet vetëm një kornizë juridike e

përshtatur me parimet dhe standardet ndërkombëtare të së drejtës së punës. Në shumë segmente, ai ndryshon substancialisht nga rregullimi i mëparshëm i marrëdhënies së punës.

Ligji për Inspektoratin e Punës në Kosovë Rregullorja e UNMIK-ut, nr.2001/36, për Shërbimin Civil të Kosovës

Mbrojtja e të drejtave nga marrëdhënia e punësNë marrëdhëniet juridike të punës, të krijuara ndërmjet punëtorit e punëdhënësit, të dy palët marrin përsipër të drejta, obligime dhe përgjegjësi reciproke. Si palë më e dobët në ato marrëdhënie, punëtori ballafaqohet me shkelje të shpeshta të të drejtave në punë dhe nga marrëdhënia e punës.

Shkeljet më të shpeshta të të drejtave individuale të punëtorit qëndrojnë në caktimin e pagave, transferimin prej një vendi të punës në tjetrin, detyrimin për të punuar përtej orarit të punës, largimin ose përjashtimin nga puna, të drejtat e sigurimeve sociale dhe çështje të tjera, kur veprohet në kundërshtim me ligjin dhe kontratën e punës.

Po qe se punëtori është i pakënaqur me vendimin e personit a të organit kompetent të punëdhësit, ai ka mundësi që realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave ta kërkojë edhe nga organet dhe institucionet jashtë kolektivit të vet: tek Inspektorati i Punës, Ombudspersoni ose te gjykata.

Të drejtat dhe liritë sindikaleSindikatat janë organizata shoqërore të pavarura, të krijuara në bazë të vullnetit të lirë të punëtorëve. Qëllimi themelor i tyre duhet të jetë përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave ekonomike, sociale dhe profesionale të punëtorëve, në radhë të parë të anëtarëve të vet. Sindikatat organizohen mbi baza dhe në nivele të ndryshme: lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

E drejta e sigurimit social, në përgjithësi, dhe e drejta e sigurimit pensional, në veçanti, kanë një trajtim të rëndësishëm në normat juridike dhe standardet kombëtare e ndërkombëtare. Kjo e drejtë është objekt garantimi edhe me kushtetuta dhe ligje sistemore, por edhe me aso të veçanta.E drejta e pensionit, si e drejtë origjinere pasurore personale, fitohet në bazë të punës individuale, ndarjes dhe deponimit në fonde të caktuara të kontributit të punëtorit e të punëdhënësit, gjatë marrëdhënies së punës, sipas kushteve të caktuara me ligj.Vala e reformave që ka përfshirë vendet në tranzicion nuk e ka lënë pa përfshirë edhe segmentin e pensioneve. Ky segment ka pësuar ndryshime radikale edhe në Kosovë. Në

27

Page 28: Doracaku Mbi Te Drejten

të vërtetë, me Rregulloren e UNMIK-ut, nr. 2001/35, për Pensionet në Kosovë, është bërë një shkëputje totale nga sistemi i mëparshëm i pensioneve. Rregullorja aplikon një sistem të sigurimit pensional qeveritar (publik) dhe privat. Ndërkaq, parashikon tri forma (shtylla) të pensioneve:- pensionin bazë,- pensionin e bazuar në kontribute të obligueshme dhe- pensionin plotësues.Dy format e para janë të obligueshme për punëtorët dhe punëdhënësit, ndërsa forma e tretë është mbi baza vullnetare. Pensioni bazë, si formë e obligueshme, u paguhet të gjithë qytetarëve të Kosovës, me banim të përhershëm në Kosovë, të cilët kanë arritur moshën 65 vjeç. Kjo moshë vlen për të dy gjinitë. Pensioni bazë paguhet nga mjetet e buxhetit të Kosovës. Administrata e pensioneve është themeluar në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Shumën e pensionit bazë e cakton Kuvendi i Kosovës, ndërsa mjetet sigurohen në buxhetin e Kosovës.Sipas Ligjit (të Kuvendit të Kosovës), nr.2002/1, për Metodologjinë e Caktimit të Lartësisë së Pensionit Bazë në Kosovë dhe Caktimin e Datës për Sigurimin e Pensionit Bazë, kjo skemë e pensionit ka filluar të zbatohet prej 1 korrikut 2002, në shuma mujore nga 28 _ për çdo pensionist.Caktimi i kësaj shume kinse është mbështetur në vlerën e kalorisë minimale të shportës ushqimore për nevojat ditore për një person, që të arrijë 2100 kalori në ditë.Për vitin 2003 shuma e pensionit bazë ishte 35 _, ndërsa për vitin 2004 është caktuar shuma në 40 _ në muaj.Forma e dytë e obligueshme e sigurimit pensional është pensioni i kursimeve individuale. Për këtë formë të sigurimit pensional është themeluar Fondi (trusti) i kursimeve pensionale në Kosovë, si person juridik i pavarur. Detyrë themelore e Fondit është administrimi dhe menaxhimi i mjeteve në llogaritë individuale për pensionet e bazuara në kursime individuale. Fondi e ka për detyrë t’I ruajë dhe të angazhojë mjetet në investime të sigurta, me qëllim të rritjes së tyre. Rregullorja 2001/35 ka përcaktuar detyrat e Fondit, organet e qeverisjes, autorizimet, arkëtimin e mjeteve, llogaritë individuale, ruajtjen e mjeteve, kushtet e investimit të tyre, pagesën e pensioneve nga mjetet e kursimeve individuale dhe çështje të tjera të kësaj skeme. Mjetet për sigurimin pensional, sipas kësaj shtylle, arkëtohen përmes kontributeve të obligueshme. Secili punëtor i punësuar që ka mbushur moshën 18 vjeç duhet të paguajë 5% të rrogës së tij të tërësishme në llogari individuale në Fondin e pensioneve të kursimeve individuale. Po ashtu, punëdhënësi është i detyruar të paguajë 5% të nivelit të rrogës së punëtorit. Këto janë kontribute të obligueshme. Ndërkaq, edhe punëtori, edhe punëdhënsi mund të paguajnë plus 10% të shumës së rrogës së punëtorit, si kontribut vullnetar plotësues, në llogari të punëtorit.Në rast se paguhen rroga më të vogla se rroga minimale (!?), atëherë kontributi i obligueshëm për sigurim pensional paguhet në shkallën 5% të shumës së rrogës minimale. Rregullorja ka parashikuar që, në rast se rrogat paguhen në natyrë (mallra), kontributi për pension paguhet në shkallën 5% të vlerës së mallit në treg.Llogaria individuale është pronë e personave përkatës. Ajo prone nuk mund të lihet peng, të ndalet, të transferohet as të tjetërsohet në ndonjë mënyrë tjetër. Mirëpo, shfrytëzimi i mjeteve nga ajo llogari është e kushtëzuar me arritjen e moshës së pensionit. Vetëm në rast se punëtori është bërë i paaftë për punë, mjetet mund t’i tërheqë para se ta mbushë

28

Page 29: Doracaku Mbi Te Drejten

moshën e pensionit, kurse në rast të vdekjes së punëtorit, paratë nga llogaria e tij mund t’i tërheqë familja.Ministria e Financave, me miratimin e PSSP, lidh kontratë me personin juridik të autorizuar, i cili mbledh kontributet e sigurimit të obligueshëm pensioal. Kjo Ministri bën edhe kontrollin e mbledhjes së kontributeve, ashtu siç kontrollon mbledhjen e tatimit. Ndërkaq, Fondi i pensioneve me konkurs (tender) ndërkombëtar zgjedh bankën ose fondin e licencuar, i cili do t’i mbajë mjetet e grumbulluara. Rregullorja përcakton hollësisht kushet që duhet t’i përmbushë mbajtësi i mjeteve, si dhe detyrat e tij.Forma a shtylla e tretë e sigurimit pensional është një formë plotësuese vullnetare e kontributit të punëtorëve dhe punëdhënësve. Punëdhënësi mund të formojë fond plotësues pensioni për punëtorët e vet, ndërsa edhe punëtorët mund të blejnë pension plotësues nga kompania e caktuar ose t’i depozitojnë mjetet vullnetare (si kursime) te një bankë e licencuar.

Skema e re e caktuar me Rregulloren 2001/35 ua njeh të drejtën e “pensionit” bazë prej 1.VII.2002 të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeç, pa marrë parasysh se a kanë qenë në marrëdhënie pune ndonjëherë dhe a kanë paguar kontribute apo jo.

E DREJTA EKONOMIKE

E DREJTA EKONOMIKEE drejta ekonomike te ne përfshin kryesisht atë që në botë quhet e drejtë tregtare, duke inkorporuar edhe pozitën juridike të subjekteve ekonomikë. E drejta ekonomike në botë ka një domethënie tjetër nga ajo që ka te ne. Për dallim nga e drejta tregtare, e cila merret me aspektin mikroekonomik të afarizmit ekonomik - me marrëdhëniet juridiko-private në atë afarizëm, e drejta ekonomike merret me aspektin makroekonomik të afarizmit ekonomikë - planifikimin, çmimet, financat, devizat, monopolin etj. Mirëpo, as shprehja e drejtë tregtare nuk ka kuptim të njëjtë në të gjitha vendet. Kështu, në të drejtën e SHBA-së, me të drejtën tregtare, para së gjithash, nënkuptohet qarkullimi i mallit, prandaj ajo ka një kuptim më të ngushtë nga ai që këtij termi i jepet në Evropë.Megjithatë, e drejta ekonomike është një degë komplekse juridike, që merret me pozitën juridike të subjekteve ekonomikë dhe me afarizmin e tyre juridik në treg. Objekt i së drejtës ekonomike është afarizmi juridiko-ekonomik i subjekteve ekonomike, kështuqë kjo e drejtë përbëhet nga pjesa statusore e së drejtës ekonomike, që merret me statusin e subjekteve ekonomike, dhe nga pjesa e së drejtës së kontratave ekonomike, e cila merret me punët e qarkullimit të mallrave dhe të ushtrimit të shërbimeve në treg.Objekti i së drejtës ekonomike është shumë i gjerë, me prirjen e zgjerimit të mëtejmë të tij në kuptimin e krijimit të një “të drejte afariste”.

Burimet e së drejtës ekonomikeEkzistojnë disa burime të së drejtës ekonomike dhe këto janë: ligji dhe dispozitat nënligjore, doket tregtare (afariste), uzansat dhe kushtet e përgjithshme të afarizmit.a) Ligji dhe dispozitat nënligjore.- janë burime formale dhe heteronome (burime heteronome të së drejtës janë ato që i nxjerrin një palë subjektesh, normat e të cilave zbatohen në subjekte të tjera), të së drejtës ekonomike, në bazë të të cilëave shteti, përmes

29

Page 30: Doracaku Mbi Te Drejten

organeve të veta e rregullon juridikisht afarizmin juridiko-ekonomik, përkatësisht disa lëmenj të këtij afarizmi.b) Doket tregtare -janë burime të veçanta të së drejtës autonome ekonomike (tregtare) të cilat i krijojnë subjektet ekonomike, pavarësisht nga ligjvënësi. Doket tregtare bëjnë pjesë në burimet autonome (burimet autonome të së drejtës janë ato që i krijojnë vetë subjektet te të cilat këto burime edhe zbatohen) dhe janë burimet më të vjetra dhe të pashkruara të së drejtës ekonomike. Ato kanë lindur në praktikën e afarizmit ekonomik dhe janë në zbatim të gjerë dhe, si të tilla, janë pranuar nga subjektet e afarizmit ekonomik. Për tu zbatuar si burim, doket tregtare duhet të mos jenë në kundërshtim me rendin publik, përkatësisht me normat komente dhe me rregullat morale, si dhe nuk mund të jenë të pakuptueshme. c) Uzansat.- janë doke tregtare të kodifikuara, të cilat i ka mbledhur dhe sistemuar një organizëm i autorizuar - Oda Ekonomike, bursa ose ndonjë organizëm tjetër profesional ekonomik. Pra, përmbajtjen e uzansave e përbejnë doket afariste-tregtare, kështu që edhe ato paraqesin rregulla të afarizmit, të cilat kanë lindur në praktikën e afarizmit, përveçse tani ato zyrtarisht janë përcaktuar nga ana e një organizmi kompetent dhe, si të tilla, janë publikuar. d) Kushtet e përgjithshme të afarizmit-janë rregulla juridike të përgjithshme, sipas të cilave janë përcaktuar paraprakisht të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese në disa kontrata të afarizmit ekonomik. Këto rregulla i përcakton njëra palë(psh. kontratat për sigurimin, kontrata për dërgiminë e energjisë elektrike etj.) ose ndonjë organizëm tjetër, p.sh. Oda Ekonomike ose ndonjë shoqatë ekonomike. Kushtet e përgjithshme afariste i përkasin të ashtuquajturës e drejtë kontraktuese ekonomike formulare, në të cilën hyjnë kontratat e ad-hezonit dhe kontratat tipike.

-Kontrata e ad-hezionit(kontratë sipas pëlqimit, qasjes) është një kontratë formulare, përmbajtjen e së cilës ofertuesi i kontraktimit e ka përcaktuar paraprakisht dhe pavarësisht dhe një kontratë të tillë e oferton për ta lidhur me pranimin e të gjitha kushteve të propozuara, pa pranuar kurrfarë ndryshimesh të tyre.

- Kontrata tipike është një kontratë formulare, përmbajtjen e së cilës e ka përcaktuar paraprakisht ofertuesi i saj, e cila ofrohet dhe lidhet në kushtet ashtu të tipizuar. Kjo kontratë është e ngjashme me kontratën e ad-hezionit, nga e cila dallon për aq sa ofertuesi i saj lejon disa përjashtime të kushteve të ofruara në kontratë.

E drejta ekonmike është e lidhur më ngushtë me të drejtën detyrimore, si pjesë të së drejtës civile, pasi që afarizmi juridiko-ekonomik mes subjekteve ekonomike kryhet kryesisht me kontrata juridiko-detyrimore. Marrëdhëniet që krijohen mes subjekteve ekonomike janë marrëdhënie detyrimore, çka do të thotë se në to zbatohen dispozitat e së drejtës detyrimore. E drejta administrative lidhet në disa pika me të drejtën ekonomike. Së pari, organet administrative nxjerrin disa akte nënligjore, me të cilat rregullohen çështje të caktuara të afarizmit juridikoekonomik. Së dyti, disa punë juridiko-ekonomike mund të jenë të kushtëzuara nga pëlqimi, përkatësisht leja e organit kompetent administrativ. Së treti, afarizmi jridiko-ekonomikë është nën mbikëqyrje inspektuese të organeve kompetente të administratës. Së katërti, disa çështje nga afarizmi juridiko-ekonomik zgjidhen me procedurë administrative, para organit kompetent administrativ.

30

Page 31: Doracaku Mbi Te Drejten

E drejta e punës ka lidhje me të drejtën ekonomike në pjesën që, në kuadër të së drejtësekonomike, studion pozitën juridiko- punuese të menaxhmentit të ndërmarrjes, si bartës personal të disa punëve juridiko-ekonomike. Në anën tjetër, e drejta ekonomike, duke u shtrirë në tregun e punës, vë lidhje me të drejtën e punës, e cila i rregullon drejtpërsëdrejti marrëdhëniet në qarkullimin e fuqisë punëtore.E drejta penale është e lidhur me të drejtën ekonomike, para sëgjithash, në pikëpamje të përcaktimit të veprave penale kundër ekonomisë. Në fakt, disa veprime të veçanta në afarizmin jridikoekonomikë janë përcaktuar si vepra penale, kryerësit e të cilave i nënshtrohen përgjegjësisë penale(cenimi i barazisë në kryerjen e veprimtarisë ekonomke, krijimi i pozitës monopoliste dhe shkaktimi i çrregullimeve në treg, përdorimi i paautorizuar i firmës së huaj etj.)

Subjekte tregtare, sipas së drejtës sonë pozitive, janë shoqëritë tregtare. Kemi pesëforma të shoqërive tregtare dhe këto janë: biznesi individual, shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare. Këto dy të fundit janë korporata. Përveç këtyre, te ne në Kosovë, tani për tani ekzistojnë edhe dy forma të tjera të subjekteve ekonomike: ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet shoqërore.

Ndërmarrjet publike. Këto ndërmarrje kryejnë veprimtari me interes të përgjithshëm dhe themelohen nga shteti. Qëllimi i themelimit dhe funksionimit është plotësimi i nevojave publike. Ky interes shfaqet në disa veprimtari: energjetikë, posttelekom, informim etj. Ato kanë cilësinë e personit juridik, pasurinë e vet dhe përgjigjen vetëm me pasuri të vet e jo edhe me pasuri të themeluesve të saj. Pozita e tyre juridike pjesërisht rregullohet me Ligjin për Ndërmarrjet, kurse rregullimi detaj i tyre bëhet me dispozita të posaçme.

Ndërmarrjet shoqërore-ushtrojnë veprimtarinë e tyre me kapital shoqëror, përkatësisht me mjete shoqërore. Për dallim nga shoqëritë tregtare, ndërmarrja shoqërore nuk është e përcaktuar me formën e vetë, por me bazën e veçantë pronësore të afarizmit të vet. Për shkak se nuk ekziston titullari i pronësisë shoqërore, atëherë si bartës të ushtrimit të të drejtave, të cilat dalin nga kjo e drejtë, paraqiten të punësuarit në një ndërmarrje të tillë. Ata janë bartës të punës me mjete të afarizmit të ndërmarrjes shoqërore dhe, nga kjo bazë, janë bartës të së drejtës së qeverisjes së ndërmarrjes, e cila shprehet si vetëqeverisje, përkatësisht si vetëqeverisje e punëtorëve. Në një sistem të këtillë punëtorët nuk janë pronarë të mjeteve me të cilët punon ndërmarrja shoqërore, asveç e veç e as kolektivisht, por ata nuk janë as pronarë të kësaj ndërmarrjeje. Ndërmarrja shoqërore, si formë jopronësore e ndërmarrjes, nuk i përgjigjet sistemit ekonomik të mbështetur në ligjshmëritë e afarizmit të tregut, kështu që ajo tani përbën një relikt të sistemit dominant të përparshëm të afarizmit pronësor-shoqëror. Për këtë arsye rekomandohet transformimi i këtyre ndërmarrjeve shoqërore.

Atributet kryesore të ndërmarrjeve-Individualitetin e vet në qarkullimin juridik ndërmarrja e ndërton përmes atributeve të veta, të cilat janë: firma, selia, veprimtaria, librat e afarizmit, libri i regjistrimit dhe aktet e përgjithshme.

31

Page 32: Doracaku Mbi Te Drejten

-Firma është emërtimi nën të cilin ndërmarrja bën afarizëm. Firma është njëra nga karakteristikat e jashtme të ndërmarrjes. Firma shërben për të përcaktuar një ndërmarrjes dhe për ta dalluar atë nga ndërmarrjet e tjera. Firmën ndërmarrjes e përbëjnë shenjat, të cilat paraqesin përmbajtjen e firmës. Përmbajtja e firmës përbëhet nga shenjat të detyrueshme dhe jo të detyrueshme. Shenjat e detyrueshme në firmë janë: shenja e llojit të firmës (sh.a., sh.p.k, sh.p. etj.); emri personal i njërit prej anëtarëve të shoqërisë; shenja e veprimtarisë së firmës; emërtimi i ndërmarrjes (emri konkret i saj); selia e ndërmarrjes. Shenjat jo të detyrueshme të firmës janë: shtesat në formë vizatimesh dhe fotografish; viti i themelimit e të ngjashme. Në firmë nuk lejohet të vihen: të dhëna të pasakta, shenja në kundërshtim me moralin, shenjat dhe simbole të shtetësisë. Firma e ndërmarrjes regjistrohet në librin e regjistrimit dhe me këtë regjistrim ajo gëzon mbrojtjen ligjore.- Selia e ndërmarrjes është element i statusit të saj dhe paraqet pikën e lidhshmërisë së një ndërmarrjeje të caktuar për vendin e caktuar në hapësirë. Selia e ndërmarrjes është vendi në të cilin ndërmarrja ushtron afarizmin e saj. Selia e firmës regjistrohet në librin e regjistrimeve, kështu që si seli zyrtare konsiderohet ajo që është regjistruar në librin e regjistrimeve. Selia e ndërmarrjes shënohet në firmën e ndërmarrjes. Ndërmarrja mund ta ndërrojë selinë e saj në mënyrën dhe nën kushtet e përcaktuar me aktin themelor. Ndërrimi i selisë regjistrohet në librin e regjistrimeve. Selia ka rëndësi të shumëfishtë si në aspektin fiskal, ashtu edhe në aspektin afarist, pastaj për caktimin e kompetencës vendore të gjykatës dhe të organeve administrative te konfliktet e natyrave tëndryshme; caktimin e kompetencës të organit mbikëqyrës të ligjshmërisë së afarizmit të ndërmarjes; caktimin e vendit të lidhjes së kontratës dhe caktimin e së drejtës meritore që do të zbatohet në kontratë dhe në punë të tjera juridike.- Veprimtaria e ndërmarjes nënkupton objektin e saj të afarizmit dhe, si të tillë, të regjistruar në regjistër. Veprimtaria e ndërmarrjes përcaktohet me aktin e themelimit, përkatësisht statutin e ndërmarrjes. Ndërmarrja mund të ushtrojë një ose më shumë veprimtari në përputhje me ligjin. Ndërmarrja, edhe pa qenë e regjistruar në libër të regjistrimit, mund të ushtrojë edhe veprimtari të tjera, në masë më të vogël, të cilat shërbejnë për ushtriminë e veprimtarive të regjistruara. Ndërmarrja mund të bëjë ndryshime përkatëse në funksion të veprimtarisë së saj. Ato ndryshimemund të jenë: vërtetimi i veprimtarisë plotësisht të re (braktisja e të gjitha veprimtarive të deriatëhershme); zgjerimi i veprimtarisë(përcaktimi i ndonjë veprimtarie të re, duke ruajtur veprimtarinë ekzistuese) dhe ngushtimi i veprimtarisë (braktisja e ndonjë veprimtarie, duke ruajtur veprimtaritë të tjera), Veprimtaria e ndërmarrjes regjistrohet në librin e regjistrimit, ashtu siç ndodh edhe me çdo ndryshim të saj.- Librat e afarizmit.- Ndërmarrjet janë të detyruara t’i mbajnë librat e afarizmit, të cilat paraqesin një formë të parashikuar të evidencës uniforme dhe të evidencave të tjera lidhur me gjendjen dhe lëvizjen e pronës dhe të kërkesave (mjeteve) të kapitalit (detyrimeve sipas burimit të mjeteve) të hyrave, të dalave dhe të rezultateve të afarizmit të firmave.- Libri i regjisrimit.- Është një libër publik që ka një rëndësi dhe rol jashtëzakonisht të madh, sepse në të shënohen atributet qenësore të ndërmarrjeve; ato mund të bëhen publike dhe t’u mundësojnë kështu partnerëve afaristë të njihen me të gjitha dhënat që kanë të bëjnë me qarkullimin juridik, me partnerët afaristë insolventë, të paqenë, personat e pautorizuar etj.

32

Page 33: Doracaku Mbi Te Drejten

- Aktet e përgjithshme të ndërmarrjeve rregullojnë marrëdhëniet organizative dhe marrëdhëniet e tjera të brendshme të subjekteve ekonomike. Ekzistojnë disa lloje të akteve të përgjithshme: statuti, rregulloret dhe aktet e tjera të përgjithshme. Këto duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe mes vete. Ruajtja e fhshehtësisë ose e sekretit afarist-çdo firmë e mirëfilltë i ka sekretet e saj afariste, të cilat duhet t’i ruajë si sekrete, nëse dëshiron të këtë sukses në ushtrimin e veprimtarisë së saj. Si sekrete afariste nuk mund të caktohen dëshmitë dhe të dhënat tëcilat, sipas ligjit, janë publike ose dëshmitë dhe të dhënat lidhur me cenimin e ligjit, dokeve afariste dhe parimeve të moralit afarist.Përfaqësuesit e shoqatës tregtare- Ndërmarrjen sipas ligjit ose në bazë të statutit e përfaqëson drejtori, nëse me ligj nuk është parashikuar ndryshe. Drejtori i firmës është përfaqësuesi ligjor i saj dhe ai është i autorizuar që, në emër të ndërmarrjes, e në kuadër të autorizimeve të veta, të lidhë kontrata dhe të kryejë punë të tjera juridike, si dhe ta përfaqësojë ndërmarrjen para gjykatave dhe organeve të tjera. Autorizimet e përfaqësuesit regjistrohen në librin e regjistrimeve.I autorizuari është personi të cilit përfaqësuesi i ndërmarrjes ia ka dhënë autorizimin përpërfaqësim të ndërmarrjes. Autorizimi jepet vetëm në kuadër të autorizimeve të drejtorit dhe në formë të shkruar. Për dallim nga përfaqësuesi, i cili autorizimet për përfaqësim i merr nga ligji dhe akti i themelimit, respektivisht statuti, të regjistruar në librin e regjistrimit, - të autorizuarit i marrin autorizimet e tyre nga përfaqësuesi ndërmarrjes. Prandaj, autorizimi është dokument me shkrim për përfaqësim, të cilin pushtetdhenësi, me punë juridike, ia jep të autorizuarit. Kemi autorizime të përgjithshme dhe të posaçme, autorizime të afarizmit (të përgjithshme dhe të veçanta) dhe autorizime të përfaqësuesit tregtar (të përgjithshme dhe të veçanta).

Përfaqësuesi me prokurë-prokura është autorizim, përmbajtja dhe vëllimi i autorizimeve të së cilës janë të përcaktuar me ligj. Prokura është udhëheqje e punëve për tjetrin. Si formë e përfaqësimit të ndërmarrjes, prokura është autorizimi special dhe më i gjerë tregtar. Dhënia e prokurës regjistrohet në librin e regjistrimit. Bartësi i së drejtës së prokurës quhet prokurist. Prokuristi nuk ka të drejtë t’ia kalojëi prokurën një personi tjetër. Prokura mund të jetë individuale dhe kolektive. Si njëra, ashtu edhe tjetra mund t’i jepet një personi ose disa personave.

Kooperativat janë formë e organizimit të personave fizikë (kooperativistët), të cilët i realizojnë interesat e tyre ekonomike, sociale dhe kulturore në bazë të parimeve të vullnetit, reciprocitetit dhe solidaritetit, si dhe të drejtave të barabarta të qeverisjes. Kemi këto lloje të kooperaivave: bujqësore, zejtare, rinore, studentore, kursimore, të konsumatorëve, banesore etj.

Odat ekonomike janë asosacione të organizatave ekonomike, detyrë e të cilave është që të punojnë në përparimin e ekonomisë, si tërësi, në territorin e veprimit të tyre. Odat janë urë lidhëse ndërmjet ndërmarrjeve dhe shtetit. Oda është person juridik. Anëtarësimi është i obligueshëm. Odën e administrojnë anëtarët e saj, përmes përfaqësuesve të vet në organët e Odës. Organët e Odës janë: Kuvendi i Odës, Bordi Drejtues, Këshilli Mbikëqyrës dhe Kryetari i Odës. Oda e ka edhe sekretarin.

33

Page 34: Doracaku Mbi Te Drejten

Marrëveshjet monopolistike Monopoli në afarizmin ekonomik është një gjendja, në të cilën një subjekt ekonomik ose disa sish, me marrëveshje, zënë në treg vend sundues në dërgimin (livrimin) e mallit ose shërbimit të caktuar, duke përjashtuar konkurrencën nga ajo fushë. Fjala është për monopolin tregtar. Ky lloj monopoli paraqet kufizim të tregut. Për këtë arsye, ky akt ose veprim, me të cilin krijohet ose nxitet pozita monopoliste në treg, është kundërligjor. Subjekti ekonomik që vendos ose shfrytëzon një pozitë monopoliste të tillë është monopolist. Marrëveshja monopolistike është ajo që lidhet mes dy ose më shumë subjekteve mbi kushtet e afarizmit, të cilat synojnë të pengojnë konkurrencën e lirë. Me këtë marrëveshje zakonisht bëhet ndarja e tregut, kufizohet vëllimi i prodhimit të mallit të caktuar, bëhet shpërndarja e disa burimeve të furnizimit, caktohen çmimet e shitjes, caktohet që qarkullimi i mallit të bëhet vetëm përmes subjekteve të caktuara ekonomike etj. Kjo marrëveshje është e ndaluar me ligj dhe është e sanksionuar si vepër penale me Kodin Penal të Kosovës.

Masat kundër dampingut-Damping do të thotë shitje e mallit në tregun e jashtëm nën çmimin e mallit të njçjtë në tregun e vendit. Pra, damping është eksportimi i mallit me çmime më të ulëta se ato në tregun e vendit. Kështu bëhet diskriminimi i blerësve në tregjet e ndryshme përmes çmimeve. Kemi edhe dampingun valutor, i cili ka të bëjë me devalvimin e valutës në përqindje më të madhe sesa ajo që do të ishte e nevojshme për përmirësimin e valutës me masa devalvuese.

Luftimi i akteve spekulative në ekonominë e tregut-Spekulimi është fitim i dobisë materiale të pamerituar, duke krijuar çrregullime në aspektin e furnizimit të tregut ose rritjes së paarsyeshme të çmimit. Eshtë kjo një sjellje dhe vepër e palejueshmeme Kodin Penal të Kosovës. Kemi këto spekulime: së pari, fshehja e mallit; së dyti,kufizimi ose ndalja e shitjes së mallit; së treti, vështërsimi a pamundësimi i blerjes së mallit; së katërti, lidhja fiktive e kontratave; së pesti, mosrespektimi i afatit të dërgimit të mallit. Për mbrojtjen nga aktet spekulative jepet mbrojtja ligjore.

Mbrojtja e pronësisë intelektuale-E drejta intelektuale përfshin krijimtaritë intelektuale, e cila është produkt i krijimtarisë njerëzore. Krijimtaria intelektuale ka aplikim dhe vlerë në prodhimtari dhe në qarkullimin e disa të mirave, mallrave dhe shërbimeve. Mbrojtja e pronësisë intlektuale (industriale) ka për objekt patentat, modelet për shfrytëzim, mostrat dhe modelet industriale, vurratat e fabrikës dhe ato tregtare, vurratat shërbyese, emërtimin tregtar dhe shenjat ose emrat e prejardhjes së prodhimeve, si dhe luftimin e konkurrencës jolojale. Në kuptim të gjerë, në mbrojtjen e pronësisë interlektuale bënpjesë edhe mbrojtja e sekretit afarist.

Kontrata për koncesionet-Eshtë një instrument i qarkullimit juridik dhe ekonomik, me të cilën realizohet interesi publik. Këtu nuk vlen parimi i konsensualizmit dhe barazisë së palëve. Koncedenti vepron nga pozita e pushtetit publik. Dispozitat e rregullave me të cilat përcaktohet përmbajtja e kontratës koncesionare janë pjesë përbërëse të kontratës. Për këtë kontratë karakteristike është prania e elementeve juridiko-publike, sepse objekti i kontratës është me interes publik. Zgjidhja e kontesteve të shkaktuara nga realizimi i të drejtave dhe detyrimeve lidhur me palujtshmëritë është në kompetencë eksluzive të gjykatave, kurse për të drejtat dhe detyrimet e tjera mund të përcaktohet kompetenca

34

Page 35: Doracaku Mbi Te Drejten

e arbitrazhit. Fjala koncesion rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë - leje.

QARKULLIMI I MALLRAVE DHE I SHËRBIMEVEQarkullimi juridiko-ekonomik i mallrave dhe i shërbimeve, përkatësisht ushtrimi i veprimtarisë tregtare, që është thelbi i punëve ekonomike, realizohet me anë të kontratave, të cilat përbëjnë punët më të shpeshta juridiko-ekonomike, mbi të cilat kryesisht bazohet afarizmi ekonomik. Prandaj, kontratat janë punë (veprime) juridike, me të cilat bëhet qarkullimi i mallrave dhe i shërbimeve në qarkullimin e mallrave. Pra, malli është send i destinuar për treg.

Kontrata e shitjesMe kontratën e shitjes shitësi detyrohet që sendin që e shet t’ia dorëzojë blerësit, ashtu që blerësi të fitojë të drejtën e disponimit, përkatësisht të drejtën e pronësisë, kurse blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin. Pra: a) detyrimet e shitësit janë: dorëzimi i sendit, përgjegjësia për të metat materiale dhe përgjegjësia për të metat juridike;

Kontrata për ndërmjetësimin-Kontrata për ndërmjetësimin është kontratë e tillë e qarkullimit të mallrave, në bazë së cilës ndërmjetësuesi detyrohet që palën tjetër - komitentin ta sjellë në kontakt me ndonjë person tjetër të tretë, me qëllim që komitenti të lidhë me të ndonjë kontratë tër qarkullimit të mallrave. Është karakteristike se kjo është një kontratë e dyanshme me ngarkesë, joformale dhe, zakonisht, është kontratë sipas qasjes, kurse urdhërdhënësi detyrohet ta paguajë një provizion të caktuar për Kontrata për përfaqësimin tregtar-Sipas kësaj kontrate, përfaqësuesi tregtar detyrohet që të kujdeset gjithmonë që personat e tretë të lidhin kontrata me urdhërdhënësin e tij dhe në atë kuptim të ndërmjetësojë midis tyre, si dhe, me të marrë të autorizimit, të lidhë kontrata me persona të tretë, në emër dhe për llogari të urdhërdhënësit, kurse ky i fundit detyrohet që përfaqësuesit t’ia paguajë kompensimin e caktuar (provizionin e përfaqësimit)

Kontrata komisionare-Edhe kjo kontratë është joformale, por rekomandohet të jetë e formës së shkruar. Me të një person komisioneri detyrohet që, me kompensim (provizion), të lidhë kontratë në emër të vet dhe për llogari të tjetrit - komitentit, kurse komitenti detyrohet që komisionerit për këtë t’ia paguajë provizionin e kontraktuar. Në qarkullimin e mallrave komisonet paraqiten si komisione të shitjes, të blerjes dhe të transportit, të cilat njihen si komisione të rregullta, ku komisioneri përgjigjet vetëm për zgjedhjen e ndërgjegjëshëm të personit të tretë, me të cilin lidh kontratën, por nukpërgjigjet për kompesimin e insolvitetit të atij personi, pra për mosrealizimin e detyrimit nga personi i tretë, për dallim prej komisionit me klauzolën star del credere, sipas së cilës komisoneri, në bazë të kontratës, do ta marrë “garanci” të llojit të vet për përmbushjen e detyrimit të personit të tretë: komisioneri - shitës se personi i tretë do ta paguajë çmimin, ndërsa komisioneri - blerës se personi i tretë do ta dërgojë mallin. Në këtë mënyrë komitenti e fiton debitorin solidar, përveç personit të tretë dhe ky është komisioneri qoftë shitës, qoftë blerës.

35

Page 36: Doracaku Mbi Te Drejten

Kontrata për kontrollin e mallrave-Me këtë kontratë njëra palë - ushtruesi i kontrollit, detyrohet që profesionalisht dhe me paanësi ta bëjë kontrollin e kontraktuar të mallit dhe për këtë të lëshojë certifikatën (atestin) përkatës, kurse pala tjetër - porositësi i kontrollit, detyrohet që për kontrollin e kryer të paguajë kompensimin e kontraktuar. Objekt i kontrollit është vërtetimi i identietit të mallit (sasia, cilësia, mënyra e paketimit etj.). Eshtë kontratë joformale.

Kontrata për shpedicionin është një kontratë e tillë me të cilën shpediteri detyrohet që të ekspedojë mallin e palës tjetër - komitentit, kurse ky detyrohet që për këtë shpedituesit t’ia paguajë një provizion të caktuar. Kontrata e shpedicionit, sipas rregullit, është kontratë joformale, por në praktikë ndodh shpesh që të lidhet me shkrim, për shkak të kompeksitetit të marrëdhënieve që dalin nga kontrata për shpedicionin. Po ashtu, ajo është kontratë e dyanshme me ngarkesë dhe reale. Shpeditori, për transportin e një malli të caktuar, lidh në emër të vet dhe për llogari të komintentit, kontratë për transportin dhe kontrata të tjera të nevojshme për kryerjen e transportit të atij malli, si dhe kryen punë dhe veprime të tjera të zakonshme, si, psh., zhdoganimin, magazinimin, sigurimin e mallit etj. Për nga llojet, kemi shpedicionin e plotë (në rastin kur shpedituesi paraqitet si i pavarur, ashtu që përveç punëve të shpedicionit, merr përsipër edhe detyrimin që mallin ta transportojë); shpediconi jo i plotë (në rastin kur shpedituesi e merr detyrimin ta ekspedojë mallin dhe të kryejë punë të tjera të shpedicionit, por pa detyrimin që ai personalisht ta bëjë transportimin e mallit, me ç’rast ai lidh kontratë të posaçme për transportin me transportuesin e mallit. Janë të njohura edhe messhpedicioni, nënshpedicioni, shpedicioni fiks dhe grupor (i përbashkët).Detyrimet e shpedituesit janë: të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ekspedimi i mallit të bëhet pa pengesa, t’ia marrë mallin secilit që i drejtohet për transport, ta ruajë mallin me kujdsin e ekonomistit të mirë, t’i mbrojë interesat e komitentit, të njoftojë komitentin për ecurinëe kryerjes së punës, të cilën ia ka besuar komienti. Të drejtat e shpediterit janë: e drejta e provizionit dhe e kompensimit të shpenzimeve të nevojshme dhe të dobishme për komitentin. Për sigurimin e këtyre të drejtave shpedituesi ka të drejtën e pengut dhe të retencionit në mallin e ekspedimit.Kontrata për transportin e mallit-Është kontratë me të cilën transportuesi detyrohet që të kryejë me shpërblim transportin e mallit ose të pasagjerëve nga një vend në vendin tjetër.

Kontrata për know-how-. Me kontratën e know - how-it njëra palë detyrohetë ta kalojë dijen apo përvojën afariste në pikëpamje të teknikës a teknologjisë si dhe dijenë afariste dhe financiare te pala tjetër, kurse kjo detyrohet që asaj, për këtë, t’ia paguajë shpërblimin e kontraktuar, në bazëtë shfrytëzimit të fshehtësisë afariste. Know - how-i nuk është rregulluar drejtpërdrejti dhe shprehimisht me ligj, prandaj përmbajtja e tij nuk është përcaktuar saktësisht. Se çka do të thotë know-how është një çështje faktike, sepse përmbajtja e tij mund të jetë e ndryshme rast pas rasti, varësisht në cilën lëmë paraqitet. Në këtë kuptim, know-how-in rregullisht e përbejnë fshehtësit e prodhimit, dokumentacionet teknike, recepturat, udhëzimet për punë, skicat, shemat, rregullat nga përvoja etj. Këto janë dije dhe përvoja të cilat atyre që i zotërojnë ato u sjellin përparësi përkatëse para konkurentëve, që nuk i kanë këto dijeni dhe përvoja

36

Page 37: Doracaku Mbi Te Drejten

Kontrata për lizingun-Eshtë një kontratë, sipas së cilës dhënësi i lizingut detyrohet që shfrytëzuesit të lizingut t’ia dorëzojë për shfrytëzim të përkohshëm ndonjë send (ose grup sendesh), kurse ky detyrohet dhënësit t’ia paguajë kompensimin e caktuar, me të drejtën që shfrytëzuesi i lizingut, pas skadimit të afatit të lizingut ta blejë atë send ose ta vazhdojë lizingun. Objekt të lizingut janë rendom sendet (pajisjet, pajimet, automjetet etj.). Dhënësi i lizingut, përveç dorëzimit të sendit, ka për obligim edhe mirëmbajtjen, remontin, aftësimin e kuadrit të shfrytëzuesit të lizingut. Rëndësi të madhe ka lizingu financiar, i cili mundëson kreditimin për furnizimin e sendit të caktuar.Kemi disa lloje të lizingut dhe këto sipas natyrës së objektit të lizingut:- lizingun e sendeve të konsumueshme - automjetet, aparatet të amvisnisë,- lizingun investues, që jepet në formë të pajimeve (makinave investive),- lizingun e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme dhe- lizingun e sendeve të përdorura.- Lizingu sipas kohëzgjatjes:- afatshkurtër dhe- afatgjatë.- Lizingu sipas pozitës së dhënësit të lizingut:- lizingu që e realizojnë shoqëritë e lizingut,- lizingu i koncerneve dhe- lizingu i prodhuesit financiar.

Kontrata për franshizingun-Është një kontratë me të cilën midis dy subjekteve ekonomik vendoset marrëdhënia afariste për një kohë më të gjatë, gjatë së cilës dhënësi i franshizës i jep pranuesit të saj një grup të caktuar të shërbimeve afariste dhe të drejtave të mbrojtura, të cilat pranuesi i fanshizës ka të drejtë t’i shfrytëzojë në afarizmin e vetë, në kushtet saktësisht të përcaktuara e me kompensim të kontraktuar. Objekt të franshizës mund të jenë: emri tregtar, vurrata mallore ose shërbyese ose ndonjë shenjë e jashtme, dija dhe përvoja teknike ose afariste, shkollimi i kuadrove të pranuesit të franshizës,konsultimet përkatëse gjatë afarizmit në bazë të franshizës etj. Franshizën, rëndom, ua japin subjekteve të tjera ekonomike firmat e suksesshme, të cilat janë të njohura në treg për malra ose shërbime të caktuara (franshiza prodhuese, tregtare ose afariste). Në këtë mënyrë. krijohet një zinxhir i tërë subjektesh ekonomike të lidhur me të njëjtin dhënës të franshizingut, të cilat punojnë në mënyrë të pavarur, por që njihen në mënyrë unike në treg. Franshizingu afarist më së shpeshti paraqitet në hotelieri, p.sh. : zinxhri e hoteleve të cilët punojnë nën një markë të njohur të hotelit - Sheraton, Hilton, Holidey-Inn, Intercontinental etj.); në shërbimet hoteliere, p.sh., Mc Donald’s, Maxim, Moule de Gateau etj.; në industri, p.sh. Coca Cola etj.; në rrjetin e stacioneve të benzinës, pastrimit kimik, tregtisë së automobilave etj.

Kontrata për faktoringun paraqet një punë të tillë kredituese - bankare me të cilën klienti i bankës detyrohet të kalojë në bankë (faktorin) kërkesat ekzistuese ose kërkesat e ardhshme që përmban kontrata për shitjen e mallit, respektivisht të kryejë shërbime që lidhen me blerësin, respektivisht shfrytëzuesin e shërbimeve, kurse banka detyrohet që me provizion dhe kompensim të shpenzimeve, t’i inkasojë kërkesat dhe, eventualisht, të garantojë inkasimin, si dhe dhe të kreditojë klientin.

37

Page 38: Doracaku Mbi Te Drejten

Kontrata për depozitat financiare është një kontratë me të cilën banka detyrohet që të pranojë, kurse depozituesi të depozitojë në bankë një shumë të caktuar të hollashe. Në këtë punë banka është depozitar. Me këtë kontratë banka e fiton të drejtën t’i disponojë të hollat e depozituara. Banka i hap llogarinë përkatëse klientit të vet, në dobi, respektivisht në barrë të të cilit regjistrohen kërkesat, respektivisht borxhet lidhur me atë punë. Kemi depozitat e të hollave pa afatizim, kur, me kërkesë të klientit, banka është e detyruar t’ia kthejë depozituesit të hollat e depozituara. Krahas kësaj, kemi depozitimin e të hollave me afatizim, ku klienti mund t’i disponojë mjetet e depozituara pas afatit të kontraktuar. Detyrimet e bankës janë: ta hapë llogarinë, të bëjë regjistrimin në dobi dhe në ngarkim të klientin, të bëjë pagesa nga llogaria, të lajmërojë për gjendjen në llogari dhe të paguajë kamatën.

Depozita e kursimit është shuma e të hollave të cilën kursimtari- depozituesi ia dorëzon bankës për kursim në kushtet e kontraktuara. Kemi deponitat pa afatizim dhe të afatizuara. Banka paguan mbi depozitat kamatën e kontraktuar ose të përcaktuar me ligj. Për depozitën banka ia lëshon depozituesitt librezën e kursimit, ndërsa me pranimin e të hollave nga ana e bankës lidhet kjo kontratë e cila është kontratë reale. Regjistrimet e vërtetuara në librezë të kursimit janë provë e pagesës dhe tërheqjes së të hollave, në raportin midis bankës dhe depozituesit. Kontrata për llogarinë rrjedhëse është ajo kontratë në bazë së cilës banka detyrohet që një personi t’i hapë llogari të veçantë dhe përmes saj t’i pranojë pagesat dhe të bëjë arkëtimin në kuadër të mjeteve të tij dhe kredisë së lejuar. Banka ka të drejtë të llogarisë provizionin për shërbimet e kryera, që i përfshin kjo kontratë, si dhe shpenzimet e posaçme të krijuara lidhur me ato shërbime. Për çdo ndryshim banka është e detyruar të lëshojë certifikatën për gjendjen ekzistuese dhe atë t’ia dorëzojë klientit, i cili ka të drejtë të shfaqë objeksionet e veta brenda afatit të parashikuar ose brenda 15 ditësh, kur ky afat nuk është përcaktuar. Certifikata e llogarisë mund të kontestohet brenda afatit prej një viti, për shkak të gabimeve me shkrim dhe lëshimeve në përllogaritje ose për shkak të dyfishimit të shfirave etj.

Kontrata për sefin është një kontratë sipas së cilës banka detyrohet t’ia lërë sefin në dispozicion shfrytëzuesit për një periudhë të caktuar, kurse shfrytëzuesi detyrohet që për këtë t’ia paguajë bankës kompensimin e caktuar. Fjala “sef ” rrjedhë nga fjala angleze “safe”, që do të thotë “i sigurt, i mbrojtur, i ruajtur mirë”. Në sef vendosen sende të çmueshme, letra me vlerë, por kursesi sende që paraqesin rrezik. Sendet ruhen në trezor ose në kaseta. Sefi ka vetëm një çëlës, të cilin e mbanë shfrytëzuesi i tij.

Punët bankare kreditueseKontrata e kredisë-Me këtë kontratë banka detyrohet që shfrytëzuesit të kredisë t’ia lërë në dispozicion një shumë të caktuar të të hollave, në kohë të caktuar ose të pacaktuar, me destinim ose pa destinim të caktuar, kurse shfrytëzuesi detyrohet t’ia paguajë bankës kamatën e kontraktuar, kurs shumën e marrë t’ia kthejë asaj në kohën dhe mënyrën e përcaktuar në kontratë. Sipas Ligjit për Marrëdhëniet Detyrimore, me kontratën e kredisë përcaktohet shuma dhe kushtet e dhënies, shfrytëzimit dhe të kthimit të kredisë. Kjo kontratë është formale, sipas qasjes, e dyanshme me ngarkesë, intuitu personae, pa marrë

38

Page 39: Doracaku Mbi Te Drejten

parasysh mjetet e sigurimit, të cilat e shoqërojnë si mjete shtesë, sepse si mbulesë themelore shërben besimi {latinisht “credo” - të besohet, besimi) ndaj personit të cilit ijepet kredia dhe aftësisë së tij kredituese. Kemi disa lloje të kredisë: sipas destinimit - investive, konsumuese, financiare etj.; sipas afatit të pagesës - kredi afatshkurtëra (deri në një vit), kredi afatmesme (deri në pesë vjet) dhe kredi afatgjata (më tepër se pesë vjet).Detyrimet e kreditorit janë: së pari, që, në mënyrën dhe kushtet e parapara në kontratë, t’ia lërë në dispozicion shfrytëzuesit të kredisë shumën e të hollave të caktuar me kontratë; së dyti, të mbajë përgjegjësi për vonesën e kryerjes të detyrimit të parë.Detyrimet e shfrytëzuesit të kredisë janë: që kredinë e fituar ta shfrytëzojë sipas destinimit; së dyti, të paguajë kamatën për shfrytëzimin e kredisë; së treti, që, në mënyrën dhe nën kushtet e kontraktuara, ta kthejë shumën e të hollave që është objekt i kontratës së kredisë. Kontrata për kredinë në bazë të lënies peng të letrave me vlerëShfrytëzuesi i kredisë depoziton në bankë letrat me vlerë për ruajtje dhe sigurimin e kredisë, kështu që kjo kredi bën pjesë në radhën e kredive të mbuluara. Letra me vlerë mbetet në pronësi të shfrytëzuesit dhe fati i saj varet nga pagesa e kredisë.Detyrimet e bankës janë: të sigurojë ruajtjen me kujdes të letrave me vlerë, të ushtrojë të drejtat dhe detyrimet që dalin nga letra (pagesën e kamatave të arritura dhe të gjitha shumat e tjera që burojnë nga e drejta e letrave me vlerë, sapo ato të kenë arritur për pagesë); t’ia lërë në dispozicion depozituesit shumat e paguara në bazë të letrave me vlerë; t’ia kthejë depozituesitt letrat me vlerë, nëse ai i kërkon ato, (por mund të merren vesh që për të mos i kthyer ato dhe të blehen nga banka); ta lajmërojë depozituesin për çdo kërkesë të shfaqur nga personat e tretë lidhur me letrat me vlerë.Nëse ndodh që depozituesi nuk e kthen kredinë në afatin e parashikuar, letra e depozituara me vlerë do t’i shërbejnë bankës për kompensimin e kërkesës së saj ndaj depozituesitt, si debitor jo i rregullt.

Punët e veçanta kredituese-Kreditë e akceptuara.-Me këtë kontratë banka detyrohet që ta bëjë akceptimin (pranimin) e kambialit që i ofron klienti i saj dhe kalon tek ajo, ahtu që, si akceptuese, banka pranon ta paguajë kambialin në momentin e arritjes së tij për pagesë. Kambialin e akceptuar klienti i bankës mund ta përdorë në mënyra të ndryshme, pra ta eskontojë tek e njëjta bankë ose te një bankë tjetër, për të marrë para në dorë apo për ta paguar mallin e blerë ose për të kryer shërbime të tjera, nëse atë e indoson mbi kreditorin e vet. Ajo obligohet me kontratë që për klientin e vet të sigurojë mbulesën më së largu në momentin e arritjes së kambialit.

- Kreditë ramburse. - Këto kredi janë një lloj kredish akceptuese që i lejohen importuesit për pagesën e vlerës së mallit, në bazë të dokumenteve të mallrave. Te kjo kredi, e cila shpesh shfrytëzohet në tregtinë ndërkombëtare, importuesi i jep urdhër bankës së vet që ajo vetë (rambursi direkt) t’i lejojë kredinë ramburse, duke i akceptuar importuesit kambialin që tërhiqet në të. Kambialin e akceptuar banka ramburse ia dërgon bankës së eksportuesit, me urdhrin që t’ia dorëzojë importuesit atë vetëm pasi t’i pranojë nga ai të gjitha dokumentet e mallrave dhe dokumentet e tjera (rëndom, fletëngarkesën ose ndonjë dokument tjetër mallor ose me vlerë), me të cilat vëreteton se është ekspeduar mallit i kontraktuar. Eksportuesi kambialin mund ta eskontojë dhe të realizojë me të pagesën e tij ose të paguajë pasi kambiali të ketë arritur. Kjo është kredi afatshkurtër.

39

Page 40: Doracaku Mbi Te Drejten

- Kreditë e avalit. - Këto kontrata janë të ngjashme me kreditë akceptuese, me dallimin se te këto kontrata banka nuk e akcepton, por e avalon kambialin, të cilin e ka lëshuar klienti i saj, pra, banka është vetëm garant kambialor dhe quhet avalist. Eshtë, po ashtu, kredi afatshkurtër.

- Kreditë e skotnos - Sipas këtyre kontratave, poseduesi i letrës së caktuar me vlerë ia shet atë bankës kreditore, para se ajo të ketë arritur për pagesë, duke ulur një pjesë të vlerës së tyre, pra duke zbritur diskontin. Si objekt të skontos. sipas rregullit, paraqiten letrat me vlerë të paarritura, siç janë: kambiali, çeku, varranti, fletobligacionet etj., por, përjashtimisht, ato mund të jenë qenë edhe të gjitha kërkesat e paarritura. Banka mundet që kërkesat e marra për lejimin e kredisë së skontos t’ia shesë një banke tjetër (rëndom bankës qendrore) dhe ky veprim quhet reskontim, por edhe mund t’i paguajë ato në momentin e arritjes. Po ashtu, edhe këto kredi janë kredi afatshkurtëra.

- Kredia e lombardit. - Sipas kësaj kontrate, e cila ka klauzolën për kalim (indosimin e pengut), në bankë depozitohen sende të çmueshme, si: flori, stoli të ndryshme dhe letra me vlerë; kjo kontratë duhet të lidhet me shkrim, kurse në përmbajtjen e saj duhet të futen të dhënat lidhur me sendet e çmueshme dhe letrat me vlerë. Banka ka të drejtë t’ia japë këto sende një banke tjetër, veprim ky që quhet relombardim. Në bazë të kësaj kontrate banka detyrohet që të lejojë kthimin e sendeve dhe letrave me vlerë pas pagesës së kredisë.

- Kreditë revalvuese ( nga lat.: qarkullim, lëvizje, përseritje).- Ndryshe quhen kredi rotacioni. Janë kredi financiare dhe mund të shfrytëzohen shumfish brenda një afati të caktuar kohor dhe deri në limitin e caktuar. Kreditë revalvuese janë të tilla që mundësojnë përsëritjen automatike pas shfrytëzimit të kredisë deri në limitin e caktuar. Pra, specifika më e rëndësishme e këtyre kredive është se këto përseriten, d.m.th. pas kthmit të kredisë shfrytëzuesi fiton të drejtën që nën kushtet e njëjta përseri ta shfrytëzojë kredinë deri në limitin e caktuar, përkatësisht derisa të skadojë afati i kontraktuar. Numri i përsëritjes së kredisë, sipas rregullit, kontraktohet paraprakisht. Automatizmi i përsëritjes me arritjen e limitit bën që, p.sh., ndërmarrjes importuese të mos i lejohet kredia në tërë shumën, por deri në një limit (kuota e importimit njëmujor), mirëpo sipas sistemit revolving, transha e re aktivizohet automatikisht kur paraprakja është shfrytëzuar për pagesë.

- Kreditë vinkulare (Lat. për të lidhur).- Janë një lloj kredish të cilat banka ua lejoneksportuesve në bazë të mallit që shërben si mjet sigurimi. Për dallim nga kreditë ramburse, kreditë vinkulare shfrytëzohen për eksportimin e mallrave, të cilat transportohen me komunikacion rrugor. Në bazë të kontratës së lidhur për kredinë vinkulare, banka i ofron menjëherë në dispozicion shitësit të mallit, si shfrytëzues i kredisë, një sasi të caktuar të hollash, si rregull, më pak se çmimi i shitjes i mallit, me kusht që shitësi t’ia dorëzojë kopjen e fletëngarkesës dhe dokumentet e tjera të parashikuara në kontratë. Në fletëgarkesë banka vinkulare cilësohet si dërguese e mallit, kurse pranuese cilësohet banka korresponduese ose shpeditori në vend të importuesit. Banka korresponduese, përkatësisht shpeditori nuk mund t’i kalojë te blerësi

40

Page 41: Doracaku Mbi Te Drejten

dokumentet mallore, të cilat i ka pranuar nga banka vinkulare, përderisa ky nuk e paguançmimin e shitjes- “pagesa sipas dokumenteve”.

Punët shërbyese bankareAkreditivi është një instrument pagese, me të cilin banka akredituse (banka e lëshimit) detyrohet që, sipas urdhërit të komitentit, në bazë të dokumenteve të prezentuara në përputhje me kushtet e kontraktuara (apo pa dokumente), të kryejë pagesën ose të autorizojë bankën tjetër (banka korresponduese) që t’ia bëjë pagesën personit të tretë (shfrytëzuesit të akreditivit) ose me urdhërin e saj (kalimi i urdhërit) ose sipas urdhërit të komitentit, vetë ajo ose me ndihmën e bankës tjetër, të paguajë, të akceptojë ose ta blejë kambialin e tërhequr prej shfrytëzuesit të akreditivit, me kusht që të jetë vepruar në përputhje me akreditivin e hapur të bankës së lëshimit (bankës akreditive).Akreditivi është një punë komplekse bankare, në të cilën marrin pjesë së paku tre persona (shpesh edhe katër): urdhërdhënësi për hapjen e akreditivit (blerësi i mallit - importuesi në shitblerjen ndërkombëtare, investitori i punëve etj.); banka akredituese (sipas rregullit, në vend të urdhërdhënësit e hap akreditivin në emër të vet dhe për llogari të urdhërdhënësit); shfrytëzuesi i akreditivit shitësi i mallit, eksportuesi-shitësi në shitblerjen ndërkombëtare, kryerësi i punëve etj.) Në këtë punë shpesh merr pjesë edhe banka tjetër (ndërmjetësuse-korresponduese) me seli në vendin e shfrytëzuesit, e cila mund të ketë rol të ndryshëm, por më së shpeshti paraqitet në rolin e bankës avizuese (banka e cila lajmëron shfrytëzuesin që në llogari të tij është hapur akreditivi tebanka akreditive), te banka e konfirmimit, e cila, përveç bankës akreditive, e merr përsipër detyrimin e pavarur dhe të drejtpërdrejt të pagesës së akreditivit të shfrytëzuesit të akreditivit (debitor solidar).Kemi disa lloje të akreditivit dokumentar:- Akreditivi i revokuar dhe ai i parevokuar.- I pari është akreditivi që nuk e lidhë bankën ndaj shfrytëzuesit, pra të cilin banka në çdo kohë mund ta ndryshojë a ta revokojë me kërkesë të urdhërdhënësit, kurse i dyti është ai të cilin banka nuk mundet as ta ndryshojë, as ta revokojë gjatë kohës sa vlen ai;- Akreditivi i konfirmuar dhe ai i pakonfirmuar.- Kjo ndarje bëhet në raste të tilla kur pagesa bëhet përmes bankës korresponduese dhe jo përmes bankës së lëshimit të akreditvit. - Akreditivi i kalueshëm dhe ai i pakalueshëm.- I kalueshëm është ai akredtiv tek i cili shfrytëzuesi i tij mund t’i japë urdhër bankës (akreditive a të konfirmimit) që t’ia bëjë pagesën shfrytëzuesit tjetër ose shfrytëzuesve të tjerë. Kalimi i akreditivit bëhet në tërësi apo pjesërisht, natyrisht, vetëm nëse ky kalim është parashikuar shprehimisht; në të kundërtën, sipas regullit, akreditivi është i pakalueshëm.- Akreditivi i ndashëm dhe ai i pandashëm.- Akreditivi i ndashëm është një lloj i tillë i akreditivit, një pjesë të të cilit shfrytëzuesi mund ta shfrytëzojë derisa t’i paguhet në tërësi shuma e shënuar në akreditiv, kurse tek akreditivi i pandashëm shfrytëzuesi duhet ta shfrytëzojë përnjëherë pagesën e shumës së shënuar në akreditiv.

Kontrata për garancitë bankare-Garancitë bankare shërbejnë për sigurimin e përmbarimit të detyrimeve të kontraktuara dhe siguriminnga rreziqet e tjera komerciale në vend , por më tepër në tregtinë e jashtme dhe ato

41

Page 42: Doracaku Mbi Te Drejten

paraqesin daklaratën e bankës, me të cilën ajo merr përsipër detyrimin ndaj pranuesit të garancisë se brenda afatit të arritjes do ta përmbushë ndonjë detyrim të debitorit, nëse klienti i saj nuk do të mund ta përmbushte detyrimin e vet, por duke bërë këtë kur përmbushen kushtet e parashikuara në garanci.Funksioni i garancisë bankare nuk është përmbushja e detyrimit në vend të debitorit nga ana e bankës, por pranimi i rreziqeve të ndryshme, kur ndonjë punë nuk zhvillohet në rethana dhe mirëbesim normal. Në krahasim me mjetet e tjera të sigurimit, garancitë bankare kanë përparësi të dukshme, sepse janë mjete shumë efikase të sigurimit. Me garanci bankare realizohet një shkallë më e lartë e sigurisë së kreditorëve, që ndikon dukshëm në stabilizimin e marrëdhënieve në tregun ndërkombëtar, sepse konsiderohet se bankat, si profisoniste dhe ekonomiste për nga zanati, nuk do të marrin përsipër detyrime për të cilat nuk ekzistojnë kushtet maksimale të mbulesës kundruall të githa rreziqeve. Prandaj, nga sigurimet reale, ky është ndër mjetet më të përshtatshme, sepse nuk angazhon mjete të caktuara materiale dhe nuk kufizon qarkullimin e tyre, kurse, nëanën tjetër, ky është edhe në aspektin juridik dhe ekonomik mjeti më i sigurt ndër mjetet e tjera prsonale të sigurimit. Elementet qenësore të garancive bankare janë: caktimi i bankës së urdhërdhënësit dhe kreditorit (shfrytëzuesit të garacisë), caktimi i punës që sigurohet me garanci, shuma e të hollave që duhet të shënohet në garanci, afati i kohëzgjatjes së garancisë, vendi dhe data e lëshimit të garancisë, nënshkrimi i personit të autorizuar të dhënësit të garancisë.Garancia bankare rëndom krjohet në lidhje me përmbajtjen e ndonjë kontrate (si, p.sh., kontratës së shitjes, kontratës për ndërtimin), sikurse e dhe kontrata themelore.Me kontratën për garancinë bankare krijohen tri marrëdhënie: marrëdhënia e urdhërdhënësit dhe bankës, marrëdhënia e kreditorit dhe e debitorit dhe marrëdhënia mes bankës dhe shfrytëzuesit të garancisë. Kemi disa lloje të garancive bankare që paraqiten në praktikë, si: garancitë bankare për kthimin e avansit, që paraqiten në të gjitha kontratat në të cilat jepet avansi, por më së shpeshti te kontratapër dërgimin e pajimeve me kredi; garancitë bankare për licitime, sipas të cilave banka detyrohet që investuesit (shfrytëzuesit të garancisë bankare) t’i paguajë një shumë të caktuar të hollash, në rast se pjesëmarrsi në licitim e ndryshon ose e revokon ofertën e tij gjatë kohës së licitimit ose nuk pranon të lidhë kontratë në pajtim me ofertën, të cilën e kishte bërë gjatë licitimit dhe të cilin investitori e kishte pranuar; garancitë bankare për kryerje të mirë të punëve, sipas të cilave banka detyrohet t’ia paguajë garancinë personit të tretë, nëse dhënësi i shërbimeve nuk i plotëson në mënyrë cilësore dhe të regullt detyrimet e veta të përcaktuara në kontratën themelore.

Fletobligacionet janë letra të shtypura, të cilat lëshuesi detyrohet që personit i cili është i shënuar në fletobligacion ose sipas urdhërit të tij, përkatësisht sipas prurësit të fletobligaconit, duhet t’ia pagajë në ditën e caktuar shumën e caktuar të fletobligaconit, përkatësisht shumën e kuponit në radhën e punëve bankare afatgjata, për shkak se afati i kërkesave te fletobligacionet është më i gjatë se një vit. Me lëshimin e fletobligacioneve zakonisht bëhet mbledhja e mjeteve të lira financiare, ashtu që lëshuesi do t’iu dorëzojë fletobligacionet vetëm atyre personave të cilët kanë paguar shumën e caktuar të të hollave, kurse banka detyrohet që shfrytëzuesit të këtij dokumenti t’ia paguajë në afatin e caktuar shumën nominale, që është përcaktuar në letër, së bashku me kamatën e caktuar në lidhje me kontratën ose me kontratë.

42

Page 43: Doracaku Mbi Te Drejten

Bursat janë organizata të specializuara të tregut, të cilat themelohen si shoqëri aksionare për dhënien e shërbimeve lidhur me qarkullimin e mallrave, letrave me vlerë dhe metaleve të çmueshme si dhe të hollave. Bursat janë institucione të vjetra të së drejtës tregtare, të cilat janë paraqitur qysh në shekullin XV. Konsiderohet se bursa e parë është themeluar në Anvers, në vitin 1460, e pastaj në Londër, në vtin 1570 etj.Bursa është një vend a hapësirë e posaçme e tregtimit ku takohen afaristët dhe pesona të tjerë në kohë të caktuar, në mënyrë që në kushte të caktuara të lidhin ndonjë kotratë për shitje në lëmin e afarizmit a objektit të punës së bursës. Në bursa tregtohet me të holla zhirale - kambiale, çeka, fletaksione dhe me letra të tjera me vlerë, me deviza, kapital, flori dhe metale të tjera të çmueshme, me mallra dhe derivate financiare (material tregu). Bursat dallohen nga format e tjera të tregut, për shkak se në to, sipas rregullit, nuk ekspozohet malli, por shitja bëhet në bazë të mostrave ose modeleve dhe në bazë të strandardeve të caktuara. Kemi bursa të produkteve (mallrave), në të cilat shiten lloje të ndryshme të produkteve industriale dhe bujqësore, siç janë: drithërat, tekstili, vaji, metalet ( bakri, plumbi, alumini etj.); bursa efektive (financiare), në të cilat shiten dhe blehen efekte të ndrysme tregtare, siç janë: kambiali, çeku, fletaksionet etj., por tregtohen edhe të holla dhe metale fisnike dhe bursa të përziera, në të cilat tregtohen të gjitha llojet e materialeve të tregut (mallra, letra me vlerë etj.).

Letrat me vlerë-Letrat me vlerë janë dokumente të shkruara, me lëshimin e të cilave krijohet detyrimi me shprehje të njëanshme të vullnetit. Pra, letra me vlerë është dokument i shkruar, me të cilin lëshuesi i saj detyrohet ta plotësojë detyrimin e regjistruar në atë dokument të poseduesit ligjor të saj. Poseduesi ligjor i letrës me vlerë ka të drejtë të kërkojë prej lëshuesit të saj të përmbushë detyrimin e shënuar në atë letër me vlerë.Kemi letra me vlerë veç e veç (kambiali) dhe serike (aksioni). Detyrimi që përmban letra me vlerë krijohet kur lëshuesi i saj ia dorëzon atë shfrytëzuesit. Letrat me vlerë i lëshojnë personat fizikë dhe juridikë (çeku, kambiali), kurse fletëobligacionet dhe aksionet vetëm personat juridikë, ndërkaq disa të tjera vetëm subjektet ekonomike (letrat tregtare, dërgesat tregtare, efektet tregtare, konosmani etj.) Letrat me vlerë lëshohen në përputhje me dispozitat e përgjithshme ligjore (LMD) dhe në harmoni me dispozitat e posaçme ligjore (LK dhe LÇ). Letra me vlerë mund të përmbajë elementet qenësore të përcaktuara me dispozitat e përgjithshme ligjore (cilësimin e llojit të letrës me vlerë, shënimet për lëshuesin e saj, cilësimin se për kënd lëshohet, detyrimin që del nga letra me vlerë, shënimet për kohën dhe vendin e lëshimit dhe nënshkrimin e lëshuesit të letrës me vlerë etj.). Karakteristikat e përgjithshme juridike të letrave me vlerë janë: çdo letër me vlerë është dokument i shkruar (dokument në aspektin fizik); në pikëpamje të letrës me vlerëm ekziston e drejta mbi letrën (e drejta pronësore mbi letrën me vlerë, e drejta e pengut mbi letrën me vlerë dhe e drejta që përmban letra); të drejtat që përmban letra me vlerë janë të natyrës juridiko - civile, kryesisht të natyrës pasurore; e drejta që përmban letra me vlerë është e inkorporuar në vetë letrën, kështu që kjo e drejtë mund të realizohet vetëm me ekzistimin dhe posedimin e letrës nga e cila del ajo e drejtë.- Llojet e letrave me vlerë: Kemi disa lloje të letrave me vlerë, si: me emër, sipas urdhërit dhe sipas prurësit. Letër me vlerë me emër është ajo, me rastin e lëshimit të së cilës përcaktohet dhe saktësohet shfrytëzuesi duke theksuar emrin e tij në vetë letrën. Debitori

43

Page 44: Doracaku Mbi Te Drejten

gjithnjë është në dijeni se kush është kreditori i së drejtës që përmban letra. Kjo letër kalohet me cedim dhe indosim gjë që e vështirëson qarkullimin e saj, por njëherësh krijon siguri në qarkullim.

Kambiali është letër me vlerë që i jep të drejtë poseduesit të tij të kërkojë pagesën e shumës së të hollave që është cekur në të. Kambiali është letër me vlerë, tipike sipas urdhërit. Kambiali përmban këto elemente qenësore: cilësimin se është kambial, urdhëresën e pakushtëzuar, emrin e atij që duhet ta kryejë pagesën (trasatit), përcaktimin e arritjes së pagesës, vendin ku duhet të kryhet pagesa, emrin e atij të cilit ose sipas urdhërit të të cilit duhet të kryhet pagesa (remintentit), përcaktimin e ditës dhe vendit të lëshimit të kambialit dhe nënshkrimin e atij që e ka lëshuar kambialin (trasantit).Karakteristikat e kambialit janë: është dokument rreptësisht formal; është punë abstrakte juridike; obligimet kambialore janë të natyrës solidare, sepse të gjithë nënshkruesit i përgjigjen poseduesit të kambialit për pagesën e tij; obligimet e nënshkruesve të kambialit janë të mëvetësishme dhe vlefshmëria e njërit prej tyre nuk është në varësi nga detyrimi i të tjerëve; objekt i detyrimit kambialor mund të jenë vetëm të hollat dhe jo edhe malli ose diçka tjetër.

Çeku është një letër me vlerë, lëshuesi i të cilit i jep urdhër pa kusht trasatit (bankës) që t’ia paguajë remitentit ose vetë trasantit shumën e caktuar nga mbulesa e tij te banka. Çeku është dokument i shkruar rreptësisht formal, i cili përmban elementet qenësore, siç janë: cëlësimi se është çek, urdhëresa e pakushtzuar për pagesën e shumës së caktuar të të hollave, emri i atij që duhet ta kryejë pagesën (trasatit), vendi ku duhet të kryhet pagesa, përcaktimi i ditës dhe vendit të lëshimit të çekut dhe nënshkrimi i atij që e ka lëshuar çekun (trasantit).

Kliringu (anglisht “clearing” - përllogaritje, kompensim i kërkesave dhe i borxheve).- Kryhet në bazë të marrëveshjes mes dy shteteve. Për kliring kërkohet që: kërkesat të jenë financiare, të jenë të ndërsjella, të arritshme dhe likuide. Kemi kliringun e njëashëm ose të dhunëshëm, i cili zbatohet nga ana e një shteti për subjektet e veta të qarkullimit të pagesave; kliringun bilateral ose dypalësh ( mes dy shtetesh, me marrëveshje); kliringu multirateral ose shumpalësh ( mes disa shtetesh). Me marrëveshje të kliringut përcaktohet valuta përllogaritëse. Kliringu mund të jetë mallor, i cili përfshin pagesat nga qarkullimi i mallrave; jo mallor, që përfshin pagesat në qarkullimin e shërbimeve; i përzier, që përfshin pagesat në qarkullimin e mallrave dhe kryerjen e shërbimeve dhe total, që përfshin të githa pagesat ndërmjet subjekteve në shtetet të cilat kanë lidhur mes tyre marrëveshjen e kleringut. Kliringu i njëanshëm mund të jetë: i njëanshëm i dhunshëm dhe njëanshëm kontraktues. I pari ka të bëjë me kliringun që i referohet punës vetëm me subjektet e qarkullimit të pagesave të një shteti dhe për këtë mund të thuhet se është masë e dhunshme dhe se me këtë, të gjithë importuesit e mallrave si debitorë, por edhe të gjithë kreditorët në këto punë obligohen t’i realizojnë pagesat përmes bankës së autorizuar në shtetin e tyre. I dyti është një lloj i tillë kliringu përmes të cilit bëhet kompensimi në bazë të marëveshjes së dy shteteve. Me këtë marrëveshje ato obligohen që kreditorët dhe debitorët nga këto shtete të gjitha pagesat e tyre të ndërsjella t’i realizojnë me anë të

44

Page 45: Doracaku Mbi Te Drejten

kleringut. Pagesa bëhet me valutë vendore. Përparësia e këtij kleringu qëndron në faktin se pengohet derdhja e devizave nga një shtet në shtetin tjetër, se pagesa ëstë e lehtë dhe semarrëdhënia debitor - kreditor janë rëndom të drejtpeshuara.

Letrat mallore me vlerë- Fletëmagazinimi është një letër me vlerë, të cilin e lëshon lënësi i mallit, si dëshmi se e ka pranuar mallin përkatës për ruajtje, gjë që e obligon magazinierin se, pas skadimit të ruajtjes, mallin t’ia dorëzojë poseduesit të kësaj letre me vlerë. Fletëmagazinimi përmban të dhënat për lënësin e mallit, përshkrimin e veprimeve manipulative me qëllim të ruajtjes së mallit gjatë magazinimit, të dhënat e tjera nga kontrata për magazinimin e mallit, numrin e fletëmagazinimit nga libri amë i magazinës dhe shifrën e magazinës ku është lënë malli për ruajtje, të dhënat për sigurimin e mallti, të drejtat e magazinerit në lidhje me mallin, vendin dhe datën e lëshimit të ftetëmagazinimit s dhe nënshkrimin e magazinierit. Fletëmagazinimi bën pjesë në grupin e letrave tradicionale me vlerë prezantuese, sepse dorëzimi i fletëmagazinimit në tërësi e zëvendëson dorëzimin faktik të mallit gjatë kalimit të pronësisë së mallit. Lëshohet vetëm në një ekzemplar, por përbëhet nga dy pjesë, të cilat janë të ngjitura, por që mund të ndahen lehtë. Njëra pjesë quhet dëftesë, kurse tjetra varrant dhe përdoret për lënien peng të mallit të magazinuar me qëllim të kredive dhe huave të marra. Fletëmagazinimi është një letër me vlerë sipas urdhërit dhe kalohet në mënyrë të thejeshtë - dy pjesët së bashku ose secila pjesë veç e veç.

- Fletëngarkesa është një letrër me vlerë dhe shërben si dëshmi e lidhjes së kontratës përtransportimin e mallit, e cila lëshohet në komunikacionin hekurudhor, rrugor, në transportin ajror, por mund të lëshohet në vend të konosmanit në transportin ujor me anije në ujërat e brendshme. Në të gjitha degët e komunikacioit fletëngarkesa në radhë të parë lëshohet si dëshmi e rëndomtë, por mund të lëshohet edhe si fletëngarkesë bartëse e cila është letër me vlerë. - Konosmani është dëshmi e lëshuar nga anijetari për ngarkesën në bazë të kontratës për transportim të mallit me linjë detare. Në këtë mënyrë vërtetohet se ai ka pranuar mallin e cekur në këtë dëshmi dhe detyrohet që ta transportojë atë në portin e destinimt. Në bazë të kësaj dëshmie të konosmanit, pranuesit i dorëzohet malli në portin e shkarkimit ose në ndonjë port tjetër gjatë rrugës. Konosmani është letër me vlerë që kalohet. Poseduesi i tij ka të drejtën e pronës mbi mallin dhe me anë të konosmanit ka mundësi të bëhet konstituimi i pengut. Lëshimit të konosmanit i paraprin kontrata për transportin, pra pa kontratë të lidhur kanosmani nuk mund të lëshohet. Konosmanin, sipas rregullit, duhet ta lëshojë anijetari, pa marrë parasysh se a e transporton mallin me anije të vet apo me anije të huaj. Konosmani duhet të përmbajë: firmën dhe selinë e anijetarit; emrin dhe të dhënat e tjera për identitetin e anijes; firmën e ngarkuesit; shenjën sipas “urdhërit”; portin, respektivisht venddecidimin ose kohën kur ky vend i decidimit do të përcaktohet; sasinë e barrës sipas numrit të njësive (copëve); peshën, vëllimin ose masën e barrës, llojin e saj dhe shenjën që gjendet në të ose në ambalazh sipas dukjes së jashtme, dispozitat për transportimin (çmimin transportues) vendin dhe ditën e ngarkesës dhe të dhënies së konosmanit. Konsmanin e nënshkruan personalisht anijetari ose ndihmësi i tij.Kemi disa lloje të konosmanit: i ngarkuar; i pranuar për ngarkim; i drejtpërdrejtë; i pastër dhe i papastër; grupor etj.

45

Page 46: Doracaku Mbi Te Drejten

Shoqëri tregtare është çdo person (fizik ose juridik) ose grup personash që merren me tregti, përkatësisht që ushtrojnë veprimtari ekonomike (pra, jo vetëm tregtare) me qëllim fitimi. Veprimtari tregtare konsiderohet prodhimi dhe qarkullimi i mallrave dhe ushtrimi i shërbimeve në treg nga shoqëritë tregtare me qëllim fitimi, pavarësisht nëse ky qarkullim është deklaruar shprehimisht ose jo. Shoqëritë tregtare mund të ushtrojnë çdo veprimtari ekonomike të lejuar me ligj.Llojet e shoqërive tregtare janë: biznesi individual, shoqëria kolektive, shoqëria komandite, shoqëria aksionare dhe shoqëria me përgjegjësi të kufizuar. Këto dy të fundit (shoqëria aksionare dhe ajo me përgjegjësi të kufizuar) janë korporata.Karakteri tregtar i një shoqërie përcaktohet nga forma ose objekti i saj.Bizneset individuale, shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë aksionare dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar janë tregtare për shkak të formës së tyre, pavarësisht se çfarë objekti kanë, prandaj ato, pikërisht për këtë arsye, themelohen në çdo lëmë ekonomik, pra jo, siç u tha më lart, vetëm në atë tregtar.

BIZNESI iNDIVIDUAL-Personi fizik i cili ushtron veprimtari tregtare në mënyrë të mëvetësishme, pra jo si përfaqësues ose si nëpunës i një shoqërie tregtare, vepron si biznes individual, përkatësisht si ndërmarrje afariste individuale. Ky lloj i biznesit mund të ushtrohet vetëm nga personi fizik e jo edhe nga personi juridik. Personi fizik, i cili ushtron veprimtari tregtare si një biznes individual, përkatësisht si një ndërmarrje afariste individuale mban përgjegjësi për të gjitha borxhet e krijuara gjatushtrimit të kësaj veprimtarie me tërë pasurinë e tij, pa kufizime. Biznesi individual nuk është person juridik, pavarësisht nga regjistrimi, pasja e një licence (lejeje)ose emri tregtar.

Regjistrimi i emrave tregtarëPersoni fizik i cili merret me tregti në formen e një biznesi individual detyrohet që, në dokumentacionin e regjistrimit, të parashikuar me legjislacionin përkatës të zbatueshëm në Kosovë, të regjistrojë të gjitha emrat tregtarë, të cilët ai i përdor gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare. Në rastet kur, pas parashtrimit të kërkesës së regjistrimit, ai përdo emr të tjerë tregtarë, detyrohet, gjithashtu, që edhe këta emra t`i paraqesë në deklaratën e regjistrimit. Regjistrimi i një emri tregtar, në mënyrën e sipërpërmendur, nuk krijon të drejtë marke tregtare, ndonëse përdoruesi i një emri tregtar (që është regjistruar) gëzon të drejtën e përparësisë mbi atë emër tregtar ndaj të gjithë përdoruesve të tjerë (të paregjistruar ose të regjistruar më pas me këtë emërtim). Gjykata mund t`i lejojë përdorimin e emrit tregtar (të regjistruar ose të paregjistruar) një përdoruesi të mëvonshëm, pasi që, paraprakisht, një të drejtë të tillë t’ia ketë pranuar përdoruesittë parë, i cili e ka regjistruar këtë emër tregtar.

SHOQËRIA KOLEKTIVE-Natyra e shoqërisë kolektive, përgjegjësia e ortakëveShoqëria kolektive është shoqëri tregtare, e cila themelohet me bashkimin e dy ose më shumë personave fizikë a juridikë (ose të kombinuar) me qëllim të ushtrimit të një veprimtarie tregtare, me firmë të përbashkët dhe me përgjegjësi kolektive dhe individuale. Personat e bashkuar në këtë mënyrë, me qëllim të themelimit të shoqërisë kolektive, quhen ortakë “të pakufizuar”. Shoqëria konsiderohet e themeluar nga vetë ekzistenca e një bashkimi të tillë, pavarësisht nëse ortakët e formalizojnë shoqërinë me

46

Page 47: Doracaku Mbi Te Drejten

anë të regjistrimit, marrëveshjes me shkrim ose në ndonjë mënyrë tjetër. Domethënë, formalizimi i themelimit të shoqërisë kolektive në njërën nga këto forma (me regjistrim, marrëveshje me shkrim etj.) është i natyrës fakultative e jo i asaj obligative.Shoqëria kolektive nuk është person juridik, por ajo mund të lidhë kontrata (të krijojë të drejta dhe detyrime ) në qarkullimin juridik, të ketë pasurinë e saj (me të cilën i përballon këto detyrime) dhe të padisë ose të paditet në emër të saj, si dhe në emër të ortakëve të saj, me ç`rast ortakët, për borxhet dhe detyrimet e tjera të shoqërisë, përgjigjen si me pasurinë e përbashkët të shoqërisë, ashru edhe me pasurinë e tyre private. Ndërkaq, e gjithë ajo që u tha më sipër për pronarët e biznesit individual e që ka të bëjë me pamundësinë e ndarjes së pasurisë së pronarit të biznesit individual (në atë për ushtrimin e veprimtarisë tregtare dhe atë për qëllime personale, shtëpiake ose familjare) dhe me regjistrimin e emrave të tyre tregtarë, vlen njëlloj edhe për shoqëritë kolektive.

Marrëveshja me shkrim nuk është akt i domosdoshëm për themelimin e shoqërisë kolektive, ndonëse ortakët e kësaj shoqërie, po qe se këtë e dëshirojnë, mund ta lidhin një të tillë. Në rastin kur lidhet marrëveshja me shkrim, ajo i detyron vetëm ortakët - palë të marrëveshjes, e jo edhe ortakët të cilët nuk janë palë të saj. Parimisht, paletë në marrëveshjen e shoqërisë kolektive kanë të drejtë dhe mund të ndryshojnë çdo dispozitë të Rregullores së UNMIK-ut për Shoqëritë Tregtare, që ka të bëjë me marrëdhëniet mes ortakëve, por jo edhe ato dispozita që kanë të bëjnë me të drejtat e palëve të tjera joortake. Secili nga ortakët e pakufizuar të shoqërisë kolektive është përfaqësues i ortakëve të tjerë të shoqërisë për ushtrimin e punëve të zakonshme tregtare të shoqërisë dhe secili ortak ka kompetenca që ortakëve të tjerë të shoqërisë t`u krijojë obligime monetare lidhur me veprimtarinë e zakonshme tregtare të shoqërisë. Veprimtaria e zakonshme tregtare e shoqërisë nënkupton vetëm ato veprime në kuadër të veprimtarisë së shoqërisë me të cilat shoqëria merret. Mosmarrëveshjet eventuale që mund të lindin midis ortakëve të shoqërisë kolektive për çështje që kanë të bëjë me shoqërinë kolektive, zgjidhen me shumicë të thjeshtë votash, po qe se në marrëveshjen e shoqërisë kolektive nuk është parashikuar ndryshe. Votimi mund të bëhetme çfarëdolloj metode (mënyre) me kusht që me të të gjithë ortakëve të shoqërisë t’u sigurohet një njoftim i arsyshëm për votimin lidhur me çështjen e caktuar. Të gjithë ortakët e shoqërisë kolektive gëzojnë të drejtë të barabartë vote dhe administrimi, përveç rastit kur në marrëveshjen e shoqërisë parashikohet ndryshe. Çdo fitim i shoqërisë kolektive ndahet ndërmjet ortakëve të saj në pjesë të barabarta, së paku një herë në vit, përveç rastit kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë. Çdo ortak i shoqërisë kolektive është i detyruar të japë kontributin e tij për përballimin e barabartë të humbjeve që rrjedhin nga ushtrimi i veprimtarisë tregtare të shoqërisë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë. Çdo ortak i shoqërisë kolektive është i detyruar të japë kontributin e tij të nevojshëm për të mbuluar humbjet (sapo këto humbje t`i bëhen të ditura ndonjërit prej ortakëve) ndërkaq me rastin e prishjes së shoqërisë, të gjithë ortakët duhet të japin kontribute të barabarta për përmbushjen e kërkesave të personave të tretë dhe për mbulimin e shpenzimeve në një mënyrë tjetër, po qe se me marrëveshjen e shoqërisë nuk parashikohet ndryshe. Ortakët ndaj njëri- tjetrit kanë këto të drejta dhe detyrime:- që të mos i bëjnë konkurrencë veprimtarisë tregtare të shoqërisë;

47

Page 48: Doracaku Mbi Te Drejten

- që të mos jenë njëkohësisht ortakë ose aksionarë në një shoqëri tjetër tregtare, e cila është në konkurencë me shoqërinë kolektive;- që të mos mbajnë pozitë drejtuese ose të kryejnë shërbime administrative në një shoqëritregtare, e cila është në konkurencë me shoqërinë kolektive, duke pasur parasysh se si “pozitë drejtuesë” ose “kryerje e shërbimeve të administrimit” në një shoqëri tregtare konsiderohen rastet kur ortaku merr vendime ose ushtron ndikim në marrjen e vendimeve lidhur me veprimet e shoqërisë tregtare konkuruese;- që të veprojnë në mirëbesim ndaj ortakëve të tjerë, duke përfshirë detyrimin e dhënies së informacionit, ruajtjen e fshehtësisë, shmangien e konflikteve të interesit dhe mosshfrytëzimin e mundësive tregtare të shoqërisë;- që t`i kompensojnë ortakët e tjerë për dëmet e shkaktuara dhe fitimet e humbura, si rrjedhojë e shkeljes së detyrimeve të tij ndaj ortakëve të tjerë;- që interesat e tij fitimprurëse në shoqëri, duke përfshirë edhe të drejtat e tij për ndarjen efitimit në shoqëri, të mund t`ia kalojë një personi të tretë vetëm me pëlqimin e të gjithëortakëve të tjerë.Një person mund të bëhet ortak në shoqërinë ekzistuese vetëm me pëlqimin unanim të të gjithë ortakëve të kësaj shoqërie. Pranimi i një ortaku të ri nuk ndikon në vazhdimësinë e shoqërisë.Çdo ortak i ri i shoqërisë kolektive ekzistuese merr përsipër përgjegjësitë e kësaj shoqërie në mënyrë të barabartë me të gjithë ortakët ekzistues, duke përfshirë edhe përgjegjësitë e mëparshme, të krijuara para ardhjes së tij në këtë shoqëri. Çdo marrëveshje tjetër, e kundërt me këtë, është e paefektshme ndaj personave të tretë, por e efektshme (e vlefshme) ndërmjet ortakëve të shoqërisë kolektive.Ortaku që jep dorëheqje ose largohet në një mënyrë tjetër nga shoqëria kolektive, mbetet edhe më tutje përgjegjës për borxhet e shoqërisë, të krijuara para datës së dorëheqjes ose të largimit të tij nga shoqëria në një mënyrë tjetër.

Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në marrëveshjen e shoqërisë, shoqëria kolektive shpërbëhet (prishet):- me vdekjen e ndonjërit prej ortakëve;- me dorëheqjen ose përjashtimin e një ortaku nga shoqëria;- me likuidimi ose falimentimin e ndonjerit prej ortakëve që është person juridik;- me kalimin e afatit të caktuar në marrëveshjen për themelimin e shoqërisë ose- kur veprimtaria tregtare e shoqërisë bëhet e paligjshme.

Shoqëria komandite është shoqëri tregtare e përbërë nga të paktën një ortak “i pakufizar” (komplementar) dhe një ortak “i kufizar” (komanditor). Ortakët “e pakufizar” mbajnë përgjegjësi të pakufizuar për detyrimet e shoqërisë komandite, ndersa ortakët “e kufizar” mbajnë përgjegjësi deri në kufirin e kontributit të tyre të investuar në shoqërinë komandite. Shoqëria komandite themelohet me regjistrimin e aktit të themelimit të shoqërisë komandite në agjencinë e autorizuar për regjistrimin e shoqërive tregtare. Agjencia lëshon certifikatën e regjistrimit, si provë të pakontestushme për themelimin e shoqërisë komandite. Në qoftë se akti i themelimit nuk regjistrohet si i tillë, konsiderohet se shoqëria komandite nuk është themeluar dhe, në ketë rast, të gjithë personat që kanë

48

Page 49: Doracaku Mbi Te Drejten

investuar kapital ose janë lidhur në një mënyrë tjetër me qëllim të zhvillimit të një tregtie të përbashkët, janë ortakë “të pakufizar” dhe, si të tillë, mbajnë përgjegjësi të pakufizuar.Ortak “i pakufizuar” ose “i kufizuar” në shoqërinë komandite mund të jetë çdo person (fizik ose juridik). Në qoftë se ortaku i vetëm “i pakufizuar” në shoqërinë komandite është person juridik, ai duhet të themelohet duke u regjistruar në mënyrë të ligjshme, përkatësisht në përputhje me ligjin në fuqi.Akti i themelimit i shoqërisë komandite duhet të përfshije emrin e plotë dhe adresën e vendbanimit të secilit ortak “të pakufizuar” që është person fizik, si dhe emërtimin dhe selinë e secilit ortak që është person juridik.Shoqëria komandite duhet të mbajë listën e ortakeve “të kufizuar” dhe shumën e kontributit të tyre të investuar në shoqërinë komandite. Informacionet lidhur me këto të dhëna mund të jepen pa pëlqimin e ortakut “të kufizuar” vetëm sipas urdhërit të gjykatës ose në një mënyrë tjetër të parashikuar me ligj.Çdo ortak “i kufizuar” detyrohet që derdhjen e plotë të kontributit të tij ta bëjë jo me vonë së ditën e regjistrimit të aktit të themelimit të shoqërisë komandite. Në qoftë se ortaku i kufizuar nuk e bën këtë derdhje brenda këtij afati, ortaku”i pakufizuar”, në emër të shoqërisë komandite dhe në emër të të gjithë ortakëve “të kufizuar” të saj, mund të hapë një proces gjyqësor për të detyruar ortakun “e kufizuar “që të bëjë pagesën e kontributit të tij në shoqërinë komandite. Ortaku “i kufizuar” që nuk e ka paguar kontributin e tij në shoqërinë komandite deri në ditën e regjistrimit të aktit të themelimit të saj, mban përgjegjësi ndaj shoqërisë komandite për të gjitha shpenzimet që ka bërë ajo ose ortakët e saj (“të pakufizuar” ose “të kufizuar”) duke përfshirë edhe shpenzimet për shërbime ligjore. Kapitali themeltar i shoqërisë komandite përbëhet nga kontributet e ortakëve “të pakufizuar” dhe të kufizuar” të investuar në këtë Shoqëri. Ortakët “e kufizuar” detyrohen:- të derdhin kontributin e tyre në shoqërinë komandite, në përputhje me marrëveshjen përthemelimin e saj;- të mos jenë aktivë në ushtrimin e veprimtarisë së përditshme dhe në administrimin e veprimtarisë tregtare të shoqërisë komandite;- të mos paraqiten ndaj personave të tretë si ortakë “të pakufizuar” ose si të autorizuar për të detyruar shoqërinë komandite.

Korporatë është shoqëria tregtare (aksionare ose me përgjegjësi të kufizuar) kapitali themeltar i së cilës ndahet në një numër të caktuar aksionesh me të njëjtën vlerë nominale. Aksionarët e korporatës nuk mbajnë përgjegjësi për detyrimet e saj. Ata përgjigjen për detyrimet e korporatës vetëm deri në kufirin e vlerës së kontributit të tyre të investuar në kapitalin themeltar të korporatës.Korporata është person juridik. Ajo mund të ketë (zotërojë) pasuri në emër të vet. Pasuria e korporatës është e veçantë, përkatësisht e ndarë nga pasuria e themeluesve dhe e aksionarëve të korporatës. Korporata përgjigjet për detyrimet e veta me tërë pasurinë e saj. Korporata nuk përgjigjet për detyrimet e themeluesve ose të akionarëve të saj.Aksionarët fillestarë, të cilët nënshkruajnë aksione për korporatën, por nuk e derdhin kontributin e tyre në kapitalin themeltar të korporatës, janë bashkarisht dhe individualisht përgjegjës për detyrimet e korporatës.Aksionet e korporatës mund të përfaqësohen dhe evidentohen nga një dokument që u lëshohet aksionarëve, me regjistrimin në librat e llogarive të korporatës ose me anë të

49

Page 50: Doracaku Mbi Te Drejten

marrëveshjes së lidhur ndërmjet aksionarëve, në rastin kur korporata themelohet si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.Një korporatë mund ta themelojnë një ose më shumë persona fizikë ose juridikë dhe të zotërojnë aksionet e saj.

Koorporata mund të jetë shoqëri aksionare ose shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, varësisht nga përcaktimi në statutin e saj dhe në emërtimin e korporatës.Shoqëri aksionare quhet korporata, pronarët (aksionarët) e së cilës mund t`i transferojnë (kalojnë, bartin) aksionet e tyre pa miratimin (pëlqimin) e aksionarëve të tjerë ose të shoqërisë. Shoqëria aksionare, në përputhje me kushtet e parashikuara me ligj, mund të bëjë një ofertë publike një numri të pakufizuar të personave të tretë për nënshkrimin dhe pagimin e aksioneve të saj. Shoqëria aksionare mund të ketë numër dhe kategori të ndryshme aksionarësh. Ajo duhet të hartojë raporte dhe të bëjë publikime në përputhje me ligjin. Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar quhet korporata, aksionet e së cilës shpërndahen vetëm ndërmjet themeluesve të saj ose ndërmjet personave të tjerë të përcaktuar paraprakisht. Domethënë, shoqëria me përgjegjësi të kufizuar nuk bën ofertë publike për regjistrimin dhe pagimin e aksioneve dhe as nuk u ofron (në ndonjë mënyrë tjetër) këto aksione një numri të pakufizuar aksionarësh. Numri i aksionarëve në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar (për dallim nga shoqëria aksionare) është i kufizuar. Ky numër nuk mund të jetë më i madh se 50 (pesëdhjetë). Në të kundërtën, po qe se ky numër i aksionarëve në shoqërinë me përgjegjësi te kufizuara tejkalohet, duhet që njëmbledhje e përgjithshme e aksionarëve të kësaj shoqërie, brenda një viti nga data e tejkalimit të tij:- të marrë vendim për riorganizimin (shndërrimin) e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar në shoqëri aksionare;- të bëjë ndryshimet përkatëse në dokumentet (aktet) e themelimit të saj dhe- të bëjë regjistrimin e këtyre ndryshimeve në përputhje me ligjin.Në qoftë se shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, brenda këtij afati njëvjeçar, nuk vepron sipas kërkesave të mësipërme, mund të likuidohet me procedurë gjyqsore, me kërkesë të personave të interesuar (që kanë interes juridik).Aksionari i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, i cili dëshiron t`i shesë aksionet e tij, detyrohet që ato së pari t`ua ofrojë aksionarëve të tjerë brenda shoqërisë ose vetë shoqërisë e, pastaj, ato mund t`ua shesë personave të tretë jashtë shoqërisë, por gjithmonë me pëlqimin e shoqërisë, përveç rastit kur parashikohet ndryshe në statutin ose rregulloret e shoqërisë.Korporata konsiderohet e themeluar në momentin e pranimit të dokumenteve (akteve) të themelimit për regjistrim nga Zyra e Regjistrimit të Ndërmarrjeve Afariste dhe Emrave të Tyre. Kapitalin themeltar të korporatës e përbën vlera e përgjithshme nominale e aksioneve të emetuara fillimisht nga korporata, në përputhje me dokumentin (aktin) e themelimit. Kapitali themeltar paraqet vlerën minimale të pasurisë së korporatës, e cila (pasuri) gjithmonë duhet të mbetet në korporatë (të jetë e pranishme në korpurat) më qëllim të përballimit të detyrimeve të korporatës ndaj kreditorëve të saj. Ai (kapitali themeltar i korporatës) krijohet nga kontributet fillestare të aksionarëve (aksionet fillestare). Në qoftë se këto aksione fillestare shiten mbi vlerën e tyre nominale, korporatës i zmadhohet vlera monetare e kapitalt të saj themeltar.

50

Page 51: Doracaku Mbi Te Drejten

Kapitalit themeltar për shoqëritë aksionare duhet të jetë të paktën 25.000 (njëzet e pesë mijë) _,ndërsa për Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar të paktën 2.500 (dy mijë e pesëqind) Korporata e themeluar sipas Rregullores për Shoqëritë Tregtare mund t`i përmbyllë punët e saj me likuidim vullnetar dhe jovullnetar.

LIKUIDIMIShitja e pasurisëProcedura e shitjes së pjesshme ose totale të pasurisë së debitorit zhvillohet nga administratori ose nga një person i emëruar nga ai ose nga një ekspert i punësuar, nën mbikqyrjen e plotë të administratorit, në përputhje me dispozitat e kreut 9 të Ligjit për Likuidimin. Shitja do të bëhet me ankand ose me negociata të drejtpërdrejta, përveç rastit kur Gjykata lejon ndonjë mënyrë tjetër.Në qoftë se fillimi i procedurës së likuidimit është rezultat i shndërrimit të procedurës së riorganizimit, atëherë administratori ka të drejtë ta shesë pronën e siguruar, vetëm me pëlqimin me shkrim të kreditorit, kërkesa e të cilit është e siguruar me pronë.Në qoftë se procedura e likuidimit fillon drejtpërsdrejti, atëherë administratori ka të drejtën ekskluzive të shitjës së pronës së siguruar të paluajtshme, brenda afatit prej 90 ditësh, nga data e pranimit të rastit, përkatësisht të pronës të luajtshme, brenda afatit prej 60 ditësh. Me këtë rast, moratoriumi i të drejtave të kreditorëve të siguruar, për ushtrimin e të drejtave të tyre mbi pasurinë e siguruar, i parashikuar në nenin 33 Ligjit për Likuidimin, nuk do të zbatohet, përkatësisht moratoriumi do t`i hiqet, pa qenë nevoja që, për këtë, Gjykata të marrë vendim. Shitja e pronës së siguruar nga administratori, pas heqjes së moratoriumit, bëhet vetëm me pëlqimin me shkrim të kreditorit, kërkesa e të ciliit është e siguruar me pronë. Procedura e shitjes përcaktohet me Rregulla të zbatimit.

SHOQËRITË AKSIONARE DHE SHOQËRITË ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUARProjektligji parashikon mundësinë e themelimit të dy llojeve të shoqërive aksionare:- shoqëritë aksionare me themelim të njëkohshëm ose simultan dhe- shoqëritë aksionare me themelim të njëpasnjëshëm ose suksesiv.Shoqërit aksionare me themelim të njëkohshëm janë ato shoqëri themelusit e të cilave i porosisin me parapagim dhe i blejnë të gjitha aksionet pa ofertë publike (prospekt ose shpallje) para regjistrimit të shoqërisë. Këto shoqëri as nuk i regjistrojnë aksionet e tyre në bursë, as nuk tregtojnë me to në tregun e letrave me vlerë. Megjithatë, aksionet mund të transferohen lirisht (përkatësisht të kalohet e drejta e pronësisë mbi to), jasht tregut të letrave me vlerë. Këto shoqëri quhen shoqëri aksionare të hapura. Ndërkaq, po qe se ky transfer i lirë i aksioneve (përkatësisht i kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to) jashtë tregut të letrave me vlerë përjashtohet, atëherë këto shoqëri quhen shoqëri aksionare të mbyllura.Shoqëritë aksionare me themelim të njëpasnjëshëm janë ato shoqëri themeluesit e të cilave bëjnë ofertë publike (prospekt ose shpallje) për t`u parapaguar për aksione. Këto shoqëri ose i regjistrojnë aksionet e tyre në bursë, ose përdorin ndërmjetës financiarë (bankat, shoqëritë e shërbimeve financiare, agjentët ndërmjetës) ose mjete të tjera njoftimi dhe publiciteti për shitjen e aksioneve (shoqëritë publike, shoqëritë e listuara në bursë). Themelimi i njëpasnjëshëm i shoqërisë aksionare, sipas Projektligjit, nuk do të jëtë i mundshëm përderisa të mos rregullohet me Rregullore të Ministrisë së Tregtisë.

51

Page 52: Doracaku Mbi Te Drejten

Projektligji, gjithashtu, parashikon mundësinë e themelimit të shoqërive aksionare me një aksionar dhe, në këtë drejtim, vendos rregulla të reja ( që i mungojnë Rregullores), të cilat janë në përputhje me legjislacionin përkatës evropian. Kështu, aksionari i vetëm detyrohet që, para regjistrimit të shoqërisë aksionare, t`i paguajë të gjitha kontributet (në para dhe në natyrë) ose, në të kundërtën, të sigurojë një garanci të përshtatshëm për këtë dhe t`i paraqesë Zyrës së regjistrimit një certifikatë relevante, së bashku me kërkesën për regjistrim. Projektligji shprehimisht ndalon që shoqëria aksionare me një anëtar të themelojë shoqëri të tjera. Për sa u përket shoqërive me përgjegjësi të kufizuar, Projektligji, sikundër edhe Rregullorja, e kufizon numrin e anëtarëve të tyre në 50.

Kapitali themeltar i nevojshëm për themelimin dhe fillimin e punës së shoqërive, në Projektligj, për dallim nga Rregullorja, nuk është caktuar në mënyrë fikse. Mundësia e një përcaktimi të tillë i kalohet Ministrisë së Tregtisë që ajo ta bëjë këtë me rregullore të saj, varësisht nga ajo se a do të jetë themelimi i shoqërisë aksionare i njëkohshëm (simultant), apo i njëpasnjëshëm (suksesiv). E njëjta gjë vlen edhe për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, për themelimin e të cilave kapitali themeltar nuk mund të jetë më i vogël se shuma e përcaktuar me Rregullore. Përsa i përket kontributit minimal në të holla të çdo aksionari në shoqërinë aksionare, ai është ekuivalenti i shumës 500 euro, ndërsa në shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar ai nuk mund të jetë më i vogël se shuma e përcaktuar në regulloren e Ministrisë së Tregtisë. Kontributet e aksionarëve, në të dyja këto shoqëri, mund të jenë: në para, në natyrë (sende) dhe në të drejta që mund të shprehen në të holla. Kontributet nuk mund të përbëhen në punë dhe shërbime. Vlerësimi i kontributeve në natyrë, sipas Projektligjit, bëhet nga një a më shumë ekspertë të pavarur, të caktuar nga gjykata kompetente, të cilët hartojnë një raport para regjistrimit të shoqërisë. Ndërkaq, sipas Rregullores, këtë vlerësim e bën mbledhja e përgjithshme e aksionarëve.

Aksionet si letra me vlerë, karakteristike për shoqëritë tregtare, llojet e tyre, të drejtat që dalin nga to, transferi (tregtimi) i tyre, si dhe çështjet e tjera.5. Organet e shoqërisëOrganet e shoqërisë aksionare, janë: Kuvendi i Përgjithshëm, si mbledhje e përgjithshme e aksionarëve dhe, varësisht nga statuti: a) Bordi Drejtues, Organet e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar janë:- Mbledhja e Përgjithshme dhe- Drejtorët Menaxhues.Në rast se shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ka më shumë se 50 punonjës, atëher ajo themelon Bordin Drejtues ose Bordin Mbikëqyrës, varësisht nga përcaktimi i saj se a do ta zgjedhë administrimin njëdrejtimësh ose dydrejtimësh.

Ndërmarrjet publike-shoqëri që kryejnë veprimtari tregtare me interes të përgjithshëm ekonomik, ku të gjitha aksionet (në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë) mbahen nga autoriteti qendror.

52

Page 53: Doracaku Mbi Te Drejten

E DREJTA FINANCIARE

E DREJTA KUSHTETUESE

E DREJTA NDËRKOMBËTARE

SISTEMI I JUDIKATURËS

Gjykatat janë organe të pushtetit shtetëror. Në punën e tyre, gjykatat duhet të jenë të pavarura dhe të paanshme. Gjykatat kanë për detyrë të vendosin në kontestet për raportet statusore të personave, për të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve dhe të drejtat dhe detyrimet e organeve publike dhe të subjekteve juridike të tjera; të shqiptojnë dënime dhe masa të tjera kundër kryerësve të veprave penale dhe veprave të tjera të dënueshme të caktuara me ligj; të vendosin mbi ligjshmërinë e akteve individuale të organeve shtetërore dhe të organizatave që ushtrojnë autorizime publike; të zgjidhin konfliktet lidhur me marrëdhëniet pasurore dhe të marrëdhënieve të punës etj

Tri parimet themelore të punës së gjykatave janë:Parimi i pavarësisë së gjykatave dhe e gjyqtarëve në gjykimParimi i kolegjialitetitParimi i gjykimit instancional

Struktura e gjykatave, sipas Kornizës Kushtetuese për Vetqeverisjen e Përkohshme të Kosovës është sipas kësaj forme:

53

Për t’u emëruar gjyqtar profesional kërkohet që personi t’i përmbushë këto kritere: ta ketë kryer fakultetin juridik; ta ketë dhënë provimin e judikaturës (gjyqtari për kundërvajtje provimin professional); të kë vlera të larta morale; të mos ketë dosje penale; të mos ketë marrë pjesë në masat diskriminuese a në zbatimin e ndonjë ligji represiv ose në zbatimin e politikës diktatoriale; të mos jetë i regjistruar në asnjë parti politike apo i angazhuar në veprimtari politike dhe të ketë përvojë të caktuar pune.

Page 54: Doracaku Mbi Te Drejten

Gjykatën Supreme e Kosovës- përbëhet nga Kryetari, gjyqtarët dhe gjyqtarët e jurisë. Gjykata Supreme e Kosovës vendos mbi ankesat kundër aktgjykimeve dhe vendimeve të tjera të gjykatave në territorin e Kosovës; vendos në shkallë të tretë mbi mjetet e rregullta juridike kundër vendimeve të gjykatave të qarkut dhe të Gjykatës Ekonomike të Qarkut, kur kjo gjë është caktuar me ligj. Ajo vendos mbi mjetet e jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të formës së prerë të gjykatave në Kosovë; vendos mbi revizionin e ushtruar kundër vendimeve të shkallës së dytë të gjykatave në çështje kontestimore, kur një gjë e tillë është caktuar me ligj; ajo, po ashtu, vendos mbi ligjshmërinë e akteve definitive administrative në konfliktin administrativ.Me Rregulloren e UNMIK-ut, nr. 2002/13 është themeluar Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet që Lidhen me Agjencinë e Mirëbesimit të Kosovës me qëllim të marrjes së vendimeve gjyqësore lidhur me kërkesat që kanë të bëjnë me vendimet apo veprimet e Agjencisë së Mirëbesimit të Kosovës.

Gjykatat e Qarkut, vendosin si organ i shkallës së parë dhe i shkallës së dytë. Në shkallë të parë ato vendosin për veprat penale për të cilat me ligj është parashikuar dënimi me më tepër se pesë vjet burgim; për veprat penale për të cilat me ligj të veçantë është caktuar kompetenca e gjykatës së qarkut; kontestet mbi vërtetimin dhe kundërshtimin e atësisë respektivisht të amësisë; kontestet lidhur me ekzistimin ose mosekzistimin e martesës, anulimin e martesës ose shkurorëzimin.

Në shkallë të dytë ato vendosin mbi ankesat kundër vendimeve të gjykatave komunale të nxjerra në shkallë të parë. Ajo gjithashtu vendosin lidhur me kontestet që kanë të bëjnë me detyrimin ushqimor ligjor, kur vendoset bashkë me kontestet për ekzistimin ose mosekzistimin e martesës, anulimin e martesës ose shkurorëzimin, vërtetimin a kundërshtimin e atësisë, respektivisht të amësisë, për besimin e fëmije për ruajtje dhe edukim, kur vendosin për kontestet lidhur me ekzistimin ose mosekzistimin e martesës. Gjykatat e qarkut gjithashtu vendosin për anulimin e martesës ose shkurorëzimin.

Gjykatat e qarkut vendosin, po ashtu, edhe lidhur me kontestet që kanë të bëjnë me kërkesat pasurore-juridike, kur vlera e kontestit kalon vlerën e përcaktuar me ligj, kurse te kontestet e dëmshpërblimit të personave të dënuar në mënyrë të paligjshme dhe personave që u është hequr liria në mënyrë të kundërligjshme, pa marrë parasysh vlerën; kontestet që kanë të bëjnë me të drejtat e autorit dhe ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen ose me përdorimin e shpikjeve, mostrave, modeleve ose damkave si dhe me të drejtat e përdorimit të firmës. vendos edhe mbi konfliktet e kompetencës midis gjykatave komunale në territoret e veta.

54

Page 55: Doracaku Mbi Te Drejten

Gjykatat komunale i gjykojnë të gjitha çështjet penale, për të cilat, në bazë të ligjit, është kompetent gjyqtari i vetëm. Ato gjykojnë për veprat penale për të cilat me ligj si dënim kryesor është parashikuar gjoba, dënimi me burgim deri në pesë vjet, nëse për vepra të veçanta penale nuk është kompetente një gjykatë tjetër, si dhe për veprat penale të vjedhjes së rëndë. Gjykatat komunale gjykojnë për veprat penale, për të cilat me ligj të posaçëm është caktuar kompetenca e gjykatës komunale.

Gjykatat komunale gjykojnë kontestet që kanë të bëjnë me kërkesa pasurore -juridike, kur vlefta e kontestit nuk kalon shumën e caktuar me ligj, nëse me këtë ligj nuk është caktuar kompetenca e një gjykate tjetër të rregullt.

Ato gjykojnë kontestet nga marrëdhëniet e punës, po qe se janë në kompetencën e gjykatave të rregullta; gjykojnë kontestet rreth detyrimit ushqimor ligjor, kur nuk zgjidhen bashkë me kontestet rreth qenies ose mosqenies apo rreth vërtetimit ose kundërshtimit të atësisë dhe të amësisë; gjykojnë kontestet që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe edukimin e fëmijëve që paraqiten pasi vendimi të marrë formë të prerë dhe me të cilin është zgjidhur martesa, është anuluar ajo ose është shpallur e paqenë. Ato gjithashtu zgjidhin kontestetlidhur me servitudat reale dhe personale, kontestet për shkak të pengimit të posedimit. Në kompetencë të gjykatave komunale janë edhe kontestet që kanë të bëjnë me ushqimin e përjetshëm. Ato vendosin në procedurën e trashëgimisë, në procedurën e ekzekutimit, në procedurën e regjistrimit të të drejtave dhe mbi sendet e palujtshme, në çështjet kontestimore (lëndët e pjesëtimeve fizike, legalizimin e kopjeve të dorëshkrimeve e të nënshkrimeve, etj). Ajo kryen edhe punë të ndihmës juridike.

Gjykata Komunale për kundërvajtje. Kundërvajtje konsiderohet shkelja e rendit publik të përcaktuar me ligj ose me dispozita të tjera, për të cilat janë përcaktuar dënime dhe masa mbrojtëse. Organet që zhvillojnë procedurat përkitazi me kundërvajtjet, sipas Ligjit të zbatueshëm, janë gjykatat komunale të kundërvajtjeve, si organe të shkallës së parë, dhe Gjykata e Lartë e Kundërvajtjeve, si organ i shkallës së dytë. Në gjykatën komunale të kundërvajtjeve procedurën e kundërvajtjes e zhvillon dhe aktvendimin e merr gjyqtari i kundërvajtjes, si gjyqtar i vetëm.

Gjykata komunale e kundërvajtje është kompetente të vendosë në shkallë të parë për lëndët e kundërvajtjes, të vendosë lidhur me kërkesën për përsëritje të procedurë dhe gjithashtu kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte të tjera. Gjykata e Lartë e Kundërvajtjeve vendos në shkallë të dytë mbi ankesat e paraqitura kundërvendimeve të gjykatave komunale të kundërvajtjeve. Në Gjykatën e Lartë të Kundërvajtjes vendos trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtar. Ajo vendos edhe lidhur me konfliktin për kompetencë mes gjykatave komunale të kundërvajtjes. Gjykata e Lartë e

55

Page 56: Doracaku Mbi Te Drejten

Kundërvajtjeve mund të ushtrojë mbikëqyrjen e punës së gjykatave komunale të kundërvajtjeve dhe të kërkojë prej tyre raporte dhe të dhëna.

Administrata gjyqësore-Punët e administratës gjyqësore përfshijnë organizimin e veprimtarisë së brendshme të gjykatës; kujdesin që punët në gjykatë të kryhen në rregull dhe me kohë; punët profesionale lidhur me realizimin e të drejtave dhe detyrave të punonjësve në bashkësinë punuese të gjykatës.

Prokuroria Publike-është organ i pavarur shtetëror, i cili ndjek kryerësit e veprave penale dhe të veprave të tjera të dënueshme me ligj. Në përputhje me parimin e akuzativitetit në procedurën penale, kjo procedurë, në parim, nuk mundë të fillojë dhe të zhvillohet pa iniciativën e prokurorit publik. Nga kjo mundë të konkludohet se funksioni i ndjekjes penale i është besuar subjektit të veçantë procedural dhe ky është prokurori publik. Nga kjo bëjnë përjashtim veprat penale që ndiqen me padi private. Funksionin e Prokurorisë Publike në Kosovë e ushtrojnë Prokurori Publik i Kosovës, prokurorët publikë të qarkut dhe prokurorët publikë komunalë. Prokuroritë publike, sipas rregullit, formohen dhe kryejnë funksionin e tyre pranë gjykatave të rregullta.

LITERATURA:

Kodi i përkohshëm penal i Kosovës-2003Kodi i përkohshëm i procedurës penale-2003E drejta penale-Doracaku për përgatitjen e provimit të jurisprudencës-2004- Ismet Salihu,Organizimi i judikaturës-Doracaku për përgatitjen e provimit të jurisprudencës-2004- Ilaz Ramajli,E drejta civile- Doracaku për përgatitjen e provimit të jurisprudencës-2004- Prof. Dr. Abdulla Aliu

ëëë.ëikipedia.com,

56