DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

128
RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE Doracak

description

Albanian language teacher’s manual for implementing workshops and activities in early childhood education based on the “Druzinata MELA”

Transcript of DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

Page 1: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN

E HERSHËM TË FËMIJËVE

RESP

EKTI

NDA

J DA

LLIM

EVE

DHE

MUL

TIK

ULTU

RALI

ZMI N

Ë ZH

VILL

IMIN

E H

ERSH

ËM T

Ë FË

MIJ

ËVE

Doracak

Page 2: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE
Page 3: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

1

RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË

ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

Doracak

Page 4: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

Botues : Ministria për punë dhe politik sociale

Redaktor: Violeta Petroska-Beshka

Autor: Renata Dedova dhe Filipina Negrievska

Ilustrimi: Rumena Najçevska

Dizajni: KOMA

Përkthimi: Vehbi Kadriu dhe Emira Lama

Doracaku është përgatitur nga Qendra për të drejtat e njeriut dhe zgjidhje të konflikteve në kuadër të programit “Futja e respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit në zhvillimin e hershëm të fëmijëve në Maqedoni” të Ministrisë për punë dhe politik sociale dhe UNICEF-it, financuar nga ambasada Britanike në Shkup

Përmbajtja e këtij materijali nuk pasqyronë domosdoshmërisht qëndrimin apo mendimet e Ambasadës Britanike në Shkup.

Të gjitha të drejtat për botim të këtij doracaku i ka @ Ministria për punë dhe politik sociale 2015

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски”, Скопје 373.2.016:316.723(035)316.713:373.3(035) DEDOVA, Renata Respekti ndaj dallimeve dhe multikulturalizmi në zhvillimin e hershëm të fëmijëve : doracak / [autor Renata Dedova dhe Filipina Negrievska ; ilustrimi Rumena Najçevska ; përkthimi dhe adaptimi në gjuhën shqipe Vehbi Kadriu dhe Emira Lama]. - Shkup : Ministria per pune dhe politik sociale, 2015. - 124 стр. : илустр. ; 20 см ISBN 978-608-4595-88-51. Negrievska, Filipina [автор]а) Предучилишно образование - Ставови за различностите - Прирачнициб) Мултикултурализам - Предучилишно образование - ПрирачнициCOBISS.MK-ID 98909194

Page 5: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

3

PËRMBAJTJA

Shoqëria MELA

Gjyshi i verbër

Si për vajzat, si për djemtë

Ndodhitë e Enisës

Pashkët

Syzet e Enisës

Garat e shkollës

Hirushi

Pitër Pani

Loja me hije

Markoja në karrocë

Familje të ndryshme

Andreja dhe macja e vogël

Bajrami

Flluska nga sapuni

Gjuha e Sarës

Gjuhë të ndryshme

Dasma

Shëngjergji

6

30

58

84

106

12

38

64

90

112

18

44

72

96

118

24

52

78

100

Page 6: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

4

PËRDORIMI I DORACAKUTPërse shërben doracaku?Përmes aktiviteteve të përshkruara në doracakun promovohet respektimi i dallimeve dhe multikulturalizmit në atë mënyrë që krijon kushte të cilët mundësojnë që fëmijët:

të zhvillojnë vetëbesim dhe siguri në vete,

t`i pranojnë dallimet dhe ngjashmëritë mes njerëzve që janë të ndryshëm në çfarëdo lloj aspekti,

t`i vërejnë veprimet që i ofendojnë të tjerët dhe t`i kuptojnë pasojat nga veprimet e tilla, dhe

të mësojnë si të reagojnë gjatë manifestimit të stereotipeve, paragjykimeve dhe diskriminimit të drejtuar ndaj vetë atyre ose ndaj të tjerëve.

Doracaku është synuar para së gjithash për edukatorët/et që punojnë me grupe njëgjuhësore fëmijësh nga mosha prej 5 deri 6 vjeç në kopshtet ose qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror. Kjo nuk e përjashton mundësinë vetë edukatorët/et t`i adaptojnë aktivitetet për punë, si në grupet heterogjene të të rriturve ashtu edhe në grupet dygjuhësore.

Çfarë përmban doracaku?Doracaku përmban përshkrim të detajshëm të 19 punëtorive. Çdo punëtori përpunon ndonjë lloj dallimi të bazuar në: gjini/klasë, moshë, kulturë (përkatësi religjioze, gjuhësore edhe/ose etnike), strukturë familjare dhe stil të jetesës, aftësi dhe shkathtësi dhe/ose karakteristika fizike dhe psikike.

Në fillim të çdo punëtorisë janë dhënë informata plotësuese përmes së cilave tregohen momentet më të rëndësishme në lidhje me dallimin në të cilin fokusohet vetë punëtoria, ndërsa të cilët janë të synuar vetëm si kahëzim të punës së edukatorit/es.

Aktivitet kryesor në çdo punëtori është tregimi në të cilin shpjegohet një përjetim të fëmijëve nga shoqëria MELA. Tregimi është i ndjekur me ilustrime që mund të gjinden në tregimin përkatës me figura, ose t’u prezantohen fëmijëve në ndonjë mënyrë tjetër (në formë të shtypur apo elektronike). Pas leximit të çdo tregimit vijon diskutim me fëmijët i cili çon drejt qëllimit të punëtorisë (që implikohet me informatat plotësuese të synuar për edukatorin/en).

Përveç tregimit, në çdo punëtori janë përfshirë edhe disa aktivitete tjera nga më të ndryshmet, të cilët i paraprijnë tregimit ose vijojnë më pas. Mes tyre ka lojëra grupore, enigma, shfaqje, aktivitete që kërkojnë vallëzim, pantomimë, ngjyrosje, vizatim, prerje, lidhje të fushave, zgjidhje të labirinteve, gjetje të rrugëve, bashkim të pikave, renditje sipas madhësisë, memorie etj. Shumë shpesh, për këto aktivitete janë ofruar edhe fleta pune përkatëse të synuar për edukatori/ën ose për fëmijët. Një pjesë nga fletat e punës1 shërbejnë për punë individuale, kurse një pjesë tjetër për punë grupore, ndërsa ndonjëherë janë përfaqësuar edhe variante më të lehta dhe më të vështira për punë me fëmijë me shkathtësi të ndryshme të zhvilluar. Në atë mënyrë, përveç që promovojnë respektim të dallimeve dhe multikulturalizmit, aktivitetet kontribuojnë edhe për zhvillim të shumë sferave që janë të definuar me Programin për mësim të hershëm dhe zhvillim sipas të cilit punohet në kopshtet në Republikën e Maqedonisë (Ministria për punë dhe politikë sociale, 2014). Me fjalë të tjera, aktivitetet e përshkruara në doracakun, jo vetëm që e nxisin kureshtjen, iniciativitetin, kreativitetin dhe qëndrueshmërinë te fëmijët, por edhe kontribuojnë për zhvillimin motorik, për zhvillimin socio-emocional, për zhvillimin e gjuhës, komunikimin dhe shkrim-leximin dhe për zhvillimin kognitiv dhe përfitimin e njohurive të përgjithshme (logjikë dhe mendim, matematikë, njohje dhe kuptim të rrethit dhe edukim arti dhe muzikor te fëmijët).

Si realizohen punëtoritë?Dy punëtoritë e para në doracak duhet të realizohen mu në fillim – e para përmban tregimin përmes së cilit prezantohen fëmijët nga shoqëria MELA, përderisa te e dyta shpjegohet se pse Enisa, një nga fëmijët nga kjo shoqëri mban syze në të gjitha tregimet në vijim.

Radhitja e realizimit të të gjitha punëtorive tjera të përfshira në doracak nuk është fikse. Vetë edukatorët/et mund ta caktojnë radhitjen e zbatimit të punëtorive, duke i pasur parasysh nevojat aktuale të grupit me të cilin punojnë (për shembull, prezencë të ndonjë fëmije që është i ndryshëm në ndonjë aspekt, ose manifestim të stereotipeve/paragjykimeve ndaj pjesëtarëve të ndonjë grupi social), gjegjësisht sipas disa rrethanave të jashtme (për shembull, festimi i Pashkëve, Bajramit, Shën Gjergjit).

1Fletët e punës mund ti gjeni në ueb faqen e Ministrisë për punë dhe politik sociale (www.mtsp.gov.mk)

1

2

3

4

Page 7: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

5

Pritet që të gjitha aktivitetet e dhëna në një punëtori të jenë të realizuara duke e marrë parasysh se janë të shpikur për tu arritur efekt maksimal për qëllimet e programit. Kjo nuk do të thotë se është e patjetërsueshme që e tërë punëtoria, me të gjitha aktivitetet e kyçura në të, të jetë e zbatuar në një ditë. Edukatorëve/eve u jepet mundësia të vendosin që punëtorinë ta ndajnë në dy pjesë dhe aktivitetet e parapara me të t`i realizojnë në dy herë të njëpasnjëshme. Me përjashtim, disa aktivitete nga ky program mund të kombinohen me aktivitete nga programet tjera.

Edukatorët/et me përvojë mund t`i adaptojnë aktivitetet me nevojat e grupit të fëmijëve me të cilin punojnë. Aktiviteti me ndihmë të adaptimit mund të ndërlikohet, apo të thjeshtësohet që të mbahet interesi i fëmijëve, por, gjatë kësaj nuk guxohet të humben prej sysh qëllimet e punëtorisë. Aktivitetet nuk janë qëllim në vete, por janë vetëm një mjet për arritjen e qëllimeve që shpijnë drejt respektimit të dallimeve dhe multikulturalizmit.

Pse janë të rëndësishëm tregimet?Aktivitet udhëheqës në çdo punëtori janë tregimet. Përmes personazheve kryesorë në të gjitha tregimet promovohet multietnicitet, respektim të personave me kufizime fizike, barazi gjinore, si dhe respektim të dallimeve në aspekt të aftësive dhe shkathtësive dhe karakteristikave psikike dhe fizike. Në plotësim të kësaj, në fokusin e çdo tregimit është dallimi në ndonjë aspekt tjetër, e gjithë kjo me qëllim të promovohet respektim pikërisht të atij dallimi. Me fjalë të tjera, nuk mund të priten efekte nga programi derisa nuk përpunohen punëtoritë, duke e pasur parasysh që të gjitha aktivitetet tjera në punëtorinë shërbejnë për mbështetje të realizimit të qëllimit të shënuar me tregimin.

Nga edukatori/ja pritet fjalë për fjale t`i lexojnë tregimet (pa lëshim të pjesëve apo detajeve) në mënyrë që e tërheq vëmendjen e fëmijëve (me variacione në tonin dhe zërin) dhe sipas nevojës, me futje të dramatizimeve. Sipas nevojës, vëmendja e fëmijëve mund të shtohet me ndërprerje të kohëpaskohshme të leximit dhe aktivizim të fëmijëve në interpretimin e përmbajtjes së lexuar, ose në parashikimin e përmbajtjes që vijon. Prapëseprapë, e gjithë përmbajtja e tregimit duhet të jetë e lexuar që të arrihen efektet e pritura. Përjashtim mund të bëhet në rast se grupi është i rritur heterogjen , ose nëse grupi akoma nuk e ka të zhvilluar vëmendjen e nevojshme për ndjekjen e tekstit të ofruar, për çka patjetër duhet të futet adaptim përmes shkurtimit ose ritregimit.

Leximi i tregimit duhet të jetë i ndjekur me tregimin e ilustrimeve që mund të gjinden në tregimin me figurë që e mban titullin e njëjtë si edhe vetë punëtoria. Në rast optimal, derisa e dëgjojnë tregimin, fëmijët duhet të jenë të ndarë në grupe të vogla dhe çdo grup duhet të ketë para vete tregim me figura të cilin do e shfletojë në

shenjën e dhënë. Mënyrë alternative është që ilustrimet t’u prezantohen fëmijëve në mënyrë të shtypur (në format të madh), ose në formë elektronike (përmes projektorit ose televizionit).

Pasi që tregimi do t`u lexohet fëmijëve, vijon diskutim për pyetjet e dhëna në vetë punëtorinë. Gjatë udhëheqjes së diskutimit, edukatori/ja mund t`i modifikojë pyetjet dhe të parashtrojë nënpyetje me qëllim që të shtyjë fëmijët vetë të vijnë deri te qëllimi që është i shënuar në punëtorinë, i cili gjithmonë është i kahëzuar drejt respektimit të dallimit në ndonjë aspekt. Shumë është me rëndësi që përmes diskutimit fëmijët t`i lidhin dituritë e fituara nga analiza e tregimit me jetën e përditshme. Edhe pse nuk mund të garantohet që në atë mënyrë fëmijët do të bëjnë transferim të diturive dhe qëndrimeve të fituara në atë mënyrë në jetën reale, ajo përsëri mund të llogaritet si një bazë e mirë për sigurimin e një transferimi të tillë. Prapëseprapë, mundësia për transferim tek fëmijët mund të përforcohet përderisa përmes përpunimit të temave tjera dhe përmes ndodhive aktuale të përditshme në kopsht do të bëhet një lidhshmëri dhe përkujtim me aktivitetet dhe përfundimet e realizuara me këtë program kudo që ka hapësirë për të (për shembull, përpunimi i temës për dentist dhe mbajtja e protezës për dhëmbë mund të lidhet me shkuarjen e Enisës në ekzaminim të syve ose gjatë përpjekjes më pak të suksesshme të bëjë diçka, mund të lidhet me nevojën për respektim të aftësive të ndryshme dhe nevojën për ushtrim).

Page 8: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

6

Republika e Maqedonisë është vend multikulturor dhe multietnik. Në të jetojnë më shumë bashkësi etnike (Maqedonas, Shqiptar, Romë, Turq, Serbë, Boshnjakë e të tjerë) mes të cilëve ekzistojnë dallime sipas përkatësisë së tyre etnike/kulturore. Këto dallime janë të determinuar nga gjuha dhe literatura, nga religjioni, si dhe nga historia, doket dhe traditat e vet bashkësive etnike. Shoqëritë multietnike mund të mbijetojnë vetëm përderisa respektohen dallimet ekzistuese etnike/kulturore. Një parakusht që të mundësohet respektimi i tillë është që pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike t’u mundësohet të flasin dhe të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, ta zbatojnë religjionin e tyre dhe t’i kultivojnë vlerat kulturore të bashkësisë së tyre. Parakushti tjetër i rëndësishëm për sigurimin e respektit të ndërsjellë është njohja e kulturave të bashkësive tjera etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

Ekzistojnë më shumë mënyra të cilat mundësojnë njohje me kulturat e të tjerëve. Një nga ato mënyra është që fëmijët të mësojnë për specifikat kulturore të bashkësive të ndryshme etnike që jetojnë në vendin tonë që nga mosha më e hershme, edhe atë, gjithmonë duke i theksuar ngjashmëritë me kulturat e veta dhe duke i konstatuar dallimet si diçka interesante dhe pozitive. Mënyra tjetër është që të mundësohet ndërveprim i drejtpërdrejtë mes fëmijëve që u takojnë bashkësive të ndryshme etnike përmes pjesëmarrjeve nëpër aktivitete të përbashkëta. Ndërveprimi i duhur përmes aktiviteteve të përbashkëta që realizohen në atmosferë bashkëpunimi çon drejt një njohjeje të ndërsjellë si në nivel individual, ashtu edhe në nivel të bashkësive etnike/kulturore.

Punëtoria:

SHOQËRIA MELA

Fletë pune për pjesëmarrësit: Enigma me personazhet nga shoqëria MELA 1-4 – për çdo grup të vogël nga një pjesë

Fletë pune për pjesëmarrësit: Pjesëza të prera për shoqërinë MELA 1-4 – për çdonjërin nga 1 pjesë

Fletë pune për pjesëmarrësit: Ndërtesa e larme – për çdo grup të vogël nga 1 mostër

Tregim me figura: Shoqëria MELA

Ngjyra – për çdo grup të vogël nga 1 komplet

Gërshëra – nga 1 të vogël për çdonjërin dhe 1 të mëdha

Shirit ngjitës – 1

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN

Page 9: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

7

DISKUTIM:

1

2

3

4

5

6

Si quhen fëmijët nga ndërtesa e re?

Në çfarë gjuhe flet Enisa me prindërit e saj? Çfarë janë familja Demir? (sipas përkatësisë etnike)

Në çfarë gjuhe flet Luani me prindërit e tij? Çfarë janë familja Imeri? (sipas përkatësisë etnike)

Në çfarë gjuhe flasin Ana dhe Marko? Çfarë janë familja Ivanovski? (sipas përkatësisë etnike)

Me çfarë tjetër dallohen disa fëmijë tek tregimi?

Çfarë është e përbashkët për të gjithë fëmijët tek tregimi?

1 Aktiviteti Të gjithë ndahen në disa grupe, e secili grup merr pjesë të prera paraprakisht nga një enigmë (Fletë pune për pjesëmarrësit: Enigma me personazhet nga shoqëria MELA 1-4). Anëtarët e secilit grup duhet bashkërisht ta bashkojnë dhe ta ngjisin enigmën e tyre në mënyrë që të fitohet një nga personazhet e shoqërisë MELA .

Në fund, çdo grup e tregon personazhin që e ka fituar para të gjithëve, kurse edukatori e emërton atë me emrin përkatës (Marko, Enisa, Luan, Ana).

2 Aktiviteti Të gjithë rrinë të ulur në rreth, kurse edukatori ua lexon tregimin me ilustrime: Shoqëria MELA, duke ua treguar edhe vizatimet përkatëse në të.

3 AktivitetiTë gjithë ndahen në grupe nga katër dhe çdonjëri me zgjedhje të rastësishme merr nga një pjesëzë të prerë me personazh të ndryshëm nga shoqëria MELA ( Fletë pune për pjesëmarrësit: Pjesëza të prera për shoqërinë MELA 1-4) të cilën e prenë sipas vijës së jashtme dhe e ngjyros.

Pastaj pjesëzat e prera prej çdonjërit lidhen në një tërësi të gjatë duke u ngjitur një pas një dorë-për-dore, duke pasur kujdes që renditja e tyre të jetë sipas shkronjave në emrin e shoqërisë MELA (së pari Marko, pastaj Enisa, pastaj Luani, pastaj Ana, e përsëri Marko e ashtu me radhë).

4 AktivitetiTë gjithë qëndrojnë në grupet e formuara paraprakisht dhe secili grup merr nga një ekzemplar prej FP për pjesëmarrësit: Ndërtesa e larme. Anëtaret nga secili grup zgjedhin nga një personazh dhe duhet ta „dërgojnë“ në banesën e vet, duke e përcjellur vijën me ngjyrë.

Page 10: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

8

TREGIM ME FIGURA: SHOQËRIA MELA

Që prej disa ditësh ishte rrëmujë para një ndërtese të re. Aty vinin lloj-lloj kamionësh të ngarkuar me plaçkat e banuesve të rinj që shpërnguleshin nga vendbanimet e tyre të vjetra dhe vendoseshin në këtë ndërtesë shumëngjyrëshe. Të gjithë ndihmonin për t’i çuar gjërat nëpër banesa – të voglat i bartnin fëmijët, kurse të rriturit – ato më të mëdhatë e më të rëndat.

Në këtë ndërtesë te dyert e tri banesave të ndryshme u vendosën emra të ndryshëm të tri familjeve: Imeri, Iva-novski dhe Demir.

Një ditë, pasi kishte për-funduar vendosja e të gjithëve, nga dera ku shkruante se aty ba-nonte familja Ivanovski dolën dy fëmijë: Marko-ja dhe Ana. Të dy, vëlla e motër, shkuan së bash-ku në fushën e sportit afër ndërtesës. Ana e

ndihmoi Markon të hipte te shilarthi për fëmijët në kar-rocë invalidësh, pastaj së bashku filluan të luhaten.

Pas pak ja ku u hap edhe dera e familjes me em-rin Demir. Prej andej doli Enisa me librin e saj të dashur me tregime me figura në njërën dorë, kurse me tjetrën mban-te të ëmën përdore. Të dyja ecën drejt fushës së sportit.

Kur erdhën fare afër, Enisa i tregoi së ëmës: “E shikon, këtu paska edhe fëmijë të tjerë!”. Ndërkaq e ëma u shpreh e kënaqur që e bija do të ketë me kë të luajë. Pastaj Enisa disi e habitur e pyeti: “Me këtë vajzë mund të luaj, po si do të luaj me atë fëmijën në karrocë?” Atëherë e ëma i përkëdheli lehtë supin dhe i tha: “Jam e sigurt se ju do të gjeni shumë lojëra që mund t’i bëni së bashku me atë fëmijë që është në karrocë!”.

Ana dhe Markoja e dëgjuan bisedën mes Enisës dhe së ëmës, por nuk morën vesh asnjë fjalë, ndaj vazhduan të bisedojnë mes vete dhe të koloviten. Ndërkohë atyre iu afrua Enisa dhe i dëgjoi të flisnin maqedonisht. Po këtë gjuhë e dinte edhe ajo – e kishte mësuar nga fqinjët e saj të mëparshëm, prandaj i pyeti se a mund të luante me ta.

Kjo ishte një befasi a madhe për Markon dhe Anën – ata

buzëqeshën, pastaj i thanë emrat e vet që të tre. Mandej Markoja e pyeti Enisën pak si me çudi: “Në ç’gjuhë flisje ti me të ëmën? Ne s’kuptonim asgjë!”, kurse ajo iu përgjigj: “Në gjuhën rome. Ashtu siç flisni ju maqedonisht në shtë-pi, ashtu flasim edhe ne në gjuhën rome.” Pas kësaj Ana dhe Markoja i kërkuan të shihnin së bashku librin e saj me tregime me figura. Për ta ishte me interes ta pyetnin Enisën si quheshin në gjuhën rome shumë gjëra që ishin të vizatuara aty, kurse ajo duhej t’ua thoshte nga disa herë fjalën që ata ta mbanin mend.

Nuk vonoi shumë dhe në fushë të sportit u shfaq dhe Luani së bashku me të atin. Ata dolën nga porta ku shkruhej se aty jetonte familja Imeri. Sapo e pa që ka një kosh këtu, Luani e luti të atin t’ia jepte topin e basket-bollit që ndodhej në veturën e tij. Pastaj me topin në dorë u nis drejt koshit dhe filloi të gjuante.

Po Enisa, Markoja dhe Ana u bënë kureshtarë se çfarë gjuhe fliste Luani me të atin. Meqë s’po kuptonin asgjë, ata filluan të hamendësonin rreth gjuhës së tyre, por më në fund Markoja ua preu shkurt: “Ne deri nesër mund të kuturisim kështu dhe përsëri të mos ia qëllojmë! Ejani ta pyesim!”, pastaj të tre shkuan drejt Luanit.

Kur iu afruan, Ana, Markoja dhe Enisa paksa u hutuan se cili prej tyre dhe në ç’gjuhë ta pyeste atë si e kishte emrin. Përderisa këta po ngurronin e po mateshin si t’ia bëjnë, Luani u kthye drejt tyre dhe ua tha emrin e vet. Të tre i mbërtheu gazi, kurse pastaj njëri prej tyre tha: “Bobo, gjithë kohën ai e paska kuptuar çfarë bisedonim ne!!!, kurse mandej edhe ata ia treguan emrat e tyre Lu-anit. Më tej Enisa e pyeti: “Prej nga je ti, Luan? Nga cili vend?”, ndërsa Luani iu përgjigj: “Nga Maqedonia. E pse po më pyet? Ëhëëë, tash më ra ndër mend – ngase nuk e kuptove gjuhën që flitnim me babanë, ashtu?”. Enisa pohoi me kokë, kurse Luani vazhdoi t’i shpjegonte: “Me të mitë në shtëpi, me farefisin dhe me fëmijët e klasës sime, unë flas në gjuhën shqipe. Ja, bie fjala, në shqip emri im është Luan, kurse në gjuhën maqedonase do të thotë ‘lav’!”. Ndërkaq Enisa shtoi: “A e di si do ta kishe emrin në gjuhën rome? Në gjuhën rome “leoni” i thonë ‘luan-it’!”. Atëbotë Ana mori fjalën: “Njëmend kjo ndërtesa jonë është e larmishme – edhe së jashtme e bërë me ngjyra të

Page 11: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

9

ndryshme, por edhe së brendshmi – në të jetojnë njerëz të ndryshëm – disa që flasin shqip, disa në gjuhën rome e disa në gjuhën maqedonase! Në qoftë se del në fushën e sportit edhe ndonjë fëmijë tjetër, kushedi mund të ketë edhe ndonjë gjuhë tjetër që flitet këtu.”

Pasandaj Markoja ia kërkoi Luanit topin e basketbollit që ta gjuante një herë në kosh dhe – nuk e huqi! Njëherë Luani u habit e pastaj filluan t’ia hidh-nin topin njëri-tjetrit dhe të gjuanin në kosh. Pas një kohe deshën të

luajnë edhe vajzat, prandaj formuan dy skuadra: te njëra luanin Markoja dhe Enisa, kurse te tjetra – Ana dhe Luani, dhe bënë garë se kush do të shënonte më shumë kosha.

Më vonë të gjithë fëmi-jët u ulën për të push-uar pak te banka nën pemë. Ata filluan të bisedonin se në cilën klasë shkonin, mandej e kuptuan se të gjithë do të mësonin në shkollën

e njëjtë në lagjen e re – madje edhe në një klasë, përveç Anës që ishte pak më e madhe se fëmijët e tjerë.

Fëmijëve u dukej shumë zbavitëse të bisedonin e të lu-anin së bashku, kështu që në një moment Enisa hodhi idenë: “Si thoni, të mendojmë një emër tonin për këtë shoqërim që kemi?”. Menjëherë e pranuan të gjithë këtë propozim dhe filluan të japin ide të ndryshme: ta qua-nin me emrin e ndonjë skuadre sportive, të ndonjë gru-pi muzikor, të ndonjë peme... Më në fund u morën vesh ta pranojnë idenë që u pëlqeu të gjithëve më së shumti: shoqëria të mbajë emrin MELA! Emërtim i dalë nga bash-kimi i shkronjave me të cilat fillonin emrat e të katër fëmi-jëve: M e Markos, E e Enisës, L e Luanit dhe A e Anës.

Dielli kishte perënduar tashmë, ndaj prindërit filluan të dalin nëpër ballkone dhe t’i thërrasin me dorë fëmijët për t’u kthyer në banesë. Kur e morën vesh prindërit se fëmijët e tyre tashmë kishin bërë shoqëri me fëmijët e tjerë dhe se u bëhej mirë, ata qenë shumë të lumtur! Edhe ata shprehën dëshirë që sa më shpejt të nji-heshin me prindërit e tjerë.

Page 12: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

10

Работен лист за учесниците: Сложувалки со ликовите од дружината МЕЛА   

 

  

       

      

  

 

 

       

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: ENIGMA ME PERSONAZHET NGA SHOQËRIA MELA

Page 13: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

11

Работен лист за учесниците: Сеченки за дружината МЕЛА   

 

  

 

Работен лист за учесниците: Сеченки за дружината МЕЛА   

 

  

 

Работен лист за учесниците: Шарената зграда 

 

  

 

 

Работен лист за учесниците: Шарената зграда 

 

  

 

 

Работен лист за учесниците: Шарената зграда 

 

  

 

 

Работен лист за учесниците: Шарената зграда 

 

  

 

 

Работен лист за учесниците: Шарената зграда 

 

  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: PJESËZA TË PRERA PËR SHOQËRINË MELA

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: NDËRTESA E LARME

Page 14: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

12

Syzet mbahen për përmirësimin e shikimit, si dhe për mbrojtjen e syve nga gjëra të ndryshme ( dielli, vezullimi nga bora, uji, tymi, tallashi…). Ashtu, syze mbajnë edhe të rriturit edhe fëmijët të cilët shikojnë më dobët afër ose larg, persona të cilëve u duhet shikim shumë preciz (p.sh, kirurgët), persona të cilët janë të ekspozuar ndaj fatkeqësive fizike (zjarrfikësit, skiatorët, zhytësit…).

Çdokush që mban syze për përmirësimin e shikimit mund të bëjë gjithçka që bëjnë edhe ata të cilët nuk mbajnë syze të tilla, vetëm se duhet të kujdeset pak më shumë të mos goditet te syzet që mos të thehen e mos të lëndohet ai vetë.

Ai që mban syze duhet t`i lajë rregullisht, t`i ruajë në kuti për syze kur nuk i mban, të kujdeset që të mos i gërvisht dhe të mos i lejë në vende të ndryshme ku mund të dëmtohen (të shkelen, të ulet mbi to etj.).

Askush nuk ka të drejtë ta ofendojë dikë vetëm për atë se mban syze – syzet duhet të shikohen si ndihmesë të dobishme, ashtu siç janë edhe shumë gjëra të tjera. Shumë persona nuk mbajnë syze sepse nuk kanë qenë në ekzaminim të syve, e as që nuk janë të vetëdijshëm që u duhen. Duhet të reagohet çdoherë kur dikush ofendohet për atë se mban syze– duhet të reagojë edhe ai ndaj të cilit janë drejtuar ofendimet, por edhe ata të cilët i kanë dëgjuar. Reagohet duke shpjeguar se fjalët e drejtuara janë ofenduese dhe se nuk kanë lidhje me atë që i mban syzet – ai është personi i njëjtë, me po ato kualitete të cilët nuk varen nga ajo se vallë ai mban syze apo jo.

Punëtoria:

SYZET E ENISËS

Fletë pune për edukatoren: Tabelë për shikim – 1 kopje

Fletë pune për pjesëmarrësit: Syze – për çdonjërin nga 1 kopje në letër më të trashë

Fletë pune për pjesëmarrësit: Thupra me ngjyrë – 2 kopje në letër më të trashë

Fletë pune për pjesëmarrësit: Syze për çdonjërin – nga 1 kopje për secilin çift

Tregim me figura: Syzet e Enisës

Letër me ngjyrë (të verdhë, të kuqe, të gjelbër, të kaltër) – prej secilës ngjyrë nga 1 fletë

Pajisje për të shkruar – për çdonjërin nga 1

Ngjyra (të verdhë, të kuqe, të gjelbër, të kaltër) – numër të balancuar prej çdo ngjyre; për çdonjërin nga një ngjyrë

Shirit ngjitës– 1

Gërshëra– nga 1 të vogla për çdonjërin dhe 1 të mëdha

Skalpel – 1

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

Page 15: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

13

DISKUTIM:

1

2

3

4

5

Pse mbahen syzet?

Kush mban syze? Vallë vetëm të rriturit apo edhe fëmijët?

Çfarë mund të bëjë Enisa e çfarë nuk mund të bëjë përderisa i mban syzet?

Si duhet të kujdeset Enisa për syzet e saja?

Si duhet te sillen fëmijët tjerë ndaj saj pse mban syze? A është e drejtë nëse dikush edhe atë e thërret “qorrajkë”? Si duhet te reagojë atëherë ajo? Çfarë duhet të bëjnë fëmijët tjerë që ta mbrojnë?

2 Aktiviteti Të gjithë rrinë ulur në rreth, kurse edukatorja ua lexon tregimin nga ilustrimi: Syzet e Enisës, duke ua treguar edhe vizatimet përkatëse në të.

3 AktivitetiKatër fleta letre me ngjyrë (të verdhë, të kuqe, të gjelbër, të kaltër) janë prerë paraprakisht në numër të balancuar fletash të vogla në çdo ngjyrë (numri i përgjithshëm i fletave të vogla është i barabartë me numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve). Të gjithë në mënyrë të rastësishme zgjedhin nga një fletë të vogël me ngjyrë dhe e ngjesin në një vend të dukshëm para vetes. Pjesëmarrësit të cilët kanë zgjedhur ngjyrë të njëjtë ulen në tavolinën e njëjtë dhe çdonjëri merr nga një ekzemplar prej FP për pjesëmarrësit: Syze, e syzet sëpari i ngjyros me ngjyrë të njëjtë si fletën e zgjedhur më parë, kurse pastaj i pren sipas vijës së jashtme, derisa edukatorja pret pjesën rreth syve me skalpel.

4 AktivitetiTë gjithë i vendojnë syzet e bëra më parë në sy me ngjitje të dy teheve të fijeve të akrilikut dhe ulen në karrige në rreth (përderisa dikush veçmë mban syze të vërteta, syzet nga letra i vendos mbi to). Po ashtu, çdo pjesëmarrës akoma e ka të ngjitur në vete fletën e zgjedhur sipas të cilës i ka ngjyrosur syzet e veta që më lehtë të mund të përkujtohet në ngjyrën e tyre. Në fillim vetëm edukatorja qëndron në mes të rrethit dhe i mban thuprat e prera dhe të ngjitura paraprakisht (dy thupra me ngjyrë të njëjtë ngjiten njëra me tjetrën për anët e bardha) nga FP për pjesëmarrësit: Thupra me ngjyrë. Ajo zëshëm thërret një nga katër ngjyrat e përfaqësuara në thuprat ( të verdhë, të kuqe, të gjelbër ose të kaltër njëkohësisht duke e ngritur edhe thuprën përkatëse, e të gjithë që kanë syze në atë ngjyrë, ngrihen në këmbë dhe shpejtë duhet të gjejnë karrige tjetër të lirë që të ulen (atë e bën edhe edukatorja). Ai i cili nuk do të gjejë karrige të lirë është në radhë që t’i merr thuprat dhe të tregojë se cilët pjesëmarrës do ta ndërron vendin.

5 AktivitetiTë gjithë ndahen në çifte dhe secili çift merr nga një ekzemplar prej FP për pjesëmarrësit: Syze për çdonjërin, e në të i lidh në mënyrë të përshtatshme fushat nga njëra anë me fushat në anën tjetër, kështu që secili person fiton nga një palë syze.

1 Aktiviteti Kartelat nga secila kolonë prej FP të edukatores: Tabela për shikim, janë prerë paraprakisht në grumbuj të posaçëm dhe janë renditur. Të gjithë qëndrojnë në njërin cep të hapësirës, përveç edukatores, e cila qëndron më larg në cepin tjetër. Ajo fillimisht një nga një i tregon kartelat nga kolona e parë, duke filluar nga ajo me më shumë sende në të, e duke shkuar në sendet më të vogla, ndërsa për secilin send i pyet pjesëmarrësit vallë munden nga ajo largësi të vërejnë se çka është ajo. Në rrethin e ardhshëm, veprimi përsëritet, por tani ajo i tregon sendet nga kolona e dytë në renditje të njëjtë si më parë, kurse pjesëmarrësit qëndrojnë diku në mes të largësisë fillestare. Në rrethin e tretë, në të njëjtën mënyrë edukatorja tregon sendet nga kolona e tretë, kurse pjesëmarrësit këtë herë qëndrojnë afër saj. Gjatë aktivitetit nuk stimulohet asnjë lloj gare, kurse në fund përfundohet se ka njerëz të cilët mund të shikojnë më mirë prej larg, ndërsa më keq prej afër dhe e kundërta.

Page 16: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

14

TREGIM ME FIGURA: SYZET E ENISËS

Sot në shkollë Luani ftoi Enisën, Markon dhe Anën që të vinin pasdite tek ai në shtëpi, sepse atij i kishin dhënë dhuratë një kuti të madhe me rruaza. Ata u gëzuan shumë pasi që moti nuk kishin bërë vargje me rruaza. Gjatë gjithë rrugës për në shtëpi ata mendonin se çfarë do të bëjnë: vargje për në qafë ose për në këmbë, vargje për në dorë, ndonjë rruazë do të ngjisnin në letër e do të bënin kartolina për t’ia dërguar shokut a shoqes së shkollës, madje me to edhe mund të stolisnin disa nga saksitë ku Luani kishte mbjellë lule...

Kështu, e gjithë shoqëria MELA, emërtim i dalë nga bashkimi i shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre, u mblodh pasdite në shtëpinë e Luanit. Luani mezi e solli kutinë deri te tavolina në dhomën e tij – ishte plot me rru-aza ngjyrash dhe madhësish nga më të ndryshmet – nga shumë të mëdhatë e deri tek ato që ishin njëmend shumë të vogla. Aty kishte edhe penj që duhet t’i shkonin nëpër vrimëzën e çdo rruaze. Fëmijët filluan të bënin vargje e të argëtoheshin – ata mund të punonin diçka me dorë, po njëherazi edhe të tregonin histori të ndryshme për të qe-shur. Sidomos nga ato që i kishin dëgjuar prej prindërve të tyre lidhur me atë se çfarë kanë mundur, e çfarë nuk kanë mundur të bëjnë kur kanë qenë të vegjël.

Kur secili bëri nga disa gjëra, vendosën të hap-nin një si tregtore për t’i shitur punimet e veta me rruaza – të gjitha gjërat i renditën bukur, u ngjitën edhe etiketa me çmimin. Kështu mblodhën edhe para dhe u morën vesh që Ana të bëhej shitëse,

ndërsa Luani, Markoja dhe Enisa të jenë blerës. Pastaj „blerësit“ hynë në tregtore dhe i vështronin me kujdes të gjitha punimet para se të zgjidhnin çfarë do të blinin – e patën shumë vështirë të vendosnin, sepse të gjitha pun-imet ishin shumë të bukura.

Mirëpo, për një çast, Enisa u pikëllua dhe kërkoi të ndalet loja. Të tjerët u çuditën dhe nuk e dinin se çfarë ndodhi përnjëherë. Ata luanin e argëtoheshin shumë mirë. Ndaj e pyetën Enisën se çfarë u bë – mos vallë u prek që nuk e caktuan atë shitëse. Por, Enisa mohoi me kokë. Asaj i erdhi inat kur vërejti se në të gjitha punimet kishte të ren-ditura edhe nga rruazat më të vogla që ishin edhe më të bukura se shkëlqenin, kurse vetëm te punimet e saj nuk kishte pasur asnjë të tillë.

Menjëherë Ana, Luani dhe Markoja morën nga kutia disa rruaza të tilla dhe ia dhanë Enisës që të qëndiste ndonjë nga punimet e saj. Enisa mori një prej rruazave të vockla dhe u mundua disa herë ta shkonte në pe, por nuk ia doli të qëllonte vrimëzën e saj. Luani u afrua dhe deshi ta ndihmonte, mirëpo ajo nuk pranoi – donte vetë ta bëjë atë. Ajo u mundua disa herë, por nuk i shkonte – çdo herë peri i shmangej për pak majtas ose djathtas dhe s’e qël-lonte dot vrimën. Në fund, ajo u tha të tjerëve se rruazat e vockla i shikonte pakëz turbullt.

Pastaj, Enisa i lejoi shokët t’i shkonin të vocklat në vend të saj dhe kështu ata i plotësuan punimet e saj me disa nga rruazat më të imëta, por më të shkëlqyeshme. Më në fund edhe punimet e Enisës u bënë shumë të bukura e tërheqëse për t’i blerë.

Erdhi koha kur mysa-firët duhej të shko-nin në shtëpi. Babai i Enisës ia behu i pari për ta marrë atë, po para se të shkonin në shtëpi, ai u ul pak me ta në dhomë. Kur e panë fëmijët, të gjithë u bënë përnjëherë shitës, kurse ai u bë gjoja sikur ishte blerës. Pasi lozi pak me ta, babai i Enisës pyeti se kush çfarë kishte bërë. Të gjithë filluan t’i tregonin. Edhe Enisa ia tregoi gjërat e saj, por i tha gjithashtu se fëmijët e tjerë i kishin ndihmuar për t’i shkuar në pe rruazat më të imëta, sepse ajo nuk mund t’i shikonte aq mirë. Atëherë babai u interesua t’ia përshkruante pakëz më shumë se si dukej kjo gjë. Pasi e mori vesh mirë, ai tha se do të ishte më së miri që nesër ta çonte të bijën te mjeku i syve për t’ia kontrolluar shi-kimin. Enisa u frikësua. Vallë ç’mjek është ai? Çfarë do t’i bëjë? A thua do të kishte dhimbje gjatë kontrollim-it? Babai e qetësoi duke i thënë të mos brengosej fare, sepse kontrollimi i syve nuk dhemb aspak, madje është edhe interesant, se ajo duhet t’ia qëllojë se çfarë sheh te figurat që do t’ia tregojë mjeku.

Page 17: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

15

Të nesërmen Enisa shkoi me babanë e saj së pari herë te mjeku i syve. Para se të hynte te mjeku, Enisa ishte paksa e frikësuar, por për një kohë shumë të shkurtër mjeku arriti ta qetëson-te. Ai i tregonte figura të ndryshme, disa më të

mëdha e disa më të vogla, kurse ajo duhej ta qëllonte se çfarë shikonte. Pastaj mjeku me një palë syze të posaçme shikoi sytë e Enisës, madje duke i lëshuar edhe një dritëz të cilën ajo duhej ta ndiqte lart-poshtë, majtas-djathtas. Në fund, mjeku i tha se do të duhej të mbante syze. „Syze!?“, u tmerrua Enisa. „Nuk dua, nuk dua të mbaj syze!“ - tha ajo. Kur mjeku e pyeti përse, ajo i tha se me to nuk do të mund të luante me top, sepse mund t’i qëllonte me top dhe ato të thyheshin. Atëherë mjeku i tregoi në mur fotografinë e një basketbollisti me syze, i cili luante gjithë lojën pa pasur drojën se do t’i thyente, sepse ato ishin bërë nga një ma-terial i posaçëm që nuk thyhet aq lehtë.

Por Enisa s’u bind: „Nuk dua, nuk dua syze! Në shkollë kam dëgjuar se si e përqeshin një vajzë duke i thënë „qorra-jkë!“. Mjeku u mendua pak e tha: „Enisë, këtë që po thua se disa fëmijë tallen me dikë që mban syze, mendoj se është shumë fyese. Nëse dikush mban syze, kjo do të thotë se me to shikon si duhet dhe mund t’i bëjë punët më mirë me syze se pa to. Ka shumë njerëz të vegjël e të mëdhenj që mbajnë syze. Edhe zjarrfikësit mbajnë syze të posaçme që të shikojnë më mirë kur ka zjarr dhe t’i shpëtojnë njerëzit. Edhe mjekët që bëjnë operacione mbajnë syze, se vetëm kështu i shohin edhe gjërat më të imëta gjatë ndërhyrjes kirurgjike. Po edhe shumë fëmijë që kanë ardhur për t’u kontrolluar këtu, është vërejtur se duhet të mbajnë syze. Disa prej tyre mund të përmirësojnë shikimin dhe kur të rriten mund të mos kenë nevojë për syze. A e di ti se ndodh shumë shpesh që disa njerëz nuk mbajnë syze për shkak se nuk e dinë që s’shikojnë si duhet, ndërsa me syze do ta kishin shumë më lehtë?!“ Enisa sikur u qetësua pak – e kuptoi se mbajtja e syzeve nuk është hata, po përkun-drazi ato do t’i ndihmojnë t’i bëjë më mirë disa punë.

Kur dolën nga ordinan-ca e mjekut, Enisa dhe babai i saj shkuan drejt e te dyqani i syzeve: ajo e kishte parë këtë dy-qan edhe më parë, por asnjëherë nuk kishte hyrë brenda për të parë sa shumë syze kishte, me forma e me ngjyra të ndryshme. Ajo provoi disa prej tyre, por në fund zg-jodhi një palë syze të larme. Kur u pa në pasqyrë me to, i pëlqyen shumë se i rrinin bukur.

Duke u kthyer, kur mbërritën para ndërtesës, Enisa kërkoi leje prej babait që të trokiste te shokët për t’ua treguar syzet që kishte marrë. Ai nuk e kundërshtoi. Enisa u ngjit shkallëve me vrap dhe i ra ziles njëherë te Luani, pastaj edhe te Ana e Markoja. Kur e hapën derën, të gjithë ishin shumë të befasuar nga syzet aq të bukura që kishte zgjed-hur ajo. Madje sa bukur i rrinin! Të gjithë qenë kureshtarë të kuptonin nga Enisa se si kishte kaluar te mjeku, sepse asnjëri prej tyre nuk kishte qenë të kontrollohet ndon-jëherë te mjeku i syve.

Kështu, e tërë shoqëria u mblodh te Enisa në shtëpi për të dëgjuar me vëmendje të gjitha ato që i kishin ndodhur gjatë vizitës së saj të parë te mjeku i syve.

Page 18: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

16

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: SYZE

FLETË PUNE PËR EDUKATOREN: TABELË PËR SHIKIM

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: SYZE – PËR ÇDONJËRIN NGA

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: THUPRA ME NGJYRË

Page 19: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

17

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: SYZE

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: SYZE – PËR ÇDONJËRIN NGA

Page 20: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

18

Personat të cilët kanë kufizime të përsëritshme apo të plotë në motoriken e këmbëve, atë të paktën pjesërisht e amortizojnë me përdorimin e ndihmesave të ndryshme (paterica, karroca...). Me to, ata mund t`i kryejnë të gjitha aktivitetet të cilët i kryejnë edhe personat pa ndonjë kufizim të tillë, përveç atyre ku aktiviteti motorik i kufizuar është i pazëvendësueshëm (p.sh. vrapim, luajtje futboll me këmbë etj.). Shumë aktivitete të cilët në dukje janë si të pamundur, njerëzit janë kujtuar t’i përshtatin në mënyrë që edhe këta njerëz të mund t’i praktikojnë (p.sh., stërvitje basketboll të personave në karrocë).

Që të mund këta njerëz t’i kryejnë aktivitetet e përditshme pa pengesë, me rëndësi të veçantë është qasja e tyre deri te objektet (me anë të vendosjes së rampave, ashensorëve dhe qasjes përkatëse të trotuareve, hapësira përkatëse për parking, pa barriera fizike në rrugët me qarkullim, pa rrugë të ngushta etj.), qasja te hapësirat (pa pragje të dhomave, tualete të përshtatur, gjerësi të mjaftueshme për qarkullim me karrocë nëpër hapësirën etj.) dhe qasja te sendet (në lartësi të arritshme për duart e këtyre personave).

Mjedisi ndaj këtyre personave duhet të sillet në mënyrë të njëjtë ashtu si edhe me cilindo person tjetër – me respekt të mirëfilltë ndaj personalitetit dhe aftësive të tyre, me ndërtim të kushteve që të realizohen në sfera të ndryshme të jetës dhe mos t’u ndihmojnë pa kërkuar paraprakisht leje për atë veprim – në atë mënyrë forcohet pavarësia dhe vetëbesimi i tyre.

Punëtoria:

MARKOJA NË KARROCË

Fletë pune për pjesëmarrësit: Rruga e Markos – për çdonjërin nga 1 kopje

Fletë pune për pjesëmarrësit: Karroca e Markos – për çdonjërin nga 1 pjesë

Tregim me figura: Markoja në karrocë

Pajisje për të shkruar – për çdonjërin nga 1

Ngjyra – nga 1 komplet për secilin grup të vogël

Shirit ngjitës – 1

Gërshërë – 1 të mëdha

Top (mundet edhe nga letra e ndrydhur) – për secilin çift nga 1

Shportë/kuti – 1

Qese/batanije të madhe – disa

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

1 Aktiviteti Pjesëmarrësit ndahen në çifte, njëri anëtar nga secili çift ulet në karrige, kurse tjetri qëndron para tij dhe ashtu e pasojnë topin. Pas një kohe ndërrohen rolet dhe aktiviteti përsëritet në mënyrë të njëjtë.

Page 21: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

19

2 Aktiviteti Gjysma e pjesëmarrësve rrinë ulur në karrige të cilat janë të renditur në varg nëpër hapësirën punuese, kurse mes tyre qëndrojnë pjesëmarrësit e tjerë. Grupi duhet një nga një të pasojë nga një top prej njërit te tjetri, por në mënyrë që ata të mos bien në tokë dhe gjithmonë të pasohen nga njëri që është i ulur te ai që qëndron dhe e kundërta, në drejtim të atij të fundit në varg i cili e hedh topin në shportë/kuti. Përderisa kjo mënyrë tregohet e suksesshme, për argëtim më të madh, në rrathët e ardhshme mund të kyçet matja e kohës për atë se sa më shpejtë mund të realizohet detyra e njëjtë.

3 AktivitetiTë gjithë mbesin të punojnë në çiftet e njëjta dhe qëndrojnë në njërin cep të hapësirës punuese. Njëri nga çifti ulet në qese të madhe ose batanije, kurse tjetri e tërheq atë nëpër linjë të caktuar duke u kujdesur mos të bie ai që është duke u tërhequr. Pas një kohe ndërrohen rolet dhe aktiviteti përsëritet në mënyrë të njëjtë

4 AktivitetiTë gjithë mbesin të punojnë në çiftet e njëjta, e njëri anëtar nga secili çift mbështetet në tokë me pëllëmbët e dorës, ndërsa anëtari tjetër e mban atë për nyjat e këmbëve, e ashtu lëvizin nëpër një linjë të caktuar në hapësirën. Pas një kohe ndërrohen rolet dhe aktiviteti përsëritet në mënyrë të njëjtë.

6 AktivitetiTë gjithë ndahen në grupe të vogla. Secili merr nga një ekzemplar prej FP për pjesëmarrësit: Rruga e Markos, te i cili, edukatorja sipas moshës dhe aftësive, ka venduar shenjë për njërën prej formave të ofruara për renditje. Secili pjesëmarrës duhet t’i përmbahet rendit të tij dhe atë ta përsëris më shumë herë nëpërmjet vizatimit me radhë të atyre formave nëpër linjën, prej fillimit deri te qëllimi.

7 AktivitetiTë gjithë mbesin në grupet e njëjta të vogla dhe çdonjëri merr nga një pjesë të FP për pjesëmarrësit të prerë paraprakisht: Karroca e Markos, e i bashkon pikët të cilët nuk janë të bashkuara dhe e ngjyros karrocën. Në fund, të gjitha vizatimet ngjiten në një vend të dukshëm.

8 AktivitetiTë gjithë ulen në një varg karrigesh ku është shtuar edhe një karrige e tepërt në fillim. Ai i cili ulet afër saj, e merr dhe shpejtë ia përcjell atij afër vetes dhe ashtu me radhë derisa karriga të arrijë deri në fund. I fundit e vendos afër tij nga ana e zbrazët dhe ulet në të, e atëherë të gjithë zhvendosen nga një karrige në atë drejtim. Në atë mënyrë përsëri lirohet një vend në fillim dhe veprimi përsëritet derisa të kthehet radhitja e pjesëmarrësve ashtu si ka qenë në fillim të vetë aktivitetit.

DISKUTIM:

1

2

3

4

Si qarkullojnë personat të cilët nuk mund të ecin?

Çfarë u ndihmon këtyre personave, kurse çfarë u pengon në qarkullimin me karrocë?

Çfarë gjithë mund të bëjnë këta persona? Çfarë nuk mund të bëjnë këta persona?

Si duhet të sillen të tjerët ndaj tyre? Kur dhe si duhet t’u ndihmojnë?

5 Aktiviteti Të gjithë rrinë ulur në rreth, kurse edukatorja ua lexon tregimin nga ilustrimi: Marko në karrocë, duke ua treguar vizatimet përkatëse në të.

Page 22: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

20

TREGIM ME FIGURA: MARKOJA NË KARROCË

Ishte një ditë e bukur me diell. Fëmijët e shoqërisë MELA, emërtim i dalë nga bashkimi i shkronjave me të cilat fillo-nin emrat e tyre, shkuan te terreni para ndërtesës për të luajtur basketboll. Po fusha e lojës qe e zënë nga një grup tjetër fëmijësh të ndërtesës pranë.

Enisa pyeti njërin prej atyre që luanin se sa do të zgjaste ndeshja e tyre, që të mos pritnin kot. Sapo ajo mbaroi pyetjen ndodhi një hata e vërtetë – njëri prej fëmijëve që po luanin iu kthye asaj dhe me hakërrim i tha: “Ç’do? Mos është kjo fusha juaj? Mos kërkon të luajë edhe ky saka-ti? Pa shihni punën e mos na pengoni se, po deshëm, ne mund të luajmë deri nesër!” Enisa mbeti pa mend, kurse sytë iu mbushën me lot. Markoja vetëm nënqeshi ftohtë. Ana e përqafoi Markon dhe mërmëriti disa fjalë se s’ishte e hijshme një sjellje e tillë, por fëmija nevrik kishte shkuar me topin në krahun tjetër. U pa hapur që atij s’i bëhej vonë fare. Ndërkohë Luani u nis drejt anës tjetër ku kishte disa karrige dhe një tavolinëz. Atë e ndoqën edhe të tjerët.

Kur u vendosën aty, çdonjëri hidhte ide se çfarë mund të luanin: bie fjala, domino, “mos u zemëro”, me letra, të tre-gonin përralla, të bënin vizatime ose ndonjë gjë tjetër. Papritmas ata dëgjuan një zhurmërimë që vinte nga një kaçubë

aty pranë! Të parët vrapuan Ana e Luani për të parë nga vinin tingujt e pazakonshëm, pastaj mbërritën edhe Mar-koja dhe Enisa – ç’është e vërteta Enisa rrinte e fshehur pas karrocës së Markos, sepse kishte shumë frikë.

Brenda tubës së gjetheve rrinte shtrirë një qenush. Ata panë fare qartë se qenushi e kishte të lënduar këmbën dhe nuk mund të ecte. Atij s’i kishte mbetur fuqi madje as të lehte. Qenushi u tremb shumë kur filluan t’i afro-hen fëmijët. Markoja tha se duhet t’i ndihmohet qenushit menjëherë, sepse ai qe shumë keq. Ndërkohë Enisa shkoi fluturimthi të bjerë ujë, kurse Ana dhe Luani ia mbathën për në shtëpi të sjellin ndonjë kuti dhe pak ushqim për qenushin.

Kur ia behën sërish rreth qenushit, ata provuan t’i afro-hen më shumë për t’i dhënë të pijë e të hajë, po qenushi u frikësua edhe më shumë – ai druante se mos po e lën-dojnë fëmijët, ndaj filloi të angullinte.

Në çast Markos i punoi mendja: mori një shkopth të gjatë dhe nga njëra anë lidhi një enë me ujin e ushqimin, pastaj

ia afroi qenushit te goja. Qenushi njëherë nuk i preku, por vetëm i shikonte fëmijët e dridhej nga frika e tyre.

Pas pak Ana, ashtu qetë-qetë, iu afrua qenushit dhe me një butësi të pashoqe filloi ta ledhatonte. Po qenushi një herë u mblodh kruspull, kurse pastaj dalëngadalë filloi të lirohej. Ai si duket e kuptoi se këta fëmijë silleshin miqë-sisht me të dhe nuk dëshironin ta lëndonin, por t’i ndih-monin.

S’kaloi shumë kohë dhe qenushi zuri ngadalë edhe të hajë. Kur mbaroi së ngrëni, Enisa e mbajti kutinë, kurse Ana e Luani u përpoqën disi ta ngri-nin e ta futnin në kuti. Mirëpo qenushi sakaq filloi të kuiste shumë. Si duket kishte dhembje të padurueshme në këmbë, kështu që fëmijët nuk e vazhduan më tutje. Atëherë Mar-kos i ra ndërmend diçka. Ai tha se do të shkonte te ndër-tesa përbri ku po ndërtojnë diçka dhe do të kërkonte t’i huazonin një dërrasë, me të cilën do ta çonin nga vendi qenushin dhe do t’ia rregullonin disi këmbën e lënduar për ta futur në kuti.

Pasi e përmbushi idenë e tij, Markoja ua dha dërrasën Anës e Luanit. Ata e ngritën qenushin dhe me anë të dër-rasës e vendosën dalëngadalë në kutinë që e mbante Enisa. Pastaj të tre fëmijët ia dhanë kutinë Markos në kar-rocë, për të mos e mbajtur në dorë. Duke ecur rrugës ata u morën vesh që Markoja dhe Ana ta merrnin qenushin te banesa e tyre në tarracë. Aty ta kalonte natën, kurse ata t’i mjekonin këmbën me fasha. Nesër, dita e re shpresa e re.

Sapo u zgjuan të nesërmen, Markoja dhe Ana shkuan lart të shihnin qenushin. Ai nuk flinte dhe kur i pa fëmijët nisi edhe ta tundte ngadalë bish-tin – si duket i shihte me admirim të vegjlit. Pas pak ia mbërritën edhe Enisa e Luani për të parë qenushin. Qenushi ishte në një gjendje shumë më të këndellur, po ende nuk mund të ngrihej në këmbë. Ata vendosën ta mjekonin edhe ndonjë ditë.

Page 23: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

21

Ndërkohë Markos i polli mendja një projekt: qenushit t’i bënin një shtëpizë, një stelë. Bëri vizatimin e saj dhe ua tregoi pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë. Të gjithëve u pëlqeu shumë kjo ide. Po ku të gjenin lëndë ndërtimi për të! Luani propozoi të nxirrte nesër për të shitur para dyqa-nit të lagjes disa luleshpata nga kopshti i tij dhe me paratë të blinin një pjesë materialesh. Nga ana tjetër, Enisa hodhi idenë se mund të shikonte ndonjë material në podrumin e gjyshit.

Pasi morën edhe pëlqimin e prindërve, fëmijët filluan ta vinin në përdorim idenë e tyre. Luani dhe Ana shitën dhjetëra luleshpata dhe me të hollat morën lëndë të ndryshme te dyqani aty afër. Edhe Enisa gjeti disa gjëra në bodrum.

E grumbulluan gjithë lëndën e ndërtimit dhe me ndihmën e nënës së Markosdhe Anës, e cila punonte si arkitekte dhe dinte si bëhen shtëpitë, ia dolën në krye të ndërtonin një shtëpizë pikërisht ashtu siç e kishte projektuar Marko-ja në kokën e vet.

Pasi e ndërtuan, Enisa mori ngjyrë të kuqe dhe e ngjyrosi gjithë pjesën e jashtme të saj. Luani vuri brenda një jas-tëk të vockël që e përdorte kur ishte i vogël, ndërkaq Ana dhe Markoja nxorën si dhuratë arushin e vogël që t’i bënte shoqëri qenushit. U mbeti vetëm të vendosnin se ku do ta linin shtëpizën e qenushit, po kjo mund të priste deri sa të mëkëmbej qenushi dhe ta nxirrnin prej kutisë.

Pas disa ditësh fëmi-jët e shoqërisë MELA dolën sërish te fusha e sporteve. Aty takuan të luanin përsëri ata fëmijët e pallatit përbri. Por mid-is tyre nuk ishte vetëm ai fëmija që e rëndoi Mar-kon para disa ditësh. Ai qëndronte anash dhe po

i shikonte të tjerët. Atij i kishte ndodhur diçka. Ndërkohë njëri nga fëmijët që luanin iu drejtua me zë të lartë me fjalët: “He-he, çfarë qaramani paske qenë! Edhe sa kohë do të presim derisa të shfryhesh së qari? Qahet, mor, aq shumë për një qenush?!”. Kur dëgjuan këto qesëndisje, fëmijët e shoqërisë MELA u shikuan mes vete. Të gjithë e patën të qartë, pa belbëzuar as edhe një fjalë.

Markoja iu qas fëmijës që rrinte vetë. Ai i mbante sytë përdhe. Markoja e pa njëherë dhe e pyeti: “ Çfarë ngjyre ka qenushi yt? A mos është bojëkafe me një rrip për qafe?”. Fëmija u pre në fytyrë dhe tha: “Prej nga e di ti?”. Ndërkaq Markoja ia ktheu: “Ehe, ne shokët po përkujdesemi tash disa ditë për të... E gjetëm të lënduar në park. Ndodhet tek unë në banesë, po deshe eja që tash ta marrësh!”. Po fëmija s’u besonte veshëve. Si është e mundur!? Pikërisht atëherë kur i humbi shpresat se do ta gjente qenushin! Atij i shkëlqyen sytë, kurse Markoja i dha shenjë atij dhe tre pjesëtarëve të shoqërisë MELA që të niseshin menjëherë.

Me të mbërritur në tarracën e Markos e me ta parë qenush-in e vet, fëmija ngarendi ta përqafojë, kurse qenushi tundi bishtin gjithë qejf. Ana, Luani, Markoja dhe Enisa rrinin e vështronin qenushin si u gëzua përnjëherë. Fëmija ia shi-koi këmbën qenushit, kurse Markoja i shpjegoi si e kishin gjetur, duke i thënë se me siguri e kishte shkelur ndon-jë veturë. Atëherë fëmija u tregoi se qenushi e ka pësuar pikërisht atë ditë kur ai e kishte fyer Markon. Pra, duke u ngutur të dalë sa më parë nga banesa, ai e kishte harruar derën hapur. Pas një kohe qenushi me siguri ka dalë pas tij dhe ja – ka hyrë nën rrotat e veturës...

Pastaj fëmija iu hodh në qafë Markos dhe e përqafoi fort duke i kërkuar falje për fyer-jen që i bëri atë ditë. Po kështu ai tha se ndër-kohë e kishte vrarë mendjen shumë për ato që kishte thënë dhe se i vinte shumë keq për sjelljen e tillë të keqe. Ndërkaq Luani buzëqeshi dhe tha: “S’del gjë nga ky kërkim i faljes! Ejani atje poshtë te fusha e sporteve e të shohim se kush do të shënojë më shumë kosha, Markoja ose ti?! Markoja stërvitet në klub qe dy vjet me fëmijët e tjerë në karroca!”. Fëmija vuri buzën në gaz dhe pranoi ofertën e Luanit.

Para se të dilnin, Markoja ua bëri me kokë pjesëtarëve të tjerë që të hiqnin mbulesën prej kartoni ku qe e fshehur shtëpia e qenushit. Fëmijës i rrodhën lot gëzimi. Ai tha se kjo ishte dita më e hareshme e jetës së tij – e kishte gjetur qenushin të gjallë, madje edhe me shtëpizë! Ai më parë e kishte mbajtur në një shportë, që tashmë mezi e nxinte! Po ku e kishin gjetur këtë shtëpizë kaq të bukur?! Ana nxori nga sirtari skicimet e Markos, pastaj Enisa tregoi si kishin gjetur lëndën e ndërtimit, kurse Luani rrëfeu shkurtimisht si e kishin ndërtuar stelën... Po fëmija s’u zinte besë as veshëve e as syve të vet: “Ti Marko nuk mund të vraposh, po sa për vizatim s’ta kalon njeri në botë!”

Të katër pjesëtarët e shoqërisë e ndihmuan fëmijën për t’i çuar në banesë qenushin së bashku me shtëpizën e vet. Para se të ndaheshin, ky fëmijë u tha se tash e tutje të gjithë e dinë se ku banon ai, kurse qenushi i vogël sa është i tij, aq është edhe i tyre, se ata ia shpëtuan jetën, andaj kur të kenë dëshirë mund të vijnë tek ai e të luajnë së bashku! Ndërkohë e bënë me fjalë që të nesërmen të takohen te fusha e sporteve dhe të bëjnë një lojë basket-bolli së bashku.

Page 24: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

22

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: RRUGA E MARKOS

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: KARROCA E MARKOS

Работен лист за учесниците: Патеката на Марко   

  

 

              

 

              

 

                  

  

Работен лист за учесниците: Патеката на Марко   

  

 

              

 

              

 

                  

  

Page 25: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

23

Page 26: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

24

Personat të cilët kanë të folurit dhe/ose të dëgjuarit të dëmtuar dhe nuk mund të shprehen mirë në mënyrë verbale, e përdorin gjuhën me shenja (përveç gjuhës së shkruar). Me të emërtojnë dhe shpjegojnë për sende, ndodhi dhe ndjenja, përcjellin dituri, formojnë kontakte, ashtu si edhe njerëzit të cilët e përdorin gjuhën verbale.

Personave të cilët janë të shurdhër duhet t’u drejtohet me lartësi normale të zërit, me shpejtësi të mesme të të folurit, pa lëvizje speciale të gojës për shqiptimin e fjalëve dhe pa e mbuluar gojën ose fytyrën sepse shumica nga to gjatë jetës kanë mësuar të „lexojnë“ nga buzët dhe shprehja faciale e bashkëbiseduesit.

Këta persona mund të bëjnë shumë gjëra që i bëjnë edhe ata të cilët nuk kanë ashtu lloj pengese, përveç disa punëve për të cilat të dëgjuarit apo të folurit janë thelbësore (p.sh. TV transmetuesit, radio udhëheqësit, mësimdhënësit në shkollë të rregullt etj.). Në shumë sfera të veprimit që në shikim të parë duken si të pamundshme për këta persona, janë vërejtur shembuj fantastik (p.sh. Betoveni dhe kompozimi i muzikës me dëgjim të dëmtuar).

Mjedisi ndaj këtyre personave duhet të sillet në mënyrë të njëjtë sikur me cilindo person tjetër – me respekt të mirëfilltë ndaj personalitetit dhe aftësive të tyre, me ndërtim të kushteve që të realizohen në sfera të ndryshme të jetës dhe mos t’u ndihmojnë pa kërkuar paraprakisht leje për këtë veprim. Në atë mënyrë forcohet pavarësia dhe vetëbesimi i tyre.

Punëtoria:

GJUHA E SARËS

Fletë pune për edukatorin: Gjuha me shenja – 1 kopje

Tregim me figura: Gjuha e Sarës

Sende – disa të ndryshme

Simfonia nr. 9 nga Betoveni

CD pleer, kompjuter me altoparlant ose celular

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

Page 27: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

25

2 Aktiviteti Të gjithë qëndrojnë në njërën anë të hapësirës dhe duhet të qëllojnë se për çfarë bëhet fjalë në atë që i tregon me lëvizje pantonime një vullnetar i cili qëndron para tyre. Edukatori paraprakisht i pëshpërit vullnetarit një situatë të cilën duhet ta tregojë ai (p.sh. lojë me kompjuter, ngrënia e akullores, shikim të televizionit, vozitje e biçikletës...). Ai i cili do ta qëllojë është në radhë t’u tregojë pjesëmarrësve të tjerë diçka tjetër me pantonimë.

5 Aktiviteti Të gjithë qëndrojnë në rreth dhe mundohen të përsërisin disa shenja nga gjuha me shenja të cilën e përdorin shurdhmemecët, e të cilat edukatori ua tregon dhe ua shpjegon se cilat gjëra i emërtojnë (FP për atë: Gjuha me shenja). Pas ushtrimeve të disa hershme, aktiviteti vazhdon në atë mënyrë që edukatori tregon me fjalë një nga gjërat e ushtruara, ndërsa të gjithë të tjerët duhet shpejtë atë ta tregojnë vetëm me gjuhën me shenja. Ai njëri që nuk do e bëjë shenjën e duhur, është në radhë të tregojë se çfarë të tjerët duhet të tregojnë sa më shpejtë që është e mundur me gjuhën me shenja.

3 Aktiviteti Pjesëmarrësit qëndrojnë në dy vargje dhe formojnë çifte anëtarët e të cilëve qëndrojnë të kthyer me fytyrë përballë njëri-tjetrit. Edukatori qëndron pas një vargu pjesëmarrësish, por në mënyrë që të mund të shikohet sy-më-sy me vargun tjetër të pjesëmarrësve. Ai ngre një send, e ata anëtarë të çifteve të cilët janë kthyer nga ai, duhet ta thonë emrin e sendit, por vetëm me lëvizje të gojës, pa nxjerrë asnjëfarë zëri, kurse partneri i tyre duhet të mundohet të „lexojë“ nga buzët dhe të qëllojë se për cilin send bëhet fjalë. Pastaj ndërrohen rolet dhe aktiviteti përsëritet në mënyrë të njëjtë.

Pastaj edukatori ndalet para të gjithëve dhe ata duhet të qëllojnë disa fjali të thjeshta të cilat ai do i thotë një nga një, njashtu vetëm me lëvizje të gojës, pa asnjëfarë zëri (p.sh. „Jashtë bie shi“, „ Dua të fli“, „ Të dua shumë“...).

6 Aktiviteti Të gjithë ndahen në disa grupe të vogla, kurse anëtarët e secilit grup qëndrojnë në një linjë. Edukatori u lajmëron pjesëmarrësve se do ua lëshojë Simfoninë nr. 9 të Betovenit të cilën ai e ka shkruar pasiqë është bërë pothuajse i shurdhër. Kur do e dëgjojnë muzikën, fillon të vlejë rregulla për ndalim të bisedës, kështu që të gjithë pjesëmarrësit, vetëm me ndihmë joverbale mes tyre , duhet të renditen me radhë në kuadër të secilit grup, nga më i shkurti deri te më i gjati. Kur të gjithë do të mbarojnë me sukses, shpërblehen me duartrokitje të përbashkët.

1 Aktiviteti Të gjithë qëndrojnë në njërën anë të hapësirës dhe duhet të qëllojnë se për se bëhet fjalë në atë që u tregon një vullnetar i cili qëndron para tyre dhe me njërën pëllëmbë e shtrëngon fortë gojën. Paraprakisht edukatori i pëshpërit vullnetarit një fjali të cilën duhet ta thotë ai (p.sh. Eja të luajmë me top!“, „Nuk dua të ha tani!“, „Nesër do të shkoj në kopshtin zoologjik!“...). Ai i cili do ta qëllojë, është në radhë që duhet të tregojë diçka tjetër në mënyrë të njëjtë, por edhe nëse nuk qëllohet, pas një kohe tregohet cila ka qenë fjalia dhe kërkohet vullnetar tjetër që të përsëritet aktiviteti edhe disa herë me pjesëmarrës të ndryshëm. Pastaj përfundohet se ka njerëz të cilët flasin me vështirësi apo nuk mund të flasin dot.

DISKUTIM:

1

2

3

4

Si flasin personat të cilët nuk mund të flasin mirë me fytin ose nuk mund të flasin fare?

Si duhet t’u flitet personave të cilët nuk dëgjojnë mirë ose aspak nuk dëgjojnë?

Çfarë mund të bëjnë këta njerëz? E çfarë nuk mund të bëjnë?

Si duhet të sillen të tjerët ndaj këtyre personave?

4 Aktiviteti Të gjithë qëndrojnë në rreth, kurse edukatori ua lexon tregimin nga ilustrimi: Gjuha e Sarës, duke ua treguar edhe vizatimet përkatëse në të.

Page 28: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

26

FLETË PUNE PËR EDUKATORIN: GJUHA ME SHENJA

DIELLI

ERË

SHI BARI

DRU

LULE

(e shenjësuar lëvizje e përsëritshme në të dy

drejtimet)

(i shenjësuar drejtimi i lëvizjes së ngadalshme)

(i shenjësuar drejtimi dhe gjatësia e përafërt e lëvizjes)

Page 29: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

27

TREGIM ME FIGURA: GJUHA E SARËS

Një ditë në parkun rreth ndërtesës ku banonin pjesëtarët e shoqërisë MELA(siç e quanin atë fëmijët sipas shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre) ndodhi diç-ka e pazakonshme. Luani Ana, Enisa dhe Markoja kishin vendosur të loznin me birilë. Mirëpo pikërisht aty ku ishte pjesa më e rrafshët për të bërë shtegun nga do ta hidh-nin topin, rinte ulur një vajzë mbi një batanije të shtrirë mbi tokë dhe po luante në vetmi. Ende pa iu afruar, Luani i tha me zë që të largohet pak anash po deshi, por ajo as që ktheu kokën nga ai. Luani u habit dhe paksa i mbeti hatri, kurse Markoja i tha se ajo sigurisht s’e ka dëgjuar meqë ndodhej larg tyre dhe ka qenë duke luajtur, ndaj ai do të shkonte më afër dhe do ta pyeste.

Sapo ju afrua paksa, Markoja ia bëri të njëjtën kërkesë vajzës, por ajo as ketë herë nuk u trazua. Këtë gjë e vërejti edhe Enisa dhe iu drejtua Markos me fjalët: “Hajde lëre aty, nëse mendon të bëhet mendjemadhe, le të vazhdojë me të veten! Ne do të gjejmë një vend tjetër për të lozur me birilë!”. Pastaj dolën të gjithë në anën tjetër të parkut.

Pas disa ditësh shoqëria MELA po rrinte në kar-rigen para ndërtesës dhe po bisedonin rreth befasisë së këndshme që nesër do t’i bënin një nxënësi në shkollë për ditëlindje. Ndërkohë para tyre kaloi vajza që para disa ditësh nuk i përfilli. Këtë herë ishte së

bashku me të ëmën. Për një çast u ndalën të dyja dhe filluan të lëviznin duart para njëra-tjetrës. Fëmijët e sho-qërisë MELA mbetën pa mend – çfarë ishte problemi që i lëviznin duart ashtu? A mos luanin pantomimën?

Sakaq nëna e mori vajzën e saj dhe u nisën drejt tyre. Markoja, Enisa, Ana dhe Luani menduan se ato kishin ndonjë hall – mbase është nervozuar vajza pse i kishin kërkuar të largohej pak anash?

Kur u afruan, nëna u tha fëmijëve: “Përshëndetje fëmijë! Kjo është Sara, kurse unë nëna e saj. Ne kemi ardhur para do kohësh për ta vizituar gjyshen e Sarës që banon tek ajo ndërtesa atje. Për çdo ditë Sara ju shikon nga ball-koni si luani në park. Ajo dëshiron të luajë me ju. A do ta pranoni që edhe ajo t’ju bashkëngjitet përderisa të rrimë

këtu!”. Me të dëgjuar, Enisa shtrembëroi fytyrën për t’i dhënë të kuptojë se si do të luanin me dikë që ia lidh aq lart, po për fat këtë gjë nuk e vërejti vajza e cila shikonte nga e ëma. Ndërkaq Ana tha: “S’ka problem, po deshi edhe tash mund të rrijë me ne. Ja, unë quhem Ana, ky është vëllai im Markoja, kurse këta janë Luani dhe Enisa!”.

Atëbotë Sara buzëqeshi dhe i lëvizi disi duart. E ëma vazhdoi duke u treguar fëmijëve se Sara nuk dëgjon dhe nuk flet aq qartë, por ajo di shumë lojëra. Ndërkaq Luani tha: “Aha, tani e mora vesh pse nuk e ktheu kokën nga unë para do ditësh kur deshëm ta lusnim të mën-janohet pak që ne ta bënim lojën tonë.” Kurse Enisa shtoi e lehtësuar: “Obobo, kurse unë atëherë mendova se mbahet hundëpërpjetë! Epo mirë, si do të merremi vesh çfarë të luajmë?” Nëna e Sarës vazhdoi t’u sqaronte: “Ju flisni ashtu si zakonisht, por pa u ngutur, që kështu ajo t’ju shikojë në fytyrë – Sara di të lexojë nga buzët!”. Të habitur të gjithë fëmijët klithën njëzëri: “Di të lexojë nga buzët?”. Atëherë Sara buzëqeshi dhe bëri një lëvizje me duar, kurse e ëma tha: “Po, ajo ka mësuar të kuptojë atë që thotë dikush nga lëvizja e buzëve dhe nga pamja e fytyrës së tij derisa flet. Prandaj është shumë e rëndë-sishme të qëndroni para saj që ajo t’ju shikojë përderisa flisni!”. Ndërkohë Enisës i ra ndërmend të pyesë diçka: “Po ne si do ta kuptojmë çfarë dëshiron të na thotë?”. “Në vend se të flasë me fjalë që shqiptohen, Sara flet me fjalë që shprehen me duar. Ma merr mendja që ju nuk e dini këtë gjuhë, apo?”. “Jo!”, bërtitën të gjithë “Mos kini mer-ak!”, tha e ëma. “Ne këtu do të qëndrojmë 3 javë dhe gjatë kësaj kohe ju sigurisht do të mësoni ndonjë shenjë nga ato që përdor Sara. Po ndërkohë, nëse nuk kuptoni ndon-jë gjë, Sara mund ta vizatojë atë që dëshiron t’jua thotë!”.

Page 30: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

28

Shoqëria MELA u gëzua shumë – iu duk një njohje krejtësisht tjetër nga të gjitha ato që kishin pasur më përpara. Madje Enisa ia bëri me dorë Sarës për ta ftuar të ulej afër saj. Për një kohë të gjithë filluan të merreshin me vizatimin e uresës për

nxënësin e shkollës.

Pas një kohe, kur fëmijët e tjerë përmendën se nxënësi që festonte ditëlindjen dëshironte të ketë një biçikletë, Sara mori një copë letër dhe filloi ta paloste herë në njërën herë në anën tjetër, pastaj pak këtej e pak andej... Fëmijët filluan të çuditen se çfarë do të bënte ajo tani?! Në të vër-tetë pas pak gishtat e Sarës arritën të bënin prej letrës një biçikletë, e cila dukej tamam si ato që mendon se duhet ta marrësh e ta ngasësh!

Ishte një befasi e vërtetë për shoqërinë MELA dhe të gjithë shprehën dëshirën që Sara t’i mësonte si ta bënin edhe ata të njëjtën gjë. Kështu, ata morën nga një copë letër dhe filluan të bënin ashtu si u tregonte Sara hap pas hapi. Në fund të gjithë fituan nga një biçikletë, të cilat i ngjitën në uresë për t’ia plotësuar dëshirën nxënësit që festonte ditëlindjen.

Ndërkohë Sara bëri një lëvizje me duar duke treguar me sy punimin. Fëmijët e kuptuan menjëherë – në gjuhën e saj ajo u tregonte si quhet biçikleta. Pastaj të gjithë bënë si ajo me duar, kurse Sara buzëqeshi.

Dita që kaluan me Sarën solli shumë për-jetime për fëmijët e shoqërisë MELA, kurse e tillë qe edhe dita tjetër, edhe tjetra... Për çdo ditë Sara u mësonte me duar ndonjë nga shenjat e gjuhës së saj derisa luanin në park. Fëmijët thanë me vete: këtë mund ta kishin edhe si gjuhë të fshehtë deri sa mësonin në shkollë. Askush s’do t’i kup-tonte këta se çfarë flitnin mes vete.

Pasi kaloi një kohë, Sara u desh të kthehej në vendlindje. Ditën kur duhej të ndahen, fëmijët qenë shumë të pikël-luar. Sarën e pranuan sikur të ishte anëtarja e pestë e shoqërisë MELA, por ajo duhej të shkonte! Të pesë fëmi-jët u përqafuan me njëri-tjetrin dhe u morën vesh, që deri herën tjetër kur të vinte te gjyshja e saj, ata të këmbenin letra me vizatime dhe fotografi. Kështu, u bënë të veçanta ditët kur pjesëtarët e shoqërisë mblidheshin për t’ia për-gatitur letrën ose për më tepër kur vërenin te kutia po-stare se kishte ndon-jë dërgesë nga Sara. Fëmijët gëzoheshin pa masë kur shihnin se secila nga letrat e saj kishte brenda ndon-jë figurë të ndryshme prej letre që Sara e kishte bërë posaçër-isht për ta.

Page 31: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

29

Page 32: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

30

Të disa persona shikimi mund të jetë pjesërisht i dëmtuar; ata shikojnë turbullt, kurse te disa persona ai mund të jetë krejtësisht i dëmtuar, e këta persona nuk mund të shohin asgjë. Qarkullimi i personave me shikim të dëmtuar lehtësohet me vendosjen një teksture të caktuar nëpër rrugë (toptha pakëz të theksuar dhe drejtkëndësh), me përdorimin e shkopinjve të bardhë për të ecur me të cilët e kontrollojnë udhën nëpër të cilën qarkullojnë (ku është trotuari, vallë ka pengesa dhe vrazhdësi, ku janë udhëkryqet sipas topave të theksuara si shenja të dyshemesë; shkopi është i bardhë si informatë për personat e tjerë se bëhet fjalë për person me shikim të dëmtuar), me përdorimin e qenëve të trajnuar të cilët mund t’i çojnë deri në distanca të caktuara në mënyrë të sigurt, me vendosje të semaforëve me zë. Këta persona mund të lexojnë tekste të cilët janë të shkruar me alfabetin Braj, i cili është i përbërë nga shenja, të cilat në fakt janë kombinime të ndryshme të topthave të theksuar për shkronja ose shprehje të ndryshme. Poashtu, ata mund të përdorin edhe kompjuter nëpërmjet programeve të posaçme për lexim të zëshëm të teksteve dhe me tastier special të përshtatur për to.

Gjatë navigacionit në hapësirën e përditshme, me rëndësi të veçantë për këta persona është renditja e njëjtë e gjërave në të, e shpesh këta persona mund të lëvizin në të pa asnjë lloj mjeti ndihmës dhe të jetojnë vetë.

Përveç se në të prekurit, këta njerëz në masë të madhe mbështeten edhe në të dëgjuarit për orientim dhe për të fituar informata plotësuese.

Ashtu si personat që nuk kanë shikim të dëmtuar edhe këta persona mund të bëjnë aktivitete të ndryshme, por përveç atyre që në mënyrë të drejtpërdrejtë varen nga kjo shqisë (p.sh operime kirurgjike).

Mjedisi duhet të sillet ndaj këtyre personave në të njëjtën mënyrë si dhe me cilindo person tjetër – me respekt të mirëfilltë ndaj personalitetit dhe aftësive të tyre, me ndërtim të kushteve që të realizohen në sfera të ndryshme të jetës dhe mos t’u ndihmojnë pa i kërkuar paraprakisht leje për këtë veprim me se do të forcohet pavarësia dhe vetëbesimi i tyre.

Punëtoria:

GJYSHI I VERBËR

Fletë punuese për edukatoren: Fotografi e paqartë– 1 kopje

Fletë punuese për edukatoren: Njerëz të shquar të verbër– 1 kopje

Fletë punuese për pjesëmarrësit: Shopinj të bardhë– për çdonjërin nga 1 pjesë

Fletë punuese për pjesëmarrësit: Alfabeti Braj– nga 1 kopje për secilin grup të vogël

Fletë punuese për pjesëmarrësit: Emri im me alfabetin Braj– për çdonjërin nga 1 pjesë

Tregim me figura: Gjyshi i verbër

Letër të madhe– për secilin grup të vogël nga 1

Ngjyra– për çdonjërin nga 1

Shirit ngjitës– 1

Gërshëra – nga 1 të vogla për çdonjërin dhe 1 të mëdha

Mbulesë për sytë– për secilin çift nga 1

Sende– disa të ndryshme

Thes– 1 të patejdukshëm

Shkopinj të bardhë – disa, mundet edhe nga një letër e bardhë të mbështjell ose prej drurit të mbuluar me letër të bardhë

Muzikë nga Andrea Boçeli

CD pleer, kompjuter me altoparlant ose celular

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

Page 33: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

31

1 Aktiviteti Të gjithë qëndrojnë në njërën anë të hapësirës, kurse edukatorja qëndron përballë tyre duke e treguar pjesën e parë të prerë paraprakisht prej FP, për atë: Fotografia e paqartë, e i pyet pjesëmarrësit vallë mund të vërejnë çfarë ka në të. Në mënyrë të njëjtë pastaj me radhë i pyet edhe për të gjitha pjesët tjera të prera. Në fund përfundon se ka njerëz të cilët shikojnë ashtu si është paraqitur në secilën nga fotografitë.

4 Aktiviteti Të gjithë ndahen në çifte, kurse nëpër hapësirën është vendosur një varg nga disa karrige. Njëri anëtar nga secili çift shikon lirshëm, kurse tjetri e mban atë për bërrylin e dorës dhe ka mbulesë në sytë. Ai që është pa mbulesë, duhet kujdesshëm ta udhëheq partnerin nëpër rrugën drejt qëllimit. Pastaj anëtarët në secilin çift i ndërrojnë rolet dhe përsëritet veprimi. Në fund iniciohet diskutim të shkurtër për atë se si janë ndier pjesëmarrësit kur është duhur të jenë të udhëhequr nga tjetri i cili ka shikuar dhe vallë është më lehtë ashtu apo atëherë kur edhe ata do të mund të shikonin pa pengesë.

2 Aktiviteti Të gjithë qëndrojnë në rreth duke u kapur dorë për dore dhe njëkohësisht duke prodhuar zë të lartë dhe të vazhdueshëm. Përjashtim nga rrethi janë dy veta që heshtin dhe të cilët nuk kapen mes vete për dore, ndërsa të cilët janë ndalur pak më të ndarë njëri nga tjetri që të formojnë vend për dalje („kapi“). Njëri qëndron në mes të rrethit me mbulesë në sy dhe duhet ta gjejë „kapinë“ në bazë të asaj se prej ku vjen zëri. Kur do ta arrijë atë, ai pjesëmarrës ndalet te rrethi, kurse tjetri e merr rolin e tij. Aktiviteti përsëritet disa herë, kurse në fund iniciohet një diskutim të shkurtër për atë se si janë ndier pjesëmarrësit kur është duhur të orientohen vetëm në bazë të dëgjimit të tyre dhe vallë është më lehtë ashtu ose atëherë kur do të kishin mundur të shikojnë pa pengesë.

3 Aktiviteti Të gjithë ulen në rreth, kurse edukatorja është në mes dhe fshehtazi vendon një send në një thes të patejdukshëm. Zgjedhet një vullnetar i cili vetëm me prekje të sendit në thes me të dy duart , duhet të qëllojë se çfarë është ai. Për pjesëmarrësit më të mëdhenj stimulohet edhe ta përshkruajnë si është sendi derisa e prekin. Aktiviteti përsëritet më shumë herë me sende dhe pjesëmarrës të ndryshëm. Në fund iniciohet diskutim të shkurtër për atë se si janë ndier pjesëmarrësit kur është duhur të qëllojnë diçka vetëm në bazë të prekjes, vallë e kanë më lehtë ashtu apo atëherë kur edhe ata do të mund ta shikonin pa pengesë.

Page 34: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

32

DISKUTIM:

1

2

3

4

5

67

Vallë keni parë ndonjëherë dikë që nuk mund të shikojë mirë, gjegjësisht shikon turbullt? E dikë që nuk shikon fare?

Çfarë përdorin personat e verbër për të qarkulluar?

Si mund të lexojnë personat e verbër?

Çfarë mund të bëjnë personat e verbër? A mund të këndojnë (u tregohet fotografia e parë e prerë paraprakisht nga FP për edukatoren: Njerëz të shquar të verbër-Andrea Boçeli, operisti i njohur botëror i cili e ka humbur shikimin në moshën 12 vjeç nga goditja në kokë gjatë luajtjes futboll)?A mund të pikturojnë (tregohet fotografia e dytë e prerë paraprakisht nga FP e njejtë– Eshtref Armaan, piktor i cili është i verbër që nga lindja)? A mund të bëjnë sport (tregohet fotografia e tretë e prerë paraprakisht nga FP e njejtë– Erik Vajenmaer; e ka humbur shikimin në moshën 13 vjeçare për shkak të sëmundjes së syve; ai është personi i parë i verbër i cili është ngjitur në majën më të lartë të botës – Mont Everest)? A mund të lexojnë lajme në TV (tregohet fotografia e katërt e prerë paraprakisht nga FP e njëjtë – Li Çang-Hun i cili lexon lajme me ndihmë të alfabetit Braj. A mund të punojnë në kompjuter?

A mund të jetojnë vetë në shtëpi? Si i gjejnë gjërat që u duhen?

Çfarë nuk mund të bëjnë personat e verbër?

Si mund t’u ndihmojmë personave të verbër? A duhet t’u ndihmojmë edhe kur nuk kanë nevojë Për ndihmë ose atëherë duhet ti lëmë ta kryejnë vet atë që mund ta bëjnë?

5 Aktiviteti Të gjithë rrinë ulur në rreth, kurse edukatorja ua lexon tregimin nga ilustrimi: Gjyshi që ishte i verbër, duke ua treguar vizatimet përkatëse në të.

6 Aktiviteti Të gjithë njëri pas tjetrit radhiten në kolonë, kurse para asaj është vendosur linjë prej dy vargjeve karrigesh paralele. Një nga një pjesëmarrësit me mbulesë në sytë e kalojnë rrugën ashtu që në njërën dorë mbajnë shkop të bardhë (të bërë nga letra e bardhë ose dru të mbështjell me letër) që të dinë se ku janë karriget dhe mos të vriten nga to.

7 Aktiviteti Secili pjesëmarrës merr nga një FP për pjesëmarrësit: Shkopinj të bardhë (të përshtatshëm për moshën dhe aftësitë, edukatorja secilit u jep pjesë nga numri i përgjithshëm i caktuar të shkopinjëve, duke i prerë ata të cilët janë tepricë në varg). Ai duhet sëpari t`i pret shkopinjtë, t`i përziejë, kurse pastaj t`i radhis me rend nga më i shkurtër e deri te shkopi më i gjatë.

Page 35: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

33

8 Aktiviteti Të gjithë ndahen në disa grupe të vogla, kurse secili grup merr nga një ekzemplar prej FP për pjesëmarrësit: Alfabeti Braj. Poashtu, secili merr edhe nga një pjesë prej FP për pjesëmarrësit: Emri im me alfabetin Braj, ku në vijat e zbrazëta paraprakisht edukatorja e ka shkruar emrin e secilit pjesëmarrës veçmas (derisa dinë, pjesëmarrësit mund edhe vetë ta shënojnë emrin). Secili duhet ta shënojë emrin e vet me ngjyrosjen e pikave përkatëse për secilën shkronjë, ndërsa duke shikuar në alfabetin Braj se cila është shenja e saktë.

9 Aktiviteti Të gjithë mbesin të punojnë në grupet e vogla të njëjta nga aktiviteti paraprak. Në secilën tavolinë vendohet nga një fletë të madhe letre dhe secili mban nga një ngjyrë në dorë sipas zgjedhjes personale. Pjesëmarrësve u tregohet se do të lëshohet muzikë nga Andrea Boçeli, e pjesëmarrësit në secilin grup, përderisa e dëgjojnë muzikën duke i mbajtur kryet të ngritur lartë duhet të mundohen të vizatojnë diçka në fletën e përbashkët në tavolinë. Pas një kohe të shkurtër pjesëmarrësit mund të shikojnë çfarë kanë vizatuar dhe të shpjegojnë se çfarë kanë dashur të vizatojnë, e çfarë ka dal prej saj në fund. Në fund të gjitha vizatimet varen në një vend të dukshëm në hapësirën.

Page 36: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

34

TREGIM ME FIGURA: GJYSHI I VERBËR

Enisa, Markoja dhe Ana, atë ditë vërejtën se Luani s’kishte ardhur në shkollë. Pas mbarimit të mësimit radhën e kishte e ëma e Anës dhe Markos që ta sillte në shtëpi sho-qërinë MELA, siç e quanin katër fëmijët shoqërinë e tyre sipas shkronjave të para të emrave të tyre. Por e ëma u befasua kur pa se sot nuk do të merrte me vete katër fëmijë, por vetëm tre. Si duket, prindërit e Luanin kishin harruar t’ia bënin me dije se biri i tyre nuk do të shkonte në shkollë, prandaj askush s’e dinte çfarë i kishte ndod-hur Luanit. Duke u kthyer nga shkolla fëmijët e shoqërisë po hamendësonin se çfarë i kishte ngjarë Luanit, mad-je ata menduan që ai sigurisht është i sëmurë. Kështu, ata u morën vesh që ta vizitonin pasdite dhe të kuptonin gjendjen e tij.

Mirëpo, tek sa po i ngjisnin shkallët e ndërtesës ku banonte ai dhe po i afro-heshin derës së banesës, ata dëgjuan një lehje qeni nga brenda. Çfarë befasie e madhe, ata s’e dinin që Luani po ruante një qenush! Sa shumë u gëzuan. Ja, më në fund,

thanë ata me mend, do të sendërtohet dëshira e tyre që të kenë së paku një beniamin për të luajtur të gjithë. Me këto mendime ata nxituan drejt banesave të veta për t’u përgatitur sa më parë të shkonin te Luani.

Me të arritur në shtëpi, fëmijët i cingëruan Lu-anit për ta njoftuar se dëshironin t’i bëjnë vizitë në banesë. Luani u tha të mos shqetësohen se nuk është i sëmurë, por sot i kishte ardhur një mysa-fir të veçantë, ndaj edhe e kishte lënë shkollën. Po

kështu ai u kishte thënë se do të ishte shumë i lumtur po ta vizitonin ata pasdite dhe të njiheshin me mysafirin. Fëmijët tashmë e merrnin me mend – Luani dëshironte sigurisht t’i njihte me qenushin e tij. Ndonëse ai këtë gjë nuk ua tha, po fëmijët i kishin dëgjuar të lehurat e tij, apo!? Së këtejmi tre anëtarët e shoqërisë vendosën që të mer-rnin me vete disa topa të vegjël si dhuratë për qenushin që ai të luante me to derisa Luani ishte në shkollë.

Ja ku erdhi më në fund edhe koha e vizitës. Tre fëmijët u takuan para derës së banesës ku rrinte Luani dhe ishin shumë kureshtarë. Mezi pritnin t’ua hapte derën ai! Sapo i ranë ziles, ata dëgjuan po ato të lehura – ishte përshën-detja e qenushit nga brenda! Kur e hapi derën Luani, të tre shokët e shtrënguan në përqafim, sepse e kishin nd-ier shumë mungesën e tij në shkollë, pastaj sytë u rrësh-qitën poshtë...

...Ata panë një qen bojëkafe shumë të bukur që filloi men-jëherë t’u sillej rreth këmbëve, madje filloi edhe të tundte bishtin kur i pa topat e vegjël që mbanin në duar fëmi-jët! Po ç’e do! Kur ata i thanë se u gëzuan shumë që më në fund njëri prej tyre kishte një qenush në shtëpi, Luani i befasoi kur u tha se qenushi nuk ishte i tij!!! Fëmijëve nuk u hynte në kokë - si mund të mos qe i tij, kur ai ishte në banesën e tij! Atëherë Luani ua rikujtoi se qysh kur biseduan me telefon ai u tha që sot kishte një mysafir të veçantë, i cili nuk qe pikërisht qenushi, por dikush tjetër me të cilin do t’i njihte më në fund shokët e vet. Fëmi-jët tash u çuditën edhe më shumë, a thua kush mund të ishte? Luani vuri buzën në gaz dhe ua bëri me shenjë ta ndiqnin drejt dhomës së ndejës.

Kur hynë te dhoma, aty qëndronte një njeri që s’e kishin parë ndon-jëherë! Luani nxitoi drejt tij dhe iu hodh në përqafim, pastaj u kthye nga shokët e vet dhe u tha se ai ishte gjyshi i tij! Fëmijët iu afruan një nga një, e përshëndetën dhe i treguan si quheshin. Ndërkohë Luani ia rikujtonte gjyshit ato që i kishte thënë me telefon për secilin fëmijë çfarë ka dëshirë më shumë të bëjë.

Pasi u njohën me të, fëmijët u heshtën fare. U vinte çudi pse gjithë kohën gjyshi mbante syze të errëta dhe s’e dinin me saktësi se ku i mbante sytë. Gjyshi e ndjeu se fëmijët u hutuan, prandaj filloi t’u tregonte se në moshën e tyre ai kishte luajtur futboll para shtëpisë. Po një ditë kishte rënë keq, i kishte lënduar sytë dhe kishte humbur shikimin. Luani hetoi se shoqëria e tij edhe më shumë i kishte hapur sytë me habi duke pyetur veten se si ka mundësi që dikush të mos shikojë. Por Luani u tha që ata ta pyetnin lirisht gjyshin e tij për gjithçka që s’e kishin të qartë, sepse ai dinte shumë mirë t’u shpjegonte fëmijëve.

Page 37: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

35

Fëmijët e pyetën se kush shkon në dy-qan t’ia blejë gjërat që i duhen, kurse ai iu përgjigj se vetë shkon e i blen. Po nëse duan ta dinë se si vete deri në dyqan, si del nga shtëpia dhe si i kalon gjithë ato rrugë, këto ja

si ua rrëfeu gjyshi. Ai jetonte në katin e pestë të ndërtesës dhe së pari zbriste me ashensor deri te kati përdhes. Sa për butonat që duhej t’i shtypte, po s’kishte sy t’i shihte, ai u shpjegoi se meqë jetonte një kohë të gjatë në atë vend, sapo i prekte butonat, menjëherë e dinte renditjen e tyre.

Pastaj, kur del përjashta e di përmendsh edhe udhën që shpie te dyqani, sepse andej shkon përditë dhe ecën me lehtësi me ndihmën e shkopit të bardhë, me të cilin e për-cakton ku ndodhet trotuari dhe a ka ndonjë pengesë para tij. Kur shohin shkopin e bardhë e kanë të qartë edhe të tjerët se ky nuk shikon, ndaj kanë kujdes ndaj tij, ose mad-je në rast nevoje edhe e ndihmojnë.

Kur vjen te udhëkryqi i prek me shkop disa toptha të ngrit-ur që gjenden në tokë dhe e kupton se aty duhet të ndalet dhe të dëgjojë me vëmendje se a vjen ndonjë automjet.

Gjyshi u tregoi edhe një gjë shumë të rëndësishme: në disa kryqëzime të mëdha rrugësh ka të instaluar edhe sema-forë për të verbrit. Po fëmijët s’kishin parë ndonjëherë semaforë të tillë, prandaj e pyetën gjyshin se si punonin ata. Edhe këtë gjyshi ua sqaroi duke u thënë se kur ndizet ngjyra e gjelbër për të dalë kalimtarët andej rrugës, një-kohësisht dëgjohet edhe një zë që ia bën me dije se duhet ta kalojë rrugën, ndërkaq kur ndriçon e kuqja për kalim-tarët, atëherë dëgjohet një zë krejt tjetër nga i pari dhe ashtu ai e di që duhet të ndalet.

Tashmë fëmijët kuptuan shumë gjëra, por edhe më tej s’e kishin të qartë se ç’kërkon qenushi në banesën e Luan-it. Edhe këtë ua shpjegoi gjyshi duke u thënë se kur binte borë dhe ishte e vështirë të ecje me shkopin e bardhë, ose kur duhet të shkojë më larg dhe vështirë udhëtohet, atëherë ecën me ndihmën e qenit. Ky qen stërvitet në mënyrë të posaçme që të dijë ta çojë deri te parku dhe atje t’i gjejë një karrige pa njeri, që ta shpjerë në spital, ose te ndonjë shok që do t’ia përmendë emrin me zë... Qeni di edhe si ta kalojë rrugën aty ku mungojnë semaforët me zë, ose ku nuk ka fare semaforë. Ky qen e di se duhet të presë deri sa të ndizet ngjyra e gjelbër, ose të shiko-jë djathtas-majtas dhe të presë derisa s’kalon kurrfarë automjeti, kurse mandej ta kalojë rrugën. Sa të befasuar qenë fëmijët – sa qen i mençur që di kaq shumë gjëra?!!! Gjyshi e përkëdheli qenin e tij dhe tha se atë e kishte shok shumë të mirë – edhe rrinin bashkë në shtëpi, edhe e ndih-monte për të ecur përjashta.

Ç’është e vërteta, tha gjyshi, atij i ndihmonte shumë edhe të dëgjuarit si duhet, kështu që varësisht se nga vinte ose si ishte ndonjë zë, ai mund të bënte ose të kupton-te shumë gjëra. Kështu, bie fjala, sipas zërit të njerëzve, ai mund ta kuptojë se a janë të gëzuar a të pikëlluar edhe pa parë fytyrën e tyre. Sërish fëmijët mbetën të habitur. Si mund ta bënte një gjë të tillë? Atëherë gjyshi i pyeti ata se si do ta kishin shqiptuar emrin e vet po të ishin të pikëllu-ar, kurse pastaj si kur do të ishin të gëzuar. Kështu, fëmijët u bindën se kishin zë të ndryshëm te rasti i parë nga i dyti.

Gjyshi dhe fëmijët e sho-qërisë MELA biseduan gjatë kohë. Ishte shumë interesante për fëmijët të dëgjonin rreth jetës që bënte një njeri që nuk shikonte.

Para se të ngrihesh-in e të shkonin, gjyshi sërish i befasoi fëmijët – propozoi që t’u lexonte një përrallë. T’u lexonte një për-rallë?! Kjo gjë ishte e pamundur, menduan fëmijët. Ndër-kohë gjyshi urdhëroi qenin t’i sillte çantën. Qeni vrapoi, e zuri çantën me buzë dhe ia pruri, kurse gjyshi nxori prej saj një libër me figura. Sakaq të gjithë fëmijë u mblodhën rreth gjyshit për të parë se ç’do të ndodhte. Gjyshi e hapi librin, ku në vend të shkronjave të shtypura që fëmijët i dinin, aty kishte shkronja të bëra për njerëzit e verbër. Ato ishin në formë kokrrizash speciale, të cilat gjyshi i prek-te me shkathtësi me gishtat e tij dhe kështu e kuptonte atë që ishte e shkruar. Gjyshi ua lexoi një përrallë shumë të bukur për një fëmijë që edhe pse nuk shikonte, ai sho-qërohej me shumë fëmijë dhe me ta bënte shumë gjëra.

Kur i doli në fund për-rallës gjyshi i Luanit, fëmijët e panë se ishte bërë natë dhe ata duhej të ktheheshin nëpër shtëpitë e veta. Ata u ngritën e përqafuan gjyshin dhe Luanin dhe thanë se me padurim do të pritnin deri sa të vinte gjyshi përsëri mysafir dhe të rrinin një kohë të gjatë së bashku.

Page 38: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

36

FLETË PUNE PËR EDUKATOREN: FOTOGRAFI E PAQARTË

Работен лист за воспитувачката: Нејасна слика  

 

 

 

Работен лист за воспитувачката: Нејасна слика  

 

 

 

FLETË PUNE PËR EDUKATOREN: NJERËZ TË SHQUAR TË VERBËR

 

 

Andrea Boçeli, Itali

Eshref Armaan, Turqi

                                                                                                                                                            Ерик Вајенмаер, САД 

                                                                                                                                                   Ли Чанг‐хун, Јужна Кореја 

 

   

                                                                                                                                                            Ерик Вајенмаер, САД 

                                                                                                                                                   Ли Чанг‐хун, Јужна Кореја 

 

   

Erik Vajenmaer, SHBA

Li Çang Hun, Korea Jugore

Page 39: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

37

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: SHOPINJ TË BARDHË

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: EMRI IM ME ALFABETIN BRAJ

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: ALFABETI BRAJ

A B C Ç D

DH E Ë F G

GJ H I J K

L LL M N NJ

O P Q R RR

S SH T TH U

V X XH Y Z ZH

Page 40: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

38

Secili person, pavarësisht nga mosha, ka aftësi të bëjë gjëra të ndryshme – disa më mirë, e disa më pak mirë. Aftësitë varen nga pjekuria dhe zhvillimi psikofizik, nga dhuntia e lindur, nga ushtrimi i vazhdueshëm dhe nga stimulimet që vijnë nga mjedisi.

Ka gjëra të cilat më të vegjlit nga mosha i bëjnë më mirë nga të mëdhenjtë (p.sh. bërja e „urës“ ose „yllit“ me trupin), por edhe të tilla ku më të mëdhenjtë janë më të shkathët (veçanërisht ato të cilët kërkojnë precizitet më të madh dhe aktivitet më të ndërlikuar mendor).

Por, edhepse ekziston ligjshmëri të caktuar te zhvillimi, prapëseprapë edhe në kuadër të një grup moshës së njëjtë, ekzistojnë dallime më të mëdha individuale për atë se cilat shkathtësi në çfarë shkalle do jenë të zhvilluar.

Varësisht nga shkalla e zhvillimit të shkathtësive të ndryshme, secili individ paraqet sistem të vetëm të papërsëritur të aftësive dhe askush nuk ka të drejtë të jetë i përbuzur për shkak të tyre, por, përkundrazi çdonjërit duhet t’i jepet mundësi t`i zhvillojë ato deri në kufijtë e tij maksimal. Njëkohësisht, çdokush ka të drejtë aftësitë e veta t`i praktikojë në atë masë dhe vend që i përshtatet atij, përderisa me to nuk i pengon të tjerëve në praktikimin e aftësive të tyre.

Punëtoria:

GARAT E SHKOLLËS

Fletë pune për pjesëmarrësit: Aftësi– për çdonjërin nga 1 kopje

Fletë pune për edukatorin: Aftësi– 1 kopje

Tregim me figura: Garat e shkollës

Ngjyra– nga 1 komplet për secilin grup të vogël

Тop– 1

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

1 Aktiviteti Të gjithë ndahen në grupe të vogla dhe çdonjëri merr nga një ekzemplar prej FP për pjesëmarrësit: Aftësi, e në fushat e sipërme vizaton çfarë mund të bëjë tani dhe çfarë do të mund të bëjë kur të rritet, kurse në fushat e poshtme për periudhat e njëjta të moshës vizaton se çfarë nuk mund, gjegjësisht çfarë nuk do të mund të bëjë.

Pastaj të gjithë ndalen në rreth dhe i përfaqësojnë vizatimet e veta.

2 Aktiviteti Të gjithë qëndrojnë në rreth. Fillon njëri i cili mban një top në duar dhe tregon se çfarë kishte dashur të dijë të bëjë, kurse akoma nuk din ose nuk e bën atë aq mirë sa kishte dëshiruar. Pastaj ia pason topin atij në radhë pranë tij i cili në të njëjtën mënyrë ndan me pjesëmarrësit dëshirën dhe ashtu me rend derisa të kalojnë të gjithë te rrethi.

Page 41: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

39

4 Aktiviteti Të gjithë qëndrojnë në njërin cep të hapësirës, kurse në tjetrin janë renditur disa karrige. Edukatori lexon një nga një pyetjet nga FP për të: Aftësitë, e të gjithë ato të cilët kanë përgjigje pozitive pyetjes së dhënë duhet të ulen në karriget ose në prehër të atyre që tanimë janë ulur para tyre.

DISKUTIM:

1

2

3

4

5

6

7

Vallë edhe të vegjlit edhe të rriturit kanë aftësi të bëjnë diçka? Çfarë mund të bëjnë të vegjlit? Çfarë mund të bëjnë të rriturit?

Vallë të gjithë të vegjlit i bëjnë ato gjëra mirë në mënyrë të barabartë? Vallë të gjithë të rriturit i bëjnë ato gjëra mirë në mënyrë të barabartë?

Vallë të vegjlit mund të bëjnë diçka më mirë se të rriturit, dhe e kundërta? Çfarë për shembull?

Vallë në rast se nuk i bëjmë gjërat më së miri në botë duhet të heqim dorë nga to? Për shembull, në tregimin Ana tha se këndon, por jo ashtu mirë si Enisa. Vallë Ana duhet të ndalet së kënduari më në shtëpi?

Si ka filluar dikush të mund të bëjë diçka? Vallë Marko do e fitonte vendin e dytë nëse paraprakisht aspak nuk ka ushtruar gjuajtje në kosh? Vallë Enisa do e fitonte vendin e parë po të paraqitej kur kishte vetëm 1-2 vjet?

Si do të ndjeheshit ju po të ishit në vendin e Enisës kur e ofenduan të dy fëmijët? Pse?

Paramendoni se përpiqeni të bëni diçka – për shembull të vizatoni një qen, e ndonjë fëmijë e shikon vizatimin dhe ju thotë: „Sa budalla që je! Nuk vizatohet qeni ashtu!“ Si do të ndiheshit ju atëherë? Çfarë do kishit thënë?

3 Aktiviteti Të gjithë rrinë ulur në rreth, kurse edukatori ua lexon tregimin nga ilustrimi: Një garë shkollore, duke ua treguar vizatimet përkatëse në të.

Page 42: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

40

FLETË PUNE PËR EDUKATORIN: AFTËSI

1. Kush mundet të këndojë mirë?

2. Kush mundet të vizatojë mirë?

3. Kush mundet të qëlloj koshin me top pas tri tentimeve?

4. Kush mundet të mbaje mend shumë shpejtë një vjershë?

5. Kush mundet të kërcej me një këmbë 10 herë?

6. Kush mundet të pres në mënyrë precize sipas vijës?

7. Kush mundet të ngjyros pa mos dal prej vije?

8. Kush mund të mendojë një përrallë për një kohë të shkurtër?

9. Kush mundet ta shkruaj emrin?

10. Kush mundet të bëj figura të mira nga plastelina?

11. Kush mundet të shpik shpejt një lojë të re?

12. Kush mundet të mësoj dikë diçka?

Page 43: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

41

TREGIM ME FIGURA: GARAT E SHKOLLËS

Sot te shkolla ku mësojnë anëtarët e shoqërisë MELA (kështu e quanin fëmijët shoqërinë e tyre të emërtuar prej shkronjave të para të emrave të tyre) kishin ngjitur një afishe të madhe. Aty shpallej me shkronja të mëdha: GARAT E SHKOLLËS, kurse më poshtë shkruante se ato do të mbaheshin pas 10 ditësh dhe kush dëshironte mund të paraqitej në cilëndo nga këto veprimtari: vrapim, viza-tim, këndim, gjuajte në shënjestër, shkrim vjershe, kërcim në largësi, gjuajtje në kosh... Gjatë pushimit të gjatë Ana e vuri re afishen dhe u gëzua shumë – vendosi të paraqitej për shkrim vjershe.

Pasi mbaroi mësimi, ajo duke shkuar në shtëpi me anëtarët e tjerë të shoqërisë MELA filloi të lavdërohej se ishte paraqitur për të marrë pjesë në gara dhe tashmë i kishte lindur ideja se për çfarë do të shkruante, por i duhej të mendojë rreth saj edhe pak gjatë këtyre ditëve. Edhe Markoja tregoi se ka bërë paraqitjen, por për gjuajt-je në kosh. Luani tha se do të mendojë deri nesër se ku të paraqitet – në kërcim në largësi a në vrapim. Sidoqoftë ai mendon se do të zgjedhë kërcimin në largësi, ngaqë duke ushtruar balet, ai tashmë di edhe të kërcejë në largësi. Vetëm Enisa s’bëzante. Kur e pyetën shokët se a do të merrte pjesë në gara, ajo tha vetëm shkurt: “S’e di...”.

Ditën e nesërme vlonte si në zgjua rreth afish-es. Përveç nxënësve, aty kishte edhe ndonjë më-simdhënës që shënon-te emrat e atyre që paraqiteshin për të garu-ar. Gjatë gjithë pushim-it të gjatë Enisa ndenji anash në korridor dhe

sytë i mbante te rrëmuja e nxënësve. Asaj gjithnjë e më shumë i mbushej mendja të mos merrte pjesë.

Duke u kthyer në shtëpi pas mësimit shoqëria MELA përsëri e nisi fjalën për garat. Ç’është e vërteta gjatë këtyre dy ditëve vetëm këto biseda bëheshin në shkollë. Por vetëm Enisa edhe më tej s’fliste. Këtë gjë e hetoi Ana dhe e pyeti: “Po ti, a u paraqite për diçka?”. Enisa vetëm uli shikimin përdhe dhe mohoi me kokë. Atëherë Ana iu drejtua me fjalët: “Përse nuk paraqitesh për këndim? Unë e di se ti këndon shumë bukur!”. Pas kësaj Enisa hapi gojën: “Asnjëherë deri tani nuk kam kënduar në shkollë. Vetëm ata të shtëpisë dhe ju të shoqërisë që ma keni dëgjuar zërin si këndoj. S’ma merr mendja se jam aq e mirë për të dalë në garë. E pashë listën e atyre që deri

tani ishin paraqitur për këndim. Aty ka disa nxënës që të gjithë e dimë se kanë kënduar nëpër shfaqje, madje edhe janë më të rritur se unë. Ata me të vërtetë këndojnë shumë bukur!”. Ana u brengos shumë pas fjalëve që dëg-joi, ndaj u ndal në mes të trotuarit dhe i tha: “Përse flet ashtu? Një gjë dua të ta them, mua më rrëqethet shtati dhe më shkojnë mornica çdo herë kur dëgjoj të këndosh ti. Mendoj se ke një rast shumë të mirë që t’u tregosh tal-entin tënd edhe të tjerëve në shkollë. Kurse ajo tjetra, a do të jesh më e mira a jo nga ata që do të paraqiten, për këtë fare mos çaj kokën, madje as edhe për atë se je më e vogël se ata. Puna jote është që të zgjedhësh këngën dhe atë ta këndosh si është më së miri, kurse ata të komi-sionit le ta vlerësojnë kujt sa pikë do t’i japin. Nesër gjatë pushimit të gjatë të pres te korridori dhe së bashku do të shkojmë të paraqitesh!” Enisa lëshoi një buzëqeshje të ëmbël. Asaj iu duk se pak e zgjati muhabetin me Anën dhe vetëm tha: “Do të shohim nesër!”.

Ashtu si u morën vesh, të nesërmen Ana e priste Enisën te kor-ridori, por ajo s’ishte. Ana njëherë mendoi se as që do të vinte, mirë-po pikërisht atëherë kur ajo bëri të nisej drejt klasës së saj për ta thirrur, Enisa u shfaq te skaji duke ecur shumë e shqetësuar.

Ana e përqafoi fort dhe e porositi: “Kur t’ia thuash këngës në gara, ti shikomë vetëm mua dhe mendo se të dëgjoj vetëm unë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. A more vesh?”. Enisës sikur s’i kishte mbetur asnjë fije zëri në atë çast, ndaj vetëm e shikonte Anën dhe s’thoshte asnjë fjalë. Ana e zuri përdore dhe shkuan tok te mësimdhënësi që bënte listën për këndim.

Enisa mezi e shqiptoi emrin e saj, madje me zë aq të ulët sa mësuesi e pyeti dy herë si e kishte emrin saktë. Aty pranë ishin nja dy nxënëse, të cilat ishin paraqitur qysh ditën e parë, po dëshironin të dinin se me kë do të hynin në garë. Kur dëgjuan Enisën me ç’zë të ulët fliste, ata shpërthyen në gaz, kurse njëra prej tyre foli me zë: “Kjo s’paska zë për të folur e lëre më për të kënduar! Pa shih edhe sa e vogël qenka!”, pastaj u kthyen të shkonin.

Ana u hodhi një shikim të rreptë atyre, kurse mësim-dhënësi fare s’i dëgjoi se ishte i zënë me regjistrimin në listë. Por Enisa i dëgjoi fare mirë dhe u trondit edhe më

Page 44: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

42

shumë. Ndërkohë mësimdhënësi e pa në sy dhe i tha: “Ty, Enisa, nuk të kam vërejtur deri tani të këndosh në ndonjë shfaqje. Më vjen shumë mirë që në gara paraqiten edhe fytyra të reja si ti!”. Enisa vetëm buzëqeshi dhe u kthye të ikte sa më shpejt.

Kaloi shumë shpejt koha deri te garat. Katër anëtarët e shoqërisë MELA për çdo ditë bënin ushtrime, secili për atë që ishte paraqitur. Eni-sa e zgjodhi këngën për garim dhe e këndonte shumë mirë në shtëpi. Ajo druante se a do të

kishte sa duhet zë kur do të shfaqej para publikut.

Ia behu edhe dita e garave. Shkolla qe stolisur si për fes-të, kurse aty kishin ardhur shumë nxënës, mësimdhënës, prindër... Gara e parë u zhvillua në kërcim në largësi. Këtu Luani doli mesatar, po kjo s’e brengoste aq, se atij më shumë i shkonte baleti, po këtë herë për të s’kishte garë. Në gjuajtje në kosh Marko zuri vendin e dytë, kurse për shkrim vjershe Ana qe e pesta. Por as këta dy s’u prekën aq që nuk fituan, sepse ajo ditë qe shumë e hareshme dhe interesante edhe për ta.

Garën në këndim e kishin lënë si për në fund të ditës. Enisa duhej të kën-donte e teta me radhë. Ana, Luani dhe Markoja ishin ulur te publiku dhe vetëm numëronin një nga një edhe sa kishin mbetur deri te radha e Enisës.

Dhe ja, më në fund doli në skenë Enisa. Ajo dukej sikur s’kishte fjetur një javë dhe nga çasti në çast do të rrëzo-hej përtokë. Ana kishte zënë vend mes Luanit dhe Mar-kos dhe ua kishte kapur duart të dyve për t’i mbajtur fat Enisës. Pasi kapërdiu pështymën, Enisa gjeti me sy Anën ku rrinte. Dhe, sipas marrëveshjes, ajo ia nguli sytë Anës dhe në një moment hapi gojën dhe filloi të këndojë. Në fil-lim ishte paksa e pasigurt dhe me zë më të ulët, po pastaj ajo u bë më e sigurt dhe zëri buçiste deri te rreshti i fundit i publikut që ishte i ngazëllyer dhe i habitur se nga dilte ai zë aq i shkëlqyeshëm nga një fëmijë kaq i vogël.

Në fund të këngës shpërthyen duartrokit-jet e fuqishme – më të shumta se për ata që kënduan para dhe pas saj. Enisa doli e para! Menjëherë sa ia dhanë fletëlavdërimin, erdhën në skenë edhe anëtarët e tjerë të shoqërisë MELA për ta përqafuar shumë e për t’ia uruar fitoren. Ana i tha: “E di çfarë, ti njëmend këndon shumë bukur dhe unë s’matem dot me ty! Por edhe unë këndoj përditë kur la-hem, ndaj të lutem që këto ditë ta ushtrojmë bashkë një këngë për ta kënduar para Luanit dhe Markos!”. Enisa një herë buzëqesh dhe tha: “Me gjithë qejf, ti vetëm zgjidhe këngën që do ta këndojmë! Madje edhe do të mendojmë si të vallëzojmë duke kën-duar!”. Pastaj të dyja shtrënguan përqafe njëra-tjetrën.

Page 45: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

43

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: AFTËSI

Page 46: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

44

Çdo fëmijë ka të drejtë për familje dhe kujdes familjar, para së gjithash për shkak të përmbushjes së nevojave themelore njerëzore për jetesë, ushqim, veshmbathje, dashuri, kujdes, siguri. Pa këtë, vështirë se ndonjë fëmijë mund të mbijetojë fare.

Familje quhet çdo bashkësi në të cilën ka të rritur dhe fëmijë për të cilët kujdesen ato. Ekzistojnë lloje të ndryshme të familjeve, si nga përbërja ashtu edhe nga numri (dy pindër dhe një/disa fëmijë, një prind dhe një/disa fëmijë, familje të zgjeruara te të cilat përveç prindërve dhe fëmijëve jetojnë edhe gjyshe dhe/ose gjysh etj.). Për fëmijët të cilët nuk jetojnë me prindërit e tyre biologjik, shteti merr obligim të kujdeset dhe i vendos në shtëpi ku marrin kujdes nga persona të rritur, mund të vendosen edhe në familje strehuese ose të jepen në adoptim. Sido që të jetë forma, e gjithë kjo është me një qëllim të vetëm që fëmijëve t’u sigurohet kujdes nga persona të rritur që ata të mund të mbijetojnë dhe ti zhvillojnë potencialet e tyre.

Punëtoria:

FAMILJE TË NDRYSHME

Fletë pune për pjesëmarrësit: Enigmë– 1 kopje

Fletë pune për pjesëmarrësit: Familja ime– për çdonjërin nga 1 kopje

Fletë pune për edukatoren: Numra– 1 kopje

Fletë pune për pjesëmarrësit: Anëtarët e familjes–nga 1 pjesë për çdonjërin, nga gjinia e njëjtë

Tregim me figura: Familje të ndryshme

Ngjyra– nga 1 komplet për secilin grup të vogël

Shirit ngjitës– 1

Gërshëra– nga 1 të vogla për çdonjërin + 1 të mëdha

Shkumës– 1

Shpues– 1

Fiје– 1

Muzikë

CD pleer, kompjuter me altoparlant ose celular

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

1 Aktiviteti Të gjithë ndahen në grupe të vogla, e secili grup merr pjesë të ndryshme të prera paraprakisht nga enigma e ndryshme (FP për pjesëmarrësit: Enigma) e cila duhet të radhitet me ngjitje të pjesëve.

Pastaj secili grup var enigmën e vetë në një vend të dukshëm dhe e shpjegon përbërjen e familjes të paraqitur në të.

Page 47: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

45

3 Aktiviteti Të gjithë kthehen të punojnë në grupet e vogla të formuara më parë. Çdonjëri merr nga një ekzemplar prej FP për pjesëmarrësit: Familja ime, dhe i pret rrathët. Pastaj te rrethi më i madh e vizaton veten, kurse në rrathët më të vegjël i vizaton personat nga familja me të cilët jeton në shtëpinë e tij (përdor nga një rreth të vogël veçmas për secilin person). Në pjesën e pasme të secilit rreth të vogël, vizaton diçka që ai kënaqet duke e bërë me atë anëtar të familjes së vet. Si përfundim në skajin e sipërm të rrethit të madh bën një hapje me shpues që të mund të varet në aktivitetin e radhës, kurse në pjesën e tij të poshtme bën hapje aq sa pjesëmarrësi ka vizatuar anëtarë në familjen e tij, e të gjithë rrathët e vegjël lidhen në fije që të varen dhe lëshohen nga rrethi i madh.

4 Aktiviteti Të gjithë ndalen në njërën anë të hapësirës, kurse te muri në anën tjetër ngjitet një copë e madhe fije, në të cilin në largësi të caktuar ngjiten një nga një me rend numrat e prera paraprakisht nga FP për edukatoren: Numra. Numri më i madh duhet të jetë ekuivalent me numrin më të madh të anëtarëve të familjes të cilët i ka vizatuar dikush te grupi. Secili pjesëmarrës me ndihmë të edukatores e var me fije punimin e vet të bërë paraprakisht te ai numër i cili e shpreh numrin gjithsej të anëtarëve me të cilët jeton në shtëpi.

Në fund konstatohet se anëtarët e grupit kanë familje të ndryshme, me përbërje dhe madhësi të ndryshme, e secili pjesëmarrës zgjedh ta prezantojë një anëtar të familjes dhe ta shpjegojë vizatimin në anën e pasme i cili tregon se çfarë kënaqet ai të bëj me të.

5 Aktiviteti Çdonjëri nga gjinia e njëjtë tërheq një kartelë të prerë paraprakisht me zgjedhje të rastësishme nga FP për pjesëmarrësit: Anëtarët e familjes dhe atë e ngjet përpara vetes në një vend të dukshëm. Edukatorja vizaton me shkumës në tokë më shumë rrathë më të mëdhenj dhe lëshon muzikë. Pjesëmarrësit luajnë lirshëm me muzikën e në një çast edukatorja e ndal dhe u tregon se çfarë lloj familjesh të formohen në secilin rreth (p.sh një nënë, një baba dhe dy djem/një baba dhe një bijë/një nënë dhe dy birë/nënë, baba, gjyshe, gjysh, një bir dhe dy bija...). Atëherë ata të cilët kanë kartelë të tillë të ngjitur në to, shikojnë se si më shpejtë ta formojnë atë familje (disa mund të mbesin edhe jashtë rrathëve, e në lojën e ardhshme të hynë në to). Në fund anëtarët e familjeve të formuara në secilin rreth thërrasin përnjëherë: „Ura!“, duke u mbajtur dorë për dore dhe duke i ngritur duart lartë.

DISKUTIM:

1

2

4

3

Vallë fëmijët nga shoqëria MELA do të mund të jetonin vetë, pa të rriturit? Pse?

Pse fëmijët duhet të kenë familje?

Çfarë lloje familjesh ekzistojnë?

Çfarë është e njëjtë në përbërjen e të gjitha familjeve?

2 Aktiviteti Të gjithë rrinë ulur në rreth, kurse edukatorja ua lexon tregimin nga ilustrimi: Familje të ndryshme, duke uа treguar vizatimet përkatëse në të.

Page 48: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

46

TREGIM ME FIGURA: FAMILJE TË NDRYSHME

Një pasdite ishin mbledhur te Luani të gjithë fëmijët e sho-qërisë MELA (kështu e quanin fëmijët shoqërinë e vet sipas shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre) përveç Anës. Ajo ishte marrë vesh me të ëmën për të shkuar atë mbrëmje në koncertin e këngëtarit më të dashur të saj. Fëmijët bënin lojëra të ndryshme deri atëherë kur dikush ziloi te dera. Pas pak në dhomën e Luanit ia mësyu Ana. Të gjithë fëmijët u habitën kur e panë që edhe ajo erdhi këtu. Enisa sakaq e py-eti: “A nuk duhej që në këtë kohë ti të ishe në koncert?”, kurse Ana ia priti: “Obobo, mos pyet, të lutem! Do të pëlcas nga hidhërimi!”. Po dhe Luani shprehu interesimin e vet duke e pyetur: “Përse? Çfarë ndodhi?”. Me një zë që mezi i dilte, atëherë Ana u përgjigj: “I tërë plani dështoi! Plot një muaj e prita këtë ditë dhe kjo të më ndodhte?! Pikërisht kur isha gati e përgatitur të dalim, nënës i ra telefoni dhe e thirrën të paraqitej menjëherë në punë!!! Sikur më ra qielli mbi kokë! Nga ana tjetër, babai ka thyer këmbën qe tre javë dhe s’e nget dot veturën. Po kështu u bë shumë vonë për t’i kërkuar prindërit e shoqes sime që të më merrnin me vete edhe mua në koncert! Ah, sa jam e pikëlluar! Mendja ma thotë se 100 vjet s’do më dalë zemërimi ndaj së ëmës!”. Gjatë gjithë kohës Markoja po dëgjonte në heshtje, po tash s’u durua më dhe mori fjalën: “Ndalu pak, jam i sigurt se e ëma po të kishte pasur mundësi do t’i refuzonte ata të punës. Po ku ta dish se çfarë ka ndodhur që e kanë thirrur dhe ajo ka shkuar urgjent në punë”. Po kjo e nervozoi edhe më shumë Anën: “Të lutem lëre, mos u përpiq ta justifikosh! Sa kohë e kam pritur këtë koncert dhe kështu të më ndodhë! S’mund ta besoj!”.

Enisës iu dhimbs kur e pa Anën aq të nevrikosur, ndaj u për-poq t’ia zbuste zemrën duke i thënë: “Mos u mërzit, shpresoj të mbahet te ne shumë shpejt një koncert tjetër i tillë dhe do të shkosh ta shikosh...” Por kjo e bëri Anën ta çonte kokën dhe të reagonte me zë të lartë: “Herën tjetër do të shkoj fill vetë! Askënd s’do ta pyes dhe kurrgjë s’do t’i kërkoj askujt!”. Prapë ndërhyri Markoja me fjalët: “ Dale pak, si e mendon ti këtë?, kurse Ana e shikoi me ashpërsi dhe ia ktheu: “Ja, ashtu, për bukuri! Që sonte unë nuk do të jetoj më së bashku me të tjerët në shtëpi!”. Luanin e çuditën fare këto fjalët e fun-dit dhe e pyeti me habi: “Ana, ç’po ndodh me ty, çfarë thua? Ku do të jetosh???”, ndërsa ajo ia priti menjëherë: “Asgjë nuk kam! Vetëm që kam vendosur t’ia filloj jetës në parkun para ndërtesës. Do të jetoj fill vetë, do të bëj ç’të dua, do të shkoj ku të dua, do të ha çfarë të më kujtohet...”.

Kur e dëgjuan këtë ide të saj, të gjithëve u buzëqeshi fytyra. Enisa mori fjalën: “Po të jetë ashtu, unë menjëherë vij me ty! Për çdo ditë do të hamë nga një ton akullore, mëngjes e drekë e darkë!”, kurse Luani shtoi: Po, po... Do të vij edhe

unë të jetoj me ju dhe do të mund të luajmë së bashku deri natën vonë!”. Markoja, që deri tani nuk e përkrahte Anën, u hodh e tha: “Më pritni edhe mua, do të vij të jetoj edhe unë me ju! Kështu nuk do të ketë kush të na thotë ‘bëje këtë, bëje atë’, por do të mund të bëjmë vetëm ashtu si do të na e dojë qejfi!” Enisa u shtri në dysheme, i mbylli sytë dhe tha: “Ehe, tashmë mua më shkon nëpër mend si do të bëjmë një shtëpizë kartuçi dhe të gjithë do të flemë së bashku në një dhomë!”.

Në këtë moment Luanit sikur i doli gjumi: “E gjithë kjo është e menduar shumë mirë, po çfarë do të hamë?”, por Enisa s’e la t’i binte fjala përtokë: “Mund të sjellim diçka nga bane-sa”. Kjo përgjigje s’ia mbushi mendjen Luanit, ndaj vazhdoi i merako-sur: “Sado që të marrim me vete nga banesat, ajo do të mbarohet për disa ditë. Po pastaj, si do të jetojmë? Fëmijët nuk janë në punë dhe të kenë të holla për të blerë vetë çfarë u duhet...” Pas këtyre fjalëve Enisa filloi të hamendet: “Ashtu është... Po veshmbathje kush do të na blejë kur të na grisen këto që kemi?”. Markoja edhe më tej notonte në ujërat e fantazisë, prandaj tha se mund të bënin prej gjethesh ndonjë veshje, por Ana e kundërshtoi me fjalët se veshje të tilla mund të përdoreshin vetëm sa ishte ngrohtë, po pastaj kur të ftohej moti ç’do të bënin? Nga këto fjalë edhe Markoja sikur u për-mend dhe tha: “Meqë ra fjala për motin e ftohtë, atëherë si do t’ia dalim ne në shtëpizën prej kartuçi? Kartuçi s’e ndal të ftohtin, po kur të resh shi, borë, do të shembet menjëherë...” Duke psherëtirë Enisa shtoi: “Ububu, po të sëmuremi, kush do të na shpjerë te mjeku?”. Ndërkohë Markos i ra ndër mend edhe një brengë: “Po gjatë natës nëse frikësohemi nga ndonjë gjë, te kush do të strukemi të na përkëdhelë?”. Luani përnjëherë bërtiti: “Ja, tek unë! Unë gjithë natën nuk do të fle, po do të bëj roje për ju!”, por Ana menjëherë e zbriti në tokë: “Eh, mor Luan... Sa net ti mund të rrish pa gjumë? Një, dy, dhe pastaj, do të flesh pa e ditur as vetë!”

Page 49: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

47

Pas këtyre ideve e brengave, Enisa mori fjalën: “Shokë, a bën t’ju them një gjë... Bëni ju si të doni, por unë heq dorë nga

ideja për të jetuar vetë, pa prindërit! Gjithë trupin ma përshkuan dridhmat vetëm kur kujtova se si do të ndihesha pa i parë e pa më përqafuar disa ditë prindërit e mi!”. Sapo i dëgjoi këto fjalë, Anën e pushtoi mallëngjimi dhe tha: “Kuku Enisa, tash kur

po flet kështu ma kujtove, sa mirë më vjen kur zhytem në përqafimin e babit tim – në ato çaste mendoj se aty mund të rri me ditë...”, kurse Markoja vetëm e plotësoi: “Po, po, ti përqafon vetën babanë, kurse unë vetëm nënën!”

Pas këtyre fjalëve, Ana përkuli kokën dhe tha me zë të ulët: “Aha, si duket nuk qenka as lehtë e as mirë të jesh fëmijë dhe të jetosh pa prindër...”. Në këto fjalë e sipër Luani u kujtua: “I di disa fëmijë që e kanë vetëm njërin prind – ose vetëm nënën, ose

vetëm babanë”, kurse Enisa shtoi: “Mirë de, mirë, sidoqoftë paska dikush që kujdeset për ta. Po ne, që u dalldisëm – do të jetojmë vetë!!!”, pastaj të gjithë u qeshën me ëmbëlsi.

Ndërkaq Markos iu kujtua se kishte dëgjuar edhe për disa fëmijë që nuk jetonin as me atë që e dinin për nënë e as me atë që e dinin për babë, por jetonin me njerëz të tjerë të rri-

tur që janë familja e tyre. Këtë gjë s’e kishte të qa-rtë Enisa, kurse Markoja ia shpjegoi: “Ata jetojnë në jetimore – që është si një shtëpi e madhe ku ka shumë fëmijë dhe të rritur që përkujdesen për ta. Të gjithë jetojnë si një familje.” Ky përsh-krim Anës iu duk paksa i njohur, ndaj tha: “Kjo më duket si ajo familja që rri te kati i parë – aty jetojnë së bashku gjyshja, gjyshi, nëna, babai, tre djemtë dhe dy vajzat! Sa njerëz janë ata së bashku?”. Markoja filloi të numërojë me gishta, pastaj tha: “Epo, gjithsej nëntë! Natyrisht, është e ngjashme, por në jetimore ka një numër më të madh fëmijësh e të rriturish.”

Në një çast ra zilja përsëri te dera. Kësaj here ishte e ëma e Anës dhe Mar-kos. Ajo kishte mbaruar punën dhe kishte ardhur t’i merrte fëmijët. Kur e pa Ana, vrapoi dhe e përqafoi ngrohtësisht. Ajo e dinte se kjo nuk do të ishte as hera e parë e as hera e fundit t’i zemërohet së ëmës, por e dinte gjithashtu se pa marrë parasysh këtë gjë – ata duheshin shumë! E sa për koncertin që kaloi – Ana tha me vete se do të ketë përsëri ndonjë tjetër të tillë, ose diçka tjetër ku ajo do të ketë dëshirë të shkojë. Atëherë krejtësisht do t’i plotësohet dëshira!

Page 50: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

48

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: ENIGMË

Работен лист за учесниците: Сложувалки   

  

 

 

 

  

       

 

 

 

 

 

 

        

Page 51: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

49

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: FAMILJA IME

 

   

Page 52: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

50

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: ANËTARËT E FAMILJES

1 2 34 5 67 8 910 11 12

FLETË PUNE PËR EDUKATOREN: NUMRA

Page 53: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

51

Page 54: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

52

Njohja e gjuhës tjetër gjithmonë është e dobishme sepse para së gjithash e lehtëson komunikimin me atë të cilin flet, ndërsa njëkohësisht, duke e pasur parasysh se gjuha është pjesë e kulturës, nëpërmjet saj ajo edhe njoftohet më tepër. Por, derisa edhe mos të mësohet gjuha tjetër në tërësi, të paktën edhe mësimi i frazave e lehtëson komunikimin fillestar dhe ndërtimin e afërsisë me tjetrin. Gjithsesi, në rast kur nuk njihet gjuha e tjetrit, gjithmonë mbetet si opsion kuptueshmëria në mënyra të tjera, gjegjësisht nëpërmjet shpjegimit me duar, vizatim ose kuptueshmëri kontekstuale.

1 Aktiviteti Të gjithë qëndrojnë në rreth. Fillon edukatori me atë që thotë: „Tungatjeta, ...! “, (e shton emrin e vet) dhe bën një lëvizje me ndonjë pjesë të trupit. Pastaj, të gjithë njëkohësisht e përsërisin përshëndetjen në shenjën e dhënë, emrin e thënë dhe lëvizjen e bërë. Në mënyrë të njëjtë pastaj prezantohet ai i radhës në rreth me bërje të ndonjë lëvizjeje të re dhe ashtu me radhë derisa të kalojnë të gjithë pjesëmarrësit në rreth.

2 Aktiviteti Të gjithë mbesin duke qëndruar në rreth. Varësisht nga ajo se për cilën gjuhë tjetër punohet, përdoret kukulla e përshtatshme prej letre. Një nga një, çdonjëri e mban kukullën, e atëherë të gjithë përnjëherë e përshëndesin atë në gjuhën e saj amtare (FP për edukatorin: Gjuhë të ndryshme) me : „Tungatjeta, ...!“ (shtohet emri i kukullës). Atëherë ai që e mban kukullën kthen në mënyrë të përshtatshme në gjuhën e njëjtë me: „Tungatjeta!“. Pastaj kukullën e merr ai i radhës në rreth dhe veprimi përsëritet derisa të kalohen të gjithë në rreth.

Punëtoria:

GJUHË TË NDRYSHME

Në përshkrimet e aktiviteteve si gjuhë tjetër është shënuar ajo që është e ndryshme nga gjuha në të cilën zhvillohen aktivitetet e përditshme në grup. Çdo aktivitet mund të realizohet në ditë të ndryshme dhe të jetë e njëjtë nga përmbajtja, përveç se do të zëvendësohen fjalët kyçe në to me ndonjë gjuhë tjetër. Përjashtim nga kjo është vetëm Aktiviteti 3, ku tregimi nga ilustrimi paraprakisht është i lidhur për mësimin e një gjuhe të caktuar.

VËREJTJE

Fletë pune për edukatorin: Gjuhë të ndryshme– 1 kopje

Fletë pune për pjesëmarrësit: Kornizë për fotografi– 1 kopje në letër më të trashë

Tregim me figura: Gjuhë të ndryshme

Gërshëra – 1 të mëdha

Kukulla prej letre – 1 komplet

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

Page 55: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

53

DISKUTIM:

1

2

3

Në çfarë gjuhë flasin Ana dhe Maja?

A mund të kuptohen fëmijët të cilët nuk flasin në gjuhë të njëjtë? Si?

Pse është mirë të dihet diçka të thuhet edhe në gjuhë tjetër?

4 Aktiviteti Të gjithë vazhdojnë të qëndrojnë në rreth. Fillon edukatori i cili e mban para fytyrës së tij kornizën për fotografi të prerë paraprakisht (FP për pjesëmarrësit: Korniza për fotografi) dhe në gjuhën tjetër thotë: „Unë jam…“ (e shton emrin e vet). Pastaj ia përcjell kornizën atij në radhë pranë tij dhe e pyet në gjuhën e njëjtë të ndryshme: „Si quhesh?“, e tjetri përgjigjet në atë gjuhë : „Unë jam…“ (e shton emrin e vet). Pastaj veprimi vazhdon më tutje në mënyrë të njëjtë derisa të radhiten të gjithë.

5 Aktiviteti Të gjithë qëndrojnë në rreth. Fillon edukatori i cili në gjuhën tjetër (FP për edukatorin: Gjuhë të ndryshme) e pyet atë që qëndron pranë tij: „Si je, ...?“ (e shton emrin e tjetrit), kurse tjetri përgjigjet në mënyrë të njëjtë: „Mirë!“. Pastaj ai që është përgjigjur është në radhë të parashtrojë pyetjen e njëjtë tjetrit i cili qëndron pranë tij në rreth dhe ashtu me radhë derisa të gjithë të jenë në rol të parashtrojnë pyetje dhe të përgjigjen.

6 Aktiviteti Të gjithë ndalen në rreth dhe kërrusen në mënyrë që t’i prekin gishtat e këmbëve. Pastaj të gjithë në të njëjtën kohë numërojnë prej 1-10 në gjuhën tjetër ( FP për edukatorin: Gjuhë të ndryshme) me atë që në secilin numër vijues ngadalë e drejtojnë trupin dhe prekin tjetër pjesë të tij, e në 10 të gjithë i ngritin duart lartë mbi kokë.

7 Aktiviteti Të gjithë ndahen në dy grupe të cilët ndalen në anë të ndryshme të hapësirës. Prej secilit grup nga një vetë nisen drejtë mesit të hapësirës ku takohen, e zgjasin dorën njëkohësisht duke u përshëndetur në gjuhën tjetër (FP për edukatorin: Gjuhë të ndryshme) me : „Tungatjeta!“, pastaj lëvizin me shuplakat e dorës në mënyrë të përshëndetjes dhe në gjuhën e njëjtë i thonë njëri-tjetrit: „Mirupafshim!“, e kthehen në grupin e tyre dhe ndalen të fundit te kolona. Pastaj veprimi përsëritet me ato të radhës nga të dy grupet dhe ashtu me rend derisa të kalojnë të gjithë.

3 Aktiviteti Të gjithë rrinë ulur në rreth, kurse edukatori u lexon tregimin nga ilustrimi: Gjuhë të ndryshme, duke u treguar vizatimet përkatëse në të.

Page 56: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

54

FLETË PUNE PËR EDUKATORIN: GJUHA ME SHENJA

gjuha maqedone gjuha shqipe gjuha rome gjuha turke

Здраво! (Zdravo) Tung! Sastipe! (Sastipe!)Merhaba! (Merhaba!)

Јас сум ... (Jas sum…)

Unë jam… Me sium… (Me sium)

Benim adım... (Benim adëm...)

Како се викаш? (Kako se vikash?)

Si quhesh? Sar to anav? (Sar to anav?)

Senin adın ne? (Senin adën ne?)

Како си? (Kako si?) Si je? Sar sijan? (Sar sijan?)

Nasılsın? (Nasëlsën?)

Добро! (Dobro!) Mirë! Šukar! (Shukar!) İyiyim! (Ijijim!)

Еден (Eden) Një Jek (Jek) Bir (Bir)

Два (Dva) Dy Duj (Duj) İki (Iki)

Три (Tri) Tre Trin (Trin) Üç (Yç)

Четири (Çetiri) Katër Štar (Shatar) Dört (Dort)

Пет (Pet) Pesë Pandž (Panxh) Beş (Besh)

Шест (Shest) Gjashtë Šov (Shov) Altı (Alltë)

Седум (Sedum) Shtatë Evta (Evta) Yedi (Jedi)

Осум (Osum) Tetë Oxto (Oksto) Sekiz (Sekiz)

Девет (Devet) Nëntë Enja (Enja) Dokuz (Dokuz)

Десет (Deset) Dhjetë Deš (Desh) On (On)

Пријатно! (Prijatno!)

Mirupafshim! Dži Dikibe! (Xhi Dikibe!)

Güle güle! (Gyle gyle!)

Page 57: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

55

TREGIM ME FIGURA: GJUHË TË NDRYSHME

Pas disa ditësh Ana e kishte ditëlindjen. Ajo mbushte 10 vjet. Kjo gjë i kishte vënë në merak Markon, Luanin dhe Enisën. Gjithë të tjerët e kishin pasur më herët ditëlindjen, ndaj u gëzuan që erdhi sërish një rast për të festuar. Po edhe Ana u kishte thënë se kjo ditëlindje ishte e veçantë për të, sepse për herë të parë numrin e vjetëve do ta kishte me dy shifra – me 1 dhe 0, të cilat kur shkruhen së bashku japin numrin 10.

Kurdoherë që mbeteshin vetë, pa Anën, tre anëtarët e tjerë të shoqërisë MELA (siç e quanin atë fëmijët sipas shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre) bënin plane lidhur me dhu-ratën që do t’i çonin: ata kishin bërë një pemë të madhe prej kartuçi për ta vendosur Ana te dhoma e saj. Për ta jetësuar këtë ide, ata patën edhe ndihmën e prindërve. Kur e përfun-duan pemën dhuratë, për disa ditë e mbajtën fshehur te banesa e Enisës në mënyrë që befasinë të mos e zbulonte Ana para kohe. A thua ç’i duhej gjithë ajo pemë? Kishte një kohë të gjatë që Ana ishte shprehur se dëshironte të bëjë disa ndryshime në dhomën e saj. Shokët e saj menduan se ishte ide e mirë që së pari ta vendoste këtë pemë, kurse pastaj të varte në të fotografi të ndryshme. Po kështu ata bënë edhe zgjedhjen e disa fotove ku ishin të përfshirë të katër fëmijët duke luajtur lojëra të ndryshme!

Ja ku erdhi edhe ditëlind-ja e Anës! Edhe këtë ditë fëmijët e shoqërisë MELA u kthyen së bashku nga shkolla duke u ngutur të ar-rijnë sa më parë në shtëpi që të kenë kohë të përga-titen për të festuar.

Pak para se të niseshin për te Ana, Markoja dhe Lu-

ani shkuan te Enisa që së bashku ta merrnin e ta dërgonin dhuratën te Ana. Ata morën pemën prej kartuçi dhe dalën-gadalë mbërritën te porta e banesës së Anës.

Që të tre së bashku shtypën butonin e ziles. Pas pak Ana hapi derën dhe kur i pa i shndriti fytyra nga gëzimi i madh. Ajo filloi ta shtrëngojë secilin në përqafim. Pastaj shokët ia dhuruan pemën. Ana kishte mbetur shumë e befasuar se

si kishin mundur ta bënin dhe ta ruanin dhuratën kaq tinëzisht dhe ajo të mos i hetonte fare.

Meqë Ana deshi ta ven-dosnin menjëherë pemën te dhoma e saj, të gjithë shkuan atje për të

ndihmuar. Kur hynë te dhoma, atje takuan një shoqe tjetër të Anës. Ajo ishte një shoqe me të cilën Markoja dhe Ana kishin qenë fqinj të parë para se të shpërnguleshin te ndërtesa ku jetonin tani. Atëherë Ana dhe ajo kishin qenë shoqe shumë të ngushta, por qëkur u largua rrallë takoheshin – vetëm për ditëlindje, por me telefon bisedonin shpesh.

Enisa e njihte këtë vajzë që nga ditëlindja tjetër, prandaj e përshëndeti me dorë dhe i tha: “Sastipe!”. Në të njëjtën mënyrë ia ktheu përshëndetjen edhe ajo. Vetëm Luani e shihte për së pari herë këtë vajzë, pasi ditëlindjen e kaluar ai kishte qenë për vizitë te gjyshi dhe s’kishte marrë pjesë në festë. Luani iu afrua asaj dhe i tha: “Zdravo!”. Po vajza buzëqeshi dhe nuk ia ktheu përgjigjen, por filloi të pësh-përiste diçka me Markon. Kjo gjë paksa ia ngriti nervat Luan-it – ç’është kjo pëshpëritje para shokësh, mendoi me vete, po nuk tha asgjë. Pastaj vajza sërish buzëqeshi dhe iu dre-jtua Luanit me përshëndetjen: “Tungjatjeta!”. Luani u çudit fare: “Ti shumë shpejt po e mësuake gjuhën shqipe! Unë ty ‘Zdravo!’, e ti mua ‘Tungjatjeta!”, kurse pastaj ia priti Markos: “Po t’i qenke i prerë tamam për mësues! Për një minutë do t’ua mësosh të gjitha gjërat fëmijëve!”

Luani zuri vend pranë kësaj vajze dhe i tha: “Jas sum Luan. Kako se vikash?”. Vajza iu përgjigj se emrin e kishte Maja, kurse pastaj vazhdoi t’i thoshte se Ana i kishte treguar për të shumë gjëra. Çdo herë kur flet me telefon me të, Ana i rrëfen çfarë bëjnë me anëtarët e tjerë të shoqërisë. Luanit i erdhi mirë për ato që dëgjoi, prandaj i tha: “Natyrisht, ne jemi bashkë çdo ditë. Një ditë po s’u pamë, ne mendojmë se kushedi sa kohë ka kaluar nga dita e fundit kur kemi luajtur së bashku!”

Ndërkohë të gjithë filluan të ndihmonin për të ng-jitur pemën në mur, po kështu u ngritën edhe Luani e Maja. Kur u desh të ngjitej dega më e lartë, Luani mori për sipër të hipte mbi karrige për ta mbërritur. Por, sapo u ngjit, menjëherë u tulat dhe ra në dysheme. Maja iu ndodh afër dhe e pyeti: “Kako si?”, kurse Luani provonte a mund të lëvizte duar e këmbë. Kur ia doli të ngrihej pa vështirësi, ai ia ktheu përgjigjen: “Do-bro!”, se vërtet ai ndihej mirë dhe s’i dhembte askund. Pastaj kërkoi nga të tjerët t’i mbanin karrigen dhe sërish u ngjit lart dhe e ngjiti degën më të sipërme.

Page 58: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

56

Kur e pa pemën të vendo-sur si duhet në dhomën e saj, Ana i përqafoi edhe një herë të gjithë. Asaj i pëlqeu shumë që ishin kujtuar vetë të bëjnë diç-ka për të. Pastaj u kthye nga Maja dhe asaj i tha: “Maja, të lutem sa më parë të më japësh një fo-

tografi për ta ngjitur këtu!” Kurse Maja iu përgjigj: “Tashmë e di cilën foto! Ta sjell atë ku kemi dalë ne dyja kur ishim shumë të vogla dhe bënim ëmbëlsira prej balte! A të kujtohet me sa qejf e bënim këtë lojë?”. Ana qeshi një herë pastaj iu përg-jigj: “Ah, si nuk më kujtohet?! Pasi i bënim ëmbëlsirat, sipër u vinim gjethe trëndafilash për t’i zbukuruar. Ato dukeshin aq të goditura saqë më vinte shumë keq që vërtet s’mund të provoja të ha pak prej tyre!”

Pastaj radhën e kishin një sërë lojërash, kurse më vonë edhe të shuhen qirinjtë rreth tortës. Ana shprehu dëshirën që torta të vendosej te tav-olina para pemës së re. Pas kësaj të gjithë fëmi-jët e rrethuan tortën dhe

filluan të këndojnë: “Gëzuar ditëlindja!”. Sa mbaroi kënga, Ana tha: “Tani e di se duhet të m’i hiqni veshët 10 herë. Po, e dini çka, nëse m’i hiqni të gjithë një nga një, druaj se deri nesër veshët e mi do të bëhen sa të elefantit. A ka mundësi që në vend të kësaj njëri të m’i heqë veshët, kurse të tjerët të numërojnë?” Këtë ide e pranuan të gjithë. Kështu, vendosën që Luani t’i hiqte veshët, ndërsa të tjerët të numëronin njëzëri: “Eden, dva, tri, çetiri, pet, shest, sedum, osum, devet, deset!”. Ndërkaq Ana e mendoi një dëshirë dhe i fryu qirinjtë njëherazi, kurse fëmijët filluan të duartrokasin.

Mandej hëngrën të gjithë nga një pjesë torte dhe vazhduan edhe disa lojëra derisa u bë vonë. Kur erdhën ta marrin prindërit dhe u ngrit të shkonte Maja, të gjithë anëtarët e shoqërisë MELA dolën në korridor dhe e përqafuan fort. Me të vërtetë u kënaqën duke luajtur me të së bashku. Luani tha se po të jetonte Maja më afër tyre, sigurisht edhe atë do ta bënin anëtare të shoqërisë së tyre. Më në fund, Maja u kthye nga fëmijët dhe duke ua bërë me dorë, u tha: “Prijatno!”. Për-shëndetjen asaj Luani ia ktheu me: “Mirupaf-shim!”, kurse Enisa me: “XhiDikibe!”.

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: KORNIZË PËR FOTOGRAFI

Page 59: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

57

Page 60: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

58

Kur flitet për dallimet gjinore mes njerëzve, atëherë mendohet për ato dallime të cilët janë të lidhur me përkatësinë gjinore, kurse të cilët kanë mbështetje biologjike. Këtu bëjnë pjesë ato të cilët janë të lidhur me funksionet riprodhuese dhe me karakteristikat sekondare seksuale.

Nga ana tjetër, kur një pjesë e caktuar e vetive dhe sjelljeve të cilët rrjedhin nga kultura, gjegjësisht rrethi, i atribuohen dikujt vetëm sepse është mashkull apo femër, atëherë bëhet fjalë për dallime gjinore. Ashtu, këta dallime gjinore formojnë pasqyrë se: për dallim nga vajzat, djemtë nuk guxojnë të qajnë; flokët e gjata janë karakteristike vetëm për vajzat, kurse të shkurta – për djemtë; me karroca luajnë djemtë, kurse me kukulla – vajzat; vajzat duhet të gatuajnë, kurse djemtë të luajnë futboll; ngjyra pembe është për vajzat, kurse e kaltërta – për djemtë. Krijimi i këtillë i dallimeve gjinore mund të sjellë deri te diskriminimi i atyre të cilët nuk hyjnë në këto „imazhe“ të dhëna paraprakisht, kurse poashtu e pengojnë edhe zhvillimin individual të cilitdo qoftë individ, i cili në vend se t`i ndjekë nevojat dhe interesat e veta, ai mundohet t`i përmbush këto shabllone të dhëna paraprakisht që të mos jetë i dënuar nga rrethi.

Poashtu, nuk guxon të anashkalohet edhe fakti se, ashtu si ekzistojnë dallime biologjike mes dy gjinive, gjithashtu ekzistojnë edhe dallime të mëdha individuale mes pjesëtarëve të po të njëjtës gjini, si në kuadër të një kulture, ashtu edhe në krahasim me kultura të tjera. Në atë kuptim, është e nevojshme pranimi i vetive dhe sjelljeve autentike të cilitdo individ, në vend se të ndërtohet pritje për atë se si duhet të jenë ata sipas shabllonëve të definuar paraprakisht, derisa kjo nuk e kërcënon përmbushjen e nevojave të ndonjë individi tjetër.

Punëtoria:

SI PËR VAJZAT, SI PËR DJEMTË

Fletë pune për edukatoren: Vajza dhe djali – 1 kopje

Fletë pune për pjesëmarrësit: Gjëra të fshehur– nga 1 kopje për çdo çift

Tregim me figura: Si për vajzat, si për djemtë

Fletë – disa

Ngjyra– nga 1 komplet për çdo grup të vogël

Shirit ngjitës– 1

Gërshëra– 1 të mëdha

Kukull– 1

Karrocë për të luajtur– 1

Top – 1

Materiale për sallatë frutash (fruta, thikë, pjata, peceta)

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

Page 61: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

59

1 Aktiviteti Të gjithë qëndrojnë në rreth, çdokush një nga një tregon emrin e vet ashtu sikur kur është i lumtur. Pas secilit, të tjerët në grup e përsërisin emrin në të njëjtën kohë edhe atë në të njëjtën mënyrë ashtu sikur që është thënë.

Pastaj luhet edhe në rrethin e dytë, por tani, secili një nga një e thotë emrin e vet duke e thënë ashtu sikur kur është i mërzitur. Pas çdo emrit të thënë, i gjithë grupi në të njëjtën kohë e përsërit atë në mënyrë të barabartë.

4 Aktiviteti Të gjithë ndalen në rreth. Merret një kukull e cila përcjellët nga njëri te tjetri, por në mënyrë që mos të bie në tokë , derisa të mbërrije deri te ai i fundit. Kjo përsëritet disa herë, kurse në mënyrë plotësuese mund të matet edhe koha që të stimulohet garë brenda vetë grupit, gjegjësisht vallë dikush do arrijë herën tjetër ta përcjellë kukullën prej në fillim deri në fund.

Pastaj përsëritet veprimi i njëjtë, por tani me përcjellje të një karroce të vogël për të luajtur.

2 Aktiviteti Pjesëmarrësit ndahen në grupe të vogla dhe çdonjëri merr nga një fletë të vogël të prerë paraprakisht, e në të vizaton ndonjë situatë në të cilën ka qarë.

Kur do mbarojnë të gjithë, ndalen në rrathë, e çdonjëri me radhë së pari ia tregon vizatimin e vet grupit dhe pastaj shkurtë tregon se për çfarë situate bëhet fjalë.

Pastaj, edukatorja i ngjet pjesëzat e prera paraprakisht në mur vetëm me figurat prej FP për të: Vajza dhe djali, duke lënë hapësirë të mjaftueshme mes tyre, e të gjithë djemtë i ngjisin vizatimet e tyre rreth kartelës me djalë, kurse vajzat – rreth kartelës me vajzë. Në fund, përfundohet se pikëllimi është ndjenjë normale që paraqitet te çdo njeri për shkaqe të ndryshme dhe se është normale që të jenë të pikëlluar dhe të qajnë edhe djemtë edhe vajzat.

3 Aktiviteti Të gjithë ulen në rreth, kurse edukatorja tregon drejt figurave të ngjitura më parë nga FP për të: Vajza dhe djali, e i pyet pjesëmarrësit se prej ku e dinë që njëra figurë është djalë e tjetra vajzë, derisa të vihet deri te dallimet biologjike.

Pastaj edukatorja u ngjet nga një prej pjesëzave të njëjta të prera paraprakisht nga FP e njëjtë edhe njërës edhe figurës tjetër dhe pyet se vallë ata janë djalë akoma, gjegjësisht vajzë dhe ashtu me radhë derisa t’i ngjet të gjitha llojet e pjesëzave të prera. Në qoftë se për ndonjë pjesëzë fitohet përgjigje negative, udhëzohen/kërkohen shembuj nga përditshmëria të cilët flasin në favor të asaj se çfarëdo qoftë nga ajo që është treguar në pjesëzat nuk është e caktuar biologjikisht me vet gjininë e dikujt dhe se ata janë gjëra që mund t`i praktikojë çdonjëri, pavarësisht nga gjinia.

Page 62: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

60

DISKUTIM:

1

2

3

4

5

6

A mund të qajnë edhe vajzat edhe djemtë?

Vallë mund të thuhet sipas gjatësisë së flokëve se dikush është djalë apo vajzë? Pse?

A ka lojëra të cilat janë vetëm për djem dhe të tjera që janë vetëm për vajza? Pse?

Vallë mund vajzat të luajnë futboll, kurse djemtë të gatuajnë? Pse?

A ka ngjyra të veshjes që janë vetëm për djem dhe ato që janë vetëm për vajza? Pse?

Prej se vetëm mund të kuptojmë se a është vajzë apo djalë?

6 Aktiviteti Të gjithë ulen në rreth, kurse edukatorja ua lexon tregimin nga ilustrimi: Edhe për djem edhe për vajza, duke ua treguar vizatimet përkatëse në të.

5 Aktiviteti Të gjithë ndahen në çifte, ndërsa secili çift merr nga një FP për pjesëmarrësit: Gjëra të fshehura, e te vizatimi duhet t`i gjejnë ata gjëra që janë treguar te këndi i fletës dhe t`i rrethojnë.

7 Aktiviteti Sëpari i gjithë grupi së bashku ka përgatitur sallatë frutash për çdonjërin, kurse porcionet vendohen në fund të një udhe prej disa karrigesh të cilat janë vendosur në largësi të caktuar prej njëri tjetrit . Të gjithë janë radhitur në kolona, dhe një nga një e kalojnë udhën duke pasuar topin me këmbët rreth secilës karrige. Kur do arrijë deri te fundi secili merr nga një porcion sallatë frutash e të gjithë hanë.

Page 63: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

61

TREGIM ME FIGURA: SI PËR VAJZAT, SI PËR DJEMTË

Ishte një ditë e bukur me diell, ndaj fëmijët e shoqërisë MELA (siç e quanin atë fëmijët sipas shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre) po rrinin ulur mbi një batanije te parku rreth ndërtesës ku banonin. Ata bisedonin për gjëra të ndryshme. Papritmas afër tyre kaloi një fëmijë i ndërtesës përbri, të cilin Marko e njohu pasi më parë së bashku me të kanë shkuar në kopsht. Ai qe me të ëmën dhe vetëm i përshëndeti shkurt, por takimi me të zgjoi shumë kujtime te anëtarët e shoqërisë. Ata sollën ndër mend çdonjëri se çfarë sirtari kishte atëherë, ku i mbanin lodrat, ç’lojë pëlqenin më shumë, ku kishin shëtitur, cil-in ushqim e hanin më me shije, cilat veprimtari që bënin me edukatoren ishin më interesante... Të gjitha këto gjëra fëmijët i mbanin mend mirë e mirë dhe i rikujtonin me shumë ëndje, madje edhe shprehën dëshirën sikur të mund të ktheheshin sërish atje, së paku për disa ditë.

Por për një çast Marko-ja u rrënqeth dhe tha: “Mirë, le të kthehemi në kopshtin e fëmijëve, vetëm se të propozo-jmë disa gjëra të ndalo-hen rreptësishtë!”. Të gjithë me habi e kthy-en shikimin nga ai për të kuptuar se ku saktë

e kishte fjalën. Më tej ai sqaroi: “Tani m’u kujtuan edhe disa gjëra të tjera që ndodhnin atje, por nuk ishin fare në rregull. Bie fjala, mbaj mend si njëherë po vizatoja diçka dhe duke kaluar një fëmijë ma derdhi ujin qëllimisht mbi vizatim. Mua kjo më preku jashtëzakonisht dhe u shkreha në vaj, kurse edukatorja m’u afrua dhe m’u drejtua me fjalët ‘Hajde, mos qaj – ti je mashkull! Çunat nuk duhet të qajnë!’. Këto fjalë më bënë të ndihem edhe më keq...”. Enisës i erdhi keq dhe tha: “Mund ta marr me mend si je ndier! Ti je zemëruar shumë dhe ke dashur të qash, po dikush s’ka dashur të të lejojë! Si është e mundur kjo gjë? Mua kur më qahet – qaj lirisht.” Ndërkohë edhe Luani e mori fjalën: “Mirë de, mirë, po kur ia krisin vajit femrat, askush nuk i ndalon. Mirëpo kur fillon të qajë ndonjë djalë, edhe unë e kam vënë re t’i thonë fjalë të tilla.” Anën e hidhëruan shumë këto fjalë, ndaj reagoi: “Ti Marko, pse kurrë nuk më ke treguar për këtë gjë?”, kurse ai uli kokën dhe ia ktheu me zë të ulët: “Po, më vinte turp. Unë men-doja se në kopsht ashtu duhet të jetë – aty nuk duhet të qajnë djemtë.” Pastaj Ana shpjegoi: “Edhe vajzat edhe djemtë kanë në sy kanale për të nxjerrë lotët. Pra, edhe

ato edhe ata mund të qajnë. Nuk e di nga i ka shkrepur dikujt në mendje se nuk duhet të qajnë djemtë! Kur lind fëmija në spital, ai qan - qoftë vajzë ose djalë. Madje a e mban mend dhe babanë – disa herë e kemi parë me lot në sy.” Këtë e plotësoi Enisa me fjalët: “Kur ke ndonjë gulç në shpirt dhe të vjen të qash, më mirë është t’ia krisësh vajit dhe kështu pak të lehtësohesh, sesa të ngulfatesh duke druajtur se ç’do të thonë të tjerët!”.

Ndërkaq Luani tash ri-kujtoi edhe diçka tjetër nga vitet në kopsht: “Mua me kujtohetkur erdhi te ne një djalosh me bluzë ngjyrë trëndafili dhe kur një grup fëmijësh filluan t’i bërtitnin: ‘gjel koko-she – çupë laroshe’!”.Enisa shtoi: “Me siguri fëmija ka qenë i lumtur me atë xhaketë. Ndoshta i’a kanë dhuruar për ditëlindje...”. Tash edhe Markoja i nevrikosur ndërhyri: “Sa punë pa mend, dikush t’i ndajë ngjyrat në mashkullore dhe femërore. S’ka në botë një gjë të tillë. Veshje me çdo ngjyrë mund të ketë gjithkush. Edhe unë e kam një këmishë të kuqe që më pëlqen shumë.” Në këto e sipër Enisa u ndërlidh: “Pikërisht ashtu sikundër që edhe unë e kam një bluzë shumë të bukur bojë qielli! Aq shumë më pëlqen sa, po të mundem, e veshi për çdo ditë – verë e dimër!”

Ana disi ra në men-dime, pastaj deshi t’ua bëjë me dije të tjerëve: “Meqë po flasim për ndodhi të tilla të pahi-jshme – tash m’u ku-jtua ajo që më ngjau para disa ditësh. Po lu-aja futboll me nxënësit e klasës dhe kur më pa një vajzë, më përqeshi duke më quajtur ‘mashkullore’. Edhe pse s’ia dija kuptimin e plotë kësaj fjale, e mora vesh se ajo deshi të më fyente. Unë vetëm që i thashë se ma ka ëndja shumë të luaj futboll, pa marrë parasysh se a luaj me djem, me vajza ose në ndonjë skuadër “të përzier”. Atëherë ajo thartoi buzët dhe ia mbathi.” Luani u qesh dhe tha: “Pse nuk e thirre atë vajzë ta provonte një herë si duket ta drejtosh topin me këmbë dhe sa kohë i

Page 64: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

62

duhet të stërvitet që këtë gjë njëmend ta bëjë aq bukur si ti? Ajo as me mend nuk mund ta marrë se sa i lumtur është ai që shënon gol ose ia pason topin me saktësi një bashkëlojtari tjetër...” Markoja, që dëgjonte gjithë gëzim, plotësoi: “Pikërisht mbrëmë ndoqa në televizor një ndesh-je futbolli midis dy skuadrash të femrave. Që do të thotë mund të luajë çdokush çfarë dëshiron, po të ketë ku e me kë të luajë dhe të mos i pengojë askujt. Kjo është njëlloj sikur ta përqeshësh një vajzë nëse ajo luan me karrocë. Pa shikoni në rrugë sa shumë femra ngasin veturat! Madje në një rast disa rrugë qenë të mbyllura për kalimtarët, sepse atë ditë kishte një garë femrash me vetura dhe u desh të sillemi me të mitë nëpër disa rrugica anësore!”.

Edhe Anës iu kujtua një situatë e ngjashme: “Njëlloj është edhe kur djali luan me kukulla! A vetëm për vajzat i kanë bërë ato? Madje kjo sa e pakuptimtë: shumë nga djemtë kur të rriten do të bëhen prindër dhe do të kenë dëshirë të luajnë

me fëmijët e tyre!”. Pastaj Enisës i erdhi ndër mend një ng-jarje e tillë e padrejtë: “A e mbani mend njëherë kur bënte shumë nxehtë dhe unë i preva flokët fare shkurt? Sa mirë ndihesha se nuk më pengonte asgjë, as flokët s’më bënin vapë. Po të nesërmen, sa më panë disa fëmijë thanë se flokët e shkurtra i mbajnë vetëm djemtë!”. Kur e dëgjoi këtë gjë Markoja, tha me zemërim: “Nga e kanë nxjerrë këtë ide? Ajo këngëtarja ime e dashur ka flokë të shkurtra dhe i rrinë shumë bukur! Më bie ndër mend se edhe ty Eni-

sa të ngjanin shumë flokët e prera shkurt. Kjo është njësoj sikur t’i thuash një djali se nuk guxon të mbajë flokë të gjata, sepse ashtu mund t’i mbajnë vetëm vajzat! Ndërsa unë kam parë sa e sa djem me flokë të gjata – këngëtarë, artistë, futbollistë..., po asgjë s’kishin mangët!”.

Duke biseduar në këtë mënyrë, fëmijët e shoqërisë MELA nuk e vërejtën fare se kishte filluar të ngryset. Para se të niseshin për në banesa, Luani i vuri kapakun bisedës: “Duke qenë se shumë fëmi-jë mendojnë se vetëm vajzat duhet të gatu-ajnë, a bën që së pari të vini për disa minu-ta të gjithë tek unë në banesë? E kam një recetë të përsosur për një sallatë fru-tash të mrekullueshme!”. Me ta dëgjuar të gjithë nxituan drejt banesës së Luanit për të shijuar befasinë gjellëbërëse më të re! Ai dinte të rrinte qetë-qetë, por t’i befasonte me ndonjë gjë që kishte mësuar ta bënte në kuzhinë dhe ajo ishte gjithmonë aq e shijshme, sa në fund çdonjëri kërkonte nëse kishte mbetur edhe një porcion. Asnjeri nuk dyshonte se kështu do të ndodhte edhe kësaj here.

Page 65: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

63

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: GJËRA TË FSHEHUR

FLETË PUNE PËR EDUKATOREN: VAJZA DHE DJALI

  

 

 

 

 

 

  

 

 

 

 

 

Page 66: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

64

Në këtë tregim ka një sërë gjërash, sjelljesh e mënyra të të shprehurit ndjenjash të cilët janë paraqitur në mënyrë të ndryshme nga ajo e zakonshmja.

Nëpër tregimet, djemtë më së shpeshti paraqiten si të guximshëm, aktiv e superheronjë, kurse vajzat si të dëgjueshme, të urta e që pikëllohen lehtë. Fëmijët e moshës prej 4 deri më 6 vjeç në bazë të natyrës së proceseve psikologjike karakteristike për moshën e tyre, janë të prirur të formojnë stereotipe. Madje në bazë të asaj që shohin dhe dëgjojnë në përditshmëri ata bëjnë përgjithësime dhe vinë në përfundime që vlejnë për të gjitha situatat. Për këtë shkak, është me rëndësi të dihet se qëndrimet që krijohen tek fëmijët përmes tregimeve rreth roleve gjinore aspak nuk janë naiv sepse fëmijët nuk kuptojnë që ajo vlen vetëm në tregime, kurse në jetën reale është ndryshe. Shumë është e rëndësishme që me fëmijët të diskutohet për paraqitjen stereotipe të roleve gjinore tek tregimet dhe njëherit edhe ato vetë të nxiten të krijojnë karaktere dhe situata jotipike.

Përderisa fëmijët edukohen në një mjedis që nuk është i ngarkuar me role tipike sociale gjinore, ata do të mund të zhvillohen në mënyrë autentike, t`i shprehin lirshëm ndjenjat e tyre dhe ta hulumtojnë veçantinë e tyre. Është e rëndësishme që fëmijët të rriten me mesazhin se ata janë në rregull dhe se asgjë nuk u mungon po që se shprehin interes dhe afinitete që zakonisht nga rrethi perceptohen si karakteristike për gjininë tjetër. Poashtu, assesi nuk guxohet të përbuzen apo të përçmohen për këtë. Fëmijët e moshës prej 4 deri më 6 vjeç që i përkasin gjinive të ndryshme nuk dallohen mes vete për nga pikëpamja e karakteristikave të lindura. Të rriturit dhe rrethi social janë ata të cilët intervenojnë që në moshën më të hershme të fëmijës dhe e kallëpojnë atë në role të caktuara sociale. Për këtë shkak edhe e marrim përshtypjen se është mjaft e natyrshme që vajzat t`i duan kukullat, kurse djemtë automobilat.

Është mirë që fëmijët që nga mosha parashkollore të eksponohen ndaj situatave, tregimeve e lojërave që stimulojnë barazi mes gjinive, të nxiten që të luajnë çfarëdo lloj lojërash si dhe aktivitetet dhe sjelljet e fëmijëve të mos ndahen në mashkullore dhe femërore.

Punëtoria:

HIRUSHI

Fletë pune për edukatorin: Pretendime për gjininë mashkullore dhe femërore – 1 kopje

Fletë pune për pjesëmarrësit: Ilustrime për Hirushin dhe Hirushen –nga 1 skenë për çdo grup të vogël (një pjesë nga fleta e punës)

Tregim me figura: Hirushi

Ngjyra – për çdo grup të vogël nga 1 komplet

Gërshëra – 1 të mëdha

Makinë kapse– 1

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

Page 67: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

65

1 Aktiviteti Të gjithë pjesëmarrësit rrinë ulur në rreth. Edukatori lexon një nga një pretendimet prej FP për të: Pretendime për gjininë mashkullore dhe femërore, kurse fëmijët pas secilit pretendim të lexuar duhet të tregojnë se vallë pajtohen me atë që është thënë apo nuk është ashtu sipas tyre. Ata të cilët mendojnë se është ashtu siç tregohet tek pretendimi duhet ta tundin kokën në shenjë të pohimit, kurse ata të cilët nuk mendojnë ashtu në shenjë kundërshtimi.

7

8

DISKUTIM:

1

2

3

4

5

6

Çfarë ishte e pazakonshme në këtë tregim?

A mund të zëvendësohen rolet dhe çdo gjë që zakonisht bëjnë djemtë te tregimi të jetë e shpjeguar sikur ta kishin bërë vajzat dhe anasjelltas?

Vallë mund që edhe për disa djem dhe për disa vajza të jetë e rëndësishme të jenë të bukur dhe të butë?

2 Aktiviteti Të gjithë rrinë ulur në rreth, kurse edukatori ua lexon tregimin me figura: Hirushi, duke ua treguar edhe vizatimet përkatëse në të.

Vallë edhe djemve edhe vajzave u vjen të qajnë? Si mund t’u ndihmojmë të gjithë fëmijëve ta tregojnë atë se çfarë ndjejnë?

Kush mund t`i bëjë punët e shtëpisë? Vallë vetëm nënat ose edhe nënat edhe baballarët? Pse është e rëndësishme të ndahen obligimet në shtëpi?

Çfarë mund të bëjnë femrat, kurse nuk mund të bëjnë meshkujt dhe anasjelltas? A ka punë të tilla?

Si vendosin njerëzit që të jetojnë bashkë? Vallë është e mjaftueshme vetëm të shihen dhe të pëlqehen mes vete dhe të duan të jenë në martesë ose duhet të njoftohen, të shohin vallë përshtaten njëri me tjetrin e pastaj të vendosin? Kush duhet të vendos – vallë mashkulli, apo femra ose që të dy?

Çfarë tjetër është e pazakonshme në këtë tregim?

Ky tregim edhe përkrah asaj që është i përpunuar në këtë mënyrë akoma është i ngarkuar me një sërë stereotipesh, të cilët nuk janë të problematizuar për shkak të moshës së fëmijëve dhe aftësisë së tyre të kufizuar për t’u përballuar përnjëherë me stereotipe të shumë llojshme. Për këtë shkak, sugjerohet që në disa situata të ardhshme kur përsëri do të përpunohet ky tregim në këndin familjar, teatral ose letrar, edukatorët të diskutojnë me fëmijët për mënyrën se si është e paraqitur marrëdhënia njerk/ë – fëmijë të adoptuar – fëmijë të lindur, për rëndësinë e bukurisë në relacionet mes njerëzve dhe rëndësinë e pasurisë dhe pamjes së jashtme (veshjes).

VËREJTJE

Page 68: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

66

3 Aktiviteti Fëmijët ndahen në grupe dhe çdo grup merr nga një pjesë të prerë paraprakisht prej FP për pjesëmarrësit: Ilustrime për Hirushen dhe Hirushin. Çdo grup duhet ta ngjyrosë edhe njërin edhe ilustrimin tjetër duke u udhëzuar që të përdorin ngjyra jotipike ose jo të zakonshme për personazhet dhe veshjet e tyre. Pasi që të ngjyrosin, edukatori i bashkon në një ilustrim ku në njërën anë është tregimi për Hirushen kurse në anën tjetër për Hirushin. Ky tregim me figura pastaj mund të vendoset tek këndi letrar që të mund fëmijët ta shikojnë kurdo që ata dëshirojnë.

Në ndonjë rast tjetër edukatori mund të sugjerojë që të ndërrohen rolet e ndonjë tregimi tjetër të njohur për të gjithë, si për shembull Kësulëkuqja ose Spajdërmen, dhe vetë fëmijët të mundohen të krijojnë ilustrime për Kësulëkuqin ose Spajdërmenen (Spajdërgërll).

VËREJTJE

4 Aktiviteti Të gjithë pjesëmarrësit rrinë ulur në rreth. Edukatori tregon disa pretendime të ndryshme, kurse fëmijët pas secilit pretendim të lexuar duhet të tregojnë se vallë pajtohen me atë që është thënë apo nuk është ashtu sipas tyre. Ata të cilët mendojnë se është ashtu siç tregohet tek pretendimi duhet ta tundin kokën në shenjë të pohimit, kurse ata të cilët nuk mendojnë ashtu në shenjë kundërshtimi. Pritet që edhe për pretendimin e fundit pjesëmarrësit sipas inercionit të thonë se është e saktë, por atëherë edukatori i ballafaqon me atë se disa gjëra me të vërtetë vlejnë dhe janë të sakta për të gjithë fëmijët dhe se të gjithë fëmijët duan të luajnë.

Page 69: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

67

FLETË PUNE PËR EDUKATORIN: PRETENDIME PËR GJININË MASHKULLORE DHE FEMËRORE

Pjesa 1:

1. Të gjithë djemtë e duan ngjyrën e kaltër

2. Të gjitha vajzat janë frikacake

3. Të gjithë fëmijët duan të luajnë

4. Të gjitha femrat e duan ngjyrën roze

5. Të gjithë meshkujt janë të guximshëm

6. Të gjitha nënat duan të bëjnë makijazh

7. Të gjitha gratë veshin taka të larta

8. Të gjithë baballarët dinë të rregullojnë automobil

9. Të gjithë burrat kanë mjekër

10. Të gjitha gratë kanë flokë të gjata

Pjesa 2:

1. Disa djem e duan ngjyrën e kaltër, disa nuk e duan

2. Disa vajza janë frikacake, disa janë të guximshme

3. Disa femra e duan ngjyrën pembe, disa nuk e duan

4. Disa meshkuj janë të guximshëm, disa janë frikacak

5. Disa nëna duan të bëjnë makijazh, disa nëna nuk duan të bëjnë makijazh

6. Disa gra kanë flokë të gjata dhe disa burra kanë flokë të gjata

7. Disa gra veshin taka të larta, disa veshin atlete

8. Disa baballarë dinë të rregullojnë automobil, disa nuk dinë

9. Disa burra kanë mjekër, disa nuk kanë

10. Disa fëmijë duan të luajnë, disa nuk duan

Page 70: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

68

TREGIM ME FIGURA: HIRUSHI

Në një pasdite të nxehtë vere, kur dielli ende digjte e përvëlonte, vetëm Enisa kishte dalë përjashta. Ajo kishte zënë vend te një bankë nën hije dhe po lexonte një tregim me figura. Ishte shumë e hareshme – ajo e lexonte tregimin me figura dhe qeshte. Pas pak dolën përjashta edhe fëmijë të tjerë. Kur i pa Enisa, i thirri të afroheshin se do t’u lexonte përrallën për Hirushin.

Duke menduar se Enisa gaboi, Luani deshi ta përmirësojë: “E ke fjalën për Hirushen!”

Po Enisa e kundërshtoi duke i shpjeguar se nuk bëhet fjalë për Hirushen, por për Hirushin. Pastaj filloi të lexonte:

“Një herë moti jetonte një djalosh që e kishte emrin Hirush. Ai e kishte lëkurën shumë të lëmuar, kishte

flokë kaçurrela dhe do sy të mëdhenj ngjyrë kafe. Kishte një buzëqeshje shumë, shumë të ëmbël. Nëna e tij ishte gjith-monë në punë, kurse njerku dhe dy gjysmëvëllezërit e tij silleshin shumë keq me të. Ata nuk punonin asgjë në shtëpi, po gjithë kohën e detyronin Hirushin të pastrojë, të marrë pluhurat, të gatuajë, të lajë tesha, të lajë enët e çfarëdo pune tjetër.

Njëri nga fëmijët e lagjes me emrin Mateo u shastis fare dhe tha: “Obobo, çfarë përralle – kjo s’është e mundur – mash-kulli të lajë, të hekurosë... Jo bre, ato janë punë femrash!”

Markoja u bë nevrik, e shikoi një herë dhe i tha se në familjen e tij nuk ka punë meshkujsh e punë femrash dhe se babai edhe lan edhe gatuan, kurse e ëma pastron enët e fshin pluhurat.

Ndërkohë Enisa vazhdoi të lexonte më tej: “Dy gjysmëvëllezërit vishnin gjithmonë këmishë të reja e të bukura, ata vish-nin xhinse e mbathnin kë-pucë fringo, kurse Hirushi si përherë mbante tesha të vjetra e me rrecka.

Një ditë e dha televizori se Princesha Klara kishte vendosur të martohej. Ajo i kishte ftuar në pallatin e saj të gjithë të rinjtë e mbretërisë që të merrnin pjesë në ballo, ku do të nji-heshin me të dhe ajo do ta zgjidhte njërin për burrë.

Babai gjithë shqetësim i bëri gati dy djemtë, i çoi te floktari për t’i qethur, u bleu këmishë e pantallona të reja, ua lustroi këpucët me furçë e me ngjyrë dhe i parfumoi me një erë shumë të këndshme. Ata qenë tamam për në ballo!

Hirushi po i shikonte gjithë pikëllim duke qëndruar anash dhe mezi mori guximin të pyeste: “A ka mundësi të vij edhe unë?!”

Babai vuri buzën në gaz dhe i tha se mund të shkonte edhe ai, por pasi ta pastronte njëherë tarracën, t’i lante qilimat dhe t’i hekuroste teshat. Pastaj i tha duke kukurisur: “Ha-ha-ha, të duhen disa ditë deri sa t’i kryesh të gjitha!”.

Vëllezërit shkuan në ballo, kurse Hirushi mbeti vetë në shtëpi me markuçin në dorë! Shumë i prekur e i pikël-luar, ai u shtri në dysh-eme dhe ia krisi vajit gjithë mërzi. Qau e qau një kohë të gjatë sa e vërshuan lotët dhe iu trandën edhe supet.

Duke dëgjuar përrallën Edvini, një shok shkolle i Enisës, shprehu mospëlqimin e tij me fjalët: “Bah, çfarë rrëfimi qen-ka ky – të qajë mashkulli!? Meshkujt janë trima, nuk janë qa-ramanë!”

Enisa ndërpreu leximin dhe menjëherë iu përgjigj: “Në qoftë se qan kur ke ndonjë gulç, kur ke dhembje ose kur ndihesh i fyer, kjo nuk ka të bëjë me trimërinë. Ti mund të jesh edhe trim edhe të qash.”

Këtë e mbështeti edhe Markoja duke thënë se motra e tij, Ana, është shumë trimëreshë dhe s’ka frikë fare nga terrina, madje edhe ai kur është me të hiç nuk trembet.”

Ndërkaq Enisa e vazhdoi leximin:

“Pa pritur e pa kujtuar u shfaq një Shtojzovall vogëlosh e vezullor!”.

Kaq iu desh Anës, ndaj këlthiti: “Çfarë u shfaq? Shtojzovall? Eh kjo s’është e mundur – ka shtojzovall-E, po jo shtojzovall!!!”.

Page 71: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

69

Edhe Luani u ngut të thoshte mendimin e tij: “E pse të mos ketë – eh sa mirë qenkan kujtuar – si Pitër Pani – veshur i tëri jeshil dhe fluturon! Për mua s’ka më mirë.”

Enisa vijoi aty ku mbeti:

“Shtojzovalli fët e fët ia plotësoi dëshirën – me shkopin e tij magjik sakaq ia shndërroi teshat e leckosura në të reja, në këmishë e pantallona të pastra e të hekurosura, i sajoi edhe një kravatë, pastaj gjashtë minjtë i bëri gjashtë atkina bard-hoshe, kurse kungullin e ktheu në karrocë. Hirushi fluturonte nga gëzimi dhe vetëm e falënderonte Shtojzovallin.

Ndërkohë Shtojzovalli i tha: “Tani nisu Hirush dhe të priftë e mbara, por mos harro se duhet të kthehesh para mesnate, pasi magjia atëherë humbet.”

Kur e pa Hirushin në ballo, princesha u josh menjëherë nga bukuria e tij dhe shprehu dëshirën të vallëzonin së bashku. Duke vallëzuar ata biseduan e u njohën dhe u kënaqën me njëri-tjetrin. Po koha kalonte shumë shpejt dhe kur ora ra dymbëdhjetë e natës, Hirushit iu kujtua se duhej të kthehej menjëherë, ndaj me të shpejt u shkëput nga princesha dhe me vrap zbriti shkallët.

Kështu duke ngarë atij i doli njëra këpucë dhe i ra shkallëve, po ai nuk kishte kohë të kthehej ta merrte.

Kur mbërriti në shtëpi sërish e gjeti Shtojzovallin e vjetër pasi magjia ishte mbaruar.

Të nesërmen prince-sha vendosi ta kërkonte djaloshin bukurosh me të cilin kishte vallëzuar. Atë do ta gjente sipas kë-pucës që i kishte rënë në pallat.

Princesha urdhëroi rrogëtarët e saj të shkonin derë më derë dhe të gjithë djemtë ta provonin këpucën e gjetur. Djaloshit që do t’i bënte tamam ishte simpatia e saj me të cilin kishte vallëzuar atë mbrëmje.

Rrogëtarët erdhën edhe në shtëpinë e Hirushit. Ata ia dhanë këpucën ta provonte njërit djalë, po i binte e vogël, pastaj ia dhanë edhe tjetrit, po ajo i vinte e madhe. Kur u nisën të shko-nin, një mace i tërhoqi për pantallonash dhe i solli te oborri ku ndodhej Hirushi.

Sapo i vërejti babai, u tha: “Mos humbni kohë me të – ai s’ka qenë në ballo!”, po shërbëtorët s’ia varën dhe ia dhanë atij ta provonte këpucën.

Të gjithë mbetën pa mend kur panë se këpuca i binte krejt tamam.

Pastaj Hirushi vajti në pallatin e princeshës për të jetuar së bashku e për t’u njohur më shumë.

Edvini mori fjalën sërish për të shprehur mospajtimin e vet: “Si jo! Të gjitha përrallat mbarojnë me u martuan e jetuan të lumtur deri në fund të jetës, po jo në këtë mënyrë!”

Këtë herë Luani reagoi i befasuar: “Si të martohen, kur nuk njihen!!! Duhet ta njohin pak njëri-tjetrin njëherë!”.

Enisa e mbylli me rrëm-bim librin me tregime dhe e la anash: “Ua, njëqind herë më keni ndërprerë! Nuk do t’ju lexoj më për-ralla të tilla. Ç’kishte për t’u çuditur aq shumë!”.

Page 72: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

70

Работен лист за учесниците: Илустрации за Пепелашко и Пепелашка  

 

  

Работен лист за учесниците: Илустрации за Пепелашко и Пепелашка  

 

  

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: ILUSTRIME PËR HIRUSHIN DHE HIRUSHEN

 

 

 

 

 

 

Page 73: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

71

Page 74: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

72

Asnjë fëmijë nuk do të ndihej mirë po që se fëmijët tjerë nuk i lejojnë të luajë me to. Në situata të tilla zakonisht fëmijët e injoruar ndjehen të pikëlluar, të vetmuar, të ofenduar dhe tërhiqen, kurse në disa raste ata mund edhe të zemërohen dhe të bëhen agresiv. Të gjithë fëmijët kanë nevojë të luajnë dhe t`i përkasin një grupi. Çdo fëmijë ka të drejtë të luajë pavarësisht nga prejardhja dhe aftësitë e tij ndërsa të rriturit duhet të sigurojnë kushte që të gjithë fëmijët të përfshihen tek lojërat.

Një grup fëmijësh mund të ndodh që për arsye të ndryshme të mos lejojë ndonjë fëmijë më i varfër të kyçet në lojë. Një nga ato arsye mund të jetë stereotipi se fëmijët e varfër janë edhe vjedhës. Por, mund të jetë edhe ajo se dallimet që i vërejnë në pamje (veshje të grisur, top të shpuar) ata i konsiderojnë si të patejkalueshëm, ose nga ana tjetër mund që edhe të jenë të thelluar shumë tek loja e nuk duan ta ndërprenë.

Nuk është e drejtë ndonjë fëmijë të jetë i përjashtuar nga loja vetëm për atë se është më i varfër nga të tjerët. Të gjithë fëmijët kanë nevoja të njëjta, pa marrë parasysh paratë që i përfitojnë prindërit e tyre. Fëmijëve dhe njerëzve më të varfër mund t’u ndihmojmë duke i dhënë/dhuruar lojëra, veshmbathje, ushqim e duke i ndihmuar në mësim. Sëpari duhet pa u turpëruar t`i pyesim se çfarë u duhet (me ndihmë të të rriturve) dhe çfarë dëshirojnë të marrin. Mirëpo, atyre më së shumti se çdo gjë mund t’u ndihmojmë nëse sillemi ndaj tyre njëjtë sikur edhe me fëmijët tjerë – pa menduar diçka të keqe për to vetëm për atë se janë të varfër, dhe pa i përbuzur e ofenduar. Për ato më e çmueshme do të jetë nëse pranohen dhe në qoftë se dikush shoqërohet me to në të njëjtën mënyrë si me fëmijët tjerë ose sikur me ndonjë anëtar të familjes.

Punëtoria:

ANDREJA DHE MACJA E VOGËL

Fletë pune për pjesëmarrësit: I qeshuri dhe I pikëlluari – për çdonjërin nga 1 kopje

Fletë pune për pjesëmarrësit: Andrej dhe një fëmijë nga shoqëria MELA – për çdo grup të vogël nga 1 kopje

Tregim me figura: Andreja dhe macja e vogël

Fletë – nga 1 për çdonjërin

Ngjyra – për çdo grup nga një kuti

Shirit ngjitës – 1

Ngjitëse – për çdo grup të vogël nga 1

Gërshëra – nga 1 të vogla për çdonjërin

Shpatulla – për çdo pjesëmarrës nga një

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

Page 75: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

73

1 Aktiviteti Edukatorja u thotë fëmijëve që edhe këtë takim ta fillojnë me një përshëndetje shoqërore. Pjesëmarrësit formojnë dy rrathë – të brendshëm dhe të jashtëm – të kthyer njëri përballë tjetrit ashtu që çdonjëri prej rrethit të jashtëm formon çift me një fëmijë nga rrethi i brendshëm. Me shenjën e dhënë nga edukatorja pjesëmarrësit thonë: “Një, dy tre – ne jemi shokë” dhe përqafohen. Pastaj, pjesëmarrësit nga rrethi i jashtëm shkojnë një hap majtas dhe ndalen para një fëmije tjetër dhe me shenjën e dhënë nga edukatorja e përsërisin aktivitetin. Veprimi përsëritet dy-tre herë.

2 Aktiviteti Të gjithë ndahen në grupe të vogla, e secili fiton nga një pjesë të prerë paraprakisht prej FP për pjesëmarrës: I Qeshur dhe i Pikëlluari, i pret të dy rrathët dhe tek njëri rreth vizaton fytyrë të buzëqeshur (I qeshur), kurse në anën tjetër vizaton një fytyrë të pikëlluar (I pikëlluar).Pastaj, i bashkojnë rrathët dhe vendosin shpatulla mes tyre dhe i ngjisin në mënyrë që të fitohet një shkop – ku në njërën anë do të jetë fytyra e buzëqeshur, kurse në anën tjetër – ajo e pikëlluar.

Edukatorja zhvillon një bisedë të shkurtër në lidhje me atë se si ndjehen fëmijët kur janë bashkë me fëmijët tjerë dhe lozin, e si është kur dikush nuk i pranon në lojë. Në fund pyet se vallë ka ndonjë fëmijë që nuk kishte dashur të paktën ndonjëherë të luajë me fëmijë të tjerë ose ajo është e përbashkët për të gjithë fëmijët në botë.

Në fund u thotë t`i mbajnë shkopinjtë në dorë dhe se kur të vijë koha te tregimi do të duhet t`i çojnë lartë.

DISKUTIM 1: (SIPAS FIGURËS 2)

1

2

5

4

3

Si është Andreji tani? Ngritni shkopin nga ajo ana që mendoni se tregon se si ndihet Andreji.

Pse është i pikëlluar? Si do të ndjeheshit ju po të ishit në vendin e Andrejit?

Pse Ana nuk dëshiron të luajë me Andrejin? (ajo mendon për atë që është i varfër, vjedh dhe se do i’a vjedhë macen)

Pse Enisa nuk dëshiron të luajë me Andrejin (ka veshje të vjetra, ndërsa për të veshja është shumë e rëndësishme)

Vallë Luani dhe Marko e kanë ftuar Andrejin të luajë me to? Pse?

3 Aktiviteti Të gjithë rrinë ulur në rreth, kurse edukatorja ua lexon tregimin me figura: Andreji dhe macja duke ua treguar vizatimet përkatëse në të. Aty ku është shenjosur, ndalohet së lexuari dhe vijon Diskutim 1, e pastaj vazhdohet me leximin deri në fund.

Page 76: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

74

DISKUTIM 2:

1

2

6

4

5

3

Vallë të gjithë fëmijët kanë diçka të përbashkët dhe diçka të ndryshëm me Andrejin?

Çfarë është më e rëndësishme për tu shoqëruar – rrobat që i veshin fëmijët ose lojërat që mund ti luajnë së bashku?

Vallë vetëm prej asaj se si duket një fëmijë (si është e veshur) mund të dimë se si është dhe se a mund të jetë e mirë shoqëria me të?

Çfarë duhet të bëjmë që të kuptojmë se vallë dikush na përshtatet për të luajtur?

Çfarë mund të bëjmë që edhe fëmijët që janë më të varfër të ndjehen të lumtur dhe të kënaqur?

Vallë është me rëndësi vetëm t’u japim gjëra apo duhet edhe të shoqërohemi me to?

4 Aktiviteti Të gjithë vazhdojnë të punojnë në grupet e vogla të formuara paraprakisht dhe çdo grup merr nga një FP për pjesëmarrësit të prerë paraprakisht: Andrej dhe një fëmijë nga shoqëria MELA, dhe duhet të gjejnë të paktën një gjë sipas të cilës të dy fëmijët janë të njëjtë ose të ngjashëm (i rrethon me ngjyrë të gjelbër) dhe një gjë sipas të cilës ata dallohen mes vete (i rrethon me ngjyrë të kaltër).

Pasi të mbarojnë, edukatorja i ngjet vizatimet në mur dhe zhvillon bisedë me fëmijët.

5 Aktiviteti Çdonjëri pjesëmarrës fiton një fletë dhe vizaton çfarë do ta kishte bërë për ndonjë fëmijë që është më i varfër dhe pastaj vizatimet ngjiten në vend të dukshëm.

Page 77: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

75

TREGIM ME FIGURA: ANDREJA DHE MACJA E VOGËL

Në fushën e sportit para ndërtesës kishin dalë anëtarët e shoqërisë MELA (siç e quanin atë fëmijët duke bashkuar shkronjat me të cilat fillonin emrat e tyre) dhe po luanin së bashku duke bërë një strehë për macen e vogël që e gjetën te oborri prapa ndërtesës. Macja ishte ngjitur majë një peme dhe nuk mund të zbriste. Ana, kur e pa, i zbriti poshtë dhe menjëherë e çoi te shokët e tjerë.

“A shikon, Luan, e gjeta këtë mace!!! Hajde ta ruajmë, ta bëjmë macen tonë!” – tha Ana.

Luani ia priti me fjalët: “Hajde, hajde, edhe unë i dua shumë macet. Do t’ia bëjmë një vend strehimi atje te lu-let në krye të oborrit. Unë po shkoj të mbledh krënde e gjethe të thata.”

Enisa iu drejtua me ton urtie: “Mbani parasysh, nëse bie shi, macja mund të na laget – duhet të gjejmë dhe diçka të fortë që s’e lëshon ujin t’ia vëmë sipër si çati.” Me këtë propozim u pajtua edhe Markoja, i cili po nxirrte ngjyrat nga sirtari i karrocës së tij, duke thënë: “Ide e mrekul-lueshme, unë do ta stolis e do ta ngjyros shtëpizën dhe tasin e qumështit të maces!”

Gjatë kohës që po bise-donin fëmijët rreth asaj që do të bënin, ata fare nuk e vunë re një fëmi-jë që qëndronte pak më tej dhe i dëgjonte e i përcillte me vëmend-je. Ky fëmijë, që emrin e kishte Andre, mbante në trup tesha të vjetra

e me arna, kurse në dorë kishte një top të shpuar. Edhe ai kishte dëshirë të merrte pjesë në këtë lojë, prandaj u afrua edhe pak. E para e shikoi vëngër Ana dhe s’priti: “Aha, pa shihe-shihe ti këtë lypsar! Po vjen të na e vjedhë macen tonë!!! Mos e lini të na bashkohet!!!”

Po fëmija eci edhe pak dhe kur arriti fare afër tyre, i pyeti me zë të ulët: “A më pranoni edhe mua t’i bëjmë një stre-hë maces së vogël?”

Luani në çast e ktheu kokën dhe meqë ishte shumë i zënë me pas-trimin e vendit të stre-himit të maces, ia preu shkurt: “Nuk mundet, hajde largohu e mos na pengo!”

Markoja merrej me ngjyrosjen e strofkës dhe fare nuk e dëgjoi Andrenë, ndërsa Enisa po heshtte dhe po shikonte herë veshjen e saj të re e herë veshjen e tij të vjetruar, kurse pastaj ia ktheu shpinën. Andreja uli kokën dhe u largua.

Ditën e nesërme dolën fëmijët para ndërtesës dhe men-jëherë u nisën drejt strehimit të maces. Ata desh i la mendja kur panë se ajo nuk ishte aty, kurse Enisa madje ia krisi të qajë.

Ndërkohë vunë re An-drenë me macen në dorë që po vraponte drejt tyre. Ana s’pa-ti durim dhe filloi t’i bërtiste: “Vjedhacaku i dreqit, na e kthe ma-cen menjëherë!!!”

Andreja i trullosur u ndal dhe tha: “Nuk jam vjedhës, unë po jua sjell macen – ajo ishte ngjitur në një pemë dhe mjaullinte ankueshëm, prandaj hipa në pemë dhe e shpëtova. Ja ku e keni, mer-reni!”, dhe ia dha macen Markos.

Ana ndjeu një turp të thellë për fjalët fyese me të cilat e akuzoi pa të drejtë Andrenë se qenkësh vjedhës vetëm pse i dukej varfanjak nga veshja që mbante dhe topi i shpuar që kishte në dorë. Prandaj men-jëherë i kërkoi ndjesë duke i thënë:

“Më fal, Andre, ti nuk je vjedhës. Edhe ti i dashke macet. A ke qejf të ngjitesh nëpër pemë? Edhe unë kam shumë dëshirë të ngjitem! A do të ngjitemi së bashku – atje ka një pemë ku më lejojnë të hipi – hajde ta shohim cili do të ngjitet i pari në pemë?”

“Eja!” – tha Andreja dhe ia dha me vrap drejt pemës.

Fëmijët e tjerë mbetën me macen dhe filluan të thonë se nuk kishte qenë fare e ndershme

Page 78: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

76

që s’e kishin lejuar Andrenë ta ruante macen së bashku me ta. Po kështu ata thanë se kur të kthehet do ta pyesin se ç’dëshiron të luajë dhe do ta pranojnë edhe atë në lo-jërat e tyre.

Luanit iu kujtua se një ditë më parë Andreja kishte në dorë një top, ndaj propozoi ta pyesnin a dëshiron të luajë me ta basketboll ose futboll.

Edhe Markoja u pajtua me këtë propozim, por edhe shtoi se ka mundësi që ai dëshiron të bëjë ngjyrosje, ndaj mund ta ngjyrosin së bashku shtëpizën e maces së vogël.”

Enisa paksa u zhyt në mendime, pastaj tha: “Unë do ta pyes mamin se a mund të vijë te ne në banesë Andreja dhe të shikojë teshat që i vijnë të vogla vëllait tim. Këto petka ne gjithmonë i dhurojmë qoftë për fëmijët e veg-jël të ndonjë shoku ose i çojmë te Gjysmëhëna e Kuqe a te Kryqi i Kuq. Kësaj here vetë Andreja mund të zgjedhë ndon-jë teshë te ne, po të ketë dëshirë.”

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: I QESHURI DHE I PIKËLLUARI

Page 79: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

77

Работен лист за учесниците: Андреј и дете од дружината МЕЛА 

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: ANDREJ DHE NJË FËMIJË NGA SHOQËRIA MELA

 

 

Page 80: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

78

Dasma është ceremoni që shënon dëshirën e mashkullit dhe femrës për tu martuar dhe të fillojnë të jetojnë së bashku. Ekzistojnë shumë mënyra në të cilat mund të festohet fillimi i të jetuarit bashkë, por kjo më së shpeshti bëhet me festime ku vinë shumë mysafirë, familjarë dhe miq të të rinjve dhe të prindërve të tyre. Ata zakonisht luajnë valle.

Vallëzohet valle popullore ku njerëzit kapen dorë-për-dore dhe lëvizin me hapa të njëjta duke u rrotulluar në rreth. Njerëzit nga vendet e ndryshme, me fe dhe me prejardhje etnike të ndryshme kanë vallet e tyre të veçanta. Një nga vallet e përbashkëta për shumicën e grupeve etnike në R. e Maqedonisë është vallja e Pajtushkës, por ka edhe të tjera.

Shumë shpesh ndodh që grupe të ndryshme të njerëzve bëjnë tekste të ndryshme një kënge të njëjtë me ndryshime të vogla në muzikë. Më së shpeshti lëshohen këngë me të cilat vajtohet ndarja e nuses nga prindërit, lavdërohet bukuria e nuses, dëshirohet dashuri dhe jetë të bukur çiftit të ri. Muzika që luhet më së shpeshti është muzikë popullore dhe përdoren instrumente të ndryshme: daulle, klarinetë, dajre, sintisajzer, harmonikë.

Atmosfera nëpër dasma është argëtuese, madje shërbehen ushqimet dhe lëngjet më të mira.Mysafirët vinë të veshur me rroba solemne, kurse nuset zakonisht janë të veshura me fustane të shkëlqyera, të gjata dhe të bardha e me vello në kokë.

Në dasmën tradicionale rome, gratë shpeshherë veshin shallvare- pantolle të gjëra me shumë rrudha. Në dasmat tradicionale shqiptare nusja e ndërron fustanin disa herë, kurse te dasmat tradicionale maqedonase nusja duhet t’ia shkelë këmbën dhëndrit që ai „ta dëgjojë“.

Dajreja është vegël tradicionale muzikore që e përdorin grupe të ndryshme etnike në R. e Maqedonisë. Ajo është një lloj daulle dore me një rreth druri apo metali të mbuluar me lëkurë të tendosur Përreth qarkut ka vrima tek të cilat ka të varur pafta ose pllaka metali. Instrumenti dridhet dhe i bihet me gishta, ashtu që paftat të bëjnë tinguj. Ndodh që në momentet më të lumtura të dasmës nusja e merr dajren me duart e veta dhe e udhëheqë vallen duke i rënë dajires.

Punëtoria:

DASMA

Fletë pune për edukatorin: Dajre – 1 kopje2

Tregim me figura: Dasma

Shkumës- 1

Ngjyra (fllomasterë) – nga 1 komplet për çdo grup të vogël

Gërshëre – 1 palë të mëdha

Shpues– 1

Pjata letre (të rrumbullakëta) – për çdonjërin nga 1

Fije- 1 tufë

Buqetë me lule prej letre (ndonjë lodër lule ose diçka që është e butë dhe që mund të simbolizojë një buqetë me lule) - 1

Pajisje për CD, kompjuter me altoparlantë ose celular

Vallja e Pajtushkës (muzikë)

Makarona (me vrima të mëdha, në madhësi të ndryshme) – për çdonjërin nga 8 copa

2 Marrë nga http://www.craftsuprint.com/view-project.cfm?id=280 më 19.06.2014

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

Gjatë përpunimit të kësaj punëtorie është mirë që edukatorët të njoftohen me traditat të cilat janë karakteristike për grupe të ndryshme etnike që jetojnë në rajonin e tyre dhe t’ua shpjegojnë fëmijëve.

VËREJTJE

Page 81: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

79

1 Aktiviteti Edukatori vizaton disa rrathë me shkumës në dysheme dhe thotë se ato janë unaza dhe çdo fëmijë duhet të ndalet në një rreth të tillë të vizatuar. Pastaj ndalet në fund të këndit për argëtim, kthehet me shpinë nga fëmijët dhe thotë se do e hedhë buqetën ashtu siç bëjnë zakonisht nëpër dasmat. Buqetën me lule që e mban në dorë e hedh pas shpine nga fëmijët, kurse ata pa lëvizur fare nga rrathët duhet të mundohen ta kapin atë. Fëmija që do e kapë buqetën është në radhë që ta hedhë përsëri në mënyrë të njëjtë pas shpine. Loja përsëritet disa herë.

3 Aktiviteti Në mes të këndit të lojërave janë renditur disa karrige në rreth, të kthyer nga jashtë me pjesën për t`u ulur njashtu sikur për lojën karrige muzikore. Të gjithë fëmijët rrinë në rreth, kurse edukatori lëshon muzikë – vallen e Pajtushkës dhe derisa zgjat muzika të gjithë fëmijët duhet të luajnë ashtu sikur të jenë në dasmë. Kur edukatori do e ndal muzikën – ajo është shenjë që ka ardhur koha për „darken e dasmës“ dhe të gjithë duhet të ulen nëpër karriget. Pastaj edukatori nxjerr disa karrige dhe përsëri e lëshon muzikën me të cilën fëmijët vallëzojnë. Pas një kohe përsëri e ndal muzikën dhe fëmijët duhet të ulen te karriget që kanë mbetur në mënyrë që asnjëri nuk guxon të mbesë pa karrige. Edukatori e përsërit veprimin disa herë duke tërhequr nga disa karrige. Në fund, varësisht prej madhësisë së grupit duhet të mbesin vetëm prej tre deri më pesë karrige ku duhet të ulen të gjithë fëmijët.

DISKUTIM:

1

2

45

6

3

Çfarë bëhet në dasmë?

Çfarë luhet?

Çfarë muzike lëshohet?

Çfarë festohet në dasma?

Me çfarë janë të ngjashme dasmat që i kanë bërë më herët shumica e Maqedonasve, Shqiptarëve dhe Romëve ?

Si janë të veshur nuset? Në dasmën e kujt i bihet dajres? Në dasmën e kujt vallëzohet vallja e Pajtushkës?

2 Aktiviteti Të gjithë rrinë ulur në rreth, kurse edukatori ua lexon tregimin me figura: Dasma, duke ua treguar edhe vizatimet përkatëse në të.

Page 82: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

80

4 Aktiviteti Çdo fëmijë merr nga një pjatë prej letre dhe me shpues duhet të hap tetë vrima në të. Pastaj merr 8 fije nga fije ose penj më të trashë dhe makarona të forta e me madhësi të ndryshme duhet t`i var dhe t`i lidh makaronat nëpër vrimat e dajres. Pasi që t`i lidhin, çdo fëmijë duhet ta vizatojë dhe ta ngjyrosë dajren e vet me fllomasterë. Edukatori mund t’i shikojë hapat për përgatitjen e dajres nga FP për edukatorin: Dajre dhe paraprakisht ta përpunojë një model për vete të cilin pastaj do e përdor gjatë aktivitetit.

Ky aktivitet është më i përshtatshëm për fëmijët e moshës prej 5 deri më 6 vjeç, e mund të realizohet edhe gjatë punëtorive të përbashkëta me prindërit. Përderisa te grupi ka fëmijë prej 4 vjeç atëherë ata mund të marrin „dajre “ të cilat tanimë veçse janë të përgatitura e ata vetëm t’i ngjyrosin dhe t`i stolisin.

VËREJTJE

5 Aktiviteti Të gjithë fëmijët dhe edukatori mbajnë nga një „dajre“ në duar. Edukatori bën tinguj të ndryshëm duke i rënë “dajres” në ritëm të caktuar, kurse fëmijët e përsërisin gjithë sëbashku (p.sh: dridhje të qetë të “dajres” duke shkuar në dridhje më të shpejtë; dridhje të shpejtë të “dajres” duke shkuar në dridhje më të qetë; rënie të “dajres” tre here me vithe, dhe rënie të “dajres” me pauza të ndryshme gjatë rënies (të shkurta – të gjata).

Page 83: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

81

FLETË PUNE PËR EDUKATORIN: DAJRE

Njëherë shenjësohen vendet, e pastaj bëhen vrimat në pjatë me shpues.

Futet fije nëpër vrima dhe me të lidhen makaronat dhe sendet tjera të cilat lëshojnë zë kur i bihet pjatës.

Në pjatë vizatohen forma të ndryshme dhe ngjyrosen.

Page 84: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

82

TREGIM ME FIGURA: DASMA

Sot pasdite heronjtë e tregimeve tona kishin dalë te ob-orri para ndërtesës dhe po luanin së bashku. Ishte pas-dite e rëndomtë e së dielës. Gjyshe Nada po rrinte së bashku me gjyshe Shpresën te karriget nën hije, kurse te tavolina tjetër përbri gjyshërit po luanin domino.

Përnjëherë buçiti muzika (tam pa ra ram pam, tam pam, pam, pam) dhe sirenat e veturave (ty-tyyy, ty- tyyy). Të gjithë fëmijët u ngritën në këmbë për të parë se ç’po ndodhte. Pas pak u kthye Ana dhe shkoi t’i njoftonte gjy-shet se çfarë po ndodhte dhe me zemërim klithi: “DASMË! Sa i urrej dasmat!!!”

Gjyshe Nada u befasua shumë kur dëgjoi ç’tha Ana dhe e pyeti: “Bobo, pse i urren dasmat?”

Po Ana edhe më e pezmatuar ia ktheu: “Urrej!!! Muzikën buçitëse, fustanet solemne, vaaallet, kur pret e uritur deri sa të vijë darka – jo, bre, jo – kur të rritem unë kurrë nuk do të bëj dasmë!”

Ndërkohë mbërritën edhe fëmijët e tjerë duke bërtitur: “Dasmë, dasmë! Kanë ardhur ta marrin nusen!”

Gjyshe Shpresa buzëqeshi dhe i pyeti: “Po ju, a gëzoheni kur ka dasma, ë?”. Që të tre

fëmijët Enisa, Luani dhe Markoja u përgjigjën njëzëri: “Pooo, shuuumë!”

Pastaj Enisa gjithë entuziazëm tha: “Unë i dua shumë dasmat – dua ta shikoj nusen, të fotografohem me të, të luaj valle dorë për dore me nusen...”, kurse më tej e vazh-doi Markoja: “Edhe unë i dua dasmat – po më së shumti kur ato bëhen në restorante të mëdha dhe ku ka vend edhe për mua me karrocë të hyj në valle e të bëj qejf.”

Gjyshe Shpresa njëherë ra në mendime, kurse pastaj filloi t’u tregonte fëmijëve për dasmën e saj: “Eeeh, seç m’u kujtua dasma ime! U bëra nuse dhe shumë dëshirë ki-sha të luaj, por asokohe nusja nuk duhej të argal-isej shumë e shumë – po

të vallëzonte ngadalë e me modesti. Mirëpo kur bëmë

dasmën e vëllait tim - ia dhashë hakun mirë e mirë! Si e merrja shaminë në dorë dhe me atë fustanin e gjatë për toke vetëm vallëzoja e kërceja derisa më këputeshin këmbët. Sidomos kur ia thoshin këngës “Sa e bukur na ka dalë nusja” unë shkrihesha fare.

Edhe gjyshe Nadës i erdhi ndërmend das-ma e saj: “Kurse mua më rrodhën lotët kur e dëgjova këngën “Черешна се од корен корнеше“ (Ç’u shkul qershia nga rrënja!)

Por ama në mbrëm-je kam vallëzuar shumë. Madje hipa edhe mbi tavolinë. Mirëpo çastet e mia më të lumtura i përjetova kur së bashku me gjysh Zoranin e premë tortën e nuses.”

Të gjithë fëmijët po dëgjonin me vëmendje, përveç Anës. Kur gjyshja tregonte për tortën, Luani tha se këtë pjesë të dasmës – kur shpërndahet torta, e do më shumë.

Ndërkaq Enisa për-mendi se kur kishte bërë dasmë një kushëri i saj, ajo qe gëzuar më së shum-ti kur ia kishin dhënë dajren dhe kur ajo e kishte hequr vallen dhe i kishte rënë defit.

Me këtë rast edhe gjy-she Shpresës edhe gjyshe Nadës iu kujtua se ka pasur dajre edhe në dasmat e tyre, ndaj të dyja përnjëherë bër-titën: “Edhe në dasmën time binte defi!!!”

Vetëm Luani qe i hutuar – për së pari herë dëgjonte fjalën ‘dajre’ e ‘def’, prandaj edhe i luti që t’ia shpjegonin se kujt i thonë ashtu.

Shpjegime filloi t’i jepte gjyshe Shpresa: “Dajre ose def i thonë një instrumenti me formë si të daulles së vogël që ka disa pafta teneqeje anash. Mbahet me një dorë, kurse me tjetrën i bihet asaj.” Këto i mjaftuan Luanit që t’i kujto-het se ato i kishte parë në dasmën e tezes së tij.

Edhe Markos iu kujtua si ia kishin dhënë një herë dajren t’i binte. Madje ai edhe u tregoi të tjerëve si i bihet defit duke i mëshuar rrotës së karrocës sipas një ritmi të caktuar.

Page 85: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

83

Ndërkohë muzika buçiti sërish para ndërtesës. Të gjithë i njohën tingujt e valles “Pajdushka”.

Gjyshe Nada brofi nga karrigia dhe u nis të vallëzonte. Ajo i bëri zë edhe gjysh Zoranit të kërcenin vallen “Pajdu-

shka”.

Gjyshe Shpresa u befasua që gjyshe Nada e dinte këtë valle, po e kuptoi menjëherë se kjo valle luhet edhe nëpër dasmat maqedonase edhe nëpër atë shqiptare. U ngrit edhe ajo dalëngadalë, u kap për dore me gjyshe Nadën dhe vazhduan të luanin së bashku.

U çua edhe gjysh Agimi dhe hyri në valle te gjyshe Shpre-sa, kurse gjysh Zorani duke u mbajtur me bastun, u afrua

dhe u ngjit te gjysh Agimi për të hedhur vallen së bashku. I fundit mbërriti gjysh Eftimi dhe u fut midis dy gjysheve duke thënë: “Ehe, ende më vjen në vesh fëshfëritja e shall-vareve të gjyshe Fatës kur e kërcenim këtë valle së bashku në dasma. Kjo valle qe luajtur edhe në dasmën tonë.”

Përderisa gjyshet e gjyshërit luanin vallen “Pajdushka” dhe rikujtonin dasmat e tyre, fëmijët e shoqërisë MELA (siç e quanin atë fëmi-jët duke bashkuar shkronjat me të cilat fil-lonin emrat e tyre) po i shikonin me gëzim dhe i binin tavolinës sipas ritmit të muzikës, kurse Markoja u mëshonte rrotave të karrocës.

Page 86: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

84

Fjalës Cigan (Jevgj)i jipet kuptim negativ sepse me të janë të lidhur stereotipe dhe paragjykime të shprehur fuqishëm ndaj Romëve. Pa marrë parasysh se a kanë pasur apo nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Romët, te pjesëtarët e të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni takohen stereotipe dhe paragjykime ndaj Romëve. Për Romët, më së shpeshti mendohet se janë të ndyrë, të varfër, vjedhacak, të pa interesuar për arsimim etj., por, edhe muzikal, të hareshëm, të pa brengosur. Fëmijët i formojnë stereotipet dhe paragjykimet për Romët që nga mosha më e hershme, kur nga të rriturit dëgjojnë komente dhe/ose „frikësime“ nga më të ndryshmet siç janë: „Si je veshur – si Cigane!“, „Rri urtë që mos të të marrë Blej gjëra të vjetra.“, „Vish diçka në këmbë – mos ec këmbë zbathur si Ciganët.“. Jo rrallë prindërit e fëmijëve jo-Romë i paralajmërojnë fëmijët e tyre, të mbahen më anash nga fëmijët Romë që të mos kapin ndonjë sëmundje ose morra. Stereotipet e këtilla janë të paarsyeshme dhe tejkalimi i tyre është i patjetërsueshëm.

Mënyra më e mirë për tejkalimin e stereotipeve është kontakti i drejtpërdrejtë me fëmijët Romë. Përderisa në kopshtin ka fëmijë Romë që janë me status socio-ekonomik të përafërt dhe mjedis stimulativ familjar të ngjashëm me fëmijët jo-Romë, stereotipet mund të atakohen drejtpërdrejtë përmes krijimit të situatave të strukturuara të kontaktit të barabartë siç janë: puna në çifte dhe/ose grupe me përbërje të përzier etnike, theksimi i ngjashmërive në aftësitë mes fëmijëve me përkatësi të ndryshme etnike, ftuarja e prindërve nga profesione të ndryshme „jostereotipe“ nga të dy grupet etnike, kremtimi i festave të Romëve duke u dhënë rëndësi të njëjtë si të tjerëve, pjesëmarrja e fëmijëve Romë në të gjitha manifestimet dhe kremtimet, mësim të ndonjë fjale kohë pas kohe në gjuhën rome (përderisa fëmijët Romë flasin në gjuhën rome), përdorimi i tregimeve dhe këngëve, ose personazhëve të rëndësishëm për fëmijët me prejardhje rome, kyçja e një të rrituri Rom në grup (si edukator, kujdestar, ose si mësues për vallëzim, fizkulture, anglisht).

Gjatë kyçjes së fëmijëve Romë me status shumë të ultë socio-ekonomik në kopsht, qasja duhet të bazohet në nevojat e barabarta (si bazë për ndërtim të marrëdhënieve pozitive interpersonale), në përgjegjësi sociale dhe në konceptin e të drejtave të fëmijëve (si bazë për ndërtimin e qëndrimit të përgjithshëm pozitiv ndaj fëmijëve Romë dhe qasje të ndihmës ndaj personave të cilët në një moment të dhënë janë në pozitë më të pafavorshme). Në qasjen e tillë theksohet se çdo fëmijë pavarësisht nga prejardhja, statusi, aftësitë ka nevojë për dashuri dhe respekt, çdo fëmijë ka nevojë ta shpreh veten dhe të arrijë më së shumti që është e mundur, çdo fëmijë ka nevojë për siguri. Përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve është të krijojnë kushte që të plotësohen të drejtat e fëmijëve dhe me atë të kënaqen nevojat e tyre kryesore. Në kuadër të kopshtit edhe edukatoret edhe fëmijët kanë përgjegjësi të sigurojnë kushte përmes shoqërimit, respektimit, ndihmës që të gjithë fëmijët në kopsht të ndihen të mirëseardhur, të luajnë dhe të mësojnë.

Punëtoria:

NDODHITË E ENISËS

Fletë pune për pjesëmarrësit: Tregim me fotografi – nga 1 pjesë për secilin grup të vogël

Fletë pune për pjesëmarrësit: Tregim me fotografi – kornizë – nga 1 për secilin grup të vogël

Tregim me figura: Ndodhitë e Enisës

Fletë – për çdo grup të vogël nga 1 fletë

Komplet për të shkruar - 1

Ngjyra –për çdo grup të vogël nga 1 komplet

Ngjitëse – për çdo grup të vogël nga 1

Gërshëra – 1 palë të mëdha

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

Page 87: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

85

DISKUTIM 1: (SIPAS FIGURËS 2)

DISKUTIM 2: (SIPAS FIGURËS 4)

DISKUTIM 3: (SIPAS FIGURËS 5)

1

1

1

2

2

2

4

3

3

3

4

Çfarë mendon Ivani për Enisën? Prej ku din ai se si është ajo?

Si është ndier Enisa kur Ivani i ka thënë ashtu? Vallë i ka ardhur mirë? Pse?

Vallë fjala që e ka përdorur Ivani u pëlqen Romëve që të thërriten ashtu apo jo? Cila është fjala e duhur? Vallë dikush guxon të më drejtohet me emër tjetër nga i imi?

Pse Ivani mendon se do të mbushet me morra nga Enisa? Si ka mundur të dijë Ivani se dikush ka morra? Vallë ajo se dikush është Rom do të thotë se duhet të ketë morra?

Çfarë vajze është Enisa? Çfarë mendon shoqëria e saj për të?

Prej ku dinë se si është Enisa? Kush din më mirë, fëmijët nga anglishtja apo fëmijët nga shoqëria MELA?

Si u ndihmon ajo?

Çfarë mund të dinë fëmijët me të cilët Enisa shkon në anglisht për të, kur ata vetëm një apo dy herë janë parë me njëri-tjetrin?

Vallë prej asaj se si dikush duket në pamje mund të dimë se çfarë din të bëjë, çfarë kënaqet duke bërë, në çfarë është e mirë, ku i duhet ndihmë?

E çfarë mund të dinë fëmijët nga ndërtesa e saj me të cilët shoqërohet kohë të gjatë?

Si e kanë kuptuar atë? Vallë prej asaj që u kanë treguar të tjerët në lidhje me atë se si janë Romët? Ose, ndoshta prej asaj që kanë parë ndonjë fëmijë Rom në rrugë e gjithë atë që kanë menduar për të kanë menduar se do të vlejë edhe për Enisën, apo prej asaj që çdo ditë kanë luajtur me të, janë shoqëruar, bashkërisht kanë bërë gjëra të ndryshme?

1 Aktiviteti Të gjithë rrinë ulur në rreth, kurse edukatorja ua lexon tregimin me figura: Ndodhitë e Enisës duke ua treguar edhe vizatimet përkatëse në të dhe në vendet e caktuara me shenja diskuton me to.

Page 88: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

86

2 Aktiviteti Të gjithë ndahen në grupe të vogla dhe çdo grup merr nga një komplet prej kartelave të prera paraprakisht prej FP për pjesëmarrës: Tregim me fotografi (të gjitha kompletet kanë 4 fotografi të njëjta – Fotografi 1 – babai e dërgon Enisën në orë të anglishtes; Fotografi 2 – Enisa rri ulur vetëm në bankë – fëmijët tjerë e përfolin; Fotografi 3 – Ivani e ofendon Enisën; Fotografi 4 – Ivani i kërkon falje Enisës. Një fotografia është e ndryshme për çdo grup – Fotografi 4 për grupin e parë – fëmijët e shoqërisë MELA i dalin në mbrojtje Enisës; Fotografi 4 për grupin e dytë – fëmijët e grupit të gjuhës angleze i dalin në mbrojtje Enisës; Fotografi 4 për grupin e tretë – mësimdhënësja e gjuhës angleze del në mbrojtje të Enisës; Fotografi 4 për grupin e katërt – Enisa vetë i kundërvihet Ivanit)

Pjesëmarrësit e çdo grupi i vendosin fotografitë sipas radhës, e pastaj i ngjisin në FP për pjesëmarrës: Tregim me fotografi – kornizë dhe i ngjyrosin

Në fund çdo grup shpjegon se si dhe çfarë duhej të thoshte personazhi kryesor/personazhet kryesore në versionin e tyre të tregimit, kurse edukatorja e shënon atë në fletën ku janë të ngjitur fotografitë.

3 Aktiviteti Pjesëtarët e ndarë në grupe prej aktivitetit paraprak duhet ta aktrojnë tregimin çdonjëri sipas skenarit të vetë.

Page 89: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

87

TREGIM ME FIGURA: NDODHITË E ENISËS

Të mërkurave e të premteve Enisa nuk dilte më për të luajtur në fushën e sportit. Ajo kishte dëshirë të madhe të mësonte anglishten, ndaj babai e regjistroi në kursin e një shkolle. Kur shkoi ditën e parë në kursin e anglishtes iu bë shumë mirë dhe të gjithëve u tregoi se ç’kishte mësuar, mirëpo herën e dytë ajo doli disi e mërzitur dhe pa qejf. Të mërkurën tjetër u kthye në shtëpi shumë e pikëlluar dhe e luti të atin ta çregjis-tronte. Xhaxhi Ramadani u befasua shumë dhe deshi ta dijë se çfarë ka ndodhur, prandaj kërkoi nga Enisa t’i tregonte përse nuk dëshiron të ndjekë orët e anglishtes. Po Enisa fil-loi të qante edhe më shumë dhe vetëm e përsëriste se nuk dëshironte dhe e luste të mos e detyronte më të shkojë atje.

Xhaxhi Ramadani po shihte që Enisa ishte shumë e bren-gosur dhe i vinte shumë keq për vuajtjen e saj. Atij i shkoi mendja se mos ka pasur ndonjë mosmarrëveshje me më-suesen e anglishtes, por Enisa tha se ajo ishte shumë e mirë.

Pastaj xha Ramadani e pyeti mos ishte zënë me ndon-jë fëmijë, ndërsa Enisa filloi të bërtiste se nuk qe zënë me askënd, po s’mund ta kuptonte pse nuk e do asnjëri dhe të gjithë largohen prej saj.

Ndërkohë xhaxhi Ramadani e përqafoi me shumë ngrohtësi dhe i tha: “Ohoho, si duket kjo të paska prekur shumë?!”

Enisa e shtrëngoi edhe më shumë për qafe dhe filloi t’i rrëfente ç’kishte ndodhur në orën e an-glishtes: “Po, jashtë mase – kur doli mësuesja për pak jashtë, Ivani, ai fëmi-ja që ishte ulur afër meje filloi të më thoshte me zë të lartë – nuk dua të rri me

ty – largohu prej meje, moj cigane! Do m’i ngjitësh morrat!”

Xhaxhi Ramadani ia përkëdheli flokët me butësi duke i thënë se tash e kuptoi çfarë e kishte fyer aq shumë dhe se nuk ishte e ndershme për njerëzit të mendohet e të thuhet diçka pa i njohur ata. I ati dëshironte që Enisa t’i vazhdonte orët e gjuhës angleze dhe i tha: “Megjithatë nuk dua të lësh anglishten vetëm për shkak se Ivani s’është korrekt me ty. A dëshiron të vij me ty herën tjetër në orë të anglishtes dhe të bisedojmë me të gjithë fëmijët lidhur me romët, për atë si duhet t’i quajnë e si jo dhe ç’është e rëndësishme për t’u shoqëruar me njëri-tjetrin?”

Enisa fshiu lotët dhe me gjithë qejf e pranoi propozimin e të atit.

Enisës i kaloi zemërimi dhe doli të luajë me shokët. Ajo ndihej shumë mirë në me-sin e tyre, ata luanin gjithmonë së bashku, nuk e fyenin pse ishte rome, kurse njëherë kur Markoja pati mor-ra, të gjithë u infektu-an, kështu që u desh të pastrohen me njëfarë shampoje që mbante erë shumë të rëndë. Por kjo kishte ndodhur moti.

Sapo e vuri re që po vinte, Luani u turr me vrap drejt saj dhe e pyeti: “Ku ishe Enisë deri tani – patëm një problem ne këtu – madje ende nuk mund ta zgjidhim!”

Markoja brohoriti nga gëzimi: “Shpëtuam – erdhi Enisa – haj-de na ndihmo sa më shpejt! Na erdhi këtu një fëmijë që ishte i një shoku të prindërve të Luanit – ai dinte të fliste vetëm anglisht, kurse ne i thoshim vetëm Hello dhe aq!”

Ana tregoi se kishin arritur të kuptohen se si i kanë emrat, por nuk dinin si t’ia shpjegonin se kishin dëshirë të luajnë kukafshehtas.

Enisa ndihej e lumtur që mund të ndihmonte dhe me pak fjalë në gjuhën angleze ia sqaroi fëmijës si luhet kukafsheh-tas dhe pastaj filluan të luanin së bashku të gjithë.

Të nesërmen babai shkoi bashkë me Enisën në orën e an-glishtes dhe e luti mësuesen që ta lejonte t’u drejtohej me disa fjalë fëmijëve, të prezantonte veten dhe Enisën dhe t’i bisedonin disa gjëra për romët.

Xha Ramadani i për-shëndeti fëmijët me ton gazmor: “Tungjatjeta fëmijë të dashur! Unë jam Ramadani, babai i Enisës. Enisa ka dëshirë të madhe të ndjekë orët e anglishtes për të më-suar më shumë, por edhe për t’u shoqëruar më shumë me fëmijët. Për t’u shoqëruar mes vete, fëmijët duhet patjetër të njihen pak, apo? Ju nuk e njihni Enisën – as ajo s’u njeh juve.

Kur dëgjoi se kush qe ky njeri, Ivani u frikësua shumë – ai mendoi se tash do ta qortonte para të gjithëve.

Page 90: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

88

“Dëshiroj t’ju tregoj diçka më shumë për ne. Unë, Enisa dhe nëna e saj jemi romë. Një pjesë e madhe e romëve lëkurën e trupit e kanë me ngjyrë të errët dhe për shumë gjëra janë njësoj sikurse njerëzit e tjerë. Edhe mes romësh ka të pasur e të varfër, ka njerëz të mirë dhe jo fort të mirë, ka prej atyre që

ndihmojnë dhe prej atyre që vjedhin, ka dhe nga ata që janë mjekë, mësim-dhënës, por për fat të keq ka edhe shumë romë që je-tojnë në kushte të vështira, që janë pa punë, që s’kanë para, prandaj edhe rrojnë në shtëpi të varfra..., disa romë, por edhe disa ma-qedonas e shqiptarë janë

aq të varfër, saqë jetojnë në rrugë dhe, për të siguruar bukën e veshmbathjen, ata duhet t’i lusin të tjerët t’u japin gjësend, ose të kërkojnë nëpër hedhurina. Unë jam mjek dhe dëshiroj t’ju them se është shumë e rëndësishme që të gjithë fëmijët të shkojnë atje ku është pastër e ngrohtë, të hanë ushqim të shëndoshë dhe të shkojnë në shkollë për të mësuar gjëra të rëndësishme për jetën. Të gjithë ne duhet t’i ndihmojmë fëmi-jët e varfër – kush si mundet. Të rriturit mund të ndihmojnë në mënyra të ndryshme, me të holla, me ndihma për ndër-timin e shtëpive, me barna, kurse fëmijët mund të ndihmojnë të tjerët duke iu dhënë lodra e veshmbathje që s’i përdorin, por fëmijët më së shumti mes vete mund të ndihmohen me mësim! Po, po – është shumë e rëndësishme fëmijët të mëso-

jnë sa më shumë që të mund vetë të dinë si të kujdesen për vete e për të tjerët. Prandaj është shumë mirë që një numër gjithnjë e më i madh i fëmijëve romë shkojnë nëpër kopshte, kurse pastaj edhe në shkollë.”

Të gjithë fëmijët e dëgjo-nin me vëmendje xhaxhi Ramadanin. Kur mbaroi, Lejla, një vajzë që rrinte në bankën e fundit, u interesua të dinte përse quhen romë se ajo këtë fjalë këtu e dëgjoi së pari herë.

Xhaxhi Ramadani buzëqeshi dhe iu përgjigj se në gjuhën rome fjala ROM do të thotë “njeri”, se ky është emri i tyre dhe se romët dëshirojnë kështu t’i quajnë edhe të tjerët.

Pastaj babai i Enisës shkoi, kurse Enisa u ndal në orën e anglishtes dhe u ul në bankën e saj. Ivani s’pipëtinte, ndërsa nga fundi i orës i dha Enisës një letër ku kishte shkruar MË FAL. Enisa e lexoi dhe ia shkeli syrin Ivanit.

1

3

4

2

5

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: TREGIM ME FOTOGRAFI – KORNIZË

Page 91: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

89

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: TREGIM ME FOTOGRAFI

 

 

   

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

   

 

 

   

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

   

 

 

   

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Работен лист за учесниците: Приказна во слики 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

   

Page 92: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

90

Çdo fëmijë pavarësisht nga gjinia dhe pritjet e rrethit në lidhje me rolin gjinor të tij/saj, ka të drejtë për ta shprehur veten në mënyrë autentike duke i zhvilluar plotësisht potencialet e veta. Në rast kur ndonjë djalë dëshiron të bëjnë balet ose të luajë me kukulla, apo kur ndonjë vajzë dëshiron të luajë futboll ose me automobila, në qoftë se ndeshet me mosmiratim ose kritikë nga mjedisi, ai/ajo do të ndjehet i/e pa pranuar dhe do të ndërtojë një fotografi negative për veten – sikur diçka të mos jetë në rregull me të. Në qoftë se nuk e ndjek intuitën e brendshme dhe i anashkalon ose heq dorë nga nevojat dhe ndjenjat e veta të sinqerta, ai/ajo mund të bëhet shumë i/e frustruar dhe të zhvillojë forma joadaptuese të sjelljes. Në rast të tillë mundësia që ta ndjejë mjedisin si armiqësor dhe ta merr atë përballë ose në pozitë të mbrojtjes ndaj tij ose të bëhet agresiv është shumë e madhe. Fëmija ndjen se disa sjellje të veta janë të papranuara nga mjedisi, jo vetëm kur ekziston një ndalesë të hapur dhe të shprehur, por edhe kur has në ndonjë mosmiratim ose mospranim më subtil: përbuzje ( p.sh “Burrë grash”, “Burrëresh” (në konotacionin negativ të fjalës)), përçmim(Obobo, të plasën zorrët nga një goditje e vogël”, “Hajde çohu, çfarë burri je ti që qanë për punë aq të vogla”), sugjerim se diçka tjetër është më e mirë (“Hajde pakës të luash edhe me kukullat, shiko ka të reja, mund ti krehësh, ti shëtisësh...”), mos ofrim të ndonjë aktiviteti të caktuar si zgjedhje për gjininë të caktuar (“Hajde tani djem ja ku e keni topin luani futboll, e ju femrat ejani me mua–do të kërcejmë në litar; “Meshkujt le t’i çojnë karriget në dhomën tjetër, kurse vajzat le ti pastrojnë tavolinat”).

Prej edukatorëve/eve pritet të krijojnë kushte që të gjithë fëmijët pavarësisht nga gjinia të marrin pjesë dhe të ndjehen të mirëseardhur dhe të pranuar në të gjitha aktivitetet. Të gjithë fëmijëve duhet t’u jepet mundësia të provojnë çdo gjë që dëshirojnë të bëjnë, e pastaj ato të vendosin vetë pa i shtyre dikush ose pa i ndaluar e pa i përbuzur.

Punëtoria:

PITËR PANI

Fletë pune për pjesëmarrësit: Memorjа –për çdo grup të vogël nga 1 kopje

Tregim me figura: Pitër Pani

Shkumës - 1

Gërshëra – 1 të mëdha

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

²

Page 93: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

91

Shumë është e rëndësishme që në institutin parashkollor fëmijët të mos jenë të eksponuar ndaj modeleve të të dy gjinive që bëjnë lloje të ndryshme aktivitetesh. Kjo mund të arrihet nëpërmjet ikonografisë (fotografi dhe posterë të ndryshëm ku janë të përfaqësuar djem/burra dhe vajza/gra në situata të ndryshme të jetës në mënyrë neutrale në aspektin gjinor), nëpërmjet veprave letrare dhe video materialeve (tregime me figura, filma vizatimor, përralla dhe këngë),nëpërmjet përmbajtjeve që nuk përcjellin porosi stereotipe, nëpërmjet personazheve real (persona nga të dy gjinitë që merren me profesione jostereotipe dhe/ose kanë role jostereotipe në familje).

Mënyra e organizimit të aktiviteteve në institucionin parashkollor – nxitja e çdo fëmije ta provojë veten në të gjitha aktivitetet e ofruara në institucionin parashkollor, ndonjëherë derisa edhe me imponim të rregullave të cilët do të vlejnë për të gjithë (për shembull: orari për aktivitetet sportive gjatë javës: e hënë – gjuajtje penale dhe mbrojtje, e martë – pika ritmike me top, e mërkurë – kërcim në mënyra të ndryshme në litar dhe llastik etj.), poashtu ndihmon që të krijohet një mjedis të liruar nga stereotipet gjinore.

Më e rëndësishmja se të gjitha është që në institucionin parashkollor nga njëra anë duhet të punohet në zhvillimin e pasqyrës pozitive për veten dhe ndërtim të vetëbesimit dhe vetërespektimit të lartë tek secila fëmijë veç e veç, kurse nga ana tjetër të zhvillohet mendimi kritik dhe të krijohet atmosferë ku çdokush do të mund lirshëm ti tregojë mendimet dhe ndjenjat e veta duke mos qenë i vlerësuar dhe i përçmuar. Ky është parakusht që të mund të ekzistojë çfarëdo lloj respektimi dhe pranim dallimesh.

²

1 Aktiviteti Të gjithë pjesëmarrësit rrinë të ulur në rreth dhe edukatorja fillon duke treguar se çfarë ka dëshiruar të bëhet ajo kur ka qenë e vogël. Pastaj, të gjithë fëmijët me radhë tregojnë se çfarë duan të bëhen kur të rriten (me çfarë profesioni duan të merren kur të rriten).

DISKUTIM:

1

2

4

5

6

3

Vallë mund të bëjnë balet edhe djemtë?

Si do i kishte ardhur një djali që dëshiron të luajë diçka kur për atë të gjithë thonë se është për femra?

Si do i kishte ardhur një vajze që dëshiron të luajë diçka kur për atë të gjithë thonë se është për djem?

Vallë ekzistojnë gjëra që janë vetëm për meshkuj ose vetëm për femra?

Vallë ka diçka që djemtë nuk mund ta bëjnë ose vajzat nuk mund ta bëjnë?

Si do të dijë dikush se vallë dëshiron diçka dhe do të ndihet mire duke e bërë po që se nuk e provon?

2 Aktiviteti Të gjithë rrinë të ulur në rreth, kurse edukatorja ua lexon tregimin me figura: Pjetër Pani, duke ua treguar edhe vizatimet përkatëse në të.

Page 94: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

92

3 Aktiviteti Edukatorja vizaton një vijë në dysheme dhe fëmijët një nga një duhet të lëvizin rreth vijës sikur të jenë baletist/ballerina, edhe atë në mënyrën vijuese:

1. me shpinë të drejtuar, duart në bel, këmbët një para tjetrës duke shkelur sëpari në gishta, kurse pastaj në thembra (fëmijët më të vegjël ecin vetëm me këmbët një para tjetrës);

2. me duart në bel, duke i ngritur këmbët lartë në mënyrë të ndryshme, derisa të ulen në gjunjë sikur për të hequr marsh (fëmijët më të vegjël zakonisht marshojnë);

3. lëvizin ashtu sikur që ec kali, kurse duart i mbajnë sikur të mbajnë frerët e kalit;

4. kërcejnë në vend duke i mbledhur dhe hapur këmbët;

5. fëmijët ndahen në çifte dhe njëri/njëra nga çifti qëndron në këmbë kurse tjetri rrotullohet rreth tij/saj dhe

6. kërcejnë nga pika në pikë duke kërcyer njëherë në njërën e pastaj në tjetrën këmbë (fëmijët e vegjël kërcejnë në të dy këmbët).

4 Aktiviteti Të gjithë ndahen në grupe të vogla me përbërje “të përzier” nga aspekti i gjinisë dhe çdo grup merr nga një komplet të prerë paraprakisht prej FP për pjesëmarrësit: Memorja, e i radhitë në disa rreshta të kthyer me fytyrë nga tavolina. Një nga një, çdonjëri hap dy kartela (pa mos e ndërruar vendin e tyre) dhe në qoftë se fotografitë tek kartelat janë çift (paraqesin një profesion të njëjtë, të praktikuar nga mashkulli dhe femra), i heq anësh, kurse nëse fotografitë e hapura nuk janë çift, atëherë përsëri i kthen fotografitë me fytyrë kah masa, e lojën e vazhdon fëmija i radhës derisa nuk çiftëzohen të gjitha kartelat. Loja luhet në atë mënyrë që pjesëmarrësit nga grupi i vogël i ndihmojnë njëri-tjetrit në gjetjen e çiftit të fotografive dhe garojnë me grupet tjera. Fitimtarë është grupi në të cilin do të gjinden më së shpejti të gjithë çiftet.

Page 95: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

93

TREGIM ME FIGURA: PITËR PANI

Babai i Luanit është karateist. Po ai është edhe stërvitës i ka-ratesë dhe ka klub karateje me emrin LUANI, siç quhet edhe djali i tij i vogël. Pra, nga luani – mbreti i kafshëve.

Djalin e madh, vëllanë e Luanit, e ka po kështu karateist. Edhe Luani stërvitet për karate, po disi pa vullnet, me zor, nuk i ushtrohet ky sport, i vjen mërzi. Ai ka më shumë qejf të kërcejë e të rrotullohet, kurse karateja s’ka aq shumë kër-cime e rrotullime – këtu kryesisht tunden krahët e këmbët.

Një ditë Enisa u lavdërua në kopsht se stërvitej në balet dhe se është shumë interesante. Ajo madje edhe demonstroi para shokëve një pjesë të pikës që ushtronte atje – u ngriti majë gishtave me mjeshtëri, bëri ca rro-tullime, tundi duart dhe

disa herë kërceu. Ana, Luani dhe Markoja u ngazëllyen nga lëvizjet e saj.

“Edhe unë dua të ushtroj balet,” – tha Ana, - “do të bëhem si mjellma.” Pastaj filloi t’i hapte krahët e të përfytyronte veten me fund të bardhë të shkurtër.

“Dua edhe unë,” – i shpëtoi fjala Luanit, pastaj u mendua njëherë dhe pyeti: “A i lejojnë djemtë të ushtrojnë balet???”

Ana iu përgjigj me seriozitet të madh se baleti është vetëm për vajza, kurse për djem dihet cilat sporte janë: karateja, futbolli! Madje ajo edhe ia bëri me dije prej përpara se po të luajë balet do ta përqeshin të gjithë!!!

Luani heshti i vrerosur, pastaj u kthye nga Markoja dhe i tha: “Kurrgjë Marko – unë e t’i balet s’mundet.”

Po Markoja e dinte se përderisa ishte në karrocë nuk mund të luante balet, prandaj ia ktheu: “S’do mend Luan që unë me karrocë s’mundem. Si do të rrotullohem e do të kërcej?! – Kurrsesi!”

Një ditë më vonë eduka-torja pyeti kush kishte dëshirë të regjistrohej për balet – në kopsht do të fillonte stërvitja për balet dhe të mërkurave do të kishin nga një orë balet. U paraqitën pothuajse të gjitha vajzat dhe eduka-

torja i shënoi në listë. Ndërkohë Luani po rrinte e po vizaton-te diçka duke u shtirur sikur s’po i dëgjonte.

Kur u bë e mërkurë, të gjitha vajzat e pritën me padurim orën e parë – ato bisedonin mes vete – ah sa kam qejf të bëhem balerinë, pa shihe, shihe si mund të rri majë gishtave, unë do ta blej një fustan që sillet, kurse unë do të blej asi sholla të forta për të qëndruar majë gishtave, kushedi sa e mirë do të jetë mësuesja e baletit... Pasi hëngrën drekë erdhi edukatorja dhe u tregoi se menjëherë do të fillonte ora e ba-letit, pastaj gjithë emocione tha:

“Këta janë mësuesit tuaj të baletit, Vlladoja dhe Mejremi!” Vajzat mbetën të nemitura, kurse disa filluan të qeshnin! Mashkulli për balet! Ku ka kështu!

Përderisa vajzat po qeshnin, Luani kërceu nga karrigia prej gëzimit! Do të thotë paska edhe meshkuj balerinë. “Mësuese, mësuese, a mund të regjistrohem edhe unë?”

Mësuesja u befasua dhe nuk dinte si t’i përgjigjej.

“Nuk e di, hajde t’i ftojmë Vlladon dhe Mejremin të prezanto-hen, të na tregojnë diçka për baletin dhe për punën e tyre, kurse pastaj do ta vendosim.”

Së pari e mori fjalën Vlladoja: “Tungjatjeta fëmijë! Unë quhem Vllado dhe jam balerin. Në balet marrin pjesë edhe meshkuj edhe femra. Në balet meshkujt zakonisht kërcejnë shumë, rrotullohen dhe me hapa të mëdhenj hidhen mbi skenë, por e kanë për detyrë t’i çojnë lart e t’i shoqërojnë vajzat. Për ju kam sjellë disa pamje nga baleti “Don Kishoti” ku unë e kisha rolin kryesor.”

Pastaj u prezantua edhe Mejremi: “Unë jam Mejremi, po kësh-tu balerinë. Ne dy kemi luajtur së bashku në shumë shfaqje baleti. Ja, këtu i kemi edhe fo-tografitë e përbashkë-ta.”

Të gjithë fëmijët u afruan të shihnin, vetëm Markoja ndenji anash duke menduar se ai nuk mund të luajë assesi balet. Ai ndihej i pikëlluar dhe i vetmuar, mirëpo në ato çaste Ana e gëzuar e thirri atë të shkonte të shihte si luanin balet edhe me karrocë invalidësh.

Markoja ngriti kokën dhe shikoi, u gëzua shumë dhe pyeti: “Po a mund të marr pjesë edhe unë?”

Page 96: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

94

Mejremi iu përgjigj se nuk paraqet asnjë problem të regjistro-het edhe ai për balet.

Pasi e kryen paraqitjen e tyre Vlladoja dhe Mejremi, mësuesja i pyeti fëmijët se kush dëshiron të paraqitet për balet, kurse dorën e ngritën disa vajza dhe tre djem: Markoja, Luani dhe një tjetër me emrin Edvin.

Vlladoja propozoi që ta përgatitnin baletin “Pitër Pani”, sepse grupi i tyre kishte edhe djem edhe vajza që dëshirojnë të mësojnë lojën e baletit. Këtë e pranoi menjëherë Mejremi dhe pyeti se kush donte të bëhej Pitër Pani.

Për rolin e Pitër Panit u paraqit Luani, kurse Markoja shtroi pyetjen: “A mund të jem unë Kapiten Kuku – shpesh me Lua-nin bëjmë lojën e shpatave me shkoptha druri, prandaj do ta kemi më lehtë t’i mësojmë rolet.”

Markoja dhe Luani as që dëgjuan më tej se kujt ia caktuan rolet e tjera, ata ishin shumë të lumtur ngaqë do të merrnin pjesë në balet.

Ata ushtruan e u stërvitën disa muaj rresht, kurse pastaj erdhi edhe shfaqja e fundvitit ku ishin të ftu-ar edhe prindërit. Të gjithë prindërit erdhën në shfaq-je dhe mezi pritnin të shih-nin baletin “Pitër Pani”.

Babai i Luanit mezi e bindi veten të vinte. Atij i qe prishur qejfi që i biri në vend se të bëhej karateist, po ushtronte balet!!! Megjithatë ai erdhi, që të mos prekej Luani. Shfaqja filloi, kurse pika e baletit ishte në fund.

Më në fund nisi edhe loja e baletit – prindi i Luanit po shikonte buzëvarur nga skena.

I pari u shfaq Luani me veshje të Pitër Panit – ai hidhej lart, kërcente nga tavolina në krevat, pastaj drejt abazhurit, ai sillej e përdridhej – hapte krahët e tendoste trupin dhe dukej sikur vërtet do të merrte fluturim. Të atit të Luanit fil-loi t’i shtohej interesimi gjithnjë e më shumë. Madje dikur u ngrit nga karrigia për të parë më mirë. Luani kërcente balet jashtëzakonisht bukur. Ai, jo vetëm që i bënte figurat bukur, por i qeshte gjithë trupi. I shkëlqente fytyra nga hareja dhe kënaqësia! Babai asnjëherë nuk e kishte parë të tillë Luanin gjatë stërvitjeve për karateist.

Kur përfundoi baleti babai i Luanit më fort se të gjithë duartrokiste. Ishte edhe ai i gëzuar kur vërejti sa i lumtur dhe sa i kënaqur qe i biri me këtë lojë. Pastaj Luani vrapoi ta përqafonte – babai e mori ngrykë dhe me përkëdheli e mbajti gjatë kohë.

Page 97: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

95

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: MEMORJАРаботен лист за учесниците: Меморија   

   

   

   

Работен лист за учесниците: Меморија   

   

   

   

Работен лист за учесниците: Меморија   

   

   

   

Работен лист за учесниците: Меморија   

   

   

   

Работен лист за учесниците: Меморија   

   

   

   

Работен лист за учесниците: Меморија   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

    

 

   

   

   

    

 

   

   

   

    

 

   

   

   

    

 

   

   

   

    

 

   

   

   

    

 

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

   

Page 98: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

96

Pashka është festë e madhe për krishterët ortodoks. Festes i paraprin periudha prej 40 ditësh agjërim. Agjërimi tek krishterët ortodoks përbëhet nga të përmbajturit prej konsumimit të ushqimit që përmban prodhime shtazore si dhe prej të përmbajturit nga çfarëdo lloj kënaqësie fizike dhe shpirtërore, jetesë me frenim dhe mirësi. Gjatë agjërimit prej fëmijëve nuk pritet që të agjërojnë, por edhe ata duhet të mundohen që të jenë të kujdesshëm, të kujdesen për të afërmit, e tyre të ndihmojnë dhe të mundohen të mos kërkojnë gjëra luksoze për plotësimin e nevojave të tyre, por të jenë të thjeshtë. Në ditën e kremtimit të festës fëmijët zakonisht vishen me rroba të reja dhe sëbashku me prindërit shkojnë mysafir.

Gjatë festimit të Pashkëve, në më shumë familje maqedonase (ngjashëm sikur edhe tek shumica e familjeve shqiptare para Bajramit) përgatitet bakllava dhe përgatitet tryezë të pasur me ushqime të ndryshme. Te dielën pas shkuarjes në kishë, më të rinjtë i vizitojnë të moshuarit në darkë familjare. Ne Pashkë urohen dëshira të bukura për një jetë të gjatë dhe të ndershme përplot me mirësi, shëndet, fat dhe bereqet. Tradicionalisht para festës ngjyrosen vezë të cilët shkëmbehen gjatë vizitave. Fëmijët më së shumti kënaqen gjatë stolisjes së vezëve dhe kuptohet në thyerjen e tyre. Fëmijët në familje i thyen vezët që të shohin se kush e ka vezën më të fortë.

Ekzistojnë përshëndetje tradicionale me të cilat besimtarët krishtere përshëndeten mes vete, por këtu zakonisht sugjerohet të përdoret urimi i festës, kurse ai është Gëzuar Pashkët.

Punëtoria:

PASHKËT

1 Aktiviteti Të gjithë pjesëmarrësit rrinë të ulur në rreth, kurse edukatorja mban në duar një top të vogël për të cilin thotë se është “vezë e zier”, e nxehtë dhe se pasi të jepet shenjë duhet sa më shpejtë t’ia japin njëri tjetrit me radhë që të mos u digjen duart. Edukatorja e fillon dhënien dhe e mat kohën e duhur që “veza” të arrijë përsëri deri tek ajo, kurse pastaj aktiviteti përsëritet edhe disa herë duke u munduar që “veza” të përcillet sa më shpejtë. Pas secilit rreth të përcjelljes së ”vezës” edukatori lajmëron në mënyrë fituese se “veza” është përcjellur për kohë më të shkurtër se hera e kaluar.

Fletë pune për pjesëmarrësit: Vezë – nga 1 kopje për çdonjërin (varësisht moshës dhe aftësive)

Fletë pune për pjesëmarrësit: Rruga e Lepurushit - nga 1 kopje për çdonjërin (varësisht moshës dhe aftësive)

Tregim me figura: Pashkët

Pajisje për të shkruar – nga 1 për çdonjërin

Ngjyra – për çdo grup të vogël nga 1 komplet

Plastelinë – për çdonjërin nga 1 copë

Top (i vogël, i butë) – 1

Lugë (plastike) – 2

MATERIALE

INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

Fëmijëve të moshës së vogël nuk ka nevojë t’u bëhet sqarimi i rëndësisë së festave në nivel religjioz. Përrallat për sakrificë (Bajrami) ose kryqëzim dhe ringjallje (Pashkët) mund të jenë trishtuese dhe të pakuptueshme për fëmijët (si pasojë e mungesës së konceptit për vdekjen), kurse akoma më me rëndësi është që përcaktimi i tyre religjioz dhe edukimi i tyre në frymë të një religjioni të caktuar është zgjedhja dhe e drejta e prindërve dhe poashtu përgjegjësia e tyre. Ashtu siç është i definuar edhe tek sistemi ynë për tema të këtilla nuk ka hapësirë të përpunohen në kopsht ose në shkollë. Kuptohet po që se ndonjë fëmijë shpreh dëshirë të sqarojë diçka më tepër në lidhje me festat duhet t’i lejohet dhe me respekt të plotë tu përgjigjet pyetjeve të fëmijëve në lidhje me gjërat që nuk i kanë të qarta. Pavarësisht nga bindjet e edukatorëve/eve nuk është e preferuar të hyhet në interpretime religjioze, dhe fëmijëve duhet t’u thuhet se për atë mund të flasin me prindërit e tyre dhe bashkë me to të zgjedhin se në çfarë do të besojnë e në çfarë jo.

Ajo që punohet nëpër këto punëtori është tradita e kremtimit të festës me theksim të dokeve, aktivitete ku janë të përfshirë fëmijët dhe vlerat ndaj të cilave shihet tendencë. Veç asaj, theksohen edhe ngjashmëritë tek mënyra e kremtimit të festave dhe të vlerave.

VËREJTJE

Page 99: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

97

3 Aktiviteti Të gjithë fëmijët marrin nga një copë plastelinë prej të cilës duhet të bëjnë një “vezë” të madhe për pashkët. Pastaj pjesëmarrësit ndahen në dy ose tre grupe dhe ndalen në rresht njëri pas tjetrit. Fëmijët e parë të secilit rreshti fitojnë nga një lugë dhe duhet “vezën” që e kanë bërë ta vendosin në të dhe ta dërgojnë, pa ju rënë, në skajin tjetër të hapësirës, ku për secilin grup ka nga një kuti në të cilën duhet të vendoset veza. Pasi ta vendosin në kuti, duhet që sa më shpejtë të kthehen pas te grupi i tyre, t’ia kthejnë lugën e zbrazur fëmijës së parë të rreshtit dhe t‘i thonë: “Gëzuar Pashkët”. Aktiviteti zgjat në të njëjtën mënyrë derisa edhe fëmija i fundit ta dërgojë vezën e vet në kuti. Fitimtar është ai grup i cili i pari do mbarojë i pari me përcjelljen e “vezës”.

4 Aktiviteti Çdo fëmijë merr nga një pjesë të prerë paraprakisht prej FP për pjesëmarrësit :Vezët (në mënyrë të përshtatshme me moshën dhe aftësitë, edukatorja përcakton se kujt cilën pjesë do të ja jep), e së pari duhet t’i bashkojë pikat e vizatuara në vezë, kurse më pas ta ngjyrosë. Pastaj në dy vezët tjera duhet t’i përfundojë larat në gjysmën tjetër të vezës në të njëjtën mënyrë në të cilën janë të vizatuara te gjysma e parë e saj.

5 Aktiviteti Çdonjëri fiton nga një pjesë të prerë paraprakisht prej FP për pjesëmarrës: Rruga e Lepurushit (në mënyrë të përshtatshme me moshën dhe aftësitë, edukatorja përcakton se kujt cilën pjesë do të ja jep), e duhet të gjejë rrugën e lepurit nëpër labirint deri tek shporta me vezë, pas çkahit mundet të ngjyrosen vezët.

DISKUTIM:

1

2

4

5

6

7

3

Si quhet festa që e kremtojnë Ana dhe Marko me familjet e tyre?

Çfarë bëhet zakonisht para festës?

Çfarë bëjnë fëmijët?

Çfarë është e ngjashme tek përgatitjet për festat e mëdha në familjen e Anës dhe Markos, në familjen e Enisës dhe në familjen e Luanit?

Çfarë bëhet gjatë festës?

Çfarë u dhurojnë Ana dhe Marko fëmijëve të lagjes?

Si i urohen Pashkët dikujt që e feston?

2 Aktiviteti Të gjithë rrinë të ulur në rreth, kurse edukatori u lexon tregimin me figura: Pashkët, duke u treguar edhe vizatimet përkatëse në to.

Page 100: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

98

TREGIM ME FIGURA: PASHKËT

Sot në fushën e sportit para ndërtesës erdhën Markoja dhe Ana – të dy të veshur me rroba solemne.

Luani hidhte topin e basketbollit në kosh, kurse Enisa shi-konte një revistë për fëmijë.

Përnjëherë Luani ndërpreu lojën dhe shpejtoi drejt Mar-kos me fjalët: “Ku je ti, Marko? Gjithë ditën po të pres të lu-ajmë basketboll! Prite topin!” dhe ia hodhi topin me forcë.

Markoja thirri i frikësuar: “Mooos! Do ma thyesh vezën në dorë!” dhe sakaq ia hodhi një kokërr vezë të kuqe Enisës duke i thënë: “Mbaje!”, kurse vetë e ndali topin me duar.

Për fat Enisa e kapi vezën pa e thyer!

Luani u habit shumë dhe e pyeti Markon se çfarë iu ka kujtuar të dalë në fushë me vezë në dorë, kurse Ana i sqaroi se ata festonin Pashkët dhe kishin sjellë vezë për fëmijët.

Enisa u interesua të dinte se pse kishin sjellë aq shumë vezë, ndërsa Markoja u përpoq t’i shpjegonte:

“Për festën e Pashkëve të mitë ngjyrosin shumë vezë. Za-konisht me të kuqe, kurse Ana dhe unë pastaj i zbukuro-jmë – u ngjitim figura të ndryshme, po unë kam shumë dëshirë t’i vizatoj dhe t’i shndërroj në personazhet e mia të adhuruara!”. Ana i nxori vezët prej kutisë dhe u dha të gjithëve nga një kokërr, ndërsa Markoja mburrej se vetë i kishte vizatuar zbukurimet – një si Breshka Ninxha, kurse tjetra si Minioni.

Luanit i pëlqeu shumë veza që mori dhe po e sillte para syve për ta parë nga të gjitha anët.

Ana vazhdoi të tregonte se ç’bënin gjatë Pash-këve: “Ndërkaq kur ngri-hemi të dielën, ne cakër-rojmë vezët mes vete për të zgjedhur kështu vezën më të fortë. Haj-de të provojmë edhe ne tani! Merrni të gjithë nga një kokërr vezë dhe të

provojmë kush do të dalë fitues. Ja, unë e Markoja, do t’ju tregojmë si veprohet. Marko, ti mbaje nga poshtë vezën, kurse unë do ta qëlloj nga lart me majoken e vezës sime.

Pastaj anasjellas – veza ime poshtë, ti qëlloje nga lart me tënden.”

Kjo garë e çukitjes së vezëve iu duk shumë interesante Enisës, e cila tha: “Aha, sa festë të bukur vezësh ju paskëshit!!!”

Markoja ia dha një të qeshure sa e pati. Pastaj tha se kjo nuk është festë vezësh, por është festa e Pashkëve dhe shpjegoi se Pashkët janë një kremte kur besimtarët e krishterë shkojnë në kishë dhe urojnë për një jetë plot mirësi dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit, kurse vezët janë shen-jë e lindjes së re, e rritës dhe sukseseve të reja.

Më tej Ana e plotësoi duke thënë se para Pashkëve disa besimtarë agjërojnë, kurse Luani ndërhyri duke përmen-dur se e dinte ç’është agjërimi dhe se ky ishte sikurse ra-mazani, kur gjithë ditën nuk hahet e nuk pihet, por vetëm në mbrëmje.

Po Ana e përmirësoi me fjalët: “Po, edhe ky është agjërim, por më ndryshe – nuk hahen gjëra të kafshëve – pra, as mish, as kole, as djathë...”, kurse Marko-ja shtoi me keqardhje se as qumësht nuk pi-het e as qumësht me çokollatë nuk hahet.

Enisa që e dinte sa qejf e kishte qumështin me çokollatë, u çudit si mund të rrinte pa pijen e tij shumë të dashur, por Markoja i tha se nuk agjërojnë fëmijët, po vetëm të rriturit. Ai tha po kështu se gjatë agjërimit fëmijët, ash-tu sikurse të rriturit duhet të përpiqen të jenë sa më të çiltër, të sillen me dashamirësi ndaj farefisit, t’i ndihmo-jnë ata që janë në nevojë dhe të bëjnë durim.

Në ato çaste ia behën para fushës edhe prindërit e Mar-kos dhe Anës, kurse Enisa e pyeti Anën si t’ua uronin atyre festën e Pashkëve.

Anës iu bë qejfi për këtë pyetje dhe iu përgjigj: “Mund t’u tho-ni ‘Gëzuar festa!’ ose ‘Gëzuar Pashkët!’, ma-qedonisht ‘Sreqen Ve-ligden!’.

Kur u afruan prindërit e Markos e Anës, Luani

ëë

Page 101: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

99

dhe Enisa me një zë bërtitën: “Sreqen Veligden! (maqedo-nisht)

E ëma e Markos dhe e Anës i falënderoi fëmijët për urimet, kurse babai e kapi karrocën e Markos dhe ia rikujtoi se ishte koha të shkonin me Anën për vizitë te gjyshja dhe gjyshi.

Markoja u gëzua shumë dhe tha: “Uaaa, sa shumë i dua Pashkët! Për këtë festë mblidhemi të gjithë kushërinjtë te gjyshi e gjyshja dhe cakërrojmë vezët, kurse pasi hamë

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: VEZË

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: RRUGA E LEPURUSHIT

drekë, ne luajmë e shoqërohem me orë të tëra.”

ndryshohet edhe këtu)

Para se të niseshin Ana e Markoja, u tubuan të gjithë fëmijët dhe fil-loi çokitja e vezëve. Në fund doli më e fortë veza që kishte Enisa.

ëë

Page 102: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

100

Bajrami është një nga festat më të mëdha për personat të cilët i përkasin fesë islame. Festës së Bajramit i paraprin muaji i agjërimit i cili quhet Ramazan. Gjatë kohës së agjërimit besimtarët mysliman përmbahen nga konsumimi i çdo lloj ushqimi dhe lëngjeve gjatë ditës në periudhën prej lindjes së Diellit e deri në perëndim. Pjesa shumë e rëndësishme e agjërimit është të përmbajturit shpirtërisht nga sjelljet jokorekte, zemërimi, urrejtja dhe të gjithë personat që agjërojnë këtë periudhë duhet të mundohen të kultivojnë vlera të larta morale– dashuri, mirësi, respekt, thjeshtësi. Veçanërisht është me rëndësi pjesa e ndihmës që duhet t’u ofrohet personave më të varfër dhe prej atyre që agjërojnë pritet që njërën pjesë nga ushqimi i tyre t’ua japin më të varfërve ose të japin para me të cilat ato do i sigurojnë gjërat e nevojshme.

Fëmijët e vegjël që të rriten shëndoshë dhe të zhvillohen kanë nevoja specifike për ushqim të patjetërsueshëm. Prej tyre nuk pritet që të agjërojnë, mirëpo rregullat për thjeshtësi dhe përmbajtje në sjellje vlejnë edhe për to.

Edhe tek familjet që i përkasin fesë krishtere edhe tek ato të fesë myslimanë festat e mëdha fetare kremtohen pas periudhës së agjerimit, kurse vetë festa shënohet me një tryezë më të pasur.

Para festës fëmijëve zakonisht u blihen rroba të reja, kurse gjatë festës ata bashkë me familjet e tyre shkojnë tek fqinjët, miqtë dhe familjarët më të vjetër për t’ua uruar festën. Nikoqirët zakonisht u japin sheqerka dhe para, kurse pothuajse tek të gjitha shtëpitë përgatitet bakllava me të cilën nderohen mysafirët.

Ekzistojnë shumë ngjashmëri gjatë kremtimit të festave të mëdha fetare në R. e Maqedonisë. Ato më së shpeshti janë tipike për ndonjë rajon të caktuar dhe edukatorët mund ti hulumtojnë dhe t’ua prezantojnë fëmijëve gjatë punimit të kësaj përmbajtjeje. Ajo që është karakteristikë e përgjithshme e përbashkët është se përgatitet tryezë të pasur, shpesh edhe tek familjet krishtere edhe tek familjet myslimane përgatitet bakllava dhe sarma, fëmijët vishen me rroba të reja dhe marrin dhurata të ndryshme (sheqerka për Bajram dhe Krishtlindje, vezë dhe para për Shën Gjergj, etj.) dhe vizitohet objekti fetar.

Punëtoria:

BAJRAMIFletë pune për pjesëmarrësit: Numri dhe ngjyra e bakllavave – nga 1 kopje për çdonjërin

Fletë pune për pjesëmarrësit: Bakllavа – nga 1 kopje për çdonjërin

Fletë pune për pjesëmarrësit: Shtresë bakllave – nga 1 kopje për çdonjërin

Tregim me figura: Bajrami

Fletë – nga një gjysme për çdonjërin

Pajisje për të shkruar – nga një për çdonjërin

Ngjyra – nga 1 komplet për çdo grup të vogël

Ngjyra temperë (e verdhë, e kuqe, e kaltër) – prej çdo ngjyrë nga 1 tubë

Gërshëra – 1 të mëdha

Pjata të vogla plastike– për çdo grup të vogël nga 3

Letër tualeti – 1

Kuti – 1

Patate- vulë (të prerë për gjysmë dhe secila gjysmë e gërryer në formë të rombit) – nga 1 për çdo çift

MATERIALE

INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

Kjo punëtori sugjerohet të punohet në periudhën gjatë festës së Bajramit që fëmijët të mund të fitojnë informata më autentike për festën. Te grupi mund të ftohen edhe persona të cilët e festojnë Bajramin që të mund t’u përgjigjen pyetjeve të fëmijëve , kurse në qoftë se ka fëmijë të fesë myslimane në atë objekt që e festojnë këtë festë, është mirë që së bashku ta kremtojnë festën në mënyrë që paraprakisht të jenë konsultuar me edukatorët.

VËREJTJE

Page 103: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

101

1 Aktiviteti Pjesëmarrësit qëndrojnë në rreth dhe edukatorja i pyet vallë dinë se çka është bakllava, kurse në qoftë se nuk e dinë ata u sqaron ajo vetë. Pastaj i pyet vallë mund ta bëjnë formën e bakllavasë me gishtat e tyre, dhe pasiqë u jep pakës kohë që ta provojnë e demonstron edhe ajo vetë (si në fotografinë më poshtë)

Pastaj pyet se si mund ta bëjnë bakllavanë dy fëmijë duke u kapur për dore dhe pasi që të japë pak kohë që ta provojnë, u tregon – kapet për dore me një fëmijë dhe i hapin duart duke e formuar formën e rombit.

Pastaj thotë se kur çdonjëri formon vetë “bakllava” me duart e veta – ajo është “bakllava e vogël”, kurse kur atë e formojnë dy veta – ajo është “bakllava e madhe” dhe se kur ajo do të thotë “Bakllava e vogël!” të gjithë fëmijët duhet të bëjnë “bakllava” me duart e veta, kurse kur të thotë “Bakllava e madhe!” të gjithë duhet të bëjnë “bakllava” të madhe me partnerin e tyre. Udhëzimet jepen në mënyrë alternative njëra pas tjetrës, duke e shpejtuar tempon ashtu që loja të bëhet më argëtuese.

3 Aktiviteti Të gjithë ndahen në grupe të vogla dhe çdonjëri tërheq nga një pjesë të prerë paraprakisht prej FP për pjesëmarrësit: Numri dhe ngjyra e bakllavave dhe varësisht nga ajo se sa “bakllava” ka në të, në po atë numër dhe në po atë ngjyrë duhet të bëj vula me patate-vulën dhe me temperët me ngjyrë në gjysmën e fletës.

Pastaj të gjithë ndalen në rreth duke i mbajtur vizatimet e tyre, e edukatorja thrret numra dhe ngjyra të “bakllavasë” (p.sh: „Më hahet, Më hahet... tre bakllava të kuqe!“). Atëherë fëmijët që e kanë atë numër dhe atë ngjyrë “bakllaveje” duhet të bëjnë një hap para nga mesi i rrethit dhe të thonë me zë të lartë: “Me fat Bajramin!”

DISKUTIM:

1

2

4

5

6

7

3

Si quhet festa që e kremtojnë Luani dhe familja e tij?

Çfarë bëhet zakonisht para festës?

Çfarë bëjnë fëmijët?

Çfarë është e ngjashme gjatë përgatitjes së festave të mëdha në familjet e Anës dhe Markos, familjen e Enisës dhe familjen e Luanit?

Çfarë bëhet gjatë festës?

Çfarë është e ngjashme tek ushqimi gjatë festës në familjen e Anës dhe Markos dhe familjes së Luanit?

Si i urohet Bajrami dikujt që e feston?

2 Aktiviteti Të gjithë rrinë të ulur në rreth, kurse edukatorja u lexon tregimin me figura: Bajrami, duke u treguar edhe vizatimet përkatëse në të.

Page 104: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

102

4 Aktiviteti Të gjithë vazhdojnë të punojnë në grupet e vogla të formuara paraprakisht dhe çdonjëri fiton nga një pjesë të prerë paraprakisht prej FP për pjesëmarrësit: Bakllava (në mënyrë të përshtatshme me moshën dhe aftësitë, edukatorja përcakton se kujt cilën pjesë do të ja jep), e në figurën e plotë të vizatuar i ngjyros vetëm format e “bakllavasë”, e në dy të tjerat – i bashkon pikat në vijë për të fituar “bakllava”

5 Aktiviteti Çdonjëri fiton nga një pjesë të prerë paraprakisht prej FP për pjesëmarrës: Shtresë për bakllava, por së pari duhet të gjej një partner me të cilin ka madhësi të njëjte të “shtresës”, e të dytë së bashku duhet të merren vesh se në cilën ngjyrë do t’i ngjyrosin dhe të veprojnë ashtu. Pastaj secili çift pret në copëza të imta letër tualeti (“arra”), të cilën e vendos në njërën “shtresë”, dhe e mbulon me “shtresën” tjetër. Në fund, të gjithë “bakllavatë” radhitën në një kuti të madhe të kartonit (“tepsi”) e cila vendoset në një në vend të dukshëm.

Page 105: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

103

TREGIM ME FIGURA: BAJRAMI

Sot fusha e sportit ishte më e qetë se zakonisht. Luani nuk doli fare te shokët, kurse në banesën e tij që nga mëngjesi vetëm vinin e shkonin njerëz. Të gjithë ishin të veshur bukur dhe të buzëqeshur.

Kushedi çfarë ka ndodhur, menduan fëmijët.

Vetëm kur u bë pasdite Luani doli nga banesa së bashku me prindërit dhe duke mbajtur qese në duar. Fëmijët kur e panë vrapuan menjëherë dhe e pyetën se ku po shkon-te. Ndërkohë prindërit e tij u ndalën dhe u treguan fëmi-jëve se ishin nisur t’u çonin për Bajram pak ushqime e veshmbathje familjeve në nevojë.

Ana s’kishte dëgjuar çfarë është Bajrami dhe kërkoi t’ia shpjegonin, kurse Markoja u nxitua të lavdërohej se e dinte, ndaj tha se Bajrami ishte ai xhaxhi që vinte ta ko-siste barin në park.

E ëma e Luanin vuri buzën në gaz dhe tha se ai njeriu vërtet e ka emrin Bajram. Pastaj ajo u tha fëmijëve që të prisnin pak derisa të çonin ushqimet e veshmbathjen se pastaj do të bisedonin më shumë për këtë festë.

Pas një kohe ata u kthy-en dhe u ulën te tavoli-na. Menjëherë i rrethuan fëmijët, kurse babai i Luanit nisi t’u tregonte: “Bajrami është një festë që kremtohet për çdo vjet. Para kësaj feste është muaji Ramazan, koha kur agjërojnë pjesa

më e madhe e myslimanëve.”

Sa e dëgjoi këtë gjë, Markoja tha: “Aha, e di këtë – atëherë kur nuk hahet asgjë që është prej kafshëve – as sallami, as kaçkavalli, as qumështi, as çokollata me qumësht. Nëna e Luanit nuk u pajtua me këtë, ajo tha: “Po, ky është agjërim, por në atë mënyrë agjërohet para Pashkëve ose para Kërshëndellave, kurse ata që festojnë Bajramin ag-jërojnë a mbanë ramazan duke mos ngrënë e duke mos pirë asgjë gjithë ditën. Ata hanë e pinë vetëm gjatë natës, pasi perëndon dielli e deri në mëngjes para se të agojë.”

Enisa u mahnit nga kjo dhe pyeti: “Ububu, si mund të rrijë Luani gjithë ditën pa ngrënë e pa pirë gjë!”

Babai i Luanit tregoi se fëmijët nuk agjërojnë, por vetëm të rriturit, kurse nëna e Luanit përmendi çfarë bëjnë fëmijët. Ajo rrëfeu se në muajin e agjërimit edhe fëmijët sikundër të rrit-urit duhet të përpiqen të bëjnë vetëm punë të mira, të ndihmojnë, të jenë të sinqertë, të bëjnë durim ... dhe shtoi: “Ditën e Bajramit fëmijët veshin rroba të reja dhe së bashku me familjarët shkojnë për vizitë te të moshuarit. Atje i gostitin me bakllava.”

Ana u mallëngjye dhe tha: “Aaah, sa shumë e dua bakllavanë! Gjyshja ime bën bakllava gjith-monë për Krishtlindje!”, kurse e ëma e Luanit u tregoi se edhe ajo më parë ka bërë baklla-va – ka blerë petët dhe mbi to ka hedhur arra e gjalpë, kurse pastaj e ka pjekur në furrë dhe i ka hedhur sherbetin.

Pasi rikujtoi atë kohë, babai i Luanit tha: “Pikërisht ashtu, gjithë shtëpia mbushej me erë bakllavaje. Sivjet ne blemë nga ëmbëltorja, po ishte shumë e lezetshme.”

Pastaj u kthye nga vendi ku mendonte se ndodhet i biri dhe tha: “Luan, haj të lutem, shko në shtëpi e na sill bakl-lava për shokët e tu”, por Luani nuk qe aty. Babai u habit dhe filloi të thërriste: “Luan, Luan – ku je?”

Atëherë fëmijët filluan ta kërkonin me sy ku kishte shkuar dhe e vunë re që ishte ulur nën një pemë dhe po i numëronte të hollat.

Page 106: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

104

“Pesëdhjetë e pesë, gjashtëdhjetë e... ohoho edhe pesëdh-jetë...”

E para e pikasi Enisa si numëronte paratë dhe e pyeti: “Ku i more ato të holla, Luan?”

Po Luani pa e ndarë shikimin nga të hollat iu përgjigj se ato ia kanë dhënë kur ka shkuar në vizitë për Bajram dhe duke ia treguar xhepin i tha: “Pa shihe sa kam mbledhur – edhe shumë kohë duhet t’i numëroj.”

Markoja u interesua se a do të blinte diçka me ato të holla, kurse Luani pohoi duke thënë: “Po, do të blej – një pjesë prej tyre do ta ndaj për fëmijët që kanë nevojë për gjëra të rëndësishme dhe s’kanë para t’i blejnë, kurse me një pjesë do të blej një top basketbolli, se e dini që ai i Markos

u shpua – apo, ne duhet të përgatitemi për garat në basketboll.”

Ndërkohë Ana iu qas Lu-anit për t’i numëruar shpejt e shpejt të hollat dhe sa më vrik t’u sillte bakllava.

Sapo i numëroi paratë, Luani shkoi pas bakllavasë, kurse Ana i pyeti prindërit e tij: “Më thoni si urohet Bajrami, çfarë t’i themi Luanit tash kur ta sjellë bakllavanë?”

Babai i Luanit buzëqeshi dhe iu përgjigj: “Sa mirë që të ra ndërmend kjo gjë. Ju mund ta uroni duke i thënë ‘Gëzuar festa!’ ose ‘Me fat Bajrami!’.

Pas një copë here Luani u kthye me një sahan me baklla-va dhe tre pirunë, kurse të gjithë fëmijët me ton solemn i thanë: “Me fat Bajrami!”.

Luani i falënderoi ngrohtësisht: “Fale-minderit! Tani urdhëroni të hani!”, dhe ua shtroi para bakllavanë.

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: NUMRI DHE NGJYRA E BAKLLAVAVE

Page 107: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

105

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: BAKLLAVА

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: SHTRESË BAKLLAVE

Page 108: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

106

Një prej festave më të rëndësishme për Romët është dita e Shën Gjergjit.Këtë festë e kremtojnë Romët nga të gjitha fetë. Dita e Shën Gjergjit është festë ku kremtohet ardhja e stinës së verës dhe kohës së nxehtë e cila me vete sjell një cikël të ri të rritjes në natyrë. Të rinjtë mbledhin lule të ndryshme nga të cilat thurin kurora që i vendojnë në kokë apo me ato i stolisin shtëpitë. Ne ditën e Shën Gjergjit zakonisht praktikohet edhe larja në lum kur njerëzit shkojnë tek lumi më i afërt dhe lagen me ujë. Shumica e Romëve para kësaj feste bëjnë pastrim të thellë të shtëpisë dhe të gjitha gjërave në të.

Edhe kësaj feste, më parë në të kaluarën i ka paraprirë agjërimi (tani ajo ndodh jashtëzakonisht rrallë), Në ditën e festës të gjithë vishen me rroba të reja apo të pastërta dhe patjetër hahet mish. Familjet të cilët kanë mundësi të përgatisin tryezë më të pasur, një pjesë të mishit duhet t’ua japin familjeve të varfra.

Festa kremtohet me shkuarje në gosti si dhe me ahengje të mëdha nëpër lagjet me muzikë dhe me valle. Përshëndetja tradicionale për ditën e Shën Gjergjit është Bahtallo Gerdelezi dhe ka domethënien Gëzuar Shën Gjergjin.

Punëtoria:

SHËNGJERGJI

Fletë pune për edukatorin: Rritje të luleve – 1 kopje

Fletë pune për pjesëmarrësit: Lule – nga 1 pjesë për çdonjërin (varësisht prej moshës dhe aftësive)

Tregim me figura: Shëngjergji

Letër е madhe– për çdo grup të vogël nga 1 fletë

Letër me ngjyrë (të verdhë, të kuqe, të gjelbër, të kaltër) – nga 1 prej secilës ngjyre

Ngjyra (të verdhë, të kuqe, të gjelbër, të kaltër) – numër të balancuar prej secilës ngjyre; nga një ngjyrë për secilin

Ngjyra (e gjelbër, ngjyrë kafeje) – nga 1 prej secilës ngjyrë

Ngjyra temperë (e kaltër, e kuqe, e verdhë, pembe) – nga 1 prej çdo ngjyre

Shirit ngjitës – 1

Gërshëra – nga 1 të vogël për çdonjërin dhe 1 të mëdha

Shpues – 1

Fill (fije leshi) – 1

Pjata plastike –për çdo grup të vogël nga 3

Shishe të plastikës – për gjysmën e grupeve të vogla nga 3 shishe të mëdha, kurse për gjysmën tjetër e grupeve të vogla nga 3 të vegjël

Fysht për pije – për çdo grup të vogël nga 2

Kuti kartoni – për çdo grup të vogël nga 1

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

1 Aktiviteti Ky aktivitet është „fantazi e udhëhequr”, e cila i udhëheq fëmijët nëpër procesin e rritjes së lules. Fëmijët i ndjekin instrukcionet në atë mënyrë që mundohen të hynë në rol të farës së lules e cila transformohet në lule, kurse ata njëkohësisht duhet ta tregojnë edhe atë që e mendojnë në atë çast. Gjatë realizimit të aktivitetit edukatori e lexon ngadalë dhe me pushime të shkurtëra tekstin prej FP për të: Rritja e lules

Pas përfundimit të tekstit, edukatori heshtë pak, e pastaj thotë: “Tani çdokush të tregojë çfarë lule ishte pak më herët dhe kush është tani – ta tregojë emrin. Shembull: ‘Unë isha tulipan, kurse tani jam (emrin e fëmijës)’!”.

Page 109: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

107

3 Aktiviteti Fëmijët ndahen në grupe të vogla, dhe gjysma e tyre fitojnë nga një fletë të madhe letre në të cilën paraprakisht janë të vizatuar kërcej prej luleve me ngjyrë të gjelbër, tre pjata me pak ngjyrë temperë, (të kaltër, të kuqe, të verdhë) dhe tre shishe të mëdha të plastikës - për çdo ngjyrë nga një. Çdo fëmijë duhet të bëjë disa lule në mënyrë që do ta „ngjyejë“ pjesën e poshtme të shishes në ngjyrë dhe do të lë gjurmë nga ajo në ndonjërin prej kërcejve.

Gjysma tjetër e grupeve fiton nga një fletë të madhe letre ku paraprakisht me ngjyrë të kafet është e vizatuar një degë e gjatë me disa degëza të vogla, tre pjata me ngjyrë të pemtë dhe tre shishe të vogla të plastikës. Çdo fëmijë duhet të bëjë disa lule në mënyrë që do e „ngjyej“ pjesën e poshtme të shishes në ngjyrë dhe do të lë gjurmë nga ajo në ndonjë nga degët.

Posterat e bëra në këtë mënyrë do të thahen dhe varen në ndonjë mur të këndit për argëtim dhe ato duhet të paraqesin shtëpi të stolisur me lule për ditën e Shën Gjergjit.

4 Aktiviteti Të gjithë rrinë në grupet e formuara paraprakisht. Paraprakisht katër fletë letre me ngjyrë (të verdhë, të kuqe, që gjelbër, të kaltër) janë të prera në numër të balancuar të fletëve të vogla prej çdo ngjyre ( numri i përgjithshëm i fletëve të vogla është i barabartë me numrin e total të pjesëmarrësve) dhe janë të vendosura në kuti të posaçme sipas ngjyrës. Nga një përfaqësues prej çdo grupi sipas zgjedhjes së rastësishme zgjedh një nga tubet me letra në ngjyrë, e çdonjëri prej anëtareve të grupit të tij fletën e vogël me ngjyrë e ngjet në ndonjë vend të dukshëm te vetja. Pastaj çdonjëri fiton nga një pjesë të prerë paraprakisht nga FP për pjesëmarrësit: Lulet (në mënyrë të përshtatshme me moshën dhe aftësitë, edukatori përcakton se kujt cilën pjesë do të ja jep) dhe e pret lulen sipas vijave të saja të jashtme ose sipas vijës së rrethit, e pastaj e ngjyros në atë ngjyrë në të cilën e ka fletën të cilën e ka ngjitur në vete paraprakisht.

Pasi që të mbarojnë, edukatori me zgjedhje të rastësishme vendos se cili grup do të jetë i pari dhe fëmijët nga ai grup duhet ta lirojnë hapësirën për një kohë të shkurtër derisa edukatori në pjesët e ndryshme të hapësirës ti fsheh lulet që i kanë bërë ato. Pastaj e theret grupin dhe fëmijët duhet t’i gjejnë lulet e fshehura dhe t’i vendosin në kutinë me ngjyrë të njëjtë si ajo e tyre. Në fund të gjithë nga grupi duhet të renditen në rresht para kutisë dhe të thonë: “Bahtallo Herdelezi”, kurse edukatori e mat kohën e duhur për ta mbaruar aktivitetin. Pastaj veprimi përsëritet me të gjitha grupet, kurse fitimtar është grupi i cili i ka gjetur lulet për kohën më të shkurtë.

5 Aktiviteti Të gjithë mbeten të punojnë në grupet e formuara paraprakisht. Çdo grup i merr lulet e veta të prera paraprakisht, dy fyshta plastike për pije, gërshëra dhe një copë më të gjatë filli. Edukatori sëpari me shpues hap nga një vrimë tek secila lule, kurse fëmijët duhet ta prejnë fyshtin në pjesë më të vogla (2 cm gjatësi). Pastaj çdo grup var në fill në mënyrë të barabarte nga një lule dhe nga një pjesë të fyshtit derisa t’i varë të gjitha lulet.

Pasi që të mbarojnë, edukatori mund të ju hedh pak dezodorans të gjitha kurorave dhe bashkë me fëmijët t’i var në vende të ndryshme të hapësirës (përreth dhe në derë, rreth dritareve, ne muret) duke simbolizuar stolisjen e shtëpive gjatë festës së Shën Gjergjit.

DISKUTIM:

1

2

4

5

6

3

Si quhet festa që e kremtojnë Enisa, Esma dhe familja e tyre?

Çfarë bëhet zakonisht para festës?

Çfarë është e ngjashme në përgatitjen dhe kremtimin e festave të mëdha në familjen e Anës dhe Markos, familjen e Luanit e të Esmës?

Çfarë bëhet gjatë festës?

Çfarë bëjnë fëmijët dhe të rinjtë?

Si i urohet Dita e Shën Gjergjit dikujt që e feston?

2 Aktiviteti Të gjithë rrinë të ulur në rreth, kurse edukatori u lexon tregimin me fotografi: Shën Gjergji, duke u treguar edhe fotografitë përkatëse në të.

Page 110: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

108

FLETË PUNE PËR EDUKATORIN: RRITJA E LULEVE

Vallë e dini se si rriten lulet? Tani, çdonjëri prej jush do të jetë fara e lules, kurse

dyshemeja, oborri ku ju do të rriteni. Shtrihuni në dysheme dhe kërrusuni më së

shumti që mundeni... Pikërisht ashtu siç është fara në cipën e vetë.... Cipa është

e fortë dhe ju mban fuqishëm... Por, tanimë ka rënë pakës vesë, ka filluar të dalë

dielli dhe cipa ka filluar të zbutet... Tani mund të lëvizim pothuajse shumë pak...

Ndjeheni se si rritet lulja... Dalë-ngadalë rritet kërcelli... Tani mund të uleni në

gjunjë dhe të drejtoheni ngadalë... Tani del një gjeth, zgjateni njërën dorë... Tani

gjethi tjetër, zgjateni dorën tjetër... Kërcelli rritet edhe më tutje... Paraqitet sythi,

ngriteni kokën ngadalë... Tani sythi hapet bukur dhe ngadalë dhe lulëzon...Çdo

lule rritet me shpejtësinë e vet ... Ja, dalë-ngadalë lulëzuan të gjitha lulet... dhe

oborri është përplot me lule me erë të këndshme… Të gjithë ju jeni lule të bukura

me erë të këndshme…Çdonjëri prej jush është i vetëm dhe i papërsëritur...

Drejtohuni tërësisht... Ndjeni si ju ngroh dielli... Si ju përkëdhel butë koha e qetë...

Merrni frymë thellë dhe kënaquni në këtë oborr të mrekullueshëm...

Page 111: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

109

TREGIM ME FIGURA: SHËNGJERGJI

Moti tashmë u ngroh dhe fëmijët e shoqërisë MELA filluan të vishnin bluza krahëshkurtra. Po bleronte bari, pemët lulëzonin dhe dielli po merrte forcë shkëlqimi. Dalën-gadalë po vinte behari dhe fëmijët po gëzoheshin që do të dilnin të rrinin përjashta më gjatë e të luanin te livadhi i gjelbër pas ndërtesës. Livadhi ishte mbushur me lulesh-qerra dhe fëmijët vendosën që së bashku të bënin kurora me lule – Ana deshi të bënte një për në kokë, Markoja për ta stolisur karrocën, kurse Luani mblidhte lule pa prajtur dhe vraponte nëpër livadh për t’i këputur ato që kishin çelur më shumë.

Atë ditë kishte një gjallëri të madhe në lagjen e shoqërisë MELA. Buçiste muzika dhe rrugët vlonin nga të rinjtë e veshur solemnisht që po shkonin drejt lumit. Midis tyre Luani vërejti Enisën me një kushërirë të saj dhe e thirri: “Enisë, Enisë, ku po shkon? Eja te ne – do të bëjmë stoli me lule! Shiko sa shumë luleshqerra ka livadhi! – dhe bëri me dorë drejt livadhit.

Enisa kur e dëgjoi Luanin, u mor vesh diçka me kushërirën dhe u nis drejt fëmijëve për t’i përshëndetur.

Markoja u befasua kur pa se edhe ajo kishte vënë një kurorëz me lule dhe e pyeti për ku është nisur ashtu e rregulluar dhe e stolisur me lule. Enisa iu përgjigj se sot së bashku me shumë fëmijë e të rinj do të shkojnë te lumi afër sta-

cionit hekurudhor për t’u larë.

Luani e pyeti me çudi: “Përse në lumë – a s’keni ujë sot? Eja te ne, kemi ujë sa të duash!”

Enisa buzëqeshi dhe tregoi se ka disa ditë që kanë bërë pastërti në shtëpi pa ndërprerë – se kanë larë e kanë pastruar çdo gjë, edhe qilimat, edhe dyshemetë, madje edhe muret e dhomave dhe, kuptohet, edhe teshat.

Po Luani ende nuk e kishte krejt të qartë dhe pyeti: “Dhe kështu e harxhuat krejt ujin dhe tani s’ke me se të la-hesh?”

Ndërkohë te fëmijët e shoqërisë MELA ia mbërrini kushërira e Enisës, Esma, e cila i tha Enisën se duhej të nxitonin sepse pasi të shkonin te lumi, ata duhej t’i vizitonin gjyshin e gjyshen. Në këtë rast Luani iu kthye Esmës dhe e pyeti: “Ama ju lutem ma thoni se pse shkoni te lumi, madje kështu të stolisura me lule. A mos është sot ndonjë festë e ujit?”

Esma vuri buzën në gaz dhe tregoi:

“Tungjatjeta fëmijë! Unë jam Esma, kushërira e Enisës. Sot është festë e madhe për ne romët, është Herdelezi ose Shëngjergji – dita më e shënuar. Ne sot kremtojmë përfundimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës duke iu gëzuar çdo gjëje të re që ka lindur, ne i gëzohemi jetës. Para kësaj ne përgatitemi për festë duke pastruar shtëpinë, duke veshur rroba të pastra e të reja dhe duke shkuar vetë te lumi për t’u lagur pak me ujë e për të qenë të pastër.”

Enisa shtoi: “Nuk marrim me vete shampo e sapun për t’u larë!!! Po vetëm pak e lagim fytyrën si adet për festën.”

Ndërkaq Markoja dëshi-ronte të dinte përse ishin zbukuruar me aq shumë lule, kurse Eni-sa ia shpjegoi se lulet dhe degët e lulëzuara të pemëve i sjell vetëm pranvera dhe se me këtë festë shënohet fil-limi i ngrohjes së motit, i kohës kur zgjohet natyra dhe vjen lindja e re, prandaj zbukurohen me lule.

Luani vetëm po qeshej – ai i donte shumë lulet dhe i gufoi zemra kur kuptoi se paskësh një festë që kremtohet me aq shumë lule. Ai me

Page 112: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

110

gjithë zemër kishte dëshirë t’ua uronte festën dhe u tha: “E gëzofshi festën, Esma dhe Enisa! A po na tregoni si uro-het në gjuhën rome?”

Enisa dhe Esma falënderuan dhe u përgjigjën: “Bahtalo Herdelezi!”

Ana i dëgjoi me vëmendje dhe kur mbaruan i pyeti a mund ta mësonin edhe atë si të thurte një kurorëz aq të bukur me lule. Por Esma po ngutej se krejt shoqëria e saj tashmë ishte nisur drejt lumit, po i premtoi se sapo të kthehen prej atje, do t’i tregonte si bëhen kurorëzat.

Luani, Ana dhe Markoja u përshëndetën me Enisën dhe kushërirën e saj dhe vazhduan të mblidhnin lule. Pas një kohe pranë tyre kaluan nëna dhe babai i Enisës me qese të mbushura.

Fëmijët e shoqërisë MELA vrapuan me gëzim drejt tyre dhe i uruan njëzëri: “Bahtalo Herdelezi!”, kurse prindërit e Enisën i falënderuan. Pastaj Markoja me shqetësim u tha se duhej të nxitoheshin pasi tashmë gjithë të tjerët kishin arritur te lumi, mirëpo xhaxhi Ramadani u tha se qenë ni-

sur te do të afërm për t’u çuar pak mish e bakllava, mbasi për Herdelez (Shëngjergj) ushqimi duhet ndahet me ata që nuk janë në gjendje ta blejnë vetë.

Fëmijët u ndanë edhe nga prindërit e Enisës. Pas pak u kthyen Eni-sa dhe Esma dhe së bashku me fëmijët e shoqërisë MELA fillu-an të thurnin kurorëza me lule. Ndërkohë atje te vendparkimi ush-toi muzika popullore rome, kurse shumë të rinj hidhnin valle e po argëtoheshin.

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: LULE

Page 113: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

111

Page 114: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

112

Republika e Maqedonisë është tokë multikulturore dhe multietnike. Në të jetojnë më shumë bashkësi etnike (Maqedonas, Shqiptarë, Romë, Turq, Serbë, Boshnjakë dhe të tjerë),mes së cilave ekzistojnë dallime të përcaktuara me përkatësinë e tyre etnike/kulturore, por edhe shumë ngjashmëri.

Duke e marrë parasysh se të gjithë popujt që jetojnë nëpër këto hapësira kanë qenë një kohë të gjatë nën ndikimin e kulturës turke, ushqimet që gatuhen në mënyrë tradicionale në familjet që u takojnë popujve të ndryshëm janë një variacion të ushqimit që shumë shpesh prejardhjen e kanë nga kuzhina turke. E ngjashme është edhe me pijet tradicionale, siç janë boza, kafja, çaji.

Në gjuhët e popujve që jetojnë në tokën tonë hasen edhe shumë turqizma–fjalë që përdoren në bisedat e përditshme, kurse kanë prejardhje nga gjuha turke.

Prandaj, shumë është me rëndësi që fëmijët, që nga mosha më e hershme, të njoftohen me specifikat e kulturës turke, por edhe të mësojnë për ngjashmëritë mes kulturës së tyre dhe kulturave të bashkësive tjera etnike që jetojnë në tokën tonë, mes së cilave është edhe ajo turke. Kjo do të shërbejë për zhvillimin e kompetencave tek fëmijët për jetesë në shoqëri multikulturore.

Punëtoria:

LOJA ME HIJE

Fletë pune për pjesëmarrësit: Sarma–për çdo grup të vogël nga 1 ekzemplar

Fletë pune për pjesëmarrësit: Sultjash dhe bozë –për çdo grup të vogël nga 1 pjesë

Tregim me figura: Loja me hije

Letër– disa

Letër(të vjetër) –disa

Letër tualeti – 1

Ngjyra(të kafet) – për çdo grup të vogël nga disa

Shirit ngjitës– 1

Ngjitës të lëngët– për çdo grup të vogël nga 1

Gërshëra– 1 të mëdha

Karton(madhësi А4) –për çdo grup të vogël nga 1

Oriz –pak për çdo grup të vogël

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

Page 115: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

113

1 Aktiviteti Në disa vende në dysheme ngjiten „ishuj“ me madhësi të ndryshme (fleta nga letra të vjetra të ngjitura mes vete). Edukatori fillon në mënyrë të vazhdueshme të prodhojë një lloj rrahje ose trokitje njëkohësisht duke e thënë fjalën: „deniz“ („det“, në turqisht), kurse të gjithë pjesëmarrësit njëashtu në mënyrë të vazhdueshme e përsërisin atë lëvizje dhe fjalë ashtu që lëvizin lirshëm rreth „ishujve“. Për një moment, edukatori thërret zëshëm: „ada“ („ishull“, në turqisht) dhe atëherë çdokush menjëherë zëshëm e thotë atë fjalë dhe ndalet në ndonjërin nga „ishujt“.

Aktiviteti përsëritet disa herë, kurse secilën herë prodhohet një lloj i ri rrahjeje ose trokitjeje (p.sh., rrahje me duar, trokitje në prepone, rrahje në faqet, trokitje me këmbët, rrahje në bark...).Pas secilit qëndrim tek „ishujt“, tërhiqet një prej tyre duke kërkuar që pjesëmarrësit në herën tjetër të bashkëpunojnë dhe të ndalen sëbashku në ato „ishujt“ që mbesin. Në fund të aktivitetit lihen vetëm disa nga „ishujt“ më të mëdhenj, gjegjësisht aq sa është e nevojshme që pjesëmarrësit të ndalen në mënyrë shumë të ngjeshur në to.

3 Aktiviteti Të gjithë ndahen në grupe të vogla dhe çdo grup merr shirit ngjitës, letër tualeti, fleta të letrës („oriz“) dhe letër të vjetër („mish“). Çdo grup sëpari në mënyrë të përbashkët e prenë letrën dhe letrën e vjetër vetëm me gishta, kurse pastaj pjesët i bën si toptha dhe i rendit në lenta nga letër tualeti, të cilët pastaj i mbështjell në rulo dhe i ngjet që të bëjë 10 „sarma“. Në fund, çdo grup i rendit „sarmat“ e veta në një copë më të madhe kartoni („enë për pjekje“).

DISKUTIM:

1

2

4

3

Si quhen shokët e rinj të shoqërisë MELA?

Në çfarë gjuhë flasin ata në shtëpi? Çfarë janë ata? (sipas përkatësisë etnike)

Cilat fjalë i mësuan fëmijët nga shoqëria MELA në turqisht?

Çfarë hanin dhe pinin fëmijët nga shoqëria MELA derisa ishin mysafirë? Përveç Turqit, vallë hanë sarma edhe Maqedonasit, edhe Shqiptarët, edhe Romët? А sultjash? Vallë të gjithë pinë bozë?

2 Aktiviteti Të gjithë ulen në rreth, kurse edukatori ua lexon tregimin me figura: Loja e hijeve, duke ua treguar edhe vizatimet përkatëse në të.

Page 116: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

114

4 Aktiviteti Të gjithë mbesin të punojnë në grupet e vogla të njëjta nga aktiviteti paraprak. Çdo grup i vogël qëndron në varg të veçantë. Në fillim të çdo vargu qëndron „ena për pjekje“ me „sarmat“ e bëra nga ai në aktivitetin paraprak, kurse në largësi të caktuar, para çdo vargu, ngjitet nga një ekzemplar nga FP për pjesëmarrësit: Sarma. Në shenjë të dhënë, i pari në çdo varg merr një „sarmë“ dhe vrapon ta ngjet në „pjatë“, e kthehet prapa dhe në mënyrë sportive përshëndetet me atë që është në rend te vargu, kurse ai ndalet në fund të tij. Aktiviteti përsëritet në mënyrë të njëjtë derisa të gjitha grupet t`i ngjesin „sarmat“ e veta në „pjatën“ e tyre, kurse fitues është grupi që ka qenë më i shpejtë në atë.

5 Aktiviteti Të gjithë mbesin të punojnë në grupet e vogla të njëjta nga aktiviteti paraprak. Çdo grup merr pak oriz, ngjitëse, ngjyra të kafta dhe nga një pjesë të prerë paraprakisht nga FP për pjesëmarrësit: Sultjash dhe bozë, e në mënyrë të përbashkët e ngjet orizin në pjatën („sultjash “), kurse gotën e ngjyros me të kaftë („bozë“).

6 Aktiviteti Të gjithë qëndrojnë në rreth. Njëri lëviz rreth rrethit nga ana e jashtme. Në një moment ai e prek dikën sup dhe fillon në drejtim të njëjtë sikur edhe deri atëherë të vrapojë rreth rrethit që sa më shpjet të arrijë deri te vendi i atij që e ka prekur. Ai që është i prekur poashtu vrapon, por në drejtim të kundër që sa më shpejtë të kthehet në vendin e vet para se të zihet nga ai që e ka prekur. Kur të takohen në mes të rrugës, gjatë vrapimit, të dy ndalen, përshëndeten me duar dhe pyeten njëri me tjetrin: „Selam, nasëlsën?“ ( „Tung, si je?“, në turqisht), kurse përgjigjen: „Ijijim!“ („Mirë!“,në turqisht).Ai që arrin më vonë deri te vendi, vazhdon të lëvizë në rreth dhe kërkon dikë tjetër, ku përsëriten veprimet e njëjta disa herë.

7 Aktiviteti Të gjithë mbesin të qëndrojnë në rreth. Edukatori sqaron se kur do të thotë: „Evet!“ („Po!“, në turqisht), të gjithë duhet ti lëvizin kokat si për aprovim, kur do të thotë: „Јоk!“ („Jo!“, nëturqisht) – i lëvizin kokat si për mohim, kurse kur do të thotë: „Gylegyle!“ („Mirupafshim!“, në turqisht) – përshëndesin me duar përpara. Atëherë, edukatori fillon vazhdueshëm t`i shqiptojë fjalët një nga një, një herë të parën, kurse pastaj të dytën e të tretëm, kurse më pas fillon t`i ndërrojë gjithnjë e më shpejtë derisa të ushtrohen fjalët dhe lëvizjet. Atëherë edukatori thotë se prej tani po që se vëren dikë që nuk e ka bërë lëvizjen përkatëse, ai do të jetë në radhë që do t`i thotë fjalët në mënyrë alternative, kurse të tjerët do t`i bëjnë lëvizjet përkatëse dhe ashtu me radhë, derisa të radhitën disa pjesëmarrës të cilët do t`i thonë fjalët.

Page 117: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

115

TREGIM ME FIGURA: LOJA ME HIJE

Ishte stina e verës, kurse fëmijët e shoqërisë MELA, siç e quanin atë fëmijët sipas shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre, ishin shumë të gëzuar që mund të rrinin e të luanin përjashta gjatë kohë. Ata sot, meqë u lodhën shumë duke luajtur, u ulën te banka e parkut për të push-uar pak. Po bisedonin për gjëra të ndryshme, por Enisa ndërkohë hodhi vështrimin e saj te dritarja e ndërtesës fqinjë dhe lëshoi një klithmë: “Uaaa!” Fëmijët e tjerë u befasuan dhe e pyetën: “Çfarë ndodhi!? A mos pe gjë?”, kurse ajo vetëm shtoi: “Asgjë, si duket mua m’u fanit diç-ka!”

Përsëri fëmijët e vazhduan bisedën, mirëpo pak më vonë Ana klithi: “Bah, atje vërtet ka një send të çuditshëm! Edhe unë tash e pashë!” Atëherë të gjithë përqendruan shikimin në atë dritare dhe vendosën t’i afrohen e të shi-kojnë nga afër se çfarë ishte ajo njëmend.

Kur mbërritën para ndërtesës pranë, të gjithë mbetën gojëha-pur: përbri dritares ndodhej një pëlhurë e bardhë, kurse në prapavijë kishte një hije fëmije dhe një hije Hëne që vallëzonin për mrekulli – shkonin ma-

jtas-djathtas, lart-poshtë, pastaj silleshin, largoheshin nga njëri-tjetri, por herë-herë edhe afroheshin shumë. Fëmijët e shoqërisë MELA kurrë s’kishin parë një gjë të tillë, andaj u ulën mbi bar për të parë se ç’do të bëhej. Kur mbaroi vallëzimi hija-fëmijë e përqafoi hijen-Hënë dhe u zhdukën. Po fëmijëve fare s’u hynte në kokë se si mund të bëhej kjo gjë, ndonëse e kishin krejt të qartë se të gjithëve u pëlqeu pa masë. Ana tha: “Diçka të këtillë kur-rë s’kam parë! Ishte një mrekulli! Sa me ëndje e shikoja!”, kurse Luani e plotësoi: “Bre, sa desha të kishte vazhduar edhe pak!” Markoja propozoi që të prisnin ca për të parë se mos vallë shfaqen hijet sërish pas pëlhurës, kurse të tjerët u pajtuan njëzëri. Por ata pritën e pritën, po hijet s’u dukën më.

Atëbotë Enisa tha: “Me gjithë mend dua ta di çfarë ishte ajo! Aq shumë më pëlqeu, saqë sonte do të ëndërroj sig-urisht sikur jam ai fëmija që përqafon Hënën!” Këto fjalë i erdhën në vesh gjyshit që rrinte te ballkoni afër dritares, prandaj ai qeshi dhe u tha fëmijëve të shoqërisë MELA: “Selam, o fëmijë! Urdhëroni ejani te ne që ta zbuloni fshe-htësinë!” Fëmijët kërcyen nga gëzimi dhe menjëherë ia

kthyen përshëndetjen me “Selam!”, pastaj me vrap va-jtën nëpër shtëpitë e veta për t’u treguar prindërve se ku do të shkonin.

Kur u futën brenda, fëmijët u njohën edhe me gjyshen, e cila u tregoi atyre mbesën dhe nipin që këtë verë do të rrinin mysafirë një kohë të gjatë. Mbe-sa e kishte emrin Ada – që në turqisht kishte kuptimin “ishull”, kurse i vëllai quhej Deniz – që në turqisht do të thotë “det”. Shoqëria MELA u gëzua shumë që u njoh edhe me fëmijë të tjerë. Po kështu morën vesh se shokët e sapon-johur ishin turq dhe në shtëpi flisnin turqisht. Ndërkohë Ana tha: “Oh sa mirë! Prej jush ne do të mësojmë ndonjë fjalë të gjuhës turke!”, kurse Enisa shtoi: “Ja, unë i mësova tashmë tri fjalë: ‘selam, do të thotë ‘përshëndetje’, ‘ada, do të thotë ‘ishull’ dhe ‘deniz’ do të thotë ‘det’!”

Në këto e sipër, Marko e mori fjalën: “A e dini pse kemi ardhur? Ne pamë te dritarja juaj disa hije duke vallëzuar... Vërtet ishte bukuri e rrallë dhe të gjithë mbetëm shumë të kënaqur se na u duk si një shfaqje teatri, po s’na e rrok mendja se çfarë qe ajo gjë?!”

Asokohe Ada dhe Den-izi u qeshën të dy dhe i shoqëruan fëmijët mysafirë drejt dhomës ku ndodhej ajo dri-tarja. Kur hynë aty, fëmijët e shoqërisë MELA nuk panë asgjë të jashtëzakonshme – një dritare si gjithë të tjerat, kurse përbri qe varur një pëlhurë e bardhë. Ndërkaq Denizi u tha: “Vetëm pak pritni! Qëndroni para pëlhurës, ne tash po jua tregojmë të fshehtën!”, pastaj lidhi në rrjet një llambë të madhe me bateri për të bërë dritë pas pëlhurës së bardhë. Ada lëshoi muzikë dhe mori dy shkoptha të gjatë, një për vete e një për Denizin: majë njërit shkopth qe ngjitur një fëmijë i bërë prej letre, kurse te tjetri – Hëna, po kështu prej letre. Të dy shkuan pas pëlhurës dhe u ulën poshtë saj. Mandej secili e ngriti lart figurën e vet prej letre dhe nisën t’i lëviznin – pikërisht ashtu siç e kishin parë fëmijët kur kishin qenë përjashta.

Page 118: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

116

Pamje e magjishme! Vallja mbaroi sërish me përqafimin e fëmijës me Hënën. Kur Denizi e shoi llambën me bateri, hijet u zhdukën, ndërsa fëmijët e shoqërisë MELA i shpër-blyen me një duartrokitje të madhe.

Fëmijët hiç nuk e vunë re sa shpejt iku koha, por ata i mori uria. Ndër-kohë gjyshi e gjyshja e Adës dhe Denizit i ftuan të hanin darkë të gjithë së bashku. Derisa po pritnin të shtrohen në tavolinë ushqimet, nga kuzhina po vinte një erë

e këndshme që fëmijët e shoqërisë MELA e dinin, po asn-jëri prej tyre s’mund t’ia qëllonte se nga ç’gatesë vinte. Kur e shtroi gjyshi mbi tavolinë, Markoja dhe Ana bërtitën me një zë: “Aha, ajo paska qenë aroma e sarmave! Oho, sa shumë i duam sarmatë ne dy!” Dhe Enisa lëshoi britmën e kënaqësisë: “Ho-ho, sa shumë më pëlqen ky ushqim!”, kurse Luani ia vuri kapakun me fjalët: “ Mendoj se askush në botë s’i do sarmatë më shumë se unë! Përditë ato mund t’i ha, po t’i kem në pjatë!” Ndërkaq gjyshi u shpjegoi se sarmaja (ndryshe quhet dhe japrak) është një ushqim me prejardhje turke, por atë e përgatitin edhe maqedo-nasit, edhe shqiptarët, edhe romët, si dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Maqedoni. Sarmatë ishin shumë të shijshme dhe të gjithë hëngrën nga shumë kokrra.

Pasi darkuan, fëmijët sërish u shpërngulën te dhoma, afër dritares. Ndërkaq Markoja tha: “Kam një ide! Ç’do të ndodhte po të bashko-heshim edhe ne në këtë valle hijesh? Mund të bë-

jmë një shfaqje të vërtetë dhe këtë ta japim para prindërve dhe fqinjëve tanë!” Luani e plotësoi: “Ne mund ta bëjmë shfaqjen edhe me bileta, kurse me paratë e mbledhura do të blejmë material për t’u bërë zogjve shtëpiza!” Të gjithë fëmijët e pëlqyen këtë ide, kurse pastaj Ada e Denizi nx-orën ngjyra, letër dhe shkoptha, kështu të gjithë zunë të bëjnë figura të ndryshme prej letre dhe t’i ngjisin majë shkopthave.

Sakaq u hap dera dhe u fut brenda gjyshja e Adës dhe Denizit për t’u sjellë ëmbëlsira. Përsëri ndodhi befasia: kishte sytliaç dhe bozë, kurse gjyshja tha se edhe këto ishin turke, por i hanin e i pinin jo vetëm turqit, por edhe romët, shqiptarët e maqedonasit, si dhe të gjithë të tjerët që jetonin në Maqedoni. Ana u lavdërua se ajo dinte si bëhet sytliaçi: zihet orizi me qumësht, i hidhet pak sheqer, mundet edhe kanellë dhe – t’i lëpish gishtërinjtë nga shija! Ndërkaq bozën të gjithë e blinin te një ëmbëltore aty afër.

U bë koha kur patjetër fëmijët e shoqërisë MELA duhej të ktheheshin në shtëpitë e veta. U përqafuan fort me Adën e Denizin dhe u morën vesh që të ushtrojnë përsëri shfaq-jen për ta përgatitur sa më shpejt. Duke u nisur, Enisa tha: “Tani e di që ‘përshëndetje’ në gjuhën turke do të thotë ‘se-lam’, po si ta them tash turqisht ‘mirupafshim’?” Ndërkaq gjyshja u përgjigj duke thënë: “Është mjaft inte-resante – duhet të thu-ash: ‘Gjyle gjyle!’ Atëherë të gjithë fëmijët e sho-qërisë MELA thanë me zë të lartë: ‘Gjyle gjyle!’ dhe vrapuan shkallëve drejt banesave të veta.

Page 119: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

117

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: SARMA

FLETË PUNE PËR PJESËMARRËSIT: SULTJASH DHE BOZË

Page 120: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

118

Në jetën e përditshme, por edhe në kopshtet, të gjithë takohen me të rritur dhe fëmijë të ndryshëm. Nuk ka dy fëmijë të njëjtë – fëmijët dallohen mes vete me shumë gjëra – pamje, aftësi, dituri, dëshira, interesa, prejardhje kulturore, vlera ..., por njëkohësisht kanë edhe shumë gjëra të përbashkëta, siç janë nevojat themelore për përkatësi, respektim, dashuri, lojë.

Të gjithë fëmijët, pa marrë parasysh prejardhjen, statusin, aftësitë e tyre, kanë të drejta të njëjta, ndërsa në bazën e të drejtave janë pikërisht nevojat të cilat i kanë të gjithë fëmijët. Është e rëndësishme që fëmijët me kufizime intelektuale të trajtohen si të gjithë fëmijët tjerë në pikëpamje të nevojave të tyre. Edhe ata fëmijë, ashtu si edhe të tjerët, kanë nevojë për përkatësi, respektim, dashuri, lojë, dhe kopshti është vend ku mund të kënaqen këto nevoja. Ndaj tyre nuk duhet të veprohet sikur ndaj ndonjë projekti apo detyre që duhet ta kenë të gjithë fëmijët tjerë, njëjtë sikur nuk veprohet në mënyrë të veçantë ndaj asaj që të sigurohet që cilado qofte fëmijë të jetë i respektuar ose i dashur ose të ketë shoqëri. Me rëndësi është të theksohen relacionet e ndërsjella dhe të kërkohet mënyrë se si ata të avancohen, e jo të shmangen.

Te fëmijët me kufizim intelektual, sikur poashtu edhe te të gjithë fëmijët e tjerë, nuk duhet të kërkohet ajo që nuk mund ta bëjnë dhe të potencohet ajo, por të gjendet çfarë është ajo që mund ta bëjnë dhe me atë të ndërlidhen aktivitetet. Edhe përpos imperativit për përshtatjen e përmbajtjeve dhe aktiviteteve me çdo fëmijë veçmas sipas kapaciteteve dhe nevojave aktuale të tij, shumë është me rëndësi në kopsht të ketë aktivitete ku marrin pjesë të gjithë fëmijët në mënyrë të njëjtë, kurse të cilët janë zbavitës, relaksues dhe të krijojnë atmosferë pozitive.

Punëtoria:

FLLUSKA NGA SAPUNI

Fletë pune për edukatoren: Fruta – 1 kopje

Fletë pune për edukatoren: Këngë – 1 kopje

Tregim me ilustrim: Flluska nga sapuni

Gërshëra – 1të mëdha

Pipëza(të plastikës) –për çdonjërin nga 1

Pjata(të plastikës) –disa

Sapun

MATERIALE INFORMATA PLOTËSUESE PËR EDUKATORIN/EN:

Page 121: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

119

1 Aktiviteti3 (aktivitet i përditshëm plotësues):

Edukatorja, çdo mëngjes, çdonjërit u jep të tërheqë nga një prej kartelave të prera paraprakisht nga FP për edukatoren: Fruta. Ato të cilët kanë tërhequr kartelë të njëjtë, paraqesin çift(në qoftë se ka numër tek të fëmijëve, formohet edhe një tresh).Anëtarët në çdo çift atë ditë duhet të jenë shokë të veçantë, që nënkupton se duhet të ndihmohen, të kujdesen për njëri-tjetrin, për drakë të renditen sëbashku, për fjetje të jenë njëri pranë tjetrit, në tavolinën për aktivitete të jenë sëbashku... Çdo ditë, me tërheqje të re të kartelave, formohen çifte të reja shokë të veçantë.

3 Ideja për aktivitetin është marrë nga edukatorja Edita Mitkova, kopshti „Pavlina Veljanova“, Koçan.

3 Aktiviteti Të gjithë qëndrojnë në rreth dhe e këndojnë këngën: „Kur ti je i/e lumtur“ nga FP për edukatoren: Këngë, njëkohësisht duke i bërë lëvizjet dhe zërat përkatëse.

4 Aktiviteti Të gjithë vazhdojnë të rrinë në rreth, kurse njëri/a është në mes dhe rrotullohet me sy të mbyllur derisa të gjithë e këndojnë këngën: „Ti je i/e veçantë“ nga FP për edukatoren: Këngë. Kur këndohet fjala: „tregoje“, pjesëmarrësi në mes i hap sytë dhe tregon me gisht nga i pari që do e shikojë. Ai nga i cili është treguar – tregon një karakteristikë të vetë, aftësi apo dëshirë me të cilën mendon se është i veçantë. Gjatë kësaj duhet të kujdeset mos të tregohet për pamjen e vetë të jashtme ose për ndonjë të mirë materiale që ka në dispozicion. Nëse pjesëmarrësi nuk mund të tregojë vetë, atëherë të tjerët tregojnë një karakteristikë të tij pozitive. Pastaj ai është në rend të ndalet në mes dhe aktiviteti përsëritet derisa të gjithë pjesëmarrësit të tregojnë me çfarë janë të veçantë.

5 Aktiviteti Çdonjëri merr nga një pipëz më të madhe me të cilën duhet të bëjë flluska nga sapuni. Përderisa dikush nuk mund të bëjë, mundet ti derdhet pak sapun në pjatë plastike dhe të fyeje në të që të bëjë flluska në pjatë.

6 Aktiviteti Sëpari vetëm dy ose tre veta përqafohen në rreth dhe ashtu formojnë „fletën e parë të lakrës“. Pastaj me rend përqafohen gjithnjë numër më të madh të pjesëmarrësve të cilët e formojnë, të dytën, të tretën etj. „fletë të lakrës“ duke u ndalur si rrathë të jashtëm të atyre të formuar paraprakisht. Aktiviteti mbaron kur të gjithë do të jenë pjesë nga „lakra“, pas së cilës pason një heshtje që çdokush ta ndjejë veten dhe njëri-tjetrin.

DISKUTIM:

1

2

4

5

6

3

Pse Luani ka qenë pa disponim?

Si është ndier Luani në lidhje me Ronin?

Si është ndier Roni kur ka shkuar mysafir te Luani?

Në çfarë gjëra mund të dallojnë fëmijët prej njëri-tjetrit?

Cilat gjëra janë të përbashkëta për të gjitha fëmijët? Cilat gjëra janë të rëndësishme për të gjitha fëmijët?

Vallë vetëm edukatoret duhet të kujdesen që të gjithë fëmijët ta kenë mirë në kopsht, ose atë duhet ta bëjnë edhe fëmijët? Si?

2 Aktiviteti Të gjithë ulen në rreth, kurse edukatorja u’a lexon tregimin me figura: Flluska nga sapuni, duke u’a treguar edhe vizatimet përkatëse në të.

Page 122: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

120

FLETË PUNE PËR EDUKATOREN: KËNGË

Nëse ti që je i lumturNëse ti që je i lumtur përplas duart (të gjithë përplasin duart dy here), x 2 Nëse ti që je i lumtur dhe fytyra ta tregon, Nëse ti që je i lumtur përplas duart.

Nëse ti që je i lumtur përplas këmbët (të gjithë përplasin këmbët dy here), x 2 Nëse ti që je i lumtur dhe fytyra ta tregon, Nëse ti që je i lumtur përplas këmbët.

Nëse ti që je i lumtur përqafon shokun (të gjithë përqafohen nga dy ose nga tre), X 2 Nëse ti që je i lumtur dhe fytyra ta tregon, Nëse ti që je i lumtur përqafo shokun.

Nëse ti që je i lumtur qeshesh zëshëm (të gjithë bërtasin zëshëm: “Ha, Ha”), X 2 Nëse ti që je i lumtur dhe fytyra ta tregon, Nëse ti që je i lumtur përqafo shokun.

Ti je i/e veçantë (Këndohet me melodinë e këngës: “Are you sleeping, are you sleeping”)

Ti je i veçantë, ti je e veçantë, kthehu–trego (ai në mes i hap sytë dhe tregon nga i pari që do ta shikojë),х 2 kush është i veçantë sot, kush është e veçantë sot, ajo/ai je ti... (emrin e atij që është treguar),ajo/ai je ti... (emrin e atij që është treguar).

Page 123: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

121

TREGIM ME FIGURA: FLLUSKA SAPUNI

Vera sapo kishte arritur. Shoqërinë MELA, siç e quanin atë fëmijët sipas shkronjave me të cilat fillonin emrat e tyre, e prisnin shumë ditë të gjata e me vapë. Me t’u zgjuar fëmijët hanin mëngjesin shpejt e shpejt dhe dilnin te fus-ha e sportit – të gëzuar e pa brenga.

Por atë mëngjes Luani u vonua pak dhe erdhi disi buzë-varur. Kur e vuri re, Ada e pyeti gjithë kureshtje: “Si mund të mos jesh i gëzuar në një ditë të këtillë? Gjyshi im më solli akullore për të gjithë ne – urdhëro merr, të kalon menjëherë zemërimi!” Po Luani s’e kishte mendjen tek akullorja, andaj Ada sërish i tha: “Hajde merr, urdhëro, e di që ta do zemra – s’kam dëgjuar ende të ketë ndonjë fëmijë që s’do akullore!” Ashtu ngathët-ngathët Luani mori akulloren, filloi ta lëpinte dhe i buzëqeshi fytyra. Akullore morën edhe fëmijët e tjerë dhe zunë vende te banka. Ana iu afrua Luanit dhe e pyeti: ”Na thuaj ç’ke, ne jemi shokë, këtu erdhëm për të luajtur, për t’u argëtuar, po edhe për ta ndihmuar njëri-tjetrin në vështirësi!”

Luani shpërtheu: “Qe, po jua them brengën time! Jam shumë i mërzitur nga shkaku se sot do të vijnë do mysafirë nga Tetova, me ta edhe Roni, që është kaq sa unë, po s’di të luajë asnjë nga lojërat! Kështu qe edhe kur ishte më i vogël dhe,

kur e pyeta njëherë mamin e Ronit se çka ka që sillet ashtu, ajo më tha: ‘S’ka asgjë! Shumë po pyet ti! Turp të kesh!’ Ndërkaq fare s’i bëhet vonë që flet si çilimi, që mezi vrapon, që m’i trazon gjithë gjërat në dhomë, ma përm-bys shportën e bërllokut... Ç’të bëj unë! Vetëm vrenjtem dhe i bërtas: ‘Mjaft më! Pusho! Mos! Mos! Mos!’ Kur ishte te ne herën e fundit, vetëm i rendiste lodrat dhe pastaj i prishte me dorë a me këmbë!”

Gjyshi i Adës dhe Den-izit rrinte ulur më tej dhe po dëgjonte me vëmendje bisedën e fëmijëve. Pastaj vendosi të ndërhynte: “Fëmijët dallohen mes vete për shumë gjëra – s’i gjen kund dy fëmijë të njëjtë dhe pikërisht kjo gjë e

bën botën të jetë më interesante dhe më e këndshme. Nganjëherë fëmijët dallohen për gjëra të vogla – sikundër

ngjyra e lëkurës, ose nga flokët e gjata, po ndonjëherë këto dallime janë më të ndjeshme – ka fëmijë që nuk arrijnë kurrë të flasin, ose madje të rrinë të qetë. Meg-jithatë, të gjithë fëmijët, sado që të dallohen, ata duan të jenë të gëzuar e të lumtur, të kenë shokë dhe të shijojnë dashurinë e të tjerëve”.

Enisës i erdhi shumë keq – si për Luanin që ishte i nevrikosur dhe s’dinte ç’të bënte, ash-tu edhe për Ronin, i cili s’do mend se nuk ndi-het mirë kur sheh se Luani zemërohet dhe nuk dëshiron të lua-jë me të. Ajo po vriste mendjen me sytë përdhe dhe po luante me një gur të vogël nën këmbë. Pas pak ajo shtroi pyetjen: “Shokë, si ta ndihmojmë Luanin dhe Ronin për të qenë edhe ata të lumtur kur të jenë së bashku? Asgjë s’më bie ndër mend... Po një gjë e di, sado që të jenë të ndryshëm, prapëse-prapë ata janë fëmijë dhe doemos të kenë edhe ng-jashmëri”.

Ndërkohë Ada e trazuar mori fjalën: “Te klasa jonë erd-hi të mësonte një fëmijë dhe në fillim askush prej nesh nuk dinte, por as edhe nuk donte ta shoqëronte. Mirë-po, dalëngadalë me kalimin e kohës ne të gjithë gjetëm ndonjë gjë që na vinte mirë ta bënim së bashku me të!” Atëbotë Denizit i ra ndër mend se Ada i kishte treguar se një ditë kishin bërë flluska sapuni dhe kjo gjë e kishte gëzuar shumë atë fëmijë. Kur e dëgjuan këtë gjë, të gjithë u gëzuan, kurse Markoja përmendi se edhe ai kishte shumë dëshirë të bënte flluska sapuni. Edhe Enisa, edhe Denizi, edhe Luani, edhe Ana thanë se kjo ishte një lojë e këndshme e tyre. Pastaj Enisa i tha Luanit: “Shumë bukur! Kjo mund të jetë një nga lojërat që mund ta bësh së bash-ku me Ronin”.

Pastaj edhe Adës i erd-hi një ide tjetër dhe i propozoi Luanit: “Po sikur të provosh t’i shembësh lodrat me top? Ty të pëlqen të luash basketboll, kurse ai t’i renditë lodrat. Provoni t’i gremisni ato me topin e basketbol-lit! Në qoftë se Roni s’do ta hedhë topin, hidhe ti, kurse ai

Page 124: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

122

le t’i tubojë lodrat! Kështu, mendoj se edhe ti edhe Roni do të jeni të gëzuar!”

Luani e pëlqeu idenë dhe premtoi se do ta provonte. Ndër-kohë iu kujtua se Roni ishte shumë i urtë dhe i gëzuar kur e përqafonin atë nëna dhe babai; sa qejf kishte të qën-dronte para tyre, t’i hapte krahët dhe t’u hidhej në grykë. Luani ja se ç’tha: “Edhe unë i dua përqafimet – do të provoj edhe unë ta përqafoj!” Por Ana u shpreh se nuk i donte aq shumë përqafimet, mirëpo nëse do ta kishte shok Ronin, ajo sigurisht do të provonte të vraponte nëpër livadh dhe të ndiqnin njëri-tjetrin duke u sjellë rreth pemëve.

Sa më shumë që bisedonin, aq më shumë ide u vinin fëmi-jëve si të silleshin me Ronin ashtu që të gjithëve t’u vinte mirë e më mirë...

Gjyshi i Adës e Denizit po i dëgjonte fëmijët dhe qeshte me ëmbëlsi. Ai qe shumë i gëzuar që fëmijët e shoqërisë MELA ishin aq të kujdesshëm dhe i tha gjyshit të Enisës: “Eh, fëmijë, mor fëmijë... Sa kisha dashur të kthej kohën mbrapsht dhe hop, përnjëherë të bëhem fëmijë përsëri!” Ndërkaq, gjyshi i Enisës i pëshpëriti diçka në vesh atij dhe të dy u ngritën nga vendi ku rrinin ulur.

Pas disa minutash fëmijët panë me habi si binin rreth tyre flluska sapuni. Të gjithë po qeshnin e po gëzoheshin. Kur e ngritën kokën lart të shihnin se nga vinin ato – ata panë

FLETË PUNE PËR EDUKATOREN: FRUTA

dy gjyshërit duke nxjerrë flluska sapuni dhe duke i për-shëndetur me dorë nga ballkoni i ndërtesës.

Në fushën e sportit në atë kohë u shfaq Roni dhe prindërit e tij. Kur i pa Roni flluskat e sapunit, vrapoi gjithë gëzim dhe i zgjati duart për të zënë ndonjë. Por shumë shpejt iu mërzit kjo dhe filloi të vraponte rreth e qark, ndërsa Ana kur e pa, filloi ta nxiste me fjalët: “A mund të më zësh, hajdeeee!” dhe zuri të ikte duke qeshur. Roni e vuri re, nisi të qeshte edhe ai dhe iu vu pas me vrap.

Kur pa se si luante Roni së bashku me fëmijët e tjerë, nëna e tij u pajtua që së pari herë ta linte Ronin vetë përjashta me fëmijët.

Page 125: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

123

Page 126: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

124

Page 127: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE
Page 128: DORACAK: RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN E HERSHËM TË FËMIJËVE

RESPEKTI NDAJ DALLIMEVE DHE MULTIKULTURALIZMI NË ZHVILLIMIN

E HERSHËM TË FËMIJËVE

RESP

EKTI

NDA

J DA

LLIM

EVE

DHE

MUL

TIK

ULTU

RALI

ZMI N

Ë ZH

VILL

IMIN

E H

ERSH

ËM T

Ë FË

MIJ

ËVE

Doracak