Dokument Koncepti mbi Sistemin e Monitorimit dhe të Vlerësimit për ...
Transcript of Dokument Koncepti mbi Sistemin e Monitorimit dhe të Vlerësimit për ...
2 Rue André Pascal 75775 Paris Cedex 16 France
mailto:[email protected] Tel: +33 (0) 1 45 24 82 00 Fax: +33 (0) 1 45 24 13 05
www.sigmaweb.org
Ky dokument koncepti është hartuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Ai nuk duhet të konsiderohet si një dokument që përfaqëson pikëpamjet zyrtare të BE-së, OECD-së ose të vendeve anëtare të saj, apo të përfituesve që marrin pjesë në Programin SIGMA. Opinionet e shprehura dhe argumentet e përdorura janë të autorit/autorëve.
Ky dokument dhe çdo hartë të përfshirë në të nuk cenojnë as statusin, as sovranitetin e ndonjë territori, as përcaktimin e kufijve ndërkombëtare apo të kufijve të tjerë dhe as emrin e ndonjë territori, qyteti apo zone...
Dokument Koncepti mbi Sistemin e
Monitorimit dhe të Vlerësimit për
Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës
në Administratën Publike
të Shqipërisë
Tirane
Shtator 2015
2
Përmbajtja
I. PËRMBLEDHJA E PIKAVE KRYESORE ................................................................................................................... 4
II. HYRJE ................................................................................................................................................................. 5
III. SHQYRTIMI I MEKANIZMIT TË MENAXHIMIT DHE MONITORIMIT TË STRATEGJISË SË RAP-ITDHE PLANIT TË VEPRIMIT.................................................................................................................................................................... 6
3.1. STRUKTURA E MENAXHIMIT, MONITORIMIT DHE VLERËSIMIT INSTITUCIONAL TË RAP-IT .............................................................. 6 3.2. SISTEMI I MONITORIMIT DHE REPORTIMIT .......................................................................................................................... 7 3.3. SISTEMI I MONITORIMIT DHE RAPORTIMIT PËR STRATEGJINË SNRAP NË SHQIPËRI ..................................................................... 8 3.4 VLERËSIMI I POLITIKAVE DHE REFORMAVE ......................................................................................................................... 10 3.5. VLERËSIMI I POLITIKAVE PËRTRATEGJINË SNRAP NË SHQIPËRI ............................................................................................. 12
IV. PROPOZIME PËR MENAXHIMIN, MONITORIMIN DHE VLERËSIMIN E STRATEGJISË SË RAP-IT DHE PLANIN E VEPRIMIT ................................................................................................................................................................. 13
4.1. PROPOZIME PËR UDHËZIMET E MONITORIMIT DHE RAPORTIMIT PËR STRATEGJINË E RAP-IT DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT ............... 13 4.2. PROPOZIME PËR RAPORRTET E PROGRESIT TË SNRAP-IT.................................................................................................... 21 4.3. PROPOZIME PËR VLERËSIMIN AFAT-MESËM TË SNRAP-IT DHE TË PLANIT TË SAJ TË VEPRIMIT ................................................... 21
V. HAPAT E MËTEJSHËM ....................................................................................................................................... 22
ANEKSI 1: SHEMBUJ TË SISTEMEVE TË MONITORIMIT ME BAZË IT-në ...................................................................... 23
ANEKSI 2: TERMAT E REFERENCËS PËR VLERËSIMIN AFAT-MESËM .......................................................................... 27
ANEKSI 3: UDHËZIME PËR RAPORTIMIN 3-MUJOR ................................................................................................... 30
ANEKSI 4: UDHËZIME PËR RAPORTIMIN VJETOR...................................................................................................... 32
ANEKSI 5: MODELI I RAPORTEVE 3-MUJORE DHE VJETORE ...................................................................................... 34
ANEKSI 6: KALENDARI I VEPRIMTARISË SË MONITORIMIT ....................................................................................... 37
3
Lista e shkurtimeve
ADISA Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara
AKSHI Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
ASPA Shkolla e Administratës Publike
BE Bashkimi Evropian
DAP Departamenti i Administratës Publike
DPZHNH Departamenti i Programimit, Zhvillimit dhe Ndihmës së Huaj
GMIP Grupi i Menaxhimit të Integruar të Politikave
SPI Sistemi i Planifikimit të Integruar
TIK Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit
MIAP Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
MSHÇV Ministër Shteti për Çështjet Vendore
OJF Organizata Jo-Fitimprurëse
PBA Programi Buxhetor Afatmesëm
MVP Matrica e Vlerësimit të Performancës
RAP Reforma në Administratën Publike
SNRAP Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratën Publike
NjPS Njësia e Planifikimit Strategjik
KPS Komisioni i Planifikimit Strategjik
4
I. Përmbledhje e pikave kryesore
Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratën Publike 2015-2020 (RAPS) është miratuar nga
Qeveria në prill të vitit 2015. Strategjia synon të krijojë një administratë të qëndrueshme të aftë për t'u
përballur me sfidat e progresit të vendit drejt anëtarësimit në BE. Strategjia e RAP-it është strukturuar në
katër shtylla kryesore:
i. Politikëbërja dhe cilësia e legjislacionit: Qëllimi është të krijohet një sistem që përcakton dhe
rregullon në mënyrë të qartë politikëbërjen, hartimin e legjislacionit, si dhe monitorimin dhe
vlerësimin lidhur me prioritetet e qeverisë dhe planifikimin e buxhetit. Ajo ka gjithashtu për qëllim
të mundësojë një proces të mirë-menduar të politikave të bazuara në analiza, hartimin e politikave
dhe të legjislacionit të cilësisë së mirë dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së.
ii. Organizimi dhe Funksionimi i Administratës Publike: Qëllimi i politikave në këtë fushë është ngritja
e strukturave efikase të administratës publike dhe reduktimi i korrupsionit.
iii. Shërbimit Civil dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore: Qëllimi i politikave në këtë fushë është
zhvillimi i një shërbim civil profesional, të paanshëm, të pavarur dhe të bazuar në merita.
iv. Procedurat administrative dhe analitike: Qëllimi në këtë fushë është për të ndërtuar një model me
qytetarin në qendër përmes modernizimit të shërbimeve publike, përmirësimin e efikasitetit dhe të
reagimit të shërbimeve administrative.
Zbatimi i SNRAP-it është një proces i rëndësishëm, prandaj duhet projektuar një sistem i mirë i monitorimit
dhe vlerësimit që në fazën e parë. Ky projektim do të marrë parasysh sa më poshtë vijon:
1: Elementet kryesore të strukturës së menaxhimit dhe të organizimit institucional të Reformës në
Administratën Publike (RAP) janë përcaktuar në Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën
Publike 2015 - 2020 (SNRAP) dhe në Planin e saj të veprimit. Megjithatë, ekziston nevoja për të shqyrtuar
efikasitetin e funksionimit të strukturës së menaxhimit të RAP-it në praktikë.
2: Elementet kryesore të monitorimit dhe raportimit të RAP-it janë përcaktuar në dokumentin e Strategjisë
SNRAP. Megjithatë, ekziston nevoja për të përcaktuar hapat konkret për përgatitjen e raporteve 3-mujore
dhe vjetore; afatet për përgatitjen e raporteve dhe formatet dhe modelet e raportimit që do të përdoren.
Hapat, afatet dhe modelet e raportimit duhet të përcaktohen në Udhëzimin për monitorimin dhe
raportimin e SNRAP-it, të cilat duhen përgatitur nga zyra e Ministrit për Inovacionin dhe Administratën
Publike (MIAP).
3: Për të lehtësuar paraqitjen e raportimit të informacionit të SNRAP-it mbi progresin e reformave tek
Komiteti i Planifikimit Strategjik, Komiteti Ndërministror për RAP-in (KNM-RAP) dhe Grupet e Menaxhimit
të Integruar të Politikave (GMIP-RAP) është propozuar të përcaktohet paraprakisht një strukturë e Raportit
3-mujor dhe Vjetor të Progresi në mënyrë që të merret informacioni i kërkuar nga ministritë, strukturat dhe
institucionet e përfshira në zbatimin e veprimeve të parashikuara në planin afatmesëm të Strategjisë.
4: Për të lehtësuar procesin e raportimit të SNRAP-it, është rekomanduar që të organizohet një seminar për
Kryeministrinë, ministritë dhe institucionet e pavarura të lidhura më këtë proces për të shpjeguar kërkesat
e raportimit.
5: Bazuar në llojin dhe kohën e vlerësimit, është e rekomanduar që të përcaktohet objekti i mëposhtëm i
vlerësimit të SNRAP-it dhe i Planit të Veprimit:
Zbatimi i Strategjisë dhe i Planit të Veprimit (efektiviteti);
Përshtatshmëria e ndërhyrjeve për të arritur rezultatet dhe objektivat e dëshiruara (rëndësia);
Përshtatshmëria dhe efikasiteti i strukturës së menaxhimit të RAP-it (efikasiteti);
5
Punimet përgatitore për vlerësimin (duke rënë dakord për Termat e Referencës) duhet të fillojë në fillim të
vitit 2017.
II. Hyrje
Si rregull, monitorimi dhe vlerësimi i politikave publike në sektorin publik janë fazat më të dobëta të ciklit të
politikave në praktikë në shumë vende. Megjithatë, pasja e një sistemi të monitorimit dhe vlerësimit që do
të përdoret praktikisht në sistemin e vendimmarrjes teknike dhe politike kërkon përpjekje të përkushtuara,
ekspertizë, aftësi, vlerësim dhe menaxhim të pjekur, si dhe udhëheqje. Sidoqoftë, monitorimi i politikave
publike dhe sistemi i vlerësimit nuk ndërtohen brenda një viti ose edhe brenda disa viteve. Shumë shpesh
kjo fillon nga procedurat administrative për të siguruar raporte mbi zbatimin e planeve ose programeve të
ndryshme; pastaj gradualisht përmirësohet cilësia e informacionit të krijuar gjatë procesit dhe
përfundimisht ky informacion përdoret në sistemin e vendimmarrjes.
Monitorimi i zbatimit të strategjive është bërë nga struktura të ndryshme në Shqipëri, si nga strukturat
funksionale ashtu edhe nga strukturat koordinuese ndërministrore të ngritura për fusha të veçanta
strategjike. Njësia përgjegjëse për monitorimin është ministria përgjegjëse për koordinimin dhe
monitorimin e strategjie sektoriale dhe ndërsektoriale. Në rastin e SNRAP-it, kjo njësi është Zyra e Ministrit
te Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike (MIAP) dhe Departamenti i Administratës Publike
(DAP), si departament një vartësi të Ministrit të Shtetit. Njësia e dytë ku planifikimi strategjik dhe
monitorimi përbëjnë një funksion kryesor është Njësia e Planifikimit Strategjik (NjPS), në kuadër të
Departamentit të Programimit, Zhvillimit dhe Ndihmës së Huaj (DPZHNH), në Kryeministri (ZKM). NjPS-ja
është përgjegjëse për monitorimin e përgjithshëm të kuadrit strategjik në Shqipëri. Përveç kësaj, Strategjia
SNRAP do të monitorohet nga GMIP -RAP-i. Në fund, Komiteti i Planifikimit Strategjik (KPS), i cili i përket
nivelit më të lartë të vendimmarrjes politike, shqyrton zbatimin e nismave reformuese nga këndvështrimi
strategjik i politikave.
Zyra e MIAP-it dhe DAP-i po zhvillojnë aktualisht sistemin e ri të menaxhimit, monitorimit dhe vlerësimit të
Strategjisë së Reformës Ndërsektoriale në Administratën Publike 2015-2020. Menaxhimi, monitorimi dhe
vlerësimi i SNRAP-it dhe i Planit të Veprimit është shumë i rëndësishëm për shkak të natyrës së tyre ndër-
sektoriale. Suksesi i zbatimit të
SNRAP-it do të varet nga
angazhimi dhe kontributi i
institucioneve kryesore
përgjegjëse për zbatimin e
reformave të parashikuara, siç
është Paraqitur në Figurën 1,
dhe në angazhimin dhe
përfshirjen e ministrive të tjera
të linjës si institucione
pjesëmarrëse, njësitë e
qeverisjes vendore dhe
institucionet përkatëse të
pavarura. Kjo kërkon aftësi të
forta bashkërendimi, analitike,
dhe të përcaktimit të
prioriteteve. Meqë Strategjia
SNRAP zbatohet nga të gjitha
ministritë e linjës dhe agjencitë qeveritare, sistemet e monitorimit dhe të menaxhimit të SNRAP-it duhet të
jenë në gjendje të prodhojnë informacionin e duhur dhe cilësor me kosto minimale.
Figura 1: Kuadri Institucional për Monitorimin & Vlerësimin e SNRAP-it
ASPA MoJ MoLGI CSC DPDFFAAAA
ULPM
DAP
MIAP
GMIP - RAP
Komiteti i Planifikimit Strategjik
NjPS
6
Ky dokument koncepti përbëhet nga pesë seksione. Seksioni i parë përmbledh rekomandimet për sistemin
e menaxhimit dhe të monitorimit të Strategjisë SNRAP. Seksioni i dytë është Hyrja. Seksioni i tretë shqyrton
progresin në lidhje me krijimin e sistemit të menaxhimit, monitorimit dhe të vlerësimit për Strategjinë
SNRAP 2015-2020. Seksioni i katërt përshkruan propozimet për ngritjen e sistemit të menaxhimit,
monitorimit dhe të vlerësimit për Strategjinë SNRAP dhe të Planit të Veprimit. Dhe Seksioni i pestë jep
hapat e mëtejshëm për zbatimin e sistemit të propozuar.
III. Shqyrtimi i mekanizmit të menaxhimit dhe monitorimit të Strategjisë së RAP-it dhe Planit të Veprimit
Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratën Publike 2015-2020 përcakton strukturat dhe
mekanizmat e menaxhimit, monitorimit dhe të vlerësimit.
3.1. Struktura e menaxhimit, monitorimit dhe vlerësimit institucional të RAP-it
Strategjia SNRAP përcakton një organizim institucional të menaxhimit dhe të monitorimit të RAP-it me
katër niveleve duke filluar nga niveli politik, duke vazhduar me nivel teknike ndër-sektorial dhe duke
përfunduar me rolin e institucionit udhëheqës – MIAP-i.
Niveli i parë përbëhet nga institucioni kryesor - MIAP - që koordinon RAP-in në institucionet pjesëmarrëse
dhe Personat e Kontaktit (PK) në organet e administratës publike për të koordinuar zbatimin e RAP-it me
MIAP-in. Zyra e MIAP-it dhe DAP-i, si departament në vartësi të MIAP-it, kanë për detyrë koordinimin e
RAP-it. Funksioni i nivelit të
parë është menaxhimi
operacional i SNRAP-it në
baza ditore.
Niveli i dytë përbëhet nga
monitorimi vjetor i strategjisë
nga ana e Njësisë së
Planifikimit Strategjik, në
DPZHNH (ZKM). Njësia do të
monitorojë zbatimin e
përgjithshëm të strategjisë,
duke pasuar fokusin në
ndikimin e reformave (në
kuadër të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim - SKZHI).
Niveli i tretë përbëhet nga Grupit i Menaxhimit të Integruar të Programimit (GMIP -RAP). GMIP -RAP është
një grup pune i nivelit të lartë i përbërë nga përfaqësuesit e emëruar zyrtarisht nga ministritë përkatëse, si
dhe agjenci të tjera qeveritare që lidhen me sektorin e RAP-it. Në bazë të vendimit të qeverisë, ai kryesohet
nga Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.
GMIP është ngritur në shtator 20151. Ai ka 10 anëtarë. Sekretariati i GMIP -së ndodhet në Zyrën e MIAP-it
dhe është Departamenti i Agjendës Evropiane të Informacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit (DAEITK).
GMIP -RAP-i ka edhe përfaqësues të aktorëve kryesorë të përfshirë në sektorin e RAP-it. Ai do t'i raportojë
Komitetit të Planifikimit Strategjik (KPS) nëpërmjet Grupit Koordinues të SPI-së/DPZHNH që përgatit
mbledhjet e KPS-së.
GMIP do të mbështetet nga maksimumi 4 grupe tematike (si më poshtë). Objekti, fokusi dhe përbërja e
këtyre grupeve bazohen në katër fusha kryesore të politikave të RAP-it.
1 Urdhër i Kryeministrit Nr. 129, date 21.09.2015.
Figura 2: Anëtarësia e Grupit të Menaxhimit të Integruar të Politikave
7
Figura 3: Grupi tematik i GMIP -RAP
Niveli i katërt është Komiteti i Planifikimit Strategjik (KPS). KPS-ja është ngritur në vitin 2006, si pjesë e
Sistemit të Planifikimit të Integruar (SPI) dhe është komiteti kryesor i nivelit të lartë vendim-marrës për
procesin e planifikimit strategjik në Shqipëri. KPS-ja do të informohet për procesin e përgjithshëm të
zbatimit të reformës RAP përmes raporteve që do të dorëzohen nga GMIP -RAP-i.
3.2. Sistemi i monitorimit dhe raportimit
Me qëllim që të sigurohet monitorim dhe raportim cilësor dhe i dobishëm, sidomos për politikat
ndërsektoriale, është e nevojshme që të përcaktohet sa më poshtë vijon:
Procesi i qartë i raportimit dhe i monitorimi me përgjegjësitë dhe kalendarin;
Modelet dhe instrumentet që do të përdoren për monitorimin dhe raportimin (duke përfshirë
zgjidhjet e Teknologjisë së Informacionit, nëse është e mundur);
Mënyrat për të përdorur monitorimin dhe raportimin e informacionit në procesin e vendim-
marrjes; dhe
Kapaciteti i institucioneve kryesore dhe pjesëmarrëse.
Procesi i qartë i monitorimit dhe raportimit është i nevojshëm për të informuar pjesëmarrësit për
përgjegjësitë e tyre dhe për t’u mundësuar atyre që të përgatiten për të gjitha angazhimet. Proceset e
përcaktuara duhet të përfshijnë procedurat për të përfunduar monitorimin dhe raportimin (ÇFARË),
institucionet përgjegjëse (njësitë) për përfundimin e procedurave (KUSH) dhe afatin për t’i përfunduar këto
procedura (KUR).
Modelet dhe instrumentet janë të nevojshme për strukturimin e komunikimit në mes të institucioneve dhe
për të garantuar se paraqitja e informacionit është e pajtueshme dhe e lehtë për t’u konsoliduar. Modelet
se si të paraqitet informacioni duhet të jenë të përpunuara dhe të testohen për të përcaktuar nëse ata
prodhojnë apo jo informacionin e kërkuar. Udhëzimet se si të plotësohen modelet duhet të jenë të
përgatitura në mënyrë të tillë që të japin të njëjtin mesazh për të gjithë pjesëmarrësit. Modelet mund të
mos garantojë ende që të gjithë do t’i interpretojnë ata në të njëjtën mënyrë; prandaj mund të nevojiten
edhe sqarime, veçanërisht nëse në procesin e monitorimit dhe raportimit janë të përfshira shumë
institucione (p.sh., rasti i dokumenteve ndërsektoriale, si Strategjia e RAP-it).
Informacioni i prodhuar përmes sistemeve të monitorimit dhe të raportimit mund të përdoret brenda në
institucion për të marrë vendime, dhe jashtë institucionit për të siguruar transparence për publikun e gjerë,
IPMG - PAR
Civil Service
- - CS reform
- Capacities building
- Organization of PA
- Salaries reform
- Policy planning & monitoring
- Admin. procedures
Anticorruption
- Prevention
- Punishment
- Awareness
Digitalization & Service Delivery
- Improvement of service delivery
- Review of procedures
- ICT infrastructure
Decentralization
- Implementing Admin. territ. Reform
- Increasing capacities of the LGUs
- Improve service delivery and reduce chances of corruption
Secretariat DEAICT
8
ose të dyja. Disa shembuj se si e përdorin dhe e paraqesin vendet e tjera informacionin mbi zbatimin e
dokumenteve të politikave të ndryshme janë paraqitur në Aneksin 1 të këtij dokumenti koncept.
Një nga faktorët më të rëndësishëm të procesit të monitorimit dhe të raportimit është përdorimi i
informacionit në procesin e vendim-marrjes. Ky është faktori që ndikon direkt në motivimin e ministrive
për të pasur performancë më të mirë, si dhe për të ofruar informacion cilësor për qëllimet e monitorimit
dhe të raportimit. Janë dy çështje të rëndësishme për t’u nxjerrë në pah në mënyrë që të rritet përdorimi i
informacionit: i) paraqitja e informacionit në një mënyrë miqësore dhe të thjeshtë në përputhje me
nevojat e përdoruesve dhe ii) ekzistenca e strukturave vendimmarrëse për të marrë vendime.
Mënyra se si paraqitet informacioni i performancës ndikon në një shkallë shumë të madhe në përdorimin e
informacionit. Sa më shumë i kuptueshëm dhe i qartë të jetë informacioni, aq më shumë do të përdoret.
Për shembull, politikanët dhe menaxherët kanë kohë të kufizuar për t’i parë të gjitha dokumentet. Prandaj
është e rëndësishme që informacioni të strukturoret mirë, në mënyrë që ata të shpenzojnë sa më pak kohë
që të jetë e mundur për ta absorbuar atë. Struktura e raportit duhet të jetë e projektuar në mënyrë të tillë
që të përmbushë nevojat e përdoruesve.
Dhe së fundi, kapaciteti i institucioneve për të prodhuar informacion cilësor dhe për të konsoliduar
informacionin është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Duhen përpjekje dhe aftësi për të prodhuar
nformacion raportimi të mirë të
bazuar në analiza dhe të mbështetur
nga prova. Praktika në sektorin publik
tregon se shumë shpesh raportimi i
informacionit fokusohet në veprimet
e përditshme rutinore më shumë se
sa në analizën e arritjeve. Kapaciteti
mund të përmirësohet përmes
udhëzimeve, trajnimit dhe praktikës.
Në politikat ndërsektoriale roli i
institucionit kryesor është të
"vendosë tonin” dhe të drejtojë
institucionet e tjera.
3.3. Sistemi i monitorimit dhe raportimit të Strategjisë SNRAP në Shqipëri
Elementet themelore të sistemit të monitorimit dhe vlerësimit të Strategjisë SNRAP janë përcaktuar në
Planin e Veprimit dhe në Strategjinë e RAP-it.
Frekuenca: Siç është paraqitur në figurën më poshtë, SNRAP-i do të monitorohet në baza 3-mujore
dhe vjetore, dhe me një vlerësim afatmesëm (të ndërmjetëm) të strategjisë.
Figura 5: Sistemi i M& V i SNRAP-it 2015 - 2020
Figura 4: Cilësia e informacionit të monitorimit dhe raportimit
PROCESET FORMAT DHE MEKANIZMAT
KAPACITETET PERDORIMI I
INFORMACIONIT
Cilesia e monitorimit
9
Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të Strategjisë do të kryhet në baza 3-mujore duke u mbështetur në
raportet e strukturave përkatëse. MIAP/DAP-i do të hartojnë dy raporte 3-mujore (3-mujori i parë, 3-mujor
i 1-3-të), një raport 6-mujor (3-mujori i 2-të) dy herë në vit dhe një raport vjetor mbi progresin e zbatimit të
Strategjisë. Raportet vjetore do të paraqesin ecurinë e zbatimit të strategjisë si dhe vlerësimin në bazë të
treguesve të suksesit (rezultateve).
Plani i Veprimit i Strategjisë në aspektin e mobilizimit të burimeve financiare do të vlerësohet çdo vit për të
siguruar në këtë mënyrë një vlerësim realist të zbatimit të tij edhe në aspektin e burimeve financiare.
Elementet kryesore të sistemit të raportimit dhe monitorimit janë të përcaktuara si më poshtë:
PROCESI: Monitorimi i unifikuar i RAP-it dhe sistemi i raportimit në bazë të raporteve 3-mujore dhe
vjetore. Për të monitoruar zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë dhe SNRAP-in do të
përgatiten dy lloje raportesh: raportet 3-mujore dhe raporti vjetor.
PROCESI: Monitorimi dhe raportimi i RAP-it bazuar tek rezultatet - aktivitetet, produktet dhe
treguesit e nivelit të rezultatit dhe në objektiva. Fokusi i zbatimit do të jetë arritja e objektivave
nëpërmjet aktiviteteve, produkteve dhe rezultateve.
PROCESI dhe PËRDORIMI I INFORMACIONIT: Roli i institucionit udhëheqës - MIAP - është i
përcaktuar. Roli i saj në monitorim dhe raportim do të jetë si më poshtë vijon:
o Marrja e kontributeve 3-mujore dhe vjetore për raportet nga ministritë dhe institucionet e
pavarura;
o Konsolidimi i informacionit 3-mujor dhe vjetor dhe paraqitja e tij në një raport të unifikuar
për shqyrtim në organet drejtuese të RAP-it (GMIP -RAP, dhe KPS);
o Krijimi i formularëve dhe i modeleve për udhëzimin e raportimit.
PROCESI: Rolet dhe ndërveprimet mes institucioneve pjesëmarrëse janë të përcaktuara. Ministritë,
strukturat e ZKM-së dhe institucionet e pavarura duhet të dorëzojnë kontributet e tyre të
informacionit tek MIAP-i. Edhe bashkëpunimi në mes institucioneve pjesëmarrëse është i
përcaktuar. Nëse disa institucione janë përgjegjëse për rezultatet, atëherë "Institucioni Përgjegjës"
duhet ta dorëzojë informacionin tek institucioni udhëheqës i treguar në Planin e Veprimit.
MODELET: MIAP-i është përgjegjës për përgatitjen e formateve dhe të modeleve të raportimit
(Udhëzimet). Udhëzimet do të mbulojnë raportet 3-mujore dhe vjetore. Ato do të përfshijnë
modelet e raportimit dhe udhëzimet se si të plotësohen ato.
MODELET: Pasaporta e Indikatorëve të Planit të Veprimit të Strategjisë SNRAP është e përgatitur.
Pasaporta e Indikatorëve përcakton matjen e treguesve të rezultateve që janë përdorur për
raportimin dhe analizën vjetore.
PËRDORIMI I INFORMACIONIT (STRUKTURA E RAPORTIT): Struktura e raportit 3-mujor dhe vjetor
është e përcaktuar. Fokusi i raportit 3-mujor do të përqendrohet në zbatimin e aktiviteteve, duke
nxjerrë në pah dhe shpjeguar problemet dhe sfidat, si dhe rekomandimet se si të zgjidhen
problemet. Fokusi i raportit vjetor do të përqendrohet në arritjet kryesore (politikat dhe niveli i
ndikimit), dështimet dhe ndikimet e tyre, veprimet përmirësuese, dhe veprimet prioritare për vitin
e ardhshëm.
Bazuar në mandatet e organeve të menaxhimit të RAP-it dhe në procesin e përshkruar të monitorimit dhe
të raportimit të RAP-it, mund të përkufizohen hapat kryesorë të mëposhtëm:
10
Figura 6: Procesi i raportimit të zbatimit të SNRAP-it
Nisur nga hapat është e qartë se raportet vjetore do të diskutohen 2 herë në organe të ndryshme - GMIP -
RAP-in dhe KPS-i. Diskutimi në GMIP –RAP do të jetë më i gjerë dhe do të fokusohet edhe në ecurinë e
zbatimit të aktiviteteve dhe arritjeve në aspektin e indikatorëve – progresin e reformave. GMIP-RAP-i është
një organ që merr vendime dhe diskuton çështjet kyçe të politikës që lidhen me RAP-in si dhe i jep KPS-së
rekomandime për veprime. Diskutimi mbi KPS-në do të fokusohet kryesisht në ndikimin e reformave dhe
sfidat që duhet të trajtohen, nga një këndvështrim i nivelit të lartë politik.
Formularët e mëposhtëm janë përgatitur dhe paraqitur si pjesë përbërëse e këtij dokumenti koncepti:
1) Udhëzimi për monitorimin dhe raportimin (përfshirë formatet dhe udhëzimet e raportimit);
2) Struktura e raporteve vjetore.
3.4 Vlerësimi i politikave dhe reformave
Vlerësimi është një proces më i përpunuar, më analitik dhe i pavarur i analizimit të problemeve, i
përcaktimit të shkaqeve të mundshme të problemeve, dhe i formulimit të konkluzioneve dhe
rekomandimeve. Qëllimi i vlerësimit është të përmirësojë zbatimin dhe/ose hartimin e politikave.
Vlerësimi është një proces më intensiv se sa monitorimi për sa i përket burimeve dhe aftësive. Kjo kërkon
aftësi të sofistikuara analitike dhe ekspertizë lidhur me metodat e ndryshme të mbledhjes së të dhënave
dhe të analizave. Prandaj, vlerësimi mund të kryhet së brendshmi nga stafi i programit ose ai mund t’i jepet
ofruesve të jashtëm.
Vlerësimet e ndërmarra së brendshmi zbatohen gradualisht, duke filluar me pyetje të thjeshta, të tilla si:
Cilat janë prioritetet e Qeverisë/politikave dhe nëse objektivat dhe rezultatet/aktivitetet e
programit janë të harmonizuara me prioritetet e Qeverisë/politikave?
A janë arritur objektivat në krahasim me synimet e vendosura? Cilat janë arsyet e mos-realizimit të
objektivave?
A do të çojnë aktivitetet dhe rezultatet e programuara në arritjen e rezultateve dhe të objektivit?
A mundet që objektivat dhe rezultatet e programit të arrihen më mirë duke zbatuar një kombinim
të ndryshëm të aktiviteteve?
Njësitë Përgjegjëse
Paraqesin raporte mbi ecurinë e zbatimit të veprimeve dhe të indikatorëve përkatës
MIPA /DAP Vlerësojnë progresin e bërë dhe përgatisin raportet e monitorimit
GMIP-RAP Shqyrtojnë/ aprovojnë raportet. Paraqesin raport të shkurtër mbi progresin e përgjithshëm të reformës PAR në KPS
NjPS Shqyrton raportet në kuadrin e SKZHI-së dhe të monitorimit sektorit dhe përgatit një raport të përgjithshëm vjetor të
monitorimit për KPS-në
K P S
11
Vlerësimet e jashtme kërkojnë kuptim të qartë nga ana e stafit të programit të asaj që duhet të analizohet
dhe se si ajo duhet të bëhet. Termat e Referencës janë zakonisht të gatshme për sa i takon përcaktimit të
objektivave dhe detyrave të vlerësimit. Në praktikë, është shumë e vështirë për të shkruar Terma të mira të
Referencës në qoftë se ka mungesë të aftësive, mungesë të njohurive në lidhje me politikat, dhe mungesa
të njohurive rreth procesit të vlerësimit. Aspektet më sfiduese janë objekti i vlerësimit dhe formulimi i
detyrave që duhen realizuar nga ofruesit e shërbimeve.
Vlerësimi mund të jetë ex-ante, i ndërmjetëm dhe ex-post. Vlerësim ex-ante bëhet për të hartuar një
program, vlerësimi i ndërmjetëm bëhet gjatë zbatimit dhe vlerësimi ex-post bëhet pas përfundimit të
programit.
Objekti i vlerësimit është një çështje që duhet ta vendosin menaxherët dhe stafi i programit. Objekti i
vlerësimit përcaktohet duke aplikuar pesë kriteret e vlerësimit (shih Tabelën 1 më poshtë) dhe duke
zgjedhur më të rëndësishmen në varësi të kohës së vlerësimit, kohëzgjatjes dhe nevojave.
Tabela 1: Kriteret e vlerësimit
Ex-ante I ndërmjetëm Ex-post
Rëndësia A do ta zgjidhë problemin
ndërhyrja e synuar?
Cilave nevoja u përgjigjet ajo?
A ka ndryshuar nevoja origjinale?
A kërkon ndryshimi një rregullim
korrespondues të ndërhyrjes?
A ka arritur/prekur ndërhyrja
grupin e synuar?
Efikasiteti
A ka të ngjarë që aktivitetet e
parashikuara të çojnë në
arritjen e objektivave?
Cilat janë kostot? A ka ndonjë
mënyrë për ta ofruar
programin me kosto më
efektive?
A garantojnë rezultatet e arritura
deri tani se objektivat do të
arrihen?
Cilët janë faktorët që ndikojnë në
efektivitetin e pjesës x të
ndërhyrjes?
A janë zbatuar objektivat siç është
planifikuar?
Cilat ishin arsyet për suksesin e
madh/mos-arritjen e objektivit x?
Efiçenca A është qasja e zgjedhur më
efikase në kosto?
A janë të justifikuara mirë
mekanizmi i zbatimit -
strukturat dhe proceset?
Si mund të rritet efikasiteti i
procesit?
Çfarë procedurash institucionale
duhet të thjeshtohen në mënyrë që
zbatimi të bëhet më efikas?
A është realizuar aktiviteti x duke
përdorur qasjen me kosto më
efikase?
Sa e mirë ka qenë performanca e
institucionit apo e procesit?
Çfarë mësimesh mund të nxirren?
Ndikimi Cili është ndikimi i pritshëm i
ndërhyrjes?
Cilat janë grupet e synuara të
ndikimit?
A sjell ndërhyrja gjatë zbatimit disa
efekte të padëshiruara?
Cili është ndikimi i aktivitetit
kundrejt pritshmërive?
Pse është ndikimi më i ulët /më i
lartë se sa pritej?
Qëndrueshmëria A ka të ngjarë që ndikimi të
jetë afatgjatë?
Cilat janë elementet që do ta
garantojnë këtë?
A ekzistojnë parakushtet për
qëndrueshmërinë e objektivave?
Çfarë mund të bëhet për të
grasatuar që ato ekzistojnë?
Cilët faktorë po ndikojnë negativisht
në qëndrueshmërinë e arritjeve?
Cilat janë shanset që rezultatet do
të zgjasin për një kohë të gjatë?
Cilat janë kostot e ardhshme të
parashikuara për programin?
Cilat janë arsyet e
qëndrueshmërisë së ulët të
rezultateve?
Vlerësimi duhet të jetë selektiv. Nuk është gjithmonë e mundur që të bëhet një vlerësim për çdo vit dhe për
çdo politikë apo strategji. Vendimet se cilat programe dhe aspekte do të vlerësohen varen nga të dhënat e
krijuara përmes procesit të monitorimit dhe burimeve të jashtme. Për shembull, mund të jetë e dobishme
12
që të bëhet një vlerësim për të parë nëse të dhënat e monitorimit tregojnë se objektivat e caktuara nuk
janë realizuar në mënyrë të vazhdueshme ose nëse përdoruesit e shërbimeve janë ankuar për cilësinë e
shërbimeve. Mund të vlerësohen gjithashtu edhe programet apo ndërhyrjet në buxhetet e mëdha apo
çështjet e rëndësishme të agjendës politike (prioriteteve).
Vlerësimet duhet të planifikohet paraprakisht për të siguruar përgatitjet dhe burimet e nevojshme
financiare, njerëzore apo të tjera për të realizuar vlerësimin. Në varësi të detyrave dhe thellësisë së
vlerësimit, kjo mund të zgjasë nga tre, gjashtë apo edhe më shumë muaj. Përgatitja e Termave të
Referencës për vlerësimin e jashtëm mund të shkojë deri në dy muaj. Kjo do të thotë se përgatitjet për
vlerësimin duhet të fillojnë të paktën 2-3 muaj para fillimit të vlerësimit. Që vlerësimi të jetë i dobishëm, ai
duhet të përfundojë në kohë për të përdorur rezultatet e vlerësimit për përmirësimin e politikave. Prandaj,
vlerësimi duhet të jetë një proces i menduar mirë në mënyrë që të merren rezultatet më të mira dhe që
burimet të përdoren në mënyrë efikase.
3.5 Vlerësimi i politika për Strategjinë SNRAP në Shqipëri
Dispozitat për vlerësimin e Strategjisë SNRAP dhe zbatimin e Planit të Veprimit janë të përcaktuara në
dokumentin e Strategjisë. Strategjia Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike do t'i
nënshtrohet një procesi të vlerësimit afatmesëm, që pritet të përfundojë deri në fund të 2017. Vlerësimi do
të përfshijë periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2017 dhe do të nxjerrë në pah arritjet e dy viteve të para
të strategjisë në raport me rezultatet e pritshme dhe nivelin e arritjes së objektivave të strategjisë.
Vlerësimi afatmesëm do të shërbejë për të përcaktuar një plan më të saktë veprimi për periudhën 2018-
2020, për një vlerësim të nevojave financiare për zbatimin e strategjisë për periudhën e ardhshme
trevjeçare duke orientuar në këtë mënyrë burimet e programimit drejt kuadrit të Programit Buxhetor
Afatmesëm.
Megjithatë, vlerësimi afatmesëm synon gjithashtu të vlerësojë rëndësinë (ose nevojat për ndonjë ndryshim
të konsiderueshëm) të objektivave të përcaktuara të Strategjisë si dhe të vlerësojë "gjendjen faktike" të
përgjithshme në vitin 2017 në mënyrë që të reflektojë çdo ndryshim të rëndësishëm të mjedisit që kërkon
vëmendje strategjik të veçantë dhe të shënjestëruar që nuk është e mbuluar në Strategji siç duhet.
Strategjia e re e RAP-it do të përgatitet në vitin 2020 që do të thotë se vlerësimi ex-post duhet të kryhet në
vitin 2020, sa më shpejt të jetë e mundur.
Çështje e mbetur është edhe përgatitja e Termave të Referencës për këtë vlerësim. Pasja e termave të
referencës në këtë moment do të mundësojë për të parë nëse ka nevojë apo jo për të krijuar apo për të
përdoruar tregues shtesë të performancës për të marrë të dhënat e nevojshme për vlerësimin.
13
IV. Propozime për menaxhimin, monitorimin dhe vlerësimin e Strategjisë së RAP-it dhe të Planit të Veprimit
Duke marrë parasysh shqyrtimin e mësipërm të punës së kryer deri tani në lidhje me Strategjinë SNRAP dhe
menaxhimin, monitorimin dhe vlerësimin e Planit të Veprimit, sugjerohen përmirësime apo zhvillime të
mëtejshme në tri fusha si më poshtë:
4.1. Propozime për Udhëzimet e Monitorimit dhe të Raportimit për Strategjinë e RAP-it dhe të
Planit Të Veprimit
Për të orientuar ministritë dhe organet e administratës shtetërore në funksion të kryerjes së monitorimit
dhe të raportimit të zbatimin e Strategjisë SNRAP dhe Planit të saj Veprimit, në këtë dokument koncept
janë sugjeruar Udhëzime për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Strategjisë SNRAP (në vijim
Udhëzimet) . Udhëzimet përfshijnë elementet e mëposhtme:
Propozimi për Udhëzimet është dhënë në Kutinë 1 më poshtë.
1. Eficenca e Strukturave te
menaxhimit te RAP
2. Udhezimi per monitorimin dhe raportimin e RAP
3. Termat e Referneces per vleresimin
afatmesem
1.Procedurat e Monitorimit e Raportimit
2. Formatet e Monitorimit e Raportimit
3. Struktura e Lendes e SNRAP
14
Kutia 1: Propozim për Draftin e Udhëzimit
UDHËZIMET PËR MONITORIMIN DHE RAPORTIMIN E STRATEGJISË SNRAP DHE PLANIN E VEPRIMIT
I. Hyrje
Këto udhëzime përcaktojnë aktorët dhe procedurat për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Strategjisë SNRAP dhe Planin e saj të Veprimit. Qëllimi i udhëzimeve është të
unifikojë procesin e monitorimit dhe të raportimit duke përcaktuar procedurat, përgjegjësitë, afatet dhe modelet . Përdoruesit kryesorë të këtyre udhëzimeve janë ZKM-ja,
Ministritë, organet e administratës shtetërore (OASh-të) dhe institucionet e pavarura, që marrin pjesë në zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë SNRAP. Përdoruesit dytësorë
janë publiku i gjerë, OJF-të dhe organizatat e gjera tjera të interesuara për RAP-in.
II. Aktorët e monitorimit dhe të raportimit, procesi, dhe afatet e RAP-it
1. Monitorimi i përgjithshëm i zbatimit të objektivave, indikatorëve dhe aktiviteteve të Strategjisë SNRAP dhe Planit të Veprimit kryhet nga MIAP-i përmes komunikimit të
përditshëm me ZKM-në, ministritë dhe institucionet e pavarura.
2. Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të veçanta dhe i treguesve të performancës të lidhura dhe objektivat kryhet nga ZKM-ja, Ministritë dhe institucionet e pavarura që
janë përgjegjëse për këto elementeve siç tregohet në Planin e Veprimit 2015-2017.
3. Raportimi është 3-mujor dhe vjetor. Përgatitja e raporteve 3-mujore dhe vjetore koordinohet nga MIAP-i në bazë të informacionit të marrë nga ZKM-ja, ministritë dhe
institucionet e pavarura që janë përgjegjëse për objektivat përkatës.
4. Raporti 3-mujor do të përgatitet sipas mënyrës së mëposhtme:
a. Deri me datën 25 të çdo muaji të tretë të çdo 3-mujori (d.m.th., 25 mars, 25 qershor, 25 shtator dhe 24 dhjetor) MIAP-i do t’i dërgojë një letër qarkore ZKM-së,
ministrive dhe institucioneve të pavarura që janë përgjegjëse për aktivitetet që do të zbatohen në periudhën përkatëse të raportimit për të kërkuar që ato të
paraqesin raportet 3-mujore.
b. Deri me datën 10 të muajit të raportimit (p.sh. 10 prill, 10 korrik, 10 tetor dhe 10 janar), ZKM-ja, ministritë dhe institucionet e pavarura që janë përgjegjëse për
aktivitetet siç është shënuar në Planin e Veprimit do të dorëzojnë një raport pranë MIAP-it sipas formës së dhënë në udhëzim. Nëse strukturat përkatëse,
ministritë dhe institucionet e pavarura nuk japin informacion në kohë, atëherë MIAP-i mund të informojë GMIP-në ose të ndërmarrë veprime të tjera.
c. MIAP-i, në bashkëpunim me DAP-in do të analizojë informacionin e marrë nga strukturat / institucionet përkatëse, do të kryejë vlerësimin duke plotësuar bazën e
të dhënave dhe do të përpilojnë një projekt raport 3-mujor të progresit. MIAP-i mund të kërkojë informacione shtesë nga strukturat përgjegjëse përkatëse, nëse
informacioni i paraqitur nuk është i qartë, i mjaftueshëm ose nëse është i pakënaqshëm.
d. Deri me datën 20, MIAP-i do të finalizojë Raportin 3-mujor të Progresit dhe do ta dërgojë atë tek GMIP-i për RAP-in për shqyrtim.
5. Raporti vjetor do të përgatitet sipas mënyrës së mëposhtme:
a. Deri me datën 20 dhjetor të vitit aktual MIAP-i do t'i dërgojë një letër qarkore strukturave përkatëse të ZKM-së, ministrive dhe institucioneve të pavarura për t’i
kujtuar lidhur me dorëzimin e raporteve vjetore për zbatimin e Strategjisë/Planit të Veprimit të SNRAP-it.
b. Deri me datën 20 të muajit janar të vitit të ardhshëm institucionet përgjegjëse për arritjen e rezultateve duhet të përmbledhin informacionin e marrë nga
partnerët e zbatimit dhe e paraqesin informacionin e përmbledhur tek MIAP-i në formatin e dhënë nga udhëzimet.
c. MIAP-i do të analizojë informacionin e marrë nga institucionet përgjegjëse për arritjen e rezultateve, do të konsolidojë informacionin dhe do të përgatisë projekt
15
raportin vjetor të progresit. MIAP-i mund të kërkojë informacione shtesë nga këto institucione në qoftë se informacioni i paraqitur nuk është i kënaqshëm apo i
mjaftueshëm.
d. Deri me datën 20 shkurt të vitit të dhënë MIAP-i duhet të paraqesë projekt Raportin Vjetor të Progresit pranë GMIP-RAP-it për shqyrtim.
6. Në qoftë se është e nevojshme, MIAP-i mund të organizojë seminare për të orientuar stafin e njësive përgjegjëse dhe për t’i ndihmuar ata që të forcojnë aftësitë e
nevojshme për të përgatitur raportet e lidhura me SNRAP-in.
Për të siguruar informacion 3-mujor dhe vjetor për zbatimin e Strategjisë së RAP-it dhe Planit të Veprimit do të përdoren dy Tabela:
a. Modeli i Raportit 3-mujor
b. Modeli i Raportit Vjetor
III. Modelet dhe udhëzimet e raportimit 3-mujor
7. Formati dhe udhëzimet se si të plotësohen modelet e raportit 3-mujor jepen më poshtë. Ai përdoret nga të gjitha njësitë përgjegjëse për të siguruar informacion 3-mujor
mbi zbatimin e aktiviteteve. Kjo tabelë është në formatin Excel.
Modeli i Raportit 3-mujor
Nr. Aktiviteti Njësia
Përgjegjëse Afati
Arritjet
(Progresi i zbatimit)
Hapat e mëtejshëm
(piketat)
Koha e pritshme e
realizmit
1 2 3 4 5 6 7
Plotësohet nga
MIAP Plotësohet nga MIAP
Plotësohet nga
MIAP
Plotësohet nga
MIAP Plotësohet nga ministria Plotësohet nga ministria Plotësohet nga ministria
Plotësimi i udhëzimeve
Kolona 1 Në këtë kolonë tregohet Numri i Veprimit të Planit të Veprimit. Kjo kolonë plotësohet nga MIAP.
Kolona 2 Në këtë kolonë jepen aktivitetet e Planit të Veprimit. Kjo kolonë plotësohet nga MIAP-i. Në këtë kolonë renditen treguesit e realizimit të rezultateve.
Kolona 3 Në këtë kolonë tregohet njësia përgjegjëse për raportimin.
Kolona 4 Në këtë kolonë jepet afati i zbatimit të aktivitetit përkatës. Kjo kolonë plotësohet nga MIAP-i.
Kolona 5
Në këtë kolonë jepet përshkrimi i arritjeve kryesore në zbatimin e aktivitetit. Çdo strukturë përgjegjëse duhet të japë vetëm informacion strategjik për
realizimin e aktivitetit që do të ndihmojë për të përcaktuar arritjen e rezultatit. Arritjet duhet të mbështeten me prova, nëse është e mundur (p.sh. të dhëna
statistikore, krahasime, etj). Duhet të shmanget informacioni rutinë dhe administrativ (numri i takimeve të organizuara, grupet e punës të ngritura, etj.). Për
shembull, në qoftë se ligji është përgatitur gjatë realizimit të aktivitetit, atëherë arritjet duhet të shpjegojnë se çfarë do të ndryshojë si rezultat i kësaj në
mënyrë të përmbledhur dhe shkurtimisht përfitimet kryesore të ligjit dhe jo thjesht të përmendet fakti se ligji është përgatitur dhe koha kur ai është
përgatitur. Informacioni i paraqitur në këtë kolonë duhet të justifikojë statusin e realizimit.
16
Kolona 6 Në këtë kolonë duhet të jepen hapat e ardhshëm për zbatimin e aktivitetit. Kjo kolonë plotësohet vetëm për ato aktivitete, statusi i të cilave është "zbatuar
pjesërisht" ose "i pazbatuar". Kjo kolonë plotësohet nga institucioni përkatës.
Kolona 7 Në këtë kolonë institucioni duhet të tregojë datën e re të pritshme të realizimit të aktivitetit të bazuar në hapat e mëtejshëm. Kjo kolonë plotësohet vetëm
për ato aktivitete të cilat nuk janë përfunduar ose nuk kanë filluar ende.
Shembuj:
1.6.1 Stafi i
institucionit
qendror i
trajnuar dhe i
aftë të hartojë
Programe
Afatmesme
Buxhetore
cilësore (300
zyrtarë të
trajnuar në 3
ditë trajnimi).
300 zyrtarë të
trajnuar në 3 ditë
ASPA TM3 i vitit
2015
1. Gjatë periudhës raportuese ASPA ka organizuar 3
kurse trajnimi 3 -ditore. Numri i mëposhtëm i
pjesëmarrësve që kanë marrë pjesë në kurse
trajnimi, si dhe % e përgjithshme të stafit të trajnuar
deri në TM2 është paraqitur në tabelën e
mëposhtme.
Ministritë Nr. i stafit
të
trajnuar
% e stafit të
trajnuar deri në
TM2 të vitit 2015
Ministria e
Drejtësisë
4 20%
Ministria e
Transportit
5 20%
Ministria e
Ekonomisë
6 30%
Ministria e
Bujqësisë
3 20%
Ministria e IE-së 5 15%
Në total nga 300 pjesëtarë të stafit, deri në TM2,
janë të trajnuar 50 pjesëtarë të stafit ose 16.6% të
stafit në total të ministrive qendrore.
Kurset e
ardhshme të
trajnimit janë
planifikuar të
mbahen më 14-
17 janar, 11-15
shkurt dhe 13-16
mars.
TM4 i vitit 2015
IV. Modelet dhe udhëzimet e raportimit vjetor të RAP-it
1. Formati dhe udhëzime se si të plotësohet modeli i Raportit vjetor jepen më poshtë. Duke përdorur këtë format, jepet informacioni për zbatimin e aktiviteteve, si dhe për
progresin e arritur në zbatimin e objektivave specifike dhe të indikatorëve të performancës (rezultatit).
2. Modeli i Raporti vjetor është më analitik se raportet 3-mujore. Përveç informacionit për zbatimin e projektit, modeli i Raportit Vjetor kërkon që të jepet informacion mbi
17
progresin drejt arritjes së objektivave dhe indikatorëve të performancës. Prandaj modeli i Raportit vjetor është më i përpunuar.
Modeli i Raportit Vjetor
I. Informacion mbi progresin kundrejt objektivave (Ky informacion është dhënë në formatin Word)
Në këtë seksion institucioni përgjegjës për objektivin specifik jep një pasqyrë të shkurtër të zbatimit të objektivit specifik. Ky seksion është përgatitur bazuar në progresin e
përgjithshëm të zbatimit të aktiviteteve dhe të arritjeve kundrejt treguesve të performancës (si ato të objektivit specifik ashtu dhe të rezultateve). Arritjet në këtë seksion duhet të
ilustrohen duke përdorur grafikët, tabelat ose fotografitë. Jepen faktorët kryesorë që kanë pasur ndikim në arritjen apo mos-arritjen e rezultateve. Duhet të jepet vlerësimi nëse
vlerat e synuara të indikatorëve të performancës ka të ngjarë të arrihen apo jo. Gjithashtu, duhet të jepen veprimet prioritare për përmirësimin e performancës.
II. Informacion mbi progresin kundrejt treguesve dhe aktiviteteve të performancës (Ky informacion është dhënë në formatin Excel)
Modeli i mëposhtëm mundëson dhënien e informacionit të plotë mbi arritjen krahasuar me indikatorët e performancës, si dhe mbi zbatimin e aktiviteteve. Për të raportuar për
arritjen e indikatorëve performancës, duhet të jepen arritjet faktike për 2 vitet e kaluara (vitet e raportimit dhe viti që i paraprin vitit raportues), si dhe vlera e synuar për vitin
përkatës. Informacioni për realizimin e indikatorit të performancës jepet nga institucioni përgjegjës për indikatorin e performancës siç tregohet në Pasaportën e Indikatorëve.
Institucionet përkatëse duhet të raportojnë gjithashtu edhe për zbatimin e aktiviteteve.
Shënim: Raporti i parë vjetor do të përdoret për krijimin e të dhënave bazë. Prandaj, gjatë raportit të parë vjetor kolona e të dhënave bazë do të plotësohet nga njësitë përkatëse.
Matrica e Vlerësimit të Performancës (MVP)
Matrica e Vlerësimit te Performancës do të përdoret për të matur progresin e indikatorëve kundrejt objektivave të përcaktuara në strategji. Tabelat e mëposhtme janë pjesë e
Matricës së Vlerësimit të Performancës. MVP-ja është një sistem i monitorimit të indikatorëve të përfshirë brenda SKZHI-së dhe sistemit të monitorimit të strategjive
sektoriale/ndërsektoriale. MVP-ja është pjesë e instrumenteve monitoruese të NjPS-së të futura në vitin 2008.
Fusha e Politikës
1.i. <përshkrimi i fushës së politikës>>
Objektivi Objektivi i Politikës
Të dhënat bazë dhe burimi i të
dhënave
Indikatori FAKTIK 2016
Indikatori Objektiv
2017
Indikatori FAKTIK 2017
Indikatori FAKTIK 2018
Indikatori FAKTIK 2019
Indikatori Objektiv
2020
Indikatori Faktik 2020
1 Përshkrimi i Objektivit
<<objektivi>>
1.a Indikatori Bazë 2015
18
<<përshkrimi i Indikatorit>>
Njësia matëse: Burimi i Verifikimit <<Emri i njësisë përgjegjëse të raportimit>>
Njësia përgjegjëse e raportimit Departamenti i Programimit, Zhvillimit dhe Ndihmës së Huaj
Tabela plotësohet me të dhëna për të gjithë objektivat dhe indikatorët përkatës të një fushe të politikave. Të dhënat në të gjitha qelizat hidhen nga MIAP-i. Vetëm informacioni mbi
nivelin e arritur të indikatorit në një vit të caktuar (faktik) do të plotësohet nga njësia përkatëse / Ministria.
Për zbatimin e aktiviteteve do të përdoret i njëjti model siç tregohet më lart për raportimin 3-mujor.
Shembull
Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratën Publike 2015-2020
Fusha e politikës
1.i. Politikbërja dhe cilësia e legjislacionit
Nr. i indeksit
të objektivit
Objektivi i Politikës Niveli Bazë
2016
Indikatori Niveli i arritur
2015
Progresi kundrejt nivelit bazë
Indikatori Niveli i synuar
2017
Arritjet kundrejt nivelit të synuar
%
1
Përshkrimi i Objektivit
Objektivi 1 - Politikat planifikuese dhe koordinuese të përmirësuara për të hartuar dokumente strategjikë të qeverisë që i shndërrojnë prioritetet në veprime konkrete.
1.a
Indikatori
100% e kuadrit strategjik rregullator i hartuar dhe i zbatuar 29.0% 42.0% +13.0% 100.0% 42.0%
1.a.1 Raporti i Kuadrit Rregullator Strategjik i hartuar 27.0% 34.0% +7.0% 100.0% 34.0%
1.a.2 i Kuadrit Rregullator Strategjik i zbatuar 30.0% 45.0% +15.0% 100.0% 45.0%
1.b
Indikatori
100% e strategjive sektoriale dhe cilësia të përfunduara (me koston e planit të veprimit të përllogaritur dhe me setin e indikatorëve me objektivat përkatëse)
40% 55% +15% 100% 30%
(*) Të gjitha shifrat e përfshira në tabelë nuk janë reale, ato janë përdorur vetëm si shembull ilustrues.
Progresi i realizimit të indikatorëve do të vlerësohet nga MIPA bazuar në të dhënat e përfshira në MVP.
19
Tabela e Monitorimit – Indikatorët me objektiva të vendosura
Fusha e politikës
1.i. Politikbërja dhe cilësia e legjislacionit
Indikatori i
Obj. No. Objektivat e Politikës
Niveli Bazë
2015
Indikatori
Niveli FAKTIK
2015
Progresi
kundrejt nivelit
bazë
Indikatori
Niveli i synuar
2017
Arritjet kundrejt
nivelit të synuar
%
1
Përshkrimi i Objektivit
Objektivi 1 - Politikat planifikuese dhe koordinuese të përmirësuara për të hartuar dokumente strategjikë të qeverisë që i shndërrojnë prioritetet në veprime konkrete.
1.a
Indikatori
100% e kuadrit strategjik rregullator i hartuar dhe i zbatuar 29.0% 42.0% 13.0% 100.0% 42.0%
1.a.1 Raporti i Kuadrit Rregullator Strategjik i hartuar 27.0% 34.0% 7.0% 100.0% 34.0%
1.a.2 i Kuadrit Rregullator Strategjik i zbatuar 30.0% 45.0% 15.0% 100.0% 45.0%
1.b
Indikatori
100% e strategjive sektoriale dhe cilësia të përfunduara (me koston e planit të veprimit të përllogaritur dhe me setin e indikatorëve me objektivat përkatëse)
30% 55% 25.0% 100% 55%
Rezultati i realizimit është mbi 90%
Rezultati i realizimit është ndërmjet 70 dhe 90%
Rezultati i realizimit është më pak se 70%
Tabela e Monitorimit – Indikatorët me Objektiv të përcaktuar nga Tendencat - "Tendenca në rritje" ose "Tendencë në ulje"
Fusha e Politikës
4. Procedurat administrative dhe mbikëqyrja
Nr Objektivat e Politikës Niveli Bazë
2015
Indikatori
Niveli i arritur
2015
Progresi kundrejt
nivelit bazë
Indikatori
Niveli i synuar
2017
Arritjet kundrejt
nivelit të synuar
%
11 Përshkrimi i Objektivit
20
Objektivi 11: Rritja e kontrollit mbi veprimtarinë e administratës publike, garantimi i të drejtave të qytetarëve dhe aksesi në informacion.
11.b
Indikatori
Përqindja e rekomandimeve të zbatuara nga institucionet mbikëqyrëse të institucioneve të pushtetit qendror në dy vitet e fundit.
11.b.1 Raporti i rekomandimeve të nxjerra nga Avokati i Popullit, të cilave nuk u është dhënë përgjigje nga institucionet në fjalë: 20.0% 34.0% 14.0%
Tendencë në ulje
11.b.2 Raporti i rekomandimeve të zbatuara kundrejt rekomandimeve të pranuara nga institucionet; 6.0% 45.0% 39.0%
Tendencë në rritje
11.b.3 Raporti i Kërkesave për sqarime të nxjerra nga Avokati i Popullit, të cilave nuk u është dhënë përgjigje nga institucionet. 43% 55% 12%
Tendencë në ulje
Legend:
Rezultati i realizmit është duke bërë progres në mënyrë pozitive
Rezultati i realizmit nuk ka ndryshuar
Rezultati i realizmit tregon një tendencë negative
Bazuar në informacionin e dhënë nga strukturat e ZKM-së, ministritë dhe institucionet e pavarura, MIAP-i do të konsolidojë informacionin dhe do të përgatisë
projekt raportet 3-mujore dhe vjetore. Struktura dhe përmbajtja e raporteve 3-mujore dhe vjetore është dhënë në nën-seksionin më poshtë.
21
4.2. Propozime për Raportet e Progresit të SNRAP-it
MIAP-i do të ketë një detyrë të hartojnë raporte 3-mujore, raporte 6-mujore dhe raportin vjetor. Duke
pasur parasysh se përdoruesi përfundimtar i raporteve 3-mujore dhe vjetore do të jetë GMIP –RAP-i dhe
KPS-ja, është e nevojshme që të merret parasysh kohëzgjatja e raporteve dhe mënyra se si është paraqitur
informacioni. Meqë anëtarët e GMIP –RAP-it kanë kohë shumë të kufizuar, është e nevojshme që të bëhen
raporte që janë të lehta për t’u lexuar. Struktura e raporteve 3-mujore dhe vjetore dhe udhëzimi se si të
paraqiten informacionet janë dhënë në nën-seksionet më poshtë. Fokusi i Raportit 3-mujor të Progresit
përqendrohet në zbatimin e aktiviteteve, duke pasur si fokus arritjen e rezultateve, ndërkohë që
indikatorët e performancës raportohen në baza vjetore.
4.2.1. Raporti 3-mujor i Progresit
Raporti 3-mujor i Progresit duhet të japë një pasqyrë të asaj se ku progresi është i kënaqshëm apo i
pakënaqshëm, cilat janë arsyet e rezultateve të pakënaqshme dhe çfarë hapash duhet të ndërmerren për të
përmirësuar punën për realizimin e aktiviteteve. Më poshtë është dhënë struktura e propozuar e Raportit
3-mujor të Progresit . Raporti 3-mujor do të jetë më shumë një dokument pune që do të përdoret për
qëllime të brendshme dhe për rishikimin e progresit të bërë brenda një viti të caktuar të zbatimit të
strategjisë. Prandaj, në këtë raport duhet të theksohet shpesh fokusi mbi vonesat e zbatimit dhe çështjet e
shqetësimeve. Raporti nuk hartohet për t’u publikuar dhe as si informacion për publikun.
Modeli i propozuar është dhënë në Aneksin 5.
3.1.1. Raporti vjetor i Progresit
Fokusi i Raportit vjetor është të kontrollojë progresin e zbatimit të realizuar kundrejt çdo objektivi, duke
përdorur informacionin e indikatorëve të performancës. Raporti vjetor duhet te prezantojë informacione
mbi progresin në të katër fushat e politikave dhe do të fokusohet në ndikimin e aktiviteteve të ndërmarra
në vitin faktik të raportimit. Duhet të theksohet se raporti i parë vjetor do të përdoret për vendosjen e të
dhënave bazë. Raporti i parë vjetor nuk do të përmbajë analiza krahasuese mbi progresin e bërë në çdo
indikator të veçantë. Raportet e tjera do të fokusohen në analizat mbi progresin e bërë drejt arritjes së
objektivave fillimisht ato të vitit 2017, dhe më pas të atyre të vitit 2020. Raporti vjetor do të ketë një
audiencë më të gjerë sesa raportit 3-mujor, ashtu siç është planifikuar të publikohet. Modeli i propozuar
është paraqitur në Aneksin 5.
4.3. Propozime për Vlerësimin Afat-mesëm të SNRAP-it dhe të Planit të saj të Veprimit
Sipas Planit të Veprimit të Strategjisë SNRAP, vlerësimi në vitin 2017 do të jetë afatmesëm për Strategjinë
SNRAP dhe ex-post për Planin e Veprimit. Prandaj, është propozuar që termat e referencës për Vlerësimin e
Strategjisë SNRAP-in dhe Planin e Veprimit të përcaktojnë objektivat dhe çështjet e trajtimit të kritereve të
mëposhtme të vlerësimit:
1. Efektiviteti i SNRAP dhe Planit te Veprimit
2. Relevanca e nderhyrjeve per arritjen e objektivave
3. Eficenca e strukturave te manaxhimit te RAP
22
Për Termat e Referencës propozohet struktura e mëposhtme:
I. Historiku
II. Objektivat e përgjithshme dhe specifike të vlerësimit
III. Çështjet e vlerësimit
IV. Produktet e pritshme
V. Qasja dhe metodologjia
VI. Kualifikimet profesionale
Pjesa kryesore e Termave të Referencës jepet në Aneksin 2 të Dokumentit Koncept.
V. Hapat e mëtejshëm
Kalendari i aktiviteteve të paraqitura në Aneksin 6 paraqet një sërë veprimesh që duhet të ndërmerren në
periudhën e ardhshme, e cila do të fokusohet në monitorimin e SNRAP-it, përgatitjen e raporteve të
monitorimit, si dhe hapat që lidhen me vlerësimin afatmesëm të SNRAP-it në vitin 2017.
23
ANEKSI 1: Shembuj të sistemeve të monitorimit me bazë IT-në
Në këtë Aneks jepen disa shembuj se si qeveritë monitorojnë dhe raportojnë zbatimin e dokumenteve të
ndryshme të politikave duke përdorur sistemet e bazuara në rrjet ose në sisteme të tjera të IT-së. Në këtë
aneks janë paraqitur shembuj nga Britania e Madhe, Qeveria e Uellsit, Qeveria finlandeze, Qeveria e SHBA-
së.
I. Iniciativa e Mbretërisë së Bashkuar për Transparencën
Faqja e internetit e Mbretërisë së Bashkuar për Transparencën është krijuar për të ndjekur progresin e
qeverisë gjatë zbatimit të veprimeve të përcaktuara në planet e biznesit. Grafikët e përdorur në sistem
ofrojnë një pasqyrë të progresit të zbatimit gjatë të gjithë serisë së plotë të veprimeve të koalicionit të
parashikuara në planet e biznesit. Sistemi mund të tregojë informacionin e konsoliduar për të gjitha
veprimet, si dhe institucion pas institucioni. Shih më poshtë shembullin e angazhimeve të Zyrës së
Kabinetit.
Sistemi i monitorimit është i disponueshëm në faqen e internetit: http://transRAPency.number10.gov.uk
II. FINDIKATORI – Sistemi Finlandez
Sistemi FIndikator është ndërtuar për të monitoruar progresin në fushat kryesore sociale dhe ekonomike si
një iniciativë e llogaridhënies së Qeverisë. Sistemi është krijuar për të përforcuar provat e përdorura për të
mbështetur zbatimin e Programit të Qeverisë. FIndikator u zbatua si një projekt i përbashkët në mes të
Finlandës dhe Zyrës së Statistikave të Kryeministrisë në bashkëpunim me një numër ofruesish të tjerë të
informacionit. Sistemi paraqet informacion të përditësuar mbi indikatorët kryesorë socialë. Çdo indikator
jep informacion në formë fotosh statistikore, tabelash dhe analizash. Sistemi jo vetëm që jep informacion
24
mbi progresin, por shpjegon edhe vetë indikatorin - përkufizimin, llogaritjen, mbledhjen e të dhënave, etj.
(Pasaporta e Indikatorëve).
Sistemi është i disponueshëm në faqen e internetit: http://www.findikaattori.fi/en
Shih më poshtë shembullin si paraqitet dhe shpjegohet informacioni në sistemin FIndikator.
III. Programi i Uellsit për sistemin e monitorimit të Qeverisë
Programi për sistemin e monitorimit të Qeverisë është krijuar për të monitoruar progresin në raport me
indikatorët e performancës, të cilët janë të lidhur me Programin e Qeverisë. Për çdo indikator sistemi ofron
një faqe interneti ndërvepruese, ku përdoruesi mund të vendosë atë që ai/ajo dëshiron të shohë, të
shkarkojë, dhe të printojë. Përveç informacionit të progresit, sistemi shpjegon veprimet e zbatuara dhe
arsyet se pse rezultatet janë në atë mënyrë që ato janë. Një shembull i sistemit është dhënë më poshtë.
25
Sistemi është i disponueshëm në faqen e internetit: http://gov.wales/about/programmeforgov/?lang=en
IV. Sistemi i SHBA-së i Performance.gov
Sistemi Performance.gov është një sistem që paraqet Objektivat Institucionalë dhe Ndër-institucionalë në
fushat ku qeveria dhe agjencitë janë fokusuar në përshpejtimin e përmirësimit të performancës. Përveç
informacionit mbi objektivat dhe veprimet e planifikuara, sistemi Performance.gov paraqet informacion
mbi përditësimin e progresit. Ky informacion jepet në një mënyrë të thjeshtë duke përdorur dokumentet në
PDF. Duke qenë standard, sistemi jep një tablo të plotë të asaj se ku qëndrojnë qeveria dhe agjencitë në
raport me zbatimin e objektivave kryesorë. Më poshtë është dhënë një shembull i progresit në raport me
Planin e Punës.
26
Sistemi është i disponueshëm në faqen e internetit: http://www.performance.gov
27
ANEKSI 2: Termat e Referencës për vlerësimin afat-mesëm
I. Historiku
Në prill të vitit 2015, Qeveria e Shqipërisë miratoi Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën
Publike 2015-2020. Reforma në Administratën Publike është një proces i vazhdueshëm dhe paraqet një
parakusht kritik për zbatimin efektiv të parimeve dhe objektivave të reformës në të gjitha segmentet e
shoqërisë. Strategjia parashikon progresin dhe ndryshimet në 4 fushat kryesore ku janë përcaktuar
objektivat e mëposhtme:
Zbatimi i Strategjisë do të kryhet në dy faza:
Gjatë fazës së parë, e cila përkon me aktivitetet e përcaktuara në planin e veprimit të vitit 2015 - 2017
(objektivat afatmesme), përpjekjet do të përqendrohen në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe procedurat për
hartimin e politikave, strategjive, planeve të veprimit dhe legjislacionit, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të
angazhuara në këto procese, duke përfshirë monitorimin. Aktivitetet e Planit të Veprimit për këtë fazë janë
më të detajuara madje edhe me indikatorë konkret cilësorë dhe sasiorë.
Faza e dytë përfshin periudhën 2018 - 2020 (objektivat afatgjatë) dhe synon konsolidimin e arritjeve të
fazës së parë të zbatimit të strategjisë. Ajo do të bazohet në vlerësimin e zbatimit të objektivave të
periudhës së mëparshme dhe rivlerësimin e prioriteteve dhe kjo do të përfshijë aktivitete të reja në fushat
kyçe të reformës administrative, të tilla si përmirësimet në fushat ku progresi nuk ka qenë i mjaftueshëm në
aspektin e përmbushjes së këtyre kërkesave dhe zbatimi i legjislacionit të brendshëm, i cili është përafruar
me acquis. Objektivat dhe indikatorët për këtë periudhë janë parashikuar në mënyrë të përgjithshme.
Për të siguruar zbatimin me faza të Strategjisë SNRAP është parashikuar Plani i Veprimit për vitin 2015 -
2017. Është parashikuar që Plani i ri i Veprimit për periudhën 2018-2020 do të përgatitet pasi të analizohen
rezultatet e arritura gjatë periudhës 2015-2017.
Plani i Veprimit vë në funksionim Strategjinë dhe përcakton masat, rezultatet dhe aktivitetet për zbatimin e
reformës në administratën publike. Fokusi i Planit të Veprimit është i përqendruar tek rezultatet.
Indikatorët e monitorimit të suksesit të realizimit të Planit të Veprimit janë të përkufizuar në nivelin e
objektivave dhe rezultateve konkrete. Për zbatimin e çdo rezultati është planifikuar një listë e aktiviteteve
me afate për të mundësuar monitorimin e propozuar. Ndonëse Plani i Veprimit të SNRAP-it është
operacional, ai është e bazuar kryesisht në logjikën e Strategjisë SNRAP.
Plani i Veprimit përfshin rezultatet dhe aktivitetet për periudhën prej tre vitesh 2015-2017. Meqë Plani i
Veprimit 2015-2017 është përcaktuar të përfundojë në vitin 2017, qeveria e Shqipërisë duhet të fillojë
përgatitjet që në vitin 2016 për hartimin e një Plan të ri të Veprimit të Strategjisë së RAP-it për Fazën II -
2018-2020. Nën këtë kontekst, Qeveria e Shqipërisë duhet të kërkojë angazhimin e një konsulenti për të
shqyrtuar dhe analizuar Strategjinë SNRAP dhe Planin e saj të Veprimit 2015-2017 dhe për të bërë
propozime për Planin e ri të Veprimit 2018-2020 dhe rishikimin e Strategjisë së RAP-it siç përshkruhet në
këto Terma të Referencës.
II. II. Objektivat e përgjithshëm dhe specifik të vlerësimit
Objektivi i përgjithshëm
Vlerësimi i zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike dhe i Planit të
Veprimit 2015-2017 gjatë tri viteve të para në mënyrë që Qeverisë Shqiptare t’i sigurohet informacioni i
nevojshëm mbi progresin e bërë, mbi kufizimet e ndeshura, nxjerrjen e mësimeve për të ripërcaktuar
veprimet dhe ndërhyrjet për të optimizuar arritjen e objektivave dhe rezultateve.
Objektivat specifike
28
Objektivat specifike të vlerësimit do të jetë si më poshtë vijon:
1) Vlerësimi i efektivitetit të zbatimit të objektivave dhe veprimeve të Planit të Veprimit 2015-2017 të
Strategjisë SNRAP.;
2) Vlerësimi i rëndësisë së objektivave të reformës në administratën publike dhe i aktiviteteve; dhe
3) Vlerësimi i efikasitetit të strukturës së menaxhimit të Reformës në Administratën Publike;
4) Nxjerrja e mësimeve dhe dhënia e rekomandimeve për rishikimin e Strategjisë SNRAP, përgatitjen e
Planit të ri të Veprimit të Strategjisë SNRAP 2018-2020 dhe përmirësimin e strukturës së
menaxhimit të RAP-it.
III. Çështje të vlerësimit
Çështje që duhen trajtuar nga vlerësimi janë si më poshtë vijon:
Aspektet Pyetjet
Efektiviteti i zbatimit të
objektivave të Strategjisë
SNRAP dhe i veprimeve të
Planit të Veprimit
1) A u realizua zbatimi i Strategjisë SNRAP dhe i Planit të Veprimit siç pritej
gjatë 3 viteve të para?
2) A ishin veprimet e zbatuara dhe ndërhyrjet të përshtatshme për të
trajtuar problemet e administratës publike dhe për të arritur objektivat e
Strategjisë dhe të Planit të Veprimit?
3) A e arritën rezultatet nivelin e dëshiruar të performancës sipas çdo
objektivi të Strategjisë SNRAP dhe Planit të Veprimit?
4) Cilat janë pikat e forta që lehtësuan zbatimin e Strategjisë dhe të Planit
të Veprimit?
5) Cilat janë pikat e dobëta, të cilat e kanë penguar zbatimin e Strategjisë
dhe të Planit të Veprimit?
6) Cilat duhet të jenë fushat kryesore të ndërhyrjes në tre vitet e ardhshme
për të arritur objektivat e Strategjisë?
7) Cili duhet të jetë ndërhyrjet dhe veprimet kryesore për të arritur nivelin
e dëshiruar të performancës?
8) Cilat janë disa nga kërcënimet dhe rreziqet që duhen mbajtur parasysh
të cilat mund të ndikojnë në zbatimin e Strategjisë në të ardhmen?
9) Cilat janë mësimet kryesore të nxjerra të cilat mund të përdoren për të
optimizuar rezultatet në fund të zbatimit të Strategjisë?
Rëndësia e objektivave dhe
e aktiviteteve të reformës
në administratën publike
10) A janë objektivat e Strategjisë ende të rëndësishëm?
11) A kontribuan dhe sa mirë kontribuan ndërhyrjet/veprimet në arritjen e
rezultateve dhe objektivave?
12) Si duhet të ndryshojnë ndërhyrjet për të arritur nivelin e dëshiruar të
arritjeve dhe objektivave?
Efikasiteti i strukturës së
menaxhimit të Reformës në
Administratën Publike
13) Si e ka mbështetur ose penguar struktura aktuale e menaxhimit të
SNRAP-it C (KPS, GMIP-RAP, NjPS, dhe MIAP) zbatimin e Strategjisë dhe
vendimmarrjen?
14) Sa mirë i ka përmbushur çdo strukturë e menaxhimit të RAP-it detyrimet
29
e saj (A janë mbledhur siç është parashikuar në Termat e Referencës, a i
kanë marrë vendimet në kohë, a janë zbatuar këto vendime, etj.)?
15) A ka ndonjë mbivendosje të mandateve midis niveleve të ndryshme të
menaxhimit (KPS, GMIP-RAP, NjPS, MIAP dhe organe të tjera)?
16) A është i mjaftueshëm dhe i kënaqshëm kapaciteti i strukturave të
Menaxhimit te SNRAP-it?
IV. Rezultatet dhe produktet e pritshme
Rezultatet e pritshme janë si më poshtë vijon:
1) Zbatim i analizuar dhe i vlerësuar i Strategjisë SNRAP dhe Planit të Veprimit;
2) Rëndësia e ndërhyrjeve dhe e aktiviteteve të analizuara;
3) Mësimet e nxjerra, sfidat, pikat e forta, pikat e dobëta të identifikuara;
4) Propozimet për rishikimin e Strategjisë SNRAP të dhëna;
5) Propozimet për Planin e ri të Veprimit SNRAP 2018-2020 të dhëna;
Produktet e pritshme janë si më poshtë (Shënim: koha e rezultateve do të përcaktohet në varësi të
marrëveshjeve të projektit):
1) Raporti Fillestar, duke përfshirë planin e punës të vlerësimit. Raporti Fillestar do të miratohet nga
MIAP-i;
2) Projekt Raporti i Vlerësimit;
3) Seminare Konsultimi me ministritë dhe aktorët kryesorë për të paraqitur rezultatet e vlerësimit;
4) Raporti përfundimtar i vlerësimit.
V. Qasja dhe metodologjia
Kjo do të përfshijë rishikimin e dokumentacionit me shkrim të tillë si strategjia, Plani i Veprimit, raportet 3-
mujore dhe vjetore, komentet e pavarura dhe raportet, etj. Intervistat me institucionin kryesor,
institucionet pjesëmarrëse, ndoshta me përfituesit dhe palët kyçe të interesuara do të ndërmerren përmes
intervistave gjysmë të strukturuara dhe fokus grupet. Është e rëndësishme që të marren pikëpamjet e
përfituesve të synuar. Të dhënat sasiore dhe cilësore që do të mblidhen do të jenë të si parësore ashtu
edhe dytësore.
MIAP-i do të shqyrtojë metodologjitë e planifikuara të propozuara nga konsulenti dhe do të japë reagimet e
saj para se të fillojë procesi i vlerësimit.
Vlerësimi afatmesëm i strategjisë duhet të ketë autorësinë e MIAP-it dhe të drejtohet nga ajo. Të gjithë aktorët kryesorë, të tillë si institucionet e përfshira në zbatimin e Strategjisë, GMIP-RAP-i dhe KPS-ja duhet të jenë plotësisht të përfshirë në procesin e shqyrtimit afatmesëm. Për qëllimin e disa analizave specifike të ecurisë së reformës dhe ndikimit në fusha të ndryshme të politikës është mirë që të merren edhe pikëpamjet e jashtme që do ta vlerësonin atë dhe të paraqitet një opinion i pavarur për atë që është arritur. Ndërsa rishikimi i objektivave dhe hartimi i ndërhyrjeve të reja (aktiviteteve) për periudhën 2018-2020 duhet të bëhet nga të gjitha njësitë e përfshira si aktorë kryesorë në hartimin dhe zbatimin e Strategjisë.
30
ANEKSI 3: Udhëzime për raportimin 3-mujor
1. Qëllimi i Raportimit Siç parashikohet në Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike 2015-2020 raportet
monitoruese 3-mujore do të hartohen për të shqyrtuar progresin në vazhdimësi të strategjisë. Raportet 3-
mujore do të përdoren për të siguruar që aktivitetet për realizimin e rezultateve të planifikuara dhe arritjen
e objektivave janë duke përparuar mirë. Përveç kësaj, raportet 3-mujore të monitorimit do të shërbejnë si
një mjet për institucionet përgjegjëse për nxjerrë në pah çështjet e pazgjidhura. Raportet janë mjete të
rëndësishme për vendim-marrësit dhe, në mënyrë të veçantë, për Kryeministrin që ai të informohet dhe të
përditësohet mbi progresin. MIAP-i do të koordinojë procesin e monitorimit dhe përgatitjen e raporteve 3-
mujore të monitorimit të zbatimit të strategjisë.
Raportimi i parë i monitorimit do të mbulojë periudhën kohore <<të shkruhet periudha e raportimit>> 2015
(/ 6/7).
2. Formati dhe kërkesat e raportimit
Ministritë duhet të plotësojnë informacionin vetëm në kolonën "3-mujori i raportimit << numrin e 3-mujorit
>> të matricës së Planit të Veprimit Raportimit (bashkangjitur).
Është e detyrueshme për çdo strukturë përgjegjëse që të japë informacion të shkurtër mbi statusin
e zbatimit të secilit prej rezultateve të parashikuara në veprimtarinë përkatëse, nëse kanë filluar
apo jo. Nëse aktiviteti për realizimin e një rezultati nuk ka filluar ende, kjo duhet të tregohet në
kutinë përkatëse, duke dhënë informacion mbi arsyet pse nuk ka filluar.
Për aktivitetet që po zbatohen raporti duhet të japë informacion të qartë dhe të mjaftueshëm për
statusin e procesit të zhvillimit të produktit.
Nëse ka aktivitete të përfunduara plotësisht duhet të jepen prova të qarta që konfirmojnë
realizmin e produktit. Në qoftë se produkti i referohet miratimit të një dokumenti specifik, ligji apo
strategjie, (aktivitet i përfunduar), atëherë ministritë duhet të japin numrin e referencës së
dokumentit të miratuar.
Për të argumentuar nivelin e përmbushjes së rezultateve të planifikuara duhet të jepen të dhëna
statistikore, p.sh., numri i stafit të trajnuar, numri i zyrave me një ndalesë të ngritura, etj.
Në qoftë se për disa rezultate konkrete nuk ka filluar ende realizmi apo është shtyrë për shkak të
problemeve të veçanta që kanë lindur (p.sh., mungesa e fondeve, vonesat në procesin e prokurimit,
problemet në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve etj.), këto duhet të paraqiten në raport.
3. Hapat kryesore dhe afatet kohore për përgatitjen e Raportit 3-mujor << numri >> <<
viti>> Monitorimi dhe përgatitja e raportit mbi ecurinë e zbatimit të SNRAP 2015-2012 do të kryhet nga personeli
i Ministrit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Përgatitja e Raportit të parë 3-mujor do të ndjekë
hapat e mëposhtëm dhe do të përgatitet duke ndjekur në mënyrë rigoroze afatet e përcaktuara:
Hapi Afati Detyrat
31
Hapi 1 <<data>> Njësitë përkatëse / ministritë do të marrin udhëzimet për raportimin
Hapi 2 << data >> Çdo strukturë përgjegjëse që ka përgjegjësinë kryesore (siç tregohet në kolonën "Institucionet përgjegjëse" do të koordinojë me strukturat pjesëmarrëse / ministritë e tjera për të mbledhur informacion dhe për të përgatitur kontributet e shkurtra mbi progresin e realizimit të produkteve specifike në veprimet respektive.
Hapi 3 << data >> MIAP-i në bashkëpunim me DAP-in do të shqyrtojë parashtrimet e raportimit. Në rastet kur nga raportet lindin pasiguri, ata do të kërkojnë informacione/sqarime shtesë nga njësia përgjegjëse përkatëse.
Hapi 4 << data >> Pas realizimit të analizës së parashtrimeve të ministrive, MIAP-i do të kryejë vlerësimin cilësor të parashtrimeve dhe do të përgatisë raportin për gjendjen e zbatimit të SNRAP 2015-2020 për 3-mujorin i << numri i 3-mujorit>>
Hapi 5 << data >> MIAP-i do t’i dorëzojë për dijeni raportin Kryeministrit dhe ministrave të tjerë.
Afati i fundit për çdo Ministri lidhur me paraqitjen e raportit tek MIAP-i është << shënohet afati >> deri në orën 4.00 pasdite.
Dorëzimi i produkteve të raportimit dhe i çdo pyetje do të bëhet në formë elektronike në adresën: << shkruhet adresa e personit kontaktues >>
Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin tuaj dhe dorëzimin e raporteve në datën e kërkuar. Prandaj të gjitha strukturat përgjegjëse janë të lutura të respektojnë në mënyrë rigoroze datën e << afatit >> për dorëzimin e informacionit të raportimit.
32
ANEKSI 4: Udhëzim për Raportimin Vjetor
1. Qëllimi i Raportimit
Siç parashikohet në Strategjinë e miratuar Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike 2015-
2020 raportet gjithëpërfshirëse vjetore të do të hartohen për të shqyrtuar përparimin në vazhdimësi të
strategjisë. Raportet vjetore do të përdoren për të vlerësuar progresin e bërë në realizmin e aktiviteteve
dhe të produkteve të planifikuara dhe në arritjen e objektivave të planifikuara nëpërmjet 28 indikatorëve të
performancës (rezultateve).
Përveç kësaj, raporti vjetor i monitorimit do të përdoret si një mjet për të informuar nivelin e lartë politik,
donatorët dhe publikun mbi progresin e bërë në drejtim të zbatimit të Reformës në Administratën Publike.
MIAP-i do të koordinojë procesin e monitorimit dhe përgatitjen e raporteve vjetore të monitorimit të
zbatimit të strategjisë.
2. Formati dhe kërkesat e raportimit Me qëllim të përgatitjes së një raporti gjithëpërfshirës vjetor për strategjinë, kontributet e raporteve
(raporte individuale nga çdo njësi/ministri) do të përqendrohen në zërat e mëposhtëm të raportimit:
a. Informacion mbi progresin kundrejt objektivave (Ky informacion është dhënë në formatin Word)
Do të jepet një pasqyrë e shkurtër mbi zbatimin e çdo objektivi specifik. Ky seksion do të përgatitet në bazë
të progresit të përgjithshëm të realizimit të aktiviteteve dhe në bazë të arritjeve kundrejt indikatorëve të
performancës (si ata të objektivit specifik ashtu edhe të rezultateve). Ky seksion duhet të japë:
Informacion mbi arritjet kryesore gjatë vitit. Arritjet duhen paraqitur jo si arritje në realizmin e një
aktiviteti të vetëm, por duhet të paraqiten në kuadër të reformës së ndërmarrë në fushën specifike.
Ju lutemi përdorni foto, grafikë dhe të dhënat statistikore për të argumentuar arritjet.
Informacion mbi faktorët që kanë pasur ndikim në arritjen apo mos-arritjen e rezultateve.
Vlerësimin nëse vlerat e synuara të indikatorëve performancës ka të ngjarë të arrihen apo jo.
Gjithashtu duhet të jepen veprimet prioritare për përmirësimin e performancës.
b. Informacion mbi progresin kundrejt indikatorëve të performancës (Matrica e Vlerësimit të
Performancës)
Informacioni për realizimin e Indikatorit të performancës jepet nga institucioni përgjegjës për Indikatorin e
performancës siç tregohet në Pasaportën e Indikatorit. Institucioni përkatës do të plotësojë kutinë në
nivelin përkatës të "Indikatorit Faktik".
b. Informacion mbi progresin kundrejt aktiviteteve (Plan i Veprimit 2015-2017)
Njësitë përgjegjëse duhet të plotësojnë informacionin vetëm në kolonat e mëposhtme në matricën e Planit
të Veprimit:
Arritjet (Progresi i zbatimit)
Është e detyrueshme për çdo strukturë përgjegjëse që të japë informacion të mjaftueshëm për statusin e
realizimit të secilit prej produkteve të parashikuara sipas aktivitetit përkatës. Nëse ka aktivitete të
përfunduara plotësisht, atëherë duhet të jepen dëshmi të qarta që konfirmojnë realizmin e aktivitetit. Në
qoftë se një aktivitet i referohet miratimit të një dokumenti specifik, ligji apo strategjie, (aktivitet i
përfunduar), atëherë ministritë nuk duhet të japin vetëm numrin e referencës së miratimit, por duhet të
33
japin gjithashtu edhe informacion mbi ndikimin që do të sjellë legjislacioni i miratuar. Duhet të jepen të
dhëna statistikore për të argumentuar nivelin e realizmit të aktiviteteve të planifikuara. (p.sh., numri i stafit
të trajnuar, numri i zyrave me një ndalesë të ngritura, etj.).
Nëse, për disa aktivitetet specifike, realizmi nuk ka filluar ende apo është shtyrë për shkak të problemeve të
veçanta që kanë lindur (p.sh. mungesa e fondeve, vonesat në procesin e prokurimit, probleme në
bashkëpunimin mes institucioneve etj.), këto duhet të paraqiten në raport.
Për aktivitetet në zbatim raporti duhet të japë informacion të qartë dhe të mjaftueshëm mbi statusin e
procesit për zhvillimin e aktivitetit. Në kolonën e mëposhtme duhet të jepet informacion i qartë:
Hapat e mëtejshëm (objektivat) - atë që pritet në drejtim të objektivave që do të realizohen në
vitin e ardhshëm me qëllim të zbatimit të aktivitetit dhe për realizimit të produkteve të
planifikuara.
Koha e pritshme e realizimit - në këtë kolonë duhet paraqitur 3-mujori kur bëhet realizimi i plotë i
aktivitetit.
3. Hapat kryesorë dhe afatet kohore për përgatitjen e Raportit 3-mujor << numri >> << viti >>
Monitorimi dhe përgatitja e raportit mbi ecurinë e zbatimit të SNRAP 2015-2020 do të kryhet nga personeli
i Ministrit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Përgatitja e Raportit të parë 3-mujor do të ndjekë
hapat e mëposhtëm dhe do të përgatitet duke ndjekur në mënyrë rigoroze afatet e përcaktuara:
Hapi Afati Detyrat
Hapi 1 10 Janar Njësitë përkatëse / ministritë do të marrin udhëzimet për raportimin
Hapi 2 1 Shkurt Njësitë përkatëse paraqesin raportin tek MIAP-i.
Hapi 3 10 Shkurt MIAP-i në bashkëpunim me DAP-in do të shqyrtojë prezantimet e raportimit. Në rastet kur nga raportet lindin pasiguri, ata do të kërkojnë informacione/sqarime shtesë nga njësia përgjegjëse përkatëse.
Hapi 4 25 Shkurt Pas realizimit të analizës së prezantimeve të ministrive, MIAP-i do të kryejë vlerësimin cilësor të prezantimeve dhe do të përgatisë raportin vjetor.
Hapi 5 1 Mars MIAP-i do t’i dorëzojë për dijeni raportin Kryeministrit dhe ministrave të tjerë.
Afati i fundit për çdo Ministri lidhur me paraqitjen e raportit tek MIAP-i është data 1 shkurt në orën 4.00 pasdite.
Dorëzimi i produkteve të raportimit dhe i çdo pyetje do të bëhet në formë elektronike në adresën: << shkruhet adresa e personit kontaktues >>
Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin tuaj dhe dorëzimin e raporteve në datën e duhur. Prandaj të gjitha
strukturat përgjegjëse janë të lutura të respektojnë në mënyrë rigoroze datën e << afatit >> për dorëzimin e
informacionit të raportimit.
34
ANEKSI 5: Modeli i raporteve 3-mujore dhe vjetore
Modeli i Raportit 3-mujor
Hyrje
< Hyrje e shkurtër për objektin e raportit >>
1. Panoramë e zbatimit të Planit të Veprimit 2015-2017 < Informacion i shkurtër mbi gjendjen e përgjithshme të zbatimit, duke përfshirë edhe një grafik mbi numrin e përgjithshëm të aktiviteteve të filluara, të pafilluara, të planifikuara për të filluar pas TM1 >>
2. Progresi i përgjithshëm në zbatimin e fushave prioritare të Strategjisë
< Informacion i shkurtër mbi gjendjen e përgjithshme të zbatimit të katër fushave prioritare, duke përfshirë një grafik krahasues për katër fushat >>
Më poshtë është dhënë një vlerësim më i detajuar i progresit të bërë në secilën prej fushave prioritare.
1. Fusha Prioritare 1: Politikëbërja dhe cilësia e legjislacionit
2. Prioriteti 2: Organizimi dhe funksionimi i Administratës Publike
3. Prioriteti 3: Shërbimi Civil: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
4. Prioriteti 4: Procedurat Administrative dhe Mbikëqyrja
5. Performanca e përgjithshme sipas strukturave zbatuese
<Informacion i shkurtër mbi gjendjen e përgjithshme të zbatimit nga ana e njësive përgjegjëse, duke përfshirë një grafik krahasues mbi numrin e përgjithshëm të aktiviteteve të filluara, të pafilluara, të planifikuara për të filluar pas TM1 për çdo njësi>>
6. Konkluzione dhe Rekomandime
Ky seksion duhet të paraqesë shumë shkurtimisht dhe me pika çështjet kryesore të vërejtura nga MIAP-i/DAP-i gjatë vlerësimit. Konkluzionet duhet të paraqesin çështjet më shqetësuese të cilat janë të zakonshme për një numër të madh veprimesh dhe që mund të jenë të lidhura me çështjet e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë. Në rastin e faktorëve të brendshëm të tilla çështje mund të jenë aspektet institucionale të koordinimit, shpejtësia e fillimit të procesit të prokurimit, vonesa e kontraktimit, funksionimi jo i duhur i grupeve të punës, etj. Problemet që lidhen me faktorët e jashtëm mund të jenë gjithashtu të ndryshëm dhe ato duhet të vihen në dukje. Në pjesën e konkluzioneve një pikë duhet t’i kushtohet cilësisë së prezantimeve, pasi kjo do të jetë një nga sfidat me të cilat do të ballafaqohet stafi i MIAP-it/DAP-it gjatë procesit të monitorimit. Në fund raporti duhet gjithashtu të rendisë disa rekomandime për Kryeministrin/Ministrin e MIAP-it (??) në lidhje me trajtimin e disa çështjeve specifike të vërejtura, nëse konsiderohet e nevojshme. ANEKSI 1: SHPJEGIM I DETAJUAR MBI ZBATIMIN E SECILIT AKTIVITET
Ky seksion është përgatitur duke përdorur informacionin e marrë nga ZKM-ja, ministritë dhe institucionet e
pavarura. Ky informacion duhet të jetë informacion shtesë për ata që do të duan të kenë një pasqyrë më të
detajuar për zbatimin e secilit aktivitet individual. Informacioni në këtë aneks paraqitet duke përdorur
modelin e raportit 3-mujor.
Shënim: I gjithë raporti përshkrues nuk duhet të kalojë 4- 5 faqe.
35
MODELI I RAPORTIT VJETOR TË PROGRESIT2
1. Përmbledhje Ekzekutive
Në këtë seksion jepet informacion i shkurtër mbi progresin e secilit objektiv specifik në bazë të indikatorëve
të performancës, si dhe mbi zbatimin e aktiviteteve. Në këtë seksion duhet të paraqiten vetëm arritjet që
realizojnë aktivitetet më të rëndësishme. Rëndësia e aktiviteteve përcaktohet në bazë të objektit të ndikimit
të aktivitetit, në bazë të vëmendjes ndaj programit politik, interesit të medias apo shoqërisë civile. Për të
mbështetur arritjet mund të përdoren grafikët, tabelat dhe fotot.
Ky seksion duhet të përdoret për të informuar vendim-marrësit, publikun e gjerë ose palët e interesuara. Për
të ilustruar progresin mund të përdoren grafikët e mëposhtëm.
Grafiku 1: Progresi i përgjithshëm i realizimit të aktiviteteve në vitin 2015 (një grafik në formë rrethore për
të treguar raportet e përgjithshme të zbatuara plotësisht, të zbatuara pjesërisht, të pazbatuara, të
planifikuara për të filluar pas vitit 2015).
Grafiku 2: Vlerësimi i përgjithshëm i arritjes së indikatorit të synuar (grafiku duhet të paraqitet për vitet pas
vitit 2015)
2. Progresi i përgjithshëm i zbatimit të Strategjisë
Ky seksion mund të ketë dy nën-seksione. Një nën-seksion mund t’i dedikohet progresit të përgjithshëm
duke përdorur të dhënat statistikore (p.sh. pjesa e përmirësuar e indikatorëve, aktivitetet e realizuara).
Nën-seksioni i dytë mund të jetë një përshkrim i sukseseve apo i dështimeve në arritjen e progresit në çdo
fushë.
3. informacion i përgjithshëm mbi progresin e strategjisë sipas fushave prioritare Në këtë nën-seksion duhet të jepet informacioni mbi progresin kundrejt indikatorëve të performancës dhe
aktiviteteve.
Shënim: raporti i parë vjetor do të përdoret për vendosjen e të dhënave bazë. Raporti i parë vjetor nuk do
të ketë analiza krahasuese mbi progresin e bërë në çdo indikator të veçantë. Raportet e tjera do të
fokusohen në analizat mbi progresin e bërë drejt arritjes së objektivave fillimisht ato të viti 2017, dhe pas
atyre të vitit 2020. Edhe pse nuk ka objektiva vjetore të përcaktuara për indikatorët performancës, është e
mundur që të analizohet dhe të përshkruhet se sa i madh apo i vogël ka qenë progresi. Duhet të paraqitet
informacioni mbi indikatorët e përmirësuar dhe jo të përmirësuar të performancës. Ky informacion do të
japë ndjesinë se nëse Strategjia SNRAP po i afrohet apo jo arritjes së objektivave.
Gjithashtu, jepet informacioni i përgjithshëm vjetor për zbatimin e të gjitha aktiviteteve. Mund të jetë e
vlefshme për të treguar se sa mirë po zbatohet Plani i Veprimit të SNRAP-it nga çdo institucion dhe sa mirë
është duke u realizuar çdo objektiv.
Për të mbështetur arritjet mund të përdoren grafikë të ndryshëm:
1) Një grafik në formë rrethi për indikatorët e performancës që kanë pasur progres të mirë dhe të
atyre që nuk kanë pasur progres të mirë. Ky informacion mund të paraqitet edhe sipas çdo fushe
prioritare.
2 Viti 2015 është përdorur për qëllime të ilustrimit.
36
2) Një grafik në formë rrethi për aktivitetet e realizuara plotësisht, të realizuara pjesërisht dhe të
parealizuara;
3) Një grafik për aktivitetet e realizuara plotësisht, të realizuara pjesërisht dhe të parealizuara sipas
secilës prej katër fushave të politikave të RAP-it;
4) Një grafik për numrin e aktivitetet të realizuara plotësisht, të realizuara pjesërisht dhe të
parealizuara sipas secilës fushë të caktuar të politikës;
5) Një grafik për numrin e aktiviteteve të realizuara plotësisht, të realizuara pjesërisht dhe të
parealizuara nga çdo institucion.
4. Progresi i përgjithshëm i zbatimit të reformave në kuadër të Fushës Prioritare 1: Politikëbërja dhe cilësia e legjislacionit
- Progresi kundrejt aktiviteteve
< Informacion të shkurtër mbi gjendjen e përgjithshme të zbatimit të secilit prej 5 objektivave sipas këtij
prioriteti, duke përfshirë një grafik krahasues për pesë objektivat"
Grafiku 4: Raporti i përgjithshëm i zbatimit (grafik në formë rrethi).
Grafiku 5: Realizmi i aktiviteteve sipas objektivit specifik (numri i aktiviteteve).
< Për çdo objektiv duhet të jepet informacion i shkurtër mbi arritjet kryesore në drejtim të reformave të
ndërmarra. Informacioni nuk do të jetë përshkrim i thjeshtë i aktiviteteve, por i efekteve të prodhuara nga
zbatimi i aktiviteteve.
- Progresi kundrejt indikatorëve të performancës.
< Progresi kundrejt objektivave do të matet duke përdorur indikatorët përkatës të performancës sipas çdo
fushe prioritare.>
- Hapat e ardhshëm për zbatimin në kohën e duhur
Për zbatimin në kohën e duhur rekomandohen hapat e ardhshëm:
I njëjti informacion analizohet për secilin nga tri fushat e tjera prioritare.
III. VEPRIMET PRIORITARE PËR VITIN E ARDHSHËM
Ky seksion duhet të përmbledhë veprimet që Qeveria apo institucionet duhet të zbatojnë me qëllim të
tejkalimit të sfidave dhe përmirësimit të performancës përgjatë çdo objektiv specifik. Për çdo objektiv
duhet të jepet një listë përmbledhëse e veprimeve, si dhe një listë e veprimeve të përbashkëta nëse është e
nevojshme. Duhet renditur çdo aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve për të trajtuar dështimet dhe
performancën e dobët.
37
ANEKSI 6: Programi i aktiviteteve të monitorimit
Bashkangjitur është një kalendar në Excel për aktivitetet e monitorimit të Strategjisë SNRAP dhe afatet e
tyre deri në fund të vitit 2016.
Annex 6 Activity Flow for Monitoring the CCPAR .xls