Do tʹju kujtohet ajo që ju kam thënë - Mburoja · këshilloi, i frikësoi dhe i kërcënoi me...
Transcript of Do tʹju kujtohet ajo që ju kam thënë - Mburoja · këshilloi, i frikësoi dhe i kërcënoi me...
1 MBUROJA.net
Do tʹju kujtohet ajo që ju kam thënë Abdul‐Muhsin ibn Abdurrahman
Përkthyer nga Ebu Unejs
Falënderimet qofshin për All‐llahun, i cili i porositi robërit e vet që të kanë frikë ndaj Tij... u
premtoi Xhennetin atyre që u frikuan nga Ai dhe kishin shpresë [në mëshirën e Tij sh.p.]... i cili i
këshilloi, i frikësoi dhe i kërcënoi me zjarr ata të cilët bëjnë mëkate dhe nuk janë të nënshtruar.
All‐llahu i lartësuar thotë:
“Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj e mos
ndiqni rrugë të tjera e tʹju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të
ruheni.” (el‐En’am, 153)
Salavatet dhe selamet qofshin mbi më të mirin dhe më të pastrin e të Dërguarve, i cili tha:
“Me të vërtetë të gjitha zemrat e njerëzve janë në mes të dy gishtave të Mëshiruesit. Ai i
ndryshon [zemrat] ashtu si të dojë”.
Pastaj, tha:
”O Zoti im, që i ndryshon zemrat, ktheje zemrën time në nënshtrim ndaj Teje”.[2]
Es‐Selam Alejkum ve Rahmetullahi ve Berekatuhu...
O ju që ju dua për hir të All‐llahut! Ju shkruaj këto fjalë ndërsa zemra ime flet:
O Zoti im, mos më dëno,
pasi që unë i pranoj ato gjëra që kanë qenë nga unë.
Sa lëshime i kam bërë,
ndërsa Ti ndaj meje je mirënjohës dhe i mëshirshëm.
Kur mendoj për pendimin prej tyre [mëkateve sh.p]
i kafshoj majat e gishtave dhe i kërciti dhëmbët e mi.
Nuk ka dalje tjetër veçse duke shpresuar tek Ti,
në faljen Tënde, nëse më fal,
dhe në mendimin tim të mirë.
Njerëzit mendojnë se jam i mirë,
ndërsa unë jam, me të vërtetë,
më i keqi njeri, nëse nuk më fal.
Lus All‐llahun që të na i fal mëkatet dhe të na i mbulojë të metat tona, si dhe të na i marrë
shpirtrat duke qenë i kënaqur me ne.
2 MBUROJA.net
Së pari ju përkujtoj fjalët e të Dërguarit të All‐llahut [sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem]:
“Dhuroni [dhurata] në mes vete, që të duheni”[3].
Me të vërtetë dhurata më e mirë, të cilën vëllai ia ofron vëllait dhe motrës së vet në fe, është
këshilla dhe udhëzimi, meqë kjo do të jetë rrugë furnizimi në këtë botë dhe në botën tjetër, e ne
shembullin më të mirë e kemi në të Dërguarin tonë, Muhammedin [sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐
lem].
Transmetohet nga Muadh ibn Xhebeli [radiAll‐llahu anhu] se njëherë i Dërguari i All‐llahut
[sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem] e mori për dore dhe tha:
”O Muadh, pasha All‐llahun, të dua!” Muadhi ia ktheu:ʺO i Dërguari i All‐llahut, ti je më i
dashur për mua sesa babai dhe nëna ime. Pasha All‐llahun, edhe unë ty të dua!” I Dërguari i
All‐llahut [sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem] tha:”Të këshilloj, o Muadh, që pas çdo namazi
asnjëherë të mos e lësh pa thënë:ʹZoti im, më ndihmo të të përkujtoj, të të falënderoj dhe të të
adhuroj në mënyrë të saktë!”[4]
Dëshiroj, o ju të nderuar, o ju të bekuar, tʹjua dhuroj dhe tʹjua paraqes këto këshilla dhe
udhëzime, që t’i lexoni një apo dy herë, dhe tʹjua qes në shesh fjalët e mia:
O ti që e pason sunnetin, dëgjoje këshillën time
dhe transmetoja vëllezërve të tjerë.
Prano vasijetin prej atij që të do dhe ndjen keqardhje,
dhe përgatite mendjen tënde për të kuptuar më mirë.
O ti që e do shpëtimin,
lexo këshilltarin që dëshiron të të ndihmojë.
Medito mbi fjalët e mia me diturinë tënde... dhe përqendroje dëgjimin tënd...
Medito mbi fjalët e të lartësuarit me arsyen tënde:
”... të dëgjuarit, të parët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.”[5]
Vëllai im, a e ke lexuar ndonjëherë Librin e qartë të All‐llahut?!
A e ke lexuar këtë Libër, që nëse zemrat tona do të pastrohen, asnjëherë s’do të ngopen?!
Ai është një Libër që në Ditën e Gjykimit do të ndërmjetësojë për ata të cilët e lexuan![6]
Ky është një Libër që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët![7].
Ky është një Libër që ia çau zemrën e të Dërguarit [sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem], zemrën e
shokëve të tij dhe zemrën e atyre të cilët u frikuan! A e ke lexuar ndonjëherë? Jo vetëm me sy
3 MBUROJA.net
dhe me gjuhë, por edhe me zemrat tënde?! A ke medituar ndonjëherë rreth këtyre ajeteve?! A ke
ndier kënaqësi në të folurit e tij [Kur’anit]?! A e kanë rrahur zemrën tënde trokitjet e tij!?! Besoj
që do të më thuash:ʺPoʺ. Kjo është që pritet nga ti. Mirëpo ky është një përkujtim që është i
nevojshëm të zbatohet.
Vëllai im, eja me mua që t’i lexojmë disa ajete nga ky Libër, që janë të nevojshëm për shpirtin…
Eja të bëjmë disa pushime dhe të kërkojmë në të rrugën e shpëtimit… Besoj se mirësia e natyrës
tënde ‐ dhe mos të flasim për mirësinë e shpirtit tënd ‐ nuk do ta kundërshtojë.
A ka dikush që dëshiron të përpiqet?
I është thënë Hasan el‐Basriut:”O Ebu Said, çka të bëjmë? Po shoqërohemi me njerëz të cilët na
frikësojnë derisa zemrat tona po i kaplon frika”. Hasan el‐Basriu tha:”Për All‐llahun, më mirë
është që të jesh me ata njerëz të cilët të frikësojnë aq sa të mos humbet besimi, sesa të
shoqërohesh me ata njerëz të cilët ta humbin besimin dhe ta largojnë frikën [nga All‐llahu].”
Ky pushim i yni është me ajetet fisnike, që i japin frikë zemrës së atyre që e lexojnë. Ai i cili
është i përgatitur për të, është i shpëtuar me lejen e All‐llahut. Janë ato ajete që, po që se do t’u
shpalleshin kodrave, kodrat do të ndizeshin... janë ajete të cilat shumë veshë i dëgjuan dhe i
heshtën... janë ajete që shumë sy i lexuan dhe qanë... Sa prej zemrave e kuptuan dhe u përulën.
Ajetet i vështronte me pakujdesi, pastaj pendohej... Sa herë që ka medituar ai i cili ia ka kthyer
shpinën All‐llahut, është drejtuar tek All‐llahu dhe është penduar.
Ajeti tregon për nisjen... Për çfarë nisje? Për udhëtimin... Çfarë udhëtimi do të jetë ai!
Këto janë fjalët e All‐llahut subhanehu ve teala:
”Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen Ditën e Kijametit. Kush i
shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër
pos një përjetim mashtrues.”[8]
Po, vëllai im, kjo është nisje për në botën tjetër [ahiretin]. E lusim All‐llahun që përfundimi i
këtij udhëtimi të jetë Xhenneti dhe jo Xhehennemi. I Dërguari i All‐llahut [sal‐lAll‐llahu alejhi ve
sel‐lem], për vlerën e kësaj nisjeje, përkatësisht udhëtimin, thotë:
”Sikur ta dini atë që unë e di, sigurisht që pak do të qeshnit e shumë do të qanit”.[9]
Pasha All‐llahun, që nuk ka Zot tjetër pos Tij, sikur ta dinim realitetin e vdekjes dhe tmerret e
saj, varrin dhe errësirën e tij, Ditën e Gjykimit dhe mjerimet e tij, urën e Siratit dhe klithmat e tij,
pastaj të meditonim rreth Xhennetit, Xhehennemit dhe ashpërsisë së zjarrit të tij, sigurisht që do
ti kishim ndryshuar gjendjet tona. Por, ne i kemi harruar apo përpiqemi ta harrojmë këtë nisje,
duke i kushtuar rëndësi kësaj bote, e që kjo botë tek All‐llahu nuk ka vlerë as sa krahu i flajkës.
4 MBUROJA.net
Kanë thënë disa nga Selefët:”Është pyetur dikush prej nesh:’A dëshiron të vdesësh?’ Është
përgjigjur:ʹJoʹ. Është pyetur:ʹPse?ʹ. ʹJo, derisa të pendohem dhe të bëj vepra të miraʹ, ‐ është
përgjigjur. ʹPunoʹ, ‐ i është thënë. ʹDo të punojʹ. Megjithatë, ai gjithmonë i ka shtyrë punët e mira
derisa i ka ardhur vdekja dhe nuk është penduar, dhe nuk ka bërë vepra të miraʺ.
Jam i bindur se ti nuk do të dëshirosh që fundi yt të jetë kështu. Atëherë:
Përgatite veten për një pendim të denjë
para vdekjes dhe para se të freskohet gjuha.
Nxito me të, pa ngurrim,
Sigurisht që ajo është një rezervë dhe argument për të penduarin, mirëbërësin.
Përkujto, vëlla i dashur, gjendjen tënde kur do të ankohesh prej agonisë së vdekjes, në të cilën
është ankuar krijesa më e dashur tek All‐llahu xh.sh., Muhammedi, i cili thoshte para vdekjes:
ʺLa ilahe il‐la ll‐llah, me të vërtetë vdekja e ka agoninë e saj.ʺ[10]
Kujto veten, o ti i dobët, kur të të vjen vdekja, e meleku i vdekjes të qëndron përmbi kokën
tënde… gjoksi të gërhet… shpirti yt mbërrin në fyt… t’u rëndua gjuha... e humbe fuqinë… t’u
shtang shikimi… t’u mbyllën dyert e pendimit… të shpërthyen djersët në ballë… shumë njerëz
përreth teje qajnë, ndërsa ti je në gjendje të rëndë trishtimi. Nuk ka vend që mund të largohesh
prej tyre dhe nuk ka largim… do të ndjesh vuajtje pas dëfrimit dhe kënaqësive…
Ndodhi vdekja… pastaj shpirti yt do të ngrihet në qiej. E si do të jetë lumturia apo fatkeqësia e
tij?
“Përse pra kur arrin në fyt,” ‐ d.m.th. shpirti ‐ “e ju në atë moment shikoni (se çʹpo i ngjet).” ‐
ndërsa ju jeni të pafuqishëm që të ndërmerrni ndonjë gjë ‐ “E Ne jemi më afër tek ai se ju, por
ju nuk shihni. Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra), (përse) nuk e ktheni atë
(shpirtin të mos dalë). E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmve (të Zotit). Ai ka (te Zoti)
kënaqësi, furnizim të mirë dhe xhennet të begatshëm. Po në qoftë se është nga të djathtët?
Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet). E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të
humbur, mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit.
Sʹka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt. Pra ti lartësoje Zotin tënd të madhëruar.”[11]
Kishte përgatitur Harun er Reshidi një gjellë, kishte zbukuruar sallën e vet dhe kishte thirrur
Ebul‐Atahin e i kishte thënë:”Na i përshkruaj të mirat e kësaj bote në të cilat gjendemi.” Ai u
përgjigj (me poezi):
“Jeto ashtu siç mendon se është mirë
në kështjellën tënde të freskët”
Er‐Reshidi iu përgjigj:”Shkëlqyeshëm! Pastaj?” Ai ia ktheu:
5 MBUROJA.net
“Do të vjen ajo që e dëshiron
në mbrëmje dhe në mëngjes”
Er‐Reshidi tha:”Mirë, pastaj?” Vazhdoi Ebul‐Atahiju:
“E kur shpirti të të vjen në fyt
dhe gjoksi fillon të gërhet,
atëherë sigurisht që do ta dish
se ke qenë në humbje.”
Atëherë er‐Reshidi filloi të qante, ndërsa njëri nga të pranishmit i tha Ebul‐Atahijut:”Sundimtari
i besimtarëve të dërgoi këtu që të na argëtosh, ndërsa ti na pikëllove/trishtoveʺ. Er‐Reshidi
tha:”Hesht! Me të vërtetë ai na gjeti në injorancë, dhe e urreu që të shtohej injoranca jonë.”
Po, vëllai im, vdekja është mësim i mjaftueshëm… vdekja është e mjaftueshme për lëndimin e
zemrës… syri qan… ndahesh nga xhemati… i shfaros epshet… dhe i ndërpret dëshirat.
O ti që je i lidhur me këtë botë! O ti që je i kthyer tek All‐llahu! O ti që je i palodhshëm ndaj
nënshtrimit të All‐llahut! O ti që çdo herë kur të këshillohesh, epshi të pengon që ta pranosh
këshillën! O ti që të janë mbledhur dëshirat/epshet dhe je mashtruar me shpresa të kota! A ke
menduar ndonjëherë për ato momente, që të jesh i qëndrueshëm në atë gjendje që je? A e di se
çka do të ndodh në momentin e vdekjes? Sigurisht që tani do të mendosh në vete:ʺDo të them:
La ilahe il‐lAll‐llah.”
Jo, vëllai im. Nëse je i qëndrueshëm në humbjen tënde, i shmangur dhe i shkujdesur, derisa të
vjen vdekja, atëherë nuk do të mund të thuash La ilahe ilAll‐llah, porse do të dëshirosh që të
kthehesh:
”E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë:ʺO Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e
ta kompensoj atë që lëshova!ʺ Kurrsesi (kthim nuk ka)! Kjo është vetëm fjalë që e thotë
ai…”[12]
Këto fjalë do t’i thotë kur do të jetë vonë. Vëllai im, a e di se kur do të vdesësh… dhe ku do të
vdesësh? Jo, pasha All‐llahun, ti atë sigurisht që nuk e di. Pse atëherë e vonon pendimin… dhe e
vonon kthimin? Lexoje këtë tregim, ndoshta do të marrësh mësim.
[2] Transmeton Muslimi.
[3] Malik, Muvetta.
[4] Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Huzejme dhe Ibn Hibbani në Sahihun e tij. Hakimi thotë është sahih sipas kushteve të
Buhariut dhe Muslimit.
[5] el‐Isra, 36.
[6] Ashtu siç qëndron në hadithin që e transmeton Ebu Umame [radiAll‐llahu anhu], i cili ka thënë:”E kam dëgjuar të Dërguarin e
All‐llahut [sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem] duke thënë:ʺLexoni Kur’anin, pasi ai do t’u ndërmjetësojë në Ditën e Gjykimit atyre që e
kanë lexuarʺ.
[7] All‐llahu i Lartësuar thotë:”Ne të shpallim Kurʹanin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët”. [Isra, 82]
6 MBUROJA.net
[8] Ali‐Imran, 185.
[9] Muttefekun ʹalejhi.
[10] Buhariu.
[11] El‐Vakia, 83‐96.
[12] El‐Muʹminun, 99‐100.
Më tregoi një njeri që e konsideroj të jetë i sinqertë, e All‐llahu e di më mirë gjendjen e tij, që një
të riu i kishte ndodhur një fatkeqësi trafiku, e një polic kishte nxituar tek automjeti i atij të riu
për t’i ndihmuar. E gjeti djaloshin në agonin e vdekjes. Dëgjoi gërhitjet e vdekjes tek i riu, dhe
në atë moment i tha [polici]: ”Thuaj: La ilahe il‐All‐llah!” Djaloshi e ngriti gishtin tregues dhe
tha ”La ilahe il‐All‐llah” dhe pastaj vdiq… Pasi që djaloshi u varros dhe iu fal xhenazja, polici
shkoi tek shtëpia e këtij djaloshi për t’i treguar familjarëve të tij se djaloshi para vdekjes kishte
shprehur shehadetin. Kur mbërriti polici tek shtëpia e tij, i tha:”Gëzohuni! Fëmija juaj e shprehu
shehadetin para se të vdiste”. Ata ia kthyen:”Ne ty të lajmërojmë për një haber të gëzueshëm, se
ai [djali] është penduar vetëm dy javë para se t’i ndodhte kjo ngjarje [fatkeqësi].”
“Pendim i pranueshëm te All‐llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije dhe
shpejt pendohen; të tillëve All‐llahu ju pranon pendimin, se All‐llahu është më i dijshmi, më
i urti. Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqija dhe
vetëm atëherë kur tʹi vjen vdekja ndonjërit prej tyre thotë: ʺUnë tash u pendova!ʺ[1]
Po, vëllai im… ”Agonia e vdekjes i vjen me të vërtetën”[2]
M’i mbyllën sytë dhe u larguan të gjithë
U shpërndan pas dëshpërimit dhe nxituan për të blerë qefinin
U largua ai i cili ishte më i afërti
tek ai që i grumbullon të vdekurit.
Dhe më erdhi një prej tyre dhe mi zhveshi rrobat,
Duke më lërë lakuriq dhe të vetëm.
Ma derdhi ujin dhe më lau tri herë,
Dhe i thirri njerëzit që të më qefinosin.
M’i veshëm rrobat të cilët nuk kishin mëngë,
Udhëtimi im i furnizimit mbeti vetëm hanuti[3]
Më vendosën në mihrab dhe qëndruan pas imamit,
U falën dhe pastaj më përcollën.
Më falën namazin i cili nuk kishte ruku e sexhde,
ndoshta All‐llahu do të më mëshironte.
Mendo çka do të bëhet me ty derisa të hysh pranë varreve duke të mbartur njerëzit nëpër supet
e tyre, më herët ishe nga ata të cilët bartnin dhe vizitonin të tjerët.
Sikur ta dija se çfarë do të thoshte xhenazja jote! A do të thotë: Nxitoni me mua! Nxitoni me
mua! Apo do të thotë:Mjerë për mua, ku po shkoni me mua!?[4]
7 MBUROJA.net
Pastaj do të lëshohesh në varr, nga shokët e dashur... nga familjarët më të afërt... duke të lënë në
zbrazëtinë e tokës... pastaj do t’i radhitin qerpiçët në varrin tënd... dhe drita do të jetë e fshehur
për ty... pastaj do të fillojnë që të mbulojnë me dhé në varrin tënd, e njëri prej tyre do të
thotë:“Kërkoni falje për vëllain tuaj dhe lutuni për forcimin e tij, pasi që ai tani pyetet”. Pastaj
do të tërhiqen duke të lënë vetëm... Po, do të tërhiqen duke të lënë vetëm në atë errësirë të
pandriçuar... përmbi ty është dheu... dhe nën ty është dheu... në anën tënde të djathtë është
dheu... po ashtu edhe në të majtën është dheu... pastaj do të kthehet shpirti në trupin tënd... do
të vinë dy melekë bardhë e zi [5]... njëri i quajtur Munker, ndërsa i dyti Nekir, dhe do të ulen
afër teje, duke të qortuar dhe pyetur:”Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është
Pejgamberi yt? ”Çka kishe dëshiruar t’i përgjigjeshe?! Nëse gjatë vdekjes ke qenë besimtarë, që
sinqerisht je penduar, Allahu do të të forcojë në atë moment.
”All‐llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në
botën tjetër”[6]
Do të thuash:”Zoti Im është All‐llahu, feja ime është Islami dhe Pejgamberi im është
Muhammedi, sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem.” Pastaj do të vjen një zë nga lartësia:”Të vërtetën e
ka thënë robi Im. Përgatiteni vendin e tij në Xhennet, visheni atë me rroba të Xhennetit dhe
hapjani dyert e Xhennetit. Do të arrijë tek ti një aromë e këndshme dhe e bukur e Xhennetit. Do
të zgjerohej varri yt deri sa të shohin sytë e tu... Pastaj do të vjen një njeri me një pamje të bukur,
me rroba të bukura dhe aromë të këndshme, e do të thotë:”Gëzohu për fatin tënd! Kjo është dita
që të është premtuar.” Ti do ta pyesësh:”Kush je ti që ma solle këtë të mirë?” Ai do të të
përgjigjet:”Unë jam vepra jote e mirë.” Pastaj do të hapet dera e Xhennetit dhe e Xhehennemit,
dhe do të të thuhet:”Kjo do të ishte vendqëndrimi yt, po të ishe i padëgjueshëm ndaj All‐llahut,
e All‐llahu ta ndërroi këtë me më të mirën.” Kur të shikosh atë që është në Xhennet [të mirat e
Xhennetit sh.p.], do të thuash:”Zoti Im, shpejtoje Ditën e Gjykimit...” Çfarë lumturie do të jetë...
çfarë kënaqësie do të jetë... dhe çfarë suksesi do të jetë!
Mirëpo, e di si do të përgjigjet robi ‐ kërkoj strehim prej kësaj [të keqes sh.p.] nga All‐llahu ‐, i
cili e shkatërroi dynjanë e vet... e braktisi namazin... i përqeshi besimtarët... bëri vepra të
shëmtuara dhe vdiq në atë gjendje, a e di se si do t’ju përgjigjet melekëve kur ta pyesin:”Kush
është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është Pejgamberi yt? ”Do të përgjigjet:”Ah! Ah! Nuk e
di! I kam dëgjuar disa njerëz të thoshin diçka dhe unë ashtu thosha.” Dhe do të vjen një zë nga
lartësia:”Gënjeu! Përgatiteni vendin e tij për Xhehennem dhe hapjani dyert e tij.” Do t’i afrohet
nxehtësia dhe era e keqe e saj. Do tʹi ngushtohet varri, saqë eshtrat do të mbërthehen në mes
vete. Pastaj do të vjen një njeri me një pamje të shëmtuar, me rroba të shëmtuara dhe me një erë
të keqe, e do të thotë:”Mjerë ti për të këqijat e tua! Kjo është dita që të është premtuar.” E ky do
tʹia kthejë:”Kush je ti që ma solle këtë lajm tmerrues?” Do t’i përgjigjet:”Unë jam vepra jote e
keqe.” Pastaj do tʹi sillet një njeri i cili është i verbër, i shurdhër dhe memec. Në dorë do ta ketë
kamxhikun nga hekuri, që sikur tʹi kishte goditur malet, do tʹi bënte pluhur. Në atë moment do
të goditet dhe do të mbetet vetëm pluhur, dhe pastaj All‐llahu prapë do ta kthej në gjendjen e
mëparshme. Pastaj do të goditet për së dyti, dhe ai do të lëshojë klithma, saqë të gjitha krijesat
do ta dëgjojnë, përveç njerëzve dhe xhinëve. Pastaj do tʹi hapen dyert e Xhehennemit dhe
8 MBUROJA.net
shtrojat e zjarrit, e ai do të thotë:”O Zot, shtyje Ditën e Gjykimit! O Zot, shtyje Ditën e
Gjykimit!”[7]
Njeriu e ka të caktuar ditën në të cilën do tʹi përfundojë jeta,
vdekja do t’i vjen dhe në varrin e ngushtë do të futet
Do ta takojë Munkerin dhe Nekirin, dhe do të pyetet nga ta
Duke e ndëshkuar atë që belbëzon.
Ali ibn Ebi Talibi (radiAll‐llahu anhu) kishte dalë me disa sahabë tek varrezat, dhe kur iu afrua
varreve, tha:”O ju banorët e varrezave! Na tregoni neve për ju, apo ne të ju tregojmë për neve!
Sa i përket lajmeve tona, pasuria juaj është ndarë, gratë tuaja janë martuar, ndërsa vendbanimet
tuaja i kanë populluar të tjerët.” Pastaj heshti shkurt, u kthye në drejtim të as’habëve dhe
tha:”Sa u përket atyre që flasin, sigurisht do të thoshin:
“Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria.”[8]
“O ti banor i ardhshëm i varrit! Çka të mashtroi nga gjërat e dynjasë? Mendove se do të
qëndrosh në të apo ajo do të qëndrojë tek ti? Ku është shtëpia jote e gjerë? Ku është veshja jote e
bukur? Ku janë parfumet tua dhe temjani? Ku janë shërbëtorët dhe familjarët tu? Ku është
fytyra jote e bukur? Ku është lëkura jote e butë? Ku është trupi yt i butë? Çka do të bëhet me ty
pas tri dite, pasi që do të varrosin... kur insektet dhe krimbat do të të dëmtojnë... kur qefini të
shqyhet... të fshihen ngjyrat… të hahet mishi… të jenë kalbur eshtrat… të jenë shfaqur organet
… të jenë këputur gjymtyrët… dhe kokërdhokët të kenë rrjedhur në gropëzat e syrit?”[9]
Nëse nuk do të ishte varri yt mbrojtës
do të kundërmonte e gjithë hapësira, lugina dhe kodrina.
Hasan el‐Basriu qëndroi pranë një varri dhe shikoi gjatë në te, pastaj u kthye dhe e pyeti një
njeri:”Çka mendon, nëse ky i vdekur do të dilte nga varri, çka do të bënte?” Njeriu u
përgjigj:”Do të pendohej dhe do ta përkujtonte All‐llahun”. Hasani ia ktheu:”Nëse ai nuk
mundet, ti mund ta bësh këtë.”
Vëllai im, ktheju rrugës së shpëtimit
Dhe përgatitu për shpirtin tënd para se të vdesësh.
Seriozisht përgatitu për atë që do të vjen
Dhe mos u mashtro me mashtrimet e dynjasë,
Pasi që shumë shpejt do të vdesësh.
Shiko në shpirtin tënd.
Çka ke përgatitur, që varri yt të jetë kopsht prej kopshteve të Xhennetit?
Vëllai im, si do të dëshiroje që gjendja jote të ishte atëherë:
”Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt. Ditën kur e dëgjojnë thirrjen
për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave).”[10]
9 MBUROJA.net
Si do të dëshiroje që gjendja jote të ishte,
”Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.”[11]
Si do të jetë gjendja jote ”Kur të çahet qielli. Dhe kur të shkapërderdhen yjet. Dhe kur të
përzihen detet. Dhe kur të trazohen varret.”[12]
A kemi menduar ndonjëherë, o ti i mjerë... o ti rob i dobët, qëndrimin tonë para të
Gjithëfuqishmit, në atë ditë të frikshme dhe të tmerrshme
ʺ... secila gji‐dhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatzënë e hedh para kohe barrën
e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All‐llahut është i
ashpër.”[13]
Si do të përgjigjemi kur All‐llahu do të na pyet për secilin mëkat të vogël dhe të madh?
“Çʹështë puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?ʺ
Dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme, të pranishme, e Zoti yt nuk i bën padrejtësi
askujt.”[14]
Çka do të bëhet me ty kur do të dëshmojë kundër teje syri, dora, këmba, veshët, organi gjenital
dhe gjuha, për gjërat që i ke bërë në këtë botë të përkohshme?
“Sot Ne ua mbyllim gojët atyre. Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë
për atë që punuan.”[15]
”Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush veshët juaj, sytë tuaj
dhe lëkurat tuaja”.[16]
Jeta sʹështë veçse e shkurtër, ndërsa mëkatet po shtohen
Dëmshpërblimet po kalojnë tek i riu i cili po kthehet
A mund ta mohojë qoftë edhe një mëkat
për të cilin organet e tij do të dëshmojnë kundër tij?
Transmetohet nga Enesi (radiAl‐llahu anhu) i cili ka thënë:”Ishim tek i Dërguari i All‐llahut (sal‐
lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem). Ai buzëqeshi dhe tha:’A e dini se çka më bëri të qeshem?”
Thamë:’All‐llahu dhe i Dërguari i Tij e di më së miri.’ Tha:’Më bëri të qeshem biseda ndërmjet
robit dhe Zotit, kur robi të thotë:’Zoti im, a nuk më nxjerre nga errësira?ʹ Tha:’Do ti thuhet:’Po’.
’Do të thotë:’Unë nuk e lejoj që dikush të dëshmoj kundër meje, përveç vetës simeʺ. Do të
thuhet:’Mjafton dëshmia jote kundër vetës tënde dhe dëshmia e melekëve të cilët shkruanʹ.
Tha:’Pastaj do tʹi mbyllet goja dhe do tʹu thuhet organeve të tij:’Flisni!ʹ Tha:’Dhe ato do të flasin
për veprat e tyre.ʹ ’Tha:’Pastaj atij do tʹi lejohet të flasë.’ Tha:’Dhe do të thotë: ʹQofshi larg dhe të
përbuzura! Po unë juve u mundova tʹju shpëtoja!”[17]
10 MBUROJA.net
Si do të përgjigjesh kur do të pyetesh nga All‐llahu për jetën tënde se si e ke kaluar, për rininë se
si e harxhove, për pasurinë se si e fitove dhe në çka e shpenzove, dhe për diturinë se si ke
punuar me të?[18]
Do t’jua paraqes gjendjen e fëmijës së vogël, i cili nuk i dinte as mëkatet e as mosbindjen.
Mendo. Ai i cili të krijoi prej asgjëje të mbrojti nga çdo gjë e keqe dhe nga ata të cilët bënin të
këqija! Gjendja e fëmijës së vogël në atë vend do të jetë:
Dhe kur fetusi në brendësinë [mitrën sh.p.] e nënës
i frikësohet dënimit, dhe zemra do t’i trembet.
Ai edhe pa mëkate i frikësohet këtij tmerri.
E, si do të jetë puna e atij, të cilit e gjithë jeta i shkoi në mëkate?
A i kemi përgatitur përgjigjet në pyetjet dhe a gjetëm diç të drejtë [ndonjë fjalë] për këto
përgjigje?
[1] En‐Nisa, 17.‐18.
[2] Kaf,19.
[3] Lloj arome me të cilën i parfumojnë të vdekurit.
[4] “Kur të vendoset xhenazja dhe njerëzit ta bartin në supet e tyre, nëse është i mirë, do të thotë:”Nxitoni!ʺ Nëse është i keq, i thotë
familjes së vet:ʺMjerë për mua! Ku po shkoni me mua?ʺ [Transmeton Buhariu, Nesaʹiu, Bejhekiu dhe Ahmedi]
[5] Kështu do t’i shohim melekët.
[6] Ibrahim, 27.
[7] Hadithin e transmeton Bera bin Azib (radiAll‐llahu anhu). E transmeton edhe Ebu Davudi, Nesaiu, Imam Ahmedi dhe Hakimi.
Këta thonë se hadithi është sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. Hadithi është i gjatë dhe i tëri gjendet në librin
ʺRregullat e Xhenazesʺ të muhaddithit Muhammed Nasiruddin el‐Albani.
[8] El‐Bekare, 197.
[9] Pjesë e shkëputur nga një ligjëratë e mbajtur nga halifja dhe zahidi Omer b. Abdul Aziz.
[10] Kaf, 41‐42.
[11] El‐Mutaffifin, 6.
[12] El‐Infitar, 1‐4.
[13] El‐Haxhxh, 2.
[14] El‐Kehf, 49.
[15] Ja‐sin, 65.
[16] Fussilet, 22.
[17] Muslimi.
[18] Siç qëndron në hadith, se i Dërguari i All‐llahut (sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem) ka thënë:ʺNuk do të largohet robi para Zotit të
vet, përderisa pyetet për katër gjëra: për jetën se si e kaloi, për rininë në çka e harxhoi, për pasurinë si e fitoi dhe ku e shpenzoi, dhe
çka bëri kur diçka mësoi.” [El‐Bezzar dhe Taberani me zinxhirë të saktë transmetimi]
O vëllai im i bekuar dhe fisnik, përkujto atë ditë të tmerrshme, All‐llahu ta përkujtoftë
shehadetin në momentin e vdekjes! Pastaj mendo, vëllai im, për gjendjen e krijesave kur veçse
do të jenë të goditur nga fatkeqësitë e Ditës së Gjykimit dhe tmerret e saj, ndërsa janë duke i
pritur lajmet e vërteta dhe ndërmjetësimin për ta, kur mëkatarët t’i rrethojë një errësirë e madhe,
kur të ngrihet mbi ta zjarri flakërues, kur ta dëgjojnë sesi ushton dhe kërcet nga mllefi, duke
shfaq ashpërsinë e zemërimit
11 MBUROJA.net
“Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij vlimin edhe gërhitjen
(xhehennemit).”[1]
“Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hidhen në të, dhe nuk gjejnë shtegdalje
prej tij.”[2]
Do të lajmërohen melekët, ruajtësit e Xhehennemit, duke thënë:”Ku është filani i biri i filanit, i
cili e mashtroi shpirtin e vet me shpresa të mëdha, duke e humbur jetën e vet me vepra të
këqija?”
Do ta godasin me një shkop në formë grremçi të hekurit, do ta pret një kërcënim, do të bie në një
dënim të ashpër dhe do të hidhet me fytyrë në fundërrinën e xhehennemit, duke i thënë:
”(I thuhet): Shijoje! Se ti je ai i forti, i autoritetshmi.”[3]
Do të vendoset në një vend ku të dy anët i ka të ngushta, me rrugë të errëta dhe rrezikshmëri të
fshehtë. Në të do të vajtojë, do të rënkojë dhe do ta pret një fatkeqësi e madhe.
“E kur të hedhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (e
vet). Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkojeni shumë herë.”[4]
Do të dëshirojë të vdesë, mirëpo nuk do të ketë shpëtim prej robërisë së Xhehennemit. Këmbët
do t’i jenë të lidhura për kanxha, fytyra do t’i nxihet prej errësirës së mëkateve. Nga ana tyre do
të ketë thirrje dhe klithje:“O Malik, kërcënimi ndaj nesh veçse u realizua! O Malik, jemi të lidhur
me zinxhirë! O Malik, lëkurat tona janë djegur! O Malik, zhdukja për ne është më e mirë, sesa të
ekzistojmë në këtë gjendje! O Malik, na nxjerr nga kjo [vend]![5]
Ne sigurisht që nuk do të bënim atë që e vepronim në herët [mëkatet. sh.p.]
“Dhe ata thërrasin: ʺO Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!ʺ. Ai thotë: ʺJu do të jeni aty
përgjithmonë!ʺ[6]
“Ata thonë: ʺO Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë)
dhe si të tillë ishim popull i humbur! Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri,
atëherë vërtet jemi mizorë!ʺ Ai thotë: ʺHeshtni aty e mos më folni!ʺ[7]
Atëherë, ata do t’i humbin shpresat dhe do të rënkojnë për obligimet që i lëshuan [që nuk i
vepruan. sh.p].
Paramendo, vëllai im, ndërsa zjarri është mbi të... dhe nën të është zjarri... në anën e tyre të
djathtë është zjarri... në anën e tyre të majtë është zjarri...
”Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfund”.[8]
12 MBUROJA.net
Do të jenë të fundosur në zjarr... zjarri do të jetë ushqimi i tyre... dhe pija e tyre do të jetë zjarri...
dhe veshja e tyre do të jetë zjarri...
”... e atyre që nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valë mbi kokat e tyre. Që
me atë u shkrihet krejt çfarë ka në barqet e tyre e edhe lëkurat.”[9]
Do të dëshirojnë të vdesin, mirëpo nuk ka vdekje më...
”Atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të
shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.”[10]
Mëkatarët do të sillen të zhveshur deri aty,
të lidhur me zinxhirë.
Do të thërrasin:”Mjerë për ne! Për shkak të dënimit të gjatë”.
Do ta ngrijnë zërin, duke qëndruar në pranga të mëdha.
Nuk do të vdesin, që të jenë të qetë
Dhe të gjithë nga nxehtësia e zjarrit do të piqen.
Ah, sikur ta dija çka do të bëhet me ty në ato momente, duke i shikuar ato fytyra të nxira!... sytë
do t’u verbërohen, ndërsa gjuhëve të tyre u është marrë aftësia e të folurit...
Ah, sikur ta dija si do të jetë kur t’i shoh ato duke i kapluar flaka e zjarrit në brendinë e pjesëve
të tyre, ndërsa gjarpërinjtë e greminës së xhehennemit dhe akrepat e tij u janë dedikuar për
pjesën sipërfaqësore të gjymtyrëve!
Ah, sikur ta dija çka do të bëhet me ty kur t’i shohësh flakët e zjarrit dhe rrobat nga katrani!
Ndërsa atij që i jepet libri në anën e majtë, do të thotë:
ʺI mjeri unë, sikur të mos më jepej fare libri im! Dhe të mos dija fare se çka është llogaria
ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua! Pasuria ime
nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja. U thuhet zebanive: Kapeni atë,
vendojani prangat! Pastaj atë futeni në xhehennem... Mandej lidheni atë me një zinxhirë të
gjatë shtatëdhjetë kutë. Se ai ka qenë që nuk besoi All‐llahun e madhëruar dhe nuk nxiste
për tʹi ushqyer të varfrit. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik e as ushqim tjetër përveç të të
shpëlarave, që nuk e ha kush, pos mëkatarëve.”[11]
Po, vëllai im. Dije, All‐llahu na mëshiroftë mua dhe ty, se ky vend, me pikëllimet dhe
vështirësitë e të cilit u njoftove, e ka përball një vend tjetër. Pra, eja të mendojmë për disa
kënaqësi dhe mirësi të saj.
Po... Mendo, vëllai im, për banorët e Xhennetit pasi ta kalojnë urën e Siratit, e cila gjendet mbi
Xhehennem, duke të pritur para derës së Xhennetit... Do të vjen Muhammedi, sal‐lAll‐llahu
alejhi ve sel‐lem, e do të trokasë në derë... Do të pyes Ridvani, roja e tij:”Kush është?” Do të
13 MBUROJA.net
përgjigjet:“Muhammedi”. Ridvani do tʹia kthejë:“Jam i urdhëruar të ta hapi derën,” dhe pastaj
do të hyjnë i Dërguari i All‐llahut, sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem dhe banorët e Xhennetit që
janë së bashku me të...
Mendo për veten, vëllai im, nëse je prej atyre që janë penduar në këtë botë... që kanë qarë për
mëkatet që kanë, nga frika ndaj Zotit... Mendo veten kur do të hysh në Xhennet me ata të cilët
All‐llahu, subhanehu ve teala, i ka mëshiruar. Do të hysh në Xhennet, në atë që syri nuk e ka
parë, veshi nuk e ka dëgjuar, dhe njeriu nuk do të mund ta paramendonte një gjë të tillë. Kujtoje
veten kur do të kënaqesh me hyrijet [e Xhennetit, sh.p], kur të jetosh në pallatet e tyre... kur do
të ushqehesh nga frutat e tyre dhe të pish nga lumi i tyre...
Po, kujto veten kur të shikosh në fytyrën e Mëshiruesit në Ditën që quhet “Jevmul Mezid”.
Vëllai im! Sigurisht që do të bësh pyetje në lidhje me cilësitë e hyrive, për lumenjtë e Xhennetit...
për ushqimet e banorëve të saj... për pijet e saj... për enët... për tokën dhe qiellin e saj... për
ndërtesat e saja... hapësirën e saj...
Sigurisht që do të bësh pyetje për “Jevmul‐Mezidu” se çka është ajo?
Eja të shoqërohemi me mjekun e zemrës dhe të shpirtit, Ibnul Kajjimin, që të na përgjigjet në
këtë dhe në pyetjet e tjera. Do të lexojmë së bashku dhe të dëgjojmë çka thotë ky imam, i cili
padyshim që do të na tregojë rrugën e vendbanimit të kënaqshëm për shpirtin.
Ai, All‐llahu i Lartësuar e mëshiroftë, ka thënë:ʺNëse pyet për nuset e xhenneteve, ato janë nuse
të reja të një moshe, që në gjymtyrët e tyre rrjedh ujë i rinisë... a mund ta paramendosh kur
ndonjëra prej tyre takohet me të dashurin e saj se si do të jetë takimi i atyre që janë rexhur me
nur/dritë... e nëse u flet, mendo si do të jetë biseda në mes të dashurve... nëse e përqafon, mendo
si do të jetë përqafimi i dy trungjeve identike... Ajo me kohës sa vjen e bëhet me e bukur dhe ai
gjithnjë e më shumë e doʺ.
Është liruar nga shtatzënia, lindja, menstruacionet [hajzi] dhe gjakderdhjet pas lindjes [nifasi].
Është e pastër nga sekrecionet, pështyma, fekalet dhe ndyrësirat e tjera.
Rinia e saj nuk kalon dhe rrobat e saja nuk janë të grisura. Nuk e ka prekur atë as njeri e as
xhinë. Çdo herë kur të shikosh në të, zemra jote mbushet me gëzim/kënaqësi. Çdo herë kur
fillon së foluri, veshët e tij mbushen me margaritarë të bukur e të shpërndarë, e kur të paraqitet,
mbushet pallati dhe dhoma me dritë. Nëse pyet për bukurinë e shoqërimit dhe kënaqësinë që
janë në Xhennet [me hyrijet], ato janë të këndshme, gjithmonë janë me buzëqeshje dhe tregojnë
dashuri, e kur të këndojnë...oh, çfarë dëfrimi në të shikuarit dhe të dëgjuarit! Kur sillet në
mënyrë të sjellshme dhe të bukur, sa mirësjellje e bukur është ajo. Kur të të puth, nuk ka gjë më
të bukur se puthja e saj.
14 MBUROJA.net
Vëllai im, nëse pyet për lumenjtë e Xhennetit, ato janë lumenj nga uji i kthjellët, dhe lumenj nga
qumështi me një shije të pandryshuar, dhe lumenj prej verës së këndshme për ata që e përdorin,
dhe lumenj nga mjalti i kulluar.
Nëse pyet për ushqimin e banorëve të Xhennetit, ushqimi i tyre do të jetë nga pemët që vetë do
tʹi zgjedhin dhe nga mishi i zogjve të cilët e dëshirojnë.
Nëse pyet për pijet e tyre, ato janë: tesnim, zenxhefil [bimë aromatike] dhe kafur [aromë].
Nëse pyet për enët e tyre, ato do të jenë nga ari dhe argjendi. Nëse pyet për tokën e Xhennetit
dhe pluhurin e saj, ato janë nga misku dhe shafrani.
Nëse pyet për kulmin, kulmi i saj është Arshi i Mëshiruesit. Nëse pyet për ndërtesat e tyre, një
tullë e tyre është nga argjendi ndërsa tjetra nga ari.
Nëse pyet për hapësirën e saj, banori i tyre, i cili është në shkallën më të ulët, do të ecë në
pronën e vet në Xhennet, nëpër pallate dhe kopshte, udhëtim i cili zgjat dymijë vjet. Nëse pyet
për fytyrat e banorëve dhe për bukurinë e tyre, ata kanë pamjen sikur hëna.
Nëse pyet për shërbëtorët e tyre, ata janë fëmijë të amshueshëm, si margaritarë të ruajtur.
Nëse pyet për “Jevmul Mezid”, ditën e vizitës tek i Fuqishmi, Ai që është i denjë për lavdërim,
atëherë dëgjo në ditën kur të thërrasë thirrësi:
“O banorët e Xhennetit! Ju tek All‐llahu keni premtime që Ai do t’i përmbush!” Ata do të
pyesin:“Çka është kjo” A nuk na janë zbardhur fytyrat, peshojat na janë rënduar [me vepra të
mira], na ke bërë banorë të Xhennetit dha na shpëtove nga zjarri?!” Deri sa ata janë duke folur
kështu, do të shkëlqejë një dritë që shndrit nga Xhenneti, dhe pastaj i ngrijnë kokat e tyre para
Madhërisë [All‐llahut sh.p] ‐ të shenjtë janë emrat e Tij ‐ që ngrihet para tyre. Dhe thotë: “O
banorët e Xhennetit, Paqja qoftë mbi ju”. Kjo përshëndetje nuk do të kthehet me fjalë më të
bukura se: All‐llahume ente selam ve minke selam, tebarekte ja dhel xhelali vel ikram/O All‐
llahu im, Ti je shpëtim dhe prej teje vjen shpëtimi. Ti je Bujar dhe i Madhëruar!
Pastaj, Ai do të thotë:“Ku janë robërit e Mi të cilët më adhuruan duke mos më parë? Kjo është
Jevmul Mezid. Kërkoni nga Unë”. Do të bien dakord për një gjë:”Ne jemi të kënaqur me Ty.
Bëhu edhe Ti i kënaqur ndaj nesh”. Dhe Ai do të thotë:”O ju banorët e Xhennetit, sikur mos të
isha i kënaqur me ju, nuk do t’ju kisha vendosur në Xhennetim Tim. Kjo është Jevmul Mezid,
dhe kërkoni prej Meje.“ Do të jenë dakord rreth një çështje, duke thënë:“Tregona fytyrën Tuaj
që ta shohim.” All‐llahu, azze ve xhel‐le, do ta zbulojë mbulesën dhe do t’i kaplojë me dritën e
Tij. Dhe sikur All‐llahu të mos kishte përcaktuar mos‐djegien e tyre, do të digjeshin te gjithë.
Nuk do të mbetet asnjeri në atë vend pa folur All‐llahu me të.
Sa dëgjim i ëmbël do të jetë ajo bisedë! Dhe sa kënaqësi do të jetë shikimi në fytyrën e Tij fisnike
në botën tjetër!
15 MBUROJA.net
“Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara), që Zotin e tyre e shikojnë.”[12]
Ai është Xhenneti, që është plot rehati dhe kënaqësi të bukur,
Pasi që mirësitë e tija janë të përhershme dhe jo të përkohshme.
Ajo është shtëpi e shpëtimit dhe mbrojtjes
Dhe vendbanim i ushtarëve te imanit dhe Kur’anit.
“Kujt tʹi jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: ʺO ju, qe, lexojeni librin tim!ʺ Unë
kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme.
një xhennet të lartë. Pemët e tij i ka krejt afër. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët
e kaluara ju e përgatitët këtë.”[13]
Pas kësaj, vëllezërit e mi, shpejtoni dhe shfrytëzoni çdo frymëmarrje tuaj. Përkujto të gjitha
veprat e tua se a do të të afrojnë ato në Xhehennem apo Xhennet.
Në fund të këtij mesazhi u them atyre të cilët janë të zhytur në epshe... që harruan Zotin e tokës
dhe të qiellit... dhe secilit të penduar që i kthehet All‐llahut dhe kërkon falje prej Tij, i them atë
që e ka thënë i Dërguari i All‐llahut, sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem:
ʺNë Ditën e gjykimit do të vjen xhehennemliu që jetoi në këtë botë me një jetë luksoze dhe do të
vendoset në zjarr dhe do t’i thuhet:“O biri i Ademit, a ke parë ndonjë kënaqësi? A ke përjetuar
ndonjë kënaqësi?” Ai do të përgjigjet: “Jo, Vallahi, o Zoti Im! Pastaj do ta sjellin Xhennetlinë që
kishte një jetë të varfër në këtë botë dhe do të vendoset në Xhennet dhe pastaj do t’i thuhet:“O
biri i Ademit, a ke parë ndonjëherë varfëri? A ke qenë ndonjëherë në vështirësi apo fatkeqësi?
Ai do t’i përgjigjet:“Jo, vall‐llahi, asnjëherë nuk kam qenë i varfër. Dhe nuk kam pasur asnjëherë
vështirësi dhe fatkeqësiʺ.
[1] El‐Furkan, 12.
[2] El‐Kehf, 53.
[3] Ed‐Duhan, 49.
[4] El‐Furkan, 13‐14
[5] Zjarri i Xhehnnemit.
[6] Zuhruf, 77.
[7] El‐Mu’minun, 106‐108.
[8] Zumer, 16.
[9] Haxhxh, 19‐20.
[10] Ibrahim, 17.
[11] el‐Hakka, 25‐37.
[12] El‐Kijame, 22‐23; Ibn Kajjim, Hadil‐ervah ila biladil‐efrah, Daru Ibn Kethir, fq.396‐401.
[13] El‐Hakka, 19‐24.
[14] Muslimi.
16 MBUROJA.net
‐ Kush ndërhyn mes teje dhe pendimit?
Fragmenti i ynë i dytë ka të bëjë me ajetin të cilin, kur Iblisi e dëgjoi, qau dhe u pikëllua...ajeti i
cili i shndërron keqbërësit në të penduar...Kjo është thirrje ndaj atyre të cilët e teprojnë dhe ndaj
atyre të cilët i neglizhojnë detyrimet...
Eja me mua ta lexojmë këtë ajet. All‐llahu i Lartësuar thotë:
“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e
përmendin All‐llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre ‐ e kush i falë mëkatet, përveç
All‐llahut? ‐ dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).
Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj,
e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.”[1]
Vëlla i dashur! Kush prej nesh nuk bën mëkate? A mendon se mëkatet tona që ne vetë i
veprojmë të tjerët nuk i kanë vepruar më herët?
Jo! Ne nuk jemi melaike që nuk e kundërshtojnë atë që janë të urdhëruar nga All‐llahu dhe e
veprojnë atë që janë të urdhëruar, por jemi njerëz që u nënshtrohemi mëkateve. Çdonjërin prej
robërve të mirë të All‐llahut subhanehu ve teala që e shikon, tek ai mund të hasësh ndonjë
mëkat apo gabim...
Abdullah Ibn Mes’udi, radiAll‐llahu anhu, i thotë shokëve të tij që e pasonin:“Sikur t’i kishit
ditur mëkatet e mia, do të më kishit hedhur gurë”.
Ka thënë i Dërguari i All‐llahut, sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem:“Nëse nuk do të kishit bërë
mëkate, All‐llahu do të ju zhdukte dhe do të sillte një popull që bëjnë mëkate dhe pastaj
kërkojnë falje dhe All‐llahu do t’ua falte mëkatetʺ.[2]
Ne nga mëkatet nuk jemi ruajtur dhe as që do të ruhemi.
Eja me mua ta shkatërrojmë shejtanin me istigfar prej zemrës për faljen e mëkateve...
Eja me mua ta ripërtërijmë pendimin tek All‐llahu, subhanehu ve teala, dhe ky pendim të jetë i
çiltër prej zemrës. Dhe ligj i yni le të jetë fjala e Atij që nga asgjëja krijoi:
ʺZoti ynë, ne i bëmë padrejtësi (i dëmtuam) vetvetes. Në qoftë se nuk na falë dhe nuk na
mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!ʺ[3]
O Ti tek i cili strehohem dhe shpresoj,
Dhe nga i cili kërkoj mbrojtje prej asaj që frikohem.
Ashtin që Ti e thyen, të tjerët sʹmund ta rregullojnë
e as që munden ta thyejnë ashtin që Ti e vendos.
17 MBUROJA.net
Dije, All‐llahu të ruajt, që gjatë ditës i Dërguari i All‐llahut, sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem, i cili
nuk mëkatonte, i pendohej All‐llahut dhe kërkonte falje prej Tij më shumë se njëqind herë.
Transmetohet prej Ibn Omerit, radiAll‐llahu anhu, i cili ka thënë:“Është numëruar se i Dërguari
i All‐llahut, sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem, në një fshat, para se të ngrihej, kishte thënë njëqind
herë:”O Zoti im, më fal. Ti me të vërtetë je Ai i cili pranon pendimin dhe fal.”[4]
Sa i përket juve që e keni ngarkuar vetën me mëkate, derisa dikush nga ju mendon që All‐llahu
nuk jua u pranon pendimin, nëse pendoheni unë ju them juve:“Ngadalë, se dyert janë ende të
hapura!”
Ju them të gjithëve, nga zemra ime, për të mirën tuaj dhe si shembull për ju:
“Dëgjoni All‐llahun ndërsa Ai ju thërret duke ju thënë:
ʺO robërit e Mi që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj
mëshirës së All‐llahut, se vërtet All‐llahu i falë të gjitha mëkatet. Ai është që shumë fal dhe
është mëshirues! Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe përuluni Atij...”[5]
Dije, vëllai im, që All‐llahu gëzohet me pendimin/tevben tënde...All‐llahu gëzohet më shumë
për pendimin e robit sesa një njeri që kishte udhëtuar me devenë e vet në shkretëtirë dhe e
kishte humbur atë [devenë] me gjithë ushqimin dhe ujin, dhe, pasi e kishte kërkuar gjatë, kishte
humbur të gjitha shpresat për gjetjen e saj dhe është mbështet në hijen e një druri për të
pushuar, dhe në atë gjendje e sheh devenë të qetë, duke qëndruar, dhe kërceu dhe e kapi për
kapistër [kërpesh] dhe, nga gëzimi i madh, bërtiti:“O All‐llahu im, Ti je robi im, unë jam Zoti
yt!” Nga gëzimi gabimisht ishte shprehur.[6]
Erdhi një njeri tek i Dërguari i All‐llahut, sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem, dhe e pyeti:“Çka
mendon për një njeri i cili vepron çdo mëkat dhe nuk lë asgjë pa bërë, qoftë e vogël apo e
madhe? A ka pendim për të? I Dërguari i All‐llahut, sal‐lAll‐llahu alejhi ve sel‐lem, e pyeti:ʺA e
ke pranuar Islamin?ʺ Tha:ʺUnë dëshmoj se sʹka Zot të adhuruar pos All‐llahut dhe se ti je i
Dërguari i All‐llahutʺ. I tha:ʺBën vepra të mira dhe lëri veprat e këqija, ashtu që All‐llahu tʹi
shndërrojë të gjitha në vepra të miraʺ. E ai tha:ʺTë gjitha mashtrimet dhe shfrenimet?ʺ Tha:ʺPoʺ.
Ai tha:ʺAll‐llahu ekber!ʺ, dhe vazhdoi duke e madhëruar All‐llahun, derisa humbi nga shikimet
tona.ʺ[7]
O ti i varfër, që ke nevojë për Zotin tënd, edhe nëse je i pasur në këtë botë, çka dëshiron pas
këtyre lajmeve përgëzuese? Ktheju Zotit Tënd, pasi kthimi yt do ta meritojë falënderimin ne
këtë botë dhe në botën tjetër...
Në këtë botë, me kthimin tënd do të jesh i qetësuar në zemër dhe do të kesh zgjerim të gjoksit
dhe furnizim të mirë.
18 MBUROJA.net
“... e kush u përmbahet dispozitave të All‐llahut, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon nga nuk e
kujton fare.”[8]
Nëse Ai nuk të furnizon me pasuri, do të të furnizojë me forcim të imanit...
Në Ahiret:
“Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata. Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë
dhe kërkojnë pemë e pije të llojeve të ndryshme. Ata kanë pranë vetes (hyri) të një moshe që
nuk shikojnë anash. Këto janë ato që u premtoheshin për ditën e llogarisë. Ky është
furnizimi Ynë, i cili nuk ka të mbaruar.”[9]
All‐llahu i Lartësuar në hadithin Kudsi thotë: “O robërit e Mi, të gjithë ju jeni të lajthitur,
përveç atij që e udhëzoj Unë, prandaj kërkoni udhëzim nga Unë dhe do tʹju udhëzoj.”[10]
Vëllai im, All‐llahu na faltë ty dhe mua, mendo rreth këtij rrëfimi dhe prano këshillën dhe
mësimin, dhe krahasoje me fjalën e All‐llahut të madhëruar:
“A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All‐llahut dhe me të
vërtetën që zbriti (me Kurʹan), e të mos bëhen si ata të cilëve u është dhënë libri më parë e
zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën, dhe shumë prej tyre janë jashtë rrugës.” [Hadid, 16]
Këtë tregim ma rrëfeu njëri nga thirrësit e drejtë dhe të sinqertë, që unë e shoh ashtu, ndërsa
All‐llahu e di më mirë dhe nuk e pastroj askënd para Tij.
Thotë shejhu:“Në afërsi të shtëpisë tonë jetonte një familje e vogël. Njëri prej anëtarëve të kësaj
familjeje ishte një i ri që nuk i kalonte të njëzetat. Ka qenë i kapur për muzikën deri në atë
shkallë, saqë e donte një këngëtare. Jo që e donte vetëm zërin e saj, por edhe personalisht atë e
donte.”
Thotë shejhu:“E kam këshilluar çdo herë kur më është dhënë mundësia dhe nganjëherë e nxitja
për Xhennetin, nganjëherë e frikësoja me Xhehennemin. Çdo herë kur e këshilloja, sytë e tij
mbusheshin me lot. Nganjëherë qante dhe, pas çdo këshillimi që ia bëja, premtonte se nuk do t’i
kthehej muzikës... Mirëpo, nuk kalonte kohë e gjatë dhe ai e thyente premtimin.
Në një natë po ia përkujtoja Xhennetin dhe Xhehennemin, dhe filloi të qante aq shumë, saqë
fillova të ndjej mëshirë ndaj tij...
Lotuan sytë e mi me të drejtë
Për shpirtin tim që i mëkatoi All‐llahut.
Askush më parë se ai [shpirti] s’duhet të vuajë gjatë
Ngritjen e të cilit e ndërprenë mëkatet.
Ai sʹka devotshmëri për t’u larguar nga mëkatet
As që i frikohet All‐llahut, as që heq dorë.
19 MBUROJA.net
Në mëngjes pendohet nga mëkatet,
Kurse e thyen pendimin para se të vjen nata e saj.
Heq dorë nga marrëveshja kohës pas kohe
Sikur All‐llahu nuk e sheh.
[1] [Ali‐Imran, 135‐136].
[2] Muslimi.
[3] el‐A’raf, 23.
[4]Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen‐sahih.
[5] Zumer, 53‐54.
[6] Buhari dhe Muslim.
[7] Mirëpo ai punoi ashtu siç e kërkon shehadeti La‐ilahe il‐All‐llah Muhammedun Resulullah, dhe nuk e kishte
shprehur vetëm me gjuhe. Hadithin e transmeton Bezzari dhe Taberaniu, dhe ky është transmetimi i tij. Zinxhiri
hadithit është i mirë dhe i fortë. (El‐Mundhiri, Et‐Tergib vet‐Terhib)
[8] Talak, 2‐3.
[9] Sad, 50‐54.
[10] Muslimi.
Mirëpo, e dija që kjo femër do të ndikojë në këshillën time dhe i thash:’Ma jep dorën’. Ma shtriu
dorën e pastaj vazhdova:’Premtoj All‐llahut e pastaj mua që nuk do të veprosh atë që e ke
vepruar më herët’. Më tha:’I premtoj All‐llahut e pastaj ty që nuk do të veproj më ashtu’.
Më erdhi nesër në mëngjes, duke bartur në duar kasetën me këngët, dhe më tha:‘Vëllai im!
Merri këto kaseta dhe thyeji... hidhi në zjarr... vepro me to çka të duash! E rëndësishme është që
të më lirosh nga ato. Shpëtomë nga sëmundja e zemrës time, e cila shpesh më largoi nga namazi
dhe nga Zoti i tokës dhe i qiellit.’ E pyeta:‘I Madhëruar qoftë All‐llahu i cili i ndryshoi zemrat!
Çka ka ndodhur?’
Ma ktheu:‘Pasi u largova prej teje dje, shkova ne shtëpi dhe rashë në gjumë. Ëndërrova sikur
jam duke ecur bregut të detit. E pashë një nga shokët e mi, i cili nxitonte për tek unë. Kur arriti
tek unë, me shpejtësi më pyeti:‘A e do ti filan femrën?’ Ju përgjigja, me pasion:‘Po!’ Ai më
tha:’Eja. Ajo është duke kënduarʹ. Vrapova me nxitim duke synuar që ta shihja, pasi që shumë e
doja. Kur veçse isha lodhur fare, e pashë duke kënduar, dhe qëndrova duke e vështruar dhe
dëgjuar zërin e saj, i magjepsur me të.
Deri sa isha në atë gjendje, ndjeva se dikush me dorë po më prekte krahun tim. U ktheva dhe
shikova një fytyrë shkëlqyese, si hëna e plotë, të cilën e zbukuronte mjekra e bukur, e që në të
dukeshin shenjat e ndershmërisë dhe devotshmërisë, i cili mʹi recitoi fjalët e All‐llahut të
lartësuar:
“A është më mirë ai që shkon rrëshqanas e kokulur, apo ai që ecën ballëlart në rrugën e
drejtë?”[1]
20 MBUROJA.net
Filloi ta përsëriste me zë pikëllues dhe të qetë. Qau aq shumë, sa u preka. Dhe unë fillova të qaja
së bashku me të, dhe së bashku filluan ta përsërisnim ajetin. U zgjova befas, duke përsëritur
ajetin:
“A është më mirë ai që shkon rrëshqanas e kokulur apo ai që ecën ballëlart në rrugën e
drejtë?”
Fillova të qaj dhe hyri nëna ime. Kur më pa në atë gjendje, edhe ajo u pikëllua dhe filloi të qante
me mua.
Thotë shejhu:“Pas kësaj, ky djalë filloi ta urrejë muzikën dhe të kënaqej me Kur’an. E kam parë
që lotët i rridhnin nga fytyra e tij ndërsa lexonte”.
O ti, shkruaje tregimin mbi kthimin tënd, me penën e mallit dhe lotëve të shumtë. Nisu me
këmbë të përulura drejt dyerve të udhëzimit dhe lutu të pranohet, pasi mund të jetë ajo lutje e
pranuar. Qaj për mëkatet e tua të shumta dhe për falënderimin e pakët.[2]
Dije, All‐llahu të mëshiroftë ty dhe mua, se robi ndonjëherë bën mëkate dhe për këtë hyn në
Xhennet?!
A e di si?
Në momentin kur bën mëkat, duke mos pushuar së kujtuari, duke qarë, duke u penduar dhe
turpëruar nga All‐llahu i lartësuar, kokulur para Tij dhe me zemër të thyer, ky mëkat bëhet
shkak i gëzimit të robit dhe shpëtimit të tij. Madje, bëhet më i dobishëm se ibadetet e shumta,
pasi që kjo ishte bërë shkaktar për shumë gjëra në të cilat është lumturia dhe shpëtimi i robit,
kështu që ky mëkat behët shkak i hyrjes së tij në Xhennet.
O ti që e do Xhennetin! O ti që i frikohesh zjarrit! Këto janë kolonat e të penduarve. A i shohim
gjurmët e hapave tu me ta?!
Këto janë grupet e të penduarve që vijnë... dhe çka mendon? A do të shkojë edhe zemra jote me
ta?!
Këto janë lotët e atyre që kërkojnë falje, që rrjedhin në faqet e tyre... A nuk do të lotosh e t’u
bashkohesh grupit të tyre?!
O vëllai im! Kjo është thirrje e sinqertë nga Allahu subhanehu ve teala i cili thotë:
“Pendohuni të gjithë tek All‐llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.”[3]
Nëse ka diç për çka dëshiroj të tërheq vëmendjen, atëherë tërheq vëmendjen se ti je më i
vlefshëm se brengat tua rreth një kasete me këngë, më i vlefshëm se një klubi futbollistik, i cili
humb apo fiton... Jo, vëllai im!
21 MBUROJA.net
Jo vëllai im, kjo nuk është gjendja jote... Kjo është gjendja e atyre për të cilët All‐llahu ka thënë:
“Ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi [ne këtë jetë] dhe hanë siç hanë kafshët, e vendi i
tyre është zjarri”[4]
Ti, vëllai im, je më i vlefshëm se krejt këto...
Ti je krijuar në këtë botë, për shkak të gjërave madhështore... dhe i përgatitur për një pozitë te
rëndësishme...
Vëllai im i çmuar! Nga ti kërkohet që brengë e jotja të jetë kënaqësia e All‐llahut... pra, shiko në
veprat tua! E kënaqin [Allahun], apo jo?
Prej teje kërkohet që brenga jote të jenë kopshtet e Xhennetit, ku rrjedhin lumenjtë. Dhe çka ke
përgatitur për të hyrë në të?
Ndalu dhe sinqerisht mendo për veten tënde! Dije se mund të flesh dhe pastaj të mos zgjohesh
më... Ndoshta, do të dalësh nga shtëpia dhe nuk do te kthehesh më... Ndoshta, do t’i veshësh
rrobat dhe nuk do t’i heqësh më, përpos atij i cili do të të japë gusul. Ndoshta, do të hysh në
veturën tënde dhe nuk do të mund të dalësh, vetëm se do të të nxjerrin të vdekur, trup pa
shpirt...
Në çfarë gjendje do të dëshiroje të vdesësh? Në çfarë gjendje do të dëshiroje të ndahesh nga kjo
botë?!
Vëllai im! Në fund të kësaj ndalese dëshiroj të ta them atë që e ka thënë i dashuri jonë,
Muhammedi, sal‐lAllahu alejhi ve sel‐lem:“Vërtet All‐llahu e mban dorën e Vet të shtrirë gjatë
tërë natës, duke pranuar pendimet e atyre që kanë bërë mëkat gjatë ditës, ndërsa ditën e shtrinë
dorën, duke pranuar prej atyre pendimet nga mëkatet që i kanë bërë gjate natës”[5]
‐ Ndalesa e tretë dhe e fundit
Kjo është këshillë për çdo musliman dhe muslimane që e do Xhennetin. Dhe kjo këshillë nuk
është prej meje, por prej Zotit të botëve, kur Ai thotë:
“Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën
(kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e
shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj
përmendjes Sonë e që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në veprimet e
veta.”[6]
Nëse dëshiron Xhennetin, shoqërohu me shoqërinë që, kur tʹi shikosh ata, do ta përkujtosh All‐
llahun... kur të flasin, flasin vetëm mirë... Ruaju nga ata të cilët veprojnë punë të liga dhe çdo
herë përkujtoje këtë ajet:
22 MBUROJA.net
“Atë Ditë, keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë
rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar
nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun
në çastin e nevojës.”[7]
Ai që përmendet në këtë ajet [i cili largohet nga Kur’ani pasi që të jetë shpallur] është ai, që
vepron punë të liga, i cili të thërret te kasetat e këngëve, te filmat e prishur [pamoralshëm],
revistat dhe çdo gjë që të largon nga bindja ndaj All‐llahut dhe nga dhikri i Tij.
Thotë i lartësuari:
“Atë Ditë, miqtë do të bëhen armiq të njëri‐tjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë pasur frikë
Allahun.”[8]
Çdo i dashur do të jetë armik i të dashurit të tij, përveç se ata të cilët u deshën për hir të All‐
llahut... çdo mik do të heqë dorë nga miku i tij, përveç atyre miqësia e të cilëve ishte në bindje
ndaj All‐llahut...
Nëse je prej atyre që janë sprovuar me shoqëri te atyre, miqësia e të cilëve nuk afron te All‐
llahu, atëherë largohu nga ata para se ata te largohen nga ti... Por, kur dhe ku? Sa i përket kohës,
ajo është e ditur... ndërsa sa i përket vendit, e ai do të jetë në Xhehenem.
“Ah, sikur ta shihnin çastin kur të adhuruarit do t’i braktisin adhuruesit e tyre, kur të gjithë
do të shohin dënimin e midis tyre do të këputet çdo lidhje.”[9]
Nëse shoqërohesh me njerëz, shoqërohu me të mirët prej tyre.
Mos u shoqëro me të këqijtë, e të pësosh me atë që është i keq.
Në fund, e lus All‐llahun subhanehu ve teala që të të udhëzojë në çdo të mirë dhe ta largoj nga
ti çdo të keqe, të t’i falë mëkatet dhe të ta lehtësojë gjendjen.
Salavatet e All‐llahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhammedin, sal‐lAllahu alejhi ve sel‐
lem...
Es‐Selam Alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!
Vëllai juaj Abdul‐Muhsin bin Abdurrahman
[1] Mulk, 22.
[2] Ibnul Xheuzi, Kitabul‐tebsire, 1/362.
[3] en‐Nur, 31.
[4] Muhammed, 12.
[5] Muslimi.
23 MBUROJA.net
[6] el‐Kehf, 28.
[7] el‐Furkan, 27‐29.
[8] Zuhruf, 67.
[9] el‐Bekare, 166.