DITA OLIMPIKE -...

32
DITA OLIMPIKE

Transcript of DITA OLIMPIKE -...

Page 1: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

DITA OLIMPIKE

Page 2: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

Të dashur miq të Olimpizmit

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar falenderon të gjithë organizatorët e shkëlqyer të edicionit të Ditës Olimpike 2009 dhe 2010. Ne ju ftojmë të zbatojmë një koncept inovativ të bazuar mbi tre tema – lëviz, mëso, zbulo – të cilat besojmë se do ti realizoni me shumë sukses.

Eshtë e vërtetë që, ndërsa pasioni për Ditën Olimpike të Vrapimit mbetet i fortë, shumë nga ju ofruan sporte të reja, shumë nga ju gjithashtu përfituan nga mundësia për të organizuar aktivitete kulturore dhe artistike me pjesëmarrjen e sportistëve dhe Olimpistëve. Akoma më premtues është fakti që Dita Olimpike u festua nga mbi katër milionë njerëz në të pestë kontinentet.

Ne do të donim ta inkurajonim këtë traditë për ta bërë Ditën Olimpike të vetmin event Olimpik që festohet çdo vit. Do të dëshironim që ato shkolla që nuk e kanë organizuar ndonjëherë Ditën Olimpike ti bashkoheshin kësaj aventure, dhe ata që e kanë organizuar atë të vazhdojnë të japin më të mirën e tyre për ta bërë këtë një event Olimpik për të mos u humbur.

Për t’ju mbështetur ju organizatorëve në këtë detyrë, ne po ju pajisim me këtë material për t’ju udhëzuar mbi organizimin e Ditës suaj Olimpike. Ai përmban informacion të dobishëm dhe këshilla për përgatitjen dhe vënien në skenë të eventit tuaj:

• Një prejardhje e shkurtër e Ditës Olimpike, e cila do t’ju ndihmojë veçanërisht në promovimin e eventit• Koncepti, Lëviz, Mëso, Zbulo.• Partnerët.• Logo 2010.• Raportimi dhe kontaktet

Ju urojmë suksese në organizimin e Ditës suaj Olimpike 2010.

Page 3: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

3

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

Kukës 2009

Bathore 2008

Page 4: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

4

1. Parathënie nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Dita Olimpike në 23 Qershor nuk është si cdo festim tjetër publik apo festë kombëtare. Është një ditë e vecantë ku mblidhemi së bashku, lëvizim së bashku dhe mësojmë për vlerat Olimpike të Përsosmërisë, Miqësisë dhe Respektit. Dita Olimpike është gjithashtu I VETMI event i përvitshëm mbarëbotëror i Lëvizjes Olimpike. Shumica e Komiteteve Olimpike Kombëtare (KOK) në të pesë kontinentet përfitojnë nga ky rast për të ndarë shpirtin Olimpik me njerëz të të gjitha moshave.

Dita Olimpike ka si synim të gjithë njerëzit, pavarësisht aftësive të tyre sportive. Gjithashtu, përvec-se ofron një mundësi për të praktikuar një sport, për të vrapuar apo për tu ushtruar, ajo është një mundësi për të reflektuar mbi kuptimin e Lojërave Olimpike, që do të thotë se ne gjithmonë duhet të përpiqemi të japim më të mirën e vetes sonë, që më e rëndësishmja nuk është nëse fitojmë apo humbasim, por të dimë ta luajmë lojën mirë. Kjo është një filozofi që mund të shërbejë në fusha të tjera të jetës.

Çdo vit, në 23 Qershor, është veçse falë jush, që ky mesazh transmetohet kudo në botë, dhe Dita Olimpike e Vrapimit ka treguar se është një mënyrë e mirë për t’i bërë thirje publikut.

Më shumë se kurrë unë inkurajoj çdo Komitet Olimpik për të promovuar temën e fushatës –“Lëviz, mëso dhe zbulo”- e cila u lancua me sukses vitin e kaluar. Dita Olimpike është platforma ideale për të vënë në dukje përfitimet e aktivitetit fizik në përgjithësi, dhe në vecanti për të rinjtë. Ajo i mundëson ata të mësojnë për vlerat Olimpike dhe për ti praktikuar ato në jetën e përditshme; ata gjithashtu mund të zbulojnë sporte të reja.

Në një kornizë më të gjerë të Ditës Olimpike, Dita Olimpike e Vrapimit është një mundësi e shkëlqyer për të tërhequr brezin e ri në arenën e sportit, dhe për ti ndihmuar ata të japin më të mirën e vetes.

Kjo është arsyeja e një eventi tjetër të rëndësishëm të vitit 2010 – Lojërat Olimpike Rinore (LOR)- të cilat do të mbahen për herë të parë në Gusht në Singapor. Dita Olimpike është një mundësi e mirë për të drejtuar vëmendjen dhe për të promovuar LOR, objektivat e të cilave janë të ngjashme me ato të Ditës Olimpike, por që synojnë një grup moshe të caktuar në një nivel më konkurrues.

Në organizimin e Ditës Olimpike, ju do të përfitoni, ashtu si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar - CIO, nga ndihmesa e partnerëve të saj. Ne falenderojmë McDonald’s, partnerin tonë Olimpik mbarëbotëror, për përkushtimin dhe entuziazmin e tij, në saj të të cilit ka mundur të realizojë me sukses këtë vrapim për shtatë vitet e fundit.

Në shoqërine tonë në zhvillim të vazhdueshëm, sporti shfaqet më shumë se kurrë, si një lëvizje sociale në gjendje tu ofrojë të gjithë brezave, dhe sidomos të rinjve, mundësinë për të bërë një jetë më të shëndetshme, më të ekuilibruar, dhe gjithashtu më të mirë e më kuptimplotë.

Ju falenderoj të gjithëve për përkushtimin tuaj ndaj sportit dhe vlerave Olimpike të Përsosmërisë, Miqësisë dhe Respektit. Kalofshi një Ditë të mrekullueshme Olimpike 2010!

Jacques ROGGEIOC President

Page 5: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

5

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

Tiranë 2009

Të dashur nxënës, miq e dashamirës të sportit.

Më lejoni t`ju përgëzoj për punën e bërë me kaq dashuri për organizimin e Ditës Olimpike 2010. Dita Olimpike është një ditë e vecantë jo vetëm për nxënësit, por për mbarë sportin në Shqipëri e atë botëror.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka caktuar 23 qershorin si Ditën Olimpike në nderim të vitit 1894 kur u themelua Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i cili vendosi të ringjallë Lojërat Olimpike moderne.Të gjithë Komitetet Olimpike Kombëtare në mbarë botën vecojnë këtë ngjarje ceremoniale për të nxitur frymën e Lëvizjes Olimpike.

Në Shqipëri, Komiteti Olimpik Kombëtar organizon cdo vit këtë ditë përkujtimore Olimpike, si pjesë e aktiviteteve vjetore të Eventeve Sportive. Sporti bashkon të gjithë për të riafirmuar Lëvizjen Olimpike, një kontribut i rëndësishëm ky që sporti përcjell nëpërmjet paqes.

Dita Olimpike është një ditë e vecantë për të gjithë ne, duke na dhënë një mundësi për promovimin e sportit. Kjo nuk duhet të jetë një ditë e vetme ku ne të mendojmë dhe luajm sport por duke u kthyer në një edukatë jetësore. Ne të gjithë duhet ta kemi dhe ta bëjmë sportin pjesë të jetës sonë të përditëshme duke u rritur dhe edukuar me vlerat që ai kultivon dhe mbart. Mos harroni se ju jeni model për të rinjtë e Shqipërisë dhe mbarë botës.

Gjej rastin për të falenderuar edhe sponsorat tanë për kontributin e tyre në organizimin në vite që është bërë të Ditës Olimpike.

2. Përshëndetje e Presidentit të KOKSH, z. Agim FAGU

Page 6: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

6

Rubik 2010

3. Historik i shkurtër i Ditës Olimpike

23 Qershor 1894

Në këtë datë, pjesëmarrësit e Kongresit Ndërkombëtar të Atletikës në Paris votuan unanimisht për të ri-themeluar Lojërat Olimpike, sipas propozimit të Pierre de Coubertin. Kjo është ditëlindja e Lëvizjes Olimpike moderne.

23 Qershor 1948

Kjo është data e Ditës së parë Olimpike, aprovuar nga Sesioni i 42 i CIO në St. Moritz, Zvicër, në Janar 1948.

Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike Kombëtare që zhvilluan ceremonitë në vendet e tyre respektive: Austria, Belgjika, Kanadaja, Britania e Madhe, Greqia, Portugalia, Zvicra, Uruguaji dhe Venezuela.

1978

Në edicionin e vitit 1978 të Kartës Olimpike, CIO rekomandon për herë të parë që të gjitha Komitetet Olimpike të organizojnë Ditën Olimpike për të promovuar Lëvizjen Olimpike.

“Rekomandohet që të gjitha Komitetet Olimpike të organizojnë rregullisht (nëse është e mundur cdo vit) një Ditë Olimpike e cila synon të promovojë Lëvizjen Olimpike.”

Ideja e zgjerimit të festimeve duke organizuar evente për një javë të tërë u shtua në versionin e vitit 1990 të Kartës Olimpike.

Page 7: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

7

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

23 Qershor 1987

Koncepti i Ditës Olimpike e Vrapimit (DOV) u lancua nga Komisioni Sporti për të Gjithë i CIO. Kjo ditë u konceptua nga komisioni si një mënyrë për të inkurajuar Komitetet Olimpike për të festuar Ditën Olimpike. DOV e parë u mbajt në një distancë prej 10 km, me 45 KOKe pjesëmarrëse.

23 Qershor 2008

Festimi i Ditës Olimpike mbushi 60 vjec! Me kalimin e viteve, ajo është kthyer në festimin e vetëm mbarëbotëror të Lëvizjes Olimpike dhe ka ndihmuar në përhapjen e vlerave Olimpike në cdo cep të botës.

Mars 2009

Në 2009, Dita Olimpike e Vrapimit u bë Dita Olimpike, një event që mbledh së bashku të gjitha aktivitetet e Komiteteve Olimpike në rastin e 23 Qershorit.

Disa fakte kyc për edicionin 2009

Mbi 4 milionë pjesëmarrës në 5 kontinente86% e pjesëmarrësve ishin nën moshën 24 vjec.

Cfarë thotë Karta Olimpike

Olimpizmi është një filozofi jete, që lartëson dhe kombinon në një tërësi të ekuilibruar cilësitë e trupit, vullnetit dhe mendjes. Duke shkrirë sportin me kulturën dhe edukimin, Olimpizmi synon të krijojë një mënyrë jetese të bazuar mbi kënaqësinë e përpjekjeve, vlerën edukuese të shembullit të mirë dhe respektin për parimet etike thelbesore universale.

Qëllimi i Olimpizmit është ta vendosë sportin në shërbim të zhvillimit harmonik të njeriut, në këndvështrimin e promovimit të një shoqërie paqësore e cila përkujdeset për ruajtjen e dinjitetit njerëzor.

Praktikimi i sportit është një e drejtë njerëzore. Cdo individ duhet të ketë mundësinë e praktikimit të sportit, pa diskriminim të cfarëdo lloji dhe me shpirtin Olimpik, i cili kërkon mirëkuptim të përbashkët me një shpirt miqësie, solidariteti dhe fair play.

Kukës 2009

Page 8: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

8

4. Koncepti: Lëviz, Mëso dhe Zbulo

Nga Dita Olimpike e Vrapimit në Ditën Olimpike

Deri më sot, Dita Olimpike e Vrapimit ka qënë një shtyllë e fortë e festimit të Ditës Olimpike në të gjithë botën dhe duhet të mbetet një element kyc në thelb të eventit. Kështu që është e domosdoshme të mbahet kjo traditë kudo që organizohet dhe të realizohet edhe në ato vende ku nuk po mbahet aktualisht.

Por përvec Vrapimit, Dita Olimpike është një mundësi e shkëlqyer për një audiencë të madhe për të promovuar vlerat Olimpike dhe për të jetuar “eksperiencën Olimpike” jashtë periudhës së Lojërave Olimpike. Në këtë ditë të veçantë, KOKSH, si ambasadorë të Lëvizjes Olimpike u ofrojnë pjesëmarrësve elementë për të mësuar më shumë rreth Olimpizmit (aspektet edukative të festimit) dhe të zbulohen të gjitha llojet e sporteve (si spektatorë dhe pjesëmarrës).

Në këtë mënyrë koncepti i Ditës Olimpike synon të ofrojë një qasje të re modulare për të integruar ato elemente edukative dhe sportive në festimin e Ditës Olimpike në vendin tonë.

Dita Olimpike 2010 dhe promovimi i Lojërave Olimpike Rinore

Ashtu si Dita Olimpike, objektivi i Lojërave Olimpike Rinore (LOR) është të inkurajojë të rinjtë në të gjithë botën që të bëjnë sport, dhe të adoptojnë e të jetojnë sipas vlerave Olimpike.

LOR janë një event sportiv që sjell së bashku 205 Komitete Olimpike dhe kombinon sportin, edukimin dhe kulturën. LOR janë gjithashtu, brenda Lëvizjes Olimpike, një katalizator për iniciativat sportive, edukative dhe kulturore për të rinjtë, prindërit, edukatorët sportivë etj.

Dita Olimpike ofron kështu një plotësues shumë interesant, pasi është një platformë e përshtatshme për të promovuar sportet e praktikuara nga të rinjtë dhe LOR.

Tre shtyllat e Ditës Olimpike

Trego flamurin Olimpik! Bëni të mundur të keni flamurin Olimpik në vende publike, si nëpër shkolla, para bashkisë ose ndërtesave të tjera qeveritare. Raste të tilla, qofshin ato thjesht ceremoniale apo që përfshijnë ceremoni dhe pritje të vecanta, reklamojnë rrënjosjen e Lëvizjes Olimpike në komunitetin lokal.

Mbani dhe forconi Ditën Olimpike të Vrapimit (DOV)

Vrapimi mund të konsiderohet si aktiviteti bazë i Ditës Olimpike. Ai mund të jetë gjithashtu një mënyrë e manaxhueshme dhe me kosto efektive për të mbajtur një event me pjesëmarrje masive të popullsisë në të gjithë vendin. Për këtë arësye, ai do të mbetet elementi thelbësor i Ditës Olimpike.

Në mënyrë që të maksimizohet ndikimi i Vrapimit dhe të evitohet që ai të jetë thjesht një vrapim tjetër – sic janë shumë në botë – Ditët Olimpike të Vrapimit duhet të ketë një Identitet të fortë Olimpik.

Simbolet e OlimpizmitNë mënyrë që të theksohet domethënia e vecantë e Ditës Olimpike, përdorni logon e Ditës Olimpike dhe mesazhet e CIOs sa më shumë që të jetë e mundur : psh. mesazhin e Presidentit të CIO, dipllomë pjesëmarrjeje, përdorimin e një fushatë promocionale, etj.Eventi do të njihet menjëherë nga të gjithë pjesëmarësit si një event Olimpik. Ai duhet të jetë një “eksperiencë Olimpike”, dhe jo një aktivitet fizik shtesë.

Lëviz

Page 9: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

9

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

Tiranë 2009

Ecni përtej DOV

Përvec DOV, publiku në përgjithësi mund të inkurajohet të ndërmarrë disa veprime bazë për të qënë më aktivë fizikisht në Ditën Olimpike; të shëtisin në këmbë dhe jo me makinë; të marrin më mirë shkallët sesa ashensorin etj.

Organizoni një konferencë ose seminar që i adresohet çështjeve të fundit të Lëvizjes Olimpike, si përfshirja e të rinjve në aktivitete sportive, apo lufta kundër doping. Ky lloj aktiviteti është përshtatur sidomos për kolegjet apo universitetet lokale dhe mund të drejtohet në bashkëpunim me parlamentarët, zyrtarët qeveritarë ose shumë organizata të tjera të interesuara në këto cështje.

Dita Olimpike ofron një kornizë të vecantë për të implementuar aktivitetet edukative. Duke vendosur Olimpizmin në zemër të Ditës Olimpike, KOKSH mund të ofrojë një program që mund tu interesojë shumë mësuesve dhe edukatorëve, fëmijëve dhe adoleshentëve. Si mund ta bëj këtë? Ja tek janë disa rekomandime:

Identifikoni disa tema

Cfarë është/janë temat e aktiviteteve edukative? Mbi cfarë do të punojnë pjesëmarrësit?

Vitet Olimpike janë rasti për tu fokusuar mbi:a) Kulturën e vendit mikpritës të Lojërave Psh: Pekin 2008, Olimpizmi dhe identiteti kulturor Gjuha e përbashkët e sportit bëhet kështu një vektor për tu hapur ndaj shumëllojshmërisë

Mëso

Page 10: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

1 0

b) Vënie në pah e programit të Komitetit Organizativ Psh: Vancouver 2010, Lojërat Olimpike dhe zhvillimi i qëndrueshëm

Lojërat Olimpike Rinore janë gjithashtu rasti për tu fokusuar tek:

a) Rinia Psh: Singapor 2010, një objektiv i ri për të rinjtëb) Kultura dhe Programet Edukative Psh: parandalimi i dopingut tek sportistët nën 18 vjec

Vitet jo-Olimpike: ne do të favorizojmë më shumë tema të përgjithshme lidhur me sportin dhe sportistët.

Për shembull: shkenca, teknologjia dhe sporti (avantazhet, rreziqet, kufijtë) Të ushqyerit ( rritja e ndërgjegjësimit për ushqimin, reflekset e mira) Cilësia e një sportisti (karriera e sportistit, modelet dhe heronjtë)

Temat e përzgjedhura ju lejojnë të theksoni vlerat dhe parimet olimpike.

Vlerat Olimpike

Suksesi: është dhënia e më të mirës nga një person, në fushën e lojës apo në arenën profesionale. Nuk është vetëm për fitoren, por gjithashtu edhe për pjesëmarrjen, progresin drejt qëllimeve personale, përpjekjet për të qënë dhe për të dhënë më të mirën në jetën tonë të përditshme dhe për të përfituar nga kombinimi i shëndetshëm i një trupi, mendjeje dhe vullneti të fortë.Miqësia: Na inkurajon ta konsiderojmë sportin si një mjet për të kuptuarin e përbashkët mes individëve dhe njerëzve nga e gjithë bota. Lojërat Olimpike e frymëzojnë njerëzimin që të kapërcejë ndryshimet politike, ekonomike, gjinore, raciale dhe fetare, dhe të krijojë miqësi pavarësisht këtyre ndryshimeve.Respekti: Kjo vlerë mishëron respektin për veten, trupin, për të tjerët, për rregullat, sportin dhe mjedisin. Në lidhje me sportin, respekti qëndron në lojën e pastër dhe nër luftën kundër dopingut dhe cdo lloj sjelljeje joetike.

Parimet thelbësore Olimpike

Mos-diskriminimi: Lëvizja Olimpike përpiqet të sigurojë që sporti të praktikohet pa asnjë lloj forme diskriminimi.Qëndrueshmëria: Lëvizja Olimpike organizon dhe zbaton programe në mënyrë të tillë që të promovojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor.Humanizmi: Aktivitetet e Lëvizjes Olimpike vendosin qeniet njerëzore në qendër të vëmendjes së tyre, duke siguruar që praktikimi i sporteve të mbetet një e drejtë njerëzore.Universaliteti: Sporti u përket të gjithëve. Në të gjitha vendimet dhe veprimet e saj, Lëvizja Olimpike merr në konsideratë impaktin universal që sporti mund të ketë mbi individët dhe shoqërinë.Solidariteti: Lëvizja Olimpike është e vendosur të zhvillojë programe që së bashku krijojnë një përgjigje sociale kuptimplotë dhe gjithëpërfshirëse ndaj cështjeve të sferës së saj të influencës.Aleanca midis sportit, edukimit dhe kulturës: Lëvizja Olimpike është e vendosur të promovojë shpirtin e Olimpizmit, i cili shfaqet aty ku takohen sporti, kultura dhe edukimi.

Identifikoni grupet e synuara

Kujt i drejtohen këto aktivitete?• Aktivitete për të rinj (shpallni moshat)• Aktivitete për mësues dhe edukatorë - seminare

Formuloni objektivat e mësimit

Cfarë duhet të marrin me vete pjesëmarrësit? Cilat janë ambiciet e aktiviteteve të ofruara?

Shembuj• Për të rinj: synoni të ngrini ndërgjegjshmërinë e pjesëmarrësve për një temë të caktuar• Për mësuesit/edukatorët: tërhiqni vëmendjen tek potenciali Olimpik dhe inkurajoni veprimtaritë afatgjatë (mësuesit dhe edukatorët

si përcjellës të mesazhit)

Page 11: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

1 1

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

Identifikoni burimet

Si mund ta transmetoni mesazhin e identifikuar? Cfarë mund tu kërkoni pjesëmarrësve që të bëjnë?

Shembuj• Lojëra (hyrje e lirë)• Diskutime/takime (sportistë/personalitete) me moderatorë• Diskutoni mbi nje ekspozitë (tur i Muzeut Olimpik) të shoqëruar nga një kurator ose manaxher edukativ nga muzeu• Seminare – projektues (të frymëzuar nga trashëgimia Olimpike, si pishtarët, posterat, piktogramat, maskotat, medaljet apo tema

e aktivitetit të mëparshëm edukativ të identifikuar)• Seminare – aktivitete interaktive ( ushtrime praktike – të mësosh duke bërë)• Seminare – zbulimi (karriera të lidhura me sportin, për shembull)• Seminare dhe biseda për mësuesit dhe edukatorët: mundësi që ata të informohen, të mbledhin material (bibliografi, filmografi,

faqe interneti, manuale etj.), për tu familiarizuar ata vetë me një temë dhe metodologji. Njerëzit e trajnuar do të jenë në gjendje të sigurojnë jetëgjatësi për aktivitetin për të rinjtë.

Sigurohuni që materialet e zbatuara të jenë përshtatur mirë tek objektivat: gjuha e përdorur të jetë e përshtatshme, mesazhet e transmetuara, materiali mbështetës në dispozicion; cilësia e drejtuesve të aktivitetit; (eksperienca, njohuria e përmbajtjes);

Logjistika

Praktikisht, si do të zhvillohet aktiviteti edukativ?Identifikoni pikat e takimit, kohëzgjatjen e aktivitetit, pajisjet, burimet njerëzore të nevojshme, numrin e pjesëmarrësve etj. Garantoni sigurinë e tyre.

Organizoni kampionate në nivel kombëtar në Ditën Olimpike, për shembull duke zgjedhur sportistë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Rinore.Ftoni olimpistë për një demostrim të sportit të tyre ose një seminar ku pjesëmarrësit mund të praktikojnë sportin nën udhëzimet e Olimpistëve.Punoni me klubet lokale dhe anëtarët e tyre që ata të pasqyrojnë sportin e tyre dhe të mundësojnë publikun e përgjithshëm ta praktikojë atë nën kujdesin e tyre.

Praktikoni: zbuloni se është rasti për të provuar sporte të reja, për të kapur mundësinë për të zbuluar një sport që asnjë nuk ka patur shancin ta praktikojë, për të mësuar për një sport revolucionar (prezantimi i një sporti high-tech, për shembull), ose edhe zbulimi i një sporti tradicional.

Takoni: Dita Olimpike duhet të jetë një mundësi për pjesëmarrësit që të përfitojnë nga eksperienca e supervizorëve, të takojnë sportistë të niveleve të larta, madje dhe kampionë Olimpikë aktivë ose të tërhequr, të dëgjojnë historitë e tyre dhe të bëjnë pyetje.

Udhëtoni: Përtej praktikimit të sportit, Dita Olimpike duhet t’i ftojë pjesëmarrësit të mësojnë për kulturën e vendit mikpritës të Lojërave, të jenë të hapur ndaj botës. Një mënyrë e thjeshtë për të realizuar këtë do të ishte të ofronit aktivitete nga përfaqësues të kulturës së vendit mikpritës.

Shikoni përpara: pa qenë sportistë, pjesëmarrësit mund ta konsiderojnë sportin si karrierë! Vëreni veten në pozitën e profesionistëve të sportit: gazetarë, fotografë, filmografë, trajnerë, dietistë, fiziologë etj. Flisni me përfaqësues të ndryshëm të këtyre karrierave dhe zbuloni aktivitetet e tyre.

Analizoni: mund të jetë me interes ti lejoni pjesëmarrësit të studiojnë imazhe sportive të marra nga arkivat Olimpike (foto/filma). Kjo është një mënyrë si për të përshtatur aventurën Olimpike, por edhe për të kuptuar pasurinë, shumëllojshmërinë dhe përfshirjen e saj në histori.

Zbulo

Page 12: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

1 2

Përmet 2008

5. Organizimi i eventit

Datat Në mënyrë që të caktohet Dita Olimpike, promovoni karakterin e saj universal dhe inkurajoni pjesëmarrjen masive. Eventi dhe aktivitetet e lidhura me të duhet të zhvillohen në 23 Qershor ose gjatë javëve paraardhëse.

Vendzhvillimi

KOKSH inkurajon organizimin e Ditës Olimpike në disa qytete në mënyrë që të arrihet numri më i madh i mundshëm i njerëzve. Në varësi të burimeve, eventi mund të mbahet në kryeqytet si dhe në rajonet dhe provincat e vendit.

Page 13: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

1 3

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

Durrës 2009

Siguria, asistenca mjekësore dhe ndihma e parë

Sipas rregullave mjekësore e të sigurisë që zbatohen në vend, mund të ketë një sërë nevojshmërish për të organizuar një event si Dita Olimpike, përsa i përket sigurisë (psh. mbyllja e rrugëve ose lagjeve). Qeveria, këshilli bashkiak dhe forcat policore mund të japin një ndihmesë të madhe me organizimin tuaj.

Organizatorët do të kujdesen për shëndetin e pjesëmarrësve. OJQ dhe shoqata të tjera zakonisht kanë burimet teknike dhe njerëzore për të garantuar këtë lloj shërbimi. Ju jeni të inkurajuar të bashkëpunoni aktivisht me këto organizata pasi mund të jetë rasti për të rritur ndërgjegjshmërinë rreth temave të sportit dhe shëndetit në sajë të sesioneve informative , dhe të tërhiqni vullnetarë për një kohë të gjatë.

Ushqimi dhe pijet

Si KOKSH ashtu edhe Organizatorët kanë mundësinë për të kontaktuar partnerët lokalë, për sa kohë që ata nuk shkelin marrëdhëniet e lidhura me Partnerët Primarë, për të siguruar ujë dhe ushqime, të cilat janë të rëndësishme në organizimin e një eventi të tillë.

Pyetësori i Ditës Olimpike 2010

Përdorni “pyetësorin e Ditës Olimpike 2010” për të na informuar mbi synimet tuaja për të mbajtur eventin në vendin tuaj. Kjo gjë do t’ju mundësojë të porosisni diplomat dhe të na informoni mbi personat e kontaktit që do të jenë përgjegjës për eventin. Pyetësori është i disponueshëm në ekstranetin e KOKSH dhe në fund të këtij materiali.

Imazhet

KOKSH duhet të sigurojë të gjitha të drejtat e nevojshme nga fotografët dhe pjesëmarrësit për ta lejuar familjen Olimpike që të përdorë fotografitë e bëra gjatë Ditës Olimpike, në mënyrë të vazhdueshme dhe për çdo mënyrë transmetimi me qëllimin e vetëm për të promovuar Lëvizjen Olimpike.

Page 14: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

1 4

Përmet 2008

Pogradec 2009

Page 15: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

1 5

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

Kukës 2009

Gjirokaster 2010

Page 16: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

1 6

Kukës 2009

6. Partnerët Lokal dhe Ndërkombëtar

Partneriteti me McDonald’s

McDonald’s ka qenë sponsor zyrtar i Ditës Olimpike që në vitin 2003 dhe e ka integruar plotësisht eventin si pjesë e stategjisë dhe platformës së tij më të gjerë globale që i drejtohet sigurimit të mirëqenies së fëmijëve.

Page 17: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

1 7

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

Përmet 2008

Kukës 2009

Page 18: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

1 8

Partnerë Lokal AMCBathore 2008

Partnerë Lokal Raiffeisen BankBathore 2008

Partneritet me Partnerë të tjerë Primarë

Ne rekomandojmë fuqishëm që ju të punoni me partnerë të tjerë lokalë dhe Primarë të KOKSH, për të mbështetur Ditën Olimpike. Kemi vënë re bashkëpunime të suksesshme në të gjithë botën me disa nga Partnerët Primarë Ndërkombëtar, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë Komitetet Olimpike në përcimin e idealeve Olimpike nëpërmjet Ditës Olimpike me një audiencë të madhe.

Page 19: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

1 9

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

Partnerë Lokal Interalbania Rubik 2010

Partnerë Lokal Coca Cola Bottling Albania, Marikaj 2009

Partnerët Lokal të KOKSH

Page 20: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

2 0

Marikaj 2009

7. Promovimi dhe komunikimiKOKSH ju fton të të komunikoni në mënyrë proaktive për Ditën Olimpike dhe kështu ta promovoni eventin në mënyrën më të mirë të mundshme në vendin tuaj.

Ky material përmban shumë informacion ( pjesë historike, përmbajtjen e përgjithshme të eventit) i cili duhet t’ju ndihmojë në komunikimin tuaj dhe në aktivitetet promocionale si psh. krijimi i një seti për shtypin, shkrimi i deklaratave për shtyp, dizenjimi i broshurave etj. Sigurisht që integrimi i informacionit në kontekstin vendas është thelbësor. Në varësi të burimeve tuaja, ju mund të zgjidhni kanale të ndryshme komunikimi, si psh:

• Marrëdhëniet me Mediat (agjencitë kombëtare të shtypit, gazetarët lokalë të shtypit të shkruar, radio dhe Tv);• Media e Re (faqja e internetit e KOKSH, faqet e internetit të partnerëve të tjerë që promovojnë eventin, platformat tuaja online

:Facebook, Twitter, Flickr);• Publikime të printuara (broshura, postera);• Komunikime të familjes Olimpike (si letternews i KOKSH);• Komunikimi i Marketingut (kanalet e Partnerëvë Primarë dhe të KOKSH).

Eshtë e këshillueshme të strukturoni aktivitetet tuaja promocionale në tre fazat e mëposhtme:

• Komunikimi gjatë fazës parapërgatitore për ta bërë eventin të njohur, për të rritur entuziazmin dhe për ta maksimizuar pjesëmarrjen (psh. nëpërmjet posterave dhe duke shpërndarë broshura në mjedisin lokal si shkolla, klube sportive, qendra tregtare etj., lajmërimet në shtypin lokal, radio, Letternews i KOKSH, në faqen e internetit të KOKSH si dhe në faqet e internetit të partnerëve, spote publicitare me sportistë të famshëm që ftojnë njerëzit të marrin pjesë në Ditën Olimpike).

• Komunikimi gjatë eventit është i nevojshëm për të mbuluar dhe përhapur lajmin mbi zhvillimin e aktivitetit në kohën e duhur si dhe komunikimi për domethënien e Ditës Olimpike dhe vlerat Olimpike (psh. nëpërmjet intervistave në radio/TV me pjesëmarrës, ftoni disa stacioneve televizive lokale për të filmuar pamje nga aktivitetet, organizoni intervista mes shtypit të shkruar dhe zyrtarëve të KOKSH për të transmetuar mesazhin e Ditës Olimpike)

Page 21: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

2 1

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

Bathore 2008

• Komunikimi pas eventit është i nevojshëm për të arritur tek ajo pjesë e publikut të përgjithshëm e cila nuk mori pjesë këtë vit, por duhet ta bëjë vitin që vjen (psh. nëpërmjet kontributeve në gazetat sportive/rinore/të grave me imazhe nga Dita Olimpike 2010, duke marrë intevista audio/video nga pjesëmarrësit e këtij viti të cilat ju mund ti promovoni në platforma të ndryshme si faqja juaj e internetit, platformat rinore online etj.)

Pjesëmarrja e sportistëve të famshëm dhe zyrtarëve të profilit të lartë është e rëndësishme për të rritur ndërgjegjshmërinë mbi Ditën Olimpike në vendin tuaj. Në mënyrë që të arrini tek të rinjtë, rekomandojmë që t’i drejtoheni atyre nëpërmjet sportistëve, pjesëmarrësve të ardhshëm në Lojërat Olimpike Rinore ose të rinj të tjerë, duke përdorur mediat sociale (Facebook, Twitter, etj.).

Materiale të ndryshme që mund t’ju ndihmojnë në përpjekjet tuaja promocionale dhe në veprimet komunikuese nëpërmjet tre fazave të sipër përmendura mund të jenë:

• Video promocionale që KOKSH mund ti transmetojë në rastin e Ditës Olimpike• Banderola që mud të postohen në faqet e internetit ( do të jenë të disponueshme në Ekstranetin e KOKSH në një fazë të

mëvonshme)• Logoja e Ditës Olimpike• Versioni elektronik i Diplomës së Ditës Olimpike

Lutemi të na dërgoni përmbajtje si dhe materiale filmike e fotografi të një cilësie të lartë për Ditën Olimpike sa më shpejt pas eventit. Përvecse aktiviteteve tuaja promocionale, kjo do të na ndihmonte ne të maksimizonim impaktin e komunikimit duke e përhapur përmbajtjen tuaj nëpërmjet kanaleve të KOKSH.

Page 22: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

2 2

Kukës 2009

Tiranë 2009

Page 23: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

2 3

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

PyetësorTë kthehet pas plotësimit në adresën:Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar mail: [email protected] Gjollesha,Sheshi Mustafa K.Ataturk fax : +355 4 2240565

Tiranë , Albania

Ju lutem përgjigjuni pyetjeve të më poshtëme:

Emri i institucionit , ose i organizatës: A keni ju në program të organizoni Ditën Olimpike 2011:

Organizimi:

• Data Vendi Numri i përafërt i pjesëmarrësve Në bazë të tre drejtimeve kryesore të Ditës Olimpike “Lëviz, Mëso, Zbulo”na tregoni se cilat nga këto tema apo aktivitetet do të zhvilloni në organizimin tuaj:

Lëviz Mëso ZbuloDita Olimpike e Vrapimit Takime mbi Vlerat Olimpike Gara konkurueseSporte Individuale Eksperienca te sportistëve olimpist Gara pjesëmarrëseSporte Skuadre Ide të tjera Demostrime të OlimpistëveAktivitete të tjera

Diplomat

A dëshironi të merrni Diploma? Sa copë

Partnerë në organizim dhe Sponsorët:

Cilët janë sponsorët tuaj në këtë aktivitet

Cilët janë partnerë të tjerë në këtë organizim

Postë: Rruga Muhamet Gjollesha, Sheshi Mustafa Q.Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë / P.O>Box 63

Tel: ++355 4 2235 249 / 2240 602 • Fax: ++355 4 2240 565 • Http://www.nocalbania.org.al • E-mail: [email protected]

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar

Page 24: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

2 4

THE WORLDWIDE OLYMPIC PARTNERS

Page 25: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

2 5

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

Quiz Olimpik

1. Në cilën tokë antike u zhvillua Olimpiada e parë?

A: Greqi B: Romë C: Kinë D: Indi

2. Sa shpesh organizohet një Olimpiadë?

A: Cdo vitB: Cdo 2 vjetC: Cdo 4 vjetD: Cdo 5 vjet

3. Cili pohim është i vërtetë?

A: Në kohët antike garonin vetëm meshkujt.B: Në kohët antike garonin vetëm femratC: Në kohët antike garonin femrat dhe meshkujt.

4. Si quhet gara ku atletët përpiqen të hedhin një objekt rrethor sa më larg?

A: Hedhje DiskuB: Hedhje ShtizeC: Frisbi

5. Ku u zhvilluan Lojërat Olimpike Verore 2008?

A: Japoni B: Kinë C: Singapor D: Indi

Page 26: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

2 6

6. Sa rrathë përmban flamuri Olimpik?

A: 1B: 3C: 5D: 7

7. Kush quhet babai i Lojrave Olimpike Moderne?

A: Jacques RoggeB: Guy de MaupassantC: Pierre de CoubertinD: Thomas Edison

8. Kush është motoja e Lojrave Olimpike Moderne?

A: Më shpejt, më lart, më shumëB: Më shpejt, më lart, më fortC: Krenari, fitore, shëndetD: Asnjë nga të treja

9. Cilat janë ngjyrat e rrathëve Olimpikë?

A: Blu, e zezë, e kuqe, e verdhë, jeshileB: E verdhë, portokalli, e kuqe, e bardhë, e zezëC: Blu, e zezë, rozë, e verdhë, lejlaD: Gri, e zezë, e kuqe, e verdhë, jeshile

10. Kush do të jetë vendi organizator i Lojrave Olimpike 2012?

A: VancouverB: LondonC: SidneyD: Rio de Janeiro

Emri Mbiemri ………………………….

Klasa …………….............

Shkolla………………………………….

Page 27: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

2 7

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

Olympic Quiz : A little history 1. The first Olympic games were in (city / country)

............................................................. in (date) ............................

2. The First Olympic Winter Games were in (city / country)

............................................................. in (date) ............................

3. In 2004 the Summer Olympic Games were in (city / country) .............................................................

4. In 2008 they are in (city / country) ............................................................. =

........................................................’ (the city in French).

5. Read this short text and answer the questions :

Pierre de Frédy, Baron de Coubertin (1863-1937), a French educator and sportsman, revived the Olympic Games in 1896. He designed the flag of the Olympics in 1913-1914.

1. - Who was this man ? ...................................................................................................................................................................................

2. - What was his nationality ? He was ........................................................................................................................................................

3. - When was he born ? ................................................................................................................................................................................

4. - What were his “jobs” ? He was an ………………………. and a ……………………….

5. - What did he do in 1896 ? He ....................................................................................................................................................................

6. - And in 1913 ? He .........................................................................................................................................................................................

7. Pierre de Coubertin’s motto ( = ‘devise’ ) was: “……………………………………………………………………………………………………”

Page 28: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

2 8

The symbols of the Games:

Find 4 Symbols:

1.

2.

3.

4.

Colour the Olympic flag :

The Olympic motto:

in Latin : Citius – Altius - Fortius.

in French : Plus vite - Plus haut - Plus fort.

Në shqip :

What do the 5 circles represent ? (HELP : Olympic Symbols)

...............................................................................................................................

................................................................................................

Page 29: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

2 9

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

SOME DISCIPLINES :

A. Match the words with the pictures.

2) Beach Volleyball 9) Sailing3) Diving 10) Shooting 4) Equestrian 11) Softball 5) Fencing 12) Taekwondo6) Hockey 13) Water Polo 7) Modern Pentathlon 14) Weightlifting8) Rowing 15) Wrestling

FIGURAT

B. The equipment : Click on sport and find the names of these objects :

Name : .............................. Sport : ...............................

Name : ..............................

Sport : ..............................

Name : ..............................

Sport : ..............................

Page 30: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

3 0

Name : ............................. Sport : .............................

Name : ............................. Sport : .............................

Name : ..............................

Sport : ..............................

The MEDALS

The first medal is made of ..............................

The .............................. medal is made of ..............................

The .............................. medal is made of ..............................

Emri Mbiemri …………………………..

Klasa ……………...........................

Shkolla………………………………….

Olympics

Page 31: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

3 1

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

Durrës 2009

Harry T. Fultz 2010

Page 32: DITA OLIMPIKE - nocalbania.orgnocalbania.org/wp-content/uploads/2012/02/dita_olimpike2010_web.pdf · Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike

D i t a O l i p i k e 2 0 1 0

3 2

Nëse keni nevojë për informacion të mëtejshëm, lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni:

Komiteti Olimpik Kombëtar ShqiptarTel /Fax: 00355 4 2235249 / 2240565

E-mail: [email protected]ë: Rruga Muhamet Gjollesha,sheshi Mustafa K.Ataturk, ish 21 Dhjetori, Tiranë