DEMO për mobilitetin urban në Pejë eja - Mobkos …...transportit në 23 kryqëzime (2009) Si...

6
1 DEMO për mobilitetin urban në Pejë Që nga fillimi i vitit 2009 deri në shtator 2011 ekipi i MOBKOSit ka kryer një DEMO për planifikimin të qendrueshem të mobilitetit urban në Kosovë. Është zgjedhur qyteti i Pejes. DEMO është fokusuar në ato fusha pune dhe praktika që kanë qenë të njohura se paraqesin bazat e planifikimit të mobilitetit urban të qendrueshem në Evropë. Me këtë demo, MOBKOS ka testuar qasjen e cila dallohet shumë nga modernizimi tradicional i rrugëve urbane në Kosovë dhe ofron një kornizë për aplikimet e mëtejme dhe trajnimin. Jozef Zuallaert, koordinator i projektit, Naim Sahiti , drejtor i shërbimeve publike, Gazmend Muhaxheri, drejtor i urbanizmit dhe Modest Gashi, urbanist në Peja, kanë dhënë mendimin e tyre në vazhdim të këtij artikulli. Ambicia e Pejes për t’u bërë qytet “I gjelbërt dhe vital” Peja (me afër 100.000 banorë) në perendim të Kosovës paraqet portën e Alpeve Shqiptare, Malit të Zi dhe Veriut të Shqipërisë. Në kohen kur ka filluar projekti në vitin 2009, komuna kishte miratuar misionin për t’u bërë “qytet vital dhe i gjelbërt” në Kosovë që synon turizmin, shërbimet e kujdesit shendetësor dhe stilin aktiv të të jetuarit. Për të jetësuar këtë ambicie, komuna e Pejes duhet të bëj përpjekje maksimale në planifikimin hapësinor dhe mobilitetin urban të qendrueshem. Ma kalimin e kohës është kuptuar se praktikat dominuese “qytet i veturave” në Kosovë (që veq ka treguar limitet e veta në Prishtinë) do të bënte që Peja të shëndërrohej në një qorrsokak. Asetet e Pejes mbi të gjitha paraqesin pasuritë natyrore, formen kompakte urbane dhe trashegimin e vet kulturore dhe këto mundesi nuk përputhen me qytetin i cili është i ngulfatur në tollovinë e veturave. Rezervimi i qendres së qytetit vetem për këmbësor ka filluar në vitin 2009 dhe deri tani është treguar i suksesshem. Si rezultat i kësaj Peja gradualisht është duke rizbuluar përfitimet ekonomike dhe mjedisore me një kulturë të orientuar në më pak vetura dhe me rehabilitim të Rrjeti i rrugëve urbane i digjitalizuar Reen Simoen, anëtar i ekipit Flaman (UGent), rrjeti i digjitalizuar i rrugëve urbane. Kjo hartë pune i ka mundesuar ekipit të ndertoj aplikacione të mëtejme për mobilitetin urban. Të dhënat e para të mbledhura për mobilitetin urban Analiza e trafikut për 23 kryqezime Në vitin 2009, Peja nuk ka patur të dhëna për mobilitetin urban. Në vitin 2011 të dhënat nga 5 analiza të ndryshme janë në dispozicion për të ndihmuar në formulimin e politikave. Janë futur në perdorim mjete të ndryshme softverike dhe metoda të reja për analizim. Nga analiza në rekomandim

Transcript of DEMO për mobilitetin urban në Pejë eja - Mobkos …...transportit në 23 kryqëzime (2009) Si...

Page 1: DEMO për mobilitetin urban në Pejë eja - Mobkos …...transportit në 23 kryqëzime (2009) Si rezultat ekipi ka kërkuar të dhëna reale për udhëtimin urban për ekonominë familjare,

1

DEMO për mobilitetin urban në Pejë

eja

Që nga fillimi i vitit 2009 deri në shtator 2011 ekipi i MOBKOSit ka kryer një DEMO për

planifikimin të qendrueshem të mobilitetit urban në Kosovë. Është zgjedhur qyteti i Pejes.

DEMO është fokusuar në ato fusha pune dhe praktika që kanë qenë të njohura se

paraqesin bazat e planifikimit të mobilitetit urban të qendrueshem në Evropë. Me këtë

demo, MOBKOS ka testuar qasjen e cila dallohet shumë nga modernizimi tradicional i

rrugëve urbane në Kosovë dhe ofron një kornizë për aplikimet e mëtejme dhe trajnimin.

Jozef Zuallaert, koordinator i projektit, Naim Sahiti , drejtor i shërbimeve publike, Gazmend

Muhaxheri, drejtor i urbanizmit dhe Modest Gashi, urbanist në Peja, kanë dhënë mendimin

e tyre në vazhdim të këtij artikulli.

Ambicia e Pejes për t’u bërë qytet “I gjelbërt dhe vital” Peja (me afër 100.000 banorë) në perendim të Kosovës paraqet portën e Alpeve Shqiptare, Malit të Zi dhe Veriut të Shqipërisë. Në kohen kur ka filluar projekti në vitin 2009, komuna kishte miratuar misionin për t’u bërë “qytet vital dhe i gjelbërt” në Kosovë që synon turizmin, shërbimet e kujdesit shendetësor dhe stilin aktiv të të jetuarit.

Për të jetësuar këtë ambicie, komuna e Pejes duhet të bëj përpjekje maksimale në planifikimin hapësinor dhe mobilitetin urban të qendrueshem. Ma kalimin e kohës është kuptuar se praktikat dominuese “qytet i veturave” në Kosovë (që veq ka treguar limitet e veta në Prishtinë) do të bënte që Peja të shëndërrohej në një qorrsokak. Asetet e Pejes mbi të gjitha paraqesin pasuritë natyrore, formen kompakte urbane dhe trashegimin e vet kulturore dhe këto mundesi nuk përputhen me qytetin i cili është i ngulfatur në tollovinë e veturave.

Rezervimi i qendres së qytetit vetem për këmbësor ka filluar në vitin 2009 dhe deri tani është treguar i suksesshem. Si rezultat i kësaj Peja gradualisht është duke rizbuluar përfitimet ekonomike dhe mjedisore me një kulturë të orientuar në më pak vetura dhe me rehabilitim të

Rrjeti i rrugëve urbane i digjitalizuar

Reen Simoen, anëtar i ekipit

Flaman (UGent), rrjeti i digjitalizuar i rrugëve urbane.

Kjo hartë pune i ka mundesuar ekipit të ndertoj aplikacione të

mëtejme për mobilitetin urban.

Të dhënat e para të

mbledhura për mobilitetin urban

Analiza e trafikut për 23

kryqezime

Në vitin 2009, Peja nuk ka

patur të dhëna për mobilitetin urban. Në vitin 2011 të dhënat

nga 5 analiza të ndryshme janë në dispozicion për të ndihmuar në formulimin e politikave. Janë futur në

perdorim mjete të ndryshme softverike dhe metoda të reja

për analizim.

Nga analiza në rekomandim

Page 2: DEMO për mobilitetin urban në Pejë eja - Mobkos …...transportit në 23 kryqëzime (2009) Si rezultat ekipi ka kërkuar të dhëna reale për udhëtimin urban për ekonominë familjare,

2

hapësires publike. Projekti MOBKOS ka mundesuar një kuptim më të mire të dilemave për programet afatmesme dhe afatgjata. Baneri i mësipërm në krye të këtij artikulli me 8 fushat e veta punuese (shiko www.mobkos.eu) përfaqëson qasjen e MOBKOSit. Hulumtimi demo dhe projektet janë aplikuar në të gjitha këto fusha në Pejë dhe duke bërë këtë ne kemi testuar kornizen për programin e mobilitetit urban në Kosovë.

Analizat e para të mobilitetit urban në Pejë.

Pesë (5) analizat e kryera në vitin 2009 dhe 2010 kanë ofruar të dhëna bazike të domosdoshme për projektin. Ato ishin analiza e udhëtimeve familjare (403 ekonomi familjare); analiza e trafikut (23 kryqezime); analiza e udhëtimit deri në shkollë (5 shkolla), analiza e parkimit (5 nyje në qendren e qytetit) dhe analiza komunale e aksidente rrugore.

“distanca mesatare

nga shtepia deri në

punë në Pejë është

3,9 km. 60% ecinë,

6% udhëtojnë me

biqikletë, 30% me

veturë”.

Analiza e udhëtimit

familjar, 2009 (Vigan

Pirani, Kobe Boussauw)

Analiza a parkimit për 5 nyje të parkimit, 2010

Analiza e trafikut, numërimi i

të gjitha llojeve të transportit në 23 kryqëzime

(2009)

Si rezultat ekipi ka kërkuar të dhëna reale për udhëtimin urban për ekonominë familjare, vëllimet e trafikut për të gjitha llojet e transportit në orët e kërkeses maksimale, kërkesa për vendparkim dhe qarkullimi që ato kanë, aksidentet rrugore.

Këto të dhëna kanë qenë ushqim për projekte të ndryshme të reja dhe kanë shërbyer për të kuptuar zhvillimin e mobilitetit urban në Pejë. MOBKOS ka punuar në kategorizimin dhe ndarjen e rrugëve urbane në tërë qytetin ku shpejtësia e ngasjes është 30 km/ orë, rrugët e sigurta për programin e shkollave, menaxhimi i ndarë i parkimit, vendkalimet rrugore urbane të përmirësuara etj. Ajo që është më e rendësishmja, është bërë e qartë se qasje e MOBKOSit është futur në praktikat planifikuese rregullative që janë në vazhdimësi për 7 distriktet urbane të Pejes. Prandaj urbanizmi dhe punët publike duhet të përforcojnë bashkëpunimin e tyre reciprok dhe të miratojnë masat inovative të mobilitetit urban.

Rehabilitim i suksesshem i KORZOS së Pejes, pikëfillim për programin e qendrueshem të mobilitetit urban

Analiza e fyteve të ngushta rrugore për qarkullimin e

trafikut në Pejë (2009) i ka dhënë shkëndijë diskutimit në

lidhje me rritjen e tollovisë dhe për skenaret dhe masat

alternative urbane (të mobilitetit).

Dizajnimi i punishteve për

projektet strategjike të mobilitetit urban:

Bulevardi i gjelbërt dhe Korzoja e zgjeruar

Dy punishte “kërkim për dizajn” (shtator 2010 dhe

2011) janë mbajtur në bashkpunim me Universitetin e Gentit dhe Two ‘research

by design’ ateli Artemis Higschool për urbanizëm në

Antwerp.

85% e nxënësve

udhëtojnë deri në shkollë: demo rrugët e sigurta për

programin e shkollës

Analiza nga shtepia deri në shkollë (7000 nxënës / Safe

Trip OJQ):

85% e nxënësve ecin,

10% dergohen me veturë,

3% shkojnë me autobusë dhe

3% me biqikletë

30 km/h dhe auditim i

Page 3: DEMO për mobilitetin urban në Pejë eja - Mobkos …...transportit në 23 kryqëzime (2009) Si rezultat ekipi ka kërkuar të dhëna reale për udhëtimin urban për ekonominë familjare,

3

Rehabilitimi i Korzos së Pejes (Komuna/ UNHabitat) ka kërkuar qasje të kufizuar për veturat në qender të qytetit dhe politikë të parkimit që ka nevojë për dallim të mëtejmë në kohë dhe hapësirë për banoret dhe vizitorët…

Sot është vështirë të imagjinohet se në vitin 2008 veturat kanë kaluar nëpërmes të Korzos së Pejes (Qendra e qytetit). Suksesi i rezervimit vetem për këmbësor i KORZOs ka disa efekte të dukshme. Ekziston vullneti për të vazhduar me programin e rehabilitimit të hapësires publike në drejtim të hapësirave të tjera urbane në Pejë. Llojet aktive të transportit (ecja dhe qiklizmi) më nuk konsiderohen si problem por si zgjidhje. Kështu, ecja dhe korridoret për qiklizem si dhe përmirësimi i vendkalimeve janë në fazen përgaditore.

Sfida strategjike për Pejen në të ardhmen e afërt: Lidhja urbane ndermjet Korzos në qendren e qytetit permes tregut të vjeter (Qarshia), pertej stacionit hekurudhor drejt hapësires së re urbane në Pejë në lagjen Kristali.

Lidhja e Pjeses së vjeter me atë të re përmes korridorit urban të gjelbëruar për ecje dhe qiklizem (ekipi Flaman)

Vizatimet nga Shkelqim Daçi Vizion për zgjerimin e

hapësires publike pa vetura

Hapërisa për projektet strategjike urbane (të mobilitetit)

Tri projektet në vazhdim janë identifikuar se janë me rendësi strategjike. 1. Projekti i parë strategjik është sheshi qendror Haxhi Zeka që do të lidh Korzon me tregun e vjeter (Qarshia) dhe zhvillimi i ri urban i Kristalit. Ky projekt konsiderohet si strategjik sepse zona tradicionale komerciale, kulturore dhe e banimit në Pejen e vjeter duhet të ballafaqohet me zhvillimet e reja komerciale dhe urbane në skaj të qytetit. 2. ‘Bulevardi i gjelbëruar’ parasheh zhvillimin e ri urban në stacionin e trenit dhe hapësiren e stacionit të autobusëve. Gjithashtu rekomandohet që theks i veqant të vendoset në lidhjen urbane ndermjet Kristalit dhe qendres së Qytetit përgjatë vendosjes në stacionin hekurudhor. Me projektin e bulevardit të gjelbëruar, MOBKOS ka rifutur konceptin dhe

politikës së qiklizmit të Pejes

Auditim i politikës së

qiklizimit (BYPAD: www.bypad.org) është kryer

në bashkpunim me stafin civil, policinë dhe qiklistat.

Është përpiluar raporti i politikës së qiklizmit. Peja tani i është bashkangjitur

qindra qytetesh Evropiane që e kanë futur BYPADin. OJQ Safe gjithashtu ka

mbledhur, vendosur në hartë dhe analizuar aksidentet

rrugore 2009 dhe 2010 në Pejë. Është rekomanduar të

futurit e regjimit të shpejtësisë 30 km/ h në tërë

qytetin.

Vizitat multi diciplinare në

terren

Vizitat e shumta në terren kanë garantuar që ekipi të njihet shumë mirë me realitetin e Pejes. Fotoja: Modest Gashi (urbanism), Shani Berisha (Punët Publike) dhe ekipi flaman (Kobe Boussauw, Jozef Zuallaert)

Një numër punëtorishë me

agjendë të strukturuar

Rekomandohet: grupi punues mujor për mobilitetin urban

Page 4: DEMO për mobilitetin urban në Pejë eja - Mobkos …...transportit në 23 kryqëzime (2009) Si rezultat ekipi ka kërkuar të dhëna reale për udhëtimin urban për ekonominë familjare,

4

dizajnin e “bulevardit”.

3. Projekti i tretë strategjik është Unaza Rrugore e Pejes. Unaza rrugore e ndanë zhvillimin hapësinor të Pejes për t’u zhvilluar brenda kufinjëve të unazes rrugore ekzistuese. Përderisa shërben si lidhje në rrjetin e rrugëve nacionale të Kosovës, unaza rrugore e Pejes kërkon optimizim të mëtejmë me qëllim të shmangies së trafikut tranzit nga Qendra e qytetit. Ekipi i MOBKOSit ka ofruar analizen e parë dhe dizajnet permes dy “kërkimeve dhe punishteve dizajnuese” (shtator 2010 dhe 2011). Projektet e mësiperme strategjike kërkojnë bashkpunim me më shumë partner dhe qasje të integruar (urbanizem- punë publike/ të gjitha llojet e transportit). Prandaj ato janë me komplekse se sa projekti tradicional i modernizimit të rrugëve. Për shkak të kompleksitetit të vet MOBKOS rekomandon emërimin e menaxhereve të aftë të projektit dhe të vendoset metoda e punës për një bashkpunim më të mirë.

Kampanjat për mobilitet më të mirë urban

Për urbanizmin dhe punët publike ka qenë shok që ekipi flaman ka

vendosur në program aktivitetet e vetëdijësimit të udhëtimit urban. Ajo

që është praktikë standarde në Evropen Perendimore akoma nuk shihet

në Kosovë. Për të ofruar këto kampanja, MOBKOS ka vendosur të

bashkpunoj me Syrin e Vizionit OJQ në konsultim me Komunen.

Kampanja e pare në vitin 2010 është bazuar në praktiken e njohur

Evropiane “dita e qiklizmit”. Kanë marrë pjesë më shumë se sa 300

pjesëmarrës. Mesazhi i sponzorizuar është ofruar mjaft mire nëpërmes të

billbordeve të medhaja dhe të vogla dhe mesazheve të dallueshme në

broshura për të gjitha moshat dhe gjinitë. Kampanja e dytë në vitin 2011

ka dalluar shumë nga e para dhe është bazuar në pesë veprime tematike

Sheshi qendror Haxhi Zeka

Green Boulevard

Transit (bypass) road

Ngjarjet e shenuara

Seminari i dytë për

mobilitetin urban në sallen e Kuvendit në Pejë

(Shtator 2010)

Studimi i fizibilitetit për autobusat urban në Pejë

Pas kërkeses nga Komuna MOBKOS ka ofruar pikat e referimit për studimin e fizibilitetit për autobusat

urban në Pejë.

Program i vogël i përmirësimit

Duke marrë parasysh

nevojen për riparim urgjent dhe përmirësime të vogla, MOBKOS ka rekomanduar

themelimin e ekipit për programin e përmirësimeve

të vogla & pastrimin e rrugëve urbane

Rrugët e lojes / hapësira e përbashkët

Page 5: DEMO për mobilitetin urban në Pejë eja - Mobkos …...transportit në 23 kryqëzime (2009) Si rezultat ekipi ka kërkuar të dhëna reale për udhëtimin urban për ekonominë familjare,

5

në rrugë me aktoret profesional dhe është promovuar në rrjetet sociale.

Temat e paraqitura janë parkimi ligjor, hapësira publike në qytet, qiklizmi

në trend dhe promovimi i Pejes si qytet për këmbësor (YOUTUBE:

MOBKOS2011). Plani i punës për kampanjen e tretë në vitin 2012 është

ofruar dhe bazohet në përfshirjen e aktereve ekonomik, komercial dhe

ata të kujdesit mjeksor.

Forcimi i kapacitetit për planifikimin e qendrueshem të mobilitetit urban dhe bashkpunimi me partneret

Peja, duke qenë qytet me afërsisht 100.000 banorë dhe me pritje të dyfishimit të pronësisë së veturave në 10 vitet e ardhshme nuk ka tjeter opcion përveqse të ndërtoj kapacitete për planifikim të qendrueshem të mobilitetit urban. Ishte shume e vështritë të gjendej ndonjë e dhënë për udhëtimin urban në Pejë në vitin 2009. MOBKOS ka futur metoda të reja të ndryshme punuese. Më e rendësishmja, manaxhimi komunal është sfiduar për të shqyrtuar praktikat e veta në lidhje me përgaditjen dhe formulimin e politikës, menaxhimin e projektit dhe kontrollin e kualitetit.

Hapi tjeter: Plani i mobilitetit urban për Pejen Projekti MOBKOS ka ofruar kontribut të qendrueshem për secilën nga 8 fushat punuese në mobilitetin urban në Pejë. Është vendosur draft struktura e Planit të Mobilitetit Urban. Këshillohet transformimi i rezultateve dhe rekomandimeve për secilën nga 8 fushat punuese në Planin e Mobilitetit Urban 2012- 2010 për Pejen.

Takimi në stacionin hekurudhor të Pejes pas fteses nga Hekurudhat e Kosovës (Xhevat

Ramosaj) gjatë Punëtorisë së dytë për mobilitetin urban në Pejë, Shtator 2010

MOBKOS i ka rekomanduar Komunes

vazhdimin e aktiviteteve informuese,

edukative dhe promovuese. Është

këshilluar emërimi i koordinatorit të

kampanjes/ edukimit të mobilitetit

urban dhe bashkpunimi me OJQ.

Shumica e rrugëve në

vendbanime në Pejë janë në të njëjten kohë “hapësira të përbashkëta” dhe “rrugë të

lojes”. Kjo kulturë e “hapësires së përbashkët” është një asset për qytetin dhe këshillohet që të merren masa për të ruajtur

këtë kulturë.

Spinofi i papritur i projektit

MOBKOS: Shtegu i Pejes

Në Maj 2009, MOBKOS ka

ndihmuar Komunen në fitimin e projektit të BE-së

‘Dukagjini & Gryka e Rugoves’. Ai përfshinë

shtegun rekreativ (nyjen) që e rrethon Pejen.

Projekti do të implementohet në 2011-

2012 dhe paraqet mënyren për shteg të strukturuar të

rrjetit për rreth Pejes. Ekipi Flaman ka vazhduar këshillimin për qeshtje të ndryshme menaxhuese të parkimit siq janë portat,

zhvillimi i shtegut, shtyllave drejtuese, identitetit të përbashkët dhe “dita e

hapjes së shtegut”.

Falemnderime të shumta për Ekipin e MOBKOSit

Ekipi Flaman: Reen Simoen, Kobe Boussauw, Dirk Lauwers, Jozef Zuallaert

Ekipi MOBKOS i Pejes: Naim Sahiti, Gazmend Muhaxheri, Modest Gashi, Shani Berisha,(Urbanizmi dhe Punët

Page 6: DEMO për mobilitetin urban në Pejë eja - Mobkos …...transportit në 23 kryqëzime (2009) Si rezultat ekipi ka kërkuar të dhëna reale për udhëtimin urban për ekonominë familjare,

6

Publike) OJQ: Syri i Vizionit: Veton Mujaj, Dugy Nishiqi, Qenan Bardhi, Naser, Zana dhe

OJQ Safe Trip: Leonora Krasniqi, Kreshnik Gashi

Urban Plus: Ilir Gjinilli, Vigan Perani, Ardita

Studentët:

- Studimi për punishten e dizajnit 1, 2010: Veerle Schoutteet, Frederik Elsermans, Hans Vanderheyden

- Studimi për punishten e dizajnit 2,2011: Dries Cueppens, Elke Durnez, Nina Reyntjens, Jeroen Sneyers

Falemnderime gjithashtu për Shkelqim Daçi dhe për pronarët e baneses sime: Shaqir dhe Naime Studenica,

Artan, Arta, Arvesa dhe Alea (katërshja A)

Data e vazhdimit Gusht - Shtator 2011

Projekti MOBKOS është dhuratë nga Qeveria Flamane, Belgjikë për Kosovën dhe është implementuar në bashkpunim me Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Komuna e Pejes është zgjedhur si DEMO për Mobilitetin Urban