Da’ueti i Jusufit, alejhi-selam.pdf

download Da’ueti i Jusufit, alejhi-selam.pdf

of 4

Transcript of Da’ueti i Jusufit, alejhi-selam.pdf

  • 8/17/2019 Da’ueti i Jusufit, alejhi-selam.pdf

    1/4

     1 MBUROJA.net 

    Da’ueti i Jusufit, alejhi-selam Marrë nga libri “Metodologjia e thirrjes së Pejgamberëve në Allahun”

    Nga Shejh Rebi Ibn Hadi el-Madkhali 

    Bujari, i biri i bujarit, i biri i bujarit (1) - Në lidhje me të cilin Allahu zbriti një sure tëgjatë ku na e rrëfen jetën e ti bujare dhe etapat e saja, prej fëmijërisë së tij deri në vdekjen

    e tij, dhe atë sesi rrethanat ndryshonin, vështirësitë me të cilat përballej ai, mënyrën sesi

    u ballafaqua me çdo gjë me fuqinë e Pejgamberllëkut, durimin ngulmues të tij, urtësinë

    dhe butësinë.

     Jusufi, alejhi selam, e pa pikëpamjen e çoroditur të Faraonëve Egjiptianë dhe shtypjen e

    tyre, dhe i njihte besimet e popullit në mesin e të cilëve jetoi. Ai dinte për prishjen e

     besimeve të tyre dhe idhujtarinë e tyre, e cila i çoi ata që t’i marrin idhujt dhe bagëtinë

    për zota krahas Allahut. Rrëfimi i këtij Pejgamberi bujar është i gjatë, dhe prej tij, ne do

    ta shqyrtojmë tregimin e burgosjes së tij dhe thirrjen e tij në atë kohë. Allahu, më i Larti,thotë,

    “Dhe dy të rinj hynë në burg së bashku me të. Njëri prej tyre tha: ‘Unë pashë në

    ëndërr se po shtypi rrush (për verë)’, ndërsa tjetri tha: ‘Unë pashë në ëndërr se po bart

    bukë mbi kokën time dhe shpezët hanin prej saj’. ‘Na i interpreto këto ëndrra se

    vërtet ne shohim se je bamirës’. Ai tha, ‘Juve s’do t’ju vijë asnjë ushqim e që unë të

    mos ju informoj tërësisht para se ai t’ju mbërrin juve. Kjo është prej diturisë të cilën

    ma mësoi Zoti im, meqë unë s’kam të bëj asgjë me fenë e njerëzve të cilët nuk besojnë

    në njësinë e Allahut dhe që e kanë mohuar jetën e përtejme. Unë e pasoj fenë e etërve

    të mi, Ibrahimit, Is-hakut dhe Jakubit. Nuk është me vend që ne të adhurojmë diç

    tjetër krahas Allahut. Kjo është prej dhuntisë të cilën Allahu na e dhurojë neve dhe

    njerëzve, megjithëkëtë shumica e njerëzve nuk e falënderojnë Allahun për të mirat që

    Ai ua bën atyre. O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë që të adhuroni shumë

    zota të ndryshëm, apo të adhuroni vetëm Allahun, të Vetmin, i Cili mposht dhe ka

    pushtet absolut mbi çdo gjë? Ju nuk adhuroni krahas Allahut përveç idhuj të cilët i

    quani zota, të cilëve ju dhe stërgjyshërit e juaj u keni vënë emra, dhe për të cilët

    Allahu nuk ka zbritur kurrfarë autoriteti. Autoriteti i përket vetëm Allahut. Ai

    urdhëroi që ju të mos adhuroni gjë tjetër pos Tij, ajo është feja e drejtë dhe e vërtetë,

    megjithëkëtë shumica e njerëzve nuk e dinë (dhe janë njerëz të shirkut).” (Jusuf: 36-

    40)

    Ky Pejgamber bujar, jetoi në pallatet e tyre dhe prandaj ishte shumë mirë i njohur me

    degjenerimin e administratës dhe sunduesve të tyre. Ai i përjetoi për së afërmi

    komplotet e tyre, shtypjen e tyre, persekutimin dhe burgosjen e padrejtë që ata i bënë

    atij. Për më tepër, ai jetoi në mesin e popullit idhujtar i cili adhuronte puta, bagëti dhe

    yje. Pra, prej nga të fillohej me përmirësim? Cila ishte pikënisja?

  • 8/17/2019 Da’ueti i Jusufit, alejhi-selam.pdf

    2/4

     2 MBUROJA.net 

    A filloi ai të thërrasë në Allahun derisa ishte padrejtësisht i burgosur së bashku me të

    tjerët të cilët qenë shtypur sikurse ai, duke i nxitur dhe zgjuar ata kundër sunduesve

    tiranik? Kjo pa dyshim do të ishte reagim politik, dhe kjo mundësi ishte e hapur për të.

    Apo ai e filloi thirrjen e tij nga pikënisja të cilën e patën miratuar stërgjyshërit e tij bujarë,

    dhe në krye të tyre Ibrahimi, miku dhe i zgjedhuri i Allahut, dhe Imami i thirrjes në

    Teuhid - e cila ishte pikënisje për të gjithë të Dërguarit e Allahut? Nuk ka dyshim serruga e vetme e përmirësimit dhe rafinimit në çdo kohë dhe vend është mënyra e thirrjes

    në akide korrekte dhe teuhid, dhe se i tërë adhurimi duhet të bëhet krejtësisht dhe

    sinqerisht për Allahun.

    Prandaj, Jusufi, alejhi selam, filloi nga kjo pikënisje, duke pasuar stërgjyshërit e tij bujarë

    që ishin krenarë për akiden e tyre, dhe të cilët përqeshnin dhe vënin në pah marrëzinë e

    idhujtarëve dhe praktikën e tyre e të marrurit idhujt, bagëtinë dhe yjet për zota në

    adhurim krahas Allahut.

    Pra, pas shpjegimit të qartë të kësaj dhe thirrjes së hapur në teuhid dhe refuzimin eshirkut, ai e theksoi thirrjen dhe argumentin e tij duke thënë,

    “Autoriteti dhe komanda janë vetëm për Allahun.”(2) (Jusuf:40)

    Pastaj ai e shpjegoi domethënien e këtij autoriteti dhe komande të jetë teuhid i Allahut,

    dhe që vetëm ai të adhurohet”

    “…kjo është feja e drejtë dhe e vërtetë, megjithëkëtë shumica e njerëzve nuk e dinë

    (dhe janë njerëz të shirkut).” (Jusuf:40)

    Po ashtu, Jusufi, alejhi selam, arriti pozitën më të lartë në këtë shtet(3) derisa thërriste nëteuhid të Allahut dhe tregimin e dëshmive të qarta për thirrjen dhe Pejgamberllëkun e

    tij. Allahu, më i Larti, thotë në shpjegim të kësaj,

    “Mbreti i Egjiptit tha: ‘Sillmani atë mua, unë dua ta bëj atë shërbëtor timin personal.’

    Kështu që kur ai i foli Jusufit, ai tha, ‘Vërtet, sot ti ke pozitë të lartë tek ne dhe besim

    të plotë.’ Ai tha, ‘Më cakto mua përgjegjës të depove dhe pasurisë së vendit, vërtet

    unë do t’i ruaj ato me besnikëri dhe me dituri të plotë.” (Jusuf:54-55)

    Dhe ai tha, duke e falënderuar Zotin dhe Mbrojtësin e Tij,

    “O Zoti im, Ti më ke dhënë diçka nga pushteti dhe ma ke mësuar interpretimin e

    ëndrrave. O Shpikës dhe Krijues i qiejve dhe tokës, Ti je Zoti dhe Mbrojtësi im në

    këtë botë dhe në tjetrën. Më bën të vdes si Musliman dhe më bashko me të drejtit.”

    (Jusuf:101)

    Më tej, Allahu thotë në shpjegimin e thirrjes së tij, në gjuhën e besimtarit nga familja e

    Faraonit:

  • 8/17/2019 Da’ueti i Jusufit, alejhi-selam.pdf

    3/4

     3 MBUROJA.net 

    “Dhe Jusufi ju pat ardhur më parë (para Musës) me shenja të qarta dhe megjithatë ju

    dyshonit në atë me të cilën ai ju erdhi. Gjersa ai vdiq e ju thatë: ‘Allahu s’do të

    dërgojë ndonjë Lajmëtarë pas tij.’ Kjo është gjendja e atyre të cilët i ka humbur

    Allahu, ata janë mosbesimtar në Të dhe dyshojnë në vërtetësinë e të Dërguarve.”

    (Gafir:34)

    Pra, diturinë të cilën duhet mësuar nga rrëfimi i jetës së Jusufit, alejhis-selam, e cila na

    prezantohet neve në këto ajete bujare është ajo se thirrja në teuhid është diçka esenciale.

    Për më tepër, nuk duhet të ketë kurrfarë shtendosje apo butësi në luftën kundër shirkut,

    dhe nuk është e lejuar që të heshtet ne lidhje me të, çfarëdo qofshin rrethanat e thirrësit

    në Allahun; më saktë, nuk është e lejuar për asnjë Musliman që ndonjëherë ta pranojë

    atë apo të zbutet në lidhje me të. Pra, kjo tregon pozitën e lartë të akides dhe rëndësinë e

    saj te Allahu, dhe te Pejgamberët e Lajmëtarët e Tij. Kjo po ashtu tregon dallimin e madh

    dhe distancën mes kësaj dhe detajeve të Islamit.

    S’është e lejuar për Muslimanin, posaçërisht thirrësin, që të merr ndonjë pozitë e cilacenon akiden e tij apo është në kundërshtim me të, apo që ai te jetë fatthënës, mushrik,

    ose që ai të jetë kujdestar i idhujve të tyre. Nëse ai bën ndonjërën nga këto, atëherë ai

    është njëri prej idhujtarëve të humbur. Sa i përket aspektit legjislativ, nëse vendoset

    shteti Islamik, ai duhet të aplikojë Sheriatin e Allahut, përndryshe:

    “Kushdo që nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahun, ata janë mohues (kanë berë

    kufër).” (el-Ma’ide:44)

    Mosbesimi (kufri) këtu është i shpjeguar detajisht nga dijetarët e Islamit, nga Sahabët,

    dhe të tjerët, se ai mund të jetë kufër i madh kur personi e nënçmon Sheriatin e Allahut

    dhe e bën te lejuar që të gjykohet me tjetër ligj. Dhe kjo mund të jetë kufër më i vogël

    (d.m.th. kufër që nuk e përjashton personin prej Islamit) kur ai nuk e bën të lejuar që të

    gjykohet me tjetër pos tij, por iu dorëzohet dëshirave të tija dhe për shkak të kësaj

    gjykon me tjetër pos asaj që ka zbritur Allahu.

    Mirëpo, nëse shteti Islamik ende s’është themeluar, atëherë Allahu nuk e ngarkon

    ndonjë shpirt përtej mundësive të tij. Pra, Muslimanët mund të marrin ndonjë pozitë në

    shtetin jo-Musliman me kusht që ai të zbatojë drejtësi, dhe që ai mos t’i dëgjojë ata në

    çështjet ku përfshihet mosbindja ndaj Allahut, dhe të mos gjykojë me tjetër pos ligjit të

    Allahut. Kjo ishte ajo çka Pejgamberi i Allahut, Jusufi, ka bërë. Ai mori pozitën e

    zëvendësuesit për një mbret jobesimtar, dhe ai nuk gjykoi sipas ligjeve të tija (mbretit):

    “Sipas ligjeve të mbretit, atij s’i takonte ta ndalte dhe ta mbante vëllain e tij.”

    (Jusuf:76)

    Për më tepër, ai vendosi drejtësi mes të nënshtruarve dhe i thirri ata në teuhidin e

    Allahut. Pra, kjo përmban përgjigje vendimtare ndaj atyre që i japin shumë pak rëndësi

    akides dhe teuhidit. Ata që lustrojnë dhe përshtatin kur vjen deri te shirku i cili e ka

  • 8/17/2019 Da’ueti i Jusufit, alejhi-selam.pdf

    4/4

     4 MBUROJA.net 

    mbushur botën, dhe i përbuzin thirrësit në teuhid dhe armiqtë e shirkut. Ata i çojnë

    hundët e tyre dhe janë tepër krenar që ta ‘ulin’ veten në nivel të thirrësve të teuhidit, dhe

    ata janë shumë finokë dhe dinakë për sa i përket çështjeve politike, por asgjë s’është më

    e rëndë dhe më e papëlqyeshme për dëgjimin dhe zemrat e tyre se dëgjimi apo thënia që

    ka të bëjë me teuhid apo shirk. Ky lloj i thirrësve ka rënë në një humnerë të thellë, ndërsa

    mendojnë se e kanë mbërri majën më të lartë. A mund të përparojnë njerëzit qëndrimi itë cilëve në lidhje me thirrjen e Pejgamberëve është i këtillë, përveç nëse ata sinqerisht i

    pendohen Allahut prej asaj në çka janë?

    Shënime: 

    (1) Siç tregohet në hadithin e Ibn Umerit (ra), nga Pejgamberi (sallallahu alejhi selam), “Bujari, i biri i bujarit,

    i biri i bujarit: Jusufi i biri i Jakubit, i biri i Is-hakut, i biri i Ibrahimit, alejis-selam.” Transmetuar nga el-

    Buhari, dhe Ahmed në el Musned, dhe po ashtu hadithi i Ebu Hurejres (ra), kur i Dërguari i Allahut

    (sallallahu alejhi ue selam) qe pyetur për njeriun më bujar, dhe ai tha, “Ata që janë më të devotshmit dhe më

    të dëgjueshmit ndaj Allahut.” Ata thanë, “Nuk po pyesim për këtë. Ai tha, “Atëherë më bujari prej njerëzve

    është Jusufi, Pejgamberi i Allahut, i biri i Pejgamberit të Allahut, i biri i Pejgamberit të Allahut, i biri i të

    zgjedhurit dhe të dashurit të Allahut.” Ata thanë, “Nuk po të pyesim as për këtë.” Ai tha, “A po pyetni pra

    për origjinën e Arabëve? Njerëzit kanë origjina të ndryshme. Më të mirët prej tyre në kohërat e injorancës

     janë më të mirët prej tyre në Islam, pasi të kenë përvetësuar dituri dhe të kuptuar në fe.” Transmetuar nga

    el-Buhari.

    (2) Ky ajet është nga parimet fundamentale prej parimeve të teuhidit, siç ka shpjeguar Allahu në gjuhën e

     Jusufit, alejhis-selam. Ajo që është më e keqja këtu, është kur sheh se shumë nga reformistët politik e kanë

    shpjeguar këtë në një mënyrë e cila është larg e zhvendosur prej domethënies parësore të saj - se tërë

    adhurimi duhet të bëhet krejtësisht dhe sinqerisht për Allahun, dhe në vend të kësaj e kanë shpjeguar atë në

    një kuptim politik, i cili është themelimi i shtetit për të cilin pohojnë se do ta vendosë sheriatin e Allahut në

    tokë si mëkëmbës/përfaqësues të Tij. Pastaj ata i tejkalojnë kufijtë në këtë drejtim gjersa bëjnë të harrohet

    domethënia e ajetit, dhe ata s’kuptojnë gjë prej tij përveç kësaj domethënie, dhe s’ka vepër dhe mundësi

    përveç me vullnetin e Allahut. Ata veprojnë kësisoji me të gjitha apo shumicën e ajeteve të teuhidit.

    (3) Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, ka thënë në el-Hisbeh (f.7), “Ngjashëm, Jusufi besnik dhe indershëm ishte ministër për faraonin e Egjiptit, dhe ai (Faraoni) dhe njerëzit e tij qenë mushrik. Pra, Jusufi

     bëri çfarëdo drejtësie dhe të mire që mundi të bënte dhe i thirri ata vazhdimisht në përmirësimin e Imanit.”