Dashuria ndaj allahut. albanian (shqip)
-
Upload
harunyahyaalbanian -
Category
Science
-
view
213 -
download
26
Transcript of Dashuria ndaj allahut. albanian (shqip)
D ashuria është njëra prej mirësive më të mëdha që Allahu u
dhuron njerëzve. Allahu i ka krijuar njerëzit ashtu që ata
të ndiejnë kënaqësi kur të tjerët i duan ata apo kur ata i
duan të tjerët. Burimi i vërtetë i dashurisë në zemrat e besimtarëve është
dashuria e tyre e thellë ndaj Allahut. Besimtarët e duan shumë Allahun
dhe, në çdo moment, përpiqen të fitojnë dashurinë dhe kënaqësinë e Tij.
Kushdo që e do Allahun i do krijimet e Tij, ndien dhembshuri dhe mëshirë
për ta. Ky libër bënë përpjekje që t’i përkujtoj njerëzit për rëndësinë e
ndjenjës së dashurisë ndaj Zotit tonë dhe rëndësinë e dashurisë së Allahut
ndaj krijimeve të Tij dhe besimtarëve, si edhe për të dëshmuar se
mungesa e dashurisë, e cila është shenjë e atyre të cilët e mohojnë
ekzistencën e Tij, është një gjëmë dhe ndëshkim i madh.
RRETH AUTORIT Adnan Oktar, i cili shkruan nën pseudonim Harun
Jahja, ka lindur në Ankara në vitin 1956. Që nga
viti 1980, autori ka botuar shumë libra mbi
çështjet lidhur me besimin, shkencën dhe
politikën. Ai është i njohur si autor i veprave të
rëndësishme të njohura për demaskimin e
mashtrimit të evolucionistëve, pretendimet e tyre
të pavlefshme, dhe lidhjeve të errëta në mes të
Darvinizmit dhe ideologjive të tilla të
përgjakshme si fashizmi dhe komunizmi.
Të gjitha veprat e autorit kanë një qëllim të vetëm, të përcjellin mesazhin
e Kur'anit, të inkurajojnë lexuesit të marrin në konsideratë besimin bazë
lidhur me çështje të tilla si ekzistenca e Zotit, unitetit dhe botën tjetër,
dhe për të ekspozuar e vënë në dukje themelet e sistemeve të dobëta
dhe të ideologjive çoroditëse jofetare. Më shumë se 300 veprat e tij, të
përkthyera në 72 gjuhë të ndryshme, gëzojnë dhe kanë një rrjet të gjerë
lexuesish në të gjithë botën.
Me vullnetin e Zotit, librat e Harun Jahja do të jetë një mjet përmes të
cilit njerëzit në shekullin njëzet e një do të arrijnë paqen, drejtësinë, dhe
lumturinë e premtuar në Kuran.
I njohur me emrin HARUN JAHJA, Adnan Oktar, u lindnë Ankara në vitin 1956. Pasi kreu studimet fillore dhe tëmesme në Ankara, ai studioi për arte në Universitetin MimarSinan në Stamboll dhe filozofi në universitetin e Stambollit.Që nga viti 1980, ai ka botuar mjaft libra në lidhje me çështjepolitike, shkencore, dhe fetare. Harun Jahja është njohur mirësi autor i veprave të rëndësishme, të cilat zbulojnë mashtrimin eevolucionistëve, pohimet e tyre të pavërteta dhe lidhjet e errëta
midis Darvinizmit dhe ideologjive gjakësore, të tilla si: fashizmidhe komunizmi.
Veprat e Harun Jahjasë, të përkthyera në 72 gjuhë të ndryshme,përbëjnë një koleksion prej mëse 55,000 faqesh me 50,000
ilustrime. Pseudonimi i tij është një ndërthurrje e emrave të Harunit(Aaron) dhe Jahja (John), në kujtim të dy Profetëve të nderuar, të cilëtluftuan kundër mohimit të besimit. Vula e Profetit në librat e tij ështënjë simbol i cili është i lidhur me përmbajtjen e tyre. Ky simbolparaqet Kur'anin (Shpalljen e Fundit) dhe Profetin Muhamed (paqjadhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), Profetin e fundit. Nën dritën eudhëzimit të Kur'anit dhe Sunnetit (traditës dhe mësimeve të Profetit),autori i ve vetes si qëllim të hedhë poshtë çdo ngrehinë të ideologjiveqë mohojnë fenë dhe të thotë "fjalën e fundit" në mënyrë që ta bëjë tëheshtë çdo kundërshtim ngritur kundër fesë. Ai e përdor vulën eProfetit të fundit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i cili
arriti urtësinë më të lartë dhe përsosmërinë morale, si një shenjë tëqëllimit të tij për të ofruar fjalën e fundit.
Të gjitha veprat e Harun Jahja kanë një qëllim tëpërbashkët: të japin mesazhin e Kur'anit, të inkurajojnëlexuesit për të menduar mbi çështje që kanë të bëjnëme besimin, si për shembull, ekzistenca e Allahut dhenjëshmëria e Tij dhe besimi në Botën Tjetër dhenjëkohësisht të nxjerrë në pah rrënjët e kalbura tësistemeve antifetare dhe ideologjive të devijuara.
Harun Jahja gëzon një rang të gjerëlexuesish në shumë vende të botës, që nga
India në Amerikë, nga Anglia nëIndonezi, Poloni, e deri në Bosnjë,
Spanjë, Brazil, Malajzi, Itali, Francë, Bullgari, e deri në Rusi. Disa nga librat e tij mund tëgjenden në gjuhën Angleze, Frënge, Gjermane, Spanjolle, Italiane, Portugeze, Urdu, Arabe,Shqipe, Kineze, Dhivehi (folur në ishujt Mauritius) Ruse, Serbo-Croate (Boshnjake), Polake,Malaje, Turke, Uygur, Indoneziane, Bengali, Daneze dhe Suedeze.
Duke qënë mjaft të vlerësuara në të gjithë botën, këto vepra kanë shërbyer për shumënjerëz si mjet për të gjetur besimin në Zot dhe për të arritur një depërtim më të thellë nëbesimin e tyre. Mençuria dhe sinqeriteti që i karakterizon librat e tij, së bashku me një stil tëveçantë që është i lehtë për t'u kuptuar, ndikon drejtpërdrejt çdokënd që i lexon. Ata që istudiojnë me kujdes këta libra, nuk mund të mbrojnë më ateizmin apo ndonjë ideologji tjetërtë devijuar apo filozofi materialiste, sepse këta libra karakterizohen nga një ndikim i shpejtë,përfundime të qarta dhe janë të pakundërshtueshëm. Edhe nëse këta njerëz do të vazhdojnëtë këmbëngulin në të tyren, nuk do të jetë gjë tjetër veçse një këmbëngulje të kotë, sepse këtalibra përmbysin ideologji të tilla që nga themelet. Të gjitha lëvizjet bashkëkohore antifetaretashmë mbrohen ideologjikisht, falë librave të shkruar nga Harun Jahja.
Kjo është, pa dyshim, një rezultat i urtësisë dhe dritës së Kur'anit. Autori në mënyrëmodeste dëshiron të shërbejë si një mjet në kërkimin njerëzor të rrugës së drejtë të Allahut.Prej botimit të këtyre materialeve nuk kërkohet asnjë përfitim material.
Ata njerëz që inkurajojnë të tjerët për të lexuar këto libra, për të hapur mendjet dhezemrat e tyre dhe për t'i udhëzuar ata të bëhen robër të devotshëm të Allahut, kryejnë njëshërbim të paçmuar.
Njëkohësisht, do të ishte një humbje kohe dhe energjie për të reklamua libra të tjerë, tëcilët krijojnë çoroditje në mendjet e njerëzve, i shpien ata në kaos ideologjik dhe që nuk kanënjë ndikim të fortë dhe preçiz në largimin e dyshimit prej mendjeve të njerëzve, siç ështëvërtetuar nga përvoja e përparshme. Për librat që janë shkruar vetëm e vetëm për të nxjerrënë pah fuqinë letrare të shkrimtarit se sa qëllimin fisnik për t'i shpëtuar njerëzit nga mungesae besimit është e pamundur që të kenë një ndikim kaq të madh. Ata që e venë në dyshim këtëmund të shohin qartë se qëllimi i vetëm i librave të Harun Jahjasë është të mposhtëmosbesimin dhe, njëkohësisht, të përhapë vlerat morale të Kur'anit. Suksesi dhe ndikimi ikëtij shërbimi shfaqen qartë në bindjen e lexuesve.
Një gjë duhet të mbahet parasysh: Arsyeja kryesore për vazhdimin e mizorisë,konflikteve dhe telasheve të tjera që po përjetojnë shumica e njerëzve sot është mbizotërimiideologjik i mosbesimit. Kësaj mund t'i jepet fund vetëm me mposhtjen ideologjike të tij dhe,njëkohësisht, duke transmetuar mrekullitë e krijimit dhe moralin e Kur'anit, në mënyrë qënjerëzit të jetojnë sipas tij. Duke patur parasysh gjendjen e botës sot, që po precipiton në njëspirale dhune, korrupsioni dhe lufte, është e qartë se ky shërbim duhet të jepet shpejt dhe nmënyrë të suksesshme, përndryshe, do të jetë tepër vonë.
Në këtë drejtim, librat e Harun Jahjasë marrin një rol udhëheqës. Me lejen e Allahut, këtolibra do të jenë një mjet, nëpërmjet të cilit njerëzit në shekullin e XXI do të gjejnë paqen,drejtësinë, dhe lumturinë e premtuar në Kur'an.
PËR LEXUESIN
Arsyeja pse një kapitull i veçantë i është kushtuar teorisë sëevolucionit është se kjo teori përmban bazat e të gjitha filozofive an-ti-shpirtërore (fetare). Pasi që Darvinizmi kundërshton faktin e krijimit,
dhe me këtë, ekzistencën e Zotit, në këto 150 vitet e fundit ka bërë qëshumë njerëz ta braktisin besimin e tyre apo të bien në dyshim. Kështu që,të treguarit se kjo teori është një mashtrim është një detyrë e rëndësishme,e cila është ngushtë e lidhur me religjionin. Është e domosdoshme që kyshërbim i rëndësishëm t’i ofrohet secilit. Disa nga lexuesit tanë mund të
kenë shansin që të lexojnë vetëm një nga librat tonë. Kështu që, ne mendo-jmë se është me vend që një kapitull t’ia kushtojmë kësaj teme.
Të gjitha librat e autorit shpjegojnë në dritën e vargjeve Kur’anore çështje qëkanë të bëjnë me besimin dhe njerëzit ftohen që të mësojnë fjalët e Allahut dhe të
jetojnë sipas tyre. Të gjitha temat që kanë të bëjnë me vargjet e Allahut janë tësqaruara në atë mënyrë sa që nuk lënë hapësirë për dyshim apo pyetje në mendjen elexuesit. Stili i qartë dhe i rrjedhshëm bëjnë që lexuesi i çdo moshe dhe nga cilido
grup shoqëror t’i kuptoj ato me lehtësi. Ky tregim efektiv dhe i qartë bën të mundurqë ato të lexohen shumë shpejt. Edhe ata të cilët ashpërsisht kundërshtojnë natyrën sh-
pirtërore janë të influencuar nga faktet që këto libra dokumentojnë dhe nuk mund tëhedhin poshtë vërtetësinë e përmbajtjes së tyre.
Ky dhe të gjithë librat e tjerë të autorit mund të lexohen në mënyrë individuale, apo tëdiskutohen në grup. Lexuesit e etshëm që të marrin sa më shumë nga librat e shikojnë
të dobishëm diskutimin duke ia treguar njëri tjetrit mendimet dhe përvojat. Përveq kësaj, është në shërbim të madh të religjionit që të kontribohet në prezentimin
dhe leximin e këtyre librave, të cilat janë të shkruara vetëm për kënaqësin e Allahut. Tëgjithë librat e autorit janë jashtëzakonisht bindës. Për këtë arsye, ata të cilët dëshirojnët’ju komunikojnë fenë njerëzve të tjerë, njëra nga metodat më efektive është inkurajimi
i tyre që të lexojnë këta libra.Shpresojmë se lexuesi do të shikojë pasqyrën e librave të tjerë në fund të këtij libri dhe
të vlerësoj materialin e pasur në çështjet e lidhura me besimin, të cilat janë të do-bishme dhe kënaqësi për t’u lexuar.
Në këta libra, nuk do të gjeni, sikurse në disa libra tjerë, pikëpamje personale të autorit,sqarime të bazuara në burime të dyshimta, stile të zhveshura nga respekti dhe nderimi iduhur i temave të shenjta, e as rrëfrime të pashpresa, dyshim-nxitëse dhe pesimiste që
krijojnë dyshime në mendje dhe devijime në zemër.
www.harunyahya.com/albanian
www.harunyahya.tv
PËRMBAJTJA
PARATHËNIE...8
DASHURIA NDAJ ALLAHUT...16
FRIKA, RESPEKTI DHE DASHURIA NDAJ
ALLAHUT DUHET TË QËNDROJNË
SË BASHKU...58
ATA TË CILËT E DUAN ALLAHUN I DUAN
PROFETËT DHE BESIMTARËT...66
PROFETI YNË (SAVS) KËSHILLOI DASHURINË E
NDËRSJELLË...82
TË DUASH PËR HIR TË ALLAHUT...88
TË KUPTUARIT KUR’ANOR TË DASHURISË...116
PËRFUNDIM...140
MASHTRIMI I EVOLUCIONIT...144
8
9
ashuria është njëra prej
mirësive më të mëdha që
Allahu u dhuron njerëzve. Gjatë
gjithë jetës së tyre, çdonjëri
dëshiron të jetë me ata të cilët i do, tek
të cilët mbështetet dhe që janë të afërt.
Shumë prej mirësive të Allahut dhe
kuptimet e tyre të vërteta mund të gjinden vetëm në një mjedis
ku ekzistojnë dashuria dhe miqësia e vërtetë. Për shembull, një
person i cili kënaqet me një pamje madhështore dëshiron t’i ndajë
ndjenjat e tij të frikë-respektit dhe lumturisë me dikë që ai e do. Po
ashtu, festa më madhështore apo shtëpia e mobiluar më së bukuri
mund të mos duken tërheqëse nëse jeni vetëm. Allahu i ka krijuar
njerëzit ashtu që ata të ndiejnë kënaqësi kur të tjerët i duan ata apo
kur ata i duan të tjerët dhe janë të kënaqur me miqësi dhe afërsi. Të
jesh me ata të cilët jetojnë sipas parimeve morale të Kur’anit dhe të
kesh miqësi që përmbushin qenien dhe t’i duash ata është, për
secilin besimtar, shumë më e kënaqshme se shumë mirësi tjera.
Kjo është arsyeja pse Parajsa, të cilën Allahu ua
premton atyre robërve besnik të cilët Ai i do dhe me të
cilët është i kënaqur, është një vend jashtëzakonisht
i bukur ku dashuria, miqësia dhe afërsia e
vërtetë jetohen me gëzim të madh. Në
Kur’an, Allahu na njofton se si
do të jetojnë besimtarët në Parajsë: Ajo do të jetë një jetë e gëzimit,
miqësisë, dashurisë së përhershme, bisedave të qeta, fjalëve të
bukura dhe paqes së plotë. Banorët e saj nuk do të hasin në asnjë
pengesë për dashurinë dhe miqësinë që njohën në Tokë. Për
shembull, një ajet në Kur’an shpall se e gjithë ligësia dhe urrejtja do
të shkulen nga zemrat e atyre të cilët do të hyjnë në Parajsë (Surja
A’raf: 43). Me fjalë tjera, çfarëdo që ndalon dashurinë dhe miqësinë
(si xhelozia, armiqësia, rivaliteti, zemërimi, inati apo fyerja) nuk do
të gjinden në Parajsë.
Njëra prej tipareve dalluese më të rëndësishme të Muslimanëve
që jetojnë në Parajsë do të jetë aftësia e tyre për të dashur, mu ashtu
siç bënë në Tokë, të gjithë profetët, ata besimtarë të devotshëm të
cilët luftojnë në rrugën e Allahut dhe të gjithë Muslimanët të cilët
jetuan në të kaluarën.
1010
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
Gjithë besimtarët ndiejnë afërsi ndaj besimtarëve tjerë të
devotshëm të cilët bëjnë përpjekje për ta kënaqur vetëm Allahun dhe
kështu i zgjedhin ata që të jenë shokë të tyre të afërt dhe mbrojtës të
tyre. Nën çfarëdo rrethana dhe në mënyrë të pakushtëzuar, ata
nxjerrin kënaqësi të madhe prej qenies në shoqërinë e Muslimanëve
tjerë. Kjo dashuri e madhe buron prej frikës dhe respektit ndaj
Allahut dhe si shpërblim për afërsinë e tyre të brendshme me Zotin
tonë, ata do të shpërblehen me Parajsën, banesën më të bukur të
dashurisë dhe sinqeritetit.
Burimi i vërtetë i dashurisë në zemrat e besimtarëve është
dashuria e tyre e thellë ndaj Allahut. Besimtarët e duan Allahun së
tepërmi dhe, në çdo moment, bëjnë përpjekje të fitojnë dashurinë
dhe kënaqësinë e Tij.
Allahu ka krijuar gjithçka nga asgjëja. Përderisa një
Harun Jahja (Adnan Oktar)
1111
person ende ishte në gjendje të “mosqenies”, Allahu
i dhuroi atij apo asaj jetën si mirësi. Zoti ynë, i
Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti dhe zotëruesi i mëshirës së
pafund, ka siguruar çdo gjë për robërit e Tij: shumëllojshmëri
ushqimesh, fruta dhe lule; krijesa dhe peizazhe të bukura të cilat
zgjojnë kënaqësinë tonë dhe çdo gjë tjetër, prej Diellit tek uji, prej
ajrit që marrim deri tek vitaminat që na nevojiten. Ai i krijoi të
gjitha këto në formë të përkryer në botën tonë, e cila udhëton me
mija kilometra në orë në hapësirën e jashtme dhe e mban atë në
siguri absolute. Besimtarët të cilët mendojnë për mirësitë që u
janë dhuruar atyre, të cilët janë të vetëdijshëm se Ai mund të bëj
çdo gjë dhe është i vetmi Sundues i gjithësisë, Krijuesi i
çdo gjëje në formën më të mirë të mundshme, do të
ndjejnë që dashuria e tyre për Allahun po bëhet
më e fuqishme. Ata të cilët e duan
1212
1313
dhe ia kanë frikën Allahut dhe ndiejnë frikë-respekt ndaj
Tij, me besnikëri do t’i respektojnë kufijtë të cilët Ai i ka
vendosur për njerëzimin, tregojnë ndjeshmëri të madhe kur
zbatojnë urdhrat e Tij dhe bëjnë gjithçka është e mundshme për
të fituar kënaqësinë, dashurinë, mëshirën dhe Parajsën e Tij.
Secili besimtar i cili e do dhe e respekton Allahun dhe i cili
përpiqet që Ai të jetë i kënaqur me të, e pasuron botën me mirësi.
Kushdo që e do Allahun po ashtu i do krijimet e Tij, ndjen
dhembshuri dhe mëshirë për to dhe ka dëshirë t’i mbrojë ato
duke sjellë më shumë mirësi dhe bukuri në botë. Të dërguarit e
Allahut, njerëzit më të mrekullueshëm dhe më të moralshëm në
botë, gjithnjë i thërrisnin popujt e tyre drejt dashurisë dhe
afërsisë ndaj njëri tjetrit dhe ndaj Allahut.
Allahu jep lajmin e mirë për këta njerëz si vijon:
Kështu i gëzon Allahu robërit e Vet, që kanë besuar dhe që
kanë bërë vepra të mira. Thuaju: “Për këtë nuk kërkoj kurrfarë
shpërblimi tjetër prej jush, përveç respektit (për mua) për hir të
farefisnisë (që kemi).” Atij që bën vepër të mirë, Ne do t’ia shto-
jmë shpërblimin. Allahu, me të vërtetë, është Falës dhe
Mirënjohës. (Surja Shura: 23)
Ca njerëz, të cilët nuk janë të vetëdijshëm për parimet morale të
Kur’anit dhe të cilët, si pasojë, nuk mund ta njohin dhe vlerësojnë
Allahun ashtu siç duhet, janë të privuar nga dashuria dhe miqësia
dhe jetojnë një jetë që karakterizohet me dhimbje dhe ndëshkim.
Madje edhe ata nga mesi i tyre të cilët në dukje kanë jetët më të
suksesshme nuk mund ta gjejnë lumturinë dhe paqen e vërtetë. Ata
të cilët bëjnë një jetë të vetmuar në të cilën nuk ka vend për dashuri
dhe miqësi dhe të cilët nuk jetojnë sipas Kur’anit, nuk gjejnë asnjë
moment që është vërtetë i mirë dhe i kënaqshëm. Një gjendje e tillë
është ndëshkim për ata të cilët karakterizohen me vrazhdësi
shpirtërore dhe të kësaj bote ndaj të tjerëve dhe me mungesë besimi.
Ata kurrë nuk do të duan vërtetë dhe nuk do të duhen. Dashuria e
1414
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
Harun Jahja (Adnan Oktar)
1515
përjetuar nga këta njerëz (që i shoqërojnë shokë Allahut) nuk është
dashuri e vërtetë dhe ajo atyre do t’ju sjellë vetëm pesimizëm,
dëshpërim dhe dhimbje.
Siç na bën me dije Allahu, vetmia dhe mungesa e miqësisë janë
të veçanta për Ferrin:
Sepse ai, me të vërtetë, nuk ka besuar në Allahun e
Madhërishëm dhe nuk është kujdesur për të ushqyer të varfrit
e shkretë. Prandaj, ai sot këtu s’ka mik të afërt. (Surja Hakka:
33-35)
Ky libër është një përpjekje për t’i përkujtuar besimtarët për
rëndësinë e ndjenjës së dashurisë ndaj Zotit tonë, i Cili posedon
mëshirë të pafund dhe për rëndësinë që ka dashuria e Allahut ndaj
krijimeve të Tij dhe besimtarëve, si edhe për të treguar se mungesa e
dashurisë, e cila është shenjë e atyre të cilët e mohojnë ekzistencën e
Tij, është një gjëmë dhe ndëshkim i madh. Besimtarët duhet ta bëjnë
më të mirën për t’iu shmangur kësaj gjendje duke jetuar një jetë plot
me dashuri me shpresën e arritjes së Parajsës dhe të lidhjes me
dashuri dhe besnikëri me Zotin tonë, Mikun dhe Mbrojtësin e
vërtetë të njerëzimit dhe të besimtarëve.
16161616
jerëzit prej natyre kanë
dëshirë t’ua shprehin lumturinë
e tyre atyre të cilët u shfaqin sado
pak mirësjellje dhe dashamirësi. Për
shembull, njeriu do të ishte shumë i
lumtur nëse një person e mirëpret atë në
shtëpinë e vet dhe i ofron atë që ai
dëshiron, në veçanti nëse mikpritësi është një person i ndjeshëm
që ofron gjithçka nevojitet pa u kërkuar kjo prej tij. Gjithashtu, një
njeri i cili vuan prej një sëmundje të rëndë dhe i cili rimerr veten në
sajë të trajtimit të mjekut nuk do të dijë se si t’i falënderohet atij
ashtu si duhet. E njëjta vlen për këmbësorin i cili shpëtohet nga një
i huaj prej një makine që i afrohet, sepse ai do të bëjë gjithë ç’është
e mundshme për të shprehur mirënjohjen e tij.
Dikush që është i sëmurë dhe i varur prej të tjerëve
vazhdimisht do ta falënderoj personin që kujdeset për të, i cili
siguron që të përmbushen nevojat e tij. Në shenjë
mirënjohjeje për këtë shërbim, ai do ta shpreh
dashurinë dhe mirënjohjen e tij duke e trajtuar atë
me respekt shumë të madh. Çdo njeri i do ata
të cilët janë të mirë ndaj tij dhe do të
përpiqet të sillet ndaj tyre në të
njëjtën mënyrë.
1717
Mirëpo, ka njerëz që harrojnë se vetëm Allahu mund t’i bëjë
njerëzit të lumtur, t’i trajtojë ata me respekt, t’iu ofrojë atyre furnizim
të mirë dhe mirësi, të krijojë pamje të këndshme për ta, t’iu dhurojë
atyre kontratë të re të jetës çdo mëngjes, t’i mbrojë ata prej gjitha
rreziqeve, t’i shërojë ata kur janë të sëmurë, t’ua lehtësojë atyre
dhimbjen dhe vuajtjen nëpërmjet barërave dhe se Ai zotëron gjithçka
që ekziston. Prandaj, pasi që të gjitha bekimet dhe mirësitë që
njerëzit përjetojnë vijnë vetëm prej Allahut, ata duhet t’ia drejtojnë
gjithë dashurinë e tyre, respektin, ndjenjën e obligimit, besnikërinë
dhe falënderimet Atij. Derisa i falënderojmë të tjerët
për ndihmën e tyre, kurrë s’duhet të harrojmë se
1818
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
Zoti ynë i ka frymëzuar ata të jenë të mëshirshëm dhe të na
ndihmojnë. Allahu na njofton se:
Njëmend, Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës; Ai e jep
jetën dhe vdekjen. Përveç Allahut, ju nuk keni tjetër mbrojtës
apo përkrahës. (Surja Teube: 116)
Kur’ani rrëfen po ashtu për lutjen e Profetit Ibrahim (as), e cila
vë në pah mëshirën e Tij ndaj njerëzimit:
“Ai i Cili më ka krijuar dhe më udhëzon (në rrugë të drejtë), i
Cili më ushqen dhe më jep të pi, i Cili, kur sëmurem, më
shëron, i Cili do të bëjë që të vdes e pastaj do të më ringjallë.”
(Surja Shu‘ara’: 78-82)
Harun Jahja (Adnan Oktar)
1919
Allahu është burimi i bukurisë
së secilit njeri
Allahu i dhuroi jetë çdo njeriu nga asgjëja dhe krijoi botën në
formën më të bukur dhe më të dobishme. Për shembull, njerëzit
mund të marrin frymë me lehtësi, sepse, prej mëshirës së Tij, Ai
krijoi përmasat e sakta të gazrave atmosferike që nevojiten që njeriu
të marr frymë. Ne të gjithë e dimë se është shumë vështirë të marrësh
frymë në një ambient të mbyllur dhe se me zvogëlimin e sasisë së
ajrit që është në dispozicion, dhimbja që si pasojë ndien një person
2020
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
21212121
2222
rritet. Mund të kishim lindur në një botë ku frymëmarrja të
ishte e vështirë. Megjithatë, për shkak të vullnetit dhe
mëshirës së Allahut, nuk ndodhi kështu. Në fakt, ajri në
planetin tonë na qetëson dhe na kënaq.
Allahu e ka mbushur këtë botë me shumëllojshmëri të
pafund të perimeve, frutave, drithërave dhe bimëve. Po të
donte Ai, Ai mund të kishte krijuar vetëm një lloj ushqimi të
pashijshëm dhe ta bënte atë jetik për mbijetesën tonë, ashtu që
do të ishim të detyruar që të vazhdonim ta prodhonim dhe
konsumonim atë. Mirëpo, si pjesë e mëshirës dhe dashurisë së
2222
Harun Jahja (Adnan Oktar)
2323
pafund të Tij, Allahu krijoi një shumëllojshmëri të madhe frutash
dhe perimesh me shije të ndryshme. Allahu i ka krijuar njerëzit në
atë mënyrë që atyre u duhet të hanë për të mbijetuar dhe për arsye
të mëshirës së Tij, e ka bërë ngrënien një përvojë të këndshme.
Veç kësaj, të gjitha kafshët kanë një bukuri të fshehtë. Kafshët e
tilla të zbutura si kuajt, devetë dhe qenët janë të afta t’i ndihmojnë
njerëzit, përderisa kafshët tjera të lidhura për shtëpi si shpezët dhe
macet kanë veçori që i bëjnë ato të dashura. Për shembull, Ai u ka
dhënë papagajve aftësinë të imitojnë të folurit
njerëzor dhe i ka mbuluar ata me pendla
2424
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
estetikisht tërheqëse me ngjyrë të kaltër, të verdhë, të gjelbër dhe
tone tjera të ndryshme dhe i bëri ata të aftë t’i përgjigjen dashurisë së
njeriut. Me fjalë të tjera, Allahu krijoi këtë krijesë të vogël si burim
dashurie dhe argëtimi për njerëzit.
Nga ajri që ne thithim deri tek shiu që bie, prej
produkteve që rriten mbi tokë dhe nën të, prej kafshëve
që na pëlqejnë e deri tek uji, gurthemeli i jetesës sonë,
gjithçka në natyrë na arrin ne pa bërë ne asnjë
përpjekje. Që njerëzit të jetojnë dhe të vazhdojnë të
Harun Jahja (Adnan Oktar)
2525
jetojnë, ndodh funksionimi më i hollë i mekanizmave dhe raportet
më të ndjeshme mbahen në jetë pandërprerë në mbarë gjithësinë.
Krijesat jonjerëzore janë të pavetëdijshme për karakteristikat e
tyre të veçanta. Një lepur jeton pa qenë i vetëdijshëm se sa i dashur
është ai; një flutur nuk ka vetëdije për simetrinë, ndërtimin dhe
organizimin e krahëve të saj dhe një pallua, shembulli më i
jashtëzakonshëm për sa i përket ngjyrës, dizajnit dhe simetrisë, është
i pavetëdijshëm se pse është krijuar dhe nuk mund t’i kuptoj gjërat
e bukura. Në fakt, dizajni dhe ngjyrat e bishtit, një prej pamjeve më
të bukura në botë, mjafton për t’i përkujtuar njerëzit që ta
falënderojnë Allahun dhe është vetëm njëra prej mirësive që
dëshmon fuqinë dhe aftësinë e Tij për të krijuar.
Allahu na paraqet gjithë këto krijesa të bukura si bekim për
njerëzimin. Kështu njerëzit të cilët shohin estetikën, simetrinë dhe
ngjyrat e këtyre kafshëve duhet ta pranojnë fuqinë e Allahut dhe ta
falënderojnë Atë, Krijuesin e gjithë këtyre bukurive.
Krijimet e Allahut nuk mund të numërohen. Për shembull,
ekziston një bukuri estetike e pashembullt në çdo trëndafil. Petalet e
tij kanë një simetri absolute dhe janë të vendosura me kujdes të
veçantë. Sipërfaqja e çdo petali i ngjason një materiali shumë të
shtrenjtë të butë pothuajse si kadifeja. Përkundër asaj se mbillet dhe
kultivohet në dhe të zi me baltë, ngjyrat e tij plot gjallëri kurrë nuk
ndoten as nuk ndryshojnë. Në anën tjetër, njerëzit që përdorin
teknologjinë më të përparuar që ekziston ende nuk mund të
riprodhojnë karakteristikat e veçanta të aromës së tij. Madje edhe
parfumi më i shtrenjtë me kalimin e
kohës bëhet i padurueshëm; e
megjithatë, secili trëndafil
vazhdimisht liron të njëjtën aromë të
mrekullueshme dhe të freskët.
Prapëseprapë, ai është plotësisht i
2626
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
Harun Jahja (Adnan Oktar)
2727
pavetëdijshëm për tiparet e tij të mrekullueshme dhe asnjë bimë apo
krijesë tjetër nuk u krijua për t’i shijuar kënaqësitë e tij. Por, Allahu i
ka lejuar njerëzit që secilin trëndafil ta shijojnë si një mirësi.
Çdo gjë e bukur është një bekim prej Zotit tonë dhe pasqyrim i
bukurisë së Tij të pafund. Për këtë arsye, secili njeri që mendon dhe
posedon vetëdije duhet ta falënderoj Allahun me mirënjohje dhe
dashuri të madhe, sepse Ai është zotëruesi i gjithë kësaj bukurie.
Allahu na bën me dije se të gjitha krijimet e Tij përmbajnë shumë
prova për të cilat njerëzit duhet të mendojnë:
Ai ka krijuar në Tokë për ju çdo gjë me ngjyra dhe cilësi të
ndryshme. Natyrisht që në këto ka shenja për njerëzit që ua
vënë veshin. (Surja Nahl: 13)
2828
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
Ne kemi përmendur vetëm ca prej mirësive që Ai u ka dhuruar
njerëzve. Mirëpo, të reflektuarit vetëm për njërin prej këtyre
shembujve mjafton për të kuptuar mëshirën e Allahut për gjithë
njerëzit. Ata njerëz të cilët, me dëshirën e Allahut, kanë një shkallë të
të kuptuarit dhe si pasojë mund të sjellin vendime, do të duhej ta
përdornin këtë aftësi për ta kuptuar dhe për ta dashur Allahun ashtu
siç e meriton. Ata të cilët e pranojnë këtë sistem
madhështor të krijimit, duke e përdorur
vetëdijen e tyre, do të kuptojnë se në
këtë botë ka shumë arsye për ta
shtuar dashurinë e tyre për
Allahun.
Harun Jahja (Adnan Oktar)
2929
Shumë ajete Kur’anore u bëjnë thirrje njerëzve që të arsyetojnë
për shumë prej mirësive që u janë dhuruar atyre dhe për t’i
përkujtuar ata për disa prej këtyre mirësive:
Ai e ka krijuar njeriun prej një pike fare, por ja që ky bëhet
kundërshtar i hapët! Kafshët Ai i ka krijuar për ju. Nëpërmjet
tyre ju siguroni rroba të ngrohta dhe dobi të tjera. Prej tyre ju
ushqeheni dhe shikoni pamje të bukura, kur i ktheni nga kul-
lota dhe, kur i nxirrni në kullotë. Ato mbajnë barrët tuaja deri
në vende të largëta, tek të cilat ju do të arrinit me mundim të
madh; me të vërtetë, Zoti juaj është i Butë dhe Mëshirëplotë. (Ai
ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomarët, që ju t’i shaloni
dhe t’i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini.
Allahut i takon që t’ju tregojë rrugën e drejtë, kur ka prej tyre
edhe të shtrembra; sikur të donte Allahu, do t’i udhëzonte të
3030
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
Harun Jahja (Adnan Oktar)
3131
gjithë. Është Ai që zbret nga qielli shi, i cili ju siguron ujë për
të pirë dhe bën që të rriten bimët, që shërbejnë si ushqim për
kafshët. Nëpërmjet tij (ujit) rriten të lashtat, ullinjtë, palmat,
rrushi dhe fruta të llojllojshme. Këtu ka vërtet tregues (të fuqisë
hyjnore) për njerëzit, që kuptojnë. Ai ka bërë që ju ta shfrytë-
zoni natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën. Edhe yjet janë vënë në
shërbimin tuaj me urdhrin e Tij. Njëmend, në këto ka shenja
për njerëzit që mendojnë. Ai ka krijuar në Tokë për ju çdo gjë
me ngjyra dhe cilësi të ndryshme. Natyrisht që në këto ka shen-
ja për njerëzit që ua vënë veshin. Është Ai që ju ka vënë në shër-
bim detin, që ju të hani prej tij mish të freskët dhe të nxirrni nga
ai stolitë që mbani. Ti sheh se si anijet e çajnë atë, që ju të
kërkoni mirësitë e Allahut dhe të jeni mirënjohës. Ai ka vendo-
sur male të palëvizshme në Tokë, që ajo të mos tundet bashkë
me ju, dhe ka krijuar lumenj e rrugë për të arritur aty ku syn-
oni. (Surja Nahl: 4-15)
Këto mirësi janë vetëm një shembull i mirësive që i janë dhuruar
njerëzimit, sepse në ajetin vijues, Allahu shpall: “Nëse do t’i
numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato.
Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.” (Surja Nahl: 18). Nëse
një person arsyeton bile për mirësitë që i përkujtohen në këto vargje,
kjo do të mjaftonte që ai ta kuptoj bujarinë, dhembshurinë dhe
mëshirën e pafund të Allahut. Allahu na ka dhuruar jetën, ka
siguruar furnizimin tonë, na ka bërë të lumtur dhe ka krijuar secilën
krijesë dhe ndodhi që ne na bën të lumtur. Kjo është arsyeja pse ne
duhet ta falënderojmë Atë vazhdimisht për këto mirësi dhe të
ndiejmë një dashuri të madhe për Të.
Allahu i ka krijuar të gjithë njerëzit nga asgjëja dhe u ka dhënë
jetë atyre.
Njerëzit do ta kuptojnë mirësinë e Allahut ndaj tyre, si edhe
mëshirën dhe dhembshurinë e amshueshme të Tij, kur arsyetojnë
për mënyrën se si janë krijuar, si kanë ardhur në jetë dhe kanë qenë
3131
32323232
3333
të mbrojtur me kujdes që nga momenti kur kanë lindur e deri në këtë
moment. Allahu u bën thirrje njerëzve të reflektojnë për krijimin e
tyre në vargun vijues:
A nuk e mban mend njeriu se Ne e
kemi krijuar atë, kur ende nuk
ishte asgjë?! (Surja Merjem: 67)
Allahu e vendos fetusin në
pozicionin më të mbrojtur, duke
ndaluar në këtë mënyrë që fëmija
që do të lind të jetë i gjymtuar apo
që të përjetoj dhimbje dhe vuajtje.
Gjithçka që i nevojitet foshnjës u
krijua miliarda vite më parë. Nga
ajri që ai merr deri tek
qumështi i nënës që
përmban çdo element
ushqyes që i nevojitet
atij, gjithçka është e
gatshme për të.
3434
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
Trupi i secilit njeri është i mbrojtur gjatë gjithë jetës së tij brenda
sistemit të përkryer që Allahu ka krijuar. Për shembull, zemra e
secilit njeri rrah pa pushim, edhe pse njeriu nuk bën asgjë për ta
siguruar këtë. Po t’i duhej atij të siguronte që zemra e tij të rrah çdo
sekondë të jetës së tij, jeta do t’i bëhej e padurueshme, sepse s’do të
ishte në gjendje për të fjetur, për të ngrënë apo për të bërë çfarëdo
qoftë tjetër pos të mendoj për rrahjet e zemrës së tij. Megjithatë,
Allahu ka urdhëruar zemrën e secilit njeri të rrah që nga momenti i
parë i jetës e deri në momentin e vdekjes. Si rezultat, Ai siguron që
zemra e secilit person të mos ndaloj së rrahuri, as edhe për një
sekondë.
Njeriu nuk ka kontrollin përfundimtar mbi trupin e tij apo saj,
përkundër pohimit të së kundërtës. Zoti ynë Lavdiplotë është i vetmi
kontrollues i secilës pjesë të trupit të njeriut. Njeriu nuk mund ta
kontrolloj dhe udhëheq në mënyrë të pavarur qarkullimin e gjakut
me shpejtësi të madhe, sasinë e gjakut që pompon zemra, kohën që i
nevojitet për t’u mpiksur dhe të gjitha sistemet e ndryshme (si atë të
frymëmarrjes, tretës, imun, nervor dhe kështu me radhë) që
ekzistojnë brenda trupit të tij.
Njeriu është i varur nga Allahu për gjithçka, siç shpall Allahu:
O njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu
s’ka nevojë për asgjë dhe është i Denjë për çdo lavd. (Surja
Fatir: 15)
Çdo mëngjes kur të zgjoheni, e vëreni se trupi juaj punon në
mënyrë të përkryer që ju të mund të jetoni. Merrni frymë me lehtësi
dhe shikoni një botë të pasur me ngjyra pa bërë as përpjekjen më të
vogël.
Do të dëgjoni zhurmat qartë, t’i ndieni të gjitha erërat me lehtësi
dhe të hani çfarëdo që dëshironi. Nuk duhet të përqendroheni dhe të
mendoni se ku shkojnë vitaminat që ju konsumoni me ushqimin
Harun Jahja (Adnan Oktar)
3535
3636
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
tuaj, për mënyrën se si funksionon sistemi juaj i imunitetit dhe se si
bashkëvepron me mikrobet dhe viruset, për mënyrën se si truri juaj
i prodhon pamjet e një pjese të orendive apo çfarëdo detali tjetër.
Pa asnjë mund, ju mund të kujtoni se çfarë keni bërë dje apo
shumë vite më parë dhe të ruani gjithë këtë informacion në kujtesën
tuaj. Çfarë është edhe më e rëndësishme, edhe pse trupi juaj
funksionon sipas baraspeshave të ndjeshme, ju do të gëzoni shëndet
të mirë, sepse Allahu vazhdimisht i kontrollon të gjitha sistemet
tuaja. Kjo është arsyeja pse njerëzit duhet të reflektojnë për sistemet
e përkryera dhe mirësitë e panumërta që Allahu u ka dhuruar atyre.
Siç na përkujton Allahu në Kur’an:
O njerëz. Çfarë ju ka mashtruar ju që të mos respektoni Zotin
tuaj Fisnik – Atë i Cili ju krijoi, ju formoj.... (Surja Infitar: 6-8)
Prandaj, nëse një njeri do t’i hidhte një vështrim trupit të tij, do
të mund të gjente shumë dëshmi që do ta shtynin atë të arrij një
dashuri të thellë dhe të madhe për Allahun. Veç kësaj, gjithësia
përmban shumë hollësi, secila prej të cilave përfaqëson mirësi të
panumërta që u janë dhuruar njerëzve. Të gjitha këto mirësi të
jashtëzakonshme janë krijuar dhe mbrohen nga miku ynë një dhe i
vetëm: Allahu.
Ata të cilët reflektojnë për këto hollësi e kuptojnë se janë
vazhdimisht të varur nga Allahu, i Cili i ka krijuar ata dhe ua ka bërë
të mundshme të jetojnë. Pa pëlqimin e Tij, ata s’do të mund madje as
të merrnin frymë. Kështu, ata mund të kuptojnë se Allahu është
miku më i afërt i tyre dhe mbrojtësi i tyre. Allahu na njofton për këtë
realitet në ajetin vijues:
Ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shpëtoni as në Tokë e as në
qiell dhe, përveç Allahut, nuk keni as mbrojtës, as ndihmës.
(Surja Ankebut: 22)
3737
Gjithçka që ka krijuar Allahu është gjëja
më e bukur dhe më e dobishme
Gjithçka që ka krijuar Zoti ynë, zotëruesi i drejtësisë dhe
mëshirës së pafund, si edhe çdo vendim që Ai ka sjellë, është gjëja më
e dobishme dhe më e bukur për gjithë njerëzit. Madje edhe ndodhitë
në dukje të parëndësishme posedojnë mirësi, urtësi dhe bukuri të
madhe. Allahu na bën me dije për këtë realitet me këto ajete:
Mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e
mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju.
Allahu di, kurse ju nuk dini. (Surja Bekare: 216)
Ne i treguam atij rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës, ose
mosmirënjohës. (Surja Insan: 3)
Ata besimtarë të cilët e jetojnë jetën duke e ditur këtë të vërtetë
do të jenë të kënaqur me gjithçka që përjetojnë, çfarëdo që dëgjojnë,
dhe gjithmonë do t’i drejtohen Allahut për ta falënderuar Atë për çdo
gjë që Ai ka krijuar. Pra, ata e kujtojnë Allahun me dashuri dhe
lavdërim.
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
3939
Allahu dëshiron lehtësim
për njerëzit
Zoti ynë, zotëruesi i mëshirës dhe dhembshurisë
së pafund, u ka bërë thirrje njerëzve për të ndjekur
rrugën më të lehtë dhe më të bukur përmes librave
dhe të dërguarve të Tij. Parimet morale fetare në të
cilat na thërret Ai janë më të lehtat për t’u pasuar
dhe namazi i urdhëruar janë gjëra të arritshme për
aftësinë e secilit njeri. Ata të cilët nuk mund t’i
përmbushin obligimet e tyre fetare janë informuar
për shumë mënyra të lehta që mund t’i përdorin
për ta ndryshuar këtë gjendje dhe për ta fituar
kënaqësinë e Zotit tonë. Siç lexojmë në ajetet në
vazhdim:
Do të ta lehtësojmë ty rrugën e drejtë. (Surja
A‘la: 8)
Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë bar-
rë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit.
(Surja Haxhxh: 78)
Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o
Muhamed), për të të munduar, por që të jetë
kujtesë për atë që ka frikë (nga Allahu). (Surja
Ta Ha: 2-3)
Në një ajet tjetër, Allahu thotë se Ai nuk
dëshiron t’i ngarkojë njerëzit me atë që ata nuk
mund ta bartin:
Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që
ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në
4040
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos
na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa
qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë,
ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos
na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim!
Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na
mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore
kundër atyre që nuk besojnë!” (Surja
Bekare: 286)
Ky lehtësim është manifestim i mëshirës,
faljes dhe dhembshurisë së Tij. Allahu ka ngritur
një fe të lehtë për robërit e Tij dhe në fund të
kësaj prove kalimtare, Ai jap lajmin e mirë për
bukurinë e pashembullt dhe përsosmërinë e
paimagjinueshme përplot mirësi në jetën e
amshueshme të Parajsës:
Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirën
dhe miratimin e Tij, si dhe për kopshtet ku
do të ketë kënaqësi të përhershme për ta dhe
ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Me të
vërtetë, vetëm tek Allahu është shpërblimi i
madh. (Surja Teube: 21-22)
Allahu nuk ka nevojë për asgjë dhe është i
lirë nga çdo mungesë. Në anën tjetër, njerëzit
kanë nevojë të bëjnë ibadet, të falen dhe të
shfaqin moral të mirë. Madje edhe personi më i
vrazhdë, më i dhunshëm dhe më i pabesë në
botë nuk mund t’i shkaktojë asnjë dëm Allahut
në asnjë mënyrë, sepse Ai është zotëruesi dhe
sunduesi i vetëm i çdo gjëje që ekziston. E
megjithatë, Allahu thotë se Ai do t’i shpërblejë
Harun Jahja (Adnan Oktar)
4141
4242
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
4242
Harun Jahja (Adnan Oktar)
4343
ata të cilët shfaqin përsosmëri morale. Kjo është njëra prej shumë
shenjave të faljes dhe mëshirës së Allahut të Plotfuqishëm.
Shpalljet që përmbajnë librat e vërtetë të Allahut i nxorën
njerëzit nga errësira në dritë dhe dërgimi nga ana e Tij e profetëve
dhe të dërguarve për ta udhëzuar çdo njeri në rrugën e drejtë është
edhe një tjetër manifestim i mëshirës së Zotit tonë.
Allahu e ka bërë Kur’anin burim të dritës që i informon
njerëzit për rrugën e drejtë dhe atë të gabueshme dhe që shpall
gjithçka. Zoti ynë na ka treguar për të gjitha format e adhurimit,
besimit dhe sjelljes për të cilat ne do të mbajmë përgjegjësi në
Ahiret (Jetën e përtejme):
Ne u kemi zbritur atyre një Libër, të cilin e kemi shpjeguar
gjerësisht, që të jetë udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që
besojnë. (Surja A‘raf: 52)
Allahu shpall në Kur’an se asnjë prej germave të tij kurrë nuk
do të ndryshohet:
Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë
atë. (Surja Hixhr: 9)
Atij nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo
është shpallje prej një të Urti që meriton të gjitha lavdet.
(Surja Fussilet: 42)
Kur’ani do të jetë i mbrojtur
dhe do të mbetet i pandryshuar
deri në Ditën e Gjykimit. Në formën
e tij të përsosur dhe të plotë, ai është një
mirësi e mrekullueshme dhe lehtësi për
gjithë njerëzimin. Allahu ua bën me dije këto
fakte besimtarëve, si vijon:
Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo
çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm
të mirë për myslimanët. (Surja Nahl: 89)
Për më tepër, gjatë historisë Allahu u
ka dërguar të dërguarit dhe profetët e Tij
gjithë popujve. Këta popuj të bekuar, të
cilët Allahu i ka zgjedhur, janë të
besueshëm, të devotshëm dhe të pajisur
me moral të mirë. Ata bënin përpjekje vetëm ta
arrinin kënaqësinë e Allahut, madje edhe me
çmimin e vdekjes dhe jetën e kalonin duke i thirrur
njerëzit në rrugën e drejtë. Veç kësaj, ata ishin shumë
të mëshirshëm, sepse gjithnjë mendonin për
besimtarët, i mbronin ata dhe ishin të
ndjeshëm dhe vet-flijues ndaj tyre.
Përzgjidhja e këtyre njerëzve të veçantë
me tipare kaq të përsosura dhe dërgimi i
tyre njerëzimit është edhe një tjetër
shembull i mirësisë së Tij ndaj
besimtarëve.
Shprehje e mëtejshme e mëshirës
dhe mbrojtjes së Tij është se Ai i ka
njoftuar njerëzit për çdo gjë dhe u ka dërguar
4444
librat e vërtetë, si edhe të dërguarit dhe profetët e besueshëm, për
t’i thirrur njerëzit në një rrugë të lehtë. Allahu ka siguruar
lehtësim për gjithë njerëzit gjatë gjithë historisë, është kujdesur
për ta në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është betuar t’i
ruaj dhe mbrojë ata të cilët e pasojnë thirrjen e Tij. Dhe mbi të
gjitha, Ai u ka premtuar besimtarëve Parajsën me gjithë bukurinë
e saj. Allahu, i Gjithëmëshirshmi, është Mbrojtësi dhe Furnizuesi
për gjithë njerëzit si në këtë botë ashtu edhe në Jetën e përtejme
dhe posedues i mëshirës së pafund.
Allahu pranon pendimin dhe i fal ata të
cilët pendohen
Allahu, i Cili posedon falje të pafund, shpall se:
Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit për shkak të mbrapshtive
të tyre, nuk do të linte asgjë të gjallë në Tokë. Por Ai i lë ata
deri në një afat të caktuar dhe, kur atyre u vjen afati,
ata nuk mund ta shtyjnë atë e as ta shpejtojnë,
qoftë edhe për një çast. (Surja Nahl: 61)
Madje edhe derisa jeni duke e lexuar këtë
libër, Allahu e ka caktuar një periudhë të veçantë për
ju dhe për të gjithë njerëzit tjerë. Kjo është një periudhë
më e dobishmja për besimtarët. Çdo njeri i cili i
frikësohet, respekton dhe i bindet Allahut dhe
pastaj i kthehet Atij me pendim për çdo
gjynah që ai ose ajo ka bërë do të jetë i
falur, me kusht që të jenë të sinqertë.
Dhembshuria e pafund e Allahut shpallet
në ajetin vijues:
Harun Jahja (Adnan Oktar)
4545
Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush,
si dhe fakti se Ai është Pranues i pendimit e i Urtë (dënimi
i Tij do të shpejtonte)! (Surja Nur: 10)
Pasi që Allahu është Zotëruesi i mëshirës së pafund, ekziston
gjithmonë shpresa e faljes. Zoti ynë ofron mundësinë për shpëtim
për secilin njeri për aq kohë sa të jetë gjallë dhe për këtë fakt ka vënë
në dijeni çdo njeri. Përkundër gjithë të mirave dhe mëshirës së
Allahut, ata të cilët e harrojnë Atë apo jetojnë duke mos menduar për
mbështetjen e tyre në Allahun janë, në realitet, në një gjendje të
pakujdesisë absolute. Në paaftësi për ta pranuar në mënyrë të duhur
mëshirën e Allahut, dashurinë dhe mirësitë e kësaj jete, ata do të
ndëshkohen në Ahiret.
Allahu i mbron dhe i ndihmon ata të
cilët ndjekin rrugën e Tij
Ata të cilët i drejtohen Allahut me sinqeritet dhe
ndjekin rrugën e Tij do të ndiejnë mbrojtjen dhe praninë e
Tij. Allahu do ta hap rrugën për ata të cilët besojnë në
mënyrë të sinqertë tek Ai, i shmangen të ndaluarës dhe
merren me punë të lejueshme, duke u siguruar atyre
lehtësi në çfarëdo që bëjnë ata. Allahu na njofton
në shumë vargje se Ai do t’i ndihmojë, do t’i
mbrojë dhe do t’i ngritë ata në shkallë
të larta, sepse:
... Është detyra Jonë që t’i ndih-
mojmë besimtarët. (Surja
Rum: 47)
4646
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
4747
Njëri prej shembujve më të mirë të ndihmës dhe mbështetjes së
Allahut mund të shihet në jetën e Profetit Musa (as), i cili u largua
nga qyteti i tij, iu drejtua Allahut dhe bëri këtë lutje: “Zoti im,
çfarëdo dhuntie që të më japësh, unë jam nevojtar!” (Surja Kasas:
24). Allahu pranoi lutjen e tij, duke i mundësuar Profetit Musa (as)
të gjej një bashkësi njerëzish me të cilët mund të rrinte dhe në të cilët
mund të mbështetej.
Pas shpalljes së pejgamberllëkut të Profetit Musa (as), Allahu
caktoi vëllanë e tij, Profetin Harun (as), për ta mbështetur dhe
ndihmuar atë në misionin e tij tek Faraoni. Allahu i ndihmoi ata të
dy kur Faraoni dhe ushtritë e tij u vunë në ndjekje të tyre. Ai çau
detin, duke iu mundësuar kështu Profetit Musa (as) dhe Bijve të
Izraelit të bëhen të lirë ndërsa fundosi Faraonin dhe ushtrinë e tij.
Allahu na jap këtë informacion lidhur me këtë ngjarje:
Ne i dhamë dhuntinë Tonë Musait dhe Harunit dhe i shpëtuam
ata të dy dhe popullin e tyre nga mjerimi i madh. Ne i ndih-
muam dhe ata ngadhënjyen. (Surja Saffat: 114-116)
Allahu ndihmoi Profetin Nuh (as), duke e frymëzuar atë të
ndërtoj një anije për ta mbrojtur atë dhe pasuesit e tij nga
4848
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
përmbytja e afërt; shpëtoi Profetin Isa (as) nga vdekja e sigurt duke
e ngritur atë në praninë e Tij; dhe mbrojti Profetin Jusuf (as) duke e
liruar atë nga burgu i vezirit Egjiptian dhe duke e ngritur atë pastaj
në pozitë të lart dhe në pushtet. Zoti ynë vazhdimisht e ndihmoi
Profetin tonë (savs) duke ia lehtësuar barrën atij. Allahu na bën me
dije se Ai ishte kujdestari, mbrojtësi i Profetit tonë (savs) dhe burim
i ndihmës, e cila bëri që zemrat e besimtarëve të jenë në gjendje të
qetësisë dhe besimit të plotë:
Thuaju: “Kush është ai, që do t’ju ruajë nga Allahu, nëse Ai
dëshiron që t’ju godasë e keqja?! Kush mund ta pengojë Atë,
nëse Ai do që t’ju japë mëshirë?!” Ata nuk do të gjejnë as mbro-
jtës, as ndihmës tjetër, përveç Allahut. (Surja Ahzab: 17)
Shumë kohë më parë Ne u premtuam robërve Tanë të dërguar
se ata do të ndihmohen (prej Nesh) dhe se ushtritë tona do të
jenë me siguri fitimtare! (Surja Saffat: 171-173)
O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndih-
mojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja. (Surja
Muhammed: 7)
Harun Jahja (Adnan Oktar)
4949
Njerëzit mbështeten në Allahun në çdo moment, sepse nuk ka
ndihmues tjetër përveç Tij. Kurdo që përjetoni çfarëdo lloj
shqetësimi, Allahu është i Vetmi i Cili mund t’ju ofroj ndihmë. Nga
mëshira, Allahu krijoi shumë mirësi që njerëzit të mund t’i përdorin
ato kur hasin në vështirësi. Ndërsa njerëzit përfitojnë prej këtyre
mirësive, do të ishte gabim shumë i rëndë të pandehet se këto të mira
janë burim i fuqisë së pavarur. Duke pasur parasysh se Allahu i ka
krijuar gjithë këto mirësi, ato duhet të merren si shfaqje e mirësisë
dhe mëshirës së Tij mbi njerëzimin. Për shembull, nëse dikush shkon
për vizitë tek një mjek, vetëm Allahu mund ta shërojë atë. Dhe mjeku
mund ta shëroj një njeri vetëm me lejen e Tij. Në të njëjtën mënyrë,
nëse njeriu e angazhon një avokat si kujdestar të tij për të mbrojtur
atë që i takon me të drejtë, kujdestari i vërtetë i tij është Allahu. Një
avokat mund t’i mbrojë vetëm të drejtat e një personi apo të sigurojë
përfaqësim ligjor vetëm me vullnetin e Allahut. Në të vërtetë, Allahu
5050
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
çdo çështje e çon deri
në fund dhe kujdeset
për të mirat e një
personi në mënyrën më të
mirë të mundshme.
Për ata të cilët kërkojnë
ndihmën e Allahut dhe e
konsiderojnë Zotin tonë si
kujdestarin, mikun e vetëm dhe
ndihmësin e tyre të vërtetë, Allahu
garanton se ndihma e Tij do t’iu
vjen atyre nga shumë drejtimeve të
ndryshme. Ata të cilët janë të vetëdijshëm
për këto fakte kurrë s’do të kërkojnë këso
garanci prej njerëzve apo burimeve tjera, sepse ata
e dinë se e gjithë ndihma vjen prej Allahut dhe
kështu kërkojnë gjithçka prej Tij. Si rezultat i kësaj
ndihme hyjnore, ata e shohin Zotin tonë me dashuri të
thellë dhe respekt të jashtëzakonshëm. Allahu na
përkujton se Ai është kujdestari i vërtetë dhe burimi i
vetëm i ndihmës për secilin njeri në ajetin vijues:
Për çdo varg (Kurani) që Ne e shfuqizojmë apo që e bëjmë të
harrohet, Ne sjellim ndonjë tjetër më të mirë ose të ngjashëm
me të. A nuk e di ti se Allahu është i Fuqishëm për (të bërë) çdo
gjë?! A nuk e di ti se vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve
dhe i Tokës? Përveç Allahut ju nuk keni tjetër mbrojtës e as
ndihmës. (Surja Bekare: 106-107)
Harun Jahja (Adnan Oktar)
5151
Allahu pranon lutjet
Asnjëri prej nesh nuk posedon kurrfarë fuqie të pavarur. Në çdo
moment të jetës sonë, ne varemi nga Allahu që të na ofrojë mëshirën
e Tij, që të na dhurojë prej mirësisë dhe bekimeve të Tij dhe që të na
mbrojë dhe të na garantojë sigurinë tonë. Zoti ynë, poseduesi i
mëshirës së pafund, i njofton njerëzit se Ai do t’iu përgjigjet lutjeve
dhe faljeve të tyre.
Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë
jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.
Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë
Mua, për të qenë në rrugë të drejtë. (Surja Bekare: 186)
5252
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
Zoti juaj thotë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të
vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më ad-
hurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”! (Surja Gafir:
60)
Fakti se Allahu, i vetmi zotërues dhe pronar i çdo gjëje që
ekziston, qoftë shpirtërore apo kalimtare, i Cili dëgjon çdo lutje, di
çdo gjë që përshkon mendjen e njeriut dhe i përgjigjet secilës lutje
është një mirësi dhe mëshirë e madhe.
Kur lutemi, mund të kërkojmë gjithçka dëshirojmë, me kusht që
të pasojmë vullnetin e Allahut dhe t’i respektojmë kufijtë që Ai i ka
caktuar për njerëzimin. Kur’ani përmban shumë prej lutjeve të
profetëve dhe zbulon se si Ai u përgjigj në to:
Harun Jahja (Adnan Oktar)
5353
5454
Harun Jahja (Adnan Oktar)
5555
(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka
goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”
Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe
ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë)
nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na
adhurojnë. (Surja Enbija: 83-84)
(Kujtoje) Zekerijan, kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im,
mos më lër vetëm (pa fëmijë), e Ti je trashëgimtari më i
mirë.” Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Jahjain, duke
ia bërë gruan të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata nxi-
tonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e
frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh. (Surja Enbija: 89-
90)
Kur Nuhu Na thirri (në ndihmë), Ne iu përgjigjëm
bukur, e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej katastrofës
së madhe, i lamë në jetë vetëm pasardhësit e tij (Surja
Saffat: 75-77)
Për më tepër, Ai pranon lutjet e çdo njeriu që është në
rrezik dhe që ka nevojë për të:
A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të
këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen dhe ju
bën juve trashëgimtarë në tokë?! Vallë, a ka krahas
Allahut zot tjetër?! Sa pak që reflektoni! (Surja Neml: 62)
Një njeri i cili përjeton plotësimin e lutjeve të tij apo saj
përjeton një kënaqësi të madhe. Të jesh i vetëdijshëm se
Allahu është gjithnjë me ty, që vazhdimisht të sheh, dëgjon
dhe di gjithçka që ka të bëj me ty ngjall tek njeriu shpresën se
Allahu do t’i ndihmojë në çdo punë që ndërmarrin ata dhe do
të pranojë çdo kërkesë që bëjnë ata për aq kohë sa janë të
sinqertë. Kjo shton dashurinë, nënshtrimin dhe afërsinë e
besimtarit me Allahun.
5555
Allahu posedon drejtësi të pafund
Gjatë gjithë jetës sonë, çdonjëri prej nesh mbase ka
përjetuar dhe ka qenë dëshmitar që shumë njerëz veprojnë
në mënyrë të padrejtë. Një sjellje e tillë rëndom shihet në punë, gjatë
të dëshmuarit apo sjelljes së një vendimi. Ata vazhdimisht mbrojnë
interesat e tyre vetjake, apo, së paku, nuk marrin parasysh të jenë të
drejtë. Drejtësia është një tregues se njeriu posedon përsosmëri
morale, si edhe ndershmëri dhe sinqeritet. Të tillët që zbatojnë
drejtësinë madje edhe me humbje të tyre personale do të fitojnë
dashurinë dhe respektin e komunitetit të tyre dhe përkundër faktit
se kanë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme, do të
respektohen dhe madje do të shpallen heronj.
Allahu, burimi i drejtësisë së pafund, i sjell të gjitha vendimet e
Tij me drejtësi të saktë. Gjithë njerëzit kanë pranuar hisen e tyre të
drejtësisë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Çdo njeri do të
marr shpërblimin e plotë për veprat e veta nga Allahu. Kur’ani na
tregon se si drejtësia e Tij do të zbatohet në mënyrë të përkryer në
Jetën e përtejme:
Ditën, kur Ne do t’i thërrasim të gjithë popujt me prijësin (të
dërguarin) e vet, ata, që do t’u jepet libri në anën e djathtë, do
ta lexojnë librin e vet dhe nuk do të pësojnë as padrejtësinë më
të vogël. (Surja Isra’: 71)
Thuaju: “Ne do të na mbledhë Zoti ynë e do të gjykojë ndërm-
jet nesh me drejtësi. Ai është Gjykatës i drejtë e i
Gjithëdijshëm.” (Surja Sebe’: 26)
Duke qenë i sigurt se do të pranojë drejtësinë e Allahut, njeriu i
nënshtrohet Allahut me dashuri të pafund dhe besim absolut. Pastaj,
në çdo situatë ai e di se drejtësia e Allahut manifestohet në atë
ndodhi dhe kështu e mirëpret me dashuri dhe lumturi absolute çdo
ndodhi që krijon Zoti ynë.
5656
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
5757
58
a njerëz që pandehin
se dashuria ndaj Allahut
mjafton për ata të cilët
përpiqen të jetojnë sipas
normave morale fetare për të
fituar kënaqësinë e Allahut.
Mirëpo, Allahu na bën me dije se
robërit e Tij të cilët kanë moral të lartë dhe e duan Atë kanë
gjithashtu frikë dhe respekt të sinqertë për Të. Çdo njeri i cili e
pranon Allahun me të gjitha vetitë e Tij dhe e vlerëson
madhështinë e Tij, si edhe ata të cilët kanë zgjuarsi dhe ndërgjegje,
do t’i frikësohen dhe do ta respektojnë Allahun deri në shkallën
më të lartë. Allahu u mundëson robërve të tillë, të cilët gjithashtu
veprojnë në përputhje me vullnetin e Tij, që ta dallojnë të mirën
prej të keqes dhe t’i respektojnë kufijtë që Ai ka caktuar për
njerëzimin. Allahu na njofton për të mirat që Ai u dhuron
besimtarëve në ajetin vijues:
O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju
japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t’ju lirojë nga
gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron
mirësi të madhe. (Surja Enfal: 29)
Për shembull, të tillët nuk gënjejnë.
Madje edhe nëse interesat e tyre
pësojnë humbje, ata
595959
do të jenë të brengosur për mos-fitimin e kënaqësisë së Allahut
dhe në këtë mënyrë fitimin e ndëshkimit të Tij. Prandaj, ata do të
veprojnë në mënyrë të ndershme. Nëse ata zhyten madje në një
moment të pavëmendshmërisë dhe thonë diçka që nuk është e
drejtë, ata do të pendohen menjëherë dhe do të marrim përsipër që
kurrë më të mos e përsërisin atë veprim në të ardhmen. Ngjashëm,
përkundër se janë në gjendje shumë të vështirë, ata nuk do të
përpiqen të fitojnë për jetesë përmes mënyrave të ndaluara sepse
ata e kanë frikë (dhe e respektojnë) Allahun.
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
6060
Çdo njeri i cili nuk e ka frikë dhe nuk e respekton Allahun ashtu
siç e meriton Ai ka kufijtë e vet privat. Madje edhe nëse ai është i
sinqertë deri në atë kufi, ai do të veproj në pajtim me interesat e veta
përtej atij kufiri. Ata të cilët e kanë frikë dhe e respektojnë Allahun,
në anën tjetër, kurrë nuk do të devijojnë nga rruga e drejtë,
pavarësisht se sa e vështirë është gjendja e tyre. Kur të përballen me
çfarëdo vështirësie qoftë, ata menjëherë i kthehen Atij me besim të
plotë dhe e lusin Atë që t’iu tregoj rrugëdaljen.
Harun Jahja (Adnan Oktar)
6161
6262
Harun Jahja (Adnan Oktar)
Allahu i do robërit e Tij, iu dëshiron të mirën atyre, është
shumë-falës dhe i mëshirshëm, i ndihmon ata në çdo rast dhe derdh
prej mirësisë së Tij mbi robërit e Tij pa kërkuar kompensim.
Idhujtarët dhe mosbesimtarët janë shumë larg prej mëshirës së
Allahut. Zoti ynë, poseduesi i drejtësisë së pafund, kujdeset për
robërit e Tij të devotshëm të cilët kanë zemër të çiltër dhe besim të
vërtetë në Allahun dhe do t’i shpërblejë ata në këtë botë dhe në Jetën
e përtejme. Ata të cilët këmbëngulin në mosbesim do të vuajnë
dhimbjet e Ferrit.
Ata të cilët e kuptojnë fuqinë e pafund dhe aftësinë e Zotit tonë
për të ndëshkuar në Jetën e përtejme e besojnë Allahun me frikë dhe
respekt të plotë. Si rezultat, ata janë të kujdesshëm për të mos
përvetësuar një sjellje që nuk lejon fitimin e kënaqësisë së Zotit tonë.
Mirëpo, në anën tjetër, si rezultat i dashurisë së tyre të drejtë dhe të
vërtetë ndaj Allahut, duke shpresuar se Allahu do t’iu falë gjynahet
dhe do ta pranojë pendimin e tyre, ata bëjnë gjithçka munden për të
fituar kënaqësinë e Tij dhe për t’u shpërblyer me Parajsë për
përpjekjet e tyre në rrugën e Tij. Kur’ani përmend moralin e
besimtarëve, si vijon:
Vërtet, për ata që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë, do të
ketë falje dhe shpërblim të madh! (Surja Mulk: 12)
O besimtarë! Kini frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni
vetëm duke qenë myslimanë! (Surja Al ‘Imran: 102)
Çdo besimtar i cili e do sinqerisht Allahun do të ndiejë një frikë
të madhe për ndëshkimin e Allahut dhe, duke u përpjekur për të
mos e humbur dashurinë dhe pëlqimin e Tij, do të përpiqet për të
fituar kënaqësinë e Tij. Allahu thotë për ata besimtarë, të cilët e kanë
këtë moral:
Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë
shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.
(Surja Isra’: 19)
6363
6464
6565
6666
6767
ër shkak të dashurisë
së tyre të fuqishme dhe
afërsisë së vërtetë të tyre, ata
të cilët kanë besim i duan të
gjitha krijimet e Allahut dhe në
çdo krijim shohin shfaqjen e vetive
të Tij. Siç shpall Kur’ani: “Miqtë dhe
mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i
Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin
zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut.”
(Surja Ma’ide: 55). Prandaj, ata të cilët kanë besim ushqejnë një
dashuri të thellë plot respekt ndaj besimtarëve të sinqertë si edhe
ndaj profetëve të Tij, të cilët Ai i dërgoi të gjithë për ta udhëzuar
njerëzimin në rrugën e drejtë. Profetët janë shembujt më të mirë
për parimet morale të Kur’anit dhe shërbejnë si shembuj të
besimit dhe moralit të lartë. Allahu thotë: Në të Dërguarin e
Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë që
shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend
shumë Allahun. (Surja Ahzab: 21). Jeta dhe morali i
Profetit tonë (savs) përmbajnë shumë shembuj të
bukur dhe urtësi për besimtarët, si lojaliteti i
thellë i tij ndaj Allahut, devotshmëria,
durimi, butësia, dhembshuria,
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
6868
zgjuarsia, trimëria, pastërtia, mëshira dhe besnikëria ndaj Allahut.
Profeti Muhammed (savs) na ka përkujtuar rëndësinë e
dashurisë ndaj Allahut dhe të dërguarve të Tij, si vijon:
Askush prej jush nuk do të besojë derisa unë (i dërguari i
Allahut) të mos jem më i dashur për të se babai i tij, fëmija i tij dhe
mbarë njerëzimi. (Sahih Buhariu dhe Sahih Muslimi)
Enesi (ra) transmeton se: “I dërguari i Allahut (savs) ka thënë:
‘Kushdo që ka këto tri cilësi do të ketë ëmbëlsinë e besimit: Ai i cili e
do Allahun dhe të dërguarin e Tij (savs) më tepër se gjithçka tjetër;
ai i cili e do një njeri vetëm për hir të Allahut; dhe ai i cili urren të
kthehet në mosbesim pasi Allahu e ka shpëtuar atë, siç do të urrente
të hidhej në Zjarr.’” (Sahih Buhariu dhe Sahih Muslimi)
Gjithë profetët dhe të dërguarit e Allahut, të cilët Allahu i
zgjodhi, kanë fituar kënaqësinë e Zotit tonë dhe kanë moral të lartë.
Në Kur’an, Allahu jep shembuj për moralin e tyre të bukur dhe i
përmend ata duke i lavdëruar. Profeti ynë (savs), Profeti Musa (as),
Profeti Isa (as), Profeti Ibrahim (as), Profeti Ismail (as), Profeti
Sulejman (as), Profeti Davud (as) dhe gjithë profetët dhe të dërguarit
tjerë kanë qenë të gjithë shembujt më të mirë të besimit të sinqertë në
Allahun, të frikës përplot respekt, të devotshmërisë dhe moralit të
bukur. Përmes këtyre njerëzve të lavdëruar, të cilët e përdorën
Kur’anin si udhëzues, besimtarët mësuan për tiparet e tyre të
shkëlqyera dhe bënë përpjekje për ta arritur të njëjtën shkallë të
moralit në mënyrë që edhe ata ta fitojnë kënaqësinë e Tij dhe t’iu
bashkëngjiten atyre në Parajsë. Prandaj, ata përpiqen të dallohen për
sa i përket respektimit të kufijve që Ai ka caktuar për njerëzimin dhe
për të përmbushur obligimin e tyre ndaj Tij. Dashuria e thellë e
besimtarëve për profetët dëshmon kuptimin e tyre të dashurisë.
Dashuria e tyre për të tjerët buron nga besimi, morali i mirë dhe
devotshmëria e tyre. Njohja e tipareve të tilla të një njeriu, madje
edhe nëse kurrë nuk e takon atë njeri, shërben si mjet që atë njeri ta
duam thellësisht dhe me entuziazëm.
Madje edhe nëse ata të cilët kanë besim kurrë nuk shihen,
takohen apo kanë kontakt, ata do të ndiejnë një dashuri të
brendshme, respekt dhe një afërsi që i bashkon me të dërguarit e
Allahut. Allahu i dërgoi të gjithë profetët si mëshirë dhe fakti që Ai
i përmend me dashuri dhe lavd në shumë ajete e lartëson dashurinë
e besimtarëve ndaj tyre. Këta besimtarë gjithmonë përmendin
profetët dhe të dërguarit e Allahut me respekt, dashuri dhe lavdërim
dhe gjithmonë i mbajnë ata para dhe mbi veten e tyre. Kurdo që u
jepet mundësia, ata u flasin njerëzve për nënshtrimin e këtyre
njerëzve të mëdhenj ndaj Allahut, afërsinë e tyre, dashurinë dhe
moralin e tyre të mirë dhe u bëjnë thirrje të tjerëve që ta pasojnë
rrugën e profetëve.
Allahu shfaq dashurinë e besimtarëve për profetët dhe na
njofton se ata gjithnjë i vënë profetët para vetes së tyre:
I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri
tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre. Sipas Librit të Allahut,
pjesëtarët e farefisit janë më të afërt për njëri-tjetrin, sesa
besimtarët e tjerë dhe të mërguarit, përveç rastit kur doni t’u
bëni ndonjë të mirë miqve tuaj të afërt (me anë të testamentit).
Kjo është shënuar në Libër. (Surja Ahzab: 6)
Shumë ajete rrëfejnë për moralin e mirë dhe tiparet e larta të
profetëve. Disa prej këtyre paraqiten më poshtë:
Dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e
mëvonshëm. “Paqja qoftë mbi Ibrahimin!” Ja, kështu, Ne i
shpërblejmë punëmirët. Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë
besimtarë. Ne i dhamë atij lajmin e mirë për (lindjen e)
Is’hakut, profet prej njerëzve të mirë. Dhe Ne e bekuam atë dhe
Is’hakun, por midis pasardhësve të tyre, përveç punëmirëve, ka
Harun Jahja (Adnan Oktar)
6969
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
7070
Harun Jahja (Adnan Oktar)
7171
7272
edhe të atillë që e kanë ngarkuar dukshëm
veten me gjynahe. (Surja Saffat: 108-113)
Dhe u lamë kujtim të mirë për ta brezave të
mëvonshëm. “Paqja qoftë mbi Musain dhe
Harunin!” Ja, kështu, Ne i shpërblejmë
punëmirët! E pa dyshim, ata të dy janë nga
robërit Tanë besimtarë. (Surja Saffat: 119-122)
Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë te brezat e
mëvonshëm: “Paqja qoftë mbi Iljasin!” Ja,
kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët! Ai ka
qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë.
(Surja Saffat: 129-132)
Ne i dhuruam atij Isakun dhe Jakubin. Që të
dy këta i udhëzuam në rrugë të drejtë, ashtu
siç patëm udhëzuar më parë Nuhun. Ndër
pasardhësit e tij Ne udhëzuam Daudin,
Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe
Harunin. Kështu i shpërblejmë punëmirët.
Ne udhëzuam edhe Zekerijan, Jahjain,
Isain, Iljazin - të gjithë këta kanë
qenë nga njerëzit e mirë. Po ashtu,
udhëzuam edhe Ismailin,
Eljesain, Junusin dhe Lutin -
secilin prej tyre e ngritëm mbi të
gjithë njerëzit. Ne zgjodhëm dhe
udhëzuam në rrugë të drejtë
edhe disa nga paraardhësit,
pasardhësit dhe vëllezërit e tyre.
(Surja En‘am: 84-87)
7373
7474
7575
Në Kur’an, Allahu u
dërgon të dërguarve
përshëndetjet e Tij:
Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe
të gjitha lavdet e falënderimet
qofshin për Allahun, Zotin e
botëve! (Surja Saffat: 181-182)
7676
Profetët janë njerëzit më të dashur të Allahut, miqtë e Tij më të
afërt dhe besimtarët më të devotshëm. Si rezultat, ata janë po ashtu
njerëzit më të dashur të besimtarëve. Ata e shprehin këtë dashuri,
ashtu siç duhet, duke u dërguar atyre përshëndetjet e veta (si në
vargjet më lartë), duke e ndjekur rrugën e tyre dhe duke përvetësuar
moralin e tyre.
Harun Jahja (Adnan Oktar)
7777
Ata të cilët e duan Allahun i duan
besimtarët po ashtu
Ata të cilët i do Allahu i duan edhe besimtarët; ata të cilët
miqësohen me Allahun miqësohen edhe me besimtarët; ata të
cilët fitojnë kënaqësinë e Tij fitojnë edhe kënaqësinë e
besimtarëve; dhe kushdo që e do Allahun duhet po ashtu t’i
dojë edhe robërit e Tij. Ata besimtarë të devotshëm të cilët
ndjekin rrugën e Tij janë prej atyre njerëzve që Allahu i do më
së shumti. Për këtë arsye, besimtarët e duan njëri tjetrin dhe
interesohen shumë për njëri tjetrin. Shumë ajete rrëfejnë për
dashurinë e besimtarëve ndaj njëri tjetrit, afërsinë e tyre me njëri
tjetrin, mëshirën e tyre për njëri tjetrin dhe dhembshurinë e tyre
për njëri tjetrin. Disa prej këtyre ajeteve janë si vijon:
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
7878
Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe
mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe
mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar
stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të
cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që
shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në
veprimet e veta. (Surja Kehf: 28)
Vërtet, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të radhitur
si të ishin një ndërtesë solide. (Surja Saff: 4)
Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe
mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur
ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të
dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës
së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua
shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e
drejtë. (Surja Al ‘Imran: 103)
Harun Jahja (Adnan Oktar)
7979
8080
8181
8282
l-Miqdam ibn Ma’di
Karib transmeton se:
I Dërguari i Allahut
(savs) ka thënë: “Kur njeriu e do
vëllanë e tij (për hir të Allahut), le
t’i tregojë atij se e do.” (Tirmidhiu
dhe Sunan Abu Davud)
I Dërguari i Allahut (savs) ka thënë: “Shtrëngoni duart dhe
mëria do të zhduket. Dhurojini dhurata njëri tjetrit dhe duajeni
njëri tjetrin dhe armiqësia do të zhduket.” (Sahih Muslimi)
Profeti (savs) ka thënë: “Dhurojini dhurata njëri tjetrit dhe
atëherë do të ndieni dashuri për njëri tjetrin.” (Imam al-Ghazzali,
Ihya’ `Ulum ad-Din)
Sjellja e mirë është burimi i dashurisë për njëri tjetrin dhe
sjellja e keqe është burimi i urrejtjes, zilisë dhe armiqësisë. (Imam
al-Ghazzali, Ihya’ `Ulum ad-Din)
Profeti (savs) ka thënë: “Nëse dy vëllezër takohen me
njëri tjetrin, ata janë si dy duar, njëra prej të cilave e fshinë
pluhurin nga dora tjetër.” (Imam al-Ghazzali, Ihya’
`Ulum ad-Din)
Mos kini zili njëri tjetrin, mos e urreni
njëri tjetrin, mos i ktheni shpinën
8383
njëri tjetrit (në shenjë pakënaqësie), dhe jini robërit e Allahut si
vëllezër. (Sahih Buhariu dhe Sahih Muslimi)
Duajeni Allahun, sepse Ai ju ushqen dhe mban gjallë. Më duani,
sepse Allahu më do mua. (Tirmidhiu)
Profeti (savs) ka thënë: “Allahu e ngritë atë i cili përulet për
Allahun. Ai poshtëron atë i cili është përbuzës. Allahu e do atë i cili
e përkujton Atë shumë.” (Imam al-Ghazzali, Ihya’ ‘Ulum ad-Din)
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
8484
8585
8686
8787
8888
8989
esimtarët, objektivi i vetëm
i të cilëve në këtë jetë është të
fitojnë kënaqësinë e Allahut,
mëshirën dhe Parajsën dhe të cilët
kanë nënshtrim të çiltër ndaj
Allahut, do ta jetojnë jetën e tyre për
hir të Tij. Siç përvijohet në ajetin:
Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe
vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.” (Surja
En’am: 162), ata kanë për qëllim të fitojnë kënaqësinë e Allahut në
çfarëdo që bëjnë dhe në çdo rast. Ata përdorin gjithçka që
posedojnë në përpjekjen e tyre për ta realizuar këtë synim. Ata të
cilët pranojnë të gjitha vetitë e Allahut; të cilët vazhdimisht
dëshmojnë për fuqinë, madhështinë, mëshirën, dashurinë dhe
dhembshurinë e Tij; të cilët e ndiejnë dashurinë e Allahut në çdo
moment – dashuria e tyre nuk mund të krahasohet me asnjë
lloj tjetër të dashurisë. Allahu e përshkruan këtë dashuri si
një dashuri “më të lartë”, ndërsa dashuria e
shtrembëruar e idhujtarëve përshkruhet si:
E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të
adhuruar) në vend të Allahut (zota) të
tjerë, (duke i konsideruar) si të
9090
barabartë me Atë dhe duke i dashur siç
duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan
shumë më tepër Allahun. (Surja Bekare: 165)
Siç përmendet në ajetin më lartë, disa
njerëz i shoqërojnë shokë Allahut dhe i duan
krijesat tjera me dashurinë që do të duhej t’ia
jepnin vetëm Atij (Pa dyshim se Allahu është
i pastër nga çfarë i shoqërojnë ata).
Besimtarët, në anën tjetër, janë të vetëdijshëm
se askush apo asnjë pjesë e krijimit nuk ka
asnjë fuqi apo bukuri të bashkëlindur, sepse
Allahu është Ai i Cili i krijoi ata të gjithë nga
asgjëja. Asnjë krijesë e gjallë nuk mund të ndërtoj
apo përgatis bukurinë e saj. Bukuria që posedon
fytyra e një personi apo natyra e këndshme e një
kafshe, jetëgjatësia e tyre dhe koha e vdekjes, si edhe
gjithçka tjetër që ka të bëj me ta u krijua nga Allahu
dhe çdo gjë e bukur ekziston vetëm me urdhrin e Tij).
Andaj, duke qenë të vetëdijshëm për këtë fakt,
besimtarët do ta duan atë bukuri pasi që ajo reflektohet në
njerëz, kafshë dhe natyrë. Si pasojë, dashuria e një besimtari
i drejtohet vetëm Allahut, i Cili furnizon çdo gjë dhe i Cili
posedon gjithçka.
Profeti ynë (savs) na ka përkujtuar po ashtu se dashuria që
ndiejmë për njëri tjetrin duhet të jetë për hir të Allahut:
Vepra më e mirë është të duash për hir të Allahut dhe të
urresh për hir të Allahut. (Sunan Abu Davud)
Harun Jahja (Adnan Oktar)
9191
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
9292
9393
Kushdo që do dhe urren për hir të Allahut dhe kushdo
që mbyll një miqësi apo shpall armiqësi për hir të Tij, do
të marr, për shkak të kësaj, mbrojtjen e Allahut. (Sahih
Muslimi)
Ata të cilët i shoqërojnë shokë Allahut pretendojnë
se çdo njeri është zotërues i bukurisë së tij apo saj dhe
si pasojë e himnizojnë atë bukuri. Kjo është sikur një
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
9494
Giu sep pe Cas tig li on e, The "Sa lon Car ré," atthe Louvre Museum,1865.
9595
person i cili është i pranishëm në një ekspozitë arti dhe bukurinë e
pikturave ia shoqëron veprës artistike, edhe pse personi i cili
meriton të lavdërohet është artisti i cili ka pikturuar ato piktura.
Duke e ditur këtë të vërtetë, njerëzit të cilët ballafaqohen me një
pamje të bukur, një tingull të këndshëm, një ushqim të shijshëm
duhet menjëherë të mendojnë për Zotin tonë, Krijuesin e gjithë
këtyre gjërave të bukura dhe t’i drejtojnë dashurinë, kënaqësinë dhe
falënderimet që pasojnë si rezultat i kësaj Atij. Ata të cilët kanë besim
të sinqertë dhe, prandaj, nuk i shoqërojnë shokë Allahut, kanë një
lidhje të fuqishme dashurie me Allahun, sepse ata e dinë se gjithçka
që kanë i takon Atij.
Allahu na njofton se Profeti Ibrahim (as) ia tërhoqi vërejtjen
popullit të tij idhujtar me këto fjalë:
Dhe ai (Ibrahimi) tha: “Ju, në vend të Allahut, keni zgjedhur
idhujt, për shkak të dashurisë midis jush në këtë jetë. Por, në
Ditën e Kiametit do ta mohoni njëri-tjetrin dhe do ta mallkoni
njëri tjetrin. Streha juaj do të jetë zjarri dhe nuk do të ketë për
ju kurrfarë ndihmësi.” (Surja Ankebut: 25)
Pra, “dashuria” midis atyre të cilët i shoqërojnë shokë Allahut
në fund do të kthehet në urrejtje të madhe në Jetën e përtejme. Duke
harruar ekzistencën e Tij, ata ndikojnë tek njëri tjetrin që të
humbasin tërë qëllimin e jetës së tyre. Si përgjigje ndaj kësaj, Allahu
kthen dashurinë dhe afërsinë e tyre idhujtare në neveri dhe mëri të
amshueshme në Ahiret.
Kur’ani përmend ata të cilët vënë përpara fitimit të kënaqësisë
së Tij përfitimet e dynjasë dhe miratimin dhe dashurinë e të tjerëve:
Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja,
farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën
keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni
veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i
Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
9696
sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në
rrugën e drejtë popullin e pabindur.” (Surja Teube: 24)
Ata të cilët kanë besim pranojnë se të gjitha gjërat e dynjasë i
takojnë Allahut dhe, prandaj, i duan ato sepse janë manifestim i Tij.
Për shembull, dashuria e madhe, afërsia dhe miqësia që ata ndiejnë
do të drejtohet kah besimtarët tjerë, të cilët shfaqin moral të mirë me
të cilin është i kënaqur Allahu. Kjo dashuri nuk varet nga raca,
kombësia apo çfarëdo interesi tjetër vetjak. Ajo nuk varet as nga
paratë, pozita, kultura, madje as nga pasuria materiale, sepse të
gjitha këto nuk kanë ndonjë vlerë reale. Allahu përshkruan
dashurinë midis besimtarëve, si vijon:
Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar
besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë
dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë, që u
është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve
sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga
lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues. (Surja Hashr: 9)
Siç u përmend, besimtarët do t’i pranojnë të gjithë besimtarët
tjerë si vëllezërit dhe motrat e tyre. Si pasojë, për ta siguruar
mirëqenien e besimtarëve, besimtarët tjerë me dëshirë do të bëjnë
sakrificat e domosdoshme për ta arritur këtë synim. Një dashuri e
tillë e ndërsjellë është e mundshme vetëm përmes të besuarit dhe të
jetuarit sipas parimeve morale të Kur’anit.
Profeti ynë i dashur (savs) ka theksuar rëndësinë e një dashurie
të tillë dhe ngritjen në shkallë të larta të atyre besimtarëve të cilët e
jetojnë një jetë me dashuri të vërtetë:
Profeti (savs) ka thënë: Allahu ka thënë: ‘Ata të cilët e duan njëri
tjetrin për madhështinë Time do të kenë minber prej drite dhe
profetët dhe dëshmorët do të dëshironin ta kishin të njëjtën gjë’”
(Tirmidhiu)
Allahu u dhuron dashuri, një mirësi shumë e rëndësishme,
Harun Jahja (Adnan Oktar)
9797
besimtarëve. Këtë e shohim në rastin e Profetit Jahja (as), për të cilin
Kur’ani thotë:
(Pasi lindi djali, iu tha): “O Jahja, rroke fort Librin (Teuratin).”
Dhe Ne, kur ende ishte fëmijë, i dhamë mençuri, butësi prej
Nesh dhe dëlirësi. Ai ishte besimtar i përkushtuar. (Surja
Merjem: 12-13)
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
9898
Harun Jahja (Adnan Oktar)
9999
Në një ajet tjetër, Allahu shpall se Ai do t’iu dhurojë dashuri të
vërtetë besimtarëve të cilët bëjnë vepra të mira:
Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i
Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri. (Surja Merjem: 96)
Këtu na duhet të përqendrohemi në një tjetër pikë të
rëndësishme: Një njeri i cili do për hir të fitimit të kënaqësisë së
Allahut duhet ta dojë personin i cili posedon cilësitë më të larta
morale, i cili është më i afërti me Allahun dhe i cili posedon shkallën
më të lartë të devotshmërisë. Për këtë arsye, për të gjithë besimtarët
Profeti ynë (savs) është miku më i dashur dhe më i afërt.
Dashuria e vërtetë mund të jetohet vetëm
bashkë me parimet morale të Kur’anit
Njerëzit të cilët janë plotësisht të devotshëm ndaj Allahut
ndiejnë brenda vetes një ndjenjë dashurie dhe kënaqësie kur
përballen me të gjitha gjërat e bukura që Ai ka krijuar: një lule, një
flutur, një zog, një mace apo madje edhe një pamje të bukur.
Ngjashëm, njerëzit të cilët i zbatojnë parimet
morale të Kur’anit apo një person me një
fytyrë tërheqëse do të ngjallin
mahnitje të sinqertë, sepse
gjithçka që shohin e
konsiderojnë si manifestim të
Allahut. Dashuria e papërmbajtur
që ndiejnë ndaj Allahut do të
lind një dashuri dhe pëlqim të
natyrshëm në shpirtrat e tyre
për gjithçka që manifeston
bukurinë, mjeshtërinë, urtësinë
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
100100
101101
dhe fuqinë e Tij të amshueshme. Vetëm të tillët përjetojnë dashurinë
“e vërtetë” në kuptimin shpirtëror.
Vlerat morale të Kur’anit formojnë bazën e dashurisë së vërtetë,
sepse ato mund ta frymëzojnë një person ta dojë dikë tjetër shumë
për moralin e tij apo të saj, personalitetin dhe të gjitha vetitë
individuale. Duke bërë një jetë të tillë, e cila bën që ata të fitojnë
kënaqësinë e Allahut, ata do të fitojnë shumë veti të dashura dhe të
bukura. Duke e ditur se “Veprat e mira që mbesin, janë të
shpërblyera më mirë te Zoti yt dhe kanë përfundim më të mirë.”
(Surja Merjem: 76), ata ngulmojnë në të gjitha këto veti të bukura
morale. Cilësi si besnikëria, sinqeriteti, respekti, dashuria, modestia,
sakrifica, ndershmëria, toleranca, falja, mëshira, një natyrë e butë
dhe trimëria mund të jenë të qëndrueshme vetëm duke jetuar një jetë
me frikë dhe respekt ndaj Allahut dhe duke pasuar vlerat morale të
Kur’anit. E njëjta gjë vlen për dashurinë. Baza e kësaj dashurie është
të kesh besim dhe respekt për Allahun dhe duke përvetësuar
moralin e Kur’anit, këto të dyja do të bëjnë që ata t’i duan të tjerët për
hir të Allahut me një dashuri të fuqishme dhe të thellë. Miqësitë me
besimtarët tjerë që do të rezultojnë, do të shpijnë drejt miqësive të
përjetshme në Ahiret.
Shkalla e lartë e vlerave morale e një besimtari të sinqertë do të
sigurojë respekt të lartë të tij apo të saj në praninë e Allahut dhe në
sytë e vëllezërve besimtarë. Besimtarët e tillë do të presin dhe
shpresojnë vetëm për dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut. Si
shpërblim, Allahu do të sigurojë që këta besimtarë do të duhen nga
ana e Tij, si edhe nga ana e besimtarëve tjerë, që atyre do t’iu
dhurohet një nur dhe bukuri, dhe se njerëzit tjerë do të kenë ndjenja
të ngrohta për ta.
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
102102
103103
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
104104
Harun Jahja (Adnan Oktar)
105105
Keqkuptimet lidhur me natyrën e vërtetë
të dashurisë
Ata të cilët nuk i pasojnë parimet morale të Kur’anit kanë një
kuptim të gabueshëm të dashurisë. Pa marr parasysh se sa besojnë
se po jetojnë një jetë përplot me dashuri dhe respekt për të tjerët, këto
bashkëveprime janë, në përgjithësi, të bazuara në baza të pavend
dhe çorientuese. Disa prej tyre do t’i shqyrtojmë tani në vazhdim.
Dashuria idhujtare midis një mashkulli
dhe një femre
Shembuj të dashurisë së bazuar në të menduarit idhujtar mund
të gjenden me lehtësi në marrëdhëniet në mes të meshkujve dhe
femrave. Ka njerëz që dashurinë dhe përkushtimin e tyre e drejtojnë
kah njerëzit tjerë të cilët janë, në thelb, të dobët, në vend se ta
drejtojnë atë kah Allahu. Ndonjëherë, e bëjnë një person tjetër
qëllimin e jetës së tyre, përmendin emrin e tyre kurdo që të kenë
mundësi, dhe përpiqen ta përfitojnë dashurinë e tyre. Ky person do
të jetë në qendër të vëmendjes së tyre gjatë gjithë ditës. Ose, ata
mendojnë për këtë person gjithë natën dhe kështu nuk mund të
flenë. Në vend se ta kërkojnë kënaqësinë e Allahut, ata do të bëjnë
përpjekje vetëm për ta kënaqur atë person, madje edhe nëse kjo
nënkupton se ata duhet të bëjnë diçka që dhunon parimet morale të
Kur’anit dhe shkel kufijtë që Allahu i ka caktuar për njerëzimin. Ata
do të bëjnë çdo lloj sakrifice për atë person, por nuk bëjnë përpjekje
për ta fituar kënaqësinë e Allahut. Me fjalë të tjera, ata i shndërrojnë
objektet e vëmendjes së tyre në hyjni të vogla. Kjo është arsyeja pse
ca poema, shkrime apo madje edhe diskutime romantike pohojnë se
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
106106
107107
autori “adhuron” objektin e dashurisë së tij
apo saj. Një kuptim i tillë i dashurisë,
Allahut i shoqëron të tjerë, është i ndaluar,
sepse dashuria e njeriut për Allahun është një
lloj dashurie shumë më e fuqishme dhe më e lartë.
Përmendeni Allahun ashtu siç i kujtoni
prindërit tuaj, madje edhe më tepër! (Surja
Bekare: 200)
Nëse dikush do çfarëdo tjetër, qoftë ai person,
gjë apo ide, më shumë se që ai apo ajo e do Allahun,
ai apo ajo do të bien në idhujtari dhe do t’i afrohen
më shumë Ferrit. Çuditërisht, shumë njerëz nuk e
kuptojnë të vërtetën e kësaj deklarate dhe vazhdojnë
kështu me idhujtarinë e tyre.
Është e qartë se të duash të tjerët, të jesh i interesuar
për mirëqenien e tyre dhe t’i mbrosh me dashuri familjet
dhe të afërmit e tyre janë vepra të admirueshme dhe
mirësi që Allahu u ka dhuruar njerëzve. Një dashuri e
tillë, kur mbështetet në dashurinë për Allahun, siguron
që njeriu të arrijë lumturinë në të dy botët. Nëse një
dashuri e tillë nuk mbështetet në dashurinë për Allahun,
njerëzit do të përjetojnë dhimbje dhe agoni në të dy
botët. Allahu na njofton se ky grup i dytë i njerëzve, në
Ahiret, për ta liruar veten nga dënimi i Ferrit do ta
sakrifikonin edhe njëri tjetrin:
Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do
të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet, edhe
gruan, edhe vëllanë e vet, edhe farefisin, që i
gjendej pranë (ne jetën e Tokës), si dhe të gjithë ata
që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta
shpëtonte. (Surja Me’arixh: 11-14)
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
108108
109109
Atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai, nga e ëma dhe nga i ati,
nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet. Atë Ditë, secili prej tyre do
të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë. (Surja ‘Abese:
34-37)
Miqësitë e bazuara në egoizëm
Disa marrëdhënie, qoftë me vetëdije apo ndërdije, janë të
bazuara në egoizëm. Ca njerëz, të cilët ndiejnë gëzim kur e takojnë
një njeri nga i cili shpresojnë të përfitojnë, e interpretojnë këtë
kënaqësi si “dashuri.” Mirëpo, në realitet ajo nuk është asgjë më
shumë se një “dëshirë e ndikuar” nga ajo që ai person ka. Në të
vërtetë, një dashuri e tillë shpeshherë varet nga shkalla e pasurisë
dhe pozitës së atij personi “të dashur.” Pasuria i ngazëllen njerëzit
dhe kështu ata ndiejnë gëzimin më të madh ndaj personit më të
pasur. Siç u përmend më lartë, kjo lloj kënaqësie nuk është asgjë
tjetër veçse dashuri për të mirat e dynjasë. Të pasurit nuk “duhen”
në radhë të parë për moralin dhe vetitë e tyre dhe kështu gjithnjë
duket sikur kanë shumë “miq” edhe pse ata fare lehtë inatosen, janë
të pasjellshëm, egoist, të palogjikshëm, të pamëshirshëm, që
gjithmonë kërkojnë të përfitojnë, të pasinqertë apo madje edhe të
shkujdesur.
Ka njerëz që kanë dëshirë të jenë me ata të cilët dëfrehen: “Një
person i cili më do duhet të jetë në gjendje të më bëj të qeshi.” Si
rezultat, çfarëdo afërsie mbështetet në një interes mashtrues vetjak,
sepse të kënaqesh të jesh me një person i cili ju bën të qesheni dhe të
ndiheni të lumtur nuk është e njëjta gjë si ta duash atë person.
Megjithatë, pasi që shumë njerëz e ngatërrojnë lehtësimin që ndiejnë
që kanë fituar diçka për dashuri, ata pohojnë se e duan shumë atë
person.
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
110110
Të tjerët pandehin se të jesh në shoqërinë e njerëzve të mirë kjo
do të ndikojë në ngritjen e respektit ndaj tyre. Si rezultat, ata
zgjedhin njerëzit “e mirë” për t’u bërë miq me ta, duke i marr
parasysh tiparet e tyre fizike si gjatësinë, ngjyrën e syve dhe të
flokëve. Shpeshherë, të tillët mund ta shohin vetëm bukurinë fizike
të personit tjetër, jo zgjuarsinë, ndërgjegjen apo karakteristikat e tij.
Ata nuk i konsiderojnë si të rëndësishme këto aspekte, sepse pohojnë
se dashuria e tyre i ka “verbuar” ata. Mirëpo, kjo “dashuri” do të
thotë “Unë e dua dashurinë që ngjall në mua bukuria e këtij
personi.” Përveç bukurisë së atij personi, shpirti i tij apo saj nuk ka
kurrfarë rëndësie për ta. Vetëm pse ai apo ajo është e bukur, shumë
karakteristika tjera të pahijshme dhe të padëshirueshme si të qenit i
pamëshirshëm, i pandjeshëm apo përbuzës mund të shpërfillen në
tërësi.
Një tjetër lloj i rëndësishëm i egoizmit përpiqet ta sigurojë të
ardhmen e vet duke u martuar. Shumë njerëz kanë frikë të jetojnë
vetëm, kanë frikë mos nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë vetveten
apo se nuk do të kenë askënd që të kujdeset për ta kur të sëmuren.
Ca njerëz përpiqen ta largojnë çdo lloj frike të tillë duke u martuar.
Për këtë arsye, ata bashkohen me personin më premtues në këtë
aspekt dhe e bindin veten se kanë rënë në “dashuri.”
Gjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës së tyre, ata ndajnë
dëshpërimet dhe pakënaqësitë e tyre për bashkëshortët e tyre me
fqinjët dhe të afërmit e tyre. Por kur pyeten se pse rrinë me atë
person, ata pohojnë se e duan shumë. Mirëpo, Kur’ani dhe sistemi i
tij i vlerave thotë se dashuria nuk duhet të pres asgjë si shpërblim,
sepse ai person është manifestim i Allahut. Ata nuk duhet kurrë t’i
përgojojnë, por, si rezultat i kësaj dashurie të sinqertë, duhet të flasin
vetëm mirë për ta. Ata nuk “i tolerojnë” të tjerët në mënyrë të
detyrueshme sepse ata e trajtojnë njëri tjetrin me dhembshuri dhe
Harun Jahja (Adnan Oktar)
111111
mëshirë, ua mbulojnë dyshimet e tyre, përpiqen që t’i bëjnë ata të
ndihen të qetë dhe i përgjigjen çdo nevoje në mënyrën më të mirë të
mundshme. Dashuria e sinqertë, miqësia dhe afërsia provohen më së
miri përmes këtyre veprimeve.
Dashuria jetëshkurtër, kalimtare
Dashuria që nuk bazohet në Kur’an në mënyrë të
pashmangshme do të jetë jetëshkurtër për nga natyra. Për shembull,
është krejtësisht normale që njerëzit të mos i duan apo të ndihen të
shqetësuar me të tjerët kur kuptojnë se nuk mund të përfitojnë asgjë
prej tyre. Ngjashëm, ata të cilët më herët keni pohuar se i doni bëhen
njerëz që duhet t’i toleroni nëse kanë përjetuar ndonjë fatkeqësi apo
kanë ndonjë problem fizik. Për shembull, ju mund të mos e duani më
një person nëse ai apo ajo shëmtohet nga një aksident apo sëmundje.
Martesa e qiftit “të përkryer” mund të rrënohet brenda natës kur
njëri prej bashkëshortëve sëmuret për vdekje, përjeton ndonjë
fatkeqësi personale apo profesionale, apo nuk është më i bukur apo
i pasur si më herët. Ndonjëherë, përkundër bukurisë fizike apo
pasurisë së bashkëshortit, qifti ndahet, sepse nuk “e duan” më tjetrin
pasi të kenë mësuar për dobësinë e tij apo saj gjatë sëmundjes. Po
ashtu, edhe pse dukej se shkonin mirë atëherë kur kishin pasuri e
bollëk, ca njerëz humbin në mënyrë të pashmangshme dashurinë
dhe afërsinë që ndienin ndaj njëri tjetrit kur pasuria dhe bollëku i
tyre pakësohet.
Në thelb, dashuria e vërtetë kurrë s’do të duhej të dobësohet,
por vetëm të rritet me kalimin e kohës. Një njeri i cili e vlerëson një
njeri tjetër për vlerat e tij morale zbulon se dashuria e saj për të do të
shtohet me të bërë gjithnjë e më të dukshme tiparet e tij të mira.
Madje edhe nëse po ky person mbetet sakat, trokë apo shëmtohet
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
112112
fizikisht, dashuria e saj ndaj tij nuk dobësohet. Ka mundësi që këto
vështirësi, në të vërtetë, të ngritin modestinë dhe maturinë e një
personi dhe në këtë mënyrë ta bëjnë atë një person më të mirë dhe
më të moralshëm. Si rezultat, dashuria e tyre për njëri tjetrin vetëm
se bëhet më e fortë. Këto vështirësi nuk kanë ndikim në dashurinë
e vërtetë, sepse dashuria e vërtetë bazohet në moralin e Kur’anit
dhe në dëshirën për ta fituar kënaqësinë e Allahut duke iu bindur
kufijve që Ai ka përcaktuar për njerëzimin.
113113
114114
115115
116116
117117
jerëzit të cilët nuk jetojnë
në pajtim me parimet morale
të Kur’anit nuk mund të duan
apo të duhen në kuptimin e
vërtetë të fjalës. Që dashuria e
vërtetë të jetë e ndërsjellë, dy njerëz
duhet ta duan Allahun me respekt të
thellë dhe duhet të shfaqin atë moral që fiton kënaqësinë e
Allahut. Allahu do ta mbjell dashurinë në zemrat e robërve të Tij
të dashur dhe do të sigurojë që njerëzit e tjerë t’i duan ata. Nuk
duhet harruar se Allahu është burimi i vërtetë dhe zotëruesi i
dashurisë. Për t’i mundësuar dikujt të jetoj me dashuri të vërtetë, që
ka vlerë të madhe dhe është një mirësi e madhe, një person duhet të
përpiqet të jetë i denjë për këtë bekim duke zbatuar parimet morale
të Kur’anit dhe duhet të lutet që Allahu t’ia dhurojë dashurinë e
vërtetë. Njerëzit të cilët nuk zbatojnë parimet morale të Kur’anit
jetojnë një jetë të privuar nga dituria e vërtetë, shpresa dhe
miqtë e vërtetë në të dy botët.
Allahu na njofton se dashuria është një mirësi që Ai
na ka dhuruar:
Dhe butësi prej Nesh dhe dëlirësi. Ai
ishte besimtar i përkushtuar.
(Surja Merjem: 13)
Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i
Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri. (Surja Merjem: 96)
Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju
bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë
ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka
shenja, për njerëzit që mendojnë. (Surja Rum: 21)
Më poshtë jepen disa prej tipareve që Allahu i konsideron si të
denja për dashurinë e vërtetë:
Të jesh vet-flijues
Ca njerëz të cilët nuk besojnë në Allahun dhe në Ahiret e
gjykojnë këtë botë si një vend të një lufte të madhe dhe prandaj
besojnë se i forti do ta mposht të dobëtin në mënyrë të
pashmangshme. Kjo pikëpamje, produkt i një mënyre plotësisht të
gabuar të të menduarit, bazohet në largimin e njerëzve nga morali i
mirë dhe në përpjekjen për të mbrojtur fitimet dhe interesat e veta.
Një komunitet që qeveriset sipas pretendimeve të tilla nuk sheh
ndonjë nevojë t’i ndihmojë ata të cilët kanë nevojë për ndihmë; të jetë
vet-flijues apo i brengosur për mirëqenien, lumturinë dhe qetësinë e
një personi tjetër; t’i vendos interesat e tij apo saj mbi interesat e veta.
Si pasojë, veprimet e tilla shmangen sepse ato nuk u sjellin kurrfarë
përftimi atyre që angazhohen në to.
Kështu, këta njerëz nuk mund ta duan vërtet njëri tjetrin, sepse
njerëzit nuk mund t’i duan me të vërtetë ata të cilët mendojnë për
mirëqenien e vetes së tyre para se të mendojnë për mirëqenien e
tjetërkujt. Për shembull, ata të cilët e përjetojnë egoizmin e një
personi tjetër ndiejnë se si dashuria e tyre për atë person vdes
ngadalë. Nëse një person mendon vetëm për rehatinë e vet, duke
mbajtur për vete një ushqim të shijshëm apo një shtrat të rehatshëm
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
118118
119119
dhe duke mos menduar për fqinjët e tij apo saj, kjo
pashmangshmërisht do ta shkatërrojë dashurinë që ndien për atë
person. Pasi që njerëzit janë rregullisht dëshmitar të mënyrës së tillë
të sjelljes, ata në mënyrë të nën-ndërgjegjshme kanë një pikëpamje
negative ndaj njerëzve të tillë.
Ca njerëz të cilët janë të distancuar shumë nga parimet morale
të Kur’anit nuk mund të kërkojnë madje as prej shokëve më të afërt
të bëjnë ndonjë sakrificë. Për shembull, një nënë e cila duhet të
kujdeset për fëmijën e saj të sëmurë nuk mund t’i kërkoj koleges së
saj të punës ta kryej punën e saj derisa ajo t’ia plotësojë nevojat
fëmijës së saj. Madje edhe nëse njeriu i ndihmon prindërit e vet,
mund të ndodhë që të lind ndonjë telashe me vëllezërit dhe motrat e
tij. Në anën tjetër, kur pyeten, shumica e njerëzve thonë se ata i duan
shumë prindërit e tyre. E megjithatë, nëse kërkohet vet-flijim dhe
nuk ekziston ndonjë përfitim në horizont për atë person, shumica e
njerëzve do të përpiqen t’iu shmangen obligimeve të tilla. Mirëpo,
ata të cilët vërtet e duan dikë tjetër do të bëjnë të gjitha sakrificat e
mundshme dhe kurrë nuk do të lodhen apo të mërziten nga një
sakrificë e tillë.
Njëri prej tipareve më të dukshme të besimtarëve të sinqertë
është se ata në mënyrë bujare do të vënë interesat e tyre prapa
interesave të besimtarëve tjerë. Allahu jep një shembull të tillë në
Kur’an kur rrëfen për mërgimin e Muslimanëve të Mekës në Medine
dhe për mënyrën se si i mirëpritën ata Muslimanët e Medinës.
Kur’ani na njofton për moralin e bukur të besimtarëve në
ajetin vijues:
Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar
besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë
dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë, që u
është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
120120
sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga
lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues. (Surja Hashr: 9)
Besimtarët e Mekës mërguan në mënyrë që të mund të jetojnë
sipas fesë së tyre. Ata lanë prapa gjithçka që u përkiste, të afërmit,
shtëpitë, vreshtat, kopshtet dhe vendet e tyre të punës për ta fituar
kënaqësinë e Allahut. Kjo vërteton moralin e lartë të tyre dhe tregon
faktin se ata kanë zgjedhur Allahun si kujdestar dhe kanë qenë
njerëz të besueshëm. Morali i tyre i bukur bëri që Muslimanët e
Medinës t’i mirëpresin ata në mënyrën më të mirë të mundshme me
dashuri të thellë, respekt dhe mëshirë.
Pa i marr parasysh nevojat dhe interesat e veta, ata u kujdesen
për interesat dhe nevojat e vëllezërve të tyre kur bëhej fjalë për
ushqim dhe jetesë. Veprat e tyre të vet-flijimit mbështeteshin në
dashurinë e tyre të fuqishme dhe të sinqertë për Allahun dhe për
gjithë besimtarët tjerë. Morali i bukur i tyre gjithashtu ngjalli
dashurinë e besimtarëve tjerë ndaj tyre. Allahu i përmend këta
besimtarë në Kur’an me dashuri dhe lavdërim dhe për 1,400 vitet e
shkuara ata kanë lënë një mbresë të pashlyeshme në zemrën e çdo
besimtari.
Në ajetin vijues është dhënë një tjetër shembull:
Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë
janë nevojtarë, duke thënë: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të
Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim! Ne i
frikësohemi Zotit tonë në një Ditë të ashpër, që do t’i bëjë
fytyrat të jenë të vrenjtura.” (Surja Insan: 8-10)
Përkundër faktit se vet ishin nevojtarë, ata të cilët u ofrojnë
ushqimin e tyre të uriturve do të duhen dhe respektohen në mënyrë
të natyrshme. Le të shtjellojmë më në hollësi këtë me një shembull
pasues. Le të supozojmë se ju dhe dy njerëz tjerë jeni shumë të
lodhur dhe të uritur. Para jush ka ushqim të mjaftueshëm vetëm për
Harun Jahja (Adnan Oktar)
121121
122122
123123
një person dhe vetëm një shtrat. Njëri prej tyre vendos ta haj
ushqimin dhe ta shfrytëzoj shtratin pa kërkuar lejen tuaj, ndërsa
personi tjetër, përkundër se është i uritur, ju ofron ushqimin e tij dhe
këmbëngul që ju të flini në shtrat. Në këtë situatë, ju do të ndiheni
krejtësisht i ftohtë ndaj personit egoist, por do të ndieni shumë
ngrohtësi dhe dashuri ndaj atij i cili nevojat e tij i vendosi prapa
nevojave tua. Allahu krijoi shpirtin e njeriut ashtu që ai të jetë i
kënaqur me moralin e mirë dhe të ndiej dashuri dhe ngrohtësi ndaj
njerëzve të tillë.
Të jesh falës
Ca njerëz të cilët nuk jetojnë sipas parimeve morale të
Kur’anit zemërohen lehtë dhe bëhen të pakënaqur
me të tjerët dhe nevrikosen me ata të cilët nuk i
përmbushin pritjet e tyre. Shumë njerëz u japin
fund miqësive të tyre të gjata me “shokët e tyre
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
124124
më të afërt” dhe bëhen armiqtë më të mëdhenj të tyre për një çast për
shkak të çështjeve relativisht të parëndësishme. Kjo ndodhë për
shkak se ata nuk jetojnë sipas parimeve morale të Kur’anit dhe
prandaj nuk mund të falin, të jenë të durueshëm apo të dashur ndaj
të tjerëve dhe çojnë një jetë që është shumë e distancuar nga parimet
e larta morale dhe tiparet që rezultojnë prej tyre.
Besimtarët, të cilët janë shumë të durueshëm dhe falës, nuk do
të zemërohen dhe t’iu japin fund miqësive vetëm për shkak të ca
gabimeve dhe dyshimeve të vogla. Në vend të kësaj, ata do t’ia japin
personit tjetër një mundësi tjetër, t’i përkujtojnë ata për të vërtetën
dhe t’i ndihmojnë ata që ta ndryshojnë sjelljen e tyre. Në vend se të
ndiejnë zemërim dhe armiqësi ndaj miqve të tyre haptas, ata
përpiqen që t’i korrigjojnë gabimet dhe dyshimet e tyre duke iu
dhënë shembuj nga Kur’ani. Në dashuri të sinqertë, mbretërojnë
ndjenja të mirëkuptimit dhe të tolerancës së madhe. Çdo situatë
zgjidhet me dashuri, mirëkuptim dhe në paqe.
Allahu shpall se besimtarët duhet të jenë falës:
Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk
do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën
e Allahut; le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a
nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e
Mëshirëplotë. (Surja Nur: 22)
Ti përherë do ta vëresh tradhtinë e tyre, përveç një pakice të
tyre; pra, falua fajet dhe mos i qorto! Se, Allahu i do bamirësit.
(Surja Ma’ide: 13)
Kur’ani nuk vendos kufizime në mënyrën se si besimtarët duhet
t’i falin tjerët. Pra, madje edhe ata të cilët vazhdimisht u shkaktojnë
dëm besimtarëve duhet të falen. Besimtarët fare lehtë do ta falin një
person tjetër, madje edhe nëse pësojnë humbje të madhe si rezultat i
veprimeve të atij personi. Duke e falur një thashetheme, një
ngatërrestar apo ndonjërin i cili i shkakton atij humbje serioze
Harun Jahja (Adnan Oktar)
125125
materiale dhe duke qenë në këtë mënyrë një shembull i
shkëlqyeshëm i moralit të lartë, po ai person mund të bëhet një mik
i afërt. Në fakt, kur falet një besimtar, ai apo ajo do të ndiejë një
dashuri dhe mirënjohje të madhe ndaj falësit. Allahu shpall në
Kur’an se njeriu duhet të jetë në gjendje për të falur në mënyrë që të
krijoj dashuri të vërtetë:
Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë
e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.
(Surja Fussilet: 34)
Të jesh modest
Njeriu mund të arrij dashuri të vërtetë vetëm pasi ta mposht
egoizmin, të punuarit për përfitim, jo-sinqeritetin,
mendjemadhësinë dhe sjellje të ngjashme. Në anën tjetër, modestia
është njëri prej aspekteve më të rëndësishme të
dashurisë, sepse ata të cilët e shohin veten si
superior ndaj të tjerëve vlerësojnë vetëm veten e
tyre. Duke i parë të tjerët si të pavlerë dhe
inferior, ata besojnë se ata janë më të zgjuarit, më
të ndërgjegjshmit dhe më të denjët për respekt.
Me fjalë të tjera, ata shndërrohen në hyjni të vogla.
Një person i tillë e ka të pamundshme të shoqërohet
me ata të cilët janë “inferior” dhe kështu nuk mund të
sakrifikohen për ta apo t’i vendosin në radhë të parë nevojat
e tyre. Si rezultat, ata nuk mund të ndiejnë dashuri të vërtetë
dhe të sinqertë për ta. Pra, dashuria dhe mendjemadhësia
janë reciprokisht përjashtuese. Një person i cili është
mendjemadh nuk mund as të duhet dhe as të ndiej
dashuri të thellë dhe të sinqertë ndaj kujtdo.
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
126126
127127
Ka shumë arsye pse njerëzit mendjemëdhenj çojnë një jetë pa
dashuri. Ata në përgjithësi kanë veti që janë të përshtatshme për t’u
tallur me njerëz për të ngritur vlerën e vet në sytë e tyre. Ata
mendojnë se duke i bërë publike të metat e njerëzve të tjerë do të
vënë në pah epërsitë e tyre. Askush s’do të ndiejë një dashuri të
sinqertë në zemrat e tyre për ata të cilët vazhdimisht tallen apo
poshtërojnë të tjerët.
Në anën tjetër, njerëzit modest duhen gjithmonë, sepse ata e
çmojnë njeriun që kanë para vetes dhe, për shkak të besnikërisë së
tyre ndaj vlerave Kur’anore, të tjerët do të ndihen rehat me ta. Të
tillët dëgjojnë me vëmendje dhe me sinqeritet çdo këshillë që u jepet
dhe kurrë nuk grinden dhe nuk pohojnë se ata dinë më mirë. Në
vend se të bëhen mendjemëdhenj, ata shfaqin qëndrim të mirë dhe
pozitiv. Ata nuk do ta vënë në dyshim të vërtetën dhe nuk e
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
128128
zmbrapsin të gabuarën me zemërim. Ata u përgjigjen të gjitha
pyetjeve me ndjeshmëri të madhe dhe kurrë nuk kërkojnë që njerëzit
e tjerë t’iu shfaqin dashuri apo respekt në fillim. Madje edhe kur
kanë punë me një person mendjemadh dhe polemizues, ata do të
përgjigjen duke qenë modest, i vlerësojnë mendimet e të tjerëve, u
përgjigjen përshëndetjeve të secilit në mënyrën më të mirë të
mundshme dhe kanë shumë dashuri dhe respekt për secilin. Shkurt,
modestia e nxitur nga parimet morale të Kur’anit do të zhvillohet në
një person shembull i cili është shumë miqësor, i hapur ndaj
pikëpamjeve të ndryshme dhe që nuk është kryelartë. Në fakt, ata do
të jenë shembull i ndershmërisë, kujdesit ndaj të tjerëve dhe që i
çmojnë të tjerët. Për këtë arsye, njerëzit modest zakonisht duhen
shumë. Allahu na njofton lidhur me këtë, si vijon:
Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër
Tokë dhe, kur të paditurit i sulmojnë me fjalë, ata përgjigjen:
“Paqe qoftë!” (Surja Furkan: 63)
Në një ajet tjetër, Ai na njofton se:
Zoti juaj është një Zot i vetëm, prandaj vetëm Atij përuljuni. Dhe
jepu lajme të mira atyre që janë të përulur. (Surja Haxhxh: 34)
Për më tepër, si rezultat i modestisë dhe natyrës së butë tij,
njerëzit u bashkuan rreth Profetit tonë (savs):
Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o
Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të
largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje
Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme.
Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet,
Allahu i do ata që mbështeten tek Ai. (Surja Al ‘Imran: 159)
Harun Jahja (Adnan Oktar)
129129
Të jesh i ndershëm
Ca jobesimtarë ndihen shumë rehat kur thonë gënjeshtra. Nëse
këta njerëz nuk i pranojnë gënjeshtrat e tyre dhe nuk ndalojnë të
zhyten në këso lloj sjellje mashtruese, askush nuk do t’i dojë ata.
Gënjeshtarët shpesh humbin lidhjen me të vërtetën dhe si pasojë janë
njerëz shumë të pabesueshëm dhe të pasigurt. Njerëzit nuk mund t’i
duan ata tek të cilët nuk kanë besim.
Mirëpo, besimtarët kurrë nuk gënjejnë, pavarësisht nga pasojat
për interesat e tyre. Pra, ata janë plotësisht të sigurt dhe të
besueshëm, sepse ata nuk e fshehin apo shtrembërojnë të vërtetën
apo nuk bëjnë premtime që ndoshta s’mund t’i mbajnë. Për
besimtarët, nuk ekziston diçka e tillë si gënjeshtër e bardhë. Si
rezultat, ata nuk priren nga gënjeshtra që në sytë e të tjerëve të
duken se po veprojnë mirë apo për ta mbrojtur nderin e tyre në sytë
e të tjerëve, për t’u mburrur, për të siguruar përfitim material apo
për t’iu shkaktuar çfarëdo lloj humbje të tjerëve.
Kjo vlerë e bukur morale është njëri prej faktorëve që e kthen
shpirtin e një njeriu drejt dashurisë, sepse shpirti do të formojë
ndjenjat e dashurisë së vërtetë ndaj një personi i cili shfaq
ndershmëri dhe sinqeritet. Profeti ynë (savs) ka theksuar rëndësinë
e dashurisë midis besimtarëve dhe ka thënë se para se të mund të
krijohet dhe forcohet kjo dashuri, së pari duhet vendosur sinqeriteti
dhe besimi:
Ebu Hurejra (ra) transmeton: “I dërguari i Allahut (savs) ka thënë: ‘Nuk
do të hyni në Parajsë për aq kohë sa nuk do ta pohoni besimin (në gjithë
ato gjëra që janë pjesë e besimit), dhe nuk do të besoni për aq kohë sa nuk
e duani njëri tjetrin. A doni t’ju udhëzoj për një gjë që, nëse e bëni, do ta
forcojë dashurinë mes jush: (praktikimi i dhënies së selamit njëri tjetrit
duke thënë) es-selamu aleikum.’” (Sahih Muslimi)
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
130130
Të jesh i durueshëm
Kur’ani na përkujton se “Njerëzit janë të prirur nga koprracia”
(Surja Nisa: 128). Pra, ne duhet të përpiqemi të mbrohemi prej
tipareve të tilla negative të karakterit që të mund të arrijmë moral të
lartë të përshtatshëm për Parajsën. Megjithatë, përkundër kësaj,
njerëzit bëjnë gabime. Njerëzit të cilët përpiqen të jetojnë një jetë të
dashurisë dhe miqësisë së vërtetë s’duhet ta harrojnë këtë fakt. Ata
Harun Jahja (Adnan Oktar)
131131
duhet të jenë shumë të durueshëm dhe falës ndaj atyre të cilët i duan,
të jenë të durueshëm kur miqtë e tyre bëjnë diç të gabueshme dhe të
përpiqen t’i mbulojnë të metat e tyre, sepse vetëm ata të cilët janë të
durueshëm dhe bujar mund të duan dhe të duhen. Durimi forcon
dhe zhvillon dashurinë dhe tolerancën e ndërsjellë. Besimtarët
mbështeten në njëri tjetrin dhe, duke qenë besimtarë e respektojnë
njëri tjetrin, i durojnë gabimet e njëri tjetrit me tolerancë dhe falje.
Për t’i kompensuar gabimet e veta, ata dyfishojnë përpjekjet e tyre
për të jetuar në pajtim me parimet morale të Kur’anit në mënyrën më
të mirë të mundshme, gjë që vetëm i afron më shumë me vëllezërit e
tyre besimtarë. Për këtë arsye, ata janë gjithmonë të durueshëm me
të tjerët, pa marr parasysh sa i madh është gabimi i tyre.
Profeti ynë (savs) i urdhëron besimtarët që t’ua mbulojnë
gjynahet vëllezërve të tyre besimtarë dhe që t’i përkrahin ata:
Çdo Musliman është vëlla i Muslimanit, që as nuk i bën keq atij
dhe as nuk lejon që atij t’i bëhet keq. Nëse dikush e ndihmon vëllanë
e tij kur ka nevojë, Allahu do ta ndihmojë atë kur ai të ketë nevojë.
Nëse dikush ia largon një fatkeqësi një Muslimani (tjetër), Allahu do
t’ia largojë atij disa prej fatkeqësive të Ditës
së Ringjalljes. Nëse dikush e mbron një
Musliman (tjetër) nga turpërimi, Allahu
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
132132
133133
do ta mbrojë atë nga turpërimi në Ditën e Ringjalljes. (Sahih Buhariu
dhe Sahih Muslimi)
Durimi i një njeriu i cili e do Allahun dhe është vazhdimisht i
kënaqur me Të dallon në masë të madhe nga të kuptuarit e durimit
nga ana e jobesimtarëve. Jobesimtarët përpiqen “të jenë të
durueshëm” në disa situata nëse mendojnë se do të kenë ndonjë
përfitim nga një person tjetër ose nëse iu frikësohen reperkusioneve
të komunitetit të tyre. Ata mendojnë se ata kanë të drejtë të
hidhërohen, të ankohen apo të sillen keq. Ata do të mendojnë: “Unë
po i bëj ballë gjithë kësaj, kështu që kam të drejtë të bëj si dëshiroj,”
ose pohime tjera të ngjashme. Për shembull, një jobesimtar i cili është
duke u kujdesur për shokun e tij të sëmurë dikur do të fillojë të
mërzitet, të zemërohet dhe do të fillojë të ankohet. Ai do të ankohet
se nuk mund të flejë, se është shumë i lodhur, se puna që e bën është
e shumë e vështirë apo madje edhe se askush nuk mund të jetë aq
vet-flijues sa ai. Këto ndjenja do të bëhen të dukshme dhe ai do të
ndikojë që shoku i tij i sëmurë të ndihet i detyruar ndaj tij, sepse ai
do t’ia përkujtojë atij gjatë gjithë kohës se apo ia bën një të mirë.
Mirëpo, një njeri i durueshëm, u përgjigjet gjithë këtyre
nevojave me kënaqësi dhe bën gjithçka është e nevojshme për ta
ndihmuar atë. Ai kurrë s’do ta bëj atë person të ndihet se i detyrohet
atij. Allahu u thotë gjithë besimtarëve të jenë të durueshëm me të
tjerët, sepse ajo është njëra prej veçorive më të bukura të karakterit:
O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të
jeni të tillë; bëhuni të vendosur dhe vigjilentë (në vepra të mira
dhe në ruajtjen e kufijve) dhe kijeni frikë Allahun, që të
shpëtoni! (Surja Al ‘Imran: 200)
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
134134
Të jesh besnik
Një tjetër tipar që ngjallë dashurinë e të tjerëve është besnikëria.
Allahu i bën me dije besimtarët se Ai do t’i shpërblejë ata për
besnikërinë e tyre. Për këtë arsye, të gjithë besimtarët e zbatojnë këtë
tipar pa rezervë. Siç na tregon Allahu në Kur’an:
Nuk ka dyshim se Allahu do t’i shpërblejë të sinqertët për
sinqeritetin e tyre e do t’i dënojë hipokritët, nëse do ose do t’u
pranojë pendimin. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
(Surja Ahzab: 24)
Madje edhe në rrethanat më të vështira, besimtarët kurrë nuk
do të bëjnë kompromis për besnikërinë e tyre ndaj Allahut dhe
besimtarëve. Allahu përmend Profetin Musa (as) dhe pasuesit e rinj
të tij si shembuj për gjithë besimtarët:
Por Musait nuk i besoi askush, përveç një pakice nga populli i
tij, nga frika se do t’i keqtrajtonte Faraoni dhe paria e tij.
Faraoni ishte vërtet një tiran në tokë dhe në të keqe kalonte çdo
kufi. Musai tha: “O populli im! Nëse besoni Allahun,
mbështetuni tek Ai, nëse jeni myslimanë!” (Surja Junus: 83-84)
Gjatë historisë, besimtarët dhe profetët kanë bërë jetë të tillë e
cila ka rezultuar me vrasjen e tyre, me humbjen e pasurisë apo
respektit të tyre dhe kanë qenë të akuzuar për keqbërje të ndryshme.
Besimtarët, të cilët nuk e kanë braktisur kurrë njëri tjetrin, si rezultat
i dashurisë së tyre për Allahun dhe frikës, respektit dhe afërsisë ndaj
Tij, u kanë rezistuar gjithë këtyre rreziqeve dhe nuk janë dorëzuar
përballë tyre. Besnikëria e çiltër dhe e pakushte e tyre ndaj Allahut
është arsye e mjaftueshme për besimtarët që të ndiejnë dashuri për
njëri tjetrin. Allahu na bën me dije për këtë në ajetin në vazhdim:
Harun Jahja (Adnan Oktar)
135135
Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të
Dërguarin e Tij dhe pastaj nuk dyshojnë, por luftojnë në rrugën
e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Këta janë besimtarë të
sinqertë. (Surja Huxhurat: 15)
Të jesh i mëshirshëm
Mëshira është një pjesë e dashurisë. Prandaj, njeriu nuk mund
të ketë dashuri të sinqertë nëse nuk ka mëshirë për të tjerët. Mëshira
e Profetit tonë (savs) është një shembull i shkëlqyeshëm për gjithë
besimtarët. Siç pohon Allahu në Kur’an, Profeti Muhammed (savs)
shfaqte moralin më të lartë të mundshëm:
Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen
rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë
zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i
mëshirshëm me besimtarët. (Surja Teube: 128)
Njerëzit e mëshirshëm nuk kanë dëshirë që njerëzit që jetojnë
rreth tyre të bëjnë jetë të mjerueshme pa marr parasysh se sa e
rëndësishme është vet jeta e tyre, sa mirë jetojnë, sepse ata njerëz
kanë po aq rëndësi, madje janë edhe më të rëndësishëm se vet
nevojat e tyre. Për këtë arsye, njëra prej tipareve më të dallueshme të
një njeriu të mëshirshëm është se ai brengoset për problemet e të
tjerëve dhe bën gjithçka mundet për t’i zgjidhur problemet e tyre.
Profeti ynë (savs) i urdhëron të gjithë besimtarët të sillen në
mënyrë të mëshirshme ndaj gjithë njerëzve tjerë:
Ata të cilët janë të mëshirshëm do të mëshirohen nga i Gjithëmëshirshmi.
Kini mëshirë ndaj atyre që janë në tokë dhe Ai që është në qiell do të
mëshirohet mbi ju. (Tirmidhiu)
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
136136
Njeriu do të mendojë për Jetën e
përtejme të atij që e do sinqerisht
Jeta e vërtetë e një njeriu, jeta e përjetshme e Ahiretit, fillon
vetëm pas vdekjes, sepse kjo botë nuk është tjetër pos një vendbanim
i përkohshëm në të cilin gjithë njerëzit vihen në provë. Besimtarët, të
cilët janë të vetëdijshëm për këtë realitet, tregojnë dashuri për njëri
tjetrin duke u përgatitur për Ahiret. Po aq sa do të dëshironin ta
fitonin kënaqësinë e Allahut, mëshirën dhe Parajsën, ata do të donin
që njerëzit e dashur të tyre t’i përjetonin po të njëjtat mirësi dhe
bukuri që ata vet i përjetojnë. Duke e ditur se njeriu mund të
përballet me përjetësinë në Ferr, ata sillen në një mënyrë që është
projektuar për t’i udhëhequr të tjerët drejt rrugës së drejtë. Kurdo që
shohin ndonjë gabim në sjelljen e njëri tjetrit, ata menjëherë do të
bëjnë çmos për t’i ndihmuar njerëzit e tyre të dashur që ta
ndryshojnë sjelljen dhe moralin e tyre në mënyrë që ta fitojnë
kënaqësinë e Allahut. Ata e thërrasin njëri tjetrin drejt asaj që është e
mirë dhe e bukur dhe ndalojnë nga ajo që Ai e ka shpallur si të
ndaluar. Malli dhe dashuria e sinqertë e tyre për njëri tjetrin janë prej
tipareve më të mira të tyre. Allahu na njofton për të kuptuarit e kësaj
dashurie të fuqishme:
Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata
urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat;
falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të
Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se,
Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. (Surja
Teube: 71)
Harun Jahja (Adnan Oktar)
137137
138138
Në dashurinë e sinqertë, dëshirat e
personit tjetër gjithmonë kanë përparësi
Për shumë njerëz, gjëja më e rëndësishme në jetën e tyre është
mirëqenia e tyre. Mirëpo, ata të cilët i duan të tjerët me sinqeritet
harrojnë dëshirat e veta dhe i vënë ato të njerëzve të tyre të dashur
në radhë të parë. Ata bëjnë gjithçka që është e nevojshme që ai
person të ketë rehati dhe për t’ia plotësuar nevojat e tij apo të saj. Për
shembull, nëse dy njerëz e përfundojnë një çështje me sukses, ai më
parë do të donte që njeriut të dashur të tij t’i bëhen komplimente. Ai
do të ishte tejet i kënaqur nëse njeriu i dashur ka të drejtë, në vend të
vetes së tij dhe më parë do ta bënte punën vet se sa ta shihte atë që e
do të lodhej. Ai kurrë s’do ta turbullonte, nënvleftësonte apo
lëndonte atë që e do, sepse dëshira e vetme e tij është të fitojë
kënaqësinë dhe dashurinë e Allahut, si edhe
Parajsën e Tij. Si rezultat, ai do të jetë në gjendje të
shfaqë një dashuri dhe kuptim të
sinqertë për personin tjetër.
Harun Jahja (Adnan Oktar)
139139
140140
ëtë libër mbi
dashurinë e kemi shkruar
sepse dashuria ka një rol të
rëndësishëm në moralin e
Parajsës. Ata besimtarë të cilët
kanë besim dhe duan të hyjnë në
Parajsë dhe të banojnë aty përgjithmonë me gjithë profetët,
vërtetuesit e të vërtetës dhe të drejtët duhen, derisa janë në
këtë botë, të mësojnë t’i duan të tjerët dhe të fitojnë veçori që të
tjerët i duan. Njëra prej bukurive më madhështore të Parajsës
është miqësia e përjetshme midis atyre të cilët e duan njëri tjetrin
dhe posedojnë moral të bukur.
Rruga për në Parajsë është ta duash Allahun plotësisht dhe
të bëhesh një njeri të cilin Allahu e do shumë. Të tillët ia kanë
frikën (dhe respektojnë) Allahun (Surja Teube: 4, Surja Ali
Imran: 76), pastrohen (Surja Teube: 108, Surja Bekare: 222),
janë të paanshëm (Surja Huxhurat: 9) dhe të palëkundur
(Surja Ali Imran: 146), janë bamirës (Surja Bekare:
195), ndalojnë nga keqbërja (Surja Bekare: 222)
dhe mbështetën në Të (Surja Ali Imran:
159).
141141141141
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
142142
Lutja për dashurinë e përmendur nga Profeti ynë (savs) është
shembull i rëndësishëm për të kuptuar dashurinë që duhet ta
ndiejmë për Allahun dhe besimtarët:
Profeti (savs) ka thënë: “Njëra prej lutjeve të Hazreti Davudit (as) ishte:
‘Allah, Të lutem për dashurinë Tënde, për dashurinë e atyre të cilët Të
duan dhe për aso sjellje që do t’më udhëzojë drejt dashurisë Tënde. Allah,
bëje dashurinë Tënde më të dashur për mua se shpirtin tim dhe familjen
time dhe më të dashur se ujët e ftohtë.’” (Tirmidhiu)
143143
144144144
arvinizmi,
me fjalë të tjera
teoria e evolucionit, u
prezantua me qëllim të
mohimit të faktit të krijimit,
por që në të vërtetë nuk është
asgjë përveç një marrëzi e dështuar joshken core. Kjo teori, e
cila pretendon se jeta lindi rastësisht nga materia e pajetë, u
zhvlerësua nga faktet shkencore të “projektimit” të qartë në
gjithësi dhe në gjërat e gjalla. Në këtë mënyrë, shkenca vërtetoi se
Allahu krijoi gjithësinë dhe gjallesat në të. Propaganda e zhvilluar
sot për të mbajtur në jetë teorinë e evolucionit mbështetet kryekëput
në shtrembërimin e fakteve shkencore, interpretimin e paragjykuar
dhe gënjeshtrat dhe pavërtetësitë e maskuara si shkencë.
Mirëpo kjo propagandë nuk mund ta fsheh të vërtetën. Fakti
se teoria e evolucionit është mashtrimi më i madh në historinë
e shkencës ka ardhur në shprehje shumë e më shumë në
botën shkencore gjatë 20-30 viteve të fundit.
Hulumtimet e bëra pas viteve të 80-ta në veçanti
kanë zbuluar se pohimet e Darvinizmit janë
krejtësisht të pabaza, gjë që është thënë
nga një numër i madh i
145145145
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
In Darwin’s time nothing was known about the complex structure of the cell.
146146
shkencëtarëve. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti,
shumë shkencëtarë prej fushave të ndryshme biologjia, biokimia dhe
paleontologjia pranojnë gjymtinë e Darvinizmit dhe e përdorin
konceptin e projektimit inteligjent për të shpjeguar zanafillën e jetës.
Ky “projektim inteligjent” është një shprehje shkencore e faktit se
Allahu i krijoi të gjitha gjallesat.
Ne kemi ekzaminuar rënien e teorisë së evolucionit dhe provat
e krijimit në mënyrë shumë të hollësishme shkencore në shumë prej
Harun Jahja (Adnan Oktar)
punimeve tona dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë.
Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të
kësaj çështjeje, do të jetë shumë e dobishme
që ta bëjmë një përmbledhje të saj këtu.
Dështimi shkencor i
DarvinizmitTeoria e evolucionit, edhe pse është
një doktrinë që i ka fillimet në Greqinë e
lashtë, u përqafua gjerësisht në shekullin e
nëntëmbëdhjetë. Zhvillimi më i
rëndësishëm që e bëri teorinë temën kryesore të botës së shkencës
ishte botimi në vitin 1859 i librit Origjina e Llojeve të Çarlls Darvinit.
Në këtë libër, ai doli me pretendimin se llojet e ndryshme në tokë
nuk janë krijuar veç e veç, por rrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët
dhe kanë ndryshuar nga njëra-tjetra nëpërmjet ndryshimeve të vogla
me kalimin e kohës. Teoria e Darvinit nuk mbështetet në asnjë
zbulim shkencor konkret, siç e pranoi edhe ai vet, ajo ishte vetëm një
“supozim”. Veç kësaj, ashtu siç e pranoi Darvini në kapitullin e gjatë
të librit të tij të titulluar “Vështirësitë e Teorisë”,
teoria dështoi përballë një sërë çështjesh
vendimtare.
Darvini mbështeti të gjitha shpresat e tij në
zbulimet e reja shkencore, të cilat shpresonte që
do të zgjidhnin këto vështirësi. Mirëpo, në
kundërshtim me atë që ai shpresonte, zbulimet
shkencore zgjeruan përmasat e këtyre
147147
Charles Darwin
vështirësive. Disfata e darvinizmit përballë shkencës mund të
përmblidhet në tre tituj kryesorë:
1) Teoria nuk arrin të shpjegoj se si ka zënë fill jeta në tokë.
2) Nuk gjendet asnjë zbulim shkencor që tregon se
“mekanizmat e evolucionit” të propozuara nga kjo teori, posedojnë
asnjë force evoluese.
3) Të dhënat fosile provojnë pikërisht të kundërtën e ideve të
parashtruara nga kjo teori.
Në këtë pjesë, do të shtjellojmë në vija të përgjithshme këto tri
çështje themelore:
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
148148
The fossils unearthed in Cambrian rocks belonged to complex invertebratespecies like snails, trilobites, sponges, worms, jelly fish, starfish, marinecrustaceans and sea lilies. Most interestingly, all of these distinct speciesemerged all of a sudden. For that reason, this miraculous phenomenon isreferred to as the “Cambrian Explosion” in geological literature.
Pengesa e parë e pakapërcyeshme:
Zanafilla e jetësTeoria e evolucionit pretendon se të gjitha speciet rrjedhin nga
një qelizë e vetme e shfaqur në Tokën primitive 3.8 miliardë vjet më
parë. Si është e mundur që një qelizë e vetme të ndërtojë miliona
specie të gjalla e të komplikuara dhe, nëse me të vërtetë ka ndodhur
diçka e tillë, përse nuk gjendet asnjë gjurmë në të dhënat fosile janë
disa nga pyetjet në të cilat teoria nuk është në gjendje të jap përgjigje.
Por në fillim, duhet të pyetemi: Si u krijua kjo “qelizë e parë”?
Meqë teoria e evolucionit e mohon krijimin dhe çfarëdo
ndërhyrje të mbinatyrshme, ajo supozon se “qeliza e parë” është
shfaqur rastësisht pa asnjë projektim, planifikim apo rregullim,
përbrenda ligjeve të natyrës. Sipas kësaj teorie, materia e pajetë
duhet të ketë krijuar rastësisht qelizën e gjallë. Por kjo hipotezë bie
ndesh me ligjet më të pakundërshtueshme të biologjisë.
“Jeta rrjedh nga jeta”Darvini, në librin e tij, nuk ka folur kurrë mbi zanafillën e jetës.
Koncepti primitiv shkencor në periudhën kur jetoi ai supozonte se
gjallesat zotërojnë një konstrukt shumë të thjeshtë. Sipas teorisë së
krijimit të rastësishme që besohej në mesjetë, lëndët e
pajetë/inorganike, duke u bashkuar, mund të formojnë një qenie të
gjallë. Në atë periudhë ishte shumë i përhapur mendimi se insektet
formoheshin nga tepricat e ushqimeve, ndërsa minjtë nga gruri. Për
të provuar diçka të tillë janë bërë eksperimente nga më të
çuditshmet: Një leckë e ndotur me pak grurë mbi të, në një anë,
ndërsa në anën tjetër një shkencëtar, duke pritur që pas një kohe të
formoheshin minj.
Harun Jahja (Adnan Oktar)
149149
Gjithashtu mendohej se shfaqja e
krimbave në një copë mishi ishte dëshmi e
krijimit të vetvetishëm/spontan. Por më
vonë do të kuptohej se ata krimba nuk
formoheshin vetvetiu në mish, por nga
larvat e padukshme për syrin që silleshin
nga mizat.
Madje edhe kur Darvini shkroi librin
Origjina e Llojeve, besimi se bakteret
formoheshin nga materia e pajetë ishte një
gjë e pranuar gjerësisht në botën e shkencës.
Por vetëm 5 vite pas botimit të librit të
Darvinit, Luis Paster shpalli përfundimet e
arritura pas shumë studimeve dhe eksperimenteve të gjata që rrëzuan
plotësisht krijimin spontan, i cili përbënte gur-themelin e teorisë së
Darvinit. Në ligjëratën e tij triumfale në Sorbonë në vitin 1864, Pasteri
tha: “Kurrë më nuk do të rimarr veten krijimi spontan prej grushtit
vdekjeprurës të dhënë nga ky eksperiment i thjeshtë.”1
Mbrojtësit e teorisë së evolucionit i kundërshtuan për një kohë
të gjatë zbulimet e Pasterit. Mirëpo shkenca, e cila po përparonte
duke nxjerrë në dritë ndërtimin kompleks të qelizës së organizmit të
gjallë, e përforcoi edhe më tepër pavlefshmërinë e pretendimeve mbi
krijimin e rastësishëm të jetës.
Përpjekjet e pafrytshme të shekullit njëzetEvolucionisti i parë, i cili u mor me çështjen e zanafillës së jetës
në shekullin e njëzet ishte biologu i njohur rus Aleksandër Oparin, i
cili u mundua të provonte, me anë të një sërë tezash të hedhura nga
vetë ai në vitet 1930, se qeliza e gjallë mund të krijohej rastësisht. Por
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
150150
Luis Paster
këto punime do të dilnin të
pasuksesshme dhe Oparin do të
detyrohej ta bënte këtë rrëfim:
Mirëpo, fatkeqësisht, çështja e
zanafillës së qelizës përbën ndoshta
pikën më të errët të gjithë studimit të
evolucionit të organizmave.2
Pasuesit evolucionist të Oparinit
u munduan të bënin eksperimente për
të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Më i
njohuri nga këto eksperimente ishte
ai që u ndërmor në vitin 1953 nga
kimisti amerikan Stenli Miler, i cili, duke bashkuar gazrat, që ai
pretendonte se kishin ekzistuar në atmosferën primitive në një
ambient eksperimental dhe duke i ekspozuar ato ndaj një burimi të
jashtëm energjie, Milleri formoi disa molekula organike
(aminoacide) të pranishme në strukturën e proteinave.
Mezi kishin kaluar disa vite para se të zbulohej se ky
eksperiment, i cili atëherë u paraqit si një hap i rëndësishëm në emër
të evolucionit, ishte i pavlefshëm, sepse atmosfera e përdorur në këtë
eksperiment ishte shumë më e ndryshme nga kushtet reale të Tokës.3
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Milleri pranoi se atmosfera e
përdorur nga ai nuk ishte reale.4
Të gjitha përpjekjet evolucioniste që u ndërmorën gjatë shekullit
të njëzet për të shpjeguar zanafillën e jetës përfunduan pa sukses.
Xhefri Bada, gjeo-kimisti i njohur nga Instituti Skrips i San Diegos,
në një artikull të botuar në vitin 1998 në revistën “Earth (Toka)”,
pranon këtë fakt:
Sot, duke e lënë pas shekullin e njëzet, akoma përballemi me problemin
më të madh të pazgjidhur që kishim kur hymë në shekullin e njëzet: Si
zuri fill jeta në tokë?5
151151
Aleksandër Oparin
Harun Jahja (Adnan Oktar)
One of the evolutionists’ gravest deceptions is the way they imagine that lifecould have emerged spontaneously on what they refer to as the primitiveEarth, represented in the picture above. They tried to prove these claimswith such studies as the Miller experiment. Yet they again suffered defeat inthe face of the scientific facts: The results obtained in the 1970s proved thatthe atmosphere on what they describe as the primitive Earth was totally un-suited to life.
Ndërtimi i ndërlikuar i jetës Shkaku kryesor që çështja mbi zanafillën e jetës ka hyrë në një
dilemë të tillë është se madje ata organizma të gjallë që mendohej të
jenë më të thjeshtat kanë ndërtim jashtëzakonisht të ndërlikuar.
Qeliza e një gjallese është shumë më e ndërlikuar se të gjitha
produktet teknologjike që ka arritur të prodhojë njeriu. Sot, madje
edhe në laboratorët më të përparuara të botës, duke bashkuar
materie kimike organike, nuk do të mund të arrijmë kurrë të
përfitojmë një qelizë të vetme.
Kushtet që nevojiten për formimin e një qelize janë aq të shumta
sa kurrë nuk mund të shpjegohen me rastësi. Probabiliteti që
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
152152
proteinat, njësia bazë e
qelizës, të sintetizohen rastësisht
është 1 në 10950 (për një proteinë mesatare me 500 aminoacide). Në
matematikë probabilitetet më të vogla se 1050 konsiderohen të
pamundura.
Molekula e ADN-së përmban informacionet gjenetike si një
bankë informacionesh me kapacitet të pabesueshëm. Nëse do ta
hidhnim në letër informacionin që përfshin ADN-ja e njeriut, do të
krijohej një bibliotekë me 900 volume enciklopedike me nga 500 faqe
secili.
Në këtë pikë shfaqet një dilemë shumë interesante: ADN-ja
mund ta kopjoj/përsëris vetveten vetëm me ndihmën e disa
proteinave të specializuara (enzimave). Mirëpo, sinteza e këtyre
enzimave mund të realizohet vetëm me anë të informacionit të
koduar në ADN. Pasi që ato të dyja janë të varura nga njëra tjetra, ato
duhet të ekzistojnë në të njëjtën kohë për kopjim/përsëritje. Kjo e
sjellë skenarin se jeta ka zënë fill vetvetiu në një rrugë pa krye. Prof.
Lesli Orgel, një evolucionist me reputacion nga Universiteti i San
Diegos në Kaliforni, e pranon këtë fakt në botimin e revistës Scientific
American të Shtatorit të vitit 1994:
If, as materialists claim, mat-ter had the ability to causelife to form spontaneously innature, then it should havebeen much easier to performthis under controlled condi-tions in laboratories. Todate, however, not a singlecell organelle has been artifi-cially reproduced in labora-tories, let alone a whole cell.
Harun Jahja (Adnan Oktar)
153153
Është krejtësisht e pamundshme që proteinat dhe acidet nukleike, duke
qenë të dyja komplekse për nga ndërtimi, të jenë krijuar vetvetiu në të
njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Po ashtu duket e pamundshme ta
kemi njërën pa tjetrën. Dhe kështu, në shikim të parë, njeriut do t’i duhej
të vjen në përfundimin se, në të vërtetë, jeta kurrë nuk ka mundur të zë
fill me anë të mjeteve kimike.6
Padyshim, nëse është e pamundur që jeta të ketë zënë fill nga
shkaqet natyrore, atëherë duhet të pranohet se jeta u “krijua” në
mënyrë të mbinatyrshme. Ky fakt zhvlerëson në mënyrë të qartë
teorinë e evolucionit, qëllimi kryesor i së cilës është të mohoj
krijimin.
Mekanizmat imagjinarë të evolucionitÇështja e dytë e rëndësishme që e bën teorinë e Darvinit të
pavlefshme është se të dy konceptet e paraqitura nga kjo teori si
“mekanizma të evolucionit”, u kuptua se në të vërtetë nuk zotërojnë
asnjë forcë evoluese.
Darvini e mbështeti
hipotezën e tij në tërësi në
mekanizmin e “seleksionimit
natyror.” Rëndësia që i jepte
këtij mekanizmi mund të
kuptohet fare lehtë edhe nga
titulli i librit të tij: Origjina e
Llojeve nëpërmjet
seleksionimit natyror”…
Seleksionimi natyror
pohon se ato gjallesa që janë
më të fuqishme dhe që i
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
154154
Natural selection only selects out thedisfigured, weak, or unfit individuals of
a species. It cannot produce newspecies, new genetic information, or
new organs.
përshtaten më mirë kushteve natyrore të vendbanimeve të tyre do të
mbijetojnë në luftën për jetë. P.sh., në një kope sorkadhesh që
kërcënohet prej kafshëve të ndryshme grabitqare, do të mbijetojnë
vetëm ato sorkadhe që vrapojnë më shpejt. Kështu që kopeja e
sorkadheve do të përbëhet nga individët më të fortë dhe më të
shpejtë. Mirëpo, sigurisht që ky mekanizëm nuk mund të shkaktojë
evoluimin e sorkadheve e t’i kthejë në një lloj tjetër gjallese, për
shembull, në kuaj.
Për këtë arsye, mekanizmi i seleksionimit natyror nuk zotëron
asnjë forcë evoluese. Edhe Darvini ishte i ndërgjegjshëm për këtë
realitet, ndaj në librin e tij Origjina e Llojeve u detyrua të pohonte:
Seleksionimi natyror s’mund të bëjë asgjë përderisa nuk shfaqen dallime
dhe ndryshime të dobishme individuale.7
Ndikimi i LamarkutSi mund të formoheshin këto ndryshime të dobishme? Darvini,
kësaj pyetjeje u mundua t’i përgjigjej nga këndvështrimi i të
kuptuarit primitiv të shkencës
së asaj kohe. Sipas biologut
francez Shevalie Lamark (1774-
1829), i cili ka jetuar para
Darvinit, gjallesat ia përcollën
brezit pasardhës të gjitha
Harun Jahja (Adnan Oktar)
155155
French biologist Lamarck put for-ward a very unreasonable claim thatgiraffes evolved from antelopes. Infact, Allah created giraffes speciallyjust like all other living things.
ndryshimet fizike, të cilat kishin fituar gjatë jetës së tyre. Ai pohonte
se këto cilësi, të cilat u akumuluan nga një brez në tjetrin, bënë që të
formohen specie të reja. Për shembull, ai pohonte se gjirafat
evoluuan nga antilopat gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur gjethet
e pemëve të larta, qafat e tyre u zgjatën nga njëri brez në tjetrin
Edhe Darvini ka dhënë shembuj të ngjashëm. Në librin e tij
Origjina e Llojeve, për shembull, ai thotë se disa arinj për të gjetur
ushqim në thellësi të detit me kohë u shndërruan në balena.8
Por zbulimet e Gregor Mendelit (1822-1884) të ligjeve të
trashëgimisë, të cilat u saktësuan nga shkenca e gjenetikës, e cila
lulëzoi në shekullin e njëzet, hedhën poshtë plotësisht legjendën e
përcjelljes së karakteristikave të fituara në brezat pasardhës. Kështu,
u vërtetua përfundimisht se seleksionimi natyror ishte një
mekanizëm joefektiv.
Neo-darvinizmi dhe mutacionetPër të gjetur një zgjidhje, darvinistët
nxorën në dritë “Teorinë Sintetike
Moderne”, apo siç njihet ndryshe Neo-
Darvinizmin, në fund të viteve 1930.
Neo-Darvinizmi shtoi mutacionet, të
cilat janë shtrembërime të formuara në
gjenet e gjallesave për shkak të faktorëve
të tillë të jashtëm si rrezatimi apo
gabimet në përsëritje, si “shkaqe të
ndryshimeve të dobishme” përveç
mutacionit natyror.
Modeli, i cili edhe sot e ruan vlerën
në emër të evolucionit, është Neo-
Darvinizmi. Sipas kësaj teorie miliona
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
Accidental mutations devel-op into defects in humansas well as other living be-ings. The Chernobyl disas-ter is an eye-opener for theeffects of mutations.
156156
Harun Jahja (Adnan Oktar)
gjallesa në botë u formuan si rezultat i një procesi me anën e të cilit
organe të shumta komplekse të këtyre organizmave (p.sh., veshët,
mushkëritë dhe krahët) iu nënshtruan “mutacioneve,” domethënë
çrregullimeve gjenetike. Por ekziston një fakt i prerë shkencor që
plotësisht e hedh poshtë këtë teori: Mutacionet nuk i zhvillojnë
gjallesat, përkundrazi, ato janë gjithmonë të dëmshme.
Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë: ADN-ja zotëron një
ndërtim shumë të ndërlikuar dhe çdo ndikim spontan mbi këtë
molekulë, mund vetëm t’i shkaktojë dëm asaj. Gjeneticisti amerikan
B. G. Ranganathan e shpjegon këtë fakt si në vazhdim:
Së pari, mutacionet e vërteta janë shumë të rralla në natyrë. Së dyti,
shumica e mutacioneve janë të dëmshme pasi që janë të rastësishme, më
parë se ndryshime të rregullta në strukturën e gjeneve; çfarëdo
ndryshimi i rastësishëm në një sistem tejet të rregullt do të ndikojë për
të keq, jo për të mirë. Për shembull, nëse një tërmet do të dridhte një
ndërtim tejet të rregullt siç është një ndërtesë, do të ndodhte një
ndryshim i rastësishëm në kornizën e ndërtesës, i cili sipas të gjitha
gjasave, nuk do të ishte një përmirësim. 9
Nuk çudit fakti se deri më sot nuk është vëzhguar asnjë rast i
ndonjë mutacioni të dobishëm, domethënë, i cili është parë të
zhvilloj kodin gjenetik. Është vërtetuar se të gjitha mutacionet janë të
dëmshme. Është kuptuar se mutacioni, i cili është paraqitur si një
“mekanizëm i evolucionit,” është në të vërtetë një dukuri gjenetike
që dëmton gjallesat dhe i lë të gjymtuara. (Efekti më i zakonshëm i
mutacionit në qeniet njerëzore është kanceri.) Natyrisht, një
mekanizëm shkatërrues nuk mund të jetë “mekanizëm evolutiv.”
Seleksionimi natyror, në anën tjetër, “s’mund të bëj asgjë i vetëm,”
siç e pranoi edhe Darvini. Ky fakt na tregon se nuk ekziston ndonjë
“mekanizëm evolutiv” në natyrë. Pasi që nuk ekziston asnjë
mekanizëm evolutiv, asnjë proces i tillë i imagjinuar i quajtur
“evolucion” nuk ka mundur të ndodhë.
157157
Të dhënat fosile:
asnjë gjurmë e formave kalimtareTë dhënat fosile janë treguesi më i qartë se skenari që sugjerohet
nga teoria evolucionit nuk ka ndodhur kurrë.
Sipas kësaj teorie, të gjitha gjallesat kanë evoluar nga një
paraardhës. Një specie, e cila ekzistonte më parë, me kalimin e
kohës, u shndërrua në diçka tjetër dhe të gjitha speciet u krijuan në
këtë mënyrë. Me fjalë të tjera, ky transformim u zhvillua gradualisht
gjatë një periudhe të gjatë prej qindra miliona vjetësh.
Po të kishte qenë kështu, lloje të shumta kalimtare duhej të
kishin ekzistuar dhe jetuar brenda kësaj periudhe të gjatë
transformimi.
Për shembull, disa krijesa gjysmë peshk–gjysmë zvarranik
duhej të kishin jetuar në të kaluarën të cilat kishin fituar disa tipare
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
158158
The larger picture belongs to a 100-million-year-old Nautilus fossil. On theleft is a Nautilus living in our day. When we compare the fossil with today’sNautilus (on the right is the cross section of the creature’s shell), we seethat they both have the same identical characteristics.
zvarranikësh, përveç tipareve të peshkut të cilat ato tashmë i kishin.
Apo duhej të kishin ekzistuar disa zvarranik-zogj, të cilët fituan disa
tipare të zogjve përveç tipareve të zvarranikëve që ato tashmë i
kishin. Meqë këto gjallesa do të duhej të kishin ekzistuar në një
periudhë kalimtare, gjallesat duhet të kenë qenë të gjymtuara dhe
me një sërë të metash. Evolucionistët, këto qenie imagjinare që
besojnë të kenë jetuar në të kaluarën, i quajnë “forma kalimtare”.
Nëse me të vërtetë do të kishin ekzistuar gjallesa të tilla në të
kaluarën, atëherë do të duhej të kishte me miliona dhe madje
miliarda sosh për nga numri dhe llojllojshmëria. Ajo që është më me
rëndësi, mbetjet e këtyre qenieve të çuditshme do të duhej të
haseshin në të dhënat fosile. Darvini, në librin Origjina e Llojeve,
këtë fakt e shpjegon kështu:
Nëse teoria ime është e vërtetë, atëherë forma kalimtare të panumërta që
lidhin speciet e të njëjtit grup, duhet të kenë ekzistuar sigurisht... Si
rrjedhim, provat për ekzistencën e tyre të mëparshme do të mund të
gjendeshin vetëm në mbetjet fosile.”10
Shpresat e venitura të DarvinitMirëpo, edhe pse janë bërë shumë kërkime intensive për të
gjetur fosilet që nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë në mbarë
botën, ende nuk është gjetur asnjë formë kalimtare. Të gjitha fosilet,
në kundërshtim me atë që shpresonin evolucionistët, tregojnë se jeta
në Tokë u shfaq rastësisht, krejt papritur dhe plotësisht e formuar.
Një paleontolog i njohur britanik, Derek V. Ager, edhe pse një
evolucionist, e pranon këtë realitet:
Problemi ynë është ky: Tek analizojmë me hollësi të dhënat fosile në
nivelin e klasave apo llojeve, hasim gjithmonë e më tepër jo evolucion
gradual, por shpërthim të papritur të një lloji në llogari të një tjetri.11
Harun Jahja (Adnan Oktar)
159159
160160
Fossils are proof that evolutionnever happened. As the fossilrecord shows, living thingscame into being in a single mo-ment, with all the characteris-tics they possess and never al-tered in the least for so long asthe species survived. Fishhave always existed as fish,insects as insects and rep-tiles as reptiles. There is noscientific validity to theclaim that species developgradually. Almighty Allahcreated all living things.
LIVING FOSSILS REFUTE EVOLUTION
A 54-to-37-million-year-oldfossil sunfish
A 295-million-year-old fossilsea urchin
Crane FlyPeriod: Cenozoic Era, Eocene epochAge: 48 to 37 million years old
161161
A 125-million-year-old fossilcicada
A 50-million-year-old fossilsequoia leaf
Birch LeafPeriod: EoceneAge: 50 million years old
StarfishPeriod: OrdovicianAge: 500 to 440 millionyears old
Me fjalë të tjera, te fosilet e gjetura, të gjitha llojet e gjallesave
shfaqen papritmas dhe në formën e tyre të përfunduar, pa asnjë
formë të ndërmjetme në mes. Kjo është pikërisht e kundërta e
supozimeve të Darvinit. Për më tepër, kjo është një provë shumë e
fortë që gjallesat janë krijuar. I vetmi shpjegim që një specie e gjallë
të shfaqet papritmas e plotë dhe pa paraardhës nga i cili të ketë
evoluar është se ajo u krijua. Kjo e vërtetë është pranuar po ashtu
nga biologu i mirënjohur evolucionist Douglas Futuyuma:
Krijimi dhe evolucioni janë dy shpjegimet e vetme që mund të bëhen
rreth origjinës së qenieve të gjalla. Krijimi dhe evolucioni, në mes tyre,
shter shpjegimet e mundshme për zanafillën e gjallesave. Organizmat
ose janë shfaqur në tokë të zhvilluara plotësisht, ose jo. Në rast se nuk
janë zhvilluar gradualisht, ato duhet të jenë zhvilluar nga specie që kanë
ekzistuar më parë me anë të ndonjë procesi modifikimi. Në rast se janë
shfaqur plotësisht të zhvilluara, ato me të vërtetë duhet të jenë krijuar
nga ndonjë intelekt i plotfuqishëm.12
Fosilet tregojnë se qeniet e gjalla u shfaqën në Tokë të formuara
plotësisht dhe në gjendje të përkryer. Me fjalë të tjera “origjina e
llojeve,” në kundërshtim me supozimin e Darvinit, nuk është
evolucioni, por krijimi.
Përralla e evolucionit të njeriutÇështja që trajtohet më shpesh nga mbrojtësit e teorisë së
evolucionit është prejardhja e njeriut. Mendimi darvinist mbi këtë
çështje thotë se qeniet njerëzore moderne që jetojnë sot kanë evoluar
nga disa krijesa të ngjashme me majmunët. Gjatë kësaj periudhe të
supozuar, e cila mendohet të ketë filluar rreth 4-5 milionë vjet më
parë, pretendohet se kanë jetuar “forma kalimtare” midis njeriut
modern dhe të parëve të tij. Ka katër “kategori” bazë në gjithë këtë
skenar të imagjinuar:
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
162162
1. Australopiteku
2. Homo habilis
3. Homo erektus
4. Homo sapiens
Evolucionistët i japin emrin “Australopitek” (që do të thotë
“majmuni i jugut”), të ashtuquajturit paraardhës të parë të njeriut të
ngjashëm me majmunët. Këto qenie të gjalla nuk janë në fakt asgjë
tjetër, përveçse një specie e zhdukur majmuni. Kërkimet e shumta të
Lordit Solli Cukerman dhe Profesorit Çarlls Oksnard, dy anatomistë
me famë botërore nga Anglia dhe SHBA-ja, rreth mbetjeve të
australopitekëve tregojnë se këto qenie i përkisnin një lloji të majmunit
të zhdukur dhe se nuk kishin asnjë ngjashmëri me qeniet njerëzore.13
Evolucionistët e quajnë fazën tjetër të evolucionit njerëzor
“homo,” domethënë “njeri”. Sipas këtij pretendimi, qeniet e gjalla të
163163
Evo lu tion ist news pa pers andmag a zines often print pic turesof prim i tive man. The only avail -a ble source for these pic turesis the imag i na tion of the art ist.Evo lu tion a ry the o ry has beenso dent ed by sci en tif ic data thattoday we see less and less of itin the seri ous press.
FALSE
Harun Jahja (Adnan Oktar)
serisë “homo” ishin më të zhvilluara se australopitekët.
Evolucionistët i vendosën fosilet e këtyre krijesave të ndryshme
pranë njëra-tjetrës me një renditje të caktuar dhe përpiluan një plan
imagjinar evolucioni. Ky plan është imagjinar, sepse faktikisht asnjë
lidhje evolucionare mes këtyre klasave të ndryshme nuk është
provuar. Ernst Majër, njëri prej mbrojtësve më të rëndësishëm të
teorisë së evolucionit në shekullin e njëzet në librin e tij Një
argument i gjatë pohon se: “në veçanti (enigmat) historike si
zanafilla e jetës apo e Homo sapiensit, janë tejet të vështira dhe
mund madje t’i bëjnë ballë një shpjegimi përfundimtar të
kënaqshëm.”14
Kur konturojnë zinxhirin Australopitek > Homo Habilis >
Homo Erektus > Homo Sapiens, evolucionistët nënkuptojnë se këto
specie kanë qenë paraardhëse të njëra-tjetrës. Mirëpo, zbulimet më të
fundit të paleo-antropologëve tregojnë se Austrolopiteku, Homo
Habilis dhe Homo Erektus kanë jetuar në të njëjtën periudhë në pjesë
të ndryshme të botës.15
Për më tepër, një segment i caktuar njerëzish i klasifikuar si
Homo Erektus ka jetuar deri në kohërat moderne. Homo sapiensi,
Neandertalët dhe Homo Sapiens Sapiens (njeriu modern) kanë
bashkëjetuar në të njëjtin rajon.16
Kjo, sigurisht, provon përfundimisht se këto specie nuk ishin
paraardhëse të njëra-tjetrës. Stefën Xhej Gould, njëri prej
paleontologëve të universitetit të Harvardit, megjithëse është
evolucionist, e shpjegon qorrsokakun në të cilin gjendet teoria
darviniste në këtë mënyrë:
Çfarë i ndodhi shkallës sonë, nëse bashkekzistojnë tri linja hominide (A.
Afrikanus, Robust Australopitekët robust (shtatmëdhenj) dhe H.
Habilis) që nuk rrjedhin nga njëra-tjetra? Për më tepër, asnjë nga të tre
nuk shfaq ndonjë tendencë evolutive gjatë qëndrimit të tyre në tokë.17
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
164164
Me pak fjalë, i gjithë skenari i evolucionit njerëzor që po mbahet
gjallë me ndihmën e vizatimeve të ndryshme të krijesave imagjinare
“gjysmë-majmun-gjysmë-njeri”, që shfaqen në media apo libra
shkollorë, domethënë, sinqerisht, me anë të metodave
propagandistike, s’janë gjë tjetër veçse një mit pa asnjë bazë
shkencore.
Lordi Solli Cukerman, një nga shkencëtarët më të njohur dhe
më të spikatur të Mbretërisë së Bashkuar, e ka studiuar këtë çështje
për vite me radhë dhe ka kryer një punë kërkimore 15-vjeçare mbi
fosilet e Australopitekut. Edhe pse evolucionist, ai arriti në
përfundimin se, në të vërtetë, nuk ekziston asnjë pemë gjenealogjike
midis majmunit dhe njeriut.
Cukerman gjithashtu bëri një “spektër interesant të shkencave”,
duke i radhitur ato nga ato që ai i konsideronte si më shkencoret tek
ato që i konsideronte si më joshkencoret. Sipas spektrit të
Cukermanit, më “shkencoret,” duke marrë parasysh mbështetjen e
tyre në argumente, janë shkenca e fizikës dhe kimisë. Më pas vijnë
shkencat biologjike dhe pastaj shkencat shoqërore. Në fund fare, në
pjesën që konsiderohet të jetë si pjesa më “joshkencore”, radhitet
“perceptimi jashtë-shqisor” – konceptet si telepatia dhe shqisa e
gjashtë – dhe në fund të fundit u vendos “evolucioni i njeriut”.
Cukerman shpjegon kështu arsyetimin e tij:
Më pas zhvendosim regjistrin e të vërtetës objektive në drejtim të atyre
fushave të shkencës të konsideruara si shkenca biologjike, si p.sh.
perceptimi jashtë-shqisor apo interpretimi i historisë së fosileve të
njeriut, ku për (evolucionistin) besnik gjithçka është e mundur – dhe ku
besimtari i zjarrtë (i evolucionit ndonjëherë është në gjendje të besojë
shumë gjëra kontradiktore në të njëjtën kohë.18
Siç shihet, evolucioni njerëzor nuk është gjë tjetër veçse një
përmbledhje e “disa interpretimeve të paragjykuara të fosileve të
Harun Jahja (Adnan Oktar)
165165
zhvarrosura prej njerëzve të caktuar, të cilët ndjekin verbërisht
teorinë e tyre.
Formula e Darvinit!Përveç të gjitha provave teknike me të cilat jemi marrë gjer më
tani, le ta shtjellojmë njëherë, se çfarë paragjykimi kanë
evolucionistët me një shembull të thjeshtë që të kuptohet madje edhe
prej fëmijëve:
Teoria e evolucionit pohon se jeta u krijua rastësisht. Sipas këtij
pohimi, atomet e pajetë dhe të pavetëdije u bashkuan për të formuar
qelizën dhe pastaj ata disi formuan gjallesat tjera, duke përfshirë
edhe njeriun. Le të mendojmë për këtë. Kur i bashkojmë elementet
që janë bazë e ndërtimit jetës si karboni, fosfori, nitrogjeni dhe
potasiumi, vetëm një grumbull formohet. Pa marrë parasysh se çfarë
trajtimi i nënshtrohet, ky grumbull atomesh nuk mund të formojë
madje as edhe një gjallesë të vetme. Nëse dëshironi, le ta formulojmë
një “eksperiment” në lidhje me këtë çështje dhe ta shtjellojmë në
emër të evolucionistëve atë që ata vërtet e pohojnë pa e shprehur
zëshëm me emrin “formula e Darvinit”:
Le të vendosin materialistët plot materiale të pranishme në
përbërjen e gjallesave si fosfori, nitrogjeni, karboni, oksigjeni, hekuri
dhe magneziumi në fuçi të mëdha. Veç kësaj, le të shtojnë në këto
fuçi çfarëdo lloj materiali që nuk ekziston në kushte normale, por që
ata mendojmë se është i domosdoshëm. Le të shtojnë në këtë
përzierje aq sa të dëshirojnë amino acide – të cilat nuk kanë mundësi
të formohen në kushte natyrore – dhe proteina – që një e vetme e ka
probabilitetin e formimit 10 në 950 – sa të duan. Le t’ia ekspozojnë
këto përzierje deri në masën që dëshirojnë nxehtësisë dhe lagështisë.
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
166166
Harun Jahja (Adnan Oktar)
Le t’i përziejnë këto me çfarëdo pajisje të përparuar teknologjike që
të duan. Le t’i vënë shkencëtarët më të shquar pranë këtyre fuçive.
Le të presin këta ekspert me radhë pranë këtyre fuçive për miliarda
dhe trilionë vite. Le të lejohen të përdorin të gjitha llojet e kushteve
që ata besojnë të jenë të domosdoshme për formimin e një njeriu. Pa
marrë parasysh se çfarë bëjnë, ata nuk mund ta krijojnë një njeri prej
këtyre fuçive, të themi një profesor që ekzaminon strukturën e
qelizës së tij nën një mikroskop elektronik. Ata nuk mund të krijojnë
gjirafa, luanë, bletë, kanarina, kuaj, delfinë, trëndafila, orkide,
zambakë, karafila, banane, portokaj, molla, hurma, domate, pjepra,
shalqi, fiq, ullinj, rrush, pjeshka, pallojë, fazanë, flutura
shumëngjyrëshe apo me miliona gjallesa si këto. Me të vërtetë, ata
nuk do të mund të përfitonin as edhe një qelizë të vetme prej cilësdo
prej tyre.
Thënë shkurt, atomet e pavetëdijshme nuk mund të formojnë
qelizën duke u bashkuar. Ato nuk mund të marrin një vendim të ri
dhe ta ndajnë këtë qelizë më dysh dhe pastaj të marrin vendime tjera
dhe të krijojnë profesorët të cilët së pari shpikin mikroskopin
elektronik dhe pastaj ekzaminojnë strukturën e qelizës së vet nën atë
mikroskop. Materia është një grumbull i pavetëdijshëm, i pajetë dhe
ajo vjen në jetë me krijimin e lartë të Allahut.
Teoria e evolucionit, e cila pohon të kundërtën e kësaj, është një
gjykim plotësisht i gabuar i kundërt me arsyen. Të menduarit madje
edhe vetëm për pak kohë për pohimet e evolucionistëve zbulon këtë
të vërtetë, sikurse në shembullin më lartë.
167167
Teknologjia e syrit dhe veshitNjë çështje tjetër që mbetet pa përgjigje nga teoria e evolucionit
është cilësia e shkëlqyer e perceptimit të syrit dhe veshit.
Para se të kalojmë te syri, le t’i përgjigjemi shkurtimisht pyetjes
“Si shohim ne?” Rrezet e dritës që vijnë nga një objekt, bien në
retinën e syrit duke dhënë një imazh të përmbysur të objektit. Këtu,
këto rreze drite transformohen në sinjale elektrike nga qelizat dhe
pastaj përcillen në një zonë të vogël në pjesën e prapme të trurit, ku
ndodhet “qendra e shikimit”. Këto sinjale elektrike perceptohen në
këtë qendër të trurit si imazh pas një sërë procesesh. Le të mendojmë
pak, duke u bazuar në këto njohuri teknike.
Truri është i izoluar tërësisht nga drita. Kjo do të thotë se pjesa
e brendshme e trurit është në errësirë të plotë dhe drita nuk arrin
atje. Qendra e shikimit është një vend në errësirë të plotë ku nuk hyn
kurrë dritë. Ka mundësi që të jetë vendi më i errët që ekziston.
Megjithatë, ne shikojmë një botë të ndritshme plot dritë në këtë
errësirë të plotë.
Imazhi i formuar në sy është kaq i mprehtë dhe i qartë, sa që as
teknologjia e shekullit njëzet nuk ka arritur ta realizojë. Për
shembull, shikoni librin që jeni duke e lexuar, duart me të cilat e
mbani atë dhe pastaj ngrini kokën dhe shikoni përreth. A keni parë
ndonjëherë një imazh të tillë të mprehtë e të qartë si ky në ndonjë
vend tjetër? Edhe ekrani më i zhvilluar i televizorit i prodhuar nga
prodhuesi më i fuqishëm i televizorëve në botë nuk mund të sigurojë
një imazh aq të mprehtë për ju. Ky është një imazh tre-dimensional,
me ngjyra dhe jashtëzakonisht i pastër. Për vite të tëra, mijëra
inxhinierë janë përpjekur të prodhojnë një televizor tre-dimensional,
i cili mund të arrijë cilësinë e shikimit të syrit. Ata kanë arritur të
shpikin një sistem TV tre-dimensional, por ai nuk mund të shihet pa
vendosur një palë syze speciale 3-D. Për më tepër, bëhet fjalë vetëm
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
168168
169169
për një tre-dimensional
artificial. Sfondi është më
i mjegulluar, ndërsa
plani i parë duket sikur
është dekor prej letre.
Asnjëherë s’ka qenë e
mundur të arrihet një
imazh me cilësinë e syrit.
Edhe në kamera apo në televizor,
ka një humbje të cilësisë së imazhit.
Evolucionistët pretendojnë se mekanizmi që prodhon këtë imazh
të mprehtë e të qartë është formuar krejt rastësisht. Nëse dikush do
t’ju thoshte se televizori në dhomën tuaj është formuar si rezultat i
bashkimit të rastësishëm të miliona atomeve, çfarë do të mendonit ju?
Si mund ta bëjnë atomet atë që mijëra njerëz s’e bëjnë dot?
Nëse një pajisje që prodhon një imazh më primitiv se syri nuk
mund të jetë formuar rastësisht, atëherë është shumë e qartë që edhe
syri apo imazhi që shikohet prej tij nuk mund të jenë krijuar
rastësisht. E njëjta gjë vlen edhe për veshin. Veshi i jashtëm i kap
tingujt dhe i drejton te veshi i mesëm, i cili ia përcjell veshit të
brendshëm duke i përforcuar ato. Veshi i brendshëm ia dërgon valët
zanore trurit, duke i kthyer në sinjale elektrike. Ashtu si me
shikimin, procesi i dëgjimit përfundon në qendrën e dëgjimit në tru.
Ajo që thamë për syrin është e vërtetë edhe për veshin. D.m.th.
truri është i izoluar nga tingujt, ashtu si është i izoluar edhe nga drita:
asnjë tingull nuk mund të depërtojë brenda. Prandaj, s’ka rëndësi sa
zhurmë ka jashtë, brenda trurit mbizotëron një qetësi absolute.
Megjithatë edhe tingujt më të mprehtë perceptohen nga truri.
Nëpërmjet trurit tonë, i cili është i izoluar nga tingujt, ne
dëgjojmë simfoninë e ekzekutuar nga një orkestër apo zhurmat në
një vend të mbushur plot me njerëz. Megjithatë, nëse bëhet një matje
Harun Jahja (Adnan Oktar)
ekzakte e nivelit të tingujve në trurin tonë në këto momente, do të
kuptonim se një qetësi absolute mbizotëron aty.
Ashtu si në rastin e imazhit, dekada të tëra përpjekjesh kanë
kaluar për të krijuar dhe riprodhuar tinguj sa më të afërt me
origjinalin. Rezultatet e këtyre përpjekjeve janë regjistruesit e zërit,
sistemet HI-FI dhe sistemet e ndryshme për kapjen e tingujve.
Pavarësisht nga teknologjia e përparuar dhe përpjekjet e mijëra
inxhinierëve e ekspertëve, nuk është përfituar asnjë tingull që të ketë
të njëjtën mprehtësi dhe qartësi si tingulli që kapet nga veshi.
Mendoni për sistemet HI-FI të cilësisë më të lartë të prodhuar nga
kompania më e madhe e industrisë së muzikës. Edhe në këto pajisje,
kur regjistrohet zëri, humbet një pjesë e cilësisë. Kur ndizni një HI-FI
gjithmonë dëgjoni një zhurmë të lehtë para se të fillojë muzika. Veshi
i njeriut asnjëherë nuk e kap një tingull të shoqëruar me zhurmë; ai
e kap tingullin pikërisht ashtu siç është, i mprehtë e i qartë. Kështu
ka qenë gjithmonë që nga krijimi i njeriut.
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
170170
Kujt i takon ndërgjegjja që sheh dhe
dëgjon në brendi të trurit?Kush shikon një botë joshëse në trurin tonë, dëgjon simfonitë
dhe cicërimën e zogjve dhe ndien aromën e trëndafilit?
Nxitjet që vijnë prej syve, veshëve dhe hundës së një personi
shkojnë në tru si impulse nervore elektro-kimike. Në librat e
biologjisë, fiziologjisë dhe biokimisë, mund të gjeni shumë hollësi
për mënyrën se si ky imazh formohet në tru. Mirëpo, kurrë nuk do
të mund të ndesheni me faktin më të rëndësishëm: Kush i pranon
këto impulse nervore elektro-kimike si imazhe, tinguj, aroma dhe
ngjarje shqisore në tru? Ekziston një ndërgjegje në tru që i pranon
gjithë këto pa ndier ndonjë nevojë për një sy, vesh apo hundë. Kujt i
takon kjo ndërgjegje? Natyrisht se nuk u takon nervave, shtresës
yndyrore dhe neuroneve që e përbëjnë trurin. Kjo është arsyeja pse
darvinistët-materialist, të cilët besojnë se gjithçka përbëhet prej
materies, nuk mund të japin përgjigje në këto pyetje.
Harun Jahja (Adnan Oktar)
171171
A person who is observing a particular view supposes that she is watchingthe view before her eyes. However, that view actually forms in the center ofvision at the back of the brain. The pertinent question is this: Who is it thattakes pleasure from watching this view, if it cannot be the brain, which ismade of lipid and protein?
Sepse kjo ndërgjegje është shpirti i krijuar prej Allahut, i cili nuk
ka nevojë as për syrin për të shikuar imazhet dhe as për veshin për
t’i dëgjuar tingujt. Për më tepër, nuk ka nevojë për trurin për të
menduar.
Çdo njeri që e lexon këtë fakt të qartë shkencor do të duhej të
mendonte thellë për Allahun e Gjithëfuqishëm dhe të ketë frikë dhe
të kërkoj strehim tek Ai, sepse Ai ngjesh tërë gjithësinë në një vend
plotësisht të errët prej disa centimetrave kub në një formë tre-
dimensionale, me ngjyra, me hije dhe të ndritshme.
Një besim materialistInformacioni që kemi paraqitur deri tani tregon se teoria e
evolucionit është një pretendim që bie hapur në kundërshtim me
faktet shkencore. Pretendimi i teorisë në lidhje me prejardhjen e jetës
është në kundërshtim me shkencën, mekanizmat e evolucionit të
propozuara nga kjo teori nuk kanë asnjë forcë evolutive, dhe fosilet
tregojnë se format kalimtare nuk kanë ekzistuar kurrë. Prandaj,
teoria e evolucionit duhet të hidhet poshtë si një ide joshkencore. Në
këtë mënyrë shumë ide, si modeli i gjithësisë me qendër Tokën, janë
nxjerrë jashtë agjendës së shkencës gjatë historisë.
Por teoria e evolucionit vazhdon të mbahet me vendosmëri në
listën e teorive shkencore. Disa njerëz madje përpiqen t’i paraqesin
kritikat në adresë të saj si “sulm ndaj shkencës”. Po pse ndodh kjo gjë?
Arsyeja për këtë situatë të krijuar është se për disa njerëz të cilët
u përkasin disa qarqeve të caktuara, teoria e evolucionit është
shndërruar në një besim dogmatik të domosdoshëm. Këto qarqe
kapen fort pas filozofisë materialiste dhe ndikohen nga Darvinizmi,
i cili për ta është shpjegimi i vetëm materialist për natyrën.
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
172172
Nganjëherë ata e pranojnë hapur këtë. Riçard Levontin,
gjenetist i famshëm nga universiteti i Harvardit dhe në të njëjtën
kohë një evolucionist i njohur pranon se është “së pari materialist,
pastaj shkencëtar”:
Nuk është puna se metodat dhe institucionet e shkencës në njëfarë
mënyre na detyrojnë të pranojmë një shpjegim material për botën, por
përkundrazi, ne jemi të detyruar nga përkrahja jonë arbitrare e kauzës
materialiste të krijojmë një aparat hetimi dhe një sërë konceptesh që japin
shpjegime materiale, edhe nëse janë kundër intuitës, pa marrë parasysh
se sa të mjegullta janë për të panisurën. Për më tepër, materializmi është
absolut, kështu që ne nuk mund të lejojmë të dalë në skenë një Qenie
Hyjnore.19
Këto fjalë janë deklarata të qarta se Darvinizmi është një dogmë
e mbajtur gjallë për hir të lidhjes me filozofinë materialiste. Sipas
kësaj dogme asgjë nuk ekziston përveç materies. Prandaj, ajo
predikon se materia e pajetë dhe e pavetëdijshme krijoi jetën. Ajo
këmbëngul se miliona specie të gjalla, (si zogjtë, peshqit, kafshët,
insektet, pemët, lulet, balenat dhe qeniet njerëzore) u shfaqën si
pasojë e bashkëveprimit të materies si shiut, rrufeve dhe kështu me
radhë prej materies së pajetë. Ky besim është në kundërshtim të
plotë si me arsyen ashtu edhe shkencën. Por darvinistët vazhdojnë të
mbrojnë këtë besim me qëllim që “të mos lejojnë daljen në skenë të
një Qenie Hyjnore.”
Kushdo që nuk e shikon prejardhjen e gjallesave me paragjykim
materialist do ta kuptojë këtë të vërtetë të qartë: të gjitha gjallesat
janë rezultat i krijimit të një Krijuesi, i Cili zotëron fuqi, dije dhe
inteligjencë superiore. Ky Krijues është Allahu, i Cili krijoi tërë
gjithësinë nga asgjëja, i Cili e konstruktoi atë në mënyrën më të
përkryer dhe u dha formë të gjitha gjallesave.
Harun Jahja (Adnan Oktar)
173173
Teoria e evolucionit:
Magjia më e fuqishme në botëÇdo njeri i lirë prej paragjykimit dhe ndikimit të çfarëdo
ideologjie të caktuar, që përdor arsyen dhe logjikën e tij apo të saj, do
të kuptojë qartë se besimi në teorinë e evolucionit, i cili na përkujton
besëtytnitë e shoqërive pa dijeni të shkencës apo qytetërimit, është
plotësisht i pamundshëm.
Siç u shpjegua më lartë, ata që besojnë në teorinë e evolucionit
mendojnë se disa atome dhe molekula të hedhura në një fuçi të
madhe do të mund të krijonin profesorë dhe studentë universiteti që
janë në gjendje të mendojnë dhe gjykojnë; shkencëtarë si Ajnshtajni
dhe Galileo; artistë si Hemfri Bogart, Frenk Sinatra dhe Luçano
Pavaroti; si edhe antilopa, drurë limoni dhe karafila. Për më tepër,
pasi që shkencëtarët dhe profesorët të cilët besojnë në këto gjepura
janë njerëz të shkolluar, është krejtësisht e arsyeshme të flitet për këtë
teori si për “magjinë më të fuqishme në histori.” Asnjëherë më parë
asnjë besim apo ide tjetër nuk ua ka larguar aftësinë e të gjykuarit të
njerëzve, nuk ka pranuar t’i lejojë ata të mendojnë me mençuri dhe
me arsye dhe ua ka fshehur të vërtetën sikur ata t’i kishin sytë e
lidhur. Kjo është një verbëri madje edhe më e keqe dhe më e
pabesueshme se adhurimi i Zotit të Diellit Ra nga egjiptianët,
adhurimi i totemeve në disa pjesë të Afrikës, adhurimi i Diellit nga
populli i Sabës, adhurimi i idhujve që kishin mbaruar me duart e tyre
nga ana e fisit të Profetit Ibrahim (paqja qoftë mbi të) apo adhurimi i
Viçit të Artë nga ana e popullit të Profetit Musa (paqja qoftë mbi të).
Në të vërtetë, Allahu ka theksuar këtë mungesë arsyeje në
Kuran. Në shumë vargje, Ai zbulon se mendjet e disa njerëzve do të
jenë të mbyllura dhe se ata do të jenë të pafuqishme të shohin të
vërtetën. Disa nga këto vargje jepen në vazhdim:
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
174174
Sa për ata që mohojnë, njësoj është, i paralajmërove apo nuk i
paralajmërove - ata nuk besojnë. Allahu i ka vulosur zemrat e
tyre, ndërsa në veshët dhe sytë e tyre kanë mbulesë; ata i pret
një dënim i madh. (Sure Bekare: 6-7)
… Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë. Ata kanë sy me të
cilët nuk shohin. Ata kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata
janë si kafshët, bile edhe më të humbur! Ata janë të
pavetëdijshëm. (Sure A’raf: 179)
Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të
ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjëjt e
fshehtësitë), ata vetëm do të thoshin: "Neve na janë ndalë sytë
(të parët). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur. (Sure Hixhr: 14-15)
Fjalët nuk mund ta shprehin se sa është e habitshme se si kjo
magji ka arritur të mbajë një komunitet aq të gjerë në skllavëri, t’i
largojë njerëzit nga e vërteta dhe të mos ndërpritet për 150 vjet. Është
e kuptueshme se një apo disa njerëz do të mund të besonin në
skenarë dhe pohime të pabesueshme përplot marrëzi dhe mungesë
arsyeje. Mirëpo, “magjia” është shpjegimi i vetëm i mundshëm për
njerëzit në mbarë botën që besojnë se atomet e pavetëdijshme dhe të
pajetë papritur vendosën të bashkohen dhe të formojnë një gjithësi
që funksionon me një sistem të organizimit, rregullit, arsyes dhe
vetëdijes së përkryer; një planet të quajtur Tokë me të gjitha veçoritë
e saj të përshtatura në mënyrë aq të përkryer për jetën; dhe gjallesat
përplot sisteme të panumërta komplekse.
Në të vërtetë, Kurani rrëfen ngjarjen e Profetit Musa dhe
Faraonit për të treguar se disa njerëz të cilët përkrahin filozofitë
ateiste në të vërtetë ndikojnë tek të tjerët me anë të magjisë. Kur iu
tha Faraonit për fenë e vërtetë, ai i tha Profetit Musa të ndeshet me
magjistarët e tij. Kur Musai e bëri këtë, ai u tha atyre që të tregojnë
aftësitë e tyre të parët. Vargjet pasojnë:
Harun Jahja (Adnan Oktar)
175175
“Hidhni ju!” – u përgjigj ai. Kur magjistarët hodhën shkopinjtë
e tyre, i magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe shfaqën
një magji të madhe. (Sure A’raf: 116)
Siç kemi vënë re, magjistarët e Faraonit ishin në gjendje të
mashtrojmë çdo njeri, përveç Musait dhe atyre të cilët i besuan atij.
Mirëpo, dëshmia e tij zhduki magjinë, apo “gëlltiti atë që ata kishin
sajuar,” siç përshkruhet në ajet.
Atëherë Ne i kumtuam Musait: “Hidhe shkopin tënd!” - dhe ai
filloi të gëlltiste gjithçka që trilluan ata. Në këtë mënyrë, doli në
shesh e vërteta dhe dështoi ajo që kishin bërë ata. (Sure A’raf:
117-118)
Siç kemi vënë re, kur njerëzit e kuptuan se ata u magjepsën dhe
se ajo që panë ishte vetëm një iluzion, magjistarët e Faraonit humbën
gjithë besueshmërinë e tyre. Edhe në ditët tona, përveç nëse ata të
cilët, nën ndikimin e një magjie të ngjashme, besojnë në këto
pretendime qesharake nën maskën e tyre shkencore dhe kalojnë jetët
e tyre duke i mbrojtur ato, i braktisin besimet e tyre paragjykuese,
ata po ashtu do të poshtërohen kur e vërteta e plotë shfaqet dhe
magjia prishet. Në të vërtetë, Malkolm Magerixh, një filozof ateist
dhe përkrahës i evolucionit, pranoi se ishte i brengosur pikërisht nga
kjo perspektivë:
Unë personalisht jam i bindur se teoria e evolucionit, posaçërisht shtrirja
e zbatimit të saj, do të jetë njëra prej shakave më të mëdha në librat e
historisë në të ardhmen. Brezat e ardhshëm do të çuditen se si një
hipotezë aq jo bindëse dhe e dyshimtë ka mundur të pranohej me
naivitetin e pabesueshëm që ajo posedon. 20
Se e ardhmja nuk është larg: Përkundrazi, njerëzit së shpejti do
ta shohin se “rasti” nuk është hyjni dhe do të shikojnë prapa në
teorinë e evolucionit si në mashtrimin më të keq dhe magjinë më të
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
176176
tmerrshme në botë. Ajo magji tashmë ka filluar të ngrihet me
shpejtësi prej shpatullave të njerëzve në mbarë botën. Shumë
njerëz që e shohin fytyrën e saj të vërtetë po pyeten me habi se si
është e mundur që të jenë kapluar prej saj.
Harun Jahja (Adnan Oktar)
177177
Engjujt thanë: “Larg nga të metat je
Ti o Zot! Ne nuk kemi asnjë dije tjetër
përveç asaj që na mësove Ti. Vërtet,
Ti je i Gjithëdijshëm e i Urtë.”
(Sure Bekare: 32)
1. Sidney Fox, Klaus Dose, MolecularEvolution and The Origin of Life, Ë.H.Freeman and Company, San Francisco,1972, p. 4.
2. Alexander I. Oparin, Origin of Life,Dover Publications, NeëYork, 1936, 1953(reprint), p. 196.
3. “Neë Evidence on Evolution of EarlyAtmosphere and Life”, Bulletin of theAmerican Meteorological Society, vol 63,November 1982, p. 1328-1330.
4. Stanley Miller, Molecular Evolutionof Life: Current Status of the PrebioticSynthesis of Small Molecules, 1986, p. 7.
5. Jeffrey Bada, Earth, February 1998, p.40.
6. Leslie E. Orgel, “The Origin of Lifeon Earth”, Scientific American, vol. 271,October 1994, p. 78.
7. Charles Darëin, The Origin of Speciesby Means of Natural Selection, The ModernLibrary, Neë York, p. 127.
8. Charles Darëin, The Origin ofSpecies: A Facsimile of the First Edition,Harvard University Press, 1964, p. 184.
9. B. G. Ranganathan, Origins?,Pennsylvania: The Banner Of Truth Trust,1988, p. 7.
10. Charles Darëin, The Origin ofSpecies: A Facsimile of the First Edition,Harvard University Press, 1964, p. 179.
11. Derek A. Ager, “The Nature of theFossil Record”, Proceedings of the BritishGeological Association, vol 87, 1976, p.133.
12. Douglas J. Futuyma, Science onTrial, Pantheon Books, Neë York, 1983. p.197.
13. Solly Zuckerman, Beyond The IvoryToëer, Toplinger Publications, Neë York,1970, pp. 75-14; Charles E. Oxnard, “ThePlace of Australopithecines in HumanEvolution: Grounds for Doubt”, Nature, vol258, p. 389.
14. “Could science be brought to an endby scientists’ belief that they have finalansëers or by society’s reluctance to pay thebills?” Scientific American, December1992, p. 20.
15. Alan Ëalker, Science, vol. 207, 7March 1980, p. 1103; A. J. Kelso, PhysicalAntropology, 1st ed., J. B. Lipincott Co.,Neë York, 1970, p. 221; M. D. Leakey,Olduvai Gorge, vol. 3, CambridgeUniversity Press, Cambridge, 1971, p. 272.
16. Jeffrey Kluger, “Not So ExtinctAfter All: The Primitive Homo Erectus MayHave Survived Long Enough To CoexistËith Modern Humans”, Time, 23 December1996.
17. S. J. Gould, Natural History, vol. 85,1976, p. 30.
18. Solly Zuckerman, Beyond The IvoryToëer, p. 19.
19. Richard Leëontin, “The Demon-Haunted Ëorld,” The Neë York Revieë ofBooks, January 9, 1997, p. 28.
20 Malcolm Muggeridge, The End ofChristendom, Grand Rapids:Eerdmans,1980, p. 43.
DASHURIA NDAJ ALLAHUT
178178
FUSNOTAT