Buletini Maj 2015

56

Transcript of Buletini Maj 2015

Page 1: Buletini Maj 2015
Page 2: Buletini Maj 2015

Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Page 3: Buletini Maj 2015

2

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

BULETIN

MAJ 2015

Adela DANAJ

Blerina LLALLA

Brenton KOTORRI

Elena PICI

Flutura GJANA

Gerion TRESKA

Jona HOXHAJ

Megi LLUBANI

Rezarta CAUSHAJ

Sokol KONDI

Ky publikim u mbështet nga Friedrich Ebert Foundation,

zyra e Tiranës.

*Faktet, analizat dhe qëndrimet e publikuara nga APPA,

nuk shprehin opinionin e partnerëve tanë.

Page 4: Buletini Maj 2015

3 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Brenton KOTORRI, BA

1-Për punësimin dhe shaka të tjera

Kryeministri e nisi muajin maj me një

fjalim klishe në hapjen e panairit të punës.

Fjalim i cili kishte një bosht të vetëm:

Qeveria ka punuar për të nxitur punësimin,

por jemi të vetëdijshëm që duhet të

bëjmë më shumë. Pikërisht, zbrazëtia e

këtij boshti, tregon se sa pa vizion është

kjo qeveri në sektorin e punësimit, dhe

sesa pa druajtje është gati ta tregojë

hapur se premtimi me të cilin erdhi në

pushtet për 300 000 vende të reja pune

në 4 vjet, nuk ishte diçka që thuhej me

tërë mend.

Gjatë këtij muaji kryeministri ka vazhduar

me “One Man Show-n” e tij gjatë

shpërndarjes së dëshmive të legalizimit

nëpër Shqipëri. Është e habitshme tanimë,

jo sesi kryeministri i lëshon batutat, as

sesi populli e gëlltit, por sesi askush nuk

reagon në media, apo shoqëri civile për

këtë.

2-Fushata elektorale paraligjore

Gjatë gjithë muajit Kryeministri ka

udhëtuar nëpër Shqipëri, duke uruar dhe

përuruar gjithçka që shihte e gjithkënd që

takonte. Por ajo që është më e

papranueshme duke bërë fushatë

elektorale pa e quajtur fushatë elektorale.

Që në fillim të muajit Z. Rama, nisi t’i

ngatërronte vizitat në cilësinë e

Kryeministrit me udhëtimet elektorale të

kryetarit të partisë. E për këtë, dëshmi e

qartë është slogani “Në drejtimin e duhur”,

që ai nisi ta përdorte fuqishëm dhe kudo

që prej fillimit të muajit. Slogan që më

pas u pranua edhe zyrtarisht se ishte

slogani i fushatës së Partisë Socialiste të

Shqipërisë për Zgjedhjet Lokale të këtij viti.

Kështu, jo vetëm që është shkelur Ligji

Nr.10 019, datë 29.12.2008 (ndryshuar

me ligjin nr.74/2012), sidomos në Nenin 3,

Pika 7, ku thuhet : Me përjashtim të

rasteve të parashikuara në ligj, ndalohet

vënia në përdorim të subjekteve

zgjedhore i mjeteve, fondeve dhe

materialeve të ndryshme pronë publike, si

dhe i burimeve njerëzore të administratës

publike të çdo niveli. Por gjithashtu është

harruar se kryeministri nuk mund të

marrë pushime dhe të sillet si kryetar

partie për ndonjë muaj. Jo vetëm

teorikisht, por sidomos praktikisht, fjala e

kryeministrit të vendit është aseti më i

madh publik që një kandidat mund të

përfitojë gjatë garës elektorale. Për të

mos u ndalur te fakti që kjo fushatë nisi

shumë ditë më përpara sesa afati zyrtar që është 30 ditë nga dita e zgjedhjeve.

Po të vërejmë pamjet e kësaj fushate të

padeklaruar, por të realizuar para afatit

ligjor, do të shohim në fakt një

kryeministër të zhveshur. Një

kryeministër të zhveshur në kuptimin e

parë të fjalës, prej kollares dhe kostumit

protokollar. Do të shohim pamjet e një

kryeministri me bluza sportive, me figura

dhe ngjyra, teksa i rreh shpatullat

kandidatëve të vet nëpër Shqipëri. Kjo

këshillë e dobët e dhënë prej këshilltarëve

të tij, kërkon të mbjellë në të

pandërgjegjshmen e popullit idenë se

kryeministri, vishet me kollare kur është

kryeministër i Shqipërisë, dhe me bluza të

ngushta me ngjyra kur është kryetar i

partisë. Edhe pse jo ligjërisht, idealisht,

kryeministri nuk duhet të mbajë anësi në

zgjedhjet lokale, duke qenë se ai

përfaqëson të gjithë popullin, dhe postin

më të rëndësishëm politiko-juridik të këtij

sistemi. Ndoshta dikush mund të thotë se

po kërkojmë korrektesë politike prej

euronordikësh, mirëpo ndoshta është e

vërtetë që të kërkosh ndershmëri dhe

fisnikëri politike në kontekstin tonë, është diçka e tepruar.

3- Shkarkimet e qeta nga detyra shtetërore

Në VKM-në e datës 6 maj, janë liruar nga

detyra e funksionarit shtetëror personat e

mëposhtëm:

1. Z.Jani Babi - Zëvendësministër i

Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe

Administrimit të Ujërave.

Page 5: Buletini Maj 2015

4

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

2. Z.Selfo Kapllani – Prefekt i Qarkut

të Beratit.

3. Z.Melaim Damzi – Prefekt i Qarkut

të Dibrës.

4. Znj. Zamira Rami – Prefekte e

Qarkut Gjirokastër.

5. Z.Safet Gjici – Prefekt i Qarkut të

Kukësit.

6. Z.Ndrec Deda – Prefekt i Qarkut të Lezhës.

Sigurisht që lirimi nga detyra e një

funksionari të lartë mund të bëhet për

shumë arsye, të cilat, janë paraprakisht të

listuara në ligjin përkatës. Mirëpo,

asnjëherë nuk u sqarua se pse këto lirime

nga detyra janë vendosur. Ndoshta edhe

sepse askush nuk pyeti, dhe në këtë rast,

dikushi që duhet të kishte pyetur janë

mediat dhe shoqëria civile, ose ndonjë

qytetar i guximshëm që e bind veten se të

drejtën për t’i kërkuar llogari qeverisë së

vet, e gëzon prej vërteti. Shumica e

emrave të sipërpërmendur janë tashmë

zyrtarisht kandidatë për bashki të caktuara, në garën elektorale të 2015-ës.

Referenca:

1-http://www.fes-

tirana.org/media/publications/pdf-

files/2015/t-150427-tregu-punes-alb.pdf

2-

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/vkm

3-

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/

plane-pune-dhe-strategjite

4-

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp

5-

http://www.kryeministria.al/al/neësroom/f

jalime

6-

http://www.qbz.gov.al/botime/kusht.../Kodi_Zgjedhor.pdf

7-

https://www.app.gov.al/ep/2015_Arkiva_

e_Buletineve.aspx

8-

http://www.instat.gov.al/al/themes/%C3

%A7mimet/publications/books/2015/inde

ksi-i-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-

konsumit,-prill-2015.aspx

Page 6: Buletini Maj 2015

5 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Gerion TRESKA, MSc

1-Halli janë mësuesit jo nxënësit!

Duke qenë se dixhitalizimi i arsimit

konsiderohet si prioritet dhe sfidë nga

MAS, klasat inteligjente tashmë janë një

realitet shumë i afërt dhe i realizueshëm i

shkollave publike. Një ritëm i shpejtë deri

diku i ngutshëm vijon për krijimin e

infrastrukturës së duhur. Për vitin e ri

shkollor, do fillojnë të funksionojnë 120

klasa inteligjente në 60 shkollat e

përzgjedhura në gjithë vendin nga ku

47.000 nxënës do të përfitojnë nga ky

projekt. Laboratorët dixhitalë përfshijnë

projektorë interaktivë, 40 tableta për

nxënësit, 15 tableta për sallën e mësuesve dhe 3 laptopë për mësuesit.

Patjetër që pas kësaj baze materiale të

nevojshme për klasat inteligjente dixhitale,

ka një tender të mirëzbatuar sipas të

gjitha procedurave transparente dhe të

kërkuara sipas ligjit paçka se të pakët

janë personat që kanë marrë nga shija e

kësaj transparence.

Dhe gjithashtu është mëse e dukshme se

përmbushja e kësaj nevoje, pasjes së

klasave inteligjente dixhitale, është në

majën e prioriteteve të MAS, të nevojave

të realitetit të shkollave dhe sistemit

arsimor shqiptar, megjithëse sipas

Kryeministrit Rama, në këtë rast nuk janë

hall nxënësit por mësuesit. Nxënësit e

kanë shumë më të thjeshtë që ta thithin

të gjithë botën e teknologjisë së re,

ndërkohë që mësuesit e kanë më të

vështirë dhe trajnimi i mësuesve në këtë

proces është një sfidë e madhe, ashtu

sikundër dhe vënia e mësuesve në

dispozicion të këtij procesi me dije të plota

është një sfidë e madhe.

2-Reforma nuk kalon, MAS herë të dëgjon e herë vepron!

Siç është pasqyruar në media studentët

por edhe pedagogë të pakënaqur të

universitetit publik kanë protestuar nën

sloganin “Reforma nuk kalon”. Në fakt

duket se qeveria nuk ka ndërmend të

“tundet” nga qëndrimi i saj, madje MAS

duket mjaft e përgatitur dhe e qartë në

atë që do të arrijë, në reformimin e plotë

të arsimit shqiptar. Pavarësisht

konsultimit me grupe të ndryshme interesi,

MAS ka shpalosur vizionin e saj për

arsimin dhe duket se ka në krah të saj

edhe mbështetjen e qeverisë dhe të

Parlamentit.

Ndërkohë që me arsimin e lartë MAS

vazhdon të qëndrojë fort me argumentet e

saj mbi stimulimin e kërkimit shkencor

dhe njëkohësisht pavarësinë e

universiteteve, jo vetëm atë akademike

por edhe financiare, duke sjellë një rol të

ri të MAS në administrimin e arsimit të

lartë, në arsimin parauniversitar MAS tentoi të eliminonte altertekstin.

Në Komisionin e Integrimit Europian,

Ministrja Nikolla theksoi se sistemi ynë

arsimor parauniversitar është përfshirë në

një reformë të re kurrikulare të bazuar në

kompetenca, që është edhe trendi i

sistemeve arsimore të Evropës, ndaj

përfshirja e kësaj kurrikule kërkon

rikonceptim të Nenit 13-të, lidhur edhe me kompetencat themelore për nxënësit.

Neni 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 13 Kompetencat, Kompetencat themelore për të gjithë nxënësit janë:

a) Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit;

b) Kompetenca e të menduarit;

c) Kompetenca e të mësuarit për të

nxënë;

d) Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin;

e) Kompetenca personale;

f) Kompetenca qytetare;

g) Kompetenca dixhitale.

Në lidhje me ndryshimet në ligjin aktual

69/2012 për tekstet, Ministrja Nikolla i

qëndroi bindjes se duhet të shkohet drejt

Page 7: Buletini Maj 2015

6

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

tekstit unik duke mos hequr dorë nga

konkurrenca. Për realizimin e procesit të

përzgjedhjes ajo që shtohet është fakti që

kemi vendosur standarde. Deri më sot

përzgjedhja bëhej mbi disa kritere që

përcaktoheshin nga Ministri, ndërkohë që

MAS ka realizuar një dokument që është

standardi për tekstet shkolle dhe që është

një mekanizëm për përzgjedhjen e

teksteve shkollore cilësore, nuk bëhet

fjalë as për përmbysje dhe as për

përmirësim të altertekstit, por për një zhvendosje nga alterteksti.

Vizioni i Ministres nuk zgjati shumë pasi u

hodh për diskutim nga të gjitha palët e

përfshira. Në Udhëzimin e datës

26.03.2015 Nr. 9 pika 1 paragrafi c thuhet se:

c) Çdo mësues, bazuar në katalogun për

tekstet shkollore, të përzgjedhë tekstin

shkollor më cilësor për lëndën/ët, sipas

klasave, sipas nivelit arsimor ku zhvillon

mësim. Mësuesi që zhvillon mësim në më

shumë se një shkollë, do të plotësojë

formularin për lëndën/ët në shkollën ku ka

numrin më të madh të orëve mësimore

javore. Drejtuesit e shkollës të plotësojnë

formularin, të njëjtë me atë të mësuesit për lëndë/ët që zhvillojnë.

Në përfundim alterteksti qëndron duke

konfirmuar se në këtë pikë sistemi

arsimor parauniversitar shqiptar ndjek jo

vetëm procedurat por edhe frymën

europiane të vendeve anëtare të BE.

Pavarësisht vizionit të Ministres sistemi

lobues i palëve të interesuara funksionoi

duke mbajtur altertekstin si alternativën më të mirë se sa versioni unik i teksteve.

Por për sa i përket testimit të mësuesve

Ministrja Nikolla nuk është lëkundur aspak

duke specifikuar gjithçka që duhet në

Udhëzimin Nr. 2 datë 12.02.2015 «Për

kriteret dhe procedurat e kualifikimit të

mësuesve».

Në mes të informacionit herë të

komplikuar në terminologji e herë të qartë, ajo që bie në sy është Pika 6 e Nenit 2:

6. Punonjësit e diplomuar në mësuesi që

punojnë pranë Ministrisë së Arsimit dhe

Sportit, Institutit të Zhvillimit të Arsimit,

Agjencisë Kombëtare të Provimeve,

Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit

Profesional dhe Kualifikimeve,

Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe

DAR/ZAve përfitojnë pa hyrë në provime

kategorinë e kualifikimit, nëse plotësojnë

kriteret e përcaktuara në pikën 2 të këtij kreu.

Pra mjafton të jesh mësues i cili punon në

një nga Institucionet e mësipërme dhe jo

vetëm që përfiton mos hyrjen në provim,

por njëkohësisht kategorinë e kualifikimit

sipas kategorisë dhe viteve të punës

përkatëse. Ndërkohë që nuk konfiguron në

sistem të ketë kritere për zhvillimin e

karrierës apo aftësive të këtyre

punonjësve mësues në lidhje me

pozicionet që përfaqësojnë në këto

institucione. Padyshim që ky kriter, për

ata që lexojnë Fletoren Zyrtare, do të

sjellë një rritje të kërkesës për mësuesit

që dëshirojnë të punësohen në këto institucione.

Referenca :

1-

http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/PDF-2015/70-2015.pdf

2-

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/laj

me/ministrja-nikolla-ne-komisionin-e-integrimit-evropian

3-

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/laj

me/ministrja-nikolla-prezanton-ligjin-e-ri-

te-arsimit-te-larte-ne-komisionin-e-edukimit

4-

http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/laj

me/ministrja-nikolla-ne-komisionin-e-

edukimit-per-projektligjin-mbi-arsimin-parauniversitar

5-

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/

fjalime/nje-revolucion-klasa-inteligjente-ne-shkollen-dixhitale

Page 8: Buletini Maj 2015

7 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Adela DANAJ, BA

1- Skemë e re për investimet fermerëve-

50% kredi dhe 50% nga shteti

Më datë 25 Maj, Kryeministri i Shqipërisë,

Z. Edi Rama, shpalli një program të ri

financimi për mbështetjen e bujqësisë dhe

zhvillimin rural të vendit, përmes një

bashkëpunimi me Bankën Evropiane për

Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH).

Programi u njoh si “Fondi Kombëtar i

Garancisë në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural”,

i cili do të ketë si qëllim të tij kryesor dialogun, Qeveri-Banka–Fermerë.

Ky program përfshin një skemë në të cilën

do të jenë të përfshirë një sërë bankash të

cilat do të krijojnë kushte lehtësuese për

fermerët që do të drejtohen aty për

marrjen e një kredie, në mënyrë që këto

të fundit ta investojnë këtë kredi për

ngritjen e aktivitetit të tyre bujqësor. Por,

sipas kësaj skeme, fermerit do t’i duhet të

investojë vetëm 50%, ndërkohë që 50% tjetër i investimit i takon shtetit.

Në këtë takim ishte i pranishëm dhe

ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe

Administrimit të Ujërave, Z. Edmond

Panariti. Ministri gjatë fjalës së tij, u

shpreh i entuziazmuar se shteti shqiptar

do të investojë 100 milionë euro me

qëllim që ky sektor të kthehet në një

lokomotivë të zhvillimit të ekonomisë

shqiptare.

Nga kjo perspektivë, duket se nisma nuk

do të jetë e vështirë për tu aplikuar,

gjithashtu, nuk mund të mohohet se

fermerëve “do tu jepet një dorë” për të

ngritur aktivitetin e tyre. Por, nga

deklarata e kryeministrit dhe aq më pak e

ministrit, nuk u pohua në asnjë moment

se çfarë ka parashikuar kjo skemë në rast

dështimi të investimit. Dështim i cili mund

të vijë si rezultat i mungesës së përvojës,

mos studimit të kushteve për të patur

rezultat në të mbjella, etj. Çfarë do të

ndodhë me ata fermerë të cilët do të jenë

bërë subjekt kredie? Kush do ta marrë

përsipër riskun e shpërdorimit të parave

që do të ketë financuar shteti dhe mbi të

gjitha kush do ta paguajë kredinë

individuale që do të marrin vetë fermerët?

Nëse kjo do të ndodhte, atëherë kjo

situatë do të sillte implikime të mëtejshme

të cilat do të prekin drejt për drejt

ekonominë shqiptare. Sigurisht, do të jenë

ekspertët e ekonomisë ata të cilët do të

duhet të analizojnë implikimet e kësaj

skeme investimi, por kushdo që do të

përfshihet në këtë skemë (gjithmonë nëse

zbatohet ndonjëherë) duhet të marrë në

konsideratë “xhepin” e vet dhe jo entuziazmin ministror.

2- Marrëveshja me Hungarinë, plan në letër apo nismë konkrete?

Gjatë muajit Maj, Ministria e Bujqësisë,

Zhvillimit Rural dhe Administrimit të

Ujërave realizoi një takim me një

delegacion të qeverisë hungareze për

diplomacinë ekonomike, i cili kryesohej

nga zëvendësministri i jashtëm dhe i

tregtisë z. Laslo SZABO. Qëllimi i këtij

takimi ishte bashkëpunimi ekonomik në

fushën e bujqësisë midis Shqipërisë dhe

Hungarisë. Sipas asaj që raportohet në

faqen zyrtare të kësaj ministrie, të dy

palët shprehën vullnetin që të forcojnë

bashkëpunimin me hapa konkretë dhe të

shpejtë në drejtim të asistencës

hungareze në fushën e procesit të

integrimit evropian të Shqipërisë në

fushën e bujqësisë, asistenca për

programin IPARD, bashkëpunimi me zyrën

rajonale të FAO-s në Budapest me qëllim

nxitjen e projekteve në bujqësi. Gjithashtu,

ky takim preku një tjetër çështje të

rëndësishme që lidhet me rritjen e volumit

të këmbimit të mallrave bujqësore,

kryesisht blegtorale, fruta, perime.

Në lidhje me këtë lajm, duhet theksuar se

nga ky takim nuk pati ndonjë marrëveshje

të arritur. Takimi nisi dhe mbeti në kuadër

të bisedimeve. Sigurisht që nisma duket

ambicioze, por ajo ende është në funksion

Page 9: Buletini Maj 2015

8

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

të planeve afatgjata dhe jo nismave konkrete.

Ky ka qenë një nga lajmet më të

rëndësishme që ka publikuar ministria në

fjalë për muajin Maj, duke qenë se gjatë

këtij muaji, ajo nuk ka realizuar ndonjë

aktivitet të rëndësishëm apo nuk ka

iniciuar ndonjë nismë specifike lidhur me

një çështje të caktuar. Aktiviteti i saj ka

qenë i vakët, ndaj dhe raportimet kanë qenë shumë të pakta në numër.

Referenca:

1- Agjencia Telegrafike Shqiptare. Maj

2015. Rama: Prioriteti i qeverisë, kthimi i

bujqësisë në lokomotivë të zhvillimit ekonomik.

2- http://www.ata.gov.al/qeveria-shpall-

fond-kombetar-te-garancise-per-

bujqesise-dhe-zhvillimin-rural-267934.html

3- Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural

dhe Administrimit të Ujërave. Maj 2015.

Panariti-Szabo: Hungaria mbështetje të

gjerë zhvillimit të bujqësisë shqiptare.

4-

http://www.bujqesia.gov.al/al/lajme/njofti

me-per-shtyp/panariti-szabo-hungaria-

mbeshtetje-te-gjere-zhvillimit-te-

bujqesise-shqiptare

Page 10: Buletini Maj 2015

9 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Elena Pici, BSc

1- Një “tërheqje veshi” për Prokurorinë

Rreth mesit të Muajit Maj, Ministri i

Drejtësisë, z. Nasip Naço ka raportuar në

Komisionin Parlamentar të Ligjeve mbi

inspektimet e kryera nga Ministria e

Drejtësisë në organin e prokurorisë,

përgjatë periudhës 01.03.2014 -

01.03.2015. Inspektimi i Ministrisë së

Drejtësisë është një kontroll i jashtëm, i

cili vlerësohet si një mundësi për të

siguruar harmonizimin e veprimtarisë së

pushteteve dhe sigurimin e ekuilibrit dhe

bashkërendimit në funksion të politikës penale shtetërore.

Në këndvështrimin statistikor përgjatë

kontrolleve të ushtruara, janë inspektuar

rreth 1200 procedime penale nga të cilat

830 procedime i përkasin Prokurorisë së

Shkallës së Parë dhe 370 procedime i

përkasin Prokurorisë së Apelit. Bazuar në

raportet e kontrollit Ministri i Drejtësisë i

ka rekomanduar Prokurorit të

Përgjithshëm gjatë këtij 1 viti fillimin e

procedimit disiplinor për 6 prokurorë,

veprimtaria e të cilëve është konstatuar

me shkelje të detyrës, duke marrë në

konsideratë parimin e proporcionalitetit

dhe të pasojës së ardhur nga shkeljet e kryera.

Një ndër rekomandimet e Ministrit të

Drejtësisë për vitin 2014, ka qenë

ashpërsimi i kërkesave të prokurorëve për

veprat penale që parashikojnë një masë

dënimi në minimum mbi 5 vjet burg, dhe

në veçanti për veprat penale të

korrupsionit; të krimit të organizuar; të

prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve

luftarake; të ndërtimit të paligjshëm; të

vjedhjes së energjisë elektrike. Ndërkohë

nga Inspektimi është evidentuar ndër të

tjera se, pavarësisht faktit që prokurorët ë

shkallës së parë kanë bërë ankim lidhur

me masën e dënimit të dhënë nga gjykata,

prokurorët e apelit ose nuk ka ashpërsuar

masën e dënimit ose nuk ka bërë rekurs

kur gjykata e apelit ka lënë në fuqi

vendimin e shkallës së pare. Kjo situatë

ka sjellë reagimin e Prokurorisë së

Përgjithshme e cila pritet të shpjegojë në

një raport të posaçëm arsyet pse nuk ka

zbatuar politikat e Qeverisë, për krime

specifike si: ndërtim i paligjshëm; vjedhje

e energjisë elektrike dhe drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt.

2- Po reforma?

Muajin e kaluar paraqitëm një analizë të

detajuar mbi ecurinë e reformës në

drejtësi si një ndër pesë kriteret e BE-së

për hapjen e negociatave. Meqenëse

konstatimi ynë konkludonte në një ritëm

të ngadaltë për implementimin e reformës,

ndërkohë që nga ana tjetër Kryeministri

Edi Rama premtoi realizimin e saj brenda

muajit Shtator 2015, pritshmëria ishte që

shumë gjëra do të ishin realizuar në këtë

kuadër gjatë këtij muaji. Megjithatë

kërkimet tona (të paktën mbi ato të dhëna

që pasqyrohen si informacion publik)

tregojnë se shumë pak është realizuar në

këtë drejtim. I vetmi event kanë qenë

gjashtë tryeza të rrumbullakëta, mbi

prezantimin e Dokumentit Analitik për

Reformën në Drejtësi, si vijon: Strategjia

Anti-korrupsion; Sistemi Gjyqësor; E

Drejta Penale; Financimi dhe Administrimi

i Buxhetit Gjyqësor; Edukimi dhe

Profesionet e Lira, organizuar më 4-8 Maj

nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim

me EURALIU (projekt i asistencës teknike

të BE-së, që do të mbështesë dhe asistojë

institucionet kryesore shqiptare të

drejtësisë me qëllim përafrimin e

performancës së tyre me standardet e BE-

së deri në Dhjetor 2017).

Tryezat e Rrumbullakëta janë ndjekur nga

një numër i gjerë pjesëmarrësish dhe

palësh të interesuara si nga Këshilli i Lartë

i Drejtësisë, Gjykata e Lartë, përfaqësues

të Gjykatave të Rretheve, Shoqëria Civile,

Avokati i Popullit, Vëzhgues të përfaqësive

të huaja, Profesorë të së Drejtës, etj., të

ftuar për të diskutuar mbi gjetjet dhe

çështjet problematike të të gjithë sistemit

të Drejtësisë, identifikuar në Dokumentin Analitik të Parlamentit.

Page 11: Buletini Maj 2015

10

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Komentet e marra nga pjesëmarrësit dhe

palët e interesuara shqiptare, megjithëse

nuk janë përmbledhur ende në një

dokument publik, do të shërbejnë për

fazën e dytë të kësaj reforme, e cila është

“Ndërhyrja-Miratimi i një Dokumenti

Strategjik për Reformën në Drejtësi”

3- Zgjedhjet vendore. Masat e sigurisë në burgje

Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço gjatë

muajit Maj ka bëre publike një plan

masash lidhur me rritjen e sigurisë në

sistemin e burgjeve, gjatë periudhës së

fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të

21 Qershorit, ku ndër të tjera është

urdhëruar edhe pezullimi i lejeve

shpërblyese dhe të veçanta, prej datës 21 Maj 2015 deri më 1 Korrik 2015.

Drejtuesve të të gjitha Institucioneve të

Ekzekutimit të Veprave Penale (IEVP) në

vend u janë përcjellë një sërë

rekomandimesh, ndjekja e të cilave synon

rritjen e sigurisë, mospërfshirjen e

personave në konflikt me ligjin në

aktivitete politike gjatë kësaj periudhe, si

dhe votimin në IEVP nga të gjithë të burgosurit që plotësojnë kriteret Ligjore.

Nëpërmjet fjalës së tij, Ministri shprehu

edhe një herë vullnetin e qeverisë

shqiptare, se nuk ka për të ekzistuar

ndonjëherë shfrytëzimi i forcës

shtrënguese shtetërore ndaj personave

me liri të kufizuar, apo angazhimi i

elementëve kriminale me qëllim

maksimizimin e rezultatit politik. Sigurisht

që politikisht fjalimi i Ministrit është mjaft

korrekt dhe masat në dukje janë sipas

parashikimeve, por sa në të vërtetë mund

të shmanget korrupsioni i votës në IEVP?

Mjafton të mendojmë që ne jemi ndër të

paktat shtete që me një përqindje të

madhe të popullsisë emigrante nuk u

japim atyre të drejtën e votës, kjo

ndoshta për shumë arsye teknike, por

besoj se mbi të gjitha për faktin se ata

nuk i bëjmë dot pjesë të mitingjeve, nuk

ju premtojmë dot vende punë, pra nuk ua

përllogarisim dot votën. Po ç’mund të

thuhet për personat që vuajnë një dënim

penal, të cilëve vota u përllogaritet me

lehtësi dhe me po të njëjtën lehtësi mund

t’u blihet në shkëmbim të disa lejeve apo

edhe më keq, presionit të “të fortëve”?

Referenca:

1- Euralius. Maj 2015. Tryeza te

rrumbullakëta mbi reformën ne drejtësi.

http://www.euralius.eu/sq/aktivitete/aktiv

itete/136-tryeza-te-rrumbullaketa-mbi-reformen-ne-drejtesi-4-8-maj-2015

2- Ministria e Drejtësisë. Maj 2015.

Zgjedhjet vendore. Plani i masave për

rritjen e sigurisë.

http://www.drejtesia.gov.al/al/newsroom/

lajme/zgjedhjet-vendore-prezantohet-

plani-i-masave-per-rritjen-e-sigurise-ne-ievpenale&page=1

3- Ministria e Drejtësisë. Maj 2015. Mbi

inspektimet ne prokurori.

http://www.drejtesia.gov.al/al/newsroom/

lajme/ministri-naco-raporton-ne-

komisionin-e-ligjeve-mbi-inspektimet-ne-

prokurori&page=1

4- Panorama.al. Maj 2015. Ministria e Drejtësisë përplaset me Prokurorinë.

http://www.panorama.com.al/raporti-

ministria-e-drejtesise-perplaset-me-

prokurorine-organi-i-akuzes-ja-pse-nuk-i-

zbatuam-politikat-e-qeverise-per-energjine-dhe-ndertimet/

Page 12: Buletini Maj 2015

11 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Gerion TRESKA, MSc

1- Kush e paguan humbjen 37.6%?

Vala e reformave në sektorin e energjisë

ka sjellë në sfond një reklamë të re për

përdorim politik. Dhe kështu ndodhi, më

04 Maj 2015 Kryeministri duke premtuar

se rezultatet e reformave do të vijnë, e

ilustroi këtë me një shembull ku spikati

muajin prill. Në këtë muaj OSHEE ka dalë

me fitim, po sipas shembullit të

Kryeministrit, me pak fjalë për herë të

parë në historinë e saj OSHEE-ja nuk ka

nevojë të kërkojë para nga taksat për të

mbuluar gropën që hapet nga vjedhjet.

Ndërkohë Kryeministri në Vendimin e

Këshillit të Ministrave Nr. 171, datë

25.02.2015 “Për miratimin e Planit të

Rimëkëmbjes Financiare të Sektorit të

Energjisë Elektrike”, pranon se humbjet

në rrjet janë në nivelin 37.6% dhe përmes

këtij Plani synohet reduktimi i humbjeve

në sektorin e shpërndarjes me një

mesatare prej 5% ulje çdo vit, me synimin që në 2019 humbjet të arrijnë në 14%!

Në rast se OSHEE ka dalë me fitim dhe në

rrjet ka një humbje prej përreth 37% këto

humbje kush i paguan në këtë rast?

Bazuar në eksperiencën e mos pagimit, të

kësaj diference në humbje e paguan

konsumatorët. Pra qytetarët jo vetëm që

paguajnë atë që ata konsumojnë, por

paguajnë edhe 37% humbje dhe në fund

kemi një bilanc pozitiv, a do të thotë kjo

se kemi një faturim të drejtë të atyre që paguajnë energjinë elektrike?

Një nga instrumentet se si Qeveria ka

menduar ta ulë përqindjen e humbjeve në

treg janë matësit inteligjent të energjisë

elektrike. Kompania “Deutche Telekom”

ka filluar prodhimin e 9300 matësve

inteligjentë, që në bashkëpunim me AMC

do të instalohen në zonat më

problematike të Shqipërisë në formën e

një projekti-pilot. Matësit e energjisë jo

vetëm që ndikojnë në uljen e konsumit,

por përjashtojnë çdo mundësi të vjedhjes

së energjisë, mbifaturimi dhe

mosvlerësimi i saktë i matjes nga punonjësi i OSHEE.

Sistemi i ri i matësve inteligjentë mund të

kontrollohet direkt në një portal online

nga konsumatori për të ditur sesa harxhon

energji dhe për të ekonomizuar më mirë

shpenzimet për këtë zë. Sipas burimeve

nga OSHEE-ja, këto lloj matësish do

vendosen në Tiranë në 4 zonat më

problematike: Bathore, Paskuqan, Allias

dhe Babrru, që kanë krijuar shumë

probleme në pagesat e energjisë së

konsumuar.

Janë edhe 40 mijë matës inteligjentë të

tjerë që do të shpërndahen në gjithë

vendin, në zonat më problematike me

pagesat e energjisë. Ndërsa deri në vitin

2020 sektori elektro-energjetik do të

përfitojë financime në vlerën e 420

milionë dollarëve, sektori i Shpërndarjes mbetet kujdesi kryesor për investime.

Reforma e energjisë për luftën ndaj

humbjeve në rrjet jo vetëm që përkthehet

në nisma konkrete si këto të mësipërmet

por njëkohësisht duket se Qeveria e ka

menduar gjithçka më së miri, të kopsitur

më anë të financimeve të institucioneve të

huaja financiare si dhe ndihmën e

kompanive vendase dhe të huaja. Por a

është kjo zgjidhja më e mirë dhe efektive

për rastin e Shqipërisë? Cilat kanë qenë

eksperiencat e shqyrtuara prej të cilave u

përzgjodh kjo metodë? Sa do të jetë

kostoja jo vetëm financiare por edhe e jo

financiare e këtij skenari? Pushteti i

kontrollit të shifrave të konsumit i mbetet

sërish kompanisë shpërndarëse dhe

konsumatori kthehet ne një lexues dhe jo

i angazhuar në monitorimin e konsumit të tij.

Dhe së fundmi, në rast se bazohemi në

informacionin e dhënë mbi këta matës

inteligjentë, se konsumi mund të

kontrollohet nga përdoruesi online, a do te

thotë kjo se qeveria ka ofruar internet

falas në çdo shtëpi nga ku konsumatorët monitorojnë energjinë?

Page 13: Buletini Maj 2015

12

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Pyetjet e mësipërme shtrihen në rrafshin

e konsumatorit familjar i cili është akoma

më i ndjeshëm ndaj luhatjeve të tilla, por

këtu të mos harrojmë bizneset të cilat po

përdoren në këtë projekt pilot pavarësisht

dëshirës së tyre, kjo në mungesë të një

zgjedhjeje tjetër detyrohen të jenë “kavjet”

ku shumë shpejt do të kuptojmë se sa

rezultativ është ky instrument i ri inteligjent.

2-“Hijet” e të investuarit në energji në

Shqipëri!

Gjatë këtij muaji në takimet e tij me

investitorë turq dhe italianë Ministri

Gjiknuri nuk ka hezituar të reklamojë Shqipërinë si një investim potencial.

Në një moment kur përmes reformave të

kësaj Qeverie po tentohet një ndryshim

thelbësor në fushën e energjetikës në

Shqipëri me qëllim konsolidimin e besimit

të investitorëve të huaj.

Ligji i ri për Energjinë Elektrike synon

liberalizimin e sektorit të energjisë

elektrike, liberalizimin e prodhimit, fillimin

e liberalizimit të shpërndarjes dhe

kuptohet, hapjen e mundësive më të

mëdha për investime në këtë drejtim. “Një

hapje” e tillë e një tregu që stimulon

konkurrencën e lirë, ndërmarrë nga një

Qeveri e majtë mund të jetë një indikator

i cili duhet mbajtur në monitorim nga

njëra anë, por nga ana tjetër mundësia

për të kapur në kohë këtë ofertë për investitorët e huaj duket paksa çoroditëse.

Disiplina e re financiare më te cilën

reklamon Ministri Gjiknuri është një stimul

më shumë për investitorët por me një

humbje prej 37% në rrjet pavarësisht

masave dhe planeve që ende janë në

fazat e para, ky stimul mbetet me një hije dyshimi nga pas.

Vendosja e marrëdhënieve energjetike me

tregjet e Kosovës dhe Maqedoninë është

një plus që pa dyshim shihet me miklim

nga investitorët megjithëse situatat

politike në këto vende nuk janë fort të

qëndrueshme dhe aq më tepër që Shqipëria riskun më të madh ka motin.

Por diversifikimi i portofolit të energjisë

duke u bërë pjesë e projektit të

gazsjellësit Trans Adriatik po krijon

mundësi edhe për përdorimin e gazit në

Shqipëri. Një momentum i tillë nuk është

për t’u humbur pavarësisht se rregullat se

si do të funksionojë ky treg i ri nuk duken

në horizont. Duke u përpjekur që Qeveria

të garantojë lehtësirat për realizmin e TAP

si dhe rolin e Shqipërisë në këtë projekt

horizonti i tregut të ri mbetet një sfidë e

Qeverisë në lidhje me aktorët dhe rregullat e lojës.

Shpallja e 3 zonave të reja të kërkimit për

naftë është një test i mirëfilltë i vullnetit

të cilësisë dhe sasisë së interesimit të

kompanive të huaja mbi hidrokarburet në Shqipëri.

Në thelb mesazhi i Ministrit Gjiknuri,

megjithëse në tentativë për ta zhveshur

nga propaganda politike, mbetet ftesa për

të ardhur dhe investuar në Shqipëri sepse

ky është momenti i duhur, dhe kjo sepse

kjo Qeveri ka demonstruar me masa

konkrete që ka kryer reforma strukturore

që mund të kenë pasur edhe kosto politike,

por që janë shumë të nevojshme për

perspektivën e zhvillimit, për

qëndrueshmërinë e investimeve dhe për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Referenca:

1-

http://www.energjia.gov.al/files/userfiles/

Energjetik/2015/VKM_nr._125_date_11.02.2015.pdf

2- http://acp.al/news/861/Ne-2016-en-

cdo-shqiptar-do-te-kete-mates-inteligjent-

energjie/

3- http://acp.al/news/898/Borxhi-i-

energjise-elektrike-arrin-ne-39-mld-leke/

4- http://www.top-

channel.tv/lajme/artikull.php?id=298280&ref=ml

5-

http://www.energjia.gov.al/al/njoftime/laj

me/projektligji-i-ri-per-energjine-

Page 14: Buletini Maj 2015

13 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

konsultohet-me-grupet-e-interesit&page=3

6-

http://www.energjia.gov.al/al/njoftime/fja

lime/ministri-gjiknuri-investitoreve-

italiane-momenti-i-duhur-qe-te-vini-ne-shqiperi

7-

http://www.energjia.gov.al/al/njoftime/de

klarata-per-shtyp/investimet-e-huaja-ministri-gjiknuri-pret-sipermarresit-turq

Page 15: Buletini Maj 2015

14

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Elena Pici, BSc

1- FMN zhgënjehet - Ministria jep sqarime.

Në raportin e fundit ekonomik rajonal të

Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore,

të publikuar nga FMN, kjo e fundit u

shpreh se mbledhja e të ardhurave nga

taksat në buxhet është zhgënjyese, por po

kaq zhgënjyese është edhe analiza e saj

në lidhje me shkaqet. FMN tha se shkaku

kryesor buron nga diferencimi apo

lehtësimi fiskal i qeverisë për disa sektorë

si në karburante, tekstile, bujqësi etj, por

këto kanë efekt të vogël, prandaj dhe

zhbalancimi në sistemin e taksave për

shkak të lehtësive duhet të ketë krijuar të

çara për evazion dhe paratë që duhet të

shkonin në buxhet kanë rrjedhur diku në tjetër vend.

Ministria e Financave, në reagimin e saj

pas raportit të FMN-së, deklaron se ka

projektuar një shifër më të lartë të borxhit

publik sesa FMN në të njëjtat periudha

kohore. Konkretisht, Ministria e Financave

ka projektuar një nivel borxhi prej 72%

për 2014 dhe 71.8% për 2015, ndërsa

FMN ka projektuar respektivisht një nivel

borxhi 71% dhe 70.8%. Pra, Ministria e

Financave ka projektuar një nivel disi më

të lartë të borxhit publik sesa FMN.

Shkaku i rritjes së projeksionit të borxhit

të Shqipërisë për 2015 pretendohet te jetë

ndryshimi i kursit nominal të këmbimit.

Presioni ndaj financave duket të jetë i

lartë. Padyshim kjo situatë kërkon

njëkohësisht luftën kundër informalitetit

për të rikthyer rritjen ekonomike, si dhe

ristrukturimin e borxhit. Një rast i mirë do

të ishte mundësia e hedhjes në treg të një

eurobondi, i cili nëse rezulton i

suksesshëm mund t’i ulë buxhetit disa

kosto dhe të ndihmojë Ministrinë e

Financave që në 2017-n të çojë në 65.5% nivelin e borxhit.

2-Të paktën shfrytëzojeni borxhin me zgjuarsi!

Në muajt paraardhës kemi raportuar

borxhin prej 1.2 miliard dollarë që qeveria

shqiptare ka marrë nga Banka Botërore.

Është bërë e ditur se ndarja e këtyre parave do të jetë:

- 700 milionë për 4-5 projekte në

partneritet me Bankën Botërore;

- 500 milionë për mbështetje

buxhetore, që do të thotë zvogëlim i defiçitit buxhetor

Në një gjykim objektiv, ky konsiderohet

borxh i butë, pasi interesi vjetor i

Euroborit +0.5 %, që do të fillojë të

paguhet pas 7 viteve, është një interes i reduktuar.

Me një gjuhë shumë të thjeshtë mund të

themi se ky borxh siguron “rehatinë” e

qeverisë shqiptare për 7 vjet – është e

sigurt që nuk falimentojmë. Duke qenë se

Banka Botërore ka kryesisht influencë

amerikane, ishte politikisht e pritshme

mbështetja ndaj cilësdo parti shqiptare në

pushtet, me qëllim minimizimin e

“infiltrimeve” të tjera në Ballkanin

Perëndimor. Megjithatë, borxhet janë të

gjitha për t’u paguar (prandaj në një

diskutim tjetër duhet trajtuar jo më qasja

për taksa të ulëta apo të larta, por taksa

të larta dhe defiçit të ulët buxhetor dhe

anasjelltas, pasi taksat e ulëta sot janë

thjesht shtyrje e barrës fiskale për brezat në vijim).

Nëse analizojmë atë çfarë do të na duhet

të paguajmë, Eurobor-i (Euro Interbank

Offered Rate) është një normë interesi e

përditshme, e llogaritur si mesatarizim i

interesave të bankave të Eurozonës.

Analisti Parid Turdiu sqaron se aktualisht

Eurobor-i është në nivele gati zero, por të

mos gëzohemi para kohe. Kredia do fillojë

të paguhet pas 7 viteve, kur Euribor-i

mund të shkojë në 4-5%. Kjo do të thotë

që interesi për kredinë pritet të jetë 4.5 - 5.5%.

Kjo e vë ekonominë shqiptare para

detyrës për të siguruar deri atëherë një

Page 16: Buletini Maj 2015

15 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

rritje të qëndrueshme ekonomike. Një

rritje që nuk justifikon asnjë arsye për

mos mbledhje të TVSH-së apo për mos

realizim plani të zvogëlimit të borxhit

publik. Konkludojmë se ky është një borxh

i mirë – praktikisht janë 7 vjet para falas,

por ai nuk duhet të shpërdorohet.

Përkundrazi, të investohet me urtësi në sektorë që sigurojnë të mira afatgjata.

3- Një mikeshë si Italia

Programi i Konvertimit të Borxhit për

Zhvillim (IADSA), një instrument inovativ

për vendin tonë, deri tani ka rezultuar të

jetë një nga programet më të suksesshme

italo-shqiptare të viteve të fundit. Në

muajin Maj, u zhvillua ceremonia e

miratimit të financimit të gjashtë

projekteve, për një vlerë totale financimi

prej 2.5 milionë eurosh, pjesë e thirrjes së

tretë në kuadrin IADSA, një iniciativë e

Programit Aktual të Bashkëpunimit dhe

Zhvillimit Italo-Shqiptar për të mbështetur zhvillimin social në Shqipëri.

Ministri Cani sqaroi se kryesisht për shkak

të reformës territoriale, këtë herë thirrja

ishte e hapur vetëm për ministritë dhe

agjencitë qeveritare dhe siguroi se

projektet e financuara i përgjigjen

nevojave konkrete të target grupeve të

caktuara dhe janë në linjë me strategjitë zhvillimore të qeverisë shqiptare.

Thirrjes së tretë për propozime të

shpallura iu përgjigjën 38 projekt-

propozime të paraqitura nga ministritë

shqiptare, për një total financimesh të

kërkuar prej 14 milionë Eurosh. Projektet

janë bazuar në prioritetet strategjike të

Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të

përfshira në Strategjinë Kombëtare për

Zhvillim dhe Integrim dhe me strategji të

përditësuara sektoriale dhe ndër-

sektoriale, si edhe me Planin Kombëtar të

Veprimit për Realizimin e Marrëveshjes së

Stabilizim-Asocimit të Republikës së Shqipërisë.

Pas fazave të vlerësimit teknik të projekt-

propozimeve, Komiteti i Menaxhimit

aprovoi financimin e 6 projekteve për një

vlerë totale financimi prej 2.5 milionë

Eurosh. Në projektet e financuara

përfshihen: një projekt ka si qëllim

zhvillimin e një projekti pilot për zhvillimin

turistik në zonën e Vlorës, nëpërmjet

krijimit të qendrave të informacionit

turistik dhe infrastrukturës sinjalistike

turistike, një projekti i dytë, që ka si

qëllim konvertimin e bunkerit të

nëndheshëm pranë Ministrisë së

Brendshme në një qendër artistike të

vizitueshme); një projekt që ka si qëllim

krijimin e standardeve për urgjencat në

pikat turistike detare dhe pajisjen e

ambienteve me aparatura mjekësore të

përshtatshme; një projekt për krijimin e 5

shkollave pilot në konceptin e shkollës si

Qendër Komunitare; projekt për krijimin e

një inkubatori për start-up-et teknologjike

dhe financimin e disa ideve për t’u

shndërruar në biznese inovative; një

tjetër projekt për fuqizimin e formimit

profesional në sektorin e mekatronikës në Shkodër.

Megjithëse në këtë fazë të tretë më pak

projekte ju përgjigjen thirrjes (në fazën e

parë 92 projekte, me një total financimesh

të kërkuar prej 18 milionë Eurosh, ndërsa

në të dytën 96 projekte nga e gjithë

Shqipëria për një total financimesh të

kërkuar prej 20 milionë Eurosh) dhe

rrjedhimisht më pak fitues kishte, ky

mund të konsiderohet një hap pozitiv për

të implementuar reforma dhe një mësim i

mirë për institucionet e qeverisjen

qendrore dhe lokale për të aplikuar më pas në fonde të Bashkimit Evropian.

Referenca:

1- Gazeta Shqip. Maj 2015. Ministria e financave – jemi me konservatore se FMN.

http://gazeta-

shqip.com/lajme/2015/05/13/ministria-e-

financave-jemi-me-konservatore-se-fmn-per-rritjen-e-borxhit/

2- Mapo.al. Maj 2015. FMN- Shqipëria i

vetmi vend ku u rrit papunësia dhe u ulen pagat.

Page 17: Buletini Maj 2015

16

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

http://www.mapo.al/2015/05/fmn-

shqiperia-i-vetmi-vend-ku-u-rrit-

papunesia-dhe-rane-pagat

3- Ministria e Financave. Maj 2015. Disa

fjale për borxhin dhe madhësinë e tij.

http://www.financa.gov.al/al/njoftime/dek

larata-per-shtyp/disa-fjale-per-borxhin-

dhe-madhesine-e-tij&page=1

4- Ministria e Financave. Maj 2015.

Konvertimi i borxhit për zhvillim – shpallen gjashte projektet fituese.

http://www.financa.gov.al/al/njoftime/dek

larata-per-shtyp/konvertimi-i-borxhit-per-

zhvillim-shpallen-gjashte-projektet-fituese-te-thirrjes-se-trete&page=1

5- Reporter.al. Maj 2015. Problemi politik i kredive te këqija.

http://www.reporter.al/problemi-politik-i-kredive-te-keqija/

6- ShtetiWeb. Maj 2015. Edhe FMN

zhgënjehet.

http://shtetiweb.org/2015/05/19/edhe-

fmn-zhgenjehet/

7- Vizion Plus. Maj 2015. FMN – Shqipëria borxh te larte.

http://vizionplus.al/fmn-shqiperia-borxh-te-larte/

Page 18: Buletini Maj 2015

17 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Rezarta CAUSHAJ, BA

1- Je suis #EUROPIAN?!

“Dita e Europës është një rast për të

festuar, por edhe më tepër për të

reflektuar” - në këtë mënyrë e ka filluar

mesazhin e tij Komisioneri Europian Z.

Johannes Hahn mbi Ditën e Europës, në të

cilin rikujtoi, jo vetëm arsyet përse BE

është krijuar, çfarë është arritur deri tani,

por mbitëgjitha mbi sfidat që e presin dhe

faktin që suksesi i projektit evropian nuk

duhet të merret asnjëherë si i mirëqenë,

por duhet të punohet vazhdimisht. Kjo

ditë, që festohet gjerësisht nëpër Europë,

konsiderohet si një nga simbolet

europiane dhe është ideuar për të nxitur

një ndjenjë solidariteti midis qytetarëve

evropianë. Në të njëjtën frymë edhe

Ministria e Integrimit ka organizuar disa

aktivitete në qytetet e Beratit, Kukësit e

më së fundmi Tiranës me sloganin “Unë

jam evropian”, aktivitete të zhvilluara

mesa duket me dhe për nxënësit e

shkollave të mesme të këtyre qyteteve.

Edhe Ministri i Integrimit, Znj. Gjosha dha

disa fjalime e mesazhe në ato ditë, por që

ndryshe nga i nderuari Komisioner, nuk

kishin për qëllim nxitjen e reflektimit.

Aktivitetet në fjalë, të radhës për nga

zbrazëtia në përmbajtje, në festime dhe

në mesazhe, kaluan pa lënë në vëmendje

publike asnjë gjurmë dhe arritën vetëm të

tregojnë se sa larg së qeni një institucion

evropian, serioz dhe i dedikuar është Ministria e Integrimit.

Në radhë të parë sepse fjalimet e Znj.

Gjosha, që i kemi mësuar përmendësh,

vazhdojnë të jenë të tipit: “Ne jemi pjesë

e Europës me qytetarë të përgjegjshëm.

Ne jemi pjesë e Europës sepse jemi

realisht evropianë, sepse Europa për ne

është e ardhmja jonë, e zhvillimit të

vendit dhe e fëmijëve tanë. Shpresoj që të

shohim dhe të punojmë së bashku për një

Shqipëri më të drejta të plota në

Bashkimin Europian”. Është e pakët të

themi se Europa nuk mendon si Ministri

jonë i Integrimit dhe ne nuk kemi arritur

ende të jemi qytetarë të përgjegjshëm

apo qytetarë evropianë. Është pikërisht

këtu që drejtuesit tanë zhgënjejnë sepse

insistojnë ta mbajnë vendin nën një

ligjërim që rrotullohet te përfitimet e të

qenit evropian, te ideja se meqë ne e

duam shumë Europën, ajo do na pranojë

në gjendjen që jemi, tek ideja se vullneti

politik për të hyrë në BE (vullnet i

shprehur nga çdo qeveri e pas ’90-ës)

prevalon mbi punën që duhet të bëjmë deri për të merituar hyrjen.

Mënyra se si inkurajohet ky ligjërim është

duke shmangur reflektimin, duke

shmangur të flitet për probleme të vërteta

që pengojnë hyrjen në BE (siç është

mungesa e konceptit të qytetarisë apo siç

është braktisja e shkollës midis të rinjve

apo akoma më keq, rritja e analfabetizmit

midis shtresave që supozohet janë të

arsimuara), duke shmangur të flitet për

zgjidhjet konkrete që do t’u jepen këtyre

problemeve e duke vazhduar me fraza që

njihen në zhargonin e rrjeteve sociale si

shprehjet Ndoka siç është “E drejta për tu

arsimuar është e drejtë e çdo

fëmije”(Ministri i Integrimit, Znj. Klajda

Gjosha). Megjithatë, nuk mund të mos i

japim të drejtë Znj. Gjosha, kur thotë se

integrimi fillon nga skajet më të largëta të

Shqipërisë sepse është gjendja në të cilën

ndodhen këto skaje (të cilat i shfrytëzojnë

vetëm për domethënie historike me raste

festash) që tregon se sa larg të qenit

evropian ne jemi. Integrimi duhet të fillojë

prej tyre sepse në fakt integrimi i këtyre zonave as nuk ka filluar.

Ajo që do të evidentonim më tej është se

këto aktivitete më shumë u ngjanin

hapjes së fushatave elektorale (Jam e

sigurt që bëhet fjalë për rastësi që kemi

zgjedhjet lokale së shpejti!) me titullar e

drejtues Ministrish që i linin podiumin

njëri–tjetrit për të treguar se çfarë ka bërë

institucioni në fjalë. Për sa i përket të

rinjve të shkollave të mesme, “të

përzgjedhur” për të festuar Ditën e

Europës për shkak se supozohet të jenë

“qytetarët e ardhshëm evropianë”, u

trajtuan nga Ministria e Integrimit me një

aktivitet të vakët ku shërbyen si dekor

Page 19: Buletini Maj 2015

18

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

dhe u “zbavitën” duke iu servirur

nëpërmjet një aplikacioni, një pasaportë

të rreme europiane. Nëse institucioni i

Ministrisë së Integrimit do ishte aq shumë

i investuar në edukimin dhe integrimin e

të rinjve, atëherë, në vend të shpenzonte

paratë e taksapaguesve me aplikacione ku

luajmë sikur jemi evropianë, përse të mos

organizonte një ekspozitë/ndërthurje

aktivitetesh që të dëshmonin për

qytetarinë, solidaritetin e historinë

europiane dhe punën që kanë bërë për të arritur qytetërimin e sotëm.

Së fundmi, nëse titullari i Ministrisë së

Integrimit drejton një institucion me

standarde europiane dhe nëse janë këto

standarde që e udhëheqin zyrtarin,

personalisht, Znj. Gjosha do ishte duke

koordinuar punën e këtij institucioni në

vend që të fillonte prezantimin e

kandidatëve të LSI në para-fushatën

elektorale të zgjedhjeve të afërta lokale

(Prezantim i cili, i zhvilluar në datën 1 Maj,

ishte larg fillimit zyrtar të sanksionuar me ligj).

2- Problemi i largimeve masive të

shqiptarëve

Largimi masiv i një pjese të popullsisë

shqiptare, që ka kaluar kufirin në vende

perëndimore për të kërkuar azil për arsye

“ekonomike” (një arsye që juridikisht nuk

njihet në rastin e trajtimit të kërkesave

për azil), është bërë shqetësim për vendet

anëtare të BE. Këto të fundit, në takimin e

mbajtur në Bruksel të Këshillit të 7 të

Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, i kanë

kërkuar qeverisë shqiptare që ta adresojë

problemin, duke vënë në lëvizje masa

konkrete për të ndalur fenomenin në rritje.

Studime të Eurobarometrit e rendisin

Shqipërinë në rangun e vendeve të

prekura nga konfliktet si Siria, Pakistani,

Eritrea apo Somalia, për sa i përket

numrit të azilkërkuesve. Mendohet se

mungesa e vendeve të punës është

problemi kryesor i shqiptarëve dhe ka

prekur mbi të gjitha shtresat në moshë të

re, duke përfshirë edhe ata që janë të

diplomuar. Në të tilla kushte, na mbetet

vetëm të urojmë që qeveria të mos

vazhdojë politikën e deritanishme ku ka

mbizotëruar parimi “Meqë nuk flasim për

problemin, ai do të zhduket vetvetiu”. Ose

në rastin kur nuk mund të shmanget që të

diskutohet mbi problemin, janë lëshuar

deklarata si ajo Ministrit të Integrimit, Znj.

Gjosha, e cila iu bëri disa herë thirrje

qytetarëve shqiptarë se duhet të

vetëndërgjegjësohen mbi faktin që

emigrimi drejt vendeve të BE është i

dëmshëm për imazhin e vendit, të cilin e

kemi ndërtuar me shumë vështirësi dhe i

ftoi ata të kthehen në vendin e tyre.

Pyetjet që ngrihen natyrshëm janë: te

cilat shtëpi do të kthehen shqiptarët? Te cila punë? Te cila e ardhme?

3- Këshilli i 7 i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri

I mbajtur në Bruksel më 17 Maj është i

pari që nga marrja e statusit Kandidat në

qershorin e vitit të kaluar, ku ky Këshill ka

matur ecurinë e reformave dhe politikat e

ndjekura nga qeveria. Këshilli ka vlerësuar

se janë marrë disa hapa në kuadër të

mbrojtjes së të drejtave të njeriut, luftës

ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

(duke iu referuar fortë luftës së vitit të

kaluar ndaj narko-trafikut që na dha

Statusin, pa përmendur zhvillimet më të

fundit), gjithashtu disa hapa janë hedhur

në kuadër të reformës administrative dhe

asaj gjyqësore.

Megjithëse po t’iu referohemi publikimeve

e fjalimeve të mbajtura nga anëtarë të

qeverisë, ky takim si çdo tjetër para tij

ishte një sukses total, realisht Këshilli nuk

ka patur asnjë vlerësim tërësisht pozitiv

për asnjë nga reformat e ndërmarra.

Përkundrazi, 28 vendet anëtare kanë

patur mjaft për të thënë mbi disa politika,

mbi të cilat Komisioni kur të bëj Progres

Raportin në Tetor, do të presë të kemi bërë përparim, si përshembull:

1. Zgjedhjet: - “BE nënvizon rëndësinë

për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve

lokale të 21 Qershorit në përputhje me

standardet më të larta për zgjedhje demokratike.

2. Funksionimi i pavarur i institucioneve:

“"Ndarja e pushteteve, funksionimi i duhur

dhe pavarësia e institucioneve

Page 20: Buletini Maj 2015

19 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

demokratike, të tilla si parlamenti,

gjyqësori dhe autoritetet rregullatore, janë

elementë kyç për demokracitë funksionale".

3. "BE kujton se reforma e sistemit

gjyqësor mbetet një sfidë kyçe për

procesin integrues të Shqipërisë në BE.

Pavarësia, paanshmëria, transparenca,

efiçenca dhe llogaridhënia e sistemit

gjyqësor janë elementë qendrorë në

vlerësimin e kriterit politik për

anëtarësimin në BE, dhe kyçe për të

siguruar respektimin e sundimit të ligjit

dhe progresin në luftën ndaj korrupsionit

dhe krimit të organizuar."

4. Administrata Publike: "Aftësia për të

zbatuar praktikën europiane varet

gjerësisht nga një administratë publike efiçente dhe e depolitizuar".

5. Mediat: BE inkurajon Shqipërinë të

sigurojë se liria e medias dhe pluralizmi

mbështeten dukshëm dhe se të gjitha

mediat kanë të njëjtin trajtim e të drejta.

BE fton Shqipërinë, gjithashtu, që të rrisë

transparencën e financimit të mediave."

Gjithashtu, siç e evidentuam gjerësisht në

raportin e muajit Prill, një vëmendje e

veçantë pati edhe tema e dialogut pozitë-

opozitë, që është kyçe në implementimin

e reformave të qëndrueshme.

Ndoshta aspekti më pozitiv, i theksuar

prej muajsh mbetet fillimi i funksionimit të

Këshillit Kombëtar të Integrimit, që do

tentojë ta bëjë më gjithëpërfshirës

procesin e integrimit, por edhe do të

testojë nëse do të zgjasë dialogu politik

apo është një luster, që e përdorim sa

herë shkojmë në Bruksel.

Referenca:

1-

https://ec.europa.eu/commission/2014-

2019/hahn/announcements/commissioner-hahns-europe-day-message_en

2-

http://www.integrimi.gov.al/al/newsroom/

lajme/java-e-europes-nis-ne-berat-nen-sloganin-une-jam-europian&page=1

3-

http://www.integrimi.gov.al/al/newsroom/

lajme/java-e-europes-sot-ne-kukes-nen-sloganin-une-jam-europian&page=1

4-

http://www.integrimi.gov.al/al/newsroom/

lajme/zhvillohet-ne-tirane-aktiviteti-dhe-

panairi-i-hapur-une-jam-europian&page=1

5-

http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia

=289356&IDCategoria=1

6- http://top-

channel.tv/lajme/artikull.php?id=299475&ngj

7-

http://www.rilindjademokratike.com/index

.php?option=com_content&view=article&i

d=18026:2015-04-18-22-45-22&catid=58:lajme-kyce

8-

http://news.albanianscreen.tv/pages/new

s_detail/89562//ALB#Xchiu

9- http://top-

channel.tv/lajme/artikull.php?id=299467#relin

10- http://eurospeak.al/nga-

shqiperia/313-takimi-i-shtate-i-keshillit-

te-stabilizim-asocimit-mes-shqiperise-dhe-be-se

Page 21: Buletini Maj 2015

20

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Blerina LLALLA, MSc

1-Po the Gjirokastër i ke thënë të gjitha

Në morinë e aktiviteteve të shumta,

publikimeve dhe daljeve mediatike që

vijnë nga Ministria e Kulturës në këtë

muaj spikat një ndër ngjarjet e shënuara

siç ishte “Festivali Folklorik i Gjirokastrës”.

Gjatë Muajit Maj u zhvillua edicioni i nëntë

i këtij festivali. Një ngjarje e shumëpritur

për shumë artistë të Folklorit Shqiptar të

cilët e konsiderojnë një mundësi të mirë

për promovimin dhe evidentimin e vlerave

tona kulturore kombëtare. Por çfarë është ky festival dhe si është zhvilluar ndër vite?

Festivali Folklorik Kombëtar

Për herë të parë Festivali Folklorik

Kombëtar është zhvilluar në vitin 1968, në

kalanë e Gjirokastrës. Në të morën pjesë

të gjitha rrethet e vendit. Edicioni i dytë i

festivalit u realizua pas pesë vjetësh,

përkatësisht në vitin 1973, për të vijuar

më pas në vitet; 1978, 1983, 1988, po në

kalanë e Gjirokastrës. Në festivalin e vitit

1973, në fazën përfundimtare, morën

pjesë 1370 artistë. Në festivalin e vitit

1978, në fazën përzgjedhëse u aktivizuan

rreth 53 mijë pjesëmarrës, ndërkohë që

vetëm 1560 mbartës interpretuan gjatë

ditëve të festivalit. Në vitin 1995, Festivali

Folklorik i Gjirokastrës u zhvillua në

kalanë e qytetit të Beratit. Në muajin

shtator 2000 rikthehet përsëri në qytetin e

Gjirokastrës. Ky festival ka qenë i

konceptuar në formën e një gare folklorike,

ku deri në festivalin e vitit 1988, janë

dhënë çmime për grupet më të mira,

ndërkohë që në edicionet e fundit të tij,

çmimet janë ndarë për bartësit dhe

interpretuesit e folklorit. Në vitin 2004

Festivali Folklorik u zhvillua në Gjirokastër

nga data 29 shtator deri në 5 tetor. Për

herë të fundit është zhvilluar në vitin 2009

në Gjirokastër. Në vitin 2015 zhvillohet edicioni i dhjetë.

Për vetë Ministrinë e Kulturës dhe për

Publikun Festivali Folklorik Kombëtar i

Gjirokastrës zhvillohet një herë në pesë

vjet. Ai është eventi (ose monumenti..)

më i madh i Trashëgimisë Jomateriale.

Është i vetmi event kulture ku marrin

pjesë e përfaqësohen, në një mënyrë apo

në një tjetër të gjithë shqiptarët, kudo që

janë. Organizohet nga Ministria e Kulturës

dhe Qendra Kombëtare e Veprimtarisë Folklorike.

Përgatitjet për këtë edicion filluan që në

vitin 2014, ku pati dhe shtyrje të datave

të realizimit të Festivalit për arsye

përgatitore nga Institucionet përkatëse

dhe pjesëmarrësit, u vendosën datat 10-

16 Maj 2015. Sipas konfirmimeve dhe

informimit për publikun në faqen zyrtare

të Ministrisë së Kulturës, festivali

mbështetej dhe nga shumë ministri të

tjera si Turizmi, Bujqësia, Arsimi, Mbrojtja,

Rinia e Çështjet Sociale, madje edhe Ministria e Brendshme.

Partneri kryesor mediatik do të ishte

Televizioni Publik Shqiptar dhe gazetarë

shqiptarë e të huaj për të pasqyruar këtë event në një masë më të gjerë.

Festivali u zhvillua dhe zgjati 7 ditë sipas

programit të caktuar të cilin e gjeni dhe

ne ueb sajtin e Ministrisë së Kulturës.

Sipas publikimeve në përmbylljen finale të

aktivitetit mësojmë se në këtë Festival u

përfaqësuan 12 qarqe të Shqipërisë nga

data 10 deri 16 maj, më shumë se 1,700

konkurrues nga të gjitha gjinitë dhe nga

të gjitha krahinat si dhe nga Kosova,

Maqedonia dhe Mali i Zi morën pjesë në

garën e folklorit. Më shumë se 100

kostume u rindërtuan sipas teknikave të

artizanatit autentik nga Ministria e

Kulturës dhe u prezantuan në skenën e

folklorit. Mbi 15 të ftuar specialë

gjallëruan netët e festivalit dhe gjithë qytetin e Gjirokastrës.

Gjithashtu festivali u përshëndet nga

grupe të ftuara nga Arbëreshët e Italisë,

shqiptarët e SHBA-së, Zvicrës, Turqisë me

rreth 100 artistë, të cilët sollën zërin e Diasporës shqiptare.

Dhe në natën finale përpos çmimeve

vlerësuese standarde për pjesëmarrësit u

Page 22: Buletini Maj 2015

21 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

ndanë edhe shumë çmime të tjera cilësuar s; çmime Karriere dhe Inkurajuese.

Në përfundim të këtij festivali është

komunikuar se Ministria e Kulturës dhe

Qendra Kombëtare e Veprimtarisë

Folklorike, në bashkëpunim me Qendrën e

Studimeve Albanologjike, në vijim do të

organizojnë Tryezën Post-Festival me

karakter studimor për të nxjerrë në pah

elementët që shquan në këtë Festival dhe

për të krijuar një terren të favorshëm

studimor për Folklorin shqiptar.

Sipas organizatorëve risia e këtij Edicioni

mbetet programi me karakter

multikulturor i cili synonte te sillte para

publikut shpalosjen e vlerave të spikatura

dhe gjallërimin e veprimtarive të reja artistike.

Por cili është produkti final i gjithë kësaj

maratone folklorike? Shumë të ftuar e

publiku u argëtuan duke parë, shpenzuan

sa mundën, pjesëmarrësit u nderuan me

një çmim si stimul dhe vlerësim për

pjesëmarrjen. Nëse do të shihnim

komente të ndryshme të qytetarëve në

publikime të kësaj ngjarjeje në rrjete të

ndryshme do të shohim se një pakënaqësi

vjen për mospërfshirjen në vlerësim moral

të grupeve nga diaspora të cilët janë

përfshirë thjesht si grupe përshëndetëse

në këtë festival. A nuk mund të

gjendeshin dhe krijoheshin mundësi që të

përfshiheshin edhe ata më të drejta të

plota si pjesëmarrës, kjo në shenjë

mirënjohjeje dhe motivimi për ti nxitur t’i

ruajnë dhe pasqyrojnë vlerat tona

kombëtare kudo që ata jetojnë, si grupe të një rëndësie të veçantë?

Komente të tjera gjejmë për pakënaqësi

në cilësi teknike të funksionimit të audios

dhe fonisë në transmetime live, mbi

cilësinë e volumeve, toneve dhe zërave

duke qenë se performanca ka qenë live në

skenë.

Ndërsa nëse do të hidheshim në aspektin

menaxherial të këtij Festivali nuk gjejmë

të pasqyruar askund kostot dhe

shpenzimet e kryera nga buxheti i kësaj

Ministrie për të bërë një krahasim apo

kuptuar me tepër rreth kostos dhe cilësisë

së ofruar, sa e justifikojnë njëra-tjetrën,

në mënyrë që të kuptojmë ku ka vend për

përmirësime. Por nga informacione të

publikuara gjatë muajve pasardhës nga

media të ndryshme mësojmë se për këtë

festival janë vënë në dispozicion 70

milionë lekë të reja (një shifër relativisht e

konsiderueshme) për të cilat ende nuk

dimë si janë shpenzuar në vija të

përgjithshme. Ndërkohë që nëse do ti

hidhnim një sy formatit të vetë festivalit

mund të themi se mbetet në të njëjtat

korniza që në kohërat e gjenezës së tij në

sistemin e kaluar. Çka do të thotë që nuk

gjejmë risi dhe koncepte bashkëkohore në

organizim dhe programim e përftim nga

kjo ngjarje kulturore, por i gjejmë thjesht

duke imituar dhe aplikuar modele të

gatshme të strukturuara për kohëra dhe

nevoja të së shkuarës për popullsinë duke

marrë parasysh vetë kushtet e jetesës

dhe mungesën e shumë ngjarjeve

kulturore apo të hapura për publikun i cili

s’kishte me se ta mbushte kohën.

Natyrisht, ndryshojnë materialet dhe teknologjia, të cilat kanë përparuar.

Prandaj jemi të mendimit se qëndron

motoja dhe slogani i këtij eventi: Po the Gjirokastër i ke thënë të gjitha.

Shtatëdhjetë milionë lekë të reja për:

- Një festë si të gjithë të tjerat, pa ndonjë

përfitim konkret, investim i hedhur pa

menduar, pa risi dhe pa përfitime

konkrete për pjesëmarrësit, kryesisht në interes të organizatoreve.

- (minimum) Asnjë CD e regjistruar me

pjesët e luajtura në të nga artistët e

folklorit të cilët i gjejmë shumë herë më rrallë në skenën kulturore, në publik.

- Asnjë përfaqësi e botës diskografike nga

vende të tjera të interesuara në

konservimin, riprodhimin dhe tregtimin e

kësaj pjese të çmuar të kulturës sonë në tregun vendas apo të huaj.

- Asnjë kontratë e re në funksion të

zhvillimit dhe promovimit të këtyre

vlerave dhe veçanërisht artisteve që

punojnë dhe investojnë në ruajtjen,

zhvillimin dhe trashëgiminë e këtyre

Page 23: Buletini Maj 2015

22

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

vlerave pa marrë vlerësimet e merituara

nga subjektet private apo shtetërore, (por

mbijetojnë).

- Asnjë simpozium mbi konventën e

UNESCO-s, si vend pjesëmarrës dhe

veçanërisht Gjirokastra vlerë e shtuar,

pjesë e trashëgimisë botërore njohur nga

UNESCO.

- Asnjë diskutim me Agjencinë Kombëtare/Ndërkombëtare të Turizmit.

- Asnjë marrëveshje në nivel

ndërkombëtar për fituesit që të mund të

përfaqësonin vendin tonë në evente apo

kompeticione të kësaj natyre jashtë vendit.

Shumë para të shpenzuara për disa ditë

argëtim, faleminderit Gjirokastër që na mblodhe.

Nëse do të trajtonim një tjetër aspekt në

organizimin dhe funksionimin e këtij

festivali, Ministria e Kulturës më tepër

kuroi imazhin mediatik të këtij eventi e jo

atë thelbësor që ka të bëjë me aspektin e

vlerave, atë profesional, artistik, të

traditës e zhvillimit të konservimit ndër breza.

Referenca:

1-

http://www.shekulli.com.al/p.php?id=55328

2-

http://www.kultura.gov.al/al/neësroom/la

jme/argjirofest-on-ne-datat-10-16-maj-2015&page=2

3-

http://www.kultura.gov.al/al/neësroom/la

jme/argjirofest-on-festivali-kombetar-folklorik-gjirokastres&page=1

4- http://www.panorama.com.al/festivali-

i-gjirokastres-spektakel-me-olen-cezarin-e-rona-nishliun/

5- http://koha.net/?id=4&l=52005

6- http://gazeta-

shqip.com/lajme/2015/05/11/gjirokastra-

ne-shpat-mali-tundet-nga-festivali/

Page 24: Buletini Maj 2015

23 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Megi LLUBANI, MSc

1- Një karrierë në ushtri…ose jo!

Në vazhdimësinë e fushatës së ministrisë

së Mbrojtjes për tërheqjen e interesit të të

rinjve në rekrutimin në forcat e

Armatosura të Republikës së Shqipërisë,

zv. ministri i mbrojtjes, Z. Petro Koçi ishte

në fillim të muajit maj në shkollën e

mesme Petro Nini Luarasi. Sikurse

publikohet në faqen zyrtare të ministrisë,

takimi u hap nga Komandanti i Qendrës së

Personel Rekrutimit sipas të cilit: ‘’Nëse

rekrutohesh dhe bëhesh pjesë e FA,

përftimet dhe mundësitë janë më të

mëdha, pasi lidhet një kontratë pune e

rregullt dhe e sigurt, përfitohet shërbim

shëndetësor falas për vete dhe familjen,

krijohet mundësi arsimimi dhe kualifikimi

brenda e jashtë vendit pa pagesë, bëhet

pajisja me vlerën e ushtarit profesionist, i

cili përfiton të gjitha të drejtat që

parashikon Statusi i Ushtarakut të

Republikës së Shqipërisë.’’ Bashkë me

fjalën përshëndetëse të zëvendës ministrit

të mbrojtjes, kuptohet se simbolikat

kryesore të këtij takimi dhe ftesës për t’u

bërë pjesë e FA janë:

• Bëhu pjesë e forcave të armatosura për të shmangur papunësinë.

• Bëhu pjesë e forcave të

armatosura për të udhëtuar jashtë Shqipërisë, falas.

• Bëhu pjesë e forcave të

armatosura pasi ka vetëm përfitime.

Në një tjetër takim me nxënës të shkollës

së mesme ‘’Sami Frashëri’’ vetë ministrja

e Mbrojtjes, Znj. Mimi Kodheli u shpreh se

Forcat e Armatosura të Republikës së

Shqipërisë janë ‘’pjesa më e mirë e shoqërisë shqiptare’’.

Ndërsa këto janë mekanizma që përdoren

për të spikatur interesin e të rinjve e për

të pikturuar një panoramë rozë për çfarë i

pret ata që e konsiderojnë një profesion të

tillë, ‘’harrohet’’ të përmenden të tjera

fakte për përkatësinë në Forcat e

Armatosura. Një ndër to është paga sipas

rangjeve të ndryshme dhe koha e përafërt

që nevojitet për të kaluar nga njëra gradë

në tjetrën. Sipas tabelës së pagave për

Forcat e Armatosura publikuar në vitin

2013:

• Maksimumi i pagës për një

ushtar/detar profesionist është 38 500

lekë, për ata me më tepër se 6 vite

eksperiencë, ndërkohë që koha minimale

e qëndrimit nga grada Ushtar I në Ushtar

IV është 7 vjet (e kombinuar). Kjo do të

thotë se në këtë gradë për mesatarisht

shtatë vite paga e ushtarit profesionist do

të rritet maksimumi me 8000 lekë, pra mesatarisht 1000 lekë në vit.

• Për nënoficerët paga minimale

shkon 33 400 për nëntetarët dhe paga

maksimale 58 300 për K/Kapter me

eksperiencë mbi 26 vite. Për kalimin e

pesë gradave në këtë kategori me një

kohë mesatare qëndrimi në gradë prej

pesë vitesh, paga ndryshon vetëm me 20 100 lekë (33 400 – 53 500).

• Për oficerët 45 100 lekë (afërsisht

10 000 lekë më tepër se grada më e ulët

e nënoficerit) dhe paga maksimale arrin

në 157 000 për gradën Gjeneral Lejtnant

(Admiral) për shërbim mbi 26 vite. Në

këtë kategori kalimi nga grada e

nëntogerit në gradën më të lartë kërkon

një kohë minimale qëndrimi në gradë nga

3 në 6 vjet, ose në total të paktën 34

vjet…(Referuar ligjit për karrierën

ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë).

2- Koha për pastrimin e bregdetit

Në datë 7 maj, me vendim të Këshillit të

Ministrave miratohet një shtesë në

buxhetin e ministrisë së Mbrojtjes me

qëllim mbulimin e shpenzimeve të

strukturave të përfshira në pastrimin e

zonave bregdetare gjatë sezonit turistik.

Një fond prej 14 000 milionë lekësh është

vënë në dispozicion të ministrisë së

Mbrojtjes, e cila duhet të lidhë

marrëveshje me ministrinë e Zhvillimit

Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe

Sipërmarrjes. Sipas VKM nr. 393, këto dy

Page 25: Buletini Maj 2015

24

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

ministri ngarkohet të nënshkruajnë një

marrëveshje për të përcaktuar stafin që

do të angazhohet, zonat të cilat do të

pastrohen dhe të tjerë elemente

operacionalë. Megjithëse vendimi është

publikuar që në datën 19 maj, nuk ka

ende ndonjë njoftim si nga ana e

ministrisë së Mbrojtjes, mesa duket tepër

e zënë duke zhvilluar takime mbi

përfitimet e të qenit ushtarak, as nga

ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,

Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Shuma e

alokuar për këtë ministri nuk është e

vogël, për rrjedhojë për hir të

transparencës, për ndjekjen e parave të

taksapaguesve, do të ishte e vlefshme të

publikohen detajet e marrëveshjes

ndërmjet të dy ministrive, planin e punës

dhe si do të shpërndahen shpenzimet e

ndryshme sipas zërave të buxhetit të

miratuar. Deri më tani ky informacion nuk është i aksesueshëm.

Referenca:

1- Ministria e Mbrojtjes. 8 maj 2015. Vijon

fushata për rekrutimin në Forcat e

Armatosura. Online:

http://www.mod.gov.al/index.php/neësro

om-2/1105-vijon-fushata-per-rekrutimin-ne-forcat-e-armatosura

2- Qendra e Botimeve Zyrtare. Fletorja

Zyrtare e Republikës së Shqipërisë nr. 78.

19 maj 2015. Vendim i Këshillit të

Ministrave nr. 393 Për një shtesë fondi në

buxhetin e vitit 2015, miratuar për

Ministrinë e Mbrojtjes, për mbulimin e

shpenzimeve të strukturave të

angazhuara për pastrimin e zonave bregdetare. Online:

http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/PDF-2015/78-2015.pdf

3- Gazeta Panorama. Korrik 2013. Tabelat

e plota: Pagat e reja për policët dhe

ushtarakët. Online:

http://www.panorama.com.al/tabelat-e-

plota-pagat-e-reja-per-policet-dhe-

ushtaraket/

4- Republika e Shqipërisë, Kuvendi. Ligj

59/2014. Për karrierën ushtarake në

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Online:

http://www.mod.gov.al/images/akteligjore/gradat/59_2014.pdf

Page 26: Buletini Maj 2015

25 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Jona HOXHAJ, BA

1- Ditët e punës pa punë!

Nuk kishin kohë të humbnin me Ministrinë

sepse prioritet kishin fushatën! Gjatë

muajit maj, jo vetëm MMSR-ja, por e

gjithë qeveria kanë drejtuar sytë, veshët

dhe punën drejt tërheqjes së elektoratit,

mbarëvajtjen së fushatës dhe fitoren e

kërkuar me çdo kusht në zgjedhjet për

qeverisjen lokale të Tiranës e bashkive të

tjera të rëndësishme. Partia Socialiste, me

në krye Kryeministrin po lobojnë për

kandidatët e tyre duke lënë anash

problemet me të cilat populli po përballet,

ata vazhdojnë me paradat e tyre nëpër

qytete dhe me “refrenet” e preferuara të

premtimeve që asnjëherë nuk

përmbushen. Për t’iu kthyer MMRS-së,

duke monitoruar dhe gjykuar faktet në

media, në Web faqen zyrtare të MMRS-së

dhe në Facebook mund të konkludohet se

Ministria e Mirëqenies ka qenë aktive

përgjatë 18 muajve të kaluar me evente

dhe aktivitete të ndryshme, por nuk

ndodhi kështu gjatë muajit Maj. Mediat

nuk kishin lajme për ta, në Parlament nuk

u diskutua për programet e kësaj Ministrie

dhe Web faqja e tyre zyrtare nuk ka qenë

ndonjëherë më pasive se këtë muaj! A

thua edhe punonjësit i kanën marrë pagat

e shkurtuara, meqë punuan shumicën e

orareve “vullnetarisht” për fushatën e “Drejtimi-t të Duhur”…?

Nga ana tjetër gjithë muajin maj MMRS-ja

ishte dhe pa Ministër, në datën

21.05.2015 Blendi Klosit iu besua kjo

detyrë. MMRS-ja përveç se shumë e

përfolur në vetvete përmbledh dhe disa

problematika dhe mospërmbushje planesh

për 18 muajt e kaluara të menaxhimit të

Z. Veliaj, i cili uroi përzemërsisht

pasardhësin e tij. Z. Klosi, që pasi mbushi

javën e parë të tij në këtë detyrë duket se

nuk po arrin të marrë vëmendjen e

punonjësve të tij, pasi ata janë “shumë të

zënë” me organizimin e fushatës së ish-

Ministrit të tyre, të cilin sigurisht e ndihmojnë “vullnetarisht”.

Gjatë muajit në portalet e mediave u

publikua një email i denoncuar nga

Z.Gjergj Bojaxhi, i dërguar me email-in

zyrtar të Z. Dritan Dango, që është

këshilltari për Marrëdhëniet me

Parlamentin në MMRS, ku ky i fundit

ftonte njerëzit të merrnin pjesë në takimin

elektoral të Erion Veliaj-t me banorët e

lagjes Don Bosko. A e di Z. Dango që

paguhet me paratë që shqipëtarët ndajnë

nga pagat e tyre modeste për të paguar

taksat? A e di Z.Dango që është punonjës

në një institucion ku përfaqëson të majtë

e të djathtë të këtij populli, pa dallim? Mbi

të gjitha Z. Dango besoj duhet të jetë

shumë koshient që në datën 26.05.2015

kur emaili u dërgua, kishte Z. Klosi “shef”

dhe jo Z. Veliaj, të cilit i ka qëndruar me

sa duket shumë besnik duke iu gjendur në

çdo hap në gatishmëri për shërbime ndaj

fushatës…

2- Përsëri të fundit në listë…

Tani kemi dhe koston më të ulët për orë

pune në rajon dhe në BE! INSTAT në fillim

të muajit Maj ka publikuar Raportin e

Kostos së Punës që nxorri “rezultate të

dhimbshme” duke rankuar përsëri

Shqipërinë të fundit, me koston më të ulët

për orë pune në rajon dhe në krahasim

me vendet e BE-së. 314 lekë është

kostoja mesatare për orë punë për të

punësuarit me kohë të plotë. Lista

kryesohet nga aktivitetet financiare dhe

sigurimet që paguajnë 545 lekë për orë pune.

Nga ky rezultat mund të themi se

punëtorët në Shqipëri paguhen me kosto

modeste dhe nuk kanë mundësi të kenë

mirëqenie, gjë e cila nuk korrespodon me

atë që na është servirur nga MMRS-ja gjatë gjithë kësaj kohe!

Sikur nuk mjaftoi gjithë kjo gjendje

varfërie dhe migrimi i vazhdueshëm, së

fundmi qeveria vuri në praktikë,

shkurtimin e ndihmave ekonomike me

2.66 mld më pak. Ish-Ministri Veliaj pati

deklaruar se do bëjë spastrimin e listave

nga abuzuesit, por në fakt gërshërët në

Page 27: Buletini Maj 2015

26

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

këtë fond thellojnë edhe më shumë

varfërinë e popullsisë. Replikat për këtë

vendim vazhduan dhe në mbledhjen e

Parlamentit nga Z. Ben Blushi, duke

gjykuar që qeveria po dëmton të varfrit

dhe shtresat e mesme duke favorizuar të

pasurit.

Presidenti i Republikës Z. Nishani

gjithashtu vuri theksin tek arsyet

ekonomike për largimet masive të

shqiptarëve nga vendi. Duke shprehur

shqetësimin e tij dhe duke e quajtur këtë

shqetësim kombëtar, i cili dëmton integritetin e vendit.

Referencat:

1- INSTAT. Maj 2015. Raporti i Kostos së Punë

http://www.instat.gov.al/al/publications/li

brat/2015/anketa-e-kostove-t%C3%AB-pun%C3%ABs-2013.aspx

2- Ministria e Drejtësisë. Maj 2015.

Zgjedhjet vendore. Plani i masave për rritjen e sigurisë.

3- www.Mapo.al Maj 2015. Shkurtimet e

ndihmave ekonomike

4- http://www.mapo.al/2015/05/qeveria-ul-ndihmen-ekonomike-2-66-mld-me-pak

5-

http://shqiptarja.com/sociale/2750/minist

ri-veliaj-hoqem-abuzuesit-nga-skema-e-

ndihmes-ekonomike-258441.html

6- Top Channel. Maj 2015. Blendi Klosi zë vendin e Erion Veliajt

7- http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=299769

8- TV Klan. Maj 2015. Migrimi shqetësim kombëtar

9- http://tvklan.al/10-mije-azilkerkues-

ne-be-ne-4-muajt-e-pare-te-2015-

kthehen-5-mije/

10- http://tvklan.al/nishani-largimi-po-demton-integritetin-e-vendit/

Page 28: Buletini Maj 2015

27 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

MINISTRIA E MJEDISIT

Flutura GJANA, BSc

Lamë mbrapa, një muaj me dy ngjarje

shumë të rëndësishme si ajo e Bankers

Petroleum dhe Kurum. Pavarësisht

rëndësisë, impaktit negativ që patën në

disa fusha, duke përfshirë dhe atë të

mjedisit, asgjë nuk është folur për to

gjatë muajit maj.

Kalojmë në Raportin Publik për 300 ditët e

para të qeverisjes ku janë përmendur

arritjet që kanë sjellë dhe rritjen e cilësisë

së mjedisit. Nga 12 arritje të cituara në

këtë raport më pak se 40% e tyre

rezultojnë të verifikueshme dhe mund të

themi që janë realizuar vërtet. Do të

ndalemi te Moratoriumi 2 vjeçar për

gjuetinë dhe Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave.

1- Moratorium, Po analiza?

Një aktivitet tjetër gjatë këtij muaji për

mjedisin ka qenë edhe Dita Botërore e

Shpendëve Migratorë, më 9 maj. Në

aktivitetin promovues që u zhvillua në

Qendrën e Vizitorëve të Zonës së Mbrojtur

të Kune-Vainit në Lezhë u theksua

rëndësia që ka ndërgjegjësimi i shoqërisë

për vlerat dhe rëndësinë e ruajtjes së këtyre shpendëve anembanë globit.

Kujtojmë se gjuetia e paligjshme dhe pa

kriter ka qenë aksioni kryesor i shfarosjes

së faunës. Në vitin 2014 qeveria ka

miratuar një moratorium 2 vjeçar për gjuetinë.

Në fund të viteve ‘90 në Shqipëri kanë

qenë të inventarizuara rreth 12 mijë armë

gjahu. Kurse sot sipas të dhënave zyrtare

janë rreth 150 mijë armë gjahu. Vetëm 15

mijë prej këtyre qytetarëve që posedojnë

një armë gjahu mbajnë dhe janë të

pajisur me lejen e gjuetisë. Kjo vjen si

mungesë gati totale e bashkëpunimit mes

Ministrisë së Rendit që miraton dhe jep

lejen e mbajtjes së armës dhe Ministrisë

së Mjedisit që miraton dhe jep lejen e gjuetisë.

Rrjedhimisht ata që janë jashtë shoqatave

të gjuetarëve përbëjnë rrezikun më të

madh, sepse të gjithë gjuajnë edhe pse

nuk kanë asnjë informacion rreth ligjeve apo rregullave që duhet të respektojnë.

Bazuar në këto shifra, Shqipëria renditet

në një prej vendeve të para në Europë për

sa i përket numrit të gjuetarëve (të

ligjshëm dhe të paligjshëm) krahasuar me numrin e popullsisë.

Moratoriumi kuptohet që është aplikuar te

qytetarët që kanë një leje gjuetie, pjesa

tjetër pra mbi 130.000 armëmbajtës që

kanë gjuajtur pa leje gjuetie, do të

vazhdojnë të gjuajnë pa leje sepse

juridikisht ata e kanë pasur dhe më parë

të ndaluar gjuetinë. Bazuar në këtë

analizë të dhënash, logjikisht nuk duhet të

ishte vendosur një moratorium për

gjuetinë por për armët, për bllokimin e armëve të gjahut.

Edhe pse ka kaluar rreth një vit, nga

Ministria e Mjedisit nuk kemi asnjë raport,

me një analizë konkrete apo shifra që të

tregohet “impakti pozitiv” që ka pasur

vendosja e moratoriumit. “Impakt” për të

cilin u fol në mënyrë sipërfaqësore edhe

gjatë aktivitetit për Ditën Botërore të

Shpendëve Migratorë.

Nuk duam më të dëgjojmë thjesht fjalë të

bukura në këto aktivitete, qytetarët

tashmë duan të dhëna konkrete dhe

analiza të hollësishme.

2- 100 lekë për një dëllinjë 100 vjeçare

Ndërsa në Raportin Publik për 300 ditët e

para të qeverisjes përmendet si një arritje

e qeverisë mbrojtja e pyjeve dhe nisja e

aksioneve për pyllëzimin e zonave që kanë

degraduar, në Milot po bëhet biznes me pyjet.

Fidanë të pemëve të ndryshme priten nga

banorët e komunës Milot dhe nxirren në

treg. Fidanët e Frashërit dhe dëllinjës pasi

mprihen shiten në treg si hunj për

mbështetjen e perimeve dhe fidanëve të

pemëve frutore. Duhen vetëm 20 lekë për

të blerë një filiz frashëri dhe 100 lekë për

një dëllinjë disavjeçare.

Page 29: Buletini Maj 2015

28

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Genci Hoxhaj, drejtor i Inspektoratit të

Policisë Pyjore në Ministrinë e Mjedisit

shprehet:

“Pyjet që janë dëmtuar në Malbardhë janë

pyje komunale, të cilat administrohen nga Komuna”.

Sipas Hoxhaj përgjegjësia bie mbi

komunën, e cila ka në dispozicion vetëm

një roje që duhet të ruajë 3800 hektarë pyje.

Lind pyetja, pse u krijua Inspektorati

Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave

(?), që mbi të gjitha lakohet si një tjetër

arritje e qeverisë. Ky inspektoriat a nuk

supozohet që mundëson ndarjen e

funksioneve menaxhuese nga ato

kontrolluese në të gjitha nivelet. Por mesa

duket është një tjetër arritje vetëm me

shkresa sepse shërbimi i policisë pyjore

duket inekzistent, ajo nuk ndërhyn për të

ndaluar masakrën në pyje, ku pas prerjes

së pishave dhe pemëve të tjera, ka vijuar

puna edhe për prerjen e drurëve të tjerë që gjenden përreth Milotit.

Kjo pasuri mijëravjeçare e pyjeve tona po

përdoret si hunj për të mbajtur ullinjtë apo domatet dhe askush nuk po bën asgjë.

Referenca:

1- Raporti Publik për 300 ditët e para të

qeverisjes.

http://issuu.com/kmalbania/docs/broshur

a_300_ditet_web?e=10270217%2F8605899

2- Artikull: Miratohet ligji "Për shpalljen e

moratoriumit të gjuetisë në Republikën e

Shqipërisë”.

http://www.mjedisi.gov.al/al/newsroom/d

eklarata-per-shtyp/miratohet-ligji-per-

shpalljen-e-moratoriumit-te-gjuetise-ne-

republiken-e-shqiperise&page=7

3- Video: Masa për armët e gjahut.

https://www.youtube.com/watch?v=o2m47UygCd8

4- Video - Prerja e filizave te frashërit dhe

dëllinjës,Milot.

https://www.youtube.com/watch?v=ch2je

wjCaN4&list=PL93D704769E6A8781&index=479

Page 30: Buletini Maj 2015

29 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Megi LLUBANI, MSc

1- Një tjetër portal/aplikacion online

Këtë muaj u inaugurua edhe iniciativa më

e re e ministrisë së Punëve të Brendshme

në bashkëpunim me Vodafone Albania dhe

qendrën Protik: Komisariati Dixhital. ‘’Ky

program do t’i shërbejë qytetarëve dhe

Policisë së Shtetit për të garantuar cilësinë

e shërbimit, zbatimin e ligjit, luftën ndaj

korrupsionit dhe rritur parametrat e

sigurisë publike.’’ Kjo iniciativë duket sikur

do të sjellë më pranë qytetarin me

policinë e shtetit, duke i ardhur në ndihmë

këtij të fundit përmes raportimit të

shkeljeve në fusha të ndryshme si: parkim

i gabuar, korrupsion, vjedhje, ndërtim pa

leje, armëmbajtje dhe ankesë. Në

monitorimin e disa rasteve të reklamuara

nga vetë ministria si raste të suksesshme

të raportimit dhe zgjidhjes, pothuajse të

gjitha lidhen me parkim të gabuar të

makinave, veçanërisht në kryeqytet. Dihet

tashmë problemi jo vetëm i trafikut të

rënduar në Tiranë por edhe problemi i

parkimit që shpesh nuk lë asnjë hapësirë

për këmbësorët dhe është në shkelje të

plotë me rregullat e qarkullimit rrugor.

Megjithatë duket edhe sikur në hartimin e

këtij mjeti teknologjik për përfshirjen e

drejtpërdrejtë të qytetarit janë harruar dy elementë:

• Aplikacioni nuk mund t’i drejtohet

të gjithë qytetarëve, sikurse krijohet

përshtypja nga trumbetimi i tij si mjeti më

i suksesshëm për garantimin e sigurisë

dhe rendit në vend. Së pari jo të gjithë

njerëzit zotërojnë një smartphone për ta

përdorur aplikacionin dhe së dyti ky i

fundit i drejtohet më tepër të rinjve që

mund ta kenë më të lehtë përdorimin e tij.

Një qytetar i moshuar që nuk di të

përdorë një telefon do të duhet të përdorë

mjetet tradicionale të raportimit të

shkeljeve.

• Problemet që lidhen me parkimet e

gabuara, veçanërisht në Tiranë, nuk kanë

si shkak të vetëm pakujdesinë dhe mos

respektimin e rregullave të qarkullimit

rrugor nga ana e qytetarëve. Nuk duhet

harruar se rol luan edhe infrastruktura,

ose mungesa e saj, që shpesh e bën të

pamundur akomodimin e një numri

gjithnjë e në rritje të automjeteve në vend.

Me një mungesë pothuajse të plotë

parkimesh nëntokësore ose mbitokësore

që do të lehtësonin barrën e parkimit me

të drejtë lind pyetja: Po gjithë këto

makina ku do të shkojnë? Me ardhjen e

qeverisë së re u morën masa të

menjëhershme dhe të dukshme që

ngjanin pothuajse me një fushatë

gjobëvënieje për shoferët dhe makinat e

tyre të parkuara në mënyrë të gabuar. E

megjithatë, kjo nuk solli pothuajse asnjë

ndryshim apo zgjidhje të problemit. Pak

gjasa ka që ky mjet i ri të ofrojë ndonjë

zgjidhje alternative, përveç promovimit të

portaleve dhe aplikacioneve online që janë kthyer në modë tashmë.

2- Kur ministria del blof

Ministria e Brendshme e ka nisur dhe

përfunduar muajin maj me lajme jo të

mira për punën e saj dhe çfarë po

përpiqet të transmetojë te qytetarët e

Shqipërisë. Më datë 4 maj, në qytetin e

Kukësit një grup qytetarësh u mblodhën,

pa marrë lejen përkatëse, për zhvillimin e

një proteste për faljen e borxheve të

energjisë elektrike akumuluar në këtë

zonë ndër vite. Mënyra e tyre e të

protestuarit ishte bllokimi i rrugës së

kombit, për të mos lejuar qarkullimin e

mjeteve. Situata u përshkallëzua për t’u

kthyer në një incident të rëndë të abuzimit

me detyrën dhe abuzimit fizik të

protestuesve. Ajo që e rëndoi edhe më

tepër situatën ishte momenti kur shefi i

krimeve të Kukësit i drejton armën e tij

protestuesve dhe rrahja e këtyre të fundit,

veçanërisht organizuesit të protestës. E

gjithë ngjarja u filmua dhe u shpërnda

nëpër media sociale dhe lajme duke shkaktuar jo pak skandal dhe polemika.

Skandali i sjelljes së policisë së shtetit nuk

përfundon këtu. Për ta rënduar edhe më

tepër situatën, ministria e Punëve të

Brendshme del me një deklaratë për shtyp,

Page 31: Buletini Maj 2015

30

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

pak orë pas ngjarjes, për të mbrojtur dhe

justifikuar hapur veprimet e punonjësve të

saj, duke e kaluar fajin tek organizatori i

protestës. Në një ekstrakt të kësaj

deklarate mund të lexohet: ‘’…qytetarët e

tubuar kanë ushtruar akte dhune ndaj

punonjësve të policisë me mjete dhe

sende të forta (gurë, drunj etj) megjithëse

ju është bërë thirrje nga policia se

veprimet ishin të paligjshme. Gjatë

shoqërimit të shtetasit Nderim Lushi si

organizator dhe nxitës i tubimit dhe

dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të

policisë, nga personat që ishin

pjesëmarrës në këtë tubim, (të

paidentifikuar ende për shkak të

konfuzionit) është tentuar t’i merret arma

e shërbimit Shefit të Seksionit për Krimet

në Komisariatin e Policisë së Kukësit, i cili

për parandalimin e këtij akti ka nxjerrë

armën nga brezi dhe është shmangur nga turma.’’

Ndoshta në momentin kur ministria ka

përpiluar këtë deklaratë nuk ka qenë në

dijeni të videos që po qarkullonte e që

tregonte qartë se gjithçka e pretenduar

më sipër ishte jo vetëm e pavërtetë, por

krejt e kundërt me atë që kishte ndodhur

në terren? Një ditë më pas është vetë

ministria që përmes faqes së saj në

Facebook (asnjë lajm i tillë nuk

pasqyrohet në faqen zyrtare online),

poston jo vetëm videon por edhe një

deklaratë të shkurtër që hedh poshtë

deklaratën e një dite më parë. Sipas saj

‘’Pjesëmarrja me arme në një tubim,

është e paligjshme. Ashtu siç është

tërësisht e papranueshme sjellja e

punonjësve te policisë që tejkalojnë ligjin

për t’i bërë ballë paligjshmërisë së cilitdo.’’

Mos ndoshta një ditë më parë, zyrtarët e

ministrisë nuk e dinin se pjesëmarrja me

armë në një tubim është e paligjshme?

Përse u përdor një justifikim aq qesharak

për të mbrojtur një veprim të

papranueshëm të një individi që

përfaqëson institucionin që kujdeset për

sigurinë dhe rendin në vend?

Kalvari i kësaj ngjarjeje nuk përfundon

këtu, pasi ministria e Punëve të

Brendshme kryen një tjetër veprim që nuk tregon gjë tjetër veçse:

• Mungesë të marrjes përsipër të

përgjegjësive që ajo ka mbi ngjarjet që

ndodhin në fushën e kompetencave të saj.

• Mungesë transparence.

Pak ditë pas publikimit të deklaratës së

parë që fajëson protestuesit dhe

viktimizon punonjësit e policisë për

veprimet e kryera gjatë protestës, kjo e

fundit fshihet/zhduket nga qarkullimi, me

siguri për t’i shpëtuar blofit të kësaj

ministrie për deklaratat e papërgjegjshme

të bëra për rastin në fjalë. Fatmirësisht

jetojmë në një epokë ku teknologjia është

aq e zhvilluar sa për të ruajtur gjurmët e

asaj që duam të fshimë. Nuk është ky

imazhi i një policie me standarde

evropiane që e ngre lart këtë profesion kaq fisnik.

3- Paradokset e sigurisë në Shqipëri

Nuk është për t’u habitur që Shqipëria

është vend i paradokseve dhe shpesh i

absurditeteve. Në datë 27 maj e gjithë

Tirana gjendej nën praninë e tepruar të

forcave policore, me rastin e ardhjes së

kryeministrit të Serbisë Z. Aleksandar

Vucic. Dukej sikur i gjithë shteti kishte

zbarkuar në disa rrugë të kryeqytetit. Nga

deklarata e dhënë prej zëvendësdrejtorit

të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z.

Altin Qato: ‘’Në këtë kuadër, do të

angazhohen, Strukturat Qendrore të

Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë

Publike, Drejtorisë së Përgjithshme për

Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda,

Drejtorisë së Përgjithshme për Kufirin dhe

Migracionin, Drejtorisë së Antiterrorit, si

dhe të Forcës së Posaçme Operacionale.

Në mbështetje të Drejtorisë së Policisë të

Qarkut Tiranë dhe Durrës do të

angazhohen strukturat e Forcave Lëvizëse

Operacionale, konkretisht nga Forcat e

Ndërhyrjes së Shpejtë 160 punonjës

policie, si dhe nga Forcat Speciale Renea 80 punonjës policie.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë,

do të angazhohen gjithsej 850 punonjës

policie, nga Shqiponjat, Patrullat e

Përgjithshme, SPZ, Policia Rrugore, Hetimi

i Krimit, si dhe nga Operacionet Speciale.’’

Page 32: Buletini Maj 2015

31 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Të gjitha strukturat përgjegjëse për

sigurinë dhe rendin kishin zbarkuar në

rrugët e kryeqytetit në një shfaqje të

forcës mbrojtëse të këtij të fundit për

udhëheqësin e një shteti tjetër. E

megjithatë, në një shaka të keqe të fatit,

në mes të kryeqytetit dhe në mes të ditës

një vrasje e trefishtë ndodh, në një luftë

bandash që të kujtojnë filmat Western.

Pjesa më e madhe e medias që raportoi

lajmin, përmendi dhe lavdëroi kohën

rekord që iu desh Policisë së Shtetit për

kapjen e autorëve dhe zbardhjen e

ngjarjes: vetëm 4 minuta. Duke pasur

parasysh se literalisht e gjithë policia e

shtetit ishte në rrugët e kryeqytetit atë

ditë, do të kishte qenë jo vetëm e

turpshme por edhe shqetësuese nëse një

ngjarje e tillë në mes të kryeqytetit, në

mes të ditës dhe në mes të vizitës së

kryeministrit serb shoqëruar me masa të

jashtëzakonshme sigurie, nuk do të ishte

zbuluar në një kohë të tillë. E kundërta do

të kishte qenë një dështim i shtetit

shqiptar, që përpiqej të shfaqte forcën dhe

kapacitetet e sigurisë duke vendosur në

dispozicion një helikopter që monitoronte

nga ajri lëvizjet e ditës. Nuk është për t’u

krenuar që policia u tregua kaq e shpejtë

në zbardhjen e krimit; është për t’u

trishtuar dhe shqetësuar që skenarë të

tillë krimi, droge dhe larje hesapesh

ndodhin ditën me diell, kudo rreth qytetarëve dhe jetës tonë të përditshme.

Referenca:

1- Gazeta Panorama. 4 maj 2015. Kukës,

shefi i krimeve u drejton armën e rreh

protestuesit. Online:

http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=289921&page=4

2- Gazeta shqiptarja.com. 27 maj 2015.

Tiranë, 3 të vrarë te Zogu i parë për një

vrasje në Holandë. Online:

http://shqiptarja.com/home/1/tiran--3-t--

vrar--te---39-zogu-i-par---39--p-r-nj--vrasje-n--holande--295284.html

3- Gazeta Sot. 4 maj 2015. Ngjarja në

Kukës, reagon Policia e Shtetit: Nderim

Lushit iu refuzua kërkesa për protestë –

Online:

http://ëëë.sot.com.al/aktualitet/ngjarja-

n%C3%AB-kuk%C3%ABs-reagon-policia-

e-shtetit-nderim-lushit-iu-refuzua-

k%C3%ABrkesa-p%C3%ABr-protest%C3%AB#sthash.Bn1TCYJN.dpuf

4- Ministria e Punëve të Brendshme. 13

maj 2015. Aplikacioni ‘’Komisariati

Dixhital’’ – Policia në dorën e qytetarit.

Online:

http://ëëë.punetebrendshme.gov.al/al/te-

rejat/fjalime/aplikacioni-komisariati-

dixhital-policia-ne-doren-e-qytetarit-video&page=1

5- Policia e shtetit. 26 maj 2015.

Konferencë për Shtyp mbi masat e marra

me rastin e vizitës së Kryeministrit të

Republikës të Serbisë në vendin tone.

Online:

http://ëëë.asp.gov.al/index.php/home/27

5-slideshoë-home/7400-konference-per-

shtyp-mbi-masat-e-marra-me-rastin-e-

vizites-se-kryeministrit-te-republikes-te-

serbise-ne-vendin-tone

6- Ministria e Punëve të Brendshme. 13

maj 2015. Aplikacioni Komisariati Dixhital

– Policia në dorën e qytetarit. Online:

http://ëëë.punetebrendshme.gov.al/al/te-

rejat/fjalime/aplikacioni-komisariati-

dixhital-policia-ne-doren-e-qytetarit-video&page=1

Page 33: Buletini Maj 2015

32

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Sokol KONDI, MSc

1- Mbi “incidentet” me Maqedoninë dhe Greqinë

Dy ngjarje me shumë rëndësi në rrafshin

rajonal dhe ndërkombëtar kanë ndodhur

në marrëdhëniet dypalëshe mes

Shqipërisë dhe dy Shteteve të saj fqinje, Maqedonisë dhe Greqisë këtë muaj.

Sa i takon Maqedonisë, në javën e dytë të

muajit maj, pas ngjarjeve të rënda të

përplasjes së armatosur mes policisë

vendase dhe disa personave me etni

shqiptare (kryesisht nga Kosova dhe

Maqedonia; mes tyre edhe një shtetas

shqiptar), ku pati viktima mes të dyja

palëve, Shqipëria mbajti një qëndrim të

qartë diplomatik. Fillimisht MPJ përmes

ministrit i kërkoi transparencë dhe hetim

të plotë për ngjarjen autoriteteve

maqedonase, si dhe kërkoi që grupime të

caktuara të armatosura të mos ngjyrosen apo paragjykohen etnikisht.

Më pas ministri Bushati e forcoi edhe më

tej qëndrimin e palës shqiptare, duke

kërkuar një hetim ndërkombëtar për atë

që ndodhi në “Lagjen e Trimave” në

Kumanovë. Qëndrimi shqiptar erdhi duke

u përshkallëzuar dhe kulmoi me

deklaratën e kryeministrit Rama, që la të

nënkuptohet se Maqedonia rrezikon të

bllokohet nga vetoja e Shqipërisë në

kuadër të anëtarësimit të saj në NATO, në

rast se nuk zbaton marrëveshjen e Ohrit,

që në thelb trajton dhe mbron të drejtat

themelore të shqiptarëve etnikë të

Maqedonisë.

Ky qëndrim i fundit u kritikua nga

përfaqësues të opozitës por edhe të

mazhorancës, me argumentin se është në

dëm të shqiptarëve dhe sepse është

çështje e brendshme e Maqedonisë, apo

sepse shfaq një megalomani të Shqipërisë karshi fqinjit të vet.

Por vlen të thuhet se qëndrime të tilla nga

politikanë shqiptarë krijojnë përshtypjen

se bëhen për të përfituar kapital politik më

tepër se për të qenë objektive, pasi bien

ndesh me nenin e Kushtetutës që e

detyron vendin tonë të mbrojë të drejtat

kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve.

Edhe pse ky nen mund të lypë debat

lidhur me interpretimin nëse i adresohet

shtetasve shqiptarë apo shqiptarëve

etnikë, shtetas të një vendi tjetër, do të

ishte gjithsesi irracionale të kërkohej ajo

që është e kundërta e interesimit dhe e

mbrojtjes të se drejtave të çdo shqiptari,

ashtu sikurse të çdo shtetasi tjetër të

rajonit, Europës apo edhe më gjerë, në

kuadër të respektimit të të drejtave të

njeriut, kur nga Shqipëria gjykohet se ato

po shkelen rëndë. Si anëtare e OKB dhe e

Këshillit të Europës, Shqipëria ka të drejtë

të kërkojë respektimin e të drejtave

njerëzore si për shtetasit shqiptarë, ashtu

edhe për ata të huaj, aq më tepër që

shkelja e rëndë e këtyre të drejtave, në

praktikën ndërkombëtare po njeh gjithnjë

e më shumë raste kur trajtohet si një

kërcënim ndaj paqes botërore, më shumë

se sa një çështje e brendshme. Parimi i së

drejtës ndërkombëtare për mosndërhyrjen

në punët e brendshme të një Shteti, ka

pësuar një “erozion” të fortë pikërisht

përbri shkeljes masive të të drejtave të njeriut.

Bërja e politikës së vogël ditore me

interesat madhore kombëtare dhe globale

të Shqipërisë nuk gjykohet si fort e udhës.

2-Çështja helene

Rreth mesit të muajit, nga disa media

greke që besohet se ndodhen apo kanë

burime pranë qeverisë helene, del se

ambasadorit shqiptar në Athinë i është

njoftuar në çastet e fundit anulimi i një

takimi të programuar prej kohësh në

ministrinë e Jashtme greke. Rezulton se

ky refuzim ka ardhur si pasojë e vendimit

të qeverisë shqiptare për të kontraktuar

një kompani të huaj për kërkime

hidrokarburesh në një zonë të detit Jon,

mbi të cilën ka pretendime si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Greqia.

Page 34: Buletini Maj 2015

33 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Në mediat shqiptare është raportuar se

burime nga ministria jonë e Jashtme kanë

bërë të ditur se kishin kohë që i kërkonin

palës greke informata lidhur me vendimin

që ajo kishte shpallur për kërkime në

detin Jon, por përgjigjet kishin qenë të

vakëta dhe të paqarta. Vetëm pasi u

mësua se Greqia po kërkonte për naftë në

një zonë që pretendohet edhe nga

Shqipëria, edhe qeveria shqiptare vendosi

të bënte të njëjtën gjë. Sidoqoftë, pasojat

e këtij konflikti kanë bërë që kompania

norvegjeze e kontraktuar nga Greqia të

ndërpresë çdo tentativë për kërkime deri

në zgjidhjen e çështjes mes dy Shteteve

dhe kanë sjellë bojkotin e funksionarëve

të lartë grekë (përfshi kryeministrin

Tsipras), të cilët i kanë anuluar planet e

tyre të mëparshme për të shkelur në Tiranë.

Edhe pse qeveria e re greke, ndryshe nga

ajo e kaluar, nuk e ka thënë zyrtarisht

nëse e konsideron në fuqi marrëveshjen e

kufijve detarë të 2009-s mes Shqipërisë

dhe Greqisë, që u anulua si

antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese

në Tiranë, mediat pranë saj kanë lënë të

nënkuptohet se edhe ekzekutivi i Tsiprasit

i qëndron gjithsesi linjës sipas të cilës kjo

marrëveshje ka hyrë në fuqi pasi është

miratuar nga të dy parlamentet kombëtare.

Ndoshta për ta konsoliduar edhe më

shumë këtë qëndrim, Greqia ka paraqitur

një rezervë në OKB, ku është shprehur se

nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës

Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë,

lidhur me çështje sikurse janë sovraniteti, apo kufijtë territorialë dhe detarë të saj.

Megjithatë kjo nuk paragjykon rrugë të

tjera juridike apo diplomatike të zgjidhjes

së mosmarrëveshjeve, sikurse janë

arbitrazhi, Gjykata Ndërkombëtare e të

Drejtës Detare dhe bisedimet direkte, apo

me ndërmjetësim, për sa i takon konfliktit detar mes dy vendeve.

Sidoqoftë, pretendimi i palës greke se

marrëveshja për kufijtë detarë me

Shqipërinë është në fuqi është i pasaktë.

Në fakt, në bazë të Konventës së Vjenës

për Traktatet, marrëveshjet

ndërkombëtare nuk hyjnë në fuqi

automatikisht pas procesit të ratifikimit në

nivel të brendshëm. Në fakt, pas procesit

të ratifikimit, akti i mirëfilltë ndërkombëtar

që nënkupton hyrjen në fuqi të traktateve,

është ai i shkëmbimit të ratifikimeve. Dhe

një gjë e tillë nuk ka ndodhur ndërmjet

Shqipërisë dhe Greqisë. Ky shkëmbim

mund të bëhet direkt ndërmjet vendeve të

interesuara, të depozitohet në një shtet të

tretë garant, apo te Sekretari i

Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

(më shpesh). Asnjë nga këto raste nuk ka

ndodhur, ndaj kurrsesi marrëveshja e

kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë

mbi bazën e parimeve të së drejtës

ndërkombëtare nuk mund të konsiderohet

si e hyrë në fuqi. Edhe sikur Gjykata

Kushtetuese të mos ishte shprehur,

mungesa e shkëmbimit të ratifikimeve, që

është një shprehje e qartë vullneti që

marrëveshja të mos konsiderohet e arritur,

bën që kjo e fundit të mos ketë asnjë

efekt juridik.

Kritikat me konstruksione letrare apo

pirueta intelektuale ndaj një qëndrimi të

Shqipërisë në interes të mbrojtjes së

tërësisë së saj territoriale dhe interesave

ekonomike, janë pa vend dhe të dëmshme për vendin.

3-Ligji i shërbimit të jashtëm dhe emërimet

Ligji i ri dhe i përfolur “Për Shërbimin e

Jashtëm”, që është trajtuar edhe në

raportet tona në muajt e kaluar, iu kthye

për rishqyrtim Kuvendit nga Presidenti i

Republikës, me vërejtjet përkatëse. Ndër

to, gjykojmë me vend kërkesën për

rishikim të nenit që mundëson prurjet e

pakufizuara nga jashtë sistemit të

shërbimit të jashtëm të njerëzve që mund

të emërohen ambasadorë, si dhe

rishikimin e formulës së përbërjes së

komisionit në MPJ që bën përzgjedhjen e

kandidatëve për ambasadorë, apo limitet

që i vendosen Presidentit për të dekretuar

ambasadorët e propozuar nga kryeministri.

Kishte edhe mjaft kërkesa të tjera për

rishqyrtim nenesh, por të lartpërmendurat

janë në gjykimin tonë ndër më objektivet

Page 35: Buletini Maj 2015

34

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

dhe do t’i kishin shërbyer gjetjes së një

ekuilibri mes pikëpamjeve të ekspertëve

të ndryshëm, çka mund t’i shërbente

rritjes së cilësisë në shërbimin e jashtëm.

Sidoqoftë, Parlamenti nuk mori parasysh

asnjërin prej kërkesave për rishqyrtim dhe

e kaloi siç ishte ligjin, i cili lë vend për

skepticizëm dhe dyshime, sikurse kemi trajtuar në raportet e muajve të kaluar.

Sakaq, i akuzuar në Parlament për

emërimin me karakter nepotik të dy

ambasadorëve (Qirjako Kureta dhe

Shpresa Kureta janë kunetër), në mënyrë

mjaft të diskutueshme ministri i Jashtëm

trajtoi mënyrën se cilat janë shkallët për

t’u bërë ambasador, duke bërë dy gabime

në interpretimin ligjor, çka është e

pafalshme si për njohuritë e tij personale,

ashtu edhe për stafin e tij juridik që mund të mos e ketë asistuar siç duhet.

Së pari, ministri u shpreh se për t’u bërë

ambasador duhet të jesh këshilltar, gjë që

ligji i vjetër nuk e parashikonte për

ambasadorët për të cilët ai u akuzua dhe

këta të fundit pikërisht mbi bazën e ligjit

të vjetër u emëruan. Sipas ligjit në fjalë

“...nëpunësit e shërbimit të jashtëm,

që përfitojnë gradën ambasador,

duhet të kenë kaluar të gjitha shkallet

e gradave dhe të kenë qenë të

emëruar në detyrën e shefit të

misionit të paktën për një mandat”.

Pra siç shihet nuk mjaftonte që ambasadorët të ishin vetëm Këshilltarë.

Nëse e ka patur fjalën për ligjin e ri, që e

parashikon një gjë të tillë, gjithsesi ky

është një tjetër gabim në interpretimin

ligjor, sepse ministri i referohej një ligji i

cili nuk kishte hyrë ende në fuqi në

momentet që ai fliste në Kuvend dhe që

s’mund të kishte kurrësesi efekte

prapavepruese për emërimet e

ambasadorëve që ishin objekt diskutimi.

Z. Bushati shkoi më tej kur tha se për të

qenë Këshilltar (çka sipas ligjit të ri

mundëson edhe kapërcimin direkt në

ambasador, nëse shihet e arsyeshme nga

MPJ) duhet të kesh punuar 12 vjet në MPJ.

Por lind pyetja: sa nga këta ambasadorë

që janë emëruar nga MPJ duke nisur nga

shtatori 2013 kanë punuar 12 vjet në

shërbimin e jashtëm? A e përmbushin

këtë kriter ambasadori në Spanjë,

ambasadorja në Holandë, ambasadorja në

BE, ambasadori në Slloveni, e kështu me

rradhë? Druhemi se përgjigja fatkeqësisht

mund të jetë: “Jo”. Pra në praktikë dhe

“de facto” rezulton se ka mjaft raste kur

edhe nga vetë ministri nuk janë

respektuar shkallët e karrierës dhe

përvoja e nevojshme për zgjedhjen e

ambasadorëve. Ndaj, ligji i ri duhej

rishikuar në pjesën e përzgjedhjes së

ambasadorëve dhe mos rishikimi i tij sjell

edhe rreziqe të mëtejshme të politizimit të

shërbimit të jashtëm, që edhe pse

ndoshta hëpërhë nuk është i nivelit të

qeverisë së mëparshme, nuk është çliruar

gjithsesi aspak nga prirjet drejt emërimeve politike dhe jo profesionale.

Referenca:

1- Gazeta Panorama, 21 Maj 2015,

http://www.panorama.com.al/bushati-i-

pergjigjet-blushit-dy-ambasadoret-kuneter-i-gjeta/

2- MPJ, njoftim 14 Maj 2015,

http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-

e-shtypit/lajme/ministri-bushati-merr-

pjese-ne-takimin-e-ministrave-te-puneve-

te-jashtme-te-vendeve-anetare-te-nato-s&page=1

3- Zbehja e parimit të mosndërhyrjes së

brendshme në rastet e shkeljeve të rënda

të të drejtave të njeriut,

http://www.studiperlapace.it/view_news_html?news_id=tedde

4- Presidenti i Republikës, dekret

10.04.2015, http://president.al/?p=26264

5- Tv Ora News, 25.05.2014,

http://www.oranews.tv/vendi/pezullohen-

kerkimet-per-nafte-tsipras-nuk-vjen-ne-tirane/

6- Gazeta Mapo, 25.05.2014,

http://www.mapo.al/2015/05/si-u-

demtuan-raportet-me-tre-shtet-brenda-javes

Page 36: Buletini Maj 2015

35 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

7- Gazeta Shqiptarja.com, 11.05.2015,

http://shqiptarja.com/news.php?id_legami

=168599

8- Gazeta Mapo, 18.05.2014,

http://www.mapo.al/2015/05/shqiperi-

greqi-rikthehet-kriza-e-detit-kufiri-ne-hage

9- Gazeta Shqiptarja.com, 20.05.2015,

http://shqiptarja.com/politike/2732/shqip-

ria-veto-shkupit-rama-s--39-ka-nato-pa-garantuar---39-ohrin--39--293501.html

10- MPJ, deklaratë për shtz, 09.05.2015,

http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-

e-shtypit/deklarata-per-shtyp/deklarata-

per-shtyp-e-ministrit-te-puneve-te-

jashtme-ne-lidhje-me-ngjarjet-e-fundit-ne-maqedoni&page=1

11- Fletorja Zyrtare, “Për rrëzimin e

dekretit nr. 9043, datë 10.4.2015, të

Presidentit të Republikës Për kthimin e

ligjit nr. 23/2015, “Për Shërbimin e

Jashtëm të Republikës së Shqipërisë””,

http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/PDF-2015/85-2015.pdf

12- Kushtetuta,

http://www.parlament.al/web/pub/kushte

tuta_perditesuar_15171_1.pdf

13- APPA, Raport Shkurt,

http://www.appatank.org/raport-shkurt-2015-ministria-e-puneve-te-jashtme/

14- Gazeta Mapo, 25.05.2015,

http://www.mapo.al/2015/05/tsipras-

bojkoton-tiranen-be-kerkon-te-gjendet-kompromisi

15- Parlamenti, ligje të miratuara,

http://www.parlament.al/web/Sesioni_i_Katert_18942_1.php

16- Gazeta Shekulli, 26.05.2015,

http://www.shekulli.com.al/p.php?id=264689

17- Konventa e Vjenës,

https://treaties.un.org/doc/Publication/UN

TS/Volume%201155/volume-1155-I-18232-English.pdf

Page 37: Buletini Maj 2015

36

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Adela DANAJ, BA

1-ALARM! Durrësi ka 25 vjet që “noton”

në pisllëk

Këtë muaj Ministria e Shëndetësisë, ashtu

sikurse çdo muaj tjetër ka publikuar në

faqen e saj zyrtare një pjesë të

aktiviteteve apo iniciativave që ka

ndërmarrë gjatë muajit Maj me qëllim

informimin e qytetarëve. Por ky është

muaji i pestë që APPA monitoron

pothuajse çdo ditë lajmet që raporton

ministria në fjalë dhe nuk ka konstatuar

në asnjë moment të vetëm ndonjë

shqetësim që ngre ministria apo ministri

në lidhje me ndonjë problematikë të

caktuar që prek drejtpërdrejt shëndetin e

qytetarëve shqiptarë. Megjithatë, jo më

larg se më 25 Maj, Ministria e

Shëndetësisë ka publikuar në faqen e saj

zyrtare lajmin që lidhet me dezinfektimin

e plazhit të Durrësit, duke theksuar se ky i

fundit kishte plot 25 vite që nuk i

nënshtrohej një procedure të tillë, të

detyrueshme minimalisht dy herë në vit,

një herë përpara fillimit të sezonit turistik

dhe një herë pas mbylljes së këtij sezoni.

Ky lajm tingëlloi familjar, pasi jo më larg

se më 22 Maj, të njëjtën iniciativë e

ndërmori dhe për qytetin e Tiranës, që do

të thotë se ministria në fjalë ka filluar të

kontribuojë për fushatën zgjedhore në

lidhje me zgjedhjet vendore që do të

ndodhin së shpejti në Shqipëri, nëpërmjet

aktivitetit të saj.

Ashtu sikurse mund të ishte parashikuar,

pranë Ministrit Beqaj, gjatë një momenti

teksa inspektohej procesi, ndodhej dhe

Kryetari aktual i Bashkisë së qytetit të

Durrësit, Z.Vangjush Dako, i cili është

njëkohësisht dhe kandidati për

kryebashkiak i këtij qyteti, duke garuar

për mandatin e tij të tretë për këtë

pozicion. Ashtu sikurse u përmend dhe

pak më lart, Shqipëria është më pak se

një muaj larg zgjedhjeve vendore dhe

duke qenë se momentalisht gara

elektorale ka nisur, është e kuptueshme

që Z. Dako do të shfrytëzojë çdo mundësi

për të rimarrë votat e qytetarëve.

Megjithatë, ky raport nuk ka si qëllim të

analizojë fushatën e Z. Dako, por t’i

kërkoj llogari ministrit aktual Beqaj. Ky i

fundit në vend që t’i “rrihte supet”

kryebashkiakut durrsak, do të bënte mirë

t’i kërkonte llogari mbi gjendjen e plazhit

të Durrësit, nga pikëpamja e higjienës dhe

për rrjedhojë garancisë së shëndetit të

qytetarëve durrsakë, por edhe turistëve

që vizitojnë qytetin kryesisht gjatë sezonit

të verës.

Ministri ndoshta tregohet i pakujdesshëm

kur pohon se ky qytet ka plot 25 vite që

nuk i nënshtrohet procesit të dezinfektimit,

pasi harron që kandidati për Kryetar

Bashkie, me të cilin po ndan këtë

eksperiencë, ka plot 6 vite që udhëheq

Durrësin. Duhet të kujtojmë që qyteti i

Durrësit ka qenë një nga qytetet që ka

pritur numrin më të madh të vizitorëve

gjatë sezonit turistik të verës ndër vite,

ndërsa sot nuk mund të pohojmë një gjë

të tillë duke qenë se jo vetëm

infrastruktura në zonat e plazhit por

kryesisht ndotja e mjedisit, e cila gjeneron

sëmundje infektive pa fund gjatë këtij

sezoni, ka qenë një nga arsyet kryesore të

pakësimit të numrit të turistëve apo vetë

qytetarëve durrsakë, të cilët gjithmonë e

më shumë po preferojnë të largohen nga

qyteti për pushimet e tyre verore.

Ky studim do të dëshironte të shkonte më

tej, duke realizuar një analizë krahasuese

në lidhje me numrin e turistëve që ka

patur ky qytet 10 vite më parë dhe sa ka

ndryshuar ai gjatë kësaj periudhe. Por, as

Bashkia e Durrësit, as Agjencia Kombëtare

e Turizmit dhe asnjë institucion tjetër

shtetëror nuk e posedonte një informacion

të tillë, të paktën të publikuar. Ndaj, APPA,

ka vendosur t’i shkoj deri në fund kësaj

çështje duke dërguar një kërkesë zyrtare

pranë çdo institucioni përgjegjës në lidhje

Page 38: Buletini Maj 2015

37 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

me këto shifra, të cilat do të na ndihmonin

shumë për të njohur më nga afër situatën.

Nuk duhet mohuar që numri i faktorëve që

ka ndikuar në largimin e turistëve nga ky

qytet është i madh, por ne besojmë fort

se mungesa e higjienës është dominante

në këtë vendim, ndaj pretendojmë që

Ministria e Shëndetësisë të mos

mbështesë nisma të tilla vetëm në

periudhë fushate, siç ndodh zakonisht në

Shqipëri, por ta ketë çështje të ditës

gjithmonë e më shumë shëndetin e

qytetarëve të saj.

2-A po kthehet përurimi i pajisjeve

spitalore në normë?

Zyra e Bashkëpunimit Italian për Zhvillim

(Cooperazione Italiana allo Sviluppo), ka

dhuruar një fond prej 800 mijë eurosh, në

mënyrë që të kontribuojë në përmirësimin

e cilësisë së shërbimeve mjekësore në

Tiranë. Në fakt, kjo zyrë, nëpërmjet faqes

së saj zyrtare raporton se ka realizuar një

marrëveshje me Ministrinë e Financave në

Shqipëri gjatë muajit Mars të këtij viti,

vlera arrin shifrën e 2.5 milion eurosh,

shpërndarja e të cilave do të kryhet midis

14 ministrive sipas nevojave që ato kanë.

Në kuadër të kësaj marrëveshje Ministria

e Shëndetësisë ka përfituar një fond prej

800 mijë eurosh. Nëpërmjet këtyre

parave, Qendra Shëndetësore të

Specialiteteve nr. 2 në Tiranë, e cila

mbulon 1/3 e popullatës së kryeqytetit, u

pajis me pajisjet e reja të radiologjisë dhe

dy ECHO. Ashtu sikurse ministrat tanë e

kanë zakon edhe këtë rast nuk mungoi

përurimi i pajisjeve të reja. Duket sikur ky

lloj fenomeni po kthehet në një normë në

shoqërinë Shqiptare. Natyrshëm lind

pyetja: A kryen ndonjë mision Ministria e

Shëndetësisë përveç se të inaugurojë

pajisjet spitalore sa herë që i shfaqet rasti?

Ajo që të tërheq më tepër vëmendjen në

këtë inaugurim, është gjuha që përdor

ministri. Gjatë prezencës së tij në

Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve

nr. 2, ai nuk ngurroi të përsërisë disa herë

sloganin e kandidatit për Kryetar Bashkie

në Kryeqytet, duke perifrazuar: “Vijon

puna për përmirësimin e Kujdesit Parësor,

jemi në drejtimin e duhur!”

Kushdo prej nesh shpreson shumë që të

jemi në drejtimin e duhur, por nuk e

gjejmë aspak me vend përdorimin e

sloganeve të personalizuara, për një

kauzë të caktuar siç është rasti në fjalë

(zgjedhjet vendore), aq më tepër kur

përdoren gjerësisht nga një ministër i cili

përfaqëson të gjithë shoqërinë dhe mbi të

gjitha ka detyrim moral dhe ligjor të

mbrojë çdo qytetar, qoftë apo jo i krahut

të tij politik. Ky raport e konsideron të

patolerueshëm shfrytëzimin e postit

ministror apo më keq akoma aktiviteteve

ministrore, në favor të kandidatëve të

caktuar në një garë elektorale.

Referenca:

1- Ministria e Shëndetësisë. Maj 2015.

Durrës, Pas 25 vjetësh nis dezinsektimi i

plazhit të Durrësit.

http://www.shendetesia.gov.al/al/newsro

om/deklarata-per-shtyp/durres-pas-25-

vjetesh-nis-dezinsektimi-i-plazhit-te-

durresit

2- Cooperazione Italiana allo Sviluppo.

Mars 2015. Albania-Italia: Programma di

conversione del debito, aggiudicati 6

progetti për un totale di 2,5 milioni di euro.

http://www.cooperazioneallosviluppo.este

ri.it/pdgcs/index.php?option=com_content

&view=article&id=12393:28-05-2015-

albania-italia-programma-di-conversione-

del-debito-aggiudicati-6-progetti-per-un-

totale-di-2-5-milioni-di-

euro&catid=8:news&Itemid=515

3- Ministria e Shëndetësisë. Maj 2015.

Përurohen pajisjet e reja në Poliklinikën e

Specialiteteve nr. 2 në Tiranë.

http://www.shendetesia.gov.al/al/newsro

om/deklarata-per-shtyp/perurohen-

Page 39: Buletini Maj 2015

38

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

pajisjet-e-reja-ne-polikliniken-e-

specialiteteve-nr-2-ne-tirane

Page 40: Buletini Maj 2015

39 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Brenton KOTORRI, BA

1- Sa e mirë kjo reforma!

Pas vizitës në Suedi në fund të muajit prill,

Ministri për Çështjet Vendore, nisi një tur

takimesh përgjatë muajit maj. Tur i cili do

të fokusohej te të rinjtë. Fillimisht në

Elbasan, në datën 8 maj, më pas në

Tiranë në Universitetin Europian të Tiranës,

më 18 maj, dhe në Shkodër më datë 21.

Në të gjitha këto takime Ministri Çuçi ka

theksuar rëndësinë e reformës

Administrativo-Territoriale. Duke

përsëritur të njëjtin tekst në secilin takim,

ministri duket sikur i druhet vetëm një

sfide, “… sesi brezi i ri duhet ta pranojë,

përvetësojë dhe brendësojë këtë reformë“.

Duke implikuar kështu se reforma në

vetvete nuk ka asnjë cen e asnjë të metë,

por në rast se ndonjë gjë nuk do të

shkonte e nuk do të ecte siç duhet, fajin

për këtë do ta kishte shoqëria dhe

specifikisht të rinjtë.

Gjatë këtij muaji gjithashtu ministri mori

pjesë në një seminar të organizuar nga

ambasada polake në Shqipëri, ku vetë

ministri, pasi dëgjoi për eksperiencën e

Polonisë në reformën e vet territoriale,

theksoi se Polonia është një model

frymëzues i decentralizimit. Duke treguar

kështu mungesën e qartë të njohurive në

Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ku duhet të

theksojmë, se përpara dhe pas integrimit

të Polonisë në Bashkimin Europian, një

prej problemeve kryesore që Komisioni

Europian nxirrte në pah në rastin polka,

ishte qëndërzimi që kishte sjellë reforma e

tyre. Problemi tjetër në këtë krahasim,

janë diferencat e thella statistikore.

Polonia ka një popullsi prej 38 495 659

shtetasish, kundrejt më pak se 3 000 000

shqiptarësh, dhe hapësira gjeografike që

ajo zë është 312 679 km2 kundrejt më

pak se 29 000 tonave.

Duhet theksuar gjithashtu se asnjëherë

nuk u diskutua gjatë këtyre 18 muajve të

ekzistencës së kësaj ministrie dhe

parashtrimit të kësaj platforme, nëse ishte

e nevojshme një reformë dhe pse ... si

duhej hartuar kjo reformë dhe pse ... me

ç’ mjete duhej realizuar kjo reformë dhe

pse ... etj. Për këtë, ekspertët e fushës

nuk u konsultuan ndonjëherë, përveçse

tryezave të rrumbullakëta me figura të

njohura të afiliuara me partinë në pushtet,

të cilët luajtën rolin e ekspertëve

dekorativë.

2- stopkorrupsionit.com ose

stopstatistikave.com

Ndryshe nga ç’ pritej, këtë muaj ministria

nuk publikoi asnjë statistikë në lidhje me

portalin e vet famëmadh që u shpall si

mjeti më efikas për luftën ndaj

korrupsionit. Këtë muaj, në vend që të

sqaronte statistikat e pakuptimta të

nxjerra derimë tani, kjo ministri nuk

denjoi të publikonte as statistikat bruto të

radhës.

Sidoqoftë, në dritën e zgjedhjeve lokale

dhe ndryshimit të sistemit të qeverisjes në

këtë nivel, bëhet e dukshme nevoja për

monitorimin e vazhdueshëm të të gjitha

niveleve ku reforma Administrativo-

Territoriale ka realizuar ndryshime. Kjo do

të thotë se puna e vërtetë nis pas 23

qershorit. Mirëpo, për të rritur

rigorozitetin e implementimit, kjo ministri

do të duhej të kthehej në agjenci. Një

agjenci, është gjithashtu forma që mund

të marrë kjo ministri edhe për arsye të

organigramës. Ashtu sikurse AKT, AKU,

AMSHC, etj. Një ndryshim i tillë do të

thotë që Agjencia Shtetërore për Çështjet

Vendore hipotetike, të ekzistojë si

zëvendësuese e ministrisë aktuale pa

portofol.

Referenca:

Page 42: Buletini Maj 2015

41 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Blerina LLALLA, MSc

1-Shërbime të reja për qytetarët

Përgjatë muajit Maj Ministria e Inovacionit

vjen me një sërë aktivitetesh dhe

veprimtarish në përputhje me karakterin

dhe programin për Teknologjinë dhe

informacionin. Sipas programit të

publikuar dhe në ueb sajtin e kësaj

Ministrie, Qeveria do të punonte në tre

drejtime kryesore me tre objektiva të

matshme: Së pari, për shtimin dhe

promovimin e shërbimeve dixhitale, e-

shërbimeve, për qytetarët dhe biznesin.

Prioritet do të ishin rritja e transparencës

dhe përmirësimi i shërbimeve në

administratën publike sipas parimeve të

iniciativës Open Government Partnership.

Së dyti, në futjen masive të shërbimeve

në arsim për të kapërcyer hendekun

dixhital dhe për të aftësuar rininë. Politikat

do të ishin të orientuara drejt përmirësimit

dhe zgjerimit të kapaciteteve njerëzore në

mënyrë që të rritet si numri i përdoruesve

ashtu edhe numri i ofruesve vendas të e-

shërbimeve. Në këtë mënyrë do të nxitej

krijimi i vendeve të punës në këtë fushë

për tregun shqiptar, rajonal e më gjerë.

Së treti, konsolidimi i infrastrukturës

dixhitale në të gjithë territorin e

Republikës së Shqipërisë, duke respektuar

me rigorozitet parimet evropiane të

konkurrencës së lirë e të ndershme.

Referuar programit gjatë muajit Maj, u

njohëm me prezantimin e platformës më

të re të shërbimit ndaj qytetarëve, Portali

i shërbimeve online të shtetit Shqiptar, e-

Albania, me më shumë se 150 shërbime

që përfshijnë rreth 30 institucione

shtetërore. Kjo nismë vjen në sajë të

modernizimit të qeverisjes nëpërmjet

teknologjisë.

Sipas fjalës së Ministres Harito gjatë

prezantimit të kësaj platforme të re, sfida

e vërtetë është që këto shërbime të

përdoren gjerësisht. Për këtë do të

punohet paralelisht për të përdorur asetin

më të madh që çdo shqiptar ka në dorë,

telefonin celular, për rritjen e

aksesibilitetit nga të gjitha shtresat e

shoqërisë kudo qofshin tek shërbimet

online në bashkëpunim me operatorët e

telefonisë celulare, qeverisë dhe enteve

rregullatore për të çuar internetin në çdo

dorë.

Pra, dhe nga vetë deklarata kuptojmë që

kjo nismë është dhe mbetet një sfidë në

vazhdim pasi ka ende shumë punë për të

bërë, duke filluar që nga mbulimi me i

gjerë me internet deri në zonat më të

largëta, promovimi dhe nxitja e përdorimit

nga qytetarët të kësaj platforme, por

natyrisht duhet dhe një informim më i

gjerë edhe për ata të cilët kanë nevojë të

dinë më tepër rreth mënyrave të

përdorimit, përfitimeve dhe garancisë në

këto shërbime.

Kjo është një nismë e cila vlen të

vlerësohet pozitivisht pasi është një

iniciativë e drejtë dhe e duhur në

përputhje dhe me modelet bashkëkohore

ndërkombëtare dhe sipas standardeve

Europiane e botërore të shërbimeve ndaj

qytetarëve. Mbetet një investim i

konsiderueshëm dhe i shtrirë në kohë,

pasi sfida e vërtetë mbeten fazat

pasardhëse në zgjerimin e këtij shërbimi

dhe dixhitalizimin e dokumentacioneve

pranë çdo institucioni që do të jetë i

përfshirë në këtë platformë si dhe

përfshirja në një shkallë sa më të gjerë të

një larmie shërbimesh në nivel qendror e

lokal, informativ e kështu me radhë.

Kuptojmë që kjo lloj strukture do ta

forconte sektorin privat dhe atë publik e

administrativ drejt rezultateve të

matshme dhe një pune më efektive.

Sikurse thekson edhe Kryeministri gjatë

prezantimit të kësaj platforme të re

Page 43: Buletini Maj 2015

42

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

shërbimi, nëpërmjet këtij portali qytetarët

nuk do të kenë arsye të shkojnë nga njëra

zyrë në tjetrën për të zgjidhur punë, por

do të mund të përfitojnë shumë shërbime

publike vetëm nëpërmjet kompjuterit apo

telefonit, gjë që do të reduktojë ndjeshëm

korrupsionin në vendin tonë.

Një tjetër mundësi e mirë që shtrihet dhe

në fushën e arsimit sipas informimit gjatë

prezantimit është procesi i njohjes së

diplomave ku çdo dokument do të kalojë

online për të reduktuar dhe përshpejtuar

kohën e shërbimit. Këto dhe shumë

shërbime të tjera për çdo qytetar.

Natyrisht ky është një projekt që do të

dojë disa vite për të ofruar sa më shumë

shërbime por më e rëndësishme mbetet

iniciativa, kryerja e fazës së parë dhe më

tej mbetet për t’u parë efiçenca dhe puna

e institucioneve kompetente në sigurimin

e vazhdimësisë së përmirësimit të

shërbimit ndaj qytetarëve dhe jo të

mbetet vetëm në këto faza të cilat

promovohen ndoshta rastësisht në

momente elektorale, çka na bën të jemi

më skeptikë ndaj efektivitetit të këtyre

nismave në shtrirje kohore apo finalizim

brenda afateve të shumë projekteve të

premtuara.

Sfidë mbetet çdo nismë Inovative në të

gjithë shoqërinë si mjet i zhvillimit dhe

punësimit në përputhje me trendet

bashkëkohore dhe modelet e vendeve të

përparuara. Gjithsesi ne mirëpresim

rezultate.

2- Java e Inovacionit

Një mori aktivitetesh dhe lançimesh të

ideve inovative janë realizuar nga kjo

Ministri në një javë dedikuar vetëm

Inovacionit, nga data 10 deri në 17 Maj

nën tematikën “Inovacion në shërbimet

publike”.

Sipas njoftimit dhe programit të publikuar

në faqen zyrtare të kësaj Ministrie

programi do të përfshinte tematika të

caktuara si: Inovacioni në ofrimin e

shërbimeve publike; komunikimet

elektronike; sektori bankar; Smart Cities

etj., si edhe Inovacioni dhe të rinjtë.

Ndër aktivitetet kryesore do të ishin:

Kompeticione, Panairi i teknologjisë me

pjesëmarrës dhe nga rajoni, TEDX dhe

konferenca e të rinjve më aktive në TIK

etj.

Në kuadër të kësaj jave është zhvilluar

Konkursi i Inovacionit, Konkurs nga i cili u

përzgjodhën 10 projektet më të mira dhe

projekti fitues “BDF Health”, projekt

ideuar nga katër të rinj me qëllim

pakësimin e stresit, lodhjes pas orëve të

gjata të punës apo studimeve. Këto

projekte do të vazhdojnë garën në një

tjetër kompeticion “Challenge Up” që

zhvillohet çdo vit nga Deutsche Telekom

dhe Hub:raum.

Një tjetër Kompeticion ishe ai i “Start Up

Live Tirana” i njohur tashmë prej katër

vitesh realizuar nga organizata Unique

Junior Enterprise me mbështetjen e

drejtpërdrejtë të Ministres Harito.

Këto nisma vijnë në sajë të programit për

rritjen e kapaciteteve të rinisë tonë dhe

mbeten një mënyre e mirë promovimi për

individët, të rinjtë dhe idetë novatore në

veçanti.

Këto janë programe të një rëndësie të

veçantë për të rinjtë të cilët jetojnë në

kohën e bum-it teknologjik dhe që nuk

duhet të anashkalohen nga publiku e as

politikat për zhvillim e punësim. Gjatë

këtyre kompeticioneve apo programeve

mund të përthithen prurje shumë të mira

dhe të mos mbeten vetëm në kuadrin e

promovimit dhe vlerësimit por të shikohen

me perspektive investimin apo nxitjen e

punësimit, duke u siguruar

ndërmjetësimin dhe mbështetjen e

nevojshme ideatorëve që këto ide të mos

humbasin dhe të rinjtë të jenë gjithnjë ë

me të motivuar të krijojnë, punojnë dhe të

investojnë energjitë e tyre në

Page 44: Buletini Maj 2015

43 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

përmirësimin e shërbimeve teknologjike

që do të ishte investimi i duhur për të

ardhmen tonë dhe tyren. Ministria e

Inovacionit mund të bëjë shumë në këtë

sektor duke qenë se sfidat inovative dhe

risitë janë bazat e punës dhe funksionit të

këtij institucioni, dhe do të ishte në

interesin e saj për të hartuar, pasuruar

apo përmirësuar politikat dhe programin e

saj në të ardhmen.

Referenca:

1- http://gazetastart.com/prezantohet-

ealbania-mbi-150-sherbime-online-te-

shtetit-shqiptar/

2-

http://www.panorama.com.al/prezantohet

-e-albania-ja-se-cfare-ofron-portali-unik-

qeveritar/

3-

http://www.inovacioni.gov.al/al/newsroo

m/fjalime/prezantohet-ealbania-mbi-150-

sherbime-online-te-shtetit-

shqiptar&page=1

4-

http://www.inovacioni.gov.al/al/newsroo

m/lajme/nis-java-e-inovacionit-me-teme-

inovacion-ne-sherbimet-publike&page=1

5-

http://www.inovacioni.gov.al/al/newsroo

m/lajme/ideja-bdf-health-fituese-e-

konkursit-te-inovacionit&page=1

6- http://top-

channel.tv/lajme/artikull.php?id=299597

Page 45: Buletini Maj 2015

44

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Jona HOXHAJ, BA

1- Rëndësi ka kush duhet të jetë

Ministër… se Ministrinë e “sajojmë” !

Sikur të kërkosh dhe të kesh dëshirën e

mirë për të gjetur arsyen e ekzistimit të

Ministrisë së Shtetit për Marrëdhënie me

Parlamentin, përsëri është shumë e

vështirë të gjesh argumente për ta

mbështetur… Duket sikur më shumë

rëndësi kishte “dikush” që duhet të ishte

Ministër se sa vetë ekzistenca e Ministrisë

në fjalë qe nuk kryen asnjë shërbim, nuk

ka program të paracaktuar dhe nuk ka

buxhet…

- A thua i justifikojnë pagat që marrin

njerëzit që “punojnë” në këtë institucion?

- Po Znj.Felaj a thua ka axhendë, apo

vetëm ndonjëherë kur ka kohë “bosh”

bën ndonjë takim me ndonjë Ambasador

apo përfaqësues të ndonjë institucioni të

huaj që viziton Shqipërinë…?

- Për të mos harruar dhe urimet ndaj

Qeverisë për miratimet e ligjeve, që duket

janë “puna” kryesore e kësaj Ministria, por

VKM-të që u miratuan me 27.05.2015 ka

ngelur pak vonë për t’i përshëndetur…

Gjatë gjithë muajit maj emrin e Znj. Felaj

është vështir ta gjesh të lakuar në ndonjë

lajm, event apo aktivitet të Ministrisë apo

jashtë saj. Gjithë maji vazhdoi i vakët dhe

pa punë e pa “takime për kafe”.

Puna e vetme që Ministria e ka bërë

publike, sepse ndoshta ata dhe mund të

bëjnë punë por nuk kanë transparencë, ka

qenë promovimi i Festivalit Folklorik

Kombëtar në Gjirokastër në web faqen e

saj zyrtare, që u mbështet nga Ministria e

Kulturës dhe u realizua nga datat 10-16

Maj.

Referenca:

1- Ministria e Shtetit për Marrëdhënie me

Parlamentin. Maj 2015.

http://www.marredhenietmeparlamentin.g

ov.al/al/newsroom/lajme/argjirofest-on

Page 46: Buletini Maj 2015

45 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Flutura GJANA, BSc

1- U kujtuan për Aeroportin e Kukësit

Më 8 maj Ministri Haxhinasto ka

inspektuar Aeroportin e Kukësit. Ku është

shprehur se: “aktualisht jemi në fazën

përfundimtare të negociatave për heqjen e

ekskluzivitetit të fluturimeve

ndërkombëtare të Aeroportit të Tiranës,

që përfshin vënien e menjëhershme në

punë të Aeroportit të Kukësit, pas disa

ndërhyrjeve për ta bërë atë funksional.”

Rikujtojmë se Aeroporti i Kukësit

përfundoi së ndërtuari në vitin 2006, por

asnjëherë nuk u vu në punë, për shkak se

qeveria shqiptare e kohës kishte pranuar

të firmoste për të dhënë me koncesion

aeroportin e vetëm ndërkombëtar të

vendit, për periudhën 20-vjeçare 2005-

2025. Kontrata heq mundësinë për të

pasur një aeroport të dytë alternativ,

sepse koncesionari gjerman HOTCHIEF ka

rreze operimi 250 km. Nëse shteti ndërton

një aeroport të dytë brenda kësaj rreze,

atëherë çdo avion ndërkombëtar që

operon në aeroportin e dytë duhet t’i

paguajë taksë dhe aeroportit të Tiranës.

Aktualisht shqiptarët fluturojnë me një

kosto ekstra.

Vetë autoriteti i konkurrencës i cili ka për

detyrë të kryejë analiza ekonomiko-

financiare dhe hetime për identifikimin e

praktikave anti-konkurruese,

marrëveshjeve kartelë që dëmtojnë,

kërcënojnë, rrezikojnë të shtrembërojnë

konkurrencën apo të krijojnë ose të

forcojnë pozitën dominuese, mund ta

rrëzonte Monopolin e Rinasit me kohë pa

pasur nevojë për negociata. Ku qëndron

problemi? Pse autoritetet nuk kryejnë

funksionin që kanë?

Është folur për negociata përgjatë viteve

duke filluar me një takim mes Ministrisë

së Transportit të ish-qeverisë Berisha dhe

kompanisë koncesionare Tirana Aeroport

Partners, e duke vazhduar me negociatat

mes Ministrisë së Transportit dhe

Infrastrukturës të qeverisë Rama. Qëllimi i

takimeve ka qenë që të arrihej në një

marrëveshje për të vënë në punë

aeroportin e Kukësit. Vështirë të besohet

që kaq papritur Rinasi do të heqë dorë

nga të gjitha “të mirat” që i sjell pozicioni

monopolist në treg.

Duket sikur Aeroporti i Kukësit po

përdoret si objekt fushate elektorale, ku

premtohen që do të hapen vende pune e

do të rrisin mirëqenien e kësaj zone.

Urojmë të mos mbetet një nga premtimet

e shumta gjatë ceremonive elektorale që

veniten pas datës së zgjedhjeve.

Ekspertët shpjegojnë se Kukësi ka shumë

pak gjasa që të zhvillohet si aeroport duke

pasur parasysh zhvillimet e një dekade.

Për të mos harruar që një rrezik për

Aeroportin e Kukësit është vënia në

funksionim i Aeroportit të Gjakovës, pro të

cilit Mimoza Kusari po lobon shumë së

fundmi. Nëse Gjakova e hap aeroportin

para atij të Kukësit, shanset se do të ketë

fizibilitet pozitiv për të funksionuar, janë

minimale.

Duke besuar që “Aeroporti i Kukësit” nuk

do të jetë thjesht një premtim gjatë

periudhës elektorale, i lutemi Ministrit

Haxhinasto t’i përshpejtojë këto negociata.

2- Anullim loje

Të shtunën e parë të muajit maj Ministri

Haxhinasto ka inspektuar punimet e

ndërtimit të by-pass-it të Rrogozhinës. Ai

ka kërkuar rivlerësim të projektit,

ndryshim të tij dhe më tepër nënkalime në

by-pass-in e Rrogozhinës në shërbim të

qytetarëve. Është Autoriteti Rrugor

Shqiptar që ka autorizim për të shikuar

mundësitë e shtesave të nënkalimeve, për

Page 47: Buletini Maj 2015

46

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

të mos krijuar asnjë pengesë për

aktivitetin ekonomik të zonës.

Ky Bypass është shumë i rëndësishëm për

rrjetin rrugor, me një gjatësi 4.7 km,

krijon një lëvizshmëri shumë të mirë për

aksin veri-jug të Shqipërisë, që do t’i

shërbejë të gjithë aktivitetit ekonomik të

kësaj zone. Ky projekt ka kushtuar 5 689

855,55 EUR dhe tenderi është fituar nga

kompania Impresa Prevedello Isidoro S.r.l.

Punimet duhet të zgjasin 18 muaj.

Nuk kemi asnjë detaj se ku bazohet

Ministri për të marrë këtë vendim për

ndryshim të projektit. Cilat janë kostot që

do të sjellin këto ndryshime? Sa vonesa

do të sjellin këto ndërhyrje? A është

normale që të ndryshohet një projekt, i cili

është drejt përfundimit të tij. Pse u zgjodh

kjo kompani fituese e tenderit në qoftë se

nuk kishte specifikat e duhura teknike (si

psh. numrin e duhur të nënkalimeve) që

kërkonte Ministri në projektin e saj?

3- Meta dhe Haxhinasto, një shëtitje me

tren

Ministri Haxhinasto i shoqëruar nga

Ministri Koka dhe kryetari i Kuvendit Ilir

Meta, më 26 maj kanë bërë një shëtitje

me tren për të inauguruar stacionin e ri të

trenit në Kashar.

Inaugurimi konsiston në rikonstruktimin e

disa vagonëve. Qëllimi i përdorimit të

transportit hekurudhor është shpejtësi dhe

kosto më të ulët krahasuar me transportin

rrugor. Cilën nga këto dy avantazhe na

ofron shërbimi hekurudhor? Pse duhet një

qytetar të marrë autobus për të shkuar

deri në Kashar dhe më pas të marrë trenin

nga Kashari për në Durrës. Kohëzgjatja e

udhëtimit me tren për të arritur në

destinacion (konkretisht në Durrës) do të

jetë më e gjatë se të udhëtosh me makinë.

Një qytetar për të shkuar në Tiranë duhet

të shpenzojnë 70 lekë për biletën e trenit

deri në Kashar dhe 30 lekë për biletën e

autobusit Kashar – Tiranë, pra në total

rreth 100 lekë. Për të udhëtuar me

autobus për në qendër të Tiranës qytetari

sot duhet të paguajë 150 lekë. Por

komoditeti dhe kohëzgjatja që ofron

udhëtimi me tren nuk i jep avantazh.

Është qesharake të mendosh që mund të

rivitalizohet hekurudha shqiptare me këto

pak fonde që janë vënë në dispozicion për

të. Duhen studime të detajuara për të

gjetur projektin më të përshtatshëm të

shoqëruar me analizën kosto–përfitim.

Edhe në këtë rast vihet re vazhdimësia e

ideve provinciale të inaugurimit të sa më

shumë projekteve fasadë në prag të

zgjedhjeve, kjo tregohet dhe me praninë e

pakuptimtë të kryetarit të Kuvendit, zotit

Meta.

Referenca:

1-

http://www.transporti.gov.al/al/newsroom

/lajme/ministri-haxhinasto-inspektoi-disa-

nga-veprat-e-rendesishme-te-qytetit-te-

kukesit-dubimi-urave-te-kukesit-

aeroportin-e-kukesit-dhe-ujesjellesin-e-

qytetit&page=1

2- Artikull: Reagim i MTI për deklaratat

për Aeroportin dhe Ujësjellësin e Kukësit

http://www.transporti.gov.al/al/newsroom

/deklarata-per-shtyp/reagim-i-mti-per-

deklaratat-per-aeroportin-dhe-

ujesjellesin-e-kukesit&page=1

3- Artikull: Gjetjet e emisionit “ Të

Paekspozuarit”, intervista ekskluzive e

Rolf Castro Vasquez, Administrator i

Aeroportit të Rinasit

https://www.youtube.com/watch?v=9x9U

zRfHuYg

4- Artikull: Meta: Aeroporti i Kukësit do

nisë nga puna, punësohen 250 kuksianë

http://www.mapo.al/2015/05/meta-

aeroporti-i-kukesit-do-te-hape-500-

vende-pune-ne-dy-vjet

Page 48: Buletini Maj 2015

47 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

5- ArtikullNdryshim projekti, më tepër

nënkalime në by-pass-in e Rrogozhinës në

shërbim të qytetarëve

http://www.transporti.gov.al/al/newsroom

/lajme/ministri-haxhinasto-ndryshim-

projekti-me-teper-nenkalime-ne-by-pass-

in-e-rrogozhines-ne-sherbim-te-

qytetareve

6- Artikull - Works for the construction of

the Rrogozhina bypass, Albania |

European Union

http://com.mercell.com/39470273/works-

for-the-construction-of-the-rrogozhina-

bypass-

albania.aspx?version=2&lcid=1033

7- Artikull - Z. Ilir Meta dhe Ministri i

Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond

Haxhinasto marrin pjesë në inaugurimin e

stacionit hekurudhor në Kashar

http://www.transporti.gov.al/al/newsroom

/lajme/ministri-haxhinasto-ndryshim-

projekti-me-teper-nenkalime-ne-by-pass-

in-e-rrogozhines-ne-sherbim-te-

qytetareve

Page 49: Buletini Maj 2015

48

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

Sokol KONDI, MSc

1- Ekonomia; Optimistë për çfarë dhe

statistikat e kujt?

Më 21 Maj, gjatë seancës plenare në

Parlament, ministri Ahmetaj deklaroi se

“Viti 2014, referojuni statistikave (?) dhe

këtu i drejtohem qytetarëve, është viti i

parë që ka afruar një rritje të vendeve të

punës 9 për qind, vende të reja pune, 9

për qind. Është viti i parë në historinë 22

vjeçare”.

Nuk dihet për cilat statistika e ka fjalën

ministri, sepse statistikat zyrtare për vitin

2014 thonë se “Krahasuar me vitin

pararendës punësimi është rritur me

1,3 %” dhe jo me 9% sikurse u shpreh drejtuesi i dikasterit të Ekonomisë.

Sa për tregtinë, ministri tha se “eksporti u

rrit vitin e kaluar 3.8 për qind. Do të thotë

që struktura prodhuese e Shqipërisë është

duke u konsoliduar dhe duke e shtuar masën e eksportit dhe vlerën e eksportit”.

Në këtë rast ministri është treguar i saktë

lidhur me satistikën, por vështirë të

thuhet me kaq siguri se struktura

prodhuese është në forcim, sepse duhet

thënë gjithashtu se në vitin 2014 pati një

rritje vjetore prej 6,7 % në importe dhe

defiçiti tregtar u rrit rreth 9,4 %.

Eksportet, të cilat ministri i pa me shumë

optimizëm, në të vërtetë për vitin 2014

mbuluan 46,3 % të importeve, ndërsa një

vit më parë ky tregues ishte 47,6 %. Me

siguri kjo tregon një dobësi të eksporteve

karshi importeve, çka reflektohet edhe në përkeqësimin e defiçitit tregtar.

Duke qëndruar tek eksportet, në muajin

Prill 2015 eksportet e mallrave u ulën

gjithashtu me 10,0 % në krahasim me

Prill 2014 dhe 7,8 % në krahasim me Mars

2015. Në muajin Prill 2015 edhe importet

e mallrave u ulën me 2,0 % në krahasim

me Prill 2014 dhe 2,2 % në krahasim me

Mars 2015. Defiçiti tregtar i këtij muaji u

rrit me 6,5 % krahasuar me Prill 2014 dhe 3,3 % në krahasim me Mars 2015.

Këta tregues kanë qenë gjithnjë negativë

për tregtinë e Shqipërisë që prej fillimit të

vitit, ndaj duket pa vend që të flitet për

situatën tregtare me tone optimiste, duke shkuar shumë përtej realitetit.

Duke cekur sipërmarrjen dhe investimet

në vend, ministri dha një lajm të mirë se

“...në Këshillin e Ministrave u bë kontrata

e 15-të me 1 Euro. Minimalisht 120

vendeve të reja pune në Berat. Në zona të

cilat janë akoma jashtë aksit kryesor të

zhvillimit ekonomik ka lule që çelin me

120 vende pune”.

E parë kështu krijohet ideja se investimet

e huaja dhe sipërmarrja në vend lulëzon.

Por fatkeqësisht nuk është kështu. Sepse

janë të këtij muaji edhe lajme mjaft të

këqija, si për shembull mbyllja e të

vetmes kompani industriale gjermane që

operonte në Shqipëri, apo kompania

farmaceutike GlaxoSmithKline që ka bërë

publik vendimin për të kufizuar

përfaqësinë në Shqipëri. Pa harruar se

kompania e prodhimit të mobilieve F.P.M

sh.p.k e ka zhvendosur aktivitetin në një

zonë të lirë në kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave

të Bankës së Shqipërisë për vitin 2014,

zëri mjete në Investimet Direkte, i cili

nënkupton flukset dalëse të investimeve

direkte arriti në 76 milionë euro, nga 22

milionë euro të një viti më parë.

Ndaj shtrohet pyetja: çfarë janë 120

vende pune të hapura në Berat, karshi “eksodit” të një kapitali të tillë?

Në të njëjtën kohë kur në muajin Prill

2015 ndryshimi vjetor i indeksit të

çmimeve të konsumit ishte 2,3 %, qeveria

uli edhe ndihmën ekonomike për të

papunët dhe shtresat në nevojë me 2,66

mld lekë. Një veprim i tillë nuk është

aspak prej qeverie të majtë, por prej një

ekzekutivi që bën interesin e

kredidhënësve të mëdhenj, për të shlyer

Page 50: Buletini Maj 2015

49 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

këstet e borxheve të tyre. A krijohet një

ide e përgjithshme në këtë pikë se cilat

mund të jenë shkaqet strukturore të

ekonomisë shqiptare që i detyrojnë njerëzit të marrin rrugët drejt Europës?!

2- Dhe sa para duhen shpërdoruar që ta rikthejmë turizmin në binarë?

Po më 21 maj, ministri Ahmetaj pati edhe

një takim me operatorë turistikë shqiptarë,

të cilëve iu shprehu bindjen se “viti 2015

është viti më i mirë për turizmin, është

më i miri për turistët, është më i miri për

mikpritësit që jeni ju, që janë strukturat akomoduese, hotelet apo resortet...”.

Nuk është dakord me një pikëpamje të

tillë Këshilli Botëror i Turizmit, sipas të cilit

kontributi direkt në Prodhimin e

Brendshëm Bruto nga ana e turizmit

shqiptar pritet të bjerë me 2.1% këtë vit.

Le të shpresojmë që ky këshill të ketë

statistika të gabuara dhe jo të “sakta” si ato që përdor zakonisht ministri.

Mbase edhe Forumi Botëror Ekonomik

mund të ketë shifra të gabuara që nuk

është kaq optimist, sepse sipas raportit të

Konkurrueshmërisë Udhëtimeve dhe

Turizmit 2015, ai e nxjerr Shqipërinë në

vend të fundit në rajon, mes të cilëve

Kroacia renditet në vend të 33-të, Mali i Zi

në vendin e 67-t-të, Maqedonia (nuk ka

det) në vendin e 82-të dhe po para vendit

tonë në listë është edhe Serbia (që nuk ka

laget nga deti) e cila renditet e 95-ta,

ndërkohë që Shqipëria është në vendin e 106 nga 141 Shtete.

Por le të vijmë te shifrat e institucioneve

tona zyrtare, të cilat gjithashtu nuk

paraqesin një situatë kaq të ndritur.

Shqipëria për 2014-n pati rreth 400 mijë

turistë më shumë se 2013-a, por kjo rritje

është gjithsesi më e ulët se rritja

progresive që pati vendi nga viti në vit që

prej 2010-s e në vazhdim, pa llogaritur

vitin 2013, i cili pas mëse një dekade me

rritje, qe i vetmi vit që shënoi ulje në prurjet turistike në vendin tonë.

Hyrjet e shtetasve të huaj në pikat

kufitare në periudhën kohore 2005-2014

janë rritur mesatarisht 19,9 % në vit,

ndërkohë që viti i fundit ka qenë goxha

nën këtë mesatare, duke u ndalur në

12.8%. Dhe të mendosh që krahasohet

me vitin 2013, vitin absolutisht më

negativ të dekadës së fundit. Sepse po të

krahasohej me 2012-n, rritja është vetëm

4.5%.

Çfarë po ndodh që ritmi mesatar i rritjes

turistike në Shqipëri po has në një rënie të

ndjeshme, kur dihet se sipas OBT-së

turizmi në nivel botëror do të rritet me 50%

në më pak se 20 vite? Pse pikërisht kjo

rënie po ndodh pas ardhjes së qeverisë së

re? Mos vallë për shkak të dëmit

ekonomik prej 92 mln lekësh nga buxheti

prej rreth 600 milionësh që i është

shkaktuar Shtetit nga ana e Agjencisë

Kombëtare të Turizmit (AKT)? Nga kjo e

fundit pritet që të promovojë turizmin dhe

jo t’i përdorë fondet për akomodim Miss-

esh nëpër hotele dhe për të mbajtur goma

dhe motorë garash në magazinat e saj,

çka nuk ka kurrfarë lidhje me promovimin

turistik. Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka

kallëzuar në Prokurori për disa vepra

penale drejtuesen e këtij institucioni dhe

ka rekomanduar shkarkimin e saj,

ndërkohë që për një gjë të tillë nuk ka

patur asnjë marrje masash administrative

nga eprorët e saj shtetërorë.

Mbase mirëpërdorimi i 92 mln lekëve çdo

vit për 4 vjet mund të mos bënte çudira

turistike, por të paktën mund të na

largonte nga vendet e fundit të

konkurrueshmërisë dhe të na rikthente në

ritmet normale të mesatares vjetore të

prurjeve turistike, gjë që padyshim është

detyrë e atyre që promovojnë turizmin, të

cilët përkundrazi, përveç këtij dëmi, kanë

shpenzuar kuturu edhe qindra milionë lekë

të tjera për panaire pa kritere matjeje dhe

pritshmërie, sikurse kemi shkruar fillimisht

në APPA muajt e mëparshëm, përfundim

në të cilin më pas doli me të drejtë edhe

vetë KLSH në raportin e saj mbi AKT.

Referenca:

1- Revista Monitor, 07.05.2015,

http://www.monitor.al/raporti-i-

Page 51: Buletini Maj 2015

50

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

konkurrueshmerise-se-turizmit-shqiperia-e-fundit-ne-rajon/

2- Ministria e Ekonomisë 21.05,2015,

http://www.ekonomia.gov.al/al/newsroom

/lajme/viti-2015-me-i-miri-per-turizmin-

ligji-dhe-paketa-e-turizmit-nxitje-per-investimet-e-huaja-ne-sektor&page=1

3- Ministria e Ekonomisë, 21.05.2015,

http://www.ekonomia.gov.al/al/neësroom

/lajme/ekonomia-qe-rimekembet-me-

reforma-te-thella-ne-cdo-sektor-punesimi-ne-2014-u-rrit-9&page=1

4- Instituti i Statistikave, “Shqipëria në Shifra”

http://www.instat.gov.al/media/294266/shqiperia_ne_shifra_2014.pdf

5- Revista Monitor, 25.05.2015,

http://www.monitor.al/keshilli-boteror-i-

turizmit-2015-a-viti-me-renie-per-turizmin-shqiptar/

6- Gazeta Mapo, 30.04.2015,

http://www.mapo.al/2015/04/shqiperise-

i-largohet-kompania-e-vetme-industriale-gjermane

7- Gazeta Mapo, 17.05.2015,

http://www.mapo.al/2015/05/qeveria-ul-

ndihmen-ekonomike-2-66-mld-me-pak

8- Revista Monitor, 15.04.2015,

http://www.monitor.al/eksodi-i-kapitalit-

debate-per-transferimin-e-bizneseve-vendase-jashte-shtetit/

9- Kontrolli i Lartë i Shtetit,

http://www.klsh.org.al/web/pub/per_publikim_akt_1820_1.pdf

Page 52: Buletini Maj 2015

51 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Rezarta CAUSHAJ, BA

1- Ceremonia OSCAR e Shpërndarjes së Lejeve të Ndërtimit

Normalisht sipas ligjit “Për legalizimin,

urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve

pa leje” shpërndarja e lejeve të ndërtimit

është një nga kompetenca e ALUIZNIT,

pasi është bërë regjistrimi i pronës në

Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme. Në Faqen Zyrtare të

Ministrisë së Zhvillimit Urban, dhe pse jo

edhe në kronika të ndryshme të

masmedias, publiku është përballur prej

muajsh me ceremoni të zhvilluara në

qytete të ndryshme, ku qytetarëve u

dorëzohen publikisht lejet e ndërtimit ose

nga Kryeministri Z. Rama, nga Znj.

Gjermeni, titullare e Ministrisë së

Zhvillimit Urban, nga Z. Artan Lame,

Drejtor i ALUIZNIT. Do dëshironim në këtë

aspekt të përgëzonim faktin që në organet

dhe institucionet përkatëse vazhdon

vëmendja ndaj ndërtimeve, qoftë këto për

rregullimin e qyteteve apo legalizimin e

ndërtimeve informale, të cilat duhet t’i

japin një faqe të re hapësirave urbane, t’i

hapin rrugë planeve urbanistike të

mirëideuara që respektojnë standardet urbane moderne.

Nga ana tjetër, bie në sy zhvillimi i kaq

shumë ceremonive për shpërndarjen e

këtyre lejeve, ku vetëm këtë muaj

përmendim ato të Kukësit, Tiranës apo

Paskuqanit, ndërkohë që bëhet fjalë për

një politikë publike normale që çdo qeveri

do i detyrohej qytetarëve të vet. Në

vendin tone, përkundrazi, është

shndërruar si një event Oscar, ku

qytetarët në vend të paraqiten pranë

institucionit, duhet të marrin pjesë

medoemos në një paradë që zhvillojnë

drejtuesit për qëllime politike dhe u

shërbejnë gjithnjë këtyre të fundit për të përforcuar pozitat e tyre.

Kryeministri Rama në veçanti e ka shumë

përzemër të përmendi shifra, të cilat

askush nuk mund t’i vërtetojë, se sa

shumë përparim është bërë në krahasim

me qeverinë paraardhëse në dhënien e

lejeve të ndërtimit për objektet informale.

Krijohet kështu një ndjenjë e

përgjithshme sikur qeveria po u bën një

nder qytetarëve dhe jo thjeshtë kryen

detyrën e vet para tyre.

Do na pëlqente që më shumë se

“ceremonializimi” i politikave publike apo

vlerësimi në terma sasior, të mund të

kishim tashmë, mbas dy vjetësh, një

bilanc që do të detajonte se si ka shkuar

ky proces në terma cilësorë, cilat kanë

qenë vështirësitë dhe a është ligji

funksional. Në fund të fundit, pyetja lind

natyrshëm se si do t’ia dalë qeveria jonë

që të sinkronizojë legalizimin e objekteve

informale me rimodelimin e planifikuar të

hapësirave publike, të cilat në parim përjashtojnë informalitetin.

2- Përgjegjësi para ligjit?! Jo në vendin tonë!

Për të vazhduar atë që u parashtrua më

sipër, por edhe për ta zgjeruar

problematikën e hasur, duam të

evidentojmë se as Qeveria, as Ministria e

Zhvillimit Urban, as Inspektorati Kombëtar

për Mbrojtjen e Territorit nuk janë

shprehur se cilat janë masat që janë

marrë ndaj institucioneve apo drejtuesve

të rangut lokal apo kombëtar, të cilët kanë

dhënë lejet e ndërtimit në mënyrë

flagrante, duke shkuar kundër çdo norme apo parametri që përcakton ligji.

Për ta ilustruar do marrim shembullin më

të freskët në kujtesën publike, siç ishte

shembja e objektit 5-katesh të ndërtuar

ngjitur me Fakultetin Ekonomik në Tiranë,

i cili u shemb me tritol nga forcat xheniere

javën e kaluar. Në dokumentet e bëra

publike së fundmi është zbardhur leja e

ndërtimit për këtë objekt, e cila është

dhënë nga kryetari aktual i Qeverisë, në

atë kohë Kryebashkiak i Tiranës dhe

njëkohësisht Kryetar i Këshillit të

Rregullimit të Territorit në Bashkinë e

Tiranës. Bërja publike e këtyre

dokumenteve nuk duket ta ketë

shqetësuar aspak këtë të fundit dhe

Ministria e Zhvillimit Urban nuk e ka

Page 53: Buletini Maj 2015

52

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

Little Brother is Watching You

adresuar apo përmendur këtë fakt as në

Faqen e saj Zyrtare dhe as nëpërmjet

komunikatave të tjera publike.

Cili është mesazhi që jepet në këtë

mënyrë? Që ligji vlen vetëm për qytetaret

(Kjo është qeveria që fut në burg në rast

se nuk është paguar fatura e energjisë

elektrike)? Kush mban përgjegjësi në këto

raste për demin ekonomik, mjedisor apo

edhe thjesht për shkeljen e ligjit për

“Shpërdorim të detyrës”, i parashikuar

nga neni 248 i Kodit Penal? Akoma më tej

kush mban përgjegjësi për dëmet e

shkaktuara nga prishja e këtyre objekteve,

të cilat në rastin e objektit pranë

Ekonomikut, vlerësohet se do t’i kushtojnë

taksapaguesit shqiptar 15 milionë lekë të

vjetra dhe kjo duke mos llogaritur

hapësirën e shëmtuar nga pikëpamja

estetike që lë mbrapsht çdo shembje e IKMT-së ?

3- Të gjithë duan një copë nga suksesi

Prej disa muajsh Shoqëria Civile së

bashku me qytetar të Tiranës kanë

protestuar rregullisht para Kryeministrisë

ndaj vendimit të Bashkisë për dhënien e

lejes së ndërtimit të disa kullave poshtë

digës së Liqenit Artificial të Tiranës. Mbas

padisë së bërë prej INUK, që dëshirojmë

ta përshëndesim për punën e bërë,

çështja është trajtuar në Gjykatën e

Shkallës së Parë e më pas asaj të Apelit të

Gjykatës Administrative dhe është dhënë

më 28 Maj vendimi përfundimtar se

punimet do të pezullohen. Natyrisht,

pikëpyetjet ngritura më sipër mbi

përgjegjësitë penale mbeten ende sepse

nuk besojmë se Kryetari i Qeverisë do të

dalë së shpejti të akuzojë Z. Basha për

shpërdorim detyre vetëm sepse ky i fundit

ka bërë ekzaktësisht atë që ka bërë edhe

Z. Rama në kohën e vet. Nga ana tjetër

zëra ekzistojnë se po përgatiten të tjera

ndërtime rreth Parkut të Liqenit, siç është

një objekt 15-katësh përballë Fakultetit të

Histori–Filologjisë apo ndërtime të tjera në

krah të Korpusit të Universitetit mbi

Akademinë e Arteve apo në fillim të digës

së liqenit, që sot është parkim, ndërtime

për të cilat publiku nuk është në dijeni se ka një plan.

Ka nxituar të përfitojë nga ky vendim Z.

Veliaj, i cili ia ka veshur tërësisht meritën

për fitimin e kauzës, strategjisë së

qeverisë, pa përmendur rolin që kanë

luajtur qytetarët dhe shoqëria civile që

formoi lëvizjen spontane “Ndal ndërtimeve

te Parku i Liqenit”. Ajo ç’ka na bën sërish

përshtypje është se edhe një herë zbatimi

normal i ligjit, që i takon çdo qeverie,

merr superlativa dhe i vishet vetëm

vullnetit qeveritar. Jemi kuriozë të dimë se

çfarë do të thoshte Z. Veliaj nëse vendimi

i Gjykatës Administrative të Apelit do të

kishte përforcuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë?

Për ta mbyllur raportin e këtij muaji,

duam të vëmë sërish në evidencë se

problematikat e ndërtimeve me/pa leje

janë thellësisht të ndërthurura me

problemin e pronave dhe pronësisë në

Shqipëri dhe pa u zgjidhur i dyti, vështirë

se mund të ketë sukses i pari. Fakti se në

takimin e radhës së Këshillit të Stabilizim

Asocimit BE-Shqipëri, ky i fundit ka

dhënë rekomandime të veçanta mbi

pronat, sugjeron se Bashkimi Europian

është në dijeni të plotë të problematikave

të mësipërme dhe duke qenë akoma më i

ndërgjegjshëm se çështja e pronave, duke

qenë se ka të bëjë me një të drejtë

themelore të qytetarëve, një theks i

veçantë është vënë në detyrimin për

caktimin e Koordinatorit Kombëtar për të Drejtat e Pronës.

Referenca:

1- Ligji “Për legalizimin, urbanizimin dhe

integrimin e ndërtimeve pa leje

http://www.parlament.al/web/pub/ligj_nr_50_dt_15_5_2014_17639_1.pdf

2-

http://www.zhvillimiurban.gov.al/al/newsr

oom/lajme/kukes-shperndahen-388-leje-legalizimi&page=2

3-

http://www.zhvillimiurban.gov.al/al/newsr

oom/lajme/premtime-te-mbajtura-

shperndahen-1001-legalizime-ne-tirane&page=2

Page 54: Buletini Maj 2015

53 Little Brother is Watching You

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

Critical Thinking and Active Citizenship

4-

http://www.zhvillimiurban.gov.al/al/newsr

oom/lajme/paskuqan-shperndahen-750-leje-legalizimi-falas&page=2

5-

http://www.lapsi.al/lajme/2015/05/24/lej

a-p%C3%ABr-

5%E2%80%93kat%C3%ABshin-e-

shembur-me-tritol-u-dha-nga-edi-rama#.VWdmadKqqko

6- Ligji mbi Shpërdorimin e detyrës

http://ligjet.info/kodipenal/pjesa_ii/kreu_viii/seksioni_ii/neni_248

7-

https://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=294901

8-

http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=171125

9- http://www.top-

channel.tv/lajme/artikull.php?id=299467

Page 55: Buletini Maj 2015
Page 56: Buletini Maj 2015