Bukurite e natyres shqiptare

30
Kompetenca: Te lexojme Tema: Mrekullite e natyres shqiptare Lenda: Gjuha shqipe

Transcript of Bukurite e natyres shqiptare

Page 1: Bukurite e natyres shqiptare

Kompetenca: Te lexojme

Tema:Mrekullite e natyres shqiptare

Lenda: Gjuha shqipe

Klasa:VIa

Page 2: Bukurite e natyres shqiptare

QeparoQeparoi shpalos pamjen e vetë menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) shfaqet një pamje tjetër e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër dhe fshati i ri Qeparo fushë, më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës. Emri i fshatit Qeparoi vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i Skalomes, i veçantë për rërën e hollë dhe detin e cekët të shfaqet përpara.

Page 3: Bukurite e natyres shqiptare

Uji i ftohte

Uji i Ftohtë është një zonë turistike 8 km në jugë qytetit të Tepelenës. Ka marrë emrin "Uji i Ftohtë" sepse zona është e mbizoteruar nga burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër. Kompania e ujit mineral "Tepelena", ka ndërtuar një fabrikë prodhimi ku si lëndë e parë përdoret uji nga burimet e zonës.

Page 4: Bukurite e natyres shqiptare

Parku Nacional i ThethitParku Kombëtar Thethit ka një sipërfaqe prej 2630 ha dhe ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Nemuna. Ai ndodhet në një distance 70 km larg qytetit të Shkodrës dhe përshkohet nga lumi i Thethit i cili ka një prurje prej rreth 1000-1300 l/sek dhe është i pasur me troftën e malit.

Page 5: Bukurite e natyres shqiptare

Parku Nacional i Thethit

Page 6: Bukurite e natyres shqiptare

Drilon - PogradecRrugicat, urat prej druri, mjelmat, rosat, dhe pellumbat plotesojne me se miri kete skene perrallore. Feshferitjet e degeve te pemeve, cicerimat e zogjve, uji i paster qe leviz ngadale drejt liqenit, varkat qe duket sikur bejne gare me mjelmat dhe rosat, zerat e gezuara te femijeve qe vrapojne dhe luajne ne kete qilim te gjelber, e bejne Drilonin nje nga pikat turistike me te preferuara te Shqiperise.

Page 7: Bukurite e natyres shqiptare

Delvine

Delvina është një nga qytetet me jugore të Shqipërisë. Ajo kufizohet në veri me Gjirokastrën (Mali i gjerë ose i quajtur ndryshe Mali i Sopotit ndan te dy qytetet), dhe ne jug-perëndim me Sarandën. Ne jug te Delvinës shtrihet fushëgropa e Delvinës qe përfshin fushën e Vurgut, Fushën e Bajkajt dhe Fushën e Vrines. Nga veriu qyteti Delvinë kufizohet me Lefterhorin e Kakodhiqin, nga jugu me Vllahatin e Kostarin, nga lindja me Kakodhiqin, nga perëndimi me Rusanin. Vendbanimi Rusan para vitin 1945 ka qenë lagje e qytetit të Delvinës

Page 8: Bukurite e natyres shqiptare

DardheFshati Dardhë në rrethin e Korçës është një fshat jo shumë i vjetër dhe është themeluar e shtuar prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin nga Turqia, më së shumti për arsyen se nuk donin të ndryshonin fenë. Emri “Dardhë” vjen nga një gojëdhënë që thotë se kryengritësit që themeluan Dardhën, ku gjetën strehë rreth një stani, kur i pyesnin “ku gjendeni”, thoshin “Tek Stani nën dardhë”.”.

Page 9: Bukurite e natyres shqiptare

Gjiri i Kakomese

Nga të dyja anët e gjirit bregdeti lartësohet nga ngritje me lartësi 500-800 metra, që bien thikë mbi det, duke formuar rrëpira, shkëmbinj të zhveshur, kepa shkëmbinjsh mbi ujorë e nën ujorë të veshur me korale, guaska, iriqë e bimësi ujore me forma e ngjyra të ndryshme, me ujë të pastër e të tejdukshë,pjese e komunes se Lukoves 10 km nga Saranda.

Page 10: Bukurite e natyres shqiptare

Gurra e domgjonitGurra e Domgjonit ujësjellësi i lashtë karakteristik, ka një origjinalitet të pa krahasuar me tunele hepuese të nëndheshme. Sot ruhen një pjesë e atyre nëntokësore, si dhe pusi i kontrollit. Tuneli është hapur në galeri horizontale, veshur me mure anësore, kurse nga sipër mbuluar me qemer. Gjerësia e tunelit është rreth 1 m, kurse lartësia lëviz nga 80 cm deri në 1,3 m, përmasa që lejonin kalimin e njeriut me trup përkulur.

Page 11: Bukurite e natyres shqiptare

JalGjiri i Jalit pak minuta nga fshati Vuno është një nga vendet më të bukura dhe të veçanta për ujin, rërën, klimën dhe jodin e detit. Një parajsë natyrore e vizatuar si nga dora e njeriut, paraqet karakteristika shumë të dobishme për shëndetin.Nëse keni vizituar Dhërmiun, Himarën apo plazhe të tjera të bregdetin Jonian mos humbi mundësinë për të parë qoftë edhe për pak orë këtë plazh të Vunoit.

Page 12: Bukurite e natyres shqiptare

ValbonaValbona është një fshat në Alpet Shqiptare, 26 km nga Bajram Curri, Rrethi i Tropojës. Fshati është një ndër atraktsionet më të preferuara turistike në Shqipërinë e veriut. Lumi Valbona qe kalon nëpër fshat dhe vet Lugina e Valbonës tërheqin shumë vizitorë.

Page 13: Bukurite e natyres shqiptare

KelcyreKëlcyra është qytet në Shqipërinë jugore dhe pjesë e rrethit Përmet. Ajo shtrihet mes maleve Trebeshinë dhe Nemerckë dhe laget nga lumi Vjosë dhe Dëshnicë.

Page 14: Bukurite e natyres shqiptare

KsamilKsamil, i njohur edhe si Skambil nga shqiptarë vendas, është fshat i vogël bregdetar në jug të Shqipërisë. Ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në dalje të rrugës për në Butrint dhe është pjesë e Rrethit të Sarandës. Është një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara, nga turistët vendas dhe të huaj. Plazhi është i vogël, me ujë të pastër dhe me ishuj të vegjël ku janë vendosur kafetë dhe pranë tyre mjediseve të pastra. Ka një numër hotelesh të vogla dhe shtëpive për mysafir, disa janë të hapura gjatë gjithë vitit, por disa hapen gjatë verës.

Page 15: Bukurite e natyres shqiptare

Liqeni i LuresLiqenet e Lurës në parkun të Lurës ka nje siperfaqje prej 1.280 hektare dhe ndodhet ne pjesen lindore te malit masiv te quajtur "Kunora e Lures". Me 14 liqenet e tij akullnajore krijon nje ambjent piktoresk dhe terheqes ne nje lartesi nga 1.350-1.720 m. Midis ketyre Liqeneve me te medhenjt jane: Liqeni i Madh 32 hektare, liqeni i Pishave 13 hektare, liqeni i Zi 8 hektare dhe liqeni i Luleve 4 hektare. Ne dimer keto liqene jane te mbuluara nga akulli.

Page 16: Bukurite e natyres shqiptare

Liqeni i KomanitNjë port i vogël në Fierzë të Bajram Currit, vetëm një orë larg qytetit të Gjakovës, shumë shpejtë mund të shëndrrohet në portën hyrëse të një perle turistike të së ardhmes, liqenit të Komanit. I ndërtuar fillimisht si liqe artificial për furnizimin me ujë të hidrocentralit të Komanit, ky liqe në vitin 2000 filloi të përdorej edhe për udhëtim, gjegjësisht për lidhjen e Gjakovës dhe malësisë së saj me pjesën jugore të Shqipërisë.

Page 17: Bukurite e natyres shqiptare

Liqeni i OhritLiqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

Page 18: Bukurite e natyres shqiptare

LlogaraFshati Turistik Llogora ndodhet në zemër të Parkut Kombetar Llogora. Ajo ka një sipërfaqe prej 1.2 ha. Në brëndësi të saj ndodhen 16 vila druri, hotel 4 katësh me pishinë të brëndëshme, Beer Club, Tavernë, Restorant, Bar, fushë basketbolli, sallë konferencash dhe 2 salla të vogla të cilat mund të përdoren për festa të vogla familjare ose mbledhje.

Page 19: Bukurite e natyres shqiptare

Ksamil

Page 20: Bukurite e natyres shqiptare

Liqeni i Ohrit

Page 21: Bukurite e natyres shqiptare

RadikaRadika është lumë i cili buron në malin e Vracës, pjesë e maleve të Sharrit , në një lartësi mbidetare prej 2 200 m, në jugperëndim të Kosovës dhe pastaj në pjesën më të madhe rrjedh nëpër Maqedoninë Perëndimore. Radika deri te grykëderdhja e tij në Lumin Drinit të Zi. Drin ka një gjatësi prej 67km.

Page 22: Bukurite e natyres shqiptare

Syri i KalterSyri i Kaltër është një vënd turistik shumë i bukur që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë - Gjirokastër. Është një pikë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga thellesia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e djellit.

Page 23: Bukurite e natyres shqiptare

ButrintButrinti u shpall qytet muze në qershor 1961.Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.

Page 24: Bukurite e natyres shqiptare

KrujeKruja është një qytet shqiptar dhe kryeqendër e rrethit po me të njejtin emër. Kruja ka 19 400 banorë (vlerësim i përafert i vitit 2004). Ajo shtrihet 20 km ne veri te kryeqytetit shqiptar Tiranë.

Page 25: Bukurite e natyres shqiptare

Ura mbi lumin Buna qe te con tek kalaja e Rozafes.

Kështjella e Rozafatit është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zenë një sipërfaqe rreth 9 ha. Në periudhën e lashtë muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot.

Page 26: Bukurite e natyres shqiptare

Parku i LlogaraseParku Llogorasë gjendet afro 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës, në kufirin hapsinor midis detit Adriatik dhe Jon. Afër Qafës së Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante në të cilat ndihet ndikimi i korenteve.

Page 27: Bukurite e natyres shqiptare

Mali SharrMalet e Sharrit përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore.

Page 28: Bukurite e natyres shqiptare

ApolloniaApolonia është qyteti antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.

Page 29: Bukurite e natyres shqiptare

Mrekullite e natyres shqiptare

Shqipëria është e njohur në botë për në fushën e turizmit me natyrën e saj të rrallë, historinë dhe trashëgiminë kulturore, vijën bregdetare të pasur e të pastër nga ndotjet industriale.

Page 30: Bukurite e natyres shqiptare

Faleminderit per vemendjen tuaj!

Punoi: Armela Braka