Brs 957924
-
Upload
shpetim-prelvukaj-ispe-college-prishtina-in-cooperation-with-university-of-bermen -
Category
Documents
-
view
77 -
download
0
Transcript of Brs 957924
Kosovo Security Barometer December 7, 2013
Çfare e shte Barometri Kosovar i Sigurise ?
Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është program special hulumtues i
themeluar nga QKSS në Tetor të vitit 2012. Qëllimi kryesor për
themelimin e BKS është zhvillimi i programit me të gjitha kapacitetet i
cili në kuadër të QKSS të mbledhë, menaxhojë dhe analizojë të dhëna
kualitative të hulumtimit. Programi i BKS përmban metodologjinë e
krijuar ne veçanti për këtë program. Gjithashtu, programi ka zhvilluar
staf shumë profesional dhe tanimë edhe me përvojë për të zhvilluar
anketa të sakta dhe të besueshme. Në këtë mënyrë, Barometri ka
prodhuar anketë të rregullt që vlerëson trendët e perceptimit publik ndaj
sektorit të sigurisë dhe drejtësisë në baza gjashtëmujore. Si rrjedhojë,
BKS është bërë një mekanizëm i mirënjohur, që zbatohet dhe
komunikohet nga institute vendore në Kosovë. QKSS nuk ka ndonjë
kufizim politik për të komunikuar të gjeturat dhe të dhënat.
Botimi i këtij Edicioni Special të BKS është zhvilluar ne kuadër të
Projektit Trepalësh Rajonal "Forumi Hulumtues për Siguri: Beograd-
Prishtinë-Tiranë".
Ke kemi ne she njeste r me ke te edicion special?
"Barometri Kosovar i Sigurisë: Edicion Special" shënjestron një spektër
të gjerë të audiencës nga Kosova, Serbia dhe Shqipëria. Përkatësisht, ka
në shënjestër grupin e audiencës që është e interesuar të përcjellë trendet
e opinionit publik në Kosovë në fushën e sigurisë, drejtësisë dhe
marrëdhënieve ndëretnike mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.
Barometri ka në shënjestër politikë-bërësit nga këto tri shtete; praninë e
komunitetit ndërkombëtarë në Kosovë dhe selitë e tyre; organizatat
vendore dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile; akademitë në shtetet
përkatëse, rajon dhe botë, si dhe mediat.
MBËSHTETUR NGA:
Ministria e Mbretërisë së
Norvegjisë për Punë të
Jashtme
***
AUTORËT E RAPORTIT:
Mentor Vrajolli
Florian Qehaja
EKIPI I BKS:
Mentor Vrajolli, Koordinator i
Programit
Fjolla Raifi, Koordinatore e
Hulumtimeve në Terren
Skender Perteshi, zëvendës/
Koordinator për Hulumtime në
Terren
Sofije Kryeziu, Mbikëqyrëse në
terren
Abit Hoxha, Sigurimi i Cilësisë
Petrit Tahiri, Menaxher i SPSS
për futjen e të dhënave
Donika Emini, Formatizimi i
raportit
EDICION SPECIAL:
Forumi Hulumtues i Sigurisë Beograd-Prishtinë-Tiranë
BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË
Dhjetor 2013
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 3 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
Pe rmbledhje Ekzekutive
Ky botim paraqet një interpretim të shkurtër narrativ të të dhënave kuantitative të mbledhura nga
QKSS në edicionin special të zhvilluar nën përkujdesjen e Forumit Hulumtues për Siguri "Beograd-
Prishtinë-Tiranë" gjatë periudhës prej 01-15 tetor 2013.1 Kjo anketë synoi vlerësimin e perceptimeve të
qytetarëve të Kosovës ndaj Serbisë dhe Shqipërisë si dhe marrëdhëniet ndëretnike.2 Duke qenë që
perceptimi i qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve dhe shtetasve të Shqipërisë është në përgjithësi
shumë pozitiv, ky studim fokusohet kryesisht në interpretimin e perceptimeve ndaj bashkëpunimit
ndëretnike dhe institucional, si dhe marrëdhëniet qytetare mes Kosovës dhe Serbisë.
Siç tregojnë të gjeturat e anketës, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe besimi reciprok mes
shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës janë ende në një nivel shumë bazik. Shumica e qytetarëve të
Kosovës kanë mosbesim dhe frikë të shumëfishtë ndaj Serbisë. Ata akoma e shohin Serbinë si
kërcënim për sigurinë e tyre kombëtare dhe konsiderojnë strukturat e Serbisë (siç janë ushtria,
policia, xhandarmëria dhe shërbimet e saj të inteligjencës) si jomiqësore dhe kërcënuese ndaj sigurisë
kombëtare të Kosovës. Por në anën tjetër, rezultatet kanë treguar edhe optimizëm kur kemi të bëjmë
me të ardhmen afatgjate paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Rreth 75% e të anketuarve konsiderojnë
që nuk do të ketë më konflikt në Kosovë apo në rajon. Gjithashtu një pjesë e madhe e shqiptarëve
dhe serbëve në Kosovë besojnë që të dy komunitetet mund të jetojnë në paqe pranë njëri tjetrit në një
të ardhme të afërt. Për më tepër, shumica e qytetarëve po mbështesin në një mënyrë apo tjetrën
dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE) ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Anketa ka matur perceptimet e opinionit publik lidhur me bashkëpunimin e mundshëm ne fushën e
sigurisë. Qytetarët e Kosovës janë në dijeni që patrullimi i përbashkët kufitar mes policisë së Kosovës
dhe policisë së Serbisë do të kontribuonte për një siguri më të mire për të dyja vendet. Ata gjithashtu
potencuan rëndësinë e pjesëmarrjes së vendeve përkatëse në aktivitetet e përbashkëta për trajnime
dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për njeri tjetrin në raste të rreziqeve të ndryshme natyrore
dhe/apo të shkaktuara nga njeriu.
Raporti gjithashtu shpalos perceptimin e qytetarëve të Kosovës ndaj sigurisë së tyre por e parë nga
këndvështrimi i komuniteteve shqiptare dhe serbe. Të dy komunitetet konsiderojnë mjedisin e tyre,
përkatësisht shtëpitë/banesat, lagjet, fshatin/qytetin si vende të sigurta, ndërsa sigurinë e
përgjithshme në Kosovë e konsiderojnë të jetë e ultë. Frika dominuese ka të bëjë me numrin e shtuar
të aksidenteve dhe plaçkitjeve, përderisa një numër i konsiderueshëm i të anketuarve kanë deklaruar
se janë të kënaqur me reagimin që u ka ofruar policia atyre apo miqve/familjarëve të tyre.
Anketa gjithashtu ofron të gjeturat për besimin e qytetarëve ndaj Serbisë dhe qytetarëve të saj
1Projekti i përbashkët zbatohet nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë –QKSS (Prishtinë) dhe partnerët e
saj Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë –QBPS (Beograd) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim -
IDM (Tirana). 2QBSP ka zhvilluar anketën për Serbi. Këto të gjetura për Serbinë mund t’i gjeni në www.bezbednost.org
IDM ka realizuar anketën për Shqipërinë dhe të gjeturat për Shqipëri mund t’i gjeni në www.idmalbania.org
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 4 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
(përfshirë serbët që jetojnë në Kosovë). Anketa tregon që përafërsisht gjysma e popullatës së Kosovës
kurrë nuk ka udhëtuar ndonjëherë në Serbi. Ndërsa, ata të cilët kanë udhëtuar ndonjëherë në Serbi,
ka qenë para konfliktit të vitit 1999. Njësoj, indekset tregojnë që kontaktet mes shqiptarëve dhe
serbëve të Kosovës janë relativisht të rralla. Të gjeturat më kritike kanë të bëjnë me çështjen e
martesave të përziera ndër-etnike ku 90% e të anketuarve kanë deklaruar që nuk do të martoheshin
dhe as nuk do të donin të shihnin se po ndodhin martesa mes shqiptarëve dhe serbëve, gjë që tregon
një nivel të lartë të mosbesimit mes këtyre dy komuniteteve.
Metodologjia
Anketa është edicion special i realizuar ekskluzivisht si pjesë e projektit trepalësh rajonal "Forumi
Hulumtues për Siguri: Beogradi–Prishtina-Tirana". Projekti Forumi Hulumtues për Siguri mbështetet
nga Ministria e Mbretërisë së Norvegjisë për Punë të Jashtme dhe implementohet në partneritet të
ngushtë mes Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë –QKSSS (Kosovë), Qendrës së Beogradit për
Politika të Sigurisë – QBPS (Serbia) dhe Institutit për Demoraci dhe Ndërmjetësim IDM (Shqipëria).
Në këtë mënyrë, edhe qëllimi i anketës është që të mbulohet ky trekëndësh ku të gjitha organizatat
partnere kanë mbuluar rastin e tyre përkatës të studimit. QKSS ka zhvilluar anketën e saj përmes
programit tashmë të themeluar të njohur si Barometri Kosovar i Sigurisë.
Ekipi i QKSS-së është përgjegjës për përpilimin e pyetësorit fillestar dhe metodologjisë, ndërsa
partnerët kanë kontribuar në fazën e finalizimit të tij. Anketa synon që në mënyrë gjithëpërfshirëse të
masë perceptimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin potencial mes shqiptarëve dhe serbëve në
përgjithësi, duke u fokusuar në veçanti në bashkëpunimin Kosovë-Serbi, Shqipëri-Serbi dhe Kosovë-
Shqipëri. Ky edicion special është realizuar përmes intervistave të drejtpërdrejta me një numër të
caktuar të përzgjedhur të amvisërive, duke mbuluar të gjitha pjesët e Kosovës. Pyetësori ka
përmbajtur më shumë se 100 pyetje, ku vetëm dy nga pyetjet e pyetësorit kanë qenë pyetje të hapura.
Mostrat, pilotimi, intervistat, menaxhimi dhe analizat janë zhvilluar nga ekipi i QKSS-së duke
involvuar më shumë se 30 hulumtues në terren. Mostra e nxjerrë në nivel nacional përfaqëson
popullatën mbi moshën 18 vjeç dhe përfshinë 1118 amvisëri. Duke pasur parasysh qëllimin e anketës
për të matur perceptimet e opinionit publik jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe dallimet
ekzistuese në opinion mes serbeve dhe shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve në Serbi dhe shqiptarëve
që jetojnë në Jug të Serbisë, QKSS (Kosovë) dhe QBPS (Serbi) vendosën që të dyfishojnë mostrën për
pakicën etnike përkatëse. Prandaj ndarja në baza etnike e të anketuarve të përzgjedhur në mostër
është: 83% shqiptarë, 12% serbë dhe 5% të tjerë.
Korniza e mostrës është e bazuar në kodin e zonës telefonike dhe përfshinë regjionin e Prishtinës,
Mitrovicës, Prizrenit , Ferizajit, Gjilanit, Pejës dhe Gjakovës. Kombinimi gjeografik është bazuar në
Raportin e Regjistrimit të Popullsisë për 2012. Faza e dytë involvon mostrat e kombinuara sipas
zonave komunale me një mostër të shtresuar rurale/urbane sipas numrit të amvisërive. Faza e fundit
ka pasuar metodën e mostrës së thjeshtë që përdorë ‘metodën e ditëlindjes’. Mostra e thjeshtë
siguron që secili person, banor në Kosovë, gëzon probabilitetin për të qenë i përzgjedhur për
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 5 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
intervistë.
Si mostër reprezentative, rezultati i anketës mund të projektohet në popullatën e Kosovës si imazh
pasqyrues për trendet në qëndrime dhe perceptime në mesin e Kosovarëve të rritur në përgjithësi.
Margjina e gabimit është 3% me intervalin e besushmërisë prej 95%.
Në aspektin strukturor, dokumenti ka pesë kapituj. Kapitulli i parë synon interpretimin e rezultateve
që kanë të bëjnë me marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe ndikimin që ato kanë në nivelin e sigurisë
kombëtare në Kosovë. Kapitulli i dytë mbulon perceptimet e qytetarëve ndaj dialogut të lehtësuar nga
BE në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kapitulli i tretë mbulon perceptimet e qytetarëve drejt perspektives
së bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë në fushën e sigurisë. Kapitulli i katërt mbulon perceptimin
e qytetarëve të Kosovës ndaj sigurisë sipas këndvështrimit të shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës.
Ndërsa kapitulli i pestë ofron rezultatet e dala në lidhje me perceptimin publik mbi bashkëpunimin në
fushën e sigurisë.
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 6 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
16.4
48.0
22.4
12.5
.0 20.0 40.0 60.0
High
Somehow
Low
Don’t know Nuk di
I ulët
Deri diku
I lartë
0.00%
50.00%
100.00%
3.40% 9.20% 18.90%
69.30%
94% 83% 71%
27.30%
0.80% 1% 1.10% 0.40% Yes No Do not know Refuse to respond
Po Jooo
Nuk Di Refuzoj të përgjigjem
1. Perceptimi publik pe r marre dhe niet Kosove -Serbi dhe ndikimi i tyre ne sigurine kombe tare te Kosove s
Pavarësisht konsensusit i cili ekziston
ndërmjet organeve të sigurisë në Kosovë
se vendit nuk i kanoset ndonjë rrezik i
drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare,
hulumtimi tregon se qytetarët e Kosovës
ende kanë dyshimet e tyre. Në pyetjen
"deri në çfarë mase e konsiderojnë ata të
rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës"
më shumë së 64% e të anketuarve kanë
shprehur një dozë të frikës ku 16% prej
tyre konsiderojnë këtë rrezik si të një
niveli të lartë.
Ky shqetësim vjen si rezultat i
marrëdhënieve ekzistuese të brishta
ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe një
diskursi politik të tendosur si jashtë
ashtu edhe brenda Kosovës. Në fakt
grafikoni në vijim tregon se në krahasim
më Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e
Zi (të cilat kryesisht konsiderohen si
vende miqësore ndaj Kosovës), më
shumë së 69% e të anketuarve e
konsiderojnë Serbinë si vend armiqësor.
Në të njëjtën mënyrë, hulumtimi tregon se
qytetarët kanë një perceptim negativ ndaj
institucioneve/strukturave serbe të sigurisë siç janë ushtria e shtetit, strukturat policore,
xhandarmeria dhe shërbimi i fshehtë i Serbisë. Xhandarmeria serbe udhëheq këtë listë për
shkak të pranisë së saj në kufirin me Kosovë si dhe aktiviteteve të raportuara në fshatrat e
banuara më shqiptarë.
Figura 2: Perceptimi i të anketuarve ndaj kërcënimeve të
sigurisë kombëtare të Kosovës që vijnë nga vendet fqinje
Figura 1: Perceptimet e të anketuarve lidhur me kërcënimet
ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 7 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
Figura 3: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve/strukturave kryesore të sigurisë së Serbisë
Në fakt, kur i krahasojmë këto rezultate me treguesit e njëjtë sa i përket institucioneve të
sigurisë së Shqipërisë, shihet se shumica e qytetarëve të Kosovës kanë perceptime tërësisht të
ndryshme ndaj këtyre institucioneve.
Figura 4: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës ndaj institucioneve kryesore shtetërore të sigurisë së Shqipërisë
0
10
20
30
40
50
60
70
ThreatUnfriendly
NeutralFriendly
Ally
52
30
7 9
3
61
23
5 8
3
51
27
13
6 2
49
34
7 8
2
SerbianMilitary
SerbianGandarmerie
Serbian SecretService (BIA)
Serbian Police
Ushtria e Serbise
Gjandarmeria Serbe
Shërbimi Sekret Serb (BIA)
Policia e Serbisë
Armiqësore Jo Miqësor Mike
Aleate
0
10
20
30
40
50
60
70
ThreatUnfriendly
NeutralFriendly
Ally
4 6 12
66
13
4 5 8
69
13
5 7
36 42
9
AlbanianMilitary
AlbanianSecret Service(SHISH)
AlbanianPolice
Ushtria e Shqiperisë
Shërbimi Informativ Shqipëtar (SHISH
Policia Shqiptare Armiqësore Jo
Miqësor Mike Aleate
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 8 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
41.5
27.3
3.7
8.9
18.6
.0 20.0 40.0 60.0
Yes it is possible
It is possible but there areproblems
Undecided
Maybe
ImpossibleE pamundshme
Ndoshta
I/e pavendosur
E mundshme por me probleme
Po, e Mundshme
Rezultati pozitiv shënoi ngritje atëherë kur qytetarët e Kosovës shprehen interesim për të
parë zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet kosovarëve dhe serbëve. Më saktësisht, në pyetjen
se a është e mundur që shqiptarët
dhe serbet të jetojnë së bashku në
mënyrë paqësore, shumica e të
anketuarve janë përgjigjur
pozitivisht ndërsa më pak së 20% e
tyre kanë dhënë përgjigje negative
ndaj kësaj pyetje. Gjithashtu, të
anketuarit ishin pyetur se a besojnë
që në 5 vitet e ardhshme nuk do të
ketë ndonjë konflikt të armatosur,
ku më shumë se 63% e të anketuarve
kanë hedhur poshtë mundësinë e
ndodhjes së ndonjë konflikti tjetër në
rajon në të ardhmen e afërt ndërsa 26% prej tyre mendojnë të kundërtën.
Figura 6: Perceptimi lidhur me ndonjë konflikt të ri në BP gjatë 5 viteve të ardhshme
Hulumtimi gjithashtu ka vlerësuar gatishmërinë e qytetarëve të Kosovës për t’iu përgjigjur
së bashku me entitetet përkatëse në rast të një konflikti të armatosur në rajon. Ishte
interesante të shihet se 97% e të anketuarve që i takojnë komunitetit shqiptar të Kosovës kanë
treguar një lloj gatishmërie për t’ju ofruar përkrahje bashkëkombësve Shqiptar jashtë
Kosovës në krahasim me 62% të anketuarve Serbë nga Kosova. Megjithatë, është me rendësi
të ceket se përkrahja të cilën ata ishin të gatshëm ta ofrojnë ishte kryesisht humanitare. Pra,
më shumë se 56% e Shqiptarëve të Kosovës, përkatësisht me shumë 32% e Serbëve të
Kosovës ishin të hapur që të pranojnë refugjatë në rast të një konflikti të tillë. Të tjerët do të
4.8
22.9
27.5
35.5
9.3
.0
5.0
10.0
15.0
20.0
25.0
30.0
35.0
40.0
Yes, certainly Yes, probably No, probably not No, certainly, not Refuse/Do not knowSigurisht Po Mbase po Mbase jo Sigurisht Jo Nuk di/Refuzoj të Përgjigjem
Figura 5: Perceptimi i qytetareve të Kosovës lidhur me mundësinë
që Shqiptarët dhe Serbet të jetojnë së bashku në mënyrë
paqësore
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 9 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
ofronin ndihmë financiare apo ndonjë ndihmë tjetër jo financiare. Ndërkohë, vetëm 16% e të
anketuarve Shqiptarë të Kosovës, përkatësisht 19% Serbë të Kosovës me gjasë do t’i
bashkoheshin një konflikti të armatosur.
Figura 7: Perceptimi i komunitetit shqiptarë dhe serbë të Kosovës ndaj një konflikti potencial në rajon i cili do të
përfshinte bashkëkombësit e tyre
Në fund, të anketuarit ishin pyetur gjithashtu se a mendojnë që prezenca ndërkombëtare
ende është e nevojshme për ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë. Rreth 30% e të anketuarve
ishin në favor të vazhdimit të misionit të KFOR-it për një periudhë shtesë të papërcaktuar.
Përafërsisht 52% shprehën mendimin se ky mision duhet të tërhiqet brenda disa viteve,
ndërsa 13% ishin të mendimit që KFOR-i do të duhej të ishte larguar nga Kosova tanimë.
Ndryshe, qytetarët ishin me skeptik rreth rolit të EULEX-it. Vetëm 10% ishin të mendimit që
ky mision i BE-së duhet të vazhdoj mandatin ende për një periudhë të papërcaktuar, rreth 37
% ishin të mendimit që ky mision duhet të tërhiqet brenda disa viteve ndërsa më shumë se
38% ishin të mendimit se EULEX-i do të duhej të kishte shkuar tanimë, të përcjellë nga vetëm
5% të cilët ishin të mendimit se EULEX-i do të duhej të tërhiqej vitin e ardhshëm. Përveç
KFOR-it dhe EULEX-it, të anketuarit ishin në gjendje të japin mendimin e tyre edhe sa i
përket misionit të OSBE-së në Kosovë. Megjithatë, të anketuarit kishin vështirësi në sqarimin
e rolit të OSBE-së në Kosovë.
19
10
32
1
21
17
16
12
56
12
1
2
0 10 20 30 40 50 60
to join them in armed conflict
to support their cause financially
to accept refugees
to put pressure on our government to…
I would not do anything
Don't know/Refuse to Answer Albanians
Serbs
Shqip.
Asgje nuk do bëja
Do bëja presion në Qeveri qëtë i përfaqësoj ata
Do të pranoja refugjatë
Do të i mbështetësha Financiarisht Do të i bashkangjtësha konfliktit
të armatosur
Serb.
Nuk di/Refuzoj të përgjigjem
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 10 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
Figura 8: Perceptimi i qytetarëve të Kosovës për tërheqjen e mundshme të KFOR-it, EULEX-it dhe OSBE-së
29.40%
52.30%
4.90%
13.40% 10.40%
36.60%
14.50%
38.60%
14.20%
52.10%
11.80%
21.90%
0.00%
10.00%
20.00%
30.00%
40.00%
50.00%
60.00%
Never In few years time Next year It is high time, theyshould have already
withdrawn
KFOR/NATO EULEX OSCE
Kurrë Pas disa vitesh kohë
Vitin e ardhshëm
Është momenti i fundit, vetëme do
duhej të ishin tërhequr
OSBE
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 11 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
2. Perceptimet e qytetare ve pe r dialogun Kosove -Serbi
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja është procesi kryesor politik që nënvizon
progresin e të dyja vendeve. Ky hulumtim ka konstatuar se e rëndësisë më të madhe është nevoja për
matjen e perceptimit të publikut për dialogun. Hulumtimi përmbante disa pyetje direkte dhe
indirekte lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja.
Pyetja e parë lidhur me këtë çështje ishte direkte, duke i pyetur të anketuarit se kush përfiton më së
shumti nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shumica (ose në përqindje, më shumë se 60%) e të
anketuarve ishin në dijeni të një ndikimi pozitiv nga dialogu; 19% deklaruan se Kosova është ajo që
përfiton më shumë nga ky proces; 25% mendojnë se të dyja palët përfitojnë njësoj, ndërsa pothuajse
10% e të anketuarve kanë theksuar se komuniteti i Serb në Kosovë është përfituesi kryesor. Nga ana
tjetër, 34% e të anketuarve ishin qartazi skeptikë ndaj rezultateve të dialogut meqë ata besojnë se
është Serbia ajo që përfiton më së shumti nga ky dialog.
Figura 9: Perceptimet rreth përfituesit kryesor nga dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit
Të anketuarit ishin pyetur nëse Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun, ku më
shumë se 73% e të anketuarve ishin në favor të vazhdimit të dialogut, prej të cilëve më
shumë se 55% i thanë Po dialogut, por vetëm nëse ai e rritë mundësinë për t’iu bashkuar BE-
së. Ndërsa, vetëm rreth 20% thanë se dialogu duhet të vazhdojë pavarësisht rrethanave. Nga
ana tjetër, 21% thanë se nuk do të duhej të kishte dialog në mes të dy palëve.
.0
5.0
10.0
15.0
20.0
25.0
30.0
35.0
Kosovo morethan Serbia
Serbia morethan Kosovo
Serbs fromKosovo
EuropeanUnion
Kosovo andSerbia are
bothbenefiting
Kosovo andSerbia are
both loosing
19.2
34.3
9.6
5.5
25.0
5.9
Kosova më tepër se Serbia
Serbia më tepër se Kosova
Serbët e Kosovës
Bashkimi Evropian
Edhe Kosova edhe Serbia
kanë përitime
Edhe Kosova edhe Serbia po humbin
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 12 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
Figura 10: Perceptimi nëse dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë
Pyetja e fundit direkte lidhur me dialogun ishte rreth ndikimit të dialogut ndaj
bashkëpunimin ndëretnik. Më shumë se 59% e të anketuarve janë përgjigjur se dialogu do të
përmirësojë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, ndërsa 31% kanë dhënë mendim të
kundërt.
Figura 11: Perceptimi i qytetarëve të Kosovës për ndikimin e dialogut në bashkëpunimin ndëretnik
55.3
19.3
21.5
3.8
.0 10.0 20.0 30.0 40.0 50.0 60.0
Only if it increases possibility of joining the EU
No matter if there is a pressure from the EU or not
It should not be carried on at all
No opinionNuk kam opinion
Nuk do duhet të zhvillohet fare
Të zhvillohet paa marrë parasysh presionit të BE-së
Vetëm nëse ngriten shancet për anëtarësim në BE-së
0
20
40
60
80
Yes
No
Don't know
62
27
11
38 60
2
71
13
16
59
31
10
Albanian
Serb
Others
Total
Shqiptar
Totali
Tjerë
Serb
Po Jo
Nuke di
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 13 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
0
20
40
60
80
4
29
52
15
0
10 1 3
73
13
With SerbianSecurityInstitutions
With AlbanianSecurityInstitutions
Me instiucionet
serbe të sigurisë
Me instiucionet shqipëtare të sigurisë
YesNo
Don't know
63.2
30.7
5.8
Po
Jo
Nuk e di
3. Bashke punimi ne fushe n e sigurise nde rmjet Kosove s dhe Serbise
Si shkak i mosmarrëveshjeve politike
aktuale, bashkëpunimi në sektorin e
sigurisë ndërmjet dy vendeve pothuajse
nuk ekziston. Ndërsa, siç edhe është
përmendur në kapitujt e parë,
perceptimet e qytetarëve për
institucionet serbe të sigurisë janë
shumë negative.
Hulumtimi tregon se shumica e
qytetarëve janë të vetëdijshëm se
Kosova nuk ka zhvilluar ndonjë
bashkëpunim në fushën e sigurisë me
Serbinë. Më saktësisht, siç edhe është
nënvizuar në Figurën 12, përafërsisht 80% e të anketuarve mendojnë se bashkëpunimi
bilateral me institucionet e sigurisë të Serbisë është shumë i kufizuar, prej të cilëve 29% kanë
deklaruar se nuk ka fare bashkëpunim. Duke pasur parasysh se Serbia është një prej shteteve
fqinje të Kosovës, mungesa e
bashkëpunimit ndërmjet institucioneve
të sigurisë të të dyja shteteve reflekton
një shqetësim serioz për qytetarët e
Kosovës. Kjo po ashtu mund të
nënvizohet gjatë krahasimit të
perceptimeve për bashkëpunimin me
institucionet e sigurisë të Shqipërisë, që
në kuptim pozitiv paraqesin një pasqyrë
krejtësisht tjetër.
Një rezultat pozitiv e reflekton
mbështetjen e publikut për aspektet
praktike të bashkëpunimit në fushën e
sigurisë, që do të thotë patrullimet e
përbashkëta të policive kufitare. Më
saktësisht, më shumë se 63% e qytetarëve
Figura 12: Perceptimet e qytetarëve për nivelin e bashkëpunimit
institucional me institucionet përkatëse të sigurisë nga Serbia dhe
Shqipëria.
Figura 13: Perceptimet në lidhje me patrullimet e përbashkëta
te vijës kufitar të Policisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 14 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
0 20 40
18
32
22
18
10
Strongly Disagree
Disagree
I don’t oppose it but I don’t promote it
Agree
Strongly Agree
Fuqishëm nuk pajtohem
Nuk pajtohem
Nuk pajtohem por nuk kundershtoj
Pajtohem
Pajtohem plotësisht
0
20
40
60
80
100
Yes No Don't know
96
3 1
45 48
7
Albania
Serbia
Shqiptar
Serb
Po Jo Nuk di
të Kosovës besojnë se duhet të ketë patrulla të përbashkëta të policive kufitare të Kosovës
dhe të Serbisë, krahasuar me 31%
të qytetarëve që ishin kundër.
Përveç kësaj, një përqindje e
konsiderueshme e të anketuarve po
ashtu u pajtuan se kjo është në dobi
të të dyjave institucioneve të
sigurisë, asaj të Kosovës dhe të
Serbisë, që të marrin pjesë në
trajnime të përbashkëta, konferenca
dhe samite.
Respondentët ishin paksa më
hezitues për pranimin e asistencës
humanitare nga Serbia, në rast të
fatkeqësive natyrore dhe/apo
fatkeqësive të shkaktuara nga njeriu. Siç tregon Figura 14, përafërsisht 50% e qytetarëve të
Kosovës ishin kundër mbështetjes që mund të vie nga Serbia. Mirëpo, rreth 45% e tyre ishin
në favor të pranimit të një ndihme të
tillë në rast të ndonjë fatkeqësie në
Kosovë. Sidoqoftë, kur të bëhet
krahasimi i pyetjes së njëjtë lidhur
me Shqipërinë, shifrat dallojnë
shumë. Përafërsisht, 96% e
qytetarëve të Kosovës janë të hapur
për të pranuar ndihmë në rast të
ndonjë fatkeqësie që mund të
ndodhë në Kosovë. Megjithatë, duke
marrë parasysh kujtesën ende të
freskët të qytetarëve të Kosovës nga
periudha e luftës për strukturat e
sigurisë së Serbisë, 45% paraqet një
shifër inkurajuese.
Figura 14: Perceptimet për pjesëmarrjen në trajnime të përbashkëta
Figura 15: Perceptimet nëse qytetarët pajtohen për të pranuar ndihmë emergjente nga strukturat e sigurisë së Serbisë dhe atyre të Shqipërisë
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 15 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
4. Perceptimi publik pe r sigurine ne Kosove
Hulumtimi ka treguar se
qytetarët e Kosovës janë më pak
të kënaqur kur bëhet fjalë për
nivelin e sigurisë së
përgjithshme në Kosovë,
krahasuar me sigurinë e mjedisit
të tërësishëm ku ata jetojnë. Kjo
më së miri mund të shpjegohet
nga fakti se vetëm 36% e të
anketuarve janë përgjigjur se
ndjehen “kryesisht të sigurt”
(23.1%) ose “plotësisht të sigurt”
(13.2%) në Kosovë, ndërsa
pothuajse gjysma e të anketuarve
– përkatësisht 42%, ishin të
pavendosur, kurse 21% u
përgjigjën se ata ndjehen “kryesisht jo të sigurt” ose “vërtetë jo të sigurt” (7.4%). Ky
perceptim i ulët kur bëhet fjalë për ndjenjën e sigurisë në Kosovë ekziston tek të gjitha
komunitetet.
Nga ana tjetër, të anketuarit kanë shprehur pikëpamje mjaft pozitive kur bëhet fjalë për
mjedisin që i rrethon. Rreth 68% e të anketuarve kanë deklaruar se ndjehen ‘kryesisht (30.1%)
ose plotësisht (37.6%) të sigurt në qytetin/fshatin e tyre dhe përqindja është rritur deri në 75%
kur bëhet fjalë për sigurinë në lagje ose shtëpi/apartament. Nga ana tjetër, vetëm 9% e të
anketuarve janë përgjigjur se ndjehen relativisht jo të sigurt ose vërtetë jo të sigurt në
fshatrat/qytetet e tyre dhe përqindja bie në 6.3% kur bëhet fjalë për sigurinë në lagje. Vlen të
përmendet se me një margjinë prej 3%, ky perceptim ekziston tek të tek të dyja minoritetet
dhe komuniteti shumicë në Kosovë.
7
14
42
23
13
0
6
45
32
16
23
23
30
13
11
5
13
44
25
14
- 10 20 30 40 50
Really unsafe
Mostly unsafe
Neither safe norunsafe
Mostly safe
Completely safe
Albanian
Serbian
others
Total
Poltësisht i Sigurt
Kruesisht i sigurt
As i sigurt as i pasigurt
Kruesisht i pasigurt
Shumë i sigurt
Shqiptar
Serb
Tjerët
Totali
Figura 16: Perceptimi publik për sigurinë në Kosovë
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 16 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
Ajo që duhet të theksohet është se 89% e te anketuarve e asocojnë ndjenjën e tyre të sigurisë
me sjelljet pozitive kolektive të qytetarëve, ndërsa vetëm 4% e të anketuarve ia atribuojnë
këtë aftësisë së institucioneve të shtetit për të përmbushur detyrën e tyre në mënyrë të
duhur, që edhe e tregon solidaritetin dhe një ndjenjë të bashkësisë në mesin e qytetarëve.
Vetëm 7% e të anketuarve janë përgjigjur se ndjehen të sigurt sepse ata janë në gjendje ta
mbrojnë veten. Ndërsa, në pyetjen më specifike se në kënd do të mbështeteshin më së shumti
për ofrimin e sigurisë për familjet e tyre, 43% e të anketuarve janë përgjigjur se mbështeten
në veten e tyre, 37% mbështeten në Policinë e Kosovës dhe 7% tek fqinjët e tyre.
Figura 18: Perceptimi se çfarë i bën qytetarët që të ndjehen më së shumti të sigurt
2.8% 5.8% 13.8% 25.6%
52.1%
2.2% 4.1% 16.4%
29.8%
47.5%
2.9% 6.3% 23.1%
30.1%
37.6% 7.4% 14.0% 42.0%
23.1% 13.2%
0%
10%
20%
30%
40%
50%
60%
70%
80%
90%
100%
Really unsafe Mostly unsafe Neither safe norunsafe
Mostly safe Completely safe
In your house/apartment In your neighborhood In your village/town In KosovoNë shtëpi/Apartment Në lagjen tënde Në fshtin/lagjen tende
Në Kosovë
Shumë i Pasigurt Kryuesishti Pasigurt
As i sigurt as i pasigurt
Kryesisht i Pasigurt
Shumë i Sigurt
49.0
4.0 6.7
32.9
1.4
.0
10.0
20.0
30.0
40.0
50.0
60.0
I live in a goodneighbourhood
State securityinstitutions are
doing their job well
I am capable ofprotecting myself
I live normally and Iobey law and order
Other (Pleasespecify)
Jetoj në lagje të sigurtë
Institucionet e sigurisë punojnë
mirë
Vet jam në gjendje të mbrohem
Bëj jetë normale dhe e respektoj rendin dhe ligjin
Tjetër
Figura 17: Niveli deri ku qytetarët e Kosovës ndjehen të sigurt
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 17 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
Ndërkohë, kur bëhet fjalë për
shqetësimet e komunitetit për
sigurinë, 42% e të anketuarve
potencojnë se aksidentet në trafik
përbëjnë shqetësimin e tyre më të
madh, pasuar nga plaçkitjet (32%),
incidentet e dhunshme (10%),
fatkeqësitë natyrore (8%), dhuna
familjare (3%), përderisa vetëm 3% e
të anketuarve mendojnë se incidentet
ndër-etnike janë shqetësim për
sigurinë e tyre.
Të anketuarit po ashtu ishin pyetur nëse ata ose familjarët e tyre kanë qenë në rrezik, ku
vetëm 14% e tyre janë përgjigjur me ‘po'. Prej tyre, vetëm 24% ishin të kënaqur me ndihmën e
ofruar nga policia, ndërsa 41% ndanin
mendime pozitive, kurse 35% e të
anketuarve ishin të pakënaqur me
reagimin e policisë ne këtë drejtim.
Ajo që është me rëndësi të përmendet
është se në pyetjen e hapur ku të
anketuarit ishin pyetur në mënyrë
direkte se "Kujt do t’ia raportonit një
krim të dhunshëm?, më shumë se 87% e
të anketuarve janë përgjigjur se ata do
të raportonin në Policinë e Kosovës,
5% do të raportonin tek akterët
ndërkombëtarë dhe 5% të tjerë janë përgjigjur se nuk do të raportonin fare. Kjo e tregon
vetëdijesimin e përgjithshëm të popullatës lidhur me raportimin e incidenteve të mundshme
në Policinë e Kosovës.
42%
10%
32%
3% 8%
3% 2% Traffic accidents
Fight/Violentincident
Robbery
Domestic violence
Natural disaster(flood, fire)
Inter-ethnicincident
Footballhooliganism
Aksidentet e trafikut
Incidentet e dhunshme
Plaqkitjet
Dhuna familiare
Fatkeqesitë Natyrore
Incidentet ndëretnike
Huliganizmi në sport
Figura 19: Kërcënimet kryesore ndaj sigurisë
0
10
20
30
40
50
Yes, very much, 24
Somewhat, 41
No, 35 Po, shumë, 24%
Deri diku, 41%
Jo, 35%
Figura 20: Niveli i kënaqshmërisë me ndihmën e ofruar nga policia
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 18 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
.010.020.030.040.050.060.070.0
16.6
61.1
8.2 12.3
1.6
.0
50.0
100.0
1.4 2.8 10.0
81.1
4.6
5. Raporti me Serbine dhe qytetare t e saj (nga ke ndve shtrimi i qytetare ve te Kosove s)
Aspektet praktike të jetës siç është lëvizja e lirë përtej kufijve si e drejtë themelore e njeriut
është interpretuar dhe perceptuar ndryshe nga të anketuarit. Në pyetjen ‘Sa të sigurt do të
ndiheshit të udhëtonit në Serbi me targa të Kosovës? 61% e të anketuarve u përgjigjën që do
të ndiheshin të pasigurt për ta
ndërmarrë një veprim të tillë. Ndërsa,
pjesa tjetër e të anketuarve (12%) u
përgjigjen se do te ndiheshin të sigurt.
Kur të merret parasysh përbërja etnike
dhe mostrat e zgjedhura të hulumtimit
të tillë me numrin e serbëve të
intervistuar, mund të shohim që një
numër i madh i shqiptarëve të Kosovës
mendojnë që udhëtimi në Serbi me
targa të Kosovës nuk është i sigurtë
përkundër marrëveshjeve të arritura në
nivelin politik. Kjo tregon që duhet të
bëhet edhe shumë punë në krijimin e
besimit ndërmjet komuniteteve për ta siguruar respektimin e duhur të të drejtave themelore
të njeriut në të dy vendet. Ngjashëm
me grafikun e sipërpërmendur por me
rezultate krejtësisht të kundërta, vetëm
3% e të anketuarve përfshirë shqiptarët
e Kosovës mendojnë që nuk është e
sigurt që të udhëtosh në Shqipëri me
targa të Kosovës. Besimi ndërmjet
shqiptarëve të Kosovës dhe
shqiptarëve të Shqipërisë është i qartë
dhe prandaj ekziston një tendencë në
rritje të lëvizjes së njerëzve përtej
kufirit. Vlen të theksohet se nga kjo
pyetje vetëm 5% e të anketuarve
mendojnë që është ‘plotësisht e sigurt’ të udhëtosh në Shqipëri me targa të Kosovës.
Figura 21: Perceptimi për udhëtimin në Serbi me targa të Kosovës
Figura 22:Perceptimi për udhëtimin në Shqipëri me targa të
Kosovës
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 19 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
.05.0
10.015.020.025.030.0
35.0
40.0
45.0
50.0
Noyes, once
yes, fewtimes
I visitregularly
49.2
7.1
33.3
10.1
Jo Po, vetëm një herë
Po, disa herë
Po, rregullisht
Udhëtimi në Serbi është ende tabu për pjesën më të madhe të shqiptarëve të Kosovës dhe kjo
pasqyrohet në përgjigjet e dhëna, ku
49.2% e të anketuarve në Kosovë nuk e
kanë vizituar Serbinë asnjëherë ku
tregon gatishmërinë e vogël për ta
njohur njëri- tjetrin. Pjesa më e madhe e
atyre që kanë udhëtuar në Serbi kanë
deklaruar që kanë udhëtuar për t’i
vizituar miqtë dhe të afërmit e tyre në
Luginën e Preshevës. Përveç kësaj, ky
grafik tregon po ashtu që nuk ka shumë
bashkëpunim ndërkufitar në asnjë
fushë. Ngjashëm si edhe më sipër,
grafiku tregon që shumica e respodentëve
nuk dëshirojnë ta zbulojnë kur e kanë
vizituar Serbinë për herë të fundit dhe kjo mund të interpretohet si mungesë e besimit në
përçimin e porosive të vërteta. Më shumë se 23% e popullsisë së Kosovës e kanë vizituar
Serbinë dhjetë vjet më parë.
Figura 24: Përgjigjet në pyetjen kur e kanë vizituar të anketuarit Serbinë herën e fundit?
.0
10.0
20.0
30.0
40.0
50.0
In the last yearIn last five years
In last ten yearsBefore ten years
No answer
17.6
6.2
3.1
23.6
49.5
Gjatë vitit të fundit
Gjatë pesë viteve të
fundit
Gjatë dhjetë viteve të fundit Para dhjetë
vjetësh Nuk kam përgjigje
Figura 23: Tendencat lidhur me sa shpesh udhëtojnë qytetarët
e Kosovës në Serbi
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 20 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
.0
50.0
Business Family Friends OtherNo
relationsNo
answer
6.4 15.6
4.6 13.0
36.2
24.1
Biznes Familare Miq
(Shokë) Tjera
Nuk kam ndonjë
lidje
Nuk kam përgjigje
.0
50.0
100.0
YesNo
Don't knowNo answer
25.9
72.7
.2 1.3
Po Jo
Nuk di Nuk jap përgjigje
Ky diagram e sqaron hartën e
marrëdhënieve mes Kosovës dhe
Serbisë në përgjithësi. Vlen të
theksohet se 15.6% e numrit të
përgjithshëm të të anketuarve kanë
thënë që kanë marrëdhënie
familjare në Serbi, prandaj edhe
marrëdhëniet e tyre me anën tjetër
të kufirit janë të natyrës familjare
ndërsa 36.2% nuk kanë kurrfarë
lidhje me vendin fqinjë, Serbinë. Ky
diagram përmban po ashtu një
përqindje të lartë të kategorisë ‘pa
përgjigje’ e cila do të mund të
sqarohej me faktin që njerëzit nuk parapëlqejnë ta zbulojnë natyrën e marrëdhënieve të tyre
me Serbinë në publik meqë kjo në të ardhmen do të mund të ishte akt stigmatizues.
Pothuajse 26% e të gjithë të
anketuarve kanë miq ose të afërm
që jetojnë në Serbi, ku konsiderohet
si një numër i lartë, por duhet pasur
parasysh që në këtë numër po ashtu
bën pjesë edhe mostra e pakicës
serbe. Përveç kësaj, 72.7% e te
anketuarve nuk kanë as të
afërm/miq që gjenden në Serbi dhe
kjo e bën udhëtimin në Serbi në
grafikun e mëparshëm më pak të
rëndësishëm. Vazhdimi i ndarjes
ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe
serbëve në Serbi po ashtu sqarohet në grafikun e mësipërm ku 64.2% e të anketuarve kur nuk
kanë folur apo nuk janë takuar personalisht me ndonjë serb apo ndonjë person nga Serbia,
ndërsa 34% e kanë bërë këtë.
Figura 25: Marrëdhënia e qytetarëve të Kosovës me Serbinë
Figura 26: Përqindja e të anketuarve që kanë deklaruar që kanë
të afërm në Serbi
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 21 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
.0
20.0
40.0
60.0
80.0
Serbliving inKosovo
Serbwho
movedout of
Kosovo
Serbfrom
Serbia
Noanswer
12.2 7.3 14.8
65.6
Serb i cili jeton
në Kosovë
Serb i ikur nga Kosova
Serb i Serbisë
Nuk kam përgjigje
Figura 27: Rezultatet sa shpesh kanë ndër vepruar të anketuarit me ndonjë serb apo person nga Serbia
Po të ishte përgjigja pozitive, ishin renditur
kategoritë në vijim por shumica e të
anketuarve kishin më shumë përvojë me
serbët që jetojnë në Kosovë se sa me ata që
jetojnë në Serbi. Përveç kësaj 66%
ngurronin t’i identifikonin kontaktet e tyre
dhe prandaj ngjashëm me grafiket e
mësipërme, ky grafik tregon marrëdhëniet
tabu ndërmjet individëve nga komunitetet
e ndryshme. Kjo po ashtu mund të
interpretohet në formën e mosgatishmërisë
për ta njohur njëri tjetrin si fillim për dialog
të frytshëm dhe bashkëjetesë.
Në rastin e bashkëjetesës ndërmjet
shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, ky është një ilustrim interesant i gatishmërisë së këtyre
dy komuniteteve për të jetuar pranë njëri tjetrit. 55% e të anketuarve thanë që nuk do t’iu
pengonte që të jetonin afër një familjeje serbe që mund të interpretohet si tendencë pozitive,
megjithatë numri i njerëzve që kundërshtojnë vendosmërish të jetuarit pranë një familjeje
serbe është 40%. Ngurrimi për të jetuar pranë një familjeje serbe ishte i pranishëm në zonat
kur tradicionalisht jeton shumica absolute e shqiptarëve.
.0
10.0
20.0
30.0
40.0
50.0
60.0
70.0
YesNo
Don't knowRefuse torespond No answer
34.4
64.2
.2 .1
1.2
Po Jo
Nuk di Nuk kam përgjigje
Refuzoj të Pergjigjem
Figura 28: Përgjigjet në pyetjen "Nëse po kush ishte ai
person?"
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 22 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
Figura 29: A do t’ju pengonte të jetonit afër një familjeje serbe?
Audiencës i janë parashtruar pyetje më personale siç është martesa ndëretnike dhe rezultatet
tregojnë një ndarje të madhe ndërmjet komuniteteve. Gjasat për t’u martuar në komunitetin
tjetër për serbët dhe romët janë të ngjashme ndërsa për shqiptarët janë pothuajse 58%. 95% e
të anketuarve nuk do të martoheshin me serbë ose me romë ndërsa 40% nuk do të
martoheshin me një shqiptar të Shqipërisë. Indikatorët e tillë tregojnë që shoqëria nuk është e
ndarë në nivelin politik por goxha thellë në nivelin shoqëror dhe personal po ashtu.
Figura 30: Rezultatet lidhur me pyetjen nëse shqiptarët e Kosovës do të martoheshin ose do t’ua lejonin anëtarëve të
familjeve të tyre të bënin një gjë të tillë me ndonjë pjesëtar të komuniteteve në vijim: serb, shqiptar (nga Shqipëria) ose
rom
Yes
No
Don't know
.010.0
20.030.0
40.050.0
60.0
39.9
54.7
5.1 Nuk di
Jo
Po
0%
20%
40%
60%
80%
100%
a Serban Albanian
a Roma
5%
57.90%
4.70%
94.60%
39.70%
94.50%
0.40% 2.40% 0.80%
Yes No Don't knowPo Jo Nuk di
me Serb me Shqiptar
(nga Shqiperia) me Rom
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 23 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
Rreth 75% e popullsisë së Kosovës i marrin informatat për Serbinë apo serbët nga televizioni
dhe 7% përmes internetit që tregon qartë që këmbimi personal i informatave mbetet shumë i
ulët, me 5% nga familja dhe miqtë dhe 10% nga kontaktet personale me serbët. Në
përgjithësi, përvoja personale përputhet me grafiket e mëparshme ku pothuajse numrat e
përafërt kishin përvojë të drejtpërdrejtë me serbët.
Figura 31: Prej nga i marrin qytetarët e Kosovës informatat për Serbinë
Nga të anketuarit u kërkuar po ashtu ta japin mendimin për respektimin e të drejtave të
pakicës etnike shqiptare në Serbi dhe anasjelltas nëse të drejtat e pakicës serbe në Kosovë
respektohen. Një numër i madh i kosovarëve besojnë që ka shkelje të të drejtave të
shqiptarëve që jetojnë në luginën e Preshevës (74%). Krahasimi ndërmjet të drejtave të
pakicave në Kosovë dhe në Serbi ua mundëson shqiptarëve të Kosovës të kenë përshtypje
negative për temën po ashtu marrja e informatave nga mediat e njëanshme nuk i kontribuon
krijimit të diskursit të tillë. Si krahasim, 79% e kosovarëve besojnë që të drejtat e serbëve që
jetojnë në Kosovë respektohen mirë ndërsa 18% e thonë të kundërtën. Duke e ditur
përqindjen e serbëve në Kosovë, 18% duhet t’i përfshijë pakicat e tjera dhe shqiptarët e
Kosovës që mendojnë se të drejtat e serbëve të Kosovës nuk janë duke u respektuar.
.0
50.0
100.0
Personalcontact with
Serbs
Family andfriends
SchoolPublicculture
(books andmovies)
TVInternet
Refuse toanswer
9.3 5.1
.2 .1
75.0
6.9 2.1
Nga kontaktet personale me Serb
Nga familiarët apo miqët
Në Shkollë Kultura
publike (Libra dhe
Filma)
Refuzoj të përgjigjem
Internet
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 24 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
Figura 32: Perceptimi i qytetarëve të Kosovës në lidhje me respektimin e të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi,
përkatësisht të komunitetit serb në Kosovë
Në pyetjet lidhur me indikacionet për shtimin apo përmirësimin e dialogut ndëretnik janë
dhënë përgjigje të cilat kryesisht ia kanë atribuuar indikatorët më të rëndësishëm për shtimi
të sigurisë (51.4%), njohjes më të mirë të njëri tjetrit (50.2%) që është pasuar nga përmirësimi i
gjendjes ekonomike (42.4%) dhe marrëveshjet politike (41.90%) . Por interesante dhe unike
është që 41.7% e të anketuarve mendojnë që për përmirësimin e bashkëpunimit ndëretnik më
të rëndësishmet janë kualifikuar të jenë aktivitetet sportive.
Figura 33: Perceptimi ndaj indikatorëve të mundshëm kush do të mund ta përmirësonte dialogun ndëretnik
0
20
40
60
80
Yes, they are respected No, they are not N/A
18
74
8
79
18
3
Are the rights ofAlbanians Living inSerbia respected
Are the rights of SerbsLiving in Kosovorespected
A janë të respektuara të drejtat e Shqiptarëve që jetojnë në Serbi
A janë të respektuara të drejtat e Serbëve që jetojnë në Kosovë
Po, janë Po, nuk janë Nuk kam opinion
0%
10%
20%
30%
40%
50%
60%
70%
80%
90%
100%
Unimportant Not soimportant
Don't know important Most important
8.8 8.6 27.5
41.9 13.1
2.2 3.7
14.7 51.4
28
3.8 4.3
13.3 42.4 36.1
4.2 8.6
17.4 50.2
19.6 8 12 27
41.7 11.3
Sports Activities Language knowladge of the other Economical Improvement
increased Security political agreement
Aktivitetet Sportive
Përmirësimi i sigurisë
Njohuria e gjuhës
Arritja e arrëveshjeve politike
Forcimi i Ekonomisë
E parëndësishme
Jo shumë e rëndësishme
Tepër e rëndësishme
E rëndësishme
Nuk di
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 25 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
Projekti ka për qëllim të nxisë debat të balancuar midis qendrave hulumtuese (think-tank), komunitetit akademik, politikës
publike dhe medias, në mënyrë që të sigurojë zgjidhje alternative për sfidat e vazhdueshme të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë,
Kosovës dhe Shqipërisë.
KUSH JEMI NE?
Ne jemi tre qendra hulumtuese (think-tank) të pavarura nga Beogradi (BCSP), Prishtina (QKSS) dhe Tirana (IDM), te
specializuara në hulumtimin e çështjeve të sigurisë të cilat ndajmë një shqetësim te përbashkët për sigurinë njerëzore dhe
demokratizimin, duke besuar se përfshirja e akter?ve kompetent të shoqërisë civile në politikat e sigurisë rezulton n? qeverisje
transparente, demokratike dhe efektive. Para kësaj iniciative, bashkëpunimi ynë filloi që në vitin 2009 si rrjedhojë e një rrjeti
rajonal hulumtues të titulluar Vlerësimi i Reformës se Sektorit të Sigurisë dhe projektit tjetër lidhur me transformimin e rajonit
nga një zonë konflikti në një komunitet të sigurisë. Përveç kësaj, që të tre organizatat kanë një përvojë të dëshmuar mbi
trajtimin e temave të tilla siç janë: konfliktet territoriale dhe demarkacioni i kufirit, ndërtimi i mirëbesimit rajonal, si dhe
ndërtimi i rrjetit në mes profesionistëve të sigurisë dhe të rinjve.
KË PËRFAQËSOJMË?
Në takimet e Forumit Hulumtues për Siguri ne përfaqësojmë vetëm pikëpamjet tona personale dhe në asnjë mënyrë nuk
p?rfaq?sojm? qëndrimet e organizatës ne përgjithësi, qeverisë përkatëse, ose grupeve të tjera të interesit. Mbështetja e dhënë
nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë nuk ndikon në rezultatin e gjetjeve të kërkimit ose iniciativave avokuese.
ÇKA DËSHIROJMË TË ARRIJMË?
Me këtë projekt ne do të mundohemi të ngrisim nivelin e bashkëpunimit dypalësh dhe trepalësh n? çështjet e sigurisë duke
krijuar linja n? mes të komuniteteve të sferës se sigurisë (Beograd-Prishtinë-Tiranë) dhe rritjen e transparencës në qeverisjen e
sigurisë. Prandaj ky projekt do të mundësoj shkëmbimin e praktikave pozitive dhe negative mes tri organizatave
bashkëpunuese, si dhe do te nxisë bashkëpunime me komunitetet e sigurisë kombëtare n? vendet përkatëse.
CILAT JANË PROBLEMET QË DUAM T’I ADRESOJMË?
Duke u nisur nga përvoja profesionale e tre organizatave, mund të konstatojmë se n? rajonin tonë ekziston dilema e sigurisë si
rrjedhojë e mungesës së transparencës në qeverisjen e sigurisë, frikës dhe mosbesimit reciprok, mungesës së informacionit të
besueshëm si dhe burimeve të paanshme për zhvillimet në sektorin e sigurisë. Ky fenomen, në një masë të madhe, është
shkaktuar nga një komunikim i mangët mes Beogradit, Prishtinës dhe Tiranës, jo vetëm në nivelet institucionale por edhe
brenda shoqërisë civile dhe universiteteve. Kjo ka rezultuar në mungesën e njohurive mbi sektorët ne përgjithësi (sidomos në
atë te sigurisë) duke çuar në drejtim të ideve dhe mendimeve krejtësisht të gabuara. Niveli i pamjaftueshëm i transparencës
pengon mbikëqyrjen kombëtare të sektorit të sigurisë (duke përfshirë edhe atë nga shoqëria civile), si dhe në ndërtimin e
besimit të nevojshëm për bashkëpunimin rajonal n? çështje të sigurisë. Çështjet aktuale mbizotëruese jo vetëm kontribuojnë në
dilemën e sigurisë në rajon, por ato gjithashtu pengojnë demokratizimin dhe proceset reformuese të tre shoqërive, duke
devijuar vëmendjen nga çështjet e brendshme (sociale, ekonomike dhe politike).
ÇFARË SYNOJMË TË BËJMË?
Caku final i këtij projekti do të arrihet përmes hulumtimit, rrjeteve dhe aktiviteteve avokuese si dhe përmes aktiviteteve te
ndryshme te ndërtimit t? kapaciteteve të organizatave pjesëmarrëse.
Hulumtim mbi temat kyçe me interes të përbashkët në lidhje me perceptimet e kërcënimit, v?shtirësit? në qeverisjen e sigurisë
dhe llogaridhënies të shkaktuara nga mungesa e bashkëpunimit, si dhe burime të tjera relevante që kanë për qëllim rritjen e të
kuptuarit të dinamikës politike dhe transformimin e sigurisë së 'tjetrit'. Secila organizatë pjesëmarrëse do të përgatit dy botime
në vit, të cilat do të jenë në dispozicion në të dy gjuhët (shqip dhe serbisht). Produktet e hulumtimit do të jenë burime të
besueshme dhe të bazuar mbi fakte, duke plotësuar boshllëkun në gjendjen aktuale të njohurive mbi këto çështje. Një numër i
shumëllojshëm i metodave të shkencave sociale do të përdoret për të mbledhur dhe analizuar të dhënat. Gurthemeli i
përpjekjeve për bashkëpunim dhe avokim do të jenë tre takimet e Forumit Hulumtues për Siguri, një n? secilin kryeqytet të
organizatave partnere. Forumi Hulumtues për Siguri do të organizohet me qëllim për të diskutuar rezultatet e hulumtimit me
anëtarët e komuniteteve të sferës së sigurisë n? secilin vend. Forumet do të organizohen sipas rregullave të 'Chatham House',
duke siguruar hapësirë për diskutime të hapura midis profesionistëve të sigurisë, hartuesve të politikave dhe dijetarëve të cilët,
përfundimisht, do të vendosin kushte për krijimin e bashkëpunimit dypalësh dhe trepalësh në sferën e sigurisë. Aktiviteti që do
të organizohet n? vitin e dytë është Shkolla verore, e cila synon përfshirjen e të rinjve nga komuniteti i sigurisë nga të tre vendet
partnere. Pjesëmarrësit do të trajnohen për çështje të ndryshme të sigurisë rajonale, që ndërlidhen me ndërtimin e besimit dhe
bashkëpunimit, si dhe politikë-bërjes në sferën e sigurisë. Kjo do të mundësojë zhvillimin e rrjeteve midis vendim-marrësve të
ardhshëm, studiuesve dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Së fundi, tryezat në nivel kombëtar do të organizohen dy herë n? vit
në secilin nga vendet e organizatave partnere, duke sjellë së bashku anëtarët e komunitetit të sektorit të sigurisë kombëtare për
t’i njoftuar me rezultatet e hulumtimit të fundit, si dhe për ti diskutuar pikëpamjet në vendosjen e lidhjeve të ngushta në mes të
hulumtimit dhe politik-bërjes. Së fundi, ndërtimi i kapaciteteve të organizatave partnere do të përfshijë tre trajnime të
përbashkëta në aftësitë hulumtuese përkatëse dhe shkëmbimin e hulumtuesve ndërmjet organizatave partnere (tre hulumtues
në vit). Shkëmbimi i hulumtuesve do të mundësojë krijimin e një bashkëpunimi të ngushtë kolegial në mënyrë që një pjesë e
hulumtimit të kryhet bashkarisht? si dhe të bëhet shkëmbimi i njohurive përkatëse.
BEOGRAD– PRISHTINË – TIRANË 26 FORUMI HULUMTUES I SIGURISË
Një kopje e këtij raporti dhe të informatave duhet adresuar në:
Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
Rr. Sylejman Vokshi 13/3
10000 Prishtina, Kosovë
Email: [email protected]
Telefoni: +381 (0) 38 221 420
Faqja e internetit: www.qkss.org